The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by micky.hax, 2015-10-03 02:07:36

Gjon Mili (1904-1984)

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Martin Camaj - (1925-1992)

51 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

KONCEPTIME POSTMODERNE TË MITIT NË MADRIGALIN “DRANJA”

Vjollca Osja (MA)

Konceptimi postmodern i mitit të llojit letrar lidhet më së tepërmi me dekanonizimin e atij që vjen nga burimi:

me zbutjen e “koracës” së forcuar prej shekujsh, nga teorizimet mbi to, dhe çlirimin e kufijve. Kësisoj,
papërcaktueshmëria e një vepre brenda një lloji të njohur, siç është rasti i madrigalit Dranja, sjell interes në dobi
të këtij punimi. Vërejtur me kujdes, në këtë frymë diskutimi, ndërtimi i veprës në fjalë na ofron dy mundësi të
kundërta:
Së pari, thërret dijen tonë për të na e sjellë në mendje njohjen dhe kuptimin që kemi për madrigalin klasik. (miti i
llojit)
Së dyti, sfidon njohuritë tona mbi të, duke e mbajtur emërtimin më tepër si pikë referimi, për të ushtruar lojën e
artistit postmodern mbi të.

Ndoshta lypset, fillimisht, që para se të merremi me veprën e Camajt, t‟i referohemi përcaktimit mjaft të
vlefshëm e sqarues që vetë autori jep diku1 për tekstin, duke thënë se: Dranja ka dalë si vepër mjaft e
diskutueshme, sidomos për formë e gjuhë. Arsye pse u quejt kompozitë madrigalesh së pari më erdhi nga kuptimi
që ka ky emërim në muzikën klasike (krh. Monteverdi etj.).

Më pas, le të ngremë pyetjen se cili është përcaktimi klasik i madrigalit, i cili nuk është fort i përmendur në
hartimet e vona të bazave të poetikës te ne2, por, sipas kërkimeve tona të rastit, as në botë3. Ky përcaktim4 për
madrigalin burimor thotë: madrigali italian i shekullit XIV është një formë poetike dhe muzikore. Poezia është
zakonisht prej dy ose tri strofash, secila prej tyre me tre vargje të gjata,(11 rrokëshe) e ndjekur prej një refreni
me dy vargje të rimuara. Mbizotërojnë subjektet dashurore. Dhe më tej: forma poetike e madrigalit italian të
shek. XVI është një poezi e shkurtër, vargjet e së cilës mund të jenë të gjatë ose të shkurtër. Skema e përgjithshme
rimuese dhe numri i vargjeve nuk i nënshtroheshin rregullave.

Me sa shihet ky lloj letrar ka filluar të çlirohet nga forma strikte shumë herët (saqë sot nuk para praktikohet), por
ajo çfarë bën Camaj nga pozita e krijuesit postmodern është tejet shkatërruese për formën e madrigalit burimor,
çka mund të jetë tipike vetëm për një artist (post)modern. Kush mund të tregojë se çfarë lidhjeje të dukshme ka
në mes përcaktimit klasik të madrigalit dhe ndërtimit të tij te Camaj? Një tekst letrar që shtrihet mbi kuptimin
muzikor të zhanrit, një tekst shkrimor prozaik, por me imanencë poetike (gjuhë dhe ritëm), një tekst poetik, por
me strukturim prozaik. Kapërcimi i zhanreve artistike dhe inspirimi për të shkruar një tekst që ka primar
tëhollimin e gjuhës nëpër derdhjet e frymëzimeve, përjetimeve e dijes më tepër sesa montimin e një lande (sado e
madhe) brenda një forme të pranueshme na e bën që ta shohim të realizuar parimin e parë të koncepteve
postmoderne të shumëcituara të kritikut Ihab Hasan5, sepse këtu flitet për tekst dhe intertekst dhe jo për zhanër e
kufij: pra, thyhet miti mbi kufijtë ndërmjet llojeve letrare. Konvencionet e madrigalit dhe të prozës, në këtë rast,
shohim se janë përmbysur. E vetmja gjë që e lidh tekstin e Camajt me të shkuarën e kësaj gjinie është ritmi, një
ritëm madhështisht muzikor, por edhe ky i ardhur jo në masat e veta klasike (organizimi strukturor), por si
organizim i përsosur gjuhësor: aftësia për të kombinuar kontekstin e tekstit poetik me sfondin e përshtatshëm
muzikal të fjalëve. (Duket se mjeshtërinë stilistike teksti e ka në organizimin muzikor të sintagmave dhe jo në
shfrytëzimin paradigmatik të fjalës. Afërmendsh, ndërtime të tilla, si: U përhi veshlepuri mes hepeve të gurëve,
Dranja fle fshe ndër gjeth... ngjitë për tule tufa ushujzash si flokë meduze, e shumë të tjera, dëshmojnë
preokupimin stilistik serioz të një mjeshtri, që ka pasur fatin ta ushtrojë dhuntinë e krijimit mbi një gjuhë e cila
në formën më të thellë të saj është poetike).

Çfarë bën konkretisht Camaj si autor postmodern? Për t‟i gjetur përgjigje kësaj pyetjeje na vjen në ndihmë njohja
për tiparet e postmodernes. Lyotard tek vepra Gjendja postmoderne shkruan: Artisti apo shkrimtari postmodern
është në pozitat e një filozofi: vepra që ai prodhon nuk është në parim e udhëhequr nga rregulla të

52 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

paravendosura kështu që ato nuk mund të gjykohen sipas një gjykimi përcaktues, duke përdorur kategori të
njohura për tekstin a veprën. Ato rregulla e kategori janë pikërisht ato çfarë vepra po kërkon në vete.6

Kështu, në bazë të kësaj njohjeje që përmendëm më lart, te Camaj kemi:
- Dekanonizimin e standarteve kulturore. E kemi shumë të vështirë të dallojmë raportet e tij me standartet
paraprake. Asnjë vepër e pranuar nga kritika dhe studimet si standart letrar i deriatëhershëm nuk na e ofron këtë
mundësi. Camaj zhvendos vatrat e përmbys kriteret. (duke kaluar nga vatra e poezisë tek ajo e prozës dhe
anasjelltas, si dhe nga vatra e zhanrit letrar priret drejt vatrës së zhanrit muzikor). Me një tharm lënde që mbruhet
jo si subjekt, por si reflektim poetik, filozofik, historik, mitologjik, etnologjik dhe gjuhësor, mbi një simbol aspak
të përsosun, por që mbahet si emblemë virtuale e mospërkufizimit në një lloj – breshkën: Frymor i ndërmjemë
mes sisorëve e atyne që pjellin vezë... Dhe që shqisat i zhvilloi përgjysmë: mes të pamit e të ndjemit dhe me një
gjuhë jo elitare, por madhërisht të variueshme në sferat më poetike të saj, teksti i Camajt refuzon të njohë si
modele veprat dhe autoritetet pararendëse që mbahen në këmbë prej së jashtmi e jo së brendshmi. Përjashtimi
këtu i njihet vetëm Pasqyrave të Narcizit të Koliqit dhe veprave të Pashkut.

- Është kundra të pritshmes (ide-pritjeve), shpesh me qëllimin e tëhuajtësimit të lexuesit. Autori tregon që
kuptimi është i papërcaktuar, duke mohuar një interpretim përfundimtar apo të parapëlqyer e duke iu afruar
konceptit derridian për veprën si energji e pashtershme (si mesazh gjithmonë i hapur) kundër vizionit të veprës si
prani e kulluar dhe absolute e raporteve hapsinore të formësuara, Camaj e largon lexuesin nga shtigjet e njohura
të një domethënieje të vetvetishme që mund të ketë sajuar në kokë, krejt kundra asaj që ai është mësuar të gjejë te
veprat e të kaluarës: siç thotë ai vetë: nuk lot ma rol stofi, landa e tregueme në përmasa rrethuese të ngjarjeve
për të lanë pa mend lexuesin e djegun për sensacion7. Nëse teksti fillon me origjinën e emrit të breshkës -
Dranje, Si doli emni prej guri, të vendit të saj Skotë me troje të veta, dhe vazhdon me domethëniet e mendësisë
popullore, mitologjisë mbi të, gjithçka tjetër që vjen më pas është ndërtuar që të përmbysë shenjat e fillimit,
kështu, përkundër namit të keq të saj – siç thuhet te madrigali i tretë: Në mitologjinë popullore Dranja ka nam të
keq. Në një përrallë na del pula e dreqit, me shtrigën kaluar mbi shpinë... në madrigalet e mëpasme, pohohet e
kundërta: Ma vonë ndëgjova ndër katunde të rranzave se kudo i kishte shkelë kamba asaj`kishte tregue gjithkund
urti e qindresë në sende e punë të vogla... Gjindja që mirë e paska njohë Dranjen, e thirrën me krenari: tharm
toke dhe ora e gurit tonë.

- Shkatërron burimet e tij, me anë të parodisë, ironisë. Zhveshja e mitit nga semantika e origjinës shkon
paralelisht me ironizimin e dominimit të mitit të kulturës moderne mbi gjithçka (si ilustrim madrigali Çka nuk
gjeti Dranja ndër troje të lashta ...ajo lypi fletë të njoma hithash si i jati e gjyshi, por gjeti... dicka tjetër që
askush s’e kishte pritë, një lëvore banane). Ironia e thekun te madrigali Selekcioni Ashtë nder e fat i madh me
qenë i ndrymë në kopsht, por Dranja nuk e kaloi provimin atëherë kur u banë zgjedhjet... Ata morën të motrën e
Dranjes... Të motrën e Dranjes në kopsht, sa zgjohet prej gjumit në pranverë, e pret fleta e sallatës së njomë,
rritë në qelq, dhe pi ujë në pjatë. Ajo ka edhe një emën të ri: Testudo graeca. Së motrës, në kopshtin zoologjik, po
i zbardhen si korbit edhe thojzit e duarve e të kambëve, as me qenë ajo një racë krejt tjetër (fq. 51). Apo te
madrigali Metamorfoza Vajza i kishte qepë asaj kambë e krye breshkenë pëlhurë të lulme, danga danga. Ishte
ba kukull e gjallë rrashta me dy sy të blerë rruzash smerald. S’ishte Dranja e hershme; dukej e pavlerë me të
parin shikim. (fq. 90) Përplasja e totemeve, tabuve, miteve, mentaliteteve, filozofive, qytetërimeve dhe
bashkëjetesa e tyre, pa llogaritë hapësirë apo kohë, përbën një kushtëzim ironik të ekzistencës qoftë kjo breshkë
zoomorfe apo simbolike, me emër shkencor latin Testudo graeca apo me emër me ngjyresë lokale Dranje.

- I vlerëson artin dhe jetën si fiksion, duke i përzier nganjëherë të dyja në një realizëm magjik. Themi se është jo
pak e vështirë të heqim vizë në mes përvojës jetësore të Camajt si njeri dhe fuqisë së plleshme të përfytyrimit të
tij si artist. Ndoshta origjina nga u gatua fëmijëria e tij, ushqimi shpirtëror që mori, ia fshiu që herët kufijtë mes
reales dhe ireales, një botë e pasur me personifikime natyrore, ku ajo që realisht nuk duket, për arealin jetësor ku
u rrit Camaj është shenjtërisht e dukshme. Është kjo një nga konceptet e postmodernes: e padukshmja që bëhet e
dukshme Synohet të nënkuptohet e paparaqitshmja me anë të paraqitjeve të dukshme të tregojmë se ka dicka që
mund të kanceptojmë dhe që nuk mund ta shohim dhe as ta paraqesim

- Fragmenton tekstet, duke i kthyer ato në kolazhe. Kështu, në këtë vepër nuk kemi rrjedhën e zakonshme të
subjektit, siç na është mësuar në veprat e traditës. Autori copëzon kontekstin, duke reduktuar përmbajtjen në një

53 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

minimum të thjeshtë ose të rreptë. E gjitha kjo vjen sepse autori i jep rëndësi lojës dhe arbitraritetit, duke gjetur
në to mjetin për t‟ia arritur qëllimit të vet.
Tentativat e pakta për ta rrudhosur tekstin në interpretime simboliko - psikanalitike të madrigaleve të veçanta
vetëm sa na kanë sqaruar se në rastin e Camajt kemi të bëjmë më një tekst që ngrihet mbi një shumësi tekstesh
në dukje “të fjetura”, por që aktivizohen sapo hyjnë në interpretim. Interpretimet me prerje të ndryshme mund të
jenë të pranueshme si njëra prej të mundshmeve, por jo përfundimtare. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të
mbërthejë të pashpreshmën, atë që e karakterizon veprën në krijimin e saj dhe rikrijimin e saj (pasi e marrin
receptuesit).

Në frymën e trajtimit të mësipërm mund të vazhdonim edhe argumentimet mbi kundërvëniet e tjera:
Lojë më tepër sesa synim
Retorikë më tepër sesa semantikë
Sintagmë më tepër sesa paradigmë
Parataksë më tepër sesa hipotaksë
Idiolekt më tepër sesa kod udhëzues
Kombinim më tepër sesa përzgjedhje
Shënues më tepër sesa i shënuar
Ironi më tepër sesa metafizikë
Papërcaktueshmëri më tepër sesa përcaktueshmëri
Imanencë më tepër sesa trashendencë.

Gjithë ky parashtrim për të hyrë në kodet e veprës Dranja na ndihmon për të nxjerrë këto përfundime, vepra:
shkatërron mitin e llojit letrar, përcaktueshmërinë e kufijve midis gjinive letrare, duke e konsideruar veprën më
tepër tekst e intertekst sesa zhanër të ngulitur letrar. Variacion gjuhe më tepër se sa zhvillime tradicionale të
lëndës.

Miti si lëndë letrare bëhet i papërcaktueshëm dhe përfton mundësi të shumta interpretimi, duke i mbyllur rrugën
frazës Vepra është... dhe duke i hapur rrugë shprehjes Një nga mundësitë e interpretimit është...., me të cilën ka
operuar edhe ky punim.

1 Martin Camaj, Individualiteti ynë shprehet në letërsinë e artit tonë, rev. Nëntori, nr. 4, Tiranë 1991, fq. 116
2 Dy nga përcaktimet që gjetëm ofrojnë këtë lloj përkufizimi: i pari, që i përket një fjalori shpjegues të termave të letërsisë e përcakton

si një krijim të shkurtër poetik me origjinë baritore, me përmbajtje të lehtë që shpreh ndjenja dashurie. Ka një organizim strukturor, ku

vargjet janë me 11 rrokësh të rimuar në mënyra të ndryshme dhe të mbyllura prej një a më shumë distikësh me rimë të puthur.
3 Jeffrey Wainwright, The basics Poetry, London 2004
4 Enciklopedia elektronike amerikane ENCARTA.
5 Simon Malpas, The postmodern, fq. 7, London 2005
6 Lyk Ferri, Homo Aestheticus, Tiranë 2002, fq.
7 Martin Camaj, Individualiteti ynë shprehet në letërsinë e artit tonë, rev. Nëntori, nr. 4, Tiranë 1991, fq. 116

54 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni (1911-1938)

55 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

MIGJENI DHE E SHËMTUARA NË ARTIN E TIJ

Mustafa Ferizi

...për kohën kur jetoi, jo vetëm që e kuptoi jetën, ai hyri nëpër hapësirat e saj më të thella,
më të errta, më të shëmtuara. Hyri, për më tepër, në palcën e psikologjisë së njeriut, në
shpirtin e Nushëve, Lulëve, Lilëve, Kolëve, Lukjeve, Zenelëve, Dileve, Malësorëve,
Malësoreve; në botën dhe shpirtin e hajnave, të lypsave, zhelanëve, të uriturve,
pijanecëve, kurtizaneve, palaçove, që vërshonin jo vetëm Shkodrën por tërë Shqipërinë...

“Nuk vritet njeriu me mllef, por me qeshje” - Niçe

Në jetën e njeriut, në natyrë e në art, ekzistojnë fenomene që veprojnë në mënyrë të pavarur, por edhe që edhe

përligjen dhe mohohen reciprokisht. Në këtë proces ato plotësohen, kuptimësohën dhe determinohen. Këso
raportesh, pra mohuese e determinuese, kanë vdekja me jetën; gënjeshtra me të vërtetën; e keqja me të mirën; e
shëmtuara me të bukurën etj. Po të mos ishin injorantët, kriminelët, hipokritët, nuk do të dinim se ka edhe njerëz
të urtë, të ndershëm, të drejtë etj.
Kështu ndodhë edhe në art e estetikë: karshi së bukurës përherë qëndron e shëmtuara si negacion por edhe si
përcaktuese e së parës.

Historia e filozofisë dhe estetikës njeh shumë mendime, përsiatje, trajtesa, kundrime mbi të bukurën, por fare pak
mbi të shëmtuarën, pos ndonjë Rozenkranici të vetmuar i cili për te shkroi një vepër të plotë. Madje ka raste kur e
shëmtuara mohohet fare, siç bën mendimtari antik i madh Platoni, apo De Rada, estet-poeti ynë i cili në veprën e
tij “Parime të estetikës” të shëmtuarën mezi një herë e zë në gojë.
Pse ndodhë kështu? Përgjigja është të thuash e logjikshme: përderisa e bukura zgjon ndjenjën e kënaqësisë
shpirtërore, shqisore dhe si e tillë bëhet “spiritus mouvens” i jetës dhe i artit, e shëmtuara është e kundërta e saj:
është dëbuese, neveritëse, disharmonike, zgjon ndjenja aversive, të pakëndshme.

Dhe pikërisht ndjenja të tilla, të pakëndshme e të shëmtuara zgjon dhe arti i poetit tonë, Millosh Gjergj Nikolla -
Migjeni, i cili kuptimin e të shëmtuarës e qëmton në paradokset e kohës së tij, në bashkëkohësinë e tij të
shëmtuar.
Si shpirt poeti që ishte, Migjeni me dëshirë të madhe do ta trajtonte të bukurën, madje si Naimi, edhe të
madhërishmen, por ç‟e do kur jeta, rrethanat shoqërore ia imponuan pikërisht të shëmtuarën, si lajt-motiv, zhanër
tematik e si “frymëzim” kreativ.

Arti vlen sipas asaj që paraqet, që shpreh dhe shenjëzon të vërtetën e cila shpesh herë di të jetë e hidhur, pra e
shëmtuar. Një të vërtetë të tillë, të hidhur të shëmtuar, e cila fund e krye përshkohet nga mjerimi social, moral e
intelektual, trajton poeti ynë i madh Migjeni. Dhe pikërisht këtë të vërtetë të shëmtuar, në mënyrë cinike ia
përplasë në fytyrë atij që kishte më së shumti meritë për të, duke i thënë:
“Ja zotrote, kjo është vepra juaj, në kohën kur ju krekoseni si mbret evropian i moderuar dhe i nderuar, populli
juaj gjendet në kulmin e mjerimit: gruaja shet trupin e vet për të blerë ilaçe për fëmijën e sëmurë; njerëzit flenë
me kafshë, me minj, mica; misri, buka, bëhen apoteozë, kuptim metafizik, abstrakt; malësori heq dorë nga
dinjiteti i vet për gjysmë thesi misër etj. Nga kabaretë e Parisit, sollët nudo-valltaren, Tanja Visirova, me të
ëmën, duke e gostitur në sarajet tuaja mbretërore plot tre vjet me të gjitha të mirat e kësaj bote, me veshmbathje
e parfume të porositura nga Parisi e Roma, me unaza, byzylykë e cingla-mingla të arta, ndërkohë që Luli i
vocërr, Luli i uritur, Luli i mërdhirë, Luli leckaman, skuqej e stërskuqej nga turpi, nga frika se mos shokët e
klasës, mësuesi, ia shihnin këpucët e grisura, gishtërinjtë e mërdhirë të dalur jashtë”.

E bukura si nocion më i lartë estetik, sikur nuk haset në artin e Migjenit, nga se duket se ajo nuk është as qëllimi i
tij. Edhe nëse vërehet aty-këtu, e bukura prapë gjendet në funksion të shëmtuarës, për ta shquar dhe fuqizuar atë.
Se është kështu më se miri dëshmon novelëza “Bukuria që vret”. Bora, është e bukur nga jashtë, por kobzezë,
vrastare nga brenda. Jashtë në natyrë shtrihet peizazhi i bardhë, i kristaltë, i bukur, madhështor, kurse brenda në

56 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

kasolle zhvillohet lufta midis jetës dhe vdekjes. Ngadhënjen kjo e fundit: me të gdhirë privon nga jeta një fëmijë,
e shtangë, e bën skulpturë të bukur, apo bukuri të zezë, siç do të thoshte poeti ynë i ndjerë Beqir Musliu. Këtë
“skulpturë” të mërdhirë të fëmijës, nëna e tij urdhëron që ta vendosin në qytet, si monument, t‟i kushtohet “atij
që ka ma shumë merita për këtë vend”…

Migjeni në fakt është mjeshtër për ndërtimin e monumenteve të shëmtuara. Si poezia, ashtu dhe proza e tij janë
përlotë monumente të tilla, mbi të cilat pa dyshim qëndron “Poema e mjerimit”, apo mjerimi si i tillë, i cili, që
siç thotë poeti, “e ka vulën e vet të shëmtueme”. Dhe përderisa Mbreti ndërtonte monumente magjike me të cilat
mundohej ta maskonte varfërinë, skamjen, mjerimin social, devalvimin moral e intelektual të njeriut, pra
përderisa krijonte një të vertetë me shkëlqim të rrejshëm, për ta mashtruar popullin (Novelë mbi krizë), Migjeni
me artin e tij ndërton monumente groteske që e provonin të kundërtën, që paraqisnin të vërtetën në formën e saj
lakuriqe, pikërisht siç ishte: e dalë normash elementare të moralit, e vrazhdë, hipokrite, skajshmërisht e shëmtuar.

Mendimtari i lashtë Aristoteli poetit ia atribuon mundësinë profetike. Se njëmend poeti mund të parasheh edhe
atë që mund të ndodhë, dëshmon edhe Migjeni, përmes tempujve të rremë, pra me anë të vlerave triviale. Kjo
dukuri mashtruese, paraqitet në kohën e regjimit monarkik, po ashtu edhe në regjimin (që pason) socialist, ku
tempujt e rremë i rrënon masa e uritur...
Për aftësitë profetike të Migjenit gjithashtu flet dhe novelëza (“Të korrunat”) ku nëpër arat e fshatarëve të gjorë
ishin kurdisur topat, njësoj si pesëdhjetë vjet më vonë, kur nëpër to, do të “mbinë” bunkerët. Çfarë i mbetej
fshatarit dhe fëmijëve të tij të uritur? Pos të ushqeheshin me hekur dhe beton!

Gjeneza e shtytjeve krijuese të Migjenit gjendet në zhgënjimin, pesimizmin, dëshpërimin e tij me realitetin
shoqëror në të cilin gjendej. Kurse për ta kuptuar qenësisht atë realitet, i ndihmuan mjaft edhe pikëpamjet
filozofike të mendimtarëve të kohës, ne veçanti ato të Niçes.
Duke lexuar ndonjë vepër të Niçes, mbase “Vullnetin për fuqi”, Migjeni mëson të sheh, të depërtojë në labirintet
më të thella të jetës dhe jetesës, të kuptojë moralin e rrejshëm, surrogatët prej intelektualëve, skamjen,
hipokrizinë, shëmtinë e pranishme në të gjitha dihatjet e jetës dhe qenies shqiptare të kohës së caktuar.
Në stilin ekzaltues të Niçes, poeti ynë thotë: “Përditë shoh qartë e ma qartë / dhe vuej thellë e ma thellë”. Dhe
njëmend duke parë qartë e më qartë, duke i rënë “pash më pash ferrit” të kohës së tij, ai kupton gjithashtu qartë
realitetin e shëmtuar, ndaj vuan thellë: vuan për tullumbat e Lulit të vocërr, për armatën e të uriturve, për fatin e
Kolës i cili në heshtje pajtohet me turpin, për çmendinë e Lukjës, për malësorin granit-shkëmb në dy këmbët i
gjunjëzuar, servil; për vetëvrasjen e trumcakut…

Nga kundërthëniet e thella shoqërore Migjeni ndërton surrogate, kreratura të shëmtuara, centaurë me kokë
filozofi e me trup derri, krijon monstrumë, idhuj pa kokë. Janë këto mite e idoltari të shëmtuara, të cilat, me t‟i
ndërtuar, i rrënon pamëshirshëm. Dhe në këtë rrugë të ankthshme rrënuese nuk mund ta pengojë askush dhe
asgjë: zhvesh deri në lakuriqësi “historinë e gënjeshtrave”, siç do të thoshte Niçe, lufton dogmat, hipokrizinë,
shëmtinë sociale, morale e intelektuale të regjimit.
A ka gjë më neveritëse, më të mjerueshme, më të trishtueshme, pra më të shëmtuar se sa të mësojë njeriu se
gruaja e tij e tradhton, e ai të heshtë. Kola i Migjenit e gëlltitë këtë mjerim të shëmtuar, ngase rrethanat shoqërore
në të cilat jeton e detyrojnë të bëjë dhe atë që shqiptari nuk e ka bërë kurrë, që kurrë nuk ka qenë as në natyrën as
në qenien e tij. Ja deri ku arrin shëmtia e shqiptarit, sipas rezonancës artistike migjeniane.

Këso skena e imazhe të shëmtuara, të mjera, të rrëmbyera nga jeta, lexuesi gjen përplot në artin e Migjenit. Ai
njëmend jetoi shkurt, mirëpo, për kohën kur jetoi, jo vetëm që e kuptoi jetën, ai hyri nëpër hapësirat e saj më të
thella, më të errta, më të shëmtuara. Hyri, për më tepër, në palcën e psikologjisë së njeriut, në shpirtin e Nushëve,
Lulëve, Lilëve, Kolëve, Lukjeve, Zenelëve, Dileve, Malësorëve, Malësoreve; në botën dhe shpirtin e hajnave, të
lypsave, zhelanëve, të uriturve, pijanecëve, kurtizaneve, palaçove, që vërshonin jo vetëm Shkodrën por tërë
Shqipërinë, në tredekadëshin e parë të shekullit të shkuar.

Migjeni vuante thellë në shpirt dhe qeshte në të njëjtën kohë, duke qenë përherë i madhërishëm. Ai sikur përfillte
mendimin e Niçës që thotë: “Nuk vritet njeriu me mllef, por me qeshje”.
Dhe kjo ishte arma vrastare e Migjenit, e pa dyshim, dhe madhështia e artit të tij.

57 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

ROMANI “SHKOPI” - NJË AFRESK METAFORIK
(Ripublikim)

Dr. Luan Topçiu

Agim Isaku: “Shkopi”, roman, bot. “Geer”, Tiranë, 2002

Tipologjia e romanit modern

Romani mbetet ende mjeti më i fuqishëm i komunikimit midis ëndrrës të një njeriu të vetmuar dhe një realiteti të
thellë të të gjithëve. Që nga krijimi i romanit të parë modern, “Don Kishoti i Mançes” i Servantesit, ndoshta dhe
romani më i mirë i të gjitha kohërave, romani i ka ofruar qenies njerëzore gjithherë tablo të gjëra të realitetit, të
iluzionit, të kushteve njerëzore etj. Duke pasur një natyrë fundamentale historiko-sociale, thelbi dhe
domosdoshmëria e romanit konsiston në shprehjen e marrëdhënieve midis reales dhe imagjinares. Romani
modern, si dallim nga romani tradicional, trajton demitizimin, zhgënjimin, përdor ironinë, njëkohësisht disponon
varietete të mëdha regjistrash, strukturash, tipologjish. Gjuha e romanit modern e ka origjinën në poetikën
moderne, që nga ana e saj fitoi konture nga revolucioni poetik i romantizmit dhe simbolizmit. Një revolucion i
ngjashëm mund të shihet në fushë të romanit pothuaj në të njëjtën kohë. Në revolucionin romanor, shkrimtarë si
Flaubert, Maupassant, Turgeniev, Conrad, Joyce mbajnë pozicione të ngjashme me ato që kanë zënë Baudelaire,
Mallarmé, Valéry, Pound, Eliot dhe Yeats në kuadrin e revolucionit poetik.
Në romanin modern ndihet qartë tërheqja magnetike drejt estetikës simboliste; ai do ambiguitetin, pasurohet me
përftesa figurative, sondon thellësitë e botës subjektive, të veçanta, të vizionit të ëndrrës; shfrytëzon përmasat
kohore dhe ngjason me gjinitë e mëdha të muzikës dhe me kinematografinë. Romancierët modernë transformojnë
në mënyrë rrënjësore format konvencionale të komunikimit, përmes së cilave realizojnë shprehjen në një nivel
poetik të një krize të brendshme të ndjeshmërisë, krizë që identifikohet shpeshherë në kërkimin e një tradite që
ose ka humbur, ose është shkatërruar. Romani, sipas Henri Mitterand-it, është një “sistem prosedesh me skema
tekstuale”. Për romancierët modernë jeta përbën, siç do të shprehej Virginia Woolf, “një aureolë të shndritshme,
një mbulesë gjysmë të tejdukshme që na rrethon nga fillimet e vetëdijes deri në fund të saj”. Përmes romanit
konfrontohemi me produktin më kompleks imagjinativo-gjuhësor të pjesës më të madhe të kulturës “moderne”,
që, edhe nëse duket se ka lajmëruar fundin e vet kahmoti, mbetet një provokim fundamental i jetës dhe i
imagjinatës.

Probleme të klasifikimit

Në funksion të modelit që realizon dhe mënyrës se si ndërton botën fiktive, duke përdorur një seri operacionesh
teknike adekuate të “teknologjisë” së romanit modern, romani “Shkopi” (“Geer”, Tiranë 2002), i prozatorit të
mirënjohur Agim Isaku, mund të konsiderohet një prozë eminamentisht moderne. Prozatori na ofron një roman-
afresk me trajta të theksuara simbolike (çdo klasifikim sistematik duket se është i pamundur, për shkak të
vështirësive të kritereve të gjykimit: formalë, gjenerikë, strukturalë, jashtëletrarë, metodikë etj…) që sjell, si të
gjithë romanet e këtij tipi, një domethënie të veçantë në aktualitet. Romani “Shkopi”, sa mund të jetë një roman
historik, mund të jetë dhe një roman-kronikë (sipas kriterit formal), një roman parodik, një roman ese, një roman
politik etj. Në një atmosferë historike në lëvizje, autori zbulon probleme sociale, etike, morale, politike,
metafizike, ontologjike. Romani zhvillohet në një sfond historik, ndoshta në një nga periudhat më të paqarta të
popullit shqiptar, fillimi i shek. XIII. Duke qenë fiksion, romani nuk ka nevojë për referenca, për të ekzistuar; ai
mbyllet në aspektin virtual, duke përbërë në vetvete një kuptim global, duke huajtur përmbajtjen nga një seri të
dhënash të përcaktuara nga pikëpamja socio-historike, por gjithherë të lëvizshme e të modifikueshme. Në këtë
pikëpamje është i rëndësishëm përshkrimi i lindjes së shtetit historikisht, por mbetet aktual gjithherë rrënimi,
shkatërrimi, degjenerimi i tij. Orientimi i romanit nuk është shprehje e një tendence të përcaktuar filozofike apo
pozite politike e shoqërore, por frut i një epoke tensionesh dramatike, shembje vlerash dhe sigurie, shqetësimesh
turbulluese, kërkimesh intensive, shpresash të mëdha, që e detyron shkrimtarin t‟i kushtojë një vëmendje të
posaçme gjendjes aktuale të njeriut, raporteve të këtij të fundit me shtetin dhe me vetë ekzistencën. Agim Isaku,
për të bërë me jetë idetë e tij, luan në një sipërfaqe të stërmadhe, (duke përdorur herë teknika të pikturës

58 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

bizantine e herë teknikat mimetike të afreskut të pikturës së Rilindjes, si për të theksuar dhe shortin e dyfishtë të
shqiptareve, te ndodhur nën trusninë e Lindjes e Perëndimit) ku ka vend për zhvillimet narracionale të gjëra, ku
monton naremat e tij, ku zënë vend elementi dramatik dhe ai piktoresk - duke i kushtuar një vend të posaçëm
këtij të fundit. Ngjarjet shtrihen në hapësira të pamata perandorake, me përkatësi të ndryshme kulturore, shfaqen
mjedise nga më të variushmet, kryesisht të sunduara nga ngjyra të ftohta: manastire të izoluara në zona të
humbura, kështjella e Xhuxhës, hane piktoreskë, në një rekuizitë të pikturuar nga një dorë e sigurtë; ndërsa
veprimi kalon nga Arbëria në Konstandinopojë, në Firence e në Durrachium-in antik. Duke përdorur tonin e
kronikës, shpaloset fati me ngjitje-zbritjet e tij të një murgu arbër, në periudhën e Bizantit. Kronikani është
personazh, rrëfimtar dhe dëshmitar; ai përjeton, rrëfen dhe dëshmon. Në faqet e kronikanit ndiejmë hipostazat e
individit në histori, bardh‟ e zitë e shortit të individit si bashkëshoqërues dhe prodhues i historisë, huajësimin,
tjetërsimin, shumëpërmasësinë e personalitetit të tij, shtypjen, lavdinë, përdhosjen, rënien e ngjitjen, purifikimin
e ndotjen e ndërgjegjes etj.
Me një variacion stilesh, nga ai i rëndë, vagnerian, tek ritme më të lehta mozartiane, e me gjërësira të pamasa
përmasash, përshkruhet një perandori, shorte të kashtosura tragjike personazhesh të trajtuara herë me një
seriozitet të skajshëm, herë me një humor të beftë dhe tejet të koloruar. Kur para lëçitësit kalojnë evenimente të
rëndësishme, rrefimtari duket herë i distancuar nga ngjarjet, herë me pjesëmarrje intensive, herë ironik, herë i
gjallë, herë i ngadalshëm, herë një vëzhgues i hollë i natyrës, herë një vëzhgues i stërhollë i psikologjisë
njerëzore, herë mjeshtër i paralelizmit të të dyjave, herë në stil barok, e herë si ekspresionist, herë prodhuesi i një
parodie, herë soditës dhe paqësor, herë cinik dhe herë pjesëmarrës në dhimbjet e shortit të personazhit apo
atdheut. Përmes një alternance regjistrash ligjërimorë, zërash, të rrëfimit, të toneve, të tensioneve dhe
çtensionimeve të situatave apo te pikëshikimeve të botës, plotësohet ky afresk monumental. Agim Isaku në një
ludizëm inteligjent krijon gjithherë befasi për lëçitësin. Horizonti i pritjes është gjithmonë i papritur, i lëvizshëm,
i rrëshqitshëm, i përmbysshëm. Autori gjeneron mjeshtërisht pezmin, kërshërinë, tragjizmin, misterin, magjinë,
di të grumbullojë elemente të narracionit dhe t‟i shthurë sërish në forma krejt të papritura. Në tekst lidhen e
zgjidhen intriga, shtrohen pyetje dhe merren përgjigje në hallka të ndryshme të rrëfimit. Përgjigja përfundimtare
merret vetëm kur lexohet i gjithë romani, deri në fund të tij; autori rezervon përgjigje të befta, zgjidhje enigmash,
sqarime të fundme, çelje meditimesh të reja mbi sugjerimet që propozon ai vetë etj. Duke krijuar të paktën dy
regjistra rrëfimi, duke i parë dhe hetuar ngjarjet në një fokus dyfish, narratori thur dhe shthur, ndërton e
shkatërron, shkruan e ndreq, grumbullon e shpërndan, vendos dhe mbivendos velatura narrative në afreskun e tij.
Romani ndërton një botë, shkëput fragmente historike, redukton linja domethënëse, por nuk na jep një botë të
dhënë gati, të ekspozuar, të ofruar.
Në fakt, preokupimet e autorit janë më të thella – ato janë të rendit ontologjik dhe filozofik në përgjithësi.
Prozatori provokon raportet e individit me shtetin, raportet e individit me politikën, me vetëdijen, e shpirtit me
trupin, njeriut me kombin dhe me gjuhën kombëtare, lirisë me robërinë, njeriut me natyrën, vesit me virtytin etj.
Por më e guximshme duket nga postura e provokuesit të këtyre raporteve: marrëdhënia e individit me simbolet.
Paradigma e dikotomive mund të zgjerohet në rrathë më të gjerë dhe me implikime tejet komplekse. Zgjidhjet e
këtyre ekuacioneve nga Agim Isaku nuk janë as bardh‟ e as zi. Teksti nuk shquhet për gjuhë druri dhe për patos
patriotik, ndjenjat, madje të kundërta, ia lënë vendin njëra-tjetrës, dashuria urrejtjes, ndjenja e shenjtë e detyrës
ndaj atdheut, zhgënjimit, morali i lartë fetar, imoralitetit dhe krimit dhe vesit. Personazhet e romanit “Shkopi” jo
vetëm e duan atdheun, por dhe e urrejnë me hidhërim, jo vetëm e duan vetveten, por dhe e urrejnë atë, urrejnë
izolimin, por dhe e duan atë. Mes realitetit dhe një realiteti të trilluar, një simulakru, individi ndodhet mes një
realiteti dhe një iluzioni imagjinar, shpesh herë dhe ai i nevojshëm - në mënyrë paradoksale. Personazhi kryesor,
i identifikuar me narratorin, kalon në disa zig-zake tragjike me shtetin dhe me dinjitarët, me atdheun (që në
mënyrë simbolike e kishte krijuar ai vetë), herë i vlerësuar dhe i nderuar, herë i flakur në anonimat. Në fakt,
prozatori krijon një short real njerëzor, hoshilacionet e kësaj kurbe pasqyrojnë një fat dhembshurisht të vërtetë.
Autori ruan dhe mban nën kontroll rrëfimin, ai mbetet i ftilluar dhe në situatë turbullimesh e të ngarkuara, ka
kujdes për kalimet në kohë dhe në hapësirë, vë theksat logjikë dhe emocionalë në vendet e duhura; dhe çka
teknikisht është tejet e rëndësishme, di të ndalet në kohë, të injorojë ndodhi e momente që nuk përputhen me
synimin që ai ka propozuar. Romani shquhet për vëmendjen, hetimin dhe përcjelljen e evolucionit psikologjik të
situatave politike në tekst. Narratori është në gjendje të zbërthejë dhe te dekodifikojë koloraturë zërash,
gjestikulacionesh, shenjash me domethënie të posaçme për ecurinë politike; në një radhë mjedisesh të trishta “me
dekorë” të ftohtë gurësh e plloçash manastiresh e kështjellash, hanesh e peizazhesh bizantinë, të gjejë pistat e
sakta të zbërthimeve semantike të teksteve të shkruara, në një alternancë të vazhdueshme hetim-meditim.
Shkrimtari fikson me saktësi të madhe hollësi, në pamje të pare të parëndësishme, por, që në logjikën e
brendshme përqendrohen në rrjedhën e përgjithshme të rrëfimit, e cila drejton jetën e së gjithës. Ky i unitet i

59 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

detajeve realizohet përmes zhvillimeve të brendshme epike si dhe të lëvizjeve shpirtërore. Shpalosja në hapësirë
e ndodhive fiksionale, apo perspektiva narrative kryhet përmes narratorit-personazh; dhe jo nga “autori” - kjo
është formula teknike që na ofron Agim Isaku në romanin e tij të fundit “Shkopi”

Ritmi si funksion strukturues
(Homogjenitet i “fragmentarizuar”)

Agim Isaku e strukturon romanin e vet në një formë tejet origjinale: kronikani krijon 9 libra (përfshi dhe një libër
pa numër; shtojcë për librin VI), si 9 nënnjësi kompozicionale të së tërës, gjegjësisht me shënime, plotësime,
hetime paralele, versione plotësuese rrëfimtare, deri në harta, e skica. Në një strukturë të tillë, ku elementët e
prozës janë shënime e “libra”, autorin e shqetëson homogjeniteti i romanit. Për këtë ai paralajmëron receptorin e
tij: “Shënimet e mia, më shumë se kronika, më së shumti janë shfrime shpirtërore të kushtëzuara nga nevoja për
t’ia thënë dikujt ato çka ndjeja pas betejave e pritjeve pompoze ku njeriu thuajse nuk duket dhe humbet si dëllinja
në pyllin me ahe të lartë. (...) Është kjo një nga arsyet që shpesh këto shënime ngjajnë si të palidhura me njëra-
tjetrën”. Teksti bëhet i variushëm, qoftë në thyerjet që krijon gjatë zhvillimit horizontal të tij, qoftë në
fushëpushimet që janë harta mesjetare (si për ta fiksuar dhe vërtetuar fiksionin si të vërtetë), skica - një tentative
e Mëhill Ukë Gropës për të shkruar gjuhën shqipe, ku “fjalët të kishin grafikisht diçka nga kuptimi i tyre”, duke
vendosur dinamikën dhe ritmin e përgjithshëm. Koncepti tekst në faqet e romanit “Shkopi”, si në përvojat e
Umberto Eco-s, nuk do të thotë vetëm tekst në kuptimin tradicional, por dhe në atë jotradicional, i pranuar nga
semiotistët si i tillë: (jo vetëm gjuhësor por dhe tingëllor, ngjyror, volumor, gjestual, nota muzikore, imazhe etj. -
të gjitha këto shenja që propozojnë një kuptim.)
Romani “Shkopi” e krijon homogjenitetin e tij përmes “fragmentarizimit”, që përkthehet “ritëm në ecurinë e
tekstit”. Ritmi përbën një element thelbësor të romanit modern dhe atij postmodern. Tensioni dekonstruktiv i
ritmit kuazi-aritmik në romanin “Shkopi”, përcakton një rregull të ndryshëm në strukturën e tekstit: nga ku
karakteri asnjanës, me mungesë relievi, aspekti johomogjen apo i copëzuar, i përcaktuar nga ritmi që përmes
vibracioneve të tij jo uniforme shkakton dhe erozionin e sintaksës. Dobësimi i lidhjeve midis përbërësve të tekstit
përcakton pavarësinë e tij relative. Qendra e interesit nuk është fraza, por fjala dhe për këtë shkak entropia
informacionale rritet. Përshtypja se gjithçka është e mbyllur, zhduket. Lëçitësi është i ftuar të marrë pjesë
aktivisht në rindërtimin semantik; veçanërisht për aktualizimin e përvojave historike. Ritmi është një strukturë
bashkëthemelore e ligjërimit e manifestuar në romanin “Shkopi” përmes përsëritjes së theksave, fjalëve, frazave,
dhe paragrafëve. Ritmi, ka aftësinë të gjenerojë tipe të ndryshme organizimesh tekstuale në bazë të një funksioni
strukturues. Ritmi dekonstruktiv dhe jo izokronik, tipik i prozës moderne, bëhet, sipas mendimit tonë, për të
ofruar liri që krijojnë përbërësit e tekstit, posaçërisht për krijimin e befasive. Ritmi, në tekst, kombinon afektiven
me meditativen, është ai që drejton endjen e tekstit duke i dhënë konfiguracionin origjinar dhe origjinal në të
njëjtën kohë. Rrëfimi plotësohet, mohohet për t‟u pohuar, shkatërrohet për t‟u ndërtuar, fshihet për t‟u
evidentuar, theksohet për t‟u sfumuar, ngjyroset me humor për të marrë trajta serioze, theksohet serioziteti
skajshmërisht për t‟u shndërruar në humor. Prosedeja, duke ngjarë më shumë me disa versione hetimi mbi të
njëjtën ngjarje, i lejon prozatorit të hapë një lojë që do ta shoqërojë gjithë kohën, i lejon vetes të hedhë në letër të
gjitha mundësitë fiksionale për t‟i shndërruar në tekst.
Romani “Shkopi” shënon, sipas mendimit tonë, ndoshta kuotën më të lartë të prozatorit, dhe një nga realizimet
më të suksesshme në gjithë letërsinë moderne shqiptare, dhe jo vetëm shqiptare, një roman me një strukturë të
rëndë, me një armaturë prej metali të çmuar, një vepër që gjeneron mesazhe të rëndësishme mbi botën, mbi
atdheun, mbi shortin e individit. Romani është një projekt i përfshirjes së unitetit së reales, ai bëhet kështusoj një
mënyrë njohjeje, në tekst do të integrohen dhe ese të vërteta filozofike e psikologjike, mbi fatin, mërgimin,
luftën, paqen, dashurinë, atdheun etj.

Nga: "Modernitet i pamunguar në letrat shqipe" (dorëshkrim)
(Ripublikim - Artikulli është publikuar në "ars - albania")

nr. 9 - nëntor 2002

60 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Kim Mehmeti - Foto © Bashkim Hasani

61 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC TA 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

“ATJE DHE DIKUR” DHE “VITET E URITHIT” - VËSHTRIME

Ismet Aliu

Mbi romanet e Kim Mehmetit “Atje dhe dikur”, bot. “Dukagjini”, Prishtinë, 2002 dhe
“Vitet e urithit”, bot. “Koha ditore”, Prishtinë, 2009

Të dy romanet (“Atje dhe dikur”, “Vitet e urithit”) kanë pikëtakime tematike e
referenciale. Por një “estetikë e dallueshme” (R. Musliu), hetohet tek romani “Vitet e
urithit”

Biografi në vend të hyrjes

Kim Mehmeti shkrimtar, përkthyes, publicist / analist, lindi më 1955 në Gërrçec, afër Shkupit. Ka shkruar një
numër të konsiderueshëm veprash në fushën e tregimit, romanit dhe publicistikës. Ndër veprat e tij vlen të
veçohen: “Pluhuri që mbin”, “Dënesje”, “Fati”, “Fati i Fatushes”, “Lulehëna”, “Fshati pa varreza”, romanet:
“Shtatë ditë dënesje”, “Fshati i fëmijëve të mallkuar”, “Atje dhe dikur”, “Ritet e Nishanës”, “Vitet e urithit” etj.
Vepra e kim Mehmetit, proza tregimtare, është përkthyer në afro dhjetë gjuhë.

Linja përgjithësuese

Në fushën e prozës shqipe përgjithësisht, Kim Mehmet është emër që qysh me përmbledhjet e para të tregimeve
u imponua si vlerë. Bile-bile kujtoj se disa nga protagonistët e tregimeve dhe teksti artistik, si stil, teknikë e
përmbajtje dhe diskursi i një poetike ku shpërthen mistikja dhe magjia e fjalës, janë realizuar aq mirë në prozën
tregimtare, saqë nuk kanë mundur të tejkalohen në prozën romansore. Kjo tregon se Kimi në fushën e letërsisë
nuk erdhi aksidentalisht, por u fut në portalin e saj me një përgatitje dhe me një botë të pasur shpirtërore,
artistike e kreacionale. Por, romani “Vitet e urithit”, për të cilin do të flasim më poshtë, rrënon konstatimin. Ai
sjell vlera kulminante.

Kimi në portalin e madh të letërsisë hyri me tregime. Qysh atëherë u shqua për stilin, preokupimet, zërin e
mëvetësishëm, dhe njëfarë fuqie magjike të fjalës që të rrëmben. Në kujtesën e lexuesit, përveç tjerash, ngeli si
një rrezatim i këndshëm Magjistarja Fatkë dhe gjithsesi vdekja e bukur e Ekstasisit.
Jo shpesh, por megjithatë ndodh që shkrimtari pikërisht me shpërthimet e para të shënojë një rezultat të
pakapërcyeshëm ose fare pak të kapërcyeshëm në veprat e ardhshme. Edhe në letërsinë e përbotshme edhe në atë
shqipe kemi mjaft shembuj të tillë. Ramiz Kelmendi me ciklin e tregimeve për Ahmet Koshutanin prezantohet në
letrat shqipe më fuqishëm sesa me romanet tjera që do të pasojnë. Të njëjtën bindje kemi edhe për Kim
Mehmetin. Magjia e fjalës, stili, protagonisti bestyt, njeriu mistik parashikues, fatumi i kolektivitetit dhe
individit, monologu i dialogizuar dhe situatat tragjikomike janë bartur edhe në prozën romaneske.

Vepra e Kim Mehmetit përgjithësisht ka pak protagonistë, megjithatë imazhet dhe një diskurs i thellë i rrudhur
dhe përherë i herrur nga deskripcioni kapin sensin e masës, të kohës dhe hapësirës në të cilën vendosen
protagonistët. Këtë gjë Kimit ia mundëson virtuoziteti dhe elokuenca e gjuhës që ai di ta përdor mrekullueshëm.
Një baraspeshë gjuhësore, stilistike, kreacionale e arrin te romani “Vitet e urithit”

“ATJE DHE DIKUR” ROMAN I ESENCAVE EKZITENCIALE

Romani i Kim Mehmeti “Atje dhe dikur” trajton një temë që në letrat shqipe nuk është e re: dëbimin e njeriut nga
atdheu. Problematika e përndjekjes, dhunës, e dëbimit, e nizamllëkut, e jeniqerizmit janë tema aq herë të trajtuara
në arte përgjithësisht e veçmas në letërsi. Megjithatë autori ka kujdes që ndodhitë, spektrin e problematikës, dhe
lëndën me të cilën ndërton tekstin t‟ia paraqes lexuesit me ngjyrim të ri.
Autori i romanit “Atje dhe dikur” ka kujdes të veçantë që t‟u ikë shabllonizimeve skematike e stereotipe dhe nga
një temë aq herë e trajtuar në letrat shqipe, të krijojë një tekst situatash të reja me narracion të fuqishëm artistik.

62 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Ai arrin që gjatë ndërtimit të magmës ideo-tematike dhe estetike të ndërtojë një tekst me nëntekst të fuqishëm
poetik dhe situata dramatike ekzistenciale, ku jeta kapet me gjithë problematiken e saj, duke depërtuar thellë në
kohën dhe hapësirën e brezave. Aq lehtë kim Mehmeti i kalon muret hapësinore dhe kohore, sa lexuesi habitet.
Virtuoziteti, elokuenca dhe shkathtësia gjuhësore e poetike si dhe menaxhimi i përkryer i situatave mundësojnë
ndërtimin e një teksti letrar, poetik e polidimensional, ku edhe tek individualja frymon nënteksti që pasqyron
sensin e masës të një kohe dhe hapësire të caktuar.
Më lart thashë se tema e romanit “Atje dhe dikur” nuk është e re në letërsinë shqipe, porse Kim Mehmeti sjell
risi: ai në gjithë tekstin dhe strukturën tekstore krijon një narracion të fuqishëm dhe një situatë poetike të
kapshme, përmes së cilës shënjon shenjën e njeriut që e di artin e të mbijetuarit. Autori asnjëherë në pikat e tij
referenciale, nuk shënon momente sentimentale (po e potencoj sepse një temë e tillë jep mundësi për këtë gjë),
por na jep etnopsikologjinë dhe shpirtin e shqetësuar e të papërkulshëm, i cili ka përvojë, dhe si i tillë nuk
dorëzohet, por vazhdon gjëllimin.

Një karakteristikë tjetër, që jo vetëm kritika, por tashmë edhe lexuesi e ka vërejtur se Kim Mehmeti objektivin e
tij e vendos në ambientin rural duke pasqyruar fatumin e kolektivitetit apo individit dhe përmasën e tij
ekzistenciale e kombëtare. Protagonistët e romanit “Atje dhe dikur”, sikundër edhe në një pjesë tjetër të
krijimtarisë të këtij autori, janë njerëz të zakonshëm, të cilët janë tragjikomikë, ose, thënë më mirë, kanë kaluar
nëpër situata tragjikomike, dhe kjo ka bërë që përvojën jetësore ta bartin nga brezi në brez dhe të ndërtojnë
njëfarë “kodi” që do t‟i mbrojë nga pushtuesit, se vetëm kështu ata kanë perspektivë. Madje edhe kur janë të
dëbuar, të përndjekur, ata, në saje të këtij “kodi”, rregullash të pashkruara, atdheun e kanë me vete, dhe në atë
hapësirë imagjinatave ndjehen më mirë se kudo tjetër. Si rrjedhojë e kësaj tek protagonistët, dhe jo vetëm të
romanit që e kemi në shqyrtim, është magjikja, kujtesa historike, të ëndërruarit imagjinar që shpesh përmbyllet
brenda kufijve të metafizikës.
Në këtë roman, por edhe në krijimet tjera, qysh te librat me tregime, është i pranishëm personazhi i fallxhores që
parashikon, që mban ekuilibrin në situata të rënda, sidomos ato individuale, dhe s‟e lë të fundoset ëndrra.

Kim Mehmeti romanin e fillon me një frazë të gjatë (fjali të bashkërenditura e të nënrenditura, pra të
kombinuara) prej tri faqesh, ndërkaq pastaj deri në fund kemi fjalinë dinamike dhe figurative që jep mundësi më
të shumta kreative. Autori nuk i ka vënë detyrë vetes që të ndërtojë një tekst shpërthyes figurativ në një pjesë dhe
të zhveshur në një tjetër. Ai gjithë teksturën e bën me një tis figurativ, por gjithnjë të kapshme, duke mos i cenuar
elementet tjera që e bëjnë një vepër të rëndësishme dhe funksionale. Vetë tema dhe mënyra e trajtimit të
problematikës tregon se kemi të bëjmë me një tekst të letërsisë së angazhuar, ku protagonistët (masa) kalojnë
nëpër sfida të shumta shpirtërore e ekzistenciale.

K. Mehmeti nuk ndjek vijën tradicionale të prozës, por as nuk e braktis krejtësisht. Ai krijon një tip të prozës ku
gërshetohen tradita dhe modernia dhe kështu koncepton idetë stilistike e tematike, të cilat recipienti i absorbon
dhe kënaq shijen e tij estetike. Në romanin “Atje dhe dikur” autori kap dimensione të shumta si dimensionin
historik, mitik, ekzistencial, të dashurisë, atë relegjioz e mistik deri te përthyerjet metafizike.

Pak më lart thashë se autori depërton në kohë e kujtesë brezash, dhe duke zbritur në thellësi dhe situata
hamletiane të kolektivitetit, ai ndërton tekstin që është edhe me interes, sepse ka kontekstin historik. Pamjet dhe
imazhet, kujtesa dhe situatat, tragjikomikja na shpalohen me mjete artistike, dhe gjithnjë përmes tekstit me një
diskurs të rrudhur pasqyrohet tërësorja. Pra, në pak tekst gëlon drama e gjëllimit. Kjo është karakteristikë e
poezisë bashkëkohore, por edhe e prozës bashkëkohore njëkohësisht. Prandaj, Kim Mehmeti është shkrimtarë
bashkëkohorë, i cili në pak hapësirë tekstore kap dimensionet e rëndësishme të etnikumit. Ai nuk i imponon
lexuesit dhunshëm asgjë, por kap imazhet dhe sekuencat me të cilat e bën tekstin të rëndësishëm si temë, si stil
dhe narracion.

Narratori i gjithëdijshëm rrëfen në vetën e parë, por jo gjithmonë, dhe kalimi nga veta e parë e të rrëfyerit në
veten e tretë, është një kombinim, një teknikë që të fascinon. Ai bën përthyerje që lexuesi të mos e ndiejë peshën
e ligjërimit drejtvizor. Pozicionet e narratorit në qendër, brenda, jashtë dhe si vëzhgues, që në të rrëfyerit narrativ
kanë rol të madh, dhe dialogët e monologët e dialogizuar i japin tekstit plasticitet dhe e bëjnë shumështresor
estetikisht.

63 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Autori për objekt trajtimi e ka fatin e një familjeje, por kjo është vetëm si shënjim iniciues ku nis përpunimi
artistik i lëndës. Ndërkaq, fakti është se ai merret me të përgjithshmen, kolektivitetin dhe format ekzistencialiste
të tij. Pika qendrore e të rrëfyerit është “tash” dhe në veten e parë, por portretimi i gjëllimit të një kolektiviteti
vetëm nga kjo pikë referimi, autori e di, nuk do të ishte i plotë, prandaj përdor një kombinatorikë rrëfimi, ku
perspektiva dhe retrospektiva sjellin fragmentaritete, të cilat e përplotësojnë tërësinë. Autori e di faktin se s‟ka
tërësi pa fragmente. Ai manipulon mjeshtërisht me kohën dhe brenda syzheut tekstual shpërthehen muret e saj
dhe i mbledh fragmentet ndërton tërësoren, pa krijuar plasaritje asnjëherë në tekstin estetik që derdhet brenda
kornizës temore. Pra romani “Atje dhe dikur” (titulli, kujtoj se është gjetje e dobët, pakujdesi) është roman
situatash me një kohezion dhe përmbyllje të mirë.

Situatat tragjikomike

Bagazhi i kujtesës historike, individuale dhe kolektive, është i mbushur me situata tragjikomike. Protagonistët,
këta të rrëfimit përspektiv dhe ata të brezave që janë bërë brumi i kujtesës, shumë prej tyre, gjithnjë kanë qenë
nizamë, jeniçerë, ushtarë të perandorive e të mbretërve që ndërroheshin, dhe në gjithë këtë cikël të gjatë kemi
situatat tragjikomike: dekoratat e pushtuesit.

Shkrimtari e kap edhe segmentin e botës naive, përmes të cilës pasqyrohet humori i zi e tragjikja. Kjo
tragjikomikë që pasqyrohet përmes ironisë, të kujton situata nga “Viti i mbrapsht” i Kadaresë. Po ashtu situata
komike krijohen edhe me Hoxhën e Marien, me Plakun e Fallxhoren. Besëtytnitë janë një dimension tjetër, të
cilat jo sall në këtë roman të Kim Mehmetit, krijojnë momente interesante psikologjike deri te ato metafizike.
Autori nuk thellohet në këto situata, veçse i përmend si përshtypje, të cilat janë të pranishme “tash” ose ishin dhe
kanë ngelur në kujtesën historike të mjegulluar, të njeriut të këtyre hapësirave.

Gjëllimi brenda kodit

Më lart, u zu në gojë një “kod” brenda të cilit gjëllin kolektiviteti, por edhe individi, dhe rrugët jashtë këtij kodi
janë rrugë të shprishjes së gjakut të arbrit. Dhe, mallkimi është i gjithmonshëm.
Protagonistja qendrore Hajrija, ia falë vëllait, Demës të gjitha mëkatet, madje edhe që për faj të tij i vritet burri e
mbetet gjithmonë e ve, por nuk ia falë atë që ai thyen “kodin e gjëllimit”, braktis Kullën.

Kim Mehmeti krijon një situatë poetike duke e mbushur Kullën e braktisur me zogj, si shenjim jete, gjëllimi, në
të cilën situatë protagonistja krijon hapësirë për ëndërrim dhe hapësira imagjinative, qoftë edhe të një gjëllimi
metaforik, dhe e njëjta situatë, po ashtu poetike, përmbyset me ndezjen e çatisë, ku zogjtë vdesin (kupto
ngordhin). Vdes roja e Kullës dhe e gjëllimit: Hajria. Vdesin dhe zogjtë. Por jo ëndrra. Ëndrra s‟vdes, sepse
Kthehet Komandant Bishti, të rinisë gjëllimin brenda asaj hapësire dhe atij “kodi” ku kishin jetuar të parët e tij.
Ai do të pijë ujë në kroin që i ngjan me gjinjtë e nënës. Ai krua ka jetuar gjithmonë në imagjinatën e tij si
obsesion e fiksion.

Në fund, duhet të theksojmë se i gjithë romani ndërtohet pa rënie-ngritje edhe si gjuhë edhe si stil, edhe si tekst
artistik me një finalizim të përmbylljes, ku origjinarja, edhe pse ka kaluar nëpër gjithë ato stade të së keqes,
sërish nuk është shkatërruar; nuk është shkatërruar as nga dhuna pushtuese, as nga lakmia e pluhuri i kohëve të
perandorëve e pushtuesve sllavë.

“VITET E URITHIT” KONCEPT I ESTETIKËS SË LARTË EKZISTENCIALE

Pas marrjes së çmimit roman i vitit, në një konkurrencë gjithëshqiptare “Vitet e urithit” u aktualizua rishtas,
duke u ribotuar tash edhe në Prishtinë nga “Koha ditore”.

Kim Mehmeti në romanin “Vitet e urithit” ndërton një tekst artistik shumështresorë, të pasur me sintagma e
frazeologji, të pasur me përmbajtje, të pasur me teknika të rrëfimit, të pasur me nëntekst të fuqishëm, të pasur me
arsenalin figuracional, të pasur me shumësin e ideve dhe tematikën, të pasur me mikro dhe makrokozmosin e
personazhit, me aktualitetin e mesazhit dhe me kreacionin poetik të një proze që shtrihet mes fiksionit dhe reales,
magjisë dhe ireales, fantastikes dhe konkretes, intuitës dhe iluzores, një prozë e dendur që shënon mëvetësinë
stilistike të autorit.

64 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Dimensioni kohë në roman

Në strukturën e shprehjes romaneske, të Kim Mehmetit tek romani “Vitet e urithit”, koha si nocion, si kategori
filozofike, si dimension, përkatësisht manipulimi mjeshtëror i shkrimtarit me të, e bën veprën në fjalë të
fuqishme me koncept kreacional dhe unikale.
Kim Mehmeti niset prej një pike referenciale, qendrore, por mesazhet, pasazhet, referencat, përkatësisht kujtesa
historike e etnikumit, brenda të cilës gjëllin jeta, vjen nga retrospektiva dhe ajo shkrihet brenda pikës referenciale
të perspektives, në mënyre mjeshtërore, duke krijuar dimensionin kohë brenda teksturës së pasur, ku as teksti as
koha (koha kushtimisht) nuk janë krijuar me fragmentarizma.
Narratori, gjatë gjithë kohës, rrëfen në veten e tretë. I ulur lart, në një pozicion të mirë vrojtimi, të ngjan në një
filozof që rrëfen urtë, po dendur, duke zbritur herë-herë mes heronjve të atij Fshati që i ngjan gojës së kalit.
Autori nuk ka shumë pozicione të vështrimit, po them në kuptimin e lëvizjes së narratorit, e jo të teknikave
narrative. Narratori arrin që jo vetëm të na japë-pasqyroj pamje, por dhe ia del të ndërtojë vepër tredimensionale,
pa rënë në kurthet e eksperimentimit.

Kim Mehmeti, kujtoj se në këtë roman manipulon me kohën në mënyrë të përkryer, si asnjëherë më parë në
opusin e tij krijues.
Nëse shkrimtari manipulon me kohën, me teknikat e rrëfimit, me lëvizjen, pozicionet brenda tekstit artistik,
padyshim është shkrimtar i madh. Të gjitha këto veçori janë të pranishme te “Vitet e urithit”, por kujtoj se
manipulimi i shkrimtarit me kohën si dimension të fascinon, kështu që do të ndalem në këtë segment, duke bërë
një komparacion mes “Përbindëshit” të Kadaresë dhe romanit që e kemi marrë në shqyrtim. Në romanin e
Kadaresë dimensioni i kohës antike të Trojës dhe dimensioni i kohës moderne të Tiranës, brenda tekstit
shumështresor nyjëtohen, bëhen një; një tablo, një tërësi unikale. Të dy palët, trojanët e antikës dhe shqiptarët e
Tiranës moderne në kuptimin e kohës, siç dihet, merren me mitin e Kalit. Ndërkaq, te romani i Kim Mehmetit
“Vitet e urithit”; bëmat, vuajtjet, emocionet dhe heronjtë nga kujtesa historike, vijnë brenda pikës së referimit në
momentin e tashëm të ndërtimit të tekstit kreacional. Referencat që vijnë në formë reminishencash dhe hyjnë
brenda teksturës artistike e pasurojnë edhe më idenë për të na dhënë tërësinë e gjëllimit. Kujtimet që vijnë që nga
kohët osmane dhe që derdhen brenda fjalisë, brenda poetikës narrative, krijojnë tërësinë kohore si dimension. Ta
qartësojmë paksa. Rrëfimet nga e kaluara si retrospektivë derdhen brenda narracionit perspektiv pa shënuar çarje
brenda dimensionit kohë. Kimi, madje edhe brenda të njëjtës fjali shkrin retrospektivën në perspektivë duke
krijuar koherencë të plotë. Pra, kjo tregon se Kim Mehmeti di t‟i shkrijë kohët brenda një dimensioni, dhe gjithë
lëndën brenda një narracioni, brenda një poetike...

I gjithë teksti romansor i Kim Mehmetit ndërtohet përmes një narracioni që anon kah shprehja poetike, që
fuqizohet me urtinë e filozofisë popullore dhe përvojën e etnikumit. Teksti ka poetikën, ndaj i ka edhe shtresat e
kuptimit, siç do të vë autori në gojën e personazhit në mbyllje të rrëfimit: “...të gjitha ngjarjet që i rrëfenin
fshatarët kishin së paku nga tri domethënie: atë që ua japim dhe i besojmë ne, atë që e besojnë dhe e thonë të
tjerët dhe domethënien që kalb dheu së bashku me të ndjerin, që atë domethënie përjetë e ka mbajtur të mbyllur
në vetvete.” (f. 214)
Pra, në tekstin e dendur stilistikisht të romanit “Vitet e urithit” është teksti në kontekste të shumta, por edhe
nënteksti. Është e qartë nga përvoja krijuese se as me këto mjete dhe shtresa, herë-herë nuk mund të shënjohet
gjithë spektri i sensibilitetit dhe kreativitetit. Këtu edhe është mundësia e gjurmimit të kreativitetit të
gjithmonshëm.

Personazhi kompleks

Vepra e Kim Mehmetit siç ka pikat kyçe të referimit, të nyjëtimit, të thurjes e shthurjes, ka edhe personazhet që
bartin ide e mesazhe.
Në Prozën tregimtare si dhe në atë romaneske të K. Mehmetit kryesisht kemi pak personazhe. Por personazhi i
tekstit narrativ të tij është në të shumtën e herëve kompleks idesh. Të tillë këtu te romani “Vitet e urithit” janë:
Hoxha, Kryeplaku, magjistarja Fatkë, Mësuesi. Kemi edhe personazhe ideografike, që shfaqen në rrafshin mitik e
mistik dhe demistifikues si Ibrahim Hoxha dhe çami me kokë të prerë. Por personazhi më kompleks në gjithë
krijimtarinë e Kim Mehmetit është magjistarja Fatkë, të cilën e gjejmë edhe në prozën tregimtare. Magjistarja
Fatkë bart ide, fiksion, yshtësi, fshehtësi, rrëfim e veprim magjik. Dhe nëse nxjerrim përfundimin se proza e Kim

65 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Mehmetit është kombinim i fiksionit, i reales dhe i rrëfimit magjik, atëherë kjo e fundit bëhet përmes magjistares
Fatkë, e cila bart në vete ide të shumta dhe misticizëm. Fatka është personazhi që zhduket në një vepër dhe
rishfaqet në tjetrën. Edhe tek teksti i romanit “Vitet e urithit”, vdekja e saj është e mjegulluar. Arti i magjisë së
saj në poetikën e narracionit është i madh, prandaj rishfaqja në një tekst tjetër është e mundshme. Kim Mehmeti
përmes magjistares Fatkë mëton të lidhë veprën e tij, duke shënuar linja personale të kreacionit narrativ. Fatka
është konkretja dhe imagjinarja që i pasuron idetë me anën e panjohur dhe të padukshme të botës dhe veprimit të
saj.

“Vitet e urithit” është roman që ndërtohet përmes monologëve të brendshëm të dialogizuar. Në brendi të rrëfimit,
ku edhe përditshmëria e trivialja, ngrihen në art dhe shfaqen përmes humorit të zi e groteskut, janë segmentet,
çelësat që ndërtojnë poetikën e tekstit. Urithët e nëndheshëm (e padukshmja, frika), Vallja e Ibrahim Hoxhës
(kujtesa, gjaku, masakra), Malli për ta parë Shqiponjën në qiellin blu (liria, por edhe dilema), çami i varrosur pa
kokë (shtrirja e mitit dhe shumëzimi i tij), mjalti i Fatkës (balta, lulet, dielldrita, pika e vesës mëngjesore), zëri i
shterur i hoxhës (agonia e perandorisë), rrapi me gropë (mjegulla, miti, fshehtësia) Fshati në luginë, që i ngjan
gojës së kalit (tkurrja, frika, por edhe metafora e ekzistencës) etj., janë çelësa të madhështisë së poetikës
narrative, që t‟ i kujtojnë fjalët çelës të krijimit poetik: poezisë.
Kujtesa historike, mitikja, grotesku e humori i zi, janë segmente që Kim Mehmeti po ashtu i ngre deri në
struktura poetikë.
Teksti ndërtohet përmes rrëfimit stabil. Nuk ka rënie/ngritje, përpos ndoshta në ato pjesë ku shfaqet shenjëzimi i
dokumentares, por autori edhe këtu përmbush shijen estetike të recipientit duke aktivizuar humorin e groteskun,
mentalitetin /naivitetin e ngritur në poetikë.

Përfundim

Proza e Kim Mehmetit qoftë ajo tregimtare, qoftë romaneske shënjon vlerat më të arrira të letërsisë bashkëkohore
shqiptare. Me romanin e fundit “Vitet e urithit” kjo përshtypje veç sa fuqizohet më shumë, dhe kështu ky roman,
përbën pjesën më të shëndetshme të letrave shqipe duke shkuar krahas prozës së Fatos Kongolit, Teki Dervishit,
Fatos Arapit, Lazër Stanit, Arian Lekës, Musa Ramadanit, Mehmet Krajës, Ridvan Dibrës, Zija Çelës etj.

Në hapësirën e quajtur Fshat që është hapësirë metaforë, dhe jo vetëm e këtij romani, por e pjesës më të madhe
të opusit të autorit, teksti shënjon narracionin e stilit të dendur me shenjën autoriale dhe rropatjen e personazhit
nëpër situata ekzistencialiste. Ky fshat, mbase edhe për shkak të magjisë së rrëfimit, ta kujton Makondon e
Marquezit.
Veçse, pa as më të voglin dyshim, Fshati i Kim Mehmetit është Makondoja shqiptare, ku derdhen historitë,
pikëpjeken fatet dhe heronjtë që përballen me valët ekzistenciale.

66 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

67 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

ART I FUQISHËM I MESAZHEVE HUMANE

Nuhi Ismajli

(Musa Ramadani: “Neurosis”, bot. “Zef Serembe”, Prishtinë, 2008).

Vepra “Neurosis” e M. Ramadanit, e censuruar më 1972 dhe e botuar nga autori, për

herë të parë, më 1973, shquhet për temat e mëdha e të larmishme, paraqitjen e realitetit
të vrazhdë të jetës shoqërore e kombëtare, në kohën kur një trajtim i tillë censurohej ose trajtohej kryesisht
përmes alegorisë.
Trajtimi i drejtpërdrejtë i jetës në tërë vrazhdësinë e saj dhe mbi bazën e përvojave të artit modernist e synimeve
të krijuesve të tij, në këtë vepër, ishte në kundërshtim edhe me synimet e një rrjedhe të letërsisë shqipe të
Kosovës, synimeve soc-realiste të krijimit e të vlerësimit letrar. Vepra “Neurosis” shquhet për mesazhet shumë
njerëzore, të formësuara përmes një strukture të bukur letrare, origjinalitetit e forcës së saj artistike etj.

Dhimbja personale - temë kryesore

Problematika e veprës “Neurosis” përkon kryesisht me problematikën e preferuar të veprave të ekspresionistëve
(shqetësimet personale, problemet sociale, dashurisë, luftës, qytetit dhe tjetërsimit të njerëzve, problemet e
njeriut moden etj.), por, në një masë, edhe me problematikën e veprave të surrealizmit (persiatjet për moralin dhe
vetëdijen, me ç‟rast, në raport me njeriun dhe botën vendos moralin e vërtetë, të natyrshëm, pastaj edhe paraqitja

e peizazhit të brendshëm të shpirtit).
Kështu, në qendër të veprës “Neurosis”, si edhe ekspresionistët,
poeti vë shqetësimet personale: sëmundjen, vuajtjen dhe
dhimbjen e tij.

Në foto: Musa Ramadani

Vepra “Neurosis” është një poemë apo një monodramë lirike, në
të cilën tema kryesore është drama e sëmundjes, vuatjes,
dhimbjes e pësimeve të poetit.
Në të poeti, nëpërmjet kronikave më të vogla poetike, iu
drejtohet altruistëve, për t‟ua rrëfyer rrëfimin për brengën e vet
(f. 50), rrëfim, të cilin, me modesti, e quan “rrëfim të thjeshtë /
të një njeriu edhe më të / thjeshtë mbi lëngimin e tij / jo aq të
thjeshtë” (f. 50); rrëfimin për lëngimin e tij prej pesë vjetësh
(NJ, f. 51); enigmën e sëmundjes, persiatjen, meditimin,
dyshimin dhe dilemat për të (E, 25; I, 37); dhimbjet fizike e
shpirtërore, dhimbjet “që si brisk rronjës m’shkallmojnë” (f. 25),
gjilpërat e dhembjes (f. 45), dhimbjet që i përtërinë mesnata (f.
38), kokën e molisur, qepallat e rënduara (61), zërin e ngjirur (f.
66); dhimbjen e përcjellë me shqetësime (18), psherëtimat e
grahmat e shpirtit (f. 45), lëngimet varrimtare (f. 55); dhimbjet
ku dita të bëhet vit, dhimbjet ku trembëdhjetë ditë të bëhen
trembëdhjetë vjet (f. 59); dhimbjen ku “Ngreh fron bardhësia /
Heshtja dhe qetësia / e pafundme vetmia” (f. 83), po edhe bezdia (f. 24), apatia (f. 57) etj.; dhimbjet ku më lehtë
lind një fëmijë se një varg dhe, ku, poeti, ndjen dhimbjen edhe nga pamundësia e shkrimit (f. 17 e 25) etj.

Paraqitja e ambientit të spitalit, gjërave e sendeve të ndryshme brenda tij: atmosfera (f. 17; Ç, f. 18), njerëzit e
sëmurë, heshtjet (Ë, f. 27), dyert, njerëzit (GJ, f. 33), lëngimi mes bardhësiave, i braktisuri (LL, f. 45), lënguesit
në spital, tavolina (M, f. 47), lënfgimi brenda spitalit, muret, shtretërit, ngjyrat (Z, f. 81) etj., i ka dhënë

68 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

mundësinë autorit që të japë më me forcë dhe në mënyrë dramatike përjetimet dhe vuajtjet e veta dhe të të
tjerëve.

Veprën “Neurosis” e përshkon një ndjenjë e thellë njerëzore dhe meditim për jetën, njerëzit dhe problemet më të
ndryshme njerëzore. Poeti nuk paraqet këtu vetëm sëmundjen, vuajtjen, dhimbjen dhe pësimin e vet, po edhe
brengat, shqetësimet dhe vuajtjet e mëdha edhe të të tjerëve (f. 52). Në këtë vepër, poeti është vetëm një nga ata
që vuajnë në spital, aty “ku - / Akëcili n’vetvete lëngon / Në mënyrën e vet” (ZH, f. 83).
Kështu, në veprën e tij poeti paraqet edhe sëmundjen, vuajtjen dhe dhimbjen e pesimistit (D, f.19), dëshpërimin e
alkoholistit, shkaqet dhe pasojat e tij (f. 72), dhimbjen e bashkëshortit të tradhtuar (X, f. 75), gjendjen e rëndë të
jetës dhe vuajtjet e hamallit (f. 70 e U, f. 71), e të minatorit (Nj, f. 51), vuajtjet e të varfërve nga mjerimi (O, f.
53), etj.

Larmi e rëndësishme tematike

Vepra “Neurosis” është një kronikë e madhe e përjetimeve shoqërore e kombëtare më dramatike të kohës, pra
edhe vepër e një tematike të larmishme dhe tejet të rëndësishme, në të cilën poeti, krahas shqetësimeve
personale, trajton edhe brengat, problemet e shqetësimet e ndryshme shoqërore, kombëtare, letrare etj.
Kështu, poezia e parë e veprës (A, f. 11), është poezi patriotike, në të cilën poeti shpreh pakënaqësinë e tij lidhur
me rrethanat e jetës dhe shpreh ëndërrimin për zgjimin e vetëdijes dhe kërkimin e një realiteti tjetër jetësor.
Realitetin e hidhur dhe mohimin e tij, poeti e jep edhe në poezinë H, në të cilën poeti flet për gjunjëzimin e jetës,
jetën, ndërmjet jetës e vdekjes (f. 35). Në poezi të tjera, poeti na rrëfen për rrethanat, në të cilat njerëzit duken
zogj të tulitur (f. 36), ose për jetën pa gjallëri e me momente tmerri, siç i shenjon teksti poetik i poezisë (B, f.13)
etj. Patriotizmin e tij poeti e shpreh edhe te poezitë në të cilat ai persiatë qoftë për krijimin e poezisë së vet ose
atmosferën letrare të kohës.

Në poezinë e veprës “Neurosis”, poeti M. Ramadani shquhet edhe për paraqitjen e aspekteve të ndryshme sociale
të jetës, me ç‟rast është dhënë imazhi i gjithanshëm i kohës dhe gjendja e mjerë e qenies njerëzore në ato
rrethana.
Poeti flet për kohën, si kohë e mjerimit, e pesimizmi dhe e absurdit (”Paj kjo kohë pesimizmi është”, D, f. 19;
“…si kërmilli jam tërhequr në strofullin tim”, f. 20), revoltën dhe protestën e njeriut të shtypur, të tëhuajsuar, të
mbyllur në vetvete (f. 21).
Dhimbja dhe pesimizmi kolektiv është edhe nëpërmjet paraqitjes së vuajtjes së poetit (DH, f. 23), ku, gjatë
leximit, mund të ngjallet kuptimi alegorik.

Sikurse poetët ekspresionistë edhe M. Ramadani është i interesuar për tema sociale. Poezia e tij me forcë
dramatike, jep mjerimin social të kohës, nëpërmjet paraqitjes së fatit të njeriut të thjeshtë, jetës së rëndë të të
varfërve (O, f. 53), trajtimit të keq të punëtorit. Në veprën e përmendur paraqitet figura tragjike e minatorit (NJ,
51), e hamallit, e njeriut të zi, me fat të zi e me emër të zi (U, f. 71).
Në poezinë e tij poeti ka trajtuar edhe dukuri e vese të ndryshme të kohës. Kështu, ai vë në dukje dukurinë e
alkoholizmit e të zhgënjimit, si pasojë e realitetit e të këqijave të jetës, por duke përkrahur fatkeqët, të cilët jeta i
ka mposhtur e bërë alkoholistë (f. 72 dhe V, f. 73) dhe ngritet plot revoltë kundër mashtrimeve të kohës, lustrimit
të realitetit dhe premtimeve të rrejshme (S, f. 63).

Në veprën “Neurosis” , një ndjenjë, e cila, si temë, zë vend të rëndësishëm, si edhe në veprat e ekspresionistëve,
është edhe ndjenja e dashurisë. Refleksionet e poetit për dashurinë janë të thella. Poeti shpreh pikëpamjen për
vlerën e dashurisë, mënyrën si afrohet e pranohet ajo, peshën e reflektimin e saj në botën njerëzore ( “Dashuria
ofrohet si buka si uji si liria / Dashuria kërkohet si ajri si zjarri si shpëtimi” (TH, f. 69).
Poeti shpreh brengën për mungesën e dashurisë së sinqertë (“Jeta është treg i madh ku këmbehen dashuritë / Po
s’dihet mirëfilli se kush ofron e kush kërkon” (TH, f. 69), rrënimin e dashurisë dhe dashurinë e kthyer në
dhembje.
Ai shqetësohet për pandiesinë njerëzore, raportet e prishura ndërmjet bashkëshortëve (X, f. 75) dhe ndërmjet
njerëzve. Në këtë rast, në vend se urrejtjen kundër atij që rrënon dashurinë, poeti pëlqen të shprehë dëshpërimin,
zhgënjimin, dhembjen dhe përkrahjen për njeriun që e ka pësuar (X, f. 75).

69 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Në poezinë e veprës “Neurosis” trajtohet edhe një temë tjetër e preferuar e ekspresionistëve dhe një temë e
trajtuar, më parë, edhe në letërsinë shqipe të Kosovës – tema e tjetërsimit njerëzor, dukuria e rrënimit shpirtëror
të njeriut (P, f. 55), krijimi i njeriut pa ndjenja, njeriut “makinë”.
Në këtë rast, në konstatimin dëshpërues të poetit, theksohet ideja se, përderisa, në njërën anë, kemi zhvillimin
teknik dhe lehtësimin e jetës së njeriut, në anën tjetër kemi zvetënimin, zhdujen dhe shkatërrimin e botës
shpirtërore e morale të tij (“Njeriu dhe makina / Dy antipode që mezi durohen / … / Makinat zhurmojnë makinat
gërhasin / Topiten ndjenjat e njeriut veniten / Robotizmi shpirtin do t’na mohojë / Neurozat lëngatë
internacionale u shpall”, SH, f. 65).

Larminë tematike të poezive të veprës “Neurosis” të M. Ramadanit e dëshmon edhe trajtimi i çështjeve të
ndryshme të poezisë.
Mjaft poezi të veprës “Neurosis” japin momentet dhe gjendjen e poetit, në rrethanat e krijimit, dhe mënyrën e
krijimit të poezive (si: Ç, f. 17; E, f. 25; J, f. 39; K, f. 41, 42; L, f. 43; M, f. 47; Q, 57; Rr, f. 61, 62, 66 etj).
Po, mjaft poezi të veprës së përmendur japin edhe atmosferën letrare të viteve „70, në letërsinë shqipe të
Kosovës, qëndrimin e poetit kundër krijimeve të pavlera, censurës, krijimit dhe vlerësimit soc-realist (F, f. 29; J,
f. 39; K, f. 41) etj.
Poeti nuk e donte heshtjen dhe, me poezinë e tij, po protestonte kundër realitetit të keq të kohës, si dhe kundër
absurdit të heshtjes, përballë vuajtjes dhe tragjikës (Ë, f. 27).

Veç çështjeve të përmendura, në veprën “Neurosis”, trajtohen edhe shumë çështje të tjera, të cilat, në kohën e
krijimit të veprës, paraqisnin dukuritë dhe problemet e mëdha të kohës.

Kuptim i mundshëm alegorik

Në kohën kur, për shkak të pozitës së shkrimtarit, kishim një prirje për paraqitjen metaforike të realitetit,
fshehjen pas simboleve, metaforave e alegorive, dhe në kohën kur po imponohej edhe krijimi e vlerësimi soc-
realist e po kërkohej lustrimi i realitetit, M. Ramadani, në veprën “Neurosis”, po i shfrytëzonte përvojat e
letërsisë moderniste (veçmas të ekspresionizmit e të surrealizmit) dhe po i trajtonte drejtpërdrejt temat e mëdha të
kohës, temat e ndaluara.

Por, edhe teksti i veprës “Neurosis”, gjatë leximit, ka mundësi të fitojë edhe kuptim alegorik, duke dëshmuar
kështu, jo vetëm artin, po edhe larminë tematike të veprës.
Kështu, sëmundja e poetit të jep mundësinë e një leximi alegorik, si një paraqitje figurative metaforike dhe
shqetësimit individual e kolektiv kombëtar të kohës.
Figura e poetit, me shqetësimet e vuajtet e tij dhe me spitalin, gjërat, sendet, ngjyrat, disponimin etj., me
kuptimet e tyre simbolike, alegorikisht mund të ngjallin kuptimet për kolektivitetin shqiptar të kohës, gjendjen,
shqetësimin dhe vuajtjen e tij.
Edhe vetë pesimizmi e nihilizmi, që lexohen në tërë atmosferën e poezisë, ka të bëjë me disponimin shoqëror e
kombëtar dhe jo vetëm me disponimin e poetit nga shkaqe shëndetësore. Në thënien e poetit: “Kujtoj se / më së
denji / këtu / është gjunjëzuar / jeta ime” (f. 34), nuk është fjala vetëm për gjunjëzimin e jetës së poetit, por edhe
për gjunjëzimin e jetës së individit dhe të kolektivitetit në përgjithësi. Neurozat e poetit, në kuptimin alegorik,
paraqesin shqetësimet e shoqërisë, përballë problemeve të ndryshme të kohës.

Veçantia dhe forca e shprehjes

Poezitë e veprës “Neurosis” shquhen për organizimin e bukur të tekstit poetik, organizimin e vargut e thyerjen e
tij funksionale. Ato nuk shquhen për përdorimin e dendur të figuracionit, por për elekuencën e shprehjes dhe
bukurinë e rrëfimit, si dhe për përdorimin e një figuracioni tejet origjinal, në vendin e duhur, me veçanti dhe me
efektin e tij befasues.
Talenti krijues dhe kultura letrare i kanë dhënë mundësinë autorit që, pa kaluar në manierizëm, të shfrytëzojë
mundësitë e ndryshme dhe efektet shprehëse të lojës me fjalën.

70 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

71 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

Sokol Zekaj

(Cikël poetik)

TREMBËDHJETË VARIACIONE MBI Si një lëmsh i pakapshëm
NJË NDJESHMËRI Në sytë e imagjinatës.

1 7
Fshehur në kaçubën e vjetër Ish ora tetë e mëngjesit.
Me gjelbërimin e ri Lepuri hyri në vallen mortore
Te një pikë e pashënuar në hartat e gjuetarëve, Në spektaklin më tragjik,
Lepuri bën gjumin e lepurit. Më zbavitës
Dhe më të përfolur
2 Në rrafshinën buzë përroit.
Rrezja e diellit është thupër e artë
Që e kruan në vesh 8
Me do tinguj të ëmbël. Gratë korrnin grurë,
Dhe i këndonin dashurisë.
Por lepuri e di
Në majën tjetër ka një kokërr rrufeje! Zogë, e ndolla vidi-vidi!
Zogë, a vjen mishi a vjen shpirti!
3
Dita është e kaltër. O gra gazmore,
Mos e zbuloni lepurin
Lavërat avullojnë. Nëse ju thonë gjuetarët,
Nëse ju pyesin: a na e patë një lepur
Lepuri mbështillet në pëlhurën e prehjes Fshehur mes dy veshëve?!
Endur me shushurima bari dhe drurësh,
Dhe me regëtimat e shpirtit. 9
Korije,
4 Nënë e psherëtimave
O njeri! Në udhëkryqin e erërave,
Mos e vështro lepurin në folenë e vet! Jepmë një gjethe
Ai është i ndjeshëm Ta mbuloj lepurin që dridhet,
Si drita e syrit,
Si thelbi i zemrës, Në mos do të këpus dorën time!

Ai është i gjithi sy dhe zemër! 10
Më rreh zemra
5 Si lepurit pas një dredhie të hollë
Lepur, Tek ndjek të lehurat që largohen përtej korijes.
Imazh i elegancës,
Shprehje lakonike e përbuzjes, 11
Shpirt i panënshtrueshëm i mëngjeseve, Lepuri nuk është mik me gurët
Atlet i guximit, E pandjeshëm
Pranon sfidën Ndaj saçmave të gjuetarëve
E njëzet zagarëve Ai është i kthyeshëm si luledielli ndaj diellit
Të cilët të ndjekin si një stuhi e keqe djajsh. Është antinomi i gjësë së pashpirtë!

6 12
Në një rrahje qerpiku Kush kullot në kopshtet e natës
Lepuri shpështillet Dhe kërcen në rrezen e hënës

72 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Si kukulla e Krishtlindjeve Në lutjen e të gjallit
Në gishtat e mjeshtrit çudibërës? Mbi re e ngre me avullin.

13 -Me shije t‟mirë end drithin
Lepuri prehet mëngjesit vegimtar Dhe andrrën bariut,
Kur dielli e ngroh dhe era e freskon Me shend shtratin çiftit
Me mjaltë fëmijës gishtin.
Prehja është përherë një qelq i krisur
Se lepuri e di ku i fle lepuri gjuetarit. N‟tryezën e terziut
Ngjyrat vallen nisin.
KANTIK PËR HIJESHINË E SHIUT Ç‟njomësi i sjell njeriut
O hije-shi e shiut!
Shushurin çative shiu
Kaq i qetë thuajse PJERGULL MBI MUR
Asht heshtja që vetiu
Po shtrihet shpirt njeriu. Kam pranë një pjergull
Shpirt mundimqar
Zbritur prej qielli te ne Shtat lakadredhur
Si frymë përjetësie, E lehtë si shtregull.
Me hap lepuri shkel
Në zall e në zabel. Ka ndalë nën portal
Si pelë këmbëlejlek,
Ne marrim mall magjie Si pelë a si kalë
Në zemër, diç të trishtë Që mbart barrën e bardhë.
A lotë ambëlsie?
-Ujë që bie fije-fije Vera verë i jep
Kur prekur për mur
Dhe dridhesh nëpër dritë, Mushti bletën deh
Ku lidhesh pa u këputur Në afsh dielli tek
Tek na lëmon ndjesitë?
-Në çengela tek yjtë Furet në zhumhur
E ia shkartis limfën
Me rrezen e padukur Që lëviz sikur
Të ftohtë e të pabujë, Ujët nëpër zhur.
Të lehtë e vegim-bukur
Si syri i përgjumur. Ka motër zanat, nimfën
Me qumështin glukozë.
Kreh ajrin si grabujë Me magjinë dhe frikën.
Që nga katet e larta. Kur hana i hedh dritën
-Ujë që i bujt gjithkujt
Tek rrokullis rruzujt Ëndërron për një shkozë
Prej ere në korije.
E pikave të arta Sikur merr mbidozë
Sikur bien prej perit, Pikon loti rozë.
Ç‟u flet krojeve të narta
Dhe lavrave të avullta? Idil vijueshmërie
I kohës-ujë kujtese
-Me lëng e mend kërcellin Që rrjedh e brengë na shtie.
Fushës ku rrit barin, Breza-breza biem
Fushës e liqenit
Si pare peshku sermit. Si dheu nën shkelje lese
Kur voket toka n‟ara.
Të shuemit i njom varrin, Na vjen vegim largese
Me lule i luloj shpirtin Brymë gri vjeshte

73 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Kristalesh të lara, Hijes mendova për Danten. Kuajt kullosin.
Që ndrin mbi trinë. Shtëpinë e kam kodrës me dritare në qiell.
Tek e shtjell shtrëngata Dritarja, e mbramja e mundësive që sosin!
Mbaj mend kur pata
Një lagcinë shi e ndryshoi botën, si panair
Rënë në rimë, Prekur çudie në një anije natën mes detit.
Atëherë më dha kastile Përjetësia vjen afër nesh, dhe ka një fytyrë
T‟natyrës harmoninë Ku ndihemi pa peshë si avuj lulesh qiellit.
E lartë, jo mërinë.
Shiu i liroi pa çmim aromat e tokës. Ky yll
Si grua arturinash, Sa e trazoi ujin që flinte si gjeth n'shuplakë!
Vajzave tek e vjelin, Dhe qokthi, jehona jo zëri, n'vete na mbyll
Të florinjtat vile Pafundësisht; çelsin në pus të heshtjes e flak.
Ua vegon syve .
Netëve qielli më ngjan si një pallat kristali
Unë mirë e ndiej si i prekin Me kolona drite që unë i prek pa mëdyshje
Ato frymkëputura Dhe ti tek hyn e del atje, jep e merr sinjale
Krasitur në ijë. Me zotërinj delfinë, zonjusha dallëndyshe.
Ambël-ambël netëve
Pashë n'ëndërr prej shpuze një kodër n'erë.
Kumbojnë të bukura Plaku zhelan, një shoshë sa kutiza e rubinit
Nyje- fyej- yje. Më dha, më tha: ndaji këto, ç'janë përzjerë,
Si teh i gërshanës, Vegimin e së bukurës nga shkëlqimi i krimit!
Krisje n‟mur, e hanës.
Dhe unë ëndërrova dikur shkëlqime, frone,
VERA FANTASTIKE Jo t'florinjtë, prej natyre, diçka si maje lisi
Me diell larë; se arti si harmonia superiore
Zëra dallëndyshesh qershori nëpër strehë, E gjërave, nuk ka dhunë por, begati shpirti
Prizma magjikë, si tingujt blu të delfinëve!
E bardha e gushës, push i lehtë jastëkësh E mendimi. I ngjita tërthoret e jetës, i bëra
Për ëndrra fëmije që qiejve venë e vijnë Përvojat e mia lëndë gjërash që më ngrinin
Si pata dashur. Por çdo orë jo se sak më ra
Në gjumë e në zgjim. Zemrat si bar e lule Si fazan që fais farërat n'një filxhan floriri.
U këndellen në shend shirash Shëngjergji.
I deshe dallëndyshet asaj vere, s'e di pse, Kalova shpërfillës mes gjërash të përditshme
Shumë, për çudi, e i quaje delfinë të vegjël. Si njeriu turmës tek lyp dikë që dot s'e gjen,
Përshkuar nga arti si perdja nga drita e ditës
Hyre ndër varreza si një gjeth, unë mbeta Si pema prej erës, si një kraharor në rontgen.
Hijes së një peme frike që atë çast m‟u rrit
Befas në zemër. Në gropa joshjesh të qeta Pluhurizë paqeje poleni poezie! Vezulluese
Ti mund të harroheshe si Liza te Çudirat. Dhe erëmirë klima! Por t'tjera takime pata,
Inkandeshente, me poetë, magjikë edhe pse
Varrezat janë prapë aty midis dy përrojesh. Baloni i verës më çahej si reja nga shtrëngata
E blerta e dardhave sapo pikëzoi të verdhën.
Gjarpri hedh valle me kosën ndër tërfoja Tash e parë, se si! Prej simes dobësi. Larg,
Dhe gruas i falis gjoksi si nga kallëza elbi. Ja, horizonti prej uji si një e diel e murrme
Nxin një varr diku, si varri nxin një varkë
Kështu e ka fusha. Shoh një plug, ndihem Hapësira lëkundet. Je hije a dallgë a mure?
I plotë ndër mendime të thjeshta e të imëta
Si lamë me grurë, si pemë me fruta, them Bora brinjës sheh ujin si rend, fëmijët e vet
Për cilësinë e vetëdijes, diçka që nuk e dija. Në kalushë të kaltër. Bie nën rrokullimë atje
Dhe ngrihem plot plagë. Dielli n'ajër godet
Vapa fishkëllen si farkë. Mora ujë dhe diell. Me rreze. Jehon L'or de la trompette d'Étè*

Nga hija ku rrija t'shihja me frikë dhe ankth

74 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Si luaje me thika mbi grykë pusi të zi, dhe ti Fashë mbi andrralla mëndafsh i zi,
Magji më bëje me ajrin tragjik të zërit tënd, Unë jam lisi nën Udhën e Qumështit,
Po, sa keq, kishe më shumë dhunti se zotësi! Dhe i menduari guri gri!

Erë poli ndjeva në krahë pëllumbash çative DRAPRI KËTU DHE ATJE
Gjithë verës, dhe e gjitha zgjati të tillë çast
Sa ende narth; n'ujëra dashurie zbrita i lehtë Hëna ndrin si drapër
Plot ajër prej përmbytjes si orizoret në mars. i artë.

Dielli mbështetur për mal pak gaz tue përgi, Drapri ra në ujëra.
Dy rreze nis, për shelgjet lëshuar mbi ujëra,
Të kthjellta si ironi fëmije që sheh me sherri *
Një vajzë para pasqyrës. Zallesh zana zura Imazhi i draprit vozit si varkë
në det grunoresh të arta.
Për mike që mbasi gur më bënin, në një t're
Magji më zgjonin visesh vere. Nuk të shoh. *
Ku je? Në ç'ranishte të ftohta nate rri ende Mbi grurë u ngrit një ylber
Në kërkim ishujsh, në erën e detit mbi mol? si drapër.
Freski.
S'mund më të flas me gurë përrojesh pa ujë Drapri bëhet fluger në erë.
Burimesh bore, sipër pa hanën e bardhë,
Kunorë bukurie. O zemra fisnike e kurrkujt, *
Po rrethohem me det sa ka fjalosje mbi valë! Hëna i ra draprit dhe ky tingëlloi.
Gruaja doli për të parë.
Dhe ti po del nga vetja për të mbetur kujtim, Nata ishte plot mistere.
O verë! Unë po shtrihem si puhia ndër netë.
Dritat prush përtej, vetë po ndiej fërgëllimë *
A është ky zë i poetit apo i ishullit mbi det? Puna e mban të pastër draprin
Drapri lahet me t'artën e grurit,
* L'or de la trompette d'Étè - Ari i trompetës së verës. Më tha Vajza me Drapër e Lasgushit

(Varg i Malarmesë) *
Drapri s'e dro dritën.
MBI NJË UDHË E NËN NJË UDHË
Drapri s'ndjen turp për punën që bën.
Udha me pluhur e diell përdridhet
Nën lisat e rritur mes gurësh gri. Drapri nuk fshihet millit si shpata.
Ari i mërzitur i mesditës,
Luan me të verdhën e vet në vetmi. *
Dimrit drapri rri në tra
Përroska fërgëllon gjymtyrë përthyer Në kaltërimin e nënçatisë
Me një fill të hollë lagështire në mes, Me veshin drapër
Ku një zog i rrumbullt sqepin e zhyt Kur po shkrin bora
Dhe hap zampakur krahët e zes.
*
Hone këtu, hone atje, hone askund Nderim draprit për punën që bën
Gjithçka rrjedh si syve të t‟verbërit Dhe për mënyrën si e bën
Dhe Kull' e Pizës e diellit u përkul Punën që bën!
Në ikje të një kohe të pjerrët.
*
Rrathët e ajrit që arrijnë tek unë Në të vërtetë, drapri është drapër,
Shkojnë ngado dhe kurdo kumbojnë, s'është as krenar as i përunjur
Se duke mos qenë as fillim as fund
Gjerdanë ari vara në çdo shkronjë. Kjo do të thotë se drapri

Kur nata shtrohet udhës me pluhur

75 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

është aq i ndërlikuar *
dhe aq i pandërlikuar Drapri u këput nga supi.
sa ç'e mendojmë ne të jetë. Oh! tha gruaja.
Pasthirrma e gruas la shenjë në gurë.
*
Gruaja këndon me drapër. *
Zëri i gruas lakohet si drapri Ti je gjarpër në qafën e gruas,
tha drapri.
Broj, ajo banja ish plot me çika Gjerdani s'u mrijua,
Broj, nj'at' ma t'mirën ç'e grabita e mori me të qeshur.
Broj, n'vithe t'gjogut edhe e qita
Broj, mora malet edhe ika *
Vapë vere. Në pemë
* Gjinkallat këndojnë.
Vetëtima e preu qiellin si drapri.
Zëri i tyre si send i harruar,
Në atë kohë një milingonë udhëtonte Drapër që e tund era
nëpër tehun e draprit.
*
* Gruri i lë lamtumirën erës.
Drapri pushon te shtamba Fund!
Gruri vallëzon me drapër,
Drapri dhe shtamba shkojnë bashkë dhe bie.

* *
Drapri rri në sup të gruas Gruri nën drapër bie në dorën e gruas.
Shtamba frushullon te fundi i saj.
*
* Kunora ka formë drapri
Gruaja në mes.
Drapri e nxeh, Çdo kunorë ka formë drapri
shtamba e freskon.
Drapri na kujton të korra
*
Drapri la dhëmbët në sup të gruas. Kunora na kujton të korra, gjithashtu.
Gruaja i fsheh shenjat e draprit.
Kjo do të thotë se drapri *
mund të mos merret si drapër. Gruri do drapër
Nuk korret gruri me imazhe!
* tha drapri.
Gruaja mëson vajzën për drapër Drapri u gabua
Mësimi i draprit dhuron emocione. Ishte Të korra në Kro e Van Gogh-ut.

* *
Drapri bën drap-drap në grurë. Rrethi është drapër i mbyllur
Shtamba këndon në fytin e gruas. në përfundim të gjërave.

* *
Kur dreqi hyn në birë, Përsosmëria nuk korrigjohet.
nxirret me majën e draprit.
Përsosmëria gjendet në fundin e gjërave,
*
E lypa një drapër që e pata flakur Në fakt, fundi dhe maja janë e njëjta gjë.
Ka hyrë në bri të dhisë!
Më tha një grua te një urë si drapër

76 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Harku i draprit është i përsosur, *
Drapri është vegël arti
*
Drapri dhe kosa vështrohen nga larg Po godite me majën e draprit
për me u takue në mbramje. Ke bërë një shkronjë

* Po godite majën e draprit
Drapri përparon Ke bërë një tingull.
Gruaja rënkon
Teksa i brufullon gjaku në fytyrë *
Dola me marrë pak ajër
* Nuk frynte fare erë
Pashë Vashën e Mjedjes në grunore
Tek po lidhte një dorëz grurë Por qiellit ish një hanë e hollë
Në kohën e draprit, thashë, drapër i artë zjarri qarkues
beli i vashës hollohet për drapër që sa buzën ka vënë
larg, në rrafshinat e paarritshme.
*
Shkrova njëherë në pemë *
Një emër me majë drapri Loja me drapër nuk mbyllet si lojë
Drapri ka dorëzën për dorë
Ka kohë. Verë ka qenë Nuk kapet drapri për teh
si vera.
*
O Zot i drejtë, ku janë tani Kolombi tha:
Pema Drapri është anije
dhe drapri?
Po emri? Galileu tha:
Drapri është teleskop
Dhimbja po më pret si drapër.
Gëteja tha:
* Drapri është pendë poeti.
Me drapër pret dardhë
Dhe thyen arra Safoja tha:
Drapri është gjithçka
Problemi është të jetë e qartë Sepse është grua.
Cila anë pret dhe cila thyen.

Dy fjalë - Nga Gazmend Krasniqi

Me qëmtimin sqimtar të fjalës dhe qartësinë vezulluese, me ndjenjën e përkorjes lirike dhe metaforat e holla, me
pasurinë e shprehjes poetike midis mjedisit dhe ëndërrës, që e shndërron gjuhën e zakonshme në ligjërim
legjende, dhe gjithë pasurinë e regjistrave të poetikës së vet, me përcjelljen e hijeshisë dhe të gjithçkaje që ka
përditshmëria më poetike, Sokol Zekaj është një pasuri e çmuar e poezisë së sotme shqipe.

Jeta larg ambjenteve letrare e ka privuar nga njohja e gjerë por e ka ndihmuar të mbrojë llambën e poezisë së tij
nga fryma e atyre që s‟e duan poezinë, duke treguar fuqinë e poetit të vërtetë, me një poezi përjetimesh ku shuma
aritmetike e gjërave janë male, fusha, pemë, lule, liqene, stinë, borë, balada, të dhëna përmes imazhesh
rrezellitëse që me tufën e tyre krijojnë një hapësirë statike, si një pallat të madh prej xhami.

77 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Është një poezi eufonike, e lehtë në shqiptim dhe e këndshme në dëgjim - që në fillim, por me kohë kësaj cilësie
do t‟i mëshohej në mënyrë të veçantë, duke arritur në vargje eufonike të admirueshme (Mbi një udhë e nën një
udhë) pasi aliteracionet dhe loja tigullore arrijnë një pikë të lartë (Ari i mërzitur i mesditës / apo: I menduari guri
gri / etj).

Poeti do të këmbëngulë vazhdimisht edhe në teknikë: ai do të shkojë nga admirimi i rebelimit të Rimbaud-së, te
konsiderata valeriane e eliotiane për imazhin e poetit si shkencëtar i ftohtë. Nga kjo simbiozë do të kemi arritjet
në poezi të natyrës simboliste (Trembëdhjetë variacione mbi një ndjeshmëri, Qershia e nëntëmbëdhjetë
vështrimeve) ku funksionet konotative, associative, dhe efektet evokuese, flasin për një art të rafinuar dhe
mjeshtëror.

Sokol Zekaj është poet që, pas rrezëllitjes së imazhit, fikson një ekzistencë, gjë që mund ta pikasë kushdo por jo
se kushdo mund ta shprehë, pasi është çështje gjuhe dhe përvoje fjale, të cilën sot për sot e ka vetëm poeti, fjala e
guximshme poetike.

78 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

Mehmetali Rexhepi verës i resh
borëzezë
(Poezi)
*
PADRONI Padroni farkon
drapërinj zjarri
Ç‟po na sjell mynxyra kush mbjell shtrëngatën
gjëmë pas gjëme korr stuhinë
krim pendese Abeli më korre të korra
viktimë krimi Kaini drapërinjtë e djallit tij
gjene të hibridizuara
hibride të gjenizuara *
Grafikoni i krimit
* nuk ngrin dot
Kutinë e Pandorës kungulli mbi ujë
nuk e çeli King Kongu të kuq qytetërimit
monstrumi doli shpifurisht
nga Kutia e Padronës nuk i shkon huq

* *
Padroni Sërish terrori
josh nga katrori
pastaj errë në kub
lëbyrshëm zbardhon projekton
grabitshëm zverdh korubë
të bukurën vjel për fatin
beleve e vjell cub

* *
Vetëm me kut të tij Mëshira kanibaliste
godet kliçkën katapulton koka miturishte
preferon shënjestrën për thyerje hekur-betonesh
nuk ka rëndësi rrokaqiellore
tëndin timin biblike
të majtin a a kuranore
të djathtin sy
syri im dëftoi *
shëmtinë e shkeljes Dhe anasi lyp fijen
Lartëmadhërinë Padroni tërheq vijën
barit të blertë të urtisë jetës nuk i jepet
befshëm sivëllamin verboi shpërblimi
pengu i dëshmisë pa shpërthyer
dinamit-qëllimi
*
Kuja lemeria Gjilan, nëntor 2002
klithmat
copë-copë
grihet pafajësia
tevona në media

79 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

më kryqëzojnë e unë duhet të jem kryqi dhe gozhdët.
më japin kupën dhe unë duhet të jem bari helmues.
më gënjejnë dhe unë duhet të jem gënjeshtra.
më djegin dhe unë duhet të jem ferri.
duhet të lavdëroj dhe të falënderoj në çdo moment.
ushqimi im është çdo gjë.
pesha e saktë e universit, përulja, ngazëllimi.
dua të justifikoj atë që më plagos.
nuk ka rëndësi fati im apo peripecitë e mia
jam poeti.

80 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 16O - ESHTK UI RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA -R AS R S P P OO EE T TI C I A C - AA R S

Jorge Luis Borges

Cikël poezish - Përktheu nga spanjishtja: M. G.

BASHKËFAJTORI një mëngjes i rremë. Sa
gjëra,
Më kryqëzojnë e unë duhet të jem kryqi dhe fletëza, pragje, atlase, kupa,
gozhdët. gozhdë,
Më japin kupën dhe unë duhet të jem bari helmues. na shërbejnë si skllevër të
Më gënjejnë dhe unë duhet të jem gënjeshtra. heshtur,
Më djegin dhe unë duhet të jem ferri.
Duhet të lavdëroj dhe të falënderoj në çdo moment. të verbër dhe çuditërisht të matur!
Ushqimi im është çdo gjë. Do të jetojnë më tej se harresa jonë;
Pesha e saktë e universit, përulja, ngazëllimi. nuk do ta dinë kurrë se kemi shkuar.
Dua të justifikoj atë që më plagos.
Nuk ka rëndësi fati im apo peripecitë e mia PASQYRAT
Jam poeti.
Unë që ndjeva tmerrin e pasqyrave
SHIU jo vetëm përpara qelqit të padepërtuar
ku mbaron dhe nis, e pabanuar,
Papritur mbrëmja u bë e qartësuar një hapësirë e pamundur e refleksve
sepse tani shiu i imët po bie
Bie apo ra. Shiu është një diçka por edhe përpara ujit spekulues që imiton
që padyshim ndodh në kohën e shkuar. tjetrën blu në qiellin e tij të thellë
që shpesh rrezaton fluturimin e rremë
Kush e dëgjon duke rënë ka rifituar të zogut të kthyer mbrapsht ose që një dridhje trazon
kohën në të cilën i bardhi fat
i zbuloi një lule të cilën trëndafil thërras Dhe përpara sipërfaqes së heshtur
dhe ngjyrën e çuditshmë të kuqëluar. të abanozit të butë që i tiji lëmim
përsërit si një ëndërr bardhësinë
Ky shi që xhamat i verbon e një mermeri të turbullt ose të një trëndafili të
në rrethinat e humbura gëzon zhveshur,
patjetër rrushin e zi në një pjergull
Sot, pas kaq shumë viteve të ngurruar
tek oborri që tani nuk ekziston. E lagur të gabuar poshtë të larmishmes hënë,
kjo mbrëmje më sjell zërin, zërin e dashur, pyes veten çfarë fati i keq më ka zënë
të babait tim që kthehet dhe që nuk ka vdekur. që unë nga pasqyrat të isha i frikësuar.

GJËRAT Pasqyra metali, e maskuar
pasqyrë mogani që në mjegullinë
Bastuni, mbajtësja e çelësave, monedhat, e muzgut të saj të kuq shkrin
brava e blindur, të vonuarat atë fytyrë që shihet dhe është e shikuar,
shënime që nuk do t‟i lexojnë këto pak ditë
që më kanë ngelur, dërrasa e shahut dhe të lojës, Të pafundme i shoh, ekzekutuese
letrat. të thjeshta të një të vjetri pakt,
duke shumëfishuar botën si një akt
një libër dhe në fletët e tij ahada1 përftues, të pafjetura dhe vdekjeprurëse.
ngjyrë vjollcë, monumenti i një pasditeje
padyshim të paharrueshme dhe tashmë të harruar, Zgjat kët‟botë të kotë jo të vërtetë
pasqyra e kuqe perëndimore në të cilën digjet në cergën e saj kalamendëse;

81 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

nganjëherë e mbështjell në mbrëmje Pas shufrave të hekurit,
Fryma e një njeriu që nuk ka vdek‟. Pa dyshuar që ishin burgu i tij.
Më pas do të vinin tigra të tjerë,
Qelqi na ka zënë pusi. Nëse mes katër Tigri i zjarrit të Blakes;
mureve të dhomës ku fle është një pasqyrë, Më pas do vinin të tjerë të artë,
nuk je vetëm. Ështe dhe një tjetër. Është refleksi Metali i dashur që ishte Zeus,
që mbush në agim një të fshehtë teatër. Unaza që çdo nëntë netë2
Do të lindë nëntë unaza dhe këto, nëntë,
Gjithçka ndodh dhe asgjë nuk kujtohet prapë Dhe nuk ka një fund.
në këto kabinete të qelquar Me vitet filluan të më linin
ku, si rabinët e shkëlqyer, Ngjyrat e tjera të bukura
lexojmë librat nga e djathta në të majtë. Dhe tani me ngelen vetëm
Drita e vagëlluar, hija e pazgjidhshme
Klaudio, mbreti i një mbrëmjeje, i ëndërruari mbret, Dhe ari i fillimit.
nuk ndjeu se ishte një ëndërr deri atë ditë Oh perëndime, oh tigra, oh shkëlqime
kur një aktor i përkëdheli tradhtitë Të mitit dhe të epikës,
më një art të heshtur, në një skenë. Oh një ar më i çmuar, floku yt
Sa mall kanë këto duar.
Është e çuditshme që ka ëndrra, që ka pasqyra,
që repertori i konsumuar dhe i rëndomtë DETI
i çdo dite përfshin këtë të kotë
botë të thellë që reflekset e thurin. Deti. I riu det. Det i Uliksit ti
Dhe ai i tjetrit Uliks që njerëzit
Zoti (kam menduar shumë) ngul këmbë E Islamit i vunë nofkën e famshme
në gjithë atë të pakapshme arkitekturë Është – Simbadi i Detit. Det i valëve gri
të cilën e ndërton drita me shkëlqimin Që Erikun e Kuq, e ngriti në të tijin bash.
e qelqit dhe hija me ëndrrën. Dhe ai i atij kalorësit që me shkrim
Bënte ndonjëhere epopenë dhe elegjinë
Zoti ka krijuar netët që gëlojnë E vendit të tij, në baltovinën e Goa-së.
me ëndrra dhe format e pasqyrës Deti i Trafalgarit. Ai të cilit Anglia
që njeriu të ndiej se refleks është I këndoi gjatë historisë së saj të gjatë,
dhe kotësi. Prandaj na shqetësojnë. Deti i rëndë që me fitore u përgjak
Në ditarin e ushtrimeve të luftës.
LAMTUMIRA I pareshturi det që në të qetin agim
Lëron rërën e pambarim.
Mes meje dhe dashurisë sime duhet të ngrihen
treqind netë si treqind mure UJKU
dhe deti do jetë një magji mes nesh.
Gjatë shekujve rëra e pasosur
Nuk do ketë asgjë më shumë sesa kujtimet. E shumë shkretëtirave ka vuajtur me durim
Oh mbrëmje të merituara nga hidhërimi! Hapat e tu të shumtë dhe tënden ulërimë
Netë që shpresojnë të të shohin, Prej çakalli gri apo hiene të pangopur.
fusha të ecejakeve të mia, kupë e qiellit Gjatë shekujve? Gënjej. Kjo e maskuar
të cilën jam duke parë dhe duke humbur... Substancë, ujk, koha, nuk mund të të arrijë;
Përfundimtare si një mermer Jojta është qenia e pastër, jotja kjo dalldi,
do të trishtojë mungesa jote mbrëmje të tjera. Jona, jeta e ngathët e kaluar.
Ishe një lehje gati e imagjinuar
ARI I TIGRAVE Në kufi të rërës së Arizonës
Ku gjithçka është kufi, ku hidhërohet
Deri në orën e perëndimit të verdhë Lehja jote e humbur e vetmuar.
Kushedi sa herë do të kem parë Simbol i një nate e cila imja qe,
Tigrin e fuqishëm të Bengalit Pasqyra jote e vagëlluar le të jetë kjo elegji.
Duke ikur e ardhur nëpër udhën e paracaktuar

82 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

PANTERA LAVDËRIMI I HIJES

Në kafazin e fortë pantera, në sënduk Pleqëria (ky është emri që të tjerët i japin)
Udhëtimin monoton do t‟bëjë përsëri mund të jetë koha e fatit tonë.
Që është fati i saj (por nuk e di) Kafsha ka vdekur ose gati ka vdekur.
Prej xhevahiri të zi, fatkeqe dhe në burg. Ngelen njeriu dhe shpirti i tij.
Mijëra janë ata që shkojnë dhe ata që vijnë Gjallë mes formave të ndritshme dhe të vagëlluara
Mijëra janë, por është një dhe e përjetshme që ende nuk janë terr.
Pantera fatale që në shpellën e saj, atje Buenos Airesi,
Përshkon rrugën që në amëshim Akili që më parë shqyhej në rrethina
Përshkon në ëndrrën që greku ka ëndërruar. drejt rrafshinës së pafund,
Që ka male dhe livadhe, nuk e di, përsëri nisi të jetë Vetmia, Qetësia,
Me drerë, zemrat drithëruese të të cilëve rrugët e pështjelluara të Njëmbëdhjetës
Do t‟i kënaqnin oreksin e saj të verbuar. dhe shtëpitë e vjetra të pasigurta
Më kot është e shumëllojshme bota. Dita të cilat akoma i quajmë Jug.
Që mbaron secilit në pjesë i ra. Gjithmonë në jetën time ishin të shumta gjërat;
Demokriti i Abderës nxori sytë që të mendonte;
E GJITHË JETA IME koha ka qenë Demokriti im.
Kjo gjysmëhije është e ngadaltë dhe nuk dhemb;
Përsëri këtu, buzët e paharrueshme, i vetëm dhe rrjedh nëpër një rrëpirë të butë
i ngjashëm me ju. dhe i ngjan përjetësisë.
Jam ajo forcë e plogët që është një shpirt. Miqtë e mi nuk kanë fytyrë,
Kam këmbëngulur në afrimin e fatit dhe femrat njësoj siç ishin para shumë vitesh janë,
në vendin e parë të faljes së fajit. qoshet mund të jenë të tjera,
Kam kapërcyer detin. nuk ka gërma në faqet e librave.
Kam njohur shumë toka; kam parë një grua E gjitha kjo duhet të më mundonte,
dhe dy a tre burra. por është një ëmbëlsi, një kthim.
Desha një vogëlushe kryeneçe dhe bardhoshe dhe Nga brezat e teksteve që ka në tokë
një duhet të kem lexuar vetëm pak,
qetësi hispanike. të cilët vazhdoj t‟i lexoj në kujtesën time,
Pashë një periferi të pafund ku përmbushet një duke i lexuar dhe transformuar.
pavdekësi e pangopshme e perëndimeve. Nga Jugu, nga Lindja, nga Perëndimi, nga Veriu,
Shijova shumë fjalë. puqen udhët që më kanë sjellë
Besoj thellësisht se kjo është gjithçka dhe as nuk do të tek sekreti im qendër.
shoh Këto udhë ishin jehona dhe hapa,
as do të bëj gjëra të reja. gra, burra, agoni, ngjallje,
Besoj se ditët dhe netët e mia do të jenë njësoj, në ditë dhe netë,
varfëri dhe pasuri, me ato gjumë i lehtë dhe gjumë,
të Zotit dhe me ato të të gjithë njerëzve. çdo çast i vogël i së djeshmes
dhe i të djeshmeve të botës,
shpata e vendosur e danezit dhe hëna e persianit,
ceremonitë e të vdekurve,
dashuria e përbashkët, fjalët,
Emersoni dhe bora dhe shumë gjëra.
Tani mund t‟i harroj. Mbërrij në qendrën time,
tek algjebra dhe tek gozhda ime
tek pasqyra ime.
Shpejt do ta di se cili jam.

1 ajada (lex. ahada) – një lloj salce.
2 Për unazën e nëntë netëve, lexuesi kurioz mund të këshillojë kapitullin 49 të “Edda Menor”. Emri i unazës ishte Draupnir (Shën. i
Borgesit)

Përktheu nga spanjishtja: M. G.

83 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Karikaturë e J. L. Borges
nga M. Marchese - ©

84 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

UTOPIA E NJË NJERIU TË LODHUR

Jorge Luis Borges

Quhet Utopi zëri grek, kuptimi
i të cilit është, nuk ka një vend të tillë.
Quevedo

Nuk ka dy kodra të njëjta, por në çdo vend të botës fusha është një dhe e njëjtë. Unë po ecja

nëpër udhën e një fushe. Pyeta veten jo me shumë kuriozitet në isha në Oklahoma apo në Teksas apo në zonën të cilën
shkrimtarët e quajnë pampa1. As në të djathtë e as në të majtë nuk pashë asnjë rrethim me tel. Si dhe herë të tjera përsërita
me zë të ulët këto rreshta, të Emilio Oribes:

Në mes të frikës fusha e pafundme
Dhe afër Brazilit,
shkonë duke u rritur dhe duke u zmadhuar.

Udha ishte e ndryshme. Filloi të binte shi. Pas dyqind a treqind metrave pashë dritën e një shtëpie. Ishte e ulët, këndëdrejtë
dhe rrethuar me pemë. Ma hapi derën një burrë aq i gjatë sa gati më frikësoi. Ishte i veshur me rroba ngjyrë gri. E kuptova
se priste dikë. Nuk kishte bravë në derë.
Hymë në një dhomë të gjerë me mure prej druri. Varej në tavanin qiellor një dritë verdhacuke. Tavolina, për ndonjë arsye,
më habiti. Në tavolinë kishte një orë uji, e para herë që pashë një të tillë, ishte me disa gdhendje në çelik. Burri më tregoi
një nga karriget.
Provova në gjuhë të ndryshme dhe nuk u morëm dot vesh. Kur ai foli e bëri në latinisht. Bashkova kujtimet e mia, tashmë
të largëta, të maturës dhe u përgatita për dialogun.
– Nga rrobat – më tha, – shoh se vjen nga një shekull tjetër. Larmia e gjuhëve favorizonte larminë e popujve dhe, edhe të
luftërave; toka iu kthye latinishtes. Ka disa që kanë frikë se mos kthehet e degjeneron në frëngjishte, në lemosin2 apo në
papiamento3, por rreziku nuk është i menjëhershëm. Përveç kësaj, as ajo që ka qenë e as ajo që do të jetë mua nuk më
interesojnë më.
Nuk thashë asgjë dhe ai shtoi:
– Nëse nuk të pëlqen të të shoh si të huaj, pranon të më shoqërosh?
Kuptova se po paralajmëronte fundosjen time dhe thashë se po.
Kapërcyem një korridor me dyer anësore, që të nxirrte në një kuzhinë të vogël tek e cila gjithçka ishte prej metali. U
kthyem me darkën në një tabaka: kupa me misër të zier, një bistak rrushi, një frut të panjohur shija e të cilit më kujtoi atë të
fikut dhe një kanë të madhe me ujë. Mendoj se nuk kishte bukë. Tiparet e bujtësit tim ishin të forta dhe kishte diçka të
veçantë tek sytë. Nuk do ta harroj atë fytyrë të ashpër dhe të zbehtë të cilën nuk kam për ta parë më. Nuk bënte gjeste kur
fliste.
Më pengonte sforcimi për latinishten, por më në fund i thashë:
– Nuk të habit shfaqja ime e papritur?
– Jo – më replikoi, – të tilla vizita na ndodhin nga shekulli në shekull. Nuk zgjasin shumë; më e shumta do të jesh nesër në
mëngjes në shtëpinë tënde.

Siguria e zërit të tij më mjaftoi. Gjykova të arsyeshme të prezantohesha:
– Jam Eudoro Açevedo. Kam lindur në vitin 1897, në qytetin e Buenos Airesit. Kam mbushur tashmë shtatëdhjetë vjeç.
Jam profesor i letërsisë angleze dhe amerikane dhe shkrimtar tregimesh fantastike.
– Më kujtohet se kam lexuar pa m‟u mërzitur – u përgjigj – dy tregime fantastike. Udhëtimet e Kapitenit Lemuel Guliver,
që shumë e konsiderojnë të vërtetë, dhe Shuma Teologjike. Por të mos flasim për ngjarjet. Tanimë askujt nuk i interesojnë
ngjarjet. Janë mjete pikënisjeje për shpikjen dhe arsyetimin. Nëpër shkolla na mësojnë dyshimin dhe artin e harrimit. Para
së gjithash harrimin personal dhe vendor. Jetojmë në kohën, e cila është pasuese, por përpiqemi të jetojmë sub specie
aeternintais4. Nga e kaluara na kanë ngelur disa emra, të cilët gjuha përpiqet t‟i harrojë. Shmangim përcaktime të kota. Nuk
ka kronologji as histori. Nuk ka madje as statistika. Më the se quhesh Eudoro; unë nuk mund të të them se si quhem, sepse
më thonë dikush.
- E si quhet babi yt?
- Nuk quhet.

85 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Në një nga muret pashë një raft. Hapa një volum çfarëdo; germat ishin të qarta e të padeshifrueshme dhe të vizatuara me
dorë. Vijat këndore më kujtuan alfabetin runik, i cili, megjithatë, u përdor vetëm për shkrimin epigrafik. Mendova se
njerëzit e së ardhmes jo vetëm që ishin më të gjatë por dhe më të shkathët. Në mënyrë instiktive pashë gishtat e gjatë dhe të
hollë të burrit.
Ai më tha:
- Tani do të shohësh diçka që kurrë nuk e ke parë.

Më zgjati me kujdes një ekzemplar të Utopia e Moresë, shtypur në Basilea në vitin 1518 dhe në të cilin mungonin fletë dhe
faqe.
Jo pa mendjelehtësi replikova:
- Është një libër i shtypur. Në shtëpi do të ketë më shumë se dy mijë, megjithëse jo kaq të vjetër as kaq të çmuar.
Lexova me zë të lartë titullin. Tjetri qeshi.
- Asnjë nuk mund të lexojë dy mijë libra.Në katër shekujt që jam duke jetuar nuk duhet të kem kaluar një gjysmë duzine.

Përveç kësaj nuk ka rëndësi të lexosh por të rilexosh. Shtypshkronja, tani e shfuqizuar, ka qenë një nga të këqijat më të
mëdha të njeriut, pasi pati prirjen të shumëfishonte deri dhe marramendjen e teksteve të panevojshme.
- Në të djeshmen time kurioze – u përgjigja, – lëshoi rrënjë bestytnia që mes çdo pasditeje dhe çdo mëngjesi ndodhin gjëra
të cilat është një turp t‟i injorosh. Planeti është populluar nga spektre kolektive, Kanadaja, Brazili, Kongua Zvicerane dhe

Tregu i Shumicës. Pothuajse asnjë nuk e dinte historinë paraprake të këtyre qenieve platonike, por dinin më të ulëtat
hollësira të kongresit të fundit të pedagogëve, këputja e afërt e marëdhënieve dhe mesazhet që presidentët dërgonin, të
hartuara nga sekretari i sekretarit me pasaktësi të kujdeshme e cila ishte e vetë llojit.

E gjitha kjo lexohej për harrimin, sepse në pak orë do ta fshihnin të tjera vogëlsira. Nga të gjitha funksionet, ai i politikanit
ishte pa diskutim më publiku. Një ambasador apo një ministër ishte një fat i të sakatosurit, i cili ishte e nevojshme të
zhvendosej në bartës të gjatë dhe të zhurmshëm, i gardhuar me çiklistë dhe granatier5 dhe duke u pritur nga fotografë të
paduruar. Duket se i kishin prerë këmbët, e kishte zakon të thoshte nëna ime. Imazhet dhe letra e shtypur ishin më reale se
gjërat. Vetëm e publikuara ishte e vërtetë. Esse est percipi6 (të jesh do të thotë të portretizohesh) ishte parimi bazë, mjeti
dhe fundi i konceptit tonë të veçantë për botën. Në të djeshmen që më ra në pjesë, njerëzit ishin syleshë; besonte se një mall

ishte i mirë sepse ashtu thoshte dhe e përsëriste vetë prodhuesi i tij. Gjithashtu ishin të shpeshta vjedhjet, megjithëse asnjë
nuk e dinte se zotërimi i parasë nuk jep as më shumë kënaqësi as më shumë qetësi.
- Parasë? – përsëriti. – Tani asnjë nuk vuan nga varfëria, gjë që do të ishte e padurueshme, as nga pasuria, e cila do të kishte
qenë forma më e parehatshme e vulgaritetit. Secili kryen një punë.
- Si rabinët – i thashë.
U duk se nuk kuptoi dhe vazhdoi.
- Gjithashtu nuk ka qytete. Duke gjykuar nga rrënojat e Gjirit të Bardhë, të cilin pata kuriozitetin të eksploroja, nuk është

humbur ndonjë gjë e madhe. Meqë nuk ka zotërime, nuk ka trashëgimi. Kur njeriu piqet në njëqind vjeç, është gati të
përballojë vetveten dhe vetminë e tij. Tashmë ka lindur një fëmijë.
- Një fëmijë? – pyeta.
- Po. Vetëm një. Nuk ia vlen të nxitet qenia njerëzore. Ka nga ata të cilët mendojnë se është një organ i hyjnores për të
pasur vetëdijen e universit, por asnjë nuk e di me saktësi nëse ka një hyjni të tillë. Mendoj se tani diskutohen dritaret dhe
pengesat e vrasjeve graduale ose të njëkohshme e të gjithë njerëzve të botës. Por le të kthehemi tek tema jonë.

Pranova.
- Kur mbush njëqind vjetët, individi mund të bëj pa dashurinë dhe miqësinë. Të këqijat dhe vdekja e pavullnetshme nuk e
kërcënojnë. Praktikon ndonjë nga artet, filozofinë, matematikat ose luan në një lojë shahu të vetmuar. Kur do, vritet. Njeriu
është zot i jetës së tij, është gjithashtu zot i vdekjes së tij.
- Bëhet fjalë për një citat? – pyeta.
- Sigurisht. Tani nuk na ka ngelur gjë tjetër përveç citateve. Gjuha është një sistem citatesh.
- Po aventura e madhe e kohës sime, udhëtimet hapësinore? – i thashë.

- Ka shekuj që kemi hequr dorë nga këto shpërngulje, të cilat qenë patjetër të admirueshme. Kurrë nuk mundëm të
shmangeshim nga një këtu dhe nga një tani.
Duke buzëqeshur shtoi:
- Përveç kësaj, çdo udhëtim është hapësinor. Të ikësh nga një planet në tjetrin është si të ikësh tek ferma përballë. Kur ti
hyre në këtë dhomë isha duke kryer një udhëtim hapësinor.
- Ashtu është – replikova.

Gjithashtu flitej për substancat kimike dhe për kafshët zoologjike. Burri tani më kthente shpinën dhe shihte nga dritaret.
Jashtë, fusha ishte e bardhë bora e heshtur dhe nga hëna.
Guxova ta pyesja:
- Ka akoma muzeume dhe biblioteka?
- Jo. Duam ta harrojmë të djeshmen, përveç kompozimit të elegjive. Nuk ka përkujtimore, as festa për njëqind-vjetorët, as
portrete të njerëzve të vdekur. Secili duhet të prodhojë, për llogari të vet, shkencat dhe artet që ka nevojë.
- Në këtë rast, secili duhet të jetë Bernard Shou i vet, Jezusi i vet dhe Arkimedi i vet.

Pranoi pa thënë asnjë fjalë. Pyeta:

86 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

- Çfarë ka ndodhur me qeveritë?
- Sipas traditës dolën gradualisht jashtë përdorimit. Thërrisnin votime, deklaronin luftëra, vendosnin tarifa, konfiskonin
pasuritë, urdhëronin arrestime dhe kërkonin të impononin cenzurën dhe asnjë në planet nuk i respektonte. Shtypi nuk
publikonte më bashkëpunimet e tyre dhe figurat e tyre. Politikanëve iu desh të kërkonin punë të ndershme; disa u bënë
komikë të mirë ose sharlatanë të mirë. Realiteti pa dyshim ka qenë më kompleks se kjo përmbledhje.
Ndryshoi tonin e zërit dhe tha:
- Kam ndërtuar këtë shtëpi, e cila është njësoj si gjithë të tjerat. Kam gdhendur këto mobilje dhe këto orendi. Kam punuar

tokën, që të tjerë të cilëve nuk ua kam parë fytyrën, e punuan më mirë se unë. Mund të të tregoj disa gjëra.
E ndoqa në një dhomë ngjitur. Ndezi një llampë, e cila gjithashtu varej në tavanin qiellor. Në një cep pashë një harpë me
pak tela. Në mure kishte pëlhura katrore në të cilat mbizotëronin ngjyrat me tone të verdha. Nuk dukeshin të bëra nga e
njëjta dorë.
- Kjo është vepra ime – deklaroi.
Pashë me vëmendje pëlhurat dhe ndala përpara më të voglës, e cila tregonte ose sugjeronte një perëndim dielli dhe që

përmbante diçka të pafundme.
- Nëse të pëlqen mund ta marrësh, si kujtim nga një i mik i të ardhmes – tha me fjalë të qeta.
E falënderova, por pëlhura të tjera më shqetësuan. Nuk do të them se ishin në të bardhë, por po mund të them se ishin gati
të bardha.
- Janë të pikturuara me ngjyra që sytë e tu të vjetër nuk munden t‟i shohin.
Duart delikate iu ranë telave të harpës dhe mezi dëgjova një tingull. Ishte pikërisht në atë moment kur u dëgjuan të
trokiturat.

Një grua e gjatë dhe tre a katër burra hynë në shtëpi. Do të thoja se ishin vëllezër ose ndoshta koha i kishte bërë njësoj.
Bujtësi im foli në fillim me gruan.
- E dija se sonte nuk do të mungoje. E pe Nilsin?
- Çdo pasdite. Vazhdon si gjithmonë të jetë i përkushtuar tek piktura.
- Të shpresojmë me më shumë fat se babai i tij.
Dorëshkrime, piktura, mobilje, orendi; nuk lamë asgjë në shtëpi.
Gruaja punoi baraz me burrat. U turpërova për dobësinë time që pothuajse nuk më lejonte t‟i ndihmoja. Asnjëri nuk e

mbylli derën dhe dolëm, të ngarkuar me gjëra. Vura re se çatia ishte dyujëse.
Pas pesëmbëdhjetë minutash që po ecnim, u kthyem majtas. Në fund dallova një tip kulle, e kurorëzuar në majë me një
kupolë.
- Është krematori – tha dikush. – Brenda është dhoma vdekjeprurëse. Thonë se e shpiku një filantrop emri i të cilit, më
duket, ishte Adolf Hitler.
Infermieri, shtati i të cilit nuk më habiti, na hapi kangjellat.

Bujtësi im pëshpëriti disa fjalë. Përpara se të hynte në vendin e rrethuar u përshëndet me një lëvizje.
- Bora do të vazhdojë – lajmëroi gruaja.
Në studion time në rrugën Meksiko ruaj pëlhurën të cilën dikush do ta pikturojë, pas mijëra vitesh, me materiale që sot janë
të humbura nëpër planet.

1 pampa – secila nga fushat e mëdha të Amerikës Jugore të cilat nuk kanë pemë.
2 lemosin – gjuhë e jugut të Francës, Lemozhit.
3 papiamento – thuhet për gjuhën kreole të Kurazaos

4 sub specie aeternintais - “nën aspektin e përjetësisë” - është një emblemë filozofike e Baruch de Spinoza, racionalisti holandez i

shekullit XVII. E përdorte si moto të një mënyre të menduari dhe të ndjeri e cila kishte si referim të përhershëm dimensionin kozmik të

hapësirës dhe të kohës që na rrethon, pa humbur nga sytë mbi të gjitha vogëlsinë dhe kotësinë tonë
5 granatier – ushtar i këmbësorisë i armatosur me granata dore
6 esse est percipi – “Të ekzistosh do të thotë të jesh i portretizuar.” - Përkufizim filozofik i bërë nga irlandezi George Berkeley (filozof)
i cili arritje kryesore të tijën pati zhvillimin e filozofisë së njohur si idealizmi subjektiv, i përmbledhur në shprehjen “të jesh do të thotë
të jesh i portretizuar”. Kjo teori thotë se qeniet njerëzore mund të njohin vetëm në mënyrë direkte ndijimin dhe idetë e objekteve, por jo

abstraksionet si materien hapësinore dhe qenien.

Përktheu nga spanjishtja: M. G.

87 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC TA 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

SHTËPIA E ASTERIONIT

Jorge Luis Borges

Dhe mbretëresha solli në dritë një djalë
të cilin e quajti Asterión
Apolodoro: Biblioteca, III1.

E di që më akuzojnë se jam mendjemadh, ndonjëherë për mizantropi, dhe ndonjëherë për

çmenduri. Akuza të tilla (të cilat unë do t‟i dënojë kur t‟iu vjen koha) janë qesharake. Është e
vërtetë se nuk dal nga shtëpia ime, por gjithashtu është e vërtetë që dyert e saj (numri i të cilave
është i pafund) janë të hapura ditë e netë për njerëzit dhe gjithashtu për kafshët. Të hyjë kush të dojë. Këtu nuk do të bëj
pompozitete si gratë dhe as të tregoj trimërinë e aparatit të pallateve, por po do të tregoj, qetësi dhe vetmi. Gjithashtu do të
zbuloj një shtëpi siç nuk ka tjetër në faqe të tokës. (Gënjejnë ata që deklarojnë se në Egjipt ka një të ngjashme.) Madje edhe
përgojuesit e mi pranojnë se nuk ka vetëm një mobilje në shtëpi. Një tjetër e veçantë qesharake është që unë, Asterioni, jam
një i burgosur. Do të përsëris se nuk ka asnjë derë të mbyllur, do të shtoj se nuk ka asnjë bravë? Për më tepër, ndonjë
mbrëmje kam shkelur rrugën; por përpara se të binte nata u ktheva, e bëra nga frika që më futën fytyrat e popullit, fytyra të
panjohura dhe të ligështuara, si dora e hapur. Kishte ikur dielli, por e qara e mjerë e një fëmije dhe bërtitjet e ashpra të tufës
treguan se më kishin njohur. Njerëzit luteshin, shmangeshin, përuleshin; disa ngjiteshin tek bazamentët e shtyllnajave të
tempullit të Haças, të tjerë lidhnin këmbët. Ndonjë, mendoj, u fsheh poshtë detit. Jo më kot qe një mbretëreshë nëna ime,
nuk mund të ngatërrohem me turmën, megjithëse modestia ime e kërkon.
Fakti është se jam unik. Nuk më intereson ajo që një njeri mund t‟iu transmetojë njerëzve të tjerë; si filozofët, mendoj se
asgjë nuk është e komunikueshme nëpërmjet artit të shkrimit. Hollësitë e bezdisshme dhe të parëndësishme nuk kanë vend
në shpirtin tim, sa ka kjo aftësi për të madhen; kurrë nuk e kam mbajtur mend ndryshimin mes një letre dhe një tjetre.
Njëfarë padurimi zemërgjerë nuk ka lejuar që unë të mësoja të lexoja. Ndonjëherë e vajtoj, sepse netët dhe ditët janë të
gjata.
Patjetër që nuk më mungojnë argëtimet. Në mënyrë të ngjashme me dashin që shkon të godasë me brirë, vrapoj nëpër
galeritë e gurta derisa rrokullisem në dysheme, i turullosur. Kruspullohem nën hijen e një sterne apo në kthesën e një
korridori dhe luaj kukafshehtas. Ka çati të sheshta nga të cilat e lë veten të bie, derisa përgjakem. Në çdo lloj ore mund të
luaj sikur jam në gjumë, me sytë e mbyllur dhe me frymëmarrjen e fuqishme. (Ndonjëherë fle me të vërtetë, ndonjëherë ka
ndryshuar ngjyra e ditës kur kam hapur sytë.) Por nga të gjitha lojërat, ajo që pëlqej më shumë është ajo e Asterionit tjetër.
Shtirem se vjen të më vizitojë dhe që unë i tregojë shtëpinë. Me përnderime të mëdha i them: “Tani të kthehemi tek
udhëkryqi i mëparshëm” ose “Tani të dalim në oborrin tjetër” ose “Mirë thosha unë që do të pëlqente ulluku” ose “Tani do
të shohësh një cisternë që u mbush me rërë” ose “Do të shohësh se si bodrumi degëzohet”. Nganjëherë ngatërrohem dhe
qeshim me mirësi të dy.
Jo vetëm që i kam imagjinuar këto lojëra; gjithashtu kam medituar për shtëpinë. Të gjitha anët e shtëpisë janë shumë herë,
çdo vend është vend tjetër.
Nuk ka një sternë, një oborr, një rezervuar uji, një grazhd; janë katërmbëdhjetë (janë të panumërt) grazhdet, oborret, sternat.
Shtëpia është në madhësinë e botës; më mirë të them, është bota. Megjithatë, me anë të bezdisjes së oborreve me një sternë
dhe galeri të pluhurosura prej guri gri arrita rrugën dhe pashë tempullin e Haças dhe detin. Këtë nuk e kuptova derisa një
vizion nate më zbuloi se gjithashtu janë katërmbëdhjetë (janë të panumërt) detet dhe tempujt. Gjithçka është shumë herë,
katërmbedhjetë herë, por dy gjëra ka në botë të cilat duket se janë vetëm një herë: lart, dielli i ngatërruar; poshtë, Asterioni.
Ndoshta unë kam krijuar yjet dhe diellin dhe shtëpinë e madhe, por tashmë nuk më kujtohen më.
Çdo nëntë vjet hyjnë në shtëpi nëntë burra që unë t‟i lirojë nga çdo e keqe. Dëgjoj hapat e tyre ose zërin e tyre në fund të
galerive prej guri dhe vrapoj i gëzuar t‟i gjej. Ceremonia zgjat pak minuta. Njëri pas tjetrit bien pa bërë që unë të përgjak
duart. Atje ku bien ngelen, dhe kufomat ndihmojnë të dalloj një galeri nga të tjerat. Nuk e di se cilët janë, por e di se njëri
prej tyre profetizoi, në orën e tij të vdekjes, se ndonjëherë do të mbërrinte shpëtimtari im. Që atëherë nuk më dhemb më
vetmia, sepse e di se jeton shpëtimtari im dhe në fund do të ngrihet mbi pluhurin. Nëse veshi im do të kapte të gjitha
zhurmat e botës, unë do të dëgjoja hapat e tij. Do Zoti të më çojë në një vend me më pak galeri dhe me më pak dyer. “Si do
të jetë shpëtimtari im?”, pyes veten. Do të jetë një dem apo një njeri? Mos ndoshta do të jetë një dem me fytyrë njeriu? Apo
do të jetë si unë?
Dielli i mëngjesit u pasqyrua në shpatën prej bronzi. Tani nuk ngelej më asnjë gjurmë gjaku.
- Do ta besosh, Ariadna? – tha Teseu. – Minotauri mezi u mbrojt.

1 Origjinali thotë katërmbëdhjetë, por ka shumë arsye për të kuptuar se në gojën e Asterionit, ky mbiemër numëror vlen për pafundësi.
(shën i aut.)

Përktheu nga spanjishtja: M. G.

88 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

PËRKTHIM DHE NDËRTEKSTUALITET
TEK “SHTËPIA E ASTERIONIT” TË J. L. BORGES:
NJË POETIKË E POLIFONISË

Lucas Scavino & Rodolfo P. Buzón

E gjithë praktika e përkthimit është në vetvete një veprim manipulimi semiotik.

Do të thotë, në fakt, veprime zëvendësimi, por gjithashtu edhe kapërcimi dhe
shtimi, si shenjash ashtu edhe kuptimesh. Mes këtyre mënyrash të vepruari,
luajnë një rol me epërsi të madhe pesë tipet e lidhjeve ndërtekstuale të
sistemuara nga Gerard Genette (v. 1982). Këto lejojnë të eksplorohet terreni
teorik i përkthimit si një perspektivë më e gjerë, dhe bashkë me të, të kuptohen
aspekte të pashmangshme të poetikës borgeane. Në këtë punë, do të marrim si
hipotezë operative idenë që lidhjet ndërtekstuale, pa humbur specifikimin e tyre
hiperestetik, dalin si një e vetme brenda mekanizmit të përkthimit.

Puna e Borgesit si përkthyes është mjaft e njohur, por idetë e tij rreth përkthimit njihen vetëm në mënyrë pjesore
dhe fragmentare. Mes përpjekjeve më të mëdha për ta trajtuar këtë temë, është ajo e Sergio Waisman-it (v. 2005),
i cili, megjithatë, mund të thuhet se, e kufizon korpusin e analizave në tekste tek të cilat tematika trajtohet në
mënyrë direkte, domethënë, në tregime dhe proza rrëfyese ku objekti në fjalë është vetë akti i përkthimit. Analiza
jonë, ndryshe, ndjek një rrugë tjetër: përpiqet, duke u nisur nga leximi i një tregimi ku nuk flitet për përkthimin,
të ndërtojë disa shënime thelbësore të cilat e bëjnë këtë një veprim të privilegjuar: nisemi nga një shembull
efektiv dhe pragmatik ku tregohen në mënyrë domethënëse dhe substanciale spekulimet e Borgesit mbi
përkthimin dhe pasojat e tij artistike. Trajektorja, pra, është e kundërt: nga letërsia në teori, nga sajesa artistike
tek motivi. Në këtë mënyrë, “Shtëpia e Asterionit”, e vitit 1949, kthehet në një “pretekst” të vërtetë që, në kodin
artistik, do të tregojë një gamë parametrash konstruktiv natyra e të cilëve (mendojmë) është e pandarë nga sfera e
përkthimit. Nga ana tjetër, analizat e paraqitura këtu ndjekin një fund të mbledhur: të kuptohet një formë e re
intepretimi dhe konceptimi e cila është ndryshe nga monopoli kritik, i cili rrethshkruan pjesën më të madhe të
analizës së këtij teksti me një maskim të autorit pas figurës së minotaurit.1

Përplasja jonë qëndron në dy momente: i pari, në atë që identifikohen dhe analizohen lidhjet ndërtekstuale, dhe i
dyti, fundi i të cilit është të shohësh se si ky fenomen jo vetëm kontribuon në karakterin polifonik të tekstit, por
edhe që sjellë një substancë të re teorike në praktikën e përkthimit, dhe për më tepër, në poetikat e shkrimit dhe të
letërsisë.
Fillojmë, atëherë, të vëmë re se tërësia e tekstit është e kapërcyer, e organizuar dhe e ndërtuar mbi një bazë të
praktikave ndërtekstuale. Në fakt, i gjithë tregimi është një hipertekst i mitit të minotaurit, i cili funksionon si një
mbitekst ose tekst burim. Bëhet fjalë për një mit të zhvilluar në tregim ose për atë që shumë mirë mund ta quajmë
një përkthim të përgjithshëm. Çdonjëra nga shenjat e tij paratekstuale (paragrafët, titujt, shënime në fund të
faqeve) nis një seri zërash që, siç do të shihet më pas, vendos një hapësirë dialogu, interkulturore, të rrudhur nga
diskutime dhe referenca të ndryshme.
Nga ana e saj, kthimi dhe kryqëzimi i elementeve që iu përkasin dy tërësive ndërtekstuale të ndryshme iu hapin
dyert të çarave analitike me karakter labirintik të cilat ruajnë koherencën me strukturën dhe atmosferën
enigmatike të tekstit. I njëjtë është rasti i epigrafit, që, ndërsa është një paratekst për vendndodhjen e tij
hapësinore, është gjithashtu, një intertekst, duke u nisur nga ajo që strukturohet si një citat. Citat, ky, me
karaktere speciale të cilat do t‟i analizojmë më tej.

Dy intertekste më shumë lejojnë përfshirjen e zërave të rinj. Në radhë të parë, një aluzion për Platonin (“si
filozof, mendoj se asgjë nuk është e komunikueshme për artin e shkrimit”) dhe në dialogun e tij Fedro (për temën
e shkrimit dhe inferioritetin e tij në lidhje me prodhimet zanore). Artikulli “ai”, i cili i paraprin emrit “filozof” ka
vlerë dalluese dhe ponderative, nuk bëhet fjalë për të gjithë filozofët apo çdo filozof, por “e” filozofit si
antonomasi2-3. Në radhë të dytë, një plagjiaturë e Jobit 19,25 “sepse e di se jeton shpëtimtari im dhe në fund do të
ngrihet mbi pluhur”. Që nga këndvështrimi metatekstual, është e nevojshme të sqarohet që epilogu i Asterionit jo

89 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

vetëm nuk shërben si bazë shpjeguese për të ndërtuar motivet e autorit, por si një nga shembujt e shumtë të cilët
Borgesi nuk i përfill për ngjizjen e një teksti të përfunduar, të mbyllur, të shenjtë. Në mënyrë paradoksale,
epilogu i bënë aluzion origjinës së tekstit: një rrjetë e Watts-it, e viti 1986, e cila shërbeu për t‟i dhënë një
karakter special figurës së përbindëshit.

Borgesi përkthen në formë shkrimi një kod artistik jo verbal. Me respekt ndaj strukturës së tregimit, mund të
pohohet se është në vetvete një enigmë, problemi i së cilës nuk zgjidhet përveçse pjesërisht me anë të një veprimi
përkthimi, ose për të qenë më të saktë, me atë që Jakobson (v.1959) e quajti riformulim: shtëpia e Asterionit
është, në fakt, labirinti i minotaurit. Në mënyrë të pjesshme, themi arsyen, se përse enigma nuk qëndron vetëm
në zbulimin e korrespondencave izomorfike4 mes tregimit dhe mitit, apo në heqjen e maskës së idenditetit të
personit të lajmëruar.

Ka tre elemente tekstuale të cilat tregojnë se enigma më interesante është një tjetër. Së pari, një shënim në fund të
faqes lajmëron se ajo që po lexojmë si dëshmi të minotaurit nuk është një origjinal; së dyti, minotauri nuk di as
të shkruajë as të lexojë, së treti, ky flet derisa vdes. Nga e gjitha kjo, nxirret përfundimi se është dikush tjetër ai
që duhet të merret me mbylljen e diskutimit dhe, më e rëndësishmja, të njihet.

Për të mbyllur dhe fshehur diskutimin e Asterionit, merret tregimtari në vetën e tretë i cili riprodhon habinë e
Teseut përpara pambrojtjes së tij. Atëherë, kush merret me të dytën, me një fjalë, me vetë ekzistencën e tekstit si
të tillë? Kush pati si detyrë të tijën redaktimin e origjinalit, nëse bisha nuk e njeh artin e shkrimit? Kush e dëgjoi,
interpretoi dhe përktheu fjalët e përbindëshit në një tjetër sistem shenjash? Ideja e origjinalit i referohet, si
opozitë, idesë së kopjes. Rrëfimi i Asterionit në vetën e parë nuk është një monolog, por një dialog. Kërkon
praninë e tjetrit që, brenda apo jashtë labirinti (meqë teksti lë shumë të qartë atë se bisha mund të dalë), shkruan
apo i tregon dikujt se di të shkruajë, me një fjalë për Asterionin. Kush kopjoi fjalët direkte apo të thëna nga
minotauri? Në duart e një shkruesi të paemër, anonim, është lidhja dëshmuese e bishës. Dëshmitar memec, por që
lë të flasin, që i jep zë tjetrit, tjetrit për epërsi, dhe që kthehet në një hije e cila nuk ka identitet, në figurën e një
përkthyesi të panjohur. Vetë teksti, dhe jo një akt i mbikalimit interpretativ planifikon mundësinë e rindërtimit të
hapësirave të ndryshme të shtjelluara që paraqiten në formën e një radhë-modelesh: Asterioni flet, dikush e
dëgjon, ndoshta shkruan, ndoshta ia tregon një tjetri që merret me shkrimin, një tjetër analizon, boton dhe
përkthen këtë origjinal të shkruar.

Përkthim i përkthimit, tregimi – arkiteksti letrar i dhënë nga një person lexues që i përket një hapësire të re
komunikimi – na mbërrin si një produkt gjysmë-trillim i situr nga shumë zëra, vende, kohë, gjini, gjuhë, kultura
dhe konceptime. Teksti transformohet, si pasojë, në një rishkrim dhe kthehet në të njëjtën kohë, në një “mozaik
përkthimesh”. Që është ngjizur në mënyrë formale si një përkthim lihet të kuptohet fal komentit i cili sqaron
(mes kllapash katrore, dhe si të ishte produkt i një pune filologjike) që katërmbëdhjetë do të thotë pafundësi.
Katërmbëdhjetë përkthehet si pafundësi. Botuesi korrigjon shkruesin, e interpreton, vendos në kriza kopjimin e
tij. Atëherë dakord, kjo planifikon një problem të përmbledhur: Çfarë garancie ka që shkruesi të ketë kopjuar me
saktësi fjalët e Asterionit? Në këtë rast, funksioni i tij është pothuajse i njëjtë me një intervistues, tek i cili nuk
është e përjashtuar mundësia që të bëjë gabime, ose të manipulojë diskutimin. E sigurt është se imazhi dhe
identiteti i Asterionit na mbërrijnë me ndikim vendimtar, si produkte përfundimtare të disa filtrave subjektiv,
asnjërit prej tyre nuk mund t‟i jepet më shumë apo më pak përgjegjësi në lidhje me aktet e manipulimit.

Të gjithë janë ndërmjetës, të gjithë i janë përshtatur një diskutimi të një unë që ngelet në duart e të tjerëve. Të
gjithë, në mënyrën e tyre, janë të pranishëm. Të flasim tamam, nuk ka asnjë garanci. Madje as citati që citon si
epigraf nuk është një citat i saktë, por një parodi e citatit. Teksti i Apolodoro-s (Biblioteka III 1, 4) thotë

5, kurse përkthimi i Borgesit, përkundrazi, thotë “Dhe mbretëresha
nxori në dritë një djalë që u quajt Asterion”. Shmangie e vogël efekti i së cilës është fshehja. Për këtë arsye, pjesa
më e madhe e kritikës sheh në këtë fragment çelësin e enigmës. Kjo, në fakt, është një e vërtetë përgjysmë, meqë,
siç është thënë më parë, enigma nuk është vetëm identiteti i personit të parë. Megjithatë, ka diçka të vërtetë: që
përkthimi është kurorëshkelës, i manipuluar. U la jashtë kopjimi i plotë ku është emri “minotaur”, karakteri
tregues i të cilit do të kishte rezultuar zbulues, kështu që do të ndërlikonte anulimin e karakterit enigmatik të
tekstit. Në momentin që pranohet pakti i propozuar nga trillimi, enigma e vërtetë është ajo që të zbulohet se në
çfarë mënyrë u bë e mundur ekzistenca e tekstit, kush është marrë me atë që të na sillte fjalët e Asterionit.

90 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Ana dhe qendra jo vetëm që kthehen mbrapsht, por gjymtojnë gjendjen funskionale në momentin e sjelljes së
kuptimeve. Teksti, prandaj, tregohet si një hapësirë kaotike – ose, të paktën, si një rregull dhe një logjikë e
brendshme jo e dukshme – kuptimshmëria e të cilit duhet të jetë e rindërtuar nga një gjuetar shenjash, nga një
interpretues i shenjave dhe anëve, i periferive që e kanë zakon të shfaqen me të madhe. Shembulli që i përket
gjuetisë së propozuar nga Carlo Ginzburg (v.1999) jo vetëm është zbulues në lidhje me këtë gjë, por dhe duket se
përbëhet në një mënyrë të privilegjuar nga ndërhyrje për të arritur në vende të ndryshme, me hyrje në tregim në
mënyrë të papërcaktuar. Në fakt, çfarë është tjetër interpretimi i një shenje apo një fytyre përveçse përkthim?
Shtjellimi paradoksal që na propozon Asterioni kur lexojmë se nuk di të shkruajë, me një fjalë, kur lexojmë atë
që ai thotë se nuk di ta bëjë, mund të zgjidhet si nga anët, po ashtu edhe nga qendra, ndoshta nga shënimi në fund
të faqes, ndoshta nga përmbajtja e vetë tregimit. Në këto pika, ka mundësi të pyesim për përkatësinë e skajeve
“anë” dhe “qendër”, ose të planifikojmë, në çdo rast, nëse të tillë emra nuk i përgjigjen vetëm vendndodhjes
hapësinore të teksteve më shumë se sa hierarkisë informuese që ata fshehin. Sido që të jetë, Borgesi duket se
propozon një mundësi të dyfishtë për të arritur tek enigma: ose nga anët, ose nga qendra, nëpërmjet vetë trupit të
tekstit. Kështu që siç ka lexues të cilët bien përsëri në specializimin e shkrimit, në dispozicionin fizik të
elementeve të tij, duke kërkuar qendrën në periferinë e tij, ashtu ka edhe nga ata të cilët parapëlqejnë të shkojnë
në mënyrë direkte tek teksti, dhe të kërkojnë atje vetë çelësat interpretues. Të dy rrugët janë të kalueshme: ai i
gjuetarit dhe ai i kirurgut. Të dy seleksionojnë, hierarkizojnë dhe analizojnë shenjat në varësi të vetë modeleve të
tyre intepretuese. E tani, pasi kemi arritur në këtë pikë, ka mundësi që të pyesim se çfarë relevance kanë
fenomenet e analizuara deri këtu. Lidhjet ndërtekstuale, kur fshijnë në mënyrë të pjesëshme kufijtë e zërave, kur
fusin një logjikë e cila prish parametrat e hapësirës, të kohës dhe të tregimtarit monologjik, lejojnë të kuptohet
një sërë aspektesh që shtjellojmë në vazhdim.

Së pari, që çdonjëri prej tyre është një shembull pjesor, një model i përcaktuar brenda teorisë së përkthimit të
Borgesit. Së dyti, që, në rastin e plagjiaturave, e aluzioneve dhe e citateve, përkthimi ndjek si fund vendosjen në
krizë të karakterit të shenjtë, të mbyllur dhe origjinal të një teksti. Siç thotë mirë Ana Maria Barrenechea “këto
shprehje grisëse të kontekstit të tij i shërbejnë Borgesit për një qëllim, të ndryshëm nga ai i autorit origjinal”6
meqë rifusin tekstin ne një fushë të re kuptimplote. Në këtë mënyrë, e njëjta ligjëratë, e transformuar në
shtjellime të ndryshme, në gojë dhe kronotope gjithashtu të ndryshme, thekson të tregojë se përdorimi i gjuhës
nuk është pasuri vetëm e sektorëve fetar, politikë apo gjeografikë, dhe që si një profet ashtu dhe një bishë mitike
mund të thonë të njëjtën gjë me të njëjtat fjalë. Çështja se kush e tha i pari është një emfazë aksiologjike të cilën
kultura perëndimore e imponon si kriter të origjinalitetit; origjinalitet që mbetet i reduktuar në hapësirën e
prioritetit kohor.

“Shtëpia e Asterionit” është labirinti i minotaurit, kështjella e Barbazulit dhe pse jo, një rrënojë lëvizëse. Të
gjithë janë të gjithë, siç bukur thotë Corintios, dhe në variantin e tij si rioplatens7, “Biografia e Tadeo Isidoro
Kruz”. Një historian është poet, një përbindësh është filozof, një shkrimtar është një zot, sepse të gjithë bëhen të
njohur në një gjuhë të zakonshme, e cila njehëson ndryshimet. Në fakt, thyhet ajo që Paul Ricoeut e quan
“ndryshim i pakapërcyeshëm i së mirëfilltës dhe të huajës”8. Nuk ka tradhti të mundshme; përkthimi lejon hyrjen
jo të saktë, brenda regjistrit të prezantimit, të të gjithë atyre që ndonjëherë thanë të njëjtën gjë të cilën e thotë
Asterioni, dhe të cilën ne e lexojmë. Jemi përpara një tipi më të butë ndërmjetësimi kulturor: të atij që thekson
përfshirjen, kryqëzimin e zërave, etnive, gjendjeve të realitetit dhe skemave kulturore të padiskriminuara. Skema
të cilat, jashtë letërsisë, shumë herë janë të papajtueshme.

Në këtë Babel të ri ku të gjithë ndajnë gjuhën e tyre, para së gjithash nuk është më shumë konfuzioni se sa
shkrirja. Në poetikën e Borgesit, Kruzi është, në një farë mënyrë, Karlua XII i Suedisë, dhe Akili, Aleksandri,
Fierrua, në të njëjtën mënyrë siç një biografi është një tregim, dhe një tregim është, në njëfarë mënyrë, një
pikturë. Pak rëndësi kanë saktësirat në referenca, sepse tashmë nuk ka referenca të cilat nuk iu referohen, në të
njëtën kohë, referencave të tjera. Ndërsa si ndërmjetës kulturor, Borgesi përkthen gjini, diksutime, gjuhë, kode të
ndryshme semiotike në skema trilluese të përbëra, pa hegjemoni etnike apo linguistike. Ashtu si një arab flet për
tragjedinë dhe komedinë pa e njohur kuptimin specifik (dhe mund të gjenerojë art pa asnjë problem), ashtu si dhe
një përbindësh flet me profetin, ashtu, në mënyrë të prerë, ndodh me lexuesin, i cili pasi lexon tekstin e Borgesit,
nuk mund të pohojë se nuk njeh pjesë të Biblës, të Kuranit, të sagave islandeze apo të teksteve që kurrë nuk qenë
të përkthyera në spanjisht. Nga kjo pikë vështrimi, të flasësh për gjuhë të ndryshme dhe të supozosh që kjo
përbën një pengesë për komunikimin, jo vetëm do të ishte e pamendueshme, por, në një farë mënyrë, e
papranueshme.

91 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

1 McGrady (1986:532): “Borgesi u vendos me simpati brenda përbindëshit”.
2 antonomasia – kuptim që qëndron në veprimin e vendosjes së një emri të përgjithshëm për të përveçmin, të përveçmin për të
përgjithshmin; p.sh: Neron për të nënkuptuar një njeri të keq, Juda për të nënkuptuar një tradhtar, Jago për të nënkuptuar një shpifës.
(Nga Fjalori i Akademisë Mbretërore Spanjolle. shën përkth)
3 Snell (1965:320 ss), Bluck (1955: 174-181).
4 isomorfo – të punohet në trupa me përbërje të ndryshme kimike dhe me të njëjtën formë kristalore, të cilët mund të kristalizojnë
bashkëshoqërues; si gëlqerori i Islandës dhe karbonati i magnezit, të cilët formojnë dolomitin. (Nga Fjalori i Akademisë Mbretërore
Spanjolle. shën përkth)
5 “Dhe ajo [mbretëresha] solli në jetë Asterionin, të quajtur Minotauro”.
6 Barrenechea (2000:269)
7 rioplatense – që është nga Rio de la Plata. (Nga Fjalori i Akademisë Mbretërore Spanjolle. shën përkth)
8 Ricoeur (2005: 27)

Bibliografía
Anderson Imbert, Enrique (1960) Crítica interna. Madrid, Taurus.
Bakhtin, M. M. (1981) The Dialogic Imagination: Four Essays. Ed. Michael Holquist.Trans. Caryl Emerson and Michael Holquist.
Austin and London: University of Texas Press.
Barrenechea, Ana María (2000) La expresión de la irrealidad en la obra de Jorge Luis Borges y otros ensayos. Buenos Aires,
Ediciones del Cifrado.
Bluck R. (1955) Plato‟s Phaedo, transl. with introd., notes and appendices. London. “Appendix seven”
Cédola, Estela (1987) Borges o la coincidencia de los opuestos. Buenos Aires, Eudeba.
Genette, Gérard (1972) Figures III. Paris: Seuil.
Genette, Gérard (1982) Palimpsestes. La littérature au second degré. Paris, Seuil.
Ginzburg, Carlo (1999) Mitos, emblemas indicios. Morfología e historia. Barcelona, Gedisa.
Jakobson, R. (1959) "On linguistics aspects of translation", en Brower, Reuben A. (ed.) On translation. Cambridge, Harvard University
Press, 232-239.
Lefevere, André (1997) Traducción, reescritura y la manipulación del canon literario. Salamanca, Ediciones del Colegio de España.
McGrady, Donald (1986) “El redentor del „Asterión‟ de Borges”, en Revista Iberoamericana, 531-535.
Ricoeur, Paul (2005) Sobre la traducción. Buenos Aires. Editorial Paidós (Col. Espacios del Saber, 44)
Shaw, Donald Leslie (1986) “A propósito de „La casa de Asterión‟ de Borges”, en AIH Actas IX, Centro virtual Cervantes, 721-724.
Snell, Bruno Las fuentes del pensamiento europeo. Madrid, Razón y Fe.
Steiner, George (1995) Después de Babel. Aspectos del lenguaje y la traducción. México, FCE.
Waisman, Sergio (2005) Borges y la traducción. Buenos Aires, Adriana Hidalgo editora.
Wilss, Wolfram (1988) La ciencia de la traducción. Problemas y métodos. México, Universidad Nacional Autónoma de México, esp.
cap. VII: “La equivalencia traductorial”, 155-189.

© Lucas Scavino dhe Rodolfo P. Buzón 2008
“Espéculo” - Revistë e studimeve letrare.

Përktheu nga spanjishtja: M. G.

92 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

DËSHMITARI

Jorge Luis Borges

Në një stallë që qëndron thuajse nën hijen e një kishe të re prej guri, një njeri me sy gri

dhe mjekër të thinjur, i shtrirë midis aromës së kafshëve, i përulur përpiqet të qasë pranë
vetes vdekjen, pothuajse njëlloj si një njeri përpiqet të detyrojë veten të flejë. Dita, e
bindur ndaj ligjeve të pafundme dhe të fshehta, zhvendoset ngadalë përreth dhe përzien
hijet në vendet më të ulëta; jashtë shtrihen fushat e pluguara, një hendek i mbushur me
gjethe të rëna dhe një gjurmë e zbehtë e një ujku në deltinën e zezë atje ku vija e pyjeve
fillon. Njeriu fle dhe ëndërron, i braktisur. Këmbanat që bien për lutjet e zgjojnë atë. Këmbanat tanimë janë një
nga ritet e mbrëmjes në mbretëritë e Anglisë, por kur ishte fëmijë njeriu kishte parë fytyrën e Woden, tmerrin e
shenjtë dhe triumfin, idhullin e trashë prej druri të mbushur me monedha romake dhe mantelet tejet të rënda,
flijimet e kuajve, qenve dhe të burgosurve. Para se t‟ia behë agimi ai do të vdesë, dhe bashkë me të, të fundit
imazhe dëshmitare të riteve pagane do të mbarojnë, për të mos u parë kurrë më. Bota do të jetë pak më e varfër
kur ky burrë sakson të vdesë.

Gjërat, ngjarjet që zënë hapësirën sidoqoftë vijnë drejt fundit, kur dikush vdes mund të na bëjë ne të ndalojmë të
habitur – dhe sidoqoftë një gjë, ose një numër i pafund gjërash, vdes bashkë me vdekjen e çdo burri apo çdo
gruaje, përderisa dhe vetë universi ka një kujtesë, siç na kanë sugjeruar teozofët. Në rrjedhën e kohës ka qenë një
ditë kur u mbyllën sytë e fundit që kishin parë Krishtin; Beteja e Junín dhe dashuria e Helenës vdiqën me
vdekjen e një njeriu. Çfarë do të vdesë me mua ditën që unë do të vdes? Çfarë imazhi i prekshëm ose i brishtë do
t‟i humbasë botës? Zëri i Macedonio Fernándesit, imazhi i një kali brymës në një pjesë të lirë në një qoshe të
Sarrano dhe Charcas, një shufër squfuri në sirtarin e një tavoline mogani?

Përktheu: Neli Naço

93 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

RAGNARÖK

Jorge Luis Borges

Imazhet në ëndrra, shkruante Coleridge, figurohen që nga impresionet që intelekti ynë do

t‟i quante shkaqe; ne nuk e ndiejmë tmerrin sepse na është fanitur një sfinks, ne
ëndërrojmë një sfinks me qëllim që të shpjegojmë tmerrin që ne ndiejmë. Nëse kjo gjë
është e vërtetë, si mundej një kronikë e thjeshtë e formave të saj të transmetojë shtangien,
triumfin, panikun, tmerrin dhe gëzimin që ndërthuren së bashku në ëndrrën e natës? Unë
do të orvatem të plotësoj atë kronikë, megjithatë; ndoshta fakti që ëndrra përbëhet veçse
nga një skenë e vetme mund të fshijë ose zbutë vështirësinë thelbësore.

Vendi ishte Kolegji i Filozofisë dhe i Letrave; ora, ndajnatë. Çdo gjë (siç ndodh shpesh në ëndrra) ishte paksa e
ndryshme; një zmadhim i lehtë i shndërronte gjërat. Ne zgjodhëm autoritetet; unë do të flisja me Pedro
Henríquez Ureña, i cili në jetën e zgjimit kishte vdekur para shumë vitesh. Papritur, ne ishim të shtangur nga një
zhurmë e fuqishme e demonstruesve ose e muzikantëve të rrugës. Që nga Nënbota ne dëgjuam thirrjet e njerëzve
dhe kafshëve. Një zë klithi: Ja ku po vijnë! dhe më pas: Zotat! Zotat! Katër a pesë persona u shfaqën që prej
turmës dhe zaptuan podiumin e auditorit. Çdonjëri duartrokiste, duke qarë; ishin zotat, duke u kthyer pas një
syrgjynosjeje prej shumë shekujsh. Duke u përvijuar më të mëdhenj sesa jeta ndërsa qëndruan mbi podium, kokat
e tyre të hedhura nga pas dhe gjokset e shtyrë përpara, ata me arrogancë e morën homazhin tonë. Një prej tyre
mbante një degë (e cila i përkiste, pa dyshim, botanikës së thjeshtë të ëndrrave); një tjetër, me një gjest
gjithëpërfshirës, zgjaste një dorë e cila ishte një putër kafshe; një nga fytyrat e Janusit shihte, mosbesuese, nga
sqepi i përkulur i Thoth-it. Ndoshta të emocionuar nga duartrokitja jonë, një prej tyre, nuk mund ta kujtoj se cili,
shpërtheu në një kakarisje triumfuese, çuditërisht të hidhët që ishte gjysma gagaritje e gjysma fërshëllimë. Nga
ajo pikë, gjërat ndryshuan.

E gjitha filloi me dyshimin (mbase të tepruar) që zotat ishin të paaftë për të folur. Shekujt e një jete të egër
fluturimi e kishin atrofizuar atë pjesë të tyre që ishte humane; hëna e Islamit dhe kryqi i Romës kishin qenë të
papajtueshëm me këta ikanakë. Vetullat e nxjerra, dhëmbët e zverdhur, mjekra e rrallë e një mulati ose e një
kinezi dhe lafshët kafshërore ishin testamentet për degjenerimin e linjave Olimpiane. Veshjet që ata kishin nuk
ishin prej atyre të një varfërie të hijshme dhe të ndershme, por më së shumti të një luksi kriminal të një strofulle
kumari të Nënbotës dhe të shtëpive me reputacion të sëmurë. Një gjak ngjyrë karafili rrodhi nga vrima e një
kopse; nën një xhaketë të shtrënguar dikush mundi të dallonte konturet e një thike. Menjëherë, ne e ndjemë që ata
po luanin trompën e tyre të fundit, që ata ishin dhelpërakë, injorantë dhe mizorë, si grabitqarë të rritur, dhe nëse
ne do të lejonim veten të dridheshim nga frika ose keqardhja, ata do të mbaronin duke na shkatërruar ne.
Ne nxorëm revolverët tanë të rëndë (papritur në ëndërr na u shfaqën revolverët) dhe me ngazëllim i vramë zotat.

Përktheu: Neli Naço

94 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Ilustrimi: G. O’Keeffe, 1926 - © G. O’Keeffe Museum

95 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC TA 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

TULIPANI I MADH
(Rozanës)

Gaetano Xherbino

Tato, ashtu sikundër ndodhte shpesh, rrinte në fund të strofullit që prindërit e kishin gërmuar në

të hyrë të dimrit. Pak kohë më parë atyre iu ish dashur të braktisnin të vjetrin pasi një nuselalë, që
kish hyrë papritmas në zgavrën e ngushtë, kish vrarë e përpirë tre vëllezërit e tij.
Tato ish një miush i majmëth e disi përtac, i cili që prej kur familja ish transferuar në shtëpinë e re,
pak prej frikës, pak prej përkujdesjeve të tepruara të prindërve, e kalonte një pjesë të madhe të kohës duke ngrënë e duke
fjetur në strehë. Rrallë rrezikonte të dilte disa metra jashtë vrimës së strofullës e zakonisht rihynte me nxitim të madh sapo
ndjente zhurmën më të vogël në afërsi. Për më tepër daljet e tij kishin si qëllim të vetëm kërkimin e ndonjë lendeje të rënë
nga lisat.
Strofulli i ri ishte mjaft e sigurtë, sepse i vendosur në një kodrinë, i mundësonte mëmës dhe atit të kontrollonin fushën
përqark. Vendi për më tej nuk dukej të ishte i populluar me ata armiqtë e tmerrshëm të cilët tashmë i kishin shkatërruar
gjysmën e familjes. E kështu ditët rridhnin tepër të qeta.
Por një ditë prej ditësh jeta e familjes miushe befas u trondit. Qysh në të gdhirë ati dhe mëma dukeshin shumë të trembur:
vazhdimisht nxirrnin kokën nga strofulla për të parë qiellin e mbushur me re dhe në çdo kthim shqetësimi i tyre rritej.
Strofulli ish ndërtuar me shumë kujdes dhe ishte në gjendje t'i rezistonte stuhive më të forta, por ajo që po vinte, nga si e
ndjenin ata, ishte diçka më e rëndë. Gjithë mëngjesin ata nuk bënë gjë tjetër përveçse të vëzhgonin, të shpresonin, të
dridheshin dhe të luteshin.
Tato nuk e kuptonte pse, por e kish tashmë të qartë që nuk mund të vazhdonte të ishte i qetë dhe filloi të dridhej edhe më
fort se prindërit e tij e të përsëriste me shpejtësi ato pak lutjeza që kish mësuar deri në atë çast të jetës. Edhe miushët kanë
engjëllin e tyre mbrojtës dhe ai i Tatos atë ditë u thirr shumë herë: Oh Engjëll mbrojtës që më sheh, i vogël jam, të vdes
mos më le, premtoj se do të jem i mirë, harenë e paqen mos na e nxir.
Por pikat e para nisën të binin. Me një lëmsh në fyt ati dhe mëma u panë në sy, më pas me një shenjë mirëkuptimi iu afruan
Tatos dhe e shtynë të dilte nga strofulli. Kur të tre u gjendën jashtë në truallin tashmë të lagësht, kthyen vështrimin drejt
lisit që i ndodhur pak më tutje, ish parë prej tyre qysh në ditët e para të mbërritjes në shtëpinë e re, si streha e lartë në rast
përmbytjesh. Ndërkaq shiu binte më i dendur. Por kishin akoma kohë: ndonëse toka tashmë nuk arrinte ta thithte gjithë
shiun që zbriste dhe balta e bënte Taton të zhytej thuajse plotësisht, arritën me lehtësi tek rrëza e pemës.
Miushët kishin marrë ngjyrën e tokës dhe gëzofi i tyre ishte i lagësht rreth e qark syçkave vigjilentë. Tato gulçonte prej
lodhjes, por gjente akoma kohë t'i drejtohej engjëllit mbrojtës: Engjëll ... oh ... që më mbron ... oh, mos... he... më... lë të
vdes... oh... oh...
Por megjithëse ndodheshin afër lisit, ati dhe mëma ishin akoma më të trembur dhe shkëmbenin shikime të mbushur me
ëmbëlsi e drojë. Mëma filloi të qante mes putërzave të të shoqit. Kur Tato shpërtheu në lotë të papërmbajtshëm – Engj...
gjëë...ll... iii... iii... mi...ushsh – prindërit e mbështollën me trupat e tyre duke u përpjekur t'i jepnin zemër e ngrohtësi.
Ata kishin frikë, sepse lisi vërtet ishte mundësia e tyre e vetme e shpëtimit, por mund të bëhej dhe vendi i vdekjes së tyre.
Kjo për shkak se mes gjithë kafshëve që në raste si ky kërkojnë shpëtim nëpër pemë, ka disa të cilët i shohin miushët si
kafshore të shijshme dhe ideja që të ktheheshin në ushqimin e mundshëm të dhelprave, nuselalave ose maceve i shtiu në
ankth akoma më të madh.
Kështu pasi i dhanë zemër njëri-tjetrit, filluan të ngjisnin me nxitim trungun: putërzat e tyre qenë shumë më të shkathëta në
lëvoren e pemës sesa në baltë. I ati zgjodhi një degë shumë të lartë për t'u mbështetur dhe për të pritur që gjithë rreziqet të
shkonin. Në rresht për një, duke e mbajtur gjithmonë në mes Taton, ata mbërritën tek dega. Tato merrte frymë me aq
vështirësi, sa duke mos e shqiptuar dot lutjezën e tij, e përsëriste me mendje duke ia shkoqur vargjet me shfryrje ritmike.
Mërdhinin por ishin të mbrojtur nga uji që mbulonte rrëzën e trungut dhe zbriste me tërbim drejt luginës. Krahasuar me atë
lumë plot e përplot, pikat e mëdha që i godisnin mbi shpinë dukeshin pakgjë. Kështu qëndronin pa zë duke pritur që
shtrëngata të shkonte. Tato kohë pas kohe shihte me trishtim lendet që vareshin nga degët, jo për oreks por për mallin që
ato i sillnin për strofullin e tij, ku deri para pak orësh kish qenë i bekuar të brente prej tyre në sasi të madhe. E kjo ndjesi i
shkaktonte kaq shumë ankth sa ta bënte të lemzitej. Dhe çdo lemzë ishte aq e fortë sa mëma riniste me shikimet e rrepta për
ta detyruar të mos bënte zhurma, të cilat do t'i ndihmonin grabitqarët të zbulonin se ku ndodheshin ata. Pak më vonë droja
e prindërve do të shfaqej thellësisht e bazuar.
Ndonëse bënte përpara e kërrusur e me hapin e pazhurmë tipik prej felini të shkathët, një mace e egër, që kish gjetur
shpëtim tek një degë të afërt, shkundur edhe ajo nga era, nuk mundi të mos bënte e zhurmë e në këtë mënyrë dha shenjë për
praninë e saj. Megjithatë gjuetarja e rrezikshme nuk u shqetësua aq shumë që u pa nga miushët.
Mendoi: - Tani nuk kanë ku të shkojnë. Unë ndodhem këtu, ku dega do të ndahet nga trungu dhe tre miushët e mi nuk kanë
më rrugë shpëtimi: mundet veç të zgjedhin mes dhëmbëve të mi dhe ujërave të tërbuara aty poshtë.

96 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Tato për më tej i dukej aq i shijshëm, sa ajo as ruhej që të mos binte nga dega. E ëma qe e para që e kuptoi rrezikun. Lëshoi
një ulërimë, të mbërthyer në fyt nga dëshpërimi. I ati u kthye dhe pa macen e egër pak më tutje. Edhe Tato, ndonëse nuk

kishte parë ndonjëherë mace të egër në jetën e vet, kuptoi që nuk bëhej fjalë për një takim të këndshëm. I ati ndodhej më

pranë trungut e filloi të zmbrapsej duke shtyrë Taton dhe bashkëshorten drejt majës së degës. Edhe mëma duke u përpjekur

të ndihmonte vogëlushin e saj, bënte pas për aty ku dega bëhej gjithmonë e më e hollë dhe më e dobët. Ndërkohë macja e
egër bënte përpara dhe pesha e saj e bënte degën të lëkundej kaq fort sa tre miushët mezi mbaheshin.

Më shumë se një herë Tato gati gati u rrëzua por e ëma kishte arritur ta mbante për bishti ose prej putërzës. Kështu kishin

përshkuar degën, duke u mbajtur të mbërthyer aty ku ajo bëhej më e hollë dhe përkulej prej peshës së trupëzave të tyre drejt
tokës, ose thënë më mirë, drejt ujërave në stuhi. Edhe macja ishte në vështirësi, por në atë pikë i mjaftonte veç të zgjaste

putrën, të nxirrte kthetrat e mprehta dhe të grepëta dhe të zinte një nga një viktimat e veta.

Ati dhe mëma u panë dhe brenda një çasti shkëmbyen me sy fjalët më të bukura që i kishin thënë ndonjëherë njëri-tjetrit në

çastet më të përzemërta të jetës së tyre, u kapën prej njërës putër, me tjetrën mbërthyen Taton dhe u lëshuan mbi rrjedhë.
Menjëherë e humbën lidhjen që i mbante pranë, kaq të forta ishin valët që i ndanë duke e çuar secilin drejt fatit të vet.

Tek ra në ujë Tatos iu err gjithçka, e tërësisht i thithur nga lumi, u kthye e u rrotullua shumë herë. Kohë pas kohe, i shtyrë

lart nga rrjedha, arrinte të merrte pakëz frymë, ama duke mos mundur të shmangte së përpiri shumë ujë. Kishte ndjesinë se
në ata pak çaste kishte gëlltitur me shumë ujë seç kishte pirë në gjithë jetën e tij – Gloh... khkh... khkh... glu... grr...
Kushedi se ku kishin përfunduar mëma dhe ati, kushedi nëse arrinin t‟ia dilnin mbanë të rrinin mbi ujë, kushedi nëse arrinin
të merrnin frymë – Glu... glu... glu... kushedi...
Tato luftoi me gjithë shpirt që të mbante gojën mbi ujë deri kur, në një çast, iu duk që forcat po i mungonin, nuk arrinte të

mbushej me frymë, mendimet iu bënë më të turbullta e dalëngadalë filloi t'ia linte veten rrymës: befas ama iu duk sikur nuk

e ndjeu më peshën e trupit të vet, madje iu duk se ishte shumë i lehtë e më në fund nuk ndjeu më lodhje.

I gjithë ankthi, e gjithë frika, lodhja, u tretën. Gjithçka përqark iu shfaq e kthjellët, edhe qielli, dhe në atë qiell të
mrekullueshëm të kaltër shndriste dielli i ditëve më të bukura të pranverës. Një fushë e madhe e gjelbër shtrihej para tij e në

fund shumë pemë me shumë shumë lende. Tato ndjeu papritmas një ndjesi ngrohtësie në gjoks dhe bark, si me magji mundi

të merrte fryme pa gëlltitur ujë dhe nisi të hidhej mbi lëndinë duke u shpejtuar drejt pyllit të afërt.
Tek mbërriti mes pemëve vuri re i gëzuar që terreni ishte një tryezë e mbushur me gjithë të mirat: arra, lajthi, lende të çdo

forme dhe përmase, të rëna nga degët, të cilat ishin aq plot sa premtonin të lëshonin edhe lende të tjera në sasi të mëdha.

Nisi të brente, kafshonte dhe thyente ato kokrra të pasura me farat më të shijshme që kishte ngrënë ndonjëherë. U ngop dhe
barku iu rrit aq shumë sa putërzat gati nuk e preknin dot më tokën.

Tato ishte i mbingopur dhe i lumtur. Ndërsa sodiste mbetjet e drekës gjigande, dëgjoi tinguj që vinin nga brendia e pyllit,

por nuk u tremb. U bë kureshtar dhe priti që banorët e mistershëm të pyllit të afroheshin. Në largësi iu duk se dalloi një

mori pikëzash të qarta që vinin drejt tij. Kur ato u afruan edhe më, me habi të madhe, kuptoi që ishin miushë shumë të
ngjashëm me të përveç faktit që të gjithë ishin të bardhë, me një të bardhë të qashtër dhe të ndritshme.

Tato nuk kishte parë ndonjëherë miushë të bardhë dhe u mahnit. Kur ata u gjendën pranë tij, u vendosën të gjithë në qark

me Taton në mes. Miushat e bardhë më të vegjël buzëqeshnin tek shihnin Taton, për shkak të pamjes së tij të çuditshme:
gëzofi i tij ngjyrë hiri i shpupurisur dhe barku i stërmadh e bënin të ngjante më shumë si iriq se si miush.

Befas nga qarku doli një miush i moshuar i bardhë, më i moshuari nga të gjithë, dhe shkoi tek Tato: - Mirëseerdhe mes

nesh, Tato!
Të gjithë miushët e tjerë vazhduan të kërcejnë e luajnë në qark duke kënduar një kënge për nder të mikut: - “Sillu sillu
rrumbullak, Tato gjithë me shi u lag, vajt’ e humbi në një lumë, zemra i bëri bum bum bum. Po tani të mos ketë më drojë,
jetë e re do ta pushtojë, e do të shohë që një ditë, do të gëzohet tok me gjith’ minjtë!”

Me një shenjë të dorës miushi i moshuar i bardhë e ndërpreu korin dhe vazhdoi: - I dashur Tato, ne të gjithë e dijmë se çfarë
t‟u desh të përballoje, por tani ke ardhur në një vend të bukur ku nuk ke pse te kesh frikë: je në fantabotë ku të gjithë janë të

butë e askush nuk do të mund të të lëndojë.

Ndërkohë nga qarku kishin dalë miushë të tjerë të bardhë: tre miushë të vegjël dhe një zonjë miushe. Sa më shumë
afroheshin ata, aq më e njohur i shfaqej pamja e tyre.
- … po… po ju jeni… ti je mëmaaaaaaaa… dhe ataaaa… ataaaa… vëllezërit e mi të vegjël!!! – bërtiti Tato. Të gjithë u

shtrënguan pas tij dhe e përqafuan. Tato ishte aq i lumtur sa nuk dinte kë të përqafonte më parë dhe zemra e tij aq e

mbushur me gëzim sa mënd shpërthente.
- Vogëlushi im – pëshpëriti fantamëma – ke pasur shumë frikë, por sikurse e sheh mëma jote e vëllezërit e tu të vegjël janë

gjithmonë me ty. Mjafton që ti ta duash me gjithë zemër dhe ata nuk do të të braktisin kurrë.
- Oh mami – tha Tato – po babi pse nuk është me ne? E thërrasim dhe atë e të jemi sërish të gjithë bashkë?
- Babi nuk mundet tani, - shpjegoi e ëma – ai të pret që të të njohë me një vend tjetër të mrekullueshëm, megjithëse më i

rrezikshëm se ky. Shiko Tato, një ditë do të jemi të gjithë miushë të bardhë e do të jemi përgjithmonë bashkë, por tani për

tani ti je një miush ngjyrë hiri dhe duhet të njohësh shumë gjëra të tjera: ke mësuar tashmë çfarë është dhimbja, frika, uria,

ngopja, por duhet akoma të njohësh gjënë më të vështirë nga gjithë të tjerat.
- E cila është gjëja më e vështirë nga të gjitha, mami? – pyeti Tato.
- Eshtë ajo që ndjehet pasi ke njohur dhimbjen dhe dëshpërimin – u përgjigj e ëma – është ngrohtësia e zjarrit në netët e
akullta, është lendja që ta ngroh barkucin kur ke uri…
- … është mami që më përkëdhel kur kam frikë? – e ndërpreu Tato.

97 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

- Po edhe ajo. Eshtë dhe babi që të thotë se ti je gjëja më e ëmbël dhe më e shtrenjtë në botë. Dhe ndoshta më shumë se

gjithçka tjetër, është një miushe femërz, e hijshme, që ta dashurosh, me të cilën të ndash gëzimet dhe hidhërimet e me të
cilën të sjellësh në jetë shumë miushë ngjyrë hiri, të cilët t‟i shohësh të rriten. Me një fjalë, Tato, është lumturia. Mundesh
ta kesh, nëse do, por ki kujdes, se lumturinë nuk e njeh dot menjëherë. Duhet ta kuptosh që po vjen dhe nuk duhet t‟i kthesh

shpinën. Duhet ta lësh të hyjë brenda teje e të rritet dhe dikur befas ajo do të shpërthejë.

Duke përfytyruar një shpërthim të vërtetë, Tato nga frika zgurdulloi sytë dhe bëri një hap prapa.
- Jo, Tato – vazhdoi mamaja – nuk duhet të kesh frikë, sepse është një shpërthim shumë i ëmbël. Gabimi që shpesh bëhet

është pikërisht ai që ne trembemi nga të qënit të lumtur e aty zmbrapsemi siç bëre ti tani. Lumturia mund të provohet me të

vërtetë vetëm nëse njihet dhimbja. Këtu ne jemi të gëzuar, Tato, jemi të lumë, nuk na mungon gjë. Por ti duhet akoma të

jetosh dhe të jetosh do të thotë pikërisht ajo që të thashë. Të jetosh është diçka më shumë se fantabota jonë e miushëve. Të

jetosh nuk është të qënit i bekuar: është ëndrra e lumturisë që mund të bëhet realitet.

- Dhe të gjithë bëhen të lumtur?

- Për fat të keq jo, Tato. Madje veç pak arrijnë të bëhen e nga këta shumica veç për pak kohë.
- E pse? – pyeti Tato me keqardhje.

- Sepse shumë nuk dijnë ta kërkojnë lumturinë, shumë të tjerë nuk dijnë ta njohin dhe shumë të tjerë nuk janë të aftë ta

bëjnë të zgjasë.

- E si mund ta bësh lumturinë të zgjasë?
- Nuk duhet të pushosh së ëndërruari! – tha mamaja me buzë në gaz.
- Atëherë duhet gjithmonë të flesh?! – klithi Tato me dyshim.
- Jo, duhet të ëndërrojmë kur jemi zgjuar, me sytë çelur, vetëm e me kë kemi përkrah, me të gjithë ata që duam – shpjegoi e
ëma – dhe kjo është detyra jonë këtu, në fantabotën e miushëve: ajo që të thurrim ëndërrat më fantastike dhe të bukura, por
edhe më të çuditshmet, t‟i ruajmë mirë e mirë e t‟i zbresim poshtë në botën e miushëve ngjyrë hiri si ti, t‟i bëjmë të hyjnë
brenda tyre e t‟i bëjmë ata të ëndërrojnë atëherë kur më pak e presin, papritur.
- Kjo do të thotë që nuk mund ta dallosh që po vjen një ëndërr dhe…?

- Po, kurdoherë: kur ha, kur vrapon, kur je shumë i zënë me gjërat e tua, e natyrisht kur fle.

Me ta thënë këtë mëma e mori Taton për putërze dhe i tha: - Eja Tato, do të të tregoj fabrikën e ëndërrave.

Zunë kështu të ecin ndërkohë që Tato nuk e mbante dot më veten nga kurioziteti për fabrikën. Kaluan pyllin dhe ecën për
një kohë deri kur pemët u rralluan dhe drita u bë më e fortë. Kur mbërritën në të dalë të pyllit aty befas Tato pa t‟i shfaqej

para syve panorama më fanta-e ngjyrosur dhe fanta-ndriçuese që mund të imagjinonte: një luginë e mbuluar nga mijëra e
mijëra tulipanë të mrekullueshëm të verdhë, portokalli, të kuq, të bardhë…

Tato mbeti gojëhapur nga mrekullia dhe kur kuptoi se mund të fliste, tha: - Mami, sa lule të bukura!

- Kjo është lugina e fantatulipanëve, Tato.

E ndërkohë që Tato përshkonte me sy luginën, shikimi i ndali mbi një tulipan të verdhë shumë të lartë, kaq të lartë sa
kurora e tij prekte fantaretë në qiell. – E ajo që sheh aty lart, - vazhdoi mamaja – kurora e fantatulipanit me fantapetalet e

verdha, është fabrika e ëndërrave. Shkojmë Tato! Tani të tregoj si bëhen ëndrrat e miushëve ngjyrë hiri.

Zbritën tek ajo fushë e madhe me gjithë ata tulipanë e u drejtuan drejt lules së lartë që mbante në vete fabrikën e ëndrrave.

Tato dukej mos ta ndiente lodhjen nga ecja e gjatë e madje dëshironte të vazhdonte edhe më me shpejtësi për të mbërritur

sa më parë të ishte e mundur tek fantatulipani. Ishte kaq i përqendruar dhe i vendosur saqë nuk e vuri re që kishte mbërritur

në rrëzë të lules së madhe.
- Shiko, Tato, ja ku mbërritëm! – i tha mëma.

Tato hodhi sytë përpara dhe pa kërcellin e gjelbër gjigand: për ta parë të gjithin u gjend me hundëzën për nga lart dhe në

majë, larg larg, dalloi të verdhën e petaleve. Shprehja e tij e mrekullisë i la vendin çudisë kur në rrëzë të fantakërcellit, pa të

hapej një portë e madhe nga e cila u shfaqën dy miushë të bardhë në uniformë. Ishin punonjësit e fantaashensorit i cili çon

tek fabrika e ëndërrave.
Ju lutem, hipni – thanë dy miushët – pas pesë sekondash do të ngjitemi përsëri!
- Pesë sek…!??! – Vuuuuuumm… dhe Tato me shumë nxitim kapi mamanë nga një putërzë dhe e tërhoqi me vete brenda

fantaashensorit.

Atëherë një miush i bardhë që kujdesej për ngjitjen, shtypi një fantasumbullë e ata zunë fill të ngjiteshin.
- O ma, është shumë bukur! – thirri Tato.

- Prit, Tato, e bukura nuk ka ardhur akoma!

Brenda ashensorit, ndërkohë, u shpërhapën notat dhe fjalët e këngës së fabrikës së ëndrrave. U ngjitën e u ngjitën deri kur

fantaashensori u ndal.
- Mbërritëm! – tha miushi i bardhë në uniformë – Ju lutem, zbrisni!

Dhe kur u hap dera, Tato më në fund u gjend brenda kurorës së tulipanit të madh të verdhë.
- Eja Tato – i tha mëma – shkojmë të shohim tulimiushët në punë e sipër.

Ajo atëherë e ftoi Taton ta ndiqte e së bashku u drejtuan për tek një tufë miushësh të bardhë që lëviznin rreth diçkaje që nuk

shquhej mirë për shkak të luzmës së tulimiushëve. Ata hynin e dilnin vazhdimisht me shumë nxitim. Kur u ndodhën

mjaftueshëm pranë, pas një tryeze të madhe të mbuluar me shumë fletë letre, mundën të shquajnë një miush të madh të

bardhë, me mustaqe të gjata, shumë i zënë duke i shpërndarë tulimiushëve fletëza të cilat të parregullta e në grumbuj me

lartësi të ndryshme, gjendeshin mbi tavolinë. Pasi mbërthente fletëzën e tij, tulimiushi largohej menjëherë nga tufa.
- Kush është ai miushi i madh pas asaj tryezës, mami? – pyeti Tato.

98 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

- Eshtë tulimjeshtri, mjeshtri i fabrikës së ëndërrave. Mbi tryezën e tij mbërrijnë gjithë dëshirat e miushëve të gjithë botës.

Për çdo dëshirë ai projekton ëndrrën që i përputhet asaj, përgatit urdhërat dhe ia shpërndan tulimiushëve punëtorë të cilët

me nxitim shkojnë në fabrikë për të bërë thurrjen. Këta, pasi e kanë thurrur ëndrrën, ia dorëzojnë tulimiushëve paketues që

e paketojnë mirë e mirë dhe kur tulipaketa është gati, ia kalojnë tulimiushëve dërgues. Këta të fundit e marrin dhe e

vendosin mbi një petale tulipani që, duke ndjekur udhën e ëndrrave dhe dëshirave, shkon e gjen një miush ngjyrë hiri në
botë…

Teksa mamaja i shpjegonte Tatos gjithë këtë gjë, i ndërpreu tulimjeshtri: Ohhhh, paskemi miq! Pak durim vogëlushë - u tha
ai tulimiushëve punëtorë që shtyheshin rreth e qark tavolinës – le t‟i japim mireseardhjen këtij vëllaçkoje ngjyrë hiri, të

majmëth e të hijshëm.

Nga turpi Tato u skuq në fytyrë si spec djegës kur pa të drejtoheshin mbi të syçkat e tulimiushëve punëtorë, të cilët në çast

ndaluan, e krejt të heshtur, u kthyen për ta parë.
- Si quhesh, vogëlush? – vazhdoi mjeshtri.
- T… Ta… Ta… Ta… Ta… - belbëzoi Tato nga emocioni duke u përpjekur të shqiptonte emrin e vet.
- Ah, Tatatata, sa emër i lezetshëm! – tha mjeshtri me entuziazëm të nxituar, i zënë si gjithmonë nga urgjenca e projekteve

të veta.

Tato u përpoq ta ndreqte, por mamaja me buzëqeshje i bëri shenjë të mos kundërshtonte për të mos e bërë tulimjeshtrin të

humbte shumë kohë.
- Po ç‟kemi i vogli Tatatata, nuk e ke marrë ëndrrën tënde? – pyeti mjeshtri pa e ndërprerë ndarjen e fletëzave.
- Jo, - ndërhyri mamaja, duke i folur zëulët në vesh mjeshtrit – kjo është një nga ëndrrat e tij.
- Ah, mirë, mirë, atëherë vazhdojeni vizitën tuaj. Mirupafshim Tatatata – përfundoi, i qetësuar, mjeshtri.

Ndërkohë që tulimiushët punëtorë po shtyheshin drejt tryezës së tulimjeshtrit, Tato dhe e ëma u vunë në udhë, deri kur
mbërritën përpara portës së madhe që çonte në brendi të fabrikës dhe e cila me t‟u shfaqur ata u hap me ngadalë.

Tato bëri disa hapa përpara dhe, me ta kaluar derën, iu hap para syve pamja më e pabesueshme që mund të kish imagjinuar

ndonjëherë: me mijëra miushë të bardhë në punë e sipër. Ishte ushtria e tulimiushëve, punëtorët e fabrikës që thurrnin

ëndrrat, e më tej ishin ata që i paketonin, ata që i stolisnin me fjongo, ata që i vendosnin paketat mbi petalet për dërgimin.

Ishin të ndarë në shumë skuadra sipas llojit të ëndrrës që duhet të përgatisnin. Hynë në fabrikën e madhe dhe aq e fortë

ishte zhurma e çekiçëve, sharrave, trapanëve, zdrugëve e të tjera veglave, sa me vështirësi arrinin të kuptonin dhe fjalët e

veta.

Por mbi të gjitha Tato mbeti gojëhapur kur, duke ngritur fytyrëzën për nga lart, pa qindra, mijëra, miliona petale tulipanësh

me paketëzat e tyre që ngjiteshin lart dhe dilnin nga kurora e fantatulipanit sikur të ishin flokë të një bore të dendur që lëviz

nga poshtë lart. Me të dalë nga kurora e madhe, gjithsecili prej petaleve merrte udhën si një bisht yllëzi magjik që i zbriste

tek miushët gri në tokë.

Tato rrotullohej i harepsur mes tulimiushëve punëtorë ndërkohë që mëma i shpjegonte gjërat më të çuditshme që syçkat e

tij po shihnin: kishte shumë ëndrra në formë puthjesh të gjata të gjata, të tjera në forma puthjezash të vogla të ëmbla, të

tjera në formë përkëdheljesh, ose si lende të mëdha, shumë si copa të mëdha djathi e më pas shumë të tjera, më të shumtat

nga të gjitha, si miushe e miushë bukuroshë ngjyrë hiri.

Kur e ëma kuptoi habinë e Tatos tek shihte kaq shumë ëndrra me formë miushësh ngjyrë hiri, i shpjegoi: - Të gjithë
miushët ngjyrë hiri si ti, në një çast të caktuar të jetës ëndërrojnë të takojnë një miushe femërz për ta dashuruar e për t‟u

dashuruar prej saj. E kështu edhe miushet shohin në ëndrrat e tyre një miush mashkullth me të cilin të krijojnë familje e të

bëjnë shumë miushë të vegjël. Kjo është një prej ëndrrave më të kërkuara e një prej më të bukurave, sepse është përmes

kësaj ëndrre që jeta vazhdon, Tato. Një ditë edhe ti do ta kesh këtë ëndërr, e nëse do të kesh fat, ajo do të realizohet.

I mahnitur nga mrekullitë e vendit dhe nga fjalët e së ëmës, Tato u hutua e duke bërë pas me fytyrëzën për nga lart, teksa

shihte petalet që fluturonin, nuk vuri re që pas tij ndodhej një petale gati për dërgim, u pengua e ra brenda saj me këmbët

lart. Në çast tulimiushët e paketuan dhe dërguesit e sistemuan mirë e mirë, e zunë petalen dhe e lanë të fluturojë.

Tulimiushët punëtorë nuk vunë re gjë, ndërkohë që fantamamaja qëndroi e qetë dhe nuk u duk se donte të ndërhynte.
Një tulimiush punëtor, kur kuptoi se çfarë po ndodhte, filloi t‟u bërtiste kolegëve paketues: Joooooo! Ky ish dërgimi për një
miushe që quhet Frufru. E kishim gatitur tashmë ëndrrën e saj… një miush i bukur ngjyrë hiri… kthejeeeeeni pas.

Tulimjeshtri do të tërbohet, të mjerët ne! Do të na vënë të pastrojmë! Thirreni, ndaleniiii! Si quhet ai i huaj?

Mëma, aspak e merakosur, u përgjigj duke buzëqeshur: - Quhet Tato e po ashtu edhe ai është një miush i bukur.
Atëherë tulimiushi punëtor bërtiti: - Tatoooo, zbrit poshtë, ajo është ëndrra e Frufruuuuuu… Tato… Tato…

Tatoooooooooo!

Tato befas ndjeu të ftohtë të madh në çdo pjesë të trupit, pati ndjesi lagështie mbi gjithë gëzofin dhe putërzat iu dukën aq të

rënda sa mënd nuk lëvizte dot. Merrte frymë me vështirësi dhe rënkonte dhe nuk i kish çelur akoma sytë, kur ndjeu ta
thërrisnin: - Tatooo… Tatooooo… Tatooooooooo!

Iu duk që diçka e prekte në shpatull dhe e shkundte. Hapi në fillim njërin sy, më pas tjetrin dhe pa një fytyrë të njohur: ishte
i ati që përpiqej ta zgjonte e t‟i fliste dhe i cili ndërkohë e shtrëngonte në krahë dhe përpiqej ta ngrohte me trup.

Disa orë më parë Tato ish shtyrë nga ujërat e tërbuara drejt bregut që ish krijuar gjatë stuhisë dhe atje kish mbetur pa

ndjenja deri kur e pa i ati, i cili ia kish dalë mbanë të kapej pas një dege që varej mbi ujë.
- Tato, vogëlushi im, kaq ishte, - tha babai miush – stuhia mbaroi, tani je mirë.
Por Tato nuk arrinte akoma të fliste: Uhm… aurgh… njerf…
- Tato, zgjohu! Jam unë, babushi – vazhdoi i ati.

99 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

- Oh babi… auf… ç„ka ndodhur? Rashë… auf… nga petalja ndoshta? Unë nuk… hee… e bëra me qëllim, u pengova dhe
… auf… më pas më dërguan si flok bore që … ngjitet në vend që të zbresë nga qielli… sbufff… por mami buzëqeshte
dhe… nuk ishte e merakosur, atëherë unë… mendova që nuk kish ndonjë gjë e keqe. Shpresoj që tulimjeshtri të mos
zemërohet, sepse unë nuk…
- Mos ki frikë Tato, ke ëndërruar dhe në ëndrra nuk ndodh gjë e keqe – e qetësoi babai.
- E pse mami qëndroi atje? – pyeti Tato me psherëtimë.

- Sepse u thirr që të të ndihmojë ty të bëhesh miush i mirë, të realizosh ëndrrat e tua. Një ditë do të jemi të gjithë bashkë e
do të përpiqemi t‟i bëjnë të ëndërrojnë të gjithë ata që duam.

- Kur të jemi të gjithë miushë të bardhë?
- Po, vogëlushi im… miushë të bardhë.

Mbrëmja tashmë kish rënë mbi atë ditë të rëndë. Babai ndihmoi Taton të ngrihej e së bashku kërkuan një vend më të thatë

ku të prisnin ditën të lindte.
Kur u gdhi gjetën diçka për të ngrënë dhe u vunë në kërkim të një vendi të përshtatshëm për të ndërtuar një strofullë të re.

Pasi e gjetën, bënë një vrimë në tokë: babai drejtoi punimet për gërmimin ndërkohë që Tato, me dëshirë të madhe por pa

rregull përpiqej shumë me putërzat duke hedhur në ajër baltë që shpesh përfundonin mbi të atin. Në krye të dy ditëve
strofulla ishte gati dhe dy miushët më në fund mundën të preheshin të qetë.

Strofulli në të cilin banonin pas stuhisë ishte i rehatshëm, por jo i bukur si i pari, i ndërtuar bashkë me mëmën miushe. Tato
çdo mëngjez nxirrte kokën, vërente me kujdes përqark për t‟u siguruar që nuk kishte ndonjë rrezik e më pas dilte mbi tokë
për të kërkuar ushqim. Vendi i tij i preferuar, edhe këtu, ishte një lis, në këmbët e të cilit gjendeshin lende.

Një ditë ndërsa i afrohej pemës së madhe, mes gjetheve të verdha të rëna nga pemët, Tato pa të lëvizte diçka që i ngjasonte

një miushi si ai vetë. Disi i nevrikosur nga kjo prani e padëshiruar, mbërriti tek lisi dhe vuri re që i huaji ishte një miushe

ngjyrë hiri, shumë e hijshme dhe e gjallë që lëvizte në kërkim të ndonjë lende për ta brejtur. Pa thënë një fjalë u vu edhe ai
në kërkim të ushqimit.

Për një farë kohe e injoruan njëri-tjetrin tërësisht, deri kur të dyve i zuri syri të njëjtën lende të madhe e iu sulën asaj sipër

me vrik. E mbërthyen njëri nga njëra anë e tjetra nga ana tjetër dhe ndalën duke u parë me sy kërcënues.
- Një xhentëlmiush i vërtetë nuk do ta ëndërronte kurrë t‟i rrëmbente lenden një vajzushke – tha miushja pa u trembur.
Tato, nuk kish folur kurrë më parë me një miushe kaq të hijshme, ndaj i frikësuar nuk diti ç„të thoshte. Më pas u kujtua që

ndodhej në tokën e tij dhe me vendosmëri iu përgjigj: - Një miushe e edukuar nuk hyn kurrë në tokën e një miushi tjetër!
- Unë nuk pashë ndonjë të shkruar që thotë se kjo pemë ishte e … unë as emrin nuk ta njoh – tha miushja që sa më shumë e

shihte Taton aq më shumë i shfaqej e njohur pamja e tij.
- Emri im është Tato, banoj me babanë tim dhe strofulli ndodhet shumë pranë prej këtu. E ti, ku banon? Si quhesh? – pyeti

Tato.
- Edhe strofulli im është këtu pranë. Unë dhe familja ime erdhëm këtu pas përmbytjes. Emri im është Frufru.
- Frufru? – theksoi i habitur Tato, duke u përpjekur të kujtohej se ku e kishte dëgjuar atë emër.
- Po, Frufru. Të duket emër i çuditshëm? – pyeti Frufru duke menduar që Tato kish mbetur i habitur nga emri i tij.
- Jo, jo, përkundrazi, më duket se e kam dëgjuar më parë! – u përgjigj Tato.
- Edhe mua më duket se të kam parë diku! – shtoi Frufru.

Vazhduan të flisnin duke u përpjekur të kuptonin se si e ku ishin njohur. Shkuan kështu çastet e para të tensionit dhe ata u

bënë miq. Në ditët në vazhdim Tato dhe Frufru u takuan shumë herë dhe në fund u bënë një çift që kishte dashurinë Zot.
Një ditë të bukur vendosën të lidhnin jetët e tyre përgjithmonë dhe ndërtuan strofullin e tyre në të cilin jetuan, gëzuan e

sollën në jetë shumë miushë të vegjël ngjyrë hiri.

Prill 2001

E përshtati (përktheu nga italishtja dhe arbërishtja): Lindita Komani

Të dhëna për autorin:

Gaetano Xherbino u lind në Palermo në një familje arbëreshe e zhvendosur aty në vitet „20 nga Hora e
Arbëreshëve. Jetoi në këtë qytet deri në moshën 37 vjeç, kur u transferua në Veri të Italisë për të ushtruar
profesionin e urologut. Pas përfundimit të liceut klasik në vitin 1982, ndoqi studimet në fakultetin e Mjekësisë të
Palermos dhe u specializua në fushën e urologjisë.

Pasioni për gjuhën arbëreshe u zgjua tek ai në vitin 1983, kur pati rast të merrte pjesë në një shfaqje teatrale të
shoqatës “Mondo Albanese” të profesorit Giuseppe Schirò di Maggio. Prej aty ai bashkëpunoi disa vite me
ansamblin teatral të shoqatës deri kur për shkak të studimeve dhe shërbimit ushtarak pati një ndërprerje

100 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA


Click to View FlipBook Version