The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës DORUNTINA, organ i KSh “Jehona e Karadakut” Kumanovë

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by GALWAY ACADEMIC PRESS, 2020-06-17 10:24:22

Revista Doruntina Nr. 58 Viti 2020

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës DORUNTINA, organ i KSh “Jehona e Karadakut” Kumanovë

Keywords: Letersi,Poezi,Albania,Kumanove

    Doruntina  58  49 

 

Përballë  tij,  hipur  në  kalin  e  bardhë  Bukefal, 

madhështor  qëndronte  Perandori  Aleksandër,  Leka  i 

Madh  i  Maqedonisë!  Hefestioni  ishte  i  shqetësuar  nga 

qëndrimi  indiferent  i  Cinikut,  sepse  duke  ia  njohur 

natyrën,  druhej  nga  ndonjë  reagim  i  pahijshëm  i 

filozofit  të  çuknaftë,  andaj  dhe  iu  drejtua  me  një 

kulturë  të  oborrtarit  mbretëror:  “I  nderuari  filozof 

Diogjen,  përballë  teje  në  kalë  gjendet  Perandori  i 

Madh,  Leka  i  Maqedonisë.  Madhëria  e  tij  pati  dëshirë 

t’ju  takojë  për  t’ju  dhuruar  diçka  në  shenjë  respekti 

ndaj  lavdisë  suaj,  të  cilën  e  kemi  dëgjuar  anembanë 

Heladës. Prandaj, keni mirësinë dhe kërkoni diçka që e 

dëshironi  më  shumë,  që  ne  t’jua  dhurojmë  në  emër  të 

Perandorit.”  Leka  i  Madh  qëndronte  i  qetë,  mirëpo 

duke  parë  se  Diogjeni  nuk  fliste,  por  vetëm  e  shikonte 

në  sy,  mori  fjalën  duke  iu  drejtuar  miqësisht:  “Fol,  o 

filozof i madh cinik, çka dëshiron të të jap unë ty?”  

‐  Pasi  e  soditi  edhe  për  një  çast  Perandorin 
Aleksandër,  Diogjeni  iu  përgjigj  në  stilin  e  njohur  me 
një  mospërfillje  cinike:  “Mos  ma  merr  atë,  që  nuk 
mund të ma japësh!” Pastaj, me një nonshalancë bizare 
u fut në zgavrën e shtëpisë së tij të çuditshme ‐ në kacë, 
sikur  ndonjë  qenush  i  plak  që  hyn  në  kolibe.  Edhepse 
shoqëruesit e Perandorit u shikuan mes vete të habitur, 
si  duket  asnjeri  nga  ata  nuk  e  kuptoi  drejt  përgjigjen  e 
cinikut Diogjeni! Leka i Madh ishte i vetmi që qeshi me 
sjelljen  arrogante  të  Diogjenit!  Ai,  megjithëse  e  kishte 

 

50      Doruntina  58 
 

deshifruar  saktësisht  përgjigjen  cinike  të  filozofit,  nuk  
e komentoi atë. 

Megjithëse  kjo  sjellje  arrogante  e  Diogjenit,  disa 
eprorë  të  Perandorit  i  nervozoi  goxha  shumë,  për  çka 
dhe deshën ta ndëshkojnë filozofin e pasjellshëm, Leka 
i Madh nuk i lejoi. Ishte ky zëri i ndërgjegjes filozofike 
të  kultivuar  gjatë  leksioneve  të  Aristotelit,  e  cila  Lekës 
së  Madh  gjithmonë  i  kumbonte  si  porosi  e  mësuesit  të 
tij  kur  i  thoshte:  “nuk  lejohet  as  ofendimi,  e  lëre  më 
ndëshkimi  i  ndonjë  filozofi,  sepse  në  çdo  rast,  ata  janë 
mësues  të  mençurisë!”  Gjatë  kohës  së  këtyre 
studimeve,  Leka  kishte  fituar  një  kulturë  filozofike 
fisnike,  që  atë  e  bënte  tolerant  ndaj  çdo  lloj  veprimi 
filozofik,  duke  e  mos  përjashtuar  as  atë  që  e 
praktikonte ciniku i shquar me banim në kacë. 

Leka  i  Madh  ktheu  Bukefalin  e  tij  besnik  drejt 
rrugës,  duke  i  dhënë  urdhër  ushtrisë  që  ta  vazhdonte 
ekspeditën  e  nisur.  Por,  derisa  ecte  në  rresht  me 
kolegët eprorë, njëri nga oficerët i pyeti shokët përreth 
si me padjallëzi: “A thua ç’deshi të thoshte Diogjeni me 
përgjigjen  që  ia  dha  Perandorit?”  Një  gjeneral  në 
moshë,  pasi  e  dëgjoi  pyetjen  e  këtij  oficeri,  iu  përgjigj: 
“E  di  unë  se  çka  tha  ciniku  plak!  Me  përgjigjen  e  tij 
‘Mos  ma  merr  atë,  që  nuk  mund  të  ma  japësh’, 
Diogjeni  deshi  t’i  thotë  Perandorit  që  të  largohej  nga 
Dielli, sepse i hipur në kalë, ia kishte zënë atij Diellin!”    

Por,  Leka  i  Madh  e  kishte  kuptuar  përgjigjen 
para shpjegimit të këtij gjenerali, sepse ai ishte nxënësi 

 

    Doruntina  58  51 

 

i  filozofit  të  madh,  Aristotel!  Prandaj,  ai  nuk  kishte 

reaguar  fare,  por  vetëm  buzëqeshi.  Pasi  Perandori  me 

krenari  i  lëvizi  vetullat  e  përarta,  nën  të  cilat  si  safirë  i 

shkëlqenin sytë ilirik zi e mavi, me një ndjesi filozofike 

ushtrisë  legjendare  të  tij  i  tha:  “Përpara  trima!  Na 

presin fitore të reja, edhe pa bekimin e Diogjenit!” 


 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

 

 

52      Doruntina  58 
 

 
 
 

 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  53 

   

 
 
Poezi 

 

 
Ndrek GJINI  
  

Varrimi i rrugës 

  
E varrosa rrugën time sot 
Bashkë me të edhe baltën edhe diellin, 
në varr i dergja. 
As kujë, as psherëtima, 
as lot. 
Veç heshtja si varr i hapur, 
pi kafe me mua, 
në këtë mort. 
  
  

Shkallët 

  
Shkallët 
Peizazh i dhëmbëzuar, 
ku shfryjnë  epshet e jargaviten 
sakatët dhe servilët, 

54      Doruntina  58 
 

tek ngjiten. 
  
Shkallët 
Ora ime e pakurdisur, 
që kohën e çmendur vret 
me akrepa ëndrrash kufomë, 
nëpër ditë‐netë. 

Kafka e këngës 

  
Me kafkën e këngës ndër duar, 
luaj siç foshnja luan me lodrat. 
E ledhatoj, e shaj, e dua. 
(Shpesh edhe grindemi pa shkak) 
Dhe prapë bashkë flemë në shtratin e ëndërrt, 
ashtu përqafuar, 
njeri e lugat. 
  

Shëtitje në kënetë 
  

Pash më pash po i bie përditë, 
kënetës së vesit. 
Mushkojna, kallamishte dhe baltë, 
nga thembra tek sytë. 
Dhe argatë, 

 

    Doruntina  58  55 

   
që i ngrenë përmendore dreqit. 
  
Qerren e viteve të drunjta tërheq zvarrë, 
duke lënë shënime balte mbi kënetë. 
Zëri i  bretkosave, 
që këndojnë plot zjarr, 
e vetmja nininullë e shpresës së zbehtë. 

Maska 

  
Maska e prangosi fjalën e shpirtit. 
Gardiane hijesh frike, 
i bëjnë roje asaj. 
Sʹka për të falje, 
as lutje të Krishtit. 
Veç flirte me qiellin e mykur 
të burgut të saj. 
  
 

Këngë me lahutë 

  
Nëse lahutari sʹdo të ishte mburravec 
këngën kështu do ta niste: 
ʺNa ishte një herë bishti i një kali mistrec, 
që qimet për tinguj na i shiste.ʺ 
  

56      Doruntina  58 
 

Më pas, bajlozët le t’i vrasë e batërdisë, 
me heshtat e leshit të mustaqeve të zeza. 
Dhe nderin e motrës së Gjergj Elez Alisë, 
le ta mbrojë me pisqollën e brageshave të veta. 

 

Kohë e ngrirë 

  
Kohë e ngrirë. 
Sʹka hënë. 
As rrymë nuk ka. 
Brenda dhe jashtë  natë. 
Sʹka, madje as qirinj, 
... as çakmak. 
  
Kohë e ngrirë. 
Kujtimet mërdhijnë, 
si pleq të braktisur, stolave nëpër park. 
Ëndrrat zgërdhihen pa shkak, 
si femijë handikap. 
  
Kohë e ngrirë. 
Ngarkuar ding, 
me kufoma shpresash të vrara, 
zvarritet rrugicave të ketij terri të zi 
....drejt shekullit të ri. 
  

 

    Doruntina  58  57 

   

Nata 

  
Nata e tejngopur me të lehura qensh, 
gërhet në gjumë si derr. 
Ndërsa hajnat thyejnë porta dhe ëndrra, 
duke vrarë e vjedhur nëpër terr. 
  
Mëngjesi e humbi rrugën e kthimit, 
në flirt me terrin jargoset dhe qesh. 
Ndërsa nata u shpall mbret i njerëzimit 
dhe vdekja fronin po ngre midis nesh. 

 
Ti erdhe… 

  
Ti erdhe tek unë si reja tek retë. 
Me vetëtima brengash në sy. 
  
U ndezëm bashkë. 
Bashkë u shuam të dy. 
  
U bëmë shi… 
  
  
 

58      Doruntina  58 
 

 

Ora ime 

  
Nga një deri ne dymbëdhjetë, 
rreth i mbyllur, 
si vetë fati im.  
  
Akrepat, 
me hap monoton 
dhe korrektesë  të çmendur, 
numrave u dalin në takim. 
  
…E kështu pambarimisht, 
vazhdon kjo lojë takimesh, 
deri në amshim. 
  
  

Gjuha e heshtjes 

  
Dy vjet, vetëm dy vjet 
M’u deshën të mësoj të flas. 
Dhe, tani kanë kaluar më se 50, 
e  s’po mundem të mësoj 
 të hesht. 

 

 

    Doruntina  58  59 

 

 

Kujtim MORINA 

 

 

Ikja në Brindizi e Ismail Qemalit më 1914 

 

Mezi prite tragetin e linjës për Brindizi atë mëngjes 

për të ikur nga Vlora. 

Megjithëse përpiqeshe ta fshihje, 

po ikje i përbaltur, i sulmuar 

bash nga ata që s’e kishin luajtur asnjë gisht 

për ngrehinën e shtetit të sapolindur, 

madje edhe ishin përpjekur ta rrëzonin me themel. 

Thellë‐thellë e dije se nuk do të ktheheshe më 

siç nuk kthehet prapa çasti. 

Misioni ishte kryer 

për aq sa mund të kryhej. 

Ishe drejtuar nga Perëndimi 

tashmë si qytetar i lirë. 

E ç’doje më nga Lindja! 

40 vjet ishe përpjekur për ta ringritur Perandorinë, 

pa sukses. 

Përpjekjen më të fundit e bëre për vendin tënd 

si një amanet të gjyshërve që përherë dhemb. 

 

 

60      Doruntina  58 
 

 
Asgjë s’më gëzon  

 
Ti më sjell një lajm të mirë në mëngjes 
por asgjë s’më gëzon tani, 
 
Gjeli mund të këndojë në agshol 
po nëse askush nuk ia hap derën, 
ai fillon dhe e humbet shpresën. 
 
Ti më sjell një lajm të mirë në mëngjes, 
ditën e Hënë. 
Por unë jam bërë si Odiseja në rrugën e kthimit, 
pas njëzet vjetësh. 
Kur zë ndonjë peshk qoftë edhe të madh 
mendoj ta hedh se prapë nuk do më bëjë punë. 
Kur zë ngushtë ndonjë armik, mendoj ta liroj 
se nuk i zëvendëson tërë ato humbje. 
Kur marr pjesë në ndonjë festë, jam prapë i ngrysur 
se është një çast që do të humbë në detin e paanë. 
    
Megjithatë mirë që ma the. 
Ndoshta është si uji që pikon 
që lë gjurmë edhe në hekur e beton. 
 

 

 

    Doruntina  58  61 

   

 
 
Me trëndafil në buzë 

 
Më të kuqe janë buzët e tua 
se trëndafili që mban me dorë në buzë, 
flokët e zinj korb që shndrisin 
dhe lëkura jote çokollatë e bruztë. 
 
Ne do të takohemi, një ditë, një orë, 
ashtu siç e kemi lënë më në fund. 
Çastet e ëndërrta do të valëzojnë 
në një hapësirë që përkundet e s’humb. 
 
Çdo shikim atëhere do të përbëjë një jetë, 
çdo buzëqeshje një parajsë të patreguar. 
Nga ajo shëtitje do të mrekullohen yjet, 
dielli do të venitet duke na shikuar. 
 
Ne jetojmë larg por malli djeg 
dhe ndizet si eshka në unur 
Ah do të vijë ajo ditë kur çdo çast 
do të ndodhë pa u përsëritur më kurrë.  
 
 

 

62      Doruntina  58 
 

 
 
Në një luftë 

 
Në një luftë, 
ti nuk e di asnjëherë 
kur do të mbarojë. 
 
Gjithnjë me veshët ngrehur, 
me shikimin e mprehtë 
dhe mendjen e kthjellët. 
Ti qëndron pas një llogoreje  
me orë të tëra madje edhe ditë 
kur armiku ka kohë që ka ikur. 
Del pasi sigurohesh mirë 
dhe duke shijuar pak natyrën, 
dikush të ka zënë pritë 
ku mund të plagosesh apo vritesh. 
 
Në një luftë 
duhet të dëshifrosh heshtjen, 
të ndiesh të pakuptueshmen, 
të thuash të pabesueshmen, 
të shijosh të pangrënshmen, 
të shohësh të përbrendshmen, 
të kuptosh të pathënën. 

 

    Doruntina  58  63 

   
 
Në një luftë 
ku e vetmja gjë   
pothuaj e sigurtë është 
se nuk do të kthehesh i gjallë. 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

64      Doruntina  58 
 

 
 
 

 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  65 

 

 

Alisa VELAJ 

 

 

JEHONË  

(Gjergjit)  

 

Të lexosh një qiell pa ditur çʹjanë retë,  

Pa vështruar hieroglifet që lë vetëtima.  

Të vetëtish fjalë, e pas një fjale, një tjetër fjalë.  

Të bubullosh në marrëzinë e një kohe,  

Duke shpërfillur dimrat plot bubullima,  

E të jehosh, pa njohur jehonat e një tingulli guri,  

Është si të shpërfillësh shpirtin e ujërave dhe të 

kaltërsive,  

Zemra ime! 

 

 

KËNDOJE NJË ARIE  

 

Këndoje një arie,  

kur gjelbërimet e një nate aq shumë të dëshiruar  

sʹe prekën kufirin mes teje dhe mëngjesit!  

(Me pak gjelbërime kjo nuk i bën).  

Shija gjithsesi mbetet shije.  

 

66      Doruntina  58 
 

Atë mos e humb as kur përplasesh me muzgun.  
Verbëria e lakuriqëve tek të sulmon papritur,  
dritën hap!  
Këndoje një arie  
të thellë e të kaltër si deti i fëmijërisë,  
me tinguj të mahnitshëm pafundësish  
që veç fëmijë i ke dëgjuar;  
mandej, nëpër shtegëtime i humbe sʹdi se ku...  
Janë aty ato kumbime.  
Kërkoji!  
Dallga e fjetur çdo shkretëtirë pikëllimi do ta 
përmbytë,  
kur ti tʹia kërkosh.  
Këndoje një arie pastaj,  
me padurimin e foshnjës,  
kur i largohet vëmendjes së të rriturve  
dhe përhumbet e menduar në kureshtjet e saj.  
Atë kureshtje kërko humbëtirave të shpirtit  
dhe në pagjumësinë më sfilitëse këndoje një arie!  

Krejt muzgu rreth teje i kaltër do të jetë... 
 

 

    Doruntina  58  67 

 

KU MUND TË TË GJEJ?  

 
Ku mund të të gjej?  
Ku mund të të kërkoj për tʹi thënë të vërtetat?  
Ti vjen përherë në muzg, dashuria ime.  
Vjen dhe mbjell sy nëpër shtegun e mbrëmjes.  
Sy që më shtangin dhe më lënë pafjalë.  
Ku mund të të gjej përveçse në muzg?  
Do re mi fa sol la si...  
Si shtatë notat në pentagram mungesa jote.  
Gishtat e tu të gjatë luajnë me hijet e natës nëpër 
tastierë  
dhe prekin kurmin tim me butësi prej drite.  
Nuk pëshpëritin kurrë fjalë dashurie gishtat e tu. Për 
asnjë nga gratë që ke dashur nuk kanë pëshpëritur.  
E pse duhet?  
Kur ti vjen e ikën qenies time sikur koha.  
Përherë e dëshiruar.  
Përherë e pangopur.  
Nëse më zënë pritë të tjera dashuri,  
ti shfaqesh në udhëkryqe për të më rrëfyer  

ndonjë të pathënë, i dashur! 
 

 

 

68      Doruntina  58 
 

 
SI TA BËJ UNË NATËN?  

 
Si ta bëj unë natën tʹi shtrijë krahët drejt teje, 
dashuri?  
Jam vetëm me hijet që ngatërrohen pemëve  
e sʹi lënë gjethet e heshtura të portokallit  
të më bëjnë shoqëri.  
Frymën ia zënë edhe aromës së limonit!  
Si tʹia bëj tʹi pëshpëris në vesh kësaj nate tetori,  
se udhëtarët e vetmuar janë trajta të pikëlluara 
dashurish,  
mbarsur gjer në palcë me pikëllime vyshkjesh 
vjeshtake?  
Si ta bëj natën tʹi shtrijë krahët  
Në humnerën mes dy dashurish?  
 
Vlorë, 23.10.2019

ZGAVËR  

 
Të gdhihesh pemë,  
me një zgavër të madhe në trup  
sa gjithë bota,  
ku tinguj harrimi rimëkëmbin simfoninë e 
lamtumirës,  

 

    Doruntina  58  69 

 
(më të lumtur e duan këtë simfoni)  

dhe të ndjesh si gjithë gjethet e tua  

bien mbi tinguj rradhë‐rradhë.  

Qiejt e vjeshtës së vonë ke padurimin tʹi deshifrosh....  

Ajo zgavër mes një reje dhe një tjetre,  

ato rrënoja kështjellash në prag perëndimi,  

dielli që i përndrit veç për pak  

pastaj ikën,  

shiu që ia kris papritur e papandehur,  

ndërsa mëngjesi të gjen me një bimësi të harlisur  

nëpër krejt trungun tënd...  

A ia vlen?  

Është kaq i ngushtë shtegu mes lamtumirave dhe 

mbrothësisë,  

Zoti im!  

Është kaq pa lidhje kjo dhelpër e kuqe, e përgjumur,  

që u këndon ninulla vogëlushëve  

nëpër zgavrat e mia!!! 

 

 

MOS HESHT SI DET NËN MJEGULL  

 

Ka kaq shumë mjegull përreth.  

Kaq shumë pemë nën mjegull.  

Një det i thellë po nën mjegull rri...  

Melodi të harruara brigjeve, mpleksur me guaskat.  

 

70      Doruntina  58 
 

Merri një herë të vetme në duar,  
përkëdheli butë me gishta simfonitë,  
pastaj kridhi etshëm krelave të mia.  
Asnjë pemë nuk vallëzon këtyre anëve.  
Ato rrinë tej kodrës në një heshtje solemne,  
trungjet sup më sup u shëmbëllejnë shpatullave të 
tua,  
tek largoheshe në një udhë që sʹmund të ishte imja.  
Iluzione optike anekënd pamjes.  
Ja, një pemë plot degë u shkëput prej heshtjes.  
Gjethe nuk ka.  
Spërkatja degët me tinguj,  
të rritet përmbi to një floknajë femërore.  
Spërkate, pra, spërkate!  
Mos hesht si det në mjegull,  

Dashnor, burrë, djalë a shtegtar i paemër... 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  71 

   

 
 

Nijazi RAMADANI 

 
 
IMAZHI I PASHLYESHËM 

(Heronjve të Janarit: Jusuf Gërvalla, Kadri 
Zeka dhe Bardhosh Gërvalla) 
 
Pamje e pashlyeshme 
Që më përthehet ndër duar 
Ngel si ajri i pastër plot vesë 
Mbi qepalla loti i ngrirë kohësh 
 
Humb nënkëmbë dheu 
Rrëshqet përtej maleve 
Po shpresat ngrihen deri në qiell 
Prapë u kthyet në tokën e 
përgjakur 
 
Humbësi i humb të humburat 
Fituesi fiton të humburat 
Tri ikonat e janarit 
Si ëndrrat tona u ngjallë 
Pegasi mbi kokat e tyre 

72      Doruntina  58 
 

Qëndron fuqishëm 
 
Ata udhërrëfyeshëm lartësohen 
 
Hija dhe plisi ‐ dhe lisi… 
Dëftohen si ylberë me shtatë 
ngjyra 
 
Harta e tokës sime me shtat yje 
Përtej shtatë maleve e kodrave 
Shtrihet te këmbët e tyre 
 
Ajo trupon si vetëtimë 
Përshkon në horizont 
E shtrihet vertikalisht 
Në sytë e gjithë brezave… 
 
Në përjetësi 
Vie imazhi i tyre 
Mbi ato rrasa guri 
Që shkëlqejnë ndër epoka 
Flakërojnë e bien 
Të gjallë e plotë klithma 
Klithma lirie që s’shuhen 
As vriten kurrë… 
 

 

    Doruntina  58  73 

   
Imazhi i pashlyeshëm janari 
Në sytë e brezave – në sytë tanë 
Me lirinë mbi ballin e atdheut… 
 
 

IMAZHI YTË – NANË 

 
Nanë tashmë ke ndërrue 
Dhomën‐shtëpinë 
 
Kurrë nuk i kam harruar 
Shikimet e dhimbjet tua 
Ditën që më prangosën 
Lakejt e natëve të pabesa 
 
Sa herë te pragu më përcolle 
Po dhimbjen kurrë s’ma shpalove 
 
Gjithmonë i ruaj kujtimet për ty 
Ndanë librave që m’i prangosen 
Ndanë shkrimeve që m’i vranë 
Po ëndërrat u bënë ushtimë e 
maleve 
 
 
 

74      Doruntina  58 
 

U kthyen në rreze drite si sytë e tu 
S’i fjalët e t’ua që s’u vyshkën 
kurrë 
 
Kurrë s’ti pashë lotët 
As vajin nuk e degjova 
As dhembjen regëtimë 
Nuk e shprishe kurrë… 
 
As ballin e m’rrolur 
Fshehur nën shami 
Lakejt nuk e panë 
Në vend të lamtumirës 
Fatin tim shenjove 
Vargojt e zi i mallkove 
Lirinë e atdhuet urove 
 
Imazhi ytë Nanë 
Sa të jetë jeta ime 
Do t’mi ruaj kujtimet 
E vezullimet e stinëve 
E yje – mbrëmjeve e viteve 
Që e varrosën robrinë 
Që e sollën lirinë… 
 
 

 

    Doruntina  58  75 

   
 

LETRA E GJALLË 

 
Mos e kujto atë që vajti 
e iku përsëri Nanë 
 
Tek e kaluara s’ka kthim 
Vetëm paqja qoftë me Ty – 
I yti jam… 
 
Kurrë s’u trondite 
Sikur atë ditë arresti 
 
Po ngritjet dhe rëniet 
Janë një 
 
Dhe sa herë dilje tek dyert e shtëpisë 
Për të më pritur 
Se si po vij 
 
Më mungon fryma jote 
Gjithmonë kam mallë 
I yti jam – këtu jam 
Te pragu e te shtëpia 
Hija jote e gjallë 
Është vet liria… 

76      Doruntina  58 
 

 

RIKTHIMI NË KOHË 

 
Athua çfarë mund të ndodh 
Me imazhin e fiksuar 
Sa vjen e fiket 
Sa fiket e vjen sërish… 
 
Atë ditë s’pari 
Vinte shikim yt i ngulitur 
Që reflektohej shëmbëllim 
Në sytë e mi të ngrirë 
 
Qëndroja i shtangur 
Mbi një çast të ringjallur 
Mbi ashtin e skeletit tim 
 
Si merimangë isha ngjizur 
Mbi imazhet e ngrira 
Kohën për ta rikthyer n’fiksim 
 
Isha veç një zjarr i pashuar 
Me flakë dashurie 
Në sytë e mi… 

 

 

 

    Doruntina  58  77 

   

 

 

Sevdail DEMIRI 

 
 

AMANETI I KUSHTRIMIT  

 
lulet e majit janë më të zbehta  
pa aromën tënde  
pa trëndafilat e përgjakur  
kufijve të atdheut  

 

në këtë maj  
të ditëlindjes dhe ditëflijimit  
fjalët na i merr mërzia  
dhe na pllakosë heshtja  
loti në faqe ngushëllim  
për ne të gjallët e vdekur  
që lamë përgjysmë  
Amanetin e Kushtrimit!  
 
 
 

78      Doruntina  58 
 

 
QËNDRESA 
 

ngjitu i fortë fijeve të mallkimit 
me shpresën e varur në murin e kullës 
mos u zemëro pse shkarpat e vjetra 
ta shajnë thembrën e mekur maleve 
ti ruaje tymin e oxhakut 
mos lejo të të rrëzohet kulla 
flake urrejtjen brenda kulle 
atdheut e tradhtisë jepja hakun 

 

pas çdo mallkimi lind fije shprese 
dashuria si feniks vije maje e saj 
 
 

REJTING PATRIOTËT 

 
njerëzit vetë e bëjnë historinë 
me tragjeditë e të tjerëve 
dhe koha vret e pret mallkimin 
me këndelljen e fytyrave të mekura 
 

 

    Doruntina  58  79 

 

çajtoreve tona publike për çdo ditë ngrenë famat 

proklamohen trimat mureve të fejsbukut 

rejting patriotët ngrenë dolli 

për sukseset e arritura 

në fushën e mashtrimit 

 

por jo 

bota nuk do të shthuret 

edhe përskaj këtyre ligjeve 

që dora e kameleonit i konstruktoi 

 

ajo rri e varur nga hijet e zbrazëta 

që shajnë takimet e njerëzve me shpata 

 

 

IKJET MODERNE  

 

fundi i territ afrohet me zgjatim kilometrik  

dita vonohet në shtratin e së ardhmes 

 

as dritë e as hije nuk po shohim  

në shekullin e hamendjes  

 

janë hapur të gjitha portat e ikjes  

shpresat u davaritën gjithandej nëpër botë 

 

80      Doruntina  58 
 

arbërisë çdo ditë po i mungon nga një xhevahir 

e askujt nuk po i bëhet vonë 

 

filizat i mbollëm për t’ia shitur botës 

e vetes ia falëm mallkimin! 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  81 

 

 

 

Adriatik ZEQIRI 

 
 

Qytet i munguar 

 
Sonte po më mungon fjala 
Për plagët dua të flas 
Për orën e krijimit 
Për sytë e vashës që pamë skaj trotuari 
Sa gri shkëlqenin në dritat e neonit 
Derisa qyteti po kërkonte ngjyrat e veta 
 
Sa shumë sonte po më mungon një britmë 
Një zë i mekur që i zgjon ëndërrat 
Dua t’ i thërras studentit që zhgarravitë muret  
nën dritën e hënës 
T’i zgjoj epshet e mengjeseve 
Në kronikat e trishta të heronjëve 
Në qytetin e zbehtë të pllakave përkujtimore 
 
Sa shumë sonte më mungon edhe hëna 
Nuk kam kujt t’ i flas kot  
Një trup a shpirt të shurdhër 
Të më mëshirojë pakuptueshëm 

 

82      Doruntina  58 
 

Më mjafton të gëlltis fjalët e mia 
Në këtë qytet të fjetur kohësh 
 
Sa shumë sonte më mungon çdogjë 
Edhe ato që nuk i kisha kurrë 
Emrin e një rruge 
Bërtimat e një gruaje, 
E rrëfimet e këtij qyteti të heshtur përgjithmonë 
 
Jam biri i lindur skaj rrugëve të vrara 
Nga humbjet do të lindim qytete 
Qytete të munguara 
 
 

Legjenda e vargjeve të mbytura 

 
Sot nuk është dita të flasim për ikjet  
Jo miku im  
për ëndrrat e lëbyrta që na mbyllin sytë çdo ditë 
për parqet e botës, për zanafillën, për duart që 
hapen. 

 

Sot as vetë me veten nuk flasim dot,  
As për ulësen skaj rruge ku vdiq poeti 
As për lypsarin që u bë statujë ne sheshin e 
revolucionit, 

 

    Doruntina  58  83 

 

As për një pikë ujë në moçalet e rrugëve ku pijnë 

qentë. 

 

Sot po i heshtim edhe idetë e lindura burgjeve  

Dhe shtypjeve të gardave te çelikta.  

Sot syte e tu miku im nuk janë pasqyra ime  

Si dikur kur pushtonim liqene dashurie. 

 

Hijet do t‘ i shtrydhim me duart e mjerimit 

Miku im  

Në rruget që perdridhen ashpër jetës sonë, 

Si vijat ne duart e femijës që mbledh në arat e botës  

Mbetjet e ditës së re, 

 

Sonte miku im 

Poezia jonë është helmi që gjithmonë kemi pirë  

Pranë ujit  

Pranë dritës  

Bijë e lindur ndër vuajtje e revolta të mbytyra. 

 

 

Rrugët tona 

 

Këto janë rrugët tona 

Hijet e një historie djallëzore 

E ditët ku i plakim pakuptueshëm 

 

84      Doruntina  58 

Në ecje të papërfunduara harrese 

Këto pikërisht janë rrugët tona 
Që na marrin ashtu siç jemi 
Në vdekësinë tonë të përditshme 
Të qetë, në pakuptimësi të përjetshme 

Këto janë rrugët tona me emra njerëzish 
Që marrin drejtim siç fryen era lindje e perëndim 
Me hapin e ligur, të poshtër me rrëmbim 
E të huaj e gjejmë veten tonë 

Këto janë rrugët tona që çelin 
Në llomotitjet e një kafeneje a bordelloje 
Ku veç tymi i duhanit në eter urrejtjesh i shpon 
dëshirat 
Dhe vjeljet e vjeteve digjen si përhera 

Këto janë ato rrugët tona 
Që të varfër na lindën  
Ku të verbër na shëtisin 
E kurr fundin nuk ua prekëm. 

    Doruntina  58  85 

 

 

 

Vështrim 

 

 

Ismet BEXHETI 

 

 

Dritëro Shaqiri, shembull i performancës dhe 

përzgjedhjes së thesarit të këngës popullore 

 

Në kuadër të fushatës “Rri n’ Shpi”, në këtë kohë pandemie, 
në  vazhdën  e  koncerteve  televizive,  Klan  Kosova  me 
15.05.2020  mbajti  koncertin  e  radhës  në  Gjilan  me 
këngëtarin Dritëro Shaqiri. 

Duke  e  krahasuar  me  koncertet  e  këngës 
popullore  të  natyrës  së  tillë  që  janë  mbajtur  deri  më 
tani  nëpër  ekranet  televizive,  koncertin  solistik  të 
Dritëro  Shaqirit  e  karakterizon  një  gjithëpërfshirje  e 
komponenteve  që  kërkon  një  performancë  muzikore, 
duke  u  nisur  nga  përzgjedhja  shumëdimensionale  e 
repertorit,  realizimi  tonik  profesional,  skenografia  në 
nivel,  si  dhe  regjia  tashmë  e  dëshmuar.  Gjitha  këto 
elemente  që  janë  të  ndërlidhura  dhe  që  e  bëjnë  një 

 

86      Doruntina  58 
 

koncert të suksesshëm ose jo, janë edhe një tregues për 
përkushtimin e madh dhe përgjegjësinë që duhet pasur 
para  publikut,  edhe  në  aspekt  të  performimit  e  po 
ashtu edhe të organizimit.  

Muzika  popullore,  po  dëshmon  që  ende  është 
zhanër  dominues  dhe  pjesë  e  “konsumit”  tonë  të 
përditshëm.  Andaj  është  tepër  me  rëndësi,  dhe 
përgjegjësi e  madhe  se  çfarë  i  ofrohet  “konsumatorit”. 
Në  këtë  kontekst,  ky  koncert  dëshmoi  për  një 
përzgjedhje  të  repertorit  me  vlera  të  mirëfillta 
popullore  dhe,  për  më  shumë,  me  një  mozaik  këngësh 
nga të gjitha trojet shqiptare.  

Në  këtë  program  të  larmishëm  me  këngët 
karakteristike  u  përmblodh  repertori  i  këngëtarëve, 
duke  u  nisur  nga  Gjilani  e  për  të  vazhduar  me  ato 
shkodrane,  tiranase,  të  Shqipërisë  së  mesme  e  deri  te 
këngët  beratase,  si  kënga  “Rroka  mandolinën”  (  këngë 
e  cila,  si  duket,  prej  kohës  së  prurjes  së  mandolinës  në 
trojet  shqiptare,  këngëtarët  beratas  si  dhe  në  gjitha 
trojet shqiptare, këngëtarët e kanë pjesë të repertorit të 
tyre). 

Repertori  i  këtij  koncerti  është  tregues  se  Gjilani 
është  një  vatër  e  kulturës  së  muzikës  popullore,  me 
artistët  të  cilët  më  shumë  kanë  tendenca  të  afirmimit 
dhe  kultivimit  të  këngës  së  mirëfilltë  popullore  se  sa 
tendenca  kush  do  të  dalë  më  shpesh  në  ekranet 
televizive.  

 

    Doruntina  58  87 

 

Pra,  Dritëro  Shaqiri,  me  këtë  koncert  reflektoi 

shembullin më të mirë të këngëtarëve në prezantimin e 

vlerave  të  mirëfillta  muzikore  të  këngës  popullore 

qytetare.  Për  më  tepër,  ky  koncert  solistik  i  Dritëro 

Shaqirit  ishte  shembull  se  si  duhet  të  respektohet  arti, 

profesioni, publiku e mbi të gjitha një medie nacionale. 

Duke  qenë  dëshmitarë  të  performancave  nëpër 

mediumet  nacionale  me  një  mosrespektim  “protokoli” 

nga një pjesë e këngëtarëve, në këtë koncert u kursyem 

nga  shprehjet  dhe  fjalët  që  janë  më  tepër  se 

eksklamacione,  gjëra  që  nuk  e  degradojnë  vetëm 

mediumin. 

Përkujdesja  dhe  profesionalizmi  në  aspektin  e 

realizimit  audio‐vizuel,  ishte  e  veçanta  tjetër  e  mirë  e 

këtij  koncerti.  Një  realizim  profesional  dhe  pajisje 

teknike  adekuate  profesionale  të  jipte  një  tingëllimë    e  

cila  deri  më  sot  ka  munguar  në  natyrën  e  këtyre 

koncerteve  popullore.  Gjithashtu  edhe  skenografia  e 

thellë  “tredimensionale”  e  gërshetuar  me  regjinë 

tashmë të dëshmuar, e thente monotoninë e koncerteve 

të mëhershme dhe bënte të mos vërehet fare mungesa e 

publikut prezent. 

Për  fund,  edhe  pse  këto  koncerte  e  kanë  një 

qëllim  kryesor  që  lidhet  me  këto  kohëra  të  vështira  të 

pandemisë,  megjithatë  mediat  elektronike  kanë 

përgjegjësi  ndaj  publikut  dhe  nuk  duhet  t’i 

nënshtrohen  e  për  më  keq  edhe  ta  propagandojnë 

jovlerën, por me korrektësi profesionale edhe redaksitë 

 

88      Doruntina  58 
 

e  tyre  të  muzikës  të  ofrojnë  vlera  të  mirëfillta 
muzikore. 

Krahas  kësaj,  një  koncert  si  ky,  le  të  jetë  motiv 
edhe  për  artistët  e  tjerë  që  në  organizime  të  tilla 
domosdoshmërisht  të  marrin  parasysh  gjitha 
parakushtet  për  performancë  sa  më  të  lartë,  sepse  në 
këtë  mënyrë  do  të  mbetet  e  lartësuar  edhe  vetë  kënga 
popullore. 

 
 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  89 

 

 

 

Kritikë letrare 

 

 

Nga Nehas SOPAJ 

 

RECENSIONE,  VËSHTRIME  KRITIKE 

PËR VEPRAT E DISA AUTORËVE … 

 
 
1. 

Avni  Dehari,  GJERGJAT  NË  DRITA 

PËRKRENARESH, trilogji, Prishtinë, 2018  

 

Sot  kur  po  promovojmë  trilogjinë  “Gjergjat  në 
drita  përkrenaresh”  të  Avni  Deharit,  para  se  të  flasim 
për  veprën,  më  lejoni  t’i  them  dy  fjalë  për  autorin.  I 
lindur  në  Sllupçan,  Avniu  u  shkollua  në  Preshevë  e 
Prishtinë,  pastaj  vite  me  radhë  ishte  profesor  i  gjuhës 
shqipe  në  Kumanovë  e  Gjilan,  kurse  pjesën  më  të 
madhe të jetës e kaloi në Zvicër, po pas çlirimit, kur iu 
dha mundësia, autori u kthye në atdhe duke botuar një 
mori  veprash  të  ndryshme,  deri  sa  u  pensionua  në 
Prishtinë.  Si  edhe  shumë  shqiptarë  të  cilët  e  kishin  të 

 

90      Doruntina  58 
 

pamundshme  të  ktheheshin  në  atdhe  për  shkaqe 
objektive,  Avniu  në  Zvicër  u  mor  me  krijimtari  letrare 
dhe këtë gjë e vazhdoi deri sot. Si rrallëkush që i ka në 
harmoni  të  plotë  si  jetën  ashtu  edhe  veprën,  ai  me 
dashuri  iu  përkushtua  krijimtarisë  letrare  dhe 
veprimtarisë  botuese,  të  cilat  i  përshkon  fryma 
atdhetare dhe të cilat për temë kanë çlirimin kombëtar!  

Prej një profesori që dëbohet nga vendi i punës, 
Avniu  shtrëngohet  t’i  braktis  edhe  studimet 
postdiplomike  duke  u  detyruar  që  prej  një  gjuhëtari 
dhe mbledhësi të folklorit, detyrohet ta lëshojë atdheun 
duke  u  vendosur  në  Zvicër,  ku  krahas  aktivitetit 
patriotik  kombëtar,  iu  përkushtua  letërsisë.  Nga 
publicistika dhe letërsia, ai me dashuri dhe përkushtim 
iu  rrek  kryesisht  krijimtarisë  letrare  për  më  të  vegjëlit, 
një  dashurie  të  tij  të  hershme  rinore.  Një  novelë  për 
fëmijë  për  të  cilën  Avniu  më  fliste  qysh  në  kohë  të 
studimeve  postdiplomike  në  Prishtinë  (1978‐1981)  me 
titull  “Saji  fluturues”,  simbolikisht  sikur  flet  edhe  për 
pasionin e flaktë dhe botën të cilës ai në të ardhmen do 
t’ia  kushtojë  gjithë  jetën  ‐  krijimtarinë  letrare  për 
fëmijë. Në rrethanat e reja, në Zvicër, në pamundësi që 
të  botonte  kur  donte  dhe  si  donte,  botimet  e  para  të 
autorit  do  të  jenë  të  një  kohe  të  mëvonshme,  në 
pjekurinë  e  tij  letrare.  Me  pseudonimin  Agim  Vardari, 
Avniu vetëm në vitin 1990, do të arrijë ta botojë librin e 
tij  të  parë  poetik  për  fëmijë  “Dielli”  në  gjirin  e  Zërit  të 
Kosovës në Zvicër. Tre vite më vonë, në koautorësi me 

 

    Doruntina  58  91 

 

Destan  Ajdinin,  Avniu  do  ta  botojë  monografinë  “Arif 

Seferi”  kushtuar  veprimtarit  kumanovar  me  të  njëjtin 

emër,  i  cili  vdiq  në  burg  në  vigjilje  të  shpartallimit  të 

Jugosllavisë. Në vitin 1994, autori botoi librin me poezi 

për të  rritur “Pas rrezes së  diellit”,  botuar nga  shtëpia 

botuese Atë Gjergj Fishta në Shkodër. Dy vite më vonë, 

në  vitin  1996,  nga  shtëpia  botuese  “Rozafa”  e  Tiranës, 

Avni Dehari arrin ta botojë “Sajin fluturues”, veprën të 

cilën  e  kish  punuar  gjatë  kohë  dhe  me  të  cilën,  ai 

sigurtë do të ngjitet në fronin e një krijuesi të mirëfilltë 

për  fëmijë.  Pas  këtyre  veprave  fillestare,  pas  çlirimit  të 

Kosovës,  Avniu  do  t’i  radhisë  veprat  tjera:  librin  me 

poezi  për  fëmijë  “Hëna  në  dritare”,  Prishtinë,  2005, 

librin me tregime për fëmijë “Kënga e Drerit Fjalëpak”, 

Prishtinë, 2010, librin “Trimoshi dhe Flokhapareshuri”, 

Prishtinë  2011,  librin  “Gjergji  i  Arbërisë”,  botuar  në 

Prishtinë, nga Libri Shkollor 2011 e tj. 

Duke  qenë  se  pothuaj  të  gjitha  veprat  e  autorit 

kryesisht  janë  vëllime  me  poezi  dhe  vëllime  me 

tregime për fëmijë, nuk çuditemi pse trilogjia “Gjergjat 

në  drita  përkrenaresh”  të  jetë  jo  vetëm  vepra  më 

serioze e autorit, por edhe kryevepra e tij. Kjo lloj sage 

apo  trilogji  prej  tre  romanesh:  “Dragoi”,  “Udhëkryqi” 

dhe “Flakadanët e lirisë”, është një vepër për fëmijë që 

lind  nga  kujtesa  historike  për  Gjergj  Kastriotin,  të 

quajtur  Skënderbe,  për  ngjarjet  e  mëdha  historike  të 

Motit  të  Madh,  qëmtuar  nga  shkrimet  e  ndryshme 

kushtuar  figurës  së  tij,  ajo  është  punuar  enkas  për 

 

92      Doruntina  58 
 

fëmijët  dhe  i  kushtohet  botës  së  tyre  magjike.  E  pra, 
duke  qenë  e  këtillë,  që  për  pikësynim  e  ka  lexuesin 
fëmijë,  më  saktë  fëmijën  e  moshës  më  të  hershme, 
vepra  jo  vetëm  se  është  e  karakterit  edukativ  dhe  ka 
përmbajtje patriotike, por për qëllim ka edhe freskimin 
e  kujtesës  sonë  historike  tek  fëmijët,  mbjelljen  e 
ndjenjave  të  atdhedashurisë,  kaq  të  nevojshme  sot  për 
shqiptarët  e  rinj,  sidomos  atyre  që  jetojnë  jashtë 
atdheut  (Avniu,  publikisht  ka  deklaruar  se  kjo  vepër 
ka  lindur  jashtë,  në  Zvicër  në  kohën  kur  jetonte  i 
ekskomunikuar).  Prandaj,  pas  leximit  të  këtyre  tre 
romaneve,  ata  do  të  ndjehen  të  pajisur  me  dije  dhe 
njohuri  për  kryetrimin  tonë,  njëkohësisht  duke  u 
fisnikëruar  shpirtërisht.  Gjithashtu,  ata  do  të  ndjehen 
edhe  më  krenarë  pse  në  histori  e  kanë  patur  Gjergj 
Kastriotin  prind,  baba,  nëse  doni  edhe  Babazot  (siç  i 
thonë  arbëreshët),  të  cilit  ia  kishin  patur  zili  madje 
edhe  armiqtë  për  guximin,  trimëritë  dhe  luftat  e 
lavdishme  që  kish  zhvilluar  për  njëzetepesë  vjetë 
rezistencë ndaj pushtuesit otoman aso kohe. 
  Me  një  dashuri  të  madhe  për  këtë  figurë 
madhore të kombit tonë, Avni Dehari me vite u përpoq 
t’i  mbledhë,  mëkojë  dhe  ngrisë  në  perla  artistike 
kallëzimet  popullore  për  më  të  madhin  tonë 
Skënderbe, duke i sintetizuar ato si një ngjarje të vetme 
prej  lindjes  deri  në  vdekje.  Kallëzimet  e  ndryshme  për 
Skënderbeun  duken  si  të  ishin  një,  sado  që  në 
konglomeratin  e  personazheve  të  bartura  nga  gojë  e 

 

    Doruntina  58  93 

 

popullit,  ose  të  sajuara  nga  autori,  ato  e  shëtisin 

lexuesin  me  imagjinatë  që  nga  ëndrra  e  Vojsës 

(Vojsavës)  për  lindjen  e  Dragoit  (Gjergjit)  e  deri  në 

Lezhën  antike  ku  prehen  eshtrat  e  më  të  madhit  tonë 

në  amshim.  Tregimet  brenda  romanit  na  mbajnë  të 

zgjuar  prej  faqe  në  faqe,  prej  rrëfimi  në  rrëfim,  prej 

romani  në  roman,  kaq  sa  maksimat  e  autorit  rrjedhin 

lehtë,  pranohen  si  mësime,  si  këshilla  jetësore  e  që 

lexuesit  shumë  lehtë  mund  t’i  përvetësojnë  për  shkak 

të  përshtatshmërisë  së  moshës  së  fëmijëve  që  i  bën 

autori  veprës.  Shkalla  e  materializimit  të  porosisë 

artistike  të  autorit,  në  formën  më  të  përshtatshme 

aforistike,  janë  të  kapshme  për  fuqinë  mendore  të 

fëmijëve,  të  pranueshme  me  të  gjitha  mesazhet  që 

gëlojnë në vepër. Ato mësime apo maksima jetësore që 

burojnë nga jeta e gjallë e kryetrimit tonë, janë shkruar 

me  një  gjuhë  të  pastër  letrare,  sa  që  të  duket  sikur 

autori  ka  shfletuar  qindra  burime  që  të  mos  lëngojë 

asnjë çast, në mënyrë që lexuesit t’i përcillen ato porosi 

në  shkallën  më  të  përkryer  artistike.  Veç  kujtoni 

personazhet  a  topikët  burimorë  siç  janë  psh. 

personazhi  Kolë  Kumana  ose  topiku  Fushëpreshi,  të 

cilët sa për analogji këtu po i përmend me qëllim që ta 

krijojmë  imazhin  e  Kumanës  alias  Kumanovës  sonë, 

ose  Fushëpreshit  alias  Preshevës,  gjegjësisht  luginës  së 

Preshevës. Me dhjetëra e qindra topikë e personazhe të 

këtilla,  llojllojfigurash  dhe  variacionesh  gjuhësore, 

vlojnë në roman, duke ia begatuar gjuhën këtij romani.  

 

94      Doruntina  58 
 

  I lindur në një vend qëndrese dhe rezistence dhe 
i  kalitur  gjithandej  ku  e  ka  përplasur  jeta,  gjithsesi 
ndërtuar nga furtunat e kohës të cilat i lamë prapa, nuk 
ka shans që autori Avni Dehari të dështojë në qëllimin 
e  tij  që  vepra  e  tij  letrare  të  jetë  e  suksesëshme,  kurse 
për  këtë  gjë  më  së  miri  dëshmon  ky  roman.  I  urtë  dhe 
stoik  është  autori,  patriotike  dhe  kombëtare  është 
vepra  e  tij,  po  kaq  sa  me  automatizëm  është  edhe  vetë 
protagonisti, Gjergji ynë.  

Me  një  dashuri  dhe  pietet  për  autorin  dhe 
veprën, duke i dëshiruar atij të jetë i këtillë përherë siç 
e njofim, i Juaji 

  Nehas SOPAJ 
  Qendra e Kulturës, Kumanovë, 2018 
  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  95 

 
 

2. 

          Dr.  Yrjet  Berisha,  POETIKA  E  BEQIR 

MUSLIUT, Sh.B. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2016 

              

            Monografia  Poetika  e  Beqir  Musliut,  fillimisht 
si  tezë  doktorate,  e  autorit  Yrjet  Berisha,  i  ka 
parametrat  e  një  studimi  serioz  për  Beqir  Musliun, 
njërin  nga  korifejt  e  letërsisë  bashkëkohore  shqipe, 
themeluesin  e  syrealizmit  shqiptar,  shkrimtarin  më  të 
dalluar të (post)modernizmit te ne. Mu kur kish filluar 
punën  e  tij  të  një  profesori  të  devotshëm  dhe  mu  kur 
prej  tij  pritej  shumë, autori  (Yrjet  Berisha  1955  –  2015) 
shumë  pa  pritur  iku  nga  mesi  ynë  nga  një  sëmurje  e 
rëndë dhe të pashërueshme. Shoqërinë tonë, e vjetër që 
nga vitet ’70, e ripërtërimë vonë, kurse pika neuralgjike 
që  na  bashkonte  ishte  figura  emblematike  e  Beqir 
Musliut.  E  kish  temë  doktoranture  poezinë  e  Beqirit 
dhe  fare  qartë,  më  kërkoi  i  pari,  pastaj  miqësia  jonë 
rrodh  spontanisht  gjersa  dorëshkrimin  e  librit  që  po  e 
promovojmë  sot  është  një  shkrim  i  shkurtër  në  trajtë 
reçence për botuesin e Gjilanit.  

            I  njohur  si  poet  dhe  studiues  i  M.  Camajt,  B. 
Musliut  dhe  të  autorëve  tjerë  shqiptarë,  Yrjet  Berisha  
në  veprën  e  tij  ka  arritur  t’i  ndriçojë  disa  nga  aspektet 
më  esenciale  estetike  të  veprës  së  autorit  B.  Musliu, 
synimi  i  autorit  që  të  na  e  paraqesë  shkrimtarin  në 

 

96      Doruntina  58 
 

planin  e  përgjithshëm,  global,  e  arrin  qëllimin  dhe  i 
detekton  këto  rrafshe  të  preokupimit  krijues  të 
shkrimtarit:  poezinë,  prozën  dhe  dramaturgjinë  e  B. 
Musliut,  që  paraqesin  materialin  bazik  të  letërsisë  së 
shkrimtarit  tonë.  Autori  nuk  e  ka  analizuar 
publicistikën dhe kritikën e teatrit të B. Musliut, po kjo 
është  një  fushë  tjetër  dhe  autori  këtë  sferë  dijeje,  jo  që 
nuk e kishte të njohur. 

  Autori punën e tij e grumbullon duke e ranguar 
sipas  gjinive  letrare  të  krijimtarisë  së  autorit,  siç  janë 
Lirika me intertekstualitet mitologjik antik, Intertekstualiteti 
i  mitologjisë    ilire  –  arbërore,  Poezia  me  intertekstualitet 
metafizik  etj.,  për  të  pasuar  pastaj  me  prozën,  tregimet 
dhe  romanet,  dhe  në  fund  të  dramaturgjisë  së  B. 
Musliut, të përmbledhur në tre kapituj të veçantë, veç e 
veç, me hyrjen dhe përfundimin si pjesë të jashtme dhe 
për  t’u  koncentuar  në  secilën  gjini  të  autorit;  romanet 
“Vegullia”,  “Mbledhësit  e  purpurit,  “Ndeshtrasha”, 
“Krupa”,  “Skërluta”,  “Makthi”,  “Amullia”  e  dramat 
“Rropullari”,  “Unë  Halil  Garria”,  “Faustiana”,  “Ora  e 
kukuvajës”,  “Paniari  i  Gjilanit”,  “Murana”  “Kori  i 
korbave”  “Familja  e  shenjtë”  dhe  “Antifona”.  Kapitulli  i 
katërt  me  titull  Në  përmbyllje  të  poetikës  së  B.  Musliut, 
autori  i  rimerr  edhe  një  herë  në  shqyrtim  të  tri  gjinitë 
letrare  të  autorit  me  çka  i  thotë  të  gjitha  mendimet 
finale të tijat me synim të një vlerësimi përgjithësues të 
krijimtarisë letrare të shkrimtarit tonë.  

 

    Doruntina  58  97 

 

  Vepra  brenda  saj  ka  aparaturën  shkencore  të 

fushës  së  të  arriturave  të  sotme  të  filologjisë,  me  një 

përqasje  të  kritikës  letrare  ndaj  autorit  me  një 

komparim  të  të  arriturave  bashkëkohore  botërore  të 

cilët  i  dëshmojnë  referencat,  citatet  dhe  literatura  e 

përdorur. 

  Sipas  të  gjitha  parametrave,  dorëshkrimi  duhet 

të  botohet,  sepse  ai  do  ta  përmbushte  boshllëkun  e 

madh  që  ndjehet  sot  në  analizat  e  veprave  letrare  të  B. 

Musliut, sidomos  për shkak  të  mënyrës  së  re  të  qasjes 

së autorit... 

  Të nderuar miq, ky ishte recensioni im i librit të 

autorit  Yrjet  Berisha  të  cilin  e  kemi  para  duarsh  dhe  të 

cilin  e  pret  opinioni  shkencor  ta  vlerësojë  dhe  meqë 

libri  është  me  qëllim  që  t’i  ndriçojë  aspektet  e 

përgjithshme  të  gjithë  krijimarisë  letrare  të  B.  Musliut, 

më lejoni, me disa pika të shkurtëra t’i përshkruaj disa 

vija pararendëse të botimit të këtij libri. Në fakt, para se 

të  flas  për  këtë  gjë,  më  lejoni  t’u  them  juve  të 

pranishëm se autori Yrjet Berisha sot nuk është ndër të 

gjallët  dhe  se  ky  promovim  i  një  mundi  të  derdhur  në 

këtë libër, për fat të keq të autorit dhe të lexuesëve, po 

rrjedh  pa  praninë  e  tij  këtu,  autorit  tek  te  cili,  në  mos 

tjetër  bile  do  t’i  kishim  patur  të  gjalla  ndonjë  fjalë  a 

vërejtje  për  mundin  dhe  sakrificën  që  kish  derdhur 

autori në punën e tij, e që mund të themi se është punë 

shumë e rëndë dhe e mundimshme. Unë në kontaktet e 

mia me autorin Yrjet Berisha, i ruaj të freskëta disa nga 

 

98      Doruntina  58 
 

bisedat  e  drejtpërtdrejta  por  edhe  ato  me  anë  të  FB‐ut 
në  të  cilat  ai  flet  për  mundin  dhe  sakrificat  për  të 
arritur  deri  te  ky  produkt  final  që  quhet  një  nga 
studimet  më  të  mira  të  shkruara  ndonjëherë  për 
autorin  Beqir  Musliu,  për  ndriçimin  e  profilit  të  tij 
krijues,  gjerësinë  e  opusit  krijues  dhe  sidomos 
vëzhgimin  e  kësaj  vepre  kolosale  të  shkrimtarit  tonë 
nga  këndi  dhe  optria,  nga  këndi  i  tij  i  veçantë  të  një 
autori siç është Yrjet Berisha, e që gjithsesi do të zgjojë 
kuriozitetin e mendimit shkencor për të.  

  Kur  jemi  këtu,  më  duhet  të  them  se  për  shumë 
vite  të  leximit  tim  të  parreshtur  të  veprës  letrare  të 
Beqir Musliut, gjatë leximit të studimit të Yrjet Berishës 
përshtypja ime e parë dhe e menjëhershme është se ai, 
pothuaj po asaj hullie ka ecur duke i ndriçuar aspektet 
ndër  më  të  ndërlikuarit  që  presupozon  vepra  e  tij: 
hermetizmin,  (post)modernizmin,  eksperimentin  letrar 
që,  shumë  nga  kritikët  dhe  studjuesit  e  quajnë  herë 
fragmentarizim  e  herë  hibridizim,  gjithçka  që  është 
specifikum  i  Beqir  Musliut  dhe  i  cili  te  penda  e  Yrjetit 
rrjedh  në  mënyrë  të  prajshme,  gjithnjë  duke  i  ndriçuar 
një nga një fenomenet e autorit tonë. Nganjëherë, gjatë 
leximit  të  studimit  të  Yrjetit,  më  duket  sikur  ai  po 
hetonte  një  nga  një  ato  karakteristika  që  i  kisha  hetuar 
edhe  unë,  po  dallimi  qëndronte  se  mënyrat  e 
detektimit  rezultonin  aspekte,  analiza  dhe  shqyrtime 
krejt ndryshe – ndryshe.  

 


Click to View FlipBook Version