The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by fbuamd, 2018-01-22 09:12:08

Konferenca e VIII Studentore

Untitled

Konferenca VIII Studentore

NR i vetëpunësuarve një bujqësi

Të vetëpunësuar në bujqësi

0 20,000 40,000 60,000 80,000 100,000 120,000 140,000
2016 2015 2014

Pensionistë 2014 2015 201621
585,483 598,932 606,861
Numri 436,337 454,163 466,310
Numri total 327,604 345,314 357,721
Pensionistë urbane: 61,200 62,101 61,878
Pleqërie 47,533 46,748 46,711
Invaliditeti 149,146 144,769 140,551
Familjarë 133,132 129,161 125,571
Pensionistë ruralë: 7,579 7,763 7,522
Pleqërie 8,435 7,845 7,458
Invaliditeti
Familjarë

Sa i përket pensionistëve urban kanë ardhur duke u rritur përkundrejt atyre rural.Kjo

ka ardhur për arsye se ka patur lëvizje demografike të popullatës nga fshati në

qytet.Edhe si total numëri i pensioneve ka ardhur duke u rritur cdo vit kjo ka sjell

rritjen e numërit të përfituesve për pensione urbane.Realiteti është se dhe pensioni
minimal urban ka arritur 15‘000 lekë.

21 Të dhënat për 9-mujore

50

Konferenca VIII Studentore

500,000 Pensionet
450,000
400,000 Pensionet ruale pensionet urban
350,000 2015 2016
300,000
250,000
200,000
150,000
100,000

50,000
0

2014

KONKLUZIONE

– Sigurimi shoqërorë ëshë një detyrim ligjor me karakter kushtetues për persona
ekonomikisht aktiv (Punëdhënës, Punëmarrës, i vetpunësuar), e detyron ate që në
bazë të ligjit të përfshihet në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.

– Nisur na kjo në bazë të informacioneve që ne kemi grumbulluar, kemi arritur në
konkluzionin se Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore janë ato të cilat e gërryejn
me tepër ―Buxhetin e Shtetit‖ dhe ky hendek sa vjen e thellohet.Realiteti është se
flitet për një hendek prej 600 milion Euro,pra kemi 600 milion euro më teper
shpenzime se sa të ardhurar. Natyrsh[m të gjithë do të pyesnim si mbulohet hy
hendek. Shumë e thjesht, reduktohen investimet publike në sherbim të
komunitetit, kemi më pak shkolla,rrugë,spitale.Këto shifra janë tronditëse. Kjo
vjen nga papërgjegjshmëria e gjithsecilit prej nesh, sepse duket shumë e thjesht që
te punësohesh dhe te krijosh nje skem mashtruese për të ju shmangur tatimeve dhe
për të marr disa para më shumë. Mos harroni që disa para që ju sot nuk i derdhni
ne formën e kontributit në të ardhmen do te ju kthehet në të njëjten monedhe dhe
fëmijet tuaj do kenë më pak shërbime, një jetese të veshtire, nuk do ti jepet
mundësia për arsim, për kurim etj.

REKOMANDIME

– Ajo c‘ka ne sugjerojmë së pari është ndërgjegjësimi,panvarsisht se rruga për të
aritur deri këtu është e vështirë.Është shumë e thjesh ta vendosim gishtin diku për
ti bërë fajtor,por mos harroni që cdo ndryshim niset nga vetja.

– Mos pranoni kurrsesi që të punësoheni pa u siguruar,qofte dhe sigur të ju kërkojnë
të deklaroni një pag më të ulët se sa realja.

– Është evidente që zgjidhja nuk është vetëm me masa shtërnguese ku cdo kush te
shtypet përtej mundësive që ka,në këtë kuadër mendojm që ministrit përkatëse
kanë një rol kyc në zvogëlimin e kësaj problematike.Kryerja e aktiviteteve të

51

Konferenca VIII Studentore

ndryshme në shkolla,në biznese private,në administratën shtetërore ku gjithkujt ti
jepet mundësia të njnihet me skemen e Sigurimeve Shoqërore dhe Shendetësore
dhe se ai kontribut që ai e derdh nesër do ti kthehet mbarpsht në formen e
pensionit.

– Dixhitalizimi i të gjithë të dhënave që ndërthuren për një administrim sa më të
mirë dhe të qenësishëm të sistemit të sigurimeve shoqërore është një
domosdoshmëri, e cila i shërben një qëllimi final: administrim korrekt i
dokumentacionit dhe i fondeve publike.

– Një ndër treguesit financiarë të sistemit të sigurimeve shoqërore, të cilat janë të
lidhura ngushtësisht edhe me performancën e sistemit të sigurimeve shoqërore,
është norma e varësisë, ose siç quhet ndryshe raporti mes numrit të përfituesve me
numrin e kontribuesve. Vëmendja e të gjithë sistemit të sigurimeve shoqërore dhe
hallkave të tij duhet të përqendrohet tek shmangia e evazionit kontributiv.
Dixhitalizimi i sistemit të mbajtjes së detyrimit kontributiv, duke krijuar një
regjistër qendror për të gjithë kontribuesit, duke e lidhur ngushtësisht me numrin e
sigurimit shoqëror, do të shmangte të gjitha mundësitë për abuzime në sistemin e
sigurimeve shoqërore. Krijimi i një regjistri të tillë do të shërbente për një analizë
të hollësishme të situatës financiare për të ardhmen. Krijimi i data base të tillë për
të gjithë kategoritë kontribuese, si dhe për të gjithë kategoritë përfituese do të
shërbente për analizat statistikore të sakta si për të sotmen ashtu edhe për të
ardhmen. Po ashtu mbajtja në mënyrë të diferencuar e shpenzimeve për secilën
skemë përfitimesh apo kompensimesh, tashmë që proçesi i dixhitalizimit të të
gjithë sistemit është nëvijim e sipër, do të bënte të mundur një transparencë të
plotë të shpenzimit të fondeve, si atyre me destinacion nga buxheti i shtetit ashtu
edhe ato të planifikuara për buxhetin e sigurimeve shoqërore.

– Ndërhyrjet në skemën e sigurimeve shoqërore, nëpërmjet përfitimeve të
paligjshme, kanë qenë prezente, të cilat kanë dëmtuar në vlera të konsiderueshme
fondet e sigurimeve shoqërore. Numri i përfitimeve të caktuara në kundërshtim
me ligjin, gjatë viteve ka qenë i konsiderueshëm, aq sa sipas disa studimeve të
bëra nga Banka Botërore rezultonte që sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve
Shoqërore numri i popullsisë në moshë pensioni të ishte më i madh se numri i
popullsisë në moshë pensioni sipas statistikave të INSTAT. Një situatë e tillë,
ishte sinjal për fillimin e pastrimit të skemës nga përfitimet e paligjshme, si
rezultat i së cilës u konstatuan dëmtime të fondeve në vlera financiare të
konsiderueshme. Pastrimi i skemës nga përfitimet e paligjshme, megjithëse ka
disa vite që ka filluar vazhdon si proçes. Të gjithë individët të cilët kanë përfituar
me mënyra e mjete të padrejta shuma e vlerësuar debitore mbahet nga shuma
mujore e pensionit. Por, për këto raste është mjaft me rëndësi që në sistemin e
pagesave të shtohet një mekanizëm i cili ta bëjë të monitorueshëm në vazhdimësi
proçesin e mbajtjes së detyrimit dhe shlyerjen deri në fund të shumave debitore.

Përveç kësaj, regjistrimi i të gjitha përfitimeve në një regjistër qendror, sipas një
renditjeje progresive do të bënte të mundur eleminimin e dosjeve me të njëjtin numër
(edhe pse në Drejtori Rajonale të ndryshme) si dhe evidentimin e saktë të numrit të
përfitimeve. Megjithëse proçesi i dixhitalizimit të përfitimeve pothuaj ka përfunduar,
si rezultat i të cilit janë evidentuar mjat raste të dublimit të përfitimeve, apo të
përfitimeve të dhëna jashtë kushteve ligjore, për shkak të moshës, përsëri skema e
përfitimeve ka nevojë të pastrohet nga përfitimet e jashtëligjshme. Proçesi i
dixhitalizimit, madje duhet të përsoset në disa parametra të tij lidhur edhe me afatet e

52

Konferenca VIII Studentore

përfitimit, që të mos ketë pagesa jashtë kritereve dhe afateve ligjore të cilat duhet të
përcaktohen që në fillim kur bëhet hedhja e të dhënave. Në këtë moment del edhe një
herë rëndësia që ka kualifikimi i stafit për njohjen e kushteve kualifikuese për secilin
nga llojet e përfitimit.
BIBLIOGRAFIA

 Liber ―Fiskalitet‖ ne autor Shkëlqim Fortuzi. Kapitulli ―Llogaritja e
kontributeve per Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore‖

 http://ëëë.issh.gov.al/al/statistika-te-pergjithshme/
 https://ëëë.tatime.gov.al/c/5/78/89/punedhenesi-sigurimet-shoqerore-dhe-

shendetesore
 http://ëëë.instat.gov.al/al/home.aspx
 http://ëëë.financa.gov.al/

53

Konferenca VIII Studentore

Krizat financiare një histori që vazhdon

Jonilda Zeqiraj, Igli Tartaraj

(Financë-Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Krizat financiare janë pjesë integrale e ekonomisë së tregut. Historia na ka treguar se
krizat financiare i japin frymë ekonomisë. Kjo shprehje mund te duket paksa
kontradiktore, por është mëse e vertetë. Pavarësisht frymëmarrjes që i japin
ekonomisë, krizat ekonomike kanë një impkat direkt dhe negativ social. Krizat e
shumta financiar na kanë treguar se shkaktarët pothujase të njëjtë në kohe dhe
hapësira te ndryshme. Ekspansioni i madh i tregjve financiare, lënia menjanë e
ekonomisë së prodhimit ishin shkaktarët e krizës së fundit financiare. Procesi i
globalizimit ka berë që krizat tashme mos të jenë më të izoluar, sidomos krizat që
prekin ekonomit më të fuqishme të globit.
Ky punim nëpërmjet përshkrimit historik të krizave financiare ka si qëllimi
evidentimin e faktorëve që kanë shkaktuar krizat financiare në kohë dhe hapësira të
ndryshme. Me anë të metodologjisë cilësore, ky punim ka si objektiv të evidentoj
faktin se sistemi monetar dhe më së shumti ai bankar kanë një rol kyc ne shperthmin e
krizave financiare, pasi kontrollojnë sasinë e parasë në qarkullim. Në të gjitha rastet,
konkluzioni mbi shkaqet e tyre është pothuajse i njEjtë: neglizhim i fenomenit të
spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësinë pa limit që krijon paraja dhe
tregu financiar. Aq e vertetë është kjo, sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë
fushë, fjalia e fundit është pothuajse në formës e pyetjes lakonike: cila pritet të jetë
kriza e radhës?

Fjalët kyçe: Krizë Financiare, Sistem Monetar, Kreditim, Iluzion Monetar,
Falimentim, Tregje Financiare

HYRJE

Ҫfar[ kuptojmë me krizë financiare?
Në lidhje me krizat financiare ekziston një literaturë shumë e pasur pasi dhe vet tema
është mjaft e gjërë përshkak të larmishmërisë së saj. Kjo larmishmëri ka bërë që
shumë autorë e studiues ta përkufizojnë në mënyra të ndryshme kjo në varësi të
krizave që ata kanë studiuar.
Sipas fjalorit të biznesit, një krizë financiare ‗është një situatë në të cilën oferta për
para tejkalon kërkesën për para’. Sipas R. Goldsmith në 192 kriza financiare është

54

Konferenca VIII Studentore

një përkeqësim i shpëjtë dhe i mprehtë ultraciklik i të gjithë apo i një pjeëe të
treguesve financiar- normat afatshkurta të interesit, cmimeve të aksioneve, mungesë
solvabiliteti dhe dështim i institucioneve financiare. Studiuesi dhe autori Frederick
Mishkin i përkufizon krizat financiare nën konteksin e asimetrisë së informacionit.
Sipas tij një krizë financiare është një çrregullim i tregjeve financiare në të cilën
problemet e përzgjedhjes së kundërt dhe hazardit moral bëhen aq të mprehta saqë
tregjet financiare bëhen aq të pafata që të kanalizojnë fondet drejt investimeve me
oportunitet më të lartë.

Krizat financiare kanë origjinë të brëndshme ose të jashtme dhe burojnë si nga sektori
publik dhe ai privat. Krizat financiare shfaqen në madhësi të ndryshme, evolojnë në
kohë në forma të ndryshme dhe përhapen përtej kufijve dhe tashmë janë globale.
Shpesh krizat kërkojnë nderhyrje të shpejta dhe gjithëpërfshirëse në rregullimin dhe
mbikëqyrjen e tregjve financiare e në politikat fiskale, tashmë këto ndërhyje kërkojnë
dhe një kordimin ndërkombëtar pasi krizat nuk janë më një problem i një shteti por
janë problimi i të gjithë globit.

Studiuesit dhe ekonomistët kanë arritur të nxjerrin shumë konkluzione rreth faktorëve
që shkaktojnë krizat financiare por shumëllojshmëria në të cilat ato shfaqen bën që
listat e faktorëve që shkaktojnë krizat financiare të jetë mjaft e gjatë. Kjo e bën këtë
fushë mjaft dinamike dhe gjithmon tërheqëse dhe interesante. Të gjitha punimet që
kanë tentuar të shpjegojnë krizat financiare kanë arritur në një pikë atë të financimit
qoftë ai i drejtëpëdrejtë ose i tëthortë.

Të gjitha krizat financiare kanë lindur si një iluzion i krijuar nga paraja. Nëse do të
bënim një vështrim të shkurtër historik do të vërenim që fillimisht krizat kanë lindur si
pasojë e hedhjes së treg të bankënotave (parasë) më shumë se ar kishte në disposizion
dhe kredidhënia në investime ose agjentë ekonomik jorentabël. Më pas me lindjen e
bursave hapsira ku krizat mund të lindetin dhe të zhvilloheshin u zgjerua, rritja e
cmimit të aseteve që tregtoheshin në burs u shndërruan në shkaktarët kryesor të krizës
financiare. Më se funmdi krijimi i derivateve financiare ka krijuar një rrezik
permanent për të gjithë ekonomine, kriza e fundit financiare tregoi qartë rrezikun që
shfaqin këto instrumenta financiare pavarësisht se janë krijuar për tu mbrojtur nga
rreziku. Statistikat më të fundit tegojnë se sasia e parasë që qarkullon në tregjet e
derivateve financiare është 3 herë më e madhe sesa vlera e GDP botërore.

Kriz[ financiare apo iluzione financiare?!

Historia na tregon se në 90 % të rasteve krizat financiare janë shkaktuar nga iluzionet
monetare. Kriza e parë financiare daton në shekullin e XIII-të me falimentimin e
Bankës Leccacorvo në qytetin e Xhenovas. Zhvillimet e reja ekonomike, rritja e
tregtisë rritën kërkesat për mjete këmbimi, kjo bëri që të rritet roli i bankave dhe
profesionit të bankierit. Pikërisht roli i madh që morën bankat dhe e drejta e tyre për
të emetuar para kanë shkaktuar mjfat kriza financiare dhe falimentimesh spektakolre
të bankave.

Kriza lidhej me emëtimin e bankënotave, bankat emetonin më shumë bankënota në
vlerë sesa ar kishin në disposizion. Pra mjaftonte që të hapej një lajm jo i mirë dhe

55

Konferenca VIII Studentore

mbajtësit e bankënotave vraponin në bankë për ti këmbyer ato në ar. Në këtë moment
ndodhte paniku bankar dhe bankat falimentonin duke futur në krizë tërë ekonominë.
Këto kriza ishin të vazhdueshme deri në shekullin e XVI kur filloj që emëtimi i parasë
të bëhej nga shteti, por dhe në këtë rast krizat ishin të pashmangeshme.

Pas shekullit të XVI filloj të zbatohej sistemi monetar bimetalik i arit dhe argjendit.
Vlera në metal bazohej në sasisë dhe cilësinë e arit dhe argjendit. Por dhe në këtë rast
kishte hapsira në maipulimin e sasisë së arit dhe argjendit që ndodhej në monedhat që
emëtoheshin. Njërëzit ruanin monedhat që kishin sasi ari të lartë duke bërë që në treg
të kishte para me sasi ari të ulët. Nga ky fenomen lindi dhe ligji i ekonomistit angles
Greshan sipas të cilit paraja e keqe nxjerr nga qarkullimi paranë e mirë. Franca dhe
Britania e madhe ishin vendet më të prekura nga ky fenomen.

Hapja e bursave dhe funksionimi i tyre rriti spekulimet duke shtuar dhe krizat
financiare. Një nga krizat e para të bursave është ajo në Anglin në 1720 duke
vazhduar më pas me krizën e Wall Stree-it atë te bursën se Vjenës duke perfunduar
me depresionin e madh në 1923. Të gjitha krizat e shkaktuara kishin të njëtën rrugë,
një ndodhi pozitive që sillte investimin në bursa duke krijuar një flluske financiare,
kjo flluske vazhdonte të fryhej deri në momentin që kuptohej që dicka nuk shkonte
dhe në këtë moment flluska cahej dhe kriza shpërthente. Me pak fjalë etja për të fituar
shumë para në pak kohë dhe me pak punë.

Nëse do ti rikthehemi të gjitha krizave do të dilnim në përfundimin që po shihnim të
njëtin film por në kohë dhe hapasira të ndryshme. Gjatë pesë gjashtë shekujve të
fundit krizat financare janë shfaqur valë valë njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypje
se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e
lindjes së tyre ashtu dhe për pasojat. Në të gjitha rastet konkluzioni është i njëjtë,
neglizhimi i spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësinë pa limit që të
krijon paraja dhe tregu financiar.

Presidenti legjendar i FED Alan Greenspan e quan ‗mirëqenien irraciaonale të
tregjeve‘, sipas tij vjen një moment kur ‗etja për fitimeve‘ errëson gjithcka.

Ndërsa ekonomisti John Kenneth Galbraith bazuar në krizën e depresionit të madh të
viteve 1929-1932 nënvizon se ‗duke u nisur nga një moment i caktuar njerëzit blejnë
aksionet me cimimet 150 usd, jo sepse kanë studiuar ecurinë dhe kontabilitetin e
kompanisë, por spese janë të bindur se vlera e tyre do të shkoj shpejt në 200 ose 300
usd. Kjo quhet ekonomia kazino në të cilën të gjithë mbyllin sytë dhe presin që numri
i tyre të jetë fitues.

Zhvillimi i tregjeve financiar me anë të ‗kreativitetit financiar‘ ka sjellur dhe një tjetër
problem në ekonomi atë të investimit në tregje financiar ku sigurohen fitime të majme
e të shpejta dhe jo investime ne ekonominë reale. Vetem në 2015 vlera e parave të
investuar në tregje financiare dhe specifikisht në derivate financiare është 2 herë më
shumë se sasia e parave që qarkullojnë në ekonominë reale atë prodhuese dhe të
konsumit. Shumë ekonmist dhe ekspert si Marksi, Keynesi, Galbraith, Krugman,
Stiglits etj kanë dhëne alarmin për rritjen e spekulimeve financiare dhe iluzioneve
fianciare nëpërmjet kreativitetit financiar por nuk janë dëgjuar aspak. Kriza e 2008 ju
dha të drejte paralajmërimeve të tyre.

56

Konferenca VIII Studentore

Tipet kryesore te krizave financiare

a)- Krizat valutore – janë një nga llojet më të fundit të krizave financiare që datojnë
që nga kriza e naftës që solli dhe prishjen e marrëveshjes së Bretton Ëoods-it dhe
vendosur sistemin aktual monetar dhe kurset fleksibël të këmbimit. Vendosja e kursve
të këmbimit fleksibël të këmbimit shtuan rrezikun e kurseve të këmbimit. Vëndet
latine kanë eksperienca jo të mira nga kurset fleksibël të këmbimit. Meksika,
Argjentina dhe Brazili tentuan që të barazonin vlerën e monedhës së tyre me dollarin
Amerikan. Një gabim dhe një iluzion monetar që shkaktoi kriza të paprecedenta në
këto vende. Krizat e kurseve të këmbimit kanë prekur dhe kontinentin Aziatik por dhe
atë Europian në vitet 1992-1993 për shkak të bashkimit të Gjermanisë dhe rolit të
madh që marka gjermane kishtë në ato kohë në Europë.

Shkaktarët e krizave valutore janë të shumtë por nga më kryesorët cilëohen ato që
lidhen me deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Një fakt që duhet përmendur është se
dhe institucione si FMN dhe Banka Botërore që cilësohen si doktorët e shëndetit të
financave botërore kanë dhën receta të gabuara si për zhvillimin e vëndeve dhe për
daljen e tyre nga krizaa. Konsensusi i Uashingtonit nuk ka qënë një nga platformat më
të mira ekonomike, pikësynimi i tij për liberalizimin e ekonomisë nuk ka qënë majft i
saktë kjo për arsyen se vendosja e disa limiteve në lidhje me treguesit financiar nuk
është një mesatare e thjeshte matematikore por cdo vënd duhet studiuar në detaje për
të ndërtuar një platform ekonomike gjithpërfshirëse për qëllimin final arritjen e një
zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqënien mbarbotërore.
b-) Krizat nga rritja e cmimit të aseteve – është një krizë tipike spekulative e cila lind
në bursa nga mbivlerësimi i cmimit të aksioneve në bursa si pasojë e krijimit të një
ideje dhe shprese se cmimi i aksiove ose produkteve të tjera financiare nuk do të ulet
më. Pavarërsisht se cmimi i aksioneve mund të rritet me 200% investitorët shpresojnë
se cmimi i aksionit do vazhdoj të rritet dhe nuk do të ulet më. Një nga rastet e rritjes
së cmendur të cmimit të aksioneve te bankës së quajtur shoqëria e bashkimit të
përgjithshëm në Francë ky cmim i aksioneve nga 500 franga në 1879 shkoi në 1250
franga në 1881 dhe në 3000 franga në dhjetor 1881, kjo rritje kaq e madhe e cmimit
nuk mund të ishte asgjë tjetër përvec një iluzion monetar, sepse është e vështirë që një
aksion të ketë një kthim kaq të lartë dhe shumë një shmagie kaq të madhe nga rritja e
ekonomisë në tërësi. Ky besim i pa tundur ishte krijuar dhe gjatë krizës së fundit
financiare e mbi të gjitha në sektorin imobiliar ky cmim i pronave të palujtshme është
gjithmon në rritje por kriza e fundt tregon që edhe ky sektor preket nga ligji i kërkes
ofertës. Grafiku i mëposhtën tregon ecurin e tregut imobiliar në disa vënde të botës.

57

Konferenca VIII Studentore

Figura nr I – Çmimet e pronave të paluajthsme në disa vënde.

c- krizat e krediti ose ato bankare. Janë kriza më të shpeshta që e kanë shokuar
zhvillin e ekonomisë botërore. Krizat e krediti ose ato bankare janë komplekse dhe që
varen nga ecuria e shumë faktorëve ekonomik, por pa përjashtuar dhe faktorët
specifik që lidhen drejtëpërdrejt me aktivitetin e bankës. Krizat e kreditit janë kriza që
lindin si pasojë e mosshlyerjes së kredive në mënyrë të plotë ose pjesërisht. Kjo bën
që bankat të rrisin normën e interesit duke e bërë akoma më të vështirë shlyerjen e
detyrimeve por duke futur dhe tërë ekonominë në recesion. Diskutimet janë nëse kjo
krizë shkaktohet më shumë nga faktorët mikro apo makro. Etja e bankave për fitim
duke hapur rubinetin e kreditimit në momentin kur ekonomia është në boom-in e vet
duke financuar cdo project pa pasur parasysh normën e renatbilit dhe pa vendosur një
normë interesi që mos të jetë më e madhe sesa norma e rentabilitetit e të gjithë
projekteve në ekonomi. Kjo rëndon situatën kur ekonomia kalon në recession.

Krizat financiare sipas shkollave te ekonomise

Liberalët apo kjesianistët, kush e shkaktoi krizën?
Në debatin se kush e shkaktoi krizën financiare nuk mund të mungonte debati midis
dy shkollave më të mëdhaja ekonomike. Pyetja mbi të cilën zhvillohej ky debat ishte
‗Kjo krizë ishte një dështim i mendimit apo praktikave liberale‘. Sipas Kejsanisteve te
njohur ndryshmë si ‗etatistë‘ kriza erdhi si pasojë e mungesës së rregullimit dhe
dobësia e shtetit që i la shteg fenomenit të superspekullimit financiar. Ndërsa liberalët
kundërpergjigjen më disa argumenta shumë të forta.

58

Konferenca VIII Studentore

Spekulimet imobiliare në SHBA që konsiderohen si pikënisja e krizës financiare u
inkurajua nga vete shteti dhe shteti amerikan. Ishtin vete politikat e shtetit amerikan
ato që nxiten rritjen e sektorit të ndërtimit dhe që më pas sollën ekspansionin e kredisë
dhe spekullimin financiar. Argumenti i rradhës lidhet më përkrahjen që kreditë
hipotekoree me risk kishin nga banka publike Freddie Mac dhe Fanny Mae që u
krijuan nga vet qeveria.

Gjithashtu liberalët treguan mjaft kritik ndaj politikave monetare të ndërmarra nga
FED, nga më të kritikuarit ishin dy drejtuesit e Fed Alan Greenspan dhe Ben
Bernanke. Sipas Anna Schëartz bashkëpuntorja e Milton Fridman në krijimin e teorse
monetare, FED e përmbyti tregun me një sasi të pakontrolluar parash. Sipas Anna
Schëart një specialiste e politikave monetare në SHBA, të gjitha krizat financiare në
SHBA, kanë ardhur si pasojë e sasise së pakontrolluar së parasë në qarkullim. Sipas
saj është e pamundur të shpëtosh tregjet kur ato rëndojnë nën peshën e parasë.

Krizat financiare sipas Friedrich Hayek.

Shekulli i xx është cilësuar në ekonomi si shekulli i Friedrich Hayek, që ndodhet
tashmë në panteonin e liberalve me te ndritur. Sipas Hayek krizat vijnë si pasojë e
masës monetare. Kriza financiare lind që në momentin kur fillon prosperiteti ose
ekspanioni i ekonomisë. Ky prospertet fillon sic e cilëson Hayek nga një ngjarje e
lumtur sic mund të jetë, hapja e një tregu të ri, heqja e një barriere doganore, gjetja e
një lënde të parë efektive.

Në këtë moment një frymë pozitive përhapet në agjentët ekonomik që fillojnë
investimet duke u joshur dhe nga rritja e cmimeve. Fryma pozitive forcohet dhe më
shume në momentin kur Banka Qëndrore ul normën e interest, duke e berë më pak të
kushtueshme marrjen e një kredie. Ulja e normave të interesit dhe rritja e investimeve
sipas Hayeku-t përbën dhe momentin kur lind kriza financiare. Agjentët ekonomik
fillojnë të investojnë në sektorë të ndryshmë dhe jo vetëm në sektorin ku ka ndodhur
ngjarja e lumtur, pa ditur që edhe gjatë periudhave të ekspansionit ekonomik disa
sektorë janë jo-rentabël. Procesin e investimeve në shumë sektorë të ekonomis
përvecse atij ku ka ndodhur ngjarja e lumtur Hayek e lidh me asimetrin e
informacionit që krijohet në të gjithë ekonominë për shkak të rritjes së cmimit. Por
ekonomia heret a vonë do të reagoj ndaj këtyre investimeve, agjentët ekonomik do të
kuptojë se jo të gjithë sektorët ku është investuar janë rentabël. Pra politika monetare
e ekspansionit e zbatuar me anë të uljes së normës së interest, përcolli informacion të
gabuar në treg duke rritur masën monetare dhe duke krijuar fluktuacione në ekonomi.

Kriza ka filluar dhe falimentimet dhe papunësia masive janë prezente. Recesioni është
e vetmja rrugë për të korrigjuar gabimet e bëra derisa një ngjarje tjetër e lumtur të
ndodhë. Kriza nuk është një aksident, por rezultatet e një procesi, që fillon ne
momentin kur fillon boom-i ekonomik. Pra krizat ndjekin në mënyrë të pa evitueshme
fazat e prosperitetit, ashtu sic nata ndjek ditën.

59

Konferenca VIII Studentore

Receta liberale apo kejsianiste per të dalë nga kriza financiare

Debate midis dy shkollave kryesore vazhdon dhe me recetat që japin në lidhje me
politikat makroekonomike që duhen ndërmarrë për të dalë nga kriza. Por dhe keto
receta ndahen në një pikë, roli i shtetit, duhet apo jo të ndërhyje shteti në ekonomi.
Sipas kejsinisteve janë investimet publike që bëhen nga shteti ato që nxjerrin vëndin
nga kriza nëpërmjet punësimit. Por kjo kundërshtohet nga liberalet që japin disa
argumente. Rritja e investimeve nga ana e shtetit përkthehet në rritje taksash, cka
nenkupton shkurtim të investimeve private, kjo e demton ekonomine sipas liberalëve
pasi sistemi publik është jo eficent në krahasim me atë privat. Gjithashtu kjo do të coj
dhe në rritjen e deficitit buxhetor. Anna Schëartz e konsideron jo të nevojshme
ndërhyrjen e shtetit pasi sipas saj kjo krizë nuk ka mungesë likuiditeti, por mungesë
besimi. Ajo nënvizon se shteti nuk duhet të lejoj që bizneset jo rentabël të vazhdojnë
aktivitetin e tyre, por ato duhet të falimentojne. Kete ide ajo e përkrah dhe për bankat,
pavarësisht efekteve akoma më tronditëse që do të kete në ekonomi. Krizat ekzistojnë
që të pastrojnë tregun nga agjentët ekonomik jorentabël dhe ti japin frymëmarrje
ekonomisë.

Kriza financiare 2001-2007

Pavarësisht nëse duam ose jo, krizat financiare janë pjesë integrale dhe të pandashme
të sistemit kapitalist. Krizat financiare ritmojnë dhe kompozojnë vet historinë e
kapitalizimit. Nëse do të hidhnim një vështrim të shpejtë historisë së zhvillimit të
sistemit kapitalist do të vëmë re se pas një ―boom-i‖ ekonomik do të vi një krize
ekonomike. Pyetja që shtrohet është nga se vjen kjo, pra pse mos të vazhdoj kjo rritje
ekonomike qoftë edhe me ritme të ulëta? Përgjigja qëndon në vet natyrën e njeriut që
kur gjërat shkojnë mirë, nuk e mendon humbjen dhe vazhdon të insitoj në po të
njëjtën rrugë duke neglizhuar cdo sinjal te kuq por dhe më të keqen duke harruar të
kaluarën. Pikërisht kjo ndodhi dhe në krizën e fundit financiar, ku institucionet dhe
drejtuesit financiar u verbuan nga fitimet e shpjeta dhe kolosale që po gjeneronte
sistemi dhe neglizuan cdo sinjal që po vinte e që po paralejmëronte plasjen e fluskës
financiare më të madhe të historisë së kapitalizimit.

Mjafton të përmendim se humbjet nga kjo krizë mund të kenë arriutr deri në nivelin e
50.000 miliard dollar, për ta bërë të besueshme këtë fakt. Kriza i pati fillesat e saj në
tregun imobiliar Amerikan. Pasi preku Amerikën një vend i cili është i mbytur në
borxh, kriza përparoi drejt Europës që në ato vite ndodhej në një krizë politike
sidomos për vendet e BE, më pas në vendet me ekonomi emergjente ku kishim një
mbinxehje të ekonomisë dhe në fund në vendet e varfera duke i eskpozuar ato deri në
nivelin e krizës së urisë.

Dy nga pasojat më mëdha e më ë ndjeshme për popullin të kësaj krize ishin rritja e
cmimit të naftës që shkoi deri në 120$/fuc dhe rritje e cmimit për mallrat ushqimor, që
sollën në vëmendje krizën e urisë në vëndet e varfëra. Por një paradox tjetër ishte që
këto lënd përdoreshin për të prodhuar energji të rinovueshme për vendet ne zhvillim.
Tashmë vëndet e mëdha duhet ti përballonin mbi kurrizin e tyre pasojat e krizës dhe
jo ti shkarkonin ao në vëndet e kolonizuar, ashtu sic ka ndodhur në krizat e
mëparshme.

60

Konferenca VIII Studentore

Pasojat e kësaj krize ngritën disa pyetje thelbësore:

1. A duhet ndryshuar stuktura e funksionimit të tregjeve financiare?
2. A është modeli amerikan dhe ai përëndimor i konsumit modeli i vetem efernet

për zhviilimin ekonomik?
3. A mund të vendoset në pikëpyetje rendi capitalist?
4. A mundet që një grup i vogël vendesh dhe institucionesh financiare të

vendosin për gjithcka mbi financat dhe ekonominë botërore?

Në skemën e mëposhtme jemi përpjekur të shpjegojme hap pas hapi në mënyrë
kronologjike shkaqet që sollën krizën. Kjo krizë gjithashtu solli një debat të nxehtë
midis shkollave ekonomike ku dy më të rëndësishmet janë kejsianistja dhe liberale.
Kejsianistët e konsiderojnë këtë krizë si pasojë e derregullimve që ju bën tregut dhe
liri të tepërt që iu dha operatorëve dhe mbajtja larg e institucioneve shtetërore. Ndërsa
liberalët kundërpërgjigjen duke thënë se ishte FED ajo që duke mbajtur një normë
interesit të ulët e zmadhoi dhe më tepër fluskën, gjithahstu dhe politika e ndermarrë
nga qeveria amerikane per zhvillimin e tregut imobiliar cilësohen si shkaktarët
kryesor të krizës nga ana e liberaleve.

A mund te parandalohej kriza?

Ekonimistët pranojnë që krizat janë pjesë integrale e sistemit kapitalist dhe ato vinë
gjithmonë pas periudhës së rritjes dhe boomit ekonomik. Po përse duhet të ndodhin
krizat? A nuk mund te vazhdoj rritja ekonomike edhe pse në norma të ulta? Pergjigja
e këtyre pyetjeve është komplekse dhe e vështirë për tu dhënë. Gjithcka qëndron në
besimin e vërbër dhe të palëkundur që krijohet për zhvillimin momental ekonomik.
Agjentët ekonomik gjatë fazës së boomit ekonomik bëhen miop dhe injorojnë cdo lloj
sinjali ose dhe mesim historik dhe besojnë verbërisht se gjithcka do të shkoj mirë.

Në këtë situatë përfitojnë dhe spekulatoët që e nxisin dhe e fryejnë më shumë fluskën
që krijohet. Më pas kjo frymë pozitiviteti përfshin dhe masë e gjërë të popullatës që
rendin drejt fitimeve të larta dhe të shpejta. Por në fund vjen thyerja ―crack-u‖ e
fluska plas. Kjo fillon nga bursat ku kemi ulje të cmimit te akisoneve, të gjthë duan të
shesin e asnjë të blejn. Kolaspi vazhdon në banka që nuk arkëtojne dot fondet e
investuara në bursa nga ana e klientëve të saj. Më pas kjo përcillet në ekonominë
reale. E njëjta që ndodhi dhe në krizën e fundit financiare, por bankat nuk ndaluan
pasi shpresonin në viteve të larta duke qën të sigurta që nuk do t‘iu hyjnë gjëmbë në
këmbë pasi shteti nuk do të lejoj që ato të familnetojne ku përjashtim bën Lehman
Brothers, edhe pse mund te ken qënë interesa të tjera që lejuan falimentinin e një
banke 300 vjecare. Gjithahstu dhe shteti amerikan injoroi cdo lloj sinjali, ku me
alarmanti ishte se vlera e tregut te derivative financiare kishte arritur në 680.000
miliard dollar, pra ishte krijuar një ―shadoë market‖ I cili vazndon të rritet deri në
plasjen e fluskës së rradhës.

61

Konferenca VIII Studentore

Nga viti 200-2005 Vlera e shtepive eshte me e vogel sesa
norma baze e intresit teprica e kredive. Tashme te gjithe duan te
ishte 1%. shesim contratat sëap, por nuk ka bleres.
Bankat nuk rikuperojnë vleën e kredive
dhe huavete dhena per derivatet
financiare.

Qeveria amerikane Kredimarrsit qe nuk kane
krijoi agjensi shteterore aftesi paguese nxjerrin
qe kishin per qellim shtepit ne shitje, kjo rrit
zhvillim e tregut oferten duke ulur cmimi,
imobiliar me
parrullen”cdo amerika FLUSKA
me nje shtepi FINANCIARE

CAHET.

Bankat pranojne Familjet me te ardhura te
pothuajse cdo kerkese pakta nuk mund te
per kredi hipotekore paguajnë më këstet. Pra
pamvarësisht aftesisë kreditë filloj të shkojne në
së kredimarrësit për default
shlyejen e kredisë.
Bankat kishin pastruar ne mase te
Hapja e rubinetit te konsiderueshme bilancet e tyre
kredise nga bankat rriti nepremjet derivateve financiare
kerkesen per pasuri (kjo per rrezikun qe vjen direct nga
hipotekore , duke rritur mos shlyerja) por ato e kishin dhen
cmimin e tyre me 200% hua per bleresit e ketyre
nga 2000-2005 produkteve financiare që tashme
nuk mund ti shishn më.

Ne 2006 FED rrit normen baze
te interesit ne 5%, cka rrit në
mënyrë të menjëhershme kosto
e huamarrjes.

Figura nr II – Skema e krizes financiare 2007-2010 (përpunuar nga autori)

62

Konferenca VIII Studentore

KONKLUZIONE

 Krizat financiare janë pjesë integrale e ekonomisë. Pavarërisht sistemit ose
nënsistemi ekonomik që zbatohet krizat financiare janë prezente.

 Nga një vështrim historik dalim në përfundimin se krizat financare më së shumti
janë shkatuar nga iluzionet monetare.

 Emëtmi i bankënotave më shumë sesa ar kishin në dispozicion, kreditimi në
sektorë jo rentabël të ekonomisë, investim në bursa dhe rritja e pabazë e bazë e
çmimeve të aksioneve duke krijuar ekonominë kazino kanë shkaktuar krizat
financiare.

 Krijimi dhe përdorimi i dervate financiare si instrumenta për tu mbrojtur nga risku
në fakt rezultuan armë të shkatërrimit në masë që shkaktuan krizën e fundit
financiare.

 Shkollat ekonomike janë ndarë në dy kampe në lidhje me shkatarët e krizës dhe
mënyrës për të dalë nga kriza, dhe janë të palëkundura dhe mjaft të qarta në arsyet
që japin duke lënë hapisira për diskutimin në lidhje me çështjen tregu përball
etatizmit.

REKOMANDIME
o Qeveritë duhet të kenë mjaft kujdes me defixhitin buxhetor dhe borxhin publik pasi

përkeqësimi i tyre ndikon në fuqin e blerëse të monedhës me anë të operacione që
ndërmerr banka qëndrore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

o Banka qëndrore së bashku me institucione të tjera të mbikëqyrjes financiare duhet
të hartojë, miratojnë dhe të zbatojë ligje, rregulla dhe udhëzime të reja në lidhje me
mbikëqyrjen financare për të mos lejuar agjentët financiar që të tregon të
papërgjegjshmë e të marrin përsipër më shumë rrezik sesa munde.

o Tregu duhet të jetë më vigjilent e i gatshëm që të kap disa sinja që tregojnë një
iluzon ose një flusk financiare. Të fitosh shumë dhe në pak kohë nuk është
ekonomi por kazino, një fiton dhe të tjerët humbin.

BIBLIOGRAFIA
 Civici, A , ‗Iluzionet Monetare, Mashtrimet e mëdha‘ Ombra Gvg (2011)
 Civici, A, Kap ―Shpjegimi i krizave- një teori specifike e shkollës austriake‖ ,
‗Friedrich Hayek Liberalizmi përballë etatizmit‘ UET Press, (2014)
 Civici, A ‗Liberalizmi ekonomik përmes 24 mendimtarëve‘ UET Press (2016)
 Civici, A ―Kriza financiare apo globale‘ UET Press (2010)
 Civici, A ‗Transformimi i madh‘, UET Press, (2014)
 Civici, A ‗Shteti apo tregu ? Cilin model ekonomik të zgjedhim ?

63

Konferenca VIII Studentore

Strategjia per menaxhimin e financave publike

Elena Harka, Ina Paco
(Financë-Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakti
Në këtë konferencë ne do të shtjellojmë menaxhimin e financave publike, situatën
aktuale sipas analizës së ministrisë së financave të parashikuar deri në vitin 2020,
ndryshimet legjislative dhe si ndikojnë në menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë; do të flasim për integrimin europian, dhe si ndikojnë 6
shtyllat në reformën e MFP. Do të shtjellojmë këto nënçështje pasi duke u bazuar në
një trajektore të qëndrueshme të financave publike kemi krijuar parakushtet për një
rritje ekonomike çka do te na çojë në një marreveshje me partnerët ndërkombetarë.
Fjale Kyçe: Menaxhim Financiar, Financa Publike, Integrim Europian, Bankë
Botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar

HYRJE

Financat publike janë financat e personave publikë, domethënë:

 të Shtetit dhe ndërmarrjeve të tij publike,
 të qeverisjes vendore dhe ndërrmarjeve të tyre,

Në disa raste financat publike nënkuptojnë edhe financat e personave private që
ushtrojnë misione të caktuara të shërbimit publik. Financat e Bashkimit Evropian
bëjnë pjesë gjithashtu në tërësinë e financave publike, megjithëse BE nuk ka cilësinë e
një personi publik.

Financat publike përkufizohen sipas tre pikpamjeve:

1. Sipas pikëpamjes ekonomike, përkufizimi i financave publike përfshin operacionet
financiare të personave publikë, ku bëjnë pjesë veprimet buxhetore, si të ardhurat,
shpenzimet,, si dhe veprimet e thesarit, si huaja dhe menaxhimi i borxhit.
2. Sipas pikëpamjes juridike, financat publike përbëjnë degën e së drejtës publike që
studjon rregullat që aplikohen mbi operacionet që lidhen me paratë publike.
3. Sipas pikëpamjes së të drejtës, financat publike përbëjnë një degë të së Drejtës
publike.

Klasifikimi i politikave publike:

Politikat publike janë të shumta. Sipas studjuesit amerikan Th.J.Lowi, në parim,
ekzistojnë katër kategorit te medha te politikave publikeato distributive,
rregullatore, redistributive dhe konstitutive. Në vartësi të tipit të përftuesve prej

64

Konferenca VIII Studentore

politikave publike (individ apo grup) dhe tipit të detyrimit (direkt apo indirekt), që
përdoret për zbatimin e tyre, ato paraqiten në tabelën e mëposhtëme:

Detyrimi Indirekt
Direkt

Publik Individi Politikat rregullatore Politikat shpërndarëse
Grupi Politikat rishpërndarëse Politikat proceduriale

 Politikat distributive, zakonisht të prodhuara nga parlamentet dhe të zbatuara
nga organet qeveritare; ato kanë të bëjnë në përgjithësi me shërbimet e tipeve
të ndryshme, sidomos me ndihmat dhe asistencat sociale. Ato shpërndajnë
burime dhe financohen përmes taksave.

 Politikat rregullatore kanë lidhje me prodhimin e normave që rregullojnë
sjelljet, shpesh duke avantazhuar disa grupe në kurriz të grupeve të tjera. Edhe
këto prodhohen nga parlamentet dhe zbatohen nga organe qeveritare
relativisht të decentralizuara.

 Politikat ridistributive paksojnë në mënyrë të dukshme burime nga disa
grupe për t‘ia dhënë grupeve të tjera. Janë politika tepër konfliktuale, që
kërkojnë një ndërhyrje të fortë të pushtetit ekzekutiv dhe një zbatim në mënyrë
të centralizuar.

 Politikat konstitutive lidhen me formulimin e normave që mbikqyrin krijimin
dhe funksionimin e strukturave qeverisëse dhe të vetë qeverisë. Këto janë
politika relativisht të vecanta në kontekste politiko-institucionale të
stabilizuara.

 Roli i shtetit në ekonomi

Në të gjitha ekonomitë moderne, shteti ka një rol të padiskutueshëm, e madje shpesh
parësor në aktivitetin ekonomik. Detyra themelore e shtetit në raport me ekonominë e
cdo vendi është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe
institucionale mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik.

Ekonomistët sot dallojnë disa faktorë të rëndësishëm që justifikojnë
pjesëmarrjen e shtetit në aktivitetin ekonomik, të tilla si:

Mosfunksionimi në përsosmëri i tregut. Historia dëshmon qartazi se në rrethana të
caktuara tregu i lirë nuk arrin të funksionojë si duhet duke e futur shpesh aktivitetin
ekonomik në një spirale negative, nga e cila nuk mund të dilet pa ndërhyrjen e një
faktori të ndryshëm nga sektori privat që përballet me këtë situatë. Krizat ekonomike
që përsëriten rregullisht diktojnë qartë nevojën e ndërhyrjes nga ana e shtetit për të
kapërcyer dështimin e përkohshëm në funksionimin e mekanizmit të tregut.
Nevoja e ofrimit të të mirave dhe shërbimeve publike. Shteti përgjithsisht merr
përsipër ofrimin për qytetarët e tij të atyre të mirave e shërbimeve, të cilat përfitohen
në mënyrë të njëjtë nga të gjithë qytetarët e në një pjesë të madhe, pa pagesë të
drejtpërdrejtë. Një shëmbull klasik i kësaj kategorie është shërbimi i zjarrëfikseve.
Funksionimi i shtetit si agjent prodhues i të mirave materiale dhe shërbimeve.
Krahas rolit të pazëvendësueshëm në krijimin dhe mbarëvajtjen e platformës ligjore
mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik, për arsye të ndryshme, Shteti implikohet

65

Konferenca VIII Studentore

në raste të caktuara drejtpërsëdrejti në prodhimin e të mirave materiale apo
shërbimeve duke operuar si çdo agjent tjetër ekonomik në treg. Sistemi arsimor apo
shëndetësor, furnizimi me energji elektrike apo ujë, transporti publik apo prodhimi i
armëve janë vetëm disa shëmbuj të fushave në të cilat shteti tradicionalisht ka qenë
aktiv në ofrimin e produkteve përkatës, në disa prej tyre edhe mbi baza ekskluzive.
Shumë shtete, bazuar në modelin ndërhyrës të shtetit në ekonomi, përfshihen në
aktivitetin prodhues kryesisht përmes kompanive publike, ku pronar është shteti.
Funksionimi i shtetit si blerës i të mirave materiale dhe shërbimeve në treg.
Shteti është gjithashtu një blerës i të mirave dhe shërbimeve në treg, madje ndër më të
rëndësishmit, në mos kryesori. Nëpërmjet blerjes së produkteve, që prej letrës,
kompjuterave, pajisjeve të zyrave, ushqimit për shkolla e spitale, e deri tek avionët e
anijet, shteti influencon drejtpërsëdrejti aktivitetin e sektorit privat, duke kontrolluar
kërkesën për produktet e shërbimet që ai ofron. Blerja e këtyre produkteve e
shërbimeve kryhet përmes procedurave të prokurimit publik.
Funksionimi i shtetit si rregullues i tregut. Shteti ndërhyn në treg për të siguruar
rritje të qëndrueshme ekonomike, stabilitet cmimesh dhe rritje të punësimit. Shteti
ndikon në mënyrën e funksionimit të sektorit privat përmes:
-ngritjes dhe mbarëvajtjes së sistemit rregullues te tregut me synim mbrojtjen e
konsumatorëve, punonjësve, mjedisit dhe shmangien e praktikave jo-konkuruese &
diskriminuese,
-taksave, subvencioneve dhe kreditimit të cilat zbatohen mbi bizneset, individët dhe
çdo njësi tjetër e aktivitetit ekonomik,
- dhënies së të drejtave të përdorimit, shfrytëzimit apo zhvillimit të pasurive
kombëtare të një vendi.
Roli i shtetit në rishpërndarjen e të ardhurave. Funksioni rishpërndarës i të
ardhurave përbën ndër rolet më të hershëm të shtetit. Në ekonomitë moderne
mekanizmi rishpërndarës bazohet kryesisht në sistemin e taksimit që mundëson
marrjen e të ardhurave nga grupe të caktuara shoqërore, dhe rishpërndarjen e tyre
nëpërmjet asistencës sociale, sigurimeve shoqërore e shëndetësore apo sistemeve të
arsimimit, etj.
Trashëgimia e institucioneve publike. Edhe në vendet me liberale, për arsye
historike, utilitare apo politike ka qenë e pamundur që disa funksione ekonomike
shtetërore, të transferohen në duart e sektorit privat. Një rast të cilit i binden të gjitha
ekonomitë botërore psh, është funksionimi i bankave qëndrore, të cilat janë tërësisht
funksion publik i shteteve përkatëse ose grupimeve ekonomike të tyre. Në mënyrë të
ngjashme, shumë prej vendeve ish-komuniste (përfshirë dhe Shqipërinë), megjithë
sukseset në reformat strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, ende një pjesë të
konsiderueshme të aktivitetit ekonomik e kanë të zotëruar nga institucione apo
shoqëri tërësisht ose pjesërisht publike,
Burimet Financiare Shumica e reformave të përfshira në këtë strategji janë reforma
politikash. Puna e formalizimit të këtyre reformave në formën e legjislacionit dhe
rregulloreve të ri/të reja dhe/ose të ndryshuar/a nuk do të kërkojë burime financiare
shtesë. Personeli ekzistues i institucioneve të përfshira në zbatimin e reformave do të
jetë përgjegjës për të marrë hapat e nevojshme për të realizuar me sukses masat e
parashikuara në bazë të këtij dokumenti strategjik. Qeveria do të kërkojë financim nga
partnerët e saj të zhvillimit të jashtëm për një pjesë të shpenzimeve që lidhen me
zbatimin e sistemeve dhe zhvillimin e kapaciteteve. Mbështetja e buxhetit, në masën
që është e qëndrueshme, do të përdoret për të financuar disa prej shpenzimeve
operative që lidhen me reformat.

66

Konferenca VIII Studentore

Banka Bot[rore

Grupacioni i Bankës Botërore është një ndër institucionet kryesore në botë, në luftën
kundër varfërisë dhe përmirësimit të standarteve jetësore për njerëzit në vendet në
zhvillim. Kjo është një Bankë zhvillimore e cila ofron kredi, mbështet dhe këshillon
lidhur me ndihmat politike, teknike dhe shërbimet lidhur me shkëmbimin e njohurive.
Banka Botërore nuk është ―bankë‖ në kuptimin e zakonshëm të fjalës. Ajo është një
ndër agjencionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara, e cila ka 184 vende
anëtare. Bashkë me pjesën tjetër të komuniteteve në zhvillim, Banka Botërore i
drejton përpjekjet e saj drejt realizimit të objektivave zhvillimore të mivjeçarit. 27
mars 2015— Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore aprovoi dy
projekte për Shqipërinë me një shumë totale prej 265.9 milionë eurosh (306.7
milionë dollarë amerikanë) Garancia e bazuar në Politikat për Financat
Publike prej 200 milionë eurosh (226.7 milionë dollarë amerikanë), dhe Projekti për
Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore bazuar në Rezultate prej 65.9 milionë eurosh
(80 milionë dollarë amerikanë).

Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike, në mbështetje të një huaje
komerciale, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të
zhvillimit. Ky projekt mbështet në forcimin e menaxhimit të financave publike për të
trajtuar çështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e
pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale. Projekti
mbështet gjithashtu, shlyerjen e detyrimeve dhe parandalimin e detyrimeve në të
ardhmen, forcimin e proceseve të përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit, rritjen e të
ardhurave, reformimin e sistemit të pensioneve dhe pakësimin e rreziqeve fiskale që
rrjedhin nga sektori energjetik. Aprovimi i këtij projekti ndjek ndërmarrjen e një sërë
veprimesh paraprake në disa sektorë, përfshirë menaxhimin e financave publike,
reformat në pensione dhe sektorin energjetik.―Garancia e bazuar te Politikat për
Financat Publike për një hua komerciale mbështet reforma kryesore që janë kritike për
Shqipërinë për të ruajtur hapësirën fiskale për rritje, dukë lejuar investime dhe ofrimin
e shërbimeve sociale që lidhen me uljen e varfërisë, thotë Doerte Doemeland,
Kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit. ―Garancia do të
reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të
qeverisë dhe rreziqet, si dhe do të clirojë burime të bankave komerciale për kreditimin
e sektorit privat.‖Qëkurse Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në 1991, vendi
ka përfituar 86 projekte me një vlerë totale prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, në
formën e granteve dhe kredive të IDA-s, si dhe huave të IBRD-së.

Strategjia e reformës së MFP-së është organizuar në gjashtë shtylla kryesore:

Shtylla 1-Kuadër fiskal i qëndrueshëm

Vendosjes së rregullave procedurale ligjërisht detyruese që do të synojnë të
eliminojnë rrezikun e parashikimeve sistematike optimiste të PBB-së dhe të ardhurave
të buxhetit, parashikime që në të shkuarën, kanë çuar në buxhete të paqëndrueshme;

Objektivi: Parashikime realiste dhe objektive të PBB-së dhe rritjes së të ardhurave

Shtylla 2-Planifikim dhe buxhetim i mirë-integruar dhe efikas i shpenzimeve publike

67

Konferenca VIII Studentore

Sistemi i Planifikimit të Integruar (SPI) dhe Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA)
ofrojnë një kuadër konceptual dhe procedural që duhet të gjenerojë buxhete realiste
dhe të qëndrueshme në përputhje me prioritetet politike të Qeverisë.

Objektivi: Një proces i rivendosur dhe i forcuar për zhvillimin dhe rishikimin e
politikave të sektorëve strategjikë.

Shtylla 3- Ekzekutim efikas i buxhetit

Konsolidimi fiskal që është thelbi i programit me FMN-në bazohet kryesisht në rritjen
e të ardhurave të qeverisë. Arritja e të cilit kërkon ndryshime në politikat tatimore, si
dhe forcimin e administratës tatimore

Objektivi: Menaxhimi efektiv, efikas, i drejtë dhe transparent i të ardhurave tatimore.

Shtylla 4- Raportim qeveritar transparent

Dokumentet buxhetore - PBA dhe ligji vjetor i buxhetit- të paraqitura në Kuvend,
fokusohen kryesisht në aspektin financiar të buxhetit, dhe përmbajnë pak informacion
mbi buxhetimin e programit të qeverisë.

Objektivi: Një dokument buxhetor që në format të përshtatshëm jep informacion të
zgjeruar mbi kuadrin makrofiskal, politikat e përgjithshme qeveritare, politikat
sektoriale, prioritetet dhe përshkrimet e shpenzimeve, rezultatet e shkuara dhe
objektivat e ardhshme të programeve qeveritare, si dhe tavanet për vitet pas vitit
aktual fiskal të PBA-së dhe shumat e alokuara të detajuara për vitet e ardhshme për
këto programe.

Shtylla 5- Kontroll i brendshëm efektiv

Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli (MFK) në Institucionet Publike Konteksti
Historikisht, funksioni i menaxhimit financiar dhe kontrollitnë Shqipëri ka qenë të
kontrollojë që fondet buxhetore janë përdorur vetëm për qëllimet e parashikuara nga
legjislacioni përkatës.

Objektivi: Përgjegjshmëria menaxheriale efektive në njësitë e qeverisjes qendrore
dhe vendore; Zbatimi i suksesshëm i praktikave moderne të menaxhimit në të gjitha
institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore.

Shtylla 6-Auditimi I brëndshëm dhe I jashtëm

Auditimi i brendshëm Konteksti Koncepti i Auditimit të Brendshëm (AB) si një
aktivitet i pavarur që mbështet dhe këshillon menaxhimin dhe ofron garanci të
arsyeshme që sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit janë krijuar në përputhje
me rregullat dhe standardet e pranuara përgjithësisht, dhe rregullohet me ligjin nr.
9720, datë 23.04.2007 ―Mbi auditimin e brendshëm në sektorin publik‖. Aktualisht
ekzistojnë 100 njësi të auditimit të brendshëm të krijuara në ministritë e linjës,
institucionet e qeverisjes qendrore, qeverisjes vendore dhe disa subjekte të tjera

68

Konferenca VIII Studentore

pjesërisht në pronësi publike. Njësia Qendrore e Harmonizimit për Auditimin e
Brendshëm (NjQH / AB), e krijuar pranë Ministrisë së Financave, është e ngarkuar
për përgatitjen dhe zbatimin e metodologjisë dhe standardeve të auditimit të
brendshëm.

Objektivi: Mirë-funksionimi dhe funksioni efikas i AB-së në sektorin publik.

Mbikëqyrja e jashtme efektive e financave publike Auditimi i Jashtëm Konteksti
Kontrolli i Lartë i Shtetit është një organ Kushtetues i pavarur, jashtë influencës së
Qeverisë. Megjithatë, një pjesë e axhendës së reformës së tij paraqitet këtu dhe
përfshihet në strategji, pasi auditimi i jashtëm përbën një komponent thelbësor të
MFP-së. Në këtë kuadër KLSH është anëtar kyç i Komitetit Drejtues të Strategjisë së
MFP-së. Pas përfundimit të projektit të binjakëzimit në vitin 2009, procesi i zhvillimit
të KLSH-së në një institucion profesional auditimi, u ngadalësua. Megjithatë, në vitin
2012 pas ndryshimit të lidershipit, procesi për shndërrimin e KLSH-së në një
institucion profesional, të mirë-respektuar auditimi u rimëkëmb. Ky plan i ri rezultoi
në një Plan të ri për Zhvillimin Strategjik 2013-2017 (PZHS). Ky plan synon të
modernizojë institucionin dhe të sjellë aktivitetet e tij në përputhje të plotë me
standardet e ONISA-s.

Integrimi ne BE nga ana e an[tar[simit

Shqipëria ka adoptuar parimet e BE-së për menaxhimin e mirë të financave publike
dhe maturinë fiskale, siç përcaktohet në Direktivën e BE-së të vitit 2011 mbi
buxhetimin. Vizioni i Reformës mbi Menaxhimin e Financave Publike të Shqipërisë
është në përputhje me këtë direktivë, në mënyrë që dispozitat e tij të përmbushen kur
Shqipëria të aderojë në BE. Ashtu si në rastin e disa vendeve të tjera të BE-së,
Shqipëria mund të zgjedhë për të synuar kufij edhe më të ulët, me kusht që kjo të jetë
në përputhje me interesat kombëtare në një pikë të caktuar kohe.

Programi me FMN (Fondin Monetar Ndërkombetarë)

-Shqipëria është përfshirë në një program me FMN-në për periudhën 2014 – 2016 nën
(Extendend Facility Fund) me akses të barazvlefshëm në 295.42 milionë SDR.
Disbursimet e programit janë në formën e mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore.
Performanca sipas programit monitorohet nëpërmjet kritereve sasiore tremujore të
performancës dhe kushteve të zgjeruara strukturore. Gjatë periudhës së programit
fokusi do të jetë në menaxhimin financiar publik, parandalimin e detyrimeve të
prapambetura, problematikat e sistemit të pensioneve, dhe vendosjen e sektorit të
energjisë në një bazë të qëndrueshme. Synimet strukturore të lidhura me MFP-në
(2014) janë si më poshtë:

-Publikimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për shlyerjen dhe parandalimin e
detyrimeve të prapambetura.

-Kontraktimin e një audituesi të jashtëm me mandat për kryerjen e auditimeve të
bazuara në risk të pagesave të detyrimeve të prapambetura.

- Prezantimin e limiteve shumë-vjeçarë të angazhimeve financiare në buxhetin e vitit
2015 dhe ndryshimin e Ligjit mbi Prokurimet, Ligjin e Menaxhimit Financiar dhe
Kontrollit, dhe Ligjin Organik të Buxhetit.

-DPT duhet të hartojë një strategji afatmesme dhe afatgjatë për rritjen e kapaciteteve.

69

Konferenca VIII Studentore

KONKLUZIONET
Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të reja, komunikimi, theksimi i marrëdhënieve me
publikun dhe parlamentin, si dhe përfshirja e partnerëve të tjerë në nivelin kombëtar
dhe ndërkombëtar eshte dritarja drejt integritetit europian.
Nxitja e bashkëpunimit me strukturat e auditit të jashtëm dhe rritja e rëndësise së
këtij të fundit, do të sillte një efikasitet më të lartë në mirëmenaxhimin e finanave
publike
Mekanizma efikase për politikëbërjen, bashkërendimin dhe konsultimin, me qëllim
krijimin e koherencës nga pikëpamja drejtimit strategjik të sistemeve të financimit do
të jetë me efikase nëse zbatimi i mëtejshëm i procesit të menaxhimit të riskut dhe
praktikat e tjera të MFK-së do te implementohet në të gjitha institucionet publike
Implementimi në numër më të madhe të projekteve të mëdha dhe ofrimi asistencë
teknike në projekte nga banka botërore të sipër përmendura, dhe institucioneve apo
partneriteteve të tjera vendase edhe të huaja që pritet të kenë ndikim pozitivisht në
formimin dhe rritjen e sektorit publik në republikën tonë

BIBLIOGRAFIA
 -http:
//www.financa.gov.al/files/userfiles/Raportimet/Strategjia_per_Menaxhimin_e
_Financave_Publike_2014-2020.pdf
 -http: //www.financa.gov.al/
 -www.worldbank.org

70

Konferenca VIII Studentore

Kreditimi i ekonomisë dhe biznesit

Ana Cengu, Edisnajda Vejko, Stela Lleshi, Xhemile Shehu
(Financë Kontabilitet, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt
Politika monetare dhe fiskale janë dy nga elementet kryesorë të zhvillimit dhe ecurisë
së ekonomisë së një vendi. Nga këto të dyja politika me e prekshme për ne është
politika monetare dhe studimi ynë bazohet në këtë politikë, saktësisht në një prej
elementeve kyc të saj sic është kreditimi. Puna jonë bazohet në aktivitetin kreditues të
Shqipërisë në vitin 2016, si një ndër elementet kryesorë të politikës monetare. Qëllimi
i punës sonë është të identifikojmë rolin e sistemit bankër në financimin e ekonomisë
dhe të qartësojmë faktorët që kanë kushtëzuar apo ndikuar në nivelin e kreditimit. Do
të fokusohemi tek ecuria e aktivitetit kreditues gjatë vitit të ndarë në katër periudha
dhe në faktorët që ndikojnë në dhënien e rezultateve në fund.

Fjalët kyҫe: Kreditimi, Oferta, Kërkesa, Sistemi Banker, Likuiditeti, Kreditë e Këqija

HYRJA

Ecuria e aktivitetit ekonomik

Aktiviteti ekonomik rezultoi në rritje gjatë vitit 2016.Rritja ekonomike pasqyroi
kryesisht zgjerimin e konsumit dhe të investimeve private.Ajo u reflektua në
zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit.
Produkti i brendshëm bruto u rrit me 3.3% gjatë nëntë muajve të parë të vitit
2016.Rritja ekonomike u ndikua në masën më të madhe nga zgjerimi i sektorit të
shërbimeve, kontributi i të cilit në rritje llogaritet rreth 2.2 pikë përqindje në
periudhën në analizë. Ecuria e sektorit u mbështet nga të gjitha degët kryesore të
shërbimeve, por kontributin më të lartë, prej 0.8 pikësh përqindjeje, e dhanë shërbimet
e lidhura me ―Tregtinë, hotelet e restorantet, dhe transportin‖. Pavarësisht
ngadalësimit të ritmeve rritëse, sektori i ndërtimit ka vijuar të jetë kontribuesi kryesor
midis aktiviteteve prodhuese, me 0.5 pikë përqindje.Ky kontribut mbetet mbi vlerën
mesatare për periudhën 2009 – 2015 dhe është mbështetur nga investimet e lidhura
me ndërtime të reja.10 Ndërkohë, kontributi i aktivitetit industrial dhe i atij bujqësor
në rritjen ekonomike të nëntëmujorit llogaritet i ulët, rreth 0.1 pikë përqindje Në linjë
me rritjen e aktivitetit ekonomik, edhe tregu i punës shënoi përmirësim gjatë
nëntëmujorit të parë të vitit 2016.Punësimi u rrit mesatarisht me 6.8%, pas rritjes me
5.2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kreditimi

Mundësia e kreditimit është lokomotiva që tërheq zhvillimin ekonomik të një vendi.
Ajo i lejon çdo personi ―të blejë tani dhe të paguajë më vonë‖, duke u bazuar mbi

71

Konferenca VIII Studentore

tëardhurat e momentit dhe mbi ato të mëvonshme. Të blesh tani, në vend që të
presëshderi sa t‘i kesh paratë për të blerë mallra dhe shërbime të ndryshme krijon një
kërkesë të menjëhershme për këto produkte.
Në vendet me një ekonomi në zhvillim, ka një kërkesë në rritje për shtëpi, mallra e
shërbime. Këto ekonomi bazohen ende në një përdorim të gjerë cash-i dhe totali i
kredive të mundshme për publikun e gjerë është i kufizuar. Si rrjedhim, në shumë
raste individët presin deri sa të kenë grumbulluar shumën e nevojshme të parave për
t‘i blerë këto produkte. Në botë, është provuar se mundësia e kredimarrjes
ndihmonkrijimin e kërkesës për mallra dhe shërbime, duke rritur kështu standardet e
jetesës dhe stabilitetin ekonomik.
Për të plotësuar kërkesën në rritje për kredi, praktika ka treguar se është e
nevojshmeqë kredidhënësi të ketë informacion real mbi sjelljen financiare të
kredimarrësve, në mënyrë që të trajtojë me kujdes kërkesat e tyre për kredi dhe nga
ana tjetër, të ketë mundësinë të ulë në minimum rreziqet e mundshme nga humbjet,
duke ulur kështuedhe normat e interesit për kreditë.
Ekonomitë më të suksesshme në sektorin e kreditimit kanë në thelb të tyre regjistra të
raportimit të kredive, ku mbahet informacion i saktë dhe i detajuar mbi kredimarrësit.
Informacioni që ato administrojnë, mund të merret dhe përdoret vetëm nga
kredidhënësit e autorizuar, për t‘i ndihmuar ata në vlerësimin e aftësisë paguese të
aplikuesit për kredi dhe në mireadministrimin e rrezikut të kredisë. Këto lloje
strukturash janë karakteristikë për të gjitha vendet e zhvilluara kudo në botë dhe nuk
janë një koncept i krijuar enkas për Shqipërinë.

K[rkesa p[r kredi

Për të dhënë një panoramë të plotë të nivelit të kreditimit të ekonomisë dhe biznesit në
vendin tonë gjateë vitit të fundit, duhet fillimisht ti japim një përcaktim të qartë apo të
kuptojmë nivelet e kërkesës për kredi që kanë mbizotëruart. Është e kuptueshme që
më pak shpenzime e konsum sjellin me vete më pak nevojë për financim dhe për
rrjedhoje ritme të ulta të kreditimit dhe e anasjellta. Dy elementët kryesor që përbëjnë
kërkesën pëe kredi janëniveli i konsumit dhe niveli i investimeve në kërkesën
agregate të një vendi.

Kërkesa konsumatore dhe e biznesit

Dy komponent të rëndësishëm të kërkesës agregate jane kërkesa konsumatore dhe
kërkesa e biznesit.Kërkesa e brendshme u zgjerua me 3.4% në nëntëmujorin e parë të
vitit 2016.Mbështetja kryesore ka buruar nga rritja e investimeve, duke ndjekur
sjelljen e vitit të mëparshëm. Kontributi përkatës në rritjen e kërkesës së brendshme
vlerësohet në 1.7 pikë përqindje. Zgjerimi i konsumit privat ka kontribuar gjithashtu
në rritjen kërkesës së brendshme, duke shtrirë gamën e faktorëve mbështetës të rritjes
ekonomike dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e saj.

72

Konferenca VIII Studentore

Konsumi publik ka dhënë një ndikim të lehtë pozitiv në rritjen e kërkesës së

brendshme. Informacioni i marrë nga treguesit e tërthortë sugjeron për ecuri pozitive

të kërkesës së brendshme, të mbështetur nga rritja e investimeve dhe e konsumit

privat, edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit.

Konsumi privat shënoi një rritje prej 2.2% gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016.

Përshpejtimi i normës rritëse të konsumit privat gjatë vitit 2016 u favorizua nga rritja

e të ardhurave të

disponueshme dhe nga një

ambient me pasiguri në

rënie. Rritja e të ardhurave

të disponueshme u ndikua

kryesisht nga ecuria

pozitive e punësimit dhe e

fondit të pagave. Paralelisht

me të, edhe lehtësimi i

kushteve financiare dhe

rritja e kredisë, mbështetën

burimet e financimit të

konsumit privat. Tregues

paraprijës sugjerojnë për norma pozitive rritjeje të konsumit edhe gjatë tremujorit të

katërt.

Ashtu si edhe një vit më parë, investimet vijuan të jenë kontribuuesi kryesor i

zgjerimit të kërkesës agregate gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016.

Investimet shënuan një rritje vjetore prej 8% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2016,

pas rritjes me 11% në vitin paraardhës. Sipas strukturës së investimeve, të dhënat

indirekte tregojnë për kontribut pozitiv nga dy kategoritë kryesore të tyre: aktiviteti

ndërtues dhe investimet

në makineri dhe

pajisje. Rritja e

investimeve në

ekonomi u mbështet

nga kushtet e

lehtësuara financiare,

nga përmirësimi i

shkallës së shfrytëzimit

të kapaciteteve, nga

rritja e besimit të

bizneseve, nga

përmirësimi i gjendjes

financiare të tyre, si

dhe nga rritja e investimeve të huaja direkte.

Remitancat

Remitancat mund ti cilësojmë si një ndër burimet primare të konsumit të brendshëm.
Ekonomia shqiptare, që prej fillimeve të demokracisë, gjeti një mbështetje të madhe te
dërgesat e emigrantëve madje duke hedhur poshtë edhe teorinë e ―ciklit të
remitancave‖. Në 2016 u siguruan një sërë të dhënash në lidhje me remitancat e po
atij viti.

73

Konferenca VIII Studentore

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në tremujorin e parë të vitit 2016, të ardhurat nga
remitancat shënuan vlerën e 128 milionë eurove, ose 10% më pak krahasuar me të
njëjtën periudhë të vitit te kaluar. Sipas ekspertëve të bankave, remitancat nisën një
tendencë rënëse, si rezultat i shkëputjes graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë
ndërtuar jetën e tyre jashtë dhe Shqipërisë. Por sipas eksperteve, një tjetër burim i
rëndësishëm për ekonominë shqiptare, mbeten investimet e huaja direkte. Në vitin
2015, investimet ishin kolona kryesore e rritjes ekonomike të vendit tendence e cila
vijoi edhe gjatë vitit 2016 duke mbështetur keshtu rritmet e rritjes ekonomike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat prej emigrantëve në tremujorin e
dytë të vitit prekën vlerën e 154 milionë eurove, 5% më pak krahasuar me të njëjtën
periudhë të një viti më parë. Ky është tremujori i tretë radhazi që dërgesat e
emigrantëve bien me bazë vjetore. Për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, remitancat
kishin vlerën e 282 milionë eurove, 7.2% më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit
të kaluar.

Oferta për kredi

Në një model ekonomik kërkesë-ofertë, pasi kemi diskutuar kërkesën, ana tjetër e
medaljes është pferta për kredi. Edhe ofertën për kredi do ta analizojmë të lidhur
ngushtë me disa faktorë të cilët e kushtëzojnë atë teorikisht, apo e kanë kushtëzuar atë
vitin e shkuar ne realitetin ekonomik shqiptar.
Në vijim do të diskutojmë ndikimin e katër faktorëve kryesorë sikurse janë likuiditeti
bankar, kreditë e këqija, problemet me kolateralin dhe investimi në letra me vlerë të
qeverisë.

Likuiditeti

I cilesuar si një pjesë kyce e aktiviteti bankar, likuiditeti bankar shpreh ne rrallë të
parë kapacitetin e bankave të nivelit të dytë për të kredituar ekonominë.
Në të dhënat të mbledhura nga mbikqyrja e sistemit bankar është parë që gjatë
gjashtëmujorit të parë një rritje e gjendjes së likuiditetit duke ardhur si pasojë e
qëndrueshmërisë dhe e fitimeve të kënaqshme. Në raportin e Bankës së Shqipërisë për
vitin 2016 është parë një rritje e nevojës së likuiditetit për sistemin bankar nga 10 mln
në 30 mln.

Kreditë e këqija

Niveli i kredive me probleme është ulur përgjatë dhjetorit 2016 në 18.2% dhe situata
ekonomike është përmirësuar.Të ardhurat vjetore janë rritur me 7.3% kryesisht nga
sektori i turizmit, por vërehet ecuri e dobët e eksporteve të mallrave në tregjet e huaja.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën
bazë në interesit, në nivelin 1.25%tepër vitin e shkuar.Gjithashtu, Këshilli vendosi të
mbajë të pandryshuar edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore,
respektivisht në nivelet 0.25 dhe 2.25%.Sipas BSH inflacioni kishte ardhur në rritje në
2.2% si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe naftës.Ndërkohë rritja ka pasur
edhe punësimi në 8.5% dhe rënie të papunësisë në 14.7% dhe shpenzimeve në 2%.

74

Konferenca VIII Studentore

Problemet me kolateralin

Në mungesë të burimeve të besueshme të informacionit për huamarrësit e mundshëm
dhe ata ekzistues, bankat mbështeten shumë te disponueshmëria e kolateralit gjatë
marrjes së vendimeve për dhënie kredie. Problemet me kolateralin në vendin tonë
kanë qenë jo të pakta, kjo për arsye se duke parë përditshmërin tonë akoma kemi
familje që kanë problem pronësie që pas disa viteve mund të dali pronari I tyre I parë
dhe të marr pronën nga personi që këtë pronë e ka kolateral në një bankë të nivelit të
dytë, e cila në këtë rast del e humbur nqs kredimarrësi nuk paguan këstet. Por një
problem tjeter që shfaqet nga kolateralet është fakti se proceset gjygjsore marrin një
periudhë shumë të gjatë kohore apo zvarritje e proçedurave.

Investime në letra me vlerë

Një prirje e bankave të nivelit të dytë ka qenë investimi në letra me vlerë të qeverisë,
por që kjo sjell më pak kreditimin e ekonomisë dhe biznesit. Gjate vitin 2016 u
dominua në masën 78.12 % nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono
thesari) dhe pjesa tjetër prej 21.88 % ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Kemi
të bëjmë me një nivel jotë ulët të investimeve në letra me vlerë.

ANALIZA KREDITUESE

Kredia për bizneset dhe individët

N[ tre mujorin e par[ rezultuan zhvillime pozitive në standardet e kredisë dhënë
bizneseve, u shënuan si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për
ndërmarrjet e mëdha. Për kredinë për individë, bankat vijuan të lehtësojnë standardet
si për kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.

Për tremujorin e dytë u shënuan ndryshime në kreditim.Për bizneset, standardet
rezultojnë të shtrënguara, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për
ndërmarrjet e mëdha.Ndërkohë, standardet për kreditë dhënë individëve janë lehtësuar
për kredinë konsumatore dhe nuk kanë ndryshuar në segmentin e kredisë për blerje
banese.Edhe për tremujorin e tretë e të katërt u shënuan po të njëjtat rezultate me
shtrëngim të standarteve të kredive për bizneset dhe lehtësim për kreditë e individëve.

Ndër faktorët kryesor që ndikuan në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues ishin
kreditë me probleme , perceptimi mbi situatën makroekonomike dhe mjaftueshmëria e
kapitalit. Ndërsa faktor ndikues për lehtesimin e kushteve të kreditimit ishin
konkurrenca në tregun bankar ,vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe gjendja e mirë e
likuiditetit nësistem.

KONKLUZIONE

Përsa I përket aktivitetit ekonomik të Shqipërisë mund të themi se ka pasur një rritje
gjatë vitit të shkuar dhe një rimëkëmbje të lehtë. Kjo ka ardhur si pasojë e zgjerimit të
konsumit dhe të investimeve private e cila më pas u reflektua në zgjerimin e sektorit
të shërbimeve dhe të ndërtimit. Zgjerimi i këtij sektori në fakt pati ndikimin më të
madh në rritjen ekonomike gjtë vitit 2016 I cili pasoi një rritje të punësimit.

75

Konferenca VIII Studentore

Kërkesa e brendshme e përbërë nga kërkesa konsumatore dhe ajo e bizneseve ka
pasur tendenca rritëse dhe është zgjeruar përgjatë vitit duke ndjekur ritmet e një viti
mëparë(2015). Kjo rritje ka ardhur si pasojëe zgjerimit të konsumit privat dhe rritjes
së investimeve. Gjithashtu ndikim ka pasur dhe konsumi publik por duke sjellë ritme
të lehta rritjeje. Remitancat mund ti cilësojmë si një ndër burimet primare të konsumit
të brendshëm dhe rritja e tyre dhe pse me norm ate ulëta ndikon drejtpërdrejtë
nëzgjerimin e konsumit dhe rrjedhimisht dhe në kërkesën e brendshme për kreditim.
Teksa kalojmë tek oferta për kredi vëmë re se në faktorë të ndryshëm të saj kemi ecuri
ekonomike të ndryshme. Kemi një rritje tëgjendjes së likuiditetit e cila ka ardhur si
pasojë e qëndrueshmërisë dhe e fitimeve të kënaqshme. Përsa I përket kredive me
problemeshohim se janëulur përgjatë vitit 2016 duke sjellë kështu një përmirësim të
situatës ekonomike. Gjithashtu mund të themi se të ardhurat vjetore janë rritur
kryesisht nga sektori i turizmit, por vërehet ecuri e dobët e eksporteve të mallrave në
tregjet e huaja. Ndërsa flasim për ofertën për kredi duhet të marrim parasysh dhe
kolateralet e kredive dhe mund të themi se problemet me kolateralin në vendin tonë
kanë qenë jo të pakta, për arsye të problemeve me pronësinë e objekteve, por
gjithashtu një problem tjeter që shfaqet nga kolateralet është fakti se proçeset
gjygjsore marrin një periudhë shumëtë gjatë kohore apo zvarritje të proçedurave.
Ndërsa kur flasim për investimet në letra me vlerë apo instrumenta financiarë mund të
themi se për vitin 2016 kemi një nivel jo të ulët të tyre por as të lartë mjaftueshëm sa
për të pasur ndikim të lartë në kreditim dhe më pas në ekonomi.

BIBLIOGRAFIA
1. https://www.bankofalbania.org/web/Vrojtimi_i_aktivitetit_kreditues_5311_1.
php
2. Feza.A, Rudi.B, Hazizaj.M, Gjokrushi.Xh, ―Kreditimi I Ekonomisë Dhe
Biznesit‖, ―Zhvillimet Ekonomike Dhe Integruese të Shqipërisë‖ , mars 2011.

76

Konferenca VIII Studentore

Investimet e huaja direkte

Megi Verjoni, Gejsarda Zaka, Irdi Dapi
(Bankë Financë, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt
Investimet e huaja huaja direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një
zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik,
konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol
kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse
ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendetpritëse janë të rëndësishme sipër nga
shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që
ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga
realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin
produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë,
ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrueshmërinë e ekonomisë,
ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rritin punësimin dhe mbi të gjitha
ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për
zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Përthithja e këtyre
investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të
vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të
qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në
klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Ky punim ka si qëllim të tregojë
përqasjen e Shqipërisë ndaj IHD-ve, parë kjo në aspektin ekonomik, ligjor e social, të
shpjegojë faktorët e ndryshëm që përcaktojnë ―sjelljen‖ e IHD-vë, perspektivën për të
ardhmen, si dhe studimi është menduar që ti japë përgjigje disa pyetjeve si: Cilat janë
efektet e IHD në ekonominë shqiptare? Si ndikon klima e biznesit në vend në përthithjen
e IHD? Cfarë mbështetje i ofron shteti jonë investuesve të huaj?

Fjalë kyçe: IHD, Konkurrencë Globale, Integrim, Teknologjia, Mjedis Biznesi,
Privatizimi, Punësimi

77

Konferenca VIII Studentore

HYRJE

Përkufizime mbi IHD-të

Edhe pse përkufizimi i investimeve të huaja direkte mund të ketë ndryshuar me kalimin e
viteve në thelb ai qëndron në të njëjtin arsyetim. Sipas përkufizimit klasik IHD do të
konsiderohet një kompani e një vendi të caktuar që bën një investim fizik duke ndërtuar
një firmë apo ndërmarrje industriale te çfarëdoshme në një vend tjetër, ( Rugman &
Hodgetts, 1 995).
―Investimet e Huaja Direkte sipas OECD (2007), reflektojnë synimin e sigurimit të një
interesi të qëndrueshëm të një njësie rezidente në një ekonomi (investuesi direkt), në një
njësi rezidente të një ekonomie tjetër (ndërmarrja e investimit direkt). Koncepti i
―interesit të qëndrueshëm‖, nënkupton ekzistencën e një marrëdhënie afatgjatë midis
investitorit direkt dhe ndërmarrjes, si dhe të një ndikimi të konsiderueshëm të investitorit
në administrimin e proçesit të vendimmarrjes në ndërmarrje. Indeksi i IHD-ve është i
rëndësishëm në vendet në zhvillim, si dhe në ato të zhvilluara.
Investimi i huaj direkt përfshin transaksionin fillestar për vendosjen e marrëdhënieve
midis investitorit direkt dhe ndermarrjes së investimit, si edhe të gjitha transaksionet
kapitale që pasojne midis tyre si edhe ndermjet filialeve, pavarësisht formës ligjore në të
cilën janë regjistruar pra qoftë person juridik apo fizik.
Një përkufizim tjetër në lidhje me IHD-të i dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar
është: ―Investimet e huaja direkte janë angazhimet e kapitalit nga një përson fizik ose
juridik me qëllim përfitimin e një interesi të qëndrueshëm ose marrjen e kontrollit të një
kompanie ose ndërmarrjeje që vepron jashtë vendit. Sipas këtij përkufizimi Investimet e
huaja mund të marrin tre forma kryesore: blerja e të paktën 10% të aksioneve të një
shoqërie që operon në një vend të huaj; krijimi i një kompanie jashtë territorit kombëtar
dhe riinvestimi i fitimeve të realizuara nga një kompani me bazë jashtë vendit.

Llojet e investimeve te huaja direkte dhe karakteristikat e tyre

Investimet e huaja direkte nuk shfaqen në një formë të vetme. Ato marrin trajta të
ndryshme dhe sipas klasifikimit të Millar, Clegg dhe Chryssochoidis, 1997 ato ndahen në
pesë lloje si më poshtë. Ky lloj klasifikimi tenton të parqesë trajtimin teorik të IHD-ve.

 IHD-të cilat kryhen për te fituar akses në faktorët më të lirë të prodhimit
psh:‖ fuqia punëtore‖. IHD-të e tilla përkrahen më shumë nga qeveritë e vendeve
pritëse në rastin kur ato aplikojnë politika nxitëse për eksportet. Në rastet kur
qeveria tenton të zvogëlojë importet, atëhere kompanitë e huaja mundet të
operojnë në vendet pritëse me asete që firmat vendase nuk i zotërojnë.

 IHD-të që kryhen për të fituar akses në faktorët specifikë të prodhimit si psh:
burimet e rralla, njohuritë teknologjike, licensat, patentat ose emrin e mirë që
zotëron një kompani e vendit pritës. Ky lloj investimi është i zbatueshëm ku asete
e sipërpërmendura jane të vështira për t‘u transportuar ose nuk gjenden fare në
vendin e origjinës së investimit direkt.

 IHD-të që synojnë aksesin tek konsumatorët e vendit pritës. Qëllimi i këtyre
lloj investimesh është të sigurojnë të gjitha produktet dhe shërbimet për

78

Konferenca VIII Studentore

konsumatorët pritës me të njëjtat standarte si u ofrohen dhe konsumatorëve të
vendit investues.
 IHD-të llojit ―joint-venture‖. Ky lloj investimi është i lidhur me ato firma të
cilat konkurrojnë në rang ndërkombëtar. Këto lloj IHD janë të përhapur shumë si
pasojë e rritjes së konkurrencës mes produkteve të ngjashme.
 IHD-të që synojnë diversifikimin dhe integrimin rajonal. Ky investim është i
përshtatshëm kur vendi pritës zotëron avantazhe lokale për kompanitë e huaja të
cilat duan të investojnë për të fituar akses në tregun e pritësit.

Një tjetër lloj klasifikimi i ndan IHD-të duke u bazuar në qellimin e investimit në një
vend të huaj. Në këtë aspekt Investimet e huaja do t‘i trajtojmë në tre forma kryesore që
janë: kërkuese të burimeve, kërkuese të eficencës dhe kërkuese të tregut.

 IHD-të kërkuese të burimeve ku futen faktorët e lirë të prodhimit si forca e
punës, teknologjia, ambjentet e punës etj, në mënyrë që kostoja e punës të jetë në
minimum. Investime të tilla janë karakteristike për vendet në zhvillim si ato të
Europës jug-lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria.

 IHD-të kërkuese të efiçencës, këto lloj investimesh duan të përfitojnë nga
ekonomitë e shkallës në vendet e huaja duke diversifikuar aktivitetin dhe riskun.
Janë karakteristike në vendet e zhvilluara.

 IHD-të kërkuese të tregut, këto janë investime të cilat zvillohen dhe zgjerohen
duke penetruar ne tregjet e huaja me anë të blerjeve strategjike dhe shkrirjeve të
kompanive

Klasifikime të tjera të IHD-ve janë dhënë dhe nga disa ekonomistë të cilët i kanë parë nga
këndvështrimi i vendit të origjinës së IHD-ve pra investitorit. Sipas Caves IHD-të ndahen
në: horizontale, vertikale dhe konglomerat (Caves 1971).

 IHD-të horizontale kanë si qëllim prodhimin e produkteve të njëjta ose të
ngjashme me ato që prodhohen në vendin e origjinës.

 IHD-të vertikale nga ana tjetër, konsistojnë në ndarjen gjeografike të fazave të
ndryshme të ciklit të jetës së produktit. Kështu pra, nxitet tregtia përtej kufijve
(brenda kompanisë), dhe rritet mundësia e degëve për të eksportuar.

 IHD-të konglomerat mund të jenë një përzierje e investimeve horizontale dhe
vertikale, të cilat përfshijnë edhe investimin në një industri të një natyre tjetër në
vendin pritës.

Forma të tjera të IHD-ve të cilat nuk shoqërohen me tranferim kapitali, por që luajnë një
rol të rëndësishëm në ekonominë e një vendi janë: franshizat, nënkontraktimi, liçensimi
etj.

Ecuria ne vite e IHD-ve ne shqiperi

Investimet e huaja direkte në Shqipëri, sikurse dhe në vendet e tjera të Evropës Qëndrore
e Lindore janë një nga format e reja të depërtimit të kapitalit perëndimor, sidomos gjatë
periudhës së tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. Shqipëria ka qënë dhe mbetet një nga
vendet më të varfra të Europës duke arritur në përfundimin se ekonomia shqiptare me
burimet e brëndshme e ka tepër të vështirë të sigurojë rritjen e shpejtë dhe të

79

Konferenca VIII Studentore

qëndrueshme ekonomike të vendit, të përmirësojë nivelin e jetesës dhe t‘u afrohet
vendeve të tjera pa ndikimin e investimeve të huaja direkte.

Gjatë viteve 1991-1992, PBB-ja ra me 40 për qind, inflacioni arriti nivelin 226 për qind
dhe norma e papunësisë u rrit në 27.9 për qind. Reforma e plotë stabilizuese dhe
strukturore filloi të zbatohej në mes të vitit 1992, me asistencën e organizatave
ndërkombëtare, veçanërisht të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas
Ministrisë së Ekonomisë (2005), totali i hyrjes së IHD-ve në Shqipëri për periudhën
1992-1999 ishte afërsisht $458 million. IHD-të u rritën në mënyrë të konsiderueshme nga
1998 në 2003.

Pas periudhës së vështirë të vitit 1997, investimet e huaja pësuan një rënie prej 50% në
krahasim me ecurinë e tyre gjatë viteve 1995-1996. Imazhi i Shqipërisë në arenën
botërore gjatë kësaj kohe linte për të dëshiruar dhe përmiresimi i situatës dukej i
vështirë,thuajse i pamundur. Gjithashtu një faktor tjetër që ndikoi negativisht në ecurine i
IHD-ve ishte edhe kriza e Kosovës në vitin 1999 i cili pati një ndikim të madh në uljen e
investimeve të huaja.Pas krizës së vitit ‘97 qeveria filloi zbatimin e një programi të
mbështetur dhe nga donatorët ndërkombëtarë duke thelluar reformat strukturore sidomos
në fushën e privatizimit të ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha, gjë e cila ndihmoi në
ecurinë e përgjithshme ekonomike të vendit.

Periudha 1993-2000 përsa i përket IHD-ve ka pasur luhatje të vazhdueshme dhe kjo si
pasojë e gjendjeve politike të shtjelluara me lartë. Në vitin 2000 Investimet e huaja
direkte ishin në nivelin e 190 milion $ dhe vazhduan të rriteshin edhe në vitin pasardhës.
Kjo rritje i dedikohet investimeve nga kompanitë telefonike Cosmote dhe Vodafone. Më
pas në vitet 2002-2003 pati një rënie te lehtë te IHD-ve në shifrën 195 milion $. Në vitin
2004 pati një rritje të IHD-ve në 340 milion $. Kjo rritje erdhi si pasojë e shitjes së
Bankës së kursimeve për 200 milion $ e cila u ble nga Raiffeisen Bank.

Grafiku nr 1. Prurjet e IHD-ve në Shqipëri 2005-2011 në mln Euro.

Burimi: UNCTAD, Global Investment Trends Monitor Nr.8 dhe Banka e Shqipërisë viti 2011.

80

Konferenca VIII Studentore

Deri në fund të vitit 2004 pothuajse të gjitha ndërmarrjet e mesme shtetërore u
privatizuan, më pas viti 2005 u shoqërua nga një rënie e nivelit të IHD-ve. Vitet që
pasuan 2006, 2007 dhe 2008 u karakterizuan nga një rritje e theksuar e IHD-ve e cila
vinte si pasojë e proçesit të privatizimit dhe krijimit të zonave dhe parqeve industriale dhe
përmirësimit në fushën e legjislacionit. Edhe vitet në vazhdim 2009 dhe 2010 u
shoqëruan me rritje të IHD-ve në shifrën 793 milion euro ne fund te 2010-s.

Po në këtë vit Shqipëria renditej e dyta përsa i përket sasisë së prurjeve te IHD-ve midis
vendeve të Evropës Juglindore pas Serbisë. Pjesa më e madhe e IHD-ve në Shqipëri janë
në formën e kapitalit aksioner, rreth 70 % të totalit, kurse fitimet e ri-investuara janë në
një përqindje shumë të vogël.
Nga tabela e mësipërme duket qartë një rritje graduale e Investimeve të huaja deri në
vitin 2010, vit në të cilin janë arritur dhe prurjet më të larta. Në vitin 2010, ndonëse pjesa
dërmuese e vendeve të Evropës Juglindore pësuan rënie të ndjeshme të investimeve të
huaja direkte, në Shqipëri ndodhi e kundërta. Në vitin 2009, Shqipëria përfitoi 717
milionë euro investime të huaja direkte (sipas të dhënave të rishikuara nga Banka e
Shqipërisë që nga botimi i raportit për investimet e huaja në Shqipëri në vitin 2010 dhe i
UNCTAD-IT), ndersa ne 2010 prurjet e IHD-ve arritën në 793 milionë euro.
Grafiku nr 2. Ecuria e IHD-ve në milion USD nga vitet 1993-2011.

Burimi: Raporti i Investimeve Botërore UNCTAD 2011 dhe Banka e Shqipërisë
2011.
Sikurse mund të shikohet edhe nga tabela, vlera e IHD-ve të matura në milionë USD ka
qënë e luhatshme gjatë 17 viteve të fundit. Në fund të vitit 2011, vlera e investimeve të
huaja direkte ka arritur në 1.4 miliardë USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur
gjatë periudhës së analizës.Vlera më e ulët është arritur në vitin 1999, ku shuma e
investimeve të huaja direkte ishte vetëm 41 milionë USD.
Rritja e IHD-ve në vitet 2008 dhe 2009 lidhet padiskutim me rritjen e privatizimeve në
këto vite.
Privatizimi është procesi i transferimit të pronënsisë së një ndërmarrjeje, agjensie,
shërbimi apo aseti publik drejt sektorit privat. Të ardhurat që sigurohen nga ky proces,
quhen të ardhura nga privatizimi, këto të ardhura nuk hyjnë në grupin e të Ardhurave
Totale të Buxhetit, por trajtohen si financim për Deficitin.

81

Konferenca VIII Studentore

Nga grafiku mund të dallohen dy periudha të rëndësishme kohore: Periudha e parë, 1993-
1999, ku të ardhurat nga privatizimet kanë qenë në një masë shumë të ulët. Ato lidheshin
kryesisht me ndërmarrje apo asete të vogla.
shërbimeve shumë të rëndësishme, të cilat deri në atë kohë siguroheshin nga shteti.
Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë.
Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të Deficitit të atij viti,
ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët.

Grafiku nr 3. Të ardhurat nga privatizimet (1993-2011).

Burimi: Ministria e Financave. Botim i vitit 2011

Dhe periudha e dytë, 2000-2010, gjatë së cilës u mundësua privatizimi i disa
Më pas viti 2004 shfaq të ardhura të larta nga privatizimet për shkak të privatizimit të
Bankës së Kursimeve, gjë që çoi në reduktimin e borxhit publik. Viti 2009 shënon pikën
më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për
financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit
të Shpëndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.

Efektet e investimeve te huaja ne shqiperi
Çështja e tretë e kapitullit të tretë trajton disa nga efektet që konsiderohen si pozitive në
ekonominë shqiptare. Këto efekte janë: vlera e shtuar, rritja e nivelit të punësimit si edhe
efekte të tjera.

Vlera e shtuar
Një ndër treguesit më të rëndësishëm të rolit të sektorit të huaj jo-financiar është pjesa që
ai zë në vlerën e shtuar në sektorët ekonomikë jo-financiarë të vendit. Me pothuajse 39%
të totalit, sektori i huaj jep një kontribut shumë të rëndësishëm në vlerën e shtuar. Në
prodhim, filialet e huaja kontribuojnë pjesën kryesore, 52%. Të dyja përqindjet janë rritur
në krahësim me vitin 2007. Me fjalë të tjera, Shqipëria po kalon përmes një proçesi ri-
industrializimi të bazuar tek IHD-të. Aktualisht, i gjithë sektori i prodhimit është ende
shumë i dobët dhe struktura e tij dominohet nga aktivitete të një teknologjie të ulët. Nga

82

Konferenca VIII Studentore

22 aktivitete prodhimi, filialet e huaja kanë një pozicion mbizotërues në prodhimin e
vlerës së shtuar në tetë industri. Ato që punësojnë një numër të lartë të fuqisë punëtore si
p.sh., prodhim veshmbathjesh dhe artikuj lëkure, si edhe industritë që përdorin një sasi të
madhe kapitali si prodhimi i mineraleve jo-metalore (përfshirë materialet e ndërtimit) dhe
produktet me bazë metali. Këto 4 industri janë aktivitetet prodhuese më të rëndësishme të
investitorëve të huaj, me 80% të vlerës së shtuar në prodhim nga filialet e huaja.

Punësimi
Përsa i përket punësimit, filialet e huaja përgjigjen për 16% të punësimit për ekonominë
në tërësi, por në sektorin e prodhimit përgjigjen për 42% të punësimit. Përqindja e
punësimit është relativisht e ulët në krahasim me xhiron apo vlerën e shtuar dhe kjo është
shenjë e një produktiviteti më të lartë të krahut të punës të sektorit të huaj në krahësim me
atë vendas. Hendeku i produktivitetit është shumë më i vogël në prodhim sesa në
aktivitete të tjera. Krahasimi i sektorëve industrialë, duke marrë në konsideratë përqindjet
e punësimit dhe xhiros, tregojnë se në cilët sektorë produktiviteti i krahut të punës së
filialeve të huaja është më i lartë (përqindje më e lartë xhiroje sesa punësimi) sesa
mesatarja e ekonomisë. Për sa i takon industrisë së lehtë dhe prodhimit të makinerive
elektrike, filialet e huaja kanë produktivitet të njëjtë ose më të ulët të krahut të punës në
krahasim me mesataren.

Efekte të tjera
Një nga mënyrat e financimit të deficitit të llogarisë korrente është edhe hyrja e kapitalit
të huaj. Në shkallën e përballueshmërisë së kërij deficiti një rol të rëndësishëm luan edhe
struktura e hyrjes së kapitalit. Për periudhën e viteve 2007-2009, fluksi i investimeve të
huaja direkte ka qenë i rëndësishëm për bilancin e pagesave të vendit. Daljet e IHD-ve
nga Shqipëria që do të thotë investime jashtë shtetit nga firma shqiptare-kryesisht në
vendet fqinje, në Kosovë dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, përfaqësojnë
vetëm 6% të fluksit të IHD-ve hyrëse për vitin 2007-2009. Bilanci neto i IHD-së është
pozitiv. Ai ka financuar pothuajse gjysmën e deficitit të llogarisë korente gjatë viteve
2006-2009, shumë më tepër se sa vitet e mëparshme.

ANALIZA E SITUATES

Masat e qeverisë për nxitjen e investimeve të huaja direkte.
Si pasojë e dëmtimit të rëndë të klimës së biznesit për shkak të pengesave të
konsiderueshme administrative, korrupsionit të përhapur në shtet, dobësive kronike
rregullatore të qeverisë si dhe riskut të perceptuar politik të vendit, tërheqja e investimeve
të huaja direkte është e një rëndësie vendimtare për sigurimin e ritmeve të larta për
zhvillimin dhe integrimin e vendit. Disa nga synimet kryesore mbi të cilat do të
mbështeten drejtimet e punës së qeverisë janë:
• Konkurrencë e lirë dhe e ndershme
Rivendosja e sistemit të tregut të lirë e të konkurrencës së ndershme në përputhje me
normat dhe standartet europiane, do të përbëjnë bazën e qasjes së politikave ekonomike të

83

Konferenca VIII Studentore

projektit të ndryshimit të qeverisë. Për këtë qëllim do të ndërmerren reforma
institucionale e ligjore si dhe do të ngrihen dhe/ose fuqizohen institucione të specializuara
që garantojnë një funksionim të tillë të tregut.

1. Hartimi i strategjisë së novacionit dhe transferimit të teknologjisë.
2. Zhvillim dhe zbatim i programeve të trajnimeve për rritjen e konkurrueshmërisë
3. Përmirësimi i infrastrukturës të institucioneve mbështetëse për nxitjen e

eksporteve
4. Krijmi i zonave industrial.

• Luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor
Arritja e objektivave të demokracisë dhe shtetit ligjor e të luftës kundër korrupsionit dhe
trafiqeve përbëjnë kushtin bazë për krijmin e premisave për tërheqjen e investimeve të
huaja. Qeveria po bën përpjekje të vazhdueshme për krijmin e akteve ligjore dhe
administrative, për krijmin e organizmave dhe instrumentat e posacëm për të ngushtuar
hapsirën e korrupsionit.

• Anti-monopoli
Do të ndërrmeren përmirësime ligjore dhe institucionale për garantimin e konkurrencës
së lirë vecanërisht në tregjet me tendencë të natyrshme monopol. Në vecanti do të
kërkohet një veprimtari e përgjegjshme dhe efektive e enteve rregullatore të cilat
gjithashtu do të reformohen si dhe do të nxitet rritja e numrit të operatorëve që veprojnë
në këto tregje.

• Përmirësimi i imazhit të Shqipërisë
Imazhi i Shqipërisë jashtë nuk është aq i mirë. Ky imazh është përmirësuar disi këto vitet
e fundit por ka akoma për të ndryshuar në këtë drejtim. Ofrimi i lehtësirave në formën e
parqeve industriale, lehtësirave fiskale, lehtësimet të partneritetit me biznesin vendas, si
dhe pasurimi i informacionit mbi mundësitë për biznese në Shqipëri do të jenë nga
programët specifike për nxitjen e investimeve të huaja direkte.

Arsyet pse duhet te investohet ne shqiperi

Një vend ku marrin jetë reforma të shpejta, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit
biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e lirë , taksat e ulëta dhe stimujt
ekonomikë, si dhe një forcë pune të motivuar, të edukuar dhe konkurruese, e bëjnë
Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime. Sipas një raporti publikuar nga
AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) më poshtë renditen disa arsye
kryesore për të investuar në vendit tonë.

 Performancë e mirë ekonomike. Rritja pozitive ekonomike e regjistruar sipas
treguesve Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2010 u rrit me 3.9% dhe në

84

Konferenca VIII Studentore

2011 me 3%, bën që Shqipëria të renditet përkrah ekonomive të forta të Evropës
Jug-Lindore.
 Pozicion gjeografik strategjik. Vendndodhja e saj në qendër të një udhëkryqi
natyror midis korridoreve më të të mëdha të tranzitit si edhe lidhja me rrjetin
Evropian të Transportit, i jep Shqipërisë një pozicion strerategjik e të favorshëm
për shkëmbimet tuaja tregtare.
 Hyrje e lirë në treg. Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë
dhe zbaton rregullat e saj mbi licencimin e importit. Shqiptare ka nënshkruar
marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian përmes Paktit të Stabilizim
Asocimit, si edhe me vendet aderuese në CEFTA dhe vendet e EFTA. Një
marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Turqinë.
 Një hapësirë ligjore miqësore për biznesin. Regjistrimi i bizneseve të reja bëhet
në 24 orë me një shumë prej 100 lekë. Licencimi i biznesit bëhet përmes një
proçedure të thjeshtë dhe transparente nga Qendra Kombëtare të Licencimit, dhe
verifikohet lehtë nëpërmjet internetit, me një shumë prej 100 lekë.Sistemi i
taksave online për dokumentimin dhe pagesat. Kuadri ligjor biznesit është në
përputhje me legjislacionin e BE-së.
 Forca e punës është e edukuar dhe konkurruese. Në Shqipëri numërohen mbi
1.071.948 të rinj, profesionistë të mirëarsimuar. Mbi 57% e popullsisë është nën
moshën 35 vjeçare. Gjuha angleze, italiane, franceze dhe gjermane janë të
përfshira në sistemin e arsimit. Gjuhë të tjera rajonale përdoren gjerësisht. 95.449
studentë pranohen çdo vit në universitete, 5000 studentë prej së cilëve studiojnë
në fushën teknologjise së informacionit dhe komunikimit.
 Përmirësim i shpejtë i infrastrukturës. Përmirësimi i infrastrukturës ka qenë një
prioritet për qeverinë shqiptare dhe është konkretizuar përmes realizimit të
veprave infrastrukturore kryesisht në rrjetin rrugor, me qëllim shfrytëzimin
maksimal të potencialit të plotë të pozicionimit strategjik të Shqipërisë.

KONKLUZIONE

Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve,
investimet e
huaja direkte luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit global ekonomik. Ato
konsiderohen si një faktor përcaktues i rritjes ekonomike, veçanërisht për vendet në
zhvillim, fazë në të cilën gjendet edhe Shqipëria.

1. IHD është burimi kryesor i financimeve të jashtme në vendet në zhvillim dhe ne
këtë kuadër edhe i Shqipërisë. Investimet e huaja mund të rrisin formacionin e
kapitalit fiks dhe ndihmojnë në bilancin e pagesave. IHD ka potencialin për të
gjeneruar punësim, rritje të prodhueshmërisë, aftësi transferuese dhe teknologji të
re, rritjen e eksporteve, si dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë ekonomik të
vendeve në zhvillim.

2. Investimet e Huaja duke patur efekt të drejtëperdrejtë në fuqinë punetore vendase
(duke shtuar më shumë mundësi punësimi dhe pagesa më të larta); mbi
konsumatorët në formën e çmimeve më të ulëta dhe mbi qeverinë nëpërmjet të
ardhurave më të larta nga taksat, duhet të jenë në qendër të vëmendjes nga kjo e

85

Konferenca VIII Studentore

fundit për hartimin dhe zbatimin e politikave që stimulojnë tërheqjen e
investitorëve.
3. Për të rritur stokun e IHD, Shqipëria ka nevojë për përmirësime në kuadrin ligjor
dhe institucional. Aktualisht baza ligjore dhe sistemi i taksave është përafruar
shumë me atë të BE. Problematika qëndron në implementimin dhe funksionimin e
tij, me qëllim përmirësimi në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve si
dhe rritjen e besimit të investitorëve.
4. Ndër vite në Shqipëri ka patur problem pronësie për shkak të disa palëve që
pretendonin pronësi për të njëjtin truall. Kjo është pranuar si një pengesë për
investimet e huaja direkte. Zgjidhja e ofruar është hartimi i një projekt-ligj të ri që
mbron dhe garanton investimet e investitorëve të huaj.

BIBLIOGRAFIA / REFERENCAT

1. Bank of Albania (2010) Annual report of 2009
2. bankofalbania.org/Raporti_Vjetor_ neë_2611_1.php data of access 06.06.2011
3. http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/146/Privatizimet-ne-Shqiperi-1993-2010-

nepermjet-shifrave
4. http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/675/Te-ardhurat-nga-privatizimet-gjate-

viteve-2010-2013
5. http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/Investimet-e -huaja-direkte-ne-Shqiperi-gjate-

viteve-1993-2011
6. OECD (Organization for Co-operation and Development)

5BANCHMAK,DEFINITION of FDI: http://
ëëë.oecd.org/dataoecd/10/16/2090148.pdf (page 7) accesse 19.01.2010
7. Raporti i Investimeve te Huaja Direkte në Shqipëri, 2010 (METE).
8. Bank of Albania (2009), Business and Investment development Strategy:
http://dsdc.gov. al/.../business_and_investment_development_strategy_151_1.pdf
data of access 25.01.2010
9. OECD (2007) Trends and recent developments in foreign direct investment http://
ëëë.oecd.org/ dataoecd/62/43/38818788.pdf date of access 19.05.2011
10. OECD (2009) South East Europe Investment Committee, Fourth Meeting,
Brussels on 7 April
11. Ministry of Finance in Albania (2008): ―Political, Economic & fiscal Document
2008-2011‖

86

Konferenca VIII Studentore

Sistemi financiar/bankar dhe ai i kreditimit; Norma e interesit të
kredive dhe depozitave

Aldjon Bardhi
(Bankë Financë, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt
Tema që do të trajtohet në këtë punim është ―Ecuria e sistemit bankar dhe masat për
kreditë me probleme në Shqipëri‖. Qëllimi kryesor i këtij punimi është trajtimi i sistemit
bankar në Shqipëri, roli i Bankës Qëndrore në sistemin bankar dhe financiar, Institucionet
financiare në ekonominë e vendit tonë dhe llojet e tyre. Do trajtohen edhe normat e
interesit të depozitave dhe kredive, që të gjithë të kenë një perceptim mbi normat e
interesit të depozitave dhe kredive. Gjithashtu do të analizohen edhe kreditë me probleme
dhe plani i masave për uljen e tyre. Gjetja e informacioneve është bazuar kryesisht tek
raportet e bankës qëndrore dhe nga studimet e mëparshme në lidhje me këtë temë. Ky
punim do të ndihmojë të gjithë të interesuarit në lidhje me njohjen e sistemit bankar dhe
financiar, nivelet e interesave dhe masat për kreditë me probleme.

Fjalët kyçe: Banka e Shqipërisë; Kredi; Depozita; Norma interesi, Kreditë me probleme

Hyrje

Sistemi bankar dhe financiar

Sistemi bankar, në ekonomitë e organizuara dhe që funksionojnë sipas parimeve të tregut
të lirë, është i ndarë në dy nivele. Ndarja e sistemit bankar në nivele bëhet për të
identifikuar funksionet e ndryshme që kryejnë bankat e nivelit të dytë dhe banka
qendrore. Përfshirja e bankës qendrore në nivelin e parë apo e bankave tregtare në nivelin
e dytë nuk tregon aspak rëndësinë relative të këtyre institucioneve. Në nivelin e parë
është banka qendrore. Banka qendrore është një institucion kushtetues i cili, në një
këndvështrim të gjerë, ushtron funksione ―qeverisëse‖. Banka e Shqipërisë është banka
qendrore e Republikës së Shqipërisë. Në nivelin e dytë qëndrojnë bankat tregtare. Këto
banka janë ndërmjetës të pastër financiarë, të ngritura në formën e shoqërive aksionere
dhe që kanë si qëllim sigurimin e fitimit për pronarët e tyre.
Grafik 1. Sistemi bankar dhe financiar

87

Konferenca VIII Studentore

1. Literatura e shqyrtuar
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë është banka qëndrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status
sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për
Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin
bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat
financiare dhe shpërndarjen e fitimit.

Institucionet financiare

Institucionet financiare në ekonominë e vendit tonë ndahen në 2 grupe kryesore:
1) Institucione financiare bankare
2) Institucionet financiare jobankare

Institucionet financiare jobanka

Institucionet financiare jobankare, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të
ndërmjetësimit financiar dhe aktivitete të tjera ndihmëse, të lidhura ngushtë me
ndërmjetësimin financiar por që nuk klasifikohen si pranuese depozitash. Disa nga këto
aktivitete përfshijnë: leasing, kredidhënia, investimi në letra me vlerë, etj. Në këtë
kategorizim institucionesh përjashtohen kompanitë e sigurimit dhe fondet e pensionit. Vit
pas viti aktivet në milionë lekë e institucioneve financiare jo banka ka ardhur duke u
rritur ndjeshëm vit pas viti.

88

Konferenca VIII Studentore

Banka tregtare ose bankat e nivelit të dytë
 Banka Raiffeisen
 Banka e Bashkuar e Shqipërisë
 Veneto Banka
 Banka Kombëtare Tregtare
 Banka Tirana
 Banka NBG Albania
 Banka Ndërkombëtare Tregtare
 Banka Alpha Albania
 Banka Intesa Sanpaolo Albania
 Banka Procredit
 Banka e Kreditit të Shqipërisë
 Banka Credins
 Banka Société Générale Albania
 Banka Union
 Banka e Parë e Investimeve
 ABI Bank

89

Konferenca VIII Studentore

Grafik 2. Pesha e bankave tregtare në sektorin bankar

Në Shqipëri veprojnë 16 banka të nivelit të dytë të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Deri në fund të vitit 1998, në Shqipëri ishin licensuar nga banka qendrore 10 banka të
nivelit të dyte, ndërsa ne vitin 2017 numri i bankave tregtare ka arritur në 16.
Peshen më të madhe në sistemin bankar e zë Raiffeisen Bank me 41.1% e ndjekur nga
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) me 37%. Pas ketyre dy bankave që zënë peshën
kryesore në fitimin vjetor vijnë Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Credins Bank. Tre
nga bankat e nivelit të dytë kanë pasur ecuri negative të bilancit të tyre vjetor.

METODOLOGJIA E NDJEKUR DHE INSTRUMENTAT E PËRDORUR
Normat e interesit të depozitave dhe kushtet e financimit
Grafik 3. Normat e interesit për depozitat e reja

Interesat për depozitat e reja në lekë kanë vijuar të ulen në periudhën korrik gusht, por
me një ritëm më të përmbajtur. Norma mesatare e interesit rezultoi 0.79%, nga 0.83%
që shënonte në tremujorin e dytë. Në muajin gusht u vu re një rritje e lehtë e
interesave, e përqendruar tek maturitetet afatgjata dhe e lidhur me sjelljen sezonale të
bankave në muajt e verës. Interesi i depozitave 12-mujore, të cilat zënë peshën
kryesore në depozitat me afat, ka shënuar ulje muaj pas muaji. Normat e interesit për
depozitat e reja në euro janë rritur në muajt korrik dhe gusht. Pasi arritën nivelin
minimal prej 0.14% në muajin qershor, ato shënuan mesatarisht vlerën 0.18% në dy
muajt pasues. Ashtu si edhe te depozitat në lekë, kjo ecuri reflekton sjelljen sezonale
të bankave për të grumbulluar depozitat në valutë që vijnë nga prurjet më të larta
valutore në muajt e verës.

90

Konferenca VIII Studentore

Grafik 4. Ecuria e normave kryesore të interesit në tregjet financiare shqiptare

Interesat për kredinë e re në lekë në muajt korrik dhe gusht kanë ruajtur nivele të
afërta me ato të tremujorit të mëparshëm. Normat mesatare të interesit rezultuan
respektivisht 7.29% dhe 6.83%, ku rritja e lehtë e interesit tek maturitetet afatmesme
dhe afatgjata u kompensua nga rënia e interesave tek maturiteti afatshkurtër. Në
segmentin e bizneseve, normat e interesit janë ulur në kreditë për mbështetje me
likuiditet, ndërkohë që janë rritur lehtas për kreditë për investime. Norma mesatare e
kredisë për biznese ka rezultuar 0.57 pikë përqindje më poshtë se tremujorin e
kaluar13 dhe 0.83 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë. Në segmentin e
individëve, reduktimi i normave të interesit ka vijuar edhe në këta dy muaj, si për
financimin e konsumit, ashtu edhe për kreditë hipotekare. Norma mesatare e kredisë
për individë rezultoi 0.24 pikë përqindje më e ulët se në tremujorin e dytë të vitit dhe
1.55 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë.

Normat e interesit të kredive dhe kushtet e financimit
Kredia për biznese
Grafik 5. Ecuria vjetore e kredisë për biznese

Kredia për biznese ka pasur një ecuri të plogësht dhe të paqëndrueshme.Ky portofol u
zgjerua mesatarisht me 2.4% në terma vjetorë. Kjo rritje është e ngjashme me rritjen
prej 2.5% të tremujorit të dytë të vitit, ndërsa në termamujorë ka shënuar tkurrje.
Ecuria e kredisë dhënë sipas qëllimit tregon zgjerimvjetor me rreth 3.7% të kredisë
për likuiditet në periudhën korrik-gusht. Ngaana tjetër, zhvillimet në segmentin e

91

Konferenca VIII Studentore

kredisë për investime rezultojnë më tëpaqëndrueshme. Ky portofol shënoi një normë
mesatare rritjeje vjetore prej1.3%, ose rreth 1.6 pikë përqindje më të ulët se në
tremujorin e dytë të vitit. Zhvillimet afatshkurtra tregojnë rënie në terma mujorë të
portofolit të kredisë, sipër qëllime likuiditeti, ashtu edhe për investime në periudhën
Korrik-Gusht. Në vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e tretë të vitit, bankat
vërejnë rritjetë kërkesës për kredi nga bizneset, por raportojnë shtrëngim të kushteve
te kreditimit gjatë kësaj periudhe. Oferta e shtrënguar e kredisë është kushtëzuarnë
mënyrë të vazhdueshme nga problemet specifike ku operon biznesi, kreditëme
probleme dhe perceptimi mbi situatën makroekonomike.

Kredia për individë

Grafik 6. Ecuria vjetore e kredisë për individë

Rritja e kredisë për sektorin privat udhëhiqet nga kredia për individë. Ecuria e këtij
portofoli ka ndjekur trajektore rritëse, duke shënuar norma vjetore prej4.3% në muajt
korrik dhe gusht, krahasuar me 3.7% të shënuar në tremujorine dytë të vitit. Ecuria e
mirë e kredisë për individë reflekton rritjen e kërkesës,por edhe ofertat tërheqëse të
bankave për këtë segment. Krahas uljes së normave të interesit, bankat kanë vijuar të
raportojnë lehtësim të vazhdueshëmtë standardeve joçmim të kreditimit për individët
në dy vitet e fundit. Zgjerimii tepricës së kredisë për këtë segment mbështetet
kryesisht nga krediakonsumatore, e cila ka shënuar rritje mesatare me 11.6% në muajt
korrik-gusht.Kredia për blerje banesash ka shfaqur gjithashtu rritje të qëndrueshme në
termavjetorë (3.3%), ndërsa në terma mujorë ajo rezulton me rritje më të ulët se
një tremujor më parë. Zhvillimet pozitive të këtij portofoli janë mbështetur singa
ofertat e bankave për këtë produkt, ashtu edhe nga kërkesa e shtuar e individëve për
blerje banesash gjatë kësaj periudhe.

ANALIZA E REZULTATEVE DHE GJETJET
Kreditë me probleme
Hua apo kredi që bankat i humbin, pasi bizneset apo individët, që i kanë marrë, nuk i
shlyejnë dot quhen ―kredi me probleme‖ apo thjesht‖ kredi të këqija‖.
Të dhënat e sapopublikuara të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
(BERZH) e klasifikojnë Shqipërinë me nivel të lartë të huave të pakthyera ndër
ekonomitë në zhvillim në Evropë dhe Azi, me 24,4 % të gjithë portofolit të kredive të

92

Konferenca VIII Studentore

dhëna, duke zënë kështu vendin e parë në rajon: Maqedonia i ka kreditë e pashlyera
në nivelin 0,8%, Bosnja më pak se 7% dhe të njëjtin nivel ka Mali i Zi dhe Serbia.
I vetmi vend ndër ekonomitë në zhvillim në Evropë dhe Azi me nivel më të lartë
huash bankare të pashlyera se Shqipëria rezulton Kazakistani, me 36,7%.
Rritje e totalit të huave bankare në një periudhë të shkurtër kohore.
Pas një ‗boom-i kreditimi ekonomia dhe sistemi bankar përballet me një rritje të
huave me probleme. Shqipëria ka nivelin më të lartë të huave të tilla. Një nga pasojat
e rritjes së shpejtë të portofolit të huave është gjithnjë shpejtësia e lartë e formimit të
huave me problem. Ndërkohë ulja e dërgesave të emigrantëve ka ndikuar,
drejtpërdrejt ose tërthorazi, në uljen e aftësisë paguese të klientëve shqiptarë pa lënë
mënjanë uljen e madhe të ritmit të rritjes ekonomike të Shqipërisë, që ka sjellë
zbehjen e dinamizmit të ekonomisë dhe operatorëve ekonomikë. Së fundi, një tjetër
arsye është dhe detyrimet e papaguara të qeverisë ndaj bizneseve private për punët
publike të kryera.
Grafik 7. Pesha e kredisë me probleme ndaj totalit të kredisë se secilës bankë

Plani i masave për kreditë me probleme

Banka Qëndrore në bashkëpunim me IFC po përgatitet për hartimin e një ligji të ri në
lidhje me kreditë me probleme, i cili do të ndihmojë institucionet financiare të ulin
përqindjen e kredive të këqija, më poshtë paraqitet edhe plani i masave për kreditë me
probleme:
1 Të rregullojë ristrukturimin ‗hibrid‘ të borxhit (ristrukturim jashtëgjyqësor që
certifikohet nga gjykata) Ministria e Drejtësisë Nëntor 2015 (Afati për dërgimin e
ligjit në Kuvend)
2 Ndryshime në Kodin e Procedurës Civile
2.1. Vendosja e tarifës së suksesit për përmbaruesit (kombinuar me ndryshime të
mundshme në Ligjin për Shërbimin Përmbarimor Privat)
2.2. Rishikimi i Nenit 609 të K.Pr.Civile - vendosja e një afati parashkrimi (nga
momenti i përfundimit të procesit të ekzekutimit) lidhur me të drejtën e debitorit për
paraqitjen e kërkesës për pavlefshmëri.

93

Konferenca VIII Studentore

2.3. Rishikimi i vazhdimit të proceseve gjyqësore për rivlerësim kolateralesh pas
përfundimit të ekzekutimit të kolateraleve.
2.4. Çmimi në ankand - marrja në konsideratë në procesin e ankandit, që zhvillohet
nga përmbaruesi gjyqësor, çmimet e referencës të caktuara nga organet shtetërore (si
një çmim dysheme), dhe çmimin e vlerësuar të kolateralit në momentin e dhënies së
kredisë (si një çmim tavan), duke i hequr kështu të drejtën palëve për të ankimuar
vendimin e përmbaruesit.

KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET
Banka Qëndrore e Shqipërisë raporton një përmirësim të ekonomisë shqiptare gjatë dy
tremujorëve të fundit.
Sistemi financiar me Bankën Qëndrore në krye përbehet nga 16 banka të nivelit të
dyte, 27 subjekte financiare jobanka, 2 unione, 111 shoqëri të kursim kreditit dhe 397
zyra të këmbimit valutor.
Institucionet financiare jobanka vit pas viti po shënojne një përmirësim të aktiveve të
tyre në milionë lekë.
Bankat e nivelit të dytë kanë pasur një nivel të pakënaqshëm të fitueshmërisë për vitin
2016 me rreth 9 miliardë lekë (41% më pak se viti paraardhës).
Interesat e depozitave të reja në lekë kane vijuar të ulen por në një nivel më të
përmbajtur. Norma mesatare e interesit është 0.79%.
Kredia për biznese ka pasur një ecuri te paqëndrueshme. Nëersa kredia për individë
duket se është në nivele rritëse.
Shqipëria është vendi i parë në rajon për kreditë me probleme, me një nivel të kredive
të pakthyera në 24.4%. Për ta frenuar këtë element negativ të sistemit bankar, Banka
Qëndrore nëpërmjet hartimit të një ligji të ri do tu vijë në ndihmë bankave tregtare të
ulin përqindjen e kredive me probleme.

Bibliografia

https://www.bankofalbania.org/
http://www.open.data.al/Fitimi-i-Bankave-te-Nivelit-te-dyte-2012-2016/
http://www.instat.gov.al/statistikat-financiare-dhe-bankare.aspx
http://www.aida.gov.al/faqe/fdi
https://www.worldbank.org/content/dam/Worldbank/document/eca/Albania-
Snapshot.pdf

94

Konferenca VIII Studentore

Instrumentat e politikës monetare në Shqipëri

Arba Taraku, Shyqyri Myrtollari, Ermelinda Bardhoshi
(Bankë Financë, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Banka e Shqipërisë është autoriteti monetar i Republikës së Shqipërisë. Hartimi,
miratimi dhe zbatimi i politikës monetare është detyra kryesore e kësaj banke. Politika
monetare përmbushet në funksion të ligjeve të bankës së Shqipërisë për të plotësuar
objektivin e tyre,i cili është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të cmimeve, pra kontrollin e
inflacionit.
Studime të shumta ekonomike të viteve të fundit të cojnë në përfundimin se kontributi
më i rëndësishëm që mund të japë një bankë qëndrore në zhvillimin ekonomik të një
vendi është arritja dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së cmimeve. Fokusi i vazhdueshëm i
punës së Bankave ëndrore, vecanërisht vitet e fundit ka qënë pikërisht kjo konsideratë.
Objektivi i pjesës dërrmuese të bankave qëndrore në botë është qëndrueshmëria e
cmimeve. Ashtu si edhe bankat botërore qëndrore edhe Banka e Shqipërisë ndan të
njëjtin shqetësim edhe të njëjtat objektiva me to. Sipas ligjit Nr. 8269, dt. 23. 11.
1997, ―Për Bankën e Shqipërisë―, ―objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të
arrijë dhe të ruajë stabilitetin e cmimeve‖.

Fjalë kyçe: Autoriteti Monetar, Politika Monetare, Kontrolli i Inflacionit,
Qendrueshmëri e Cmimeve, Banka e Shqipërise.

HYRJE
Banka e Shqipërisë është autoriteti monetar i Republikës së Shqipërisë. Hartimi,
miratimi dhe zbatimi i politikës monetare është detyra kryesore e kësaj banke. Politika
monetare përmbushet në funksion të ligjeve të bankës së Shqipërisë për të plotësuar
objektivin e tyre,i cili është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të cmimeve, pra kontrollin e
inflacionit.
A mundet banka qëndrore të ndikojë në cmimet e ekonomisë? Cfare instrumentash
konkrete ka ne dispozicion B.SH. për të kontrolluar inflacionin? Si lidhen
instrumentat me objektivin e inflacionit? Si funksionojne instrumentat monetarë?
Këto janë disa nga pyetjet e shtruara, që kjo detyrë i kthen përgjigje.
Ky punim nis me një përshkrim se si ndikon inflacioni në ekonomi dhe sa i
rëndësishëm është kontrolli i tij nga Banka e Shqipërisë. Më pas vijon një shpjegim i
detajuar i politikës monetare dhe në ndarjen e roleve të instrumenteve monetare.

95

Konferenca VIII Studentore

o CFARË ËSHTË INFLACIONI?

Inflacioni është një rritje ngulmuese e cmimit të të mirave edhe shërbimeve e
shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave material në treg dhe e
një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e
sasisë të parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose
shtypjes së parasë së re.
Praktika ka treguar se asnjë bankë qëndrore nuk ka si objektiv të vetin një nivel
inflacioni 0. Është vërtetuar se ekonomitë kanë një ecuri më të mirë të rritjes
ekonomike, të rritjes së punësimit dhe të përmirësimit të standarteve të jetesës kur
inflacioni është i ulët. Në vite të tëra janë bërë studime për të vrojtuar lidhjen midis
rritjes së prodhimit apo të produktivitetit dhe inflacionit, të cilat kanë treguar se sa më
i lartë të jetë inflacioni aq më e ulët është rritja ekonomike në terma realë.

Teknikisht thuhet se objektivi i stabilizimit të cmimeve nënkupton një inflacion të ulët
pozitiv, por jo 0. Në këtë punim do të shtroj disa arsye përse duhet pranuar inflacioni i
ulët në ekonomi:
-Edhe pse inflacioni shpreh një rritje të përgjithshme të nivelit të cmimeve në
ekonomi, kjo e fundit është gjithnjë në lëvizje, duke qenë se shijet e konsumatorit
ndryshojnë ndërsa inovacionet teknologjike prezantojnë gjithnjë e më shumë produkte
të reja në treg duke minimizuar kostot e prodhimit. Këto që sapo përmenda janë
faktorë që efektojnë levizjen e cmimeve në ekonomi dhe drejtojnë sipërmaresit drejt
produkteve më fitimprurëse në treg. Kjo lëvizje cmimesh në ekonomi njihet me emrin
― levizje relative e cmimeve ―, e cila ushtron presion për rritjen e nivelit të cmimeve.
Nënvizoj për rritjen duke qenë se cmimet hasin një formë rezistence në ulje, por jo në
rritje. Normalisht, ne mund të shikojmë një cmim të rritur 3fish, por është e vështirë të
gjejmë një cmim të reduktuar 3fish. Nëse politika monetare do merte për bazë një
nivel inflacioni 0, rrjedhimisht lëvizja relative e cmimit do pengohej. Një lëvizje e
tillë është akoma më e madhe në vendet me ekonomi në zhvillim, sic është edhe
Shqipëria, ndaj vendet në zhvillim pranojnë një nivel inflacioni edhe më të madh se sa
vendet e zhvilluara.
-Deflacioni është e kundërta e inflacionit, pra kemi të bejmë me uljen e përgjithshme
të cmimeve. Nëse marim në krahasim inflacionin dhe deflacionin, ky i fundit është më
i rrezikshëm për ekonominë se inflacioni. Duke analizuar një situatë ku cmimet bien
cdo ditë, konsumatorët do tërhiqen duke pritur cmime akoma më të ulta dhe të
favorshme. Vendimet e kompanive për të investuar, para një gjendje të tillë
dekurajohen, duke qenë se deflacioni rrit koston reale të huamarrjes. Është shumë e
kuptueshme që veprime të tilla do conin në ngadalsimin e aktivitetit ekonomik. Këtu
edhe një herë vlen për tu nënvizuar fakti se nëse Banka e Shqipërisë do kishte si
synim të sajin një inflacion me nivel 0, rreziku i një situate deflacioniste do ishte
shumë i madh.
-Inflacioni shpeshherë është ngatërruar, ndoshta edhe me dashje, për të maskuar
aspektin cilësor të mallrave dhe shërbimeve. Konkurenca gjithnjë e më në rritje, bën
që kompanitë të ofrojnë produkte gjithnjë e më cilësore në treg. Por, realiteti është se

96

Konferenca VIII Studentore

cilësia jo gjithmonë pasqyrohet e gjitha në cmimin e produktit. P.sh. një televizor
mund të ketë të njëjtin cmim në treg, teknologjia, funksionet dhe cilësia e tij janë
mjaft më të larta sot se 2 vjet më parë. Pra, mund të themi se një nivel i ulët i
inflacionit është ―cmimi‖ që i takon kompanisë të paguajë për të garantuar
ekzistencën e stimulit ekonomik për inovacionet teknologjike.
Asnjë bankë qëndrore në botë nuk e barazon stabilitetin e cmimeve me ruajtjen e
inflacionit në nivelin 0. Në praktikën ekonomike, vendet e zhvilluara2 synojnë një
inflacion rreth 2%. Por vendet në zhvillim, sic e theksova dhe më sipër, niveli i
inflacionit është akoma më i madh. Në vendet e Europës Lindore, duke përfshirë këtu
edhe Shqipërinë, ky nivel luhatet në 3 – 5 %.

LUFTA KUNDËR INFLACIONIT

Lidhja negative midis inflacionit dhe nivelit të rritjes ekonomike, ka bërë që bankat
qëndrore të kenë si një ndër qëllimet kryesore të politikës monetare të tyre inflacionin
e ulët.

“ Objektivi i punës sonë në Federal Reserve është të reduktojmë inflamacionin deri në atë pikë
sa ai të mos përbëjë më një faktor në vendimarrjen ekonomike. Në qoftë se ne do të jemi të
suksesshëm, shpërndarja e burimeve do të jetë më afër optimumit, duke dhënë pasoja positive
në rritjen ekonomike dhe në standartin e jetesës.”

Gary H. Stern

Një nga pyetjet që vjen natyrshëm në këtë pjesë të punimit është : Pse inflacioni i ulët
është i favorshëm për rritjen ekonomike? Këtë gjë kanë treguar statistikat, ama kjo gjë
nuk vërteton se shkak i kësaj rritje ekonomike të raportuar ka qenë inflacioni i ulët.
Lidhja që ekziston mes inflacionit të ulët dhe rritjes ekonomike ka gjasa të jetë
aksidentale apo teoria e vërtetë mund të jetë edhe e anasjellta e kësaj pyetje, pra mund
të jetë edhe rritja ekonomike ajo që provokon inflacionin e ulët. Kjo është një pyetje
mjaft e vështirë që një përgjigje adapte nuk e ka marë as sot. Sidoqoftë, ekzistojnë dy
teori që tregojnë ndikimin e inflacionit në ekonomi:

1. Ndryshe nga niveli i lartë i inflacionit, inflacioni i ulët ka shpërndarje më të
mirë të burimeve, pasi sinjalet që dërgohen nga procesi i përcaktimit të
cmimeve mund të interpretohen më lehtë edhe më saktë.

Shpërndarja e burimeve, ose sic njihet ndryshe në ekonomi, alokimi, orientohet nga
cmimet relative.

1. Ndryshimet në cmimet relative, që ndryshe përkthehen në rritje ose
ulje të kërkesës për një produkt të caktuar, i zhvendos burimet nga aktivitetet
ku cmimet janë ulur në ato ku cmimet janë ngritur. Por, rritja e nivelit të

97

Konferenca VIII Studentore

cmimeve nuk duhet të ndryshojë alokimin e burimeve në këtë mënyrë. Por, në
një mjedis inflacionist, agjentët ekonomik e kanë të vështirë të dallojnë
ndryshimin në cmimet relative nga inflacioni. Kjo gjë në të shumtën e rasteve
ndodh kur inflacioni është i lartë, sepse një inflacion i lartë shpeshherë
përkthehet edhe si një inflacion i ndryshueshëm, faktor që sjell edhe tepër
pasiguri. Kjo është një arsye që burimet mund të drejtohen drejt përdorimeve
të gabuara gjatë periudhave të inflacionit.
2. Inflacioni mund të jetë problem për vlerësimin e normës reale të
interesit. Norma reale e interesit është norma nominale e interesit e korigjuar
me inflacionin, ose e thënë ndryshe është cmimi relative i mallrave të tanishme
ndaj mallrave që do të prodhohen në të ardhmen. Norma reale e interesit është
ajo që drejton individët drejt konsumit apo kursimit dhe kompanitë drejt
investimeve të reja ose jo. Kjo normë llogaritet duke i shtuar apo zbritur
normës nominale të interesit inflacionin që pritet. Normalisht, kur kemi të
bëjmë me inflacion të ndryshueshëm edhe norma reale e interesit bëhet akoma
më e vështirë për tu përcaktuar. Alokimi apo drejtimi i burimeve kështu nuk
do të bëhet në mënyrën e përshtatshme dhe do të ndikojë negativisht në rritjen
ekonomike apo në standartet e jetesës.
3. Indeksioni i përgjithshëm gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në
tranferimin e pasurisë. Në qoftë se sistemi tatimor nuk është i indeksuar me
ndryshimin e cmimeve, inflacioni në këtë mënyrë mund të zbehë nxitjen për
investime dhe punë3. Gjithashtu inflacioni është një faktor që ndikon në
shpërndarjen e burimeve nga shtresat me të ardhura fikse (nëpunësit,
pensionistët) tek ata me të ardhura të indeksuara me inflacionin (prodhuesit
dhe tregtarët) .

Efektet e përmendura më sipër ndjehen më pak në momentet që Banka
Qëndrore ka sukses në mbajtjen e inflacionit sa më të ulur. Në këtë mënyrë
edhe ekonomia e një vendi ndjen rritje ashtu si edhe standartet e jetesës.

2. Inflacioni i ulët ndihmon stabilitetin financiar
Arsyeja e dytë se pse inflacioni pengon rritjen ekonomike është sepse ai
ndikon në stabilitetin financiar. Kur një ekonomi ka inflacion të ulët ka më pak
të ngjarë që të ketë luhatje të theksuara të cmimeve të aseteve. Nëse bëjmë një
krahasim me konfuzionin e krijuar nga ndryshimi i cmimeve relative të
shpjeguara më sipër edhe keqvlerësimi i cmimeve të aseteve është një problem
i ngjashëm. Investitorët apo kreditorët mund ti keqinterpretojnë sinjalet që
marin nga cmimet e aseteve dhe të nxjerrin kështu përfundime të gabuara. Si
rezultat, burimet financiare nuk shfrytëzohen sic duhet. Stabiliteti financiar
është I domosdoshëm për një ekonomi të shëndetshme.

4. Në një ekonomi me inflacion të ulët, vendimet për kreditim që përcaktojnë
shfrytëzimin e burimeve financiare janë pranë nivelit optimal. Kjo gjë arrihet

98

Konferenca VIII Studentore

nëse bankierët dhe klientët e tyre bëjnë një punë relativisht të mirë për të
mbajtur të qëndrueshme cmimet relative.
5. Stabiliteti financiar është ai që ngren një mur mbrojtës në rastet e situatave të
papritura sic mund të jenë: rritja e cmimeve të energjisë, ndryshime të
theksuara teknologjike, zhvillime të paparashikuara të ekonomive të shteteve
partnere në tregti etj. Edhe këto janë ngjarje që mund të sjellin keqpërdorim të
burimeve, por nëse sistemi financiar do funksiononte në mënyrë të mirëfilltë
këto ngjarje do parashikoheshin dhe masat e mara më vonë do e bënin dëmin
të pakonsiderueshëm. Në këtë mënyrë rritja reale do ndikohej më pak se në
kushtet e një goditje të madhe dëmesh. Këto dëme natyrisht janë më të
dukshme në një mjedis jo-inflacionist.

POLITIKA MONETARE

Deri në këtë pikë të punimit është bërë e qartë se inflaconi në nivele të ulura mund të
ketë efekt të dukshëm pozitiv në zhvillimin ekonomik si dhe rritjen e standartit të
jetesës. Kjo gjë sic u përmend edhe më sipër vjen si pasojë e efektit që inflacioni ka
në shfrytëzimin e burimeve reale dhe në stabilitetin financiar.

Inflacioni është një fenomen monetar. Ky pohim është edhe pika ku shumë
ekonomistë bien dakort me njëri tjetrin. Inflacioni ndodh kur për një kohë të gjatë
krijimi i parasë kalon prodhimin e mallrave dhe shërbimeve në ekonominë e një
vendi. Oferta e parasë përcaktohet nga Banka Qëndrore për një periudhë afatgjatë.
Duke marë parasysh këtë gjë, Banka Qëndrore është e aftë të ruajë edhe një
inflaciontë një niveli të ulur për një periudhë afatgjatë. Shumë shkurt, duke rritur
paranë me nivele të ulura të inflacionit, Banka Qëndrore mund ti sjelli vendit
përfitime të mëdha ekonomike.

Kontrolli që bëhet në krijimin afatgjatë të parasë i jep hapësirë luhatjeve në lëvizjen
afatshkurtër të tyre. Në të shkuarën lidhjen midis periudhave afatgjata dhe
afatshkurtra e bënin agregatet monetarë, por me kalimin e kohës kjo lidhje është
zbutur. Megjithëse efekti që agregatët monetarë kanë në ekonomi nuk diskutohet.
Lidhja afatshkurtër midis parasë dhe ekonomisë është dobësuar. Ky është edhe një
ndër problemet e Bankës së Shqipërisë, ndoshta edhe më i madhi, rregullimi i sasisë
së masës së parsë,ndryshe agregatit. Për arsyet e lartë përmendura, afati më i
favorshëm në të cilin duhet të veprojë politika monetare është ai i mesëm.

E vërteta është se Bankat qëndrore i kushtojnë shumë pak rëndësi interpretimit të
lëvizjeve afatshkurtra. Më e rëndësishme për to është vështrimi afatgjatë, që
rrjedhimisht kërkon një pavarësi reale të Bankës Qëndrore. Politikat ekonomike të
qeverive të ndryshme janë provuar që janë politika të kufizuara nga koha e mandatit
qeveritar. Garantimi i stabilitetit ekonomik dhe kontrolli i inflacionit kërkojnë një
shtrirje kohore më të madhe se sa politika ka treguar deri tani. Ky koncept i pavarësisë
së Bankës Qëndrore nga politika ka gjetur përkrahje në të gjithë botën.

99


Click to View FlipBook Version