Konferenca VIII Studentore
KONFERENCA VIII STUDENTORE
Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Sfidat e
Shqipërisë drejt Integrimit në BE
Qershor 02,2017
Durrës, Shqipëri
1
Konferenca VIII Studentore
Përfitimet dhe kostot e një monedhë të përbashkët, për rastin e
Shqipërisë
Rizael Myhypaj
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Nga 1 janari i vitit 1999 Europa e bashkuar ka një monedhë të përbashkët, duke
krijuar një sërë lehtësirash si forcimi i tregut të përbashkët Europian dhe një rrezik të
luhatjes së kursit të këmbimit valutor vetëm me vendet jashtë Eurozonës. Këto
lehtësira e kanë një kosto dhe ajo është heqja dorë nga liria për tëpërcaktuar politikën
monetare dhe mundësitë e rregullimit makroekonomik që realizohet nga lëvizja e
vlerës së jashtme të një monedhe vendase.
Shqipëria si një shtet Europian aspiron që nga fillesat e rendit të saj demokratik të
bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Po cilat do të ishin përfitimet e mundshme të
Shqipërisë? Po kostot? Në cfarë mënyre do të mund ti rrisnim përfitimet dhe të ulnim
kostot? Në këtë punim unë do të përpiqem ti jap një përgjigje sa më konkrete këtyre
cështjeve të rëndësishme që do të sillte ky integrim i mundshëm,por jo vetëm.
Fjalë kyçe: Zona e Monedhës së Përbashkët, Bashkimi Europian, Mekanizmi
Europian i Kursit të Këmbimit, Zonë e Monedhës Optimale, Kostot e Transaksionit,
Euroland.
HYRJE
Pas pasojave që patën nga dy Luftrat Botërore në gjysmën e parë të shekullit të 19 të
vendet europianë kryesisht Franca dhe Gjermania shprehen vullnetin për të
minimizuar konfliktët e mëvonshmë. Kjo pasi paqja dukej së ishte altërnativa e duhur
për një harmoni sociale dhe politike, rrjedhimisht në një rritje ekonomike për të
konkuruar tregun botërror. Këto objekiva arriheshin vetëm më rritjen e bashkpunimit
ndermjet vendeve dhe unifikimin e tregut europian, që do të contë më vonë në një
bashkim monetar europian.
Lëvizja drejt një monedhë të vetmë Europianë ka një histori relativisht të gjatë. Skica
kryesore e këtij bashkimi fillon më Traktatin e Maastricht it (Traktati i Bashkimit
Europian) në vitin 1992. Në këtë traktat u vendosën për here të parë një sërë kriteresh
për pranimin për t‘ju bashkengjitur bashkimit të propozuar monetar. Disa nga këto
kritere striktë ishin : të pasurit e një deficiti buxhetor më pak së 3% e GDP së , një
raport të borxhit qëveritar ndaj GDP së prej më pak së 60%, kombinuar më norma të
ulta inflacioni dhe më intëresa të përaferta më mësataren e BE së . Gjithashtu nga ky
2
Konferenca VIII Studentore
traktat u formulua një grafik kohor për futjen e monedhës së përbashkët në qarkullim
dhe kompleksi i rregullave për krijimin e një banke qëndrore europianë. Banka
qëndrore europianë e filloi aktivitëtin e saj në qërshor të vitit 1998, duke krijuar
keshtu së bashku më bankat qëndrore të vendeve antare në marrveshje, Sistemin
Europian të Bankave qëndrore. Këtij sistemi i është deleguar përgjegjesia për të
siguruar stabilitëtin e cmimëve dhe për venjën në jetë të politikes së vetmë monetare
europianë.
Monedha e vetmë e Eurozonës, zyrtarisht hyri në qarkullim më 1 janar të vitit 1999.
Në këtë ditë kurset e këmbimit ndermjet monëdhave të vjetra kombetare kombetare të
vendeve të Eurolandit u lidhe në mënyrë të pakthyeshmë dhe disa ditë më pas tregjet
finanziare filluan ta tregtojnë euron kundrejt monëdhave të tjera, si edhe të tregtojnë
letra më vlerë të emëtuare në euro. Po në 1 janar por të vitit 2002 hynë në qarkullim
bankenotat dhe monëdhat e para mëtalike euro, dhe brenda pak muajsh përfundoi
kalimi në euro si mjet i vetëm i këmbimit në eurozonë.
Kalimi në një bashkim monetar përben një hap shumë të guximshem. Shumë nga
monëdhat kombetare që u zevendesuan nga euro qarkullonin për qindra vjet.
Natyralisht lind pyetja së përsë këto vende e konsideruan të arsyeshmë të braktisnin
monëdhat e tyre për të adoptuar një monedhë të vetmë të përbashkët? Mund të themi
së përgjigjia e kesaj pyetje është sa ekonomike aq edhe politike. Sidoqoftë, egzistontë
gjithashtu besimi së pasja e një monedhë të vetmë do të ndihmontë të ―kompletohej
tregu‖ më mallrat, sherbimët dhe më faktoret e prodhimit europian që kishin qënë një
projekt në vazhdim për shumicen e përiudhes së pasluftës.
Shqipëria në kuadrin e një shteti të Europes Lindorë aspiron intëgrimin në Bashkimin
Europian, si një mënyrë për të rritur zhvillimin në saje të përfitimëve të mundshmë që
do të ofrontë ky intëgrim. Por këto përfitimë duhet të peshohen kundrejt kostos së
bashkengjitjes më një zonë të përbashkët monetare
LITERATURA
Historiku i përmbledhur i marrëdhënieve Shqipëri - Be
Marrdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Komunitëtit Ekonomik Evropian u
vendosën në qërshor 1991. Në maj 1992 u nënshkrua Marreveshja e Tregtisë dhe
Bashkepunimit Ekonomik, e cila u shoqërua edhe nga nënshkrimi i Deklaratës së
Përbashkët Politike Shqipëri - Komunitëti Evropian. Shqipëria ishte vendi i parë në
rajon që nënshkroi një marreveshje të tille.Samiti i Zagrebit i Nëntorit 2000, lançoi
Procesin e Stabilizim-Asociimit për 5 vendet e Europës Juglindorë, duke përfshire dhe
Shqipërinë. Nëgociatat më Shqipërinë për nënshkrimin e Marreveshjes së Stabilizim
Asociimit u hapen zyrtarisht në vitin 2003. Më 28 prill 2009, Shqipëria paraqiti në
Keshillin e BE-së kerkesën për anëtaresim. Më 16 nëntor 2009, Keshilli i Çeshtjeve të
Përgjithshmë dhe i Marredhenieve më Jashtë, i kerkoi Komisionit të përgatisë
Opinionin për Shqipërinë. Më 16 dhjetor 2009, u dorëzua Pyetësori nga Komisioni
Evropian. Në baze të përgjigjeve të Pyetësorit të plotësuar nga pala shqiptare, në
10.11.2010 u publikua Opinioni i Komisionit Evropian për kerkesën e Shqipërisë për
anëtaresim, në të cilin u identifikuan 12 prioritëtë kyçe për hapjen e nëgociatave të
3
Konferenca VIII Studentore
anëtaresimit më BE.Në Raport Progresin e vitit 2012, Komisioni rekomandoi që
Keshilli duhet t`i jape Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varesi të përmbushjes
së masave kyçe në fushen e drejtësisë dhe reformës së administratës publike, si dhe
përfundimin e rishikimit të procedurave të rregullores parlamëntare.
Marrja e Statusit të vendit kandidat
Në datën 24 qershor 2014, Keshilli i Çeshtjeve të Përgjithshmë të Bashkimit Evropian
vendosi t‘i jape Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe u mbështet disa ditë më
vonë (27 qërshor 2015) nga Keshilli Evropian. Kjo rastisi edhe më 10 vjetorin e
―Agjendes 2014‖, të propozuar nga qëveria greke në vitin 2004, si pjesë e Samitit të
Sëlanikut.
Dialogu Politik BE- Shqipëri
Dialogu politik BE-Shqipëri shoqëron dhe konsolidon marredheniet ndermjet
Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe kontribuon në vendosjen e lidhjeve të ngushta
të solidaritëtit dhe formave të reja të bashkepunimit ndermjet paleve. Më hyrjen në
fuqi të Marreveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik Shqipëri-BE
zhvillohet në formatin e Keshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) dhe strukturave të
tjera të përbashkëta.
Procesi i liberalizimit të vizave
Në mars 2008, u lançua dialogu për Liberalizimin e Vizave mës Shqipërisë dhe
Bashkimit Evropian. Udherrefyesi për Shqipërinë u dorëzua zyrtarisht në qërshor
2008, për të vijuar më procesin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në këtë
dokumënt nga vendi ynë. Në baze të plotësimit të kritereve të Udherrefyesit, në 15
shtator 2010, Komisioni Evropian hartoi një vlerësim pozitiv për Shqipërinë, për
Parlamëntin Evropian dhe vendet anëtare të BE. Ky vlerësim i hapi rrugen vendim-
marrjes për liberalizimin e vizave për qytëtaret shqiptare drejt hapesires ―Schengen‖.1
ANALIZA E GJETJEVE
Përfitimet nga një bashkim monetar
1. Eliminimi I kostove të transaksionit: Një përfitim I dukshem dhe I
drejtpërdrejtë është së ky proces e ben tregtinë më të lehtë ndermjet antareve
pasi nuk do të kishim më kosto për konvertimin e monëdhave. P.sh: sot një
kompanie Shqiptare që blen produktë europianë I duhet të paguaje një
komision për të konvertuar lekun shqiptar në euron europian një intëgrim I
mundshem do ta zerontë këtë kosto. Ndokush do të thoshtë së eliminimi I
kesaj kostoje do të thotë më pak të ardhura për institucionin konvertues dhe
rrjedimisht shkurtim në vende punë.Kjo është pjesërisht e drejtë pasi eliminimi
I kesaj kostoje do të thotë më shumë të ardhura për kompanitë opëruesë dhe
rrjedhimisht hapje vendesh të reja punë. Më pak fjalë në tërma afatgjatë kjo do
të silltë kompletim të tregut, rrjedhimishte eficence më të lartë.
2. Rritja e transparënces në cmim: Cmimët në valuta të ndryshmë mund të jetë
relativisht e veshtire për ti krahasuar. Keshtu që nësë mallerat dhe sherbimët
cmohen nga e njëjta monedhë atëhere krahasimi I cmimëve është I
drejtpërdrejtë. Kjo mund ti ndihmoje firmat opëruesë të shkurtojnë
1 http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/integrimi-ne-Be
4
Konferenca VIII Studentore
shpenzimët, pasi ata do të ishin në gjendje për të gjetur produktin më të lire më
lehtë dhe më shpejtë, që do të thotë më shumë informacion mbi tregun.
3. Reduktimi I riskut që shkaktohet nga evitimi I luhatjeve të kursit të këmbimit:
Reduktimi I këtij risku do të bënte që firmat të ishin në gjendje të planifikonin
në mënyrë më të sigurtë në terma afatgjatë. Kjo do të thotë se projekte
investimesh të konsiderueshmë si ndertimi I fabrikave të reja do të dukeshin
më pak të rrezikshmë, rrjedhimisht rritje në investim, rritje nga e cila do të
përfitontë e tëre ekonomia.
4. Ulja e inflacionit: Banka Qëndrore Europianë e cila përcakton normat e
intërest për të gjithe eurozonën do të jetë e angazhuar për mbajtjen e një
inflacioni të ulet. Në këtë aspekt vendet të cilat kanë një inflacion përgjithsisht
të lartë do të përfitonin nga një intëgrim I mundeshem.
5. Përfitimët në Sëktorin Financiar: Futja në qarkullim e euros ka beret e
mundur uljen e kostos tregtare në bono, capital, dhe asëtëve bankare në
Eurozonë.
6. Rritje e Konkurences dhe efikasitetit: Intëgrimi në një monedhë të vetmë do të
nxistë konkurrencen pasi do të kishte transparënce më të madhe të cmimëve
dhe për më tëpër firmave do ti duhej të opëronin në një treg më të gjere. Kjo
rrjedhimisht do të ndihmonte në efikasitetin e firmave pasi atyre do tu
detyroheshin të mbetën konkuruesë.
7. Reduktim I daljes jashtë eurozonës të
kapitalit: Ky reduktim vjen si pasoje e
uljes së kostove të transaksionit, dhe
rritjes së sigurisë për të ardhmën. Kjo gje
do të bentë që firmat mos të investonin
më jashtë eurozonës por brenda saj duke
sjelle keshtu një rritje të mundshmë
ekonomike.2
Kostot e një bashkimi monetar
1. Humbja e autonomisë mbi politiken monetare: Kjo është një nga kostot
kryesore më të cilat përballen vendet që intëgrohen në këtë bashkim monetar.
Në një zonë ku opëron një monedhë e vetmë kemi një banke qëndrore për të
gjithe vendet që harton politiken monetare, në këtë rast kemi të bejmë më një
politike monetare që ―i përshtatë të gjitheve‖ por jo egzaktësisht sic duhet.
Rrjedhimisht vendet antare humbasin mundesinë e zhvlersimit të monedhë së
tyre si një mjet për të rritur eksportët osë mundesinë për të përdorur politika
fiskale të tilla ulja apo ngritja e taksave në mënyrë direktë në varesi të
kushtëve ekonomike.
2. Humbja e Sovranitetit: Në një bashkim të tille, jo cdo vend anëtar është po aq i
fortë apo i dobet sa të tjerët ekonomikisht apo strukturalisht. Niveli i
bashkepunimit të nëvojshem në një bashkim të tille duhet të jetë shumë i lartë
për të zgjidhur një mori ceshtjeh që përfshijnë inflacionin apo normat e
intëresit. Keshtu që një disbalance në fuqinë midis shtetëve do të bentë që
shtetët të ndikonin tëk njëra tjetra në vendimmarrje.
2 Steger, M. B.. “BE. Hyrje e shkurtër”, Oxford –University Press. Tiranë2003
5
Konferenca VIII Studentore
3. Efektë të ndryshmë nga politika monetare: Edhe në rastët kur vendet janë në
kushtë ekonomike të përaferta, mund të ndodhe që një politike e vetmë të këtë
efektë të ndryshmë në vende të ndryshmë. Psh: të marim si të mirqënë fakin së
Shqiptaret tëntojnë të kenë shtëpitë e tyre më shumë së sa shtetasit e tjere
europianë, kjo e ben Shqipërinë shumë më të varur nga kreditë hipotëkare, dhe
rrjedhimisht një ndryshim në normat e intëresit nga Banka Qëndrore
Europianë do të kishte efektë të tjera në Shqipëri në krahasim më vendet e
tjera të eurozonës që në rastin tonë nuk varen shumë nga kreditë hipotëkare.
4. Goditjet e jashtmë Ekonomike: Tronditjet ekonomike më prejardhje nga jashtë
mund të kenë një ndikim nëgativ. P.sh: një rritje e shpejtë e cmimit të naftës
mund të ndikoje në mënyra të ndryshmë në vende të ndryshmë në varesi të
ndikimit që nafta ka në këto vende, sëpsë nëqoftësë Shqipëria ka disa rezerva
naftë të shfrytëzueshmë atëhere nafta nuk do të kishte të njëjtin impakt si në
Luksemburg që nuk ka asnjë rezerve naftë.
5. Shpenzimët e Tranzicionit: Në rastin e një bashkimi monetar do të kishim disa
kosto në përiudhë afatshkurtër për kalimin në monedhën e re. P.sh: në Shqipëri
makinëritë e shitjes automatike d otë duhej të riprogramoheshin për shitjen në
një tjetër monedhë, gjithashtu Shqipëria do të duhej të përballontë koston për
të tërhequr paranë e vjetër dhe për të hedhur në qarkullim të renë.3
Teoria e zonave optimale
Kjo teori përpiqët të vendosë disa karaktëristika nëpërmjet të cilave vendet antare
mund të reduktojnë kostot dhe të rrisin përfitimet
Karakteristikat që reduktojnë kostot e një monedhë të vetme: Sic e kemi
përmëndur edhe më sipër kostoja kryesore e bashkimit monetar është humbhja
e autonomisë për hartimin e politikes monetare si dhe e përjashtimit të
rregullimit makroekonomik ndermëj lëvizjes së kursëve të këmbimit. Në rastin
e një tronditje ekonomike do të shikonim një lëvizje të inflacionit dhe
papunsisë, por këtu kemi të bejmë më tërma afatshkurtër. Normalisht që
ekonomitë në tërma afatgjatë ndodhen në nivelet e tyre natyrore të prodhimit.
Keshtu që sa më shpejt të kalohet në nivelet natyrore të prodhimit aq më pak
kosto do të këtë për vendet anëtare të një bashkimi monetar. Por si të mund ti
kalojmë tronditjet afatshkurtra ekonomike?
1. Fleksibilitët sa më i lartë i pagave në të gjithe zonën e monedhës së pebashkët:
Një fleksibilitët i lartë i pagave ben që pagat të reagojnë shpejtë në varesi të
rritjes apo renies së papunsisë.
2. Lëvizshmëria sa më e lartë e krahut të punës: Në këtë rast një lëvizshmëri sa
më e lartë e krahut të punës ben që të sheshohen disbalancat e papunësisë në
vendet e bashkimit monetar, pasi një i papunë nga një vend i eurozonës e ul
nivelin e papunësisë në vendit e tij duke gjetur punë në një vend tjetër të
eurozonës ku ka kerkesë të lartë nga ana e firmave për punë. Keshtu që sa më
e lartë të jetë lëvizshmëria e krahut të punës aq më shumë mund ta mbroje ajo
bashkimin monetar nga tronditjet asimëtrike.
3 Borçard, Diter –Klaus. “ABC – ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian”. Pegi.2010.
6
Konferenca VIII Studentore
3. Lëvizshmëria sa më e lartë e Kapitalit: Në tërma të mbrojtjes së një bashkimi
monetar nga një tronditje asimëtrike, lëvizjet e mëdha të kapitalit fizik do të
ndihmonin gjithmonë e më shumë në rritjen e kapacitëtit prodhues në vendet
që përjetojnë një gjallerim, mëqënësë firmat e vendeve të tjera anëtare
investojnë atje. Kjo përvec së kompeson tronditjet afatshkurtra ben të mundur
edhe ngushtimin e pabarazive rajonale, gjithashtu. Ndersa përsa i përkët
kapitalit finaciar, levezshmëria e lartë e tij mund të jetë e dobishmë në
mbrojtjen e ekonomive nga tronditjet afatshkurtra. P.sh : banoret e një vendi
që po përjeton recesion do të deshironin të mërrnin hua nga banoret e një
vendi që po përjeton gjallerim, në mënyrë që të kapërcenin veshtiresitë e tyre
afatshkurtra.
Karaktëristika e cila rrit përfitimët e një monedhë të vetmë: Këtu mund të
përmëndim shkallen sa më të lartë të intëgrimit tregtar. Sa më e madhe të jetë
sasia e tregtisë që behet ndermjet vendeve aq më shumë do të përfitojnë nga
adoptimi i një monedhë të përbashkët. Një nga përfitimët e bashkimit monetar
të sipërpërmëndura është edhe eliminimi i kostove të transaksionëve, keshtu
që sa më e lartë të jetë tregtia nderkombetare ndermjet vendeve anëtare të
bashkimit ekonomik aq më i madh është reduktimi në kostot e transaksionit që
detyron pasja e një monedhë të huaj.4
KONKLUZIONET
Duke u nisur nga ky studim arrijmë në përfundimet si më poshtë:
Shqipëria e trajton intëgrimin në BE tëresisht si një ceshtje politike, e cila nuk
është qasja e duhur duke marre indicje edhe nga rasti i Brexit.
Vlen për tu përmëndur së nuk është e qartë së sa do të përfitoje Shqipëria nga
lëvizja e lirshmë e forces punëtore. Kjo pasi në po përballemi momëntalisht
më vale emigrimi jo normale dhe kjo liri do ta lehtësontë emigrimin e forces
puntore duke ulur agregatët dhe eficencen e ekonomisë tonë.
Nga një intëgrim i tille kam përshtypjen së femëri Shqiptar nuk ka përfitimë të
qënësishmë. Fermëri sot punon që të konkuroje produktët e përvec të tjerave
edhe produktët më origjinë Europianë, por intëgrimi në BE do ta ultë edhe më
shumë koston e një produkti Europian duke bere keshtu që fermëri të humbe
mundesinë e konkurimit. Kjo mund të sillte në terma afatshkurtër
përkeqësimin e financave të fermëreve Shqiptar.
Aderimi në BE me një monedhë të përbashkët ka këto kosto dhe përfitimë të
sipër trajtuara, por duhet të behen parashikimë së skenareve të ndryshem nqs
do të shtoheshin anë nëgative të tjera apo do të të uleshin përfitimët.
Përfundimisht Shqipëria nuk është në kushtet e farorshmë për të optimizuar
përfitimët nga BE. Duke qënë në një gjendje të tille unë nuk e shoh integrimin
Europian si zgjidhjen e duhur. Unë propozoj si alternativën e duhur
konsolidimin e mëtejshem të ekonomisë tonë, rritjen e sigurisë për të pasur
parashikime më të sakta, dhe specializimin e sëktoreve tanë ekonomik. Europa
4 Bogdani Mirela, Loughlin John.. “Shqipëria dhe BE, Integrimi Europian dhe Prespektiva e
Pranimit”. Dajti, Tiranë. 2004
7
Konferenca VIII Studentore
e bashkuar ka këtë eficence sëpsë është bere e mundur direkt osë jodirejt
ndarja e sëktoreve ekonomike, duke bere të mundur prodhimin më eficence të
lartë dhe duke nxjerre produktë edhe për tregun botëror. Shoh si një nëvoje
emërgjentë ngitjen e grupeve të kerkim zhvillimit për ekonominë shqiptare për
ta kanalizuar atë në industri ku rritët eficenca më qëllim konkurimin e
produktëve dhe sherbimëve nderkombetar.
Duhet ndaluar së mënduari së situata jonë do të përmiresohej vetëm psë dhe
pasi do të antaresoheshim në BE.
BIBLIOGRAFIA
Steger, M. B.. ―BE. Hyrje e shkurtër‖, Oxford –University Press. Tiranë2003
Borçard, Diter –Klaus. ―ABC – ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian‖.
Pegi.2010.
Bogdani Mirela, Loughlin John.. ―Shqipëria dhe BE, Integrimi Europian dhe
Prespektiva e Pranimit‖. Dajti, Tiranë. 2004
N.Gregory Mankiw & Mark P.Taylor, ―Ekonomiksi Makroekonomia‖,
UETpress, Tirane 2013
Salko Drini, ―Bazat e Finances‖, Pegi, Tirane 2015
Rudiger Dornbusch & Stanley Fischer, ―Makroekonomia‖, Dituria, Tirane
2014
REÇI, Mirjam, ―çështje të perceptimëve të shqiptarëve mbi kostot dhe
përfitimët e hyrjes në bashkimin europian‖, Në kërkim të gradës shkencore:
DOKTOR Në ―Studime Evropiane dhe Integrim Evropian‖, TIRANË, Korrik
2014
Nga interneti:
http://www.punetejashtmë.gov.al/al/misioni/integrimi-ne-Be
http://europa.eu/index_en.htm
http://www.economicshelp.org/europe/benefits-euro/
http://www.investopedia.com/terms/e/economic-
shock.asp?layout=infini&v=5A&adtest=5A&ato=3000
http://www.investopedia.com/articles/investing/043015/what-are-advantages-
not-adopting-euro.asp
8
Konferenca VIII Studentore
Ndërmjetësimi Financiar dhe Impakti në Ekonominë Shqipëtare
Ardita Ndoj, Brisilda Cenaj, Artjola Sheshi
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Në ditët e sotme, sistemi ekonomik botëror ështe përherë në një proces zhvillimi të
vazhdueshëm, kjo falë karakterit të tij gjithnjë e më shumë të adaptueshëm ndaj
ndryshimeve si dhe konsolidimit në shkallë më të lartëtë marrëdhënieve diplomatike,
ekonomike e tregtare midis shteteve. Në fushën e madhe të sistemit ekonomik
botëror, Shqipëria paraqitet si një vend me një ekonomi tregu në proces zhvillimi ku
në vitet e e fundit po njeh ritme rritjeje pozitive. Përtej politikave makroekonomike,
lehtësirave qeveritare, marrëveshjeve tregtare, agjentetë rëndësishëm ku mbështeten
politikëbërësit ekonomikë për zhvillimin ekonomik mbeten institucionët financiare
ndërmjetesuese vecanërisht ato bankare.
Në ekonominë e Shqipërisë ndërmjetësit financiare shërbejnë si mekanizma katalizues
duke realizuar në shkallë më të lartë qarkullimin monetar dhe duke i dhënë
frymëmarrje ekonomisë në rang kombëtar. Qëllimi i studimit tonëështe investigimi
rreth ndërmjetesve financiarë në Republikën e Shqipërisë duke vëzhguar ndryshimet
e ndodhura në aktivitetin e tyre përgjate viteve, duke pasur si objektiva evidentimin e
shkallës së ndërmjetesimit financiar dhe analizimin e zhvillimeve ekonomike në
Shqipëri kjo e studiuar nën aspektin e influencës së institucioneve financiare
shqipëtare vecanërisht ato bankare.
Realizimi i punimit tonë me karakter analizues dhe deskriptiv ështe mbështetur
kryesisht në raportet financiare të Bankës së Shqipërisë dhe raporte e studime te
kryera nga specialistë në fushën financiare. Ky punim del në konkluzione se
ndermjetësit financiare shqipëtarë janë faktorë kyc nëprogresin ekonomik, prandaj
inkurajimi i veprimtarisë së tyre duhet te qëndrojë si një ndër objektivat primarë te
drejtuesve në kuadrin e arritjes së objektivit te përhershëm , atij te zhvillimit te
qëndrueshëm ekonomik.
Fjalë kyce: Ndërmjetës financiar; Sistem financiar, Zhvilllimi ekonomik.
HYRJE
Punimi bën një overview të fillesave të institucioneve ndërmjetësuese financiare
jopublike në shtetin shqipëtar duke u fokusuar më shumë në periudhën e intesifikimit
të veprimtarisë së tyre. Në këtë punim i është kushtuar vëmendje institucioneve
private financiare (atyre më të rëndësishme), ndërsa Banka e Shqipërisë nuk është
trajtuar përderisa rëndësia dhe impakti i saj si rregullator përgjatë ekonomise ështe i
9
Konferenca VIII Studentore
vazhdueshëm dhe i ditur tanimë. Pastaj vazhdohet me analizimin e aspekteve të
kreditimit dhe të financimit që kanë dhënë duke marrë në studim vetëm një numër të
caktuar vitesh të fundit ku ështe vënë re impakti më i madh, kjo e shoqëruar me
raporte dhe me grafikë pasqyrues. Punimi ofron gjithashtu rekomandime rreth
inkurajimit të veprimtarisë më eficiente të ndërmjetësuesve financiarë.
Objektivi primar i punimit të ndërmarrë rreth ndërmjetësve shqipëtare private është të
pasqyrojë influencën e tyre të luajtur në zhvillimin ekonomik të shtetit shqipëtar duke
analizuar përvec kësaj ndryshimet e pësuara prej tyre fokusuar më me detaje në vitet e
fundit të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhojat në zhvillimin makroekonomik në vend.
Synohet të jepet informacion rreth veprimatarisë së tyre dhe rrjedhojat në aktivitetet e
subjekteve private në sistemin ekonomik , ndikimi në rrjedhat e parasë dhe investimet
vecanërisht.
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë ecurinë e ekonomisë shqipëtare nën efektin e
ndërmjetësve financiarë, duke parë luhatjet dhe efektet vecanërisht pozitive të dhëna
nga ato. Më tej, do të paraqiten edhe ndryshimet e ndodhura këtyre ndërmjetesve
financiarë private në aspektin e veprimtarisë së tyre. Vëmendje më e madhe do ti
kushtohet dhënies së informacionëve në lidhje me vitet më të fundit në te cilat
ndërmjetesit financiarë kanë influencuar më fuqishëm.
Punimi i ndërmarrë i përket një natyre analizuese dhe informuese. Në realizimin e
tij është përdorur metoda krahasuese kjo e ndërthurur me atë historike. Kjo ështe
kryer me tendencën e të parit dhe krahasimit të përformancave dhe ecurisë së
ndërmjetësve financiarë shqipëtarë në rrjedhën e viteve. Metodat e analizës
statistikore përshkruese gjejnë përdorim në shërbim të paraqitjes të të dhënave,
ndryshueshmërisë së tendencave përgjatë disa periudhave të ndryshme të shqyrtuara.
LITERATURA
Sistemi financiar, fillesat n[ Shqip[ri
Pasi Shqipëria doli nga regjimi komunist, tranzicioni nga një ekonomi e planifikuar
drejt një qendre të orientuar drejt tregut, së bashku me ndihmën e bollshme
ndërkombëtare dhe ndihma të tjera strategjike, ndihmuan vendin të përparojë5. Ky
ndryshim do te vihej re pas viteve të para te '90. Në fillimet e veta të viteve '90,
ekonomia e tregut dhe marrëdhëniet e tregut tek ne zunë fill në kushtet e mungesës
totale të institucionëve të tregut.6 Mungesa e tillë bënte që ekonomia të realizonte
frytet e investimeve individuale me ritëm të ngadaltë dhe jo fluent. Sistemi financiar i
kësaj dekade i korrespondon sistemit të llojit empirik.
Niveli i depozitave dhe I kredive dhe financimeve të dhëna nga këta ndërmjetës
financiarë ishin shumë të ulëta kjo e ardhur nga:
5The World Bank, Albanian Economic Overvieë, April,20,2017.
6 Sh.Bundo, E.Luci, G.Cane, Sistemi financiar dhe roli i institucioneve të ndërmjetesimit brenda tij,
Tiranë, 2004, fq.301.
10
Konferenca VIII Studentore
Numri i ulët i ndërmjetesve financiarë (operonin vetëm tre banka
private)
Mungesa e familjaritetit me institucionet financiare
Mosbesimi dhe mungesa e informacionëve për huamarrësit
Mbështetja e investimeve dhe e financimeve në para të marra në para
të thata
Kapacitetet jo shumë të larta financuese të institucioneve financiare
Situatë e vështirë makroekonomike
Përvec kësaj, në etapat e para të këtij procesi ndërmjetësit financiarë, të vegjël në
numër nuk luajtën rol të rëndësisishëm në ekonomi dhe trasferimi kryesor i flukseve
monetare kryhej përmes transferimit financiar direkt midis individëve ku paraja
lëvizte në formën e saj parësore dhe jo përmes llogarive bankare.
Funksionet e ndërmjetësve financiare dhe shkalla e realizimit në Shqipëri gjatë
viteve 1990-2000
Shkalla e ndërmjetësimit financiar gjykohet nga niveli i kryerjes së funksioneve
financiare për të cilët ndërmjetësit financiarë janë të specializuar. Kështu përsa i
korrespondon periudhës më të vështirë tranzitore, vitet 1990-2000 ne kemi bërë një
analizë rreth shkallës së kryerjes së funksioneve ndërmjetësuese që paraqitet si më
poshtë:
1-Pas viteve '90, vecanërisht në dekadën e parë, mekanizmi i pagesave ekzistonte, por
kishte funksionalitet të kufizuar përderisa nuk ekzistonte as kultura e kryerjes së
transaksioneve përmes tyre.
2-Dihet që ndërmjëtesit janë të specializuar në procesin e shitjes dhe të blerjes së
letrave me vlerë. Në Shqipëri në këtë përiudhë duke e parë edhe nga niveli i standartit
të jetesës ku GDP/ për fryme luhatej në vlerat 12007 $, shqipëtarët nuk ishin në
gjendje te investonin shuma parash në këto institucione.
3-Bankat, kompanitë e pensioneve, të investimeve,të sigurimit etj, kanë funksion
shumë të dobishëm atë të uljes së kostove të transaksioneve të financimit dhe të
informacionit. Përderisa edhe financimet dhe përdorimi i shërbimeve që ofronin këto
njësi ishte i ulët, ky funksion rrjedhimisht realizohej pak.
4-Ekonomitë e shkallës gjithashtu janë një vecori e ndërmjetësve financiarë. Sa më i
madh të jetë vëllimi i transaksionit aq më e vogël ështe kosto për njësi. Meqë themi se
niveli i kredive ishte jo i lartë detyrimisht as ky funksion nuk realizohej aq mirë nga
ndërmjetësit e atëhershëm.
5-Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditetit vjen si një tjetër vecori e ndërmjetësve
financiarë. Ky funksion realizohet përmes dhënies së huave afatshkurtra por edhe
7 Përpara vitit 2000 GDP ishte me e ulet se 1200-1500$/frymë.
11
Konferenca VIII Studentore
afatgjatë dhe menaxhimit të tyre e marrjes të depozitave. Ky funkson është kryer nga
institucionet ndërmjetësuese edhe në Shqipëri edhe pse menaxhimi i kredive ka
paraqitur ngaherë probleme.
Bankat private dhe r[nd[sia e tyre
Zakonisht, zhvillimi financiar matet nga faktorë si madhësia, thellësia, qasja dhe
efikasiteti dhe stabiliteti i sistemit financiar i cili përfshin tregjet, ndërmjetësit,
shumëllojshmërinë e aseteve, institucioneve dhe rregullimet. Sa më e lartë shkalla e
zhvillimit financiar, aq më e gjerë diponueshmëria e shërbimeve financiare që lejojnë
diversifikimin e rriskut.8
Bankat në Shqipëri përherë kanë qenë të rëndësishme. Në vendet në zhvillim ,ku
mungojnë institucionet e tjera financiare ose ku aktiviteti i tyre është shumë i ulët,
sistemi bankar praktikisht, mund të identifikohet me sistemin financiar. Rasti i
Shqipërisë, është një rast ku sektori financiar reduktohet në aktivitetin e sistemit
bankar.9
Sistemi bankar asokohe dha 24 miliardë lekë kredi, që ishte tre herë më shumë se një
vit më parë. Rritja e niveleve të kredisë dhe konkurrencës në tregun e kredisë bëri që
të vërehej zhvendosja e investimeve nga letrat me vlerë të qeverisë drejt huave për
klientët e tyre, pra duke rritur kështu me ritme shumë të shpejta portofolin e kredive.
Kjo i dha nxitje të madhe konsumit dhe hapjes së veprimtarive të vogla biznesi duke
influencuar në rritjen graduale (me ritme jo aq të larta megjithatë) të jetesës.
Në vitin 2000, në mënyrë të vazhdueshme, Banka e Shqipërisë veproi në drejtim të
uljes së normave të interesit në ekonomi. Sistemi bankar rezultoi me fitim dhe
kapitalizim të kënaqshëm që u konvertua në më shumë kredi dhe investime nga
bankat. Gjatë kësaj periudhe aktive bëhen përvec bankave, edhe fondet e pensioneve
dhe shoqëritë e sigurimeve me rritje të veprimtarisë ndërmjetësuese, madhësisë së
primeve, kredive të dhëna, depozitave e aktiveve duke përmirësuar raportet
financiare të tyre.
Ne mund të interpretojmë se një sasi e konsiderueshme kredie i është akorduar
vecanërisht sektorit tregtar, njësive tregtare me kredi afatgjata. Përderisa sektori
tregtar është baza për punësim dhe rritje konsumi, rritjen e madhe e ka dhënë ai si
rrjedhojë e mbështetjes përvec se në investimet fitimprurëse dhe në financimin nga
bankat e nivelit të dytë si BKT më e rëndësishmja .
Një zhvillim pozitiv vërehet në vitet 2004-2005 ku ekonomia shqipëtare po fillon
mbështetjen në kreditim nga institucionet financiare vecanërisht nga bankat. Për të
mbetur në kuadrin e realizimit të një përmbledhjeje për sistemin financiar duke dashur
8 Meka, E. Meka, S. Albanian financial system in front of global & financial crisis-A new approach to
ensure long-term sustainabily,European University of Tirana,2008,322.
9 Uruci, E. Makroekonomia, botimet Toena, Tiranë, 2006, fq 21.
12
Konferenca VIII Studentore
të përqëndrohemi më shumë në vitet e fundit po paraqesim një përmbledhje rreth
ndryshimeve më të rëndesishme të pësuara nga ata ku vërehet:
Zgjerim i rrjetit në formën e degëve, të agjencive dhe të zyrave dhe teknologji
e re.
Përshpejtim i procesit të privatizimit të bankave shtetërore.
Zgjerim i aktivitetit të institucioneve jobankare.
Rritje të konkurrencës në sistemin bankar, peshës së kapitalit të huaj dhe
aktivitetit kredidhënës.
Përmirësimi i cilësisë së portofolit të kredive dhe lehtësim standartesh
huadhënieje.
ANALIZE E VEPRIMTARIS[ S[ FINANCIARE
Viti 2012
Në këtë vit sistemi bankar kishte një shkallë të konsiderueshme likuiditeti duke
përmirësuar dhe lehtësuar blerjet në rang kombëtar. Shtrëngimi i masave të
huadhënies e trashëguar nga viti parardhës nuk do jepte rritjen e dëshiruar të
aktiviteteve sipërmarrëse. Bankat në këtë periudhë do ulnin numrin e kredive prej
kredive me probleme. Megjithatë, funksionin e ndërmjetësimit financiar, bankat e
kompesuan me rritjen e investimeve në letra me vlerë. Pozitive është fakti se në fund
të vitit 2012, kredia afatgjatë vijon të ketë peshën kryesore në totalin e portofolit të
kredisë, gjë që krijoi premisa të mira zhvillimi për të ardhmen. Linja e kreditimit
mbetet pothuajse identike. Sektorët më të kredituar të ekonomisë ishin: tregtia,
riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, sektori i ndërtimit dhe sektori i
industrisë përpunuese. Kjo përputhet edhe me atë që u tha më lart ku financimi në
këtë përiudhe nuk dha efekt të rëndësishëm në zhvillim sektorësh.
Grafik nr. 3: Kreditë e dhëna sipas sektorëve në përqindje, viti 2012
Bujqesi,gjueti, Individe, 26.20% Pe,s0hkim, 0.20% Ind.perpunuese, Ind.nxjerrese,
1.00%
10.60% 1.40%
Arsim, 1.00%
Energji
Sherbime elektrike,uje,gaz,
kolektive,sociale,i
ndividuale, 2.80% 8.60%
Administim Ndertim, 11.70%
publik, 0.10%
Pasuri te Transport.magazi
paluajtshme,qera, nim,telekomunik Hotele,restorante Tregti,riparim,
, 3.20% 25.40%
1.10% acion, 2.10%
13
Konferenca VIII Studentore
Viti 2013
Përgjatë vitit 2013 efektet e krizës po ndiheshin jo vetëm në ekonomi por dhe në
sektorin bankar. Për pasojë kredia e re e gjeneruar në ekonomi ishte më e ulët se ajo
e një viti më parë. Kjo pati një impakt negativ në të ardhurat kombëtare. Bankat
ndikuan pozitivisht duke bërë investime jashtë vendit. Nuk mohohet se gjatë këtij viti
bankat e kanë luajtuar mirë funksionin e menaxhimit të rriskut duke mbajtur një
pozicion më të matur drejt kredidhënies. Ndërmjetësit bankarë nuk dhanë nxitje të
financimit. Interesante ështe fakti se tanimë kredia u zhvendos drejt asaj konsumatore
që zuri rreth 68.9% duke cuar në më shumë blerjeve konsumatore ndërsa kredia
dhënë sektorit privat rezulton me një rënie prej 3%. Kështu bankat dhanë fonde gjatë
kësaj periudhe edhe sektorëve publike të cilët ishin në situatë deficitare.
Viti 2014
Pas një ngadalësimi të rritjes nga 2009-2013, rritja ekonomike mori gradualisht
shpejtësi duke filluar nga 2014 për shkak të rimëkëmbjes në manifakturim, ndërtim
dhe tregti me pakicë.10 Kështu në sektorin bankar zhvillimi pozitiv që shoqëroi vitin
2014 ishte rënia e kredive të këqija me 0.7% duke cuar drejt stabilizimit në të
ardhmen. Pozitive shihet pjesa e financimit ku kreditë e dhëna individëve dhe
bizneseve u rritën me 16.4% më shumë. Bankat realizuan funksionin e tyre të
transferimit monetar edhe më me eficiencë se më parë duke blerë dhe shitur
instrumenta financiarë më shumë. Bankat ndikojnë pozitivisht në këtë periudhe duke
siguruar qarkullim monetar dhe likuiditet të nevojshëm. Rritja e shërbimeve bankare
erdhi më në rritje së bashku edhe me shtimin e depozitave. Dalëngadalë, ekonomia
po shkonte drejt kreditimit më të madh dhe ndërveprimit të tregjeve në Shqipëri. Edhe
këtë vit biznesi u financua më shumë duke patur impakt të mirë në rritjen e punësimit
në sektorin privat. Një rritje e konsumit në terma kombëtare i kushtohet rritjes së
kredive të dhëna individëve nga bankat private. Përmirësimi i ekonomisë dhe
investimeve vjen në kuadër të financimeve afatgjata dhe më favorizuese të ofruara
nga sistemi bankar. Treguesi i aktiveve gjithsej ndaj PBB-së, që shpreh kontributin e
këtyre tregjeve në ndërmjetësimin financiar, arriti në nivel më të larte prej 6.4%.
Grafik nr.2: Kreditë e dhena bizneseve dhe konsumatorëve në përqindje, viti 2014 .
10 Guven,D. Miagkyi,M. Albania's Credit Market. Center of International Development,
Cambridge MA, September,16, 2016
14
Konferenca VIII Studentore23.10%17.10%19.80% 18.70%
KREDITË E DHËNA 201413.70%
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 1000 0 0 0 0 0 0
1.50% 3.10% 1.90% 1.10%
Viti 2015
Gjatë 2015 sistemi bankar ishte aktiv në masë të duhur. Gjatë këtij viti ndërmjetësit
bankarë intesifikuan marrëdhëniet me thesarin dhe ato ndërbankare. Rënia e kredive
të këqija me 4.58% krijoi kushte të mira për financim. Bankat mbajtën një nivel të
mirë likuiditeti duke ndihmuar BSH të mbante në norma të qëndrueshme inflacionin.
Megjithatë totali i kredisë u pa me një rënie prej 9.2 miliardë lekësh. Struktura e
kredive vijon të jetë edhe këtë vit pak a shumë e njëjtë me vitin 2014 por rritjen më të
lartë gjatë vitit 2015, e shfaq kredia për konsum dhënë individëve. Ndërkohë, rënien
më të lartë e pati kredia për ―investime për pasuri të paluajtshme‖ dhe kredia ―për
kapital qarkullues‖ dhënë bizneseve përkatësisht me 8.6% dhe 5.2%. Në të njëjtën
linjë ecën edhe struktura e kredisë sipas sektorëve të ekonomisë që nuk evidenton
ndryshime të qenësishme krahasuar me një vit më parë. Depozitat e klientëve mbeten
burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqipëtar.
Viti 2016
Gjatë vitit 2016 sic raportohet, sektori bankar u gjend përballë rrisqeve të brendshme
dhe të jashtme dhe rrisqeve që lidheshin me veprimtarinë e saj. Vijueshmëria e mirë e
raporteve financiare të bankave dha një shenjë pozitive për ekonominë shqipëtare
gjithashtu. Sic u raportua dhe nga FMN Shqipëria gjatë këtij viti pësoi një rritje dhe
një impakt të rëndësishëm e pati ulja e papunësisë. Bankat relizuan më së miri
funksionin e tyre të ndërmjetësimit duke paraqitur një situatë më të mirë likuiditeti.
Përvec kësaj lëvizja dhe shkalla e përdorimit të transaksioneve bankare u rrit me
rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare. Megjithatë në aspektin e kreditimit të
konsumatorëve u vu re një përshpejtim prej 3.7 % dhe bizneset patën një kreditim në
rritje me 2.4%. Bankat gjatë 2016-ës luajtën dhe një rol tjetër të rëndësishëm, atë të
qarkullimit të fondeve duke investuar me rritje në letrat e borxhit. Niveli i ulët i
transaksioneve bankare me jashtë nuk shfaqet pozitiv duke na vënë në dijeni në lidhje
me këtë dobësi bankare. Situata ekonomike që shihet si premtuese për zhvillim të
mëtejshëm do të ketë padyshim një prej protagonistëve të saj sistemin bankar.
15
Konferenca VIII Studentore
Ndikimi në GDP i sektorit bankar ndër vite
Treguesit /vit 2010 2011 2012 2013 2014 2015
990.6 1.234.32 1.293.72 1.317.84
Totali i aktiveve në 81 91.13 91.56 91.33
40.1 41.88 42.12 40.61
mld leke 1.120.20 1.187.98
Totali i
aktiveve/GDP 86.1 89.61
Totali i
kredive/GDP 40 43.58
Tregu i sigurimeve dhe institucionet e sigurimeve
Tregu i sigurimeve ështe një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar në
Shqipëri. Në të përfshihen shoqërite private dhe ato të zotëruara nga shteti të cilat
realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve.. Aktualisht në tregun e
sigurimeve egzistojnë nëntë kompani sigurimesh të cilat operojnë në sigurimin e jo-
jetës dhe tre kompani që operojnë në sigurimin e jetës. Gjithashtu, në treg janë gjashtë
kompani brokerimi .
Edhe pse ka fituar njëfarë qëndrueshmërie, tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të
jetë i brishte. Në 2015 pati një rritje me rreth 17.4%. Sërish tregu shqiptar i
sigurimeve vazhdon të jetë i orientuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat zinin rreth
92.3% të totalit, ndërsa pjesa tjeter u ka takuar sigurimeve të jetës. Portofoli i pronës,
përgjegjësive, garancive siguruan mbi një miliard lekë, ku vendin e parë e zunë zjarri
dhe dëmtime të tjera në pronë më rreth 69.56%, të pasuara nga sigurimi i
përgjegjësive të përgjithshme civile me 21.27% të totalit. Negative ka qenë ecuria e
sigurimeve të Jetës. Ndihmesë në rritje e kanë dhënë politikat lehtësuese të TVSH .
Problematikat që paraqiten në tregun e shoqërive të sigurimeve janë nivel më i ulët i
sigurimit të jetës, të pasurisë, pronave, përgjegjësive, konkurrencë e ashpër pa një
bazë të mirëfilltë veprimi në treg, problematika të hasura në aspektin e likuiditetit,
gama e produkteve të ofruara qe ka nevojë të zgjerohet.
Faktorët që priten të sjellin zhvillime pozitive në tregun e sigurimeve në të ardhmen:
1- Zhvillimi dhe rritja e përgjithshme e ekonomisë.
2- Ndryshimi i qëndrimit të qytetarëve dhe bizneseve ndaj riskut.
3- Zhvillimi më tej i sigurimit të jetës, duke e kuptuar prej qytetarëve këtë sigurim si
një investim në të ardhmen e tyre dhe të familjeve.
4- Futja e investitorëve të huaj, e cila ka sjellë garanci edhe më të mëdha për këtë
treg.
5- Rritja e gamës së produkteve duke përfshirë sigurimet në fushën e katastrofave
natyrore e biznesit etj.
6- Konkurrenca në rritje mes shoqërive në fushën e sigurimeve.
16
Konferenca VIII Studentore
Fondet e investimit
Fondet e Investimit janë një grumbullim asetesh financiare ose parash në gjuhën e
përditshme, me objektivin parësor për t‘i investuar këto para për të prodhuar fitim për
investitorët. Të gjitha këto para së bashku formojnë asetet e fondit, të cilat pastaj
investohen në tregjet financiare në vend ose jashtë, në bono, obligacione dhe
instrumente të tjera financiare.
Raiffeisen Prestigj dhe Raiffeisen Invest Euro
Fondi i investimeve Raiffeisen Prestigj është një fond me ofertë të hapur publike,
krijuar nga Raiffeisen Invest. Fondi Prestigj është krijuar për investitorët që kanë
kursime në lek dhe investon në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare në tregun
vendas. Duke kombinuar instrumente me maturitete të ndryshme, fondi synon të japë
kthim më të lartë se depozitat me afat. Objektivi i investimit të fondit është gjenerimi
i një kthimi sa më të madh nga investimi duke ruajtur kapitalin dhe likuiditetin.
Ndërkohë edhe fondi tjetër, Raiffeisen Invest Euro ështe krijuar për investitorët që
kanë kursime në euro dhe investon në bono dhe obligacione të emetuara në euro.
Raiffeisen Invest kujdeset që t‘i investojë vetë asetet e investitorëve përmes një
procesi profesional dhe transparent të mirëkontrolluar. Lehtësirat që ofron ky fond
janë: kthimi i kënaqshëm nga investimi, fleksibiliteti, menaxherë professionalë që
mbikqyrin ecurinë e letrave me vlerë të investuara dhe realizojnë investimin,
ndëmjetësimin për investitorët, aksesi , komoditeti i lartë i investimit .Fondet e
Investimit kanë njohur një rritje të shpejtë në vetëm 4 vjet në Shqipëri. Fondi i parë në
vend, paratë e investuara në Fondet e Investimit përbëjnë mbi 6% të të gjithë
depozitave në sistemin bankar dhe kjo ështe një shifër e konsiderueshme. Pritet që në
të ardhmen të intesifikohen transaksionet e kryera përmes tyre duke ndikuar pozitvisht
n[ qarkullimin e parave dhe kreditimin në tërësi.
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Shteti Shqipëtar po ecën drejt një rruge zhvillimi jo pa pak vështirësi, megjithatë
burimet e saj të shumta ,lokacioni, pasuritë natyrore dhe humane priten të jenë shtylla
të sigurta mbështetjeje për Shqipërinë. Përvec tyre, si potencial i mirë për zhvillimin e
mëtejshëm të shtetit shqipetar mund të pohojmë se do të vazhdojnë të jenë
institucionet dhe kompanitë financiare ku disa po rendin drejt maturimit e disa të tjera
drejt konsolidimit të mëtejshëm në tregun shqipëtar. Megjithatë ka gjithmonë vend
për përmirësime.
Sektori bankar deri tanimë ka adaptuar teknika të mira menaxhuese fondesh
megjithatë ka vend për rritje të eficiencës së menaxhimit vecanërisht ato të kredive të
këqija të cilat veprojnë në dëm të uljes së nivelit të kreditimit. Përvec kësaj sofistikimi
i praktikave bankare dhe rritja e kredisë me terma afatgjatë do të rrisë financimin në
tërësi dhe do të ndikojë në përmirësimin e mëtejshëm të raporteve financiare të
sektorit bankar privat. Nëse do të flasim për tregun e sigurimeve ,vecanërisht ai i jetës
ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm. Nevojitet të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve
17
Konferenca VIII Studentore
shqipëtarë rreth sigurimit të jetës. Për më tepër kompanitë e sigurimit lipset që të
rrisin edhe me tej imazhin e tyre dhe zgjerojnë më tej gamën e produkteve. Fondet e
investimeve përvec të tjerash, paraqiten me një jetëgjatësi të re në treg megjithatë
duken premtues. Menaxhimi i mire i fondeve,lehtësirat më të shumta, transparenca
gjatë shërbimeve duhet të jenë bazë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Së
fundmi e parë nën aspektin procedurial, masat e lincesimit të ndërmjetesve financiare
duhet të jenë aq sa edhe rigoroze dhe të rregullta, aq edhe inkurajuese rreth celjes së
veprimtarive financiare të cilat mund të diversifikohen edhe më tej.
Së fundmi, drejtimi i mirë politik, ligjor, ekonomik do bëjnë të mundur shfrytëzimin
e resurseve të saj në mënyrë eficiente dhe do të hapin rrugën drejt antarësimit në BE.
Padyshim që shumë kritere duhet të përmbushen, por në aspektin ekonomik shteti
shqipëtar duhet të mbështetet në veprimtarinë e ndërmjetësve financiarë të cilët do të
akselerojnë edhe më tej progresin ekonomik dhe jetësor.
BIBLIOGRAFIA / REFERENCAT
Mayo, Herbert B. "Bazat e finances-Hyrje në institucionët financiare,
investime dhe drejtim "Tiranë: UET press, 2009.
Uruci, Esmeralda. " Makroekonomia" Tiranë : botimet Toena, 2006 .
Bundo, Sherif. Luci, Edlira. Cane, Gentiana. "Sistemi financiar shqipëtar dhe
roli i institucionëve të ndërmjetësimit brenda tij" 2004.
Meka, Elvin. Meka, Sonila . "Albanian financial system in front of global &
financial crisis- A new approach to ensure long-term sustainabily", European
University of Tirana , 2008.
Ceca, Kliti. Rexha, Kelmend. Orhan, Elsida. Banking and finance in southern
Europe: The Albanian case, Economic Research Department – Special Studies
Division, July, 2008.
Guven, Duygu. Miagkyi, Mykola. Albania's Credit Market. Center of
International Development, Cambridge MA, September,16, 2016.
The World Bank, Albanian Economic Overview, April,20,2017.
Banka e Shqipërisë, Raporti vjetor, nga viti 2001-2015
Banka e Shqipërisë, Raporti I stabilitetit financiar, gjashtemujori I pare, 2016.
Banka e Shqipërisë, Raporti I stabilitetit financiar, gjashtemujori I dyte, 2016.
http://www.vig.com/en/vig/group/vig-in-cee.html– Access 04/25/2016
https://www.raiffeisen.al-Access 04/29/2016
https://www.eurosig.com-Access 05/16/2016
18
Konferenca VIII Studentore
Globalizimi dhe integrimi në BE: Rasti i Shqipërisë
Arbin Daci, Urim Sula
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Globalizimi dhe Integrimi në Bashkimin Evropianështë një ndër cështjet më kryesore
të Shqipërisë dhe është e pa shmangshme që vëmendja jonë të jetëte rruga drejt
integrimit. Një hyrje e shkurtër e rrugës 20 vjecare drejt BE-së dhe datat kryesore të
nënshkrimt të marrëveshjeve më të rëndësishme. Fillimisht do të kuptojmë
globalizimin e Shqipërisë dhe ndryshimet graduale që ka bërë Shqipëria për tu bërë
pjesë e familjes së madhe Evropiane. Do të kuptojmë rëndësinë që i ka dhënë vendi
ynë BE-së që e shikon si zgjidhjen e vetme të ndërtimit të një vendi me frymë
Evropiane. Do të marrim në fokus 5 pika që po bllokojnë pranimin e Shqipërisë në
bërjen pjesë e ―cadrës‖ Evropiane. Vlen të përmendim anët pozitive dhe negative të
globalizimit dhe kritikat që i bëhen atij. Anët pozitive dhe negative të integrimit ne
BE. Faktet tregojnë që Shqipërisa ka akoma disa ngërce dhe problematika që duhet të
gjejnë zgjidhjet e duhura dhe sa më të shpejta që të gëzojmë edhe ne frutet e një
demokracie Evropiane, stabilitet në administratat publike dhe nje cilësie jete më të
mirë.
Fjalet kyçe: Bashkimi Evropian, Negociata, Marrëveshje, Integrim, Rritje
Ekonomike
HYRJA
Bashkimi Evropian11 është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me
qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një
numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave
për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane
është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si
organizatë gjithë Evropiane.
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm
Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai
parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive
evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për
ndërtimin e një ―Evrope të organizuar dhe vitale‖ , pa të cilën paqja në botë do të ishte
e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit
Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951.
Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë 5 vendet qe e krijuan. Një tjetër zhvillim i
11 Shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht: EU
19
Konferenca VIII Studentore
rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957,
të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të
Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në
fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin
e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës.
Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash
gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një
referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të
miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993.
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili
u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas
ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar
përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
• liria, siguria dhe drejtësia,
• qytetaria e Bashkimit,
• politika e jashtme,
• institucionet e BE-së
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si
dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë
dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës
përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26
shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në
fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare
HYRJE
Çfar[ është globalizimi ?
Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet
ekonomike, sociale, politike, karakteristike për dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX.
Ai përbën një realitet të ri. Globalizmi është zhvillim i tregut dhe ekonomisë botërore
dhe nënkupton të ashquajturën ―botë pa kufi‖.Globalizimi nuk mund të trajtohet si një
dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të
saktë.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës
të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen nga
vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë.
Ai nxiti levizshmërinë e madhe të njerëzve nga njeri vend në një vend tjetër dhe kjo
ka bërë që të kemi një ndërthurje të kulturave nëpërmjet përshtatjes kulturore dhe
sociale të tyre.
Një rol tepër të rëndësishëm në globalizimin e vendeve luajnë edhe emigrantët, të cilët
kontribuojnë si në nivelin ekonomik të vendeve pritëse të tyre, por edhe të vendeve
përkatëse nga ata vijnë po ashtu dhe në nivelin social, kulturor gjë që sjell dhe
përfitime. Dhe vetë fjala ―globalizëm‖ nuk përfshin disa vende me karakteristika ose
tipare specifike, por nga vetë emri do të thotë se perfshin të gjitha vendet e globit.
20
Konferenca VIII Studentore
Globalizmi si dukuri ka nisur të ekzistojë në formën e shkëmbimeve të thjeshta
tregëtare por sot është shndërruar në një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat
e jetës të njerezve dhe të shteteve në të gjithë botën duke filluar nga më të mëdhatë
dhe më të zhvilluarat, që përfshijnë brenda tyre miliona banorë, deri në ato vende me
disa mijra banorë dhe me sipërfaqe të vogël. Përfitimet e kësaj dukurie janë universale
dhe të shumëllojshme duke nisur me përfitimet politike, ekonomike, sociale,
kulturore, teknologjike, shkëmbimit të eksperiencave në të gjitha aspektet, difuzioni si
dukuri brenda së cilës përfshihet një nivel bashkëveprimi, mundësi në shfrytëzimin e
të gjitha të mirave dhe shërbimeve të ofruara, ristrukturimin e jetës, hapja e rrugës për
veprimtari të cilat ende nuk janë eksploruar etj.
LITERATURA
Historiku i globalizimit
Si një term ―globalizimi‖ ka filluar të përdoret që në vitin 1944, mirëpo ekonomistët
kanë filluar ta aplikojnë aty nga viti 1981. Termi ―fshat global‖ u afirmua pas botimit
të veprës Understanding Media2. Meqë kjo fjalë ka dy kuptime, edhe teknike edhe
politike, është e qartë se grupe të ndryshme do të kenë edhe histori të ndryshme të
―globalizimit‖. Në trajtimin e historisë së globalizimit, disa autorë fokusohen në
ngjarjet që nga 1492, mire po shumica e dijetarëve e teoricienëve përqendrohen në një
të kaluar shumë më të afërt. Ndërkaq shumë më parë se viti 1492, njerëzit kanë filluar
t‟i lidhin bashkë vendet e ndryshme të globit në sisteme të gjera të komunikimit,
migrimit e të ndërlidhjes. Ky formim i sistemeve të ndërveprimit midis globales dhe
lokales ka qenë një forcë motivuese kryesore në historinë botërore. Të këtilla kanë
qenë rastet si: Përhapja dhe shtrirja e religjioneve botërore (hinduizmi, budizmi,
xhainizmi, sihizmi, taoizmi, konfuçionizmi, jehudizmi, krishterimi, islami etj
Qëndrimet pro dhe kundër globalizimit
Zgjerimi i tregtisë, rritja e investimeve të huaja direkte dhe integrimi i tregjeve të
kapitalit kanë sjellë me vete një sërë përfitimesh dhe kostosh për individë, organizata
dhe vende të ndryshme. Opinioni mbarëbotëror është i ndarë ndërmjet atyre që e
mbrojnë dhe atyre që e kritikojë globalizimin. Të parët shohin tek ky proçes
oportunitete të mëdha si për konsumatorët e bizneset ashtu edhe për kombet e rajonet
e ndryshme. Në kushtet e një tregu global konsumatorët mund të sigurojnë produkte
me kosto më të ulët e cilësi më të lartë, kompanitë mund të zgjerojnë aktivitetin dhe
fitimet e tyre, ndërsa vendet e rajonet mund të përmirësojnë treguesit
makroekonomikë dhe të reduktojnë varfërinë.
Kritikët e globalizimit nga ana tjetër, e shohin atë si një proçes që ka thelluar
pabarazinë ndërmjet vendeve të pasura e atyre të varfra, e në raste të caktuara edhe
ndërmjet zonave brenda të njëjtit vend, duke rritur kështu vlerat e treguesve të
varfërisë në mjaft vende e rajone në botë. Një ndër pasojat direkte të globalizimit
është rritja e konkurrencës në një shkallë mbarë botërore. Ndërkohë që disa
frikësohen nga një dukuri e tillë, përfitimet që ajo sjell nëpërmjet rritjes së prodhimit
dhe efiçensës në prodhim janë të padiskutueshme si për kompanitë ashtu edhe për
konsumatorët. Në kushtet e një konkurrence më të madhe rriten stimujt e kompanive
për të prodhuar e ofruar produkte më cilësore dhe me kosto më të ulët, duke i shtyrë
21
Konferenca VIII Studentore
ato të përmirësojnë produktivitetin dhe të jenë vazhdimisht në kërkim të ideve dhe
teknologjive të reja. Për më tepër, mundësia për t‘i shitur një tregu më të madh çon në
lindjen e ekonomive të shkallës, si rrjedhojë e uljes së kostos për njësi me rritjen e
sasisë së prodhimit. Kështu kompanitë kanë mundësi jo vetëm të rrisin shitjet, por
njëkohësisht edhe të ulin kostot. Përfitimet e kompanive transmetohen më pas tek
konsumatorët, të cilët, në kushtet e një tregtie më të lirë, kanë mundësi të zgjedhin
ndërmjet një shumëllojshmërie më të madhe ofertash dhe të sigurojnë ato produkte që
janë më afër nevojave dhe kërkesave të tyre.
Mbështetësit e globalizimit theksojnë gjithashtu që ato vende të cilët i kanë hapur
ekonomitë e tyre ndaj asaj botërore kanë reduktuar dukshëm treguesit e tyre të
varfërisë. Nga ana tjetër, numri i studimeve empirike që po theksojnë efektin pozitiv
të zgjerimit të tregtisë ndërkombëtare në PBB-në për frymë të një vendi, është
vazhdimisht në rritje (Banka Botërore, 2003). Kjo do të thotë që në kushtet e një
tregtie më të lirë mundësia për të reduktuar varfërinë është më e madhe. Përveç
tregtisë ndërkombëtare edhe investimet e huaja direkte përbëjnë një burim kyç
përfitimesh për vendet e ndryshme, e veçanërisht për ata në zhvillim.
Historiku i marr[dhënieve diplomatike mes shqipërisë dhe BE-së
Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur
në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së
u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë
dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992.
Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë
Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të
rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një
sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë.
Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re
kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi.
Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e
thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga rËnia e skemave
piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.
Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi një iniciativë të re për 5 vende te
Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-
Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-
Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e
saj. Ky proces ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet BE-
së dhe vendeve të lartpërmendura, nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit
(MSA).
Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e
fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit duke arritur në perfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishte
plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.
Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në
procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë
bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues
22
Konferenca VIII Studentore
Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të
marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i
Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të
cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë
dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime
Në muajin qershor 2001, Këshilli i Ministrave i BE-së miratoi raportin e Komisionit
dhe i kërkoi atij që të paraqiste një projekt-mandat për hapjen e negociatave me
Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001. Në përputhje me kërkesën e Këshillit, në
muajin dhjetor 2001, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit projektmandatin e
negocimit të një Marrëveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë. Këshilli i
Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në mbledhjen e tij më 21 tetor 2002, vendosi
hapjen e negociatave me Shqipërinë. Negociatat u hapën zyrtarisht nga Presidenti i
Komisionit Europian Z. Romano Prodi më 31 janar 2003.
Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edhe Zagreb II konfirmon
perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap
rrugën shfrytëzimit të instrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.
RASTI STUDIMOR
Anët pozitive dhe negative e anetarsimit në bashkimin evropian
Përfitimet që do ketë shqipëria
Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian, shqiptarët shohin
vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të mundshëm me BE-në.
Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat do të
mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë
një dritare të re në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e
kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje
me investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive
tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve).
Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do të sjellë përmirësime të mëdha jo
vetëm në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe
administrimin e financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja
sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e
jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ku
80% të eksporteve në Shqipëri shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga
BE. Një integrim i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në
tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe
masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë
inovacionin, sipërmarrjen dhe diversifikimin në ekonominë shqiptare. Integrimi
Europian do t‘iu ofrojë qytetarëve shqiptarë mundësi të reja udhëtimi, studimi dhe
punësimi në BE.
Përfitimet që do ketë BE-ja ne rast se shqipëria i bashkohet familjes së madhe
evropiane
23
Konferenca VIII Studentore
Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë një sërë
përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi gëzon një pozitë të
favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria ka një pasuri të larmishme
të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu
Shqipëria, duke qenë se është një vend me moshë mesatare të re, ofron mundësi
punësimi për kompanitë apo investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në
NATO në 2 prill 2009, e ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të
Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit.
Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë
shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga
500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian. Në
vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në botë për
t‘u vizituar nga prestigjozia ―Lonely Planet‖. Industria e turizmit përqendrohet
kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të
ashtuquajturën Riviera Shqiptare.
Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet
kryesore të punësimit dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej
financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë
është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor që zë një
vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë
një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në
përmbushje të plotë të të gjithë standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të
produktit ashtu edhe të konsumatorit.
Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja është një nga gjuhët
më të veçanta dhe më të vjetra të familjes indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka
një numër të madh pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të
ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaik, kisha, kështjella dhe kala, qytete të vjetra, disa
prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të
mbrojtura nga UNESCO.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit ndërmjet
Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria
është kthyer në një faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka
treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri juridike dhe fiskale për çdo investitor të huaj që
ka dëshirë dhe shpreh interesin për të. Përafrimi i legjislacionit shqiptar ma standardet
europiane e ka lehtësuar mjaft procedurën burokratike të politikës fiskale dhe
financiare.
Hapja e negociatave, 5 kushtet e vendosura nga bashkimi evropian
Shqipëria do të ketë mundësinë të bëjë një hap domethënës në rrugën e integrimit në
Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule duke paraqitur progres
raporin për Shqipërinë ka theksuar se KE i ka rekomanduar Këshillit të BE-së dhënien
e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në union pas plotësimit të
5 kushteve.
24
Konferenca VIII Studentore
Komisioneri për Zgjerimin më tej bëri të ditura dhe 5 kushtet e Shqipërisë për hapjen
e negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian. Në kuadër të kërkesës së KE-
së për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të përforcojë hapat e
ndërmarra dhe të plotësojë pesë kushte‖, theksoi Fule.
5 Kushtet
1- Implementimi i reformave në administratën publike
Vazhdimi i implementimit të reformave në administratën publike në kuadër të rritjes
së profesionalizmit dhe depolizimit të administratës publike.
2- Pavarësia e sistemit të drejtësisë
Duhen ndërmarrë masa të reja për përforcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe
përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë.
3- Lufta kundër korrupsionit
Të bëjë përpjekje të tjera të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, përfshirë
krijimin e tëdhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.
4- Lufta kundër krimit të organizuar
Të bëhen përpjekje të tjera në luftën kundër krimit të organizuar përfshirë krijimin e të
dhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.
5- Mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Të marrë masa për përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë romët, masave kundër
diskriminimit, përfshirë dhe zbatimin e të drejtës së pronës.
Rrugë drejt integrimit, çfarë merr dhe jep shqiperia
Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme e mozaikut të vendeve dhe popujve
të kontinentit europian. Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme e shqiptarëve dhe
modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të Europës Perëndimore, kanë
frymëzuar aspiratën mbarë popullore që Shqipëria të mos jetë thjeshtë një pjesë e
natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe tradicional të kontinentit
europian, por të bëhet hallkë integrale e bashkësisë aktuale dhe të identitetit të ri
europian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira si dhe të kontribuojë për
ruajtjen, respektimin e mëtejshëm të tyre. Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa
kryesore për vendosjen e lidhjeve me Europën e Bashkuar, erdhi vertikalisht nga
poshtë – lartë, deri tek maja e piramidës shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit
që do të ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri në aderimin e
plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Procesi i integrimit europian është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë
shqiptare, e cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të mos ndalet me reformat e
ndërmarra. Shqiptarët mbeten një komb entuziast sa i takon anëtarësimit të plotë të
Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të kryer. Sipas të
gjitha sondazheve të kryera në njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e
25
Konferenca VIII Studentore
shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-
së, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian nuk po kalon ditët e saj më të mira.
KONKLUZIONE
Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin
Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve do të votonin në
favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të bllokut europian. Arsyeja e
këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e shohin integrimin si zgjidhjen e
shumë çështjeve të brendshme në vendin e tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi
Europian ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria
bëri aplikimin për t‘u bërë një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u
zbeh edhe në kohën kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi
i saj. Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe Europa
arriti ta kapërcente krizën.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të Nivelit të
Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor), Komisioneri për
Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur se ―Kam qenë dhe
mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian dhe
se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i
integrimit duhet kuptuar si një proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur
në çdo hap do të mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e
kërkuara prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e
kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në sistemin
gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të Romëve dhe
diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e saj
në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin besimin në ekonominë shqiptare dhe
sistemin politik të saj, siç e ka treguar fakti që shumë shtete kanë përfituar prej
integrimit europian. Shqipëria i ka përmbushur me sukses disa prej reformave të
kërkuara por mbeten ende të tjera për t‘u përmbushur akoma‖.
Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një projekt i vërtetë kombëtar dhe jo
një ekskluzivitet i vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar individësh. Duke
u nisur nga fakti se procesi i integrimit nuk është një proces i zakonshëm negocimi
diplomatik, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar.
Pra ky projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë por edhe të faktorëve të
tjerë si institucionet shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.
REKOMANDIME
Shqiperia duhet te plotesoj funksionimin normal te Parlamentit ne bazen e
dialogut politik konstruktiv qe perfshin te gjitha partit politike.
Te miratoj ligje qe vazhdojne te qendrojne te pa miratuara .
Te perforcoj maxhorancen ne parlament.
Te emeroj avokatin e popullit dhe te siguroj nje process te rregullt degjimi dhe
votimi ne parlament per antaret e gykates se lart dhe asaj kushtetuese.
Te modifikoj kornizen ligjore per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e
OSBE ODIHR.
26
Konferenca VIII Studentore
Te siguroj mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standartet nderkombetare .
Te nderrmar hapa konkrete ne permbushjen e reformes ne administrates
publike duke perfshir miratimin e amendamenteve ne ligjin per sherbimin
civil dhe te forcoj sherbimin civilduke u bazuar ne profesionalizem dhe ne
depolitizimin e administrates.
Te forcoj zbatimin e ligjit dhe te ndermarre reforma ne drejtesi
Te zbatoj ne menyre efektive strateghite e qeveris per antikorrupsionin.
Te hiqen pengesat e investigimit ne vecanti pengesat qe lidhen me hetimin e
gjyqtarve ,ministrave dhe deputeteve .
Forcimi I luftes kunder krimit te organizuar .
Miratimi i nje strategjie kombetare per te drejtat e pronesis qe duhet te
parashikoj kthimin dhe kompensimin e pronave .
Te nderrmar hapa konkret ne drejtim te forcimit dhe te mbrojtjes se te drejtave
te njeriut vecanerisht ato te grave dhe femijeve te komunitetit rom.
Te marr[ masa per permiresimin e trajtimit te te ndaluarve ne komisariate apo
ne dhomat e paraburgimit
Te perforcohet bashkpunimi rajonal .
BIBILOGRAFIA 2016,Vol(nr):10
-Bedalli, E, viti 2016, Revista Monitor, viti
-Delipi, A, viti 2017, Revista The Economist, viti 2017, Vol(nr):12
27
Konferenca VIII Studentore
Manipulimet kontabël në Shqipëri
Erni Kadi, Artjola Dervishaj, Daniela Gjini
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Pasqyrat financiare kanë për qellim të tregojnë informacion të vërtetë dhe të
besueshëm për përdoruesit e saj. Shpesh njësitë ekonomike pasqyrojnë në mënyrë jo
korrekte këtë informacion për interesa të saj specifik siç janë: shmangja sa më shumë
e pagesës së tatimeve duke paraqitur një situatë financiare të dobët, e kundërta ndodh
kur njësia ekonomike aplikon për marrjen e një kredie në bankë dhe njësia paraqet një
situatë financiare të shëndetshme. Kjo gjë sjell faktin e operimit të firmave me dy ose
më shumë pasqyra financiare ku njëra është për t‘ju dorëzuar organeve tatimore, njëra
për tu dorëzuar në bankë dhe tjetra që është më afër realitetit mbahet për përdorim të
brendshëm. Gjithë kjo asimetri informacioni që ka pasojat e veta përben atë që quhet
manipulim kontabël. Ky i fundit është një fenomen i përhapur gjërësisht si në botë
ashtu dhe në vendin tonë. Në këtë studim do të evidentojmë arsyet që motivojnë
firmat për të manipluar informacionin kontabël, teknikat dhe metodat që përdoren për
të kryer këtë manipulim, ―fituesit‖ dhe ―humbësit‖ e këtij fenomeni si dhe do të
pasqyrojmë këto manipulime me shembuj konkretë me pasqyra reale financiare të
njësive ekonomike të vendit tone. Në përfundim të punimit kemi paraqitur
konkluzionet dhe rekomandimet se si duhet të veprohet për shmangjen e këtij
fenomeni.
Fjalë kyçe: Manipulim Kontabël, Menaxhim Fitimi, Manipulim Fitimi, Teknika
Manipulimi Kontabël, Asimetri Informacioni.
HYRJE
Manipulimet kontabël kanë qëne arsyeja e falimentimeve të disa nga firmave në të
mëdha në mbarë botënnë vitet e fundit. Këto falimentime kanë prekur firmat e
mëdha në SHBA, Itali, Francë, Australi. Disa nga falimentimet që përbëjnë skandale
të mëdha janë të renditura më poshtë në mënyrë kronologjike:
Waste Management Scandal (1998): me bazë në Houston tregtoi publikisht
mbeturinat nga kompania e tyre. CEO Dean L. Buntrock dhe drejtues të tjerë të lartë
raportuan 1.7 miliard $ të ardhurat të rreme. Kompania dyshohet se rriti në mënyrë të
fiktive kohëzgjatjen e amortizimit për pronën e tyre, impianteve dhe pajisjeve në
bilancin kontabël. Një CEO i ri dhe ekipi i menaxhimit lexoi me kujdes pasqyrat
finaciare dhe zbuloi çdo gjë. SEC e gjobiti audituesin Arthur Andersen me 7 million$.
67ACFE. (2014). Report to the Nation on Occupational Fraud and Abuse. Association
of Certified Fraud Examiners.
Enron Scandal (2001): me bazë në Houston, korporata e shërbimit të energjisë.
Aksionarët humbën 74 miliard $, mijëra punonjës dhe investitorë humbën llogaritë e
28
Konferenca VIII Studentore
tyre të daljes në pension, dhe shumë punonjës humbën vendet e punës. CEO Jeff
Skilling dhe ish CEO Ken Lay nxorri borxhe të mëdha jashtë bilanceve. Disa vite para
skandalit kishte çmime shumë të larta të aksioneve të cilat nxiten dyshime të jashtme.
Pas zbulimit të skemës së mashtrimit kompania paraqiti kërkesën për falimentim,
Skilling u dënua me 24 vjet burg dhe Arthur Andersen u fajësua për mashtimin e
llogarive Enron-it.
HIH(2001): Kompania e sigurimeve e dyta më e madhe australiane falimentoi pasi
nuk kishte bërë risigurim si dhe kishte transferuar humbjet tek llogaritë e emrit të mire
WorldCom Scandal (2002): Kompania e telekomunikacionit rriti aktivet me më
shumë se 11 miliardë $, duke çuar në humbjen e 30.000 vende pune dhe në humbjen
për investitorët prej 180 të miliard $. CEO Bernie Ebbers nuk raportoi shpenzimet
duke kapitalizuar kostot e duke rritur kështu në mënyre fiktive fitimet. Departamenti i
auditimit të brendshëm i ËorldCom zbuloi një mashtrim prej $ 3.8 miliardë lekë. CEO
u shkarkua, kontrollori dha dorëheqjen, dhe kompania paraqiti kërkesën për
falimentimin. Ebbers u dënua me 25 vjet për mashtrim, konspiracion dhe paraqitjen e
dokumenteve të rreme me rregullatorët.
Tyco Scandal (2002): me bazë në Jersey dhe aktivitet në sistemet e sigurisë zvicerane
bluechip . CEO dhe drejtues të tjerë vodhën $ 150 milionë pasi rriti të ardhurat e
kompanisë me 500 milionë $. CEO Dennis Kozloëski dhe Mark Sëartz nxirrnin para
nëpërmjet kredive të pamiratuara dhe shitjes së aksioneve përmes mashtimit. Paratë të
―maskuara‖ si shpërblime ose përfitime ishin kontrabanduar jashtë kompanisë.
Investigimet e SEC dhe Manhattan D.A. zbuluan praktikat e diskutueshme të
kontabilitetit. Kozloëski dhe Sëartz u dënuan me 8-25 vjet burg. Tyco u detyrua të
paguajë 2.92 miliard $ për investitorët.
Parmalat (2003): Parmalat raportoi shitje fiktive, nuk rregjistroi borxhet, ose i
paraqiste ato në zërin e kapitalit si dhe mbivlerësoi aktivet.
Lehman Brothers Scandal (2008): Kompania fshehu $50 billion hua dhe i maskoi
ato si shitje, si dhe i shiti $50 billion aktive toksike Cayman Island bank.
Duke parë parë falimentimin e këtyre firmave të mëdha, duke ditur se ky fenomen
është goxha i pranishëm dhe në vendin tonë po ashtu duke ditur nivelin e lartë të
informalitetit në vend po ashtu dhe evazionin e lartë fiskal, zuri fill dhe studimi jonë
për të kuptuar se sa të ekspozuara janë firmat shqiptare si posojë e këtij fenomeni.
Duke e analizuar dhe nga përmasat dhe fuqitë ekonomike të firmave të cilat
falimentuan dhe duke ditur se firmat në vendin tonë nuk i kanë këto karakteristika sa
rrezikojnë firmat tona dhe përdoruesit të këtij informacioni financiar të manipuluar.
Cfarë është manipulimi kontabël
Manipulimet kontabël janë parë në këndvështrime të ndryshme nga autorë dhe
studiues të ndryshëm. Fillimisht bëjmë një dallim të koncepteve të menaxhimit të
fitimit dhe manipulimit të fitimit të cilat shpesh ngatërrohen me jëra tjetrën.
Menaxhimi i fitimit është një praktikë gjatë së cilës njësitë ekonomike ndryshojnë
shumën e fitimit të raportuar, por duke mos dalë jashtë kornizës dhe kufijve të lejuara
nga Parimet e Përgjithshme Kontabël dhe Standartet kontabël në përgjithësi. Në të
kundërt manipulimi i fitimit paraqet praktika të ndryshme të fitimit të raportuar duke
29
Konferenca VIII Studentore
shkelur hapësirat e lëna në dispozicion nga Standartet Kontabël dhe nga legjislacioni
specifik i vendit ku operon një njësi ekonomike.12
Siç shikohen dhe nga pëkufizimet më lart dallimi mes dy koncepteve është sa i
përafërt aq dhe i ndryshëm. Në menaxhimin e fitimit shfrytëzohen hapësirat e
disponueshme në parimet dhe standartet kontabël me qëllim që të raportohet një
rezultat i caktuar. Këto hapësira në vendin tonë janë të konsiderueshme sepse ekziston
një diferencë midis sistemit tatimor dhe zbatimit të Standarteve Kombëtare të
Kontabiliteti (SKK) të cilat do ti analizojmë në vijimsi të studimit.
Autorë të tjerë e quajnë ―Kontabiliteti krijues‖ (creative accounting) odhe japin këto
këndvështrime:
―Kontabiliteti krijues është transformimi i shifrave të kontabilitetit financiar me
qëllim marrjen e avantazheve nga ligjet ose/dhe duke i injoruar të gjitha ose disa prej
tyre‖. Naser (1993)
―Kontabiliteti krijues është një reduktim i paramenduar fitimevenë disa nivele të
konsideruara normale për firmën‖. Barnea(1976)
Sipas (Merchant & Rockness, 1994): ―çdo veprim nga menaxhimi që ndikon të
ardhurat e rapotuara jo vetëm që nuk i siguron avantazh ekonomik njësisë ekonomike
në periudhë afatshkurtër por mund të rezultojë i dëmshëm në periudhë afatgjatë‖13.
Ndërsa, (Amat & Gowthorpe, 2004), e konsideruan kontabilitetin krijues si një
transformim të llogarive financiare duke përdorur zgjedhje, vlerësime dhe të tjera
praktika të lejuara nga rregullorët kontabël. Duke zgjeruar konceptin, e duke përfshirë
edhe faktorë të tjerë si hapësirat në rregullore, standarde e ligje.
Faktorët motivues të manipulimeve kontabël
Faktorët që motivojnë manipulimet kontabël janë të ndryshëm në varësi të
përdoruesve të pasqyrave financiare.
Në vëndet e zhvilluara faktorët motivues janë kryesisht për paraqitjen e një
performance ―të shëndetshme‖ të firmës:
Arritja e objektivat e brendshme: Menaxherët manipulojnë pasqyrat financiare
për të treguar një performancë të mirë të punës së tyre dhe për të arritur
objektivat e vendosura sepse me arritjen e objektivave menaxherëve u premtohen
bonuse të ndryshme.
Për të shmangur një rënie çmimit të aksioneve: Performanca e mirë financiare e
firmës ndikon në cmimin e aksioneve të saj në bursë, kjo sjell manipulimin e
pasqyrave financiare duke nxjerrë fitime të larta me qëllim rritjen e cmimit për
aksion çka do të sillte dhe fitime shumë të larta për aksionerët por të ishte një risk
i lartë për investitorët.
Për lehtësi të marrjes së kredive: Bankat analizojnë situatën financiare të firmës
të cilës do kreditojnë në mënyrë për të shmangur riskun e mos likujdimit. Firmat
12 Shuli, I., Perri, R., (2016): Analiza e Pasqyrave Financiare: albPAPER
13 Cituar në: (Giacomino, Bellovary, & Akers, 2006), (Jooste, 2011) dhe (Shafer & Wang, 2015)
30
Konferenca VIII Studentore
paraqesin një situatë të mirë financiare që të kenë mundësi të financohen nga
banka dhe të mund të përfitojnë interesa sa më të ulta si një klient jo riskoz.
Për të paguar sa më pak taksa administratës tatimore: Madhësia e taksave për të
paguar varet nga madhësia e të ardhurave të deklaruara, sa më e vogël të jetë
bazës së tatueshme më pak taksa paguan firma, për këtë arsye drejtimi priret drejt
evazionit fiskal. Në vendet e zhvilluar përveç manipulimit të pasqyrave financiar
me qëllim uljen e bazës së tatueshme vihet re dhe e kundërta, pra manipulimi me
qëllim rritjen e bazës së tatueshme për mos tu bërë subjekt i kontrrollit.
Faktorët motivues në vëndin tonë si një vend në zhvillim nuk janë të njejtë më
faktorët motivues në vëndet e zhvilluara. Në Shqipëri drejtuesit e njësive ekonomike
priren të manipulojnë më së shumti për:
Për të paraqitur fitime më të vogla nga sa janë realisht në mnyrë që të paguajnë
më pak taksa në organet tatimore. Rritja e normë së tatimit mbi fitimin në vitin
2014 shtyn më shumë drejtuesit e njësive ekonomike drejt fshehjes së fitimit.
Për të paraqitur një performancë të mirë instucioneve financiare (bankave) për
marrjen e kredive. Bankat para se të marrin vendimin nëse do të financojnë një
njësi ekonomike kërkon të shikojë pasqyrat financiare për të parë aftësitë paguese
të njësisë ekonomike. Këtu fillon dhe problem sepse ka raste që njësitë
ekonomike kërkojnë të financohen me kredi dhe mund të jenë në vështirsi
financiare dhe kredinë e shikojnë si shpëtimin e tyre. Këto njësi shtyhen ti
manipulojnë pasqyrat që i dorëzojnë bankës pikërisht sepse duan të financohen.
Për të kompensuar faktin që një pjesë e shpenzimeve që njihen nga standardet e
kontabilitetit nuk janë të njohura nga legjislacioni tatimor. Sipas legjislacionit
fiskal në vendin tonë një pjesë e mirë e shpenzimeve janë të panjohura për efekt
tatimor. Kështu për shembull, amortizimi kur kalon normën e caktuar nga ligji
është shpenzim i panjohur dhe rrit bazen e tatueshme. Për rrjedhoje menaxhimi
ka tjetër shpenzim amortizimi dhe në pasqyrat financiare paraqitet tjetër shumë e
shpenzimeve të amortizimit. Por kjo diferencë në njohje të shpenzimeve është një
motiv më shumë që e shtyn drejtimin drejt manipulimit të rezultatit financiar. 14
Për të nxjerrë me rezultat pozitiv njësitë ekonomike nga humbjet e vazhdueshme
në mënyrë që të mos bëhën subjekt kontrolli e të mos proçedohen nga organet
tatimore për falimentim. Sipas legjislacionit fiskal një njësi ekonomike mund të
dal me humbje dhe humbja mund të mbulohet me fitimin e pashpërndarë deri në
tre vite rradhazi. Më pas, organet tatimore kanë të drejtën që të proçedojnë
njësinë ekonomike për falimentim. Si rezultat i kësaj, njësitë ekonomike përdorin
teknika të ndryshme manipulimi për të paraqitur një rezultat financiar pozitiv
pasi në këtë mënyrë i shpëton falimentimit. Nga ana tjetër, ata i përdorin këto
teknika për të dalë me fitim të vogël për të shmangur të qenurit objekt kontrolli
nga organet tatimore nëse del me humbje.15
14 Mamo, J., & Aliaj, A. (2014). ―Accounting Manipulation and its Effects in the Financial Statements
of Albanian Entities‖. 6th International Scientific Conference: Economic policy and EU integration.
15 Mamo, J., & Aliaj, A. (2014). ―Accounting Manipulation and its Effects in the Financial Statements
of Albanian Entities‖. 6th International Scientific Conference: Economic policy and EU integration
31
Konferenca VIII Studentore
Nxitur nga faktorët motivues të përmëndura më lart njësitë ekonomike në vendin tonë
operojnë me tre lloje të ndryshme pasqyrash financiare, njëra për tu dorzuar në
organet tatimore, njëra për tu dorëzuar në bankë dhe tjetra mbahet për përdorim të
brendshën i cili është më afër realitetit.
Teknikat e manipulimit kontabël
Teknikat dhe metodat e përdorura për manipulimin e pasqyrave financiare janë të
ndryshme në varësi të qëllimit njësitë ekomomike kanë. Si fillim do ti ndajmë në dy
grupe:
Teknikat e manipulimit kontabël me anë të zhvendosjes së fitimit në kohë:
Njësitë ekonomike tentojnë të zhvendosin fitimin në perjudha të tjera për një sërë
arsyesh që kemi përmendur dhe më lart. Manipulimi me anë të zhvendosjes së
fitimit është pak I përdorëshëm në vendin tonë sepse tek ne mbizotëron fshehja e
fitimit. Zhvendosja në kohë e këtij fitimi realizohet me anë krijimit të ―rezervave
të fshehta‖ të fitimeve duke dashur të deklarojnë fitime me rritje të qëndrueshme
dhe kostante në kohë. Në këto rezerva shkojnë edhe fitimet e ―tepërta‖ të viteve
të ―mbara‖ të njësisë ekonomike dhe gjithashtu tërhiqen ―fonde‖ për të mbuluar
vitet jot ë mira të njësisë ekonmike. Këto teknika quhen ndryshe si huazim i
fitimit nga e ardhmja dhe rezervim i fitimit për të ardhmen. Kemi dhe përdorimin
e teknikës ―Big Bath‖ e cili konsiston në transferimin e kostove dhe humbjeve të
periudhave të ardhme në perjudhën aktuale në ato raste kur periudha aktuale
është me humbje. Kjo teknikë çliron fitimin e periudhave të ardhshme nga këto
kosto.
Teknikat e manipulimit kontabël me anë të fshehjes së fitimit: Njësitë ekonomike
me anë të teknikave specifike që do të shpjegohen më poshtë arrijnë të ulin
fitimin.
Teknikat kryesore të përdorura nga njësitë ekonomike në vendin tone:
Amortizimi: manipulimi tek llogaritja e amortizimit të aktiveve të njësive ekonomike
qëndron tek mospërputhja mes udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat i cili lejon
amortizimin brenda një norme të lejuar dhe jo më shumë (paisje informatike 25% e
vlerës së mbetur, makineri prodhimi, mjete transporti 20% e vlerës së mbetur)16 dhe
Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit( SKK) të cilat tregojnë që aktivin duhet ta
amortizosh aq sa realisht amortizohet. Kjo hapësirë shfrytëzohet nga drejtuesit e
njësive ekonomike në rastet kur aktivi është amortizuar më pak se norma e lejuar nga
udhëzimi dhe drejtuesi e deklaron në maksimumin e lejuar. Kjo gjë sjell një rëndim të
shpenzimeve të amortizimit në PASH, më pak fitime dhe më pak taksa për tu paguar.
Mund të ndodhë dhe rasti i kundërt kur aktivi është amortizuar më shumë se norma e
lejuar dhe njësisë ekonomike i pjesa që është mbi normën e lejuar nuk i njihet si
shpenzim i zbritshëm për efekte tatimore çka do të sillte humbje për firmën. Kjo
humbje mbulohet me anë të teknikave të tjera të manipulimit nga drejtuesit e njësive
ekonomike.
16 Udhëzim nr.5, datë 30.01.2006, Për tatimin mbi të ardhurat i ndryshuar
32
Konferenca VIII Studentore
Transaksionet false: kjo teknikë përdoret më së shumti kur bëhen veprimet me anë të
bankës. Drejtuesit e njësive ekonomike disa nga detyrimet që kanë i likujdojnë me
para në dorë dhe nuk e pasqyrojnë në bilanc likujdimin e detyrimit. Në bilanc zëri i
detyrimeve nuk është reduktuar siç duhej të ndodhte dhe sjell rritje të detyrimeve.
Të ardhurat në avancë: në rastet kur njësia ekonomike do të ketë performancë të
mirë në vitin actual njeh të ardhurat që do i marrë në të ardhmen të gjitha sot dhe pse
nuk mund ti jetë kryer tërësisht shërbimi klientit.
Parapagimet: kur drejtuesit e njësive ekonomike nuk duan ti rrisin shpenzimet ata
nuk i pasqyrojnë fare shpenzimet e parapaguara në bilancin e vitit.
Manipulimi i inventarëve: inventarwt munipulohen sin w sasi ashtu dhe nw vlerw.
Për të ndryshuar rezultatin financiar të njësisë ekonomike drejtuesit ndryshojnë
gjendjen e inventarit pasi kjo ndryshon dhe koston e mallrave të shitur gjatë vitit.
KMSH është zëri kryesor i shpenzimeve për njësitë tregtare, ose kosto e produkteve të
prodhuar tek njësitë prodhuese.
Kur i deklaron shpenzimet në të ardhmen: ndodh kur në momentin kur nuk e ke
faturën dhe bën pagesën e shpenzimit nëpërmjet bankës, debiton llogarinë Furnitor
dhe krediton llogarine Banka, në vitin pasardhës bë deklarimin e faturës njësia
ekonomike ka nevojë të rrisë shpenzimet.
Pasojat e manipulimeve kontabël
Asimetria e informacionit që vjen nga manipulimet kontabël sjell një vendimmarrje jo
efiçente për përdoruesit e pasqyrave financiare. Administrata tatimore si organi
shtetëror që është i ngarkuar për të mbledhur tatimet dhe taksat nga ky fenomen
humbet të ardhura të cilat do të mbushnin buxhetin e shtetit dhe do të përdoreshin në
formën e investimeve publike çka do të rriste punësimin dhe mirqënjen e popullsisë.
Me rritje e mirqënjes së popullsisë do kishim një rritje të konsumit çka do të thotë më
shumë njerëz do të blinin produkte të këtyre bizneseve. E gjithë kjo gje vjen në formë
zinxhiri dhe u kushton të gjithëve.
Po ashtu dhe nga ana e bankave kjo asimetri informacioni i çon drejt aprovimit të
kredive ndaj njësive ekonomike me risk të lartë, gjë qe sjell një mundësi të lartë të
mosarkëtimit të parave të saj nga këta njësi ekonomike pra do çonte një rritje në
numrin e kredive të këqija. Me rritjen e këtyre të fundit banka do të ndjekë një
politikë jot ë favorshme për kreditimin në vazhimsi të ekonomisë ose më e keq mund
të sjellë falimentimin e tyre dhe humbjen e madhe që do të pësonte buxheti i shtetit
për ti financuar dhe për të mos lejuar falimentimin.
Siç e pamë dhe më lart manipulimet kontabël nuk ndikojnë vetëm në mënyrë direkte
tek përdoruesit e pasqyrave financiare por në mënyrë indirekte në të gjithë shoqërinë
në përgjithësi.
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Në studimin e mësipërm nxorrëm në pah faktorët kryesor që motivojnë drejtuesit e
njësive ekonomike për kryerjen e manipulimeve kontabël. Duke parë faktorët
motivues kuptojmë se si mund ti dekurajojmë këtë fenomen duke filluar nga ulja e
33
Konferenca VIII Studentore
barrës tatimore për njësitë ekonomike, bashkëveprimi i bankave dhe organeve
tatimore për kryerjen e ballafaqimit të pasqyrave financiare, harmonizimin më të mirë
të Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe sistemit tatimor për të mos
patur diferencat që kanë tani çka sjell hapësira të mëdha të cilat shfrytëzohen nga
njësitë ekonomike. Me marrjen e këtyre masave do të ishin të gjitha palët përfituese.
Njësive ekonomike do tu ulej niveli i fitimit por do të bëheshin më të qëndrueshme në
treg dhe do të nxitej konkurrenca, bankave do t‘u ulej niveli i kredive të këqija çka do
të thotë më shumë kreditim për ekonominë vendase, për organet tatimore të cilat
përfaqësojnë shtetin do t‘u rriteshin të ardhurat dhe do të kishte më shumë para në
buxhetin e shtetit që mund të përdoren për investime publike. Si përfundim marrja e
këtyre masave duhet të bëhet sa më shpejt nga shteti shqiptar sepse do të zbehnin këtë
fenomen dhe do të formalizonte paksa ekonominë e vendit tonë.
BIBLIOGRAFIA
1. Mamo, J., & Aliaj, A. (2014). ―Accounting Manipulation and its Effects in the
Financial Statements of Albanian Entities‖. 6th International Scientific
Conference: Economic policy and EU integration
2. Shuli, I., Perri, R., (2016): Analiza e Pasqyrave Financiare: albPAPER
3. Dhamo, S. (2010). Parimet baze te kontabilitetit
4. Amat, O., Gowthorpe,C. (1995) ―Creative Accounting: Nature, Incidente and
Ethical Issues‖
5. Mamo, J. (2016) . ―Manipulimet kontabël dhe roli i tyre në vendimmarrjen e
përdoruesve të pasqyrave financiare‖
34
Konferenca VIII Studentore
Sistemi financiar, bankar dhe ai i kreditimit në Shqipëri
Kentjona Kurtaj
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Në ambientet ekonomike shqipëtare, por jo vetëm në to, tema e nivelit të zhvillimit
të sistemit financiar lubrifikantit të ekonomisë edhe e rolit të tij në përshpejtimin e
zhvillimit ekonomik të vendit është gjithnjë aktuale. Bashkë me karakteristikat dhe
vështirësitë e fazës në të cilën ndodhet ekonomia jonë mbart edhe potenciale ende të
pashfrytëzuara zhvillimi. Sistemi financiar është pa më të voglin dyshim, katalizatori
ose më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhë trajtën e duhur.
Pikërisht në këtë punim do të analizohet sistemi financiar në Shqipëri, reformat apo
ndryshimet që ka pësuar ai ndër vite, strukturën e këtij sistemi si dhe në cfarë faze
është ky sistem në ditët e sotme dhe ndikimet që ka ai në ekonominë shqiptare.
Rreziqet aktuale dhe premisat për të ardhmen e sisitemit financiar shqiptar do të jenë
një pikë tjetër kyce e trajtuar në këtë punim sikundër edhe sistemi i kreditimit edhe
luhatjet që ka pësuar ai në dekadën ë fundit. Janë përdorur si metoda statistikorë ashtu
edhe metoda ekonometrike për realizimin e analizës së sistemeve finaciare dhe të
kreditimit në Shqipëri.
Fjalët kyce: Sistemi financiar, Reforma, Sistemi ikreditimit, Ekonomia Shqipëtare.
HYRJE
Sistemi financiar njohur ndryshe si lubrifikanti I ekonomise se tregut është një rrjet
institucionesh dhe tregjesh, të cilat lehtësojnë transaksionet financiare midis
individëve, bizneseve dhe qeverisë. Ai përfshin institucionet financiare si bankat,
shoqëritë e sigurimit, fondet e pensioneve, tregjet financiarë si dhe autoritetet
rregullatore dhe mbikëqyrëse të tyre. Këto institucione dhe tregje sigurojnë strukturën
për kryerjen e transaksioneve ekonomike dhe politikën monetare si dhe ndihmojnë në
drejtimin eficient të kursimeve drejt investimeve, duke mbështetur në këtë mënyrë
rritjen ekonmike. Sistemi financiar siguron mjetet e pagesës në ekonomi dhe ndikon
në aktivitetin real të saj, nëpërmjet ndërmjetësimit financiar dhe trasmetimit të
politikës monetare. Në vendet në zhvillim ndër të cilët ndodhet dhe Shqipëria, sistemi
bankar shpesh është i një vlershëm me sistemin financiar. Pasi ky i fundit
mbizotërohet nga sistemi bankar, i cili aktualisht përbën 91.4% të aktiveve financiare
të përgjithshme. Kjo është dhe arsyeja se një situatë stabiliteteti në sistemin bankar
nënkupton dhe stabilitetin financiar në tërësi. Duke u ndodhur përballë një situate të
tillë në sistemin financiar në Shqipëri, tema që do të trajtohet në këtë punim do t‘i
35
Konferenca VIII Studentore
referohet më tepër ndërtimit dhe funksionimit të sistemit banker por pa lene menjane
edhe pjeset e tjera perberese te tij.
Analiza e sistemit financiar do ti referohet edhe periudhës së tranzicionit, për të pasur
një ide më të qartë se cilat kanë qenë fillesat e sistemit tonë financiar. Kjo analizë do
të tregojë qartë se si ka evoluar sistemi financiar në Shqipëri, cilat kanë qenë
vështirësitë që janë hasur në vite, cfarë masash janë marr dhe cfarë duheshin marr.Të
gjitha veprimet që janë ndërmarr janë shkak i sistemit finaciar aktual, i cili ka pësuar
ndryshime rrënjësore nga njëra fazë e sistemit bankar në tjetrën. Kjo gjë ka ardhur dhe
si pasojë e ndërmarrjeve të politikave eficiente nga Banka e Shqipërisë. Roli i saj ka
qenë gjithmonë i rëndësishëm në cdo fazë që ka kaluar sektori bankar. Rreziqet që e
karakterizojnë sistemin financiar shqiptar,dhe nje analize e pergjithshme e sistemit te
kreditimit dhe problemet qe hasen ne te do te jeme nje pike tjeter kyce e trajtuar ne
k[t[ punim.
LITERATURA
Fillesat e sistemit financiar gjate tranzicionit
Tranzicioni e gjeti Shqipërinë si vendin më të varfër të Europës, si një vend komunist
me tipare të ngjashme me vendet tjera socialiste dhe veçanërisht me ato të Europës
Juglindore por edhe me veçori të theksuara që e dallojnë atë nga vendet e tjera ish-
komuniste. Shqipëria ishte i vetmi vend europian i bllokut komunist që nuk ndërmori
asnjë reformë të rëndësishme ekonomike dhe poltike si decentralizimi i
vendimmarrjes, rritja e rolit të tregut dhe demokratizimi i vendit, Shqiperia ishte vendi
që gjatë 45 vjetëve zbatoi në mënyrë rigoroze ideologjinë marksiste dhe praktikat
staliniste. Sistemi bankar gjatë socializmit ishte një sistem i centralizuar plotësisht dhe
deri në vitin 1976 përbëhej nga një bankë e vetme, Banka e Shtetit Shqiptar, që
shërbente në të njëjtën kohë si autoritet monetar dhe si kredituese e ekonomisë.
Ndërkohë roli i saj si ndërmjetës financiar ishte mjaft i kufizuar, pasi si politika
monetare ashtu dhe shpërndarja e kredisë drejtoheshin sipas një plani të centralizuar.
Banka shërbente thjesht si institucion rregjistrues i transaksioneve midis ndërmarrjeve
prodhuese. Përveç Bankës së Shtetit Shqiptar funksiononte edhe Drejtoria e
Përgjithshme Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve që kryente grumbullimin e
kursimeve të popullsisë si dhe merrej me sigurimin e pasurisë, kryesisht të asaj
kooperativiste Në vitin 1977 u krijua Banka Bujqësore si një bankë e veçantë
nëpërmjet shkëputjes së një seksioni të Bankës së Shtetit Shqiptar që mbulonte ofertën
për fonde të sektorit bujqësor. Në vitin 1990, Departamenti i Marrëdhënieve me
Jashtë të Bankës së Shtetit Shqiptar shërbeu si bazë për themelimin e Bankës Tregtare
Shqiptare e cila kryente funksionin e financimit dhe të nxitjes së eksporteve dhe të
pagesave me jashtë.
Në mënyrë të përmbledhur sistemi bankar socialist në pragun e tranzicionit
karakterizohej nga mangësi serioze për një sistem bankar të ekonomisë së tregut të
lirë si
(i) roli i tij si ndërmjetës financiar ishte mjaft i kufizuar, sepse bankat shërbenin
thjesht si institucion rregjistrues i transaksioneve midis ndërrmarjeve prodhuese;
36
Konferenca VIII Studentore
(ii) në këto kushte mungonte vlerësimi i kredisë dhe për rrjedhojë edhe menaxhimi i
riskut;
Sistemi financiar gjat[ viteve 1990 - 1997
Duke u ndodhur përballë një situate të tillë, menjëherë u ndërmorrën reforma
ekonomike, të cilat datojnë në vitin 1992. Në prill të po këtij viti u miratua ligji për
Bankën e Shqipërisë si dhe ligji për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë. Këto
ligje caktuan shndërrimin e sistemit bankar nga njënivelor në sistem bankar me dy
nivele. Banka e Shqipërisë u krijua si bankë e nivelit të parë, më pas vinin bankat e
nivelit te dytë, të cilat numëroheshin gjashtë banka deri në vitin 1994. Në këtë situatë
u bë më i lehtë licensimi i bankave të reja private dhe rregullimi i sistemit bankar nga
Banka Qendrore.
Edhe pse pati zhvillime pozitive, sektori bankar pati edhe zhvillime negative dhe
mangësi, nga të cilat mund të përmendim:
-Ndërmjetësimi financiar ishte i kufizuar, Bankat shtetërore zotëronin 90% të tregut të
depozitave dhe kryenin funksione të kufizuara të ndërmjetësit financiar, ndërsa bankat
private ishin të pakta në numër dhe ishin të fokusuara më tepër në kreditimin e
tregtisë.
-Niveli i ulët i kreditimit, i cili tregon shkallën e ulët të ndërmjetësimit.
Sektori bankar ne vitet 1997 – 2002
Reformat e sistemit financiar që lidhen me sektorin bankar për privatizimin e bankave
shtetërore dhe hyrjen e bankave të reja private ndikoi në rritjen e cilësisë së
shërbimeve bankare. Në këtë periudhë numëroheshin 14 banka. Në këtë situatë u vu
re një ulje e dominimit të bankave me kapital shtetëror.Gjithashtu u përmirësua tregu i
kreditit, si pasojë u rrit kreditimi në sektorin privat dhe u ul niveli i kredisë me
probleme. Mbikëqyrja bankare u përmirësua, e cila përbënte një dukuri mjaft pozitive
për këtë periudhë. Përpos këtyre zhvillimeve në këtë periudhë u shfaqën dhe një sërë
mangësish, nga të cilat përmendim dominimin e tregut bankar ku një bankë e vetme
zë rreth 55% të sistemit bankar, ndërsa dy bankat kryesore zinin 70%. Kjo gjë
kufizonte konkurrencën në sistemin bankar dhe ndikonte në politikën monetare të
Bankës së Shqipërisë, në administrimin e borxhit të brendshëm si dhe në efektivitetin
e sektorit bankar.
Pasi prekem momentet me kyc te historikut te sistemit fianciar, fillesat e tij si dhe
reformat me te rendesishme le te paraqesim nje harte ku nderthuren mangesite dhe
ndryshimet positive qe jane bere ne vitet e fundit ne kete sistem. Si eshte gjendja
aktuale e sistemit financiar ne Shqiperi ?
Figura 1
37
Konferenca VIII Studentore
Sistemi •U Evidentua nje ritem me i ulet i rritjes se nivelit te aktiveve
financiar ne te sektorit bankar krahasuar me nje vit me pare .
2012 •cilesia e kredise vijon te paraqese problemin kryesor per
insituticionit qe kryejne aktivitet kreditues ne vend .
•ne fund te vitit 2012,pesha e aktivitetit te sektorit financiar
jobankar ndaj pbb-se ishte 6%.
Sistemi •Sektori bankar vazhdon të mbizotërojë në sistemin financiar
financiar ne
• Në gjashtëmujorin e dytë 2013, niveli i ndërmjetësimit financiar
2013 në Shqipëri, i llogaritur si raport i aktiveve të sistemit financiar ndaj
Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3 pikë përqindjeje,
në nivelin 99.1%
• Sektori bankar zotëron 91.4% të aktiveve të sistemit financiar
Në dhjetor 2014, niveli i ndërmjetësimit financiar në Shqipëri, i llogaritur si raport i
aktiveve të sistemit financiar ndaj PBB-së, ishte 101.4% në rritje krahasuar me pjesën
e parë të vitit 201
• Sektori bankar zë aktualisht 90.4%të aktiveve të sistemit financiar • Ekspozimi i
sektorit bankar ndaj segmenteve të tjera të sistemit financiar në vend mbetet i ulët,
duke përbërë vetëm 1% të vlerës së aktiveve.
Figura 2
Struktura e sistemit financiar ne shqiperi
38
Konferenca VIII Studentore
Fondet e pensioneve Column3
Fondet e investimit Column2
Column1
Kompanite e sigurimeve
Shoqerite e sigurim -kreditit 20 40 60 80 100 120
Institucionet jo bankare
Sistemi bankar
0
Grafiku 1
Fondet e investimeve => Ne vitin 2015 u rendit si tregu I dyte me I madh pas
tregut banker, shfaq norma te uleta interesi. Eshte I perbere nga fonde investmi
te rendesishem ‖Raiffeisen Prestigj‖ & Raiffaisen Invest euro‖
Tregu I sigurimeve => Eshte nje nga me te vegjlit ne Europe dhe perben
vetem1.6% te aseteve totale te sistemit financiar ne Shqiperi.
Pensionet private vullnetare => Kane nje dinamike positive zhvillimi dhe vlera
neto e aseteve te ketij tregu eshte ne mase te paperfillshme kundrejt PPB!
Shoqerite e kursim kreditit => Gjate viteve te fundit eshte vene re nje zhvilllim
pozitiv. Shuma e kursimeve te mobilizuara nga anetaret e ketyre shqerive
eshte akoma modeste.
Instuticionet jo banka => Perbejne rreth 2.6% te aseteve te sistemit financiar.
ANALIZA
N[ cfar[ faze ndodhet ekonomia shqiptare dhe si ndikon sistemi financiar n[ t[?
Ekonomia në Shqipëri aktualisht është në zhvillim e sipër.Si ekonomi tregu ajo është
duke kaluar nga faza e lindjes në fazën e rritjes. Duke analizuar që sistemi financiar
shërben si një katalizator ose si një laborator ku zhvillimet ekonomike marrin trajtën e
duhur atëherë nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i
sistemit financiar në vend. Sepse janë zhvillimet dhe roli i sistemit financiar ato që
përcaktojnë se në cilën fazë ndodhet zhvillimi ekonomik i një vendi.Fazat e zhvillimit
ekonomik janë:
-Faza e parë është faza empirike. Karakterisikë e saj janë institucionet financiare dhe
sistemi financiar i pazhvilluar. Në këtë fazë sistemi financiar dhe bankar dominohet
nga ekonomia e cash-it
-Faza e dytë është faza e ekonomisë dhe kredisë. Rritja e rolit të institucioneve të
ndërmjetësimit financiar dhe të kredisë, kryesisht i bankave është karakteristikë e
kësaj faze. Pikërisht ndërmjetësimi bankar e bën sistemin financiar më aktiv.
Subjektet suficitare transferojnë burime dhe fonde në subjektet deficitare. Duke u
shoqëruar më pas me përshpejtim të zhvillimit ekonomik, duke shtuar në këtë mënyrë
pasurinë kombëtare.
39
Konferenca VIII Studentore
-Faza e tretë është faza e tregjeve financiare. Në këtë fazë institucionet e
ndërmjetësimit financiar shkojnë drejt perfeksionimit duke krijuar dhe institucione të
të drejtave finaciare. Ekonomia operon nëpërmjet parasë së padukshme, me paranë
elektronike.
Ekonomia në Shqipëri tani ndodhet në fazën e tretë, e cila është faza e tregjeve
financiarë. Edhe pse ekonomia në vend ka evoluar, përsëri vështirësitë dhe përballjet
me probleme të ndryshme nuk mund të evitohen.
Sistemi financiar aktual në Shqipëri është një realitet relativisht i ri. Gjatë këtyre
viteve është vënë re një rritje e interesit ndaj sistemit tonë financiar nga grupe të
rëndësishme bankare dhe nga kompani të mëdha sigurimi që kanë hyrë në treg. Në
sistemin financiar shqiptar pjesa më e madhe mbizotërohet nga sektori bankar , i cili
përbën 91.4% të aktiveve financiare të përgjithshme. Në situatën kur sistemi monetar
dhe financiar funksionojnë sic duhet atëherë dhe ndërmjetësit financiarë kryejnë me
efikasitet kalimin e fondeve nga ata që kanë tepricë tek ata që kanë mungesë fondesh,
kjo situatë do të jetë një situatë e stabilizuar financiare. Ky i fundit është një kusht i
domosdoshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të një ekonomie sepse ai
krijon një klimë besimi në të cilën individët marrin vendime financiare më të
shëndosha. Është përgjegjësia e Bankës Qendrore të garantojë që sistemi bankar apo
ai financiar në përgjithësi të jetëi qëndrueshëm dhe i fortë. Ajo ruan stabilitetin
financiar duke vlerësuar në të njëjtën kohë rreziqet e mundshme dhe pikat e dobëta të
sistemit nëpërmjet mbikëqyrjes bankare. Përkrah saj për ruajtjen e stabilitetit financiar
qëndron dhe autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili mbikëqyr tregun e letrave me
vlerë, të sigurimeve dhe fondeve të pensionit.
Rreziqet e sistemit financiar n[ Shqip[ri
Si rreziqe të sistemit financiar në Shqipëri mund të përmenden: shkalla e lartë e
kredive me probleme, ekspozimi i madh i sistemit bankar ndaj borxhit publik dhe
euronizimi i lartë i ekonomisë. Sipas raportit të vlerësimit të sistemit financiar nga
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore arrin në konkluzionin se prekja e
sistemit financiar nga rreziqet është në rritje. Kjo gjë është vërtetuar dhe nga stres-
testet, sipas të cilave në rast të një skenari ekonomik të përkeqësuar, të paktën gjashtë
banka nga 16 gjithsej do të pësonin nënkapitalizim ose rënie të mjaftueshmërisë së
kapitalit poshtë kufirit rregullator prej 12%. Këto banka zotërojnë gjithsej 21% të
gjithë aseteve të sistemit bankar. Rënia e ndjeshme e fitimeve iu lë bankave pak
hapësira për të përballuar goditje të mëtejshme, pa vuajtur rënie të kapitalizimit.
Dominimi i kredisë në valutë të huaj krijon një ekpozim të konsiderueshëm të
bankave ndaj rrezikut të zhvlerësimit të monedhës vendase, ndërkohë që një tjetër
faktor rreziku është përqendrimi i lartë i portofoleve të kredisë bankare te një grup
relativisht i vogël kredimarrësish të mëdhenj. Një rrezik tjetër për sistemin financiar
vjen nga fondet e sapo krijuara të investimit, që sipas raportit të vlerësimit nuk janë të
rregulluara dhe të mbikëqyrura sic duhet.
Këto fonde, që angazhohen kryesisht në blerjen e obligacioneve të qeverisë shqiptare,
janë të ekspozuara ndaj rrezikut të likuiditetit për shkak të mosfunksionimit të tregut
40
Konferenca VIII Studentore
sekondar të titujve të borxhit publik. Fondi Monetar Ndërkombëtër (FMN) dhe Banka
Botërore rekomandojnë ndërhyrje më energjike për të ulur shkallën e kredive me
probleme në sistemin bankar. Masat që duhet të ndërmerren duhet të përfshijnë
qartësimin e trajtimit fiskal të kredive të fshira, nxjerrjen e direktivave që do t‘ju
lehtësonin bankave shitjen e kredive të këqija, përmirësimin e praktikave të raportimit
financiar dhe një zgjerim të përkufizimeve rregullatore për ato që duhet të
konsiderohen palë të përfshira në transaksionet bankare. Një rekomandim tjetër është
dhe hartimi i rregulloreve për të përcaktuar kërkesa kapitalizimi dhe likuiditeti ndaj
fondeve të investimit. Gjithashtu vlerësohet nxitja e zhvillimit sekondar të titujve, si
dhe raporti i vlerësimit kërkon një reformë të thellë të Autoritetit të Mbikëqyrjes
Financiare për të mundësuar një mbikëqyrje më të sigurt të institucioneve financiare
jo banka.
Sistemi bankar në Shqipëri përballet me disa probleme dhe sfida, të cilat janë :
-Huatë e këqija dhe problemet në procesin e huadhënies
-Kolaterali dhe problemet që ai shfaq
-Problemet e auditimit të brendshëm
-Shtrirja gjeografike e përqendruar e sistemit bankar
-Kultura ekonomike dhe lidhja me produktet e shërbimet bankare
-Parandalimi dhe pastrimi i parave
-Aspekte operacionale dhe mosfunksionimi i bursës së letrave me vlerë
Fakte të Stilizuara për kreditimin në Shqipëri
Roli ndërmjetësues i sektorit bankar shqiptar u bë më i dukshëm pas vitit 2004. disa
nga karakteristikat që shoqëruan zhvillimin ekonomik e financiar, sidomos në vitet
2004-2008, ishin: normat relativisht të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike,
inflacioni në nivele të ulëta dhe kryesisht brenda kufijve të përcaktuar nga autoriteti
monetar, nivel i lartë i kapitalizimit të bankave, huadhënie kryesisht në monedha të
huaja, zgjerim i kreditimit të huamarrësve individë (sidomos për kredi hipotekore
meqenëse kërkesa për këtë lloj kredie u rrit dukshëm) por pa arritur nivelet e
huadhënies për bizneset, norma relativisht të larta të interesit të kredive, nivel i ulët i
huave me probleme, norma të kënaqshme të kthimit nga kapitali e aktivet e sistemit
bankar, etj. Kreditimi nga bankat konsiderohet si burimi kryesor i financimit të
jashtëm të ndërmarrjeve, për vendet në tranzicion kjo gjë vërtetohet edhe për
Shqipërinë, ku huamarrja nga bankat është burimi i dytë më i madh pas fondeve të
brendshme/fitimeve të mbajtura. pavarësisht normave të shpejta të rritjes që u arritën
pas vitit 2004, kreditimi i ekonomisë shqiptare i parë në raport me pbb-në, mbetej i
ulët, meqenëse kishte nisur nga nivele shumë të ulëta të trashëguara nga e kaluara.
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Sistemi financiar gjatë periudhës së tranzicioni pavarësisht progresit të dukshëm
mbeti përsëri në gjendje të brishtë. Ky progres i brishtë e ka bazën jo vetëm në
zhvillimet e brendshme të sektorit bankar, nga trashëgimia e keqe, ngadalësia e
reformave, kriza piramidale, zhvillimet makroekonomike por edhe në vetë brishtësinë
41
Konferenca VIII Studentore
e ekonomisë shqiptare në nivel mikro e makroekonomik. Brishtësia e zhvillimit të
sistemit bankar shfaqet në dy momente delikate për të si kriza e shkaktuar nga skemat
piramidale dhe kriza e depozitave. Zhvillimi i ekonomisë reale si dhe thellimi i
reformës në sistemin bankar qëndrojnë në themeltë krijimit të një sistemi financiar të
shëndoshë, konkurrues dhe të aftë që t‘i përgjigjet nevojave të ekonomisë në tërësi
dhe zhvillimit të sektorit privat në vecanti.
Sistemi financiar aktual ndodhet në fazën e tretë, pra në fazën e tregjeve financiarë, i
cili është një realititet i ri për vendin tonë. Pavarësisht zhvillimeve që sektori financiar
ka pësuar në ditët e sotme, pjesa më e madhe mbizotërohet nga sektori bankar.
Rëndësia qëndron në arritjen e stabilitetit financiar. Përgjegjëse për këtë dukuri është
Banka Qendrore, e cila ruan stabilitetin financiar duke vlerësuar dhe analizuar rreziqet
dhe pikat e dobëta të sistemit nëpërmjet mbikëqyrjes bankare. Rritja ekonomike ka
ecur me rritme më të ngadalta se një vit më parë. Thellimi i deficitit dhe borxhit
publik rriti më tepër pasigurinë e sektorit privat dhe të sistemit bankar për të ardhmen.
Prekja nga rreziqet e sistemit financiar është në rritje. Ky fenomen ndodh si pasojë e
dominimit të kredisë në valutë të huaj, përqendrimit të lartë të portofoleve të kredisë
bankare te një numër relativisht i vogël kredimarrësish të medhenj si dhe fondet e
sapokrijuara të investimit.Problemi më shqetësues aktual i sistemit bankar janë huatë
me probleme, të cilat vijnë si pasojë e problemeve ekonomike të kredimarrësit,
keqparashikimit për të ardhmen, abuzimit te kredimarrësit apo analistit etj
BIBLIOGRAFIA / REFERENCA
http://www.bankofalbania.org/ëeb/pub/cani_leksion_sistbankar_korce_mars20
04_948_1.pdf
http://www.bankofalbania.org/ëeb/pub/BUNDO_LUCI_CANE_shqip_1237_1
.pdf
http://www.bankofalbania.org/ëeb/pub/cani_haderi_shq_204_1.pdf
http://www.bankofalbania.org/ëeb/Gjendja_e_sistemit_bankar_dhe_sfidat_ne_
te_ardhmen_3963_1.php?kc=0,26,0,0,0
http://www.bankofalbania.org/ëeb/Stabiliteti_financiar_6990_1.
http://www scholar .gogle.com.sistemifinanciar shqiptar dhe roli I
ndermjetesimit Brenda tij
Banka e Shqipërisë AMF, Buletini Statistikor ―Tregu i Sigurimeve-Viti 2013‖,
22 Janar 2014
42
Konferenca VIII Studentore
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe ndikimi i tyre në Buxhetin
e Shtetit
Elvis Goma, Elvis Prenga, Firdes Elmadhi
(Bankë Financë, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)
Abstrakt
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore siç dihet kanë një ndikim të rëndesishëmnë
buxhetin e shtetit për ketë arsyje morëm në konsideratështjellimin e kësaj teme.
Si fillim kemi një hyrje me mënyren se si kanë rrjedhur sigurimet shoqërore dhe
Shëndetësore ne Shqipëri me të gjithë problematikat ndër vite. Më pas kemi një
ndarje punëdhënes, punëmarrës dhe kontributin që derdh gjithësecili prej tyre.
Përsonate përfshire dhe përjashtimet (të cilët trajtohen si raste të veçantë nga
përllogaritja e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore). Pensionet dhe
mënyra e shpërndarjes se tyre.
Roli i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore para viteve 90 dhe vitet e fundit.
Ndryshimi i mbledhjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Roli
që kanë Agjentët për mbledhjen e këtyre kontributeve. Perspektivat për të ardhmen
drejt Bashkimit Europian. Një paraqitje skematike (grafike) e kësaj ecurie.
Për gjithë secilin nga ne është evidente që sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë
skema që gërryejn më shumë Buxhetin e Shtetit dhe ulin investimet publike në
mënyrë të ndjeshme. Prandaj ne jemi munduar të japim një mendim efikas dhe efiçent
se çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë ka nevojë për përmirësim.
Fjalët kyçe: Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Pensionet, Buxhet i Shtetit
HYRJE
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë pagesa të detyrueshme, për
të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit. Duke
paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju jeni i siguruar për të
përfituar nga Ligji i sigurimeve shoqërore dhe nga Ligji i sigurimeve shëndetësore.
Të Detyruarit për të paguar kontribute:
a) të punësuarit dhe punëdhënësit e tyre;
b) persona të tjerë ekonomikisht aktivë;
c) shteti.
43
Konferenca VIII Studentore
Mbi ç‘pagë duhet të llogariten kontributet e sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore:
Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga
data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë, si më poshtë vijon:
a) jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë)
lekë dhe deri në 97 030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë) lekë, për personat e
punësuar;
b) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë dhe
sipas përcaktimit të vetë personit, deri 97 030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë)
lekë, për personat e vetëpunësuar;
c) e barabartë me pagën minimale mujore prej 22 000 (njëzet e dy mijë) lekësh, për
punonjësit e papaguar të familjes.
Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit
shëndetësor, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë, si më poshtë vijon:
a) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë dhe
deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e
punësuar;
b) sa dyfishi i pagës minimale, e barabartë me 44 000 (dyzet e katër mijë) lekë, për
personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i
vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht;
c) paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit
shëndetësor, për personat e vetëpunësuar në bujqësi, është 4 620 (katër mijë e
gjashtëqind e njëzet) lekë.
Masa e kontributeve
Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shume se 87
orë në muaj, të jetë:
a) për sigurimet shoqërore, 24.5% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e
punëdhënësit të jetë 15.0% dhe pjesa e të punësuarit 9.5%, por jo më pak se paga
minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt
të llogaritjes së kontributeve shoqërore;
b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku
pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se
paga minimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të
sigurimit të kujdesit shëndetësor.
Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:
• Sigurimi Shoqërorë i Detyrueshëm,
• Sigurimi Shoqëror Vullnetar,
• Sigurimi Shoqëror Suplementar,
44
Konferenca VIII Studentore
Sigurimi i Detyruar
Cilat janë afatet e pagesës së kontributeve?
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda
datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra jo më vonë
se datat: 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar.
Kujdes, nëse kontributet nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete.
Ku dhe si mund të paguhen kontributet ?
Ju mund t‘i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të postës shqiptare.
Sigurimi Vullnetar
Është një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit
të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që :
Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë
përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;
Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e
sigurimit të detyrueshëm;
Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që
nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim
vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë
shqiptare
Sigurimi Suplementar
1.Sigurimi shoqëror suplementar mbron me të ardhura:
Personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe
personat me tituj shkencorë;
Punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të
Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të
Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së
Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, punonjësit e Shërbimit për Ankesat dhe
Çështjet e Brendshme.
2. Kriteret për sigurim shoqëror suplementar të kategorive, të përfshira në pikën 1 të
këtij neni, përcaktohen me ligje të veçanta;
3. Skemë të sigurimit shoqëror suplementar, sipas kushteve të përcaktuara me ligj të
veçantë, ka të drejtë të ngrejë çdo person juridik, me kapital shtetëror ose pjesërisht
shtetëror, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.
45
Konferenca VIII Studentore
Sigurimet shendet[sore t[ detyrueshme
1. Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm mbulon gjithë shtetasit e Republikës së
Shqipërisë me banim të përhershëm në Shqipëri, si dhe të huaj e të punësuar e
të siguruar në Shqipëri.
2. Sigurimet shëndetësore të detyrueshme janë një sistem jofitimprurës që
mbulojnë: a) një pjesë të çmimit të barnave në rrjetin e hapur farmaceutik; b)
shpenzimet e shërbimit nga mjeku i përgjithshëm ose i familjes për gjithë
shtetasit në Shqipëri që kanë derdhur kontribute.
3. Sigurimet shëndetësore të detyrueshme sigurohen nga një institut shtetëror i
pavarur - Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (më poshtë do të quhet
ISKSH) dhe mbulojnë një pjesë të çmimit të barnave kryesore të listës së
miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe shpenzimet e shërbimit nga mjeku i
përgjithshëm ose i familjes. Masa e mbulimit përcaktohet çdo vit nga Këshilli
i Ministrave.
4. Kontributet paguhen nga shtetasit ekonomikisht aktivë dhe shteti.
Punëdhënësit marrin pjesë në kontributet që paguhen nga vetë ata dhe nga
punonjësit e tyre. Shteti kontribuon në ISKSH për popullsinë ekonomikisht
joaktive dhe për kategori të tjera sipas nenit 8, pika 2 dhe 3 të këtij ligji.
Skema për Fermerët
Të vetëpunësuarit në bujqësi regjistrohen në organet e sigurimeve shoqërore pas
paraqitjes së këtyre dokumenteve:
a) certifikatës familjare të gjendjes civile;
b) vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të
paluajtshme, pranë organeve të pushtetit vendor, dhe/ose
c) vërtetimin mbi tokën e marrë në përdorim, lëshuar nga strukturat përkatëse,
pranë organeve të pushtetit vendor, dhe/ose
d) ç) kontratën e qiramarrjes së tokës bujqësore, të noterizuar;
e) vërtetimin e lëshuar nga komuna ose bashkia, ku cilësohet se personi ushtron
veprimtari bujqësore/blektorale.
Të vetëpunësuarit në bujqësi i paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve
shoqërore dhe të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor individualisht, një
herë në tre muaj. Afati i pagesës së kontributeve është jo më vonë se dita e fundit e
muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.
Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të
periudhës së sigurimit, për të përfituar pension mund të kryejnë pagesa kontributesh
edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t‘u korrespondojnë
periudhave para plotësimit të moshës për pension dhe për këto periudha do të paguhet
sipas masës së kontributit të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin
kur kryhet pagesa.
Agjenti tatimor
1. Agjenti tatimor është një person, jo i punësuar në organet tatimore, i cili sipas këtij
46
Konferenca VIII Studentore
Ligji apo çdo ligji tjetër të sistemit tatimor është përgjegjës për llogaritjen, mbajtjen
në burim për një tatimpagues dhe kalimin e tatimeve dhe taksave në buxhet.
2. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e tij, agjenti tatimor ka të njëjtin status me
tatimpaguesin nëqoftëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe.
1. Agjenti tatimor është i detyruar :
a) Të llogarisë, të mbajë në burim për tatimpaguesin dhe të transferojë në
buxhet, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur shumat e tatimeve e
taksave;
b) të mbajë regjistrime për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për
tatimet e mbajtura dhe të transferuara në buxhet duke përfshirë mbajtjen e
regjistrimeve të veçanta për çdo tatimpagues;
c) t‘u japë organeve tatimore dokumentacionin e kërkuar për kontrollin e
saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit te tatimeve e
taksave;
d) të përmbushë të gjithë detyrimet e tjera të përcaktuara nga ligjet tatimore.
2. Për mospërmbushje apo përmbushje me mangësi të detyrimeve të tyre të
përcaktuara në ligjet tatimore, agjentët tatimore mbajnë përgjegjësi në
përputhje me proçedurat e vendosura nga ky ligj dhe aktet e tjera ligjore.
T[ ardhurat dhe shpenzimet nga ISSH te Detyrueshme
Totali I te ardhurave 2014 2015 201617
Te ardhurat te drejtperdrejta 61,938 60,156 60,824
Te ardhurat nga kontributet 61,216 59,066 58,583
suplementare 722 1,090 2,241
Totali I shpenzimeve
Shpenzime për përfitime 85,296 88,904 69,175
Financim nga buxheti I shtetit 85,296 88,904 69,175
-23,358 -28,724 -8,351
Sipas këtyre viteve vërejm që të ardhurat nga viti 2014 në 2015 kane rënë dhe
shpenzimet janë rritur më shumë se viti i kaluar kjo vjen nga :1)Njerëzit që
kontribojne kanë rënë pra kemi më shumë te papunë ,2) Numëri i daljes në pension
është rritur shumë ose është rritur kontributi peë ndihmen sociale. Për vitin 2016 nuk
mundë të japim mendim paraprak se janë të dhënat vetem për 9-mujor dhe jo për
totalin e nje viti. Gjithashtu vërejmë se ky deficit nga diferenca e të ardhurave dhe
shpenzimeve mbulohet nga buxheti i shtetit. Ky deficit demton rëndë buxhetin e
shtetit duke ulur shpenzimet afatgjata nga qeveria dhe skema e ISSH na del që është
ineficente.
17 Të Dhënat për 9-mujore
47
Konferenca VIII Studentore
Te ardhurat dhe Shpenzimet
Axis Title 100,000
80,000
60,000 Totali I te Shpenzimet Totale Financimi nga
40,000 ardhurave buxheti I shtetit
20,000 85,296
0 61,938 88,905 -23,358
-20,000 60,156 69,175 -28,724
-40,000 60,824 -8,351
2014
2015
2016
Kontributet dhe shpenzimet sipas zërave 2014 2015 201618
61,938 60,156 50,698
Në miliona lekë 52,464 56,394 46,771
Të ardhurat totale 7,745 2,028 1,371
Νga subjektet juridike e fizike 425 435 315
Νga të vetëpunësuarit në bujqësi 582 210 104
Νga sigurimi vullnetar 722 1,090 2,241
Të ardhura të tjera 85,296 88,904 69,175
Te ardhurat nga kontributet suplementare 393 331 244
Shpenzime për përfitime 2,536 2,490 1,833
Paaftësi e përkohshme 82,357 86,071 67,090
Barrëlindje 10 12 9
Pensione
Aksidente dhe sëmundje profesionale
Duke ndare tabelën sipas zërave të ardhurat dhe shpenzimet vërejm që të ardhurat nga
subjektet fizike dhe juridike nga viti 2014 në vitin 2015 kanë ardhur duke u
rritur,arsyeja mundë të jetë : 1) Lufta kundër informalitetit, 2) Mundë të jetë rritur
punësimi.
Për të ardhurat nga te vetpunësuarit ne bujqësi duke e krahasuar per vitin 2014 kanë
rënë në një masë shumë të madhe për arsye se politikat e qeverisë kanë kufizuar
subvencionet ose popullata qe invesoton në bujqësi ka ardhur duke u
zvoglëluar.Ndërsa për të dhënat për 2016 nuk mund të japim një konkluzion të plote
sepse informacini nuk është i plotë.
18 Të dhënat për 9-mujore
48
Konferenca VIII Studentore
Kontributet dhe Shpenzimet sipas Zerave
90,000
80,000
70,000
60,000
50,000
40,000
30,000
20,000
10,000
0
Nga subjektet Juridike Te vetepunesuar ne Pensiomet
dhe Fizike bujqesi
201619
2014 2015 2016 ???20
???
Kontribues të sigurimeve shoqërore ???
???
Kontribues( nr mesatar) 2014 2015 ???
Total 654,563 718,070 48,490
Sipas subjekteve: 608,519 668,614 ???
Publike 159,203 145,746 38,654
Firma private 226,886 321,023 ???
Të vetëpunësuar 86,168 104,686
të vetëpunësuar në bujqësi 127,728 89,527
Vullnetarisht 8,534 7,632
Shteti 32,789 34,125
Me përfitim afatshkurtër: 13,255 15,331
Sipas zërave mundë të japim një konkluzion duke krahasuar vitin 2014 me 2015. Me
një shikim të parë mundë të themi numri i kontribuesve nga sektori publik në vitin
2015 ka rënë dhe është rritur numri nga sektori privat,gjithashtu është rritur
vetëpunësimi dhe është ulur vetëpunësimi në sektorin bujqësor. Uljet dhe ngritjet
mundë të kenë ardhur nga largimi i punëtorvë nga sektori publik duke shkuar tek
sektori privat ose mundë të jenë vetëpunësuar duke hapur një biznes të tyre. Dhe
vetëpunësimi në bujqësi ka rënë nga fakti se banorët kanë lëvizur nga zonat rurale në
ato urbane duke u punësuar tek sektori privat ose kanë hapur një biznes të tyre. Për
viti 2016 nuk mundë të komentojnë se na mungojnë të dhënat nga ISSH.
19 Të dhënat për 9-mujor
20 Të dhënat 9-mujore mungojnë
49