Sime Arsenovski Maja Loshanska-Todorovska Gjorgji Kakashevski
INFORMATIKA
PËR KLASËN E PESTË
1
Përmbajtja:
1. TEMA BAZAT E INFORMATIKËS
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE __________________________________ 6
HISTORIA KOMPJUTERIKE _______________________________________________ 8
LLOJET E KOMPJUTERËVE ______________________________________________ 14
APLIKIMI I KOMPJUTERËVE NË JETËN BASHKËKOHORE ____________________ 17
KULTURA DHE ETIKA KOMPJUTERIKE_____________________________________ 19
PYETJE _______________________________________________________________ 23
2. TEMA KOMPJUTERËT
PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT _________________________________ 30
PAJISJET PERIFERIKE HARDVERIKE ______________________________________ 34
PAJISJET PERIFERIKE HYRËSE _________________________________________ 35
PAJISJET PERIFERIKE DALËSE ________________________________________ 39
PJESËT NË SHTËPIZË ____________________________________________________ 41
PAJISJET MEMORUESE _________________________________________________ 43
SOFTUER _____________________________________________________________ 46
VIDEO LOJËRA _______________________________________________________ 50
SISTEMI OPERATIV _____________________________________________________ 54
ELEMENTET E SISTEMEVE OPERATIVE ____________________________________ 56
ELEMENTE TË SISTEMIT OPERATIV WINDOWS __________________________ 58
ELEMENTE TË SISTEMIT OPERATIV LINUX _______________________________ 60
FOLLDERËT DHE FAJLLET ______________________________________________ 62
PROGRAMET PËR PUNË ME FOLLDER ________________________________ 64
DRURI I FOLLDERAVE (PARAQITJA DHE PUNA) ________________________ 66
AKTIVITETE ME FOLLDERA DHE FAJLLA __________________________________ 68
PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT ______________________ 73
PUNA ME TEKST NË PROGRAMIN TEKST EDITOR__________________________ 75
KALKULATORI _________________________________________________________ 79
SOFTUERË EDUKATIV___________________________________________________ 81
PYETJE _______________________________________________________________ 83
3. TEMA MULTIMEDIA
NOCIONI PËR MULTIMEDIEN___________________________________________ 91
MULTIMEDIA NË WINDOWS ____________________________________________ 94
SOUND RECORDER ___________________________________________________ 94
VOLUME CONTROL ___________________________________________________ 94
WINDOWS MEDIA PLAYER _____________________________________________ 95
WINDOWS MOVIE MAKER _____________________________________________ 97
MULTIMEDIJA NË LINUX ________________________________________________ 99
INTENSITETI I ZËRIT _____________________________________________________ 99
TË DËGJUARIT E AUDIO CD-VE _________________________________________ 100
LËSHIMI I AUDIO FAJLLEVE _____________________________________________ 101
LËSHIMI I RADIOS _____________________________________________________ 104
LËSHIMI I DVD VIDEOS _________________________________________________ 106
LËSHIMI I VIDEO FAJLLEVE _____________________________________________ 106
INCIZIMI I AUDIOS NË CD ______________________________________________ 107
PYETJE DHE DETYRA ___________________________________________________ 108
2
4. TEMA INTERNET
RRJETET KOMPJUTERIKE________________________________________________ 112
FUNKSIONIMI I INTERNETIT ______________________________________________ 114
SHËRBIMET E INTERNETIT_____________________________________________ 115
RREGULLAT E SJELLJES NË INTERNET ____________________________________ 116
UEB FAQJA DHE UEB SAJTI _____________________________________________ 117
UEB SHFLETUESIT ______________________________________________________ 119
UEB KËRKUESIT ________________________________________________________ 122
PORTALI126
PROGRAMET E DËMSHME KOMPJUTERIKE _______________________________ 129
PROGRAMET ANTIVIRUSE ___________________________________________ 131
POSTA ELEKTRONIKE __________________________________________________ 133
REGJISTRIM I SHFRYTEZUESIT NË POSTËN ELEKTRONIKE ____________________ 134
KUTIA ELEKTRONIKE DHE PUNA ME MESAZHET ELEKTRONIKE_______________ 136
PYETJE _______________________________________________________________ 139
5. TEMA BAZAT E VIZATIMIT
GRAFIKA KOMPJUTERIKE ______________________________________________ 148
GRAFIKA E BIT-MAPUAR ____________________________________________ 149
GRAFIKA VEKTORIALE ______________________________________________ 150
PROGRAMI PËR VIZATIM_______________________________________________ 151
VIZATIM ME DORË TË LIRË DHE VIZATIM ME FORMË
TË RREGULLT GJEOMETRIKE ____________________________________________ 154
KORRIGJIMI I FOTOGRAFISË SË GATSHME _______________________________ 156
BLLOQE DHE PUNA ME BLLOQE _______________________________________ 157
TRANSFORMIME GJEOMETRIKE ME BLLOQE _____________________________ 160
PUNA ME TEKST _______________________________________________________ 162
PUNA ME FOTOGRAFI TË GATSHME_____________________________________ 163
PYETJE DHE DETYRA ___________________________________________________ 164
6. TEMA TEKST
PROGRAMET TEKST PROCESOR ________________________________________ 170
NJOFTIMI ME PROGRAMIN PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT ___________________ 171
PROCEDURA DHE HAPAT GJATË KRIJIMIT TË DOKUMENTIT ________________ 174
SHKRUARJA E TEKSTIT __________________________________________________ 176
FORMATIMI I TEKSTIT ___________________________________________________ 177
VENDOSJA E KORNIZAVE _____________________________________________ 180
AKTIVITETE ME FOTOGRAFI DHE VIZATIMI I OBJEKTEVE GRAFIKE ___________ 183
NUMËRIMI ____________________________________________________________ 186
TABELAT189
SHTYPJA E DOKUMENTIT TEKSTUAL ______________________________________ 193
PYETJE _______________________________________________________________ 196
FJALOR I VOGËL I NOCIONEVE DHE SHKURTESAVE ______________________ 198
3
NOCIONET
THEMELORE KOMPJUTERIKE
INFORMATIKA
tzmkIsgddItsdtmmNnjëëhhhoejhhhfibaeFkkvtomrdieeehOnaeeildlrenhlafpmnn.okzphRoddëbaccjhëMusarhimnumhhëëertntjaApelemkitbikadeqmevurTnsaiëëtiIëehnnk,KrezavneihpëcirAmtsmdveu,vtsaeeeehua.hqëiijvlnttdlejtëëtistemëëhjieeottinnnëë
NOCIONET
THEM4 ELORE KOMPJUTERIKE
INFORMATIKA
NOCIONET THEMELORE
KOMPJUTERIKE INFORMATIKA
5
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
INFORMATIKA
INFORMATİKA është shkencë që studion mbledhjen, ruajtjen dhe
përpunimin e të dhënave dhe të informatave me ndihmën e kompjuterëve.
Informatika është shkencë e re, që zhvillohet shpejt dhe ka ndikim të madh
mbi zhvillimin dhe zbulimet e të gjitha shkencave të tjera. Fjala “informatikë” u
përfitua me bashkimin e fjalëve “informatë” dhe “automatika” na këtë mënyrë:
INFORmatë + autoMATIKA=INFORMATIKA.
TË DHËNAT DHE INFORMATAT
Në jetën e përditshme fjala “e dhënë” dhe” informatë” shpesh kanë domethënie
të njëjtë. Megjithatë, në informatikë dhe shkencat e tjera ekziston dallim midis
domethënies së këtyre dy fjalëve (e dhënë≠informatë).
Të dhënat janë shenja, numra, fjalë, tekste, fotografi, zëra etj., të cilat për
njeriun, vetë për vete nuk kanë ndonjë domethënie ose kuptim të caktuar.
Numri 9567342 vetë për vete nuk ka kurrfarë domethënie. Mund të jetë numër i
gjetheve të një druri, numri i kokrrave të orizit në një grumbull etj. Mirëpo, kjo e
dhënë e lidhur me të dhënat e numrave telefonike dhe emër të ndonjë shkolle pa-
raqet informatë.
Më tepër të dhëna të lidhura në një mënyrë të caktuar logjike paraqesin
informatë. Informatat njeriut i mundësojnë të kuptojë se ç’po ndodhë, të sjellë
ndonjë vendim ose të ndërmarrë ndonjë aktivitet.
TË DHËNAT INFORMATA
BAZAT E INFORMATIKËS e merkure + e merkure +
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
AKTIVITETI
Vallë mundesh të paraqesësh ndonjë shembull të ngjashëm lidhur më të dhënat
dhe informatat?
6
PUNA ME TË DHËNA DHE INFORMATA NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
Pothuajse në çdo profesion dhe në çdo vend
pune njerëzit mbledhin dhe përpunojnë të dhënat
e ndryshme që të fitojnë informata të caktuara.
Për shembull, në banka punohet me të dhënat për
kursimtarë (të dhënat personale, të hollat e de-
ponuara dhe të ngritura etj.), në shitore punohet
me të dhënat e artikujve (emri, shifra, sasia, çmi-
mi), në shkolla punohet me të dhënat për nxënës
(emri dhe mbiemri, datëlindja, suksesi) etj.
Bashkësia e të gjithë të dhënave me të cilat pu-
nohet në ndonjë program të kompjuterit quhet
baza e të dhënave.
Puna me të dhënat dhe ruajtja e tyre
është punë shumë e rëndësishme dhe me
përgjegjësi. Nuk guxon secili të ketë mundësi
për t’i lexuar, për t’i ndryshuar ose për t’i fshirë të
dhënat, por vetëm ata që janë të trajnuar ose janë
pronarë. Paramendoni se çka do të ndodhë nëse
të dhënat përzihen ose fshihen?! Për shembull të
dhënat për kursimtarët e bankës, çmimet e arti-
kujve të një shitoreje, notat e nxënësve të ndonjë
shkolle ose rezultatet e analizave nëpër spita-
le. Do të krijoheshin shumë probleme dhe situa-
ta të palakmueshme të cilat vështirë zgjidhen. Në
shumë vende të punës detyra për mbledhjen, ru-
ajtjen dhe përpunimin e të dhënave i është besu-
ar kompjuterit. Ai punon shpejt, në mënyrë preci-
ze dhe me një numër shumë të madh të dhënash.
KOMPJUTERI
Pajisjet që janë të bëra prej pjesëve elektronike
shumë të vogla dhe punojnë me rrymë të dobët
quhen pajisje elektronike. Për shembull, televizo-
ri, kompjuteri dhe telefoni janë pajisje elektronike.
7
BAZAT E INFORMATIKËS Kompjuteri është pajisje elektronike i paraparë për futjen, ruajtjen dhe
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE përpunimin e të dhënave të cilat janë të nevojshme për njeriun. Fjala
kompjuter rrjedh nga fjala angleze “to compute” që do të thotë njehson edhe
e quajnë edhe njehsor.
Të dhënat të cilat njeriu i vendos në kompjuter mund të jenë në formë të
tekstit, numrit, zërit, fotografive, video klipeve etj. Këto të dhëna janë të kuptu-
eshme për njeriun, por jo edhe për kompjuterin.
Që të mund të punojë me të dhënat, kompjuteri, të njëjtat i shndërron në
të ashtuquajturat numra binarë me të cilët di të punojë. Numra binarë janë
numra të shënuar me shifrat 1 dhe 0.
Të gjithë njësitë elektronike që përpunojnë të dhëna të shënuara me numra
quhen pajisje digjitale. Në gjuhën angleze fjala “digit” do të thotë shifër. Komp-
juteri është pajisje digjitale pasi që të dhënat që i përpunon i shndërron në
numra binar. Pajisjet elektronike që i përpunojnë të dhënat sipas udhëzimeve
të regjistruara në program quhen pajisje programibile. Kompjuteri është pa-
jisje programibile. Kompjuteri është pajisje automatike pasi që të gjitha
përpunimet e nevojshme sipas udhëzimeve në program i bën në mënyrë të pa-
varur.
HISTORIA KOMPJUTERIKE
KUSH E ZBULOI KOMPJUTERIN?
Pyetjen të cilën së paku një herë secili prej nesh e ka
parashtruar apo do ta parashtrojë. Nuk ka përgjigje të
thjeshtë në këtë pyetje. Kompjuteri nuk është i zbu-
luar nga një njeri dhe nuk është i bërë për kohë të
shkurtër. Ai është pajisje e ndërlikuar i bërë nga pjesë të
ndryshme. Çdo pjesë është e bërë veçmas me ndihmën
e zbulimeve të ndryshme nga zbulues të ndryshëm.
8
HISTORI E SHKURTËR E MJETEVE NDIHMËSE DHE PAJISJEVE PËR NJEHËSIM NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
Që nga kohërat më të lashta kur numrat nuk kanë
ekzistuar ashtu siç i njohim sot, njerëzit kanë pa-
sur nevojë ta numërojnë ushqimin e tyre, kafshët,
të njehsojnë dhe t’i ruajnë rezultatet e fituara për
shfrytëzim të ardhshëm.
NDIHMËSIT PËR NJEHSIM
Ndihmëset e para për njeh-
sim kanë qenë gishtat e njeriut,
ndërsa sasitë më të mëdha kanë
qenë të numëruar dhe të lloga-
ritura me ndihmën e gurëve ose
shkopinjve.
PAJISJE DORE PËR NJEHSIM
Pajisjet e para me të cilat njerëzit janë përpjekur
të ndihmohen gjatë njehsimit kanë qenë pajisjet
e dorës. Numëratorja e parë e dorës është bërë
nga Kinezët 3 000 vjet para erës sonë. Është
shfrytëzuar për njehsim me numra të mëdha
dhe është quajtur Abakus. Me të është zhvillu-
ar shumë shpejt operacioni i mbledhjes, zbrit-
jes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Abakusi edhe sot
shfrytëzohet për njehsim në disa shitore të vog-
la të Kinës dhe Japonisë.
PAJISJET MEKANIKE PËR NJEHSIM
Në shekullin e 19-të janë zbuluar dhe konstruktuar pajisjet e para mekanike për
njehsim. Këto pajisje për njehsim janë bërë prej dhëmbëzave, boshteve dhe rrotave.
Krahasuar me pajisjet e dorës për njehsim, pajisjet mekanike kanë qenë më të shpej-
ta, më të sakta dhe kanë mundur të bëjnë më tepër njehsime. Në pajisjet mekanike
njeriu ka futur të dhënat me rrotullimet të mekanizmave me dorë dhe ato kanë qenë
të lëvizur me mekanizma të kurdisur me dorë.
Pajisja e parë mekanike për njehsim ka kryer
mbledhjen e numrave të mëdha. Është quajtur
Paskalina sipas zbuluesit Blejz Paskal. Më vonë
janë bërë edhe pajisje tjera mekanike për njehsim.
9
BAZAT E INFORMATIKËS PAJISJE ELEKTROMEKANIKE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
Me zbulimin dhe aplikimin e
energjisë elektrike njeriu i ka bërë
pajisjet e para elektromekanike.
Të dhënat me këto pajisje
janë futur dhe janë ruajtur me
kartela të shpuara. Pajisja e parë
elektromekanike e cila ka radhitur
dhe numëruar të dhënat e futura
ka qenë pajisja me emër: Makina
për tabelimin e regjistrimit të
popullsisë (Census Tabulating
Machine). Është zbuluar nga
Herman Holeriti në vitin 1890.
Pajisja në fjalë është bërë me
kërkesë të shtetit të Amerikës
për numërim dhe grupim të të
dhënave për numrin e popullsisë
(regjistrim) nga viti 1890.
Të dhënat nga regjistrimi i
popullsisë, me makinën e Holeritit
kanë qenë të numëruara dhe grupuara për 6 javë. Për numërim dhe grupim me dorë
do të nevojiteshin 8 deri më 9 vite. Më vonë janë konstruktuar edhe kompjuterë të
tjerë elektromekanik për përpunimin e të dhënave.
PAJISJET ELEKTRONIKE PËR PËRPUNIMIN E TË DHENAVE
Kompjuteri i parë elektronik
Me zhvillimin e elektronikës njeriu ka konstruktuar pajisjet e para
elektronike për përpunimin e të dhënave. Kompjuteri i parë elektronik
është quajtur ENIAC 1 (Eniak 1) dhe është bërë në vitin 1946 në SHBA për
nevojat e ushtrisë në Luftën e Dytë botërore.
Ka qenë i rëndë 30 tonelata dhe i madh sa një
fushë sportive futbolli. Derisa ka punuar ka bërë
shumë zhurmë. Pjesë kryesore elektronike gjatë
konstruktimit të tij kanë qenë llambat elektronike.
Ato kanë qenë shumë të mëdha, me numër po ashtu
të madh, dhe shumë shpejt janë djegur.
10
Për çdo përpunim të ri të të dhënave nga ENIAC-u, është nevojitur lidhje komple- NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
te me dorë e të gjithë kabllove dhe telave. Kompjuteri i parë elektronik është model BAZAT E INFORMATIKËS
sipas të cilit janë bërë kompjuterët e sotshëm.
Zbulimi i transistorit
Më vitin 1947/48 është zbuluar pajisje elekt-
ronike me emrin transistor. Transistori në
kompjuter i ka zëvendësuar llambat elektronike
të shfrytëzuara deri në atë kohë, ka zvogëluar
dimensionin si dhe i ka shtuar mundësitë dhe
shpejtësinë e punës.
Zbulimi i Çipit
Në vitin 1958/59 është zbuluar pajisja e re elektronike me emrin qarku integrues
ose çip. Çipat tek kompjuteri kanë zëvendësuar transistorët dhe kështu edhe më
tepër i kanë zvogëluar dimensionet, kurse kanë zmadhuar mundësitë e kompjuterëve
të rinj. Çipi i parë ka qenë me madhësi të gishtit të vogël tek njeriu i moshuar dhe
është përbërë nga disa transistorë.
Çipat e sotëm janë më të veg-
jël se thoi i gishtit të madh dhe
mund të përmbajnë qindra mil-
ionë transistorë.
11
BAZAT E INFORMATIKËS Çipi i parë i memories dhe procesorit
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
Më vitin 1970 është bërë çipi i parë i memories, kurse në vitin
1971 është konstruktuar çipi i parë për përpunimin e të dhënave -
mikroprocesori.
Deri atëherë kompjuterët kanë qenë
pajisje të mëdha dhe komplekse që janë shfrytëzuar
vetëm në kompanitë e mëdha, qendrat për zbulime
shkencore etj. Por këto zbulime kanë mundësuar që
të bëhen kompjuterët e parë për nevoja personale ose
kompjuter personal. Këto kompjuterë kanë qenë me
dimensione të vogla, të thjeshta për përdorim dhe me
çmim të ulët.
KOMPJUTERËT PERSONAL
Modeli i parë i suksesshëm për kompjute-
rin personal është quajtur “Apple I” (Ejpëll 1).
Është bërë në SHBA në vitin 1976, nga Stiv Xhobs
dhe Stiv Voznijak në punëtorinë e Stiv Xhobsit.
Kompjuteri ka pasur shtëpizën e drurit. Ishte ndre-
qur për t’u ekspozuar në panair të elektronikës. Në
panair ka arritur sukses të madh dhe ka tërhequr
interes të madh.
Sipas modelit Apple I, vitin e ardhshëm 1977
është bërë kompjuteri i parë personal me em-
rin Apple II. Ishte prodhuar nga kompania App-
le Computers (Ejpël kompjuters) të Xhobsit dhe
Voznijakut. Kompjuteri “Apple II” nuk ka qenë i
shtrenjtë, ishte i thjeshtë për përdorim dhe së bash-
ku me të vinin programet në disketa dhe kishte
mundësi të paraqitjes së grafikës në ekran në disa
ngjyra. Ka punuar me urdhra në formë të tekstit
që futeshin nëpërmjet tastierës. Ishte shumë i po-
pullarizuar.
Në vitin 1981 kompania IBM (Aj Bi Em) prod-
hon kompjuterin e saj të parë personal me emrin
PC-Home Computer.
12
KRAHASIMI I ENIAC-UT ME KOMPJUTERIN BASHKËKOHOR
ENIAC Kompjuter me Intel Core
Duo procesor
Viti 1946 2006
rreth 160 m2 90mm2
Dimensionet 30t Shumë e vogël
Pesha
18000 llamba elektrike 150 milion transistorë
Pjesë elementare
elektrike 300 përpunime ne 20 bilionë përpunime në
sekondë sekondë.
Shpejtësia e përpunimit
të të dhënave Lidhja me dorë e telave Sistem operativ
Mënyra e udhëheqjes së 500 000$ afro 600$
punës
Çmimi 170 000 W 30 W
Shpenzimet e energjisë
elektrike
Dhe në fund DIÇKA QESHARAKE! :-)))))
Vallë dini se si shkencëtarët në vitin 1954 e kanë paramenduar kompjuterin
për në shtëpi pas 50 vitesh (në 2004)
Ja kështu:
Qesharake apo jo? NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
13
BAZAT E INFORMATIKËS LLOJET E KOMPJUTERËVE
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
Sipas madhësisë dhe mundësive kompjuterët që sot shfrytëzohen në botë mund
t’i ndajmë në:
• Super kompjuterë
• Kompjuterë të mëdhenj
• Mikro kompjuterë
SUPER KOMPJUTERË
Super kompjuterët janë më të shtrenjtë,
më të shpejtë dhe më të fuqishëm në botë.
Mundet t’i posedojnë vetëm disa kompa-
ni apo shtete në botë. Kompjuterë të tillë
shfrytëzohen për kryerjen e njehsimeve të
ndërlikuara dhe simulimeve. Për shembull,
në shkencë përdoren për hulumtimet gjene-
tike, për hulumtime në gjithësi ose për pa-
rashikime meteorologjike, kur për kohë të
shkurtër duhet të përpunohen një numër i
madh të dhënash.
KOMPJUTER TË MËDHENJ
Kompjuterët e mëdhenj (Main frame compu-
ters) janë kompjuterë të mëdhenj dhe të fuqishëm,
të cilët mundësojnë punë të njëkohshme të një
numri të madh shfrytëzuesish (disa qindra) të
cilët janë të lidhur me ta nëpërmjet terminalit-
monitorit dhe tastierës. Shfrytëzohen në bankat
e mëdha, kompani të sigurimit etj.
MIKROKOMPJUTERË
Mikro kompjuterët janë kompjuterë te të
cilët pajisja për përpunimin e të dhënave
është mikroprocesori. Mikro kompjuterët
mund të jenë server ose kompjuter personal.
Serverët janë kompjuterë të cilët shumë
kompjuterëve personalë u sigurojnë punë me
të dhëna të përbashkëta, pajisje, shërbimet e
Internetit etj. Kompjuterët personal janë
kompjuterë për përdorim personal.
14
MUNDËSITË DHE NDARJA E KOMPJUTERËVE PERSONAL
Në kompjuterët personal, në kohë të caktuar mund të punojë vetëm një njeri.
Kompjuterët personal zakonisht përdoren në shkolla, firma dhe shtëpi.
Më së shpeshti përdoren për rregullimin e tekstit, njehsime dhe radhitje të të
dhënave të ndryshme, lundrim në Internet, pranim dhe dërgim të postës elektronike,
punë me grafikë, dëgjim të muzikës, shikim të video klipeve, lojë etj.
SUPER KOMPJUTERË MIKRO
KOMPJUTERË DIGJITALË KOMPJUTERË
ELEKTRONIKË
KOMPJUTERË
TË MËDHA
KOMPJUTERË SERVERË
PRESONALE
MACINTOSH
PC
Lloje të kompjuterëve personal: NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
Sot kryesisht ka dy lloje të kompjuterëve
personal: PC dhe Macintosh (MAC).
PC
Pjesa më e madhe e njerëzve në punë
dhe në shtëpi i përdorin kompjuterët PC.
PC-të i prodhojnë numër i madh i firmave
në botë (si për shembull, ato më të mëdha
dhe më të njohura janë: IBM, Dell, HP
etj.). Tek ne, në të shumtën e rasteve PC-
të i montojnë firmat më të vogla me pjesë
të furnizuara nga prodhues të ndryshëm.
Kompjuterët kështu të montuar shpesh
quhen PC “pa emër” (No name).
15
BAZAT E INFORMATIKËS Macintosh
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
Kompjuterët Macintosh (MAC) i prodhon dhe i vë në shitje kompania Apple. Për
dallim nga PC-të, kompjuterët personal MAC nuk janë të shpeshta nëpër shtëpitë
dhe në vendet e punës. Këta kompjuterë janë shumë të njohur në industrinë e të
publikuarit, grafikës, muzikës dhe të filmit.
• Modele të kompjuterëve MAC
Kompjuterë personal portativ dhe joportativ
Sipas dimensioneve, kompjuterët personal mund të jenë portativ dhe joportativ.
Kompjuterët personal joportativ (desktop) janë me dimensione më të mëdha, dhe
furnizohen nga burimi i fiksuar i energjisë elektrike.
Kompjuterët portativ, kanë dimensione dhe peshë të
vogël dhe për shkak të këtyre vetive janë të lehtë për trans-
port nga shfrytëzuesi. Punojnë me bateri, por mund të jenë
të kyçur edhe në rrymë. Kompjuterët personal portativ si-
pas madhësisë ndahen:
• Me madhësi të shuplakës së dorës me emrin Handheld
ose Personal Digital Assistant- PDA,
• Me madhësi të një valixheje të vogël
me emrin Notebook ose Laptop
16
ZBATIMI I KOMPJUTERËVE NË JETËN BASHKËKOHORE NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
Kompjuterët janë pajisje pa të cilët nuk mund të paramendohet jeta bashkëkohore. Sot
pothuajse nuk ka profesion ose vend pune ku nuk përdoret kompjuteri. Vetëm disa nga fus-
hat ku njeriu e shfrytëzon kompjuterin janë: shkenca, medicina, arsimi, gjurmime në gjithësi,
komunikimi, tregtia, zbavitja etj.
Shiko shembujt e ilustruar për përdorimin e kompjuterit:
• Komunikimi dhe gjetja e informa-
tave në tema të ndryshme dhe ngjarje të
ndryshme;
• Mësim
• Shkrim, vizatim, prezantim
• Zbavitje
• Blerje në shitore (kompjuteri në shitore punon me la-
ser për të lexuar barkodet e artikujve për evidencën e tyre
dhe dhënien e llogarisë).
17
BAZAT E INFORMATIKËS • Ngritja dhe deponimi i parave në bankë,
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE (bankomatët për tërheqjen e parave
janë kompjuterët në largësi të lidhur me
kompjuterët e bankës.
• Gjetja dhe zgjedhja e librave në
bibliotekë
• Në medicinë për testime të
ndryshme, hulumtime dhe kontrolli-
me të operacioneve kirurgjike
• Parashikime të motit
• Në studio televizive dhe filmike, krijim të grafikës dhe efekteve speciale në
televizion dhe film.
18
• Kompozimit dhe realizimit të pjesëve muzikore
• Në mjete transportuese
• Në amvisëri (kompjuteri mund të jetë i kyçur në NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
ndonjë nga pajisjet e amvisërisë. Si për shembull fri- BAZAT E INFORMATIKËS
gorifer, fshesë elektrike etj).
Ekzistojnë vende të punës ku kompjuteri plotësisht e zëvendëson njeriun. Ato
janë vende pune ku mundet shumë lehtë të vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i
njeriut.
Për shembull në:
• Fabrika kimike
• Centralet nukleare
• Kushte ushtarake
• Fatkeqësi elementare etj.
Kompjuterin bashkëkohor nuk duhet çdo herë ta paramendojmë si pajisje me
shtëpizë, monitor, tastierë dhe maus. Kompjuteri mundet edhe të mos i ketë
këto pjesë.
Varësisht nga ajo se ku gjendet dhe çka duhet të punojë, kompjuteri të dhënat
dhe urdhrat mund t’i pranojë dhe dorëzojë nëpërmjet senzorëve dhe pajisjeve
të ndryshme, të ketë formë dhe madhësi të ndryshme.
19
BAZAT E INFORMATIKËS KULTURA DHE ETIKA KOMPJUTERIKE
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
NEVOJA PËR RREGULLAT E SJELLJES
Në jetën e përditshme njerëzit vazhdimisht gjen-
den në situata ku shfrytëzojnë dhoma të njëjta,
ndajnë objekte të përbashkëta, ose kanë nevojë të
dëgjojnë dhe shikojnë ngjarje të njëjta së bashkë
me njerëz të tjerë.
Kjo ndodh në shitore, në biblioteka, në resto-
rante, në stacione autobusi, në kinema, në shkolla,
po edhe në shtëpi. Që çdo njeri të bëjë, të mësojë,
të shohë, të lexojë, të dëgjojë ose të fitojë atë që
dëshiron, nevojitet sjellje e kulturuar nga secili
prej nesh.
Sjellje e kulturuar nënkupton respektim të
rregullave të sjelljes për vend të caktuar ose
respektim të rregullave për shfrytëzim të ob-
jekteve dhe pajisjeve të përbashkëta.
Kur nuk respektohen rregullat shumë shpesh
ndodhë që ndonjëri të mos fitojë atë që i nevojitet,
të jetë i lënduar ose ofenduar ose të shkatërrohen
objekte dhe pajisje të përbashkëta. Disa rregulla
janë të shkruara dhe të shfaqura në vende të duks-
hme, e disa nuk janë të shkruara, por megjithatë
janë po aq të rëndësishme si ato të shkruara.
Një nga rregullat më të rëndësishme që
njerëzit duhet ta respektojnë është e drejta e
pronësisë dhe e drejta private.
E tash mendo, përgjigju dhe sqaro:
• A është mirë të shkatërrohen objekte të huaja?
• A është në rregull të lexohen ose grisen letra të
huaja, ditarët, albumet?
• A dëshiron që ty të të ndodhë një gjë e tillë ?
• A dëshiron që në bibliotekë të mos e gjesh lib-
rin që të nevojitet e të cilin dikush që e ka hua-
zuar nuk e ka kthyer?
• Sigurisht se mundesh të numërosh shumë
shembuj të këtillë?
20
RREGULLA TË SJELLJES NË KLASË ME KOMPJUTERË NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
Klasat kompjuterike janë hapësirat në shkollë të cilat i shfrytëzojnë pothuajse të
gjithë nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. Në këto klasa mësohet, përgatiten panelet
shkollore, në Internet gjinden përgjigje për pyetje të ndryshme, shkruhen dëftesat,
llogaritet suksesi i nxënësve etj.
Të gjitha këto aktivitete janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për shkollën,
prandaj është shumë me rëndësi që çdo shfrytëzues i klasës kompjuterike t’i njohë dhe
respektojë rregullat e sjelljes në klasë si dhe rregullat e përdorimit të pajisjes komp-
juterike. Vetëm në këtë mënyrë pajisja kompjuterike do të punojë, do të qëndrojë më
gjatë dhe do të jetë e dobishme për mësim dhe punë.
Në vazhdim vijojnë disa rregulla të propozuara për sjellje në klasën kompjuterike.
Mundet t’i shfrytëzoni të njëjtat, t’i shtoni të rejat ose vetë t’i bëni.
RREGULLA TË SJELLJES
RREGULLA TË SJELLJES
1. PARA SE TË HYSH NË KLASË PRIT QË TË DALË EDHE NXËNËSI I FUNDIT
I KLASËS SË MËPARSHME.
2. HYR NË KLASË QETË DHE PA VRAPIM
3. LËRE ÇANTËN, PALLTON DHE GJËRAT TJERA PERSONALE NË VEND TË
CAKTUAR
4. ULU NË VENDIN TËND TË CAKTUAR
5. PRIT INSTRUKSIONE PËR PUNË
6. MOS HA, MOS PI DHE MOS HEDH MBETURINA NË KLASË
7. KOMPJUTERI NUK ËSHTË KOMPJUTERI YT PERSONAL PRANDAJ:
• Mos e ndrysho sfondin e sistemit operativ
• Mos aktivizo programe – mbrojtës të ekranit me të dhëna personale
• Mos zbrit programe, fotografi dhe video klipe prej Internetit në kompjuterin
shkollor apo në pajisjen tënde memoruese pa marrë leje,
21
BAZAT E INFORMATIKËS • Mos u lajmëro në kompjuter dhe programe me emër shfrytëzues ose fjalëkalim
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE të huaj. Ato janë të dhëna personale, nuk duhet t’i tregosh tuat dhe të përpiqesh
t’i kuptosh dhe keqpërdorësh të huajat, respekto të drejtën e pronësisë dhe atë
private.
• Mos fshi dhe mos zhvendos follderë dhe fajllet që nuk janë tuat,
• Atë që e punon në orë ruaje në follderin e duhur.
• Për çdo gjë që nuk e ke të qartë gjatë punës pyete arsimtarin,
8. MOS E ZHVENDOS KOMPJUTERIN DHE MONITORIN NË TAVOLINË.
9. PARA FUNDIT TË ORËS MBYLLI TË GJITHA PROGRAMET ME TË CILAT KE PUNUAR.
10. KARRIGEN TËNDE AFROJE TE BANKA.
11. DIL QETË DHE PA VRAPUAR.
Rregullat duhet t’i respektojnë TË GJITHË që e shfrytëzojnë klasën me kompjuterë.
NEVOJA PËR NJË MJEDIS TË SHËNDOSHË DHE KOMFOR TË PUNËS
ERGONOMIA
Ergonomia është shkencë për dizajnimin e veglave dhe pajisjeve të punës, që
do të jenë të sigurt, komfore dhe të shëndosha për njeriun. Pajisjet e kompju-
terit që janë bërë për të mbrojtur shëndetin e shfrytëzuesit të kompjuterit dhe
t’i sigurojnë punë më të këndshme quhen vegla ergonome.
Pozita jo e drejtë gjatë punës me kompjuterë mund të shkaktojë dhembje
në kurriz, krahë, qafë, bërryla, dhimbje koke, lodhje të syve. Gjatë punës me
kompjuter duhet të bëhen pauza të shkurtra me të pushohen sytë duke shiku-
ar në largësi etj.
CILA ËSHTË MËNYRA E DREJTË E TË ULURIT PARA KOMPJUTERIT
Lartësia e karriges duhet të mundësojë lakimin e këmbëve në gjunjë nën kënd
të drejtë (1). Pjesa e sipërme e monitorit duhet të jetë në lartësi të nivelit të syve
ose diçka më poshtë por në distancë përafërsisht të gjatë sa gjatësia e dorës së
shtrirë (2). Kurrizi duhet të jetë i drejtuar dhe i mbështetur në mbështetësen e
karriges (3). Duart duhet të jenë të lakuar në bërryla nën këndin e drejtë (4).
Tastiera duhet të gjendet nën shuplaka kur duart janë të lakuar në bërryla nën
këndin e drejtë. Shuplaka dhe pjesa e dorës nën bërryl duhet të jenë në vijë të
drejtë - paralele me dyshemenë (bërryli mos të jetë i lakuar) (5). Shputa duhet
të shtrihen në dysheme (6).
22
PUNA ME TASTATURË DHE MAUS
MËNYRA E DREJTË
MËNYRA JOE DREJTË MËNYRA JO E DREJTË
MËNYRA E DREJTË
MËNYRA E DREJTË
MËNYRA JO E DREJTË
MËNYRA JO E DREJTË
MËNYRA E DREJTË
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
BAZAT E INFORMATIKËS
23
BAZAT E INFORMATIKËS PYETJE:
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
Nocione themelore kompjuterike
1. Çka studion shkenca e Informatikës?
2. A ekziston dallim midis të dhënave dhe informatave?
3. Përpiqu të paraqesësh shembuj për të dhënat?
4. Ç‘është informata?
5. Përpiqu të paraqesësh shembull për informatën?
6. Çfarë pajisje është kompjuteri i sotëm?
• Elektrik
• Elektronik
• Mekanik
7. Kompjuteri është vegël në të cilën të dhënat mundet të:
• Futen (vendosen)
• Ruhen
• Përpunohen
• Të gjitha të përmendura më lartë
8. Numëro lloje të ndryshe të të dhënave që njeriu mund t’i fusë në kompju-
ter!
9. Që të mundet kompjuteri t’i përpunojë të dhënat e futura ai i shndërron në:
• Binare
• Tekstuale
• Numerike
10. Pse kompjuterin e konsiderojmë si pajisje digjitale?
11. Vallë kompjuteri është vegël automatike? Pse?
Historia e kompjuterit
1. Cilat janë pajisjet e para ndihmëse për njehsim që njeriu i ka përdorur?
2. Numëro llojet e ndryshme të pajisjeve të shfrytëzuara për njehsim gjatë
historisë dhe përpunim të të dhënave?
3. Qarko zbulimet që mundësuan të prodhohen dhe zhvillohen kompjuterët
elektronik?
• Dhëmbëzoret
• Çipi,
• Llambat elektronike,
• Kartela e shpuar
• Transistori
24
4. Kur është bërë, si është quajtur kompjuteri i parë elektronik dhe cilat kanë qenë NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE
karakteristikat e tij (dimensione, pesha, mënyra e punës)? BAZAT E INFORMATIKËS
5. Rretho zbulimet në elektronikë që mundësuan të bëhet kompjuteri i parë perso-
nal?
• Transistori
• Llamba elektronike
• Procesori
• RAM memoria
6 Kur dhe nga kush u konstruktua dhe ku u prezantua modeli i parë i suksesshëm i
kompjuterit personal për përdorim personal në botë?
7. Si është quajtur kompjuteri i parë personal i prodhuar në fabrikë?
Llojet e kompjuterëve
1. Në cilat tre lloje kryesore i ndajmë kompjuterët e sotëm elektronik sipas mundësive
të tyre për përpunimin e të dhënave?
2. Për çka përdoren superkompjuterët?
3. Kompjuterët personal janë:
• Super kompjuterët
• Mikro kompjuterët
• Kompjuterët e mëdhenj
4. Serverë janë kompjuterët që:
• Shërbejnë më tepër kompjuterë personal me programe dhe të dhëna që iu ne-
vojiten,
• Kanë fuqi dhe shpejtësi më të madhe për punë me të dhëna se kompjuterët per-
sonal
• Të gjitha të sipërpërmendurat
5. Cilët dy modele të kompjuterëve personal shiten sot?
6. Numëroi llojet e kompjuterëve personal portativ sipas madhësisë së tyre?
Zbatimi i kompjuterëve në jetën bashkëkohore
1. Numëro vende pune, profesione dhe aktivitete ku njeriu mund të përdorë komp-
juterin?
2. Ç’mendon, si kompjuteri mund t’u ndihmojë lexuesve në bibliotekë?
3. Si kompjuteri e lehtëson punën në shitore?
4. Si kompjuteri ndihmon dhe e zëvendëson njeriun në mjetet transportuese?
25
BAZAT E INFORMATIKËS 5. A montohen kompjuterët në disa pajisje të amvisërisë?
NOCIONET THEMELORE KOMPJUTERIKE 6. Vallë ekzistojnë vende pune ku kompjuteri plotësisht e zëvendëson njeriun? Ci-
lat janë ato?
Kultura dhe etika kompjuterike
1. Çka nga të poshtëpërmendurat paraqet sjellje të kulturuar?
• Respektim i rregullave të sjelljes në vendin e qëndrimit
• Respektim i rregullave për shfrytëzim të gjërave të përbashkëta dhe/ose të
huaja
• Sjellje sipas dëshirës dhe nevojave të veta
• Sjellje sipas dëshirës dhe nevojave të tjerëve
2. Çka mund të ndodhë nëse nuk respektohen rregullat e sjelljes në vende publike?
3. Çka mund të ndodhë nëse nuk respektohen rregullat për shfrytëzim të gjërave
të përbashkëta?
4. Çdo njeri duhet:
• Të shfrytëzojë gjëra dhe të dhëna personale pa leje dhe njohuri të pronarit të
tyre
• Ta respektojë të drejtën private dhe të drejtën e pronësisë të njerëzve të tjerë
• Të kërkojë të respektohet e drejta e tij e pronësisë dhe private, por jo edhe të
jetë i obliguar të respektojë të drejtën e njëjtë të të tjerëve
5. Vallë duhet të ekzistojnë rregullat tjera të posaçme për sjellje në klasat kompju-
terike në shkollë? Pse?
6. Cilat janë rregullat për punë me kompjuterin shkollor?
26
KOMPJUTERËT
aistsnPmktSmsrëëoioiosëdekseutrftrmtrtëëebtegizjuvsepsrmiampakhmieitnjosejneeeiruihjiredeesttmëtkhë.eetvitsueuabëhtrevtijslrëkku.ltehodcëprSltëylqrlau:iiië,sdnesieStktmsrhëjjheitiënrsstuiuimtttëëtceaet,rdëaiimlmraharëite.si
KO28 MPJUTERËT
KOMPJUTERËT
29
KOMPJUTERËT PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT
PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT
SISTEMI KOMPJUTERIK
Sistemi është tërësi e pjesëve të lidhura midis vete të cilat së bashku
kryejnë aktivitet të caktuar. Për shembull: sistemi i organeve të tretjes së ushqi-
mit, sistem diellor, sistem muzikor etj. Nëse një pjesë e sistemit nuk punon si du-
het ai ndikon në punën e rregullt edhe të pjesëve të tjera të sistemit dhe me këtë
mund të ndalet puna e tërë sistemit.
A mund të paraqesësh ndonjë shembull?
Sistem kompjuterik është tërësi e harduerit dhe softuerit. Harduer (Hard-
ware) janë pjesët makinerike të kompjuterit. Softuer (Software) janë prog-
ramet me të cilat punon kompjuteri. Trupin e njeriut mund ta krahasojmë me
harduerin, kurse mendimet e njeriut me softuer.
Hardueri dhe softueri njëri pa tjetrin janë të pa përdorshëm. Programet më të
reja dhe më të mira kompjuterike punojnë në modele të reja dhe më të fuqishme
të kompjuterëve dhe anasjelltas, kompjuterët e ri dhe më të fuqishëm mundësojnë
të krijuarit e programeve më të mira kompjuterike.
Qesharake! ! ! :-)))))
Një definicion qesharak për këto dy pjesë të
sistemit kompjuterik thotë:
Hardueri është ai të cilin e godasësh kur nuk
punon softueri.
Kjo është vetëm një shaka! Kështu softueri si-
gurisht nuk do të punojë!
PAJISJET HARDUERIKE TE KOMPJUTERI TIPIK PERSONAL
30
Kompjuteri tipik personal përbëhet nga këto pjesë të harduerit:
1. Shtëpiza- kuti metalike ose plastikë e fortë në të cilën janë të vendosur pjesët
kryesore të kompjuterit
2. Monitori – pajisje e cila paraqet fotografi dhe tekste të prodhuara nga kompjuteri
3. Tastiera – pajisja nëpërmjet të cilës futen të dhënat dhe instruksionet në komp-
juter
4. Mausi- pajisje që mundëson zgjedhje dhe lëvizje të elementeve të paraqitura në
ekran
5. Altoparlant- pajisje nëpërmjet të cilës dëgjohen zërat e prodhuara nga kompjuteri
6. Shtypësi – pajisje e cila mundëson shtypjen në letër të dokumenteve të krijuar në
kompjuter.
Shtëpiza PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT
KOMPJUTERËT
Shtëpiza është kuti në
të cilën janë të vendosura
pjesët kryesore të komp-
juterit.
Shtëpizat, edhe pse në
shikim të parë duken të
ndryshme, ato megjithatë
janë shumë të ngjashme.
Shtëpizat e ndryshme
kanë butona dhe konektorë
me funksion të njëjtë.
Sipas pozitës, shtëpizat
mund të jenë vertikale
ose horizontale. Ka edhe
shtëpiza “çdo gjë në një”.
Në një pjesë me shtëpizën
është edhe monitori.
31
Përshkrim i pamjes së pjesës së përparmë të shtëpizës vertikale
Në pjesën e përparmë të shtëpizës ka:
• Buton për vënie të kompjuterit në funksion-Power
• Buton për restartim të kompjuterit- Reset
• Pjesa e përparme hyrëse e pajisjeve për punë me disketë, CD ose DVD
• Konektorët (USB, për altoparlantë-kufje etj),
• Dritëzat
pajisja për punë Butoni për kyçje
me disketa
Dritëza për kyçje me rrymë
Pajisjet për punë me
CD apo DVD Lidhës për dëgjuesë
USB konektor
Konektori FireWire
Dritëza për qasje te
pajisjet memoruese
KOMPJUTERËT Restartimi është veprim i leximit të sërishëm të programeve të nevojshme
PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT për punë me kompjuter pa u shkyçur ai nga rryma. Nëse nuk ka pullë të po-
saçme për restartim veprimi kryhet duke mbajtur pullën për kyçjen e kompju-
terit në rrymë një kohë më të gjatë.
Disa nga dritëzat e shtëpizës bëjnë dritë pandërprerë, kurse disa kohë pas
kohe. Për shembull, dritëza që tregon se kompjuteri është i kyçur në rrymë
ndriçon tërë kohën, kurse kohë pas kohe ndriçojnë dritëzat që tregojnë kur
punon hard disku, pajisja për disketë, CD ose DVD.
32
Përshkrim i pamjes së prapme të shtëpizës vertikale:
Në pjesën e prapme të shtëpizës zakonisht gjenden konektorë të ndryshëm
(porta). Ato shërbejnë për lidhjen e pajisjeve periferike me kompjuterin.
Ka konektor për tastierë, maus, monitor, altoparlantë, printer, konektor rrjeti,
ndërprerësi i rrymës, konektorë për video kamerë, ueb kamerë, aparat digjital,
telefon etj. Numri më i madh i pajisjeve për lidhje me kompjuterë shfrytëzojnë
portën USB (tastiera, mausi, shtypësi, xhojstiku, aparat digjital etj).
Porta paralele PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT
Porta për maus KOMPJUTERËT
Porta PS/2 për tastierë
Porta USB
Porta për monitorë
Porta serike
Konektori i rrjetit
Konektori për mikrofon
Konektori për altoparlantë
Konektori për modem dhe linjë
telefonike
Ndërprerësi i rrymës
Lidhës për rrymë
Porta më e shpejtë se USB është FireWire porta.
Gjendet në kompjuterët më të ri.
33
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
RAM memoria,
Hard disk,
Disketa, CD, DVD
MEMORIMI
Të dhënat HYRJE PËRPUNIMI DALJE
Tastiera, Processor
Tausi, Monitor, Të dhënat
Skaner, Altoparl-
Mikrofoni, antë,
Xhojstiku Shtypës
KOMPJUTERËT Pajisje periferike
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
Pajisjet periferike janë pjesë të kompjuterit të cilat gjinden rreth
shtëpizës.
Ndarja e pajisjeve periferike
1. Pajisjet periferike mund të jenë hyrëse – për futjen e të dhënave në komp-
juter dhe dalëse – për paraqitjen e të dhënave dhe programeve të përpunuara
nga kompjuteri.
2. Pajisjet periferike mund të jenë të lidhur me kompjuterin me tela dhe pa
tela.
Mënyra të njohura të lidhjes pa tela të pajisjeve elektronike janë Infra Red,
Bluetooth etj.
Bluetooth, sot është mënyra më e shpeshtë për lidhje të ndërsjellët pa tela të
pajisjeve të ndryshme me kompjuterin. Si Bluetooth pajisje pa tela sot mund
të punojnë tastiera, mausi dhe shtypësi. Bluetooth pajisjet mund të punojnë
në largësi prej 10 deri 100 metro varësisht nga pajisja dhe mund të përcjellin
të dhëna nëpër pengesa si muri, tavolina, çanta etj. Punojnë me bateri të cilat
mund të mbushen. Nëse kompjuteri nuk posedon pajisje Bluetooth, atëherë
nëpërmjet portës USB të kompjuterit mund t’i kyçet Bluetooth adapteri.
Interesante:
Kjo mënyrë e lidhjes pa tela është emëruar sipas mbretit Danez të she-
kullit të 10 Harald Bluetooth. Ai shumë ka preferuar të hajë boronicë
dhe dhëmbët çdo herë i ka pasur të kaltër.
34
PAJISJE PERIFERIKE HYRËSE
Pajisjet periferike hyrëse janë pajisje të kompjuterit nëpërmjet të cilave
futen të dhënat dhe instruksionet në kompjuter.
Të dhënat në kompjuter mund t’i futë njeriu ose ndonjë pajisje e ndjeshme si:
termometri, shpejtësimatësi, etj. Pajisjet e zakonshme nëpërmjet të cilave nje-
riu i fut të dhënat në kompjuter janë: tastiera, mausi, skaneri, mikrofoni, ekrani
i ndjeshëm në prekje, video kamera, etj.
TASTIERA
Tastiera është pajisje që ka më tepër se 100 taste për futjen e të dhënave
në kompjuter nëpërmjet të shtypurit.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të tastierës sipas pamjes, radhitjes së tasteve,
mënyrës së lidhjes me kompjuterin, materiali nga i cili janë të bërë etj. Për
shembull:
Klasike Ergonome Pa tel
Virtuale E butë
Llojet e tasteve të tastierës
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
KOMPJUTERËT
35
1. Alfabetike Tastet me shkronja
2. Caps Lock
Me këtë tast “mbyllen” shkronjat e mëdha. Pas aktivizimit
të tij duhet të ndriçojë dritëza Caps Lock nga ana e djathtë
e sipërme e tastierës – 14. Caps është shkurtesë për Capital
Letters, ndërsa Lock do të thotë mbyllur.
KOMPJUTERËT 3. Shift Me mbajtjen e njëkohshme të tastit Shift dhe tastit me
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE 4. Numerike shkronjën e nevojshme, ajo shkruhet me shkronjë të madhe.
5. Num Lock
Tastet janë numra. Gjenden mbi tastet me shkronja dhe në
6. Shenjat e pikësimit anën e djathtë të tastierës.
7. Funksionale
8. Esc Për të punuar me numrat e tasteve të pjesës së djathtë të
9. Ctrl, Alt tastierës tasti Num Lock duhet të kyçet. Pas kyçjes së tij
10. Space duhet të ndriçojë llambëza Num Lock nga ana e djathtë e
11. Backspace Delete sipërme e tastierës - 14
12. Enter
Presje, Pikë, Pikëpresje...
13. Shigjetat
14. Llambëzat F1-F12 janë shkurtesa për disa aktivitete në programe. Për
shembull, F1 shpesh aktivizon programin për ndihmë gjatë
shfrytëzimit të programeve.
E ndërpret aktivitetin i cili në moment është duke u
zhvilluar në kompjuter.
Përdoret në kombinim me tastet e tjera, si për shembull. Alt
+S për incizim.
Lë vend të zbrazët gjatë shkrimit të tekstit.
Tastet për fshirje. E fshin shenjën majtë nga kursori.
Vërtetim i të kryerit të urdhrit të zgjedhur nga shfrytëzuesi
ose për kalim në rresht të ri gjatë shkrimit të tekstit. Ka
dy taste Enter me funksion të njëjtë. Njëri është në anën
e djathtë të tasteve me shkronja ndërsa tjetri në anën e
djathtë të tastierës që shfrytëzohet gjatë punës me numra.
Lëvizja e kursorit (shigjetës) në ekran (lart, poshtë, majtas,
djathtas).
Tregojnë se a janë të aktivizuara Caps Lock ose Num Lock.
36
MAUSI
Mausi është pajisje për tregim, zgjedhje, zhvendosje dhe aktivizim të objekteve të
paraqitura në ekran.
Përbëhet nga trupi i cili lëviz në sipërfaqe të rrafshët dhe butonat: butoni i majtë, butoni i
djathtë si dhe butoni për skrolim -lëvizje lartë-poshtë në ekran.
Llojet e mausave
Ekzistojnë lloje të ndryshme të mausave sipas pamjes, mënyrës së punës, mënyrës së lidh-
jes me kompjuterin, etj.
• Mausi mekanik (me topth në pjesën e poshtme)
• Mausi laserik
• Mausi pa tel PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
KOMPJUTERËT
Mausat përpunohen me forma të llojllojs-
hme interesante dhe në ngjyra të ndryshme
TREGUESI I MAUSIT
Fotografia e vogël e cila në ekran ndjek
lëvizjen e mausit nëpër tavolinë quhet tre-
guesi i mausit.
Treguesi i mausit mund të ketë pamje të
ndryshme në programe të ndryshme, në po-
zita të ndryshme të ekranit dhe gjatë kryer-
jes së aktiviteteve të ndryshme. Më së shpesh-
ti ka pamje të shigjetës por edhe të orës së
rërës, dorës me gisht të ngritur, kryqit, lapsit,
brushës etj.
37
Funksionet e butonave të mausit janë:
Butoni i majtë:
Klik - zgjedhja e objektit. Ky vep- Klikim i majtë klikim i dyfishtë i majtë
rim kryhet me shtypje të shkurtër dhe
lëshim të butonit të majtë të mausit.
Klik i dyfishtë - aktivizimi i objek-
tit. Kryhet në atë mënyrë që kur tregu-
esi i mausit sillet mbi objekt, shtypet klikim i djathtë klikim – tërhiq- lësho
butoni i majtë i mausit 2 herë një pas
një me pauzë shumë të vogël mes tyre.
Klik tërheq lësho – zhvendosja e
objektit prej një vendi në vend tjetër.
Butoni i djathtë:
Klik- Kryhet njësoj si te zgjedhja e objektit, vetëm se shtypet butoni i djathtë i
mausit.
MIKROFONI
Mikrofoni është pajisje për futjen e të
dhënave zanore ( fjalim) në kompjuter.
KOMPJUTERËT SKANER
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
Skaneri është pajisje që shërben për futjen e të dhënave grafike në komp-
juter.
. Sipas sipërfaqes që skanohet, skanerët mund të jenë:
• Desk skaner – për sipërfaqe më të madhe (fleta, libra, fotografi)
• Skaner të dorës- për sipërfaqe më të vogël (bar-kode etj.)
Ekzistojnë edhe pajisje të tjera për futjen e të dhënave në kompjuter.
38
PAJISJE PERIFERIKE DALËSE PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
KOMPJUTERËT
Pajisjet nëpërmjet të cilëve informatat e fituara pas përpunimit nga kompju-
teri paraqiten për shfrytëzuesin quhen pajisjet periferike dalëse. Pajisjet dalëse
të zakonshme janë: monitori, shtypësi, altoparlantët, etj.
MONITORI
Monitori është pajisje dalëse, i cili paraqet fotografi dhe tekste. Fotografitë
dhe tekstet paraqiten në ekran.
Llojet e monitorëve:
Monitorët sipas mënyrës së punës mund të jenë:
• CRT ( Cathode Ray Tube) monitorë – me
gyp katodik. Këta monitorë janë të mëdhenj
dhe të rëndë dhe me kalimin e kohës shumë
pak përdoren.
• LCD ( Liquid Crystal Display) monitorë – me
kristale të lëngëta. Ata janë të hollë, të bukur, të
lehtë, zënë më pak hapësirë, shfrytëzojnë më
pak energji elektrike dhe kanë rrezatim më të
vogël elektro- magnetik se sa CRT monitorët.
• Monitorët me ekran të ndjeshëm në prek-
je (touch screen) që mundësojnë futjen e të
dhënave në kompjuter, në vend se me maus,
me shtypje të gishtit mbi paraqitjen e të
dhënave të ofruara në ekran
Zakonisht në pjesën e përparme të monitorit gjenden pulla për rregullimin e
fotografisë – pozicionit, kontrastit të ngjyrave, etj.
Madhësia e ekranit matet në diagonale dhe shprehet në njësi të matjes inç (inch – “)
1”= 2.54cm. Madhësia e ekranit mund të lëviz prej 15” deri 30”. Madhësitë e zakons-
hme janë prej 17” ose 19”.
Rezolucioni i ekranit paraqet numrin e pikave (piksellave) vertikalisht dhe
horizontalisht me të cilët është vizatuar fotografia.
39
KOMPJUTERËT SHTYPËSI
PAJISJE PERIFERIKE HARDUERIKE
Shtypësi është pajisje për të paraqitur të dhënat nga kompjuteri në letër
ose foli.
Karakteristikat e shtypësve janë:
• Shpejtësia e shtypjes së faqeve në minutë. (ppm – page per minute)
• Kualiteti i shtypjes
• Materiali harxhuar
• Zhurma
Shtypësit me karakteristika më të mira kanë çmim më të lartë.
Llojet e shtypësve:
Shtypësit sipas mënyrës së shtypjes më së shpeshti janë gjilpëror, inkxhet dhe la-
serik.
Tek shtypësit gjilpëror, koka me gjilpëra godet në shiritin e zhytur me ngjyrë –
ribon dhe në atë mënyrë shtypet.
Inkxhet shtypësit stërpikin nën shtypje ngjyrë
në letër e cila menjëherë thahet. Ngjyra është e
vendosur në kertrixhe - kuti plastike.
Tek shtypësit laserik , tufë drite laserike e pjek
ngjyrën e vendosur të tonerit në letër. Nga këto
shtypës, më i shpejtë, i qetë me kualitet të lartë të
shtypjes në letër është shtypësi laserik. Të gjithë
llojet e shtypësve të përmendur mund të jenë në
ngjyrë ose zi e bardh.
40
ALTOPARLANTËT
Altoparlantët janë pajisje për përcjelljen e të dhënave zanore deri te
shfrytëzuesi. Altoparlantët janë të lidhur me pllakën amë nëpërmjet kartelës së
zërit. Përveç altoparlantëve, në kartelën e zërit mund të lidhen edhe kufjet.
PJESËT NË SHTËPIZË
Zakonisht në shtëpizë gjenden këto pajisje elektronike:
• Pllaka amë 2 3 Memoria RAM
• Procesori Procesori
• Memoria RAM 7
• Hard disku (disku i Burim i energjisë
fortë) elektrike
• Kartelat elektronike për
5 6 Pajisje CD ose DVD
kyçjen e pajisjeve peri- Kartelat
ferike elektronike
• Pajisja për punë me CD
ose DVD 4 Hard disku
• Burim për furnizim me
energji elektrike 1 Pllaka amë
PLLAKËZA AMË PJESËT NË SHTËPIZË
KOMPJUTERËT
Pllakëza amë është pjesa kryesore në shtëpizë në të cilën janë vendosur të
gjitha pjesët e rëndësishme elektronike të kompjuterit. Të gjitha pjesët e vendo-
sura në shtëpizë janë të lidhura me pllakëzën amë – sikur fëmijët me nënën.
Pjesët kryesore të vendosura në pllakëz janë:
• Procesori
• ROM dhe
• RAM memoria
41
PROCESORI
Procesori është pajisje e cila bën përpunimin e të
dhënave dhe i ekzekuton programet në kompjuter.
Karakteristikat e çdo procesori janë:
• Prodhuesi
• Modeli
• Shpejtësia e punës
• Kesh memoria
Shpejtësia e punës së procesorit shprehe
me njësi matëse Giga herc (GHz).
Për shembull :
Prodhuesi Modeli Shpejtësia
Intel Q9300 Core 2 Quad 2.5 GHz
AMD Phenom 8750 Triple – Core 2.4 GHz
MEMORIA ROM
ROM është memorie në të cilën në fabrikë janë
shënuar instruksionet për punë me kompjuterin.
Këto instruksione të parët lexohen, menjëherë pas kyçjes
së kompjuterit.
Memoria ROM e “zgjon” kompjuterin dhe kontrol-
lon vallë të gjithë pjesët e harduerit dhe softuerit janë
prezentë, funksionale dhe të gatshme për punë. Nëse
jo, shfrytëzuesit në ekran i dërgon porosi tekstuale ose
paralajmërime të zëshme për problemin. Për shembull,
kompjuteri nuk mundet të punojë nëse nuk janë të kyçur
drejtë tastiera dhe mausi.
KOMPJUTERËT MEMORIA RAM
PJESËT NË SHTËPIZË
RAM është memorie punuese në të cilën ven-
dosen ato programe dhe të dhëna me të cilat për
momentin punohet në kompjuter. Nga madhësia
e memories RAM varet shpejtësia e punës me prog-
ramet, si dhe numri dhe madhësia e programeve me
të cilët në të njëjtën kohë mund të punohet në komp-
juter.
Kur do të shkyçet kompjuteri nga rryma, memo-
ria RAM fshihet. Ajo është memorie për ruajtjen e
përkohshme të të dhënave.
42
DISKU I FORTË PAJISJET MEMORUESE
KOMPJUTERËT
Disku i fortë është pajisje memorue-
se e vendosur në shtëpizë për ruajtjen e
përhershme të programeve dhe të dhënave
me të cilat punon kompjuteri. Të dhënat
dhe programet të vendosura në diskun e fortë
nuk fshihen pas shkyçjes së kompjuterit nga
rryma.
Disku i fortë, memoria RAM dhe procesori
bëjnë shkëmbimin e të dhënave në mes vete.
KARTELAT ELEKTRONIKE
Kartelat janë pajisje elektronike
nëpërmjet të cilave disa pajisje perife-
rike (monitori, altoparlantët, etj.) lid-
hen me pllakëzën amë. Janë të instaluar në
pjesën e prapme të shtëpizës dhe të vendo-
sur në pllakëzën amë nëpër ndarjeve të posaç-
me të quajtura sllote. Varësisht nga pajisja e
cila nëpërmjet tyre lidhet me kompjuterin ka
video kartelë, kartelë TV, kartelë zëri, kartelë
për rrjet, etj.
BURIMI PËR FURNIZIM ME ENERGJI ELETRIKE
Çdo kompjuter që të punojë duhet të ketë pajisje për furnizimit me energ-
ji elektrike e cila quhet adapter. Pranë burimit të furnizimit ka ventilator i cili i
ftoh pjesët elektronike të kompjuterit që të mos nxehen.
PAJISJET MEMORUESE
Pajisjet për ruajtjen e të dhënave dhe programeve me të cilat punohet në kompju-
ter quhen pajisjet memoruese.
LLOJET
Memoria kompjuterike ndahet në memorie kryesore dhe ndihmëse si dhe
në memorie për ruajtjen e përkohshme dhe të përhershme të të dhënave.
Memorien kryesore e përbëjnë disku i fortë dhe memoria RAM, kurse atë ndihmëse
e përbëjnë pajisjet tjera memoruese si (disketa, CD, DVD, USB memorie, etj.)
43
Në memorien RAM të dhënat ruhen përkohësisht kurse për ruajtje e përhershme
të të dhënave dhe programeve shfrytëzohen pajisjet vijuese memoruese:
Disku i ngurtë HD
Flopi Disk ose disketa FD
Kompakt disku CD
Disku Video Digjital DVD
Flesh memoria
KAPACITETI I MEMORIES
Karakteristika e çdo pajisjeje memoruese është kapaciteti i saj i memori-
es. Kapaciteti i memories është sasia e të dhënave që mund të mbahet ndër
mend në ndonjë pajisje memoruese.
Kapaciteti i memories shprehet në njësi të posaçme matëse. Sasinë më të vogël
të të dhënave që mund të pranoj kompjuteri është 1 bit (1b). Biti mund të ketë dy
vlera një ose zero. Ato janë shifrat me të cilët regjistrohen numrat binarë me të ci-
lat punon kompjuteri. Bitët grupohen në bajte dhe në atë mënyrë formohen njësi
matëse të memories kompjuterike.
1b Bit ( 0 ose 1)
1B Bajt (Byte) = 8b
1 KB Kilobajt = 1024B
1MB Megabajt =1024KB
1GB Gigabajt =1024MB
1TB Terabajt =1024GB
1PB Petabajt dhe më të mëdha =1024 TB
1 Bajt paraqet kapacitet të memories që mund të jetë i mjaftueshëm për vendos-
jen e një shenje – shkronjë, shenjë, numër, etj. 1 MB paraqet kapacitet të memori-
es që mund të jetë i mjaftueshëm për të dhënat tekstuale të një libri mesatarisht të
madh (rreth 200 faqe).
KOMPJUTERËT Disku i fortë më së shpeshti është pajisje e fiksu-
PAJISJET MEMORUESE ar e memories e vendosur në shtëpizë. Madhësia e
zakonshme e hard diskut sot është 80, 250, 500 GB.
44
Disketat kanë kapacitet të memories prej 1.44 MB.
Shfrytëzohen për lexim dhe regjistrim të shumëfishtë
të të dhënave. Gjithnjë e më pak janë në përdorim për
shkak të kapacitetit të vogël dhe kualitetit të dobët.
Flesh memoria është në formë të shkopit –
stick. Quhet edhe USB memorie. Ka kapacitet të
ndryshëm të memories, për shembull, deri 8GB.
CD-ja ka kapacitet të memories prej 650-700 MB. CD-të mund të jenë :
• Vetëm për lexim – CD ROM
• Për lexim dhe regjistrim të njëfishtë – CD R (Recordable)
• Për lexim dhe regjistrim shumëfishtë – CD RW (ReWritable)
• 1 CD = afro 450 disketa (ose mund të mbledhë, për shembull, afër 100 këngë
mp3).
CD-të zakonisht shfrytëzohen për ruajtjen e të dhënave dhe muzikës.
DVD-ja mund të jenë njështresore apo dyshtre- PAJISJET MEMORUESE
sore dhe e një anshme ose e dyanshme, e vogël KOMPJUTERËT
(8cm) ose e madhe (12cm). Kapaciteti i DVD-
ve lëviz prej 4.7 GB deri 8.5 GB. Një DVD e 45
madhe njështresore dhe e njëanshme mbledh 1
film mesatarisht të gjatë me kualitet të lartë. Një
DVD=6-7 CD.
Lloji i ri i pajisjeve të DVD-së janë pajisje të
DVD-së të cilët përdorin laser të kaltër në vend të
atij të kuq për lexim dhe regjistrim të informatave
në disk. Këto pajisje quhen Blue Laser DVD pa-
jisje. Laseri i kaltër mund t’i regjistrojë të dhënat
në disk me dendësi shumë më të madhe sesa lase-
ri i kuq. Prandaj BlueLaser DVD-të kanë kapaci-
tet shumë më të madh se sa DVD-të të rëndomtë.
Ekzistojnë 2 lloje të BlueLaser DVD-ve:
• HD-DVD (High Definition) me kapacitet deri
30GB dhe
• Blue-Ray DVD me kapacitet deri 50GB
KOMPJUTERËT SOFTUERI
SOFTUERI Programet me të cilat punohet në kompjuter quhen softuer kompjuterik.
Programet kompjuterike janë përmbledhje të instruksioneve sipas të
cilëve kompjuteri punon në detyrë të caktuar. Sikur që gjellëbërësi përgatit si-
pas udhëzimeve të recetës, ashtu edhe kompjuteri punon sipas instruksioneve të
programit të caktuar.
Sot ekzistojnë numër shumë i madh i prog-
rameve të ndryshme kompjuterike. Gati çdo
shfrytëzues mund të gjejë program i cili do t’i
ndihmojë të realizojë atë që i nevojitet: të shkruajë,
të vizatojë, të njehsojë, të surfojë në Internet, të
dëgjojë muzikë, të luajë, të mësojë etj.
PAJISJA ME PROGRAME TË NEVOJSHME KOMPJUTERIKE
Programet kompjuterike të nevojshme mund të furnizohen në një nga këto
mënyra:
• Blihen në shitore për softuer zakonisht për CD ose DVD
• Blihen dhe “shkarkohen” në kompjuter prej Internetit,
• Mundet të jenë të kërkuara në mënyrë të veçantë dhe të punuara nga firmat sof-
tuerike për bërjen e softuerit për nevojat konkrete të shfrytëzuesit të caktuar,
firmës apo institucionit sipas kërkesave konkrete.
KRIJIMI I PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE
Programet kompjuterike i krijojnë (shkruajnë) njerëzit që quhen programer dhe
punojnë në kompani që quhen shtëpi softuerike.
46
Programet shkruhen në të ashtuquajturat gjuhë programore. Gjuhët prog- SOFTUERI
ramore janë gjuhë të shpikura dhe përbëhen prej urdhrave dhe rregullave për KOMPJUTERËT
shkrim. Janë të dedikuara për shkruarjen e llojit të caktuar të programit komp-
juterik.
Pjesa e programit të shkruar në gjuhën programore quhet kod burimor i prog-
ramit dhe ai më së shpeshti nuk është në disponim për shfrytëzuesit e progra-
mit. Nëse mëson ndonjë gjuhë programore edhe t’i mund të shkruash progra-
min tënd kompjuterik.
NDARJA E PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE
1. Programet kompjuterike sipas qëllimit të punës në kompjuter mund të jenë:
• Programe sistemore
• Programe shfrytëzuese
Programet sistemore e mundësojnë punën e njeriut me kompjuterin dhe
kryejnë kontrollin e punës të të gjitha pjesëve të harduerit dhe programeve tje-
ra në kompjuter.
47
KOMPJUTERËT Programet shfrytëzuese janë programe me të cilat punojnë shfrytëzuesit
SOFTUERI në kompjuter. Programet shfrytëzuese quhen edhe programe aplikative. Të
tillë janë programet për rregullimin e tekstit, vizatim, mësim, krijim të pre-
zantimeve, surfim në Internet, lojë, dëgjim të muzikës, shfrytëzimin e postës
elektronike, punë me të dhëna në shitore, banka, posta dhe firma të tjera.
2. Sipas mënyrës se si janë të disponueshëm për shfrytëzuesin, progra-
met kompjuterike mund të jenë për shitje dhe gratis. Programet kompju-
terike për shitje mund të blihen në shitoret për softuer ose në Internet. Prog-
ramet kompjuterike të cilat pronari i ofron për shfrytëzim gratis nëpërmjet
Internetit, në revistat, në CD-të ose në ndonjë formë tjetër quhen programe
kompjuterike gratis.
Sipas kushteve në të cilat mundet të shfrytëzohen programet kompju-
terike gratis, mund të jenë:
• Programet gratis me kod burimor të
hapur – open source
• Programe përkohësisht gratis ( Share-
ware, Demo)
Ekzistojnë programe kompjuterike gra-
tis të cilët janë në dispozicion jo vetëm për
shfrytëzim por mund të ndryshohet edhe
mënyra e tyre e punës. Këto programe quhen
programe me kod burimor të hapur.
Tek programet përkohësisht gratis, pro-
nari lejon për një kohë të caktuar (1 muaj
ose ngjashëm) të jenë gratis dhe në dispo-
zicion për shfrytëzuesit. Gjatë kësaj kohe
shfrytëzuesi shfrytëzon gratis një pjesë ose të
gjitha mundësit e programit për ta shqyrtuar,
provuar si punon ose testuar. Nëse i pëlqen për shfrytëzim të mëtutjeshëm
nevojitet që ta blejë nga pronari.
3. Sipas mënyrës se si shfrytëzuesi është furnizuar dhe shfrytëzon sof-
tuerin ai mundet të jetë legal ose jo legal (softuer pirat). Softueri legal janë
programe kompjuterike të cilat shfrytëzuesi ka të drejtë t’i shfrytëzojë dhe më
së shpeshti janë blerë nga firma me të drejtën e autorit për t’i shitur (edhe sof-
tueri i lirë është legal).
48
Pas blerjes legale të programit ai duhet edhe legalisht të përdoret. Përdorja le- SOFTUERI
gale e programit kompjuterik do të thotë programi të përdoret në mënyrën që KOMPJUTERËT
e kërkon autori e me qëllim që të mbrohen dhe respektohen të drejtat e autorit.
Para instalimit të programit në kompjuterin tënd, shfrytëzuesi duhet të dekla-
rohet a i pranon ose nuk i pranon kushtet për shfrytëzimin e tij. Nëse nuk i pra-
non, nuk ka të drejtë ta shfrytëzoj programin. Çdo softuer i cili nuk është i blerë
në shitore e cila posedon të drejtën e autorit për ta shitur dhe softuer për të ci-
lin nuk respektohen rregullat për shfrytëzimin e tij është softuer jo legale (pirat).
Mos përdorni softuer jo legal!
Shfrytëzimi i softuerit jo legal paraqet mos respektim të mundit intelektual
dhe pronësisë së autorit!
Kjo vepër dënohet!
49
KOMPJUTERËT VIDEO LOJËRA
VIDEO LOJËRA Video lojëra janë programe për zbavitje të cilat tregohen në ndonjë pajis-
je me ekran. Mund të luhen me ndihmën e konzolës për luajtje, kompjuter, tele-
fon celular, etj. Lojtari luan nëpërmjet pullave, xhojstikut, tastaturës, mausit, timo-
nit, e të tjera varësisht nga pajisja në të cilën luan.
KONZOLAT PËR LOJË
Konzolat për lojë janë pajisje elektronike me memorie dhe procesor, e disa prej
tyre edhe me hard disk. Ato punojnë me sistemet e tyre operative. Kanë pajisje CD
ose DVD për leximin e video lojërave.
Konzolat për lojë janë: për shembull, shumë të popullarizuar SONY Playstation,
Microsoft Xbox dhe Nintendo.
LOJËRAT KOMPJUTERIKE
Programet për zbavitje të cilat luhen në kompjuter quhen lojëra kompju-
terike.
Historia e shkurtë e lojërave kompjuterike
Loja e parë kompjuterike në botë ishte bërë në vitin 1961 në SHBA nën emrin
“Spacewar”. Ajo nuk është bërë për kompjuter personal por për kompjuter të
madh i cili është shfrytëzuar për njehsime statistikore.
50
Lojëra ka qenë e përbërë prej dy fluturakeve kozmike të dirigjuara nga lojtarët, VIDEO LOJËRA
të cilët kanë lëvizur rreth një ylli të vendosur në qendër dhe janë përpjekur që të KOMPJUTERËT
zhdukin njëra-tjetrën.
Lojërat e para kompjuterike për kompjuterë
personal kanë qenë interaktive dhe aventura
tekstuale.
Lojtari ka futur urdhra nëpërmjet
tastaturës dhe ka pranuar përgjigje dhe kah-
je për lojën. Më vonë në lojërat përveç teks-
tit është kyçur edhe grafika.
Më vonë janë bërë lojëra kompjuterike
te të cilat janë nevojitur reflekse të shpejta.
Ndërmjet lojërave të para të këtilla kanë qenë
lojërat për radhitjen e figurave gjeometrike të
cilat rrëzoheshin – Tetris, evitim të pengesa-
ve dhe mbledhjen e poenëve-Pacman, Mario
Bros etj.
51