The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ne kete seksion, do te keni mundesin per tu informuar ne lidhje me gjurmet ekologjike dhe kapacitetin ekologjil.

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Arbrije Bajrami, 2023-05-18 10:31:27

Gjurmet e qendrueshmerise ekologjike

Ne kete seksion, do te keni mundesin per tu informuar ne lidhje me gjurmet ekologjike dhe kapacitetin ekologjil.

Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 51 Fig. 6 Gjurma ekologjike, biokapaciteti dhe deficiti ekologjik27 27 https://www.overshootday.org/content/uploads/2021/ 06/Earth-Overshoot-Day-2021-Nowcast-Report.pdf


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 53 DITA E TEJKALIMIT TË TOKËS (EARTH OVERSHOOT DAY) 28 Koncepti i Ditës së Tejkalimit është i lidhur ngushtë me gjurmën ekologjike. Në vitin 2003 u krijua Global Footprint Network që jep informacion dhe të dhëna periodike mbi gjurmën ekologjike (kërkesa jonë për resurset), biokapacitetin e Tokës (zonat tokësore biologjikisht produktive të planetit - furnizimi me burime natyrore) dhe Tejkalimin. Dita e Tejkalimit të Tokës shënon datën brenda vitit kur ne (i gjithë njerëzimi) kemi shpenzuar resurset natyrore që planeti ynë mund të prodhojë apo të regjeneroj brenda atij viti. Praktikisht, ajo që përdorim që nga ajo ditë, është në kurriz të gjeneratave të ardhshme (ata do të kenë më pak burime për t’u përdorur, ne po e zbrazim planetin tonë prej burimeve të tij). 28 https://www.overshootday.org


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 54 (Biokapaciteti i planetit – Gjurma ekologjike e njerëzimit) x 365 = Dita e Tejkalimit të Tokës Figura 7. Evoluimi i “shkurtimit” të Ditës së Tejkalimit (Earth Overshoot Day) 1987-2016 Burimi: LT Economy on Global Footprint Network Dita e Tejkalimit të Tokës është më shumë një vlerësim, jo një datë e saktë. Nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi 100 % ditën kur ne godasim buxhetin tonë ekologjik. Gjithashtu secili shtet ka datën e vet të tejkalimit, varësisht prej gjurmës ekologjike dhe biokapacitetit të vet. Para viteve ‘70 Gjurma ekologjike ishte më e ulët, sesa biokapaciteti i Tokës, që do të thotë se nuk ka pasur tejkalim. Që atëherë, “oreksi” ynë për burimet është rritur shumë dhe tejkalimi është rritur gjithnjë e më shumë. Rritja e tejkalimit nënkupton që data kur njerëzimi shpenzon atë që natyra prodhon për një vit, shkon duke u larguar gjithnjë e më shumë nga fundi i vitit kalendarik (Figura 7).


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 55 Tab. 4. Disa masa për lëvizjen e ditës së tejkalimit Planeti29 Ripyllëzimi i 350 milionë hektarëve në planet do ta zhvendoste datën e Ditës së Tejkalimit 8 ditë. Qytetet30 Nëse zvogëlojmë Gjurmën tonë nga ngasja me 50% në të gjithë botën dhe supozojmë se 1/3 e kilometrave të makinave zëvendësohet nga transporti publik dhe pjesa tjetër me biçikletë dhe ecje, Dita e Mbikëqyrjes së Tokës do të kthehej 13 ditë mbrapa. Energjia31 Reduktimi i përbërësit të karbonit të Gjurmën ekologjike të njerëzimit me 50% do ta lëvizte Ditën e Tejkalimit të Tokës me 93 ditë, ose më shumë se 3 muaj. Teknologjitë ekzistuese për ndërtesa, proceset industriale dhe prodhimi i energjisë elektrike mund ta lëvizin Ditën e Tejkalimit të paktën 21 ditë, pa ndonjë humbje të produktivitetit ose komoditetit. Ushqimi32 Nëse do ta zvogëlonim konsumin global të mishit me 50% dhe t’i zëvendësonim këto kalori nëpërmjet dietës vegjetariane, ne do ta zhvendosnim Ditën e Tejkalimit për 17 ditë (përfshirë 10 ditë nga zvogëlimi i emetimeve të metanit). Nëse do t’i përgjysmonim mbeturinat e ushqimit në të gjithë botën, ne do ta zhvendosnim Ditën e Mbikëqyrjes për 13 ditë. Popullsia33 Nëse çdo familje do të kishte një fëmijë më pak dhe amësia do të shtyhej për dy vjet, deri në vitin 2050 ne do ta zhvendosnim Ditën e Tejkalimit për 49 ditë. Nëse secila nënë do të kishte mesatarisht 1.8 fëmijë (krahasuar me 2.3 sa ka aktualisht), dhe amësia do të shtyhej me 2 vjet, ne do të kishim 7.7 miliardë njerëz. Duke supozuar se Gjurma ekologjike për kokë banori qëndron në nivelin 2020 (2.47 gha për person), ndryshimi në 2050 do të ishte 49 ditë. A duhet të diskutohet popullsia në këtë kontekst? - pyetje për debat. 29 https://www.overshootday.org/solutions/planet/ 30 https://www.overshootday.org/solutions/cities/ 31 https://www.overshootday.org/solutions/energy/ 32 https://www.overshootday.org/solutions/food/ 33 https://www.overshootday.org/solutions/population/


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 56 Në terma të tjerë, ne i konsumojmë burimet në secilin vit më herët, sesa që planeti Tokë është në gjendje t’i rigjenerojë ato. Siç shihet në Fig. 7, në vitet ‘90, Dita e Tejkalimit ende ishte në dhjetor; në vitin 2000 ajo ra në fillim të nëntorit; në vitin 2010 në fund të gushtit. Në vitin 2021, Dita e Tejkalimit ishte data 29 korrik. A mund të ndryshohet Dita e Tejkalimit? Jeta e balancuar brenda resurseve të planetit tonë nuk është e pamundshme. Ekzistojnë mjaft zgjidhje, në pesë fushat kryesore, për përmirësimin e qëndrueshmërisë: planeti, qytetet, energjia, ushqimi dhe popullsia. Disa nga to janë dhënë në Tabelën 4.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 57 GJURMA E UJIT (WATER FOOTPRINT) Burimet e ujërave të ëmbla të Tokës i nënshtrohen presionit në rritje në formën e përdorimit të ujit për konsum dhe ndotjen e tij (Postel, 200034). Deri kohët e fundit, çështjet e disponueshmërisë, shfrytëzimit të ujërave të ëmbla dhe menaxhimit janë adresuar në një shkallë lokale, kombëtare dhe të pellgut lumor. Fakti që burimet e ujërave të ëmbla u nënshtrohen ndryshimeve globale dhe globalizimit, ka bërë që një numër studiuesish të argumentojnë për rëndësinë e vendosjes së çështjeve të ujërave të ëmbla në një kontekst global. Gjurma e ujit është masa e përvetësimit të njerëzimit të ujit të freskët në vëllimet e ujit të konsumuar dhe /ose të ndotur. 34 Postel, S.L., Daily, G.C. &Ehrlich, P.R. (1996) Human appropriation of renewable fresh water, Science 271: 785-788


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 58 “Interesi për Gjurmën e ujit është i rrënjosur në njohjen që ndikimet njerëzore në sistemet e ujërave të ëmbla në fund të fundit mund të lidhen me konsumin njerëzor dhe se çështjet si mungesa dhe ndotja e ujit mund të kuptohen dhe të adresohen më mirë duke marrë parasysh zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit si një e tërë” (Arjen Y. Hoekstra, krijuesi i konceptit të Gjurmës së ujit). Gjurma e ujit mat sasinë e ujit të përdorur për të prodhuar secilin nga mallrat dhe shërbimet që përdorim. Gjurma e ujit mund të matet: - për një proces të vetëm, siç p.sh. rritja e grurit, - për një produkt, siç është një bluzë, - për karburantin me të cilin mbushim veturën tonë, - për një kompani të tërë multinacionale (Coca-cola). Gjurma e ujit mund të na tregojë gjithashtu se sa ujë po konsumohet nga një vend i caktuar, ose globalisht në një pellg lumor specific, ose nga një ujëmbajtës. Gjurma e konsumit të ujit të një shteti është vëllimi total i ujit të përdorur globalisht për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve për konsum nga banorët e tij. Ajo përfshin ujin e marr nga lumenjtë, liqenet, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, të cilat përdoren në bujqësi, industri dhe amvisni shtëpiake, si dhe uji nga shiu që shërben për rritjen e bimëve bujqësore. Gjurma e ujit është analoge me gjurmën ekologjike; ndërsa Gjurma ekologjike llogarit sipërfaqen totale të hapësirës produktive për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen nga një popullësi e caktuar, Gjurma e ujit llogarit vëllimin e ujit që duhet për të prodhuar të njëjtat mallra dhe shërbime. Gjurma mesatare globale e ujit është 1,240 m3 /kokë banori/vit. Katër faktorët e drejtpërdrejt që


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 59 përcaktojnë gjurmën e ujit të një vendi janë: vëllimi i konsumit (i lidhur me të ardhurat kombëtare bruto); modeli i konsumit (p.sh. konsumi i lartë kundrejt konsumit të ulët të mishit); klima (kushtet e rritjes); dhe praktika bujqësore (efikasiteti i përdorimit të ujit)35 . Rreth 91% e gjurmës së ujit lidhet me konsumin për produktet bujqësore, 5% me konsumin për mallra industriale dhe 4% për përdorimin e ujit në familje. Gjurma e konsumit të ujit për një një shtet (në m3 /vit) llogaritet duke ia shtuar gjurmës direkte të ujit të konsumuar edhe dy përbërës indirektë të gjurmës së ujit: Kakulimi i gjurmës ujore të konsumit36 WFkonsum = WFkonsum direkt + WFkonsum indirekt (mallrat bujqësore) + WFkonsum indirekt (mallrat industriale) Gjurma e ujit na lejon t’i përgjigjemi një game të gjerë pyetjesh për kompanitë, qeveritë dhe individët si p. sh.: - Ku është varësia e ujit në operacionet apo zinxhirin e furnizimit të kompanisë sime? - Cilat janë rregulloret që i mbrojnë burimet tona ujore? - Sa janë të sigurta furnizimet tona të ushqimit apo energjisë? 35 Hoekstra A. Y., Chapagain A. K. Water footprints of nations: Water use by people as a function of their consumption pattern, Water Resour Manage (2007) 21:35–48 DOI 10.1007/s11269-006- 9039-x 36 Exploring methods to assess the value of water: A case study on the Zambezi basin. A.K. Chapagain February 2000


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 60 - A mund të bëj diçka për ta zvogëluar gjurmën time të ujit dhe për të ndihmuar të menaxhojmë ujin si për njerëzit, ashtu edhe për natyrën? Gjurma totale e ujit të një vendi përbëhet nga dy komponentë: Gjurma ujore e brendshme - përfaqëson vëllimin e ujit të nevojshëm për rritjen dhe sigurimin e mallrave dhe shërbimeve që prodhohen, por edhe konsumohen brenda vendit; Gjurma ujore e jashtme - rezulton në konsumin e mallrave të importuara ose ujit që përdoret në vendet nga vijnë mallrat e importuara. Gjurma ujore botërore e jashtme përbën 16% të gjurmës mesatare botërore për person (edhe pse kjo variron brenda dhe midis vendeve të ndryshme). Ndikimi i gjurmës ujore varet nga nga fakti se ku dhe kur është nxjerrë uji. Përdorimi i ujit në një zonë ku ai ndodhet në sasi të bollshme nuk ka efekte negative në shoqëri dhe mjedis, ndërsa në një zone ku ka mungesë të ujit, përdorimi i të njëjtës sasi mund të ketë implikime dhe pasoja negative që mund të rezultojnë me tharjen e lumenjve, shkatërrimin e ekosistemeve dhe humbjen e biodiversitetit. Brenda një vendi uji nevojitet për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, të cilat konsumohen brenda vendit ose eksportohen. Gjurma e ujit të prodhimit llogarit gjithë ujin e përdorur për qëllime shtëpiake, industriale ose bujqësore në vend pavarësisht se ku konsumohen produktet. Gjurma e tillë e ujit përbëhet nga tri tipe përdorimesh: gjurma e gjelbër, gjurma e kaltër dhe gjurma hiri e ujit.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 61 Gjurma e gjelbër e ujit është vëllimi i ujit të shiut që bie në tokë dhe atij që evaporohet nga fushat e mbjella. Thënë më gjerësisht, është uji nga reshjet që ruhet në zonën rrënjësore të tokës dhe avullohet, transpirohet ose inkorporohet nga bimët. Ky ujë është veçanërisht i rëndësishëm për produktet bujqësore, hortikulturore dhe ato pyjore. Gjurma e kaltër e ujit është vëllimi i ujit të pijshëm i marrë nga trupat ujorë (që është përdorur, por nuk është kthyer). Pra, është uji që është merret nga burimet ujore sipërfaqësore ose nëntokësore dhe është avulluar, përfshirë në një produkt, është marrë nga një trup uji dhe është kthyer në një tjetër ose është kthyer në një kohë tjetër. Ujitja në bujqësi, industria dhe përdorimi i brendshëm i ujit mund të kenë secili një gjurmë të kaltër uji. Gjurma e ujit ngjyrë hiri është vëllimi i ujit të ndotur si rezultat i proceseve të prodhimit. Është sasia e ujit të freskët që kërkohet për të asimiluar ndotësit për të përmbushur standardet specifike të cilësisë së ujit. Kjo konsideron ndotjen nga burimi i pikave të shkarkuara në një burim uji të ëmbël direkt nëpërmjet një tubi ose indirekt nëpërmjet rrjedhjeve ose rrjedhjeve nga toka, sipërfaqet e papërshkueshme nga uji ose burime të tjera.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 62 Disa fakte dhe shifra: Prodhimi i 1kg të mishit të viçit kërkon afërsisht 15,000 litra ujë (prej të cilave 93% të gjelbër, 4% të kaltër, 3% hiri). Ekziston një ndryshim i madh rreth kësaj mesatareje globale. Gjurma e saktë e një kg mishi të viçit varet edhe nga faktorë të tjerë si lloji i sistemit të prodhimit dhe përbërja e origjina e ushqimit të lopës37 . Gjurma e ujit për një hamburger soje (150 gr.) të prodhuar në Holandë është rreth 160 litra. Një hamburger viçi nga i njëjti vend kushton mesatarisht rreth 1,000 litra38 . Gjurma e ujit të konsumit kinez është rreth 1,070 m3/vit për kokë banori. Rreth 10% e gjurmës së ujit kinez bie jashtë Kinës39 . Japonia, me një gjurmë prej 1,380 m3/vit për kokë banori, ka rreth 77% të gjurmës së saj totale të ujit jashtë kufijve të vendit. Gjurma e ujit të qytetarëve amerikanë është 2,840 m3/vit për kokë banori. Rreth 20% e kësaj gjurme uji është e jashtme. Gjurma më e madhe e ujit të jashtëm të konsumit amerikan qëndron në pellgun e lumit Yangtze, Kinë. Gjurma globale ujore e njerëzimit për periudhën 1996- 2005 ishte 9,087 miliard m3 në vit (nga të cilat 74% e gjelbër, 11% e kaltër, 15% hiri). Prodhimi bujqësor kontribuon me 92% në gjurmën totale. Mungesa e ujit prek mbi 2.7 miliardë njerëz për të paktën një muaj në vit. 37 https://www.waterfootprint.org/media/downloads/Report49- WaterFootprintSoy.pdf 38 https://waterfootprint.org/media/downloads/Report-48- WaterFootprint-AnimalProducts-Vol1.pdf 39 https://waterfootprint.org/media/downloads/Report50- NationalWaterFootprints-Vol1.pdf


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 63 Gjurma e ujit të prodhimit tregon për presionin apo stresin mbi burimet ujore të një vendi. Stresi në burimet e kaltra ujore llogaritet në bazë vjetore si një raport mes gjurmës totale ujore të prodhimit minus komponentin e gjelbër të burimeve totale ujore të rinovueshme dhe të disponueshme në një vend. Rreth 50 vende në botë tashmë e kanë gjendjen mestare dhe të ashpër të stresit ujor në baza vjetore, ndërsa shumë vende e kanë përjetuar atë në baza stinore. Në vende të tjera presioni vjetor mbi ujin e kaltër është i vogël dhe kjo tregon se ekziston një potencial për ta rritur prodhimin bujqësor nëpërmjet ujitjes më të mirë. Globalisht numri i njerzëve të ndikuar nga mungesa absolute ose sezonale e ujit po rritet shumë shpejt, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së kërkesës për konsum. Në këtë kontekst kuptimi i ndikimit që prodhimi i ushqimeve ka mbi burimet ujore është krucial për të siguruar ujin e duhur për njerëzit dhe ekosistemin.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 64 A e dini se: Gjurma e ujit të prodhimit të një hamburgeri të zakonshëm është 2,532 litra, ku pjesën më të madhe e merr mishi i hamburgerit (përvec bukës, perimeve, mëlmesave, keçapit, majonezit etj.). Një porcion sallatë (domate, tranguj, lakër etj.) ka gjurmën e ujit 80 litra. Një bluzë e prodhuar nga pambuku ka gjurmën e ujit të përafërt me një hamburger, përkatësisht 2,494 litra.)40 . 40 Burimi: https://www.watercalculator.org/wp-content/uploads/ 2019/06/WFC_WF_List.pdf


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 65 Figura 8. Gjurma e ujit për disa nga produktet bazë të ushqimit ditor. Burimi: www.waterfootprint.org


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 67 GJURMA E KARBONIT (CARBON FOOTPRINT) 41 Gjurma e karbonit është bërë një term dhe koncept i përdorur gjerësisht në debatin publik mbi përgjegjësinë dhe veprimin kundër kërcënimit global të ndryshimeve klimatike. Gjurma e karbonit pati një rritje të jashtëzakonshme publike gjatë viteve të fundit dhe tani është një sintagmë e përdorur gjerësisht nga mediat, qeveritë dhe bizneset në botë. Por, çfarë saktësisht është një “gjurmë karboni”? Megjithëse është i kudondodhur, përkufizimi i këtij termi nuk duket të jetë i kënaqshëm dhe ka ende paqartësi se çfarë do të thotë në të vërtetë matja dhe cila njësi matëse të përdoret. Ndërsa, vetë termi ka rrënjët në termin e 41 Wiedmann, T. and Minx, J. (2008). A Definition of ‘Carbon Footprint’. In: C. C. Pertsova, Ecological Economics Research Trends: Chapter 1, pp. 1-11, Nova Science Publishers, Hauppauge NY, USA. https://www.novapublishers.com/catalog/product_info.php?pro ducts_id=5999 .


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 68 gjurmës ekologjike (Wackernagel, 1996), baza e përbashkët është se “gjurma e karbonit paraqet një sasi të caktuar të emisioneve të gazta që janë relevante për ndryshime klimatike dhe shoqërohet me prodhimin njerëzor ose aktivitetet e konsumit”. Gjurma e karbonit para 150 vjetësh ishte afë 0, ndërsa sot përbën 57% të Gjurmës ekologjike të njerëzimit. Përkufizimi më i thjeshtë i Gjurmës së karbonit është se ajo paraqet sasinë totale të gazeve serrë të prodhuara nga aktivitetet e ndryshme njerëzore brenda një afati të caktuar kohor. Sipas ETAP (2007) “Gjurma e karbonit është një masë e ndikimit që kanë aktivitetet njerëzore në mjedis në terma të sasisë së gazrave serrë të prodhuara, të matura në tonë CO2” 42. Ndërsa, CarbonTrust e definon Gjurmën e karbonit si “një teknikë për identifikimin dhe matjen e emisioneve individuale të gazeve serrë nga çdo aktivitet brenda një hapi të procesit të zinxhirit të furnizimit dhe kornizë për t’ia atribuar këto secilit produkt dalës (gjurma e karbonit të produktit)” 43 . 42 ETAP (2007). The Carbon Trust Helps UK Businesses Reduce their Environmental Impact, Press Release, http://ec.europa.eu/ environment/etap/pdfs/jan07_ca rbon_trust_initiative.pdf 43 Carbon Trust (2007) “Carbon Footprint Measurement Methodology, Version 1.1”. 27 February 2007, The Carbon Trust, London, UK. http://www.carbontrust.co.uk.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 69 Por, këtu përfundon e përbashkëta. Nuk ka konsensus si të matet ose si të cilësohet Gjurma e karbonit. Spektri i përkufizimeve lëviz që nga emitimet direkte të CO2, cikli i plotë jetësor i shkarkimeve të gazeve serrë, e derise sa njësitë matëse janë të qarta. Pyetjet që bëhen më së shpeshti janë: - A duhet të përfshijë Gjurma e karbonit vetëm emetimet e CO2 apo edhe emetimet e tjera të gazeve serrë, si p.sh. metani? - A duhet të kufizohet Gjurma e karbonit vetëm në gazet me bazë karbonin apo mund të përfshijë edhe substanca që nuk kanë karbon në molekulën e tyre, p. sh., N2O një tjetër gaz serrë i fuqishëm? Dikush shkon aq larg, sa të pyesë nëse Gjurma e karbonit duhet të kufizohet në potencialin e ngrohjes së të gjitha gazeve serrë. Pas të gjithave, ka emisione të gazta ma bazë karboni si monoksid karboni (CO) dhe të rëndësishme për mjedisin dhe shëndetin. Për më tepër, CO mund të shndërrohet në CO2 nëpërmjet proceseve kimike në atmosferë. Gjithashtu, diskutohet nëse matja e Gjurmës së karbonit duhet të përfshijë të gjitha burimet e emisioneve, përfshirë edhe ato që nuk rrjedhin nga karburantet fosile, p. sh., emetimet e CO2 nga tokat? Gjurma mesatare e karbonit për kokë banori është 4.78 Një çështje shumë e rëndësishme është nëse Gjurma e karbonit duhet të përfshijë edhe emisionet indirekte të përfshira në proceset në rrjedhën e sipërme të prodhimit ose nëse është e mjaftueshme për të parë vetëm në emitimet e drejtpërdrejta të produktit, procesit ose personit në shqyrtim.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 70 Figura 8. Imazhi i ndërtimit të Gjurmës së karbonit CO2 /vit44 . Me fjalë të tjera, a duhet që gjurmë të karbonit të reflektojnë të gjitha ndikimet e ciklit jetësor të mallrave dhe shërbimeve të shfrytëzuara? Nëse po, ku duhet të kufizohet dhe si mund të bëhen sasiore këto ndikime? Së fundi, termi “gjurmë” duket se sugjeron një matje (shprehje) në njësitë bazë të zonës. Në fund të fundit, një shprehje e afërt gjuhësore e gjurmës ekologjike shprehet (matet) në hektarë ose “hektarë globalë”. Kjo çështje, megjithatë, ka implikime edhe më të gjera dhe ajo shkon poshtë për vendimin nëse Gjurma e karbonit të jetë një tregues i vetëm “i presionit”, që shpreh sasinë e emisioneve të karbonit (matur p. sh. në ton), ose nëse ajo duhet të tregojë një impakt (mesatar), kuantifikuar në tonë ekuivalentë CO2 (t CO2-eq.), nëse ndikimi është potenciali i ngrohjes globale ose “përvetësimi i tokës” është në një zonë të bazuar ndikimi. 44 Burimi: https://www.worldometers.info/co2-emissions/co2-emi ssions-per-capita/ (qasur me 07. 08. 2021)


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 71 Fig.9 Burimet mesatare prej nga vijnë shkarkimet e karbonit për një person45 Widman dhe Minx më 2008 propozuan përkufizimin e termit “gjurmë të karbonit”: “Gjurma e karbonit është matja e sasisë ekskluzive totale të emisioneve të dioksidit të karbonit që janë shkaktuar direkt dhe indirekt nga një aktivitet ose që është akumuluar gjatë jetës në fazat e një produkti” 46. Kjo përfshin aktivitetet e individëve/popullatave, qeveritë, kompanitë, organizatat, proceset, sektorët e industrisë etj. 45 Burimi: https://mahb.stanford.edu/blog/carbon-footprint 46 Wiedmann, T. and Minx, J. (2008). A Definition of ‘Carbon Footprint’. In: C. C. Pertsova, Ecological Economics Research Trends: Chapter 1, pp. 1-11, Nova Science Publishers, Hauppauge NY, USA. https://www.novapublishers.com/catalog/product_info.php?pro ducts_id=5999. Transporti, 28% Blerjet e produkteve, 26% Ngrohja dhe ftohja e shtëpisë, 17% Energjia tjetër në shtëpi, 15% Ushqimi, 14%


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 72 Pajisjet shtëpiake që i ndikojnë më së shumti në GjC47 Pajisja Shpenzimi energjetik Përdorimi mesatar Kg CO2/vit EURO Poçi elektrik klasik 100 W 4 orë/ditë 63 Poçi elektrik ekonomik 18 W 4 orë/ditë 11 Mikrovala 0.945 kWh për 1 përdorim 96 39 Lavatriqja 0.68 kWh në 40oC 187 51 Çajniku (vluesi i ujit) 0.11 kWh për 1 litër 1542 73 Furra elektrike 1.52 kWh për 1 përdorim 135 38 Pllaka elektrike 0.71 kWh për 1 përdorim 424 129 Enëlarësja (në 65oC) 1.44 kWh për 1 përdorim 135 84 Frigoriferi 206 KWh/vit 24 orë/ditë 116 47 https://www.carbonfootprint.com/energyconsumption.html


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 73 Produktet përfshijnë mallrat e shërbimet. Në çdo rast, të gjitha emisionet direkte (në vend, të brendshme) dhe indirekte (jashtë zonës, të jashtme, në rrjedhën e sipërme) duhet të merren parasysh. Përkufizimi gjithashtu nuk përmbushet nga shprehja Gjurma e karbonit si një tregues i bazuar në zonë. “Sasia totale” e CO2 matet fizikisht me njësi mase (kg., t., etj.,) dhe kështu asnjë konvertim në një njësi zone (ha, m2 , km2 etj.). Shndërrimi në një zonë të tokës do të duhej të ishte bazuar në një varg supozimesh të ndryshme dhe do të rriste pasiguritë dhe gabimet që lidhen me një vlerësim të caktuar për gjurmën. Për këtë arsye, kontabilistët ekologjikë përpiqen të shmangin konvertimet dhe përpjekjet e 48 GAP, SEI and Eco-Logica (2006). “UK Schools Carbon Footprint Scoping Study”. Report by Global Action Plan, Stockholm Environment Institute and EcoLogica Ltd for the Sustainable Development Commission, London, March 2006. http://www.sdcommission.org.uk/publications.php?id=389. Studimi për Gjurmën e karbonit në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar (GAP et al. 2006) vlerëson se të gjitha shkollat e Mbretërisë së Bashkuar kishin një gjurmë karboni prej 9.2 milionë tonë CO2 në 2001, që paraqesin 1.3% të emetimeve totale të Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm rreth 26% e kësaj GjC totale mund t’u atribuohet emisioneve në vend (nga ngrohja e lokaleve), ndërsa 3/4 e tjerë janë burimet indirekte të emisioneve, të tilla si energjia elektrike (22%), transporti shkollor (14%), transporti tjetër (6%), kimikatet (5%), mobilje (5%), letër (4%), të tjera produkte të prodhuara (14%), miniera dhe gurore (2%) dhe produkte dhe shërbime të tjera (3%)48 .


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 74 panevojshme për të shprehur ndonjë fenomen në njësinë matëse më të përshtatshme. Duke ndjekur këtë arsyetim, një matje bazuar në njësi sipërfaqeje nuk duket e përshtatshme, ndaj preferohet matja në ton të dioksidit të karbonit (tCO2) 49. Burimet e emitimeve të gjurmës së karbonit janë direkte dhe indirekte. Emetimet e drejtpërdrejta apo direkte ndodhin nëpërmjet ngrohjes dhe përdorimit të veturave. Emetimet e tërthorta apo indirekte janë emetimet që ndodhin gjatë gjenerimit të energjisë elektrike, prodhimit të mallrave dhe shërbimeve (qofshin ato që prodhohen brenda ose jashtë vendit). Një familje 4 anëtarëshe, shkarkon 10t CO2 /vit. Emetimet indirekte përbëjnë 70% të të CO2 për familje. Transporti (vetura private, aviacioni dhe transportit publik) përbën 28% të emetimeve totale. Përdorimi i energjisë elektrike në shtëpi dhe përdorimi e karburanteve për ngrohjen e hapësirës dhe ujit në shtëpi përbëjnë gati 1/3 e shkarkimeve direkte. Energjia - Gjurma e karbonit nga energjia varet nga lokacioni se ku jetoni (sa larg nga gjeneruesi i energjisë) dhe lloji i burimeve energjetike nga të cilat furnizoheni. Pa dyshim, burimi më i madh është karboni që vjen nga djegia dhe derivatet fosile. Resursi Shkarkime e CO2 Ligniti 0.99 gCO2/kWh Nafta 0.80 gCO2/kWh Gazi natyror 0.55 gCO2/kWh 49 Burimi: https://www.carbonfootprint.com/calculator.aspx


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 75 Qymyri, nafta e papërpunuar dhe gazi natyror konsiderohen të gjitha lëndë djegëse fosile, sepse janë formuar nga mbetjet e fosilizuara, të varrosura të bimëve dhe kafshëve që kanë jetuar miliona vjet më parë. Për shkak të origjinës së tyre, lëndët djegëse fosile kanë një përmbajtje të lartë të karbonit. Për më shumë se një shekull, djegia e lëndëve djegëse fosile ka gjeneruar pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për të vozitur makinat tona, për të furnizuar me energji bizneset tona dhe për të ndriçuar e për të ngrohur shtëpitë tona. Edhe sot, nafta, qymyri dhe gazi sigurojnë rreth 80 % të nevojave tona për energji50 . Transporti dhe fluturimet - Kur nafta dhe benzina digjen për të shtyrë veturën tonë, karboni i djegur në to bashkohet Vëllimi (l) CO2 i shkarkuar Nafta (dizel) 1 2.64 Benzina 1 2.34 Kerozina 1 2.58 me oksigjenin në ajër për të formuar CO2. Për shkak se oksigjeni shton peshë, CO2 i sapoformuar peshon më shumë, sesa karburanti origjinal i djegur. Ende nuk ka një metodologji të dakorduar dhe të miratuar ndërkombëtarisht për llogaritjen e CO2 nga aviacioni. Kjo pasi pjesa më e madhe e pasigurisë vjen nga fakti që shkarkimet në lartësi mund të prodhojnë një numër reaksionesh kimike në atmosferë, ku secila ka efekte të ngrohjes globale. 50 Burimi: https://www.nrdc.org/stories/fossil-fuels-dirty-facts


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 76 Sa CO2 shkarkohet për fluturimin tuaj Prishtinë-Vjenë? Modeli Airbus A319 Fluturimi i parë 1995 Shpenzimet 2.95 l/ulëse/100km Ulëse 124 Distanca PRN-VIE 734 km CO2 i shkarkuar 56 kg/ulëse Gazet me efekt serrë në lartësi kanë efekt më të madh ngrohës krahasuar me emetimet në nivelin e tokës. Shkencëtarët sugjerojnë një shumëfishim nga 1.2-2.7 për gazet me efekt serrë të shkarkuara në lartësi të madhe në krahasim me ato në nivelin e tokës. Kalkulimet për pasagjer në llogaritjen e GjC nga fluturimet varen nga shumë faktorë, si: tipi i aeroplanit dhe motorit të tij, kushtet klimatike të fluturimit, distanca e kaluar, ngarkesa e avionit etj. Uji - Përdorimi i energjisë (sinonim i emetimeve të karbonit) në sistemin e ujit përbëhet nga: 1. Burimi i ujit - nxjerrja dhe bartja e ujit: energjia për devijimin e lumenjve ose pompimin nga ujërat nëntokësore, dhe transportin e ujit duke pompuar në rezervuarë ose nëpërmjet tubacioneve transferuese në objektet e trajtimit të ujit. 2. Trajtimi i ujit - energjia për të pompuar dhe përpunuar ujin sipas standardeve të ujit të pijshëm, me sasinë e energjisë së kërkuar në varësi të cilësisë së burimit të ujit. Uji i marrë nga lumenjtë që kanë shkarkime të ujërave të ndotura në rrjedhën e sipërme mund të kërkojë trajtim të


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 77 thellë, ndërsa ujërat nëntokësore shpesh janë me cilësi të lartë dhe kërkojnë trajtim minimal. 3. Shpërndarja e ujit - energjia për të pompuar ujin deri te familjet dhe bizneset. 4. Uji në shtëpi - energjia për të pompuar, ngrohja e ujit dhe proceset e tjera. 5. Trajtimi i ujërave të ndotura - energjia për të mbledhur, pompuar, ajrosur dhe proceset e tjera përbërëse për trajtimin përfundimtar të ujërave të zeza. Trajtimi i ujërave të ndotura tregohet si një përbërës i furnizimit me ujë, si rritje e furnizimit me ujë. Në Mbretërinë e Bashkuar llogaritet se për një litër ujë të pijshëm shkarkohet 0.29g CO2, ndërsa kësaj i shtohet edhe 0.41g CO2 për trajtimin e ujërave të zeza. Në total del se 1 litër ujë që shfrytëzohet e më pas trajtohet pas përdorimit, Gjurmën e karbonit e ka 70g CO2 51 . Ushqimi – Ushqimi përbën rreth 26% të shkarkimeve të gazeve me efektin serrëprej të cilave 31% nga bagëtia dhe peshkimi, 27% nga prodhimi i drithërave, 24% nga përdorimi i tokës dhe 18% nga zinxhiri furnizues 51 https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/ system/uploads/attachment_data/file/291728/scho0708bofv-ee.pdf


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 78 (procesimi, paketimi, transporti, deponimi dhe shitja). Për prodhimin e 1kg mish qengji duhen rreth 370m2 tokë, për 1kg mish gjedhi 326 m2 , pëderisa për 1kg grurë duhen një sipërfaqe prej 3.85m2 tokë, oriz: 2.8m2 , patate: 0.88m2 , domate: 0.8m2 dhe mollë 0.63m2 52 . Si ta ulni Gjurmën e karbonit në ushqim? Hani ushqime bimore; Gatuani në shtëpi; Hani ushqime organike; Ruajeni ujin; Blini mençur; Blini ushqime lokale; Ripërdorni dhe ricikloni; Rriteni ushqimin tuaj. Gjurma e karbonit e ushqimit përbëhet nga shkarkimet e CO2 që vijnë nga tri burime kryesore: prodhimi, transporti dhe mbetjet e ushqimit. Ndërkohë, shkarkimet e CO2 ndodhin në pikat e procesit duke filluar që në fermën bujqësore, fabrikën ushqimore, gjatë transportit të ushqimit, shitjes dhe në shtëpi (përgatitja deri te mbetjet). Sa më shumë ushqi të prodhuar lokalisht, e zvogëloni Gjurmën e karbonit. 52 Burimi: https://ourworldindata.org/environmental-impacts-offood


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 79 Figura 9. Gjurma e karbonit për disa nga ushqimet kryesore dhe ekuivalenti i saj si kilometra të veturës 39.2 27 13.512.110.9 6.9 6.1 4.8 2.9 2.7 2 2 1.9 1.1 146 101 50 45 40 26 23 18 11 10 7 7 6 4 0 20 40 60 80 100 120 140 160 Mish qengji Mish gjedhi Djathi Mish derri Mish gjeldeti Mish pule Tuna Vezët Patatet Orizi Fasulet Perimet Qumështi Frutet CO2 për kg Ekuivalent i km të veturës


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 81 SHTOJCA 1. PARIMET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM - DEKLARATA E RIOS 1992 Parimi 1. Qeniet njerëzore janë në qendër të shqetësimeve për zhvillimin e qëndrueshëm. Ata kanë të drejtën për një jetë të shëndetshme dhe produktive në harmoni me natyrën. Parimi 2. Shtetet, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, e drejta sovrane për të shfrytëzuar burimet e tyre në përputhje me politikat e tyre mjedisore dhe të zhvillimit, dhe përgjegjësinë për të siguruar që aktivitetet brenda juridiksionit ose kontrollit të tyre, nuk shkaktojnë dëme në mjedisin e shteteve të tjera ose të zonave përtej kufijve të juridiksionit kombëtar. Parimi 3. E drejta për zhvillim duhet të përmbushet në mënyrë që të plotësohen në mënyrë të drejtë nevojat zhvillimore dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Parimi 4. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit do të përbëjë një pjesë integrale të procesit të zhvillimit dhe nuk mund të konsiderohet e veçuar nga ajo.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 82 Parimi 5. Të gjithë shtetet dhe të gjithë njerëzit do të bashkëpunojnë në detyrën thelbësore të çrrënjosjes së varfërisë si një kërkesë e domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm, në mënyrë që të ulet pabarazia në standardet e jetesës dhe të plotësohen më mirë nevojat e shumicës së njerëzve të botës. Parimi 6. Situata e veçantë dhe nevojat e vendeve në zhvillim, veçanërisht atyre më pak të zhvilluara dhe atyre që janë më të ndjeshme ndaj mjedisit, do t’u jepet përparësi e veçantë. Veprimet ndërkombëtare në fushën e mjedisit dhe zhvillimit duhet të adresojnë gjithashtu interesat dhe nevojat e të gjitha vendeve. Parimi 7. Shtetet do të bashkëpunojnë në një frymë të partneritetit global për të ruajtur, për të mbrojtur dhe për të rivendosur shëndetin dhe integritetin e ekosistemit të Tokës. Në funksion të kontributeve të ndryshme kundër degradimit global të mjedisit, shtetet kanë përgjegjësi të përbashkëta, por të diferencuara. Vendet e zhvilluara e pranojnë përgjegjësinë që bartin në përpjekjen ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm në funksion të presioneve që ushtrojnë shoqëritë e tyre mbi mjedisin global dhe të teknologjive dhe burimeve financiare që ata komandojnë.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 83 Parimi 8. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe një cilësi më të lartë të jetës për të gjithë njerëzit, shtetet duhet të zvogëlojë dhe të eliminojë modelet e paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit, si dhe tëpromovojnë politika të përshtatshme demografike. Parimi 9. Shtetet duhet të bashkëpunojnë për të forcuar ndërtimin e kapaciteteve endogjene për një zhvillim të qëndrueshëm duke përmirësuar mirëkuptimin shkencor nëpërmjet shkëmbimeve shkencore dhe njohurive teknologjike dhe duke rritur zhvillimin, adaptimin, përhapjen dhe transferimin e teknologjive, përfshirë teknologjitë e reja dhe inovative. Parimi 10. Çështjet mjedisore trajtohen më së miri me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të interesuar, në nivelin përkatës. Në nivelin kombëtar, secili individ do të ketë qasjen e duhur për informacionin lidhur me mjedisin që mbahet nga autoritetet publike, duke përfshirë informacionin mbi materialet dhe aktivitetet e rrezikshme në komunitetet e tyre dhe mundësinë e pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes. Shtetet do të lehtësojnë dhe do të inkurajojnë ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut duke e bërë informacionin gjerësisht të disponueshëm. Duhet të sigurohet qasje efektive në procedurat gjyqësore dhe administrative, duke përfshirë dëmshpërblimin dhe korrigjimin.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 84 Parimi 11. Shtetet do të miratojnë legjislacion efektiv mjedisor. Standardet mjedisore, objektivat dhe përparësitë e moshës duhet të pasqyrojnë mjedisin dhe zhvillimin në kontekstin për të cilin ato zbatohen. Standardet e zbatuara nga disa vende mund të jenë të papërshtatshme dhe me kosto të pajustifikueshme ekonomike dhe sociale për vendet e tjera, në veçanti për vendet në zhvillim. Parimi 12. Shtetet duhet të bashkëpunojnë për të promovuar një sistem ekonomik mbështetës dhe të hapur ndërkombëtar, që do të mundësonte rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha vendet, për të adresuar më mirë problemet e degradimit të mjedisit. Masat e politikës tregtare për qëllime mjedisore nuk duhet të përbëjnë një mjet arbitrar ose të pajustifikueshëm diskriminimi, ose një kufizim të maskuar në tregtinë ndërkombëtare. Veprimet e njëanshme për t’u marrë me sfida mjedisore jashtë juridiksionit të vendit importues duhet të shmangen. Masat mjedisore që adresojnë problemet mjedisore ndërkufitare ose globale duhet, sa të jetë e mundur, të bazohen në një konsensus ndërkombëtar. Parimi 13. Shtetet do të zhvillojnë ligjin kombëtar për përgjegjësinë dhe kompensimin për viktimat e ndotjes dhe dëmtimeve të tjera mjedisore. Shtetet gjithashtu do të bashkëpunojnë në një mënyrë të shpejtë dhe më të vendosur për të zhvilluar më tej ligjin ndërkombëtar për përgjegjësinë dhe


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 85 kompensimin për efektet anësore të dëmit mjedisor të shkaktuar nga aktivitetet brenda juridiksionit të tyre ose kontrollit në zonat jashtë juridiksionit të tyre. Parimi 14. Shtetet duhet të bashkëpunojnë në mënyrë efektive për të dekurajuar ose për të parandaluar zhvendosjen dhe transferimin për në shtetet e tjera të çdo aktiviteti dhe substancave që shkaktojnë degradim të rëndë në mjedis ose konstatohet se janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Parimi 15. Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, qasja paraprake do të zbatohet gjerësisht nga shtetet në përputhje me aftësitë e tyre. Kur ka kërcënime serioze ose dëm të pakthyeshëm, mungesa e sigurisë së plotë shkencore nuk do të përdoret si arsye për shtyrjen e masave me kosto efektive për të parandaluar degradimin e mjedisit. Parimi 16. Autoritetet kombëtare duhet të përpiqen të promovojnë internalizimin e kostove të mjedisit dhe përdorimin e instrumenteve ekonomike, duke marrë parasysh qasjen që ndotësi, në parim, duhet të bartë koston e ndotjes, duke i kushtuar vëmendjen e duhur interest publik dhe pa shtrembëruar tregtinë dhe investimet ndërkombëtare. Parimi 17. Vlerësimi i ndikimit në mjedis, si një instrument kombëtar, do të ndërmerret për aktivitetet e propozuara që ka të


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 86 ngjarë të kenë një ndikim të dukshëm negativ në mjedis dhe i nënshtrohen një vendimi të një autoriteti kombëtar kompetent. Parimi 18. Shtetet do t’i njoftojnë menjëherë shtetet e tjera për çdo katastrofë natyrore ose ngjarje të tjera që ka të ngjarë të prodhojnë efekte të papritura të dëmshme në mjedisin e atyre shteteve. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar shtetet e prekura. Parimi 19. Shtetet duhet të sigurojnë njoftimin paraprak dhe në kohë dhe informacionin përkatës për shtetet potencialisht të prekura për aktivitete që mund të kenë një efekt të rëndësishëm negativ ndërkufitar mjedisor dhe do të konsultohen me ato shtete në një fazë të hershme dhe në mirëbesim. Parimi 20. Gratë kanë një rol jetik në menaxhimin dhe zhvillimin e mjedisit. Pjesëmarrja e plotë e tyre është thelbësore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Parimi 21. Krijimtaria, idealet dhe guximi i të rinjve në botë duhet të mobilizohen për të farkëtuar një partneritet global për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 87 Parimi 22. Njerëzit autoktonë dhe komunitetet e tyre, dhe komunitetet e tjera lokale, kanë një rol jetik në menaxhimin dhe zhvillimin e mjedisit, për shkak të njohurive të tyre dhe praktikave tradicionale. Shtetet duhet të njohin dhe të mbështesin siç duhet identitetin, kulturën dhe interesat e tyre, si dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e tyre efektive për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm. Parimi 23. Mjedisi dhe burimet natyrore të njerëzve nën shtypje, dominim dhe okupim do të mbrohen. Parimi 24. Lufta është në vetvete shkatërruese e zhvillimit të qëndrueshëm. Prandaj, shtetet do të respektojnë të drejtën ndërkombëtare që ofron mbrojtje për mjedisin në kohën e konfliktit të armatosur dhe, sipas nevojës, do të bashkëpunojnë për zhvillimin e tij të mëtejshëm. Parimi 25. Paqja, zhvillimi dhe mbrojtja e mjedisit janë të ndërvarura dhe të pandashme. Parimi 26. Shtetet do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet e tyre mjedisore në mënyrë paqësore dhe me mjetet në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 88 Parimi 27. Shtetet dhe njerëzit do të bashkëpunojnë në mirëbesim dhe në një frymë partneriteti në përmbushjen e parimeve të mishëruara në këtë Deklaratë dhe në zhvillimin e mëtejshëm të së drejtës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm53 . 53 Burimi: https://www.jus.uio.no/lm/environmental.development. rio.declaration.1992/portrait.a4.pdf


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 89 SHTOJCA 2. QËLLIMET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM54 Nr. Qëllimi Përshkrimi i qëllimit Numri i caqeve Numri i veprimeve 1 Pa varfëri Përfundimi i varfërisë të të gjitha formave dhe gjithkund në botë 7 843 2 Zero varfëri Përfundimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore, ushqyeshmërisë së përmirësuar dhe promovimi i bujqësisës së qëndrueshme 8 769 3 Shëndet i mirë dhe mirëqenie Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies për të gjitha moshat. 13 708 4 Edukim cilësor Sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe me cilësi të barabartë dhe promovimi i mundësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës. 10 1212 5 Barazia gjinore Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave 9 945 6 Uji i pastër dhe sanitacion Sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujit dhe kanalizimeve për të gjithë 8 698 54 Burimi: https://sdgs.un.org/goals (Qasur me 15. 07. 2021)


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 90 7 Energji e përballues hme dh e pastër Sigurimi i qasjes në energji të përballueshme, të sigurt, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë 5 700 8 Punë të denjë dhe rritje ekonomik e Promovimi i rritjes së qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë 12 1,244 9 Industri, inovacion and infratrukt urë Ndërtime infrastrukture elastike, promovimi i industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitje inovacioni 8 548 10 Zvogëlim i pabarazisë Zvogëlimi i pabarazësë brenda shtetit dhe ndërmjet shteteve 10 509 11 Qytete dhe komunitet e të qëndruesh me Bëni qytete dhe vendbanime njerëzore gjithëpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme 10 702 12 Konsum dhe prodhim i përgjegjsh ëm Sigurimi i konsumit dhe modeleve të e prodhimit të qëndrueshme 11 915 13 Veprimi klimatik Marrja e masa urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ndikimet e tij duke rregulluar emetimet dhe duke promovuar zhvillimet në energjinë e rinovueshme 29 1,111


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 91 14 Jeta nënujore Konservimi dhe shfrytëzimi në mënyrë të qëndrueshme i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillimin e qëndrueshëm 10 2,035 15 Jeta në tokë Mbrojtja, rivendosja dhe promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, menaxhimi në mënyrë të qëndrueshme i pyjeve, luftimi i shkretëtirëzimit dhe ndalimi dhe ndryshimi i degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit 12 707 16 Paqe, drejtësi dhe institucion e të forta Promovimi i shoqërisë paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, sigurimi i qasjes në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet 12 634 17 Partneritet i për qëllime Forcimi i instrumenteve të zbatimit dhe rigjallërimi i partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm 19 1,281 TOTAL 1800 14,972 72


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 93 SHTOJCA 3. KALKULIMI I GJURMËS EKOLOGJIKE INDIVIDUALE Një mënyrë për të ditur Gjurmën ekologjike është diskutimi se sa ushqim prodhon një fermë. Bëni studentët/nxënësit të mendojnë numrin e hektarëve në një fermë të vogël. Shpjegoni madhësinë e një hektari 100m me 100m =10,000 metra katror. Pyetje të mundshme për të diskutuar: a) A mund të sigurojë 1 hektarë të gjithë ushqimin e nevojshëm të një personi për një vit? b) Çka lidhur me sigurimin e materialeve të nevojshme për ndërtimin e një shtëpie? c) Po lidhur me kostot e ngrohjes? d) A mund të sigurojë ferma dru për një ngrohje të sigurt? e) A mund të sigurojë ferma energji për pajisjet? f) Cili është numri mesatar i hektarëve për të siguruar nevojat e studentëve tanë? g) Cila është sasia më e madhe? Cila është sasia më e vogël? h) Supozoni se ky numër hektarësh do të përkthehej në numrin e planetëve Tokë të nevojshëm, nëse të gjithë në planet do të jetonin si një anëtar i klasës sonë. i) Cili do të ishte një numër i arsyeshëm?


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 94 Kalkulatori i Gjurmës ekologjike Emri: ________________________ I. SHTËPIA I.1. Sa njerëz jetojnë në shtëpinë tuaj? Pikë a) 1 30 b) 2 25 c) 3 20 d) 4 15 e) 5 e më shumë 10 I. 2. Si ngrohet shtëpia juaj? Pikë a) me gaz natyror 30 b) me energji elektrike 40 c) me dru e qymyr 50 d) me energji të rinovueshme 0 I. 3. Sa rubinete dhe tualete individuale keni në shtëpinë tuaj? Pikë a) Më pak se 3 35 b) 3 to 5 10 c) 6 to 8 15 d) 8 to 10 20 e) më shumë se 10 25


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 95 II. USHQIMI II. 1 Sa herë në javë hani mish ose peshk? Pikë a) 0 (vegjetarian) 0 b) 1 – 3 10 c) 4 – 6 20 d) 7 – 10 35 e) mbi 10 herë 50 II. 2. Sa herë në javë, ushqimin që e merrni nga shtëpia e hani në punë/shkollë? Pikë a) Nën 10 25 b) 10 - 14 20 c) 14 - 18 15 d) 18+ 10 II. 3. Kur blini artikujt tuaj të ushqimit, a përpiqeni ju dhe familja juaj të blini produkte të prodhuara në vend? Pikë a) po 25 b) jo 125 c) ndonjëherë 50 d) rrallë 100 e) nuk e di 75


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 96 III. TRANSPORTI III. 1. Nëse ju ose familja juaj keni automjete, çfarë lloji janë? Shtoni pikë për secilin automjet, nëse keni më shumë se një. Pikë a) motoçikletë 15 b) veturë e vogël 35 c) veturë mesatare 60 d) veturë e madhe 75 e) kombi (furgon) 100 f) kamion 130 III. 2. Si udhëtoni për në fakultet? Pikë a) me veturë personale 50 b) me transport ndërurban 25 c) me autobus urban 20 d) këmbë 0 e) me biçikletë 0 III. 3. Sa udhëtime në javë bëni me transportin publik e për të cilin keni mundur të përdorni veturë? Pikë a) 0 50 b) 1 – 5 40 c) 6 – 10 35 d) 11 – 15 20 e) mbi 15 10


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 97 III. 4. Ku keni qenë për pushim vitin e kaluar? Pikë a) nuk kam qenë 0 b) në qytet tjetër 10 c) brenda Kosovës 30 d) në Evropë 40 e) jashtë Evropës 70 III. 5. Sa udhëtime fundjave bëni me veturë? Pikë a) 0 0 b) 1 – 3 10 c) 4 – 6 20 d) 7 – 9 30 e) më shumë se 9 40 IV. BLERJET IV. 1. Sa blerje të mëdha (TV, kompjuter, makinë etj.) ka bërë familja juaj gjatë vitit të fundit? Pikë a) 0 0 b) 1 - 3 15 c) 4 - 6 30 d) Më shumë se 8 45 IV. 2. A keni blerë ndonjë produkt me energji efiçiente gjatë vitit të kaluar (llamba të lehta, stufa etj.)? Pikë a) po 0 b) jo 25


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 98 V. MBETURINAT V. 1. A përpiqet familja juaj ta zvogëlojë sasinë e mbeturinave të krijuara në shtëpi (blerje e ushqimit me shumicë, përdorimi i paketimeve të ripërdorshme etj.) Pikë a) gjithmonë 0 b) ndonjëherë 10 c) rrallë 20 d) asnjëherë 30 V.2. A bëni kompostim në familjen tuaj? Pikë a) gjithmonë 0 b) ndonjëherë 10 c) rrallë 20 d) asnjëherë 30 V.3. A riciklon familja juaj gazeta, kuti kartoni, qelqi, plastike dhe materiale të tjera? Pikë a) gjithmonë 0 b) ndonjëherë 10 c) rrallë 20 d) asnjëherë 30 V.4. Sa qese të mbeturinave vendosni çdo javë për të hequr? Pikë a) 0 0 b) gjysmë qese 5 c) 1 10 d) 2 20 e) më shumë se 2 30


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 99 Mblidhni pikët tuaja duke shtuar pikët nga secila pyetje dhe krahasojeni në tabelën e mëposhtme: Rezultati juaj (pikë) Gjurma ekologjike në gha Më pak se 150 Më pak 4.0 150 – 350 4.1 – 6.0 350 – 550 6.1 – 7.7 550 – 750 7.8 – 10.0 Mbi 750 Mbi 10.0 Renditja e disa shteteve sipas Gjurmës ekologjike në vitin 201755 Shteti GjE (gha) Biokapaciteti (gha) BOTA 2.8 1.6 SHBA 8.1 3.5 Austria 6.0 2.7 Slovenia 4.9 2.2 Greqia 4.6 1.8 Mali i Zi 3.7 3.0 Maqedonia e Veriut 3.0 1.5 Serbia 2.8 1.4 Shqipëria 2.0 1.0 Kosova ? ? Ti ? ? 55 Burimi: https://data.footprintnetwork.org/?_ga=2.114235012. 2074396125.1627108165-1197711404.1618228574#/ (Qasja më 24. 07. 2021)


Dr. Zeqir Veselaj Gjurmët e qëndrueshmërisë 100 Nëse qëndrueshmëria përcaktohet në terma themelorë të aftësisë për të përmbushur nevojat e tanishme pa komprometuar mirëqenien e brezave të ardhshëm, ne ndeshemi me një dilemë kur e pyesim veten: Cilat janë nevojat tona të vërteta dhe çfarë është e nevojshme për të arritur mirëqenien?


Click to View FlipBook Version