The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by micky.hax, 2015-10-03 02:07:36

Gjon Mili (1904-1984)

Gjon Mili (November 28, 1904 – February 14, 1984) was an Albanian-American photographer best known for his work published in LIFE which he photographed artists such as Pablo Picasso.

Born to Vasil Mili and Viktori Cekani in Korçë, in the Manastir Vilayet of the Ottoman Empire (present-day Albania), Mili spent his childhood in Romania, attending Gheorghe Lazăr National College in Bucharest, after which he came to the United States in 1923. In 1939, Mili landed a job as a freelance photographer for Life (a position he held until his death in 1984).

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

disavjeçare në rrugën e nisur të teatrit e angazhimit për kulturën arbëreshe. Në vitin 1994 nisi aktivitetin vetiak
teatral me themelimin e shoqatës.
“Ansambli i teatrit popullor arbëresh” që zhvilloi punën e saj teatrale nga viti 1994 deri në vitin 2003. Përktheu
nga italishtja në arbërisht të gjitha tekstet e vëna në skenë nga ky ansambël. Në pozicionin e regjizorit, me
ansamblin ka vënë në skenë një numër të konsiderueshëm pjesësh teatrale. Që nga viti 2001 filloi të merret edhe
me veprimtari krijuese në gjuhën arbëreshe. Ka shkruar një tekst teatral, disa tregime për fëmijë dhe të rinj,
ndërsa është duke punuar mbi një roman, për të njëjtën grupmoshë lexuesish.

Në vitin 2003 Gaetano u martua me Rozanën. Çifti ka dy fëmijë: Gaja e Nikoloi, 4 e 2 vjeç.

Për të mësuar më shumë mbi Dr. Gaetano Xherbino, punën e tij të derimësotshme, planet e tij për të ardhmen e
më tej mbi zhvillimet më të fundit kulturore në komunitetin arbëresh në Itali, na ndiqni në një intervistë
ekskluzive me të, në numrin e ardhshëm të Ars Poetica.

101 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

BUJA

Mehmetali Rexhepi

Buja nga kllapia ç‟i solli bujën në esëllinë e tij.

***
- Është marrëzi edhe do të jetë të jesh esëll…
Nga një rast në tjetrin, tjetrin e tjetrin, ja si i grabitej esëllia bujës me përmbajtje vendore. Kjo lëndë amorfe as si
shtytje, as si formë, as si dukje, as si peshë nuk është për tregun e jashtëm, ngase nuk është gaz, por ndezë zjarrin
e disponimit gradacionit të intonacionit të ha - ha - ha - ve, hi - hi - hi – ve e hu - hu - hu – ve, deri në gradën e
shpërthimit të lotsjellësit në një tryezë.

***
Se si po çtrajtësohej ai reliev paqësor i fillimit të uljes së bythëve në gjashtë karriga alumini përreth tryezës
katrore.
Njëri: thurte (rr)jetën e intrigave si merimangë helmuese e kënetës së Anazonës për viktimat fluturuese pa krah a
zvarranikët e përshtatur regjimeve.
Tjetri: - Mos ia shtrij krahun e dërmuar se do t‟i bëhesh urë e, ai që të shurrte do të të shurrë!

***
Ecejaket gjilanase më lënë në duar gjithfarë trastash dhe s‟ke me çka t‟i mbushësh. Zgjedh, zgjedh e zgjidh:
njëllojshmëri. Trastat e zbrazëta duken fare pa peshë, por peshojnë, pse koha fut masën e peshës në to… Ti nget,
Ai rri. Ti rri, Ai le të ngasë...

***
- Pa pa pa pa: vërtet me këtë ironi që ke i mbathe ata farë tipash të ithtë!
Ai: - Ore, si të flisnin ty, me gjuhë të njësuar para pesëdhjetë vitesh personazhet dialektorë të Maleve të Zeza?
Po si?
Përderisa unë nuk e kuptoj dot shkarravinën tënde, mos je ti elita?
Pikërisht, elitë.
Për ty jam Himalaja. Jam elita!
Akcili: - Ec e kthehu në qarkun tënd të përgojimit!

***
Ne: pështym para e pas shpine atë bythëgjerin për dy karriga. Atë që na gërryente me hithrat e shikimit… Atë
ferrishtën e ferrit që zinte vendin e podiumit ballor në “Kristal”, me vartësit e vartësve të vartësve, grepave të të
cilëve u ngulëm dhe lypëm mëshirën e vrasjes e, nuk e denjuam dot vrasjen, por…
Ju: pështyet para nesh, pështyet dhe lëpitë pështymën tuaj para sojit të hibridizuar… Dhe sapo u futët në atë
orbitë: jargët nuhatëse u qenë shtuar më tepër se qenëve të dresuar, ndërsa…
Ata: nuk mbollën që të korrin, po vjelën atë që mbollëm ne me kripën e djersëve të kuqe.

***
Sa e pa skrupull qenia e esëllt dhe, vetëm tash para Bujës në kokërr të shpinës, u shtyka t‟i kapte çastet për t‟i
shtrydh, për t‟ua pirë lëngun për aq sa ia kishin shtrydhur rutina e iluzioneve, ose iluzionet e rutinës… Ndaj
duhej ta përtrolliste imagjinatën...

***
Buja, ai i bujës së miqësisë, i vijave tejet të holla, i hijezimit të dritës ose dritës së hijezuar në tërheqjet e tyre të
lira… Buja me katërmbëdhjetë ngjyra të ylberit në sy.
- “Oh”! Eja Jezus me Kërshëndellat! Na mëshiro me alkiminë Tënde!

102 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Shtanguan ato gajasje që derdheshin edhe mbi cipëza marrëzish krejt të rëndomta të njëfarë Motit. Ai Motin e
shihte mes morisë së fletëve të bardha, që pas nxirosjeve, do t‟i griste për enigmën e së vërtetës, fshehur pas
hireve të pakapshme të bukurisë. Dhe tundohej pse djerrohej e se kapte dot, së paku një çikëz hirësie…
Bukuri, bukuri, e zeza bukuri!
Të lypa, prore të lypa e nuk më çtundove!

***
Takoi Nunin. Për tre orë më kot ia lypte fillin, mesin a fundin fragmenteve tija të palidhura. Mandej Nuni, krejt
gjymtueshëm i kumtonte diçka për një roman që shkruaka ai!
Më gjej një titullim Mot…
“Gjymtimi i mendjes sot”.

***
I buhavitur nga gjysmëjeta e gjysmëvdekja, me ngjyrë të papërcaktuar të shpresëmallëngjimit që nuk dihej nga
do ta shpinte: në horizontalen e vdekjes a në këmbët e gjysmëjetës? Një dritësim i gjysmëjetës, i një dore të
padukshme, e solli përball Motit. Në një hapësirë e kohë të papërcaktuar: Buja dhe Moti. Krejt afër dhe ndoshta
tejet larg, aty ku mungonin ngjyrat e globit. Riecje. Në dhe rreth Motit valëvitej ngazëllimi… Buja somnambul.
Gjithçka vishej me ngjyrën e verdhëhirtë të një mallëngjimi, edhe qeshja e përlotur, porse pa gajasje për
marrëzitë, thuajse, të shpifura të Motit vetëm për t‟i rrjedh kumbueshëm kordhave qeshja, ajo qeshje çiltëroshe.
Moti, ndonëse nuk ishte gatuar me tharmë humori, e lypte për të edhe aty e atje ku ishte e ku nuk ishte çerdhja e
qeshjes, vetëm për t‟ia grish gajasjet së qeshurës deri në lot. Moti, sikur kishte marr tumirën e arbitrit tij të
shpirtit, që mos t‟ia fshehte qoftë edhe rrëshqitjet instiktive, që në rëndomësi mbulohen nën veshjen
përzgjedhëse, me shije a pa të, së cilës i thonë: karakter.

***
Bujë, Bujë o Bujë jam Moti, Moti!
Sytë e turbulluar i rrotulloheshin, po hinkat e veshëve assesi të kalonin honin mes zërit e shikimit. Stomet e honit
si pllaka kontinentesh me lëvizje milimetrike... Vallë: në kahje ngushtimi a zgjerimi? Mes tyre pezull, një peng
horizontal: Buja.

***
Në tërë atë mungesë të vajtjes dhe vetëm të një ardhjeje të befshme të Bujës te Moti, ajo çka pritej të hynte nuk
hyri… Një reshje gocash, vashash me veshje solemne dhe gatitja për himn, për festën e pa emërtuar të vashave…
- Mot, nuk e kam mendjen e kthjelltë. Me çka mund të nderohen dëshmorët kur t‟i rrimë gatitu një himni pa
tekst?

***
Dirigjenti i himnit pa fjalë nuk dukej, orkestra dhe kori prisnin shkopin flakërues të tij. Në sytë e Bujës mozaikë
ngjyrash lëbyrëse, hirësohen tjerat, trashet e zeza...

Gulshimë… Vegulli… Shikimet e lagura derdhen mbi pamjet.
Mbi të rrotullohej një vorbull zbrazëtie.
Esëlli mizore…

Gjilan, dhjetor 2008

103 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

104 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT K IU RCT A2 0 0- 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO EE T IT C IA C- AA R S

“LEVANTINËT” E FAIK KONICËS

Fatbardha Demi

Mendimi i themelit tek Levantinët, është që çdo gjë e vjetër në Shqipëri u duket ose e poshtër
ose qesharake (f. 85 F. K.). Ky përcaktim i një prej figurave të shquara të gazetarisë sonë,
Faik Konicës më erdhi ndërmend duke lexuar shkrimin “Bëhu i ditur (që) të jesh i lirë” i F.
Lubonjës (dt. 2. 12. 2008) lexuar në Internet dhe katër numrat “Mbi debatin për
Skënderbeun” në gazetën “Korrieri” (dt. 5, 9, 12, 16. 2. 2009)

Ky mohim, që bëhet në emër të shekullit të XXI-të, i cili kërkon “të tjera instrumente intelektuale e shpirtërore”
bëhet për arsyen, siç vëren zoti Lubonja, “se armiku më i madh i shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, është
PADITURIA” e cila “i tregon të papjekur kulturalisht për t’u bërë pjesë e komunitetit evropian”.

Dhe për të ftilluar (ndriçuar) këtë popull “të paditur” zoti Lubonja ka më se dhjetë vjet që boton revistën

“Përpjekja” synimi i së cilës është “futja e frymës kritike në kulturën shqiptare”. Një synim i tillë është për t‟u
lavdëruar. Por kritika, sidomos kur merr përsipër të udhëheq mendimin e shoqërisë së cilës i drejtohet, për
probleme jetësore dhe të ardhmërisë së saj, bën të domosdoshme dy faktorë: njohjen e fakteve historike të temës
që trajton si dhe atdhedashurinë (fjalë që s‟para e ka për zëmër autori).

Pavarësisht se në qëndër të debatit është figura e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu, thelbi në fakt është tek
trajtimi i problemit “kombi” dhe “nacionalizmi”.

“Shoqëria jonë, duke filluar nga shkollat apo akademitë, ka prirjen të ngurtësohet në klishetë nacional-
komuniste… (në këto) mite kombëtariste totalitare të trashëguara nga Rilindja dhe periudha komuniste”. Ku
qëndron thelbi i kësaj metode nacional-komuniste-kombëtariste-totalitare që nënvizon autori?
Tek manipulimi i historisë për qëllim ideologjik e politik të kohës.

Siç na tregojnë kritikët e historisë, që nga koha e Aleksandrisë së lashtë e deri në ditët e sotme (autori bën mirë
t‟iu drejtohet sidomos studimeve shqiptare, meqenëse flet për historinë tonë), Historia gjithmonë është
shfrytëzuar për qëllime ideologjike dhe politike të kohës. Ky fakt nuk lidhet vetëm me kohën e E. Hoxhës që
është pikë referimi për të gjitha përfundimet e autorit dhe as ajo e Rilindasve.
Historia është përdorur për qëllime të larta e fisnike por edhe për ato shoviniste e regresive. Kryqi i thyer i
Hitlerit ishte një simbol pellazg, apo një shembull tipik i ditëve tona është trajtimi i sulmit fashist italian gjatë
Luftës së Dytë Botërore, si italo-shqiptar, për nevojat e politikës së Greqisë për të përvetësuar pronat e popullsisë
shqiptare dhe zbimin e saj. Çuditërisht, asnjë nga Levantinët e “nacionalizmit totalitar shqiptar” nuk flasin për
këto fakte.

Meqenëse zoti Lubonja bën thirrje për dituri dhe merr përsipër të fusë frymën kritike në kulturën shqiptare, nuk
besoj se i ka shpëtuar pa lexuar historia e krijimit të Kombeve dhe trajtimi i temës “Nacionalizëm” në të gjitha
shfaqjet e saj që nga shek. XVIII, deri në ditët tona. Gjithashtu si studiues dhe analist shqiptar, që nënkupton
njohjen e historisë dhe mentalitetit të shqiptarëve, të na sillte tiparet e nacionalizmit shqiptar dhe dallimet nga ai
evropian, veçanërisht ai ballkanik, historikisht dhe sidomos në shek. XX-XXI.

Në artikujt dedikuar nacionalizmit totalitar shqiptar që na e bënë “peshqesh” Rilindasit, Levantinët, çuditërisht
nuk përmendin në asnjë rresht nacionalizmin shovinist serb, shtet që ka shpallur synimin për t‟iu bashkuar BE-së.
Nuk përmendet as dhe nacionalizmi mesjetar i një shteti anëtar të saj, si Greqia (gjë që nuk e nderon aspak BE-
në), trysnia e të cilave është aq e pranishme në ditët e sotme në trevat dhe shoqërinë shqiptare.

Po le t‟i drejtohemi fakteve historike që të bëhemi “më të ditur”.

105 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

"Shembujt e parë (të lindjes së kombeve në Evropë – shënimi im) nuk shkojnë më përpara se shek. XVIII”
shprehet historiania franceze Anne Marie Thiesse. Por nga se ndërtohet kombi? Sipas Renan-it, “është një
trashëgimi e pasur kujtimesh”, “është përfundim i një të kaluare të gjatë përpjekjesh, sakrificash dhe privimesh…
(ku - shënimi im) kulti i të parëve është më legjitimi nga të gjithë. Të parët na kanë bërë kjo që jemi”.
A. M. Thiesse më poshtë saktëson: “T’i përkasësh kombit do të thotë të jesh një nga trashëgimtarët e kësaj
pasurie të përbashkët dhe të pandashme, ta njohësh dhe ta nderosh… I gjithë procesi i formësimit të identitetit
(kombëtar) ka konsistuar në përcaktimin e pasurisë së çdo kombi dhe në përhapjen e kultit të tij” (f. 10, 11 A. M.

Th)

Nuk marrim përsipër t‟i fajësojmë për “nacionalizëm totalitar komunist” shtetet evropiane që edhe sot e kësaj

dite, në shek. XXI, vazhdojnë ta bëjnë këtë punë. Në krahinën e Rouenit, gjatë zgjedhjeve presidenciale në

Francë (2007), Nicola Sarkozy iu kujtoi zgjedhësve figurat më të shquara të historisë së vendit si Zhan Dark

(1431), Corneille, Cid, Horace e deri tek vlerat 2000 vjeçare të krishterimit francez. Ai shtroi domosdoshmërinë
e njohjes në shkolla, të kësaj historie dhe kulture. “Atyre të cilëve kjo nuk iu pëlqen, nuk janë të detyruar të
qëndrojnë në territorin e Republikës Franceze” qe shprehur Sarkozy.

Ndërkohë, jo vetëm nga politikanët tanë, por as në tekstet e historisë, nuk përmendet fakti se, kur në trevat
arbërore ishte përhapur feja e krishterë, popullsia e pjesës tjetër të Evropës ishte akoma pagane dhe ishte
perandori ilir Kostandini, ai që lejoi të praktikohej krishterimi dhe ndaloi dhunën që ushtrohej mbi besimtarët e
saj. Studimet historike na dëshmojnë se popullsia arbërore-shqiptare, në dallim nga popullsitë evropiane,
gjithmonë ka qenë e vetëdijshme për përkatësinë e saj kombëtare. Duke qenë një popullsi autoktone në trojet e
sotme dhe e pastër etnikisht, i njihte mirë heronjtë e saj që nga lashtësia e hershme (para se të krijoheshin fetë e
sotme), prejardhjen dhe kulturën e saj pellazgo-ilire.

Hobhauzit, mikut të Bajronit, i kishte bërë shumë përshtypje ndjenja kombëtare, si një tipar i shqiptarëve. “…një
shpirt pavarësie dhe dashuri për atdheun nga i gjithë populli, e kjo në një masë të madhe e mënjanon (e tregon -
shënimi im) dallimin e thellë që vihet re në pjesët e tjera të Turqisë ndërmjet përfaqësuesve të dy feve. Kështu
kur banorët e viseve të tjera i pyet se çfarë janë, ata përgjigjen: “Jemi turq” ose “Jemi të krishterë”, ndërsa
banori i këtij vëndi përgjigjet:”Jam shqiptar”… Ndjenja kombëtare bie fort në sy në karakterin e tyre” (f. 114 F.
K.).
“Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër sesa i ndan feja” (f. 115 F. K.) (shumë kohë përpara se këtë ta
shprehnin Rilindasit) vëren admirali francez Zh. de la Gravjere që kishte bërë një studim të thelluar për
shqiptarët, në një kohë kur mbretëritë e Evropës ishin akoma në valën e punës për formimin e Kombeve. Fakti se
90% e shqiptarëve (sipas statistikës së Lubonjës) vazhdojnë të vlerësojnë luftën për kombin shqiptar të
Skënderbeut, pohon se ndjenja kombëtare edhe sot qëndron e fortë në shpirtin e popullit tonë.

Formimi i kombeve në Evropë lindi në shek. XVIII si një trysni e ardhur “nga lart” (në dallim nga popullsia
arbërore) fillimisht nga lëvizjet kulturore kundër monopolit kulturor francez dhe më vonë u përqafua nga
monarkët e sidomos nga borgjezia e re, që kërkonte mbështetje dhe mbrojtje për kapitalet dhe veprimtarinë e saj.
Formimi i kombeve lidhet me modernizimin ekonomik dhe shoqëror, integrimin e tregjeve nacionale, d.m.th
krijimin e hapësirave ekonomike të unifikuara dhe të drejtuara nga rregulla dhe norma të përshtatshme për
zhvillimin kapitalist, dhe të ishin të garantuara nga Shteti.

Fillimisht, kësaj lëvizjeje kulturore iu desh shumë punë dhe kohë, për të kërkuar “rrënjët” historike dhe kulturore
të të parëve të lashtë të tyre. Ndër të parët përsipër e morën poetët skocezë që rrugëtuan nëpër fshatra të thella e
të izoluara malore, për të mbledhur krijimtarinë gojore që kishte mbetur ende e gjallë dhe për t‟iu afruar
skocezëve dhe anglezëve një epikë të denjë, si ajo e “Iliadës” së Homerit.
Më 1761 u botua “Poema e Lashtë Epike” (6 vëllime) e shkruar nga Ossian (figurë e krijuar), dhe e përkthyer nga
gjuha galike prej J. MacPherson. Kur epopetë osianike sapo u botuan “…shumë filologë vlerësuan se
MacPhersoni nuk ka mundur ta gjente epopenë e shek. III veçse në përfytyrimin e vet… (atij) iu desh të shpikte
disa dorëshkrime të lashta, sipas të gjitha gjasave, bardike” (f. 29 A. M. Th.).
Franca, Gjermania dhe shumë shtete të tjera evropiane, nxituan të ndiqnin shembullin e anglezëve për të ndërtuar
edhe ata “lashtësinë” e tyre.

106 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Ndërkohë, për fatin e keq të Levantinëve, në historinë shqiptare nuk ka asnjë rast ku të sajohen figura dhe ngjarje
historike. Rilindasit vijuan atë traditë të hershme të arbërorëve, të cilët në veprimtarinë e tyre gjenin frymëzimin
tek figurat më të ndritura të të parëve. Barleti e ka përkufizuar si “ligji i ndjekjes së gjurmëve të gjakut dhe të
fisit”.

Sipas kujtimeve të Papa Piu II, Skënderbeu më 1636 i përgjigjet princ Antonio Orsinit: “…të parët tanë kanë
qenë epirotë nga të cilët ka dalë Pirroja me nam… në thënç se Arbëri është pjesë e Maqedonisë, atëherë të parët
tanë i pranon edhe më fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin u futën gjer në Indi” (f. 35 Dh. P.). Nuk duhet kurrsesi
të ngatërrohet Historia me Mitologjinë si një fushë e krijimtarisë popullore. Për këtë raport do të flitet në një
shkrim tjetër.

Kjo lëvizje kulturore evropiane, më vonë u shndërrua në ideologji nacionaliste, herë çlirimtare e herë agresive.
Pra nga një lëvizje kulturore për t‟u çliruar nga sundimi i lashtësisë greko-romake dhe kulturës franceze, u kthye
në lëvizje politike nacionaliste për të ndërtuar shtete nacionale, por me popullsi të ndryshme. Lëvizjet
nacionaliste gjatë historisë patën shfaqje të ndryshme. Secili shtet duke treguar “lashtësinë” e vet, ndërtonte
supremacinë e vet dhe pretendimet territoriale. (Rast të freskët e kemi Serbinë!) Edhe sot e kësaj dite, nën emrin
“Nacionalizëm” përfshihen lëvizje ideologjike dhe shtetërore krejt të kundërta si p.sh. “nacionalizmi popullor”
gjatë luftës së popullsisë shqiptare të Kosovës dhe “nacionalizmi agresiv” i shtetit shovinist serb që shkaktoi jo
pak gjakderdhje tek popullsia e pafajshme e Ballkanit.
Pikërisht ky dallim mungon në shkrimet e Lubonjës dhe të autoreve të tjerë që e kanë shumë për zëmër të flasin
për “nacionalizmin totalitar shqiptar”.
Po për t‟u bërë “më të ditur” le të kuptojmë se ç‟do të thotë emërtimi “nacionalizëm agresiv”. Nacionalizmi
agresiv është ekzaltimi i shtetit nacional, prestigji dhe hyjnizimi i të cilit kërkojnë një pozitë sunduese në botë.
Ky nacionalizëm bëhet një nga frymëzuesit kryesor i luftërave ndërkombëtare. Në planin ekonomik,
nacionalizmi agresiv përfaqëson interesat e industrisë dhe kapitalizmit nacional.

Le të përqendrohemi në Ballkanin e ditëve tona.
Në një shkrim të L. B. Henri, “Të ndihmojmë Rugovën, armikun e histerisë nacionaliste” (dt. 19. 03. 1998,
“Corriere della Sera”) lexojmë: “Rugova mbetet barrikada e fundit dhe më e mira përball histerisë nacionaliste
“pan-shqiptare” triumfi i së cilës do të ishte një shkatërrim”.
Është më se e dukshme se, me gjithë thirrjen e drejtë që u bën shteteve evropiane për rrezikshmërinë e shtetit
shovinist serb, autori nuk e njeh historinë e Ballkanit. Nuk është për t‟u habitur, sepse krahas shtrembërimeve
historike që janë bërë një metodë pune e serbo-grekëve, Levantinët shqiptarë shkruajnë për “nacionalizmin
totalitar shqiptar” edhe në anglisht, e në media të huaja (që ta kuptojë e gjithë bota se sa kritikë dhe të pa anshëm
janë) siç ka qenë shkrimi “Re-Inventing Scanderbeg” me nëntitull “Nacionalizmi shqiptar dhe Nato neo-
kolonializmi”, bazuar mbi shkrimin e F. Lubonjës të dt. 24. 10. 2001 dhe i duartrokitur në Internet (kuptohet se
nga kush).
Si pasojë e këtyre shkrimeve të Levantinëve shqiptarë që përforcojnë korin sllavo-grek për rrezikshmërinë e
“nacionalizmit totalitar shqiptar” shumë media evropiane baras-vlerësojnë nacionalizmin shqiptar me atë
shovinist serb.

Ai që, sadopak, e njeh historinë, e ka të qartë se arbërorët në historinë shumëshekullore të gadishullit, nuk kanë
qenë kurrë pushtues dhe historia e Ballkanit është një histori e zaptimit të trojeve të tyre, e dëbimit dhe shfarosjes
së tyre nga fqinjët serbo-grekë, por jo pa lakminë dhe pushtimet edhe të popujve të tjerë.
Dhe siç thonë studiuesit “historia përsëritet”. Kjo dukuri vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Që kur u bë nacionalizmi shqiptar i rrezikshëm për fqinjët? Nga na doli ky “Nacionalizëm totalitar shqiptar”?
Në kohën e E. Hoxhës nuk flitej për shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë dhe historia e
shqiptarëve u tkurr që nga lashtësia ilire, brenda në 28 mijë km katror. Interesat jetike të tyre ishin të huaja për
shtetin komunist. Në atë periudhë (dhe as sot) nuk flitej për rolin e madh që kishte dhënë kombi ynë në formimin
e shteteve moderne si në Evropë dhe jashtë saj, që të stimulonte krenarinë kombëtare të shqiptarëve.
Pasuria kulturore dhe ajo historike arkivohej vetëm në raftet e Institucioneve tona studimore dhe lidhja me botën
ishte simbolike. Sa studime nga shqiptarë dhe të huaj janë bërë për gjuhën pellazgo-shqipe, e megjithatë në
tekstet që ka sot rinia, ajo përcaktohet vetëm me disa rreshta!

107 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Shqipëria dhe populli shqiptar edhe sot është po aq i panjohur për popullsinë evropiane si në shekujt e
mëparshëm. Arkivat evropiane dhe më gjerë ishin të pa arritshme për studiuesit shqiptarë (fatkeqësisht dhe sot).
Kjo lidhje ishte e mekët edhe me diasporën tonë të përhapur në të katër anët e botës. Historia e jonë edhe për
periudha të vonshme ishte në kufijtë e minimales (në shkolla). Edhe në kohën e demokracisë, historia e kombit
shqiptar, në ciklin para universitar është reduktuar në një mesatare vjetore prej 3% të lëndës së historisë (besoj
një rast i paparë në Evropë e Ballkan) për t‟i bërë “sa më evropiane” këto tekste dhe “sa më pak nacionaliste” (pa
dashur të mendoj diçka tjetër).

Para viteve „90, në fakt kemi “nacionalizëm partiak” që në ideologjinë e tij shfrytëzonte ndjenjën kombëtare dhe
atdhedashurinë e popullit, dhe jo “nacionalizëm komunist shqiptar”. Nocioni i atdheut dhe shqiptarizmës u
zëvendësua me atë partiak dhe ideologjinë komuniste (me drejtuesin e saj të lavdishëm) që nuk kishte asgjë të
përbashkët me mbrojtjen e interesave kulturore, historike dhe ekonomike të kombit shqiptar. Vetë politika
kapitulluese ndaj problemeve të shqiptarëve jashtë shtetit dhe falimentuese brenda tij (sa e katandisi Shqipërinë si
vendin më të varfër në Evropë e Ballkan) tregon qartë se gjatë asaj periudhe nuk ka ekzistuar ndonjë
“nacionalizëm shqiptar” por “nacionalizëm partiak totalitar” i rrezikshëm vetëm për shqiptarët dhe jo për fqinjët,
që vazhduan shkatërrimet ndaj popullsisë sonë brenda shteteve të tyre. Gjatë asaj periudhe, figurat historike
jepeshin të zbehta për nga faktet dhe të seleksionuara e të zvogëluara në numër.
U botuan shumë pak studime historike në krahasim me vendet e tjera ballkanike. Ndërkohë që dy shtetet fqinje,
Jugosllavia dhe Greqia edhe pas Luftës së Dytë Botërore, vazhdonin (vazhdojnë edhe sot) të botojnë një numër të
madh “studimesh historike” të mbështetura nga shteti, sipas ideologjisë së tyre shoviniste. Këto shtete ushqejnë
popullin e tyre me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe udhëhiqen nga ideologjia e “nacionalizmit agresiv”.
Kosova ishte një koloni në Federatën e sllavëve të jugut dhe humbja e saj nuk mund të pranohet nga ky shtet. Në
media dhe në kancelaritë diplomatike, pa iu tharë akoma në duar gjaku i viktimave të “nacionalizmit shtetëror
serb” me paturpësi bërtasin “për rrezikun nacionalit shqiptar që kërcënon pakicat serbe dhe objektet e kultit” në
shtetin e Kosovës.

Këtë muzikë e dëgjojmë edhe nga fqinji ynë jugor, që gjithashtu ka vënë në lëvizje mediet, lobin e tij dhe
përfaqësitë diplomatike për “padrejtësitë që ushtrohen mbi minoritetin grek” në Shqipëri. Kur paturpësisht nuk
lejojnë asnjë shkollë në gjuhën shqipe, të mos flasim për të drejtat e tjera të parashikuara nga konventat e BE-së.

Faktet historike të dokumentuara të planeve pushtuese të shtetit grek pas Luftës së Dytë Botërore na dëshmojnë
se:
- Në fillim të Prillit të v. 1949 qeveria greke i dërgoi një memorandum Londrës dhe Vashingtonit i cili
sugjeronte dhe argumentonte nevojën e pushtimit të Shqipërisë

- Në vitin 1960, kur Shqipëria preu marrëdhëniet me B. Sovjetik dhe pasi kishte siguruar mbështetjen e
Hrushovit, qeveria e Athinës kishte pyetur qeverinë austriake se cili do të ishte reagimi i saj në rast se Greqia
sulmonte ushtarakisht për të aneksuar Shqipërinë e Jugut.

- Pas 1990-ës, Gjenerali Grilakis kujton: “…më ftoi Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi për të shkëmbyer
pikëpamje rreth çështjeve të helenizimit të Vorio-Epirit” që solli me vonë konkretizimin në hartimin e “Planit
Lotos” që kishte për detyrë të çlironte “Epirin e Veriut”.

- Më 10. 04. 1994 një skuadër-komando terroriste greke e armatosur me armë zjarri dhe me uniformë ushtarake
greke u fut në territorin shqiptar, në një repart ushtarak në afërsi të fshatit Peshkep, kryen masakra të
përgjakshme duke thirrur “Këtë e keni për Vorio-Epirin”.

- Në vitin e famshëm 1997 (skenari i të cilit akoma nuk është i njohur) Greqia i kërkoi Amerikës që ta lejonte të
fuste trupat e veta në Shqipërinë e Jugut.

Këto janë vetëm disa nga veprimet e hapura të shtetit shovinist grek për pushtimin e vendit tonë pas Luftës së
Dytë Botërore. Një pasqyrë më të hollësishme analistët e marrëdhënieve të popujve të Ballkanit do ta gjejnë në
studimin “Tensioni greko-shqiptar…”, i historianit Beqir Meta.

108 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Një politikë të ngjashme ka ndjekur edhe ish-fqinji ynë verior. Pasi kanë masakruar shqiptarët për vite të tëra,
pasi i ka shkuar në thikë së paku 1000 foshnja nën 5 vjeç, siç e ka pohuar vetë shtypi serb (gazetari Filipovic në
gazetën “Le Monde” e “Liberation”) pasi i ka përdhunuar qindra vajza e gra të reja dhe shpërngulur barbarisht
rreth 1 milion njerëz, shteti shovinist serb ngre zërin për rrezikun nga “nacionalizmi shqiptar”. Makina e tij
ushtarake dhe politike agresive vazhdon veprimtarinë edhe pas vitit 1999, mjafton të ndjekësh mediet shqiptare
dhe ato të huaja, për të gjetur material të bollshëm.
Këto kanë ndodhur dhe po ndodhin jo në një periudhë mitike, por në ditët e sotme. Pra zoti Lubonja, armiku më i
madh i shqiptarëve nuk është padituria, por nacionalizmi agresiv dhe shovinist shtetëror serbo-grek, i mbështetur
prej kishës serbe dhe greke.

Nuk e di, në se e ka nga “dituria e madhe” kur zoti Lubonja vë besimin fetar dhe atdhedashurinë, si kafaze
robëruese për lirinë e individit (më kujton propagandën e kohës së monizmit: “Feja opium për popujt”). Por në
këtë thes është futur edhe “atdheu”.
Mos vallë njerëzit që besojnë dhe e duan vendin e tyre nuk gëzojnë lirinë e tyre kulturore, civile dhe shpirtërore?
Sigurisht nuk bëhet fjalë për fanatikët dogmatik.

Si përfundim të të gjithë meditimit të tij filozofik, të paraqitur në këto shkrime, zoti Lubonja shprehet se “kulti i
atdheut” njeriun perëndimor e ka vënë në dyshim pasi ky e çoi në “Luftërat Botërore”.
Sot, jo më analistët por, edhe lexuesit e thjeshtë të historisë e dinë shumë mirë se kush janë shkaqet e vërteta të
“Luftërave Botërore”. Mbrapa çdo lufte botërore, kanë qenë gjithmonë interesat e kapitalit dhe rindarja e “zonave
të influencës”.
Na vjen çudi, që drejtuesi i revistës “Përpjekja” na paraqet si provë mbështetëse, të tezave të tij, propagandën e
zakonshme të shteteve agresore se “duhet të sulmojnë, për të mbrojtur atdheun”. Nuk besoj që autori t‟i vë në një
thes të gjitha luftërat. Ashtu sikurse historikisht janë shfaqur forma të ndryshme të “nacionalizmit”, edhe luftërat
kanë qenë të natyrave të ndryshme: luftëra çlirimtare dhe luftëra pushtuese. Ndërsa e para bëhej në emër të lirisë
dhe jetës, e dyta në emër të robërimit dhe grabitjes apo zhdukjes së një popullsie.

Dua ta mbyll shkrimin tim me një vëzhgim shumë të goditur të studiuesit Veis Seiko:
“Shumë të vërteta elementare nuk njihen për Shqipërinë dhe shumëkush flet përçart për të…”.

F. K. - Faik Konica: “Ç‟është liria”, 2005
A. M. Th - Anne Marie Thiesse: “Krijimi i Identiteteve Kombëtare”, Pejë, 2004
Dh. P. - Dhimitër Pilika: “Pellazgët…”

Fatbardha Demi, 20. 02. 2009

109 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Në foto: Anri Sala dhe Calvin Klein (MOCA, N-Miami) - Foto - © David Heischrek

110 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

A R S NP° 1O6 -E SHT KIU RC T A 2 0 -0 9 A R S POETICA - ARS P O E T I C AA - R A SR S P P OO E E T IT C IA C- AA R S

ANRI SALA NË NJÊ BOTIM ANGLEZ PËR FOTOGRAFINË

Qerim Vrioni

Në vitin 2006, Shtëpia Botuese e Londrës, “Phaidon”, prijëse në botë për artet pamore,

vuri në qarkullim albumin “Anri Sala”. Në të përfshihet pjesa më e madhe e krijimtarisë
së Anri Salës, artistit nga Tirana, në lloje të ndryshme të arteve pamore.
Botimi është i pari i këtij lloji që i kushtohet një artisti shqiptar, çka përbën një sukses
dhe nder jo vetëm për autorin, por për të gjithë shqiptarët, sidomos ata që lëvrojnë këto
arte. Njëkohësisht, ky album i shtëpisë botuese më të njohur në botë për artet pamore (në të njëjtën kohë shumë e
rreptë për cilësinë e lëndës) e nxiti edhe më tepër njohjen e emrit të tij në qarqet artistike botërore. Sigurisht
botimi e ka nxitur edhe vetë artistin për të punuar ende më shumë, e më tepër krijime të reja cilësore.

Vlen të përmendim se Anri Sala është lindur në Tiranë më 1974, gjatë 1992-1996 ka kryer Akademinë e Arteve
për arte figurative. Pak më vonë largohet jashtë vendit, në Francë, ku studion video në “Ecole Nationale des Arts
Decoratifs” dhe regjizurë filmi në “Le Fresnoy-Studio National des Arts Contemporains, Tourcoing“. Videoja e
tij e vitit 2003, “Dammi i colori” (“Më jep ngjyrat”), është e ekspozuar në “Tate Modern” (Muzeu i Artit Modern
Ndërkombëtar) të Londrës dhe pasqyron ndryshimet koloristike të fasadave të Tiranës.
Duke punuar në disa drejtime në artet pamore, pikturë, grafikë, video, instalacione, fotografi, filma etj., Anri Sala
u bë i pjesëmarrës në mjaft ekspozita me emër në qytete të ndryshme të Evropës, ku tërhoqi edhe vëmendjen e

specialistëve për nivelin e punimeve të tij.

Po në vitin 2006, “Phaidon” nxori në qarkullim botimin
me titull “Vitamin Ph-New Perspectives in
Photography” (“Vitamin F-Perspektiva të reja në
Fotografi”), me mbi 350 faqe. Në parathënien ky libër
është përkufizuar si “një vëzhgim global i përditësuar i
zhvillimeve të fundit të fotografisë bashkëkohore
botërore”. Aty përfshihen punimet e rreth 120
fotografëve, të njohur dhe të rinj nga shumë vende të
botës (41), të përzgjedhur ndër 600 kandidatë tek të cilët
komisionet e specializuara të “Phaidon” (kritikë
ndërkombëtarë, artistë, kuratorë etj.) shpresojnë se do të
jenë e ardhmja e fotografisë në botë.
Drejtues i grupit të redaktorëve është studiuesi DJ
Demos, shkrimtar dhe lektor në Departamentin e
Historisë së Artit në Universitetin College të Londrës,
njëkohësisht autor i shumë artikujve mbi artin
bashkëkohor dhe globalizmin. Ai ka formuar edhe stafin
e analistëve, të gjithë autoritete në metropolet artistike
botërore si dhe, ka shkruar esenë hyrëse të albumit, edhe
kjo me “peshë”.

Të gjithë fotografët pjesëmarrës e “Vitamin Ph”, (secili
me mjetet e tij shprehëse dhe mënyrën vetjake të të
konceptuarit të këtij mediumi), tërthorazi kontribuojnë edhe në gjetjen e përgjigjes në pyetjen e vjetër në lidhje
me statusin e fotografisë, si një medium që paraqet botën që na rrethon, për raportin në mes pasqyrimit besnik të
saj dhe të qënit krijim (fiction) në këtë shpërfaqje, kufirin e hollë e vështirësisht të dukshëm ndërmjet dokumentit
dhe artit. Ndonëse, si zakonisht në mediume, “zgjidhjet e ekuacionit”, nuk jepen me formula, por me vepra të
cilat në një farë mënyre qendrojnë si “gurë kilometrik”, që duhen pasur parasysh kur shihet dhe flitet edhe për
fotografinë.
Gjithashtu, një qëllim i përpiluesve është edhe të tregojnë se si ky lloj mediumi ka ndikuar në mediume të tjera

111 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

edhe me epërsinë e mrekullimit me aspektin dokumentar të fotografisë.

Përmendim se pak më herët, shtëpia e njohur londineze e arteve, kish hedhur në qarkullim edhe dy botime të
ngjashme me të; “Vitamin P” (Painting - pikturë) dhe “Vitamin D” (Drawing - vizatim, grafikë), edhe në këto,
specialistët e “Phaidon” rreken të parashikojnë emrat që do përballojnë me sukses të ardhmen në këto mediume.
Nismë interesante dhe mjaft kurajoze e tyre (saktësinë e të cilave do ta vërtetojë, ose jo, koha). Po ashtu, edhe
këto dy “simotra” u pritën me mjaft kureshtje dhe vëmendje nga kritikët dhe artdashësit në mjaft vende. Kështu
që botimi i tretë i kësaj “kolane” të vogël, kësaj radhe për fotografinë, ishte rrjedhim logjik i interesit të publikut
për këto lloj përmbledhjesh që sigurisht janë bërë me laps të mprehur holl.

Interes për botën shqiptare përbën fakti se në albumin për fotografinë, “Vitamin Ph”, përfshihet edhe artisti i
lindur në Tiranë, Anri Sala. Botuesit e përfaqësojnë atë në këtë përmbledhje, me gjashtë fotografi, me ngjyra dhe
bardh-e-zi. Ashtu si për të gjithë autorët e fotografive të librit, edhe për Salën, hartuesit i shoqërojnë punimet e tij
me koment-analizën përkatëse, që përbëjnë, në një farë mase, thelbin e CV-së artistike të tij.
Për krijimtarinë fotografike të Anri Salës ka shkruar kritikja, Jessica Morgan, studiuese e njohur e arteve në
“Tate Modern”. Ajo e fillon komentin e saj duke shkruar se “megjithëse njihet më mirë si regjizor, puna e Anri
Salës si fotograf ka marrë rëndësi në krijimtarinë e këtij artisti këto vitet e fundit”. Natyrshëm, një njeriu që
realizon filma, i “jep dorë” njohja dhe lëvrimi i fotografisë, se në fund të fundit, filmi kinematografik jo vetëm ka
lindur pas fotografisë, por ishte ajo që e ngjizi atë si krijesë. Ajo ndër të tjera, përmend se “peizazhet e tij mbeten
të paidentifikueshme”, pra për të (autorin), s‟ka pikë rëndësie informacioni gjeografik, (gjithandej mund të hasesh
me pamje “binjake”), por “strofka” në vetëdijen apo nëndijen e shikuesit ku vepron imazhi i përngrirë në letrën
fotografike.
Disa foto duken si inskenime të menduara, por Morgan thotë se “natyra e imazheve të zgjedhura është e tillë”.
Ajo, gjithashtu vë në dukje krijimtarinë e Salës në lëmin e filmit, ku ai i mëshon marrëdhënies së filmit me
muzikën, duke vënë disa pikëpyetje në bashkërendimin e shqisave për çfarë shikon.
Kurse në punimet e tij fotografike, vazhdon Morgan, “ngurtësimi ekstrem i imazhit, duket sikur tregon një
shkëputje midis të shikuarit dhe të kuptuarit”.
Anri Sala, me fotografitë e tij, sikur paraqet një çlirim apo largim nga procesi normativ i të kuptuarit, duke arritur
që shikuesi të tërhiqet më shumë nga “shkoqitja” e paqartësive të imazheve, duke ngacmuar potencialisht
fantazinë të “harbojë” edhe në vise të paimagjinushme.

Sigurisht, kritikja Morgan, komentin e saj të thukët, e ka shkruar pasi ka vështruar jo vetëm gjashtë fotot që
përfshihen në libër, por pjesën më të madhe të krijimtarisë fotografike të Salës, dhe atë e komenton pavarësisht
se ka veçuar për albumin vetëm gjashtë.
Shumë fotografi të tij, paraqesin vende ku ka qenë ndërtuar ose do ndërtohet, pra paraqesin esencën e treguesit të
gjendjes së progresit, por edhe të rrënimit ekonomik. “Këto pyetje të Salës rreth këtyre metaforave të zhvillimit
dhe rritjes pasqyrojnë pasiguritë e kohërave të sotme”, përfundon analizën e saj studjuesja Jessica Morgan, për
krijimtarinë fotografike të artistit të lindur në Tiranë e, të suksesshëm nëpër botën e arteve pamore.

S‟mbetet, veçse t‟i urojmë bashkëkombasit tonë të vazhdojë “ngjitjen” nëpër rrëpirat e vështira të botës së artit.

112 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

Artistë shqiptarë (mini-galeria)

REALIZMI MAGJIK I AGIM SULAJT

Agim Sulaj (lindur: 6 shtator 1960, në Tiranë) qysh nga v. 1995 jeton në Itali dhe merret kryesisht me

krijimtarinë e tij artistike (pikturë dhe karikaturë). Ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të
Tiranës, në vitin 1985.
Shenjat e para të pasionit për vizatimin dhe pikturën shfaqen tek ai që në fëmijërinë e hershme. Fillon të
frenkuentojë mësime private dhe më pastaj kursin e vizatimit në shtëpinë e pionierit në Vlorë (qytet ku familja e
tij qe transferuar, sa ishte i vogël). Krahas pikturës fillon dhe vizatimet e para me një ndjenjë të hollë humori dhe
grotesk karikature, pa e ditur se karikatura më vonë do të përçonte vlera të spikatura artistike. Publikimet e para i
ka filluar në revistën “Hosteni”, ku dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme kombëtare inkurajuese.

Ka ekspozuar dhe ekspozon pikturat e tij në galeri të rëndësishme e të njohura në Itali, si Stefano Forni në
Bolonjë; tabloja e tij “Koka e Ali Pashë Tepelenës te Sulltani” u ekspozua në muzeun grek të Janinës në v. 1990;
pastaj të përmendim ekspozitën “Europei Erranti” në galerinë Forni (BO) ku veprat e Sulajt ekspozohen së
bashku me autorë të mëdhenj të artit bashkëkohor, si p.sh. Giorgio de Chiricho, Balthus, Odd Nedrum
Giacometti etj.
Është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare në Karikaturë. Agim Sulaj është fitues i Grand Prix në
Konkurrimin Botëror të Karikaturës në Kosovë me temën “Pavarësia”, fitues i Çmimit të Parë në Torcoing të
Francës (konkurrim ndërkombëtar për karikaturë) etj.

Për info më të detajuara rreth veprimtarisë së tij artistike, shih adresën:
www.agimsulaj.com

Përgatiti për Ars Poetica: S. Guraziu - Të dhënat: A. Sulaj, 2009

113 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Miqësia fals”

114 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Njeriu dhe Natyra”

115 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Arratisja” (detaj)

116 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Ëndërrimtari” (detaj)

117 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Butësia”

118 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “I huaji”

119 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

© Agim Sulaj - “Pragu i vegjëlisë”

120 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA

N° 16 - SH K U R T 2 0 0 9 A RS POETICA

E përmuajshme elektronike për letërsi, art dhe kulturë – www.letrat.eu

Drejtor & Publikues:
Senad Guraziu - (Holandë - [email protected])

Këshilli i Redaksisë:
Nuhi Ismajli (Kosovë - [email protected]), Dr. Luan Topçiu (Rumani - [email protected]), Demë Topalli (Kosovë -
[email protected]), Shefik Shkodra (Kosovë - [email protected]), Arsim Kajtazi (Gjermani - [email protected]), Gazmend
Krasniqi (Shqipëri- [email protected])

Anëtarë të tjerë të Kolegjiumit & bashkëpunëtorë:
Gjelbrim Hoxha (Gjermani - [email protected]), Anila Xhekaliu (Shqipëri - [email protected]), Qerim Vrioni (Shqipëri - [email protected]),
Granit Zela (Shqipëri - [email protected]), Arif Molliqi (Gjermani - [email protected]), Lindita Komani (Austri - [email protected]),
Miri Dhrami (Greqi - [email protected])

121 A R S P O E T I C A - E P Ë R M U A J S H M E P Ë R L E T Ë R S I, A R T D H E K U L T U R Ë © 2007 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA


Click to View FlipBook Version