UNIVERSITETI I MITROVICËS
FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE
Bazat e Toksikologjisë
Bachelor
2021
Page 1
Hyrje në toksikologji
Ç’përfaqëson toksikologjia ?
Definicioni i toksikologjise: “shkenca e helmit”.
Toksikologjia si shkence konsiderohet dege e mjekësisë qe ka te beje me helmin, efektet e tij,
dhe metodat për mjekimin dhe parandalimin e helmimit. Toksikologjia studion te gjitha
helmet e te gjithë tipeve: duke përfshirë kimikatet industriale, pesticidet, substancat
radioaktive, toksinat bakteriale dhe helme te tjerë me natyre inorganike, me origjine nga
bimët dhe nga kafshët. Kjo disipline shkencore studion helmet dhe efekteve te tyre
veçanërisht ne sistemet e gjalla. Mund te thuhet qe është një studim i efekteve te kundërta te
agjenteve fizike, kimike ose organizmave te gjalle. Toksikologjia përfshihet ose është e
involvuar ne shkencat mjekësore, kështu qe është te kuptuarit tone i shkencës. Studion
njohuritë e efekteve te kundërta te agjenteve toksike drejt trupit dhe është ne progres me
njohuritë mjekësore.
Pak histori mbi toksikologjinë
Ne shekullin e XVI, Paraclesus dha këtë definicion: “Te gjitha substancat janë helme, nuk ka
asnjë prej tyre e cila nuk është helm”. Ajo qe diferencon substancën nga jo helmi është doza.
Shpeshherë koncepti doze përdoret ne një mjekësi ne proceset terapeutike. Doza e caktuar
(doza e drejte ose e duhur) diferencon helmin nga ilaçi. Toksikologjia e ka origjinën e vet ne
mjekësi dhe mjekim, dhe ne konceptin e sotëm është një “dritare” për vlerësimin e
medikamenteve te reja qe prodhohen. Vete si shkence toksikologjia studion pjesën negative
te veprimit te ilaçit ose efektet helmuese te tij. Ashtu si dhe mjekësia edhe kjo disipline
shkencore ka lindur bashke me te. Ne te vërtetë ne historikun e zhvillimit te saj kjo disipline
ka hapur një dritare për njohjen e efekteve helmuese te substancave te ndryshme ne
organizmat e gjalle. Kjo “dritare” korrespondon me serine e dozave kur arrihet efekti i
duhur, por gjithnjë poshtë dozës qe shkakton efekte te papranueshme dhe te
padëshirueshme. Qe ne lashtësi janë përdorur helme te ndryshme me qëllime te cilat kane
qene te larmishme: marrje pushteti, hakmarrje. Helmi dhe krimi kane bashkëjetuar qe ne
lashtësi dhe deri ne ditët e sotme. Kështu mund te përmendim përdorimin e substancave
helmues ne ushtri, industri, shkence etj. Hipoteza te ndryshme shkencore janë hedhur gjate
te gjithë historisë se zhvillimit te shkencës se toksikologjisë. Themelet e konsoliduara te kësaj
disipline u hodhën ne fillimin e shekullit te XX.
Mjeku M.-J.-B. Orfila, publikoi për here te pare një manual toksikologjie ne vitin 1918.
Zhvillimi i toksikologjisë
Me zhvillimin e mëtejshëm toksikologjia filloi te konsiderohet dege e farmakologjisë. Ka
pasur shume diskutime shkencore për ta klasifikuar toksikologjinë si disipline shkencore. Ne
te vërtetë mbi bazën e shume argumentimeve te mirëfillta toksikologjia qëndron me afër
farmakologjisë. Gjate historisë se zhvillimit te saj toksikologjia u pasurua me njohuri,
Page 2
koncepte, metoda duke u hartuar manuale, traktate dhe filloi qe te studiohej ne fusha me te
ngushta. Kështu qe lindi nevoja e ndarjes se degëve brenda toksikologjisë. Toksikologjia
ndahet ne disa dege: toksikologjia e përgjithshme, toksikologjia industriale, toksikologjia
mjedisit, toksikologjia klinike, toksikologjia ushtarake, toksikologjia kriminale (investiguese),
toksikologjia ushqimore, toksikologjia veterinare dhe toksikologjia e radiacionit ose
rrezatimit. Është një shkence gjithnjë ne zhvillim dinamik.
Toksikologjia ushqimore
Duke qene me afër mjekësisë dhe veçanërisht farmakologjisë toksikologjia ushqimore
relativisht u zhvillua me vone se degët e tjera te toksikologjisë. Efekti toksik i ushqimeve,
përbërjeve te tij toksike, pranisë se toksikanteve te ndryshëm apo dhe mbetjeve te ndryshme
me orgjinë kimike, fizike dhe biologjike u konsolidua ne 30 vjeçarin e fundit. Toksikologjia
ushqimore nuk studiohej e ndare, ajo ishte e integruar ne disa dege te toksikologjisë.
Toksikologjia ushqimore është studimi i natyrës, veçorive, efekteve dhe përcaktimi i
substancave toksike ne ushqime dhe manifestimi i sëmundjeve te shkaktuara nga ato ne
njerëz. Zhvillimi i shoqërisë njerëzore, shkencës ne përgjithësi dhe industrisë ka sjelle
ndryshime te vazhdueshme ne nivelin e ndotjes ne përgjithësi. Ndotja ne konceptin
toksikologjik ka ndryshuar duke sjelle me tepër probleme dhe rreziqe. Zinxhiri i ndotjes
toksike ka ndryshuar duke përfshirë gjithmonë me tepër faktorë ndotës. Kështu edhe
ushqimet te cilat janë te domosdoshëm për aktivitetin jetesor te njeriut janë te ekspozuar
vazhdimisht ndaj substancave toksike me origjine te ndryshme. Ne prodhimin e ushqimeve
gjithnjë ekziston një tendence për përgatitjen e produkteve dhe artikujve ushqimore pa
substanca toksike dhe nivele te ulëta te mbetjeve te substancave toksike. Shpeshherë ne
shume raste konstatojmë përdorimin e termave “zero” tolerance ndaj substancave toksike
ose toksikanteve te ndryshëm. Ne konceptin toksikologjik ky lloj diskutimi është tepër i
gjere. Ne temat qe do te diskutohen me vone do te arrijmë ne interpretime te holla shkencore
ne fushën e toksikologjisë.
Disa koncepte ne toksikologji
Te gjitha substancat te cilat hyjnë ne organizëm mund te shfaqin efektin e tyre te dëshiruar
dhe te dëmshëm. Substancat me efekt toksik shfaqin efekte te dëmshme ne organizmat e
gjalle. Efektin e dëshiruar dhe te dëmshëm e ndan ashtu si përmendëm me lart doza. Dozat
terapeutike japin efektin e dëshiruar ne përgjithësi. Kjo nuk nënkupton qe efekti i dëshiruar
shoqërohet edhe me ato qe quhen efekte anësore. Pra qe ne te rast fillon qe te shfaqen efektet
e padëshiruara te substancave te ndryshme qe hyjnë ne organizëm kur ato përdorën për
qëllime mjekues. Efekte te dëmshme “Harmful effects”, janë efekte te cilat dëmtojnë
funksionimin normal te individëve. Ne morine e efekteve te ndryshme qe japin substancat e
ndryshme kur mbizotërojnë efektet e dëmshme jemi ne situatën e shfaqjes se efekteve
toksike. Ndodh dukuria apo procesi i toksicitetit ne organizem.Toksiciteti “Toxicity”:
përcakton shkallen ne te cilën substanca është helmuese ose mund te shkaktoje dëmtime ne
organizmat e gjalle. Toksiciteti varet nga disa faktorë: doza, kohëzgjatja, rruga ekspozimit,
forma dhe struktura e kimikatit dhe faktorët individuale. Toksiciteti si fenomen apo proces le
Page 3
pasojën ose efektin toksik. Efekti toksik “toxic: ndodh kur helmi ka efekt vdekjeprurës,
(frymëmarrje, tretje, absorbim dhe kontakt te drejtpërdrejtë). Substancat helmuese me efekt
toksik ne terminologjike shkencore shpeshherë gjenden me emrin “toksikant”.
Toksikant: është substance helmuese (kimikate ose substance) qe mund te dëmtojë ose vrase
njerëz, kafshe ose bime (dioksina, arseniku).
Koncepti toksine (toxin): përdoret për substancat toksike qe prodhohen ne mënyre natyrale
nga organizmat e gjalle. Efekti toksik i toksikanteve te ndryshëm ne organizmat e gjalle shfaq
simptoma toksike. Simptoma toksike është ndjenje, shenje ose kompleks shenjash te cilat
tregojnë praninë e helmit ne organizëm. Shfaqja e sindromave toksike për substanca te
ndryshme toksike është e ndryshme. Këto ndryshojnë ne varësi te substancave, dozave
toksike, gjendjes se organizmave te gjalle, kushteve te ekspozimit, frekuencës se ekspozimit,
moshës, seksit, gjendjes fiziologjike, gjendjes imunitare te organizmit si dhe ndërthurjes se
faktorëve te ndryshëm. Efekti toksik i referohet efekteve te shëndetit kur ekspozohen
organizmat e gjalle. Pra te gjitha faktorët e përmendur me lart ndikojnë ne shfaqjen e
sindromave te ndryshëm toksik. Toksiciteti si definicion shkencor i toksikologjisë
përcaktohet si selektiv. Ne zhvillimin e toksikologjisë eshte përdorur dhe vazhdon te
përdoret koncepti “toksicitet selektiv”. Ky term kupton faktin qe substance helmuese ose
helmi (apo toksikanti) nuk dëmton apo vret njësoj te gjithë organizmat e gjalle. Disa
organizma dëmtohen ose vriten me shpejt nga një substance ose grup substancash helmues,
kurse disa te tjerë ne një shkalle me te ulet. Te gjithë argumentet qe janë dhënë me lart janë te
rëndësishme por ne konceptin e toksicitetit një rëndësi te veçante ka doza e cila nuk është gjë
tjetër veçse sasia e substancës helmuese apo kimikatit qe hyn ne trupin e një organizmi te
gjalle. Ndaj një sasia te caktuar te një substance helmuese organizmi i gjalle reagon ose
përgjigjet. Pra kemi efektin doze-pasoje. Ne literature mund te gjendet me emërtimin “Doze
response”. Pasoja ndaj dozës ose efekti doze-pasoje është lidhja midis ekspozimit dhe
efekteve ne shëndetin e organizmave te gjalla. Ne te kaluarën edhe sot përdoret termi: “doza
shkakton helmimin” (dose makes the poison) qe sqaron me se miri konceptin e mësipërm.
Deri ne momentin e shfaqjes se efektit toksik organizmi i gjalle përgjigjet ne shkalle te
ndryshme, kjo e ndërvarur nga doza. Sot ka disa ndarje apo definicione brenda konceptit
doze për te emërtuar njëkohësisht edhe pasojën apo përgjigjen e organizmit te gjalle.
Ne toksikologji përdoret edhe koncepti “doze prag (threshold dose)” i cili është niveli
ekspozimit ose doza e një agjenti toksik mbi te cilën efektet e kundërta te shëndetit mund te
ndodhin ose shfaqen, poshtë kësaj efektet e kundërta nuk shfaqen ose toksiciteti nuk ndodh.
Për shembull marrja e aspirinës si medikament terapeutik me këtë doze nuk është e
rrezikshme, por kur sasia e marre e kalon vlerën e dozës mund te shkaktoje nauze, dëmtime
te trurit, çarje te enëve te gjakut, hemorragji dhe mund te shkaktoje vdekjen. Acidi sulfurik
nuk është i rrezikshëm kur merret ne sasi te vogël dhe kur kjo gjendet ne lëkurën e një
personi, por nëse sasia është e madhe shfaqet efekti djegës mbi lëkurën e ekspozuar. Doza
prag ose pragu i dozës ekziston sepse deri ne këtë vlere, trupi i një organizmi te gjalle është
ne gjendje te riparoje dëmtimin e shkaktuar ose mund te detoksikoje kimikatet ndaj te cilave
është ekspozuar. Nëse ekspozimi është me i madh detoksikimi dhe mekanizmat e riparimit
Page 4
janë te bllokuar dhe kështu fillon te shfaqet toksiciteti ose helmimi. Pragu i dozës për
toksicitetin mund te jete i ndryshëm ne njerëz te ndryshëm. Me fjale te tjera, pragu i
toksicitetit ka shpërndarje te ndryshme brenda një popullate. Disa njerëz mund te marrin me
frymëmarrje një sasi substance helmuese pa u ndiere te sëmurë, ndërsa disa te tjerë sëmuren
shume shpejt. Megjithëse është me e lehte te demonstrohet pragu toksik i kimikateve ne
kafshët e laboratorit, ky ndryshon ne popullacion njerëzor është me i vështirë te përcaktohet.
Koncepti i pragut për toksicitetin ka luajtur një rol te rëndësishëm për ne rregullimin e
kimikateve. Sot është i njohur fakti qe një seri kimikatesh shkaktojnë kancer, për këtë arsye
ne nuk marrim me mend qe këto substanca te kenë prag toksik për efektet e tyre, ndërsa për
substancat kimike qe shkaktojnë efekte te ndryshme ne shëndetin ne kuptojmë mire qe ato
kane prag toksik. Është i njohur fakti qe disa kimikate qe shkaktojnë kancer kane prag toksik
dhe disa agjente te tjerë toksik jo dhe kjo teori merr pjese ne hartimin e udhëzuesve
rregullatorë. Një shembull i një udhëzuesi jo rregullator qe është i bazuar ne pragun toksik
është pragu i vlerës limit (PVL) ose mund te gjendet ne literature me shkurtimin e fjalëve
(TLV-threshold limit value). Kjo vlere ndryshon dhe varet nga niveli i ekspozimit te
kimikatit qe janë te lejueshëm ne vendin e punës. Nëse vlera e ekspozimit te vendit te punës
qëndron me poshtë PVL (ose TLV), tek punëtorët nuk shfaqen efektet e kundërta. Kjo norme
u themelua ne vitin 1968 nga shoqata jo qeveritare ne SHBA ne një Konference te
Higjenistëve Industrial Shtetërore. Qe nga themelimi ky institucion ne mënyre periodike
rivlerëson PVL (TLV) duke u bazuar ne gjykimet profesionale dhe shkencore. Kur u hyri ne
force ligji i Shëndetit dhe Vendit te Sigurte ne vitin 1970, Administrata e shëndetit adoptoje
PVL(TVL) si limit i ekspozimit te lejuar (PEL-premissible exposure limit)
Koncepti “ndjeshmëri individuale” përdoret sot ne fushën e toksikologjisë ushqimore dhe
përcakton sensibilitetin ndaj substancave toksike ose agjenteve toksike. Individë te ndryshëm
te organizmave te gjalle kane ndjeshmëri ne shkalle te ndryshme. Kështu qe ne një
popullacion individësh ndjeshmëria ndaj substancave toksike ndryshon. Ekzistojnë
popullata sensitive dhe me pak te ndjeshëm. Ne përgjithësi kur një popullate është e
ekspozuar për here te pare ndaj agjenteve toksik ajo është e ndjeshme. Brenda një
popullacioni me shkalle te ndryshme ndjeshmërie ndaj toksikanteve ka nenpopulacione te
cilët kur janë sensitive dhe përcaktohen me emërtimin “nenpopullacion sensitiv ose
ndjeshëm”. Me ekspozimin e vazhdueshëm ndjeshmëria nga toksikanteve ose substancave
toksike ulet. Kjo dukuri është e kundërt për substancat me veti alergjike te cilat kur
ekspozojnë një organizëm shkaktojnë alergji dhe ne ekspozimin e përsëritur ndjeshmëria
është me e larte.
Page 5
Siguria ushqimore dhe toksikologjia
• Ushqimi dhe siguria e tij
• Toksikologjia ushqimore përfaqëson një disipline te sigurisë ushqimore
• Rreziku ne ushqime: mekanik, biologjik, kimik, fizik.
• Toksikologjia shkence ku ndërthuren analiza e riskut, komunikimi i rrezikut dhe
menaxhimi i tij.
Analiza e rrezikut ne këndvështrimin e toksikologjisë
Ne aspektin e rrezikut qe vjen nga ushqimet, rreziku kimik ose nga faktorët kimike është
gjithnjë i mundshëm. Substanca te ndryshme kimike janë te pranishëm ne produktet
ushqimore. Për këtë arsye vlerësimi i nivelit te pranisë mbetet i rëndësishëm. Njohja e
substancave kimike me veti toksike dhe vlerësimi i nivelit te tyre ne ushqime është i
rëndësishëm. Për këtë arsye kërkohet qe te behet analiza e hollësishme e faktorëve ndotës
kimike ne ushqime duke njohur natyrën dhe efektet e substancave te ndryshme kimike. Për
te analizuar rrezikun e mundshëm kërkohen njohuri te mirëfillta tekniko-shkencore për
efektet e dëmshme te substancave te ndryshme kimike qe kane natyre toksike. Sot koncepti i
mbetjeve “residues” ne ushqime është shume i njohur, madje vlerësimi i rrezikut kimik është
i lidhur me vlerësimin e nivelit te mbetjeve te substancave toksike apo te dëmshme ne
organizëm.
Analiza e rrezikut është gjeresisht e përcaktuar si përfshirja e vlerësimit te rrezikut,
karakterizimit te rrezikut, komunikimit te rrezikut, menaxhimit te rrezikut dhe politikat dhe
masat qe merren lidhur me këtë rrezik (policy). Te gjithë elementet e analizat e rrezikut te
përmendura me lart janë pjese e sistemeve te sigurisë ushqimore, kryesisht te sistemit
HACCP.
Vlerësimi i rrezikut
Ne toksikologjinë ushqimore vlerësimi i rrezikut është vlerësimi shkencor i mundësisë se
dëmtimit te shëndetit si rezultat i ekspozimit ndaj substancave toksike. Për te realizuar një
vlerësim sa me te mire kërkohet angazhimi i institucione shkencore për te studiuar vetitë
toksike te substancave te ndryshme kimike. Kryesisht ne vlerësimin e rrezikut marrin pjese
institucionet shtetërore, qendra kërkimore shkencore qe me ane te studimeve te mirëfillta ne
fushën e toksikologjisë arrijnë te vlerësojnë efektet dëmtuese te substancave toksike ne
organizmat e gjalle, mjedis etj. Pra grumbullimi i informacionit shkencor, te dhënat e
studimeve te ndryshme, mendimet dhe opinionet shkencore te bordeve shkencore,
organizmave ndërkombëtare marrin pjese ne vlerësimin e rrezikut toksik. Fusha e
toksikologjisë ka krijuar mundësi te mëdha për te arritur ne konkluzione te rëndësishme për
Page 6
efektin e dëmshëm te substancave te ndryshme ne organizëm. Vlerësimi i rrezikut madje sot
është kanalizuar ne studime për efektin dëmtues te substancave te ndryshme toksike. Kështu
mund te përmendim për efektin kancerogjen ose teratogjen te substancave te ndryshme ne
organizëm. Ka studime te veçanta për prodhime te reja te substancave kimike kur ato gjejnë
përdorime te shumta ne mjekësinë humane dhe veterinare si dhe ashtu për përdorimin e tyre
ne bujqësi dhe industrinë ushqimore
Karakterizimi i rrezikut
Karakterizimi i rrezikut toksik është i lidhur me përshkrimin e hollësishëm te këtij rreziku,
ekspozimin ndaj tij, frekuencën dhe magnituden e ekspozimit, pasojat qe ai jep ne
organizmat e gjalle kur efekti toksik ndesh për shkak te konsumit te ushqimit. Pra ne këtë
proces vlerësohen karakteristika te veçanta te rrezikut te cilët do te ndihmojnë me pas për te
bere komunikimin dhe menaxhimin e tij. Është një përshkrim i natyrës dhe magnitudes
rrezikut shëndetësor qe kombinon rezultatet e vlerësimit ndaj ekspozimit dhe identifikimi i
rrezikut dhe përshkruan pavërtetësinë te shoqëruar ne çdo hap.
Komunikimi i rrezikut
Për te parandaluar, eleminuar apo reduktuar rrezikun toksik ne ushqime është e
rëndësishme qe te behet i njohur ky rrezik. Kjo realizohet me ane te procesit te komunikimit.
Njohja me rrezikun është tepër e rëndësishme sepse kjo do te ndikoje ne parandalim,
minimizimin apo reduktimin e rrezikut toksik tek konsumatori. Efekti toksik i substancave
është shume i rëndësishëm dhe komunikimi i tij me te gjitha mënyrat dhe mjetet e
komunikimit. Ne këtë proces marrin pjese shume faktorë dhe aktore. Komunikimi është një
proces i ndërlikuar sepse ai ka lidhje me informacionin, lajmin i cili natyrisht ngacmon, jep
rëndësi, neglizhence, sensibilizon publikun, institucionet, qeveritë, biznesin, organizatat jo
qeveritare, institucionet ndërkombëtare, institucionet edukuese dhe shkencore si dhe
shoqërinë.
Pra komunikimi i rrezikut ne toksikologjinë ushqimore është shkenca e te komunikuarit me
efektivitet ne situatat qe kane një përmbajtje te rëndësishme, sensitive, ose kontradiktore.
Parimet e komunikimit te rrezikut shërbejnë për te krijuar një nivel te përshtatshëm te
sjelljes, modifikimi dhe përgjigjes qe është ne nivel proporcional me rrezikun toksik.
Menaxhimi i riskut
Pas vlerësimit, komunikimit te rrezikut toksik ose kimik ne fushën e sigurisë ushqimore
është tepër e rëndësishme menaxhimi i tij. Menaxhimi i riskut është proces vendimmarrës qe
përfshin konsideratat politike, sociale, ekonomike dhe shkencore ose inxhininierike. Pra si
proces vendimmarrës i dedikohet me tepër institucioneve shtetërore te cilat kane si detyrim
ligjor menaxhimin e tij. Faktorë toksike ne lidhje me rreziku real vlerësohen ne lidhje me
rrezikun potencial ne mënyre qe te zhvilloje, analizoje dhe krahasoje mundësitë dhe te
zgjedh përgjigjen optimale për sigurinë nga ky rrezik.
Page 7
Bazat e vlerësimit te rrezikut ne shëndetin publik
Politikat shëndetësore te një vendi dhe ato te sigurisë ushqimore hartojnë një modelim
paraprak te kërcënimit te shëndetit publik duke treguar kujdes te veçante për ekspozimin
ndaj toksikanteve. Programe apo strategji te ndryshme për substance te ndryshme toksike
apo grupe kimikatesh hartohen dhe zbatohen për te vlerësuar rrezikun qe kane ato për
shëndetin publik.
Kërcënimi qe paraqesin substance te ndryshme toksike apo toksikante ka rëndësi për te
hartuar dhe ndërmarre te gjitha nismat parambrojtëse dhe mbrojtëse te shëndetit publik.
Monitorimi i vazhdueshëm dhe sistematik i efektit toksik te substancave te ndryshme ne
shëndetin human ndihmon për te vlerësuar rrezikun toksik te tyre dhe për hedhur bazat për
një vlerësim sa me te gjere dhe te sakte.
Për përbërësit apo kimikatet qe janë toksikante sistematik, kërcënimi mund te shprehet ne
kuptimin e kuotës se rrezikut.
Kuaota e rrezikut=Doze÷Faktorin e Toksicitetit
Faktori i Toksicitetit mund te jete “Maksimumi i sigurte i marre”. Kuota e rrezikut ≤ 1.0
shikohet ne mënyrë te veçante e pranueshme. Toksiciteti sistematik është një fenomen kritik.
Ai është i lidhur me ekspozimin e vazhdueshme ne mënyrë te përsëritur ndaj një toksikanti
ose grup toksikatesh. Ekspozimi i rritur (ne doze) ndaj një kimikati do te kryqëzoj një pike
kritike me efekte biologjike qe fillojnë te shfaqen. Pra ne ekspozimin e rritur shfaqja e
sindromit toksik është me e shpejte dhe me e shprehur. Ashtu si përmendëm me lart,
ekspozimi i rritur ka lidhje me dozën. Doza është sasia totale e substancës toksike qe merret
ne organizëm vetëm një here dhe qe i përket te gjitha rrugëve te ekspozimit.
Nga diskutime te gjera shkencore janë dhënë opinione, mendime, rezultate për ekspozimin e
rritur ose rritjen e dozës dhe shfaqjen e efektit toksik. Kur shfaqet sindromi toksik ne te
vërtetë kemi arritur ne një pike kritike. Por efekti toksik i disa substancave apo grupe
formulatesh te ndryshme kimike nuk lidhet direkt me ekspozimin e rritur. Ka studime kur
organizmi i njeriut apo kafshës është i ekspozuar me doza jo kritike dhe efekti toksik ka
ndodhur. Shkaktaret toksik te kancerit mund te japin ndryshime toksike edhe ne nivele me te
ulëta se pika kritike apo doza për një ekspozim te rritur. (Kancer: jo-pike kritike)
Faktorët e toksicitetit për toksikantet sistematike iu referohen dozave. Për dozat ekspozuese
ne te cilat nuk shfaqet efekti i tyre përdoret koncepti: doza pa efekt toksik “no effect level”.
Për te shprehur dozat ekspozuese te toksikanteve te ndryshëm përdoren dozat dhe unitet e
dozave te referencës te cilat shprehen ne miligram (mg) për kilogram (kg). Për te shprehur
me mire ekspozimin toksik përdoret vlerësimi mg/kg/d (milligram për kilogram ne dite).
Me poshtë jepet ekuacioni i cili shpreh se si doza lidhet me natyrën dhe përqendrimin e
substancës toksike, kontaktin me organizmin e gjalle, frekuencën e ekspozimit, peshën
trupore dhe faktorët e unitetit për një periudhe te caktuar kohe. Ekuacioni shpreh lidhjen
doze pasoje dhe lidhjen me faktorët e sipër përmendur.
Page 8
Ekuacioni
Doze = CC × CR × EF ÷ (BW × UCF)
CC — përqendrimi i përbërësit ne një terren, mjedis (mg/L).
CR — mundësia e kontaktit me terrenin (L/d).
EF — frekuenca e ekspozimit me terrenin me përmbajtjen potenciale (d/yr).
BW — pesha trupore (kg).
UCF — faktorët e unitetit (e.g., d/yr).
Si perceptohet risku?
Rreziku toksik perceptohet ne mënyra te ndryshme. Ne këtë drejtim ka preferenca te cilat
janë shpeshherë te ndërgjegjshme ose te rastësishme. Ekspertet dhe publiku nuk janë
shpeshherë dakord për rrezikun. Njerëzit pranojnë rrezikun 1000 here me shume ne qofte se
ata janë vullnetare (kur ngasin një makine) sesa kur ata janë jo vullnetare (për shembull
katastrofa nukleare).
Perceptimi i rrezikut varet nga disa faktore:
Te qenit i disponueshem. Vetë mundësia për te perceptuar rrezikun ka lidhje me te qenit i
disponueshëm për te perceptuar këtë rrezik. Ne shume raste njerëzit nuk janë te
disponueshëm për ta perceptuar këtë rrezik. Për shume arsye qe lidhen me disponibilitetin e
personit ky rrezik nuk perceptohet.
Imagjinimi i skenarëve te mundshëm. Ne shume situata njerëzit ndodhen ose përdorin
imagjinatën e tyre për te perceptuar rrezikun. Shpeshherë ata e njohin atë ose imagjinojnë
duke e krahasuar atë me situate te ngjashme.
Sigurimi. Sa me te sigurte te jene njerëzit aq me pak kujdes tregojnë ndaj rreziqeve te
mundshme. Po kështu e njëjta sjellje është edhe për rrezikun toksik.
Njohuritë e përvojës. Njohuritë e përvojës si dhe eksperiencat e ndryshme ndaj ekspozimit te
toksikanteve i bëjnë me te ndjeshëm ndaj perceptimit te rrezikut.
Fitimi apo humbja e simetrisë. Shpeshherë ndodh qe te fitohet një situate e ngjashme me atë qe
demonstron rreziku, ose te humbasë ajo. Kjo lloj situate është e lidhur me perceptimin e
rrezikut. Kur një situate e tille fitohet pra njeriu ndodhet ne një te tille perceptimi i rrezikut
është i larte. Ne rast te kundërt kur kjo humbet, perceptimi është me i ulet.
Humbja e vlerave te mëdha: Shpeshherë njeriu ndodhet ne situatën e humbjes se vlerave te
mëdha dhe nuk ben kujdes për rrezikun toksik. Ne këtë situate nuk e percepton ne mënyrë te
drejte rrezikun e mundshëm toksik.
Page 9
Gjendja kritike. Vete gjendja kritike apo situatat e vështira nuk sjellin perceptim për rrezikun
toksik.
Veprimi ne te kundërt drejt pasigurisë: Veprimtaria e njerëzve shpeshherë drejtohet ne mënyrë
te ndërgjegjshme dhe te pandërgjegjshme drejt pasigurisë. Kjo mënyrë dhe situate e sjelljes
njerëzore bën qe niveli i perceptimit te rrezikut te substancave helmuese te jete i ulet.
Shëndeti ynë nen kërcënimin e vazhdueshëm te helmeve. Me poshtë jepet se si është arritur
qe me ane te perceptimit dhe masave te marra te reduktohet niveli i rrezikut toksik.
Si ndikon mjedisi ne ndotjen toksikologjike te ushqimeve?
Mjedisi ndikon ne mënyrë te vazhdueshme ne ndotjen apo ruajtjen e ushqimeve nga ndotja
toksike. Prodhimi, përpunimi, ruajtja, transportimi i ushqimeve ndikohet nga niveli i ndotjes
toksike te mjedisit. Kështu nëse niveli i ndotësve toksike te rrezikshëm ne mjedis është i larte
mundësia për te pasur nivele te këtyre toksikantëve ne ushqime është me e madhe. Kështu
niveli i larte i arsenikut, kripërave te tij, metaleve te renda, pesticideve ne mjedis mund te
sjelle nivele te rritura te tyre ne ushqime.
Konceptet bazë në toksikologji
Objektivat për leksionin
Çfarë është me e rëndësishme?
Page 10
• Përcaktimi i toksicitetit (definicioni ose koncepti)
• Diskutimi i tipeve te ndryshme te toksicitetit
• Shpjegimi si janë klasifikuar toksikantet
• Përshkrimi i fazave te toksicitetit
• Shpjegimi i influencës se ekspozimit te bashkëshoqëruar
• Zhvillimi i hyrjes se te kuptuarit te testeve te toksicitetit
Toksikologjia
Shkenca qe ka te beje me efektet e ndryshme te dëmshme te kimikateve ne organizmat e
gjalle, “Shkenca e helmeve”.
Klasifikimi
Toksikologjia përshkruese. Është disipline shkencore e cila përshkruan te gjithë efektet e
dëmshme te substancave te ndryshme ne organizmat e gjalle. Përshkrimin ne detaje i aftësive
toksike, natyrës kimike dhe asaj toksike te substancave te ndryshme. (Çfarë?) Ne këtë dege
te toksikologjisë sqarohet ne mënyrë shkencore se çfarë shkaktojnë toksikantet ne organizëm.
Toksikologjia mekanike. Është dege e toksikologjisë e cila studion mekanizmat toksiko-
kinetike te substancave te ndryshme helmuese. Kjo disipline i afrohet për nga mënyra se si
është ndërtuar dhe zhvilluar farmakologjike kinetike te barnave. (Sa?)
Toksikologjia analitike. Toksikologjia analitike është dege e toksikologjisë e cila studion
mënyrat dhe proceset e mundshme analitike për toksikante te ndryshëm ne organizëm. Kjo
pjese e saj është zhvilluar shume vitet e fundit sepse zbulimi dhe përcaktimi i nivelit te
mbetjeve ne ushqime ka qene i rëndësishëm. (Sa shume?)
Ç’është toksiciteti ?
Toksiciteti është shkalla me te cilën substanca mund te dëmtojë njerëzit ose kafshët. Është një
koncept qe lidhet me dukurinë apo fenomenin qe ndodh si pasoje e ekspozimit te
organizmave te gjalle ndaj substancave helmuese.
Toksiciteti mund te jete: akut, subkronik dhe kronik
Toksiciteti akut (i menjëhershëm ose i shpejte)
Aftësia e substancave për te shkaktuar efektet te dëmshme ne organizëm si pasoje e një
ekspozimit te vetëm për një kohe te shkurtër. Njihen shume shembuj te toksicitetit akut ne
organizmat e gjalle. Edhe ky lloj toksiciteti varet nga doza e ekspozimit, natyra e toksikantit,
gjendja e organizmit te ekspozuar dhe faktorë te tjerë. Kështu efekti toksik i kripërave te
arsenikut është i menjëhershëm pra akut. Po kështu efekti i cianureve, fosfororganikeve etj.
Page 11
Ka plot raste kur kane ndodhur helmime akute ne bote. Nga historia e lashtësisë mund te
përmendim vdekjen e Sokratit.
Toksiciteti subkronik
Është një nga llojet e toksicitetit qe lidhet me aftësia e substancave toksike për te shkaktuar
efekte te dëmshme për me tepër se 1 vit por me pak se jetëgjatësia e organizmave te
ekspozuar ndaj tyre. Ky lloj toksiciteti ndodh shpesh sepse nga ekspozimi i vazhdueshëm i
organizmit për një kohe te vazhdueshme. Shfaqje e sindromit toksik ndodh me ngadalë se ai
akut dhe zakonisht pas disa ekspozimeve.
Toksiciteti kronik
Aftësia e substancave ose përzierjeve te tyre për te shkaktuar efekte te dëmshme për një
periudhë te gjate ose te përsëritur, ekspozimi i vazhdueshëm, nganjëherë duke zgjatur për te
gjithë jetën (organizmat e ekspozuar). Ky lloj toksiciteti është me frekuent dhe ka incidencë te
larte ne bote. Zhvillimi i industrisë, bujqësisë dhe degëve te tjera te ekonomisë shoqërohen
me rritjen e nivelit te ndotjes qe sjell gjithashtu rritjen ne mënyrë te vazhdueshme te dozës
ekspozuese. Gjate ekspozimeve te vazhdueshme ndodh toksiciteti kronik ne mënyrë te
përsëritur. Efekti ekspozues ndaj pesticideve, ndotësve te ajrit dhe te ujit ne organizmat e
gjalla shkakton zakonisht toksicitetin kronik.
Fushat e specialiteteve ne toksikologji
Ne shkencën e toksikologjisë ka klasifikime te ndryshme duke e ndare toksikologjinë ne
shume dege. Një pjese e klasifikimit te kësaj disipline janë përmendur me lart. Por duke u
mbështetur ne pasojën qe mund te japin toksikante te ndryshëm ne organizëm si dhe vendin
ne te cilin efekti toksik është me i shprehur ka një klasifikim tjetër i cili jepet me poshtë. Sipas
këtij klasifikimi operojnë edhe specialitete te ndryshme ne toksikologji. Këto lloje
specialitetesh Brenda toksikologjisë jepen me poshtë:
Ka një klasifikim specialitetesh sipas organeve target ose sistemeve te organeve: Këtu përfshihen
specialitete si neurotoksikologji, toksikologjia gjenetike, toksikologjia riprodhuese,
imunotoksikologjia, toksikologjia endokrine etj.
Klasifikimi sipas specieve target apo ekosistemit: Këtu përfshihen dege te toksikologjisë qe
studiojnë efektet toksike ne specie te caktuara apo grup speciesh qe lidhen kryesisht me te
njëjtat kushte te rritjes dhe mbarështimit apo dhe kushteve mjedisore. Toksikologjia akuatike
është dege e toksikologjisë qe studion efektet e dëmshme apo toksike ne organizmat e gjalle
ujore ose kafshët akuatike. Dege te tjera te ngjashme janë toksikologjia e kafshëve te egra,
toksikologjia ambientale, toksikologjia veterinare apo brenda saj toksikologjia e kafshëve te
laboratorit etj.
Page 12
Klasifikimi sipas përgjigjes selektive:
Teratologjia-toksikologjike: Ne toksikologji ekzistojnë shume dege te cilat studiojnë efektet e
dëmshme te substancave kimike. Një nga këto disiplina është edhe teratologjia toksikologjike
e cila studion pasojat ne defektet gjenetike te pasardhësit shkaktuara nga toksikantet.
-Karcinogjeneza eshte shkence e cila studion efektet toksike te substancave te ndryshme qe
kane veti te shkaktojnë karcinoma.
Ashtu si te gjitha disiplinat e tjera shkencore qe u degëzuan ne shkenca aplikative edhe nga
toksikologjia u degëzua toksikologjia e aplikuar. Duke qene se kjo pjese ka qene ne zhvillim te
vazhdueshëm ajo mbetet e okupuar me problemet te reja qe hasen gjate zhvillimit.
Toksikologjia klinike: studion te gjitha ndryshimet te cilat shfaqen ne organizëm si pasoje e
ekspozimit ndaj substancave toksike. Shenjat dhe ndryshimet klinike te studiuara se bashku
ose dhe te ndara sipas rasteve themeluan toksikologjinë klinike. Këtu studiohen sëmundjet e
shkaktuara nga helmimet (toksikantet) dhe efekti i antidoteve.
Rastet e përdorimit te substancave helmuese për kryerjen e akteve kriminale krijuan
mundësinë e zgjerimit te njohurive ne këtë fushe dhe themelimin e toksikologjisë
investigative. Kjo dege e toksikologjisë studion shkakun e vdekjes ne spektrin toksik. Ka
shume ndarje ne fushën e toksikologjisë dhe një nga ato është edhe toksikologjia rregullatore
e cila rregullon dhe përshkruan vetitë dhe cilësitë toksike te substancave dhe grupet e
substancave toksike qe prodhohen rishtazi. Ajo vlerëson rrezikun nëpërmjet testeve
përshkruese. Ka një degëzim tjetër i cili quhet toksikologjia zhvilluese e cila i përgjigjet
zhvillimit dhe prodhimit te substancave te cilat kane veti helmuese.
Klasifikimi i toksikanteve (lendeve helmuese)
Klasifikimi i toksikanteve nuk ka qene i lehte dhe ai është objekt i vazhdueshëm i
diskutimeve. Klasifikimi i toksikanteve ndryshon sipas kritereve qe përdoren për këtë
proces.
Sipas efektit qe toksikantet lëne ne organet lendet helmuese ose toksikantet grupohen ne një
grup: Toksikante me veprim ne organet target. Lendet qe dëmtojnë mëlçinë ose qe kane veprim
toksik ne këtë organ quhen hepatotoksina. Lendet me veprim toksik ne sistemin nervor
quhen neurotoksina.
Ka një klasifikim sipas qëllimit te përdorimit te substancave helmuese: Kështu mund te përmendim
pesticidet, solvent ose tretës te ndryshëm qe përdorën gjerësisht ne bujqësi.
Sipas burimit nga janë prodhuar. Ka dy mënyra për te siguruar substancat helmuese me veprim
toksik. Mënyra natyrale e prodhimit dhe ajo artificiale. Kur substancat helmuese prodhohen
nga bimët kafshët ose proceset natyrale kimike pa ndërhyrjen e njeriut, kjo quhet mënyrë
Page 13
natyrale e prodhimit. Ne rastin kur këto substance prodhohen ose fabrikohen nga njeriu
atëherë kemi te bëjmë me mënyrën sintetike te prodhimit.
Klasifikimi sipas efekteve te veçanta. Ne këtë lloj klasifikimi si kriter përdoret efekti specifik
ndaj qelizave te veçanta. Kështu ne këtë klasifikim gjejmë emërtime te tilla si substanca
kancerogjene, substanca mutagjene, substance toksike me veti çrregulluese endokrine.
Sipas gjendjes fizike. Toksikantet gjenden ne tre gjendje natyrale: gjendje e gazet, gjendje e
lënget, gjysem i lëngët ose gjysem i ngurte, gjendje e ngurte. Për shembull gjendje e gazet
janë gazrat helmues si CO2, CO etj, gjendje e lëngët janë një mori e madhe pesticidesh dhe
gjendje e ngurte metalet e renda.
Sipas toksicitetit, toksikantet klasifikohen ne mënyrë te ndryshme; ekstrem, mesatar, i lehte
ose shume toksik, toksik, pak toksik.
Sipas përbërjes kimike toksikantet klasifikohen ne metale te renda, organofosfate, klororganike
etj.
Sipas mekanizmit te veprimit ndahen ne antikolinergjik, inhibues, ndarës etj.
Llojet e përgjigjeve toksike
Gjate ekspozimit te organizmit me substance te ndryshme organizmi përgjigjet duke
aktivizuar mekanizmat mbrojtës dhe një sere procesesh te tjera te cilat janë te ndryshme ne
ekspozime me natyra te ndryshme dhe gjithashtu këto përgjigje varen nga individët e
ekspozuar.
Llojet e përgjigjeve toksike ne organizëm janë:
Përgjigje lokale. Kur toksikantet prekin atakojnë organizmin ne pjese te ndryshme shkaktojnë
efekte te lokale te cilat mund te jene skuqja, enjtja, kruarje, dhimbja, djegia, hemorragji etj. Te
gjitha këto shfaqen ne pjese te veçanta dhe prandaj klasifikohen ne përgjigje lokale. Kështu
ne traktin gastrointestinal dhe respirator shume substance japin efekte lokale duke dhënë
dëmtime ne pjese te ndryshme.
Përgjigje sistematike. Efekti dëmtues i substancave është me i gjere me larg se pjesët e
ekspozuara. Disa substanca toksike pavarësisht se nga hyjnë ne organizëm ato kane efekte te
dëmshme ne sisteme te ndryshme te organizmit. Kështu substancat helmuese me natyre
fosfororganike veprojnë ne Sistemi Nervor Qendror (SNQ), sistemin kardiovaskular,
sistemin renal, sistemin respirator, sistemin imun etj.
Përgjigje e menjëhershme. Është përgjigjja e organizmit për një kohe te shkurtër. Efekti dëmtues
shfaqet pas disa minutash ose ore pas një ekspozimi te vetëm.
Page 14
Përgjigje e vonuar. Ne shume raste përgjigja e organizmit është e vonuar. Kjo varet nga natyra
e toksikantit, nga gjendja e organizmit, doza e ekspozimit, frekuenca dhe sensibiliteti i
individëve. Koha e përgjigjes mund te jete e gjate duke kaluar dite, muaj dhe vite. Kjo lloj
përgjigje toksike ndodh zakonisht pas disa vitesh ekspozimi ndaj toksikantit.
Përgjigja e kombinuar, te dyja se bashku (e menjëhershme dhe e vonuar). Ndodh shpesh qe
organizmat te reagojnë ndaj ekspozimeve te ndryshme me përgjigje te menjëhershme dhe te
vonuar.
Përgjigje e plote. Organizmi përgjigjet masivisht dhe shkaktohen te gjitha efektet e dëmshme.
(Reversible). Ky lloj reagimi përcaktohet nga lloji i indeve qe përfshihen, koha e ekspozimit,
magnituden e veprimit toksik. Përgjigjja e plote zakonisht ndodh ne indet me aftësi
regjeneruese te shpejte siç janë: mëlçia, mukoza e zorrëve, qelizat e gjakut etj. Ne këtë lloj
përgjigje ndodhin ndryshime apo dëmtime ne Sistemit Nervor Qendror (SNQ), karcinoma,
ndodh procesi i mutagjenezes dhe teratogjenezës.
Shkalla e thithjes ( Bioavailability )
Ekspozimi i organizmit me toksikante te ndryshëm shoqërohet me hyrjen dhe thithjen e tyre
ne organizëm. Organizmi i njeriu, kafshëve dhe bimëve është i ndërtuar nga qelizat, Thithja
si proces kryhet ne qelize. Toksikanti duhet qe te kaloje membrane qelizore për te hyre ne
citoplazme organela dhe bërthamë. Për te përshkruar këtë rruge ai duhet te thithet ne
membrane qelizore. Për te vlerësuar këtë proces përdorët koeficienti ndarjes Oktanol-
Uje(Kow).
Koeficienti ndarjes Oktanol - Ujë ( Kow )
Është një term empirik i tretshmërisë qe përdorët për vlerësimin e potencialit te lëvizjes
ndermembranore. Kur, Kow= 102 -103 tregon qe një substance thithet shume mire ne
membrane (absorbohet). Mund te shprehet edhe ne mënyrë logaritmike (Log Kow = 2-3). Ky
koeficent vlerëson thithjen si proces dhe gjithashtu vlerat e tij ndryshojnë për substanca te
ndryshme dhe varen nga tretshmëria e substancave ne ujë dhe ne yndyra ( lipide ).
Kow = [T]oktanol / [T]uje
Përshkrimi i fazave te helmimit
Procesi i helmimit ne organizëm për efekt studimi ne shkencën e toksikologjisë ndahet ne
tre faza:
1. Faza ekspozuese
2. Faza toksikokinetike
3. Faza toksikodinamike
Page 15
1. Faza ekspozuese. Ne këtë faze te helmimit organizmi ekspozohet ndaj agjentit toksik ose
grup toksikantesh. Ekspozimi i organizmit ndaj toksikanteve te ndryshëm varet nga disa
faktorë si: shkalla e thithjes (bioavailability) se substancave toksike, ndarja e dozës se
vlefshme për absorbim, koha dhe frekuenca e ekspozimit, rruga e administrimit te
toksikantit (orale, mushkëri, lëkure, injeksion etj). Një faktor i rendesishem qe ndikon ne
ekspozimin e organizmit ndaj toksikantit është doza e cila sa me madhe dhe e përsëritur
te jete ndikon ne shfaqjen e efekteve toksike duke e ekspozuar me shume organizmin.
Gjithashtu natyra fizike dhe kimike e toksikantit ndikon ne fazën e ekspozuese. Kështu
madhësia e partikualve te toksikantit ndikon ne ekspozimin e organizmit. Tretshmëria e
substancave ndikon ne ekspozimin e organizmit ndaj substancave helmuese. Sa me te
tretshme te jene substancat aq me i ekspozuar është organizmi.
2. Faza e absorbimit (thithjes) - toksikokinetike
Absorbimi ose thithja e toksikanteve ne organizëm fillon qe nga niveli qelizor dhe vazhdon
me struktura me te organizuara si inde organe, sisteme deri ne te gjithë organizmin. Ne
nivelin qelizor ne organizëm thithja e toksikanteve ndodh ne membranën e qelizës. Modeli
strukturor dyshtresor lipoproteinik i membranës qelizore është i përshtatshëm për thithjen e
substancave helmuese. Lëvizja e substancave te ndryshme ne membrane realizohet me ane te
proceseve fiziko kimike. Ne procesin e thithjes ne membrane ndikon Koeficienti Kow
(tretshmëria lipide-ujë) i substancave te ndryshme. Kur ky koeficient është i larte substancat
helmuese thithen me lehtësi. Po kështu edhe grupet kimike funksionale (jonet, lidhjet
kimike) transportohen me lehtësi ne membrane. Thithja apo lëvizja e substancave varen nga
madhësia molekulare e substancave si dhe konformiteti. Kështu makromolekulat thithen ose
transportohen me vështirësi ne membrane.
Lëvizja membranore e toksikanteve. Realizohet me ane te procesit te thjeshte te difuzionit
(Ligji Fick). Substancat helmuese lëvizin nga përqendrimi me i larte ne atë me te ulet. Një lloj
lëvizje tjetër ne membrane e toksikanteve është transporti me ane te poreve te membranës.
Toksikantet filtrohen nëpërmjet poreve dhe hyjnë ne brendësi te qelizës. Toksikantet mund
te lëvizin ne membrane me ane te transportit meditativ. Pra për lëvizjen e tyre kërkohet
lidhja me një faktor tjetër cili mund te këtë natyre te ndryshme kimike.
Vendet e absorbimit (thithjes)
Thithja ose absorbimi i toksikanteve realizohet ne pjese te ndryshme te organizmave te gjalle.
Ne specie te ndryshme sipas shkalles se evolucionit ndryshon edhe mënyra dhe vendi i
thithjes se toksikanteve.
–Ne kafshe substancat helmuese thithen me mire ne traktin gastro intestinal (GIT), lëkurë
edhe mushkëri.
– Ne bime toksikantet thithen me mire me ane te poreve trupore, kutikulës dhe rrënjës.
Page 16
– Ne insektet toksikante thithen me shume me ane te poreve te kanaleve si dhe ne pjesën
orale.
– Ne peshk toksikantet thithen me mire me ane te velëzave, trakti gastrointestinal (GIT), dhe
lëkurë .
3. Faza e shpërndarjes ( toksikodinamike )
Faza e shpërndarjes se toksikantit ne organizëm është një proces i rëndësishëm dhe i
ndërlikuar. Substancat toksike ne këtë faze pësojnë ndryshime te vazhdueshme duke
realizuar veprimin toksik te tyre. Ne përgjithësi kjo faze është e përbëre nga katër elemente
ose procese. Këto janë: vendi i veprimit toksik, ruajtja, metabolizmi, ekskretimi (eliminimi).
Ne kafshe kryesisht toksikantet thithen dhe shpërndahen me ane te limfës dhe gjakut.
Barrierat toksikologjike sinjifikative
Para toksikanti te japë efektin dëmtues organizmat e gjalle kane përsosur mekanizma te cilët
pengojnë veprimin toksik. Ne organizëm ka barriera te cilat pengojnë veprimin e
menjëhershëm ose ulin toksicitetin e substancave toksike. Disa nga këto barriera janë sistemi
e enëve te gjakut ne tru, placenta (maternal- fetale), gjëndra e qumështit (gjak-qumësht) etj.
Barrierat pengojnë ose ngadalësojnë shpërndarjen e toksikanteve.
Faktorët qe ndikojnë ne shpërndarjen e toksikantit
Ne shpërndarjen e toksikanteve ne organizëm ndikojnë shume faktorë. Nder këta faktorë me
te rëndësishëm janë: afiniteti i indeve për ksenobiotiket, qarkullimi dhe rrymat e gjakut,
lidhjet proteinike te toksikantit, rruga e përdorimit, shkalla e metabolizmit te toksikanteve
etj.
Rishpërndarja e toksikanteve
Krahas shpërndarjes se toksikanteve ne organizëm ka mekanizma rishpërndarje. Zakonisht
këto ndodhin ne ciklet e mbyllura. Ne nga mënyrat e rishpërndarjes se toksikanteve kryhet
me ane te qarkullimit enterohepatik te mëlçisë.
Metabolizmi
Toksikantet ne organizëm futen ne procese te ndryshme transformimi ose me sakte
biotransformimi. Etapat e metabolizmit ose biotransformimit te toksikanteve janë te shumta
dhe specifike sipas llojit te toksikantit. Gjate metabolizmit te toksikanteve ndodhin procese te
shumta por per efekt studimi ato ndahen ne dy faza: Faza e biokonversionit dhe faze e
konjugimit. Gjate fazes se pare ndodhin ndryshime ne molekulat e toksikanteve duke shtuar
aftësi te reja. Substancat rrisin aftësitë hidrofile te tyre me ane te proceseve dhe reaksioneve
te ndryshme kimike. Faza tjetër ose e dyte është konjugimi e cila biotransformon toksikantin
duke dhënë atij forme aktive. Ne këto procese ndikojnë faktorë mjedisore, gjenetike,
Page 17
individuale dhe vete cilësitë dhe aftësitë toksike te substancave helmuese. Shembuj te fazës
se konjugimit janë rastet e helmimit me dioksine. Pra kërkohet lidhja e dioksines me një
faktor tjetër qe te shfaqet efekti toksik. Parimi modelit “graso ne kripe”.
Faktorët qe influencojnë toksicitetin
Ne toksicitetin e substancave te ndryshme ne organizëm ndikojnë disa faktorë:
Ekspozimi i shoqëruar. Nëse organizmi krahas ekspozimit me një toksikant shoqërohet edhe
me ekspozimin e nje substance tjetër toksike, atëherë vihet re efekti shtues i cili për t’u
kuptuar jepet ne një forme te mëposhtme:
Shtues: 2 + 2 = 4
Një shembull konkret për te kuptuar veprimin apo efektin shtues është veprimi i 2
fosfororganikeve kur konkurrojnë për kolinisterazes.
Forme tjetër e ekspozimit te shoqëruar është efekti toksik sinergjik paraqitet me poshtë:
Sinergjik: 2 + 2 = 10
Një shembull për te kuptuar efektin sinergjik toksik është ekspozimi i organizmit
njëkohësisht nga veprimi i CCl4 me etanolin. Ky efekt ndikon ndjeshëm ne toksicitetin e
mëlçisë.
Ekspozimi i shoqëruar i organizmit me toksikante te ndryshëm mund te sjelle efektin toksik
potencues i cili paraqitet me formën e mëposhtme:
Potencues: 2 + 0 = 6
Rasti i veprimit potencues toksik është ekspozimi i organizmit ndaj isopropanolit dhe CCl4.
Shembujt janë te shumte. Veprim potencues kane te gjithë promotorët e tumoreve ne
organizëm
Veprimi antagonist i toksikanteve gjate ekspozimit te shoqëruar :
Antagonizmi: 2 +2 = 0
Një nga shembujt antagoniste janë kripërat e bariumit me metalet e renda. Shpeshherë ne
toksikologji ky veprim është ai i antidoteve.
Ekskretimi (eleminimi)
Ka rendësi per organizmin sepse me ane te këtij procesi ulet toksiciteti i toksikanteve te
ndryshëm. Eleminimi kryesor i toksikanteve ne organizëm realizohet me ane te veshkave.
Ka edhe mënyra te tjera te eliminimit te toksikanteve te cilat janë, me jashtëqitje,
frymënxjerrje, ekskretimin gastrik, lëngun biliar, lëkurë, djerse etj. Duke krahasuar
Page 18
eliminimin e toksikateve ne njerëz dhe kafshe me atë te bimëve arrihet ne konkluzionin qe
proceset eliminuese te toksikanteve ne njerëz dhe kafshe janë me te specializuar dhe me te
komplikuara.
Toksikodinamika
Është ajo pjese e toksikologjisë qe studion lidhjen doze-përgjigje (ose pasoje) ne organizëm.
Kështu një kimikat toksik jep efektin toksik te tij ne targetin kritik i cili mund te jete një grup
qelizash (ind), organe apo ne sistem apo sisteme organesh. Targeti kritik i toksikanteve te
ndryshëm mund te jete ne gjendje normale ose dhe ne gjendje patologjike ( lezione ). Efekti
toksik shoqërohet me një manifestim biologjik. Organizmi përgjigjet ndaj veprimit toksik te
një toksikanti. Për çdo doze te caktuar organizmi përgjigjet me një shkalle te caktuar.
Përgjigjja ndaj efektit toksik
Ndaj aktiviteteve toksike te njëjta organizmi përgjigjet me mënyra te njëjta. Kështu ndaj
oksigjenit dhe substancave qe lirojnë oksigjen.
-Ndaj substancave me veprim te kundërt organizmi përgjigjet me mekanizma te ndryshëm.
Kështu për shembull substancat me veprim
-Substancat me veprim te kundërt, për shembull lidhja e CO dhe transporti i oksigjenit nga
hemoglobin ( karbomonoksidhemoglobina, oksihemoglobina)
Shkalla e toksicitetit te substancave toksike varet nga doza (ne tabele paraqitet se si ndikon
doza ne shkallen e toksicitetit, doza orale)
Klasa Doza Per moshen mesatare
(te rritur)
Praktikisht jo toksik >15 g/kg Me tepër se 250ml
Toksik te lehte 5-15 g/kg Nga 250 ml deri 0,551l
Toksik te moderuar 0,5-5 g/kg
Shume toksik 50-500mg/kg Nga 31,103g deri 0,551l
Ekstremisht toksik 5-50mg/kg Nga një luge çaj deri ne
31,103g
Nga 7 pika deri ne një luge
çaj
Page 19
Supertoksik <5mg/kg Nje shije<7 pika
Spektri i dozës toksike LD50 (mg/kg)
Agjenti toksik 10.000
Etanol 4.000
NaCl 1.500
Sulfat Fe 900
Sulfat Morfine 150
Fenobarbitol 100
DDT 5
Pikrotoksin 2
Sulfat striknine 1
Nikotine 0,5
d-Tubokurarine 0,1
Tetrodotoksine 0,001
Dioksine (TCDD) 0,00001
Toksine botulinike
Për shembull toksikantet qe janë transportues te oksigjenit konkurrojnë ne organizëm me
oksigjenin. Kështu formimi i metemaglobines nga veprimi i joneve hekur kur ata kthehen
nga Fe2+ ne Fe3+. Nitratet, monoksidi i karbonit, cianidet, nitrite, naftaleni, kloratet janë
substance konkurruese.
Page 20
Pesticidet ne ushqime
• Toksikologjia e mbetjeve te pesticideve ne ushqime
• Pesticidet dhe monitorimin e tyre ne zinxhirin ushqimor
• Njohje me klasat kryesore te pesticideve
• Njohuri mbi bazat ligjore te monitorimit
• Njohuri moderne mbi rrezikun, analizën e tij, vlerësimin, komunikimin dhe
menaxhimin e tij
Pesticidet
Pesticid është çdo substance ose përzierje substancash qe përdoren për mbrojtjen,
shkatërrimin, largimin ose modifikimin e çdo “pesti”: insekteve, bimëve patogjene,
molusqet, zogjve, gjitarëve, peshq, nematode (krimba te rrumbullaket) dhe mikrobeve qe
shkatërrojnë pasurinë, përhapin sëmundje ose janë vektorë te saj ose shkaktojnë dëme. Një
pesticid mund te jete një substance kimike, biologjike (virus ose bakter), antimikrobial,
dezifenktant, ose një mjet qe përdoret kundër agjenteve te shpërmendur. Megjithëse
përdorimi i pesticideve ka shume te mira, ka dhe disavantazhe: Pesticidet kane potencial
toksik për njerëzit dhe kafshët dhe janë mbetje te rrezikshme ne mjedis. Sipas Konventës se
Stokholmit, 10 ose 12 ndotësit organik te përhershëm te kimikateve organike janë pesticide.
Pesticidet-imazhi publik
Janë helme te shëndetit publik dhe shkaktojnë dëme ekonomike. Mbetjet e pesticideve dhe
prania e tyre ne ushqime, mjedis, organizmat e kafshëve dhe bimëve kane kosto. Për
kontrollin dhe monitorimin e tyre kërkohen shpenzime te cilat me zhvillimin e industrisë se
prodhimit te pesticideve janë ne rritje. Por nga ana tjetër kontrolli i insekteve, barërave te
këqija, minjve dhe gjallesave te tjera te klasifikuara si pest është i rëndësishëm. Pa përdorur
pesticidet ky kontroll është i vështire. Po kështu një pjese e përdorimit te tyre ka rendësi për
kontrollin e infeksioneve virale, bakteriale dhe kërpudhe ne bujqësi, shtëpi dhe ambiente
publike. Neglizhenca ne ketë kontroll shkakton implikime te shëndetit (rrezik i larte-
sëmundjesh). Përdorimi i pesticideve është i domosdoshëm por me impakte negative ne
shëndetin human, shëndetin e kafshëve, bimëve dhe ne mjedis. Pesticidet janë kimikate
natyrale dhe sintetike (kimikatet dhe agjentet biologjike). Gjate përdorimit te tyre ne bujqësi
dhe ne industri një pjese e tyre ngelen ne këto mjedise ose kontaminojnë mjedisin duke u
future ne zinxhirin ushqimor. Mbetjet e pesticideve (kur ato gjenden ne produkte, mjedis)
janë te rrezikshme sepse ato edhe ne sasi te vogla dëmtojnë shëndetin e njeriut.
Page 21
Residue (Mbetje) ≠ ose = Risk (Rrezik)
Programet për kontrollin e pesticideve
Për faktin se pesticidet janë substanca te rrezikshme për shëndetin e njeriut sot ne bote vende
te ndryshme kane programe kontrolli, monitorimi, survejimi për pesticidet. Ne vendet e
zhvilluara ku industria e pesticideve prodhon një game te gjere substancash kimike qe
përdoren si pesticide legjislacioni është me rigoroz për kontrollin e pesticideve. Kështu ne
SHBA ka programe te mëdha monitorimi për pesticidet me përdorim te gjere ne bujqësi.
USDA ka ne fuqi programe survejimi dhe monitorimi për substanca ose pesticide target.
Edhe ne B. E legjislacioni për pesticidet është voluminoz dhe mjaft rigoroz. Monitorimi i
mbetjeve te pesticideve ne bujqësi, produktet ushqimore eshte detyrim ligjor per te gjitha
vendet anetare te B.E. Ne vendin tone kontrolli për prodhimin, paketimin, ruajtjen,
transportin, tregetimin dhe përdorimin e pesticideve ka ardhur duke u përmirësuar duke
synuar përafrimin e tij me atë te BE -së. Procedurat e regjistrimit te pesticideve kane baze
ligjore. Aktiviteti i përdorimit te pesticideve ne vendin tone është rregulluar me ligj.
Qellimi i aktivitetit komercial te pesticideve:
Sot ne bote prodhohen një numër i madh substancash si pesticide dhe përditë regjistrohen
prodhime te reja. Ne SHBA ka te regjistruar 865 ingredientë aktive. Nga këto 350 përdoren
ne zinxhirin ushqimor. Industria e prodhimit te pesticideve ka arritur te prodhoje 20.000
produkte dhe janë vendosur 9000 toleranca (MRL). Bujqësia përdor me tepër se 1,5 milion
paund pesticide ne vit dhe 50% e tyre përdoren ne bujqësi si herbicide. Shitjet e pesticideve
me shumice për qellim përdorimi ne bujqësi dhe për përdorim jo bujqësor. Peshën me te
madhe te aktivitetit tregtar te pesticideve e zë përdorimi ne bujqësi.
Trendi apo tendenca ne rregullimin apo përdorimin e pesticideve
Përdorimi i pesticideve ka një tendence e cila konsiston kryesisht ne përdorimin me
frekuence me te ulet, pra ne përdorimin me te rralle te tyre. Ne këtë kontekst prodhimi i
pesticideve sa me specifik do te beje te mundur uljen e frekuencës se përdorimit. Gjithashtu
një tjetër tendence ne përdorimin e pesticideve është e lidhur me aplikimin e tyre me një
volum dhe doze me te vogël. Pavarësisht se ka kërkesa për mënjanimin e rrezikut te
pesticideve prodhimi i pesticideve te parrezikshëm për shëndetin e njeriut mbetet ne
përgjithësi një proces i vështire. Ne minimizimin e përdorimit te pesticideve ndikon
ndjeshëm një menaxhim me i mire i luftës kundër “pest”. Sot synohet përdorimi i pesticideve
ne gjendje te ngurte pasi është me e lehte kontrolli ndaj tyre. Zhvillimi i industrisë se
prodhimit te pesticideve ka tendence prodhimin e biopesticideve te cilat konsiderohen me
pak te rrezikshme. Për te minimizuar nivelin e mbetjeve rekomandohet përdorimi i
pesticideve me përmbajtje te larte ekspozuese dhe i substancave te sigurta. Ne përdorimin e
tyre kërkohet qe te njihet mire rruga e përdorimit, efekti i tyre ndaj “pest” si dhe impakti ne
shëndetin e njeriut dhe mjedis. Për këtë qellim kërkohet qe te kryhet trajnimi i vazhdueshëm
i te gjithë personave qe përdorin dhe kane kontakt me pesticidet.
Page 22
Klasifikimi i pesticideve
Pesticidet ashtu si toksikante dhe substance te tjera klasifikohen sipas qëllimit te përdorimit.
Ne klasifikimin e mëposhtëm pesticidi merr emrin sipas objektit ‘pestit” mbi te cilin vepron:
• Insekticidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër insekteve.
• Herbicidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër barërave.
• Fungicidet: janë pesticide cilat përdoren kundër kërpudhave dhe myqeve.
• Baktericidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër baktereve.
• Rodenticidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër brejtësve.
• Biopesticide: janë prodhime me natyrale qe kanë përdorim të gjerë.
Një përdorim te gjere po gjejnë kohet e fundit pesticidet me aplikim special për një qellim te
caktuar. Këto lloj pesticidesh lënë me pak mbetje në ushqime dhe pajisje. Disa nga me
kryesoret janë:
-Acaracidet: janë pesticide qe kane efekt ndaj pleshtave dhe morrave.
-Algicidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër algave.
-Avicidet: janë pesticide të cilat përdorën kundër bletëve dhe grerëzave.
-Baktericidet: janë pesticide me efekt kundër bakterieve.
-Viruscidet: janë substanca të cilat përdoren kundër viruseve.
-Moluskcidet: janë pesticide të cilat përdoren kundër molusqeve.
-Pesticidet qe tërheqin insektet ose i largojnë ato.
-Pesticidet qe tërheqësit e zogjve, gjitarëve.
-Rritësit aktiv te bimëve.
-Pesticidet sinergjiste.
Pesticidet antibiotikë
Klasifikohen si me poshtë
Page 23
Insekticides antibiotikë ku përfshihen:
-abamectin
-Spinosad
-Insekticidet e arsenikut
-Insekticidet me bazë plumbi dhe arseniku.
Insekticidet nga bimët ku përfshihen:
-Nicotine
-Rotenone
-Pyrithrins
Insekticidet me baze karbamate ku futen:
-Aldicarb
-Carbomyl
-Carbofuran
-Oxomyl
Insekticidet organoklorine ku futen:
-Aldrin
-Dieldrin
-DDT
-Endrin
-Pentaklorofenol etj
Insektecidet fosforganike ku futen:
-Azinofos
-Metathion
-Parathion
-Metidiklorofos
Rodenticidet botanike ku futen:
Page 24
-Striknina
Rodenticidet kumarinike:
-Brodifacoum
-Bromodialone
-Varfarine
Rodenticidet inorganike:
-Fosfide zinku (zinc phosphide)
Rodenticidet e paklasifikuar:
-Ergokalciferol,
-Fluoracetai i Na.
Herbicidet
Keto klasifikohen si me poshte:
Herbicidet amide:
-Metolaklor
Herbicidet me baze dinitrofenoli:
- Dinoseb
Herbicidet me baze imidazolinon:
-Imazetapyr
Herbicidet fosfororganike:
-Glyphosate
Herbicidet fenoksiacetike:
– 2,4 D
Herbicidet e amoniumit kuaternar
-Diquat
Page 25
- Paraquat
Herbicidet tiokarbamate:
-Molinate
Herbicidet tiriazine:
-Atrazine
Herbicidet sulfon-urea:
- Metsulfuron
Baza ligjore për pesticidet ne vendin mbeshtet kryesisht ne aktet ligjore nenligjore te
meposhtme:
! Ligji për Mbrojtjen e Bimëve
! VKM për regjistrimin e PMB
! VKM për përdorimin, ndalimin e përdorimit te pesticideve.
! Ligji i Ushqimit
! Ligji i Inspektoratit dhe Shërbimit Veterinar
! Legjislacioni shëndetësor për mbrojtjen e mjedisit
! Plani Kombëtar i Monitorimit te Mbetjeve (legjislacioni plotësues)
Ne vende te ndryshme zhvillimi dhe plotësimi i legjislacionit te pesticideve ka një histori te
gjate ne krahasim me vendin tone ku i është kushtuar vëmendje e veçante pesticideve viteve
te fundit. Kështu ne vitin 1958, Delaney Clause ne SHBA përdori përkufizimin e standartit
zero rrezik për kancerin ne mbetjet e mundshme te pesticideve ne ushqimet e përpunuara.
Diskutimet e shumta shkencore si dhe opinionet e Akademisë Kombëtare te Shkencave ne
SHBA ne studimin: “Pesticidet ne dietat e fëmijëve te vegjël (ushqehen me gji) dhe atyre me
te rritur 1993” beri te mundur qe Kongresi Amerikan te merrte nismën për ndryshimin ne
legjislacion për nivelin e pesticideve ne ushqime.
Page 26
Ushqimet qe konsumohen me tepër nga fëmijët dhe ekspozimi i tyre me pesticide
Ushqimet g/kg/dite
qumësht 10,9
molle 6,3
portokall 2,7
pjeshke 2,1
soje 1,6
dardhe 1.6
karrota 1,5
Ekspozimi i fëmijëve ndaj pesticideve është i vazhdueshëm. Ka rreth 300 ingrediente aktive
te pesticideve qe janë regjistruar për 20 komoditete qe konsumohen nga fëmijët infantile dhe
ata te rritur.
Shëndeti i njeriut: ne fokus pesticidet
Duke pasur parasysh faktin qe pesticidet janë substance te rrezikshme atëherë kërkohen qe te
realizohet:
1. Identifikimi i rrezikut
-Për te identifikuar rrezikun realizohen testet e toksicitetit, analiza për efektet e kundërta,
mblidhen te dhëna dhe informacion për çdo pesticide qe përdoret.
2. Vlerësimi i dozës- përgjigje.
Për te vlerësuar dozën përgjigje kryhen prova për toksiciteti sasior pra shikohet efekti toksik
sipas dozave te ndryshme.
Page 27
3. Vlerësimi i ekspozimit.
Vlerësimi i ekspozimit ne ushqim, ujë, shtëpi, vendi i punës duke mbledhur informacion, te
dhënat e kontrolleve analitike, matjeve te ndryshme për te vlerësuar shkallen e ekspozimit
4. Karakterizimi i rrezikut
Për te karakterizuar rrezikun nga pesticidet përdoret formula: Rreziku = Toksicitet x
Ekspozim
Regjistrimi agrokimik i pesticideve
Regjistrim i pesticideve për përdorim kërkon realizimin e me tepër se 70 testeve specifike
analitike. Përveç këtyre kërkohet qe te realizohen provat për efektin mbi shëndetin duke
kryer teste toksikologjike ne kafshe laboratori. Studiohen efektet mjedisore dhe ato
ekologjike te pesticideve te ndryshme. Matet niveli i mbetjeve ne produkte dhe organizma te
gjalle. Për te regjistruar një pesticid kërkohen një volum i madh dokumentacioni i cili
vërteton prodhuesin si dhe produktin pra pesticidin. Për regjistrimin e pesticideve ne çdo
vend ka një procedure ligjore e cila është e përshkruar me hollësi.
Prodhimi tregtar i pesticideve.
Zhvillimi i teknologjive te prodhimit te pesticideve ka përparuar duke bere e mundur deri
ne prodhimin e tyre me 10 cikle prodhimi ne vit.
Mbetjet Toksike Totale (TTR- Total Toxic Residue)
Mbetjet toksike totale (TTR-Total Toksik Residues) janë nivelet totale toksike qe gjenden ne
bime, kafshe, mjedis etj. Për te përcaktuar ose për te bere vlerësimin sasior te mbetjeve
toksike totale ne bime dhe ne metabolizmi i kafshëve realizohet studimi me ane te izotopeve
radioaktive te shënuar ne përbërjet e pesticideve. Ka raste kur gjurmohet identifikohet
produkti metabolik Përpjekjet për te identifikuar mbetjet toksike totale me ane te izotopeve
radioaktive mund te jene te suksesshme për te gjetur me shume se 80-90% te mbetjeve
toksike totale te pesticideve. Për disa metabolite te konsideruar si mbetje toksike kryhen
prova ndarëse toksikologjike.
Efektet toksike te pesticideve ne ushqimet e përpunuara dhe përdorimin e ushqimit për
kafshe
Ashtu si është përcaktuar me larte rreziku nga pesticidet shprehet me formulën:
Rreziku=Doze x Ekspozim
Për te vlerësuar shkallen e përgjigjes ndaj pesticideve ne organizëm kryhen ekspozime me
dozime te ndryshme me prova eksperimentale (dozimi-përgjigja eksperimentale). Doza ne te
cilën nuk vihen re efektet e kundërta (NOAEL) ka rendësi për te përcaktuar toksicitetin.
Aplikimi i dozave ne te cilat nuk shfaqen efektet e kundërta vlerësohet me shkallen e sigurisë
e cila llogaritet mbi bazën e dozës se referencës (mg/kg/dite).
Page 28
NOAEL / 100 për pasigurinë
Mbi bazën e dozës se referencës, (RfD) llogariten faktorët e sigurisë se mundshme.
-10x deri ne 100x.
Doza ne te cilën shfaqen efektet e kundërta varet nga ndjeshmëria e nen popullimit. Doza ne
te cilën shfaqen efektet e kundërta (LOAEL).
Doza e referencës qe përdoret për te vlerësuar faktorët e sigurisë ndryshon sipas rasteve te
studimit ne kafshe. Varet gjithashtu edhe nga niveli ne te cilin nuk shfaqen efekti i kundërt
(No observable adverse effect level, NOAEL). Faktorët e pasigurisë shtohen për t’u llogaritur
për diferencën qe ekziston midis dozave. Ne speciet dhe ndryshimet midis individëve
shumezohet me (10x). Faktori i sigurise shprehet si 100% e saj ose me pak se doza e
referencës.
Për te vlerësuar efektet karcigjenike përdoren mënyrat te tjera. Doza me e vogël ne te cilën
organizmi nuk përgjigjet “doza jo prag” dhe doza me e vogle ne te cilët organizmi përgjigjet
“doza prag”.
Doza përgjigje-kancer
Ne toksikologji përdoret koncepti doza ( përgjigje-kancer ) është doza ne te cilën nuk do te
rrisë incidencen e kancerit me tepër se 1/1.000,000 individe. Këto studime realizohen ne
kafshe me doza te larta deri ne ato me te ulëta. Nga popullatat e vogla deri ne ato te mëdha
vlerësohen ndryshimet e vlerave ne interval kohe te pacaktuar.
Toleranca
Toleranca është themeluar nga rishikimi i fushave te dhënave, te dhënat e mbetjeve ne
drithëra, ekspozimi ditor dhe gjate gjithë jetës dhe ekspozimi ditor dhe doza e referencës.
Toleranca ose niveli maksimal legal i mbetjeve është një vlere ne te cilën nuk shfaqen efektet
e dëmshme te pesticideve. Ne literature gjendet edhe me emërtimin Niveli Maksimal i
Mbetjeve (MRL). Tolerancat mund te jene kombëtare dhe ndërkombëtare. Tolerancat
ndërkombëtare hartohen nga organizata ndërkombëtare si OBSH, FAO. Nga te gjitha
tolerancat ndërkombëtare te vendosura vetëm 50% e tyre janë ekuivalente me ato te SHBA.
Çrregullimet endokrine-pesticidet
Ne këtë rast pesticidet interferojne ose konkurrojnë ne organizëm me lende endokrine qe
prodhohen nga sistemi endokrin. Kështu disa substanca kane natyre te ngjashme kimike me
atë estradiolit dhe ato konkurrojnë me këtë substance ne organizëm duke dhën çrregullime
toksike ne organet riprodhuese.
Page 29
E drejta e konsumatorit për te njohur pesticidet
Njohuritë për pesticidet nuk janë te kënaqshme. Madje niveli i ulet i njohjes se tyre sjell
aksidente te ndryshme gjate përdorimit te tyre. Kërkohet qe konsumatori te jete me tepër i
informuar për përdorimin e pesticideve dhe për impaktin negative qe kane ato ne shëndetin
e njerëzve, kafshëve, bimëve, ushqimeve dhe mjedis.
Ne qershor 1985, tre persona te rritur te cilët kishin konsumuar shalqin
te shitur ne Oklahoma, Kaliforni, ShBA kane pasur nauze te menjëhershme,
vjellje, diarre, djersitje te shumte, lotim, tkurrje te muskujve dhe bradikardi.
Shkaktar ka qene toksikanti aldicarb, një pesticid me baze karbamati dhe
njëkohësisht inhibitor i acetilkolinesterazes nuk ka qene i regjistruar për
përdorimi ne kulturat e shalqinit. Ne mostrat e analizuara u gjend përmbajtja e
këtij pesticidi. Nga 762 raste te raportuara muajin tjetër u vunë re shenjat
klinike: humbje koshience, aritmi kardiake, tension i ulet, dehidratim dhe
anafilaksi.
Page 30
Toksikologjia Mjedisore
Historiku
Toksikologjia e mjedisit është një fushë e re që është zhvilluar me shpejtësi gjatë 40 viteve të
fundit. Toksikologjia Mjedisiore përfshin studimin e burimeve, rrugët, transformimet, dhe
efektet e kimikateve të cilat janë të dëmshme në mjedis. Studimi i këtyre efekteve të
dëmshme shtrihet nga individët dhe popullata e organizmave deri në nivelin e ekosistemit.
Studimi i efekteve toksike i ndotesve mjedisore në të vërtetë filloi në 1960, e evoluar nga
fusha tradicionale e toksikologjisë të njeriut apo klasike.
Shkrimet e parë e të toksikologjisë lidhen prapa në kohët parahistorike, kur kimikate të
ndryshme, ose përzierjet e kimikateve, u përdorën si tonikë dhe helme, me referenca të
veçanta të bazuara në përdorimin e arsenikut dhe konponimeve të mërkurit. Historikisht,
shumica e aplikimeve pozitive të arsenikut dhe merkurit u zbehën nga “dobia”e tyre si një
helm për të zgjidhur problemet e ndryshme personale apo politike.
Studentët e parë të toksikologjisë ishin të mjekët dhe alkimistët. Paracelso, mjeku zviceran,
(1499-1541) ishte veçanërisht i njohur për formulimin e marrëdhënieve me doza – përgjigje .
Paracelso vërejti se disa kimikateve të administruara për pacientët në përqëndrime të ulta
kishin një efekt terapeutik, ndërsa koncentrime të larta prodhonin efekte toksike. Një progres
tjetër i madh në toksikologji erdhi nga mjeku spanjoll Orfila Mattieu (1787-1853). Orfila botoi
një dokument të plotë mbi toksicitetin e substancave natyrore, e cila identifikonte një
marrëdhënie në mes të simptomave toksike të pacientëve (patologjinë) dhe përmbajtjes
kimike të indeve.
Orfila më tej studioi veprimin e antidoteve dhe propozoi se trupi i njeriut ka mekanizma për
eliminimin e helmeve. Kjo çoi në punën e fiziologut francez Bernard Klod (1813-1878), i cili
paraqiti një qasje më strategjike për toksikologji duke kryer eksperimente të kontrolluara në
kafshë. Rezultatet dhe teoritë e prodhuar nga Orfila dhe Bernard mbi një hapësirë njëqind
vjeçare mundën të nxjerrin në pah themelet e toksikologjisë si një shkencë. Me mesin e
shekullit të nëntëmbëdhjetë erdhi revolucioni kimik, me një zgjerim të shpejtë në
ekstraktimin e substancave kimike natyrore dhe të prodhimit të komponimeve të reja
sintetike. Toksikologjia u zhvillua njëkohësisht me revolucionin kimik,duke u përqëndruar
në dy tema kryesore :
Eksperimentimin e produkteve të reja farmaceutike, dhe
Identifikimi i efektet potenciale të dëmshme nga komponimet e reja natyrore dhe
sintetike.
Kjo epokë shënoi fillimin e toksikologjisë në punë (occupational toxicology),, me lidhje të
drejtpërdrejta në mes të punës dhe të shëndetit të punonjësve duke propozuar edhe testime.
Page 31
Gjatë revolucionit kimike në Evropë dhe Amerikën e Veriut evoloj toksikologjia shtazore,
dhe gjatë studimeve në këtë fushë u konfirmua se një shumëllojshmëri të ndotesve kimike
ishin shkaktarë të vdekjes të kafshëve të egra. Ndotja e mjedisit është njohur si një çështje
serioze nga qeveria britanike, dhe një komision mbretërore u krijua për të vlerësuar
potencialin e ndotesve të ujërave të zeza industriale.
Në vitin 1962 Rachel Carson botoi librin “Silent Spring” ( Pranverë e heshtur), në të cilën në
mënyrë të qartë e përshkruan ndikimin e kimikateve të dëmshme mbi faunën e egër, gjë që
ka të bëjë me zhdukjen e shpendëve nga ujrave. Në fund të viteve 1960 Truhaut Réné
përdori “ekotoksikologjinë” si një term për të përshkruar studimin e toksicitetit mjedisore.
Truhraut e përcaktoi ekotoksikologjinë si një degë të toksikologjisë që fokusohet në efektet
toksike të shkaktuara si nga substancat natyrore ashtu edhe nga ato artificiale në organizmat
e gjallë. Truhraut zyrtarizoi dallimin midis toksikologjisë klasike dhe ekotoksikologjisë, duke
e përshkruar studimin e ekotoksicitetit si një proces me shumë shkallë (multi-step), i cili
përfshin:
• Shpërndarjen, hyrjen dhe fatin e ndotësve në mjedis;
• Hyrjen dhe fatin e ndotësve në organizmat e gjallë të ekosistemit
• Efektet e dëmshme të ndotësve kimike mbi zgjedhësit e ekosistemeve (të cilat
përfshijnë njeriu).
Secila nga këto hapa është e komplikuar nga transformimet e mundshme biologjike ose
abiotik të substancave ndotëse fillestare.
U desh një kohë e gjatë që më në fund nga mesi i viteve 1970 shkencëtarët filluan të kuptojnë
se monitorimi mjedisor i lëndëve toksike nga burimet antropogjene ishte duke prodhuar një
inventar në rritje të të dhënave për sasinë e substancave toksike në mjediset tokësore dhe
ujore.
Kovach deklaroi se para se ky informacion të mund të përdoret për të vlerësuar efektet
biologjike, është e nevojshme të njihen format kimike të ndotësve, mekanizmat me të cilat
ndotësat hyjnë dhe lëvizin përmes organizmave, abiotikët dhe bio-transformimet e
kompleksit natyror, natyra e reaksionev toksike brenda indeve biologjike, dhe ndryshimet në
sjelljen fiziologjike dhe fizike të individit të kontaminuar. Ky ishte momenti kur nga shumë
shkencëtarëve u pranua se kuantifikimi, në vetvete, nuk ishte e mjaftueshme për të
përcaktuar dhe përshkruar problemet toksikologjike.
Interesi për zhvillimin e modeleve të sjelljes fiziko-kimike të ndotësave në mjedis u zgjerua
edhe në vitin 1970. Llogaritja e parametrave të ndryshëm fizike dhe kimike (si pH,
temperatura, oksigjeni i tretur) të njohur për të specifikuar ndotësit për mjedisin dhe
përpjekjet për të parashikuar llojet e ndotësave, dhe në këtë mënyrë toksicitetin e
mundshme të mjedisit, janë zbatuar përmes modelimit. Kanë kaluar tridhjetë vjet dhe këto
modele janë ende duke u perfeksionuar dhe janë objekt i shumë studimeve mbi toksicitetin
mjedisore.
Page 32
Aspektet sociale : Lëvizja ambjentaliste
Lëvizja ambientaliste ka filluar aktivitetin e saj në gjysmën e vitit 1960 dhe vazhdon edhe në
kohën e sotme. Objektivat kryesore të kësaj lëvizjeje janë :
• Zhvillimi i aktiviteteve sociale dhe politike të lidhura me mjedisin
• Sensibiliteti i publikut për tutelën (kujdesin) e mjedisit ndaj dëmtimeve nga aktiviteti
njerzor.
• Rritja e përgjegjësisë së publikut ndaj ruajtjes së një mjedisi të pastër
• Shpesh herë ambjetalistët mund të paraqesin motive, të cilat mund të bien në
kundërshtim me shkencën objektive, por ambjetalisti mund të vendosë t’i përdorë ato
si pjesë të strategjisë së tij.
• Organizimi i seminareve mjedisore në rang komunash, qytetesh si edhe kombëtare
• Pjesmarrje në konferencat dhe seminaret ndërkombëtare të organizuar për problemet
mjedisore dhe paraqitja e problemeve kombëtare si edh shkëmbimi i experiences me
vendet e tjera me një aktivitet mjedisor të kualifikuar.
• Shpërndarja e informacioneve nëpërmjet manifestimeve, publikimeve dhe tërheqja e
vëmëndjes së medias për problem mjedisore.
Niveli i organizimit të lëvizjes ambjetaliste varion nga:
• grupe të vogla, të cilat fokusohen në çështjet lokale – zakonisht buxheti i tyre është i
vogël dhe më shumë bazohet në aktivitetin vullnetar
• në grupe ndërkombëtare që kanë një bilanc të dimensioneve të mëdha dhe që
drejtohen nga avokatë profesionistë.
Fillimi i lëvizjes ambjentaliste është hasur me pengesa si nga organet shtetrore lokale ashtu
edh nga teknikët dhe shkenctarët, të cilët mjaftoheshin vetëm me konstatime dhe
informacione pa kaluar në ndërhyrje konkrete.
Ashby në vitin 1987 ka evidentuar një një mumër rastesh në të cilat komunikimi objektiv
dhe paraqitja me qetësi i një problem nga një profesionist teknik ose shkenctar nuk çonte në
realizimin e asnjë aksioni, ndërsa një kompromis me objektivitet me konseguencë tituj
sensacionalë me një interes të veçantë të medjas provokonte përgjigjen publike dhe
ndërhyrjen politike. Ai theksonte se është legjitime prezantimi i rreziqeve potenciale
mjedisore deri sa në fund të superohet indiferenca e publikut.
Që në hapat e para të fillimit të lëvizjes mjedisore ka lindur pyetja :”Cili është rapori midis
ambjetalizmit dhe shkencës, midis ambjentalistëve dhe shkenctarëve?”. A janë ato dy
kategori që përjashtojnë njëra tjetrën?
Ahby, i cili ishte gjithashtu shkenctar, e ka përcaktuar këtë fakt si një problem etik për
aspiruesit e mbrojtjes së mjedisit, problem i cili edhe sot është aktual.
Page 33
Midis shkenctarëve dhe ambjentalistëve ekzistojnë disa aktivitete reciproke. Kështu
ambjentalistët nëpërmjet ndërgjegjësimit social dhe politik, stimulojnë ose shtyjnë përpara
studimet shkencore për problemet mjedisore; nga ana tjetër rezultatet shkencore kanë çuar
përpara progresin ambjentalist.
Në këtë konteks janë bërë shumë publikime, një prej të cilave është ajo e biologut
Rachel Carson në 1962 “Pranvera e heshtur” në të ai i është referuar sensibilitetit publik mbi
substancat kimike dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe gjithashtu interesit të shkencës të
toksikologjisë.
Carson ka shkruajtur për rrezikun e pesticideve për mjedisin dhe veçanërisht për njerzit dhe
kafshët e egra. Në këtë mënyrë ai dha një kontribut të vlefshëm për themeluesit e lëvizjes
mjedisore .
Natyrisht në atë periudhë ishte e pashmangshme kritika ndaj punimeve të Carsonit; disa nga
komuniteti shkencor dhe në mënyrë të veçantë shumica e kritikave vinte nga fajtorët për
ndotjen e mjedisit nga pesticidet.
Analizat e mëvonshme të punimeve të Carsonit bazohen në përcaktimin e pikave të forta dhe
atyre të dobta shkencore të literatures dhe aktiviteve dhe në mënyrë më të përgjithshme për
lëvizjen ambjetaliste.
Kritikat e fundit të Carsonit dhe të veprave të tjera të lëvizjes ambjentaliste kanë për qëllim
pasqyrimin e vlerave shkencore të të dhënave, saktësinë e rezultateve të parashikuara dhe në
përgjithësi rolin e shoqatave ambjentaliste në vitin 1990.
Charles Rubin (1994) përforcoi dy moment kryesore të lëvizjes ambjentaliste : studimi
ekologjik dhe shkencat e lidhura me të, të dyja të domosdoshme për të njohur degradimin
mjedisor. Rubin gjithashtu pasqyroi në mënyrë të detajuar vlerësimet positive të Carsonit.
Sot edhe shkenctarët edhe firmat dhe ndërmarrjet industrial janë të ndërgjegjshëm që për
interest e tyre perspektiv duhet të përfshihen patjetër në procesin e kujdesit për mjedisin.
Gjithashtu disa grupe ambjentalistësh kanë pranuar faktin që roli i tyre edhe mund të
ndryshojë. Sot kur termat si ekologjia dhe toksikologjia janë familjare për pjesën më të
madhe të publikut dhe kur kujdesi mjedisor është pranuar në përgjithësi si një nevojë e
domosdoshme për mbështetjen e ekosistemit të tokës,mbase ambjentalistët mund të bëjnë
një punë më efikase për edukimin e publikut duke përcaktuar objektiva më konkrete.
Disa grupe ambjentalistësh bashkëpunojnë me komunitetet e tjera si p.sh.shkenctarët
akademikë si edhe me industrialistët.
Një problem shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe për rrjedhojë për shkencën e
toksikologjisë mjedisore është zbatimi rigoroz i rregullave mjedisore, të cilat kanë fuqi
ligjore. .
Që 2500 vjet më pare Athina kishte një ligj që detyronte shkarkimin e mbeturinave në kufijtë
jashtë qytetit. Ky ligj ekzistonte përpara se të zbulohej raporti shkak – efekti midis
substancave helmuese dhe sëmundjeve të shkaktuara prej tyre.
Page 34
Shkenctarët dhe shoqatat sociale kanë ndjekur nga afër dhe kanë shoqëruar ngritjen,
zhvillimi dhe rritjen e aktivitetit të departamenteveshtetërore, të ministrive dhe të ligjeve, të
cilat merren me aspekte të ndryshme të studimit dhe administrimit të kualitetit mjedisor.
Duhet theksuar se problemet mjedisore janë bërë të njohura nga publiku kryesisht në sajë të
Suksesit të lëvizjes ambijentaliste, (silent spring).
Silent Spring – Pranvera e Heshtur e Rachel Carson tani është gati pesëdhjetë vjet e vjetër. E
shkruar gjatë viteve 1958-1962, autori vuri në dukje dhe theksoi efektet e insekticideve dhe
pesticideve në popullatën e zogjëve këngëtar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
numri i të cilëve pësoi një rënjë drastike. Këtë moment ai e thekson edhe në titullin : "Çfarë
ndodh në natyrë nuk është e lejuar që të ndodhë në botën moderne, në një botë me podhim
të madh kimikatesh ," më tej Ai shkruan : " Spërkatja nuk shkatërron vetëm insektet, por
edhe armikun e tyre kryesor, zogjtë. Kur më vonë ka një rigjallërim të populates të
insekteve , siç ndodh pothuajse gjithmonë, zogjtë nuk janë aty për të mbajtur numrin e tyre
në kontroll. " Botimi i këtij teksti ndihmoi në mënyrë të padiskutueshme në hartimin e një
legjislacionit të ri mjedisor dhe në elektizimin e lëvizjes të sapolindur ekologjike. Ajo është
konsideruar me të drejtë klasike, dhe është e vlefshme edhe sot që të rilexohet.
Toksikologjia mjedisore – është e fokusuar mbi impaktin që kanë ndotësat mjedisor mbi
organizmat biologjikë.
Ekotoksikologjia – është një fushë e specializuar e toksikologjisë mjedisore që e përqëndron
aktivitetin e saj kryesisht mbi impaktin që substancat toksike kanë mbi popullatën dinamike
në të gjithë ekosistemin
Toksikologjia mjedisore, së bashku me ekotoksikologjinë, është një degë e toksikologjisë që
studion substancat kimike, potencialisht toksike,të cilat mund të jenë të rrezikshme për
mjedisin natyral dhe për njeriun. Kjo disiplinë lidhet ngushtësisht me njohuritë biologjike,
kimike, gjeologjike, të inxhinerisë mjedisore, fizike dhe disiplinave të tjera në mënyrë që të
mund të jape një kuadro komplete mbi rrugët e difuzionit, akumulimit, transformimit dhe
veprimit infinit të substancave kimike.
Njohja e toksicitetit të molekulave të reja të sintetizuara, nuk është e menjëhershme, është e
domosdoshme realizimi itesteve sa më realiste mbi organizmat modele gjë e cila lejon të
vlerësohet se sa molekula e substancës të testuar është toksike. Në se kjo substance hyn në
mjedis, qoftë edhe aksidentalisht, duhet të të njifen rrugët kryesore të difuzionit dhe rrugët
potenciale të akumulimit në zinxhirin ushqimor që të mund të merren masa parandaluese
për depërtimin e tyre në mjedis dhe në shëndetin njerzor për të evituar rreziqet e
mundëshme.
Një substancë kimike e shpërndarë në mjedis bashkëvepron me të dhe bëhet e asimiliueshme
prej biotës (organizmat e gjalla të pranishme në mjedis). Substanca toksike, ksenobiotiku,
absorbohet nëpërmjet një rrjetë specifike, e cila mund të jetë një protein ose një biomolekulë
dhe prodhon efektet e saj toksike në nivele superiore të organizimit biologjik.
Në formë skematike Toksikologjinë Mjedisore mund t’a paraqitim si më poshtë :
Page 35
Toksikologjia Mjedisore = Vlerësimi i rrezikut për njeriun dhe për shumë organizma të gjalla
nga ekspozimi i substancave kimike dhe ndotësave (XENOBIOTIKE)*
TOKSIKOLOGJIA ECOTOKSIKOLOGJIA
OKUPACIONALE ( nga
PUNA)
(Xenobiotike = substancë e huaj për organizmin, sepse nuk është element esencial ose nuk
ka funksione fiziologjike ose ushqyese)
Me çfarë merret Toksikologia mjedisore?
12
Individualizimi i Vlerësimi dhe
limiteve të sigurisë menaxhimi i
së ekspozimit
rrezikut
Vlerat Referuese
Identifikimi i koncentrimit i privuar nga
efektet (NOEC)
Dozat ditore të akumuluara (ADI)
Koncentrimet maksimale të pranueshme/
koha e ekspozimit (TËA, VSD)
Tipologjia e efekteve toksike të prodhuara nga agjentë kimikë dhe fizikë
Page 36
• TOKSICITETI AKUT = Efekti / shkaktuesi /derivati / dhe nga ekspozimi i papritur i
menjëhershëm ose për një kohë të shkurtër ndaj një sasie relativisht të lartë të një
agjenti toksik.
• TOKSICITETI KRONIK = Efekti / shkaktuesi /derivati / dhe nga ekspozimi i
përsëritur ose për një kohë shumë të gjatë ndaj një sasie relativisht të vogël të një
agenti toksik.
Duhet theksuar se efekti toksik i një molekule ose faktori fizik varet nga :
Koncentrimi i saj (ose intesiteti –energjia ) (QT) dhe nga
Kohëzgjatja e ekspozimit (t) : ET = QT∗ t
Filippo Aureolo Teofrasto Bombastro von Homenheim ose i ashtuquajturi Parçelso që në
shekullin XVI ka theksuar se për përcaktimin e toksicitetit të një substance kimike ose të një
faktori fizik duhet :
• Eksperimentimi për të vërtetuar përgjigjen e organizmave ndaj substancave kimike.
• Duhet të bëhet dallimi midis vetive terapeutike dhe vetive toksike të substancave kimike.
• ASNJË SUBSTANCË KIMIKE NUK ËSHTË NJË HELM , ËSHTË DOZA QË E BËN ATË
NJË HELM
• Duhet të përcaktohet grada specifike e një substance kimike dhe efektet e saj terapeutike
ose toksike.
Për të kuptuar toksicitetin e një faktori kimik ose fizik është e domosdoshme të njifet :
1. Reaksioni i saj me strukturat biologjike
2. Ne se reaksioni i saj e superon kapacitetin homeostatik të sistemit biologjik të interesuar.
Një substancë toksike është e padëmshme për një organizëm nëse nuk është dissponibël për
tu abasorbuar.
Fazat e ekspozimit të substancës toksike dhe organizmit janë të lidhura ngushtë me
disponibilitetin dhe potencialin e absorbimit. Kjo paraqitet qartë në skemën e mëposhtme:
Page 37
∗Biodisponibiliteti= koncentrimi në formë aktive në gjendje që të mund të reagojë me
strukturat e pritësit.
Disponibiliteti ndaj absorbimit të një substance varet nga :
• Forma e saj kimiko-fizike
• karakteristrikat e matric]s mjedisore në të cilën ajo është përhapur (shpërndarë)
Karakteristikat fiziologjike, morfologjike dhe patologjike të organizmit me të cilin ai vjen në
kontakt
• Kushtet mjedisore. Edhe në koncentrime të barabarta mjedisore disponibiliteti ndaj
absorbimit në organizma të ndryshme mund të jetë i ndryshëm.
• Degradimi biotik dhe abiotik përcaktojnë :
1. kohën e qëndrimit në mjedis
2. formën kimiko-fizike dhe për rrjedhojë edhe
3.veprimin me komponentët mjedisor
4. fenomenet e biotransformimeve
Degradimi BIOTIK i substancave organike.
Page 38
Reaksionet e degradimit BI OTIK të substancave organike janë :
• Oksidimi
• Reduktimi
• Hidroliza
• Formimi i radikaleve
Këto reaksione janë rezultat i veprimit të :
" Mikroorganizmave të pranishme në terrene, në ujë, në sendimente – të cilat mund të
shkaktojnë degradimin komplet të substancave organike deri në substance organike.
" Bimësia
" Kafshët : sidomos invertebrarët.
Degradimi ABIOTIK i substancave organike
• Oksidim
• Reduktim
• Hidrolizë
• Formimi i radikaleve (UV) në ajër,ujë, terreneve – reaksione të katalizuara kryesisht
nga argjilat.
Në skemën e mëposhtme paraqiten më qartë këto fenomene :
Page 39
Gjithashtu në skemën e mëposhtme paraqiten disa nga komponentët kryesorë të
toksikologjisë mjedisore
Page 40
Toksinat, Toksik dhe Intoksikimet
Është shumë e rëndësishme dallimi midis dy termave shumë të ngjashme : Toksina dhe
Toksik
Toksina është substanca e prodhuar në mënyrë natyrale si p.sh. toksina të prodhuara nga
myqet, nga gjarprinj, nga peshq helmues,etj.).
Toksik është substanca e prodhuar direkt ose indirekt nga aktiviteti i njeriut: ndotja
atmosferike, rritja e aktivitetit industrial ose aktiviteteve të tjera njerzore.
Në qoftë se toksina bie në kontakt me sisteme të ndryshme biologjike të njeriut krijohet një
situate kritike që normalisht quhet Intoksikim i cili mund të jetë akut ose kronik.
Në qoftë se intoksikimi është akut, efektet toksike shfaqen brënda një kohe të shkurtër nga
ekspozimi i organizmit ndaj substancave helmuese; ndërsa në se intoksikimi është kronik
efektet shfaqen vetëm pas një kohe të gjatë të latencës dhe pas një ekspozimi konstant të
organizmit ndaj substancës helmuese.
Në figurën e më poshtëme paraqitet në mënyrë skematike kontakti dhe veprimi i
substancave toksike me organizmin.
Page 41
Intoksikimet si në organizmin njerzor ashtu edhe në organizmin e kafshëve provokojnë
alternime funksionale. Toksinat në organizmin tone mund të veprojnë në nivele të
ndryshmemsi p.sh. tek indet, tek qelizat, por edhe në nivelin e receptorëve.
Për të spjeguar efektin toksik të një substance që hyn në organizmin tonë duhet të kihen
parasysh etapat nëpër të cilat ajo kalon. Këto etapa duken qartë rdhr në figureën r
mësipërme :
" Etapa e parë dhe e dytë konsistojnë në arritjen e objektit dhe bashkëveprimi me të.
Objekti mund të jetë një receptor, një enzim, një makromolekulë,etj.
" Etapa e tretë është difuzioni qelizor, pra një dëmtim në brëndësitë organizmit tone
" Etapa e katërt dhe e fundit ështëriparimi parcial ose total i dëmtimit
Rëndësia dhe intesiteti i efktit toksik
• Rëndësia e efektit toksik nënkupton dy parametra nëpërmjet të cilëve ksenobiotikët
dhe substancat toksike mund të shkaktojnë dëmë në organizmin tone :
" Parametri i parë është sasia e e munndëshme e molekukave të ksenobiotikut që
mund të depërtojë ose të paktën të bjerë në kontakt me trupin e njeriut.
" Parametric i dytë paraqet të gjithë factorëte mundëshme kinetikë të
ksenobiotikut që do të thotë rrugët e absorbimit, shpërndarjen dhe së fundi se
si ai eleminohet.
• Intesiteti i një efekti toksik varet totalisht nga përqëndrimi dhe nga prania e
substancës toksike në rrjetën e saj të aktivitetit.
Page 42
Ndikimi pesticideve në toksikologjinë mjedisore
Termi pesticide përfshin të gjitha substancat kimike, natyrale ose sintetike, të cilat përdoren
për të luftuar parzitët e kulturave bujqësore. Gjithashtu disa prej tyre kanë gjetur përdorim
në luftën kundër mbartësve të malarjes, të tifos,etj.;gjithashtu edhe kundër insekteve
shtëpijake.
Rreth 20% e prodhimt të pesticideve përdoren për këtë qëllim. Pesticidi i parë i përftuar
nëpërmej sintezës organike dhe që doli në treg ishte DDT (diklor difenil dikloretani) në 1939
nga Geigy. Deri në këtë kohë substancat që përdoreshin për luftimin e insekteve ishin të
kufizuara dhe kryesish ishin me natyrë inorganike. Kështu p.sh. Omeri 1000vjet para Krishtit
ka përdorur squfurin; Plinio 50 vjet para Krishtit arsenikun,etj.
Pra si pëfundim mund të themi se :
Pesticidet= substanca natyrale ose të sintezës që njeriu i përdor për shkatërrimin e
organizmave të dëmshme për shëndetin ose ekonominë (shkatrrimi i fondeve ushqimore).
Normalisht ideale do të ishte që një pesticid të vepronte vetëm mbi organizmin e dëmshëm,
pa shkaktuar asnjë aktivitet toksik mbi organizmat e tjera.
Pesticidet klasifikohen në mënyra të ndryshme në relacion me organizmin mbi të cilin ato
veprojnë : Insekticide, Fungicide, Rodenticide, Akaricide, Moluskicide.
Janë emërtuar gjithashtu edhe Antiparazitare dhe Fitobarna , në ato raste kur përdoren
kryesisht në bujqësi për ruajtjen e të mbjellave.
Në skemën e më poshtme paraqitet mënyra e veprimit antiparazitar i pesticideve.
Nga skema duket qartë absorbimi ipesticideve në tokë dhe në ujë si edhe ndikimi I tyre në
zinzhirin ushqimore dhe në atmosferë.
Në pasqyrën e më poshtëme paraqiten substancat kryesore që përdoren si pesticid
Veprimi antiparazitar i pesticideve.
Page 43
Aplikimi antiparazitar
TERRENET DHE BIMET UJRAT
Erozioni
Adsorbimi
në tokë
ZINXHIRI Transpirimi, ATMOSFERA
USHQIMOR avullimi ,
(edhe ekspozim pluhurat.
direkt)
, ZINXHIRI
, USHQIMOR
BIMORE Precipitimi Fitoplanktone
SHTAZORE Rrëshqitje
(lëmim) Filtruesit
Krimba bentos
UJRAT
NENTOKESORE
Peshq dhe
Guaska
Krustace
BIMORE
SHTAZORE
Page 44
Pasqyra 1. Substancat kryesore që përdoren si pesticide
Funksioni Klasa kimike
Insekticidet : Substancat: klororganike
Akarie; roditori Fosfoorganike
Karbamate
Erbicide Rotenoide
Piretroidi
Karbamate
Urea
Substance inorganike
Acide kloralifatrike
Tirazina
Fungicide Inorganike (squfuri,kripra të bakrit)
Ditiokarbamate
Komponime triklor merkapto
Kinone
Nitrofenole
Difenile –zëvëndësuese
Antibiotikë
Tymuese Organofosforike
Rregullues të rritjes së bimëve Aromatike
Përzjerje
Auxio-të ngjashme
Giberelina, përzjerje
Page 45
Ndikimi i metaleve të rënda në toksikologji
Modelet e shpërndarjes së metaleve janë modele të BILANCIT TË MASËS.
Metalet duke qënë element me një përshkueshmëri të mirë termik edhe elektrike në
temperaturën e mjedisit nuk mund të shkatrrohen, por pësojnë transformime qoftë biotike
ose abiotike. Me përjashtim të mërkurit në mjedsis ato paraqiten në trajtë të ngurtë. Këto
metale kombinohen me acide duke dhënë kripra përkatëse.Si rezultat i ciklit të tyre
biogjeologjk ato mund të paraqiten në formë inorganike ose organike.
Disa nga këta metale, si plumbi,kadmiumi,mërkuri, kromi dhe magnezi janë emërtuar
metale të rënda duke u bazuar në peshën atomike të tyre dhe në karakteristika të tjera.
Pesha atomike e tyre lëviz nga 63.546 në 200.590 (Kennish1992) dhe graviteti specifik më i
lartë se 4.0 (Connell dhe të tjerë,1984)
Si rezultat i revolucionit industrial prodhimi i metaleve të rënda si plumbit, bakrit dhe zinkut
është rritur në mënyrë drastike. Kështu p.sh.midis viteve 1850 dhe 1990, prodhimi i këtyre tri
metaleve është rritur pothajse 10 herë me një rritje koresponduese të lëshimit të tyre në
mjedis.
Toksiciteti i metaleve të rënda ka qënë e dokumentuar nëpërmjet historisë : mjekët romanë
dhe grekë kanë diagnostikuar simptomat e helmimit nga plumbi shumë më përpara se sa
toksikologjia të bëhej një shkencë.
Mënyra se si metalet e rënda shkaktojnë probleme në organizëm është spostimi ose
zëvëndësimi i mineraleve, të cilat janë të domosdoshëm për jetën. Kështu p.sh.plumbi
zëvëndëson kalciumin dhe kadmiumi mund të zëvëndësojë zinkun duke u magazinuar në
këtë mënyrë në kocka he në inde të tjera.
Burimet e metaleve të rënda dhe metaleve të tjera në mjedis :
• Disa aktivitete njerzore shkaktojnë mobilizimin e metaleve të pranishme në mënyrë
natyrale në ekosistem duke shkaktuar akumulimin në biosferë dhe hyrjen e tyre në
zinzhirin ushqimor me dëme të rënda për njerzit dhe kafshët.
• Burimet më të zakonshme janë verniçet dhe produktet e tjera të përfunduara.
• Djegja e materialeve plastike prej PVC
• Tymi i cigares
• Shkarkimet e makinave
• Pluhrat shtëpijake – ku depozitohen tymrat,
• Bateritë dhe termometrat e mërkurit (zhivës)
Disponibiliteti i absorbimit të metaleve nga organizmat e gjalla është një proçes kompleks,
në të cilën pëfshihet :
• Kapaciteti për t’u lidhur me komponentët e tokës
• Lidhja e kationeve bivalente të fraksioneve me përmbajtje të lartë të squfurit në tokë
dhe në sendimentet.
Page 46
• Duke patur parasysh sasinë e madhe të metaleve toksikë në mjedis është gjithmon e
rendësishme vlerësimi i efekteve përsa i përket ekspozimit të metaleve të rënda, të
cilat në këto 50 vjetët e fundit janë rritur në mënyrë dramatike në një nivel të
ekspozimit sub-akut, kronik për popullatën, në mënyrë të veçantë për fëmijët.
Efektet mbi shëndetin
Metalet e rënda,veçanërisht kadmiumi, mërkuri, arseniku dhe plumbi, janë më shumë toksik
për njeriun. Këto element akumulohen në organizëm duke shkaktuar efekte të dëmshme
me afat të shkurtër ose të gjatë sipas llojit të metalit.
Ato mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, të sistemit nervor, të sistemit imunitar dhe në
disa raste efekte kancerogjene.
Simptomat më klasike të intoksikimeve nga metalet e rënda janë :
• Irritimi dhe instabiliteti i humorit
• Depresioni,
• cefalee, tremori
• Humbje të memorjes
• Reduktimin e kapacitetit shikues
Më të rrezikuar ndaj ndikimeve dëmtuese të metaleve të rënda janë ata që në dietën e tyre
preferojnë prodhimet detare dhe kafshë të egra,sepse në këto ushqime akumulohet një sasi
më e madhe e metaleve të rënda në krahasim me përmbajtjen e tyre në mjedisin rrethues.
Mekanizmat e toksicitetit janë të shumta dhe përfshijnë :
• Inhibimin e enzimave
• Ndërprerjen e procesit të transportit
• Limitimin e proceseve të konduksioneve nervore
• Aparatet gastro-intestinale, kardio-vaskulare, renal, nervor janë veçanërisht të
ndjeshëm nga veprimi i metaleve të rënda, të cilat dëmtojnë funksionet cerebrale,
ndikojnë direkt në sjellje dhe në prodhimin dhe përdorimin e neurotransmetuesave.
Më poshtë po permëndim karakteristikat dhe burimet e disa prej metaleve të rënda të
pranishme në mjedis dhe që janë shkaktarë të toksikologjisë mjedisore.
Arseniku : simboli As
Është i pranishëm në ajër dhe në ujrat si një agjent i zakonshëm toksik mjedisor. Zakonisht
nuk ekstraktohet si metal i pastër, por rikuperohet si një produkte sekondar nga fuzioni I
bakrit, plumbit, zingut dhe metaleve të tjera. Këto procese të difuzionit mund të shkaktojnë
përhapjen e arsenikut në mjedis. Burimet ktyesore të arsenikut në mjedis janë :
• Ujrat që vijnë nga burime minerale dhe atë nga derdhjet e centraleve geotermike,
tresin arsenikun nga terrenet dhe shkëmbinjë në të cilat ky element përmbahet në
koncentrime të mëdhaja.
Page 47
• Arseniku është i pranishëm edhe tek karboni në koncentrime të ndryshme dhe
lëshohet në mjedis gjatë djegjes.
• Përdorimi i pesticidev e dhe herbicideve që përmbajnë arsenik, që quhen ndryshe
arseniklale ,rrisin përhapjen e tij në mjedis. Kështu p.sh.frutat dhe perimet e
spërkatura me arsenikale mund të jenë një fond I ekspozimit të këtij elementi, njësoj si
peshqit dhe molusqet në të cilat arseniku ka tendencyë të koncentrohet. Arsenikalet
ndonjëherë përdoren si shtesa në ushqimin e shpendëve dhe lloje të tjera kafshësh për
të favorizuar rritjen.
• Arsenikun është i pranishëm në formën e arsines dhe trioksidit në prodhimin e pjesës
më të madhenë të çipave për kompjuter, për prodhimin e të cilave aplikohet një
teknologji e bazuar në përdorimin e silikonit.
• Arsenuri I galiumit përdoret në prodhimin e materialeve gjysëm të gatshme për
konstruktimin e rrezeve lazer dhe aparateve diellore.
• Në lidhjet e bakrit me plumbin – veshje e kabllove elektrike, saldaturat.
• Fabrikimi I xhamave special si xhama opake, transmetuesit e rrezeve infratë kuqe,
dekolorues
• Është përdorur për konservimin e drurit tëpër të ndaluar rritjen e myqeve në
sipërfaqe
Përdorimi aktual i arsenikut është përgjegjëse për rritjen e nivelit të tij të gjetur në
organizmin e njeriut deri në 200% në krahasim me mjeriun në antikitet.
Normalisht në organizmin e njeriut janë të pranishme rreth 10 – 20 mg.arsenik, por nivelet
më të ngritura mund të krijojnë problem.
Fatmirësisht absorbimi i arsenikut normalisht është i ulët, zakonisht më pak se 5% dhe pjesa
më e madhe eleminohet nëpërmjet feces dhe një pjesë nëpërmjet urines.
Arseniku depozitohet në mëlçi,në veshka, në shpretkë, në flokë, në thonjtë, në lëkurë, në
kocka dhe në muskuj.
Arseniku i pranishëm në ujin e pijshëm dhe në drithra mund të shkaktojë polineuropati,
anemi, kardiopati ishemike, kancer të fshikzës së urines, verdhëzën.
Plumbi : simboli Pb
Page 48
Plumbi është një metal i rëndë shumë i përhapur dhe që gjendet në sasi të konsiderueshme
në mjedis. Kjo përhapje e madhe e plumbit në mjedis është e lidhur me shkarkimet industrial
si edhe me faktin se plumbi normalisht ndodhet në sasi të mjaftueshme në mjedis. Përdorimi
i benzinës pa plumb ka çuar në reduktimin e emetimit të plumbit në mjedis.
Pak a shumë 400.000 dhe 600.000 tonelata plumb në vit hyjnë në atmospherën e planetit tonë,
në ushqimet dhe në indet e trupit tonë.
Studimet kanë vërtetuar se plumbi është një neurotoksinë që alternon funksionet normale të
nervave dhe të trurit.
Midis burimeve të kontaminimit të mjedisit nga plumbi përmëndim :
• Industritë e ekstraktimit të mineraleve dhe fuzioni i tyre
• Dispozitivat
• Insekticidet
• Saldaturat me plumb
• Verniçet, zmaltimet, bojrat, rezinat dhe veshje të tjera sipërfaqësore,etj.
• Hirërat dhe tymrat të çliruara nga djegja e drurëve të lyera me verniçe
• Pijet dhe ushqimet acide, përfshirë edhe lëngjet e domates dhe të frutave, pijet
freskuese me bazë kokakola, sidro dhe uthullat – mund të tresin plumbin në se janë të
amballazhuara në amballazhe të zmaltuara
• Së fundi plumbi është një kontaminues i zakonshëm tek Wiski i distiluar në mënyrë
ilegale, sepse shpesh përdoren si kondesatorë radiatorë të makinave të vjetra dhe
komponent të tjerë të distilatorëve janë të bashkuara me saldaturë plumbi.
Ndotja kryesore e ujrave të pijshëm shkaktohet kryesisht nga korrozioni i materialeve të
veshura me plumb në impiantet hidraulike, në sistemet e furnizimit dhe shpërndarjes.
Plumbi ka shumë mundësi që interferon me funksionet e shkaktuara nga mineralet esenciale
si kalciumi, bakri dhe zinku.
Në organizmin e njeriut plumbi shkakton disa dëmtime si :
• Ndërpret veprimtarinë e disa sistemeve enzimatike të qelizave të kuqe të gjakut si
p.sh.veprimin e dehidratazave dhe të ferroketalazave.
• Redukton sintezën e hemoglobinës
• Mund të veprojë me membranat qelizore të qelizave të gjakut, gjë që rrit
përshkueshmërinë e qelizave duke shkaktuar dëmtimin dhe deri në vdekjen e këtyre
qelizave
• Në tru plumbi mund të gjenerojë funksione anormale duke I bërë joaktive enzimet e
rendësishmeqë varen nga zinku, bakri dhe hekuri.
Në figurën e mëposhtëme paraqitet shpërndarja e plumbit në atmosphere dhe mjedis.
Page 49
Marrë nga S.E. Jorgensen, Modelling in Ecotoxicology , Elsevier Science Publishers B.V.,1990
(Paraqitur nga Angela Santagostino
Page 50