Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 54. Servisi i Internetit Netmeeting
Me anë të këtij servisi mund të bëhen online kontakte me njerëz
të tjerë, të lidhur në ndonjë rrjetë lokal apo në Internet. Kontaktet mund
të bëhen nëpërmes tastierës, zërit dhe video komunikimit, në qoftë se
ekziston pajisja gjegjëse (Web kamera e përkrahur nga Windowsi)
IRC
IRC (Internet Realy Chat) është servis i Internetit i cili poashtu
ofrohet me sistemin operativ Windows. Ky servis është zbuluar nga
finlandezi Jarkko Oikarinen dhe mundëson Online bisedat. IRC bisedën
në serverin e dëshiruar e ndanë në kanale në të cilët mund të marrin
pjesë numër i pakufishëm i shfrytëzuesve. Numri i kanaleve në ndonjë
100
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
servis është poashtu i pakufishëm, - kanalet formohen dhe pastaj
shkatërrohen.
Fig. 55. Internet faqja e Servisit IRC
101
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 56. Versioni i IRC servisit i quajtur mIRC
Një version i servisit IRC është mIRC, i cili ka interfejs më të afërt
me shfrytëzuesin i cili përdorë
rrjetin Internet Relay Chat.
Rrjeti IRC paraqet një
vend virtual ku mund të takohen
dhe të komunikojnë njerëzit nga
e gjithë bota.
Autor i versionit mIRC Fig. 57. Autori i mIRC-së
është Khaled Mardam-Bey dhe
informacione të tjera për këtë
servis mund të gjenden në inter-
net-adresat :
Britani e Madhe http://www.mirc.co.uk
Shtetet e Bashkuara të Amerikës http://www.mirc.com
Argjentinë http://www.mirc.com.ar
Australi http://mirc.eon.net.au
Brazil http://www.conesul.com.br/mirc
102
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Itali http://www.mirc.queen.it
Kuwait http://mirc.kems.net
Holandë http://www.nip.nl/mirc
Afrikë Jugore http://www.mirc.co.za
Kaliforni, SHBA http://www.geocities.com/~mirc
MSN - Messenger Service
Messenger Service është servis i rrjetit MSN, i cili ofron komu-
nikim me të tjerët në regjimin online të punës. Është i ngjashëm me
servisin IRC, por përparësi e tij është se është i ndërlidhur me MSN
Hotmail dhe me Microsoft Outlook Express .
Fig. 58. Servisi Messenger Service
103
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 59. Shembull i komunikimit në MSN-MESSENGER SERVICE
Microsoft CHAT
Në servisin e In- Fig. 60. Servisi Chat
ternetit – Microsoft Chat,
i cili poashtu ofrohet me
Windows, këmbimi i tek-
stit në mes të shfrytë-
zuesve është shndërruar
në strip (Comic).
Të gjithë që kanë
lexuar ndonjëherë stripa,
Microsoft Chat-in do ta
shfrytëzojnë shumë lehtë.
Shfrytëzuesit shtypin po-
104
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
rositë të cilat paraqiten nëpër balona nën karakterët të cilat i prezanto-
jnë.
Kompozimin e faqës e bën vet programi Microsoft Chat, kështu
që në qoftë se dërgohen dy porosi në afat relativisht të shkurtër kohor
ashtu që mund të përfundohet se kanë lidhje njëra me tjetrën, per-
sonazhet të cilët i japin porositë do të tregohen së bashku.
Fig. 61. Servisi Microsoft Chat
ICQ
Servisi i Internetit ICQ (në gjuhën angleze shqiptohet Aj_sik_ju ose
në përkthim të lirë “unë të kërkoj ty”) mundëson që në çfarëdo momenti
secili shfrytëzues i Internetit të shoh se kush është prej bashkëbisedu-
esve të tij me të cilët ka kontaktuar ndonjëherë, në lidhje pa marrë para-
sysh se si e ka realizuar atë lidhje. Provajderi, lokacioni gjeografik etj.
nuk i pengojnë këtij shërbimi për të marrë informacionet.
105
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 62. Internet faqja e servisit ICQ
Shfrytëzuesi në kompjuterin e vet bën aktivizimin e ICQ klientit,
i cili pasi që të realizohet qasja në Internet-provajder, kontakton ICQ
serverin me ç’rast i lajmëron atij se shfrytëzuesi është në lidhje dhe i
mbledh informacionet për të gjithë kolegët nga regjistri i kontaktit të
cilët janë eventualisht online.
Në këtë servis mund të bëhet klasifikimi i bashkëbiseduesve në:
Të përgjithshëm (General),
Të familjes (Family)
Shokët (friends)
Kolegët e punës (Co-Workers).
106
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Seviset tjera
Përparësi e veçantë të cilën e ofron Interneti është Online Shop-
ing-u, gjegjësisht mundësia e blerjes me anë të kartuçave kesh elektro-
nikë, që paraqesin zëvendësim softverik për pagesën klasike jo në të
gatshme. Kjo mënyrë e pagesës pritet të zëvendësojë kartuçat e tipit VI-
SA, AMEX etj.
Fig. 63. Servisi i Internetit për online shoping Buy the World në adresën http://www. buytheworld. com/
Në bazë të kësaj që u tha më lartë, Interneti paraqet mjedis të ri
elektronik, i cili për shkak të interaktivitetit dhe serviseve të tij është
shumë më interesant dhe më i fuqishëm se që janë p. sh – televizioni
apo radioja bashkëkohore. Me zhvillimin e telekomunikimeve dhe të
rrjetave, me rritjen e shpejtësisë së bartjes dhe përsosjen e teknologjisë
kompjuterike, rritet edhe fuqia e internetit, gjegjësisht e serviseve dhe e
shërbimeve të cilët do të zhvillohen edhe më tutje në ardhmëri.
107
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 64. Online shopingu i automobilave në adresën http://www. autoweb. com/
108
7
BROWSERËT E INTERNETIT
Kreu 7 përfshinë brovserët e Internetit në të
cilin janë shtjelluar Microsoft Internet Explorer dhe
Netscape Navigator, duke i prezantuar përparësitë
dhe dobësitë e të dy brovserëve.
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
7 Përmbajtja e këtij kreu:
INTERNET EXPLORER
Startimi i Internet Explorer-it
Fusha për vendosjen e adresës së dëshiruar
Shiriti komandues - toolbar
Regullimi i pamjes së toolbar-eve
Hapja e html-fajllave me opcionin Open
Opcioni "Work offline"
Leximi offline i faqes aktive
Opcioni Send
Ruajtja e përmbajtjes HTML të fajlit
Ruajtja e Veb faqes në diskun e kompjuterit
Ruajtja e fotografive ose e tekstit nga Veb faqja
Krijimi i shkurtesës në desktop për veb-faqen aktive
Menyja Edit
Kopjimi i informacionit të caktuar nga Veb-faqja në dokumentin
tjetër
Veçimi i faqeve interesante gjatë lundrimit (sërfimit) në Internet
Leximi offline i faqes së ruajtur më parë në listën favorites
Outlook Express
NETSCAPE COMMUNICATOR
Startimi i Netscape Communicator-it
Fusha për vendosjen e lokacionit të dëshiruar
Shiriti komandues - toolbar
Sajtet më interesante në Internet sipas Netscape-it
110
KREU VII
BROWSERËT E INTERNETIT
INTERNET EXPLORER
Startimi i Internet Explorer-it
Startimi i programit Internet Explorer bëhet nga Desktopi i
Windowsit apo nga shiriti i menyve. Me startimin e këtij programi në
ekran paraqitet dritarja si në figurën e mëposhtme:
Fig. 65. Ekrani i programit Microsoft Internet Explorer
Dritarja e programit Internet Explorer është e ndarë në katër
tërësi:
Shiriti i emërtimit, në të cilin përpos emërtimit të
programit (Microsoft Internet Explorer) gjendet edhe emri i
faqes momentale aktive të cilën e jep autori i faqes, si dhe
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
teksti opcional (Working Offline) që tregon se Exploreri
nuk është duke i marr faqet nga Interneti, por nga
memoria (keshi) e tij.
Nën shiritin e emërtimit gjendet pjesa me komanda, që
paraqet një bashkësi të toolbar-eve në stilin karakteristik
që përfshinë të gjitha produktet e Microsoftit (pamja e
rafshët, susta ekranike “del nga programi”, menytë,
fusha për futjen e adresës, toolbar-i me komandat e
zakonshme për browserë – faqja e kaluar, faqja e
ardhshme, ndërprerja e bartjes, leximi i sërishëm i faqes
etj. ).
Pjesa qendrore dhe më e madhe e Explorer-it, paraqet
dritaren në të cilën tregohet përmbajtja e faqes të cilën e
shikojmë,
Në fund është shiriti i statusit, i cili përmban mjaft infor-
macione interesante. Në qoftë se me anë të miut kalojmë
mbi njërën nga hiper-lidhjet, në shiritin e statusit do të
tregohet destinimi i asaj hiper-lidhje. Poashtu në shiritin
statusor mund të përcjellet se çka është duke ndodhur
me bartjen e faqes, këtu Exploreri tregon se çka është
duke u bartur momentalisht si dhe tregohet përqindja e
përmbajtjes së bartur. Porosia “Done”, së bashku me
ndërprerjen e rrotullimit të globit të animuar në këndin e
sipërm të majtë të dritares, tregon se e gjithë faqja është
bartur nga Interneti. Duhet që me vëmendje të shikohet
edhe pjesa e djathtë e shiritit të statusit, sepse në atë pjesë
paraqitet lajmërimi se në cilin rang, nga aspekti i sigu-
risë, gjendet sajtit të cilit i qaset në atë moment Exploreri
(në pjesën më të madhe të rasteve në atë vend mund të
lexohet “Internet zone”). Për rregullimet për shkak të si-
gurisë do të bëhet fjalë më vonë në këtë tekst.
Fusha për vendosjen e adresës së dëshiruar
112
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Vendin qendror të navigacionit në të gjithë programet e tipit
browser e mban fusha për vendosjen e adresës së dëshiruar e cila te Exploreri
quhet shiriti i adresës (address bar).
Fig. 66. Shiriti i adresës (Address bar)
Shiriti i adresës e ka formën e të ashtuquajturave combo box-eve,
gjegjësisht në fund të tij në anën e djathtë e ka sustën ekranike me shi-
gjetë me kahje nga poshtë e cila shërben për “shfletim” – që
është një mënyrë që të vijmë deri te adresa të cilën e kemi
shfrytëzuar më parë.
Përveç kësaj si ndihmesë për futje më të shpejtë të adresave, In-
ternet Exploreri mundohet që të “qëllojë” se cilën adresë dëshirojmë që ta
shkruajmë, në bazë të listës history (Internet Exploreri i mban në mend të
gjitha faqet të cilat janë vizituar nëpërmes tij në disa ditët e fundit dhe
adresat e tyre i vendos në listën history). Mjafton që të fillohet që të
shënohet adresa dhe Internet Exploreri do të ofrojë vazhdimin e tekstit.
Në qoftë se është ofruar teksti i gabuar, vetëm duhet që të vazhdohet të
shënohet teksti i dëshiruar, meqenëse Internet Exploreri “propozimet” e
veta i shënon në formë të tekstit të selektuar, e ai, si edhe në programet
e tjera të Windovsit, automatikisht bën fshirjen kur shënohet mbi të.
Internet Exploreri ofron edhe disa mundësi të tjera, kështu që
p.sh. meqenëse shumica e faqeve që vizitohen në internet fillojnë me
http:// dhe me www si dhe përfundojnë me com, thjeshtë mund të shëno-
het vetëm pjesa në mes të adresës (p.sh. hotmail ose yahoo) dhe të shtypet
Ctrl+Enter dhe browseri do të vazhdojë të shënojë tekstin e paplotësuar
dhe të fillojë që të lexojë p.sh. http://www. hotmail. com.
Internet Explorer në të vërtetë është programi kryesor shell për të
gjithë sistemin operativ Windows, prandaj roli i fushës Address është i
plotësuar, kështu që përveç tregimit të adresës së faqes së Internetit e
cila duhet që të lexohet, Address është shndërruar në një shirit koman-
113
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
dues, kështu që nga ky shirit mund të aktivizohet secili program që pu-
non në sistemin operativ Windows.
Shiriti komandues - toolbar
Komponenti i dytë më i rëndësishëm i Internet Explorerit gjatë
lundrimit nëpër Internet është shiriti komandues i browserit (toolbar).
Fig. 67. Shiriti komandues i Internet Explorerit
Internet Explorer e ndanë shiritin komandues në tre grupe:
1. komandat të cilat i ka secili program browser
Fig. 68. Komandat e grupit të parë të shiritit komandues të Internet Explorerit
a. faqja e kaluar-back,
b. faqja e ardhshme – forward,
c. ndërpreja e leximit – stop,
d. leximi i sërishëm i faqes – refresh dhe
e. leximi i faqes së parë nismëtare – home .
Sustat ekranike back dhe forward kanë edhe veçori të tjera, gjë që
mund të shihet kur të kalohet me anë të miut mbi to (janë të përbëra
nga dy pjesë). Kur të shtypet në trekëndëshin e vogël me kahje nga
poshtë, do të paraqitet një popup meny e cila përmbanë emërtimet
e të gjitha faqeve nëpërmes të cilave është ardhur deri te faqja
114
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
momentalisht aktive. Kështu p.sh. nga niveli i shtatë i ndonjë prezanti-
mi më të madh mundemi që automatikisht të kthehemi në nivelin e
parë, pa pasur nevojë që të lexohen faqet ndërmjet tyre.
2. Grupi i dytë që formohet nga tri ikona formon të ashtu-
quajturat Explorer bar-e.
Fig. 69. Komandat e grupit të dytë të shiritit komandues të Internet Explorerit
Explorer bar-et bëjnë shndërrimin e Web browserit në një
aplikacion të ngjashëm me Windows Explorer-in, ashtu që dritarja
ndahet në dy pjesë, në anën e majtë gjendet regjistri i
përmbajtjeve të cilave mundemi që t’u qasemi shpejtë, ndërsa në
të djathtën shikohet tema e zgjedhur.
Këtu përfshihen sustat ekranike:
a. kërkimi - Search,
b. lista e faqeve të regjistruara,
c. lista e faqeve të vizituara.
3. Grupi i tretë nga katër ose pesë ikona paraqet grupin
ndihmës.
Fig. 70. Komandat e grupit të tretë të shiritit komandues të Internet Explorerit
a. Susta ekranike për
dërgim të postës (mail)
Susta ekranike mail ka edhe veçori
të tjera, gjë që mund të shihet kur të
Fig. 71. Pozicionet e po1p1up5
menysë Mail
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
kalohet me anë të miut mbi të (është e përbërë nga dy pjesë).
Kur të shtypet në trekëndëshin e vogël me kahje nga poshtë, do
të paraqitet një popup meny e cila përmbanë pozicionet
Read Mail,
New Message,
Send a Link,
Send Page dhe
Read News.
Këto pozicione në të vërtetë paraqesin shkurtesa të funk-
sioneve të caktuara të programit Outlook Express (i cili
është pjesë e paketës Internet Explorer). Me shtypje të
ikonës për dërgim të postës (New Message) do të aktivi-
zohet programi i Outlook Expressit si më poshtë:
Fig. 72. Programi për dërgim të postës elektronike
Meqenëse Outlook Express është në gjendje që të repro-
dukojë drejt përmbajtjen HTML, e gjithë faqja HTML, së
bashku me fotografi është e mundur që të paketohet në
një porosi dhe të dërgohet si e-mail.
116
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
b. Shtypja e përmbajtjes së faqes së ekranit–print
c. Editimi i html fajllave (. html) nëpërmes pro-
gramit Front Page Express. Ky taster bëhet aktiv në
qoftë se është duke u shfletuar ndonjë faqe html.
d. Discuss – mundëson editimin e ndonjë Serveri
për diskutim ose edhe regjistrimin e ndonjë Serveri të
këtillë të ri.
Me aktivizimin e këtij pozicioni, do të aktivizohet ap-
likacioni i Windowsit që ofron mundësitë për zgjedh-
jen e Serverit për diskutim.
Fig. 73. Zgjedhja e Serverit për diskutim
Regullimi i pamjes së toolbar-eve
117
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Shpërndarja dhe dukja e toolbar-eve nuk do të thotë që të jetë
gjithmonë e njëjtë. Secili toolbar në fillim (në anën e majtë) ka vizën ver-
tikale e cila shërben si dorëz. Në qoftë se vendoset kursori në dorëz dhe
tërhiqet toolbari lart, do të bashkangjitet me toolbarin i cili është mbi të,
ose me menynë (i cili poashtu është i implementuar si toolbar.
Në qoftë se dy ose më shumë toolbare janë të bashkangjitura në
një vijë, nëpërmes dorëzës është e mundur që ato të zhvendosen hori-
zontalisht dhe të zgjedhet pozicioni më i mirë.
Me anë të dorëzës mund të realizohet edhe një opcion tjetër. Në
qoftë se ndonjë toolbar një kohë të gjatë nuk përdorohet, atë mund ta
“largojmë përkohësisht”, duke e tërhequr në fund të anës së djathtë të
shiritit të toolbar-it. Me klik të dyfishtë në dorëz, toolbari do të kthehet në
gjatësinë e plotë, kurse përsitja e klikut të dyfishtë me anën e miut, do ta
zvogëlojë prapë atë në minimum.
Rregullimi i toolbar-eve me sustën e djathtë të miut
Një mënyrë e organizimit të toolbar-eve është me shtypje klik me
anë të sustës së djathtë të miut në hapësirën e zbrazët në mes të sustave
ekranike. Në ekran do të paraqitet menyja me ndihmën e së cilës është e
mundur që të aktivizohen apo të çkyçen disa toolbar-e. Në këtë mënyrë
mundësohet edhe puna me ekran të plotë, pa toolbar-e.
Fig. 74. Opcionet që ofrohen meklik të djathtë të miut në hapësirën e zbrazët të shiritit, në mes të sustave
ekranike
Në këtë meny paraqitet edhe pozicioni i cili më parë nuk është
përmendur – Links. Ky pozicion paraqet plotësim për listën e faqeve të
118
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
ruajtura (favorites). Pozicioni Links mundësonqë lidhjet deri te disa nga
faqet më të vizituara të jenë vazhdimisht para syve të shfrytëzuesit, në
toolbar-in e veçantë. Puna është shumë e lehtë, Në qoftë se shfrytëzuesit
i pëlqen ndonjë faqe ashtu që mendon se i duhet lidhja deri te ajo me
anë të toolbar-it Links, atëherë në Fushën e Adresës (Address bar) me anë të
miut vihet deri te fillimi i Internet adresës dhe kur kursori shndërrohet
në dorë me gisht të zgjatur, vendoset lidhja (linku) në vendin e dëshi-
ruar. Largimi i linkut është poashtu mjaft i thjeshtë, shtypet klik në
tastin e djathtë të miut në link dhe do të hapet menyja nga e cila zgjed-
het opcioni Delete.
Përmbajtja e toolbar-it Links dhe e menysë Favorites paraqet në të
vërtetë folderë të pasqyruar Links dhe Favorites, në të cilin rast Favorites
gjendet në folderin në të cilin është i instaluar Windowsi, kurse Links
është nënfolder i folderit Favorites.
Shiriti i menyve
Të gjitha komandat e toolbar-eve janë të përfshira edhe në shiritin
e menyve, i cili përveç këtyre komandave, i ka edhe disa komanda të
cilat përdoren më rallë.
Menytë në shiritin e menyve janë të realizuara në formë të Menu
bar-it i cili është plotësisht i barabart me shiritat e tjerë.
Fig. 75. Shiriti i menyve në Internet Explorer
Internet Explorer-i është i realizuar shumë ngjashëm me paketën
Office. Në përbërje të programit Office hyjnë programet të cilat
shfrytëzuesit i janë të nevojshme për biznes të vogël, ose edhe të madh.
Në anën tjetër Internet Explorer-i përfshin të gjitha (ose gadi të gjitha ato)
që shfrytëzuesit mesatar i nevojiten për qasje në Internet.
119
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Menyja File
Integrimi i më shumë programeve me Internet Explorer-in, mund
të vërehet më së miri në mënynë File.
Fig. 76. Menyja File me opcionet që i ofron
Pozicioni New, përveç mundësisë së zakonshme për hapjen e dri-
tares së re Explorer (New Window), ofron edhe
mundësinë për krijimin e porosisë së re e-
mail (Message – shfrytëzohet programi
Microsoft Outlook Express),
përpilimin e porosisë së re e cila do të
dërgohet në ndonjë grup Usenet (Post –
poashtu aktivizohet programi Microsoft
Outlook Express),
krijimi i adresës së re në adresar (Contact) Fig. 77. Pozicionet shtesë të
dhe opcionit New
Internet Call, opcioni i cili aktivizon
120
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
servisin e Internetit Net Meeting, nëpërmes cilit me ndërmjetësimin e
Internetit mund të kontaktohet me njerëzit e tjerë. Për kontakt aktiv-
izon servisin Chat, në të cilin mund të komunikohet me të tjerët me
anë të shtypjes në tastierë, biseda me zë (nevojitet audio kartela dhe
mikrofoni), video konferencat (nevojitet kamera e internetit), ndarja
e programit si dhe vizatimi në tabelë të përbashkët, të njëjtë me atë
në programin Paintbrush.
Hapja e html-fajllave me opcionin Open
Hapja e html fajllave mund të bëhet Fig. 78. Hapja e html fajllave
drejtpërsëdrejti nga shiriti i adresës në
Internet Explorer. Mirëpo, opcioni Open i
menysë File ofron sustën ekranike Browse e
cila e bën thirrjen e dialogut standard për
zgjedhjen e fajllave i cili ndihmon në
plotësimin e adresave dhe lehtëson punën
që në mënyrë standarde të bëhet hapja e
fajllave si në diskun tonë standard.
Fig. 79. Dialogu që ofrohet me anë të opcionit Open
121
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Linja në të cilën shënohet adresa (në diskun lokal apo në Inter-
net) ëshë combo box i cili kur të hapet, e jep një lloj të listës History, gje-
gjësisht disa nga adresat e fundit të vizituara.
Fig. 80. Aktivizimi i opcionit Browse
Nga tastiera, dialogu Open aktivizohet duke shtypur tastet
Ctrl+O. Kjo mënyrë e aktivizimit është e dobishme në qoftë se është i
çkyçur shiriti i adresës (Address bar), për të përfituar sipërfaqe sa më të
madhe në ekran.
Opcioni “Work offline”
Opcioni që zakoisht më së shumti përdoret nga menyja File është
opcioni Work offline, i cili Internet Explorer-in e “shkëputë” nga Interneti
dhe e orienton në marrje të përmbajtjes vetëm nga keshi lokal (memoria
lokale). Me kesh lokal nënkuptojmë pjesën e diskut të cilën Explorer-i e
shfrytëzon për vendosjen e përmbajtjes e cila vjen nga Interneti. Shumë
shpesh ndodh që fotografitë e caktuara paraqiten në sajte të ndryshme
mëpër faqet apo sajtet e prezantimit të caktuar në Internet, prandaj Ex-
122
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
plorer-i gjatë qasjes në fletë vetëm kontrollon se a ka ndryshime, dhe në
qoftë se nuk ka, tregon përmbajtjen e marrur nga keshi. Vetë keshi është i
vendosur në folderin e Windowsit të ashtuquajtur Temporary Internet
Files.
Fig. 81. Aktivizimi i regjimit Work Offline
Përmbajtja e keshit mund të kontrollohet në këtë mënyrë: në
fushën Address vendoset adresa e sajtit i cili është vizituar më parë dhe
vazhdohet që të punohet në regjimin Work offline. Në këtë mënyrë
bëhet edhe përcjellja e linqeve (lidhjeve) të cilat janë të keshuara, por në
qoftë se dëshirohet që të qaset ndonjë faqe e cila nuk gjendet në kesh,
atëherë Internet Exploreri do të ofrojë kalimin në regjimin online të
punës, në të cilin ajo faqe merret nga Interneti.
Regjimi Work offline i Internet Explorer-it mund të vërehet gjatë
punës sipas shenjës e këtij opcioni në menynë File, ose sipas figurës së
diskut me vijë të ndërprerë nga rrjeti në shiritin statusor (status bar).
123
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 82. Leximi i shtypit ditor në regjimin Work offline
Leximi offline i faqes aktive
Veb faqja aktive mund të lexohet offline në qoftë se përcjellet kjo
procedurë:
1. Në menynë Favorites, shtypet klik në Add to Favorites.
2. Selektohet kutia kontrolluese (check box) Make available off-
line.
3. Për të përcaktuar mënyrën e bartjes së asaj veb faqeje dhe sasinë
e përmbajtjes e cila do të bartet (download) shtypet klik në Cus-
tomize.
124
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
4. Përcjellen instruksionet e tjera nga ekrani.
Shënim:
Para se të kalohet në regjimin offline, duhet që të bëhet vërtetimi
se a ekziston versioni më i fundit i faqeve që lexohen duke
shtypur në menynë Tools dhe pastaj Synchronize.
Opcioni Send
Në menynë File të Internet Explorerit, ekziston edhe opcioni
Send i cili mundëson që lidhja (linku) në faqen e cila është momentalisht
aktive t’i dërgohet dikujt me anë të postës elektronike (link by e-mail) ose
të vendoset në desktop (shortcut to desktop), në mënyrë që më vonë të
kthehemi shpejtë dhe lehtë në faqen e dëshiruar.
Fig. 83. Opcioni Send me pozicionet të cilat i ofron
Në këtë mënyrë ekziston edhe mundësia e dërgimit të faqes së
tërësishme me anë të e-mail-it (Page by e-mail).
125
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Ruajtja e përmbajtjes HTML të fajlit
Përmbajtja e HTML fajllit ruhet në disk me anë të opcionit Save
(ose Save As…). Në këtë rast potencohet përmbajtja HTML, për shkak se
me anë të kësaj mënyrë të ruajtjes, në disk vendoset vetëm faqja, pa fo-
tografitë, zërat ose përmbajtjet e tjera përcjellëse.
Kopjimi i përmbajtjes së tërë të faqes në disk mund të bëhet në
dy mënyra: me anë të kopjimit manual të secilës fotografi dhe pastaj
përmirësimit të kodit HTML (mënyrë mjaftë e komplikuar) dhe me anë
të shfrytëzimit të programit MSIE Cashe Explorer, për të cilin do të
bëhet fjalë më vonë në këtë tekst.
Ruajtja e Veb faqes në diskun e kompjuterit
Për ruajtjen e Veb faqes në diskun e kompjuterit mund të
shfrrytëzohet kjo procedurë:
1. Në menynë File, zgjedhet opcioni Save As.
126
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
2. Shtypet me klik të dyfishtë në folderin në të cilin dëshirohet që
të ruhet Veb-faqja.
3. Në dialogun e ofruar File name, shënohet emri i faqes.
4. Në dialogun Save as type, zgjedhet tipi i fajllit.
Për të ruajtur të gjithë fajllat e nevojshëm për ta paraqitur veb-
faqen duke e përfshirë: grafikën, kornizat, stilet etj. Shtypet klik në Web
Page, complete.
Ky opcion i ruan të gjithë fajllat në formatin origjinal.
Në qoftë se dëshirohet që të ruhet vetëm përbajtja HTML e fajllit,
atëherë zgjedhet me klik në Web Page dhe pastaj HTML only.
Ruajtja e vetëm përmbajtjes tekstuale bëhet nëse shtypet klik në
opcionin Text Only. Ky opcion e ruan informacionin nga Veb faqja
vetëm në format tekstual.
Ruajtja e fotografive ose e tekstit nga Veb faqja
Gjatë lundrimit nëpër Veb faqe të ndryshme në Internet
shfrytëzuesi do të gjejë disa informacione të cilat dëshiron që t’i ruajë
për përdorim të mëvonshëm. Përveç ruajtjes së Veb faqes së tërësishme,
mund të ruhet edhe vetëm ndonjë pjesë e saj: teksti, grafika ose lidhjet.
Poashtu mund të bëhet shtypja e Veb faqeve për njerëzit të cilët nuk
kanë qasje në Veb ose nuk kanë kompjuter.
Ruajtja e faqes ose e figurës (fotografisë) pa e hapur atë mund të
bëhet kështu:
Shtypet klik në sustën e djathtë të miut në fotografinë e dëshiruar
dhe pastaj zgjedhet opcioni Save Target As. Target mund të jetë
prapavija (background) ose figura (picture).
127
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 84. Procesi i ruajtjes së fotografisë së dëshiruar nga Veb faqja.
Krijimi i shkurtesës në desktop për veb-faqen aktive
Krijimi i shkurtesës në desktop për veb-
faqen aktive bëhet me këtë procedurë
shtypet klik në sustën e djathtë të miut dhe
pastaj zgjedhet opcioni Create Shortcut.
Në qoftë se dëshirohet që Veb-faqja të Fig. 85. Krijimi i
shfrytëzohet si prapavijë e desktopit, prezente në shkurtesës në desk-
ekran të monitorit atëherë
top
Shtypet klik në sustën e djathtë të miut dhe
zgjedhet opcioni Set as Wallpaper
128
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Menyja Edit
Opcionet që ofrohen me anë të menysë Edit, janë të njëjta
me opcionet në programet e tjera të Windowsit (Undo, Cut, Copy,
Paste, Find) si dhe opcioni Edit Page, i cili aktivizohet me anë të ik-
onës së fundit në toolbar.
Pozicionet Cut, Copy dhe Paste, mund të shërbejnë shumë
mirë, nëse dëshirohet që ndonjë pjesë e selektuar e tekstit në Veb
faqe (pa fotografi, zë etj.) të bartet në ndonjë program për për-
punim të tekstit (p.sh. në Microsoft Word). Procedura e kopjimit të
tekstit në këto raste është e njëjtë me atë që përdoret në aplikacio-
net e Windowsit, pra selektohet teksti i dëshiruar në Veb faqe me
anë të miut dhe pastaj përdoret opcioni Cut ose Copy, e pas kësaj
kalohet në programin për përpunim të tekstit dhe përdoret op-
cioni Paste.
Kopjimi i informacionit të caktuar nga Veb-faqja në do-
kumentin tjetër
Kopjimi i informacionit të caktuar nga Veb-faqja në dokumentin
tjetër mund të bëhet me anë të procedurës vijuese:
129
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Zgjedhet (selektohet) me anë të miut informacioni i dëshiruar
dhe pastaj në menynë Edit, zgjedhet pozicioni Copy.
Pas kalimit në programin tjetër, p.sh. në Microsoft Word pozicio-
nohemi në vendin e dëshiruar dhe në menynë Edit, zgjedhim op-
cionin Paste.
Fig. 86. Procesi i kopjimit të informacionit të zgjedhur nga Veb faqja
Menyja View
Në menynë View ekzistojnë disa komanda që janë përmendur
edhe më parë në këtë tekst (kyçja apo çkyçja e disa elementeve të ek-
ranit, komanda të cilat kryesisht janë të vendosura edhe në toolbar,
zgjedhja e fonteve me definimin e faqes koduese për fontet në faqen ak-
tive) dhe dy opcione mjaftë të rëndësishme: Source dhe Internet Options.
130
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 87. Menyja View e Microsoft Internet Explorerit
Komanda Source në Internet Explorer mundëson që tekstin HTML
të Veb faqeve ta prezantojë në Notepad ose në ndonjë editor tjetër të tek-
stit.
Intrenet Explorer-i mund të formatohet ashtu që të mos shihen
disa nga shiritet e sipërme të ekranit si p.sh. Sustat standarde (Standard
buttons), dialogu i adresës (Address Bar), lidhjet (Link) etj. Në këto raste
zgjedhet pozicioni Toolbars i menysë View dhe pastaj shtypet klik në
pozicionin që nuk dëshirohet ose që dëshirohet të jetë prezent në ek-
ranin e sjfrytëzuesit.
Fig. 88. Opcionet e pozicionit Toolbars në Menynë View
131
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Komanda Internet Options mundëson regullimin e disa opcion-
eve për shfrytëzim në Internet Explorer të cilat do t’i përshtaten dëshirës
së shfrytëzuesit të kompjuterit.
Fig. 89. Opcionet e pozicionit Search në Menynë View
Menyja Go
Nga menyja Go mund të aktivizohen programet “nga filli-
mi”, të lexohet posta elektronike e arritur, të merren porositë nga
grupi Usenet, ose të regullohet opcioni Net Meeting.
Fig. 90. Menyja Go
132
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Përveç këtyre opcioneve, si dhe opcioneve të cilat gjenden
edhe në toolbar (kalimi në faqen e kaluar/të ardhshme, hapja e
faqes startuese – Home Page), menyja Go ofron edhe kalimin në
disa sajte të Microsoftit – Channel guide dhe Search the Web.
Menyja Help
Menyja Help në Internet Explorer është e përpiluar shumë
ngjashëm me programet e Internetit. Menyja Help përmban op-
cionet Content and Index dhe About Internet Explorer).
Fig. 91. Menyja Help
Opcionet Content and Index dhe About Internet Explorer janë
të ndërtuara në mënyrën karakteristike për HTML, e cila duket
mjaftë efektive dhe është e punuar me HTML dinamik (Dynamic
HTML).
133
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Veçimi i faqeve interesante gjatë lundrimit (sërfimit)
në Internet
Gjatë lundrimit – sërfimit nëpër Internet duhet që të ekzistojë
ndonjë mënyrë e veçimit të faqeve më interesante. Disa nga faqet e fir-
mave të njohura mund të mbahen në mend (p.sh. www.msn.com,
www.yahoo.com, www.altavista.com etj.), por kur duhet që të mbahet në
mend URL - adresa e ndonjë faqeje më të thelluar në pemën e folderëve,
p.sh. www.msn.com/Computers/Networks/, ose ndonjë faqe personale e
cila përbëhet nga emri i serverit, dhe shumë emrave të tjerë pas tij,
atëherë është e pamundur që të mbahen në mend të gjitha këto ose që
vazhdimisht të shënohen në ndonjë fletë këto adresa të gjata.
Një nga mënyrat për zgjedhje të problemit është që të tërhiqet
faqja në opcionin (bar-in) Links.
Zgjedhje më e mirë është që kur shfrytëzuesi gjendet në faqen e
cila i duket interesante, të shtyp klik në menynë Favorites dhe të zgje-
dhet opcioni Add to Favorites.
Fig. 92. Menyja Favorites
Me zgjedhje të këtij opcioni në ekran do të paraqitet dialogu si
në figurën e mëposhtme
134
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 93. Futja e Veb faqes së dëshiruar në menynë Favorites
Leximi offline i faqes së ruajtur më parë në listën favor-
ites
Veb faqja e ruajtur më parë në listën favorites mund të lexohet
offline në qoftë se përcjellet kjo procedurë:
1. Në menynë Favorites, shtypet klik në Organize Favorites.
2. Shtypet klik në faqen e cila dëshirohet që të lexohet offline.
135
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 94. Dialgu që ofrohet me Organize Favorites
3. Selektohet kutia zgjedhëse Make available offline.
4. Për të përcaktuar mënyrën e bartjes së asaj veb faqeje dhe sasinë
e përmbajtjes e cila do të bartet (download) shtypet klik në
Properties.
Shënim:
Para se të kalohet në regjimin offline, duhet që të bëhet vërtetimi
se a ekziston versioni më i fundit i faqeve që lexohen duke shty-
pur në menynë Tools dhe pastaj Synchronize.
Veb faqet mund të lexohen offline edhe pa futjen e tyre në listën
Favorites, duke i ruajtur faqet në disk të kompjuterit.
136
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Outlook Express
Servisi i Internetit i cili më së shumti shfrytëzohet është ai i
postës elektronike (e-mail). Në kuadër të Internet Explorerit gjendet edhe
programi Outlook Express, i cili në një program përmban postën elek-
tronike të integruar si dhe përcjelljen e grupeve diskutive (konferen-
cave) në Usenet.
Dritarja e programit Outlook Express duket si në figurën e
mësipërme. Në ekran paraqiten tri tërësi të ndryshme:
1. regjistri i folderëve (në formë të pemës, apo si Outlook bar –
në formë të ikonave)
2. regjistri i porosive (mesazheve) në folderin e zgjedhur dhe
3. paneli për shfletim të shpejtë (preview) të mesazheve.
Pamja e dritares Outlook mund të regullohet në menynë View,
me opcionin Layot, kurse disa detale mund të ndërrohen edhe me klik të
miut, gjatë punës.
137
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Definimi dhe regullimi i e-mailit
Në fillim të shfrytëzimit të programit Outlook Express, ai duhet
që të regullohet. Së pari duhet që të definohet emri i serverit nga i cili
programi Outlook Express do ta marr ose do ta dërgojë postën elek-
tronike. Ky operacion kryhet me anë të menysë Tools dhe opcionit Ac-
counts. Në ekran do të paraqitet dialogu si në figurën e mëposhtme:
Fig. 2. Dialogu që ofrohet me Tools, Accounts
Programi Outlook Express gjatë instalimit i përmbushë disa op-
cione të cilat mund të vërehen nga emërtimi Directory Service, i cili është
servis për gjetjen e shfrytëzuesve të tjerë në Internet.
Për të regulluar programin Outlook Express për të pranuar dhe
dërguar mesazhe, duhet që të shtypet klik në opcionin Add dhe të
zgjedhet opcioni mail. Në këtë rast do të aktivizohet programi Internet
Connection Wizard, i cili do të parashtrojë disa pyetje për shënime per-
sonale (emri dhe mbiemri, e-mail adresa etj.), e pastaj edhe për llojin e
serverit të cilit i qasemi. Do të ofrohen opcionet POP3, IMAP dhe HTTP.
138
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 3. Dialogu pwr shwnimin e emrit dhe mbiemrit të shfrytëzuesit
Fig. 4. Dialogu për shënimin e adresës e-mail
Protokoli POP3 është më i hershëm dhe më pak i përshtatur për
punë me modem nga protokolet IMAP dhe HTTP, i cili ofron disa
139
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
funksione të përparuara. Për tipin e serverit duhet që të pyetet prova-
jderi i Internetit.
Fig. 5. Dialogu për definimin e mail serverit
SMTP është server nëpërmes cilit dërgohet posta elektronike.
Fig. 6. Procesi i verifikimit të e-mail adresës
140
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Hapi i ardhshëm është futja e emrit të shfrytëzuesit. Ky emër
është i ngjashëm me e-mail adresën, përveç që në këtë rast shënohet
emri i shfrytëzuesit, pa vazhdimin e e-mail adresës, e cila përfshinë em-
rin e provajderit të Internetit (p.sh. edmondb, e jo [email protected]).
Leximi i mesazheve të arritura
Pasi që është kryer definimi i mail serverit dhe regullimi global i
Outlook Expressit, duhet që të shtypet klik në opcionin Send and Receive
dhe programi Outlook Express do të lidhet me serverin, do të pranojë
mesazhet e reja dhe do të dërgojë mesazhet që janë duke pritur në
folderin Outbox.
Mesazhet e reja të pranuara nga serveri vendosen në folderin In-
box dhe dallohen nga mesazhet e lexuara ashtu që titullin e kanë të
shënuar me shkronja më të plota dhe zarfa përcjellëse afër emrit të me-
sazhit është e mbyllur (jo e hapur - ).
Në qoftë se afër emrit të mesazhit është e treguar edhe kapësja e
fletave ( ), mesazhi e ka edhe ndonjë shtojcë (attachement). Me shtypje
klik në mesazh, përmbajtja e tij paraqitet në panelin Preview (përfundi
ose në anë të djathtë të listës).
141
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 7. Pranimi i postës elektronike dhe prezantimi i përmbajtjes së mesazhit të pranuar në dritaren e poshtme
Në toolbar gjenden opcionet për kalim në mesazhin e ardhshëm
dhe të kaluar (shigjeta lartë/poshtë), fshirjen dhe kopjimin e mesazhit,
si dhe opcionet për përgjigje në mesazh dhe përcjellje të mesazhit
shfrytëzuesve të tjerë të Internetit.
Me klik të dyfishtë në ndonjë mesazh të arritur do të paraqitet
një editor i veçantë në të cilin mund ta shohim mesazhin e dërguar të
veçuar nga vetë programi Outlook Express si në fig. e mëposhtme.
Fig. 8. Editori i mesazhit aktivizohet me klik të dyfishtë në mesazh
142
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Adresa në të cilën dërgohet mesazhi nuk ka nevojë që të shtypet
edhe një herë. Me anë të shtypjes klik në ikonën me figurë të librezës
ose në ikonën e vogël të fletave afër secilit vend për futje të adresës do
të hapet adresari (Address book), nga i cili zgjedhim adresat e dëshiruara.
Fig. 9. Aktivizimi i librit të adresave
Pas përfundimit të përpilimit të mesazhit, me anë të shtypjes
klik në Send, mesazhi dërgohet në folderin Outbox ose në Internet,
varësisht nga regullimi i mëparshëm i programit Outlook Express.
Dërgimi i e-mailit
Në programin Outlook Express është ndërtuar një sistem shumë i
mirë i dërgimit të e-mailit. Dialogu për përpilim të mesazheve fitohet
me anë të zgjedhjes së opcionit New Mail ( )ose me aktivizimin e
menysë Message dhe zgjedhjen e opcionit New Message.
143
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 10. Procesi i dërgimit të e-mailit
Në qoftë se shtypet klik në trekëndëshin e zi me kahje poshtë,
atëherë fitohet një meny për përpilim të mesazheve të bukura me
përmbajtje formale, p.sh. për urim të ditëlendjes etj.
Fig. 11. Dërgimi i porosive me prapavijë të bukur
144
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Fig. 12. Mesazhi i bukur që dërgohet me prapavijën e tipit Chess
Dritarja është e ndarë në dy pjesë: pjesa e sipërme përmban fu-
shat:
To: (kujt i është drejtuar mesazhi),
Cc: (Carbon Copy, kujt i dërgohet mesazhi),
Bcc: (Blind Carbon Copy, dërgimi i kopjes së mesazhit pa la-
jmërim të pranuesve të tjerë) dhe
Subject: (tema e mesazhit).
Afër secilës fushë ekziston edhe figura e vogël e kartelës kontak-
tuese, kështu që adresat nuk kanë nevojë që të futen manualisht, por ato
mund të zgjedhen nga adresari.
Pjesa e poshtme e dritares është e dedikuar për shkrimin e me-
sazhit dhe është e ngjashme me të gjithë editorët e thjeshtë të tekstit.
145
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
NETSCAPE COMMUNICATOR
Startimi i Netscape Communicator-it
Startimi i programit Netscape Communicator bëhet nga Deskto-
pi i Windowsit apo nga shiriti i menyve. Me startimin e këtij programi
në ekran paraqitet dritarja si në figurën e mëposhtme:
Fig. 95. Ekrani i programit Netscape Communicator
Dritarja e programit Netscape Communicator është e ndarë në
katër tërësi:
Shiriti i emërtimit, në të cilin përpos emërtimit të progra-
mit (Welcome to the world of world wide web-Netscape)
gjendet edhe emri i faqes momentale aktive të cilën e jep
autori i faqes, si dhe teksti opcional (Working Offline) që
tregon se Exploreri nuk është duke i marrë faqet nga In-
terneti, por nga memoria (keshi) e tij.
146
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Nën shiritin e emërtimit gjendet pjesa me komanda, që pa-
raqet një bashkësi të toolbar-eve në stilin karakteristik që
përfshinë të gjitha produktet e tjera softverike (pamja e
rafshët, susta ekranike “del nga programi”, menytë, fu-
sha për futjen e adresës, toolbar-i me komandat e za-
konshme për browserë – faqja e kaluar, faqja e ardhshme,
ndërprerja e bartjes, leximi i sërishëm i faqes etj. ).
Pjesa qendrore dhe më e madhe e Explorer-it, paraqet dri-
taren në të cilën tregohet përmbajtja e faqes të cilën e shi-
kojmë,
Në fund është shiriti i statusit, i cili përmban mjaft infor-
macione interesante. Në qoftë se me anë të miut kalojmë
mbi njërën nga hiper-lidhjet, në shiritin e statusit do të
tregohet destinimi i asaj hiper-lidhje. Poashtu në shiritin
statusor mund të përcjellet se çka është duke ndodhur
me bartjen e faqes, këtu Netscape tregon se çka është duke
u bartur momentalisht si dhe tregohet përqindja e
përmbajtjes së bartur. Porosia “Done”, tregon se e gjithë
faqja është bartur nga Interneti. Duhet që me vëmendje të
shikohet edhe pjesa e djathtë e shiritit të statusit, sepse në
atë pjesë paraqitet lajmërimi se në cilin rang, nga aspekti
i sigurisë, gjendet sajtit të cilit i qaset në atë moment
Netscape (në pjesën më të madhe të rasteve në atë vend
mund të lexohet “Internet zone”). Për rregullimet për
shkak të sigurisë do të bëhet fjalë më vonë në këtë tekst.
Fusha për vendosjen e lokacionit të dëshiruar
Vendin qendror të navigacionit në të gjithë programet e tipit
browser e mban fusha për vendosjen e lokacionit të dëshiruar e cila te Nets-
cape-i quhet shiriti i lokacionit (Location).
Fig. 96. Shiriti i lokacionit (Location bar)
147
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
Shiriti i lokacionit e ka formën e të ashtuquajturave combo box-
eve, gjegjësisht në fund të tij në anën e djathtë e ka sustën ekranike me
shigjetë me kahje nga poshtë e cila shërben për “shfletim” – që
është një mënyrë që të vijmë deri te adresa të cilën e kemi
shfrytëzuar më parë.
Përveç kësaj si ndihmesë për futje më të shpejtë të adresave,
Netscape Communicatori mundohet që të “qëllojë” se cilën adresë dëshi-
rojmë që ta shkruajmë, në bazë të listës së vet (Netscape Communicatori i
mban në mend të gjitha faqet të cilat janë vizituar nëpërmes tij në disa
ditët e fundit dhe adresat e tyre i vendos në listën e vet).
Netscape Communicatori ofron edhe disa mundësi të tjera, kështu
që p.sh. meqenëse shumica e faqeve që vizitohen në internet fillojnë me
http:// dhe me www si dhe përfundojnë me com, thjeshtë mund të shëno-
het vetëm pjesa në mes të adresës (p.sh. hotmail ose yahoo) dhe browseri
do të nënkuptojë tekstin e paplotësuar dhe të fillojë që të lexojë p.sh.
http://www. hotmail. com.
Shiriti komandues - toolbar
Komponenti i dytë më i rëndësishëm i Netscape Communicatorit
gjatë lundrimit nëpër Internet është shiriti komandues i browserit (toolbar).
Fig. 97. Shiriti komandues i Netscape Communicatorit
Netscape Communicator në shiritin komandues ka këto ikona:
faqja e kaluar-back,
faqja e ardhshme – forward,
148
Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *
leximi i sërishëm i faqes – refresh
leximi i faqes së parë nismëtare – home.
kërkimi - Search,
udhërëfyesi (Guide) për vende interesante
në Internet sipas Netscape-it me pozicionet si në
fig. e mëposhtme:
Fig. 98. Udhërëfyesi për disa sajte interesante të Internetit
Print-Shtypja e përmbajtjes së faqes së
ekranit.
Aktivizimi i mbrojtjes së faqes së caktuar
nga mundësia që dikush tjetër t’i qaset kompjute-
rit të shfrytëzuesit. Me anë të këtij pozicioni ofro-
het dialogu si në fig. e mëposhtme.
149