diaspora shqiptare
Organizimi i nxitjes e forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet
pritëse të komuniteteve shqiptare dhe bashkëpunimi i programit të
punës të shërbimit diplomatik dhe konsullor me fokus të veçantë nga
këndvështrimi i forcimit të statusit të diasporës shqiptare.
Vendosja e kordinimit mbi bazën e një prograni të miratuar të projekteve
me donatorët ndërkombëtarë për realizimin e masave të Planit të Veprimit
apo që mbulojnë interesat e diasporës shqiptare.
Vlerësimi i akteve të brendshme ligjore dhe marrëveshjeve në fushën
e migracionit për zgjerimin e mbrojtjes së interesave të komuniteteve
shqiptare jashtë vendit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai
do të ketë qëllim përafrimin e tyre me Acquis Communautaire dhe
realizimin e procedurave për përfundimin e ratifikimit të instrumenteve
ndërkombëtare në këtë fushë (nëse nuk janë realizuar ende).
Krijimi dhe vijueshmëria e strukturave informuese për orientimin e
qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në përdorimin e shërbimeve konsullore
dhe diplomatike të cilat ofrohen nga përfaqësitë shqiptare (platforma
online). Dhënia e informacionit rreth organizatave jo qeveritare të
akredituara nga shteti pritës, të cilat ofrojnë asistencë dhe mbrojtje ligjore
për komunitetet e huaja.
Vlerësimi dhe zgjerimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes civile dhe bazave
të të dhënave me të dhëna për migrantët dhe rishikim periodik i bazës
ligjore për regjistrimin e migrantëve. Përcaktimi i përgjegjësive dhe të
dhënave që duhen mbledhur si edhe identifikimi dhe planifikimi i krijimit
të rrjetit dhe infrastrukturës së duhur. Organizimi i aktiviteteve publike
dhe shoqërinë civile mbi qëllimin e sistemit të regjistrimit dhe votimit të
shtetasve jashtë vendit.
Ngritja e Qendrave Kulturore Shqiptare në vendet pritëse të diasporës në
bashkëpunim me shtetin e Kosovës në shërbim të ruajtjes së identitetit
kombëtar dhe për të ofruar shërbime e informacion për komunitetet e
shqiptarëve në diasporë.
145
diaspora shqiptare
Organizimi i një rrjeti për studiuesit e huaj e shqiptarë të specializuar në
fushën e migracionit dhe të nëpunësve në administratë të specializuar në
institucionet të cilat merren me politikat e Diasporës dhe Migracionit.
(Plotësimi i rrjetit edhe me emrat dhe detajet e studiuesve dhe nëpunësve
shtetërorë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës).
Realizimi i trajnimeve të veçanta për fushën e migracionit me administratën
shtetërore dhe lokale dhe realizimim i përfshirjes së tyre në programet
e universiteteve shqiptare. Organizimi i trajnimeve periodike në fushën
e legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar për nëpunësit që
mbulojnë çështje të migracionit. Identifikimi i nevojave dhe ekspertëve
që kanë nevojë për trajnime ligjore. Hartimi i moduleve trajnuese në këtë
fushë dhe përfshirjen e një moduli të tillë në trajnimet e nëpunësve të
shërbimit civil.
Hartimi i manualeve praktike që lidhen me çështjet e migracionit dhe
vënia e tyre në dispozicion të zyrtarëve që merren me zbatimin në praktikë
të legjislacionit për Migracionin. Identifikimi i akteve ligjore/nënligjore që
zbatohen në praktikë nga çdo institucion i cili mbulon çështje të caktuara
të diasporës dhe migracionit. Trajnimi dhe certifikimi i trupit diplomatik
të Shqipërisë lidhur me legjislacionin migrator dhe në mënyrë të veçantë
me të drejtat e komuniteteve shqiptare në diasporë.
Nxitja e bashkëpunimit shtetëror me institucionet e vendeve pritëse të
cilat trajtojnë çështje të migrantëve, të drejtave të grave dhe të drejtave të
fëmijëve. Krijimi i komisioneve dypalëshe konsultative të nivelit të lartë
me shtetet pritëse për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shqiptare
të diasporës dhe funksionimi i tyre në mënyrë periodike për këtë qëllim.
Informimi publik për ecurinë dhe zhvillimin e kësaj veprimtarie për
publikun e interesuar.
Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit (broshurave, fletëpalosje, faqe
interneti, app në telefonat celularë etj.) që ju drejtohet komuniteteve
shqiptare në diasporë, ku të jepet informacion në lidhje me statusin
dhe të drejtat e tyre si edhe për shërbimet që ju ofrohen nga përfaqësitë
diplomatike dhe konsullore si edhe nga shoqatat e migrantëve me
mbështetjen e organizatave ndërkombëtare.
146
diaspora shqiptare
Vendosja e kontakteve të rregullta me Grupin Evropian të Autoriteteve
Rajonale dhe Lokale në fushën e Imigracionit (ERLAI) me qendër në
Bruksel, për të vlerësuar mundësitë e mbështetjes së politikës të mbrojtjes
së komuniteteve të shqiptarëve në diasporë në vendet pritëse të BE-së.
Nxitja dhe intensifikimi i komunikimeve ndërmjet organizimeve shqiptare
në diasporë dhe shoqatave vendase për mbrojtjen e migrantëve. Identifikimi
i organizatave në vendet pritëse për mbrojtën e të drejtave të njeriut dhe
të migrantëve në këto vende. Ndërgjegjësim nëpërmjet informacioneve në
internet, tryezave dhe takimeve për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore në
vendet pritëse dhe të origjinës.
Rivlerësimi periodik i politikës së shërbimeve, procedurave dhe tarifave
të tyre. Në bazë të informacioneve të marra nga përfaqësitë dhe hartimi
nga Agjencia Kombëtare e Diasporës e një raporti vjetor për gjendjen
konkrete të komuniteteve shqiptare në diasporë shoqëruar me propozime
masash për përmirësimin e asistencës për ta. Raporti do të diskutohet në
Komitetin Shtetëror të Diasporës.
Negocimi për të nënshkruar marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen sociale
të migrantëve me vendet pritëse me qëllim që ata të transferojnë sigurimet
shoqërore edhe në Shqipëri. Rishikimi i praktikave të mbledhjes së
kontributit vullnetar për sigurimet shoqërore dhe nëse duhet nënshkrimi
i marrëveshjeve ndërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe bankave.
(Rivlerësimi i një planveprimi të veçantë për çështjen e pensioneve të
migrantëve shqiptarë).
Krijimi i regjistrit për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në burgje
jashtë vendit dhe organizimi i një takimi vjetor organizuar në bashkëpunim
me zyrën e Avokatit të Popullit dhe organizatën e Kryqit të Kuq Shqiptar
për këtë çështje. Diskutimi i vlerësimit të informacionit periodik dhe
konkluzioneve për Komitetin Shtetëror të Diasporës.
Organizimi dhe mbështetja e rrjeteve (edhe ndërkombëtare) të grupeve
dhe shoqatave të veçanta të diasporës shqiptare në bazë të interesave,
profesioneve të përbashkëta, apo vendndodhjes gjeografike. Krijimi i
lehtësirave si p.sh: botimi në gazeta,apo në faqe interneti e informacioneve që
mundësojnë krijimin e grupeve profesionale dhe të interesave të përbashkëta.
Ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve midis grupeve “homologe” në
vende të ndryshme për të krijuar rrjete funksionale të kësaj natyre.
147
diaspora shqiptare
Mbështetja mbi bazën e projekteve të veçanta të organizatave të diasporës
shqiptare për krijimin e strukturave lokale këshilluese për shtetasit e
huaj në qytetet ku migrantët shqiptarë janë të përqendruar, mbi bazën e
udhëzuesit të përgatitur nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale
të Evropës dhe Këshillit të Evropës.
Kryerja e fushatave sensibilizuese lidhur me mundësitë e ndryshme për
të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të migrantëve, në strukturat e
vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare, të cilat merren me mbrojtjen
dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen e të drejtave të
migrantëve, nëpërmjet aktiviteteve si:
• Publikim i këtyre informacioneve në faqen e internetit për
migracionin kushtuar kësaj çështjeje,
• Botimi në gazetat shqiptare jashtë vendit,
• Botimi dhe shpërndarja e fletëpalosjeve lidhur me këto informacione,
• Publikimi i këtyre të drejtave nëpërmjet faqeve të internetit të
krijuara nga komuniteti shqiptar që vepron jashtë vendit.
Raportimi periodik nga ana e qeverisë shqiptare të rasteve të shkeljeve të
të drejtave të migrantëve shqiptarë. (Disa nga strukturat ndërkombëtare
që merren me këto të drejta janë si më poshtë:
• Special rapporteur for migrant’s rights of the United Nations -
Raportuesi Special për të Drejtat e Migrantëve.
• Commissioner for Human rights of the Council of Europe -
Komisioneri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e
Evropës.
• European Court in Human rights - Gjykata Evropiane për
Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut.
• European Commission against Racism and Intolerance (ECRI) of
the Council of Europe - Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe
Intolerancës për vendet anëtare në Këshillin e Evropës.
• Commission for Petition of European Parliament for the EU -
Komisioni i Peticioneve të Parlamentit Evropian.
• Ombudsman of the EU - Avokati i Popullit i BE-së.
148
diaspora shqiptare
Koordinimi dhe organizimi i takimeve apo “Ditëve të Shqipërisë” në
vendet pritëse të komuniteteve shqiptare në diasporë mbi bazën e një
programi vjetor si dhe aktivitete të tjera periodike për turizmin shqiptar
edhe lehtësirat lidhur me investimet në Shqipëri.
Koordinimi me Institucionet Shëndetësore, publike dhe private, në
përgatitjen e një fushate për promovimin e turizmit shëndetësor, lidhur
kryesisht me disa shërbime për të cilat Shqipëria ka siguruar avantazhe
(dentar, neurokirurgji, kardiokirurgji etj.).
Përfshirja e komunitetit të shqiptarëve të diasporës në jetën kulturore të
vendit pritës dhe në Shqipëri me qëllim promovimin e tyre (nënshkrimi
dhe/ose amendimi i marrëveshjeve dypalëshe me shtetet pritëse të diasporës
duke përfshirë edhe interesat e këtyre të fundit në to) dhe nxitja e
krijimit i aktiviteteve vjetore për këtë qëllim.
149
diaspora shqiptare
SHTYLLA 2
ORGANIZIMI I DIASPORES
Aktiviteti 2.1 Mekanizma për mbështetjen e organizimit
të diasporës
M29, M30, M31, M32
Aktiviteti 2.2 Lidhjet me Diasporën shqiptare
M36, M37
Aktiviteti 2.3 Çmimi “Ambasador i Kombit”
M33
Aktiviteti 2.4 Çertifikata e Diasporës
M34
Aktivitet 2.5 Specialistë dhe studiues të Diasporës Shqiptare
M35
150
diaspora shqiptare
MASAT E PERFSHIRA NE SHTYLLEN 2
Organizimi i plan - veprimit të institucioneve përgjegjëse për diasporën
me Këshillin Koordinativ të Diasporës për forcimin organizativ të e
komuniteteve shqiptare dhe përfshirjen në zhvillimin social - ekonomik
të Shqipërisë.
Organizimi i Kuvendit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me
Këshillin e Kordinimit të Diasporës si ngjarja e më e rëndësishme e
komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Organizimi periodik i aktivitetit
mbarëkombëtar me qëllim shqyrtimin e politikave aktuale për mobilizimin
e diasporës shqiptare, ku do të vlerësohen çështjet si ruajtja e gjuhës dhe
kulturës, fenomeni i ikjes së trurit dhe investimet nga diaspora në Shqipëri.
Kordinimi me Republikën e Kosovës në për fushën e marrëdhënieve me
diasporën shqiptare në zbatim dhe rivlerësim të marrëveshjeve ekzistuese
midis dy shteteteve. Përgatitja dhe realizimi i marrëveshjeve dypalëshe në
fushën e diasporës me të gjitha vendet të cilat vlerësohen të rëndësishme
dhe “prodhuese” të diasporave shqiptare në botë.
Vlerësimi i nivelit organizativ të komuniteteve shqiptare në vendet pritëse.
Organizimi i aktiviteteve mbi bazën e profesioneve të cilat nxisin rrjetet
e profesionistëve dhe identifikimn e burimeve njerëzore.
Promovimi i rasteve të personaliteteve të suksesshme të diasporës dhe në
Shqipëri dhe dhënia e titullit “Ambasador i Kombit”. Krijimi i rrjetit të
Ambasadorëve të Kombit (formulimi i akteve juridike të nevojshme për
këtë çështje).
Përgatitja e Certifikatës së Diasporës, e cila mund të aplikohet online
dhe krahas regjistrimit të të interesuarit e pajis atë me një dokument të
printueshëm (“Jam Shqiptar”) i cili mund të vendoset në ambiente të
hapura për të pohuar identitetin kombëtar shqiptar. Ajo do të jepet e
vacantë për fëmijët që mbarojnë projketin e Shkollës Verore.
151
diaspora shqiptare
Krijimi i Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve
kombëtare dhe të përbashkëta me institucione ndërkombëtare me
qëllim që të tërhiqen anëtarët e kualifikuar të diasporës për t’i shërbyer
ekonomisë së Shqipërisë. Vlerësimi i programeve që nxisin investitorët
që të punësojnë staf të kualifikuar nga diaspora jashtë vendit. Mbi bazën
e këtyre programeve, koordinimi dhe krijimi i mundësive për studentët
shqiptarë që të mirëpriten dhe të ndihmohen nga anëtarë të diasporës
shqiptare për të lehtësuar studimet e tyre në universitete të huaja nëpërmjet
një rrjeti të ngritur për këtë qëllim në diasporë.
Evidentimi i shoqatave kulturore, sportive, arsimore, sociale, shkencore që
veprojnë në vendet pritëse si dhe i individëve të talentuar dhe të suksesshëm
që veprojnë në diasporë. Krijimi i një regjistri të veçantë për këtë qëllim.
Nxitja e organizimeve të Rrjetit të Grave në Diasporë dhe ndërtimi i
politikave të veçanta në këtë drejtim. Organizimi në Shqipëri ose jashtë
saj i Samitit të Grave të Diasporës. Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi të
qëndrueshëm me organizatat dhe me institucionet që mbulojnë këtë
çështje në vendet pritëse dhe me shoqërinë civile në Shqipëri për këtë
qëllim.
152
diaspora shqiptare
SHTYLLA 3
EKONOMIA DHE BIZNESI
Aktiviteti 3.1 Tërheqja e investimeve nga diaspora
M38, M39, M42, M44, M50
Aktiviteti 3.2 Formalizimi i dërgesave të diasporës
dhe remitancave
M40, M41, M43, M48
Aktiviteti 3.3 Përfshirja e diasporës në jetën ekonomike
të vendit
M45, M46, M47, M49, M51
153
diaspora shqiptare
MASAT E PERFSHIRA NE SHTYLLEN 3
Forcimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me rrjetin
e bizneseve në diasporë. Krijimi i Regjistrit të Bizneseve të Diasporës si
bazë e organizimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës si protagoniste në
marrëdhëniet e biznesit me administratën shtetërore.
Krijimi i strukturave administrative në pushtetin lokal për informimin dhe
mbështetetjen investimeve nga të interesuarit në diasporë. Ky informimim
i diasporës do të jetë i kordinuar për mundësitë e investimeve në Shqipëri
për motivimin e bizneseve apo migrantëve shqiptarë për të investuar në
sektorë të veçantë të ekonomisë.
Vlerësim vjetor për remitancat dhe politikat nxitëse bankare për diasporën
shqiptare nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Përpunimi dhe zbatimi
i një politike koherente dhe të plotë për administrimin e dërgesave të
diasporës. Rivlerësim për marrjen e masave për të rritur flukset e dërgesave
të migrantëve duke motivuar migrantët që sjellin kursimet e tyre në
Shqipëri.
Vlerësimi vjetor i masave për kalimin e dërgesave të migrantëve nga rrugët
informale të transferimit në ato formale, dhe më pak të kushtueshme.
Vendosja e një dialogu periodik me përfaqësuesit e sistemit bankar të
vendit për këtë çështje. Nxitja e shoqërive private për të tërhequr dërgesat
e emigrantëve nëpërmjet produkteve financiare (si p.sh: letra me vlerë).
Krijimi i zyrave të posaçme administrative në institucionet përgjegjëse
të ekonomisë për trajtimin e diasporës shqiptare sidomos në zbatimin
e politikave të dërgesave të migrantëve dhe lehtësimin e tërheqjes së
investimeve nga diaspora.
Bashkëpunim me Banken e Shqipërisë dhe sistemin bankar privat për
nxitjen e zgjerimit të shërbimeve bankare në vendet pritëse të diasporës
si dhe për të afërmit e tyre në Shqipëri (kryesisht në zonat rurale). Nxitja
e bankave në vendet pritëse që me ndihmën e shoqatave të migrantëve
shqiptarë, të përcaktojnë shërbime “ad hoc” për emigrantët (brenda
shkallës së mundësisë dhe negocimit).
Organizimi periodik i takimeve me rrjetet e biznesit në diasporë dhe i
shkëmbimit të informacionit funksional nga çdo institucion që mbulon
fushën e interesit për të investuar në vendlindje.
154
diaspora shqiptare
Vlerësimi dhe nxitja e migrimit qarkullues ndërmjet Shqipërisë dhe
vendeve pritëse të komuniteteve shqiptare në diasporë me anë të masave
favorizuese apo negocimi i marrëveshjeve bilaterale (duke i dhënë përparësi
Greqisë dhe Italisë). Realizimi një zyre kontakti dhe koordinimi për
vlerësimin dhe monitorimin e gjendjes së tregjeve të huaja të punës dhe
me pas ky informacion t’i kalohet institucioneve përgjegjëse.
Organizimi i një programi të veçantë aktivitetesh vjetore për promovimin e
prodhimeve bujqësore dhe ushqimore shqiptare duke organizuar aktivitete
periodike në funksion të rrjeteve të organizuara të prodhuesve shqiptarë
dhe rrjetit të bizneseve shqiptare në diasporë të cilët tregtojnë prodhime
të natyrave të tilla.
Zhvillimi i aktiviteteve vjetore në fushën e prodhimeve vendase në
koordinim me bizneset blerëse në diasporë në funksion të krijimit të
hartëzimit së restoranteve dhe bizneseve të ushqimit në shtetet pritëse
për të ndërlidhur me një projekt të vecantë bizneset shitëse dhe blerëse
brenda dhe jashtë vendit.
Krijimin e një programi të vecantë ndihme për institucionet e
mikrokreditimit për zbatimin e politikave që synojnë kanalizimin e
dërgesave të emigrantëve nëpërmjet marrëveshjeve me institucionet
financiare në vendet pritëse. Inkurajimi i shoqatave të migrantëve për
nxitjen e zhvillimit lokal nëpërmjet mbledhjes vullnetare të donacioneve
nga anëtarët për të financuar projekte të ndryshme në qytetin apo fshatin
e tyre.
Rivlerësimi i politikave me qëllim nxitjen e kthimit të migrantëve të
kualifikuar. Vlerësimi i ofertës dhe kërkesës për personel të kualifikuar, në
tregun e punës shqiptar dhe krijimi i kontakteve ndërmjet migrantëve dhe
ndërmarrjeve të mesme e të mëdha në Shqipëri, duke krijuar një bankë të
dhënash elektronike me CV e migrantëve të kualifikuar.
Rivlerësimi periodik i politikës së shërbimeve, procedurave dhe tarifave
të tyre. Në bazë të informacioneve të marra nga përfaqësitë dhe hartimi
nga Agjencia Kombëtare e Diasporës e një raporti vjetor për gjendjen
konkrete të komuniteteve shqiptare në diasporë shoqëruar me propozime
masash për përmirësimin e asistencës për ta. Raporti do të diskutohet në
Komitetin Shtetëror të Diasporës.
155
diaspora shqiptare
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë koordinuese për
realizimin në bashkëpunim me sektorin e biznesit privat një program për
shpërndarjen e informacioneve të karakterit ekonomik dhe përpilimin
e një programi aktivitetesh vjetore periodike, që nxit marrëdhëniet e
biznesit ndërmjet komuniteteve shqiptare në diasporë, me njëri-tjetrin
dhe vendlindjen.
Realizimi i programit të festave dhe ditëve të shënuara komunitare në
bashkëpunim me sektorin privat, organizatat jofitimprurëse apo ato
sportive dhe promovimi nga institucionet përgjegjëse të turizmit në tregje
të rëndësishme për të rritur flukset turistike.
156
diaspora shqiptare
SHTYLLA 4
ARSIMI DHE MESIMDHENIA
Aktiviteti 4.1 Programi i kulturës dhe gjuhës shqipe
M52, M54, M58
Aktiviteti 4.2 Mësuesit në Diasporë
M55, M56
Aktiviteti 4.3 Tekstet shkollore për Diasporën
M53, M57
Aktiviteti 4.4 Studentët në Diasporë
M59, M60, M61
157
diaspora shqiptare
MASAT E PERFSHIRA NE SHTYLLEN 4
Rishikimi i praktikave dhe kushteve për arsimimin e brezave të rinj të
diasporës në gjuhën shqipe. Rivlerësimi i hartimit të kurikulave standarde
për mësimdhënien në gjuhën shqipe dhe njohjen e trashëgimisë kulturore
shqiptare për fëmijët në diasporë.
Vlerësimi vjetor i nevojave për libra për mësimin në gjuhën shqipe
dhe njohjen e trashëgimisë kulturore shqiptare për fëmijët në diasporë.
Përmirësim periodik i kurikulave të përbashkëta me Kosovën, për
mësimdhënien në gjuhën shqipe. Mbështetje në zbatimin e kurikulave
të përbashkëta.
Koordinimi dhe nxitja e marrëveshjeve të përbashkëta me shtetin e Kosovës
për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në
diasporë. Rivlerësim për kuadrin ligjor lidhur me përgjegjësinë e shtetit
shqiptar për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri të
komuniteteve shqiptare në diasporë.
Përditësimi i Regjistrit të mësuesve në diasporë dhe i programeve për
mbështetje në zbatimin e standardeve për mësuesit në diasporë. Certifikimi
i mësuesve dhe hartim i skemës së pensioneve për mësuesit në diasporë.
Organizimi i aktiviteteve arsimore vjetore me mësues e nxënës shqiptarë
në diasporë.
Krijimi i një strukture permanente e cila do të ndjekë trajnimin e mësuesve
që do të japin mësim në diasporë. Sigurimi i vazhdueshëm i teksteve
shkollore për diasporë dhe trajnimi i mësimdhënësve mbi kurikulat e
përbashkëta me Kosovën. Dërgimi i mësuesve me kontratë nga Shqipëria
në shtetet pritëse nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Zhvillimi i projektit “Mëso Shqip”dhe “e-book”(shkarkimi online i teksteve
shkollor të vendosura në programin arsimor për diasporën) me qëllim
shpërndarjen e librave në të gjithë botën dhe krijimin e lehtësirave për të
furnizuar të gjithë me materiale plotësuese të nevojshme për mësimin e
gjuhës dhe kulturës shqipe.
158
diaspora shqiptare
Vlerësimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me
institucionet arsimore në vendet pritëse (duke respektuat legjislacionin
vendas), për hapjen e kurseve në gjuhën shqipe në shkollat e ambientet
edukative ekzistuese në këto vende. (Krijimi dhe nxitja e programeve për
mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në
bashkëpunim me strukturat përkatëse të vendeve pritëse).
Vlerësimi dhe orientimi i programeve/donatorëve, të cilët ofrojnë bursa
studimore për jashtë vendit drejt fushave të ekspertizës për të cilat ka
nevojë Shqipëria. Rivlerësimi për përfshirjen e kushtit të kthimit në
Shqipëri (për një periudhë jo më pak se një vit) për të gjithë studentët që
marrin bursa studimi për jashtë vendit në kuadër të programeve studimore
të donatorëve të ndryshëm për Shqipërinë.
Krijimi i rregjistrit të studentëve shqiptarë që studjojnë në universitetet
jashtë vendit dhe mbi fushat ku ata specializohen. Krijimi i një projekti
për nxitjen e komunikimit midis tyre jashtë vendit.
Kryerja e një raporti vlerësues mbi vështirësitë e studentëve shqiptare që
studiojnë jashtë vendit dhe mbi faktorët që ndikojnë në këtë situatë. Ai
do të vlerësohet në Komitetin shtetëror të Diasporës.
159
diaspora shqiptare
SHTYLLA 5
MEDIA DHE KOMUNIKIMI
Aktiviteti 5.1 Mbështetja e rrjeteve të informimit
dhe mediave në diasporë
M62, M63, M66, M67
Aktiviteti 5.2 Informimi i diasporës shqiptare
M64, M65
160
diaspora shqiptare
MASAT E PERFSHIRA NE SHTYLLEN 5
Krijimi dhe përditësimi i një banke të dhënash të gazetave, faqeve të
internetit, radiove dhe televizioneve të diasporës, që funksionojnë në
vendet që gjykohen si prioritare për politikat kombëtare mbi diasporën.
Krijimi i rrjeteve të televizioneve dhe radiove shqiptare në diasporë dhe
realizimi i një plan veprimi për komunikimin dhe trajnimin e gazetarëve në
diasporë me projekteve stimuluese dhe aktiviteteve vjetore për këtë qëllim.
Organizimi i rrjetit të informimit për median shqiptare dhe të huaj për
të apeluar dhe sensibilizuar ndaj shkeljeve të të drejtave të migrantëve
shqiptarë në strukturat përkatëse të vendeve pritëse si dhe në ato të
organizatave ndërkombëtare. Krijimi i Forumit të Medias së Diasporës
dhe organizmin e një aktiviteteti vjetor.
Vlerësimi i cilësisë së faqeve të internetit të institucioneve shtetërorë
për informacionin të detajuar për komunitetet shqiptare jashtë vendit
duke hapur edhe një seksion që i kushtohet kësaj teme (aty ku është e
nevojshme). Realizimi i takimeve periodike (çdo 6 muaj) për vlerësimin dhe
koordinimin me “kujdestarët” e faqeve të informacionit të institucioneve
për nivelin e informimit që këto faqe ofrojnë për diasporën shqiptare.
Planifikimi dhe realizimi i një fushate informuese mbi:
• Çështje që kanë të bëjnë me migracionin dhe diasporën
• Promovimin në shkallë të gjerë të regjistrimit të migrantëve dhe
informimi për të drejtën e votës (pas miratimit);
• Identitetin e shqiptarëve, historinë dhe kulturën shqiptare në
diasporë
• Forcimi i Gazetës “Diaspora Shqiptare” me burimeve informative
për çështje që interesojnë migracionin dhe diasporën dhe trajtimet
rreth zhvillimeve më të fundit politike, sociale dhe ekonomike në
vend;
Reflektimi në këtë fushatë të procesit që diaspora dhe migracioni do të
jenë pjesë integrale të zhvillimeve politike dhe ekonomike të Shqipërisë.
161
diaspora shqiptare
Rishikimi dhe vlerësimi i zonës së transmetimit nga televizionet dhe radiot
shqiptare kombëtare në të gjitha vendet ku ka komunitete të diasporës
dhe migrantësh shqiptarë. Krijimi dhe nxitja e programeve televizive
në vend për temën e diasporës dhe protagonizmin e saj në shoqërinë
shqiptare. Forcimi i kanalit të televizionit publik TVSH 3 për temën e
diasporës. Nxitja për marrëveshje me mediat në vendet pritëse, me qëllim
transmetimin prej tyre të programeve për komunitetet shqiptare.
Krijimi i projekteve mediatike që nxisin krijimin e rrjeteve informuese
për studentët dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse për arsimin
për promovimin e rritjes së programeve të shkëmbimit dhe internship-it,
të Universiteteve shqiptare me Universitetet në vendet pritëse me prani
të lartë të studentëve shqiptarë.
Organizimi i një plan veprimi të kordinuar mediatik për nxitjen dhe
motivimin e diasporës shqiptare për shfrytëzimin e avantazheve në
Shqipëri për qëllime turizmi dhe investimi. Përgatitja nga institucionet
përgjegjëse të turizmit e një fushate promocionale, në bashkëpunim me
sektorin privat të një pakete që siguron pritshmëritë. Si ikona të kësaj
fushat e mund të përfshihen figurat të njohura të diasporës në secilin treg.
162
diaspora shqiptare
SHTYLLA 6
MONITORIMI DHE TRANSPARENCA
Aktiviteti 6.1 Monitorimi dhe vlerësimi
M69, M70, M71, M72
163
diaspora shqiptare
MASAT E PERFSHIRA NE SHTYLLEN 6
Monitorimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës
mbi vlerësime 3 mujore (me Buletin priodik) dhe kryerja e informimit
në Komitetin Shtetëror për Diasporën dhe në Nënkomisionin për
Migracionin dhe Diasporën. Nënkomisioni kur e gjykon do të propozojë
që për çështjen e trajtimit të migracionit dhe diasporës Kuvendi të miratojë
një rezolutë për këtë çështje.
Vlerësimi nga Nënkomisioni për Migracionin dhe Diasporën dhe
Komiteti Shtetëror për Diasporën në mbledhje të veçanta i dokumenteve
të Raportimit me shkrim të:
• Agjencisë kombëtare të Diasporës;
• Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës
• Qendrës së Botimeve të Diasporës
• Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Vlerësimi, diskutimi dhe propozime për ndryshime për dokumentin e
Strategjisë Kombëtare dhe Planin e Veprimit në Kuvendin Kombëtar të
Diasporës Shqiptare. Këto propozime do shikohen si nismëtare për të
kryer ndryshimet e mundshme në proces.
Përcaktimi i indikatorëve të cilët do të evidentojnë nivelin e zbatimit të
masave të vendosura nga kjo strategji. Detyrimi i institucioneve përgjegjëse
për zbatimin e strategjisë për hartimin e raporteve periodike për masat të
marra duke përfshirë të dhëna sasiore edhe cilësore të monitorimit, bazuar
në indikatorët e përcaktuar.
164
diaspora shqiptare
SHTOJCA III – STRUKTURA E INSTITUCIONEVE
SHTETERORE PER DIASPOREN
STRUKTURA SHTETERORE PER DIASPOREN
NËNKOMISIONI PËR KOMITETI
DIASPORËN DHE SHTETËROR PËR
MIGRACIONIN DIASPORËN
KË SHI LLI I MI N IS TR AV E
MINIST RI I S HT E T IT P Ë R DIASPOR Ë N
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
RRJETI
AMBASADORVE
TË KOMBIT
165
diaspora shqiptareKOMITETI SHTETËROR
KOMITETI SHTETEROR PER DIASPORENSEKRETARIATI TEKNIKKRYEMINISTRI
166MINISTRI I SHTETIT MINISTRI PËR MINISTRIA E MINISTRIA E MINISTRI PËR MINISTRIA E MINISTRIA E MINISTRIA E
PËR DIASPORËN EVROPËN DHE BRENDSHME FINANCAVE EVROPËN BRENDSHME BRENDSHME DREJTËSISË
PUNËT E JASHTME DHE EKONOMISË
DHE PUNËT E
MINISTRIA E JASHTME
ARSIMIT SPORTIT
MINISTRIA E MINISTRIA E MINISTRIA E MINISTRIA E MINISTRI I MINISTRI I
DREJTËSISË DHE RINISË KULTURËS ARSIMIT KULTURËS MJEDISIT SHTETIT
DHE TURIZMIT PËR DIAS-
SPORTIT DHE PORËN
RINISË
GUVERNATORI I KRYETARI E DREJTORI
BANKËS AKADEMISË INSTAT-IT
SË SHQIPËRISË SË
SHKENCAVE
KOORDINATORI SHTETËROR PËR KOORDINATORI SHTETËROR PËR KOORDINATORI SHTETËROR KOORDINATORI SHTETËROR PËR
MARRËVESHJET SHTETËRORE NË ORGANIZIMIN E PROGRAMIT VJETOR TË PËR INFORMIMIN E DIASPORËS PROGRAMET/
FUSHËN E SIGURIMEVE PËRSHTETASIT
AKTIVITETEVE PËR DIASPORËN DONATORËT TË CILËT OFROJNË BURSA
SHQIPTARË JASHTË VENDIT SHQIPTARE STUDIMIPËR JASHTË VENDIT
KOORDINATORI SHTETËROR PËR MARRËVESHJET PERSONI PËRGJEGJËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE QË KOORDINATORI SHTETËROR PËR
SHTETËRORE NË FUSHËN E NJOHJES SË LEJEVE VUAJNË HEQJEN E LIRISË JASHTË VENDIT, TË DREJTAVE TË MIGRANTËVE REALIZIMIN E PROGRAMIT “JAM
TË DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE PËR SHTETASIT SHQIPTAR” TË GJUHËS DHE KULTURËS
NËPËRMJET INFORMIMIT MBI MUNDËSITË E NDRYSHME PËR TË APELUAR NDAJ SHQIPESHQIPTARË JASHTË VENDIT
SHQIPTARË JASHTË VENDIT SHKELJEVE TË TË DREJTAVE TË TYRE, NË STRUKTURAT E VENDEVE PRITËSE SI
DHE NË ATO NDËRKOMBËTARESHQIPTARË JASHTË VENDIT
diaspora shqiptare
STRUKTURA E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS
KËSHILLI DREJTUES
DREJTORI EKZEKUTIV
DREJTORIA E DIASPORËS DREJTORIA E FINANCËS
DHE SHËRBIMEVE
SEKTORI I SEKTORI I KULTURËS, MBËSHTETËSE
DIASPORËS IDENTITETIT DHE
KOMUNIKIMIT SPECIALIST
SPECIALIST SPECIALIST SPECIALIST
SPECIALIST
SPECIALIST SPECIALIST
SPECIALIST
SPECIALIST
167
diaspora shqiptare
STRUKTURA E QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN
KËSHILLI KOORDINUES
I BOTIMEVE TE
DIASPORES
DREJTORI EKZEKUTIV
SEKTORI I DIGJITIMIT, SEKTORI I BOTIMIT, SEKTORI I FINANCËS
KOMUNIKIMIT KOORDINIMIT DHE SHËRBIMEVE
DHE PROJEKTEVE DHE SHPËNDARJES MBËSHTETËSE
168
diaspora shqiptare
QENDRA E STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PER ARBERESHET
KËSHILLI KOORDINUES
I QSPA
DREJTORI EKZEKUTIV
DREJTORIA E STUDIMEVE DHE SEKTORI I FINANCËS DHE
PUBLIKIMEVE (7) SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (4)
169
diaspora shqiptare
SHTOJCA IV – RISHIKIMI I DOKUMENTIT NE
PROCESIN E ZBATIMIT
RISHIKIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN
SHQIPTARE DHE I PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT
HYRJE
Marrëdhënia me diasporën shqiptare për Republikën e Shqipërisë
është një cilësi e cila do të ndryshojë me kalimin e kohës. Në
Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit 2021
- 2025 nisur nga nevoja e rishikimit të dokumentit, parashikohet
zhvillimi i rishikimit të saj në tre faza vlerësuese.
Në procesin e rishikimit si bashkëshoqërues i Strategjisë Kombëtare
të Diasporës Shqiptare dhe i Planit të Veprimit 2021 - 2025 këto tre
faza përshkruajnë metodologjinë e cila do të ndiqet që nga forcimi i
kapaciteteve të strukturave shtetërore dhe marrëdhënies me diasporën
shqiptare deri tek kalimi në një strategji të re të përshtatur në zbatim
të përmirësimit të politikës shtetërore për diasporën shqiptare.
FAZA 1 (2021 DERI NË MES TË VITIT 2023): KRIJIMI I
KULTURËS ADMINISTRATIVE
Faza e Parë do të vlerësojë bashkëveprimin e politikës shtetërore
me Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e saj të Veprimit
2021-2025 në të cilat do të përcaktohet nevoja për të pasur aparatin
dhe infrastrukturën e duhur institucionale për këtë lloj angazhimi.
Në mënyrë të veçantë theksi do të vihet në forcimin e kapaciteteve
të institucioneve shtetërore për diasporën, të krijuara apo që do të
krijohen, si vijon:
· Nënkomisioni parlamentar për Diasporën dhe Migracionin
· Komiteti Shtetëror për Diasporën
· Këshilli Koordinues i Diasporës
· Agjencia Kombëtare e Diasporës
170
diaspora shqiptare
· Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
· Qendra e Botimeve për Diasporën
· Qendrat e Kulturës Shqiptare jashtë vendit
· Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
· Strukturat Administrative për Diasporën dhe Migracionin
në pushtetin lokal
Në këtë fazë përveç forcimit të kuadrit institucional, i rëndësishëm
do të jetë edhe zgjerimi dhe promovimi i transparencës në vlerësimin
dhe veprimin e politikave shtetërore për diasporën. Ky do të jetë një
proces i cili do të koordinohet nga ministri përgjegjës për diasporën
i cili do të realizojë:
· Angazhimin e institucioneve shtetërore sipas fushës së
përgjegjësisë;
· Administratën profesionale për arritjen e qëllimeve të vendosura
për diasporën shqiptare;
NËNKOMISIONI PËR KOMITETI
DIASPORËN DHE SHTETËROR PËR
MIGRACIONIN DIASPORËN
KË SHI LLI I MI N IS TR AV E
MINIST RI I SHT E T IT P Ë R DIASPOR Ë N
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
RRJETI
AMBASADORVE
TË KOMBIT
Kuadri institucional shtetëror për angazhimin e diasporës
171
diaspora shqiptare
· Krijimin e një sistemi të lidhur llogaridhënieje operacionale si
themeli për funksionimin e aktiviteteve të strategjisë;
· Angazhimin e institucioneve shqiptare për të krijuar një kuadër
të plotë bashkëveprimi në zbatimin e dokumentit të Strategjisë
Kombëtare të Diasporës dhe Planin e saj të Veprimit 2021-2025
FAZA 2 (MESI I VITIT 2023 – 2024) RISHIKIMI
AFATMESËM: BASHKEVEPRIMI INSTITUCIONAL
DHE ANGAZHIMI I KOORDINUAR SEKTORIAL
Në Fazën e Dytë të vlerësimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës
dhe Planit të Veprimit 2021-2025 do të verifikohet harmonizimi i
veprimit administrativ të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e
saj. Ai do të krijojë një proces për rekomandimet me qëllim forcimin
e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të identifikuara në Planin
e Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, si
dhe kontributin e partnerëve të tjerë joqeveritarë, kombëtarë apo
ndërkombëtarë.
Ky vlerësim do të shtjellojë kalimin e rëndësishëm nga faza e
dytë në fazën e tretë me synim përcaktimin e qëllimeve të rishikimit
afatmesëm të dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe
Planit të Veprimit 2021-2025.
Gjatë konsultimeve për rishikimin e strategjisë u rekomandua që
procesi i harmonizimit, të bëhet në mënyrë që të jetë i zbatueshëm
në sistemin administrativ, patur parasysh që fillimi i aktiviteteve
do të bëhet operacional në mënyrë sistematike në vitin 2022 në
përputhje me dokumentin e rishikuar të Strategjisë dhe të Planit të
Veprimit 2021-2025. Ky mekanizëm do të plotësohet me takimet e
përbashkëta të Komitetit Shtetëror për Diasporën dhe raportimet në
Nënkomisionin Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin. Këto
të fundit do të kenë një përgjegjësi të vecantë për kuadrin monitorues
dhe vlerësues me një strukturë rivlerësuese të grupit të punës, i cili do
të funksionojë si më poshtë:
172
diaspora shqiptare
FORMATI I GRUPIT TË PUNËS: PËRBËRJE GJITHËPËRFSHIRËSE E
GRUPEVE TË PUNËS
PËRFAQËSUES I MINISTRIT TË SHTETIT PËR DIASPORËN
DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE PËR DIASPORËN DHE PËRFAQËSUES
TË SEKTORËVE PËRGJEGJËS SHTETËRORË TË PËRCAKTUAR NË PLANIN E VEPRIMIT
TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN SHQIPTARE 2021 2025
PËRFAQËSUES E PARTNERËVE JOQEVERITARË, SI ORGANIZATA APO SHOQATA
LIDHUR ME ÇËSHTJET E DIASPORËS
FAZA 3 – STRATEGJIA E TËRHEQJES/DALJES:
SHKALLËZIMI I VIZIONIT TË ZHVILLIMIT
Në Fazën e Tretë do të përcaktohen konkluzionet dhe synimet e
angazhimit për zhvillimin e dokumentit të Strategjisë Kombëtare të
Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021-2025. Duke qenë dokument i
rishikuar, ai ka ndërtuar metodën bazë të rivlerësimit fillestar. Synimi
kryesor është forcimi i veprimit shtetëror dhe administrativ për
statusin e marrëdhënies midis Republikës së Shqipërisë dhe Diasporës
Shqiptare. Ky moment i rëndësishëm përfaqëson cilësinë e fazës së
tretë për rivlerësimin e vizionit afatgjatë të marrëdhënies me diasporën
shqiptare për periudhën në vazhdim.
Kornizat dhe aktivitetet e Strategjisë Kombëtare të Diasporës
dhe Planit të Veprimit 2021-2025 janë projektuar për të ofruar më
pas, shkallëzimin dhe rishikimin e ecurisë së çdo aktiviteti dhe çdo
shtylle veprimi. Aktivitetet e Planit të Veprimit do të ofrojnë një bazë
veprimi të planifikuar për institucionet përgjegjëse shtetërore. Ato janë
të organizuara në mënyrë që këto institucione të arrijnë ta shkallëzojnë
vizionin e tyre për zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të reja
për përfshirjen e diasporës.
Gjatë rishikimit përfundimtar të dokumentit të Strategjisë Kom-
bëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021-2025 rekomandohet
një proces i cili do ta lejojë qeverinë shqiptare të largohet/tërhiqet nga
qeverisja e strategjisë, kur kjo të jetë e aplikueshme. Kështu do të jetë
173
diaspora shqiptare
e mundur që qeveria shqiptare dhe partnerët e tjerë të projektojnë
fazën tjetër të kësaj strategjie dhe të përdorin komponentët e ndërg-
jegjësimit të ndikimit të saj për të shkallëzuar vizionin dhe synimet
për angazhimin e diasporës.
Me procesin e shkallëzimit do të lindin presione të reja si në
projektim, ashtu edhe në zbatim. Rekomandohet që brenda procesit
të rishikimit të strategjisë, të prodhohet një strategji “daljeje” me disa
hapa të cilët do ta lejojnë qeverinë dhe partnerët e saj të sigurojnë
trashëgiminë për shkallëzimin e vizionit për zhvillimin për hapin
tjetër të politikës shtetërore për diasporën shqiptare.
PËRFUNDIMI
Në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës
dhe Planit të Veprimit 2021-2025 sigurohet që transparenca dhe
llogaridhënia të vazhdojnë të maturohen me zhvillimin e saj. Ai
do të vetëkrijojë mekanizmin i cili do ta shtyjë përpara strategjinë
drejt aplikimit dhe zhvillimit për t’u zbatuar bazuar mbi nevojat dhe
mundësitë shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Qasja me tre faza në procesin e rishikimit ofrohet si udhërrëfyes,
në mënyrë që kuadri i politikës shtetërore të plotësohet me frymën
e bashkëpunimit institucional dhe me partnerët kombëtarë e
ndërkombëtarë. Për këtë arsye, kjo shtojcë vetëvlerëson që veprimi
i Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021-
2025 të rrisin mundësitë e suksesit dhe vetëkorrigjimit duke u krijuar
hapësira për të zhvilluar strategjinë e ardhshme në vitet në vijim.
Strategjia Kombëtare e Diasporës dhe Plani i saj i Veprimit
2021-2025 është hartuar në mënyrë të tillë që të krijohet një kulturë
pune, e cila bazohet në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore
për diasporën me institucionet e tjera përgjegjëse, si dhe partnerë të
tjerë. Kjo në vetvete do të rrisë besimin e diasporës tek mekanizmat
e zbatimit, gjë që do të kontribuojë tek zhvillimi dhe përfshirja e
diasporës shqiptare për të ardhmen e kombit. E ardhmja është
zgjedhje. Strategjia është rrugëtimi drejt saj.
174
diaspora shqiptare
GRUPI NDËRINSTITUCIONAL I PUNËS
Pandeli Majko
Ministri i Shtetit për Diasporën – Kryetar
Etjen Xhafaj
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Anëtar
Kostandin Shkurti
Zëvendësministri për Arsimin, Sportin dhe Rininë – Anëtar
Dajna Sorensen
Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë – Anëtar
Ornela Çuçi
Zëvendësministri për Turizmin dhe Mjedisin – Anëtar
Romina Kuko
Zëvendësministri i Brendshëm – Anëtar
Fjoralba Caka
Zëvendësministre e Drejtësisë – Anëtar
175
diaspora shqiptare
Bardhylka Kospiri
Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Anëtar
Ermira Gjeci
Zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Anëtar
Kestrina Ramallari
Përfaqësues i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
– Anëtar
Meri Kumbe
Zëvendësministre e Kulturës – Anëtar
Irakli Koçollari
Përfaqësues i Akademisë së Shkencave – Anëtar
Elsa Dhuli
Titullari i INSTAT – Anëtar
Sonila Hysi
Titullari i Agjencisë Kombëtare të Diasporës – Anëtar
176
Angazhimi i
profesionistëve
shqiptarë nga Diaspora
në vendet e origjinës
Kaltrina Temaj dhe Lirim Krasniqi
Organizata Germin
177
diaspora shqiptare
PËRMBAJTJA
Përmbledhje Ekzekutive 179
Hyrje 181
Historiku 183
Diaspora Shqiptare 186
Përmbledhje e Përgjithshme 188
Diaspora e Kosovës 190
Diaspora e Shqipërisë 192
Metodologjia e anketës 192
Hartimi i pyetësorit 192
Dizajnimi i Mostrës 193
Mbledhja e të dhënave 193
Kontrolli i Cilësisë dhe Përpunimi i të dhënave 195
Analiza e të Dhënave 195
Intervistat 196
Rezultatet e anketës 197
Karakteristikat e përgjithshme të profesionistëve të
Diasporës që morën pjesë në studim 197
Arsimi dhe sfondi profesional 202
Përceptimet mbi Angazhimin Profesional në Vendet e Origjinës 207
Angazhimi i Ardhshëm i Mundshëm në Vendet e Origjinës 213
Projekti për Angazhimin e Profesionistëve të Diasporës
dhe Angazhimi në të Ardhmen 220
Konkluzione 222
Rekomandime 225
178
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Ky studim është pjesë e projektit “Lidhja e ekspertëve të diasporës
me nevojat institucionale në vendin amë”, i cili implementohet nga
Germin me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale
Zusammenarbeit (GIZ). Projekti synon të rrisë angazhimin e
profesionistëve të diasporës në vendet amë dhe të krijojë mundësi
për shkëmbim dhe transferim të aftësive. Grupet e interesit përfshijnë
profesionistë nga fusha të ndryshme që janë pjesë e diasporës Shqiptare
që banojnë jashtë vendit, veçanërisht ata nga Gjermania.
Studimi synon të vlerësojë perceptimet mbi migrimin qarkor dhe
angazhimin profesional të profesionistëve Shqiptarë të Diasporës
në vendet e oriigjinës. Gjatë gjithë hulumtimit, konteksti i temës
së emigracionit është të sjellë një sfond historik të evolucionit të
diasporës shqiptare, në veçanti, të atyre me origjinë nga Kosova dhe
Shqipëria. Ky studim analizon se si valët e ndryshme të emigracionit
kanë ndikuar në krijimin e bashkësive të diasporës dhe lidhjet e tyre
të forta me vendet e origjinës. Kjo e fundit dëshmohet jo vetëm nga
kontributi historiko-ekonomik, politik dhe shoqëror, por edhe nga
gatishmëria për të zhvilluar migraimin qarkor. Rezultatet nga ky
raport tregojnë se shumica e të anketuarve janë të gatshëm dhe të
përkushtuar të ofrojnë kontributin e tyre për vendin e origjinës.
Raporti gjithashtu ofron një përmbledhje të hollësishme të gjetjeve
kryesore nga anketa me 921 të anketuar nga diaspora Shqiptare për
të njëjtën temë, të kryer në pjesën e dytë të Janarit 2020.
Përfundimet e anketsë janë paraqitur në dy pjesë kryesore:
1. Karakteristikat e përgjithshme dhe demografia e të anketuarve,
si dhe prejardhja e tyre arsimore dhe profesionale; dhe
2. Perceptimet mbi Angazhimin Profesional të Diasporës;
Angazhimi i mundshëm në të ardhmen në vendet e origjinës;
dhe Perceptimet mbi nismën e Germinit për zhvillimin e
migrimit qarkor. Bazruar në rezultatet e anketës dhe studimit,
janë dhënë 5 rekomandime për politikëbërësit, vendimmarrësit
dhe palët e tjera të përfshira, për të rritur angazhimin e diasporës
për sa i përket migrimit qarkor:
1. Njohja me profesionistët shqiptarë të diasporës; njihuni me
shpërndarjen e tyre, dëgjojini dhe kuptojini;
2. Të fuqizohen grupet dhe organizatat e diasporës;
3. Të zhvillhet një platforme shumë-funksionale që lidh profilet
e profesionistëve të diasporës me sektorin publik dhe privat
në vendet e origjinës;
4. Të krijohet hapësirë për angazhimin e profesionistëve të
diasporës në institucionet publike të Kosovës dhe Shqipërisë,
të cilat kanë mungesë të njohurive dhe aftësive të avancuara
në sektorët kryesorë;
5. Të përmirësohet koordinimi midis niveleve të ndryshme të
qeverisjes dhe institucioneve ndër-shtetërore dhe të rritet
gjithëpërfshirja në procesin e angazhimit të diasporës.
diaspora shqiptare
HYRJE
Shprehja “profesionistë të diasporës” i referohet njerëzve të kualifikuar
dhe të aftë me prejardhje migracioni që dëshirojnë të mbështesin
vendin e origjinës duke e vënë në përdorim ekspertizën e tyre, siç
përcaktohet nga Qendra për Migrim dhe Zhvillim Ndërkombëtar
(CIM).1
Nisma e Germin “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës” synon
të krijojë mundësi për transferimin e njohurive dhe aftësive në
institucionet dhe organizatat vendore përmes angazhimit afatshkurtër
që u ofrohet profesionistëve të diasporës me qëllim që të ndikojnë
pozitivisht në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të origjinës. Në
kuadër të kësaj nisme, Germin ka realizuar një studim hulumtues i
cili synon të mbledhë dhe interpretojë perceptimet e profesionistëve
të diasporës për angazhimin e mundshëm në vendin e tyre të
origjinës dhe të identifikojë fushat / sektorët për angazhimin e këtyre
profesionistëve. Për më tepër, për të hartuar një projekt të suksesshëm
dhe për të arritur qëllime të përbashkëta, studimi synon të mbledhë
mendimet e profesioneve të diasporës ndaj kësaj nisme pilot, si dhe
rekomandimet e tyre për një zbatim të suksesshëm.
Ky studim përdor një metodologji të përzier të metodave sasiore
1 “Diaspora Experts”. Cimonline.De, 2020. https://www.cimonline.de/en/
html/diaspora-experts.html.
181
diaspora shqiptare
dhe cilësore për të vlerësuar potencialin për kontributin profesional
të diasporës në vendet e tyre të lindjes. Pjesa sasiore përbëhet nga
një pyetësor i administruar online me 921 të anketuar të diasporës
shqiptare për të mbledhur informacion në lidhje me përvojat dhe
perceptimet e tyre drejt angazhimit të mundshëm profesional në
vendet e tyre të origjinës. Studimi përfshin edhe gjashtë intervista të
thella të bëra me profesionistë të diasporës për të ofruar më shumë
informacion mbi gatishmërinë e diasporës për të kontribuar dhe për t’u
angazhuar me vendet e origjinës përmes migrimit qarkor. Intervistat
ofrojnë më shumë njohuri mbi sfidat e integrimit dhe kualifikimeve
të profesionistëve nga diaspora dhe pengesat dhe mundësitë drejt
angazhimit në vendet e origjinës. Raporti jep një përmbledhje të
të dhënave nga studimi dhe në të gjitha nën-pjesët e tij jepet një
përmbledhje më e detajuar e hapave të ndërmarra në këtë projekt
kërkimor.
182
diaspora shqiptare
HISTORIKU
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë diasporë të zgjeruar me një
potencial të madh, megjithatë, ky potencial nuk ka qenë në gjendje
të eksplorohet plotësisht përtej remitancave. Në këtë drejtim nuk është
bërë shumë, as nga shoqëria civile, por as sektori privat. Mungesa
e përvojës, narracionet negative për emigracionin dhe një qasje
komunikimi e njëanshme janë disa nga arsyet kryesore që pengojnë
angazhimin profesional të komuniteteve të diasporës me vendet e
origjinës. Sidoqoftë, potenciali i diasporës po rritet dhe po kështu
edhe interesi i akademisë, studiuesve, organizatave dhe institucioneve
për të eksploruar këtë potencial. Kjo e fundit është e rëndësishme pasi
inkurajon diskutimet që rezultojnë në rekomandime, strategji dhe
zgjidhje praktike për angazhimin e diasporës në funksion të zhvillimit
të vendeve të oriigjinës.
Njohuritë dhe transferimi i aftësive të diasporës janë thelbësore
në zbutjen e efekteve negative të fenomenit ‘brain drain’ dhe mund
të ndihmojnë vendin të shkojë drejt një shoqërie të bazuar në dije.
Sidoqoftë, pritshmëritë që anëtarët e diasporës të kthehen në vendin e
origjinës, të cilët tashmë e kanë ndërtuar një jetë jashtë vendit, janë të
ulëta. Si rrjedhim, tërheqja e ekspertëve të diasporës për t’u angazhuar
profesionalisht, kërkon një qasje serioze dhe të planifikuar mirë që
ruan interesat individuale të anëtarëve ndërsa arrin një qëllim më të
madh të përbashkët.
183
diaspora shqiptare
Potenciali i diasporës për të promovuar zhvillimin në atdheun e
tyre ka fituar interes të rëndësishëm vitet e fundit. Studimet tregojnë
që dërgesat nga emigrantët janë një kontribues i rëndësishëm në
zhvillimin e vendit amë.2 Sidoqoftë, kontributi i diasporës përveç
remitancave shtrihet edhe në sipërmarrje, biznes dhe investime në
vendet e tyre të lindjes, së bashku me kapitalin, teknologjinë, njohuritë
teknike dhe njohuritë e tregut3, si dhe kontributi social (ide, kapital
shoqëror) që vijnë nga vendet rezidente tek vendet amë.4
Për rrjedhojë, duhet të ketë një përqëndrim më të madh në
potencialin e rritjes dhe zhvillimit, veçanërisht mes vendeve në zhvillim
si rezultat i ekspertizës profesionale dhe përvojës së diasporës së tyre
që jeton në vendet e zhvilluara. Ky kontribut përveç dërgesave mund
të vijë në formën e angazhimit të profesionistëve të diasporës duke
siguruar njohuri dhe transferim të aftësive të tyre në vendet amë, duke
ndikuar gjithashtu edhe në forcimin e lidhjeve me vendin e origjinës
dhe për të arritur një ndjenjë të vetë-përmbushjes. Për këtë arsye
është thelbësore që të keni një pasqyrë më të thelluar dhe të bëjmë
një vlerësim të nevojave për të identifikuar mënyrat më të mira për
ngritjen e një bashkëpunimi të tillë në të ardhmen mes profesionistëve
të diasporës dhe vendeve të origjinës vendet amë.
Gjatë dekadave të fundit, emigracioni apo diaspora është trefishuar
në botë, me rreth 250 milion njerëz që jetojnë jashtë vendeve të tyre
të origjinës.
Për vendet e origjinës, kontributi kryesor nga komunitetet e
diasporës ka ardhur në formën e dërgesave financiare, që ka rritur
konsumin kombëtar dhe ka rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto
2 Markova, Eugenia (2010), “Effects of Migration on Sending Countries: lessons
from Bulgaria,” GreeSE – Hellenic Observatory Papers on Greece and Southeast
Europe 35, Hellenic Observatory, LSE. http://eprints.lse.ac.uk/28438/.
3 Sharma et al (2011), Realizing the development potential of diaspora, United
Nations University Press ISBN 978-9280811957 https://colletions.unu.edu/
eserv/UNU:2532/ebrary9789280811957.pdf
4 Levitt, P. (1998). Social Remittances: Migration Driven Local-Level Forms of
Cultural Diffusion. The International Migration Review,32(4), 926-948.
184
diaspora shqiptare
(PBB); megjithatë, angazhimi i diasporës ka qenë me potencial të
ulët sa i përket fushave të tjera. Edhe pse ka vend për analiza në lidhje
me këtë çështje, një gjë që po bëhet më e qartë është se komunitetet
e diasporës dhe angazhimi i tyre me vendet e lindjes janë një pjesë
integrale e zhvillimit.
Komunitetet e diasporës që jetojnë jashtë vendlindjeve të tyre apo
vendeve të origjinës mund të rrisin kontributin e tyre në forma të
ndryshme dhe përmes llojeve të ndryshme të angazhimit. Së pari,
komunitetet e diasporës mund të shërbejnë si një mjet për transferimin
e burimeve/resurseve të tilla si dija, aftësitë teknike, dhe ide të reja që
mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.5 Së dyti,
potenciali investues i komuniteteve të diasporës, përveç përfitimeve
financiare, është i nxitur gjithashtu nga lidhja emocionale në vendet e
tyre të lindjes/origjinës. Një lidhje e tillë për të kontribuar në atdheun
e tyre shtyn dëshirën e tyre për mundësi investimi drejt zhvillimit të
qëndrueshëm duke marrë parasysh njohuritë e kontekstit lokal dhe
qasja në rrjetet lokale në vendin e origjinës.6 Së fundmi, investimet
në diasporë në formën e kontributeve profesionale mund të kenë një
ndikim afatgjatë dhe të shërbejnë si një burim alternativ financimi7
për zhvillim. Si përfundim, është e qartë që ka një ndikim pozitiv nga
angazhimi i diasporës dhe kontributit të tyre në vendet e origjinës, të
cilat mund të arrihen përmes planifikimit strategjik për bashkëpunimit
profesional.
5 De Haas, Hein, (2010), “Migration and Development: A Theoretical
Perspective.” International Migration Review 44, no. 1: 227–64.
6 Debass, T., & Ardovino, M. (2009). Diaspora direct investment (DDI): The
untapped resource for development. United States Agency for International
Development. USAID publication, website: http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/
PNADO983.pdf.
7 Uraguchi et al,(2018),Diaspora Communities as a Driving force for Development:
Is there a “Business case” HELVETAS.
185
diaspora shqiptare
DIASPORA SHQIPTARE
Përmbledhje e Përgjithshme
Diaspora Shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe
rritjen e vendeve të origjinës. Duke pasur parasysh rrethanat historike,
anëtarët e diasporës janë organizuar vullnetarisht, duke krijuar dhe
ruajtur lidhje me atdheun, pavarësisht kushteve të pafavorshme.
Rrethi i gjërë i diasporës nga Kosova, pavarësisht se nuk e kemi një
numër zyrtar, vlerësohet të jetë rreth 800,000 njerëz.8 Mendohet se një
në tre kosovarë jeton jashtë vendit. Ndërsa, në Shqipëri sipas INSTAT,
numri i emigrantëve është rreth 1.6 milion njerëz.9 Vendet kryesore
ku është vendosur Diaspora Shqiptare janë: Gjermania, Zvicra, Italia,
Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e tjera
përfshijnë Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Austrinë dhe
Belgjikën me numër më të vogël.
Angazhimi i Diasporës ka qenë me shumë rëndësi për Kosovën
dhe Shqipërinë, por edhe vendet e tjera të rajonit. Diaspora e sotme
e Kosovës është një kontribues i madh ekonomik dhe shoqëror.
Dërgesat financiare në Kosovë përbëjnë nga 10 15 % të PBB-së së
vendit në vitet e fundit. Një ndikim i ngjashëm por me një përqindje
8 Po aty.
9 “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”. Instat.Gov.Al, 2019. http://www.instat.gov.al/
media/6547/diaspora-2019.pdf.
186
diaspora shqiptare
më të ulët (rreth 10%) të dërgesave në PBB regjistrohet në Shqipëri
sipas Bankës së Shqipërisë.10
Sipas Programit për Zhvillim të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara,25 % e familjeve të Kosovës marrin remitanca vazhdimisht.11
Duke pasur parasysh papunësinë e lartë, dërgesat e emigrantëve kanë
ruajtur stabilitetin socio-ekonomik. Të dhënat nga Banka Qendrore
e Kosovës tregojnë se remitancat arritën rreth 852 milion euro për
vitin 201912, vlerë kjo më lartë se viti paraprak. Duhet pasur parasysh
që këto shuma numërojnë vetëm transaksionet e regjistruara përmes
kanaleve zyrtare financiare, pasi vlerësohet se diaspora e Kosovës sjell
rreth 2 miliardë euro në vit përfshirë shpenzimet gjatë pushimeve si
dhe investimet direkte në Kosovë. Si rrjedhojë, roli i Diasporës në
promovimin e mundësive për investime, flukset hyrëse të kapitalit dhe
zhvillimit është shqyrtuar më tej në këtë raport.
Duke marrë parasysh potencialin e madh ekonomik, intelektual
dhe kulturor të diasporës, ka pasur pritshmëri dhe planifikim në rritje
midis politikëbërësve dhe specialistëve të zhvillimit për të eksploruar
më tej këtë rol dhe për të rritur kontributin e tyre në vendet e
origjinës. Literatura tregon se emigrimi në një vend tjetër mund të
ketë një ndikim pozitiv në vendlindje në drejtim të uljes së varfërisë,
promovimit të punësimit, aktiviteteve të reja ekonomike, rritjes së
tregtisë dhe investimeve, si dhe rritjes së konsumit dhe zhvillimit të
turizmit.13 Studimet tregojnë se rreth 56 % e popullsisë së diasporës
10 “Remitancat: Një Mbështetje Për Zhvillim”. Bank of Albania, 2018. https://
www.bankofalbania.org/rc/doc/Remitancat_Revista_11930.pdf.
11 “Kosovo Remittance Study”. United Nations Development Programme,
2012. https://www.undp.org/content/dam/kosovo/docs/Remitances/KRS2012_
English_858929.pdf.
12 “Kosovo | Remittances | Economic Indicators”. Ceicdata.Com. Qasur me
21 Janar 2020. https://www.ceicdata.com/en/kosovo/balance-of-payments-
remittances-by-channel/remittances.
13 Dahiden, Warner (2009) Diaspora as a Driving Tool for Development in Kosovo,
Myth or Reality Swiss Agency for Development and Cooperation and Forum
for Democratic Initiatives https://www.eda.admin.ch/dam/deza/en/documents/
laender/re-source-183043_EN.pdf
187
diaspora shqiptare
është midis 20 dhe 50 vjeç, që do të thotë se ajo përbëhet nga një
komunitet i aftë për punë i cili mund të sigurojë dërgesa në vendin
amë.14 Si rezultat, edhe komuniteti i diasporës shqiptare mund të
krijojë shumë ndikime pozitive në vendet amë.
Procesi i valëve të ndryshme të emigrimit nga Kosova dhe Shqipëria
ndër vite ka pasur një efekt domethënës në strukturën e popullatës në
vend me rreth një të tretën e popullsisë së Kosovës që jeton aktualisht
jashtë, dhe pothuajse 40% të popullsisë së Shqipërisë.
Diaspora e Kosovës
Ka pasur katër faza të identifikuara të emigracionit të Kosovës.. Faza
e parë e emigracionit konsiderohet periudha para vitit 1989, e cila u
karakterizua nga lëvizja e të rinjve të pa kualifikuar nga zonat rurale
të Kosovës drejt Gjermanisë apo Zvicrës në ndjekjen e mundësive të
punësimit. Kjo valë përfshin ata persona të cilët shkuan në vendet e tjera
si punëtorë në vitet 1960 për të mbështetur financiarisht familjet e tyre
duke dërguar para dhe investuar në shtëpitë e tyre.15 Fluksi i emigrimit
u ngadalësua disi në vitet 1970 kur Kosova fitoi autonomi brenda ish-
Jugosllavisë dhe sektori publik apo ndërmarrjet private krijuan vendet
e reja pune. Në këtë pikë, situata ekonomike dhe politike në vend ishte
më e qëndrueshme dhe për këtë arsye më pak shqiptarë të Kosovës po
linin vendin për të kërkuar mundësi më të mira.
Vala e dytë e emigrimit nga Kosova ishte gjatë viteve 1989-1997
kur situata në vend u përkeqësua dhe më shumë se 150,000 punëtorë
kosovarë u pushuan nga vendet e tyre të punës në sektorin publik.16
14 Po aty.
15 Arenliu et al (2014) Kosovo Human Development Report (2014) United
Nations Development Programme, Swiss Cooperation Office Kosovo https://
www.ecoi.net/en/file/local/1079594/1226_1418899302_undp-kosovo.pdf
16 Nushi, A., & Alishani, A. (2012). Migration and development: the effects of
remittances on education and health of family members left behind for the case of
Kos ovo. Analytical, 5(1), 42-57.
188
diaspora shqiptare
Duke marrë parasysh situatën ekonomike dhe politike gjatë këtyre
viteve, shumë të rinj të aftë dhe të arsimuar emigruan në vendet
perëndimore për të kërkuar mundësi pune dhe për të shpëtuar nga
shërbimi ushtarak i Jugosllavisë17. Duke marrë parasysh që kishin
lënë pas familjet e tyre, emigracioni në këto vende ishte një mënyrë
për të gjetur punë për të mbajtur financiarisht familjen dhe për të
përmirësuar mirëqenien e tyre përmes dërgesave financiare. Për shumë
pjesëtarë të Diasporës së Kosovës, qëllimi i emigrimit ka mbetur i
njëjtë, ku shumica e tyre punojnë për të mbështetur familjet dhe duke
investuar në vendet e tyre me shpresën se një ditë ata do të mund të
kthehen për të vazhduar jetën pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.
Vala e tretë e migracionit nga Kosova u zhvillua gjatë viteve të
konfliktit të 1998/1999, këtu më shumë se 800,000 qytetarë kosovarë
kërkuan strehim në Shqipëri, Evropën Perëndimore dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Natyra e kësaj valë emigrimi u bazua në
nevojat emergjente në kërkim të sigurisë gjatë peridhës së konfliktit,
dhe pas vitit 1999 shumë emigrantë u kthyen duke rezultuar në një
kthim të shpejtë të popullatës së zhvendosur.
Vala e fundit e emigrimit është regjistruar pas vitit 1999, ku
shumë shqiptarë të Kosovës po shkonin në vendet perëndimore
për t’u ribashkuar me familjet e tyre apo për të gjetur mundësi më
të mira për zhvillm dhe jetesë. Emigrantët e rinj ishin kryesisht të
pakualifikuar dhe të pa arsimuar, të cilët po emigronin në vendet më të
zhvilluara duke përdorur edhe emigrimin të parregullt, ndërsa individë
të tjerë të arsimuar po kërkonin emigrim të përkohshëm ligjor përmes
programeve të studimit ose kontratave të punës.18 Si rezultat, këto
katër valë të identifikuara të emigrimit në histori kanë kontribuar në
rritjen e Diasporës së Kosovës në vendet perëndimore, të cilat kanë
patur një ndikim të madh në vend.
17 Arenliu et al (2014) Kosovo Human Development Report (2014) United
Nations Development Programme, Swiss Cooperation Office Kosovo https://
www.ecoi.net/en/file/local/1079594/1226_1418899302_undp-kosovo.pdf
18 Po aty.
189
diaspora shqiptare
Edhe pse liberalizimi i vizave mbetet çështje për qytetarët e Kosovës
për arsye se atyre u kërkohet vizë Shengen për të udhëtuar në ndonjë prej
vendeve të Bashkimit Evropian, kjo nuk e ka ngadalësuar emigrimin.
Të dhënat nga Eurostat mbi uljen e numrit të popullsinë për vendet
e Evropës Lindore ndërmjet viteve 2007 dhe 2018, tregojnë se Kosova
ka përjetuar një rënie prej 15.4 % të popullsisë.19 Kjo konsiderohet të
jetë rënia më e madhe krahasuar me vendet e tjera të Evropës Lindore.
Numri më i lartë u regjistrua në fillim të vitit 2015 dhe ishte rreth
42,000 kosovarë të cilët kishin aplikuar për azil në BE ndërsa në
vitin 2016 më shumë se 21,000 kosovarë kanë aplikuar për azil siç
pasqyrohet nga Eurostat Data.20 Vlerësimet tregojnë gjithashtu se rreth
144.330 qytetarë kosovarë kanë hyrë ilegalisht në BE. Një studim tjetër
i publikuar në vitin 2019 nga Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës
tregon se rreth 203.330 qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi dhe
kanë kërkuar azil në vende të ndryshme në Bashkimin Evropian.21
Statistikat nga Eurostat tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve
të Kosovës që kanë fituar shtetësinë, e kanë arritur në Gjermani (47%),
Itali (12%),Francë dhe Austri (9% secila) dhe Slloveni (7%).Një në pesë
kosovarë ka interes të largohet nga Kosova me çdo mënyre, dhe arsyeja
kryesore mbetet punësimi. Duke marrë parasysh që shkalla e papunësisë
në Kosovë është 31.4 % dhe më shumë se gjysma e të rinjve janë të
papunë, shumë qytetarë kërkojnë mundësi të reja në vendet e tjera.
Diaspora e Shqipërisë
Emigrimi i qytetarëve të Shqipërisë jashtë vendit ka qënë i pandërprerë
përgjatë viteve. Nga shekujt XV dhe XVI është dokumentuar largimi i
një numri të madh njerëzish nga territoret e populluara me shqiptarë.
19 Walker Sh. (2019), Eastern Europe’s extraordinary revival,The Guardian https://
bit.ly/39faBQK
20 Rolandi F., Elia Ch, (2019) Escape from the Balkans, European Data Journalism,
Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa https://bit.ly/2OKp1PD
21 Po aty.
190
diaspora shqiptare
Pushtimi i Gadishullit Ballkanik nga Perandoria Osmane dhe vdekja e
Gjergj Kastriotit Skënderbeut, rezultoi në një valë emigrimi në Italinë
e Jugut, Greqi, brigjet e Dalmacisë (Kroacia e sotme jugperëndimore)
dhe gjetkë. Komuniteti më i spikatur i shqiptarë i krijuar nga kjo valë
emigrimi është ai i komunitetit arbëresh që ndodhet në Siçili dhe
Kalabri të Italisë. Në shekujt vijues, deri në krijimin e shtetit të pavarur
shqiptar,në vitin 1912,fazat e emigrimit vazhduan në formën e lëvizjeve
“të brendshme” nga trevat shqiptare në rajone të tjera të Perandorisë
Osmane, si Turqia e sotme, Egjipti, Siria, Bullgaria dhe Rumania.
Formimi i shtetit shqiptar ndryshoi rrugët e emigrimit për
shqiptarët. Emigrimi në Turqi vazhdoi përsëri, kryesisht për shkak
të lidhjeve dhe marrëdhënieve me ata që ishin vendosur atje më
parë. Sidoqoftë, shqiptarët tani ishin të orientuar drejt Shteteve të
Bashkuara, Amerikës Latine, Australisë dhe në një numër më të
kufizuar drejt vendeve Europiane (Francë, Austri, Itali).
Një kontigjent i veçantë gjatë kësaj kohe ishte emigracioni politik,
të cilët u larguan nga Shqipëria si rezultat i kundërshtimit ndaj regjimit
të Mbretit Zog dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në periudhën 1945-1990,u vu re pothuajse një zhdukje e emigrimit,
për shkak të izolimit dhe mbylljes së kufijve nga regjimi komunist.
Që nga fundi i regjimit komunist (1990), rreth 25% e popullsisë
së përgjithshme, që pasqyron rreth 35% të popullsisë aktive, është
larguar nga vendi. Në fillim, tendenca e emigrantëve shqiptarë ishte
e orientuar drejt Greqisë dhe Italisë, por me kalimin e viteve ajo është
orjentuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore
(Gjermani, Hollandë, vendet skandinave, Britania e Madhe, etj.), si
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada).22
Duke analizuar lëvizjen e njerëzve nga Kosova dhe Shqipëria në
vitet e fundit, një valë e re emigrimi duket të ketë lindur për arsye të
ndryshme bazuar në situatën ekonomike dhe aspiratat personale për
një të ardhme më të mirë.
22 Albanians in the World, Ministry For Europe And Foreign Affairs, qasur me 21
Maj 2020, https://bit.ly/2ZOcDEG
191
diaspora shqiptare
METODOLOGJIA E ANKETËS
Hartimi i pyetësorit
Për të mbledhur mendimet dhe percepti met e komuniteteve diasporë
rreth migrimit qarkor dhe mundësive të angazhimit profesional në
vendin e tyre, Germin hartoi një pyetësor të strukturuar sasior të
zhvilluar me 921 të anketuar nga diaspora. Ky pyetësor mblodhi
informacione të përgjithshme për profilin e profesionistëve të
diasporës, punësimin dhe profesionin në vendin ku janë vendosur,
fushën e ekspertizës, aftësitë dhe kualifikimet, si dhe gatishmërinë
e tyre për t’u angazhua në të ardhmen në perspektiva të ndryshme
profesionale në vendlindje.
Për më tepër, pyetësori synon të identifikoje se cilat janë mundësitë
që do të tërheqnin profesionistët e diasporës për t’u angazhuar në
transferimin e njohurive dhe aftësive në vendlindje dhe në këtë
mënyrë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.
Pas përfundimit të pyetësorit në gjuhën shqipe, ai u përkthye edhe
në anglisht. Pyetjet u kontrolluan për të siguruar që thelbi qëndron
dhe kuptimi i tyre është i njëjtë në të dy gjuhët.
192
diaspora shqiptare
Dizajnimi i Mostrës
Grupi i interest në këtë studim janë profesionistë të diasporës që
banojnë në vende të ndryshme, të cilët u shpërngulën nga vendet
e tyre të origjinës (kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, përfshirë
vendet e tjera nga rajoni ku jetojnë shqiptarët) dhe kanë angazhime
profesionale në fusha të ndryshme. Për të kapur interesin e populates,
Germin shënjestroi rrjetet e komuniteteve të diasporës përmes
platformave në internet për të shpërndarë këtë anketë në faqen e
zyrtare (www.germin.org) si dhe faqet e mediave sociale (Facebook,
Linkedin,Twitter). Anketa u administrua në internet, duke mbledhur
informacione nga 921 të anketuar për të vlerësuar mendimet dhe
perceptimet e tyre për angazhimin e mundshëm profesional në vendet
e tyre të lindjes/origjinës dhe mundësitë për kontribut profesional në
afat të shkurtër dhe afatgjatë.
Mbledhja e të dhënave
Pas përfundimit dhe përkthimit në shqip dhe anglisht, pyetësori u
kodua në platformën SurveyMonkey dhe u testua për të siguruar
që përfundimi të funksionojë pa probleme. Pas testimit të anketat,
Tabela 1. Kampionimi i përgjigjeve nga anketa NUMRI I TË ANKETUARVE
VENDLINDJA / ORIGJINA 538
REPUBLIKA E KOSOVËS 299
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
VENDE TË TJERA NGA RAJONI 84
- MAQEDONIA E VERIUT, MALI
I ZI, SERBIA (LUGINA E 921
PRESHEVËS)
TOTALI
193
diaspora shqiptare
pyetësori u redaktua në të dy gjuhët përsa i përket formulimit të
pyetjeve dhe modifikimeve të tjera teknike në formatin e pyetësorit.
Në administrimin e pyetësorëve në internet, është e rëndësishme
të sigurohet që pyetjet të kenë një rrjedhë logjike, të jenë të lehta për
t’u kuptuar dhe plotësuar. Për këtë projekt, numri i pyetjeve dhe koha
për të përfunduar anketën u morën në konsideratë për të siguruar
saktësinë e përgjigjeve dhe shpërndarjen e informacionit inteligjent.
Anketai u administrua në internet nga 15 deri në 30 Janar 2020.
Është e rëndësishme të theksohet se gjetjet nga anketa nuk
janë të përgjithësueshme për të gjithë komunitetet e diasporës që
jetojnë jashtë vendit, por synojnë grupin e profesionistëve në fusha
të ndryshme. Duke marrë parasysh që anketa është administruar në
internet, ekzistojnë disa kufizime në përgjithësimin e rezultateve për
të gjithë komunitetet e diasporës për shkak të popullsisë së mostrës
dhe paragjykimit potencial të mos-përgjigjeve.
Paragjykimin i marrjes së mostrës (Sampling bias): Administrimi
i anketës në internet kufizon në mënyrë të pashmangshme zgjedhjen
e barabartë të mostrës përfaqësuese të popullatës së synuar për t’u
intervistuar. Përdoruesit më aktivë në internet do të jenë vazhdimisht
më të ekspozuar ndaj anketës në krahasim me ata që nuk janë në mënyrë
aktive në internet ose nuk kanë qasje në internet ose teknologji. Në këtë
rast, të dhëna si mosha apo të ardhurat e të anketuarve gjithashtu janë
të rëndësishme të merren parasysh. Për të minimizuar paragjykimin
e marrjes së mostrave, Germin ka maksimizuar shikueshmërinë e
anketës përmes kanaleve të shumta, përfshirë mediat sociale, faqet e
internetit dhe postës elektronike.
Paragjykimi i mos-përgjigjeve (Non response bias): Përveç
paragjykimit të marrjes së mostrave, është e rëndësishme të kuptohet
që të anketuarit që marrin pjesë në këtë studim mund të jenë
sistematikisht të ndryshëm nga ato që nuk marrin pjesë në anketim.
Në këtë rast, pjesëmarrësit mund të ishin interesuar për këtë temë dhe
për këtë arsye i kushtuan kohën e tyre për të përfunduar studimin,
në krahasim me grupet e tjera. Një shkallë më e madhe e reagimit,
194