The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by adembalaj4, 2021-04-15 09:28:29

informatik

Informatika_6_alb

KOMPJUTERËT Në vitet e nëntëdhjeta janë bërë lojërat e para tredimensionale me loj-
VIDEO LOJËRA tar në vetën e parë. Ato janë lojëra në të cilat lojtari lëviz nëpër lojë me sytë
e personazhit kryesor të lojës. Këto lojëra e kanë bërë kompjuterin, pajisje
shumë të popullarizuar për luajtjen e video lojërave.

Lojërat kompjuterike sot janë mënyrë e rëndomtë për zbavitje, shpesh edhe
për mësim për një numër të madh të njerëzve, duke u nisur nga më të rinjtë
deri tek më të moshuarit. Kanë grafikë të bukur, shfrytëzojnë muzikë, të fo-
lurit, zëra të ndryshëm etj.

Lojërat kompjuterike luhen me maus, tas-
tiera, një apo dy xhojstikë, konzola specia-
le në lojërat për vozitje etj. Altoparlantët ose
dëgjueset nënkuptohen. Është mirë që komp-
juteri të ketë kartelë të fuqishme grafike dhe
procesor të shpejtë.

Karakteristikat e lojërave
Çdo lojë ka rregullat e saja të lojës dhe
qëllim të cilin lojtari duhet ta arrijë. Qëllimi
mund të jetë fitorja, zgjidhje e ndonjë prob-
lemi logjik, kalimi i të gjithë niveleve, të luhet
sa më gjatë etj. Sipas rregullave të lojës, lojtari
mund të iniciojë lëvizje për ta arritur qëllimin.
Disa lojëra kanë kufizime kohore, të tjerat
hapësinore etj.

Ndarja e lojërave
Sipas numrit të lojtarëve, lojtarët mund të jenë
• Një lojtar (single player)
• Më tepër lojtar ( multi player).
Lojërat për më tepër lojtar mund të luhen në një kompjuter (2 lojtar), në
kompjuter të ndryshëm të lidhur në rrjet (më tepër lojtarë) dhe online (në In-
ternet).
Sipas temës, përmbajtjes dhe shkathtësive të nevojshme të lojtarit
ekzistojnë lojëra kompjuterike të llojllojshme, si për shembull:
• Arkade
• Logjike
• Simulacione
• Strategjike, etj.

52

Është e palakmueshme të bëhet ndarje e prerë e lojërave në llojet e tyre, për
shkak se shumë shpesh lojërat janë përzierje e shumë llojeve. Në disa lojëra, për
shembull arkade, për lojë të mirë me rëndësi është reagimi i shpejtë dhe reflek-
set, në ato logjike me rëndësi është të menduarit, memoria, inteligjenca, në ato
strategjike dhe simulim me rëndësi është plani i mirë i lëvizjeve në lojë dhe sjell-
je sa më reale gjatë lojës, etj. Ekzistojnë lojëra për mësim nga fushat e ndryshme
(gjuhë, matematikë, muzikë, etj), lojëra kreative (modelimi, kompozimi, ngjyros-
ja, dizajnimi, konstruktimi, etj).

LOJË ARKADE LOJË LOGJIKE

SIMULIM

EDUKATIVE

STRATEGJI

Sipas paraqitjes së grafikës, VIDEO LOJËRA
lojërat kompjuterike mund të jenë KOMPJUTERËT
2D ose 3D. Lojërat 3D janë lojëra
hapësinore dhe mund të jenë:
• Klasike – ku lojtari e shikon per-

sonazhin me të cilin luan si dhe
gjithë rrethinën
• Lojëra në vetën e parë – lojta-
ri luan dhe lëviz nëpër lojë sikur
të shikojë nëpër sytë e personaz-
hit kryesor.

TASH PAK KOHË PËR TË LUAJTUR!

53

KOMPJUTERËT SİSTEMİ OPERATİV
SISTEMI OPERATIV Sistemi operativë është përmbledhje e programeve të cilët i mundësojnë
shfrytëzuesit të operojë (punojë) me kompjuterin (programet, pajisjet dhe me-
morien). Sistemi operativ i pari startohet pas kyçjes së kompjuterit dhe i fundit
mbyllet gjatë shkyçjes së kompjuterit. Pa sistem operativ kompjuteri do të ishte një
pajisje e papërdorshme.

Sistemet operative që përdoren te kompjuterët e sotshëm personal janë:
• Windows,
• MAC OS X,
• LINUX
• UNIX

Secili prej sistemeve operative ka versionet e tij të reja dhe të vjetra.

WINDOWS

Pronari i sistemit operativ Windows është firma Microsoft.
Versionet e Windows-it janë :Windows 95, Windows 98, Win-
dows ME, Windows NT, Windows 2000, Windows XP, Win-
dows Vista. Windows është sistemi operativ më i popullarizu-
ar i kompjuterëve personal.

MAC OS X
Pronar i sistemit operativ MAC OS X është firma Apple. Versionet e MAC OS
X janë: Jaguar, Tiger, Panther dhe Leopard. Këtë sistem operativ e shfrytëzojnë
kompjuterët personal Macintosh, edhe pse ai mund të punojë edhe te PC-të.

LINUX
Krijuesi i linux-it është finlandezi Linus Torvalds në vitin 1991. Logoja e këtij sis-
temi operativ është pinguini që quhet Taks.

54

Ky sistem operativ është i hapur për ndryshime SISTEMI OPERATIV
nga shfrytëzuesit dhe ka versione gratis në CD-të KOMPJUTERËT
ose mundësi të zbriten nga Interneti. Sistemi ope-
rativ Linux me kohë po bëhet më i popullarizuar
në mes shfrytëzuesve të kompjuterëve personal.
Ekzistojnë versione (distribucione) të ndryshme të
këtij sistemi operativ: Ubuntu, Edubuntu, RedHat,
SuSe, Mandriva, etj.

UNIX
Unix është sistem operativ i fuqishëm i cili
shpesh përdoret për punë me serverë, por edhe me
kompjuterët personal. Ai është sistemi operativ më
i vjetër i cili akoma ka përdorim të gjerë. Ekzistojnë
versione të ndryshme të këtij sistemi operativ të cilët
janë të zhvilluara nga firma të ndryshme: UNIX
Ware, Solaris, etj. Sistemi operativ Linux është kriju-
ar sipas pamjes dhe funksionalitetit të UNIX.

Karakteristikat e sistemit operativ
Në një kompjuter mund të instalohen
më tepër sisteme operative dhe atëherë
shfrytëzuesi mund të zgjedhë me cilin
prej tyre do të punojë.
1. Sistemet e sotshme operative janë
sisteme operative multi shfrytëzues
(multi user OS). Ato mundësojnë që
në një kompjuter në kohë të ndryshme
të punojnë shfrytëzues të ndryshëm me
programe dhe të dhënat e veta (rrethinë
të vet).
Çdo shfrytëzues lajmërohet në siste-
min operativ me emër të tij shfrytëzues
(user name) dhe fjalëkalim (password).
2. Sistemet operative të sotëm janë
multitasking sisteme operative (multi
tasking OS).
Kjo do të thotë se mundësojnë që
kompjuteri të kryej më tepër programe
njëkohësisht.

55

KOMPJUTERËT Për shembull, shfrytëzuesi mund të
SISTEMI OPERATIV shkruaj ose vizatojë në ndonjë program
dhe në të njëjtën kohë të dëgjoj muzikë me
program tjetër.

Shfrytëzuesi mund të punojë me sis-
temin operativ në dy mënyra:
• Me rreshtin e komandave– shfrytëzuesi

i shkruan urdhrat për kompjuterin në
formë të tekstit nëpërmjet të tastaturës.
Kjo është formë më e ndërlikuar e punës.
• Me grafikë (fotografi): gjatë punës në
mënyrë grafike, programet dhe urdhrat
paraqiten dhe zgjidhen nga ekrani në të
shumtën e rasteve me maus. Puna me
sistem operativ grafik është shumë më e
thjeshtë.
Ne do të mësojmë dhe punojmë vetëm
me sistemin operativ grafik.

ELEMENTET E SISTEMEVE OPERATIVE

DESKTOP

Pas startimit të sistemit operativ fotografia e
cila paraqitet në ekran quhet hapësirë punu-
ese (Desktop). Pamja e hapësirës punuese është
e ndryshme tek sistemet operative të ndryshme.
Shfrytëzuesi i kompjuterit mund ta ndryshojë
pamjen e hapësirës punuese.

SHIRITI ME DETYRA

Zakonisht, në pjesën e poshtme ose të epërme
të desktopit gjendet shiriti i hollë dhe i gjatë
i cili i paraqet emrat e programeve dhe follderëve me të cilat shfrytëzuesi
punon në kompjuter. Ky shirit quhet shiriti me detyra – Taskbar (task – detyrë,
Bar – shirit)

56

IKONAT SISTEMI OPERATIV
KOMPJUTERËT
Elementet e radhitura nëpër sipërfaqen e
punës të sistemit operativ quhen ikona. Ato
janë fotografi të vogla me të cilat janë të
paraqitura programet, fajllat ose follderët.

DRITARET
Përmbajtja e ikonës tregohet në kornizë
e cila quhet dritare. Dritarja mund të hapet,
minimizohet, t’i ndryshohen dimensionet ose
të mbyllet.

ELEMENTET E DRITARES

Elementet e zakonshme të dritares janë:

1. Shiriti për emër (title bar) – Në pjesën e
sipërme të dritares gjendet shiriti me emër të programit dhe fajllit ose follderit,
përmbajtja e të cilit paraqitet në dritare.

2. Butonat për punë me dritaren - Gjenden në këndin e sipërm të djathtë
të dritares dhe shërbejnë për zbritjen e dritares në shiritin me detyra, paraqitjen
në gjithë ekran apo në një pjesë të tij dhe mbylljen e dritares.

3. MENY – Nën shiritin me emër gjendet shiriti me meny. Menytë janë
shirita – lista të urdhrave. Tek programe të ndryshme menytë janë të ndryshëm
por më së shpeshti përbëhen prej:
• File (Datoteka) meny
• Edit (Rregullimi) meny
• View (Dukja, Pasqyra) meny
• Help (Ndihma) meny

Me zgjedhjen e urdhrave nga menyja, shfrytëzuesi mund të punojë me
përmbajtjen e paraqitur në dritare. Për shembull, ka urdhra për shtypje, për
fshirje, ruajtje, futje të fotografive, tabela etj. Shfrytëzuesi mundet t’i hap
menytë dhe të zgjedhë urdhra nga to, më së shpeshti me klik të majtë të mausit.

4. Shiriti me vegla - Nën menynë e dritares gjendet shiriti me vegla.

57

Me ndihmën e veglave njësoj sikurse edhe me urdhrat e menysë, shfrytëzuesi pu-
non me përmbajtjen e paraqitur ne dritare. Për shembull, vizaton, ngjyros, pret,
ndryshon pamjen e shkronjave etj. Në të shumtën e rasteve dhe në mënyrë më të
thjeshtë veglat zgjidhen dhe shfrytëzohen me klik të majtë të mausit.

5. Shiriti për skrolim (rrëshqitje)- Kur dritarja përmban më tepër informacio-
ne të cilat nuk mundet të mblidhen në një ekran në anën e djathtë dhe / ose anën e
poshtme paraqitet shiriti për skrolim - lëvizje lartë poshtë dhe /ose majtë djathtë që
të mund të shfletohet e gjithë përmbajtja e dritares.

6. Pjesa për paraqitje –Në këtë pjesë të dritares shfaqet përmbajtja e programit.

WINDOWS

ELEMENTET E SISTEMIT OPERATIV WINDOWS

Elementet e ekranit të Windows OS janë:
1. Sipërfaqja e punës (desktop),
2. Shiriti me detyra (task bar),
3. Ikonat
4. Butoni START

SİPËRFAQJA E PUNËS TEK WINDOWS OS

Ikonat të cilat zakonisht gjenden në sipërfaqen e punës tek Windown OS
janë:

KOMPJUTERËT My computer është ikona e cila e paraqet diskun e ngurtë dhe pajisjet tje-
SISTEMI OPERATIV ra të memories të kyçura me kompjuterin - disketa, CD, USB, flesh memoria
etj. Çdo pajisje e memories ka emrin e vet me të cilin paraqitet në dritaren e
My Computer (C,A,D,E,F,G…).

My Documets është follder në të cilin zakonisht shfrytëzuesi i ruan dhe
organizon në follderët e vet, fajllet të cilat i ka krijuar në kompjuter me
ndonjë program.

My Network Places i paraqet kompjuterët të lidhur në rrjetin lokal, nëse
e posedon .

Recycle Bin është ikonë që ka funksion të shportës për “hedhjen e mbe-
turinave“. Në këtë “shportë” shkojnë fajllet dhe follderët që fshihen dhe
qëndrojnë deri sa të zbrazet shporta.

58

WINDOWS SISTEMI OPERATIV
KOMPJUTERËT
Shpeshherë, si edhe në jetën e përditshme, në shportën e mbeturinave
do të gjendet ndonjë fajll ose follder që është fshirë gabimisht. Recycle Bin
mundëson kthimin e tyre (Restore) në vendin ku kanë qenë para se të fshi-
hen.

MENYJA E BUTONIT START

Nëse klikohet në butonin Start hapet menyja e cila përmban më tepër
nënmeny të cilat hapen në dritare të shkallëzuara. Përmbajtja e tyre shfa-
qet me tekst dhe fotografi. Domethënia e disave nga përmbajtja e menysë
Start është:

All Programs mundëson qasje dhe
startim të programeve të kompjuterit.

Documents (My documents, My
recent documents) i paraqet fajl-
let dhe follderët të cilat i ka krijuar
shfrytëzuesi.

Control Panel mundëson rregullim
dhe kontrollimin e softuerit dhe har-
duerit të kompjuterit.

Search mundëson kërkimin e fajl-
leve dhe follderëve në ndonjë pajisje
memoruese.

Shfrytëzuesi nëpërmjet HELP
mund të kërkojë dhe të marrë ndihmë
në formë të sqarimeve dhe informa-
tave lidhur me diçka që nuk e ka të
njohur me punën e kompjuterit.

Duhet të parashtroj pyetjen ose të zgjedh fjalë ose temë për atë që i in-
tereson.

Run mundëson startimin e programeve me urdhër tekstual i cili futet në
rreshtin e komandave.

Me Log Off një shfrytëzues e përfundon punën e tij në kompjuter që
tjetri të mundet të logohet (lajmërohet) në të njëjtin.

Shut down përdoret për shkyçje, restartim ose gjendje të qetësisë të
kompjuterit (stand by).

59

ELEMENTET E SISTEMIT OPERATIV LINUX LINUX

Ikone Paneli i sipërm
Menutë Shmangie
Aplete
starterët e aplikimeve

Aplikime aktive Panel i poshtëm Ndryshim i sipërfaqes punuese

Ndryshim i sipërfaqes punuese Bërllog
Treguesi i mausit Sipërfaqe punuese

KOMPJUTERËT Ekrani “ubuntu” përbëhet prej tre pjesëve kryesore dhe atë:
SISTEMI OPERATIV • Panel i sipërm,
• Sipërfaqja e punës dhe
• Panel i poshtëm

Paneli i sipërm gjendet në maje të ekranit dhe paraqet shirit të hollë. Pane-
li siguron qasje dhe aktivizimin e më shumë llojeve të aplikacioneve. Është i
ndarë në tre pjesë:
• Pjesa e parë janë menytë Aplikacione, Vende dhe Sistem. Këto meny
përmbajnë lista të shkurtesave për komanda specifike, detyra ose aplikacio-
ne. Këto tre meny sigurojnë qasje të lehtë grafike deri te aplikacionet, pjesë
të sistemit të kompjuterit ose vende të rrjetit, si dhe detyra të lidhura me
udhëheqjen e sistemit.
• Startuesit e aplikacioneve gjenden afër menysë, ato janë ikona të vogla që
shërbejnë për startim të shpejtë të aplikacioneve vetëm me një klik.

60

LINUX SISTEMI OPERATIV
KOMPJUTERËT
• Në anën e djathtë të shiritit janë aple-
tet. Ato janë të përfaqësuara me ikona dhe
kryesisht paraqesin aplikacione të vog-
la (vërejtje, porosi momentale, informata
për lidhje në rrjetë, përqindje të mbush-
jes së baterisë etj). Në fund gjendet bu-
toni Dil. Ky opsion e hap dialogun prej
ku shfrytëzuesi mund të çlajmërohet, ta
mbyllë ekranin, të ndërrohet shfrytëzuesi,
të hibernohet kompjuteri, të restartohet
dhe të mbyllet.

Hapësira e punës është hapësira the-
melore e punës në të cilën zhvillohen
të gjitha aktivitet e aplikacioneve. Në të
mund të shikohet sikur në një prapavijë
të rëndomtë për të gjitha objektet e tjera
të ekranit (tavolinës), edhe pse ajo paraqet
shumë më tepër se kjo. Ajo është objekt
me veti të veta të cilat mund të adaptohen
nevojave të shfrytëzuesit. Në vete mund
të “mbajë” objekte tjera të ndryshme në
formë të simboleve të tyre grafike, iko-
na ose dritare të hapura në të cilat u jepen
urdhra aplikacioneve dhe regjistrohen re-
zultatet e punës së tyre.

Paneli i poshtëm është paraqitur në
pjesën e poshtme të ekranit. Në anën
e majtë është vendosur butoni për paraqitjen e sipërfaqes së punës. Me
këtë veprim minimizohen të gjitha aplikacionet pas çka fitohet paraqitja e
sipërfaqes së punës me ikonat që gjenden në të. Në pjesën e mesme janë pa-
raqitur aplikacione të cilat janë të aktivizuara në atë sipërfaqe të punës. Mbe-
turinat paraqesin aplet dhe shërben si shportë elektronike për mbeturina. Në
të vendosen fajllet dhe follderët e panevojshëm.

Çdo fajll ose follder që është i fshirë vendoset në shportë. Nëse shfrytëzuesit
i nevojiten dokumente e fshira, ai mundet t’i kthejë mbrapa. Nëse në ikonë
shihet shporta me letër, në të ka ndonjë përmbajtje. Nëse ikona paraqet
shportë të zbrazët, atëherë nuk ka mbeturina. Mbeturinat zbrazen me klik
të djathtë dhe zgjedhjes së “Pastro mbeturinat”, ndërsa hapet me klik të
dyfishtë.

61

FOLLDERËT DHE FAJLLET

Fajllet dhe follderët janë mënyrë e organizimit të të dhënave me të cilat punohet
në kompjuter. Të dhënat së pari grupohen në fajlle, e pastaj fajllat radhiten në
follderë. Diçka ngjashëm me sendet, sirtarët dhe dollapët. Te sistemet e ndryshme
operative puna me fajlle dhe follderë mund të dallohet.

FOLLDERËT (SKEDARËT)

Follderët janë dosje elektronike në të cilat grupohen dhe radhiten fajllet
dhe follderë të tjerë. Follderët i krijon shfrytëzuesi, por mund të krijohen edhe
nga vet sistemi operativ ose nga programi. Follderët quhen edhe direktoriume ose
emërues.

Gjatë krijimit, follderit i jepet adresa. Adresa e follderit përbëhet prej vendit të
follderit dhe emrit të tij.

WINDOWS

Vendi i follderit përbëhet prej emrit të pajisjes së memories dhe emrit të
follderëve dhe nënfollderëve në të cilët është vendosur follderi i duhur.

Për shembull: c:\vizatimet\kafshet

vendi i emri i
follderit follderit

adresa e follderit kafshet

LINUX

Vendi i follderit përbëhet prej nënfollderëve dhe emrit të tij.

c:\vizatimet\kafshet

KOMPJUTERËT vendi i emri i
FOLLDERËT DHE FAJLLET follderit follderit

adresa e follderit kafshet

Në Linux duhet përmendur se bëhet dallim midis shkronjave të vogla dhe të
mëdha, prandaj gjallesat dhe GJALLESAT janë dy emra të ndryshëm.

Nuk mund të ketë dy follderë me adresë të njëjtë. Mund të ketë dy follderë
me emër të njëjtë por në lokacion të ndryshëm.

62

FAJLLAT (SKEDAT)

Fajllat janë grumbull i të dhënave të memoruara së bashku. Fajllat i krijon
shfrytëzuesi, por mund të krijohen edhe nga vetë sistemi operativ ose nga progra-
mi. Fajllat quhen edhe si dokumente ose skeda. Shfrytëzuesi i krijon fajllat në ndonjë
program.

Pas krijimit, nëse memorohen, fajllëve iu bashkëngjitet adresa. Adresa përbëhet
prej vendit dhe emrit të fajllit. Vendin dhe emrin e zgjedh shfrytëzuesi. Vendi pa-
raqet adresën e follderit në të cilin është vendosur fajlli.

WINDOWS LINUX

c:\vizatimet\kafshet\qen.bmp /vizatimet/kafshet/qen.bmp

vendi i emri vendi i emri
follderit i follderit follderit i follderit

adresa e follderit qen.bmp adresa e fajlit qen.bmp

Zakonisht afër emrit të fajllit paraqitet prapashtesa e ndarë nga emri me FOLLDERËT DHE FAJLLET
pikë. Prapashtesën zakonisht e shoqëron programi në të cilin është krijuar fajl- KOMPJUTERËT
li. Ajo paraqet shkurtesë më së shpeshti prej tre shenjave. Për shembull, Diel-
li.bmp është fajll me emër- dielli dhe prapashtesë- bmp. Sipas prapashtesës
mund të dallohet se prej çfarë të dhënave është krijuar fajlli, në cilin
program është krijuar dhe me cilën program do të mund të hapet dhe të
shihet përmbajtja e tij.

A mundet të hapet dhe dëgjohet kënga me program për vizatim?
Ndonjëherë një fajll mund të hapet në më shumë programe, e jo vetëm në
programin ku është krijuar. Nuk mundet të ketë dy fajlle me adresë të njëjtë.
Mund të kemi dy fajlle me emër të njëjtë, por në lokacion të ndryshëm. Disa
prapashtesa të fajlleve të cilët shpesh përdoren janë:
• txt, doc, pdf, odt për fajllet tekstuale
• jpg, gif, bmp, për fajllet grafike
• wav, mp3, ogg, për audio fajlle
• avi, mov, mpg, rm për video fajlle
• htm , html, për veb fajlle
• exe, bat, sh për fajlle që startojnë programe
• rar, arj, bz2, zip, gz për të dhënat e paketuara - arkivat

63

PROGRAME PËR PUNË ME FOLLDER

WINDOWS

Programi i cili mundëson punë me follderë është programi Windows Exp-
lorer. Fillohet me Start → All programs → Accessories → Windows
Explorer. Dritarja e njëjtë hapet me klik të dyfishtë në ikonën e follderit e
cila mund të jetë në desktop ose mund të jetë nënfollder i follderit që është
i shfaqur në desktop

Hapja dhe mbyllja e follderit
Që të shihet përmbajtja e follderit, ai duhet të hapet. Ekzistojnë më tepër
mënyra të hapjes së follderit:
• më së shpeshti hapet me klik të dyfishtë të majtë mbi ikonën e tij,
• klik të djathtë – Open,
• Klik të majtë- Enter (prej tastaturës), etj.

Follderi mbyllet me mbylljen e dritares ku është shfaqur përmbajtja e tij.

Përmbajtja
e folderit me
adresë e shfaqur
në 1

KOMPJUTERËT Fusha (1) është vend ku paraqitet adresa e follderit me të cilin punohet.
FOLLDERËT DHE FAJLLET Adresa mund të zgjidhet nga lista që hapet me klik të majtë në shigjetë (2)
ose do të paraqitet me hapjen e follderit në pjesën (3). Mënyra e paraqitjes së
ikonave në pjesën (3) zgjidhet me klik në shigjetën e ikonës (4) ose me hap-
jen e menysë View.

64

LINUX

Programi për punë me fajlle dhe follderë është Nautilus. Nautilus-i
mund të aktivizohet nëpërmjet menysë Mesta të panelit të epërm dhe
me zgjedhjen e ndonjërës prej vendeve: Dosja e brendshme, Rrethina,
Dokumenti etj. Që të shihet përmbajtja e follderit, ai duhet të hapet.

Hapja dhe mbyllja e follderit
Ekzistojnë më tepër mënyra të hapjes së follderit:
• Më së shpeshti hapet me klik të majtë të dyfishtë mbi ikonën e tij,
• Klik i djathtë – hap
• Klik i majtë - Enter (prej tastaturës)
Follderi mbyllet me mbylljen e dritares ku është paraqitur përmbajtja
e tij.

Dritarja e Nautilus-it përbëhet prej më tepër elementeve : FOLLDERËT DHE FAJLLET
1. Meny KOMPJUTERËT
2. Shiriti me vegla
3. Shiriti i vendit
4. Kontrolli për zmadhim
5. Pamja e ikonave/listave
6. Hapësira për paraqitjen e përmbajtjes
7. Lista e follderave (në të majtë)
8. Shirit i gjendjes

65

DRURI I FOLLDERËVE (PARAQITJA DHE PUNA)

KV

Follderët dhe nënfollderët mund Arta
të paraqiten në formë të drurit të Tekste
degëzuar. Kjo formë e paraqitjes së Vizatime
follderëve mundëson kontroll të mirë dhe
të shpejtë të follderëve ekzistues, lëvizje Argon
të shpejtë nëpër follderë, krijimin e shpejt Tekste
dhe të thjeshtë të follderëve të ri, kopjim, Vizatime
prerje, bartje dhe riemërim të fajlleve të
vjetra, etj.

Nëse punoni me drurin e follderëve
keni pamje sikur të shikoni në labirint
nga lartë, ndërsa nëse punoni pa dru keni
pamje sikur jeni në labirint.

Në dru nuk shfaqen fajllat.

WINDOWS

Follderët mund të shi-

hen në formë të drurit

me zgjedhjen e veglës

(1) - Follders prej drita-

res. Gjatë kësaj, dritar-

ja ndahet në dy pjesë.

Në njërën pjesë para-

qitet druri i follderëve,

ndërsa në pjesën tjetër dru
përmbajtja e plotë e foll- follderësh

KOMPJUTERËT derit aktiv (të zgjedhur)
FOLLDERËT DHE FAJLLET
nga druri.

Që të shihet përmbajtja

e ndonjë follderi në pjesën e djathtë të dritares duhet të klikohet mbi em-

rin e follderit në drurin e paraqitur në pjesën e majtë të dritares. Një nivel

më lartë në dru shkohet duke klikuar në ikonën (2). Në follderin më parë

të vizituar- një hap mbrapa shkohet me klik në butonin (3), kurse kthim i

sërishëm një hap para me klik në butonin (4).

66

WINDOWS FOLLDERËT DHE FAJLLET
KOMPJUTERËT
DEGËZIMI DHE MBLEDHJA E DRURIT

Që të degëzohet druri duhet të punohet me simbolet “+” dhe “-“ të cilët
nëse i ka janë të paraqitur, majtas nga emri i çdo follderit të drurit. Nëse afër
emrit të follderit në dru ka shenjë “+” do të thotë se në të ka nënfollder. Me
klik në “+” të drurit paraqiten nënfollderët e tij, kurse shenja “+” shndërrohet
në “-“. Me klik në “-“ mblidhet paraqitja e nënfollderëve në follder dhe “-“
shndërrohet në “+”. Nëse afër emrit të follderit nuk ka shenjë, do të thotë se
në të nuk ka follder të tjerë.

LINUX

Shiriti anësor mundëson edhe paraqitje të tjera. Ato ndërrohen nëpërmjet
menysë rënëse të paraqitur në fotografi dhe zgjedhje të Tree.

Që të shihet përmbajtja e ndonjë follderi në pjesën e djathtë të dritares du-
het të klikohet mbi emrin e follderit në drurin e paraqitur në pjesën e majtë të
dritares. Një nivel më lartë në dru shkohet me klik në botonin Lart. Në foll-
derin më parë të vizituar – një hap mbrapa shkohet me klik në butonin Pra-
pa, kurse kthimi i sërishme një hap me klik në butonin (Para).

DEGËZIMI DHE MBLEDHJA E DRURIT

Që të degëzohet druri duhet punuar me simbolet “shigjeta teposhtë” dhe
“ shigjeta në të djathtë” të cilat, nëse ekzistojnë, paraqiten majtas nga emri i
secilit follder të drurit. Ata shërbejnë për degëzimin dhe mbledhjen e drurit
me follderë dhe nënfollderë.

67

KOMPJUTERËT AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE
AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE Të punuarit e drejtë me follderë dhe fajlle është me rëndësi për ruajtjen dhe
punën efikase me të dhënat në kompjuter.
Prandaj çdo shfrytëzues i kompjuterit duhet të dijë:
• Të krijojë dhe emëroje follder dhe nënfollder
• Të lëvizë nëpër follder dhe nënfollder – të hyjë, të dalë, të hapë, të mbyllë
• Të bëjë kopje të fajlleve dhe follderave
• Të zhvendosë fajlle dhe follderë
• Të fshijë fajlle dhe follderë të caktuar
• Të Riemërojë emrat e fajlleve dhe follderëve të krijuar më parë.

WINDOWS
Aktivitetet e lartpërmendura shfrytëzuesi i kompjuterit mund t’i bëjë me:
Follder të paraqitur në dru,
Follder të paraqitur si ikonë (ose lista) në dritare

dru follderësh

Ikone të radhitura të
follderëve

Urdhrat për realizimin e aktiviteteve me follder dhe fajlle mund të zgjidhen
nga:
- Menyja e dritares aktive
- Menyja e cila hapet me klik të djathtë të mausit mbi ikonën ose hapësirën

punuese të dritares.

Çdo shfrytëzues mund të zgjedhë atë mënyrë e cila më së tepërmi i
përshtatet. Ne do të mësojmë të krijojmë follder dhe nënfollder me aktivite-
te të kombinuara.

68

LINUX

Urdhrat për realizimin e aktiviteteve me follder ose fajlle mund të zgjid-
hen nga: menyja Rregullo të dritares aktive ose menysë e cila hapet me
klik të djathtë të mausit mbi ikonën ose hapësirën punuese të dritares. Çdo
shfrytëzues mund të zgjedh atë mënyrë të cilën më së tepërmi i përgjigjet.

KRIJIMI I FOLLDERËVE DHE NËNFOLLDERËVE

Follderët mund të krijohen në follder ekzistues ose të vendosen në desk-

topin e sistemit operativ.

Urdhri për krijimin e follderit të ri është urdhri New (Krijo dosje). Gjen-

det në menynë File (Datoteka) të dritares në të cilën hapet përmbajtja e

follderit në të cilin krijohet follder i ri ose në menynë që hapet me klik të AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE
KOMPJUTERËT
djathtë mbi hapësirën punuese.

Mënyra e krijimit të follderit të ri :

- Zgjidhet vendi i follderit të ri (follder në të cilin do të krijohet

nënfollder i ri ose desktop)

- Zgjidhet urdhri New (Krijo dosje)

- Përcaktohet emri i follderit të ri dhe shtypet Enter

Ekziston radhitja gjatë krijimit të follderëve dhe nënfollderëve. Së pari

krijohen follderët, e pastaj nënfollderët e tyre. Ngjashëm me prindërit dhe

fëmijët. WINDOWS

Windowsi zakonisht për vendosjen e fajlleve, shfrytëzuesit i ofron
follderin My Documents. Shfrytëzuesi nuk duhet doemos t’i ruajë

këtu fajllat e tij.

69

LINUX

Çdo shfrytëzues në Linux posedon follderin e vet shtëpiak. Për shembull
për shfrytëzuesin gorgik ai follder do të jetë /home/gorgik, në të cilin ky
shfrytëzues do të mundet t’i vendos fajllet e tij.

Në një kompjuter shkollor punojnë më tepër KlV
nxënës. Në orët e mëtutjeshme çdo nxënës duhet Va
të krijojë fajlla të vet – tekste, vizatime, muzikë etj. Vjollca
Prandaj çdo nxënës në kompjuterin shkollor du- Tekste
het të krijojë drurin e follderëve të vet ku do t’i Vizatime
memorojë fajllat e tij. Argon
Tekste
Hapat e mundshme për krijimin e drurit të Vizatime
mëparshëm do të ishin: Vb

My Documents KlV Va Vjollca Aidan
KlV Va Vjollca Tekste Tekste
Argon Vizatime Vizatime

PRERJA, KOPJIMI, FSHIRJA DHE

RIEMËRIMI I FOLLDERËVE DHE FAJLLEVE

Fajllet dhe follderët e krijuar mund të priten, kopjohen, zhvendosen, riemërohen
dhe fshihen.

KOMPJUTERËT SELEKTIMI
AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE
Që të bëhet cilido aktivitet me follder ose fajll ai së pari duhet të selektohet. Se-
lektimi bëhet me klik të majtë të mausit mbi paraqitjen e follderit dhe fajllit. Mund
të punohet me një follder ose fajll ose me grup follderësh ose fajllesh. Grupi mund
të jetë prej fajlleve fqinjësor ose jo fqinjësor dhe follderëve. Follderët ose fajllet
fqinjësore selektohen me përshkrimin e kornizës rreth tyre me klik të majtë.

follderë fqinjë follderë jofqinjë

70

Grupi i follderëve ose fajlleve jo fqinjësorë selektohen në atë mënyrë që së pari
selektohet follderi ose fajlli i parë i grupit, kurse të tjerët selektohen me butonin e
shtypur Ctrl të tastaturës dhe klik të majtë mbi to.

Prerja e follderit ose fajllit paraqet marrjen e follderit ose fajllit nga vendi i tij. Me
këtë follderi ose fajlli do të zhduket nga vendi i tij i vjetër dhe mundet të vendoset në
vende të reja. Urdhri Edit → Cut (Rregullo → Prej)

Foto Foto
Linda Linda
Mavrovë Mavrovë
Ohër Ohër
Viti i ri
Aidan Aidan
Ekskursion Ekskursion
Viti i ri

Kopjimi i follderit ose fajllit është bërja e kopjes së follderit ose fajllit. Me këtë foll- AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE
deri ose fajlli mbeten në vendin e vjetër dhe mundet të vendoset në vende tjera. Urd- KOMPJUTERËT
hri: Edit → Copy (Rregullo → Kopjo).

Vendosja e follderit ose fajllit të prerë ose të kopjuar në vende të reja bëhet me
Paste (Ngjit). Urdhri: → (Rregullo → Ngjit).

Follderi ose fajlli i kopjuar apo i prerë mund të vendoset në vende të reja sa herë
që nevojitet.

Riemërimi i follderit është zëvendësimi i emrit të vjetër me emër të ri. Urdhri:
Edit → Rename (Rregullo → Riemëro)

Fshirja e follderit bëhet me urdhrin: Edit → Delete (Rregullo → Fshij) ose zgjedh-
ja me klik të majtë të mausit dhe Delete me tastin e tastaturës.

Foto Foto
Linda
Linda
Mavrovë Mavrovë
Ohër Ohër
Viti i ri Viti i ri

Aidan Aidan
Ekskursion Ekskursion
Viti i ri

71

KOMPJUTERËT DETYRA:
AKTIVITETE ME FOLLDERË DHE FAJLLE
KlV
Va
Vjollca
Tekste
Vizatime
Receta
Kripur
Perime
Mish
Ëmbëlsira
Torta
Banane
Dredhëza
Kulaç

1. Në follderin shkollor me emrin tënd krijo follder Receta me nënfollderë siç
është shfaqur në fotografi.

2. Prej nënfoderit Torta kopjo follderin Banane dhe vendose në follderin Ku-
laç.

3. Tash nga nënfollderi Torta bëje prerjen e follderit Dredhëza dhe vendose
në follderin Kulaç.

4. Fshije nënfollderin Mishi nga follderi Kripur.
5. Bëje riemërimin e follderit Ëmbëlsira në Shijshëm.

72

PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT
TEKST EDITORËT

Programet për shkruarjen e tekstit janë programet shfrytëzuese kompjuterike më së
shpeshti të përdorura.

Varësisht nga mënyra e rregullimit të tekstit programet për punë me tekst mund të
jenë tekst editorë ose tekst procesorë. Tekst editorët kanë mundësi për rregulli-
min e thjeshtë të pamjes së tekstit të shkruar për dallim nga tekst procesorët të cilët
ofrojnë numër të madh të mundësive për rregullim interesant të pamjes së tekstit. Rre-
gullimi i pamjes së tekstit quhet formatim i tekstit.

Tekst i formatuar INFORMATIKA
tekst i paformatuar

TEKST EDITORËT

Programet shfrytëzuese që shërbejnë për shkrimin e tekstit të shkurtër, rre- PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT
gullimin dhe përdorimin e tij të thjeshtë quhen tekst editorë. KOMPJUTERËT

Tekst editorët më së shpeshti përdoren për shkruarjen e tekstit të shkurtër, për
shembull, vërejtjet, adresat, porositë si dhe për shkruarjen e urdhrave të ndonjë gjuhe
programore gjatë krijimit të programeve ose UEB faqes. Mundësitë e tekst editorëve
janë:
• Futja (të shkruarit) e tekstit,
• Përmirësimi i gabimeve dhe ndryshimeve të tekstit,
• Gjetja dhe zëvendësimi i pjesëve të tekstit,
• Shtypja,
• Memorimi (Ruajtja)

Tekst editorët janë pjesë të sistemeve operative të cilat sot përdoren në kompjuterët
personal. Ndërmjet vete dallohen sipas emrit, pamjes dhe mënyrës së përdorimit.
Tekst editori në Windows quhet Notepad. Në Linux ekzistojnë më tepër tekst editor
të përpunuar nga autorë të ndryshëm: vi, nano, pico, KWrite, gedit etj. Ekzistojnë dhe
tekst editor të tjerë që mund të instalohen dhe të përdoren në këto sisteme operative.

Nëpërmjet të shkruarit të tekstit në tekst editor do të njoftohesh me funksionin e
disa tasteve të caktuara të tastaturës dhe me urdhra të menysë të cilat janë të rëndomtë
në pothuajse të gjitha menytë e programeve për shkrimin dhe rregullimin e tekstit.
Në program punohet me tastaturë dhe maus. Urdhrat nga menyja zgjidhen me klik të
majtë të mausit ose me kombinim të pullave të caktuara nga tastiera.

73

PAMJA E DRITARES SË PUNËS TË PROGRAMIT WINDOWS
LINUX
Tekst editor i cili zakonisht vjen
KOMPJUTERËT me sistemi operativ Windows është
PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT Notepad. Startohet me: Start - All
Programms→Accessories→
Notepad, me ç’rast hapet dritarja
e punës si në fotografi:

Tekst editori gedit hapet me
urdhrin: Aplikacione →
Vegla → Editim i tekstit.

RUAJTJA E DOKUMENTIT TEKSTUAL

Kur ruhet fajlli i ri tekstual është e nevojshme që t’i jipet emri dhe zgjid-
het vendi (pajisje memoruese dhe follder) ku do të mbahet mend. Ruajtja e
fajllit tekstual bëhet me zgjedhje në: File – “Save as” (Datoteka – “ruaje si”) ose
File → Save (Datoteka → Ruaje).

Vendi për ruajtje zgjidhet prej pjesëve të dritares të shënuara me (1) ose (2).
Emri jepet në fushën (3). Prapashtesa e fajllit është txt dhe shkruhet pas emrit
të fajllit. Fajllat me këtë prapashtesë janë tekste të paformatuara. Pas zgjedhjes së
vendit dhe emrit, zgjidhet butoni (4) Save (Ruaje) ose shtypet Enter në tastaturë.

Ekziston dallim midis urdhrave Save as dhe Save. Urdhri File →Save (Da-
toteka → Ruaje) përdoret për memorimin e ndryshimeve në dokument nën em-
rin dhe vendin e vjetër. Nëse dokumentit të ndryshuar duhet t’i jepet emër i ri
përdoret urdhri Save As (Ruaje si).

74

WINDOWS LINUX

HAPJA E DOKUMENTIT TË RI OSE DOKUMENTIT TË RUAJTUR PËR SHKRIM PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT
KOMPJUTERËT
Me zgjedhjen e File → New (Datoteka → i ri), hapet dokument i ri për t’u shkru-
ar. Hapja e dokumentit të ruajtur bëhet me: File → Open (Datoteka →Hap) dhe
zgjedhje të vendit dhe emrit të fajllit që duhet të hapet.

SHTYPJA

Tekstin e shkruar dhe të regjistruar shfrytëzuesi mund ta paraqesë në ekran ose ta
shtyp. Teksti dërgohet për shtypje me zgjedhjen e: File → Print (Datoteka →Printo)
nga menyja. Në dritaren e cila në atë rast hapet duhet të zgjidhet shtypësi në të cilin
do të shtypet nëse ka më shumë shtypës të lidhur në kompjuter, numri i kopjeve etj.

DALJA NGA PROGRAMI

Nga programi dilet me File → Exit (Datoteka → Fund).

PUNA ME TEKST NE PROGRAMIN TEKST EDITOR

SHKRUARJA E TEKSTIT
Teksti shkruhet nëpërmjet tasteve të tastaturës.
Disa nga rregullat gjatë të shkruarit të tekstit janë:
• Të shkruarit e shenjës nga tastiera fillon në vendin e kursorit –vija që pul-
son.
• Një shkronjë e madhe shkruhet me Shift + shkronja,
• Të gjitha shkronjat shkruhen në të mëdha me aktivizimin e pullës Caps Lock ,
• Shenja e sipërme e tastit shkruhet me Shift + tasti,
• Vend i zbrazët në mes të fjalëve lihet me tastin e gjatë Space,
• Në rresht të ri kalohet me tastin Enter.

75

FONTET

Font është mënyrë e të shkruarit të shenjave të alfabetit në programin për
rregullimin e tekstit. Shfrytëzuesi i programit e zgjedh fontin me të cilin e shkru-
an tekstin. Fontet kanë emrat e tyre. Për shembull: Times New Roman, Arial, Al-
gerian, Comic SansMS etj. Një font mund të shkruhet me madhësi të ndryshme.
Shenjat e një fonti mund të shkruhen me stil të ndryshëm – të trashë, të nënvizuar
dhe të pjerrtë.

Fontin, madhësinë dhe stilin e tij, shfrytëzuesi i programit mund t’i zgjedhë me
urdhrin: Format → Font (Rregullo-Preferenca → “fonte dhe ngjyra”) prej menysë.

Tungatjeta Tungatjeta
unë jam Notepad
unë jam Notepad Programi për shkrimin e tekstit në mënyrë të thjeshtë

Programi për shkrimin e tekstit në mënyrë të thjeshtë Fonti:Arial
Madhësia: 20
Fonti: Arial
Madhësia:14

Tungatjeta Stili: Shkronja të tungatjeta
trasha (b) dhe të unË jam notepad
unë jam Notepad programi pËr shkrimin e tekstit nË mËnyrË tË thjeshtË
kënddrejta (I)
Programi për shkrimin e tekstit në mënyrë të thjeshtë Fonti:Algerian
Madhësia: 18
KOMPJUTERËT Fonti: Arial
PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT
Madhësia: 20

Mbështetja maqedonase zgjidhet me: WINDOWS
• Klik të majtë në ikonën En në pjesën e djathtë të LINUX

shiritit, afër orës dhe prej menysë që hapet zgjidhet
Mk – mbështetja maqedonase. Ashtu zgjidhet edhe
mbështetja shqipe, duke zgjedhur Sq.
• Me kombinim të pullave Alt + Shift.

Në Linux mbështetja maqedonase zgjidhet me:
• Klik në ikonën USD në pjesën e djathtë të pa-

nelit të epërm, me ç’rast do të ndërrohet në
Mkd.
• Me kombinimin e butaneve Alt + Shift.

Tastet për disa shkronja të alfabetit cirilik maqedonas gjatë punës me mbështetje
maqedonase janë:

Љ – q ; њ – ë; џ – x; s – y; ч – ; Ж - \; Ѓ - ]; Ш – ç ; Ќ – ‘

76

KORIGJIMET NË TEKST PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT
KOMPJUTERËT
Në jetën e përditshme çdo ndryshim i tekstit të shkruar me dorë ose tekstit
të shkruar me makinë shkrimi në letër, zakonisht kërkon shkrimin e sërishëm
të gjithë tekstit.

Ndryshimet dhe korrigjimet në tekst me tekst editor, mund të bëhen atje
ku nevojitet dhe aq shpesh sa është e nevojshme dhe gjatë kësaj pjesa tjetër e
tekstit nuk pëson kurrfarë ndryshime. Përmirësimet bëhen me fshirjen e teks-
tit të vjetër dhe/ose shkrimin e tekstit të ri.

POZICIONIMI NË TEKST

Kursori vendoset në vendin e duhur të tekstit ku do të bëhen ndryshimet.
Vendosja e kursorit në vendin e duhur në dokument quhet pozicionimi në
tekst. Pozicionimi i kursorit më së shpeshti bëhet me:
• Klik të majtë të mausit,
• Shigjetat për pozicionim (lart, poshtë, majtë, djathtë),
• Pullës Home të tastaturës për shkuarjen në fillim të rreshtit,
• Pullës End për shkuarje në fund të rreshtit.

SELEKTIMI I PJESËVE TË TEKSTIT

Selektimi është shënim ose zgjedhje e pjesës së tekstit me të cilin do
të punohet (shenjë, fjalë, fjali, rresht). Selektimi bëhet me: klik të majtë me
maus në fillim të tekstit të duhur – tërhiqe deri në fund të tekstit – lësho.

datëlindja: 14.06.1999
ngjyra e preferuar: portokalli

ushqim i dëshiruar: lazanjë
emri dhe mbiemri:
Agon Xhaferi

FSHIRJA

Shfrytëzimi i tasteve të tastaturës dhe urdhrit nga menyja për fshirje.

Fshirja e shenjës ose tekstit të selektuar bëhet me:

• Pullën BackSpace për fshirjen e shenjës djathtas nga kursori,

• Pullën Delete për fshirjen e shenjës majtas nga kursori,
• Zgjedhjen e Edit → Delete (Rregullo → Fshij) nga menyja për fshirjen e

shenjës majtas nga kursori.

77

DETYRË

• Startoje tekst editorin.

• Shkruaje emrin dhe mbiemrin tënd, datëlindjen, ngjyrën e preferuar dhe

ushqimin e dëshiruar në mënyrën vijuese:



Emri dhe mbiemri: Agon Xhaferi

Datëlindja: 14.06.1999

Ngjyra e preferuar: portokalli

Ushqim i dëshiruar: Lazanjë

KOMPJUTERËT ο Pas futjes së tekstit Emër dhe Mbiemër: shtype butonin Tab nga
PROGRAME NDIHMËSE PËR RREGULLIMIN E TEKSTIT TEKST EDITORËT tastatura, dhe shkruaje emrin dhe mbiemrin tënd.

ο Përsërite të njëjtin operacion edhe me të dhënat tjera.
• Cili është funksioni i butonit Tab të tastaturës?
• Memoroje tekstin me emër “Ushtrim1.txt”, në follderin shkollor me

emrin tënd, në nënfollderin Tekste.
• Hape dokumentin e ri.
• Zgjidhe fontin Arial me madhësi 16, të trashur.
• Zgjidhe mbështetjen maqedonase,
• Shkruaji të gjitha të dhënat si në “Ushtrim1.txt”.
• Ruaje fajllin në follderin tënd të teksteve me emrin “Ushtrim2.txt”.

DETYRË:

• Hape fajllin “Ushtrim1.txt”,
• Athua fonti është ndryshuar? Në cilin?
• Ndryshoje ngjyrën e preferuar. Fshije me Backspace.
• Ndryshoje ushqimin e dëshiruar. Fshije me Backspace.
• Ruaji ndryshimet me emër të njëjtë “Ushtrim1.txt”.
• Tani fshije rreshtin e parë.
• Ruaji ndryshimet me emër të ri “Ndryshime.txt”. Me cilin urdhër do të

punosh?
• Shtype dokumentin.

78

KALKULATORI

Në jetën e përditshme sigurisht secili prej jush ka
parë ose ka përdorur kalkulator - pajisje elektroni-
ke për llogaritje të thjeshta.

Me sistemet operative çdo herë vijnë programe të cilat i mundësojnë shfrytëzuesit
kryerjen e llogaritjeve matematikore. Paraqitja grafike dhe mënyra e përdorimit
të këtyre programeve është shumë i ngjashëm me pamjen dhe përdorimin e kal-
kulatorit real.

WINDOWS

Programi shfrytëzues për llogaritje i LINUX
cili vjen me sistemin operativ Windows
është programi Calculator. Startohet me KALKULATORI
zgjedhjen e: Start → All Programs → KOMPJUTERËT
Accessoires → Calculator.

Programi Kalkulator starto-
het me zgjedhjen e:
Aplikacione → Shërbime
→ Kalkulator.

79

KOMPJUTERËT Programi mundëson paraqitjen e kalkulatorit në disa mënyra:
KALKULATORI • Me numër më të vogël të operacioneve matematikore dhe shprehjeve të thjesh-

ta – Standard (Bazë) dhe
• Numër më të madh të operacioneve matematikore dhe shprehje më të

ndërlikuara – Scientific (Shkencor).
Paraqitja e dëshiruar zgjidhet me View (Dukje).

Në program kryhen llogaritjet matematikore me futjen e numrave dhe me
zgjedhjen e operacioneve. Numri i futur paraqitet në ekran (2). Zgjedhja bëhet me
tastet e tastaturës ose me klik të majtë të mausit në tastet e (3) të paraqitjes grafike
të kalkulatorit. Disa nga operacionet e thjeshta të cilat ofrohen për njehsim janë:
mbledhja “+”, zbritja “-“, shumëzimi “*”, pjesëtimi “/”, rrënja katrore “Sqrt” etj.
Rezultati i njehsimit të shprehjes së futur fitohet pas futjes së shenjës “=” në fund
të shprehjes. Korrigjimet e futjeve bëhen me tastet e pjesës (4) të dritares. Ata e
kanë funksionin vijues:
• Backspace (Bksp) – e fshin shifrën e fundit të futur të numrit (mundet edhe me

tastin Backspace të tastaturës).
• CE – e fshin numrin e fundit të futur (ose me tastin Delete të tastierës).
• C (Clr) – fshin gjithë shprehjen e futur (me butonin ESC të tastaturës).

WINDOWS

Tastet për punë me memorie në Calculator për ruajtje të përkohshme dhe
mbledhje të numrave për përdorim të mëvonshëm gjatë njehsimeve janë tas-
tet e pjesës (5):
• MC, sikur Memory Clean, fshirje e përmbajtjes së memories.
• MR, sikur Memory read, lexim i përmbajtjes së memories.
• MS, sikur Memory Store, futja e vlerës së re në memorie me ç’rast e vjet-

ra, nëse ka ekzistuar, fshihet.
• M+, sikur Memory +, vlerës së vjetër në memorie i shtohet vlera e re.
• Katrorë, tregon gjendjen e memories:
ο Me M nëse ka vlerë,
ο zbrazët nëse nuk ka vlerë.

80

SOFTUER EDUKATIV SOFTUER EDUKATIV
Softuer edukativ janë programe kompjute- KOMPJUTERËT
rike për mësimdhënie, ndihmë gjatë mësimit
ose vetëm mësim.
Shumë shpesh njerëzit e shfrytëzojnë kompjute-
rin për punë me programe për mësim. Ekzistojnë
programe kompjuterike arsimore për njerëz të
moshës së ndryshme, duke filluar prej fëmijëve të
vegjël dhe adoleshentë, deri te të moshuarit.

LLOJET E PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE ARSIMORE

Softueri arsimor mund të jetë në formë të librit, enciklopedisë, fjalorit,
lojërave kompjuterike, simulimeve (pjesë e trajnimeve për pilotim, drejtim të
automobilit etj).

PËRMBAJTJA E PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE ARSIMORE

Softueri arsimor mund të jetë me dedikim të ndryshëm, si për shembull për
mësim të gjuhëve të huaja, matematikës, historisë, gjeografisë, artit, shëndetësisë,
etj.

Përmbajtja e programeve kompjuterike arsimore është kombinim i tekste-
ve, grafikës, zërit, video klipeve dhe linqeve-lidhjeve me përmbajtje të tjera.
Shfrytëzuesi i programit arsimor mund të kërkojë dhe të gjejë përmbajtje të ne-
vojshme, të parashtrojë pyetje dhe të marrë përgjigje, të testohet etj.

FURNIZIMI I SOFTUERIT ARSIMOR

Softueri edukativ në CD ose DVD, mund të blihet në shitore për softuer
ose në Internet. Mundet të jetë gratis për shkarkim nga Interneti ose mund të
shfrytëzohet drejtpërdrejt në Internet (online) nëpërmjet disa ueb sajteve të cak-
tuara.

81

KOMPJUTERËT UEB FAQET PËR SOFTUERIN ARSIMOR
SOFTUER EDUKATIV Këto janë adresa të disa ueb sajteve të cilat shesin ose ofrojnë zbritjen gratis dhe
shfrytëzim online të disa përmbajtjeve arsimore:
ENCARTA- Encarta është enciklopedi multimedia-
le e firmës softuerike Microsoft. Mund të blihet në DVD
ose në më tepër CD në shitoret softuerike ose në Internet
nëpërmjet ueb sajtit www.microsoft.com/encarta. Përmbajtjet
e enciklopedisë mund të shfrytëzohen edhe online me abo-
nim në ueb-sajtin encarta.msn.com. Në këtë ueb sajt të njëjtë
një pjesë e përmbajtjeve mund të shfrytëzohet edhe pa pagesë.
Momentalisht kjo enciklopedi ofron 60 000 artikuj nga fus-
hat e ndryshme, mbi 25 000 fotografi dhe ilustrime, 800 video dhe aktivitete inte-
raktive për shfrytëzuesin, më tepër se 3 000 klipe zanore dhe muzikore. Enciklo-
pedia rregullisht plotësohet, ndërrohet dhe korrigjohet nga ekspertët e fushave të
ndryshme .
WIKIPEDIA- Wikipedia është enciklopedi online e lirë
shumë gjuhësore e disponueshme përmes veb sajtit www.wiki-
pedia.org. Për dallim nga Encarta, artikujt në këtë enciklopedi
nuk i fusin dhe redaktojnë ekspertët por vetë shfrytëzuesit nga
mbarë bota. Ekziston Wikipedia në gjuhën maqedonase e dis-
ponueshme në veb sajtin mk.wikipedia.org
WEBOPEDIA- Webopedia është online enciklopedi pa
para për domethënien e fjalëve, frazave dhe shkurtesave nga fusha e kompjuterëve
dhe Internetit. E disponueshme në veb sajtin www.webopedia.com
ATLLAS ELEKTRONIK- maps.google.com është
veb sajt i cili mund të përdoret si atlas online për vizati-
min e hartave të cilit do lokacion si rezultat i fotografive
të mbledhura satelitore në tokë. Google earth është sof-
tuer i cili mund të shfrytëzohet si atlas gjatë mësimit të
gjeografisë.

SOFTUER ARSIMOR PËR FËMIJË
Kids.nationalgeographic.com

SOFTUER EDUKATIV PËR ASTRONOMI
www.astronomija.com.mk
FJALORË – www.m-w.com/dictionary/,
http://rechnik.on.net.mk

82

PYETJE PYETJE
KOMPJUTERËT
Pajisjet harduerike të kompjuterit

1. Ç’është sistemi kompjuterik?
2. Çka është softueri?
3. Ç’është hardueri?
4. Numëroi pjesët e zakonshme të harduerit në një kompjuter personal!
5. Numëroi pullat e pjesës së përparme të shtëpizës?
6. Çka tregojnë dritëzat në pjesën e përparme të shtëpizës të cilët ndriçojnë pa

ndërprerë dhe çka tregojnë ato të cilët ndriçojnë kohë pas kohe!
7. Çka ka në anën e prapme të shtëpizës?
8. Cila portë mundëson përcjelljes më të shpejtë të të dhënave ndërmjet kompjute-

rit dhe pajisjes së kyçur:
• Paralele
• Serike
• USB
• Firewire

Pajisjet periferike të harduerit

1. Cilat nga grupet e numëruara të pajisjeve të kompjuterit janë pajisje periferike:
• Monitori, tastatura, mausi, printeri
• Hard disku, disketa, CD-ja, DVD-ja
• Pllaka Amë, Hard-disku dhe procesori

2. Si i ndajmë pajisjet periferike sipas mënyrës së lidhjes me kompjuterin?
• Me tela dhe pa tela
• Të lidhur dhe jo të lidhur
• Të brendshme dhe të jashtme

3. Cila teknologji e lidhjes pa tela të pajisjeve periferike me kompjuterin sot është më e
njohur?

4. Pajisjet periferike hyrëse të kompjuterit përdoren për:
• futjen e të dhënave në kompjuter
• paraqitjen e të dhënave të shfrytëzuesit në kompjuter
• rruajtjen e të dhënave të futur në kompjuter

5. Rretho pajisjet periferike hyrëse:
• Tastatura
• Monitori

83

KOMPJUTERËT • Shtypësi
PYETJE • mausi

• skaneri
6. Cili është funksioni i pajisjeve periferike hyrëse?
7. Rretho pajisjet periferike dalëse:

• Tastatura
• Monitori
• Shtypësi
• Mausi
• Skaneri
8. Cili është funksioni i pajisjeve periferike dalëse?
9. Numëro grupet e tasteve në tastaturë?
10. Numëro tastet e mausit dhe sqaro funksionin e tyre!
11. Çfarë monitorë ekzistojnë sipas pamjes dhe mënyrës së punës?
12. Si quhet pjesa e përparme e monitorit ?
13. Çka është rezolucioni i monitorit:
• Madhësia e ekranit
• Numri i pikave vertikalisht dhe horizontalisht në ekran me të cilat shfaqet fo-

tografia,
• Lloji i monitorit
14. Numëro llojet e ndryshme të shtypësve që i di?
15. Cilat karakteristika duhet t’i ketë një shtypës i mirë?
16. Numëro materialet konsumuese tek llojet e ndryshme të shtypësve!

Pjesët e shtëpizës

1. Numëro pjesët më të rëndësishme të cilat gjinden të montuara në shtëpizën e
kompjuterit!

2. Cilat pjesë të rëndësishme elektronike janë të vendosura në pllakën amë?
3. Cili është funksioni i ROM memories?

• Cilat programe vendosen në RAM memorie?
• Ata me të cilët momentalisht punohet në kompjuterë,
4. Të gjithë programet e kompjuterit
5. Athua përmbajtja e RAM memories fshihet pas shkyçjes së kompjuterit nga
rryma! Si mund ta konstatosh atë?
6. Në cilën pjesë të pllakës amë përpunohen të dhënat në kompjuter?
• Monitor
• Hard disk
• Procesor

84

7. Në cilën pajisje të kompjuterit përherë ruhen të dhënat dhe programet: PYETJE
• Procesor KOMPJUTERËT
• Hard disk
• Monitor

8. Athua përmbajtja e hard diskut fshihet pas shkyçjes së kompjuterit nga rryma?
Pse?

9. Numëro disa lloje të kartelave elektronike të cilat mund të jenë të montuara në
kompjuter!

10. Si quhet kartela elektronike për lidhje me monitorin?
11. Si quhet kartela elektronike për lidhje me pajisjet e zërit?
12. Athua në kompjuter mund të shtohen kartela të reja?
13. Si quhen ndarjet e posaçme të pllakës amë në të cilën vendosen kartelat elekt-
ronike?

• Sllotet
• Portat
• Konektorët

Pajisjet memoruese

1. Pajisje memoruese të kompjuterit shërbejnë për:
• Ruajtjen e të dhënave
• Paraqitjen e të dhënave
• Përpunimin e të dhënave

2. Cilat pajisje memoruese e përbëjnë memorien kryesore të kompjuterit dhe cilat pa
jisje memoruese janë pajisje ndihmëse të memories?

3. Kapaciteti i memories i pajisjeve memoruese matet sipas:
4. Dimensioneve të pajisjes memoruese
5. Madhësisë së memories që e ka pajisja
6. Sa bit ka 1 Bajt?

• 10
•8
• 100
7. Cilat njësi matëse të kapacitetit të memories janë më të mëdha se bajti?
8. Numëro llojet e pajisjeve memoruese që i di?
9. Sa është kapaciteti i memories së tyre?
10. Çfarë lloje të CD-ve ka sipas mënyrës së të shkruarit të të dhënave dhe madhësisë
së memories?
11. Çfarë lloje të DVD-ve kemi?

85

KOMPJUTERËT Softuer
PYETJE
1. Çka është program kompjuterik?
2. Ku mund të blihet programi kompjuterik i nevojshëm?
3. Si quhen njerëzit që i krijojnë programet e kompjuterit?
4. Çka janë gjuhët programore?
5. A mund të mësoni ndonjë gjuhë programore dhe të shkruani program?
6. Si mund të jenë programet kompjuterike sipas qëllimit të tyre?
7. Si mund të jenë programet kompjuterike sipas mënyrës së furnizimit të
shfrytëzuesve të interesuar?
8. Çka është softueri legal dhe ai jolegal - pirat?

Lojëra kompjuterike

1. Çka janë video lojërat?
2. Numëro pajisjet në të cilët mund të luhen video lojëra?
3. Çka janë konzola për lojë?
4. Cilët konsolat sot janë më të njohura për lojë?
5. Çka janë lojërat kompjuterike?
6. Si është quajtur dhe kur është prodhuar loja e parë kompjuterike në botë?
7. Athua loja e parë kompjuterike është bërë për kompjuter personal?
8. Lojërat e para kompjuterike për kompjuterin personal kanë qenë:

• Lojëra me shkathtësi luftarake
• Aventura tekstuale
• Lojëra logjike grafike
9. Cilat pajisje plotësuese periferike dhe mundësi duhet t’i ketë një kompjuter për
luajtje të suksesshme të ndonjë loje të sotshme kompjuterike?
10. Cilët janë karakteristikat e lojërave?
11. Çfarë mund të jenë lojërat kompjuterike sipas përmbajtjes së tyre?
12. Çfarë mund të jenë lojërat kompjuterike sipas paraqitjes së grafikës?

Sistemi operativ

1. Çka është sistemi operativ?
2. Cilat sisteme operative përdoren sot te kompjuterët personal?

86

1. Cili është sistemi më i vjetër operativ? PYETJE
2. Cili është sistemi më i shfrytëzuar operativ tek kompjuterët personal? KOMPJUTERËT
3. Cili sistem operativ është gratis dhe i hapur për ndryshime nga ana e shfrytëzuesve?
4. Çka është mënyra tekstuale e punës e sistemin operativ, e çka është mënyra gra-

fike e punës?
5. Çka do të thotë një sistem operativ të jetë multi shfrytëzues (multi users)?
6. Athua në një kompjuter mund të instalohen më tepër sisteme operative?
7. Cilat elemente i dallojmë gjatë paraqitjes grafike të sistemeve operative?
8. Athua sistemet e ndryshme operative kanë pamje të njëjtë të sipërfaqes punue-

se – desktop?
9. Çka janë ikonat?
10. Çka janë dritaret?
11. Cilat janë pjesët e dritares?
12. Cili është funksioni i butonave të këndit të sipërm të djathtë të dritares?

Follderët dhe fajllat

1. Çka është follder?
2. Çka mund të jetë përmbajtja e follderit?
3. Cilët janë emërime tjera të follderit?
4. Kush mund të jetë krijues i një follderi?
5. Cilat janë karakteristikat e follderit?
6. Cila është përparësia e paraqitjes dhe punës me përmbajtjen e follderit në formë

të drurit?
7. Athua është i kufizuar numri i nënfollderëve të cilat mund të krijohen në një foll-

der ?
8. A duhet pasur kujdes në degëzimin e drurit të follderëve dhe nënfollderëve? Pse?
9. Çka është fajlli?
10. Cilat janë emërimet tjera të fajllit?
11. Kush mund të jetë krijues i fajllit?
12. Cilët janë karakteristikat e fajllit?
13. Kush e cakton emrin e fajllit?
14. Çka është prapashtesa e fajllit?
15. Kush ia cakton prapashtesën fajllit?

87

KOMPJUTERËT Programe ndihmëse për rregullimin e tekstit-tekst editor
PYETJE
1. Çka është tekst editori?
2. A vjen zakonisht secili sistem operativ me ndonjë tekst editor?
3. Cili është dallimi midis tekst editorit dhe tekst procesorit?
4. Çka është tekst i paformatuar?
5. Programet tekst editor janë të paraparë për:

• Të shkruar raporte të shkurtër dhe porosi,
• Të shkruar tekste të gjatë
• Te shkruar urdhra në ndonjë gjuhë programore për ndonjë program.
6. Çka është alfabeti, fonti, stili i fontit dhe madhësia?
7. Si zgjidhet mbështetja maqedonase në tastaturë?
8. Në cilin vend të dritares së tekst editorit fillon shkruarja e tekstit pas fut-
jes së tij nëpërmjet tastaturës?
• Më së larti majtas,
• Në vendin ku pulson kursori,
• Në mes të dritares
9. Cili tast i tastaturës mundëson të shkruhet një shkronjë e madhe?
10.Cili tast i tastaturës duhet të aktivizohet që të gjitha shkronjat e futura me
tastaturë të shkruhen si shkronja të mëdha?
11.Me cilin tast të tastaturës lihet vend i zbrazët midis fjalëve?
12.Sa vende të zbrazëta lihen midis dy fjalëve?
13.Me cilin tast të tastaturës kalohet në rresht të ri?
14. Me cilat taste të tastaturës fshihet shenja nga teksti?
15.Nëse kursori pulson midis shkronjave U dhe N të fjalës TUNG atëherë:
me pullën Delete do të fshihet shkronja ______ e fjalës TUNG,
ndërsa me pullën Backspace do të fshihet shkronja_______ e fjalës TUNG.
16.Çka do të thotë të selektohet një pjesë e tekstit?

Kalkulatori

1. Në cilat dy mënyra mund të futen numrat në programin Calculator?
2. Përpiqu pa i futur vlerat në kalkulator të përgjigjesh cila është vlera që fito-

het pas futjes së shprehjes vijuese në kalkulator! Pastaj kontrollo!
• 5+3MS+MR=
• 2MS3*4MS+MR=
• 2MS3*4MCMS+MR=

88

Softueri arsimor PYETJE
1. Programet kompjuterike arsimore janë programe kompjuterike aplikative KOMPJUTERËT

(shfrytëzuese) ose sistemore?
2. Në çfarë forme mund të jenë programet kompjuterike arsimore?
3. Kush dhe ku mund të përdoret softueri arsimor?
4. Ku mund të blihet softueri arsimor?
5. Çka do të thotë, softueri arsimor të jetë interaktiv?
6. Çka do të thotë, softueri arsimor të jetë multimedial?
7. Çka është Wikipedia?

89

MULTIMEDIA

MNTDTTMMSËEIËNJHUEËKËCPGENSLPKËTTAYMUËORIEMRKRJVMUHTËVDEEUZSBEDEO,IHAKA,FIPRËËAVRJOAMSITAIMDË.TJROSETEATHVËOGËQTEËRKITALJIFEPISVEVE,E
MJMSNIDPKSPMMAHHFUAËJHIEUUJRREUNERREANLMTMIRMRAËTELKDDËËIBBËQMKËPUZHSUANSTAIPIPTEEËTTLJTUTRDAUPLITDMOPGKA,RJIKËAËOPEHËRPAËKRPLTËRAEAICETËTNRNNE,ËRËRSIMPTVËLËCHNTEAALE.MHËRKEGITRPTLOENRSËËËËËËASËMINTTRMQAËYNIËRTË
TIGRIN ME SY.

MU90 LTIMEDIA

MULTIMEDIA

91

MULTIMEDIA NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
Multimedia është mënyrë e paraqitjes së përmbajtjes së caktuar me
përdorim të njëkohshëm të teksteve, fotografive, tingujve, video klipeve
dhe muzikës.

Përmbajtjet e paraqitura në mënyrë multimediale më së miri dhe më intere-
sant mund të përcillen dhe kuptohen nga njerëzit për të cilët janë paraparë. Për
shembull, përshkrimi i kafshës tigër vetëm me tekst pak do të ndihmojë në kra-
hasim me paraqitjen e fotografisë, videos, dëgjim të zërit etj.

PROGRAME KOMPJUTERIKE MULTIMEDIALE

Programet kompjuterike multimediale kanë përmbajtje e cila është
kombinimi teksteve, fotografive,
zërave, animimeve, video klipeve
dhe linqeve.

Linqet janë lidhje që mundësojnë me
klik të rëndomtë në to shfrytëzuesi të
“shëtisë” nëpër përmbajtjet e progra-
mit multimedial. Programet multimedi-
ale janë për shembull: softueri arsimor,
lojërat kompjuterike, ueb sajtet, simuli-
met kompjuterike, enciklopeditë, prog-
rame për prezantim etj. Programet mul-
timediale janë të mëdha dhe marrin
shumë memorie të pajisjeve memoru-
ese.

Madhësia e tyre është rezultat i
madhësisë të audio dhe video fajlleve të
cilët janë pjesë e përmbajtjes së tyre.

AUDIO DHE VIDEO FAJLLAT

Fajlli i cili është krijuar nga të dhënat zanore quhet fajll zanor ose au-
dio fajll. Audio fajllet për nga përmbajtja e tyre janë tinguj ose këngë. Formate
më të shpeshta të audio fajlleve janë: WAV, OGG, MID, MP3, WMA, CDA etj.

Fajlli i cili është krijuar prej të dhënave vizuale quhet video fajll. Video
fajllet, për nga përmbajtja janë video klipe ose filma. Formate më të shpeshta
të video fajlleve janë: MOV, WMV, DIVX, AVI, MPEG etj.

92

PROGRAMET PËR PUNË ME AUDIO DHE VIDEO FAJLLET

Audio dhe video fajllet dëgjohen dhe shikohen në kompjuter nëpërmjet
programeve që quhen Media plejer (Media Player). Shfrytëzuesit mund të
zgjedhin me cilin nga media plejerët e shumtë do t'i lëshojnë audio dhe video
fajllet e tyre. Programe të njohura media plejer janë: Windows Media Player, To-
tem, Ritam Box, ITunes, Real Player, QuickTime e shumë të tjerë. Disa janë au-
dio, disa video, mirëpo më së shpeshti janë audio/video plejer-ë.

PROGRAMET KODEK (CODEC)

A ju ka ndodhur të përpiqeni
ta lëshoni video klipin apo fil-
min e dëshiruar në ndonjë vi-
deo plejer dhe nuk keni suk-
ses ose e dëgjoni vetëm zërin
e nuk e shikoni fotografinë?
Nëse dëshironi ta “zgjidhni
problemin” duhet të njofto-
heni me programin të quajtur
KODEK!

Shumë shpesh audio dhe video fajllet janë të mëdha dhe marrin shumë memo- NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
rie në pajisjet memoruese. Që të mundet më shumë këngë të vendosen në një MULTIMEDIA
CD ose një film i plotë në CD ose në DVD, nevojitet zvogëlimi-kompresimi
i madhësisë origjinale të audio dhe video fajlleve. Gjatë zvogëlimit fajllet do të
humbin më pak apo më shumë nga kualiteti i tyre në varësi nga ajo sa do të jenë
të zvogëluara në raport me madhësinë origjinale. Fajllet kompresohen deri në
momentin kur duhet të lëshohen. Kur lëshohen me ndonjë media plejer është e
nevojshme të dekompresohen – zgjerohen që të
mund të përdoret përmbajtja e tyre.

Programi që mundëson zvogëlimin (komp- 93
resimin) pas krijimit dhe zgjerimin (de-
kompresimin) gjatë lëshimit të audio dhe vi-
deo fajlleve me media plejer quhet KODEK
(KOmpresim-DEKompresim). Formate më
të njohura për audio fajlle të kompresuara janë
MP3 dhe OGG, ndërsa për video fajlle të komp-
resuara janë: DivX, XviD, WMA, RealVideo
dhe të tjerë.

MULTIMEDIA WINDOWS
NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
MULTIMEDIA NË WINDOWS

Me sistemin operativ Windows vijnë disa programe për punë me fajl-
le multimediale:

• Sound Recorder,
• Volume Control
• Windows Media Player
• Windows Movie Maker
Për punë me këto programe, në kompjuter nevojitet të jenë të kyçur pa-
jisje adekuate: altoparlantë ose dëgjuese dhe mikrofon.

Sound Recorder:

Sound recorder është program i rëndomtë që mundëson incizim
dhe dëgjim të WAV audio fajlleve. Fajllet e incizuara më pas mund të
shfrytëzohen në Internet, në prezantime, video klipe etj. Kohëzgjatja e
audio fajlleve të incizuar është shumë e shkurtë, afro një minutë.

Programi starton me START → All Programms → Accessories →
Entartainment → “Sound Recorder”.

Pjesët e paraqitura në dritare kanë domethënien vijuese:
1. Gjatësia/sek. e pjesës së luajtur muzikore deri te pozicioni i

rrëshqitësit
2. Rrëshqitësi
3. Ardhja e shpejtë në fillim
4. Ardhja e shpejtë në fund
5. Lësho
6. Ndërpre
7. Incizo,
8. Gjatësia totale e regjistrimit

zanor/sek.

VOLUME CONTROL

Programi Volume Control startohet me:
• START – “All Programms” – Accessories – Entertainment ose
• Klik të dyfishtë të majtë në ikonë – altoparlanti në anën e djathtë

të “Task Bar”-it.

94

WINDOWS NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
MULTIMEDIA
Programi Volume Control shfrytëzohet për ndryshimin e intensi-
tetit të zërit nga dhe në kompjuter: të altoparlantëve (dëgjuesve), të
altoparlantit të montuar në PC, të mikrofonit, muzikës nga CD etj.

Intensiteti i zërit rregullohet me tërheqjen e rrëshqitësve vertikal (1)
lart apo poshtë. Rrëshqitësit horizontal (2) mbi secilin rrëshqitës verti-
kal shërbejnë për balancimin e zërit në anën e majtë dhe të djathtë të al-
toparlantit. Numri i rrëshqitësve është i ndryshueshëm varësisht nga pa-
jisjet e instaluara apo të kyçura, të lidhur me zërin e kompjuterit. Pulla
(3) Mute shërben për shkyçje të tërësishme të zërit.

WINDOWS MEDIA PLAYER

Windows Media Player është program që mundëson:
• Dëgjimin e muzikës,
• Shikimin e filmave dhe video klipeve,
• Shndërrimin e muzikës prej audio CD në fajlle me format tjetër

–kompresim të muzikës (Rip),
• Incizim të muzikës në CD (Burn),
Programi startohet:
Start → “All Programms” → “Windows Media Player”

Pjesët e dritares janë:
1. Emri i programit
2. Tastet për punë me drita-

ren e programit,
3. Lista me meny
4. Tastet për para dhe mbrapa,
5. Pjesë e punës ku paraqitet filmi, vizualizimi gjatë dëgjimit të muzikës,

fotografi të shfletuara ose përmbajtja e menysë së zgjedhur,
6. Pulla për kontrollim të rrjedhës së muzikës ose filmit,
7. Shiriti rrëshqitës i cili tregon ose mundëson ndryshim të pozicionit

momental të filmit ose këngës,
8. Pulla për ndryshim të pamjes së programit në dritare.

95

WINDOWS

vilm Efekte të përmbajtja e
vizati- vizualizimit gjatë të bibliotekës
mor dëgjuarit të muzikës multimediale

Lista me menytë është e ndarë në mënyrën vijuese:

Menyja Now playing mundëson:
Kyçje ose shkyçje të panelit,
Zgjedhje të llojit të efekteve vizuale gjatë dëgjimit të muzikës etj.

ndezje ose fikje e panelit

zgjedhje të efekteve vizuale

MULTIMEDIA Menyja Library mundëson:
NOCIONI PËR MULTIMEDIEN - Krijimin e PlayList – grup të këngëve të zgjedhura – (1), të cilat mund

të dëgjohen me radhë ose me radhitje të rastësishme (shuffle) – (2),
- Organizimi i muzikës, video fajlleve ose fotografive dhe fotografive në

bibliotekë sipas kategorive të ndryshme (3): Interpretues, aktor, TV se-
rijal, zhanër, album, datë, fjalë, kënga etj.

96

WINDOWS NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
MULTIMEDIA
Menyja Rip mundëson shndërrimin e muzikës prej audio CD-së në fajlle
me format të kompresuar (Mp3, wma, wav, dhe të tjera). Kjo është mundësi
e dobishme nëse dëshironi muzikën prej audio CD-së ta dëgjoni në komp-
juter pa CD ose në ndonjë portativ për dëgjimin e muzikë (për shembull,
iPod).

Menyja Burn mundëson incizimin e këngëve prej bibliotekës në CD. Inci-
zimi mund të jetë sikur audio CD, i cili pastaj mund të lëshohet në cilin do
CD plejer ose sikur data CD (mp3, wma etj.) që mundet të lëshohet vetëm
në CD plejerat që e përmbajnë atë format të këngëve (mp3, wma).

Menyja Sync mundëson sinkronizimin (përcjelljen) e këngëve nga komp-
juterit në ndonjë pajisje portabël për dëgjim të muzikës dhe anasjelltas.

Menyja Media Guide, paraqet udhëheqës nëpër përmbajtjet multimedia-
le në Internet siç është blerja on line e muzikës.

WINDOWS MOVIE MAKER

Windows Movie Maker paraqet program që mundëson krijimin dhe
përpunimin e video fajlleve.

Me këtë program në video fajllin origjinal mund të shtohen: tekstet, fo-
tografi, tinguj, muzikë, efekte të ndryshme vizuale etj. Mund të shkurtohen
pjesë të video fajllit ose nga skenat e caktuara të bëhen fotografi. Mund të
bashkohen më shumë fajlle në radhitje të dëshiruar me mundësi për efekte
vizuale gjatë kalimit ndërmjet tyre.

Në program mund të bëhet vi-
deo fajll i ri nga fotografitë të cilat
shfaqen njëra pas tjetrës me radhit-
je të caktuar dhe me kohë të caktu-
ar të zgjatjes. Kalimi në fotografinë
e ardhshme mund të jetë me efek-
te vizuale, mund të vendoset tekst
mbi fotografitë, të aktivizohet zëri
ose muzika.

Programi Windows Movie Maker
startohet me: START →All Programms →Windows Movie Maker

97

WINDOWS

Domethënia e pjesëve më të rëndësishme të dritares janë:

1. Futja e video, audio dhe fajlleve grafike të cilat do të shfrytëzohen si ele-
mente për krijimin e video fajllit të ri,

2. Rregullimi i elementeve në video fajll (radhitja, kohëzgjatja, zgjedhja e ani-
macioneve, efekteve të kalimit etj.)

3. Ruajtja e video fajllit me zgjedhje të vendit.

4. Paraqitja e fajlleve të futur dhe efekteve të zgjedhura me hapat (1) dhe (2)
të cilat do të shfrytëzohen në krijimin e video fajllit (video klipe, audio fajl-
le, fotografi, efekte vizuale, animacione etj).

5. Pjesë në të cilën radhiten elementet (me
klik – tërheq – lësho) prej të cilëve do të
përbëhet video fajlli. Në këtë pjesë mund të
paraqitet:

• Rrjedha kohore e video fajllit dhe gjithë
elementeve të tij ose

• Elementet e video fajllit në radhitje të pa-
raqitjes,

Buton për ndryshimin e pasqyrës

Elementet video sipas radhitjes të pasqyrës Pasqyra kohore të elementeve video

Tubgatjeta Fajlet foto dhe video
Efektet e tranzisionit
MULTIMEDIA Tubgatjeta foto video 1 video 2 Zëra nga fajlet video
NOCIONI PËR MULTIMEDIEN
titulli Zërat ose muzikë e shtuar
Tekst i shtuar me fajlin video
Efekti
i tranzicionit

6. Ekrani për paraqitjen e video klipit. Që të bëni fotografi nga paraqitja mo-
mentale e video fajllit në ekranin (1) mjafton të klikoni në pullën e ekranit (2),
e pastaj të zgjidhni emrin dhe vendin për fotografinë (3).

98

WINDOWS

Pas memorimit të video fajllit të ri, ai mund të shikohet me ndonjë vi-
deo plejer.

LINUX

MULTIMEDIA NË LINUX

Ubuntu është sistem Linux desktop i orientuar, përpos të tjerave ai
është dedikuar edhe për shfrytëzues të rëndomtë të cilët çdo ditë bal-
lafaqohen me të dhëna multimediale. Këtu bëjnë pjesë “zëri dhe vi-
deo” nga menyja Aplikacione.

INTENSITETI I ZËRIT MULTIMEDIA NË LINUX
MULTIMEDIA
Aplikacioni “Fuqia e zërit” përdoret për kontrollimin e intensitetit
të zërit që fitohet nga kompjuteri. Me të mund të mbikëqyret baras-
pesha e intensitetit, elementet e posaçme (pajisje) që japin zë, intensi-
teti i altoparlantit të majtë dhe të djathtë, duke përfshirë edhe shkyçje
të tërësishme të zërit. Ky ap-
likacion paraqitet në formë të
apletit, prandaj gjatë gjendjes
iniciale të Ubuntu, ikona që
ka formë të dëgjuesit, gjen-
det në anën e djathtë të pa-
nelit të sipërm.

99

MULTIMEDIA LINUX
Me klik të dyfishtë hapet aplikacioni për rregullimin e intensitetit të
zërit. Në fotografi vërehen më tepër rrëshqitës prej të cilave rrëshqitësi
Master i referohet zërit kryesor dalës. Vërehen edhe elemente të tjera,
respektivisht pajisje që gjenden në kompjuter (hyrje vijore, CD, mikro-
fon), prandaj nëpërmjet këtij aplikacioni mund të rregullohet intensiteti
i secilit element veçmas.

DËGJIMI I AUDIO CD-VE
Audio CD-të përmbajnë shënime zanore (deri 74 minuta në CD disk stan-
dard) në formë të këngëve të veçanta. Disa sekonda pas vendosjes së diskut
në pajisjen CD, në sipërfaqen punuese do të paraqitet ikona “Audio disk” dhe
do të aktivizohet aplikacioni Sound Juicer..
Në pjesën e epërme të dritares gjenden titulli i diskut, interpretuesi, zhanri
i muzikës dhe kohëzgjatja.
Në listën e poshtme janë dhënë
këngët (shënimet zanore) të ci-
lat gjinden në disk dhe me futjen
e CD diskut të gjitha janë të selek-
tuara. Kjo do të thotë se të gjitha
do të dëgjohen (një nga një). Nëse
ndonjë këngë është e deselektuar,
atëherë kur do të vije radha ajo do
të lëshohet, do të kapërcehet. Buto-
ni LËSHO shërben për kapërcimin
e përmbajtjes së diskut.

100

LINUX MULTIMEDIA

LËSHIMI I AUDIO FAJLLEVE

Audio fajllet përmbajnë shënim zanor dhe më së shpeshti kanë
prapashtesën waw, ogg ose mp3. Mënyra më e lehtë për hapjen e audio
fajllit bëhet më klik të dyfishtë në ikonën e tij (nëpërmjet Nautilus-it). Nëse

fajlli është në formatin ogg,
për reproduktimin e tij nuk
nevojiten kurrfarë kodekë. Ai
do të hapet nëpërmjet shikue-
sit Totem, program i cili krye-
sisht është i dedikuar për vi-
deo shënime, por i hap edhe
audio shënimet. Shikuesi To-
tem mund të aktivizohet me
urdhrin: Aplikacione → Zë
dhe Video → Lëshues i fil-
mave.

Në pjesën qendrore (që në fotografi është e zezë me lara), paraqitet ani-
macioni i cili lëviz në lidhje me zërin që reprodukohet në moment. Poshtë
gjenden kontrollet për lëshim, pauzim, kalim në shënim të mëparshëm
ose të ardhshëm. Rrëshqitësi Koha paraqet kohën e audio fajllit dhe pa-
raqet pozitën momentale të shënimit të lëshuar. Shfrytëzuesi me lëvizjen
e këtij rrëshqitësi (në të majtë dhe në të djathtë) mund ta kthejë mbrapa
ose të ecë para nëpër shënim. Nga ana e djathtë gjendet “Shiriti anësor” ku
shfrytëzuesi mund të shtojë dhe largojë këngë, si dhe ta incizojë play listën.

Një numër i madh i audio fajlleve, janë të incizuara në formatin MP3, pran-
daj këtu është përshkruar edhe
instalimi i kodekëve (CODEC)
për reprodukimin e shënimeve
MP3. Mënyra më e lehtë e insta-
limit të kodekëve është instalimi
automatik me ndihmën e Ubun-
tu. Që të aktivizohet instalimi
mjafton të klikohet dy herë në
ndonjërën nga MP3 këngët.

101


Click to View FlipBook Version