The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ne kete seksion, do te keni mundesin per tu informuar ne lidhje me gjurmet ekologjike dhe kapacitetin ekologjil.

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Arbrije Bajrami, 2023-05-18 10:31:27

Gjurmet e qendrueshmerise ekologjike

Ne kete seksion, do te keni mundesin per tu informuar ne lidhje me gjurmet ekologjike dhe kapacitetin ekologjil.

Gjurmët e qëndrueshmërisë Dr. Zeqir Veselaj


Botues: Olymp Recensent: Dr. Shahin Berisha Lekturimi: Dr. Xhavit Beqiri Dizajni: Liridon Zekaj


Dr. Zeqir Veselaj GJURMËT E QËNDRUESHMËRISË Gjurma ekologjike, Gjurma e karbonit dhe Gjurma e ujit OLYMP Prishtinë, 2021


SUSKOS- INTRODUCTION OF THE SUSTAINABILITY FOOTPRINTS IN THE EDUCATIONAL SYSTEM OF KOSOVO Research for this brochure was supported in part by Open Society Foundations (OSF). The opinions expressed herein are the author`s own and do not necessarily express the views of OSF. Hulumtimi për këtë broshurë është mbështetur pjesërisht nga Open Society Foundations (OSF). Opinionet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht shprehin pikëpamjet e OSF-së.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 7 Përmbajtja SUSKOS- Introduction of the sustainability footprints in the educational system of Kosovo................5 Parathënie.................................................................................9 Hyrje .......................................................................................13 Origjina e konceptit të qëndrueshmërisë...........................21 Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm..................................25 A mund të matet qëndrueshmëria?....................................27 Gjurma ekologjike (Ecological footprint) dhe Biokapaciteti ..........................................................................33 Dita e tejkalimit të tokës (Earth overshoot day) ..............53 Gjurma e ujit (Water footprint)..........................................57 Gjurma e karbonit (Carbon footprint) ..............................67 Shtojca 1. Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm - Deklarata e Rios 1992 ..........................................................81 Shtojca 2. Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.............89 Shtojca 3. Kalkulimi i gjurmës ekologjike individuale ....93


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 9 PARATHËNIE Thomas Malthusi, në shekullin 18, e plasoi një teori, e cila, për shkak të parashikimeve të errëta atëbotë, por edhe më vonë, u njoh edhe si “teoria fataliste e Maltusit”. Po çfarë parashikoi Maltusi? Teoria e tij, mbështetur në kalkulime matematikore, pretendonte se “shtimi jashtëzakonisht i madh i popullsisë njerëzore do ta sjellë planetin në situatën kur ai nuk do të mund të prodhojë mjaftueshëm resurse natyrore për plotësimin e nevojave njerëzore”. Sipas Maltusit, përderisa njerëzimi shtohet me progresion gjeometrik: 1, 2, 4, 8, 16, 32…e tutje, resurset natyrore shtohen me progresion aritmetik 1, 2, 3, 4, 5… (kg, ton apo masë tjetër). A po jetojmë tashmë atë që e parashikoi Maltusi para shekujsh? A i plotëson sot biosfera nevojat e njerëzimit për resurse? Raporti në mes asaj që ekosistemi global mund të prodhojë brenda vitit dhe asaj që njerëzimi shfrytëzon nga ai prodhim ka qenë ide nxitëse për shumë shkencëtarë. Nga kjo ide u lind edhe nevoja e matjes së prodhimit dhe konsumit të materies dhe energjisë në ekosistem. Deri më sot koncepti i Gjurmës ekologjike është instrumenti më konkret që mat kërkesën tonë mbi biosferën për resurse natyrore, por edhe për trajtimin e mbeturinave që gjenerojmë pas shfrytëzimit të atyre resureseve. Duke bërë llogaritjen e Gjurmës ekologjike për individ, rajone dhe asaj globale, shihet se ne po shpenzojmë më shumë, sesa biosfera jonë mund të prodhojë apo të rigjenerojë. Kjo diferencë, me gjithë zhvillimet tekologjike të njerëzimit, është duke u shtuar në favor të shpenzimit.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 10 Burimet natyrore të një viti, një banor i Tokës sot po i shpenzon për 7 muaj, duke qenë pastaj i detyruar të shpenzojë nga resurset e vitit tjetër, përkatësisht duke u futur në atë që njihet si borxh ekologjik. Dhe, ky borxh ekologjik po e cenon seriozisht aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të pasur resurse të mjaftueshme për jetë normale dhe të dinjitetshme. Sipas Gjurmës ekologjike, për mënyrën aktuale të jetesës sonë nuk na mjafton vetëm ky planet, por afërsisht edhe një tjetër (0.6). Pra, jemi duke shkuar në drejtim të kundërt me kërkesën e zhvillimit të qëndrueshëm. Përderisa shumicën e Gjurmës ekologjike e përbëjnë shkarkimet e karbonit, hapësirë gjithnjë e më të madhe në konceptin e kapacitetit bartës të planetit është duke zënë Gjurma e karbonit. A mund ta ngadalësojmë këtë trend, përkatësisht shkuarjen drejt kolapsit ekologjik të paralamërua nga shkenca? Sigurisht se po! Duke ndryshuar stilin tonë të jetës, në mënyrë që të konsumojmë më mençur dhe të sillemi me më shumë respekt ndaj natyrës prej së cilës varemi. Qëllimi i kësaj broshure është që, për herë të parë edhe në gjuhën shqipe, të ofrojë informacionin më të fundit shkencor për konceptet e qëndrueshmërisë, disa prej instrumenteve metrike të zbuluara deri sot dhe mënyrave se si mund ta matim ndikimin tonë individual mbi biosferën sipas mënyrës sonë të jetesës dhe se si mund të jetojmë në mënyrë më të qëndrueshme. Konceptet si: gjurma ekologjike, gjurma e karbonit, gjurma e ujit, bikapaciteti, Dita e Tejkalimit të Tokës janë koncepte që duhet të gjejnë vend në terminologjinë zhvillimore


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 11 socioekonomik por edhe në praktikat kurrikulare të Republikës së Kosovës. Kjo broshurë është pjesë e projektit “SUKSOS - Introducing sustainability footprints in the education system of Kosovo” e financuar nga OSF-ja në kuadër të Civil Society Scholar Award 2021.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 13 HYRJE Në vitin 1987, Komisioni Brundtland i Kombeve të Bashkuara dha përkufizimin më të cituar të qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm: “zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim që plotëson nevojat e gjeneratave të tashme pa komprometuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre”. Përkufizimi i Brundtlandit i zhvillimit të qëndrueshëm është i fortë, por i paqartë, prandaj kërkon sqarime. Pjesa e parë e përkufizimit është “për të përmbushur nevojat e sotme”. Por, cilat janë ato nevoja dhe a janë të gjitha njësoj të rëndësishme? Fjalorët mjekësorë si nevoja themelore të njeriut përkufizojnë “elementet e kërkuara për mbijetesë dhe shëndetin normal mendor dhe fizik, të tilla si ushqimi, uji, strehimi, mbrojtja nga kërcënimet mjedisore dhe dashuria1 “. Në vitin 1943, Abraham Maslow2 propozoi sistemin e Hierarkisë së Nevojave. Ai dalloi pesë lloje të ndryshme të nevojave njerëzore, duke filluar me më themeloren: mbijetesën. Nevojat fiziologjike, si ushqimi dhe streha, ndiqen nga nevojat që lidhen me sigurinë. Nevoja e tretë është nevoja për dashuri dhe përkatësi. Së katërti, njerëzit kanë nevojë për t’u respektuar. Nevoja përfundimtare në hierarki është nevoja për vetaktualizim (përmbushja e potencialit). 1 https://medical-dictionary.thefreedictionary.com/ basic+human+needs 2 Maslow, A.H. (1943). A theory of human motivation. Psychological Review, 50, 370– 396.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 14 Hierarkia sugjeron që nevojat themelore duhet të plotësohen para nevojave më pak themelore; p. sh., një person i uritur do të kërkojë të plotësojë nevojat për ushqim para vetaktualizimit3 . A është e njëjtë nevoja e një personi të pasur për një kompjuter të gjeneratës së fundit aq e rëndësishme, sa nevoja e një personi të varfër për ujë të pijshëm? Raporti i Brundtlandit ka një qëndrim të qartë sa u përket nevojave themelore, ku nevojat si: veshmbathja, ushqimi, strehimi, energjia dhe puna marrin përparësi. Megjithatë, edhe nëse nevojat tona themelore janë përmbushur, mund të na mungojë edukimi, mjetet e komunikimit etj., dhe hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në këto çështje shpesh është shumë i gjerë. Ndoshta “nevoja” duhet të konceptohen më gjerësisht që të përfshijnë ato që shumë i konsiderojnë si elemente thelbësore për një jetë të mirë. Nëse kjo pranohet, atëherë theksi më shumë duhet të vihet në nevojat e mirëqenies njerëzore dhe jo në nevojat themelore. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se përparësia kryesore nuk duhet t’i jepet adresimit të nevojave dhe mungesës së burimeve themelore që prekin shumë nga të varfrit e botës. Pjesa e dytë e përkufizimit të Brundtlandit, pa “komprometuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre”, rrjedh nga ideja se ndërhyrjet tona në mjedis ndikojnë në aftësitë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre. Po çka, në realitet, paraqet një gjeneratë? 3 https://www.chegg.com/homework-help/definitions/maslowshierarchy-of-needs-13


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 15 Gjenerata njerëzore paraqet “një grup njerëzish të lindur afërsisht në të njëjtën kohë dhe të rritur në të njëjtin vend dhe konsiderohen të kenë të njëjtat përvoja ose qëndrime”. Definimi tjetër është se “gjenerata është periudha kohore (zakonisht e konsideruar të jetë rreth 30 vjet) që duhet që fëmijët të rriten dhe të bëhen të rritur për të pasur fëmijët e tyre”. Njerëzit e gjeneratës shfaqin karakteristika, preferenca dhe vlera të ngjashme gjatë jetës së tyre, si p. sh. blerjeve, veshjes, komunikimit, përdorimit të teknologjisë etj.4 Megjithatë, Raporti solli gjithashtu një diskutim të dy llojeve të drejtësisë generacionale: drejtësia brenda një gjenerate (p. sh. çështjet e shpërndarjes së burimeve dhe rritjes ekonomike të gjeneratës sonë) dhe drejtësia midis gjeneratave (p. sh. çështjet mjedisore dhe burimet natyrore të gjenratës Fig. 1. Tri shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm 4 https://www.collinsdictionary.com/us/dictionary/ english/generation


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 16 sonë në raport me ato që do t’u lëmë gjeneratave pas nesh). Në diskutimin dhe përdorimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm që nga fillimi, në përgjithësi ka qenë njohja e tri aspekteve/dimensioneve: Dimensioni ekonomik (ekonomia): një sistem ekonomikisht i qëndrueshëm duhet të jetë në gjendje të prodhojë mallra dhe për të mbajtur nivele të menaxhueshme të qeverisjes dhe të borxhit të jashtëm dhe për të shmangur pabarazitë ekstreme sektoriale që dëmtojnë prodhimin industrial. Dimensioni ekologjik (mjedisi): një sistem i qëndrueshëm ndaj mjedisit duhet të mbajë një stabilitet bazë të burimeve, duke shmangur shfrytëzimin e tepërt të sistemeve të burimeve të rinovueshme, funksionet bazike të mjedisit dhe zvogëlimin e burimeve të parinovueshme vetëm deri në shkallën sa zëvendimi i tyre të jetë adekuat. Kjo përfshin mirëmbajtjen e biodiversitetit, stabilitetit atmosferik dhe funksioneve të tjera të ekosistemit, të cilat zakonisht nuk klasifikohen si burime ekonomike. Dimensioni social (shoqëria): një sistem i qëndrueshëm shoqëror duhet të arrijë barazi shpërndarëse adekuate në ofrimin e shërbimeve sociale duke përfshirë shëndetin, arsimin, barazinë gjinore, politikën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen. Këto tri dimensione ndërveprojnë në mënyrë holistike në njëri-tjetrin siç është paraqitur në Fig.2. Nëse njerëzimi ka vullnet, ka mënyrën për të jetuar brenda resurseve të planetit duke siguruar mirëqenien njerëzore dhe ekosistemet nga të cilat varet. Ndërsa zhvillimet teknologjike do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e sfidës së qëndrueshmërisë, shumica e asaj që duhet të bëhet dihet tashmë dhe zgjidhjet


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 17 janë në dispozicion sot, p. sh. gjenerimi i energjisë së pastër dhe efikasiteti i bazuar në teknologjitë aktuale mund të na sigurojnë energji që ne kërkojmë me ulje të mëdha të emetimeve të CO2, qytetet mund të projektohen për të mbështetur stilin e jetës së dëshiruar duke minimizuar kërkesën në ekosistemet lokale e ato globale, fuqizimi i grave mund të ngadalësojnë ose edhe të ndryshojnë rritjen e popullsisë etj. Fig. 2 Ndërveprimet ndërmjet dimensionit ekonomik, shoqëror dhe mjedisor në njëri-tjetrin5 Mbi të gjitha, kemi nevojë për një mënyrë të re të të menduarit. Ne duhet ta shohim veten si një pjesë e tërësisë, si një pjesë e planetit Tokë, duke njohur se gjithçka që 5 Adaptuar nga OECD, Zhvillimi i Qëndrueshëm: Çështjet Kritike, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 2001.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 18 bëjmë, pozitive ose negative, ka një ndikim në pjesën tjetër të këtij planeti. Gjurma ekologjike është një tregues apo indikator i qëndrueshmërisë. Mbishfrytëzimi dhe shterimi i burimeve natyrore mund të rezultojnë në humbje të përhershme të shërbimeve të ekosistemit, duke u rritur gjasat e varësisë së një vendi nga importet nga diku tjetër dhe duke përjashtuar mundësitë e zhvillimit të ardhshëm. Në të kundërtën, menaxhimi i kujdesshëm i biokapacitetit lejon vendet për të ruajtur opsionet e tyre dhe ofron siguri kundër goditjeve të ardhshme ekonomike dhe mjedisore. Në vitin 1961 pothuajse të gjitha vendet e botës kishin biokapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e tyre. Në një botë të tepricës, shpërndarja e pabarabartë e biokapacitetit ngre pyetje politike dhe etike lidhur me ndarjen e burimeve të botës. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve prej asaj kohe po bëhet gjithnjë e më i madh, kështu sot rreth 25% e njerëzve zotërojnë 75% të të gjitha burimeve. Të gjithë duhet ta pyesin veten: çfarë pasojash kanë aktivitetet e jetës sime të përditshme? Ne nuk mundemi gjithmonë të kuptojmë, por ne jemi shumë të fuqishëm në këtë botë të globalizuar pasi veprimet tona kanë pasoja globale; p.sh. sa herë që konsumoni mish, hidhni një qese plastike, fluturoni me aeroplan ose ngisni makinën, dijeni se këto veprime kanë efekte dhe për këtë arsye nuk janë të pavarura nga pjesa tjetër e botës. Unë jam përgjegjës për konsekuencat; ky fakt duhet të ndikojë në zgjedhjet tona. Është e pamundur të mos prodhosh asnjë gjurmë, por me një mënyrë jetese të ndërgjegjshme ne mund të kënaqim nevojat tona dhe të zvogëlojmë gjurmën tonë ekologjike


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 19 në të njëjtën kohë. Të gjithë janë në një farë mënyre të ndikuar nga familja, miqtë, fqinjët dhe shoqëria përreth. Secili përpiqet të ndjekë disa veprime të njerëzve në mjedisin e vet; ne duhet të japim shembuj pozitivë dhe të demonstrojmë jetesën e mirë duke “shkelur sa më lehtë në tokë”. Nëse frymëzoni vetëm një person në vit për të vepruar në një mënyrë të qëndrueshme, duke zgjuar kështu aspiratën e një tjetër personi të jetojë më me vetëdije dhe me përgjegjësi ndaj mjedisit, për rreth 33 vjet e tërë popullsia e botës mund të bindet për një ndryshim që u inicua nga vetëm një person. Në kontekstin e kësaj broshure, veprimet njerëzore në ditët e sotme nuk janë aspak të qëndrueshme ose “të sigurta për të ardhmen”.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 21 ORIGJINA E KONCEPTIT TË QËNDRUESHMËRISË Në Evropën e shek. 17, një krizë serioze e burimeve u shfaq si një çështje parësore ekonomike dhe politike. Ashtu si diskutimet e sotme rreth fjalëve kryesore si “piku i kërkesës për naftë” ose “fundi i naftës”, njerëzit në atë kohë flisnin për mungesën e burimeve të drurit, si burimi më i rëndësishëm i asaj kohe. “La France perira faute de bois - Franca do të zhduket për mungesën e drurit”- ishte një frazë e zakonshme në kohën e Luisit XIV. Në të gjithë Evropën, kapaciteti për të parashikuar dhe për të ushtruar masat paraprake u përqendruan në menaxhimin e pyjeve. Fig. 3. Hans Carl von Carlowitz 1645-1714


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 22 Krijuesi i konceptit klasik të qëndrueshmërisë, projektuesi i konceptit modern të qëndrueshmërisë, është Hans Carl von Carlowitz në shek. 18. Carlowitz ishte drejtor i Zyrës së Lartë të Minierave të Saksonisë në Freiberg, pozitë të cilën ai e mbajti gjatë veprimtarisë së minierave të argjendit të Maleve Ore, një nga rajonet kryesore të minierave të Evropës. Rajoni me pyje rreth Freibergut ishte kryesisht i prerë, kështu që burimi më i rëndësishëm për shkrirjen e xehes së argjendit po zvogëlohej dhe ndërprerja e operimeve ishte çështje kohe. Më 1713, Carlowitz botoi librin e tij “Sylvicultura oeconomica oder Anweisung zur wilden Baumzucht” (Ekonomi ekologjike ose udhëzim për rritjen e pyjeve të egra). Duke kritikuar mbishfrytëzimin dhe shkatërrimin e pyjeve, libri përcakton rregullin “që druri duhet të përdoret me kujdes”. Carlowitz adresoi çështjen se si mund të organizohet një konservim dhe kultivim i tillë i drurit, në mënyrë që të mundësohet përdorimi i vazhdueshëm, i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm, pasi kjo është një nevojë e domosdoshme që vendi të mund ta ruajë ekzistencën e tij. Është befasuese të shihen se si dimensionet e qëndrueshmërisë, ekologjisë, ekonomisë dhe drejtësisë sociale trajtohen qartë në librin e tij. Çfarë thotë Carlowitz për ekologjinë? Kjo natyrë është “e butë, natyrë e mirë, Nëna Natyrë”. Ai flet për “mrekullinë e bimësisë”, të “fuqisë krijuese të diellit” dhe “shpirtit të mrekullueshëm që ushqen jetën të cilën e përmban toka.” Ai lidh “formën e jashtme” të drunjve me “formën e brendshme” dhe “konstelacionin brenda të cilit ato janë të gjelbra” dhe Tokën Nënë me efektet e saj natyrore. Natyra, siç thotë ai,


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 23 është “bukuri e papërshkrueshme “ 6 . Carlowitz sugjeron se “njeriu nuk duhet të veprojë kundër natyrës”, por ta ndjekë atë dhe të menaxhojë resurset me kujdes duke formuar parimet e tij socio-etike themelore: të gjithë kanë pretendim për ushqim dhe mjete jetese, madje edhe “nënshtetasit e varfër” dhe “pasardhësit e dashur”, me fjalë të tjera, brezat e ardhshëm. Që nga ajo kohë, gjatë gjithë definimeve të zhvillimit të qëndrueshëm: shfrytëzimin e kujdesshëm të pyjeve dhe qëndrueshmërinë e përcjellin dy mendime kryesore: drejtësia ndërmjet gjeneratave dhe respektimi i kapacitetit mbajtës të ekosistemit. Gjatë tërë procesit të zgjerimit të qëllimit të kuptimit të saj, kjo është ajo që përbën substancën dhe vazhdimësinë e konceptit, vazhdimësi që filloi me Carlowitz. 6 Carlowitz, H. C. von (ë1713ç 2013). Sylvicultura oeconomica. München: oekom Verlag.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 25 PARIMET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Ka shumë diskutime se çka do të thotë zhvillimi i qëndrueshëm përtej një përkufizimi të thjeshtë me një fjali. Domethënia e fjalës “parim” në Fjalorin e Oksfordit është “një e vërtetë themelore ose një ligj i përgjithshëm ose doktrinë që përdoret si bazë për arsyetim ose veprim”. Kështu, duke iu referuar ligjeve të fizikës ose matematikës, parimet janë aq të sakta, sa koncepti i fenomeneve në të cilat mund të referohen. Interpretimi i pasaktë dhe i ndryshëm i termit “zhvillimi i qëndrueshëm” nënkupton vështirësi në hartimin e parimeve që janë universalisht të aplikueshme dhe të dobishme. Asnjë grup parimesh, sado i besueshëm, nuk mund t’i mbulojë të gjitha të papriturat. Këshillat e Arthur C. Clarke7 (1965) për kujdesin ekologjik: “Mos provoni të paparashikueshmen dhe mos u angazhoni në të pakthyeshmen”, megjithëse gjerësisht të zbatueshme si parime paralajmëruese, janë veçanërisht të rëndësishme për planifikimin e zhvillimit. Parimet e qëndrueshmërisë së institucioneve sociale ose të marrëdhënieve ekologjike mund të definohen në mënyrë të ndryshueshme. Vështirësia e përkufizimit të parimeve nga koncepti “zhvillimi i qëndrueshëm” lidhet me kuptimet e shumëfishta të këtyre dy termave. Deklarata e Rios për Mjedis dhe Zhvillim në njëfarë forme e “hijëzon” përkufizimin duke renditur 27 parime të qëndrueshmërisë (Shtojca 1). 7 CLARKE, A. C. 1965. Voices From The Sky. New York, Harper and Row. 241 pp.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 26


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 27 A MUND TË MATET QËNDRUESHMËRIA? Indekset më të njohura të mirëqenies sociale: Produkti i Brendshëm Bruto (BPV) për kokë banori dhe Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) janë zhvilluar për qëllime praktike, për të matur mirëqenien aktuale. Duke pasur parasysh vëmendjen që “zhvillimi i qëndrueshëm” vazhdon të ketë në diskursin ndërkombëtar, nevojitet indeks për të kontrolluar nëse politikat aktuale për mirëqenien janë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Treguesit janë një lloj i të dhënave që ofrojnë informacion rreth asaj se sa mirë funksionojnë elementet e ndryshme të një sistemi. Treguesi i termave dhe indeksi janë të lidhura ngushtë, të dyja duke iu referuar idesë së “vënies në dukje” ose “shfaqjes”, ashtu siç e përdorim gishtin tonë tregues për të treguar drejtimin. Indikatorët apo treguesit kanë funksione të shumëfishta. Indikatorët i tregojnë komponentët e ndryshëm të një sistemi në mënyrë që të mund të monitorohet statusi ose gjendja e tyre në “kohë reale”, të kuptohet më mirë se si ndërlidhen komponentët ose të shihet se si komponentët e ndryshëm Disa nga treguesit e zhvillimit “të paqëndrueshëm” janë: Ndryshimet klimatike; Varfërimi i shtresës së ozonit; Degradimi i Tokës dhe shkretëtirëzimi; Humbja e biodiversitetit; Zvogëlimi i tokës pyjore; Rritja e përdorimit të energjisë nga burime të paripërtritshme; Rritja e varfërisë etj.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 28 ose sistemi i përgjithshëm ndryshojnë me kalimin e kohës. Indikatorët janë më të dobishmë kur: janë të lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u interpretuar, japin informata relevante për shëndetin e sistemit, mund të përditësohen shpejt dhe relativisht lehtë, dhe janë të besueshëm (Tillman, 20078 ). 8 Tillman A. M 2007 Sustainable development indicators: how are they used in Swedish water utilities? Journal of Cleaner Production 16(13):1346-1357 DOI: 10.1016/j.jclepro.2007.07.001 9 http://www.oecd.org/site/worldforum/33703694.pdf Tab. 1. Sistemi i indiaktorëve të qëndrueshmërisë Institucioni Indikatorët UN 1996 UN Working List of Sustainable Development Indicators UN 2001 UN Core Indicators OECD 2005 Comprehensive Environmental Indicators9 World Bank WB Sustainability Matrix 1995 Eurostat Eurostat List of Sustainable Development Indicators EEA EEA List of Environmental Indicators TEPI Toward Environmental Pressure Indicators for the EU WRI1996 World Resource Institute Indicators of Sustainable Development Balaton 1996 Balaton Group Indicators and Information’s Systems for SD


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 29 Indikatorët mund t’i referohen një shumëllojshmërie të të dhënave, duke përfshirë variabla sasiorë (p.sh. koha, sasia, shkalla, kostoja etj.) ose cilësorë (p. sh. kënaqësia e përgjithshme, lehtësia e qasjes etj.). Prandaj, të dhënat që bazohen në një indikator mund të mblidhen nëpërmjet një larmie të gjerë procesesh, duke përfshirë matjen e drejtpërdrejtë, vëzhgimin ose analizën e të dhënave ekzistuese, ose në mënyrë interaktive përmes strategjive të tilla si intervistat dhe sondazhet. Më poshtë janë disa nga sistemet e matjes së qëndrueshmerisë: Tab.2. Disa nga sistemet e matjes së qëndrueshmërisë Indikatori Përshkrimi Indeksi i Procesit të Qëndrueshëm (Sustainable Process Index10) është tregues që bazohet në supozimin se një ekonomi e qëndrueshme ndërton vetëm me energjinë diellore. Paraqet nevojën për konvertimin e energjisë diellore në produkte dhe shërbime. Sipërfaqja është një burim i kufizuar në një ekonomi të qëndrueshme, sepse Toka ka një sipërfaqe të fundme. Indeksi i qëndrueshmërisë së mjedisit (Environmentally është një masë e përparimit të përgjithshëm drejt qëndrueshmërisë së mjedisit, i zhvilluar për 142 vende. Bazohet 10 http://spionweb.tugraz.at


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 30 Sustainable Index11) në: pasojat natyrore, nivelet e ndotjes së trashëguar e asaj aktuale, përpjekjet për menaxhimin e mjedisit, kontributet për mbrojtjen e të mirave globale dhe kapacitetin e shoqërisë për të përmirësuar performancën mjedisore gjatë një kohe. Indeksi i mirëqenies (Wellbeing Index- WI12) kombinon 36 tregues të shëndetit, popullsisë, pasurisë, arsimit, komunikimit, lirisë, paqes, krimit dhe barazisë në indeksin e mirëqenies njerëzore dhe 51 indikatorë të Tokës, biodiversitetit, cilësisë së ujit dhe furnizimit, cilësisë së ajrit dhe presionit të përdorimit të energjisë dhe burimeve në një indeks të mirëqenies së ekosistemit. Indeksi i jetës në planet (Living Planet Index13) është një tregues që përpiqet të vlerësojë gjendjen e përgjithshme të ekosistemeve natyrore të Tokës, duke përfshirë të dhëna kombëtare dhe globale mbi 11 http://sedac.ciesin.columbia.edu/data/collection/esi/ sets/browse 12 https://wellbeingindex.sharecare.com 13 http://www.livingplanetindex.org/home/index


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 31 presionin njerëzor në ekosistemet natyrore që rrjedhin nga konsumi i burimeve natyrore dhe efektet e ndotjes. Pulti i qëndrueshmërisë (Sustainability Dashboard14)- është një aplikacion softwerik, i cili lejon paraqitjen e marrëdhënieve komplekse në mes të çështjeve ekonomike, sociale dhe mjedisore në një format shumë komunikativ, që synon të furnizojë me informata vendimmarrësit dhe qytetarët e interesuar për zhvillim të qëndrueshëm. Gjurma ekologjike (Ecological Footprint15)- është një metrikë për të vlerësuar sasinë e presionit të stilit të jetesës sonë dhe vendin e furnizimit tonë me resurse në sistemet natyrore planetare. Në këtë aspekt, një gjurmë ekologjike është një “masë e keqe” (pra, sa e shfrytëzojmë ne planetin) e jo një masë e mirëqenies. Nëse është komplekse të përcaktohen qartë treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm, shumë më lehtë identifikohen treguesit e zhvillimit të paqëndrueshëm. Treguesit e zhvillimit 14 https://www.green2sustainable.com 15 https://www.footprintnetwork.org/our-work/ecologicalfootprint


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 32 të paqëndrueshëm mund të tregojnë lehtësisht drejtimin që duhet marrë shoqëria njerëzore. Këta tregues kryesisht e rrisin vetëdijen dhe tregojnë drejtimin që duhet të merret. Kjo d.m.th. se në fakt ato janë, gjithashtu, tregues të zhvillimit të qëndrueshëm, por tani ato tregojnë një trend negativ, apo të kundërtën e qëndrueshmërisë.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 33 GJURMA EKOLOGJIKE (ECOLOGICAL FOOTPRINT) DHE BIOKAPACITETI Pika fillestare e punës së Komisionit Brutland për nevojën e zhvillimit të qëndrueshëm ishte se e ardhmja e njerëzimit ishte kërcënuar. Publikimi “Our Common Future” hapet duke deklaruar se “Toka është një, por bota nuk është. Ne të gjithë varemi nga biosfera për të plotësuar nevojat tona. Megjithatë, secila shoqëri, secili shtet lufton për ekzistencën dhe prosperitetin e vet e me brenga të vogla për ndikimin te të tjerët. Disa konsumojnë resurset e Tokës në nivele të atilla, saqë pak mbetet për gjeneratat e ardhshme. Të tjerë, e që janë shumicë, konsumojnë shumë pak dhe jetojnë në kushte të varfërisë, mjerimit, sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme”. Fig. 4 Komponentët përbërës të Gjurmës ekologjike16 16 Burimi: https://www.footprintnetwork.org/our-work/ecologicalfootprint/


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 34 Kërkesa njerëzore mbi biosferën po tejkalon aftësinë rigjeneruese dhe absorbuese të biosferës. Gjurma ekologjike është një instrument për të ndjekur kërkesën dhe disponueshmërinë e kapacitetit rigjenerues të biosferës. Koncepti i Gjurmës ekologjike është i njohur mirë midis ekonomistëve ekologjikë dhe përfaqëson ndikimin e njeriut në Tokë në një mënyrë më të qartë. Gjurma ekologjike është një instrument sasior që përdor rrjedhat e materies dhe energjisë për të vlerësuar ngarkesën biofizike që popullata njerëzore ose proceset industriale ua imponojnë ekosistemeve në të gjithë botën (Wackernagel dhe Rees, 1996). Gjurma ekologjike analizon “ngarkesën” e përafërt përsa i përket sipërfaqes totale të ekosistemit që kërkohet për të mbështetur një individ, një qytet, një rajon, një vend ose e gjithë bota njerëzore. Siç vërejnë krijuesit e Gjurmës ekologjike, llogaritjet kanë përforcuar pikëpamjen se nëse në nivel global të gjithë duam të jetojmë në një standard si të vendeve të Amerikës së Veriut, kjo do të kërkonte edhe tre planetë të tjerë si Toka, pra duhen gjetur planetë të tjerë (Wackernagel dhe Rees, 199617). Thënë thjesht, edhe aktualisht po jetojmë përtej mundësive tona biofizike të planetit18 . Koncepti dhe metoda e llogaritjes së Gjurmës ekologjike u zhvillua si pjesë e disertaciont të doktoratës së Mathis 17 Wackernagel, M. and Rees, W.E. (1996), Our Ecological Footprint: Reducing Human Impact on the Earth, New Society Publishers, Gabriola Island, BC. 18 Moffat Ian: Ecological footprints and sustainable development Ecological Economics 32 (2000) 359–362


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 35 Wackernagel, nën mbikëqyrjen e Prof. William Rees në Universitetin e British Columbia në Vancouver, Kanada, gjatë viteve 1990–199419 . Gjurma ekologjike është një kombinim i të gjitha gjërave që bëjmë, e të cilat na kërkojnë të përdorim burime natyrore. Gjurma ekologjike përfshin ndikimin në biosferë nga: - shtëpitë tona (nafta, gazi dhe energjia elektrike që ne përdorim), - transporti ynë (makinat, trenat dhe udhëtimet tona me aeroplan), - ushqimi ynë (toka e kultivuar për produktet ushqimore dhe plehërimi) - mallrat tona të konsumit (energjinë e karburantit fosil të përdorur për të bërë dhe transportuar mallra). Gjurma ekologjike e mat sasinë e tokës bioproduktive dhe të detit që nevojiten për të mbështetur stilin e jetës së një personi, duke përfshirë: tokën e nevojshme për prodhimin e ushqimit, depozitimin e mbeturinave dhe absorbimin e karbonit. Gjurma ekologjike, pra, mat kërkesën tonë ndaj natyrës dhe furnizimin që na ofrohet nga natyra. Nga ana e kërkesës, Gjurma ekologjike mat asetet ekologjike që një popullatë e caktuar kërkon për të prodhuar burimet natyrore që konsumon (ushqimin dhe produktet me bazë bimore, blegtorinë dhe produktet e peshkut, drurin dhe produktet e tjera pyjore, hapësirën për infrastrukturën urbane) dhe për të absorbuar mbeturinat e saj, veçanërisht shkarkimet e karbonit. 19 Wackernagel, M. (1994). Ecological Footprint and Appropriated Carrying Capacity: A Tool for Planning Toward Sustainability(PDF) (PhD thesis). Vancouver, Canada: School of Community and Regional Planning. The University of British Columbia. OCLC 41839429


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 36 Gjurma ekologjike llogarit përdorimin e gjashtë kategorive të sipërfaqeve produktive: tokë bujqësore, tokë kullosash, bazën e peshkimit, tokën për ndërtim, zonat pyjore, dhe kërkesat e karbonit në tokë. Nga ana e ofertës biokapaciteti i qytetit ose shtetit përfaqëson produktivitetin e aseteve ekologjike (përfshirë tokën bujqësore, kullotat, tokat pyjore, tokat e peshkimit dhe tokën ndërtimore). Këto zona, sidomos nëse mbeten të papërfshira, gjithashtu mund të thithin pjesën më të madhe të mbetjeve që prodhojmë, veçanërisht emetimet tona të dioksidit të karbonit. Gjurma ekologjike mat kërkesën njerëzore mbi biosferë në terma të tokës biologjike produktive (dhe detit) që duhet për të mbështetur burimet që përdorim për jetë dhe për të absorbuar mbeturinat tona. Gjurma ekologjike globale paraqet sasinë bioproduktive të tokës dhe detit në dispozicion të planetit. Ne mund të llogarisim gjurmën tonë duke shtuar: hektarët që duhen që të rrisim ushqimin tonë dhe të kultivojmë kafshët që hamë; hektarët ku vendosen shtëpitë tona për banim; hektarët që merren nga rrugët tona; hektarët që zënë rafineritë e naftës dhe infrastrukturat e tjera energjetike, prej të cilave ne varemi; hektarë të pyjeve që do nevojitet për të absorbuar CO2 e shkarkuar; çdo gjë tjetër që bëjmë e që ka ndikim në ekologjinë e planetit.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 37 Biokapaciteti është një mënyrë për t’iu përgjigjur pyetjes: “Sa prej burimeve të rinovueshme janë vënë në dispozicion nga aftësia rigjeneruese e biosferës (prodhohen nga ekosisteme të ndryshme)?” Gjurma ekologjike është një metodë për t’iu përgjigjur pyetjes: “Cila është sasia e kapacitetit rigjenerues të biosferës e zënë nga aktivitetet njerëzore?” Pra, është një masë se sa tokë dhe det biologjikisht produktiv një individ, popullatë ose aktivitet kërkon për të prodhuar burimet e ripërtëritshme që konsumon dhe dhe për të absorbuar mbeturinat që prodhon. Biokapaciteti përfaqëson pjesën më të madhe të kapacitetit rigjenerues të biosferës. Është një përmbledhje e prodhimit të ekosistemeve të ndryshme në një zonë të caktuar (p. sh. e tokës së punueshme, kullotave, pyjeve, detit produktiv). Gjithashtu, disa prej tyre mund të përbëhen nga toka të ndërtuara ose të degraduara. Biokapaciteti i tokës rritet në një zonë prodhuese biologjikisht dhe me një produktivitet më të lartë për njësi sipërfaqe (WWF, 2005). Në vitin 2004, Toka kishte 11.4 miliardë hektarë tokë dhe deti biologjikisht produktiv. Kjo korrespondon afërsisht me 1/4 e sipërfaqes së planetit (2.3 miliardë ha ujë oqeani dhe ujë të brendshëm, 1.5 miliardë ha tokë bujqësore, 3.5


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 38 miliardë ha tokë kullotash, 3.8 miliardë ha tokë pyjore dhe 0.2 miliardë ha tokë të ndërtuar, FAO20). Biokapaciteti varet jo vetëm nga kushtet natyrore, por edhe nga praktikat mbizotëruese të përdorimit të tokës (p.sh. bujqësi, pylltari). Faktori specifik i rendimentit për shtetin përshkruan mospërputhjet midis shteteve në produktivitetin e një lloji toke dhe përparimet teknologjike. Secili shtet dhe secili vit ka grupin e vet të faktorëve të rendimentit. P. sh. në vitin 2002, toka bujqësore gjermane ishte 2.5 herë më shumë produktive se mesatarja e tokës bujqësore botërore21 . Si Gjurma ekologjike, ashtu edhe Biokapaciteti shprehen në hektarë global (gha), globalisht të krahasueshëm, hektarë të standardizuar me produktivitetin mesatar botëror. Një hektar global (gha) është një njësi toke që përmban produktivitetin mesatar të tokës. Eshtë një njësi universale e zonës prodhuese biologjikisht duke përfshirë aftësinë thithëse për mbeturinat. Në vitin 2017, Gjurma ekologjike globale ishte 20.9 miliard ha global (gha) ose 2.8 gha për kokë banori (1gha=1 hektar me aftësi për të prodhuar burime dhe për të absorbuar mbetjet tona). Nga ana tjetër, sipërfaqja totale produktive ose biokapaciteti ishte 12.1 miliard gha ose 1.6 gha/kokë banori22 . 20 UN Food and Agriculture Organization (FAO), 2004. “Global Agro-Ecological Zones (GAEZ) 2000” 21 Burimi: https://ec.europa.eu/eurostat/ramon/statmanuals/files/ KS -AU-06-001-EN.pdf 22 https://data.footprintnetwork.org/?_ga=2.17982137. 1223394618.1625636787-1197711404.1618228574#/country Trends?cn=5001&type=BCpc,EFCpc (Retrieved 07. 07. 2021)


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 39 GjEK Gjurma ekologjike e konsumit = GjEP Gjurma ekologjike e prodhimit + GjeI - GJeE Gjurma ekologjike neto e tregtisë (e eksportit dhe importit) GjEK - tregon konsumin e biokapacitetit nga banorët e një shteti. Përdoret për të llogaritur kërkesën totale vendore për burime dhe shërbime ekologjike. Ajo llogarit të dyja: ekportin e resurseve kombëtare dhe shërbimet ekologjike për shfrytëzim në shtetet e tjera dhe importin e resurseve dhe shërbimet ekologjike për konsum vendor. GjEK është më e përshtatshmja që të ndryshohet nga individët në pikëpamje të sjelljeve të konsumit. GjEP - tregon konsumin e biokapacitetit që rezulton nga proceset e prodhimit brenda një zone gjeografike si shtet apo regjion. GjEP është shuma e të gjitha zonave bioproduktive brenda një shteti, të nevojshme për të mbështetur vjeljen e prodhimeve primare (drithërat, kullosat, toka pyjore dhe baz e peshkut), zona ndërtimore e shtetit (rrugët, fabrikat, qytetet) dhe zona e nevojshme për të absorbuar shkarkimet e karbonit nga të gjitha derivatet fosile të gjeneruara brenda një shteti. GjEP pasqyron GDP që është shuma e vlerave të të gjitha mallrave të prodhuara dhe shërbimeve brenda kufijve të një vendi. GJeI dhe GjEE - tregon shfrytëzimin e biokapacitetit në tragëtinë ndërkombëtare. GjET është në qendër të shfrytëzimit të GjE të tregtisë (GjEI minus GjEE). Nëse GjEE është më e lartë se GjEI, atëherë shteti është eksportues i burimeve të ripërtritshme dhe shërbimeve ekologjike. Por, nëse GjEI është më e lartë se GjEE, atëherë ai shtet është i varur nga burimet e ripërtritshme dhe shërbimet ekologjike të prodhuara jashtë kufijve të vet gjeografikë. Fig. 5. Llogaritja e gjurmës ekologjike të një shteti


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 40 Gjurma ekologjike e një shteti është shuma e të gjithë sipërfaqeve (tokë, ara, kullosa, tokë ndërtimore, pyje dhe sipërfaqe ujore) që duhen për të prodhuar ushqim, dru për konsum, hapësira që duhet për infrastructure, si dhe për të absorbuar mbeturinat që gjenerohen kur përdoret energji. Meqë njerëzit konsumojnë burime dhe shërbime ekologjike nga e gjithë bota, atëherë Gjurma ekologjike e njerëzve llogaritet edhe për këto zona pavarësisht se ku janë të vendosura në planet. Për herë të parë Gjurma ekologjike e njerëzimit kapërceu biokapacitetin total të Tokës në vitin 1980 dhe që atëherë ky tejkalim ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2005, kur kërkesa e njerëzimit ishte më e madhja që nga viti 1961, kërkesa nga biosfera ishte për 30% më e lartë se ajo që ofrohej respektivisht prodhohej. Gjurma ekologjike totale e një shteti përcaktohet nga popullsia e tij dhe Gjurma ekologjike mesatare e banorëve të tij. Gjurma ekologjike mesatare është funksion i sasisë së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara, si dhe burimeve të shfrytëzuara dhe mbeturinave të gjeneruara për prodhimin e tyre. Në nivel global, Gjurma ekologjike globale ka filluar të rritet që nga viti 1961, ndërsa që nga viti 1970 është rritur në mënyrë konstante. Shtetet me të ardhura të ndryshme, sipas kritereve të Bankës Botërore për GDP/kokë banori, kanë kontribut të ndryshëm në biokapacitetin botëror. Këto shtete kategorizohen në ato me të ardhura të larta, mesatare dhe të ulta. Në përgjithësi, vendet me të ardhura të ulta kanë gjurmë ekologjike më të ulët, sesa e kishin më 1961.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 41 Tab.3 Gjurma ekologjike dhe biokapciteti i disa shteteve sipas GDP23 Shteti Gjurma ekologjike Biokapaciteti GDP Rezerva/ Deficit Shqipëria 2.0 1.0 4,094 -1.0 Maqedonia 3.1 1.5 5,301 -1.6 Mali i Zi 4.1 3.0 7,845 -0.9 Serbia 2.8 1.4 6,560 -1.4 Gjermania 4.7 1.5 46,917 -3.2 SHBA 8.4 3.1 53,383 -4.9 Kanadaja 8.1 15.0 51,170 +7.1 E. B. Arabe 8.9 0.5 46,460 -8.4 Australia 7.3 12.6 56,095 +5.3 Kina 3.7 0.9 7,347 -2.8 Brazili 2.8 12.4 11,022 +9.6 Afrika e Jugut 3.2 1.0 7,467 -2.2 Rusia 5.4 6.9 11,551 +1.5 Bota 2.8 1.6 10,493 -1.6 P. sh., në Afrikë, ku popullsia është trefishuar në 40 vjetët e fundit, biokapaciteti është ulur më shumë se 67% (kur rënia globale ishte 40%) dhe Gjurma ekologjike mesatare ka rënë me 19%. Kjo lidhet me faktin se njerëzit ndajnë të njëjtën sasi biokapaciteti e jo pasi ka rënë produktiviteti i tokës. 23 http://data.footprintnetwork.org/#/ (Konsultuar me daten 04. 12. 2018)


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 42 Në vendet me të ardhura mesatare rritja e popullsisë dhe Gjurma ekologjike për person po kontribuojnë në rritjen e kërkesës mbi ekosistemin. Edhe pse disa shtete të kësaj kategorie kanë pasur ngadalësim të rritjes së popullsisë, në total numri i popullsisë së kësaj kategorie është dyfishuar që nga viti 1961, ndërsa Gjurma ekologjike mesatare është rritur me 21%. Në këtë kategori kemi një rritje të dukshme të përdorimit të lëndëve fosile, si dhe produkteve të mishit e qumështit. Shumë nga ekonomitë e këtyre vendeve janë shoqëruar me rritje të industrisë, siç ndodhi edhe me vendet e zhvilluara. P. sh., popullsia e Kinës gjatë viteve 1961-2005 është dyfishuar dhe kjo shkaktoi katërfishimin e gjurmës ekologjike totale të saj si shtet. Rritja e kërkesës mbi biosferën nga vendet me të ardhura të larta, është shkaktuar nga rritja e gjurmës ekologjike për 76% për person gjatë viteve 1961-2005. Kjo ndodhi kryesisht për shkak të rritjes për 9 herë të komponentit të karbonit në gjurmën e tyre (ajo që njihet si gjurma e karbonit). Ndonëse rritja e gjurmës në vendet me të ardhura të larta ka qenë më e ulët, sesa te kategoritë e tjera, prapë ka bërë që rritja e gjurmës ekologjike totale të jetë 36% më 2005, edhe pse këto vende kanë vetëm 15% të popullatës globale. Është e qartë se në një planet që aktualisht po përjeton pothuajse kolaps ekologjik, rritja e vazhdueshme e popullsisë dhe e gjurmës ekologjike për person është dukshëm një rrugë të paqëndrueshme. Në një ekonomi të globalizuar dhe të ndërvarur, njerëzit gjithnjë e më shumë përdorin biokapacitetin nga larg vendit të tyre. P. sh., Kina importon dru nga Tanzania, Evropa importon mish nga Brazili e raste tjera, duke e mbështetur kështu konsumin për popullsinë e tyre në biokapacitetin jashtë kufijve të tyre.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 43 Fig. 6 Sa planetë shtesë nevojiten sipas Gjurmës ekologjike të qytetarëve të disa shteteve?24 24 https://www.thenaturalstep.de/challenge/ecologicalfootprint/how-many-planets/


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 44 Biokapaciteti nuk është i shpërndarë njësoj në tërë planetin, kështu që gjysma e biokapacitetit global është e koncentruar në 8 shtete: SHBA, Brazil, Rusi, Kinë, Kanada, Indi, Argjentinë dhe Australi. Në rastin kur Gjurma ekologjike e popullsisë e tejkalon biokapacitetin e rajonit, ai rajon shkon drejt asaj që quhet deficit ekologjik. Kur një shtet e ka gjurmën ekologjike më të madhe se biokapaciteti, d.m.th. se ai shpenzon më shumë burime dhe shërbime, sesa i ofron natyra. MBIKONSUMI shpie kah BORXHI EKOLOGJIK shpie kah DEGRADIMI EKOLOGJIK shpie kah KOLAPSI EKOLGJIK Shtetet e tilla quhen borxhlinj ekologjikë. Kërkesa për mallrat dhe shërbimet që vendi dhe deti mund të ofrojnë: fruta dhe perime, mish, peshk, dru, pambuk për veshje dhe thithjen e CO2 tejkalon atë që ekosistemet e rajonit mund ta rinovojnë. Një rajon me deficit ekologjik plotëson kërkesën duke importuar, likuiduar asetet e veta ekologjike


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 45 (të tilla si mbipeshkimi) dhe/ose emetimi i dioksidit të karbonit në atmosferë. Nëse biokapaciteti i një rajoni e tejkalon gjurmën e vet ekologjike, atëherë ai rajon ka atë që nijihet si rezervë ekologjike. Shtetet e tilla shpenzojnë më pak mallra dhe shërbime, sesa që kanë në dispozicion. Shtetet e tilla quhen kreditorë ekologjikë. Gjurma ekologjike e një shteti apo rajoni përcaktohet nga popullsia dhe modelet e konsumit të tij, si dhe nga biokapaciteti. Tri nga shtetet me biokapacitetin më të lartë (SHBA, Kina dhe India) janë debitorë ekologjikë me gjurmën ekologjike që e kapërcen biokapacitetin e tyre, ndërsa 5 shtetet e tjera janë kreditore. Shtetet krahasohen me terma të biokapacitetit të tyre për person për të treguar nëse biokapaciteti i një vendi është më i madh apo më i vogël se Gjurma ekologjike e tij. Megjithatë numri i shteteve debitore po rritet. Në vitin 1961 biokapaciteti i shumicës së vendeve e kapërcente gjurmën ekologjike të tyre dhe bota kishte rezerva ekologjike neto. Në vitin 2005 shumë vende dhe njerëzimi i tërë u kthyen në debitorë ekologjikë me gjurmë ekologjike më të madhe se biokapaciteti i tyre. Shtetet debitore mund të ruajnë nivelin e tyre të konsumit vetëm nëpëmjet kombinimit të vjeljes së burimeve të tyre më shpejt, sesa niveli i zëvendësimit të tyre ose duke importuar burimet nga vendet e tjera dhe duke përdorur atmosferën globale për hedhjen e gazeve me efekt serrë. Biokapaciteti ndikohet nga faktorët natyrorë dhe antropogjenë.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 46 Kreditorët ekologjikë - ku biokapaciteti është më i madh se Gjurma ekologjike për25: Debitorët (borxhlinjtë) ekologjikë - ku Gjurma ekologjike është më e madhe se biokapaciteti për: Fig. 4 Vendet e kategorizuara si debitorë dhe kreditorë ekologjikë Ndryshimet klimatike mund ta ulin biokapacitetin e pyjeve pasi thatësia dhe të nxehtit e rrisin mundësinë e zjarreve dhe të sëmundjeve përcjellëse. Po ashtu, disa praktika bujqësore mund ta reduktojnë biokapacitetin nëpërmjet erozionit të tokës ose salinitetit të rritur. Mbishfrytëzimi dhe dëmtimi i resurseve natyrore mund të rezultojë me humbje të përhershme të shërbimeve të ekosistemeve duke rritur kështu varësinë e shteteve nga importet e burimeve prej vendeve të tjera. Në një botë me shpërndarje të 25 https://data.footprintnetwork.org/?_ga=2.118566537. 1223394618.1625636787-1197711404.1618228574#/


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 47 pabarabartë të biokapacitetit dhe resurseve, vendet debitore përballen me rrezikun e shtuar të varësisë nga kapaciteti i vendeve tjera, ndërsa, nga ana tjetër, vendet kreditore i shohin biokapacitetin dhe resurset natyrore si asete që u sigurojnë avantazhe në botën në ndryshim. Kjo shpërndarje sjell pas vetes implikime të mëdha etike dhe politike në menaxhimin e drejtë të resurseve natyrore. Gjurma ekologjike ka përparësitë dhe kufizimet e veta. Përparësitë e saj janë: është një mesazh i qartë për ndikimin tonë në mjedis, e lehtë për t’u llogaritur, si dhe është një bazë e të dhënave. Kufizimet lidhur me të janë: a është sipërfaqja masë e përshtatshme, injoron ndryshimet teknologjike të kohës, burimet natyrore nëntokësore etj. Gjurma jonë ekologjike është e shpërndarë ndërmjet nevojave tona për ushqim, banim, transport dhe konsum. Shpërndarja sipas përqindjeve është paraqitur në Fig. 5. Fig. 5 Shpërndarja e Gjurmës ekologjike


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 48 Ushqimi - Pjesa më e madhe, rreth 32% e të gjitha burimeve që ne përdorim, është ushqimi. Rreth 80% e këtyre burimeve përdoren për mish dhe produkte shtazore. Kafshët që mbajmë për prodhimin e ushqimit e tejkalojnë 20 herë peshën e të gjithë vertebrorëve të egër që jetojnë sot. Ato janë një prodhues i madh i gazrave serrë. Një kilogram viçi ka të njëjtën gjurmë ekologjike si të një fluturimi prej 150 km, të prodhimit të 60 kg frutash ose të udhëtuarit 2,400 km me tren. Bujqësia organike llogaritet se e ul gjurmën ekologjike me 25-50%. Banimi - Rreth 29% të Gjurmës ekologjike tonë në e përdorim për banim. Kjo do të thotë jo vetëm zona dhe burimet për të ndërtuar një shtëpi, por 90% është për të gjithë energjinë që ne përdorim në shtëpi për pajisjet elektrike dhe ngrohje. Tab. 2 Gjurma ekologjike vjetore e një shkolle të mesme ( 333 nxënës) në Izrael (Gottleib et. al. 2011) Përshkrimi gha % Energjia elektrike shpreh emetimet e CO2 që rezultojnë nga gjenerimin e energjisë elektrike të konsumuar nga shkolla. Të dhënat konvertohen në sipërfaqen e tokës së nevojshme për thithjen e CO2. (gha/kWh) 113 35 Transporti shpreh emetimet e CO2 gjatë udhëtimit. Llogaritja kombinon distancën në të cilën kalon secili nxënës deri te shkolla dhe kthimi në shtëpi, numri i ditëve gjatë 8 25


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 49 periudhës së mësimit dhe mënyra e transportimit. Ushqimi Ushqimi i konsumuar nga nxënësit është nga dy burime kryesore: shtëpia dhe byfeja e shkollës. Gjurma ekologjike (gha/kg/vit) për secilën kategori të ushqimi përbëhet nga dy pjesë kryesore. Së pari, zona (në gha) e tokës energjetike e nevojshme për të thithur CO2 të emetuar gjatë rritjes dhe përpunimi i ushqimit; e dyta është sipërfaqja e përgjithshme e kullosave ose tokës bimore të nevojshme për të prodhuar 1 kg ushqim. 120 38 Materialet Përfshijnë tri lloje: letër, shishe plastike dhe kanaçe alumini. Gjurma ekologjike për letër përfaqëson dy lloje të tokës: toka pyjore e nevojshme për të prodhuar fibra celuloze, dhe toka energjetike e nevojshme për të thithur CO2 të gjeneruar nga energjia e përdorur për të prodhuar letrën. Gjurma ekologjike e shisheve plastike dhe kanaçeve të aluminit llogariet si energjia e nevojshme për të prodhuar artikuj për sa i përket tokës së nevojshme për të absorbuar emetimet CO2 62 19 Gjurma ekologjike totale e shkollës 320 100


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 50 Transporti - përbën rreth 18% të EF-së sonë. Absolutisht, pjesa më e madhe është nga makinat dhe aeroplanët. Një udhëtim me tren ka një gjurmë rreth 20 herë më të vogël se një fluturim dhe rreth 10 herë më të vogël se një udhëtim me makinë në të njëjtën gjatësi. Konsumi - 21% të fundit të burimeve tona i përdorim për konsum (përveç ushqimit). Edhe nëse nuk është pjesa më e madhe, mund të jetë zona ku është më e lehtë për t’u zvogëluar si konsumator, mallrat kanë nevojë për shumë burime (një kompjuter personal ka nevojë për 1.8 tonë lëndë të parë për t’u ndërtuar) dhe shpesh mund të ripërdoren lehtë. Një nga pikat e forta të Gjurmës ekologjike është aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive nocionin se çdo shoqëri varet nga mallrat dhe shërbimet ekologjike që mund të jenë përtej biokapacitetit lokal dhe se ne varemi nga kapaciteti bartës i ekosistemeve që mund të jenë në anën tjetër të botës. Ndërsa një pjesë e Gjurmës ekologjike e çdo popullate është në burime lokale, shpërndarja e pabarabartë e popullsisë globale dhe burimeve natyrore të kombinuara me rritjen ekonomike, proceset e integrimit ekonomik (d.m.th. globalizimi) dhe rritja e tregtisë ndërkombëtare nënkuptojnë se Gjurma ekologjike e çdo shoqërie është gjithnjë e më shumë përtej ekosistemeve të kufijve të saj26 . 26 Gottlieb, D., et al., The ecological footprint as an educational tool for sustainability: A case study analysis in an Israeli public high school. Int. J. Educ. Dev. (2011), doi:10.1016/j. ijedudev. 2011. 03.007


Click to View FlipBook Version