51 Përfshirja në zhvillimet për ndryshimet klimatike, gatishmëria dhe nevojat e studentëve Në pjesën e fundit të hulumtimit na ka interesuar të dijmë edhe se sa kanë qenë të involvuar deri tani studentët në aktivitetet për ndryshimet klimatike, si dhe në çfarë mënyrash janë të gatshëm të aktivizohen në luftimin për ndryshimet klimatike si dhe për çfarë kanë nevojë ata/ato në këtë drejtim. Fillimisht i kemi pyetur se a kanë qenë të përfshirë në ndonjë aktivitet lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike dhe përgjigjet në këtë janë dhënë në Grafikonin 11. Graf. 11 Aktivizmi aktual dhe gatishmëria e studentëve për aktivizëm mjeisor dhe ndryshime klimatike 30.8 14.5 82.4 31.3 38.2 87.9 87.2 69.2 85.5 17.6 68.7 61.8 12.1 12.8 0 20 40 60 80 100 120 A keni në fakultetin tuaj ndonjë formë organizimi për mjedisin deri tani? A jeni pjesë e ndonjë OJQ apo ndonjë organizimi tjetër për mjedisin deri tani? A keni zhvilluar njësi mësimore mbi ndryshimet klimatike gjatë shkollimit tuaj deri tani? A keni marrë pjesë në aktivitete që lidhen me ndryshimet klimatike? A keni dëgjuar për ndonjë aktivitet nga komuna juaj lidhur me ndryshime klimatike? A keni vullnet që të përfshiheni në aktivitetet për luftimin e ndryshimeve klimatike? A do dëshironit aktivitete jashtëkurrikulare mbi ndryshimet klimatike në fakultet? Po Jo
52 Siç shihet nga Graf. 11, rreth 90% e studentëve shprehin vullnet për tu përfshirë në aktivitetet mjedisore dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa që afërsisht po aq shprehin dëshirën për aktivitete jashtëkurrikulare për ndryshimet klimatike në fakultetin e tyre. Kjo pasi 85.5% e tyre nuk janë pjesë e OJQ-ve apo ndonjë forme tjetër të organizimit pë ndryshimet klimatike si dhe 70% deklarohen se aktualisht nuk kanë asnjë formë të organizimit për mjedisin në fakultetin apo kolegjin e tyre. Në Tabelën 10 studentëve u është kërkuar të bëjnë tri zgjidhje se për çka janë të gatshëm dhe të interesuar të bëjnë rreth ndryshimeve klimatike. Tab. 10 Gatishmëria dhe interesi i studentëve për përfshirje në aktivitetet mjediosore dhe të ndryshimeve klimatike N % Bëhem pjesë e OJQ-ve aktive në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike 172 55.9 Mbledh donacione të vogla për projekte mjedisore në fakultet 97 31.7 Dëgjoj nga mësimdhënësit më shumë tema mësimore për ndryshimet klimatike 197 64.7 Të aktivizohem dhe ndihmoj në aktivitetet mjedisore 200 65.4 Të ndjek aktivitete jashtëkurrikulare në fakultet për mjedisin dhe ndryshimet klimatike 147 48 Dëgjoj dhe mësoj më shumë nga ekspertët e fushës së mjedisit 215 70.3 Shikoi emisione televizive dhe filma për ndryshimet klimatike 136 44.4 Bisedoj dhe vetëdijësoj familjen time dhe të tjerët për ndryshimet klimatike 190 62.1 Ndryshoj stilin tim të konsumit të ushqimit dhe energjisë për të ruajtur resurset natyrore 165 53.9 Marrë pjesë në vendimet e komunës time mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike 138 45.1 Siç shihet nga Tab. 10, tri aktivitete ku studentët shprehin gatishmëri për përfshirje janë: njohuritë të reja më të shumta nga ekspertët e fushës (70.35%), aktivizim dhe ndihmë në projektet mjedisore (65.4) dhe më shumë tema mjedisore dhe për ndryshimet klimatike nga mësimdhënësit (64.7%).
53 Më së paku studentët janë të gatshëm për mbledhje të donacioneve për projekte mjedisore (31.7%) dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes mjedisore dhe për ndryshime klimatike në komunën e tyre (45.1%). Ngjajshëm me sa më lart, nga studentët u kërkua që të zgjedhin se cilat janë tri nevojat më kryesore të tyre në mënyrë që të aktivizohen më shumë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Rezultatet e kësaj çështjeje janë dhënë në Tabelën 11. Siç shihet nga përgjigjet, del se nevoja më e shprehur është ajo për më shumë njohuri nga mësimdhënësit (për 69.2% e studentëve). Nevoja e dytë është për 61.3% të studentëve është mbështetje nga universiteti/kolegji për aktivitetet mjedisore dhe ndryshimet klimatike, ndërsa e treta mbështetja nga qeveria për prioritizimin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike ((60.3%). Në përmbledhje të këtij hulumtimit mund të nxjerrim këto përfundime: - Programet studimore të IAL-eve nuk kanë kurse specifike rreth ndryshimeve klimatike. Nga Tab. 11 Nevojat e shprehura të studentëve për aktivizëm në ndryshimet klimatike N % Nga mësimdhënësit me njohuri dhe informacion për ndryshimet klimatike 211 69.2 Nga qeveria me ngritje të vëmendjes dhe prioritizim të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike 190 60.3 Nga komuna me përfshirje në proceset e vendimmarrjes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike 179 58.7 Nga universiteti me mbështetjen e aktiviteteve për mjedisin dhe ndryshimet klimatike 187 61.3 Nga kolegët e studimeve dhe të rinjtë e tjerë më shumë aktivizëm për mjedisin 127 41.6 Nga OJQ-të me organizimin e aktiviteteve mjedisore 139 45.6 Nga ekspertët e mjedisit me shumë njohuri për ndryshime klimatike 177 58 Nga mediat më shumë prezencë të ndryshimeve klimatike në skemat programore 162 53.1
54 239 kurset e analizuara, vetëm një kurs kroskurrikular në QEQ të UP-së ka në emërtimin e tij fjalën kyçe ndryshimet klimatike. - Megjithatë programet e analizuara studimore kanë kurse të cilat pretendojmë se brenda tyre prekin çështjet e ndryshimeve klimatike. Kurset si edukimi mjedisor, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit/ambientit etj. sigurisht se trajtojnë konceptin e ndryshimeve klimatike. Por nuk ka qenë në mundësinë e këtij projekti të analizohen syllabuset e këtyre kurseve. - Studentët e hulumtimit kanë një pajtueshmëri të lartë se situata e mjedisit është përkeqësuar dukshëm në dekadën e fundit si në nivelin global ashtu edhe në atë vendor. Megjithatë brenda hulumtimit ata shprehin një optimizëm për përmirësime në dekadën në vijim. - Burimet kryesore të informacionit dhe njohurive janë mjetet e komunikimit digjital (interneti dhe televizoni) ndërsa arsimimi paraprak është në vendin e dytë. Nga të gjitha burimet e paraqitura del se mjetet e shkruara (gazetat dhe revistat) janë në vendet e fundit, që tregon për një lexueshmëri të vogël të materialeve të shkruara. - Vetëvlerësimi i studentëve për njohuritë e tyre mbi ndryshimet klimatike në përgjithësi ishte i mirë dhe shumë i mirë. Megjithatë kur u analizuan qëndrimet dhe njohuritë e tyre u panë keqkonceptime të mëdha dhe serioze sidomos në proceset natyrore të ndodhjes së dukurive të efektit serrë, ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike në njërën anë dhe shkaktarëve të efektit serrë (gazeve me efektin serrë) në anën tjetër. - Studentët e hulumtimit nuk kanë qenë pjesë e ndonjë aktiviteti specifik për ndryshimet klimatike as në institucionet arsimore e as në komunën ku jetojnë. Interesimi i studentëve për aktivizim mjedisor dhe ndryshimet klimatike del mjaftë i lartë që tregon mundësinë për zgjerimin e edukimit për ndryshimet klimatike në nivel të arsimit të lartë. - Fushat e interesimit për aktivizim tregohet të jenë njohuritë e reja nga ekspertët e fushës, përfshirje në projektet mjedisore si dhe më shumë përmbajtje nga mësimdhënësit lidhur me ndryshimet klimatike. Studentët si nevoja prioritare për aktivizëm në luftimin e ndryshimeve klimatike kanë kërkuar më shumë njohuri nga mësimdhënësit, më shumë mbështetje nga institucioni arsimor ku studiojnë si dhe ngritje e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në prioritetet qeveritare.
55 Edukimi për ndryshimet klimatike Neni 12 i Marrëveshjes së Parisit38 pranon rolin e edukimit si një mjet i rëndësishëm për të arritur qëllimet ambicioze të përcaktuara nga Konferenca e Palëve- COP 21. Në mënyrë të veçantë, se edukimi mund të kontribuojë në nxitjen e një kuptimi më të mirë dhe aftësi për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe efektet e tyre; promovimin e angazhimit në komunitete, kreativitet dhe njohuri në gjetjen e zgjidhjeve për ndryshimet klimatike; dhe duke i angazhuar të gjithë palët e interesuara në debat dhe partneritet për t'iu përgjigjur kolektivisht ndryshimeve klimatike (Busch et al. 2019). Mësimdhënia e një teme si edukimi për ndryshimet klimatike duhet të bazohet në të dhëna shkencore të përditësuara dhe informacione, shumë prej të cilave nuk publikohen në formate që shkollat dhe mësuesit mund t'i përdorin lehtësisht. Inovacioni teknologjik dhe publikimi i të dhënave dhe informacioneve më të fundit bëhet online dhe me një ritëm shumë më të shpejtë se sa që shkollat dhe arsimi në përgjithësi kanë mundur të përqafojnë. Edukimi për ndryshimet klimatike dhe ndërgjegjësimi mund të përdoren për të fuqizuar vendimmarrjen e duhur, për të luajtur një rol thelbësor në rritjen e dimensionit të përshtatjes dhe zbutjes së shoqërive, dhe të fuqizojë të rinjtë për të përdorur stilin e qëndrueshëm të jetesës (Karpova dhe Shahriar, 2021). Provat shkencore për ndryshimin e klimës vijnë nga dekada kërkimesh intensive dhe bazohet në vëzhgime, eksperimente në terren dhe laboratorikë, dhe simulimet e modeleve. Janë publikuar shumë aspekte të klimës, duke përfshirë mënyrën se si punon sistemi klimatik, çfarë po ndodh me të, pse (roli i ndikimeve natyrore dhe njerëzore), çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, cilat mund të jenë pasojat për sistemet natyrore dhe njerëzore dhe çka mund të bëhet për të menaxhuar rreziqet. Edukimi dhe politikat për ndryshimet klimatike Politika efektive e klimës mbështetet në mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut për zbutjen e ndryshimeve klimatike (Meya dhe Eisenack, 2018). Empirikisht, ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike është një përcaktues i rëndësishëm i mbështetjes publike për politikat klimatike (Rhodes 38 Burimi: https://unfccc.int/sites/default/files/english paris agree ment.pdf
56 et al. 2017). Megjithatë, ndërsa njohuritë shkencore nga ndërhyrja antropogjene në sistemin klimatik po konsolidohen gjithnjë e më shumë, kjo jo automatikisht vlen edhe për ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje. Influencuesit e politikave arsimore diskutojnë pikëpamjet për atë që edukimi për ndryshimet klimatike është ose duhet të jetë. Ata sugjeruan se edukimi për ndryshimet klimatike duhet të sigurojë: 1. Vizione alternative të së ardhmes dhe qasjet alternative ndaj arsimit (jo të lidhura me rritjen e vazhdueshme ekonomike) 2. Veprime që pranojnë dhe përqafojnë kompleksitetin (në mënyra të përshtatshme për moshat e nxënësve) kompromiset që lidhen me zbutjen dhe përshtatjen, rrezikun nga fatkeqësitë dhe drejtësinë sociale. 3. Lloje të shumta njohurish. Kjo përfshin njohuri disiplinore që përputhen me kurrikulat tradicionale me bazë në shkollë, të tilla si ato që mësohen në shkenca ose gjeografi, pasi kjo i mbështet nxënësit të krijojnë një bazë për kuptime më të pasura, si dhe mësimdhënien dhe mësimnxënien në një gamë më të gjerë disiplinash dhe ndërlidhje kufijnjësh disiplinor. Kjo gjithashtu thekson rëndësinë e zhvillimit të njohurive shpirtërore dhe emocionale të të rinjve (Kagawa dhe Selby, 2010). 4. Një riorientim drejt barazisë, në vend të edukimit për ndryshimet klimatike të fiksuar tek njohuritë shkencore dhe zgjidhjet e ndryshimeve klimatike që gjenden në shkencë dhe teknologji- duke njohur si perspektivat globale ashtu edhe ato lokale 5. Zhvillim të botëkuptimeve ekologjike, që përfshijnë rishikimin dhe transformimin e marrëdhënies midis njerëzve dhe të gjitha specieve tjera në Tokë, të drejtat e specieve të tjera dhe rëndësinë e një njohjeje të tillë për mbijetesën e vetes dhe gjeneratave të ardhshme. Masat kryesore të politikave ndryshimeve klimatike (Karpova dhe Shahriar, 2021): 1. Zbatimi i rregullave dhe rregulloreve kyçe në nivel lokal dhe kombëtar 2. Përfshirja e bizneseve në aktivitete miqësore me mjedisin dhe promovimi i tij 3. Më shumë dhe fushata më të fuqishme reklamuese sociale 4. Integrimi i edukimit me bazë ndryshimet klimatike në kurrikulat shkollore dhe universitare, duke pasur parasysh natyrën e tij ndërdisiplinore dhe 5. Të zhvillojë aplikacione edukative për të informuar qytetarët për dukuritë klimatike lokale dhe globale.
57 6. Studentët njihen dhe mbështeten si agjentë të ndryshimit. Kjo do të kërkonte të shihen studentët më shumë se sa marrës të informacionit, vëzhgues si dhe trashëgimtarë të ardhshëm të problemeve që lidhen me ndryshimet klimatike. Edukimi për ndryshimet klimatike: kurrikula dhe disiplinat Ndryshimet klimatike karakterizohen nga kompleksiteti dhe pasiguria. Shkollat duhet ta mësojnë këtë çështje me përditësimet më të fundit të ndryshimeve klimatike, veçanërisht në lidhje me ngrohjen globale, për të pajisur nxënësitt me njohuri për të zbutur dhe përshtatur me kushtet e pritshme globale. Një edukim i tillë besohet të jetë strategjia më e rëndësishme për ndërtimin e njohurive për klimën (Kagawa dhe Selby, 2012). Agjenda 2139 u kërkon kombeve të koordinojnë dhe integrojnë edukimin për zhvillim të qëndrueshëm në të dyja sektorët: arsimin formal dhe joformal, dhe për të integruar edukimin mjedisor në kurrikulën e shkollave fillore dhe të mesme. Neni 6 i UNFCCC40 dhe neni 12 i Marrëveshjes së Parisit u kërkojnë vendeve për të bërë edukimin (formal, informal dhe joformal), ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut, dhe ngritjen e kapaciteteve prioritet, për të mundësuar ndryshime afatgjata dhe të qëndrueshme. Në terma të kurrikulës, ndryshimi i klimës nuk është vetëm një fenomen shkencor. Është një çështje komplekse socio-shkencore që kërkon më shumë sesa mësimi i përmbajtjes. McKeown & Hopkins (2010), e përshkruan edukimin për ndryshimet klimatike si “i përbërë nga dy pjesë: klima dhe ndryshimi”. "Klima" përfshinë shpjegimin për shkencat natyrore, ndërsa 'ndryshimi', ose edukimi për ndryshim, përfshin angazhimin e tyre shkencat sociale dhe humane. Shepardson et al. (2012) prezantoj një kurrikulë shkencore për edukimin mbi ndryshimet klimatike, duke argumentuar se në mënyrë që nxënësit të kuptojnë dhe të kenë informacion adekuat rreth ndryshimeve klimatike, ata duhet të kuptojnë klimën si një sistem. Në modelin e tyre ata prezantuan gjashtë fusha kyçe të cilat ata argumentojnë se janë vendimtare për të kuptuar ndryshimin e klimës si një sistem. Këto domene ishin: 1. Shkaqet natyrore dhe ndryshimet në sistemin klimatik 2. Atmosfera dhe ndotja 3. Nivelet e borës dhe të akullit 4. Oqeanet (nivelet, temperatura dhe jeta) 39 Burimi: https://sustainabledevelopment.un.org/content/docume nts/Agenda 21.pdf 40 Burimi: https://unfccc.int/resource/docs/convkp/conveng.pdf
58 5. Toka dhe vegjetacioni 6. Ndikimi njerëzor. Për t`u zgjeruar përtej një qasjeje shkencore ndaj edukimit për ndryshimet klimatike, Andrey & Mortsch (2000) janë shprehur se edukimi për ndryshimet klimatike duhet të adresojë: o Ndryshimet klimatike si një çështje komplekse; o Pasiguri të shumta në shkencën e klimës; o Ndikimet e ndryshimeve klimatike përballohen në mënyrë disproporcionale nga njerëzit në pjesë të ndryshme të botës; o Shkaqet e ndryshimit të klimës që janë të ngulitura në stilin tonë të preferuar të jetesës. Fig. 3 Komponentet e edukimit për ndryshimet klimatike sipas UNFCCC dhe Marrëveshjes së Parisit41 41 Burimi: https://sepn.ca/the-research/ccec/
59 Për të zgjeruar këtë listë, Schreiner et al., (2005) argumentoj se edukimi për ndryshimet klimatike duhet gjithashtu të diskutojë: Ndryshimet klimatike janë një çështje mediatike Ndryshimet klimatike janë një fenomen i padukshëm Ndryshimet klimatike ndodhin në një shkallë të gjatë kohore Individët nuk mbahen personalisht përgjegjës për veprimet që shkaktojnë ndryshime klimatike Ka shumë interesa konkurruese mjedisore dhe politike Kontributi i individëve është i rëndësishëm për ndryshimet klimatike. Sipas Monroe et al. (2019), ka një boshllëk në lidhje me edukimin për ndryshimet klimatike pedagogjitë dhe strategjitë e duhura të nevojshme për të adresuar problemin e shkaktuar kryesisht nga mungesa e zbatimit të kësaj çështje në kurrikulat e institucioneve arsimore. Ouariachi et al. (2019) përcaktoi angazhimin me çështjet e ndryshimeve klimatike përmes tri dimensioneve kryesore: dimensioni kognitiv- ajo që dihet dhe gatishmëria për përpjekje mendore; dimensioni emocional- sa të fortë ndihen njerëzit lidhur me ndryshimet klimatike; dimensioni i sjelljes- sa janë njerëzit të gatshëm për të adresuar ndryshimet klimatike. Rousell dhe Cutter-Mackenzie-Knowles (2019) përdorën 'llojin e qasjes arsimore' për të analizuar metodat dhe praktikat e ndryshme arsimore të paraqitura në literaturën për edukimin për ndryshimet klimatike. Ata konfirmuan se ka pasur një tension midis qasjeve të bazuara në njohuri, edukimit shkencor dhe qasjes ndërdisiplinore, të drejtuara nga ndikimi dhe përvoja ndaj ndryshimeve klimatike edukimi në literaturën që lidhet me edukimin shkollor. Studimet e shumta sugjeruan se qasjet e bazuara në njohuri shkencore kanë qenë kryesisht joefektive në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të fëmijëve dhe të rinjve ndaj ndryshimeve klimatike. Ndryshimi i sjelljes u pranua gjithashtu si një qasje primare për edukimin për ndryshimet klimatike pavarësisht nga njohuritë shkencore, dhe është marrë në një gamë të gjerë kontekstesh publike jashtë mjediseve arsimore formale (da Rocha et al., 2020). Cutter Mackenzie-Knowles (2020) sugjeruan një seri qasjesh novatore, nga poshtë-lart në edukimin për ndryshimet klimatike. Qasje pjesëmarrëse- të cilat fuqizojnë komunitetet e nxënësve të hartojnë projektet e tyre të ndryshimeve klimatike dhe mënyrat e angazhimit me këtë çështje.
60 Qasjet afektive- që mund të provokojnë përgjigjet emocionale dhe somatike ndaj çështjeve dhe shqetësimeve të ndryshimeve klimatike, përmes angazhimit për shembull me artin, imazhet dhe narrativën. Qasja e teknologjisë digjitale- është shfaqur gjithashtu si një qasje e cila ka aplikacione të shumëfishta për prodhimin e formave inovative dhe fuqizuese të edukimit për ndryshimet klimatike. Qasjet e përshtatura në edukimin e ndryshimeve klimatike, të cilat mbështeten në perspektivat unike dhe përvojat e fëmijëve dhe të rinjve për të informuar kornizat dhe metodat e reja për mësimdhënien dhe të nxënit rreth ndryshimeve klimatike (Busch et al., 2019; Lawler dhe Patel, 2012). Sipas Karsgaard dhe Davidson (2021), qasjet dominuese të përdorura më parë ndaj edukimit për ndryshimet klimatike janë të vjetruara dhe konsolidojnë veprime joefikase për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ata sugjerojnë të menduarit kritik dhe edukimin global të qytetarisë (GCE) si zgjidhje për mënyrat individualiste në të cilat duhet të trajtohet zbutja e ndryshimeve klimatike. Me fjalë të tjera, ata deklarojnë se duhet të krijohet një kurrikulë transformuese dhe e orientuar drejt barazisë dhe të zbatohet duke inkurajuar studentët (dhe të rinjtë në përgjithësi) për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në më shumë veprimet kolektive nga një perspektivë globale.
61 Referencat - Andrey, J. and Mortsch, L.D. 2000, Communicating about climate change: challenges and opportunities. Proceedings of an International Conference: Climate Change Communication, 22-24 June: Kitchener-Waterloo ON - Busch, K.C., Henderson, J.A. and Stevenson, K.T., 2019. Broadening epistemologies and methodologies in climate change education research. Environmental Education Research, 25(6), 955- 971 - Cutter-Mackenzie, A. and Rousell, D., 2019. Education for what? Shaping the field of climate change education with children and young people as co-researchers. Children's Geographies, 17(1), 90-104. - da Rocha, V.T., Brandli, L.L. and Kalil, R.M.L., 2020. Climate change education in school: knowledge, behavior, and attitude. International Journal of Sustainability in Higher Education, 21(4), pp.649-670. - Kagawa, F., and Selby, D. 2010. Introduction. In F. Kagawa and D. Selby (Eds.), Education and climate change: Living and learning in interesting times. New York: Taylor & Francis. - Karpova, O. and Shahriar, R., 2021. The Importance of Implementation of Climate Change Education to Prepare Climate-Conscious Citizens. Asian Profile, 49(3), 271-280 - Karsgaard, C. and Davidson, D., 2021. Must we wait for youth to speak out before we listen? International youth perspectives and climate change education. Educational Review, 1-19. - Lüthi, D., M. Le Floch, B. Bereiter, T. Blunier, J.-M. Barnola, U. Siegenthaler, D. Raynaud, J. Jouzel, H. Fischer, K. Kawamura, and T.F. Stocker, 2008: High-resolution carbon dioxide concentration record 650,000-800,000 years before present. Nature, 453(7193), 379-382 - McKeown, R. and Hopkins, C., 2010. Rethinking climate change education. Green Teacher, (89), 17 - https://www.humphreyfellowship.org/system/files/Rethinking%20Climate% 20Change%20Education .pdf
62 - Meya, J.N. and Eisenack, K., 2018. Effectiveness of gaming for communicating and teaching climate change. Climatic change, 149(3), 19-333 - Monroe, M.C., Plate, R.R., Oxarart, A., Bowers, A. and Chaves, W.A., 2019. Identifying effective climate change education strategies: a systematic review of the research. Environmental Education Research, 25(6), 791-812. - Ouariachi, T., Olvera-Lobo, M.D., Gutiérrez-Pérez, J. and Maibach, E., 2019. A framework for climate change engagement through video games. Environmental education research, 25(5), 701-71 - Rhodes, E., Axsen, J. and Jaccard, M., 2017. Exploring citizen support for different types of climate policy. Ecological Economics, 137, 56-69 - Rousell, D. and Cutter-Mackenzie-Knowles, A., 2020. A systematic review of climate change education: Giving children and young people a ‘voice’ and a ‘hand’ in redressing climate change. Children's Geographies, 18(2), 191-208 - Shepardson, D. P., Niyogi, D., Roychoudhury, A., and A. Hirsch. 2012. Conceptualizing Climate Change in the Context of a Climate System: Implications for Climate and Environmental Education. Environmental Education Research 18 (3): 323–352. - Schreiner, C., Henriksen, E.K. and Kirkeby Hansen, P.J., 2005. Climate education: Empowering today's youth to meet tomorrow's challenges. Studies in Science Education; Leeds 41(1/2), 3- 49
63 Shtojca 1: Pyetësori për student P Y E T Ë S O R Qëndrimet, njohuritë dhe besimet e studentëve ndryshimet klimatike Të nderuar/a studentë dhe studente, Pyetësori më poshtë është pjesë e projektit “Climate changes in the higher education curricula- CCHEC“, i mbështetur nga HERAS+, Austrian Development Cooperation dhe bashkëfinancuar nga MAShTI. Projekti zbatohet nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". Projekti ka për qëllim të bëjë një analizë nëse ndryshimet klimatike si kërcënimi më i madh për njerëzimin deri sot, janë përfshirë në programet studimore të institucioneve të arsimit të lartë (publik dhe jopublik) dhe cilat janë qëndrimet dhe njohuritë e studentëve lidhur me këtë problem global. Pyetësori synon të hulumtojë qendrimet, besimet dhe njohuritë e deritashme të studentëve lidhur me ndryshimet klimatike si dhe gatishmërinë e tyre për tu aktivizuar në luftimin e tyre. Pyetësori është anonim dhe me vullnetin e lirë për tu përgjigjur. Të gjeturat e tij do të përdoren për qëllimet e projektit dhe do të prezantohen në punëtorinë përmbyllëse. Ekipi i projektit ju falenderon nëse ndani 5 minuta kohë juaj për përgjigje në pyetjet e shtruara më poshtë. 1. Vendbanimi juaj: 1. Urban (qytet) 2. Rural (fshat) 2. Gjinia 1. Mashkull 2. Femër 3. Universiteti/kolegjik
64 4. Fakulteti ku studion 5. Programi i studimit 6. Niveli i studimeve a. Bachelor b. Master VETVLERSIMI MBI NJOHURITE E STUDENTEVE 7. Vlerësoni në mënyrën më të sinqertë me notë (1- nuk kam dëgjuar asnjëherë, 2 kam dëgjuar por nuk kam njohuri, 3- kam pak njohuri, 4- di mjaftueshëm; 5- kam njohuri të mira) se sa janë njohuritë e juaja për konceptet më poshtë: Ndotje e mjedisit 5 4 3 2 1 Efektin serrë 5 4 3 2 1 Ngrohjen globale 5 4 3 2 1 Ndyshimet klimatike 5 4 3 2 1 Varfërimi i shtresës së ozonit 5 4 3 2 1 8. Vlerësoni njohuritë tuaja duke rrethuar nga 5 (të shkëlqyeshme) deri në 1 (nuk kam njohuri) mbi: Funksionimin e sistemit klimatik të Tokës 5 4 3 2 1 Shkaqet dhe pasojat e ndotjes së mjedisit 5 4 3 2 1 Burimet dhe shkaktarët e ndryshimeve klimatike 5 4 3 2 1 Pasojat e ndryshimeve klimatike 5 4 3 2 1 Masat për përballimin e ndryshimeve klimatike 5 4 3 2 1
65 9. Tri burimet kryesore prej nga keni njohuritë aktuale për ndryshimet klimatike janë: a) Gazetat b) Diskutimet me kolegë ose të afërm c) Interneti dhe rrjetet sociale d) Radio (lajme, emisione) e) Revista të ndryshme f) Shkolla (arsimimi) g) Televizioni (lajme, dokumentare) h) Televizioni- filma 10. Cilat nga tri gazet më poshtë vlerësoni se po kontribuojnë më së shumti në rritjen e efektit serrë (zgjidhni 3): a) Avulli i ujit b) Azoti c) Oksigjeni d) Oksidi i azotit e) Dioksidi i sulfurit f) Dioksidi i karbonit g) Metani h) Ozoni i) Thërrmijat e imta (PM) j) Metalet e rënda
66 11. Duke vendosur shenjën X, në katrorin përkatës, sipas njohurive tuaj aktuale vlerësoni nëse i konsideroni të “sakta, të pasakta ose nuk jeni të sigurt” qëndrimet e paraqitura më poshtë. Qëndrimet E saktë E pasaktë 1. Për mua moti dhe klima janë e njëjta gjë 2. Efekti serrë është “batanija” që e mban Tokën ngrohtë mjaftueshëm për zhvillimin e jetës 3. Ngrohja globale është rezultat i efektit serrë 4. Ngrohja globale shkaktohet nga ndryshimet klimatike 5. Dimrat shumë të ftohtë e me shumë borë tregojnë se ngrohja globale po ekzagjerohet nga ambientalistët 6. Ngrohja globale aktuale është më së shumti rezultat i veprimit të njeriut 7. Djegia e naftës dhe qymyrit ndikon në rritjen e sasisë së gazeve serrë në atmosferë 8. Elektranat nukleare nuk kanë ndikim në ngrohjen globale 9. Prerja e pyjeve nuk ka ndikim në ndryshimet klimatike 10. Vullkanet janë burimi më i madh i ngrohjes globale që po përjetojmë 11. Ndryshimet klimatike nuk kanë ndikim në shëndetin tonë 12. Akullnajat në pole kanë rritur trashësinë në shekullin e fundit 13. Ndryshimet klimatike ndikojnë në bujqësinë dhe ekonominë e njeriut 14. Niveli i rritur i deteve nuk lidhet me ngrohjen globale 15. Ngrohja globale ka rritur numrin e fatkeqësive natyrore si temperaturat e thatësirat ekstreme, urganet, vërrshimet etj. 16. Shtetet e vogla si Kosova nuk preken nga ndryshimet klimatike 17. Kursimi i energjisë ndihmon në luftimin e ngrohjes globale 18. Shfrytëzimi i transportit publik nuk ka rol në uljen e efektit serrë 19. Gjelbërimi dhe pyllëzimi ndihmon direkt në luftimin e ndryshimeve klimatike 20. Shfrytëzimi i energjisë diellore nga njeriu zvogëlon efektin serrë
67 12. PERFSHIRJA E TE RINJVE NE AKTIVITETE PER MJEDISIN DHE KLIMEN A keni zhvilluar aktivitete mësimore (ligjërata, diskutime etj.) mbi ndryshimet klimatike gjatë shkollimit tuaj deri tani? Po Jo A keni marrë pjesë ndonjëherë në aktivitete (p.sh. në shkollë, organizata qeveritare, komunitet etj.) që lidhen me ndryshimet klimatike. Po Jo A keni dëgjuar për ndonjë aktivitet nga komuna juaj lidhur me ndryshimet klimatike Po Jo A keni vullnet që të përfshiheni në aktivitet për përballimin e ndryshimeve klimatike Po Jo 13. Në përpjekjet për ndryshimet klimatike, unë do të jemi i gatshëm të (zgjedh tri opsione): a. Bëhem pjesë e OJQ-ve aktive në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike b. Mbledh donacione të vogla për projekte mjedisore në fakultetin tim c. Dëgjoj më shumë tema mësimore nga mësimdhënësit për ndryshimet klimatike d. Dëgjoj dhe mësoj më shumë nga ekspertët e fushës së mjedisit e. Shikoj emisione televizive dhe filma për ndryshimet klimatike f. Bisedoj dhe vetëdijësoj familjen dhe të tjerët për ndryshimet klimatike g. Ndryshoj stilin e konsumit të ushqimit dheenergjisë për të ruajtur mjedisin dhe resurset natyrore h. Marrë pjesë në vendimet e komunës time për projektet në rujatjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
68
69 Shtojca 2. Lista e direktivave dhe rregulloreve të BE-së për ndryshimet klimatike 1. Direktiva Nr. 1999/94/KE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 13 Dhjetor 1999, për disponueshmërinë e informacionit të konsumatorëve mbi ekonominë e karburantit dhe emisionet e CO2 duke respektuar tregun e makinave të reja të pasagjerëve; 2. Direktiva Nr. 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 13 Tetor 2003, për krijimin e skemës për tregtinë e lejuar të emisioneve të gazrave serrë brenda Komunitetit dhe amandamentimin e Direktivës së Këshillit 96/61/KE; 3. Direktiva Nr. 2004/101/KE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 27 Tetor 2004, e cila amandamenton Direktivën 2003/87/KE për krijimin e një skeme për tregtimin e lejuar të emetimit të gazrave serrë brenda Komunitetit, në lidhje me mekanizmat e projektit të protokollit të Kiotos; 4. Direktiva Nr. 2009/29/KE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 23 Prill 2009, e cila amandamenton Direktivën 2003/87/KE në mënyrë që të përmirësojë dhe zgjerojë skemën e tregtimit të lejuar të emetimit të gazrave serrë të Komunitetit; 5. Direktiva Nr. 2009/31/KE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 23 Prill 2009, për depozitimin gjeologjike të dioksidit të karbonit dhe amandamentimit të Direktivës së Këshillit 85/337/KEE, Direktivave të Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2000/60/EK, 2001/80/KE, 2004/35/KE, 2006/12/KE, 2008/1/KE dhe Rregullores (KE) Nr. 1013/2006. 6. Direktiva Nr. 2011/83/BE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 25 Tetor 2011, për të drejtat e konsumatorëve, e cila amandamenton Direktivën e Këshillit Nr. 93/13/EEC dhe Direktivën Nr. 1999/44/KE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhe shfuqizon Direktivën e Këshillit Nr. 85/577/EEC dhe Direktivën Nr. 97/7/KE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian. 7. Rregullorja Nr. 219/2009/KE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 11 Mars 2009, për përshtatjen e një numri të instrumenteve që i nënshtrohen procedurës së përmendur në nenin 251 të Traktatit për Vendimin e Këshillit 1999/468/KE në lidhje me procedurën rregullator me shqyrtim; 8. Rregullorja Nr. 291/2011/BE të datës 24 Mars 2011, mbi përdorimet thelbësore të substancave të kontrolluara, përveç atyre hidroklorofluorokarbonike, për qëllime laboratorike dhe analitike në Union sipas
70 Rregullores (KE) Nr 1005/2009 të Parlamentit dhe Këshillit Europian për substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit; 9. Rregullorja Nr. 525/2013/KE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 21 Maj 2013, për mekanizmat e përcjelljes dhe raportimit të emetimeve të gazrave serrë dhe për raportimin e informatave të tjera në nivel kombëtar dhe të BE-së që lidhen me ndryshimet klimatike dhe shfuqizimin e Vendimit nr. 280/2004/KE 10. Rregullorja e Komisionit (BE) Nr. 744/2010 e datës 18 Gusht 2010, e cila e amandamenton Rregulloren (KE) Nr. 1005/2009 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit, në lidhje me përdorimet kritike të haloneve. 11. Rregullorja (KE) Nr. 842/2006 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 17 Maj 2006, për gazra serrë të fluoruara; 12. Rregullorja Nr. 1005/2009/KE e Parlamentit dhe Këshllit Evropian e datës 16 Shtator 2009, për substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit; 13. Rregullorja e Komisionit Evropian (KE) Nr 1493/2007 e datës 17 Dhjetor 2007, në bazë të Rregullores (KE) Nr 842/2006 e Parlamentit dhe Këshillit Europian, për formatin e raportimit të dorëzuar nga prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e gazrave serrë të fluorinuar; 14. Rregollorja e Komisionit (KE) Nr 1494/2007 e datës 17 Dhjetor 2007 e hartuar në bazë të Rregullores (KE) Nr 842/2006 të Parlamentit dhe Këshillit Europian, për formën e etiketave dhe kërkesat shtesë të etiketimit për produktet dhe pajisjet që përmbajnë gazra serrë të fluorinuar; 15. Rregullorja e Komisionit (KE) Nr 1497/2007 e datës 18 Dhjetor 2007 e hartuar në bazë të Rregullores (KE) Nr 842/2006 të Parlamentit dhe Këshillit Europian, për standardet e kontrollit të rrjedhjeve për sistemet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri që përmbajnë gazra serrë të fluorinuara; 16. Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 1516/2007 e datës 19 Dhjetor 2007, e hartuar në bazë të Rregullores (KE) Nr 842/2006 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, për standarde të kontrollit të rrjedhjeve për pajisjet ftohëse stacionare, ajër të kondicionuar dhe pompa të ngrohjes që përmbajnë gazra serrë të fluorinuar.
71
72 Katalogimi në botim - (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” 551.583(075.8) Përfshirja e ndryshimeve klimatike në kurrikulën e arsimit të lartë / Përgatiti Dr. Zeqir Veselaj. - Prishtinë : Olymp, 2023. - 72 f. : ilustr. me ngjyra ; 20 cm. Referencat : f. 67-68 1. Veselaj, Zeqir ISBN 978-9951-795-43-2