A ndikojnë në zhviliimin ekonomiko-social,
bashkëpunimet ndër-komunale në
Komunën e Vitisë?
23%
40%
10%
27%
Po Jo Nuk e di Ndoshta
Se a ndikojnë në rritjen e ekonomisë qytetarët e Vitisë, sipas anketës 23 % prej tyre mendojnë
se ndikon, kurse 10 % e tyre thonë e nuk ndikon.
Me “ndoshta”, janë përgjigjur 40 % e tyre e 27 % e të anketuarve thonë se nuk e dinë nëse
ndikojnë bashkëpunimet ndër-komunale në zhvillimin ekonomik –social.
A mund të happen vende të reja të punës nga
bashkëpunimet ndër-komunale nga Komuna e
Vitisë?
42% 38% Po
20% Jo
Nuk e di
38 % e të anketuarve mendojnë se mund të hapen vende të reja të punës nga bashkëpunimet
ndër-komunale. 20 % thonë se nuk mund të hapen vende të reja të punës. Ndërsa, 42 % thonë
se nuk e dinë.
100
A mendoni se janë realizuar bashkëpunime
ndër-komunale nga Komuna e Vitisë?
37% 37% Po
26% Jo
Nuk e di
37 % të anketuarve mendojnë se janë realizuar bashkëpunime ndër-komunale nga Komuna e
Vitisë. Kurse, 26 % thonë se nuk janë realizuar e 37 % thonë se nuk e dinë.
A duhet të ketë Komuna e Vitisë
bashkëpunime ndër-komunale?
0% Po
100% Jo
Të gjithë janë të njëzëri se Komuna e Vitisë duhet të ketë bashkëpunime ndër-komunale.
101
5.2 Përmbledhje për kapitullin
57 % e të anketuarve nga Kamenica kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Gjysma e
tyre për bashkëpunimin ndër-komunal kanë dëgjuar ose janë informuar nga mediat, duke
përfshirë këtu (radio, televizione, gazeta, portale online). Kamenicasit e dinë se çka është
bashkëpunimi ndër-komunal, pasi 73 % kanë dhënë përgjigje se e dinë se çka është
bashkëpunimi ndër-komunal. Po ashtu, qytetarët e kësaj komune e dinë se me kë realizohen
bashkëpunimet ndër-komunale. Qytetarët e Kamenicës mendojnë se komuna e tyre ka realizuar
bashkëpunime ndër-komunale, se këto bashkëpunime mund ta forcojnë ekonominë, mund të
sjellin vende të reja të punës dhe janë të dobishëm për ta.
Të gjithë të anketuarit janë të një mendimi të njëjtë se komuna e tyre duhet të realizojë
bashkëpunime ndër-komunale.
52 % e të anketuarve nga Gjilani, kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Nga kjo
komunë pothuajse se gjysma apo 44 % e të anketuarve për bashkëpunimin ndër-komunal kanë
dëgjuar nga rrjetet sociale, vijon media me 27 % dhe vetëm 12 nga komuna. Qytetarët e kësaj
komune nuk janë të informuar se çka është bashkëpunimi ndër-komunal, më shumë së gjysma
e tyre nuk e dinë se çka është bashkëpunimi ndër-komunal. Po ashtu, vetëm 25 % e të
anketuarve janë përgjigjur se e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal. Megjithatë
gjilanasit janë përgjigjur më shumë se gjysma se komuna e tyre duhet të zhvilloj bashkëpunime
ndër-komunale me komunat e tjera dhe se nuk mund të zhvilloj bashkëpunime ndër-komunale
e vetme. Gjilanasit kanë shprehur hezitim se a ka përfitime komuna nga bashkëpunimet ndër-
komunale, se a janë të dobishëm këto bashkëpunime për qytetarët dhe a ndikojnë në zhvillimin
ekonomik duke hapur vende të reja të punës. Vetëm 37 % e të anketuarve besojnë se Gjilani
ka bërë bashkëpunime ndër-komunale. Megjithatë Gjilanasit shprehen të bindur se komuna e
tyre duhet të realizojë bashkëpunime ndër-komunale.
52 % të anketuarve nga Vitia, kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Ndërsa më së
shumti për bashkëpunimin ndër-komunal kanë dëgjuar nga mediat, rrjetet sociale e më së paku
nga komuna. Qytetarët e kësaj komunë më shumë së gjysma e tyre thonë se nuk e dinë se çka
është bashkëpunimi ndër-komunal, po ashtu ata thonë se nuk e dinë se a zhvillohet
bashkëpunimi ndër-komunal ndërmjet më shumë se dy komunave. Vetëm 25 % të vitiasve
janë përgjigjur se e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal, kurse pjesa tjetër nuk e
dinë se si realizohen bashkëpunimet. Ndërkaq, qytetarët e Vitisë thonë se bashkëpunimet ndër-
102
komunale zhvillohen me komunat e tjera, ata gjithashtu janë përgjigjur se Vitia s’mundet të
realizoj bashkëpunime ndër-komunale e vetme. Qytetarët e Vitisë janë përgjigjur se
bashkëpunimet ndër-komunale sjellin përfitime dhe janë të dobishme, kurse kanë shprehur
hezitim se bashkëpunimet mund ta rrisin ekonominë dhe të hapin vende të reja të punës.
Qytetarët e Vitisë të njëzëri thonë se komuna e tyre duhet të ketë bashkëpunime ndër-komunale.
Nga anketimet e bëra për komunat si Gjilani, Vitia dhe Kamenica, shohim që qytetarët e këtyre
komunave kanë njohuri mesatare sa i përket bashkëpunimeve ndër-komunale. Qytetarët e
Kamenicës kanë njohuri më shumë për bashkëpunimet ndër-komunale në përgjithësi, kurse
qytetarët e Gjilanit dhe Vitisë nuk janë mirë në këtë aspekt, pasi shumica e tyre nuk kanë
njohuri për bashkëpunimin. Një gjë e cila nuk është e mirë për komunat përkatëse është se
qytetarët e këtyre tri komunave, si pikë reference për bashkëpunimet ndër-komunale i kanë
mediat dhe rrjetet sociale, kurse informacionin nga komunat e marrin të fundit, gjë e cila nuk
duhet t’i ndodh komunave, pasi ato janë të parat që duhet t’i japin informatat duke e gjetur
mënyrën e duhur për t’i informuar qytetarët për bashkëpunimet ndër-komunale që i bëjnë.
5.3 Rekomandime për kapitullin
Komunat duhet që t’i informojnë qytetarët e tyre se çka janë bashkëpunimet ndër-
komunale, bashkëpunimet ndër-kufitare dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, për çka
shërbejnë ato, a kanë përfitime, a mund ta rrisin ekonominë si realizohen.
Komunat duhet që për secilin bashkëpunim, qoftë ndër-komunal, ndërkufitar apo
ndërkombëtarë të bëjnë një mirë informim për qytetarët duke gjetur formën më të mirë.
Komunat janë të obliguara që brenda vitit t’i kenë dy tubime publike me qytetarë, gjatë
këtyre dy tubimeve, duhet që krerët komunal, prej kryetarit, nënkryetarit e drejtorëve
që janë të përfshirë në bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe ndërkombëtare,
t’i tregojnë qytetarëve duke bërë një llogaridhënie të mirë e cila do t’i mirë informonte
qytetarët dhe do t’i mbante të informuar për veprimet e komunës në këtë fushë.
Zyrtarët e informimit të komunave duhet që të bëjnë një rubrike të veçantë për
bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe ndërkombëtare në mënyrë që të jetë
qasja për informim e lehtë nga qytetarët për tu informuar për bashkëpunimet.
103
6. PËRFUNDIMI
Qeverisja e vendit në Kosovë është e organizuar në dy niveli, niveli i pushtetit qendror dhe
niveli i pushtetit lokal. Qeverisja qendrore merret me politikat shtetërore, kurse pushteti lokal
i zbaton dhe merret me politikat e nivelit qendror dhe ato vendore, në mënyrë që të jetë sa më
afër qytetarit. Korniza ligjore në Kosovë për Vetë Qeverisje Lokale është e bazuar në aktin më
të lartë legjislativ në Kosovë siç është Kushtetuta e Kosovës, në Kartën Evropiane për
Vetëqeverisje Lokale, në Ligjin për Vetë Qeverisje Lokale.
Reforma e pushtetit lokal në Kosovë kishte filluar në vitin 1999/2000, pas përfundimit të luftës
në Kosovë dhe vendosjes së Administratës së UNMIK-ut. Organizimin e pushtetit lokal nga
viti 2000 e organizoi UNMIK-u, me rregulloret e tyre që kishin fuqi ligjore deri në vitin 2008,
nga viti 2008, kur u pavarësua Kosova, organizimi i pushtetit lokal u bë me ligj dhe kushtetutë.
Bashkëpunimi ndër-komunal, bashkëpunimi komunal ndërkombëtar dhe bashkëpunimi ndër-
kufitar përcaktohen në mënyrë të detajuar në Ligjin për bashkëpunim ndër-komunal. Për ta
realizuar një bashkëpunim ndër-komunal mund të bëhet përmes nismës nga kryetari i
Komunës, 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, nismën për një bashkëpunim ndër-komunal
mund të bëhet edhe nga Qeveria e Kosovës, nëse është në interes publik dhe lokal. E veçanta e
ligjit për bashkëpunime ndër-komunale është se qytetarët kanë të drejtë që të nisin nismën për
themelimin e bashkëpunimin ndër-komunal, nëse parashtrohet me shkrim nga së paku 5 % e
qytetarëve të komunës që kanë të drejtë vote.
Bashkëpunimet ndër-komunale, po ashtu vëzhgohen edhe nga Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal. Komunat kosovare kanë të drejt që të bëjnë bashkëpunime ndërkombëtare me
komunat e shteteve tjera, por këto marrëveshje duhet të jenë vetëm të natyrës administrative
dhe teknike. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i stimulon komunat që të bëjnë
bashkëpunime ndër-komunale, duke i bërë thirrje për aplikime për financimin e projekteve për
bashkëpunime ndër-komunale nga ana e komunave të Kosovës.
Komunat kanë mundësi që të hartojnë projekt-propozime dhe t’i dërgojnë në MAPL, duke ia
mundësuar që financimin t’ia bëj kjo ministri. Komunat duhet që t’i marrin më seriozisht
bashkëpunimet ndër-komunale, pasi janë kriter të fondit për investime kapitale, ka bërë të ditur
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Investimet kapitale ndikohen direkt edhe nga
bashkëpunimet ndër-komunale që arrijnë t’i bëjnë kryetarët e komunave. Kemi shembullin se
nga 38 komuna në Kosovë, në vitin 2019, janë realizuar 25 iniciativa për bashkëpunime ndër-
104
komunale. Gjithashtu komunat e Kosovës, kanë qenë aktive edhe në bashkëpunimet komunale
ndërkombëtare, të ndihmuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Komuna e Gjilanit ka qenë më aktive sa i përket bashkëpunimeve ndër-komunale, ndërkufitare
dhe bashkëpunimeve komunale ndërkombëtare. Komunat me të cilat ka pasur bashkëpunime
ndër-komunale, Komuna e Gjilanit janë Novobërda, Kamenica, Vitia dhe Lipjani. Gjilani ka
realizuar 10 marrëveshje të bashkëpunimit ndër-komunal me komunat e Kosovës. Po ashtu,
komuna e Gjilanit ka pasur shtatë bashkëpunime ndër-kufitare dhe bashkëpunime komunale
ndërkombëtare.
Komuna e Vitisë nuk ka bërë shumë bashkëpunime ndër-komunale. Vitia po ashtu ka pasur
edhe bashkëpunime komunale ndërkombëtare të cilat janë ndihmuar nga Ministria e
Administratës dhe Pushtetit Lokal. Vitia ka realizuar katër bashkëpunime ndër-komunale dhe
dy bashkëpunime komunale ndërkombëtare.
Komuna e Kamenicës ka realizuar vetëm katër marrëveshje për bashkëpunim ndër-komunal.
Bashkëpunimet ndër-komunale të pakta për këtë komunë tregojnë aktivitetin e pakët të krerëve
të kësaj komune që kanë pasur për vite të tëra.
Nga këto bashkëpunime ndër-komunale, përfitojnë qytetarët e vendeve rurale në këto komuna,
pasi zakonisht marrëveshjet që realizohen janë të në aspektin infrastrukturor, pasi jemi shtet në
tranzicion, shumë fshatra, lagje nuk i kanë pasur dhe nuk i kanë gjërat elementare të
infrastrukturës, si asfaltin, rrjetin e kanalizimit.
Shembull i mirë është bashkëpunimi rajonal apo komunal ndërkombëtarë është mes Gjilanit
dhe Çairit, komuna të cilat kanë fituar projekt nga Komisioni Evropian, të cilat i ndihmojnë
bizneseve të zejeve në mënyrë që tregu i tyre të zgjerohet jo vetëm brenda komunës së tyre,
por edhe jashtë saj, në mënyrë të tillë e rrisin ekonominë e komunës.
Bashkëpunimet për nga përmbajtja nuk dallojnë, nga dy bashkëpunimet ndër-komunale të
analizuara nga kjo Kamenica, njëri është për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza e tjetra
është për asfaltimin e rrugëve. Nëse e shohim bashkëpunimin ndër-komunal ndërmjet
Kamenicës dhe Ranillugut, e cila është një komunë serbe e udhëhequr nga një kryetar serb,
bashkëpunimet ndër-komunale, kanë edhe anën e tyre pozitive edhe në afrimin e komunitetit
serb, pasi përfitojnë qytetarët e dy komunave, pa marrë parasysh etnitetin e tyre.
105
Se bashkëpunimet ndër-komunale janë të rëndësishme për t’ia lehtësuar qytetarëve të saj
kushtet për jetesë, tregon marrëveshja ndërmjet Vitisë dhe Ferizajt. Kjo marrëveshja ka të bëjë
me transport. Fakti që këto komuna janë njëra tjetrës e banorët e tyre, ndodh që banorët e Vitisë
të punojnë në Ferizaj e të Ferizajt në Viti, kjo marrëveshje ia ka siguruar transportin reciprok
për një pikë të caktuar për fshatin Sllatinë i cili është në Komunë të Vitisë. Në këtë mënyrë,
banorët që udhëtojnë në këto vend-ndalje nga Ferizaj dhe vend-ndaljet nga Vitia, i largohen
një barre të madhe për çështjen e udhëtimit dhe kjo ndikon direkt në aspektin ekonomik të
secilit qytetar, sepse jo të gjithë i kanë pasur mundësitë që të udhëtojnë me vetura private apo
taksi.
U shtjellua se në Kosovë, qeverisja lokale është shumë e decentralizuar dhe kjo ka filluar më
herë nga koha e UNMIK-ut dhe ka vazhduar deri nga viti 2008, duke u rregulluar me
Kushtetutën e Kosovës, me ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe duke u bazuar në Kartën
Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Bashkëpunimet ndër-komunale në Kosovë janë rregulluar
në atë mënyrë që prej pushtetit qendror, kryetarët e komunave, kuvendit komunal e deri te
qytetarët kanë të drejt të realizojnë bashkëpunime nder-komunale. Bashkëpunimet ndër-
komunale në komunat e Kosovës dhe nga qeveria qendrore janë duke marrë prioritet në vitet e
fundit, madje Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, e ka vendosur si kusht që duhet të
bëjnë bashkëpunime ndër-komunal për të pasur buxhet më të madh për investime kapitale për
komuna.
Gjatë këtij punimi u paraqit aspekti i funksionimit të bashkëpunimit ndër-komunal në Kosovë,
por gjithashtu u pa edhe mënyra se si funksionojnë bashkëpunimet ndër-komunale në disa
vende të njohura evropiane të cilat njihen për sisteme të ndryshëm të qeverisjes lokale.
Gjatë këtij punimi, paraqita se bashkëpunimi ndër-komunal në Estoni është i obligueshëm në
nivelin lokal, madje studiuesit nga ky vend, Sulev Mäeltsmees, Mikk Lõhmus dhe Juri Ratas,
insistojnë se bashkëpunimi ndër-komunal duhet të organizohet në atë mënyrë që përdoruesit e
shërbimeve publike dhe banorët e rajonit duhet ta dinë se kush e ka kryer detyrën e dhënë, dhe
kush është vendimmarrës e kush është përgjegjës për detyrën e kryer.
Në anën tjetër, u pa se komunat e mëdha në Islandë ishin të përjashtuara nga bashkëpunimi
ndër-komunal, pra vetëm komunat e vogla duhet që t’i bënin këto marrëveshje ndërmjetvete,
por prej vitit 1986 u bë i detyrueshëm bashkëpunimi ndër-komunal për të gjitha komunat në
këtë vend. Në Islandë kishte edhe një konfuzion, pasi ligji nuk e qartësonte nëse bashkëpunimet
ndër-komunale janë të ligjshme, duke krijuar dilemë ligjore, por ky dyshim u largua në vitin
106
2011 me ligjin e ri, duke treguar se komunat janë të lira të organizojnë bashkëpunime ndër-
komunale në çfarëdo mënyre. Prandaj u pa se në Islandë ekzistonin tri mënyra të bashkëpunimit
ndër-komunal si bashkëpunimit vullnetar nga bashkëpunimi i detyrueshëm dhe bashkëpunimi
nga grandet. Studiuesi Grétar Thór Eythórsson, thotë se bashkëpunimi ndër-komunal në
Islandë është në avantazh pasi ka rrit kapacitet e ekonomisë, por ai insiston se kanë shqetësime
sa i përket demokracisë që lidhet me bashkëpunime ndër-komunale.
Poashtu u pa se në Francë komunat duhet të kenë bashkëpunim ndër-komunal me bashkësitë
dhe të bashkohen me një komunitet, pra nuk duhet që në mënyrë zingjirore të bashkëpunojnë,
komunë-bashkësi – komunitete. Shpenzimet e bashkëpunimeve ndër-komunale në këtë shtet
kanë ndikim negativ për shpenzimet komunale në anën e ekonomisë. Po ashtu shpenzimet
publike nga komunat mund të përdoren dhe nuk paraqesin apo nuk pengohen nga
bashkëpunimet ndër-komunale. Studiuesit francez, Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia
Paty, thonë se bashkëpunimet ndër-komunale në Francë, kane dikuar pozitivisht duke e
përmirësuar cilësinë dhe shërbimin e mallrave për shpenzimet publike, duke e zgjeruar fushën
e ofrimit të mallrave publike për t’i plotësuar kërkesat e banorëve.
Në anën tjetër, ShBA-të dhe vendet e Evropës Jugore si Spanja Italia dhe Franca, kanë strukturë
të qeverisjes vendore me komuna shumë të vogla. Vetëm qeverisja lokale me komuna shumë
të vogla është e përbashkëta e vetmja mes ShBA-ve dhe këtyre tri shteteve, pasi në
bashkëpunim ndër-komunal kanë dallime thelbësore. Në Amerikë, bashkëpunimi ndër-
komunal me komunat e tjera është i vullnetshëm, në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm ky
lloj bashkëpunimi. Por, nëse rriten strukturat e komunave, atëherë do të rritet edhe ekonomia e
komunave apo kostoja e tyre.
Dallimi mes komunave të Amerikës dhe Evropës është se në komunat në Evropë ka ma shumë
autonomi fiskale. Një tjetër ndryshim mes Amerikës dhe Evropës është se qarqet janë organe
lokale në ShBA, kurse në Evropën Jugore, në Spanjë dhe Francë, qarqet emërohen nga këshillat
bashkësisë, dhe mund të promovojnë bashkëpunimin ndër-komunal. Tjetër dallim mes
komunave të Evropës dhe Amerikës, është se në Evropë disa shërbime themelore lokale janë
të detyrueshme, si mbeturinat, uji, kurse në ShBA nuk janë të detyruara këto shërbime.
Ndërsa në Zvicër, bashkëpunimet ndër-komunale mes komunave më të vogla sjellin
profesionalizëm më të madh në punët administrative. Po ashtu, pas një bashkëpunimi ndër-
komunal apo bashkimi i dy komunave, cilësia e përformancës rritet për komunat e vogla, pasi
bashkësitë e mëdha ofrojnë shërbimet të cilat i tejkalojnë kapacitetet e përformancave që i bëjnë
107
komunat e vogla. Komunat në Zvicër e kanë rritur bashkëpunimin ndër-komunal, deri në 63%,
duke e intensifikuar bashkëpunimin gjatë viteve të kaluara. Bashkëpunimet janë kryesisht nga
komunat e vogla që bashkëpunojnë dhe bashkëpunimet janë në çështjet e shkollës, kujdesit
mjekësor, e ujërave të zeza, mbeturinat, mbrojtja civile. Në Zvicër bashkëpunimet ndër-
komunale dhe bashkimin e bashkësive i shohin si instrument të rëndësishëm duke u
përqendruar në një zonë gjeografikisht të kufizuar.
Bashkëpunimi ndër-komunal, në vendet e Evropës si Francë e Holandë, ka filluar prej shekullit
të 19-të dhe është përdorur në një kuptim më të gjerë. Në Spanjë, Francë dhe Itali, komunat
nuk i dalin që t’i kryejnë punët e tyre që i kanë për obligim dhe detyrohen të bëjnë
bashkëpunime ndër-komunale për ujin e pijshëm, kurse komunat në Angli nuk e kanë këtë
përgjegjësi për ujin e pijshëm, pasi për të përkujdesen kompanitë private që operojnë në shkallë
rajonale. Pjesa më e madhe e komunave në Francë, Spanjë dhe Itali, përballen me vështirësi
për ofrimin e shërbimeve themelore publike në mënyrë efikase dhe detyrohen që të kenë shtrirje
të bashkëpunimit ndër-komunal më shumë në mënyrë që të ketë shërbim të plotë.
Bashkëpunimi ndër-komunal në Britaninë e Madhe nuk është i zhvilluar pasi nuk ka pasur
funksionim të plotë për bashkëpunime ndër-komunale. Studiuesja Josepine Kelly, thotë se dy
gjëra kanë ndikuar ndikuar në mos zhvillimin e bashkëpunimit ndër-komunal në Britaninë e
Madhe, janë se politikanët të cilat kanë qenë relevantë për qeveritë lokale janë marrë me
konkurrencën ndëmjetvete se sa me bashkëpunime. Kurse arsyeja tjetër është se pushteti
qendrorë i mban vendimet kryesore për hartimin e politikave lokale. Studiuesja Josephine
Kelly, thotë se duhet decentralizim thelbësor në nivel lokal në Britaninë e Madhe që të ketë më
shumë bashkëpunime ndër-komunale.
Në vitin 2016 në Slloveni u miratua një strategji për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale me anë
të bashkëpunimeve ndër-komunale të cilat shihen si efektive për rajonalzimin në këtë vend.
Në Slloveni janë tri lloje të bashkëpunimeve ndër-komunale. Po ashtu, në këtë vend ekzistojnë
tri lloje të shoqatave komunale, të cilat kanë një traditë të bashkëpunimit me komunat. Për tu
u mundësuar ky lloj bashkëpunimi ndër-komunal me këto shoqata, një komunë mund të jetë
anëtare me shumë se në një shoqatë. Këto shoqata financohen direkt nga qeveria. Në Slloveni
komunat bëjnë bashkëpunime ndër-komunale me administratën që t’i ulin kostot e
shpenzimeve duke u financuar përmes granteve.
108
Komunat në Holandë kanë liri dhe të drejt që të bëjnë bashkëpunime ndër-komunale, nëse e
shohin se është në interes të qytetarëve. 16 % e buxhetit nga komunat shpenzohet për
bashkëpunime ndër-komunale.
Bashkëpunimi ndër-komunal në Spanjë ka origjinë të hershme, nga Kushtetuta e Cadizit në
vitin e largët të vitit 1812. Në Spanjë bashkëpunimet ndër-komunale janë të mëdha, pasi shumë
komuna janë të vogla dhe nevoja për bashkëpunim është esenciale. Bashkëpunimet ndër-
komunale në Spanjë, më së shumti realizohen në dy forma të cilat e mbizotërojnë hapësirën
administrative spanjolle, ato janë bashkësitë dhe konsorciumet. Gjithashtu përdoren edhe një
formë e tretë e bashkëpunimit, ajo e zonave metropolitane siç është rasti me kryeqytetin e
Spanjës, Madridin.
57 % e të anketuarve nga Kamenica kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Gjysma e
tyre për bashkëpunimin ndër-komunal kanë dëgjuar ose janë informuar nga mediat, duke
përfshirë këtu (radio, televizione, gazeta, portale online). Kamenicasit e dinë se çka është
bashkëpunimi ndër-komunal, pasi 73 % kanë dhënë përgjigje se e dinë se çka është
bashkëpunimi ndër-komunal. Po ashtu, qytetarët e kësaj komune e dinë se me kë realizohen
bashkëpunimet ndër-komunale. Qytetarët e Kamenicës mendojnë se komuna e tyre ka realizuar
bashkëpunime ndër-komunale, se këto bashkëpunime mund ta forcojnë ekonominë, mund të
sjellin vende të reja të punës dhe janë të dobishëm për ta. Të gjithë të anketuarit janë të një
mendimi të njëjtë se komuna e tyre duhet të realizojë bashkëpunime ndër-komunale.
52 % e të anketuarve nga Gjilani, kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Nga kjo
komunë pothuajse se gjysma apo 44 % e të anketuarve për bashkëpunimin ndër-komunal kanë
dëgjuar nga rrjetet sociale, vijon media me 27 % dhe vetëm 12 nga komuna. Qytetarët e kësaj
komune nuk janë të informuar se çka është bashkëpunimi ndër-komunal, më shumë së gjysma
e tyre nuk e dinë se çka është bashkëpunimi ndër-komunal.
Po ashtu vetëm 25 % e të anketuarve janë përgjigjur se e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi
ndër-komunal. Megjithatë gjilanasit janë përgjigjur më shumë se gjysma se Gjilani duhet të
zhvilloj bashkëpunime ndër-komunale me komunat e tjera dhe se nuk mund të zhvilloj
bashkëpunime ndër-komunale e vetme. Gjilanasit kanë shprehur hezitim se a ka përfitime
komuna nga bashkëpunimet ndër-komunale, se a janë të dobishëm këto bashkëpunime për
qytetarët dhe a ndikojnë në zhvillimin ekonomik duke hapur vende të reja të punës. Vetëm 37
% e të anketuarve besojnë se Gjilani ka bërë bashkëpunime ndër-komunale. Megjithatë
Gjilanasit shprehen të bindur se komuna e tyre duhet të realizojë bashkëpunime ndër-komunale.
109
52 % të anketuarve nga Vitia, kanë dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal. Ndërsa më së
shumti për bashkëpunimin ndër-komunal kanë dëgjuar nga mediat, rrjetet sociale e më së paku
nga komuna. Qytetarët e kësaj komunë më shumë së gjysma e tyre thonë se nuk e dinë se çka
është bashkëpunimi ndër-komunal, po ashtu ata thonë se nuk e dinë se a zhvillohet
bashkëpunimi ndër-komunal ndërmjet më shumë se dy komunave. Vetëm 25 % të vitiasve
janë përgjigjur se e dinë se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal, kurse pjesa tjetër nuk e
dinë se si realizohen bashkëpunimet.
Ndërkaq, qytetarët e Vitisë thonë se bashkëpunimet ndër-komunale zhvillohen me komunat e
tjera, ata gjithashtu janë përgjigjur se Vitia s’mundet të realizoj bashkëpunime ndër-komunale
e vetme. Qytetarët e Vitisë janë përgjigjur se bashkëpunimet ndër-komunale, sjellin përfitime
dhe janë të dobishme, kurse kanë shprehur hezitim se bashkëpunimet mund ta rrisin ekonominë
dhe të hapin vende të reja të punës. Qytetarët e Vitisë të njëzëri thonë se komuna e tyre duhet
të ketë bashkëpunime ndër-komunale.
Nga anketimet e bëra për komunat si Gjilani, Vitia dhe Kamenica, shohim që qytetarët e këtyre
komunave kanë njohuri mesatare sa i përket bashkëpunimeve ndër-komunale. Qytetarët e
Kamenicës kanë njohuri më shumë për bashkëpunimet ndër-komunale në përgjithësi, kurse
qytetarët e Gjilanit dhe Vitisë nuk janë mirë në këtë aspekt, pasi shumica e tyre nuk kanë
njohuri për bashkëpunimin.
Një gjë e cila nuk është e mirë për komunat përkatëse është se qytetarët e këtyre tri komunave,
si pikë reference për bashkëpunimet ndër-komunale i kanë mediat dhe rrjetet sociale, kurse
informacionin nga komunat e marrin të fundit, gjë e cila nuk duhet t’i ndodh komunave, pasi
ato janë të parat që duhet t’i japin informatat duke e gjetur mënyrën e duhur për t’i informuar
qytetarët për bashkëpunimet ndër-komunale që i bëjnë.
Bashkëpunimet ndër-komunale të tre kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës i
shohin si shumë të rëndësishme për funksionimin e tyre.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se bashkëpunimet ndër-komunale janë të rëndësisë jetike,
pasi sipas tij kur bashkohen komunat, ndikon në rritjen e ekonomisë të përmirësimit të jetës
për komunat fqinje dhe atë komunë që i realizon bashkëpunimet ndër-komunale. Haziri ështëi
bindur se bashkëpunimet ndër-komunale mund ta rrisin ekonominë dhe ta ulin papunësinë në
komunën e Gjilanit. I pari i komunës së Gjilanit thotë se nuk pasur vështirësi në realizimin e
bashkëpunimit ndër-komunal, problemet e vetme kanë qenë në bashkëpunimet komunale
110
ndërkombëtare me komunat e Serbisë, të cilat janë krijuar nga shteti fqinjë. Kryetari i kësaj
komune thotë se duhet t’i jepen më shumë rëndësi bashkëpunimeve ndër-komunale.
Për kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin janë të rëndësishme bashkëpunimet ndër-komunale pasi
përmes projekteve të përbashkëta mund të përfitojnë qytetarët e komunës të cilën ai e drejton.
Haliti i konsideron të rëndësishme bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe komunale
ndërkombëtare që i ka bërë ai si kryetar i Vitisë. I pari i kësaj komune thotë se nëse
bashkëpunimet ndër-komunale i dedikohen lëmive të cilat kanë të bëjnë me ekonomi ndikojnë
në uljen e papunësisë dhe rritjen e ekonomisë. Bashkëpunimet ndër-komunale i cilëson se janë
lehtë të realizueshme Sokol Haliti, ai bile thotë se komunat në Kosovë realizojnë pak
bashkëpunime ndër-komunale.
Qëndron Kastrati, Kryetar i Kamenicës thotë se për komunën që drejton ai bashkëpunimet
ndër-komunale janë shumë të rëndësishme. Kastrati thotë se kur realizohen bashkëpunimet
ndër-komunale secila palë e përfshirë në të duhet të jetë efikase për zhvillimin e interesave të
përbashkëta të komunave për zhvillimin lokal. I pari i Kamenicës thotë se bashkëpunimet ndër-
komunale e rrisin ekonominë dhe ndikojnë në uljen e papunësisë. Qëndron Kastrati mendon
njëjtë si homologët e tij, Lutfi Haziri e Sokol Haliti se nuk është e vështirë që të realizohen
bashkëpunime ndër-komunale dhe se ka komunat e Kosovës realizojnë pak bashkëpunime të
tilla.
Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj
thotë se ministria është gjithmonë në krahë të komunave të cilat i inkurajon dhe i mbështetin
në forma të ndryshme që të realizojnë bashkëpunime ndër-komunale edhe duke i financuar vetë
MAPL-ja, bashkëpunimet ndër-komunale të cilat propozohen nga komunat.
111
6.1.Rekomandime
Bashkëpunimet ndër-komunale, nga Gjilani, përveç çështjeve të infrastrukturës, duhet të
fokusohen edhe në lëmit e tjera të cilat i sjellin përfitime bizneseve të vogla, qytetarëve. Në
këtë aspekt duhet të fokusohen bashkëpunimet ndër-komunale, të tre kryetarët e komunave
Gjilan, Viti dhe Kamenicë, duhet të bëjnë projekt propozime që të aplikojnë si komuna
bashkërisht në fitimin e granteve të jashtme që jepen nga Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal dhe nga grantet europiane në kuadër të qeverisjes lokale dhe të
implementohen në komuna duke ia mundësuar qytetarëve që të përfitojnë në mënyrë
direkte apo indirekte nga këto marrëveshje gjatë jetës së tyre të përditshme duke ia siguruar
jetesën.
Kamenica duhet t’i zgjeroj bashkëpunimet ndër-komunale në fushat fitimprurëse të cilat e
rrisin ekonominë e tyre, në mënyrë që t’i stimuloj qytetarët që të punojnë bashkë me
komunat fqinje.
Kamenica duhet që t’i japë kujdes më shumë dokumenteve të bashkëpunimeve ndër-
komunale, ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare, duke i ruajtur mirë në arkiv. Zyra e
informimit i ka pasur vetëm tri marrëveshje ndër-komunale, të cilat janë bërë së fundmi
nga kryetari Qëndron Kastrati, një bashkëpunim e kam siguruar unë, pasi sipas komunës,
dokumentet në arkivë nuk janë më, pasi është djegur arkiva e komunës para disa kohe.
Komuna e Kamenicës duhet të digjitalizimin e dokumenteve të rëndësishëm siç janë të
bashkëpunimeve ndër-komunale dhe të vendosen në uebfaqen e komunës duke qenë
informatat publike për ata persona që dëshirojnë të kenë informacione për këtë fushë.
Gjilani dhe Vitia, po ashtu duhet të jenë më transparent e bashkëpunues, pasi nuk i kanë të
ruajtura të gjithë dokumentet e bashkëpunimeve ndër-komunale në një vend të duhur në
arkivin e komunës që të kenë qasje të lehtë. Njëjtë si Kamenica, edhe këto dy komuna duhet
të bëjnë digjitalizimin e dokumenteve dhe vendosjen e tyre nëpër uebfaqet e komunave që
ta kenë informacionin më të lehtë.
Gjilani, Vitia dhe Kamenica, por edhe të gjitha komunat tjera në Kosovë duhet që t’i japin
prioritet në digjitalizimin e dokumenteve të rëndësishëm siç janë bashkëpunimet ndër-
komunale, ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare. Unë, kam pritur me muaj që t’i
marrë dokumentet e kërkuara për temë të diplomës, duke i dërguar, ridërguar dhe thirrur
112
me dhjetëra herë kryetarët e komunave, zyrtarët për informim vetëm që t’i siguroj
dokumentet e nevojshme e të cilat në fund nuk i kam marr ashtu siç kam kërkuar, pasi
arsyet e tyre kanë qenë të panumërta. Për këtë arsye komunat duhet që të bëjnë një rubrikë
të veçantë për bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe komunale ndërkombëtare
në ueb faqen e komunës, që qasja të jetë e lehtë dhe e pamundimshme për studiues si unë,
gazetarë, profesor dhe për qytetarët e komunave përkatëse.
Komunat duhet që të bëjnë përpjekje për më shumë bashkëpunime ndër-komunale, pasi
tashmë investimet kapitale varen edhe nga këto bashkëpunime, sipas Ministrisë së
Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Vendimi i MAPL-së, që investimet kapitale të varen
edhe nga bashkëpunimet ndër-komunale për komuna është i qëlluar, pasi vetëm në këtë
mënyrë i nxitë kryetarët e komunave që t’i japin prioritet dhe ta rrisin interesimin për
bashkëpunime ndër-komunale.
Përveç bashkëpunimeve ndër-komunale, Gjilani, Kamenica dhe Vitia, duhet t’i japin
rëndësi edhe bashkëpunimeve ndërkufitare apo rajonale me komunat e shteteve fqinje dhe
bashkëpunimeve komunale ndërkombëtare.
Komunat duhet që t’i informojnë qytetarët e tyre se çka janë bashkëpunimet ndër-
komunale, bashkëpunimet ndër-kufitare dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, për çka
shërbejnë ato, a kanë përfitime, a mund ta rrisin ekonominë si realizohen.
Komunat duhet që për secilin bashkëpunim, qoftë ndër-komunal, ndërkufitar apo
ndërkombëtarë të bëjnë një mirë informim për qytetarët duke gjetur formën më të mirë.
Komunat janë të obliguara që brenda vitit t’i kenë dy tubime publike me qytetarë, gjatë
këtyre dy tubimeve, duhet që krerët komunal, prej kryetarit, nënkryetarit e drejtorëve që
janë të përfshirë në bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe ndërkombëtare, t’i
tregojnë qytetarëve duke bërë një llogaridhënie të mirë e cila do t’i mirë informonte
qytetarët dhe do t’i mbante të informuar për veprimet e komunës në këtë fushë.
Zyrtarët e informimit të komunave duhet që të bëjnë një rubrike të veçantë për
bashkëpunimet ndër-komunale, ndërkufitare dhe ndërkombëtare në mënyrë që të jetë qasja
për informim e lehtë nga qytetarët për tu informuar për bashkëpunimet.
113
Komunat duhet që t’i informojnë qytetarët e tyre se çka janë bashkëpunimet ndër-
komunale, bashkëpunimet ndër-kufitare dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, për çka
shërbejnë ato, a kanë përfitime, a mund ta rrisin ekonominë si realizohen.
Kryetarët e tri komunave, Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, duhet t’i japin më shumë rëndësi
bashkëpunimeve ndër-komunale.
Kryetarët e komunave e kanë rrugën e hapur pasi kanë mbështetje nga qeveria për
bashkëpunime ndër-komunale, mbështetjen e qeverisë Lutfi Haziri, Sokol Haliti dhe
Qëndron Kastrati, nuk i shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunime, prandaj duhet të
përmirësohen në këtë aspekt.
Të tre kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, thonë se rruga për të
realizuar bashkëpunim ndër-komunal nuk është e vështirë, ndërkohë nuk realizojnë
bashkëpunime të bollshme edhe pse thonë se nuk kanë hasur në vështirësi për këto
bashkëpunime.
Kryetarët e komunave duhet të jenë më qasshëm me studiuesit, gazetarët dhe personat që
kërkojnë qasje të dokumenteve dhe intervistat me ta.
114
7. LITERATURA
1. Besnik Tahiri, Politika e Decentralizimit në Kosovë, ndikimi në reformën e
vetëqeverisjes lokale, Prishtinë, qershor 2008
2. Bačlija-Brajnik, Irena. (2018). Inter-municipal Cooperation in Slovenia: An
Intermediate Step Towards Regionalisation
3. Eco Umberto,”Si bëhet një punim diplome”, botimi Përpjekja, Tiranë 1997
4. Matthews Bob dhe Ross Liz, “Metodoat e Hulumtimit” Udhëzues praktik për Shkencat
sociale dhe humane
5. Eythórsson, Grétar. (2019). Decision-making efficiency, accountability and democracy
in inter-municipal cooperation arrangements: The case of Iceland. Veftímaritið
Stjórnmál og stjórnsýsla
6. Ramiz Fazliu, Vetëqeverisja Lokale (modelet e organizimit - sistemi i Kosovës),
Prishtinë, 2017
7. Michael Kull and Pekka Kettunen. 2013. “Local Governance, Decentralization and
Participation: Meta-Gover - nance Perspectives – Introduction to the Special Issue.”
Haldus kultuur -Administrative Culture 14 (1), 4-10.
8. Hlynsdóttir, Eva. (2019). Local administrative capacity based on the presence of expert
staff in municipal city halls and inter-municipal cooperation entities. Veftímaritið
Stjórnmál og stjórnsýsla.
9. Quentin Frère, Matthieu Leprince, Sonia Paty. The impact of inter-municipal
cooperation on local public spending. Working paper GATE 2012-25. 2012.
10. Germa Bel, Mildred Warner, Inter‐municipal cooperation and costs: expectations and
evidence, public administration, 2015.
11. Steiner, Reto. (2003).The Causes, Spread and Effects of Intermunicipal Cooperation
and Municipal Mergers in Sëitzerland. Public Management Review.
12. J.R. (Rudie) Hulst, A.J.G.M. (André) van Montfort, Institutional features of inter-
municipal cooperation: Cooperative arrangements and their national contexts
13. Kelly, Josephine. (2007).The Missing Ingredient: Inter-Municipal Cooperation and
Central-Local Relations in the UK.
14. Klok, Pieter-Jan & Boogers, Marcel & Denters, Bas & Sanders, Maurits. (2018). Inter-
municipal Cooperation in the Netherlands.
115
15. Garrido, Eva. (2007). Inter-Municipal Cooperation in Spain: Dealing with Microscopic
Local Government.
16. Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, Prill 2008
17. Karta Evropiane për Vetëqeverisje lokale, Strazburg 1986
18. Ligji Nr.04/L-010, për bashkëpunim ndërkomunal
19. Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizmi dhe
Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, Gusht 2013, Prishtinë
20. Thirrja për aplikime për financimin e projekteve për bashkëpunim ndërkomunal nga
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 26.02.2019
21. Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2018
22. Raporti i Punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Janar- Dhjetor, 2019
23. Zyra e informimit, Komuna e Gjilanit nformatë mbi marrëvëshet e Komunës së Gjilanit,
(më 5 qershor 2020)
24. Zyra e informimit, Komuna e Kamenicës nformatë mbi marrëvëshjet e Komunës së
Kamenicës, (më 1 korrik 2020
25. Zyra e informimit, Komuna e Vitisë informatë mbi marrëveshjet e Komunës së Vitisë
(më 26 shkurt 2020)
26. Intervistë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, 5 qershor 2020, (përmes
emailit)
27. Intervistë me kryetarin e Komunës së Kamënicës, Qëndron Kastrati 1 korrik 2020,
(përmes emailit)
28. Intervistë me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, 26 shkurt 2020, (përmes
emailit)
29. Intervistë me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit
Lokal, Rozafa Ukimeraj, 30 maj 2020 (përmes emailit)
30. Intervistë me ish-Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit,
Agim Zuzaku, maj 2020, (live)
31. Intervistë me ish-kryetarin e Komunës së Kamenicës, Shaip Surdullin, mars 2020,
(përmes emailit)
32. https://unmik.unmissions.org/sq/sundimi-i-ligjit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-dhe-
mandati-i-unmik-ut
116
8. SHTOJCAT
8.1. Pyetësorët
1. Pyetjet e anketave hulumtuese;
Pyetësori
A. Pyetje të përgjithshme
A1. Mosha
a. 18-30, b. 31-50, c. Mbi 50
A2. Venbanimi
a. Urban b. Rural
A3. Gjinia b. Mashkull, c. Tjetër
a. Femër
A4. Përkatësia kombëtare ?
1. Shqiptare
2. Serbe
3. Turke
4. Bosnjake
5. Gorane
6. Rome
7. Ashkali
8. _________
117
A5. A jeni duke vijuar shkollimin ?
1.Po
2.Jo
A6. Cili është niveli i shkollës që jeni duke e ndjekur ose e keni ndjekur?
1. Fillore
2. Mesme
3. E lartë/ fakulteti
4. Superior
5. Tjetër _________
A7. A jeni i punësuar?
a) Po b) Jo
B. Bashkëpunimi ndër-komunal
B8. A keni dëgjuar ndonjëherë bashkëpunimin ndër-komunal?
1. Po
2. Jo
B9. Nëse keni dëgjuar për bashkëpunimin ndër-komunal, atëherë nga keni dëgjuar?
1. Komuna
2. Mediat
3. Rrjetet sociale
4. Tjetër
118
B10. A dini se çka është bashkëpunimi ndër-komunal?
1. Po
2. Jo
B11. A mund të realizohet bashkëpunimi ndër-komunal ndërmjet më shumë se dy
komunave?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
C. Zhvillimi i Bashkëpunimit Ndër-komunal në Komunën e Kamenicës
C12. A dini se si zhvillohet bashkëpunimi ndër-komunal?
4. Po
5. Jo
6. Nuk e di
C13. Bashkëpunimi ndër-komunal zhvillohet me?
1. Komunat e tjera
2. Me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal
3. Dikë tjetër
C14. A mund të zhvilloj Komuna e Kamenicës bashkëpunimin ndër-komunal e vetme?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
119
D. Ndikimi i Zhvillimit të Bashkëpunimit Ndër-komunal në zhvillimin ekonomiko-social të
komunës së Kamenicës
D15. A ka përfitime Komuna e Kamenicës nga Bashkëpunimet Ndër-komunale?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
4. Ndoshta
D16. A janë të dobishme për qytetarët Bashkëpunimet Ndër-komunale?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
4. Ndoshta
D17. A ndikojnë në zhvillimin ekonomiko-sociale, bashkëpunimet ndër-komunale në
Komunën e Kamenicës?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
4. Ndoshta
D18. A mund të hapen vende të reja të punës nga bashkëpunimet ndër-komunale nga
Komuna e Kamenicës?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
4. Ndoshta
120
E. Pyetjet përmbyllëse
E20. A mendoni se janë realizuar bashkëpunime ndër-komunale nga Komuna e Kamenicës?
1. Po
2. Jo
3. Nuk e di
E21. A duhet të ketë komuna e Kamenicës bashkëpunime ndër-komunale?
1. Po
2. Jo
Ju falenderojmë shumë për kohën dhe ju lutem më poshtë shkruani komentin tuaj rreth
pytësorit (nëse keni) :
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
_______________________________________________________________
2. Pyetjet e intervistave me kryetarët e komunave të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës;
3. Pyetjet e Intervistës me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administratës dhe
Pushtetit Lokal;
121
8.2. Intervistat
Intervistat me kryetarët e Komunave të Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë dhe me
Sekretaren e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj.
Intervistat janë realizuar përmes emalit.
8.2. Pyetjet e intervistës për kryetarin e Kamenicës:
1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së
Kamenicës?
2. Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet ndër-komunale për një komunë siç është
Kamenica?
3. Sa bashkëpunime ndër-komunale i keni realizuar deri më tani si kryetar i kësaj
komune dhe sa rëndësi i keni dhënë atyre?
4. A mund ta rritin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë në
5. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë
tjetër?
6. A realizojnë pak bashkëpunime ndër-komunale në përgjithësi komunat në Kosovë
dhe a duhet t’i jepet ma shumë rëndësi?
8.3 Pyetjet e intervistës për kryetarin e Gjilanit:
1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së
Gjilanit?
2. Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet ndër-komunale për një komunë siç është
Gjilani?
3. Sa bashkëpunime ndër-komunale i keni realizuar deri më tani si kryetar i kësaj
komune dhe sa rëndësi i keni dhënë atyre?
4. A mund ta rrisin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë siç është Gjilani?
5. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë
tjetër, përmendeni ndonjë vështirësi që keni hasur deri në realizimin e ndonjë
bashkëpunimi ndër-komunal?
6. A realizojnë pak bashkëpunime ndër-komunale në përgjithësi komunat në
Kosovë?
122
7. A duhet t’i jepet ma shumë rëndësi bashkëpunimeve ndër-komunale?
8.4. Pyetjet e intervistës për kryetarin e Vitisë:
1. Çfarë do të thonë bashkëpunimet ndër-komunale për ju si kryetar i Komunës së
Vitisë?
2. Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet ndër-komunale për një komunë siç është
Kamenica?
3. Sa bashkëpunime ndër-komunale i keni realizuar deri më tani si kryetar i kësaj
komune dhe sa rëndësi i keni dhënë atyre?
4. A mund ta rritin ekonominë dhe ta ulin papunësinë, nëse ka bashkëpunime ndër-
komunale të shumta për një komunë në
5. Sa është e vështirë që të realizohet një bashkëpunim ndër-komunal me një komunë
tjetër?
6. A realizojnë pak bashkëpunime ndër-komunale në përgjithësi komunat në Kosovë
dhe a duhet t’i jepet ma shumë rëndësi?
8.5. Pyetjet për intervistën me Sekretaren e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit
Lokal:
1. Ju si ministri, si e shihni në aspektin e përgjithshëm bashkëpunimet ndër-komunale?
2. Cilat janë mundësitë që ia ofroni komunave ju si Ministri e Administrimit të Pushtetit
Lokal, për t’i realizuar bashkëpunimet ndër-komunale?
3. Cilët janë hapat të cilët duhet duhet t’i ndërmarrin komunat me MAPL-n, për t’i
realizuar bashkëpunimet ndër-komunale?
4. A i stimulon MAPL-ja, komunat për t’i realizuar bashkëpunimet ndër-komunale?
5. A i mbështetni komunat në aspektin financiar komunat për t’i realizuar bashkëpunimet
ndër-komunale?
6. A keni të dhëna, se sa bashkëpunime ndër-komunale deri tani janë realizuar nga
komunat në Kosovë?
7. Cila komunë ka realizuar më shumë bashkëpunime ndër-komunale?
123