Kromi : simboli Cr
Është metal i rëndë i pranishëm në natyrë në faza të ndryshme oksidative. Kromi gjashtë
valent është konsideruar forma më e rezikshme për arsye të tretshmërisë së madhe dhe
kapacitetit për të penetruar në strukturat qelizore.
Ai është i pranishëm në shumë minerale, në ujë dhe në organizmat e gjalla në të cilat bën
pjesë në proceset metabolike fondamentale. Ai është një element esencial për organizmin :
nëpërmjet djetës merret 50-100 g. Dietat me mungesë kromi shkaktojnë ndryshime të
metabolizmit të sheqernave dhe yndyrnave.
Burimet e kromit në mjedis në përgjithësi ndikohen nga prania e burimeve të ndotsave
industrialë, nga djegja e plehrave ose nga centralet termoelektrike me karbon.
Metali është i pranishëm në sasira të vogla në ujin e pijshëm. Mund të vërtetohet ndotja e
burimeve ujore jo vetëm si rezultat i ndotjes aktuale, por edhe prej një kohe të hershme,
meqënëse kromi dhe kriprat e tij mund të rezistojnë për një kohë të gjatë në terren.
Rreziqet për njerzit dhe për mjedisin shkaktohen nga aktivitetet industriale në të cilat
përdoret kromi. Kështu mund të përmëndim :
• Industria e galvnizimit ku bëhet kromimi i manifakturave
• Industria metalurgjike ku kromi bën pjesë në kompozimin e aliazheve (lidhjeve).
• Në regjjen me krom të lëkurave
• Në ndërtimi ku kromi është i pranishëm në çimento,etj.
• Në plehrat që përmbajnë materiale ku kromi është i pranishëm, të cilat mund të sillen
si ndotës të tokës dhe të ujit.
Cilat janë rreziqet e shkaktuara nga përmbajtja e kromit në mjedis.
• Kromi absorbohet lehtë nga rruga aspiratore gjatë ekspozimit, por më esenciale është
rruga dixhestive dhe ajo fiziologjike
• Kromi përshkon me lehtësi lëkurën, sidomos kromi gjashtë valent
• Në puntorët të ekspozuar ndaj kromit, ai shkakton sëmundje lëkure si p.sh.ekzemën,
sëmundje e cila është e shpeshtë në puntorët e ndërtimit. Sëmundja fillon zakonisht
tek duart, por mund të shfaqet edhe tek këmbët.
• Mund të shkaktojë inflamcione të mukozës së hundës
• Duke qënë një substancë shumë irrituese mund të shkaktojë dëmtime edhe në
aparatin e frymëmarrjes si bronshit kronik dhe azëm bronkiale.
Page 51
• IARC e klasifikon kromin si një substancë kancerogjene për njeriun (Grupi 1).
Studimet epidemiologjike theksojnë ndikimin e kromit në tumoret e bronkeve
(mushkërive).
Kromi eleminohet nëpërmjet urinës dhe bilës, pasi ka kaluar në mëlçi.
Parandalimi i ndotjes nga kromi
Parandalimi bazohet në respektimin e normativave dhe mbi efikasitetin e kontrollit mjedisor.
Është e domosdoshme të përcaktohen burimet e ndotjes mjedisore nga kromi, si ndërmarrjet
e vogla që merren me galvanizime manuale ashtu edhe ndërmarjet industriale. Sidomos kjo
është e rëndësishme përsa i përket ujit që përdoret për vaditje për të eviruar dëmet që mund
ë shkaktohen në faunën itike, tek bimët dhe në biakumulimin nëpërmjet zinxhirit ushqimor.
Mërkuri : simboli Hg
Mërkuri është i vetmi metal që në temperaturën e mjedisit paraqitet në gjendje të lëngët.
Mërkuri është një metal likuid i cili është një nga agjentët ndotës që difundon në mjedis.
Format toksike të mërkurit janë :
• Metilmërkuri – forma e zakonshme e toksicitetit, e cila paraqitet si metilizim në biotë
ose në sendimentet ujore ( si në ujrat e ëmbla ashtu edhe në ato të kripura). Kjo formë
e mërkurit akumulohet tek kafshët dhe tek peshqit.
• Etilmërkuri dhe klorur mërkuri – janë format më toksike.
Burimet më të zakonshëm të mërkurit, të cilat shkaktojnë kontaminimin e mjedisit janë:
• Amalgament dentare
• Detonatorët eksplozivë
• Forma e pastër e lëngët për termometrat; barometrat dhe pjesë të tjera laboratorike
• Bateritë dhe elektrodat
• Fungicidet dhe antiparazitarët
• Industria kozmetike,
• Paqyrat, eksplozivat, hirërta dhe pluhurat, bojrat për tatuazhe,etj.
Avujt e mërkurit kur thithen hyjnë në gjak, sepse ai është i tretshëm dhe kalojnë ë mushkëri.
Rreth 50% e mërkurit magazinohet në veshka; pjesa tjetër në gjak, në mëlçi, në kocka, në
fshkëzë, në tru dhe në indëet dhjamore. Ky metal i rëndë me një potencial të lartë toksik
kalon barierat cerebrale dhe indet nervore duke provokuar zhvillimin e simptomave të
sistemit nervor qëndror. Fatmirësisht një pjesë e tij eleminohet nëpërmjet urinës dhe feçes.
Page 52
Ai mund të jetë i pranishëm në mjediset e zakonshme dhe në ato të punës si mërkur
elementar; në formë të komponimeve inorganike si p.sh.klorur mërkuri ose të komponimeve
organike si p.sh.metilmërkuri. Mërkuri i pranishëm në mjedis është rezultat i emitimeve nga
shpërthimet vullkanie, nga avullimet e metalit të pranishëm në korren e tokës dhe në një sasi
më të madhe nga burimet njerzore si p.sh.djegja e mbeturinave (plehrave) urbane dhe nga
lëshimet në mjedis prej disa industrive.
Mërkuri inorganik, transformohet në metilmërkur nga mikroorganizmat e pranishëm në
lumenj dhe në llumrat detare, absorbohet nga planktonet dhe në vazhdim përdoren si
ushqim nga peshqit, në të cilët ai koncentrohet; sidomos kjo është karakteristike për peshqit
që rriten në zona të ndotura.
Duke hyrë në zinxhirin ushqimore ai mund të asorbohet nëpërmjet gëlltitjes. Në të kaluarën
janë verifikuar “epidemi” të vërteta nga përdorimi i peshqëve të kontaminuar me
metilmërkur në Japoni, në Minamata dhe me gravitet më të ulët në vendet Skandinave dhe
në Itali.
Duke qënë volatil në temperaturën e mjedisit, shpërndarja dhe absorbimi i tij janë të vështira
për t’u kntrolluar.
Komponimet organike të mërkurit janë përdorur në të kaluarën si pesticide dhe në
industrinë farmaceutike.
Rreziqet që shkaktohen nga mërkuri
• Duke u absorbuar kryesish nga mushkëritë, mërkuri depozitohet në brëndësi të
qelizave , veçanërisht në sistemin nervor qëndror, dhe në veshka.
• Intoksikacioni akut prej mërkurit manifestohet si një plomonit kimik
• Intoksikacioni kronik, i cili tani është i rallë, sintomat janë : dridhje, vështirësi në
shqiptimin e fjalëve, limitime të rëndësishme funksionale, të cilat pengojnë aftësinë
për të ecur edhe për aktivitete elementare.
• Shkakton gjithashtu edhe dëmtime të sistemit nervor në drejtim të pasigurisë, irritime,
dekurajime, amnesti, pagjumësi.
• Në intoksikimet dentare infektohen xhenxhivet, rritet tretja(shkatrrimi)i dhëmbëve
dhe rënja e tyre.
• Kur nga mërkuri preken veshkat, ai shkakton ndryshime funksionale të cilat çojnë
deri në humbje të proteinave nëpërmjet urinës dhe shfaqjen e edemave.
Të gjitha këto simptoma mund të ndodhin gjatë absorbimit të dozave të plota(të larta) të
mërkurit.
Parandalimi i ndotjes nga mërkuri
Page 53
Parandalimi bazohet në respektimin e normativave dhe mbi kontrollin efikas të mjedisit dhe
duke adoptuar aktualisht zgjidhje teknike dhe organizative për të reduktuar lëshimin e
mërkurit metalik dhe kriprave të tij në mjedis dhe për të limituar ekspozimin professional të
punonjësve. Është e rendësishme të përcaktohen burimet e ndotjes mjedisore dhe të bëhet
monitorimi i tyre për të eleminuar bioakumulimin nëpërmjet zinxhirit ushqimor.
Në figurën e mëposhtëme paraqitet cikli biokimik i mërkurit.
Cikli biokimik i mërkurit – Mërkuri i lëshuar në mjedis pëson një seri reaksionesh
komplekse.
Në kushte të caktuiara formohet metilmërkuri – CH3Hg+ i cili vepron mbi organizmat si një
neurotoksinë e fortë. (Academy of Natural Sciences - Estuarine Research Center)
Në skemën e tjetër paraqitet realacioni midis formave kryesore të konvertimit të gjurmëve të
metaleve në ujrat natyrale kim
Relacioni midis formave kryesore të konvertimit të gjurmëve të metaleve të rënda në ujrat
natyrale.
Page 54
KOMPLEKSET KOMPLEKSET
ORGANIKE TË ORGANIKE TË
PAQËNDRUESHME QËNDRUESHME
METALE MATERIALE TË VEÇANTA
JONE
KOLOIDE(SUB.
KOMPLEKSE KOLOIDALE)
INORGANIKE
Ndotja e tokës
Me këtë term përcaktohet akumulimi i mbeturinave (plehrave), në mënyrë të veçantë i
substancave të rrezikshme në tokë të tilla që shkaktojnëndryshime të përbërjes dhe të vetive
kimko-fizike biologjike dhe të terrenit duke rezikuar shëndetin e njeriut dhe shkatrrimin e
ekosistemit.
Ndotja e tokës mund të shkaktohet nga aktivitetet industriale, hedhjet civile (plehrat),
hedhurinat bujqësore si edhe nga proceset natyrale të difuzionit të ndotsave atmosferikë
Toka mund të ndotet edhe nga izotopet radioaktivë me origjinë natyrale (p.sh.nga radoni)
ose nga lëshimi aksidental i materialeve radioaktive.
Në kontaminimin e tokës duhen dalluar dy momente ose tipe kontaminimi : kontaminimi
nga një burim ose kontaminimi në spektër më të gjërë nga disa burime.
Kontaminim i tipit të saktë – në këtë rast kontaminimi shkaktohet nga një burim i
vetëm : është rasti dhe shëmbulli i vendeve në të cilat vendosen depozitimet
industriale, veçanërisht ato të dëmshme dhe prej të cilave,për shkaqe të ndryshme,
janë verifikuar :
• Kontaminime të terrenit me substanca të rrezikshme,
• Shkarkime të realizuara pa zbatuar kriteret e sigurisë
Page 55
• Vende në tëcilat janë bërë shkarkime ilegale të hedhurinave të rrezikshme ose
në të cilat janë verifikuar derdhje si rezultat i çarjeve të serbatorëve ose
rrëshqitjes së autoçisternave me karburant ose lëngje kontaminuese.
Këto vende të kontaminuara janë gjithmon të rezikshme, sepse prej tyre mund
të krijohen rrugë migrimi të agjentëve kontaminues duke shkaktuar
kontaminime e mjedisit nëpërmjet rrugëve hidrike në sipërfaqe ose në brëndësi
të tokës, të ajrit dhe të zinxhirit ushqimor.
Kontaminim difuz – shkaktohet nga disa burime të pranishme në territor si rezultat i
teknikave të papërshtatshme të riciklimit të mbeturinave dhe të trajtimit të ujrave ose
gjatë përshpejtimit të praktikave agroteknike intensive, të cilat nuk respektojnë kohët
e nevojshme për asimilimin natyral të saubstancave të pranishme në terren, duke
kompromentuar në këtë mënyrë autopastrimin e tokës. Kontaminmi difuz mund të
shkaktohet edhe nga ndotësit e tokës të shkaktuar nga aktivitetet industriale. Kjo ka
shkaktuar dhe shkakton akoma edhe sot në ato vende ku nuk ka politika aktuale për
parandalimin e ndotjeve atmosferike, një shkak të kontaminimit të tokës shumë të
lartë.
Forma të tilla ndotjeje janë verifikuar edhe në rastet e aksidenteve të tilla si ajo e
Çernobilit në 26 prill 1986 që shkaktoj lëshimin në tokë izotope radioaktive duke
shtuar nivelin e radiacionit jonizues edhe n] vendet europjene; rasti më i freskët në
Japoni.
Page 56
Rreziqet nga ndotja e tokës
Kontaminimi i tokës mund të shkaktojë një seri ndryshimesh jo vetëm përsa i përket
përbërjes kimike të saj dh akumulimit të substancave toksike për bimësinë dhe kafshët, por
edhe efekte mbi pjellorinë e saj.
Komunikimi i Komunitetit Europian – COM (2002)179 konfirmon se : “ Hyrja e
kontaminuesave në tokë mund të dëmtojë ose të shkatrrojë disa funksione të ndryshme në
tokë dhe të provokojë një kontaminim indirekt në ujë. Prania e kontaminuesave në tokë në
disa nivele të caktuara shkakton një seri konseguencash negative për zinxhirin ushqimor dhe
për rrjedhojë për shëndetin e njerzëve dhe për të gjitha tipet e ekosistemit dhe burimeve
natyrale”.
Parandalimi
Ndalimi i lëshimit në tokë i substancave ndotëse në sasi dhe cilësi të tillë që pengojnë
degradimin biologjik normal
Adaptimi i teknologjive që eleminojnë ose reduktojnë prodhimin e mbeturinave
kontaminuese.
Shkarkime të kontrollueshme në mënyrë që të evitohet përhapja e tyre në mjedis.
Është e rëndësishme adoptim i masave në fushat industriale për të ndaluar aksidentet
dhe rreptësisht incidentet e substancave kontaminuese të tokës.
Plehrat - hedhurinat
Zakonisht quhen plehra naterialet dhe objektet që ne eleminojmë për ditë: gazetat e vjetra,
amballazhet e produkteve që blejmë,etj.
Gjithashtu edhe nga aktivitetet e ndryshme industriale prodhohen mbeturina si edhe nga
dyqanet e ndryshme, restorantet, fast-foodet, etj. Veçanërisht impakt të lartë negativ për
mjedisin shkaktojnë emetimet industriale në mjedis si p.sh. solventet, gazrat, etj,
Page 57
Plehrat ndodhen në të gjitha vendet. Në menaxhimin e plehrave është e domosdoshme
ndarja e tyre në kategori sipas përbërjes : plastika, letra, qelqi, metalet, mbeturina
organike,etj. Për të bërë të mundur grumbullimin e tyre në impiantet e caktuara dhe për të
siguruar mundësinë e trajtimit korekt të pjesëve të pariciklueshme.
Edhe plehrat e rrezikshme duhet të mblidhen veçant për të siguruar transportin dhe
trajtimin e tyre në kushte të sigurta.
Fatkeqësisht shpesh vihet re hedhje e pakontrolluar e plehrave në vende të ndryshme, duke
shkaktuar në këtë mënyrë ndotje të mjedist ose p.sh. hedhje të letrave, të bishtave të cigareve
në tokë,etj. Kjo është e lidhur me sjelljen e pakulturuar të pesonave të veçantë.
Rrezikshmëria e plehrave
Në natyrë ekziston një cikël i vazhdimësisë së materies në të cilën plehrat dhe hedhurinat e
pranishme në mjedis për një kategori organizmash bëhen burime ushqimi, për disa të tjera
burime energjie (mikroorganizmat dekompozuese).
Vitet e fundit si rezulat i zhvillimi ndustrial të vrullshëm janë prodhuar produkte, të cilat më
parë nuk kanë ekzistuar në natyrë si p.sh. materialet plastike, për të cilat koha e degradimit e
lidhur me proces natyrale është shumë e gjatë. Proceset industriale mund të lëshojnë në
mjedis substanca të cilat mund t’a ndotin atë në mënyrë irreversibël.
Gjithashtu shumë produkte ose materiale të përdorimit të përditshëm janë plehra “të
rrezikshme” dhe duke u përzierë me plehrat e tjera ose të hedhura në mjedis mund të
kontaminojnë mjedisin me substanca toksike ose të dëmshme për njeriun, kafshët dhe bimët.
Plehra të tilla të rrezikshme janë p.sh.:
• Medikamentet e skaduara
• Pilat dhe bateritë e skarikuara
• Mbajtësit e substancave toksike ose ndezëse
• Vajrat minerale të përdorura
• Një gram mërkur ( në pilat ose termometrat) është i mjaftueshëm për të ndotur mijra
litra ujë.
• Gjitashtu edhe plehrat pjesërisht të dëmshme, si p.sh.shkarkimet organike dhe një
pjesë e madhe e plehrave shtëpijake, mundet që të prodhojnë substanca toksike ose
lëshime të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin, në se ato nuk menaxhohen në
mënyrë korrekte.
Kontaminimi mjedisor i shkaktuar nga plehrat prek tokën, ujrat dhe ajrin; si rezultat
përcaktimi i tij bazohet në karakteristikat kimiko-fizike dhe determinimin e agjentëve
patogjene të pranishëm nëpërmjet analizave mikrobiologjike.
Për të ulur apo eliminuar impaktin negativ dhe për rrjedhojë edhe toksicitetin mjedisor të
plehrave kanë ekzistuar dhe ekzistojnë normativa, rregulla dhe së fundi janë hartuar ligje të
rrepta.
Page 58
Normativat e para lidhur me ndikimin e plehrave datojnë nga fundi i 1800, normativa të cilat
lidheshin me pastërtinë e banorëve duke ndaluar depozitimin e plehrave në zonat e
banuara.
Ndër ligjet dhe normativat që duhet plotësuar për eleminim e ndikimit të plehrave në
toksikologjinë mjedisore përmëndim :
Shmangja dhe reduktimi i prodhimit dhe i rrezikshmërisë të hedhurinave
Ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi i lëndëve të para nga hedhurinet
Stimulimi maksimal i rikuperimit të hedhurinave dhe materialeve të ripërdorueshëm.
Stimulimi maksimal i ripërdorimit të vazhdueshëm të hedhurinave në proceset e
rikuperimit, si materiale për djegje ose si mjete të tjera prodhim energjie.
Reduktimi progresiv i shkarkimeve si një sistem i regullt i përpunimit
Vetveprimi rajonal për pakësimn e hedhurinave dhe lokalizimin e tyre pa kriter.
Parandalimi i ndotjes mjedisore
Menaxhimi i hedhurinave duhet të bazohet në principet e përgjegjësisë dhe të
kooperimit midis të të gjithë subjekteve të përfshirë në prodhimin, shpërndarjen,
përdorimin dhe konsumin e të gjitha gjërave prej të cilave rrjedhin hedhurinat.
Prodhimi i hedhurinave dhe përpunimi i tyre varet nga aspektet teknike dhe
organizative si edhe nga sjellja individuale
Rol kryesor luajn edhe fushatat komunikuese dhe informacionet e qytetarëve mbi
programet dhe organizimin e menaxhimit të hedhurinave.
Rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe ndarjes së hedhurinave sipas
karakteristikave merceologjike si nga prodhuesit ashtu edhe individët.
Instrumentet më të rëndësishme për kufizimin e ndotjes mjedisore nga hedhurinat janë :
Markat me kualitet ekologjik – prodhime më një efektivitet të lartë pozitiv në mjedis.
Taksimi i produkteve me një impakt të lartë mjedisor – ose heqja e taksave të
produkteveose të ndërhyrjeve për modifikimin e prodhimit për të favorizuar fitimin e
produkteve me impakt të ulët mjedisor.
Përgjegjësija e prodhuesit – i cili duhet ë mbajë përgjegjësi deri në menaxhimin
përfundimtar të produkteve. Shumë e rëndësishme është ky problem për sektorin e
amballazhit
Në jetën e përditshme për të evituar në maksimum ndotjen mjedisore dhe për rrjedhojë edhe
toksicitetin mjedisor të gjithë ne duhet :
Të zgjedhim produkte me pak amballazh duke preferuar amballazhet e ripërdorshëm
Të riciklojmë objekte që mund të ripërdoren akoma
Të grumbollojmë në mënyrë të diferencuar dhe të ndarë materialet e ricikluara, duke
parasysh udhëzimet e komunës.
Solventët industrialë
Page 59
Solventët industrialë janë komponime , kryesisht me natyrë organike dhe në gjendje të
lëngët, të cilat përdoren në shumë aktivitete në lidhje me vetitë e tyre për të zbërthyer
substancat e patretshme në ujë. Solventët industrialë përdoren në shumë procese, si p.sh.
• Për heqjen e yndyrës dhe pastrimi i sipërfaqeve metalike.
• Në prodhimin dhe përdorimin e verniçeve, mastiçeve dhe bojrave.
• Në industrinë e regjjes së lëkurave
• Në industrinë e materialeve plastike,etj.
Duhet theksuar se së bashku me solventet duhet të përdoren edhe diluentët, të cilët
shërbëjnë për të modifikuar viskozitetin e një substance në një solvent.
Rreziqet për shëndetin dhe sigurinë
1.Janë substanca shpesh 1.Shumë solventë janë substanca
volatilë toksikë ose shumë toksikë
2. Janë substanca shpesh 2. Disa janë potencialisht
ndezës kancerogjenë
Në bazë të përbërjes së tyre kimike solventët organikë mund t’i ndajmë në:
• Hidrokarbure alifatike
Të ngopur (alkanet ose prafinar): gaze (metan, propan, etan, butan) dhe të
lëngëta ( pentan, eksan, heptan)
Të pangopur (alkene ose parafina) : gaz (etilen,propilen, butilen) dhe të
lëngëta (izopren)
Halogjenët : tetraklorur karboni, klorur venili, trielina.
• Hidrokarburët aromatik :
Të thjeshtë : benzenet, toluenet,ksilenet, stirenet)
Halogjenët : difenile poliklorurate –PCB; tetraklorodibenzoparadoksina –DIOKSINA
• I Alkoole : alkool metilik, alkool etilik
• Etere : eteri etilik
• Estere : acetat etili, acetat propili, acetat butili
• Ketone : metil-etil-ketone, dimetietil ketone
• Komponimre të tjera :sulfur karboni, nitrili, glikoli,etj.
Hidrokarburët alifatikë të ngopur
Page 60
Janë të përbërë nga zinxhirë të hapur derivate të naftës. Shumë prej tyre janë të pranishëm në
gazrat natyrale dhe në një sasi të ulët janë zbuluar në gazin e shkarkimeve të makinave.
Përfaqësojnë lendët e para për sinteza të ndryshme organike.
Në vartësi të përmbajtjes së numrit të C ndryshon edhe gjendja fizike e tyre :
• Deri në 4 atome C # gaz
• Nga 5 deri 16 atome C # lëng
• Mbi 16 atome C # të ngurtë
Më i njohur është n-eksani bazuar në vetitë e tij toksikologjike në përdorimin e tij të gjërën në
industri.
Ai gjendet në gazet natyrale dhe prodhohet në sasira sinifikative gjatë proceseve të rafinimit
të naft]s dhe vajrave grexhio:
• Gazoili përrmban deri në 1.5%
• Nafta dhe benzina deri n] 10%
Gjen përdorim të gjërë në industri si:
• përbërës i solventeve, kollave, verniçeve, bojrave.
• Në industrinë e këpucëve dhe lëjurave për proceset e ngjitjes
• Për përdorimin e nastrove adezive
• Rikonstruktimin e veglave pneumatike
• Prodhimin e laminateve nga polietileni
Kinetika e toksicitetit (Toksikokinetika).
Absorbimi – për shkak të volalitetit (avullimit) rruga aspiratore është rruga kryesore e
absorbimit.
Shpërndarja dhe depozitimi – shpërndahet nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe për shkak
të indeve lipidike liposolubile përfaqëson një vend të rëndësish]m depozituesi.
Biotransformimi dhe eleminimi – transformohen nëpërmjet reaksioneve të reduktimit
hidrolitik (drhidrogjenimit) dhe më tej me oksidimin suçesiv. Disa eleminohen më
shpejt, disa më me ngadalë. Një sasi e vogël eleminohet nëpërmjet ffrymë marrjes.
Toksikodinamika
Intoksikimi akut – faza fillestare me eksitime lëvizjeje, eufori dhe dhimbje artrite. Në
një moment të mëvonshëm shfaqen efekte depresive mbi Sistemin Nervor Qëndror
(SNQ).
Intoksikimi kronik – dëmtime progresive të nervave lëvizëse (degradim të shtyllës
kurrizore)
Ka të dhëna se n-eksani është edhe klardiotoksik
Hidrokarburët aromatikë
Janë substanca që në molekulën e tyre kanë një ose më shumë unaza aromatike.
Page 61
Përdoeren si lëndë të para, si produkte të ndërmjetme në proceset e sintezës :
• Në prodhimin e eksplozivave
• Në prodhimin e materialeve të ngjyrosura
• Në produkte farmaceutike
• Në detergentët
• Në porfumet
• Në ekstraktimin e vajrave bimre dhe esencave natyrale
• Si solventë.
Më të njohur janë : benzeni, tolueni, ksileni dhe stirenet.
Kontaminimi mjedisor
Kontaminimi mjedisor është i lidhur me benzinat që kanë një përmbajtje të lartë benzeni
(midis 10 dhe 17%). Benzeni ndodhet në ajër si rezultat i avullimit të benzinës gjatë
proceseve të furnizimit të makinave dhe në mënyrë të veçantë nga shkarkimet e makinave
dhe impianteve të ngrohjes.
Gjithashtu ndikim në toksikologjoinë mjedisore kanë edhe materialet e ndërtimit që përdorin
solvent të ndryshëm,produktet për pastrim, sistemet e ngrohjes, produktet për pastrimin e
verniçeve, makineritë e fotokopjimit, etj,
Omologët e benzenit si tolueni, ksileni dhe stirenet janë më pak toksik se benzeni.
Hidrokarburet halogjenikë - përmbajnë në strukturën e tyre molekulare një ose më shumë
atome halogjene. Janë shumë volatile ( në temperature e mjedisit shumë prej tyre janë në
gjendje të gaztë) dhe tretshmërija e tyre rritet me rritjen e numrit të atomeve të H që
zëvëndësohen nga Cl.
Janë të gjithë solnventë me veti optimale dhe vantazhin se nuk janë të djegshëm. Përdoren në
shumë degë të industriesë si :
• Në industrinë ushqimore
• Në industrinë e lëkurëve dhe tekstile
• Në prodhimin e verniçeve dhe bojrave,etj.
Dioksinat
Page 62
Në emërtimin Dioksinat përfshihet një grup prej qindra substancave kimike të afta të
rezistojnë për një periudhë relativisht të gjatë në mjedis. Të paktën 13 nga këto substanca
janë konsideruara toksike të sigurta për njerzit dhe kafshët. Komponimi më toksik është
tetraklorodibenzo-p-dioksina ose TCDD. Toksiciteti I dioksinave të tjera dhe substancave të
ngjashme shprehet në relacion me TCDD.
Burimet
Dioksinat nuk kanë asnjë përdorim praktik dhe nuk janë prodhuar asnjëherë nga industrija.
Ato formohen gjatë proceseve kimike në të cilat marrin pjesë suibstancat e kloruara. Burimet
kryesoreb të dioksinave janë:
• Furrat e djegjes së hedhurinave(plehrave) urbane
• Furrat e djegjes së hedhurinave spitalore
• Fonderitë e metaleve
• Lëshimet e aktiviteteve industriale si i atyre të prodhimit të pesticideve dhe i
prodhimit të PVC (polivenilkloruri)
• Proceset e zbardhjes së letrës
• Impiantet e ngrohjes shtëpijake me dru
• Aksidentet dhe trafiku automobilistik
Dioksina e lëshuar në mjedis depozitohet pjesërisht në terrenin ku lëshohet, ndërsa pjesa më
e madhe transportohet nga era në distanca të mëdha.
Dioksinat mund të formohrn edhe “spontanisht” për efekt të mikoorganizmave ose për efekt
të proceseve fotokimike të degradimit të komponimeve të kloruara.
Dioksinat e depozituara në tokë dhe në sendimentet hyjnë në zinxhirin ushqimor toksor dhe
akuatik. Konsumi i ushqimeve të kontaminuara, peshqit ose prodhime bujqësore, janë një
burimi i rëndësishëm i ekspozimit për njeriun.
Rreziqet që shkaktojnë
Dioksinat kanë shkaktuar shumë incidente të rënda mjedisore; shëmbujt e mëposhtëm e
ilustojnë këtë:
• Një re e madhe dioksine u lëshua nga impianti i prodhimit të triklorfenolit dhe
produkteve të ndërmjetshme në Seveso milaneze në 1976 dhe nga një impiant i djegjes
së mbeturinave në Times Beach në Misouri në 1996, duke shkaktuar evakuimin e
popullsisë.
• Një lëndë ngjyrë portokalli që upërdor në Vietnam për qëllime lufte përmbante
dioksina, të cilat u zbuluan në ushqimet që vinin nga zonat e ndotura.
• Dioksinat absorbohen më tepër nëpërmjet rrugës dixhestive. Një cikël tipik i këtij
procesi paraqitet në skemën e mëposhtme :
Depozitimi i dioksinave në tokë
Page 63
Kalimi i tyre tek bimët
Kalimi tek kafshët(depozitimi i tyre në indet dhjamore)
Kalimi tek njerzit nëpërmjet qumshtit dhe mishit
Dioksinat mund të absorbohen edhe nga peshqit që jetojnë në ujra te kontaminuara. Tek
njeriu koncentrimi i dioksinave mund të arrijë vlera të larta toksike për organizmin dhe në
gjendje që të kalojnë në qumshtin e nënës. Nga dioksinat ,TCDD është molekula me toksicitet
më të lartë dhe që shkakton një sërë efektesh të dëmshme për organizmin e njeriut:
Që në vitin 1997 Agjensia Internacionale mbi Kërkimet e Kancerit (IARC) e ka
klasifikuar dioksinën TCDD në klasën 1 si kancerogjene për njeriun
Ndikon negativisht në procesin e riprodhimit duke shkaktuar aborte si rezultat i
modifikimeve të ADN si edhe reduktim të fertilitetit duke dëmtuar spermatozoidin.
Shkaktojnë efekt toksik mbi sistemin imunitar me efekte depresioni ndaj mbrojtjes
imunitare.
Tek njerzit dhe tek kafshët është vërtetuar kapaciteti i dioksinave për të ndërhyrë në
sistemin endokrin – tiroidet dhe sistemin riproduktiv
Gjithashtu mendohet, megjithëse nuk është e pasigurtë,që dioksinat shkaktojnë edhe
një sëmundje lëkure të quajtur klorakne, me erozione të lëkurës të ngjashme me akne
(njolla ) rinore, të cilat shpesh përhapen në të gjithë trupin dhe në rastet më të rënda
mund të qëndrojnë gjatë gjithë jetës.
Mbas klasifikimit të dioksinave si kancerogjene për njeriun, janë përcaktuar direktiva nga
organizata të ndryshme mbi koncentrimet
“e pranueshme” të dioksinave në atmosferë, në ujë, në tokë dhe në ushqime. Për të gjitha
dioksinat, limitet e pranueshme shprehen në një unitet të vetëm kualifikimi : “koncentrimi I
toksicitetit ekuivalente” referuar TCDD.
Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit (OMS) në 1998 ka ulur dozat ditore të lejueshme për
njeriun nga 10 pg/kg në 1 – 4 pg/kg. peshë trupore
(pg - pikogram = një e miliarda pjesë e miligramit).
Agjenesia amerikane e mbrojtjes së mjedist (EPA) ka stbilizuar një vlerë ditore akoma më të
ulët.
Parandalimi
Që nga vitet 90 të shekullit të shekullit të kaluar janë caktuar normativa për reduktimin e
shkarkimeve të dioksinave, në mënyrë të veçantë nga furrat e djegjes dhe aktivitetet
industriale. Duhet patur parasysh se ekszistojnë burime të panjohura të dioksinave.
Parandalimi ka të bëjë në radhë të parë me zbulimin e burimeve të mundshme të
shkarkimeve dhe me rritjen e vigjilencës mjedisore.
Është gjithashtu e nevojshme dhe e rëndësishme monitorimi I dioksinave në tokë, në ujrat
dhe në ushqimet.
Page 64
Gazet toksikë
Përparësia e gazeve toksikë është se nuk hasin asnjë pengesë dhe penetrojnë deri në thellësi
të organizmit.
Klasifikimi i gazeve toksikë
Klasifikimi I gazeve toksikë dhe ndikimi I tyre në mjedis dhe në shëndetin e njeriut bazohet
në efektin toksik të tyre. duke u bazuar në këtë efekt, ato klasifikohen si më poshtë :
• Gaze asfiksuese (mungesa e oksigjenit) :
1. Gaze të thjeshta – zëvëndësojnë oksigjenin si p.sh.CO2, N, metani
2. Gaze kimike – ndërhyjnë duke përdorur oksigjenin p.sh. CO duke formuar
karboksihemoglobinën
• Gaze irrituese – shkaktojnë emoragji, inflamacion, të cilat varen nga tretshmëria e
gazit :
1. Gazet shumë të tretshme irritojnë rrugët e para të frymëmarrjes (epitelin
hundor) p.sh. amoniaku,formaldehidi
2. Gazet më pak të tretshme irritojnë rrugët e fundit të frymëmarrjes
(mushkërritë) duke shkaktuar edemë polmunare p.sh.fosgeni, NO2,O3
Shëmbuj të gazeve irritues:
$ Formaldehidi (HCOH) – përdoret në dezinfektime, në sintezën e rezinave.
Metabolizohet në acid formic dhe provokon gjirje të zërit, irritim të azmës
bronkiale, edemë polmonare. Ndyshohet si kancerogjen.
$ Klorur vinili monomer
$ Amoniaku (NH3) përdoret për rritjen e fertilitetit të tokës. Në reaksion me ujin
provokon dëmtime të lëkurës. Era e durueshem
30 ppm, e padurueshme 50ppm.
$ Fosgeni (COCl2) gaz shumë toksik për sistemin nervor qëndror (SNQ) që
formohet nga djegja e hidrokarbureve të kloruara
• Gazet toksikë –penetrojnë nëpërmjet aparatit të frymëmarrjes, per shkaktojnë dëme
edhe në organet e tjera, p.sh.
$ Benzene – ndikon në palcën e kockës
$ Eksani – SNQ
$ CCl4 - SNQ, mëlçinë, sistemin kardiovaskular (SKV)
• Gazet anestezistë – përdoren në :
Page 65
$ Të nevojshëm në mjeksi, por të dëmshëm për personelin. Shkaktojnë dëmtime
epatike, në SNQ, në riprodhimin
$ Të rendësishëm për dispozitivat e aspiratorëve për të mbajtur koncentrime të
ulta në sallat e operacionit p.sh.
Prorosidi I azotit : 50 – 100ppm
Alotani : 5 – 50 ppm
Metasifluoran : 2 – 10 ppm.
• Gazet alergjike : për sisteminm respirator, por edhe për organet e tjera p.sh.për
lëkurën. Përmëndim :dioksinat, toluenin CCl4
• Gazet kancerogjene për organet e ndryshme nga ai I aparatit të frymëmarrjes
p.sh.benzeni, dioksinat, nikelkarboni, anilina,etj.
Efektet e tymit të cigares dhe ozonit
Problemi i tymit të cigares është një nga problemet prioritare për jetën dhe për punën.
Studimet e bëra kanë evidentuar reduktimin e pirjes së cigares nga burrat adultë dhe rritjen e
përdorimit nga gratë e reja dhe nga adoleshentët. Problem shqetësues është i ashtuquajturi
duhan-pirësit passiv, që do të thotë ndikimi i tymit të duhanit tek njerzit e pranishëm në
mjediset duhan-pirëse dhe që ata vetë nuk e pijnë cigaren.
Ndërsa rreziqet për shëndetin nga përdorimi i cigares janë të njohura dhe tashmë të
pranuara, prova e rrezikut të ekspozimit jovullnetar ndaj tymit të duhanit mjedisor (ETS)
janë objekt i shumë studimeve. Tymi i duhanit mjedisor (tymi i grumbullimit në mjedis nga
pirja e duhanit) konsiderohet si shkaktar i kancerit tek njerzit dhe si një faktor i rrezikshëm
për rastet e reja të asmës dhe infeksionet të rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët. Megjithatë të
dhëna toksikologjike për ndikikmin e tymit të cigares tek njerzit joduhan-pirës (ETS) janë
akoma të pakta.
Në qoftë se njeriu është i ekspozuar ndaj tymit të cigares dhe në të njëjtën moment ndaj
ozonit O3, efektet negative ndaj mushkërive rriten. Ozoni, një nga komponentët kryesor të
smogut, prodhohet si rezultat i reaksioneve fotokimike në ajër. Ozoni në stratosferë na
mbron nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë të diellit, të cilat provokojnë kancerin
e lëkurës;por në bashkëveprim me substancat e pranishme tek tymi i cigares, ai ndikon
negativisht në proceset biokmike të organizmit, veçanërishtnë mushkëritë.
Page 66
Në përgjithësi është e njohur se vetitë dhe fuqia e çdo substance të veçantë toksike mund të
modifikohet kur ato kombinohen me substanca të tjera të pranishme në atmosferën e
komplikuar.
Në atmosferën me shumë komponentë, komponentët e veçantë shpesh here bashkëveprojnë
midis tyre për të formuar produkte të reja me veti të ndryshme nga ato të paraardhësve të
tyre. Substanca kimike e formuar dhe ndryshimi fizik i saj është rezultat i modifikimeve
biologjike.
Nga studimet e bëra lidhur me substancat toksike të pranishme tek duhani në përgjithësi dhe
tek tymi i cigares në veçanti ka rezultuar se :
• Në tymin e cigares janë gjetur 4865 komponentë toksikë
• Këto komponent janë iniciatorë ose promotorë për shumë aktivitete biologjike dhe
toksike. Janë neurotoksina dhe mutagjenë kancerozë
• Në formën passive (ETS), tymi shpesh është më i pasur me substanca toksike.
• Nga studimet e realizuara ka rezultuar se ekzistojnë rreth 12.500.500. duhan-pirës
pasiv.
• Filtrat paraqesi një mbrojtje minimale kundër kancerit dhe nikotinës
• Tumoret e shkaktuara nga tymi i cigares janë më të shumtë :
" Të mushkërive.
" Të laringitit
" Të ezofagut
" Të pankreasit
" Të fshikzës
• Tymi shkakton vështirësi në rrugët e frymëmarrjes
• Ndikon në efektet riprodhuese.
• Strategjia e parandalimit
Për parandalimin e dëmeve nga tymi i duhanit si për duhan pirësit aktivë ashtu edhe për ata
pasivë mund të merren disa masa paraprake:
• Rritja e çmimit të cigareve duke reduktuar disponibilitetin e tyre.
• Informacione dhe edukime mbi rolin negativ të tymit të cigares në shëndetin e njeriut
• Ndalimi me ligj i pirjes së cigareve në mjedise publike dhe zbatimi me reptësi i ligjit.
Page 67
Radioaktiviteti
Bërthamat e disa atomeve janë të paqëndrueshëm dhe zbërthehen për të arrirur një ekuilibër
të ri duke çliruar rrezatim.. Disa nga këta element ndodhen në natyrë si radium, urani,
torium,etj. Radioaktiviteti mund të shkaktohet edhe artificialisht duke
bombarduar bërthamat stabile me neutrone. Gjithashtu mund të sintetizohen bërthama të
tjera që nuk janë të pranishme në natyrë. Rrezatimet e lëshuara në mjedis mund të jenë në
formë grimcash si :
• rrezet alfa me ngarkesë pozitive, të përbëra nga bërthama eliumi (dy protone dhe dy
neutrone)
• rrezet beta, të përbëra nga dy elektrone, ngarkesë negative
• nga pozitrone, ngarkesa pozitive me shpejtësi të madhe
• nga neutrone pa ngarkesë.
Ekzistojnë edhe rezatime jo në formë grimcash, si rrezet gama, neutrale, rreze
elektromanjetike me energji të lartë.
Rrezatimet jonizuese
Përcaktohen si rrezatime jonizuese ato rrezatime, të cilat në sajë të përmbajtjes së lartë
energjitike, janë në gjendje të këpusin lidhjet atomike të materies duke transformuar atomet
ose molekulat në jone, me ngarkesë elektrike.
Rrezatimet jonizuese (RJ) kanë kapacitet të ndryshëm të penetrimt të tyre në materie :
• Rrezet alfa, të cilat posedojnë një kapacitet të lartë jonizues kanë një kapacitet të
limtuar të difuzionit në ajër dhe mund të ndalohen nga bariera të thjeshta si p.sh. nga
një letër ose nga doreza gome. Rrezikshmërija e tyre qëndron në depërtimin e tyre në
organizëm p.sh. nëpërmjet substancave që i nxjerrin ato gjatë ushqimit dhe
frymëmarrjes dhe akumulimit të tyre në inde.
• Rrezet beta (elektronet) janë më të depërtueshme – reth 1metër në ajër dhe 1cm në
lëkurë, por edhe ato mund të ndalohen me një copë dru prej pak centrimetrash ose me
një fletë alumin.
• Rrezet gama dhe rrezet x mund të depërtojnë indet në sajë të energjisë të madhe të
tyre.
Page 68
Burimet e rrezatimeve jonizuese.
Duhet theksuar se ekzistonjë fonde natyrale të rrezatimt jonizues dhe që quhet rrezatimi
(radiacioni) natyral, ndaj të cilit kanë qënë gjithmon të ekspozuar njerzit dhe gjallesat e
tjera dhe që ka luajtue një rol të rëndësishëm në evolucionin e specieve duke favorizuar
mutacionet. Radiacionet natyrale janë një shumë e :
• Rrezatimeve kozmike , që vinjë në tokë na hapësirat kozmike (rrezet kozmike)
• Rrezatimeve tokësore , që shkaktohen kryesisht nga elementët radioaktive të
pranishëm në shkëmbinj si radium,uranium, torio,etj.
• Rrezatimit trupor, i cili është i pranishëm në trupin e njeriutdhe i lidhur me
radioaktivitetin e absorbuar nga ajri, uji dhe ushqimi.
• Rrezatimi natyral mesatar,në nivelin e detit, prej 2 millisievert (mSv) në vit, e
lidhur kjo në mënyrë të veçantë me praninë e gazit radon, konsiderohet normale
për popullatën
Burimet artificiale të rrezatimeve jonizuese janë : pjesëzat radiaktive të
lëshuara në atmosferë gjatë mosfunksionimit të rregullt të centraleve nukleare
ose gjatë shpërthimt të tyre. (Çernobil në Ukrainë në 1986) dhe në Japoni në
2011.
Burimet e rrezatimit jonizues sot janë centralet elektronukleare, lëshimet e të
cilave nuk ndikojnë në mënyrë sinjifikative në ekosistem në kushte normale pune, por mund
të skaktojnë një katastrofë ekologjike në rastin e incidenteve.
Burime të tjera të rrezatimeve jonizuese lidhen me :
• Minierat nga të cilat nxirren materiale radiaktive
• Impiantet për pasurimin e mineraleve
• Prodhimi dhe riprodhimi i lëndëve djegëse nukleare dhe copëzimi i mbetjeve
radioaktive – problem që akoma nuk janë zgjidhur totalisht.
• Burim tjetër i rëndësishëm i ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues janë edhe rrezet X (
për radioskopi), rrezet gama ,beta dhe X që përdoren për efekte terapeutike në
mjekësi.
Rreziqet që shkaktohen nga rrezatimet jonizuese.
Kur rrezatimet jonizuese veprojnë me indet, ato i transferojnë energji molekulave të
strukturave qelizore dhe në këtë mënyrë ato janë në gjendje të shkaktojnë dëmtime të
përkohëshme ose të përherëshme ose të shkoktojnë shkatrrimin e plotë të qelizave. Intesiteti i
dëmtimeve varet nga :
• Doza e rrezatimit
• Rruga e ekspozimit
• Ndjeshmërija e indeve që preken nga rrezatimi.
Page 69
Dëmtimet më të rënda shkaktohen nga veprimi i rrezatimit jonizues me ADN, me
kromozonet.
Rrezatimit jonizuese mund të kenë veprim akut ose veprim kronik
• Efekti akut – karakterizohet nga doza të larta të shpërndara në të gjithë trupin dhe që
shkaktojnë lezione dher kuadro klinike karakteristike. Rrezatimi akut ndodh si
rezultat i katastrofave ekologjike ose eksplozioneve bërthamore. Njësia matëse e
dozave të rrezatimit është gray (Gy):
" Për dozat e asorbuara mbi 5 – 6 Gy, mbijetesa është e pamundur dhe vdekja
është 100% brënda disa orëve ose ditëve. Prekja shoqërohet me diare
hemoragjike, dehidratim të rëndë ose me bllokim të sistemit nervor qëndror.
" Për dozat 2 – 4,5 Gy vdekshmërija është akoma e lartë. Shfaqen dëmtime në
qelizat e gjakut dhe në nivelin e palcës së kurrizit (të kockave) që i prodhojnë
ato, si rezultat shkaktohet hemoragji dhe infeksione, anemi, dëmtime të
aparatit gastrointestinal shoqëruar me të vjella dhe diare, humbje peshe,
dëmtime të lëkurës dhe indeve të tjera,
steriliteti, dëmtime të fetusit.
" Për dozat 1 – 2 Gy simptomat janë të lehta dhe vdekshmërija është e ulët.
" Për dozat inferiore < se 1 shqetsimet akute janë të kthyeshme dhe vdekshmërija
është pothuajse zero. Në këtë rast dëmtohet lehtë lëkura.
• Efektet kronike – janë efekte të vonuara, shprehje të ekspozimit kronik ndaj dozave të
vogla të rrezatimit, por me një akumullim të lartë. Në këto raste është identifikuar një
rritje sinjifikative e tumoreve në gjak (leucemisë)dhe në kocka (asteosarcoma), të cilat
mund të shfaqen edhe pas dy vjetësh ekspozimi. Janë vëzhguar shtime statistike të
tumoreve të gjirit, të tiroideve, të mushkërive dhe të lëkurës, të cilat shfaqen edhe pas
një periudhe të gjatë mbas pesë vjetësh ekspozimi.
Masat parandaluese
Në vendet e punës parandalimi bazohet në:
• respektimin e normativave vigjilente
• /në oportunitetin e mbrojtjes së vendeve në të cilën përdoren rrezatimet jonizuese.
• Në monitorimin mjedisor dhe në respektimn rigoroz të limiteve të ekspozimit
• Objektivat prioritare të mbrojtjes mjedisore janë kufizimet e lëshimeve të rrezeve
jonizuese të burimit të radioaktivitetit duke mbikëqyrur mundësitë e kontaminimit që
prekin zinxhirët ushqimore.
• Një tjetër objektiv i rëndësishëm është limitimi i përdorimit të rrezatimeve jonizuese
në diagnostikimin mjeksor duke i zëvëndësuar me metoda të tjera.
• Së fundi është e rëndësishme të nënvizohet se nuk ekziston një dozë e caktuar nën të
cilën ekziston një siguri absolute se rrezatimet jonizuese nuk do të rrisin mundësinë e
zhvillimit të tumoreve. Për këtë motiv, veçanërisht në sektorin sanitar, aplikohet
parimi i quajtur ALARA (As Low As Reasonably Achievable) i cili përcakton
mundësitë për të mbajtur ekspozimin në doza më të ulta të përcaktuara nga
Page 70
teknologjitë aktuale, duke patur parasysh përfitimet që rrjedhin për shëndetin publik
nga përdorimi i energjisë nukleare.
Page 71
Lufta kundër mikroorganizmave të ajrit
Mënyra për të zvogëluar ose eleminuar popullimin mikrobik në brendësi të një lokali ose
ndërtese të pavarur varet nga rrethanat që i bashkëngjiten aktivitetit të zhvilluar në lokal ose
ndërtesë. P.sh: është e pamundur që ajri në një dhomë operatore spitali të jetë steril në
kuptimin e vërtetë të fjalës, por përmbajtja mikrobike mund të mbahet në një nivel aq të ulët
saqë infeksionet nga mikroorganizmat mbartës nga ajri të janë të pamundur. Është i
pamendueshm mbajtja e nivelit të mikroorganizmave të mbartura nga ajri në korridoret e
spitaleve aq i ulët sa ai i regjistruar në një dhomë operatore spitali.
Nivelet e larta të teknologjisë bashkëkohore kanë bërë të mundur projektime të realizuara
nga industria aero – hapsinore, të quajtura “dhoma të pastra” për të zvogëluar mundësinë e
grimcave e transportuara nga ajri, të kontaminojnë elementët funksional të jetës së
përditëshme ose të drejtimve specifike. Dhoma të tilla janë projektuar në mënyrë që të
përjashtojnë mikroorganizmat. Mikroorganizmat e mbartura nga ajri luftohen përmes
aplikimit të teknikave fizike ose agjentëve kimikë. Ajri përfaqëson vetëm një ambjent të
veçantë për përdorimin e këtyre teknikave. Disa nga masat efikase për zvogëlimin ose
eleminimin e mikroorganizmave të mbartura nga janë
" Rrezatmi ultra vjollcë
Ky rrezatim ka një vlerë të madhe për zvogëlimin e mikroflorës së ajrit. Për këtë qëllim
përdoren shumë tipe llampash germicide që emetojnë një përqindje rrezatimi në kufirin
midis 250 – 360 nm, kufiri efikas i nivelit baktericid, megjithëse duhet të pranohet se këto
rrezatime kanë një fuqi të ulët penetruese dhe janë efikase vetëm kur arrijnë në kontakt më
grimcat që transportojnë mikroorganizmat. Për këtë arsye sigurohet një instalim i tillë i
llampave për të lejuar ajrin të shkojë në kontakt direkt me rrezatimin me intesitet të
mjaftueshëm. Gjithashtu, meqënëse syri i njeriut është i ndjeshëm ndaj këtyre rrezeve,
adaptohen masa të larta sigurie për të evituar dëme ndaj personave që përdorin ambjente ku
janë instaluar llampa me rrezatime ultra vjollcë. Aplikimi pratik i rrezatimit ultra vjollcë për
të zvogëluar mikroflorën e ajrit mund të planifikohet në tre mënyra:
Rrezatimi direkt – mund të përdoret në ambjente të mbyllura ose jo vetëm për
intervale të shkurtra kohe dhe ku personeli është i mbrojtur. Shembuj janë sallat e
mbushjes aseptike të përdorura për të konfeksionuar preparate farmaceutike sterile,
hapësirat e destinuara për magazinimin e ushqimeve dhe të ashtuquajtura dhoma
sterile ku llampat ultra vjollcë lihen ndezur kur dhomat nuk përdoren.
Rrezatimi indirekt – duhe të përdoret në mjedise të mbyllura dhe shumë të
frekuentuara si sallat shkollore, repartet e të porsalindurve, korridoret spitalore,
zyrat,etj.
Page 72
Ajri i trajtuar jashtë mjedisit osa hapësirës ku do të hyjë – përdoret në sistemet e
qarkullimit të ajrit ku mund të instalohen llampa me rreze ultra vjollcë.
" Filtrimi
Tapa e pambukut, e përdorur zakonisht në laboratoret e mikrobiologjise për mbylljen e
epruvetave, tapat për terren e kultivimit dhe trtetësirave sterile, janë një shembull i
grumbullimit të mikroorganizmave të ajrit për filtrim. Në aparatet e fermentimit në të cilat
është e domosdoshme një shkallë e lartë ajrimi për krijimin e biomasës mikrobiale, është e
domosdoshme filtrimi i ajrit për largimin e mikroorganizmave të pranishëm në të. Në
menyre analoge, filtrimi i ajrit gjen aplikim shtepiak dhe industrial. Filtrat e ajrit janë
përgjithësisht prej pambuku, lesh xhami ose materiali tjeter fibroz.
Efikasiteti i tyre si filtra baktericid varet nga:
shpejtësia e rrymës së ajrit që përshkon filtrin
dimensionet e grimcave që do filtrohen
nga natyra e materialit që është bërë filtri, përvec spesorit të tij dhe qëndrueshmërisë.
Një nga vështirësitë e përdorimit të filtrave për ajrin është shpejtësia me të cilën këta
filtra bllokohen nëse ajri ka një sasi të madhe pluhuri. Mund të evitohet kjo vështirësi duke
përdorur dy filtra në seri, një filtër i madh ( fibra xhami ) i ndjekur nga një filtër fin ( fibra
pambuku ).
" Sistemi me rrymë ajri laminare. ( Rrymë ajri me një drejtim )
Një teknikë e re për zvogëlimin ose eliminimin e mikroflorës së ajrit në mjedise të mbyllura
është i njohur si sistemi i rrymës së ajrit laminar. Në këtë sistem ajri përshkon filtra HEPA (
high efficiency particulate air ) pra filtra me efikasitet te larte për ajrin e ndodhur në
substancat pezull të veçanta të formuar nga përbërja celuloze të palosur rreth një shtrese
alumini. Ky sistem filtrimi është shumë i saktë në zhvendosjen e grimcave me diameter 0.3
nm. Ajri kalohet përmes një grupi filtrash të vendosur në një hapesirë të mbyllur, në mënyrë
që e tërë masa e ajrit të lëvizë me shpejtësi uniforme përgjatë linjave me fluks paralel.
Përmënden sistemet me rrymë laminare vertikale ose horizontale dhe modele të ndryshme
kabinash sigurie me rrymë laminare për biologjinë. Nje nga aplikimet kryesore të kësaj
teknike është realizuar në industrinë elektronike dhe aero – hapësinore ku kërkohet një nivel
shume i lartë pastërtie. Është parashikuar që sistemet me rrymë laminare të bëhen të
zakonshme në laboratoret mikrobiologjike dhe në industrinë farmaceutike.
" Agjentët kimik
Disa substanca kimike të avulluara ose të sprucuara në ajrin e një lokali janë efikase në
zvogëlimin e mikroflorës. Në fakt substancat kimike shpërndahen nën formën e aerosolit dhe
Page 73
manifestojnë veprimin antimikrobik përmes kontaktit me grimcat në gjendje pezull që
transportojnë mikroorganizma. Disa nga karakteristikat e një agjenti kimik që duhet
përdorur si germicid për ajrin janë si më poshtë:
- Duhet të jetë efikas në vlerat normale të temperaturës dhe lagështirës së ambjentit
- Duhet të jetë i privuar nga efektet toksike ose irrituese për syrin, me përqëndrim shumë
të kontrolluara..
- Nuk duhet të lenë gjurmë, njolla, të ç’ngjyrosin ose dëmtojnë objektet.
Disa nga substancat kimike që kane rezultuar efikase për këtë qëllim janë glikoltrietileni,
acidi laktik, acidi hipoklorik etj.
Përdorimi i sigurt dhe efikas i këtyre agjentëve kërkon një kujdes të madh në situata të
veçanta, në të cilat duhet vepruar me masa të shpejta higjeno-snitare; për këtë qëllim
rekomandohet përzgjedhja e agjentit efikas.
" Metoda dhe teknika të ndryshme.
Shumë metoda dhe teknika janë të dobishme për të zvogëluar ose eliminuar
mikroorganimat e ajrit. Ventilimi natyral ose mekanik i ajrit të ambjentit zvogëlon
mikroflorën sepse zevendëson ajrin e ambjenteve të kontminuara me ajër më të pastër.
Eliminimi i pluhurave me anë të operacioneve të pastrimit të mjedisit ka një rëndësi të
madhe. Kur mungon thithësi i pluhrave (p.sh.fshesa me korent) përpara larjes së dyshemeve
duhet përdorur ndonjë material pjesa e lagur e së cilës ndalon shpërhapjen e pluhurit. Është
konstatuar p.sh. prania e miliona streptokokëve në çdo 1 gram pluhur në tualetet e
korridoreve të spitaleve ku shërohen sëmundjet e fytit.
Page 74
• Mikroflora e Litosferës (Banesat e tokës )
Dheu përmban habitatet më të shumta të mikroorganizmave tokësor. Dheu është habitat
favorizuese për shtimin e mikroorganizmave dhe numri i tyre në habitetet e dheut, është
zakonisht shumë më i lartë se sa ajo e ujit të freskët ose në habitatet marine.
Mikroorganizmat jo më kot janë shpërndarë përmes volumit të dheut. Sasi të mëdha gjenden
tek rrënjët e bimëve.
Ka shumë ndryshime kimike dhe fizike midis dherave të ndryshme klimatike. Dherat
përmbajnë proporcione të ndryshëm argjile dhe rëra të vecanta. Fortësia e dheut është e
rëndësishme se përcakton sipërfaqen ajrore, sipërfaqe kjo e përshtatshme për rritjen
mikrobiale. Sasia e ndryshme e mineraleve argjil ka gjithashtu efekt mbi kiminë e dheut.
Ndryshimet fiziko –kimike në temperaturë, lagështirë, Ph dhe Eh influencojnë shumë në
mikroorganizmat që gjenden brenda komunitetit mikrobial indigjen të banesave të
ndryshme të dheut; p. sh popullatat funghi janë të favorizuara në dherat me Ph të ulët, kurse
bakteret tentojnë të gjenden në numër të madh në ato më Ph të madh. Duhet theksuar se
dherat nuk janë habitate të vazhdueshme dhe se kushtet midis mikrohabitatëve në të cilat
mikroorganizmat aktualisht jetojnë mund të ndryshojnë. Dherat p.sh janë karakterizuar nga
mungesa e vazhdueshme e përqëndrimeve të oksigjenit, duke krijuar të ashtuquajturat
mikrohabitate, me zona aerobe dhe anoksike ( oksigjeni të lirë ), që gjenden në afërsi të
ngushta me njëri- tjetrin, ndërsa anaerobët obligativë, ashtu si dhe mikroorganizma
fakultativ, zakonisht gjenden bashkë në dhe, sejcili ne mikrohabitatet vetjake.
Është vështirë t’i kushtosh tipare adaptive përgjithsuese shumicës së mikroorganizmave
indigjen të dherave. Dherat kanë mikrohabitatë të ndryshme me vlera të ndryshme
psikokimike, madje edhe në zona të veçanta mund të jenë kushte mjedisore të ndryshme që
favorizojnë rritjen e popullatave të ndryshme mikrobiale indigjene. Një sasi e lartë
gjeneratash Bakteresh Gram pozitive janë gjetur më tepër në dhera sesa në ujë të freskët dhe
habitate marine. Actinomycetes mund të kenë një sasi sinjifikante të komunitetit bakterial në
banesat e dheut, shpeshherë numërojmë përqindje 10 – 33 të komunitetit total bakterial. Këto
mikroorganizma janë relativisht rezistent ndaj dehidratimit dhe mund të rriten lehtësisht në
përqëndrime të ulta ushqyesi. Së fundmi disa baktere dheu adaptohen ndaj periudhave të
ulta të urisë; Artrobacter mund të mbijetojnë për më tepër se 80 ditë pa nitrogjen dhe karbon
duke zvogëluar shpejtësitë e tyre indogjene të metabolizmit dhe mbështetjen në rezervat e
glikogjenit dhe polihidroksi butaralit. Bacilet dhe Clostridium sporulojne në kushte të
ndryshme. Funghit konsistojnë në sasinë më të madhe të masës mikrobiale në dhera. Shumë
tipe funghi mund të gjenden në banesa dherash, duke egzistuar dhe si organizma të lira edhe
në rrënjët e bimëve. Funghit frekuentues të shumtë të dherave të izoluara janë pjesëtarë të
Page 75
Funghi imperfecti, por edhe një numër Ascomycetes dhe Bazidiomycets gjenden gjithashtu.
Shumica e dherave janë oportunist, duke u rritur dhe transportuar aktivitetin metabolik kur
kushtet janë favorizuese me lagështi ambjenti adeguante, dhe relativisht përqindje të larta
për pjesën më të madhe të vitit, nivele të larta rrezatimi.
Shumë funghi dheu janë të aftë të metabolizojnë polisaharide, sic është celuloza e që janë
substancat më të vlefshme në dhe. Shumë funghi të dheut gjithashtu krijojnë stade latente që
i lejon ato të qëndrojnë në gjendje po latente dhe kjo ndodh kur kushtet nuk janë të
favorshme për rritje. Lënda organike në dhe është më tepër e përbërë nga humus. Shumë
mikroorganizma nuk janë të aftë të përdorin këtë substancë shumë komplekse, disa prej tyre
të njohura nga Ëinogradsky si baktere dheu autochthonous, rriten ngadalë në dhe, duke
përdorur komponime të pjesshme humike. Në kontrast me këto organizma me rritje të
ngadaltë, shumica e të cilave janë shkopëzat Gram – pozitive dhe actinomycetes,
mikroorganizmat zymogenous nuk janë në gjendje të përdorin komponimet humike, por
paraqesin nivele te larta aktiviteti ne formën e një mbetje bimore, skeleteve.
Mikroorganizmat zymogenous janë shumë aktive kur substrate të tilla organike hyjnë në
dhe.
Ashtu si në banesat akuatike, mikroorganizmat e dheut janë përgjegjëse për biodegradimin
dhe ciklin mineral. Polimerët e rëndësishëm të bimëve, si celuloza, degradohen më tepër nga
mikroorganizmat. Për arsye se dheu është një mjedis i pasur ushqyes, numri dhe diversiteti i
mikroorganizmave heterotrofik, vecanërisht bakteret dhe funghi, është shumë i lartë.
Megjithatë mikroorganizmat në dhe luajnë një rol relativisht të vogël në largimin e karbonit
organik. Produktiviteti primar në banesat tokësore është dominuar nga bimet.
Përmbajtja e mikroorganizmave në planetet e tjera.
Planetet në sistemin tonë solar, përvec Tokës, janë banesa jomikpritëse për organizmat e
gjalla, si në ujin e tyre dhe në karbonin organik, gjithashtu dhe nga pasja e disa përqindjeve
toksike të gazeve të ndryshme në atmosferat e tyre që e bëjnë jetën sa më të pamundur.
Meqënëse planeti Mars ka pak ujë, për këtë sistemet e dedektimit eksperimental të jetës u
dërguan atje nga aeronautika U. S. A. dhe Administrata hapësinore e Misionit Viking.
Mikroorganizmat marsiane mund të kenë pasur nevojë të zhvillojnë adaptime që mund të
lejojnë egzistencën e tyre nën këto kushte të vështira; për një mikrob marsian duhet të jetë e
vështirë.
Sistemetet e dedektimit të jetës Viking Mars u dizenjuan për të dedektuar jetën mikrobiale.
Në mënyrë më specifike ata ishin të aftë të dedektonin turbullirat që mund të lidheshin me
rritjen e mikroorganizmave në solucione, ashtu si dhe shkëmbimi i gazrave midis
Page 76
mikroorganizmave dhe atmosferës duke përfshirë prodhimin e produkteve volative nga
degradimi i lëndës organike dhe fiksimit të dioksidit të karbonit në komponimet organike.
Dherat nga luginat e Antarktidës së thatë u përdorën për t’u testuar nga këto sisteme
dedektimi jete, për shkak të kushteve në këto banesa tokësore, që janë shumë të ngjashme me
dherat e thata e të ftohta të Marsit. Rezultatet e misionit Viking fillimisht ishin konfuze. Ata
u paraqitën në pamje të parë si rezultate pozitive të testeve, duke indikuar prezencën e
mikroorganizmave të gjalla, por rezultatet u dukën se kishin të bënin me reaksione strikte
kimike. Projekti i eksplorimit eksperimental Viking konkludoi se nuk ka organizma të gjalla
në dherat marsiane të ekzaminuar
Disa pamja të mykroflorës së ajrit
Page 77
Page 78
Page 79
Page 80
Vlerësimi i rrezikut (riskut)
Qëllimi final i toksikologjisë moderne nuk është vlerësimi i aktivitetit toksik të shkaktuar nga
një substancë ksenobiotike, por rreziku që shoqëron përdorimin e saj për të përcaktuar
limitet e sigurisë.
• Rreziku përcaktohet si një mundësi i një rezultati të keq në kushte specifike të
përcaktuara.
• Termi risk e ka prejardhjen nga termi “rrezik” ( që në anlisht quhet Hazart) që
përcakton rrezikun potencial, d.m.th.një mundësi të një rasti ose ndodhi të
rrezikshëm, për të cilin nuk është përcaktuar dhe llogaritur propabiliteti
• Termi Siguria është e kundërta e rrezikut dhe përcakton propabilitetin që një
ksenobiotik nuk prodhon dëme në kushte specifike.
SIGURIMI APSOLUT = RISK 0
Në përgjithësi një nivel i riskut konsidrohet i pranueshëm kur vlera e tij është mjaft e ulët
dhe nuk shkakton rrezik. Kjo përcaktohet gjithashtu si sigurim konkret.
Procesi i Vlerësimit të Riskut( Risk Asessment) është karakterizimi shkencor sistematik i
mundësisë të efekteve mbi shëndetin si rezultat i ekspozimit të njeriut ndaj agjentëve ose
situatave të dëmshme.
Në mënyrë analoge procesi i “Vlerësimit të Riskut për Mjedisin” është karakterizimi
shkencor sistematik i efekteve të dëmshme mbi integritetin e ekosistemit të indikuara nga
depërtimi i ndotsave ose ksenobiotikëve.
Procesi i vlerësimit të riskut përbëhet nga disa momente :
1- Identifikimi i potencialit të rrezikshëm
2- Karakterizimi i riskut
3- Kontrolli i riskut
Një nga supozimet për vlerësimin e riskut është : sado i dëmshëm të jetë një faktor, nuk
ekziston rezik pa ekspozimin.
Vlerësimi i rrezikut (Process di Hazard Assessment ) është një pjesë inegrale e përcaktimit të
procesit të Vlerësimit të Riskut.
Identifikimi i rrezikurt (HAZARD) :
•Të dhëna epidemiologjike
•Toksikologjia
Page 81
•Testi in vitro
•Analisia strukturale e aktivitetit
Karakterizimi i riskut
•Fuqija
•Ekspozimi
•Prekshmërija
Kontrolli i riskut
•Informacione
•Regullshmërija
•Zëvëndësimi
EPIDEMIOLOGJIA
Avantazhet: nuk janë të nevojshme ekstrapolimet e kafshëve dhe njerzëve.
Disavantazhet:
1. Vështirësija e korelimit të intesitetit të ekspozimit me zhvillimin e demit.
2. Vështirësi në përcaktimine faktorit të vërtrtë toksik ( zakonisht subjektet e studiuara
paraqiten të përziera ose në shumë komponime)
3. Duhet një numër I madh subjektesh për të evidentuar efektet toksike.
Informacionet e nevojshme për vlerësimin e riskut ekologjik
• Njohja e koncentrimit të dëmshëm për ekosistemin (PNOEC o PNEC)
• Njohja e koncentrimit të ekosistemit (PEC)
• Degrabiliteti dhe/ose zgjatja
• Reversibiliteti I efekteve
• Njohja e numrit dhe ndjeshmërisë së populatës të ekspozuar.
• Të dhëna “epidemiologjike”, nga monitorimi I mjedisit, mbi gjendjen shëndetësore të
populates dë ekspozuar.
• Njohja e ndërveprimit me substancat e tjera ose me faktorë kimikë dhe fizik të ndryshëm
në mjedis (studimi I efekteve në përzjerje dhe në bashkëveprim).
Në figurën e mëposhtëme paraqiten qartë përcaktuesit e rreziku
Page 82
Si përfundim lidhur me toksikologjinë mjedisore, shkaktuesit e saj si edhe ndikimin në
florën, faunën dhe njeriun arrijmë nëkonkluzionet e mëposhtme ;
Toksikologjia mjedisore shkaktohet nga :
Page 83
Prania e substancave kimike që dëmtojnë shëndetin e njerzëve, direkt ose indirekt si
edhe ndërpresin sistemet ekologjike në lumenj,liqene, oqeane, në zona të lagështa, në
pyje dhe fusha.
Lëshimi i substancave kimike në mjedis mund të kenë një impakt global :
Impakti global – 1
• Substancat kimike mund të transportohen në të gjithë atmosferën dhe nuk janë të
përcaktuara nga kufinj politik
• DDT dhe derivatet e tij janë të pranishëm në Artik dhe Antartik.
Impakti global – 2
• Radioaktiviteti nga centrali atomic i Cernobilit në Ukrainë në 1986, vazhdon të
kontaminojë fermat bujqësore të Britanisë së Madhe në vitin 2000 dhe qingjat e tyre
nuk mund të shiten për konsum njerzor.
• Radioaktiviteti I shkaktuar në Japoni në 2011 si rezultat e i sunamit.
Ndotja e ajri është një moment tjetër i rëndësishëm në toksikologjinë mjedisore
Ndotja e ajrit – 1
• Precipitimi acid (shirat acide, bora,etj.) është rezultat i ndotjes atmosferike të
shkaktuar nga kompostimi i mbetjeve fosile si karbon dhe naftë dhe nga komponime
të tjera që përmbajnë azot dhe squfur.
• Precipitimi acid nga tretësirat e azotit dhe oksidit të squfurit, të cilat japin një përzjerje
të acidit nitrik, nitror, sulfidrik dhe sulfurik.
Ndotja e ajrit – 2
• Precipitimi acid mund të reduktojë pH e liqeneve nën 6, duke çliruar jone alumini që
vrasin peshqit. Në pH mbi 6, alumini në ujë është gjithmon në formë të hidrolizuar,
duke mos qënë në këtët mënyrë bio-disponibël.
Ndotja e ajrit – 3
• Produktet e kombustimit të mbetjeve fosile janë oksidet e azotit (NOx),oksidiet e
squfurit (SOx), komponime organike volatile(VOC), oksidet e karbonit (monoksidi i
karbonit dhe bioksidi i karbonit) dhe grimca pluhuri si edhe tymra.
• Dëmtimet mjedisore mund të shkaktohen nga monoksidi i karbonit (CO) dhe dioksidi
I karbonit (CO2), duke kontribuar në “efektin sere”
Page 84
Ndotja e ajrit – 4
• “Efekti serë” është rinxehja e mjedisit,sepse humbja e nxehtësisë nga sipërfaqja e tokës
nëpërmjet atmosferës është reduktuar nga reflektimi i rrezatimeve infra të kuqe nga
gazi dhe avujt, si CO2 dhe avujt e ujit
Ndotja e ajrit -5
• Ndotja atmosferike ndikon direkt në shëndetin njerzor duke shkaktuar dëme në
mushkëri dhe indirekt nëpërmjet dëmtimit nga kulturat, banesat dhe acidifikimi i
burimeve natyrale të ujit. Squfuri dhe oksidi Ii azotit acarojnë bronshitin dhe azmën,
duke shkaktuar stress në zemër : në Londër në 1952 si rrjedhojë direkt e këtyre
efekteve dëmtuese mbi shëndetin kanë vdekur 4000 persona , sidomos të moshuar,
Ndotja e ajrit – 6
• Komponimet organike volatile (VOC), nën veprimin e rrezeve të diellit, reagojnë me
ozonin duke prodhuar komponime shumë aktive që atakojnë cipat e mushkërive.
• Monoksidi i karbonit redukton absorbimin e oksigjenit duke u lidhur me
emoglobinën.
• Nga ana tjetër pjesëzat që hyjnë në organizëm reduktojunë funksionin e mushkërive.
Parandalimi i ndotjes atmosferike është një moment tjetër i rëndësishëm që lidhet me
toksikologjinë mjedisore
Parandalimi i ndotjes atmosferike – 1 Metodat disponibël për reduktimin e emetimit të
shirave acide përfshijnë djegjen e mbetjeve me përmbajtje të ulët të squfurit fosil dhe kapjen e
ndotsave me substanca të tjera (p.sh. – kapja e oksidit të squfurit me oksid kalciumi, CaO,
për t’a kthyer në CaSO4, dhe largimin të squfurit nga karboni dhe mbetjeve të tjera.
Parandalimi i ndotjes atmosferiek – 2
• Çdo metodë ka avantazhet e saj dhe të gjitha kanë koston e tyre . Kështu p.sh. kapja e
squfurit është përdorur në disa vende, por paraqet problem lidhur me mbetjet pas
trajtimit n ë se ato janë të mjaftueshme për përgatitjen e çimentos.
Reduktimi i ozonit atmosferik
• Reduktimi i ozonit në shtresat superior të atmosferës është një problem botëror në të
cilën janë implikuar liderat botërorë.
• Ozoni në stratosfere na mbron nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë të
diellit, të cilat provokojnë kancerin e lëkurës.
Protokolli i Montrealit
• CFC – Klorofluorokarburet ( të cilat janë përdorur si ftofësa dhe tretësa) kanë hyrë në
stratosferë dhe veprojnë në mënyrë katalitike me ozonin, duke reduktuar sasinë e tij.
Page 85
• Protokolli i Monteralit në 1987 është një traktat ndërkombëtar i firmosur nga shumë
vende duke pranuar të reduktoher emissioni i CFC
Toksinat natyrale ne bime dhe kerpudhat: Biokimia ekologjike e
ushqimit
• Te arrihet te kuptohet lidhja midis ekologjise dhe zinxhirit ushqimor tek njeriu
• Percaktimi i ekologjise biokimike
• Shpjegimi i pershtatjes biokimike dhe roleve te perberjeve dytesore ne bime
• Ekzaminimi i impaktit te toksikanteve te bimeve ne zinxhirin ushqimor te njeriut
• Survejimi i shembujve te toksikanteve te bimeve
• Rishikimi i grupit te toksikanteve nga bimet bazuar ne suplementet
• Rishikimi i grupit te kerpudhave helmuese
Ekologjia dhe zinxhiri ushqimor njerezor
Me termin ekologji kuptojme: studimin shkencor te shperndarjes dhe dendurine e
organizmave te gjalle dhe veprimet midis organizmave dhe mjedisit te tyre. Ky term e ka
orgjinen nga fjala greke (oikos, "household") dhe (logos, "study"); studimi i
shtepise se natyres.
Per te shpjeguar kete lidhje eshte e domosdoshme te kuptojme dhe ti japim pergjigjie
pyetjeve: “Kush ha kush” dhe “cfare ha cfare” qe ne zinxhirin ushqimor mund te
pershkruhet si “Ekologjia e Ushqimit”. Analizat e nivelit molecular te “Ekologjise se
ushqimit” jane aspekte te toksikologjise ushqimore.
Biokimia ekologjike
Ka shume lidhje midis pjeses se shkences observatore te ekologjise dhe shkences molekulare
te biokimise. Ky lloj nderveprimi eshte ekologjik dhe ka lidhje me zinxhirin ushqimor.
Monera Protiste Fungi Bime Kafshe
Page 86
Sinteza dhe transformimi i kimikateve ne mjedis eshte rezultat i proceseve biokimike ne
organizem per te shtuar nje mbijetese te species. Keto procese perfshijne:
1. Adapatimin biokimik (biosintezen)
2. Detoksifikimin (Biodegradimin, biomineralizimin)
3. Bioakumulimin (Biomagnifikimi)
4. Nderveprimi biokimik ekologjik
1. Adapatimin biokimik (biosinteza)
Fleksibiliteti metabolik i organizmave te gjalle pershtatet sipas ndryshimeve te mjedisit duke
permiresuar shanset per mbijetesen dhe riprodhimin. Evolucioni i organizmave te gjalle
arrin qe te krijoje shume brezni dhe te pershtatet me ane te aklimatizacionit shume specie ne
natyre. Jetegjatesia e gjallesave apo organizmave eshte individuale. Sfida jone eshte e lidhur
me percaktimine e ndryshimeve gjenetike te organizmave te gjalle. Nje shembull eshte
DECIPHER (DatabasE of Chromosomal Imbalance and Phenotype in Humans using
Ensembl Resources). Po keshtu jane bere dhe vazhdojne perpjekjet per te percaktuar
ndryshimet e kromozomeve dhe cilesite fenotipike ne bime dhe organizma te tjere. Nje
shembull jane edhe bimet toksike. Per keto ka studime specifike per percaktimine e gjeneve
qe jane pergjegjese per prodhimin e toksinave. Efektet toksike jane te lidhura me
biosintezen.
Nderveprimi simbiotik dhe konkurrues
Ndodh ndermjet bimeve, kafsheve dhe anasjellats
Bime Bime Kafshe…
Nga ky nderveprim prodhohen perberje dytesore.
Kafshe Kafshl…
Page 87
Prodhohen helmet e forta, toksinat (pickimet e gjarperit)
Toksinat dhe Strategjia e mbijeteses
Shume organizama shpesh sintetizojne ose perdorin toksinat per strategjine e tyre te
mbijeteses. Historia me e cuditeshme eshte deshtimi insketeve dhe herbivoreve per te
sulmuar bimet ne nje shkalle te gjere.(Feeny, 1975). Bimet dominojne ne nje pejsazh natyre
dhe bimet njekohesisht sherbejne si ushqim ose jane toksik per ato. E gjthe kjo strategji e
mijeteses se bimeve ndaj herbivoreve dhe insekteve eshte pjese e mbijeteses se tyre.
Perberjet sekondare te bimeve: Fotokimikatet
Shpeshhere ka hipoteza qe zhvillohen ne bime mekanizma te mbijeteses me tendencat
ofensive dhe defensive te biosintezes. Lufta biokimike, mbrojtja kimike perdor bimet dhe
perberjet e tyre toksike. Perdoren struktura te ndryshme ne koncentrime te ndryshme te tilla
si pjese te bimeve ne nje faze maturimi ose vegjetacioni te bimes. Speciet qe perdoren jane te
llojeve te ndryshme.
Perberjet e azotit
Disa nga substancat helmuese qe prodhohen ne bime gjate biosintezes jane perberjet e azotit.
Perberjet Numri i strukturave Aktiviteti fiziologjik
Alkaloidet
Aminat 6500 Toksik, i hidhur
Aminoacidet
100 halucinogjenik
400 Shume toksik
Page 88
Glukosidet cianogjenike 30 helm
i hidhur, toksik
Glukosinolatet 75
Terpenoidet
Pervec perberjeve te azotit ne disa lloje bimesh prodhohen terpenoidet te cilat kane veti
helmuese.
Perberjet Numri i strukturave Aktiviteti fiziologjik
Monoterpenet 1000 Ere e pelqyeshme
Laktonet sekuiterpene 1500 E hidhur, toksike
Diterpenoidet 2000 Disi toksike
Liminoidet 100 Te hidhura
Kukurbitacinet 50 Te hidhura, toksike
Kardenolidet 150 Toksike, te hidhura
Karotenoidet 500 ngjyra
Fenolet
Perberjet fenolike jane substanca te cilat kane veti te forta helmuese duke ndikuar ne
aktivitetin fiziologjik te bimeve dhe kafsheve.
Perberjet Numri i strukturave Aktiviteti fiziologjik
Antimikrobike
Fenolet e thjeshta 200 Shepesh jane ngjyrues
Flavinoidet 4000
Page 89
Qinonet 800 Ngjyrues, nganjehere toksik
Shembull me arrat:
Alelopatia: Eshte nje fenomen i cili eshte i lidhur me nderveprimin biokimik midis te gjitha
llojeve te bimeve (Molisch, 1937). Qe nga koha e lashtesise ne Greqi, pemet arra (Juglans
nigra) eshte vene re se vret bimet perreth. Pervec ketyre efekteve ka efekt toksik te moderuar
ndaj disa insekteve, kuajve, njerezve. Rreth 1500 mjeke perdorin “Doktrinen e Firmes” duke
dhene si koncept arra=trurin. Produktet e lidhura ne formen e toksines depozitohen ne toke,
ne gjethe, ne lekurat e frutave te arrave dhe rrenjet. Nxjerrja e toksikantit realizohet me ane te
hidrolizes dhe proceseve te oksidimit duke leshuar jugalon qe eshte nje herbicid i fuqishem i
tipit kuinon.
Zinxhiri ushqimor i njeriut
Ne menyre te natyrshme te gjitha ushqimet dhe ushqimet per kafshe permbajne toksikante
me potencial toksik natyral. Cili eshte ndryshimi midis substancave toksike dhe jo toksike?
Doza ndan substancen toksike nga ajo toksike, koncentrimi i mjaftueshem, kurba e
pergjigjies, NOAEL etj.
Rreziku qe mbartin bimet me substancat toksike minimizohen gjate rritjes dhe seleksionimit
te dritherave dhe gjithashtu ato inaktivizohen nga proceset e gatimit. Modifikimi i dieteve te
zakonshme ndikon ne shfaqjen toksike te bimeve helmuese. Ndikim te rendesishem kane
faktoret gjenetike dhe adaptimi.
Impakti i bimeve toksike ne blegtori
Nga efekti toksik demi qe shkaktohet ne blegtori llogaritet te jete 350 deri ne 400 milion
dollare ne SHBA. Keto deme llogariten nga ekspozimi direkt i kafsheve me bimet toksike te
cilat mund te shkaktojne deri ne ngordhje. Nje pjese e substancave helmuese ose toksinave te
Page 90
bimeve shkaktojne semundje dhe disa te tjera mund te demtojne organizmin duke shkaktuar
humbjen e peshes, probleme ne riprodhimin dhe aborte.
Impakti i toksinave te bimeve ne shendetin e njeriut
Konsumi i mishit te kontaminuar me toksina bimore ka nje rezik te ulet per faktin se kur ka
nivel te larta te ketyre toksinave merren masat paraprake per te eleminuar ato. Me te
shprehura jane rreziqet nga konsumimi i qumeshtit te kontaminuar me toksinat bimore. Ky
fenomen ndodh sepse toksinat bimore eleminohen lehte me ane te qumeshtit. Rreziku eshte
me i ulet nga qumeshti i grumbulluara nga zona te gjera gjeografike.
Toksinat bimore ne qumesht
Ekskretimi i toksinave te bimeve ne qumesht nga kafshet ne laktacion eshte me i vogel
krahasuar me rruget e tjera te eleminimit. Toksinat e bimeve jane identifikuar ne qumeshtin e
kafsheve qe ushqehen me kullota me bime toksike. Rreziku ne shendetin e njeriut eshte ne
pergjithesi i vogel per qumeshtin qe tregetohet pasi dihet qe ai perziehet ne volume massive
duke u mbajtur ne tanke te medhenj. Rritja e rrezikut ne kafshe si pasoje e mbajtjes apo rritjes
ne fushat me bime helmuese dhe kur keto jane te veteme kafshe qe sherbejne si burim per
sigurimin e qumeshtit. Qumeshti eshte nje emulsion i lipideve ne nje solucion ujor te
proteinave. Toksina bimore ose metabolite te saj qarkullojne ne organizem dhe mund te
hyjne ne qumesht. Shume toksina bimore kalojne membrane e qelizave mmare nepermjet
metodes se difuzionit te thjeshte, prandaj kimikatet lidhen me proteinat e citoplazmes te
shoqeruara me lipidet qarkulluese, ose nese jane te lira nga plazma mund te kalojne nga
membrane e qelizave mamare. Perberjet bazike te tilla si alkaloidet mund te koncentrohen ne
qumesht sepse qumeshti me pH 6,5 eshte me acid se plazama. Substancat liofilike mund
perqendrohen ne qumesht. Edhe substancat toksike ekskretohen direkt ne qumesht. Disa nga
bimet qe permbajne toksina jane Eupatorium rugosum dhe Hplopappus heterophylus.
Alkaloidet pyrolizidine ne Seineiko te tille si Heliotropium, Echium, Amsincika, Simptimum,
Cianoglossum dhe festuca, ne keto bime permbajne alkaloidet piperidine dhe sidomos ne
bimet conium dhe tobacco. Kuinolizidina si alkaloid permbahet ne Lupinus. Glukosinolatet
ndodhen ne Amoracia, Brassia (lakra, brokoli).
Page 91
Faktoret e rrezikut per shendetin human, toksinat me prejardhje nga qumeshti.
Ndjeshmeria e femijeve te vegjel dhe atyre shume te vegjel me enzimatik te pamaturuar ndaj
dietave te qumeshtit eshte me shprehur. Konsumimi i qumeshtit te prodhuar nga nenat ne
laktacion te cilat konsumojne mbetje bime toksike shoqerohet me kalimin e niveleve toksike
me ane te gjirit tek femijet.Nga ana tjeter keto toksina mund te kalojne nepermjet zinxhirit
ushqimor nga qumeshti i kafsheve qe kane konsumuar bime toksike ne qumeshtin e nenave
qe ushqejne femijet me gji. Efektet afatgjata ne shendetin e njeriut ndodhin ne ekspozimet e
gjata dhe me nivele te ulta.
Konsumimi i vezeve te kontaminuara me toksikante nga bimet
Njeriu ne zinxhirin e tij ushqimor eshte i ekspozuar ndaj kontaminanteve te ndryshem qe
merren me ane te vezeve. Ky rrezik eshte me i ulet se tek qumeshti. Nuk eshte i njohur si nje
vector per ekspozimin ne saje te produkteve (vezeve) me standarte komerciale. Problem me i
madh jane semundjet infektive.
Bimet toksike ne zinxhirin ushqimor te njeriut
Nje nga bimet toksike eshte Eupatorium rugosum (white snakeroot) e njohur shpesh sin je
bime shume vjecare. Kjo lloj bime eshte e perhapur ne shume zona gjeografike ne bote. Efekti
qe jep toksina ne organizem thirret ndryshe edhe “Semundja e qumeshtit”. Ne vitet 1800 kjo
bime sillte rreth 25 deri 50% te vdekjeve ne zonat ku kjo bime rritej me shumice. Aksidente
ka patur edhe ne familjen e Presidentit Amerikan Abraham Lincoln.
Ne vitin 1910 toksinat e identifikuara kane qene tremedoli, tremeton te cilat interferonin me
ciklin e TCA dhe metabolizmin e glukozes. Sot ka problem sporadike ne zonat rurale. Edhe
ne rastet e ekspozimeve me keto toksina vihen re problemet akumulative te toksinave ne
yndyra sepse jane te treteshme ne keto perberje.
Rreziqet
Page 92
Qumeshti mban toksinat e sekretuara te cilat transmentohen nga organizmi i kafsheve ne
laktacion dhe eshte per tu theksuar qe ato nuk shkaterrohen gjate pasterizimit. Toksinat e
bimeve qendrijne gjate dhe jane te treteshme ne yndyra kjo u jep mundesine qe te jene me te
pranishme ne gjalpe, si dhe ne mish. Ne shenjat klinike qe mund te shfaqen ne njerez nga
efekti toksik i toksinave te bimeve jane: humbja e peshes, kolapsi, vdekja Brenda dites, disa
ditesh ose javesh nga demtimet ne zemer dhe melci.
Page 93
Myqet toksike dhe mykotoksinat
• Te kuptuarit e lidhjes midis rritjes se myqeve dhe potencialit te tyre per prodhimin e
toksinave si dhe per te shkaktuar semundje
• Kushtet e mjedisit per rritjen e myqeve
• Speciet kryesore te myqeve toksike dhe pika fundore e veprimit te tyre
• Rishikimi i rrugeve te ekspozimit te mykotoksinave, efektet farmakologjike te
pergjitheshme dhe semundjet klinike
• Diskutimi mbi disa raste te fundit te helmimeve me mykotoksina
Kerpudhat dhe mykotoksinat
Sot jane identifikuar me teper se 100.000 specie te kerpudhave. Mykotoksinat jane substanca
qe prodhohen nga kerpudhat dhe jane te demeshme per kafshet dhe njerezit. Eshte arritur qe
te izolohen rreth 300 mykotoksina te ndryshme ku rreth 30 prej tyre jane studiuar si te
demeshme per shendetin e kafsheve dhe te njerezve.
Rritja e myqeve dhe prodhimi i mykotoksinave
Myqet per zhvillimin dhe shumimin e tyre perdorin substrate te ndryshme ku shpesh jane
bime te ndryshme. Ne mjedis gjenden shume myqe te cilat rriten ne fushe dhe ne magzinat e
ndryshme te bimeve dhe ushqimeve. Per t’u zhvilluar dhe shumezuar kerkohen shume
kushte te cilat plotesohen edhe nga nje mjedis normal. Kushtet e nevojshme per rritjen e
myqeve jane temperatuara, lageshtia, ambjenti i ujeshem, oksigjeni etj. Ne natyre ndodh
demtimi i dritherave nga parazitet thatesira dhe pesticidet.
Kontrolli i mykotoksinave
Page 94
Mykotoksinat jane te pranishme ne lloje te ndryshme ushqimesh pasi dihet te gjitha
ushqimet jane te ekspozuara ndaj sporeve dhe micelave te myqeve. Jo vetem ushqimet e
ujeshme mund te permbajne mykotoksina, por ka edhe ushqime te tjera te cilat jane objekt i
rritjes se gjinive te ndyshme toksike dhe mund te permbajne mykotoksina qofte edhe pas
proceseve te ndryshme te perpunimit. Shperndarja apo ekspozimi i ushqimeve me
mykotoksina nuk eshte uniform.
Efektet fundore te veprimit te mykotoksinave
Disa efekete fundore te mykotoksinave jane te lidhura me alergjine, infeksionet te quajtura
mykoza si dhe nganjehere infeksionet direkte te shkaktuara nga kerpudhat dhe myqet. Vete
prania e myqeve dhe mykotoksinave mund te shkaktoje irritime si pasoje e efekteve
mekanike te sporeve, miceleve dhe rritjes se formave te tjera vegjetative dhe riprodhuese.
Nje pjese e gjinive te myqeve prodhojne mykotoksinat te cilat jane substanca toksike ose
mykotoksina.
Myqet toksike
Fungus(myqet) Alergji Mykoze Irritim Mykotoksikoze
+ +
Stachybotrys + + + -
+ +
Coccidioides ± + + +
+ +
Claviceps + ±
Fusarium + ±
Aspergillus + ±
+ raportuar, ± te mundeshme, - te paraportura
Mykotoksinat
Page 95
Konsiderohen si metabolite te stadit te dyte te myqeve. Kerkojne pak kerkesa per t’u
prodhuar. Natyra kimike e tyre eshte tipit te poliketideve, aminoacideve ose terpeneve.
Jane substanca qe prodhohen ne rruge natyrale dhe ato jane shkak i aksidenteve toksike.
Vete shkenca e biokimise ekologjike shpjegon mekanizmin e prodhimit te ketyre substancave
ne natyre. Ruajtja e produkteve te ndryshme ushqimore ne kushte te papershtatshme
shkakton prodhimin e mykotoksinave. Nganjehere perdorimi i antibiotikeve dhe
medikamenteve te tjere sjell efekte te demeshme ne organizem sepse stimulon prodhimin e
myqeve dhe mykotoksinave te cilat kane efekt te njohur karcinogjenik.
Stachybotrys
S. chartarum (aka. atra) eshte nje gjini e myqeve qe perdor zakonisht si substrat per rritje
celulozen e produkteve te ndryshme. Ndodhet me shumice ne godinat me lageshti ku ka
rrjedhje uji. Kashta e kontaminuar me substrate te ndryshme ne menyre te natyrshme ose
dhe akisidentale eshte nje burim i prodhimit te mykotoksinave. Personat qe manipulojne me
kashten kontaminojne dhe japin mundesine e zhvillimit te stakibotrikozes.
Stakibotrikoza (Stachybotryotoxicosis)
Eshte nje semundje mykotike ne kafshe qe qe ka nje progres klinik qe shoqerohet me irritim
te gojes, fytit, hundes, shokun anafilaktik, nekroze te lekures, leukopeni, crregullime nervore,
inflamacion dhe hemorragji. Crregullimi nervor shoqerohet me vdekje. Ne shekullin e 19-te
Rusia ka shume epidemi ne njerez dhe ne veterinere. Ka nje sindrom te caktuar qe shfaqet
ATA “Alimentary Toxic Aleukia”. Ne vitin 1931 ne Ukrahine ka patur raste te ketij infeksioni
qe shoqerohet me inhalim te sporeve Stachybotrys ne shume pjese te mjedisit.
Toksina nga Stachybotryos chartarum
Page 96
Trichoverroid trichotecenes: Satratoxin H e cila shnderrohet ne Phenylspirodrimanes
Coccidioides (Coccidioides immitis) Coccidioidomycosis
Per here te pare kjo gjini myku eshte pershkruar ne vitin 1894 (California). Semundja e
kokoidiomykozes shkaktohet nga inhalimi i ifeve te myqeve. Ne me te shumten e rasteve ky
infeksion eshte asimptomatik dhe thirret “Vally Fever”. Ky infeksion eshte endemik ne
SHBA. Me teper problem shkakton ne personat me imunitet te dobet. Kokidiodomykoza
primare shkakton bronkit akut, ethe, kolle, ftohej, tharje te fytit, pneumonia, leukocitoza etj.
Gjate zhvillimit progresiv te ketij infeksioni shfaqet me ethe te shkalles se ulet, anoreksia,
humbja e peshes, ulcera ne lekure, ne fytyre dhe ne bark. Gjithashtu shfaqen abcese, cianoza,
probleme te infeksioneve renale dhe komplikacione te veshkave.
Claviceps
Kjo gjini myqesh Claviceps purpurea, paspalli rritet ne lageshti ne dritherat e ndryshme,
kryesisht si gruri, elbi, thekra. Ky infeksion thirret ndryshme “Sclerotia” ose “ergot”. Ka nje
micel te paketuar fort dhe shkakton sindromin e Ergotizmit. Ne kafshe dhe ne njerez kjo gjini
shkakton prodhimin e mykotoksinave ergotine dhe disa derivative te saj te cilat demtojne
organizmin me shfaqje te gangrenes ose konvulsioneve si dhe sindroma gastrointestionale.
Ne kafshe ky infeksion shoqerohet me ulje te peshes, ne eficencen e prodhimit te qumeshtit.
Ergoatminasi mykotoksine eshte substance analoge e acdit dimetilamide (LSD). Kjo
mykotoksine shkakton vazokonstruksion, halucinacione si the sindromin e zjarrit Anthony.
Claviceps pururae gjendet ne toke. Sporet leshohen kur gruri eshte ne fazen e lulezimit.
Ekspozimi ndaj ketyre toksinave ndodh nga ngrenia e dritherave te kontaminuara me
mykotoksinat e tipit ergotine.
Toksinat ergot
Page 97
Alkaloidet e tipit ergot shkaktojne sindromin “sclerotia” dhe jane disa derivate:
– Ergonovine
– Ergovaline
– Ergosine
– Ergokristine
– Ergotamine
Efektin toksik keto e realizojne ne organizem duke shkaktuar: vazokonstruksion, gangrene te
ekstremiteteve dhe pjeseve te ekspozuara.
Keto substanca jane antagoniste te serotonines dhe shfaqin efektet neurologjike. Mund te
thuhet qe jane gjithashtu substanca qe shkaktojne forma konvulsive, kruarje te lekures,
perdredheje, levizje te pakordinuara, skuqje te lekures, spazma etj
Fusarium
Kjo gjini myku shkton probleme te mykotoksikozes dhe helmimet nga mykotoksinat:
Triktecen, zearaleoni, fumonisin. Prodhohen nga F. sporotrichioides dhe graminearum nga
dritherta si gruri, misri, elbi. Ka nje rendesi ne veterinari dhe ne shendetin publik.
Zeareleoni ka efekt estrogjenik ne kafshe si efekte te hepatotoksicitetit dhe nefrite te
ndryshme. Mekanizmi i veprimit te zeareleonit eshte i lidhur me konkurrimin per
receptoreve te estrogjeneve. Kjo substance eshte ekujvalente me 17 estradiolin.
Aleukia Toksike Alimentare (ATA)
Page 98
Kjo sindrom shfaqet disa dite pas konsumimit te produktet te dritherave te kontaminuara me
mykotoksinen trikotecen. Inflamacioni i mukozes gastrike shkakton nauze, vjellje dhimbje te
barkut, diarre etj. Ne shumicen e rasteve ka rritje te sekrecionit te peshtymes, takikardi, ethe,
djersitje. Ne fazen e dyte leukopenia ose faza latente karakterizohet nga granulopenia dhe
limfocitoza progresive. Kur organizmi ekspozohet me doza te rritura shfaqen edhe reaksione
lokale ne lekure, urtikaria, paraliza te laringut, hemorragji strangulacion. Lezione nekrotike
mund te shfaqen ne fazat me progressive. Probleme shfaqen ne palcen e kockave.
Fumonizina
Prodhohet nga gjinia e mykut F. moniliforme (universal ne miser), grure, sorgum, thekerr, elb.
Per prodhimin kerkohen kushtet si lageshtia, temperaturat e ulet etj. Me teper haste ne stinen
e vjeshtes ne kulturen e misrit. Nga kafshet me te ndjeshme jane kuajt, derrat. Me e
rendesishme ne fushen e toksikologjise eshte fumonizina B1. Kjo mykotoksine shkakton
neurotoksicitet, leukoencefalomalacine e kuajve, toksikozat nga misri etj. Helmimet mund te
shfaqen shume shpejt ne disa ore. Ne kafshet e semura vihet re refuzimi i ushqimit, pertacia,
ataksia, paraliza, edema te trurit, edema pulmonare, hidrotoraks dhe nganjehere raste fatale
me vdekje. Kanceri i melcise dhe toksiciteti i saj ndodh gjate ekspozimeve kronike.
Aspergilus
Kjo gjini myku prodhon mykotoksina por me e rendesishme eshte prodhimi i aflatoksines B1
nag Aspergillus flavus. Konsiderohet si nje kontaminant universal dhe shpesh ndodht ne
miser, kikrik, grure, oriz. Kjo substance dhe metabolitet e saj jane kancerogjenik ne nivelin
5ppb/kg. Ne SHBA eshte miratuar niveli i veprimit ne vleren 20 ppb/kg. Eshte vertetuar qe
aflatoksina B1 eshte karcinogjenik i melcise ne njerez. Ky veprim realizohet duke u lidhur me
guanine e AND-se dhe prish lidhjen G-C. Ka gjithashtu edhe rrezik karcinogjenik per
mushkrine. Kur arrihet qe te merret me ane te frymarrjes pluhuri me permbajte dritherash te
cilat kane aflatoksinen B1. Problem i madh jane ruajtja, grumbullimi dhe transporti i
dritherave. Kur nuk mbahen ne kushte te mira, dhe kur faktoret e mjedist si lageshtia,
temeratura favorizojne rritje e Aspergillus flavus athere prania e aflatoksines mbetet gjithnje
nje rrezik real.
Toksikantet e ndodhur natyralisht si agjente etiologjik te
semundjeve ushqimore
Page 99
Objektivat e leksionit:
• Ekzaminimi dhe te kuptuarit e shkakut (etiologjik) te semundjeve ne njerez qe lidhen
me rastet natyrale te toksikanteve
• Te arrihet te kuptohet kompleksiciteti kimik i ushqimeve
• Eksplorimi i “goiter” (sindromit te zbutjes se gjendrave tiroide), neuropatia e ataksise
tropikale (tropical ataxia neuropathy, TAN), ambilopia tropikale, latirizmi dhe lidhjet
e tyre me toksikantet e ushqimeve.
• Rishikimi i nje grupi toksikantesh ushqimore natyrale qe perfshihen ne semundjet e
njerezve.
Kompleksiciteti kimik i ushqimeve
Ushqimet ne perberjen e tyre jane komplekse me ingredient natyrale dhe jo natyrale. Me
poshte jepen perberesit qe sherbejne si nutriente dhe jo nutrientet.
Nutrientet Jo nutrientet
Karbohidratet
Proteinat Aditivet ushqimore
Lipidet Substancat qe perfshihen
Mineralet natyralish
Vitaminat
Kimikatet sekondare
Kontaminantet
Kimikatet nga procesimi i
ushqimeve
Substancat si jo nutrient ne ushqime te ndryshme. Ne tabele jepen numri i substancave te
ndryshme qe mund te gjenden ne ushqime te ndryshme:
Page 100