The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by s.sejdiu, 2016-07-26 03:40:58

JETA_E_RE 2013-3

JETA_E_RE 2013-3

kritika

Xhavit Aliçkaj (1947-2013) Fakultetin e Fil­ol­o­
gjis­ë, dega Gjuhë e Letërsi shqipe e kreu në Uni­
vers­itetin e Prishtinës. Po këtu ndoqi dhe kreu
stu­dimet pasuniversitare, ku magjistroi me temën
Aspekti ideoestetik i lirikës sonë popullore-shoqërore
deri në vitin 1941. Ndërkaq temën e doktoratës
Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës e mbrojti në vitin
2000 në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1972 e deri në vitin 1997 Xhavit Aliçkaj pu­
noi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në vitin
1996, u zgjodh profesori më i mirë i shkollave të
mes­ me në Republikën e Kosovës. Ishte profesor në
Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin
e Shkencave Aplikative të Biznesit në Pejë. Disa nga
librat dhe tekstet akademike dhe shkencore janë:
Lah­ uta e Malcis, 2000, Estetika e shkrimit, 2009,
Shkri­mi akademik, 2010, Estetika e Fishtës, 2013.
Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj, po ashtu kishte disa dhjetra
punime të botuara në revistat kërkimore-shken-
core si: Jeta e Re, Fjala, Përparimi, Emiprikus etj.

XXhhaavviitt AALLIIÇÇKKAAJJ

VLERAT ESTETIKE TE “LAHUTËS SË MALCIS”

Për fat të mirë, kanë ndryshuar kohërat. Janë bërë kthesa të mëdha
edhe në jetën kulturore e sidomos letrare. Të gjithë ata që dikur u dënuan,
u ekzekutuan dhe u përjashtuan nga letërsia i janë kthyer djepit të kul-
turës kombëtare letrare. Janë me dhjetëra emra të shkrimtarëve të njo-
hur, të cilëve dikur nuk kemi guxuar tua përmendim emrat, t’ua lexojmë
a studiojmë veprat. Njëri ndër ta- ndoshta ndër më të mëdhenjtë - ishte
edhe Gjergj Fishta, ose siç e quante Ernest Koliqi “Këngëtar qi ndigjoi të
rrahmet e zemrës së Shqipnis”.

Kur flasim për Fishtën, mendja na vete menjëherë te vepra e tij mad-
hore “Lahuta e Malcis”. Ndonëse janë bërë studime nga më të ndryshmet
për veprën e tij nga emra të njohur, që e nderojnë shkencën e letërsisë,
ndonëse edhe autori i këtyre rreshtave ka bërë një studim monografik

351

(shih “L. e Malcis e Gj.Fishtës”), mendojmë se nuk është thënë e tëra. Men-
dojmë se kjo vepër gjithnjë të nxitë për të thënë diçka të re, sepse krijon
ndjenja të veçanta estetike. Ernest Koliqi, me rastin e rileximit të saj, do të
shkruajë: “ Nji shije të re, nji amsim të papritun ndjeva n’at lexim: e, pra,
ato vargje i njifshe e i stërnjifshe. Por tashti ato më dhurojshin ndijime nji
lloji tjetër”. (26,27)

Dhe i rikthehemi “Lahutës së Malcis” duke krijuar ndjesi dhe nd-
jenja të tjera estetike. Për t’i çelur portat e artit letrar dhe vlerat este-
tike, duhet hapur perdja e E. Koliqit që na e nxjerr përpara bukurinë dhe
madhështinë e veprës: “Ndëgjoje hapin kumbues t’Oso Kukës kah i bjen
pash e në pash Pazarit të Shkodrës, ndigjoji troket e dhënve e të dhive
të Marash Ucit e të bijve të Colit që kullosin nëpër bjeshkë,vënja veshin
ligjirimit të flatruem t’Abdyl Frashërit në Kuvend të Lidhjes së Pezrendit
edhe vajit t’Orëve e të zanave mbi trupin e pashpirt të Tringës së vrame
prej anmikut, lëshoju në rrëmbim të vargjeve tingullore edhe Shqipnija,
me male e me fusha, me pyje e prroje ka për të hy mbrendë në dhomë prej
dritareve të hapuna”. (26,61)

Bashkëkohësit e Fishtës thonë se përshkrimet estetike e madhësh-
tore në veprën “Lahuta e Malcis” përkonin me bukurinë e madhështinë e
tij si person fizik. Bashkëkohësit dhe njohësit e tij, e përshkruajnë me ng-
jyra të veçanta personalitetin fizik të Fishtës. Madje kjo ka bërë që vepra
e tij letrare t’i kapërcejë të gjitha pengesat e mëdha politike dhe të ruhet
ndër gjenerata deri në ditët tona. Bukuria e tij fizike e shpirtërore kanë
ndikuar në atë letrare që me po atë shije është ruajtur nëpër gjenerata
duke i mundur pengesat e mëdha politike. Pal Dukagjini në veprën e tij
“Gjergj Fishta – jeta dhe veprat” i bën një përshkrim të rrallë në kapitullin
“Fizionomia e Fishtës”: “Qafën, gjoksin e shpatullat Atë Gjergji i kishte si
Ilirët e vjetër, posi nipat e tyre tipikë të Maleve tona të Veriut. Kur rrinte
në këmbë dukej si shtyllë bajraku a si pirg fortese; kur ulej në karrigë, të
çonte mallin e patricëve romakë ndejun në Kurie”. (26,171)

Patër Anton Harapi, bashkëmendimtar, bashkëkohës i Fishtës,
shkrimtar e urtak, e quan Fishtën njeri me shpirt esteti. Ai, duke i pesh-
uar mirë vlerat e veprës së tij e në veçanti vlerat e “Lahutës së Malcis”,
shkruan: “Ai mori prej popullit gjithshka gjet të hijshëm, të madhnueshëm
e të fuqishëm, e porsi një piktor i zoti, e shndrroj në shpirtin e vet, tue
riprodukue në mënyrë, e cila asht vetëm e tija, prandej origjinale”. (15,49)

352

kritika

Patër Leon Kabashi: “Lahuta asht nji pinotekë e artit kombëtar, ku
Poeti pikturon gjallë tipat, personazhet, skenarët e kostumet”. (15,55)

“Lahuta e Malcis” lirisht mund të konsiderohet si një përmendore
estetike, ku vlerat e dukuritë estetike shkrihen shumë natyrshëm, sa që
me të nuk mund të maten veprat e tjera të kohës, ndoshta as të shekullit!

Sali Bashota: Vepra “Lahuta e Malcis” e degëzon qëndresën shqip-
tare në rrjedhën e përcaktuar kohore e historike. Këngëtimi i saj, mbase
mund të bëhet himn i atdhetarisë së kulluar, shkallë siperiore e vetëdijes
kombëtare, kult i heroizmit shqiptar”. (3,34)

Fishta një kohë të gjatë kishte hamendësuar për ta shkruar “Lahutën
e Malcis”, po ashtu gjatë kishte hamendësuar për formën dhe përmbajtjen
e saj, si do të dukej dhe si do t’ia përshtaste shijes së lexuesve. Në fillim ai
shkroi ndonjë këngë për ta parë sesi do të bëhej receptimi i tyre. Madje,
ai edhe u fsheh pas tyre duke i quajtur këngë popullore. Kështu këngë pas
kënge duke mbajtur nën mbikëqyrjen artistike lidhjen dhe harmoninë e
tyre, më në fund e shkroi, hiç më shpejt se për 30 vjet!

Prandaj “Lahuta e Malcis” doli një vepër e përkryer, mbi shoqet, e shkru-
ar me shije të veçantë, me mjeshtëri të veçantë dhe e begatuar me vlerat më të
larta ideore dhe estetike, gjë që është parim qenësor krijues i çdo shkrimtari.
Përkitazi me këtë çështje esteti ynë më i njohur Alfred Uçi shkruan: “Çdo artist
përpiqet që temën ta trajtojë në mënyrë estetike, ta vlerësojë estetikisht dhe
në përputhje me idealet e tij social-estetike, në prizmin e kategorive estetike
të së bukurës, të së shëmtuarës, të së madhërishmes ose të së ultës, tragjikes
ose komikes. Kjo gjë tregon se në veprat artistike duhet të ketë vlera jo vetëm
forma, por edhe përmbajtja e veprës, d.m.th. duhet që tema të jetë konceptuar
sipas ligjeve të së bukurës” (36,176)

Pa dyshim që “Lahuta e Malcis” i ka të mishëruara harmonishëm
këto vlera estetike, sepse ai vetë mbështetet në ato vlera: në estetikën e
veprave klasike e moderne të kohës, në estetikën e folklorit, po edhe në
vlerat estetike të mitologjisë.

Për këtë arsye “Lahuta e Malcis” është ndër veprat e rralla që të
zgjon ndjenja kënaqësie sa herë që e lexon; ndjenja të tilla të zgjon çdo
këngë e saj veç e veç dhe secila të krijon një forcë të re dhe vullnet për
jetë, një shpresë që nuk shuhet dhe dashuri të pashtershme për atdheun
dhe kombin shqiptar.

353

Estetika e Fishtës, që gjeti shprehjen më të mirë në veprën “Lahuta
e Malcis”, ka mbështetje të thellë në psikologjinë e popullit, në shpirtin e
tij, në ndjenjat dhe përjetimet e tij nëpër ato thyerje të rrepta historike.
Gjithashtu ka mbështetje në etnicitetin e popullit ku shfaqen doket e
zakonet, trimëria e urtësia, dashuria e urrejtja.

Fishta, duke u marrë edhe vetë me çështje estetike, me koncepte
estetike, u përpoq që jetën dhe të gjitha ngjarjet e përfshira në “Lahutën
e Malcis”, t’i shijonte me masa estetike, prandaj, në mbështetje të këtij
parimi, në veprën e tij futi çdo gjë që ishte fisnike, e bukur dhe e lartë.

“Lahuta e Malcis”, me gjithë ato pamje të tmerrshme, me luftëra të
përgjakshme, me vrasje, vuajtje e dhembje, ka diçka në brendinë e saj që
ta nxehë gjakun, që të bën të mos i ndahesh, të bën të të zgjohen lloj-lloj
ndjenjash, po gjithnjë kënaqësie, që na bëjnë t’i shijojmë në mënyrë të
veçantë.

Këngët e “Lahutës së Malcis” mund të lexohen sipas dëshirës,
d.m.th. mund të fillosh nga cilado këngë, sepse, sa i përket ndërtimit të saj
artistik, paraqesin një tërësi organike, sepse ato i lidh “peni i Ariadnës”.
“Lahuta e Malcis” është Lahutë vetëm si tërësi. (Sipas legjendës peni i
Ariadnës e nxori Tezeun nga labirinthi).

Por sa u përket çështjeve estetike të formës e të përmbajtjes, estetit
të nderuar Tefik. Çaushi i thyhet qerrja te Fishta: “Në elementet e formës,
poezia e Fishtës kishte mjaft tipare të letërsisë orale popullore dhe e
krijonte lehtë përshtypjen e një krijimi “kombëtar” shqiptar. Porse në
përmbajtjen e saj ajo ishte antishqiptare, antikombëtare dhe reaksionare,
për arsyet që dihen” (7,47)

Ky mendim për kohën ishte i arsyeshëm dhe i pranueshëm dhe ato
thonjëza te fjala “kombëtar” dhe te shprehja “për aryet që dihen”, janë
thënë pa dëshirën e autorit. Tefik Çaushi, një njohës i mirë i estetikës, e
di se nuk është ashtu, se pikërisht përmbajtja dhe forma e “Lahutës së
Malcis” janë krejtësisht kombëtare. Aty gjejmë shpirtin luftarak të popullit
tonë, që është karakteristikë e epeve nacionale, siç do të thoshte Hegeli.

***
Ndonëse i formuar si letrar dhe i afirmuar si i tillë me shumë vepra
zhanresh të ndryshme, Fishta dha kontributin e vet edhe në çështje të
rëndësishme gjuhësore duke filluar nga Kongresi i Manastirit dhe Komisia

354

kritika

letrare e Shkodrës e tutje, gjithnjë me qëllim të bashkimit të alfabeteve
dhe të dialekteve për të përfunduar me një alfabet të përbashkët dhe me
një gjuhë standarde për të gjithë shqiptarët.

Pikërisht kur e ka fjalën për formimin e një gjuhe standarde ai bie
ndesh me shkrimtarët që i përdorin të dy dialektet e shqipes pa ndonjë
kriter të caktuar edhe pa mbështetje bazike në to, duke krijuar një gjuhë që
vështirë kuptohet. Më tutje shkruan : “Ajo s’asht gjuhë: ajo asht si mushku,
qi s’asht kal as gomar. Për me u ba gjuhë letrare nuk asht nevoja me krijue
një gjuhë t’re: lypet vetëm m’e njfotë gjuhën e me i diejt rregullat e saja
mirë, e masandej me i rreshtue fjalët në shkrim me mjeshtri, e atëherë,
koha e dija estetike kanë me gjykue secilli djalekt do zgjedhë për gjuhë
letrare në Shqypni (…). (12,97)

Nga kjo mund të nxjerrim një të dhënë se Fishta, me gjithë
vokacionin e shkrimtarit, u interesua edhe për çështje gjuhësore dhe për
formimin e një gjuhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët, pa i dhënë
krah vetes as shkrimtarëve të tjerë të njohur shkodranë që kërkonin
që shkodranishtja të merrej si bazë e gjuhës standarde; pa e tumirë
as mendimin e Lambertzit, i cili, i mahnitur me shkrimet e Fishtës dhe
begatinë gjuhësore të tyre, propozoi që pikërisht shkodranishtja të ishte
baza e gjuhës standarde.

Pavarësisht nga kjo e dhënë, në atë tekst të Fishtës nxjerrim dy
përfundime me peshë kombëtare e estetike. Fishta ishte për një gjuhë
standarde që do të tingëllonte bukur dhe do të shkruhej me mjeshtëri.

Në mbështetje të këtij mendimi Fishta në Estetikën e tij shkruan një
kapitull me titull “Estetika e gjuhës” ku gjuhën e sheh si “shej i kombsis”,
pastaj do të flasë për gjuhën kombëtare, gjuhën letrare të shtetit dhe
rrezikun e “djerrjes së gjuhës”.

Një meritë e veçantë e Fishtës është gjuha e veprave të tij, me theks
të veçantë e “Lahutës së Malcis”.

Mendojmë se edhe studimet e bëra për gjuhën e veprës së Fishtës
sidomos studimet për gjuhën e veprës “Lahuta e Malcis”, së cilës bukuria
e gjuhës, pra estetika e saj, i jep një gjallëri te veçantë veprës, janë pjesë e
vlerave letrare të veprës së tij.

Fishta i ka kushtuar kujdes të madh gjuhës letrare, artit të gjuhës,
duke i dhënë përmasa estetike. Prandaj nuk është ndonjë befasi pse ai
bëri tridhjetë vjet për ta shkruar “Lahutën e Malcis”, madje, siç dëshmojnë

355

shkrimet për të, ai kishte ndërmend që edhe një herë ta përpunonte. Ai
jo vetëm që mori fjalë e shprehje nga gurra e popullit, aq e begatshme,
por mori edhe modele shkrimi - pra përvetësoi artin e të shkruarit - nga
dijetarët më të njohur të antikës, po edhe nga ata të kohës së tij. Këtë e
pohon ai vetë në vargjet e poezisë “Nji lule vjeshtet”:

Un, lodhë mbi letra t’dijshëmvet t’kahmotit
Mbas t’cillvet fjalën rri tue lmue shqyptare.
Fishta ka dashuri të madhe për gjuhën shqipe, së cilës i jep përmasa
të mbinatyrshme, përmasa hyjnore duke e quajtur “Kjo e mashkulla gjuhë
hyjnish”.
Se është kështu, na bën krah një mendim i zgjedhur i studiuesit të
çmuar, Karl Gurakuqi, i cili shkruan: “Gjuha jonë në gojën e tij asht gjuhë
Perëndije, e ambël, e rrjedhshme – si kanga e bylbylit, si uji i kulluet i
burimit, si gazi i foshnjes qi nuk din dredhi, por edhe e egër, e fortë në
gjasim të fenomeneve natyrore”. (Jeta e Re, 3/96, f.451)
Duke e lexuar “Lahutën e Malcis” kuptojmë sa është i begatshëm
leksiku i gjuhës shqipe, sa është i gjerë leksiku i vetë Fishtës dhe çfarë
mundësie kuptimore e estetike ka fjala shqipe, si bëhet muzikaliteti dhe
harmonia e saj në vargje dhe me çfarë mjeshtërie i ka përdorur autori.
“Lahuta e Malcis” na ofron begatinë më të madhe artistike,
shprehimore e estetike të fjalës shqipe, mbështetur në semantikën
stilistike, në fjalën e urtë dhe frazeologjizmat letrarë, me begati leksikore,
sa të krahasohet me emrat e njohur të letërsisë botërore, siç janë Shekspiri
dhe Pushkini, që përdorën deri në 20000 fjalë e shprehje.
Alfred Uçi duke folur për estetikën e gjuhës në “Lahutën e Malcis”
shkruan: “Fishta përdor shprehje, leksik, fjalë të gjuhës popullore,
duke u veshur një ngarkesë të mirëfilltë estetike dhe duke i zgjedhur
kështu mundësitë e letërsisë së kultivuar për ta përvetësuar estetikisht
realitetin”. (40, 43)
Në këtë pjesë të punimit do të nxjerrim në pah, përmes vargjesh të
ndryshme, fjalë të ndryshme, fjalë të urta, frazeologjizma e formulësime
të ndryshme që e begatojnë stilin dhe gjuhën e tij. Këto frazeologjizma, që
shpeshherë janë marrë nga gurra e popullit, ose janë mbështetur në të, u
japin vargjeve një kuptim të ri, të bukur dhe e fuqizojnë estetikisht tërë
veprën. Prandaj të flasësh për vlerat estetike të “Lahutës së Malcis” e të mos
merret në shqyrtim edhe estetika e gjuhës, konsiderojmë se punimi nuk do

356

kritika

të ishte i plotë dhe se do t’i mbeteshim borxh Fishtës dhe gjuhës së tij.
Ardian Marashi, një studiues i respektuar, duke folur për gjuhën

artistike të Fishtës, sjell vargje nga “Lahuta e Malcis” duke nxjerrë magjinë
e tyre si një bashkëpëlqim i së bukurës me të madhërishmen, pavarësisht
nga përmbajtja elegjiake, në ndonjë rast që i bën krah tragjikës:

Kjani, kjani,oj Zana, kjani,
M’ato maje, ku ju hani,
M’ato kroje, ku ju pini,
M’ato hije, ku ju rrini,
M’ato valle, ku vallëzoni,
Kjani e lot’ t’mos i pushoni (K.V)
Ndërkaq fuqinë e fjalës homerike e gjen tek vargjet ku përshkruhet
akti trimëror i Oso Kukës, i cili, i rrethuar nga armiqtë, e hedh në erë kullën
e barotit. Kur i lexojmë ato vargje para nesh hapet një panoramë trimërie
sa që na bëhet sikur çdo gjë po ndodh para nesh. Lexuesi njëkohësisht
krijon ndjenja kënaqësie dhe trimërie, edhe pse aty bëhet vdekja:
Aman, falë, i kjofshim Zotit,
Kur ka dhanun zjarrë barotit,
Se ç’a dridhë Vranina e shkretë!
Se ç’a hjedhë kulla përpjetë!
Se edhe L’qeni ç’ka gjimue,
M’kala t’Shkodrës tue ushtue (K.V)
Prandaj rreth kësaj madhështie krijuese, kësaj bukurie e fuqie gjuhe,
A. Marashi jep edhe këtë mendim të pëlqyeshëm: “E paskan krahasuar
Fishtën me Orfeun: e saktë, sepse fjala e Fishtës këndon. E paskan krahasuar
me Homerin: e drejtë, sepse fjala e Fishtës buçet. E paskan krahasuar me
Tristeun: e vërtetë, sepse fjala e Fishtës vret”. (HD, f.212)
Po, siç cekëm më lart, “Lahuta e Malcis” është zbukuruar dhe
madhështuar me përdorimin e fjalëve të urta dhe frazeologjizma letrare të
cilat kanë ngarkesë semantike e stilistike, ku fjala në varg e vargu në tërësi
merr ngjyrim emocional dhe kuptim të ri, duke u zhveshur nga kuptimet
e para të tyre dhe duke shtuar vlerën estetike të tyre. Bie fjala, kur Knjaz
Nikolla e konsideron si punë të lehtë pushtimin e tokave shqiptare,
sidomos pas premtimeve të Kongresit të Berlinit, pasojnë vargjet:
Mos i nguc grenzat me krande
Perse nguc të zezën t’ande. (VIII)

357

Vargjet e sipërpërmendura nuk kanë të bëjnë me kuptimin e parë
të fjalëve, se s’është fjala për grenza as krande, por janë përdorur me një
shtresim tjetër kuptimor që ka të bëjë me rrezikun që mund ta gjejë po
qe se i ngacmon shqiptarët dhe e “nguc të zezën t’ande”, do të thotë do
të pësosh keq, do të të gjejë e zeza. Një analogji e ndërtuar në formën e
frazeologjizmave.

Edhe në vargjet të cilat flasin për Knjaz Nikollën, i cili e përgatit
Vulo Serdarin për të bërë krime në tokat shqiptare, Fishta përdor njësitë
frazeologjike në formë lavdërimi:

Hajt, oh qe! Knjazi i ka thanë:
Se s’po gjen cubi me ngranë:
Se s’po gjen skyferi mish,
Se t’i e nxjerr koren dyfish! (K.I)
Vargjet flasin për një luftëtar cub, që, kudo që shkon, vret e plaçkit
dhe që nuk kthehet duarthatë. Në dyluftimin mes Kerni Gilës e Jovanit, që
ishte trimëror e burrëror, Oso Kuka u hyn ndërmjet dhe i drejtohet trimit
malazez:
Pra ti cubi i Malit t’Zi
Prehi kambët e dredho n’shpi. (K.III)
që ka kuptimin “ec sa më shpejt e shko në shtëpi, sa nuk të ka gjetur
ndonjë e keqe tjetër”.
Te kënga - VI kemi vargjet shumë domethënëse:
Se Shqyptarët do t’bijn në nji fjalë
Zot Atdheut kta per t’i dalë. (VI)
Këso frazeologjizmash me ngjyrime emocionale kemi në shumë
këngë, si:
Dorë i dhanka Knjaz Nikollës (IX), pra e përkrahka atë, “Se mall
jetën kush s’po e ban” (XVIII), pra askush nuk frikësohet dhe askujt nuk i
dhimbset jeta; “T’cillit mbrapa s’i merr themra (XVIII), pra trimi që nuk di
ç’është frika, as që kishte ndërmend të ikën.
Në këngën XV kur thyhet ushtria e Mark Milanit, knjaz Nikolla e nxit
më tutje dhe i jep zemër duke i thënë:
Veç se fjalë e la dikush,
Qi me ‘i’s’jellme s’pritet lisi. (XV),
pra me një humbje nuk bën të dëshpërohesh se do të ndodhin edhe
të tjera beteja.

358

kritika

Në “Lahutën e Malcis” ka aq shumë njësi frazeologjike, sa mund të
bëhet një studim i veçantë rreth tyre, ose të hartohet një fjalor i mesëm
me to. Më në fund, duke e përfshirë edhe estetikën e gjuhës në kategorinë
e së bukurës estetike, mund të përfundojmë se Fishta tërë veprën e vet
e ka veshur me petkun e së bukurës, të cilën na e thotë vetë heroi i tij i
ardhshëm, Marash Uci.

Fishta e kishte njohur mirë Marash Ucin dhe kishte ndenjur gjatë
me të, madje kur e kishin pyetur nëse ishin të vërteta ato që kishte shkruar
Fishta për të dhe për shokët e tij në këngën “Te ura e Rzhanicës”, u ishte
përgjigjur: “Të gjitha janë të vërteta, edhe pse pak të zbukurueme”. (HD,
f.77)

Pikërisht kjo shtresa mbiemrore “pak të zbukurueme” është shtresa
poetike, petku estetik që Fishta na e kishte pasur si parim krijues.

Lazër Shantoja për gjuhën e Fishtës thotë: “Gjuha e juej, fjalet, frazat,
periudhat janë erë e tokës së Shqipnis, janë ngjyrë e diellit të saj, lule të
livadheve t’atmes, janë gurgullima e lumenjve e fërshëllima e pyjeve të saja,
trajta e maleve e e kodrinave të vendit. Aty lëviz ritmi i gjakut shqiptar”.
(III, 3, 96)

359

360

kritika

Agron Y. GASHI (1977) ka kryer studimet në De-
gën e Letërsisë Shqipe, në Fakultetin e Filologjisë
dhe ato në Shkencat Politike në Fakultetin e Filo-
zofisë, në Universitetin e Prishtinës. Është dok-
torant i letërsisë shqipe, njëkohësisht punon si
mësimdhënës në kolegjin Mileniumi i Tretë dhe
në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar librat
studimorë: AUTOPOETIKA-Modelet narrative auto­
biografike 2009, MIZANTEKSTI - Poetika, sisteme,
autorë (2012) dhe romanin TALIANKA-Interme­
xo nga jeta e një heroi (2012).
Është kryeredaktor i revistës JETA E RE.

Agron Y. GASHI

PASHKO VASA: AUTOBIOGRAFIA DHE IDEOGRAFIA

Formulimi autobiografia dhe ideografia ka për qëllim që ta shohë
këtë autor në dy rrafshe, të cilin e bëjnë një tërësi të plotë, për të nxjerrë
teza nëpër autobiografema dhe ideografema, që shtrihen në veprat: Bur­

gimi im, Shqypnija dhe Shyptart dhe E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Natyrisht, ne nuk mund t’i ikim formulimit të tij të famshëm, e cila i vë

bazat e identitetin kulturor e nacional të shqiptarëve: Feja e shqiptarit,
shqiptaria, por këtë formulim do ta shohim se si shpërfaqet nga një vepër
autobiografike, te ajo ideografike. Kjo përcakton edhe metodën e kërkimit

nga e veçanta te e përgjithshmja, me një tis të analizës strukturale, e deri

diku, edhe sociokulturore.

1. AUTOBIOGRAFIA

Libri autobiografik i Pashko Vasës, Burgimi im,1 që në fillim jep zha­
nrin dhe kodin rrëfimor. Ky titullim shfaq kodin tematik si proces. Autori

1 Pashko Vasa: Burgimi im, Vepra 3, Toena , Tiranë, 2009

361

ndjek linjën e rrëfimit autodiegjetik, e rrëfimi i përshtatet diskursit autor­ e­
ferencial. Si strukturë, edhe pse kemi një ndarje në njëmbëdhjetë kapituj,
të gjithë singularizohen në nëntitullin kategorial: Episod historik.

Këtu fillon edhe përplasja ndërmjet subjektivitetit dhe objektivitetit, siç
ndodh rëndom në këtë zhanër. Autobiografia do të rrëfejë, kërkon rrëfimin
subjektiv–autoreferencialitetin. Historia do të dëshmojë, kërkon rrëfimin
objektiv- referencialitetin. Sfida është: si të pajtohen këta dy “kryengritës”
në zhanrin e autobiografisë?! Lufta tash bartet në mes të autobiografisë dhe
ideografisë. E para me faktorët personalë, e dyta kontekstualë. Shkrimi i së
parës jep pamjen e jetës, shkrimi i së dytës jep atë të ideve.

Gjithashtu, këta dy konstitues të tekstit e bëjnë zhanrin e auto­bio­gra­
fisë tekst sintetizues. Nga këtu, Pashko Vasa ndërton identitetin personal
karshi identitetin nacional, siç ndodh edhe te veprat Shqypnija dhe shqy­

ptart dhe E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët, veçanërisht nëse i re­
ferehohemi lirikës O moj Shqypni, ku më së miri provohet të shpërfaqet for­mula
e identitetit shqiptar. Pra, një argument më tepër se identiteti nacional

është i lidhur ngushtë me literaturën e kulturën.
Autobiografinë Burgimi im e shkroi në gjuhën italiane, Shqypnija dhe

shiptart në gjuhën shqipe dhe E vërteta për Shqipërinë..., në gjuhën frënge.
Te e para zgjedh një model paratekstual si një marrëveshje tekstuale auto­
biografike me lexuesin. Ky paratekst autobiografik është një confession i
vogël i së vërtetës, që i drejtohet Zonjës fisnike, Konteshës Ilda Vimerkati. 2

Pashko Vasa i shkruan asaj me admirim, duke mbajtur të gjallë

kujtesën dhe vënë në pah mirënjohjen e tij, por edhe virtytet e saja, sikur
ajo të përfaqësonte një kolektivitet, e jo vetëm një marrës të mesazhit.
Kështu, Burgimi im shkruhet mbi kujtesën e gjallë, si dëshmi, e cila do t’ju
kujtojë të bëmat e lavdishme dhe një homazh, të cilin autori e fton zonjën
në fjalë që t’ia pëlqejë.3

Kjo është shenja e parë e një pakti autobiografik (Lejune), që provon

së pari me një lexues bashkëpunëtor dhe të zgjedhur njëkohësisht. Duke
qenë vetë personazh i këtyre rrëfimeve, që nuk lidhen me atdheun e tij, e
as vepra me gjuhën e tij, ai zbulon identitetin personal, pastaj e përmbush

atë me idetë politike iluministe.
Përderisa rrëfehet (për mëkatet e pabëra), ai e ngre lart mitin

2 Po aty, f. 13

3 Po aty, f.13
362

kritika

e subjektit për të bërë të ditur botërisht mjaft fakte, që deri tani, nuk
njiheshin nga pjesa më e madhe e lexuesve.4 Tash nga një lexues i
zgjedhur hapet ndaj lexuesit të gjerë, duke i ofruar të dhëna kronologjike
me shenja kohore e topografike të sakta. Ato janë të besueshme dhe të
verifikueshme, përderisa kemi të bëjmë, siç thotë edhe vetë, vetëm me një

episod të tij jetësor.
E verifikimi, kushtimisht, është normë për poetikën e autobiografisë.
Kështu, Pashko Vasa shpalon identitetin disa faresh si autor, prijës

militant dhe ideolog me koncepte republikane të qendrës së majtë, ashtu
siç edhe shpërfaqet në poemën kushtrimore O moj Shqypni, duke përm-

byllur homo poeticusin   (S. Hamiti), e hapur homo politicusin e vet.
Pavarësisht pse rrëfimi autodiegjetik është tipik për zhanrin e

autobiografisë, ai këtë nuk e quan autobiografi:

Lënda e këtij libërthi tim, meqë pra është histori që ju e njihni

plotësisht, nuk ka nevojë të jetë e porositur(...), për të kërkuar ndjesë për
formën, stilin dhe gjuhën, e cila nuk ishte e vetja. Më tepër se formës,
autori bëhet se i kushton më shumë rëndësi lëndës, të dhënës, rrëfimit

objektiv deri në përultësi.
Për dallim nga autobiografitë e tjera në letërsinë shqipe, të cilat u

shkruan me dhe për pasion, Pashko Vasa e shkroi me dhe për funksion.
Si i tillë shfaqet si autor funksion, i cili ndjen nevojën për të rrëfyer për

të gjithë ato orë të këqija kalese. Prandaj, jo një herë tekstin e kaplon

gjuha e zemërimit për të tjerët deri në dëshpërim. Ajo bëhet e butë
vetëm kur përshkruan fisnikërinë e vërtetë, përderisa me urrejtje flet për

hipokrizinë dhe prapaskenat që ishin bërë ndaj tij.

Prandaj, edhe Burgimi im, provon neutralitetin. Neutraliteti si
dëshirë e shkruesit të autobiografisë provohet në episodin historik, që
lidhet me veten dhe të tjerët, e që përcakton kohën e rrëfimit, e cila nuk
ndodh gjithnjë si në autobiografitë e tjera në letërsinë shqipe, të cilat
përfaqësojnë një analeksë të madhe, një rrëfim autoretrospektiv nga lindja

e deri në moshë të pjekur, siç ndodh me De Radën, Nolin, Konicën, e së
fundmi edhe me At Zef Pllumin, por vetëm një episod i jetës, i strukturuar
në njëmbëdhjetë autobiografema të luftës, burgut dhe lirisë.

Vepra Burgimi im strukturohet në njëmbëdhjetë kapituj. Secili kapitull
është një nyje e episodeve historike të jetës së tij në luftën për mbrojtjen e

4 Po aty, f.15

363

Venedikut.
Në kapitullin e parë jep të dhënat fikse, ndërkohë që, sado që

dokumentariteti dominon, literariteti shfaqet si nevojë personale e
rrëfimit dhe përshkrimit emotiv, në mënyrë që gjuha e bindjes të mos jetë
vetëm gjuhë e një episodi historik, por edhe një rrëfimi pasionant:

“Nata ishte e këndshme. Në qiellin e kaltër të Italisë shndërriste një
pafundësi yjesh që, me rrotullimin ndryshëm dhe me vallëzimin e tyre të
ëmbla, vezullonin në atë zërin e gjithëfuqishëm që e rregullonte harmoninë
mahnitëse me të cilën u ngrit dhe ecën gjithësia. Hëna me diskun e vet të
argjendtë, e vendosur në qendër të atij horizonti, shpërndante në të gjithë
lagunën përreth dritën e vet të pastër, të virgjër, patetike, dhe prestigjin që e
karakterizon, konkurronte për ta plotësuar mahnitjen e saj pamjeje magjike e
cila, çast për çast, riprodhohej e shumëfishohej, e pasqyruar mbi ujërat e qeta.5

Siç thuhet, edhe në një koment më poshtë, (në fusnotë): Pashko
Vasa arrin deri në pragun e ateizmit për të dëshmuar identitetin personal
në emër të kauzës nacionale.

Përshkrimi bëhet i figurshëm, pastaj plasë ironia. Kështu, rrëfimi
në vetë të parë shpejt kalon në të tretën, për hir të vërtetësisë i ngjyrosur
me figura deri në një pasthirrmë kënaqësie:

“Oh, të japësh jetën për atdhe është një fat për të pasur zili.”
Siç shihet, në letërsinë shqipe, nuk ka diskurs autoreferencial më të
figurshëm se ky i Pashko Vasës. Herë-herë përshkrimet e tilla e stimulojnë
rrëfimin emocional. Prandaj, jo rastësisht autori tërë këtë rrëfim e quan
monolog të dhimbshëm.
Ai i nyjëton fragmentet autobiografike ku të tjerët vihen në pah me
gjuhën e argumentit, sidomos kohën e rrethimit në luftë. Në këtë plan
shfaqet karakteri i tij prej ushtaraku, filantropi, pa ekzagjeruar ngjarjet, por
duke i rrëfyer krejt ftohtë, sidomos kur rreket t’i paraqesë idetë politike
ndërnacionale. Kështu, ideografia shfaqet që në biografemen e parë të tij.
Në kapitullin e dytë shfaqen sfidat prej militanti. Tash ndryshe nga
fillimi, autori kërkon hapur një marrëveshje me lexuesin e gjerë, duke iu
drejtuar në shumës:
“Verjani veshin mirë, o lexues të mi...!”6
Edhe pse autobiografia është një analeksë e madhe, Pashko Vasa

5 Po aty f. 20

6 Po aty, f.34
364

kritika

krijon edhe figura të rrëfimit proleptik, si:
“Rrjedha e këtij tregimi do ta qesë në dritë vështrimin e asaj fjale që më tha

nëpër dhëmbë: “kam frikë në mos armiqtë na pushtojnë baterinë tonë”,7 ose nëse
lexuesi nuk ka mundur të bjërë në të, vazhdimi i tregimit tim do ta bejë të ditur.8

Në momente kur rrëfimi dramatizohet, autori, për ta dëshmuar
pasionin e tij prej krijuesi lëshohet sërish në përshkrim duke i dhënë
autobiografisë shenja fiksionale. Për këtë ai disa momente i quante orë
poezie, gjë që e karakterizonte me sintagmën episod historik.

Në kapitullin e katërt autori evokon dhe përshkruan konceptet
po­li­tike republikane, njeh sistemin politik, arkitekturën dhe kulturën
universale. Heroizmin e tij e vë nën hije të personave të tjerë. Por, ajo që e
bën të ruajë neutralitetin e lakmueshëm janë bindjet e tij fetare:

“Ato bisedonin ndërmjet tyre dhe shpesh shprehja Jezus Maria, më
futej në shpirt.9

Në këtë kapitull kërkon një kompromis tjetër me lexuesin e tij, për
t’iu shmangur rrëfimit filozofik sa për t’ua lënë të tjerëve gjykimet. Në
këtë mënyrë, për hir të së vërtetës, ai e lufton tiraninë e subjektivitetit:

“Në pragun e fundit të moshës sime djaloshare, më dukej gjë e
bukur të tregoheshe filozof dhe, duke shkuar pas parimeve të autorëve të
ndryshëm, përherë e mohoja parandjenjën. Por, lë t’i vëmë atë emër që të na
pëlqejë më shumë, ajo dëgjohet në zemër dhe qëndron në atë zërin sekret,
në atë lëvizje a ç’po di unë, që ka shpirti dhe që parandjenjën fatkeqësitë,
rrallëherë gëzimin.”10

Tutje më mirë se ku personat marrin vetitë e personazheve fiksionalë:
“Ajo dridhej për jetën time: një zë i fshehtë i kishte thënë se unë kisha
për të vdekur. Ishte shumë e mirë, kishte një zemër të mbushur me kaq
shumë dashamirësi dhe kaq të pastër, saqë nuk mund të përballonte idenë
për një mënyrë timen, prandaj më përbetohej që ta shmangia, nëse do të
ishte e mundur, kupën e hidhur që ajo parandiente.”11
Vajza është fatthënëse. Mu në dinamikën e rrëfimit, përshkrimet

7 Po aty
8 Po aty, f. 67
9 Po aty, f. 63
10 Po aty, f. 64
11 Po aty, f .65

365

ndërkallen. Autobiografemat gëlojnë si shëtitje deduktive në honet narrative
autobiografike, duke nxjerrë në sipërfaqe cilësitë prej eruditi. Pastaj, si
për ta kënaqur lexuesin model shfaqen raportet ndërtekstuale me status
të citatit, deri në një rishkrim të besueshëm të letrave të mëhershme, çfarë
dëshmon për një kujtesë të fortë të Vaso Pashë Shkodranit.

2. IDEOGRAFIA

Ideografia e rilindësit Pashko Vasa, nuk fillon dhe as nuk mbaron tek
Burgimi im, edhe pse nis e sos ka qenë në opozicion të autobiografisë së
tij. Ideografia hapur shpalohet te dy vepra të tjera Shqypnija dhe Shyptart12
dhe te E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët.13 Te secila nga këto traktate
politiko-historike, edhe pse herë-herë janë të shkruara në trajtë të kallëzimit,
sidomos Shqypnija dhe shqiptart, mbi përshkrimin dominon informata, mbi
narratorin- informatori, mbi biografemën –ideologema.

Përgjithësisht, në këto dy vepra politike e ideologjike, Vaso Pashë
Shko­drani ngelet në qarkun e historisë dhe ideologjisë nacionale. Proje­kti­
mi nacional te O moj Shqypni, ku shpërfaqet formula e shqiptarizmës, këtu
merr karakter rendunance si mësim dhe veprim më i fortë nacional, sepse
sado kushtrimore, poezia është tekst subjektiv. Se si qëndron poezia në
raport me historinë na ka mësuar Poetika e Aristotelit.

Te vepra Shqypnija dhe shqiptart, Pashko Vasa, kombin shqiptar e
vëzhgon prej të zanit fill të botës, e deri te krijimi i kombeve dhe or­gan­ izimi
i tyre. Ai i rikthehet historisë katërmijë vjeçare, pastaj ofron të dhëna rreth
organizimit të tyre, duke u zgjeruar edhe në një analizë sociokulturore e
antropologjike.

Në tërësi, vepra Shqypnija dhe shqiptart strukturohet në tri tërësi
te­matike, si tri kallëzime: kallëzimi për Epirin, kallëzimi për mbretërinë ma­
qedonase dhe atë të Ilirisë ose në dy skica ideotematike, të cilat përfaqësojnë
themen e topoin, si: Shqipëria e sipërme dhe Shqipëria e poshtme. Referencat
kanë statusin e parafrazimit dhe nuk janë burime të drejtpërdrejta:

Pashko Vasa përmend burime historike të Romës dhe të Greqisë. E
themi si kallëzim, sepse kështu karakterizohet, sepse edhe kur diskursi
është historik, ka një tis të mitit të objektit, në mënyrë që të bëhet më i

12 Pashko Vasa: Shqypnija dhe shqyptart, Vepra 4, Toena , Tiranë, 2009

13 Pashko Vasa: E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët, Vepra 4, Toena , Tiranë, 2009
366

kritika

besueshëm. Përveç për Epirin, kallëzimi për Mbretërinë e Maqedonisë,

Filipin dhe Lekën e madh është i mbushur me epitete. Në këtë mënyrë
provon që të bindë më shumë me gjuhë, se me referenca historike. Për të
qenë sa më objektiv brenda një paragrafi jep këto dy konstatime:

“Po Leka i madh tui kanun shqiptar e aq trim, sa shoq nuk kishte,
mori veset e këqija që kishin persët”.14

Dëftimi për mbretërinë e Maqedonisë është i sinqertë, por edhe i një
mase subjektiviteti. Ndërsa objektiviteti çon krye kur thur diskursin për
Shqipërinë e Poshtme dhe Pirron deri në mit, me tone figurative. Nëpër
tekst parakalojnë figura të njohura historike, me të cilët identifikohet kombi
shqiptar, duke shtruar argumente, për t’u zgjeruar në komente dhe analizë,

duke komentuar pasojat se si Shqipëria ishte katandisur si mos më keq:

“E mbasi shqypnija ka ra kaq posht e asht vorfënue në kët mëndyr qi e

shohim sot, e ka mbet pa dije e pa shkrime, duhet me thanë, se nje rrezik i math
e ka gjetun e e ka prish, e denue, e vorfënue në ket mëndyr qi e shohim sot.”15

Me dymbëdhjetë kapituj të kësaj vepre, në tri kohë, në tri rrëfime për tri
mbretëri, ai përmbledh historinë nga pellazgët e deri te epoka e Skënderbeut.

Për dallim nga Burgimi im, i cili ishte shkruar për lexuesin e huaj,

libri Shqypnija dhe shqiptart u shkrua për lexuesin shqiptar, përderisa E

vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët u shkrua në gjuhën e tjetrit, në gjuhën
frënge, një libër me funksion që kreu një mision të caktuar. Te e Vërteta për
Shqipërinë dhe shqiptarët kemi nëntitullin karakterizues Studim historik

kritik, shenjë kjo e mendimit të pjekur dhe jo të një patosi romantik.

Duke qenë vepër me pretendime shkencore, së pari ndjek meto­

dën deduktive, shqyrton çështje teorike, ndan jetën e kombeve në tri ka­

teg­ ori, teori kjo që tërthorazi prek në teoritë moderne për kombin dhe

na­cionalizmin, siç e gjejmë të shprehura te Ernest Renani, Eric Hobsbaun,

pastaj modelin e shkrimit eseistik dhe diskursin retorik për ideologema të

mëdha, siç bëri Sami Frashëri te Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet

apo Faik Konica te Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës juglindore etj.

Si për ta plotësuar statusin e tekstit studimor, Pashko Vasa shtron

pyetje kërkimore, të cilave mëton t’u përgjigjet:
1. Nga vjen populli shqiptar?
2. Cili është ai? dhe

14 Po aty, f. 25
15 Po aty f. 29

367

3. Si jeton ai?
Pas tyre shfaq edhe qëllimin e studimit, që të vë në shesh origjinën,
gjuhën, zakonet dhe karakterin kombëtar. Që në kapitullin e parë e rikon-
firmon tezën e shtruar te Shqypnija dhe shqiptart rreth origjinës së shqip-
tarëve nga pellazget dhe gjuhës së tyre, pellazgjishtes. Madje, duke ia shtu-
ar edhe një dozë të diskursit mitik me referenca në gojëdhënat e ndryshme.
Pashko Vasa, për ta provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzis-
tencën e tij jashtë familjes helene provon të argumentojë edhe përmes
analizës diakronike, duke bërë analizë filologjike, fonologjike e morfolog-
jike, për t’iu kthyer diskursit tipik historik.

Natyrisht, pas tyre i konkretizon qëllimin e studimit, duke treguar

që ka për qëllim që të vë në shesh origjinën, gjuhën, zakonet dhe karak-

terin kombëtar përballë historisë së kombeve të tjera.
Që në kapitullin e parë e rikonfirmon tezën e shtruar te Shqypnija

dhe shqiptart rreth origjinës së shqiptarëve nga pellazgët dhe gjuhës së

tyre, pellazgjishtes, madje duke ia shtuar edhe një dozë të diskursit mitik
me referenca në gojëdhënat e ndryshme.

Për dallim libri nga libri Shqypnija dhe shqiptart, te e Vërteta për
Shqipërinë dhe shqiptarët shfrytëzon referenca nga historianët e vjetër
grekë, si Herodoti, Plutarku, për ta veçuar rrëfimin e këtij të fundit për
jetëshkrimin e Pirros. Ai sërish shtron tezën e pellazgjishtes, të cilën
grekët e cilësonin si gjuhë barbare, duke ofruar të dhëna empirike përmes
një analize filologjike për të. Për tezën e pellazgjishtes i referohet edhe
analeve të vjetra deri te arbërishtja dhe etimologjia e emrin Shqipëri-

Shqiptar-Shqipe, e deri te Albani si emër i ri evropian. Duke qenë studim

kritik, ai hedh poshtë pretendimet e historisë greke, e cila pretendonte
se një pjesë e shqiptarëve që e flisnin greqishten, e që ishin ortodoksë,
ishin grekë. Pashko Vasa, si studiues serioz, pranon hapur të arriturat e

kulturës dhe qytetërimit grek dhe të vetëm gjë që e nxjerr të përbashkët

është paganizmi. Ndërsa, greqishtes ia paravë pellazgjishten duke ilustru-
ar me shembuj konkretë. Pra, një herë flet për gjuhën , pastaj ritet fetare,
doket e zakonet siç ishte betimi mbi gur, e për këtë i referohet veprës His-
toria romake në Romë të Zh. Amperit.

Pashko Vasa, për ta provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzi­
ste­ncën e tij jashtë familjes evropiane provon të argumentojë edhe përmes
analizës diakronike (filologjike, fonologjike e morfologjike). Të gjitha këto

368

kritika

shtrohen deri në kapitullin e gjashtë, për t’iu kthyer diskursit tipik historik.
Duke pretenduar për një studim serioz, për dallim nga Shqypnija

dhe shqyptart, ai i jep formë diskursit kritik me vetëdije se po i drejtohet
një lexuesi mendjemadh, siç shprehet De Rada.

Ai rreket që fillim e fund t’i përmbahet formulës së identitetit shqi­
ptar e dhënë tek O moj shqypni, prandaj si argument ofron veprimtarinë
e pashait të Shkodrës dhe atij të Janinës, të cilët bashkuan elementin
mysliman me atë të krishterë nën një ideal të vetëm nacional. Megjithëse,
për të dy e pranon se për nga mënyra e qeverisjes ishin tiranë.

Në këtë kontekst, e shohim ideologun, njohësin e koncepteve poli­
tik­ e, pragmatistin e madh që di të formësojë ideologema, të shtrojë teza
dhe t’i mbrojë ato kurdoherë me gjuhën e argumenteve, të ketë mendim
kritik, të hapë dilema, por edhe të ngre duart mbi çështjet të cilat nuk i
takojnë natyrës së tij profesionale.

Pashko Vasa herë del në rolin e historianit, herë në rolin e filologut, herë
në rolin e antropologut, kërkuesit dhe njohësit e ideologjive të ndryshme.

Përfundimisht, si edhe te tekstet e Samiut, e më vonë De Radës,
Nolit e Konicës, autobiografia dhe ideografia japin identitetin personal
dhe nacional të autorit.

BIBLIOGRAFIA

1. Pashko Vasa: Burgimi im, Vepra 3, Toena , Tiranë, 2009
2. Pashko Vasa: Shqypnija dhe shqyptart, Vepra 4, Toena , Tiranë, 2009
3. Pashko Vasa: E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët, Vepra 4, Toe-
na, Tiranë, 2009
4. Eric J. Hobsbawn: Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, Toena,
Tiranë, 2012
5. Sabri Hamiti: Albanizma, ASHAK, Prishtinë, 2009
6. Ernest Gellner: Plugu, shpata dhe libri, Përpjekja, Tiranë, 2002
7. Emil Cioran: Për Francën, Zenit, Tiranë, 2009
8. Jaean Baudrillard: Amerika, Zenit, Tiranë, 2009.

369

370

kritika

Edmond Çali (1967) ka mbaruar studimet në
universitetin “La Sapienza” në Romë në fakultetin
e letërsisë dhe të filozofisë për letërsi në vitin
1992 dhe në degën e gjuhëve të huaja në vitin
1998. Në vitin 2010 ka mbrojtur doktoraturën në
universitetin “L’Orientale” në Napoli me temën “Il
dissenso nella letteratura del realismo socialista
albanese. Kasëm Trebeshina, Zef Pllumi e Ismail
Kadare”. Ka botuar librat me poezi “Poesie senza
titolo”, Romë, 2004, “Poezi për atë dhe për të
tjerat”, Romë, 2005 dhe “Kur vdes e dashura”,
Romë, 2010. Ka botuar librat “Intervistë me Kasëm
Trebeshinën”, Romë, 2006, “Faik Konica (1876-
2004)”, (Tiranë, 2004) dhe “Romanet e Jakov
Xoxës”, (Tiranë, 2003), ku i ka kushtuar rëndësi të
veçantë variantistikës në romanin “Lumi i vdekur”.
Që nga viti 1999 është lektor i gjuhës shqipe në
universitetin “L’Orientale” në Napoli.

Edmond ÇALI

AUTOBIOGRAFI DHE PËRSËRITJE
NË PROZËN E VISAR ZHITIT

Gjente libra në baltë, ua pastronte fletët me mëngë, lëçiste ç’mundte,
me zë.

-Rroj më mirë brenda kapakëve të një libri, - thoshte me lot në sy.
– Kot dola.

[Visar Zhiti, Funerali i pafundmë, f. 116]

1. Autobiografia ka një rëndësi të madhe në veprën e Visar Zhitit.
Dhe kjo provohet nga vetë struktura e veprës. Autobiografia është e
pranishme në veprat në prozë, në veprat në vargje dhe në intervistat.
Është një element që përsëritet në strukturën e veprës. Autori ndërhyn
vetë më zërin e rrëfimtarit në tekst:

“Njeriu në arkivol, ndonëse i lodhur / tmerrësisht, / ngutej të
plotësonte këtë rrëfim të shkruar / nën diktaturë në qytetthin e internimeve,
në / Lushnjë, dhe që mundi të botojë si tregim më / vete afër rënies se
saj në një gazetë që do të / falimentonte, / por më vonë do ta rimerrte

371

dorëshkrimin / për të bërë shtesa të ndryshme, të vdekurit / përcillnin një
të gjallë, pastaj një popull, dhe / ecnin, ecnin, ndreqi fundin, hoqi pjesë,
shkroi / prapë në kryeqytet, në Tiranën e tij,/ në vitin e parë të shekullit
dhe të mijëvjeçarit / të ri / për ta rishkruar (dhe s’dihej përfundimi) /
gjatë një pushimi dimëror / në Edison, Ilinois, rrethinë në / Çikago, fillim
janari 2003”1.

Nga leximi dhe nga analiza e shkrimeve të Visar Zhitit rezulton se
përsëritja e elementëve autobiografike2 kushtëzon mesazhin e veprës dhe
është pjesë e mesazhit të veprës.

Ja se ç’thotë Visar Zhiti:
“Të futësh një tregim brenda tregimit, është si të transplantosh një
organ ose të marrësh gjak tjetër, që jo gjithmonë është i përshtatshëm.
Ndërkaq unë kam vendosur të fal zemrën. Mbas shumë rropatjesh dhe
kërkimesh, që, besoj, do të merren vesh më pas, dua që rrëfimi im të jetë
ashtu siç duhet. I përmbushur, copëz jete, desha të thosha”3.
Në veprën e Visar Zhitit kemi edhe përsëritjen e elementeve që
gjejmë në vepra të autorëve të tjerë bashkëkohorë shqiptarë.
Në veprat e Visar Zhitit autobiografia del në dialog, në monologun e
brendshëm dhe në rrëfimin e autorit.
Na mbeten në fuqi disa pyetje: A do ta kuptonim veprën e Visar
Zhitit pa njohur dhe pa pasur parasysh autobiografinë e tij? Në veprat
e Visar Zhitit kemi elemente të veçanta të autobiografisë që përsëriten
apo të njëjtat elemente? Domethënë, përsëritet prania e autobiografisë
me elemente të saj të ndryshme apo të dhënat kryesore autobiografike
janë po ato dhe jepen në mënyrë të ndryshme?

1 Zhiti 2003, f. 176.

2 Ky punim është vetëm një pjesë e një studimi mbi veprën e Visar Zhitit ku
merremi edhe me gjuhën e poezisë së tij, me lidhjen e autobiografisë së tij me veprën
letrare dhe me intertekstualitetin, më konkretisht me lidhjet midis veprave të veçanta të
tij dhe të veprës së tij dhe veprës të autorëve bashkëkohorë shqiptarë. Në këtë punim
kemi parasysh ndihmesën kritike për veprën e Visar Zhitit: Kurti 2009, Kurti 2010,
Gradilone 1997, Aliu 2010, Çali 1999 dhe Çali 2010 dhe shkrimin e M. Kerbizit “Përftesat
poetike moderne e postmoderne në romanin Në kohën e britmës”. Nga veprat e Visar Zhitit
citojmë: Zhiti 1993, Zhiti 1994, Zhiti 1995, Zhiti 1996, Zhiti 1997, Zhiti 1999, Zhiti 2002,
Zhiti 2004, Zhiti 2006, Zhiti 2008, Zhiti 2009.

3 Zhiti 2009, f. 35.
372

kritika

Ç’do të ndodhte po të hiqnim pjesën autobiografike nga vepra e Visar
Zhitit? Ç’do të ndodhte po të analizonim veprën e tij pa pasur parasysh
jetën e tij? Sa pjesë e veprës së Visar Zhitit nuk është autobiografi?

2. Visar Zhiti është një shkrimtar shumë prodhimtar. Shqyrtimi i kujdes­

shëm i veprës së tij është i domosdoshëm për studimin e zhvillimeve në

sistemin e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Në gjuhën e Visar Zhitit kemi
fjalë që përsëriten, krijim fjalësh të reja, fjalë të huaja të shkruara në gjuhë
të huaj dhe fjalë të huaja të shkruara siç shqiptohen në gjuhën shqipe.

Le të marrim si shembull fjalën “britmë”4.
Në romanin Në kohën e britmës kjo fjalë del që në titullin e veprës.
Pjesa më e rëndësishme e romanit5 për fjalën “britma” është një
pjesë dialogu:

1.

-E keni parë “Britmën” e Eduard Munch-ut?- e ndërpreu Adriani. Të
flisnin dhe pak ndryshe.

-Ou, - briti Evgjeni, -kam vajtur në Norvegji për të, në muzeun e tij në
Oslo. Ato retë e përgjakura, ai ankth. Edhe atje pyeta për Afërditën, Gjergjin,
m’u afrua një studente tiranase... Kam dashur dhe unë të pikturoj britmën
time. Britmën pa gojë, pa trup, pa njeri, britmën erë, fantazmë.

-Është më i tmerrshëm njeriu pa britmë.
-Sigurisht! Britma pa popull, sa e frikshme. Popull pa qeveri edhe

mund të ketë, jam dakord, por pa britmë? [KB 281];

2.
...Donim një dritare... Një dritare-britmë... Britma e dritës, krejt
ndryshe nga ajo e errësirës... Ekspozitën e ardhshme do ta bëj me britma,
britmat e bregut tjetër... –Dhe dukej sikur ishte gati t’ia niste britmës, ...
[KB 282]
Në këtë kapitull në vijim vetëm në një paragraf fjala del katër herë:
“Po dëgjontë zëra të qullur, britma... s’pa asgjë, as mbytjen e vet,
britma të tjera, pa gjuhë, kuje... a ka statistika të britmave... goja mbushet
me ujë, ja, një vorbull tjetër britmash”, [KB 284].

4 Në këtë punim do të përdorim këto sigla: KB- “Në kohën e britmës”; FP- “Funerali
i pafundmë”; FE- “Ferri i çarë”; SH-“Shekulli tjetër”. Numri që shoqëron siglën është numri
i faqes së librit.

5 Zhiti 2009.

373

Vazhdojmë me shqyrtimin e përdorimit dhe të pranisë së kësaj fjale
në rrëfim:

1)Por që më pëlqente që isha i përbërë vetëm prej britmash të
heshtura, sikur i jepnin përmbajtje dhe kuptim ekzistencës sime.

Haja britma, stomaku trette britma, mëlçia, të cilën ma kishte lënë
të pasqepuar të gjithën një shqiponjë, o sepse ishte ngopur me ato të
Prometenjve, o ngaqë kishte vdekur Zeusi gjëmues, a ngaqë shqiponja
ushqehej më mirë tani, etj, etj., nesje, mëlçia ime merrte gjak thirrjesh
dhe në skajet e mia.

Zbutja britmat [KB 39]
2)Po më dukej se i shikoja britmat [KB 40]
3)Mure, si nuk e vrisni veten?! Shembuni prej britmës! [KB 41]
4)Ato (emocionet,e.ç.) të çojnë te thirrjet e britmat, e ulërimat, te
pëshpërimat a humbja fare e zërit. [KB 42]
5)Çdo gjë e matja me thirrje, me britma, me ulërima, me kuje. [KB
59]
6)Po britma çfarë kishte, pse po e humbte hatanë? [KB 62]
7)Dhe me britmën, ka rëndësi si i kemi britmat! [KB 82]
8)M’u bë se nën këmbët tona kishte lëvozhga të thara britmash [KB
84]
9)Britma fëmijësh [KB 84]
10)Si një fyt pa asnjë britmë [KB 84]
11)Duar-britmë [KB 91]
12)Mos duhet një britmë tani për të ardhur në vete? [KB 94]
13)Britmës s’i duhet rruga, e bënë vetë atë.[KB 96]
14)Britmat s’kanë nevojë të përkthehen [KB 103]
15)Nuk po bërtas unë, bërtet britma. [106]
16)Me britma, do të bërtas unë [KB 106]
17)Britma të përgjakura [FP 131]
18)S’patëm kohë të hidheshim matanë… ishte makina ajo që u
shmang, mbase e detyroi / gropa e madhe përpara, se ç’do t’i bënte britma
ime… sa s’na çiku këmbët [KB 111-112]
19)…duhej t’ia mbathnim sa më larg rrugës… duhej futur diku në
errësirë, përtej britmës, nënë një strehë. [KB 112]
20)…dua më shumë britmat se njeriun që i nxjerr ato [KB 115]
21)-Asgjë s’i pengon britmat…[KB 129]

374

kritika

22)britmën [FP 81]
23)S’po shihja më ku të vija këmbën, britmën [ KB 139]
24)Dhe ia nisa një britme si për të zgjuar gjithë botën. Kali u trëmb
dhe u spraps më shkrofëtima. [KB 140]
25)Teksa i avitemi lirisë, me britma, [KB 149]
26)Helikopterët ushtarakë enden mbi stadium, ja, u afruan... britmat
valavitin duart përpjetë...[KB 188]
27)Britma. Ulërima. Janë të tmerrshme së bashku. Britmë kolektive,
mos... ...Suluni... Mijëra britma... Shqyeni anë shkallaresh, copa tullash,
betoni, dërrasa portash, dritaresh, vërtitni kapela, këpucë, britma prapë…
ka marrë zjarr stadiumi. [KB 189]
28)Erdhën britmat e dikurshme, vjetërane, të pagdhendura, copa
shkëmbinjsh… si të Sizifit, ku është Sifi? [KB 190]
29)Tani që i dëgjove policët, fol me aksentin e tyre. Se gjuha e huaj është
gjithmonë. Po jo britma. Dhe në heshtje bërtitet, thua ti…. [KB 190]
30)As shteg, as dyer… as britmë…mur, ti po ikje… dhe dy nga pas..
[KB 191]
31)Gjak atdheu rrodhi, pjesa e pavërshëllyer e himnit… me të cilën
thërrisnin njëri-tjetrin. Pak britmë ndryshe e ai nxitoi kuturu. [KB 191]
32)Dhe nuk ka mbetur dhe aq krenari, të paktën të mos përdorësh
përuljen. Dhe të ka ngrirë dora. Dora e britmës [KB 195]
33)Foshnja po bënte përpjekje të dilte nga karroca, ku ishte lidhur.
Filloi të bëjë ëëëëë këndshëm. Por fundja kishte të drejtën e britmës edhe
ajo [KB 200]

Në ff. 213-215 të KB fjala “britmë” është e pranishme me një
frekuencë të lartë: si rrjedhojë vetë rrëfimi është në funksion të kësaj fjale
dhe kjo fjalë në funksion të rrëfimit:

34)Mjeku plak… ulëriti: “Nuk dua të punoj kështuuuuu! S’jam skllav!”
- Britma e tij vrapoi nëpër galeritë e nëntokës… [KB 213-214]

35)Ishim vetëm ne të tre në një gropë të ferrit, ai, unë… dhe britma
e tij. Ajo s’durohej.

-Ke parë ti britmë?! [KB 214]
36)Se kush e duronte britmën prapë, të paktën të rritnte aty në
qoshe,…
-Britma?!

375

-Britma…. [KB 214]
37)Veç britma të mos zgjohej. (Gj. donte t’i zgjonte...) [KB 215]
38)Ishim të leckosur si britma (Kështu po tregonte një herë Gj.) [KB
215]
39)O Zot, të endesh me pranga në varrezën e britmave! … (Këtë
e shpika vetë. Metaforë është?) Po punoja si i çmendur, edhe për të. Dhe
për britmën…. Do të kërcisnin edhe një herë llozet e derës, do ta hapnin
për të futur britmën. Kur të ktheheshin të tjerët nga puna, rreshtat e të
burgosurve, do të shkelnin nëpër baltë me çizmet e çara mbi vazhdën e
gjakut tonë e leckat e britmës. [KB 215]
40)Dhe britma qe vrarë [KB 215]
41)Nga pas më vijnë britmat, ndonjëherë rendin para meje, britma
pa trup … (imazhe të Gj.) [KB 215]
42)S’ngrita kokën ta shihja, se kisha frikë mos ishte britma e tij e
ringjallur [KB 216]
43)Le që po më dukej se pas derës ishte britma… e Gjergjit tani…
donte të hynte brenda. [KB 216]
44)Më dukej se pas derës u kthye prapë ajo, britma… e Gjergjit. [KB
216]
45)… britma e bregut matanë. [KB 220]
46)…u dëgjuan britma hokatare në dy gjuhë. [KB 234]
47)Fjala del edhe në titullin e kapitullit: Oh-tranto! Statistika e
pamundur e britmave [KB 283]
48)...dhe mbeteshin vetëm britma. Edhe britmat shuhen [KB 282]
49)...historia është e mbushur vetëm me britma! [KB 285]
50)... por britmat do të vijnë me shkulme [KB 287]
51)Kohë pa sy, britmë pa vështrim [KB 318]
52)Ishte britmë intelektuale? [KB 332]
53)Hidh ca ujë në kovë.. përzieje me britma, flaki penelat, pikturo
me gishta, me duar, ... [KB 335]
54)....dhe e kuptoi se nuk i qe ndarë një si britmë. Britma e mungesës,
e Gjergj Guraziut dhe e Afërditës.... [KB 340].
Dhe ja një pikë tjetër e rrëfimit të romanit që del me fjalën “britmë”:
1)Kishin ndodhur ikje të mëdha, përmbytje, humbje. Jemi në kohën
e britmave të tyre, tha Adriani me vete. Por kemi zbuluar shumë në vetvete
dhe kemi arritur...[KB 343]

376

kritika

2)Asgjë nuk është më shumë se sa një britmë. Po gjithsesi, ç’lexohet

në qiell, merr më mister dhe më shenjtëri, ato që duhet t’i ketë vërtet. [KB

345]

3)I përziheshin plot zëra, britma, vetë koha. “Pse t’i kenë vrarë,
pse?...Profesori mendonte se dikush është kujdesur që ata të zhdukeshin
pa gjurmë... Janë asgjësue? Pse? Një përleshje me thika medoemos do të

linte shenjë, gjak a lecka, a një britmë nëpër natë... [KB 349].

3. Rëndësia e përsëritjes del nga përsëritja e të dhënave autob­ iografike
gjatë veprave letrare dhe elementet e tjera përbërëse të tekstit. Përsëritja e
fjalëve që kanë një rol në komunikim: p.sh. fjalë të huaja, të shkruara edhe
në gjuhë të huaj; e mënyrës së organizimit të tekstit, si p.sh. në Funerali i

pafundmë: enumeracionet e vazhdueshme, mungesa e shenjës së pikësimit,

përdorimi i dialektit për të karakterizuar personazhin, përsëritja ose prania
e të njëjtit mjet për formimin e fjalëve të reja në tekst, p.sh. emra, mbiemra,
folje, nfdajfolje.

Le të shohim përsëritjen e shkronjave me të cilat fillojnë fjalët e
këtij paragrafi:

“Po, desh Zoti, mua më ra të fikët, ndërsa filluan të rrëzoheshin
nga qielli kufoma ende të patretura, të kalbura përgjysmë, dhe s’e pashë
farë plojën, kur u merrnin unazat e florinjta gishtërinjve të të vdekurve,
varëset, vathët nga veshët e tharë, dhëmbët, pale, kishte edhe nekrofilë,
që donin t’i përdhunonin6.

4. Në vijim sjellim një listë jo të plotë të emrave, mbiemrave, ndajfoljeve
që kemi gjetur dhe, që duke përbërë lloje të veçanta të përsëritjes, i sigurojnë

një unitet tekstit letrar dhe përbëjnë një tipar të shkrimit të Visar Zhitit.

Përsa u përket emrave kujtojmë se ka rëndësi përdorimi i emrave
fjalë të përbëra, disa prej të cilave krijime të autorit. Prania e përsëritur
e këtyre emrave e godet vëmendjen e lexuesit edhe kur teksti i mesazhit

është i gjatë7.

Përsa i përket emrit sjellim shembuj emrash të krijuar nga autori
për nevojat e mesazhit të tij letrar dhe emrat me rëndësi në rrëfim që
përsëriten në tekst.

6 Zhiti 2003, f. 67.
7 Gjatë citimit nënvizimi i fjalës që na intereson është i yni.

377

I.Ja disa nga emrat e përdorur në mënyrë të veçantë ose të krijuar
nga autori:

1)Gjeobiografi [KB 19: …ndodhte që njerëzit që donin t’i shpëtonin
biografisë së tyre, e nisnin duke ndërruar gjeografinë, ishin përputhur
këto dy fjalë: Gjeobiografi.]

2)Fillimdimrit [fjalë e përbërë, emër+emër, KB 27: mes mjegullës
së fillimdimrit]

3)Së Përhënurës [mbiemër i emërzuar, emër i përveçëm, i shkruar
me të madhe, KB 28, Ç’t’i them asaj, së Përhënurës sate?]

4)Gjimbajtëse [KB 40]
5)Gjijashtë [KB 223]
6)Kryezyrtari i ambasadës [KB 237]
7)Cikli i mbyllur i jetëvdekjes [FP 158]
8)Bukurani (me patkonj) [KB 133]
9)Se unë s’dukesha si i vdekur. Kisha një verdhësi bindëse [KB 194]
10)Adulter [KB 224]
11)...vështroi vezullimnajën e hatashme... [KB 255]
12)... vetura të ndaluara edhe mbi këmbësore [KB 258]
13)Në anë të këmbësores kishte ndaluar një motor i zi [KB 346];
edhe pse kjo fjalë do të thotë edhe “trotuar”, fjala “trotuar” është ajo që
përdoret më tepër.
14)E kishin sjellë me Fuoristradë. [KB 338-339]
15)Autori përdor “arkëmort” [FP 18, 29, 36, 58] dhe arkivol [FP
18, 19, ]
16)Njëshmëria e tij [FP 31]
17)Hapërimet e buta [FP 31
18)Hepimet mbi baltë [FP 31]
19)Në gjysmëhemisfera të ndryshme [FP 34]
20)Plot shërbenjës të tjerë të gjallë [FP 48]
21)I atij hendikapi [FP 53]
22)Je një funerals [FP 59]
23)Çdo funerals [FP 68]
24)Funeralsave [FP 70]
25)Funeralsat [FP 84]
26)Një pirgu funeralsash [FP 115]
27)Radha e funeralsave [FP 119]

378

kritika

28)Caktoheshin funeralsat [FP 130]
29)Ai grup i paktë funeralsash [FP 139]
30)Gjysmëgjumi [FP 61]
31)Gjysmëharqe [FP 120]
32)Gjysmërealiteti [FP 61]
33)Gjysmëkokët [FP 152]
34)Gjysmëqafat [FP 152]
35) Gjysmëkalë [FP 74]
36)Arkëmortmbajtësi [FP 128]
37)Kockërimë [FP 67]
38)Llurba [FP 70, 111]
39)Për të palindurit [FP 71]
40)Të mosmbërriturit [FP 78]
41)Të pasvdekjes [FP 79]
42)Pakalljes [FP 79]
43)Një të porsapushkatuar [FP 87]
44)Mes frushullimave [FP 109]
45)Stërinsekti [FP 106]
46)Thyeshmëria [FP 111]
47)Me mënjanësinë time [SH 33]
48)Prushërim [FP 131]
49)Nënmaskë [FP 157]; kjo fjalë gjendet në mes të përsëritjes së
fjalës maskë :
...ngazëllimi të binte fytyra e tij si një maskë dhe mbetej... edhe kjo
si një nënmaskë, nga ku mund të dalloje maskën e tretë... Sa të lodheshe
më maskat…[FP 157]
50)nënarkëmorti [FP 165]

379

Në shkrimet e tij në prozë, edhe pse shpeshherë voluminoze,Visar

Zhiti i kushton një rëndësi të veçantë gjuhës.
Krijimi i fjalëve të reja, përdorimi i dialektit, përdorimi i fjalëve

në gjuhë të huaj për t’iu afruar gjuhës së folur, fjalitë e gjata, përdorimi
në mënyrë tepër të veçantë i shenjave të pikësimit, i dialogut garantojnë

përsëritje strukturore që japin disa nga karakteristikat e prozës së tij dhe
i sigurojnë origjinalitet dhe modernitet rrëfimit.

(Fragment nga një studim më i gjatë)

BIBLIOGRAFIA

Aliu 2010 Ali Aliu, “Visar Zhiti në kërkim të britmës shqiptare”, në
Çali 1999 “Gazeta Shqiptare”, Tiranë 30.05.2010.
Çali 2010
Edmond Çali, “Intervista allo scrittore albanese Visar Zhiti”,
Gradilone 1997 në “Orizzonti-una rivista per tutti gli artisti”, anno III, n. 10,
Kërbizi giugno settembre 1999, Roma, ff. 55-57.
Kurti 2009
Edmond Çali, “Tipare të përbashkëta në poezinë e Ismail
Kurti 2010 kadaresë, Visar Zhitit dhe Kasëm Trebeshinës”, në “Materialet
e punimeve të seminarit XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën,
Zhiti 1993 Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, gusht 2010”,
Prishtinë, 2010, ff. 319-331.

Giuseppe Gradilone, “La poesia di Visar Zhiti”, në “Studi di
letteratura albanese contemporanea”, Roma, 1997, ff. 281-
320.

Marisa Kërbizi, “Përftesat poetike moderne e postmoderne
në romanin Në kohën e britmës”.

Ledri Kurti, “Kodet rrëfimore në prozën Funerali i pafundmë
të Visar Zhitit”, në “Materialet e punimeve të seminarit XXVIII
Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,
Prishtinë, 18-29 gusht 2009”, Prishtinë, 2009, ff. 249-255.

Ledri Kurti, “Tipare poetike tek vëllimi Thesare frike të
Visar Zhitit”, në “Materialet e punimeve të seminarit XXIX
Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,
Prishtinë, gusht 2010”, Prishtinë, 2010, ff. 309-318.

Visar Zhiti, Kujtesa e ajrit, Tiranë, Shtëpia botuese e Lidhjes
së Shkrimtarëve, 1993, ff. 209.

380

Zhiti 1994 kritika
Zhiti 1995
Zhiti 1996 Visar Zhiti, Mbjellja e vetëtimave, Shkup, Flaka e vëllazërimit,
Zhiti 1997 1994, ff. 100.
Zhiti 1999 Visar Zhiti, Dyert e gjalla, Tiranë, Eurorilindja, 1995, ff. 108.
Zhiti 2002 Visar Zhiti, Këmba e Davidit (Tregimet e Milanos), Tiranë,
Zhiti 2004 Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1996, ff. 175.
Zhiti 2006 Visar Zhiti, Croce di carne, Napoli, Oxiana, 1997, ff. 141.
Visar Zhiti, Passeggiando all’indietro, Napoli, Oxiana, 1999, ff.
Zhiti 2008 165, (është përkthimi në italishte i Zhiti 1996).
Zhiti 2009
Visar Zhiti, Ferri i çarë, roman i vërtetë, Tiranë, Omsca-1,
2002, ff. 453.
Visar Zhiti, Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Tiranë, OMSCA,
2004, ff. 283.
Visar Zhiti, V. V. dhe një vrasje e munguar, sprovë me biseda
të ndërprera, copa dokumentesh, letra dhe poezi, Tiranë,
Onufri, 2006, ff. 239.
Visar Zhiti, Shekull tjetër, tregime, Tiranë, Omsca-1, 2008, ff.
200.
Visar Zhiti, Në kohën e britmës, Tiranë, Omsca-1, 2009, ff. 361.

381

382

kritika

Ballsor Hoxha (1975) ka të kryer studimet për
Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e
Prishtinës. Është kolumnist i rregullt në Kohën
Ditore. Merret me prozë, poezi dhe eseistikë,
gjithashtu është aktiv në përkthime të letërsisë
dhe studimeve nga gjuha angleze.
Deri më tani ka botuar një përmbledhje me poezi,
Nirvanë Qyteti, dhe ka disa libra në dorëshkrim.
Jeton dhe punon në Prishtinë.

Ballsor HOXHA

KUFIRI MIZOR I TRAGJIKES

(Ridvan Dibra: Legjenda e vetmisë, roman)

Më kujtohet si fëmijë në moshën 4-5 vjeçare, duke dëgjuar këngën
Çou Rexho, gjendesha në një qark të kufizuar nga dhembja, qark mizor.
Radioja rrinte tërë ditën lëshuar nga nëna, dhe unë herë e dëgjoja e herë
luaja – thurja botën edipiane me babain në punë. Ishte mizore ajo këngë,
djali në ditën më të madhe të tij vritej mu nga kali i tij. Kjo tragjedi (zbuloja
këtë fenomen të shoqërisë njerëzore) trondiste psiken time të asaj moshe,
ishte e pashpirt, sa herë që e dëgjoja krijonte pamundësinë e njeriut. Ishte
e pashpirt edhe në atë se krijonte një rreth të pandryshueshëm dhe disi
duke reflektuar (ashtu më dukej në atë moshë, duke mos ditur ç’është
simbolika dhe shenjimi i saj) përhershmërisë. E pyesja nënën si ishte e
mundur një gjë e tillë “të vritej njeriu në atë ditë”, dhe as ajo nuk kishte
përgjigje. Kështu, duke e intensifikuar imagjinatën time, intensifikohej
dhe një gjë tjetër, një gjë që e thithja nga kjo këngë brenda psikes sime dhe
nga e cila isha bërë i varur. Ishte njëlloj gjendje e të qenit i pandihmë, gjë
që krijonte mundësinë ta ndjeja më shumë dashurinë për nënën time. Sa

383

herë dëgjoja këtë këngë, krijohej një liqe ndjenje aq i thellë që shpërbënte
botën aktuale, dhe humbesha duke thurur (luajtur) aspiratën time të
kësaj moshe. Ishte kufij i krijuar nga pamundësia e logjikes dhe përvojës
për ta ndryshuar.

Mizoria e autorit – për-kufizimi i Legjendës së Vetmisë

Në paratekstin e romanit “Legjenda e vetmisë”, autori Ridvan Dibra
po ashtu na mbyll brenda një qarku (e që do të bëhet qerthull), i cili do
të na zhvesh tërë emocionet e ngritura/aktive të aktualitetit për të na
mbyllur në një gjendje transi e tragjedie.

“Nana djalin ka qorrue
Me gjaks t’burrit m’u martue.”
Mu sikur në baladat e legjendave të eposit popullor, krijohet,
definohet linja e tragjedisë, e cila na shfaq diçka jo të përditshme, jo të
prekshme në realitet, por që si Guri i Zi pranë të cilit Bala kalon ditët,
është e pranishme.
Por ky qark - që shndërrohet në qerthull - nuk do të pasojë rregullat
e tragjedisë, ashtu si na tregon përvoja e leximeve letrare. Në fakt, lexuesi
është i ndodhur në një univers letrar, të cilit asnjëherë nuk i definohet
as koha e ngjarjes dhe as vendi. Më shumë se gjysma e veprës Legjenda
e vetmisë kalohet nëpër këtë asnjanësi kohore dhe të vendit. Vetëm
një shenjë dhe vetëm një herë ceket mësuesja, si shenjë e mundshme
e identifikimit të kohës së ngjarjes, por dhe kjo është e brishtë dhe e
paqëndrueshme nga qëndrimi, apo thënë më saktësisht qeniesimi i
kësaj ndodhie brenda “legjendës” së saj. Shenjat e aktualitetit (policia,
topi, “prostituta”, etj.) shfaqen vetëm pas gjysmës së veprës, kështu duke
shenjuar një kufizim mjeshtëror të lexuesit brenda kufirit të tragjikes, me
qëllim për t’ia mjegulluar atij lidhjen me diçka reale.
Për më shumë, autori luan me vëmendjen e lexuesit duke e shtyrë
atë të pranojë një realitet (artistik brenda veprës) në të cilin ai vetë vendos
çka do të shohim dhe çka do të përjetojmë, p.sh. pa përcjellur logjiken e
skemave të njohura të letërsisë. Të gjendur si lexues dhe të ndërlidhur
me ngjarjen e veprës, në disa momente pyetemi (apo së paku jam pyetur)
të kapërthyer brenda: ku është TV, ku është radio, interneti (simbole
pa të cilat nuk ka familje)? Apo ku është mënyra e jetës, sipas asaj që

384

kritika

na mëson historia, ku janë zakonet dhe doket e historisë? Me një fjalë,
të vjen të pyetesh: ku jam? Syzheu në këtë vepër është i ndërtuar duke
“manipuluar” syrin e lexuesit drejt një rrjedhe, brenda një për-kufizimi
të universit. Tërë vepra është e rrethuar me kufirin e tragjikes si një vend
krimi i rrethuar me shiritin e verdhë të policisë, “do not cross”, dhe ne
jemi të mbyllur brenda.

Por, autori nuk mjaftohet me këtë, ky kufi është herë i përshkuar
nga eternalja njerëzore, herë të tjera nga aktualiteti, dhe sidomos nga
mizoria, që buron si shenjim nga marrëdhënia njerëzore. Autori thyen
rregullat, si të tragjedisë, si të ironisë, duke shndërruar këta kufij, apo
duke bartur lexuesin prej njërit fund në tjetrin. Është më shumë një lojë
e krijuar me qëllim në mes të lexuesit dhe të autorit, ku sapo fillojmë të
lundrojmë brenda njërës rrjedhë të fatit, ashtu si njihet nga përvojat e
leximit, bartemi në një tjetër për t’u humbur në dorën e autorit.

Kjo është një lojë që më shumë ngjan në një “luftë” të autorit me
shtjellat e marrëdhënieve dhe fateve njerëzore aktuale dhe historike,
duke kërkuar një rrafsh ku mund të mbijë një tragjedi. Tragjedia sot më
nuk është në mesin tonë – të shpërbërë fuqie për të ndikuar në jetët tona,
humbim për çdo ditë në kaosin e (le të themi) informatave, dhe arrijmë
vetëm atë që na mundëson mbijetesën – ndodhemi tej tragjedisë, ajo ka
kaluar në ironi mizore që shuan çdo përpjekje për të ndjerë fisniken –
“majen” e tragjedisë”. Andaj, dhe autori i dorëzohet (me intencë artistike
të arrirë) kërkimit nëpër marrëdhënien njerëzore përmes një bartjeje
nëpër vërshimet e asaj që ndodh sot dhe në ne dhe përballë nesh – fundi
i fisnikërisë së njeriut.

Kjo sa u tha më lart, shpërfaq Mizorinë (artistike) të autorit si
mekanizëm interpretimi dhe shenjimi në këtë novelë. Për ta shquar
shënjimin e saj, ndoshta do të ishte e udhës të përkujtohet tipi narrativ
“shpresëdhënës” (i romancës). Në këtë të fundit, tragjedia e ndodhur brenda
veprës shtrihet në harmonizimin e tërë asaj që bëjnë personazhet dhe të
rrjedhave të fatit drejt gjetjes së drejtësisë, drejt përmbushjes së drejtësisë
në këtë botë, gjë që arrin kulmin zakonisht në fund të veprave të këtij lloji.

Në veprën Legjenda e vetmisë, kjo skemë përmbyset; çdo gjë duke
u shtrirë, formësuar në të kundërtën e romancës dhe duke krijuar një
fat (keqësi) njeriu (atë të Balës) të pakufi, apo ndoshta më saktësisht: të
pandalshëm mizor.

385

Shtresat e mizorisë

Kërkimi i autorit shenjohet më së miri nga shtresat e rrethit ku ndodh
kjo tragjedi e shndërruar në ironi “gjatë rrugës”. Dhe kjo rrugë përbëhet/
strukturohet nga rrethi, rrethet shoqërore. Por krejt në mënyrë origjinale
dhe duke tronditur lexuesin, marrëdhënia shoqërore është e shuar
kërkesash dhe nevojash të natyrshme si të kureshtjes dhe përmbushjes
së lexuesit, si dhe të personazheve që komunikojnë brenda kësaj mizorie.

Ta lëmë Balën adoleshent pranë Gurit të Zi (ashtu siç bënë autori në
të vërtetë), dhe të zhytemi në hullinë e mizorisë së tij, deri tek fëmijëria. Në
moshën tetë vjeçare, sipas tekstit, Bala humb babain e tij, udhërrëfyesin,
ndërmjetësuesin dhe prehjen e pamundësisë fëmijërore (kjo pamundësi
është shumë e theksuar sidomos në vendet si këto të Ballkanit, ku jeta
është diçka që varet prej fatit më shumë se prej aftësive njerëzore).

Është i paimagjinueshëm fati i Balës, dhe tërë rrjedha narrative e
kësaj novele, sikur valë aksidentesh, me rrëmbim përhapet në vëmendjen
tonë si lexues. Është posaçërisht e pamundshme (dhe e paimagjinueshme)
e besueshme dhe mu për këtë na kapërthen brenda këtij qerthulli. Universi
i qeniesimit të Balës themelon atë kufirin tragjik, që shndërron gjendjen
e shijuesit të veprës, që nuk mund ta ndryshojë as logjika dhe as përvoja.

Të krijojmë disa nivele simbolike, jo të ndara, që do të thotë se nuk
janë të kategorizuara sipas nevojës së personazhit dhe as sipas rëndësisë,
por që, megjithatë, shenjojnë secila në vete tragjedinë e Balës. Nëna (pas
vdekjes së babait) si niveli i parë dhe më i afërti, pastaj fqinji i bukur si
ndërmjetësim në mes të nivelit të parë, atij të familjes dhe rrethit, niveli
i tretë, Maria, shoqja e klasës, niveli i katërt mësuesja, dhe niveli i fundit
klasa. Duke qenë se Bala është një person normal para tragjedisë së
vdekjes së babait, ai është suksesshëm i manifestuar deri në moshën që e
ka (tetë vjeç) kur edhe i vdes babai, në të gjitha këto rrethe/nivele shënjimi
brenda novelës. Dhe ç’ndodh? Vdekja e babait përnjëherë, si damkosje,
lidhja e tij me të gjitha këto nivele, ndodhi pas ndodhie, marrëdhënie pas
marrëdhënie, shkëputet, nga ky univers: Bala damkoset nga rrethi, gjë që e
bën të ndahet nga shkolla, ndahet nga mësuesja për të cilën ka simpati post-
edipiane, pastaj shkëputet nga shoqja e klasës, e kupton apo më saktësisht
e ndjen intuitivisht ligësinë e fqinjit dhe si shkëputje e fundit nga ky univers
kupton tradhtinë e nënës (ajo duke tradhtuar dashurinë e babait). Me këtë

386

kritika

reaksion zingjiror të këtyre shkëputjeve të lidhjes së Balës me universin
fizik, krijohet kufiri/qarku tragjik i cekur më lart. Dhe lexuesi mbetet
mbyllur brenda, si brenda një kurthi, duke pas kërkuar të zakonshmen.
Krijohet hapësira shpirtërore për të përjetuar tragjedinë. Krijohet ajo
ndarja - e pandryshueshme as nga logjika dhe as nga përvoja - e tragjedisë
me Balën, personazhin e izoluar brenda kësaj gjendjeje. Ky izolim tragjedie
fillon të shenjojë për personazhin kryesor pikë së pari atmosferën familjare
ku ai ka jetuar “paraprakisht”. Me vdekjen e babait, përmes marrëdhënies
së nënës së Balës me fqinjin (e bukur) shpërfaqet konstrukti i familjes së
tij, në të vërtetë marrëdhënia e prindërve të tij (bashkë me fqinjin), kështu
duke kuptuar se babain ia ka vrarë vetë fqinji, shoku i tij më i ngushtë, me
qëllim të zotërimit të nënës së personazhit kryesor.

Ndërmjet këtyre personazheve, vepruesve (aktantëve të mizorisë së
njeriut) brenda këtij universi, ka dhe marrëdhënie njerëzore (përkundër
mizorisë të niveleve të tjera)në mes të Balës dhe shoqes së tij të klasës,
apo dhe mësueses e cila e lutë të kthehet në shkollë. Në të vërtetë, këto dy
personazhe janë lidhja e fundit e Balës me universin fizik të kësaj novele,
pas vdekjes së babait të tij, para ndarjes së tij prej universit që e njohim.

Përballja e Balës me mizorinë

Kështu, Bala duhet të dali një personazh tragjedie i eposit popullor,
duke i ndodhur shkëputja fatale tragjike nga tërë bota që e ka rrethuar para
damkosjes nga fati, ajo e marrëdhënieve shoqërore. Në përvojën e letërsisë,
në tragjedi, personazhi kryesor është i mbrujtur nga ideali për të çuar në
fund drejtësinë (për lexuesin i cili përjeton veprën letrare) dhe me këtë
është mbijetues dhe mbizotërues i rrethit, megjithë tragjedinë që e përball.
Por, mu në pikat kur lexuesi shpreson të gjejë fijen e rilidhjes së Balës me
botën dhe me këtë mbijetimin dhe mbizotërimin e saj nga Bala, personazhi
kryesor i veprës Legjenda e vetmisë, autori lejon (apo ndoshta ajo është
prezente dhe me këtë nuk është nevoja të lejohet apo ndalohet) mizorinë të
ndërfutet nëpër jetën e personazhit kryesor. Ai, p.sh., humb dhe të vetmen
lidhje reale me babain e tij, duke pas krahasuar fotot e tij me pamjen e vet
dhe duke u bërë pre e mizorisë së rrethit, shkëputet nga kujtimi i babait.
Në momentin kur ai duhet të rikrijojë marrëdhënien me rrethin përmes
shoqes së tij, Maria, hallati i tij e përmbys këtë mundësi dhe ai shkëputet

387

nga kjo mundësi; po ashtu edhe kur i vie mundësia e hakmarrjes, mizoria
shfaqet brenda mundësisë dhe shpërndërron tërë gjendjen tonë, aspirimin
tonë të vënies së drejtësisë (jo vetëm të Balës), besimi ynë në fatmirësinë
shndërrohet në fatkeqësi, gjë që është edhe një shkëputje e radhës. Është,
siç u cek më lart, njëlloj vërshime e ngadalshme dhe gjithëpërfshirëse
mizorie, e pandalshme, që shtrihet në tërë tekstin. Mendoj, duke i bërë
vend imagjinatës, lexuesi dhe autori shndërrohen në kundërshtues të
njëri- tjetrit, apo thënë më mirë autori e “keqtrajton” lexuesin me mjeshtëri
artistike, duke e vënë në këtë univers mizorie të pandalshme. Për dallim prej
veprave tjera të këtij zhanri, posaçërisht në epet popullore, mizoria e fatit
(dora e autorit) është gjithnjë e zotëruar nga brenda prej frymës së idealit
të arritjes së drejtësisë, fitores së saj, por në këtë vepër, autori me sukses, e
përmbys këtë forcë të shpërfaqur vazhdimisht në historinë e letërsisë, duke
e kurthuar lexuesin të pandihmë, mu si edhe Balën.

Bala, a thua i kujt është ky bir?

Ky kufi tragjedie, mizorie, e krijon, skalit një Balë-personazh kryesor,
që shenjon një dashuri të sinqertë fëmijërore dhe të prindit të tij. Kjo,
intuitivisht, inicion jetën subjektive. Izoluar nga prania e babait, izoluar
nga nëna, izoluar nga rrethi, me një fjalë izoluar nga çdo lidhje shoqërore
fizike me rrethin, mizoria nuk ndalet, kufiri ngushtohet edhe më, bëhet
edhe më i ngushtë (mendoj se është evidente njëlloj klasustrofobie
artistike, që ndjen lexuesi nëpër faqet e Legjendës së vetmisë), Bala izolon
veten (vetëmbrojtje psikologjike) në jetën para vdekjes së babait të tij.
Krijon marrëdhënie vetëm me pyllin dhe aty manifestohet, aty rikrijohet
babai i tij, duke shenjuar jo vetëm dashurinë për babain e tij, por dhe
luftën instiktive të njeriut me fatin dhe përmbysjen e gjërave. Koha bëhet
e parëndësishme dhe ai rritet.

Por kjo zgjat shkurt, qarku tragjik shndërrohet shpejt në qerthull
dhe Bala del si një prej personazheve më të çuditshme të letërsisë
shqiptare. Është shenjim i kufirit të njeriut brenda dy forcave – dashurisë
dhe urrejtjes. Derisa në moshën fëmijërore, e bart nëpër vërshimin e
mizorisë dashuria, e ndërtuar brenda psikes së tij nga marrëdhënia me
babain e tij , kjo në momentin kur ai arrin të kalojë pragun e fëmijërisë në
adoleshencë (apo më saktësisht ku “hallati” i tij fillon kërkimin vetanak të

388

kritika

përmbushjes) ajo shndërrohet në urrejtje. Është fatalitet të cilin autori e
lë të zdeshur nga minimialistika e rrëfimit.

“Maja e jetës është dashuria, përsëriste ati shpesh dikur. Edhe
urrejtja, përsërit tash Bala”.

Por siç ndodh në përvojën letrare të personazhit, me qëllim të jetës
së tij hakmarrjen, vënien në vend të drejtësisë, sy për sy e dhëmb për
dhëmb, fisnikërinë e këtij qëllimi, Bala është krejt i “bartshëm” nga ato që
i ndodhin. Duke humbur, siç u cek më lart, së pari shoqen e tij, të vetmen
lidhje me botën si pasojë e mbizotrimit të instinktit të tij mashkullor, gjë
e cila do t’ishte qesharake po të mos ishim brenda kufijve të tragjikes.
Bala, meqenëse është i shuar lidhjeje me botën, i traumatizuar deri në
shkëputjen e lidhjes me nënën e tij, nuk mbisundon universin, as nuk
mbijeton, dhe as nuk gjen prehje. Bala është ndërtuar prej traumës së
izolimit dhe ashtu edhe sillet. Megjithëse, në novelë, ai ushqen qëllimin e
jetës së tij me shndërrimin e dashurisë ndaj babait në urrejtje ndaj fqinjit,
dhe krijon e jeton në episodet e thurura të hakmarrjes, ai edhe pranon
dhuratën femër nga fqinji, bile dhe lidhet me atë, qoftë dhe për pak kohë.

Dhe, krejt në fund, duke pas zgjedhur njërin prej të gjitha planeve
të panumërta, ai tenton të hakmerret ndaj fqinjit, vrasësit të babait të tij.
Por ajo që ndodh është se autori bashkëdyzon, apo thënë më saktësisht,
përballë fatin me vullnetin, ndërtuar nga fisnikëria, të Balës. Njëra
përballë tjetrës, aty shenjohet ironia dhe jo tragjedia, pamundësia e të
qenit fisnik në këtë univers.

Nuk shkrep pushka. Pasi që çdo gjë të ketë shkuar sipas planit të
Balës për hakmarrje ndaj fqinjit. Fati, apo shtjella e ngjarjeve ndodhin të
vetvetishme dhe asnjë prej tyre nuk ndodh në lidhje me qëllimet tona,
përkundrazi ato ndodhin përballë asaj që i duhet të bëjë/arrijë Bala.

Edhe më tej, siç e cekëm më herët, është një mizori e pandalshme,
izolohet Bala. Këtë herë në verbëri të plotë nga, sipas të gjitha shenjave,
fqinji i tij. E tëra merr fund pa pas mundur heroi i veprës të hakmerret, pa
u vënë drejtësia në vend.

Kurthi artistik i autorit

Në parathënien e librit, autori deklaron se kjo novelë është një për­
pjekje e tij që t’i jepet tërësisht rrëfimit dhe bukurisë së të rrëfyerit, duke

389

pasur për qëllim shmangien nga trendet globale letrare të nihilizmit,

ironisë dhe lojës postmoderne; ndër të tjera, kjo novelë është pikërisht

kjo. (Për më shumë, mendoj se është gabim të mendohet se kjo novelë
është një rrëfim psikologjik, siç ‘udhëzohet’ në botimin e librit).

Novela Legjenda e vetmisë është lojë, konotim i pandalshëm
tragjedie me ironinë, si dy skema rrëfimi të përvojës njerëzore, njëra
me tjetrën, duke mohuar njeriun me vullnetin e tij dhe me këtë duke
mohuar fisnikërinë dhe çka do që ka themeluar njeriun deri më sot. Është
nihilizëm total: në mungesën e të mbinatyrshmes, qoftë si zot në religjion,
apo moral në mizorinë e universit, që nuk përfillë njeriun, dhe për më
shumë ndërfutet nëpër marrëdhënien e njeriut me njëri tjetrin, duke
dekonstruktuar çdo qeniesim të mbrujtur nga motivimi prej dashurisë.

Dashuria vdes në fillim të rrjedhës së jetës së Balës, dhe tërë ajo që
mbetet është përpjekja e njeriut nëpër mungesën e shpirtit, të universit,
qoftë atij njerëzor qoftë atij të rrjedhës së asaj që e quajmë fat. Dhe, nuk
është përpjekje e mbrujtur nga fisnikëria e njeriut, megjithëse Bala është i
izoluar nga kjo mungesë shpirti me dashurinë e babait të vdekur kur edhe
fillon ngjarja e novelës, është instinktive, e pashpirtë dhe automatike, çdo
“bartje” e Balës nëpër shtjellat e kësaj që e quajmë fat është dëshmi për
këtë, “hallati” (me vrimë në kokë, thënie popullore) endet nëpër ironinë

e këtij universi.

Dhe prej këtu, universi i thurur artistik i Legjendës së vetmisë si një

botë - traumë për dhe e lexuesit (po e marr guximin ta quaj). Kurthim

i tij brenda mizorisë për të përjetuar një tragjedi postmoderne, ku loja
me për-kufizimin e tragjikes shmang çdo shenjë të lidhjes së lexuesit me
dëshminë që do të mund të ishte dalje e tij prej këtu. Dalje si dorëzim
para vëmendësimit me atë që është, mizorinë e njeriut të papërfillshëm
nga universi ku jeton. Është një pyetje që mund t’ia shtrojë vetes lexuesi

i bartur nga kjo vërshimë mizorie artistike si lojë: a është njeriu sot
formësim i kësaj mospërfillje? Shokët e Balës, më në fund, e pranojnë
Balën, edhe të damkosur, apo ndoshta vetëm kështu mund ta pranojnë,
të verbtë, të pamundësuar për të parë fytyrën e njeriut sot; por ndoshta,
lexuesit të durimshëm, mu errësira e verbërisë së Balës do t’i shënjojë
fytyrën e njeriut sot.

Derisa dëgjoja Çou Rexho, dhe bartesha brenda burimit të një ndjenje,

të harruar tashmë, e të ringjallur nga kjo novelë, derisa izolohesha me

390

kritika

vetëdëshirë, krijuar varësi nga kjo këngë, në për-kufizimin e shkëputjes
nga bota, në transin e kësaj që buronte si melankoli e të kuptuari të fatit,
pikërisht në fazën edipiane, ndjeja, luftoja duke ndjerë, si luftë për t’u
lidhur – që prej nënës duke larë enët në kuzhinë e deri tek babai (armiku
edipian), prej aty në dervishët e shpuar që shfaqeshin në TV – me botën.

391

392

kritika

SamiHajra(1984)kadiplomuarnëUniversitetine
Prishtinës, konkretisht në degët e Letërsisë shqipe,
Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare, si
dhe në atë të Filozofisë. Gjithashtu, ka ndjekur
edhe studimet postdiplomike-master në degën
e Letërsisë Shqipe, drejtimi: shkencor. Autori
ka botuar disa shkrime nëper gazeta e revista
shkencore, si: poezi, kritikë, ese dhe recensione.
Ka të botuar një libër me poezi që mbanë titullin:
Parajsa e djallit.

Sami HAJRA

SFIDA TË ROMANIT POSTMODERN

 
Në vitet e fundit, studimet letrare e kanë bërë pjesë të tyre përbërëse
romanin postmodern. Pavarësisht përshkrimeve të shfaqjes (fillimit) të ro­
manit postmodern dhe metodave e teknikave të këtij romani, interpretimet
dhe variantet e ndryshme teoriko-letrare ende nuk kanë arritur ta gjejnë
themelin unik të legjitimitetit dhe rrumbullakimit të tij si “qenie” me vete,
apo si formacion tëri letrar, për definimin e qartë të paqartësive të tij.
Ani pse postmodernizmi në Evropë e gjetiu tashmë ka kaluar fazën
e produktivitetit të tij, ne po ndalemi në Evropë, për shkakun se përveç
krijimit apo shfaqjes së romanit postmodern, vetë “kulturën perëndimore”
Milan Kundera e identifikon me romanin.
Në këtë pikë, pasi ndodhi çarja e modernes, kur “vdiq zoti”, “vdiq
autori” dhe “i erdhi fundi historisë e romanit”, romani modern ende aty-kë­
tu frymonte në artikulimin dhe ndërtimin e një metarrëfimi “funksional”.
Mirëpo, “pas shthurjes së utopive” dhe pasi tashmë del “një e vërtetë e re”,
që pohon se e vërteta duhet të ketë edhe “një të vërtetë të matanshme inte­

393

legjibile”, apo edhe një të këtejanshme sensuale e sociale, atëherë shtrohet
pyetja se cila është rruga e mbetur, nëpër të cilën do të duhej të kalonte

dhe të ecte përpara romani?

Romani, i cili aktualisht gjendej në një hendek të thellë, i lodhur
e i rraskapitur nga ato fluturimet në hapësirë, si zoti, universi, teoria,
praktika, e vërteta, e mira etj., të cilat janë një hiçgjë apo një asgjë, sepse
këto rrëfime shndërrohen identifikueshëm në shtrembërime, gënjeshtra,
lajthitje, apori dhe ideologji dhe, pasi ai (romani modern) ishte duke
dhënë frymën e fundit, si rrugë të vetme për shpresë shpëtimi kishte
kalimin “nëpër ngushticën epistemologjike”, gjë që u dëshmua si një rrugë
mjaft të vështirë për “një tip romani mbijetues”.

Nga kjo krizë, apo nga ky fakt, lindi pashmangshëm nevoja për
një “trans-roman”, i cili, për të mbijetuar, do të duhej t’i thyente rregullat
ose, përndryshe, do të shtrihej monotonshëm përdhé në gjendje kome.

Dhe e vërteta është se, pasi i kishin veneruar si të mangëta, të paplota
dhe të papërfunduara, siç duhet këto rrëfimet e mëdha (metarrëfimet),
teoricienët, filozofët e sidomos shkrimtarët fillojnë të shfaqin kreativisht,
sidomos në roman, një sensibilitet të ri letrar, i cili në ditët tona njihet si

romani postmodern.
Në këtë pikë ka vetëm një gjë të qartë, së cilës i janë veshur disa

paqartësi: romani aktual i ka kaluar tashmë caqet e tij të natyrshmërisë

dhe, përveçse “është i identifikuar apo krahasuar me vetë letërsinë në
totalitet”, edhe në stadin krahasues “të rrafsheve”, ai nivelizohet me
artet e tjera dhe me të gjitha fushat e tjera të dijes, si politika, filozofia,
kinematografia, eseistika, gazetaria etj. Pra, është bërë “si një inekuacion
ku vlera e të panjohurës është shpeshherë më e madhe se e panjohura vetë”.

Këtu duhet të jemi të qartë. Nuk po flasim për vlerat specifike
letrare. Po flasim për modalitetet, variantet, format dhe elementet letrare,
të cilat nuk i kontestojnë vlerat letrare, sepse, tekefundit, “modern” mund
ta quajmë edhe Homerin, edhe Eskilin, edhe Shekspirin e Danten etj.,

vlera e të cilëve nuk kontestohet. Këtu po shohim më tepër variantet,

të cilat erdhën si detyrime ose si pasojë e përmbysjes së njëra-tjetrës
dhe këtu duhet të pranojmë pohimin afirmativ se edhe moderna, edhe
postmoderna, janë letërsi dhe i përkasin letërsisë; këto dy formacione
letrare nuk duhet parë si të huaja ose si përmbysje të qëllimta të letërsisë,

ose të njëra-tjetrës. Mirëpo, në këtë kontekst, më së miri do të lidhej

394

kritika

kredoja e filozofit Jean-Jacques Rousseau, i cili beson se “çdo progres
është doemos i paguar me një regres në një fushë tjetër”.

Ndaj letërsia (në këtë rast, romani), për të mbijetuar dhe për të dalë
nga zinxhirët e atyre kllapave të hekurta moderne, u detyrua në njëfarë
forme të nisë rrugën po nëpër këtë “ngushticë epistemologjike” dhe t’ia
hapë dyert romanit dhe letërsisë drejt një të ardhmeje më të ndritur, t’ia
lërë edhe formën të hapur (open forme) për variante dhe mundësi të reja.

Një hap përtej hendekut epistemologjik

Sipas studiuesit të letërsisë, Mihail Bahtin, “romani nuk disponon
kurrfarë kanoni siç disponojnë zhanret tjera”, madje ai “është zhanri i vetëm
në krijim e sipër, zhanër i pakryer”8. Dhe, nga ky kontekst, për të tejkaluar
atë ngushticën epistemologjike të modernes, romani postmodern vihet
në kërkim të “një hapi të ri”. Pra, vihet në kërkim të një të vërtete të re
intelegjibile, qoftë ajo edhe utopike apo e simuluar. Një gjë e tillë fillimisht
i trondit dhe lëkund rrënjët e shtratit të vetëkënaqur modern, sepse
gjendja aktuale e kulturës perëndimore (pra, e romanit, siç potenconte M.
Kundera) dhe format gjithnjë e më komplekse të përvojave letrare, mbeten
jashtë orvatjeve përcaktuese, sqaruese dhe unifikuese, për themelimin e
një të vërtete intelegjibile, apo edhe një të vërtete të këtejanshme me sens
dhe frymë të re.

Për të gjetur përgjigje lidhur me këtë, në librat “Consequences of
pragmatism” dhe “Contigency, ironi, solidarity”, filozofi neopragmatist
Richard Rorty “kristalizon konceptet më radikale të postfilozofisë, si pjesë
e kulturës liberale, në të cilat ende bredhin shpresat për utopinë liberale”9.
Me këtë gjë, Rorty hap dyert për t’iu rikthyer hulumtimit të filozofëve
kontinentalë, të cilët ishin lënë pas dore nga filozofia analitike.

Richard Rorty mendonte se, përkundër diversiteteve të mendim­
tarëve të filozofisë analitike dhe asaj kontinentale, siç janë: William
James dhe Friedrich Nietzsche, Donald Davidson dhe Jacques Derrida,
Hilary Putnam dhe Bruno Latour, John Dewey dhe Michel Foucault, “ata
megjithatë i karakterizon përpjekja e njëjtë që të çlirohen nga ngarkesat e
trashëguara platoniste metafizike të dualizmit mes esencës dhe aksidencës,
apo mes dukjes dhe realitetit”10. “Ndërkaq, Eitehead kishte konstatuar se
krejt filozofia perëndimore është vetëm “fusnotë” platoniste”. Lidhur me

395

këtë rast, në librin “Dialektika e iluminizmit”, dy përfaqësuesit më në zë të
Shkollës së Frankfurtit, Adorno e Hokheimer, shtruan pyetjen më tronditëse
të shekullit XX, që artikulohet paraprakisht kështu: “Pse njerëzimi, në
vend që të hynte në një gjendje me të vërtetë humane dhe më të lartë, siç
hamendësuan iluministët, u gjend i zhytur në një lloj barbarizmi të ri?”.
Normalisht, përgjigjen e kërkonin te koncepti i “arsyes” ose i “ratio-s”.

Në kulturën perëndimore, në këtë rast në romanin modern, arsyeja
përbënte tiparin më të qenësishëm, ndërsa në filozofinë moderne u
shfaq prirja për ta çliruar arsyen nga çdo paragjykim, ashtu siç e gjejmë
për herë të parë tek F. Bekon, R. Dekart etj. Ndërsa, më pas, iluministë
si Volteri e Rusoi menduan se duhej ndriçuar mendja e njerëzve me anë
të arsimimit dhe të dijes shkencore dhe se epoka e ardhme do të ishte
epokë e arsyes, e paqes dhe e mbështetur në arsye. Përkundrazi, epoka
moderne e teknologjisë solli shumë gjakderdhje e intolerancë, të cilat
arritën kulmin me luftërat botërore të shekulli XX.

Qëllimi i iluminizmit ishte që njeriu të hiqte frikën dhe të bëhej zot në fatin
e tij. Por, iluminizmi çoi në skllavërimin e mjaft njerëzve dhe në shkatërrimin
e natyrës. Dhe, siç duket, nuk ecën mirë… gjithçka që del nga arsyeja.

 Adorno e Horkheimer, tek “Dialektika e iluminizmit”, marrin si
shembull Odiseun, i cili dëshmon se nuk ua beson fatin e vetë zotave; ai
përdor arsyen dhe kështu bëhet pararendësi i parë i arsyes instrumentale.
Ndërsa joshja e këngës së sirenave ishte një premtim për të shkuarën
e lumtur, Odiseu përdor arsyen për të shpëtuar nga ky tundim dhe u
kërkon shokëve ta lidhin për direkun e anijes. Vuajtja e tij është njëmend
e tmerrshme, por këtë duhet ta kalojë çdo njeri, nëse duhet të bëhet i
qytetëruar dhe për t’u shkëputur nga e kaluara instiktive. Të njëjtën gjë
bën edhe Richard Rorty, duke kundërshtuar traditën platoniste. Të njëjtën
gjë tani e bëri edhe romani postmodern karshi atij modern. Edhe mendimi
i kulturës perëndimore bëri të njëjtën gjë, duke u shkëputur nga miti.
Por, romani postmodern, në këtë rast, nuk bëhet si Odiseu, pararendësi
i arsyes instrumentale, përkundrazi, mbetet një “open forme” (formë e
hapur) ndaj varianteve të ecurisë kreative, ashtu siç mbetet i hapur deri
më sot edhe misioni i Shkollës së Frankfurtit.

Mund të thuhet se, që t’i tejkalojë këto mbetjet e kaluara instiktive,
romanit postmodern iu desh të kalojë përtej nxitjes së debateve për
definimin e problemeve dhe gjetjes së të vërtetave të reja.

396

kritika

Lidhur me pikëshikimin tonë për romanin postmodern, një nga tezat
themelore është vënë në pah nga filozofi Sloterdijk, i cili problematizon
“mendjen cinike”, si një nga shtyllat e forta të postmodernizmit. Sipas
tij, si vetëdije e shtrembëruar dhe e iluminuar, ‘mendja cinike’ posedon
guximin, i merr të gjitha pozitivitetet si mashtrime, si dhe synon t’i
depërtojë në çfarëdo mënyre esencave. Këtu do të shkonte më së miri një
parafrazim (një ilustrim) me romanin “Bijtë e askujt” të Rexhep Qosjes, në
të cilin, për të zbuluar vdekjen e mistershme të Tarik Saraçit, shkrimtari
përdor spiritualizmin ose komunikimin me shpirtrat e të vdekurve. Ky lloj
procedimi është ajo që tek romani postmodern quhet “mburojë”.

Teoricieni Jurgen Habermas ka ngritur tezën e tij për zgjidhjen
e definimit të problemeve dhe pohon se duhet kaluar nga “paradigma e
vetëdijes” në atë të “komunikimit”. Sipas tij, vetëm me hapjen e perspektivës
komunikative mendja mund të riafirmohet me gjithë mundësitë e saj të tjera,
sepse mendja komunikative nuk mund të jetë e kënaqur me ngushëllimin që
ofron religjioni. Por nuk është edhe pa ngushëllim dhe shpjegohet se arsyet
e mosprojektimit utopik të mendjes komunikative në të ardhmen duhen
kërkuar në sistemin e kësaj mendjeje. Me fjalë të tjera, në botën e vorbullës
jetësore, në format e shumta me të cilat ajo po manifestohet e që Habermas-i
i sheh si prodhime të veprimeve të përbashkëta intersubjektive. Kjo është
arsyeja që Habermas-i mbetet “modern” dhe në kërkim të përgjigjeve dhe
koncepteve të reja.

Realisht, të gjitha rrjedhat e reja që kundërshtojnë traditën, siç ka bërë
dhe bën tani romani postmodern, me thënë të drejtën, nuk i ndan ndonjë
hendek i patejkalueshëm. Por identifikimi i romanit (edhe i filozofisë) me
të vërtetën dhe të mirën ka qenë presupozim i vetëkuptueshëm i periudhës
moderne. Kjo është arsyeja pse romani postmodern e kundërshtoi traditën
e romanit modern; ai u krijua si nevojë e kohës për një të vërtetë të re, që
Bodriari do ta quante “simulacrum”, apo simulim. Pra, jetojmë në botën
e simuluar, ku nuk ekziston vetëm një e vërtetë dhe vetëm një realitet,
por shumë të vërteta, qofshin ato intelegjibile apo të këtejanshme. Sepse
te romani modern, “me atë fluturimin në hapësirë”, ka qenë e përhapur
bindja se gjithçka duhet themeluar në esencën e pandryshueshme të së
vërtetës dhe në parimet e pandryshueshme morale, në mënyrë që parimet
e bindjet të jenë të forta. Por e vërteta qëndron ndryshe: është koha që
romani aktual duhet dhe, fatmirësisht, është çliruar nga ngarkesat e tezave

397

të tilla, për fundamentimin e bindjeve për të vërtetën. Tashmë mund të
ketë edhe një të vërtetë utopike, madje edhe shumë sosh. E mira e kësaj
është që romani postmodern e ka hedhur hapin përtej atij hendekut
epistemologjik.

Shtylla e romanit postmodern

Pas gjithë atyre shkarjeve, kufizimeve, mbetjeve të paqëndrueshme
moderne, romanit postmodern i duhet një shtyllë e fortë për t’u mbajtur
mirë.

Richard Rorty, bazuar tek antiesencializmi, pretendon të përs­hkruajë
një liberalizëm, me çfarëdo esence njerëzore. Sot, në të gjitha artet
postmoderne, nuk kanë rol të rëndësishëm heronjtë kalorësiakë. Por
kanë një rol prekës, domethënës dhe tepër njerëzor temat sociale, që janë
vërtet njerëzore. Kjo ndodh sidomos që nga shfaqja e romanit postmodern
e këtej, siç është trajtimi i temave të vogla. Mund të marrim si shembull
filmin “Children of Heaven”, të regjisorit iranian Maid Majidi: qendra e
filmit të tij janë një palë këpucë, me anë të të cilave rrëfehet historia e dy
fëmijëve (vëlla e motër) që kanë vetëm një palë të tilla dhe, për të shkuar
në shkollë, ata i mbathin me rend. Ky film, me temë kaq “të vogël”, i ka
tronditur shikuesit e botës së madhe, autori është nderuar me shumë
çmime, si dhe është nominuar për Oscar. Në po këtë mënyrë konceptimi
të temës, sidomos në letërsi, kemi disa romane, si “Emri i trëndafilit”, i
Umberto Ecos, “I ngadalti” i Coetzt-it, “Nata është dita jonë” i Qosjes etj.,
të cilat quhen romane “të mëdha”, sidomos i pari dhe i treti, dhe janë
romane tipike postmoderne, rrëfimi i të cilave mbahet në tema të shumta
e “të vogla” sociale, që e prekin çdo lexues. Këto tema depërtojnë deri tek
thjeshtësitë më të imta njerëzore, pa “fluturime në hapësirë” e kufizime,
siç ishte për shembull pohimi për Krishtin se “nuk qeshi kurrë”. Romanit
postmodern iu desh një i tillë liberalizëm, që e potenconte Rorty, atij iu
desh një “anti-agelast”, i duhet një ironist dhe i duhet ironia, diçka që është
universale, njerëzore dhe e kënaqshme për të gjithë njerëzit, pra, diçka që
tejkalon të metat, dobësitë dhe të këqijat, gjë që në romanin postmodern
arrihet vetëm përmes ironisë. “Ironia, jo thjesht si një tallje, por më shumë
si një pancir racional që e mbron shkrimtarin nga nostalgjia për të kaluarën.
Pa këtë “pancir”, postmodernizmi përfundon i shtrirë përdhé pa jetë”.

398

kritika

Kontekstin e ri të kulturës liberale, tipik në romanet postmoderne,
e gjejmë tek romanet e Rexhep Qosjes, p.sh., tek “Një dashuri dhe shtatë
faje”, të artikuluar tek personazhi Rexhë. Rexha, “personazhi më tragjik
në këngët popullore: viktimë e shqelmit të kalit”, parodizohet nëpërmjet
ironisë dhe kjo na dëshmon se ironisti është i adaptuar me kulturën
liberale postfilozofike ose postmoderne.

Romani postmodern, sipas Rorty-t, kërkon ironistin liberal, i cili
duhet të jetë i avancuar në dialog të hapur dhe duhet të jetë i papërmbyllur
social (socialisht).

Edhe Umberto Eco ka shpjeguar “çfarë është për të qeshur”. Ai merr
si komikë universale “tortën në fytyrë”, pastaj një kinez kanibal duke ngrënë
një (kinez) të tij me shkopinjtë e pilafit etj. Kjo e fundit është komike për
ne, jo për kinezët dhe dëshmon se thyerja e rregullave është tipar i romanit
postmodern, për shembull., shkel rregullat e tragjikes, duke e shndërruar
atë në komike, në një kontekst tjetër.Në këtë aspekt, Rorty kishte të drejtë
kur pohonte se “reagimi i ironistit ndaj mizorisë është më parë qeshja se
veprimi” dhe se rol kyç në romanin postmodern luan ironisti dhe ironia.
Por Rorty e ka huazuar nga M. Kundera rëndësinë e zhanreve jofilozofike
për përshkrimin e vetës, i cili, siç thamë, “Perëndimin ose Evropën e sheh
të pandashme nga zhanri i romanit”. Prandaj edhe vështrimi i Rorty-t nuk
duhet parë jashtë trajtimit të Kunderës për romanin. Mirëpo, prapë se
prapë, “mençuria e romanit është e ndryshme nga ajo e filozofisë”.

Në Evropë, gjëja më e mirë që është trashëguar dhe ruajtur mirë
është romani, sepse ai na e ruajti qeshjen hyjnore; ironisti liberal i Rorty-t
nuk është figurë e shfytyruar cinike, por formim i natyrshëm njerëzor, siç
kemi qeshjen tek romani postmodern në kulturën perëndimore, gjë që
shpreh individualitetin e lirë. Këto më së miri vërehen tek romani “Emri
i trëndafilit”. Jorgea dihet që na e kujton agelastin dhe trishtimin, i cili
lufton qeshjen. “Ai që qesh, vërtet që nuk beson në atë për të cilën qesh, por
as e urren. Dhe pra të qeshësh me të keqen do të thotë të mos jesh i gatshëm
ta luftosh, e të qeshësh me të mirën do të thotë të mos njohësh forcën që
ka e mira për t’u përhapur vetvetiu”. “Shpirti është i qetë vetëm kur sodit
të vërtetën dhe kur gëzohet me të mirën që ka bërë; me të vërtetën dhe të
mirën nuk qeshet. Ja, prandaj nuk qeshte Krishti”.

E qeshura, pra, është diçka njerëzore, shumë njerëzore; e kjo i
mobilizon agelastët, sidomos në filozofi, për shkak se aty, në këtë pikë,

399

fundamentohet (bazohet) bindja e tyre e palëkundur. E kjo gjë vërehet
tek tradita e romaneve moderne, me zymtësinë dhe “të vërtetat e tyre”.
Ndërsa në romanet postmoderne e këtej, është e kundërta, sepse vetëm e
qeshura është natyrshmëria njerëzore.

Mirëpo, prapë se prapë, ajo që e quajmë postmodernizëm, nënvizon
Linda Haçion, “është thelbësisht kundërthënëse, vendosmërisht historike dhe
pashmangshmërisht politike”. Veç kësaj, “te romani postmodern, ndër paradokset
kryesore është prania e së kaluarës”. Natyrisht, nocioni i postmodernizmit
mbetet temë e hapur për mendjen komunikative, do të thoshte Habermasi,
deri në specifikimin e emërtimit dhe plotësimin e këtij nocioni. Kjo ende
debatohet si tezë e hapur, sikurse në tezat e Shkollës së Frankfurtit, deri në
ndonjë evidentim më të saktë.

BIBLIOGRAFI

1. Milan Kundera “Arti i romanit”, Toena, Tiranë 2001.
2. Richard Rorty “Contigency, Irony, Solidarity”, Toena, Tiranë, 2011.
3. Mihail Bahtin “Çështje të romanit”, Rilindja, Prishtinë 1980.
4. Tcvetan Todorov “Fryma e iluminizmit”, Toena, Tiranë 2011.
5. Linda Hutcheon “A poetics of postmodernism”, Routledge, New
York and London, 2005.
6. Max Horkheimer & Theodor W. Adorno “Dialektika e iluminizmit”,
Dita, Tiranë 2000.
7. Ag Apolloni “Parabola postmoderne”, Prishtinë 2010.
8. Osman Gashi “Jeta e re” (revistë letrare), nr. 1, Prishtinë 2010.
9. Revista letrare “Jeta e re”, nr. 1, Prishtinë 2010.
10. AstritSalihu“RevistaMM”(revistëmikste,epërkatërmuajshme),
Prishtinë 2012.
11. Agim Vinca “Teori letrare”, botimi II, Libri Shkollor, Prishtinë
2012.
12. Umberto Eko “Emri i trëndafilit”, KD, Prishtinë, 2005.
13. Rexhep Qosja “Një dashuri dhe shtatë faje”, roman, Toena, Tiranë
2003.

400


Click to View FlipBook Version