The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by GALWAY ACADEMIC PRESS, 2018-09-18 14:13:18

Realitete Shqiptaro Britanike

Realitete Shqiptaro Britanike

Keywords: Realitete Shqiptaro Britanike

Histori, Diplomaci, Kulturë

Ky libër ka patur vlerësime shumë pozitive nga media britanike, e cila njihet
për natyrën e vet tepër kritike. Një prej gazetarëve më të njohur në Britaninë e
Madhe, i quajtur Harry Eyres, i cili ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, pasi
stërgjyshi i tij, ka qenë ambasadori i parë britanik në Shqipëri nga viti 1922-1926
ka shkruar në revistën prestigjioze “Newsweek”151:

“Shqipëria mbart shumë vlera që prej lashtësisë, por vazhdon të mbetet një
mister për Perëndimin. Shqipëria më tërheq shumë, pasi stërgjyshi im152 i ka
qëndruar shumë afër babait tim, ndaj unë mund të them, se kam një lidhje të
ngushtë me Shqipërinë”.

Për këtë libër ka folur edhe historiani dhe shrimtari më i madh anglez
ende i gjallë sot, Paul Johnson153. Ai shpreh pikëpamjen se Noel Malcolm-i ka
paraqitur një histori të jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe vijon traditën angleze
rreth Shqipërisë, e njohur që nga veprat e Lord Bajronit dhe Eduard Learit, në
perceptimin e britanikëve për shqiptarët.Ai thotë mes tjerash:

“Shqipëria është një vend shumë i bukur.Është përshkruar në një mënyrë të tillë edhe
nga Lordi Bajron. Eduard Lear-i e pikturoi mrekullisht dhe shkroi një libër të bukur
për Shqipërinë. Shqipëria ka tërhequr syrin e personazheve kryesore britanike. Ata
e deshën Shqipërinë, shkruan për të dhe e pikturuan atë. Shqipëria mund të bëhet
sërish shumë e rëndësishme. Kjo për shkak të pozicionit të saj gjeografik.Ajo është
kyçi i Adriatikut. Është një vend shumë i rëndësishëm.Vetë shqiptarët janë njerëz
shumë të zgjuar,dinamikë dhe origjinalë.Kanë shumë cilësi që i favorizojnë ata.Unë
mund të vë bast për Shqipërinë.Ata do të luajnë një rol të rëndësishëm në botë”154.

151 Newsweek, 11.06.2015, by Harry Eyres: Europe’s internal frontier: Albania has long
been a mystery to the West.
152 Sir Harry Charles Augustus Eyres, Ambasador i Britansë së Madhe në Shqipëri, 1922-1926
153 Paul Bede Johnson i lindur në vitin 1928 është gazetar, historian, autor i pesëdhjetë
librave. Ai është shkrimtari më i madh ende i gjallë në Britaninë e Madhe. Vlerësimet e tij
për librat e historisë janë më të konsideruarat dhe më të pranuarat nga opinioni i gjerë dhe
elita intelektuale angleze.
154 Intervistë e Paul Johnson dhënë gazetarës Erisa Zyko, transmetuar nga ABC News,
Londër, qershor 2015.

301

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Ky libër i Sir Noel Malcolm-it,zë tashmë një vend nderi jo vetëm në literaturën
historike në Shqipëri por në çdo bibliotekë të botës. Mjafton të përmendim faktin
se gazetat më prestigjoze angleze e kanë sjellë “çështjen e neglizhuar shqiptare”, në
vëmendjen e lexuesit elitar britanik dhe më gjerë për disa ditë rrjesht, duke u dhënë
shqiptarëve vend qendror në historinë e atyre kohërave të përshkruara nga Noel
Malcolm-i. Në vijim të librave për shqiptarët ai boton edhe librin tjetër kushtuar
Ernesto Cozzi155, një prift katolik italian që i kushtoi jetën albanologjisë156.

5.- NATA E KATËRT - LEKSION NË AUDITORIN E AMBASADËS
AMERIKANE

Java e kulturës shqiptaro-britanike u mbyll me një aktivitet, ku për herë të
parë në historinë e Shqipërisë, brenda në Auditoriumin e Ambasadës Amerikës
në Londër, u shpalos flamuri shqiptar, si dhe një xhevahir i historisë së Shqipërisë
i titulluar: “Jeta e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman
Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i tolerancës fetare”.

Ky aktivitet u zhvillua me iniciativën e Ambasadorit shqiptar në Londër, nën
kujdesin e Ambasadorit Amerikan në Londer, Matthew Barzun në bashkëpunim
me Ambasadorin e Shtetit të Izraelit z. Daniel Taub dhe ambasadoren e Lituanisë,
zonjën Asta Skaisgiryte Liauskiene.

155 Noel Malcolm – Ernesto Cozzi (1070-1926) A neglected figure in Albanian Studies and
in the History of Albania, Dispense e pabotuar.
156 Ky artikull është botuar në Gazetën Panorama, gusht 2015.

302

Histori, Diplomaci, Kulturë

BESA SHQIPTARE DHE MBROJTJA E HEBREJVE GJATË
HOLOKAUSTIT

BESA shqiptare dhe mikpritja, si një nga virtytet më të shquara të kombit
tonë, e ilustruar me historinë e mbrojtjes së Hebrejve, do të ishte një temë shumë e
gjetur për çdo ambasadë, sidmos për ato që veprojnë në vende ku hebrejtë përbëjnë
grupime të mëdha dhe për rrjedhojë janë forcë lobuese e madhe. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës kjo histori është bërë shumë e njohur falë punës së madhe
që ka bërë Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane e drejtuar nga ish Kongresmeni
Joseph Dioguradi. Po ashtu janë zhvilluar veprimtari të rëndësishme në Bruksel,
Gjenevë, Strasburg. Në Londër bërja e njohur e kësaj historie është parë si një mjet
i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë. Kjo jo vetëm për vlerat që mban, por
edhe sepse lobet hebraike janë shumë të fuqishme dhe kanë aftësinë të promovojnë
Shqipërinë deri në sferat më të larta të shtetit britanik. Për këtë, një rol shumë
të rëndësishëm ka luajtur prof Scarlet Epstein157, e mbijetuar e Holokoustit në
Shqipëri në vitin 1938 – 1939.

157 ”Unë jam gjallë falë bujarisë shqiptare”! Prof. T. Scarlett Epstein, (1921 – 2014) ishte
lindur në korrik të vitit 1922 me emrin Trude Grünwald. Ajo  bashkë me prindërit dhe
vëllezërit e saj u vu në shënjestër të nazistëve në atë periudhë të njohur si Anschluss ose
aneksim i Austrisë prej Gjermanisë naziste, i cili ndodhi me 12 mars 1938, Në moshën
16-vjeçare ajo bashkë me prindërit u largua nga Vjena për në Jugosllavi dhe u vendosën
në Zagreb. Por pas tre muajsh vizat e tyre skadonin dhe duhej të largoheshin nga Jugosl-
lavia ose të dëboheshin me dhunë drejt vendit të origjinës. E vetmja rrugëdalje ishte të
sigurohej ndonjë vizë për ndonjë vend jashtë influencës së gjermanëve. Ky vend doli të ishte
Shqipëria. Asaj iu dha vizë nga konsulli shqiptar në Zagreb dhe më datën 20 nëntor 1938
arritën në Durrës. Aty ata qëndruan disa kohë dhe përjetuan edhe pushtimin fashist. Që andej
ia dolën të largoheshin për në Britaninë e Madhe, ku dhe vdiq më 27 prill 2014. Jeta e saj
është përshkruar në biografinë e saj: Swimming upstream.

303

REALITETE Shqiptaro - Britanike
Wienner Library – Biblioteka më e Madhe Hebraike në Europë – Takim
me Prof. Scarlet Epstein

Më 22 nëntor 2012,Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër dheWiener
Library organizuan në mjediset e kësaj biblioteke aktivitetin mbi historinë unike
të shpëtimit të hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit.

Ishin të pranishëm organizatorët e këtij aktiviteti, diplomatët shqiptarë, z.
Ben Barkow, Drejtor i Bibliotekës Wiener, qendër e specializuar e studimeve për
gjenocidin. Të ftuar nderi në këtë mbrëmje ishin Ambasadori i shtetit të Izraelit
në Mbretërinë e Bashkuar, z. Daniel Taub dhe Znj. Liri Berisha, Presidente e
Fondacionit “Nënë Tereza”.

Në qendër të kësaj mbrëmjeje kulturore ishte Prof. Scarlett Epstein OBE, e
cila është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe kujdesit që shqiptarët kanë
treguar për hebrejtë gjatë periudhës së Luftës II Botërore. Në vitin 1938 ajo mundi
t’i shpëtojë kampeve naziste të përqendrimit, në saje të marrjes së vizës për të hyrë
në Shqipëri, ndërkohë që konsullatat e vendeve të tjera europiane refuzonin vizat
për hebrejtë. Historia e rrallë e jetës së saj, si dhe konteksti më i gjerë historik u
ndoq me shumë interes në filmin dokumentar “Shqipëria shpëtoi jetën time”, si dhe

304

Histori, Diplomaci, Kulturë
në dëshminë e vetë znj. Epstein.

Shqipëria me popullsinë e saj muslimane dhe të krishterë ka luajtur një rol
të jashtëzakonshëm gjatë kapitullit më të errët të  historisë së hebrejve, duke i
mbrojtur dhe duke strehuar brenda territorit të saj hebrej të tjerë, që kërkonin
t’i shpëtonin persekutimit nazist.

Shqiptarët, duke i qëndruar besnikë Kodit të Nderit, Besës shqiptare, shpëtuan
jetën e qindra hebrejve që emigruan nga Evropa, duke e bërë Shqipërinë të vetmin
vend në botë, ku popullsia hebreje u shtua në mënyrë të konsiderueshme në vitet
1937 – 1945.

Kjo histori e jashtëzakonshme është bërë e njohur në shumë vende,veçanërisht
në ShBA, përmes dëshmive të të mbijetuarve, librave dhe artikujve të publikuar,
ekspozitave, muzeve të Holokaustit dhe, së fundi, përmes filmave dokumentarë.  Ky
eveniment kulturor kishte pikërisht për qëllim të sillte në vëmendje të publikut
britanik këtë histori unike të solidaritetit dhe vlerave shqiptare.

305

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Përkujtohet Dita e Holokaustit në Universitetin Middlesex

Më datën 20 janar 2013, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë z.
Mal Berisha mbajti një kumtesë me titull: BESA shqiptare dhe Historia e Judaizmit
në Shqipëri” gjatë Ditës së Përkujtimit të Hollokaustit në Universitetin Middlesex.

Kjo veprimtari u organizua ngaWorshipful Mayor of Barnet, Councillor Brian
Schama. Këshilltarë të zonës dhe pjesmarrës të rëndësishëm, diplomatë dhe anëtarë
të bashkësive të ndryshme ndoqën veprimtarinë si dhe një procesion të mbajtur
nga Hendon Town Hall deri në Middlesex University Quadrangle.

Tema e shërbimit përkujtimor ishte “Së bashku të ndërtojmë një urë”, i cili
kërkonte dhe inkurajonte respekt për bashkësitë e ndryshme duke nderuar viktimat
e gjenocidit: bashkësi të tilla të cilat u shkatërruan në Holokaust nën përndjekjen
naziste por edhe më vonë si ato në Kamboxhia, Bosnjë, Ruanda, Darfur etj. Në
këtë ditë përkujtimore e mori fjalën edhe z. Mal Berisha i cili foli për mënyrën se si
Shqipëria i mbrojti hebrejtë gjatë Holokaustit, si ata vendas ashtu edhe të ardhurit
nga vendet si Gjermania e Austria. Në fund të luftës Shqipëria ishte i vetmi vend

306

Histori, Diplomaci, Kulturë
në Europë i cili kishte më shumë hebrej në mbarim të luftës se sa në fillim.Ai dha një
pasqyrë të shkurtër por me plot fakte rreth marrëdhënjeve midis dy popujve duke u
ndalur tek gjurmët e hebraizmit që nga shekulliV i erës së re me gjurmët e Sinagogës
së Sarandës, Nathanailin e Gazës,Ambasadorin Bernstein etj. Shqipëria u cilësua vendi
i 69 fisnikëve midis kombeve të gdhendur në Memorialin eYadVashemit.

Mbrëmje Përkujtimore në Sinagogën Pinner, Londër

Të dielën e datës 7 prill 2013,Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar
mori pjesë në natën përkujtimore të Yom Hashoah – të quajtur Një Mbrëmje
Përkujtimore në Sinagogën Pinner.

Me rastin 70-vjetorit të Kryengritjes në Geton e Varshavës tema e mbrëmjes
ishte “Resistance and Rescue”. Folësi i parë i mbrëmjes ishte Ambasadori Polonisë
në Mbretërinë e Bashkuar, Sh. T. z. Witold Sobkow dhe më pas fëmijët e të
mbijeturave të Getos Polake, Janine Webber and Lili Stern-Pohlmann.

307

REALITETE Shqiptaro - Britanike
Programi filloi me një ceremoni emocionale të ndezjes së qirinjve dhe një
shërbim fetar të shkurtër, të pasuar nga lexime prej të rinjve. Qiriu i dytë u ndez
për Shqipërinë, Bullgarinë dhe Danimarkën, popuj që i mbrojtën hebrejtë në ditët
e vështira të Holokuastit.
Zonja Mrs. Gaby Glassman, Kryetare e Komitetit të Yom Hashoah në fjalën
e saj tha:
Dua të nderoj shumë shqiptarë, të cilët bazuar në kodin e tyre të nderit BESA
që kërkon që të huajit t’i jipet strehë kur njeriu i panjohur është në nevojë dhe të
trajtohet si mik.
Në emër të Sinagogës, zonja Glassman falënderoi ambasadorët e pranishëm, atë
të Shqipërisë, të Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Austrisë
dhe drejtorin e Qendrës së Institutit të Kulturës Polake.
Ambasada Shqiptare në bashkëpunim me të mbijetuarën e Holokaustit Prof.
Scarlet Epstein ka qenë e pranishme në shumë aktivitete të tilla në bashkësitë
hebraike në Londër.

308

Histori, Diplomaci, Kulturë

Filmi Besa – “The Promise” në Festivalin Hebraik në Londër

Më datën 17 nëntor 2013 në kinemanë Triclycle Theatre Kilburn, Londër, u
shfaq filmi Besa – Premtimi, një produksion amerikan, i cili sjell përpara publikut
hebraik të Londrës një histori të jashtëzakonshme të marrëdhënieve midis
shqiptarëve dhe hebrejve gjatë përiudhës së Holokaustit.

Ka shumë filma të cilët tregojnë vuajtjet dhe mjerimet që hebrejtë kanë
përjetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë dokumentarë, kronika të kohës,
dëshmi të dhëna nga ata që e përjetuan atë periudhë të errët të njerëzimit.
Por vështirë se mund të ketë një film i cili të jetë një krijim artistik dhe përsëri
aktorë të jenë personazhet e vërteta të ngjarjes; të jetë krijim artistik, por të mos
ketë asnjë sajesë apo devijim nga e vërteta; të jetë dokumentar dhe të ruajë një
natyrë krejt artistike; të jetë një tregim i një ngjarjeje dhe tregimtarë të jenë vetë
njerëzit e ngjarjes…

Kjo është historia e Rexhep Hoxhës, babai i të cilit jo vetëm që ka strehuar
familjen e Aronit, hebrej nga Bullgaria, gjatë luftës por i ka lënë amanet të birit të
përmbushë Besën që i ka dhënë mikut të tij hebraik: t’i kthejë 3 librat e shenjtë të
Torahut, libra të cilët ia besoi me shpresën se do të kthehej t’i rimerrte kur lufta

309

REALITETE Shqiptaro - Britanike

të mbaronte. Lufta mbaron. Shqipëria zhytet në izolim. Pas vitit 1991, Rexhep
Hoxha vihet në kërkim të mysafirit të tij,Aronit, duke shfrytëzuar çdo lloj burimi.
Udhëton edhe në Bullgari, atje prej nga vinte familja. Pas shumë përpjekjesh jo
vetëm e gjen, por edhe i dorëzon librat e të atit, në shtëpinë e tij në Jerusalem.
Filmi mbyllet me një mesazh shumë të fortë mbi Besën shqiptare.

Dëshmitarja e gjallë e Besës dhe mikpritjes shqiptare, Prof. Scarlett Epstein, në
fjalën e saj tregoi për përvojën e saj në Shqipëri.Ajo tregoi se si të gjitha konsullatat
e huaja në Zagreb i mbyllën dyert në fytyrë, përveç asaj shqiptare, në të cilën gjeti
mikpritje, kujdes dhe çfarë është më e rëndësishme, vizë për të hyrë në vendin
që ishte kthyer në një strehë të sigurtë për hebrejtë. Njësoj si filmi, tregimi i saj
shkaktoi një ndjenjë shumë të fuqishme emocionale dhe u duartrokit gjatë nga
auditori.

Ky film ka marrë pjesë deri tani në shumë festivale prestigjioze nëpër botë
duke filluar në Washington, Los Anxhelos, Dallas, dhe shumë e shumë vende të
tjera, si dhe është vlerësuar me çmime të larta.

Besa – Premtimi,ashtu siç thotë në fund të filmit,operatori Norman Greshman
është eksporti më i mirë që shqiptarët kanë dhe që i nderon dhe i veçon ata nga
çdo popull.

Hapjen e filmit e përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e
Bashkuar, z. Mal Berisha. Në fjalën e tij ai vlerësoi punën e mrekullueshme të
producentëve të filmit, duke nënvizuar se sa krenarë janë shqiptarët për këtë histori
kaq të mrekullueshme që tregon vlerat e tyre njerëzore. Në lidhje me Besën, ai
tha se Besa është një “fe” më vete për shqiptarët, e cila qëndron mbi të gjitha fetë
e tjera.

310

Histori, Diplomaci, Kulturë

Historia e patreguar e hebrejve në Shqipëri -
Leksion në Pinner Sinagoge

Më datën 16 janar 2014 në Sinagogën Pinnër në Londër u shfaq filmi
dokumentar BESA – The Promise. Në këtë veprimtari merrnin pjesë rabinë,
ambasadorë, dipolmatë të disa vendeve si gjermanë, polakë, hungarezë, hebrej
të zonës që falen në atë sinagogë. Zonja Gaby Glasman prezantoi dy folësit kryesorë,
Ambasadorin e Shqipërisë z. Mal Berisha dhe të mbijetuarën e Holokaustit në
Shqipëri, Prof. Scarlet Epstein. Pas shfaqjes së filmit auditori shprehu opininet e
veta rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërsa u fol me ndjenja të një simpatie të
vecantë për Besën si virtyt dhe mikpëritjen si cilësi e kombit tonë.

311

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Shfaqet filmi Besa në Londër: Shqipëria, i vetmi vend që mbrojti hebrejtë
nga nazistët

Më datën 27 janar 2015, në Ditën Ndërkombëtare të kujtesës së viktimave
të Holokaustit, është shfaqur në Londër filmi “BESA – The Promise”, kushtuar
heroizmit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrejve gjatë kohës së Holokaustit.

Në aktivitetin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë Camden Town, i Londrës,
Lazzaro Pietragnoli, ishin të ftuar dhe merrnin pjesë Ambasadori i Shqipërisë në
Londër, Mal Berisha së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lirim
Greiçevci.

Filmi u shfaq në një nga qendrat më të mëdha hebraike të njohur si Jewish
Center 3. Në këtë mbrëmje u nënshkrua një deklaratë për marrëdhëniet ndërfetare
në kushtet e sotme.

Ambasadori Mal Berisha mbajti një fjalim, në të cilin dha një pamje të
shkurtër të mënyrës se si shqiptarët i mbrojtën hebrejtë në atë kohë jo vetëm në
Shqipëri por edhe në Kosovë. BESA – The Promise, është vetëm një nga shembujt
e shumtë të fisnikërisë dhe virtytit të shqiptarëve, të cilët rrezikuan jetët e tyre për
të mbrojtur jo vetëm hebrejtë e Shqipërisë por edhe qindra të tjerë, të cilët e gjetën

312

Histori, Diplomaci, Kulturë
Shqipërinë si një vend që i mbrojti, i strehoi, i ushqeu dhe i përcolli siç e kërkon
Kodi i Besës dhe Mikpritjes Shqiptare. Shqipëria, tha ai, nuk është vendi që kishte
më shumë hebrej në Europë, por është i vetmi vend që nuk lejoi të binte në dorën
e nazistëve asnjë hebre, qoftë vendas qoftë i strehuar.158

Bisedë e Ambasadorit shqiptar,  Mal Berisha në Ambasadën Amerikane
në Londër

Në mbrëmjen e datës 4 qershor 2015, për herë të parë në historinë e
Shqipërisë, brenda në Auditoriumin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Londër, u shpalos flamuri shqiptar, si dhe një xhevahir i historisë së
vendit tonë i titulluar: “Jeta e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Herman Bernstein dhe marrëdhëniet shqiptaro – hebraike si një model i tolerancës
fetare, parë në kontekstin e ngjarjeve tragjike të ndodhura këtë vit në Francë dhe
Danimarkë”.

158 Botuar nga gazetarja Almarina Gegvataj e ATA (Agjencia Telegrafike Shqiptare)

313

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Ky aktivitet u zhvillua me iniciativën e Ambasadës Shqiptare në Londër dhe
nën kujdesin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Sh.T.Z. Matthew Barzun,
në bashkëpunim me Ambasadorin e Shtetit të Izraelit Sh.T Z. Daniel Taub, dhe
Ambasadoren e Lituanisë, SH.S Znj.Asta Skaisgiryte Liauskiene.

Në auditoriumin e Ambasadës Amerikane ishin të pranishëm ambasadorë të
vendeve tjera, diplomatë amerikanë dhe të huaj, rabinë, studiues, gazetarë, drejtues
shoqatash hebraike, gazetarë britanikë, studentë etj.

Veprimtarinë e hapi Këshilltari Politik i Ambasadës Amerikane në Londër,
Erik Johnson, i cili pasi foli për marrëdhëniet Shqipëri – ShBA, ia dha fjalën
Ambasadorit izraelit, Z. Daniel Taub.

Ambasadori Taub nënvizoi kontributin e pashoq që shqiptarët kanë dhënë për
mbrojtjen e hebrejve, marrëdhëniet shqiptaro–izraelite, vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike midis dy shteteve dhe hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë, si dhe
miqësinë e fortë që ekziston midis dy vendeve tona.

Më tej aktiviteti vijoi me fjalën e ambasadores lituaneze,e cila po ashtu nënvizoi
faktin që një veprimtari e tillë e përbashkët, e iniciuar nga Ambasada Shqiptare, i
shërben komunikimit më të mirë midis popujve tanë dhe bashkëpunimit frytdhënës
ndërmjet ambasadave.Ajo nënvizoi lidhjen e Lituanisë në këtë rast me tre shtetet e
tjera, pasi Bernstein ka qenë një hebre lituanez.

Ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha prezantoi përmbledhjen e studimit të
tij për figurën e Z. Herman Bernstein, i vendosur në kontekstin e mësipërm. Ai e
shoqëroi prezantimin me fakte të projektuara, shumica e të cilave të panjohura për
publikun, tek i cili ngjalli shumë interes.  

Modeli shqiptar i bashkëekzistencës fetare dhe etnike, mbrojtja e hebrejve
dhe paqja fetare midis feve të ndryshme në Shqipëri, lidhjet e forta që Shqipëria
ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontributi i Presidentit amerikan Wilson

314

Histori, Diplomaci, Kulturë

në mbrojtjen e Shqipërisë, kontributi i Herman Bernstein-it dhe trashëgimia e tij,
çimentimi i këtyre marrëdhënieve në ditët e sotme, të gjitha këto elemente e bënë
aktivitetin të ndiqej me mjaft interes nga të pranishmit.

Në prezantim u nënvizua fakti se asnjë hebre nuk e ka humbur jetën në
Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit, përkundrazi, numri i tyre u trefishua gjatë
asaj periudhe të errët të historisë.

Po ashtu u nënvizua fakti që marrëdhëniet e Herman Bernstein-it me mbretin
shqiptar Ahmet Zog mund të kenë ndikuar në urdhrin e këtij të fundit për dhënien
e vizave për hebrejtë e rrezikuar nga nazizmi nëpër Europë.

Më pas ambasadori theksoi se kur Shqipëria tashmë gëzon statusin e vendit
kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ky model i tolerancës fetare, i
demonstruar më së miri edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë në shtator
të 2014, duhet të shërbejë edhe si model për vendet me probleme të konflikteve
fetare, por edhe si një vlerë e shtuar në pranimin e saj sa më parë në këtë Union.

Pas përfundimit të prezantimit u bënë një seri pyetjesh lidhur me arsyen përse
shqiptarët e treguan veten në një fisnikëri kaq të lartë,kur në Europë ndërmerreshin
veprime të ethshme kundër hebrejve.  

“Virtyti i shqiptarit, Besa dhe Mikpritja, toleranca fetare dhe vëllazëria si
komb jashtë ndikimeve të feve”, ka deklaruar diplomati shqiptar.

Ndërsa i pyetur se çfarë duhet bërë për të ndaluar antisemitizmin,dhunën fetare,
segregacionin, që i shohim shpesh, ambasadori u përgjigj: “Merreni Shqipërinë si
model dhe asnjëherë nuk do të ndodhin gjëra të tilla”.

Në fund Ambasadori Berisha i dhuroi Ambasadës Amerikane DVD–në e
filmit ‘BESA – THE PROMISE’, një film që ka fituar dy vitet e fundit çmimet
e festivaleve ndërkombëtare hebraike nëpër botë, në qendër të të cilit qëndron
episodi i mrekullueshëm i rinjohjes së një familjeje shqiptare me bujtësit e vet

315

REALITETE Shqiptaro - Britanike
hebraikë të kohës së luftës. Po ashtu ai i dhuroi librin e tij studimor rreth jetës së
Herman Bernstein-it.

Veprimtaria u shoqërua nga një koktej i dhënë nga Ambasada Amerikane në
Londër.159

159 Botuar me shkurtime sipas shkrimit të gazetares Almarina Gegvataj e ATA (Agjencia
Telegrafike Shqiptare).

316

Mbyllje

Shkrimi i këtij libri mund të quhet një punë në proces. Ashtu sikundër jeta
vazhdon, këto marrëdhënie do të zhvillohen dhe historisë i mbetet borxh që t’i
shkruajë ato. Ky libër ka dhënë një pasqyrë të disa gjërave por jo të gjithave.

Përvoja në shërbimin diplomatik në Londër do të mësojë çdo diplomat sesa
rëndësi i jep ky popull historisë së vet. Këtu edhe një relike e vogël, edhe një
kartolinë, konsiderohet si një shenjë historie së cilës i rritet vlera çdo ditë që kalon.
Kjo është edhe arsyeja përse ky popull është kaq krenar për veten e tij, për të
shkuarën e tij. Po ne përse mos të jemi?

Do të isha i lumtur nëse kjo që është shkruar në këtë libër do të përbënte një
nxitje për ta bërë atë shumë vëllimeshsh në të ardhmen me autorë të tjerë, që do ta
kenë mundëisnë që pata unë, në vitet dhe dekadat që vijnë, për të mirën e Shtetit
Shqiptar.

Veprimtaritë e Ambasadës në vitet 2012 – 2015 janë përshkruar në një album
të plotë i cili është vijim i këtij libri në një formë tjetër ilustruese.

317



TREGUES

Udhëtarët britanikë në shqipëri nga shekulli XVII deri sot
Richard Knolles
Edward Brown
Lady Mary Wortley Montagu
William Martin Leake
George Gordon Byron
John Hobhouse
Henry Holland
Thomas Smart Hughes
Charles Cockerell
Benjamin Disraeli
David Urquhart

319

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Robert Curzon
Edward Lear
James Henry Skeene
Edmond Spencer
Willian Wingfield
George Finlay
Henry Fanzhawe Tozer
Arthur Macmurrough Kavanagh
Arthur Evans
Eduard Frederick Knight
Fanny Janet Blunt
Henry N. Brailsford
Sir Robert Graves
Adham Peacock
Dunkan Heaton – Armstrong
George Phillips
Harry Hodgkinson
Aubrey Herbert
Sir Noel Malcolm

320

Histori, Diplomaci, Kulturë
Gra angleze të famshme që iu përkushtuan Shqipërisë
Edith Durham
Margaret Hasluck

Kontesha Elizabeth Carnarvon
Mary Herbert
Ruth Pennington

Ngjarjet kryesore që i kanë dhënë formë marrëdhënieve shqiptaro - britanike
Kongresi i Berlinit “Memorandum dërguar Lordit Beaconsfield”
Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913
Traktati i Fshehtë i Londrës, 1915
Lidhja e Kombeve dhe kontributi i britanikëve në anëtarësimin e
Shqipërisë
Raport i Foreign Office – Shqipëria: Politika Britanike nga viti 1912
deri në qershorin e vitit 1920
Organizimi i xhandarmërisë shqiptare nga britanikët, Dayrell Oakley-
Hill
Special Operation Executive

321

REALITETE Shqiptaro - Britanike

Prania diplomatike shqiptare në Londër
Mehmet Konica (1922 – 1924)
Ilias Bej Vrioni (1925 – 1926) (1929 – 1932)
Maliq Libohova (1926 – 1927)
Eqrem Bej Vlora (1927 – 1929)
Xhemil Dino (1932 – 1933)
Rauf Fico
Qatin Saraçi (1935 – 1935)
Lec Kurti (1935 – 1939)
Dervish Duma 1939
Aleksandër Duma (i dërguar i posaçëm, 1991 – 1992)
Pavli Pesku (1993 – 1997)
Agim Fagu (1997 – 2002)
Kastriot Robo (2002 – 2007)
Zef Mazi (2007 – 2011)
Teuta Starova (2008 – 2011), (2011 – 2012) (e ngarkuar me punë)
Mal Berisha (2012 – 2016)

Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

322

Histori, Diplomaci, Kulturë

Aleksandër Duma 1992
Bryony Bethel, Konsull Nderi në Oxsfordshire
John van Weenen, Northampton, 2012

Prania e përfaqësimit diplomatik britanik në Shqipëri
Sir Harry Charles Augustus Eyres (1922 - 1926)
Willian Edmund O’reilly (1926)
Willian Seeds (1926 – 1928)
Sir Robert Macleod Hodson (1928 – 1936)
Sir Andrew Ryan (1936 – 1939)
Laurance Barton Grafftey (1939 – 1940)
Sir Stephen Loftus Egerton (1991 – 1992)
John Stewart Duncan - OBE (1992-1996), i ngarkuar me punë
David Arthur Slinn (1995 – 1996)
Andre Toserere (1996 – 1998)
Stephen Nash (1993 – 1995) (1998 – 1999)
Peter January (1999 – 2001)
David Landsman
Richard Jones (2003 – 2006)

323

REALITETE Shqiptaro - Britanike
Fraser Andrew Wilson (2006 – 2009)
Fiona Mcilwham (2009 – 2012)
Nicolas Canon 2012 – sot

Diplomatët e Kosovës në Britaninë e madhe
Dr Muhamet Hamiti (2008-2012)
Bejtullah Destani (2018 – 2014)
Lirim Greiçevci (2012)

Shoqatat shqiptaro – britanike në Mbretërinë e bashkuar
Anglo Albanian Association
Ardhmëria
Shpresa Programe
Miqtë Irlandezë të Shqipërisë
Profesionistët Shqiptaro - Britanikë

Shqiptarë të shquar në Britaninë e madhe
Rita Ora – Sahatçiu, Pop Star

324

Histori, Diplomaci, Kulturë
Leay Ypi, LSE, professor
Rudi Guraziu, IBDE
Alda Dizdari, violiniste
Dr Arjan Gjonça, LSE
Dr Gëzim Alpion, UH
Thomas Simaku, kompozitor
Miranda Sinani, soprano
Ingj. Përparim Rama, arkitekt
Suela Danksi, financiere
Cllr, Kastriot Berberi, politikan
Alb Trio – Cingo – Vejsiu - Syla

Miq të shquar të Shqipërisë në Mbretërinë e bashkuar

Sir Noel Malcolm, mbajtës i medaljes “Nderi i kombit”
Lord Nathaniel Charles Jacob Rothschild, mbajtës i dekoratës së
Flamurit Kombëtar
Lord John Davan Sainsbury, mbajtës i dekoratës së Flamurit Kombëtar.
Lord Alan John Watson, mbajtës i dekoratës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

325

REALITETE Shqiptaro - Britanike
Lord Michael Walton Bates, mbajtës i dekoratës “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu”
Sir Anthony Bayley mbajtës i dekoratës “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”
Lordi Robert Maclennan, baroni Maclennan i Rogartit
David John Lloyd, mbajtës i medaljes “Nënë Tereza”
Roxanna Panufnik, kompozitore
Kristen Johnson, muzikante, politikane.
Cllr Susie Burbridge, Lord Mayor Westminster

Mediat shqiptaro - britanike në Londër
Gazeta “Albanian news”
Gazeta “The Albanian”
Top - Channel TV

Shenja kuptimplote të pranisë shqiptare në Londër
Bayswater: Busti i Skënderbeut
Galeria Kombëtare e Portreteve: Portreti i George Gordon Byron
Instituti Mbretëror Anthropologjik i Britanisë së Madhe dhe Irlandës
Muzeu i artit Tate Britton: Mehmet Ali Pashai i Egjiptit

326




Click to View FlipBook Version