UNIVERSITETI “KADRI UNIVERSITETI “UKSHIN UNIVERSITETI “HAXHI
ZEKA” HOTI” ZEKA”
GJILAN PRIZREN PEJË
FAKULTETET JURIDIKE
Studimet Master
PROGRAMI: QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE
PUNIM DIPLOME
BASHKËPUNIMET NDËR-KOMUNALE NË KOMUNËN E KAMENICËS, GJILANIT
DHE VITISË
Mentori: Studenti:
Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka Shkelqim Xhaqkaj
Gjilan, 2020
0
Deklarata Etike
Unë, Shkelqim Xhaqkaj premtoj se do të siguroj praktika të mira etike gjatë kryerjes së
hulumtimit tim dhe se punimi do të jetë origjinal në masën e kërkuar.
Po ashtu, premtoj që në çdo kohë do të kërkoj lejen për kryerjen e hulumtimit, do të respektoj
besueshmërinë dhe siguroj të drejtën e pjesëmarrësve të tërhiqen në çdo kohë nga hulumtimi.
Në Gjilan, ___/____/2020
___________________________________
(Nënshkrimi i kandidatit - studentit)
Programi i studimeve Master - QLSHD
© Deklaratë e autorësisë
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim me titull “Bashkëpunimet ndër-komunale në
komunën e Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë” është shkruar prej meje, dhe se nuk është prezantuar
asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim.
Punimi gjithashtu nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij.
Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.
___________________________________
(Nënshkrimi i kandidatit - studentit)
1
Falenderime dhe Mirënjohje
Falenderimi dhe mirënjohja shkon për pedagogët e tri universiteteve, Universitetin “Kadri
Zeka”- Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti”- Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka”- Pejë, për
punën e tyre për tre semestra me mua si student i drejtimit “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria
Demokratike”.
Së pari do t’i falënderoj mentorin e kësaj teme diplome, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka i cili
me kontributin e tij shkencor dhe metodik, më ka qëndruar pranë, më ka konsultuar, më ka
ndihmuar dhe nxitur gjatë gjithë periudhës së punës për realizimin e këtij punimi. Një
falënderim i veçantë shkon për Rektorin dhe profesorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,
Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili na ka ligjëruar për dy semestra dhe na ka dëgjuar, e
poashtu është konsultuar me ne që të na mundësoj studime profesionale.
Falënderime të ngrohta dhe të sinqerta janë për familjen time, e cila gjatë gjithë kohës së
studimeve e deri më tani më ka mbështetur dhe përkrahur pa hezitim deri në përfundimin e
kësaj teme.
Këtë punim të diplomës ia dedikoj familjes time të cilën shpresoj se do t’a bëj që të ndihen
krenar me mua.
Po ashtu i falënderoj edhe kolegët e këtij drejtimi me të cilët kam studiuar për gjatë tre
semestrave.
2
Abstrakti
Bashkëpunimi ndër-komunal është i rëndësishëm për komunat në Kosovë, pasi nëse kthehemi
në retrospektivë, e shohim që komunat deri më sot kanë bërë zhvillim të madh në aspektin e
zhvillimit infrastrukturor, administrativ dhe në marrjen e kompetencave.
Nëse një komunë ka bashkëpunime të mira ndër-komunale, gjasat që ajo komunë të ketë
zhvillim më të mirë në sektorë të caktuar janë më të mëdha.
Andaj, ky hulumtim do të orientohet te bashkëpunimet ndër-komunale të Komunës së
Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë, që i ka pasur gjatë periudhës së pasluftës e deri më tani .
Qëllimi i hulumtimit është që së pari të shihet se a ka bashkëpunime ndër-komunale prej vitit
2000, kur janë funksionalizuar komuna edhe nëse kanë, atëherë çfarë bashkëpunime kanë dhe
të cilës rëndësi janë.
Ky hulumtim është i rëndësishëm, pasi bëhet një pasqyrim se a ka bashkëpunime ndër-
komunale Kamenica, Gjilani dhe Vitia, dhe nëse ka cilat janë ato, sa është e vështirë të
realizohet një bashkëpunim ndër-komunal dhe do të shërbej për të ardhmen që të shihet se a ka
bashkëpunime dhe a janë të njoftuar qytetarët e këtyre komunave, apo a dinë se çka janë
bashkëpunimet ndër-komunale.
Në këtë punim kërkimor kam përdorur metoda të ndryshme kuantitative dhe kualitative.
Metoda e analizës së përmbajtjes më kanë ndihmuar në analizimin e bashkëpunimeve ndër-
komunale, ndërkaq metoda krahasuese më ka mundësuar krahasimin e bashkëpunimeve ndër
vite, për ta parë se sa bashkëpunime kanë pasur, në vite të caktuara ndërmjet tyre Komuna e
Kamenicës, Gjilanit dhe e Vitisë dhe me komunat e tjera.
Fjalët kyçe: Gjilani, Kamenica, Vitia, bashkëpunimi, komuna, ndër-komunal, rajonal, Kosovë.
3
Përmbajtja
P
Abstrakti.....................................................................................................................................3
Përmbajtja ..................................................................................................................................4
KAPITULLI I ...........................................................................................................................6
1. HYRJA ........................................................................................................................... 6-8
1.1 Përkufizimi i problemit që hulumtohet .......................................................................8
1.2 Qëllimi i hulumtimit dhe objektivat ............................................................................8
1.3 Pyetjet hulumtuese (kërkimore) dhe hipotezat............................................................9
1.4 Metodologjia ......................................................................................................... 9-10
1.5 Rezultatet e pritura të hulumtimit (Rëndësia e punimit) ..................................... 10-11
KAPITULLI II ........................................................................................................................12
2. RISHIKIMI I LITERATURES ........................................................................................12
2.1 STUDIMET NGA BASHKËPUNIMET NDËR-KOMUNALE NË NIVEL
NDËRKOMBËTAR NË DISA SHTETE EVROPIANE, SHBA DHE NË KOSOVË.......12
2.1.1 Studimet nga bashkëpunimet ndër-komunale në nivel ndërkombëtar në disa shtete
evropiane dhe në ShBA. ............................................................................................. 12-27
2.1.2 Si ka qenë dhe si është e rregulluar qeverisja lokale në Kosovë me pakot ligjore dhe
se a kanë realizuar bashkëpunime ndër-komunale komunat e Gjilanit, Vitisë dhe
Kamenicës.................................................................................................................27-39
2.1.3 Përmbledhje për kapitullin................................................................................. 39-44
KAPITULLI III.......................................................................................................................45
3.BASHKËPUNIMET NDËR-KOMUNALE DHE NDËRKOMBËTARE NGA
GJILANI, VITIA DHE KAMENICA..................................................................................45
3.1 Bashkëpunimet ndër-komunale në Kamenicë ...................................................... 48-47
3.2 Bashkëpunimet ndër-komunale në Gjilan ............................................................ 45-51
3.3 Bashkëpunimet ndër-komunale në Viti ................................................................ 51-53
3.4 Përmbledhje për kapitullin.................................................................................... 55-55
3.5 Rekomandime për kapitullin.................................................................................5556
KAPITULLI IV .......................................................................................................................57
4. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT .............................................................................57
4.1 Populacioni dhe Mostra..................................................................................................57
4.2 Analiza e të dhënave (Metoda e analizës statistikore) ..................................................57
4
4.3 Intervistat me kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe me sekretaren e
përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal .................................. 57-69
4.4 Përmbledhja për kapitullin............................................................................................69-70
4.5 Rekomandime për kapitullin..............................................................................................70
KAPITULLI V........................................................................................................................71
4. PREZENTIMI, DISKUTIMI DHE ANALIZIMI I REZULTATËVE................................71
5.1 Rezultatet e anketave hulumtuese për Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën ........................71
5.1.1 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Kamenicës ............ 71-81
5.1.2 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Gjilanit.................. 82-91
5.1.3 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Vitisë .................. 92-101
5.2 Përmbledhje për kapitullin ................................................................................... 102-103
4.3 Rekomandime për kapitullin .......................................................................................103
6. PËRFUNDIMI ...................................................................................................................104
6.1 REKOMANDIME..........................................................................................................111
7. LITERATURA ..................................................................................................................115
8. SHTOJCAT........................................................................................................................117
8.1 Pyetësorët ........................................................................................................................117
8.2 Intervistat........................................................................................................................1222
5
KAPITULLI I
1. HYRJA
Qeverisja e vendit në Kosovë është e organizuar në dy niveli, niveli i pushtetit qendror dhe
niveli i pushtetit lokal.
Qeverisja qendrore merret me politikat shtetërore, kurse pushteti lokal i zbaton dhe merret me
politikat e nivelit qendror dhe ato vendore, në mënyrë që të jetë sa më afër qytetarit.
Reforma e pushtetit lokal në Kosovë kishte filluar në vitin 1999/2000, pas përfundimit të luftës
në Kosovë dhe vendosjes së Administratës së UNMIK-ut.1 Organizimin e pushtetit lokal nga
viti 2000 e organizoi UNMIK-u, me rregulloret e tyre që kishin fuqi ligjore deri në vitin 2008,
nga viti 2008, kur u pavarësua Kosova, organizimi i pushtetit lokal u bë me ligj dhe kushtetutë.
Decentralizimi i komunave të Kosovës dhe dhënia e kompetencave nga niveli qendrorë në
nivelin lokal, i ka dhënë mundësi kryetarëve të komunave që të bëjnë më shumë për
përmirësimin e jetës së tyre.
Bashkëpunimet ndër-komunale, janë mundësi të cilat ndikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte
në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkëpunimi ndër-komunal, është i lejuar nga
Kushtetuta e Kosovës, Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjet Kosovës.
Pos bashkëpunimeve ndër-komunale, kryetarët kanë të drejt që të realizojnë edhe
bashkëpunime komunale ndërkombëtare dhe bashkëpunime ndër-kufitare, të cilat po ashtu janë
të detajuara për bashkëpunimin ndër-komunal.
Përveç që lejohet të realizohen bashkëpunime ndër-komunale nga komunat ndërmjet vete,
niveli qendror në Kosovë apo Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i jep mbështetje
komunave duke i nxitur që të realizojnë bashkëpunime.
Rëndësia e dhënies së bashkëpunimeve ndër-komunale brenda një viti kalendarik ndikon edhe
në investimet kapitale për një komunë, gjë e cila duhet t’i nxisë kryetarët e komunave që të
bëjnë më shumë në këtë drejtim.
1UNMIK-u u vendos në Kosovë për të shërbyer si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të
Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1244 në qershor të vitit 1999. UNMIK-u u ristrukturua në vitin 2008
dhe detyrat e tij ekzekutive në sundimin e ligjit u bartën tek Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit
në Kosovë (EULEX). fq.1.
6
Bashkëpunimet ndër-komunale, ndikojnë direkt te qytetarët e sidomos në komunat të cilat më
shumë janë të banuara nga vende rurale si Kamenica dhe Vitia të cilat e kanë komunë fqinje
Gjilanin.
Këto bashkëpunime me komunat fqinje për rregullimin e infrastrukturës, shtrirjen e rrjetit të
kanalizimit, në ujësjellës, shkollim dhe në mbledhjen e mbeturinave, ndikon direkt në jetën e
qytetarëve.
Bashkëpunimet e tilla, të cilat mund të realizohen nga kryetarët e komunave, ato mund të bëhen
edhe nga niveli qendror, nga kuvendi komunal dhe nga vet qytetarët e asaj komune, përmes
iniciativave.
Kryetarët e komunave i kanë të gjitha mundësitë në aspektin e kornizave ligjore dhe kanë
mbështetje nga niveli qendror që të bëjnë bashkëpunime ndër-komunale, të cilët edhe ata vet
janë të vetëdijshëm se mund të ndikojnë në rritjen e ekonomisë në komuna duke e ulur
papunësinë.
Bashkëpunimet ndër-komunale, mundësojnë kapërcimin e pengesave që mund t’i ketë një
komunë e vetme dhe përmbushin pritjet e qytetarëve.
“Sigurimi i përbashkët i shërbimeve publike krijon ekonomi të shkallës dhe shtrirjes si dhe
është një mënyrë për të kapërcyer pengesat në lidhje me prodhimin dhe për të përmbushur
pritjet në rritje të qytetarëve.”2
Kryetarët e komunave duke e ditur se i kanë mundësitë ideale për bashkëpunime ndër-
komunale, kanë mbështetje nga niveli qendror dhe nga ai ndërkombëtarë në raste të caktuara,
janë të vetëdijshëm se ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunave që drejtojnë,
pra përmes këtyre bashkëpunimeve mund ta rrisin ekonominë e vendit.
Të gjitha këto, kryetarët e komunave nuk i shfrytëzojnë në masë të duhur për të realizuar
bashkëpunime ndër-komunale. Gjithashtu komunat nuk i japin mundësi qytetarëve që të
informohen për bashkëpunimet në fjalë, nuk ia tregojnë rëndësinë e tyre dhe nuk tregojnë se si
mund të bëhet një bashkëpunim i tillë.
Pra, këto arsye kanë bërë që unë të përcaktohem për këtë teme, e cila ka për qëllim që ta
kuptojmë se a kanë bërë bashkëpunime ndër-komunale, komunat e Gjilanit, Vitisë dhe
Kamenicës, nëse kanë bërë, të çfarë natyre kanë qenë këto bashkëpunime, me cilat komuna dhe
sa kanë qenë produktive, a janë të njoftuar qytetarët se çfarë do të thotë bashkëpunimi ndër-
komunal.
2 J.R. (Rudie) Hulst, A.J.G.M. (André) van Montfort, Institutional features of inter-municipal cooperation:
Cooperative arrangements and their national contexts, fq.2.
7
Punimi është bërë duke u bazuar në literaturë dhe burime të ndryshme të cilat janë edhe të
cituara.
Sipas Umberto Eco-s“citimet janë në të vërtetë dy llojesh:
(a) citohet një tekst, tek i cili ndaleni për ta interpretuar dhe
(b) citohet një tekst, që shërben si mbështetje për interpretimin që bëni.”3.
Po ashtu, “Për çdo citim do të jepet qartë autori dhe burimi nga është marrë.4
1.1 Përkufizimi i problemit që hulumtohet
2 Temën e cila është shtjelluar është bashkëpunimi ndër-komunal dhe rajonal i tri komunave,
Kamenica, Gjilani dhe Vitia. Hulumtimi është fokusuar në atë mënyrë se a kanë këto komuna
bashkëpunim ndër-komunale dhe rajonale. Pasi është parë që kanë bërë bashkëpunime ndër-
komunale dhe rajonale, është shikuar se çfarë lloje bashkëpunime kanë.
3 Hulumtimi është fokusuar në gjetjen e dokumenteve zyrtare, duke bërë kërkesa për qasje në
dokumentet zyrtare të këtyre komunave si, Komuna e Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë. Këto
janë bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Me anë të këtyre kërkesave janë
kërkuar të gjitha bashkëpunimet ndër-komunale
4 Pasi janë siguruar dokumentet e nevojshme, janë studiuar për ta parë se çfarë lloj marrëveshje
ka. Gjithashtu janë ndarë marrëveshjet të secilës komunë, për t’i bërë analiza krahasuese
ndërmjet-vete. Gjithashtu për të nxjerrë rezultate sa më të mira janë përdorur edhe anketimet
për ta marrë vesh se a janë të informuar apo a e dinë qytetarët e këtyre komunave se çka është
bashkëpunimi ndër-komunal. Anketimet janë realizuar me kampion të rastësishëm, pra i bie që
anketimet janë bërë në rrugë, në kafe, fakultet apo diku tjetër.
1.2 Qëllimi i hulumtimit dhe objektivat
Qëllimi i hulumtimit është që së pari të shihet se a ka bashkëpunime ndër-komunale prej vitit
2000, kur janë funksionalizuar komunat edhe nëse kanë, atëherë çfarë bashkëpunime kanë dhe
të cilës rëndësi janë.
Qëllimi kryesor i këtij studimi është që të arrihet me një konkluzion përfundimtar se a ka
bashkëpunime ndër-komunale dhe nëse ka a janë në dobi të komunave dhe qytetarëve këto
bashkëpunime, apo vetëm e kanë emrin si bashkëpunime e nuk prodhojnë asgjë në të mirë të
qytetarëve.
3 Umberto Eco,”Si bëhet një punim diplome”, botimi Përpjekja, Tiranë 1997, fq. 206.
4 Po aty, fq. 206.
8
1.3 Pyetjet hulumtuese (kërkimore) dhe hipotezat
Pyetjet kërkimore
Për këtë temë janë tri pyetje kërkimore të cilat do t’i jepet përgjigje secilës në mënyrë
kronologjike edhe në anën kuptimore, pasi në atë mënyre janë ndërtuar pyetjet.
Pyetjet hulumtuese për këtë temë janë:
1. A kanë bashkëpunim ndër-komunal Komuna e Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë?
2. Nëse kanë bashkëpunim ndër-komunal, atëherë çfarë lloje të bashkëpunimit kanë këto
komuna?
3. A janë të informuar qytetarët e këtyre komunave rreth bashkëpunimit ndër-komunal?
Hipotezat
Ky hulumtim është i mbështetur edhe në hipotezat kryesore dhe ato ndihmëse.
Hipotezat e paraqitura në këtë hulumtim, më kanë mundësuar që të arrihet qëllimi i studimit.
Hipotezat kryesore janë si vijon:
1. Komuna e Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë kanë bashkëpunime ndër-komunale, por njëra prej
komunave nuk ka bashkëpunime të mëdha.
2. Qytetarët e këtyre komunave janë të informuar se çka do të thotë bashkëpunimi ndër-komunal?
3. Këto tri komuna kanë dallime në bashkëpunime ndër-komunale, si dhe në shfrytëzimin e këtyre
bashkëpunimeve.
Hipotezat ndihmëse janë si vijon:
1. Qytetarët e këtyre komunave kanë informata jo të mjaftueshme për bashkëpunimet ndër-
komunale, ata janë të informuar vetëm sipërfaqësisht.
2. Ka mungesë informimi dhe shpjegimi për qytetarët që t’i tregojnë se si realizohen
bashkëpunimet ndër-komunale, çfarë hapa kërkohen për ta realizuar atë.
1.4 Metodologjia
Temën të cilën e kam trajtuar “Bashkëpunimet ndër-komunale në Komunën e Kamenicës,
Gjilanit dhe Vitisë” janë përdorur disa metoda adekuate në mënyrë që të ketë edhe rezultate
konkrete ose të kënaqshme, prandaj metodat që kemi përdorur janë:
Metoda e njohurive empirike: “Këto janë njohuri që mbështeten në prova ekzistuese, të nxjerra
nga hulumtime dhe studime – të dhëna që janë mbledhur për t’iu përgjigjur pyetjeve
hulumtuese ose për të testuar hipotezat, vërtetësia e të cilave mund të vërtetohet përmes
9
hulumtimeve të mëtejshme”5 , dhe të dhënat parësore dhe dytësore “ Hulumtuesit shoqërorë
mund të punojnë njëherazi me të dhënat që kanë mbledhur posaçërisht për hulumtimin e tyre –
të dhënat parësore – si dhe me të dhënat që janë mbledhur më parë nga të tjerët – të dhënat
dytësore. Të dhënat parësore mblidhen posaçërisht për projektin hulumtues nga vetë
hulumtuesi, i cili zakonisht e zgjedh vetë metodën dhe i harton vetë instrumentet e mbledhjes
së të dhënave (për shembull, një pyetësor apo një intervistë të strukturuar).”6
Intervista:
Gjatë hulumtimit të këtij punimi kam realizuar disa intervista, duke përfshirë kryetarët e
komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal, për të folur për rëndësinë e bashkëpunimeve ndër-komunale
në këto komuna dhe në tërë Kosovën.
Anketa:
Gjatë këtij punimi kam realizuar 190 anketa në lidhje me bashkëpunimet ndër-komunale, në tri
komuna, Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
Anketat janë realizuar nëpër lagje të ndryshme të këtyre qyteteve dhe janë bërë me kampion të
rastësishëm.
Procedura e mostrës: Mostra është bërë nga 190 respondentë, nga Gjilani, Vitia dhe
Kamenica. 100 kanë qenë nga Gjilani, 60 nga Vitia dhe 30 nga Kamenica.
Instrumentet e hulumtimit: Instrument i hulumtimit ka qenë pyetësori që ka përmbajtur
gjithsej 20 pyetje që lidhen me temën e hulumtimit.
Faza e realizimit: Ky hulumtim ka kaluar nëpër tri faza: Faza e planifikimit, faza e
implementimit dhe faza e të dhënave.
1.5 Rezultatet e pritura të hulumtimit (Rëndësia e punimit)
Nga ky hulumtim priten të nxjerrën rezultate të mira duke u bazuar në metodologjinë se si do
të shkohet duke u hulumtuar kjo temë, do të ketë rezultate konkrete se a ka Kamenica, Gjilani
dhe Vitia bashkëpunime ndër-komunale. Nëse ka, do të dihet pas hulumtimit dhe rezultateve
se çfarë lloj bashkëpunime ka, ku ka bashkëpunime ma shumë, te cila komunë, në çfarë fusha,
me cilat komuna. Po ashtu do të ketë një pasqyrim të përafërt për qytetarët e këtyre komunave
se a janë informuar për këto bashkëpunime, apo edhe a dinë se çka janë këto bashkëpunime e
çfarë është esenca e tyre. Pra, pritshmëritë janë se pas shtjellimit të këtij hulumtimi do të dihet
5 Bob Matthews dhe Lizz Ross, “Metodat e Hulumtimit” udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane”, fq.
22.
6 Po aty, fq. 51.
10
se a ka bashkëpunime ndër-komunale, si janë të rregulluara bashkëpunimet ndër-komunale, a
e dinë qytetarët e këtyre komunave se çka janë këto bashkëpunime, si janë të rregulluara këto
bashkëpunime në vendet e tjera të botës dhe krejt në fund do të del një analizë krahasuese për
këto komuna për ato gjëra që do të arrihen gjatë hulumtimit.
11
KAPITULLI II
2. RISHIKIMI I LITERATURËS - Baza teorike: Gjendja aktuale e studimeve për
problemin e hulumtuar
2.1 STUDIMET NGA BASHKËPUNIMET NDËR-KOMUNALE NË NIVEL LOKAL DHE
NDËRKOMBËTAR
2.1.1 Studimet nga bashkëpunimet ndër-komunale në nivel ndërkombëtar në disa shtete
evropiane, ShBA dhe në Kosovë
Sipas studiuesve nga Estonia, Sulev Mäeltsmees, Mikk Lõhmus dhe Juri Ratas, kur të kryhen
bashkëpunimet ndër-komunale, duhet ta dinë banorët dhe përdoruesit e shërbimeve se nga kush
po kryhen këto bashkëpunime dhe kush është përgjegjës për punën në të cilën e përcakton ky
bashkëpunim ndër-komunal. Për shembull, siç janë në Kosovë, bashkëpunimet ndër-komunale
ndërmjet komunave, për asfaltimin e ndonjë rruge, apo diçka tjetër, e për këtë duhet që ta dinë
banorët e këtyre komunave detajet.
“Artikulli "Bashkëpunimi ndër-komunal: Mundësia për të avancuar demokracinë lokale dhe
subsidiaritetin në Estoni" nga Sulev Mäeltsemees, Mikk Lõhmus dhe Jüri Ratas përqëndrohet
në analizën e çështjeve që lidhen me përgjegjësitë dhe menaxhimin e vetëqeverisjes lokale dhe,
veçanërisht, pikat e konflikteve në strukturimin e modeleve të menaxhimit të zonës së shërbimit
për dhënien e demokracisë lokale dhe nën-subsdiaritetit në Estoni, si dhe zgjidhjet e tyre të
mundshme. Autorët theksojnë edhe një herë se forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet
njësive të qeverisjes vendore, përfshirë bashkëpunimin e detyrueshëm ndër-komunal, duhet të
organizohen në një mënyrë të tillë që përdoruesit e shërbimeve publike dhe banorët e rajonit të
kenë një vetëdije të plotë nga kush është duke e kryer detyrën e dhënë, kush është
vendimmarrësi dhe kush është përgjegjës për detyrën e kryer“7
Në Islandë, bashkëpunimet ndër-komunale nuk ishin të rregulluara në mënyrë të barabartë, pasi
i kishin përjashtuar komunat e mëdha nga bashkëpunimi i detyrueshëm. Por, në vitin 1986 u
rregullua ligji për bashkëpunime ndër-komunale dhe u bë i detyrueshëm për të gjitha komunat
në Islandë. “Bashkëpunimi ndër-komunal (ICM) në Islandë Ka një traditë të gjatë të
7 Michael Kull and Pekka Kettunen. 2013. “Local Governance, Decentralization and Participation: Meta-Gover -
nance Perspectives – Introduction to the Special Issue.” Haldus kultuur -Administrative Culture, fq.7.
12
bashkëpunimit vullnetar dhe të detyrueshëm ndër-komunal (IMC) në Islandë, qoftë përmes
bashkësive individuale ose mbi baza rajonale. Fillimisht, bashkëpunimet ndër-komunale ishin
të parregulluara, megjithatë, në vitin 1986, u bënë ndryshime fundamentale në Aktin e Qeverisë
Lokale Islandeze (nr. 8/1986), duke e bërë një lloj të KPM-së të detyrueshme për të gjitha
komunat. Sistemet e mëparshme kishin përjashtuar qytete dhe qytetet më të mëdha nga
bashkëpunimi i detyrueshëm. Këto IMC të reja, të detyrueshme u quajtën Komitete të Qarkut
(është Héraðsnefnd) dhe kryesisht bazoheshin në një sistem të mëparshëm bashkëpunimi
rajonal. Komitetet e reja të Qarkut ishin të bazuara në një sistem të prodhimit të përbashkët.
Ata kurrë nuk ishin shumë të popullarizuara dhe u shfuqizuan zyrtarisht me Aktin e Pushtetit
Lokal (nr. 138/2011).”8
Në Islandë fillimisht ligji nuk e qartësonte se bashkëpunimet ndër-komunale a janë të ligjshme
duke krijuar dilemë ligjore, por ky dyshim u hoq në vitin 2011 me ligjin e ri, duke treguar se
komunat janë të lira të organizojnë bashkëpunime ndër-komunale në çfarëdo mënyre.
“Problemi kryesor me përdorimin e marrëveshjeve ose kontratave për bashkëpunim ndër-
komunal ishte se, fillimisht, ligji nuk shprehte në mënyrë të qartë nëse kjo praktikë ishte e
ligjshme apo jo, duke krijuar një dilemë ligjore. Ky dyshim në këtë drejtim u hoq në vitin 2011
me LGA-në e re, e cila deklaroi se komunat janë të lira të organizojnë bashkëpunim në çfarëdo
mënyre që ata e gjykojnë të arsyeshme për sa kohë që nuk ka pengesa ligjore. Kontratat zyrtare
përdoren ose nga komunat e vogla kur blejnë shërbime nga komuna më të mëdha (p.sh.
shërbime sociale, shërbime arsimore) ose kur blejnë shërbime teknike (shërbime kompjuterike,
pastrim, shërbime portierësh dhe lërues dëbore) nga kompani private.“9
Në Islandë ekzistojnë disa mënyra të bashkëpunimit ndër-komunal të cilat i kanë ndarë siç janë:
ndarja e bashkëpunimit vullnetar nga bashkëpunimi i detyrueshëm dhe bashkëpunimi nga
grandet. “Një nga zgjidhjet për problemin e pretenduar të aftësive administrative në nivelin
lokal Islandez ka qenë krijimi i subjekteve të bashkëpunimit ndër-komunal (KPM) ose
shërbime të përbashkëta. Ekzistojnë disa mënyra për të përcaktuar shërbimet e përbashkëta, më
themelore është ndarja e bashkëpunimit vullnetar nga bashkëpunimi i detyrueshëm dhe
bashkëpunimi përmes granteve.”10
8 Hlynsdóttir, Eva. (2019). Local administrative capacity based on the presence of expert staff in municipal city
halls and inter-municipal cooperation entities. Veftímaritið Stjórnmál og stjórnsýsla. fq.8.
9 Po aty.fq.9.
10 Po aty.fq.5.
13
Sipas studiuesit Grétar Thór Eythórsson, bashkëpunimi ndër-komunal në Islandë është në
avantazh pasi ka rritur kapacitet e ekonomisë, por ai insiston se kanë shqetësime sa i përket
demokracisë që lidhet me bashkëpunime ndër-komunale. “Bashkëpunimi ndër-komunal në
Islandë ka avantazhet e tij përmes kapacitetit të rritur rritjes së ekonomisë, por gjithashtu duket
se përjeton shqetësime që lidhen me demokracinë. Në rastin e Islandës, siç tregohet në të dhënat
nga sondazhet e udhëheqësve lokalë, konstatohet se është një bindje e fortë që bashkëpunimi
ndër-komunal mund të shkaktojë situata të ndërlikuara dhe joefikase të vendimmarrjes, duke
qenë kështu më pak efikase sesa proceset e qeverisjes vendore ku ofrohen shërbime nga një
bashkësi e vetme.”11
Studiuesit francez, Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty, të cilët kanë publikuar
punimin shkencor me temën “Ndikimi i bashkëpunimeve ndër-komunale në shpenzimet
publike lokale”, kanë bërë një hulumtim nëntë vjeçar për ndikimin e shpenzimeve publike
lokale nga bashkëpunimet ndër-komunale, në Francë. “Vlerësojmë një model të komunës
zgjedhjen e shpenzimeve duke përdorur të dhënat e panelit dhe ekonometrinë hapësinore për
komunat për periudhën 1994-2003. Ne ofrojmë dy rezultate kryesore. Së pari, bashkëpunimi
ndër-komunal nuk ka ndonjë ndikim domethënës nivelin e shpenzimeve publike komunale, i
cili sugjeron që bashkëpunimi nuk e arrin qëllimin e tij, zvogëlimi i shpenzimeve komunale
përmes ndarjes së përgjegjësive lokale. Së dyti, nuk kanë shpenzime bashkëveprimet ndërmjet
bashkësive që i përkasin të njëjtit bashkësi ndër-komunale.”12
Në Francë, komunat duhet të kenë bashkëpunim ndër-komunal me bashkësitë dhe të bashkohen
me një komunitet, pra nuk duhet që në mënyrë zingjirore të bashkëpunojnë, komunë-bashkësi
– komunitete. “Për shembull, qeveria qendrore franceze sugjeron që komunat duhet të jenë
vullnetare që të bashkëpunojnë brenda juridiksioneve më të mëdha të njohura si bashkësi ndër-
komunale. Kështu, komunat që duan të financojnë bashkërisht dhe ofrojnë disa shërbime
publike mbi baza kolektive mund të krijojë ose bashkohet me një komunitet. Këto struktura
suprem komunale bashkëjetojnë me strukturat komunale por kanë përgjegjësi të ndryshme, në
varësi të zgjedhjeve të bashkësive anëtare në lidhje me kompetencat për transferimin e tyre
komunitetit. Dhe komunitetet ndër-komunale franceze përfitojnë nga një nivel i lartë i
11 Eythórsson, Grétar. (2019). Decision-making efficiency, accountability and democracy in inter-municipal
cooperation arrangements: The case of Iceland. Veftímaritið Stjórnmál og stjórnsýsla.fq.15.
12 Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty. The impact of inter-municipal cooperation on local public
spending. Working paper GATE 2012-25. 2012.fq.5.
14
autonomisë fiskale për të vendosur tarifat e taksave dhe për të zgjedhur qëllimin e shërbimeve
publike ndër-komunale.”13
Në Francë shpenzimet nga bashkëpunimet ndër-komunale që bëhen kanë një ndikim negativ
për shpenzimet komunale në anën e ekonomisë. “Një pikë referimi fillestar mund të jetë
dokumentet e lidhura nga Turnbull dhe Djoundourian (1993) due Aronsson et al. (2000), të
cilat përqendrohen në efektin e strukturës mbi vendosëse të qeverive lokale në shpenzimet
publike. Ata vlerësojnë ndikimin e shpenzimeve rajonale në zgjedhjen e shpenzimeve lokale
dhe konstaton se mallrat publike të siguruara nga nivelet më të larta dhe më të ulta të qeverive
vendase kanë tendencë të jenë plotësuese. Përshtatja e kornizës së tyre dhe përqendrimi në
nivelin ndër-komunal si niveli më i lartë i qeverisjes vendore, Leprince dhe Guengant (2002)
dhe Guengant dhe Leprince (2006), duke përdorur seksione të të dhënave të shpenzimeve
komunale dhe ndër-komunale, tregojnë se shpenzimet ndër-komunale kanë një ndikim
domethënës dhe negativ në shpenzimet komunale. Kështu, komuniteti dhe të mirat publike të
komunës kanë tendencë të jenë zëvendësuese.”14
Bashkëpunimet ndër-komunale, nuk kanë ndikim në nivelin e shpenzimeve komunale në
Francë, shpenzimet publike mund të përdoren nga komunat ndërmjet vete dhe nuk pengohen
nga bashkëpunimi ndër-komunal. “Bashkëpunimi ndër-komunal vetë nuk ka ndonjë ndikim në
nivelin e shpenzimet komunale. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për këtë rezultat të
pavarësisë midis komunave dhe shpenzimet ndër-komunale apo komunitare. Së pari,
komuniteti mund të sigurojë mallra të cilat nuk furnizoheshin më parë nga komuna mjaft të
vogla, siç është pishina publike: kjo është "efekti i kopshtit zoologjik" i identifikuar nga Oates
(1988). Në raste të tilla, fushëveprimi i të mirave publike komunale nuk zvogëlohet nga
bashkëpunimi ndër-komunal, dhe të dy nivelet e shpenzimeve publike janë të pavarura. Së dyti,
në disa raste, mund të ketë dy fenomene që janë kompensuese për njëra-tjetrën.”15
Bashkëpunimet ndër-komunale në Francë, vetëm kanë ndikuar pozitivisht duke e përmirësuar
cilësinë dhe shërbimin e mallrave për shpenzimet publike, pasi është zgjeruar fusha e ofrimit
të mallrave publike, për t’i plotësuar kërkesat e banorëve.
13 Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty. The impact of inter-municipal cooperation on local public
spending. Working paper GATE 2012-25. 2012. fq 2-3.
14 Po aty.fq.3.
15 Po aty. fq 19-20.
15
“Nga ana tjetër, bashkëpunimi lokal ndërmjet komunave është një mjet më efektiv për të
siguruar mallra publike që autoritetet lokale në fjalë tashmë ishin duke siguruar para
bashkëpunimit. Nga ana tjetër, komunat mund të reagojnë ndaj shtrirjes së gjerë të ofrimit
ndër-komunal të të mirave publike duke përmirësuar cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të
furnizuara ose duke zgjeruar fushën e ofrimit të tyre për mallra publike për të kënaqur kërkesat
e paplotësuara më parë. Në disa bashkësi, kjo sjellje komunale mund të shkaktojë një ndikim
pozitiv. Bashkëpunimi ndër-komunal është një fenomen i përhapur që ndodh në shumicën e
vendeve evropiane por efektet e saj të ndryshme në zgjedhjet komunale nuk janë të njohura
apriori pasi mund të kombinohen të zvogëluara kostot për shkak të ekonomive të shkallës,
brendësimit të burimeve të shpenzimeve dhe konkurrencës së ulur të taksave,ndër efektet e
tjera të pritura.”16 Ndikimi i bashkëpunimeve ndër-komunale në shpenzimet publike lokale në
Francë. Bashkëpunimet ndër-komunale në komunat e Francës nuk kanë aspak ndikim në
shpenzimet komunale, por vetëm i ndërkombëtarizojnë shpërndarjet e shpenzimeve në mes
komunave në të njëjtin komunitet.
“Qëllimi kryesor i këtij punimi ishte të provonte ndikimin e bashkëpunimit ndër-komunal në
sjellja e shpenzimeve komunale. Ne kemi vlerësuar një model të zgjedhjes së shpenzimeve
komunale duke përdorur të dhënat e panelit për periudhën 1994-2003. Zbuluam se
bashkëpunimi ndër-komunal nuk ka fare ndikimi në nivelin e shpenzimeve komunale, në
kundërshtim me atë që pritej nga ndarja e lokale përgjegjësitë midis bashkësive që i përkasin
të njëjtit komunitet. Ne gjithashtu zbuluam se bashkëpunimi ndër-komunal ndërkombëtarizon
shpërndarjet e shpenzimeve në mes të komunave në të njëjtin komunitetit.”17
ShBA-të dhe disa vende evropiane, siç janë Spanja, Italia dhe Franca, kanë një strukturë të
qeverisjes vendore me komuna shumë të vogla. Në Amerikë, bashkëpunimi ndër-komunal me
komunat e tjera është i vullnetshëm, në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm ky lloj
bashkëpunimi. Por, nëse rriten strukturat e komunave, atëherë do të rritet edhe ekonomia e
komunave apo kostoja e tyre. Dallimi mes komunave të Amerikës dhe Evropës është se në
komunat në Evropë ka ma shumë autonomi fiskale.
16 Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty. The impact of inter-municipal cooperation on local public
spending. Working paper GATE 2012-25. 2012. fq.20.
17 Po aty.fq.26.
16
Një tjetër ndryshim mes ShBA-ve dhe Evropës është se qarqet janë organe lokale në ShBA,
kurse në Evropën Jugore, në Spanjë dhe Francë, qarqet emërohen nga këshillat bashkësisë, dhe
mund të promovojnë bashkëpunimin ndër-komunal.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende evropiane (veçanërisht Spanja, Italia dhe
Franca) përballen me një strukturë të qeverisjes vendore me shumë komuna shumë të vogla.
Sistemet e fragmentuara të qeverisjes vendore përballen me sfidën e ofrimit të shërbimeve në
mënyrë të efektshme dhe adresimin e problemeve të derdhjes së shërbimeve dhe eksportimit të
taksave. Në ShBA., shumë studiues argumentojnë se kur qeverisja rajonale është e vullnetshme
dhe i mungon autoriteti sanksionues ose fuqia tatimore, aftësia për të promovuar
bashkëpunimin është minuar - veçanërisht në shërbimet ku ka heterogjenitet në nevojë dhe
burime në të gjithë rajonin. Përvoja evropiane sugjeron që një strukturë më e gjerë qeveritare
dhe modeli institucional mund të ndikojnë në bashkëpunim. Një ndryshim kryesor midis
Evropës dhe Sh.B.A është niveli më i lartë i autonomisë fiskale dhe përgjegjësive të shërbimeve
në SH.B.A. dhe rëndësia më e ulët e granteve të qeverisë së nivelit të lartë. Një tjetër ndryshim
është se qarqet janë organe të zgjedhura lokale në SH.B.A. ndërsa në Evropën Jugore (d.m.th
Spanjë, Francë) ato emërohen nga këshillat bashkisë në një zgjedhje të shkallës së dytë që mund
të promovojë bashkëpunimin ndër-komunal.”18
Tjetër dallim mes komunave të Evropës dhe ShBA-ve, është se në Evropë disa shërbime
themelore lokale janë të detyrueshme, si mbeturinat, uji, kurse në ShBA nuk i kanë obligative
komunat për t’i kryer këto shërbime.
“Së treti, në Evropën kontinentale shërbimet themelore lokale (mbeturinat e ngurta, uji, etj.)
Janë të detyrueshme për të gjitha bashkësitë, kështu që nivelet e shërbimeve janë më
homogjene, duke lehtësuar bashkëpunimin. Bashkëpunimi ndër-komunal mund të jetë një
reformë e rëndësishme për të adresuar sfidat e madhësisë së qeverisë nën-nivele.
Gjeografikisht, në SH.B.A., nivelet e bashkëpunimit janë më të larta midis periferive dhe
zonave rurale dhe kjo ka qenë një prirje e vazhdueshme për 15 vitet e fundit. Bashkëpunimi
ndër-komunal për shumicën e shërbimeve kufizohet gjeografikisht me komunat në rajonin e
18 Germa Bel, Mildred Warner, Inter‐municipal cooperation and costs: expectations and evidence, public
administration, 2015. fq.9-10.
17
afërt. Periferitë përfaqësojnë një treg të bashkësive me madhësi të ngjashme në afërsi ku
bashkëpunimi u jep periferive mundësinë për të shijuar ekonomi të shkallës.”19
Në Zvicër, komunat janë pjesë e brendshme e organizimit të kantoneve. Kantonet i organizojnë
bashkësitë dhe detyrat përcaktuese. Komunat mund të zgjedhin një strukturë të përshtatshme
administrative, në mënyrë që t’i kryejnë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve të kantoneve.
Po ashtu, shpenzimet komunale përbëjnë një të katërtën e gjithë shpenzimeve të qeverisë së
Zvicrës. Mesatarja e popullsisë për një komunë është 888 banorë, pasi Zvicra është një vend
me një numër të madh komunash të vogla.
Komunat në Zvicër gëzojnë një sasi të madhe të autonomisë, pasi 70% të ardhurave bruto i
marrin përmes burimeve të tyre financiare. Pra, në asnjë vend tjetër në Evropë, nuk është
transferimi i burimeve te autoritetet lokale më i ulët se në Zvicër. “Komunat janë një pjesë e
organizimit të brendshëm të njëzet e gjashtë kantoneve, të cilat formojnë anëtarët e Shteti
federal zviceran, dhe ata janë nën mbikëqyrjen e kantoneve. I lihet kantoneve të organizojnë
bashkësitë dhe detyrat përcaktuese . Sipas ligjeve kantoneve komunat mund të zgjedhin një
strukturë të përshtatshme dhe një organizatë administrative, taksat e vendosura në mënyrë të
pavarur do të kryejnë ato detyra që nuk bëjnë pjesë në juridiksionin e kantoneve ose qeverisë
federale. Detyrat thelbësore përfshijnë arsimimin e kohës së detyrueshme të shkollimit,
sistemet e kujdesit shoqëror dhe shëndetësor, shërbimet komunale dhe deponimin e
mbeturinave, industrinë e ndërtimit, policinë vendore, dhënien e rrugëve civile dhe organizimin
e brendshëm të autoriteteve civile, financat dhe administratën komunale. Shpenzimet komunale
përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha shpenzimeve të qeverisë në Zvicër. Popullsia e 2,842
komunave zvicerane ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Kur merret në konsideratë e
gjithë Zvicra, mesatarja për komunat është 888 banorë, dhe mesatarja është 2,501 banorë.
Pothuajse gjysma e popullsisë zvicerane jeton në bashki me më shumë se 10,000 banorë, por
vetëm rreth 4 përqind e bashkësive janë kaq të mëdha. Vetëm tetë komuna kanë më shumë se
50,000 banorë. Zvicra është një vend me një numër shumë të madh komunash të vogla që kanë
më pak se 1.000 banorë. Autoritetet lokale zvicerane gëzojnë një sasi relativisht të madhe të
autonomisë. Kjo është e dukshme, për shembull, në faktin se komunat marrin 70 përqind të të
ardhurave bruto të tyre përmes burimeve të tyre financiare. Në asnjë vend tjetër evropian nuk
19 Germa Bel, Mildred Warner, Inter‐municipal cooperation and costs: expectations and evidence, public
administration, 2015. fq.10.
18
është transferimi i burimeve nga shteti mbikëqyrës tek autoritetet lokale më i ulët se në
Zvicër.”20 Edhe pse janë të vogla komunat, ato kanë një ndikim të madh politik në Zvicër dhe
kanë autonomi të madhe. “Një arsye e rëndësishme për këtë mund të jetë fakti që, në Zvicër,
komunat kanë një ndikim të madh politik. Për më tepër, ato janë relativisht autonome dhe janë
përgjegjës për kryerjen e një pjese të madhe të detyrave.”21
Në Zvicër, kur ka bashkëpunim ndër-komunal, mes komunave më të vogla, atëherë ato sjellin
profesionalizëm më të madh në punët administrative. Pas një bashkëpunimi ndër-komunal, apo
bashkimi komunal, cilësia e përformancës rritet për komunat e vogla, pasi bashkësitë e mëdha
ofrojnë shërbime të cilat i tejkalojnë kufijtë e përformancave të komunave të vogla. “Kur
bashkësitë të ndryshme të vogla bashkëpunojnë, ata mund të arrijnë përparësi të madhësisë
administrative dhe profesionalizëm më të madh. Shërbimet shoqërore dhe agjencitë e
këshillimit që janë të organizuara në një nivel suprem komunal, për shembull, gjenden shpesh
në fushat e mirëqenies dhe shëndetit, pasi këshillimi profesional kështu bëhet i disponueshëm
edhe për banorët e komunave të vogla. Pas një bashkimi komunal, cilësia e performancës rritet
për shkak se bashkësitë më të mëdha mund të ofrojnë shërbime që tejkalojnë kufijtë e
performancës së komunave me sa duket të vogla (p.sh. në zonën kulturore). Për më tepër,
detyrat përfundimtare të detyrave bëhen më profesionale. Një bashkim ul kostot sepse komunat
e vogla nuk mund të përdorin në mënyrë optimale kthimet në shkallë. Para bashkimit,
shembulli paraprak, të gjitha pozicionet ishin të punësuar nga punonjësit që nuk punonin me
kapacitet të plotë.”22
Komunat në Zvicër e kanë rritur bashkëpunimin ndër-komunal, deri në 63%, duke e
intensifikuar bashkëpunimin gjatë viteve të kaluara. Bashkëpunimet janë kryesisht nga
komunat e vogla që bashkëpunojnë dhe bashkëpunimet janë në çështjet e shkollës, kujdesit
mjekësor, e ujërave të zeza, mbeturinat, mbrojtja civile. “Vëzhgimi me shkrim i të gjitha
komunave tregon rëndësinë në rritje të bashkëpunimeve ndër-komunale-me 63.0 % e të gjitha
komunave kanë intensifikuar bashkëpunimin gjatë viteve të kaluara. Në 36.4 %të komunave,
aktivitetet kanë mbetur të njëjta, dhe një pasaktësi rënie mund të regjistrohet vetëm për shumë
pak komuna. Kryesisht janë ato komuna me më shumë se 2,000 banorë që kanë një incidencë
20 Steiner, Reto. (2003). The Causes, Spread and Effects of Intermunicipal Cooperation and Municipal Mergers
in Switzerland. Public Management Review - PUBLIC MANAG REV. 5. 551-571.
10.1080/1471903032000178581.fq.238.
21 Po aty. fq.238.
22 Po aty. fq.239.
19
mbi mesatare të një bashkëpunimi të zgjeruar . Më të përhapurit janë ndërmarrjet kooperuese
që lidhen me çështjet e shkollës, kujdesin mjekësor, çështjet e ujërave të zeza, mbeturinat dhe
mbrojtjen civile, me më shumë se 60 % të bashkësive që bashkëpunojnë në këto zona. Shumica
kanë të bëjnë me detyrat e infrastrukturës intensive, të cilat komunat e vogla nuk mund t'i
menaxhojnë vetëm dhe që kanë nevojë për një zonë më të madhe ujëmbledhëse për një ofrim
ekonomik të shërbimeve. Kështu, si rregull i moshës, shkollat e mesme shpesh pranojnë
studentë nga disa komuna, në mënyrë që të mësojnë klasat e tyre. Një sistem i ujërave të zeza
në një komunë të vogël vështirë se mund të mirëmbahet në mënyrë të saktë. Bashkëpunimi në
fushat e ndryshme të administratës së përgjithshme komunale (teknologjia e informacionit,
kontabiliteti, monitorimi i banimit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore), brenda detyrave të
kryera nga policia komunale, dhe në mesin e qeverive lokale është zgjeruar pak, me vlera më
të vogla se 20%.”23
Bashkëpunimet ndër-komunale, por edhe bashkimi i bashkësive, janë një instrument i
rëndësishëm në Zvicër dhe përqendrohen në një zonë gjeografikisht të kufizuar. “Vëzhgimet
në këtë artikull kanë treguar që Bashkëpunimet ndër-komunale dhe gjithnjë e më shumë
gjithashtu bashkësi janë parë në Zvicër si një instrument i rëndësishëm për të reaguar në kufijtë
e performancës së bashkësive zvicerane. Komunat mbeten relativisht të vogla edhe pas
bashkimit, dhe pjesa më e madhe e projekteve të bashkëpunimeve ndër-komunale janë
përqendruar në një zonë gjeografikisht të kufizuar”24
Bashkëpunimi ndër-komunal, në vendet e Evropës si Francë e Holandë, ka filluar prej shekullit
të 19-të dhe është përdorur në një kuptim më të gjerë. “Në ditët e sotme, bashkëpunimi ndër-
komunal është një fenomen i përhapur në të gjithë Evropën. Në disa vende (Francë, Holandë)
bashkëpunimi ndër-komunal ka filluar që nga shekulli 19. Koncepti i bashkëpunimit ndër-
komunal u përdor në një kuptim të gjerë. Ajo përfshinte të gjitha aranzhimet kur qeveritë lokale
bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, me autoritete të tjera publike ose me institucione private.
Termi bashkëpunim thjesht ndër-komunal ishte i rezervuar për aranzhimet që përbëhen
ekskluzivisht nga qeveritë lokale.”25
23 Steiner, Reto. (2003). The Causes, Spread and Effects of Intermunicipal Cooperation and Municipal Mergers
in Switzerland. Public Management Review - PUBLIC MANAG REV. 5. 551-571.
10.1080/1471903032000178581.
24 Po aty.
25J.R. (Rudie) Hulst, A.J.G.M. (André) van Montfort, Institutional features of inter-municipal cooperation:
Cooperative arrangements and their national contexts
20
Po ashtu bashkëpunimi mund të bëhet edhe duke përdorur rrjete sociale, por shkalla e
zyrtarizmit është më e ulët. Marrëveshjet formale përbëjnë një formë më të integruar të
bashkëpunimit. Këtu dallojmë dy lloj të organizatave, ato që veprojnë si agjenci e komunave
dhe ato që gëzojnë fuqi zyrtare të vendimmarrjes.
“Bashkëpunimi mund të bëhet duke përdorur rrjete të shoqëruara lirshëm që shërbejnë si një
mjete për konsultim dhe bashkërendim të ndërsjellë. Shkalla e zyrtarizmit është e ulët, por
pjesëmarrësit mbajnë kontakte me njëri-tjetrin rregullisht. Marrëveshjet formale përbëjnë një
formë më të integruar të bashkëpunimit. Ata mund të krijojnë procedura zyrtare të
vendimmarrjes për koordinimin e politikave lokale ose të organizojnë shërbimin shpërndarja
ndërmjet partnerëve. Një organizatë e qëndrueshme përfaqëson formën më të institucionalizuar
të bashkëpunimit. Është e mundur të bëhet dallimi midis dy llojeve të organizatave të
përhershme: ato të cilat veprojnë si agjenci e komunave, duke shërbyer qeveritë lokale
individuale me kërkesë të tyre; dhe ato që gëzojnë fuqi zyrtare të vendimmarrjes transferuar
pranë tyre nga bashkësitë, dhe kështu vendosin dhe veprojnë në vendin e tyre.”26
Ekzistojnë dy kushte të kontekstit administrativ në një vend që të përcaktojnë nëse qeveritë
lokale nuk janë duke ia dalë në punët e tyre dhe duhet që të kenë bashkëpunim ndër-komunal
për ta kryer atë gjë. Si për shembull në Spanjë, Francë dhe Itali, shpërndarja e ujit të pijshëm
është përgjegjësi lokale, kurse në Angli nuk është përgjegjësi lokale, pasi kompanitë private
janë të licencuar për ujin e pijshëm.
“Ekzistojnë dy kushte (domethënë, elemente të konteksti administrativ në një vend) që
përcaktojnë nëse qeveritë lokale në të vërtetë janë ballafaquar me presione mbi performancën
e tyre dhe ka të ngjarë që të angazhohen në bashkëpunimin ndër-komunal. Kushti i parë dhe i
dukshëm është fusha e politikave lokale. Nëse komunave u mungojnë përgjegjësitë për
shërbime të caktuara publike, me sa duket nuk ka nevojë për bashkëpunim. Në Spanjë, Francë
dhe Itali sigurimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm është përgjegjësi qeverisë lokale; në Angli
shpërndarja e ujit është në duart e kompanive private që janë të licencuara dhe operojnë në
shkallë rajonale. Nuk është për t'u habitur, nuk ka marrëveshje bashkëpunimi ndër-komunal
për furnizimin me ujë në Angli, ndërsa marrëveshjet e tilla janë shumë të shpeshta në Spanjë,
26 J.R. (Rudie) Hulst, A.J.G.M. (André) van Montfort, Institutional features of inter-municipal cooperation:
Cooperative arrangements and their national contexts
21
Francë dhe Itali .Mungesa e afërt e bashkëpunimit ndër-komunal në Angli e gjen shpjegimin e
tij në fushën relativisht të vogël të politikave dhe kufizimet e qeverive lokale përballen me
ofrimin e shërbimeve publike.”27
Pjesa më e madhe e komunave në Francë, Spanjë dhe Itali, përballen me vështirësi për ofrimin
e shërbimeve themelore publike në mënyrë efikase dhe detyrohen që të kenë shtrirje të
bashkëpunimit ndër-komunal më shumë në mënyrë që të ketë shërbim të plotë. “Karakteristika
e dytë e kontekstit administrativ që varet nga shtrirja e bashkëpunimi ndër-komunal është
shkalla e qeverisjes vendore. Pjesa më e madhe e qeverisja lokale në Francë (mesatarisht: 1.600
banorë), Spanjë (4,800) dhe Itali(7,200) është aq e vogël sa përballet me vështirësi në ofrimin
e shërbimeve themelore publike me një kosto mënyrë efikase. Në këto vende bashkësitë
bashkëpunojnë intensivisht për të por bashkëpunimi ndër-komunal në lidhje me ofrimin e
shërbimeve nuk është i kufizuar te qeverisja e vogël lokale ose në vendet e karakterizuara nga
qeverisja e vogël lokale. Këtu hyjnë në lojë specifikat e funksionit të prodhimit të shërbimeve.
Ku shërbimet janë në diskutim të cilat kërkojnë investime të konsiderueshme financiare dhe /
ose ofertë efikasitete të mëdha në shkallë, komunat janë të prirura për të bashkëpunuar,
pavarësisht shkalla e tyre. Prandaj, në të gjitha vendet ku qeveritë lokale kanë përgjegjësi për
shërbimet e shëndetit publik, departamentet e zjarrit ose përpunimin e mbeturinave, kemi gjetur
madje edhe komunitetet më të mëdha në një rajon për t'u përfshirë në bashkëpunim. Në mënyrë
tipike, me u ngritën disa nga kufizimet e bashkëpunimit, madje edhe këshillat e mëdhenj në
Angli kanë filluar të bashkëpunojnë për të shkëmbyer shërbime të tilla si mbledhja e të
ardhurave dhe IT. “28
Bashkëpunimi ndër-komunal në Britaninë e Madhe nuk është shumë i zhvilluar, pasi nuk janë
jetësuar funksionet për bashkëpunime ndër-komunale. Dy gjëra të rëndësishme që kanë ndikuar
në mos zhvillimin e bashkëpunimit ndër-komunal në Britaninë e Madhe, janë se politikanët të
cilat kanë qenë relevantë për qeveritë lokale janë marrë me konkurrencën ndëmjet vete se sa
me bashkëpunime. Kurse arsyeja tjetër është se pushteti qendror i mban vendimet kryesore për
hartimin e politikave lokale. Sipas studiueses Josephine Kelly, që të ketë bashkëpunime ndër-
komunale më shumë, në Britani të Madhe duhet decentralizim thelbësor.
27 J.R. (Rudie) Hulst, A.J.G.M. (André) van Montfort, Institutional features of inter-municipal cooperation:
Cooperative arrangements and their national contexts.
28Po aty.
22
“Bashkëpunimi ndër-komunal në lidhje me planifikimin dhe koordinimin e politikave të
qeverisjes vendore është relativisht i pazhvilluar. Qeveria e zhvendosur në Skoci dhe Uells ka
zhytur funksionet e planifikimit. Në Angli, rrjetet e politikave janë zhvilluar të përbërë nga
Zyrat e Qeverisë, Agjencitë e Zhvillimit Rajonal dhe Dhomat Rajonale ose Asambletë që
përbëhen nga përfaqësues nga pushteti vendor dhe palët e interesuara private. Rajonet angleze
janë ftuar të krijojnë të zgjedhur qeveritë rajonale, por nuk janë përgjigjur në përputhje me
rrethanat. Në përgjithësi, duket se pushteti vendor nuk ka ndjenjën e urgjencës për t'u angazhuar
në dispozita për planifikimin rajonal në një nivel të ndërmjetëm administrativ. Dy rrethana
mund ta shpjegojnë këtë. E para është se qeveritë konservatore për shumë vite kanë ushqyer
konkurrencën midis pushtetit vendor sesa bashkëpunimit. E dyta është se pushteti qendror ende
mban sërish në shumë vendime të rëndësishme për hartimin e politikave lokale; që planifikimi
rajonal të jetë efektiv, koordinimi midis degëve dhe agjencive të ndryshme të qeverisë qendrore
është më i rëndësishëm sesa koordinimi midis qeverive lokale. Si përmbledhje, pavarësisht
mungesës së një niveli të ndërmjetëm të qeverisjes, koordinimi i politikave të qeverisjes
vendore është i dobët. Përsëri, një decentralizim thelbësor mund ta ndryshoj pamjen e
qeverisjes lokale.”29
Në Slloveni ë vitin 2016 u miratua një strategji për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale me anë
të bashkëpunimeve ndër-komunale, të cilat shihen si efektive për rajonalizimin në këtë vend.
“Strategjia e miratuar rishtazi e zhvillimit të vetëqeverisjes lokale në “Slloveni 2020“, që u
miratua nga qeveria sllovene fund të shtatorit 2016, nuk parashikon në mënyrë specifike
krijimin e nivelit të dytë të vetëqeverisjes lokale, skenari nga poshtë-lart përsëri kërkon edhe
ca kohe. Ndërkohë strategjia mbështet bashkëpunimin ndër-komunal si një mekanizëm për një
sistem shërbimi lokal më efektiv dhe efikas dhe si një hap i ndërmjetëm drejt rajonalizimit.“30
Kemi tri lloje të bashkëpunimit ndër-komunal në Slloveni.
“Ka tre llojet e bashkëpunimit të pranishëm: qeveritë kuazi-rajonal, organizatat e ofrimit të
shërbimeve dhe marrëveshjet e ofrimit të shërbimeve.“31
29 Kelly, Josephine. (2007).The Missing Ingredient: Inter-Municipal Cooperation and Central-Local Relations in
the UK.
30 Bačlija-Brajnik, Irena. (2018). Inter-municipal Cooperation in Slovenia: An Intermediate Step Towards
Regionalisation.
31 Po aty.
23
Në Slloveni, ekzistojnë tri lloje të shoqatave komunale, të cilat kanë një traditë të
bashkëpunimit me komunat. Po ashtu, por t’iu u mundësuar ky lloj bashkëpunimi ndër-
komunal me këto shoqata, një komunë mund të jetë anëtare me shumë se në një shoqatë.
Këto shoqata financohen direkt nga qeveria. “Sipas ligjit aktual, një komunë mund të jetë
anëtare e më shumë se në një shoqatë. Si pasojë, ekzistojnë tre shoqata me statusin e shoqatave
kombëtare në Slloveni: Shoqata e Komunave të Sllovenia, Shoqata e Komunave dhe qyteteve
të Sllovenisë dhe Shoqata e Komunave Urbane të Sllovenisë. Ekziston një traditë e
bashkëpunimit ndër-komunal në Slloveni për përfaqësimin e interesave lokale ndaj qeverisë
kombëtare. Meqenëse nuk ka dhomë të dytë që do të përfaqësonte interesa territoriale, këto
shoqata kanë rol më të spikatur në vendimmarrjen kombëtare. Shoqatat komunale përshkruhen
në nenin 86 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale. Sipas kësaj, nëse shoqatës komunale i jepet një
status i veçantë, ajo vepron si organ përfaqësues midis bashkive të shoqatës dhe organeve
kombëtare, organizatave ndërkombëtare të bashkësive vetëqeverisëse dhe organizatave të tjera
ndërkombëtare, po ashtu bashkë financohet nga qeveria kombëtare. Sipas Ligjit për
vetëqeverisjen lokale, Rregullorja e procedurave të Asamblesë Kombëtare dhe Rregullat e
Procedurave të Qeverisë, shoqatat komunale duhet të konsultohen gjatë miratimit të
legjislacionit që ndikon në sistemin e qeverisjes vendore“32
Në Slloveni komunat po ashtu bëjnë bashkëpunime ndër-komunale me administratën që t’i ulin
kostot e shpenzimeve duke u financuar përmes granteve. “Arsyeja e dukshme për krijimin e
administratave ndër-komunale në Sllovenia është që të kenë kosto më të ulët. Të gjitha
administratat ndër-komunale janë krijuar për uljen e kostove dhe të gjitha kanë efekt të uljes së
kostove përmes bashkëpunimit (gjithashtu një e treta e administratave ndër-komunale u krijuan
për të marrë financim të jashtëm, me sa duket subvencione kombëtare).“33
Komunat në Holandë, kanë mundësi të ndryshme që të realizojnë bashkëpunime ndër-
komunale. Komunat janë të lira që të bëjnë bashkëpunime ndër-komunale, nëse e shohin se
është në interes të qytetarëve. “Struktura institucionale për bashkëpunime ndër-komunale në
Holandë përmban një numër elementësh të rëndësishëm. Më e rëndësishmja është Ligji i
Dispozitave të Përbashkët i njohur si (WGR), i cili siguron një numër modelesh të ndryshme
që komunat mund të përdorin në organizimin e bashkëpunimit të tyre për detyrat publike-
32 Bačlija-Brajnik, Irena. (2018). Inter-municipal Cooperation in Slovenia: An Intermediate Step Towards
Regionalisation.
33 Po aty.
24
administrative.Krahas dispozitave të disponueshme në bazë të ligjit publik, komunat holandeze
kanë një numër opsionesh në dispozicion sipas ligjit privat. Këto përfshijnë ndërmarrje private,
ku komunat veprojnë si aksionarë dhe u lejohet të fitojnë; fondacione private (nuk lejohen të
fitojnë); shoqatat e së drejtës private ku komunat veprojnë si anëtare të shoqatës; dhe
bashkëpunimet, ku anëtarët jo vetëm që marrin pjesë, por kanë edhe pronësinë e organizatës.
Në format e lartpërmendura, bashkëpunimet ndër-komunale kanë një status juridik të bazuar
në të drejtën private. Komunat janë të lira të ndërmarrin çdo nismë që ata gjykojnë në interes
të qytetarëve të tyre. Kombinuar me lirinë e përgjithshme për të hyrë në ndonjë iniciativë
bashkëpunuese që ata shohin në interesin e tyre, komunat holandeze kanë mundësi të bollshme
për t'u përfshirë në bashkëpunime ndër-komunale.“34
Në Holandë 16 % e buxhetit të komunave shpenzohet për bashkëpunime ndër-komunale.
“Komunat holandeze janë të detyruara ligjërisht të japin llogari të shpenzimeve të tyre për
bashkëpunimet ndër-komunale në planet e tyre vjetore të buxhetit lokal. Janë identifikuar
gjithsej 779 bashkëpunime ndër-komunale. Së bashku, ata përbëjnë 6467 marrëdhënie
anëtarësie. Përafërsisht 16% e buxheteve komunale janë shpenzuar përmes bashkëpunimeve
ndër-komunale.“35
Në Spanjë, bashkëpunimi ndër-komunal ka origjinë të hershme, prej Kushtetutës së Cadizit në
vitin e largët 1812. “Bashkëpunimi ndër-komunal në Spanjë ka origjinën e tij historike në
Kushtetutën e Cadizit të 1812, veçanërisht me miratimin e sistemit komunal francez që u ngrit
si rezultat i Revolucionit Francez të vitit 1789. Kjo e fundit iu afrua ndërtimit të regjimit
bashkëkohor të shtetit vendor mbi bazën e parimeve të barazisë, zhdukja e sistemit të
autokracisë komunale të privilegjuar me rrjedhojë përgjithësimi i komunave në të gjithë
territorin francez.”36
Në Spanjë bashkëpunimet ndër-komunale janë të mëdha, pasi shumë komuna janë të vogla dhe
nevoja për bashkëpunim është esenciale. “Kushtetuta Spanjolle dhe parimi i autonomisë lokale
kanë favorizuar krijimin e subjekteve të bashkëpunimit ndër-komunal në Spanjë, një vend me
8,108 bashki, 13 shumë prej të cilave janë shumë të vogla dhe kanë pak ekonomi dhe
34 Klok, Pieter-Jan & Boogers, Marcel & Denters, Bas & Sanders, Maurits. (2018). Inter-municipal Cooperation
in the Netherlands.
35 Po aty.
36 Garrido, Eva. (2007). Inter-Municipal Cooperation in Spain: Dealing with Microscopic Local Government.
25
teknikë burime. Kjo shpjegon pse, si rezultat i Kushtetutës së vitit 1978 dhe veçanërisht
në Vitet e fundit, bashkëpunimi ndër-komunal është rritur ndjeshëm, duke arritur këtë 1,912
njësi aktuale, bashkësitë komunale, Consortia administrative dhe Zonat Metropolitane.
Funksioni shumës i bashkësive duket se i përgjigjet nevojës për të bashkuar iniciativat
financiare dhe teknike për ofrimin e një larmi shërbimesh publike, gjë që përndryshe do të ishte
e tepërt për shumë salla qytetesh spanjolle. Vetëm duke u integruar në bashkësi ose instrumente
analoge, mund të jenë shërbimet publike që kërkesa të shoqërisë bashkëkohore të sigurohen.
Mbështetja normative dhe doktrinore për shumësinë e objektivave të Shoqatave ka bërë më tej
një praktikë ku a shumëllojshmëria e shërbimeve publike është subjekt i bashkëpunimit ndër-
komunal dhe ku bashkësitë me qëllime të vetme janë tipike të angazhuar në detyra si
shpërndarja e ujit, largimi i mbeturinave ose administrimi I shërbimet e varrezave.“37
Bashkëpunimet ndër-komunale në Spanjë, më së shumti realizohen në dy forma të cilat e
mbizotërojnë hapësirën administrative spanjolle, ato janë bashkësitë dhe konsorciumet.
Gjithashtu përdoren edhe një formë e tretë e bashkëpunimit, ajo e zonave metropolitane siç
është rasti me kryeqytetin e Spanjës, Madridin. “Dy forma të bashkëpunimit mbizotërojnë
hapësirën administrative spanjolle: bashkësitë si një formë e bashkëpunimit të pastër ndër-
komunal që është për pjesën më të madhe, edhe pse jo ekskluzivisht, me shumë qëllime në
karakter dhe mbulon një gamë të gjerë shërbimesh publike; dhe Konsorciumet, të cilat
përfshijnë autoritetet publike nga të ndryshme nivelet e qeverisjes, megjithëse disa janë
ekskluzivisht ndër-komunale. Konsorciumet kryesisht kanë për qëllim të vetëm, të përfshihen
në projekte konkrete ose objektiva dhe të mishërojnë organizatat në këmbë. Fenomenet e reja
janë Konsorciumet ndërkufitare që kanë rezultuar nga stimuj të krijuar nga programet
evropiane të financimit.
Fillimisht, konsorciumet ishin më pak të njohura se bashkësitë. Mungesa e qartësisë për
regjimin juridik për operacionet e përditshme të Konsorciumit dhe faktin që është se
koncersiumet mendohet se janë më të afta për të realizuar objektiva konkrete sesa për të
furnizuar publikun themelor shërbimet në mënyrë të rregullt duket se e shpjegojnë këtë. Për
më tepër në disa zona autonome një formë e tretë e bashkëpunimit në zonat metropolitane nuk
përdoret shpesh në Spanjë. Kjo nuk ndodh sepse aglomeracionet urbane nuk kanë nevojë për
ndonjë formë të qeverisjes metropolitane për të koordinuar politikat lokale ose për të siguruar
37 Garrido, Eva. (2007). Inter-Municipal Cooperation in Spain: Dealing with Microscopic Local Government.
26
një publik në shkallë të gjerë shërbimeve. Arsyeja duket se forma juridike nuk jep ndonjë
specifik avantazhe ose stimuj krahasuar me dy format e tjera të bashkëpunimit dhe atë, për disa
aglomerata urbane, Bashkësia Autonome funksionon si qeveria aktuale metropolitane (rasti i
Madridit).”38
2.1.2 Si ka qenë dhe si është e rregulluar qeverisja lokale në Kosovë me pakot ligjore
dhe se a kanë realizuar bashkëpunime ndër-komunale komunat e Gjilanit, Vitisë dhe
Kamenicës
Qeverisja e vendit në Kosovës është e organizuar në dy nivele: niveli i pushtetit qendror dhe
niveli i pushtetit lokal. Qeverisja qendrore i zhvillon dhe i zbaton politikat shtetërore, kurse
pushteti lokal i zbaton politikat e nivelit qendror dhe ato vendore, në shërbim të qytetarëve.
Organizimi i pushtetit lokal përfshin organizimin territorial të komunave, organizimin e
pushtetit lokal në komunë dhe bashkëpunimin ndër-komunal, rajonal dhe ndërkufitar.
Reforma e pushtetit lokal në Kosovë kishte filluar në vitin 1999/2000, menjëherë pas
përfundimit të luftës në Kosovë dhe vendosjes së Administratës së UNMIK-ut. Organizimi i
pushtetit lokal prej vitit 2000 u rregullua dhe funksionoi me Rregullore të UNMIK-ut, që kishin
fuqi ligjore deri në vitin 2008, prej vitit 2008 e deri më tani organizimi i pushtetit lokal u bë
me ligj dhe kushtetutë.
Rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2000/45, për Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës ishte akti i
parë rregullativ që kishte fuqi ligjore për vetëqeverisjen lokale në Kosovë.
“Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/45 Mbi Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës ishte akti
i parë rregullativ me fuqi ligjore që vendosi themelet e një sistemi të vetëqeverisjes lokale
demokratike dhe në shërbim të qytetarëve në shtetin e Kosovës. Me këtë rregullore themelohet
baza juridike e sistemit të vetëqeverisjes lokale në përputhje me parimet dhe praktikat
demokratike evropiane.”39
Zhvillimin e kornizës ligjore për vetëqeverisjen lokale në Kosovës sipas periudhës kohore nga
viti 2000 deri në tani (2020), mund ta ndajmë në tri periudha kohore.
38 Garrido, Eva. (2007). Inter-Municipal Cooperation in Spain: Dealing with Microscopic Local Government.
39 Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizmi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes
Lokale në Kosovë, Gusht 2013, Prishtinë, fq 9
27
“1. Periudha e administrimit të komunave me Administrator komunal, sipas Rregullativave të
UNMIK-ut, nga viti 2000 deri më 2002.
2. Periudha e administrimit të komunave pa administrator komunal sipas Rregulloreve të
UNMIK-ut dhe akteve tjera ligjore të IPVQ, me transferim të kompetencave në organet e
vetëqeverisjes lokale, gradualisht nga viti 2002 deri më 2007.
3.Periudha e vetëqeverisjes lokale sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të miratuara nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës, nga 2008 deri sot.”40
Kërkesat dhe përmbushja e tyre, e kanë sjellë nevojën e decentralizimit të qeverisjes nga
pushtetit qendror në autoritetet lokale. Decentralizmi i duhur në pushtetin lokal, bën që sistemi
i qeverisës lokal u mundëson qytetarëve që të komunikojnë ndërmjet veti, t’i shprehin interesat
e tyre të përbashkëta, për të përfaqësuar në mënyrë të drejt interesat dhe vlerat e komunitetit.
“Kalimi prej një sistemi të centralizuar socialist, në një sistem demokratik, krahas ndryshimeve
tjera sistemore është bërë edhe decentralizimi i një pjese të pushtetit qendror tek ai lokal dhe
kjo bartje nuk është vetë reforma, por është një segment i rëndësishëm i një sistemi të
reformuar. Decentralizimi bën të mundur zbatimin e një sistemi demokratik që buron nga vota
e qytetarit dhe punon afër qytetarit për të plotësuar nevojat e përditshme që burojnë nga secili
qytetar i komunitetit përkatës. Sistemi i vetëqeverisjes lokale (SVQL) ka krijuar mekanizma
ligjor dhe administrativ për të siguruar se pushteti i zgjedhur nga qytetarët me votën e lirë është
në funksion të tyre.”41
Besnik Tahiri konsideron se “Decentralizimi si pjesë e reformës së qeverisë lokale në vendet
në tranzicion (vendet e Evropës Qendrore, vendet e Evropës Juglindore dhe shtetet Baltike)
konsiderohet si pjesë themelore e transformimit të sistemeve politike nga ato komuniste në
demokratike.”42
Kemi tri lloje të decentralizimeve:
40 Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizmi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes
Lokale në Kosovë, Gusht 2013, Prishtinë,faqe 9-10.
41Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizmi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes
Lokale në Kosovë, Gusht 2013, Prishtinë,faqe 19.
42 Besnik Tahiri, Politika e Decentralizimit në Kosovë, ndikimi në reformën e vetëqeverisjes lokale, Prishtinë,
qershor 2008, fq 21
28
1. Dekoncentrimi apo decentralizimi administrativ
2. Decentralizimi fiskal
3. Kalimi i kompetencave apo decentralizimi demokratik – i referohet transferimit të burimeve
dhe kompetencave për vendimmarrje tek autoritetet e nivelit më të ulët, të cilat, në një masë të
madhe apo plotësisht janë të pavarura dhe zgjidhen në mënyrë demokratike.
Decentralizimi nga niveli qendror në atë lokal, është bazuar në shtylla kryesore “ofrimin e
shërbimeve sa më afër qytetarit dhe përfshirjen e komuniteteve në procesin e vendimmarrjes,
edhe atëherë kur nuk ka arsyeshmëri ekonomike, e bën sistemin e vetëqeverisjes lokale me
shumë fleksibilitet dhe të shtrenjtë.”43
Korniza ligjore për Vetë Qeverisje Lokale fillimisht është bazuar në parimet e Kushtetutës së
Kosovës dhe të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Sipas nenit 123 të Kushtetutës, dhe
pikës 4, janë caktuar parimet bazë të vetëqeverisjes lokale në Kosovë “si: qeverisja e mirë,
transparenca, efikasiteti dhe efektiviteti në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar
kujdes të veçantë nevojave të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre”44
Po ashtu sipas Kushtetutës së Kosovës të Nenit 124, pikës së 4, Komunat kanë të drejtë për
bashkëpunim ndër-komunal dhe ndërkufitar. “Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndër-
komunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin.45
Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në nenin 10 e paraqet të drejtën e bashkëpunimit
ndër-komunal. “Bashkitë lokale (njësitë e Vetëqeverisjes lokale r.f.), kanë të drejtë, gjatë
ushtrimit të kompetencave të tyre, të bashkëpunojnë, dhe brenda ligjit të bashkohen me
bashkësi të tjera lokale për të realizuar detyrat me interes të përbashkët”46
Në nenin 10 të Kartës Evropiane tëVetëqeverisjes Lokale janë përcaktuar tri forma tëqeverisjes
lokale që janë:
Bashkëpunimi ndër-komunal
Bashkëpunimi ndër-kufitar – rajonal
Bashkëpunimi ndërkombëtar
43 Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizmi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes
Lokale në Kosovë, Gusht 2013, Prishtinë, fq 22.
44 “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, Prill 2008, kapitulli X, neni 123, pika 4.
45 “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, Prill 2008, kapitulli x, neni 124, pika 4.
46 Shih nenin 10 te Karta Evropiane mbi Vetëqeverisjen locale.
29
Ligji për bashkëpunim ndër-komunal i përkufizon kështu bashkëpunimin ndër-komunal dhe
atë ndërkombëtar.
“Bashkëpunimi ndër-komunal - marrëdhëniet e vendosura midis dy apo më shumë komunave
të Republikës së Kosovës në bazë të marrëveshjes për ushtrimin më efikas dhe më efektiv të
kompetencave dhe detyrave vetanake dhe të zgjeruara të komunave të përcaktuara me ligj si
dhe për realizimin e interesave dhe qëllimeve të tyre të përbashkëta në fushën e shërbimeve
publike komunale dhe të zhvillimit lokal. Bashkëpunimi komunal ndërkombëtar - të gjitha
format e bashkëpunimit të komunave të Republikës së Kosovës me komuna ose institucione të
tjera të vetëqeverisjes lokale jashtë Republikës së Kosovës për nevojat e binjakëzimit ose
formave të tjera të bashkëpunimit në kuadër të kompetencave vetanake dhe të zgjeruara të
komunave.”47
Paragrafi 2 i nenit 10 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale e shpjegon të drejtën e
bashkëpunimit ndërkufitar – rajonal kështu: “E drejta e bashkësive vendore për të aderuar në
një shoqatë për mbrojtjen dhe nxitjen interesave të tyre të përbashkëta, si dhe e drejta për të
aderuar në një shoqatë ndërkombëtare të bashkësive vendore duhet të njihen në çdo shtet”.48
Studiuesi Ramiz Fazliu, thotë se ky lloj bashkëpunimi duke u rritur në vendet e Bashkimit
Evropian: “Ky lloj bashkëpunimi është rritur shumë dhe është zhvilluar me shpejtësi në
komunat kufitare të shumë shteteve të BE-së. Nevoja për zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta
dhe shërbimet cilësore për qytetarët e tyre ka nxitur bashkëpunimin ndërkufitar dhe rajonal të
shteteve në disa çështje: furnizimi me energji, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbeturinave,
transporti publik, menaxhimi i pyjeve, edukimi, aktivitet kulture, aktivitet sportive,
infrastruktura e përbashkët rrugore, etj”.49
Sipas nenit 4 të Ligjit për bashkëpunim ndër-komunal, janë tri parime.
“Për realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta lidhur me ushtrimin e kompetencave
të tyre vetanake dhe të zgjeruara sipas ligjit, dy ose më shumë komuna kanë të drejtë të hyjnë
në marrëdhënie bashkëpunimi në pajtim me format, kushtet dhe procedurat e përcaktuara me
këtë ligj. Në kuadër të bashkëpunimit ndër-komunal, komunat nuk kanë të drejtë të heqin dorë
47 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal.
48Shih nenin 10 te Karta Evropiane mbi Vetëqeverisjen locale.
49 Vetë Qeverisja Lokale, Modelet e Organizimit – sistemimi i Kosovës, Ramiz Fazilu, Prishtinë 2017, fq 40.
30
nga kompetencat e tyre apo të mandatojnë një ose më shumë komuna të tjera me ushtrimin e
kompetencave të tyre të përcaktuara në paragrafin 2. të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje
lokale. Komunat e përfshira në cilën do formë të bashkëpunimit ndër-komunal veç e veç dhe
bashkërisht mbajnë përgjegjësinë juridike për të gjitha veprimet dhe aktet juridike që rezultojnë
nga bashkëpunimi në fjalë.”50
Bashkëpunimi ndër-komunal ndahet në pesë pika.
“Bashkëpunimi ndër-komunal është i bazuar në: 1.1. interesin e përbashkët lokal; 1.2.
ushtrimin e një ose më shumë kompetencave vetanake ose të zgjeruara të komunave; 1.3.
vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit ndër-komunal; 1.4.
ndarjen e roleve dhe përgjegjësive midis komunave dhe bashkimin e resurseve komunale për
nevojat e bashkëpunimit; 1.5. përmirësimin e ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të
shërbimeve komunale në dobi të qytetarëve.”51
Për ta realizuar një bashkëpunim ndër-komunal, duhet të fillohet përmes nismës. Nismat për
themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal mund të bëhet nga katër akterë të ndryshëm sipas
ligjit për bashkëpunim ndër-komunal.
“Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal parashtrohet me shkrim nga: 2.1.
Kryetari i Komunës; 2.2. 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. 3. Nisma për themelimin e
bashkëpunimit ndër-komunal parashtrohet me shkrim nga së paku 5 % e qytetarëve të komunës
me të drejtë vote. Qeveria e Republikës së Kosovës, kur themelimi i bashkëpunimit ndër-
komunal konsiderohet të jetë me interes të veçantë publik dhe lokal.”52
Nismat për themelimin e bashkëpunimeve ndër-komunale, kryetari i komunës e ka për detyrë
që brenda tri jave t’ia dërgoj Kuvendit Komunal mendimin e tij për propozimin apo iniciativën.
Po ashtu nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal duhet t’i parashtrohet Kuvendit
të Komunës për miratim.
Procedimi i nismës për bashkëpunim ndër-komunal ndahet në 4 pika, të cilat do të paraqiten
më poshtë, për ta bërë të qartë se si shkon procedura për bashkëpunim ndër-komunal, ku pa i
50 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal.
51 Po aty.
52 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal.
31
kaluar këto procedura nuk mund të nis një bashkëpunim ndër-komunal nga ana e kryetarit të
komunës.
“1. Kuvendi i Komunës e shqyrton nismën së bashku me mendimin e Kryetarit të komunës dhe
merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës mbi nevojën e
vendosjes së bashkëpunimit në pajtim me ligjin në fuqi. 2. Kuvendi i Komunës ka për detyrë
të mbajë një seancë të hapur për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit lidhur me nismën në bazë
të nenit 6 të këtij ligji. Seanca në fjalë duhet të mbahet brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga
paraqitja e nismës dhe për këtë duhet t’i informojë palët e interesuara. 3. Nëse Kuvendi i
Komunës e miraton nismën për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal, atëherë Kuvendi
me vendim e autorizon kryetarin e komunës për t’i filluar konsultimet me komunat dhe palët e
tjera të interesuara për pjesëmarrjen e tyre në bashkëpunim dhe në bazë të këtyre konsultimeve
ta përgatisin propozim-marrëveshjen për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal. Pas
marrjes së autorizimit, kryetari i komunës e njofton komunën gjegjëse për nismën me të cilin
kërkohet themelimi i bashkëpunimit ndër-komunal. 4. Kuvendi i Komunës, të cilës i dërgohet
nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal nga paragrafi 3. i këtij neni, ka për detyrë
të merr vendim për fillimin e bisedimeve mbi themelimin e bashkëpunimit të propozuar brenda
nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e pranimit të propozimit. Në rast se Kuvendi Komunal e
miraton nismën, atëherë ai me vendim e autorizon kryetarin e komunës që të përfaqësojë
komunën gjatë bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim ndër-komunal.”53
Për tu realizuar marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunale duhet t’i përmbaj disa pika sipas
nenit 8 të Ligjit për bashkëpunim ndër-komunal.
“1. Marrëveshja për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal përmban të paktën elementet
vijuese, palët kontraktuese, lëndën kryesore të marrëveshjes, qëllimin dhe afatin e saj kohor, të
drejtat dhe detyrimet e secilës palë të përfshirë në marrëveshje, formën ligjore të
bashkëpunimit dhe burimet e financimit dhe buxhetit, kushtet për tërheqje nga marrëveshja dhe
shkëputjen e marrëveshjes, procedura e zgjidhjes së konflikteve eventuale, hollësitë tjera të
marrëveshjes ashtu siç janë pajtuar palët/komunat partnere. 2. Marrëveshja e bashkëpunimit
ndër-komunal nënshkruhet nga kryetarët e komunave dhe miratohet nga kuvendet komunale të
komunave që janë pjesëmarrëse në bashkëpunimin ndër-komunal. Marrëveshja e
bashkëpunimit ndër-komunal bëhet e plotfuqishme pas vlerësimit të ligjshmërisë së saj nga
53 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal, neni 7.
32
Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale dhe publikimit të marrëveshjes në Gazetën Zyrtare
të Republikës së Kosovës. 3. Dispozitat e këtij neni vlejnë për të gjitha format e bashkëpunimit
ndër-komunal të përcaktuara me këtë ligj.”54
Janë ndarë disa forma të bashkëpunimit ndër-komunal të cilat e mundësojmë një bashkëpunim
të frytshëm ndërmjet komunave.
“Bashkëpunimi ndër-komunal mund të realizohet përmes themelimit të grupit të përbashkët
punues, organit të përbashkët administrativ, institucionit të përbashkët publik, ndërmarrjes së
përbashkët publike dhe partneriteteve të përbashkëta publiko-private.”55
Gjithashtu për t’i realizuar në mënyrë sa më të mirë bashkëpunimet ndër-komunale, komunat
mund të krijojnë grupe bashkëpunuese me marrëveshje për grupe e tyre.
Përveç nismave ndërmjet komunave, Qeveria e Kosovës, mund të nxisë bashkëpunime ndër-
komunale në katër forma të ndryshme të cilat janë paraparë sipas nenit 16 të Ligjit për
bashkëpunime ndër-komunale.
“1. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes stimulimeve financiare dhe administrative, mund
të nxisë dhe të përkrahë në mënyrë financiare bashkëpunimin ndër-komunal në dy ose më
shumë komuna në fushat të cilat janë me rëndësi dhe interes më të gjerë për kryerjen e
veprimtarisë në ato fusha. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozimin e ministrisë
përgjegjëse për qeverisje lokale me akte të veçanta i përcakton fushat/kompetencat me rëndësi
dhe interes më të gjerë për të cilat do të mund të ndajë mjete financiare për nxitjen e
bashkëpunimit ndër-komunal. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës mund të nxisë dhe të
përkrah bashkëpunimin ndër komunal sipas kritereve të përcaktuara nga Qeveria në bazë të
propozimit të Ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale. 4. Nxitja e bashkëpunimit ndër-
komunal mund të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës, duke përfshirë buxhetet
komunale, donacionet vendore dhe ndërkombëtare, dhe mjetet e tjera financiare të lejuara me
ligjin përkatës për menaxhimin e financave publike.”56
Bashkëpunimet ndër-komunale duhet të vëzhgohen nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit
Lokal se a po shfrytëzohen mjetet e ndara në mënyrën e duhura për bashkëpunim nga komunat.
54 Po aty, neni 8.
55 Po aty, neni 9.
56 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal, neni 16.
33
Po ashtu komunat kanë të drejtë që të bëjnë bashkëpunime ndërkombëtare me komunat e
shteteve tjera. Por, marrëveshjet e lidhura nga komunat duhet të jenë vetëm të natyrës
administrative dhe teknike. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, është përgjegjëse që
të nxjerr akte nënligjore të cilat i rregullojnë bashkëpunimet komunale ndërkombëtare në
pajtim me ligjin për bashkëpunim ndër-komunal, ligjin për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera.
“1. Në kuadër të kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara, për nevojat e bashkëpunimit
administrativ, komunat e Republikës së Kosovës mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me
komuna dhe institucione të huaja të qeverisjes lokale në pajtim me kushtet, kufizimet dhe
procedurat e përcaktuara në Ligjin për vetëqeverisje lokale.
2. Marrëveshjet e lidhura nga komunat në kuadër të bashkëpunimi komunal ndërkombëtar janë
vetëm të natyrës administrative dhe teknike.
3. Në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, komunat nuk kanë të drejtë të heqin
dorë nga kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, t’ia delegojnë një komune ose autoriteti
publik të huaj ushtrimin e kompetencave të veta si dhe t’ia lejojnë komunës ose autoritetit
publik të huaj ushtrimin e çfarëdo pushteti ekzekutiv, administrativ, legjislativ në territorin e
Republikës së Kosovës ose që synon të ketë efekt të tillë në territorin e Republikës së Kosovës.
4. Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për
rregullimin e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në pajtim me këtë ligj, Ligjin për
vetëqeverisje lokale si dhe ligjet tjera përkatëse.”57
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bën thirrje për aplikime për financimin e
projekteve për bashkëpunime ndër-komunale nga ana e komunave të Kosovës. Këtë thirrje
MAPL-ja i drejton kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.
Kryetarët e Komunave kanë afat përafërsisht nga dy muaj që t’i marrin parasysh thirrjet e
MAPL-së për t’i dërguar projekt-propozimet për bashkëpunime ndër-komunale, po ashtu
MAPL-ja në mënyrë që t’ia lehtësoj komunave mënyrën e aplikimit dhe t’ia shpjegoj
procedurat tjera mban sesione informuese për këto komuna.
57 Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndër-komunal, neni 18.
34
Përmes thirrjes së vitit 2019 e cila është bërë me 26 shkurt të vitit 2019 nga Ministria e
Administrimit të Pushtetit Lokal, do të tregojmë se në çfarë formë bëhen thirrjet për aplikime
për financimin e projekteve për bashkëpunim ndër-komunal nga kjo ministri.
MAPL-ja i shtynë komunat që të realizojnë bashkëpunime ndër-komunale, në mënyrë që
ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm në ekonominë e këtyre komunave, gjë e cila i konvenon
më së shumti qytetarëve të komunave, pasi përfitojnë në mënyrë të ndryshme nga
bashkëpunimet ndër-komunale.
“Të nderuar Kryetarë, Bazuar në mandatin ligjor për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë,
Ligji nr. 06/1-133 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka lansuar fondin për mbështetje financiare për
komunat e Republikës së Kosovës, për realizimin e projekteve të bashkëpunimit ndër-komunal
të infrastrukturës socio-ekonomike që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve
të jetesës për qytetarët. Fondi për bashkëpunim ndër-komunal është pjesë e buxhetit të MAPL-
së, nga kategoria buxhetore- investime kapitale për vitin 2019 në vlerën prej 1,000,000.00 €,
ndërsa kërkesat për financim nga buxheti i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal do të
financohen në vlerat prej 150,000.00 € deri 300,000.00 € euro dhe të gjitha propozimet e
komunave partnere, buxheti i propozuar për projekte, duhet të jenë në përputhje me Ligjin për
menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Fondi për bashkëpunim ndërkomunal ka
për qëllim forcimin e partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal në realizimin e projekteve të
përbashkëta të komunave që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik lokal dhe
projekteve kapitale të dy a më shumë komunave, të bazuara në interesin e përbashkët lokal dhe
vullnetin e lire te komunave për të realizuar projekte të përbashkëta të bashkëpunimit ndër-
komunal. Në mënyrë që të sigurojmë kohë të mjaftueshme për konsultimet dhe dakordimet
paraprake nga komunat, MAPL ka përcaktuar afatin për aplikim nga data 26.02.2019 deri më
10.04. 2019 për përgatitjen e projekt - propozimeve nga dy a më shumë komuna partnere.
Bashkëngjitur gjeni thirrjen për aplikime për projekte të bashkëpunimit ndër-komunal, e cila
lansohet me datë 26.02.2019 dhe do të jetë e hapur deri më 10.04.2019.”58
58 Thirrja për aplikime për financimin e projekteve për bashkëpunim ndërkomunal nga Ministria e Administrimit
të Pushtetit Lokal, 26.02.2019, fq 1.
35
Sipas raportit të punës të vitit 2018, në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në vitin
2018, janë realizuar gjithsej 17 bashkëpunime ndër-komunale, komunale ndërkombëtare dhe
ndërkufitarë nga komunat e Kosovës.
Bashkëpunime ndër-komunale kanë realizuar komuna si Klina, Peja, Istogu, Malisheva,
Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe Mitrovica.
Kurse bashkëpunime ndërkombëtare komunale kanë realizuar komuna si Prishtina, Gjilani,
Vushtrria, Peja, Gjakova, Fushë Kosova, Lipjani dhe Dragashi.
Për bashkëpunimin ndër-komunal ndërkombëtarë mes Komunës së Pejës dhe mes qytetit të
Consezas në Itali, ka pasur ndikim edhe Ambasada e Kosovës në Itali.
“Në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Itali është ndërmarrë iniciativa për bashkëpunim
ndërkomunal në mes të qytetit Consezas dhe Komunës së Pejës.”59
“MAPL ka përmbushur aktivitetet e planifikuara lidhur me monitorimin e komunave në fushën
e bashkëpunimit ndërkomunal. Përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në komuna është kërkuar
qasje në të gjitha aktet e miratuara për bashkëpunim ndërkomunal dhe marrëveshjeve të
arritura, duke shqyrtuar ligjshmërinë e akteve konform dispozitave të Ligjit Nr.04/L-010 për
Bashkëpunim Ndërkomunal. Në kuadër të këtij procesi, janë pranuar 17 iniciativa të
bashkëpunimit ndërkomunal dhe komunal ndërkombëtarë nga komunat: Prishtinë - City of Des
Moines (Ioëa States), Gjilan - Sioux city (Ioëa States), Vushtrri-City of Norëalk (Ioëa States),
Pejë-Johnston (Ioëa States), Gjakovë - Fort Dodge (Ioëa States), Fushë Kosovë-Civita (Itali),
Lipjan-Frascineto (Itali) , Pejë-Sarican (Turqi) dhe Dragash-Orhaneli (Bursa-Turqi).Iniciativat
për bashkëpunim ndërkomunal janë realizuar nga komunat: Klinë, Istog, Pejë, Malishevë,
Vushtrri, Gllogoc, Skenderaj dhe Mitrovicë.”60
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si kriter të fondit për investime kapitale në
komuna, ka përfshirë bashkëpunimet ndër-komunale, duke nxitur komunat e Kosovës që të
bëjnë një gjë të tillë me komunat e tyre brenda por edhe jashtë Kosovës.
59 Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2018, fq 4.
60 Po atym fq. 4.
36
“Fusha e bashkëpunimit ndërkomunal është përfshirë si kriter i fondit për investime kapitale
në komuna. Doracaku i hartuar për bashkëpunim ndërkomunal dhe komunal ndërkombëtar
është shpërndarë në komuna gjatë mbajtjes së 5 punëtorive rajonale. Gjithashtu, është hartuar
udhëzuesi për pakon ligjore të bashkëpunimit ndërkomunal, i dërguar në komuna dhe në
Ministrinë e Punëve të Jashtme. Përmes saj, 250 kopje të profileve të komunave të Kosovës
janë dërguar në misionet diplomatike të Kosovës. Në bashkëpunim me IKAP-in, është
përgatitur plani i trajnimeve në këtë fushë, ku janë realizuar 4 trajnime për zyrtarët komunal.
Po ashtu, është organizuar një konferencë promovuese me medie dhe grupe te interesit lidhur
me rëndësinë e BNK-së.”61
Në vitin 2019, janë realizuar 25 bashkëpunime ndër-komunale nga Komunat e Kosovës, sipas
raportit vjetor të punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Këto bashkëpunime
janë bërë nga komunat fqinje zakonisht, sipas raportit të paraqitur nga MAPL-ës, për vitin
2019. Ato që bien në sy janë dy bashkëpunimet ndër-komunale nga katër komuna serbe siç
janë Mitrovica e Veriut me Leposaviqin dhe Zveçani me Zubin Potokin.
“Në këtë periudhë (Janar – Dhjetor 2019) janë realizuar 25 iniciativa për bashkëpunim ndër
komunal nga komunat: Kamenicë - Ranillug; Ferizaj - Shtime, Gjakovë - Rahovec, Klinë -
Istog, Obiliq – Podujevë – Vushtrri - Prishtinë, Novobërdë - Kamenicë, Gllogoc - Skenderaj,
Hani i Elezit - Kaçanik, Junik - Deçan, Lipjan - Graçanicë, Prizren - Mamushë, Junik - Deçan,
Deçan - Pejë, Partesh - Gjilan, Obiliq – Gllogoc – Vushtrri - Skenderaj, Viti - Kllokot, Pejë –
Deçan - Gjakovë, Gllogoc - Malishevë, Gllogoc -Vushtrri, Gllogoc - Fushë Kosovë, Gllogoc -
Lipjan, Gllogoc - Obiliq, Gllogoc - Klinë, Istog - Pejë - Malishevë - Klinë, Mitrovicë e Veriut
– Leposaviq - Zveçan dhe Zubin Potok.”62
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për vitin 2019, ka hapur një fond në vlerë prej
1 milionë eurove, i cili ka qenë i paraparë të ndahet për komunat të cilat aplikojnë për
bashkëpunime ndër-komunale. MAPL-ja, ka mbajtur takime informuese me 29 komuna, dhe
kanë pranuar 10 aplikacione duke dërguar projekt-propozime. Nga këto 10 aplikacione, nga ky
fond për vitin 2019 kanë përfituar vetëm katër komuna me dy projekte. Komuna e Istogut me
61 Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2018, fq 4.
62 Po aty, fq. 4.
37
Klinën dhe Komuna e Drenasit me Skenderajn. MAPL-ja, i stimulon komunat që të bëjnë
projekt-propozime për bashkëpunime ndër-komunale, nga të cilat mjetet e financimit i kanë të
siguruara nga niveli qendrorë.
“MAPL ka hartuar udhëzuesin për aplikim për Fondin për Bashkëpunimi Ndër-komunal së
bashku me format e aplikimit dhe ka hapur 1 Thirrje për projekt propozime me vlerë të
përgjithshme 1,000,000.00 Euro (me afat aplikimi 27 shkurt 2019 deri më 10 prill 2019) e cila
ka qenë e hapur deri më datën 23 prill 2019. Pas përmbylljes së kësaj thirrje dhe shqyrtimit të
aplikacioneve të projekt-propozimeve, është hartuar raporti vlerësues për komunat përfituese.
Me qëllim të informimit të komunave rreth Thirrjes së hapur dhe fondit në dispozicion, MAPL
në bashkëpunim me projektin “Aktiviteti për Qeverisje Efektive Lokale” të financuar nga
(USAID), ka realizuar 3 takime informuese me komuna, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga
29 Komuna të Kosovës. Pas mbylljes së Thirrjes për aplikim, MAPL ka themeluar komisionin
për vlerësimin e aplikacioneve. Komisioni ka pranuar gjithsej 10 aplikacione, për të cilat ka
bërë vlerësimin e tyre bazuar në kriteret e thirrjes dhe Ligjin për Bashkëpunim Ndër-komunal
Nr. 04/L-010. Sipas raportit të vlerësimit, kanë përfituar 2 projekte, ku përfitues kanë qenë 4
(katër komuna) Istog dhe Klinë me projektin: Rregullimi i shtratit të lumit Istog” me vlerë
246,000.00 euro si dhe Komunat: Gllogoc dhe Skenderaj, me projektin: Ndërtimi i rrugës
bregut të Qyqavicës” me vlerë 300,00.00 euro.”63
Komunat e Kosovës, kanë qenë aktive edhe në bashkëpunimet komunale ndërkombëtare, të
ndihmuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 14 marrëveshje mirëkuptimi dhe
bashkëpunime komunale ndër-kombëtare janë realizuar nga komunat e Kosovës për vitin 2019.
Marrëveshjet e mirëkuptimit dhe ato të bashkëpunimeve komunale ndër-kombëtare në vitin
2019, janë realizuar nga 11 komuna të Kosovës, ndër to ka pasur edhe një komunë serbe siç
është Komuna e Graçanicës, që tregon se komunat me komunitete kanë funksion të mirë dhe
integrim të dëshirueshëm nga të cilat përfitojnë qytetarët e kësaj komune.
“Ndërsa, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, Ministria
e Administrimit të Pushteti Lokal ka organizuar vizitën e delegacionit të Italisë në Kosovë, me
ç’rast janë nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëpunim komunal ndërkombëtar
mes komunave Civita dhe Frascineto me Komunat: Lipjan, Fushë Kosovës dhe Rahovecit në
63 Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2018, fq 4.
38
Kosovë. Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar është realizuar një
vizite zyrtare në Itali (në komunat Civita dhe Frascineto) nga përfaqësues të MAPL-së dhe
përfaqësues të komunave që kanë lidhur marrëveshje dhe janë shkëmbyer përvojat dhe
mundësitë për vazhdim të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Delegacioni i
MAPL-së ka realizuar vizitë në IOËA të SHBA-së, me ç ‘rast janë zhvilluar takime të
përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale me qëllim të formalizmit të
5 marrëveshjeve të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar: Pejë-Johnston, Gjilan-Sioux City,
Prishtinë-City of Des Moines, Vushtrri- City of Norëalk, Gjakovë - Fort Dodge. Në kuadër të
vizitës zyrtare, gjithashtu janë propozuar edhe 4 iniciativa të tjera të bashkëpunimit komunal
ndërkombëtar në mes komunave në Kosovës: Rahovec, Istog, Graçanicë, Kamenicë dhe
qyteteve të IOWA-së në fusha të interesit të përbashkët. Ndërkohë, janë realizuar vizita në
komuna, gjegjësisht rajoni perëndimor dhe jugor të Kosovës (komunat: Deçan, Istog, Pejë,
Suharekë, Mamushë, Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Gjakovë) ku janë trajtuar
temat të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin ndër-komunal edhe ndër-komunal ndërkombëtar.
Si dhe në këtë periudhë është realizuar edhe një iniciativë e bashkëpunimit ndër-komunal
ndërkombëtar në mes të komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës.”64
2.1.3 Përmbledhje për kapitullin
Në Kosovë e pamë se qeverisja lokale ka marrë decentralizim të madh nga viti 2008 e deri më
tani duke u rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, me ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe duke
u bazuar në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Bashkëpunimet ndër-komunale në
Kosovë janë rregulluar në atë mënyrë që prej pushtetit qendror, kryetarët e komunave, kuvendit
komunal e deri te qytetarët kanë të drejtë të realizojnë bashkëpunimet ndër-komunale.
Këto bashkëpunime në komunat e Kosovës dhe nga qeveria qendrore janë duke marrë prioritet
në vitet e fundit, bile Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, e ka vendosur si kusht që
duhet të bëjnë bashkëpunime ndër-komunal për të pasur buxhet më të madh për investime
kapitale për komuna.
E pamë se si funksionojnë bashkëpunimet ndër-komunale në Kosovë, tani do ta shohim se si
funksionojnë bashkëpunimet ndër-komunale në disa vende të njohura evropiane të cilat njihen
për sisteme të ndryshëme të qeverisjes lokale.
64 Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2019
39
Bashkëpunimi ndër-komunal në Estoni është i obligueshëm në nivelin lokal, por studiuesit nga
ky vend, Sulev Mäeltsmees, Mikk Lõhmus dhe Juri Ratas, insistojnë se bashkëpunimi ndër-
komunal duhet të organizohet në atë mënyrë që përdoruesit e shërbimeve publike dhe banorët
e rajonit duhet ta dinë se kush e ka kryer detyrën e dhënë, dhe kush është vendimmarrës e kush
është përgjegjës për detyrën e kryer.
Komunat e mëdha në Islandë ishin të përjashtuara nga bashkëpunimi ndër-komunal, pra vetëm
komunat e vogla duhet që t’i bënin këto marrëveshje ndërmjetvete, por prej vitit 1986 u bë i
detyrueshëm bashkëpunimi ndër-komunal për të gjitha komunat në këtë vend.
Në Islandë kishte edhe një konfuzion, pasi ligji nuk e qartësonte nëse bashkëpunimet ndër-
komunale janë të ligjshme, duke krijuar dilemë ligjore, por ky dyshim u largua në vitin 2011
me ligjin e ri, duke treguar se komunat janë të lira të organizojnë bashkëpunime ndër-komunale
në çfarëdo mënyre.
Në Islandë ekzistojnë tri mënyra të bashkëpunimit ndër-komunal si bashkëpunimit vullnetar
nga bashkëpunimi i detyrueshëm dhe bashkëpunimi nga grandet. Studiuesi Grétar Thór
Eythórsson, thotë se bashkëpunimi ndër-komunal në Islandë është në avantazh pasi ka rritur
kapacitet e ekonomisë, por ai insiston se kanë shqetësime sa i përket demokracisë që lidhet me
bashkëpunime ndër-komunale.
Në Francë komunat duhet të kenë bashkëpunim ndër-komunal me bashkësitë dhe të bashkohen
me një komunitet, pra nuk duhet që në mënyrë zingjirore të bashkëpunojnë, komunë-bashkësi
– komunitete. Shpenzimet e bashkëpunimeve ndër-komunale në këtë shtet kanë ndikim negativ
për shpenzimet komunale në anën e ekonomisë. Po ashtu shpenzimet publike nga komunat
mund të përdoren dhe nuk paraqesin apo nuk pengohen nga bashkëpunimet ndër-komunale.
Studiuesit francez,Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty, thonë se bashkëpunimet ndër-
komunale në Francë, kane dikuar pozitivisht duke e përmirësuar cilësinë dhe shërbimin e
mallrave për shpenzimet publike, duke e zgjeruar fushën e ofrimit të mallrave publike për t’i
plotësuar kërkesat e banorëve.
ShBA-të dhe vendet e Evropës Jugore si Spanja Italia dhe Franca, kanë strukturë të qeverisjes
vendore me komuna shumë të vogla. Vetëm qeverisja lokale me komuna shumë të vogla është
e përbashkëta e vetmja mes ShBA-ve dhe këtyre tri shteteve, pasi në bashkëpunim ndër-
40
komunal kanë dallime thelbësore. Në Amerikë, bashkëpunimi ndër-komunal me komunat e
tjera është i vullnetshëm, në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm ky lloj bashkëpunimi. Por,
nëse rriten strukturat e komunave, atëherë do të rritet edhe ekonomia e komunave apo kostoja
e tyre. Dallimi mes komunave të Amerikës dhe Evropës është se në komunat në Evropë ka ma
shumë autonomi fiskale. Një tjetër ndryshim mes Amerikës dhe Evropës është se qarqet janë
organe lokale në Amerikë, kurse në Evropën Jugore, në Spanjë dhe Francë, qarqet emërohen
nga këshillat bashkësisë, dhe mund të promovojnë bashkëpunimin ndër-komunal.
Tjetër dallim mes komunave të Evropës dhe Amerikës, është se në Evropë disa shërbime
themelore lokale janë të detyrueshme, si mbeturinat, uji, kurse në ShBA nuk janë të obliguara
këto shërbime.
Bashkëpunimet ndër-komunale në Zvicër mes komunave më të vogla sjellin profesionalizëm
më të madh në punët administrative. Po ashtu, pas një bashkëpunimi ndër-komunal apo
bashkimi i dy komunave, cilësia e përformancës rritet për komunat e vogla, pasi bashkësitë e
mëdha ofrojnë shërbimet të cilat i tejkalojnë kapacitetet e përformancave që i bëjnë komunat e
vogla. Komunat në Zvicër e kanë rritur bashkëpunimin ndër-komunal, deri në 63%, duke e
intensifikuar bashkëpunimin gjatë viteve të kaluara. Bashkëpunimet janë kryesisht nga
komunat e vogla që bashkëpunojnë dhe bashkëpunimet janë në çështjet e shkollës, kujdesit
mjekësor, e ujërave të zeza, mbeturinat, mbrojtja civile. Në Zvicër bashkëpunimet ndër-
komunale dhe bashkimin e bashkësive i shohin si instrument të rëndësishëm duke u
përqendruar në një zonë gjeografikisht të kufizuar.
Bashkëpunimi ndër-komunal, në vendet e Evropës si Francë e Holandë, ka filluar prej shekullit
të 19-të dhe është përdorur në një kuptim më të gjerë.
Në Spanjë, Francë dhe Itali, komunat nuk i dalin që t’i kryejnë punët e tyre që i kanë për obligim
dhe detyrohen të bëjnë bashkëpunime ndër-komunale për ujin e pijshëm, kurse komunat në
Angli nuk e kanë këtë përgjegjësi për ujin e pijshëm, pasi për të përkujdesen kompanitë private
që operojnë në shkallë rajonale. Pjesa më e madhe e komunave në Francë, Spanjë dhe Itali,
përballen me vështirësi për ofrimin e shërbimeve themelore publike në mënyrë efikase dhe
detyrohen që të kenë shtrirje të bashkëpunimit ndër-komunal më shumë në mënyrë që të ketë
shërbim të plotë.
41
Bashkëpunimi ndër-komunal në Britaninë e Madhe nuk është i zhvilluar pasi nuk ka pasur
funksionim të plotë për bashkëpunime ndër-komunale. Studiuesja Josepine Kelly, thotë se dy
gjëra kanë ndikuar ndikuar në mos zhvillimin e bashkëpunimit ndër-komunal në Britaninë e
Madhe, janë se politikanët të cilat kanë qenë relevantë për qeveritë lokale janë marrë me
konkurrencën ndëmjetvete se sa me bashkëpunime. Kurse arsyeja tjetër është se pushteti
qendrorë i mban vendimet kryesore për hartimin e politikave lokale. Studiuesja Josephine
Kelly, thotë se duhet decentralizim thelbësor në nivel lokal në Britaninë e Madhe që të ketë më
shumë bashkëpunime ndër-komunale.
Në vitin 2016 në Slloveni u miratua një strategji për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale me anë
të bashkëpunimeve ndër-komunale të cilat shihen si efektive për rajonalizimin në këtë vend.
Në Slloveni janë tri lloje të bashkëpunimeve ndër-komunale. Po ashtu, në këtë vend ekzistojnë
tri lloje të shoqatave komunale, të cilat kanë një traditë të bashkëpunimit me komunat. Për tu
u mundësuar ky lloj bashkëpunimi ndër-komunal me këto shoqata, një komunë mund të jetë
anëtare me shumë se në një shoqatë. Këto shoqata financohen direkt nga qeveria. Në Slloveni
komunat bëjnë bashkëpunime ndër-komunale me administratën që t’i ulin kostot e
shpenzimeve duke u financuar përmes granteve.
Komunat në Holandë kanë liri dhe të drejtë që të bëjnë bashkëpunime ndër-komunale, nëse e
shohin se është në interes të qytetarëve. 16 % e buxhetit nga komunat shpenzohet për
bashkëpunime ndër-komunale.
Bashkëpunimi ndër-komunal në Spanjë ka origjinë të hershme, nga Kushtetuta e Kadizit në
vitin e largët të vitit 1812. Në Spanjë bashkëpunimet ndër-komunale janë të mëdha, pasi shumë
komuna janë të vogla dhe nevoja për bashkëpunim është esenciale.
Këto bashkëpunime në Spanjë, më së shumti realizohen në dy forma të cilat e mbizotërojnë
hapësirën administrative spanjolle, ato janë bashkësitë dhe konsorciumet. Gjithashtu përdoren
edhe një formë e tretë e bashkëpunimit, ajo e zonave metropolitane siç është rasti me
kryeqytetin e Spanjës, Madridin.
Qeverisja e vendit në Kosovë është e organizuar në dy nivele, niveli i pushtetit qendror dhe
niveli i pushtetit lokal. Qeverisja qendrore merret me politikat shtetërore, kurse pushteti lokal
i zbaton dhe merret me politikat e nivelit qendror dhe ato vendore, në mënyrë që të jetë sa më
42
afër qytetarit. Korniza ligjore në Kosovë për Vetë Qeverisje Lokale është e bazuar në aktin më
të lartë legjislativ në Kosovë siç është Kushtetuta e Kosovës, në Kartën Evropiane për
Vetëqeverisje Lokale, në Ligjin për Vetë Qeverisje Lokale.
Reforma e pushtetit lokal në Kosovë kishte filluar në vitin 1999/2000, pas përfundimit të luftës
në Kosovë dhe vendosjes së Administratës së UNMIK-ut. Organizimin e pushtetit lokal nga
viti 2000 e organizoi UNMIK-u, me rregulloret e tyre që kishin fuqi ligjore deri në vitin 2008,
nga viti 2008, kur u pavarësua Kosova, organizimi i pushtetit lokal u bë me ligj dhe kushtetutë.
Akti i parë rregullativ që kishte fuqi ligjore për vetëqeverisjen lokale në Kosovë ishte
rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/45. Zhvillimi i kornizës ligjore për pushtetin lokal në Kosovë
ndahet në tri periudha kohore nga viti 2000 e deri më tani (2020): Periudha e administrimit të
komunave sipas rregullativave të UNMIK-ut nga viti 2000 deri në vitin 2002 për dy vite. Për
pesë vite nga 2002 deri në 2007, me sipas rregulloreve të UNMIK-ut u bë transferimi i
kompetencave në organet e pushtetit lokal në mënyrë graduale. Kurse periudha e tretë është
nga viti 2008 e deri më sot që funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të miratuara nga
Kuvendi i Kosovës.
Bashkëpunimi ndër-komunale, bashkëpunimi komunal ndërkombëtar dhe bashkëpunimi ndër-
kufitar përcaktohen në mënyrë të detajuar në Ligjin për bashkëpunim ndër-komunal. Për ta
realizuar një bashkëpunim ndër-komunal mund të bëhet përmes nismës nga kryetari i
Komunës, 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, nismën për një bashkëpunim ndër-komunal
mund të bëhet edhe nga Qeveria e Kosovës, nëse është në interes publik dhe lokal. E veçanta e
ligjit për bashkëpunime ndër-komunale është se qytetarët kanë të drejtë që të nisin nismën për
themelimin e bashkëpunimin ndër-komunal, nëse parashtrohet me shkrim nga së paku 5 % e
qytetarëve të komunës që kanë të drejtë vote.
Kryetari i komunës nismat për themelimin e bashkëpunimeve ndër-komunale është i obliguar
që t’i dërgoj në Kuvendin Komunal mendimin e tij për propozimin apo iniciativën. Po ashtu
Kuvendi Komunal duhet që ta miratoj nismën për themelimin e një bashkëpunimi ndër-
komunal. Procedimi i nismës për bashkëpunim ndër-komunal ndahet në katër pika të cilat e
mundësojnë të ndodh nisja e bashkëpunimit ndër-komunal në mënyrë kronologjike. Kuvendi i
Komunës duhet që të votojë me shumicë votash për nevojën e nisjes së bashkëpunimit ndër-
komunal. Gjithashtu, Kuvendi i Komunës duhet të mbaj një seancë të hapur në lidhje për
bashkëpunimin ndër-komunal e i cili duhet të ndodh brena 90 ditëve nga paraqitja e nismës.
43
Kuvendi i Komunës me vendim e autorizon kryetarin e komunës që t’i nisë konsultimet me
palët e interesuara për bashkëpunim ndër-komunal. Kryetari i komunës duhet ta merr
autorizimin nga Kuvendi Komunal që ta përfaqësoj komunën gjatë bisedimeve për arritjen e
marrëveshjeve për bashkëpunime ndër-komunale.
Bashkëpunimet ndër-komunale, po ashtu vëzhgohen edhe nga Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal. Komunat kosovare kanë të drejtë që të bëjnë bashkëpunime ndërkombëtare me
komunat e shteteve tjera, por këto marrëveshje duhet të jenë vetëm të natyrës administrative
dhe teknike. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i stimulon komunat që të bëjnë
bashkëpunime ndër-komunale, duke i bërë thirrje për aplikime në lidhje me financimin e
projekteve për bashkëpunime ndër-komunale nga ana e komunave të Kosovës. Pra, komunat
kanë mundësi që të hartojnë projekt-propozime dhe t’i dërgojnë në MAPL, duke ia mundësuar
që financimin t’ia bëj kjo ministri. Komunat duhet që t’i marrin ma seriozisht bashkëpunimet
ndër-komunale, pasi janë kriter të fondit për investime kapitale, ka bërë të ditur Ministria e
Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Pra, investimet kapitale ndikohen direkt edhe nga
bashkëpunimet ndër-komunale që arrijnë t’i bëjnë kryetarët e komunave. Kemi shembullin se
nga 38 komuna në Kosovë, në vitin 2019 janë realizuar 25 iniciativa për bashkëpunime ndër-
komunale. Gjithashtu, komunat e Kosovës kanë qenë aktive edhe në bashkëpunimet komunale
ndërkombëtare, të ndihmuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
44
KAPITULLI III
3. BASHKËPUNIMET NDËR-KOMUNALE DHE NDËRKOMBËTARE NGA
KOMUNAT E GJILANIT, VITISË DHE KAMENICËS
3.1 Bashkëpunimet ndër-komunale në Kamenicë
Pas hulumtimeve të bëra se a ka bashkëpunime ndër-komunale Komuna e Kamenicës, kemi
nxjerr rezultate se ka bashkëpunime, por jo në nivel të kënaqshëm.
Pas kërkesës së dërguar në Komunën e Kamenicës për qasje në dokumente zyrtare, kam arritur
t’i siguroj vetëm tri marrëveshje ndër-komunale zyrtare nga kjo komunë, pasi sipas tyre në
arkivin e komunës nuk ka bashkëpunime tjera.
Mirëpo, kam arritur ta siguroj edhe një marrëveshje tjetër mirëkuptimi nga Komuna e
Kamenicës së bashku me Gjilanin e Vitinë që e kanë realizuar me 16 dhjetor të vitit 2011.
Pra, janë siguruar gjithsej 4 marrëveshje.
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, për 11 vite sa ka qenë në krye të kësaj
komune, në mandatet 2000-2007 dhe 2009-2013, ka dhënë këto përgjigje në një intervistë të
realizuar me të për ta pyetur se a ka pasur bashkëpunime ndër-komunale dhe çfarë
bashkëpunime nëse ka pasur. Ai i ka dhënë këtë përgjigje.
“Sa unë kam qenë në mandat të Kryetarit të Komunës së Kamenicës 2000-2007, 2009-2013,
gjithsej 11 –vite, kemi pasur bashkëpunime mes komunave si vijon: 1. Komuna e Kamenicës
me Komunën Bunde të Gjermanisë, ku kemi vizituar atë komunë si dhe kryetarja e Komunës
Bunde njëherë na ka vizituar. Kjo komunë na ka ndihmuar me një sasi të invertarit për shkolla
deri sa transportin e kemi paguar nga buxheti komunal. 2. Komuna e Kamenicës me Komunën
Mustafa Kemal Pasa të Turqisë. Këtë bashkëpunim e ka inicuar kryetari i Shoqatës së
shqipëtarve në Bursa, Rexhep Gunduz. Kemi pasur vizita të ndërsjella të delegacioneve. Po
ashtu disa shkolla të Komunës së Kamenicës, si Shkolla e Mesme Teknike në Kamenicë,
Shkolla Fillore “Fan Noli” në Kamenicë, shkolla fillore “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, shkolla
fillore ‘’Sadri Misni” në Shipashnicë kanë lidhur bashkëpunime me nga një shkollë përkatëse
të komunës Mustafa Kemal Pasa dhe kanë pasur vizita dy herë të ndërsjella. Komuna e
Kamenicës me bashkësitë dhe Komunat e Qarkut të Lezhës së Shqipërisë. Ky Bashkëpunim ka
qenë në kuadër të një partneriteti për zhvillim lokal dhe punësim. Kemi pasur vizita të
45
ndërsjellta dhe vizita të përbashkëta të delegacioneve nga Kamenica dhe Qarku i Lezhës në
Irlandë dy herë, Palermo të Sicilisë në Itali, ku jemi njohur për mënyrën e funksionimit të
partneriteteve për zhvillimin lokal ekonomik dhe punësim. Në kuadër të një programi Demos
të Qeverisë Zvicerane kemi pasur disa punëtori të përbashkëta në mes komunave të regjionit të
Gjilanit. Datat e sakta tani nuk i mbaj mend, por bashkëpunimi me Komunën Bunde ka qenë
në mandatin 2004-2007, me Qarkun e Lezhës gjithashtu në këtë mandat, kurse me Komunën
Mustafakemalpasa në mandatin 2009-2013, ka filluar dhe vazhdon ende. Me komunat e
Kosovës, nuk kemi pasur bashkëpunime zyrtare apo vëllazërore, por vetëm kur ndonjë
organizatë ndërkombëtare na ka lidhur në kuadër të ndonjë projekti si programi Demos i
Qeverisë Zvicerane, programi i GIZ-it të Qeverisë Zvicerane për menaxhimin e mbeturinave
ku kemi pasur vizitë në Gjermani, delegacione të komunave të Kamenicës, Prishtinës dhe
Mitrovicës”.”65
Pra, nga përgjigjet e ish-Kryetarit të Kamenicës, shihet që gjatë mandatit të tij 11-vjeçar në
këtë komunë nuk ka realizuar bashkëpunime ndër-komunale. Kjo gjë nuk është pasqyrë e mirë
për një ish-kryetar, prandaj kjo komunë njihet si njëra prej komunave më të varfra në Kosovë.
Por, nëse ishin realizuar disa bashkëpunime ndër-komunale, nga Shaip Surdulli gjatë
mandateve të tij në këtë komunë, atëherë qytetarët e Kamenicës do të kishin mirëqenie më të
mirë me kushte ideale për të jetuar, e jo për të kërkuar punësim në qytete të tjera të Kosovës,
por edhe jashtë saj.
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës-16.12.201166
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe komunës së Novobërdës-
05.002.201867
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe Komunës s Gjilanit- 31.10.201868
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Ranillugut-
25.09.2018.69
65 Intervistë me ish-kryetarin e Komunës së Kamenicës, Shaip Surdullin, mars 2020, (përmes emailit).
66 Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit informatë mbi marrëvëshjet e Komunës së Gjilanit, (më 5 qershor 2020).
67 Zyra e informimit, Komuna e Kamenicës nformatë mbi marrëvëshjet e Komunës së Kamenicës, (më 1 korrik
2020).
68 Po aty.
69 Zyra e informimit, Komuna e Kamenicës nformatë mbi marrëvëshjet e Komunës së Kamenicës, (më 1 korrik
2020).
46
Pas nxjerrjes së këtyre rezultateve, del se Komuna e Kamenicës ka bashkëpunime ndër-
komunale, por nuk mund t’i quajmë të bollshme dhe të kënaqshme. Ajo që vërehet është se
bashkëpunimet ndër-komunale janë me komunat fqinje si, Novobërda, Gjilani, Vitia dhe
Ranillugu.
Nga rezultatet e nxjerra dhe të analizuar, nga bashkëpunimet ndër-komunale që i ka komuna e
Kamenicës, do të ndalemi dhe t’i analizojmë dy prej tyre, për t’i parë se çka kanë në brendësi
dhe për çfarë fushe janë realizuar këto marrëveshje. Te marrëveshja për bashkëpunim ndër-
komunal e lidhur me 25 shtator të vitit 2018, mes Komunës së Kamenicës dhe asaj të
Ranillugut, përbëhet prej dy faqeve dhe pesë neneve, po ashtu është e bërë në të dy gjuhët,
shqipe dhe atë serbe, pasi Ranillugu udhëhiqet nga kryetari serb Vladica Aritonovic.
Pra, në çdo marrëveshje apo bashkëpunimi ndër-komunal, në Nenin 1, shpjegohet qëllimi i
marrëveshjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje ka qenë bashkëpunimi i Komunës së Kamenicës dhe
Komunës së Ranillugut në sigurimin e fondeve për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e
impiantit dhe kolektorëve të ujërave të zeza.
Për të realizuar këtë marrëveshje këtyre dy komunave iu është dashur që të bashkëpunojnë dhe
të koordinohen me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Këto marrëveshje
bashkëpunimi hyjnë në fuqi pas 15 ditësh pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të MAPL dhe
pas publikimit në faqen e Komunës. Gjithashtu në fund të marrëveshjes, nënshkruhet nga të dy
kryetarët e komunës dhe janë vulat e komunës. Nga kjo marrëveshje secila nga palët i merr nga
dy kopje origjinale, pasi është hartuar në katër kopje.
Kurse marrëveshja tjetër e cila është e realizuar mes Komunës së Kamenicës dhe Komunës së
Novobërdës me 5 shkurt tëvitit 2018, thuhet se është bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
dhe Ligjit për Kufij Administrativë të Komunave e cila është nënshkruar nga Kryetari i
Komunës së Novobërdes Svetislav Ivanovic dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron
Kastrati.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka tjetër strukturë, por qëllimin e saj e ka të njëjtë si ajo mes
Ranillugut.
Qëllimi i kësaj marrëveshje për ndërtimin e rrugëve Novobërdë- Kamenicë- fshatrat Zmijanik-
Miganovc dhe Gogolovc.
Për t’u realizuar kjo marrëveshje ka marrë mbështetje edhe nga Ministria për Zhvillim Rajonal.
47
3.2 Bashkëpunimet ndër-komunale dhe ndërkombëtare në Komunën e Gjilanit
Komuna e Gjilanit del të jetë komuna, e cila ka realizuar më së shumti bashkëpunime ndër-
komunale. Nga marrëveshjet e siguruara nga Komuna e Gjilanit, kjo komuna ka pasur 10
marrëveshje për bashkëpunim ndër-komunal. Marrëveshjet më të shpeshta kanë qenë më
Komunën e Novobërdës, pasi edhe si komuna janë të lidhura më njëra tjetrën.
Përveç bashkëpunimeve ndër-komunale, Gjilani po ashtu ka pasur edhe bashkëpunime rajonale
dhe binjakëzime. Fillimisht do të paraqiten bashkëpunimet ndër-komunale që i ka pasur
Komuna e Gjilanit, po ashtu do të jenë edhe datat e sakta se kur janë zhvilluar këto
bashkëpunime ndër-komunale.
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Parteshit -11.01.201170
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Novobërdës -10.01.201171
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Novobërdës- 16.04.201372
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Parteshit-18.07.201173
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Vitisë-14.11.201174
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës-16.12.201175
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Novobërdes-14.04.201676
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Novobërdes-14.04.201277
Marrëveshje Mirëkuptimi në mes Komunës së Gjilanit dhe Lipjanit -17.08 201678
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, Vitisë - 14.07.201779
Në përgjithësi natyra e bashkëpunimeve ndër-komunale të këtyre komunave është ajo e
infrastrukturës, si asfaltimi i rrugëve të përbashkëta që lidhin komunat ndërmjet-vete dhe
bashkëpunimi për çështjen e mbledhje së mbeturinave, siç janë këto tri komuna Gjilani- Vitia
dhe Kamenica që ndryshe njihet si rajoni i Anamoravës.
70 Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit informatë mbi marrëveshjet e Komunës së Gjilanit, (më 5 qershor 2020).
71 Po aty.
72 Po aty.
73 Po aty.
74 Po aty.
75 Po aty.
76 Po aty.
77 Po aty.
78 Po aty.
79 Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit informatë mbi marrëvëshet e Komunës së Gjilanit, (më 5 qershor 2020).
48
Për këtë që po e them, do ta paraqes se çfarë përmbajnë dy marrëveshje ndër-komunale mes
Komunës së Gjilanit me Vitinë dhe Lipjanin.
Te marrëveshja e mirëkuptimit në mes Komunës së Gjilanit dhe Vitisë e cila është nënshkruar
me 4 korrik të vitit 2017-të, është e përbëra prej tri faqeve dhe nëntë neneve.
Në nenin 1 shpjegohet qëllimi marrëveshjes, i cili ka qenë ndërtimi i rrugës Kravaricë-
Ballancë, Komuna e Vitisë e gjatë 100 metra e gjerë 5 metra, me një vlerë të përafërt prej 100
e 10 mijë euro.
Këto marrëveshje bashkëpunimi hyjnë në fuqi pas 15 ditësh pas regjistrimit në Zyrën e
protokollit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, dhe pas publikimit në faqen e
Komunës. Në fund të marrëveshjes, nënshkruhet nga të dy kryetarët e komunës dhe janë vulat
e komunës. Nga kjo marrëveshje secila nga palët i merr nga dy kopje origjinale, pasi është
hartuar në katër kopje.
Edhe tek marrëveshja bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Lipjanit, janë të njëjtat
procedura sikurse ato që u shpjeguan më lartë. Kjo marrëveshje është nënshkruar me 7 gusht
të vitit 2016 dhe ka të bëj me asfaltimin e rrugëve, pra të infrastrukturës.
Në fillim të këtyre bashkëpunimeve ceket se këto marrëveshje bëhen në pajtim me kompetencat
vetanake së komunave sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Bashkëpunim Ndër-
komunal dhe rregullores për nxitjen e bashkëpunimit ndër-komunal.
Kjo marrëveshje është e përbërë prej katër faqeve dhe tetë neneve. Gjithashtu kjo marrëveshje
është e hartuar në tri kopje origjinale, ku palët nënshkruese e kanë marrë nga një kopje. Tri
kopje pasi është nënshkruar nga kryetarët e dy komunave nën prezencën e Ministrit të
Infrastrukturës në atë kohë Lutfi Zharku.
Do t’i paraqes edhe bashkëpunimet ndërkufitare dhe bashkëpunimet komunale ndërkombëtare
që i ka bërë Komuna e Gjilanit nga viti 2000 deri në vitin 2020.
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Qeverisë së Tirolit në Austri
12.05.2014
Marrëveshje Binjakzimi mes Komunës së Gjilanit dhe Kukësit80
Marrëveshje Binjakëzimi mes Komunës së Gjilanit dhe Yildirim-Bursa-Turqi81
Marrëveshje Binjakëzimi mes Komunës së Gjilanit dhe Lutterbach-Francë82
80 Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit informatë mbi marrëvëshjet e Komunës së Gjilanit, (më 5 qershor 2020).
81 Po aty.
82 Po aty.
49