The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by micky.hax, 2015-10-03 02:07:36

Gjon Mili (1904-1984)

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

1 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

E përmuajshme elektronike për letërsi, art dhe kulturë - http://www.letrat.eu
N° 16, shkurt 2009

Mili & Picasso

2 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

A R S P O E T I C A N° 16 – SH K U R T 2 0 0 9
Kopertina: Portret i Gjon Milit (1904-1984) nga artisti francez Raoul Dufy (1877-1953) - © Time Inc.

Qerim Vrioni:
Gjon Mili - Fotografi i shquar shqiptaro-amerikan (Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes) – f. 4 - 8

Life Magazine Photo Collection - © Time Inc. (2 shtojca - Përgatitur nga S. Guraziu):
1. Gjon Mili (1904-1984) - (Gjon Mili në 21 foto) – f. 9 - 24
2. Gjon Mili & Pablo Picasso (rreth 150 foto të Gj. Milit) – f. 25 – 36 + shtojca

Jurij Tynjanov & Roman Jakobson:
Probleme në studimin e letërsisë dhe të gjuhës - (Përkthyer nga N. Naço – f. 37 - 39

Gazmend Krasniqi:
Një filozofi e kompozicionit (Nga tradita te postmodernia, ose një lojë mbi esenë e E. A. Poe-s.) – f. 40 - 42

Charles Baudelaire:
Këshilla shkrimtarëve të rinj - (Përkthyer nga M. G.) – f. 43 - 45

Ermir Xhindi (MA):
Charles Baudelaire (Sharl Bodeler) 1821-1867 – f. 46 - 50

Vjollca Osja (MA):
Konceptime postmoderne të mitit në madrigalin “Dranja” – f. 51 - 54

Mustafa Ferizi:
Migjeni dhe e shëmtuara në artin e tij – f. 55 - 57

Dr. Luan Topçiu:
Romani “Shkopi” - Një afresk metaforik (Ripublikim - A. Isaku, “Shkopi”, 2002) – f. 58 - 60

Ismet Aliu:
“Atje dhe dikur” dhe “Vitet e urithit” të Kim Mehmetit (Vështrime) – f. 61 - 66

Nuhi Ismajli:
Art i fuqishëm i mesazheve humane (M. Ramadani, “Neurosis”, bot. “Zef Serembe”, 2008) – f. 67 - 70

Poezi: Sokol Zekaj, Mehmetali Rexhepi– f. 71 - 79

Poezi e huaj: Jorge L. Borges –
1. Cikël poetik - (Përkthyer nga M. G.) – f. 80 - 83

Prozë e huaj: Jorge L. Borges –
1. “Utopia e një njeriu të lodhur”; 2. “Shtëpia e Asterionit” - (Përkthyer nga M. G.) – f. 84 - 88
3. “Dëshmitari”; 4. “Ragnarök” - (Përkthyer nga N. Naço) – f. 93 – 94
 | L. Scavino & R. P. Buzón – Rev. “Espéculo”- (Përkthyer nga M. G.) – f. 89 - 92

| Përkthim dhe ndërtekstualitet tek “Shtëpia e Asterionit” të J. L. Borges: Një poetikë e polifonisë
Prozë:
1. Gaetano Xherbino - “Tulipani i madh” - (Përshtatur nga: L. Komani) – f. 95 - 101
2. Mehmetali Rexhepi - “Buja” – f. 102 - 103

Fatbardha Demi:
“Levantinët” e Faik Konicës (Reagim...) – f. 104 - 109

Qerim Vrioni:
Anri Sala në një botim anglez për fotografinë – f. 110 - 112

Artistë shqiptarë: Mini-galeria artistike
Realizmi Magjik i Agim Sulajt – f. 113 - 120

3 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili (1904-1984)
(Fotografuar nga Alfred Eisenstaedt, më 27 nëntor 1981, New York, NY - © Time Inc.)

4 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

GJON MILI - FOTOGRAFI I SHQUAR SHQIPTARO-AMERIKAN
(Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes)

Qerim Vrioni

25 vjet më parë, më 15 shkurt 1984, në Stamford (Konektikat, ShBA), ndahej nga jeta prej
pneumonisë, në gjendje të rënduar psikike, por me “mbjellje” madhore në fotografi, shqiptaro-
amerikani i shquar Gjon Mili, ai që fotografoi si askush tjetër “vizatimet me dritë”. 2-3 vite më
parë, ai kishte pësuar një aksident automobilistik, që i dëmtoi mjaft shëndetin. Shuarjen e Milit e
pasqyroi të nesërmen edhe gazeta e madhe “The New York Times” në një shkrim që zinte thuajse
një faqe.
Gjon (i pagëzuar Jani) Mili u lind në Korçë (ndoshta në fshatin Progër) më 28 nëntor 1904, nga dy prindër korçarë. Familja
“Çekani” e të ëmës ishte mjaft e njohur në krahinë. Një para ardhës i saj, Konstantin Çekani përmendet si iluminist në
Akademinë e Voskopojës. Kur mbushi pesë vjeç, familja e Gjonit shkon në Rumani (Bukuresht), ku e priste i ati, Vasil
Mili. Fillimi i jetës rumune për Janin e vogël ishte i vështirë, sapo kish mësuar mirë shqipen, tani i duhej të mësonte dhe
rumanishten. Gjithsesi, nis shkollimin të cilin e përfundon në Gjimnazin e njohur “George Lazaru” të kryeqytetit me nota
shumë të mira (1923). Pak muaj më vonë, udhëton drejt ShBA, me ftesë të ungjit, Koço, për të vazhduar atje studimet e
larta. Me të mbërritur në Boston, regjistrohet në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit, ndër më të njohurit në botë, për
inxhinier elektrik ndriçimi e, mbas katër vjetësh studimi, ai diplomohet. Menjëherë fillon punën në korporatën e madhe
elektrike “Uestinghauz”. Ndërkaq, Jani forcon lidhjet me shqiptarët e hershëm të Bostonit, duke u bërë veprimtar i gjallë i
Shoqërisë “Vatra”, ku u zgjodh edhe në kryesinë e degës së qytetit. Madje për disa kohë punon edhe si redaktor në organin
e saj, gazetën “Dielli”.

Foto për Ars Poetica: Q. Vrioni

Kësaj kohe i përket edhe njohja e Janit me eruditin e shquar, Faik Konicën, i cili e nxiti inxhinierin e ri shqiptar t‟i drejtohej
edhe arteve, kryesisht kinematografisë që ishte tanimë në zhvillim të vrullshëm. Në Boston, Jani (siç bëjnë zakonisht të
huajt) e kish amerikanizuar emrin në John (Xhon), por kjo zgjati deri më 1927, kur me sugjerimin e Konicës, vendosi ta
shkruajë fare shqip, Gjon. Në këtë vit e hasim për herë të fundit emrin John në një foto të “vatranëve” me Konicën (1927).
Këshillën “prindërore” të letrarit të mprehtë, Gjoni e zbatoi duke iu kushtuar kinemasë që në atë kohë ishte pa zë. Ndërkohë

5 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ai kishte mësuar shumë mirë dy gjuhë, shqipen dhe anglishten. Madje ai shkruan në gjuhën amtare, dy novela të shkurtra
me tema shqiptare, të botuara në “Dielli”(1928) e, më pas edhe në revistën “Studenti shqiptar” (1929) që nxirrte Odise

Paskali në Torino të Italisë. Ato, dallohen për gjuhë të pastër dhe të pasur shqipe.

Ai kishte filluar të ndiqte me ëndje të veçantë kinemanë, duke i shikuar filmat disa herë, madje dhe i përpunonte sipas

fantazisë së tij. Në të njëjtën kohë, merrej si amator edhe me fotografi. Në krye të dhjetë viteve punë si inxhinier elektrik
ndriçimi, më 1937, Mili takohet me prof. Harold Exherton (Edgerton, 1908-1988), shpikësin e flashit elektronik (drita

stroboskopike) me të cilin fotografohej gjatë nënndarjeve shumë të holla të sekondës, çka e tërhoqi mjaft shqiptarin. Atij
filloi t‟i punojë me shpejtësi fantazia dhe menjëherë vendosi të linte punën në “Uestinghauz” e t‟i përkushtohej
përfundimisht vetëm fotografisë.

Foto për Ars Poetica: Q. Vrioni

Kështu, takimet me dy njerëz, Faik Konicën, i cili e drejtoi t‟u

kushtohej arteve dhe me Harold Exhertonin, që i dha dritën

stroboskopike, përbëjnë dy momentet kyç të jetës së Gjon
Milit, pa të cilat, ndoshta nuk do kishte “lindur” ky fotograf i

madh. Pas realizimit të disa fotove interesante me flashin

elektronik, Mili nisi të punojë si fotograf për revistën e
ilustruar amerikane “Life”, e cila botohej prej dy vitesh. Në të

njëjtën kohë, ai falë edhe profesionit të inxhinierit,

bashkëpunon ngushtë me prof. Exherton. Madje, ky e
vlerëson tepër Milin duke e quajtur “vizionar” dhe duke
shtuar se “ai na udhëhoqi”, megjithatë, ai e lavdëroi më pak

seç meritonte. Fillon të fotografojë shumë, dhe subjekte të

ndryshme, sport, muzikë, këngëtarë, kërcimtarë, piktorë, por
gjithnjë në kërkim të risive në formë dhe përmbajtje, duke

krijuar mjaft fotografi të veçanta. Kështu, më 1942,

fotografon daljen e një predhe nga gryka e armës me
shpejtësi, një të miliontën e sekondës, shtypi e quajti “shpikja
e shekullit”. Një vit më pas realizon foton shumë të njohur
“Lindy Hop”, me kërcimtarët Leon James dhe Willa Mae
Ricker, foto e cila “përfaqëson” shpesh herë Milin në botime
të ndryshme. Po më 1943, Mili filloi të organizojë në studion
e tij të “Rrugës 23” të Nju Jorkut, të famshmet “Jammes
session”. Ato ishin takime artistësh dhe njerëzish të kulturës,
si poetë, këngëtarë, kërcimtarë, instrumentistë etj. që

shpalosnin aty krijimtarinë e tyre. Gjatë këtyre takimeve

zhvilloheshin madje dhe diskutime estetizante. Në to merrnin pjesë figura me emër të kohës si Duke Ellington, Billy

Hollidej, Lester Jung, Gene Krupa etj. Niveli i lartë i bisedave mbi artin dhe kulturën në studion e Milit, bëri që fotografi i
madh francez, Henri Cartier-Bresson, ta quante atë, “Athina e Nju Jorkut”.

Më 1944, Mili i kthehet “dashurisë së vjetër platonike”, kinemasë. Ai me guxim e besim ne vete, realizon një film të
shkurtër dokumentar mbi muzikën jaz. Filmi i cili zgjat 10 minuta, quhet “Jammin‟s the blues”, ai është vlerësuar përherë

nga kritika saqë vazhdon të shfaqet edhe kohëve të fundit në festivalet kinematografike ndërkombëtare të muzikës jaz. Në

të ndjehet dora e sigurt dhe fantazia pjellore e fotografit, i cili edhe pse vetëm prej 7 vjetësh merrej me të, krijoi një film ku
shumica e sekuencave përbëjnë foto mjaft të arrira. Në suksesin e filmit të Milit, ndikoi dashuria e tij për muzikën jaz si

dhe, njohja e muzikës në përgjithësi, ai ekzekutonte si amator me instrumentin e oboes. Ky film tregon edhe se Mili ishte

pa paragjykime racore, të gjithë aktorët ishin me ngjyrë. Dhe kjo në vitin e largët 1944.

Fotografi të Milit, ndërkaq përdoreshin edhe si ballina të revistës “Life”, e cila në ato kohëra arriti tirazhin më të madh,

rreth 8 milion kopje. Emri i tij po bëhej kësisoj i njohur në mbarë botën. Kështu, ekspozitën e tij të hapur në Paris në

vjeshtë 1946, e përuroi me fjalë të ngrohta filozofi i njohur francez, Zhan Pol Sartre. Në Paris, po atë vit, ndërmjet shumë
fotove, realizon edhe atë të këngëtares simbol, Edit Piaf, duke kënduar, që përbën një nga fotot më të goditura të tij me

procesin e grafikimit. Duke mbetur tek portretet, shënojmë se Mili ka fotografuar mjaft figura të njohura të kohës nga

shumë fusha si presidenti Truman dhe ministri Molotov, piktorët Pikaso, Brak, Matis, kompozitorin Stravinski, muzikantë
si Duk Elington, Pablo Kazals, Frank Sinatra, Zhyljet Greko, Edit Piaf, shkrimtarë si Shon O‟Kejsi etj, por në historinë
botërore të fotografisë ai nuk përmendet si fotoportretist. Mendoj se ndoshta, përjashtim këtu është vetëm fotoportreti i
fundit i Shon O‟Kejsit (1964). Megjithatë, fotoja “Pikaso duke vizatuar me dritë” (1949), përbën një portret fotografik të

një natyre tjetër. Ajo mund të quhet një fotoportret i kompozuar. E menduar mirë na duket përfshirja e saj në kapitullin
“Portraits-a World of people” (Portrete - bota e njerëzve) të botimit “LIFE-The Classic Collection, New York, 2008”, dalë
në qarkullim në dhjetor të vitit të shkuar. Pjesë e tij është dhe fotoja tjetër e Milit, “Lindy Hop”, e cila bashkë me “Pikaso”
futen në 100 fotot më të mira të revistës “Life” përgjatë 60 vjetëve të saj. Këto foto, sugjerohen nga përpiluesit e tij, si të

6 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

përshtatshme për t‟u vendosur në banesa apo zyra. Shtojmë këtu se fotoja “Pikaso duke vizatuar me dritë” (b/z) përfshihet
në albumin “The Photo Book” (1999), me 500 fotografitë më të zgjedhura nga e gjithë bota.

Shënojmë po ashtu, se në një sondazh nga revista amerikane
“Popular Photography”(1959) për dhjetë fotografët
bashkëkohor më të mirë në botë, ndër fituesit renditej dhe
Mili, krahas Kartje-Breson, Alfred Aizenshted (Eisenstaedt),
Jusuf Karsh, Riçard Avedon, Ansel Adams etj. Votuan
gjithsej 243 kritikë arti, botues, mësues, fotografë, kuratorë
etj.

Fotografitë e shumta që i bëri Mili, piktorit Pikaso, por edhe
punëve të tij në pikturë dhe skulpturë, jo vetëm ngjizën
miqësinë e gjatë të tyre, por “e detyruan” fotografin t‟i
përmbledhë ato, më 1970, në albumin “Picasso‟s –The Third
Dimension” (Përmasa e tretë e Pikasos). Në të ai shpërfaq
edhe disa parime interesante vetjake mbi estetikën e arteve
pamore.

Fotot për Ars Poetica: Q. Vrioni

Risi në zbatimin e procesit të stroboskopisë, “copëzimit të
lëvizjes”, Mili, shpërfaqi në mjaft foto me temë nga
kërcimi, muzika e sporti. Veçohen këtu, fotoja “Nudo duke
zbritur shkallët” (1942) dhe “Pas de Bourree” (1947). E
para përbën një trajtim “par exelenc” i të njëjtit subjekt
pikturuar nga modernisti francez, Marsel Dysham më
1912, por tashmë me gjuhën dhe mjetet e fotografisë. Kjo
është nga fotot që e përfaqëson më shpesh Milin në botimet
e ndryshme për fotografinë, ndërsa, e dyta, një pattern i
gjetur sinusoidal, ishte njëra nga pesë fotot me të cilat ai u
paraqit në Ekspozitën e Madhe “Familja e njeriut” (1955).
Ndërkohë, ai, si fotoreporter me kontratë i “Life”
(asnjëherë s‟ka qenë në stafin e revistës), viziton vende të
tjera dhe fotografon njerëz, ngjarje, por edhe arkeologji,
skulpturë, pikturë, histori etj.
Në vitin 1966, Milit i ndodhi një fatkeqësi e
pariparueshme, djegia e studios së tij të famshme e
“Rrugës 23”, ku u shkrumbuan me mijëra foto, dhurata si
dhe korrespondenca e vyer me miq, ndër to edhe ajo me Pikason. Kjo e hidhëroi pa masë, ndonëse një pjesë e filmave ishin
të dubluar në arkivin e revistës.

Vlen të përmendin se më 1971, Festivali i përdyvjetshëm i fotografisë në Arle të Francës, iu kushtua veprimtarisë së Gjon
Milit, vlerësim i ndjeshëm, por i merituar. Po atë vit, ai kërkoi vizë në ambasadën shqiptare në Paris për të vizituar vendin e
“rrënjëve” të tij, gjë që iu refuzua prerë dhe ftohtë nga përfaqësuesit e diktaturës, kjo e pezmatoi thellë. Në të njëjtin vit,
Mili viziton Rumaninë me të cilën e lidhte fëmijëria, e ku kishte dhe të afërm.
Duke mos u ndarë përfundimisht nga “Life”, Mili ndjek si fotoreporter, Gjyqin e famshëm të skandalit të Uotergejtit, më
1973. Realizon mjaft fotografi të goditura, ku vërehet fare mirë gjendja psikologjike e pjesëmarrësve. Në vitin 1980,
Shoqata e Grafistëve të Nju Jorkut, botoi albumin-monografi, “Gjon Mili - Photographs & Recollections”, shtypur në
Boston. Tekstet dhe fotot janë shkruar e përzgjedhur nga vetë Mili. Ky botim, deri tani, përbën përmbledhjen më të plotë të
krijimtarisë së tij. Prej vitit 1998, MIT (Instituti Teknologjik i Masaçusetsit) organizon Konkursin e fotografisë “Mili &
Edgerton” për studentët, si nderim të dy ish-studentëve të shquar të tij. Emri i Gjon Milit, falë fotografive të tij plot fantazi

7 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

dhe risi, është bërë mjaft i njohur në botën e fotografisë. Ai përmendet në disa libra për fotografinë (rreth 30 syresh ka

shfletuar shkruesi i këtyre radhëve), por edhe në revista të specializuara të vendeve të ndryshme. Fondi më i madh i fotove

të Milit ndodhet në MOMA (Nju Jork), ku disa janë edhe të ekspozuara.

Në vendlindje emri i Milit filloi të përfillet vetëm pas 1991, me ardhjen e demokracisë. Kështu, atij iu akordua titulli i lartë,
“Artist i Popullit” (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha me dekretin Nr.373 datë 27.11.1992. Ky titull
nderon jo vetëm atë, por edhe “binjakët” e tij në Shqipëri, si të barabartë me një emër që ka njohje në botë, çka

bashkëkombësit e tij në atdhe, për motive të ndryshme, fatkeqësisht, nuk e gëzojnë.

Po rreshtojmë më poshtë pjesë nga disa vlerësime për Gjon Milin, të shkëputura nga botime dhe periodikë të shumtë.
Dennis Stock (1928), fotograf, ish-nxënës i Milit për katër vjet, shkruan për të: ”Mësova gjerat thelbësore të të bërit të
esesë dhe disiplinës fotografike kur punova si ndihmës pranë fotografit të revistës “LIFE”, Gjon Mili. Ai kërkonte shumë,
por ishte dhe bujar”.

Susan Kismaric, studiuese e fotografisë në MOMA (Muzeu i Arteve Moderne, Nju Jork), e cila ka qenë ndihmëse e Milit
në dy vite thotë: “Gjon Mili ishte tërheqës dhe gjithë mister, i gjatë, i moshuar dhe hijerëndë. Zëri i tij i trashë dhe me theks

ishte i jashtëzakonshëm dhe sugjestiv. Përshtypja ime nga John Swarkovski (ish-drejtor i MOMA) ishte se ai mendonte se
Gjon Mili, kishte mendje të madhe dhe, që ndoshta, ai ishte më shumë një mendimtar se sa fotograf”.
Igor Stravinski, kompozitori i madh, në një letër e përmend Milin duke thënë : “…portretin tim të mrekullueshëm me
ngjyra nga Gjon Mili”.
Zhan Pol Sartr, filozofi i njohur francez, mendonte se e njihte mirë Milin dhe artin e tij dhe, nga ç„ka shkruar për të, japim
vetëm fjalinë : “Për atë ka një pafundësi mënyrash të fotografuari, siç është pafundësia e gjerave që na rrethojnë”.

Martine Franck (1935-2006), fotografe franceze, bashkëshorte e Kartje-Breso, e cila ka punuar pranë Milit në Paris,
shprehet : “Punova për të (Milin - shën. im) një seri fotosh që bëri ai për ndikimin e Romës së lashtë në Francën e Jugut.
Ato nuk ishin thjesht shkrepje. Çdo gjë ishte ndriçuar dhe kompozuar shumë bukur”.
Harold Exherton, shpikësi i dritës stroboskopike, ve në dukje për Milin: “Ai njohu forcën e dritës strobe dhe për vite na
udhëhoqi në këtë fushë në një rrugë me të vërtetë imagjinare. Mili na nxiti ne”.
Sarah McDonald, studiuesja australiane e fotografisë, më 2006 shkruan për Milin ndër të tjera: “Ai nuk ishte shpikësi i
flashit stroboskopik, por ai e bëri atë “të vetin”, duke zbuluar një botë të paparë deri atëherë”.
John Loengard (dt.1934), studiues dhe fotograf, ish-koleg i Milit, shkruan edhe për Milin në një libër për fotografinë: “Ai
ishte dinjitoz dhe krenar. Por ai gjithashtu ndihmonte fotografët e rinj, talentin e të cilëve e admironte”, dhe në një letër
vëren se “…kohët e fundit kur e kam shikuar punën e tij, ajo paraqitej si diçka për të bërë më të njohur punën e
Exhertonit. Kjo ishte gabim”.
Artur Miler, dramaturgu i shquar, në librin autobiografik “Timebends”, dy faqe ia kushton Milit. Shkëpusim prej tij
rreshtat: “Ai i adhuronte vallet folklorike dhe çdo javë shkonte poshtë Broduejit për të kërcyer bashkë më një tufë
shqiptarësh të tjerë, shumica e të cilëve mezi i arrinin deri tek gjoksi”.

Gjon Milin, vendlindja e tij sa ishte i gjallë, nuk e përfilli, madje e mohoi, por historia e tij nuk u mbyll me vdekjen fizike.

Njohja e veprimtarisë dhe e përkujtimit të jetës së fotografit Gjon Mili, ndër shqiptaro-amerikanët e paktë të njohur në botë,

nderon sot kudo bashkëkombësit e tij. Për të, ndoshta përshtatet shkrimi që vendosën francezët poshtë monumentit të
Molierit në Akademinë Franceze, pasi me gjallje s‟e kishin përfillur:
“Lavdia e tij s‟ka nevojë për tonën, e jona ka nevojë për të tijën”.

Burime:
1. Mili Gjon - Photografphs & Recollections - New York, 1980

2. Magnum Stories - Edited by Chris Boot, Phaidon, 2004

3. Adhami Stilian - Kontribute në visarin e përbashkët të popujve - Tiranë, 2003

4. Encyclopedia of Photography - New York, 1984

5. Loengard John - Pictures under Discussion - AMPHOTO - New York, 1987

6. Stock Dennis - Made in USA - CANTZ - New York, 1995

7. The jazz image - Masters of Jazz Photografphy - by Lee Tanner-Abrams - New York, 2006

8. Edgerton & Killian - Moments of Vision - MIT, 1985
9. “LIFE - The Classic Collection” - New York, 2008
10. Revista: “Black&White - Photography” - nr.61, July 2006
11. Revista: “Lens Work” - nr.68, Jan-Feb 2007
12. Revista: “Focus” - nr.14, December, 2007
13. Gazeta: “Fotografiaart” - Tiranë, nr.4, 1996

14. Letër e fotografit John Loengard

15. Letër e studiueses Susan Kismaric

8 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Një nga koleksionet më të mëdha në botë i fotove (në të cilin përfshihen foto që nga viti 1880 e deri tek ato të
kohëve më të reja) është vënë në dispozicion për publikun (para 2-3 muajsh, nëntor 2008). Fjala është për arkivin
e fotove të Life Magazine.
Kompania e mirënjohur Google thotë se do të bëhen publike rreth 10 milion fotografi (97% të të cilave nuk
janë publikuar ndonjëherë) pasi që tashmë Google ka arritur një marrëveshje me Life Magazine, dhe do të
impenjohen që fotot të publikohen në Internet. Ata theksojnë se në këtë projekt do të përfshihen edhe koleksione
të tjera, duke sqaruar se “pjesa dërrmuese e fotografive janë grumbulluar nga ish-publikuesi i Time, Henry
Luce”.
Në këtë koleksion të madh, ndër të tjera, përfshihen të gjitha veprat e fotografëve të Life Magazine: Alfred
Eisenstaedt, Gjon Mili dhe Nina Leen.
Sipas Google, publikimi i këtij arkivi fotografik do të shkojë në dobi të studiuesve dhe dashamirëve të artit të
fotografisë nga mbarë bota. Definimi i të drejtave të përdorimit (ripublikimit) është i thjeshtë: “...për nevoja
edukative dhe jokomerciale”. Sëkëndejmi, në 25-vjetorin e vdekjes së Gjon Milit, po shfrytëzojmë rastin të
sjellim disa foto të tij (ku ai vetë është në foto), por gjithashtu një shtojcë tjetër me rreth 150 foto të Milit që kanë
të bëjnë me P. Pikason. Zgjodhëm ato të Pikasos (ndoshta për shkak të “simbolizmit” në lidhje me historinë e
artit), ndonëse Mili ka fotografuar dhe artistë të tjerë, si Georges Braque, Salvador Dali, Raoul Dufy etj.
Shtojcën e plotë “Gjon Mili & Pablo Picasso” të interesuarit mund ta shkarkojnë [ KËTU ] ~12 MB

S. Guraziu, shkurt 2009

Fotografi shqiptaro-amerikan Gjon Mili duke udhëzuar aktoren Geraldine Fitzgerald se si të vetëfotografohet.
1942 - Hollywood, CA, US

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

9 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili (fotografuar nga Alfred Eisenstaedt)
1956, US

10 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili jashtë zyrës së tij (në kuadër të kompanisë Warner Bros.)
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

Gjon Mili duke dalë nga zyra e tij POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

ARS POETICA - ARS

11 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili, regjisor i filmit "Jammin' the Blues", film dokumentar
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

12 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Kreu i studios "Warner Bros", Jack L. Warner dhe Gjon Mili gjatë filmimit të "Jammin' the Blues" (regjisor i të cilit film

ishte Gjon Mili).

10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

Gjon Mili, regjisor i filmit "Jammin' the Blues"
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

13 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili, regjisor i filmit "Jammin' the Blues"
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

14 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Gjon Mili, regjisor i filmit "Jammin' the Blues", Red Callender (basist) dhe Lester Young (saksofonist - ulur)
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

Gjon Mili, regjisor i filmit "Jammin' the Blues"
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

15 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Fotografi Gjon Mili dhe dy zyrtarë të pa identifikuar të studios Warner Bros. në lokacionin ku filmohej "Jammin' the
Blues", film i shkurtër dokumentar nën drejtimin e Gj Milit.
10 tetor 1944 - Hollywood, CA, US

16 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
17 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
18 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
19 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
20 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
21 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
22 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.
23 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Info: Të dhënat për foton nuk janë specifikuar akoma nga publikuesit, Life Magazine & Google Inc.

24 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Artisti Pablo Picasso duke vizatuar me “laps”drite, në shtëpinë e tij në Vallauris.
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

25 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Ekspozurë e trefishtë e artistit Pablo Picasso duke vizatuar me dritë, në shtëpinë e tij në Vallauris.
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

26 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Pablo Picasso duke fotografuar; gjatë vizitës së fotografit Gjon Mili në shtëpinë e tij në Notre-Dame-de-Vie.
Fotografuar: Mougins, Francë, Korrik 1967 - Gjon Mili

27 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Artisti Pablo Picasso me një maskë në kokë - Lokacioni: plazh në Golfe Juan afër Vallauris.
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

28 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Pablo Picasso ulur, në shtëpinë e tij në Notre-Dame-de-Vie.
Fotografuar: Mougins, Francë, Korrik 1967 - Gjon Mili

29 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Një foto nga seria e 13 të tjerave si animacion ku Pablo Picasso “ekspozon” disa nga veprat në shtëpinë e tij në
Notre-Dame-de-Vie.
Fotografuar: Mougins, Francë, Korrik 1967 - Gjon Mili

30 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Artisti Pablo Picasso mbështetur, me cigaren në dorë dhe duke shikuar në hapësirë.
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

31 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Foto karakteristike e artistit Pablo Picasso, zhveshur, me lulen në veshin e majtë.
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

32 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Portret (ekspozurë e dyfishtë) i artistit Pablo Picasso
Fotografuar: Vallauris, Francë, 1949 - Gjon Mili

33 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Kokë gruaje, prerje metalike (pikturuar mbi të), nga Pablo Picasso.
Fotografuar: Mougins, Francë, Korrik 1967 - Gjon Mili

34 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Artisti Pablo Picasso ulur në shtëpinë e tij, në Notre-Dame-de-Vie;
Fotografuar: Mougins, Francë, 1967 - Gjon Mili

35 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA - ARS POETICA

Pablo Picasso në shtëpinë e tij, në Notre-Dame-de-Vie
Fotografuar: Mougins, Francë, 1967 - Gjon Mili

Shtojcën e plotë "Gjon Mili & Pablo Picasso" të interesuarit mund ta shkarkojnë: [ KËTU ] ~12 MB

36 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Ilustrimi: V. Tseler - ©

37 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

PROBLEME NË STUDIMIN E LETËRSISË DHE
GJUHËS

Jurij Tynjanov & Roman Jakobson

1. Problemet e ngutshme me të cilat përballet shkenca letrare dhe
gjuhësore ruse kanë nevojë për një saktësim të platformës teorike.
Ato kërkojnë një shkëputje të prerë nga tendenca gjithnjë e në rritje
për të ngjitur së bashku mekanikisht metodologjinë e re dhe metodat
e vjetra të dala nga përdorimi; ato kanë nevojë për një refuzim të vendosur të propozimeve të ndaluara të
psikologjizmit naiv dhe përdorimeve të huazuara metodologjike me maskën e terminologjisë së re.

Gjithashtu, eklektizmi akademik, formalizmi “skolastik” – i cili zëvendëson analizën me terminologji dhe
klasifikimin e fenomeneve – dhe përpjekjet e përsëritura për të zhvendosur studimet letrare dhe linguistike nga
një shkencë sistematike në zhanre episodike dhe anekdotike duhet të përjashtohen.

2. Historia e letërsisë (artit), duke qenë e njëkohshme me seri të tjera historike, karakterizohet, si çdonjëra nga
këto seri, nga një kompleks i ngatërruar i ligjeve strukturore specifike. Pa një sqarim të këtyre ligjeve, është e
pamundur të vendosësh në një mënyrë shkencore korrelacionin midis serive letrare dhe serive të tjera historike.

3. Evolucioni i letërsisë nuk mund të kuptohet derisa problemi evolucionar të mbarojë së qeni i errësuar nga
çështje me origjinë episodike, josistemore, qoftë letrare (për shembull, të ashtuquajturat “ndikime letrare”) ose
jashtëletrare. Materiali letrar dhe jashtëletrar i përdorur në letërsi mund të futet në orbitën e hetimit shkencor
vetëm kur ai konsiderohet nga një pikëpamje funksionale.

4. Opozicioni i mprehtë i prerjeve sinkronike (statike) dhe diakronike është bërë së fundmi një hipotezë pune e
frytshme, si për linguistikën, ashtu edhe për historinë e letërsisë; ky opozicion zbulon natyrën e gjuhës (letërsisë)
si një sistem në çdo moment të veçantë të ekzistencës së tij. Në kohën e sotme, arritjet e konceptit sinkronik na
shtrëngojnë të rishikojmë principet e diakronisë gjithashtu. Ideja e grumbullimit mekanik të materialit, duke qenë
e zëvendësuar me konceptin e sistemit apo strukturës në fushën e studimit sinkronik, pësoi gjithashtu një
zëvendësim korrespondues në fushën e studimit diakronik. Historia e një sistemi është si vijim një sistem.
Sinkronizmi i pastër tani rezulton se është një iluzion: çdo sistem sinkronik ka të kaluarën e tij dhe të ardhmen e
tij si elemente të pandashme strukturale të sistemit: (a) arkaizmin si një fakt të stilit; sfondin gjuhësor dhe letrar i
njohur si stili i papranueshëm e i dalë mode; (b) tendencën në gjuhë dhe në letërsi të njohur si inovacioni i
sistemit.

Opozicioni midis sinkronisë dhe diakronisë ishte një opozicion midis konceptit të sistemit dhe konceptit të
evolucionit; në këtë mënyrë ai e humbet rëndësinë e tij në parim sapo ne pranojmë që çdo sistem
domosdoshmërisht ekziston si një evolucion, ndërsa, në anën tjetër, evolucioni është pashmangshmërisht i një
natyre sistemore.

5. Koncepti i një sistemi letrar sinkronik nuk përkon me konceptin e vështruar në mënyrë naive të një epoke
kronologjike, meqë i pari përfshin jo vetëm veprat e artit të cilat janë afër në kohë me njëra-tjetrën, por gjithashtu
edhe veprat që kanë dalë në orbitën e sistemit nga letërsi të huaja ose epokat pararendëse. Një katalogizim
indiferent për fenomenet bashkekzistuese nuk është i mjaftueshëm; më e rëndësishme është domethënia e tyre
historike për epokën e dhënë.

6. Pohimi i dy koncepteve të dallueshme – la langue dhe la parole – si dhe analiza e marrëdhënies midis tyre
(shkolla e Gjenevës) ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm për shkencën gjuhësore. Principet e përfshira në lidhjen e
këtyre dy kategorive (domethënë norma ekzistuese dhe shqiptimet individuale) pasi u përdorën në letërsi tani
duhen të përpunohen. Në rastin e fundit, shqiptimi individual nuk mund të konsiderohet si i palidhje me tërësinë

38 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

ekzistuese të normës. (Gjurmuesi, gjatë veçimit të të parit nga i dyti, pashmangshmërisht deformon sistemin e
vlerave artistike nën peshën e gjykimit, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë e krijimit të ligjeve të saj të
brendshme.)

7. Një analizë e ligjeve strukturore të gjuhës dhe letërsisë dhe evolucionit të tyre në mënyrë të pa evitueshme çon
drejt vendosjes të një serie të limituar të tipave strukturalë aktualisht ekzistues (tipat e evolucionit strukturor).

8. Një zbulim i ligjeve të brendshme të historisë së letërsisë (gjuhës) na lejon të përcaktojmë karakterin e çdo
ndryshimi specifik në sistemet letrare (linguistike). Sidoqoftë, këto ligje nuk na lejojnë të shpjegojmë tempin e
evolucionit ose rrugën e zgjedhur të evolucionit kur disa rrugë evolucionare, teorikisht të mundshme, janë dhënë.
Kjo i detyrohet faktit që ligjet e brendshme të evolucionit letrar (linguistik) formojnë një ekuacion të
papërcaktuar; edhe pse ato lejojnë vetëm një numër të kufizuar të zgjidhjeve të mundshme, ato nuk saktësojnë
detyrimisht një zgjidhje unike. Çështja e një zgjedhjeje specifike të rrugës, ose të paktën e dominantes, mund të
gjejë zgjidhje vetëm me anë të një analize të korrelacionit midis serive letrare dhe serive të tjera historike. Ky
korrelacion (një sistem sistemesh) ka ligjet e veta strukturale, të cilat duhet t‟i nënshtrohen hulumtimit të
mëtejshëm. Do të ishte metodologjikisht fatale të gjykoje korrelacionin e sistemeve pa marrë parasysh ligjet e
brendshme të secilit sistem.

Përktheu: Neli Naço

39 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

NJË FILOZOFI E KOMPOZICIONIT
(Nga tradita te postmodernia, ose një lojë mbi esenë e famshme të E. A. Poe-s.)

Gazmend Krasniqi

1.
Fjalët e Edgar Alan Poe, kur flet për “Korbin” se “e tërë poema ka vijuar hap pas hapi, gjer
në përfundimin e saj, me përpikmërinë dhe rigorozitetin e domosdosshëm matematik”, si
dhe fjalët e Stephane Mallarme se “më mirë thjesht një libër i vetëm, i organizuar dhe i punuar fort, se sa një
përmbledhje frymëzimesh të rastësishme, qofshin këto edhe të mrekullueshme” – flasin për diçka mbase
jombizotëruese gjerësisht në poezi, pasi lexuesi, zakonisht, as që do të dijë për mundin e krijuesit, megjithatë kjo
përvojë zbret që nga emrat e përmendur e deri te krijues pa shumë emër. Përkimet e mësipërme nuk janë rastësi,
pasi Mallarme është në linjën e dishepujve të Poe: kur analizon poezinë e tij “Erashka”, kritiku francez Marsel
Raymond thotë: “ky është, sigurisht, lloji i poezisë që do ta joshte Poe-n”. Siç thotë vetë, Mallarme ka mësuar
anglisht vetëm për të lexuar Poe-n në origjinal. Kur mendon se vetë Baudelaire, njeriu që i dha Poe-s famë
evropiane, e ka përkthyer Korbin në prozë, duhet t‟i japësh të drejtë Mallarme-së, pasi ai i ka dhënë të drejtë
Baudelaire-it, kur e përktheu edhe vetë Korbin në prozë.

Mallarme e ka pranuar provokimin e Poe-s, kur shprehet se “çdo rastësi duhet të përjashtohet nga vepra
moderne dhe nuk mund të jetë e pranishme aty, veçse gjoja”. Për ne ky është rasti më i mirë për të pranuar
kalimin e interesimit nga autori te krijimi – fakt i admirueshëm, çka vazhdon të gjejë (si çdo gjë që admirohet
fort) kundërshtarë te pasuesit e pozitivizmit dhe socrealizmit. Teoria moderne do të na thoshte se “një vepër
letrare lidhet me letërsinë në përgjithësi dhe jo me personalitetin e asaj vepre: autori është një ekspert në punën e
tij”. Thënë shkurt, forma sajohet nga “sistemi”, një tërësi që ekziston para poetit. Jo intensiteti i emocionit, por
intensiteti i procesit artistik, do të thoshte Eliot-i.

Po të shohim traditën tonë, do të vërejmë se Poradeci fitoi mjaft ngaqë, qysh në zanafillë, Mitrush Kuteli i
mëshoi pikërisht kësaj ane për të cilën po flasim. Në zanafillë, Mjeda, me sa duket, humbi mjaft ngaqë Fishta, në
një recension të shkurtër, pat shkruar për poezinë e tij: vjen më tepër prej mendjes se prej zemrës. Për shumë
kohë, Poradecit i duhet të ndeshet me kodet psikanalitike të Krist Malokit, ndërsa Mjedës i duhet të ndeshet me
kodet e heshtjes. Mjedën nuk e gjen te “panoramat” e Konicës, as te një shkrim i gjerë i Skënder Luarasit në një
revistë të Beogradit, por, dikur, simpatizantët e tij provokuan shkrime dhe del në sipërfaqe dallimi midis shkollës
letrare jezuite, që përfaqëson Mjeda, dhe shkollës letrare françeskane, që përfaqëson Fishta. (Dallimin midis
këtyre dy shkollave e bën Ernest Koliqi në një shkrim të shkëlqyer)

Është e qartë se kjo mënyrë e të diskutuarit interesohet për rezultatin: çfarë është poezia, pasi është
shkruar?

Kjo është çështja.
Arsyen Nga vjen dhe Pse vjen ajo ia lë psikologëve dhe psikanalistëve.

2.
Pyetja e mësipërme vjen më e lehtë kur e bëjmë brendapërbrenda traditës, por vështirësohet nëse e bëjmë nga
pozita e re e postmodernes, prirja mbizotëruese e kulturës së sotme. Për atë që do të thotë kjo pyetje, duhet t‟i
kërkojmë ndihmë filozofit të rëndësishëm të kësaj prirjeje, Francois Liotar. Ai shprehet: Artisti apo shkrimtari
postmodern është në pozitën e një filozofi, teksti që shkruan apo vepra që krijon nuk udhëhiqet nga rregulla të
paravendosura dhe nuk mund të jenë të paragjykuara prej aplikimit të teorive të dhëna te ky tekst apo kjo vepër.
Të tilla rregulla dhe kategori janë çfarë teksti apo vepra po hetojnë.

E pra, ç‟ndodh në këtë lloj artisti?
Gjithmonë, kjo natyrë pyetjeje më kujton ngjarjen që tregon Octavio Paz, kur i çon Marsel Duchamp-it
esenë e shkruar për të. Kartolina që vjen nga Duchamp, shkruan: Faleminderit që më tregove ca gjëra për veten
tënde.
Konkluzioni: po të flasësh për përvojën tënde je më i mbrojtur.

3.
“Mbase amatorët e delirit do të ndihen të zemëruar për shkak të këtyre maksimave cinike; por gjithsekush mund
të marrë prej tyre atë që i duhet”. Kështu shkruan Baudelaire-i për esenë e Poe-s. Qysh nga eseja e Poe-s e deri

40 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

më sot, shumëkujt i djeg ideja se ajo që ne quajmë frymëzim, është në të vërtetë një mendim i shpejtë, që nuk
pushon së qeni llogari, megjithëse zhvillohet në një kohë të shkurtër (por, herë pas here, kërkon përjetimin dhe
korrigjime të pafund).

A është tallur Poe me kritikët e vet? Gjenden argumente për të dyja përgjigjet e kësaj pyetjeje, megjithatë,
prapëseprapë, është e rëndësishme që kjo nuk na pengon të flasim për një filozofi të kompozicionit, prandaj
marrim në shqyrtim (siç thamë, nga përvoja vetjake) poemën Oda e Dodonës. Fillimisht ajo qe quajtur Divnesë
Dodone, pra qe përdorur fjala e bukur divnesë – profecia që përcjell orakulli. Qe joshës, jo pa muzikë, përftimi
Divnesë Dodone, por megjithatë fitoi fjala Odë(a), sipas argumenteve që do të vijojnë, megjithëse ardhja e një
forme kaq serioze poetike si oda në kohën tonë duket një paradoks.

Historikisht oda i këndon me ton serioz dikujt që meriton adhurime dhe lëvdata të larta për vepra të
mëdha e fitore të rëndësishme, ndërsa solipsismi e skepticizmi (dy fjalë që barazohen në fjalorët enciklopedikë)
përfaqësojnë atë doktrinë ku bota është çfarë perceptojmë vetë. Flasim për atë skepticizëm që rrjedh nga
Berceley, i cili konsiston në dyshimin ndaj realitetit të botës së jashtme dhe në të besuarit e realitetit të një bote
shpirtërore. Ky solipsisëm është esenca e botës postmoderne.

Si kusht i parë, mbi këtë bazë paradoksi, rrjedhimisht, duhet të ndodhë dekononizimi i standardeve
kulturorë, i veprave dhe autoriteteve të mëparshëm. Historikisht, që nga antikiteti njihen disa lloje odash, si ajo
nga doli strofa safike, si dhe odat e quajtura pindarike e horaciane, me forma vargu dhe strofash të përpunuara.
Dimë se, më vonë, në letërsitë e vendeve të ndryshme, oda u bë një poezi e gjatë, në të cilën shprehen ndjenja të
fuqishme, por gjithnjë duke ruajtur tonin solemn dhe madhështinë e këndimit. Psh, në traditën tonë, poezia e
Ndre Mjedës Mustafa Pasha në Babunë përbëhet prej trembëdhjetë strofash safike.

Oda e Dodonës ringjall njohjen tonë për kuptimin e odës, por e sheh atë vetëm si pikë referimi: kjo sjellje
me odën shkon në parodi, cilësi e postmodernes që, sipas Jameson, sfidon dhe shkatërron atë që imiton. Shihet
lehtë se nuk ka mbetur asgjë nga forma e hershme, si nga pikëpamja e vargut, ashtu dhe nga pikëpamja e strofës.
Nga pikëpamja e vargut kemi, sipas Pound, jo metronom, por frazë muzikore, e cila fillon që në titull: Oda e
Dodonës. Për të evokuar një kohë si koha pellazgjike, kërkohen burime, por këto burime hyjnë në shërbim me
ironi dhe pastiche, duke i fragmentuar tekstet dhe duke i kthyer në kolazhe e montazhe.

Që shija e kohës tonë është një shije intertekstuale, kërkon ta thotë edhe poema (Mund të qe) Palimpsesti
i poetit. Kjo shije kërkon çmistifikimin dhe desakralizimin e aktit poetik, prandaj poema që në fillim do ta lërë të
çmeritur lexuesin e poezisë tradicionale. Ndryshe nga toni serioz i poemës së parë, ndërfutja e citimeve dhe
gërshetimi i materialit letrar me atë jo letrar, pra qarkullimi i teksteve nga libra të një natyre tjetër, kërkonte
natyrën e përmbajtur, ku diçka nuk gjykohet mbi a nën diçka tjetër, kushtëzuar nga kërkimi i mitit poetik.

Ky lloj ndërtimi duhej të sillte një teksti të ri mbi shtresat e teksteve të vjetra, i cili duhet të funksionojë si
një realitet i ri artistik, pra si një tekst i ri poetik.

4.
Tradita në fillim shfaqet si pengesë, si diçka që duhet të tejkalohet. Tradita nuk përmbush, nuk ngop, prandaj
letërsia (krijimi) fillon si rezistencë e mospranim i traditës. Artisti i vërtetë vjen vetëm pas fazës fillestare të
kopjimit. Në fillim të shekullit XX, këtë gjë estetët formalistë do ta quanin “defamiliarizim” me format apo
mjetet shprehëse të kthyera në rutinë.

Gjithë kjo ikje do të vazhdojë derisa artisti do ta kuptojë se në çdo rast ka qenë në grackën e asaj që ka
dashur ta mohojë: në çdo rast ai është përcaktuar nga vetë tradita, pasi ajo është baza ku rrotullohet gjithçka.
Nëse e kaluara na ndihmon që të shpjegojmë bashkëkohoren dhe të ardhmen, edhe e ardhmja dhe bashkëkohorja
na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë të shkuarën, pasi mund të zbulojmë në të elemente të drejtimeve dhe
stileve të reja.

Si autor që ka sprovuar paraqitjen e poezisë shqipe (sipas një platforme të veçantë estetike) që nga fillimi
deri në kohët e reja (Poezi, Tiranë 2003) e kam treguar respektin dhe konsideratën time për traditën e poezisë
shqipe, por ndryshe nga vendet e tjera (në ShBA ka vepra shumëvëllimshme), në Shqipëri nuk është marrë njeri
me sfidat postmoderne: rrjedhimisht as libri i përmendur më sipër.

Thelbi i kësaj sfide do të përmblidhej me pak fjalë: postmodernizmi nuk diskuton për epoka të dështuara,
por për epoka që e kanë kryer misionin e vet. Postmodernizmi diskuton për një art të “rikualifikuar”. Çfarë
vlerësojmë si moderne apo postmoderne do të dallohet nga mënyra se si përshtaten në një kulturë të caktuar
provokimet që shkakton një vepër arti. Veprat që mund të jenë moderne për një kulturë, mund të jenë
postmoderne për një tjetër. Francezi Liotar, autori i veprës themelore për postmodernizmin, thotë se një vepër
mund të jetë moderne, nëse ka qenë më parë postmoderne. Si rrjedhim, mund të thuhet, për shembull, se vepra e

41 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

njohur “Urinorja” e Marsel Dushamp-it, e cila mund të ketë filluar si postmoderne për nga mënyra se si i sfidoi
rregullat e një vepre arti, por tashti ekspozohet nëpër galeri me statusin e një vepre arti.

Pranohet se postmodernizmi është më tepër një stil se sa një periudhë kohore.
Veçori të tij mund të renditen në këtë mënyrë:
- dekanunizon standarde kulturore, vepra dhe autoritete të mëparshëm
- mohon autoritetin e autorit, zhvlerëson qëllimin dhe synimet e tij
- kundërshton të pritshmen, duke e tëhuajtur me qëllim lexuesin
- shkatërron burimet e veta me parodi, ironi, pastiche
- argumenton që kuptimi është i papërcaktuar, duke mohuar një interpretim përfundimtar apo të
parapëlqyer
- fragmenton tekste, duke i kthyer në kolazhe e montazhe
- shmang seriozitetin dhe përgjegjësinë, duke nxitur arbitraritetin dhe lojën
- përzien zhanret
- zhvesh kontekstin, duke e zvogëluar përmbajtjen te një minimum i rreptë

5.
Meqë poezia është art i fjalës, poetët e dinë se çfarë u kushton jetën është ligjërimi. Autorëve u mbetet të
provojnë me të gjitha mënyrat mundësitë që u ofron ligjërimi, i cili është i njohur, por mbetet i pashtershëm.
Qysh nga koha e Homerit çdo poet krijon ligjërimin e vet. Që në krye të herës, vetë Aristoteli thotë se gjinitë u
ndanë sipas llojit të vargut.
Te ligjërimi pluskon stili: ose, thënë thjesht, ikja nga e njohura dhe e pritshmja.
Dhe s‟duhet harruar se postmodernia është më tepër një metodë se një periudhë. Por për këto kam shkruar më
parë ose do të shkruaj prapë në të ardhmen.

42 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

KËSHILLA SHKRIMTARËVE TË RINJ

Charles Baudelaire (1821-1867)

Perceptimet që do të lexoni janë frut i eksperiencës; eksperiencë do të thotë një sasi

gabimesh; dhe ashtu siç gjithkush ka bërë (të gjitha ose pakëz më pak), shpresoj që
eksperienca ime të jetë e vërtetuar nga secili.

I – Për fatin e mirë dhe të keq të fillimit

Shkrimtarët e rinj të cilët duke folur për një koleg të papërvojë thonë me theks të dukshëm zilie: “Ka filluar mirë,
pati një fat të çmendur!”, nuk mendojnë se i gjithi ky fillim është gjithmonë i paraprirë dhe rezultat i njëzet
fillimeve të tjera të cilat ata nuk i njohin.
... mendoj se suksesi është më mirë, në një proporcion aritmetik apo gjeometrik, sipas forcës së shkrimtarit,
rezultat i sukseseve të mëparshme, shpesh të padukshme me sy të lirë. Ka një shtim të lehtë suksesesh
molekulare; por breza spontanë dhe asnjëherë çudibërës.
Ata që thonë: “Unë kam fat të keq”, janë ata të cilët akoma nuk kanë pasur mjaftueshëm suksese dhe nuk e dinë
këtë.

Liria dhe fataliteti janë dy gjëra të kundërta; të para nga afër dhe nga larg janë vetëm një vullnet. Dhe prandaj
nuk ka fat të keq. Nëse ka fat të keq, është se na mungon diçka: kjo diçka duhet të njohë dhe të studiojë lojën e
vullneteve të afërta për të zhvendosur më lehtë rrethin.

II – Për pagesat

Sado e bukur që të jetë një shtëpi është para së gjithash – dhe pëpara se sa bukuria e saj të bie në sy – shumë
metra përballë po aq sa dhe nga fundi. Në të njëjtën mënyrë letërsia, e cila është lënda më e pavlerësuar, është
para së gjithash një sërë kolonash të shkruajtura; dhe arkitekti letrar, që vetëm emri i të cilit nuk është mundësi
përfitimi, duhet të shesë me çdo lloj çmimi.

Ka të rinj të cilët thonë: “Meqë kjo vlen kaq pak, përse duhet të harxhojmë kaq shumë punë?”. Duhet të kishin
shtuar punë nga më e mira, dhe në këtë rast do të kishin qenë të kënaqur vetëm për nevojën aktuale, nga ligji i
natyrës; por kanë mashtruar vetveten. Të paguar keq, duhet të ndiheshin të nderuar me të; të paguar keq, janë
çnderuar.
Si përfundim po përmbledh gjithçka që mund të shkruaja mbi këtë çështje, të cilën ua jap për meditim të gjithë
filozofëve, të gjithë historianëve dhe të gjithë njerëzve të tregtisë: “Vetëm ndjenjat e mira janë ato me të cilat
mund të arrihet fati!”

Ata që thonë: “Përse duhet vrarë mendja për kaq pak!” janë të njëjtët të cilët më vonë duan të shesin librat e tyre
për dyqind franga copën, dhe të refuzuar, kthehen përsëri ditën tjetër për ta ofruar me njëqind franga humbje.
Njeriu i arsyeshëm është ai që thotë: “Unë mendoj se kjo vlen shumë, sepsa kam talent; por në rast se duhen bërë
disa lëshime, do t‟i bëj, për të pasur nderin që të jem një nga tuajët”.

III – Për simpatitë dhe antipatitë

Në dashuri si dhe në letërsi, simpatitë janë të pavullnetshme; megjithatë, është e nevojshme të verifikohen, dhe
arsyeja ka në mënyrë të mëtejshme pjesën e saj.
Simpatitë e vërteta janë të shkëlqyera, pra janë dy në një; të gënjeshtërtat janë të tmerrshme, pra nuk bëjnë më
shumë se një, pa indiferencën primitive, e cila vlen më shumë se urrejtja, pasojë e nevojshme e gënjeshtrës dhe e
zhgënjimit.

43 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Prandaj unë admiroj dhe pranoj shoqërinë, gjithmonë kur është e mbështetur në lidhje thelbësore të arsyes dhe të
temperamentit. Atëherë është një nga manifestimet e shenjta të natyrës, një nga aplikimet e shumta të asaj
proverbës së shenjtë: Bashkimi bënë fuqinë.

I njëjti ligj i sinqeritetit dhe i çiltërsisë duhet të udhëheqë antipatitë. Megjithatë, ka njerëz të cilët fabrikojnë
kështu urrejtjet si admirime, në mënyrë të hutuar. Dhe kjo është diçka shumë e pamatur; do të thotë të bësh një
armik, pa interes e as përfitim. Një goditje e dështuar nuk do të thotë se meqë dështon nuk plagos të paktën
zemrën e kundërshtarit të cilit i është drejtuar, pa llogaritur që mund të dëmtojë në të majtë e në të djathtë dikend
nga dëshmitarët e duelit.
Një ditë, gjatë një leksioni skerme, erdhi të më bezdiste një kreditor; unë e përndoqa nëpër shkallë, me goditje
floret1. Kur u ktheva, mësuesi i lëndës, një gjigant paqësor i cili mund të më hidhte në dysheme me një frymë, më
tha: “Si e shpërdoron kështu antipatinë, ti! Një poet! Një filozof! Oh, mos ta marrë vesh njeri!” Unë e kisha
humbur kohën e sulmeve, isha i mbytur, i turpëruar dhe i zhvlerësuar nga një njeri më shumë, kreditori, të cilit
nuk kisha mundur t‟i bëja ndonjë gjë të madhe.

Po pra, urrejtja është një liker i çmuar, një helm më i shtrenjtë se i Borgia-s, po pra sepse është bërë me gjakun
tonë, shëndetin tonë, ëndrrën tonë, dhe me dy të tretat e dashurisë sonë! Duhet ruajtur me kopraci!

IV – Për sharjet

Sharja nuk duhet praktikuar më shumë se sa kundër ithtarëve të gabimit. Nëse jemi të fortë humbasim duke
sulmuar një njeri të fortë; edhe pse nuk jemi dakord me të në disa pika, ai do të jetë një nga tanët në raste të
ndryshme.
Ka dy metoda sharjeje: në vijë kurbë dhe në vijë të drejtë, e cila është rruga më e shkurtër. (...) Vija kurbë
argëton galerinë, por nuk e ngre më lart.

Vija e drejtë... qëndron në thënien: “Zoti X... është një burrë i pandershëm dhe përveç kësaj një budalla; gjë të
cilën unë do ta provoj” – dhe ta provosh! – ; e para..., e dyta..., e treta... etj. Iu këshilloj këtë metodë atyre që kanë
besim tek arsyeja dhe tek grushtet e mira.

Një sharje e dështuar është një aksident i vajtueshëm, është një shigjetë që kthehet në pikën e nisjes, ose të
paktën, na rrënqeth dorën kur niset; një plumb, rikosheta e të cilit mund të na vrasë.

V – Për mënyrat e krijimit

Sot për sot duhet prodhuar shumë, kështu që duhet nxituar; kështu që duhet të ngutesh me ngadalë; pra është e
nevojshme që të gjitha goditjet të mbërrijnë atje ku duhet dhe që asnjë prekje të mos jetë e kotë.

Për të shkruar shpejt, duhet të kesh menduar shumë; të kesh marrë me veten tënde një temë në shëtitje, në banjo,
në restorant, dhe madje edhe në shtëpinë e së dashurës. (...)
Të mbulosh një pëlhurë nuk do të thotë ta ngarkosh me ngjyra, është ta skicosh në mënyrë të zgjuar, të japësh
ngjyrat në ton të lehtë dhe transparent. Pëlhura duhet të jetë e mbuluar – në shpirt – në momentin në të cilin
shkrimtari merr pendën për të shkruar titullin.

Thuhet se Balzaku nxiu dorëshkrimet dhe provat e tij në mënyrë fantastike dhe të parregullt. Një roman kalon
pra, nëpër një seri zanafillash, në të cilat shpërndahet, jo vetëm njësia e frazës, por edhe e veprës. Pa dyshim
është kjo metodë e keqe ajo e cila i jep shpesh stilit të tij atë, nuk di... diç si një lloj përhapjeje, shkeljeje dhe
ngatërrimi, që është e vetmja e metë e këtij historiani të madh.

VI – Për punën ditore dhe frymëzimin

(...) Një ushqim shumë i ushqyeshëm, por i rregullt, është e vetmja gjë e nevojshme për shkrimtarët pjellor. Në
mënyrë të përcaktuar, frymëzimi është vëllai i punës së përditshme. Këto dy të kundërta nuk e përjashtojnë njëra-
tjetrën, si të gjitha të kundërtat që përbëjnë natyrën. Frymëzimi bindet, si njeriu, si tretja, si gjumi. (...) Nëse je i
vetëdijshëm se duhet të jetosh në një të folur troç të qëndrueshëm të veprës së ardhme, puna ditore do t‟i shërbejë

44 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

frymëzimit, ashtu siç një shkrim i lexueshëm shërben për të sqaruar mendimin, dhe siç mendimi i qetë dhe i
pushtetshëm shërben për të shkruar në mënyrë të lexueshme, pra ka kaluar koha e letërsisë së keqe.

VII- Për poezinë

Për sa iu përket atyre të cilët i kushtohen apo i janë kushtuar me sukses poezisë, unë i këshilloj që të mos e
braktisin kurrë. Poezia është një nga artet që më shumë tregojnë; por është një lloj vendosjeje, interesat e së cilës
paguhen më vonë; në shkëmbim kërkon shumë vërshime.

Sfidoj ziliqarët që më citojnë vargje të mira të cilat kanë rrënuar një botues. (...) Për më tepër, çfarë ka kaq të
habitshme, përveç asaj që çdo njeri i shëndetshëm mund të kalojë dy ditë pa ngrënë, por asnjëherë pa poezinë?
Arti që kënaq nevojën më të madhërishme do të jetë gjithmonë më i nderuari.

VIII – Për të pasur kreditorë

(...) Që çrregullimi ka shoqëruar shpesh gjeniun, e vetmja provë është që gjeniu është tmerrësisht i fortë; për fat
të keq, për shumë të rinj, ky titull shprehte jo një aksident, por një nevojë.
Unë dyshoj shumë në atë që Goethe të ketë patur kreditorë (...). Kurrë mos kini kreditorë; më e shumta, bëni
sikur t‟i kishit, e cila është e vetmja gjë që mund t‟ia lejoni vetes.

IX – Për të dashurat

Nëse dua të respektoj ligjin e kontrasteve, i cili qeveris rregullin moral dhe fizik, e shoh veten të detyruar të
gjendem mes femrave të rrezikshme për njerëzit e letrave, shkrimtares dhe aktores; shkrimtares, sepse është një
burrë i dështuar; aktores, sepse kjo është e “lyer” me letërsi dhe flet me “zhargon”; si përfundim, sepse nuk është
një grua në të gjithë kuptimin e fjalës, meqë publiku i duket diçka më shumë i çmuar se dashuria.

(...) Për arsye se të gjithë shkrimtarët e vërtetë ndiejnë tmerr nga letërsia në momente të caktuara, prandaj, unë
nuk pranoj për ata – shpirtra të lirë dhe krenarë, shpirtra të lodhur që gjithmonë kanë nevojë të pushojnë ditën e
shtatë –, jo më shumë se dy klasa femrash: torollaket ose femërushkat, kokëboshen shtëpiake ose dashurinë.
– Vëllezër, a është e nevojshme të tregohen arsyet?

15 prill 1846
1 floret – lloj lëvizje në skermë

Përktheu dhe përgatiti për Ars Poetica: M. G.

45 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Charles Boudelaire (1821-1867), (~1863, nga Etienne Carjat 1828-1906)

46 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -ESHTK IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A S R S P P OO EE T TI C I A C- AA R S

CHARLES BAUDELAIRE (Sharl Bodeler - 1821-1867)

Ermir Xhindi (MA)

Idhull i dekadenteve, mjeshtër i simbolistëve, i përshëndetur nga Rembo (Rimbaud) si
“Zoti i vërtetë”, nga Andre Bretoni si “surrealisti i parë për moralin e tij”, nga Pol Valeri
si “më i rëndësishmi i poetëve francezë”, ai paraqitet sipas Eliot si “arketipi më i madh i
poetit të etapës moderne në të gjitha vendet”. Ky grumbullim epitetesh dhe larmia e
autorëve që i kanë shprehur dëshmojnë polivalencën e tij: secili e dëshiron Bodelerin si
zëdhënës të besimit të vet poetik.
Sidoqoftë roli dhe rëndësia e tij çmohen më mirë prej vendosjes në kontekstin e tij historik e botëkuptimor: në
kufi të dy epokave - Regjimit të Vjetër (Ancien Regime) dhe epokës moderne; në kufi të dy botëve - Splinit
(Spleen) dhe Idealit.

Jetëshkrimi

Për jetën e Bodelerit mund të thuhet se ka qenë një jetë ekzemplare. Duke u gjendur “i tëhuajsuar prej
moskuptimit të bashkëkohësve, prej vulgaritetit, mediokritetit”, poeti u detyrua “në rastin më të mirë të jetojë në
ankthin më të errët të vetvetes, në përmasën shpirtërore”.
Sharli ishte vetëm 6 vjeç kur vdiq i ati i tij, më shumë se gjashtëdhjetëvjeç.
Pas më pak se dy vjetësh nëna e tij, martohet me një ushtarak, Opik (Aupick) i cili vdes më 1857 si general dhe
ambasador i Perandorisë. Fëmija do të shkëputej kështu “nga parajsa e blertë e dashurive fëminore” (Moesta et
errabunda) dhe mirëqenia materiale.

E para që e tradhton është nëna e vet: Kur ke një fëmijë si unë, nuk rimartohesh, do të shkruajë më vonë.
Zemërata e tij kundër njerkut rritet deri në paroksizëm: Revolucioni i 1848-ës. Kur poeti shpërthen: pushkatoni
gjeneralin Opik, synonte në çrrënjosjen e të gjitha vlerave që Opiku mishëronte në sytë e tij; disiplinën, moralin
borgjez, besimin e palëkundur fetar.

Sartri sheh në martesën e dytë te zonjës Bodeler një shkak të rëndësishëm, që përmes zgjedhjes së të rriturit bëhet
shkëputje vullnetare. “I huaji” dhe “I mallkuari” (përkatësisht te Poema të vogla në prozë dhe Lulet e së keqes -
Benediction) në mënyrë konstante ka anuar nga dështimi dhe e pandreqshmja. Përmes një mekanizmi të
pashpjegueshëm të vetëndëshkimit brenda poetit lind dhe rritet një ndjenjë faji qe e mundon poetin dhe të cilin
faj ai e kultivon me “kënaqësi dhe frikë”.

Njëlloj Edipi modern, vetëtorturues (L`Heautontimoroumenos në LK) Bodeleri vuan edhe prej kompleksit të
Narcisit.
Në mënyrë të vazhdueshme poeti është i përjashtuar nga jeta shoqërore ku mund të zbutej ky lëmsh
kompleksesh: në prill të vitit 1839 e përjashtojnë nga kolegji Luis le Grand, në pranverën e vitit 1841 vendosin ta
largojnë të riun nga bohema pariziane për ta dërguar në Indi, në Kalkuta. Sidoqoftë Bodeler nuk udhëtoi deri në
Indi.

Pas kthimit të tij tashmë Bodeleri është i vendosur të shkëputet prej pseudofamiljes së tij. Vendoset në Sen Luis:
përfiton pjesën e tij nga trashëgimia prej të atit: merr rreth 75.0000 franga ari, një shumë të konsiderueshme.
Në pak muaj shpenzon praktikisht gjysmën e trashëgimisë, kështu në shtator 1884 vendoset nën tutorinë e noterit
Ancelle. Për te “është një poshtërim i frikshëm” të cilin e vuan gjithë jetën. Për me tepër pagesat e ulëta mujore
nuk arrijnë të kënaqin nevojat e tij jetësore. “Varfëri e gjithmonë varfëri”: i strehuar keq, i ushqyer keq, me
kredidhënësit nëpër këmbë, provon vetëvrasjen në qershor 1845, mbase për të bërë përshtypje mbi zotin dhe
zonjën Opik.
Fillon kështu “një jetë të gjatë pijetoresh dhe dhomash të zhveshura”.

47 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Telashet e jetës së përditshme, tutela e noterit e paralizojnë Bodelerin, ndonëse në këmbim bën një jetë
shpirtërore të gjallë dhe ka një aktivitet intensiv idesh. Puna e tij e vërtetë është shkrimi: në të vërtet puna
krijuese lind te ai si një nevojë e brendshme, por u përgjigjet edhe nevojave të tij ekonomike. Për këtë botimet e
tij të para do të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij: shkruan artikuj kritikash arti (Salon de 1845, Salon
de 1846), novelen La Fanfarlo (1847), përkthime nga Edgar Poe. Me një ndjenjë të thellë degradimi e neverie
përulet përballë nevojës për të jetuar duke “bërë të shpërthejë plencin e vulgut”. Më 1857 publikimi i një
përmbledhjeje me poezi të shkruara vitet e shkuara duket sikur i lejon të kapërcejë përfundimisht problemet
financiare.

Megjithatë Le fleurs du mal shërben vetëm për të shtuar problemet e tij: një muaj pas botimit libri sekuestrohet
nga prokuroria dhe autori dënohet për “krimin e përbaltjes së moralit publik dhe zakoneve të mira”. Bodeleri nuk
shpreson më të bëhet i pasur: përpiqet të paguajë borxhet dhe sheh se mund ta realizojë këtë me punën e tij si
shkrimtar: “ka në kokë njëzet romane dhe dy drama”. Gjithsesi i duhet te ripërpunojë botimin e 1857-ës më
1861, i duhet të “ribëhet poet, artificialisht, i shtrënguar, të rihyjë në një botë të cilën e kishte zhbiruar, të trajtojë
nga e para një temë që e pandehte të shterur”. Sidoqoftë Bodeleri vijon të shkruajë: ripërpunon Lulet e së Keqes,
duke shtuar, duke eliminuar, pa arritur të realizojë botimin përfundimtar të përmbledhjes.

Nxitja krijuese që e pushton atë pas vitit 1857 nuk arrin të materializohet në vepra të përfunduara. “Poemat
nokturne” të filluara atë vit do të përfshihen në një tekst postum (1869): premtoi rreth 100 poezi dhe realizoi rreth
50; titulli i zgjedhur Le spleen de Paris është vetëm njëri prej titujve që shqyrtoi poeti. Herë të tjera vëllimi është
titulluar Poema të vogla në prozë (Petits poems en prose). Tekste të tjera postume të Bodelerit janë Les paradis
artificiels, Le Curiosites esthetiques, L’art romantique; grupime të atyre që Bodeleri i quante rrëfime apo artikuj
mbi “bashkëkohësit e tij”.

Skrupuloz në ekstrem, ai punonte mjaft ngadalë në përgatitjen e publikimeve të tij. Duke punuar njëkohesisht në
shumë vepra, duhet të punonte mbi shumë projekte: një sens pafuqie që rritet, që rrit zemërimin e tij kundër të
tjerëve dhe kundër vetvetes.

Korrespondenca e tij dhe shënimet e rralla poetike të bashkuara nën titullin Fusees (1855-1862) dhe Mon coer
mis a nu (1859-1866) përsërisin gjendjen e tij të vështirë: “borxhe të stërmedha, vullneti im i humbur, i
çorientuar” (1861) dhe “asgjë, përherë asgjë” (1865), “nuk jam më zot i kohës sime” (1865). Kur më 24 prill
1864, Bodeleri niset për në Bruksel, synon të “rikuperojë shumë para”: duhet të bëjë një sërë konferencash dhe
kërkon të gjejë një botues për botimin e plotë të veprave të tij. Gjen vetëm “një zhgënjim të madh” për të cilën
gjë hakmerret duke shkruar E mjerë Belgjikë (Pauvre Belgique), që do të mbetet e papërfunduar ashtu si veprat e
tjera. Në prag të vdekjes (1867) Bodeleri ka në llogarinë e tij bankare të trashëguar prej të atit ende një shumë të
konsiderueshme parash.

Fundi i parakohëshëm i Bodelerit ishte i parashikueshëm: i rrënuar nga një jetë e çrregullt, ai pati një goditje të
rëndë më 1850. Më 1857 ankohet për vështirësi në frymëmarrje. Njëlloj si Thomas de Quinc-i i drejtohet
hashashit, pa fshehur shqetësimet që i krijohen. Në janar 1860 një krizë e shkurtër celebrale është një shenjë e
parë: më 1866 në Belgjikë pëson një paralizë.
Në gjendje të rëndë kthehet dhe vdes më 31 gusht 1867 në Paris.

Përpara se të jetë një shërim kundër vuajtjes fizike, hashashi ashtu si vera ishte një shërim kundër dhembjes,
mërzisë, splinit, ajo ndjenjë e neverisë që shpjegohet me lodhjen, jetën e çrregullt, me ndjenjen e të qenit i
braktisur në vetminë e tij dhe në rrënimin e tij, me ndjeshmërinë e artistit të plagosur nga bota e stërmadhe dhe e
rëndë që e rrethon. Këtë fat ka edhe marrëdhënia e tij e gjatë 20-vjeçare me Jeanne Duval, e cila hyri në jetën e
Bodelerit më 1842: “shplodhja ime e vetme, kënaqësia ime e vetme, shoqja ime e vetme”. Por mbi të gjitha
Bodeleri kërkoi në parajsat artificiale një mjet kundër sëmundjes së tij të vërtetë: dobësisë krijuese.

Ai krahason vendet dhe atmosferën që pëlqen te Edgar Poe me “ndjenjat e thella të hashashit”. Sidoqoftë
deluzioni nuk vonoi të mbërrijë: jeta rishfaqet së bashku me armikun, kohën; vizionet bëhen të tmerrshme, fuqia
kreative duket të zbehet. Letërsia e madhe është vetëm iluzion i një poeti të reduktuar në impotencë. Në
ligjërimin e Bodelerit “opioman” ajo kthehet në një plagë, një plagë që ai e vuan i pari. Të ndjesh dhembjet e

48 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

splinit, por të dish ta paraqesësh, do të thotë të kalosh nga një dobësi e skajshme përpjekjen krijuese – mbase
kështu mund të përkufizohet thelbi i vështirë i poezisë bodelriane.

Struktura në Lulet e së keqes (Fleurs du mal)

Krtika ka folur mbi një të ashtuqujtur “strukturë biografike” të librit, pra njëlloj rrëfimi i drejtpërdrejtë e i ashpër
dhe jo një rrëfim i organizuar. Sidoqoftë, poezive të lindura nga një ndjeshmëri e predestinimit fatal Bodeleri ka
dashur t‟u japë një “rend” të përkryer. Në botimin e vitit 1857 Barbei D‟Orvil zbulonte një “arkitekturë sekrete”.
Ajo është akoma më e dallueshme në botimin e vitit 1861, e fundit që poeti mori përsipër të përfundojë. “I vetmi
lavd që dëshiroj për këtë libër, është të pranohet që nuk është një album i pastër dhe që ka një fillim dhe një
fund”, shkruante atë kohë Bodeleri. Ky fillim e ky fund mund të paraqiten si ekspozicioni dhe epilogu i një
tragjedie në pesë akte. Ekspozicioni kërkon pothuaj tërë pjesën e parë, më të gjatë, në të cilën Bodeleri zbulon e
përshkruan dualitetin që e burgos: Splini dhe Ideali, kundërvënia e të cilëve është tharmi i dramës së tij.

1) Dysia e përvojës së artistit: i vendosur që në lindje mes mallkimit e bekimit, qiellit që e tërheq dhe tokës që e
lidh, mes dy burimeve hyjnore e skëterrore të bukurisë.

2) Dysia e dashurisë. Poeti njeh herë pas here dashurinë fizike, të mallkuar (Jeanne Duval) që është në të njëtën
kohë “madhështi” dhe “rënie” dhe dashurinë shpirtërore, kult që i drejtohet engjëllit mbrojtës, muzës dhe

Madonës (Madame Sabatier). Dashuria është e paqartë ashtu si gruaja që është objekt i saj: Jeanne mund të

përkufizohet si engjëlli me fytyrë statuje, Madame Sabatje e lodhur të trajtohet si perëndeshë zbret në banalitetin
e gruas së bukur, ndërsa Maria Daubrun, gruaja me sy të gjelbër, është herë pas here “fëmija”, “motra”, Madona

e zezë, Maria e shtatë mëkateve ndaj së cilës poeti drejton urrejtjen e dashurisë së tradhtuar.

3) Dysia e përvojës së vetmisë. Poeti ndjen shijen e ëmbël apo të hidhur të kujtimeve e zbulon përmbysjen e

shpirtit të tij. Në fund të një udhëtimi shpirtëror poeti e sheh trupin e vet të dikurshëm të krahasuar me të tashmin
(L`Heautontimoroumenos), veten përballë së pashmangshmes (L’Irrimediable), përballë kohës.

Pesë aktet janë pesë tentativat e poetit për të shkëputur nga ky dysim i papërballueshëm.

1) Tentativa e mëshirës romantike shkon paralele me pjesën e dytë të përmbledhjes (Tableaux parisiens). Poeti i
lodhur nga vështrimi i brendshëm e hedh vështrimin drejt botës duke dashur të “zbresë në qytete”, “të paraqitet si
mbret në të gjitha spitalet e pallatet”. Ai vajton për lypësen që endet, për zezaken larg Afrikes së saj, për pleqtë

që vuajnë mjegullën dhe baltën, për plakat që hiqen zvarrë si kafshë të plagosura. Gjithsesi ajo që sheh e kthen te

vuajtja e tij, dhembja për vetveten. Edhe poeti si zezakja është përzënë nga vendlindja, Ideali, edhe ai si të

verbërit hiqet zvarrë i lodhur. Kuadrot pariziane kthehen në aluzione, haluçinacione, pamje të endrrës së tij të
dashurisë, shqetësimit të tij mbi pasvdekjen, “në frikën e rrënojes që e strehon”, vetëdijen mbi lodhjen dhe

flashkësinë morale.

2) Tentativa e parajsave artificiale. Paraqitja e parajsave vjen vetëm prej njërës prej tyre, verës. Le vin është pjesa
e tretë e Lulet e së keqes. Ngushëllues i mbledhësve të vjetërsirave, i vrasësve, i dashnorëve, mund të jetë
vetmitar që di të lindë poezi.

3) Tentativa e shthurjes. Kërkimi i i epshit të ndaluar, i luleve të helmuara, i Luleve të së keqes është pjesa e
katërt e tekstit. Në këtë pjesë lulëzon shija e gjakut, vëmendja mbi homoseksalitetin, përkëdheljet e ndyra. Por
nuk është më vera që mund të zbusë frikën e poetit. Ai e paraqet atë si tallje për të tjerët, të përqeshjes për
vetveten.

4) Tentativa e blasfemisë. Tri thirrje rriten në tri poezi që përbëjnë pjesën e pestë, Revolte, Mohimi i Shën Pjetrit,
Satana; janë rite të meshës së zezë të celebruara nga poeti.

5) Tentativa e fundit, shpresa e fundit: Vdekja. Bodeleri paralajmëron fatin e tij të ardhshëm në disa hipoteza pa

u ndalur në asnjëren prej tyre: ai paraqet ringjalljen, vendin e pushimit, suksesin e artistit, skenën boshe.
Epilogu përbëhet nga poezia “Udhëtimi” (Le Voyage). Ajo përmbledh temat e trajtuara në tërësinë e vëllimit,

redukton dështimin e tentativave të mësipërme, por bën të ditur se edhe tentativa e fundit përfundon si të parat.

49 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Shpresa te vdekja është vetëm një helm, tjetër parajsë artificiale nga e cila mund të pritet vetëm një shpëtim
iluzor.

Ligjërimi poetik

Ashtu si struktura edhe ligjërimi në Lulet e së keqes është i dukshëm: eksklamacionet e shumta retorike,
alegoritë, similitudat, aliteracionet, fjalët-refren, vargjet-refren. Remboja e kritikon Bodelerin për formën e tij
meskine, por pa të cilën poezia e tij nuk do të ishte ajo që është: një poezi e fuqishme, në të cilën e jashtmja
shpreh dhimbjen që mbulon vetëm për faktin që do ta mbulojë. Sponataniteti i formës në Poema në prozë është
më pak i dukshëm se sa është në të vërtetë.

Vëllimi në disa pjesë është pa dyshim një ushtrim stili. Në mjaft nga pjesët e përmbledhjes nuk mungojnë
trajtimet retorike ku dhe proza ka gjurmë të ritmit të poezisë. Proza pa rimë, por me ritëm sipas Bodelerit, është
pa dyshim muzikore. Në një numër të madh poezish Bodeleri tërhiqet të paraqesë poezi të rrëfimit të
drejtpërdrejtë që i duket i papërshtatshëm. “Dehja në art është më e përshtatshme se çdo gjë tjetër të largojë
frikën e humnerës… gjeniu mund të recitojë komedinë mbi një varr me një gëzim që e pengon ta shohë varrin, i
humbur në një parajsë që e përjashton çdo ide të varrit dhe shkatërrimit”.

Poezia e spiritualiteti

Fshehjen e vetvetes e pranon vetë Bodeleri: do të pranojë më vonë se në themel të Lulet e së keqes është i gjithë
religjioni i tij. Poezia e vërtetë, sipas tij, është ftohtësisht djallëzore në pamje të jashtme. Satanizmi, pra, mbetet
një lloj maske prapa së cilës duhet parë religjioni i thellë i autorit. Në Lulet e së keqes mund të konstatohen
elemente të lutjes po ashtu si edhe në Poema të vogla në prozë që dëshmojnë se dhimbja dhe poshtërimi
interpretohen si dhurata të Zotit; poeti këmbëngul në ndjenjën e mëkatit e cila sugjeron se besimi në shpirtin e
keq nxit reagimin e tij kundërshtues.

Ekziston një tjetër besim që hyn në konkurrencë me kristianizmin: ky është dendizmi për të cilin Bodeleri flet si
një lloj besimi: kulti i së bukurës, estetika e hyjnizuar. Poeti përdor si thelb të artit energjinë e lutjes. Ai drejtohet
me një unitet gjestesh e fjalësh rituale që i lejojnë të administrojë hyjnoren me një lloj operacioni magjik të cilin
ai i quan Fusees “shtrigëria e sakramenteve”.
Për këtë thekson: “nëse nuk do të ekzistonte Zoti, Besimi përsëri është i Shenjtë dhe Hyjnor”. Në përfundim ai
ndërton kultin e un-it.
Ndoshta për këtë retorika bodleriane sikur është njëlloj shtrigërie evokative. Duke përdorur sonetin, duke u
kujdesur për rimën e cezurën, duke përdorur me kujdes fjalë të rralla, fjalë të pasura, poeti synon efikasitetin:
sugjeron të bëjë të ndiejnë, të arrijë një krijim absolut, duke mbajtur të magjepsur Zotin dhe Djallin, jetën dhe
vdekjen, lexuesin e vet hipokrit dhe vetveten, magjepsësin e magjepsur që gjen kështu ligjin e madh të lirizmit.

Bodeleri vëren se ekziston njëlloj bashkëveprimi midis senzacioneve, “njësia e thellë dhe e errët” e së
ndjeshmes. Në radhë të parë poezia duhet të shprehë bashkëpërkimin mes shqisave dhe të përshkruajë ato.

Në radhë të dytë, poezia duhet të jetë bashkëpërkim me llojet e tjera të artit.
Kalimi nga realja në shpirtëroren, e parashikuar në përvojen e parajsave artificiale vjen në poezinë e Bodelerit
përmes së jashtëzakonshmes, të çuditshmes, që sipas Bodelerit është kusht i së bukurës. Poeti nuk ndalet për të
përdorur fjalët triviale, përfytyrimeve të jashtëzakonshme.
Janë të rralla rastet kur Bodeleri arrin të shohë qartë përmes pyllit të simboleve. Vepra e tij është një përshkrim i
kërkimit më shumë se përmbledhje e qëllimit: një kërkim hezitues, plot kthesa, i rënduar nga lodhja, i goditur nga
shkurajimi. Një deshifrues i madh i bashkëpërkimit të senseve; ai mbase zbuloi përkimin mes tij dhe botës: “të
gjitha ato gjëra mendojnë përmes meje, e unë mendoj përmes tyre; mendojnë, them, por muzikalisht e pikturisht,
pa ankesa, pa silogjizma, pa përfundime”.

Bodeleri mbetet një romantik, por një romantik modern.

50 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA


Click to View FlipBook Version