Histori, Diplomaci, Kulturë
Suela Danksi – Rossberg, financiere
Suela Danksi - Rossberg është Zv/Presidente në Bankën Ndërkombëtare
Amerikane J.P.Morgan,në departamentinTrade,Finance.E lindur në Elbasan,Shqipëri,
ajo që në vogëli, bashkë me familjen u zhvendosën në Greqi, ku dhe jetoi për 11 vjet.
Suela mbrojti diplomën për “Banking and Financial Management” në Universitetin
e Pireut, në Athinë me Summa Cum Laude132. Ajo e filloi karrierën financiare në
Departamentin e Kontabilitetit në zyrat qendrore të Alpha Bank në Athinë dhe më
vonë vijoi punësimin në Investment Business Management Program të njërës nga
bankat më të mëdha të botës, HSBC.Në vitin 2009 Suela pranoi ofertën e J.P.Morgan
dhe u transferua në Londër, ku dhe punoi për 6 vjet. Gjatë kësaj periudhe krejt të
shkurtër ajo u promovua tri here,duke arritur në pozitën e zv/presidentit në një moshë
shumë të re. Fill pas kësaj ajo u zgjodh si “Top performer in Europe, Middle East
and Africa”, ndërkohë që në vitin 2013 u nominua “Future Leader of Trade” nga J.P.
Morgan. Në vitin 2014 ajo përfaqësoi këtë bankë në revistën prestigjoze Global Trade
Review.Suela flet anglisht,italisht,greqisht,spanjisht dhe gjermanisht.Ajo është krenare
për identitetin e saj shqiptar dhe merr pjesë në veprimtaritë e bashkësisë shqiptare dhe
të Ambasadës së RSh në Londër.
132 Shprehje latine – Diplomë e shoqëruar me Dëftesë Lavdërimi me tre shkallët më të larta
të mundshme të dhëna një studenti.
251
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Kastriot Berberi, këshilltar, i pari shqiptar i
zgjedhur në organet drejtuese në Britaninë e
Madhe.
Shqiptaro-britaniku, Z. Kastriot Berberi, është vendosur në Londër në vitin
1997.Aty jeton bashkë me bashkëshorten Marsela dhe fëmijët Amanta dhe Gabriel.
Ai i hyri politikës si përfaqësues laburist dhe në zgjedhjet lokale të muajit maj
2014, me votim të drejtpërdrejtë u zgjodh këshilltar në “London Borough of
Waltham Forest Council”. Kështu ai bëhet i pari shqiptar që merr një post politik
në Britaninë e Madhe me zgjedhje të drejtpërdrejta.
Z. Berberi ka kryer Universitetin për drejtësi në Londër, si dhe studime të
mëtejshme për sociologji, “hetime kriminale” dhe biznes. Ai punon si jurist në
“Immigration Law”, në studion ligjore “K.Berberi Law” të themeluar prej tij në
Londër. Gjithashtu ai është publicist, përkthyes, lobues i të drejtave të shqiptarëve
në diasporë, bamirës dhe themelues i shoqatës “Albanian-British Cultural Project”.
Ai ka marrë titullin “Qytetar i Lirë i Londrës” (“The Freeman of the City of
London”)133 dhe është anëtar i përjetshëm i “The Guildhall of the Freemen of the
133 Z. Kastriot Berberi nderohet nga Ambasada Shqiptare me rastin e zgjedhjes së tij si
anëtar i Këshillit Bashkiak në Walthamstow. Ky përbën rastin e parë që një shqiptar zgjid-
het në organet qeverisëse vendore britanike. Pikërisht për këtë Ambasada organizoi një
mbrëmje kushtuar veprimtarisë së tij.
252
Histori, Diplomaci, Kulturë
City of London”. Më datën 5.11.2014, ai organizoi në bashkinë e tij ngritjen e
flamurit shqiptar, një ngjarje e ndodhur për herë të parë në një bashki britanike.
Ai ka kryer Akademinë e Policisë në Shqipëri dhe ka punuar si inspektor
i policisë me gradën kapiten. Ai është i njohur për ndihmesën që u ofron
bashkatdhetarëve në Britaninë e Madhe.
253
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Alb-trio, Cingo134 – Vesjiu – Syla, Londër
Një numër artistësh shqiptarë jetojnë, punojnë dhe intepretojnë në Londër.
Dirigjenti i njohur Eno Koço dhe e bija Teuta janë disa prej tyre. Po ashtu çifti
Mariela Cingo, pianiste dhe Tomorr Kokona, koreograf bëjnë një jetë të pasur
artistike jo vetëm solistike por edhe pedagogjike. Mariela ka themeluar atë që
njihet si Alb – Trio me pjesmarrjen e muzikantëve shqiptarë, violinistit EljonVejsiu
dhe violinçelistes Brikelda Syla.Të tre këta kanë mbaruar konservatorë të njohur.
Mariela Cingo ka studiuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër, Eljoni
në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Bullgari dhe më pas në Guildhall School
of Music and Drama, në Londër, ndërsa Brikelda në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Të tre këta artistë kanë jetë të pasur artistike veç e veç.Ajo që i bashkon është trioja
që mban emrin Alb – Trio dhe kanë interpretuar në edicionin e parë të NOTES
ON ALBANIA si formacion muzikor dhe më pas si instrumentistë në edicionin
e dytë.
134 Pianistja shqiptaro – britanike zonja Marjela Cingo luajti nën drejtimin e dirigjentit
Mike Fago koncertin Pianistik në A Minor, kompozuar nga Edward Grieg në kuadër të një
koncerti të BBC për mbledhje fondesh. Zonja Marjela është një ndër ato bashkatdhetare
që i bën nder Shqipërisë.
254
KAPITULLI X
MIQ TË SHQUAR TË SHQIPËRISË NË
MBRETËRINË E BASHKUAR
Ambasada Shqiptare në Londër ka patur përherë miq të dashur, të cilët janë
kujdesur për propagandimin dhe bërjen të njohur të Shqipërisë në Britaninë
e Madhe. Nëpërmjet tyre shumë herë ka ndodhur që të përcillen mesazhe të
rëndësishme të shtetit shqiptar tek organet e larta dhe të rëndësishme të shtetit
britanik. Miqtë e Ambasadës janë shumë, por në këtë libër do të vendosim vetëm
disa më të rëndësishmit prej tyre.Ata janë Lordë, kalorës, Sirs, artistë, dhe njerëz me
reputacion të njohur në Britaninë e Madhe.
255
REALITETE Shqiptaro - Britanike
SIR NOEL MALCOLM
MBAJTËS I DEKORATËS “GJERGJ
KASTRIOTI - SKËNDERBEU”
Sir Noel Robert Malcolm (1956) është profesor në Kolegjin All Soul në
Oxford, njëkohësisht President Nderi i Shoqatës Anglo – Shqiptare.Ai është historian
anglez i kohëve moderne, shkrimtar dhe kolumnist, autori i librit “Kosova, një histori
e shkurtër”. Malcolm-i është i mirënjohur për shkrimet dhe librat mbi historinë e
Ballkanit. Ndoqi kolegjin prestigjoz Eton dhe u diplomua në kolegjin e Peterhouse në
Cambridge, para se të linte gazetarinë në vitin 1995 për t›u përqendruar në kërkime
shkencore dhe në shkrimin e librave, dhe ka shërbyer si kolumnist politik për gazetën
The Daily Telegraph dhe si redaktor i jashtëm i gazetës Spectator Daily. Malcolm-i ka
mbuluar gjerësisht rajonin e Ballkanit kur punonte si gazetar politik dhe në vitin 1994
ka botuar librin “Bosnja: Një histori e shkurtër”135.
Katër vjet më vonë ai botoi librin “Kosova. Një histori e shkurtër” libër i cili
mund të ketë qenë edhe baza shkencore dhe historia e vërtetë e Kosovës, që bindi
vendet perëndimore për marrjen e një vendimi historik për zgjidhjen e çështjes
135 Më datën 4 shkurt, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Shoqatën Anglo
– Shqiptare, organizuan një mbrëmje për nder të Profesorit, Sir Noel Malcolm, Presidenti
aktual i nderit i shoqatës në nderim të asaj që Madhëria e Saj Elizabeth II, i dha titullin
Kalorsiak Sir, i cili përbën një nga titujt më të lartë që një individ mund të marrë në Mbretërinë e
Bashkuar.
256
Histori, Diplomaci, Kulturë
së saj. Ai ka shkruar mjaft artikuj akademikë për Kosovën dhe rajonin. Sir Noel
Malcolm-i ka qenë lektor i jashtëm në Oksford dhe Harvard, dhe aktualisht jep
leksione në All Souls College në Oksford. President Nderi i Shoqatës Anglo-
Shqiptare, ai njëkohësisht kryeson edhe Bordin e Institutit të Bosnjës. Ai sapo ka
botuar librin “Agents of Empire”136, Një Histori shqiptare e shekullit të 16–të. Po
ashtu ka gati për botim historinë e Ernesto Cons–it, një prif katolik që i kushtoi
jetën albanologjisë në fillmin e shek XX.Ai merr pjesë rregullisht në veprimtaritë
e AAA (Anglo Albanian Association), Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar
Nishani e ka dekoruar atë me dekoratën “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”.
136 Agents of Empire, Knights, corsairs, Jesuits and spies in the sixteenth-century Mediter-
ranean World
257
REALITETE Shqiptaro - Britanike
LORD NATHANIEL CHARLES
JACOB ROTHSCHILD
Dekoruar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës së
Shqipërisë
Lordi Rothschild ka lindur në një degë angleze të familjes Rothschild në
vitin 1936. Ai është i njohur si figurë publike për mbështetjen që u ka dhënë
institucioneve të trashëgimisë kulturore historike në Angli midis të cilave Galerisë
Kombëtare dhe Trustit Kombëtar. Ai është një ndër filantropët më të njohur në
botë. Shqipëria i detyrohet atij për donacionet e dhëna dhe kujdesin e treguar për
ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe historike të parkut arkeologjik të Butrintit.
Të njëjtën gjë ai ka bërë me Shtëpinë Somerset, Shtëpinë e Spenserit dhe atë
Waddeston në Angli. Ai është përgjegjës për ndërtesat e Knessetit (Parlamenti
Izraelit), Gjykatën Supreme dhe Librarinë e ardhshme Kombëtare, të tëra në
Jeruzalem.
Ky Lord është nderuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin:
“Për ndihmesën e shquar që ka dhënë duke nxjerrë në pah vlerat e jashtëzakonshme historike
e arkeologjike të truallit shqiptar, njëkohësisht pasuri botërore, si dhe për punën e pakursyer
në promovimin e pasqyrimin e Shqipërisë kudo në botë”.
Lordi Rothschild dhe Sunsbery, dy themeluesit e “Fondacionit Butrinti” me
rastin e dekorimit, e falënderuan Kreun e Shtetit Shqiptar për nderimin e madh që
258
Histori, Diplomaci, Kulturë
iu bë dhe vunë në dukje mes të tjerash se:
“Butrinti është një nga vendet arkeologjike më tërheqëse në Mesdhe, që duhet ruajtur,
mirëmbajtur dhe zhvilluar, sepse përbën një pasuri të çmuar të trashëgimisë botërore”.137
137 Nga fjala e Lordit Rothchild ditën e dekorimit nga Presdienti i Republikës z. Bujar Nis-
hani më datën 13 maj 2014
259
REALITETE Shqiptaro - Britanike
LORD JOHN DAVAN SAINSBURY
MBAJTËS I DEKORATËS SË FLAMURIT
KOMBËTAR
Lordi John Davan Sainsbury, Baron Sainsbury of Preston Candover, KG,
ka lindur në datën 2 nëntor 1927. Ai është i biri i Presidentit të Sainsbury-t, një
biznesmen britanik dhe politikan i shquar. Ai është anëtar konservator i Dhomës
së Lordëve dhe ka studiuar në Shkollën StoWe dhe në Kolegjin Worcester në
Oksford. Në vitin 1980 është shpallur kalorës për shërbimet në fushën e industrisë
ushqimore ndërkohë që njihet si Baroni Sainsbury i Preston Candover,
Në vitin 1985 Lordi Sainsbury i ka dhënë një fond prej 50 milionë sterlinash
Galerisë Nacionale në Londër për të ndërtuar një krah të kësaj galerie, i cili
përfundoi në vitin 1991. Po ashtu ai ka financuar Operën Mbretërore në Londër.
Veprimtaria e tij në dobi të jetës artistike britanike luan një rol të jashtëzakonshëm.
Në vitin 1993 iu bashkua Lordit Rothschild për të ngritur Fondacionin e
Butrintit e për të ruajtur dhe regjistruar truallin arkelogjik të Butrintit në vendin
tonë. Në vitin 2010 ai i dhuroi 25 milion sterlina Muzeut Britanik për të cilën
BBC ka njoftuar se ishte dhurata më e madhe e dhënë në dy dhjetëvjeçarë.
Edhe Lordi John Davan Sainsbury i Preston Candover ka marrë dekoratën e
260
Histori, Diplomaci, Kulturë
“Flamurit Kombëtar”, “Për ndihmesën e shquar që ka dhënë duke nxjerrë në pah vlerat e
jashtëzakonshme historike e arkelogjike të truallit shqiptar, njëkohësisht pasuri botërore, si
dhe për punën e pakursyer në promovimin e pasqyrimin e Shqipërisë kudo në botë”.
261
REALITETE Shqiptaro - Britanike
JOHN HODGSON
PËRKTHYESI i VEPRAVE TË ISMAIL KADARESË
John Hodgson është anëtar i Shoqatës Anglo – Shqiptare në Londër. Kjo
shoqatë është e nderuar të ketë anëtar përkthyesin e disa prej veprave të Ismail
Kadaresë në gjuhën angleze. Ai ka studiuar letërsi angleze në Universitetet e
Cambridge-t dhe të Newcastle-s. Në vitin 1980 u dërgua nga Këshilli Britanik
për të dhënë leksione në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë. Aty mësoi gjuhën
shqipe. Kjo bëri që të njihej dhe të dashurohej me letërsinë shqipe. Prandaj i
hyri përkthimit të disa romaneve të Ismail Kadaresë siç janë: “Ura me Tri Harqe”,
“Aksidenti” dhe “Darka e Gabuar”. Këto kohë punon për përkthimin ose botimin
e veprave “E Penguara” dhe “Kamarja e Turpit”. Z. John Hodgson ka përkthyer
gjithashtu veprat e Fatos Lubonjës“Ridënimi”,“Nëntëdhjetë e shtata”dhe“Endeavour”,
si dhe një antologji në gjuhën angleze të revistës “Përpjekja”. Ka punuar disa vjet
si përkthyes në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në
Hagë.
262
Histori, Diplomaci, Kulturë
LORD ALAN JOHN WATSON “GJERGJ
MBAJTËS I DEKORATËS
KASTRIOTI – SKËNDERBEU”
Baron Watson i Richmondit, CBE ka lindur më datën 3 shkurt 1941, bir i
një reverendi të quajtur Xhon Uilliam Watson dhe Edna Mary Peters.Ai është një
mik i shquar i Shqipërisë. Studimet i kreu në Kejp Taun në Afrikën e Jugut dhe
më pas në Cambridge si drejtues i CTN Communications në qendër të Londrës.
Është nga konsulentët më të mirë të British Petroleum dhe Tesco-s. Në vitet 60
ishte një ndër prezantuesit më të mirë të programeve financiare të BBC, si dhe në
Programin Botëror të BBC. Në vitet 1976–1980 ai ka qenë përgjegjës për mediat e
Komisionit Europian. Është bërë shumë i njohur si President i Partisë Liberale dhe
në vitin 1990 hyri në Dhomën e Lordëve dhe përfaqëson Richmond-in. Ai është
midis Lordëve të zgjedhur në Bashkimin Europian dhe bën pjesë në komisionin
e përhapjes së gjuhës angleze. Lordi e ka vizituar shumë herë Shqipërinë dhe ka
mbajtur lidhje të forta me zyrtarët më të lartë shqiptarë si Kryetar i Dhomës së
Tregtisë Shqipëri – Britani. Si mik i Ambasadës Shqiptare në Londër ai ka dhënë
kontribut të madh për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, sidomos në
veprimtarinë e organizuar dhe sponsorizuar bashkë me Ambasadën Shqiptare
në Abbey Westminster në Londër kushtuar Nënë Terezës138. Presidenti
138 Lordi Watson mundësoi që në Muzeun e Westminster Abbey të zhvillohej më datën 23
nëntor 2012 një ceremoni në kujtim të Nënë Terezës. Veprimtaria u nderua nga autoritetet
më të larta të Kishës Anglikane, parlamentarë britanikë, diplomatët e Ambasadave të Re-
263
REALITETE Shqiptaro - Britanike
i Republikës, z. Bujar Nishani e ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti
-Skënderbeu”.
publikës së Shqipërisë dhe Kosovës, diplomatë, miq të Shqipërisë. Ky aktivitet organizohej
nga Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” nën kujdesin e Presidentes dhe themelueses së tij,
Znj. Liri Berisha, në bashkëpunim me Templeton Foundation, British Petroleum, Dhoma
Britanike e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Të pranishmit u njohën me momente të jetës
së Nënë Terezës nëpërmjet të një filmi të realizuar enkas për këtë mbrëmje për të pasqyruar
lidhjet e saj me Shqipërinë dhe Britaninë, ku ajo është dekoruar me Urdhrin e Meritës nga
Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, në vitin 1983. Në vitin 1973 asaj i ishte dhënë
Çmimi Templeton prej 1 milion dollarësh për punën e saj heroike në Kalkuta, si dhe frymëzi-
min e shpresën që ajo ngjallte tek mijëra njerëz. Lordi Watson i Richmondit në fjalën e tij
nënvizoi se figura e Nënë Terezës është një ideal që ndriçon jo vetëm Shqipërinë në këtë
100-vjetor por mbarë njerëzimin. Presidentja e Fondacionit “Nënë Tereza”, znj. Liri Berisha
solli për të pranishmit disa nga mesazhet më shpirtërore të Nënë Terezës duke cituar atë:
“Për nga gjaku jam shqiptare. Për nga shtetësia jam indiane. Për nga besimi, jam murgeshë
katolike. Për nga vokacioni, i përkas gjithë botës…”
264
Histori, Diplomaci, Kulturë
LORD MICHAEL WALTON BATES
MBAJTËS I DEKORATËS “GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU”
Lord Michael Walton Bates është dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti
- Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Michael Walton Bates,
ose Baron Bates ka lindur në vitin 1961. Ai është një politikan konservator dhe
ka shërbyer në Dhomën e Komunave nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe më
pas, që prej vitit 2008 ai kaloi në Dhomën e Lordëve. Që në moshën 18-vjeçare
ka hyrë në Partinë Konservatore. Kohët e fundit është Nënsekretar i Shtetit për
Informacionin Kriminal të Home Ofice.
Midis vitit 2011 dhe 2012, Lordi Bates bëri një udhëtim për paqen prej 4.800
kilometrash që nga Olimpi i Greqisë deri në Londër, për të rritur ndërgjegjen
rreth Rezolutës së Armëpushimit Olimpik të Kombeve të Bashkuara. Lordi
Bates e përshkoi në këmbë territorin shqiptar, duke bërë ndalesa që nga jugu në
Gjirokastër deri në Shkodër. Ai është ngjitur në Malin e Dajtit dhe në Muzeun
e Krujës në këmbë. Që prej asaj kohe ai ka mbetur një mik i mirë dhe i dashur
265
REALITETE Shqiptaro - Britanike
popullin shqiptar. Për këtë, më datën 12 shkurt 2015, në House of Lords në Londër,
një grup shqiptaro-britanikësh u mblodhën për të marrë pjesë në ceremoninë e
dorëzimit të dekoratës “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” që iu akordua nga Presidenti
i Republikës, z. Bujar Nishani. Ai paraqiti me fotografi udhëtimin nëpër Shqipëri,
duke u ndalur tek bujaria, ndërsa theksoi:
“Midis 16 vendeve ku kalova, Shqipëria më la përshtypjen më të mirë të udhëtimit
tim të gjatë.”
Në përfundim të ceremonisë pjesëmarrësit,në mes të të cilëve edheAmbasadori
i Kosovës z. Lirim Grejçevci, bënë një foto që do të kujtohet gjatë në Dhomën e
Lordëve.
266
Histori, Diplomaci, Kulturë
SIR ANTHONY BAYLEY
MBAJTËS I DEKORATËS “GJERGJ
KASTRIOTI – SKËNDERBEU”
Sir Anthony John James Bailey është dekoruar me medaljen “Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.Ai është mbajtës i
dekoratave KGCN, OBE, GCSS, KC*HS dhe një ndër lobistët më të fuqishëm në
Mbretërinë e Bashkuar për marrëdhëniet më të mira ndërfetare midis Europës
dhe pjesës tjetër të botës.Ai është konsulent i njohur ndërkombëtar, si dhe donator
e mbledhës fondesh bamirësie.
Ka kryer studimet në UCL139 në Londër mbi Europën Lindore dhe më
vonë në Universitetin Corvinus në Budapest, Hungari, në Universitetin
e Sofjes, Cyril e Metod, Shën Kliment Ohridski dheVeliko Turnovo. Në tetor të
vitit 2007 është martuar me Princeshën Marie – Therese të Hohenberg, pjesëtare e
Shtëpisë së Hohenbergëve, stërmbesë e Princ Franc Ferdinandit, vrasja e të cilit në
27 korrik 1914 në Sarajevë i dha flakën Luftës së Parë Botërore. Ai është Delegati
i Grand Magistrate për Marrëdhëniet ndërfetare dhe Delegat i Britanisë së Madhe
dhe Irlandës i Sacred Military Constantinian Order of St George dhe i Royal
Order of Francis I.
Veprimtaria e tij shtrihet në fusha të tilla, si ato diplomatike, marrëdhëniet
midis krerëve të shteteve ndërfetare, veprimtari të rëndësishme midis papatit dhe
139 University College London.
267
REALITETE Shqiptaro - Britanike
vendeve myslimane.Ai ka lidhje me një numër shumë të madh krerësh shtetesh që
nga Amerika e Jugut e deri në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.Ai është mik
i ngushtë i shqiptarëve dhe i ambasadës.
268
Histori, Diplomaci, Kulturë
LORDI ROBERT MACLENNAN, BARON
MACLENNAN i ROGATIT
Lordi Robert Maclennan, Baron Maclennan
i Rogartit.
Lordi Maclennan ka lindur në Glasgow në vitin 1936. Ai ka studiuar në
Trinity College në Cambridge dhe në Universitetin Kolumbia në Nju Jork. Ai
është një politikan me karrierë të gjatë nga anëtar i parlamentit deri në anëtar i
kabinetit qeveritar britanik disa herë. Në vitin 1994, është zgjedhur President i
Liberal - Demokratëve. Më pas ka marrë titullin e lartë “Lord”.
Maclennan-i ishte Lordi i Nderit në edicionin e Dytë të “Notes on Albania”,
organizuar nga Ambasada Shqiptare në Londër më datën 26 nëntor 2014. Ai iu
drejtua auditorit me një fjalë të shkurtër e ndër të tjera tha:
“Jam i lumtur që kam rastin të mbështes projektin ambicioz të Ambasadës
Shqiptare në Londër, e cila ka për qëllim t’i tregojë auditorit britanik kulturën
shqiptare në kuptimin e saj më të plotë. Ngjarje të tilla jo vetëm që ndihmojnë
në forcimin e marrëdhënieve tona historike, por edhe promovojnë Shqipërinë
si pjesë e mozaikut kulturor europian. Kultura europiane është themeluar dhe
mbështetur në dy shtylla: në larminë e vlerave dhe vlerat e përbashkëta. Ky
koncept i rrok të dyja këto dimensione themelore dhe thekson faktin, se arti
mund të tejkalojë agjendat institucionale dhe natyrisht ndërton urat e dialogut
dhe të integrimit”.
269
REALITETE Shqiptaro - Britanike
DAVID JOHN LLOYD
MBAJTËS I MEDALJES “NËNË TEREZA”
David John Lloyd ka pasur një karrierë të vlerësuar në fushën e mbrojtjes
e të sigurisë në Britaninë e Madhe, me mjaft kontribute edhe në fusha të tjera,
duke përfshirë politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, mbështetjen e një numri
organizatash të ndryshme me influencë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka punuar
intensivisht për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme të Ambasadës
së Shqipërisë në Londër, vendosjen e bustit të Skënderbeut në një nga sheshet
kryesore në Londër, vepër kjo që u realizua dhe u inaugurua në 28 nëntor 2012,
me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ai është nderuar nga Presidenti
Shqipërisë, z. Bujar Nishani me dekoratën “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Për
kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin e miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe
Mbretërisë së Bashkuar dhe në promovimin e vlerave historike dhe të çështjes shqiptare”.
270
Histori, Diplomaci, Kulturë
ROXANNA PANUFNIK,
KOMPOZITORE,
Roxanna Panufnik është mike e ambasadës shqiptare në Londër, ajo është
një prej kompozitoreve më të dashura dhe më popullore në Britaninë e Madhe.
Veprat e saj janë të mirëpritura nga auditore të gjera në Britani dhe gjetkë.Ajo
është e bija e kompozitorit disident polak Andrzej Panufnik, i cili e la Poloninë nga
përndjekja e KGB–së në vitin 1954. Ajo ka studiuar në Akademinë Mbretërore të
Muzikës në Londër dhe është autore e një vargu veprash, ndër të cilat përfshihen
opera, balete, muzikë për teatër, vepra korale, muzikë dhome, muzikë
filmash dhe televizioni, të cilat janë luajtur anë e mbanë botës.
Ajo që e lidh këtë artiste të madhe me Ambasadën në Londër është vepra
“Katër Stinët e Botës” e kompozuar prej saj, në të cilën koha e parë është “Vjeshtë
në Shqipëri”. Premiera e kësaj vepre është luajtur nën tingujt e violinistes së
madhe angleze Tasmine Little dhe orkestra London Moxart Players, transmetuar
drejtpërdrejtë si premierë nga BBC Radio 3. Nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare
në Londër, këtë vepër e luajti edhe Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit
Shqiptar më datën 13 shtator 2013 në sallën e Akademisë së Arteve, ku e ftuar
ishte vetë autoria140. Në Edicionin e Dytë të “Notes on Albania”, vepra u luajt nga
140 Më datën 13 shtator 2013, nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Londër, kompozi-
torja Roxanna Panufnik udhëtoi në Tiranë për të qenë e pranishme gjatë ekzekutimit të
veprës së saj nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar me dirigjent Artan Liçaj dhe solist
Lorenc Radovani, në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë. “Katër Stinët e Botës” që vjen
për herë të parë në Shqipëri të kujton jo vetëm nga emri, por edhe nga ndërtimi veprën e
271
REALITETE Shqiptaro - Britanike
violinisti Eljon Vejsiu dhe pianistja Mariela Cingo. Panufniku është një mikeshë e
artistëve shqiparë që performojnë në Londër, siç janë, Alda Dizdari, Tomorr
Kokona, Brikelda Syla, etj.
famshme të Vivaldit. Ajo përbëhet nga: “Vjeshta në Shqipëri”, “Dimri Tibetian”, “Pranvera
në Japoni” dhe Vera Indiane”. Ky ishte finalizimi i bashkëpunimit të gjatë mes Ambasadës,
Orkestrës së RTSH dhe autores së veprës. Pas koncertit dhe mirënjohjes së publikut për
veprën klasike kushtuar Shqipërisë, kompozitorja u shpreh se ka vizituar shumë vende me
muzikën e saj por kurrë nuk ka përjetuar një mikpritje, ngrohtësi, respekt njerëzor si ai që
i rezervuan shqiptarët. Ajo vlerësoi gjithashtu nivelin artistik të Orkestrës së RTSH për të
cilën ka tashmë një projekt të ri, fryt i mbresave të këtij udhëtimi. Roxanna do të kompozojë
së shpejti një pjesë mbi vallet shqiptare ashtu siç ka kompozuar Antonín Dvořák “Vallet
Hungareze”. Kjo histori përbën një praktikë të suskseshme të diplomacisë kulturore të ven-
dit tonë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve me Britaninë e Madhe.
272
Histori, Diplomaci, Kulturë
KRISTEN JOHNSON,
MUZIKANTE, POLITIKANE
Ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe është vendosur në Mbretërinë e
Bashkuar në vitin 1994. Pasi kreu studimet master në Universitetin eTeksasitVerior,
fitoi bursë studimi nga Rotary International për të studiuar në Vjenë e Austri në
vitin 1992-1993. Gjatë asaj kohe në Vjenë ajo mori një ftesë nga Shqipëria për të
dhënë mësime master për piano dhe një koncert recital, ku takoi dhe njohu shumë
kompozitorë dhe muzikantë. Kjo e frymëzoi të bënte kërkime rreth muzikës
shqiptare për gradën e vet të doktoraturës në Artin Muzikor. Dr. Johnson regjistroi
dy CD me muzikë pianistike klasike shqiptare, njëra e quajtur “Këngë”, e cila u prit
me duartrokitje në shkallë botërore dhe ndihmoi në njohjen e muzikës sonë jashtë
vendit. Për të pati komente të tilla si: “Johnson luan me nuanca dhe ngjyra; regjistrimi
është i pasur dhe rikumbues,” nga Guida Amerikane e Regjistrimit. E dyta, e quajtur
“Rapsodia”, përbëhet nga veprat e shumë kompozitorëve të shquar shqiptarë
përfshirë Çesk Zadenë, Feim Ibrahimin dhe Tonin Harapin141.
141 Më 22 maj 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër, Eckehard Pistrick, lektor në etnomusikologji
nga Universiteti Martin Luther i Halles, mbajti një leksion mbi këngën polifonike shqiptare.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Anglo-Shqiptare. Dr. Pistrick paraqiti
historinë e këngës polifonike dhe solli shembuj të ndryshëm nga studimi i tij për polifoninë
në Shqipëri. Ai gjithashtu shfaqi një përmbledhje nga filmi i tij dokumentar “Polifonia –
zërat e harruar të Shqipërisë” – fitues i çmimit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Malor,
tetor 2012. Në vitin 2005, UNESCO-ja shpalli iso-polifoninë “një kryevepër e trashëgimisë
gojore dhe jomateriale të njerëzimit”.
273
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Dr. Johnson ka regjistruar gjithashtu për Delos dhe Nimbus. Diskografia e saj
përfshin veprën e plotë për muzikë pianistike të kompozitorit të famshëm Amy
Beach dhe Arthur Foote dhe shumë pjesë të Dimitri Kabalevskit. Ajo është një
mike e Shqipërisë dhe Ambasadës Shqiptare në Londër dhe e paraqet veten në
Websitin e saj në një foto me instrumentin shqiptar të çiftelisë. Ajo jeton dhe
jep mësim në Universitetin Oksford dhe synonte të bëhej anëtare e Parlamentit
Britanik si kandidate laburiste në zgjedhjet e përgjithshmë të Britanisë së Madhe
të vitit 2015.
274
Histori, Diplomaci, Kulturë
CLLR SUSIE BURBRIDGE, LORD MAYOR WESTMINSTER
Susie Burbridge ka përfaqësuar Lancaster Gate për tetë vjet, ka qenë
anëtare e këshillit bashkiak të Westminster Council dymbëdhjetë vjet dhe ka
punuar për Parlamentin Britanik për më shumë se dhjetë vjet. Ajo është nënë
e tre fëmijëve dhe beson në vlerat e familjes. Zonja Burbridge është mikeshë
e Ambasadës Shqiptare dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në lejimin
e vendosjes së bustit të Skënderbeut kur ishte Kryetare e Këshillit Bashkiak
të Westminstër Council. Ajo mori pjesë në inagurimin e bustit më datën 28
Nëntor 2012 bashkë me kolegun e saj, këshilltarin Robert Devis. E dekoruar
dhe e nderuar nga Mbretëresha Elizabeth, miqësia e saj i bën nder Ambasadës
Shqiptare në Londër.
275
KAPITULLI XI
Media e shqiptaro – britanikëve në
Londër
Pas vendosjes së shqiptarëve në mënyrë masive në Britaninë e Madhe, dhe pas
njëfarë periudhe ata ndien nevojën e komunikmit nëpërmjet të mjeteve masive,
siç janë gazetat dhe radio – televizionet. Është i njohur kontributi i seksionit shqip
të Radio BBC. Megjithatë, nevoja që shqiptarët të kishin gazetat e veta bëri që
të themeloheshin dy prej tyre, të cilat botohen periodikisht. Ndërkohë një ndër
televizionet më të mëdha të vendit,Top – Channel ka korrespendentin e vet, i cili
raporton në mënyrë sistematike për tërë ngjarjet e rëndësishme që kanë të bëjnë
me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Një radio lokale në Ipswich, e themeluar
dhe drejtuar nga aktivistja e njohur, inxhinjerja e British Telecomi-it, zonja Lida
Rragami, transmeton emisione të përjavshme në gjuhën shqipe për një auditor të
konsiderueshëm shqiparo - britanik.
277
REALITETE Shqiptaro - Britanike
GAZETA ALBANIAN NEWS
Gazeta “Albanian News” është gazetë e bashkësisë shqiptaro – britanike,
vazhdim i gazetës me emrin “Albanian Mail” e themeluar në vitin 2003. Gazetën e
drejton Dr. Fatmir Terziu dhe është pjesë e grupit mediatik ACP, ku bën pjesë dhe
revista online Fjala e Lirë. Dr. Terziu ka studiuar letërsi shqipe në Universitetin e
Tiranës.Ai ka punuar në arsim për shumë kohë dhe po ashtu si gazetar i gazetës RD.
Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College.
Ai mban gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton
University në Britaninë e Madhe dhe Phd për Media, Kulturë dhe Politikë. Gazeta
“Albanian News” shpërndahet rregullisht thuajse në çdo qendër ku ka shqiptarë
në Londër. Ajo pasqyron jetën e emigrantëve shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Një pjesë e madhe e saj u kushtohet ngjarjeve në Shqipëri, Kosovë e në vise tjera
shqiptare, si dhe kulturës, historisë dhe letërsisë shqipe.Ajo është një zë i bashkësisë
shqiptaro-britanike dhe një element i fuqishëm mediatik për ta.
GAZETA “THE ALBANIAN”, PETRIT KUÇANA
Gazeta “The Albanian” në Londër është një prej mjeteve informative më
efikase që shqiptarët në Britanisë e Madhe kanë ngritur ndonjëherë. Ajo është
themeluar më 1 maj 2004, botohet çdo javë dhe shpërndahet falas në qytetet
kryesore të Britanisë së Madhe, në 20 000 kopje. Gazeta ka synim kryesor të mbajë
të informuar pjesëtarët e bashkësisë shqiptaro – britanike të të gjitha kategorive,
shtetas britanikë, rezidentë të ligjshëm apo ata që janë në një proces aplikimi
dhe pritjeje për ta fituar atë status. Ajo i ndihmon ata që të mësojnë
për rregullat e emigracionit, veprimtaritë e bashkësive shqiptare dhe
shoqatave, mundësitë e punësimit, njohjen me punën e bashkatdhetarëve. Po
ashtu ajo mban një profil të lartë informativ për çdo informacion që ka ndikim në
278
Histori, Diplomaci, Kulturë
jetën e emigrantëve shqiptarë,për legjislacionin britanik,ngjarjet që shkaktojnë lajm
te shqiptarët. Ajo pasqyron jetën e shoqatave, aktivitetet kulturore, veprimtarinë e
shkollave shqipe, veprimtaritë e Ambasadës, etj. Ajo ka promovuar 100-shqiptaro
britanikët më të suksesshëm në Britaninë e Madhe.142 Veç kësaj gazeta informon
rreth atyre që ndodhin në atdhe, në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare.
Gazeta promovon talentet e reja, bën recensione librash, ndihmon në njohjen e
veprimtarive të shqiptarëve në vende të tjera të botës. Po ashtu, ajo boton artikuj
të gjerë me natyrë edukative, historike, njohëse për shqiptarët. Kjo gazetë është një
pasuri e madhe pa të cilën tani vështirë se mund të kuptohet jeta e shqiptarëve në
këtë vend. Drejtor i gazetës është gazetari Petrit Kuçana, ish gazetar i gazetës “55”
në Tiranë, autor i disa botimeve letrare.
Top – Channel, ARBEN MANAJ
Arben Manaj është një zë shumë i njohur për dëgjuesit shqiptarë të Radios
BBC World Service, në Londër, që kur ajo transmetonte në gjuhën shqipe, nga
viti 1993 derisa u mbyll në gusht të vitit 2011. Ai ka një karrierë prej 29 vjetësh
në gazetari. Është po ai zë që tani informon nga Londra për Televizionin Top
- Channel. Ai ka qenë korrespendent i parë i Agjencisë Amerikane të Lajmeve
Associated Press. Që kur ishte student në Fakultetin e Filologjisë, Dega e gjuhës
angleze në Universitetin e Tiranës, ka botuar shkrime në shtypin shqiptar. Nga viti
1986 deri në vitin 1991 ka punuar në RTSh si analist për çështjet ndërkombëtare
në redaksinë e perëndimit. Sot nuk ka ndodhi që ka të bëjë me shqiptarët në
Mbretërinë e Bashkuar të cilën publiku ynë të mos i mësojë thuajse në kohë reale
142 Me 16 maj 2013, në ambientet e O2 Arena në Londër, u festua 9 vjetori i themelimit të
gazetës “The Albanian”, gazetë e bashkësisë shqiptare në Britaninë e Madhe si dhe promov-
imi i albumit “100 Shqiptarët e Britanisë”, ndërsa më 21 mars 2015, në Ambasadë, gazetari,
pronari dhe botuesi i gazetës The Albanian z. Petrit Kuçana, bashkë me stafin e tij organizoi
në bashkëpunim me Ambasadën promovimin e numrit të parë të revistës “Udhëtimi im”. Në
prani të shqiptaro – britanikëve u bënë të njohur një numër shqiptarësh të cilët kanë arritur
jo vetëm të integrohen por edhe të dallohen edhe midis vendasve.
279
REALITETE Shqiptaro - Britanike
falë mbulimit që ai i bën për median shqiptare. Ambasada i është mirënjohëse për
vërtetësinë e lajmeve, shpejtësinë e transmetimit, korrektesën dhe profesionalizmin,
si dhe ndihmesën që i jep bashkësisë shqiptare me transmetimet e tij thuajse të
përditshme.
280
KAPITULLI XII
SHENJA KUPTIMPLOTË TË PRANISË
SHQIPTARE NË LONDËR
Në Londrën e mbushur me muze, vepra arti, statuja, portrete, tri janë veprat e
artit, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër tregojnë praninë shqiptare:
BAYSWATER
BUSTI i SKËNDERBEUT
Ky bust është vepër e skulptorit të njohur Kreshnik Xhiku, autor i Statujës
së Nënë Terezës vendosur në Cleveland, i statujës së Mbretit Zogu I, i vendosur
në Tiranë, portretit të Faik Konicës në Kodrat e Liqenit artificial, monumentit të
281
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Skënderbeut në Michigan, etj.
Ai është vendosur më datën 28 Nëntor 2012 me rastin e ditës së 100-vjetorit
të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjendet në adresën: 113 Inverness
Terrace, London W2 6JH.
Vendosja e këtij busti ëshë fryt i një pune intensive disamujore të Ambasadës
Shqiptare në Londër,Westminster City Council, Galerisë së Arteve në Tiranë dhe
i ndihmuar intensivisht nga miqtë e dëshmuar të Shqipërisë, z. David Lloyd dhe
Lord Mayer of Westmister, zonja Susie Burbridge.
Ditën e inaugurimit të bustit kishin ardhur qindra qytetarë britanikë me
origjinë nga tërë viset shqiptare në rajonin e Ballkanit. Aty morën pjesë edhe
përfaqësues të Westminster City Council, znj. Susie Burbridge dhe Robert Davis,
Delegati i Urdhrit të Konstandinit për Britaninë dhe Irlandën, Sir Anthony Baily,
si dhe njëri nga njerëzit që kanë ndihmuar më shumë për vendosjen e bustit, z
David Lloyd.
Në fjalën e tij z. Robert Davis, përshkroi jetën dhe kontributin e pashembullt
të Skënderbeut dhe arsyen përse ky bust do të qëndrojë në një prej lagjeve më të
bukura të Londrës, në Bayswater. Busti i Skënderbeut në Londër është vendosur
në Google Map si një ndër shenjat orientuse të qytetit të Londrës.Ai është kthyer
në një qendër peligrinazhi. Shumë shqiptarë e vizitojnë në ditë gëzimesh, festash,
martesash dhe ditëlindjesh.
282
Histori, Diplomaci, Kulturë
GALERIA KOMBËTARE E PORTRETEVE
PORTRETI I GEORGE GORDON BYRON
Portret i poetit George Gordon Bayron me rroba kombëtare shqiptare
konsiderohet si portreti më i bukur i Galerisë Kombëtare të Portreteve në Britaninë
e Madhe.Vepra gjendet në atë që njihet si National Portrait Gallery në Londër, në
St. Martin’s Pl, London WC2H 0HE. Mban poshtë diçiturën: Byron me kostum
shqiptar. Ky portret është bërë në dy kopje. Njëra gjendet në zyrën e Ambasadorit
Britanik në Athinë dhe tjetra në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër.
Portretin e ka bërë piktori i njohur anglez Thomas Philips (1770–18450). Byroni
- i pozoi Philipsit në vitin 1813 i veshur me kostum kombëtar shqiptar, të cilin e
kishte blerë katër vjet më parë. Ky kostum sot gjendet në Bowood in Wiltshire. Në
atë kohë ka pasur shumë komente dhe mendime rreth këtij portreti. Më i pranuari
ka qenë ai i eseistit dhe poetit Leigh Hunt, i cili mendon se ky është portreti më
i bukur që është ekspozuar ndonjëherë me më shumë elementë dekorues, d.m.th.
më i miri në jetën e tij, edhe në shprehje. Ky variant është ekspozuar në vitin 1835.
Autori ka bërë 700 portrete. Ai ka qenë anëtar i Akademisë Mbretërore qysh në
283
REALITETE Shqiptaro - Britanike
vitin 1808 dhe profesor në vitet 1825 dhe 1832. Ai ka bërë një numër shumë të
madh portretesh të njerëzve të shquar. Megjithatë portreti i Byron - it mbetet më
i bukuri dhe pa dyshimm më e njohura vepër e Philipsit që e ka bërë edhe atë të
pavdekshëm.
Instituti Mbretëror Antropologjik i Britanisë së Madhe dhe Irlandës143
Një tjetër vend ku gjendet trashëgimia, kultura, historia, kostumografia,
kultura materiale e shqiptarëve është Instituti Mbretëror Antropologjik i Britanisë
së Madhe dhe Irlandës. Aty gjendet tërë koleksioni i mbledhur nga udhëtarja,
antropologia, studjuesja dhe mikesha e pashoqe e shqiptarëve, Ms Edith Durham.
Në atë institut gjenden disa albume të mëdha me fotografitë që ajo ka marrë
në Shqipërinë e Veriut, në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, madje edhe në
Maqedoni. Ky koleksion është i hapur për studiuesit dhe përbën një tjetër shenjë
të pranisë shqiptare në Londrën e pasurive të pafund të kësaj natyre. Bazuar në këtë
pasuri si dhe në shkrimet e saj, janë botuar një seri librash të saj.
143 Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland, 50 Fitzroy Street, London
W1T 5BT.
284
Histori, Diplomaci, Kulturë
MUZEU I ARTIT TATE BRITTON
MEHMET ALI PASHAI I EGJIPTIT
Në Muzeun e artit britanik Tate Britton gjendet një pikturë e Mehmet Ali
Pashait, themeluesit të Egjiptit modern.Ai është i ekspozuar në një vend shumë të
dukshëm dhe është një vepër e rëndësishme në artin figurativ britanik. Mehmet
Aliu (1769–1849) u bë pashai i Egjiptit në vitin 1805.Ai themeloi dinastinë e tij, e
cila sundoi deri në vitin 1952. Piktura është vepër e Sir David Wilkie (1785–1841).
Autori e takoi Mehmet Ali Pashain në vitin 1841, ndërkohë që kishte shkuar për
të bërë piktura me përmbajtje biblike si dhe peizazhe. Ai nuk arriti t’i ekspozonte
për së gjalli pasi vdiq rrugës për në kthim në vitin 1841. Kjo pikturë paraqet një
figurë mbresëlënëse, të veshur me rroba të pasura, me një shpatë të gjatë që e mban
në anën e majtë. Fuqia dhe karakteri i tij theksohen në shprehjen e vendosmërisë
në duart e tij që shtrëngojnë krahët e kolltukut ku është ulur.Vepra është e varur në
muzeun më të madh të krijimeve të piktorëve më të shquar britanikë dhe u kujton
vizitorëve njërën prej figuave më madhështore shqiptare të shekullit të 19–të.
285
KAPITULLI XIII
DIPLOMACIA KULTURORE OSE
PROMOVIMI I SHQIPËRISË
Ndërsa pjesa e parë e këtij libri ka të bëjë me historitë e udhëtarëve britanikë
në trojet shqiptare dhe mënyrën si e kanë paraqitur Shqipërinë ata, do të desha të
ndalem në këtë libër tek ajo që është bërë tashmë e njohur si Diplomacia Kulturore
ose Promovimi i vendit nëpërmjet artit dhe kulturës.Vendi ynë ka mjaft njerëz të
artit e kulturës dhe pasuri të veçanta shpirtërore. Pas rivendosjes së mardhënieve
midis dy vendeve janë organizuar ngjarje me rëndësi për promovimin e dyanshëm
të cultures, siç kanë qenë turneu i Orkestrës Simfonike të RTVSH në Britani, si
dhe vizita e aktorit të madh komik anglez Norman Wisdom në Shqipëri.
Gjatë viteve 2012 – 2015 Ambasada në Londër e intensifikoi këtë veprimtari
me synim promovimin e Shqipërsë nëpërmjet të këtyre elementëve. Diplomacia
Kulturore/Promovimi i Shqipërisë nëpërmjet të Kulturës në këtë periudhë është
bërë bazuar në një plan të detajuar dhe mbi një koncept të qartë. Në këtë libër
gjenden të pasqyruara një pjesë, por më e rëndësishmja e këtyre veprimtarive. Një
listë e këtyre veprimtarive gjendet si shtojcë e këtij libri. Megjithatë do desha të
ndalem tek ato më kryesoret, të cilat kanë lënë gjurmë dhe mund të konsiderohen
si themelimi i një tradite shumë të mirë për diplomacinë kulturore shqiptare në
Mbretërinë e Bashkuar.
287
REALITETE Shqiptaro - Britanike
VENDOSJA E BUSTIT TË SKËNDERBEUT, NË NDERIM TË
100-VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë, më datën 28 Nëntor
2012, në Londër u vendos Busti i Skënderbeut, në adresën: 113 Inverness Terrace,
London W2 6JH.
Vendosja e këtij busti është fryt i një pune intensive disamujore i Ambasadës
Shqiptare në Londër,Westminster City Council, të ndihmuar intensivisht nga miku
i dëshmuar i Shqipërisë, z. David Lloyd.
Skulptura është vepër e skulptorit tashmë të njohur, Kreshnik Xhiku, autor
i Statujës së Nënë Terezës vendosur në Cleveland, i statujës së Mbretit Zog I,
vendosur në Tiranë, i portretit të Faik Konicës në Kodrat e Liqenit artificial, i
monumentit të Skënderbeut mbi kalë në Michigan etj.
Në inaugurimin e bustit morën pjesë qindra qytetarë britanikë me origjinë
nga tërë viset shqiptare në rajonin e Ballkanit.Aty morën pjesë edhe përfaqësues të
Westminster City Council, Lord Mayor, Zonja Susie Burbridge dhe Robert Davis,
delegati i Urdhrit të Konstandinit St Georges për Britaninë e Madhe dhe Irlandën,
Sir Anthony Bailey, si dhe njëri nga njerëzit që kanë ndihmuar më shumë për
vendosjen e bustit, z. David Lloyd.
Në fjalën e tij z. Robert Davis, përshkroi jetën dhe kontributin e pashembullt
të Skënderbeut dhe arsyen se përse ky bust do të zbukurojë një prej lagjeve më
të bukura të Londrës, Bayswater. Të pranishmit i përshëndeti shefi i Misionit
Diplomatik të Republikës së Shqipërisë.
Busti ka mbishkrimin: Heroi i Pathyeshëm i Kombit Shqiptar, Mbrojtësi i
Qytetërimit Perëndimor.
288
Histori, Diplomaci, Kulturë
EDICIONI I PARË I NOTES ON ALBANIA, 16 DHJETOR 2013
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër, në kuadër të veprimtarive të
saj për Diplomacinë Kulturore dhe promovimin e vlerave të vendit tonë, organizoi
me datën 16 dhjetor 2013, koncertin e titulluar:
Notes On Albania
Titullimi i këtij koncerti me këtë emër kishte si qëllim t’i sillte auditorit jo
vetëm notat muzikore të interpretuara me virtuozitet nga artistët shqiptarë por
edhe ta nxiste atë të merrte shënim se Shqipëria është një vend europian dhe që ka
tërë potencialin, bukurinë dhe aftësinë e njerëzve të saj për të qenë e tillë.
Koncerti u zhvillua në sallën Amaryllis Fleming Concert Hall të Kolegjit
Mretëror të Muzikës në Londër. Ai u ndoq nga një audinecë e gjërë prej më se
400 spektatorësh, ku kishte ambasadorë, diplomatë, lordë, parlamentarë, profesorë
universitetesh, muzikologë, anëtarë të shoqatës Anglo – Shqiptare, biznesmenë,
dashamirës anglezë të muzikës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe etj.
289
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Në qendër të koncertit ishte emri dhe frymëzimi i artistes tashmë me famë
botërore Ermonela Jaho, ndërsa programi i saj u plotësua me zërin e sopranos tjetër
shqiptare ardhur enkas në Londër nga Bukureshti, Arlinda Morava, shoqëruar në
piano nga Maestro Petrescu dhe viloniçelistja Klara Bregu, me tingujt e violinës së
Alda Dizdarit dhe meloditë e mrekullueshme të luajtura nga Alb - Trio e Londrës,
e drejtuar nga pianistja Mariela Cingo.
Shfaqja u përshkua nga një ritëm i lartë, plot emocione dhe u ndoq me interes
të jashtëzakonshëm. Në mënyrë të veçantë u mirëpritën ariet e operave, si ajo e
Puçinit “O mio babbino caro” nga opera “Gianni Schicchi”, “Manon” nga opera
me të njëjtën titull e Jules Massenet, interpretuar nga Ermonela Jaho, pastaj këngët
shqiptare, “Moj e bukura More”, “Perëndeshë e bukurisë” kënduar nga Arlinda
Morava. Alb – Trioja London luajti Mendelssohn-in ndërsa muzika e bukur e
Limos Dizdarit u interpretua nga e bija e tij, violinistja e njohur Alda Dizdari.
Koncerti arriti kulmin me “Sempre Libera” nga “Traviata” e Verdit, interpretuar
nga diva shqiptare dhe u mbyll në mënyrë madhështore me këngën “Të duam më
shumë Shqipërinë”, ekzekutuar nga të gjithë artistët.
Hapjen e koncertit e bëri prezantuesja Kristale Rama, një vajzë amerikane
me prindër shqiptarë nga Tuzi, ndërsa mirëseardhjen artistëve dhe spektatorëve ua
uroi Ambasadori i Shqipërisë në Londër.
290
Histori, Diplomaci, Kulturë
Edicioni i dytë i Notes on Albania, 26 nëntor 2014
Për nder të 102 - vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë,Ambasada e Republikës së
Shqipërisë në Londër organizoi Edicionin e Dytë të NOTES ON ALBANIA – i
cili pat edhe mbështetjen e Lordt Robert Maclennan të Rogartit.Veprimtaria u
mbajt në Kings Place, një nga qendrat më prestigjioze të muzikës dhe teatrit në
Londër. Për këtë veprimtari promovuese – artistike, pas edicionit të parë të vitit
2013, është punuar thuajse një vit, duke arritur të silleshin në Londër artistë të
shquar shqiptarë të skenës botërore:
1. Inva Mula, soprano
2. Genc Tukiçi, pianist
3. Mariela Cingo, piano dhe Eljon Vejsiu, violinë, dy instrumentistë të njohur në
Londër,
4. Roxana Panufnik, kompozitore e njohur britanike e cila ka kompozuar “Katër
Stinët e Botës”, ku “Vjeshta” është bazuar në motive të muzikës tradicionale
shqiptare,
5. Peter Sheppard Skaerved, violinist i famshëm anglez, i cili luajti pjesë nga
291
REALITETE Shqiptaro - Britanike
kompozitori i mirënjohur shqiptaro – britanik z. Thoma Simaku. Pjesa që u
luajt ishte bazuar dhe frymëzuar në tingujt e çiftelisë.
6. Melina Karagianni, pianiste shqiptare e cila studion në Akademinë Mbretërore
të Muzikës në Londër.
7. Koncerti u nderua edhe me pjesëmarrjen e z. Robert #ilton, novelist britanik
dhe aktualisht zv. Shef i Pranisë së OSBE-së në Tiranë. Z. Wilton është i
pasionuar pas letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe ka përkthyer shumë poezi nga
shqipja në anglisht. Në koncert ai solli në anglisht tri poezi nga Naim Frashëri,
Jeronim de Rada dhe Ismail Kadareja. Z. Wilton solli shkurt për auditorin
edhe një opinion për gjuhën dhe poezinë shqipe, si shtrati para indeo-europian
gjuhësor i kontinentit.
8. Programi u shoqërua me video projeksion të përgatitur nga z Renis Tershana,
enkas për këtë aktivitet, si dhe video klipi i dërguar nga Ministria e Kulturës
për promovimin e turizimit shqiptar.
Në koncert morën pjesë rreth 420 veta. Një pjesë e auditorit ishin të ftuar;
ndërsa pjesa tjetër spektatorë me interes të lartë për artin dhe artistët shqiptarë.
Merrnin pjesë 15 ambasadorë me zonjat e tyre, nga shefja e Prezencës Europiane në
Mbretërinë e Bashkuar zj. Jacqueline Minor, Lord Mayor of City of Westminster,
shumë diplomatë, lordë, parlamentarë, profesorë universitetesh, muzikologë,
anëtarë të shoqatës Anglo – Shqiptare, biznesmenë, dashamirës anglezë të muzikës,
bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe, studentë etj.
“Notes on Albania” ka qëndruar në websitin e Kings Place për më se tre muaj,
i cili përbën një tjeter promovim për muzikantët dhe artin shqiptar. Organizimi i
aktivitetit është kryer edhe me mbështetjen e sponsorëve me origjinë shqiptare, z.
Aqif Neli, z. Naim Hasani dhe z. Përparim Rama. Organizimin e koncertit e kanë
mbëshetur dhe Konsullja jonë e Nderit në Oksford, zj. Bryony Bethel, zj. Xhoana
Papakostandini, ish diplomate e Ambasadës dhe bashkë-themeluese e ROCMA – s,
292
Histori, Diplomaci, Kulturë
z. Renis Tërshana i Fondacionit EDS, kompozitorja britanike Roxanna Panufnik,
Z.Andrew Clawson, i Fondacionit të Muzikës për Kings Place, etj.
Gjatë pjesës së dytë të veprimtarisë, në sfond u shfaq një video me pamje nga
Shqipëria. NOTES ON ALBANIA është veprimtaria më e madhe promovuese e
organizuar ndonjëherë në Britaninë e Madhe dhe ka si synim të rrisë reputacionin
e bashkësisë shqiptaro – britanike në Britaninë e Madhe dhe më gjerë.
293
REALITETE Shqiptaro - Britanike
SOKRATI – KABASHI FLASIN SHQIP EDHE NË “KINGS-PLACE”
TË LONDRËS
Më datën 23 tetor 2014, Artisti i Merituar dhe Mjeshtri i Madh i skenës
shqiptare, Mirush Kabashi përcolli me shumë emocion forcën e vërtetë të fjalës
shqipe në skenën prestigjoze të teatrit “Kings Place”, në Londër. Ai interpretoi
“Apologjinë e vërtetë të Sokratit” në një shfaqje të organizuar nga Ambasada
Shqiptare në Londër. Në një sallë të tejmbushur me ambasadorë, diplomatë,
me stafin e dy Ambasadave, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptaro-britanikë,
anglezë dhe tjerë të huaj, artisti ynë arriti të përçonte tek publiku vlerat e një
interpretimi të vërtetë artistik të një niveli shumë të lartë. Kjo shfaqje u ndoq
nga një publik shumë i zgjedhur dhe u publikua on-line për 53.000 anëtarëve
të klubit të teatrit “Kings Place”, në tërë botën. Me këtë monodramë, Mirush
Kabashi ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze, si ajo
e Parisit,Vjenës, Kajros, Kievit,Torontos, Athinës, Beogradit, Prishtinës, Lionit,
Plovdivit, Gjenevës, etj., duke ka marrë duartrokitje dhe vlerësime të veçanta.
Një natë përpara shfaqjes, artisti Kabashi pat një takim shumë emocionues me
bashkatdhetarët në Sallën e Ambasadës. Ai foli për karrierën e tij dhe intepretoi
pjesë nga letërsia shqipe me karakter të theksuar patriotik.
294
Histori, Diplomaci, Kulturë
JAVA E KULTURËS SHQIPTARO – BRITANIKE,26 MAJ – 4 QERSHOR
2015
Më datën 28 maj deri më datën 4 qershor 2015, u zhvillua në Londër Java e
Kulturës Shqiptaro-Britanike nën kujdesin e Ambasadës shqiptare.
1.- NATA E PARË - HOMAZH EDWAR LEAR - NGA BASHKIM
AHMETAJ - IZANO
Java filloi në Shtëpinë e Europës
në Londër, ku u hap Ekspozita e
Artit Figurativ ‘Homazh për Edward
Lear’. Atë e deklaroi të hapur Znj.
Jacqueline Minor, kreu i Komisionit
Europian në Mbretërinë e Bashkuar,e
cila vlerësoi jo vetëm punën e artistit
të madh shqiptar me origjinë nga
Gjirokastra Bashkim Izano – Ahmeti,
por edhe vetë artin shqiptar si pjesë
integrale e artit europian144. Në
hapjen e saj morën pjesë ambasadorë,
diplomatë, artistë të artit figurative.
Ekspozita ka qëndruar e hapur për publikun britanik nga data 28 maj deri me
datën 19 qershor 2015145.
144 Painting Albania – A review by Adam Yamey, Published May 30, 2015.
145 Newsweek - Europe’s internal frontier: Albania has long been a mystery to the West, by
Haryy Eyres, 11.06.2015.
295
REALITETE Shqiptaro - Britanike
2.- NATA E DYTË - KËNGËT E ATDHEUT
Aktiviteti i dytë i kësaj jave ishte ceremonia
e dorëzimit të Albumit muzikor “KËNGËT E
ATDHEUT” mësuesve dhe nxënësve shqiptarë
në Londër. Ky libër muzikor është një dhuratë e
muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja,
të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, kushtuar
fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Dita e katërt e kësaj jave u hap me prezantimin
e librit të historianit dhe publicistit të njohur
britanik, Sir Noel Malcolm “Agents of Empire”,
(“Agjentët e Perandorisë”). Pjesëmarrës ishin miq të Sir Malcolm-it, të një elite të
lartë angleze, editorë të gazetave të njohura britanike si:Telegraph, Charles Moore,
autori i pesëdhjetë librave historikë, 80-vjeçari Paul Johnson, Drejtori i Institutit
Mbretëror të Antropologjisë, Prof. David Shankland, editori i Revistës Standpoint,
Z. Daniel Johnson, arkitekti i famshëm Mark Willingale, gazetari i njohur Harry
Eyres i Newsweek, stërnipi i Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë në vitin 1922
me të njejtin emër, e shumë të tjerë.
296
Histori, Diplomaci, Kulturë
3.- NATA E TRETË “DIPLOMACIA SHTRËNGUESE E NATOS –
S, ENVER BYTYÇI
Dita tjetër vazhdoi me promovimin e librit
të Dr. Enver Bytyçit, “Diplomacia Shtrënguese e
NATO-s në Kosovë”,në gjuhën angleze.Veprimtaria
u zhvillua në selinë e Ambasadës së Republikës së
Kosovës në Londër. Morën pjesë diplomatët e dy
ambasadave, studiues britanikë, lexues, shkrimtarë,
dashamirës të historisë, miq të ambasadave të
Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me banim
në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare
etj. Gjithashtu, në aktivitet ishte i pranishëm edhe
anëtari i Parlamentit Britanik Z. Mark Prichard.
Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi, i cili bëri
prezantimin e autorit dhe librit.
4.- NATA E KATËRT - AGJENTËT E PERANDORISË
Në mbrëmjen e datës 2 qershor 2015 në
Ambasadë u bë prezantimi i librit të botuar së
fundmi prej autorit Sir Noel Malcolm ’Agents of
Empire’. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin miq
të Sir Noel Malcolm-it të një elite të lartë angleze,
editorë të gazetave të njohura vendase si: Telegraph,
Charles Moore, Drejtori i Institutit Mbretëror të
297
REALITETE Shqiptaro - Britanike
Antropologjisë, Z. David Shankland, editori i Revistës Standpoint, Z. Daniel
Johnson, arkitekti i famshëm Mark Uillingalle, gazetari i njohur Harry Eyres,
stërnipi i Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë në vitin 1922 me të njëjtin emër,
kryredaktorët e Shtëpisë Botuese Penguin dhe Random House, etj.
“Nëse dikush dëshironte të bënte tregti me Perandorinë Osmane ishte shumë
e rëndësishme të njihte një shqiptar”.
Në verën e vitit 2015, Sir Noel Malcolm-i, profesor i kolegjit All Souls
College Oxford botoi librin “Agjentët e Perandorisë”. Ky libër, pas atij, “Kosova
– Një histori e shkurtër” i po këtij autori, jep një përshkrim nga më interesantët
mbi shqiptarët në Ballkan.Ai shpalos në këtë vepër aftësitë drejtuese të shqiptarëve
në elitën veneciane dhe në atë osmane. Noel Malcolm-i, na tregon një histori të
panjohur të vendit tonë, deri më sot. Pas njëzet vjet hulumtimesh në dokumentet
më të pluhurosura të arkivave më të mëdha si ato të Vatikanit,Vjenës, Stambollit,
Venedikut, Raguzës, Varshavës, Maltës, ai vjen me një histori sa interesante aq
edhe intriguese të një familjeje shqiptare në Ulqinin e shekullit XVI, aty ku
ndahej kufiri lindje – perëndim.
Familja e madhe shqiptare ndahet në dy pjesë, Bruni dhe Bruti. Njëri
i shërben Perandorisë së Venecies, tjetri asaj Osmane. Dhe vjen një ditë që ata
do të ndesheshin midis tyre në krye të ushtrive të dy Perandorive në Betejën e
Lepantos146. Në atë betejë ku vritet njëri prej tyre, tjetri mund të ketë qenë 100
metra larg duke luftuar në anën tjetër të frontit.
146 Beteja e Lepantos është zhvilluar më datën 7 tetor 1571 midis Flotës së Lidhjes së Shenjtë,
një koalicion i marinës së shteteve katolike të Europës Jugore të drejtuar nga Spanja dhe
flotës së Perandorisë Osmane në Gjirin e Korinthit, në Greqi dhe u fitua prej të parëve duke
ndaluar zgjerimin e Perandrosë Osmane drejt pjesës europiane të Mesdheut.
298
Histori, Diplomaci, Kulturë
Revista “The Economist”147 shkruan:
“Libri i Noel Malcolm tregon në mënyrë gjeniale ekuilibrin ndryshues të
forcave midis PerandoriveVeneciane dhe asaj Osmane, ku fuqitë detare ishin
në konkurrencë se cila do të zotëronte Mesdheun Lindor dhe se si disa
të krishterë jetonin mire, duke i shërbyer Perandorisë Osmane, ndërsa disa
myslimanë depërtonin brenda Perandorisë Veneciane”.
Gazeta tjetër “The Telegraph148,149” e quan librin:
“Një arritje të mrekullueshme të gërshetimit të historive të fituesve dhe
humbësve të shekullit XVI, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë
dhe spiunët”.
Gazeta “The Guardian”150 thotë:
“Kjo vepër e mrekullueshme e Noel Malcolmit i përdor historitë e ndërthurura
të dy familjeve shqiptare Brunit dhe Brutit – si një prizëm nëpërmjet të
cilit të shohim kontaktet dhe konfliktet që e karakterizojnë Mesdheun në
fazën e tij të hershme të periudhës moderne. Si diplomatë, spiunë, priftërinj,
ushtarë, tregtarë dhe përkthyes, ata janë të levizshëm dhe flasin shumë gjuhë.
Prej rrënjëve të tyre shqiptare, lidhjeve farefisnore dhe kontakteve të shtrira
gjithandej, ata i tejkalojnë barrierat e fesë dhe kombësisë. Më tej shton se
rezultati i kësaj vepre është mahnitës (dhe do të duhet kohë që të tejkalohet
147 The Economist, Politics in the 16th century, Mediterranean and its relevance to the mod-
ern Balkans, 23.05.2015.
148 Daily Telegraph, Christopher House, 23.05.2015.
149 Daily Telegraph, Jerry Brotton, 13.06.2015.
150 he Gardian - John Gallagher, 10.06.2015.
299
REALITETE Shqiptaro - Britanike
për nga rëndësia). E pasur dhe e detajuar, aty gjendet ndërthurja e hollësishme
e historisë mesdhetare që përfshin “tërë shqiptarët, kaq të shpërfillur, që enden
brenda historisë së Europës së shekullit të 16 – të”.
Në lidhje me këtë libër të tij të radhës, vetë Sir Noel Malcolm thotë se në
shekullin e 16-të kishte shumë mënyra për të qenë shqiptar:
“Ata luajnë rol të rëndësishëm për fuqitë e mëdha në Perëndim dhe nga
ana tjetër kanë pozicione kyçe në Perandorinë Osmane. Në librin tim kemi
një pjesëtar të familjes që është krypeshkop shumë i rëndësishëm i Kishës
Katolike, ndërkohë që një tjetër punon për Papën si oficer i lartë ushtarak.Ata
gjenden në ushtrinë e Mbretit të Spanjës dhe janë kalorësit më të shquar. Në
anën tjetër një kushëri i tyre bëhet një nga pashallarët më të rëndësishëm në
Stamboll dhe arrin të bëhet Vezir i Madh. Më në veri, në Moldavi, një tjetër
shqiptar luan një rol të jashtëzakonshëm. Është e vështirë të përgjithësosh
rolin e shqiptarëve në atë periudhë, por kur sheh pozicionet e rëndësishme që
ata kanë mbajtur në politikë, shoqëri dhe ushtri, vjen në përfundimin se ata
gjendeshin kudo. Madje shumë prej shqiptarëve janë kaq të talentuar, sa kapin
bash majat e pushtetit. Nuk dihet saktësisht numri i tyre, pasi përkatësia etnike
e pashallarëve mbetet ende një çështje e paqartë, por në Perandorinë Osmane
ka patur dyzet vezirë të mëdhenj shqiptarë. Mendoj, se periudha për të cilën
bëhet fjalë në librin tim është periudha më e mirë e shqiptarëve në postet më
të larta të qeverisë osmane. Unë ndalem te Sinan Pasha Topojani që ishteVezir
i Madh, pesë herë. Gjatë qeverisjes së tij, gjendeshin edhe dy - tre shqiptarë
të tjerë në Divan, që ishte Këshilli i Ministrave i asaj kohe. Unë i jam referuar
një raporti të një diplomati austriak, që thoshte: ‘Nëse dikush dëshironte të
bënte tregti me Perandorinë Osmane ishte shumë e rëndësishme që të njihte
një shqiptar”.
300