The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by , 2016-08-06 06:33:53

30 Barcaleta e-book

30 Barcaleta e-book

Page 1 of 33

Hyrje

“ Një ditë e kaluar pa qeshur, është një ditë e humbur”

Charli Chaplin

Ky libër lindi rastësisht, ashtu sikurse çdo gjë e bukur lind.
Lindi nga dëshira për të ndarë ato çaste të bukura të kaluara
mes kolegësh në ambjentet e punës jo vetëm mes nesh,por
edhe me ju. Lindi nga shtysa për të falur sa më shumë
buzëqeshje, sa më shumë lumturi.
Ju do ta kuptoni me kalimin e kohës nëse akoma se keni
kuptuar se , nuk do e ndjeni për asnjë moment lodhjen për
sa kohë do ta kaloni me humor dhe pozitivitet. Ju , do e doni
punën tuaj më shumë dhe kolegët më fort përsa kohë lot
gëzimi ndani mes jush. Ju do jeni më produktiv, do punoni
më fort nëse do duheni mes jush. Nëse punën do e shikoni
si një oaz lumturie dhe do falni caste të paharrueshme
humori, gjithçka e bukur do vij më pas. Besomeni për çka ju
them.
Sot dua të ju dhuroj këto copëza buzeqeshjesh të vogla si
shenjë e dashurisë sime ndaj jush.
Qofshi gjithmonë të lumtur miqtë e mi.

Babeta Rexhepi

Page 2 of 33

1.

Doktori dhe infermierja praktikante

Doktori :- Bëji një lasiks këtij pacientit
Infermierja praktikante: - doktor me vjen keq, nuk kemi
lasiks. Kemi vetem adrenaline, diklofenak dhe furosemid.

Page 3 of 33

2.

Ka edhe kështu

Infermieri filloi ti shpjegonte pacientit si ti përdorte ilaçet dhe
ndërkohë pacienti e shoqëronte gjithë kohës duke e pohuar me
kokë se po e kuptonte. Infermierja duke e parë se ai po e ndiqte,
vazhdonte të fliste me zell rreth situatës së pacientit.Pas gjysëm
ore duke folur ,infermierja i thotë:

- Sic e sheh pra ,nuk ka ndonjë vështirësi , ti ke për ta
parë dhe vetë sa mirë do bëhesh pas trajtimit. Ndonjë
gjë që nuk kuptuat ?

Pacienti që nuk kishte folur asnjë fjalë gjatë kësaj kohe thotë:
- Po tani si ti përdor unë këto ilaçet?

Page 4 of 33

3.



Telefonata

Infermierja duke e parë gjëndjen fëmijës shumë të
rënduar,pasi I tregoi gruas sesi të kujdesej për të në shtëpi
I dha dhe numrin e saj të telefonit.
- Nëse keni problem me fëmijën , ju mund të më

merrni në telefon në çdo ore – I tha infermierja.
Në dy pas mesnate,infermieres I bie telefoni. Ajo e hap, dhe
menjëherë e pyet si ishte fëmija.

- Oh jo jo- i thotë pacientja- djali është shumë mirë,po
burrit mi dhemb shumë dhëmballa ,cfarë ti bëj?

Page 5 of 33

4.



Mesazhi

Njoh një infermier, i cili sa here që binte shi,
do i çonte drejtoreshës së tij këtë mesazh:

“Më fal, nuk vij sot në punë se lagem”

Page 6 of 33

5.



Pacienti dhe pyetësori mbi drogat dhe ushqyerjen

Infermierja teksa po plotësonte një formular , iu drejtua
pacientit:
Infermierja: - Zotëri, a konsumoni fruta?
Pacienti: - Po, konsumoj.
Infermierja : - Sa herë keni konsumuar këto tre muajt e
fundit për gjatë një dite?
Pacienti : - Sa herë na ka ardhur ndonjë në shtëpi ,për qokë.
Pastaj infermierja nisi të plotësonte formularin mbi abuzimin
me drogat .
Infermierja: - Zotëri a konsumoni duhan edhe alkool?
Pacienti : - po, patjetër
Infermierja: Sa here i konsumoni përgjatë një dite?
Pacienti: Sa herë më qerasin

Page 7 of 33

6.

Mamia e revoltuar

Mamia : - Cfarë problemi kishte kunata jote, që t’ia plotësoj
pak kartelën?
Infermierja : Vetëm hiperemezis shkruaj
Mamia e revoltuar : Po ti dje më the të vjella, pse e
ndryshove sot?

Page 8 of 33

7.



Dy shokët

Shoku I : Gruaja ime mbrëmë nuk ishte në shtëpi
Shoku II : Ouu!
Shoku I : Po, ajo e bën shpesh këtë gjë.
Shoku II : Çfarë thua?
Shoku I : Sigurisht, dhe bën shumë lek madje
Shoku II : Dhe ti nuk e ke problem?
Shoku I : Në fakt më vjen keq, se lodhet
Shoku II : Ti qenke I çmendur
Shoku I : Pse ? unë thjesht jam i martuar me një infermiere.

Page 9 of 33

8.



Stilolapsi

Marrëdhënia infermierit me stilolapsin është si marrëdhënia
burrë me grua.
Ja kupton vërtetë rëndësinë vetëm kur nuk e ke.

Page 10 of 33

9.

Infermierja e turnit të tretë dhe pacienti

Një pacient po I thonte gjithë siguri infermieres së turnit të
tretë:

- Sa rehat jeni ju, gjatë turnit të natës dhe gjumë
bëni dhe paratë në llogari ju shtohen

Infermierja iu përgjigj duke buzëqeshur lehtë:
- Nuk më duket kaq rehat,kur ska as pesë minuta
që kam marrë turnin dhe dhjetë here I ke rënë
ziles vetëm ti.

Page 11 of 33

10.

Gruaja e porsalindur dhe infermierja

Infermierja : Pse mendoni se fëmija yt nuk po shton në
peshë
Nëna që nuk kishte bërë as një muaj nga lindja i thotë :

- Ndoshta ngaqë nuk pi.
Infermierja : Po sa here e fusni në gji?
Gruaja: Sa herë qan
Infermierja : Po, sa herë qan fëmija juaj?
Gruaja: Një herë në ditë qan.

Page 12 of 33

11.

Pacienti gënjeshtar

Infermierja : A e konsumoni duhanin?
Pacienti : Jo
Infermierja : Po ti vjen shumë ere duhani
Pacienti : Po kur e kuptove, pse më pyete?

Page 13 of 33

12.

Pacienti me tension

Infermieri : I pini rregullisht ilaçet e tensionit?
Pacienti : Sa herë mi kujton gruaja
Infermieri : Ndodh ndonjëherë që ajo të harrojë?
Pacienti: Sigurisht, sa herë unë e mërzis ajo thotë harrova të
të jepja ilaçet.

Page 14 of 33

13.

Pacienti arrogant

Një pacient arrogant I thotë infermieres
- Nëse do isha unë drejtor , s’do të mbaja ty në
punë
- Po të isha unë si ti : i tha infermierja – nuk do
kishe pasur shansin të jetoje sa për ti thënë këto
fjalë

Page 15 of 33

14.

Infermierja dhe shoqja e saj

Infermierja: Njerëzit keqkuptohen shumë mbi shikimet që ju
hedh. Të gjithë ankohen pse unë ia u ngul sytë atyre.
Shoqja e saj : Po ti pse ia u ngul sytë atëherë?
Infermierja : Unë nuk shikoj ato por venat e tyre.

Page 16 of 33

15.

Pacienti me temperature

Pacienti : Infermiere ,ju lutem hajdeni shpejt tek une se më
duket se kam temperaturë
Infermierja : Sa të marr termometrin dhe do të vij t’ia u mas
menjëherë
Pacienti : Ju lutem mos u vononi, një shoku im ka vdekur nga
temperatura e lartë
Infermierja : Nuk ka mundësi, si ndodhi?
Pacienti : Një ditë kishte temperaturë të lartë, piu një ilac
per ta ulur
Infermierja : edhe…
Pacienti: edhe…ai ilaçi kishte qënë fotoksinë

Page 17 of 33

16.



Infermieri dhe prifti

Prifti : Bir, Zoti do ta shpërblejë për këtë punë kaq humane
që po bën me mua
Infermieri : A I keni marrëdhëniet të mira me Zotin?
Prifti : Sigurisht bir, unë jam prift
Infermieri : A mund ti luteni të qëndroj pranë jush, sa te
mbaroj ketë proçedurën?
Prifti : Pse thoni kështu bir?
Infermieri : Asgjë, thjesht jeni pacienti im I parë.

Page 18 of 33

17.

Infermierja analizave dhe burri injorant

Infermierja : Zotëri, po bashkëshortja juaj do i bëjë analizat?
Pacientja : Ajo punon dhe nuk mund të marrë leje ,por unë
kam një mendim?
Infermierja: Po, sigurisht mund ta shprehni mendimin tuaj
Pacienti : Po mendoja, t’ia shpoj unë gishtin, t’ia hedh gjakun
në një gotë dhe t’ia u sjell juve.

Page 19 of 33

18.

Kryeinfermierja dhe infermierja joempatike

Kryeinfermierja: Me pacientin duhet të jesh empatik, nëse
do të ketë besim tek ti. Duhet ti bësh të kuptojë se ti po e
kupton gjëndjen e tij. Besoj e kupton çfarë dua të të them?
Infermierja : Oh, sigurisht.
Me të mbaruar bisedën, ajo shkoi tek dhoma pacientit e
bindur se kish kuptuar gjithçka mbi atë çfarë I kishin thënë.

- Përshëndetje zotëri – I tha infermierja– tani do të
bëjmë një proçedurë që do t’ju dhembë aq
shumë sa unë për vete nuk do e duroja dot, nëse
do isha në vendin tuaj.

Page 20 of 33

19.

Emrat e çuditshëm

Infermierja : E pe atë çiftin që sapo iku, kishin emra të
çuditshëm
Infermierja tjetër : Si I kishin emrat?
Infermierja parë: Salmonela dhe sifilizi
Infermierja e habitur : Çfarë thua? Imagjino çfarë emrash
mund t’iu kenë vënë fëmijëve
Infermierja e parë : Vajza e kishte Ida dhe djali Goni
Infermierja e dytë : Shyqyr ,paskan emra normal
Infermierja e parë : Në fakt vajza e ka Kandida ndërsa djali
Gonorre.

Page 21 of 33

20.

Infermierja dhe pacienti diabetik

Infermierja pasi shikon përgjigjjen e analizave që i kish sjellë
pacienti, i kthehet e alarmuar.

- Po pse vazhdoni konsumoni kaq shumë ëmbëlsira
kur diabeti po ju shkatërron?

- Sepse i marr me ofertë të parezistueshme zonja
infermiere :- u përgjigj pacienti euforik.

Page 22 of 33

21.

Infermieri me maskë

Ndonjëherë , - rrëfen një infermier – kur kam për ti bërë
ndonjë pacienti ECG, detyrohem dhe vë maskë në fytyrë.

- Për çfarë ju duhet maska – më thonë pacientët
të shqetësuar – do bëni ndonjë ndërhyrje?

- Rri I qetë – I them secilit prej tyre- kështu e do
proçedura e punës

E vazhdoj kështu, duke I bërë ECG me maskë, duke e lënë të
bindur pacientin se maska është pjesë e proçedurës dhe jo
mbrojtja që kam zgjedhur unë, për të mos më asfiksuar era e
këmbëve të tij.

Page 23 of 33

22.

Infermierja , bashkëshorti I saj dhe kolegia

Dy kolege takohen në rrugë, njëra ishte me bashkëshortin e
tjetra vetëm. Ajo që ishte vetëm e pyet:

- Si përfundoi lindja dje?
Infermierja tjetër: Me seksio, se gruaja nuk mundi ta bënte
vetë.
Infermierja që ishte vetëm duke shfryrë I thotë : - eh, kështu
e kanë lindjet.
Më pas ndahen.
Bashkëshorti I saj që nuk merrte vesh nga mjekësia , I thotë I
habitur gruas së tij.

- Sa paska përparuar mjekësia, u lindka fëmija me
seks tani.

-

Page 24 of 33

23.

Pacientja e stresuar dhe infermierja

Pacientja : A të shëndosh stresi?
Infermierja : Jo , stresi nuk të shëndosh, por mënyra si sillesh
kur je e stresuar po.
Pacientja: Tamam, prandaj kam gjithë këtë shëndet se kur
ha, stresohem : tha gruaja sikur e kuptoi, atë çfarë sapo I tha
infermierja.

Page 25 of 33

24.

Përgjigjja e një pacienti

Infermieri : Ju lutem zotëri, mos konsumoni më yndyra se
do bëheni me zemër.
Pacienti : Po ku ka njeri pa zemër mor djalë.
Infermieri : Unë jam i shqetësuar për ju, se rrahjet e zemrës
nuk i ke të rregullta, njëherë dëgjohen e një herë jo
Pacienti : Po edhe ato kanë nevojë të pushojnë
ndonjëherë,çfarë ka këtu për tu shqetësuar.

Page 26 of 33

25.

Pacienti dhe infermierja e shëmtuar

Një pacient kishte pësuar tre herë arrest kardiak gjatë
turnit. Doktori pyet infermieren e turnit për të marrë më
shumë informacion .
Infermierja: Sa herë hyja në dhomë të shikoja gjëndjen e tij ,
ai bënte arrest kardiak. Nuk e kuptova dot nga se i vinte.
I shqetësuar, mjeku shkon në dhomën e pacientit të marrë
vesh çfarë e kishte mundësuar këtë gjë.
Pacienti : Doktor , sa here një infermiere hyn në dhomën
time , zemra në mënyrë të pavullnetshme përgjigjjet kështu.
Doktori : Infermiere, shpejt një maskë për sytë e pacientin.

Page 27 of 33

26.

Gruaja që nuk njihte alkoolin

Infermierja : Jeni konsumatore e alkoolit?
Pacientja: As nuk bëhet fjalë, skam futur ndonjëherë
alkool në gojë
Infermierja: Po çfarë lëngjesh konsumoni zakonisht?
Pacientja : Vetëm ujë dhe një gotë vere çdo pasdite

Page 28 of 33

27.

Infermierja strategjike

Infermierja vjetër: - Integriteti, është një virtyt që vetëm
infermierët profesionistë e kanë. Ato dinë ta kontrollojnë
veten sado i vështirë të jetë pacienti.
Infermierja e re : - Nuk mendoj kështu. Unë jam e sapo
punësuar dhe e kam këtë virtyt. Unë nuk mërzitem
asnjëherë kur një pacient shan apo bërtet.
Infermierja e vjetër: - Sa mirë, por si ja bën?
Infermierja e re : - Mbaj gjithmonë kufje në vesh.

Page 29 of 33

28.

Pacienti që kryente aktivitet fizik

Infermieri duke e parë pacientin shumë obez dhe tepër të ri
në moshë vendos ta parandalojë për rrezikun që i kanoset.
Infermieri : Zotëri, ju keni nevojë urgjente të kryeni aktivitet
fizik në mënyrë që të humbni kilet e tepërta dhe të ruani
shëndetin tuaj. Kështu, filloni duke ecur minimalisht 30
minuta në ditë.Pacienti : Po unë ec 30 minuta në ditë.
Infermieri (duke dyshuar mbi atë që pacienti sapo tha) – Po
mund të më tregoni më me hollësi aktivitetin tuaj fizik
përgjatë një dite?
Pacienti: - Sigurisht, cohem, dal, nga shtëpia deri tek stacioni
eci pesë minuta, pastaj pres derisa të vij atobuzi dhe 5
minuta të tjera, pastaj hipi në autobuz për dhjetë minuta
arrij tek vendi ku pij kafen gjithmonë, pij njëzet minuta kafen
dhe pastaj shkoj tek stacioni,pres pesë minuta,hipi në
autobus, zbres dhe për pesë minuta jam në shtëpi. Më thoni
ju tani, a nuk quhet aktivitet fizik ky?

Page 30 of 33

29.

Pacientët

Pacienti I : kjo infermierja I bënte terapinë dy binjakëve tek
krevatët ngjitur.
Pacienti II : Sa gjë e bukur dhe e rralle
Pacienti I : Çfarë thua, ajo ngaqë nuk i dallonte, i bënte të
dyve të njëjtën terapi

Page 31 of 33

30.

Pacienti i pasur dhe infermierja

Një infermiere ishte mësuar që sa herë i bënte gjilpërën një
pacienti, ai i jepte një sasi të mirë lekësh. Një herë ky pacient
kishte për të bërë gjilpëra për shtatë ditë, dhe të shtatë ditët
nuk i dha infermieres asnjë lek.
Pacienti duke e ditur zakonin e tij , vendos ti shpjegoj
infermieres arsyen pse ai nuk e kishte zbatuar këtë here.

- E di që unë të kam shpërblyer gjithmonë për
punën tënde të palodhur dhe cilësore,por këtë
rradhë nuk pata mundësi ta bëja sepse bleva
makinë.

Infermierja i përgjigjjet me habi
- Më fal, po me lekët e mia e gjete të blesh makinë
ti?

Page 32 of 33

FALEMINDERIT

Page 33 of 33


Click to View FlipBook Version