The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Finale - Tema e Diplomes e permirsuar - SHKELQIMI - 27 tetor 2020

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Valon Syla, 2020-11-03 03:29:02

Finale - Tema e Diplomes e permirsuar - SHKELQIMI - 27 tetor 2020

Finale - Tema e Diplomes e permirsuar - SHKELQIMI - 27 tetor 2020

Marrëveshje Binjakëzimi mes Komunës së Gjilanit dhe Leper –Belgjikë83
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës 22.12.201784
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Çairit-22.10.201485

Po ashtu, do ta jap edhe një shembull se si realizohen bashkëpunimet rajonale dhe çfarë
përfitimi kanë komunat prej tyre. Për t’i shpjeguar më mirë përfitimet nga bashkëpunimet
rajonale, kam realizuar një intervistë të shkurtër me ish-drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim
Ekonomik në Komunën e Gjilanit.

Marrëveshja e Komunës së Gjilanit dhe asaj të Çairit e cila është nënshkruar me 22 dhjetor të
vitit 2014. Kjo marrëveshje është si rezultat i programit të bashkëpunimit ndërkufitar për një
thirrje që ka pasur Komisioni Evropian.

Në këtë projekt të dy komunat kanë aplikuar dhe kanë dalë fituese. Ky projekt e ka kushtuar
mbi 500 mijë euro dhe objektivi i përgjithshëm ka qenë “Valorizimi i tregëtisë/zejeve
tradicionale dhe potencialeve të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe atë të Gjilanit”.
Se si është arritur kjo marrëveshje, cili ka qenë qëllimi i këtij bashkëpunimi ndërmjet Komunës
së Gjilanit dhe asaj të Çairit ka treguar në detaje ish-Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim
Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Agim Zuzaku.

“Marrëveshja ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Çairit është si rezultat i programit
të bashkëpunimit ndërkufitar për një thirrje që e ka pasur Komisioni Evropian. Si dy komuna
bashkërisht kanë aplikuar në këtë thirrje dhe kanë dalë fituese të projektit të valorizimit të
tregtisë, zejeve tradicionale dhe potenciale të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe
Komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij projekti ka qenë me i funksionalizuar zejet. Komuna e
Çairit njihet si një komunë jashtëzakonisht e mirë dhe një komuna e cila ka ndikuar në
përpunimin e zejeve. Qëllimi kryesor ka qenë që ta kemi një bashkëpunim dhe të marrim
përvoja njëra prej tjetrës që të zhvillohen të dy komunat njëkohësisht. Qëllimi i këtij projekti
ka qenë që t’i ndihmojnë ndërmarrjet sociale. Aktivitetet e këtij projekti kanë qenë shkëmbimi
i përvojave në mes të zejtarëve të dy komunave, pastaj ka qenë panairi i përbashkët dhe ka qenë

83 Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit informatë mbi marrëvëshjet e Komunës së Gjilanit, (më 5 qershor 2020).
84 Po aty.
85 Po aty.

50

dhënia e nën grandeve për bizneset sociale, në fakt këto zejet tradicionale të cilat sadopak i
kanë ndihmuar këto bizneset e vogla apo zejtarët në këtë rast”86.

3.3 Bashkëpunimet ndër-komunale në Viti

Pas kërkesës së dërguar në Komunën e Vitisë për qasje në dokumente zyrtare, kam arritur t’i
siguroj vetëm katër marrëveshje të bashkëpunimeve ndër-komunale dhe komunale
ndërkombëtare. Dy marrëveshje janë ndër-komunale dhe dy tjera komunale ndërkufitare.
Komuna e Vitisë në përgjigjen zyrtare i ka dërguar vetëm katër marrëveshje, sipas tyre vetëm
këto marrëveshje janë në arkivin e komunës.

Mirëpo, unë kam arritur t’i siguroj edhe dy marrëveshje tjera ndër-komunale mes komunës së
Vitisë dhe Gjilanit me 14 nëntor të vitit 2011 dhe ajo mes Komunës së Vitisë, Gjilanit dhe
Kamenicës me 16 dhjetor të vitit 2011.

Pra, në total kam arritur t’i siguroj gjashtë marrëveshje, katër prej tyre janë bashkëpunime ndër-
komunale, kurse dy prej tyre janë bashkëpunime komunale ndër-kombëtare.
Fillimisht do të paraqiten bashkëpunimet ndër-komunale që i ka pasur Komuna e Vitisë, po
ashtu do të jenë edhe datat e sakta se kur janë zhvilluar këto bashkëpunime ndër-komunale.

Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Vitisë dhe Ferizajt- 02.03.201587
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, Vitisë - 14.07.201788
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit dhe Vitisë-14.11.201189
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës-16.12.201190
Në përgjithësi natyra e bashkëpunimeve ndër-komunale të këtyre komunave është ajo e
infrastrukturës, si asfaltimi i rrugëve të përbashkëta që lidhin komunat ndërmjet-vete,
bashkëpunimi për linjat e udhëtimeve ndër-mjet këtyre komunave dhe bashkëpunimi për

86 Intervistë me ish-Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Agim Zuzaku, maj 2020,
(live).
87 Zyra e informimit, Komuna e Vitisë nformatë mbi marrëveshjet e Komunës së Vitisë (më 26 shkurt 2020).
88 Po aty.
89 Zyra e Informimit, Komuna e Gjilanit, informatë mbi marrëveshjet e Komunës së Gjilanit (më 5 qershor 2020).
90 Po aty.

51

çështjen e mbledhje së mbeturinave, siç janë këto tri komuna Gjilani- Vitia dhe Kamenica që
ndryshe njihen si rajoni i Anamoravës.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunal ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Ferizajt, e cila
është nënshkruar me 2 mars të vitit 2015. Kjo marrëveshje është e përbëra prej dy faqeve dhe
10 neneve.
Në nenin 1, shpjegohet qëllimi i marrëveshjes i cili është që të rregulloj në mënyrë reciproke
transportin e rregullt të udhëtarëve me autobus nëse mes këtyre dy komunave nga operatorët e
licencuar të transportit.
Kjo marrëveshje është mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës.
Po ashtu, vlen të theksohet se palët nënshkruese mund ta shkëpusin marrëveshjen, gjashtë muaj
pas datës së pranimit të njoftimit për shkëputjen e marrëveshjes nga njëra ose tjetra palë
nënshkruese.
Këto marrëveshje bashkëpunimi hyjnë në fuqi pas 15 ditësh pas regjistrimit në Zyrën e
protokollit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, dhe pas publikimit në faqen e
Komunës. Në fund të marrëveshjes, nënshkruhet nga të dy kryetarët e komunës dhe janë vulat
e komunës. Nga kjo marrëveshje secila nga palët i merrë nga dy kopje origjinale, pasi është
hartuar në katër kopje.

Për këtë që po e them, do ta paraqes se çfarë përmbajnë dy marrëveshje ndër-komunale mes
Komunës së Vitisë me Ferizajn dhe Gjilanin.
Gjithashtu edhe te marrëveshja e mirëkuptimit në mes Komunës së Gjilanit dhe Vitisë e cila
është nënshkruar me 4 korrik të vitit 2017-të, është e përbëra prej tri faqeve dhe nëntë neneve.
Në nenin 1 shpjegohet qëllimi marrëveshjes, qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi ka qenë
ndërtimi i rrugës Kravaricë-Ballancë, Komuna e Vitisë e gjatë 100 metra e gjerë 5 metra, me
një vlerë të përafërt prej 100 e 10 mijë euro.
Këto marrëveshje bashkëpunimi hyjnë në fuqi pas 15 ditësh pas regjistrimit në Zyrën e
protokollit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, dhe pas publikimit në faqen e
Komunës. Në fund të marrëveshjes, nënshkruhet nga të dy kryetarët e komunës dhe janë vulat
e komunës. Nga kjo marrëveshje secila nga palët i merr nga dy kopje origjinale, pasi është
hartuar në katër kopje.
Do t’i paraqes edhe bashkëpunimet rajonale dhe binjakëzimet që i ka Komuna e Vitisë ndër-
vite.

52

Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Velika Pisaninës 16 prill
2019.91
Marrëveshje Mirëkuptimi mes Komunës së Vitisë dhe Ministrisë Federale të Bashkëpunimit
Ekonomik dhe Zhvillimit. 18 dhjetor 2017.92

Po ashtu, do ta jap edhe një shembull se si realizohen bashkëpunimet rajonale dhe çfarë
përfitimi kanë komunat prej tyre.
Marrëveshja mes Komunës së Vitisë dhe asaj të Pisanisë në Kroaci është nënshkruar me 16
pril të vitit 2019 dhe është e përbërë prej gjashtë faqeve e 12 neneve.
Në nenin 1. Shpjegohet marrëveshja e cila është nënshkruar, për vendosjen e bashkëpunimit të
ndërsjellët në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimin ndërmjet subjekteve
ekonomike, institucioneve arsimore, kulturore, sportive dhe shoqërisë ndërmjet këtyre dy
komunave.
Në nenet tjera, shpjegohet se bashkëpunimi duhet të kryhet në veçanti në secilën fushë siç janë,
turizmi, bujqësia, tregtia dhe artizanatet. Në disa nene të veçanta, tregohen në veçanti se duhet
të ketë bashkëpunime në fusha të caktuara.
Gjithashtu, në mënyrë që të zbatohet kjo marrëveshje, këto dy komuna e krijojnë një komision
të përbashkët për t’i realizuar programet individuale për fushat specifike të cilat janë mbuluara
nga kjo marrëveshje.
Marrëveshjet e tilla hyjnë në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj dhe ndërprehën në momentin që
njëra palë nuk shpreh vullnet për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Marrëveshjet rajonale, njëjtë si ato ndër-komunale, bëhen nga katër kopje duke i ruajtur secila
palë nga dy kopje.

91 Zyra e informimit, Komuna e Vitisë nformatë mbi marrëveshjet e Komunës së Vitisë (më 26 shkurt 2020).
92 Po aty.

53

3.4 Përmbledhje për kapitullin

Komuna e Gjilanit ka qenë më aktive sa i përket bashkëpunimeve ndër-komunale, ndërkufitare
dhe bashkëpunimeve komunale ndërkombëtare. Komunat me të cilat ka pasur bashkëpunime
ndër-komunale, Komuna e Gjilanit janë Novobërda, Kamenica, Vitia dhe Lipjani. Gjilani ka
realizuar 10 marrëveshje të bashkëpunimit ndër-komunal me komunat e Kosovës. Po ashtu,
komuna e Gjilanit ka pasur shtatë bashkëpunime ndër-kufitare dhe bashkëpunime komunale
ndërkombëtare.
Komuna e Vitisë nuk ka bërë shumë bashkëpunime ndër-komunale. Vitia po ashtu ka pasur
edhe bashkëpunime komunale ndërkombëtare të cilat janë ndihmuar nga Ministria e
Administratës dhe Pushtetit Lokal. Vitia ka realizuar katër bashkëpunime ndër-komunale dhe
dy bashkëpunime komunale ndërkombëtare.

Komuna e Kamenicës ka realizuar vetëm katër marrëveshje për bashkëpunim ndër-komunal.
Bashkëpunimet ndër-komunale të pakta për këtë komunë tregojnë aktivitetin e pakët të krerëve
të kësaj komune që kanë pasur për vite të tëra. Nga këto bashkëpunime ndër-komunale, mund
të themi se përfitojnë qytetarët e vendeve rurale në këto komuna, pasi zakonisht marrëveshjet
që realizohen janë të në aspektin infrastrukturor, pasi jemi shtet në tranzicion, shumë fshatra,
lagje nuk i kanë pasur dhe nuk i kanë gjërat elementare të infrastrukturës, si asfaltin, rrjetin e
kanalizimit.

Shembull i mirë është bashkëpunimi rajonal apo komunal ndërkombëtarë është mes Gjilanit
dhe Çairit, komuna të cilat kanë fituar projekt nga Komisioni Evropian, të cilat i ndihmojnë
bizneseve të zejeve në mënyrë që tregu i tyre të zgjerohet jo vetëm brenda komunës së tyre,
por edhe jashtë saj e deri në shtete tjera, në mënyrë të tillë e rrisin ekonominë e komunës.

Bashkëpunimet për nga përmbajtja nuk dallojnë, nga dy bashkëpunimet ndër-komunale të
analizuara nga kjo Kamenica, njëri është për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza e tjetra
është për asfaltimin e rrugëve. Nëse e shohim bashkëpunimin ndër-komunal ndërmjet
Kamenicës dhe Ranillugut, e cila është një komunë serbe e udhëhequr nga një kryetar serb,
bashkëpunimet ndër-komunale, kanë edhe anën e tyre pozitive edhe në afrimin e komitetit serb,
pasi përfitojnë qytetarët e dy komunave, pa marrë parasysh etnitetin e tyre, këto po e them
sepse në Kamenicë, ka shumë fshatra të cilët janë të banuar nga komiteti serb.

54

Se bashkëpunimet ndër-komunale, janë të rëndësishme për t’ia lehtësuar qytetarëve të saj
kushtet për jetesë, tregon marrëveshja ndërmjet Vitisë dhe Ferizajt. Kjo marrëveshja ka të bëj
me transport. Fakti që këto komuna janë njëra tjetrës e banorët e tyre, ndodh që banorët e Vitisë
të punojnë në Ferizaj e të Ferizajt në Viti, kjo marrëveshje ia ka siguruar transportin reciprok
për një pikë të caktuar për fshatin Sllatinë i cili është në Komunë të Vitisë. Në këtë mënyrë,
banorët që udhëtojnë në këto vend-ndalje nga Ferizaj dhe vend-ndaljet nga Vitia, i largohet një
barrë e madhe për çështjen e udhëtimit, kjo ndikon në aspektin ekonomik të secilit qytetar që e
prek kjo marrëveshje në aspektin pozitiv, sepse jo të gjithë i kanë pasur mundësitë që të
udhëtojnë me vetura private apo taksi.

3.5 Rekomandime për kapitullin

 Bashkëpunimet ndër-komunale, nga Gjilani, përveç çështjeve të infrastrukturës, duhet të
fokusohen edhe në lëmit e tjera të cilat i sjellin përfitime bizneseve të vogla, qytetarëve. Në
këtë aspekt duhet të fokusohen bashkëpunimet ndër-komunale, të tre kryetarët e komunave
Gjilan, Viti dhe Kamenicë, duhet të bëjnë projekt propozime që të aplikojnë si komuna
bashkërisht në fitimin e granteve të jashtme që jepen nga Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal dhe nga grantet europiane në kuadër të qeverisjes lokale dhe të implementohen
në komuna duke ia mundësuar qytetarëe që të përfitojnë në mënyrë direkte apo indirekte nga
këto marrëveshje gjatë jetës së tyre të përditshme duke ia siguruar jetesën.

 Si Gjilani, bashkëpunimet ndër-komunale Kamenica duhet t’i zgjeroj në fushat fitimprurëse të
cilat e rrisin ekonominë e tyre, në mënyrë që t’i stimuloj qytetarët e dy komunave të punojnë
bashkë.

 Kamenica duhet që t’i japë kujdes më shumë dokumenteve të bashkëpunimeve ndër-komunale,
ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare, duke i ruajtur mirë në arkiv. Zyra e informimit i ka
pasur vetëm tri marrëveshje ndër-komunale, të cilat janë bërë së fundmi nga kryetari Qëndron
Kastrati, një bashkëpunim e kam siguruar unë, pasi sipas komunës, dokumentet në arkiva nuk
janë më, pasi është djegur arkiva e komunës para disa kohe. Komuna e Kamenicës duhet të
digjitalizimin e dokumenteve të rëndësishëm siç janë të bashkëpunimeve ndër-komunale dhe
të vendosen në uebfaqen e komunës duke qenë informatat publike për ata persona që dëshirojnë
të kenë informacione për këtë fushë.

55

 Gjilani dhe Vitia, po ashtu duhet të jenë më transparent e bashkëpunues, pasi nuk i kanë të
ruajtura të gjithë dokumentet e bashkëpunimeve ndër-komunale në një vend të duhur në arkivin
e komunës që të kenë qasje të lehtë. Njëjtë si Kamenica, edhe këto dy komuna duhet të bëjnë
digjitalizimin e dokumenteve dhe vendosjen e tyre nëpër uebfaqet e komunave që ta kenë
informacionin më të lehtë.

 Gjilani, Vitia dhe Kamenica, por edhe të gjitha komunat tjera në Kosovë duhet që t’i japin
prioritet në digjitalizimin e dokumenteve të rëndësishëm siç janë bashkëpunimet ndër-
komunale, ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare. Unë, kam pritur me muaj që t’i marrë
dokumentet e kërkuara për temë të diplomës, duke i dërguar, ridërguar dhe thirrur me dhjetëra
herë, kryetarët e komunave, zyrtarët për informim vetëm që t’i siguroj dokumentet e nevojshme
e të cilat në fund nuk i kam marr ashtu siç kam kërkuar, pasi arsyet e tyre kanë qenë të
panumërta. Për këtë arsye komunat duhet që të bëjnë një rubrikë të veçantë për bashkëpunimet
ndër-komunale, ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare në uebfaqën e komunës, që qasja
të jetë e lehtë dhe e pamundimshme për studiues si unë, gazetarë, profesor dhe për qytetarët e
komunave përkatëse.

 Komunat duhet që të bëjnë përpjekje për më shumë bashkëpunime ndër-komunale, pasi tashmë
investimet kapitale varen edhe nga këto bashkëpunime, sipas Ministrisë së Administrimit dhe
Pushtetit Lokal. Vendimi i MAPL-së, që investimet kapitale të varen edhe nga bashkëpunimet
ndër-komunale për komuna është i qëlluar, pasi vetëm në këtë mënyrë i nxitë kryetarët e
komunave që t’i japin prioritet dhe ta rrisin interesimin për bashkëpunime ndër-komunale.

 Përveç bashkëpunimeve ndër-komunale, Gjilani, Kamenica dhe Vitia, duhet t’i japin rëndësi
edhe bashkëpunimeve ndërkufitare apo rajonale me komunat e shteteve fqinje dhe
bashkëpunimeve komunale ndërkombëtare.

56

KAPITULLI IV
4. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Në këtë kapitull të punimit do të trajtohet metodologjia e hulumtimit në këtë punimi ku jemi
përqendruar në mënyrën se si është realizuar hulumtimi duke përfshirë mbledhjen e të
dhënave, metodat e përdorura, populacionin, mostrën dhe analizimin e të dhënave të
mbledhura. Metodologjia hulumtuese bazohet në të dhënat primare.

4.1 Populacioni dhe Mostra

Metodologjia e përdorur për arritjen e qëllimit të punimit është ajo e hulumtimit duke përfshirë
ato sasiore dhe cilësore. Për sa i përket pjesës sasiore, të dhënat janë mbledhur përmes
pyetësorit kurse për pjesën cilësore është aplikuar metoda e intervistës së qytetarëve dhe
përfaqësueseve të komunave.
Metodat e hulumtimit të këtij punimi janë burimet primare të nxjerra nga hulumtimi përmes
pyetjeve të anketimeve, intervistave etj, në tri komunat e Anamoravës, Kamenicë, Gjilan dhe
Viti
Për realizimin e qëllimit është përdorë metoda e anketimit përmes pyetësorëve në mënyrë të
drejtpërdrejtë. Pyetjet janë kryesisht cilësore dhe ato janë të tipit të mbyllur, tipit të hapu. Në
pyetësorë kanë marrë pjesë kampion të rastësishëm, pra i bie që anketimet mund të bëhen në
rrugë, në kafe, fakultet apo diku tjetër.

4.2 Analiza e të dhënave (Metoda e analizës statistikore)

Analiza e të dhënave do të bëhet me ndihmën e programit të Microsoft Excel dhe përmes
programit Microsoft Excel janë nxjerrë grafikët të cilat janë të paraqitura në këtë punim.
Analiza statistikore e përdorur është ajo deskriptive/përshkruese.

4.3 Intervistat me kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe me sekretaren e
përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal

57

4.3.1. Intervista me kryetarin e Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati

1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së
Kamenicës?

Qëndron Kastrati: Bashkëpunimet ndër-komunale brenda dhe jashtë Kosovës janë tejet të
rëndësishme në vendosjen e marrëdhënieve mes dy institucioneve që kanë qëllime të
përbashkëta në fusha me interes për të dyja palët. Për një komunë të vogël siç është Kamenica,
binjakëzimi me komuna tjera sidomos me ato jashtë Kosovës, do të ndihmonte target grupet që
përcaktohen varësisht nga përfaqësuesit e dy apo më shumë institucioneve.

2. Sa bashkëpunime ndër-komunale i keni realizuar deri më tani si kryetar i kësaj
komune dhe sa rëndësi i keni dhënë atyre?

Qëndron Kastrati: Me marrëveshje ndër-komunale, kompetencat e secilës palë të përfshirë
do të jenë më efikase në punë e detyra si dhe do të ndihmojë në realizimin e interesave të
përbashkëta të komunave për zhvillim lokal. Ne tashmë kemi krijuar marrëveshje me Komunën
e Gjilanit, Novëbërdës e Ranillugut dhe normalisht që angazhimi ynë ka qenë maksimal sepse
bashkëpunimi me këto tri komuna ka ndikim në jetën e qytetarëve tanë. Me Komunën e
Novëbërdës dhe Ranillugut, kemi aplikuar për fonde që do rregullojnë çështjen e
infrastrukturës. Me Ranillugun bashkëpunimi ka qenë për sigurimin e fondeve për trajtimin e
ujërave të zeza, ndërtimin e impiantit dhe kolektorit, kurse me Novëbërdën, qëllimi I
bashkëpunimit ka qenë për mbështetjen nga MZHR-ja për asfaltimin e rrugës Novëbërdë –
Kamenicë, konkretisht në fshatrat Zmijanik- Miganoc- Gogolovc.

3. A mund ta rrisin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë siç është Kamenica?

Qëndron Kastrati: Normalisht që me bashkëpunime ndër-komunale në numër më të madh,
ndikon edhe në uljen e papunësisë. Shembulli konkret është me Komunën e Gjilanit ku kemi
nënshkruar marrëveshje për projektin “Të rinjtë në Agrobiznes – Regjioni Ekonomik Lindor”,
që si qëllim kishte krijim të punësimit fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë e
kësaj ane, e sidomos për ata që jetojnë në zona rurale e shfaqin ide inovative për bujqësinë e
agrobiznes. Dihet që komuna jonë ka hapësirë të madhe gjeografike dhe kushtet atmosferike

58

janë tejet të përshtatshme në zhvillimin e bujqësisë. Synimi ynë është të krijojmë bashkëpunime
ndër-komunale edhe jashtë Kosovës. Kemi biseduar edhe me disa komuna në Turqi, Irlandë,
Shqipëri e Austri, me të cilat jemi duke bashkëpunuar për krijimin e projekteve të përbashkëta
në të ardhmen.
4. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë
tjetër, përmendeni ndonjë vështirësi që keni hasur deri në realizimin e ndonjë
bashkëpunimi ndër-komunal?
Qëndron Kastrati: Kur interesat e dy apo më shumë palëve janë të përbashkëta atëherë nuk
mund të ketë vështirësi në bashkëpunim. Çështjet procedurale janë sfidë më vete për secilin
institucion, por detyra e secilës komunë është të ofroj zgjidhje.
5. A realizojnë pak bashkëpunime ndër-komunale komunat në Kosovë?
Qëndron Kastrati: Në përgjithësi komunat në Kosovë realizojnë shumë pak marrëveshje
ndër-komunale e që do duhej të ketë më shumë të tilla. Bashkëpunimi mes komunave të
Kosovës sjellin projekte të rëndësishme e arritje të qëllimeve të përbashkëta, kurse me ato
jashtë vendit përpos që realizohen projekte, sjellin edhe diversitet.

59

4.3.2. Intervista me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së Gjilanit?

Lutfi Haziri: Bashkëpunimet ndër-komunale janë domosdoshmëri në kuptimin e zbatimit të
detyrave ligjore për vetë komunat edhe një numër i përgjegjësive dhe i detyrave, detyrimisht i
kërkohet një bashkëpunim edhe ndër-komunal, qofshin ato në trajtimin temave të përditshëm
për përmirësimin e jetës së qytetarëve apo programet zhvillimore ekonomike edhe programet
e tjera për zbatim të politikave zhvillimore në përgjithësi. Gjilani është qendër regjionale
kryesore në lindje të Kosovës dhe në këtë rast detyrimisht na ҫon drejtë një bashkëpunimi me
komuna më të vogla, sepse karakteristikat e të qenit komunë kufitare, jo vetëm në rrafshin ndër-
komunal brenda Kosovës, por edhe bashkëpunimin ndërkufitar nga Komuna e Maqedonisë
Veriore, apo edhe të Serbisë janë pjesë e politikave tona.

2. Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet ndër-komunale për një komunë siç është Gjilani?
Lutfi Haziri: Janë të rëndësisë jetike, sepse Kosova si territor me komuna janë tregje të vogla,
janë komuna me pozitë gjeografike dhe me mundësi shumë të vogla. Kur bashkohen komunat,
bashkohen njerëzit, bashkohen tregjet edhe jo vetëm në aspektin ekonomik që ndikon për
imputet zhvillimore, por bashkëpunimi edhe sektorial, edhe ndihmat tjera në fusha të ndryshme
siç e ka Gjilani bashkëpunimin me Novobërrdën edhe me komunat e Parteshit, Ranillugut dhe
Kamenicës në rrethin e parë, në rrethin e dytë në komunat e sektorit të lindjes ku hynë edhe
Ferizaj si qendër e madhe, dhe prej Shtërpces deri në Kamenicë, është një bashkëpunim ndër-
komunal i organizuar. Bashkëpunimi ndërkufitar që përfshinë Kumanovën, Likovën,
Preshevën, Bujanocin, Medvegjen edhe komunat si Veleci dhe Krivapallanka që janë në
Maqedoni.

3. A mund ta rrisin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë siç është Gjilani?

Lutfi Haziri: Natyrisht që po. Ne jemi njëra prej komunave që ka realizua parametra për
zhvillim lokal-ekonomik, e gjitha kjo është bazuar në bashkëpunim të mirë ndër-komunal
brenda territorit të Kosovës. Por, në veçanti edhe bashkëpunim ndërkufitar me komunat nga
këto dy shtetet që i përmenda. Trekëndëshi i bashkëpunimit, Maqedoni e Veriut dhe Serbi në

60

kuptimin e bashkëpunimeve ndër-komunal është i njohur edhe për Bashkimin Evropian, për
bashkëpunimin trekëndëshit kufitar, Gjilan – Kumanovë, - Preshevë.
4. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë tjetër,
përmendeni ndonjë vështirësi që keni hasur deri në realizimin e ndonjë bashkëpunimi
ndër-komunal?
Lutfi Haziri: Nuk kem pasur vështirësi, vështirësia e vetme që përmendet është politike, me
komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, sepse, legjislacioni i shteteve përkatëse kur i zgjedh
këto komuna për bashkëpunime, ka probleme politike, për shembull, Qeveria e Serbisë duhet
të japë leje për shkallët e bashkëpunimit të pushtetit lokal, sepse trajtohen këto tema edhe në
aspektin politik. Më herët ka pasur probleme të sigurisë në rrethin kufitar me Maqedoninë e
Veriut, edhe me Serbinë kemi pasur probleme serioze për të arritur deri te bashkëpunimi ndër-
kufitar. Por, tashmë janë përballu shumica prej tyre dhe sektori i Gjilanit është shembulli më i
mirë i bashkëpunimit ndër-etnik, ndër-kufitar, ndër-komunal i cili për imput për kornizën
kryesore të bashkëpunimit, e ka bashkëpunimin ndër-komunal.
5. A duhet t’i jepet ma shumë rëndësi bashkëpunimeve ndër-komunale?
Lutfi Haziri: Duhet t’i jepet shumë më shumë rëndësi. Pas bashkëpunimeve ndër-komunale
brenda Kosovës, e në veçanti bashkëpunimit ndërkufitar si program i Bashkimit Europian, i
cili është pjesë e realizimit, ku pushteti lokal, komuna e ka rolin kryesor në ndërtimin e
politikave lokale.

61

4.3.3. Intervista me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin

1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së
Vitisë?

Sokol Haliti: Bashkëpunimet ndër-komunale për mua si kryetar komune, për shkak se me
anë të këtyre bashkëpunimeve funksionimi i Komunës bëhet më operativ nëse kemi ndonjë
projekt i cili së shpejti pritet për tu implementuar.

2. Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet ndër-komunale për një komunë siç është
Vitia?

Sokol Haliti: Komuna e Vitisë, ka bashkëpunuar në dy kategori në kuadër të bashkëpunimit
ndër-komunal. Njeri është bashkëpunimi ndër-komunal me komunat në republikën e Kosovës
dhe tjetri është bashkëpunimi ndër-kombëtar me komunat e shteteve te ndryshme. Janë të
rëndësishme këto bashkëpunime sepse ofrojnë projekte të përbashkëta në kuadër të shërbimeve
publike si dhe financim të përbashkët dhe investime gjithë përfituese.
Këto lloje të bashkëpunimeve janë shumë të dobishme për shkak të shkëmbimit të ideve,
informatave dhe përvojave të ndryshme.

3. Sa bashkëpunime ndër-komunale i keni realizuar deri më tani si kryetar i kësaj
komune dhe sa rëndësi i keni dhënë atyre?

Sokol Haliti: Komuna e Vitisë është ndër komunat e para dhe po thuajse e vetme në
marrëveshjet ndër-komunale. Komuna e Vitisë ka realizuar suksesshëm dhe është ende në
bashkëpunim me komunën e Kirchain në Gjermani, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi Komuna
e Vitisë është futur në agjendën 2020,2030 të OKB-së në sferën e ambientit. Bashkëpunim
tjetër i suksesshëm i komunës së Vitisë është edhe bashkëpunimi me komunën e Velika
Pisanica të Kroacisë në lëmit e Ekonomisë, Arsimit dhe Sportit, ku komuna e Vitisë do të
aplikojë në fondet e Bashkimit Europian IPA3. Gjithashtu komuna e Vitisë ka pasur
bashkëpunim ndërkufitar me komunën e Likovës në projektin e Bashkimit Europian, projekt i
cili është quajtur “Kultura në Aksion”. Komuna e Vitisë suksesshëm ka realizuar edhe
projektin tjetër me komunën e Kriva Palankes i cili projekt ka qenë ndër-komunal (Cross-
Border) nga fondet e Bashkimit Europian dhe është realizuar në kuadër të projektit të

62

përbashkët “Turizmi pa Kufi”. Në kuadër të bashkëpunimeve ndër-komunale me komunat e
Kosovës, komuna e Vitisë dhe komuna e Kllokotit kanë realizuar projektin e asfaltimit,
trotuaret e rrugës Mogillë-Viti. Gjithashtu me komunën e Gjilanit është asfaltuar rruga Remnik-
Nasalë. Shpresojë se shumë shpejtë ne do të jemi përfitues edhe të projektit tjetër të radhës në
kuadër të bashkëpunimeve ndër-komunale.

4. A mund ta rritin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë siç është Vita?

Sokol Haliti: Është realitet se bashkëpunimet ndër-komunale zbusin papunësinë dhe rrisin
ekonominë e një Komune nëse projektet dedikohen lëmineve të cilët kanë të bëjnë më
ekonomi.

5. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë
tjetër?

Sokol Haliti: Kjo është një sfidë në vete e cila do një staf të përgatitur profesionalisht, gjë që
komunës tonë nuk i ka munguar që nga fillimi dhe fazat e implementimit të projekteve të
tilla, kërkojnë mund dhe kohë, mirëpo nëse ekziston vullneti dhe dëshira atëherë kjo është
lehtësisht e arritshme.

6. A realizojnë pak bashkëpunime ndër-komunale në përgjithësi komunat në Kosovë
dhe a duhet t’i jepet ma shumë rëndësi?

Sokol Haliti: Komunat në Kosovë realizojnë shumë pak projekte, ndoshta për shkak të
neglizhencës dhe mos përvojës në këtë lëmi. Projekteve ndër-komunale duhet kushtuar më
shumë vëmendje dhe rëndësi sepse në to edhe jemi përfitues të mjeteve financiare për
realizimin e projekteve dhe shkëmbimit të ideve dhe informatave të ndryshme në mes të dy
komunave bashkëpunuese.

63

4.3.4 Intervistë me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal,
Rozafa Ukimeraj

Ju si ministri, si e shihni në aspektin e përgjithshëm bashkëpunimet ndër-komunale?

Bashkëpunimi ndër-komunal është fushë specifike e vetëqeverisjes lokale e paraparë me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Ligjin për
Bashkëpunim Ndër-komunal. Bashkëpunimi në mes të komunave mund të bëhet sipas
kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm, dhe atë për
kompetencat vetanake dhe të zgjeruara të komunave. Ministria e Administrimit të Pushtetit
Lokal, bazuar në rregullore (qrk) - nr. 05/2020 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës
së kryeministrit dhe ministrive është përgjegjëse për promovimin, përkrahjen dhe mbikëqyrjen
e bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkufitarë, andaj edhe si ministri i kushtojmë rëndësi
të veçantë kësaj fushe, ku përmes veprimeve konkrete vit pas viti, ka nxitur bashkëpunimin
ndërmjet komunave si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, me qëllim zhvillimin socio ekonomik
lokal, shkëmbimin e përvojave, zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, rritjen e efikasitetit dhe
cilësisë së shërbimeve komunale si dhe ofrimin e mundësive për komunat
që të kenë qasje në fonde nga Buxheti i Kosovës i dedikuar për këtë fushë. Po ashtu duke i
mundësuar edhe qasje në fondet IPA të BE-së për bashkëpunim Ndërkufitar.

Në vitin 2020 në bashkëpunim me OSBE-në dhe komunat, kemi hartuar
një analizë për vlerësimin e nevojave të komunave në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal,
e cila gjithashtu përmban edhe një plan veprimi si dhe udhëzuesin për identifikimin dhe
hartimin e projekteve në këtë fushë. Ky raport do të publikohet në tri gjuhë gjatë muajit qershor
2020, dhe do të shërbejë për zhvillimin e kësaj fushe, si për institucionet qendrore, ashtu edhe
për ato lokale si dhe partnerët dhe donatorët ndërkombëtar.

Cilat janë mundësitë që ia ofroni komunave ju si Ministri e Administrimit të Pushtetit
Lokal, për t’i realizuar bashkëpunimet ndër-komunale? A i stimulon MAPL-ja, komunat
për t’i realizuar bashkëpunimet ndër-komunale?

Mundësitë dhe përkrahja që ofron Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për komunat
në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal janë si vijon:

64

- Përmes ndarjes së Mjeteve financiare nga buxheti vjetor i Ministrisë, të dedikuara për
financimin e projekteve kapitale, që përfshinë dy apo më shumë komuna. Ndarja e mjeteve
bëhet përmes thirrjeve publike, ku bashkëpunimi ndër-komunal është një ndër kriteret
kryesore. Komunat aplikojnë me projekte kapitale të përbashkëta dhe financimi i tyre bëhet pas
vlerësimit nga Ministria bazuar nëpër mbushjen e kritereve të përcaktuara ligje;

- Përmes implementimit të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të fondeve
IPA II, të financuara nga Bashkimit Europian. MAPL, aktualisht implementohen tri Programe
të bashkëpunimit ndër-kufitar me tre shtete fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin
e Zi. Për arsye të njohura politike, bashkëpunimi me Serbinë akoma nuk është realizuar. Në
kuadër të tre programeve, Kosova mban statusin e vendit lider për programin e bashkëpunimit
ndërkufitar me Maqedoninë Veriore. Komunat e Kosovës në bashkëpunim me komunat e
vendeve fqinje dhe organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me projekte të përbashkëta, pas
hapjes së thirrjeve për projekt propozime.
- Ngritjes së kapaciteteve profesionale të komunave, përmes trajnimeve dhe punëtorive
të përbashkëta të financuara dhe organizuara në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë,
OSBE-në dhe donatorë të tjerë;
- Zhvillimit strategjik të bashkëpunimit ndër-komunal përmes vlerësimit të nevojave
të komunave në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal, planit të veprimit dhe udhëzuesit për
hartimin e projekteve;
- Promovimit dhe nxitjes së bashkëpunimit ndër-komunal dhe komunal ndërkombëtarë përmes
iniciativave të ndryshme dhe Aktiviteteve me komuna nga divizioni për bashkëpunim ndër-
komunal.

Cilët janë hapat të cilët duhet duhet t’i ndërmarrin komunat me MAPL-n, për t’i
realizuar bashkëpunimet ndër-komunale?

Bashkëpunimi ndër-komunal duhet të realizohet konfrom legjislacionit në fuqi, dhe duhet
të jetë i bazuar në:
- interesin e përbashkët lokal të komunave që lidhin bashkëpunimin;
- ushtrimin e një ose më shumë kompetencave vetanake ose të zgjeruara të komunave;
- vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit ndër-komunal;
- ndarjen e roleve dhe përgjegjësive midis komunave dhe bashkimin e resurseve komunale për
nevojat e bashkëpunimit;

65

- përmirësimin e ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve komunale në dobi
të qytetarëve.
Pasi të jetë identifikuar fusha dhe interesi i përbashkët i bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet
dy apo më shumë komunave, procedura dhe hapat që duhet të ndjeken për themelimin e
bashkëpunimit ndër-komunal fillohet përmes nismës sëparashtruar me shkrim nga:
- Kryetari i Komunës;
- 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
- Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal parashtrohet me shkrim nga:
- Së paku 5 % e qytetarëve të komunës me të drejtë vote;
- Qeveria e Republikës së Kosovës, kur themelimi i bashkëpunimit ndër-komunal konsiderohet
të jetë me interes të veçantë publik dhe lokal.
Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal duhet të përmbajë qëllimin e
bashkëpunimit, kompetencat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin, komunat e përfshira në
bashkëpunim, formën e bashkëpunimit, përfitimet e pritura, implikimet e mundshme financiare
nga bashkëpunimi, si dhe çështje të tjera të rëndësishme mbi themelimin e bashkëpunimit ndër-
komunal.

Kryetari i Komunës ka për detyrë që brenda tri (3) javëve nga dita e parashtrimit të nismës t’ia
jep Kuvendit Komunal mendimin e tij me shkrim dhe të arsyetuar lidhur me iniciativën apo
propozimin në fjalë, përveç nëse nismën e ka parashtruar vet kryetari i komunës.

Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal i parashtrohet Kuvendit të Komunës për
miratim. Kuvendi i Komunës e shqyrton nismën së bashku me mendimin e Kryetarit të
komunës dhe merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës mbi
nevojën e vendosjes së bashkëpunimit në pajtim me ligjin në fuqi.

Nëse Kuvendi i Komunës e miraton nismën për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal,
atëherë Kuvendi me vendim e autorizon kryetarin e komunës për t’i filluar konsultimet me
komunat dhe palët e tjera të interesuara për pjesëmarrjen e tyre në bashkëpunim dhe në bazë të
këtyre konsultimeve ta përgatisin propozim-marrëveshjen për themelimin e bashkëpunimit
ndër-komunal. Pas marrjes së autorizimit, kryetari i komunës e njofton komunën gjegjëse për
nismën me të cilin kërkohet themelimi i bashkëpunimit ndër-komunal.

66

Pas negocimit dhe finalizimit, marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunal nënshkruhet nga
kryetarët e komunave dhe miratohet nga kuvendet komunale të komunave që janë pjesëmarrëse
në bashkëpunimin ndër-komunal. Marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunal bëhet e
plotfuqishme pas vlerësimit të ligjshmërisë së saj nga Ministria e Administrimit të Pushtetit
Lokal dhe publikimit të marrëveshjes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, fillon zbatimi i saj, nga palët nënshkruese.

A i mbështetni komunat në aspektin financiar komunat për t’i realizuar bashkëpunimet
ndër-komunale?

MAPL, në aspektin financiar i mbështetë komunat për realizmin e projekteve
të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal përmes dy instrumenteve kryesore:
Ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti vjetor i Ministrisë, të dedikuara për financimin e
projekteve kapitale, që përfshinë dy apo më shumë komuna. Ndarja e mjeteve bëhet përmes
thirrjeve publike, ku bashkëpunimi ndër-komunal është një ndër kriteret kryesore. Komunat
aplikojnë me projekte kapitale të përbashkëta dhe financimi i tyre bëhet pas vlerësimit nga
Ministria bazuar nëpër mbushjen e kritereve të përcaktuara.
Implementimit të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të Fondeve IPA II,
të financuara nga Bashkimit Evropian. MAPL për tri Programe të bashkëpunimit ndër-
komunal me shtete fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Komunat e Kosovës
në bashkëpunim me komunat e vendeve fqinje mund të aplikojnë me projekte të përbashkëta,
pas hapjes së thirrjeve për projekt propozime. Projektet duhet të jenë në fushën e zhvillimit
ekonomik lokal, punësimit, bizneseve dhe tregtisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, arsimit
dhe ambientit. Në kuadër të IPA II 2014-2020, për tri Programet e Bashkëpunimit
Ndërkufitar janë të alokuara 25.2 Milion Euro. Deri më tani në kuadër të Programit të BNK-
së Kosovë – Maqedoni Veriore janë hapur tri thirrje për projekte propozime, ndërsa thirrja e
katërt planifikohet të hapet në muajin qershor me një alokim financiar 2.04 milion
euro. Në kuadër të Programit të BNK-së Kosovë – Shqipëri dhe Kosovë Mali i Zi janë hapur
nga dy thirrje për projekte propozime për secilin Program, ndërsa thirrja e tret pritet të hapet
në fund të këtij viti për të dy programet në vlerë 2.04 Milion për secili prej tyre.

67

A keni të dhëna, se sa bashkëpunime ndër-komunale deri tani janë realizuar nga
komunat në Kosovë? Cila komunë ka realizuar më shumë bashkëpunime ndër-
komunale?

Bashkëpunimi ndër-komunal vetëm viteve të fundit ka filluar të jetë atraktiv për komunat dhe
të formalizohet sipas rregullave dhe procedurave në fuqi. Vetëm gjatë periudhës (Janar –
Dhjetor 2019) janë realizuar 25 iniciativa për bashkëpunim ndër komunal brenda Kosovës nga
komunat: Kamenicë - Ranillug; Ferizaj - Shtime, Gjakovë - Rahovec, Klinë - Istog, Obiliq –
Podujevë – Vushtrri - Prishtinë, Novobërdë - Kamenicë, Gllogoc - Skenderaj, Hani i Elezit -
Kaçanik, Junik - Deçan, Lipjan - Graçanicë, Prizren - Mamushë, Junik - Deçan, Deçan - Pejë,
Partesh - Gjilan, Obiliq – Gllogoc – Vushtrri - Skenderaj, Viti - Kllokot, Pejë – Deçan -
Gjakovë, Gllogoc - Malishevë, Gllogoc -Vushtrri, Gllogoc - Fushë Kosovë, Gllogoc - Lipjan,
Gllogoc - Obiliq, Gllogoc - Klinë, Istog - Pejë - Malishevë - Klinë, Mitrovicë e Veriut –
Leposaviq - Zveçan dhe Zubin Potok. Gjatë viti 2019.MAPL, nga buxheti i saj ka financuar 2
projekte, ku përfitues kanë qenë 4 (katër komuna) Istog dhe Klinë me projektin: Rregullimi i
shtratit të lumit Istog” me vlerë 246,000.00 euro si dhe Komunat: Gllogoc dhe Skenderaj, me
projektin: Ndërtimi i rrugës bregut të Qyqavicës” me vlerë 300,00.00 euro.
Gjatë po të njëjtës periudhë (Janar – Dhjetor 2019) janë formalizuar 7 marrëveshjeve të
bashkëpunimit komunal ndërkombëtar: Pejë-Johnston IOWA, Gjilan-Sioux City IOWA,
Prishtinë-City of Des Moines IOWA, Vushtrri- City of NorëalkIOËA, Gjakovë - Fort
Dodge IOWA, Civita dhe Frascineto me komunat Lipjan dhe Fushë Kosovës
Gjatë këtij viti deri më tani kemi një marrëveshje të nënshkruar të bashkëpunimit komunal
ndërkombëtar mes Komunës së Gjilanit dhe Sioux city në IOWA, dhe tri marrëveshje që priten
të finalizohen mes komunës së Podujevës dhe Ames City në IOWA dhe Komunave Civita dhe
Frascineto me Komunën e Rahovecit.

A mund të ndikojnë bashkëpunimet në përmirësimin e ekonomisë në me theks të veçantë
në komunat më të vogla siç janë Kamenica e Vitia?

Një ndër qëllimet kryesore të bashkëpunimi ndër-komunal, është zhvillimi socio-ekonomik
lokal dhe rajonal si dhe përmirësimi i ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve
komunale në dobi të qytetarëve. Bashkëpunimi ndër-komunal mund
të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë lokale me theks të veçantë në komunat më të vogla siç
janë Kamenica e Vitia përmes:

68

- Financimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-
ekonomik si dhe zbatimit të strategjive zhvillimore lokale;
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta, që ndikojnë në planifikimin e
qëndrueshëm urban dhe rural;
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit;
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin
e qëndrueshëm të turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore;
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në promovimin e respektimit
të të drejtave të njeriut dhe kohezionit social;
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin e
infrastrukturës ndër-komunale.
- Zhvillimit dhe zbatimit të projekteve në ofrimin e shërbimeve të përbashkëta komunale
të cilat përmirësojnë ekonomin, efikasitetin dhe efektivitetit e tyre dhe janë shumë
të rëndësishme për qytetarët e Komunave.
MAPL gjithashtu ka bashkëpunuar ngushtë me projektin LEGA të financuar nga USAID, i cili
ka hartuar një dokument lidhur me benefitet ekonomike të bashkëpunimit ndër-komunal.

4.4. Përmbledhja për kapitullin

Bashkëpunimet ndër-komunale të tre kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës i
shohin si shumë të rëndësishme për funksionimin e tyre.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se bashkëpunimet ndër-komunale janë të rëndësisë jetike,
pasi sipas tij kur bashkohen komunat, ndikon në rritjen e ekonomisë të përmirësimit të jetës
për komunat fqinje dhe atë komunë që i realizon bashkëpunimet ndër-komunale. Haziri thotë i
bindur se bashkëpunimet ndër-komunale mund ta rrisin ekonominë dhe ta ulin papunësinë në
komunën e Gjilanit. I pari i komunës së Gjilanit thotë se nuk pasur vështirësi në realizimin e
bashkëpunimit ndër-komunal, problemet e vetme kanë qenë në bashkëpunimet komunale
ndërkombëtare me komunat e Serbisë, të cilat janë krijuar nga shteti fqinjë. Kryetari i kësaj
komune thotë se duhet t’i jepen më shumë rëndësi bashkëpunimeve ndër-komunale.
Për kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin janë të rëndësishme bashkëpunimet ndër-komunale pasi
përmes projeketeve të përbashkëta mund të përfitojnë qytetarët e komunës të cilën ai e drejton.
Haliti i konsideron të rëndësishme bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe komunale
ndërkombëtare që i ka bërë ai si kryetar i Vitisë. I pari i kësaj komune thotë se nëse
bashkëpunimet ndër-komunale i dedikohen lëmive të cilat kanë të bëjnë me ekonomi ndikojnë

69

në uljen e papunësisë dhe rritjen e ekonomisë. Bashkëpunimet ndër-komunale thotë se janë
lehtë të realizueshme Sokol Haliti, ai madje thotë se komunat në Kosovë realizojnë pak
bashkëpunime ndër-komunale.
Qëndron Kastrati, Kryetar i Kamenicës thotë se për komunën që drejton ai bashkëpunimet
ndër-komunale janë shumë të rëndësishme. Kastrati thotë se kur realizohen bashkëpunimet
ndër-komunale secila palë e përfshirë në të duhet të jetë efikase për zhvillimin e interesave të
përbashkëta të komunave për zhvillimin lokal. I pari i Kamenicës thotë se bashkëpunimet ndër-
komunale e rrisin ekonominë dhe ndikojnë në uljen e papunësisë. Qëndron Kastrati mendon
njejtë si homologët e tij, Lutfi Haziri e Sokol Haliti se nuk është e vështirë që të realizohen
bashkëpunime ndër-komunale dhe se ka komunat e Kosovës realizojnë pak bashkëpunime të
tilla.
Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj
thotë se ministria është gjithmonë në krahë të komunave të cilat i inkurajon dhe i mbështetin
në forma të ndryshme që të realizojnë bashkëpunime ndër-komunale edhe duke i financuar vetë
MAPL-ja, bashkëpunimet ndër-komunale të cilat propozohen nga komunat.

4.5. Rekomandimet për kapitullin

 Kryetarët e tri komunave, Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, duhet t’i japin më shumë rëndësi
bashkëpunimeve ndër-komunale.

 Kryetarët e komunave e kanë rrugën e hapur pasi kanë mbështetje nga qeveria për
bashkëpunime ndër-komunale, mbështetjen e qeverisë Lutfi Haziri, Sokol Haliti dhe Qëndron
Kastrati nuk i shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunime, prandaj duhet të përmirësohen në
këtë aspekt.

 Të tre kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, thonë se rruga për të realizuar
bashkëpunim ndër-komunal nuk është e vështirë, ndërkohë nuk realizojnë bashkëpunime të
bollshme edhe pse thonë se nuk kanë hasur në vështirësi për këto bashkëpunime.

 Kryetarët e komunave duhet të jenë më qasshëm me studiuesit, gazetarët dhe personat që
kërkojnë qasje të dokumenteve dhe intervistat me ta.

70

KAPITULLI V
5. PREZENTIMI, DISKUTIMI DHE ANALIZIMI I REZULTATEVE
Në këtë kapitull është bërë prezantimi dhe analiza e të dhënave të mbledhura përmes
pyetësorëve të cilët u janë shpërndarë qytetarëve. Nga të dhënat e mbledhura kemi fituar
rezultatet të cilat i kemi analizuar dhe interpretuar përmes tabelave dhe grafikëve të
mëposhtëm.
5.1 Rezultatet e anketave hulumtuese për Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën
5.1.1 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Kamenicës

Mosha e të anketuarve

Mosha 18-30 Mosha 31- 50 Mosha 50+
7%

33%
60%

Anketa është ndarë në tri grupe të moshave, nga mosha 18-vjeçare e deri në 50+. Nga anketa
e realizuar del se moshës prej 18 deri në 30 vite i përkasin 60% të anketuarve, ndërsa prej
moshës 31- deri në 50 vjeçare, kanë qenë 33% të anketuarve dhe 7% prej moshës 50+ (plus).

71

Gjinia Mashkul
Femer
50% 50%

Ashtu siç e cekëm më lartë, u jam përmbajtur barazisë së anketimeve, ku nga 30 anketa, 15
kanë qenë femra dhe 15 meshkuj.

Vendbanimi

20% Urban
80% Rural

Nga të anketuarit, 80 % prej tyre kanë qenë prej zonës urbane me vendbanim dhe 20% prej tyre
nga zona rurale, pra fshatrave.

72

Perkatsia kombëtare

Shqiptar

100%

E kemi cekur që anketa është realizuar me kampion të rastësishëm, domethënë pa i kategorizuar
anketuesit, se cilës kombësie, fshati, qyteti etj. Nga 30 anketues, nga 15 femra dhe 15 meshkuj,
të gjithë i përkasin kombësisë shqiptare.

A jeni duke e vijuar shkollimin

43% Po
57% Jo

Nga 30 të anketuarve, 57% prej tyre nuk janë duke e vijuar shkollimin, ndërsa 43%, vazhdojnë
ta vijojnë atë.

73

Cili është niveli i shkollës që jeni duke e
ndjekur ose e keni ndjekur?

10% Fillore
23% E mesme
E lart/Fakultet
67% Superiore
Tjetër

67% të anketuarve thonë se janë duke e kryer fakultetin, ose e kanë kryer, 23% prej tyre e kanë
kryer vetëm shkollën e mesme, ndërsa 10% prej tyre e kanë kryer vetëm shkollën fillore.

A jeni te punësuar?

47% Po
53% Jo

Nga realizimi i anketës me qytetarët e Komunës së Kamenicës, del se nga 30 të anketuarve
53% prej tyre janë të punësuar, ndërsa 47% nuk janë të punësuar.

74

A keni ndëgjuar ndonjëherë për
bashkëpunimet ndër-komunal?

43% Po
57% Jo

57% të anketuarve kanë thënë se kanë dëgjuar për bashkëpunimet ndër-komunale, ndërsa 43%
kanë thënë që nuk kanë dëgjuar.

Nëse keni dëgjuar për bashkëpunimet
ndër-komunale atëherë nga keni dëgjuar

20% 13% Komuna
Media
20% Rrjetet soclale
47% Tjetër

Qytetarët e kësaj komune thonë që për bashkëpunimet ndër-komunale më së shumti kanë
dëgjuar prej mediave, pasi në statistikat e nxjerra nga anketimet 47% prej tyre janë përgjigjur
se kanë dëgjuar prej medieve, ndërsa nga 20% janë përgjigjur nga rrjetet sociale dhe opsioni
tjetër, kurse vetëm 13% prej tyre kanë dëgjuar nga komuna.

75

A e dini se çka është bashkëpunimi
ndër-komunal ?

27% Po
73% Jo

Qytetarët e Kamenicës, janë mirë të informuar rreth bashkëpunimit ndër-komunal, pasi 73%
prej të anketuarve thonë se e dinë se çka është bashkëpunimi ndër-komunal, e 27% prej tyre
nuk e dinë.

A mund të realizohet bashkëpunimi
ndër-komunal ndërmjet më shumë se

dy komunave?

27% 60% Po
13% Jo
Nuk e di

Të pyetur se a mund të realizohet bashkëpunimi ndër-komunal, ndërmjet më shumë se dy
komunave, 60% prej të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ku opsioni ka qenë “Po”, ndërsa
27% prej tyre janë përgjigjur se nuk e dinë, e 13% të anketuarve janë përgjigjur me “Jo”.

76

A e dini se si zhvillohet bashkëpunimi
ndër-komunal?

20% 47% Po
33% Jo
Nuk e Di

Edhe tek pyetja se “A e dini se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal?”, të anketuarit e
kësaj komune janë përgjigjur me 47% se e dinë se si zhvillohet, 33% janë përgjigjur me “Jo”,
e 20% prej tyre kanë thënë se “nuk e dinë”.

Bashkëpunimi ndër-komunal
zhvillohet me..?

27% 56% Komunat e tjera
17% MAPL
Dikë tjetër

Të pyetur se bashkëpunimi ndër-komunal a zhvillohet me komunat e tjera, me Ministrinë e
Administrimit dhe Pushtetit Lokal, apo dikë tjetër. 56% e qytetarëve janë përgjigjur
bashkëpunimi ndër-komunal zhvillohet me komunat e tjera, 27% kanë thënë me dikë tjetër,
ndërsa 17% kanë thënë se me MAPL-në.

77

A mund të zhvilloj Komuna e Kamenicës
bashkëpunime ndër-komunale e vetme?

23% 27% Po
50% Jo
Nuk e Di

Se “A mund të zhvilloj Komuna e Kamenicës bashkëpunime ndër-komunale e vetme”, 50%
prej të anketuarve janë përgjigjur me “Jo”, 23% kanë thënë se “nuk e din” dhe 27% mendojnë
që mund të zhvilloj bashkëpunime ndër-komunale.

A mendoni që ka realizuar
bashkëpunime ndër-komunale

Komuna e Kamenicës?

33% Po
43% Jo
Nuk e Di
24%

Të anketuarit janë përgjigjur pozitivisht dhe 44% prej tyre mendojnë që Kamenica ka realizuar
bashkëpunime ndër-komunale. 33% prej tyre nuk kanë njohuri ose nuk e dinë, ndërsa 23%
thonë që jo.

78

A ka përfitime Komuna e Kamenicës
nga Bashkëpunimet ndër-komunale?

50.00% 46.67% 30.00% Po
40.00% Po Jo 23.33% Jo
30.00% Nuk e di Ndoshta Nuk e di
20.00% Ndoshta
10.00%

0.00%

Qytetarët e Komunës së Kamenicës mendojnë se kjo komunë ka përfitime nga bashkëpunimet
ndër-komunale, 46.67% prej tyre janë përgjigjur se ka përfitime. 23.33%, kanë thënë se nuk e
dinë, ndërsa 30% të anketuarve kanë thënë se ndoshta ka përfitime.

A janë të dobishme për qytetarët
bashkëpunimet ndërkomunale?

80.00% 76.67% Po
60.00% Jo
40.00% Nuk e Di
20.00% Ndoshta

0.00% 3.33%

Po Jo 10.00%
Ndosh1t0a.00%
Nuk e Di

Shumica e të anketuarve në Komunën e Kamenicës, janë përgjigjur njëzëri se bashkëpunimet
ndër-komunale janë të dobishme, apo 76.67%. Kurse 10% thonë se ndoshta janë të dobishme
e 3.33% kanë thonë se nuk e dinë.

79

A ndikojnë në zhvillimin ekonomiko-
social, bashkëpunimet ndër-komunale në

Komunën e Kamenicës?

100.00% 73.33% 10.00% 16.67% Po
50.00% Po Jo Nuk e Di Ndoshta Jo
0.00% Nuk e Di
Ndoshta

Edhe sa i përket ndikimit në aspektin ekonomiko- social, qytetarët e kësaj komune apo 73.33%
prej tyre mendojnë se ndikojnë për të mirë këto bashkëpunime. 16.67% thonë që ndoshta mund
të ndikoj, e vetëm 10% nuk e dinë.

A mund të happen vende të reja të punës nga
bashkëpunimet ndër-komunale në Komunën e

Kamenicës?

80.00% 60.00%
60.00%
40.00% 3.33% 3.33% 33.33% Po
20.00% Jo
Nuk e Di
0.00% Ndoshta

Po Jo
Nuk e Di
Ndoshta

Se a mund të hapen vende të reja të punës nga bashkëpunimet ndër-komunale, 60% të
anketuarve të kësaj komune mendojnë se po, 33% prej tyre thonë që ndoshta mund të hapen,
ndërsa nga 3.33% thonë që jo dhe nuk e dinë.

80

A mendoni se janë realizuar bashkëpunime
ndër-komunale nga Komuna e Kamenicës?

40% Po
47% Jo
Nuk e di
13%

47% e qytetarëve të Komunës së Kamenicës, thonë që kjo komuna ka pas bashkëpunime ndër-
komunale. 40% thonë që nuk e dinë e vetëm 13% thonë që nuk ka realizuar bashkëpunime
ndër-komunale.

A duhet të ketë Komuna e Kamenicës
bashkëpunime ndërkomunale?

3% Po
97% Jo

Qytetarët kamenicas janë të gjithë të një mendimi, se komuna e tyre duhet të ketë bashkëpunime
ndër-komunale, 97% e tyre janë përgjigjur se duhet të ketë, e vetëm 3% kanë thënë që jo.

81

5.1.2 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Gjilanit

Mosha e të anketuarve

25% A ) 18-30
40% B) 31-50
C) 50+
35%

Mosha e të anketuarve për Komunën e Gjilanit ka qenë në tri grupe, 18 deri 30 vjeç, 31 deri
50 vjeç, dhe mbi 50 vjeçar.

Për Gjilanin janë realizuar 200 kampion të rastësishëm apo të anketuar. 40 % prej tyre kanë
qenë prej moshës 18-30, 35 % prej tyre kanë qene të moshës 31-50 vjeçar dhe 25 % kanë
qenë plus 50 vjeçar.

Gjinia A) Femër
B) Mashkull
0% C) Tjetër
53% 47%

82

53 % e të anketuarve në këtë anketë i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 47 % prej tyre i
përkasin gjinisë femërore. Pra, fokusi ka qenë që edhe në anketa të mbahet një balancë mes
gjinive që të kemi rezultate sa më reale nga Gjilani.

Vendbanimi

52% 48% A) Urban
B) Rural

52 % të anketuarve nga Gjilani i përkasin vendbanimit rural, kurse 48 % i përkasin
vendbanimit urban, apo jetojnë qytet.

Përkatësia kombëtare?

0% 1) Shqiptare
100% 2 Serbe
3 Turke
4 Boshnjake
5 Gorane
6 Rome
7 Ashkali

100 % e të anketuarve në këtë komunë i përkasin kombësisë shqiptare, pavarësisht se anketat
janë realizuar me kampion të rastësishëm.

83

A jeni duke e vijuar shkollimin?

46% Po
54% jo

54 % e të anketuarve nuk janë duke e vijuar shkollimin ose e kanë përfunduar. Kurse, 46 %
prej tyre janë duke e vijuar shkollimin.

Cili është niveli i shkollës që jeni duke e ndjekur
ose e keni ndjekur?

16% 7% Fillore
34% E mesme
E lart/Fakultet
43% Superiore
Tjetër

Niveli i shkollës të cilën janë duke e ndjekur ose e kanë ndjekur, 43 % të anketuarve është
fakulteti si bachelor apo studimet master. Kurse 34 prej tyre, e kanë ndjekur vetëm shkollën e
mesme ose janë duke e ndjekur në përfundim të shkollës së mesme. 16 % e të anketuarve e
kanë ndjekur ose janë duke i ndjekur, studimet superiore, si doktoratën ose specializime në
fusha të ndryshme. 7 % prej tyre e kanë ndjekur vetëm shkollën e mesme.

84

A jeni të punësuar? po
jo
52% 48%

52% e të anketuarve nuk janë të punësuar, kurse 48 % prej tyre janë të punësuar.

A keni dëgjuar ndonjëherë për
bashkëpunimin ndër-komunal?

48% 52% po
jo

52 % e të anketuarve kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal, ndërkaq, 48 % prej tyre
nuk kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal.

85

Nëse keni dëgjuar për bashkëpunimin ndër-
komunal, atëherë nga keni dëgjuar?

17% 0%12% Komuna
27% Media
Rrjetet soclale
44% Tjetër

44 % prej tyre për bashkëpunimin ndër-komunal kanë dëgjuar nga rrjetet sociale, kurse 27 %
prej tyre nga mediat. 17 % prej tyre kanë dëgjuar nga dikah tjetër. Vetëm 12 % e të
anketuarve kanë dëgjuar për bashkëpunimet ndër-komunale nga Komuna e Gjilanit.

A e dini çka është bashkpunimi ndër-
komunal?

53% 47% po
jo

53 % e të anketuarve e dinë se çka është bashkëpunimi ndër-komunal, ndërkaq, 47 % prej
tyre nuk e din se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal.

86

A mund të realizohet bashkpunimi ndër-
komunal ndërmjet më shumë se dy komunave?

37% 33% Po
30% Jo
Nuk e di

Vetëm 33 % të anketuarve e dinë se bashkëpunimi ndër-komunal mund të zhvillohet
ndërmjet më shumë se dy komunave. 30 % prej tyre mendojnë se nuk mund të zhvillohet
bashkëpunimi ndër-komunal ndërmjet dy komunave, kurse 37 % prejtyre kanë thënë se nuk e
dinë.

A e dini se si zhvillohet bashkëpunimi
ndër-komunal

25% Po
35% Jo
Nuk e di
40%

Vetëm 25 % e të anketuarve kanë thënë se e dinë e si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal,
40 % prej tyre nuk e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal, duke u përgjigjur me
“JO” ndërsa 35 % prej tyre janë përgjigjur me “nuk e di”.

87

Bashkëpunimi ndër-komunal
zhvillohet me..?

28% 59% Komunat e tjera
13% MAPL
Dikë tjetër

59 % e tëanketuarve janë përgjigjur se bashkëpunimi ndër-komunal zhvillohet me komunat e
tjera, ndërsa 13 % e tyre kanë thënë se bashkëpunimi realizohet me Ministrinë e
Administrimit dhe Pushtetit Lokal. 28 % e tyre mendojnë se bashkëpunimi ndër-komunal
zhvillohet me dikë tjetër, duke i përjashtuar opsionet ndërmjet komunave dhe MAPL-në.

A mund të zhvilloj Komuna e Gjilanit
bashkëpunimin ndër-komunal e vetme?

15% Po
33% Jo
Nuk e di
52%

52 % e të anketuarve thonë që Komuna e Gjilanit nuk mund të zhvilloj bashkëpunime ndër-
komunale e vetme. Kurse, 33 % tyre thonë që mund të zhvilloj bashkëpunime ndër-
komunale e vetme. 15 % thonë se nuk e dinë duke u përgjigjur me “nuk e di”.

88

A ka përfitime Komuna e Gjilanit nga
bashkëpunimet ndër-komunale?

20% Po
38% Jo
Nuk e di
33% Ndoshta
9%

38 % e të anketuarve mendojnë se Gjilani ka përfundim nga bashkëpunimet ndër-komunale.
33% janë përgjigjur se nuk e dinë se a ka përfitime Gjilani nga bashkëpunimet ndër-
komunale.

20 % e të anketuarve thonë se nuk e dinë. Kurse vetëm 9 % mendojnë se nuk ka përfitime
Komuna e Gjilanit nga bashkëpunimet ndër-komunale.

A janë të dobishme për qytetarët
bashkëpunimet ndër-komunale?

23% Po
37% Jo
Nuk e Di
23% Ndoshta
17%

37% e të anketuarve mendojnë se bashkëpunimet ndër-komunale janë të dobishme për qytetarët
e Gjilanit. 23 % thonë se ndoshta janë të dobishme bashkëpunimet ndër-komunale për
qytetarët. Po ashtu, 23 % janë përgjigjur se “nuk e dinë”. Vetëm 17 %, janë përgjigjur se nuk
janë të dobishme bashkëpunimet ndër-komunale

89

A ndikojnë në zhviliimin ekonomiko-social,
bashkëpunimet ndër-komunale në Komunën e

Gjilanit?

23% Po
40% Jo
Nuk e di
10% Ndoshta

27%

40 % e të anketuarve thonë se mund të ndikojnë bashkëpunimet ndër-komunale në ekonomi.
23 % të anketuarve janë përgjigjur me “Po”, se mund të ndikojnë. Kurse 27 % e tyre thonë se
nuk e dinë se a mund të ndikojnë bashkëpunimet ndër-komunale në zhvillimin e ekonomisë.
Vetëm 10 % e të anketuarve thonë se nuk mund të ndikojnë.

A mund të hapen vende të reja të punës
nga bashkëpunimet ndër-komunale nga

Komuna e Gjilanit?

100%

50% 38.00% 20.00% 42.00%

0% Jo 0.00%
Po Nuk e di
Ndoshta

Po Jo Nuk e di Ndoshta

Se a mund të hapen vende të reja të punës nga bashkëpunimet ndër-komunale, 42 % e të
anketuarve thonë se nuk e dinë. Ndërkaq, 38 % tyre thonë se mund të hapen vende të reja të
punës. Vetëm 20 % e tyre janë përgjigjur se nuk mund të hapen.

90

A mendoni se janë realizuar bashkëpunime ndër-
komunale nga Komuna e Gjilanit?

37% 37% Po
26% Jo
Nuk e di

37 % e të anketuarve besojnë se Gjilani ka bërë bashkëpunime ndër-komunale. Kurse, 37 % e
tyre thonë se nuk e dinë. E vetëm 26 % e tyre mendojnë se nuk ka realizuar Gjilani
bashkëpunime ndër-komunale.

A duhet të ketë Komuna e Gjilanit bashkëpunime
ndër-komunale?

0% Po
100% Jo

Të gjithë të anketuarit të njëzëri janë përgjigjur se Komuna e Gjilanit duhet të ketë
bashkëpunime ndër-komunale.

91

5.1.3 Rezultatet nga anketat hulumtuese të bëra për Komunën e Vitisë

Mosha

25% A ) 18-30
40% B) 31-50
C) 50+
35%

Mosha e të anketuarve është bërë në mënyrë të rastësishme. 40 % e tyre kanë qenë të moshës
18 deri 30, kurse 35 % e tyre kanë qenë të moshës 30 deri në 50 vite. 25 % kanë qenë të moshës
plus 50 vjeçare.

Gjinia

0%
47%

53%

A) Femër B) Mashkull C) Tjetër

47 % të anketuarve kanë qenë të gjinisë femërore, kurse 53 % të tyre të gjinisë mashkullore.

92

Vendbanimi A) Urban
B) Rural
52% 48%

52 % e të anketuarve kanë qenë nga vendbanimi rural. Kurse 48 % e tyre nga ato urbane.

Përkatësia kombëtare

0% 1) Shqiptare
100% 2) Serbe
3) Turke
4) Boshnjake
5) Gorane
6) Rome
7) Ashkali

100 % e të anketuarve kanë qenë nga kombësia shqiptare.

93

A jeni duke e vijuar shkollimin?

47% Po
53% jo

53 % e të anketuarve janë duke e vijuar shkollimin, ndërkaq, 47 % e tyre e kanë përfunduar
dhe nuk janë duke e vijuar shkollimin.

Cili është niveli i shkollës që jeni duke
e ndjekur ose e keni ndjekur?

16% 7% Fillore
34% e mesme
e lart/fakultet
43% superior
tjeter

43 % të anketuarve janë duke e ndjekur ose kanë ndjekur studimet bachelor dhe master.
Kurse, 34 % të tyre kanë kryer ose janë duke e përfunduar shkollën e mesme.
16 % të anketuarve e kanë kryer ose janë duke i kryer doktoraturen ose specializimet e
ndryshme.
Vetëm 7 % të anketuarve e kanë kryer vetëm shkollën fillore.

94

A jeni të punësuar? po
jo
52% 48%

52 % e të anketuarve nuk kanë qenë të punësuar. 48 % të tyre kanë qenë të punësuar.

A keni dëgjuar ndonjëherë për
bashkëpunimin ndër-komunal?

48% 52%

po jo

52 % e të anketuarve kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Kurse, 48 % nuk kanë
dëgjuar.

95

Nëse keni dëgjuar për bashkëpunimin
ndër-komunal, atëherë nga keni dëgjuar?

0%
35% 29%

36%

Komuna Media Rrjetet soclale Tjetër

36 % e qytetarëve kanë dëgjuar për bashkëpunimet ndër-komunale nga mediat. 35 % e tyre
kanë dëgjuar nga rrjetet sociale, ndërsa vetëm 29 % nga komuna.

A e dini çka është bashkpunimi ndër-
komunal?

47% po
53% jo

53 % e të anketuarve thonë se nuk e dinë se çka është bashkëpunimi ndër-komunal. Ndërsa,
47 % e tyre e dinë se çka është ky bashkëpunim.

96

A mund të realizohet bashkëpunimi ndër-
komunal ndërmjet më shumë se dy komunave?

37% 33% Po
30% Jo
Nuk e di

37 % e të anketuarve thonë se nuk e dinë se a mund të realizohet bashkëpunimi ndër-komunal
ndërmjet më shumë se dy komunave. 33 % e tyre pajtohen se mund të bëhet bashkëpunimi
ndër-komunal ndërmjet më shumë se dy komunave. Kurse 30 % e të anketuarve thonë se nuk
mund të ndodh bashkëpunimi ndër-komunal ndërmjet më shumë se dy komunave.

A e dini se si zhvillohet bashkëpunimi
ndër-komunal?

25% Po
35% Jo
Nuk e di
40%

40 % e të anketuarve nuk e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal, duke u
përgjigjur me “Jo”. Kurse, 35 % e tyre janë përgjigjur me “nuk e di” se si zhvillohet
bashkëpunimi ndër-komunal. Vetëm 25 % e të anketuarve e dinë se si zhvillohet
bashkëpunimi ndër-komunal.

97

Bashkëpunimi ndër-komunal
zhvillohet me..?

28% Komunat e tjera
MAPL
59% Dikë tjetër
13%

59 % e të anketuarve thonë se bashkëpunimet ndër-komunale zhvillohet me komunat e tjera.
Kurse 13 % e tyre thonë se bashkëpunimet ndër-komunale zhvillohen me Ministrinë e
Administratës dhe Pushtetit Lokal. 28 % thonë se bashkëpunimet ndër-komunale zhvillohen
me dikë tjetër.

A mund të zhvilloj Komuna e Vitisë
bashkëpunime ndër-komumunale e vetme?

15% Po
33% Jo
Nuk e di
52%

52 % e të anketuarve thonë se nuk mund të zhvilloj Vitia bashkëpunime ndër-komunale e
vetme. 33 % thonë se nuk e dinë. Kurse, vetëm 15 % thonë se mund të zhvilloj Vitia
bashkëpunime ndër-komunale e vetme.

98

A ka përfitime Komuna e Vitisë nga
bashkëpunimet ndër-komunale?

20%
38%

33%
9%

Po Jo Nuk e di Ndoshta

38 % e të anketuarve thonë se ka përfitime Vitia nga bashkëpunimet ndër-komunale. 33 % e
tyre thonë se nuk e dinë, ndërsa 20 % e tyre thonë se “ndoshta”, ka përfitime. E vetëm 9 % e të
anketuarve janë përgjigjur duke thënë se nuk ka përfitime.

A janë të dobishme për qytetarët bashkëpunimet
ndër-komunale?

23% Po
37% Jo
Nuk e Di
23% Ndoshta
17%

37 % e të anketuarve thonë se janë të dobishme bashkëpunimet ndër-komunale për qytetarët.
17 % e tyre thonë se nuk janë të dobishme bashkëpunimet ndër-komunale për qytetarët. Nga
23 % janë përgjigjurse nuk e dinë dhe se ndoshta janë të dobishëm për qytetarët këto
bashkëpunime.

99


Click to View FlipBook Version