The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by fbuamd, 2018-01-22 09:12:08

Konferenca e VIII Studentore

Untitled

Konferenca VIII Studentore

koleksionistë të paligjshëm. Vjedhja e objekteve kulturore ndikon njësoj si në vendet
e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim. Trafiku i paligjshëm i trashëgimisë
kulturore është një krim që ka përmasa ndërkufitare apo ndërkombëtare që ndikon në
vendet e origjinës, tranziti dhe destinacinit final. Tregtimi illegal i veprave të artit
është rritur për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu i artit, nga hapja e kufijve,
përmirësimi i sistemeve të transportit, si dhe nga paqëndrueshmëria politike e vendeve
të caktuara. Në të gjithë botën, ka raste të shumta të plackitjeve, vjedhjes, shitjes dhe
eksportit të objekteve të rëndësisë arkeologjike, historike, artistike ose shkencore që
kontribojnë në përcaktimin e identitetit të një vendi. Ndeëshkime të rrepta mund dhe
duhet të vendosen mbi individët të cilët janë të përfshirë në këto aktivitete të
paligjshme, duke përfshirë udhëtarët të cilët shpejt mendojnë apo thjesht kërkojnë për
të sjellë në shtëpi një souvenir.

KONKLUZIONET

Vitet e fundit është në fokus të arkeologëve, arkeologjia nënujore.Vitet e mëparshme
nuk ka qenë mundësia e infrastrukturës arkeologjike, ka pasë mungesë informacioni si
dhe teknologjia nuk ka qenë e zhvilluar në këto përmasa që është sot.

Në bodrumin e arkeologjisë janë ruajtur rreth 1200 objekte të zbuluara nga arkeolog
të shumtë që nga viti 1980ëe deri tani. Ato janë të kyçura dhe jashtë fokusit të
ministrisë së kulturës.

Duhet theksuar se këto zbulime përvec studimeve që bëhen duan të arrijnë tëju
percjellin brezave në vazhdim kulturën e lashtë që na ka karakterizuar ndër vite. Në
brigjet e deteve Adriatik dhe jon janë gjetur gjithashtu edhe anije që i përkasin
shekullit.VII.pr.kr. Përvec këtyre objekteve iu bëjmë të ditur turistëve vendas dhe të
huaj kulturën tonë ndër shekuj.

Shqipëria është një vend që ka potencial të madh për zbulime në këtë fushë, por i
mungojnë financimet.

REKOMANDIME

 Shqipëria ka nevojë për hapjen e një pavioni ku të promovohen objektet e
gjetura nënujore, të cilat në vendin tonë janë të shumta, por të ―izoluara‖ në
bodrume.

 Ministria e Arsimit dhe e Kulturës duhet të jetë më e përkushtuar në lidhje me
këtë pjesë. Të krijohen mundësitë që të mbrohen këto objekte nga të
ashtëquajturit ëpirateria ilirë.

 Arkeologë të shumtë shqiptarë të kenë më shumë bashkëpunime me
institucione të huaja në mënyrë që të bëhet një punë e specializuar dhe një
promovim i denjë jashtë brigjeve Adriatik dhe Jon.

150

Konferenca VIII Studentore

 Dhe më e rëndësishmja është që shteti të financojë në këtë projekt në qoftëse
mund ta quajmë kështu, në mënyrë që zbulimet që do bëhen të nxirren nga
brigjet nënujore dhe të akomodohen në muzetë përkatës.

BIBLIOGRAFIA / REFERENCAT

Adrian Anastasi, Mbrojtja e trashëgimisë kuturore nënujore në shqipëri, Instituti
Shqiptar i Arkeologjisë

151

Konferenca VIII Studentore

Sinjalistika Turistike

Anela Paloka, Avenir Tabaku, Elda Hajdari, Xhoana Aruci
(Menaxhim Turizëm Arkeologjik, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Sinjalistika turistike luan një rol të rëndësishëm në lëvizjet turistike. Sinjalistika turistike
orienton turistët për në destinacionet e preferuara. Ajo nënkupton emërtimin e vendeve
turistike, distancën në kilometra.
Parqet kombëtare, vendet historike-kulturore vendet arkeologjike, muzetë, hotelet, agjensitë
dhe zyrat e informacionit turistik etj, të cilat shënohen në tabela të veçantë me ngjyrë të kafët,
të verdhë, ose të kaltërt dhe me shkronja standarte me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të verdhë
ne dy gjuhë,ku njëra përvec gjuhës së vendit,duhet që të jetë në gjuhën më të njohur. Një vend
turistik pa sinjalistikën përcjellëse turistike është si hartë memece. Në Shqipëri sinjalistika
turistike shpeshherë dëmtohet nga persona të papërgjegjshëm si mungesë e sinjalistikës
turistike një turist mund të udhëtojë me orë të tëra duke mos ditur se në cilën zonë mund të
jetë.

Fjalet kyçe: Tabelat sinjalizuese, Vende arkeologjike, Muze, Hotele

HYRJE

Shenja turistike, e referuar shpesh si një shenjë me ngjyre kafe, është një shenjë
trafiku qëllimi i së cilës është që të drejtojë vizitorët në destinacionet turistike. Në
mes të viteve 1970 shenjat turistike u paraqitën në Francë. Që në atë kohë ideja e
drejtimit të turistëve me anë të shenjave dhe uniformës sinjalistike është përhapur në
të gjithë botën. Shenjat turistike kanë tre qëllime kryesore të cilat janë: (i) si shenjë
informacioni dhe tabelat treguese që tregojnë destinacionet turistike ose vendet
interesante ne një zonë të caktuar brënda një qyteti apo fshati. (ii) si shenja standarte
të përdorura për të shënuar rrugët turistike ose me tema të vecanta pushimesh. (iii)
për të lajmëruar prezencën e peisazheve të afërta, qyteteve dhe rajoneve zakonisht në
rrugët e distancave të gjata të tilla si autostradat.

Në Shqipëri sinjalistika është shumë e varfër dhe në të shumtën e rasteve e vendosur
vënd e pa vënd. Vendosja e sinjalistikës turistike është kopetencë e Ministris së
Turizmit dhe Kulturës dhe institucioneve përkatëse ( si psh: në parqet kombëtare
sinjalistika turistike vendoset nga Drejtoria e Shërbimeve Pyjore në rajonet ku ato
ndodhen të cilat kujdesen edhe për mirëmbajtjen e tyre).

SINJALISTIKA RRUGORE
Rruga si njӫ nga mjetet e komunikimit tӫ shoqërisë, ku pӫr arsye ekonomike,
sociale, kulturore të gjithӫ subjetket (pӫrdoruesit) qarkullojnë nӫ të njӫjtën hapӫsirë,
ka shenjat (sinjalet) e saj, tӫ cilt mund të jenë të llojit viziv ose akustik. Kӫto sinjale,

152

Konferenca VIII Studentore

falë disa rregullave tӫ përcaktuara, transmetojnӫ shpejt saktë dhe me pamundӫsi
keqinterpretimi, njӫ mesazh pak a shumë tӫ thjeshtë, që mund të jetӫ paralajmӫrim
urdhër apo tregues e ndihmues pӫr një qarkullim sa , mӫ komod.

SINJALET VERTIKALE : janӫ të ndërtuar prej tabelave nӫ forma të ndryshme qӫ
kane sfond, kontur, simbol dhe vendosen vertikalisht në anӫ të rrugӫs ose mbi të me
lartӫsi të tillӫ që syri ti shohӫ qartë.

SINJSLET HORIZONTALE: shërbejn pӫr rregullimin e qarkullimit, duke u treguar
pӫrdoruesve të rrugӫs, mënyrat e sjelljes nӫ pjesë tӫ vecanta të rrugӫs dhe kufijtë e
qarkullimit. Sinjalet horizontale vizatohen nӫ rrugë ose futen nӫ mbishtresën e
rrugӫs.

SINJALET E NDRITSHME: kryesisht vendosen në kryqӫzime, por edhe në anӫ të
karrexhatӫs dhe shërbejnӫ për tӫ rregulluar qarkullimin e përdoruesve tӫ rrugës( mjete
dhe këmbӫsor).

SINJALE PLOTESUESE : janë të destinuara të tregojnë, drejtimin rrugor, kthesat e
veçanta dhe pikat kritike, pengesat e vendosura mbi rrugë ose anash saj. Gjithashtu,
sinjale plotësuese janë edhe sistemet e destinuara për të penguar vendqëndrimin dhe
për të ngadalësuar shpejtësinë. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat dhe
simbolet e sinjaleve plotësuese, karakteristikat e tyre konstruktive dhe mënyrat e
vendosjes së tyre.

Cfarë kuptojmë me sinjalistikë turistike dhe si ti përdorim ato.

Keto simbole turistike janë të miratuara në nivel kombetar. Ato janë tӫ destinuara pӫr
pӫrdorim nӫ anӫ tӫ rrugӫs , shenja, harta, udhӫrrӫfyesit, dhe faqet e internetit tӫ
turizmit.

Simbole tӫ tjera mund te shtohen nӫ tӫ ardhmen si lindje e nevojӫs dhe e financimit.

Tӫ gjitha simbolet e konsumit kanӫ qenë tӫ testuara sipas standardeve australiane dhe
janë të miratuar pӫr pӫrdorim nga tӫ gjitha shtetet. Disa shtete apo territore mund tӫ
zgjedhin të mos përdorin disa simbole kështu qӫ ju duhet tӫ konsultohen me zyrtarin
pergjegjes pӫr nӫnshkrimin e rrugӫve turistike nӫ shtetet pӫr tӫ pӫrcaktuar nӫse ato
janӫ tӫ aplikueshme nӫ zonӫn tuaj.

Duke përdorur keto simbole turistike ështe rӫnӫ dakort nӫ nivel kombӫtar pӫr kriteret
e pӫrdorimit tӫ cdo simboli, por disa shtete dhe territore mund tӫ zgjedhin tӫ
aplikojne kritere shtesӫ pӫr tӫ pӫrmbushur nevojat e politikave lokale. Ata duhet tӫ
konsultohen me shtetin ose autoritetin e territorit tӫ rrugӫs sӫ tyre dhe kryerjen e
turizmit pӫr sqarime nӫ lidhje me mӫnyrӫn se si ata duhet tӫ zbatohen nӫ rajonin e
tyre.

Këto simbole janë te mbrojtura nӫ tӫ drejten e autorit, por ato mund tӫ pӫrdoren nga
personat e autorizuar , agjencitӫ dhe organizatat komerciale vetӫm pӫr qellimin pӫr
tӫcilin janӫ parashikuar dhe nӫ pӫrputhje me kriteret bazӫ .

153

Konferenca VIII Studentore

Zhvillimi i nje sërë simbolesh kombӫtare turistike, kӫnӫ qenӫ një projekt i madh i
―National Tourism Signing Reference Group‖ (nӫnshkrimi i grupit kombetar tӫ
referencӫs sӫ turizmit) që nga viti 2000.

 Aplikimi për instalimin e një sinjalistike turistike.

1. Sistemi i një sinjalistike ―kafe‖ është një metodë e njohur ndërkombëtarisht e
theksuar për afërsinë dhe duke siguruar udhëzime për një destinacion turistik.

2. Shenjat kafe janë instaluar në vӫnde ku ata do të jenë më të nevojshme, dmth
të afërta me hyrje të objekteve apo objekteve dhe në ishujt më të afërt të
komunikacionit ose brenda rezervave rrugore.

3. Multi-gjuhët janë përdorur në shenja ngjyrë kafe për të krijuar një ambient
vizitor miqësore për vizitorët në ambientet apo objekteve.

4. Minimalisht, të gjitha shenjat kafe duhet të jetë në gjuhën zyrtare dhe një
gjuhë tjetër te dytë më të njohur.

 Projektimi (dizenjimi) i tabelave sinjalizuese.
Shenjat e informacionit përkujtojne ndarjen e Gjermanise
Nӫ shumë vӫnde të projektimit dhe pӫrdorimit tӫ shenjave turistike ӫshtӫ pӫrcaktuar
nӫ mӫnyre qӫ tӫ sigurohet njӫ pamje uniforme.
Pӫrvec ngjyrave tӫ tyre zakonisht ngjyra kafe dhe e bardhe ato perdorin ―sans serif
fonts‖ qӫ janë të lehte pӫr tu lexuar. Nӫ mӫnyrӫ për te përmiresuar dobishmӫrine e
tyre turistӫt mund tӫ pӫrdorin gjuhe tӫ dyfishtӫ Piktogramet e punuara jane dizenjuar
qӫ tӫ jenӫ tӫ thjeshta dhe kuptimplotӫ dhe nuk janӫ shumӫ ngjyrӫshe.
Kritikët ankohen sӫ shenjat turistike pӫrmbajnӫ shumӫ informacion dhe shoferӫt
humbasin pӫrqendrimin nӫ rrugӫ. Numri i shenjave turistike vazhdon tӫ rritet dhe me
pak destinacione tӫ rӫndesishme janӫ duke u nӫnshkruar.

154

Konferenca VIII Studentore

Simbolet kombetare turistike
Simboli i grumbullit tӫ mbeturinave (I bardhe nӫsfond blu) , simboli i kursit tӫ golfit
( I bardhe nӫ sfond blu), simboli i muzeut (I bardhe nӫ sfond kaf).

Sinjalistikat turistike në qarkun e durrësit

155

Konferenca VIII Studentore
156

Konferenca VIII Studentore

 Paraqitja nӫ hartӫ e sinjalistikӫs kafe nӫ qarkun e Durrӫsit.

*Shӫnim: Shenjat me ngjyrӫ tӫ gjelbӫrt tregon se ka tӫ pranishme sinjalistikӫn
turistike.
Ndӫrsa shenja me ngjyrӫ tӫ kuqe tregon se nuk ka sinjalistikӫ turistike.
KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

 Vitet e fundit në akset rrugore kombëtare është instaluar një sinjalistikë e re
me tabela që tregojnë vendet dhe pikat turistike dhe monumentet kulturore për
vizitorët vendas dhe të huaj

 Tabelat dhe ngjyrat kafe me të bardhe tregojne se në rrugët dhe akset kryesore
rrugore të vendit më në fund udhetari mund të orientohet nëpërmjet një
standardi perëndimor dhe mund të marrë informacion të bollshëm për vendet
turistike , për monumentet e kultures dhe të natyres, me atraksione turistike
dhe me site arkeologjike apo vende e shӫrbimit.

 Sinjalistika turistike ӫshtӫ njӫ arritje e madhe por do tӫ ishte mӫ e plotӫ nӫse
ky projekt I rӫndӫsishӫm I financuar nga Banka Botӫrore do tӫ ishte

157

Konferenca VIII Studentore

konsultuar me institucionet e shumta tӫ tshrashӫgimisӫ kulturore dhe
natyroreme strukturat vendore.
 Megjithatӫ mund tӫ themi se nӫ njӫ pjesӫ tӫ tyre kemi mjaft mangӫsi dhe
mund tӫ ishte mӫ e mirӫ strukturuar.
 Ajo qӫ bie nӫ sy ӫshtӫ se nӫ disa prej tabelave mungojnӫ disa elemente
informative tӫ patolerueshme sikurse ӫshtӫ distance nga vendi I ekspozinit tӫ
tabelave rrugore deri tek objekti pӫrkatӫs qӫ tregohet nӫ tӫ.
 Njӫ tjetӫr problematikӫ nӫ lidhje me sinjalistikӫn turistike ӫshtӫ qӫ
mirëmbajta e tyre është në nivele minimaliste edhe pse një përgjigje që morëm
nga Bashkia e Durrësit dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës
ishte që me marrjen e një fondi minimalist qe do të meren masa për
rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikave turistike.

BIBLIOGRAFIA

1. Kodi rrugor i republikës së shqipërisë - botim i qendrës së publikimeve zyrtare

2012

2. https://www. qld. gov. au/transport/safety/signs/tourist/index. html

3. http://statistics. unwto. org/content/papers

4. http://europe. unwto. org/

5. http://www. oecd-ilibrary. org/industry-and-services/oecd-tourism-

papers_23071672

6. https://www. stb. gov. sg/(X(1)S(që0v5erfkvtk2sns5ufobdq2))/assistance-and-

licensing/resources/Pages/Broën-Sign.

aspx?AspxAutoDetectCookieSupport=1

158

Konferenca VIII Studentore

Efektet negative të zhvillimit të turizmit në mjedis (Durrës)

Donalda Hasa, Enkeleda Buci, Havie Kolgjini, Pushime Çela
(Menaxhim Turizëm Arkeologjik, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Jetojmë në një qytet bregdetar të pasur me kulturë dhe trashëgimi, një qytet me një
klimë të mrekullueshme, siç është Durrësi. Investues të ndryshëm e ndryshojnë
përditë pamjen përreth nesh sa që mund të themi se tashmë e kanë kthyer Durrësin në
një kameleon, dhe për fat të keq të njëjtën gjë mund të themi dhe për bregun detar të
këtijqyteti. Në këtë rast kuptojmë se investitorët investojnë e investojnë pafund pa u
ndalur për të kuptuar se sesi po ndikojnë këto investime, çfarë po sjellin këto
ndryshime, dhe çfarë është më e rëndësishmja a kemi ne të drejtën të shfrytëzojmë
dhe keq menaxhojmë dhuratën e paçmueshme të natyrës? Për t‘ju përgjigjur këtyre
pyetjeve pikë së pari ne kemi hulumtuar mbi pasojat që sjellin këto investime,pikë së
dyti jemi angazhuar në punën në terren për të qenë sa më në kontakt me këto
ndryshime dhe këtë lloj menaxhimi. Së fundmi duke u munduar të jemi ne ndryshimi
dhe ndërgjegjësuesit kemi nxjerrë përfundimet ku bashkangjitur vijnë dhe
rekomandimet. Të gjithë ne duhet të kuptojmë se nuk punohet sot për sot, por punohet
sot për një të nesërme.

Fjalët kyçe: Zhvillimi turizmit, Ndikimi në mjedis (negative/ pozitiv), Infrastruktura
turistike, Brigjet detare, Efektet negative në mjedis.

HYRJE

Efektet dhe pasojat gjeografike-natyrore që i shoqërojnë zhvillimin e turizmit kudo
në botë janë të shumta. Ato përfshijnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në peisazhin
natyror si rezultat I zhvillimit të turizmit. Në përgjithësi zhvillimi I turizmit
shoqërohet me dëmtime të ekosistemeve natyrore dhe me prishje të gjëndjes së
paprekshmërisë së tyre. Por, kur turizmi zhvillohet në përputhje me parametrat e
respektimit të ligjeve të natyrës, ai mund të ndikojë pozitivisht në proçesin e
harmonizimit të peisazhit natyror me aktivitetin njerzor. Raporti midis turizmit dhe
peisazhit natyror përbëjnë një nga problematikat bazë në studimin dhe zhvillimin e
turizmit në çdo zonë gjeografike. Bazuar në lidhjet e ngushta turizëm-mjedis mund të
thuhet se ata kushtëzojne njëri-tjetrin. Thelbi i këtyre raporteve qëndron në faktin se si
dhe në çfarë mase pasuritë ekologjike natyrore të një zone të caktuar gjeografike
vihen në shërbim të turizmit dhe si turizmi I përdor ato në mënyrë racjonale në
shërbim të tij. Nga informacjone të ndryshme kemi kuptuar se kualiteti turistik i një
vend pushimi përcaktohet nga element të tillë, si : pastërtia e ujit dhe ajrit, bukuria e
pejsazhit, ndërtimi I një infrastructure turistike në përshtatje me kushtet e ambjentit,
funksjonimi I sistemit të largimit të mbeturinave dhe ujrave të ndotura etj. Turizmi
nga ana tij duhet të tregojë kujdes të vecantë për ruajtjen e ―imazhit ekologjik‖ të
vendit , zones apo rajonit ku ai zhvillohet. Për të mësuar se si qëndron ky raport në

159

Konferenca VIII Studentore

qytetin tone le të analizojmë ndryshimet e ndodhura përgjatë hovit të zhvillimit të
turizmit.

Disa nga problemet kryesore që hasen në raportin mjedis-turizëm në Durrës:

Ndotja e ujit nga faktorë të ndryshëm (derdhja e ujrave të zeza, hedhja e
mbeturinave te ngurta etj)
Prishja estetike dhe humbja e origjinalitetit
Shterimi I burimeve natyrore
Marrja e rërës në breg të detit për qëllime ndërtimi
Tejpeshkimi
Turizmi fragmentar me ndertime aty këtu pa leje, duke cuar ne mbingarkim të
natyrës
Mungesa e nje ligji të forte për pastrimin dhe mbrojtjen e zonave të ndryshme
me rëndësi turistike
Rritja e madhe e qarkullimit dhe trafiku dendur (kjo sjell dhe ndotje të ajrit)
Hapja e rrugëve të reja dhe shpyllëzimet masive për këtë qëllim dhe qëllime
të tjera
Mbeturinat dhe ndotja e natyrës
Presioni fizik dhe social I vendasve

Ndër burimet kryesore natyrore të zones bregdetare të Durrësit duhen veçuar :

 Deti me vijën e gjatë bregdetare të tipit të ulët grumbullues
 Plazhi I gjërë dhe me rërë të imët
 Klima e ngrohtë dhe shumë e përshtatshme për turizmin për banjo diellore
 Relievi I zones kryesisht fushoro-kodrinor përgjat vijës bregdetare

Pasqyrë e gjendjes së vijes bregdetare të Durrësit përgjatë zhvillimit të turizmit
Në qytetin e Durrësit pothuajse në cdo pjesë të zonave të ndryshme të vijës
bregdetare të këtij qyteti gjejmë këtë gjendje fatale , ku ujrat e zeza derdhen brenda
në det. Kjo gjë pervecse ndot ujrat dhe krijon dëme shëndetësore , krijon dhe ndotje
estetike. Por ajo cka është më shqetësuese për derdhjen e ujrave të zeza në det është
se kjo çon në dëmtimin e botës shtazore të detit. Për të mos përmendur më pas se
mungesa e këtyre kanalizimeve krijon probleme shqetesuese për turistët. Gjithashtu
një problem tjetër madhor në këtë vijë bregdetare janë mbetjet e ngurta dhe ndertimet
e investimet pa kriter. Të gjitha këto investime kanë sjell ndryshim të vijës
bregdetare, ndotje si dhe prishje të origjinalitetit të mjedisit, erozionin etj

160

Konferenca VIII Studentore

Plazhi Durrësit, i cili është plazhi më i madh në të gjithë bregdetin shqiptar. Ai
shtrihet pothuajse në qëndër të gjirit të Durrësit, duke u shtrirë nga Currilat deri tek
Shkëmbi Kavajës. Ai është mjaft i dobishëm nga ana shëndetsore për shkak të rërës
së imët të plazhit, klimës së përshtatshme dhe ujit të ngroht të detit. Ai është plazhi
më i populluar i Shqipërisë për shkak të përqëndrimit të madh të hoteleve dhe
qëndrave të banimit. Si rezultat i ndërtimeve të shumta urbane të cilët morën hov
vecanerisht gjatë dekadës (2000-2010) dhe që po vazhdojnë akoma me nje shtrirje të
gjërë në të gjithë hapsirën e këtij plazhi, po ndodhin shumë dëmtime të mjedisit
gjeografik, pasi në të shumtën e rasteve këto ndërtime janë kaotike dhe pa plane
urbanistike, ku afersia më e madhe me njëri tjetrin që vërehet tek hotelet e këtij
plazhi, krijojnë probleme të ndryshme. Kështu ndër problemet kryesore në këtë
bregdet vecohen:

 Mungesa e kanalizimeve
 Mungesa e infrastrukturës dhe parkingjeve
 Dëmtimi I sipërfaqeve të gjelbra

Një pjesë tjetër shumë e prekur e këtij bregdeti është dhe zona Porto Romano-s .
Derdhjet e ujrave te zeza në det dhe mbetjet e ngurta duket sikur e kanë zabtuar këtë
vend dhe e keqja më e madhe është se askush nuk merr mundimin për ta ndryshuar
këtë gjë, as organet përkatëse.

161

Konferenca VIII Studentore

Nëse do të vazhdonim vijën bregdetare të Durrësit ndalesa tjetër do të ishte në Kepin
e Rodonit. Ky vend është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të
detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij
të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të
Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana
e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat
dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre
mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse : të kaltrën e detit dhe
të gjelbrën e bregut. Mirpo për fat të keq edhe në këtë pjesë të bregdetit turistët dhe
vet banorët nuk kanë qënë dhe aq paqësor me mjedisin. Një bukuri përrallore është e
mbytyr nga mbetje të ngurta dhe nje infrastrukturë e dobët,si dhe nga një nivel i larte
erozioni, mirpo lajmi I mirë është se në këtë pjesë të bregdetit ku kombinohen
magjishëm natyra dhe deti akoma nuk ka inestime që ta degradojnë . Tek
rekomandimet do përmendim disa ide se sesi mund të jetë një nga mënyrat e mirë
menaxhimit të kësaj zone.

Kepi Rodonit
Duke vazhduar më në jug vija bregdetare e Adriatikut shqiptar vazhdon në disa
plazhe të njohura në bregdetin e Kavajës, ku më të preferuarit për turistët që
adhurojnë turizmin për banjo diellore janë: plazhi I Golemit , pastaj Mali robit ,
plazhi I Qerretit dhe Karpënit e duke vazhduar më tej deri në detin e Spillesë. Por
pjesa ku ne duam të ndalemi është pjesa e plazhit të Karpënit… edhe pse kjo zonë ka
një nivel ndotjeje pa u diferencuar nga pjesa tjetër e këtij bregdeti, si dhe nga pjesa e
infrastrukturës që le për të dëshiruar , në këtë pjesë të bregdetit ndryshe nga pjesët e
tjera akoma nuk është ―mbytyr‖ nga investime dhe ndertime. Kështu që dhe në këtë
pjesë kemi mundësi menaxhimi në paqe me mjedisin.

162

Konferenca VIII Studentore

Karpën
Problemet që ka sjell ky vrull ndryshimi janë të shumta dhe të dukshme , për fat të
keq nuk janë shumë zona të cilat janë në kohë për tu mbrojtur dhe për tu
mirëmenaxhuar , por mendojmë se për cdo zonë jemi në kohë për ta ruajtur pa u
degraduar dhe më shumë. Një pjesë tjetër shumë e prekur nga zhvillimi I turizmit dhe
nga përpjekjet për ti shëndrruar këto vende me atraktive për turistët , në fakt ka bërë
që këto vende të humbasin vlerat që mbartin. Dy nga zonat më të prekura nga këto
ndryshime janë :

a) Sheshi Iliria

163

Konferenca VIII Studentore

Nje qytet si Durrësi antik, plot histori e kulture tashmë po humbet origjinalitetin e tij.
Sheshi Iliria në zonën përball bashkisë së qytetit , I përbërë nga shatërvani shumë
vjecar , nga shtresa e kalldrëmit dhe gjelbërimi,pamje e cila fliste vet për pasurinë
historike të Durrësit tashmë u shëndrrua ne një shesh graniti pa histori , ku vera nuk
është aspak miqësore me këtë ambjent. A është ky investimi që duhej? A janë të
kënaqur turistët me këtë pamje ?

Kjo pamje nuk besoj të kënaq as vendasit as turistët. Dikur moshat e 3-ta dhe femijët
kalonin ditën nën freskin e gjelbërimit dhe shatërvanit. Kurse tani u mbetet vetem që
në ditët e verës të qëndrojnë brenda sepse ky shesh I ri I ndërtuar sta ofron këtë
komoditet.

b) Sheshi Taulantia
Një shesh buzë detit ku me bindje mund të themi dhe se është një nga sheshet më të
preferuar si nga turistët dhe banorët vendas. Por përsëri as në këtë shesh nuk
mungojnë ndërtimet pa kriter , mbeturinat si dhe ndryshimet e origjinalitetit dhe
formës.

164

Konferenca VIII Studentore

Këto ndryshime nuk kanë ndryshuar vetëm pamjen e sheshit por edhe vijën
bregdetare në të. Duke sjellë kështu të njëjtat probleme që hasëm në bregdetet e sipër
përmendura. Këto investime jo vetëm kanë ndotur detin dhe kanë dëmtuar botën
shtazore të tij por edhe ndryshimin total të formes së vijës bregdetare duke sjelle
eurozion.

Nëse do të vërenim një pamje të Durrësit dje dhe Durrësit sot , ndryshimet janë
tmerrsisht të mëdha. Aq të mëdha sa mund të themi me plot bindje që Durrësi është
transformuar në një qytet tjeter.

165

Konferenca VIII Studentore

Duke parë të gjithë këtë transformim dhe mbi të gjitha shkatërrim që ne vet kemi
krijuar në mjedis, që sot gjithsecili prej nesh duhet të ndërgjegjësojë veten dhe më
pas njerzit përreth tij , për tu kujdesur dhe menaxhuar për dhuratën që kemi marrë
nga natyra . Ajo nuk është e jona , të parët tanë na e lanë , po ne cdo tju lëmë
pasardhësve tanë? A kemi ne të drejtën për të shfrytëzuar pa kriter ?!

KONKLUZIONE
Në bazë të studimit të kryer arrijmë në përfundimin se zhvillimi i turizmit ka patur
një ndikim të madh në mjedisin e qytetit të Durrësit. Në këtë menyrë një qytet i pasur
me histori dhe bukuri si Durrësi ka filluar të humbas shumë prej vlerave të tij... I
gjithë ky ndryshim drastik në këtë qytet të jep pamjen e një humnere të pasur me ar
dhe që pas germimeve , ajo është boshatisur nga cdo vlerë e saj e ka mbetur një
humnerë e errët pa interes. Është e dhimbshme nga një anë të mendosh në këtë
mënyrë për këtë perlë të Shqipërisë , por investimet e panevojshme, prishja e
origjinalitetit, betonizimi i pafundem, ndërtimet pa kriter e kanë bërë këtë qytet , një
qytet monoton dhe pa interes. Për shkak të të gjitha arsyeve të siper përmendura qyteti
i Durrësit, tashmë nuk është më më i preferuari në Shqipëri. Pra kjo na bën të shkojmë
në përfundimin konkret se turizmi në masë të tëpruar sjell demtime drastike në
mjedis, dhe kjo e fundit sjell humbjen e interesit tek turistët , gjë që bën që këto vende
të vendosen në pjesën e harresës për sa i përket turizmit.

REKOMANDIME
Hapsira bregdetare dhe vetë qyteti Durrësit janë perla të rralla të cilave u nevojitet një
turizëm i qëndrueshëm , për tu rikthyer në vlerat e vërteta të tyre.Është e vështirë të
gjendet një zgjidhje për të gjitha këto probleme por , disa nga rekomandimet për
turizëm të qëndrueshëm në këtë hapsirë janë:

1. Duhet të ndalohen rreptësisht ndërtimet pa kriter
2. Duhet të arrihet një shpërndarje më e mirë e informacionit egzistues. Për këtë

qëllim, nevojitet një koordinim më i mirë i organizmave qeveritare që kanë të
bëjnë me manaxhimin e zonave bregdetare. Duhet, gjithashtu, që
informacioni të vihet në dijeni të të gjitheve.

166

Konferenca VIII Studentore

3. Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare për plazhet . Për një zhvillim të
qëndrueshëm është gjithashtu e nevojshme, që kostoja e shërbimeve dhe e
dëmtimeve mjedisore (dhe rregullimet e tyre) të përfshihen drejtpërsëdrejti në
cmimet e të mirave, shërbimeve apo aktiviteteve të cilat i shkaktojnë ato. Në
lidhje me këtë nevojitet implementimi i Parimit për të paguar për Ndotjen në
bregdet. Plazhet kanë vlera ekonomike dhe mjedisore dhe mbrojnë bregdetin
ndaj erozionit bregdetar, prandaj nevojitet nje investim i madh.

4. Duhet të behen kontrrolle , si dhe të vendosen gjoba për objektet të cilat
derdhin ujrat e zeza në det

5. Të kryhen aktivitete ose evente për të treguar rëndësinë e turizmit të
qendrueshëm dhe origjinalitetit.

6. Projekt -plane për zonat që janë akoma të pa prekura.
7. Infrastrukturë dhe investim vetëm dhe vetëm nga shteti (psh vetem nje godinë

e madhe mes gjelberimit dhe pastrim), për zonat të cilat janë akoma jo shumë
të prekura si Kepi Rodonit dhe Karpënit.

BIBLIOGRAFIA / REFERENCAT

 http://www.coastlearn.org/al/tourism/why_problems.html
 http://www1.american.edu/ted/projects/tedcross/xtour8.htm
 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve:

http://www.mtkrs.gov.al/web/Politikat_per_sektorin_e_turizmit_28_1.php
 Theodoropoulos M., Salman A. & Koutrakis E.T., 2002. 'Coastal Guide,

Country File: Greece', EUCC, Leiden. www.coastalguide.org/icm/
 Cikël leksjonesh ―Turizmi Shqiptar‖
 Gjeografia e Turizmit , Dhimitër Doka , Bilal Draçi

167

Konferenca VIII Studentore

Marketingu nёpёrmjet mediave sociale dhe përfitimet për bizneset e
vogla

Rovena Taçi
(Menaxhim Marketing, Bachelor, Viti II, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt
Sot media sociale ёshtё mundёsia mё e mirё e mundёshme pёr njё markё ose
biznespёr tё krijuar konsumatorё tё rinj. Media Sociale ёshtё ndёrmjetёsi i cili bёn tё
mundur procesin e socializimit. Mediat e reja fitojnё besimin e konsumatorёve, duke
krijuar njё lidhje me kёto tё fundit nё njё nivel mё tё thelluar. Marketingu i mediave
sociale ёshtё fenomeni mё i ri pёr mijёra marka qё ekspozohen vitet e fundit.
Marketerёt po u kushtojnё vёmendje mediave tё ndryshme sociale dhe fillimit tё
implementimit tё iniciativave tё reja sociale nё njё shkallё mё tё lartё se mё parё.
Marketingu i mediave sociale dhe bizneset qё e pёrdorin atё janё mё tё sofistikuara.
Gjithёsecili e ka tё pamundur tё mos jetё prezent nё kanalet sociale kur konkurenti i
tij pёrpiqet tё konkurojё me produktet dhe shёrbimet qё ofron. Kompanitё
ndërkombёtare e kanё cilёsuar marketingun e mediave sociale si njё platformё
marketingu potenciale, duke i pёrdorur ato me risi nё mёnyrё qё tё fuqizojnё fushatat
e tyre reklamuese nёpёrmjet marketingut tё mediave sociale. Ky punim trajton
konceptet e medias sociale dhe marketingun në mediat sociale dhe aspekte tё tjera si
pёrfitimet qё kanё bizneset duke pёrdorur kanalet e network-ut pёr tё rritur pёrfitimet
e tyre.

Fjalët kyçe: Marketing, Media Sociale, Biznes i vogël, Besimi konsumator

HYRJE

C‘fare eshte marketingu ne mediat sociale?

Mediat sociale janë burime që njerëzit përdorin për të ndarë mendimet, njohuritë dhe
përvojat me të tjerët në internet. Kjo ndodh brenda rrjeteve sociale të tilla si:
Facebook, Video Sharing etj. Media sociale, edhe pse një fenomen relativisht i ri,
është duke u bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e marketingut të çdo biznesi
dhe një platformë e zhvillimit dhe rritjes së bazës së klientelës. Perceptimi i
marketingut nëpërmjet medias sociale nuk shikohet më në këndvështrimin e një trendi
i cili do të venitet shpejt apo do ti zbehet rëndësia. Ajo çka përpara pak vitesh mund të
arrihej vetëm me anën e një faqeje të thjeshtë në internet, tashmë kërkon edhe një
element tjetër po aq të rëndësishem që është media sociale.

Qёllimi i marketingut nё rrjetet sociale ёshtё tё krijojё pёrmbajtje e cila tё
shpёrndahet nё rrjetet sociale tё pёrdoruesve nё mёnyrё qё tё ndihmojnё kompanitё nё
rritjen e ekspozimit tё markave tё tyre me qёllim rritjen e konsumatorёve tё rinj.

168

Konferenca VIII Studentore

Marketingu nё mediat sociale e ndihmon njё kompani qё tё marrё feedback tё
drejtpёrdrejtё nga konsumatorёt. Marketingu i mediave sociale ёshtё bёrё mё i
pёrdorshёm me rritjen e popullimit tё websiteve si: Twitter, Facebook, Myspace,dhe
YouTube.

Dixhitalizimi i Mediave Sociale nё marketing

Epoka Dixhitale

Epoka dixhitale u ka siguruar specialistёve tё marketingut mёnyra tё reja ngacmuese
pёr tё mёsuar rreth klientёve dhe pёr t‘i ndjekur ata, me synimin pёr tё krijuar
produkte dhe shёrbime nё pёrputhje me nevojat individuale tё tyre

Teknologjia dixhitale ka sjellё, gjithashtu, njё valё tё re tё mjeteve tё komunikimit, tё
reklamёs dhe tё ndёrtimit tё marrёdhenieve, qё variojnё nga reklamat online,
instrumentet e trasnsmetimit tё videove, telefonat celularё, video lojrat e deri tek
paisjet nё ueb dhe nё rrjetet sociale online. Ndryshimi dixhital do tё thotё qё
specialistёt e marketingut nuk mund tё presin mё qё konsumatorёt ti kёrkojnё dhe ti
gjejnё ata. Bota e re dixhitale e bёn tё lehtё pёr konsumatorёt qё ta marrin me vete
kudo qё shkojnё dhe t‘ua transmetojnё miqve tё tyre pёrmbajtjen e marketingut, qё
dikur jetonte vetёm nё reklama ose nё njё uebsajt tё markёs. Mё shumё se vetёm
reklama nё kanalet tradicionale tё marketingut, media e re dixhitale duhet tё jetё
plotёsisht e integruar nё pёrpjekjet e specialisitit tё marketingut pёr ndёrtimin e
marrёdhenieve me klientёt.Ndoshta, teknologjia e re dixhitale mё fantastike ёshtё
interneti.

Pёrfitimet e mediave sociale pёr bizneset e vogla

Teknologjia e re dhe interneti kanё dhёnё mundёsinё e publikimit dhe komunikimit
duke pёrdorur platformat e rrjeteve sociale jo vetёm individuale, por edhe tё
industrive gjithashtu. Industria e marrёdhenieve publike nё vecanti ka mёsuar tё
pёrvetёsojё pёr tё pёrfituar aftёsinё ekomunikimit dhe tё ndёrtojё marrёdhёnie tё
qёndrueshme nё mёnyrё qё tё influencojё performancёn e markёs. Efektet pozitive tё
funksionimit tё bizneseve filluan nёpёrmjet pёrdorimit tё mediave sociale dhe
kanaleve strategjik tё komunikimit. Sot kompanitё mbёshteten nё platformat e medias
sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter pёr tё plotёsuar disa synime financiare
dhe operacionale.

Media sociale mund tё ulё kostot e pёrgjithshme tё marketingut

Rrjetet sociale janё njё mёnyre efektive pёr uljen e kostove nё mёnyre qё tё
promovohet marka tek blerёsit. Nuk kushton pothuajse asgjё tё shpёrndash njё
mesazh, tё publikosh njё foto tё produktit nё Pinterest ose tё paraqesёsh njё ulje tё
cmimit nё Facebook, kёshtuqё nuk ka kosto shtesё pёrvecse kohёs sё shpenzuar pёr tё
kryer kёtё procedurё.

169

Konferenca VIII Studentore

Nё qoftё se keni para pёr tё investuar, kёto kanale ofrojnё platforma tё avancuara tё
reklamimit tё cilat mund ti pёrdorёsh pёr tё kategorizuar konsumatorёt sipas fushave
demografike dhe interesave tё tyre personale.

Parametrat specifik tё targetimit tё ofruara nga Twitteri, Facebook dhe LinkedIn apo
Instagram mund tju ndihmojnё pёr tё shpёrndarё informacionin nё mёnyre sa mё tё
shpejtё.

Me anё tё mediave sociale mund ti ofroni shёrbim mё tё mire konsumatorёve

Nё qoftё se jeni duke kёrkuar njё mёnyrё pёr tё tёrhequr konsumatorёt, mediat
sociale do tё jenё shumё tё dobishme.

Konsumatorёt qё pёrdorin Facebookun ose Twitter mund tё komunikojnё
drejtёpёrdrejt me ju, dhe ju mund ti pergjigjeni publikisht, nё mёnyre qё edhe
konsumatorёt e tjerё tё vёrejnё konsumatorёt e shёrbimit.

Ju mund tё krijoni personalitetin tuaj dixhital
Media sociale ёshtё njё mёnyrё e mirё pёr tё nxjerrё nё pah aftёsitё e tua tё tё bёrit
biznes. Kur e bёn kaq tё prekshёm markёn tuaj, e bёn mё tё lehtё pёr konsumatorёt
pёr tu lidhur me ju, dhe nё kёtё mёnyrё krijon besnikёri.

Produkti Marketing

Platformat sociale: Facebook dhe Twitter pёrdoren gjerёsisht si mjete direkte
marketingu.Katalogёt dhe broshurat janё mjete efektive tё marketingut tё
drejtpёrdrejtё tek konsumatorёt qё nuk janё aktive nё rrjete sociale, ndёrsa platformat
e medias sociale pёrdoren pёr tё shpёrndarё mesazhet marketing nё internet.

Marketingu nё mediat sociale ka vlerё pёr kёto arёsye:

1. Media sociale ёshtё e madhe- Facebook, platforma mё e madhe e mediave
sociale ka mё tepёr se 1 bilion pёrdorues nё mbarё botёn, numёr ky i cili po rritet dita
ditёs.
2. Blerёsit janё nё median sociale- Pothuajse cdokush pёrdor Facebook nga
adoleshentёt tek gjyshёrit, nga drejtuesit e bizneseve tek stjuardesat Media sociale
ёshtё pa pagesё dhe kosto- Facebook, Google+, YouTube, etj janё rrjete qё pёrdoren
pa pagesё. Pёrdoruesit i pёlqejnё shumё kёto rrjete sociale sepse janё pa pagesё dhe i
lejojnё ato tё kenё lidhje me shokёt dhe tё afёrmit e tyre si dhe tё marrin informacion
mbi markat e tyre tё preferuara
Media sociale ёshtё gjithashtu e komplikuar. Tё pёrdorёsh median sociale ёshtё dicka,
tё marketosh nё median sociale ёshtё tjetёr gjё. Shumё biznese falimetojnё nё
marketingun e mediave sociale sepse ato nuk e marrin atё qё duan. Ato nuk e
kuptojnё sesi funksionon marketingu nё mediat sociale dhe dёshtojnё duke mos parё
me vёmendje mundёsitё e mrekullueshme pёrtej sipёrfaqes sё botёs sё marketingut.

170

Konferenca VIII Studentore

Me pak fjalё duhet investuar kohё pёr tё mёsuar sesi tё bёsh marketing nё mediat
sociale.

Marketingu me email

Çfarë është marketingu me email?

Marketingu me email hyn në kategorinë e marketingut direkt, që nënkupton kontaktin
e drejtpërdrejtë me klientët ekzistues apo potencialë. Ky lloj kontakti me ta kryhet
nëpërmjet email-it dhe nënkupton që ju nuk do t‘i bezdisni ata me mesazhe
promocionale pa fund ose mesazhe që për ta janë thjesht të bezdisshëm.
Parashikimet e ekpertёve tё mediave sociale nё marketing pёr 2017

Natyrshёm na lind pyetja: Cilat janё trendet e fundit nё marketing pёr vitin 2017?22

Ku do ta fokusojnё mediat sociale vёmendjen e tyre?

Sic dihet nё 2016 platforma tё reja shfaqёn aplikacionet e tyre tё cialt u shndёrruan
nё pak kohё nё netuorke mjaft tё populluara. Pёr tё qenё tё pёrgatitur nё lidhje me atё
cfarё presim tё shfaqet nё tё ardhmen ekspertё tё mediave sociale tё marketingut japin
pritshmёritё e tyre nё lidhje me zhvillimin e kёtyre tё fundit nё tё ardhmen.

Mediat sociale do tё bёhen tё personalizuara (private) Mitch Joel

Pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim. Aktiviteti social i mediave sociale pritet tё zhvillohet nё
dy pjesё unike dhe private: grupet e personalizuara dhe aplikacionet e mesazheve.

Kjo gjё ndodh tek platformat e mёdha tё mediave sociale si Facebook ose LinkedIn tё
cilat kanё filluar tashmё tё pёrdorin kёto grupe tё personalizuara . nёse pyeten
pёrdorues tё rregullt tё Facebook se cfarё ato vlerёsojnё mё tepёr nga pёrdorimi i kёtij
rrjeti tё fuqishёm ёshtё padyshim fakti qё ato janё pjesё e kёtyre grupeve tё
personalizuara.

Kjo nёnkupton gjithashtu se shёrbimi i konsumatorёve do tё shndёrrohet nё krijimin e
hapёsirave private dhe shkrimin e mesazheve tё cilat mbeten vetёm nё nivelin e
komunikimit tё pёrdoruesve dhe krijuesve tё kёtyre rrjeteve sociale.

Padyshim aplikimi i pёrdorimit tё kёtij rrjeti me mesazhe tё personalizuara dhe tё
ndёrtuara nё njё mёnyrё e cila ruan padyshim privatёsinё e mesazheve tё shkёmbyera
nёpёrmjet pёrdorimit tё kёtyre platformave dhe rrjeteve sociale ёshtё njё eksperiencё
e cila zhvillohet kryesisht pёr rrjetin mobile.

Le tё pёrgatitemi pёr tё paguar mё tepёr pёr trafikun qё do krijohet: Andy
Crestodina

171

Konferenca VIII Studentore

Andy Crestodina parashikon ndryshime tё mёdha pёr Twitter. Ka dy arsye pёrse
parashikohet tё shihen ndryshime tё mёdha tek pёrdorimi i Twitter. Sё pari vit pas viti
ёshtё vёnё re njё rritje e konsiderueshme e pёrdoruesve tё kёtij rrjeti social.

Arsyeja e dytё ёshtё cmimi i aksioneve nё treg.

Investitorёt nё teknologji janё mё tё orientuar drejt rritjes sё numrit tё
pёrdoruesve sesa tek rritja e fitimeve derisa kjo e fundit tё fillojё tё ndalet.

Cfarё pritet tё ndodhё nё tё ardhmen? Nё vitin 2016 Twitter pritet tё krijojё njё
algoritёm i cili do tё tregojё se cilat postime janё parё dhe nё cilat kanale.

Postimet e dikujt nuk do tё shihen nga tё gjitha kanalet e ndjekёsve tё tij. Media
sociale botёrore do tё pёsojё njё lёkundje ndryshimi. Bisneset me ndryshimin e kesaj
media sociale do tё shohin tё arsyeshme se tё paguash dicka mё tёpёr pёr tu paraqitur
nё kёtё rrjet social do tё jetё dicka me vlerё pёr to.

Parashikimi i Andy Crestodina pёr ndryshimin e medias sociale nё 2016 ёshtё se
ndёrkohё qё kёto media sociale do tё aplikojnё algoritme tё caktuara pёr
pёrmirёsimin e shёrbimeve tё tyre, mёnyra mё e mirё qё bizneset tё pёrfitojnё klikime
tё asaj cka ato ofrojnё mund tё bёhet vetёm nёpёrmjet reklamimeve.

Pёr shembull Facebook mё parё ishtё shumё i lehtё pёr tu menaxhuar, mjaftonte tё
postoje njё status tё pёrditёsuar me nje link nё Fan Page e krijuar ose atё personal. Nё
pak minuta tё gjithё ndjekesit dhe shokёt e tu nё atё faqe do tё klikonin linkun dhe
numri i vizitorёve do tё rritej automatikisht. Sot nёse njё biznes kёrkon tё rrisё nё
maksimum numrin e vizitorёve duhet ta bёjё kёtё gjё nёpёrmjet reklamimit tё
postimeve. Edhe nёse ke mbi 100.000 ndjekёs nё Facebook mёnyra mё e mirё pёr tё
marrё maksimumin e klikimeve ёshtё tё paguash pёr shikueshmёrinё e faqes.

Kompanitё pёrshtasin strategjitё sociale sipas grupimit tё njerёzve
2017 do tё jёtё viti ku shumica e kompanive do tё implementojnё platforma sociale.
Sa mё tepёr bashkёpunim tё ketё me pёrdoruesit e brendshmёm dhe tё jashtёm tё
mediave sociale, aq mё tepёr lind nevoja tё pёrshtatemi me nevojat e komuniteteve tё
caktuara pёr tё pasur sa mё tepёr sukses. Ky duhet tё bёhet synimi kryesor i
kompanive qё kanё sukses tё vazhdueshёm e janё largpamёse mё shembuj tё tillё si:

 Marketing ndikuese: nё vend qё tё krijojnё fushata tё reja krijuese nё
marketing, markat duhet tё kuptojnё qё ka marrdhёnie jetёgjata dhe tё
pёrshtasin nevojat e tyre pёr tё pasur sa mё tepёr ndikim.

 Mbrojtja e punonjёsve: nё vend qё tё ushtrojnё presion tek punonjёsit bisneset
dhe markat duhet tё kuptojnё qё punonjёsit janё avokatёt e tyre mё tё mёdhenj
dhe duhet tё pёrshtaten me sjelljen e punonjёsve. Kjo do tё sjellё njё

172

Konferenca VIII Studentore

pjesёmarrje mё tё lartё dhe njё arritje mё tё mirё tё krijimin tё idesё sё njё
marke mё tё besueshme dhe origjinale.
 Tё shesёsh nёpёrmjet rrjeteve sociale: nё vend qё tjesht tё informosh njerёzit
nёpёrmjet pёrdorimit tё netuorkut markat do tё fillojnё tё kenё shtrirje tё gjerё
tё tregtimit tё produkteve tё tyre nё bazё tё nevojave tё konsumatorёve.
 Permbajtja Marketing : nё vend qё tё pёrdorin mediat sociale vetёm pёr tё
promovuar pёrmbajtjen e produkteve tё tyre markat e ndryshme duhet tё
ndёrtojnё njё dialog me pёrdoruesit e mediave sociale duke pёrdorur gjuhёn e
tyre. Ato do tё pёrshtasin pёrmbajtjen dhe lidhjen sociale me interesat e
pёrdoruesve tё rrjeteve sociale dhe duke marrё parasysh komunitetin tё cilit i
drejtohet ai mund te jetё i ndryshёm nga njёri rrjet social ne tjetrin.
Media Sociale ёshtё krijuar pёr njerёzit jo pёr markat ndaj janё kёto tё fundit tё cilat
duhet tu pёrshtaten nevojave tё njerёzve qoftё edhe duke bёrё biznes nёpёrmjet
pёrdorimit tё rrjeteve sociale. Nё mёnyrё qё kёto marka dhe biznese tё mbeten
konkurruese nё treg dueht qё ato tu pёrshtaten vazhdimisht komuniteteve tё ndryshme
tё njerёzve. Disa kompani kanё pasur mjaft sukses duke pёrdorur kёtё parim tё
rёndёsishёm.

173

Konferenca VIII Studentore

HARTIMI I PYETЁSORЁVE
1.Cilat mendoni sipas jush se janё mediat sociale mё tё pёrdoruara sot?

 Facebook
 Twitter
 Instagram
 LinkedIn
 Tjeter
2.Sipas mendimit tuaj, cila ёshtё media sociale tek e cila shpenzoni mё shumё kohё nё
ditё?

 Youtube
 Facebook
 Instagram
 Pinterest
 Google +
 Tjeter
3.Pёr c‘farё i pёrdorni kryesisht Mediat Sociale?
 Pёr tё qёndruar nё kontakt me miqtё
 Zbulim i gjёrave tё reja
 Pёr tё qёndruar i pёrditёsuar me lajme dhe evente
 Pёr tё ndjekur lidera ose personazhe vip
4.Cili nga rrjetet sociale mendoni se ёshtё mё fitimprurёs pёr biznesin tuaj?

 Google +
 Instagram
 Facebook
 Linkedin
 Twitter
 Tjetёr
5.Sa kohё shpenzoni afёrsisht nё ditё, pёr tё reklamuar biznesin tuaj?
 Mё pak se 5 minuta
 5-10 Minuta
 11-15 Minuta
 16-20 Minuta

174

Konferenca VIII Studentore

 Mё shumё se 30 minuta
6.Pas pёrdorimit tё kёtyre mediave sociale, a mendoni se ёshtё rritur numri i shitjeve
nё biznesin tuaj?
 Po
 Jo
 Njёsoj
 Relativish pak
7.A ofroni dёrgim tё produkteve qё tregtoni aty ku gjёndet konsumatori?
 Po
 Jo
8.Sipas jush cilat grupmosha pёrdorin mё tepёr median sociale tё cilёn ju pёrdorni pёr
tё reklamuar biznesin tuaj?
 15-25 vjec
 25-35 vjec
 35-45 vjec
 45-55 vjec
9.A ofroni shpesh ulje tё cmimeve, tё cilat i ekspozoni dhe nё mediat sociale qё
pёrdorni pёr biznesin tuaj?
 1 herё nё muaj
 1 herё nё 3 muaj
 1 herё nё 6 muaj
 Rrallё
10.Nёse nё tё ardhmen pёrdorimi i mediave sociale do tё ishte kundrejtё njё pagese a
do ishit sёrisht tё interesuar ta pёrdornit atё pёr biznesin tuaj?
 Po
 Jo
 Ndoshta
 Nuk e di

175

Konferenca VIII Studentore

1. Pёrgjigja pёr pyetjen e parё rezultoi nё pёrfundimin qё nё bazё tё pёrqindjes sё
pёrdorimit tё mediave sociale Facebook sё bashku me Instagram zёnё 40% tё
pёrdorimit tё tyre, nё krahasim me mediat e tjera si Twitter apo LinkedIn qё zёnё
pёrkatёsisht 5% dhe 15% . Facebook dhe Instagram luajnё një rol thelbësor si
netuorke social pasi ata janё shndërruar në pjesë të pandashme të aktivitetit ditor të
përdorimit të internetit si për përdorim personal nga ana e individëve, si edhe nga ana
e bizneseve.

2. Pёr tё kuptuar se sa kohe nё ditё afёrisht shpenzohet nё rrjetet sociale u morёn kёto
rezultate:

Facebooku ёshtё rrjeti i parё qё zё pothuajse pjesёn mё tё madhe tё ditёs nga cdo
individ por kryesisht adoleshente. Nga anketimet e bёra njerёzit qё meren kryesisht
me biznese tё tyre harxhojnё mё shumё se 50 minuta kohё nё ditё duke naviguar nё
Facebook, dhe 30 min ose mё tepёr pёr tё qёndruar nё Instagram duke publikuar foto
apo thjesht duke parё postime apo linke tё ndryshme. Ndryshe nga grupmoshat 15-25
tё cilat harxhojne mё shumё se 50 min tё kohёs sё tyre pёr tё lundruar nё kёto
platforma tё ndryshme si Instagram, Youtube e Facebook.

3 Pyetja e tretё konsiston nё arёsyen e pёrdorimit kryesisht tё mediave sociale, nga tё
cilet u morёn kёto rezultate: 40% i perdorin kryesisht mediat sociale pёr tё qёndruar
tё pёrditёsuar kryesisht me lajme apo informacione nga mё tё fundit, 30% pёr tё
zbuluar gjёra tё reja dhe 30 % pёr tё qёndruar nё kontakt me miqtё.

4.Pёrgjgjia pёr pyetjen e katёrt rezultoi nё pёrfundimin qё rrjeti social i cili ёshtё me
fitimprures pёr bizneset sipas studimit tё bёrё rezulton Facebook. I dyti në rradhë
renditet Instagram, dhe pas tyre me një përdorim me te vogel LinkedIn dhe Twitter.
Sipas pergjigjeve te te anketuarve Facebook si nje rrjet social ka avantazhe pasi ne nje
kohe shume te shkurter te lejon te maresh shume informacione nga fusha te ndryshme,
nepermjet perdorimit te facebook arrihet te behet reklamimi i produkteve me nje kosto
fare te ulet. Facebooku te lejon që të ndash fotografi dhe informata, të postosh tema
interesante, dhe gjithashtu të lidh ne te njejten kohe edhe me aplikacione te tjera si
Twiter ose Flickr.

5 Pergjigjia e peste konsiston tek koha e shpenzuar aferisht ne dite per reklamimin e
biznesit: Sipas pergjigjeve te dhena rezulton afersisht se aferisht me shume se 30 min
shpenzohet ne dite per te reklamuar bizneset.

6 Pergjigjia e gjashte konsiston tek sa eshte rritur numri i shitjeve pas perdorimit te
mediave sociale ne bizneset e mara ne studim. Arritem ne keto te dhena se perdorimi i
mediave sociale ka nje ndikim ne rritjen e shitjeve duke shkuar ne 50%, jo prej 30%,
nje ndikim relativisht te vogel prej 15% dhe nje ritem 5% njesoj.

7 Pergjigjia per pyetjen e shtate konsiston ne dergimin apo jo te produkteve aty ku
ndodhet konsumatori. Nga te dhenat e mbledhura rezultoi se 25% e bizneseve pohojne
se ofrojne dergesa te produkteve ne adresen e kerkuarr nga konsumatoret, dhe 75% e
bizneseve nuk e aplikojne kete metode shitjesh.

8 Pergjigjia per pyetjen e tete i referohet grupmoshave qe jane me teper aktiv ne
mediat sociale tek te cilat bizneset perdorin per te reklamuar biznesin e tyre. Arritem

176

Konferenca VIII Studentore

ne keto perfundime qe grupmoshat qe i perdorin me teper keto media sociale ku
bizneset reklamojne me teper produktet e tyre eshte 25-35 vjec, dhe ato qe I perdorin
me pak jane grupmoshat 45-55 vjec me nje perdorim prej 5%.

9 Pergjigjia per pyetjen nente Bizneset te cilat ofrojne ulje te cmimeve te produkteve
1 here ne muaj rezultuan te jene 20% e bizneseve te anketuar, 1 here ne 3 muaj
rezultoi 50%, 1 here ne 6 muaj 20% dhe 10% I perdorin rralle.

10 Pergjigjia per pyetjen dhjete Perqindja e bizneseve qe pranojne perdorimin me
pagese te mediave sociale rezultoi qe 35% e bizneseve jane te gatshem te pranojne
perdorimin me pagese per te reklamuar produktete e tyre apo sherbimet ne mediat
sociale, pjesa me e madhe ekzaktesisht 50% nuk jane te gatshem qe te paguajne
kundrejt mediave sociale per reklamim e produkteve.

Perqindja e perdorimit te mediave sociale

Facebook 40%
Twitter 5%
Instagram 40%
Linkedin 15%

Perdorimi i mediave socile

Linkedin
15%

Facebook Facebook
40% Twitter
Instagram
Instagram Linkedin
40%
Twitter
5%

Sa ka ndikuar perdorimi I mediave sociale ne rritjen e shitjeve

177

Konferenca VIII Studentore

PO 50%
JO 30%
Njesoj 5%
Relativisht pak 15%

Ndikimi ne rritjen e shitjeve

50% PO, 50%
40%
30% JO, 30%
20%
10% Series1
Series2
0%
Relativisht pak, 15%
Njesoj, 5%

Cilat jane grupmoshat qe perdorin mediat sociale

15-25 vjec 20%

25-35 vjec 65%

35-45 vjec 10%

45-55 vjec 5%

70% Grupmoshat qe perdorin mediat sociale
60%
50% 65%
40%
30% Se rie s1
20% Se rie s2
10%
20% 10% 5%
0% 15-25 vjec 35-45 vjec 45-55 vjec

25-35 vjec

178

Konferenca VIII Studentore

Perqindja e bizneseve qe pranojne perdorimin me pagese te mediave
sociale

PO 35%
JO 50%
Ndoshta 10%
Nuk e di 5%

Perdorimi me pagese

50%

50% 35% Se rie s1
40% PO Se rie s2
30%
20% 10%
10%
5%
0%

JO Ndoshta Nuk e di

KONKLUZIONE

Me ane te ketij punimi jam munduar te analizoj prezencen dhe rendesine e
marketingut ne mediat sociale duke u fokusuar tek perfitimet e bizneseve te vogla, si
edhe kanalet e mediave sociale te perdorura nga keto biznese si edhe rendesine e tyre.
Ceshtja kryesore e ketij studimi eshte ti jape pergjigje pyetjes se si nje biznes i vogel
perdor median sociale per te terhequr konsumatoret. Jane perdorur si te dhena
tematike ashtu edhe ato analitike per te arritur ne nje rezultat me te sakte te faktit se si
ndikojne kanalet e ndryshme te mediave sociale ne rritjen edhe zhvillimin e bizneseve
te vogla ne vendin tone. Bizneset e marra ne shqyrtim perdorin kanalet kryesore te
mediave sociale por kjo eshte vetem nje nga strategjite e tyre marketing, pasi ato nuk
e bazojne zhvillimin e bizneseve te tyre duke u mbeshtetur vetem tek perdorimi i
mediave sociale. Ne perfundim te studimit rezultoi qe vecanerisht dy vitet e fundit
zhvillimi i mediave sociale dhe rritja e numrit te perdoruesve te tyre ka bere qe
bizneset e vogla te jene padyshim pjesemarrese ne kanalet me kryesore te marketingut
te rrjeteve sociale. Nje perfundim tjeter i cili vlen per tu theksuar eshte se kur bizneset
e vogla vendosin te behen pjese e ketyre mediave sociale per te lancuar biznesin e tyre
ato jo domosdoshmerisht kane nje strategji te qarte. Kjo mund te kete kosto pasi mund
te rezultoje ne humbje kohe dhe perpjekje. Eshte thelbesore qe bizneset te kene te
qarte se ku duan te arrijne me perdorimin e medias sociale. Nuk mjafton thjesht te
krijosh nje account ne Facebook apo Instagram per te reklamuar biznesin dhe te jesh
pjese aktive e tyre nje here ne jave. Bizneset duhet te jene pjesemarres aktiv ne keto
kanale dhe duhet te kene njohuri mbi perdorimin e tyre, duke perfshire edhe strategji
mbi terheqjen e audiencave. Sot ne mjedisin e drejtuar prej mediave sociale eshte
thelbesore qe bizneset e vogla te kuptojne funksionimin e facebook, twitter, instagram
dhe strategjite e perdorimit te tyre. Kjo pasi keto mediume te kontrolluara u japin

179

Konferenca VIII Studentore

mundesi bizneseve te komunikojne me nje varietet te gjere publiku dhe te ndertojne
marredhenie te qendrueshme me konsumatoret ekzistues te markes dhe terheqjen e
konsumatoreve te rinj. Perdorimi gjithnje e ne rritje i kanaleve te ndryshme te
mediave sociale si nga individet ashtu edhe nga bizneset eshte nje mundesi shume e
mire qe te dyja palet te komunikojne ne menyre interaktive.

REKOMANDOHET

Bizneset qe perdorin mediat sociale te kene te qarte synimin e perdorimit te tyre: rritja
e shitjeve nepermjet ndertimit te marredhenieve te forta me kosumatoret.

Perdorimi i sa me pak mediave sociale ne te njejten kohe nga ana e bizneseve pasi nuk
mund te jesh efektiv ne menaxhimin e tyre kur je pjese e shume mediave sociale
njekohesisht.

Perdorimi i mediave sociale nuk duhet te shihet si menyra e vetme nga kompanite per
te realizuar shitje te produkteve apo sherbimeve qe ato ofrojne por si nje vend takim
per te mirembajtur marredhenie me konsumatoret per te ndertuar besim, dhe
influencuar blerjen e konsumatoreve te interesuar.

Inkurajimi i feedbackut nga ana e bizneseve te vogla qe do te thote se bizneset marrin
si komente pozitive ashtu edhe negative me ane te pelqimeve apo komenteve ne
mediat sociale, por ato nuk duhet ti fshijne komentet negative pasi ato sherbejne si nje
menyre per tu permiresuar.

Ndertimi i nje faqeje Google plus ku cdo biznes i vogel te kete mundesi te renditet me
ane te pelqimeve ne formen e yjeve dhe te jete i dukshem nga te gjithe te interesuarit
te cilet mund te marrin informacion dhe mbi vendodhjen fizike te ketij biznesi.

Bizneset te jene aktiv ne mediat sociale te cilat kane zgjedhur te perdorin pasi nuk
mjafton thjesht te regjistrohen ne nje profil te mediave sociale por duhet te rrisin
prezencen e tyre duke kerkuar ndjekes te rinj te cilet jane te interesuar per biznesin e
tyre.

Pershtatja dhe zhvillimi duke qene se mediat sociale jane kanale te reja dinamike dhe
qe ndryshojne ne menyre te vazhdueshme, ndaj dhe perdoruesit e tyre duhet te
perditesohen me ndryshimet dhe aplikacionet e reja qe ato ofrojne.

Shtimi i vleres nga ana e bizneseve duke bere te mundur qe ato ti japin aresye
ndjekesve te tyre qe ato ti ndjekin, sepse nuk mjafton thjesht te konstatosh se produkti
qe biznesi ofron eshte me i miri ne treg. Cilado qofte vlera e shtuar nga ana e biznesit
ajo duhet te jete gjithmone ne perputhje te qellimeve te tij.

BIBLIOGRAFIA
 Kotler , P. Armstrong, G. (2013) ―Parimet e Marketingut‘‘ botimi 13-te

 http://adsolutions.yp.com/social-media-marketing/8-benefits-of-social-media-
for-small-business

180

Konferenca VIII Studentore

 http://www.shoutmeloud.com/benefits-of-using-social-media-for-
business.html

 https://www.wordtracker.com/academy/social-media-marketing/getting-
started/why-social-media-matters

 http://holykaw.alltop.com/soaring-social-the-marketing-benefits-of-social-
media-infographic

 http://blackiris.me/blog/4-marketing-benefits-of-social-media/
 http://socialmediarush.com/social-media-challenges-for-businesses/?lang=sq
 http://1click.al/index.php/internet/
 http://www.adweek.com/socialtimes/time-spent-online/613474
 http://www.imediaconnection.com/articles/ported-articles/red-dot-

articles/2014/may/5-predictions-for-the-future-of-social-media/
 http://www.socialmediaexaminer.com/2016-social-media-marketing-

predictions-from-the-experts/
 http://blog.hubspot.com/blog/tabid/6307/bid/34257/The-Future-of-Social-

Media-Marketing-According-to-HubSpot-s-
CMO.aspx#sm.001phaknw17zsdeltqi23dqf0zg87
 https://business.linkedin.com/marketing-solutions/blog/content-marketing-
thought-leaders/2015/20-books-every-marketer-should-read-in-2016
 http://socialmediarush.com/social-media-challenges-for-businesses/?lang=sq

181

Konferenca VIII Studentore

Social Media Marketing

Ani Guda, Anxhela Qendro, Mimoza Bershini, Dhurata Hoxha
(Menaxhim Marketing, Bachelor, Viti III, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Abstrakt

Marketingu i mediave sociale është përdorimi i platformave të mediave sociale dhe
faqet e internetit për të promovuar një produkt apo shërbim. Marketingu i mediave
sociale, ose SMM, është një formë e marketingut në internet që shfrytëzon rrjete të
ndryshme të mediave sociale në mënyrë që të arrijë qëllimet e komunikimit dhe
marketingut. Ai mbulon kryesisht aktivitete që përfshijnë ndarjen sociale të
përmbajtjeve, videove dhe imazheve për qëllime marketingu, si dhe reklamimin e
medias sociale të paguar. Qëllimi i këtij punimi është të shyqrtojmë mundësine e
promovimit të një biznesi shqiptar me anë të mediave sociale si dhe avantazhet dhe
disavantazhet e përdorimit të SMM. Për këtë qëllim është përdorur anketimi si
teknikë të mbledhjes së të dhënave parësore. Gjithashtu janë shfrytëzuar burimet e
internetit për të dhënat dytësore. Kemi zgjedhur kompaninë ‗‘Cosmontes Foods‘‘ për
të parë, sa efekt ka pasur marketingu i medias sociale për këtë kompani dhe sa ka
ndikuar kjo tek konsumatorët. është përzgjedhur një mostër prej 100 personash që
përdorin produktet e kompanisë. Në përfundim konkludohet se ‗‘Cosmontes Foods‘‘
përvecse është një kompani që zotëron një pjesë të mirë të tregut, media sociale ka
pasur një efekt të lartë mbi shitjet e produkteve të saj dhe për informimin e
konsumatorëve rreth këtyre produkteve. Gjithashtu, i rekomandohet biznesitshqiptar
reklamimi i produkteve dhe shërbimeve të tyre online.

Fjalët kyçe: Social media marketing, Cosmontes foods, Produkte, Publicitet, Online

HYRJA

Interneti eshte nje rrjet global i perbere nga shume rrjete te lidhura mes tyre,ku sipas
nevojes kerkojme informacione te ndryshme.

Marketingu ne internet eshte procesi i promovimit te produkteve, sherbimeve, apo
kompanive ne internet. Sipas statistikave ne Internet world stats: 2.5 miliard njerez
jane perdorues te internetit. Marketingu i mediave sociale i referohet procesit të fitimit
të vëmendjes përmes mediave sociale.Media sociale në vetvete është një term për të
kapur të gjitha vendet që mund të ofrojnë veprime sociale të ndryshme. Për shembull,
Twitter është një faqe sociale e krijuar për të lejuar që njerëzit të ndajnë mesazhe të
shkurtra ose "përditësime" me të tjerët.Facebooku është një vend i rrjetëzimit social
që lejon për ndarjen e përditësimeve, fotove, bashkimin me ngjarjet dhe një sërë
aktivitetesh të tjera.

182

Konferenca VIII Studentore

Social Media Marketing perfshin: Facebook-un, Instagram-in, Twitter-i, Linkedin,
YouTube-in, Google

Qellimi i ketij punimi eshte te shyqrtojme mundesine e promovimit te nje biznesi
shqiptar me ane te mediave sociale, si dhe te kryejme nje matje me ane te disa
anketave per perdorimin aktual te kesaj metode promovimi.
Pikesynimi yne eshte qe te nxjerrim ne pah avantazhet dhe disavantazhet ne lidhje me
biznesin shqiptar i cili normalisht perdor social media marketing. Ne, si biznes kemi
zgjedhur ‗‘Cosmontes Foods‘‘ per te pare, sa efekt ka pasur media social marketing
per kompanine dhe sa ka ndikuar kjo tek konsumatoret. Ne pyetje jane marre 100
konsumatoreper produktet e kompanise ― Cosmontes Foods‘‘ ne qytete si : Tirane ku
jane pergjigjur 23% te konsumatoreve, 52% ne Durres, 9% ne qytete tjera dhe 16%
ne fshat. Ne pyetesore jane pergjigjur 67% femra dhe 33% meshkuj nga mosha te
ndryshme duke filuar nga mosha 18 deri 55 vjec qe kane rezultuar me arsim e larte
dhe master. Gjithashtu shumica prej tyre jane te punesuar ne shtet dhe te
vetepunesuar.

CFARE ESHTE SOCIAL MEDIA MARKETING?

Marketingu mund të përkufizohet si "çdo gjë që bëni për të promovuar dhe rritur
biznesin tuaj" duke përfshirë hulumtimin e tregut, reklamimin, publicitetin, shitjen,
tregtimin dhe shperndarjen. Me teknikat tradicionale të marketingut të gjitha këto gjëra
dorëzohen në format të printuar ose personalisht. Internet marketing përdor fuqinë e
rrjeteve online dhe mediat interaktive për të arritur objektivat e marketingut pa letër,
pa telefonata, pa paraqitje personale.

Social Media Marketing eshte perdorimi i platformave te mediave sociale dhe faqet e
internetit per te promovuar nje produkt apo sherbim. Marketingu i mediave sociale,
ose SMM, është një formë e marketingut në internet që zbaton rrjete të ndryshme të
mediave sociale në mënyrë që të arrijë qëllimet e komunikimit dhe marketingut.
Mbulon kryesisht aktivitete që përfshijnë ndarjen sociale të përmbajtjeve, videove dhe
imazheve për qëllime marketingu, si dhe reklamimin e medias sociale të paguar.

Social media eshte pershatur kryesisht per bizneset qe duan te kerkojne te ndertojne
dhe te zgjerojne marredhenjet me grupin e synuar, si dhe duan ti japin markes se tyre
nje imazh ―njerezor‖ dhe te prekshem.

Te gjitha kompanite qe ofrojne sherbime ndaj klientit perdorin internetin duke filluar
nga facebooku, instagrami, twitter, linkedin, e-mail marketing etj.

FACEBOOK

Platforma kryesore shoqërore globale, Facebook është ndoshta pasuria më e
rëndësishme për marketerët socialë.

Facebook prezanton nje format te ri reklamimi

183

Konferenca VIII Studentore

FACEBOOK ka lancuar nje format te ri reklamimi qe do te ndihmoje shitesit te
shfaqin produktet e tyre.Lancimi me i madh per reklamimin ne facebook erdhi ne
vitin 2016 me Canvas. I ngjashem me Canvas, nje koleksion qe eshte krijuar
posacerisht per celularet dhe eshte projektuar per te fituar me shume perdorues ne
aplikacionin e Facebook para se ti dergoje ata ne faqen e internetit te reklamuesit.
Maz Sharafi, drejtor i facebook-ut, tha se qellimi ketij formati eshte te ndertoje nje
experience te re tregtare per njerezit dhe te ndihmoje marketeret te rrisin shitjet
nepermjet celularit.

‗‘ Koleksionet jane projektuar ne menyre te tille qe facebook te zgjedhe dhe te shfaqe
produktet qe konsumatoret duan nga katalogu i gjere i tregtareve‖. Pra reklama
shfaqet ne News Feeds te perdoruesve, ne formen e videos apo imazhit. Nese dikush
shtyp mbi reklamen, ajo hap nje katalog te gjere deri ne 50 produkte te ndryshme. Ne
qofte se ata klikojne ne nje produkt te vecante, ata do te shkojne ne faqen e internetit
te reklamuesit per te bere blerjen.Facebook gjithashtu njofton edhe nje ndryshim ne
menyre se si reklamuesit mund te matin rezultatet e tyre.

Twitteriështë një lajm në internet dhe shërbim i rrjeteve sociale ku përdoruesit
postojnë dhe bashkëveprojnë me mesazhe, "tweets", të kufizuara në 140 karaktere.
Përdoruesit e regjistruar mund të postojnë tweets, por ata që janë të paregjistruar
vetëm mund t'i lexojnë ato.

Si te bejme nje TWITTER fitimprures?

Cdo dite Twitter kontribuon ne debatin politik, ndarjen e ideve dhe shperndarjen e
perhapur, nepermjet lidhjeve e artikujve te lajmeve .Cdo dite ky aktivitet ne Twitter
kontribuon ne debat kuptimplote te vazhdueshem politik ne te gjithe shoqerite dhe te
gjithe spektrit politik.

Sigurisht, Twitter gjithashtu eshte e mbushur me bisedat qe lidhen me jeten tone te
perditshme. Ndonjehere ato jane te rendesishme dhe nganjehere jo. Por, per shume
njerez, Twitter luan nje rol qendror ne menyren se si krijon lidhjen me miqte dhe
familjen.

E- mail Marketing

E-mail marketing eshte mesazh komercial drejtuar nje grupi te caktuar njerezish,
nepermjet te cilit reklamon produktin, sherbimin ose kompanine. Kjo menyre
marketingu krijon besueshmeri dhe besnikeri ndaj kompanise. Eshtë çelësi i
strategjive të marketingut në shumicën e faqeve të internetit, me marketeret që matin
pjesën më të madhe të suksesit të tyre përmes zgjidhjeve të tyre të email marketingut.
Cdo email i dërguar tek një klient potencial ose aktual mund të konsiderohet e-mail
marketing. Zakonisht përfshin përdorimin e postës elektronike për të dërguar reklama,
për të kërkuar biznes, ose për të kërkuar shitje ose dhurime dhe ka për qëllim të
ndërtojë besnikëri, besim ose vetëdije për markën.

184

Konferenca VIII Studentore

LinkedIn : Eshtë një shërbim i rrjetit social të orientuar drejt biznesit dhe punësimit
që vepron nëpërmjet faqeve të internetit dhe aplikacioneve mobile. E themeluar më 28
dhjetor 2002 dhe filloi më 5 maj 2003, përdoret kryesisht për rrjetet profesionale,
duke përfshirë punëdhënësit që postojnë vende pune dhe punëkërkuesit duke postuar
CV-të e tyre. LinkedIn lejon anëtarët (të dy punëtorët dhe punëdhënësit) që të
krijojnë profile dhe "lidhje" me njëri-tjetrin në një rrjet shoqëror në internet që mund
të përfaqësojë marrëdhëniet profesionale në botën reale.

A kursen kohe dhe para marketingu ne media sociale?

Përditësimi i katalogëve, broshurave dhe çdo formati tjetër të marketingut që
prodhoni mund të realizohet sipas nevojës në internet dhe me shpejtësi vetjake. Nuk
ka nevojë të dërgoni materiale të rishikuara në një printer dhe më pas duhet të prisni
për një version të rishikuar, një kursim të madh në kohë.Koha është para!

Ju mund të ofroni më shumë informacion për klientët tuaj dhe me pak nëse ka ndonjë
kosto shtesë.Shtimi i më shumë faqeve në një dokument në internet nuk përfshin
pothuajse asnjë shpenzim krahasuar me koston shtesë dhe hapësirën që kërkohet për
të dhënë të njëjtën gjë në formatin e printimit.

Ju mund të arrini më shumë konsumatorë se kurrë më parë dhe kjo gje nuk
kushton.Nuk ka pagesa të postës ose të ndërlidhjes për të paguar.

Së fundi, për pak ose aspak kosto mund të keni disa versione elektronike të katalogut
të njëjtë të përshtatur për të plotësuar nevojat e audiencave të ndryshme.Dallimi mes
marketingut tradicional dhe internetit (marketingu modern) është paraja dhe koha.

Si te komunikojme me tregun e synuar?

Një produkt ose shërbim i suksesshëm nuk do të thotë asgjë nëse përfitimi i një
shërbimi të tillë nuk mund të komunikohet qartë në tregun e synuar. Strategjia e
përzierjes së promovimit të një organizate mund të përbëhet nga shumë gjëra.

Më poshtë jane disa nga metodat e përgatitjes promocionale:

Reklamimi: Eshte komunikimi përmes mediave,ku firma zakonisht do të paguajë për
këtë lloj komunikimi.

Marrëdhëniet me publikun :Eshte zhvillimi i një marrëdhënie pozitive midis
organizatës, medias dhe publikut. Marrëdhënie të mira publike përfshijnë jo vetëm
krijimin e publicitetit të favorshëm përmes mediave, por gjithashtu përfshin
minimizimin e ndikimit të situatave negative.

Promovimet e shitjes :Perfshijne promovimet e dizejnuara për të krijuar një rritje
afatshkurtër në shitje. Shembuj të promovimit të shitjeve përfshijnë kuponat me para,
kodet e zbritjes etj.

Shitja personale: Perfshin ndërveprimine shitjeve ndërmjet përfaqësuesit të firmës
dhe një konsumatori.

185

Konferenca VIII Studentore

Mail direkt (postë dhe e-mail) :Kjo përfshin dërgimin e marketingut tek një individ
ose organizatë me emrin perkates. Firmat shpesh blejnë listat e emrave, e-maileve dhe
adresave postare dhe kjo mund të jetë shumë efektive kur marrësit e postës direkte
janë brenda tregut të synuar të firmës.

Internet Marketing: Vendosja e reklamave në faqet e internetit përmes programeve të
tilla si AdWords i Google.

Mediat sociale: Firmat vendosin mesazhe të përditshme në mediat sociale si Facebook
dhe Twitter për t'i mbajtur klientët të interesuar në organizatën e tyre. Ata madje
mund të bëjnë promovime, shitje flash dhe zbritje vetëm për lexuesit e tyre të medias
sociale.

Krijimi i nje faqe interneti

Elementi kryesor i ndërtmit të një faqe interneti eshte domain dhe hosti. Ju duhet të
zgjidhni një emër të vecantë për faqen tuaj si dhë një shërbim hostimi i cili të
plotësoje te gjithë kërkesat tuaja.

Hostimi duhet të jetë i sigurtë , i shpejtë dhe me kapacitet e duhura për të ndërtuar një
faqe dinamike.

Si te regjistrosh nje domain.al ?Përgjigja është shume e thjeshte Akep.AL , Host.Al ,
Dot.AL etj

Per regjistruesit e Domaineve.com.net.org nder me te famshmit mund te permendim
Godaddy.com , NameCheap.com etj. Sherbimet e Hosting jane te ndryshme dhe nga
me tipiket (Shared Hosting , Professional Hosting , Virtual Private Server Hosting
(VPS) , Dhe Dedicaded Server per nje website me shume vizitore. Pasi te kemi blere
sherbimet e Domain dhe Hosting eshte koha te nderlidhen se bashku. Permbajtja e
Public Html e Hostuar Online do te shfaqet ne Domainin tuaj.

Per te lidhur Domain me Hosting fillimisht duhet te konfigurojme DNS (Domain
Name System), te cilet mund te gjenden ne panelin e llogarise suaj ne momentin qe
keni blere Hosting.Mbasi konfigurohet DNS duhet te presim disa caste sa te behen
update (Maksimumi 24 Ore) dhe Domaini i juaj eshte i lidhur me Hosting .Tani qe
Website eshte Online eshte koha te shtojme permbajtje.
Ne panelin e Hosting duke perdorur ―File Manager‖ ose FTP File Transfer Protocol
(FTP) ngarkojme Permbjajtje ne Websitin tone. Mund te ngarkoni cdo gje ne formatin
.html .php .js, te cilet jane gjuhet me te perdorurua te programimit ne web.

Ndertimi i Websitit zakonisht behet me platforma te Gatshme Content Management
System (CMS) dhe Open-Source sic jane ―Wordpress , Joomla , Drupal . Per
Projektet qe kane te bejne me Shopping perdorim PrestaShop , WooCommerce,
Shopify, BigCommerce, Magento etj.

186

Konferenca VIII Studentore

Keto CMS kane shume dizanjete gatshme dhe shume te lehta per tu perpunuar.
Gjithashtu ofrojne shume shtesa ―Plugins‖ te cilet jane teper funksionale per cdo
projekt qe ke ne mendje ose cdo funksion qe duhet te kryeje website juaj ne internet.

PSE NA DUHET NJE FAQE INTERNETI DHE PREZENCA ONLINE?
Shumë përdorues, konsumatorë, klientë potencialë, partnerë biznesesh dhe investitorë
i marrin informacionet e ndryshme me anë të web-it.Web-i dhe teknologjia sot arrijnë
kudo dhe këtë më së shumti bëjnë bizneset qe e kanë të nevojshme të kenë një
prezencë online dhe mundësisht të jenë në lartësinë e shërbimit dhe emrit që kanë
krijuar në treg.Të prezantosh biznesin tënd në internet është një mundësi e mire që të
krijon ura lidhëse me një numër shumë të madh përdoruesish, të cilët mund të kthehen
në klientët tuaj potencialë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të prezantohesh
mirë.Por, mbi të gjitha është të kesh çfarë të prezantosh.

Per te analizuar nje biznes shqiptar ne kuadrin e social media marketing, kemi
perzgjedhur kompanine lider ―Kosmonte Foods‖.

Kosmonte Foods ShPK është themeluar në vitin 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë
Kosovë. Kosmonte është lider në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në
vend dhe rajon.
Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods është
e angazhuar për diversitet dhe gjithpërfshirje duke ofruar një gamë të gjërë të
produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera
ekskluzive.Në vitin 2006 ka filluar të operojë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në
Dubai.Që nga muaji Gusht i vitit 2012 Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e
saj në Düsseldorf të Gjermanisë.
Qellimi i kesaj kompanie eshte qe te kapin nje moshe te caktuar dhe te kete nje
diversitet tregu te larte. Qasjet e saj ne internet jane te shumta ne te cilat mund te
permendim:

o Facebook-un ne te cilin ka 14000 followers dhe poston shpesh here risite e
reja ne treg.

o Instagram- edhe ky nje program i cili ka nje peshe goxha te madhe dhe ka
postime me se shumti per femije si keku MONTE, kosi JOGOBELLA etj.

187

Konferenca VIII Studentore

o Linked In- ne kete pike rezulton qe ky program eshte totalisht formal, zyrtar
dhe professional, ku me se shumti postojne njoftime per pune.

o Google- ku mund te gjejme faqen e tyre zyrtare dhe nje pershkrim te detajuar
te kompanise.

Per te zbuluar me shume per kete kompani ne si grup kemi formuluar nje ankete per
konsumatoret. Gjate kesaj ankete ne morem me se shumti pergjigje pozitive.Ishte nje
kompani ku shumica e konsumatoreve kishin goxha informacion. Mendimet e
konsumatoreve ishin te ndryshme sepse kishin ndikuar reklamat, publicitetet dhe
rrjetet sociale.

Synimi yne eshte qe te nxjerrim ne pah sa % e konsumatoreve qe jane te informuar
nga rrjetet sociale dhe sa e vleresojne ata kete kompani nepermjet ketyre rrjeteve.

Pyetesori per Kompanine Kosmonte Foods

Pyetjet e mëposhtme janë pyetje të përgjithshme demografike rreth jush.

01 Ku jetoni aktualisht: Tiranë Durrës Qytet tjetër
Fshat

02 Gjinia: Mashkull Femër

03 Mosha: 18-25 26-35 36-45 46-55

04 Arsimi juaj i 8-vjeçar i mesëm i lartë
përfunduar: Master PhD

05 Statusi i punësimit: o I punësuar në sektorin shtetëror.
o I punësuar në sektorin privat
o Vetpunësuar
o Pa punë
o Student Bachelor

Jepni vleresimin tuaj (1-10)

188

Konferenca VIII Studentore

*Minimalisht eshte numri 1,Maksimalja eshte numri 10

1-Sa te informuar jeni ju per produktet e Kosmontes?
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 8

2-Sa prezent jane produktet e Kosmontes ne tregun shqiptar?
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 8

3-A ju nxisin rrjetet sociale per blerjen e ketyre produkteve ? Nqf po,sa? Dhe nga jeni
infomuar per kete kompani?
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Facebook Instagram Google Youtube Miqte

Grafiku 1

2% 52% Facebook
11% Instagram
Google
11% Youtube
Miqte
24%

4-Sa cilesore i konsideroni ne baze te shijes, ambalazhimit dhe skadences?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 9

5-Sa te gatshem do jeni per te paguar per nje produkt te certifikuar si keto te
Kosmontes?

10% 30% 50% 70% 100% Vleresimi mesatar: 80%

6-Sa garanci kane produktet qe blini ne pikat e shitjes?

189

Konferenca VIII Studentore

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 8

7-Keto produkte ushqimore i permbushin kriteret qe konsumatori te jete i kenaqur?

Po Jo Ndoshta

Grafiku 2

0

26% Po
1% Jo
Ndoshta
73%

8-Sa te besueshme jane promocionet qe zhvillohen drejtperdrejte Produkt-
Konsumator?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 8

9-Sa influencojne reklamat/publicitetet ne syrin tuaj si konsumator per keto produkte?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vleresimi mesatar: 8

Grafiku3

190

Konferenca VIII Studentore

Ky grafik eshte shpjegimi i rritjeve te shitjes nepermjet rrjeteve sociale(2012-2016)
Ne pjesen e meposhteme do ju prezantojme me disa produkte te njohura te kesaj
kompanie.
Kompania ka mbi 402 produkte te saj. Ne do te prezantojme vetem disa prej tyre:

Kosmonte e ben jeten me te shendetshme, me te lehte dhe me te pasur.
Kosmonte ushqen jeten!
ÇFARE ESHTE―Zott Monte‖?

191

Konferenca VIII Studentore

Zott Monte është markë ndërkombëtare kryesisht për fëmijë në sektorin e qumështit e
cila tashmë është prezente në më shumë se 30 shtete. Zott Monte është kategori në
vete. Monte është një kënaqësi unike dhe shumë e shquar me 2 shtresa: krem qumësht
nje ushqyes super i mire, i balancuar me krem çokollatë të shijshme nga lajthia
poshtë.1 prilli i vitit 1996 shënon ditëlindjen e parë të Montes, një lloj krejtësisht i ri i
ëmbëlsirës. Zott Monte fillimisht u prezantua në tregun gjerman, mirëpo shumë
shpejtë ëmbëlsira pushtoi frigoriferët e shumë shteteve evropiane. Monte në gjuhën
italiane do të thotë ‗mal‘. Çdo ditë rreth 1.4 milion copë Monte shiten në mbarë
botën.Pika unike e shitjes se Montes është shija e saj e kremit te qumështit unik i cili
është i pasur dhe kalorik . Dhe sigurisht Monte është prodhuar me madhështinë e artit
të teknologjisë gjermane dhe nuk përmban asnjë element artificial, xhelatinë apo
ngjyrë.
KONKLUZIONET:

Ne baze te anketimeve te konsumatoreve dalim ne perfundimin se kompania
Kosmonte Foods eshte nje kompani qe zoteron nje pjese te mire te tregut. Ka nje
shumellojshmeri produktesh , gje qe i ofron konsumatoreve shume zgjedhje. Duke
patur parasysh qe nje pjese e mire e te intervistuareve e njohin kompanine per
produkte specifike sic jane: "kinder, jogobella panna cotta dhe monte " ne si grup
sugjerojme qe te informohen edhe per produktet e tjera qe i perkasin kompanise
Kosmontes. Media sociale eshte nje pike e forte e kompanise, pasi konsumatoret
nepermjet rrjeteve sociale facebook , instagram, youtube, google, jane njohur me
produktete Cosmontes, sic e treguam dhe tek grafiku me lart. Media sociale ka pasur
nje efektshmeri te larte mbi shitjet e produkteve te kompanise dhe per informimin e
konsumatoreve rreth produkteve. Persa u perket cmimeve qe perdor kompania
konsumatoret ishin mjafte te kenaqur ,madje ishin te gatshem te paguan deri 80% pasi
kane ngelur te kenaqur nga produktet.

192

Konferenca VIII Studentore

REKOMANDIMET
Me poshte jepen disa rekomandime se përse ju duhet të mendoni që të reklamoni
produktet apo shërbimet që kompania juaj ofron online, nëse nuk e keni bërë ende.

 Konkurrentët tuaj me shumë mundësi janë duke u reklamuar online.
 Reklama online kushton më pak.
 Interneti është shumë popullor.
 Informacioni është i arritshëm nga e gjithë bota.
 Informacioni mund të ndryshohet lehtë.
Duhet patur kujdes me targetimin e audiences së synuar në mënyrë që të arrihen
rezultate sa më të larta. Gjithashtu, është me rëndësi kontrolli i klikimeve që ju
merrni përmes një reklamimi. Për këtë duhet të ketë një mekanizëm të vënë në
dispozicion nga website-i në të cilin jeni duke reklamuar për t‘ju thënë se sa shpesh
është parë reklama juaj. Shpesh, numri i klikimeve është edhe vendimtar në vendosjen
e çmimit që duhet të paguani për reklamën. Studimi i këtyre detajeve është i
rëndësishëm po aq sa edhe vetë vendimi për të reklamuar online.

193

Konferenca VIII Studentore

BIBLIOGRAFIA
 www.InternetWorldStats.conm
 www.LearnMarketing.net
 www.SocialBankers.com
 http://www.doingbusiness.org/
 https://www.socialbakers.com/statistics/
 https://www.socialbakers.com/suite/social-media-analytics-and-reporting
 http://www.internetsociety.org/globalinternetreport/2016/?gclid=Cj0KEQjw0I
vIBRDF0Yzq4qGE4IwBEiQATMQlMUmo5_aAzLubzFUmARNZTJrc1oh-
SqCyn28jcpjQehYaAhQD8P8HAQ
 http://www.internetworldstats.com/stats.htm
 http://www.doingbusiness.org/reports/global-reports/doing-business-2017

194

Konferenca VIII Studentore

Dixhitalizimi i sistemit bankar

Anisa Vrenozi, Egi Tabaku

(Administrim Biznesi, Fakulteti i Ekonomisë, UT)

Abstrakt

Ne sot jetojmë në një botë dixhitale, ku konsumatorët janë të lidhur ngushtë me mjetet
dixhitale dhe vitet e fundit po përdoren dhe për të kryer shërbime bankare. Ky studim
u krye duke u bazuar në kërkim të platformave të dixhitalizimit të sistemit bankar në
Shqipëri. Për të kuptuar më mirë benefitet e konsumatorëve dhe institucioneve
bankare kundrejt atyre të sistemit tradicional.

Metodat bazë të përdorura gjatë kërkimit janë intervistat me punonjës të tre bankave
që kanë aktualisht në përdorim platformën dixhitale si dhe intervista me përdorues të
kësaj platformë, nga të cilat janë nxjerrë dhe të dhënat primare. Si të dhëna sekonadre
kemi përdorur të dhëna mbi aktivitetin e llogarisë së një kompanie financiare për të
analizuar si kanë reaguar klientët ndaj shërbimit online. Metoda e prognozimit të
serive kohore me anën e trendit është përdorur për të analizuar të dhënat dhe për të
krijuar një pritshmëri për të ardhmen e afërt.

Konkluzioni në të cilin ka arritur ky studim është që bankat në Shqipëri të cilat kanë
implementuar platformën dixhitale, kanë diferenca të konsiderueshme me platformat
dixhitale te shteteve të Europës. Gjatë analizës identifikohen faktorët kryesorë që
ndikojnë në kalimin nga sistemi tradicional në atë të dixhitalizuar dhe sfidat me të
cilat përballen bankat për të fituar besimin e konsumatorëve për efikasitetin e kësaj
platforme të re.

Ky studimi siguron informacion për çdo student që dëshiron të marrë një ide të
përgjithshme për gjendjen aktuale të dixhitalizimit të sektorit bankar në Shqipëri.
Informacioni shërben si bazë për kërkime të ardhshme në këtë fushë.

Fjalët kyçe: Dixhitalizim, Online, Shërbim, E-Banking, Banka

HYRJE

Çfarë është dixhitalizimi bankar
Dixhitalizimi bankar është procesi i kalimit online të të gjitha aktiviteteve bankare,
të cilat historikisht mund të realizoheshin vetëm në prezencën e klientit në
ambientet e bankës.
Disa nga shërbimet janë:
 Depozitimi i parave, transfertat, tërheqjet
 Kontrolli i balancës së llogarisë
 Aplikim për produkte financiare
 Kredidhënie
 Pagesa faturash

195

Konferenca VIII Studentore

Paraja elektronike

Kontrolli i balancava

Debitim direkt

Depozitim

Kredi

Figura 1: Shpeshtësia e kryerjes së shërbimeve

Në qoftë se i paraqesim në formë piramide frekuencën e kryerjes së veprimeve, në
bazën e piramidës do të vendosim përdorimin e parasë elektronike, ATM, kjo është
një teknologji e hershme, e cila është futur në Shqipëri për herë të parë nga Tirana
Bank dhe Procredit Bank gjatë viteve 1999-2000. Një përdorim më të madh ka
kontrolli i balancave online, gati 70% e pagesave bëhen me debitim direkt në llogari
dhe po punohet për kryerjen e procesit të depozitimit online dhe në majë të priamidës
ndodhet kredidhënia, edhe pse në botë ekzistojnë banka të tilla si ATOM BANK në
Angli23 qëështë plotesisht e dixhitalizuar, duket se për Shqipërinë kjo ditë do të jetë e
largët. Ndonëse është hedhur hapi i parë tek institucioni financiar NOA: plotësimi i
aplikimit per kredi online, ende nuk gjetëm asnjë reference ku të bazohemi për
procesin e analizës së riskut.

OBJEKTIVI KRYESOR

Objektivi kryesor i bankave sot është të rrisin sa më shumë përdorimin e platformës
dixhitale nga vetë konsumatorët. Synimi është të arrijnë eficencen maksimale në
shërbimet bankare, të optimizojnë kostot e tyre dhe të rrisin përfitueshmërinë e
bankës. Në këtë kuadër bankat synojnë të kalojnë shumicën e transaksioneve online
deri në limitin ku të mos cënojë marrëdhënien me klientin. Bankat synojnë sa më
shumë kliente që të përdorin platformen dixhitale, por përqindja varet nga maturiteti i
tregut dhe përbërja e klientelës.

Sfidat me te cilat përballen institucionet bankare janë rregulli, siguria, kultura,
stabiliteti etj. Rregulli dhe siguria janë fakorët kryesorë që ndikojnënë tërheqjen e
klientëve ndaj këtij shërbimi. Klientet ndihen më të sigurt kur veprimet e tyre
konfirmohen nga punonjesit e bankes, por me kalimin e kohes arrijneë të kuptojnë
benefitet e këtij shërbimi.Nëse klientët ndihen të sigurt dhe besojnë në rregullsinë e
transaksioneve online, ata do priren për ta përdorur më shumë këtë shërbim.
Gjithashtu duhet adaptuar kultura e kësaj teknologjie europiane, konsumatorët duhet
të vihen në dijeni të ekskluzivitetit që ofron ky lloj shërbimi dhe per perfitimet e
dyanëshme. Gjithashtu një përqindje e vogël e klientëve mund të friksohen nga
hackera, por ky fakt nuk është faktor pengues, pra nuk përbën shqetësim të madh.

23Artikulli ―Çfarë është dixhitalizimi‖- Eriola Bibolli

196

Konferenca VIII Studentore

Teknologjia dhe dixhitalizimi i sektorit bankar

Teknologjia po ndryshon dhe do të ndryshojë gjithçka. Ajo po kthehet në një faktor
të pamohueshëm të rritjes së cilësisë së shërbimit për klientët, si dhe për uljen e
kostove.

24Katër aftësite kyçe të identifikuara që ndikojnë në shpejtësinë e transformimit:

1. Partneriteti dhe bashkëpunimi- për tu pozicionuar në qendër të ekosistemit
financiar, organizimi i bankave duhet të konsistojë në bashkëpunimin dhe
partenrizimin me teknologjitë e reja (fintech players). Në rang global 45% e
drejtuesve të bankave besojnë se këto aleanca do të sjellin rritjen e
konkurrencës në sektorin bankar.

2. Përshtatshmëria- bankat tradicionale duhet të pershtaten me ritme të njëjta me
zhvillimin e teknologjisë fintech.

3. Inovacioni- ndikon në thjeshtimin e proceseve dhe rritjen e shpejtësisë së
aktiviteteve financiare.

4. Dixhitalizimi-është i domosdoshëm per gjeneratën e re. 52% e drejtuesve të
bankave besojnë se investimi në teknologjinë e telefonave është një tjetër
prioritet.
―Konceptet tradicionale të bankës do të ndryshojnë rrënjësisht dhe
përgjithmonë‘‘-L.WAGLE25

Përfitimet për konsumatorin
 Shërbime bankare 24/7
 Aplikacione‗smart banking‘që mundësojnë disponimin e shërbimeve bankare
nga telefoni cellular, pc.
 Akses në të gjithë varietetin e shërbimeve (investim, kredi, konvertim )
 Shërbim klienti online
 Komisione të ulëta
 Plotësimi i menjëhershëm i nevojave të tyre.
Përfitimet për bankën
 Eleminimi i kostove të departamentit të back-office
 Shmangie të gabimeve manuale
 Reduktimi i kostove të stafit
 Përqëndrimi i specialistëve të bankës në një drejtim të vetëm shitjen e
produkteve financiare

Dallimi midis sistemit tradicional dhe sistemit dixhital
Operacionet tradicionale në fokus kanë kryerjen e shërbimeve në degët e bankave
dhe çdo veprim kryhet me praninë e klientit në degë, kanalet dixhitale janë dytësore
në ofrimin e shërbimeve.

Platforma dixhitale fokusohet tek klienti dhe tek bashkëveprimi i tij me kanalet
dixhitale të kryerjes së shërbimeve bankare. Klienti zgjedh të aksesojë bankën
virtuale dhe të mos paraqitet në degë asnjëherë.

24 Digital Banking Report-Jim Mauros pg 22
25 Retail Banking Trends and Predictions cit-Likhit Wagle manaxher tek IBM Global Business
Services, pg 22

197

Konferenca VIII Studentore

―Online banking‖ vs ―digital banking‖
Pjesa më e madhe i përdor këto dy grupe fjalësh si sinonime, por nuk nënkuptojnë të
njëjtat procese. Sinonim për online banking është internet banking, e-banking ose
banka virtuale. Online banking konsiston në dixhtalizimin e funksioneve kryesore të
bankës, ndërsa ―digital banking‖ përfshin dixhitalizimin e çdo programi dhe aktiviteti
të ndërmarrë nga institucionet financiare dhe klientët e tyre.
Situata e dixhitalizimit në Europë26
Në Europë rrjeti i bankave ka dixhitalizuar vetëm 20-40% te procesve. 90% e bankave
europiane investojnë rreth 0.5% të shpenzimeve totale për dixhitalizimin. Llogaritjet
tregojnë se transformimet dixhitale do të sjellin rritjen e të ardhurave me 30%.
Gjithashtu llogaritjet tregojnë se bankat mund të reduktojnë 20-25% te kostove.
Si shembuj të bankave ndërkombëtare të suksesshme në platformën dixhitale mund të
përmendim: banka Barclays: klientët vizitojnë degën e kësaj banke 2 herë në muaj,
por kanalet elektronike përafërsisht 18 herë; Atom Bank në Mbretërinë e Bashkuar
është një bankë dixhitale e hapur në vitin 2015 dhe funksionin vetëm me përdorimin e
telefonit mobil, pa degë. Vlen të theksohet që vendet skandinave si Norvegiia,
Finlanda, Danimarka etj. kanë penetrimin më të madh të shërbimitdixhital në Europë.
Mendohet që me zhvillimin e pandalshëm të teknologjisë në vitin 2026 bankat të
shndërrohen në ―makina pa shofer‖ që nënkupton funksionimin e sistemit bankar pa
punonjës.

Dixhitalizimit në Shqipëri

Nga 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në tregun shqiptar, vetem tre janë ato të
cilat kanë vënë në funksion të klientëve të tyre platformën dixhitale. Kjo për arsye
sepse këto janë tre bankat që kanë numrin më të madh të klientëve si dhe
aktivitetin më të gjerë financiar. ―Smart app‖ të krijuara nga secila bankë janë të
disponueshme për të gjitha pajisjet Android dhe IOS.27
Në rang global mendohet se në vitin 2026 do ndodhë fenomeni driverless cars,
përsëri për Shqipërinë duket shumë i largët ky fenomen. Bankat edhe pse po
aplikojnë platformën dixhitale përsëri për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të
ofrojnë krahas saj edhe sistemin tradicional. Kjo për arsye se klientët janë skeptike
ndaj kësaj teknologjie të re.
Nisur nga tipologjia e klientëve paraqisim bashkëlidhur grafikun e mëposhtëm ku
paraiqtet përqindja e përdorimit sipas grupmoshave .

26 Artikulli ―Çfarë është dixhitalizimi‖- Eriola Bibolli
27 Ankesi 3: figura 2 & figura 3

198

Konferenca VIII Studentore

Përdorimi 40-60 mbi 60

50%
40%
30%
20%
10%

0%
20-40

Mosha

Grafiku 1: Përdorimi i platformës dixhitale në bazë të moshës

Grupmosha 20-40 vjec zë pjesën më të madhe të përdoruesve. Ata janë më të prirur
ta përdorin këtë teknologji.
Përqindja është rritur ndjeshëm duke shkuar në më tepër se 50 % që shprehin
gatishmërinë për të përdorur shërbimin online.

Efektet e zhvillimit të platformës dixhitale po ndihen tek një prej bankave që e ka
përqafuar këtë teknologji, tashmë ka numrin më të vogël të punonjësve në të gjithë
historinë e saj. Aktualisht janë rreth 180 punonjës nga rreth 1200 - 1300 që kanë
qënënë kohë të mëparshme. Punonjësit sigurisht ishin të vetëdijshëm që rritja e
eficencës në shërbimet bankare dhe përdorimi i platforms dixhitale do të kërkonte
reduktimin e numrit të stafit dhe secili përpiqej të ishte sa më i dobishëm dhe
eficent në punën e tij. Gjithashtu marzhi i gabimeve është më i ulët.

Pritshmëritë për të ardhmen në Shqipëri

Për të krijuar një ide për trendin e përdorimit të platformës dixhitale në vitet e

ardhshme kemi supozuar se të gjithë klientët përdorues të e-banking do të
transferohen në platforma dixhitale.28

Nga analiza kemi dal në konkluzion se trendi i përdorimit të transfertave online ka

ardhur duke u rritur gradualisht, atëherë logjikisht pretendojmë se platforma

dixhitale do të ecë me të njëjtat trende që ka ecur dhe sistemi e-banking. Ky
argumentim bazohet tek reklama që një prej bankave ka bërë.29Argumentimi

nëpërmjet prognozimit të serive kohore me anë të trendit.Kemi paraqitur serinë

kohore që paraqet përdorimin e shërbimit online për kryerjen e pagesave për një

periudhë 12 mujore në llogarine e institucionit XY. Megjithëse ekzistojnë disa

luhatje, në përgjithësi vërehet një trend në rritje të numrit të transfertave që kryhen

online. Natyrisht ne nuk mund të presim një rritje të vazhdueshme të termave të

serisë por një rritje graduale të tyre. Në qoftë se shikojmë paraqitjen grafike të të

dhënave, atëherë ky trend mund të paraqitet me përafërsi në formë lineare.

30Ekuacioni për trendin linar ka formën: Tt=b0 + bi t

Formula për gjetjen e parametrave janë këto: b1 = t- (Σt Σyt)/ n b0=ymes –

b1tmes t2 – (Σt2)/ n

28https://www.raiffeisen.al/digital/index.html aksesuar më datë 20.04.2017
29 Ankesi 3, figura 2
30 Ankesi 2

199


Click to View FlipBook Version