The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Leutrim Luma, 2019-11-20 11:35:37

Libri_Interneti

Libri_Interneti

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 99. Dialogu që ofrohet për mbrojtje (Security) në Internet

Ndërprerja e leximit të faqes aktive – stop.
Hyrja në faqen http://home.netscape.com/

Fig. 100. Sajti që aktivizohet me shtypjen e sustës ekranike Netscape

Sajtet më interesante në Internet sipas Netscape-it

Sipas prodhuesve të programit Nets- Fig. 101. Udhërëfyesi për disa
cape Communicator sajtet më interesante të sajte interesante të Internetit
Internetit në të cilat mundet5 shfrytëzuesi të
qaset drejtpërdrejtë vetëm me zgjedhje me
anë të miut në njërin prej tyre si opcione të
sustës ekranike Guide janë:

150

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Welcome – Sajti

Welcome – Sajti me shprehje mirëseardhëse shfrytëzuesve të pro-
gramit Netscape Communicator. Me zgjedhje të këtij opcioni, në ekran
do të paraqitet figura e mëposhtme:

Fig. 102. Sajti i Netsceape-it Welcome

Sajti Welcome edhe pse është i punuar si html fajll, nuk është sajt
i Internetit por është i vendosur në disk të kompjuterit.

Sajti “The Internet”

Ky sajt i internetit aktivizon sajtin e Internetit në adresën
http://home.netscape.com/ me anë të cilit mund të realizohet navigacioni
nëpër Internet.

Ky sajt në të vërtetë paraqet një vegël për hulumtim të Netscape-
it dhe sajti i këtillë duket si në figurën e mëposhtme.

151

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 103. Sajti që aktivizohet me opcionin “The Internet” të sustës ekranike Guide

Njëri nga opcionet që ofrohet është ai Search the Web, me anën e të
cilit mundemi që të hulumtojmë prezantimin e dëshiruar nëpër Internet
vetëm me shtypje të emërtimit të tij ose të pjesës së emërtimit.

Sajti “People”

Kërkimi i njerëzve që janë të regjistruar ndonjëherë në mënyrë
elektronike në Internet mund të realizohet me aktivizimin e sajtit të In-
ternetit People, që paraqitet si opcion i sustës ekranike Guide. Ky sajt
gjendet në Internet adresën

http://home.netscape.com/netcenter/whitepages.html .

152

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 104. Sajti që aktivizohet me opcionin “People” të sustës ekranike Guide

Me aktivizimin e këtij sajti duhet që të plotësohen disa shënime
personale për personin i cili kërkohet: mbiemri, emri, qyteti, shteti etj. Do
të ofrohen disa opcione për gjetje të numrit të telefonit të personit, adresës,
etj.

Personat jasht Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet që të
kërkohen duke e zgjedhur opcionin Outside the US.

Sajti “Yellow Pages”

Ky sajt i internetit aktivizon sajtin e Internetit në adresën
http://home.netscape.com/netcenter/yellowpages.html me anë të cilit mund
të realizohet navigacioni nëpër “faqet e verdha” të Internetit. Ky sajt në të
vërtetë paraqet një vegël për hulumtim të Netscape-it nëpër disa faqe
shumë interesante dhe sajti i këtillë duket si në fig. e mëposhtme.

153

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 105. Sajti që aktivizohet me opcionin “Yellow Pages” të sustës ekranike Guide

Sajti “What’s New”

Ky sajt i internetit aktivizon sajtin e Internetit në adresën
http://home.netscape.com/netcenter/new.html

me anë të cilit mund të lexohen lajmet më të freskëta në pothuaj të gjithë
lëmenjët dhe fushat e veprimtarisë së njeriut të thjeshtë apo afarist si:
biznes, sport, art dhe kulturë, video lojra etj.

Ky sajt në të vërtetë paraqet një vegël për hulumtim të Netscape-
it nëpër disa faqe shumë interesante me lajmet më të reja dhe sajti i këtillë
duket si në fig. e mëposhtme.

154

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 106. Sajti që aktivizohet me opcionin “What’s New” të sustës ekranike Guide

Sajti “What’s Cool”

Ky sajt i internetit aktivizon sajtin e Internetit në adresën
http://home.netscape.com/netcenter/cool.html me anë të cilit mund të lex-
ohen informacionet mbi aktualitetet më interesante kurrente në pothuaj të
gjithë lëmenjët dhe fushat e veprimtarisë së njeriut. Ky sajt duket si në
fig. e mëposhtme.

Fig. 107. Sajti që aktivizohet me opcionin “What’s Cool” të sustës ekranike Guide

155

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 108. Sajti që aktivizohet me opcionin “What’s Cool” të sustës ekranike Guide

156

8

DISA NGA SERVISET MË TË
NJOHURA TË INTERNETIT

Kapitulli 8 shtjellon hulumtimin nëpër Inter-
net, duke u fokusuar në programet-vegla për hulumtim
si: WebCrawler, Lycos, Infoseek Search, World Wide
Worm etj. si dhe të ashtuquajturat direktoriumet e
Internetit: Yahoo, AltaVista, MSN, InfoSpace etj.

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

8 Përmbajtja e këtij kreu:

Gjetja e informacionit të dëshiruar në Internet
Hapja e sërishme e faqeve të cilat kanë qenë të vizituara më parë
Disa vegla (mjete) për hulumtim nëpër Internet
Si punojnë programet-vegla (makineritë) për hulumtim nëpër Internet
WEBCRAWLER
LYCOS
INFOSEEK SEARCH
WORLD WIDE WEB WORM
Regjistrat (direktoriumet) e vebit
Si punon direktoriumi i Internetit?
YAHOO - direktoriumi
Altavista
MSN
Direktoriumi-InfoSpace
Programe të tjera për hulumtim
Ask Jeeves
Disa veb sajte interesante
Sajtet referale
Britannica
DeepCanyon
GuruNet
Google
Northern Light
Sajtet ndihmëse për shoping nëpërmes Internetit
Online shopingu i PC kompjuterëve
Online shopingu i librave, muzikës, videos, elektronikës dhe lodrave
Online shopingu i artikujve të modës me sajtin "Fashionmall"
Shopingu individual (privat) në mes personave të ndryshëm

158

KREU VIII
HULUMTIMET NËPËR INTERNET

Kërkimi i njerëzve dhe i të dhënave të caktuara në Internet për
shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows apo Windows NT, më së
lehti mund të bëhet në qoftë se
shfrytëzohet opcioni Find on
the Internet i programit Internet
Explorer, i cili aktivizohet duke
shtypur sustën ekranike Start
të Internetit si në figurën e
mëposhtme:

Në këtë rast paraqitet Fig. 109. Opcioni Find on the Internet
dritarja e Internet Explorer-it, e
cila bën hapjen e faqes së
Microsoft Web sajtit e cila është
e dedikuar për kërkim në
Internet. Kjo faqe orienton në
disa nga makineritë-vegla për
hulumtim të Internetit si p.sh.
Altavista dhe Yahoo.

Fig. 110. Hulumtimi nëpër Internet mund të bëhet nëpërmes programit Yahoo

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Gjetja e informacionit të dëshiruar në Internet

Informacioni i dëshiruar në Web mund të gjendet në disa
mënyra të ndryshme.

Shtypet klik në sustën ekranike të toolbar-it Search
që të fitohet qasja në ndonjërin nga programet për kërkim
nëpër Internet. Në dialogun e ofruar Search shtypet fjala ose
fraza e dëshiruar.

Shtypet go ose find sipas fjalës apo frazës së shënuar në dia-
logun e adresës (Address bar). Në qoftë se është duke u
shfrytëzuar programi Internet Explorer, atëherë do të aktiv-
izohet programi për kërkim nëpër Internet, të cilin e ka de-
finuar shfrytëzuesi si program bazik për kërkim.

Pasi që të aktivizohet Veb faqja, atëherë mund të hulumtohet
teksti specifik në atë faqe duke përdorur komandat Edit, Find
(on this page).

Hapja e sërishme e faqeve të cilat kanë qenë të vizi-
tuara më parë

Ekzistojnë disa mënyra për hapjen e Veb faqeve të cilat janë vizituar në
disa nga ditët e fundit.

1. Në toolbar, shtypet klik në sustën ekranike History ( ). Në anën

e majtë të ekranit do të paraqitet mundësia që të lidhemi në lidhjet e

sotme, të djeshme, të ditëve të tjera gjatë javës, të javës së kaluar, të

para dy javëve dhe të para tri javëve si në figurën e mëposhtme.

160

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 111. Lidhjet e ofruar në dialogun History

2. Në dialogun History zgjedhet dita apo java dhe zgjedhet adresa e veb
faqes së dëshiruar e cila ofrohet me një dialog dritare të posaçme si më
poshtë:

Fig. 112. Dialogu që ofrohet nga susta ekranike History për zgjedhjen e veb-faqes së dëshiruar

161

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Disa vegla (mjete) për hulumtim nëpër Internet

Për gjetje të informacioneve në WWW mund të përdoren
programe-vegla (mjete) për hulumtim të prodhuesve të ndryshëm, të cilat
janë shumë të lehta për shfrytëzim: vetëm duhet aktivizuar njërin nga
këto programe dhe në dialogun e ofruar shtypet (shënohet) termi ose
fjala të cilën e kërkojmë dhe në ekran pas hulumtimit në për Internet do
të paraqitet lista e veb sajteve relevante.

Secili nga sajtet e këtyre programeve-vegla i ka karakteristikat e
veta veçuese. P.sh. secila makinë hulumtuese përdorë formët e vet
origjinale të futjes dhe formatin origjinal të prezantimit të rezultateve.

Si punojnë programet-vegla (makineritë) për hulumtim
nëpër Internet

Programet-vegla për hulumtim nëpër Internet krijojnë përshtypjen
se vegla për hulumtim ëshë duke hulumtuar nëpër të gjitha veb-sajtet e
Internetit për t’a plotësuar kërkesën e shfrytëzuesit. Por, në të vërtetë
veglat për hulumtim referohen në regjistra të informacioneve të cilat i
kanë mledhur ato më parë. Veglat për hulumtim i freskojnë-plotësojnë
informacionet e tyre në mënyrë periodike – çdo ditë ose një herë në javë,
duke u qasur në serverët e lidhur në Internet.

Veglat për hulumtim shpesh në literaturë hasen me emrin
marrimanga ose robotë.

Në vazhdim të tekstit, përveç makinerive hulumtuese të
përmendura më parë, janë përmendur edhe disa nga këto makineri
hulumtuese që ofrohen për kërkim në Internet.

162

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

WEBCRAWLER

WebCrawler paraqet vegël hulumtuese e cila kërkon titullin
(emërtimin) dhe përmbajtjen (brendinë) e Veb-faqes. Pas hulumtimit
ofron listën e Veb sajteve të gjetura gjatë hulumtimit me përshkrime të
tyre të shkurta. Aktivizohet në internet-adresën

http://www.webcrawler.com/

Fig. 113. Vegla hulumtuese e Internetit Crowler

Puna e kësaj vegle hulumtuese është shumë e shpejtë dhe paraqet
një ndër prodhimet më të mira të këtij lloji që mund të gjendet në Inter-
net. Është përpiluar në Universitetin e Washingtonit. Kjo vegël hulum-
tuese përdoret nga servisi America Online.

163

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

LYCOS

Lycos paraqet vegël hulumtuese e cila kërkon titullin dhe përm-
bajtjen (brendinë) e Veb-faqes. Pas hulumtimit ofron listën e Veb sajteve
të gjetura gjatë hulumtimit me nga një abstrakt (përshkrim) detal të
secili sajt. Aktivizohet në internet-adresën

http://www.lycos.com/

Fig. 114. Vegla për hulumtim në Internet LYCOS

Kjo makinë hulumtuese është ndërtuar në Carnegie Mellon
University.

INFOSEEK SEARCH

Kjo makineri hulumtuese është ndërtuar nga firma InfoSeek. Pas
hulumtimit nëpër Internet kjo vegël hulumtuese ofron listën e veb-sajteve
me përshkrim të shkurtër të secilit veb sajt. Programi InfoSeek ofron edhe

164

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

disa shërbime shtesë si p.sh. kërkimin gjatë periudhave të caktuara dhe
kërkimin e grupeve-usenet. Këto shërbime zakonisht duhet që të
paguhen.

Aktivizohet në internet-adresën
www.infoseek.com

Fig. 115. Vegla për hulumtim në Internet InfoSeek

WORLD WIDE WEB WORM

Programi-vegël hulumtuese World Wide Web Worm mundëson hu-
lumtimin nëpër Veb-adresat (URL-të) dhe nëpër tituj të ndryshëm. Nuk
e bën hulumtimin nëpër përmbajtje të veb-faqeve, prandaj rezultatet e
fituara janë më pak të efektshme se te makinaeritë e tjera për hulumtim
nëpër Internet.

Aktivizohet në internet-adresën
165

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

www.cs.colorado.edu/home/mcbryan/WWWW.html

Fig. 116. Vegla për hulumtim në Internet World Wide Web Worm

Regjistrat (direktoriumet) e vebit

Regjistrat (direktoriumet) e Internetit janë një mënyrë tjetër për
hulumtim nëpër Internet, të cilat paraqesin lista të veb-sajteve të
organizuara nëpër kategori (të ashtuquajtura fletat e verdha – angl.
Yellow Pages). Për të shfrytëzuar regjistrin duhet që të “shfletohen”
kategoritë dhe shfrytëzuesi do të fitojë listën e sajteve relevante për të
gjitha fushat e kërkuara.

Si punon direktoriumi i Internetit?

Për të pasur Veb sajt në këto diretoriume të Internetit, shfrytëzuesi
duhet që të plotësojë aplikacionin. Shumica e direktoriumeve të këtilla
166

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

ofrojnë online format për anëtarsim. Me anë të këtyre formave
shfrytëzuesit bëjnë kategorizimin e veb-sajteve të tyre dhe përshkrimin
e shkurtër të përmbajtjes.

Në vazhdim do të prezentohen disa nga direktoriumet më të
njohura që përdoren në Internet.

YAHOO - direktoriumi

Yahoo është zhvilluar nga dy studentë të Universitetit të
Stanfordit. Është një ndër direktoriumet më të njohura të Internetit.
Yahoo bën shfletimin e mbi 40.000 të dhënave dhe ofron disa shërbime të
tjera shtesë: funksionin për hulumtim (search) si dhe shfletimin nëpër
kategoritë më tw popullarizuara.

Aktivizimi i këtij direktoriumi bëhet në internet-adresën

www.yahoo.com

Fig. 117. Directoriumi i Internetit Yahoo

167

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Altavista

Altavista është një nga direktoriumet më të vjetra të Internetit
dhe versioni më i ri i kësaj vegle për hulumtim është shumë i përsosur.
Në kuadër të Altavistës përfshihen edhe home page-i i cili përkrah edhe
multimedian (audio dhe video) si dhe disa lidhje direkte me programet
të cilat janë pronë e këtij sajti: për shoping (shoping.com), diskutime
dhe qasje pa pagesë në Internet.

Aktivizimi i këtij direktoriumi bëhet në internet-adresën
www.av.com

Fig. 118. Direktoriumi i Internetit AltaVista

MSN

MSN është zhvilluar nga firma Microsoft. Është poashtu një
ndër direktoriumet më të njohura të Internetit. MSN bën shfletimin e
disa dhjetra mijë të të dhënave dhe ofron shumë shërbime të tjera
shtesë:
168

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

funksionin për hulumtim (search),
shfletimin nëpër kategoritë më tw popullarizuara etj.
Aktivizimi i këtij direktoriumi bëhet në internet-adresën

www.msn.com

Fig. 119. Directoriumi MSN i firmës Microsoft

Direktoriumi-InfoSpace

Është direktorium i fuqishëm i Internetit i cili ofron gjetjen e
njerëzve, faqet e verdha, hartat e ndryshme.

Aktivizohet me anë të internet-adresës:
http://infospace.com
169

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 120. Veb faqja e direktoriumit InfoSpace

Programe të tjera për hulumtim
Ask Jeeves

Programi Ask Jeevs mundëson hulumtimin nëpër Internet duke
parashtruar pyetje në gjuhën angleze.

Aktivizimi i këtij programi bëhet me anë të internet-adresës:
www.ask.com

170

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 121. Veb sajti i programit Ask Jeevs.

Pas parashtrimit të pyetjes, e bën hulumtimin e përgjigjes dhe
ofron hiper-lidhjet për informacionet në lidhje me ato pyetje.

Fig. 122. Përgjigja nga ”Ask Jeevs” pas parashtrimit të pyetjes Academic Research.

171

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Disa veb sajte interesante
Sajtet referale

Britannica

Sajti në të cilin është e paraqitur njëra nga Enciklopeditë më të
njohura botërore ofrohet pa pagesë në internet adresën

www.britannica.com.

Fig. 123 Veb-saji Britanica.com

Përveç enikolpedisë, ky sajt ofron edhe artikuj të ndërlidhur nga
76 revista më të njohura dhe lidhje në 125,000 Veb-sajte të tjera.

172

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Britannica paraqet një program për hulumtim shumë të mirë në
të cilin mund të bëhen hulumtime akademike, profesionale dhe të
çfarëdo natyre.

DeepCanyon

Ky sajt është zhvilluar nga firma e njohur Hewlet-Packard dhe
shërben si mejt hulumtues për tregun e kompjuterëve dhe të Internetit.

Aktivizohet me anë të internet-adresës:
www.deepcanyon.com

Fig. 124. Sajti për hulumtimin e tregut të kompjuterëve DeepCanyon

GuruNet

GuruNet paraqet një mjet hulumtues i cili jep përgjigje në
çfarëdo fjale të cilën shfrytëzuesi e shënon.

Aktivizohet në internet adresën

173

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

www.guru.net
me të cilin rast ofrohet programi për instalim të GuruNet-it, i cili është
pa pagesë.

Fig. 125. Veb sajti GuruNet

Google

Ky mjet hulumtues është paraqitur si projekt i Universitetit të
Stanfordit për të gjetur veb-faqet më relevante (ato të cilat kan lidhje më
të shpeshta) dhe t’i aktivizojë ato.

Aktivizohet me anë të internet-adresës
www.google.com

174

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 126. Veb-faqja e mjetit hulumtues Google

Google është mjet hulumtues i cili analizon aktivitetet e disa mili-
onë hulumtimeve të programeve të tjera dhe bën zgjedhje nga regjistri i
këtyre hulumtimeve, kështu që puna e tij është shumë e shpejtë dhe efi-
kase.

Northern Light

Ky sajt për hulumtime të internetit i vendosë rezultatet e hulum-
timeve nëpër folderë të bazuar në burimet e tyre dhe në këtë mënyrë e
bëjnë më të lehtë për shfrytëzuesin se në cilat rezultate duhet që të fo-
kusojë vëmendjen.

Aktivizimi i Northern Light sajtit bëhet me anë të internet adresës
www.northernlight.com

175

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 127. Sajti i programit NorthernLight

Ky sajt poashtu ofron edhe qasjen në informacionet të cilat nuk
janë të bazuara në formë të veb-it.

Sajtet ndihmëse për shoping nëpërmes Internetit

Sajti për shoping “Bizrate”

Sajti për shoping Bizrate ofron përmbledhjen e informacioneve të
më shumë se 1700 dyqaneve.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet në internet-adresën
www.bizrate.com

176

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 128. Internet-faqja e sajtit për shoping Bizrate

Sajti për shoping “DealTime”

Është sajt për shoping që punon në mënyrë të veçantë. Për da-
llim nga sajtet e tjera të kësaj natyre, ky sajt qëndron në transaksion
edhe në qoftë se shfrytëzuesi nuk mund t’a gjejë artikullin e dëshiruar
me çmim të volitshëm. Për punë në këtë sajt duhet që të definohen in-
formacionet për artikullin dhe çmimin që i konvenon shfrytëzuesit dhe
programi do të hulumtojë nëpër Internet deri sa të gjejë artikullin. Pas
kësaj programi e njofton shfrytëzuesin për rezultatet dhe mund të bëhet
porosia e dëshiruar.

Sajti për shoping “DealTime” aktivizohet me anë të internet-
adresës

www.dealtime.com

177

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 129. Sajti i programit për shoping DealTime

Sajti për shoping “Productopia”

Sajti për shoping “Productopia” e mëson shfrytëzuesin për
kategoritë e shopingut para se që atë ta dërgojë deri në shitoret që re-
komandohen. Në këtë mënyrë shfrytëzuesi mund të jetë i informuar në
qoftë se e lexon udhërëfyesin (Tutorial) dhe i viziton grupet e
diskutimeve, para se të vendos se cilin kompjuter, cilat kostume ose
cilin frigorifer dëshiron që ta blejë.

Aktivizimi i sajtit “Productopia” bëhet në internet-adresën
www.productopia.com

178

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 130. Sajti i programit për online shoping “Productopia”

Online shopingu i PC kompjuterëve me sajtin “Dell”

Sajti për Online shoping të PC kompjuterëve “Dell” është i
punuar ashtu që të ndihmojë shfrytëzuesin për blerje të sigurt dhe të
lehtë të sistemeve kompjuterike. Në përbërje të sajtit është edhe një
servis ekspres, i cili për secilin kompjuter PC të blerë dërgon informacio-
net se i është i konfiguruar dhe kompania Dell do të dërgojë një e-mail
pwr shfrytëzuesin çdo herë kur paraqiten versione të reja të drajverëve
për atë kompjuter.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet me internet-adresën
www.dell.com

179

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 131. Internet-sajti i online shopingut me programin Dell

Online shopingu i PC kompjuterëve me sajtin “Gateway”

Online shopingu i PC kompjuterëve me sajtin “Gateway”
mundëson përcjellje shkallë-shkallë deri në momentin kur shfrytëzuesi
të arrijë në sistemin e vërtetë i cili do t’i plotësojë kërkesat e tij. Pajisjet
dhe softveri të blera me anë të këtij sajti shpesh herë kanë rabat (lirim),
prandaj shfrytëzuesi ka mundësi të zgjedhjes se cila ofertë është më e
volitshme. Në sajt poashtu ofrohet edhe një program për testime tek-
nike (Technical Assistant Wizard) i cili ndihmon në diagnostifikimin e
problemeve të ndryshme në kompjuterët PC.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet me anë të internet-adresës
www.gateway.com

180

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 132. Online shopingu i PC kompjuterëve me sajtin Gateway

Online shopingu i kompjuterëve me sajtin “NECX”

Online shopingu i kompjuterëve me sajtin “NECX” punon me
më shumë se 25.000 shitës apo blerës në ditë duke kërkuar mbi 30.000
produkte kompjuterike nga 1100 prodhues të ndryshëm. Sajti do të la-
jmërojë shfrytëzuesin se sa e kanë çmimin produktet e caktuara për të
cilat interesohet, por edhe çfarë kushte ofrojnë konkurrentët e tjerë.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet me internet-adresën
www.necx.com

181

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 133. Online shopingu i PC kompjuterëve dhe pajisjeve me sajtin NECX

Online shopingu i kompjuterëve dhe komponenteve
elektronike me sajtin Outpost

Disa nga shitoret online të kompjuterëve i fshehin disa transak-
sione dhe e ngarkojnë shfrytëzuesin me çmim më të lartë me rastin e
blerjes. Online shopingu i kompjuterëve dhe komponenteve elektronike
me sajtin Outpost, ofron përparësinë sepse ofron sistemin e çmimit të
vërtetë , i cili tregon çmimin e fundit të artikullit të dorëzuar në shtëpinë
e shfrytëzuesit, kështu që nuk ka ndonjë pagesë shtesë. Poashtu ofrohet
garancioni 30-ditësh për kthim të parave për secilin artikull.

Aktivizimi i online shopingut të kompjuterëve dhe kompo-
nenteve elektronike me sajtin Outpost bëhet me anë të internet-adresës

www.outpost.com

182

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 134. Online shopingu i PC kompjuterëve dhe komponenteve elektronike me sajtin Outpost

Online shopingu i artikujve të tjerë

Online shopingu i librave, muzikës, videos, elektronikës
dhe lodrave me sajtin “Amazon”

Online shopingu i librave, muzikës, videos, elektronikës dhe lo-
drave më së lehti mund të realizohet me sajtin “Amazon”. Ky sajt është
zhvilluar shumë dhe ofron disa departamente të ndryshme të shopin-
gut.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet me internet-adresën
www.amazon.com
183

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 135. Online shopingu i librave, muzikës, videos, elektronikës dhe lodrave me sajtin “Amazon”

Online shopingu i artikujve të modës me sajtin “Fash-
ionmall”

Online shopingu i artikujve të modës me sajtin “Fashionmall” i
bashkon shumë shitore të njohura të modës të cilat shfrytëzuesi mund
t’i vizitojë në mënyrë komplete. Shfrytëzuesi mud të blejë në cilat shi-
tore që ka dëshirë.

Aktivizimi i online shopingut të artikujve të modës me sajtin
“Fashionmall” bëhet me anë të internet-adresës

www.fashionmall.com
184

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 136. Online shopingu i artikujve të modës me sajtin “Fashionmall”

Online shopingu i artikujve me sajtin “FreeShop”

Online shopingu i artikujve me sajtin “FreeShop” ofron regjis-
trin e më shumë se 1.000 shitoreve të tipit “Free Shop” të cilat mund të
shfrytëzohen online. Shumë prej tyre janë katalogje, kupone dhe shem-
buj të revistave, por mund të gjenden edhe artikuj nga kategoritë të cilat
janë interesante për shfrytëzuesin. Sajti “freeShop” mund të shfrytëzo-
het edhe për kalim të përnjëhershëm në fushat të cilat i interesojnë
shfrytëzuesit.

Aktivizimi i online shopingut të artikujve me sajtin “FreeShop”
bëhet në internet-adresën

www.freeshop.com

185

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 137. Online shopingu i artikujve me sajtin “FreeShop”

Shopingu individual (privat) në mes personave të
ndryshëm

Shopingu individual me anë të sajtit Andale

Shopingu individual me anë të sajtit Andale mundëson real-
izimin e auksioneve online. Andale përmbën disa mjete për paraqitjen e të
gjitha aktiviteteve të auksionit në një faqe të ekranit, duke i ndihmuar
shfrytëzuesit në blerje, shitje dhe gjenerim të raporteve të ndryshme
gjatë punës.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet në internet-adresën
www.andale.com

186

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 138. Shopingu individual me anë të sajtit Andale

Shopingu individual me anë të sajtit “Auctions”

Shopingu individual me anë të sajtit Auction poashtu mundëson
realizimin e auksioneve online. Auction ofron disa shërbime të cilat janë
specifike për auksionet në kushtet e ekonomisë së tregut dhe është
shumë i lehtë për përdorim.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet në internet-adresën
www.auctions.com

187

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 139. Shopingu individual me anë të sajtit Auctions

Shopingu individual me anë të sajtit “I Want”

Shopingu individual me anë të sajtit “I Want” poashtu
mundëson realizimin e auksioneve online.

Sajti “I Want” e bën bashkimin e kërkimit të individit për artikuj
të caktuar me shitësit individualë ose shitoret të cilat kanë atë artikull.

Aktivizimi i këtij sajti bëhet në internet-adresën
www.iwant.com

188

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 140. Shopingu individual me anë të sajtit “I Want”

189



9

TRANSFERIMI I SOFTVERIT NGA
INTERNETI

Kreu 9 përfshinë transferimin e të dhënave
dhe të programeve nga Interneti (Download) si dhe
transferimin e të dhënave nga kompjuteri i
shfrytëzuesit deri në Internet duke shfrytëzuar FTP-
në. Në disa hapa është shpjeguar se si bëhet trans-
ferimi i softverit nga Interneti.

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

9

Përmbajtja e këtij kreu:

Transferimi i programeve dhe të dhënave nga Interneti - Down-
lod dhe Upload
Si bëhet transferimi i të dhënave dhe programeve nga Interneti?

Krijimi i folderit (diretoriumit) të veçantë për transfer nga Inter-
neti
Gjetja dhe transferi i softverit nga Interneti
Dekompresimi i fajllit (arkivit)
Instalimi i softverit
Fshirja e fajllave të kompresuar

192

KREU IX

TRANSFERIMI I SOFTVERIT NGA INTERNETI

Transferimi i programeve dhe të dhënave nga Inter-
neti – Downlod dhe Upload

Transferimi (kopjimi) i të dhënave ose programeve prej një
kompjuteri në tjetrin në terminologjinë kompjuterike quhet download
(transferim teposhtë) ose upload (transferim përpjetë). Kur transferimi bëhet
nga sistemi më i madh “host” (serveri apo mainframe kompjuteri) në
sistem më të vogël “klient” atëherë zakonisht përdoret termi i parë
download, kurse për raste të anasjellta përdoret termi upload.

Në rastet kur informacioni merret nga Interneti, ne do të për-
dorim terminin “Download”, kurse kur informacioni dërgohet në inter-
net, do të përdoret termi “Upload”.

Si bëhet transferimi i të dhënave dhe programeve nga
Interneti?

Ekzistojnë disa variante të ndryshme për të bërë transferimin e
programeve dhe të dhënave nga Interneti (download). Të dhënat apo
programet që transferohen nga Interneti mund të përbëjnë: softver, lo-
jra, grafikë, fonte, zëra, video dhe pothuaj çfarëdo që i duhet
shfrytëzuesit. Procesi i transferimit të të dhënave nga Interneti mund të
shpjegohet në pesë hapa:

1. Krijohet një folder (direktorium) i veçantë për download,
2. Kërkohet softveri në Internet dhe pastaj transferohet,
3. Bëhet dekompresimi i arkivit (archive) të transferuar,
4. Instalohet softveri,

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

5. Fshihet fajlli i kompresuar.

Në qoftë se shfrytëzuesi bën transferim të shpeshtë të të dhënave
dhe programeve nga Interneti në kompjuterin e tij, është mirë që të re-
spektojë rregullat e mësipërme, për organizmi më të mirë të të dhënave
në vetë kompjuterin e tij.

1 Krijimi i folderit (diretoriumit) të veçantë për transfer nga
Interneti

Krijimi i folderit (diretoriumit) të veçantë për transfer nga Inter-
neti mund të bëhet në qoftë se përdoret procedura vijuese:

1. Shtypet klik kudo në sipërfaqe të desktopit të Win-
dowsit,

2. Zgjedhet opcioni New/Folder,
3. Folderi do të paraqitet në Desktop të Windowsit me

emër New Folder, të selektuar. Në të shënohet emri p.sh.
Transferi mbi emërtimin e vjetër dhe shtypet tasti Enter.

2 Gjetja dhe transferi i softverit nga Interneti
Softveri që mund të transferohet nga Interneti është i ven-
dosur nëpër pothuaj të gjitha serviset e Internetit: sajtet FTP, veb-sajtet
si dhe në kolekcionet speciale të programeve si CNET dhe
Download.com. Në rastet kur shfrytëzuesi nuk di se në cilën FTP mund të
gjejë ndonjë pjesë softverike për transferim nga Interneti, preferohet që
të orientohet në servisin e Internetit Download.com.

Procesi i transferimit nga Interneti është mjaftë i lehtë: duhet
shënuar në dialogun Search fjalën një ose më shumë fjalë të lidhura me
softverin e dëshiruar dhe pastaj shtypet susta ekranike Go. Në ekran do
të paraqitet lista e softverit që përputhet me fjalët e shënuara.

194

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Fig. 141. Veb-sajti Download.com

3 Dekompresimi i fajllit (arkivit)
Në përgjithësi, pothuaj se të gjithë fajllat të cilët transferohen
nga Interneti janë të kompresuara. Fajllat e kompresuar janë “arkive” të
cilat përdoren për distribuim dhe ruajtje të fajllave. Fajlli i kompresuar
përmban një ose më shumë fajlla të tjerë. Kompresimi i fajllit bën të
mundur zvogëlimin e kohëzgjatjes së transferit, por edhe mundëson që
të transferohen të gjithë fajllat e programit në një fajll të veçantë. Fajlli i
kompresuar gjatë transferimit vendoset në hard diskun e shfrytëzuesit.
Ekstensionet e mundshme të fajllit mund të jenë: ARJ, ARC, BIN, EXE,
GZ, HQX, SEA, SIT, UU, UUE, ZIP, ose Z. Veprimi me fajlla të këtillë
varet nga ajo se a është shfrytëzuesi duke punuar në kompjuter PC me
sistemin operativ Windows apo në kompjuter Macintosh dhe çfarë soft-
veri e shfrytëzon ai për dekompresim. Programet më të përdorura për
dekompresim janë: në PC kompjuterë programi WinZip kurse në
kompjuterë Macintosh programi StuffIt Expander.

195

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Në qoftë se fajlli i transferuar e ka ekstensionin EXE, atëherë si-
pas të gjitha gjasave ky është fajll vet-aktivizues i cili e bën vetvetiu de-
kompresimin me klik të dyfishtë në të. Në këtë rast menjëherë kalohet
në hapin 5 të transferit nga Interneti.

Në qoftë se fajlli i transferuar ka përfundimin me ARJ, ARC, GZ,
ZIP ose Z, ai duhet që të dekompresohet me ndonjë program si p.sh. me
programin WinZip. Procesi i dekompresimit bëhet me procedurën vi-
juese:

1. Shtypet dy herë klik në fajllin që dëshirohet që të dekom-
presohet. Në mënyrë automatike do të aktivizohet programi
WinZip i cili do të prezentojë të gjithë fajllat e kompresuar,

2. Shtypet susta ekranike Extract (ose Next) ,

3. Zgjedhet folderi destinues për fajllat (ose krijohet follderi i ri)
dhe pastaj shtypet susta ekranike Exctract (ose Unzip Now).

Fig. 142. Zgjedhja e fajllit që dekompresohet me WinZip

196

Dr. sc. Edmond Beqiri * Interneti – komunikimet kompjuterike *

Dekompresimi i fajllave në PC kompjuterë është i shpjeguar më
gjerësisht në kapitullin e ardhshëm të këtij teksti.

4 Instalimi i softverit

Kthimi i fajllave nga forma e kompresuar në formë normale nuk
do të thotë se do të aktivizojë menjëherë softverin e dëshiruar. Zakon-
isht duhet që të bëhet instalimi i shumë programeve.

Instalimi i programeve zakonisht bëhet duke përdorur sustën
ekranike Setup ose Install që ofrohet në pothuaj të gjithë programet in-
staluese të softverit kompjuterik.

Procesi i mëtejshëm i instalimit të programit ndryshon prej pro-
gramit në program, prandaj duhet përcjellur udhëzimet që paraqiten në
ekran të kompjuterit.

5 Fshirja e fajllave të kompresuar

Para se që të fillohet shfrytëzimi i programit të transferuar
nga Interneti dhe të instaluar në kompjuterin e shfrytëzuesit, duhet
pasur kujdes që fajlli i kompresuar, i cili më nuk është i nevojshëm të
fshihet nga disku në mënyrë që mos të zë hapësirë të konsiderueshm`e
në diskun e kompjuterit. Fajlli i kompresuar duhet që të ruhet në disk
vetëm në rastet kur atë dëshirojmë që ta instalojmë edhe në ndonjë
kompjuter tjetër.

197



10

TRANSFERIMI I SOFTVERIT NGA
INTERNETI

Kreu 10 shpjegon kompresimin e fajllave, si
bëhet, cili program duhet shfrytëzuar për kompre-
sim, ku mund të merret programi si dhe nëpërmes
shembullit konkret është shpjeguar kompresimi dhe
dekompresimi i fajllave në aplikacionin WinZip.


Click to View FlipBook Version