Histori, Diplomaci, Kulturë
Kosovës, ose thënë ndryshe10 për qind e popullsisë, është e pastrehë mbi kokë,
si pasojë e shtypjes serbe. 65.000 veta janë dëbuar nga shtëpitë e tyre muajin e
kaluar dhe jo më pak se 25.000 veta, vetëm brenda katër ditëve qëkurse bisedimet
për paqe u ndërprenë.Vetëm dje, 5.000 veta nga zona e Serbicës janë nxjerrë me
forcë nga fshatrat e tyre. Pothuajse pjesa më e madhe e Drenicës është pastruar
prej shqiptarëve etnikë. Çdo vëzhgues i UNCHR mund të shohë flakët që i dalin
Gllogovcit dhe Serbicës“.
Më tej ai vazhdon me këtë tablo të zymtë duke nënvizuar se 2000 veta kanë
vdekur që në verën e kaluar.Me siguri që po mos të ishin vëzhguesit ndërkombëtarë,
ky numër do të ishte shumë më i madh.
“Ne veprojmë të shtyrë nga përvoja e hidhur e përjetuar gjatë këtij shekulli
më së shumti në Bosnjë, ku destabilizmi dhe lufta civile në një pjesë të Ballkanit
pashmangshëm përhapet në tërë rajonin dhe madje ka efekt edhe në pjesë të tjera
të Europës.
Në qoftë se Kosova lihet në mëshirën e shtypjes serbe, nuk ka vetëm rrezikun e
mundësisë së nxitjes së trazirave në Shqipëri, por destabilizohet Maqedonia dhe pasi
të trokasë në Bosnjë, ajo do të ketë ndikim në Greqi dhe Turqi. Interesa strategjikë
të tërë Europës janë në rrezik. Ne nuk mund të lejojmë të ndodhë një shkatërrim,
kaos dhe dizintegrim në derën e Bashkimit Europian. Dhe së fundmi, zonja
kryetare, ne i kemi premtuar diçka popullit të Kosovës. Mijëra prej tyre u kthyen
në shtëpitë e veta si rezultat i pushimit të zjarrit që negociuam tetorin e kaluar. U
kemi thënë atyre dhe Milosheviçit se nuk do ta tolerojmë shtypjen brutale ndaj
popullsisë civile. Pas masakrës së Reçakut këto kërcënime ndaj Milosheviqit janë
përsëritur. Nëse i lëmë në baltë tani, jo vetëm që do të shkatërrojmë besueshmërinë
e NATO–s, por edhe më shumë se kaq, do të humbasim besimin e mijëra civilëve
të pafajshëm, dëshira e të cilëve është të jetojnë në paqe.
Unë i them popullit britanik se ne kemi një përgjegjësi të madhe si qeveri
kur i dërgojmë forcat tona në beteja për të justifikuar një veprim të tillë. Unë
201
REALITETE Shqiptaro - Britanike
ju paralajmëroj: Rrjedhojat potenciale të aksionit ushtarak janë serioze edhe për
NATO–n, edhe për popujt e rajonit.Vuajtjet e tyre nuk mund të mbarojnë brenda
natës. Por në gjykimin tim, pasojat e mos veprimit janë edhe më të rënda edhe për
jetën e njerëzve, edhe për vetë paqen.
Ne duhet të veprojmë për të mbrojtur mijëra jetë burrash, grash dhe fëmijësh
nga katastrofa humanitare, nga vdekja, barabarizmat dhe spastrimi etnik prej një
diktature brutale; të sigurojmë stabilitetin e rajonit të Ballkanit ku siç e dimë çdo
destabilizim mund të përfshijë në kaos tërë Europën. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër
veçse të veprojmë, dhe të veprojmë siç duhet derisa Milosheviqi, edhe tani nëse do,
të zgjedhë rrugën e paqes.
Aksioni i NATO–s do të jetë në formën e goditjeve ajrore.Ai do të mbështetet
nga vendet e NATO–s dhe do të ketë objektiva minimalë për të zvogëluar
represionin e vazhdueshëm në Kosovë, me qëllim që të shmanget një katastrofë
humanitare. Prandaj objektivat e sulmit do të jenë qarqet ushtarake të diktaturës
serbe. Për të shmangur një aksion të tillë Milosheviqi duhet të bëjë atë që premtoi
në tetor:T”i japë fund terrorit, të tërheqë trupat e tij në kazerma dhe t’i zvogëlojë
deri në masën që kemi rënë dakord; të tërheqë nga Kosova tanket, artilerinë e
rëndë dhe armët tjera që i ka sjellë në Kosovë vitin e kaluar. Ai duhet të pajtohet
me propozimet e bëra në Rambuje duke përfshirë edhe lejimin e hyrjes së një
force tokësore të NATO–s.”
Ky ishte në përgjithësi fjalimi i Kryeministrit Britanik Blair një natë para
sulmit të NATO–s kundër qarqeve ushtarake serbe, të cilat zgjatën nga 24 marsi
deri më datën 12 qershor 1999, për 78 ditë. Aleanca e tij me Presidentin Bill
Clinton dhe natyrisht me vendet anëtare të NATO-s sollën çlirimin e Kosovës. Por
roli i Blairit ishte shumë i veçantë dhe shumëkush e quan si forcën tërheqëse më të
rëndësishme në ndërmarrjen e aksionit ushtarak kundër Milosheviçit.
Pas afro 10-vjetësh Toni Blairi mbajti një fjalim tjetër, tashmë në parlamentin
e Kosovës, i zgjedhur në mënyrë demokratike në paqen për të cilën ai kishte
202
Histori, Diplomaci, Kulturë
kontribuar aq shumë.98
Z. President, z. Kryeministër!
Urime!
Unë jam krenar për ju!99
Më kujtohet fundi i vitit 1998, kur Downing Street u vizitua nga Ibrahim
Rugova.Ai ishte burrë i qetë dhe modest. Më fali një dhuratë të vogël me kristale
të bardha dhe të purpurta. E mbajta gjatë tërë kohës sa isha në Downing Street
në tavolinën time. Tani gjendet në raftin e gjërave të mia të vyera. Ai ma tregoi
të vërtetën për Kosovën, vuajtjet e popullit të tij, nevojën që ta dëgjonte bota,
detyrën që bota të vepronte. Ai nuk fliste me zë të lartë, as nuk e paraqiti hallin e
tij me slogane apo gjeste ekstravagante.Ai thjesht fliste butësisht, me një sinqeritet
mbresëlënës. Kur u largua më tha:
“Ju lutem, ju kërkoj vetëm këtë: Mos e lini popullin tim të vuaj edhe më! Të
ndihemi për ta siç do të ndiheshit për popullin tuaj! Dhe na ndihmoni!”
I thashë se Britania do t’ju ndihmojë. Ia dhashë “besën”100fjalën time. Dhe e
mbajta. Sot e kujtoj Ibrahim Rugovën dhe e nderoj për lidershipin e tij, zgjuarsinë
dhe përkushtimin. Unë e nderoj atë që keni arritur deri tani.Veçanërisht, isha i
kënaqur duke parë qeverinë tuaj, Hashimin të punojë metodikisht me zyrën e
Peter Faithit.
Por ju lutem vazhdoni kështu, bëni kilometra të tjera.Të gjithë shqiptarëve
të Kosovës u them atë që ju tanimë e dini:
Nëse siguroheni se kujdesi i qeverisë dhe i institucioneve të Kosovës
98 Nga fjalimi i Tony Blairt në Kuvendin e Kosovës me datën 9 qershor 2010.
99 Të dyja të thëna në gjuhën shqipe.
100 Shqip në original.
203
REALITETE Shqiptaro - Britanike
arrijnë deri tek anëtari më i fundit i çdo bashkësie, atëherë secili prej tyre do
të luajë pjesën e vet për ta bërë këtë vend që u përket të gjithëve një vend të
mrekullueshëm.
Ata tashmë janë në qeveri, janë në polici, dhe nevojitet të bëhen gjykatës
në gjykatat tuaja. Dhe më në fund kur të keni ushtrinë tuaj, do të jenë të gatshëm
për të kontribuar në NATO, pasi edhe ndihma e tyre nevojitet, gjithashtu.Tërë ata
që jetojnë në Kosovë janë kosovarë. Dhe janë ata që do ta shkruajnë të ardhmen
si një komb, si një popull, të barabartë para ligjit. E ardhmja juaj është në Bashkimi
Europian, i cili për vete është shumë-etnik dhe i gëzohet larmisë së vet.
Mua më pëlqen slogani juaj i kohëve të fundit – Kosova – Europianët e
Rinj.101Jeni vendi më i ri i Europës me popullsinë më të re në kontinent. Ju keni
qenë të përfshirë në luftra të gjata për liri. Por tani ju keni shtetin tuaj. Europa do
t’ju mbështesë.”
Pas shumë porosish për demokracinë, bashkëjetesën, zhvillimin ekonomik,
Toni Blairi e mbyll fjalimin e tij me fjalët:
“Njëmbëdhjetë vjet më parë, ulur në një tendë në Maqedoni, mendime të tilla
do të dukeshin të pamundura. Por ju keni treguar se ajo çfarë është e pamundur,
mund të bëhet e mundur.Tregoni të njëjtin shpirt tani.Tregoni të njëjtin guxim!
Tregoni të njëjtin përkushtim për t’i arritur gjërat! Dhe do t’i arrini. Paçi fat dhe
faleminderit! Ndihem i nderuar që ju ndihmova. Është kënaqësi që jemi bashkë.
Do të jetë privilegj që të jem pjesë e së ardhmes tuaj. Faleminderit!”
Dy fjalimet e Toni Blair-it në dy parlamentet, atë britanik dhe atë të Kosovës
janë momente ku spikati oratoria e tij në mbështetjen që i dha Kosovës. Çlirimi i
Kosovës dhe kujdesi që Mbretëria e Bashkuar ka treguar për të drejtat e shqiptarëve
në Maqedoni janë rrjedhojë e një politike shekullore në dobi të kombit shqiptar.
Tani z. Blair fliste me zërin e kombit britanik.
101 Kosova – The Young Europians
204
Histori, Diplomaci, Kulturë
10 korrik 2015 – Tony Blair përshëndet përurimin e emërimit të këngëtares
Rita Ora si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në MB, në selinë e
Ambasadës së Kosovës, Londër.
Më datën 10 korrik 2015, në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës
vërshuan shumë miq të Kosovës dhe natyrisht të shqiptarëve. Atë ditë Presidentja
e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekoroi yllin e muzikës angleze Rita Ora me
titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Aty u gjendën një numër
ambasadorësh, ish drejtues të NATO–s, si Lordi Robertson dhe vetë Toni Blairi
me bashkëshorten. Në atë fjalim të asaj dite,Toni Blairi tha se dikur as në ëndërr
nuk do ta kishim parë që Kosova të kishte një Ambasadë si kjo pikërisht në zemër
të Londrës102.
102 Më datën 31 maj 2015 në Ambasadën e Kosovës, në kuadër të Javës së Kulturës Shq-
iptaro - Britanike u organizua paraqitja e librit të Dr Enver Bytycit, “Coercive Diplomacy of
NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze, në praninë e
autorit. Morën pjesë diplomatët e dy ambasadave, studiues britanikë, lexues, shkrimtarë,
dashamirës të historisë, miq të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me
banim në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare etj. Merrte pjesë edhe anëtari
Parlamentit Britanik, z. Mark Prichard. Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi, i cili e
paraqiti autorin e librit dhe pjesëmarrësit.
205
REALITETE Shqiptaro - Britanike
AMBASADA E KOSOVËS NË LONDËR
Njohja e britanikëve me jetën, kulturën, traditën, lashtësinë, gjuhën e popullit
shqiptar deri në vitin 1912 është bërë nëpërmjet udhëtarëve, të cilët u binin kryq
e tërthor vilajeteve shqiptare nën Perandorinë Turke. Po ashtu kur flitej për fatin
e Shqipërisë në periudhën otomane nënkuptoheshin katër vilajetet shqiptare:
Manastiri, Shkodra, Janina dhe Shkupi. Këtu përfshihej edhe Kosova. Kjo bënte që
britanikët të mësonin për shqiptarët pa dallim se nga cila krahinë, cep apo rajon i
trojeve shqiptare merreshin këto përshtypje për shqiptarët. Pas shpalljes së pavarësisë
në vitin 1912, luftërave ballkanike, ndërtimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene,
nën pushtimin e së cilës mbeti Kosova, ngadalë u krijua një koncept pak ndryshe
për shqiptarët që nuk jetonin nën një qeverisje shqiptare të përbashkët.E njëjta gjë vlen
edhe për shqiptarët,të cilët mbetën nën Greqinë dhe Maqedoninë.Padrejtësia historike
që iu bë popullit shqiptar, në të gjitha trojet e veta, u korrigjua, të paktën në një pjesë të
vet, pra në Kosovë me shpalljen e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.
Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e
Kosovës (e shtata në radhë) dhe e deklaroi këtë një ditë pas shpalljes së këtij akti,
më datën 18 shkurt 2008.103
103 Festëa e 28 nëntorit, në vitin e parë të pavarësisë së Shqipërisë, e kam festuar në
vitin 1999 në Prizrenin historik bashkë me një grup shqiptaro – amerikanësh të drejtuar
nga i nderuari, Joseph DioGuardi, ish kongresmeni amerikan me prejardhje arbëreshe
që kishte bërë aq shumë për çlirimin e Kosovës. Ishte festa e parë në Kosovën e dalë nga
lufta dhe të lirë. Ndërsa katër vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pata nderin ta
festoj në Corinthian Hotel në Londër, në ditën e parë të punës time në Mbretërinë e Bash-
kuar, me stafin e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe me trupin diplomatic të
akredituar në Londër.
Përpara se të vihej tek kjo ditë feste, në Londër, ishin bërë shumë përpjekje nga
shqiptarët e vendosur në këtë vend në bashkëpunim me shumë britanikë. Nga fundi i
vitit 1991, me iniciativën e një grupi aktivistësh të një dege të sapo formuar të Lidhjes
Demokratike të Kosovës dhe me aprovimin e Qeverisë së Kosovës në mërgim, u paraqit
një kërkesë tek autoritetet britanike për themelimin e një qendre për informim në Londër.
Autoritetet britanike lejuan hapjen e qendrës duke e bërë të ditur se ajo nuk do të kishte
206
Histori, Diplomaci, Kulturë
Ambasada e Republikës së Kosovës u hap në Londër në tetor të vitit 2008.
Për disa kohë ajo ka vepruar në këtë ndërtesë, në Pall Mall Nr. 100. Ambasador
i Jashtëzkonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Oborrin e Shën
Xhejmsit u emërua Dr. Muhamet Hamiti.
status diplomatik. Qendra, ndërkaq, gëzonte mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit britanik.
Qendra e filloi aktivitetin e saj duke identifikuar anëtarë parlamenti dhe institucione të
tjera që do të mund të interesoheshin për çështjen e Kosovës dhe duke mbajtur auto-
ritetet britanike vazhdimisht të njoftuara me gjendjen në Kosovë. Kosova në këtë kohë ua
tërhiqte vëmendjen të huajve e prirë nga lideri i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova.
Pas rihapjes së Ambasadës së Shqipërisë me rënien e regjimit komunist, Qendra
ka zhvilluar gjithë aktivitetin e saj në bashkërendim me të. Pra siç shihet ajo në atë kohë
kishte vepruar si një zyrë diplomatike edhe pse pa asnjë status. Të tilla kishte shumë
në atë kohë në shtetet e ndryshme, por unë veçoj këtu atë të Stambollit e drejtuar nga
z. Enver Tali me të cilin bashkërenduam punën e Konsullatës Shqiptare të Stambollit,
shqiptarëve të Turqisë dhe asaj që njihej si Konsullata e Republikës së Kosovës në Vi-
lajetin e Stambollit. Në Britani kjo zyrë ishte marrë me ndërkombëtarizimin e çështjes,
me ndërgjegjësimin e politikës britanike, por edhe me ndihmat humanitare në drejtim të
Kosovës. Një numër shqiptarësh nga Kosova por edhe nga Shqipëria që jetonin në Bri-
taninë e Madhe u kthyen në Kosovë për të luftuar për çlirimin e saj. Ndër ta ishte Endrit
Cara nga Kavaja, i cili ra në luftë në Kosovë. Ai mbetet shembulli më i lartë i patriotizmit
të tyre. Shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë të drejtën të jenë krenarë për atë që që kanë
bërë në atë kohë.
207
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Ndërtesa ku ka qëndruar disa kohë Ambasada e Kosovës në Londër, 100 Pall Mall.
208
Histori, Diplomaci, Kulturë
Dr. MUHAMET HAMITI
(2008 - 2012)
Dr. Muhamet Hamiti ka lindur më 12 shkurt 1964 në Dumnicë të Podujevës,
Kosovë, dhe ka kryer studime për letërsi në Prishtinë, Zagreb (Kroaci) dhe Londër.
Ka doktoruar me temën për prozën e Joseph Conrad-it dhe James Joyce-it. Ai
është autor i një libri monografik për shkrimtarin anglez E. M. Forster. Dr. Hamiti
ka botuar shkrime për letërsinë angleze dhe amerikane, por edhe shqipe.Aktualisht
është profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës.
I angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës, ai ka qenë bashkëpunëtor
i ngushtë i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke qenë edhe
zëdhënës edhe këshilltar i tij në vitet 2002-2006. Më vonë punoi këshilltar politik
i pasardhësit të Rugovës, Presidentit Fatmir Sejdiu.Ai ka qenë anëtar i delegacionit
të Kosovës në bisedat ndërkombëtare për përcaktimin e statusit të Kosovës në
vitet 2006-2007. Me atë u hap Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër më
2008 dhe ka shërbyer si ambasador deri në shtatorin e vitit 2012. Ndërkohë ai
ishte ambasador jorezident në Zelandë të Re dhe në Irlandë. Me emrin e tij lidhet
fillimi i një periudhe të re marrëdhëniesh midis dy vendeve.
209
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Ndërkohë që ambasadën e drejtonte Dr. Hamiti, zëvendës i tij ishte një emër
shumë i njohur i letrave shqipe z. Bejtullah Destani.
210
Histori, Diplomaci, Kulturë
BEJTULLAH DESTANI
(2018 – 2014)
Bejtullah Destani, studiues, diplomat, themelues dhe drejtor i
Institutit të Studimeve Shqiptare në Londër.
Bejtullah Destani ka lindur në Prizren. Pas shkollës fillore dhe të mesme
në vendlindje, filloi studimet në shkencat politike në Beograd në vitin 1980. Më
1986 publikoi në Beograd librin e tij të parë “Bibliografi e Zgjedhur e librave mbi
Shqipërinë (1850-1984)”. Në vitin 1991 emigroi në Londër ku ua kushtoi jetën
studimeve shqiptare – britanike, duke bërë zbulime të rëndësishme për historinë
shqiptare në bibliotekat dhe arkivat anglezë, gjermanë, austriakë, italianë, turq
e më gjerë. Nga viti 2008–2014 ai ka shërbyer si Sekretar e më pas Ministër
Këshilltar, zv/Ambasador në Ambasadën e Kosovës në Londër.Ai është themeluesi
i Qendrës për Studime Shqiptare në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj qendre,
të botojë apo ribotojë një numër të konsiderueshëm veprash të rëndësishme për
studimet shqiptare.Veprimtaria e studiuesit Bejtullah Destani është e asaj rëndësie,
pa të cilën nuk mund të mendohet historiografia e sotme shqiptaro-britanike. Ai
sot punon Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Romë.
211
REALITETE Shqiptaro - Britanike
LIRIM GREIÇEVCI
( 2012)
Ambasada e Republikës së Kosovës u drejtua më pas nga Sh.T z. Lirim
Greiçevci Ambasadori i dytë i Kosovës në Oborrin e Shën Xhejmsit. Ai është
emëruar Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën
e Veriut dhe në Irlandë (jo-rezident) në datën 18 tetor 2012 dhe i ka paraqitur
letrat kredenciale më 11 dhjetor 2012. Para se të emërohej në këtë detyrë, ai ka
punuar si këshilltar politik i kryeministrit të Republikës së Kosovës nga janari i
vitit 2008. Nga marsi i vitit 2010, derisa u emrua në detyrën e Ambasadorit, ka
qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në atë që njihet si “Dialogu i mundësuar nga
Bashkimi Europian”, mbi çështjet praktike me qeverinë e Serbisë. Në veprimtarinë
e tij deri tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, z. Greiçevci ka
shërbyer si koordinator i përkohshëm për transferimin e pushtetit nga administrata
ndërkombëtare tek qeveria e re e sapoformuar kosovare. Ai erdhi në këtë detyrë
pasi kishte shërbyer si sekretar privat dhe këshilltar special i udhëheqësit të Partisë
Demokratike të Kosovës. Nga viti 2007 deri në vitin 2008 z. Greiçevci ka studiuar
politikat krahasuese në Universitetin e Biznesit dhe të Teknologjisë në Prishtinë.
Përveç kësaj,ai shërbeu gjithashtu me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë
(UNMIK) dhe për gazetën e përditshme ‘’Koha Ditore’’ në seksionin e saj në gjuhën
angleze. Z. Greiçevci ka kryer studimet e larta në shkenca politike dhe administratë
publike dhe ka një diplomë në gjuhën dhe letërsinë angleze nga Universiteti
212
Histori, Diplomaci, Kulturë
i Prishtinës, si dhe ka kryer master për politikat krahasuese, (nacionalizmi dhe
etniciteti) nga London School of Economics dhe Shkencave Politike si një studiues
Chevening. Ai ka lindur më 26 mars1976, në Prishtinë. Sot ambasada e Kosovës
gjendet në adresën 8 John Street London WC1N2ES.
213
KAPITULLI VII
MARRËVESHJET E ARRITURA MIDIS
SHQIPËRISË DHE BRITANISË SË
MADHE DHE BIZNESET BRITANIKE
NË SHQIPËRI
Ndër treguesit më kuptimplotë të nivelit të marrëdhënieve midis dy shteteve
janë marrëveshjet e arritura në rrjedhë të marrëdhënieve diplomatike. Shqipëria ka
një numër marrëveshjesh të arritura që nga data 22 korrik 1926 deri me 13.3.2013.
1. Marrëveshje ekstradimi ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe,
nënshkruar më 22 korrik 1926.
2. Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nënshkruar më 8.05.1992, hyrë në
fuqi në datën e nënshkrimit.
3. Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të
Britanisë së Madhe dhe Irlandës sëVeriut për transportin rrugor ndërkombëtar,
nënshkruar më 09.02.1993.
4. Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë
së Bashkuar dhe Irlandës sëVeriut, nënshkruar më 22.10.1993, hyrë në fuqi në
datën e nënshkrimit.
215
REALITETE Shqiptaro - Britanike
5. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Mbretërisë së Bashkuar mbi bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe
kulturës, nënshkruar më 30.03.1994, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
6. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Mbretërisë së Bashkuar për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar
më 30.03.1994, hyrë në fuqi 30.08.1995.
7. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Mbretërisë së Bashkuar për shërbimin ajror, nënshkruar më 30.03.1994, hyrë
në fuqi në datën e nënshkrimit.
8. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë
së Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes së turizmit, nënshkruar më
30.03.1994.
9. Kontrata e shkëmbimit për pronësinë me Ambasadën Britanike, nënshkruar
më 19.05.1997.
10. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ripranimin e personave, nënshkruar
më 14.10.2003, hyrë në fuqi më 16.08.2005.
11. Protokolli i zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ripranimin
e personave, nënshkruar më 14.10.2003, hyrë në fuqi më 16.08.2005.
12. Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë
dhe Qeverisë së Mbretërisë të Bashkuar për drejtimin e stërvitjeve ushtarake
e të trajnimeve dhe për dispozitat e mbështetjes së vendit pritës, nënshkruar
më 2003.
13. Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës
216
Histori, Diplomaci, Kulturë
së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje
me bashkëpunimin hartografik, vëzhgimin dhe shkëmbimin e materialeve
gjeografike, nënshkruar më 2005, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
14. Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për transferimin e personave të
dënuar, nënshkruar më 15.1.2013, hyrë në fuqi më 11.6.2013.
15. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës
së Shqipërisë dhe Sekretariatit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për
shkëmbimin e informacionit për migracionin, nënshkruar më 13.3.2013, hyn
në fuqi në datën e nënshkrimit.
217
REALITETE Shqiptaro - Britanike
BIZNESET BRITANIKE NË SHQIPËRI
Në Shqipëri që në vitin 1991 filluan të dukeshin elementët e parë të biznesit
britanik.Ai fillon më së pari me British Petroleum,i cili solli në aeroport karburantin
e pastër aq të nevoshjëm për avionët tregtarë të cilët po i shtonin fluturimet në
mënyrë të shpejtë. Sot ata drejtojnë projektin Trans Adriatic Pipeline. Në rrjedhë
të viteve e zhvilluan veprimtarinë e tyre kompani me emër të madh ndërkombëtar
si Vodafone. Më pas u vendosën Glaxo Smith Kline në farmaceutikë, Grimshaw
Architects me një projekt për rregullimin e Tiranës, Lalzit Bay që po ndërton
një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, Mott Macdonald, Deloitte & Touche,
Pricewaterhouse Cooper, Ernst and Young – të katra këto firma konsulence të
nivelit ndërkombëtar, Crown Agents me asistencë në dogana etj.
Megjithatë, bizneset britanike ende nuk janë instaluar ashtu sic duhet
sidomos në fushën e investimeve dhe prodhimeve që të mos kenë vetëm formën
e shërbimeve.
218
Histori, Diplomaci, Kulturë
BIZNESET SHQIPTARE NË BRITANINË E MADHE
Biznesi shqiptar në Britaninë e Madhe nuk mund të thuhet se ka arritur ende
të jetë i pranishëm. Një tentativë për të eksportuar verërat shqiptare ka mbetur
ende e tillë. 104 Ambasada në bashkëpunim me IBED dhomën e Tregtisë Shqipëri
– Britani dhe kompani që operojnë në Shqipëri, ka organizuar katër Forume
Ekonomike105. Por rezultati i tyre ende nuk është parë.
Megjithatë, një numër i mirë shqiptarësh të vendosur në Britaninë e Madhe
pas vitit 1990 kanë hapur bizneset e tyre. Ato janë më shumë ndërmarrje të vogla
ndërtimi, riparimi. të cilat punësojnë një numër punonjësish. Po ashtu ata merren
me shërbime dhe tregojnë aftësi të rralla në mjeshtëri të ndryshme si riparime dhe
instalime mjetesh elektronike të përdorimit shtëpiak. Në rastet më të shumta ata
punësojnë emigrant shqiptarë, të cilëve iu gjenden në ditët e para të vendosjes në
Britani, por ka edhe prej atyre të cilët punësojnë edhe britanikë dhe emigrantë nga
vende të tjera më së shumti nga Europa Juglindore dhe Ballkani.
104 Më datën 17 tetor 2012, Ambasada organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Bu-
jqësisë një Ditë të Shijimit të Verërave shqiptare në mjediset e veta. Një ditë më vonë, në
Dhomën e Komunave në bashkëpunim me anëtarin e Parlamentit Britanik z. Adam Hol-
loway u organizua një veprimtari e tillë edhe në mjediset e Parlamentit Britanik. Aty morën
pjesë prodhuesit e verërave nga Shqipëria dhe Kosova si Arbëri, Bardha, Çobo, Skënderbeu,
Kokomani dhe Stone Castle. Aty u servir verë autoktone shqiptare si Shesh i bardhë dhe i
Zi, Mereshnik, Mjaltëz, Serine., etj.
105 Forumet Ekonomike
219
KAPITULLI VIII
SHOQATAT SHQIPTARO – BRITANIKE
NË MBRETËRINË E BASHKUAR
Në Britaninë e Madhe shqiptarët janë organizuar në shoqata, të cilat përfshijnë
një numër të madh të tyre.Ato kanë më së shumti karakter edukativ dhe humanitar.
Duke përjashtuar Shoqatën e njohur me tre AAA, Anglo-Albanian Association,
shoqatat e tjera janë formuar pas vitit 1990, ose më mirë të themi pas vitit 1997,
kohë kur një numër i madh shqiptarësh vërshuan drejt Britanisë së Madhe.
Prej disa vitesh në Londër vepronte një Zyrë Ndërlidhëse e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, me një mision fisnik për ndërkombëtarizimin e çështjes
së Kosovës dhe informimin e britanikëve me ato që po ndodhnin në Kosovë nën
shtypjen e pamëshirshme të regjimit shovinist serb.
Kësaj mase shqiptarësh pa dallim se nga vinin, iu bashkuan grupe nga tëra
trojet shqiptare. Kështu me t’u vendosur shqiptarët përbashkëtazi krijuan një
varg shoqatash, në të cilat aderonin lirshëm pa marrë parasysh se nga vinin. Këtë
e lehtësonte sidmos liria që ata gëzonin në këtë vend të lirive për të drejtën e
mbledhjes, organizimit dhe shprehjes së dëshirave të tyre të çfarëdo karakteri që
të ishin. Kuptohet që në themel të veprimtarisë së tyre ishte edukimi i fëmijëve,
ruajtja e traditës kombëtare shqiptare dhe lidhjet me kulturën e atdheut.
Shoqatat e mëposhtme janë më të njohurat, ndonëse disa prej tyre duket se nuk
221
REALITETE Shqiptaro - Britanike
kanë shumë anëtarësi ose nuk kanë një anëtarësi solide por ndoshta fluide.Ambasada
ka të regjistruara këto shoqata: Ardhmëria, Shpresa Program, Faik Konica, Dituria,
Peja, Mother Tereza Union, Albanian Association South East London, Albanian
Association for Mental Health, Albanian Culture and Arts, Sfida, Krijuesit Letrarë,
ABC Project, Dituria Action, Hillington Albanian Speaking Community, 106Illyria
Oxford, Besa, Media, Nënë Tereza – Albanian Community107, Illyria Birmingham,
Albanian Network Woman108 etj.
Ambasada ka ndjekur me shumë kujdes dhe me prani thuajse të përhershme
veprimtaritë e shoqatave të mëposhtme. Pa minimizuar punën e shoqatave të tjera,
duhet thënë se shoqatat e mëposhtme kanë një veprimtari të dukshme, koherente
dhe të organizuar e strukturuar mirë me programe të qarta dhe objektiva të
mirëmenduar.
Por organizata më e vjetër dhe që ende zhvillon veprimtarinë më të sukseshme
është:
106 Më datën 10 shkurt 2013, diplomatë të Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës u
takuan me studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet dhe kolegjet e qendrës më të
madhe të edukimit në Britaninë e Madhe, në Oxford. Në këtë takim ishte gjithashtu e pra-
nishme zv/Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Edith Harxhi.
Studentët Arjona Musliu, Besfort Lamallari, Adri Kërçiku, Egzon Gashi, Arian Bërdëllima,
Gent Salihu, Revi Panidha, Sashenka Lleshaj, Iliada Korçari, Yllkë Paçarizi si dhe studiues-
ja Rudina Jasini dhe ekonomisti Faton Alliaj, shkëmbyen mendime rreth ecurisë së sistemit
akademik në Shqipëri dhe Kosovë dhe perspektivën e tyre në shërbim të vendeve përkatëse.
107 Më datën 14 prill 2012, një grup fëmijësh shqiptarë, të shoqëruar nga drejtori i shoqatës
“Nënë Tereza”, z. Esat Braçe dhe mësueset e gjuhës shqipe të kësaj shoqate, vizituan Am-
basadën Shqiptare në Londër.
108 Në 3 mars 2012 u zhvillua në Londër Konferenca e Gruas Shqiptare, organizuar nga
rrjeti Albanian Women Network, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i kësaj konfer-
ence ishte mobilizimi i diasporës shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shq-
ipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare në Ballkan, fuqizimi i rolit të gruas si forcë e
madhe për ndryshim, prosperitet dhe integrim, nxitja e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shq-
iptare në diasporë. Morën pjesë në këtë konferencë Znj. Edita Tahiri, Zëvendëskryeministre
e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Znj. Flora Brovina, deputete e Kuvendit të Kosovës, si
dhe rreth 130 të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora shqiptare në Angli,
Itali, Gjermani, Belgjikë, Zvicër. Për nder të kësaj veprimtarie më 4 mars, në mjediset e Amba-
sadës u organizua në një pritje për pjesëmarrësit e konferencës.
222
Histori, Diplomaci, Kulturë
ANGLO ALBANIAN ASSOCIATION
Shoqata Anglo – Shqiptare (AAA) rrjedh prej Komitetit për Shpëtimin e
Shqipërisë, të themeluar në vitin 1912 prej Aubrey Herbert, diplomati i mirënjohur,
studiuesi dhe parlamentari i shquar britanik dhe miku më i madh i shqiptarëve i
njohur në Britaninë e Madhe.109 Qëllimi i atij komiteti ishte të mbronte të drejtat e
shqiptarëve për pavarësi. Sekretare e tij u bë Edith Durham, e cila kishte fituar famë
si një korrespondente, udhëtare dhe studiuese antropologe e Ballkanit.
Midis veprimtarive të shumta të këtij Komiteti e vlen të përmendet pritja që
i ka bërë themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit më datën 1 maj 1913. Nga
raporti i Komitetit për darkën e shtruar me atë rast del se:
Një masë e madhe njerëzish ishte mbledhur në Hotelin Grand në Trafalgar,
në Londër. Mbrëmjen e hapi i nderuari Aubrey Herbert, anëtar i parlamentit, me
një fjalë mirëseardhjeje për Ismail Qemal beun, kryetar i Qeverisë së Përkohshme
të Shqipërisë si dhe i delegacionit shqiptar që e shoqëronte.Të pranishëm ishin z.
H.N Brailsford , z. H.W. Nevinson, z. Philip Nogga (delegat shqiptar) z. C.F. Ryder
(Leeds) dhe anëtari i parlamentit i nderuari Walter Guinnese.
Ismail Qemali beu mbajti një fjalë, ku ndër të tjera tha:
“Gjatë tërë kohës ne në Shqipëri e kemi gjetur veten të rrethuar prej armiqve
të vendit tonë. Kolegët e mi të qeverisë së përkohshme dhe unë, bashkë
109 Albanian’s greatest Friend, Aubrey Herbert.
223
REALITETE Shqiptaro - Britanike
më bashkatdhetarët tanë e kemi ruajtur të fortë shpresën se kombi anglez, i
interesuar përherë për përpjekjet e popujve për liri dhe pavarësi nuk do të na
harronte ne; dhe jam shumë i lumtur që gjej se shpresat tona nuk janë bazuar
gabim.Takimi me këtë Komitet e vërteton këtë më së miri.”110
Pas Luftës së Parë Botërore, Shoqata i ndoqi me vëmendje ngjarjet në Ballkan,
duke u bërë një kanal i rëndësishëm nëpërmjet të cilit çdo lajm që vinte nga
Shqipëria do t’i kalonte qeverisë britanike dhe publikut të gjerë. Nëpërmjet
Aubrey Herbertit dhe Edith Durham, ata angazhuan Lordin Robert Cecil, Lordin
Balfour, një nga autoritetet më të larta të Britanisë së Madhe dhe historianin M.
Fisher në një luftë parimore për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve .
Pas Luftës së Dytë Botërore, shqetësimi i saj i parë ishte fati i të mërguarve
që iknin nga regjimi represiv i Tiranës. Sapo ra komunizmi në vitin 1991 dhe
vendi mori rrugën e demokracisë, shoqata i rivendosi dhe forcoi marrëdhëniet me
Shqipërinë në shumë aspekte të punës së saj.
“AAA” është në një farë aspekti simotra e shoqatave shqiptare në megrim, ku
do të veçoheshin dy prej tyre: Federata Pan – Shqiptare VATRA e Bostonit dhe
Vëllazëria Turko – Shqiptare111 në Stamboll të cilat ekzistojnë edhe sot dhe po
ashtu vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis vendeve
përkatëse me Shqipërinë.
Që prej fillimit të viti 2012, Ambasada Shqiptare në Londër e ka trajtuar atë
si një institucion shumë të afërt të saj duke i dhënë hapsirë brenda objektit ku ajo
e zhvillon veprimtaritë e saj. Aty janë organizuar një seri veprimtarish në shërbim
të marrëdhënieve midis dy vendeve, si promovime librash112 të autorëve anëtarë
110 Shënime të marra nga Mark H. Judge, në 7 Pall Mall datë 1 maj 1913.
111 Türk ve Arnavut Kardeşliği Derneği, Istanbul.
112 Më 2 tetor 2013, në Ambasadë, në bashkëpunim me Shoqatën Anglo-Shqiptare, u organizua një prezantim
dhe bisedë mbi librin “Edith dhe Unë” i autores britanike Elisabeth Gowing, në praninë e kësaj të fundit. Libri
i Gowing-ut flet për njohen e saj me figurën e Edith Durhamit, kulturën e traditat e shqip-
tarëve siç i ka gjetur ajo sot, duke i krahasuar hap pas hapi me shkrimet dhe udhëtimet e
Edith Durhamit para njëqind vitesh.
224
Histori, Diplomaci, Kulturë
të shoqatës më së pari, pastaj të autorëve anglezë, shfaqje filmash shqiptarë113 dhe
anglezë114, përkujtime datash historike të Shqipërisë, leksione nga profesorë të
nderuar universitetesh britanike, takime me diplomatë115, aktivistë të ruajtjes së
mjedisit116, pjesëmarrje në veprimtari të ambasadës. Të tëra këto dhe shumë të
tjera e kanë gjallëruar jetën e shoqatës, por edhe të vetë ambasadës. Një nga
veçoritë e kësaj shoqate sot është, se ajo ruan një nivel shumë të lartë intelektual të
veprimtairisë së saj. Atë e kanë drejtuar Harry Hodgkinson, ish diplomati shqiptar
Dervish Duma.Anëtarët e tjerë të shoqatës kanë qenë figura të rëndësishme si Lord
Lamington, i njohur për qëndrimet e tij në Parlamentin Britanik pas Konferencës
së Londrës 1915, aktorët e famshëm shekspirian Antony Quiayle, ish officer i SOE
dhe Philip Merdoc.
Edhe anëtarsia e sotme e saj është për tu admiruar. Presidenti i saj i nderit është
Sir Noel Malcolm,i njohur për kontributin e tij me Historinë e Kosovës si dhe vepra
tjera siç është “Agjentët e Perandorisë”, një Histori shqiptare e Shekullit të 16–të.
113 Më datën 30 prill 2013, Ambasada Shqiptare dhe Shoqata Anglo - Shqiptare organi-
zuan në sallën e Ambasadës shfaqjen e filmit “Koncert në Vitin 1936” të rregjisorit Saimir
Kumbaro. Po ashtu me rastin e 28 Nëntorit, përvjetorit të 101-të të shpalljes së Pavarë-
sisë së Shqipërisë u organizua shfaqja e filmit “Skënderbeu”. Me datën 17 nëntor 2013 në
kinemanë Triclycle Theatre Kilburn, Londër, u shfaq filmi Besa – Premtimi, një produksion
amerikan, i cili sjell përpara publikut hebraik të Londrës një histori të jashtëzakonshme të
marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrejve gjatë periudhës së Holokaustit.
114 Më datën 17 dhjetor 2014, Shoqata dhe Ambasada organizuan shfaqjen e filmit të parë të aktorit më të
dashur anglez në Shqipëri, Norman Wisdom, “Trouble in Store”, prodhim i vitit 1953. Kryetari
i Shoqatës, ish ambasadori britanik në Tiranë z. Stephen Nash, foli për përvojën e tij në
pritjen që i kishte bërë aktorit në Tiranë, në vitin 1995. Një nga gjërat që thuajse tërë britan-
ikët e dinë është se “Pitkini” ishte aktori komik më i dashur anglez i shqiptarëve, në kohën
e regjimit komunist.
115 Ambasada organizoi një takim me diplomatin, historianin, gazetarin dhe studjuesin
Robert Wilton. Në sallën kryesore të ambasadës gjendeshin Ambasadorë të vendeve të
Ballkanit si ai i Bosnjë Hercegovinës dhe Moldavisë, diplomatë nga Kosova dhe vendet fq-
injë, historianë si Sir Noel Malcolm, studiues, gazetarë të revistës “Diplomat” si Elizabeth
Stjuart, punonjës të FCO – së etj. Robert Wilton foli me një pasion të rrallë për letërsinë
shqipe duke e ilustruar atë me recitime të përkthyera prej tij në gjuhë n angleze. Më pas ai
foli për librin e tij të radhës, “The Spider of Sarajevo”, duke u ndalur tek pjesët e shkruara
për shqiptarët.
116 Më 22 prill 2015, një prezantim interesant në Ambasadën Shqiptare në Londër, rreth
rrëqebullit ose Lynx Balcanus, mbajtur nga Dr Aleksandër Trajcev për këtë lloj kafshe
tërhoqi vemendjen e anëtarëve të shoqatës Anglo – Shqiptare.
225
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Kryetar është ish ambasadori britanik në Tiranë z. Stephen Nash,117 ndërkohë që
vazhdojnë të kontribuojnë pesë ish - ambasadorë të tjerë të Mbretërisë së Bashkuar
në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu, Aleksandër Duma, ish kryetar i saj dhe
Bejtullah Destani, themeluesi dhe drejtori i Institutit për Studime Shqiptare. Në
anëtarësinë e saj janë emra të tillë, si: John Hodgson, përkthyesi i veprës së Kadaresë
në gjuhën angleze, Patricia Nugee, koleksioniste e njohur e veprave të Skënderbeut
në gjuhë të ndryshme të botës, Nicolas Guy, 118 Johana Hansen, ish punonjëse e
FCO–së, Adam Yemey119, autor librash për shqiptarët etj.
Kjo është emblema e koleksionit të librave për Skënderbun, të cilën e ka
zonja Patricie Nugee, anëtare e bordit të AAA.Ajo ka një numër të madh librash
në shumë gjuhë të botës dhe përbëjnë ndoshta koleksionin më të madh privat pë
117 Më datën 4 dhjetor 2012, Kryeministri Sali Berisha priti në zyrën e tij Kryetarin e Shoqa-
tës Anglo –Shqiptare (AAA), z. Stephen Nash. Ai vlerësoi të shkëlqyer punën 100-vjeçare të
shoqatës të nisur nga Sekretarja e parë Edith Durham dhe Presidenti Aubrey Herbert dhe e
siguroi atë se kjo Shoqatë do të ketë në vazhdimësi mbështjen e plotë të qeverisë shqiptare.
118 Më 16 maj 2012, Ambasada Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën Anglo – Shqip-
tare, Qendrën për Studime Shqiptare në Londër dhe Shtëpinë Botuese IB Tauris Publish-
ers, organizuan promovimin e librit “The Birth of Albanniia” të autores Nicola Guy. Libri jep
një pasqyrë sesi Shqipëra erdhi në jetë si shtet pas rënjes së Perandorisë Osmane. Ai ka
rëndësi veçanërisht pasi është shkruar për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë. Librin e vlerësuan lart historiani Noel Malcolm dhe studjuesi Bejtullah Destani.
119 Më datën 5 Mars 2015 Ambasada Shqiptare në Londër në bashëkpunim me Shoqatën
Anglo – Shqiptare u organizua prezantimi i librit “From Albania to Sicily”. Ky libër jep një
pasqyrë të jetës së arbëreshëve në jug të Italisë. Adam Yamei, autori i librit i mori pjesë-
marrësit në një eskursion virtual të bukur në traditën e udhëtarëve britanikë. Z. Yamey,
antar aktiv i AAA, një udhëtar britanik i viteve ’80 në Shqipëri, vjen me librin e tij të dytë për
shqiptarët, kësaj radhe përtej detit Adriatik. Pas Norman Douglas, me librin e tij “Old Calabria”,
ky libër jep një përshkrim të detajuar të jetës në ato vise arbëreshe.
226
Histori, Diplomaci, Kulturë
Skënderbun në botë.
Shoqata ka statutin e saj dhe është e vetmja në mes shoqatave shqiptare që
vepron bazuar në financimin e vet me kuotizacion. Statuti përshkruan të gjitha
rregullat e funksionimit të saj.Ajo drejtohet nga një komitet, i cili i merr vendimet
në mënyrë kolegjiale; në të cilën bëjnë pjesë sekretare znj. Patricia Nugee120, Filip
Logoreci, Arbër Koci, Patricia Swire, Neil Taylor, Patrick Wilson, Fatos Selita,
Agron Loxha,Agim Morina, Michael Gun. Disa nga anëtarët e saj janë të dekoruar
në kohë të ndryshme nga Presidentët e Republikës së Shqipërisë.Tre prej tyre i ka
dekoruar Presidenti Bujar Nishani me datën 9 dhjetor 2014 dhe pikërisht: Sir Noel
Malcolm me Urdhrin e Skënderbut, z. Stephen Nash me urdhrin “Për Merita të Larta
Civile”, z.Alexander Duma me dekoratën “Nderi i Kombit”.
Një mbrëmje me Anglo – Albanian – Association (AAA) në Ambasadë.
120 Në datën 16 nëntor 2012, në mjediset e Ambasadës u inaugurua ekspozita “100 Vjet
Filateli Shqiptare”, dhe “Koleksion librash për Skënderbeun, një bashkëpunim i Postës Shq-
iptare dhe koleksionistes angleze të librave për Skënderbeun, Patricia Nugee, nën patron-
azhin e Ambasadës Shqiptare në Londër. Diplomatë, historianë, studiues akademikë, për-
faqësues të Anglo-Albanian Association, si dhe miq dhe të ftuar shqiptaro-britanikë patën
rastin të njiheshin me fragmente të historisë shqiptare, nëpërmjet 70 serive të pullave post-
are dhe emisioneve të veçanta si ato të përvjetorit të parë të pavarësisë, përvjetoret e Lidhjes
shqiptare të Prizrenit, 800 vjetori i shtetit të Arbërit, emisionet për Nënë Terezën, kostumet
kombëtare shqiptare apo emblemat e ndryshme. Kjo ekspozitë shënon edhe 100-vjetorin e
themelimit të Postës Shqiptare, e cila ishte një nga institucionet e para që ngriti qeveria e
Ismail Qemalit.
227
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Pas një veprimtarie me mësues dhe nxënës shqiptarë në Ambasadë
228
Histori, Diplomaci, Kulturë
SHOQATA ARDHMËRIA
Shoqata Ardhmëria është krijuar që në vitin 2005 nga një grup intelektualësh
në Londër, i drejtuar nga zoti Lutfi Vata. Qëllimi dhe objektivi kryesor i kësaj
shoqate është mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë në emigracion. Shoqata
Ardhmëria e ka të shtrirë aktivitein e saj në disa zona të Londrës dhe një numër
i konsiderueshëm nxënësish vijojnë mësimin e gjuhës shqipe rregullisht nën
drejtimin e një stafi pedagogjik të kualifikuar.
Shoqata Ardhmëria është pjesë e Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare
në Britaninë e Madhe që drejtohet po nga zoti Vata.
Shoqata Ardhmëria ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucione të
rëndësishme ne Britani, si: Parlamenti Britanik, Bashki të ndryshme të Londrës,
organizata të komuniteteve të tjera. Shoqata Ardhmëria ne bashkëpunim me
disa organizata të tjera si: shoqatat Faik Konica, MEAF, Mother Tereza, Dituria,
Shoqata e Redingut, Sfida, Peja etj., organizojnë disa aktivitete të rëndësishme të
komunitetit shqiptar si: festën e Flamurit, Pavarësinë e Kosovës, 7-8 Marsin si dhe 1
Qershorin. Shoqata Ardhmëria në bashkëpunim me forumin ka arritur të realizojë
disa takime me anëtarë të parlamentit Britanik Karen Back në parlament ku u
është parashtruar kërkesa për njohjen e Gjuhës Shqipe si pjesë e GCSE si dhe është
diskutuar për problemet që has komuniteti ynë në UK. Shoqata ndihmon edhe në
nxitjen e talenteve të reja121.
121 Më 2 nëntor 2013, Ambasada në bashkëpunim me Shoqatën Ardhmëria organizoi një ta-
kim me fëmijët më të talentuar të shqiptarëve me banim në Londër. Veprimtaria kishte në
qendër shkrimtarin e ri 13-vjeçar, bir i dy emigrantëve shqiptarë, Arlind Malat i cili ka shk-
ruar tre libra deri tani në gjuhën angleze, dy prej të cilave janë botuar. Ato titullohen The
Time Machine dhe The Old Bagger’ s Two Presents.
Po ashtu, Ambasada organizoi më datën 22 dhjetor 2014, koncert pianistik me pianisten
e re Tara Neli, para një auditori të gjerë bashkatdhetarësh. Në natën e tretë të Javës së Kulturës
Shqiptaro-Britanike u organizua ceremonia e dorëzimit të Albumit muzikor “KËNGËT E AT-
DHEUT”, një libër muzikor, dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të
përkrahur nga botuesi Ferid Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
229
REALITETE Shqiptaro - Britanike
PROGRAMI SHPRESA
“Shpresa Programme” është një ndër organizatat më të njohura për shqiptarët
në Britaninë e Madhe. Formimi i saj ka ardhur si nje nevoje e brendshme e kësaj
bashkësie të porsa-ardhur në Angli për t’u organizuar dhe përballuar sfidat me të
cilat ata ndeshen në rrugën e sapo filluar të integrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Fillimisht “Shpresa Programme” ishte përfshirë në veprimtari të tilla, si çështjet e
emigracionit, njohjes së sistemeve të ndryshme si ai i edukimit, ndihmës sociale,
mjekësor, ligjeve si dhe mësimit të gjuhes angleze, daljen nga izolimi, rrugën drejt
integrimit afrimit në një bashkësi shqiptare të organizuar. Shpresa Programme e ka
rritur ndjeshëm numrin e shërbimeve që ofron dhe ka zgjeruar zonat ku operon
përfshirë këtu, punësimin, strehimin, shëndetin mendor, luftën ndaj dhunës në
familje, përçimin e gjuhës dhe kulturës tek brezat e rinj, trajnime në shumë fusha
sidomos në lidership, etj.Tani asaj i janë bashkuar edhe bashkësi tjera që krijohen
here pas here. Program Shpresa luan një rol të pazevendësueshëm në përhapjen e
gjuhës shqipe, traditës dhe kulturës shqiptare.Ajo mban marrëdhënie të shkëlqyera
me të zgjedhurit në MB si në parlament ashtu edhe në pushtetin lokal.
Një numër çmimesh i janë dhënë kësaj organizate përfshirë këtu edhe çmimin
e Artë të Mbretereshës.Ajo drejtohet nga zonja Luli Nuzi me një grup shqiptarësh
shumë pasionantë e të përkushtuar.
230
Histori, Diplomaci, Kulturë
MIQTË IRLANDEZË TË SHQIPËRISË
Miqtë irlandezë të Shqipërisë është një shoqatë humanitare me qendër në
Galway të Irlandës. Kjo shoqatë është themeluar në vitin 2002 nga doktor Jack
MacCann dhe gruaja e tij Moya. Ne përbërje të kesaj shoqate jane me dhjetëra
doktorë, anestezistë e infermiere të pasionuar irlandezë, të cilët shkojnë në
Shqipëri dy herë në vit. Ata kanë organizuar dhe organizojnë shumë aktivitete
bamirësie në Irlandë ku shumë shqiptarë dhe kosovarë bashkohen me ta dhe
japin mbështetjen e tyre për grumbullim fondesh për këto vizita dhe operacione
që ato kryejnë në Shqipëri. Ata organizojnë koncerte, ballo bamirësie dhe sfilata
mode. Miqtë irlandezë të Shqipërisë ndihmojnë spitalet dhe pacientët shqiptarë
duke dërguar staf mjekësor vullnetar të përkushtuar irlandez për të punuar në
Shqipëri me personelin lokal duke trajtuar pacientët në nevojë në Shqipëri dhe
duke trajnuar stafin mjekësor shqiptar.
Që nga viti 2005, kanë filluar të dërgojnë rregullisht ekipe të plota
kirurgjikale për të punuar së bashku me stafin lokal spitalor të Spitalit Nënë Tereza
në Tirane. Brenda një dhjetëvjeçari kanë dërguar me dhjetëra ekipe mjekësore,
të specializuara në plastikë dhe kirurgji maxillofaciale. Mbi 60 kirurgët irlandezë,
anestezistët, mjekët, infermieret, bio-inxhinierët dhe specialistët CSSD irlandez
kanë dalë vullnetarë për këto ekipe. Mjekët e kësaj shoqate kanë kryer mbi 300
operacione për pacientët në nevojë, shumica e të cilëve fëmijë.Veprimtaria e tyre
humanitare vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shoqata organizon edhe veprimtari
kulturore në dobi të njohjes së Shqipërisë në Irlandë122.
122 Në 23 nëntor 2012 në bashkinë e qytetit Galway të Irlandës u hap ekspozita fotografike “100 Vjet
Pavarësi e Shqipërisë”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë komuniteti shqiptar
në Galway dhe miq e të ftuar irlandezë. Hapjen zyrtare të kësaj ceremonie e bëri Z. James Harrold,
drejtor i Kulturës dhe Artit pranë Bashkisë së Galway. Në fjalën e tij ai shprehu falënderimet për
Ambasadën Shqiptare në Londër që mundësuan hapjen e ekspozitës dhe prezantoi disa momente
të historisë së Shqipërisë dhe ngjashmërinë e saj me historinë e Irlandës. Ai falënderoi gjithashtu
edhe z. Ndrek Gjini, shqiptaro – irlandez, asistent i artit në drejtorinë e trashëgimisë kulturore pranë
kësaj bashkie. Më pas Nënkryetari i Parlamentit të Irlandës, deputeti Michael Kitt i pranishëm në
këtë ekspozitë në fjalën e tij u ndal në rrënjët Kelto-Shqiptare si dhe në perspektivën e marrëd-
hënieve shumë të mira midis dy vendeve. Në këtë ceremoni përshëndeti edhe doktor Jack McCann
President i Shoqatës, Miqtë irlandezë të Shqipërisë. Kjo shoqatë ka patur bashkë-themelues të saj
edhe Presidentin e sotëm të Irlandës, z Michael D Higgins.
231
REALITETE Shqiptaro - Britanike
PROFESIONISTËT SHQIPTARO BRITANIKË (UKAP)
Në Britaninë e Madhe mendohet se jetojnë rreth tetë mijë qytetarë
shqiptarë, që kanë marrë pasaporta britanike. Po ashtu gjenden mbi njëzet e pesë
mijë qytetarë shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe vise tjera të trojeve shqiptare. Një
numër po kaq i madh gëzojnë të drejtën e qëndrimit dhe kanë hyrë në procesin e
natyralizmit ose të përshtatjes së plotë. Një pjesë e tyre, ose më mirë brezi i atyre
që kanë ardhur të vegjël, kanë përfunduar universitete dhe kanë filluar të punojnë
nëpër institucione të rëndësishme vendase. Britania si një vend i lirive të mëdha
dhe atdheu i Magna Kartës u ofron atyre të gjitha të drejtat si çdo qytetari të
saj. Kjo kategori shqiptarësh të cilët punojnë në profesione kaq të specializuara,
veçanërisht në sektorin financiar ose në universitete, kanë themeluar më datën
31 maj 2013 atë që ata e quajnë United Kingdom Albanian Professionals, ose
UKAP123. Formimi i kësaj shoqate mund të konsiderohet si një avancim intelektual
i shqiptarëve në MB dhe për herë të parë bashkon rreth vetes njerëz, të cilët i
afron jo vetëm ndjenja patriotike por edhe përgjegjësia profesionale dhe paraqitja
e kombit tonë si një komb i aftë të nxjerrë nga gjiri i vet njerëz të zotët mjafton
që ata të jetojnë në një mjedis demokratik, konkurues e të drejtë. UKAP synon të
jetë një lloj qendre për rrjete bashkëpuimi, njohje, shkëmbim përvojash, ndihmë
bashkatdhetarëve, sipërmarrje të përbashkëta dhe koordinim dhe harmonizim
veprimtarishë me Shqipërinë dhe Kosovën, duke përfshirë edhe dy ambasadat.
President i UKAP është arkitekti tashmë i mirënjohur nga Kosova Inxh. Përparim
Rama, ndërsa ajo numëron mbi 420 anëtarë.
123 Më 31 maj 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër u paraqit rrjeti UK Albanian Profes-
sionals. Ky rrjet përbëhet nga profesionistë shqiptarë në profesione të ndryshme, kryesisht në
industrinë financiare në Londër, por edhe në fusha të tjera si arkitekturë, informatikë etj.
232
KAPITULLI IX
SHQIPTARË TË SHQUAR NË
BRITANINË E MADHE
Liria e jashtëzakonshme që individi gëzon në Britaninë e Madhe u ka dhënë
shqiptarëve në këtë vend mundësinë që të zhvillojnë aftësitë dhe talentin e tyre. Janë
një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar pas vitit
1990, të cilët kanë arritur të integrohen dhe të bëhen pjesë e stafeve akademike, njerëz
të skenës dhe performancave të niveleve më të larta dhe ta sjellin bashkësinë shqiptare
në vëmendjen e britanikëve si një popull i talentuar. Ambasada i ka ndjekur me
vemendje dhe me kujdes veprimtaritë e tyre dhe ka mbajtur shënim përparimin që ata
kanë bërë. Në fakt janë këta të cilët në jetën e këtij vendi kanë dhënë shembullin e një
populli të kulturuar, të talentuar, i cili sapo të gjejë një truall ku aftësitë kultivohen dhe
respektohen, dinë të ngjiten në majat e larta të vetë shoqërive moderne si kjo britanike.
Natyrsht, për momentin,personi më i talentuar dhe me emër më të madh është artistja,
këngëtarja, aktorja shqiptare e lindur në Kosovë, Rita Besnik Sahatçiu, e njohur me
mbiemrin ORA. Në këtë listë të shkurtër do të gjenden emra shqiptarësh edhe nga
Shqipëria, edhe nga Kosova. Është e vërtetë se në Londër ka dy ambasada shqiptare,
një e Shqipërisë dhe një e Kosovës, sikundër që në Ballkan janë dy shtete shqiptare.
Por bashkësia shqiptare në MB nuk ka ndonjë dallim prandaj vënia në të njejtën listë
të shqiptarëve të shquar në MB është po aq e natyrshme sa vetë marrëdhënia e tyre
vëllazërore. Kjo frymë i ka përshkruar dhe i përshkon edhe marrëdhëniet midis dy
ambasadave.
233
REALITETE Shqiptaro - Britanike
RITA SAHATCIU ORA
Është shqiptarja më e famshme dhe më popullore, që ka jetuar ndonjëherë
në Britaninë e Madhe. Ajo ka lindur më datën 26 nëntor 1990 në Prishtinë. Ajo
është tashmë këngëtare, kompozitore këngësh dhe aktore. Albumi i saj ORA ka
nxjerrë në vitin 2012 doli të ishte numri një në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka arritur kulmin me këngët si How we Do (Party) , I will never let you down,
Black widow. Në vitin 2015 ajo ishte e ftuar të interpretonte në ceremoninë e
dhënies së çmimeve Oscar në Hollywood, ku interpretoi “Beyond the Lights” në
edicionin e 87 – të të ndarjes së këtij çmimi. Ndërkohë ajo është anëtare jurie e
konkursit muzikor “The Voice UK”, ku po gjykon talentet britanike bashkë me
legjendën e kënges britanike Sir Tom Jones.
Rita Ora ka lindur në Prishtinë, Kosovë, në familjen e Sahtaçijve nga dy
prindër intelekutalë,Vera dhe Besniku.Ajo është mbesa e kineastit të njohur, pioner
i kinematografisë kosovare, Besim Sahatçiu. Mbiemrin ORA ia ka shndërruar nga
ai origjinal i ati, Besniku, për lehtësi komunikimi në Britani, por duke ruajtur
përmbajtjen e prejardhjes së atij mbiemri të orëndreqësve kosovarë. Në kushtet
e represionit serb, prindërit e saj Besniku dhe Vera u larguan nga vendlindja dhe
u vendosën në Londër, kur Rita ishte vetëm një vjeç. Edhe pse e rritur larg
234
Histori, Diplomaci, Kulturë
vendlindjes, ajo asnjëherë nuk i harroi rrënjët e saj shqiptare. Ajo flet shqip dhe
është shumë e lidhur me prindërit e saj, ashtu siç ngjet me çdo fëmijë shqiptar.
Në festimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,ajo bashkë me
orkestrën e saj, si dhe tërë anëtarët e familjes mori pjesë në festimet e organizuara
dhe dha një koncert që nuk do të harrohet kurrë, në Sheshin Nënë Tereza.
Pas kësaj shfaqjeje në Tiranë, ajo bëri një vizitë spektakolare në Ambasadën e
Shqipërisë në Londër ku u prit nga shumë bashkatdhetarë,tërë stafi i dy ambasadave
dhe ambasadorët e dy vendeve,ai i Shqipërisë dhe i Kosovës.Me atë rast iu dorëzuan
dy dhurata, një koleksion monedhash i emetuar nga Banka e Shqipërisë me rastin
e 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe një kostum gruaje malësore të Mbishkodrës me
xhubletë, mbi njëshekullore, ndoshta nga ato që fotografi Marubi i ka fiksuar në
fotot e tij legjendare. Më vonë të dy ambasadorët u përfshinë në një program të
BBC – së, i cili kishte në qendër Rita Orën dhe origjinën e saj.
Bashkësia shqiptaro – britanike është krenare për këtë figurë kaq popullore të
artit britanik. Rita Ora është modeli i asaj se çfarë mund të arrijë një i huaj në këtë
vend të lirive. 18 milionë të rinj nga mosha 8 deri në moshën 18 vjeç në këtë vend
e votojnë atë si këngëtarja më popullore e Mbretërisë së Bashkuar.
235
REALITETE Shqiptaro - Britanike
LEA YPI, London School of Economics
LeaYpi, e lindur në Durrës, është profesoreshë e asociuar e filozofisë politike
në London School of Economics dhe në Shkenca Politike dhe të Filozofisë
në Australian National University. Pasi përfundoi studimet për filozofi dhe më
pas për letërsi në Universitetin La Sapienza në Romë, ajo mbrojti doktoraturën
në European University Institute dhe punoi si studiuese në Institutin Italian të
Kërkimeve Historike në Universitetin e Oksfordit dhe në Institutin e Studimeve të
Avancuara në Berlin. Libri i saj “Global Justice and Avant-Garde Political Agency”
është botuar nga Oxford University dhe është përkthyer në italisht dhe në spanjisht.
Ajo ka botuar rreth pesëdhjetë artikuj në revistat më të rëndësishme botërore
të filozofisë dhe shkencave politike, ndër to: “Filozofia e iluminizmit, veçanërisht
mendimi i Kantit, formimi i nacionalizmit në Ballkan dhe roli i partive politike
në demokraci”. Ajo pret të botojë një tjetër libër nga Oxford University Press.
Lea ka fituar çmime të ndryshme akademike dhe është ftuar të mbajë leksione në
mbi njëqind universitete të botës, duke përfshirë Oxford, Cambridge, Sorbonne,
Harvard, Princeton, Stanford, Yale dhe Chicago. Gjatë vitit të fundit, Akademia
Angleze (British Academy) e vlerësoi me çmimin “Brian Barry” për shkëlqim në
236
Histori, Diplomaci, Kulturë
Shkenca Politike,124 ndërsa artikulli i saj “Çfarë nuk shkon me kolonializmin?”125
është cilësuar si një nga dhjetë artikujt filozofikë më të mirë në botë
të shkruar gjatë vitit 2013. Në shqip, Lea ka botuar një libër me tregime të
shkurtra dhe një libër me poezi. Ajo flet anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht
dhe spanjisht, ndërkohë që drejton një nga revistat kryesore të filozofisë politike
në botë126 dhe është pjesë e bordit akademik të shumë revistave shkencore dhe
instituteve kërkimore.
Rudi Guraziu, International Business and
Diplomatic Exchange (IBDE)
Z. Rudi Guraziu ka lindur në Kosovë dhe është themelues dhe drejtues i
International Business and Diplomatic Exchange (IBDE), një organizatë me bazë në
Londër që njihet si lidere në promovimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve
ndërkombëtare127. IBDE nëpërmjet veprimtarive të saj të nivelit më të lartë ofron
një platformë të pavarur për diskutimin e politikave ekonomike, financiare dhe
124 “Brian Barry Prize for Excellence in Political Science”.
125 What’s wrong with Colonialism.
126 The Journal of Political Philosophy.
127 Në datën 19 prill 2012, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me IBDE
organizoi Forumin e Katërt Ekonomik Shqipëri –Britani. Shqipëria është portretizuar nga
gazeta “The Gardian” si një nga vendet më të bukura në botë për t’u vizituar, veçanërisht
prej Butrintit, ndërkohë që Lonely Planet e quan Shqipërinë si destinacionin numër një në
botë për vitin 2011. Ky forum ishte vijim i atij të organizuar në janar të vitit 2012 në Tiranë.
IBDE ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në promovimin ekonomik të Republikës së
Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.
237
REALITETE Shqiptaro - Britanike
diplomatike që ndikojnë tregjet globale. Për shumë vite, z. Guraziu ka punuar me
politikë-bërësit si dhe me liderët më të shquar të biznesit ndërkombëtar, shpesh
herë i ftuar si ekspertë në takime të nivelit të lartë nga City of London deri në
Whitehall, përfshirë Foreign and Commonwealth Office128.Ai është anëtar i Bordit
Drejtues Ndërkombëtar të “International Festival for Business” (IFB), panairi më
i madh i biznesit në botë, i mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Madhërisë
së Saj, Mbretëresha Elizabeth II. IFB organizoi në vitin 2014 mbi 400 veprimtari
biznesi dhe mirëpriti rreth 70.000 delegatë nga 92 vende të botës.
Veç tjerash ai është “visiting professor” në Akademinë Diplomatike të Londrës,
në Universitetin Stirling ku ligjëron rreth kontributit të IBDE-së në ndikimin ndaj
politikave të biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare, si dhe për rolin e organizatës
në promovimin e diplomacisë ekonomike. Ai është shtetas britanik, por kjo nuk
e pengon të jetë edhe një veprimtar i çështjes kombëtare. Ai e ka çarë rrugën
e jetës me vështirësitë e emigracionit, por sot është i pranishëm në shumicën e
veprimtarive që organizon trupi diplomatik në Londër si anëtar i përhershëm i
kësaj bashkësie. Në parullat e promovimit ekonomik në Britaninë e Madhe, sigla
IBDE gjendet shpesh në sfond të kryeministrave, ministrave dhe liderëve më të
shquar të biznesit britanik e ndërkombëtar. Ai ka organizuar forume ekonomike
në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Londër dhe atë Britanike në Tiranë.
Bashkësia shqiptare në Londër e njeh atë për profilin e lartë që i ka dhënë asaj
në struktura kaq të larta të Britanisë së Madhe dhe prezencës ndërkombëtare në
Londër.
128 FCO – Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
238
Histori, Diplomaci, Kulturë
Alda Dizdari, violiniste
Muzikante shqiptare, e vendosur në MB, bijë e dy muzikantëve shumë të
njohur, Limozit dhe Albanës, ajo në gjurmët prindërve e saj është bërë sot një
artiste e shquar. Ajo që e bën edhe më të dashur për ne shqiptarët është se i ka
ruajtur lidhjet me atdheun dhe bashkësinë shqiptare në Londër.
Alda ka një jetë shumë të pasur artistike dhe ka fituar shumë çmime në
Britaninë e Madhe, ndër to atë të quajtur “Muzikantja që ia vlen ta shohësh”,
(“One to watch”).Ajo ka bërë turin solistik në MB me titull “Në gjurmët e Bahut”
për të promovuar CD – në e saj me të njëjtin program. Në vitin 2006 ajo u
vlerësua si “Muzikantja më e mirë e vitit për muzikën klasike” në Shqipëri.
Në skenën ndërkombëtare ajo mori famë në vitin 2008 pasi luajti Koncertin
për violinë të Sibeliusit me Orkestrën e RTSH në Katedralen e Canterbury –
it. Ajo ka drejtuar Ansamblin De la Chapelle St Mark, Luxembourg dhe është
themeluese e Chromatico Contemporary Ensemble and Competition. Alda ka
studiuar në Universitetin e Bukureshtit në Rumani, në Universitetin e Illinoit, në
ShBA, dhe në Guildhall School of Music and Drama me David Takeno, në Londër.
239
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Alda luan në një violinë shumë të çmuar të markës G.B.Ceruti,Cremona 1791.
Ajo është pjesmarrëse e grupit të parë të artistëve tanë që punojnë e jetojnë në
Britaninë e Madhe në veprimtarinë artistike promovuese të Shqipërisë, të njohur
si NOTES ON ALBANIA, Edicioni i parë. Ajo luajti një pjesë shumë të bukur
kompozuar nga i ati i saj, kompozitori i njohur Limoz Dizdari, dhe Saragosën e
famshme të spanjollit…
Këtë vit ajo do të bëjë një turne në Britani, Moskë, Bukuresht, Tiranë dhe
Prishtinë me veprën e plotë violinistike të kompozitorit të famshëm anglez Edward
Elgar.
240
Histori, Diplomaci, Kulturë
Dr ARJAN GJONÇA,
profesor i asociuar në London
School of Economcs.
Dr.Arjan Gjonça, është një ndër pjesëtarët më të shquar të bashësisë shqiptaro
- britanike. I vendosur në Londër në vitet ’90, ai shumë shpejt u bë Profesor i
Asociuar i Demografisë në Departamentin e Politikës Sociale të London School
of Economics, një ndër universitetet më prestigjoze të botës. Interesat në kërkimet
dhe publikimet e Dr. Gjonçajt shtrihen nga Demografia e Ballkanit (me fokus
Shqipërinë);Tranzicioni shëndetësor në shoqëritë në zhvillimin dhe në tranzicion;
plakja e popullsive në zhvillim dhe në tranzicion si dhe rrjedhojat socio-demografike
të konflikteve të kohëve të fundit (me theks Bosnjë- Hercegovina dhe Kosova).
Kërkime tjera përfshijnë disbalancat gjinore në lindje; disavantazhin e femrave në
shëndet dhe vdekshmëri me fokus vendet në zhvillim; rëndësinë e faktorëvë të
mënyrës së jetesës në shëndet e të tjera.
Dr. Gjonça ka punuar si këshilltar i organizatave të ndryshme ndërkombëtare
dhe qeverive të ndryshme përfshirë Bankën Botërore, UNFPA, UNDP, qeverinë
shqiptare, qeverinë boshnjake e të tjera. Në vitin 2014 ai ka kryesuar Komisionin e
Reformës Arsimore për Arsimimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, i
cili paraqiti legjislacionin e ri të shkollimit të lartë në vendon tonë.
Dr. Gjonça ka një veprimtari të gjerë edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes
shqiptare, veçanërisht pavarësisë së Kosovës. Ndër aktivitetet e shumta mund të
veçojmë ndërmjetësimin e dy marrëveshjeve të para midis qeverisë së Shqipërisë
241
REALITETE Shqiptaro - Britanike
dhe Britanisë së Madhe; organizimin e një konference për çështjen e Kosovës
në Parlamentin Britanik në gusht 1998, me praninë e ligjvënësve dhe vendim-
marrësve të shtetit britanik, si edhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe akademikë
të çështjeve të Ballkanit. Ai ka mbajtur një fjalim për politikën e jashme të shtetit
shqiptar, me fokus Çështjen Çame në grupin e Politikës së Jashme në Parlamentin
Britanik në qershor 2006.
Dr.Gjonça ka qenë mikëpritësi i disa veprimtarive akademike në mjediset e LSE,
ndër të cilat takim me të Ngarkuarin me Punë të RSh në Mbretërinë e Bashkuar
dhe studiuesin Bejtullah Destani në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë,129 si dhe
takimin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Ditmir Bushati, në auditoret e LSE.
Ambasada Shqiptare në Londër është mirënjohëse për ndihmesën e Dr. Gjonçajt
dhe për veprimtarinë e tij në LSE e më gjerë.
129 Më 5 dhjetor 2012, shoqata e studentëve shqiptarë “LSE Albanian Society” organizoi një
takim të hapur në London School of Economics me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Vep-
rimtarinë e drejtoi Dr. Arjan Gjonçaj, pedagog në LSE. Në takim u fol për “Aftësitë shtetfor-
muese të shqiptarëve në kushtet e mungesës së shtetit të tyre”. Në një diskurs të shkurtër
por plot me fakte ai përmendi gjurmët që kanë lënë figura të shquara të njerëzimit me
prejardhje ose lidhje gjaku ilire shqiptare që nga Aleksandri i Madh me nënën nga Butrinti,
Pirroja i Epirit, 13 perandorë romakë ndër te cilët më të shquarit Diokleciani dhe Konstan-
dini i Madh, Papa Klementi XI Alban, Mehmet Ali Pasha i Kavallës, themeluesi i Egjiptit
modern, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – mbrojtësi i krishtërimit dhe qytetërimit perëndimor,
Mehmet Pashë Kupryliu, Veziri i Madh i Perandorisë osmane dhe 27 vezirë të tjerë të kësaj
perandorie, Marko Bocari, udhëheqësi i revolucionit grek, Francesko Crispi, kryeministri
arbëresh i Italisë, Dora D’Istria – Elena Gjika, Princesha Rumune. Aty u theksua se mbi
këtë shtrat tradite të mrekullueshme figurash u frymëzua Rilindja Kombëtare Shqiptare e
cila përgatiti terrenin për shpalljen e pavarësisë. Prandaj tezat e armiqve të Shqipërisë se
shqiptarët nuk ishin në gjëndje të formonin shtet bien poshtë për shkak se nuk ka popull
tjetër në botë me një popullsi aq të vogël sa Shqipëria që t’i ketë dhënë njerezimit kaq shumë
figura të ndritura sa kombi shqiptar. Aty u nënvizua se shpallja e pavarësisë nuk erdhi dhe
as u zhvillua në një truall bosh, përkundrazi.
242
Histori, Diplomaci, Kulturë
Dr. Gëzim Alpion, lektor në Universitetet e
Huddersfield
Dr. Gëzim Alpion lindi në Peshkopi më 1962.Ai ka studiuar në Kajro për BA
dhe MA, dhe në 1997 mbrojti doktoratën në Universitetin e Durhamit. Ai ishte
lektor në Universitetet e Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman përpara
emërimit në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e
Birminghamit, ku aktualisht është Drejtor i Sociologjisë, dhe Drejtor i Programeve
të Kombinuara në Shkollën e Qeverisjes dhe Shoqërisë.Alpioni është anëtar i bordit
të disa revistave shkencore, përfshirë ‘Celebrity Studies’, që botohet nga Routledge.
Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen e mediave britanike me botimin dhe vënien në
skenë në disa qytete angleze të dramave ‘Vouchers:A Tragedy’ (2001) dhe ‘If Only the
Dead Could Listen’ (2008). Monografia ‘MotherTeresa: Saint or Celebrity?’ është botuar
në gjuhën angleze nga Routledge në Londër dhe New York (2007), New Delhi
(2008), dhe në gjuhën italiane nga Salerno Editrice në Romë (2008). Kjo vepër dhe
vëllimet me ese ‘Foreigner Complex’ (2002) dhe ‘Encounters with Civilizations: From
Alexander the Great to Mother Teresa’, botuar në Indi (2008) dhe Amerikë (2009 dhe
2011) nga Transaction Publications, janë vlerësuar shumë nga kritika akademike.
Autor i një numri studimesh në revista shkencore dhe përmbledhje akademike,
Alpioni konsiderohet si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze.
Ai ka botuar artikuj në disa gazeta ndërkombëtare, si ‘The Guardian’, ‘Hindustan
243
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Times’, ‘The Middle East Times’, and ‘The Hürriyet Daily News’. Dr. Alpion është
një pjesmarrës i rregullt i veprimtarive të Ambasadës Shqiptare në Londër dhe ka
mbajtur referate për krijimtarinë e autorëve shqiptarë, ndër ta të shkrimtarit dhe
botuesit Fatmir Terziu130.
Faqe e re
130 Me datën 6 dhjetor 2014, Ambasada organizoi një leksion Publik me temë “Intelektuali
dhe Mallkimi i Vegjetimit – Harresa e Imponuar në Veprën Letrare të Fatmir Terziut” mbaj-
tur nga Dr. Gëzim Alpion. Z Terziu është anëtar aktiv i bashkësisë shqiptaro-britanike në Londër.
244
Histori, Diplomaci, Kulturë
Thomas Simaku – kompozitor
Lindur në Kavajë më 1958, u diplomua në Konservatorin e Tiranës më
1983 dhe mbrojti Doktoratën në Universitetin e York-ut në Angli më 1996.
Pasi fitoi çmimin prestigjoz Lionel Robbins Memorial Scholarship në Londër më
1993, fitoi bursën Leonard Bernstein Fellowin Composition 1996 në Tanglewood të
Amerikës. Për më shumë se dy dhjetëvjeçarë veprat e Simakut janë ekzekutuar
në mbarë Europën131, në Amerikë dhe Azi.Vepra e tij Epitaph u zgjodh nga Juria
Ndërkombëtare e festivalit Ditët e Muzikës Botërore në Gjermani më 1995.
Veprat e tij kanë përfaqësuar Shqipërinë në shtatë edicione tjera të këtij festivali
(1999 - 2006). Simaku ka përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Festivalin 2012
në Belgjikë, me veprën Soliloquy V – Flauto Acerbo. Me këtë vepër në vitin 2009 ai
fitoi Çmimin ‘Kompozitor i Vitit’ nga Akademia Britanike e Kompozitorëve dhe
Autorëve. CD-ja e tij e regjistruar në serinë “Klasikët e Shekullit 21” të Naxos më
2008 u zgjodh në listën e veprave më të mira të vitit në Amerikë. Më 2013 ai fitoi
çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Lutosławski në 100-vjetorin e lindjes
131 Në mbrëmjen e datës 11 gusht, Kori Kombëtar i të Rinjve të Britanisë së Madhe në një
koncert me këngë të zgjedhura nga disa vende të Europës ekzekutoi tre këngë shqiptare të
përpunuara nga kompozitori shqiptar Thoma Simaku. Kori që i ekzekutoi ato merr pjesë
në veprimtaritë më të mëdha në Britaninë e Madhe përfshirë edhe ato të BBC PROMS të
ekzekutuara në Albert Hall. 100 pjesëtarët e këtij kori janë zgjedhur në një audicion me
pjesmarrjen e 8300 konkurrentëve.
245
REALITETE Shqiptaro - Britanike
së tij.Vepra e Simakut, Koncert për Orkestër, u zgjodh ndër 160 pjesë nga 37 vende
të botës. Simaku është Docent i Kompozicionit në Universitetin e York-ut. Në
edicionin e dytë të NOTES ON ALBANIA ai debutoi me koncertin premierë
për violinë të luajtur nga violinisti i famshëm anglez Peter Sheppard Skærved në
sallën Kings Place për nder të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
246
Histori, Diplomaci, Kulturë
MIRANDA SINANI, Soprano
Sopranoja Miranda Sinani ka lindur në Tiranë dhe ka studiuar në Liceun
Jordan Misja dega e kantos. Studimet e larta i ka kryer në Britaninë e Madhe dhe
ka diplomuar në Royal Northern College of Music dhe Royal Scottish Academy of Music
and Drama me Master në Muzikë dhe Master në Opera. Ajo është fituese e çmimit
prestigjoz Frederic Cox dhe finaliste e Kennedy Strauss Competition si dhe Kathleen
Ferrier Bursary Award. Në vitin 2009-2010 përzgjidhet me audicion si soliste për
programin Emerging Artist pranë Scottish Opera, ku ka ndërtuar karrieren e saj
solistike. Rolet operistike përfshijnë Sandman (Hansel and Gretel), Barbarina, në
produksionin e shumëvlerësuar të Sir Thomas Allan (Le Nozze di Figaro), Miss
Austin, në premierën botërore (Elephant Angel) - Scottish Opera, Despina (Cosi fan
Tutte) - Clonter Opera, Bride-to-be (The Sloans Project) - Noise Opera në Edinburgh
International Festival, Giulietta (Les Contes d’Hoffmann), Echo (Ariadne auf Naxos) -
RSAMD, Miss Hemingford në premierën botërore (Marianne Dreams) - Sadler’s
wells, Londër.
Ajo ka kënduar vepra oratoriale nga Pergolessi, Bach, Handel, Haydn, Brahms
247
REALITETE Shqiptaro - Britanike
dhe Mahler, dhe si soliste ka interpretuar me pianistin e famshëm Julius Drake
të transmetuar live në BBC World Service, si dhe recitale solo në Bridgewater
Hall, Manchester dhe St James‘s Piccadilly, Londër. Në 100-vjetorin e Shpalljes
së Pavarësisë ajo ishte solistja, e cila interpretoi Himnin tonë Kombëtar, para një
pjesëmarrje prej mbi 350 pjesëmarrësish, ndër të cilët edhe mbi njëzet e pesë
ambasadorë të vendeve mike të Shqipërisë.
248
Histori, Diplomaci, Kulturë
Ingj. Përparim Rama, arkitekt i njohur,
pronar i 4M Group
I lindur në Prishtinë nga dy prindër intelektualë, u vendos në Londër kur ishte
vetëm 16 vjeë, për t’u bërë një ndër inxhinierët arkitektë më të njohur në Londër.
Ai është themelues dhe drejtor i 4M Group, fitues i shumë çmimeve në projektime
të ndryshme arkitektonike, si dhe artist konceptual. Pasioni i tij për arkitekturën
është pasqyruar në publikime të shumta mediatike si: “London Building Design
Magazine”, BBC, RAI, The Times Newspaper... Projektet e tij janë zbatuar në
më shumë se 20 vende gjithandej globit. Ai aktualisht ka një ulëse në panelin
World Interior News Awards si pjesë e jurisë në zgjedhjen e veprave të hotelerisë
luksoze, bareve dhe restoranteve. Rama e përfundoi pjesën e Parë të BA (Hons)
në London South Bank University School of Architecture në vitin 1998, duke
përcjellë pjesën e dytë për diplomën post-universitare në East London School
of Architecture në vitin 2003. Po ashtu atë vit, Rama e përfundoi Masterin nga
Qendra për Evolutionary Computing in Architecture (CECA). Që nga ajo kohë,
përveç sukseseve me 4M Group, karriera e tij është pasuruar me konsulencën për
Olimpiadën e Londrës 2012, dhe pjesëmarrjen në Biennalen e 13-të të Venecias
në vitin 2012, si personi i parë që e prezentoi Kosovën në atë ngjarje. Përparim
Rama në vitin 2013, në një garë botërore u zgjodh fitues nga World Interior
News Awards e mbajtur në Saatchi Gallery në Londër për dizenjon e interiorit
Hamam Jazz Bar në Prishtinë. Rama është i dhënë pas strategjive të zhvillimit të
249
REALITETE Shqiptaro - Britanike
qëndrueshëm dhe përdorimit të materialeve të riciklueshme. Ai e asiston Fondin
Kombëtarë të Katarit për Kërkim (Qatar National Research Fund, QNRF) si një
konsulent i specializuar për vizionin e Katarit Doha 2030. Rama është ligjërues
në disa universitete të ndryshme të arkitekturës dhe ka qenë tutor në Nottingham
University School of Architecture. Ambasada Shqiptare në Londër i detyrohet
moralisht z. Rama, për tërë punën që ka bërë për dokumentacionin e vendosjes së
bustit të Skënderbeut, për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
250