The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Kjo eshte nje broshure ku ju mund te njoftohnei per ndryshimet klimatike

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Arbrije Bajrami, 2023-05-14 14:35:28

Mbrojtja e mjedisit

Kjo eshte nje broshure ku ju mund te njoftohnei per ndryshimet klimatike

PËRFSHIRJA E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KURRIKULAT E ARSIMIT TË LARTË Ky projekt financohet nga HERAS+ me mbështetjen e ADA dhe bashkëfinancim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit OLYMP Prishtinë, 2023


Përgatiti: Dr. Zeqir Veselaj Redaktura teknike dhe gjuhësore: Arbnore Desku Blerina Mehmeti Dizajni: Blerina Mehmeti Shtypi: Blendi


3 Përmbajtja Akronimet..................................................................................................................................................... 5 Për projektin dhe hulumtimin.................................................................................................................... 7 Përmbledhje ekzekutive .............................................................................................................................. 9 Hyrje ............................................................................................................................................................ 15 Korniza ligjore dhe politikat për ndryshimet klimatike........................................................................ 19 Dokumentet politike për ndryshimet klimatike..................................................................................... 23 Korniza institucionale për ndryshimet klimatike dhe arsimin............................................................. 29 Analiza e programeve studimore............................................................................................................. 37 Qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve për ndryshimet klimatike ...................................... 41 Edukimi për ndryshimet klimatike .......................................................................................................... 55 Referencat................................................................................................................................................... 61 Shtojca 1: Pyetësori për student............................................................................................................... 63 Shtojca 2. Lista e direktivave dhe rregulloreve të BE-së për ndryshimet klimatike ......................... 69


5 Akronimet AMMK Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës BE Bashkimi Europian CO2 Dioksidi i karbonit DMMU Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave KE Komisioni Europian EEA European Environment Agency Gg- Gigagram GHG Gazet me efektin serrë GZK Gazeta Zyrtare e Kosovës IHMK Instituti Hidrometereologjik i Kosovës IAL- Institucione e Arsimit të Lartë IPPC International Panel on Climate Change KKK Korniza Kurrikulare e Kosovës KKNK Këshilli Kombëtar për Ndryshimet Klimatike MMPHI Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara PKNK Plani i Kosovës për Ndryshimet Klimatike QEQ Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri SKM Strategjia e Kosovës për Mjedisin SKNK Strategjia e Kosovës për Ndryshimet Klimatike ST Sekretariati Teknik i KKNK UA Udhëzim Administrativ UNDP United Nations Development Program UNFCCC Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike


7 Për projektin dhe hulumtimin Qëllimi Qëllimi i këtij projekti është që të prezantoj se në çfarë shkalle janë përfshirë ndryshimet klimatike në kurrikulat e arsimit të lartë dhe se cilat janë qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve lidhur me ndryshimet klimatike. Metodologjia Metodologjia e hartimit të kësaj analize është e përzier: cilësore dhe sasiore. Metoda sasiore ka përfshirë analizën e të dhënave primare përmes anketës së realizuar me 308 studentë të IAL-eve publike dhe jopublike përmes një pyetsëori online si instrument të përgatitur për këtë studim. Pyetësori është përbërë nga disa segmente: të dhënat socio-ekonomike, zhvillimet dhe pritjet e studentëve për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, burimet e informimit dhe besueshmëria; njohuritë qëndrimet dhe besimet e studentëve për ndryshimet klimatike, përfshirja, dëshirat dhe nevojat e studentëve për luftimin e ndryshimeve klimatike. Ky pyetësor është shpërndarë në formën online përmes mësimdhënësve që kanë mbajtur kurset që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin. Synimi i projektit ka qenë 200-300 studentë të IAL-eve ndërsa që numri i përgjigjeve të marra ka qenë 315 (shtatë prej pyetësorëve kishin pasur mungesa përgjigjesh në disa segmente prandaj nuk i kemi përfshirë në hulumtim). Pjesa cilësore është realizuar përmes analizimit të të dhënave sekondare më konkretisht të analizimit të legjislacionit aktual, kornizave politike mbi ndryshimet klimatike në Kosovë, raporteve sektorale si dhe analizës së programeve studimore të IAL-eve. Ekipi hulumtues ka përgatitur një matriks të analizimit të programeve duke u përcaktuar në fjalët kyçe: ndryshime klimatike, mjedis dhe ambient, zhvillim i qëndrueshëm dhe ekologji. Kjo analizë ka synuar IAL-et e sektorit publik dhe jopublik të akredituara në Republikën e Kosovës. Shumica e programeve për analizë janë shkarkuar nga webfaqet e IAL-eve. Aty ku nuk ka qenë e mundur të gjenden janë kërkuar me email nga ekipi i projektit dhe janë dërguar nga ana e zyrtarëve përkatës. Ka rast që edhe pas disa kërkesash me email, një institucion nuk i ka dërguar programet për analizë.


8 Mirënjohje dhe falenderime IHZHA dhe ekipi i projektit falenderon HERAS+, ADA dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për mbështetjen financiare të projektit “Climate changes in Higher Education Curricula-CCHEC”. Falenderojmë menaxhmentin dhe stafin e Fakultetit të Edukimit për mbështetjen menaxheriale dhe logjistike në realizimin e suksesshëm të projektit. Falenderojmë zyrtarët e IAL-eve për bashkëpunimin rreth programeve që nuk kemi mundur të shkarkojmë nga webfaqet. Mirënjohje e veçantë për mësimdhënësit që kanë ndihmuar në kompletimin e hulumtimit përmes dërgimit të linkut të pyetësorit tek studentët e tyre. Falenderojmë të gjithë studentët e studentet që krahas angazhimeve të tyre studimore kanë gjetur kohë dhe janë përgjigjur në pyetjet e pyetësorit online. Mirënjohje për studentet e nivelit master Arbnore Desku dhe Blerina Mehmeti për ndihmën e dhënë dhe punën e bërë në të gjitha fazat e projektit e specifikisht në analizën e detajuar të programeve studimore të IAL-eve.


9 Përmbledhje ekzekutive Ndryshimet klimatike po rezultojnë të jenë sfida më e madhe për njerëzimin, që prej shfaqjes së tij në planet. Dhe jo vetëm! Kjo dukuri po shfaqet edhe në vendin tone pavarësisht se i vogël në sipërfaqe. Në fillim të vitit 2023, vendi ynë u përball me vërshime të cilat ishin ndër më të mëdhatë në dekadat e fundit. Ato preken rajone të cilat asnjëherë më parë nuk kanë qenë të prekura me intensitet të këtij lloji. Ky hulumtim ka bërë një analizë të përgjithshme të legjislacionit dhe politikave mbi ndryshimet klimatike në Kosovë, përfshirjen e ndryshimeve klimatike në kurrikulat e arsimit të lartë si dhe një hulumtim fillestar të qëndrimeve, njohurive dhe besimeve të studentëve të arsimit të lartë. Në fund janë dhënë disa udhëzime rreth përfshirjes së ndryshimeve klimatike në kurrikula. Republika e Kosovës ende nuk ka ligj të veçantë për ndryshimet klimatike, dhe sipas zyrtarëve kompetent është në procedura të hartimit. Ndryshimet klimatike deri sot kryesisht rregullohen përmes Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja nga i cili kanë rrjedhur edhe pesë udhëzime administrative që rregullojnë aspekte specifike. Është hartuar Inventari i parë i gazeve me efektin serrë por i cili nuk është duke u freskuar periodikisht. Janë hartuar edhe Strategjia Kombëtare për Ndryshimet Klimatike 2019-28 si dhe Plani i Veprimit për Ndryshimet Klimatike 2019-21 por ende nuk ekzistojnë raporte se çka është realizuar nga objektivat e tyre. Në dokumentet politike të aprovuara deri tani nuk është se i është dhënë ndonjë hapësirë trajtimi çështjes së aktiviteteve të edukimit dhe vetëdijësimit të publikut lidhur me ndryshimet klimatike. Në aspektin institucional përgjegjësinë e hartimit të politikave për ndryshimet klimatike, por edhe të monitorimit të shkarkimeve të gazeve me efektin serrë e ka MMPHI përmes dikastereve të veta dhe AKMM. Megjithatë, fatkeqësisht në kuadër të MMPHI vetëm një person është i punësuar dhe mban portfolion e ndryshimeve klimatike. Janë formuar edhe struktura ndërqeveritare si Këshilli Kombëtar për Ndryshimet Klimatike por nuk është se kanë pasur ndonjë sukses në shtyerjen përpara të agjendës së ndryshimeve klimatike në politikat sektorale si energjia, transporti, industria dhe bujqësia siç e kërkon edhe European Green Deal1 . 1Burimi: https://commission.europa.eu/strategy-and-policy/priorities-2019-2024/european-green-deal_en


10 Nga analiza del se nstitucionet e arsimit të lartë, se nuk kanë pasur në perspektivat e tyre programore ndryshimet klimatike. Nga 101 programe studimore të 12 IAL-eve të analizuara nga ky studim, del se ka vetëm një kurs: Energjia dhe ndryshimet klimatike, i cili zbatohet në kuadër të Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri të Universitetit të Prishtinës, brenda programit të certifikuar “Menaxhimi i Energjisë dhe Mjedisit”. Ky kurs mund të zgjedhet nga studentët enjësive të ndryshme akademike në kuadër të një programi të certifikuar. Kurrikulat tjera me programet si mbrojtja e mjedisit, edukimi mjedisor, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm mund të kenë përmbajtje brenda syllabuseve por nuk ka qenë mundësia e këtij projekti të thellohet në këtë nivel hulumtimi. Hulumtimi mbi qëndrimet, njohuritë dhe besimet mbi ndryshimet klimatike është kryer me 308 student të 12 IAL-eve në Kosovë nga zonat urbane dhe ato rurale të vendbanimeve. Shumica e studentëve kanë vërejtur një përkeqësim të situatës mjedisore në nivel global dhe lokal, ndërsa janë të ndarë në dy grupe të barabarta se situata do të përkeqësohet repspektivisht përmirësohet në dekadën e ardhshme. Vetëm 50% e studentëve besojnë se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe janë reale, ndërsa pjesa tjetër e studentëve nuk janë shumë të bindur. Hulumtimi ka treguar një shkallë solide të njohurive të studentëve lidhur me njohuritë bazike, shkaqet, pasojat dhe masat për mbrojtje nga ndryshimet klimatike. Pas internetit dhe rrjeteve sociale, edukim paraprak ka rezultuar të jetë në vendin e dytë si burim njohurishë mbi ndryshimet klimatike. Megjithatë një pjesë e madhe e studentëve në hulumtim kanë treguar keqkonceptime të thella sidomos lidhur me procesin e ndodhjes së ndryshimeve klimatike në natyrë dhe gazet me efektin serrë. Kur janë vënë para vlerësimit të këtyre njohurive kanë treguar keqkonceptime të theksuara në konceptet bazë. Kështu një shumicë e madhe e tyre mendojnë se ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngrohjen globale e që në fakt është e kundërta. Po ashtu ndër tri gazet kryesore me efektin serrë pas dioksidit të karbonit dhe metanit e kanë vendosur dioksidin e sulfurit, i cili edhe pse ndotës primar atmosferik nuk ka efekt serrë në atmosferë. Gjithashtu një përqindje e konsiderueshme edhe oksigjenin dhe azotin i konsiderojnë si gaze me efektin serrë. Studentët e hulumtimit nuk kanë qenë pjesë e ndonjë aktiviteti mbi ndryshimet klimatike, por që shprehin vullnet dhe interes për tu aktivizuar në këto nisma. EGD si dokument kryesor i politikave të klimës për BE, synon një kontinent pa karbon deri me 2050, me ulje për 55% të shkarkimeve të GHG-ve deri me 2030, 55 miliard drunj të mbjellur deri 2030 si dhe 1.8 trilion invenstime për 7 vitet e ardhshme.


11 Lidhur me nevojat për aktivizëm në nismat për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, studentët janë deklaruar për më shumë njohuri nga mësimdhënësit e tyre si dhe mbështetje nga universiteti/kolegji i tyre për projekte konkrete në fushën e ndryshimeve klimatike. Në botë gjithnjë e më shumë po zhvillohen praktika të mira mbi përfshirjen e ndryshimeve klimatike në kurrikulat kombëtare. Korniza Kurrikulare e Kosovës ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përfshirjen e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, e cila duhet të shfrytëzohet sa më mirë që është e mundshme nga shkollat dhe mësimdhënësit. Por, specifikisht në kurrikula nuk përmendet edukimi për ndryshimet klimatike, e kjo gjë mungon edhe në dokumentet tjera politike e strategjike për ndryshimet klimatike që ka aprovuar Republika e Kosovës. Ky studim është një përpjekje e vogël e parë që të adresojë sfidën e plotësimit të kurrikulave të arsimit ë lartë me përmbajtje akademike të ndryshimeve klimatike. Kjo për arsye se këto janë institucionet që përgatisin inxhinier, ekolog, ekonomist, jurist, mësues, mjek, agronom etj. të cilët nesër në profesionet e tyre do të ballafaqohen me këto probleme. Kurrikulat e arsimit të lartë duhet të pasurohen me përmbajtje akademike por edhe aktivitete ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare të ndryshimeve klimatike për të mundësuar një të ardhme të qëndrueshme të shoqërisë kosovare.


12 Excutive summary Climate change is proving to be the biggest challenge for humanity since its appearance on the planet, and not only that, but this phenomenon is also affecting in our country, despite being small on the surface. At the beginning of 2023, Kosovo experienced floods which were among the largest in recent decades. They have affected regions that have never been impacted before, with such intensity of damaged. This research presents a general analysis of legislation and policies related to climate change in Kosovo, the inclusion of climate change in higher education curricula as well as initial findings of the attitudes, knowledge, and beliefs of higher education students. Finally, guidelines are given about the integration of climate change in the curricula. The Republic of Kosovo still lacks a special law on climate change, and according to competent officials, it is in the drafting process. To date, climate change is mainly regulated through the Law on the Protection of Air from Pollution, from which five administrative instructions regulating specific aspects have also been derived. The first Inventory of Greenhouse Gases has been published, but it is not being updated periodically. The National Strategy for Climate Change 2019- 28 as well as the Action Plan for Climate Change 2019-21 have been adopted, but there are still no reports on what has been achieved from their objectives. Political documents approved thus far, have not addressed education and public awareness activities related to climate change. In the institutional aspect, MESPI is responsible for drafting policies for climate change, but also for monitoring GHG emissions, through its departments and Kosovo Environmental Protection Agency. However, unfortunately within MMPHI only one employee is responsible for this regard and holds the climate change portfolio. Intergovernmental structures such as the National Council for Climate Change has also been formed, but it has faced several challenges on the advancements of the climate change agenda and other sectoral policies such as energy, transport, industry, and agriculture, as required by the European Green Deal. The findings show that higher education institutions did not have climate change in their program content. Out of 101 study programs of 12 HEIs that were used for the analysis, it turns out that there is only one course that has implemented the mentioned issues: Energy and climate change, which is implemented within the Center for Energy and Sustainability of the University of Pristina. This course can be chosen by students of different academic units within a certified program


13 “Management of Energy and Environment”. Other curricula with programs such as environmental protection, environmental education, education for sustainable development may have content within the course syllabuses, but it was not possible for this project to deepen into this level of research. The research that measuerd attitudes, knowledge and beliefs on climate change was conducted with 308 students of 12 HEIs in Kosovo, both from urban and rural areas. Most of the students have noticed a deterioration of the environmental situation at the global and local level, while they are divided into two equal groups that the situation will worsen or improve respectively in the next decade. Educationwise only 50% of students believe that climate change is happening and is real, while the rest of the students are not very convinced. The research has shown a solid degree of student knowledge regarding the basic knowledge, causes, consequences and measures that could protect us against climate change. After the Internet and social networks, education has turned out to be in the second place as the source of knowledge on climate change. Moreover, a large part of the students in the research showed deep misconceptions, especially regarding the processes of climate change in nature and greenhouse gases. When they underwent an assessment of their knowledge, it became evident that they held significant misconceptions about basic concepts. For instance, a vast majority of them believe that climate change is causing global warming, which is quite the opposite. Additionally, the students have mistakenly identified sulfur dioxide as one of the three main gases with a greenhouse effect, when in fact it is a primary atmospheric pollutant that does not contribute to the greenhouse effect. Furthermore, a notable percentage of students have erroneously attributed greenhouse effect properties to gases such as oxygen and nitrogen. The research students have not previosly participated in any climate change- related activities but have expressed willingness and interest in becoming involved in such initiatives. Regarding the requirements for activism in environmental and climate change initiatives, students have stated that they require additional knowledge from their teachers and support from their university/college to undertake concrete projects in the field of climate change. Good practices for the inclusion of climate change in national curricula are increasingly being developed worldwide. The Curricular Framework of Kosovo provides adequate space for the inclusion of environment and sustainable development, which should be utilized to the fullest extent by schools and teachers. However, education about climate change is not specifically


14 mentioned in the curriculum, and this is also missing in other political and strategic documents about climate change that the Republic of Kosovo has approved. This study represents a small initial attempt to tackle the challenge of supplementing higher education curricula with academic climate change content. Higher education institutions are responsible for training the next generation of engineers, ecologist, economists, lawyers, teachers, doctors, and other professionals who will face these issues in their respective fields. It is essential to enrich higher education curricula with academic content as well as inter-curricular and extracurricular climate change activities to pave the way for a sustainable future of Kosovar society.


15 Hyrje Ndryshimet klimatike janë duke ndodhur dhe pasojat janë të shprehura me shpejtësi më të madhe se sa është parashikuar. Raporti i VI- i IPCC2 tregon se emetimet e GHG-ve vazhdojnë të rriten dhe planet aktuale për të adresuar ndryshimet klimatike nuk janë mjaftueshëm ambicioze për të kufizuar ngrohjen në 1.5°C mbi nivelet para-industriale një prag që shkencëtarët besojnë se është i nevojshëm për të shmangur ndikimet edhe më katastrofike. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se këto emetime nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë. Vendet më të pasura janë përgjegjëse për më shumë emetime në mënyrë disproporcionale sesa vendet në zhvillim, edhe pse vendet në zhvillim po përjetojnë ndikime më të rënda klimatike. Në grupin e vendeve në zhvillim bën pjesë edhe Republika e Kosovës si shteti më i ri në Evropë. Emetimet vjetore të gazrave serrë në Kosovë për vitin 2019, sipas Raportit të GHG-ve3 janë vlerësuar rreth 9,613 Gg CO2 eq, (equivalent) ose rreth 9.6 milion ton CO2 eq. Burimi kryesor i emetimeve të GHG-ve në Kosovë, padyshim se është sektori i energjisë me pjesëmarrje prej 86% të totalit të emetimeve. Sektori i dytë është ai i bujqësisë, pylltarisë dhe përdorimit të tokës me 8%. Sektori i mbeturinave përfaqëson 5% të totalit të emisioneve kurse sektori i proceseve industriale dhe përdorimit të produkteve me rreth 1% (Tabela 1). Gazi kryesor i emetuar është CO2 me 88%, metani merr pjesë me 10% të emetimeve totale, ndërsa N2O dhe HFC marrin pjesë me rreth 1% të emetimeve4 . Tabela 1. Emetimet e GHG-ve në Kosovë Emitimet e GHG-ve për vitin 2019 sipas sektorëve Gg CO2 eq % e totalit Energjia 8,624 86 Bujqësia, pylltaria dhe përdorimi i tokave 773 8 Mbeturinat 457 5 Proceset industriale dhe përdorimi i produkteve 130 1 2 IPCC Sixth Assessment Report https://www.ipcc.ch/report/sixth-assessment-report-cycle/ 3 https://www.ammk-rks.net/assets/cms/uploads/files/Publikime-raporte/RAPORTI_GHG_2008-2013.pdf 4AMMK, Mjedisi i Kosovës 2020 Raporti i treguesve mjedisor https://www.ammk-rks.net/assets/cms/uploads/ files/Publikime-raporte//2._Treguesit_e_ndryshimeve_klimatike.pdf


16 Krahasuar me shtetet tjera në Evropë, Kosova ka emetime më të ulëta (5 ton CO2 ekuivalent), për kokë banori se sa mesatarja e BE-së, po ka emetime më të larta se sa disa nga vendet e rajonit. Nga gazet serrë, rreth 88% të emisioneve i përbën CO2, 10% i përbën CH4 ndërsa gazet tjera me 2%. Kosova nuk është aktualisht shtet anëtarë i OKB-së dhe as nënshkruese e ndonjë marrëveshjeje për mjedis lidhur me konventat e OKB-së. Megjithatë Kosova përpiqet të krijojë korniza dhe kapacitete për pjesëmarrje në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar ndryshimin e klimës. Duke shikuar të ardhmen dhe ambiciet e saj për të luftuar ndryshimin e klimës në përputhje me UNFCCC dhe Protokolit të Kyotos, Kosova aspiron të marrë mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë mundësitë e pjesëmarrjes dhe përfitimeve nga mekanizmat fleksibël të Protokolit të Kyotos. Edhe pse Kosova ende mbetet jashtë marrëveshjeve të tilla, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aktivitete përgatitore për implementimin efektiv të angazhimeve të ardhshme brenda sferës ndërkombëtare. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, duke përfshirë ngjarje ekstreme më të shpeshta dhe intensive, kanë shkaktuar dëme të përhapura, ndikime, humbje, dhe dëmet e lidhura për natyrën dhe njerëzit, përtej ndryshueshmërisë natyrore të klimës. Disa zhvillime dhe përpjekjet për përshtatje kanë reduktuar cenueshmërinë. Nëpër sektorë dhe rajone, njerëzit dhe sistemet më vulnerabël vërehet se janë prekur në mënyrë disproporcionale. Rritja e ekstremeve të motit dhe klimës ka çuar në disa ndikime të pakthyeshme përderisa sistemet natyrore dhe njerëzore shtyhen përtej aftësisë së tyre për t'u përshtatur5 . (Raporti i VI i IPPC për Ndryshimet Klimatike). Kosova njihet si vendi me popullsinë më të re në Evropë, ku mbi 70% e popullsisë janë në moshë nën 35 vjeçare. Por shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet shumë e lartë. Në mesin e atyre që janë të moshës 15-24 vjeçare e që kryesisht janë nxënës dhe studentë, 49.1 % janë të papunësuar (EC Progress Report, 2021). Kapaciteti i Kosovës dhe përvoja në trajtimin e ndryshimeve klimatike është shumë e kufizuar, duke pasur mungesë të përvojës në njërën anë dhe prioritete tjera më urgjente që kanë pasur përparësi gjatë viteve të fundit. Informacionet e disponueshme mbi emetimet e gazrave serrë në Kosovë, dhe projektimet e tyre, janë ende të pamjaftueshme. Një numër i madh politikash dhe dokumentesh strategjike tanimë janë përpiluar dhe miratuar, por ato ende presin zbatimin e tyre. 5 Sixth Assessment Report of the Intergovernmental Panel on Climate Change https://www.ipcc.ch/report/ar6/wg2/downloads/ report/IPCC_AR6_WGII_SummaryForPolicymakers.pdf


17 Fig. 1 Koncentrimi i CO2 prej 800,000 vite e deri sot (Luthi et al. 2008)


19 Korniza ligjore dhe politikat për ndryshimet klimatike Republika e Kosovës, në dokumentet legjislative të saj ka përcaktuar orientimet strategjike si dhe prioritetet në fushën e ndryshimeve klimatike edhe pse nuk është nënshkruese e konventave mjedisore dhe nuk merr pjesë aktive në implementimin e UNFCCC. Duke mos qenë nënshkruese e as ratifikuese e UNFCCC, Kosova ka vështirësi edhe për qasje direkte në fondet ndërkombëtare të dedikuara për vendet në zhvillim për adaptim dhe luftimin e ndryshimeve klimatike. Ky fakt e bën edhe më të vështirë punën e institucioneve dhe shoqërisë kosovare për ndryshimet klimatike. Më poshtë janë prezantuar disa nga ligjet, aktet nënligjore dhe dokumentet politike se si kanë adresuar çështjet e ndryshimeve klimatike në dispozitat e tyre. Ligji për mbrojtjen e mjedisit (Nr. 03/L-025, GZK) 6 - paraqet kornizën që rregullon sektorët tjerë mjedisor përfshirë aspektet e ndryshimeve klimatike. Ligji adreson përgjegjësitë për mjedisin dhe ndryshimet klimatike tek institucionet (Qeveria, MMPH, AMMK),, rregullon përfshirjen e ndryshimeve klimatike në dokumentet nacionale për mbrojtjen e mjedisit (SKMM, Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis etj.) si dhe obligon komunat për nxjerrjen e planeve lokale për veprim në mjedis. Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja (Nr. 08/L-028, GZK)7 - i aprovuar në vitin 2022 me qëllim të krijimit të standardeve mjedisore në Kosovë në harmoni me ato të BE-së. Neni 4 i ligjit (Mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit), ndër masat për cilësinë e ajrit e ka edhe masën për “të parandaluar dhe zvogëluar ndotjen që ndikon në shtresën e ozonit dhe ndryshimet klimatike;” (p. 3.5). Pika 3.8 kërkon si masë “përmbushjen e detyrimeve sipas traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në bashkëpunimin ndërkombëtar për fushën e zbutjes së ndryshimeve klimatike”. Kapitulli IX, në nenin 44 (Sistemi Informativ për Ajër” ndër të dhënat që duhet të përmbajë ky sistem është edhe “të dhënat për burimet e emisioneve të cilat ndikojnë në ndryshimet klimatike” (p. 2.4), pastaj “masat dhe programet për zbutjen e ndryshimeve klimatike” (p.2.8) si dhe “masat dhe programet për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike” (2.9). 6 Burimi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2631 7 Burimi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=60330


20 Ligji për veprimtarinë hidrometereologjike (Nr. 06/L -035, GZK)8 - ka për qëllim të “përcaktojë mënyrën e kryerjes së veprimtarive hidrometeorologjike, sistemin e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën, produktet dhe shërbimet që ofrohen nga këto veprimtari, për të mbështetur me informacione, institucionet qendrore lokale dhe publikun si dhe institucionet ndërkombëtare e rajonale”. Ligji kërkon themelimin e Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike dhe Hidrologjike për “qëllime të monitorimit sistematik dhe hulumtimeve mbi gjendjen dhe ndryshimin e motit, klimës dhe ujit, parashikimin dhe paralajmërimin e hershëm të fatkeqësive meteorologjike dhe hidrologjike si dhe hulumtimin e ndryshimeve klimatike në territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë dhe sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës i cili synohet të jetë pjesë përbërëse e sistemit evropian dhe global të monitorimit” (Neni 14, p.1). Sa i përket aktiviteteve të kërkimeve shkencore multidisiplinare të ndryshimeve klimatike duhet të kryhen në bashkëpunim me IHMK-në (neni 21). IHMK do të bëjë të mundur lidhjen me sistemet e informacionit ndërkombëtar për monitorimin dhe kërkimin në fushën e ndryshimeve klimatike, dhe do të kryej shkëmbimin e informacionit nga këto fusha në përputhje me detyrimet ndërkombëtare. Akte nënligjore për ndryshimet klimatike Janë pesë UA të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me bazë ligjore në Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja e që prekin shkarkimet e GHG-të: 1. UA QRK Nr.16/2013 për substancat, që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe gazrat serrë të fluoruara9 - që rregullon reduktimin gradual dhe eliminimin e konsumit të substancave të kontrolluara, substancave të reja, dhe zvogëlimin e shkarkimeve të GHG-ve të fluoruara. Dispozitat e UA kanë të bëjnë me substancat e kontrolluara, substancat e reja dhe GHG të fluoruara dhe produktet dhe pajisjet që i përmbajnë këto substanca. 2. UA (QRK) Nr.19/2013 për Qasje në Informata për Shpenzimin Ekonomik të Karburanteve dhe Emisionin e CO2 të Automjeteve të Reja Personale10 - përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së informacioneve konsumatorëve për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionin e CO2 të automjeteve të reja personale të cilat janë të lëshuara në 8 Burimi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18129 9 UA QRK Nr.16/2013 https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/docs/Udhezimi_Administrativ_QRK- _Nr_16_per_substancat_qe_demtojne_shtresen_e_Ozonit_dhe_Gazrat_Serre_te_fluoruara.pdf Qasur: qershor 2022 10 UA (QRK) Nr.19/2013 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10329 Qasur: Qershor 2022


21 treg për shitje ose për qeradhënie në Republikën e Kosovës, si dhe përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes së udhëzuesit për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionin e CO2. Lista e gazeve serrë për raportim sipas UA QRK Nr. 01/2016 1. Dioksidi i karbonit (CO2) 2. Metani (CH4) 3. Oksidi i azotit (N2O) 4. Sulfur hexafluoridi (SF6) 5. Nitrogjen trifluoridi (NF3) 6. Hydrofluorokarbonet (HFCs) 7. Perfluorocarbonet (PFC) 3. UA (QRK) Nr.09/2015 për Përcjelljen e Emisioneve të Gazrave Serrë. 4. UA (QRK)- Nr.01/2016 për mekanizmin e përcjelljes së emisioneve të gazrave serrë11 - përcakton mekanizmat: - për sigurimin e afateve kohore, transparencën, saktësinë, qëndrueshmërinë, krahasueshmërinë dhe plotësinë e raportimit të emisioneve të GHG-ve; - monitorimin dhe raportimin e të gjitha emisioneve nga burimet antropogjene dhe largimin me kapje të GHG-ve për substancat që hollojnë shtresën e ozonit; - monitorimin, raportimin, vlerësimin e progresit, revidimin dhe verifikimin e emisoneve të GHGve si dhe informata tjera; - monitorimin dhe raportimin e veprimeve të ndërmarra për tu përshtatur me pasojat e pashmangshme të ndryshimeve klimatike me një kosto-efektive. 5. UA (QRK) Nr.14/2018 për Depozitimin e Dioksidit të Karbonit në Formacionet e Përshtatshme Gjeologjike12 - me të cilin vendoset korniza ligjore për depozitimin gjeologjik të CO2 në mënyrën e sigurt për mjedisin, me qëllim të kontribuimit në luftën ndaj ndryshimeve klimatike. 11UA (QRK)- Nr.01/2016 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15079 Qasur: Qershor 2022 12 UA (QRK) Nr. 14/2018 https://gzk.rks-gov.net/ActDocument Detail.aspx?ActID=18818 Qasur: qershor 2022


23 Dokumentet politike për ndryshimet klimatike Strategjia e Kosovës për Mjedisin 2013-202213 E miratuar nga Kuvendi i Kosovës, SKM përfshin objektivat dhe qëllimet për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore 10 vjeçare, me mundësi të rishikimit çdo dy (2) vjet. Objektivat e SKM 2013-22 në fushën e ndryshimeve klimatike ishin: 1. Zbutja graduale e ndyshimeve klimatike në harmoni me parimet e përgjithshme të UNFCCC; 2. Vendosja e sistemit për vlerësimin dhe zgjedhjen e masave të përshtatshme për zvogëlimin e emisionit të gazrave me efekt serrë; 3. Ndërtimi i kapaciteteve ligjore, institucionale dhe teknike për zgjidhje sistematike për çështje të ndryshimeve klimatike. Strategjia e Kosovës për Ndryshimet Klimatike 2019-28 (SKNK)14 SKNK përcakton politikat për zvogëlimin e emisioneve të GHG-ve dhe për përshtatje me ndryshimet klimatike dhe është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me 19. 02. 2019. Vizioni i SKNK është “Kosova me zero emitim të GHG-ve, me aftësi për tu përshtatur me ndryshimet klimatike, që në mënyrë efektive zbut shkaqet nga ndryshimet klimatike dhe në mënyrë efektive parashikon dhe i përgjigjet ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh parimet ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm”. Misioni i SKNK është “zvogëlimi i GHG-ve dhe i rreziqeve dhe dëmeve nga ndikimet aktuale dhe të ardhshme të ndryshimeve klimatike me kosto-efektive dhe shfrytëzimi i përfitimeve të mundshme që dalin nga ndryshimet klimatike”. SKNK i ka përcaktuar pesë objektiva strategjike prej tyre dy (2) janë për zhvillimin me emetim të ulët (zvogëlim të GHG-ve) dhe tri (3) për përshtatje (adaptim) me ndryshimet klimatike. Në dokumentin e SKNK, nuk përmendet nevoja e edukimit në lidhje me ndryshimet klimatike. 13 MMPH Strategjia e Kosovës për Mjedisin 2013-2022 Burimi: https://mmphi.rksgov.net/assets/cms/uploads/files/Publikimet/ Strategjia_e_Mbrojtjes_s%C3%AB_Mjedisit_-_2013_- 2022_Shqip_748721.pdf (Vërejtje: versioni në web-faqe është punues me plot track-changes dhe comments në dokument). 14 MMPH Strategjia e Kosovës për Ndryshimet Klimatike 2019-28 Burimi: https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID =29356 Qasur Maj 2022


24 Tabela 2. Objektivat strategjike të SKNK Objektivat strategjike për zhvillim me emetim të ulët (zvogëlim të emisioneve GHG-ve): 1. Zhvillimi i kapaciteteve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve në kuadër të Konventës UNFCCC dhe BE-së. 2. Zvogëlimi i emetimeve të GHG-ve. Objektivat strategjike për përshtatje me ndryshimet klimatike: 3. Zhvillimi i mekanizmave të ri dhe përmirësimi i atyre aktualë në zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, në sektorët ekonomik të cenueshëm nga ndryshimeve klimatike; 4. Ngritja e kapaciteteve për përshtatje të ekosistemeve natyrore 5. Ngritja e kapaciteteve të partnerëve, akterëve dhe hisedarëve qendror dhe lokal për integrimin e çështjeve të ndryshimeve klimatik dhe përshtatjes në proceset e zhvillimit. Plani i Kosovës për Ndryshimet Klimatike (PKNK) 2019-2115 PKNK ka për mision që të lehtësojë procesin e zbatimit të SKNK-së, duke njohur hapat e nevojshëm për veprim, parakushtet, pengesat dhe prioritetet ekzistuese. PKNK, paraqet një listë prej 11 objektivash specifike dhe 28 aktiviteteve që parashihej të ndërmerren për zvogëlimin e GHG-ve dhe përshtatje me ndryshimet klimatike deri në vitin 2021. Kostoja e planifikuar për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara për periudhën deri në 2019-2021 ishte 2,9 milion Euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume mbulohet nga Buxheti i Kosovës ndërsa pjesa tjetër nga Komunat dhe eventualisht fondet e komunitetit të donatorëve. Nuk ka informata nëse është aprovuar plani i ri. Koncept dokumenti për Ndryshime Klimatike16 - përmban opsionet për zgjidhjen e problemeve të cilat krijohen si pasojë e emisioneve të GHG-ve, duke përfshirë ndikimet në mjedis, në shëndetin e 15 MMPH, Plani i Veprimit të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike 2019-21 https://gzk.rks-gov.net/ ActDocument Detail.aspx?ActID =29356 Qasur: Maj 2022 16 MMPH, Koncept dokumenti për Ndryshime Klimatike https://konsultimet.rks-gov.net/Storage/ Consultations/ 40768-Upd Al.pdf Qasur: qershor 2022


25 njeriut, në pronën dhe ndikimi ekonomik dhe social. Qëllimi primar i kësaj politike është monitorimi dhe zvogëlimi i emisioneve të GHG-ve dhe të përmirësimit/ zvogëlimit të ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Poashtu, koncept dokumenti në fjalë është pararendës i hartimit dhe miratimit të ligjit të parë për ndryshime klimatike në Kosovë i cili është duke u hartuar. Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-3617 - është hartuar në përputhje me Nenin 31 të Ligjit për Ujërat e Kosovës. Strategjia është një dokument i planifikimit afatgjatë i cili përmban vizionin, misionin, objektivat, qëllimin, veprimet, aktivitetet dhe masat për zhvillimin e politikave ujore në Republikën e Kosovës. E konceptuar që për periudhën 20 vjeçare të arrijë katër qëllime kryeso re të nivelit të lartë. Tek Qëllimi 1 (Mbrojtja dhe zhvillimi i resurseve ujore), pika 4 adreson “mbrojtjen nga dukuritë natyrore sic janë vërshimet, thatësirat, erozioni, ndryshimet klimatike etj.”. Raporti për Emetimin i Gazrave Serrë në Kosovë 2014-201918 - në këtë raport është prezantuar inventari i GHG-ve për periudhën kohore 2014-2019, ku janë përfshirë burimet kryesore të gazrave të serrës sipas sektorëve dhe rekomandimet për reduktimin e këtyre emetimeve. Ky është raporti i dytë i këtij formati pas atij për vitet 2008-2013. Raporti është realizuar nga Grupi Kombëtar për Inventarin e GHG-ve. Ky raport prezanton të dhëna të detajuara të inventarit për vitin 2019 dhe trendin e emetimeve për periudhën kohore 2014-19. Ekspertët nga Grupi Kombëtar për Inventarin e GHG-ve kanë mbledhur të dhënat sipas kërkesave të Manualit të IPCC 2006. Raportet e monitorimit të mjedisit dhe ndryshimet klimatike- monitorimi i cilësisë së ajrit është obligim ligjor (Ligji për mbrojtjen e mjedisit- neni 50, Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotjaneni 23 dhe Ligji për veprimtarinë hidrometeorologjike- neni 5). 17 MMPH, Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-36 https://rcdn see.net/wp-content/uploads/2021/02/Nationalwater-management-strategy-2036-Kosovo.pdf Qasur: Maj 2022 18AMMK, Raporti Emetimi e Gazrave Serrë në Kosovë 2014-2019 https://www.ammk-rks.net/assets/cms/uploads/ files/Publikime-raporte/Raporti_GHG_2014-2019_(final_ueb_version).pdf Qasur: Qeshor 2022


26 Tabela 3. Disa nga raportet kryesore lidhur me ndryshimet klimatike Monitorimi i cilësisë së ajrit duhet të sigurojë të dhëna për nivelin e ndotjes së ajrit, ndryshimet klimatike, ndikimet në shëndetin e popullatës, ndikimet në materiale, ekosisteme dhe vegjetacion. Të dhënat e grumbulluara shërbejnë për ndërmarrjen e masave për zvogëlimin, minimizimin dhe eliminimin e ndikimit të ndotjes së ajrit. Raporti i Treguesve Mjedisor 2020 Treguesit mjedisor të ndryshimeve klimatike: - Temperatura vjetore e ajrit- tendencë rritje gjatë peridhës 1900-2019 - Sasia vjetore e reshjeve- tendencë e rënies gjatë periudhës 1930-2019 - Trendi i emisioneve të gazrave serrë- tendencë rritje nga 9,489 Gg CO2 eq. në vitin 2008) në 10,164 Gg CO2 eq në vitin 2016. Raporti për Gjendjen e Ajrit 2012 Raporton për burimet e gazrave serrë (CO2, NOx dhe CH4) sipas sektorëve ekonomik për vitin 2008-2009 dhe se janë raportuar edhe në EEA. Raport mbi emitimin e gazeve serrë 2008-13 Kosova ka përgatitur regjistrin (inventarin) e gazrave serrë për vitet 2008- 2013 sipas kërkesave të manualit të IPCC 2006. Procesin e ka mbështetur financiarisht UNDP Raporti për Gjendjen e Ajrit 2012 Raporton për burimet e gazrave serrë (CO2, NOx dhe CH4) sipas sektorëve ekonomik për vitin 2008-2009 dhe se janë raportuar edhe në EEA.


27 Mjedisi dhe ndryshimet klimatike në Raportet e Progresit të Komisionit Evropian KE për çdo vit pëgatit Raportin e Progresit në lidhje me plotësimin e kritereve politike dhe atyre ekonomike si dhe përcaktojnë progresin e bërë nga vendet kandidate dhe potencialisht kandidate në përafrimin me politikat dhe standardet e BE-së. Në këto raporte vlerësohet si politikë sektoriale dhe Mjedisi dhe ndryshimet klimatike në kapitullin 27. Në Tabelën 5 është prezantuar vlerësimi për progresin dhe komentet respektive në pesë raportet e fundit të KE-së për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Siç shihet nga pesë raportet e fundit të Progresit të KE-së mund të konkludohet se në vend të progresit në fushën e ndryshimeve klimatike vërehet e kundërta: nga “no progess” në “limited progress” në vitet tjera. Inventari i parë i GHG-ve është përgatitur dhe dorëzuar në EEA në vitin 2014. KKNK dhe Koordinatori për Ndryshimet Klimatike kanë dështuar që të adresojnë çështjet e ndryshimeve klimatike në politikat zhvillimore dhe në rritjen e vetëdijes publike për ndryshimet klimatike. Secili raport potencon se strukturat administrative për ndryshimet klimatike janë të dobëta dhe se duhet punuar në forcimin e tyre për tu përballur me përgjegjësitë dhe obligimet. 19 https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/ 2022-10/Kosovo%20Report%202022.pdf 20 Kosovo Report 2021 https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/kosovo-report-2021_en Qasur: Maj 2022 21COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Kosovo 2020 Report https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/system /files/2020-10/kosovo_report_2020.pdf Qasur: Maj 2022 22 COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Kosovo 2019 Report https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/system /files/2019-05/20190529-kosovo-report.pdf Qasur: Maj 2022 23 COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Kosovo 2018 Report https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/system/ files/2019-05/20180417-kosovo-report.pdf Qasur: Maj 2022 Tabela 4. Mjedisi, ndryshimet klimatike sipas Raporteve të Progresit të KE Viti Shkalla e progresitMjedisi Shkalla e progresitNdryshimet klimatike 202219 Limited progress Limited progress 202120 Limited progress Limited progress 202021 Limited progress No progress 201922 Some progress No progress 201823 No progress Limited progress


28 “Zbatimi i strategjisë së ndryshimeve klimatike 2019-2028 dhe plani i veprimit për periudhën 2021-2023 është shumë i kufizuar. Ligji për ndryshimet klimatike ende nuk është miratuar. Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë po përballet me vonesa serioze. Kosova vazhdon të mbështetet shumë në thëngjill dhe nuk është kështu në përputhje me kufijtë e emetimeve të përcaktuara sipas Planit të tij Kombëtar të Reduktimit të Emisioneve (NERP). Këshilli Kombëtar i Ndryshimeve Klimatike i sapokrijuar mori disa masa konkrete për të integruar veprimet klimatike ose për të rritur ndërgjegjësimin publik, dhe ka pak prova që politikat përputhen me objektivat e ndryshimit të klimës. Raporti i Inventarit të emetimeve të gazeve serrë për vitin 2020 nuk është ende i disponueshëm. Korniza strategjike dhe legjislative duhet të jetë përshtatur me qëllimet strategjike të BE-së që rrjedhin nga Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Kapaciteti administrativ dhe ngritja e ndërgjegjësimit duhet të rritet ndjeshëm. Kosova nuk është shtet anëtar i OKBsë, dhe de fakto jo nënshkrues i Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe për këtë arsye nuk ka një kontribut të përcaktuar në nivel kombëtar sipas Marrëveshjes së Parisit (2015). Megjithatë, zbatimi i plotë i Strategjisë së saj për ndryshimet klimatike duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të arritur objektivat e Marrëveshjes” EC Progress Report for Kosovo 2022, f. 115-116


29 Korniza institucionale për ndryshimet klimatike dhe arsimin Kuvendi i Republikës së Kosovës- është institucion ligjvënës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Në përputhje me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës: miraton Kushtetutën, ligje, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera, vendos ta ndryshojë Kushtetutën, shpall referendum, në pajtim me ligjin, ratifikon traktate ndërkombëtare, miraton buxhetin, zgjedh Qeverinë dhe mund të shprehë mosbesimin ndaj saj, mbikëqyrë punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike vendos për çështjet e interesit të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj etj24 . Kuvendi ka katër komisione të përhershme dhe 10 komisione funksionale. Ndër komisionet janë edhe dy që mbulojnë fushën e mjedisit,ndryshimeve klimatike dhe atë të arsimit. Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim25 - Komisioni në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mbrojtjes së mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, kadastrit, transportit dhe sigurisë në rrugë. Fushëveprimi i Komisionit përfshin ndër të tjera edhe: - Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e politikave të zhvillimit të bujqësisë, pylltarisë, ushqimit, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës; - Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, duke përcjellë modelet më të avansuara bashkëkohore nga këto fusha; - Shqyrtimin e nivelit të zbatimit të programit të Qeverisë në fushën e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës dhe i jep rekomandime Kuvendit. Komisioni ka 11 anëtarë. Në Planin e punës për vitin 2022, Komisioni ka pasur edhe Projektligjin për Ndryshimet Klimatike por i cili nuk është proceduar ende26 . 24 https://www.kuvendikosoves.org/shq/ta-njohim-kuvendin/roli-dhe-kompetencat-e-kuvendit/ 25Kuvendi i Kosovës, Burimi: https://www.kuvendikosoves.org/shq/komisionet/komisioni/?committee=52 Qasur: Qershor 22 26https://www.kuvendikosoves.org/Uploads/Data/CommitteeDocumentFiles/2022_02_16_Planiipunes2022_eGN xWwLXYD.pdf


30 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport27 - Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me arsimin para universitar dhe universitar, shkencën, teknologjinë, inovacionin, kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë. Fushëveprimtaria e komisionit ndër të tjera përfshin edhe: - Shqyrtimin e legjislacionit nga fusha e arsimit, shkencës, teknologjisë, inovacionit, kulturës, rinisë dhe sportit; - Çështjet që lidhen me planifikimin e zhvillimit strategjik dhe politikave zhvillimore në lëminë e arsimit, të kulturës, të rinisë dhe të sportit; - Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore, kulturore dhe shkencore në Kosovë; - Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore dhe kulturore në Kosovë; - Politikën e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës në lëminë e arsimit, të shkencës, të teknologjisë, të kulturës, të rinisë dhe të sportit. Qeveria e Republikës së Kosovës- Me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, ndër të tjera është përgjegjëse edhe për hartimin e akteve nënligjore me të cilat “bëhet zvogëlimi i substancave dhe aktiviteteve që ndikojnë në ndryshimin klimatik” (Neni 5, p. 1.1.11). Qeveria deri tani ka nxjerrë pesë udhëzime administrative në lidhje me ndryshimet klimatike të cilat derivojnë nga legjislacioni në fuqi. Me 2018, Qeveria ka emëruar Koordinatorin për Ndryshimet Klimatike dhe çështje të mjedisit, pozicion ky që nuk ekziston më në strukturat e organizimit qeveritar. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës 28 - Me legjislacionin në fuqi, ndër të tjera është përgjegjëse edhe për “monitorimin e mjedisit kryhet i cili përmes matjeve sistematike, hulumtimit dhe vlerësimit të indikatorëve të gjendjes dhe ndotjes së mjedisit të cilat përfshijnë përcjelljen e faktorëve natyror, respektivisht ndryshimit të gjendjes dhe karakteristikave të mjedisit, ajrit, ujit, tokës, pyjeve, llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, florës, faunës, elementeve klimatologjike, mbështjellësit të ozonit, zhurmës, mbeturinave etj.” (Neni 50 p. 4). MMPH ka përgatitur dhe aprovuar Strategjinë për Ndryshimet Klimatike dhe Planin e Veprimit. 27 Kuvendi i Kosovës, Burimi: https://www.kuvendikosoves.org /shq/komisionet/komisioni/?committee=50 28 https://mmphi.rks-gov.net/


31 Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave29 - Në kuadër të MMPHI, departamenti ka përgjegjësinë e përgatitjes dhe zbatimit të politikave të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Misioni i DMMU është “mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës”. Në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave të veta, DMMU propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit; monitoron dhe propozon masa për rehabilitimin dhe mbajtjen nën kontroll të zonave të nxehta (hot-spots); identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit; ofron mbështetje për mbikqyrjen dhe kontrollin e burimeve natyrore si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Në strukturën e vet, aktualisht DMMU ka vetëm një zyrtar “për ndryshime klimatike dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit” në kuadër të Divizionit për menaxhimin e ndotjes industriale. Ky divizion është duke bartur gjithë përgjegjësinë e hartimit të politikave, strategjive dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike nga ndotja industriale. Në bashkëpunim me UNDP është përgatitur Udhërrëfyesi për Tranzicionin e Gjelbër. Në proces të përgatitjes janë Strategjia për Dekarbonizim 2022-2050 si dhe pjesëmarrja në punën për përgatitjen e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë. Prej disa vitesh sektori për vetëdijësim dhe edukim për ruajtje të mjedisit është shuar nga struktura e DMMU. Ky sektor para shuarjes ka qenë shumë aktiv në ofrimin e ligjëratave dhe fushatave vetëdijësuese për të rinjët dhe shkollat lidhur me problemet e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Këshilli Kombëtar për Ndryshime Klimatike (KKNK)- është përgjegjës për të përcjellur zbatimin e dokumenteve strategjike dhe planit të veprimit për ndryshime klimatike, në përputhje me kërkesat e UNFCCC-së dhe Protokollit të Kyotos. Funksionet kryesore të KKNK janë: - koordinon të gjitha aktivitetet që dalin nga UNFCCC-ja dhe Protokolli i Kyotos - siguron që projektet me ndikim në ndryshimet klimatike të realizohen në përputhje me legjislacionin vendor dhe marrëveshjet ndërkombëtare - përgatit dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në konventa ndërkombëtare, protokolle dhe marrëveshje që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, - bën përgatitjen e Komunikimit Kombëtar për Sekretariatin e UNFCCC pas ratifikimit të Protokollit të Kyotos. Përbërja e KKNK dhe Sekretariatit është paraqitur në Tabelën më poshtë: 29 https://mmphi.rks-gov.net/departamentet/318/misioni-vizioni-dhe-detyra


32 Tab. 5. Përbërja e KKNK dhe ST Përbërja e KKNK: Përbërja e STK: - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Kryesues - Ministri i Zhvillimit Ekonomik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Ministri i Infrastrukturës - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë - Ministri për Integrim Evropian * - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal30 *Ministria nuk ekziston më në strukturën qeveritare. - Drejtori i Dep. për Mbrojtje të Mjedisit- Kryesues - Drejtori i Departamentit për Ujëra; - Drejtori i Departamentit për Energji; - Drejtori i Departamentit për Infrastrukturë Rrugore; - Drejtori i Departamentit për Industri - Drejtori i Departamentit për Pylltari - Drejtori i Dep. për Politika Bujqësore e Treg - Drejtori i Departamentit për Politika Sektoriale - Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik - Përfaqësuesi nga shoqëria civile - Përfaqësuesi nga Universiteti - Përfaqësuesi nga UNDP-ja. Si pjesë e KKNK, funksionon edhe Sekretariati Teknik i Këshillit (STK), i cili përgatit dhe lehtëson punën e KKNK. Raportet e Progresit të KE, sidoqoftë konstatojnë se Koordinatori nuk ka pasur sukses që t`i shtyj përpara problemet e ndryshimeve klimatike në politikat zhvillimore sektorale e as në rritjen e vetëdijes së publikut. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës 31 - Me legjislacionin në fuqi, AMMK ndër të tjera ka detyrë“të hartojë raporte për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, synimeve, si dhe të raportojë për sektorët kryesorë: ajrin, tokën, ujin, llojllojshmërinë biologjike, ndryshimet klimatologjike” (neni 60 p.1.7). AMMK është institucioni përgjegjës për koordinimin e inventarit, monitorimin e GHG-ve, koordinimin e grupit të ekspertëve sektorial, zbatimin e metodologjisë për përgatitjen e inventarit 30 https://www.facebook.com/mmph.rks/posts/289987223153893 31 AMMK webfaqja, Burimi: https://www.ammk-rks.net/


33 si dhe raportimin e të dhënave të inventarit në nivel shtetëror dhe ndërkombëtarë. AMMK me 2021 ka publikuar Raportin e fundit për Emetimin e Gazrave Serrë në Kosovë 2014-201932 . Ndotësit e mëdhenjë si KEK, Trepça, Ferronikeli dhe SharrCem me legjislacionin në fuqi janë të obliguar (Ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja) dhe janë duke raportuar në AMMK lidhur me emitimet e GHG-ve nga operimet e tyre. Viti bazë për raportim nga DMMU është propozuar që të jetë viti 2016 por që ende nuk është vendosur nga struktura vendimmarrëse. Ligji për ndryshimet klimatike është duke u përgatitur në DMMU dhe për tu proceduar në Kuvendin e Kosovës 33 . Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës 34 - Veprimtaria hidreometeorologjike në Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në Vermicë të Prizrenit është vendosur një latë (hidrometër) dhe limnigraf në lumin Drini i Bardhë. Nga ajo pikë monitoruese datojnë edhe matjet e para klimatologjike. Me Ligjin për veprimtarinë hidrometerologjike, IHMK është përgjegjës për “bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e monitorimit dhe hulumtimit për ndryshimet klimatike dhe cilësisë së ajrit, ujit dhe të tokës” (Neni 6, p.1.12.)35 . Për qëllime të monitorimit sistematik dhe hulumtimeve mbi gjendjen dhe ndryshimin e motit, klimës dhe ujit, parashikimin dhe paralajmërimin e hershëm të fatkeqësive meteorologjike dhe hidrologjike si dhe hulumtimin e ndryshimeve klimatike në territorin e Republikës së Kosovës, “themelohet Sistemi i Monitorimit Shtetëror për Meteorologji dhe Hidrologji, përfshirë dhe sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës i cili synohet të jetë pjesë përbërëse e sistemit evropian dhe global të monitorimit” (Kapitulli 2 Neni 14). 32 AMMK, Raport Emetimi i Gazrave Serrë në Kosovë 2014-2019 https://www.ammk-rks.net/assets/cms/ uploads/ files/Publikime-raporte/Raporti_GHG_2014-2019_(final_ueb_version).pdf Qasur: maj 2022 33 Intervistë me z. Abdullah Pirqe- zyrtar për ndryshime klimatike dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit, MMPHI 34 https://ihmk-rks.net/ 35 Ligji për veprimtarinë hidrometereologjike https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18129


34 Konkluzione Nga analizimi i dokumenteve që përbëjnë kornizën ligjore për ndryshimet klimatike dhe rininë, kornizën e politikave sektoriale, kornizën institucionale për ndryshimet klimatike, raportet sektoriale vijmë në përfundimet se: - Ndryshimet klimatike janë të përfshira në kuadrin ligjor që rregullon mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e ajrit nga ndotja si dhe veprimtarinë hidrometereologjike. Megjithatë, problemi nuk është adresuar mjaftueshëm në legjislacionin tjetër kyç që ndikohet nga ndryshimet klimatike si: ujërat, mbrojtja e natyrës etj. Nga aktet nënligjore janë nxjerrë pesë UA me bazë ligjore në Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Mungon ende Ligji për ndryshimet klimatike (ndodhet në procedurat e draftimit në MMPHI). - Janë hartuar dhe miratuar dokumente politike të nivelit nacional për ndryshimet klimatike ku më të rëndësishmet janë SKNK dhe PKNK. Mirëpo nuk ka indikatorë të matshëm mbi bazën e të cilëve do të vlerësohej suksesi i tyre në zbatim dhe përpjekjet për përgatitjen e vendit për përballjen me ndryshimet klimatike. Në dokumente janë shprehur caqe tepër ambicioze për të mos thënë të paarritshme për validitetin e SKNK siç është rasti me vizionin e Strategjisë “me zero emisione të GHG-ve”. Gjithashtu në këto dokumente nuk i është dhënë ndonjë hapësirë fushës së edukimit dhe përfshirjes së të rinjëve në proceset për ndryshimet klimatike. PKNK ka skaduar tashmë dhe nuk ka informata nëse është duke u përgatitur tjetri. - Në vitin 2014 është hartuar për herë të parë Inventari i GHG-ve dhe raportet për shkarkimet e GHG-ve në nivel vendi. Burimi kryesor i GHG-ve sipas Inventarit është sektori i energjisë, pastaj bujqësia, sektori i mbeturinave, sektori i proceseve industriale dhe përdorimit të produkteve. - Raportet e Progresit të KE, brenda seksionit të mjedisit trajtojnë edhe progresin për pjesën e ndryshimeve klimatike. Në pesë raportet e fundit (nga 2018-22) në fakt vlerësimet tregojnë më shumë një lloj stagnimi se sa ndonjë progres (dy raportet e fundit raportojnë “limited progress”) që tregon se nuk ka zhvillime pozitive në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Raportet e Progresit rekomandojnë se duhet të zhvillohen kapacitetet administrative për harmonizimin me Acquis36 si dhe për ngritjen e vetëdijes. 36 Legjislacioni i akumuluar, aktet ligjore dhe vendimet gjyqësore që përbëjnë ligjet e Bashkimit Evropian


35 - Korniza institucionale është etabluar dhe ekzistojnë struktura të qarta me përgjegjësi ligjore në fushën e vendimmarrjes për ndryshimet klimatike, monitorimin dhe raportimin mbi emitimet e GHG-ve. Është krijuar edhe strukturë ndërqeveritare si KKNK me STK por që ende nuk janë shquar për ndonjë lëvizje të dukshme në fushën e ndryshimeve klimatike. Madje ka edhe struktura të formuara jashtë strukturave qeveritare siç është Koordinatori për Ndryshimet Klimatike por që tashmë janë shuar. Megjithatë nuk vërehet ndonjë vendim madhor që strukturat kanë marrë në lidhje me ndryshimet klimatike, madje sipas Raporteve të Progresit të KE nuk është arritur ndonjë progres në futjen e ndryshimeve klimatike në politikat tjera zhvillimore komunale. - Kapacitetet administrative të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike janë shumë të kufizuara dhe kjo adresohet në secilin Raport të Progresit të KE-së. Vetëm një zyrtar në MMPHI mbulon sektorin e ndryshimeve klimatike. Si rezultat në secilin Raport të Progresit gjithmonë rekomandohet shtimi dhe forcimi i kapaciteteve adminsitrative për përballjen me problemet mjedisore dhe ndryshimet klimatike. - Komponenta e përfshirjes së të rinjëve në vendimmarrjen për politikat mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike është pothuajse inekzistente. Komponenta e edukimit dhe vetëdijësimit të të rinjëve në politikat aktuale të mjedisit dhe të ndryshimeve klimatike është pothuajse inekzistente.


36 Fig.2 Dy sektorët kryesorë të shkarkimeve ndotëse në atmosferë: energjetika dhe transporti


37 Analiza e programeve studimore Gjatë hulumtimit janë analizuar programet e universiteteve publike dhe kolegjeve private të cilat në bazë të emërtimeve të njësive akademike konstituive dhe programeve duhet të kishin përmbajtje kurrikulare nga ndryshimet klimatike. Vlenë të ceket se disa kolegje nuk na janë përgjigjur në kërkesat tona që të na dërgojnë informacionet e kërkuara për projektin. Në kuadër të kësaj janë analizuar 7 universitete publike, 5 kolegje jopublike dhe 101 programe studimore që përbëjnë kurrikulat e tyre. Siç shihet nga Tab. 6 janë analizuar 12 institucione të arsimit të lartë prej të cilave shtatë universitete publike dhe pesë kolegje private. Tab. 6 IAL-et e përfshira në analizën e programeve Universitetet publike Kolegjet jopublike Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina" Universiteti i Prizrenit ''Ukshin Hoti'' Universiteti i Gjakovës ''Fehmi Agani'' Universiteti i Mitrovicës ''Isa Boletini'' Universiteti i Gjilanit ''Kadri Zeka'' Universiteti i Pejës ''Haxhi Zeka'' Universiteti i Shkencave Të Aplikuara- Ferizaj Kolegji AAB Kolegji UNIVSERUM Kolegji UBT Kolegji Rezonanca Akademia "Tempulli" Analiza e programeve nëpër IAL është bërë duke përdor fjalë kyçe brenda emërtimit të programeve studimore që kanë qenë: ndryshime klimatike, mjedis, ambient, ekologji dhe zhvillim i qëndrueshëm (edhe të kombinuara me njëra tjetrën). Numri dhe shpërndarja e programeve të analizuara nga projekti është paraqitur në Grafikonin 1.


38 Graf. 1 Numri i programeve të analizuara sipas njësive akademike Numrin më të madh të programeve sipas këtij kriteri e ka pasur Universiteti i Prishtinës, në vendin e dytë ka dalur Kolegji UBT ndërsa i treti Universiteti i Mitrovicës. Me nga dy programe kanë qenë dy IAL-e, aq sa kanë qenë edhe IAL-et me nga një program të vetëm. Në kuadër të analizës së programeve janë analizuar 239 kurse prej të cilave 222 janë kurse të rregullta studimore të nivelit bachelor ose master, ndërsa 17 janë kurse kroskurrikulare që zbatohen nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës. Të dhënat të tjera të detajuara të analizës së kurseve janë paraqitur në Tabelën 7.


39 Tab. 7 Pasqyra e kurseve të analizuara Bachelor Master Total Kurse obligative 70 24 94 Kurse zgjedhore 67 43 110 Të papërcaktuara 6 12 1837 Total 143 79 222 Analiza e kurseve nëpër program është bërë duke përdorur disa fjalë kyçe brenda emërtimit të kurseve që kanë qenë: ndryshime klimatike, mjedis, ambient, ekologji dhe zhvillim i qëndrueshëm (edhe të kombinuara me njëra tjetrën). Lista e tyre është paraqitur në Grafikonin 2. Graf. 2 Numri i kurseve sipas emërtimit me bazë fjalët kyçe: ndryshime klimatike, mjedis, ambient, zhvillim i qëndrueshmëm dhe ekologji (të veçanta dhe të kombinuara) 37 Të papërcaktuarat nuk e kanë pasur statusin as O as Z


40 Siç shihet nga Graf. 2 bindshëm kanë dominuar kurset që kanë pasur fjalën kyçe mjedis (109), më pas ato me fjalën kyçe ambient (31) dhe kurset me fjalën kyçe zhvillim i qëndrueshëm (23 kurse). Ashtu siç shihet nga grafikoni, vetëm 1 (një) kurs nga 239 të analizuar e ka fjalën kyçe ndryshime klimatike në emërtimin e tij (kursi Energjia dhe ndryshimet klimatike në kuadër të QEQ). Ndërsa që 10 kurset më të përmendura të analizës janë dhënë në Grafikonin 3. Siç shihet kursi Edukim mjedisor prinë duke qenë kryesisht i lidhur me programet e edukimit të mësimdhënësve sikurse edhe rasti me kursin Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm. Në kategorinë e dytë radhiten dy kurset që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit respektivisht ambientit (fjala mjedis dhe ambient gjuhësisht e kanë të njëjtin kuptim, por emërtimet duket të jenë në kontekst). Graf. 3 Kurset më të shpeshta në kurrikulat e IAL-eve


41 Qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve për ndryshimet klimatike Konteksti i studimit Hulumtimi mbi qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve mbi ndryshimet klimatike është realizuar në kuadër të projektit “Climate change in higher education curricula- CCHEC” me mbështetje e e HERAS+. Metodologjia Metodologjia e hulumtimit të qëndrimeve, njohurive dhe besimeve të studentëvë është i tipit kuantitativ, me metodën e anketimit si teknikë hulumtimi Si instrument për mbledhjen e të dhënave u shfrytëzua pyetësori i cili u përgatit shpërnda në formën elektronike si Google form. Pyetësori (Shtojca 1) përmbante katër seksione: 1. Të dhënat demografike të personit të anketuar (vendbanimi, mosha, komuna, niveli i studimit, fakulteti/kolegji dhe programi ku studioni etj) 2. Të dhëna mbi vetëvlerësimin e mbi ndryshimet në mjedis, pritjet e tyre si dhe për ndryshimet klimatike (shkaqet, burimet, pasojat, etj) 3. Të dhënat mbi qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve për ndryshimet klimatike 4. Gatishmërinë dhe nevojat e studentëve për të kontribuar në luftimin e ndryshimeve klimatike. Pyetjet e lidhura me njohuritë, qëndrimet dhe besimet janë hartuar si pyetje të mbyllura më përgjigje të përcaktuar “e saktë” ose e “pasaktë“ dhe me “Po” ose “Jo” për të marrë një qëndrim, njohuri apo besim të përcaktuar që ka studenti. Kjo sepse nga praktikat e mëhershme hulumtuese nëse e vendos opsionin “nuk e di” ose “neutral” shumica e përgjigjeve koncentroheshin në këtë opsion. Pyetësori është plotësuar nga 308 që i përkasin njësive të IAL-eve të përfshiera në hulumtimin për programet studimore. Shpërndarja e pyetësorit është bërë përmes mësimdhënësve të lëndëve që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilët ekipi i projektit i falënderon për bashkëpunimin. Komponenta e fundit por jo më pak e rëndësishme e hulumtimit ka qenë edhe një vlerësim i njohurive, qëndrimeve dhe besimeve të studentëve rreth koncepteve kyçe të ndryshimeve klimatike


42 si dhe nevojat dhe mënyrat e angazhimit dhe aktivizimit të tyre në zbutjen e problemeve nga ndryshimet klimatike. Pjesë e hulumtimit përmes pyetësorit kanë qenë 308 studentë. Përshkrimi i mostrës është dhënë në Tabelën 8. Tab.8 Përshkrimi i mostrës së hulumtimit Gjinia Vendbanimi Niveli i studimeve Mashkull Femër Urban Rural Bachelor Master Nr. 56 252 156 152 218 90 % 18.2 81.8 50.5 49.5 70.8 29.2 Sa i përket grupmoshave, 197 student apo 64 % i takojnë grupmoshës 21-25 vjeç, asaj nën 20 vjeç (studentë të vitit të parë dhe të dytë të studimeve) i takojnë 66 student apo 21. 4 % dhe mbi 25 vjeç janë 45 student apo 14.6%. Një nga çështjet fillestare për hulumtimin ishte perceptimi i studentëve mbi zhvillimet në mjedis në dekadën e fundit. Të dhënat nga përgjigjet janë paraqitur në Grafikonin 4. Graf. 4 Perceptimet e studentëve mbi ndryshimet në mjedis në dekadën e kaluar Përkeqësuar shumë Përkeqësuar pak E pandryshuar Përmirsuar pak Përmirsuar shumë Mjedisi global 54.9 28.9 4.2 11.7 1 Mjedisi në Kosovë 45.9 28.7 8.5 15.3 1.6 0 10 20 30 40 50 60


43 Siç shihet nga Graf. 4 sipas ¾ e studentëve mjedisi qoftë ai global apo në nivel vendi ka pasur përkeqësim ose përkeqësim të madh. Vetëm një përqindje e vogël kanë vlerësuar përmirësime ose pandryshueshmëri të gjendjes. Nga kjo del se ka një pajtueshmëri shumë të lartë të studentëve se gjendja e mjedisit në dekadën e fundit është duke u përkeqësuar. Lidhur me pyetjen paraprake, na ka interesuar të shohim edhe pritjet apo perspektivat e studentëve të mostrës tonë mbi ndryshimet potenciale në mjedis për 10 vitet e ardhshme. Të dhënat lidhur me këtë janë paraqitur në Grafikonin 5. Sipas të dhënave, shihet mbi gjysma e studentëve presin përmirësime të gjendjes mjedisore në nivel global dhe atë vendor, por 1/3 e tyre megjithatë presin përkeqësim të mëtutjeshëm të saj. Kjo është një indikacion për studentët, që si profesionistë të ardhshëm të fushave të ndryshme të mendojnë më shumë rreth këtyre zhvillimeve për të ardhmen e qëndrueshme të tyre dhe gjeneratave pasuese. Graf. 5 Pritshmëritë e studentëve mbi ndryshimet në mjedis në dekadën e ardhshme Nga studentët është kërkuar një deklarim i tyre nëse kanë dëgjuar më herët dhe sa njohuri kanë për konceptet bazë të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, më konkretisht mbi efektin serrë, ngrohjen globale, ndryshimet klimatike dhe varfërimin e shtresës së ozonit. Pozicionet e studentëve në pyetje Përmirsohet shumë Përmirsohet pak Mbetet e njëjtë Përkeqësohet pak Përkeqësohet shumë Mjedisi global 12.4 37.8 11.4 9.4 29 Mjedisi në Kosovë 10.7 40.1 14.7 10.1 24.4 0 5 10 15 20 25 30 35 40 45


44 kanë qenë prej asaj që të vetëdeklarohen se nuk kanë dëgjuar asnjëherë për konceptin e deri te ajo se kanë njohuri shumë të mira. Të gjeturat rreth kësaj pyetje janë dhënë në Grafikonin 6. Graf. 6 Vetëvlerësimi i studentëve mbi njohuritë aktuale për efektin serrë, ngrohjen globale, ndryshimet klimatike dhe varfërimin e shtresës së ozonit Siç shihet nga rezultatet e Graf. 6 vërejmë se shumica e studentëve kanë njohuri mesatare, të mira dhe shumë të mira mbi këto koncepte. Një përqindje e vogël e tyre deklarojnë se kanë dëgjuar për to por nuk dijnë më shumë se çka janë këto koncepte, ndërsa shumë pak deklarohen se nuk kanë dëgjuar asnjëherë. Para se të bënim një vlerësim të njohurive dhe qëndrimeve të studentëve mbi ndryshimet klimatike, kemi kërkuar nga ata që të bëjnë një vetëvlerësim të njohurive të veta. Kërkesa nga ta ka qenë që t`i vlerësojnë me notën nga 1 (mungesë njohurish) e deri në 5 (njohuri të shkëlqyeshme) njohuritë e tyre aktuale mbi konceptet bazë se si funksionon sistemi klimatik i Tokës, cilët janë shkaktarët, burimet, pasojat e ndryshimeve klimatike si dhe masat për luftimin e tyre. Rezultatet e këtij vetëvlerësimi janë paraqitur në Grafikonin 7.


45 Graf. 7 Vetëvlerësimi i studentëve lidhur me konceptet bazë të ndryshimeve klimatike Nga të gjeturat del se notat më të larta (mbi 3- njohuri mestare e sipër) janë dhënë mbi njohuritë për shkaqet dhe burimet e ndotjes së mjedisit. Lidhur me ndryshimet klimatike, vlerësimet më të larta studentët i kanë dhënë mbi njohuritë për burimet dhe shkaqet e ndryshimeve klimatike, pastaj për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe masat për luftimin e ndryshimeve klimatike. Njohuri mesatare janë konsideruar për njohuritë se si funksionon sistemi klimatik i Tokës. 8.1 41.2 26.6 29.2 17.5 23.1 39.3 39.6 36.7 30.5 41.6 16.2 25.6 25.6 32.8 25.6 2.7 7.6 8.5 17.3 1.6 0.6 0.6 0 1.9 0 5 10 15 20 25 30 35 40 45 Funksionimi i sistemit klimatik të Tokës Shkaqet dhe burimet e ndotjes së mjedisit Burimet dhe shkaktarët e ndryshimeve klimatike Pasojat nga ndryshimeve klimatike Masat për luftimin e ndryshimeve klimatike Nuk kam njohuri (1) Njohuri të dobëta (2) Njohuri mesatare (3) Njohuri shumë të mira (4) Të shkëlqyeshme (5)


46 Burimet e informimit dhe njohurive, besueshmëria dhe shkaktarët Studentët janë pyetur edhe për atë se nga i posedojnë informacionet dhe njohuritë e deritshme lidhur me ndryshimet klimatike. Të dhënat lidhur me burimet e informacionit janë paraqitur në Grafikonin 8. Graf. 8 Burimet e informimit dhe njohurive të studentëve për ndryshimet klimatike Sipas të dhënave nga hulumtimi shihet se burimi kryesor i informacionit siç edhe pritej është interneti dhe rrjetet sociale, opsion i përzgjedhur nga 82.1% të studentëve. Në vendin e dytë si burim del shkolla respektivisht arsimimi paraprak i studentëve me 72.5%. Lajmet dhe dokumentaret televizive del të jenë burimi i tretë i informacionit për 57.5% të studentëve. Dy burimet me më së paku rol në informacionin dhe njohuritë e studentëve janë revistat (6.8%) dhe gazetat (10.7%) që d.m.th. se materialet e shkruara shumë pak po lexohen nga studentët. 33 89 253 46 21 224 177 42 48 10.7 28.9 82.1 14.9 6.8 72.7 57.5 13.6 15.5 0 50 100 150 200 250 300 350 400 Gazetat Diskutimet me kolegë ose të afërm Interneti dhe rrjetet sociale Radio (lajme, emisione) Revista të ndryshme Shkolla (arsimimi) Televizioni (lajme, dokumentare) Televizioni- filma Aktivitete të OJQ-ve mejdisore Numri %


47 Në hulumtimin tonë kemi dashur të masim edhe atë se sa besojnë studentët e mostrës sonë se ndryshimet klimatike janë duke ndodhur dhe janë të shkaktuara nga njeriu. Rezultatet e kësaj pyetje janë paraqitur në Grafikonin 9. Graf. 9 Vlerësimi se sa besojnë studentët në realitetin e ndryshimeve klimatike Sipas të dhënave del se 37.4% e studentëve që shprehen se plotësisht besojnë në ndodhjen dhe shkakun e ndryshimeve klimatike. Besueshmëri të lartë (mbi 50%) mbi ndodhjen e ndryshimeve klimatike kanë 42.8% ndërsa 19.7% kanë besueshmëri më të ulët se 50%. Besimi 100%, 37.4 Besimi 90%, 8.4 Besimi 80%, 13.5 Besimi 70%, 13.5 Besimi 60%, 7.4 Besimi 50%, 8.4 Besimi 40%, 2.9 Besimi 30%, 5.5 Besimi 20%, 1.6 Besimi 10%, 1.3


48 Dihet se shkaktarë të ndryshimeve klimatike janë një grup i gazeve ndotëse të atmosferës që quhen gazet me efektin serrë. Për studentët është dhënë një listë prej 10 gazeve në atmosferë (pesë me efektin serrë dhe 5 që nuk kanë ndikim në efektin serrë) nga të cilat është dashur të zgjedhin tri nga ato që i mendojnë me efektin serrë. Rezultatet e përgjigjeve janë paraqitur në Grafikonin 10. Graf. 10 Tre top-gazet me efektin serrë sipas studentëve Sipas të dhënave nga Graf. 10 shihet se dy nga gazet më të përzgjedhura: CO2 për 71.2% dhe metani për 34 % të studentëve janë gazet kryesore me efektin serrë. Ndërsa që gazi i tretë më i përzgjedhur nga studentët, dioksidi i sulfurit SO2 (33.1% të studentëve) dhe pse ndotës primar atmosferik nuk ka efekt serrë. Përqindjen më të vogël nga gazet me efekt serrë e ka marrë ozoni (O3), ndërsa 14.9% e studentëve e konsiderojnë edhe oksigjenin si gaz me efektin serrë. Nga kjo mund të konkludohet se jo të gjithë studentët posedojnë njohuri se cilat janë gazet me efektin serrë por edhe se me vështirësi i dallojnë gazet me përbërje natyrore dhe ato ndotëse nga gazet me efektin serrë. 93 51 45 72 52 100 53 215 104 59 30.8 16.9 14.9 23.8 17.2 33.1 17.5 71.2 34.4 19.5 0 50 100 150 200 250 Avulli i ujit Azoti Oksigjeni Oksidi i azotit PM Dioksidi i sulfurit Ozoni Dioksidi i karbonit Metani Metalet e rënda N %


49 Njohuritë, qëndrimet dhe besimet e studentëve Tabela 9 paraqet përgjigjet e studentëve në 20 qëndrime që lidhen me njohuritë e tyre mbi funksionimin e sistemit klimatik, burimet, shkaqet, pasojat dhe masat për luftimin e ndryshimeve klimatike. Alternativat e studentëve kanë qenë që të përcaktohen se qëndrimin e paraqitur e konsiderojnë të saktë ose të pasaktë, pa mundësinë e zgjedhjes së mesme nuk e di (nga përvoja e kaluar në hulumtime ka dal se shumica e zgjedhnin opsionin nuk e di). Këto qëndrime janë të ndërlidhura dhe reflektojnë vetvlerësimin e studentëve mbi njohjen e koncepteve kryesore të ndryshimeve klimatike. Nga përgjigjet e studentëve del se tri qëndrimet që kanë pasur saktësinë më të madhe kanë qenë qëndrimet 13, 15 dhe 19. Qëndrimi 13 (se ndryshimet klimatike ndikojnë në bujqësinë dhe ekonominë tonë) është mbështetur nga 95.1% e studentëve. Qëndrimi 15 (se ndryshimet klimatike kanë rritur incidencën e fatkeqësive natyrore në botë) mbëshetet nga 94.4% ndërsa që luftën kundër ngrohjes globale e ndihmon gjelbërimi dhe pyllëzimi si qëndrimi 14 e mbështesin 94.1% të studentëve. Pasaktësia më e madhe nga studentët është shprehur te qëndrimi 4 sipas të cilit ndryshimet klimatike shkaktojnë ngrohjen globale, e mbështetur nga ¾ e studentëve. Pra vetëm ¼ e dijnë se ndodh e kundërta: është ngrohja globale procesi që shkakton ndryshimet klimatike. Qëndrimi më i balancuar në % mes të saktës dhe të pasaktës është qëndrimi 2 sipas të cilit efekti serrë është “batanija” që e mban Tokën të ngrohtë. Kjo lidhet me atë se njerëzit në përgjithësi sapo të dëgjojnë fjalën efekti serrë e interpretojnë ne sensin negativ, pra si shkaktar i ngrohjes globale. Në fakt pa efektin serrë jeta në Tokë do të ishte e pamundshme sepse temperatura globale llogaritet se do të ishte -18oC e jo 15oC siç ishte deri tani.


50 Tabela. 9 Qëndrimet e studentëve rreth ndryshimeve klimatike Qëndrimet E saktë E pasaktë 1. Për mua, moti dhe klima janë e njëjta gjë 8.1 91.9 2. Efekti serrë është “batanija” që e mban Tokën ngrohtë mjaftueshëm për t`u zhvilluar jeta 58.6 41.4 3. Ngrohja globale është rezultat i efektit serrë 78.1 21.9 4. Ngrohja globale shkaktohet nga ndryshimet klimatike 74.9 25.1 5. Dimrat e ftohtë e me shumë borë janë tregues se ngrohja globale po ekzagjerohet nga ambientalistët 31 69 6. Ngrohja globale aktuale është më së shumti rezultat i veprimit të njeriut 90.2 9.8 7. Djegia e lëndëve fosile ndikon në rritjen e sasisë së gazeve serrë në atmosferë 87.5 12.5 8. Elektranat nukleare (bërthamore) kanë ndikim në ngrohjen globale 74.2 25.8 9. Prerja e pyjeve nuk ka ndikim në ngrohjen globale 85.6 14.4 10. Vullkanet janë burimi më i madh i ngrohjes globale që po përjetojmë 30.5 69.6 11. Ndryshimet klimatike nuk kanë ndonjë ndikim në shëndetin tonë 6.2 93.8 12. Akullnajat në pole dhe majat malore kanë rritur trashësinë në shekullin e fundit 16.8 83.2 13. Ndryshimet klimatike ndikojnë në bujqësinë dhe ekonominë e njeriut 95.1 4.9 14. Niveli i rritur i deteve nuk lidhet me ngrohjen globale 13.4 86.6 15. Ngrohja globale ka rritur fatkeqësitë natyrore nëpër botë si: temperaturat dhe thatësirat ekstreme, urganet, vërshimet etj. 94.4 5.6 16. Shtetet e vogla si Kosova nuk preken nga ndryshimet klimatike 6.9 93.1 17. Kursimi i energjisë elektrike ndihmon në luftimin e ngrohjes globale 78.4 21.6 18. Shfrytëzimi i transportit publik nuk ka rol në uljen e efektit serrë 22.6 77.4 19. Gjelbërimi dhe pyllëzimi ndihmon direkt në luftimin e ngrohjes globale 94.1 5.9 20. Shfrytëzimi i energjisë diellore nga njeriu zvogëlon efektin serrë 85.8 14.2


Click to View FlipBook Version