The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by fbuamd, 2018-01-22 09:12:08

Konferenca e VIII Studentore

Untitled

Konferenca VIII Studentore

Këto lloje të mekanizmave të përforcimit mund të bëjnë që tronditjet e vogla të
shkaktojnë ndërprerje të papritura. Goditje relativisht të vogla - në çmimet e inputeve
të importuara, normën e interesit botëror ose produktivitetin - mund të shkaktojnë
pengesa kolaterale për borxhin dhe kapitalin punues, veçanërisht kur nivelet e
huamarrjes janë të larta në raport me vlerat e aseteve. Stilet e Fisher-it për deflacion të
borxhit mund të shkaktojnë ndërprerje të papritura përmes një rënie spirale në çmimet
e aseteve dhe mbajtjen e aseteve kolaterale (Fisher, 1933). Ky zinxhir i ngjarjeve
menjëherë ndikon në prodhimin dhe kërkesën.
Ndalesat e papritura shpesh ndodhin në vendet me sektorë relativisht të vegjël të
tregtueshëm dhe me detyrime të mëdha valutore. Ndalesat e papritura kanë prekur
vendet me BPV-të gjerësisht të ndryshme për frymë, nivelet e zhvillimit financiar dhe
regjimet e kursit të këmbimit, si dhe vendet me nivele të ndryshme të mbulimit të
rezervës.
Studimet empirike tregojnë se shumë ndalesa të papritura janë shoqëruar me tronditje
globale. Për një numër të tregjeve në zhvillim, p.sh. ato në Amerikën Latine dhe
Azinë në vitet 1990 dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore në vitet 2000, pas një
periudhe hyrjeje të mëdha të kapitalit, ndodhi një reduktim i mprehtë ose ndryshim i
flukseve të kapitalit, të shkaktuara nga goditjet globale (Të tilla si rritja e normave të
interesit ose ndryshimet në çmimet e mallrave). Ndërprerjet e papritura kanë më
shumë gjasa me lidhje financiare të mëdha ndërkufitare.

Krizat e Borxhit të Brendshëm dhe të Jashtëm.

Teoritë rreth borxhit të jashtëm dhe pamundësisë për ta shlyer atë janë të lidhura
ngusht me teoritë e borxhit të brendshëm. Mungesa e diplomacies ( ―gun-boat‖
luftanije e vogël) ,bën që huadhënësit mos të kenë mundësinë për të konfiskuar
kolateral nga një vend (ose të paktën nga nje vend që është sovran) kur ai refuzon të e
paguajë detyrimet e tij të borxhit. Modelet e zhvilluara te masava qe ndërmeren ndaj
një vendi të caktuar në lidhje me borxhin e tyre mbeshteten në :

1-Sanksionet intertemporale(ndër-kohore)

2-Sanksionet intratempolare(brënda kohes)

Sanksionet intertemporale lindin kur kemi ndalimin e huadhënieve të ardhshme për
arsye se një vend ka dështuar për të paguar në kohë borxhet e saja të mëparshme. Kur
një vend nuk ka mundësi të përballojë goditjet e krizave të brendshme ka nevojë për
tregjet financiare botërore. Ky financim nga tregjet botërore e shtyn vendin të kryej
pagesat e saj të borxhit menjëherë (në formën e grantëve të kushtëzuara).

Sanksionet intratemporale mund të lindin nga pamundësia për të përfituar nga
shkëmbimet e huaja , sepse partnerët tregtarë vendosin sanksione ose ndryshe nuk e
lejojnë vendin të operojë në tregjet ndërkombëtare përgjithmonë ose për disa kohë.

Të dyja modelet e sanksioneve kanë kostot e tyre por qëllimi I tyre kryesor është
mbështetja në një vëllim të caktuar të një vendi në formën e huadhënies. Këto modele
nënkuptojnë se pamundësia ose mungesa e vullnetit për të paguar, pra mos pagimi I
borxhit në kohë mund të rezultojë me pasoja te ndryshme . ‖Presioni‖ që përballet
qeveria në pagimin e borxheve është e ndryshme nga ajo e koorporatave apo
familjeve në një kontekst të brendshëm. Në modelin intertemporal,një vend I cili
kushtet e tregtisë I ka të mira dhe pritshmëritë janë që të e mbeten te tilla ai I ka
shumë të vogla mundësitë për të marë përsëri borxh. E kundërta ndodh në modelin
intratemporal,kur një vend përballet me kushte te vështira të tregtisë ,me shumë

250

Konferenca VIII Studentore

mundësi do të ketë nevojë për marjen e borxheve të jashtme. Këto modele janë të
implikuara edhe me kapacitetin huamarrës të një vendi. Modele të tilla e kanë të
pamundur për të shpjeguar sesi disa vende sovrane kanë nevojë për të marë kaq
shumë hua dhe sesi kreditorët janë të gatshëm të japin kaq shumë kredi. Disa modele
parashikojnë faktin se paaftësia ose pamundësia për të paguar borxhet nuk ndodh në
ekuilibër pasi kreditorët dhe debitorët shmangin kostot dhe rinegociojnë pagesat e
borxheve. Disa modele janë përfeksionuar për të analizuar eksperiancat e
pamundesisë për të paguar borxhin dhe të arrijnë të diktojne pragun e një tjetër
pamundësie për të paguar detyrimet. Vendet jo gjithmonë kur hasin në periudha të
vështira ekonomike dështojnë të paguajne borxhet e tyre,sic ndodh në shumicën e
rasteve.. Këto modele e nënvlersojnë gatishmërine e investoreve për të dhënë hua.
Gatishmëria e tyre për të dhëne hua qëndron në mënyrë të drejtpërdrejt me
pritshmëritë ekonomike të një vendi.. Krizat e borxhit të brendshëm ndodhin përmes
periudhave të inflacionit të lartë për shkak të abuzimit të qeverive me monopolin e
lëshimit të monedhës. Pamundësia për të paguar borxhin i shprehur në formën e
inflacionit shpesh pasohet me rënien e vlerës se monedhës. Studimet empirike mbi
intolerancën e borxhit dhe mungesave të vazhdueshme arrijnë në konkluzionin që kur
pragjet e borxhit varen nga disa faktorë specifikë të e vendit, (rekordi I mungesave
dhe inflacioni) dhe kur borxhi I jashtëm I një e vendi në zhvillim është në nivelin 30-
35% të PBB, ka shumë gjasa që krizat e borxhit të jashtëm të rriten ndjeshëm. Borxhi
afatshkurtër mund të rrisë dobësitë e një vendi, sidomos kur sistemi financiar vendas
është i pazhvilluar, mbikqyret keq dhe i nënshtrohet problemeve të qeverisjes. Shumë
nga arsyet që rrisin rrezikun e një krize borxhi mund të vijne nga faktorë që lidhen me
integrimin financiar, ekonominë politike dhe mjediset institucionale.Hapja ndaj
rrjedhjeve të kapitalit mund të bëjë që vendet me qeverisje të dobët dhe me sektore
financiare jo te mbikqyrur mirë të jenë të ndjeshem ndaj goditjeve.. Krizat e borxheve,
krizat e monedhës dhe krizat e bankave kanë të ngjarë të kenë ndalesa të paprituara,
duke e bërë të veshtirë identifikimin e shkakut fillestar.

Krizat bankare

Krizat bankare janë mjaft të zakonshme, por gjithashtu dhe llojet më pak të kuptuara
të krizave. Bankat janë natyrshëm të brishta, gjë që bën ato subject të lëvizjeve të
depozituesve. Për më tepër, problemet e bankave të vecanta mund të përhapen me
shpejtësi në të gjithë sistemin banker. Ndërsa rrjetat e sigurive publike, përfshirë këtu
sigurimin e depozitave, mund ta limitojnë këtë rrezik, mbështetja publike vjen me
shformime të cilat në fakt mund të rrisin mundësitë * shanset) që një krizë. Dobësia
institucionale mund të rrisë gjithashtu rrezikun e krizave.

 Periudhat bankare dhe krizat e tyre.

Institucionet financiare janë subjekte vazhdimisht të brishta, duke I dhënë mundësi
shumë problemëve të mundshme në koordinim. Për shkak të rolit të tyre në maturim
dhe në krijimin e likuiditetëve, institucionet financiare operojnë me balance të
fuqizuara ( gjithnjë në rritje). Me kohë, bankat dhe format e tjera të ngjashme të
ndërmjetsimit financiar mund të jenë ndërmarrje të rrezikshme.

Problemet e koordinimit dalin në pah kur investitoret dhe institucionet veprojnë – si
tërheqja e likuiditetëve ose kapitalit thjesht nga frika që të tjerët mund të marrin
veprime të ngjashme. Për shkak të kësaj brishtësie, një krizë mund të ndodhë ku sasi
të mëdha likuiditeti tërhiqen për shkak të një besimi vetpërmbushës sepse ivestitoret I

251

Konferenca VIII Studentore

frikësohen faktit se mund të ndodhë. Tronditje të vogla, qofshin reale ose financiare,
mund të përkthehen në crregullime ( trazira) në tregje dhe deri në kriza financiare.

Një shembull I thjeshtë I një problem koordinimi është mënyra e drejtimit të bankës.
Është një e vërtetë që bankat marrin borxh afatshkurtër dhe japin borxh afatgjatë. Ky
transformim I maturimëve pasqyron preferencat e konsumatorëve dhe kreditoreve.
Një ‗BANK-RUN‘ ndodh kur një numër I madh konsumatorësh tërheqin depoziat e
tyre sepse besojnë që banka është ose mund të bëhen te paafta për të paguar.

Gjatë kohës që ndodh një ‗BANK-RUN‘ ( tërheqja massive e parave nga bankat) ajo
gjeneron një vrull të vetin, duke cuar në një profeci vetëpërmbushëse ( e destinuar të
ndodhë) : sa më shumë njerëz tërheqin depoziat e tyre, rritet mundësia për
mosplotësim të detyrimëve dhe kjo inkurajon tërheqja të mëtejshme. Sigurimi I
depozitave mund të eliminojë shqetësimët e depozituesve të vegjël dhe mund të
ndihmojë në pakesimin e problemeve në koordinim. Huandhënësi I depozitave që
burojnë nga këto të fundit ( dmth banka qendore) mund tu sigurojë likuiditet
afatshkurtër bankave përgjatë periudhave të një stresi financiar të rritur. Ndërhyrja
me politikat nga sektori public, si psh: garancit publike, mbështettja e kapitalit dhe
blerja e satëve që nuk funksionojnë mund të ulë rrezikun sistematik kur ndodhin
crregullime financiare..

 Historia e ‗BANK-RUNS‘.

‗Bank Runs‘ kanë ndodhur në shumë vende përgjat historisë. Në SHBA do ishin të
zakonshme gjatë panikut banker të vitëve 1800 dhe ne fillim të vitëve 1900 (
depresioni I madh). ‗Bank Runs kanë ndohur gjërësisht në tregjet e përziera dhe në
vendet në zhvillim gjatë dekadave të fundit të tilla si në Indonezi gjatë krizes
financiare aziatike te 1997. Ato kanë ndodhur më rrallë në vendet e zhvilluara dhe
akoma më pak gjatë vitëve të fundit, pjesërisht për shkak të disponueshmërisë në
përhapje të sigurimit të depozitave. Akoma, Nothern Rock, një bankë e specializuar
në financën strehimit në Mbretërin e Bashkuar, përbën një shembull të fundit të Bank
Runs,në një vend të zhvilluar ( Shin, 2011). Tërheqjet e shpejta të tregjëve të shitjes
me shumicë kanë ndodhur gjatë krizave të fundit financiare kur shumë banka
ivestimësh dhe disa banka komerciale u përballen me kërkesa për likiditete të mëdha
nga investitorët.

Ky fenomen ‗bank runs‘, mund të ndodhë edhte në tregjet financiare jobanakre. Prsh,
në SHBA gjatë vjeshtës së 2008, disa fonde të përbashkëta ‗ broke the buck‘ dmth
vlera neto e aseteve ra poshtë vlerës nominale. Kjo ‗shkrepi‘ rrjedhje të shumta të
shpejta nga investitorët individual dhe shumë fonde të tjera të përbashkëta .

Shkaqet e krizave.

Megjithëse problemet e financimit dhe likuiditetit mund të jenë nxitëse ose shkaqe të
përafërta, një perspektivë më e gjërë tregon që krizat bankare lidhen me problemet në
tregjet e asetëve ( active). Krizat bankare mund të duken sikur lindin nga ana e
detyrimëve, por ato reflektojnë probleme me aftësinë për të paguar. Shpesh bankat
kanë probleme kur shumë nga kreditë e tyre nuk shlyhen dhe kur koleteralët humbasin
vlerën shpejt. Problemet në tregjet e aktivevë, të tilla si ato të lidhura me kredi që nuk
shlyhen në kohë dhe kredi me koleteral, luajtën gjithashtu një rol kryesor gjatë krizave
të fundit.

252

Konferenca VIII Studentore

Megjithëse shkaqet reale janë shpesh të vështira për tu indetifikuar dhe rreziqet mund
të jenë të vështira për tu parashikuar. Depozituesit duke vërejtur rreziqet, kërkojnë
para ‗cash‘ nga bankat. Meqë bankat nuk mund ti përgjigjet të gjithave kërkesave
menjëherë, mund të ndodhë një panik. Në shumë tregje të vendëve në zhvillim, krizat
bankare u shkaktuan nga zhvillime të jashtme, të tilla si: lëvizje të shpejta në fluksin e
kapitalit, shkalla e interest global dhe cmimet e mallrave të konsumit të cilat cuan një
rritje të kredive të këqija.

Paniqet mund të edhe të induktohen nga politikat. Paniqet mund të ndodhin kur disa
banka përjetojnë vështirësi dhe qeveritë ndërhyjnë në një mënyre ‗ad-hoc‘ pa dhënë
sinjale të qarta për statusin e institucionëve të tjera.. Paniku mund të ndikohet
drejpërdrejt nga veprimet e qeverisë: tërheqje të mëdha të depozitave në banka . Këto
tipare të përmenduara shpesh janë: rritja e cmimit të asetave që janë të paqëndrueshe,
burimet e kreditimit që cuan në barra të tepruara borxhi, përqëndrim të kredive
marxhinale dhe rrezikut sitematik dhe dështimi I rregullores dhe mbikëqyerjes për të
përballuar inovacionin financiar dhe ti paraprijë krizës kur ajo shpërthen.

Kirza financiare globale megjithëate lindi nga disa faktorë të rinj. Katër aspekte të reja
janë përmendur shpesh: përdorimi I gjërë I instrumentëve financiare komplekse dhe të
paqarta, ndërlidhshmëria e rritur midis tregjëve financiare kombëtare dhe
ndërkombëtare me SHBA në qendër, shkalla e lartë e fuqizimit të institucionëve
financiare, roli qëndror në sektorët e zakonshëm.

Konkluzione.

Kriza financiare është një situatë ku ekonomia përballet me një rënie të papritur si
rezultat i një baze financiare. Krizat monetare. Janë përdorur tre gjenerata të modelëve
të ndryshme për të shpjeguar krizat e moendhës. Modeli I parë u pësua nga një rënje e
cmimit të arit, modeli I dytë theksonte ekuilibrin e shumëfishtë dhe modeli I tretë
shpjegonte bilancin dhe luhatjet në cmim.

Ndalesat e papritura. Këto modele mund të llogariten për anullimin e llogarive dhe
zhvlersimin e normave reale të shkëmbimit e vërejtur në mënyrë tipike në përgjatë
krizave të vendeve në zhvilli Ndalesat e papritura shpesh ndodhin në vendet me
sektorë relativisht të vegjël të tregtueshëm dhe me detyrime të mëdha valutore.

Krizat e borxhit të brëndshëm dhe të jashtëm. Teoritë rreth borxhit të jashtëm dhe
pamundësisë për ta shlyer atë janë të lidhura ngusht me teoritë e borxhit të
brendshëm.Modelet e zhvilluara të masava qe ndërmeren ndaj një vendi të caktuar në
lidhje me borxhin e tyre mbeshteten në : Sanksionet intertemporale (ndër-kohore).
Sanksionet intratempolare (brënda kohes).

Krizat bankare janë krizat më të përhapura dhe më të vështirat për tu kuptuar. Kur një
numër I madh depozituesh tërheqin paratë e tyre nga banka pasi mendojnë se kjo e
fundit nuk ka aftësi për ti likujduar ndodh fenomeni ‗ Bank Runs‘.

253

Konferenca VIII Studentore

BIBLIOGRAFIA
 Gorton, G., 1988, ―Banking Panics and Business Cycles,‖ Oxford Economics
Papers,
 Vol. 40, pp.751–81.
 Proceedings of the 2008 Jackson Hole Conference, Federal Reserve Bank of
Kansas
 City. 2009, ―Slapped in the Face by the Invisible Hand: Banking and the Panic
of 2007,‖
 Paper prepared for the Federal Reserve Bank of Atlanta‘s 2009 Financial
Markets
 Conference: Financial Innovation and Crisis, May 11-13.
 Barth, J., G. Caprio, and R. Levine, 2006, Rethinking Bank Regulation: Till
Angels Govern,Cambridge University Press, New York, NY.
Lindgren C.-J., G. Garcia, and M. Saal (eds.), 1996, Bank Soundness and
Macroeconomic Policy, International Monetary Fund, Washington.
 La Porta, R., F. Lopez-de-Silanes, A. Shleifer, and R. Vishny, 2000, ―Investor
Protection and
 Corporate Governance,‖ Journal of Financial Economics, Vol. 58, Nos. 1-2,
pp. 3-27.
 Wermers, R., 2012, ―Runs on Money Market Mutual Funds,‖ Working Paper

254

Konferenca VIII Studentore

Flluska e parë spekulative - Fenomeni i tulipanomanisë

Alban LALA
(Shkenca ekonomike, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

"Tulipan mania" ka arritur të jetë praktikisht një metaforë në fushën ekonomike.
Fenomeni i Tulipamonisë njihet si flluska e parë ekonomike, ashtu si ajo e Misisipit
dhe Detit Jugor që ndodhën 100 vite më vonë në Francë dhe në Belgjikë respektivisht.
Kriza e shekullit XVII-të që njihet si Tulipan mania (Bubble) prek vitet 1633-1637 që
njihen si periudha e viteve të arta holandeze, në të cilën çmimet kontraktuese për
―farat‖ e lules tulipan u rritën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe papritmas kolapsoi
(u shemb). Në vitin 1636 fara (bulbs) e tulipanit u bë si produkti i katërt më i
importuari. Çmimi i ―bulbs‖u rrit si rezultat i spekulimeve mbi të ardhmen e tulipanit
nga njerëzit që asnjëherë nuk kishin parë fara të tulipanit ―bulbs‖. Në kulmin e Tulip
manisë – shkurt 1637 disa fara të tulipanit u shitën më shumë se 10 herë më shtrenjtë
sesa të ardhurat vjetore të një zejtari shumë të njohur. Konsiderohet si mashtrimi i
parë ekonomik (economic bubble). Në këtë punim do të paraqitet shkurtimisht historia
e kësaj flluske spekulative, karakteristikat kryesore të tregtisë në lidhje me këtë lule,
rritja e vlerës së saj dhe rënia e saj. Është përdorur literatura e autorëve të huaj, të cilët
kanë botuar libra dhe punime të shumta shkencore në lidhje me këtë fenomen që
ndodh në Hollandë. Konkludohet që kjo flluskë njihet e tillë përvet faktin se çmimet
në lidhje me këtë farë të kësaj luleje pësuan një rritje dhe pastaj një rënie gjë që solli
një destabilizim të situatës në vend.

Fjalë kyçe: Flluskë, Spekulim, Fara (bulb), Tulipan mania, Hollandë, Indeksi i
çmimeve.

HYRJE

Fjalori ekonomik dhe ai financiar përmban shprehje të shumta shumëngjyrëshe për të
treguar një çmim të një aseti të përcaktuar nga tregu në kundërshtim me ndonjë
shpjegim të arsyeshëm ekonomik. Fjalët si psh., ―tulip mania - fenomeni i
tulipamonisë‖, ―flluska- bubble‖, ―chain letter‖, ―Skema Ponzi‖, ―panik‖, ―përplasje –
crash‖, dhe ―kriza financaire‖, në mënyrë të menjëhershme sjellin imazhe të
aktiviteteve ―të tërbuara‖ ose ndoshta të aktiviteteve spekulative. Përpara se
ekonomistët ta përcaktojnë një event si një flluskë spekulative pikë së pari ato duhet të
shfrytëzojnë të gjitha shpjegimet ekonomike të arsyeshme. Në këto pak faqe është
bërë një paraqitje rreth asaj që njihet si flluska e parë spekulative, fenomeni i
tulipamonisë (1633 – 1637).

255

Konferenca VIII Studentore

Tulipani u bë popullor në shekullin XVII- të -- (1633-1637), për shkak se për atë
kohë ai ishte diçka e panjohur dhe e padëgjuar. Me kalimin e kohës fenomeni i
mbledhjes së tulipanëve u kthye në një mënyrë sociale, le të themi ―në modë‖.
Gjithsesi, ky aktivitet që kryhej zakonisht në kohë të lirë ishte i arritshëm vetëm për të
pasurit. Ngadalë, tregtia me tulipanë filloi të lidhet me financën dhe investimet.
Kryesisht në provincën e Hollandës tregtia e tulipanëve ishte në kulmin e saj, duke
lejuar rreth treqind burrat të përfitonin dhe të angazhoheshin në të.

Autori, Guillermo Calvo,37 e përcakton tulipmaninë si: "situata në të cilën disa çmime
sillen në një mënyrë që duket të mos jetë plotësisht e shpjegueshme nga ―bazat‖
ekonomike. Calvo pastaj vazhdon duke përdorur modele matematikore për të
diskutuar mbi "ekuilibrat që mund ti ngjajnë tulipan manias, por të cilat janë në
përputhje me analizat standarde kërkes-ofert nën programin e supozimit të
Parashikimit Perfekt apo Pritjeve Racionale."

J. van Horne (1985), i ndikuar nga situate në rritje të anomalive të tregut financiar, e
pranon mundësinë e flluskave dhe manive dhe i referohet ―tulipan manisë‖, si një
"farë (bulb) e vetme shitur në këmbim të pagesave ndër shumë vite." Nisur nga
―tulipan mania‖, Shiller (1986) argumenton se tregjet e aseteve udhëhiqen nga
investitorë kapriçioz që veprojnë mbi bazën e këtyre flluskave.

Në punimet (papers) që lidhen me këtë event, Cutler, Poterba, dhe Summers (1989) i
referohen Tulipan manisë si një shembull se si dinamikat e tregtisë mund të prekin
çmimet e aseteve.

Bazat e ―Tulipan mania‖

Mackay (1852)38 kaloi në anën e ekonomistëve që e përshkruajnë fenomenin e
tulipamonisë si flluskë spekulative. Në përshkrimin që ai bën Hollanda u bë një
qendër e kultivimit dhe e zhvillimit të varieteteve të reja të lules tulipan pasi kjo e
fundit hyri në Europë nga Turqia në mesin e viteve 1500. Nga viti 1636, rritjet e
shpejta të kësaj fare të lules tulipan tërhoqën shumë spekulatorë, dhe kështu çmimet e
shumë varieteteve të kësaj lule u rritën gjithashtu nga nëntori 1636 deri në janar 1637.
Në shkurt 1637, çmimet u ulën papritmas, dhe këto fara tashmë nuk shiteshin më as
në 10% të vlerës së tyre të pikut.

Tulipan mania hollandeze e 1630 ka shërbyer si një mëshirim i një flluske financiare.
Shillers në librin e tij ―Bollëk Irracional‖ 39 e quan atë si flluskën më të famshme nga
të gjitha ato që njihen.

Tregu për këto fara ishte i limituar për kultivuesit profesional deri në vitin 1634, por
pjesëmarrja në fund të vitit 1634 u bë më e madhe duke përfshirë klasën e spekulesve.
Më pas ky grup u zgjerua më shumë duke u shtuar dhe numri i njerëzve të interesuar
në lidhje me tulipanët. Pas një farë kohe, filluan të interesoheshin në këto fara të
tulipanëve dhe njerëz që nuk ishin kopshtarë apo botanist. Ky grup i ri, e shihte
tulipanin si një art. Me kaq shumë interes të përfshirë, vlera e këtyre farave të

37 Guillermo Calvo, “Tulipmania,” in The New Palgrave: A Dictionary of Economics, John
Eatwell, Murray Milgate, and Peter Newman, eds., 4 vols. (New York: The Stockton Press,
1987), p. 707
38 Mackay e ka kopjuar përshkrimin e tij nga Beckmann (1846).
39 Irrational Exuberance – Shiller (2000).

256

Konferenca VIII Studentore

tulipanëve u rrit. Njerëzit dëshironin të bëheshin pjesë e diçkaje që po diskutohej
shumë dhe kështu paratë dhe tregtia filluan të bëheshin prezente.

U pa si një investim shumë i mirë, pasi dhe çmimet ishin vetëm në rritje. Vlera e
këtyre farave të tulipanëve vinte gjithnjë e në rritje, dhe deri në Shkurt 1637 çmimi i
tyre ishte gjatë gjithë kohës i lartë. Pas rritjes së çmimit, në një moment çmimet ranë
dhe njerëzit që ishin të përfshirë ishin të pikëlluar për paratë e tyre. Në botën e sotme,
fenomeni i tulipamonisë në botën e ekonomiksit dhe financës qëndron sinonim për
spekulimet joracionale, spekulative (Garber, 1990).

Kërkuesit e përfshirë në kërkimet për fenomenin e tulipamonisë ndajnë opinione të
ndryshme nëse ky fenomen duhet të kategorizohet si një flluskë financiare apo jo.
Disa thonë që që ky fenomen është flluska e parë financiare e historisë moderne
(Mackay, 1852), ndërsa të tjerë thonë që nuk duhet kategorizuar definitivisht kështu
pasi nga fakti i përfshirjes së një numri relativisht të vogël njerëzish (Goldgar, 2007)
ose nga fakti i situatës ekonomike të Hollandës gjatë periudhës së ndodhjes së këtij
fenomeni (Thompson, 2006).

Ardhja e tyre në Hollandë

Kur njerëzit mendojnë për Hollandën në ditët e sotme moderne, gjërat që ju vijnë të
parat në mendje janë djathi, këpucët prej druri dhe tulipanët. Megjithatë, në shek. XVI
askush nuk kishte dëgjuar apo parë tulipanë në Hollandë. Tulipanët ishin plotësisht të
panjohur, derisa disa marinarë dhe tregtarë i panë ato në Turqi dhe i sollën sërish në
Vendet e Ulëta (Goldgar, 2007). Që nga ajo kohë, një shkëmbim fizik i farave të
tulipanëve filloi midis njerëzve (Liefhebbers) të cilët ishin të apasionuar pas luleve të
ndryshme (Goldgar, 2007).

Përpara shek XVI populli Hollandez nuk kishte dëgjuar apo parë asnjëherë tulipanë.
Tulipanët erdhën në Europë rreth vitit 1555 nëpërmjet Perandorisë Osmane (Berg &
Clifford, 1999) (Quataert, Salzmann, 2000). Tulipanët ishin importuar nga Turqit,
nëpërmjet Azisë, dhe këto tulipanë janë kultivuar për një kohë të gjatë në kopshtet e
zyrtarëve Turkez dhe të gjykatës gjithashtu (Berg & Clifford, 1999)(Goldgar, 2007).
Derisa po zhvillohej gjithnjë e më shumë tregtia midis Perandorisë Osmane dhe
Europës Perëndimore, tulipanët shpejt arritën në duart e tregtarëve hollandezë, të
Belgjikës, dhe të atyre gjermanë (Bulut, 2002).

Në fundin e viteve 1500 kjo bimë në Hollandë filloi të bëhej shumë popullore, duke u
shndërruar në një simbol në mesin e klasave të mesme të shoqërisë hollandeze. Disa
fara u infektuan me një virus i cili rezultoi në petale të bukura shumë-ngjyrëshe. Nga
kjo gjë lindën varietete të kësaj luleje, dhe kështu filluan të klasifikoheshin në bazë të
vlerës së tyre dhe rrallësisë.

Kush tregtonte tulipanë?

Komercializmi i tulipanëve

Që nga koha kur tregtarët në Hollandë u njohën me tulipanët apasionimi i tyre u rrit,
dhe pak më vonë ky apasionim apo magjepsje pas tulipanëve argumentoi apo
justifikoi çmimin dhe dëshirën për to. Kjo ndodhi dhe nga fakti sepse që në fillim
ekzistonte një lidhje midis pushtetit dhe pasurisë nga prestigji i zotërimit të tulipanëve
(Quataert, Salzmann, 2000). Forcat e tregut filluan të hyjnë dhe komercializimi filloi

257

Konferenca VIII Studentore

rreth vitit 1592 (Goldgar, 2007). Kështu, procesi i blerjes dhe shitjes kishte filluar
shumë kohë para prandaj u quajt ―mania‖ në vitin 1637.

Njerëzit e përfshirë

Shpesh ―tulip mania‖është karakterizuar si një kohë ku çdokush në Hollandë çdo gjë
që e zotëronte, ose jo, e kish investuar në tregtinë e tulipanëve. Por kjo nuk ishte e
vërtetë. Njerëzit që ishin të përfshirë në këtë tregti formonin një grup mjaft të vogël
(Krelage, 1942)(Goldgar, 2007). Këta njerëz ishin shpesh tregtarët dhe zejtarët e pasur
nga zonat urbane, siç janë qytetet si Amsterdam, Haarlem dhe Enkhuizen (Goldgar,
2007). Këto më shumë ishin kushërinj midis tyre, familjarë apo miq. Me
informacionin e mbledhur të mundshëm, ishin rreth 370 tregtarë të përfshirë në
tregtinë e tulipanëve, disa me influencë më të lartë se sa të tjerët (Goldgar, 2007).

Motivimi në tregtimin e tulipanëve

Pikësëpari, magjepsja pas tulipanëvë dhe varieteti i tyre u bë arsyeja parë përse
tulipani u bë një produkt luksi i shumë kërkuar. Edhe pas kolapsit të çmimeve në
1637, tulipanët vazhduan të gëzojnë popullaritet të madh (Berg and Clifford, 1999).
Por, gajtë rritjes së tulipanëve, gjithnjë e më shumë njerëz nisën të shihnin mundësi
komerciale në tregtimin e tulipanëve, jo vetëm si art, por si mundësi investimi solid.
Tulipanët u panë si një investim i tillë sepse farat (bulbs) nuk ishin vetëm të
tregtueshme, ato gjithashtu prodhonin tjetër (bulbs) që rrisnin popullatën e tulipanëve
nga 100 – 150 % çdo vit. Kështu si aksionet, tulipanët kihin një vlerë Par, principal
dhe një dividend vjetor. Për sa kohë shumë njerëz e zbuluan këtë gjë, investimi në
tulipanë u rrit dhe teknika të ndryshme u zhvilluan në financimin e këtyre
investimeve.

Rënia e Tulipanëve

Pas një kohe të caktuar tulipanët u bënë të njohur për shoqërinë dhe njerëzit filluan të
tregtojnë tulipanët e tyre. Të dhënat e parë për indeksin e çmimeve të tulipanëve na
vihen në dispozicion që nga viti 1634. Këto të dhëna paraqiten në tabelën e
mëposhtme.

Indeksi në fillim ishte në rritje sepse çmimet sa vinin dhe rriteshin. Në shumë raste
ishin nënshkruar kontrata për të realizuar blerjen në të ardhmen të këtyre farave të
kësaj luleje të bukur, zakonisht në fund të sezonit. Çmimet u rritën aq shumë sa
njerëzit filluan të tregtonin çdo gjë kishin vetëm për të zotëruar disa fara të tulipanëve.
Shpresa ishte se ata do të shisnin këto fara për të huajt me një çmim shumë më të
lartë, por situata doli e paparashikuar.

Që nga viti 1634 indeksi ishte në rritje, por pas verës në vitin 1936 pësoi një rënie të
konsiderueshme dhe investitorët e zgjuar të përfshirë në tregtinë e kësaj fare vunë re
që rritja e çmimit të tyre nuk do të zgjaste përgjithmonë. Këto njerëz që e kuptuan
këtë gjë nuk vazhduan më të blinin këtë lule dhe ta mbanin atë në kopshtet e tyre, por
ato nisën ti shisnin ato në vlerën e tyre Par (vlerë nominale) ose dhe me fitim që ishte
më e preferuar.

258

Konferenca VIII Studentore

Tabela 3.1 Indeksi i Çmimit të farës së lules Tulipan

Burimi: (Garber, 1990)(Krelage, 1942)(Thompson, 2007)
Efektivisht ato po likuidonin :pronat‖ e tyre tulipan (Hirschey, 1998). Kjo shitje e
papritur e tulipanëve që ato kishin kohë që i mbanin rezultoi në një rritje të çmimit të
tyre siç tregohet në tabelën e mësipërme dhë në grafikun e mëposhtëm. Periudha
Nëntor 1636 - Shkurt 1637 njihet si periudha Pik e çmimit të këtyre farave (bulbs).
Por dihej që çdokush që do të blinte tulipanë në këto çmime do ti humbiste paratë
(Goldgar, 2007). Dhe në Shkurt 1637 çmimet ranë drastikisht dhe tregtia e tulipanëve
pothuajse pushoi së ekzistuari (Mackay, 1852).
Rënia e çmimeve ë vitin 1637 bëri që njerëzit dhe mbajtësit e tulipanëve të realizonin
takime publike ku diskutonin për mast më të mira që duhet të merreshin për të
rikthyer kredibilitetin publik dhe stabilizimin e çmimeve (Hirschey, 1998). Qeveria
nuk dëshiroi të përfshihej por ajo këshilloi tregtarët që të binin dakord dhe ta
zgjidhnin këtë problem midis tyre.
Pasi nuk morën asnjë përkrahje nga qeveria dhe pasi debatuan shumë gjatë, u ra
dakord në Amsterdam, nga deputetët e mbledhur se të gjitha kontratat e bëra në
kulmin e ―manisë‖ ose para muajit nëntor 1636, duhej të deklaroheshin të gjitha të
pavlefshme (nul) dhe ato që janë bërë pas kësaj data, blerjet duhet të liroheshin nga
angazhimet e tyre, duke paguar 10% shitësin (Mackay, 1852). Ky vendim solli
pakënaqësi për të dyja palët, nga ana shitësve sepse ato nuk do të merrnin të gjithë
çmimin e tyre por vetëm 10% dhe nga ana e blerësve sepse ato donin të mos paguanin
asnjë shumë monetare.
Pavarësisht kaosit ligjor dhe social që u krijua shumë shekuj më parë, hollandezët janë
të njohur ende për preferencat e tyre për tulipanët, dhe vazhdojnë të paguajnë çmime
më të larta për to se asnjë popull tjetër, edhe pse jo aq të lartë sa në maninë e viteve
1636--1637 (Hirschey, 1998) (Mackay, 1852)

259

Konferenca VIII Studentore

Grafiku 3.1: Indeksi i Çmimit të farës së lules Tulipan për periudhën (1634-
-1637)

KONKLUZIONE
 ‖Tulipan mania‖ njihet si flluska e parë ekonomike (1636 – 1637) në shek XVII.
 Ajo ndodhi në Hollandë, kur tulipanët u importuan nga Turqia në vitin 1500.
 Njerëzit në Hollandë nuk kishin parë e dëgjuar për këtë lule sa filluan ta shinin si

një simbol të klasës së lartë në shoqëri.
 Në vitet 1634 – 1636 çmimi i kësaj luleje u rrit në mënyrë drastike.
 Në shkurt 1637 kolapsoi çdo gjë, dhe vendi u përfshi në një kaos.
 Qeveria nuk dha zgjidhje dhe nuk u përfshi.
BIBLIOGRAFIA

 Garber M. Peter, Famous First Bubbles, Journal of Economic Perspectives-
Volume 4, Number 2- Spring 1990, fq.37.

 Garber M. Peter, Famous First Bubbles- The Fundamentals of Early Manias,
The MIT Press. Cambridge, Massachusetts, London, England, 2000 .

 Hirschey, How much is a Tulip Worth?,1998
 Maurits van der Veen, The Dutch Tulip Mania: The Social Foundations of a

Financial Bubble, Tetor 2012
 Calvo G, ―Tulipmania,‖ in The New Palgrave: A Dictionary of Economics,

John Eatwell, Murray Milgate, and Peter Newman, eds., 4 vols. (New York:
The Stockton Press, 1987)

260

Konferenca VIII Studentore

Investimet e huaja direkte në shqipëri

Amilda Alushani, Artan Çota, Nevila Hoxha

(Universiteti i Tiran[s)

Abstrakt

Investimet e huaja direkte janë komponent shumë i rëndësishëm me ndikim në rritjen
ekonomike dhe sociale të vendit. Ky studim ka në fokus analizën dhe studimin e
investimeve të huaja në Shqipëri, të cilat kanë luajtur një rol kyç në procesin e
integrimit global ekonomik duke qënë një nga burimet më të rendësishme të flukseve
të kapitalit. Shqipëria, për të qënë sa më atraktive ndaj këtyre investimeve ka synuar
të ulë barrierat proceduriale, tarifore dhe doganore. Faktorët globalë si shtrirja e
internetit, liberalizimi i tregjeve, avancimet në teknologjinë e transportit dhe të
logjistikës, e kanë bërë lëvizjen e kapitalit dhe të punës më të lehtë. Investimi i huaj
direkt priret të jetë i përqëndruar në një degë specifike , ku besojnë se janë të aftë të
kontribuojnë më mirë dhe të përfitojnë më shumë nga investimi i tyre. Për të analizuar
këta elementë jemi fokusuar në të dhënat e bilancit të pagesave të Bankës së
Shqipërisë, gjithashtu në informacionet e INSTAT si dhe në punime të ndryshme
shkencore . Ky studim na paraqet se vitet e fundit është vënë re një rritje e nivelit të
investimeve të huaja në Shqipëri duke vazhduar të jetë një burim shumë i rëndësishëm
i flukseve të kapitalit. Në konkluzion arrijmë se IHD-të kanë pasur një trend pozitiv
duke rritur produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe
teknologjisë, duke ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në hapjen e tregjeve të reja
për tregti, në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rritjen e punësimit dhe mbi të
gjitha ndikon në modernizim e ekonomisë.

Fjalët kyce: Investimet e Huaja Direkte, Fluksi i IHD, Rritje ekonomike, Integrimi
ekonomik .

Hyrje

Investimet e huaja direkte (IHD) zënë një vend të rëndësishëm në panoramën
ekonomike të vendeve në zhvillim. Ato sigurojnë investime të nevojshme për rritjen
ekonomike dhe zhvillimin e teknologjisë, kur kursimet e brendshme nuk mund t‘i
sigurojnë ato. Gjithashtu, flukset e kapitalit shërbejnë si sinjal që tregon se kushtet e
ekonomisë së një vendi kanë ndryshuar, në raport me ato jashtë. Këto flukse ndikojnë
mbi një sërë variablash ekonomikë të një vendi, si në deficitin e llogarisë korente, në
kursin e këmbimit, në kursime në investime në vend, dhe në punësimin etj.

Shumë vende në zhvillim kanë përfituar nga flukset e kapitalit në formën e IHD-ve.
Duke luftuar mungesën e kapitalit nga e cila vuanin tregjet e mbyllura, ato kanë

261

Konferenca VIII Studentore

favorizuar përdorimin efikas të këtyre burimeve, si dhe kanë krijuar një mjedis
konkurrues që u ofron investitorëve rendimente gjithnjë e më të larta.

Investimet e Huaja Direkte janë një formë e investimeve që fiton interes në
ndërmarrje, e cila funksionon jashtë territorit të vendit të investitorit. IHD-të kërkojnë
një marrëdhënie biznesi ndërmjet shoqërisë « mëmë » dhe degës së saj të jashtme.
Marrëdhëniet e jashtme të drejtëpërdrejta, japin një rritje të biznesit për koorporatat
multinacionale. Që një investim të konsiderohet si një IHD, shoqëria « mëmë » duhet
të ketë të paktën 10% të aksioneve të zakonshme nga filialet e saj të jashtme.

Një efekt pozitiv afatgjatë i IHD-ve është transferimi nga vendet e origjinës në vendet
pritëse të tyre, i teknologjisë së prodhimit dhe i mënyrave më efikase të organizimit
industrial.IHD gjithashtu kanë efekt pozitiv edhe mbi rendimentin e firmave vendase.
Në përgjithësi, marrëdhënia shkakësore e dyanshme ndërmjet IHD dhe stabilitetit
ekonomik e politik ka qenë positive. Nga ana tjetër, përqëndrimi i lartë i IHD në një
vend ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin e vendit.

MNC-të (Multinational Coorporation), kompanitë shumëkombëshe i konkretizojnë
mundësitë e tyre për biznesin e tyre me ndihmën e investimeve të huaja direkte (që
nënkupton investimet në mjete reale apo të prekshme siç janë troje, ndërtesa, makineri
etj., në vende të huaja). Megjithatë IHD-të kërkojnë investime thelbësore dhe të
vazhdueshme, dhe një sasi e madhe e kapitalit mund të jetë e rrezikuar. Nëse
investimet e bëra nuk rrjedhin sipas normës së probabilitetit, atëherë MNC-të mund të
kenë probleme në shitjen e projektit që ato kanë krijuar. MNC-të tentojnë të
analizojnë mirë vendimet e tyre përpara se ato të zbatohen në çfarëdo lloj investimi të
huaj direkt.

Shqipëria është një vend me potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja
direkte, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme mundësinë për zhvillim të
mëtejshëm. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria është përpjekur për të krijuar një
sistem demokratik dhe për të realizuar transformimin nga një ekonomi e centralizuar
në një ekonomi tregu.Viti 1991 shënon fillimin e një ndryshimi pozitiv.Megjithë
përpjekjet e bëra Shqipëria ende mbetet një vend i cili tërheq një nivel të ulët të
investimeve të huaja direkte.Pas vitit 2000, vëllimi i investimeve të huaja direkte në
Shqipëri janë rritur, por ende mbetet i ulët.

Klasifikime të Investimeve të Huaja Direkte :

Lloji i parë ka të bëjë me ato IHD që përdoren për të fituar akses në faktorët specifikë
të prodhimit, të tilla si resurset, njohuritë teknologjike, patentat ose emri i mirë që
zotërohet nga një kompani në vendin pritës.

Lloji i dytë përfshin IHD-të të cilat kryhen për të fituar akses në faktorët më të lirë të
prodhimit, si p.sh. ―fuqia punëtore‖.

262

Konferenca VIII Studentore

Lloji i tretë i IHD-ve lidhet me firmat që konkurojnë në rang ndërkombëtar duke
ndërmarrë një sërë investimesh në vendet që i konkurojnë. Këtë e realizojnë përmes
formës së organizimit të Joint Venture* në mënyrë që të fitojnë akses në rangjet e
produkteve të njëra-tjetrës.
Lloji i katërt ka të bëjë me IHD-të që synojnë aksesin tek konsumatorët e vendit
pritës.
Lloji i pestë I IHD-ve lidhet me aspektin e tregtimit të diversifikuar të integrimit
rajonal. Ky lloj shfaqet kur vendi pritës paraqet avantazhe lokale për kompanitë e
huaja që duan të investojnë për të fituar akses në tregun e pritësit.

Avantazhet e të investuarit në Shqipëri:

1. Performanca ekonomike: PBB-ja e vitit 2013 tregon një rritje ekonomike me 3.9%
duke u krahasuar me vitin 2012 mund te themi se Shqipëria ka një rritje me 0.6%.

2. Pozicioni gjeografik :Duke qenë se Shqipëria ka një pozicion mjaft te mire
strategjik në lidhje me rrjetin europian, i mundëson favorizime për shkëmbime
tregtare.

3. Hyrje e lirë në treg :Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lire me Bashkimin
Europian përmes paktit të Stabilizim Asocimit i mundëson liri në treg.

4. Potencial të lartë për investime:Shqipëria ka burime të shumta të pashfrytëzuara si
energjia,turizmi,infrastruktura etj.Gjithashtu ka dhe pasuri të shumta minerale.

5. Forca e punës konkuruese: mbi 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjec, kjo
mundëson një forcë punëtore të re.

6. Përmirësimi i infrastrukturës: pozicioni gjeografik i mundëson përmirësimin e
infrastrukturës në rrjetet rrugore. Në Shqipëri rreth 39% e rrugëve janë të asfaltuara.

7. Cilësia e jetës : Shqipëria ofron një mjedis të sigurt për të jetuar , ka shkolla dhe
universitete të mira ndërkombëtare.

8. Flukse investimesh të huaja neto në rritje: në vitet e fundit është regjistruar një
tërheqje e investimeve të huaja në rritje .

9. Një hapësirë ligjore miqësore për biznesin: Regjistrimi i bizneseve të reja bëhet në
24 orë me një shumë prej 100 lekë. Liçencimi i biznesit bëhet përmes një proçedure të
thjeshtë dhe transparente nga Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL), dhe verifikohet
lehtë nëpërmjet internetit,sistemi i taksave online për dokumentimin dhe pagesat.

263

Konferenca VIII Studentore

Efekti që ka pasur IHD-të në ekonominë Shqiptare :

Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë ndikuar në rritjen ekonomike kryesisht
në sektorin e shërbimeve dhe në infrastrukture,por jo vetëm :

Efekti në punësim. Një ndër efektet më pozitive që luajnë IHD-të në ekonomitë e
vendeve pritëse, është rritja e numrit të të punësuarve. Në Shqipëri investimet e huaja
janë rritur ndjeshëm pas vitit 2006. Megjithse këto investime vazhduan të rriteshin vit
pas viti, e njëjta gjë nuk thuhet për numrin e të punësuarve. Në sektorin e punësimit
rritja ishte e vogël.

Nga studimi i kryer nga agjencia ―AIDA‖33 në vitin 2012, u vu re se 28.6 për qind e
kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri, janë sipërmarrje mikro dhe kanë të
punësuar më pak se 9 persona; 35.7 për qind janë sipërmarrje të vogla dhe kanë të
punësuar 10 deri në 49 persona; 12.5 për qind janë kompani të madhësive të mesme
dhe kanë të punësuar 49 deri në 250 persona dhe 21.4 për qind janë kompani të
mëdha dhe kanë të punësuar më shumë se 250 persona. Pra, mund të thuhet se
investimet e huaja në Shqipëri nuk kanë ndikuar në nivele të larta punësimi. Mbase,
në vitet në vijim, kur niveli i IHD-ve të rritet ndjeshëm, në vendin tonë do të kemi
një rritje më të madhe të të punësuarve.

Efekti në prodhim. Sektorët kryesorë ku operojnë investitorët e huaj në Shqipëri janë
në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, në sektorin e energjisë, në telekomunikacion
dhe në ndërmjetësim financiar për arsye të privatizimeve të shumta që janë bërë në
këta sektorë.

Efekti në teknologji. Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme besohet të jetë një
burim vital i rritjes ekonomike për ekonomitë në vendet në zhvillim. Sipas raportit të
investimeve në Shqipëri, 2012, në industrinë e manifakturës, teknologjia e përdorur
është pothuajse e ngjashme me teknologjinë e përdorur nga kompanitë vendase.

Efekti në bilancin e pagesave. Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm
për vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Në zhvillimet kryesore të bilancit
të pagesave për tremujorin e tretë të vitit 2013 u vu re se flukset financiare neto në
llogarinë kapitale u zvogëluan në masën 54.4 %. Ecuria e sektorit të jashtëm të
ekonomisë për këtë periudhë tregon se deficiti i eksporteve reale neto u rritën në
masën 2.5 % në terma vjetorë. Investimet e huaja direkte neto shënuan një rritje me
64.6% krahasuar me këtë periudhë para një viti. Raporti i IHD-ve neto ndaj deficitit
korent ka patur një ecuri të mirë edhe për vitin 2013, falë privatizimeve të
ndërmarrjeve publike. Është për t‘u vlerësuar fakti që investitorët e huaj e shohin
Shqipërinë si një vend të favorshëm për të investuar.

Efekti i vlerës së shtuar. Pothuajse me 39% të totalit, sektori i huaj jep një kontribut
shumë të rëndësishëm vlerës së shtuar. Në prodhim, filialet e huaja kontribuojnë
pjesën kryesore,prej 52%. Shqipëria po kalon përmes një proçesi ri-industrializimi të
bazuar tek IHD-të. Aktualisht, i gjithë sektori i prodhimit është ende shumë i dobët
dhe struktura e tij dominohet nga aktivitete të një teknologjie të ulët.

264

Konferenca VIII Studentore

Politikat për investimet

Rritja e investimeve të huaja është një objektiv kryesor për zhvillimin ekonomik të një
vendi. Rëndësia e investimeve të huaja ndikon në rritjen ekonomike dhe në rritjen
sociale të vendit. IHD-të sjellin kapital të nevojshëm, rrisin produktivitetin në
ekonomi, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rrisin konkurrueshmërinë e
ekonomisë, rrisin punësimin dhe ndikojnë në mirëqënien e popullsisë. Shqipëria po
ndjek përgjithësisht politika që kanë stimuluar investimet duke u krijuar një sërë
lëhtësirash te cilat jane:

1. Reforma e procesit të regjistrimit të biznesit: Që nga viti 2007 regjistrimi i një
biznesi bëhet brenda një dite(24 orë) në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR)
për shumën 100 Lek. Gjithashtu, numri i hapave për fillimin e një biznesi të ri është
ulur nga 10 në 5.

2. Lëshimi i liçencave.Në vitin 2009 Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL), me
qendër në Tiranë nisi dhënien e licencave .Liçencat nevojiten për: siguri kombëtare,
rend publik dhe mbrojtje civile, ushqim dhe shëndetësi, mjedis dhe burimet bazë të
mjedisit, burime minerare,energjetikë, ndërtim, trashëgimi kulturore, transport,
prodhim, etj.

3. Politikat tatimore nëse janë transparente dhe të thjeshta:janë tërheqëse për
investuesit, sepse u mundësojnë sipërmarrësve të llogarisin kostot dhe fitimet e
mundshme më lehtë sesa në një terren me tatime të ulëta por të ndërlikuara.
Përmiresim më të madh ka perqindja totale e taksave mbi fitimin, nga 58.2 % ne
2005 ne 38.7 % në 2011 me një ulje prej 19.5% Në vitin 2008 Shqipëria zvogëloj
barrën tatimore për kompanitë, duke ulur tatimi mbi fitimin nga 20% në 10 %.

4. Politikat e punësimit mund të stimulojnë fleksibilitetin e tregut të punës dhe
mbështetin zhvillimin e biznesit: Qeveritë duhet të garantojnë që kushtet e vendosura
mbi punëdhenësit për pagimin e taksave shoqërore dhe për trajnimin e punëtorëve, të
jenë të arsyeshme dhe jo mbirënduese. Shqipëria ofron jo vetëm një krah punë shumë
të aftë, por edhe koston më të ulët të saj në rajon. Paga minimale është 22.000 lekë
(VKM Nr 573, dt. 03/07/2013).

5. Politikat rajonale tregtare,Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e
jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga
Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata Botërorë e Tregtisë. Shqipëria është anëtarë
e OBT që prej vitit 2000 dhe aplikon regjimin e saj mbi proçedurën e liçencimit të
importit.Shqipëria ka në fuqi 37 marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe nxitjen
reciproke të investimeve.

6. Investimet në infrastrukturë:Vendndodhja e Shqipërisë në qendër të një udhekryqi
natyror me Evropën, e vendos atë në një pozicion gjeografikisht strategjik. Shqipëria

265

Konferenca VIII Studentore

lidh vendet perëndimore mesdhetare më vendet e Ballkanit dhe të Azisë. Investimet
në infrastrukturë kanë përfshirë nje rrjet të gjerë në mbarë vendin duke prekur
pothuajse të gjithë sektorët.
7. Transporti rrugor: Shqipëria ka afërsisht 20,000 km rrugë dhe ndërtimi i rrugëve
është në rritje të shpejtë.
8. Tranporti ajror: Shqipëria ka një aeroport ndërkombëtar civil, aeroporti ―Nënë
Tereza‖, i cili ndodhet pranë kryeqytetit, Tiranës, në Rinas i cili është projekti më i
madh dhe investimi më i rëndësishëm zbatuar në këtë sektor.
9. Transporti detar:Transporti detar në Shqipëri kryhet nëpërmjët 4 porteve: Durrësi,
Vlora, Saranda dhe Shëngjinit. Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është ai i
Durrësit, i cili realizon 81,8% të transportit detar të gjithë vendit.
10. Telekomunikacioni dhe internet: kanë pasur një zhvillim të vrullshëm duke bërë të
mundur ofrimin e shërbimeve në të njëjtin nivel si dhe vendet e tjera të rajonit.
11. Shërbimet e energjisë dhe ujit:Projekte konçensionare në sektorin e energjetikës
synojnë një prodhim te energjisë elektrike, si edhe diversifikimin e burimeve
energjetike me përdorimin e energjisë së rinovueshme.
Trendi Investimet e huaja direkte në Shqipëri 2004-2016
Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën me 275.60 milionë euro në tremujorin e
katërt të vitit 2016. Investimet e huaja direkte në Shqipëri mesatarisht arritën në
161.33 milionë euro nga viti 2004 deri në vitin 2016, duke arritur në një kohë të gjatë
prej 337.27 euro milion në tremujorin e dytë të vitit 2009 dhe një rekord të ulët Nga
28.01 EUR Milion në tremujorin e parë të vitit 2004.

266

Konferenca VIII Studentore

Shpërndarja e stokut të IHD sipas aktivitetit ekonomik:
Shpërndarja e stokut të IHD sipas shteteve:

267

Konferenca VIII Studentore

KONKLUZIONE
Cdo rritje ekonomike ka domosdoshmërisht ndikime nga IHD-të, veçanërisht kur
flitet për periudha afatgjata dhe strategji të veçanta. Investitoret e huaj, janë parë
gjithnjë si një potencial për të zhvilluar territorin. Megjithë rritjen e lartë përgjatë
viteve 2009-2015, sërish niveli I Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri është i ulët
krahasuar me vendet e rajonit. Pavarësisht nga politikat e shumta mikpritëse të
qeverisë dhe avantazheve konkurruese që karakterizojnë Shqipërinë, në vendin tonë
kë një serë problemesh që krijojnë një klimë të papërshtatshme dhe antisipërmarrëse
për tërheqjen e investitorëve të huaja. Në një studim të kryer nga OECD (Organizata
per Koperimin Ekonomik dhe Zhvillimin), bazuar në pyetësorët, takimet individuale,
bisedat dhe shqyrtimin nga afër në vendet e Evropës Juglindore, materiali ―Motivimet
e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri‖ citon: ―…kur investojnë në
Shqipëri, investitorët e huaj marrin në konsideratë të gjitha pikat e forta e të dobëta që
vendi u ofron atyre. Të pyetur për motivimin e tyre për të investuar në Shqipëri,
pothuajse të gjithë të intervistuarit u përgjigjën se ata përpiqen të bëjnë një vlerësim
dinamik të përparësive dhe mangësive të vendit. Ata mendojnë se përparësitë e
Shqipërisë po rriten gjithnjë e më shumë. Ata besojnë se procesi i stabilizim-asociimit
me Evropën dhe zbatimi I marrëveshjeve të tregtisë së lirë do ta përmirësojnë situatën
në mënyrë të ndjeshme.‖ (OECD, 2003, faqe 51.) Për të përmirësuar gjendjen aktuale

268

Konferenca VIII Studentore

duhen ndërmarrë një sërë reformash si:
 Përmirësimi i klimës së biznesit;
 Lehtësimi i proçedurave doganore dhe tatimore;
 Përmirësimi i proçedurave të ankimimit administrativ;
 Identifikimi i mundësive të investimit në sektorë potencialë si energjia,
minierat, gazi, agrobiznesi dhe turizmi;
 Përshpejtimi i procesit të privatizimeve si një burim kryesor i rritjes së IHD-
ve;
 Trajnime të stafit të Albinvest me qëllim nxitjen dhe shërbimin ndaj
investitorëve të huaj;
 Aktivitete promovuese në vendet e zhvilluara me qëllim tërheqjen e
investitorëve të huaj;
 Hartimi i një strategjie të qartë dhe të realizueshme për IHD-të.

Hyrjet e IHD-ve në Shqipëri janë rritur pavarësisht nga kriza financiare globale, duke
treguar një rritje të vazhdueshme. Privatizimi ka qenë kontribuesi kryesor për të
ruajtur prirjen rritëse të IHD-ve. Në vitin 2010, Shqipëria renditi vendin e dytë më të
madh të IHD-ve në rajon pas Serbisë kur IHD-të e saj u rritën në më shumë se 340
milion dollarë për herë të parë.

Pasiguritë e zgjatura rreth krizës së Eurozonës pritet të ndikojnë ekonominë e
Shqipërisë nëpërmjet investimeve të huaja direkte.

IHD-të nuk kanë lehtësuar shumë ndryshime strukturore në prodhimin dhe tregtinë
me vlerë të shtuar.

Shqipëria duhet gjithashtu të përmirësojë kapitalin njerëzor dhe të adresojë pengesat e
mbetura në infrastrukturë dhe të përmirësojë më tej klimën e saj të biznesit në
përgjithësi, në veçanti të drejtat e pronësisë .

Referencat:

 Bank of Albania (2010) Annual report of 2009
http://ëëë.bankofalbania.org/ëeb/Raporti_Vjetor_ neë_2611_1.php data of
access 06.06.201ëëë.bankofalbania.org ëëë.aida.gov.al

 10 arsye pse të investosh në Shqipëri

 Http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/146/Privatizimet-ne-Shqiperi-1993-2010-
nepermjet-shifrave

 Http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/675/Te-ardhurat-nga-privatizimet-gjate-
viteve-2010-2013

 Http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/Investimet-e -huaja-direkte-ne-Shqiperi-
gjate-viteve-1993-2011

269

Konferenca VIII Studentore

 OECD (2009) South East Europe Investment Committee, Fourth Meeting,
Brussels on 7 aprilberzh (2010),

 Legjislacioni tregtar në Shqipëri

 Raport mbi Investimet e huaja direkte në Shqipëri 2011, maj 2012, UNDP
Albania.

 Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe Investimeve (2007-2013) METE
(Ministria eekonomisë,Ttregtisë dhe Energjitikës)

 Investimet e huaja direkte në Shqipëri, viti fiskal 2004, buletini ekonomik,
qershor 2006, vëllimi9 nr 2. Banka e Shqipërisë ëëë.minfin.gov.al

 OECD (Organization for Co-operation and Development)
5BANCHMAK,DEFINITION (page 7) accesse
offdi:http://ëëë.oecd.org/dataoecd/10/16/2090148.pdf
19.01.2010

 Raporti i Investimeve te Huaja Direkte në Shqipëri, 2010 (METE)
 Http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/INVESTIMET-E-

HUAJA-DIREKTE-DHE-SHQIPERIA

270

Konferenca VIII Studentore

Produktet e sigurimit vullnetar dhe faktorët që ndikojnë në kërkesën
e tyre (Rast studimi qyteti i Durrësit)

Pamela Dija, Erlanda Baca, Ambra Selimi

(Financ[ Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Në vendin tonë tregu I sigurimeve është ende në hapat e parë të zhvillimit të tij. Duke
qenë se produktet e sigurimit vullnetar përbëjnë një pjesë të rëndësishme të tregut të
sigurimeve, në këtë punim jemi perpjekur që të nxjerrim në pah faktorët që ndikojnë
në kërkesën për produkte tës igurimit vullnetare.

Punimi fillon me informacione të përgjithshme rreth sigurimeve, dobitë që I ofrojnë
ato shoqërisë, historiku i tyre, produktet e sigurimit duke u përqendruar më së shumti
në produktet e sigurimit vullnetar dhe në të dhënat statistikore të tyre për 4-mujorin e
parë të 2017.

Në një vend të vogël e në zhvillim sikurse është edhe vendi ynë, ku konsumatorët nuk
kanë informacionin e duhur rreth sigurimeve vullnetare, numri I këtyre sigurimeve
është relativisht I ulët. Nga të dhënat statistikore vemë re se primet e sigurimit
vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2017 ishin rreth 1,976 milionëlekë, 17.68%
mëshumëse nëperiudhën janar-prill 2016. Numri i kontratave tësigurimit vullnetar u
rrit me 34.67% krahasuar me periudhën janar-prill 2016. Kjo tregon që konsumatorët
shqiptar të tregut të sigurimeve po ndërgjegjësohen gjithmone e më shumë për
rëndësine e sigurimeve vullnetare.

Studimi mbi faktorët që ndikojnë në kërkesën për produkte vullnetare është realizuar
duke marrë në shqyrtim një zgjedhje prej 100 individësh nga qyteti I Durrësit.

Rezultatet e marrë prej pyetësorëve të plotësuar nga individë të ndryshëm na
shërbejnë për të arritur në konkluzionet e këtij rasti studimi, prej nga ku ka rezultuar
që faktori më me peshënë kërkesë ka qenë të ardhurat e ulëta. Duhet theksuar që ky
përfundim është shumë pranë realitetit të shoqërisë shqiptare.

Fjalët kyce: Sigurime, Faktorë, Kërkesë, Produkte, Sigurim Vullnetar

HYRJE

Fillesat e para të sigurimeve në botë I gjejmë që në kohën e Babilonisë së lashtë. Në
atë kohë sigurimi bëhej për të mbrojtur mallrat nga vjedhja gjatë transportit nga njëri
vend në tjetrin. Ndërsa në ditët e sotme sigurimi ka përparuar gjithnjë e më shumë dhe
ofron një numër te madh produktesh sigurimi.
Në vendin tonë, sistemi I sigurimeve u përfshi në një reformim të thellë I cili hodhi
bazat për krijimin e një sitemi sigurimesh të tillë, që jo vetëm të përballonte problemet
e kësaj periudhe, por edhe ti rezistonte kohës e të shërbente për brezat e ardhshëm.
Kështu që nëvitin 1991 u krijua në Shqipëri shoqëria e parë e sigurimeve ―INSIG‖
SH.A, kjo u bë me miratimin e ligjit nga Parlamenti Shqiptar për krijimin e Institutit

271

Konferenca VIII Studentore

të Sigurimeve duke e ndarë atë nga Instituti I Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve. Në
vitin 1993 u krijua dhe Instituti I sigurimeve Shoqërore ISSH si një institucion publik
shtetëror dhe I pavarur, I cili do ti përgjigjej nevojave të mbrojtjes sociale për
kategori të ndryshme të popullsisë. Në vitin 1999 u krijuan shoqëritë e para të
sigurimeve me kapital tërësisht privat SIGMA dhe SIGAL, të gjitha shoqëritë e tjera u
krijuan në 5-vjecarin e parë të viteve 2000 (2000-2005) duke rritur në këtë mënyrë
konkurrencën në treg dhe duke zgjeruar tregun e sigurimeve në Shqipëri. Këto shoqëri
ishin ATLANTIK SH.A, INTERSIG SH.A, INTERALBANIAN SH.A, ALBSIG
SH.A, EUROSIG SH.A.

Kuptimi i sigurimit dhe dobitë e tij

Sigurimi është transferimi I riskut të pësimit të humbjeve të rastit duke formuar një
shportë të rrezikut të këtyre humbjeve të rastit dhe duke I përcjellur ato nga të
siguruarit te siguruesit kundrejt pagesës së një primi nga të siguruarit, në këmbim të
zotimit të siguruesit për të mbuluar financiarisht dëmet për cdo humbje të pësuar
brenda periudhës së sigurimit. Ky transferim bëhet përmes nёnshkrimit tё kontratёs
pёr sigurim. Nё kёtё mёnyrё individi kërkon tё mbrohet nga fatkeqёsia (rreziku), që
mund t‘i rrezikojë jetën ose t‘i shkaktojё dëme tё pronës. Veti të përbashkëta të
tëgjitha rreziqeve janë se ndodhin nё kohёn e ardhshme, janë tё paparashikuёshёm
dhe nuk varen nga dёshira jonё. Sigurimet sjellin përfitime të shumta sociale. Këto
përfitime shpalosen si mëposhtë:

 Sigurimet ofrojnë stabilitet për ata që sigurohen, pasi bëjnë tëmundur rikthimin e
të siguruarit në gjendjen financiare që ishte para se të ndodhte dëmi.

 Ato shmangin frikën, ankthin e shqetësimin e të siguruarit sepse i siguruari nuk
ka pse të veçojë para menjanë me medimin që do ti përdorë nëse ndodh humbja.

 Janë burim i fuqishëm për investim dhe akumulim kapitali, pasi paratë e
arkëtuara nga primet, shoqëria e sigurimit i investon në instrumenta të ndryshëm
financiarë.

 Kanë forcë për parandalimin e humbjeve sepse shoqëria e sigurimit vendos
kushte teknike të cilat duhen plotësuar nga i ai që kërkon të sigurohet përpara
sesa ta bëjë sigurimin.

 Rrit kapacitetin huamarrës të investitorëve që nga ana tjetër sjellin rritje të
investimeve, zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së shoqërisë.

Produktet e sigurimit
Produktet e sigurimit janë të mira jolëndore (tëpaprekshme). I siguruari merr në dorë
një kontratë që quhet policë sigurimi dhe për të paguan një cmim që është primi. Në të
vërtetë produkti që merr i siguruari nuk është kontrata por është transferimi i rrezikut.
Kemi 2 lloje sigurimesh: produkte sigurimi jete dhe jojete. Te produktet e sigurimit të
jetës bëjnë pjesë sigurimi i jetës, i shëndetit, sigurimi ndaj lëndimeve dhe sigurimi
ndaj paaftësisë së përkohshme/ të përhershme. Te produktet e sigurimit jo jetë bëjnë
pjesë sigurimi i pasurisë dhe i përgjegjësisë.
Sigurimet i kemi 2 llojësh: sigurim vullnetar dhe të detyrueshëm. Sigurimi vullnetar
është në momentin kur individët drejtohen vetët e shoqëritë e sigurimit për të bërë
sigurim ndërsa i detyrueshmi është i përcaktuar me ligj. Të tillë janë MTPL e
brendshme, sigurimi kufitar dhe kartoni jeshil.

272

Konferenca VIII Studentore

2.1Sigurimi vullnetar 2.2 Sigurimi I detyrueshem

Nga të dhënat e mësipërme shikojmë se numri I sigurimeve të detyrueshme është

pothuajse dy here më i lartëse numri I sigurimeve vullnetare. Kompania e cila zë

peshën më të madhe në tregun e produkteve të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar

është Sigal Uniqa Group Austria me 21.91% dhe 39.68% të totalit.

Sigurimi vullnetar jetë.

Në harkun kohor tëpak viteve, tregu I sigurimeve gjëndet në një struktur të përmirsuar
në favor të sigurimeve vullnetare. Nga tëdhënat statistikore vëmë re se në 4-mujorin e
parë të vitit 2017, sigurmet vullnetare arritën rreth 1,976 milionë lekë, ose 17.68% më
shumë se në periudhën janar-prill 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit
gjithashtu me 34.67% krahasuar me periudhën janar-prill 2016.
Sigurimi i jetës është një kontratë midis një mbajtësi të policës së sigurimit dhe një
siguruesi, ku siguruesi premton ti paguajë njëpërfituesi të caktuar një shumë parash në
këmbim të një Premium, pas vdekjes së një personi të siguruar, në bazë të primit
tësigurimit të paguar nga i siguruari.

LLOJE TË SIGURIMIT TË JETËS MË TË PËRDORURA
 Sigurimi i jetës në rast vdekje.
 Sigurimi i jetës në rast të mbijetsës.
 Sigurimi i përzier i jetës.

273

Konferenca VIII Studentore

 Anuitetet.
Sigurimet vullnetare tëJo-Jetës gjatëperiudhës janar-prill 2017, patën rritje me
15.75% kundrejt periudhës janar-prill 2016.
Nëportofolet e pronës, përgjegjësive, garancive gjatë periudhës janar-prill 2017 me të
ardhura rreth 939 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe
dëmtime të tjera nëpronëme rreth 72.65%, tëpasuara nga sigurimi i përgjegjësive
tëpërgjithshme civile me 19.67% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill
2017, vihet re një rritje prej 48.12% e volumit të primeve të shkruara bruto tëkëtij
portofoli dhe një ulje me 17.13% e numrit të kontratave tësigurimit, krahasuar me
periudhën janar-prill 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill
2017, arritën në rreth 437 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.64% në krahasim
me periudhën janar-prill 2016.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2017, arritën rreth 345
milionë lekë, ose 27.77% më shumë se në periudhën janar-prill 2016.

Sigurimi KASKO

Sigurimi KASKO është një kontratç sigurimi vullnetare, qëllimi I së cilës është të
kompesoj të gjithë dëmet apo humbjet e pjesshme apo të plota që mnund të pësojë
vetë mjeti motorik sipas mbulimeve të specifikuara në kontratën e sigurimit duke e
kthyer atë në gjëndjen e mëparshme. Vec mbulimit të palës së dëmtuar në raste kur
zotëruesi I sigurimit KASKO është fajtor, kjo policë mbulon të dyja palët, si dhe të
tretët.

STUDIMI

Pasi kemi marrë informacion për sigurimin si koncept dhe shoqërite e sigurimit në
Shqipëri ne kemi realizuar nje pyetësor për të parë se cilët jane faktorët që ndikojnë
në kërkesën për produktet e sigurimit vullnetare. Studimi është kryer nga 100
kampionë në qytetin e Durresit.

PËRFUNDIMET E PYETËSORIT

3.1 Gjinia

00%%

000

Nga 100 të anketuarit 60 prej tyre kanë qenë femra dhe 40 meshkuj.

3.2 Statusi civil Beqar/e

1% 26% 0% I/E martuar

73% I/E
divorcuar

274

Konferenca VIII Studentore

Nga anketimi doli që 26 % e të anketuarve ishin beqar/e, 73% të martuar, 1% të divorcuar dhe 0% të ve

3.3 MOSHA 20-30 vjec
30-40 vjec
3% 40-60 vjec

30% 45%

22% Mbi 60 vjec

45% janë rreth moshës 20-30 vjec, 22% janë rreth 30-40 vjec, 30% janë rreth 40-60
vjec, 3% janë mbi 60 vjec

3.4 ARSIMIMI

8% I Ulet
50% 42% I Mesem

I Larte

Nga të anketuarit 50% janë me arsim të lartë,42% me arsim të mesëm dhe 8% e tyre
ishin me arsim të ulët.

3.5 NIVELI I TE
60 ARDHURAVE

40
20

0
22000 leke 60000 leke Mbi 60000
leke

Përsa i përket nivelit të të ardhurave 52% e të anketuarve kishin një nivel minimal të

të ardhurave, 34% kishin një nivel mesatar prej 60000 lekësh, ndërsa 14% e tyre

kishin një nivel të ardhurash mbi 60000 lekë.

nr. i individwve 20 5 17 6 8 13 10 10
15 85 51 4
10 6 2

5
0

PROFESIONI

Profesionet e tw anketuarwve

Siç vihet re nga grafiku profesionet e të anketuarve janë nga më të ndryshmet duke
filluar me mjeke, stomatologe, pedagoge, etj. por perqindjen më të lartë të të
anketuarve e zënë tregtarët 17% dhe rrobaqepëset me 13% .

275

Konferenca VIII Studentore

3.7 A keni informacioni rreth
sigurimeve INFORMACIONI RRETH
SIGURIMEVE
35% 0% PO

65% JO

Mbi pyetjen që u kemi shtruar se a kishin informacion rreth sigurimeve 65% kanë
dhënë përgjigje pozitive, ndërsa 35% kanë pranuar se nuk kanë pasur informacion
rreth sigurimeve.

3.8 A JENI TE
SIGURUAR ?

23% 0% PO
77% JO

Nga 100 të anketuar 77 prej tyre kane qenë të siguruar pavarësisht nëse ky sigurim ka
qenë vullnetar apo i detyruar këtë do ta shikojmë pak më poshtë, ndersa 23 prej tyre
jane pergjigjur se nuk janë të siguruar.

3.9 Sigurimet qe keni kryer

22% Vullnetar

78% I detyrueshëm

Sic shohim nga grafiku kuptojme se pjesa me e madhe e të anketuarve që pohuan që
kishin një sigurim, në fakt kishin bërë sigurim të detyrueshëm në masën 79% dhe
sigurimi vullnetar kishin bërë vetëm 21% e totalit të atyre që kishin bërë sigurime.

3.10 Sigurimi vullnetar qe keni
kryer

I shtëpisë

I shëndetit

38% 6% 31% I jetës
I makinës (KASKO)
25%

Sic thamë dhe më lartë që sigurimi vullnetar ishte kryer vetëm nga 21% e të
anketuarve nga të cilët pjesa më e madhe kishin zgjedhur të bënin sigurimin e jetës

276

Konferenca VIII Studentore

38%, më pas sigurimin i shtëpisë 31%, i shëndetit 25% dhe sigurimi KASKO i

makinës 6% ,

Mosbesimi tek

demshperblim 3.11 Arsyeja e mossigurimit
i
12%

Nuk perceptoj Te
rrezik ardhura
26% te uleta

Mungese 51%
informacioni

11%

Nga grafiku shohim se arsyeja e mos sigurimit janë të ardhurat e ulëta, të cilat

pasohen nga mendimi se nuk perceptohet rrezik, e ndjekur nga fakti që nuk kanë

mjaftueshëm informacion dhe së fundmi mungesa e informacionit. Kësaj pyetjeje i

janë pergjigjur vetëm të anketuarit që kishin bërë sigurim të detyrueshëm dhe ata që

nuk kishin fare asnjë lloj sigurimi.

3.12 CILIN SIGURIM VULLNETAR
DO TE ZGJIDHNIT:

46% 5% Sigurimin e prones
17%
sSigurimin e
32% shendetit
Sigurimin e jetes

Nga grafiku shohim se nqs të gjithë të anketuarit do të kishin mundësitë për të

zgjedhur llojin e sigurimit vullnetar që dëshironin të bënin (duke mos marrë parasysh
llojin e sigurimit vullnetar aktual për atë pjesë të të anketuarve që e kishin bërë një të

tillë): 5% do te preferonin sigurim prone, 17% do te preferonin sigurimin e shendetit,

32% do te preferonin sigurimin e jetes, 46% do i benin te gjitha.

3.13 Shmangia eDSrIUiGsKUEkRBuIMEtREpEI ermes sigurimeve

20% SHMANGENI DUKE BERE SIGURIME I
RRISKUT? SHMANGENI RRISKUT?
0%

PO

80% JO

Nga grafiku shohim se: 80 persona besojne te kompanite e sigurimeve, kjo do të thotë
se megjithse mund të mos kenë të ardhurat apo informacionin e mjaftueshëm në lidhje
me vet sigurimet sërisht pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë te shoqëritë e
sigurimit. Këtu del në pah fakti që pjesa më e madhe janë kundërshtues të riskut që
shikojnë si zgjidhjen më të mirë transferimin e riskut të pastër te shoqëritë e sigurimit.

277

Konferenca VIII Studentore

20 persona nuk besojne te kompanite e sigurimeve dhe nuk do ti drejtoheshin një të
tille për të bërë transferim risku. Kjo gjë mund të vijë si rrjedhojë e faktit që këta
individ nuk perceptojnë risk.

3.14 Kompania e preferuar e
sigurimit
SIGAL

1% ALBSIG
EUROSIG
1% 10% INTERSIG
2% 8% ANSIG

78% Të TJERA

Shohim që 78% ë të anketuarve preferojnë kompaninë e sigurimit SIGAL, 8%
preferojnë EUROSIG, 1% INTERSIG, 1% ANSIG, dhe 10% kompani të tjera
sigurimi.

3.15 ARSYEJA PSE E
PREFERONI KOMPANINE
Eshte me e sigurt
5%
20% Eshte me e
besueshme
41% Ma kane
34% rekomanduar
Tjeter

Nga grafiku shohim se 41% mendojnë se është më e sigurt, 34 % mendojnë se
është më e besueshme, 20% iu është rekomanduar kompania përkatëse, 5% kanë arsye
të tjera.

Konkluzionet
Duke u mbështetur në bazën teorike të literaturave të ndryshme mund të themi që:

 Sigurimi është transferimi I riskut të pësimit të humbjeve tërastit duke formuar
një shportë të rrezikut të këtyre humbjeve të rastit dhe duke I përcjellur ato nga
të siguruarit te siguruesit kundrejt pagesës së një primi nga të siguruarit, në
këmbim të zotimit të siguruesit për të mbuluar financiarisht dëmet për cdo
humbje të pësuar brenda periudhës sësigurimit.

 Në vendin tonë tregu i sigurimeve ëshrtë ende në fazat e para të zhvillimit dhe
ka potencial për zgjerim të metejshëm të tij. Këtë e tregojmë edhe statistikat e
ndryshme të marra prej AMF-së, ku shihet një zgjerim i këtij tregu nga viti në
vit megjithëse kjo rritje është me ritme të ngadalta.

 Produktet e sigurimit janë të mira jolëndore (tëpaprekshme). Produkti që merr
i siguruari nuk është kontrata por është transferimi i rrezikut. Kemi 2 lloje
produktesh sigurimi: produkte sigurimi jete dhe jojete. Sigurimet i kemi 2
llojësh: sigurim vullnetar dhe të detyrueshëm.

278

Konferenca VIII Studentore

Duke u nisur nga studimi i bërë duke marrë një zgjedhje prej 100 individësh në
qytetin e Durrësit kemi arritur në përfundimin se faktorët që ndikojnë në kërkesën
për produktet e sigurimit vullnetar janë:

Të ardhurat- Ishin faktori më me peshën në kërkesën për produkte sigurimi
vullnetar.Duhet të kemi parasysh që gjithmonë lidhja e të ardhurave me kërkesën
është pozitive. Kur për cdo individ ose firmë që sigurohet raporti prime/të ardhura
pëson rënie, kërkesa për sigurime rritet. Ky raport pëson rënie kur:

a)Pa ndryshuar niveli i primit i siguruari ka të ardhura më të larta, në këë rast i
siguruari me rritjen e të ardhurave percepton rrezik shtesë për tu mbrojtur dhe
priret të blejë më shumë produkte sigurimi.
b)Pa ndryshuar niveli i primit i siguruari ka pasuri shtesë –psh rritje kapitali,
pasurie nga trashëgimia etj, në këtë rast i siguruari për cdo njësi shtesë pasurie
ekspozohet në rrezik shtesë, prandaj priret të blejë produkte sigurimi shtesë.
c)Pa ndryshuar niveli i të ardhurave, por shoqëritë e sigurimit ofrojnë prime më
të ulëta. Kjo dmth se rënia e cmimit për sigurime rrit kërkesën për produkte
sigurimi.
d)Një ndikim negativ në kërkesë është kur pa ndryshuar primi i sigurimit,
pësojnë rënie të ardhurat dhe pasuria e individëve, atëherë kërkesa për sigurime
bie.
Kultura- është një tjetër faktor që ndikon në kërkesën e individëve për të bërë
sigurime vullnetare, pasi Shqipëria është një vend në tranzicion dhe nuk e ka në
kulturën e saj të bërit e sigurimeve vullnetare.
Mosperceptimi i riskut- Nga pyetësori që bëmë vumë re se një numër i
konsiderueshëm i individëve pra rreth 20% e tyre nuk bënin sigurime pasi nuk
perceptonin rrezik .
Mungesa e informacionit- Duhet pranuar se edhe mungesa e informacionit bën që
individët të mos bëjnë sigurime vullnetare. Një pjesë e mirë e të anketuarve ishin me
arsimim të ulët dhe as nuk ishin në dijeni të sigurimeve vullnetare për të mos folur me
pas që të kryenin një sigurim vullnetar.

BIBLIOGRAFIA
 http://www.amf.gov.al/statistika.asp?id=1&s=1
 Hoti, I, viti 2008 ―Industria e sigurimeve dhe menaxhimi i rrezikut‖;
Instituti i inxhinierisë financiare për bankë dhe sigurime: viti 2008

279

Konferenca VIII Studentore

APENDIX

PYET[SORI

1. Cila është gjinia juaj?

a. Mashkull b. Femër

2. Statusi juaj civil është?

a. Beqar/e b. I/E martuar c. I/Edivorcuar d. I/E ve

3. Mosha juaj është ?

a. 20-30vjec b. 30-40 vjeç c. 40-60vjeç d. Mbi 60 vjeç

4. Cili është arsimimi juaj?

a.I ulët b. I Mesëm c. I lartë

5. Niveli Juaj I të ardhurave është:

a. 22000 lekë b. 60000 lekë c. Mbi 60000 lekë

6. Cili është profesioni juaj?
……………………………………

7. A keni informacion për sigurimet?

a. Po b. Jo

8. A jeni I siguruar ju ose ndonjë pjestar I familjes tuaj?

a. Po b. Jo

9. Nëse po cfarë sigurimi keni kryer?

a. Te shtëpisë b. Të shëndetit c.Të jetës d. Të makinës (CASCO) e. Të
tjera

10. Sigurimi qe ju keni kryer eshte: (të përgjigjen vetëm për ata individ që kanë
bërë një lloj sigurimi)

a.Vullnetar b. I detyrueshëm

11. Nëse jo cila eshte arsyeja qe nuk keni bere sigurime:
a.Të ardhura të ulëta b. Mungesë informacioni c. Nuk perceptoj rrezik
d.Nuk kemi besim nëse kompania e sigurimit do na dëmshpërblejë
12. Nëse do kishit mundësi të zgjidhni për një sigurim vullnetar cilin do
zgjidhnit?

280

Konferenca VIII Studentore

a.Sigurimin e pronës b.Sigurimin e shëndetit c.Sigurimin e jetës
d.Të gjitha të mësipërmet
13. A mendoni se duke bërë sigurime ju I shmangeni rrezikut:
a.Po b.Jo
14. Me cilën kompani preferoni të siguroheni?
a.Sigal b. Eurosig c. Albsig d. Intersig e. Ansig f. Te tjera

15. Cila është arsyeja që ju e preferoni këtë kompani?

a.Është më e besueshme b.Është më e sigurt c.Ma kanë rekomanduar d.Të
tjera

281

Konferenca VIII Studentore

Mikrosigurimi

Klejdi Domi, Monika Kolleshi, Vojsava Dano

(Financ[ Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt
Mikrosigurimi përkufizohet si një mekanizëm për të mbrojtur njerëzit e varfër nga
rreziqet e ndryshme si psh. (aksidente, sëmundje, vdekja, dëmtime nga shkaqe
natyrore etj.) kundrejt pagesës së një primi të përshtatshëm sipas nevojave të tyre, të
ardhurave dhe nivelit të rrezikut.40 Shqipëria si një vend në zhvillim dhe me nivel të
lartë varfërie ka gjithashtu tregje financiare në zhvillim. Aktualisht, afërsisht 97% e
tregut financiar në Shqipëri përbëhet nga bankat ndërsa pjesa tjetër nga Shoqëritë e
Sigurimit etj. Pjesën më të madhe të produkteve të sigurimit e zënë produktet e
detyrueshme, ndërsa një pjesë të vogël e zënë produktet vullnetare të sigurimit. Arsyet
për nielin e ulët të kërkesës për produkte sigurimi janë të shumta por ne po ndalemi në
nivelin e ulët të të ardhurave.

Varfëria në Shqipëri sidomos në zonat rurale është në nivele ekstreme. Nga ana tjetër
familjet Shqiptare përballen me rreziqe të ndryshme që shpeshherë iu sjellin humbje
të mëdha.
Për këtë arsye lind nevoja që ti përgjigjemi kësaj situate duke kuptuar rolin që kanë
sigurimet për një rritje të qëndrueshme, të rritet oferta dhe kërkesa, të krijohet kuadri
rregullativ i duhur për sigurime dhe të kuptohen qartë nevojat e veçanta (për produkte
sigurimi) për këtë segment të popullatës me të ardhura të ulta.
Qëllimi dhe objektivi kryesor i kësaj teme është të bëjmë një paraqitje të qartë dhe të
strukturuar të elementëve kyc të një termi të ri dhe shumë pak të njohur për shoqërinë
shqiptare, ‗Mikrosigurimet‘. Të njihemi me këtë term dhe të vlerësojmë anët pozitive
dhe ndihmesën që kanë dhënë kompani të tilla në të gjithë botën. Shumë familje të
varfëra, duke mos pasur mbrojtje kundër humbjeve dhe rreziqeve natyrore, do të
shtojnë problemet socio-ekonomike në vend.

Ne e pamë si të arsyeshme një paraqitje të tillë, së paku për ta menduar si një risi që
mund të zhvillohej në Shqipëri ashtu siç është përhapur edhe në shtete të tjera me një
numër të konsiderueshëm shtrese të varfër.
Mikrosigurimi përvecse do ti vinte në ndihmë shtresës me të ardhura të ulëta të
shoqërisë duke i integruar me shumë në aspekte sociale, nga ana tjetër mendojmë se
do të mund të ofronte një potencial të lartë dhe për përfitime të konsiderueshme për
ata që do të jenë themeluesit e saj në Shqipëri.

Fjalët kyce: Mikrosigurime, Faktorë, Varf[ria, Sigurim Vullnetar

40 ILO's Microinsurance Innovation Facility, 2008

282

Konferenca VIII Studentore

HYRJA

Referuar të dhënave të INSTAT, bizneset e vogla dhe shumë të vogla në vendin tonë
zënë 90 për qind të sipërmarrjeve totale duke u konsideruar si motorri kryesor i
ekonomisë.
Mikrosigurimi në përputhje me Çërçillin (2006) është përcaktuar si një sigurim (i)
operon me Risk-pooling (ii) financohet nëpërmjet primeve të rregullta dhe është (iii) i
përshtatshem për të varfërit të cilët në të kundërt nuk do të ishin në gjendje që të
siguroheshin me kosto të tilla.
Rreziku i pasiguruar lë familjet e varfra të prekshme nga humbjet e rënda apo edhe
katastrofat që vijnë nga fenomene negative. Ajo gjithashtu i detyron ata që të
ndërmarrin strategji të kushtueshme për të menaxhuar të ardhurat e tyre dhe pasuritë
përballë rrezikut, duke ulur kështu të ardhurat mesatare të fituara. Këto kosto të tilla
kanë cuar familjet me të ardhura të ulta në varfëri të vazhdueshme. (Morduch, 1990;
Dercon, 1996, 2004; Rosenzëeig and Binsëanger, 1993; Elbers et al., 2007, Pan,
2008). Mikrosigurimi ka potencialin për t‘i reduktuar këto shpenzime. Duke ofruar
një shumë të caktuar kur një humbje e siguruar ndodh, ajo shmang mënyrat e tjera të
kushtueshme që do të zbatoheshin për përballimin e kësaj ngjarje. Shmangie të tilla të
shpenzimeve ndikojnë pozitivisht në reduktimin e varfërisë.
Në Shqipëri 0.1 për qind e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, rreth 3 mijë familje,
ndërsa 7.4 për qind janë nën vijën e varfërisë.

RISHIKIM LITERATURE

Do të paraqitet në fillim një tablo e mikroinstitucioneve me elementët e saj përbërës,
ku përfshihen mikrofinanca me mikrokreditë, mikropensionet dhe në fund një
paraqitje më e detajuar e mikrosigurimeve dhe përhapja e tyre në disa vende të botës.
Synimi është të njihemi me mirë me produktet, shërbimet, problemet dhe elementë të
së ardhmes që merren parasysh për këto kompani. Të paraqesim në mënyrë të qartë
elementët që duhet të mbajmë parasysh kur përmendim termin e mikrosigurimeve.
Më pas të mundohemi të argumentojmë nëse në Shqipëri duhet të kemi kompani
Mikrosigurimi apo jo, duke krahasuar disa elementë, që janë tregues të varfërisë dhe
që ndikojnë në suksesin e një tregu sigurimesh. A do të ishtë ishte i suksesshëm një
treg i tille tek ne duke marrë për bazë zhvillimet më të fundit të mikrofinances në
realitetin shqiptar?
Në fund të këtij studimi të jemi në gjendje të njihemi dhe të diskutojmë më shumë për
Mikrosigurimet dhe pse jo ta mendojmë si një alternativë për zhvillimin e këtij tregu
në Shqipëri.

Mikroinstitucionet

Mikrofinanca

Një zhvillim i kohëve të fundit në fushën financiare, është rritja e mikrofinancës.
Termi në vetvete i referohet ofrimit të shërbimeve financiare për klientët me të
ardhura të ulëta. Mikrofinanca është ofrimi i shërbimeve financiare të tilla si kreditë,
kursimet, sigurimet dhe trajnimin për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ajo është një nga
treguesit e suksesit të madh në botën në zhvillim në 30 vitet e fundit dhe është e

283

Konferenca VIII Studentore

njohur gjerësisht si një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme në zbutjen e varfërisë
globale. Ajo përfshin një gamë të gjerë të shërbimeve financiare, duke bërë dallimin
nga industria bankare e rregullt nga disa tipare karakteristike.

Mikrokredite
Mikrokredia është zgjerimi i kredive shumë të vogla (mikrokredi) ndaj huamarrësve
të varfër të cilët zakonisht nuk kanë kolateral të punësimit, të qëndrueshme dhe një
histori krediti të verifikueshme. Ajo është projektuar, jo vetëm për të mbështetur
sipërmarrjen dhe zbutjen e varfërisë, por edhe në shumë raste për të fuqizuar gratë.
Mikrokredia është pjesë e mikrofinancës, e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve
financiare, sidomos për të varfërit. Që nga 2012, mikrokredia është përdorur gjerësisht
në vendet në zhvillim dhe ka rezultuar me një "potencial të madh si një mjet për
zbutjen e varfërisë". Ndikimi i mikrokreditit është një subjekt i shumë polemikave.
Përkrahësit thonë e mikrokredisë mbështesin faktin se ajo redukton varfërinë përmes
punësimit të lartë dhe të ardhurat ardhurave më të larta. Kritikët thonë se
mikrokredititë nuk kane kanë rritur të ardhurat, por kane shtyrë familjet e varfëra në
një kurth borxhi. Ata shtojnë se paratë nga kreditë janë përdorur shpesh për mallra të
konsumit të menjëhershëm në vend që të përdoreshin për investime productive.
Ndikimi i mikrokredise në jetën e shtresave të varfëra nuk është ai i një ―ilaci‖, ajo
shpesh i ndihmon ata të sigurojnë të ardhura shtesë por nuk është e aftë që të zbusë
konsumin.

Mikro pensionet

Njerëzit në moshën e pensionit, që i përkasin pjesës së shoqërisë e cila varet vetëm
nga shteti dhe familja për shkak të arsyeve objektive fizike, janë gjithmonë të parët
për të marre marrë goditjet e imperfeksioneve të mbrojtjes sociale.
Mikropensioni ka të bëjë me një skemë financimi për moshën e tretë për individë me
të ardhura të ulëta. Ajo kombinon dy elementë të pensionit të zakonshëm dhe veçorive
specifike të mikrofinancës. Kjo skemë pensioni nuk jepet as nga qeveria as nga
punëdhënësit por nga vetë individi që do e përfitojë, përvec kësaj hasen dhe disa
ndryshime të tjera nga skemat e zakonshme të pensioneve.
Megjithatë, si në rastin e një skeme të pensioneve klasike, qëllimi përfundimtar i
pensionit mikro është që të ofrojë siguri financiare për të moshuarit, kur ata nuk mund
të vazhdojnë të punojnë për shkak të arsyeve fizike.
Ndikimi i tij shtrihet në familjen e pensionistit dhe përveç reduktimit të varfërisë
mund të kontribuojnë për të mbrojtur dinjitetin e personit të vjetër si edhe për të
parandaluar atë nga vuajtjet duke mos u trajtuar me respekt dhe si një "barrë
financiare".

Mikrosigurimet

Nëse qeveritë, donatorët, agjencitë e zhvillimit dhe të tjerët janë seriozë në lidhje me
luftën kundër varfërisë, mikrosigurimi duhet të jetë një nga armët në arsenalin e tyre.
Një aspekt kyç i interesit në mikrosigurimin është që të eksplorojë mënyra për të rritur
ndjeshëm numrin e familjeve të varfra që kanë qasje në sigurim, ndërsa rrisin
përfitimet.
Mikrosigurimi është i njëjtë me sigurimin e zakonshëm përveç target grupit që i

284

Konferenca VIII Studentore

drejtohet, që janë individët me të ardhura të ulëta.

Por sa të varfër duhet të jenë njerëzit që sigurimi i tyre të quhet mikro? Përgjigja e

kësaj pyetje varion në vende të ndryshme por zakonisht mikrosigurimi konsideron ata

persona të cilët janë të përjashtuar nga skema e sigurimeve sociale, persona të cilët

nuk kanë pasur akses në produkte të përshtatshme.

Janus: Dy fytyrat e mikrosigurimit

Një treg i ri për kompanitë e Mbrojtje sociale për të punësuarit në
sigurimeve ekonominë informale

Mikrosigurimet në botë
Kerkesa per mikrosigurime

Të varfërit luftojnë gjithnjë për të përmirësuar jetën e tyre. Bombardimet e
vazhdueshme financiare i kanë bërë ata të kuptojnë që goditjet e lehta i gërryejnë
vazhdimisht fitimet e tyre të siguruara me vështirësi. Rezultati është që trajektorja e
tyre e varfërise ndjek një rrugë zigzage: rritja përfaqëson ato periudha kur të ardhurat
dhe asetet e siguruara rriten ndërsa rënia përfaqëson ato periudha kur goditjet
ekonomike dhe streset i rrisin shpenzimet e tyre më shumë se të ardhurat aktuale

Roli i mikrosigurimeve ashtu si çdo instrument tjetër është që të zvogëlojë këto rënie
që janë pengesa madhore për ti shpëtuar varfërisë.
Individët me të ardhura të ulëta priren drejt: kursimeve, kredive formale dhe
joformale, duke kryer punë shtesë për të siguruar të ardhura shtesë. Kjo nxit kërkesën
për mikrosigurime.Disa nga risqet kryesore në vëndet që aplikojnë mikrosigurimet
përmenden: Sëmundjet, vdekja, paaftësia, humbja e pronës, rreziku i kredisë,
fatkeqësi natyrore , aksidentet etj.

Produkti kryesor

285

Konferenca VIII Studentore

Produkti kryesor i kompanive të mikrosigurimit janë produktet për sëmundje të
ndryshme pra kryesisht produkte të lidhura me jetën dhe shëndetin.
Modelet e ndryshme të ofrimit të produktëve të shëndetit
Ka tre alternativa kryesore për përcaktimin e mardhënieve me ofruesit e kujdesit
shëndetësor:
1. Siguruesit zgjedhin ofruesit e kujdesit shëndetësor që më pas klientët i përdorin
për të përfunduar një marrëveshje formale me ta (Figura 3.2.2-1) .
Siguruesi zakonisht paguan direkt furnizuesin për shërbimet e kryera për klientët. Kjo
zgjidhje është bazuar në parimin përfitim-në-lloj, ku personi i siguruar merr shërbimin
në vend të të hollave për ta blerë atë.

2- Kombinimi i kompanisë së Mikrosigurimit dhe Ofruesit të Kujdesit shëndetsor
(Figura 3.2.2-2
Në këtë model kompania e mikrosigurimit mund të punësojë vetë një staf profesional
për kujdesin shëndetësor dhe mund ta përdorë ose për vizita në vende të përcaktuara
ose nëpërmjet telefonit, kjo e fundit sidomos në ato vende ku infrastruktura është
shumë e dobët. Por nëqoftëse kompania ka pak raste të tilla sigurimi atëhere ajo nuk
duhet ti punësojë këta individë sepse ekonomitë e shkallës do ndikonin shumë
negativisht në të ardhurat e tyre.

3) Rimbursimi i klientëve për shpenzimet shëndetësore (Figura 3.2.2-3)

286

Konferenca VIII Studentore

Këtu, klientët mund të konsultohen me një mjek ose spital të besuar, të paguajnë për
shërbimin dhe pastaj të paraqesin faturën tek kompania e sigurimit për rimbursim.
Kjo mënyre i ofron klientëve një zgjedhje shumë të mirë. Megjithatë, ky model
gjithashtu vendos një barrë të rëndë financiare për klientët, ndërsa ata presin për
rimbursim. Mungesa e parave është një vështirësi e madhe për individët me të ardhura
të ulëta dhe mund ti pengojë ata që të kërkojnë kujdes shëndetësor, sidomos grupet e
margjinalizuara (të varfërit, gratë, fëmijët). Klientët mund të kontaktojnë një punonjës
të asaj fushë kur i afrohen një spitali, dhe të marrin deri në 80 për qind të kostove të
vlerësuara paraprakisht.

Problemet e mikrosigurimit

Ofrimi i sigurimit në vendet në zhvillim është subjekt i një grupi të madh ndikimi të
një numri të konsiderueshëm problemesh, shumë prej të cilave janë trajtuar edhe më
lart. Këto studime zbulojnë probleme të shumta me:

 Pasigurinë
 Rrezikun moral
 Përzgjedhjen negative, ( perzgjedhje e kundërt)
 Kostot e larta të transaksioneve
 Mungesën e të dhënave
Elementë për tu marre marrë parasysh në të ardhmen
Duke marrë parasysh të ardhmen e mikrosigurimit duhet të shikojmë foton e plotë ku
përfshihen:
1) Të siguruarit aktuale dhe potencialë dhe familjet e tyre
2) Kompani sigurimi të ndryshme dhe kanalet e tyre të shpërndarjes
3) Rregullatorët dhe mbikëqyrësit e sigurimeve
4) Mjedisi i përgjithshëm në të cilin të gjithë këta elementë bashkëveprojnë (Figura
3.4-1).

287

Konferenca VIII Studentore

Realiteti Shqiptar

Historia e mikrokreditimit në Shqipëri ka nisur në fillim të viteve ‘90 me asistencën e
organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe me angazhimin e qeverisë për ta
zhvilluar dhe konsoliduar këtë segment në tregun financiar. Produkt i programit të
parë të mikrofinancës në Shqipëri janë dy Unionet e Kursim-Kreditit me metodologji
kreditimi mbështetur në parimet e kooperativës financiare. Vendin kryesor në grupin
e institucioneve të përqëndruara në mikrokredi, të organizuara si institucione
financiare jo banka dhe shoqëri të kursim kreditit, e zënë NOA, Fondi Besa dhe
Unioni Shqiptar i Kursim Kreditit (83% të portofolit total të mikrokredisë).
Vitet e fundit vërehet një prirje pozitive në drejtim të rritjes së pranisë të subjekteve të
licencuara për këtë aktivitet, duke e zhvilluar tregun e mikrofinancës si në madhësi
ashtu edhe në produkte. Vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2010 janë licensuar 2
shoqëri: Vision Fund Albania dhe Capital Invest. Ndërkohë, edhe bankat janë të
përqëndruara në kreditimin e bizneseve të vogla dhe të një pjese të bizneseve të
mesme. Por ndryshe nga institucionet jobanka, bankat duke pasur burime më të
shumta financiare, zbatojnë shuma maksimale kreditimi më të larta. Ndërkohë,
operatorët e tjerë janë të përqëndruar kryesisht në kreditim individësh për
vetëpunësim dhe sipërmarrje të vogla familjare.
Në krahasim me tregje të tjera mikrofinance, vihet re se klientët shqiptarë paguajnë
norma më të larta interesi. Rritja e çmimit për këtë shtresë në nevojë mbart rrezikun e
një largimi të mundshëm të mikrofinancës nga qëllimi fillestar për të cilin është
krijuar. Nga ky këndvështrim, një alternativë e mundshme do të ishtë subvencionimi
apo krijimi i lehtësirave të tjera për subjektet e mikrofinancës.

KONKLUZIONET

Mikrofinanca ka marrë një zhvillim të shpejtë kohët e fundit sidomos me produktin
kryesor të saj, mikrokreditë. Këto kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në
Shqipëri duke qenë se pjesa më e madhe e mbizotëruese e bizneseve janë të vogla.
Ajo që ka rezultuar nga mikrokreditë është që fondet e siguruara kryesisht përdoren
për konsum të menjëhershëm dhe jo për investime produktive. Në ditët e sotme vihet
re një tendencë në rritje e kursimet kursimeve si edhe e skemave të sigurimeve sepse
njerëzit e shohin si më të arsyeshme shfrytëzimin e fondeve të tyre në situata krize
duke ulur kështu ndërvarësinë nga ndihmat që mund të përfitojnë nga të tjerët.
Mikropensionet janë një element i rëndësishëm që mund të përdoret për moshën e
pleqërisë nga shtresat në nevojë duke ndikuar pozitivisht në psikologjinë e tyre (nuk e
shikojnë vetën si barrë për familjen) dhe duke ulur sadopak varfërinë në momentin

288

Konferenca VIII Studentore

kur këta nuk janë më të aftë për punë. E ardhmja e tyre shihet më e ―ndritur‖me më
optimizëm si pasojë e plakjes së popullsisë që do të thotë me më shumë klientë
potenciale për këto produkte.
Mikrosigurimi nuk është zgjidhja e vetme e problemit të varfërisë, por ajo duhet të
njihet si një komponent i rëndësishëm i çdo strategjie në zbutjen e saj. Këto kompani
ofrojnë një rrjet sigurie për komunitete me të ardhura të ulëta për të arritur progres të
qëndrueshëm të standardit të tyre të jetesës. Ky standart do të rritej akoma me tej
nëqoftëse një vend do të kombinonte institucionet e mikrofinancës me ato të
mikrosigurimit.
Mendoj që arsyet pse deri më tani nuk është zhvilluar një treg i mikrosigurimit është
që kompanitë e sigurimit janë fokusuar kryesisht tek dy segmentet e e para të
shoqërisë, me të ardhura të larta dhe të mesme dhe janë përpjekur ti ndërgjegjësojnë
këto të fundit për produktet e tyre duke lënë pas dore dhe duke mos u shqetësuar për
segmentin e popullsisë me të ardhura të ulëta. Gjithashtu pjesa më e madhe e
sigurimeve të popullsisë deri më tani kanë ardhur nga përbëhet nga sigurimet e jo-
jetës që do të thotë ndërgjegjësimi për ketë product, që është kryesor për kompanitë e
mikrosigurimit, nuk ka qëne qenë në nivelet e duhura.
Ajo që është më e rëndësishme dhe që ja vlen për të theksohet është që mikrosigurimi
nuk është vetëm thjesht një biznes, por një kombinim i përsosur i përfitimit dhe
zhvillimit social.

REKOMANDIMET

Qeveria mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm me politikat e saj në ndikimin e
zhvillimit të kompanive të mikrosigurimit. Mendoj që ajo duhet të informojë,
orientojë dhe stimulojë nga kompanitë e sigurimit në vend për efektet pozitive që do
të kishtë sigurimi për shtresat në nevojë të popullsisë. Ky mund të ishtë një element i
rëndësishëm së paku për të shmangur trashëgiminë e varfërisë në breza.
Do të rekomandoja gjithashtu që qeveria ta ndihmonte këtë shtrese jo vetëm
nëpërmjet ndihmës sociale por gjithashtu edhe me polica sigurimi duke u ofruar atyre
mbrojtje nga rreziqe të ndryshme. Qeveria gjithashtu duhet të ndikojë tek kompanitë
e sigurimit në vend për të zhvilluar skemat e sigurimit për shtresat e varfra të
popullsisë, të kërkojë nga këto kompani segmentimin e cmimit të tregut të sigurimeve
që gjithashtu mund të subvencionohet nga shteti dhe qeveria e vendit.
Do të sugjeroja që të bashkëpunonin autoritete të tilla si Ministria e Bujqësisë e
Blegtorisë në zhvillimin e sigurimit të bagëtisë dhe kulturave bujqësore, Ministria e
Shëndetësisë me sigurimet shëndetësore dhe autoritetet fiskale me politikat e tyre
tatimore.

BIBLIOGRAFIA

 Michael J.McCord. ―Microinsurance Pre-Feasibility study, Albania 15 July 2004‖
 Szubert, Dorota. 2004. ―Understanding the Demand for Microinsurance in

Albania: Results of Exploratory Qualitative Study.‖
 Noor Ashikin Mohd Rom. ―Financial Protection for low income and poor‖ (3rd

ICBER 2012 )
 Jim Roth, Michael J.McCord, and Dominic Liber. ―The landscape of

microinsurance in the ëorld‘s 100 poorest countries, April 2007‖

289

Konferenca VIII Studentore

 DAI. ―Visions of the future of microinsurance, and thought on getting there,
March 2008‖

 Richard Koven, Emily Zimmerman. ― Is there e bussines case for microinsurance,
April 2011‖

 Michal Matul. ―Understanding the demand for Microinsurance, October 2004‖
 Michael J.McCord. ―What is needed for microinsurance success, June 2005‖
 Craig Churchill, Michael J.McCord. ―Microinsurance Compendium, Vol II‖
http://www.microinsurancenetwork.org/publication/fichier/_TUw_SKOK_Case_Stud
y_2.pdf
http://www.globalmicrocreditsummit2011.org/userfiles/file/workshop%20PowerPoint
/C_%20Van%20Dulleman%20-%20Clients%20Grow%20Old.pdf
http://www.lloyds.com/~/media/lloyds/reports/360/360%20other/insuranceindevelopi
ngcountries.pdf
http://bibliotwcadigital.fgv.br/dspace/bitstream/handle/10438/8373/83090200066.pdf
?sequence=1
http://www.palgrave-
journals.com/gpp/journal/v37/n1/fig_tab/gpp201129t3.html#figure-title
https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html
http://www.growinginclusivemarkets.org/media/report/ES_rbecreport_AL.pdf
http://www.indexmundi.com/facts/indicators/NY.GDP.MKTP.CD/compare#country=
al:p

290


Click to View FlipBook Version