The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Enxhi Mete, 2020-11-25 04:31:10

Periodiku 2/2020

PERIODIKU 2 - 2020

diaspora shqiptare

edhe me letërsinë e perëndimit, duke pësuar tërheqjen e parë drejt
kulturës perëndimore. Gjithashtu u njoh më nga afër me besimin
katolik, me kulturën e gjerë të etërve të kishës, që do ta vinte në
pikëpyetje ekzistenciale besimin në Zot të Isufit.

Kjo qasje e re e kulturës shqiptare në kërkim të përkimeve me
kulturën perëndimore do ta vendoste në udhëkryq studentin e ri të
edukuar deri në atë periudhë me letërsinë perse dhe arabe. Ndërkohë,
djaloshi energjik e kureshtar, i etur për dije, do të kishte fatin të njihej
në Shkodër edhe me shkrimtarët më në zë të kohës, si Gjergj Fishtën,
Ndre Mjedën, Koliqin12 e të tjerë.

Mund të thuhet se lindja dhe rritja në një qytet të bukur bregdetar
si Vlora i mprehu ndjeshmërinë ndaj së bukurës, ndërsa formimi
në një qytet kulture si Shkodra ia kanalizoi shijet drejt letërsisë. Të
kësaj periudhe janë edhe poezitë e para djaloshare për dashurinë,
për bukuritë e natyrës dhe të gruas, ku spikat trishtimi dhe malli
ekzistencial.

c) Franca, ngjizja e filozofit

Në vitin 1933 Isuf Luzaj ndoqi studimet në liceun “Louis Le Grand”,
në Sorbonë. Ky qytet do të plotësonte trekëndëshin gjeografik të
formimit të personalitetit të tij tredimensional: Vlora e rriti dhe e
formoi si luftëtar e patriot, Shkodra ia mprehu shqisat si krijues dhe
sidomos si poet, ndërsa Sorbona ia pasuroi dhe ia kanalizoi mendimin
si filozof.

Në Francën e qytetëruar djaloshi u njoh dhe u brumos me
ndjenjat e iluminizmit francez. Përvetësoi greqishten e lashtë, thelloi
studimin e latinishtes dhe persishtes. Lexoi Eskilin dhe Sofokliun,

12  Në parathënien e vëllimit poetik “I humburi në yje”, Luzaj dëshmon për
botimin e një poezie: “më 1930, në Revistën “Zanë lirijë”, të Gjymnazit të Shtetit
të Shkodrës që drejtonte mjeshtri im i adhuruar Ernest Koliqi”, Isuf Luzaj, arkivi
personal.

445

diaspora shqiptare

Plutarkun dhe Volterin, studioi me ngulm Kantin (Immanuel Kant),
Hjumin (David Hume), Lajbnicin (Wilhelm Gottfried Leibniz), Niçen
(Friedrich Nietzsche), Spinozën (Baruch Spinoza), Hajdegerin dhe
dëgjoi leksione nga filozofët më në zë të botës si Lalande (André
Lalande) e Bergsoni (Henri Bergson), duke dëshmuar një zell të
admirueshëm. Janë vitet që do t’i ushqenin pasionin për filozofinë
e do ta bënin të fillonte të ngrinte pyetjet thelbësore mbi esencës
dhe ekzistencës, të cilave do të rrekej t’u jepte përgjigje gjatë gjithë
jetës, siç shkuan më vonë: “Që në ato vite të para diturie foshnjore në
Sorbonë, më shoqëron, si një hije në pasqyrë, fytyra e mësuesit tim të
adhuruar Henri Bergson dhe, si gozhdë në tru, shpjegimet e tij mbi
Individualitetin dhe Personalitetin, sipas Paskalit”13.

Koha e studimeve të Luzajt në Sorbonë përkon me lulëzimin e
rrymave moderniste e sidomos me formësimin e një filozofie revolte,
si filozofia ekzistencialiste, kuptuar si “ndjeshmëri e pakohë”14 dhe si
kundërshti ndaj çdo shkolle mendimi të mëparshëm, si pakënaqësi
ndaj filozofisë tradicionale dhe dëshirë për ta zbritur atë me këmbë në
tokë, si prirje për të vendosur në qendër të vëmendjes nevojat e vërteta
ekzistenciale të njeriut. Një atmosferë e tillë do të jetë përcaktuese
për formimin e mendimit filozofik të Luzajt, të pasqyruar më tej dhe
në krijimtari.

ç) Mësonjës në Elbasan dhe Korçë

Isuf Luzaj detyrohet të kthehet në atdhe pa i mbyllur studimet,
për arsye të mospërballimit të shpenzimeve, por, vite më pas, do të
rikthehet për të marrë në Sorbonë Diplomën e profesorit të Filozofisë
dhe atë të profesorit të Letërsisë.

13  Isuf Luzaj, Sëmundjet e shekullit tonë, Ombra GVG, Tiranë, 1999, f. 23.
14  Valter Kaufman, Ekzistencializmi nga Dostojevski te Sartri, Plejad, Tiranë, 2011,
f. 10.

446

diaspora shqiptare

Viti 1936 e gjeti mësues në Normalen e Elbasanit dhe, në shtator
të po atij viti, mësues në shkollën e mesme qytetase të Korçës. Korça
është qyteti ku shkrimtari i ardhshëm u njoh me Lasgush Poradecin
dhe poezinë e tij, që do të ndikonte më pas në krijimtarinë poetike
të Luzajt. Në këtë periudhë profesori grumbulloi poezi të shumta të
ruajtura nëpër blloqe shënimesh dhe fletore, si dhe përgatiti vëllimin
e parë poetik “Rrëfimet”, më 1937, i cili nuk pati një fat të mbarë: u
prit ashpër nga kritika, që e hodhi poshtë për përmbajtjen imorale15,
dhe vetëm pak muaj më pas e ndaloi edhe nga qarkullimi për arsye
politike. Censura e atëhershme e Ministrisë së Punëve të Brendshme
ngriti një gjyq për dy nga poezitë e këtij vëllimi: “Neroni që dogji
Romën” dhe “Gjarpri”, në të cilat, sipas akuzuesve, kishte aludime të
qarta kundër mbretit Zog16. Librat u dogjën, ndërsa poeti u arrestua
dhe u mbajt në izolim për 76 ditë. Me ndërhyrjen e mësuesit dhe
mikut të tij, Mirash Ivanajt, lirohet dhe emërohet mësues në Shkollën
Tregtare të Vlorës. Kjo periudhë dëshmon për formimin e vetëdijes
së Luzajt si autor, ngulmimit për të ndjekur në krijimtari arsyet e
nxitjes së brendshme, duke e konceptuar atë si “rrëfim të sinqertë [...]
pa u kujdesur aspak nëse e vërteta rëndon ndonjë fajtor”17.

d) Veprimtar dhe luftëtar në Vlorë

Në këtë periudhë, Luzaj iu përkushtua tërësisht detyrës së mësuesit
deri ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, që shënon
fillimin e një kalvari lufte dhe përpjekjesh edhe për vetë profesorin,
i cili do të përfshihej tërësisht në ngjarjet e rëndësishme historike të
vendit.

15  Gazeta “Shtypi”, 1937, P. në rubrikën “Kritika Letrare”: “…një tok poezish të
lira dhe të pa fre moralisht”.
16  AQSH, Dosja 713, nr. 161, viti 1940, Relacion i Drejtorisë së Policisë rreth
dyshimeve për veprimtari antifashiste të prof. Isuf Luzaj; kësaj ngjarjeje Luzaj i ka
kushtuar edhe poezinë “Kohë turpi” në vëllimin Lamtumira e yjeve, vep. cit., f. 180.
17  Isuf Luzaj, Festimi i yjeve, Agonia dhe ekstaza, Ombra GVG, Tiranë, 2013, f. 7.

447

diaspora shqiptare

Pushtimin e priti me pushkë së bashku me 12 nxënës të shkollës
tregtare, të organizuar prej tij. Më 21 prill profesor Isuf Luzaj u
arrestua sërish, por kësaj here përfundoi në burgjet e Italisë, së bashku
me nxënësit e tij dhe me antifashistë të tjerë18. Periudha nga viti 1940
deri në vitin 1944 do të shënojë një veprimtari të ngjeshur të Isuf
Luzajt si luftëtar e patriot në shërbim të vendit, në luftën për çlirim
nga fashizmi. Luzaj e identifikonte atdheun dhe dashurinë për të me
vendlindjen,Vlorën; ndaj është pikërisht ky vend që i ushqeu dëshirën
për veprim dhe e edukoi me shpirtin e sakrificës dhe revoltës.

dh) Në burgjet e Italisë

Vitet e burgut në Ventotene (Ventottenne) dhe ato të internimit në
Areco (Arezzo) të Italisë ishin të mbushura me veprimtari për Luzajn,
që vazhdoi të ushtronte profesionin e mësuesit edhe brenda mureve
të qelisë dhe njëkohësisht të rrihte mendime e të bashkonte forcat
me antifashistë të tjerë të dënuar, të cilët u bënë figura historike të
rëndësishme për ngjarjet e kohës, si Leonidha Naçi, Llazar Trembo,
Llazar Fundo, Selman Riza, Abaz Ermenji, Faslli Frashëri, Myzafer
Pipa etj.19 Sipas dëshmive të vetë autorit, ai ishte i pari që propozoi
krijimin e Partisë Socialdemokrate në burg,duke hartuar njëkohësisht
statusin dhe programin e saj20.

Në Ventotene u njoh edhe me Sandro Pertinin21, kryetarin e
Partisë Socialiste Italiane, me të cilin ruajti miqësi edhe më pas kur
ky i fundit u zgjodh President i Italisë, si dhe me Umberto Terraçinin,
kryetarin e Partisë Komuniste e më pas president i Asamblesë

18  AQSH, Dosja 1139, Fondi 149, f. 55, Lista e të dënuarve në burgjet italiane.
19  Isuf Luzaj, “Ditari i përpjekjes” te Filozofia e Bukurisë, vep. cit, f. 60-70.
20  Po aty.
21  Faksimile e letrës së Presidentit të Republikës së Italisë, Sandro Pertini,
dt. 15.08. 1984, në të cilën i kujton Isuf Luzajt shoqërinë e vjetër të burgut të
Ventotenes dhe e fton të vijë e ta takojë, arkiva personale e Isuf Luzajt.

448

diaspora shqiptare

Kushtetuese Italiane. Siç dëshmon dhe në “Ditarin e Përpjekjes”,
ditët në internim në Kortona ishin ditë të programuara pune dhe
studimi, sepse, sipas filozofit, “Një jetë e rregullt lë kohë edhe për
argëtim, një jetë e rregullt pasuron shumë magazinën e memories me
njohuri të reja kulturore, një jetë e rregullt është kënaqja më e mirë
e jetës…”22

Vitet në Itali i shërbyen që të merrte njohuri mbi psikologjinë
dhe sociologjinë, të njihte shoqërinë dhe kulturën italiane dhe
njëkohësisht të binte në kontakt me gjuhën dhe kulturën angleze,
meqenëse në kamp gjendeshin mbi 50 të internuar anglezë. Kësaj
periudhe i përkasin një seri shkrimesh23, si dhe përkthimi i “Kuranit”
nga arabishtja, të cilat, për fat të keq, humbën gjatë periudhës së
luftës.

e) Kthimi i fundit në Vlorë

Në korrik të vitit 1942, me ndërmjetësinë e Ernest Koliqit, ish-
profesorit të tij në Shkodër, Isuf Luzaj u lirua dhe u kthye në Vlorë,
por gjatë gjithë kësaj kohe do të ishte nën vëzhgimin e rreptë të
autoriteteve në fuqi24. I detyruar nga rrethanat, qe ndër të parët që u
hodh në ilegalitet dhe ndër nismëtarët e parë të Komitetit Krahinor
të “Ballit Kombëtar” për Vlorën, së bashku me Hysni Lepenicën
e Skënder Muçon. U shqua në disa luftime, sidomos në betejën e
Gjormit.

Mori pjesë gjithashtu si delegat i “Ballit Kombëtar”në Konferencën
e Mukjes,më 1943,ku mbrojti tezën nacionaliste të Shqipërisë etnike.
Më pas u caktua nga Mit’hat Frashëri për të punuar për organizimin

22  Isuf Luzaj, “Ditari i përpjekjes” te Filozofia e Bukurisë, vep. cit., f. 81.
23  Po aty.
24  AQSH, Fondi nr. 153, Dosja 31, pa vit, f. 67, Letër drejtuar Zyrës së policisë
ku paraqiten ankesa për mosmarrjen në survejim e ndjekje të vazhdueshme të prof.
Isuf Luzajt, i konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë.

449

diaspora shqiptare

e forcave nacionaliste në Dibër, Mat, Lumë, Shkodër, Kukës, Mirditë.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Luzaj u kthye në Vlorë i lodhur,

i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të “Ballit Kombëtar”.
Me largimin nga radhët e tyre u përpoq të realizonte ëndrrën e
projektuar që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate.
Kësaj here ia arriti qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim
Kokalarin, Kujtim Kuculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Çelën.
Partia e porsakrijuar e shtriu aktivitetin e saj në Tiranë, Shkodër,
Vlorë dhe nxori shtatë numra të gazetës “Zëri i lirisë”25, ku profesori,
përveç programit, botoi me pseudonim edhe shkrime filozofike e
vjersha.

Marrja e pushtetit nga komunistët do të shënonte edhe dështimin
përfundimtar të Isuf Luzajt në aktivitetin e tij politik në Shqipëri.
Në ditarët e tij dëshmon për njohjen e vjetër që kishte me Enver
Hoxhën, që kur ishin studentë në Francë e më pas në Liceun e
Korçës, për kundërshtitë parimore me të për drejtimin që duhet të
merrte Shqipëria26 Kështu, ardhja e komunistëve, më 28 nëntor 1944,
vulosi edhe largimin përgjithmonë të Isuf Luzajt nga: atdheu, Vlora,
familja, gruaja shtatzënë dhe katër fëmijët e vegjël.

Ngjarjet e ngjeshura dhe të dhimbshme të përjetuara në Shqipëri,
burgimet, përndjekjet dhe lufta, do të përbëjnë lëndën më të
rëndësishme të krijimtarisë së autorit. Për vite të tëra e ndoshta
për gjithë jetën, koha e qëndrimit në atdhe do të rivlerësohet, do
të rishikohet me mendje më të pjekur, gjithmonë e veshur me
shkëndijime malli.

25  AQSH, Fondi 270/7, dosja 2/2, Gazeta “Zëri i lirisë”, nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7.
26  Në Ditarin e përpjekjes, Luzaj dëshmon se thirrjes së E. Hoxhës për t’u bashkuar
me komunistët, ai iu përgjigj: “Jam i sigurtë që fitorja sovjetike do ta mbulojë
Evropën Lindore dhe atë Juglindore dhe ju do ta fitoni këtë luftë. Unë nuk kam
as frikë dhe as turp, siç thua ti, shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unë nuk
kam turp nga ndërgjegjja ime që nuk beson në ideologjinë marksiste-leniniste, si
zhvillimi më i mirë i jetës së popujve. Besoj në demokraci”.

450

diaspora shqiptare

ë) Arratia në Itali

Luzaj mërgimtar do të gjakojë me çdo mënyrë të japë një ndihmesë
për vendin e tij nën diktaturë, duke përdorur armët intelektuale.
Shkroi ese kundër komunizmit, mori pjesë në konferenca e kongrese
ndërkombëtare, në të cilat argumentoi se teoria marksiste, si bazë
filozofike e komunizmit, është një teori e dështuar dhe kthen
detyrimisht në diktaturë cilindo shtet që e bën bosht të politikës së
tij27. U aktivizua gjithashtu në Organizatën e Bashkimit Evropian
kundër Komunizmit, në të cilën merrnin pjesë 18 entitete etnike
evropiane, duke u zgjedhur sekretar i përgjithshëm, siç dëshmohet
dhe nga korrespondenca e tij e pasur me emra të rëndësishëm të
politikës botërore28.

Në odisenë mërgimtare, qëndrimi në Romë përbën një etapë të
shkurtër, por të rëndësishme. Si njohës i mirë i disa gjuhëve, Luzaj
u punësua si Klasifikator i përgjithshëm i Indeksit në Bibliotekën e
pasur të Vatikanit, duke iu dhënë mundësia të kalonte nëpër duar
qindra e mijëra libra dhe dokumente arkivore të rëndësishme, që do
të ndikonin në thellimin e dijeve dhe kulturës së tij, ndërkohë që
jepte edhe leksione filozofie si profesor i jashtëm në Universitetit
Gregorian, si dhe më pas në Universitetin Bokoni të Milanos, ku u
njoh gjithashtu edhe me personalitete të rëndësishme të politikës
dhe kulturës italiane.

27  Faksimile e letrës së Presidentit të Këshillit të Ministrave Alcide De Gasperi,
më datë 14.12.1947, në të cilën e falënderon për botimin e esesë “Komunizmi në
teori dhe praktikë” dhe jep vlerësimin e tij pozitiv mbi të; arkivi personal i Isuf
Luzajt.
28  Faksimile të letrave drejtuar Isuf Luzajt nga personalitete të kohës, si
p.sh.: Letra e Pena Botto-s, presidentit të Organizatës Panamerikane kundër
Komunizmit, dt. 18.12.1954, në të cilën e njofton për zgjedhjen e prof. Luzajt
si sekretar i përgjithshëm i komisionit teknik dhe politikave botuese; Letra e
Presidentit të Republikës Argjentinase, Gjeneral Aramburu-së, dt 10.01.1958, në
të cilën, pasi vlerëson kontributin e tij letrar dhe akademik, e njofton për zgjedhjen
e tij si president i delegacionit argjentinas në Kongresin Panamerikan kundër
komunizmit; arkivi personal i Isuf Luzajt.

451

diaspora shqiptare

Në arkivat e Vatikanit, Luzaj zbuloi shumë dokumente që hidhnin
dritë mbi ndodhitë politike në Shqipëri, të cilat përbëjnë dhe lëndën
ndihmëse të “Ditari i përpjekjes”29 në katër vëllime, botimi i plotë i të
cilit do të jetë një ndihmesë me rëndësi për historiografinë shqiptare.
Sipas rrëfimeve të tij në këtë ditar, në kështjellën e Jakomonit,
në Banjoli Frosimone, gjendet një thesar i madh për historinë e
Shqipërisë: “...tri vëllime Historie dhe dy defterë të trashë me
fotografi të shtetasve shqiptarë”.

f ) Karriera në Argjentinë

Përgatitja profesionale e ndihmoi Isuf Luzajn të vendosej në
Buenos-Ajres të Argjentinës, më 1948, ku fitoi konkursin për vendin
e profesorit të gjuhës frënge në Seminarin Katolik. Vendosja në
Buenos-Ajres përbën fillesën e një karriere të shkëlqyer si profesor,
bazat e së cilës i kishte hedhur qysh në vendin e tij.

Aktiviteti gati pesëmbëdhjetëvjeçar në Buenos-Ajres u përqen-
drua kryesisht në mësimdhënie dhe hartim programesh shkollore
për Universitetin Shtetëror30. Për merita në punë, Luzaj u zgjodh
këshilltar i ministrit të Arsimit dhe drejtues i reformës arsimore
në shkollat e mesme. Me iniciativën e tij u krijua Instituti francez
“La France a l’etranger”, më 1956, i vizituar dhe i vlerësuar nga vetë
Dë Gol (Charles De Gaulle)31, i cili i dhuroi Institutit, në shenjë

29  Pjesë nga “Ditari i përpjekjes” janë botuar te “Filozofia e Bukurisë”, vep. cit., f.
13-97.
30  Faksimile e letrës së Presidentit të Republikës Argjentinase Arturo Frondizi,
dt. 07.08.1961, në të cilën i njofton vendimin e marrë për emërimin e Luzajt
si këshilltar teknik në Ministrinë e Arsimit për zbatimin e planit të reformave
arsimore të ideuar nga vetë profesori; arkivi personal i Isuf Luzajt.
31  Faksimile e letrës së Presidentit të Republikës Franceze, Charles De Gaulle, dt.
14. 07. 1961, në të cilën e përgëzon për veprimtarinë e tij dhe për fjalimin e mbajtur
në konferencën mbi ndikimin e qytetërimit francez në botë; arkivi personal i Isuf
Luzajt.

452

diaspora shqiptare

mirënjohjeje për punën e bërë, 12 258 vëllime të letërsisë e të
filozofisë frënge, si dhe një shumë parash. Në këtë Institut u njoh dhe
me Borgesin (Jorge Luis Borges), që, bashkë me intelektualë të tjerë
me famë në Argjentinë, ndoqën një kurs të lirë mbi Moralin, Etikën
dhe Estetikën, të mbajtur nga Isuf Luzaj.

Për punë të shkëlqyer u dekorua nga Parlamenti argjentinas me
medaljen “Luchador por la Paz”, më 1954, që do të pasohet vite më
vonë nga medalja “Për paqen”, e akorduar nga Presidenti i Amerikës,
më 1956.

Shkëputja nga atdheu i rëndonte gjithnjë e më tepër Luzajt, ndaj
gjeti rastin të bashkonte emigrantët shqiptarë në Argjentinë, duke
krijuar Shoqatën Kulturore Shqiptare në Buenos-Ajres, me 1800
anëtarë italo-shqiptarë të Jugut të Italisë, në përbërje të të cilëve
kishte dhe 200 shqiptarë të Shqipërisë etnike. Për fëmijët e tyre hapi
dhe një shkollë ku jepte falas mësime të gjuhës shqipe.

Mësimdhënia, hartimi i programeve dhe aktiviteti politik
përbënin veprimtarinë kryesore të autorit, që, paralelisht, bluante
dhe shkruante pa ndërprerje vargje dhe ese filozofike. Shkrimi, siç
dëshmon dhe në ditarët e tij, është thelbi që i jep kuptim qenies së
tij. Vëllime të tëra, të shkruara me dorë dhe të ruajtura në arkë, janë
duke pritur ditën e botimit.

Në Argjentinë Luzaj provoi për herë të dytë shijen e daljes
në dritë të librit të tij. Është romani “Los Rios Bajan Rojos”32
(“Lumenjtë zbresin të kuq”), të cilin, çuditërisht, e ndoqi gati po i njëjti
fat si me librin e parë. Botohet dhe ditën e pestë, pas shitjes së vetëm
100 kopjeve të para, zhduket nga qarkullimi, për shkak se Partia
Komuniste Argjentinase i bleu të 20 000 kopjet, me qëllimin e vetëm
që vepra të mos propagandohej ndër lexues.

Romani e bëri të njohur në rrethet kulturore e letrare të vendit
dhe mori vlerësime edhe nga autorë të rëndësishëm si Luis Borgesi

32  Yusuf Luzay, Los Rios Bajan Rojos, Ultramar, Buenos Aires, 1956.

453

diaspora shqiptare

e Pablo Neruda33. Shkrimi në gjuhën spanjolle dëshmon për njohjen
dhe zotërimin e shkëlqyer të kësaj gjuhe nga autori, si dhe për
thellimin në studimin e letërsisë latino-amerikane, gjë që do të lërë
gjurmë në krijimtarinë e tij.

Kështu,udhëtimet odiseiane e pasuruan Isuf Luzajn me eksperiencë,
dije e kulturë, duke ia zgjeruar diapazonin krijues. Formimi i autorit
kalon në disa pika kyçe me një shtrirje të rëndësishme hapësinore e
kohore: nga Vlora bregdetare, ku përvetësoi arabishten e persishten,
ku mprehu ndjenjat atdhetare përmes poezive të Naim Frashërit apo
poetëve të tjerë të Rilindjes, ku këndoi poezitë e para të poetëve të
Orientit, Shiriazit e Sadiut; në Shkodrën e kulturës, ku u njoh me
vargjet e Fishtës dhe Mjedës,si dhe me fenë katolike,që ia baraspeshoi
besimin dhe ia shtoi kureshtjen dhe dilemat mbi ekzistencën e njeriut
dhe të perëndisë; më pas Sorbona dhe përplasja me qytetërimin
francez e më gjerë, atë perëndimor -të njohur shumë pak deri në atë
kohë, me hapësira të reja mendimi të rrymave të reja moderniste e të
filozofisë ekzistencialiste në veçanti - i hapi mendjen për të rivlerësuar
dijet e marra; Korça dhe rrethet e saj kulturore në kohën më të artë
të Liceut francez, njohja me shkrimtarët e atyre viteve, që do të zinin
më pas një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe si Poradeci, e
bënë të vetëdijshëm si krijues, duke e ndihmuar në botimin e vëllimit
të parë; vitet e luftës do të ishin vitet e pashlyeshme të farkëtimit të
personalitetit dhe të provës së guximit për të realizuar idealet në të
cilat besonte dhe që iu bënë bosht qëndrese, që i mbrojti me mençuri
e maturi gjatë gjithë jetës; Italia do të ishte vendi që i vuri në provë
ekzistencën dhe i kaliti durimin që në kohën e burgut e deri në atë
të arratisë. Kjo e fundit përbën edhe kthesën e jetës së tij: një jetë
tashmë përkushtuar studimeve dhe mësimdhënies.

Argjentina do ta njihte me një kulturë të re dhe me një letërsi

33  Faksimile të letrës së Pablo Nerudës, dt. 17.08.1954, ku e njofton se Borgesi i
ka dërguar romanin e tij “Lumenjtë zbresin të kuq” dhe shpreh vlerësimin për stilin
poetik të autorit; arkivi personal i Isuf Luzajt.

454

diaspora shqiptare

tërësisht origjinale, gjë që do të ndikonte në krijimtarinë e tij letrare; do
të ishte gjithashtu vendi ku krijoi lidhjet dhe shkëmbimet e rëndësishme
me autorë të njohur si Borges apo Neruda. Në këtë vend dhe në gjuhën
spanjolle do të botonte veprën e parë në prozë, një roman që, ende pa
u shpërndarë, u bë shumë i kërkuar si vepër e ndaluar.

g) Amerika: ndalesa e fundit

Në mesin e jetës, me një formim të gjithanshëm në letërsi, sociologji,
psikologji, filozofi; me njohuri në disa gjuhë, si: persisht, arabisht,
frëngjisht, italisht, spanjisht, anglisht; me vlerësime për punën si
profesor i filozofisë, hartues programesh dhe autor artikujsh në revista
e kumtesash në konferenca shkencore; Luzaj troket në Amerikë, më
25 mars 1965, për të kulmuar në karrierë si profesor filozofie dhe për
të shtuar krijimtarinë në gjuhën shqipe.

Iu dha me përkushtim idesë reformuese në filozofinë e pedagogjisë
mbi rrugën që duhet zgjedhur për edukimin e brezit të ri, tek e cila
besonte me ngulm: “Jo luftë ndaj krimit, por luftë për të formuar
virtyte”. Idenë e tij e shtjelloi në një sërë artikujsh e kumtesash në
revistën “Instruction and Education” dhe u përpoq ta zbatonte gjatë
karrierës së gjatë si mësimdhënës, fillimisht në Akademinë “Colebrok”
në Universitetin e New Hampshire, më pas në Barat College, Lake
Forest, Illinois, e më tej si profesor filozofie në Universitetin e Indianës.

Puna e tij u vlerësua me titullin e lartë “Profesor i Amerikës”,
akorduar nga vetë Presidenti Regan i pranishëm në ceremoni, në të
cilën Luzaj shprehet: “I lutem Zotit të mos jetë e vërtetë kjo që mendoj
unë. Se unë mendoj që kam mësuar më shumë unë nga ju, se ju nga
mua”.

Ndonëse ia doli mbanë përpjekjes për të fisnikëruar shpirtin dhe
për të dhënë sa të mundej prej vetes, mbeti gjithnjë me mëdyshjen
brejtëse dhe keqardhjen e thellë se asnjë nga nxënësit që e deshën

455

diaspora shqiptare

dhe e admiruan nuk ishte shqiptar, bashkatdhetar i tij. Kjo ka qenë
dhe një nga shtysat kryesore që e bëri të punonte me orë të zgjatura
për t’i hedhur të gjitha idetë e tij -si fluturimet poetike, ashtu
dhe arsyetimet filozofike apo esetë psikologjike e sociologjike- në
gjuhën shqipe e për t’i ruajtur duke pritur me ankth ditën kur do të
kapërcenin oqeanin.

Auditorë të shumtë me studentë në Amerikë ndoqën për vite të
tëra leksionet e Luzajt, të nisura qysh me interpretimin e filozofisë
së Zhan-Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre)34. As dalja në pension nuk
do t’ia ndërpriste energjinë dhe dëshirën Isuf Luzajt për të dhënë
kontributin e tij si profesor i nderuar. Vazhdoi punën deri në
vitin 1989 si profesor i lëndës së Filozofisë së shekullit njëzet, në
Universitetin e Indianës, ku dhe iu dha titulli “Profesor Nderi”.

Në vitet 1998–1999 përgatiti Bibliografinë për programet e
studimeve për nxënësit në Kolegjin Barat, për Universitetin e
Ilionoisit, dhe Kolegjin Uashington të Çikagos.

Isuf Luzaj është një figurë komplekse ku ndërthuret luftëtari,
politikani, filozofi, sociologu, psikologu, mësuesi, poeti, rrëfimtari,
me një prodhimtari të habitshme, që kërkon njohje dhe studim.
Vetëm kumtesat e mbajtura në kongrese e konferenca të ndryshme
shkencore nëpër botë mund të përbëjnë një objekt kërkimesh më
vete. Kështu, në vitin 1950, në Bueons-Ajres, Argjentinë35, mbrojti
tezën: “Filozofia dhe ideologjia socio-politike në Evropë”, një punim prej
93 faqesh, i botuar më pas nga revista “Veritas”; më 1953, në Boston,
diskutoi për kohën që nga Sokrati, Aristoteli, Platoni, deri te Martin
Hajdegeri e Sartri në një punim prej 113 faqesh me titull: “Paralelizmi
filozofik”; më 1954, në Romë, u njoh nga afër me personalitete si De

34  Isuf Luzaj ka qenë përkthyes dhe interpretues i leksioneve të Sartrit gjatë disa
leksioneve të mbajtura prej këtij të fundit në Universitetin e Harvardit, Ilinoisit e
Indianës; arkivi personal i Isuf Luzajt.
35  Këto të dhëna janë marrë nga bibliografia e botuar nga Xhevat Beqaraj, bazuar
në të dhënat e arkivit të Luzajt dhe botuar në revistën “Të drejtat e njeriut”, nr. 3,
2001, f. 107.

456

diaspora shqiptare

Gasperi (Alcide De Gasperi), Maria Belonçi (Maria Belonci), Benedeto
Kroçe (Benedetto Croce), pas fjalimit me temë: “Filozofia e historisë
dhe arsyeja e konsekuencës në Evropë”; më 1956, në Kalkuta të Indisë,
trajtoi temën: “Paralelizmi filozofik në mes të besimeve, Konfucionizmi,
Budizmi, Kristianizmi, Islamizmi”; më 1960, në Venecia të Italisë,
mbajti referatin: “Filozofia e revolucioneve: francez (1789), gjerman,
italian, rus dhe pasojat e tyre. Lufta nëpër botë deri më sot”; në Bagdad,
më 1962, “Reminishenca filozofike në besimet, Konfucionizmi,
Budizmi, Kristianizmi, Islamizmi, Ungjilli dhe Kurani”; në Paris, më
1967, “Institucionizmi bergsonian dhe Negjocizmi”; në Londër, më
1979, “Filozofia e qytetërimit Judeo-Kristian”; në Berlin, më 1982,
“Dekadenca e qytetërimit të shekullit tonë të sëmurë dhe përparimi
teknologjik amerikan”; në Madrid, më 1986, “Filozofia e historisë dhe
letargjia e qytetërimit spanjoll latino – amerikan”; në Tokio, më 1987,
“Mbi paralelizmin dhe vdekjen e qytetërimeve. De Sanktis dhe Toynbee”;
në Stamboll, më 1988, “Filozofia kristiane dhe islamike, përmbledhje.
Akorde dhe Disakorde”; në Amsterdam, më 1989, “Mbi rrymat
filozofike të shekullit të njëzetë”; në Kopenhagën, më 1990, “Filozofia
Euro-Anglosaksone, Amerikane në shekullin e njëzetë”; në Meksikë, më
1991, “Dekadenca e filozofisë Latino-Amerikane, shkaqe dhe arsye”.

Po kështu me interes janë pjesëmarrjet dhe kumtesat e mbajtura në
kongreset ndërkombëtare mbi mbrojtjen e demokracisë, në të cilat e
vuri theksin në zbërthimin dhe hedhjen poshtë në mënyrë shkencore
të teorisë marksiste, si dhe argumentimin teorikisht të idesë së tij të
kahershme se shteti demokratik i hap udhën zhvillimit të një vendi.
Kështu, në Rio-de-Zhanejro, më 1955, mbajti referatin: “Konflikte
midis Marksizmit dhe Demokracisë”; në Lima, më 1959, “Komunizmi
në teori dhe praktikë në URSS, në Evropën Lindore dhe Juglindore”; në
Tajvan, më 1969, “E ardhmja e socializmit Euro-Aziatik. Stalini dhe
Maoja”; në Stamboll, më 1972, “Evropa Lindore dhe Juglindore, Ballkani
dhe Shqipëria”; në Sidnei të Australisë, më 1980, referoi: “Dekadenca e
utopisë marksiste. Jugosllavia, Shqipëria, Bullgaria dhe URSS”; në Athinë,

457

diaspora shqiptare

më 1981, mbajti fjalimin: “Arsyet e shkërmoqjes së një bese shekullore, e
ardhmja e popujve të robëruar; evolucioni pa revolucion”.

Ndoshta vetëm ky kontribut, si studiues filozofie dhe historie, i
dhënë për më tepër se gjysmë shekulli, do të mjaftonte për ta përshirë
Isuf Luzajn në Fjalorin enciklopedik shqiptar. Por filozofi së thelli
është poet dhe eseist, ndaj kumtesat janë një pjesë shumë e vogël
e studimeve dhe krijimeve të tij. Janë ende të panjohura arsyet pse
autori nuk provoi më të botonte në gjuhë të huaj, por i ruajti shkrimet
në gjuhën shqipe me shpresën e botimit në vendin e tij.

Viti 1990, viti i përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, e
gjeti në mbyllje të karrierës si profesor filozofie, ndërkohë që është
një personalitet i njohur i kësaj fushe në Amerikë e më gjerë, por
njëkohësisht një emër krejtësisht i harruar në vendin e tij. Është e
vështirë që pas një shkëputjeje të gjatë gjysmëshekullore, të gjenden
rrënjët, të gjenden shtigjet për të ardhur në atdhe.

Të parat përvijime të jetës dhe krijimtarisë së Isuf Luzajt i bëri të
njohura në Shqipëri gjuhëtari dhe miku i tij Fatmir Agalliu, për të
pasuar mandej me dëshmitë e poetit Xhevahir Spahiu36. Por një pjesë
të mirë të testamentit të tij të pasur letrar, Isuf Luzaj ia besoi mikut
të shtëpisë dhe shkrimtarit Xhevat Beqaraj, i cili, me besnikëri dhe
ngulmim të admirueshëm, ka përgatitur për botim dorëshkrimet e
shumta të autorit, të shkruara ngutshëm e me zell gjatë një periudhe
pesëdhjetëvjeçare. Më pas arkivi i Luzajt u dorëzua në Institutin e
Studimeve Historike “Lumo Skëndo” për një punë më profesionale
dhe të kujdesshme, për nxjerrjen në dritë të dorëshkrimeve të autorit.
Vlen të theksohet vështirësia në deshifrimin e shkrimeve, të cilat janë
të gjitha në dorëshkrim, si dhe sistemimi i gjithë krijimtarisë sipas
një rendi kronologjik të shkrimit.

Është e natyrshme që një vepër e shkruar në një kohëzgjatje
disavjeçare nuk mund të bëhet e njohur në një ditë dhe as në pak
vite; vetë intensiteti dhe krijimtaria e ngjeshur e autorit do të duan
një kohë të gjatë fillimisht njohjeje e më pas vlerësimi.

36  Xhevahir Spahiu, “Isuf Luzaj-një minierë përtej Oqeanit”; botuar te “Përpjekja” -
Nr. 3, qershor 1998, f. 35-36.

458

diaspora shqiptare

Me miratimin e autorit, sa qe gjallë, përpos botimeve të dy veprave
të para: “Rrëfimet” (1937) dhe “Lumenjtë zbresin të kuq” (1956), u
botuan edhe veprat: “Gloria e çmendjes” (1995), poemë; “Ekzistenca
dhe boshësia” (1996), mendime filozofike; “Sëmundjet e shekullit
tonë” (1999), ese filozofike; për të pasuar pas vdekjes së autorit me:
përmbledhjen më të rëndësishme poetike “Lamtumira e yjeve” (2001);
“Topografi labçe”, poemë (2001); “Përtej të mirës e të ligës”, poezi,
ese, mendime filozofike (2003); “Ripërtëritja e fuqive shpirtërore”,
refleksione filozofike (2005); “Filozofia e bukurisë”, pjesë ditarësh, ese
dhe rrëfime për vetveten (2009); “Festimi i yjeve, Agonia dhe ekstaza”
(2013), rrëfime për vetveten, analiza, ese, poezi; “Princesha Rugina”,
tragjedi me tri akte (2015); “Vallja e luleve”, poemë (2016); “Kujdesjet
e bletës”, vëll. I dhe II, përmbledhje leksionesh filozofike (2017).

Ndërkohë që në testamentin e autorit ka mbi pesëdhjetë vepra që
presin dritën e botimit, vetëm pesëmbëdhjetë veprat e botuara deri
më tash do të mjaftonin për t’i bërë vend Isuf Luzajt në kulturën
shqiptare e veçanërisht në letërsinë shqipe.

Jeta e një njeriu të rëndësishëm rrëfehet për gjithçka që ka bërë
në shërbim të njerëzimit, parë në këndvështrimin social, dhe jo duke
fshehur apo duke mos përmendur pjesën më të rëndësishme të
ajsbergut që, në rastin e një poeti, përbën tharmin e lëndës poetike:
brengat, vuajtjet e dashuritë personale.

Krijimtaria e Isuf Luzajt nuk mund të kuptohet pa dashuritë e
jetës së tij: familja dhe dhimbja e shkëputjes prej saj; dashuria ndaj
figurës së femrës dhe grave të jetës së tij, të cilave u kushtoi një pjesë
të mirë të krijimtarisë; miqtë që në të shumtën e rasteve e zhgënjyen.
E gjithë kjo do të kërkonte ndoshta një kërkim më të vëmendshëm e
më të hollësishëm sesa çka mund të shfaqet e të duket në ato që janë
botuar deri më tani.

Isuf Luzaj e mbylli jetën jashtë atdheut: vdiq në Çikago, më 27
nëntor 2000. Vetëm një nga amanetet e tij është plotësuar deri më
tash: të varrosej në Vlorë, në vendlindjen e tij.

459

diaspora shqiptare

II. SHQIPËRIA E ISUF LUZAJT – PËRPJEKJE
PËR PAQE

Çfarë është atdheu për një mërgimtar? Vetëm vendi i mallit
dhe i ëndrrërrime, apo dhe shënjimi i urrejtjes, përballjes dhe
papajtueshmërisë?

Në pjesën më të madhe të veprave të tij,  Isuf  Luzaj  i drejtohet
vendit dhe vendësve duke dëshmuar personalitetin e tij: poetin,
filozofin dhe mësuesin, me prirjen dhe dëshirën për t’i shkrirë të tria
në atë të udhërrëfyesit shpirtëror të shqiptarëve.

Isuf Luzajn e lidh me Shqipërinë malli dhe dhimbja, e lidh origjina
e pashmangshme dhe identifikuese si plagë e pashëruar dhe asnjëherë
e mbyllur. Është një marrëdhënie problematike në të cilën ngërthehet
trupi dhe shpirti, siç mëton gjithë kohës të arsyetojë vetë autori.
Ky ngërthim i pazgjidhshëm e bën pjesëmarrës tërësisht në temën
shqiptare. Endjet nëpër botën e qytetëruar e bënë të vetëdijshëm
Luzajn për prapambetjen e vendit të tij, por sa më shumë të shtohej
kureshtja për të ditur rreth botës, aq më tepër i hidhërohej shpirti
dhe i rritej dëshira për të ndihmuar atë pjesë të pamohueshme të
identitetit. Kësisoj, “subjekti krijues [vendoset] ndërmjet një pranie
të Tjetrit dhe një mospranie apo mungese të Vetes”37. Kjo kundërshti
e përjetuar dendur nga Rilindësit, trashëgohet me një frymë edhe
më të ngarkuar emocionalisht dhe moralisht te brezi i të arratisurve
dhe i të përjashtuarve në vitet e diktaturës, të cilët, në pamundësi të

37  Sabri Hamiti, Tri ese për Konicën në Letërsia moderne shqipe, vep. cit., f. 111.

460

diaspora shqiptare

prerë për t’u kryer në Atdhe, u dënuan përjetësisht me mallin për të.
Dënimi iu dha nga bashkatdhetarët, ndaj, për rrjedhojë, qëndrimi
kundrejt vendit është dyfaqësh: zemëratë dhe urrejtje për të gjithë
ata që nuk ua lejuan kthimin dhe mbanin nën zgjedhë familjarët e
bashkatdhetarët e tjerë,e po aq mall për vendin e lindjes; keqardhje për
të dënuarit dhe për të gjithë atë masë njerëzish që nuk lartësoheshin
sa për ta përmbysur diktaturën komuniste.

Të gjitha esetë, kumtesat, ditarët dhe kujtimet e Luzajt mbajnë
erë malli e vuajtjeje për Shqipërinë; të gjitha i ndërthurin problemet
në mënyrë të tillë që të kulmojnë me rrugëzgjidhjen që duhet t’i
jepet çështjes shqiptare. Bota përqark përjetohet nga autori edhe
më e huaj se ç’do të kishte qenë sikur zgjedhja për të jetuar jashtë
vendit të kishte qenë një zgjedhje e lirë, sikur rrugët e komunikimit
me Shqipërinë të mos ishin ndërprerë, për më tepër që, në rastin e
Luzajt, autori u detyrua të shkëpuste përgjithmonë lidhjet me gruan
dhe fëmijët, të cilët u persekutuan nga regjimi komunist. Kjo është
një arsye thelbësore që e pengon Luzajn të ndihet qetësisht qytetar i
botës dhe në paqe me vendin e tij.

Shqipëria e Luzajt, ndryshe nga ajo e Konicës, është Shqipëria
etnike, Shqipëria e Madhe, bashkë me trojet e humbura në 1913.
Luzaj e ngre këtë problem që në Konferencën e Mukjes38 dhe e
koncepton të tillë në të gjitha shkrimet pasuese.

Luzaj i drejtohet vendit dhe vendësve duke dëshmuar personalitetin
e tij të trefishtë:

Si poet, përshkruan mallin, dhimbjen dhe dashurinë për vendin,
të arsyetuar dhe të përshkruar qartazi në esenë “Zëri i gjakut”39. Për
Luzajn vendlindja është “atdheu i zemrës” dhe si i tillë ekziston te
çdo qenie e gjallë. Vendlindja nënkupton jo vetëm vendin fizik, por
mbi të gjitha atë shpirtëror, ku dëgjohen për herë të parë ninullat,

38  AQSH, Fondi 270/6, Dosja 1, Lista e personave që morën pjesë në Mbledhjen
e Mukjes, ku figuron edhe emri i prof. Isuf Luzajt, si përfaqësues i Organizatës së
“Ballit Kombëtar”.
39  Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, vep. cit., f. 150.

461

diaspora shqiptare

këngët, përrallat; është vendi ku të gjitha fytyrat janë të njohura dhe
të dashura, dhe si të tilla “nuk prodhojnë MOSBESIM”. “Vendthi
i lindjes dashurohet pafajësish për instinkt, me spontanitet.”40
Përcaktimi i kësaj dashurie si një ndjenjë origjine e lindur bashkë me
njeriun, si instinkt, për gjithçka që fillimisht i sheh syri dhe i prek
dora, për gjithçka i bëhet e njohur dhe e ditur, me të mira e me të
këqija, përbën edhe thelbin e kësaj dashurie. Trajtuar në këtë mënyrë,
dashuria për vendin e lindjes vdes bashkë me njeriun. Kjo dashuri
e bëri poetin që ta jetonte pjesën më prodhimtare të jetës së tij “i
burgosur me ëndrrën për atdheun”.

Për Luzajn kjo dashuri sjell për rrjedhojë të pashmangshme një
patriotizëm “fisnik, të sinqertë e poetik”të përputhshëm me territorin
gjeografik. Dëbimi i njeriut nga ambienti ku është rritur është dëbim
nga vetja dhe tjetërsim, është zgjerim në sipërfaqe dhe humbje në
thellësi. Ky tjetërsim i rëndon duke thelluar mallin për vendin dhe
duke shtuar dozat e idealizimit.

Luzaj bën një dallim të rëndësishëm mes vendlindjes dhe kombit.
Dashuria për vendlindjen, në të cilin nënkuptohet shtrirja gjeografike,
terreni rrethues, dhe njerëzit me të cilët ndan një pjesë të jetës, është
një dashuri e domosdoshme, e cila “lind e rritet pa kultivim, si lulja
e malit”.

Në të kundërt, gjithnjë sipas Luzajt, “kombi është atdheu i jetës
qytetare” dhe si i tillë dashuria për të nuk mund të përjetohet te të
gjitha qeniet njerëzore në të njëjtën shkallë intensiteti, sepse kërkon
një mendje më të kultivuar. “Individualisht, si përfaqësim interesash
e idealesh kolektive, ky patriotizëm ndjehet përgjegjësish prej shumë
pak njerëzish superior, të aftë për refleksion historik dhe abstraksion
politik.”41 Për vendlindjen ndjenja është instinktive, për kombin e
kultivuar,ndaj kërkon mendje të pjekura dhe të afta për të dashuruar me
intensitet të gjithë popullin. Kritika e autorit ndaj vendit nis pikërisht

40  Po aty.
41  Po aty, f. 153.

462

diaspora shqiptare

kur ideja ngrihet në nivelin e mendjes së arsyeshme, të kombit, ku
instinktivja përzihet me mendimin. Është kombi në tërësinë e tij,
është raca iliro-thrake me veset dhe prapambetjen e vazhdueshme që e
shqetëson e për të cilën është gjithnjë në rolin e kritikut dhe orientuesit.
“Solidariteti kombëtar duhet të ketë një kuptim të thellë drejtësie:
të zgjojë energji, të zhdukë parazitizmin, të stimulojë iniciativën, të
suprimojë papunësinë dhe të zhvillojë bashkëpunimin.”42

Një popull i kulturuar dhe i përparuar arrin të jetë patriot duke
dashur e duke bashkëpunuar me vendet e kombet e tjera, duke
shkuar me lartësimin e vet shpirtëror drejt humanizmit. “Njerëzimi
është atdheu i idealit. Kur dëgjohet vetëm zëri i zemrës, atdheu është
vendthi i lindjes. Kur mbivendoset interesi politik, atdheu është
shteti. Kur flet ideali, atdheu është i tërë njerëzimi. E në zhvillimin
historik të kësaj ndjenje mund të themi që vendthi i lindjes shpreh
patriotizmin e të shkuarës,kombi patriotizmin e së tashmes,njerëzimi
patriotizmin e së ardhmes.”43

Arsyetimi i Luzajt është i zhveshur nga idealizimi nostalgjik
për vendin dhe synon të shpjegojë qartazi e me vetëdije konceptet
themelore mbi kombin dhe ndjenjat patriotike. Për Luzajn,
shqiptarët që çirreshin për patriotizëm nën diktaturë, duke dhunuar
bashkëkombësit e duke urryer dhe duke mbyllur dyert e bashkëpunimit
me kombet e tjera, nuk zotëronin një ide të qartë për atë çka quhet
patriotizëm dhe në ç’mënyrë duhet kuptuar ky koncept. Luzaj nuk
përngjan me atdhetarët e malluar, që dashuria për vendin ua errëson
arsyen, i çon në vlerësime subjektive idealizuese dhe ekstreme, sepse,
përveçse poet në shpirt, Luzaj është filozof në mendje. Si i tillë,
mendon ta përpunojë ndjenjën brengosëse të mallit, duke i ardhur
në ndihmë shqiptarëve me gjithë dijen e tij. Parësore për gjendjen
në të cilën ndodhet vendi nën diktaturë, është zgjimi i ndërgjegjes së
shqiptarëve për të kuptuar se ç’është komunizmi.

42  Po aty.
43  Po aty.

463

diaspora shqiptare

Analiza e Luzajt për komunizmin nis që herët. Ai gjakon të bindë
veten në është e drejtë apo jo rruga e zgjedhur nga bashkëkombësit
e tij dhe këtë e bën duke anashkaluar fatin e tij personal. Shprehet
thellësisht i sinqertë në mëdyshjet e tij, ndaj dhe i besueshëm në
analizë. Luzaj provon me arsyetimin e tij bindës se komunizmi
është një utopi për vetë faktin se e mbështet zhvillimin te mohimi i
personalitetit të njeriut, mohimin e transcendencës.

Komunizmi, sipas tij, është një sistem i ndërtuar me rregullat
matematikore të numrit,të bashkimit kolektiv ku edukimi nënkupton
bindje rregullash dhe lënie pas dore të cilësive individuale e shpirtërore,
një bashkim mekanik që vendoset në shërbim me urdhër së larti e jo
me bindje së brendshmi. Luzaj e bazon arsyetimin e tij në ndryshimin
mes individit dhe personit. Individi është qenia e gjallë, ekzistenca,
kuptuar si tërësi mishi, gjaku e mendjeje: “Te njeriu, ashtu si në çdo
qenie tjetër trupore, atomi, molekula, bima, kafsha, individualiteti i
ka rrënjët e para ONTOLOGJIKE në lëndën e gjërave materiale.”44
Komunizmi synon bashkimin e njerëzve si individë në komunitet
për të ndërtuar së bashku një shoqëri të re. Nisma është e jashtme
dhe nuk përputhet me shpirtin njerëzor, bie në kundërshti me ligjet
natyrore. Individi e bazon ekzistencën e tij te lënda materiale dhe
synon në mënyrë instinktive të sillet sipas këtyre tipareve individuale
për të cilin kolektivizimi është jonatyror.

Bashkimi në një shoqëri me të drejta të barabarta arrihet kur njeriu
zhvillon dhe përsos personalitetin; kështu, shoqëria nuk përbëhet
nga individë të kolektivizuar me dëshira e liri të gjymtuara, por nga
persona të ngritur shpirtërisht. Personaliteti është “një MISTER”
shpirtëror transcendental shumë më i thellë sesa mendohet. “Për
të dhënë njeriu veten e tij, ai më parë duhet të ekzistojë, si një
tingull që përshkon ajrin, ose një IDE, që kryqëzon mendjen, si
NJË GJË, që mbijeton dhe ushtron ekzistencë për vetveten.”45

44  Isuf Luzaj, Sëmundjet e shekullit, vep. cit., f. 26.
45  Po aty.

464

diaspora shqiptare

Rrënjët e personalitetit gjenden te shpirti i njeriut dhe, sipas Luzajt,
komunizmi pret pikërisht rrënjët e këtij shpirti. Njeriu në unitetin e
tij është njëkohësisht edhe individ, edhe person. Komunizmi tenton
të bashkojë individë, duke u prerë kokën personave, duke gjymtuar
shpirtin njerëzor dhe kësisoj e çon detyrimisht shoqërinë drejt një
katastrofe. Mosbindjes dhe kryengritjes është i detyruar t’i përgjigjet
me vrasje dhe burgime, duke e kthyer vendin në ferr, në një shoqëri
që i mohon qytetarëve të saj lirinë.

Luzaj i ka kushtuar analiza të gjata e të hollësishme teorisë
marksiste, duke gjetur se ku qëndron pathemelësia e zbatimit të
një utopie të tillë në një shoqëri. Veç kësaj, është ndalur në kushtet
specifike shqiptare, ku, sipas tij, as që ekzistonin premisat për të vënë
në jetë një teori të tillë. Komunizmi shqiptar ishte një import nga
vendet lindore, një nënshtrim ndaj politikave të huaja, një ide që nuk
vepronte në përputhje me kushtet konkrete të vendit. “Komunizmi
mbetet vetëm një fushatë politike për atë kohë kur u konceptua,
u shkrua dhe u përhap, në një popull të prapambetur.”46 Nga ana
filozofike, rrënjët e komunizmit dhe çdo diktature shihen nga Luzaj
të lidhura me ligësinë në natyrën njerëzore, me elementet irracionale
dhe imorale, si: krenaria, ambicia dhe lakmia.

Me analizën e tij, Luzaj nuk synon dhe aq të arsyetojë mbi shkaqet
e rënies së komunizmit në Shqipëri, sesa të vërë theksin mbi plagët
që la pas; Shqipëria paskomuniste për Luzajn është një vend i sëmurë
me kancer, simptomat e të cilit do të ndihen gjatë dhe duan kohë
të shërohen. “Individi ynë, i mikluar për një kohë të gjatë nga një
propagandë që shfrytëzonte instinktet barazimtare dhe demokratike
të njerëzve që nuk ishin bërë qytetarë, tashmë i ndodhur vetëm
përballë shoqërisë dhe i vetmi përgjegjës për lirinë e vet, nuk është
në gjendje të orientohet dhe të kuptojë lirinë, por mund të ndodhë
që të abuzojë me lirinë, mund të mos e administrojë dot atë dhe, së
fundi, duke perifrazuar Dostojevskin, mund ta flakë lirinë në këmbët

46  Isuf Luzaj, Filozofia e bukurisë, f. 184.

465

diaspora shqiptare

e diktatorëve dhe t’u thotë: ‘Na skllavëroni, vetëm na ushqeni’. Që të
mos bien në këtë gjendje njerëzit duhet të shndërrohen në qytetarë
dhe të tillë bëhen vetëm kur çlirohen nga kolera shpirtërore”47.

Luzaj, si njeri i mendimit aktiv, hedh dritë mbi dëmtimet e
rënda të komunizmit në ndërgjegjen e njeriut. “Dëmi më i madh
që i bëri kombit tonë komunizmi është demoralizimi, degjenerimi,
pluhurizimi, çoroditja, mallkimi që i bëri popullit shqiptar në tru, në
nerva, në të gjitha shtresat ndërgjegjësore frojdiane, deri në gjenin që
dhanë për pjellje, një seri brezash shqiptarë me të gjitha vlerat morale
të vdekura.”48 Largpamësia e bën të ndriçojë rrënjët e ngujuara thellë
në shpirtin njerëzor: njeriu luzajan është esencë dhe ekzistencë së
bashku, është pikësëpari ndërgjegje e shkallës së lartë dhe për ta
ndryshuar nuk mjaftojnë disa ligje të vobekta dhe një shtet gjysmak:
ndryshimi fillon pikërisht në atë zonë të pakapshme, por dominuese
te njeriu: te ndërgjegjja. Helmi i hedhur te shqiptari nga një teori
dhe praktikë e gjatë gërryese do t’i shfaqë pasojat e veta, sipas Luzajt,
për shumë kohë. Zgjidhja nuk fillon nga ekzistenca, nga të mirat
materiale, sipas tij, por nga pastrimi i mendjes njerëzore nga një
seri vesesh vdekjeprurëse të rrënjosura në socializëm, siç është dhe
përtacia mendore.

Kyçi i filozofisë sociale të Luzajt, nga pikëpamja shkencore,
është mbështetja në psikologji, me prakticitetin për të gjykuar
institucionet sociale nga efektet që japin në karakteret njerëzore.49 Si
filozof social dhe jo i mendimit të kulluar shkencor abstrakt, Luzaj
merr në shqyrtim një larushi temash sociale e psikologjike parë në
këndvështrim filozofik, si: rindërtimin e fuqive shpirtërore, idealet,
vrulli jetik, aktiviteti dhe veprimi, simpatia, drejtësia, miqtë dhe
armiqtë, ankthi, kryengritja e ideve, përmirësimi, burrëria, dinjiteti,
detyra, koha, merita, mirësia, parimet e moralit, vërtetësia në ideal,

47  Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, f. 11.
48  Po aty, f. 197.
49  Shih Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, vep. cit., f. 18.

466

diaspora shqiptare

idealet etike e shumë të tjera, duke dëshmuar kësisoj anën tjetër të
personalitetit të tij, atë të mësuesit e sidomos të udhëheqësit shpirtëror.

Esetë etiko-moralizuese janë edhe më të parapëlqyerat prej Luzajt.
Konceptimi i ngritjes shpirtërore të një populli si e vetmja rrugë për
të arritur një shkallë të lartë qytetërimi dhe vëllazërimi me popujt e
tjerë e vendos Luzajn në rolin e udhëheqësit shpirtëror.

Esetë janë një ngërthim i tonit didaktik e shpjegues me atë qortues
e moralizues të tipit: “Mëso, o popull të ecësh nëpër vijat e historisë
tënde. Forcohu kur je i dobët; ngrihu kur je i rrënuar, korrigjohu kur je
i gabimtë, sepse jeta moderne e popujve të përparuar është e bërë prej
çeliku e ti, në qofsh baltë, do të zhdukesh me doemos nga sipërfaqja
e dheut.”50 Ose “Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet
e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në
pikën e trajektores së ekzistencës së vet; të rindërtojë ndërgjegjen e
tij.”51 Rindërtimi i vetes fillon nga procesi njohës dhe për këtë Luzaj
bën një radiografi të të gjitha veseve të racës iliro-thrake, duke u
treguar i pamëshirshëm në kritika si dikur Konica.

Ndër veset shqiptare e vë theksin:
Së pari, në përtacinë mendore, të cilën e shikonte si burim të
prapambetjes shekullore të vendit: “Disa raca të vjetra e bënë zakon
të flinin shumë gjumë dhe i kemi parasysh: arabët-krijonjësit e
numrave, algjebrës, kimisë dhe fizikës; grekët-krijonjësit e filozofisë,
janë sot popuj të prapambetur. Iliro –Thrakët… ishin të zgjuar, sepse
zgjodhën vendin më të bukur të botës, porse fjetën shumë, për fuqi
zakoni, afërsisht 38.000 vjet.”52 Asnjë popull nuk ka mundur të
përparojë pa menduar e pa punuar. “Puna dhe kultura janë vijat e
Ugarit ku mbillet fara që quhet kombësi.”53
Së dyti, në konservatorizmin dhe kokëfortësinë, në ruajtjen me
dogmatizëm të një forme dhe ekzistence të caktuar, pa luftuar për

50  Isuf Luzaj, Filozofia e bukurisë, vep. cit., f. 20.
51  Po aty, f. 198.
52  Po aty, f. 126.
53  Po aty, f. 177.

467

diaspora shqiptare

ripërtëritje.“I vetmi shpëtim është shporrja e mentalitetit konservator
dogmatik dhe zgjimi i rinisë, që, me shpirt të ri, të kërkojë ideale të
reja, një imoralitet të ri për revolucionin kulturor dhe për moralin e
tij në shekullin e 21-të.”54 Ngurtësimi dhe mospërmirësimi i vetive
shpirtërore të një populli e largon nga rruga e zhvillimit. Për Luzajn,
zhvillimi është gjendje e ndryshueshme drejt ngritjes së vlerave etiko-
morale dhe një rrugëtim i tillë nuk mund të bëhet me kokëfortësi,
por me një mendje elastike dhe të prirur për të ndryshuar.

Së treti te gjaknxehtësia dhe rrëmbimi, si veti të popujve që u
mungon gjakftohtësia analizuese shkencore; një turr i tillë bëri që
Shqipëria t’i falte njerëzimit vetëm luftëtarë të zotë e jo mendimtarë.
“Lufta është shkalla më e ulët e dëshmimit të qytetarisë së një kombi.”
– thekson Luzaj.

Autori e përmbledh mentalitetin shqiptar si një “koleksion së-
mundjesh, ndër të cilat më të voglat janë: dredhia e pabesia që quhen
mendje, gënjeshtra e ngadhënjimi që quhen inteligjencë, kapadai-
llëku e kriminaliteti që quhen kurajë e guxim, tradhtia e aventura që
quhen zgjuarsi.”55 Përpos të metave, Luzaj vë në dukje edhe virtytet
e shqiptarëve, që, sipas tij, janë: mikpritja, besa e burrëria. Shqetësi-
mi më i madh për autorin është shtrembërimi dhe dehumanizimi i
karakterit të shqiptarit gjatë viteve të diktaturës. Duke e parë shqip-
tarin si të sëmurë nga “kolera shpirtërore”, Luzaj mundohet të japë
ndihmesën e vet për një ripërtëritje dhe fuqizim të vetive shpirtërore,
sepse, sipas tij, “e ardhmja e popullit tënd qëndron në karakterin
moral të përbërësve të tij”.56

Në librin eseistik, etiko-moralizues, “Rindërtimi i fuqive shpirtë-
rore”, shprehet qartazi roli i Luzajt si edukator i rinisë shqiptare.
Libri është një testament pasuror për brezin e ri. Stili i zhdërvjellët
dhe tërheqës, frazat energjike dhe nxitëse, pasuria e gjuhës, shembujt

54  Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, vep. cit., f. 63.
55  Isuf Luzaj, Filozofia e bukurisë, vep. cit., f. 22.
56  Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, vep. cit., f. 76.

468

diaspora shqiptare

e përvojës vetjake, larmia e tematikave e bëjnë librin njëkohësisht të
dobishëm dhe tërheqës.

Mësimet e Luzajt janë qëllimisht sa të teorizuara, aq edhe praktike,
duke u kthyer në studime shërbyese. Luzaj dëshmon se është mësues
optimist dhe energjidhënës, sepse ngulmon në ripërtëritjen e vetive
të mira që ekzistojnë në gjendje të fjetur te brezi i ri. Nuk e përdor
ironinë e aq më pak sarkazmin, nuk është nihilist dhe demoralizues,
edhe pse paraqet me vërtetësi mjerimin shpirtëror të shqiptarëve.
Gjithsesi, për Luzajn, shqiptarët janë një popull me gjak të ri dhe
energjik që, nëse do të dinë të nxjerrin mësime nga dështimet dhe
humbjet historike, do të arrijnë shpejt të futen në radhë me popujt
e tjerë.

Pozicionimi i tij në tekst është si udhërrëfyes i gabueshëm që vetë
jeta, eksperienca e këmbëngulja e kanë bërë të përmirësohet e të gjejë
rrugën e drejtë.Me një paraqitje të tillë,si bashkudhëtar me të rinjtë e jo
si engjëll i panjollë prijës, Luzaj i nxit ata, me thjeshtësi e besueshmëri,
për të përmirësuar veten.Toni i shkrimeve është inkurajues,sepse qëllimi
i Luzajt është që rinisë, siç shprehet, “të mos i duket i pakapërcyeshëm
hendeku, kur të lexojë këtë studim dhe eksperiencë timen metafizike
dhe, kur t’i duket i errët mendimi im, të mos trembet si dhitë në male
nga vetëtima ose shejtani nga temjani, po të vazhdojë t’i hyjë pyllit
të egër të mendimit, duke çelur rrugën me thikë vullneti, i bindur që
nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar Filozofinë. Mjafton një mendje
mesatare si imja për të arritur sukses.”57

Tematika e gjerë, që përfshin tema të tilla, si: vullneti, iniciativa,
aktiviteti, vrulli jetik, ankthi, kryengritja e ideve, përmirësimi,
dinjiteti, detyra, merita, koha, idealet etike, edukimi, shkolla, mësuesi,
e ardhmja etj., do të kërkonte një analizë të gjatë, por, në pamundësi,
po ndalemi vetëm në esenë mbi rolin e mësuesit.

Për Luzajn mësuesi është një figurë shumë e rëndësishme për
edukimin e brezit të ri dhe si i tillë ndikon ndjeshëm në ndryshimin

57  Isuf Luzaj, Filozofia e bukurisë, vep. cit., f. 158.

469

diaspora shqiptare

e së ardhmes së një kombi. “Mësuesi i së ardhmes do të ketë në kurriz
të tij funksionin më të rëndë të jetës shoqërore.”58 Mësuesia është një
profesion që kërkon prirje, sipas Luzajt, sepse duhet të ushtrohet jo
vetëm me mendje, por mbi të gjitha me zemër, me dashuri e pasion.
Veç kësaj, është e rëndësishme të ndihet nxënës i përhershëm i së resë
dhe, njëkohësisht, gjithkush duhet ta ndiejë veten mësues për atë çka
di, ta falë me zemërgjerësi për të mirën e shoqërisë.

Luzaj jep mendime të vlefshme edhe për mënyrën e organizimit
të mësimdhënies, si dhe sa duhet të ndërhyjë shteti në organizimin
shkollor. Figura e mësuesit është shumë e shenjtë për Luzajn dhe
perfeksionimi i kësaj figure e çon drejt udhëheqësit shpirtëror
të brezit të ri. “Dinjiteti i mësuesisë do të ngrihet kur ndërgjegjja
shoqërore do të mirëpërçojë vlerat e qenësishme të kësaj pune. Në
kohët e vjetra mësuesit ishin robër, më vonë qenë shërbëtorë, sot
janë vetëm rrogëtarë.”59 Luzaj e ngre figurën e mësuesit drejt profetit,
vend që do t’ia japë historia në një shoqëri të emancipuar.

Vepra “Rindërtimi i fuqive shpirtërore” dëshmon për trininë
e figurës së dëshiruar të Luzajt për të cilën gjakoi një jetë: si poet,
filozof e mësimdhënës apo si mësues-profet në një shoqëri ideale.

58  Isuf Luzaj, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, vep. cit., f. 134.
59  Po aty, f. 136

470

diaspora shqiptare

Programi shtetëror për
mbështetje në fuqizim

dhe angazhim të
Diasporës Shqiptare

471

diaspora shqiptare

VENDIM
Nr. 419, datë 27.5.2020
PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT SHTETËROR PËR
MBËSHTETJE NË FUQIZIM DHE ANGAZHIM TË
DIASPORËS SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.
16/2018, “Për Diasporën”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 115/2017, “Për
krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, me propozimin e
ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Miratimin e programit shtetëror për mbështetje në fuqizim dhe

angazhim të Diasporës shqiptare, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria për
Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe
Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e
Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR
Edi Rama

472

diaspora shqiptare

MBËSHTETJE PËR FUQIZIMIN DHE ANGAZHIMIN E
DIASPORËS SHQIPTARE 2020-2024

(PROJEKT)

MINISTRI I SHTETIT PËR DIASPORËN

Migracioni në kohët që jetojmë nuk është sasi, por cilësi.
Strategjia Kombëtare e Zhvillimit dhe e Integrimit dhe Objektivat e

Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
synojnë të sigurojnë migrim të sigurt dhe të rregullt, të kufizojnë
shfrytëzimin dhe abuzimin e migrantëve, të zvogëlojnë kostot e
rekrutimit dhe të dërgesave monetare dhe të nxisin angazhimin e
Diasporës në procesin e zhvillimit të vendlindjes.

Dokumenti i Programit për mbështetje në fuqizim dhe angazhim
të Diasporës shqiptare, është një projekt në mbështetje të Strategjisë
Kombëtare të Diasporës Shqiptare. Ai po është konsultuar me
agjencitë e bashkëpunimit teknik dhe organizatat joqeveritare.

Shqipëria ka njohur nevojën për të angazhuar Diasporën, duke
ndërtuar një mjedis të përshtatshëm për kontributet e saj. Ky angazhim
vlerëson krijimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale, përshpejtimin e
reformave strukturore për këtë qëllim. Dokumenti është një pamje
përgjegjësisë shtetërore të Shqipërisë për lidhjet e organizuara me
Diasporën shqiptare, të përcaktuara nga qëllimet e përbashkëta. Ai
do të kërkojë bashkëpunimin e agjencive dhe donatorëve të interesuar.

473

diaspora shqiptare

Çdo bashkëpunim dhe kontribut si një kanal komunikimi i
cili ndihmon në përmirësimin e programit dhe bashkëpunimin e
donatorëve për aplikimin ndërsektorial ka nevojë për konsultime.
Qëllimi është angazhimi i Diasporës shqiptare në vendlindje, si një
mënyrë e re veprimi në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik
të Shqipërisë.

Ai synon vlerësimin e migracionit në një mundësi zhvillimi, e cila
do të kurojë arsyet e largimit nga vendlindja. Pasoja do të ndryshojë
shkakun.

Ju faleminderit!
Pandeli Majko

Partner Zbatues:
Pala Përgjegjëse:

Përmbledhje e shkurtër
Kapitali i vlefshëm intelektual dhe kontributet e tjetra të mundshme

nga Diaspora, që mund të japin një dorë për të përballuar sfidat e
vendit ose për të promovuar Shqipërinë anembanë globit, mbeten ende
të pashfrytëzuara. Parë nga ky këndvështrim, qëllimi i përgjithshëm
i Programit është të zgjerojë mundësitë socio-ekonomike dhe
perspektivat për gratë dhe burrat në Shqipëri, si dhe të përmirësojë
jetesën e tyre duke rritur nivelin e angazhimit të Diasporës. Kjo do të
arrihet duke përmbushur tri rezultate specifike:

1. Ministri i Shtetit për Diasporën (MSHD) në bashkëpunim me
institucionet qeveritare të niveleve të ndryshme, përdor dhe zhvillon
më tej instrumentet për t’u lidhur, shkëmbyer dhe angazhuar në
mënyrë aktive me anëtarët dhe organizatat e Diasporës.

2. Bashkitë harmonizojnë strategjitë e zhvillimit me Strategjinë e
Diasporës Shqiptare; ofrojnë shërbime më të mira dhe më të shumta
në numër për anëtarët e Diasporës, dhe nxisin iniciativat e komunitetit
për të tërhequr njohuritë dhe investimet e Diasporës.

474

diaspora shqiptare

3. Partnerët e Diasporës transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre
dhe bëjnë investime të përbashkëta me sektorin privat në Shqipëri,
duke krijuar kështu vende të reja pune.

Ky program është hartuar me iniciativën e ministrit të Shtetit për
Diasporën.

Lidhja me OZHQ-të: 8, 9, 10 Burimet totale të
Lidhja me agjendën e nevojshme:
anëtarësimit në BE: Burimet totale të alokuara:
kontributi i tërthortë në
kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Të pafinancuara:
politikat industriale”

Lidhja me SKZHI-në:
qeverisje gjithëpërfshirëse
dhe demokratike dhe rrugët e
zhvillimit të qëndrueshëm

3

... Asgjë për ne, pa ne....

Motoja e Grupit të Anëtarësimit në G7+ OBT

475

diaspora shqiptare

TABELA E PËRMBAJTJES

1. Analiza e situatës 477
1.1 Konteksti kombëtar dhe ndërkombëtar 477
1.2 Analizat socio-ekonomike 483
1.3 Kuadri strategjik i qeverisë 488
1.4. Sfidat 489
490
2. Programi i Diasporës dhe komponentët e tij 491
2.1 Vizioni dhe objektivat e programit
2.2 Komponenti I. Qeverisja e përgjegjshme dhe mbështetja 495
me anë të politikave reaguese
2.3. Komponenti II. Edukimi dhe hulumtimi për një mjedis 497
të qëndrueshëm
2.4 Komponenti III. Sipërmarrja dhe investimet e përbashkëta 498
për një rritje gjithëpërfshirëse 499
499
3. Kuadri i menaxhimit 500
3.1 Menaxhimi dhe koordinimi 509
3.2 Monitorimi dhe vlerësimi 511
3.3 Rreziqet dhe masat lehtësuese 517
517
4. Kuadri ligjor 519
5. Buxheti tregues dhe plani për mobilizimin e burimeve 521

5.1 Buxheti
5.2 Plani i Mobilizimit të Burimeve

Shtojcë I

476

1. ANALIZA E SITUATËS

1.1 Konteksti kombëtar dhe ndërkombëtar

Në shumicën e rasteve, pavarësisht se largohen nga vendi, emigrantët
ruajnë lidhje të forta emocionale, financiare dhe familjare me
Shqipërinë. Njëkohësisht, komunitetet shqiptare në Diasporë,
përgjithësisht, janë të integruara mirë dhe në kushte më të mira në
vendet pritëse, krahasuar me komunitetet e emigrantëve në vitet e
para ‘90-s, dhe kanë potencialin dhe entuziazmin për të kontribuar
në zhvillimin e vendlindjes. Megjithatë, me gjeneratat e reja, lidhjet
dhe ndjenja e përkatësisë së anëtarëve të Diasporës me vendlindjen
sa vjen e dobësohet.

Pavarësisht mjedisit institucional të sapokrijuar, politikave të
miratuara dhe kuadrit ligjor, ndërveprimi ndërmjet institucioneve
shtetërore dhe komuniteteve shqiptare të Diasporës mbetet sporadik
dhe ende i pastrukturuar. Diaspora nuk përfshihet ose konsultohet
në mënyrë sistematike gjatë hartimit të politikave ose proceseve të
vendimmarrjes, prandaj, kapitali i vlefshëm intelektual i Diasporës,
i cili mund të ndihmojë për t’i bërë ballë sfidave të vendit dhe të
promovojë Shqipërinë anembanë botës, mbetet ende kryesisht i
pashfrytëzuar. Është e domosdoshme të vendosen kanale të dyanshme
komunikimi dhe të ndërtohen lidhje më të forta për të nxitur lidhjen
e Diasporës dhe forcimin e besimit ndaj institucioneve të vendlindjes.
Mjete të shumta informacioni dhe komunikimi janë tashmë të

477

diaspora shqiptare

disponueshme, si: kompjuterët, interneti, televizioni, radioja, mediet
sociale etj. Këto janë mjete kyçe me anë të të cilave institucionet
mund t’i japin Diasporës mundësinë të angazhohet për zhvillimin
e vendit. Gjithsesi, përvoja e vendeve të tjera ka treguar nevojën për
komunikim të strukturuar nga ana e qeverisë dhe qasje ndërlidhëse
bazuar në hartëzimin e plotë të Diasporës.

Në botë ka 250 milionë imigrantë të gjeneratës së parë, që
përfaqësojnë rreth 3% të popullsisë botërore. Diaspora, e cilat përfshin
gjithashtu gjeneratën e dytë dhe të tretë, përbën një numër edhe më
të madh, edhe pse është e vështirë për ta regjistruar në statistikat e
imigrimit. Migrimi nga Jugu në Jug përbën rreth 36% të numrit të
përgjithshëm të emigrantëve, përqindje e cila është afërsisht e njëjtë
me lëvizjet nga Jugu në Veri. Është përllogaritur se më shumë se
400 institucione në 56 vende të ndryshme kanë angazhuar Diasporën
nëpërmjet programeve ose strukturave të institucionalizuara1, nga të
cilat rreth një e treta ka filluar të miratojë politika për angazhimin e
Diasporës vetëm pesë vitet e fundit.

Pavarësisht se institucionet po ndërgjegjësohen gjithnjë e më
shumë për rëndësinë e angazhimit të Diasporës, kuadrit strategjik në
zhvillim e sipër dhe përvojave të suksesshme që synojnë përfshirjen e
Diasporës në proceset e zhvillimit, ka ende shumë rrugë për t’u bërë.
Politika për një angazhim gjithëpërfshirës të Diasporës, e zhvilluar me
nismën dhe e miratuar nga ministri i Shtetit për Diasporën [MSHD],
përcakton një vizion të qartë, prioritetet dhe masat për t’u lidhur
dhe angazhuar me Diasporën në zhvillimin e vendlindjes. Ajo synon
gjithashtu të përcaktojë një udhëzues që tregon mënyrën si synon të

1 Përllogaritur si pjesë e një studimi të shteteve që marrin pjesë në Forumin
Global për Migrimin dhe Zhvillimin (GFMD) për manualin MPI dhe IOM
(2012): Hartimi i një harte mënyrash për angazhimin e Diasporave në zhvillimin
e vendlindjes. Një manual për hartuesit e politikave dhe praktikuesit në vend dhe
në vendet pritëse, të disponueshme në:
http://www.migrationpolicy.org/pubs/thediasporahandbo ok.pdf (parë për herë të
fundit më 26.8.2013).

478

diaspora shqiptare

angazhohet vendi me Diasporën. Politikat përshkruajnë çështjet që
duhen trajtuar, qëllimet dhe prioritetet strategjike, palët e interesuara,
zonat e programeve/ ndërhyrjeve, strukturat institucionale, proceset
konsultative etj., duke përcaktuar kështu një kundër më të gjerë për
angazhimin e Diasporës. Për më tepër, ndër prioritetet e tjera, Strategjia
e Diasporës përqendrohet edhe në forcimin e kuadrit institucional
dhe të politikave me qëllim që të bëjë lidhjen mes migracionit dhe
zhvillimit.

Duke pasur parasysh reformën dhe riorganizimin e fundit të
situatës administrative dhe territoriale të vendit si dhe ndryshimet e
fundit në ligjin për qeverisjen lokale, që shton kompetencat e njësive të
qeverisjes vendore lidhur me angazhimin e Diasporës dhe migracionin,
ekziston nevoja për një koordinim ndërinstitucional dhe një qasje
tërësore të qeverisë. Në vitin 2017, ministrit të Shtetit për Diasporën
(MSHD) iu caktua përgjegjësia për të udhëhequr ndërveprimet
me Diasporën, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera
përkatëse. Ndërkohë që përkatësia dhe kapaciteti i administratës dhe
strukturat në varësi të MSHD-së kanë qenë në rritje, qeverisja vendore
përballet me mungesa fondesh dhe strukturash të përshtatshme
për të t’ia bashkangjitur administratës përgjegjësinë për çështjet
e Diasporës, si dhe me mungesa në mjetet dhe njohuri themelore
për të përfshirë Diasporën në mënyrë aktive në zhvillimin vendor.
Nën drejtimin e MSHD-së janë bërë disa përpjekje për të pilotuar
integrimin e çështjeve të migracionit dhe politikat e Diasporës në
kuadrot strategjike në sektorë dhe nivele të ndryshme të qeverisjes.

Shërbimet publike që lidhen me Diasporën (si p.sh.: lëshimi
i dokumenteve, regjistrimet, licencat, pagimi i taksave, shërbime
informacione etj.) janë shumë të kufizuara dhe nuk pasqyrojnë
pikëpamjen e Diasporës, gjë që do të siguronte disponueshmëri
më të lartë për ta dhe uljen e kufizimeve për shkak të distancës.
Përpjekjet e bëra deri më tani duhet të forcohen nga një qasje
proaktive, e besueshme dhe e bashkërenduar e informacionit publik

479

diaspora shqiptare

dhe e komunikimit me Diasporën, e drejtuar nga MSHD- ja dhe me
përfshirjen e institucioneve të tjera shtetërore. Megjithëse nuk ka të
dhëna gjithëpërfshirëse për sa i përket nivelit arsimor të Diasporës.Të
dhënat e pjesshme tregojnë se ekziston një potencial i konsiderueshëm
për sa i përket kapitalit njerëzor dhe transferimit të njohurive. Për
më tepër, Diaspora shkencore është e interesuar të kontribuojë, duke
besuar se ajo mund të ndikojë pozitivisht në përparimin e vendit.
Sidoqoftë, pavarësisht nismave të institucioneve, ende mungojnë
individët dhe organizatat në Diasporë, si dhe mekanizmat e
qëndrueshëm për transferimin e njohurive nga Diaspora, me qëllim
zhvillimin e Shqipërisë.

Angazhimi i Diasporës në zhvillimin e brendshëm kërkon përpjekje
të bashkërenduara nga një sërë palësh të interesuara institucionale,
joqeveritare dhe të sektorit privat, të cilët mund të nxisin ose të
frenojnë ndryshimet pozitive. Përmbledhja më poshtë paraqet palët
e interesuara me ndikim që mund ta çojnë përpara procesin, si dhe
ata që kanë potencialin për të penguar atë.

Ministri i Shtetit për Diasporën [MSHD] është ndër palët
kryesore institucionale, që i është dhënë mandati me përgjegjësinë
për të drejtuar ndërveprimin me Diasporën, dhe së bashku me të gjithë
institucionet homologe, për të nxitur zhvillimin e politikave, strategjive
dhe shërbimeve përkatëse. MSHD-ja është palë e angazhuar seriozisht,
e cila ka forcën shtytëse në këtë fushë. Ky rol mund të përforcohet
më tej duke rritur kapacitetin e burimeve njerëzore dhe organizative,
si dhe pozicionimin e tij si institucioni parësor që drejton politikat,
strategjitë dhe koordinimin në vend për angazhimin e Diasporës.
Gjithashtu, MSHD-ja gëzon mundësinë e rëndësishme për të nxitur
angazhimin e politikave për veprim në këtë fushë. Përveç MSHD-
së, ministritë e linjës vazhdojnë luajnë një rol kyç, veçanërisht në
aspektin e hartimit dhe zbatimit të Politikave, Strategjisë dhe Planit të
Veprimit për Diasporën, krijimin e një mjedisi nxitës për angazhimin
dhe kontributin e Diasporës në zhvillimin e vendit. Duke pasur këtë

480

diaspora shqiptare

parasysh, Programi do të përdorë një qasje fleksibël zbatimi dhe
partneriteti, duke iu referuar gjithashtu angazhimit të përgjithshëm
politik të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Ai,
gjithashtu, do të angazhojë në mënyrë aktive në punën e tij të gjitha
nivelet e qeverisjes, duke përfshirë hartimin dhe dorëzimin e politikave,
strategjive dhe masave që lidhen me Diasporën, duke respektuar
plotësisht mandatet dhe përgjegjësitë e tyre, dhe duke u përqendruar
në veprime të orientuara drejt rezultateve, që demonstrojnë potencialin
e angazhimit të Diasporës në zhvillimin e vendit, përtej aspekteve
politike.

Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjithësisht të përkushtuara
dhe lojtarë kryesorë, të etur për të përmirësuar bashkëveprimin dhe
lidhjen e tyre me Diasporën, si edhe të korrin frytin e përfitimeve
nga kontributi i Diasporës në zhvillimin vendor. Prandaj, njësitë e
qeverisjes vendore shihen si nxitës kryesorë të ndryshimit, gjithashtu,
edhe për faktin se lidhja në nivel vendor bazohet më tepër në lidhjet
të forta me qytetet e lindjes. Këshillat e qarqeve janë gjithashtu palë të
interesuara sidomos në përmirësimin e bashkëpunimit me Diasporën,
duke ndërtuar mbi përpjekjet në lidhje me integrimin e migracionit në
strategjitë e zhvillimit rajonal. Përfshirja e tyre në Program do të jetë e
kufizuar si pjesë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve që synojnë
njësitë e qeverisjes vendore, si dhe duke eksploruar mundësitë për një
bashkëpunim të decentralizuar ose territorial, me qëllim angazhimin
e Diasporës.

Anëtarët e Diasporës në mbarë botën konsiderohen gjithashtu si
forcë lëvizëse, duke marrë parasysh që kushtet e përgjithshme nxitëse
janë vendosur nga qeveritë shqiptare, si dhe ndryshimin që ka pësuar
retorika dhe perceptimi i përgjithshëm nga njerëzit dhe institucionet
në Shqipëri për rolin dhe kontributin e Diasporës. Potenciali shtytës
i Diasporës mund të dalë në pah vetëm nëse ekzistojnë mekanizma
të përshtatshëm angazhimi, dhe nëse organizatat dhe organet e tyre
përfaqësuese fuqizohen për t’u bërë pjesë e një marrëdhënieje të

481

diaspora shqiptare

besueshme ndërmjet Diasporës, institucioneve dhe publikut të gjerë
në vend.

Përveç kësaj, ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë në vendet e
përzgjedhura pritëse do të kenë një rol të rëndësishëm në procesin
e konsolidimit, themelimit dhe forcimit të organeve përfaqësuese të
Diasporës, duke mbështetur gjithashtu hartëzimin e Diasporës dhe
nxitjen e mundësive të transferimit të njohurive të saj.

Organizatat dhe shoqatat e Diasporës përfaqësojnë zërin e
anëtarëve të Diasporës në vendet pritëse dhe mund të luajnë një rol
të rëndësishëm në proceset strategjike vendimmarrëse në Shqipëri, si
dhe mund të nxisin nisma të çmuara për bashkëveprimin shoqëror,
ekonomik dhe intelektual ndërmjet Diasporës dhe Shqipërisë. Në
përgjithësi ata kanë lidhje të ngushta me vendlindjen, por angazhimi
i tyre deri më tani është përqendruar kryesisht në aktivitete kulturore,
arsimore dhe humanitare. Sidoqoftë, organizatat e Diasporës po
përqendrohen gjithnjë e më shumë në potencialet e zhvillimit
ekonomik. Për më tepër, ata shpesh përballen me sfida sa i përket
organizimit dhe përfaqësimit, si dhe kapaciteteve të tyre. Kështu që,
për të luajtur në mënyrë të efektshme rolin e një faktori lidhës në plan
afatgjatë, organizatat e Diasporës duhet të konsolidohen dhe forcohen
më tej. Në këtë proces, organizatat e Diasporës duhet të shohin
gjithashtu një qasje të vërtetë dhe të besueshme nga institucionet në
Shqipëri, që do të kontribuonte gjithashtu për krijimin e besimit dhe
do të motivonte veprimtaritë e mëtejshme, të cilat shpesh bazohen
plotësisht në angazhime vullnetare për të mbështetur vendlindjen.

Sektori privat në Shqipëri (duke përfshirë bizneset, organizatat dhe
rrjetet e tyre) konsiderohet gjithashtu një nxitës i fortë i ndryshimeve.
Bizneset e pranojnë potencialin e Diasporës në lidhje zgjerimin e
sipërmarrjes dhe zhvillimin e biznesit. Nuk mungojnë as shembujt që
ilustrojnë kontributin e Diasporës për zhvillimin e sektorit privat në
Shqipëri përmes transferimit të njohurive, nxitjes së eksporteve dhe
investimeve (siç është, për shembull, në sektorin e TIK-ut, turizmit, ose

482

diaspora shqiptare

industrive të orientuara nga eksporti). Prandaj, forcimi i ndërveprimit
me bizneset e Diasporës përmes lehtësimeve më të besueshme nga
Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe institucione në të gjitha nivelet e
qeverisjes mund të nxjerrin më tej në pah potencialin e sektorit privat
për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të
punës. Në këtë kontekst, rol të rëndësishëm duhet të luajnë të gjithë
institucionet dhe organizatat që mbështesin zhvillimin ekonomik
në Shqipëri, si: dhomat e tregtisë, agjencitë e nxitjes së investimeve,
agjencitë e zhvillimit lokal dhe rajonal, parqet teknologjike dhe
nxitësit e biznesit. Ato kanë qenë gjithnjë e më aktivë dhe do të jenë
çelësi për shkëmbimin ndërmjet bizneseve të Diasporës dhe shoqërive
vendëse, si dhe për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe nismave të
punësimit. Duke pasur parasysh natyrën e tyre, interesin profesional,
njohuritë dhe përvojat e akumuluara në zhvillimin ekonomik dhe
nxitjen e investimeve, ato konsiderohen si nxitës të fortë të ndryshimit.

Media mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e
publikut për potencialin që ka Diaspora për të kontribuar në zhvillimin
e vendit. Ato, gjithashtu, janë një kanal i fuqishëm për afrimin
në shkallë më të gjerë të qeverisë me Diasporën, duke kontribuar
potencialisht në lidhje më të forta midis Diasporës dhe Shqipërisë.

1.2 Analizat socio-ekonomike

Rritja e programeve dhe e institucioneve të Diasporës është e
lidhur ngushtë me rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit për flukset e
remitancave, të cilat në vitin 2015 u përllogaritën në mbi 601 miliardë
dollarë, shumica e të cilave ishin të drejtuara drejt vendeve në zhvillim2.
Kërkimet tregojnë se remitancat ofrojnë ndihmë të menjëhershme për

2 Martinez, C., Cummings, M. E., & Vaaler, P. M. (2015). Informaliteti ekonomik
dhe ndikimi i financimit të sipërmarrjeve nga remitancat e emigrantëve në vendet
në zhvillim. Revista e Sipërmarrjeve të Biznesit, 30(4), 526- 545.

483

diaspora shqiptare

të varfrit, sidomos në kohën e krizave ekonomike dhe zhvendosen
nga konsumi drejt financimit të kapital për sipërmarrjet. Duke pasur
parasysh mënyrat e ndryshme për të dërguar remitanca, përmes
bankave tregtare, operatorëve të transfertave të parave, transferimeve
të parave nëpërmjet celularit, zyrave postare ose përmes kanaleve
jozyrtare, dhe mënyrës së raportimit të remitancave nga një vend në
tjetrin, është bërë gjithnjë e më e vështirë të përllogaritet shuma totale
që shkon për investime. Pavarësisht këtyre paqartësive, ka mjaft prova
empirike që tregojnë se ekzistojnë investime të konsiderueshme të
kryera falë këtyre remitancave nga Diaspora.

Përtej rolit të tyre si dërgues të remitancave, Diaspora gjithashtu
mund të promovojë tregtinë dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta, të
krijojë biznese dhe të nxisë sipërmarrjen, pasi shumica e emigrantëve,
përveç se janë të mirarsimuar, janë edhe ekonomikisht aktivë. Niveli
i ulët i investimeve dhe pjesëmarrja në ekonominë e Shqipërisë është
si pasojë e besimit të ulët tek institucionet vendëse, mungesës apo
dobësisë së organizatave të biznesit të Diasporës në vendet pritëse
me potencial të lartë shkëmbimi ekonomik, si dhe të mjedisit jo të
favorshëm të biznesit dhe kontakteve jo të forta ndërmjet bizneseve
dhe ndërmarrjeve të Diasporës me ato në Shqipëri.

Nga ana tjetër, është inkurajuese fakti se Diaspora është e gatshme
të marrë nismën ose të zgjerojë investimet në Shqipëri, kryesisht në
qytetet e tyre të lindjes. Megjithatë, potenciali i tyre në lidhje me
nxitjen e konkurrueshmërisë dhe rritjen e tregut të shoqërive shqiptare
mbetet ende për t’u eksploruar, veçanërisht nëpërmjet lehtësimit të
synuar të marrëdhënieve midis bizneseve, përfshirë këtu edhe nga
qeverisja vendore. MSHD-ja përmes Dhomës së Biznesit të Diasporës,
të sapokrijuar, së bashku me homologët e tyre në sektorin privat,
duhet të identifikojnë mundësitë ekonomike, të përmirësojnë kornizat
administrative, të mbështesin mentorimin, si dhe të ofrojnë stimuj për
të ndërmjetësuar investimet nga Diaspora. Sa u përket të rinjve nga
Diaspora, ata gjithashtu shfaqin interes për të kontribuar në zhvillimin

484

diaspora shqiptare

e vendlindjes së tyre përmes pjesëmarrjes në tregun e punës, hapjes së
bizneseve, dërgimit të remitancave, vendosjes së lidhjeve të biznesit
me shoqëri në Shqipëri, si dhe ofrimin e këshillimeve pa pagesë për
bashkëmoshatarët dhe shoqëritë e tyre në vendlindje.

Një numër i konsiderueshëm mësimesh dhe përvojash të përftuara
nga praktika të ngjashme në këtë fushë, ofrojnë baza të shëndosha për
formulimin e një programi më të të përshtatshëm dhe efektiv.

— Strategjitë e zhvillimit lokal me fokus Diasporën dhe strukturat
e koordinimit të Diasporës nxisin nisma lokale efektive që përfshijnë
Diasporën: kuadri strategjik i qeverisjes vendore me fokus Diasporën
mundëson jo vetëm një punë më sistematike në këtë fushë, por edhe
një gamë të gjerë praktikash konkrete me kontribut të prekshëm në
zhvillimin lokal. Duke ndërmarrë veprime që përmirësojnë lidhjen
me Diasporën, duke ofruar shërbime administrative dhe informative
të përshtatura për Diasporën, si dhe masa të tjera që rigjallërojnë
ndërveprimet e biznesit, kulturore, intelektuale dhe shoqërore, njësitë
e qeverisjes vendore jo vetëm që lidhen me Diasporën, por gjithashtu
rrisin kontributin e tyre të vlefshëm në zhvillimin lokal. Një rrjet i
koordinatorëve të qeverisjes vendore i Diasporës mund të ndërtojë
bazën për një rrjetëzim tematik të mundshëm më të gjerë, që do
të bashkonte shqiptarët dhe do të mundësonte shkëmbimin e ideve
dhe praktikave. Të gjitha këto elemente mund të zgjerohen më tej,
duke mundësuar kështu një lidhje më sistematike të politikave të
angazhimit të Diasporës, strukturave administrative dhe njohurive
në nivel vendor.

— Kapacitetet institucionale për t’u angazhuar me Diasporën në
të gjitha nivelet e qeverisjes në vend janë të pamjaftueshme: të gjitha
nivelet e qeverisjes mund të bëjnë më shumë për të hequr pengesat
dhe për të krijuar mundësi që Diaspora të përfshihet në zhvillimin e
vendit duke përmirësuar kuadrin strategjik përkatës; duke ndërtuar
marrëdhënie të forta me rrjetet e Diasporës dhe duke lehtësuar
përfshirjen e tyre në zhvillimin e vendit; duke stimuluar te Diaspora

485

diaspora shqiptare

ndjenjën e përkatësisë dhe lidhjes me Shqipërinë, si dhe duke nxitur
transferimin e njohurive. Për ta arritur këtë, institucionet dhe pikat
e tyre të kontaktit duhet të jenë të kenë kuptim të qartë dhe njohuri
më të mira mbi këtë çështje.

— Angazhimi i Diasporës është një urë e përbashkët: shkalla në
të cilën Diaspora mund të ketë rol efektiv në zhvillimin e vendit
varet nga gatishmëria, mundësia dhe kapaciteti i tyre. Disa anëtarë
të Diasporës mund të “kthejnë” kontribute në vendlindje thjesht për
arsye sentimentale, pa kërkuar shumë në këmbim. Megjithatë, përvoja
botërore tregon se politikat e Diasporës funksionojnë më mirë kur
angazhimi është si një urë e përbashkët, në të cilën të gjitha palët
shohin përfitime të qarta nga puna e përbashkët. Prandaj, krijimi
i besimit është i domosdoshëm për një marrëdhënie më të fortë
Shqipëri—Diasporë.

— Nevoja për të njohur Diasporën: në mënyrë që të arrijë t’i
drejtohet Diasporës, qeveria në të gjitha nivelet e saj duhet të njohë
komunitetet e Diasporës në të gjithë botën. Kjo nënkupton mbledhjen
sistematike dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave dhe hartëzimin e
Diasporës; hartimin e bazës së të dhënave mbi aftësitë dhe përvojat e
Diasporës; dhe përfshirjen e një game të gjerë të anëtarëve të Diasporës
në praktika konsultimi për të kuptuar se çfarë ofron Diaspora, çfarë
është e gatshme të ofrojë, dhe çfarë pritet në këmbim nga qeveria.

— Diaspora zotëron një potencial të madh për të kontribuar në
zhvillimin ekonomik të vendit: një nga mësimet kryesore të përftuara
nga praktikat e ngjashme në të gjithë botën është se Diaspora mund
të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe në përmirësimin
e jetesës në nivel vendor. Përvojat e mëparshme zbulojnë gjithashtu
potenciale të pashfrytëzuara për sa i përket lidhjes së kapitalit
ekonomik dhe njohurive të Diasporës me mundësitë ekonomike
dhe zhvillimin ekonomik. Në mënyrë që këto përpjekje të rezultojnë
të suksesshme, nevojitet një qasje më e fortë e mirë informuar dhe
e drejtpërdrejtë, si nga nivelet e qeverisjes vendore ashtu edhe nga

486

diaspora shqiptare

institucionet e larta qeverisëse, ashtu edhe nga organizatat e biznesit
të Diasporës, Dhoma e Tregtisë së Diasporës dhe organizata të tjera
mbështetëse për zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

— Nevoja për asistencë afatgjatë zhvillimi për ndryshime
transformuese: përvojat nga ndërhyrjet e mëparshme konfirmojnë se
ndërhyrjet në ndryshim të sistemit dhe mentalitetit kanë nevojë për
më shumë se një dekadë që të integrohen me sukses, sidomos kur këto
ndryshime zbatohen në një kontekst paqëndrueshmërie financiare dhe
politike. Prandaj, për të nxitur interes të mjaftueshëm, duhet krijuar
një nivel bazik njohurish dhe i strukturave në të gjithë sistemin e
qeverisjes, si edhe duhen hartuar dhe ofruar politika dhe strategji me
fokus Diasporën, duke kultivuar kësisoj një bashkëveprim produktiv
dhe besim të ndërsjellë mes Diasporës, qeverive dhe bizneseve të cilat
pastaj përkthehen në rezultate të zhvillimit. Kësaj lloj ndërhyrjeje i
duhet një periudhë kohore afatgjatë, e cila tejkalon jetëgjatësinë e
këtij Programi.

— Ndërlidhje e pamjaftueshme me rrjetet dhe përvojat përkatëse
globale Programi do të përqendrohet kryesisht në përvojat dhe
praktikat më të mira të programeve të ngjashme mbi integrimin e
migracionit në planifikimin e zhvillimit të zbatuar kryesisht nga KB-
ja dhe IOM-i9, veçanërisht në procesin e hartimit të politikës së
Diasporës dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale në përfshirjen
e Diasporës.

Me gjithë këta hapa të planifikuar në mendje, krijohen premisat
e duhura për të avancuar më tej me praktikat e suksesshme dhe
vizionin bazë të politikave, dhe vijimësinë e punës për përmirësimin e
kornizave strategjike dhe praktike që mundësojnë kontributin efektiv
të Diasporës në zhvillimin e vendit.

487

diaspora shqiptare

1.3 Kuadri strategjik i qeverisë

Duke kuptuar zhvillimin dhe linjën e integrimeve evropiane, përfshirë
angazhimin e Diasporës, kryesisht si një koncept të orientuar drejt
zhvillimit, Programi ka një rëndësi të veçantë për nevojat aktuale
strategjike të Shqipërisë, veçanërisht ato që lidhen me trajtimin e
papunësisë dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Për këto arsye, Programi
do të kontribuojë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të
përcaktuara nga Strategjia e Diasporës, si dhe Strategjia Kombëtare
për Zhvillim dhe Integrim posaçërisht në drejtim të rritjes ekonomike
dhe kohezionit social.

Gjithashtu, duke synuar adresimin ndaj kapaciteteve të qeverive
lokale dhe masave të politikave, Programi do të mbështesë drejtpërdrejt
zbatimin e përparësive strategjike të përcaktuara në strategjitë e
zhvillimit lokal, veçanërisht ato që lidhen me shfrytëzimin e potencialit
të Diasporës për zhvillimit të vendit.

Më tej, Programi është i rëndësishëm për Strategjinë e Evropës
Juglindore 2020, si dhe Agjendën 2030 të Objektivave të Zhvillimit të
Qëndrueshëm dhe kontribuon në arritjen e OZHQ 8 “Nxitja e rritjes
ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme,
punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë”,
OZHQ 9 “Ndërtimi i infrastrukturës rezistente nxitja e industrializimit
gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitja e novacionit” dhe
OZHQ 10 “Zvogëlimi i pabarazisë brenda çdo vendi dhe ndërmjet
shteteve” ndërhyrja kontribuon në kapitullin 20 të negociatave të
anëtarësimin në BE “Politika Industriale dhe Ndërmarrjet” nga
pikëpamja e rritjes së konkurrencës së sektorit privat, inkurajimit të
një mjedisi të favorshëm të biznesit, si dhe lehtësimin e investimeve
të huaja.

488

diaspora shqiptare

1.4. Sfidat

Aktualisht Diaspora ka një aftësi në rritje të organizimit të saj në rrjete
që mund të jenë me rëndësi strategjike në arenën e zhvillimit. Sipas
një vlerësimi paraprak, ekzistojnë një numër i madh organizatash,
shoqatash, me fokus veprimtari arsimore, kulturore, shkencore,
afariste, sportive dhe fetare, ose rrjete të Diasporës në njëzet vende
të vlerësuara në të gjithë botën. Midis këtyre organizatave, ka edhe
shoqata të shumta të Diasporës nga vendlindja/rajoni, me një
lidhje të fortë me vendin e origjinës. Në shumë raste, organizatat
e Diasporës në vendet pritëse janë të ndara në grupe të ndryshme.
Shoqatat, organizatat, grupet lokale dhe rrjetet e krijuara nga Diaspora
shqiptare në të gjithë botën, janë relativisht të dobëta, joformale dhe
të shkëputura nga bizneset, nga jeta arsimore, kulturore, shkencore,
sportive dhe fetare në Shqipëri. Në veçanti, nevojiten më shumë
përpjekje për të forcuar kapacitetet dhe për të mobilizuar organizatat
e biznesit në Diasporë, t’i pajisin ato me njohuri, bazat e të dhënave
ekonomike dhe instrumentet, në mënyrë që ato të shndërrohen në
ura lidhëse midis interesave të Diasporës dhe bizneseve vendëse.
Përpjekjet e tilla duhet të fillojnë duke i dhënë përparësi organizatave
të biznesit dhe shoqatave brenda vendeve pritëse me bizneset më të
mëdha të Diasporës dhe për këtë arsye - potencialet e mundshme të
ndërveprimit ekonomik.

489

diaspora shqiptare

2. PROGRAMI I DIASPORËS
DHE KOMPONENTËT E TIJ

Metoda irlandeze me Diasporën e saj është metodë relativisht e
suksesshme, veçanërisht në lidhje me biznesin, sepse është e asimilu-
eshme dhe ka fleksibilitet në strukturë, u jep të drejta dhe liri anëtarëve
të saj, dhe është gjeneruese pa qenë e ngurtë. Roli i shtetit në këtë
kontekst është të ushqejë dhe afrojë rreth vetes, jo të menaxhojë dhe
të përcaktojë.

Strategjia e Diasporës, e përforcuar nga kapacitetet e përmirësuara
institucionale, strukturat ndërlidhëse të Diasporës, mekanizmat
e koordinimit dhe shërbimet e përshtatura në të gjitha nivelet e
qeverisë, ofron një mjedis të favorshëm për angazhimin e Diasporës
në zhvillimin e atdheut. Bazuar në një hartëzim gjithëpërfshirës të
Diasporës, komunikim të intensifikuar reciprok, shtrirje pro aktive
nga autoritetet, dialog të strukturuar midis Diasporës dhe Shqipërisë,
dhe me kontributin e Diasporës të njohur nga qeveria, rezulton në
ngritjen e besimit dhe lidhjes më të fortë të Diasporës me atdheun e
tyre dhe me njëri-tjetrin .

Shkëmbimi i fortë dhe transferimi i njohurive ndërmjet Diasporës,
institucioneve dhe bizneseve në Shqipëri maksimizojnë mbështetjen
e Diasporës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe japin një kontribut të
vlefshëm për adresimin e nevojave më urgjente të zhvillimit ekonomik
të vendit duke inkurajuar investime dhe krijimin e vendeve të reja të
punës.

490

diaspora shqiptare

2.1 Vizioni dhe objektivat e programit

Ndryshimet në Shqipëri, veçanërisht për sa i përket politikës,
reformave apo grupeve të mendjes, kanë një ritëm të ngadaltë. Prandaj,
ndryshimet e ndikimit të parashikuara nga MSHD- ja janë me të
vërtetë parashikime afatgjata të efekteve të dëshiruara, që rezultojnë
nga puna sistematike dhe e drejtuar nga politika me institucionet,
Diasporën dhe organizatat e tyre, sektorin privat, qeveritë lokale dhe
mediet.

Për të garantuar një mjedis të favorshëm për angazhimin e Diasporës
në zhvillimin e Shqipërisë, vendi duhet të zbatojë në mënyrë efikase
strategjinë e angazhimit të Diasporës, e cila demonstron qartësisht
dëshirën e autoriteteve për të bashkëvepruar me Diasporën dhe
paraqet një vizion lidhur me mënyrën se si do të arrihet kjo përmes
masave, mjeteve dhe burimeve të ndryshme. Të kesh një strategji
për angazhimin e Diasporës është një faktor i rëndësishëm shtytës
për veprim. Megjithatë, përveç nëse institucionet në të gjitha nivelet
qeverisëse kanë njohuritë, aftësitë dhe burimet bazë për ta përkthyer
strategjinë në programet dhe masat e tyre përkatëse, infrastrukturën
institucionale që garanton “koordinimin me kohë të plotë me
Diasporën”, si dhe koordinimin ndërinstitucional, strategjia do të
mbetet vetëm në letër. Përpjekjet për ta njohur më mirë Diasporën
do të kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe angazhimin e vërtetë
të Diasporës në zhvillimin e vendlindjes. Këto përpjekje duhet të
përforcohen nga shërbime të përshtatura për Diasporën, të cilat
mundësojnë qasje më të lehtë nga Diaspora. Të gjitha këto veprime
do të bënin të mundur një qasje tërësore të qeverisë në angazhimin e
Diasporës, duke ndërmarrë një strategji më të gjerë, aftësi institucionale
dhe shërbime, të cilat nga ana tjetër krijojnë një mjedis të favorshëm
për angazhimin e strukturuar të Diasporës në zhvillimin e vendlindjes.
Në këtë proces, Programi do të marrë në konsideratë të gjithë faktorët
e rëndësishëm dhe do të zbatojë masa për të lehtësuar rreziqet politike.

491

diaspora shqiptare

Lidhja më e fortë e Diasporës me Shqipërinë në planin afatgjatë
do të sigurohet vetëm përmes qasjes së synuar dhe të hapur nga
autoritetet, shoqëruar me një komunikim të rregullt të dyanshëm dhe
angazhim të Diasporës në vendimmarrje dhe procese strategjike, të
cilat mund të funksionojnë vetëm nëse qeveria është në dijeni të atyre
që janë të gatshëm për të kontribuar dhe në cilat lloje të njohurive
dhe ekspertizave. Ofrimi i mundësisë ndaj Diasporës për të kontribuar
intelektualisht në zhvillimin e vendlindjes do të rriste ndjenjën e
përkatësisë së tyre në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë do të krijonte
besim ndërmjet Diasporës në nivel botëror dhe institucioneve vendëse.
Në mënyrë që të arrijnë të sigurojnë një angazhim më të strukturuar dhe
efektiv të Diasporës në debate strategjike vendore ose vendimmarrje,
autoritetet duhet të lehtësojnë forcimin e organizatave të Diasporës
brenda vendeve pritëse. Kjo përfshin jo vetëm fuqizimin dhe zgjerimin
e rrjeteve ekzistuese, por edhe inkurajimin e konsolidimit dhe lidhjen
e nëngrupeve dhe komuniteteve të ndryshme të Diasporës në vendet
pritëse. Për këtë qëllim, mund të përdoren si teknologjitë moderne të
informacionit ashtu edhe ato të komunikimit, si dhe rrjeti ekzistues
zyrtar i përfaqësive konsullore dhe diplomatike të Shqipërisë në të
gjithë botën.

Mobilizimi dhe maksimizimi i mbështetjes së Diasporës për
zhvillimin e Shqipërisë është një vizion afatgjatë, i cili kërkon përpjekje
serioze dhe të bashkërenduara nga institucionet vendëse, bizneset në
Shqipëri dhe ato në Diasporë. Ky ndikim i dëshiruar është i ndërlidhur
në mënyrë komplekse me politikën e gjerë dhe mjedisin mundësues
institucional, si dhe me marrëdhëniet e besueshme midis Shqipërisë
dhe Diasporës. Ndonëse Diaspora aktualisht është ende hezituese
për të investuar ose zgjeruar biznesin në vendlindje, një potencial i
tillë ekziston dhe mund të shfrytëzohet duke lehtësuar ndërveprimin
e intensifikuar dhe të bazuar në interesa të përbashkëta ndërmjet
bizneseve në vendet pritëse dhe Shqipërisë. Përgjatë këtij procesi,
organizatat e biznesit në Diasporë luajnë një rol jetësor, si dhe qasje

492

diaspora shqiptare

të synuar drejt qeverisjes lokale ose një niveli më të lartë. Transferimi
i njohurive është një pjesë tjetër integrale e këtij ndërveprimi, duke
pasur parasysh diapazonin e gjerë intelektual dhe teknologjik që mbart
Diaspora. Transferimi i fokusuar i njohurive dhe aftësive mund të
kontribuojnë shumë në trajtimin e nevojave më urgjente të zhvillimit
të Shqipërisë - si rritja ekonomike dhe punësimi.

Qëllimi i përgjithshëm i Programit është si vijon: të zgjerojë
mundësitë socio-ekonomike dhe perspektivat për gratë dhe burrat
në Shqipëri, si dhe të përmirësojë jetesën e tyre duke rritur nivelin e
angazhimit të Diasporës.

Programi nuk duhet të perceptohet si një zëvendësim i përpjekjeve
të njësive qeverisëse përkatëse ose për të marrë përgjegjësinë e plotë
për arritjen e një angazhimi efektiv dhe produktiv të Diasporës në
zhvillimin vendlindjes. Prandaj, kjo ndërhyrje është si plotësuese ashtu
edhe katalitike për përpjekjet e ndërmarra nga MSHD-ja, institucionet
e tjera, dhe palët e interesuara të sektorit privat në Shqipëri, si dhe
organizatat e tjera donatore.

MSHD-ja si institucioni kryesor në Shqipëri, përgjegjës për
kuadrin e politikave dhe angazhimin me Diasporën do të kombinojë
burimet, njohuritë dhe ekspertizën për zbatimin e Programit, duke
punuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tij institucionalë
brenda dhe jashtë vendit.

Logjika e përgjithshme për zbatimin e Programit është formuar
nga tre komponentë që përforcojnë dhe ndërthuren në mënyrë të
ndërsjellë. Këta komponentë paraqesin një grup indeksesh si sinergji
ndërmjet objektivave të OKB- së për zhvillim të qëndrueshëm,
prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe
Integrim, objektivat dhe masat e përfshira në politikën kombëtare të
Diasporës, dhe më e rëndësishmja, rezultatet e programit.

Programi lidh funksionet normative dhe operative të administratës
së ministrit të Shtetit për Diasporën dhe siguron strukturën e
nevojshme për rritjen e efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe kontrollit

493

diaspora shqiptare

të punës së saj. Çdo komponent identifikon arritjet e pritshme të
administrimit të MSHD-së si një e tërë dhe gjithashtu identifikon
treguesit e duhur të arritjeve. Struktura e Programit përbëhet nga
tri nënprograme — komponentë, të cilët lehtësojnë monitorimin e
progresit strategjik, që përfshin të gjitha aktivitetet e larmishme të
MSHD-së:

494


Click to View FlipBook Version