LINUX
Pas kësaj do të hapet shikuesi Totem i cili do të provojë ta lëshojë
këngën. Mirëpo kodekët nuk janë të instaluar dhe do të paraqitet pyet-
ja nga fotografia, në të cilën shfrytëzuesi përgjigjet. Pyetja është: A
dëshiron Ubuntu t'i kërkojë kodekët e nevojshëm.
Që të realizohet kërkimi, kompjuteri duhet të jetë i kyçur në Internet.
Kërkimi zgjat prej disa sekondash deri në disa minuta.
Pas gjetjes, kodekët do të paraqiten.
Instalo kodekë multimediale
Kodek
MULTIMEDIA Ndihme
Shfrytëzuesi i selekton kodekët, por njëkohësisht për shkak të rregul-
lave juridike, ai duhet t'i pranojë edhe kushtet për instalimin e tyre.
102
LINUX MULTIMEDIA
Pas vërtetimit klikohet në pullën Instalo. Pasi që në sistemin operativ
duhet të bëhen ndryshimet sistemore, instalimin e kodekëve mund ta
bëjë vetëm administratori i cili duhet ta fusë fjalëkalimin e vet.
Pas kësaj fillon marrja e fajlleve të instaluara dhe menjëherë pason ins-
talimi automatik i kodekëve. Pasi që kodekët do të instalohen, Totem shi-
kuesi vazhdon ta reprodukojë MP3 këngën. Softueri i instaluar i cili u ins-
talua, përveç kodekëve për audio shënime, përmban edhe kodekë për vi-
deo shënime.
Totem shikuesi ofron vetëm funksionalitete themelore të lëshimit të
muzikës, prandaj nëse shfrytëzuesi ka shumë këngë dhe i nevojitet or-
ganizimi i fajlleve dhe menaxhimi i tyre më i lehtë, Ubuntu e ofron
lëshuesin e muzikës Ritamboks. Ikona e tij mund të gjendet në menynë
Aplikacione→Zë dhe Video. Pamja e këtij aplikacioni është e dhënë në
fotografi.
103
MULTIMEDIA LINUX
Në pjesën e epërme të aplikacionit gjenden kontrollet për lëshimin e
muzikës, kontrollet për përsëritjen e listës dhe zgjedhjen e rastësishme
të këngës së ardhshme. Nga ana e majtë gjendet biblioteka e cila është e
ndarë në disa kategori, play- lista të shfrytëzuesit dhe pajisjet plotësuese që
përmbajnë këngë (sikur pajisja CD).
Shfrytëzuesi ka mundësi të shtojë direktoriumet të tëra me këngë, në
vend që t'i shtojë këngët një nga një. Ajo bëhet me urdhër: muzika → Im-
porto direktorium. Pas importimit, Ritamboksi kërkon në internetin gjet-
jen e informatave plotësuese për interpretuesin dhe albumin e këngëve, në
mes të cilave është edhe mbështjellësi i albumit. Sipas të dhënave të fitua-
ra, Ritamboksi i grupon këngët në lidhje me interpretuesin dhe albumin.
LËSHIMI I RADIOS
Internet radio është mënyra më e re e përhapjes së radio mediumit
nëpërmjet internetit. Kjo mënyrë e transmetimit u mundëson shfrytëzuesve
t'i dëgjojnë radio stacionet e tyre anekënd botës. Për lëshimin e radios
nëpërmjet Internetit shfrytëzohet programi Ritamboks i cili shërben edhe
për dëgjimin e audio fajlleve. Në pjesën e bibliotekës së Ritamboksit ekzis-
ton lista Radio nëpërmjet së cilës shfrytëzuesi mund t'i rregullojë radio sta-
cionet të cilët transmetohen nëpërmjet Internetit.
104
LINUX MULTIMEDIA
Për shtimin e stacionit të ri në listë thirret urdhri: Muzika - New In-
ternet Radion Station, ose klik i djathtë në hapësirën e zbrazët të listës
dhe zgjedhjen e “New Internet Radion Station”. Do të hapet dialogu
për futjen e ueb adresës së radios. Radiot mund të shtohen edhe me shti-
min e plejlistës që përmban më shumë radio. Në fotografi është shfaqur
veb faqja e Shoutcast (shoutcast.com). Në këtë veb faqe shfrytëzuesit
mund të zgjedhin radio stacionin sipas shumë kritereve. Pastaj klikohet në
linkun Tune it dhe radioja mund të dëgjohet.
105
LINUX
LËSHIMI I DVD VIDEOS
Edhe pse DVD disqet mund të
përmbajnë edhe të dhëna, qëllimi i
tyre kryesor është të përmbajnë video
shënim disaorësh. Totem shikuesi pa-
raqet shikues standard dhe plotësisht
funksional të DVD videos, por edhe
të llojeve tjera të video shënimeve.
Startimi i tij është shumë i lehtë. Me
vetë futjen e DVD diskut kyçet shi-
kuesi dhe automatikisht fillon repro-
duktimi i video shënimit.
Kontrollet standarde që shërbenin për menaxhimin me zë takohen
edhe këtu. Në menynë Pamje gjendet nënmenyja Proporcioni, prej ku
vendoset raporti i anëve të videos dhe nën menysë Përkthim, prej ku
shfrytëzuesi e zgjedh përkthimin e filmit nëse ai e ka.
Totemi ka mundësi ta incizojë fotografinë e DVD filmit e cila paraqi-
tet në moment. Kjo bëhet me urdhrin: Rregullo - fotografo ekranin,
me ç‘rast hapet dialogu
ku shfrytëzuesi zgjedh
se ku do të ruhet fotog-
rafia.
MULTIMEDIA LËSHIMI I VIDEO FAJLLEVE
Sikur që ekzistojnë shumë audio formate, ashtu ekzistojnë edhe numër
i madh i video formateve. Video fajlli mund të hapet nëpërmjet Nauti-
lusit, me klik të dyfishtë mbi ikonën e tij. Në fotografi paraqitet video
fajlli i kompresuar me prapashtesën avi dhe dy përkthime të filmit me
prapashtesën sub.
106
LINUX MULTIMEDIA
Nëse aktivizohet filmi, Totemi kërkon përkthimin që ka emër të njëjtë
me avi fajllin. Kështu, në këtë rast do të kyçet përkthimi Troy.sub.
Ja Hektori.
INCIZIMI I AUDIO CD-së
Programi Serpentine shërben për incizim në audio CD. Ai gjendet në
menynë: Aplikaciove – zë dhe video, megjithatë ai mund të aktivizohet
automatikisht nëse shfrytëzuesi fut CD të zbrazët dhe pastaj e zgjedh op-
sionin krijo audio CD. Që të krijohet audio CD, shfrytëzuesi duhet të
zgjedhë audio fajlle (ogg, mp3, ose format tjetër), të cilat do të incizohen
në CD, me kohëzgjatje prej 74 minutash.
Shtimi i audio fajlleve mund të zhvillohet në dy mënyra: me shtim të
rëndomtë të fajlleve një nga një (pulla-Shto), ose shtim të plejlistës me
këngë (e përpunuar në Ritamboks ose ndonjë program tjetër).
107
MULTIMEDIA LINUX
PYETJE
Me urdhrin Edit → Preferenci vendosen parametrat e incizimit:
Pas vendosjes së kushteve për incizim, nga dritarja kryesore klikohet
në pullën Zapisi na disk me ç‘rast incizimi do të fillojë.
PYETJE
Nocion për multimedia
1. Çka janë programet kompjuterike multimediale?
2. Çka mund të jetë përmbajtja e fajllit zanor?
3. Cili është emri tjetër i fajllit zanor?
4. Çka është kompresioni i fajllit?
5. Pse është e nevojshme të kompresohen audio dhe video fajllet?
6. Nëse një film është kompresuar në dy mënyra dhe gjatë mënyrës së
parë zë vend në DVD kurse gjatë mënyrës së dytë zë vend në CD,
cili film do të jetë me kualitet më të mirë? Pse?
7. Numëro disa formate të audio dhe video fajlleve?
108
8. Cilat janë formate shumë të popullarizuara për kompresimin e audio dhe vi- PYETJE
deo fajlleve? MULTIMEDIA
9. Çka mundësojnë programet e Media plejerëve?
10. Numëro emra të programeve të njohura të Media Plejerëve!
11. Çka është programi kodek (CODEC)?
12. Numëro emra të kodek programeve të njohura?
Programe për multimedia
incizues i zërit, kontrolli i zërit
1. Kyçe mikrofonin (pajisje për futjen e të dhënave zanore në kompjuter) në
portën përkatëse të kartelës zanore.
2. Fillo programin për incizim të zërit dhe përpiqu të krijosh fajll të shkurtër za-
nor me atë që do të incizosh të folurit tënd në të cilin prezantohesh: me emrin
dhe mbiemrin tënd, klasën, shkollën etj.
3. Memoroje fajllin e krijuar zanor në follderin Zëra me emrin Tung.
4. Përpiqu ta vendosësh zërin të rrjedhë në kahje të kundërt, më shpejt, më
ngadalë, t’ia shtosh ehon.
5. Ai ndryshim i fajllit i cili më së shumti të pëlqen incizoje në follderin tënd me
emrin Tung_ndryshimi.
6. Përpiqu t'i bashkosh fajllet, Tung dhe Tung_ndryshimi në një fajll me emrin
TeBashkuar.
7. Incizoje fajllin e ri me emrin TeBashkuar.
8. Dëgjoje!
Audio – video plejer
1. Lësho muzikë ose shiko ndonjë video klip.
2. Përpiqu ta shkyçësh dhe pastaj përsëri ta kyçësh zërin.
3. Me ndihmën e arsimtarit përpiqu t'i shndërrosh audio fajllet nga ndonjë CD
muzikor në formatin .mp3 dhe pastaj t'i lëshosh pa CD në kompjuter.
Programi për punë me video
1. Përpiqu të krijosh video klip të fotografive me vendosjen e efekteve gjatë kali-
mit nëpër fotografi të ndryshme, efektit të animacionit në fotografi, tekstit në
fillim dhe në fund të video klipit dhe / ose në ndonjë nga fotografitë - koment.
Vendos muzikë në prapavijë! Memoroje fajllin si video fajll dhe “lëshoje” me
ndonjë program Media plejer.
109
INTERNET
qediKmnmnPnyadëëhfbëiolrëeiëtoankorërsmonysmmthëhrmgaaatjekseëj,ituëkntttathonrëmdërv.aemikoenbljoitantpddeiijinnjhrIjnunnyëëuëtstëetrehrmrën,eet,!
IN110TERNET
INTERNET
111
INTERNETI RRJETET KOMPJUTERİKE
RRJETET KOMJUTERIKE
Rrjeti kompjuterik është grup i dy
apo më tepër kompjuterëve të lidhur.
Kompjuterët e lidhur në rrjet mund të
gjinden në distancë më të madhe apo
më të vogël të ndërsjellë dhe të jenë të
lidhur me pajisje të ndryshme –me apo
pa tela.
LLOJET E RRJETEVE KOMPJUTERIKE
Llojet themelore të rrjeteve kompjuterike sipas distancës së ndërsjellë të
kompjuterëve të lidhur janë:
• Rrjet kompjuterik lokal (LAN –Local Area Network).
• Rrjet kompjuterik global (WAN –
Wide Area Network).
RRJET KOMPJUTERIK LOKAL
Rrjeti LAN i lidh kompjuterët që
gjinden në largësi të vogël recipro-
ke. Shembull për rrjet lokal kompjuterik
janë kompjuterët e lidhur në një klasë,
zyrë, ndërtesë etj.
MUNDËSITË E RRJETIT LOKAL KOMPJUTERIK
Kompjuterët e lidhur mund t'i shfrytëzojnë bashkërisht pajisjet hardueri-
ke, si shtypësin, skanerin, etj., mund t'i shkëmbejnë programet dhe fajllet etj.
Për shembull: Shtypësin apo skanerin e lidhur për një kompjuter, mund t'i
shfrytëzojnë për shtypje dhe skenim të gjithë kompjuterët e tjerë edhe pse
nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me ta. Të dhënat dhe programet mund të
përcillen prej njërit kompjuter në tjetrin pa shfrytëzimin e CD-së apo me-
mories USB. Shfrytëzuesi i lidhur në rrjetin lokal, në secilin kompjuter, nëse
ka leje, mund të përcaktoj cilat pajisje apo follderë në kompjuterin e tij do
të japin qasje për shfrytëzim apo shfletim kompjuterëve të tjerë të rrjetit.
Shfrytëzuesi mund edhe të mos lejojë asgjë nga kompjuteri i tij të shihet apo
shfrytëzohet nga kompjuterët e tjerë të rrjetit. Shfrytëzuesi mund të bëjë një
follder i kompjuterit të tij të shihet (ndahet) nga kompjuterët e tjerë dhe sipas
nevojës dhe marrëveshjes nëpërmjet atij follderi të shkëmbejë programe dhe
fajlla me kompjuterët e tjerë të rrjetit.
112
WINDOWS RRJETET KOMJUTERIKE
Në Windows kompjuterët e lidhur në rrjetin lokal dhe pajisjet dhe follderët INTERNETI
që ndahen mund të shihen dhe shfrytëzohen me zgjedhjen e ikonës My Net-
work Places nga Desktopi apo nga menyja Start.
LINUX
Nga menyja Vende Rrjet bëhet qasja deri te kompjuterët dhe pajisje në
rrjet që i ndajnë resurset e veta.
PAJISJET PËR LIDHJEN E KOMPJUTERËVE NË RRJET
Për lidhje në rrjetin lokal secili kompjuter i lidhur në rrjet duhet të ketë kartelën
e vet të rrjetit. Pajisja që mundëson dhe organizon përcjelljen e të dhënave
ndërmjet kompjuterëve në rrjetin lokal quhet suiç (switch). Te rrjetet më të vogla
lokale suiçi mund të jetë pjesë e pajisjes ruter (router). Ruteri është pajisje e cila
mundëson një rrjet lokal të lidhet me rrjetet tjetra (për shembull, me rrje-
tet e tjera lokale apo Internet).
RRJETI GLOBAL KOMPJUTERIK -WAN
Rrjeti WAN lidh kompjuterë që gjenden në largësi
të mëdha gjeografike. Për shembull, në një shtet, në
shtetet e ndryshme apo kontinente. Rrjeti WAN mund të
paramendohet si rrjeti prej LAN dhe WAN rrjeteve në
largësi të mëdha gjeografike. Pajisje për lidhje në rrjetin
WAN janë: Kabllo transoqeanike, satelite, linjat telefoni-
ke etj. Rrjeti më i madh WAN në botë quhet Internet.
INTERNETI
Paramendoni miliona kompjuterë në të gjitha anët e botës të lidhur në mënyra
të ndryshme, të cilët komunikojnë dhe shkëmbejnë informata. Ky është rrjeti In-
ternet! Interneti është rrjeti më i madh WAN në botë dhe prandaj e quajnë edhe
rrjeti botëror kompjuterik. Mund ta paramendojmë si rrjet i rrjeteve kompjuteri-
ke të të gjithë botës.
113
INTERNETI FUNKSIONIMI I INTERNETIT
FUNKSIONIMI I INTERNETIT
INTERNET ADRESA NË SECILIN KOMPJUTER TË INTERNETIT
Secili kompjuter që të jetë i lidhur në Internet medoemos duhet ta ketë adresën
e vet. Ajo quhet Internet adresa dhe shënohet me shkurtesën IP (Aj Pi). Me këtë
adresë kompjuteri mund të gjendet dhe t'i marrë të dhënat e nevojshme nga In-
terneti, e në të njëjtën kohë edhe t'i dërgoj të dhënat e veta kompjuterëve të tjerë
në Internet. Sikur që secili kompjuter i lidhur në Internet duhet ta ketë Internet
adresën e vet, ashtu edhe secili fajll i vendosur për shfletim në ndonjë kompjuter
në Internet (tekst, fotografi, video klip, muzikë etj.) duhet ta ketë adresën e vet që
quhet ueb adresa apo URL (Uniform Resourse Locator).
MËNYRAT E LIDHJES NË INTERNET
Që kompjuteri të lidhet në Internet nevojitet një firmë që do ta mundësojë lidh-
jen. Firmat që mundësojnë lidhjen në Internet quhen Provajder të Internet
shërbimit (ISP). Te ne, për shembull, të tilla janë firmat MtNet, OnNet etj.
Lidhja mund të bëhet në disa mënyra të ndryshme:
• Me linjën fikse telefonike
ο Dial Up,
ο ISDN
ο ADSL.
• Me televizion:
ο Kabllor
ο Satelitor
• Pa tela (wireless) (WiFi, WADSL, WiMAX).
• Me telefoni mobile (GPRS, EDGE, 3G).
Secila prej këtyre mënyrave të lidhjes shfrytëzon pajisje të ndryshme (linjat tele-
fonike, modem, satelite, kabllo, adapter pa tel etj.) prej të cilave varet shpejtësia e
përcjelljes së të dhënave, çmimi, mundësitë etj. Secili shfrytëzues mund ta zgjedhë
atë mënyrë të lidhjes e cila më së shumti i përgjigjet.
114
SHËRBIMET E INTERNETIT
Të gjitha mundësitë që i ofron Interneti për biseda, shkëmbim të poro-
sive, informata, blerje, zbritjen e fotografive, muzikë, video klipe etj., qu-
hen shërbime të Internetit. Shërbimet punojnë nëpërmjet kompjuterëve të lid-
hur në Internet që quhen serverë. Kompjuterët e lidhur në Internet që i shfrytëzojnë
mundësitë e Internetit quhen klientë. Ngjashëm si në qendrën tregtare ku një pjesë
e njerëzve ofrojnë shërbime ndërsa pjesa tjetër më e madhe i shfrytëzojnë ato, për
shembull, parkingu, shitore për prodhime të ndryshme, posta, banka, kinosalla, sal-
lone për zbukurim, etj.
Disa prej shërbimeve të Internetit janë:
• WWW (World Wide Web). Shërbim për vendos-
jen e ueb sajteve të veta dhe për shfletim të ueb saj-
teve të tjera.
• Search Engines (makina për kërkim). Shërbim për
gjetjen e informatave të nevojshme në Internet.
• E-mail. Shërbim për pranimin dhe dërgimine
postës elektronike.
• Komunikimi interaktiv. Shërbim për komunikim
tekstual, të zërit (audio) dhe vizual (video) ndërmjet
njerëzve që gjinden njëkohësisht në Internet. Komuni-
kimi realizohet nëpërmjet programeve të ndryshme si
mIRC, Yahoo Messenger, ICQ, Skype etj.
• E-commerce. Shërbim onllajn FUNKSIONIMI I INTERNETIT
për blerje dhe shitje të prodhime- INTERNETI
ve të ndryshme dhe për kryerje të
shërbimeve të ndryshme
115
INTERNETI • Bankimi elektronik. Shërbim për kontrolli-
UEB FAQJA DHE UEB SAJT min e llogarisë bankiere, pagimi i faturave dhe
ngjashëm
• Download. Shërbimet e ndryshme për zbrit-
jen e të dhënave nga rrjeti (fotografi, muzikë,
video klipe, filma etj)
• Upload. Shërbime të ndryshme për dërgimin
e të dhënave në rrjet.
RREGULLAT E SJELLJES NË INTERNET
Shfrytëzuesit e Internetit duhet të dinë që:
• Nuk janë çdo herë të sakta dhe të sigurta ueb sajtet apo përmbajtjet e vendo-
sura në Internet
• Nuk janë çdo herë të besueshëm të gjithë njerëzit që komunikojnë në Internet.
Nëse je shfrytëzues i Internetit që të sigurohesh nga ngjarjet e padëshiruara dhe
të tpëapkëankëdnshdmshempeëprmërbmabjuajkuëskhëislhlaivlleavveijvuiejusee:se:
• Për të gjitha situatat në të cilat nuk je i sigurt si të veprosh kërko këshillën e di-
kujt që i beson dhe që i di mirë përparësitë, por edhe grackat e Internetit (prin-
di, arsimtari)
• Askujt mos i zbulo fjalëkalimet që i përdor në Internet pasi që mund të
keqpërdoren. Për shembull, dikush mund ta lexojë, shkruajë apo dërgojë postën
elektronike në emrin tënd apo të bisedojë në Internet në emrin tënd dhe të të
bëjë pjesëmarrës në situata të pa lakmuara.
• Mos fut të dhënat dhe e-mail adresën tënde në ueb sajte të panjohura dhe mos
iu përgjigj e-mail porosive të panjohura meqenëse mund të jesh i “sulmuar” nga
reklamat apo viruse.
• Asnjëherë mos e fut në Internet numrin e kartelës së kreditit të prindërve të tu,
për të blerë apo porositur diçka, pa lejen dhe këshillën e prindërve.
• Mbahu i panjohur për bashkëbiseduesit e panjohur pasi që edhe njerëzit më
qëllimkeq mund të shtiren si të dashur, të mirë, si fëmijë apo tinejxher.
• Mos i jep të dhënat personale të tua apo të anëtarëve të familjes sate (emrin dhe
mbiemrin, adresën, telefonin apo fotografinë) bashkëbisedueseve të panjohur
në Internet. Bisedo çiltër për qëndrimet dhe mendimet e tua, por mos e zbulo
identitetin tënd.
116
• Nëse ke vendosur të takohesh me dikë që e ke njoftuar në Internet le të jetë ai
vend publik. Asnjëherë nuk mund të dish çka është e vërtetë nga marrëveshja
në Internet. Mos shko vetë, menjëherë largohu, paraqitu në telefon dhe kërko
ndihmë nëse ndjen se diçka nuk është në rregull ose diçka nuk të pëlqen.
• Gjatë bisedimit në Internet mos përdor fjalë fyese dhe të turpshme.
UNË JAM... UNË JAM...
• Tekstin gjatë bisedimit mos e shkruaj me shkronja të mëdha. Kjo është njëlloj UEB FAQJA DHE UEB SAJT
sikur të bërtasësh. INTERNETI
• Më shumë informata në lidhje me këtë mund t'i gjesh në sajtin www.crisp.
org.mk
UEB FAQJA DHE UEB SAJT
UEB FAQJA
Ueb faqja është dokument i vendosur në Internet për shfletim. Ueb do-
kumentet kanë prapashtesë .htm apo .html. Ueb faqet kanë përmbajtje që është
kombinim i teksteve, fotografive, zërit dhe video. Shërbimi për vendosjen dhe
shfletimin e ueb faqeve është WWW (World Wide Web) dhe është shërbim më
i popullarizuar në Internet.
UEB SAJT
Ueb sajt është koleksion i një apo më tepër ueb faqeve të vendosura në
Internet. Ueb faqet e Ueb sajtit janë të organizuara në formë të drurit (hierar-
kike) prej follderëve dhe nënfollderëve.
117
FAQJA FILLESTARE Internet Klient
Secili ueb sajt ka faqen e vet fillestare. Faqja fil-
lestare e Ueb sajtit quhet Home page. Zakonisht
kjo faqe i tregon shfrytëzuesit çka mund të gjen- Ueb srever
det në Ueb sajt –ngjashëm me përmbajtjen në
fillim të librit. Ueb
sajt
ADRESA Ueb faqe
Secila faqe e ueb sajtit që të hapet duhet të ketë
adresën e vetme (URL). Shfrytëzuesi zakonisht e hap faqen fillestare të ueb
sajtit. Ja shembuj që na tregojnë se si mund të duket shënimi i ueb adresave
të disa ueb faqeve:
http://mk.wikipedia.org
http://www.cartoonnetwork.com ose
http://www.cartoonnetwork.com/games/dexterlabs.html
http://www.masterint.mk
Mund të vërehet se ueb adresat përbëhen nga disa pjesësh. Këto pjesë kanë
domethënien e vet. Nga pjesët e ueb adresës mund të kuptojmë se kujt i
takon ueb faqja, cilit tip të firmës apo organizatës, në cilin shtet është
hostuar ueb sajti etj.
INTERNETI DOMETHËNIA E PJESËVE TË UEB ADRESAVE
UEB FAQJA DHE UEB SAJT
• http:// është shkurtesa e protokollit (rregullës) për shkëmbimin e ueb
faqeve.
• www, mk janë shkurtesat e emrit të ueb serverit.
• cartoonnetwork, wikipedia, а1, antenna5… janë emrat e sajteve.
• Shkurtesat e tipit të sajtit janë:
Com –komercial,
Biz- biznes,
Net –për shërbimet e rrjetit,
Gov –të institucionit qeveritar
Org –të organizatës joqeveritare
Edu –të institucionit arsimor,
Mil –të institucionit ushtarak,
e të tjerë
• Shkurtesat për shtete ku janë vendosur ueb sajtet janë:
Mk –Maqedoni, it-itali, bg –Bugari, hr –Kroaci.
• /games/dexterlabs.html –rruga e follderëve dhe nënfollderëve -vendi i fa-
qes në drurin e sajtit dhe ueb faqja (dexterlabs.html).
118
LINQET UEB FAQJA DHE UEB SAJT
INTERNETI
Për lëvizje prej njërës faqe në faqen tjetër të ueb sajtit të njëjtë apo në faqen
tjetër të ueb sajteve të tjerë, shfrytëzohen vende të shënuara në përmbajtjen e
ueb faqeve që quhen linqe. Linqet mund të jenë tekstuale dhe grafike
Linqet tekstuale mund të jenë fjalë të nënvizuara, fjalë me ngjyrë të ndryshme nga
ngjyra e tekstit tjetër në ueb faqe, tekstet e organizuara në listë.
Linqet grafike mund të jenë fotografi, butona etj.
Linqet dallohen edhe nga ajo se kanë ngjyrë të ndryshme nga
teksti tjetër, janë të nënvizuara apo kursori e ndryshon pamjen
duke u vendosur mbi to (për shembull, prej shigjetës në dorë me
gisht të drejtuar).
PUBLIKIMI DHE HOSTIMI I UEB SAJTIT
Pronarët e ueb sajtit sot janë njerëzit e rëndomtë, shkolla, firma, organizata, insti-
tucione etj.
Ueb faqet bëhen dhe radhiten në ueb sajt me ndihmën e programeve speciale. Ueb
sajti krijohet në një kompjuter, ndërsa ruhet në kompjuterin tjetër. Kompjuteri në
të cilin ruhet ueb sajti që të jetë i qasshëm për shfletim në Internet quhet ueb
server apo host. Nëpërmjet atij ueb sajti është i qasshëm për shfrytëzuesit e Interne-
tit nga cilado anë e botës 24 orë në ditë. Përcjellja e përmbajtjes së ueb sajtit nga
kompjuteri ku është bërë, në kompjuterin ku ruhet, quhet publikim i ueb saj-
tit. Ndarja e hapësirës për ueb sajt në ndonjë ueb server quhet hostimi i ueb saj-
tit. Firmat që janë provajderë të Internet shërbimit (MtNet, OnNet etj.) shpesh bëjnë
edhe hostimin e ueb sajteve.
UEB SHFLETUESI
Programi për hapje, shfletim dhe lëvizje
nëpër ueb faqe të ndryshme të ueb sajteve
quhet ueb shfletues (Web browser).
Lëvizja (navigimi) nëpër ueb faqe të ndryshme
në Internet në mënyrë të popullarizuar quhet
“surfim” në Internet. Ueb faqja në ueb shfle-
tues hapet me shkruarjen e adresës së saj në
fushën speciale për adresa.
119
INTERNETI UEB SHFLETUS TË NJOHUR
UEB FAQJA DHE UEB SAJT
Ekziston numër i madh i ueb
shfletuesve, por më të njohur janë:
Mozilla Firefox, Microsoft Internet
Explorer, Opera dhe Safari.
Në një kompjuter mund të ketë të
instaluar disa ueb shfletues të ndryshëm. Shfrytëzuesi mund të zgjedhë me ci-
lin prej tyre do të punojë apo t’i shfrytëzojë njëkohësisht. Gjatë startimit të
ueb shfletuesit, ueb faqja e parë që paraqitet quhet Home Page apo faqja fil-
lestare.
ELEMENTE TË UEB SHFLETUESVE
Ueb shfletuesit të paraqitur më lartë më shumë janë të ngjashëm se që dallo-
hen ndërmjet veti. Disa vende të përbashkëta të rëndësishme për shfrytëzuesin
gjatë punës me këto programe janë:
1. Shiriti për emrin e ueb sajtit të paraqitur dhe emrin e ueb shfletuesit.
2. Menyja për punë me ueb faqen e paraqitur në ueb shfletues
Me urdhrat në File mund të hapen gjuhëzat, të ruhet apo shtypet ueb faq-
ja e paraqitur etj.
Me urdhrat në View mund të zgjidhen veglat që do të paraqiten në shiritin
me vegla, të zumohet pamja e ueb faqes etj.
Me urdhrat Bookmarks (Favorites) mund të krijohen listat e adresave të
ueb faqeve të cilat shfrytëzuesi përsëri dëshiron t’i vizitojë. Në këtë mënyrë
nuk duhet t’i mbaj në mend, e as t’i shënojë, por thjesht nga bookmark-u do
t’i zgjedh me klik.
Me urdhrat History mund të krijohet lista e ueb faqeve të vizituara në
periudhë, për shembull, të javës së kaluar, muajit, etj.
120
3. Veglat e punës me ueb faqen e paraqitur në ueb shfletues. Disa nga vegla më UEB FAQJA DHE UEB SAJT
shpesh të përdorura janë; INTERNETI
1. Back –kthen në faqen e vizituar paraprakisht.
2. Forward – kthen në faqen nga e cila shfrytëzuesi është kthyer në faqen pa-
raprake.
3. Stop –e ndërpret leximin e ueb faqes nëse, për shembull, leximi shkon
shumë ngadalë etj.
4. Reload apo Refresh –e “mbush” përsëri faqen e njëjtë pasi që përpjekja e
parë ishte e pasuksesshme, është kryer shumë ngadalë apo nuk ka mbaru-
ar plotësisht.
5. Home –e paraqet faqen e parë në ueb shfletues.
4. Fusha për futjen e adresës së ueb faqes. Adresa futet me tastierë me
përmbajtje angleze.
5. Lista për zgjedhjen e adresës së ueb faqes paraprakisht të vizituar. Me
futjen e adresës faqja fillon të mbushet pas shtypjes së tastit Enter të tastierës.
Gjatë futjes së ueb adresës në ueb shfletues nuk është me rëndësi se a do të
shkruhet me shkronja të mëdha apo të vogla. http://www.ohrid.org.mk =
HTTP://WWW.OHRID.ORG.MK
6. Treguesi për qasjen e ueb faqes me adresën e futur. Treguesi është fo-
tografi e animuar (dritarja që valon, shigjeta që rrotullohet në rreth etj.). Kur
është aktiv kjo d.m.th. se ueb shfletuesi përpiqet t’i qaset kompjuterit në të ci-
lin gjendet ueb faqja.
7. Treguesi i gjendjes është fushë në formë të drejtkëndëshit e cila mbus-
het gradualisht me katrorë të vegjël dhe kështu mund të ndiqet deri ku është
mbushja e ueb faqes së dëshiruar në ueb shfletues.
8. Pjesa për paraqitjen e përmbajtjes së ueb faqes
9. Gjuhëzat në të cilat janë të hapura ueb faqet e ndryshme në dritaren e
njëjtë të ueb shfletuesit. Në kohë të caktuar mund të jetë aktiv dhe të shfle-
tohet ueb faqja në një tab (gjuhëz).
121
INTERNETI UEB KËRKUESIT
UEB KËRKUESIT Në WWW ka miliona ueb faqe me përmbajtje të ndryshme. Që të gjendet adre-
sa e ueb faqes që përmban informata të nevojshme shfrytëzohen shërbimet gratis
të Internetit që quhen Makina për kërkim (Search Engine). Shfrytëzimi i tyre
është nëpërmjet Ueb faqeve.
UEB KËRKUESIT E NJOHUR
Makinat e sotshme më të njohura dhe më të përdorura për kërkim, janë:
• Google
•
Mund të përdoret duke e vizituar faqen www.google.com. E kanë krijuar Lari
Pejxh dhe Sergej Brin në Universitetin e Stenfordit në Amerikë në vitin 1998. Emri
Google rrjedh nga fjala googol, që në matematikë simbolizon 1 pas të cilit pasojnë
100 zero.
• Yahoo!
Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen search.yahoo.com.
• MSN
Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen www.msn.com.
• Ask.com
Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen www.ask.com. Këto makina për
kërkim ofrojnë mundësi të kërkimit të ueb faqeve, fotografive, hartave apo video
klipeve me përmbajtje të caktuar.
MËNYRAT E KËRKIMIT
Ekzistojnë dy mënyra të kërkimit, kërkim sipas kategorive (temave) dhe kërkim
sipas fjalëve kyçe. Pothuajse të gjitha makinat për kërkim i ofrojnë që të dy mënyrat
e kërkimit.
• Kërkimi sipas kategorive (regjistrave)
Kategoritë janë lëmë e interesit, si për shembull: arsimi, shkenca, zbavit-
ja, sporti, shëndetësia, shopingu etj. Kur kërkohet diçka sipas kategorisë nevo-
jitet që nga lista e kategorive të ofruara të zgjidhet kategoria në të cilën i takon ajo
çka neve na intereson apo kategoria mund të shënohet në fushën e kërkimit. Pastaj
mund të paraqiten nënkategoritë apo lista e adresave të ueb faqeve me përmbajtjet
e temës së kërkuar.
122
Nga faqja search.yahoo.com zgjidhet kërkimi sipas kategorisë regjistrit) – (1). Tema e
kërkuar (për shembull –kompjuterët) shkruhet në fushën (2) dhe për kërkim shtypet
në butonin (3). Apo nga (4) zgjidhet kategoria të cilës i takon tema e kërkuar, sajti etj.
Kategori dhe nënkategori te Ueb faqe me përmbajtje nga
zgjedhura tema e interesit.
Nënkategori të tjera
Ueb faqe të temës
të kërkuar
• Kërkimi sipas fjalëve kyçe UEB KËRKUESIT
Kërkimi sipas fjalëve kyçe mundëson gjetjen e informatave të nevojshme me INTERNETI
shkruarjen e fjalës kyçe apo fjalisë. Fjala kyçe është fjalë që përshkruan noci-
onin që kërkohet. Për shembull, fjala ‘Elephant” është fjalë kyçe që na dërgon
te ueb faqet të cilat e përmbajnë atë fjalë. Ato ueb faqe mund të jenë për shtazën
elefant, por mund të jenë edhe për filma, restorante etj të cilat në ueb faqen e vet
e përdorin atë fjalë.
123
INTERNETI Kur kërkohet sipas fjalës kyçe është e nevojshme:
UEB KËRKUESIT • Zgjedhja e saktë e fjalës që përshkruan nocionin që kërkohet,
• Kur përdoren më shumë se një fjalë kyçe, fjala më e rëndësishme shkruhet e
para,
• Fjalët kyçe duhet të shkruhen drejt pasi që nga kjo varet rezultati i fituar i
kërkimit.
Kërkuesi më i njohur sipas fjalës kyçe është Google me adresë
www.google.com.
Çfarë kërkohet?
Fjala kyçe
DOMETHËNIA E REZULTATEVE TË PARAQITURA TË KËRKIMIT
Si rezultat i kërkimit fitohet lista e ueb adresave që përmbajnë nocionin që
kërkohet në formë siç e kërkon shfrytëzuesi (tekst, fotografi, video etj.). Gjasa më
e madhe për gjetjen e përmbajtjeve të kërkuara është te njëzetë ueb faqet e para
nga lista e fituar pas kërkimit.
124
Përmbajtja e rezultateve të fituara nga kërkimi është: UEB KËRKUESIT
1. Secili rezultat nga lista e paraqet titullin e ueb faqes, nëse ekziston. Me klikim INTERNETI
në titull hapet faqja.
2. Nën titull vijojnë disa rreshta të parë nga teksti i faqes të cilat shpesh ndihmojnë
të vendosim a ka faqja atë që kërkojmë apo jo.
3. Pastaj vijon ueb adresa e faqes.
4. Në fund e shkruan madhësinë e faqes ose fotografinë në bajta.
PUNA ME FOTOGRAFI (OBJEKTE) TË UEB FAQES
Kopjimi apo regjistrimi i fotografisë nga ueb faqja bëhet me klikim të djathtë mbi
fotografinë e ueb faqes. Pas kësaj hapet menyja nga e cila zgjidhet “Copy Ima-
ge”. Fotografia e kopjuar me paste mund të vendoset në dokumentin tjetër. Reg-
jistrimi i fotografisë nga ueb faqja bëhet me klikim të djathtë mbi fotografinë e
ueb faqes. Pas kësaj nga menyja zgjidhet “Save Picture As”. Pastaj zgjidhet vendi
për memorimin e fotografisë.
DETYRË
Me kërkuesin Google përpiqu:
• Të kuptosh cili është kryeqyteti i
ndonjë shteti në botë,
• Të gjesh fotografi të flamurit të shte-
tit dhe kryeqytetit,
• Të gjesh fotografi të këngëtarëve të
njohur, aktorëve apo personazheve të
filmave të vizatuara.
• Krijo follder të ri me emër Fotografi
dhe memoro disa prej fotografive me
madhësi mbi 50KB.
125
PORTALI
Portal është ueb sajt i centralizuar. Ai në një vend vendos –lajme, foru-
me, postë elektronike, kërkim, vegla të ndryshme dhe ueb shërbime tjera.
Portale më të njohura janë YAHOO, GOOGLE, dhe MSN. Shpesh por-
talet përpunohen për një lëmi të caktuar, firmë apo organizatë. Në portal
mund të lajmërohen me emrin e vet shfrytëzues dhe fjalëkalim shfrytëzuesit
e ndryshëm të regjistruar që t’i qasen shërbimeve të caktuara që ofron portali.
PORTALI I SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME
A dëshironi të kuptoni diç më tepër për shkollat tjera në Maqedoni, të njof-
toheni me nxënësit e tyre, të shihni si dhe çka punojnë ata, t’u tregoni çka dhe
si punoni ju, të jeni në rrjedhë dhe të merrni pjesë në aktivitete dhe projekte
që realizohen në arsim?
Portali me ueb adresën www.schools.edu.mk është vend i vërtetë për këtë!
Është përpunuar për nevojat e shkollave fillore dhe të mesme të Maqedonisë.
Përmban lajme, forume, vegla, linqe dhe shërbime tjera të lidhura me arsimin.
Mund ta shfrytëzojnë arsimtarët, nxënësit, prindërit e tyre dhe gjithë ata që
dëshirojnë të informohen dhe të marrin pjesë në aktivitete të arsimit. Portali
mund të shfrytëzohet në gjuhën shqipe apo në gjuhën maqedonase
PËRSHKRIMI DHE SHFRYTËZIMI I PORTALIT
1 Në faqen fillestare të
portalit me adresë www.
schools.edu.mk gjen-
den informata më të reja,
më interesante dhe më të Ministria e Portali i shkollave fillore dhe të mesme
rëndësishme për ngjar- Arsimit dhe
Shkencës
INTERNETI jet e lidhura me shkol- Fillimi Kërko
POSTËN ELEKTRONIKE lat –projekte, aktivitete, Shkollat
marrëveshje, propozime, Klasët Doracaku për
mendime etj Arsimtarët ndihmë dhe
Prindërit përkrahje.
Në faqen fillestare gjen- Prindërit
det edhe lista me linqe të Forumi
E-posta
Ueb mjetet
E- ditari
E-kurse
Kalendari
faqeve tjera të cilat ofrojnë Lexo më shumë Lexo më shumë Lexo më shumë
mundësitë e ndryshme për
shfrytëzuesin e portalit:
126
2. Linku na shpie te lista e shkollave POSTËN ELEKTRONIKE
fillore dhe të mesme të Maqedonisë me INTERNETI
informatë për adresën e tyre, numrin te-
lefonik, e-mail adresë dhe link të ueb fa-
qes së tyre nëse e kanë.
Në këtë mënyrë, shkollat shumë thjeshtë mund të kuptojnë për njëra tjetrën, të
komunikojnë, shkëmbejnë përvojat apo të caktojnë vizita të përbashkëta, pro-
jekte etj.
3, 4, 5 janë linqe të faqeve që ofrojnë përmbajtje informative të ndarë sipas
temës për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
6. Link te faqja me forume për nxënësit dhe prindërit. Nxënësit dhe prindërit
kanë mundësi të bisedojnë dhe ta shprehin mendimin e tyre në temat e ndryshme
të ofruara ose vetë të hapin temë për diskutim dhe komente.
7. Link për krijimin apo kontrollin e postës elektronike. Krijimi i adresës elekt-
ronike është kusht për regjistrim si shfrytëzues i ndonjë shërbimi të portalit.
8. Është link me veglën për krijimin e ueb sajtit MAMBO. Me këtë vegël
shkollat munden thjesht dhe shpejtë të krijojnë ueb sajt të shkollës së vet.
Sh.F. “Shën Qirili dhe Metodij”-Shkup
9. Në momentin kur u hartua ky libër, linku me ditarin elektronik ishte në
fazën e krijimit.
10. Link me on-llajn kurse të lëndëve të ndryshme mësimore. Momentalisht ka
dy linqe –me on-llajn përmbajtje arsimore nga Informatika dhe kimia.
11. Kalendari është link me lajme të radhitura në mënyrë kronologjike (koho-
re) nga arsimi.
127
INTERNETI 12. Lidhjet e dobishme është link me listën e adresave të ueb faqeve të lidhura
POSTËN ELEKTRONIKE apo me rëndësi për arsimin.
13. Vizitorët e regjistruar dhe shfrytëzuesit e portalit munden me futjen e em-
rit të tyre të shfrytëzuesit dhe fjalëkalimit të përdorin ndonjërin prej shërbimeve
të portalit: postën elektronike, veglën Mambo për ndryshimet në ueb sajtin e kri-
juar, lajmet etj.
14. Portali ofron mundësi për kërkim sipas fjalës kyçe të përmbajtjeve të vendo-
sura në ueb apo në portal.
Shumë më tepër për portalin do të zbuloni vetë. Përdoreni portalin, pasurojeni me
propozimet tuaja, ide, përmbajtje të ngjarjeve në shkollën tuaj. Ftoni edhe prindërit
tuaj ta shohin dhe ta përdorin. Së bashku mund të bëjmë që shumë shkolla të bëhen
vende më të bukura dhe më të këndshme për mësim, shoqërim dhe argëtim.
DETYRË
• Hape e-mail adresën tënde në faqen e Portalit.
• Përpiqu të kërkosh informata në portal me ndihmën e fjalëve kyçe.
128
PROGRAMET E DËMSHME KOMPJUTERIKE POSTËN ELEKTRONIKE
INTERNETI
A keni dëgjuar për viruse? Ato janë organizma shumë të vegjël të cilat pa dijeninë
e njeriut hyjnë në trupin e tij, e marrin kontrollin mbi punën e qelizave, e me këtë
edhe mbi organe të caktuara, shumohen dhe përcillen nga organi në organ dhe nga
njeriu në njeri. Viruset kompjuterike janë shumë të ngjashme por nga ana tjetër
edhe shumë dallohen. Viruset kompjuterike janë programe të dëmshme dhe
të padëshiruara të cilat pa dijeninë dhe
dëshirën e shfrytëzuesit “hyjnë” ne komp-
juterin e tij.
Programet e dëmshme kompjuterike janë
të shkruara nga programues qëllimkeq por të
mençur. Ato me këto programe dëshirojnë t’u
shkaktojnë probleme dhe dëme njerëzve gjatë
punës së tyre normale dhe të përditshme në
kompjuter.
Dëmi që bëhet nga disa viruse është i parëndësishëm. Për shembull, befas në ekran
paraqiten disa porosi të pakëndshme apo fo-
tografi, restartohet kompjuteri etj.
Por dëmi i disave mund të jetë i madh. Për
shembull, kompjuteri mund të ngadalësohet,
memoria e kompjuterit mund të plotësohet
me të dhënat e panevojshme, mund të zhdu-
ken apo të riemërohen dhe zhvendosen fajllat
e rëndësishëm etj.
Viruset mund t’i kenë edhe fajllat e memo-
ruara në disketë, USB, CD apo DVD. Viruset
mund t’i përmbajnë fajllat nga faqet e Inter-
netit të cilat i hap në kompjuterin tënd (fotog-
rafi, muzikë, video klipe). Porositë elektroni-
ke me fajllat e ngjitura në to po ashtu shpesh
përmbajnë viruse.
Sipas mënyrës se si përcillen dhe bëjnë dëm
programet e dëmshme kompjuterike mund
të jenë: viruse, krimba, kuajt e Trojës dhe
spiunë. Edhe pse kanë emër të ndryshëm za-
konisht të gjithë thirren me një emër virus.
129
INTERNETI VIRUSET
POSTËN ELEKTRONIKE
Programi – virusi bartet duke u ngjitur për
ndonjë fajll–nikoqir dhe fillon të veprojë kur
shfrytëzuesi e hap apo shfrytëzon fajllin.
Viruset vetëkopjohen, ngjiten për fajllat e tjerë
dhe në këtë mënyrë zgjerohen dhe përcillen nëpër
kompjuter. Viruset më së shpeshti përcillen gjatë
shkëmbimit të të dhënave prej njërit kompjuter në
tjetrin me CD, DVD apo USB.
KRIMBAT
Krimbat (Worms) janë programe të ci-
lat, sikurse viruset, vetëkopjohen dhe zgje-
rohen, por për t’u aktivizuar dhe vepru-
ar nuk iu nevojitet fajlli–nikoqir në të cilin
do të hyjnë. Ato nuk ngjiten për fajllat ekzistu-
es por vet startohen, e shpesh edhe vet krijojnë
fajlla në të cilat fshihen dhe nëpërmjet të cilëve
“shëtisin” nëpër kompjuter dhe rrjetin Internet.
Krimbat zakonisht ngjiten për porositë elekt-
ronike që dërgohen me Internet dhe mund të
vetëdërgohen në të gjitha adresa që i gjejnë në
adresarin e shfrytëzuesit.
KUAJT E TROJËS –TROJANËT
Këto programe të dëmshme e kanë marrë emrin e tyre
sipas Trojanëve të cilët kanë besuar që kali gjigant i lënë
nga grekët para portave të qytetit ka qenë dhuratë për
lidhjen e paqes pas viteve të gjata të luftës së ndërsjellë.
Ata, të lumtur e kanë pranuar dhuratën dhe e kanë futur
brenda mureve të qytetit. Por brenda në kalë kanë qenë të
fshehur ushtarët grekë, të cilët e kanë pritur natën për të
dalë nga kali dhe për t’i hapur portat e qytetit me qëllim që
të hyjnë edhe ushtarët e tjerë. Kështu kanë pasur sukses ta
pushtojnë qytetin dhe t’i mundin trojanët. Në këtë mënyrë
punojnë edhe programet kuajt e Trojës. Shfrytëzuesi
shpesh mendon që nga Interneti zbret ndonjë këngë
gratis apo mbrojtës të ekranit (screen saver) apo star-
130
ton program interesant, e me atë në të vërtetë e lëshon trojanin në kompjuter ku POSTËN ELEKTRONIKE
ai mund ta fillojë veprimin e vet të dëmshëm. INTERNETI
SPIUNËT
Spiunët (Spywares) janë programe
të cilat kur të gjenden në kompjuterin
e dikujt fillojnë regjistrimin e punës së
shfrytëzuesit të tij: prej ueb faqeve të ci-
lat i viziton e deri te të dhënat të cilat i
fut – për shembull, numrin e kartelave
paguese, informatat për njerëzit me të
cilët komunikon etj. Të gjitha këto prog-
rami – spiun e dërgon në ndonjë firmë
për marketing, reklamë apo mund të
abuzohen numrat e kartelave paguese.
Spiunët zakonisht prezantohen si prog-
rame që do t’i pëlqejnë shfrytëzuesit
dhe ai shpesh vetë i “zbret” nga Inter-
neti dhe i instalon në kompjuterin e tij.
PROGRAMI ANTIVIRUS
Programet antivirus janë progra-
me të cilat e kontrollojnë infekti-
min e fajllave kompjuterike nga vi-
ruset dhe e mbrojnë kompjuterin
nga infektimet me viruset e reja.
Ato e paralajmërojnë shfrytëzuesin e
kompjuterit për ekzistimin e progra-
mit të dëmshëm në kompjuter me çka
shfrytëzuesi duhet të zgjedhë çka do të
bëjë.
Kjo mund të jetë fshirja, dezinfektimi, izolimi apo injorimi i programit të
dëmshëm kompjuterik.
Viruset e reja kompjuterike krijohen çdo ditë. Që programi antivirus të jetë
mbrojtje e sigurt nga viruset kompjuterike ai duhet rregullisht të përtërihet (up-
date). Përtërimi është procedurë për informimin e programit antivirus për viru-
set më të reja. Përtërimi bëhet nëpërmjet ueb faqes së firmës së programit an-
tivirus.
131
INTERNETI Programet antivirus blihen në mënyrë si edhe të gjitha programe tjera komp-
POSTËN ELEKTRONIKE juterike, e disa prej tyre janë edhe gratis. Programet e njohura antivirus janë:
AVG, Norton Antivirus, McAfee, BitDefender, Panda, Kaspersky etj.
SHFRYTËZIMI I PROGRAMIT ANTIVIRUS
Më së thjeshti, programi i instaluar antivirus shfrytëzohet me zgjedhjen e tij
nga menyja që paraqitet me klik të djathtë mbi pajisjen e memories, follder
apo fajll që duhet të kontrollohet nga infektimi me programe të dëmshme.
MBROJTJA PREVENTIVE NGA VIRUSET KOMPJUTERIKE
Këto janë disa këshilla që mund të ndihmojnë në evitimin e infektimit të
kompjuterit tuaj nga viruset:
• Shfrytëzoni çdo herë program të përtërirë antivirus të instaluar në komp-
juter,
• Çdo herë kontrolloni pajisjet e memorieve me të cilat është punuar në
kompjuterët e tjerë para se t’i shfrytëzoni në kompjuterin tuaj.
• Zbritni dhe hapni fajlle dhe programe vetëm nga ueb faqet e sigurta,
• Mos i hapni fajllat e ngjitur për porositë elektronike që ju duken të dyshim-
ta apo janë nga dërguesi i panjohur.
Dhe për në fund mbaj ndër mend:
KRIJIMI I PROGRAMEVE TË DËMSHME DHE PËRHAPJA E TYRE ËSHTË E PA-
LIGJSHME DHE DËNOHET
pasi që kjo është mënyrë për shkatërrim, vjedhje apo spiunim të pronës
së huaj dhe rrezikohet e drejta për intimitet në punë me të dhënat e veta.
132
POSTA ELEKTRONIKE POSTËN ELEKTRONIKE
INTERNETI
Posta elektronike (e-mail) është shërbim i Internetit i cili mundëson
shkëmbimin e porosive elektronike
ndërmjet shfrytëzuesve të postës elekt-
ronike në Internet.
Për dallim nga udhëtimi i letrës klasike që
zgjat me ditë, udhëtimi i postës elektronike
zakonisht zgjat disa sekonda.
Postën elektronike mund ta shfrytëzojë
secili që ka qasje në kompjuter të lidhur
në Internet. Nëpërmjet postës elektroni-
ke mundet shpejt dhe thjeshtë të dërgohen
porositë tekstuale, fotografitë, dokumente
muzikë, video klipe, programe etj.
Që të mund të shfrytëzohet posta elekt-
ronike, secili shfrytëzues duhet të ketë adresën elektronike të vet. Për secilën
adresë elektronike ndahet kutia elektronike. Kutia elektronike (e-mail box)
është hapësirë në hard diskun e kompjuterit e-mail server, në të cilin ruhen
porositë elektronike të shfrytëzuesit. E-mail serveri është kompjuter i lidhur
në Internet i cili pranon dhe dërgon porositë elektronike të shfrytëzuesve të
postës elektronike.
MËNYRA E PUNËS ME POSTËN ELEKTRONIKE
Ekzistojnë tre lloje të postës elektronike: klient bazuar, ueb bazuar
(webmail) dhe e kombinuar (i shfrytëzon të dy lloje).
Te posta elektronike klient bazuar leximi dhe dërgimi i porosive elektro-
nike bëhet nëpërmjet programit special –email klient. Disa prej këtyre prog-
rameve vijën me sistemet operative. Për shembull: Outlook Express, MacOS
Mail, ndërsa të tjerë mund të blihen apo të fitohen gratis dhe të instalohen në
mënyrë plotësuese, për shembull: Eudora, Mozilla Thunderbird etj.
Te posta elektronike ueb bazuar leximi dhe dërgimi i porosive bëhet
nëpërmjet ueb faqes së mail serverit. E-mail shërbimet më të njohura që
mundësojnë krijimin dhe shfrytëzimin e postës elektronike ueb bazuar
nëpërmjet ueb faqeve të veta janë:
• Yahoo! Mail, mail.yahoo.com,
• Gmail (në Google), gmail.google.com,
• Hotmail (në Microsoft), www.hotmail.com
apo www.windowslive.com.
133
INTERNETI ADRESA ELEKTRONIKE PËR SHFRYTËZIMIN E POSTËS ELEKTRONIKE
REGJISTRIMI I SHFRYTËZUESIT NË POSTËN ELEKTRONIKE
Që të mund të shfrytëzohet posta elektronike, secili shfrytëzues duhet të ketë
adresën elektronike të vet. E-mail adresën e zgjedh shfrytëzuesi, ndërsa atë
e miraton e-mail serveri. Porosia elektronike mund të përmbajë informata të
rëndësishme dhe të besueshme prandaj është shumë me rëndësi shfrytëzuesi i
postës elektronike të ketë qasje të sigurt në sëndukun e vet elektronik.
Sigurinë e qasjes në sëndukun elektronik e mundëson fjalëkalimi. Fjalëkalimi
është e dhënë të cilën duhet ta dijë vetëm shfrytëzuesi. Ajo paraqet një lloj
çelës të sëndukut të tij elektronik. Nëse nuk do të kishte ekzistuar fjalëkalimi
atëherë secili që di adresën e shfrytëzuesit mund ta abuzojë postën e tij, ta lexojë,
fshijë apo të dërgojë porosi në emër të tij etj.
E-mail adresa përbëhet prej dy pjesëve: emri i shfrytëzuesit dhe emri i
e-mail serverit. Këto dy pjesë janë të ndara me shenjën @ (”at” e cila lexohet et, e
quajnë edhe majmun). Emrin e shfrytëzuesit e zgjedh shfrytëzuesi gjatë krijimit të
e-mail adresës nëse është i lirë (nëse nuk është zgjedhur më nga ndonjë shfrytëzues
tjetër i mail –serverit të njëjtë). Emri pas majmunit është emri i e-mail serverit
nëpërmjet të cilit kryhet posta elektronike e shfrytëzuesit. Për shembull, në e-mail
adresën [email protected] emri i shfrytëzuesit është miftar-miftari, ndërsa
emri i serverit është mt.net.mk.
Gjatë punës me postën elektronike e-mail adresat me shkronja të mëdha dhe të
vogla janë të njëjta. Për shembull: [email protected]=NJOMZA@HOTMA-
IL.COM. Në fjalëkalim bëhet dallim ndërmjet shkronjave të mëdha dhe të vogla.
Për shembull: emIL123≠emil123
REGJISTRIMI I SHFRYTËZUESIT NË POSTËN ELEKTRONIKE
lajmërim i përdoruesit
të regjistruar
Regjistrimi
i përodruesit
të ri.
E-mail adresë të re të ueb bazuar, shfrytëzuesi mund ta hap nëpërmjet fa-
qes së e-mail serverit të zgjedhur (për shembull Google me adresë mail.go-
ogle.com). nga faqja duhet të zgjidhet butoni me shenjë sign Up, Register etj.
134
Pas kësaj është e nevojshme të plotësohet
formulari i paraqitur sipas udhëzimeve për
plotësim.
Ja si duket formulari për regjistrim të
shfrytëzuesit të ri nëpërmjet Google.
1. Futja e Emrit.
2. Futja e Mbiemrit.
3. Zgjedhja e emrit të lirë të shfrytëzuesit.
4. Futja e fjalëkalimit prej më së paku
8 shenjave. Fjalëkalimi nuk duhet të
përmbajë të dhëna personale dhe më së
miri është të jetë kombinim i shkronjave
të vogla edhe të mëdha, shenjave specia-
le dhe numrave. Në fjalëkalim bëhet dal-
limi ndërmjet shkronjave të vogla dhe të
mëdha (case sensitive)
5. Rishkruarja e fjalëkalimit.
6. Zgjedhja e pyetjes sekrete në të cilën
duhet të përgjigjet në rast të harrimit të
fjalëkalimit.
7. Futja e përgjigjes së pyetjes sekrete. REGJISTRIMI I SHFRYTËZUESIT NË POSTËN ELEKTRONIKE
INTERNETI
8. Zgjedhja e shtetit nga lista e ofruar që
hapet me klik në shigjetën e djathtë.
9. Futja e shenjave nga fotografia.
10. Me klikim në buton konfirmohet
pëlqimi për shfrytëzimin e postës elektronike sipas kushteve të përcaktuara
nga faqja Google.
Nëse të dhënat janë futur drejt dhe nëse emri i zgjedhur për shfrytëzues është i
lirë atëherë për disa sekonda shfrytëzuesi ka e-mail adresë të vet e cila menjëherë
mund të shfrytëzohet.
Shfrytëzuesi i regjistruar që të punojë me postën e vet elektronike duhet të
lajmërohet në ueb faqe nëpërmjet të cilës është regjistruar. Kjo bëhet kur në fa-
qen e e-mail serverit futet emri i shfrytëzuesit (1)
dhe fjalëkalimi (2) dhe zgjidhet butoni (3) i cili
mund të jetë i shënuar me “Sign in”, “Log in”,
“Log on” etj. Gëzim
Pas kësaj hapet dritarja për punë me postën
elektronike dhe sëndukun e ndarë elektronik.
135
DETYRË
• Hape e-mail adresën tënde nëpërmjet faqes GOOGLE me adresë mail.go-
ogle.com.
• Kliko në butonin “Sign up for Gmail" dhe ndiqi udhëzimet.
INTERNETI SËNDUKU ELEKTRONIK DHE PUNA
SËNDUKU ELEKTRONIK DHE PUNA ME POROSINË ELEKTRONIKE ME POROSINË ELEKTRONIKE
SËNDUKU ELEKTRONIK
Sënduku elektronik është vend në të cilin në follderë të ndryshëm
janë radhitur të gjitha porositë që i pranon dhe dërgon shfrytëzuesi.
Pothuajse secili sënduk elektronik pa marrë parasysh llojin e postës elektroni-
ke ka këto pjesë vijuese (1):
[email protected]
• Inbox –sënduku për
porositë e pranuara. [email protected]
• Sent Mail (Outbox)
– sënduku për kopje të
porosive të dërguara.
• Drafts – porositë e fil-
luara, por të pambaru-
ara dhe të padërguara.
•
•
•
•
•
• Spam (Junk, Bulk) –sënduk për porosi nga persona apo firma të pan-
johur, në formë të reklamave, porosive të pahijshme etj. Porositë spam
mund të përmbajnë shpallje, reklama, letra zinxhirore, alarme të rrejshme
për virus, peticione etj., dhe më së shpeshti dërgohen te numri i madh i
njerëzve njëkohësisht.
• Trash (Deleted) – shporta ku përkohësisht ruhen porositë e fshira etj.
136
Me klik në (2) –Contats (Adresses) –hapet dritarja –adresar në të cilin futen SËNDUKU ELEKTRONIK DHE PUNA ME POROSINË ELEKTRONIKE
e-mail adresat e reja apo zgjidhen e-mail adresat të futura të njerëzve të njohur INTERNETI
të shfrytëzuesit të postës elektronike.
Me klik në butonin (3) hapet dritarja për krijimin e postës së re elektronike.
Në pjesën (4) shfrytëzuesi i postës elektronike merr informatë për hapësirën
e lirë të sëndukut të tij elektronik.
Pas kryerjes së punës me postën elektronike shfrytëzuesi duhet të çlajmërohet
me zgjedhje të butonit (5) që mund të ketë shenjë”Sign out”, “Log out”, “Log
off ” etj.
PUNA ME POSTËN ELEKTRONIKE
Aktivitete të rëndomta me postën elektronike janë:
• Puna me porosinë e pranuar
• Krijimi i porosisë së re.
Puna me porositë e pranuar
Porositë e pranuara gjinden në pjesën e sëndukut elektronik të shënuar me In-
box. Me klik në Inbox në dritare paraqiten porositë e pranuara. Përmbajtja e
secilës porosi të pranuar paraqitet me klik në të.
Tubgatjeta Zana, [email protected]
Tubgatjeta Zana,
[email protected]
tubgatjeta Zana
Tubgatjeta Zana,
A është koha e mirë. Më dërgo foto!
Njomza
137
INTERNETI Pas pranimit të porosisë shfrytëzuesi mundet me zgjedhjen e butonit:
SËNDUKU ELEKTRONIK DHE PUNA ME POROSINË ELEKTRONIKE 1. Reply –të dërgojë përgjigje në adresën e dërguesit të porosisë.
2. Forward –ta dërgojmë tej porosinë e pranuar në adresa të shfrytëzuesve
të tjerë.
3. Spam –ta vendosë porosinë në sënduk të porosive të padëshiruara dhe të
dyshimta.
4. Delete –ta fshij porosinë nga sënduku elektronik.
5. Print –ta shtyp porosinë.
Krijimi i porosisë elektronike
Porosia e re krijohet me zgjedhje të butonit “compose Mail”, pas çka
hapet dritarja për krijimin e porosisë me pjesët vijuese:
1. Fusha për futjen e adresës së pranuesit të postës elektronike. Mund të fu-
ten disa adresa të ndara me presje.
2. Titull i shkurtë i porosisë.
3. Përmbajtja e porosisë.
4. Butoni për hapjen e dritares për ngjitjen e fajllit në porosi.
5. Butoni për dërgimin e porosisë.
6. Anulimi i dërgimit të porosisë.
zana
[email protected]
[email protected]
Si je?
Tubgatjeta Njomza,
Si është në Ohër? A është koha e mirë. A ka bujë në
plazhet? Më dërgo foto!
Zana
138
DETYRË PYETJE
INTERNETI
Lajmërohu me emrin tënd të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim në ueb faqen e
postës tënde elektronike.
1. Krijo porosi të re tekstuale.
2. Tema e porosisë le të jetë:Tungjatjeta, si jeni”.
3. Dërgojua porosinë disa shokëve të klasës me futjen e adresës së tyre në
fushën To dhe arsimtarit adresën e të cilit do ta shënosh në fushën Cc. Në
fushën To shkruhen adresat e pranuesve për të cilët porosia është dediku-
ar, ndërsa në fushën Cc shkruhet adresa e pranuesve të cilët duhet të dinë
për përmbajtjen e porosisë
4. Pas kësaj çlajmërohu nga sënduku elektronik me “Sign out”.
5. Pastaj përsëri lajmërohu dhe kontrollo nëse në sëndukun tënd elektronik
ka arritur porosia e ndonjë shoku.
6. Lexoje dhe përgjigju me Reply.
PYETJE
Rrjetet kompjuterikë
1. Rrjeti kompjuterik përbëhet prej:
• Të gjitha kompjuterëve të një shteti
• Dy apo më shumë kompjuterë të lidhur mes veti.
• Disa kompjuterë jo të lidhur të vendosur në një hapësirë.
2. Rrjetet kompjuterike mund të jenë të vogla apo të mëdha sipas:
• Numrit të kompjuterëve të lidhur në mes veti.
• Largësisë reciproke të kompjuterëve të lidhur,
• Madhësisë së kabllove me të cilat janë të lidhura.
3. Rrjeti kompjuterik lokal -i vogël lidhë kompjuterët:
• Të vegjël sipas dimensionit –laptope,
• Në largësi të vogël reciproke (1 hapësirë, dy hapësira fqinje, 1 ndërtesë etj.),
• Që gjinden në qytete më të vogla fqinje.
4. Pajisja për lidhjen e kompjuterit në rrjetin lokal që duhet të instalohet në
anën e pasme shtëpizës quhet:
• Ruter,
• Kartelë e rrjetit,
• Kartela grafike.
139
INTERNETI 5. Pse kemi nevojë t’i lidhim kompjuterët në rrjetin lokal kompjuterik?
PYETJE 6. A keni në shkollën tuaj rrjetin lokal kompjuterik?
7. Në cilën mënyrë e përdorni rrjetin lokal kompjuterik të shkollës/ kabinetit
të informatikës?
8. Çka është rrjeti global kompjuterik (WAN)?
Funksionimi i Internetit
1. Si quhet rrjeti më i madh WAN në botë?
2. Adresa e secilit kompjuter të lidhur në Internet shënohet me shkurtesën:
• ISDN.
• IP,
• PC.
3. Adresa e secilit dokument të vendosur për shfletim në Internet shënohet
me shkurtesa:
• URL,
• USB,
• WWW
4. Provajderët e Internet shërbimit janë firma të cilat
• Mundësojnë lidhjen e kompjuterëve në Internet,
• Shesin kompjuterë,
• I rregullojnë kompjuterët.
5. Numëro mënyrat e lidhjes në Internet!
6. Numëro shërbimet më të njohura dhe më të shfrytëzuara të Internetit!
7. Cilit shërbim të Internetit i drejtohet shkurtesa WWW
8. Cilat kompjuterë të rrjetit Internet i thërrasim Internet serverë e cilat In-
ternet klientë?
Rregullat për sjellje në Internet
1. A është Interneti çdo herë vend i sigurt për informim, argëtim, bisedë dhe
shkëmbim të informatave? Pse?
2. A janë përmbajtjet e ueb sajteve çdo herë të sakta dhe të kontrolluara?
3. A duhet të japësh shumë informata personale në Internet gjatë bisedës me
të huajt?
4. A duhet t’i njohësh dhe t’u përmbahesh rregullave për sjellje në Internet?
5. Cilat janë rregullat për mirësjellje në Internet?
6. Cilat janë rregullat për mirësjellje gjatë punës me postën elektronike?
140
Ueb faqja dhe ueb sajti PYETJE
1. Çka është ueb faqja? INTERNETI
2. Çka është ueb sajti?
3. Çka është faqja fillestare e ueb sajtit?
4. Si gjendet ueb faqja e nevojshme e vendosur ne Internet?
5. A ka dallim ndërmjet dy adresave të njëjta prej të cilave njëra është e shkru-
ar me shkronja të vogla e tjetra me shkronja të mëdha?
6. Si quhen pjesët e ueb adresës të ndarë ndërmjet veti me pikë:
7. Nënbashkësitë,
8. Domene,
9. Blloqe
10.Çka mund të kuptojmë për ueb faqen nga ueb adresa e saj?
Ueb shfletuesit
1. Si quhen programe për shfletimin e ueb faqeve?
2. Numëro emrat e programeve më të njohura për shfletimin e ueb faqes!
3. A mundet në një kompjuter të ketë disa programe për shfletimin e ueb fa-
qeve?
4. A munden të përdoren paralelisht programe të ndryshme për shfletimin e
ueb faqeve?
5. Cilat janë vegla të dritares së secilit ueb shfletues për lëvizje dhe punë me
ueb faqe?
6. Çka mundëson vegla History?
7. Çka mundëson vegla Favorites (Bookmarks)?
8. Për çka shërben fusha address?
9. Çka janë treguesit e qasjes në ueb faqe, e çka treguesit e gjendjes?
Ueb kërkuesit
1. A ekziston mënyra për gjetjen e ueb faqeve, fotografive, video klipeve etj. Me
përmbajtje të caktuar të vendosura në Internet?
2. Cilat janë makinat më të popullarizuara për kërkim në Internet?
141
INTERNETI 3. Cilat janë adresa të ueb faqeve nëpërmjet të cilave makinat për kërkim i
PYETJE ofrojnë shërbimet e veta?
4. Si kërkohet sipas kategorisë?
5. Si kërkohet sipas fjalës kyçe?
6. Cilat janë rregullat për zgjedhjen e fjalës kyçe?
7. Si janë të radhitura rezultatet e kërkimit që i jep makina për kërkim?
8. Çka paraqitet në rezultatet e fituara nga kërkimi?
Portal
1. Çka është portali?
2. Cilat janë portale më të njohura të vendosura në Internet?
3. Me çfarë qëllimi është përpunuar portali me adresë www.schools.edu.mk?
4. çfarë informata dhe cilat shërbime i ofron ky portal?
Programet e dëmshme kompjuterike
1. Çka është virusi kompjuterik?
2. Sëmundja e kompjuterit,
3. Program i krijuar për të bërë dëmtim të kompjuterit të dikujt,
4. Gabim harduerik që i dëmton të dhënat.
5. Çfarë dëme mund të bëjnë në kompjuter programet e dëmshme kompjuterike?
6. Numëro llojet e programeve të dëmshme kompjuterike.
7. Si “infektohet’ kompjuteri me programet e dëmshme kompjuterike?
8. A duhet të lihen programet e dëmshme kompjuterike në kompjuterin që
punojmë? Pse?
9. Cili është dallimi ndërmjet programeve të dëmshme kompjuterike viruse dhe
krimba?
10. Pse një lloj i programeve të dëmshme kompjuterike quhet Kali i Trojës?
11. Si veprojnë në kompjuter programet e dëmshme kompjuterike të quajtura
spiunë?
12. Kush të paralajmëron për ekzistimin e programit të dëmshëm kompjuterik?
13. Alarmi në formë të zërit të fortë,
14. Programi antivirus,
15. Shoku
16.Çka është programi kompjuterik antivirus?
142
17.Çka bën programi antivirus? PYETJE
18.I shkatërron të gjitha fajllat e kompjuterit për të cilat dyshohet se janë të INTERNETI
infektuara,
19.I ndalon qasjen shfrytëzuesve të tjerë në kompjuterin tënd,
20.I kontrollon fajllat dhe e-mail ataçmentet në kompjuterin tënd nga ekzisti-
mi i viruseve dhe i mënjanon apo izolon ato që do t’i zbulojë.
21.Cilat prej këshillave vijuese janë të këqija për mbrojtje nga dëmtuesit komp-
juterik?
• Shfrytëzo program kompjuterik i cili disponon me informata për njoh-
jen dhe zbulimin e programeve më të reja të dëmshme,
• Mos i lejo të tjerëve të shfrytëzojnë pajisje të memories në kompjuterin
tënd,
• Zbrit fajlla vetëm nga ueb faqe të sigurta dhe të njohura,
• Hapi të gjitha e-mail porosi që të duken interesante,
22.Diçka je duke punuar në kompjuterin e shokut tënd. Që ta mbarosh në
shtëpi, në kompjuterin tënd punën e filluar, shoku ta jep disketën në të
cilën e ruan atë që ke punuar tek ai. Kur në shtëpi në kompjuterin tënd
e hap disketën, programi yt antivirus të tregon që ajo ka virus. Çka do të
bësh?
• Me ndihmën e programit antivirus do ta mënjanosh virusin nga disketa,?
• Me ndihmën e programit antivirus do ta mënjanosh virusin nga disketa
dhe do t’i tregosh shokut tënd që kompjuteri i tij ka virus,
• Me ndihmën e programit antivirus do ta mënjanosh virusin nga disketa
dhe do t’i tregosh shokut tënd që kompjuteri i tij ka virus dhe do t’i of-
rosh programin tënd antivirus për ta mënjanuar,
• Nuk do të bësh asgjë, me siguri virusi nuk do të bëjë asnjë dëm.
Posta elektronike
1. Çka u mundëson shfrytëzuesve shërbimi i postës elektronike?
2. Cilat janë përparësitë e postës elektronike në lidhje me postën klasike?
3. Çka është adresa elektronike?
4. Çka është sënduku elektronik?
5. Çka është e-mail serveri?
6. Kush mundet ta shfrytëzojë postën elektronike?
7. Çfarë të dhënash mund të shkëmbehen nëpërmjet postës elektronike?
8. Çfarë lloj i postës elektronike është posta elektronike e ueb bazuar?
9. Prej cilave dy pjesë përbëhet e-mail adresa?
10.Çka është fjalëkalimi i e-mail adresës?
143
INTERNETI 11.A është fjalëkalimi e dhënë sekrete? Pse?
PYETJE 12.A ekziston dallimi në mes të shkronjave të mëdha dhe të vogla në
fjalëkalim?
13.A ekziston dallimi në mes shkronjave të mëdha dhe të vogla në emrin e
shfrytëzuesit të postës elektronike?
14.Prej cilave pjesë përbëhet sënduku elektronik?
15.Pas pranimit të porosisë elektronike në sëndukun elektronik çka mundet
të bëjë pranuesi me porosinë?
16.Cilat lloje të dërgimit të porosive të reja elektronike janë të mundur gjatë
punës me postën elektronike?
17.Çka është spam?
144
145
BAZAT E
VIZATIMIT
eejptamPnkdmamVftaoëëojeërphienzgbëeëtgmslbeoarosaërërhëanttaeugtprëëbjetiçmndëmkfitrujmëhauudkëkqiszehiejëhstfiubrëonnase,mhj,,tespeuëkernërmeapttirëutkstaarëdugni.uehenenkmnehijr.tiddtmë,ukuehesaoNmmhrrharaaidfaajemmrurëëctoh,aëiejeonr.nëe
BAZAT E
VIZ146 ATIMIT
BAZAT E VIZATIMIT
147
BAZAT E VIZATIMIT GRAFIKA KOMPJUTERIKE
GRAFIKA KOMPJUTERIKE
Vizatime, piktura, fotografi, animacione janë çdokund përreth nesh. Janë në
televizion, panelet reklamuese, gazeta, enciklopedi, ueb faqe, libra etj. Na e
bëjnë jetën me të larmishme, më argëtuese dhe më të bukur, na i ofrojnë dhe
bëjnë gjërat më të qarta dhe më të kuptueshme siç thotë edhe fjala e urtë ki-
neze: “një fotografi vlen sa njëmijë fjalë”. Pjesa më e madhe e grafikës rreth
nesh është e krijuar apo e zbukuruar me ndihmën e kompjuterit. Fotografi të
vizatuara apo përpunuara me kompjuter quhen grafika kompjuterike
+=
PROGRAME PËR PUNË ME GRAFIKË
Për krijimin dhe punën me grafikën
kompjuterike shfrytëzohen programe gra-
fike apo editorët grafik. Njerëzit mund të
punojnë me programe grafike për nevo-
ja të ndryshme, profesionalisht, si hobi
apo për argëtim. Këto programe i ofrojnë
shfrytëzuesve numër të madh të veglave
për punë nëpërmjet të cilave i mundësojnë
liri të shprehjes së ideve dhe kreativitet.
Në to pa shpenzuar fletë, pa shpërndarë
ngjyra, pa mprehur ngjyra dhe pa bërë çrre-
gullim, mund të vizatojnë sa të dëshirojnë
ose të ndryshojnë vizatimet apo fotografitë
me efekte të ndryshme interesante.
Më e mira e këtyre programeve është se
ato lehtë i “falin” dhe korrigjojnë gabimet e padëshiruara gjatë vizatimit dhe
lejojnë mijëra herë të fshihet dhe korrigjohet në to pa u “ankuar” fare apo
“holluar” si fleta e rëndomtë
148
LLOJET E GRAFIKËS KOMPJUTERIKE
GRAFIKA 2D DHE 3D
Grafika kompjuterike mund të jetë 2D – dy dimensionale apo 3D –tre dimensio-
nale. Fotografitë tre dimensionale kanë hije dhe efekte që i bëjnë ato reale, për dal-
lim nga fotografitë dy dimensionale. Më së miri kjo shihet në fotografitë vijuese:
Grafika kompjuterike mund të jetë: GRAFIKA KOMPJUTERIKE
• Grafika e bitmapuar dhe BAZAT E VIZATIMIT
• Grafika vektoriale.
Ekziston dallim i rëndësishëm ndërmjet
këtyre dy llojeve të grafikës. Secili tip ka
përparësitë dhe mangësitë e veta.
GRAFIKA E BITMAPUAR
Fotografitë e bitmapuara mund të para-
mendohen si hartë me pika. Numri i pika-
ve mund të jetë me qindra, mijëra apo mili-
ona. Pikat prej të cilave përbëhet fotografia
janë të dukshme vetëm nëse fotografia është
e zmadhuar. Secila pikë e fotografisë ka pozitë
dhe ngjyrë plotësisht të përcaktuar.
Numri i pikave në sipërfaqe njësi me të
cilat është krijuar fotografia quhet rezolu-
cioni grafik i fotografisë.
PËRPARËSITË E GRAFIKËS SË
BITMAPUAR
Ngjyra e secilës pikë të fotografisë mund të
ndryshohet dhe në atë mënyrë mund të kri-
johet, ndryshohet apo korrigjohet në mënyrë
shumë precize pamja e fotografisë së bit ma-
puar.
149
BAZAT E VIZATIMIT MANGËSITË E GRAFIKËS SË BITMAPUAR
NJOFTIMI ME PROGRAMIN PËR VIZATIM
Ajo që është më e vështirë është zvogëlimi dhe zmadhimi i fotografisë. Kur fo-
tografia zvogëlohet “nxirret” një pjesë e pikave dhe në atë mënyrë zvogëlohen
dimensionet e saj. Nëse fotografinë e njëjtë dëshironi përsëri të zmadhoni do të
mungojnë pikat e “mënjanuara” dhe fotografia nuk mundet të “kthehet” më në
pamjen e mëparshme. Që të zmadhohen dimensionet disa nga pikat ekzistuese
dyfishohen. Në këtë mënyrë fotografia do të turbullohet, gjegjësisht fitohet fo-
tografi me kualitet më të dobët.
Programe për punë me grafikë të bit mapuar janë: MS Paint, KolourPaint,
Adobe Photoshop, Gimp, Corel Photo Paint etj. Fajllat e krijuara në këto prog-
rame zakonisht janë të tipit jpg, bmp, gif, png, tiff etj
GRAFIKA VEKTORIALE
Fotografitë vektoriale janë të krijuara nga num-
ri i madh i pikave, vijave dhe shumëkëndëshave.
Ato janë të krijuara nga numri i madh i objek-
teve të paraqitura matematikisht të cilat pastaj
mund të përpunohen në mënyra të ndryshme.
MANGËSITË E GRAFIKËS VEKTORIALE
Ndryshimi i pamjes së fotografive vektoriale
bëhet më rëndë pasi që është vështirë të ndrysho-
het pamja e numrit të madh të objekteve.
PËRPARËSITË E GRAFIKËS VEKTORIALE
Fotografitë vektoriale mundet me lehtësi të
zmadhohen dhe zvogëlohen pa humbur nga ku-
aliteti i tyre. Programe për punë me grafikë vek-
toriale janë Adobe Illustrator, CorelDraw, Ado-
be Flash etj. Fajllat e krijuara në këto programe
kanë prapashtesë wmf, ai, cdr, fla.
NJOFTIMI ME PROGRAMIN PËR VIZATIM
Në këtë pjesë do të njihemi me programin e thjeshtë grafik, i cili mundëson kri-
jimin e fotografive me vizatim dhe ngjyrosje me ndihmën e veglave dhe ngjyra-
ve të ndryshme. Veglat dhe ngjyrat e ndryshme zgjidhen dhe shfrytëzohen me
ndihmën e mausit, e ndonjëherë edhe me tastierë. Fotografitë mund të bëhen
më interesante me përdorimin e efekteve të ndryshme (kopjim, prerja, rrotulli-
mi, puna me vegla speciale etj.).
150
PROGRAMI PËR VIZATIM
Në Windows, programi i thjeshtë për punë me grafikë është Paint. Programi i
këtillë ngjashëm në Linux është ColorPaint. Që të dy programet kanë pamje të ngjash-
me dhe funksionalitete të njëjta.
Në këto programe mund të vizatohet, të hapen dhe ndryshohen fotografi të gats-
hme “të zbritura” nga Interneti, ato të fotografuara me aparat digjital etj. Mundësitë e
programeve janë pjesë edhe të programeve më të ndërlikuara grafike. Prandaj, nëse i
mësoni ato mundet më lehtë t’i kuptoni dhe më shpejtë të mësoni t’i shfrytëzoni prog-
ramet më të ndërlikuara grafike për krijimin dhe rregullimin e fotografive.
PAINT
Programi Paint është pjesë e sistemit
Operativ Microsoft Windows. Starto-
het me zgjedhje të Start Programs
Accessories Paint.
KOLOURPAINT
Programi KolourPaint startohet NJOFTIMI ME PROGRAMIN PËR VIZATIM
nëpërmjet Aplikacione Grafika BAZAT E VIZATIMIT
KolourPaint. Dritarja kryesore e apli-
kacionit është dhënë në fotografi.
Pjesët më të rëndësishme të programit të paraqitur në dritare janë
1. Menyja
2. Shiriti i veglave.
3. Paleta me ngjyra.
4. Pjesa për vizatim
151