The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Leutrim Luma, 2019-11-20 11:35:37

Libri_Interneti

Libri_Interneti

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Shenjat al, com e të ngjashme quhen domenet e adresave, kurse p.sh.
ac.al, co.al dhe të ngjashme quhen nëndomene të domenit al, e poashtu
edhe pe.ac.al, ti.ac.al, pr.ac.al janë nëndomene të ac.al.

Administrimi i ndonjë domeni me tutje ndahet në nëndomene
në mënyrën si i konvenon shfrytëzuesit.

Të marrim një shembull të adresës elektronike. P.sh. një adresë e-
mail duket:

agimga@zana. pe. com. al

Në qoftë se adresën e lexojmë prej së djathti në të majtë, shohim
se domeni al tregon shtetin (Shqipëria), pjesa com ëstë e domenit të in-
stitucionit (komercial), pjesa pe përmban domenin e qytetit (Pejë), pjesa
zana tregon domenin e adresës së kompjuterit dhe pjesa agimga
paraqet emërtimin e shfrytëzuesit.

Adresa e-mail mund të jetë edhe shumë e thjeshtë dhe të përbëjë
vetëm domenet e domosdoshme p.sh. adresa e-mail e ndonjë profesori
të Shkollës së lartë ekonomike do të mund të jetë:

profesori@shle. edu. al

Hapja e e-mail adresës në njërin nga serviset e Internetit

Adresa e-mail mund të hapet nga shfrytëzuesi në mënyrë shumë
të thjeshtë. Ekzistojnë shumë servise të Internetit, të cilat ofrojnë hapjen
e adresës në domenet e tyre. Ky shërbim nga këto servise zakonisht
ofrohet falas.

Serviset e ndryshme, sot ofrojnë e-mail programe të ndryshme të
cilët kanë disa mundësi më shumë ose më pak se tjetri, për dërgim dhe
lexim të postës së pranuar.

50

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Në shembullin e mëposhtëm do të bëhet shpjegimi se si mund të
hapet e-mail adresa për shfrytëzuesë të rinj në njërin nga këto servise të
Internetit të quajtur Hotmail, i cili gjendet në internet-adresën
http//www.hotmail.com.

Serviset e këtilla mund të aktivizohen me anë të programeve
kompjuterike të quajtura Browserë të Internetit, të cilat zakonisht ofrohen
edhe me sistemin operativ të kompjuterit. Browserët më të njohur të In-
ternetit janë Netscape Navigator dhe Microsoft Internet Explorer. Për
browserët e Internetit do të bëhet fjalë në kapitujt e ardhshëm të këtij
teksti.

Faqja startuese (ekrani startues) e këtij servisi duket si në figurën
e mëposhtme:

Fig. 14. Faqja startuese e servisit të Microsoftit të quajtur Hotmail e cila aktivizohet me internet-adresën
http://hotmail.com

Për hapje dhe regjistrim të e-mail adresës së re në këtë servis
duhet që me anë të miut të zgjedhet opcioni me hipertekstin New user?
Sign up now! Me këtë aksion aktivizohet faqja tjetër e këtij servisi me

51

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Rregulloren e servisit Hotmail (MSN Hotmail Terms of Service) ku janë të
paraqitura rregullat për shfrytëzimin e servisit.

Fig. 15. Regullorja e Servisit Hotmail

Shfrytëzuesi duhet që të lexojë udhëzimet dhe rregullat e
shfrytëzimit të këtij servisi dhe në qoftë se pajtohet me to, duhet shty-
pur sustën ekranike I Accept, e cila gjendet në fund të Rregullores pas
disa faqeve, të cilat mund të shfletohen me anë të tastit Page Down.

Në qoftë se shfrytëzuesi nuk dëshiron që t’u përmbahet këtyre
rregullave, atëherë shtypet susta ekranike I Decline.

Shfrytëzuesit të cilët vazhdojnë procedurën e regjistrimit të
adresës e-mail, do të fitojnë dialogun për regjistrim në Hotmail i cili
duket si në figurën e mëposhtme.

52

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 16. Dialogu për regjistrim në Hotmail

Kjo dritare ndahet në dy tërësi kryesore:
pjesa për shënimet personale të shfrytëzuesit:
Emri (First Name),
Mbiemri (Last Name),
Shteti
Zona kohore
Gjinia
Data e lindjes (muaji, dita dhe viti)
Profesioni.

Fig. 17. Pjesa për shënimet personale të shfrytëzuesit

53

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Në dialogun për shtetin (Country/Region), vetvetiu ofrohet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në këtë dialog gjithsesi duhet ndë-
rruar shtetin e regjistrimit, sepse më vonë do të ketë pengesa për regjis-
trim.

Pjesa me shënime për hapje të internet-adresës me këto op-
cione:

Fig. 18. Opcionet që ofrohen për futjen e shënimeve për e-mail adresë.

Emri regjistrues. Shënohet emri i e-mail adresës i cili do
të shfrytëzohet për identifikim nga shfrytëzuesi (p.sh.
infed)
Parulla. Shënohet një parullë sekrete në mënyrë që
mos të mundet dikush ta lexojë postën private të
shfrytëzuesit. Parulla në këtë servis duhet të ketë 8
ose më shumë shenja, por në serviset tjera kjo gjë nuk
kërkohet (p.sh. mund të shënohet data e lindjes).
Rishënimi i parullës. Shënohet prapë parulla në
mënyrë që të bëhet konfirmimi i saj.
Pyetja sekrete. Në rastet kur harrohet parulla sekrete e
shfrytëzuesit të e-mail servisit, shënohet një pyetje

54

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

sekrete e cila nuk ka fare lidhje me parullën, e për të
cilën shfrytëzuesi e di përgjigjen.
Përgjegjja në pyetjen sekrete. Shënohet përgjegja në
pyetjen sekrete, në mënyrë që në rastet kur harrohet
parulla, e-mail servisi të na e përkujtojë atë.
Regjistrat (direktoritë) në të cilat do të regjistrohet
shfrytëzuesi. Me anë të këtij opcioni shfrytëzuesi futet
në regjistrat si shfrytëzues i servisit Hotmail si dhe në
regjistrat e ndryshëm të Internetit.
Pas kësaj shtypet susta ekranike Sign Up.

Fig. 19. Dialogu i cili njofton për regjistrimin e suksesshëm të e-mail adresës në servisin Hotmail.

Në qoftë se emri të cilin e ka përdorur shfrytëzuesi për identi-
fikim është i përdorur nga dikush tjetër më parë, do të paraqitet dialogu
me informacionin se adresa e tillë ekziston dhe se duhet që të ndërrohet
emërtimi i adresës. Shfrytëzuesi duhet që të shënojë adresën e re dhe të
vazhdojë procedurën në mënyrë të njëjtë.

Pasi që të shtypet susta ekranike Continue at Hotmail,
shfrytëzuesi mund të zgjedh që automatikisht në adresën e tij të vijnë
informacione të caktuara për lëmenjtë e caktuar si: Biznesi dhe investimet,
muzika, lojërat, shëndetësia, lajmet, sporti, politika, shitblerja (shopingu),

55

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

teknologjia, moda etj. Lajmet e dëshiruara që të vijnë në adresën e tij,
shfrytëzuesi i zgjedh me klik të miut në to dhe pas përfundimit shtyp
sustën ekranike Continue e cila gjendet në fund të faqes.

Fig. 20. Zgjedhja e informacioneve nga fushat të cilat shfrytëzuesi dëshiron që t’i pranojë automatikisht në e-
mail adresën e tij

Pas kësaj mund të zgjedhet susta ekranike Done, meqenëse në
Internet ende nuk ofrohen edhe servise që automatikisht dërgojnë in-
formacione në gjuhën shqipe, nuk ka nevojë që të zgjedhet susta ek-
ranike Go International.

Fig. 21. Përfundimi i regjistrimit të e-mail adresës

56

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Menjëherë pas kësaj ofrohet programi Hotmail, i cili paraqet re-
gjistrin e mesazheve të arritura (Inbox).

Fig. 22. Regjistri i mesazheve të arritura (Inbox)

Shfrytëzuesi do të vërejë se automatikisht i ka marrë disa me-
sazhe nga serviset të cilat i ka zgjedhur më parë që t’i dërgojnë auto-
matikisht informacione. Mesazhi i parë do të jetë mesazh mirëseardhës
në servisin Hotmail të prodhuesit Microsoft.

Leximi i postës së arritur

Në lidhjen Inbox, mesazhi i arritur mund të lexohet në qoftë se
shfrytëzuesi pozicionohet në të dhe në tekstin e nënvizuar (hiperlidhje)
shtypet me klik të miut. Hiperlidhja paraqet në të vërtetë emërtimin e
dërguesit të mesazhit. Me këtë veprim do të bëhet kopjimi-transferimi
(download) i mesazhit në kompjuterin e shfrytëzuesit dhe ai mund të
lexohet nga shfrytëzuesi si dhe të shtypet përmbajtja e mesazhit në letër
(Print).

57

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 23. Hapja e mesazhit të parë të arritur në adresën private

Në qoftë se mesazhi i arritur e ka ndonjë shtesë të punuar në
ndonjë aplikacion tjetër kompjuterik, në fund të tekstit do të vërehet
fjala attachment, me emrin e dokumentit i cili është shtojcë e mesazhit të
dërguar. Në qoftë se shtypet klik në dokumentin e shtuar do të ofrohen
dy mundësi

Kopjimi pa kontroll nga virusët e mundshëm (Download
Without Scan) dhe
Kopjimi me kontroll të mëparshëm (Scan With McAfee).
Kthimi në ekranin Inbox, realizohet në qoftë se zgjedhet
pozicioni Close Link.
Kalimi në lidhjen e ardhshme ose në atë të kaluar realizohet me
klik në Next ose Previous link.

Sortimi i mesazheve E-mail

Secila porosi përmban kolonën të titulluar New, From, Date, Sub-
ject dhe Size. Me shtypje klik të miut në njërin nga këta tituj bëhet sortimi
i mesazheve sipas datës, emërtimit etj.

58

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Me shtypje të sërishme klik në titull do të bëhet sortimi i kundërt
i mesazheve.

Ruajtja e mesazhit nga Inbox-i në folder të caktuar

Në Inbox ose në Folder, shtypet klik në katrorin në anën e majtë
të mesazhit i cili dëshirohet që të zhvendoset.

Fig. 24. Procesi i zhvendosjes së mesazhit në folder

Pastaj nga opcioni Move To, zgjedhet folderi në të cilin dëshiro-
het që të zhvendoset mesazhi. Me zgjedhje të ndonjërit nga folderët e
ofruar, mesazhi do të zhvendoset automatikisht në atë folder.

Fshirja e mesazheve

Mesazhet e padëshiruara mund të selektohen (zgjedhen) me anë
të miut dhe pastaj të shtypet susta ekranike Delete.

Secili mesazh i selektuar do të zhvendoset në folderin Trash.
59

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Hapja e folderit

Shtypet klik në lidhjen Folders në shiritin e sipërm horizontal.
Me këtë aksion hapet faqja Folders. Të gjithë folderët do të prezantohen
në regjistrin e folderëve. Për të hapur njërin nga këta folderë, shtypet
klik në emrin e tij.

Afër secilit emër të folderit mund të shihet se sa mesazhe janë të
vendosura në atë folder, sa prej tyre janë të reja dhe madhësia e folderit
në kilobajtë (K).

Ndërprerja e arritjes së e-mailit nga dërguesi i padëshi-
ruar

Për t’u arritur ndërprerja e arritjes së e-mailit nga dërguesi i
padëshiruar duhet aktivizuar folderin në të cilin dëshirojmë që të ndër-
prejmë komunikimin me dërguesin (ose në Inbox). Pas kësaj zgjedhen
mesazhet të cilat i ka dërguar ai dërgues me anë të klikut të miut në
anën e majtë të mesazheve. Menjëherë pas kësaj shtypet klik në sustën
ekranike Block Sender. Shfrytëzuesi nuk do të pranojë më mesazhe nga
ai dërgues.

Fig. 25. Dialogu që ofrohet pas ndërprerjes së përhershme të pranimit të mesazheve nga dërguesi i caktuar

60

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Dërgimi i mesazhit të ri e-mail

Për të shkruar një mesazh me anë të servisit MSN Hotmail duhet
përdorur këtë procedurë:

1. Shtypet me klik të miut në opcionin Compose të shiritit
horizontal të sipërm.

2. Shënohet e-mail adresa në fushën “To:”
p.sh. “To:” shfrytë[email protected]
Në qoftë se shfrytëzuesi ka krijuar shkurtesa në faqen Insert
Addresses, atëherë këto shkurtesa mund të merren me zgjed-
hje nga kjo faqe.
3. Shënohet subjekti (përshkrimi) në fushën subject. Ky

pozicion është opcional dhe mundet edhe të mos shëno-
het fare, por ndihmon në identifikimin e mesazhit.
4. Shtypet përmbajtja e mesazhit në dritaren e poshtme të
ekranit në të cilën ofrohet një tekst editor i thjeshtë.
5. Mesazhet e dërguara nuk ruhen automatikisht dhe në
qoftë se dëshirohet që të ruhet kopja e mesazhit, shtypet
klik në "Save Outgoing Message".
6. Shtypet susta ekranike Send your message.

Fig. 26. Përpilimi i mesazhit e-mail

61

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Shënim:
Fusha “CC:” është shkurtesë nga “Carbon Copy” dhe
shfrytëzohet si fushë “për informacion për shfrytëzue-
sin” dhe është opcionale.
Fusha “BCC” është shkurtesë nga “Blind Carbon Copy”
dhe përdoret për dërgim të kopjes së mesazhit të e-mailit
ndonjë personi tjetër.

Fig. 27. Verifikimi i mesazhit të dërguar

Dërgimi i mesazhit të njëjtë në më shumë adresa

Futja e adresave në adresarë mund të bëhet me këtë procedurë:
1. Shtypet susta ekranike Compose në shiritin horizontal.
2. Shtypet klik në sustën ekranike Insert Addresses.

62

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

3. Shtypen klik kutizat në të majtë të emrave ose adresave në të
cilat dëshirohet të dërgohet mesazhi. Mesazhi mund të
dërgohet deri në 25 adresa përnjëherë.

4. Shtypet klik në sustën ekranike Mail To.
5. Vazhdohet procedura normale e dërgimit të e-mailit.

Dërgimi i dokumentit të punuar në çfarëdo aplikacion
tjetër kompjuterik

Mesazhit i cili dërgohet me e-mail mund t’i bashkangjitet si shto-
jcë çfarëdo fajlli i punuar në cilindo prej programeve të tjera
kompjuterike. P.sh. mesazhit mund t’i bashkangjiten fotografitë, do-
kumentet e punuara në procesorë të tekstit, fajllat e zërit etj.

Bashkangjitja e fajllave të dëshiruar në mesazh mund të bëhet
me anë të procedurës vijuese:

1. Shtypet klik në sustën ekranike Attachments.

Fig. 28. Dialogu për shtim të fajllit në mesazh

63

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

2. Në fushën “Attach File:”shënohet shteku i fajllit ose
shtypet susta ekranike Browse.
Do të paraqitet dialogu Choose file. Në këtë rast selek-
tohet fajlli i dëshiruar dhe pastaj shtypet susta ek-
ranike Open.

Fig. 29. Zgjedhja e fajllit që shtohet në mesazh

3. Shtypet klik në sustën ekranike Attach to Message.
Transferi i fajllit të bashkangjitur zgjatë 30 sekonda
deri në 10 minuta, që varet nga lidhjet dhe nga ma-
dhësia e fajllit. Pasi që të kryhet transferi, emri i fajllit
dhe madhësia e tij paraqiten në katrorin Message At-
tachments.

4.

Fig. 30. Emri i fajllit dhe madhësia e tij në Message Attachements

64

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

5. Përsëriten hapat dy dhe tre për bashkangjitje të edhe
më shumë fajllave.

6. Në fund shtypet susta ekranike Done
Shënim: Fajllat e bashkangjitur nuk duhet që të kanë madhësi më të
madhe se 1 MB. Madhësia totale e çfarëdo porosie e-mail nuk duhet të kalojë
1.5 MB.

65



5

LIDHJA NË INTERNET

Kreu 5 ofron edhe disa fjalë për Internetin,
mundësinë e lidhjes në Internet, lidhja në Internet
nëpërmes kompjuterëve ruterë dhe Gateway, prova-
jderët e Internetit, adresimi në Internet, disa fjalë për
pajisjet e nevojshme për lidhje në Internet dhe si
bëhet qasja në Internet.

5 Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Përmbajtja e këtij kreu:

Historiku i shkurtër i Internetit
Mundësitë e lidhjes në Internet
Lidhja në Internet nëpërmes Ruterit dhe Gateway
kompjuterit
Mundësia e qasjes me modem nga distanca
Mundësia e qasjes së drejtpërdrejtë në Internet
Internet-provajderët (ISP)
Adresimi në Internet
Pajisjet e nevojshme për lidhje në Internet
Modemi analog
ISDN-ja
Qasja në Internet

68

KREU V

LIDHJA NË INTERNET

Bota bashkëkohore është e mbështetur në bashkëpunimin e
ndërsjellët nëpër projekte të nivelit global, në lëmin e hulumtimit
shkencor, zhvillimit, marketingut, prodhimit, shkollimit, zbavitjes… Sot
ekziston mundësia që të bisedohet me ndonjë person në p.sh. Britani të
Madhe, të punohet ndonjë prezantim i cili në të njëjtën ditë do të mund
të vlerësohet nga vlerësuesi diku tjetër në botë, të shihet se a e ka p.sh.
firma IBM ndonjë prodhim të ri në treg etj.

Interneti, bën ndërlidhjen e rrjetave kompjuterike të cilat u
mundësojnë kompjuterëve dhe programeve të cilat janë aktivizuar në ta
të komunikojnë drejtpërdrejtë.

Historiku i shkurtër i Internetit

Interneti është paraqitur në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta
të shekullit XX, por fillet e paraqitjes së tij janë në rrjetat globale
kompjuterike të cilat janë paraqitur në fund të viteve të gjashtëdhjeta të
shekullit XX.

Teknologjia e Internetit është krijuar nga Vinton Cerf në vitin
1973 si pjesë e një projekti të udhëhequr nga Robert Kahn dhe të organi-
zuar nga Advanced Research Projects Agency, pjesë e Departamentit
Amerikan të Mbrojtjes. Me këtë zbulim, Cerf la shumë mundësi për kri-
jimin, ndërtimin dhe standardizimin e Internetit.

Më 1984 teknologjia dhe rrjetat i janë besuar sektorit privat dhe
agjencive shkencore shtetërore, për zhvillim të mëtejshëm. Zhvillimi
vazhdoi në mënyrë eksponenciale. Kompanitë për përcjellje të shërbi-
meve (network providers) mundësuan shfrytëzimin e Internetit përveç

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

për biznes edhe për nevoja shtëpiake. Në vitin 1995, qasja në Internet
ishte e mundshme në 180 shtete dhe përfshinte më shumë se 30 milion
shfrytëzuesë.

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, rrjetat e para kompjuterike
(ARPANet, BITNet, USENet, UUCP…) kanë filluar që të shuhen, kurse
mbeti në përdorim rrjeti global kompjuterik NSFNet, i cili bashkoi edhe
disa rrjeta të tjera të pavarura.

Me lidhjen e më shumë rrjetave globale në NSFNet, ky rrjet është
shndërruar në INTERNET - rrjetin ndërkombëtar të kompjuterëve. Emër-
timi Internet është shkurtesë nga shprehja angleze International Network.
Interneti paraqet rrjetin e të gjitha rrjetave kompjuterike, gjëgjësisht bash-
kësinë e mijëra rrjetave kompjuterike të të gjitha llojeve. Interneti, pra
nuk është vetëm një rrjet, por paraqet një bashkësi të koordinuar të
shumë rrjetave kompjuterike. Interneti funksionon si rrjet i veçantë
global dhe është i organizuar në principin e këmbimit të paketeve të të
dhënave.

Projektet aktuale parashikojnë se gjatë vitit 2000, në Internet do
të jenë të lidhur mbi 100 milion kompjuterë.

Mundësitë e lidhjes në Internet

Kryesisht ekzistojnë tri mënyra të ndryshme të ndërlidhjes së
shfrytëzuesit në Internet. Kjo ndarje është e kushtëzuar dhe ekzistojnë
variacione të shumta për mënyrën e klasifikimit të ndërlidhjes së
shfrytëzuesve.

Ndërlidhja në Internet mund të bëhet nëpërmes:

gateway kompjuterëve,
qasjes me modem nga distanca – qasja nëpërmes lidhjeve terminale
me lidhje telefonike të komutuara
qasjes së drejtpërdrejtë në Internet

70

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Lidhja në Internet nëpërmes Ruterit dhe Gateway
kompjuterit

Kjo mënyrë e lidhjes në Internet paraqet qasjen nga rrjeti i cili
nuk është realisht pjesë e Internetit.

Të dhënat e internetit udhëtojnë nëpër linja të cilat mundësojnë
bartjen e të dhënave me shpejtësi shumë të madhe, rreth 45 megabitë në
sekondë. Këto linja formojnë boshtin kurrizor të internetit dhe quhen linja
backbone ose T3. Në këtë bosht kurrizor janë të ndërlidhura rrjetat tjera
të cilat arritjen deri te kurrizi i internetit mund ta realizojnë në disa
mënyra të ndryshme. Mënyra më të zakonshme janë nëpërmes
kompjuterëve specialë të cilët quhen ruterë (routers) ose nëpërmes
kompjuterëve të zakonshëm që quhen gejtvejë (gateways).

Gateway mund të paraqitet vizuelisht me anë të diagrameve të
Venit me anë të dy bashkësive të cilat takohen vetëm në një pikë
(Gateway – në anglishte “Hyrja (porti) në rrjet”).

INTERNETI Gateway

Rrjeti jasht
Internetit

Fig. 31. Gateway - pika (kompjuteri) në të cilën takohet rrjeti jasht Internetit me Internetin

Te ne shumë shpesh haset sistemi gateway i rrjetave Internet.
Gejtvejë sistemi i lidhjes u mundëson rrjetave që të komunikojnë
në mes veti. Shfrytëzuesit në rrjetat jasht Internetit nuk mund t’i

71

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

shfrytëzojnë të gjitha serviset e Internetit, por atyre serviseve në të cilat
ju mundëson qasjen ndërmjetësuesi (provider). Shkalla e madhe dhe
universaliteti i rezultateve të Internetit në shfrytëzimin e tij që të ndër-
lidhen shumë rrjeta të tjera dhe shërbime kompjuterike në të - duke
përfshirë këtu edhe informacionet dhe shitblerjen online, realizohet
nëpërmes sistemeve gateway.

Këta kompjuterë bëjnë ridrejtimin apo ‘’rutimin’’e paketes së të
dhënave nëpër rrjet. Poashtu posedojnë edhe informacionet mbi struk-
turen e rrjetit, kështu që e përcaktojnë rrugën më të shkurtër prej
kompjuterit burimor deri në kompjuterin destinues. Komunikimi i
tërësishëm në mes kompjuterëve në rrjet realizohet me anë të adresave
të kompjuterit burimor edhe atij destinues. Të dhënat deri te boshti i
kurizit siç është konstatuar edhe më parë, mund të barten fizikisht
nëpërmes të gjitha mjediseve të mundshme: linjave klasike telefinike,
kabllove optikë, radio linjave ose lijnave satelitore të shpejtësive të
ndryshme të bartjes.

Mundësia e qasjes me modem nga distanca

Qasja me modem nga distanca bëhet zakonisht nëpërmes
lidhjeve terminale me lidhje telefonike të komutuara. Në këtë rast me
anë të modemit mund të bëhet qasja në host dhe kompjuteri merr rolin e
terminalit të lidhur në kompjuterin qendror (mainframe).

Me anë të kësaj mënyre të qasjes bëhet kufizimi i shfrytëzimit të
serviseve të Internetit për të cilat në kompjuter gjendet programi i
veçantë i quajtur “klient” (client). Softveri klient në kompjuter, kur
kompjuteri nuk është i ndërlidhur nuk do të punojë asgjë. Në këtë rast
mund të shfrytëzohen vetëm ato programe të cilat janë të instaluara në
host.

72

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Mundësia e qasjes së drejtpërdrejtë në Internet

Qasja e drejtpërdrejtë në Internet paraqet nivelin më të lartë dhe
më të shtrenjtë të lidhjes në Internet. Me anë të kësaj mënyre kompjuteri
është drejtpërdrejtë i ndërlidhur në Internet dhe qasja mund të bëhet 24
orë në ditë.

Ekziston varianti i kësaj mundësie të ndërlidhjes në Internet i
quajtur “lidhja e drejtpërdrejtë sipas nevojës”. Te ky variant i lidhjes
përdoren protokolet PPP ose SLIP.

Internet-provajderët (ISP)

Firmat të cilat mundësojnë lidhjen lokale në mes të shfrytëzuesit
dhe rrjetit Internet quhen provajderë. Me ndërlidhje në ndonjë provajder
automatikisht krijohet lidhja me çfarëdo lokacion në ruzullin tokësor.

Në qoftë se kjo ndërlidhje realizohet me linja ekzistuese telefo-
nike, atëherë paguhen impulset telefonike deri te provajderi në të cilin
jemi të ndërlidhur. Kështu p.sh. në qoftë se provajderi i Internetit gjen-
det në Prishtinë, shfrytëzuesi nga Peja, edhe pse ka realizuar lidhjen në
internet p.sh. me Londër, impulset telefonike i paguan vetëm për
lidhjen e realizuar me Prishtinën.

Mënyra më e shpeshtë e qasjes në Internet nga shtëpia është
nëpërmes modemit dhe telefonatës deri te Internet Service Provideri
(ISP). Kompjuteri ndërlidhet me anë të modemit në ISP, i cili është i
ndërlidhur në Internet me ndonjërën nga lidhjet shumë të shpejta tele-
komunikuese.

73

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Kompjuteri Modemi ISP-ja Interneti

Fig. 32.Qasja në Internet nga shtëpia

Pjesa më e rëndësishme gjatë zgjedhjes së ISP-së është që të
gjendet një me numër lokal të telefonit të cilin mundet që ta zgjedhë
shfrytëzuesi. Shumica e ISP-ve kanë disa numra telefonik në disponim
të shfrytëzuesve, ose pikat-e-prezencës (Points-of-presence) që
zakonisht nga shfrytëzuesit quhen POP.

ISP-të zakonisht ofrojnë edhe nga një makineri për kërkim-
hulumtim nëpër Internet (search engine) të cilat shumë ndihmojnë që të
gjendet shpejtë ndonjë ISP tjetër.

Natyrisht provajderët e Internetit pagesës së impulseve
telefonike, e cila i bëhet si edhe rregullisht shërbimit lokal të postës,
ofrojnë kushtet e tyre të parapagimit dhe dhënies së shërbimeve të
lidhjes, të cilat zakonisht nuk janë shumë të larta.

Çmimet e shërbimeve të ISP-së

ISP-të zakonisht ofrojnë disa mënyra të pagesave për shërbimet
e tyre (dial up services) të cilat mund të jenë:

Pagesa me orë – zakonisht bëhet për shfrytëzuesit të cilët
dëshirojnë që ta shfrytëzojnë Internetin disa orë në javë. Pagesa e
ulët mujore mundëson lidhjen me 5 deri në 20 orë të lidhjes në
Internet.
Qasja e pakufizuar kohore – në shtetet e zhvilluara kjo arrihet
me një çmim parapagues shumë të ulët, prej rreth 35-40 DM për
muaj. Te ne ky lloj i qasjes momentalisht ofrohet shumë rallë,
por shpresohet se shpejtë do të mund të lidhemi të gjithë nga
shtëpitë tona në lidhje të pakufizuar kohore.

Shumica e ISP-ve ofron edhe shërbime të tjera siç janë:

74

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Hapjen e e-mail adresës private për pranim dhe dërgim të
mesazheve elektronike,
Qasjen në të ashtuquajturat Internet newsgroups,
Hapësirën për Veb-faqen personale të shfrytëzuesit.

Adresimi në Internet

Për t’u identifikuar shfrytëzuesit e shumtë të Internetit, ekziston
mënyra e veçantë e adresimit të tyre. Adresimin e rregullt e mundësojnë
disa sisteme të ndryshme. Njëri nga këta sisteme, është sistemi i adresimit
IP (Internet Protocol Adressing System) i cili shfrytëzon dy formate të
adresimit: sistemin numerik dhe sistemin simbolik.

Formati numerik i adresimit

Secili rrjet kompju- Fig. 33. Shembulli i formatit numerik të adresimit
terik dhe secili kompjuter i
ndërlidhur në rrjet – i ash-
tuquajtur host i internetit,
merr një adresë të veçantë
të protokolit të Internetit
(IP), e cila zakonisht quhet
internet-numër ose IP adresë.

Internet-numri është
një numër 32-bitësh, por
shpesh paraqitet me anë të
katër numrave të ndry-
shëm të cilët janë të ndarë
me pikë (“. ”) në mes tyre
si p.sh. “172. 30. 1. 141”.

Secila pjesë e
internet adresës e cila
paraqet një nga 8 bitët

75

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

quhet “oktet”. IP adresat, nuk përcaktohen nga shfrytëzuesi por
Qendrës informative të rrjetit (NIC-the Network Information Center), i
parashtrohet kërkesa për dhënien e IP adresës.

Shfrytëzuesi nuk është i obliguar që ta mbajë në mend Internet-
numrin, por mjafton që të dijë emërtimin e kompjuterit (gjegjësisht
adresën elektronike të tij). Konverzionin e emërtimit në Internet-numër,
e bëjnë automatikisht kompjuterët nëpërmes të cilëve bëhet
komunikimi.

Formati simbolik i adresimit

Formati simbolik dallohet nga ai numerik, vetëm në atë se në vend
të numrit të caktuar përdoret ndonjë fjalë ose shkurtesë, e cila shumë
më lehtë mbahet në mend. P.sh. një adresë simbolike në internet do të
mund të duket:

infed@zana. shle. pe. ac. al,

në të cilën

infed paraqet emërtimin e shfrytëzuesit,
zana paraqet emërtimin e provajderit,
shle paraqet institucionin,
pe paraqet qytetin Pejë,
ac paraqet domenin akademik të rrjetit,
al është shkurtesë për shtetin.

Domenet në Internet-adresë

Domeni paraqet pjesën e hierarkisë së emërtimit në rrjet. Emri i
domenit në mënyrë sintaksore paraqitet me bashkësinë e emrave të
ndara me pikë në mes tyre. Si edhe te adresa e zakonshme postale, e cila

76

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

përbëhet nga emri dhe mbiemri, rruga dhe numri, vendi dhe shteti edhe
adresa elektronike e ka strukturën e ngjashme.

Hostet e inernetit janë të organizuar me emra të domeneve: p.sh.
“microsoft. com” është domen i firmës Microsoft Corporation, kurse
prapashtesa “com” tregon se ka të bëjë me organizatë komerciale.
Kështu p.sh. “ftp.microsoft.com” është një host i internetit përbrenda
atij domeni.

Forma e përgjithshme e internet-adresës është:

shfrytëzuesi@emri_kompjuterit

Emri i kompjuterit përbëhet nga dy pjesë:

vendi. domeni

Një shembull i internet shenjës së kompjuterit është dhënë më
poshtë:

bibl. shle. pe. ac. al

Kjo shenjë e deshifruar nga ana e djathtë do të thotë se bëhet
fjalë për një kompjuter i cili gjendet në Shqipëri, i takon rrjetit akademik
në Pejë, gjendet në Shkollën e Lartë Ekonomike dhe përdoret për nevoja
të bibliotekës së shkollës.

Në qoftë se shikohen nga e djathta, domenet mund të jenë si në
vijim:

Domeni i shtetit

Dy shkronjat e fundit paraqesin shkurtesën për shtet:

us – për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
ca – për Kanada,
al – për Shqipëri etj.

Domeni i cili paraqet llojin e institucionit

77

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Shenja e dytë nga ana e djathtë, e cila paraqet llojin e institucio-
nit në të cilin gjendet kompjuteri zakonisht shënohet me këto shkurtesa:

edu – për institucion edukativ,
gov - për institucion shtetëror,
net - për institucion të rrjetit,
com - për institucion komercial,
ac - për institucion akademik etj.

Nëndomenet

Nëndomenet janë pjesë të domenit të cilat p.sh. përfshinjë
lokacionin ku është i instaluar kompjuteri dhe vetë emërtimi i
kompjuterit. Shenjat al, com e të ngjashme quhen domenet e adresave,
kurse p.sh. ac. al, co. al dhe të ngjashme quhen nëndomene të domenit
al, e poashtu edhe pe. ac. al, ti. ac. al, pr. ac. al janë nëndomene të ac.
al.

Pajisjet e nevojshme për lidhje në Internet

Rrjeti Internet nuk parashtron kërkesa të mëdha për resurse
hardverike. Për qasje në Internet mjafton kompjuteri personal me
çfarëdo lloji të procesorit. Mirëpo preferohet që kompjuteri të jetë me
performanse sa më të mira. Në qoftë se
qasja në Internet bëhet nëpërmjet linjës
ekzistuese telefonike, atëherë preferohet
që të posedohet modemi me karakter-
istika sa më të mira. Një numër i madh i
kompjuterëve gateway përkrahin ende
modemët me shpejtësi 2400 bitë/s pa pro-
tokol për korrekcion dhe kompresim të të
dhënave, por këta modemë është më mirë të mos shfrytëzohen për qasje
në Internet. Preferohet që modemët të kanë shpejtësi së paku 14400

78

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

bitë/s. Përveç modemit, duhet përcaktuar edhe softverin komunikues.
Softveri duhet që të ketë përkrahje për terminal VT – 100 dhe protokolin
Z – modem për bartje të të dhënave.

Kompjuteri që lidhet në Internet preferohet që të posedojë edhe
audio kartele sa më kualitative.

Fig. 34. Audio kartela e tipit Antex StudioCard AV Pro

Në kohët e sotme ka filluar përdorimi masovik i mundësive për
kontakte audio dhe vizuale nëpërmes rrjetit, të cilat quhen video-
konferenca (video-conferencing).

Në këtë mënyrë mundësohet që të dëgjohet por edhe të shihet
bashkëbiseduesi i njohur apo i panjohur i cili gjendet diku larg në botë.
Për video konferencë nevojitet modemi i shpejtësisë së paku 28800 bps,
si dhe video kartela elektronike kualitative, e cila mund të tregojë
fotografinë televizive në ekran. Përpos modemit nevojitet edhe hardveri
specifik i cili përbëhet nga kamera e internetit dhe kartela elektronike e saj,
si dhe softveri specifik.

Fig. 35. Kamera e tipit Logitech QuickCam Pro

79

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Modemi analog

Në qoftë se lidhja në Internet bëhet nga shtëpia, atëherë më së
shpeshti kjo qasje realizohet me anë të modemit analog duke operuar
me anë të linjës ekzistuese telefonike. Modemët analogë janë jo të
shtrenjtë dhe shumë lehtë instalohen në kompjuter.

Shpejtësia e bartjes së modemëve analogë e cila ofrohet është
14.4 Kb/s, 28.8 Kb/s, 33.6 Kb/s, 56 Kb/s etj.

Shpejtësia e modemit shpesh herë nuk garanton edhe lidhje më
të shpejtë në Internet. Shumica e linjave telefonike e përkrahin shpejtës-
inë 28.8 Kb/s, por jo edhe 33.6 Kb/s.

ISDN-ja

ISDN-ja (shkurtesë nga shprehja angleze The Integrated Services
Digital Network) është paraqitur si zëvëndësim për rrjetin ekzistues tele-
fonik analog, por kjo nuk është realizuar. Mirëpo ISDN-ja është marrë si
një nga mundësitë për përshpejtin të qasjes në Internet me çmim të cak-
tuar.

Shfrytëzimi i modemit ISDN, bëhet nëpërmes linjës telefonike
ISDN. Ky është një servis special të cilin mund ta shfrytëzojnë vetëm
shfrytëzuesit të cilët këtë e kanë porositur nga posta lokale. Linjat tele-
fonike ISDN nuk janë kompatibile (të përshtatura) me linjat e zakon-
shme telefonike, për këtë arsye duhet që të instalohet linja tjetër telefo-
nike.

Linja telefonike ISDN është linjë telefonike digjitale, e cila është e
kompozuar nga dy kanale-B, të cilët transmetojnë secili me shpejtësi 64
Kb/s.

80

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Qasja në Internet

Secili individ apo institucion, në ditët e sotme me investim të
vogël dhe për kohë shumë të shkurtër mund të lidhet me “tërë botën”
vetëm me shtypje të tastit të caktuar. Bukvalisht secili informacion nga
cilado pjesë e botës dhe nga çfarëdo lëmi i njohurive njerëzore, mund të
jetë prezent në kompjuterin e shfrytëzuesit, në formë elektronike, për
vetëm disa sekonda. Secila e dhënë e fituar në këtë mënyrë mundet që
të ruhet në memorien e kompjuterit, të shtypet me anë të shtypësit, të
kopjohet në video kasetë etj.

Fig. 36. Me anë të Internetit mund të komunikoni me njerëz të njohur

Në qoftë se posedohet pajisja të paktën e nivelit minimal për
qasje në Internet, e cila është mjaftë modeste dhe në kushtet bashkëko-
hore nënkupton kompjuterin personal me shtypës, audio kartele dhe
me modem, Internetit mundet që t’i qaset në disa mënyra. Kompjuteri
në Internet mund të qaset nëpërmes terminaleve, modemit, ndonjërit
nga kompjuterët në rrjetin lokal ose drejtpërdrejt nga konzola, në qoftë
se këtë e lejon administratori i sistemit. Qasjen në Internet zakonisht e
posedojnë institucionet universitare, institucionet qeveritare, firmat, in-
dividët etj. Lidhja në Internet mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdre-
jtë, gjë që kushton mjaft shumë, mirëpo varianti më i favorshëm është

81

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

që lidhja në Internet të bëhet nëpërmes ndonjë provajderi i cili ofron
lidhjen në Internet.

Në sistemin operativ Windows 98/2000 ofrohet mundësia e
lidhjes së shpejtë dhe të lehtë me provajderin më të afërt të serviseve të
Internetit nëpërmes programit Internet Connection Wizard.

Qasja në Internet me këtë program e bën përgaditjen e
kompjuterit për komunikim me Internetin, ndihmon shfrytëzuesin që të
ndërlidhet me provajderin e shërbimeve të Internetit dhe bën përgadit-
jen e softverit të Internetit të cilin e dëshiron që t’a disponojë
shfrytëzuesi.

Për t’a startuar Wizardin për herë të parë, duhet shtypur në ik-
onën e Internetit në shiritin komandues të desktopit.

Pas kësaj në ekran na paraqitet dialogu i cili ofron tri mundësi të
punës:

Fig. 37. Opcionet që ofrohen me Internet Connection Wizard

82

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

1. Dëshiroj lidhjen e parë në Internet – hapjen e Internet-adresës
(duhet që të jetë i lidhur kompjuteri me modem dhe linja telefo-
nike)

2. Dëshiroj transferimin e Internet-adresës ekzistuese në këtë
kompjuter (duhet që të jetë i lidhur kompjuteri me modem dhe
linja telefonike)

3. Dëshiroj lidhjen në Internet – hapjen e Internet-adresës ta bëjë
manualisht, ose posedoj lidhjen në Internet në rrjetin LAN. Më
ndihmo në lidhje në Internet.

Në qoftë se shfrytëzuesi dëshiron opcionin e parë, pra lidhje të parë
në Internet, pas zgjedhjes së sustës ekranike Next, ofrohet dialogu për
deklarim të modemit i cili shfrytëzohet.

Fig. 38. Faza e detektimit të modemit

Pas deklarimit të modemit, kompjuteri është i gatshëm për qasje në
Internet, me ç’rast paraqitet dialogu, me të cilin shfrytëzuesi duhet të

83

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

deklarohet se a dëshiron lidhjen duke shfrytëzuar lijnën personale
telefonike, apo dëshiron lidhjen duke shfrytëzuar rrjetin LAN.

Më pas vjen faza e përcaktimit për adresën e-mail të shfrytëzuesit
e cila mundëson pranimin dhe dërgimin e e-mail porosive. Në qoftë se
ekziston internet-adresa e shfrytëzuesit, atëherë duhet që të
shfrytëzohet po ajo adresë.

Fig. 39. Faza e përcaktimit të internet adresës së shfrytëzuesit

Në këtë fazë duhet që të bëhet përcaktimi në cilin servis të inter-
netit bëhet hapja e internet-adresës, p.sh. hotmail.

84

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 40. Faza e përcaktimit të Servisit për internet adresë

Internet-adresa (e-mail) shënohet në vendin e përcaktuar e
kompletuar, duke përfshirë të gjitha domenet dhe nëndomenet e saj,
p.sh. ebeqiri@hotmail. com.

Fig. 41. Shënimi i internet adresës

85

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Lidhja në Internet përfundon me shtypjen e sustës ekranike
Finish.

Fig. 42. Përfundimi i lidhjes në Internet

Me përfundim të programit Internet Connection Wizard, ofrohet
programi Microsoft Internet Explorer, i cili mundëson navigacionin në
Internet.

Fig. 43. Programi Microsoft Internet Explorer

86

6

DISA NGA SERVISET MË TË
NJOHURA TË INTERNETIT

Kreu 6 prezanton serviset më të njohura të In-
ternetit, duke përfshirë këtu serviset: WWW, e-mail,
Telnet, Finger, FTP, Gopher, Usenet, VRML, Net-
meeting, IRC, MSN-Messenger Service, Microsoft
CHAT, ICQ si dhe serviset e tjera të Internetit.

6 Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Përmbajtja e këtij kreu:

WWW (World Wide Web)
E-mail
TELNET
FINGER
FTP (File Transfer Protocol)
GOPHER
USENET
VRML
NETMEETING
IRC
MSN - Messenger Service
ICQ
Seviset tjera

88

KREU VI

DISA NGA SERVISET MË TË NJOHURA TË INTER-
NETIT

WWW (World Wide Web)

WWW ose shkurtimisht Web mundëson komunikimet multime-
diale në të cilat përveç tekstit bashkohen të gjitha format audio/vizuele.

WWW paraqet në të vërtetë një sistem të serverëve të Internetit
tëcilat përmbajnë dukumente të krijuara në format të veçantë. Do-
kumentet janë të formatuara në gjuhën e quajtur HTML (HyperText
Markup Language), e cila krijon lidhjet në dokumente, të grafikës, zërit
(audio) dhe video-fajllave. Kjo nënkupton se shfrytëzuesi mund të kër-
cejë prej një dokumenti në tjetrin duke shtypur klik në njërën nga fjalët
e nënvizuara ose nga fotografitë.

Pjesë e WWW-së nuk janë të gjitha ISP-të.

Qasja në WWW mund të bëhet nëpërmes aplikacioneve të qua-
jtura brovserë të Veb-it. Brovserët më të njohur momentalisht të Veb-it
janë Netscape Navigator dhe Microsoft Internet Explorer.

Webi është servisi më i përdorur i Internetit, dhe për këtë servis
është bërë fjalë më shumë, në kapitujt e tjerë.

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

E – mail

E-mail- i paraqet postën private e cila në mënyrë elektronike
mund t’i dërgojë mesazhet shfrytëzuesit të veçantë në Internet-adresën e
tij (apo e-mail adresë, në qoftë se shfrytëzuesi është i ndërlidhur në
ndonjë rrjet tjetër kompjuterik).

Poashtu porositë private munden automatikisht t’i bartin jo
vetëm një shfrytëzuesi, por edhe si publike, prandaj atë mund ta lexojë
secili shfrytëzues që hasë në të dhe me këtë të arrihet korrespondenca
automatike shumë e madhe me të gjithë shfrytëzuesit në punë
nëpërmes Internetit.

Fig. 44. E-mail programi që ofrohet me njërin nga serviset e Internetit

Serviset e ndryshme, sot ofrojnë e-mail programe të ndryshme të
cilët kanë disa mundësi më shumë ose më pak se tjetri për dërgim dhe
lexim të postës së pranuar.

90

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Për e-mail është bërë fjalë edhe në kapitujt e kaluar, por atëherë
nuk kanë qenë të shpjeguara disa koncepte të cilat përdoren në Internet,
prandaj në vijim do të jepen edhe disa shpjegime se si funksionon ky
servis i Internetit.

E-maili i cili vjen pranohet nga ISP-ja (Internet Service Provider)
dhe vendoset në kutinë e postës (mailbox) e cila gjendet në kompjuterin që
ndryshe quhet edhe POP server. Me rastin e ndërlidhjes me ISP-në dhe
aktivizimin e programit për e-mail, mesazhet kopjohen (download) në
kuti postale (mailbox) të kompjuterit. Në këtë moment mesazhi automa-
tikisht është zhvendosur nga POP serveri i ISP-së, meqenëse tashti është
i vendosur në hard diskun e kompjuterit të shfrytëzuesit.

Kompjuteri Modemi POP Serveri Interneti

Fig. 45. Sistemi i pranimit të postës nga Interneti

ISP-ja do të bën përcjelljen e adresës në POP serverin e saj, të
cilën shfrytëzuesi duhet që ta shkruajë në programin e vet për e-mail.
Në këtë rast shkurtesa POP paraqet shkurtesën për Post Office Protocol,
e jo për Point-of-Presence, që paraqet numër lokal për qasje të ISP-së.

Procesi i dërgimit të e-mailit është proces i cili është esencialisht i
anasjelltë. Me rastin e dërgimit të mesazhit nga programi për e-mail ai i
dërgohet drejtpërdrejtë ISP-së. Përkohësisht vendoset në kutinë postale
dërguese (outgoing mailbox) në kompjuterin e quajtur Serveri SMTP
(shkurtesë nga fjalia në gjuhën angleze Simple Mail Transfer Protocol).
Zakonisht mesazhi mund të dërgohet menjëherë, por në qoftë se ekzis-
ton ndonjë problem në dërgim të mesazheve , ato do të deponohen në
serverin SMTP në mënyrë që të dërgohen më vonë. Shfrytëzuesi nuk ka
nevojë që të jetë i lidhur online për tu kryer dërgesa e mesazhit deri te
destinacioni i fundit.

91

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Kompjuteri Modemi SMTP Serveri Interneti

Fig. 46. Procesi i dërgimit të mesazhit e-mail

ISP-ja në të cilën ndërlidhet shfrytëzuesi do të bëjë edhe përcak-
timin e adresës për serverin SMTP. Në disa raste, kjo adresë mund të
jetë e njëjtë me atë të serverit POP.

TELNET – i

Nëpërmes këtij servisi bëhet lidhja me kompjuterin në distancë
dhe vazhdohet puna sikur të jemi duke punuar në tastierën e tij. Naty-
risht për t’u ndërlidhur në ndojnë kompjuter në distancë duhet që
shfrytëzuesi të jetë i regjistruar si shfrytëzues legal. Në të kundërtën
mund të aktivizohen vetëm programet reklamuese apo demonstruese
(demo) ose të dhënat në to.

Me aktivizimin e TELNET-it, komandat i dërgohen nga termina-
li ynë (kompjuteri nismëtar), servisit lokal TELNET, e ai i përcjellë ato
në kompjuterin në distancë (kompjuterin destinues).

TELNET-i mundëson që komandat e shfrytëzuesit të kryhen në
mënyrë interaktive. Paraqitja në kompjuterin destinues mund të bëhet
në llogarinë tonë, apo në ndonjë nga llogaritë e vetë servisit Telnet (ano-
nymous, guest, etj. ). TELNET-i poashtu mund të shfrytëzohet për
kërkim të bazave të të dhënave në kompjuterin destinues, që të shfleto-
hen listat me biblioteka të fajllave, ose që të shfrytëzohen serviset e tjera
të cilat janë sot në disponim për shfrytëzuesit.

TELNET adresa është e ngjashme me internet-adresën. Forma e
përgjithshme e internet adresës ishte

shfrytëzuesi@Internet_shenja_kompjuterit

92

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

kurse TELNET adresa përbëhet vetëm nga
Internet_shenja_kompjuterit

Disa shembuj të TELNET adresave janë dhënë në vijim:
shle. pe. ac. al
up. pr. ac. al
infed. pe. com. al

Adresa TELNET mund të jepet edhe në formë të okteteve (IP
adresave), si p.sh. :

132. 107. 33. 4
121. 175. 12. 3
Në disa raste TELNET-adresa përmban edhe numrin në anën e
djathtë të saj. Ky numër tregon numrin e “portit”. Numri i portit nuk ka
lidhje me portet hardverike të kompjuterit, por tregon llojin e programit
apo të servisit i cili dëshirohet që të aktivizohet. Numri standard i portit
është 23.
Shembuj të TELNET-adresave me numra të porteve janë:
infed. pe. com. al 23
123. 160. 12. 3 66

93

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 47. Servisi i Internetit Telnet

Startimi i TELNET-it

Në qoftë se shfrytëzohet sistemi operativ Windows apo Win-
dows NT, atëherë Telneti është i instaluar në kompjuter. Për përdorimin
e këtij servisi duhet që të ndërmerren hapat si në vijim:

Duhet hapur Telnet programi. Për këtë duhet që në
kompjuter të është i kopjuar në disk (downoload) nga In-
terneti një version i Telnetit. Edhe në qoftë se nuk është i
bartur nga Interneti, atëherë duhet që të jepen komandat
Start, Run. Në dialogun e ofruar duhet që të shënohet
telnet. Me këtë aksion programi telnet do të startojë.

Fig. 48. Telneti

Me hapje të programit, shtypet susta ekranike connect.
Do të parashtrohet pyetrja për emrin e domenit (domain
name) pa pjesën http ose www. P.sh. direcpc.com Pasi që
është futur emri i domenit dhe është bërë futja në lloga-
rinë personale do të kërkohet shënimi i një parulle (pass-

94

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

word). Pas shënimit të parullës, shfrytëzuesi është i lid-
hur në Telnet.

FINGER

Finger paraqet mundësinë e hulumtimit të informacioneve për
shfrytëzuesin në detale nga ndonjë kompjuterë i cili gjendet në dis-
tancë. Gjatë kësaj fitohen të dhënat personale (emri, mbiemri, informa-
cionet për firmën në të cilën është i punësuar etj. ) të personit adresën e
të cilit e kemi zgjedhur apo të grupit të personave të cilët janë të ndër-
lidhur në ndonjë system në distancë.

Fig. 49. Finger servisi

FTP ( File Transfer Protocol)

95

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

FTP paraqet shkurtesë të fjalisë File Transfer Protocol. Ky pro-
tokol e krijon mundësinë që fajllat dhe folderët në mënyrë publike të
transferohen nëpër Internet.

FTP, pra mundëson bartjen e programeve ose të të dhënave nga
kompjuterët në distancë. Ky opcion na jep mundësi të posaçme që shpe-
jtë dhe lehtë të posedojmë programin e dëshiruar në rrugë elektronike.
Shumë programe që ofrohen nëpërmes këtij servisi janë pa pagesë,
sepse janë për aplikim publik, kurse në mes tyre mund të gjenden
shumë të dhënat të rëndësishme si dhe pakete softverike për punë indi-
viduale.

Marrja e programeve mund të bëhet edhe në mënyrë specifike
duke shfrytëzuar Emal-in, në të cilin rast në vend të porosisë të cilën do
t’a dërgonim ndonjë shfrytëzuesi në kompjuerin në distancë, i dërgohet
porosia vetë kompjuerit e cila në vete përmban renditjen e të gjitha ko-
mandave standarde për transfer të ndonjë programi apo të dhëne nga
kopmjuteri në distancë deri te kompjuteri destinues.

Fig. 50. Servisi FTP

96

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

GOPHER

Gopher paraqet paket softverik për shfletim të dokumenteve
dhe bazave të të dhënave nga lëmenjtë e ndryshëm të njohurive njër-
zore dhe gjatë kësaj mundëson kryqëzimin e fjalëve të ndryshme lidhe
të cilat kërkohen në një ose në një tërësi të dokumenteve profesional.

Fig. 51. Faqja e servist MetaGopher

USENET

Usenet mundëson Internet konferencat të cilat bashkojnë grupet
e ndryshme të shfrytëzuesve. Në këtë mënyrë individët mund të lidhen
në diskutime publike dhe informacione nga lëmenjtë specifik si:
matematika, religjioni, filmi, sporti, muzika, literatura, astronomia,
filozofia, fizika, kimia etj. Regjistri i konferencave është zgjeruar në disa
mijë konferenca dhe ky regjistër vazhdimisht zgjerohet me lëmenj të
rinj.

97

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 52. Internet faqja me njërin nga shërbimet e Usenet-it

VRML

Standard për realitetin virtual. Mundëson realizimin e modeleve
tredimenzionale të hapësirës në të cilën mund të vendosen objektet tre-
dimenzionale. Kështu p.sh. – pritet që në Internet të formohen edhe ga-
leri artistike, muzeumet profesionalo - teknik ose simulimi i objekteve
reklamuese të firmave apo të produkteve të tyre të paraqitur në formë
tredimenzionale, dhe në realitetin virtual.

98

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 53. VRML - servisi

NETMEETING

Është servis i Internetit i cili është i integruar në sistemin operativ
Windows’98 në versionin NetMeeting 2. 0.

99


Click to View FlipBook Version