The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës DORUNTINA, organ i KSh “Jehona e Karadakut” Kumanovë

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by GALWAY ACADEMIC PRESS, 2020-06-17 10:24:22

Revista Doruntina Nr. 58 Viti 2020

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës DORUNTINA, organ i KSh “Jehona e Karadakut” Kumanovë

Keywords: Letersi,Poezi,Albania,Kumanove

    Doruntina  58  99 

 

  Duhet thënë edhe këtë: libri botohet pa një dorë 

herrjeje  për  shkaqet  që  i  ceka  më  lart,  madje  aty 

mongojnë  elemente  të  domosdoshme  aparaturës 

shkencore  (literatura,  citatet  etj.)  të  cilat  autori  do  t’i 

rregullonte  po  ta  kish  patur  shëndetin  dhe  gjithsesi  do 

t’i  bënte  po  të  mos  ikte  si  papritur.  Sido  që  të  jetë, 

brumi  i  materjes  është  aty  dhe  lexuesit  e  kultivuar  që 

dinë  ta  vlerësojnë  studimin,  do  ta  pëshëndesin  këtë 

mund  dhe  sakrificë  të  autorit,  Yrjet  Berishës. 

Përzemërsisht, i Juaji 

   Nehas Sopaj 

Trekëndëshi poetik, Dunav, Gjilan, 2016 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

100      Doruntina  58 
 

 

3. 

Agim Morina, KOHËRA, roman, Shkup, 
2019 

 

Para se të flas për romanin e autorit të cilin po e 
promovojmë  sot,  më  lejoni  t’i  them  disa  fjalë  për 
autorin.  Autori  Agim  Morina,  një  nga  shkrimtarët  më 
produktivë  shqiptarë  te  ne,  ka  lindur  në  Rahovec  të 
Kosovës në vitin 1954, por në fëmijëri të hershme është 
transferuar  në  Shkup,  ku  kryen  të  gjitha  shkallët  e 
shkollimit,  filloren,  të  mesmen  dhe  Fakultetin 
Filologjik  dhe  ka  një  vit  që  është  pensionuar.  Autori 
rrjedh  nga  Drenica  kreshnike,  nga  djepi  i  saj  më  bujar, 
kurse deri sot ka botuar një mori veprash të ndryshme 
letrare,  prej  të  cilave  duhet  shquar  përmbledhjet  me 
tregime  “Shkupi  dhe  unë”  dhe  “Tregime  për  jetë”, 
sidomos romanet “Tre ditët e djallit”, “E nesërmja nuk 
të duhet”, “Vazhdo”, “Lugina me lulediell”, “Bozhuret 
e  këputura  në  plazhin  e  Tivarit”  dhe“Fuqia  e 
dashurisë”,  pastaj  dramat  për  fëmijë  prej  të  cilave 
“Gjykimi  në  lulishten  e  pyllit”,  “Fantazma  e  malit”  etj. 
Nga ky autor opinioni shkupjan  mban mend  disa  nga 
dramat e tij të inskenuar nga Teatri Shqiptar i Shkupit, 
ka lexuar ndonjë reçension ose  ndonjë shkrim tjetër te 
opinioni lexues, dhe kaq. Pra, një krijues kaq produktiv 
me gjithë këtë begati krijuese, përmbledhje me tregime, 

 

    Doruntina  58  101 

 

romane e drama, fitohet përshtypje sikur kemi të bëjmë 

me  një  autor  debutant,  edhe  pse  vepra  e  demanton 

këtë  konstatim,  sepse  ajo  flet  për  gjerësinë,  begatinë 

dhe  vlerat  e  mirëfillta  të  këtij  krijuesi,  se,  opinioni  ynë 

lexues  e  njeh  kahmoti,  prandaj  ka  nevojë  që  shtypi  i 

ditës  dhe  mediat,  të  mos  jenë  të  shurdhër,  por  të 

shkruajnë dhe ta afirmojnë autorin dhe veprat e tij.  

Romani  “Kohëra”  është  vepra  më  e  mirë  e 

autorit.  Ajo  është  frymëzuar  nga  jeta  e  të  atit,  që  këtu 

në  mënyrë  besnike  e  shpalos  një  të  kaluar  shumë  të 

hidhur të intelektualëve të parë shqiptarë të pas Luftës 

së  Dytë  Botërore,  të  cilët,  krahas  anëve  pozitive  që 

presupozon  jeta  e  bartësve  të  arsimimit  fillestar  të  asaj 

kohe,  paraqet  histori  më  vete  me  ndjekjet,  burgosjet 

dhe  sfidat  nga  më  të  vështirat  me  të  cilat  ballafaqohen 

ata. Një kohë e jetuar e babait të autorit kur ai vepron, 

këtu,kjo  temë  vjen  e  përpunuar  nga  autori  në  mënyrë 

artistike  përmes  protagonistit  kryesor,  Lirim  Gashit, 

duke  nxjerrur në  dritë  të  gjitha  vuajtjet  dhe krajatat jo 

vetëm  të  atij  si  arsimtar,  por  edhe  të  gjithë  atyre 

intelektualëve  të  parë  të  pasluftës  në  vitet  ’50,  ’60  deri 

te ato të fillimeve të viteve ’70, kohë që paraqet valën e 

dytë të dëbimit të madh të shqiptarëve për në Turqi, në 

kohë  të  socializmit  retrograd  dhe  të  vëllazërim‐

bashkimit  të  rrejshëm.  Vepra  para  se  të  jetë  monografi 

apo kronikë e ngjarjeve historike të asaj kohe, ajo është 

roman,  një  materializim  artistik,  që  don  të  thotë  se 

është  pasqyrë  besnike  e  asaj  kohe  të  hidhur  të  dhunës 

 

102      Doruntina  58 
 

kolektive  ndaj  shqiptarëve  nga  masat  dhe  dhuna 
represive  serbomadhe  të  instaluar  në  Kosovë,  por  që 
sipas  faqeve  të  romanit,  interkalohet  në  Maqedoni,  më 
saktë në rrethinën e Shkupit, ku protagonisti i romanit 
arratiset  pasi  ka  përjetuar  një  burgosje  në  Kosovë,  më 
saktë në Prizren. 

Romani ka një strukturë ndërtimi me dy pjesë të 
mëdha,  në  të  cilën,  në  pjesën  e  parë,rrëfimi  është  në 
formë  të  rrëfimit  realist  dhe  të  duket  sikur  e  gjithë 
materja  e  rrëfimit  mbyllet  këtu,  por  në  pjesën  e  dytë, 
rrëfimi  shtrihet  në  një  periudhë  më  të  re  kohore  dhe 
dinamizohet  që  dmth.  se  romani  merr  tipare  të 
kronikës,  me  çka  elementet  e  përgjithshme  universale 
artistike,  tani  shkrihen  dhe  marrin  tipare  të 
dokumentaritetit,  marrin  elemente  të  biografizmit. 
Pjesa  e  parë,  që  është  më  e  madhja,  për  objektiv  ka 
ndjekjet  e  Lirimit  që  ia  bën  UDB‐ja,  duke  ia  kurdisur 
disa  ndjekës  njerëzit vendas,  pos  atyre  zyrtarë  që  janë 
serbë nga Beogradi.  Romani i shkruar në  vetë  të  parë, 
ka  një  hyrje  të  gjerë  në  të  cilën  protagonisti  në  mënyrë 
shumë  të  zgjeruar  dhe  dramatike,  merret  me  Sadriun, 
shokun e ngushtë të Lirimit, njeriun e shpirtit të cilin ai 
vazhdimisht  e  quan  “Sadriu  im”,  dhe  kjo  të  duket 
sikur  gjithçka  fillon  dhe  mbaron  me  këtë  njeri,  figurën 
e  njeriut  idealist  i  cili  është  prototip  i  njeriut  stoik  dhe 
dinjitoz  dhe  prej  të  cilit  rrëfimtari  personazh  kryesor, 
Lirim  Gashi,  merr  mësim  si  njeri  model  se  si  duhet  të 
veprojë  ai,  si  duhet  flijuar  dhe  rezistuar  për  komb  dhe 

 

    Doruntina  58  103 

 

atdhe, njeriun e kohës aktuale, të asaj kohe që rrëfehet. 

Hyrja  e  stërzgjatur  me  njeriun  model,  Sadriut  pra,  që 

më vete mbruan dhunën  e pushtetit  dhe  rezistencën  e 

tij deri në vdekje, do të jetë një ndër faqet më të bukura 

të  dinjitetit  njerëzor  dhe  intelektual,  që  nganjëherë  ta 

kujton Hafizin e Hivzi Sylejmanit te romani “Njerëzit”, 

dilemat  dhe  traumat  e  tij  të  ngjara  pak  kohë  më  parë, 

në kohën e Luftës së Dytë Botërore. 

Protagonisti,  Lirim  Gashi,  mëson  shumë  nga 

Sadriu,  personazhi  model  se  si  duhet  vepruar  në 

kushtet  e konspiracionit, se si duhet  flijuar  në mënyrë 

që  njeriu  ta  arrijë  satisfakcionin  shpirtëror,  kurse 

trimëria,  rezistenca  ndaj  armikut  dhe  qëndresa  deri  në 

flijim me jetë, do të jetë mësim jetësor i tij. Po asaj rruge 

që bën Sadriu, në mos edhe më me besnikëri, do të ecë 

protagonisti  i  romanit,  Lirimi.  Po  kush  është  Lirim 

Gashi,  si  e  përshkruan  atë  shkrimtari  në  roman?  Në 

gjithë  romanin,  duke  qenë  njeri  model,  si  pasardhës  i 

Sadriut, të cilin UDB‐ja e masakron, këtu shkrimtari atë 

e paraqet në mënyrë më të thelluar dhe të gjithanshme 

duke e rrëfyer drejtpërdrejt dramën e tij jetësore, që në 

fakt  është  drama  e  babait  të  vetë  autorit.  Gjithçka  që 

kish mësuar Lirim Gashi nga Sadriu, tani në mënyrë të 

drejtpërejtë  zbatohet  dhe  realizohet  qëndresa  e  tij  para 

pushtuesit serb i cili ka të gjitha në dispozicion: duart e 

gjata  të  ndjekjes  dhe  të  përgjimit,  instrumentet  e 

pushtetit,  gjykatat,  policinë,  burgjet  dhe  gjithë 

intrumentariumin e represioneve. Nga disa elemente të 

 

104      Doruntina  58 
 

ngjyrërave  “ideologjike”  që  e  mbrujnë  protagonistin, 
kuptojmë  se  ai  nuk  është  një  njeri  i  rastit,  por  është 
intelektual  sfidues  për  kohën,  është  aktivist  dhe 
veprimtar  i  çështjes  kombëtare.  Ai  e  përkrah  lëvizjen 
antifashiste të kohës, nuk i mbyll sytë dhe nuk i druan 
dhunës  serbe,  fushatës  së  egër  të  dëbimit  masiv  të 
shpirtarëve  të  Kosovës  nga  plëngu  i  tyre  duke  u  bërë 
flamurtar i rezistencës së saj deri sa burgoset dhe  nuk 
ndalet  edhe  pas  saj.  Ndaj,  në  rrethana  të  tilla  të 
veçanta, në rrethana kur atij i kurdiset likuidimi, ai me 
ndihmën  e  miqve  arratiset  në  Shkup,  në  ndërkohë  që 
pas  hamendjes  a  të  shkojë  në  Shqipëri  (siç  mëson  nga 
një kushëri për likuidimin që ia ka përgatitur pushteti) 
apo  Maqedoni,  në  fund  vendos  që,  fshehtë  nga 
ndjekësit  nga  lart,  në  Beograd,  për  një  kohë  strehohet 
në  rrethinën  e  Shkupit,  gjersa  “lidhja”  e  rezistencës  do 
ta  ndihmojnë  të  vendoset  këtu.  Krahasuar  me  pjesën  e 
parë  ku  shkrimtari  në  mënyrë  kronkrete  dhe  të  gjerë 
pasqyron  diçka  të  madhe  nga  totaliteti  i  realitetit 
objektiv,  në  pjesën  e  dytë  të  romanit,  këtu  ngjarjet 
fillojnë  të  intensifikohen  dhe  të  marrin  karakter  të 
kronikës,  që  dmth.  rrëfimi  zhvillohet  me  një  dinamikë 
të  përshpejtuar  dhe  në  nëndije  lexuesi  kupton  se 
ngjarjet  tjera  mund  të  presupozojnë  jo  një,  por  disa 
romane tjera të ngjashme, ndaj autori e mbyll rrëfimin.  

Siç e dimë, ngjarjet e periudhës së viteve ’50, ’60 
dhe  ’70  janë  shumëfish  të  trajtuara  nga  shumë 
shkrimtarë  bashkëkohorë  shqiptarë  që  asobote 

 

    Doruntina  58  105 

 

shkruheshin  dhe  trajtoheshin  në  mënyra  të  ndryshme 

në  të  dy  krahët  e  mëdhenj  të  letërsisë  së  atëhershme 

shqiptare,  Shqipëri  dhe  Kosovë,  por  kjo  e  autorit  tanë, 

tani në kohën e sotme, sa janë formë e re e ngjarjeve të 

vjetra  me  petk  të  ri,  janë  edhe  version  i  fundit,  për  të 

mos  thënë  si  përfundimtar  të  një  teme  të  përhershme 

dhe të shpeshtë, të absolvuar nga shkrimtarët e dy apo 

tre  gjeneratave  të  mëparme.  Se  kjo  që  po  lexojmë  tani 

në  këtë  roman  të  autorit  është  qasje  e  re,  shifet  si  kjo 

më poshtë: gjersa vende‐vende personazhet i drejtohen 

tjetrit  me  nofkat  si  psh.  shoku  Kërsta  (tipike  për 

rrethanat  dhe  kohën  komuniste  që  trajton  shkrimtari), 

në  gjuhën  e  rrëfimit  s’ka  asnjë  element  soc‐realist  të 

kohës,  çfarë  dikur  shkrimtarët  shqiptarë  të  fazës  së 

parë  letrare  vlonin  me  elemente  të  atij  diktati, 

përkundrazi,  një  rrëfim  modern,  shpesh  me  elemente 

të  përshkrimeve  lirike  me  diskurs  poetizues,  e  bëjnë 

shumë të bukur këtë roman. Romani jo vetëm pse është 

shkruar  në  një  kohë  me  distancë  jo  edhe  të  paktë 

kohore,  pothuaj  gjysmëshekullore  pas  ndodhive  kur 

trajtohet  tema,  që  don  të  thotë,  se  rrethanat  e  reja  lëre 

që  janë  stërpjekur,  por  autori  në  këtë  distancë  kohore, 

edhe  vetë  është  pjekur  si  krijues,  dhe  kjo  shihet  nga 

stili  dhe  mënyra  e  tij  e  rrëfimit,  një  temë  të  këtillë,  të 

materializuar si vepër romaneske në ditët tona, edhe si 

zhanër  letrar  e  ka  avansuar  shumë  më  mirë  se  autorët 

tanë të kohës të cilët temën e këtillë e trajtonin me tezë 

paraprake se si duhej trajtuar.  

 

106      Doruntina  58 
 
Autori  Agim  Morina  temën  e  fatit  të 

intelektualit  e  trajton  në  stilin  e  biografive  të 
letrarizuara,  si  palimpsest,  një  palimpsest  por  në  të 
cilin  figurat  e  rrëfimit,  pasazhet  e  përshkrimeve  të 
hollësishme, tabllotë dramatike, rrëfehen në trajtë të një 
monologu  retrospektiv,  shpesh  herë  me  reminishenca 
lirizmi,  me  figura  të  poetizuara.  Lexuesi  nuk  ka  se  si 
mos t’i besojë këtij rrëfimi mallëngjyes, ku stili i autorit 
dëshmohet  si  mjeshtër  i  hollë  me  një  pathos  lirik, 
asnjëherë  deklarativ.  Duke  i  dëshiruar  autorit  të  na 
befasojë me vepra të reja edhe më të arrira në këto vite 
të  pjekurisë  së  tij  më  të  thellë  krijuese,  them  se  kjo 
vepër  duhet  lexuar  me  një  frymë,  mu  ashtu  siç  e  ka 
shkruar  edhe  vetë autori.Të përshëndes përzemërsisht 
miku im! 

Nehas SOPAJ 
Takimet poetike nën Rrap, Shkup, 2019 
  
  
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

    Doruntina  58  107 

 
 

4. 

Kreshnik  Sopaj,  IMAZHET  E  NATËS, 

poezi,  Lidhja  e  Shkrimtarëve  Shqiptarë, 

Shkup, 2018 

 

Kreshnik  Sopaj  është  emër  i  ri  në  letrat  shqipe, 
kurse  libri  që  po  promovojmë  sot  mban  titullin 
“Imazhet  e  natës”  dhe  ky  është  libri  i  tij  i  parë  poetik 
që domethënë se sot po shënojmë debutimin e autorit. 

Kreshniku,  lexuesi  dhe  frekuentuesi  im  më  i 
shpeshtë i bibliotekës sime shtëpiake, qysh herët m’i ka 
dhënë  shenjat  e  sigurta  se  një  ditë  do  jetë  krijues  i 
ardhshëm, dhe këtë gjë mund ta vërtetojmë vetëm sa të 
fillojmë  t’i  lexojmë  poezitë  e  tij  të  para.  Aty  lexuesi 
sheh  një  kulturë  të  lartë  shkrimi,  të  parëndomtë  për 
krijuesit  e  rinj,  në  të  cilin  ndjeshmëria,  subtiliteti  dhe 
shkalla  e  invencionit,  janë  shkrirë  në  masë  të  madhe, 
kaq sa gojaplot mund të themi se ai që në librin e parë 
e ka tejkaluar fazën fillestare, entuziaste, me të metat e 
natyrshme  që  i  bëjnë  krijuesit  e  rinj,  duke  shkelur  më 
lart, në fazën e pjekurisë krijuese. Po e përsëris, këtë gjë 
e  vërteton  ky  libër.  Mënyra  si  e  ka  menduar  dhe 
komponuar autori librin, është për t’ia patur lakmi: një 
gjuhë  poetike  plot  emocione,  një  varg  i  lirë  që  godet 
mes  mendimit  të  lirë  dhe  figurave  të  rreshtuara  me 
plan,  një  gjuhë  dhe  një  diskurs  poetik  fillim  e  fund 

 

108      Doruntina  58 
 

unik, që herë rrëfen e herë bën lojë me fjalë, radhit fjalë 
dhe  mendime  por  të  bukura  e  të  matura  dhe  të 
menduara mirë, kështu që menjëherë lexuesi ndjen më 
shumë  se  këngë  dhe  mendim  njëkohësisht,  gjegjësisht 
qëllim dhe realizim të plotë artistik.  

Libri brenda vetes ka 47 këngë, dhe ato në sy të 
parë duken sikur janë heterogjene, por ato në fakt janë 
këngë  të  pavarura  dhe  kanë  harmoninë  e  tyre,  kurse 
ndjeshmërinë  dhe  simetrinë  artistike  e  ndjejmë  si 
motive  apo  hallka  tematike  duke  mos  i  hetuar 
ndryshimet dhe dallimet që interkalohen butësisht, ato 
lexohen  si  një  këngë  e  gjatë  me  disa  ndërprerje.  Në 
këngën e parë me titull  “Ti flutur  që pulson  në  mua”, 
poeti  është  i  pushtuar  nga  muza  e  cila  vjen  dhe  ia 
shtron  rrugën  kah  duhet  ecur  dhe  kjo  tregon  se  kjo 
është  poezia  e  hyrjes.  Kjo  shpërfaqje  atij  i  vjen  si 
dashuri,  si  mall  apo  si  kujtim  që  ia  hap  horizontet  e 
mikrokozmosit  kur  ai  bëhet  një  me  peizazhin,  me 
natyrën.  “Në  horizontit  tim,  është  lëshuar  një  hije  e 
bardhë  bletash  që  fluturojnë”,  nis  të  këndojë  poeti  në 
fillim që më poshtë të këlthasë: “Ah, o Ana ime/ dimri i 
madh u zhbë/ udha me akuj u shkri!”. Pra, u hap dera 
gjithçka  që  do  të  pasojë  është  harmoni  mes  tij  dhe 
peizazhit,  gjithçka  nis  të  pulsojë  me  ndjenjat,  kurse 
raporti  unë  –  ti  (poet  ‐  muzë),  fillon  t’ia  hap  sferat  e 
fshehta  të  botës  sipas  një  kronologjie  që  uni  krijues  ia 
shpalon botën subjektive. Kjo Ana me gërmë të madhe 
që  do  të  na  paraqitet  në  këngën  e  parë  të  librit,  më 

 

    Doruntina  58  109 

 

vonë,  sidomos  në  pjesën  dominante  të  poezive 

kryesore,  do  t’i  shndërrohet  në  kronotop 

fantazmagorik,  herë  pastër  lirik  e  herë  me  elemente 

biblike.  Pothuaj  të  gjithë  librin  e  përshkon  kjo  frymë 

shenjtërie;  e  gjithë  poezia  merr  timbër  dhe  ngjyrë  të 

këtillë  imagjinare,  e  gjithë  poezia  mësyn  hyjnoren, 

kurse këtë e shofim përmes vargjeve “diell në një fener, 

i  lënë  pas  dore”  që  shënon  mikrokozmosi  dhe  ja 

“universi  pa  fund”  që  shënon  makrokozmosin. 

Ornamentike  dhe  madhështore  duken  disa  hartime  të 

autorit  si  psh.  poezitë  “Akuarel”,  “Teorema  e 

heshtjes”, “Metamorfozë”  etj.  në  cilat  është  vështirë  të 

elaborohen  sepse  është  mund  që  t’ia  prishim  bukurinë 

që  kanë  dhe  që  shfaqin  dhe  ndryjnë  botën  e  krijuesit  ‐ 

sa talentin, po kaq edhe kulturën e lexueshmërisë që ka 

autori. 

Ajo  ndjenjë  e  thellë  e  dashurisë  për  atdheun, 

shtëpinë  e  vjetër,  në  kondita  të  kohës  aktuale  dhe  në 

përgjithësi  të  gjithçkasë  që  mund  të  konsiderohet  si 

optimizëm, te disa poezi paksa më të hapura, ndjehet e 

kaluara  e  hidhur,  gjegjësisht  shpërthejnë  ndjenjat 

pesimiste.  Kështu,  sepse  e  keqja  me  të  cilën  ai 

ballafaqohet  përditë  dhe  me  të  cilën  është  rritur  dhe 

mbijeton,  është  shumë  më  e  rëndë  se  sa  vetë 

ngushëllimi që i vjen nga poezia. Të keqes së madhe që 

e  kaluam  këtyre  tri  dekadave  të  fundit,  pra,  kësaj 

përditshmërie  moderne,  mu  kësaj  padrejtësie  ta 

quajmë  “epike”,  autori  i  përgjigjet  me  një  tundje  koke, 

 

110      Doruntina  58 
 

me  një  mohim  pa  fjalë.  Kësaj  autori  ia  ndajvesh 
tragjizmit kombëtar,  dhe ai i përgjigjet  jo  me vargje të 
rëndomta,  jo  me  poezi  dosido,  por  me  anë  të  vargjeve 
të  futura  në  thonjëza,  vargjeve  të  futura  në  shkrim 
italik,  por  edhe  fjalë  të  potencuar  me  gërma  të  mëdha, 
në  mënyrë  që  të  përcillet  drejt  mesazhi  poetik,  pra  të 
tejlexohet  mendimi  i  përkundërt,  inversiv,  mohues, 
negator. Thashë me anë të mjeteve ndihmëse, kurse për 
ta parë më mirë, është të shihet se si përçohet mesazhi 
poetik,  si  thuhen  porosi  të  mëdha  të  kohës  sonë,  qoftë 
edhe  formalisht  në  dukje  të  parë.  Në  disa  nga  poezitë 
programatike siç janë poezitë: “Viti 1999”, “Por një ditë 
e  vitit  ogur  1999”  dhe  “Pesëmbëdhjetë  vite  më  vonë”, 
poeti në mënyrë të bukur e shpreh (pa)kënaqësinë e tij, 
dhe  mund  të  shihen  mesazhet  e  mëdha  të  kohës  sonë 
që artikullohen përmes të disa sekuencave të shkurtëra 
por  të  thukta  lirike,  si  më  poshtë:“Nën  thundra  të 
hekurta,/ e mbështollën Lirin’/ dhe ia shkruan epitafin: 
/  E  vdekur  është!?”  (shif.  poezinë“Viti  1999”),  pastaj 
“dhe  pyetëm:  KUSH  ËSHTË  AJO  ZONJË?!!  /  Qenë 
bishat  e  egra  përtej  Karpateve  /  Ah,  të  shihni  se  si  / 
Gjallë po e hanin / Zonjën Hënë” (shif poezinë “Por një 
ditë e vitit ogur 1999”), dhe në fund: “Tani të lirë / zogjtë 
fluturojnë  /  Përmbi  Prishtinë”  (shih  poezinë 
“Pesëmbëdhjetë vite më vonë”). Diçka të ngjashme më 
ka  rënë  të  lexoj  te  Zef  Zorba,  ku  me  fare  pak  fjalë, 
thuhet  frymëzimi  dhe  katarsa  e  poezisë,  tema  e  saj,  e 
kaluara që kaluam tok me të keqen universale që kemi 

 

    Doruntina  58  111 

 

trashëguar (bishat përtej Karpateve) dhe të cilën shumë 

rëndë ta tejkalojmë... 

Në  të  vërtetë,  libri  ka  aso  poezish  të 

përshpirtshme  në  të  cilat  në  mënyrë  besnike  ndjehet 

fryma  e  burimësisë,  lashtësia  dhe  ardhmëria  e 

njëkohësishme  në  të  cilat  edhe  unë  si  shkrues  të  këtij 

shkrimi  nuk  mund  të  jem  indiferent.  Për  shembull 

poezia  “Guri  i  shtëpisë”  e  cila  motivohet  nga  akti  i 

rrafshimit të shtëpisë së vjetër duke u zëvendësuar me 

një të re (një traditë jo kaq edhe e lumtur nga jeta e jonë 

e  mbijetuar,  e  diktuar  nga  rrethanat  kryesisht  sociale), 

lexuesit i bën me dije aktin e ankthshëm të rrafshimit të 

shtëpisë  së  vjetër;  e  vjetra,  në  të  cilën  mund  të 

rrafshohen edhe ëndrrat, kurse e reja në të cilën priten 

të  lindin  shpresat  për  ardhmëri,  të  gjithat  që  përbëjnë 

dykohësinë. Ky është një frymëzim i derdhur në vargje 

motivuar  nga  një  ngjarje  shumë  të  rëndë  psikologjike 

(pos asaj, ekzistencialiste) që vetëm ai që e ka përjetuar 

mund ta ndjejë, sikundër na rrëfejnë dy poezitë binjake 

“Guri  i  shtëpisë”  dhe  poezia  tjetër  simotër  “Shtëpia  e 

vjetër”.  Në  fakt,  këtu  te  e  para,  poeti  bën  fjalë  për  një 

gur  i  cili  si  për  inat,  nuk  don  të  shkulet  edhe  pas 

mundit  dhe  mjeteve  më  të  sotisfikuara  për  ta  bërë 

rrafsh  mjeshtrit  më  të  mëdhenj,  kurse  Kreshniku  për 

këtë  akt  tundimi  shpirtëror,  thotë:  “Luluan  kujtime  në 

të,  që  dikur  kishin  rrënjë”,  edhe  kur  “gjithçka  u  bë 

rrafsh”,  sado  që  aty  “u  venit  një  zjarr  i  tejzjarrtë”.  E 

vjetra, me dhembje dhe plagë vështirë e zëvendëson të 

 

112      Doruntina  58 
 

renë,  sikur  flet  mesazhi  i  nënkuptuar!  Këtë  frymëzim, 
poeti e vërteton me vargjet: “E grisëm një fletë nga jeta 
jonë”  që  është  vargu  i  strofës  së  parë  (që  përsëritet 
edhe në strofën e dytë) të poezisë “Shtëpia e vjetër”: “E 
grisëm  një  fletë  nga  jeta  jonë  /  tek  muret  shtëpisë  së 
vjetër  /  ku  gurët  fosilizonin  /  gjurmët  e  vjetra/  të  së 
shkuarës/ që s’vdes”. 

Poezitë  që  janë  programatike  të  librit  dhe  në  të 
cilat  qëndron  boshti  kurrizor  i  kësaj  poezie,  janë  ato  të 
cilat lidhen me figurën e Anës. Edhe poezitë në të cilat 
figura e Anës mungon, poeti i jep shtimung artikullimi 
për t’u ndjerë fryma e saj e vërtetë. Në të vërtetë, fryma 
e  gjithë  poezisë  së  Kreshnik  Sopajt,  është  ndjenja  e 
butësisë,  dhembja  e  bukur  dhe  melankolia,  tingulli 
emblematik  që  qëndron  në  zanafillën  e  artit  poetik  të 
tijin.  Nuk  do  të  ishte  ndonjë  zbulim  nëse  themi  se 
poezitë e autorit, jo vetëm në zanafillë janë të nënqiellit 
prej  nga  edhe  vjen  autori;  Sllupçani,  Bregu  i  Bardhë, 
Guri  i  Shqipes,  Buçalla,  Lisi  i  Bardhë  e  tj.  që  të  gjitha 
toponime  të  malit  mbi  vendlindje,  në  vargjet  e  poetit 
Kreshnik  Sopaj  në  përdorimin  e  tij  të  matur  e  kanë 
përjashtuar  çdo  mburracakëri  dhe  krekosje  të  cilët  i 
cilëson poetët e rrejshëm, të shtirur dhe të pa talent, të 
cilët  i  vardisen  epizmit  të  vendit  të  lashtë  karadakian 
dhe plot të bëma historike, ato poeti i përdor si një ind 
burimor  prej  nga  edhe  vjen,  si  pjesë  e  petkut  normal 
gjuhësor  të  tijin,  herë  me  kuptime  të  drejtpërdrejta,  e 
herë  me  kuptime  metaforike.  Përndryshe,  të  gjitha 

 

    Doruntina  58  113 

 

vargjet  dhe  natyra  e  tyre  e  brendshme,  i  cilëson 

shprehja metaforike me rrëfim lirik në të cilën lexuesin 

e shtyn të mendojë.  

Ndonjë poezi që mund ta konsiderojmë si poezi 

të  angazhuar,  siç  është  për  shembull  poezia  “Ikja”,  në 

fakt është ndërtuar me një intonim të thellë lirik dhe jo 

të një pathosi të lartë çfarë mund të na duket ndjenja e 

pikëllimit  që  e  përshkon  atë.  Në  të  vërtetë,  motivi  i 

largimit të të rinjve nga atdheu, me arsye, në venerimin 

dhe  shenjestrimin  e  poetit,  nuk  kanë  asnjë  element  të 

realizmit  kritik  siç  mund  të  na  duken  tek  e  lexojmë. 

Kurbeti, tema e një plage të vjetër kombëtare, në tingujt 

e kësaj vjershe ritmike, e shkruar me një espresivitet të 

lartë  këndimi,  lexuesin  e  bën  ta  shohë  poetin  të 

dëshpëruar  nga  kjo  dukuri  sociale,  si  diçka  shumë  të 

dhembshme  për  kombin.  Por  poeti  e  di  detyrën  e  vet, 

nuk  e  merr  rolin  e  moralizatorit  që  të  qajë  e  të  vajtojë 

rrejshëm  siç  bëjnë  psh.  poetët  soc‐realistë,  ai  e 

regjistron  atë  që  sheh,  plagën  e  “ikjes”  së  të  rinjve,  e 

regjistron  atë  si  zbrazje  të  vendit  duke  e  çmuar  se 

largimi  i  tyre  drejt  perëndimit  nuk  është  Edeni  që 

kishin  ëndrruar,  por  një  mashtrim  ku  shpëtimin  social 

që  kishin  kërkuar  u  kthehet  si  bumerang,  dhe  si  edhe 

te poezitë e tjera, autori përgjigjet me një tundje koke. 

Poezitë “Kur bota zë e kotet”, “Ti që je vetë koha 

e që po më qesh pavdekshëm” dhe “Ec para Ana”, janë 

poezi  të  një  frymëzimi  me  takt,  me  shkollë  dhe  me 

kuptime  polivalente.  Figura  e  Anës  në  epiqendër, 

 

114      Doruntina  58 
 

duhet  kuptuar  si  timon  që  i  udhëheq  jo  vetëm  këto 
poezi,  por  edhe  të  gjithë  librin.  Ana,  Anamaria, 
Shënmëria nuk është vetëm e ëma e Krishtit, por ajo te 
poezia  “Ti  që  je  vetë  koha  e  që  po  më  qesh 
pavdekshëm”,  figura  e  Anës  pra,  nuk  është  vetëm 
figurë frymore, por ajo është ama e gjithësisë; gjithësia, 
kozmosi vetë. Si e tillë, ajo i mban të gjitha frymëzimet 
e  poetit,  edhe  kur  ajo  nuk  i  ka  këto  kuptime,  pra  kur 
poeti  thjesht  dialogon  me  të,  dhe  madje  kur  edhe  ky 
dialog duket se është intim, që dmth. heroi lirik thjesht 
zbret  në  pathos  të  konkretësisë,  madje  edhe  atëherë 
kur  ajo  s’është  figurë  biblike,  por  është  thjesht  një 
femër  që  krejt  rastësisht  quhet  Ana.  Madje,  kështu  si  i 
ka  vënë  raportet  autori  mes  mashkullit  e  femrës,  në 
lexim  të  parë,  të  duket  sikur  kjo  poezi  është  poezi 
erotike,  po  kur  nisim  dhe  lexojmë  paksa  më  thellë, 
nisin të na dalin shkëndijat e raporteve më të larta se sa 
erotizmi: të njeriut me njeriun, të njeriut me natyrën, të 
njeriut  me  shoqërinë,  raporte  këto  të  poezisë  me 
gjuhën dhe mundësive të saj të pakufishme shprehëse. 

 Duke  deklaruar  publikisht  se  poezisë  sonë  po  i 
shtohet edhe një emër i ri, shumë i veçantë nga të tjerët, 
autorit  Kreshnik  Sopaj  i  dëshiroj  vepra  të  reja,  të  kësaj 
natyre. 

Nehas  SOPAJ 
Salloni ’19 ’19, Shkup, 2019 

 
 

 

    Doruntina  58  115 

   
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 

Klubi i Shkrimtarëve  
“Jehona e Karadakut” ‐ Kumanovë 

Për botuesin: 
Fatos Rushiti 
Revista “DORUNTINA”, nr.58 

Viti 2020 
Shtypi: Syth – Tetovë 
Adresa: rr. Ilindenit , nr. 93/7, Tetovë 

Tirazhi: 300 copë 
ISSN: 1409‐6013 

Mirëpresim bashkëpunimin tuaj! 
e‐mail: [email protected]  

Na vizitoni në internet:  

www.jekaradakut.org

 Ky botim financohet nga 


Click to View FlipBook Version