The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Valon Syla, 2021-04-13 05:52:40

Punim diplome master-Driton Gegaj

Punim diplome master-Driton Gegaj

UNIVERSITETI UNIVERSITETI UNIVERSITETI
“KADRI ZEKA” “UKSHIN HOTI” “HAXHI ZEKA”

GJILAN PRIZREN PEJË

FAKULTETI JURIDIK
STUDIME POSTDIPLOMIKE- MASTER
PROGRAMI- QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE

PUNIM DIPLOME

Mentori: Kandidati:
Prof.Asoc.Dr.Kadri Kryeziu Driton Gegaj

Tetor 2020, Prizren

UNIVERSITETI UNIVERSITETI UNIVERSITETI
“KADRI ZEKA” “UKSHIN HOTI” “HAXHI ZEKA”

GJILAN PRIZREN PEJË

FAKULTETI JURIDIK
STUDIME POSTDIPLOMIKE- MASTER
PROGRAMI- QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE

PUNIM DIPLOME

Tema: MBIKËQYRJA E LIGJSHMËRISË SË AKTEVE KOMUNALE

Mentori: Kandidati:
Prof.Asoc.Dr.Kadri Kryeziu Driton Gegaj

Tetor 2020, Prizren
2

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA..........................................................................................................................3
ABSTRAKTI.............................................................................................................................5
1. HYRJA ...............................................................................................................................6
1.3. METODOLOGJIA E PUNËS .....................................................................................10
KAPITULLI I ........................................................................................................................12
2. MBIKËQYRJA ADMINISTRATIVE E AKTIVITETEVE KOMUNALE ..................12

2.1 Karta evropiane për vetëqeverisje lokale .....................................................................12
KAPITULLI II ......................................................................................................................14
3. NATYRA E AKTEVE KOMUNALE SIPAS KUSHTETUTËS DHE LIGJEVE NË
FUQI ........................................................................................................................................14
4. AKTET KOMUNALE SIPAS LIGJIT NË FUQI ..........................................................16

4.1. Kategoritë e akteve normative në Kosovë....................................................................17
4.2. Llojet e akteve komunale ............................................................................................18
4.3. Normave ligjore në Republikën e Kosovës sipas hierarkisë: ........................................20
KAPITULLI III ......................................................................................................................21
5. PROCEDURA E HARTIMIT TË AKTEVE KOMUNALE..........................................21
5.1 Parimet e hartimit të akteve të komunës ......................................................................21
5.2 Struktura sipas dispozitave të akteve normative normative të komunës........................23
5.3 Struktura sipas ndarjes formale e një akti normative të komunës .................................24
6. AKTET E PËRGJITHSHME KOMUNALE .................................................................25
6.1 Statuti .........................................................................................................................25
6.2 Rregulloret Komunale .................................................................................................27
6.3 Vendimet ....................................................................................................................29
6.4 Dokumentet e tjera komunale......................................................................................30
KAPITULLI IV.......................................................................................................................31
7. PROCEDURA E MIRATIMIT TË AKTEVE KOMUNALE........................................31
7.1 Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve ....................................................................32
7.2 Miratimi i aktit normativ në Kuvendin e Komunës ......................................................33

3

7.3 Efektet juridike të akteve komunale.............................................................................35
7.3.1. Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje ..................................................................36
7.3.2. Metodat pasive të pjesëmarrjes. Ndër metodat pasive, më të rëndësishmet janë: ......43
7.3.3. Transparenca ...........................................................................................................44
7.3.4. Publiciteti i vendimmarrjes ......................................................................................45
8. PROCESI PËR SHQYRTIMIN E LIGJSHMËRISË SË AKTEVE KOMUNALE NË
REPUBLIKËN E KOSOVËS .................................................................................................48
9.2 Shqyrtimi i përshtatshmërisë .......................................................................................55
KAPITULLI V ........................................................................................................................57
10. RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË SHQYRTIMIT TË LIGJSHMËRISË SË
AKTEVE KOMUNALE .........................................................................................................57
10.1. Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë ....................................................................59
10.2. Shqyrtimi rregullt ligjshmërisë ................................................................................60
KAPITULLI VI.......................................................................................................................61
11. KONTROLLI KUSHTETUES I AKTEVE KOMUNALE ........................................61
11.1. Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, Lënda Nr. KO 01/09, ......................................62
12. STUDIM EMPIRIK .....................................................................................................65
12.1. Raport i funksionimit të komunave të Republikës së Kosovës, janar-qershor 2019...65
12.2. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve komunale në periudhën janar-qershor 2019 ........66
12.3. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 66
12.4. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve nga Ministritë e linjës .........................................67
13. RAST I SHQYRTIMIT TË LIGJSHMËRISË SË AKTIT KOMUNAL TË
KOMUNËS SË SUHAREKËS ...............................................................................................68
KONKLUZIONET .................................................................................................................70
Ligjet dhe rregulloret e aplikueshme ......................................................................................74

4

ABSTRAKTI

Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga një
komunitet i qytetarëve në një territor të caktuar, të përcaktuar me ligj, e cila ushtron tërë pushtetin
i cili nuk është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore.
Komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, të cilat rregullojnë dhe udhëheqin
çështje publike në territoret e tyre përbrenda kufijve të përcaktuar me ligj, nxjerrin akte të
nevojshme për të mbuluar fushën e veprimtarisë juridike nga kompetencat e tyre dhe këto akte
duhet të jetë në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm. Mbikëqyrja e komunave lidhur me zbatimin
e përgjegjësive dhe ushtrimin e kompetencave të përcaktuara sipas ligjit. Kjo mbikëqyrje bazohet
edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Për më tepër,
mbikëqyrja synon të sigurojë se të drejtat dhe interesat e qytetarëve nuk cenohen apo shkelen me
aktet e organeve të komunës.
Legjislacioni i zbatueshëm në Kosovë parasheh një sistem të mbikëqyrjes administrative të
aktiviteteve komunale. Lidhja kyçe mes komunave dhe ministrive përgjegjëse, si autoritete
mbikëqyrëse, është Ministria e administrimit të pushtetit lokal (MAPL), përmes së cilës do të duhej
të funksionojë harmonizimi i akteve të cilat janë duke u shqyrtuar.
Miratimi dhe shqyrtimi i legjislacionit komunal kalon nëpër faza të ndryshme, në rastin më ideal
duke pasur komunikim të vazhdueshëm mes këtyre dy niveleve. Një sistem i themeluar mirë i
bashkëpunimit në këtë drejtim është thelbësor ashtu që komunave t’u mundësohet t’i kryejnë
detyrat e tyre në mënyrë efikase dhe të ligjshme. Kjo mund të arrihet përmes procesit të shqyrtimit
administrativ, i cili mund të konsiderohet të jetë zhvilluar me sukses vetëm atëherë kur të ekzistojë
bashkëpunimi i mirë mes nivelit qendror dhe lokal.

5

1. HYRJA
Një nga aktivitetet e komunave është miratimi i akteve komunale, që duhet të jetë në pajtim me
legjislacionin e zbatueshëm. Legjislacioni i zbatueshëm në Kosovë parasheh një sistem të
mbikëqyrjes administrative të aktiviteteve komunale.

Në këtë punim do të prezantohet një fushë shumë e rëndësishme që ka të bëjë me qeverisjen lokale,
e konkretisht mbikëqyrja e ligjshmërisë së akteve komunale. Veprimtaria normative është
veprimtaria juridike me të cilën kuptojmë të gjitha rregullat juridike të cilat i takojnë rendit juridik,
pa marrë parasysh se kush i nxjerr ato norma juridike. Komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes
lokale në Republikën e Kosovës, bazuar në ligjet të cilat e mbulojnë vetëqeverisjen lokale, nxjerrin
akte normative të cilat rregullojnë raporte të caktuara, ose veprimtari të cilat i rregullojnë
kompetencat e vetëqeverisjes lokale. Organet e komunave janë përgjegjëse për nxjerrjen e akteve
nënligjore që burojnë nga legjislacioni bazë për vetëqeverisje lokale, legjislacionin sektorial dhe
akte për zbatimin e përgjegjësive vetanake të përcaktuara me ligje. Aktet e komunave i
nënshtrohen shqyrtimit të ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë.

Komunat në Kosovë gëzojnë autonomi të forcuar si rrjedhim i procesit në zhvillim e sipër të
reformimit të qeverisjes lokale. Ky proces sjell deri te një rritje e aktiviteteve komunale në fushat
e kompetencave vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara. Në fushën e kompetencave vetanake,
komunat kanë pushtet të plotë dhe ekskluziv për t’i ushtruar ato dhe për të nxjerrë legjislacion
dytësor që i rregullon ato Brenda kufijve të komunës dhe të standardeve të përcaktuara me
legjislacionin primar. Komunave të caktuara mund t’u jepet autonomi shtesë në fusha të caktuara,
që njihen si kompetenca të zgjeruara. Kompetencat e deleguara janë detyrat origjinale të nivelit
qendror që komunat i kryejnë në emër të tij. Një nga aktivitetet e komunave është miratimi i akteve
komunale, që duhet të jetë në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm. Legjislacioni i zbatueshëm
në Kosovë parasheh një sistem të mbikëqyrjes administrative të aktiviteteve komunale. Lidhja
kyçe mes komunave dhe ministrive përgjegjëse, si autoritete mbikëqyrëse, është Ministria e
Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), përmes së cilës do të duhej të funksionojë harmonizimi
i akteve të cilat janë duke u shqyrtuar.

Në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale janë përcaktuar në hollësi marrëdhëniet në mes të qeverisë
qendrore dhe asaj lokale, duke përfshirë këtu: objektivat e shqyrtimit administrativ, parimet
themelore të shqyrtimit administrativ, autoritetet mbikëqyrëse, përgjegjësitë e ndërsjella dhe

6

procesi i shqyrtimit administrativ, të drejtat e autoritetit mbikëqyrës për të qenë i informuar, llojet
e shqyrtimit administrativ, shqyrtimi i rregullt i ligjshmërisë, shqyrtimi i detyrueshëm i
ligjshmërisë, proceduara për shqyrtimin e ligjshmërisë, kërkesa për konsultim paraprak, shqyrtimi
i përshtatshmërisë.
Në këtë punim janë përfshirë edhe të drejtat e Autoritetit Mbikëqyrës, për të marrë dhe siguruar
informata të plota për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtën për ti vizituar zyrat komunale dhe
objektivat komunale dhe të drejtën për të kërkuar qasje në dokumentet komunale. Po ashtu, në
këtë punim është përfshirë edhe puna, obligimet dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës në
aspektin e informimit të autoritetit mbikëqyrës.
Reforma e pushtetit lokal që po zhvillohet në Republikën e Kosovës, në të gjithë komponentët e
saj, ka si synim kryesor nxitjen dhe forcimin më tej të transparencës dhe qeverisjes së mirë, shtimin
e llogaridhënies në dobi të qytetarit, rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje të qytetarëve, si dhe
rritjen e efektivitetit të shërbimeve publike. Në këtë kuadër, baza ligjore për vetëqeverisje në
Kosovë, që hyri në fuqi pas shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës i ka plotësuar
parakushtet për vendosjen e një sistemi të përparuar të vetëqeverisjes lokale, duke ofruar një
autonimi të gjerë të pushtetit lokal përmes kompetencave vetanake, të deleguara, si edhe
kompetencave të zgjeruara.
Për këtë arsye, kompetencat e komunave, identifikimi i të gjithë infrastrukturës ligjore në lidhje
me kompetencat konkrete, identifikimi i bazës ligjore për përcaktimin e autoriteteve mbikqyrëse
të kompetencave vetanake dhe të deleguara të komunave, është i një rëndësie të veçantë.

7

1.1. QËLLIMI

Qëllimi i punimit është të shihet në tërësi një nga aktivitetet e komunave që është miratimi i akteve
komunale, që duhet të jetë në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm. Legjislacioni i zbatueshëm
në Kosovë parasheh një sistem të mbikëqyrjes administrative të aktiviteteve komunale. Lidhja
kyçe mes komunave dhe ministrive përgjegjëse, si autoritete mbikëqyrëse, është Ministria e
administrimit të pushtetit lokal (MAPL), përmes së cilës do të duhej të funksionojë kanalizimi i
akteve të cilat janë duke u shqyrtuar. Sistemi i qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Për këtë
arsye janë bërë hulumtime, duke filluar nga shtjellimi i teknikave unike të hartimit të akteve
komunale, shqyrtimet e përgjithshme për aktet komunale, procesi i hartimit të akteve komunale,
duke përfshirë këtu standardet, politikat dhe proceduarat e hartimit të akteve komunale, për të
arritur deri te proceduarat e mbikëqyrjes nga organet qendrore të qeverisjes.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi dhe analiza e qeverisjes lokale, modalitetet e mundshme të
cilat mund të përdoren në një të ardhme të afërt të cilat mund të shërbejnë si model i mirë i
qeverisjes lokale. Njëkohësisht qëllimi i këtij punimi është ngritja e vazhdueshme e cilësisë së
hartimit të akteve normative në komuna dhe sigurimi i mekanizmave të efektshme për kontrollin
dhe mbikëqyrjen e ligjshmërisë së këtyre akteve për arsye të krijimit të qeverisjes lokale të
qëndrueshme, efikase dhe efektive, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Me rëndësi është
identifikimi i çështjeve më të rëndësishme të cilat do të jenë në shërbim të krijimit të qeverisjes
lokale dhe identifikimi i faktorëve të cilët mund të jenë pengesë për ushtrimin e një qeverisje
efektive.

Mes tjerash, punimi ka për synim analizimin e opinionit publik ndaj mbikëqyrjes së ligjshmërisë
në organet komunale, në Republikën e Kosovës dhe sfidave që paraqitën në mundësinë e
përfshirjes së qytetarëve në kontrollin e ligjshmërisë së organeve lokale, duke marrë pjesë aktive
në vendimmarrje, ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur të tyre.

Hartimi i akteve që rregullojnë pushtetin lokal dhe funksionimin e organeve lokale dhe
përputhshmëria e këtyre akteve me aktet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, krijon një
infrastrukturë të gjerë dhe mundësi veprimi në shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve komunale.

8

1.2. PYETJET KËRKIMORE DHE HIPOTEZA E PUNIMIT
Përmbajtja e punimit, në përgjithësi do të inkuadrohen në pyetjet qe do të parashtrohen në vazhdim.
Kështu përmes këtyre tezave do të jetë e përbërë përmbajtja e punimit në përgjithësi. Tezat e
punimit janë si në vijim:
• Cili është procesi i sigurimit të ligjshmërisë së akteve komunale?
• Si janë marrëdhëniet mes nivelit qendror dhe lokal gjatë tërë procesit të shqyrtimit të akteve
të komunës?
• Cili është niveli i procesit të informimit të komunave rreth rezultatit të shqyrtimit të
ligjshmërisë së akteve te komunës nga niveli qendror?
• Cili është niveli i resurseve komunale gjatë miratimit të akteve komunale?
• Cili është procesi i hartimit, miratimit, dhe shqyrtimit të akteve komunale?
Bashkëpunimi mes autoriteteve të nivelit qendror dhe lokal do të duhet të kontribuojnë për punë
dhe funsionim më të mire të komunave, të cilat do të duhej të veprojnë në pajtim me parimet e
qeverisjes së mire dhe në dobi të të gjithë banorëve të tyre.

9

1.3. METODOLOGJIA E PUNËS
Metodat që do të përdoren në këtë hulumtim janë: përshkruese, krahasuese, analitike dhe
statistikore. Por, duke pasur parasysh natyrën e temës, në pjesën më të madhe të punimit do të
përdoret metoda analitike, duke analizuar sistemin e mbikëqyrjes administrative të aktiviteteve
komunale, procesin e miratimit te akteve dhe në përgjithësi mbikëqyrjen e procesit të ligjshmërisë
së akteve me qëllimin që tema të jetë sa më gjithëpërfshirëse.
Metoda krahasuese është përdorur për përshkrimin e nocionit të ligjshmërisë, për elaborimin e
elementeve të saj dhe formave të aplikimit. Kjo metodë gjithashtu na ka shërbyer për të përshkruar
pjesën e praktikave më të mira, aplikimin e parimeve të ligjshmërisë, respektimin dhe
funksionalitetin i ligjshmërisë në kohën e sotme, si dhe mbështetjen ligjore me qëllim të rregullimit
të rendit shtetëror, politiko-juridik, mirëqenien sociale dhe ruajtjen dhe respektimin e lirive dhe të
drejtave të njeriut.
Metoda krahasuese është përdorë për t’i parë dallimet dhe ngjashmëritë që ekzistojnë në mes të
formave të ndryshme të kontrollit të ligjshmërisë, mangësitë dhe përparësitë, si dhe sfidat e
ligjshmërisë në kuptimin funksional.
Metoda analitike është përdorur për analizimin ligjshmërisë dhe ndikimi në sistemin qeverisjes,
me theks të veçanet në qeverisjen lokale, avancimin e saj dhe formave në të cilat gjen aplikim.
Përmes kësaj metode të hulumtimit, në këtë punim i është dhënë rëndësi dimensionit analitik, me
qëllim që të arrijë në konkluzione të qarta dhe të pranueshme për organet relevante të qeverisjes.
Në këtë punim është bërë një analizë e thuktë e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, sfidat
në të cilat ka kaluar Kosova deri më sot. Në fund të këtij punimi, pas një vështrimi analitik, janë
nxjerrë përfundimet dhe rekomandimet për rrugën të cilën duhet ndjekur institucionet e Republikës
së Kosovës, sfidat që e presin në të ardhmen për ndërtimin e një pushteti lokal në funksion të
qytetarëve të vendit.

10

1.4. STRUKTURA E PUNIMIT
Punimi përmban pjesën hyrëse, shtatë kapituj, përfundimet e nxjerra si dhe literaturën dhe
materialet e përdorura.
Në hyrje të punimit është paraqitur rëndësia e kontrollit të ligjshmërisë së akteve komunale. Në
këtë punim është paraqitur qëllimi dhe rëndësia e sistemit të qeverisjes lokale.
Në kapitullin e I-rë janë shtjelluar Parimet e përgjithshme të mbikëqyrjes administrative sipas
standardeve ndërkombëtare të përcaktuara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale si dhe
është paraqitur Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
Kapitulli i II-të paraqitet historiku dhe natyra e akteve komunale sipas kushtetutës dhe ligjeve në
fuqi.
Në kapitullin e III-të në mënyrë specifike është shtjelluar procesi i hartimit të akteve komunale,
standardet, politikat dhe proceduarat e hartimit.
Kapitulli i IV-të i punimit merret me procedurat e miratimit të akteve komunale.
Kapitulli i V-të i këtij punimi përmban procesin e sigurimin e ligjshmërisë së akteve komunale.
Kapitulli i VI-të përmban kontrollin kushtetues të akteve komunale.
Kapitulli i VII-të paraqet përfundimet e nxjerra pas një analize që i është bërë mbikëqyrjes së
akteve komunale dhe raste të mbikëqyrjes së ligjshmërisë së akteve komunale.

11

KAPITULLI I

2. MBIKËQYRJA ADMINISTRATIVE E AKTIVITETEVE
KOMUNALE

Parimet e përgjithshme të mbikëqyrjes administrative sipas standardeve ndërkombëtare të
përcaktuara me Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale. 1

Ky kapitull fillon duke e prezantuar Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale që i përcakton
parimet kyçe të vetëqeverisjes lokale që janë pranuar në tërë Evropën. Ai gjithashtu i paraqet
qëllimet kryesore të mbikëqyrjes administrative të aktiviteteve komunale, të ushtruar përmes
shqyrtimit të akteve të miratuara në nivel lokal, siç është përcaktuar me Kartë, dhe kornizës ligjore
në fuqi për pushtetin lokal.

2.1 Karta evropiane për vetëqeverisje lokale

Koncepti i vetëqeverisjes lokale sipas Kartës është i përcaktuar me nenin 3, që thotë:
“Vetëqeverisja lokale do të thotë e drejta dhe aftësia e autoriteteve lokale që, në kuadër të
kufizimeve të përcaktuara me ligj, ta rregullojnë dhe menaxhojnë një pjesë substanciale të
çështjeve publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës lokale.”

Karta e përvijon fushëveprimin e vetëqeverisjes lokale dhe thekson që sistemi vendor i qeverisjes
lokale do të rregullohet me legjislacion vendor, nëse është e mundshme me kushtetutë2. Autoritetet
lokale do të jenë aq të lira dhe të pavarura sa kjo të jetë e mundur gjatë ushtrimit të përgjegjësive
të tyre publike, të cilat mund të decentralizohen deri në atë nivel që është më i afërti me popullatën.
Ky pushtet i dhënë do të jetë sa më ekskluziv që të jetë e mundur dhe nuk do të kufizohet apo
zhvlerësohet përmes legjislacionit kundërthënës. Autoritetet lokale gjithashtu do të duhej të

1 Karta Evropiane për vetëqeverisje lokale u aprovua nga Komiteti i ministrave i Këshillit të Evropës më 15 tetor
1985. Prej atëherë, Karta është bërë një akt fundamental ku është e përqendruar përvoja më e pasur e shteteve
demokratike në fushën e organizimit të vetëqeverisjes. Karta është një trakt ndërkombëtar që e kanë ratifikuar 47
shtete nënshkruese të Këshillit të Evropës.
2 Paragrafët 1-6 të nenit 4 të Kartës.

12

konsultohen për të gjitha çështjet që mund të kenë ndikim në autoritetin e tyre. Megjithatë, gjatë
ushtrimit të pushtetit të tyre, autoritetet lokale duhet t’i përmbahen legjislacionit përkatës.
Mbikëqyrja e ligjshmërisë së aktiviteteve në nivel lokal është e rregulluar me nenin 8 të Kartës.
Ky nen ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe për këtë arsye është pjesë qendrore për këtë raport. Ai e
rregullon mbikëqyrjen administrative të aktiviteteve të autoriteteve lokale dhe vendos që çfarëdo
shqyrtimi i këtyre aktiviteteve do të ketë bazë ligjore dhe çfarëdo mbikëqyrje administrative do të
jetë e kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me ligjin vendor dhe parimet kushtetuese.3 Sipas një
interpretimi të pranuar gjerë, ky nen e përcakton fushëveprimin e shqyrtimit për kompetencat
vetanake dhe/ose të zgjeruara të komunave. Karta thekson që kompetencat të cilat niveli qendror
ia delegon për ekzekutim nivelit lokal mund t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së përshtatshmërisë së
këtij të parit. Si rrjedhim, aktet në fushën e kompetencave të deleguara i nënshtrohen shqyrtimit të
ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë4.

3 Nenet 8.1 dhe 8.2 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
4 Po aty, neni 8.2.

13

KAPITULLI II

3. NATYRA E AKTEVE KOMUNALE SIPAS KUSHTETUTËS DHE
LIGJEVE NË FUQI

Baza themelore për autonominë normative të vetëqeverisjes lokale rrjedh nga Kushtetuta e
Republikës së Kosovës si dhe ligjet. Autonomia e vetëqeverisjes lokale është drejtpërdrejt e
përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet që i përkasin dhe kanë të bëjnë
me vetëqeverisjen lokale, komunat dhe organet e tyre.

Në teorinë kushtetuese e politike fjala kushtetutshmëri dhe ligjshmëri përdoret në kuptime të
ndryshme. Pas kushtetutës, ligji është akti më i rëndësishëm. Përmes ligjit përpunohet dhe bëhet e
zbatueshme pjesa dërmuese e normave kushtetuese. Ligji nuk përmban dhe nuk përmbledh të
gjitha normat juridike, por ato gjenden edhe në akte nënligjore. Për shembull, edhe përkundër faktit
që me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale rregullohen kompetencat e nivelit lokal të qeverisjes, disa
nga fushat që janë të cekura në këtë ligj rregullohen me ligje të posaçme. Rast i tillë është te prona
e komunës, shitja e së cilës mund të bëhet sipas një ligji të posaçëm dhe jo sipas ligjit për
vetëqeverisje lokale5 , ose rastet kur në ligj për zbatimin e neneve të veçanta parashihet nxjerrja e
udhëzimeve administrative. Dispozitat e organeve të vetëqeverisjes lokale kanë pozitë të veçantë.
Ato konsiderohen si dispozita nënligjore, meqenëse nxjerrën në bazë të drejtave të shtetasve për
vetëqeverisje lokale të garantuara me kushtetutë. Aktet e organeve të pushtetit lokal për zbatimin
e ligjit duhet të jenë në pajtim me ligjin.

Fjalori i Oxfordit qeverisjen vendore e sheh si: “Institucion qeverisës që ushtron autoritetin në një
zonë territorialisht të përcaktuar të vendit”6 Kështu, me të drejtë mund të konstatohet që “qeverisja
territoriale, përkatësisht qeverisja me njësitë territoriale, është një proces shumë i përbërë dhe
mund të thuhet se përbëhet nga shumë funksione, përkatësisht veprimtari” 7

Parimi i ligjshmërisë dhe mënyra e kontrollit dhe mbrojtjes së saj, si dhe përpjesëtimi i këtij parimi
paraqet esencën e veprimtarisë së shtetit ligjor (shtetit të së drejtës) dhe pjesën më të rëndësishme

5 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040, neni 14.2
6 Iain Mc Lean, “Fjalor Politik”, Tiranë, 2001, faqe 479.
7 Stavileci Esat,” Hyrje në Shkencat Administrative”, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore i Kosovës, Prishtinë,
1997, fq.247.

14

të rendit juridik të një vendi. Në këtë kuptim nuk është e tepërt të thuhet që me kushtetutë të
sanksionohet detyrimi i respektimit të kushtetutës dhe të ligjit. Për të qenë kërkesa e tillë
frytdhënëse, duhet ngritur edhe institucionet e nevojshme për kontrollin dhe mbrojtjen e
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, gjë që do t’ua mundësonte shtetasve, që duke kërkuar
mbrojtjen e të drejtave të tyre subjektive, të ndikojë në zbatimin e rendit juridik objektiv.8

Kushtetutshmëria në kuptimin material është paraqitur shumë më herët se kushtetutshmëria në
kuptimin formal, prandaj edhe lufta për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në kuptimin material është
paraqitur shume kohë para paraqitjes së kushtetutave të forta dhe të shkruara, p. sh. me të lidhet
aspekti teorik juridik, parimi i kushtetutshmërisë dhe kontrolli mbrojtja e saj. Në këtë drejtim me
të drejt thuhet se parimi dhe organizimi i mbrojtjes së kushtetutshmërisë është më i vjetër se forma
e mbrojtjes gjyqësore të Kushtetutës. Megjithatë, sikurse që parimi i kushtetutshmërisë dhe i
ligjshmërisë në kuptimin politiko-juridik, me të drejtë lidhen me paraqitjen e kushtetutës së shkruar
të fortë, ashtu edhe kontrolli dhe mbrojtja e tyre është e lidhur me paraqitjen e kushtetutës së tillë,
ngase vetëm kushtetuta e tillë përmban dhe nënkupton idenë e kushtetutshmërisë dhe të
ligjshmërisë. Vetëm me paraqitjen dhe nxjerrjen e kushtetutës së “fortë”, në vendet e ndryshme
shtrohet parimi sipas të cilit çdo akt i pushtetit duhet të jetë i ligjshëm dhe se çdo akt në
kundërshtim me kushtetutën është jo i ligjshëm, përkatësisht jo kushtetues.

Në kushtetutë të tillë sigurohen rregulla të caktuara të cilave duhet t’i përmbahet edhe organi
përfaqësues në aktivitetin e tij ligjvënës. Ligjet dhe aktet e tjera të tij janë bazë e rendit juridik, por
rendi juridik i nënshtrohet rendit më të lartë, atij kushtetues. Një sistem politik demokratik nuk do
të mund të paramendohej pa ekzistimin e një shkalle të zhvilluar të Qeverisjes Vendore, ku
qytetarët do të mund t’i realizonin të drejtat më elementare brenda për brenda saj9.

Baza kushtetuese dhe ligjore që lidhet me qeverisjen lokale, i mundëson komunës nxjerrjen e
akteve të natyrave të ndryshme. Natyra e akteve të cilat i nxjerr komuna mundë të jenë:

1. Të përgjithshme;
2. Të veçanta;
Natyra e akteve të veçanta. Natyra e akteve të veçanta është rregullimi i një fushe të caktuar,
qoftë në kuptimin e definimit të saj, apo mënyrën e rregullimit të saj. Në aktet e kësaj natyre bien

8 Saliu Kurtesh,” E drejta kushtetuese”, libri 1, Prishtinë, faqe 121,122.
9 Selimi Ferid,” Qeverisja Vendore, Shqyrtime Krahasimtare”, Prishtinë, 2008, faqe 7.

15

rregulloret e ndryshme që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar, apo vendimet të cilat rregullojnë
një çështje specifike10.

Natyra e akteve të përgjithshme. Natyra e këtyre akteve është rregullimi i përgjithshëm i një
fushe të caktuar. Natyra e këtyre akteve mund të dallohet për mënyrën e ndikimit të tyre. Aktet e
natyrës së përgjithshme mund të jenë të ndara në dy pjesë: e para, këto akte mund të rregullojnë
në tërësi funksionimin brenda për brenda një institucioni, i cili në këtë rast është komuna dhe e
dyta, këto akte të përgjithshme komunale mund të rregullojnë edhe aspektin e jetës në tërë territorin
e komunës, për të cilin ky akt është nxjerrë. Edhe komunat si njësi të qeverisjes lokale mund të
nxjerrin akte përkatëse të përgjithshme nënligjore. Aktet nënligjore të komunës janë statuti dhe
vendimet11.

4. AKTET KOMUNALE SIPAS LIGJIT NË FUQI

Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës 12 dhe ligjeve të cilat kanë të bëjnë me
fushën e qeverisjes lokale, mund të thuhet se niveli i qeverisjes lokale ka pasur një zhvillim
esencial. Ligji për Vetëqeverisje Lokale është ligj bazë për organizimin dhe funksionimin e
qeverisjes lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në bazë të këtij ligji komunat, si njësi
themelore e vetëqeverisjes lokale, kanë një shkallë të lartë të autonomisë lokale dhe janë në
harmoni të plotë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale13.

Ligji për Vetëqeverisje Lokale 14përkufizon statusin ligjor të komunave, kompetencat dhe parimet
e përgjithshme të financave komunale, organizimin dhe funksionimin e organeve komunale,
marrëdhëniet brenda komunale dhe bashkëpunimin ndërkomunal, duke përfshirë bashkëpunimin
ndërkufitar, mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetareve në vendimmarrje, marrëdhëniet ndërmjet
komunave dhe pushtetit qendror. Lidhur me ligjshmërinë e akteve komunale, ligji ka mandatuar
Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal që të kujdeset për këtë çështje. Në Kapitullin e X-të
të këtij ligji është rregulluar marrëdhënia ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal të qeverisjes.
Bazuar në këtë ligj komuna është e ndarë në: pjesën politike (Kuvendi i Komunës) dhe pjesën

10 Po aty
11 Kryeziu Kadri, “E drejta administrative”, Prizren 2019, faqe.40.
12 Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.
13 Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Strasburg, tetor 1985.
14 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, Qershor, 2008. Prishtinë.

16

ekzekutive (Kryetari dhe Administrata Komunale). Duke u nisur nga kjo ndarje në pjesën politike
dhe ekzekutive të komunës, mund të bëjmë edhe ndarjen e akteve juridike me të cilat kemi të bëjmë
në komunë.

Kuvendet e komunave nxjerrin akte të ndryshme normative, duke u bazuar në legjislacionin aktual
në fuqi. Llojet e akteve normative të cilat i nxjerrin kuvendet komunale janë:

1. Aktet nënligjore të komunës nënkuptojnë aktet që janë të karakterit të përgjithshëm, siç
janë statuti i komunës, rregulloret dhe vendimet e përgjithshme të miratuara nga kuvendi i
komunës, që rrjedhin nga ligjet si dhe aktet për zbatimin e përgjegjësive të komunave.

Ndërsa aktet e pjesës ekzekutive dhe administratës komunale janë:

2. Aktet e kryetarit të komunës, siç janë urdhëresat dhe vendimet brenda fushës së
kompetencave të tij. Urdhëresat dhe vendimet ekzekutive nënkuptojnë aktet ekzekutive që
nxjerrën nga kryetari i komunës për zbatimin e akteve nënligjore të komunës, si dhe zbatimin e
përgjegjësive ekzekutive15.

Këtu mund të përfshihen edhe vendimet e ndryshme të cilat i nxjerrin drejtoritë komunale, si pjesë
ekzekutive e komunës, në koordinim dhe bashkëpunim me kryetarin e komunës, si dhe vendimet
e ndryshme administrative.

4.1. Kategoritë e akteve normative në Kosovë

Kategorizimi i akteve normative mund të bëhet duke u bazuar në rëndësinë e tyre. Duke u nisur
nga kjo, aktet normative mund të kategorizohen si në vijim:

a. Aktet normative të përgjithshme,

b. Aktet normative administrative, etj.

Aktet normative të përgjithshme përfshijnë aktet të cilat i sjellë kuvendi i komunës. Këto akte janë
të rëndësisë më të madhe sepse kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të komunës dhe
qytetarëve. Në këto akte bëjnë pjesë: statuti i komunës, rregulloret komunale, vendimet e kuvendit
të komunës, duke përfshirë vendimin për miratimin e buxhetit vjetor të komunës, etj. Aktet e
përgjithshme janë ato akte të cilat me rastin e miratimit të tyre synohet të arrihet një qëllim i caktuar

15 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 3.
17

i cili ka të bëjë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve, duke përfshirë në këtë rast edhe komunën
dhe organet e saja në tërësi. Këto janë akte të cilat vlejnë për tërë territorin e komunës. Aktet
normative administrative përfshijnë aktet të cilat i sjellin organet ekzekutive dhe administrative të
komunës. Në këto akte bëjnë pjesë lejet e ndryshme administrative, licencat e ndryshme, etj. Aktet
normative administrative janë aktet të cilat kanë të bëjnë me një fushë specifike dhe të cilat mund
të mos vlejnë për tërë territorin e komunës. Këto akte mund të lëshohen nga kryetari i komunës,
apo nga një organ tjetër ekzekutiv në kuadër të drejtorive komunale. Aktet normative të kuvendit
të komunës e kanë vlefshmërinë ekskluzive territoriale për qytetarët e tërë territorit të komunës të
përcaktuara me ligj16 .

4.2. Llojet e akteve komunale
Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të ndëmarrin masa për
zbatimin e tyre brenda fushës së kompetncave të tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në
përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës17.

Aktet juridike janë kushti kryesor për funksionimin e organeve të komunës. Duke u nisur nga kjo,
në nivelin lokal të qeverisjes ekziston edhe një hierarki e akteve normative. Kjo hierarki e akteve
komunale mund të ndahet sipas rëndësisë së akteve komunale, funksionit të tyre, rolit të tyre,
çështjeve të cilat i rregullon, etj. Në përgjithësi aktet normative të komunave janë të bazuara në
ligjet aktuale në fuqi. Këto akte në raste të caktuara duhet të harmonizohen me ligjet të cilat kanë
pësuar ndryshime të caktuara, në rastet kur këto ligje janë plotësuar, janë ndryshuar, etj.

Aktet normative sipas hierarkisë radhiten sipas organeve të cilat i sjellin. Fillimisht janë aktet
normative të cilat i sjellin kuvendet e komunave, e më pastaj vijnë aktet normative dhe
administrative të cilat i sjellin organet ekzekutive.

Aktet e përgjithshme nënligjore të organeve të komunës si burim i së drejtës

16 Susuri Hazër, “E Drejta Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2011, faqe 377.
17 Aliu Agni& Stavileci Esat, “Qeverisja Lokale- Njoftime themelore dhe shqyrtime krahasimtare”, Tetovë-
Prishtinë, 2009, faqe, 144.

18

Edhe komunat si njësi të qeverisjes lokale mund të nxjerrin akte të përgjithshme nën ligjore. Aktet
nënligjore janë statute dhe vendimet.18

Sipas hierarkisë, akti më i lartë të cilin e nxjerr kuvendi i komunës është Statuti i Komunës. Në
Statut janë të rregulluara të gjitha çështjet më të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me organizimin
dhe funksionimi e komunës, organizimin territorial të komunës dhe shumë çështje të tjera të
rëndësishme për funksionimin e organeve të komunës.

Pastaj, sipas radhës vijnë rregulloret komunale, të cilat kuvendi i nxjerrë për fusha të ndryshme të
përgjegjësive të cilat dalin prej ligjeve, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale. Më pas, sipas
hierarkisë radhiten vendimet e kuvendit të komunës të cilat kanë të bëjnë me çështje specifike.
Ndër vendimet më të rëndësishme të kësaj natyre mund të jetë vendimi për aprovimin e buxhetit
vjetor të komunës, për vitin vijues. Po ashtu, sipas hierarkisë vijnë aktet të cilat i nxjerrin drejtoritë
komunale, me aprovimin e kryetarit të komunës, të cilat nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen
procedurave për aprovim në kuvendin e komunës.

Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë hyrë në fuqi edhe një sërë aktesh
ligjore që rregullojnë kompetencat, organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale. Ligji
për Vetëqeverisje Lokale është ligj bazik për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në
tërë territorin e Republikës së Kosovës. Përveç këtij ligji janë miratuar edhe Ligji për Kufijtë e
Komunave dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, që nënkupton përpjekjet për kompletimin e
infrastrukturës ligjore nga fusha e qeverisjes lokale.

Komuna, bazuar në këtë ligj dhe në Kushtetutën e vendit është njësia themelore e vetëqeverisjes
lokale, ku është përkufizuar statusi i saj ligjor, kompetencat dhe parimet e përgjithshme të
financave komunale, organizimi dhe funksionimi i organeve komunale, marrëdhëniet brenda
komunale, mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetareve në vendimmarrje, etj. “Në kuadër të
kompetencave të tyre organet e komunave nxjerrin akte të ndryshme normative, siç janë: Statuti i
Komunës, Rregullorja e Punës së Kuvendit, rregullore për zbatimin e ligjeve, rregullore të tjera
për zbatimin e përgjegjësive lokale, urdhëresat dhe vendimet e kryetarit të komunës. Kuvendi i
komunës dhe kryetari kanë të drejtë të nxjerrin akte dhe të ndërmarrin masa për zbatimin e tyre

18 Kryeziu Kadri, “E drejta kushtetuese”, Prizren, 2017, fq.261.
19

nga fusha e kompetencës së tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në përputhje me sistemin
kushtetues dhe ligjor të Republikë së Kosovës”19 .
Aktet nënligjore të komunës të renditura sipas hierarkisë20 :

- Statuti i Komunës
- Rregullorja e punës së Kuvendit të Komunës
- Rregulloret komunale të cilat parashihen me ligj për tu nxjerrë
- Rregullore komunale për zbatimin e përgjegjësive lokale nëse ndryshe nuk është
parashikuar me ligj
- Vendime të karakterit të përgjithshëm
- Marrëveshje për Bashkëpunim ndër-komunal dhe bashkëpunim komunal ndërkombëtar

Kryetari i Komunës ka të drejtë të nxjerr urdhëresa dhe vendime me të cilat siguron zbatimin e
ligjeve dhe zbatimin e akteve të përgjithshme dhe vendimeve të Kuvendit të Komunës, në
organizimin e punës dhe në drejtimin e politikës së komunës21.

4.3. Normave ligjore në Republikën e Kosovës sipas hierarkisë:22
- Kushtetuta
- Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara
- Ligjet
- Aktet nënligjore të Qeverisë
- Aktet nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrive tjera që
ndikojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale
- Aktet nënligjore të Kuvendit të Komunës që rrjedhin nga ligjet
- Aktet nënligjore të Kuvendit të Komunës për zbatimin e përgjegjësive vetanake
- Urdhëresat dhe vendimet ekzekutive të Kryetarit të Komunës

19 Udhëzues për ngritjen e cilësisë së akteve komunale, Prishtinë, nëntor ,2011, faqe 7
20 Rregullore 01/2013për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunave, neni 5.
21 Aliu Agni& Stavileci Esat, “Qeverisja Lokale” Prishtinë, 2009, faqe 140.
22 Rregullore 01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunave, neni 4.

20

KAPITULLI III

5. PROCEDURA E HARTIMIT TË AKTEVE KOMUNALE

5.1 Parimet e hartimit të akteve të komunës

Akte normative të komunës - nënkupton aktet të cilat nxirren në bazë të autorizimit dhe
kompetencave të dhëna në ligjin përkatës për vetëqeverisjen lokale dhe me ligje të tjera në fuqi të
cilat, nxirren nga organet komunale dhe kanë zbatim brenda territorit të komunës përkatëse;

Standardet, politikat dhe proceduarat e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore në përgjithësi janë
lëshuar përmes udhëzimeve të përgjithshme për hartuesit e aktit. Udhëzimi Administrativ Nr.
14/2008 për Hartimin e Projektligjeve dhe të Akteve Nënligjore ofron rregullat për teknikat e
hartimit të akteve. Është me rëndësi që të ofrohen edhe këshilla të tjera të përgjithshme që janë të
nevojshme për hartimin akteve komunale, e që kanë për qëllim realizimin e standardeve të
nevojshme. Ajo çfarë duhet të merret parasysh para se të fillohet puna për nxjerrjen e një akti,
është se fillimisht duhet të përcaktohet struktura dhe dispozitat e aktin nënligjor. Struktura e aktit
nënligjor duhet të jetë si në vijim: ballina, që nënkupton logon e komunës dhe të shtetit, titulli i
aktit nënligjor, hyrja ose preambula, qëllimi, fushëveprimi i aktit, përkufizimet, dispozitat
materiale, dispozitat administrative, sanksionet, etj23.

Komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, të cilat rregullojnë dhe udhëheqin
çështje publike në territoret e tyre përbrenda kufijve të përcaktuar me ligj, nxjerrin akte të
nevojshme për të mbuluar fushën e veprimtarisë juridike nga kompetencat e tyre.24 Procedura e
nxjerrjes së aktit të përgjithshëm, përbënë përmbledhje të rregullave të punës të cilat duhet të jenë
të paraqitura si rregulla formale – juridike gjatë veprimeve për nxjerrjen e një akti. Për nxjerrjen e
këtyre akteve këto njësi të vetëqeverisjes lokale para se gjithash duhet të merren parasysh se a janë

23 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 9
24 Pollozhani Bajram, “Teknika legjislative- juridike dhe roli i saj në hartimin e ligjeve dhe dispozitave tjera
juridike”, Prishtinë 1995 faqe 82, 89, 105, 110.

21

plotësuar disa nga kushtet e parapara për nxjerrjen e një akti të tillë, në mënyrë që akti të përmbajë
elementet e normës juridike. Veprimet për nxjerrjen e akteve komunale bëhen nga grupi për
përgatitjen e nxjerrjes së aktit, i cili duhet në përpikëri të përcjell hapat të cilët duhet të ndërmerren.

Gjatë hartimit të akteve komunale, duhet të merren parasysh, para së gjithash, parimet themelore
të procesit legjislativ, që nënkupton se personat që merren me hartimin e akteve nënligjore të
komunave duhet t’u përmbahen standardeve dhe të jenë në nivel të lartë profesional, për të siguruar
që akti:

- Të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi;

- Të jetë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare;

- Të mos përmbajë elemente diskriminuese;

- Të promovojë interesin e përgjithshëm të komunës dhe të qytetarëve të saj;

- Të zvogëlojë mundësinë e konfliktit juridik, ose të ndërthurjes së kompetencave të
autoriteteve publike, etj25.

Dispozita për mënyrën e nxjerrjes së aktit duhet të jenë paraparë me akte ligjore, udhëzime, apo
me ndonjë akt tjetër, për hapat dhe mënyrën e nxjerrjes së akteve të tilla. Supozimi tjetër për
nxjerrjen e akteve është se duhet siguruar fakti se me nxjerrjen e aktit janë siguruar veprimi në
kohë dhe hapësire, çka do të thotë se zbatimi i dispozitave do të veprojë në hapësirën e caktuar26.
Përmes saj realizohet qëllimi për çfarë akti është nxjerrë.

Praktikat e deritanishme të nxjerrjes së akteve komunale. Bazuar në praktikat e deritanishme për
nxjerrjen e akteve komunale janë ndjekur disa hapa, si:

- Krijimi i një komisioni nga ana e kuvendit (me propozim të kryetarit) për përpilimin e
projekt-aktit;
- Diskutim mbi çështjet e përgjithshme në të gjitha drejtoritë komunale me qëllim të krijimit
të një koncepti bazë, e cila do t’i shërbejë komisionit në përpilim të projekt aktit komunal;
- Përpilimi i draftit të parë të projekt-aktit;

25 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 7.
26 Omari Luan,” Sistemi Parlamentar”, Tiranë 2004 faqe 103, 106, 111.

22

- Projekt-akti rishikohet nga Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), kryetari, zyra ligjore,
departamenti i administratës dhe japin sugjerimet e tyre dhe propozimet27.
- Dëgjimi i projekt-aktit në kuvendin e komunës;
- Transparenca, komunikimi me publikun: fushata informuese, kontakte me grupe të interesit
(palët e interesuara) dhe diskutim publik me qytetarë;
- Rishikimi i ankesave dhe propozimeve nga dëgjimet publike dhe nga komisioni (grupi
punues);
- Finalizimi i projekt-aktit nga ana e komisionit për hartimin e aktit komunal;
- Prezantimi i aktit final në kuvendin e komunës për aprovim nga ana e kryetarit të komunës;
- Miratimi i aktit nga kuvendi i komunës.
- Dërgimi i aktit në ministrinë përgjegjëse për vetëqeverisje lokale për vlerësim të
ligjshmërisë.
“Të gjitha komunat obligohen që t’ia dorëzojnë aktet e përmendura autoritetit mbikëqyrës brenda
7 ditësh nga dita e nxjerrjes së tyre”28.

5.2 Struktura sipas dispozitave të akteve normative normative të komunës

Hartimi i akteve normative të komunës bëhet duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale
dhe aktet tjera normative në fuqi. Organi kompetente i komunës cakton zyrtarin përgjegjës të
njësisë apo drejtorisë të fushës përkatëse apo njësisë përkatëse që ka propozuar projekt aktin
normativ, për përgatitjen e draftit fillestar të projekt aktit.

Gjatë procedurës së hartimit të një akti komunal duhet të merren parasysh disa veprime dhe hapa
të caktuar, në mënyrë që akti i cili është në proces të hartimit të jetë i kompletuar. Këto veprime
janë:

- Teksti i një akti duhet të jetë i qartë, thjeshtë, konciz dhe të mos jetë i dykuptimtë.
Shkurtesat e panevojshme, zhargoni i bashkësisë dhe fjalitë e gjata duhet të shmangen;

- Duhet të shmangen referencat joprecize dhe referimet e dyanshme që e bëjnë tekstin të
ndërlikuar dhe të pakuptueshëm;

- Dispozitat e ndryshme të akteve duhet të jenë në përputhje me njëra tjetrën;

27 Legjislacioni i Qeverisjes Lokale 1999-2011, Prishtinë 2011.
28 Ligji për Vetëqeverisjen Lokale nr. 03/L-040, neni 81.2.

23

- Duhet të definohen të drejtat dhe obligimet e atyre ndaj të cilëve zbatohet akti;

- Akti duhet të paraqitet sipas strukturave standarde (kapitujt, nenet, paragrafët), etj”29.

Gjatë hartimit të akteve komunale duhet të kemi kujdes për shumë çështje të cilat sigurojnë që një
akt komunal është i punuar në mënyrë të drejtë dhe duhet të sigurohemi që akti i hartuar të bëhet
sa më funksional30.

Përveç udhëzimeve të cekura më lartë, duhet marrë parasysh edhe praktikat më të mira qysh nga
faza fillestare dhe gjatë gjithë procesit të punës, në hartimin e një akti komunal. Paragrafët, përpos
që duhen ta kenë kuptimin e vet, duhet edhe të jenë të lidhura në mes vete, në mënyrë që mos të
krijohet zbrazësi juridike, apo mos aplikimi i asaj dispozite në praktikë, p.sh.shpesh pasi të
përfundon e gjithë puna hiqet një paragraf dhe nuk konsultohen paragrafët e tjerë se a kanë pas
lidhshmëri me atë paragraf dhe me heqjen e atij paragrafi i bënë të pakuptimta paragrafët e tjerë
dhe të paqëndrueshme për aplikim dhe interpretim31. Zyra ligjore e komunës është përgjegjëse për
zbatimin unik të teknikës juridike të hartimit të akteve normative të komunës, si dhe harmonizimin
e tyre me legjislacionin në fuqi. Njësia apo zyrtari për Integrime Evropiane e Komunës është
përgjegjëse për përafrimin e akteve normative të komunës me legjislacionin e Acquis të BE-së, që
ndërlidhet me vetëqeverisjen lokale. Njësia apo zyrtari për barazi gjinore është përgjegjëse të
siguron integrimin e komponentit gjinor në aktet normative dhe harmonizimin e tij me Ligjin për
Barazi Gjinore. Njësia përkatëse buxhetore e komunës, kujdeset për përcaktimin e kostos
financiare të aktit të propozuar me rastin e zbatimit së paku për tre (3) vitet e ardhshme.

5.3 Struktura sipas ndarjes formale e një akti normative të komunës

Hartimi i akteve komunale, si Statuti i Komunës, rregulloret komunale, udhëzimet, etj.kërkojnë
që dokumentet e tilla të kenë një përmbajtje, një radhitje dhe një ndarje të theksuar, për të qenë
akti më praktik dhe lehtë i zbatueshëm32. Struktura formale e një projektligji, apo akti nënligjor
është si në vijim: Libër, Pjesë, Kre, Nënkre, Nen, Paragraf, Nënparagraf. Ndërsa struktura sipas
dispozitave të një projektligji, apo akti nënligjor është si në vijim: Titulli, Hyrja (Preambula),

29 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 8.
30 Bajrami Arsim, “E drejta e Kosovës në Tranzicion “, Prishtinë, 2002 faqe, 57, 59.
31 Ismaili Osman,” Filozofia e së Drejtës”, Prishtinë, 2006.
32 Traja Kristaq, “Drejtësia Kushtetuese”, Tiranë, 2000.

24

Qëllimi, Fusha e zbatimit, Përkufizimet, Dispozitat Materiale, Dispozitat Administrative,
Sanksionet-ankimi dhe zbatimi, Dispozitat Kalimtare33.

6. AKTET E PËRGJITHSHME KOMUNALE

6.1 Statuti
Statuti i Komunës është akti nënligjor më i lart juridik i komunës që miratohet nga Kuvendi i
Komunës, i cili rregullon organizimin e brendshëm të komunës dhe kompetencat e organeve
komunale. Statuti i komunës është jo vetëm nën ligjin, por edhe nën dekretin, duke pasur parasysh
se nuk bën të jetë në kundërshtim as me ligjin as me dekretin e Qeverisë34 dhe duhet të jetë në
pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Akti nuk thotë se sa shpesh mund të modifikohet
Statuti, apo kush e përgatit draft statutin e ofruar, ndryshimet e të cilit miratohen me dy të tretat e
anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Kjo përcakton organizimin e brendshëm të komunës, duke
pasur parasysh karakteristikat dhe specifikat e komunës, prioritetet, burimet specifike,
përfaqësimin e komuniteteve të saj, kulturën, interesat ekonomike, gjuhësore dhe përbërjen
sociale. “Statuti i Komunës është akti kryesor ligjor që miratohet nga komuna dhe në pajtim me
legjislacionin e qeverisë qendrore që rregullon organizimin e brendshëm të komunës”35. Me statut
rregullohet e drejta e etniteteve politike dhe të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e
Komunës, për të shtruar në rend dite çështje në interes të etniteteve politike dhe komuniteteve që
jetojnë në territorin e komunës. Kjo buron nga fakti se Kuvendi i Komunës është kontrollues se sa
po zbatohen aktet e tjera dhe politikat e tjera të aprovuara nga kuvendi. Duke rregulluar këtë,
Statuti siguron që Kuvendi i Komunës mund të shërbejë edhe si platformë për shkëmbim
pikëpamjesh.

Statuti duhet të përcaktojë rregullat e organizimit dhe funksionimit të organeve të komunës. Ligji
për Vetëqeverisje Lokale nuk obligon strukturë specifike organizative të Komunës. Sidoqoftë,
aktet tjera qendrore bëjnë të obligueshme disa drejtori dhe pozita specifike në kuadër të organeve

33 Udhëzimi Administrativ Nr.14/2008 për Hartimin e Projektligjeve dhe Akteve Nënligjore, neni 7.
34 Kryeziu Kadri, “E drejta administrative”, Prizren, 2019, fq. 40.
35 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 3.

25

komunale. Statuti po ashtu duhet që më tej ta specifikoj sistemin e verifikimeve dhe balancimeve
mes organeve vendim marrëse dhe ekzekutive të komunës.

Baza ligjore – Statuti i Komunës nxirret nga Kuvendi i Komunës duke u bazuar në Ligjin për
Vetëqeverisje Lokale36.

Arsyeja e nxjerrjes – Statuti nxjerrët me qëllim të përcaktimit të hollësishëm të detyrave dhe
përgjegjësive të organeve komunale, detyrat e kryetarit etj. Në Statut përcaktohen edhe parimet
dhe mënyra e bashkëpunimit të komunës me fshatrat dhe vendbanimet nën autoritetin e saj,
rregulloret pjesëmarrja e qytetarëve në çështjet komunale, rregullohet çështja e konfliktit të
interesit të zyrtarëve (të zgjedhur apo të emëruar) dhe shumë çështje të tjera. “Statuti dhe
Rregullorja e punës përcaktojnë masat për përjashtimin e anëtarëve nga procesi i marrjes së
vendimeve dhe nga procedurat administrative, aty ku kanë konflikt të interesit”.

Përmbajtja e Statutit të Komunave - Ashtu sikur të gjitha aktet juridike, edhe Statuti si akt më i
lartë juridik i komunës, duhet t’i rregullojë disa çështje të rëndësishme, është akti themeltar juridik
i komunës me te cilin përcaktohet gjendja statusore e saj37dhe përmban norma me karakter të
përgjithshëm. Përmbajtja e Statutit reflekton edhe nivelin e demokracisë së brendshme në komunë,
si dhe mekanizmat përmes të cilëve qytetarëve u mundësohet realizimi i të drejtave të tyre. “Statuti
rregullon kompetencat dhe pushtetin e komunës, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në
mbledhje, aktivitetet dhe mënyrën e vendosjes në punët publike, organet e komunës dhe shërbimin
civil, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit, administrimin financiar dhe konfliktin e
interesave” 38.

Proceduarat për nxjerrjen, ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës. “Nxjerrja e
statutit të komunës bëhet kur Kuvendi i Komunës bie vendimin për nxjerrjen, ndryshimin dhe
plotësimi e statutit. Hapi tjetër është vendimi për emërimin e komisionit për hartimin e statutit,
përbërja e të cilit duhet të reflektojë përfshirjen e anëtarëve të partive politike që janë pjesë
përbërëse e kuvendit, pjesëtarët e shoqërisë civile, ekspertë të hartimit të akteve, pjesëtarë të
komuniteteve dhe përfshirjen gjinore. Komisioni, pas hartimit të draftit të parë, dokumentin e
hartuar e dërgon për shqyrtim në Komitetin për Politikë e Financa dhe pastaj në kuvend. Kuvendi

36 Po aty, neni 12
37 Aliu Agni& Stavileci Esat, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, 2009, fq.144.
38 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040, neni 38.4.

26

i Komunës, pas vërejtjeve në dokumentin e prezantuar, vendos që ai të kalojë në debat publik, ku
duhet të përfshihen vërejtjet e qytetarëve. Pas përfundimit të debatit publik komisioni i inkorporon
vërejtjet dhe sugjerimet nga debati publik dhe i dërgon dokumentin Kuvendit të Komunës për
aprovim”39 .

Iniciativa për ndryshimin e Statutit të Komunës. Iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e
Statutit të Komunës mund të ndërmerret nga kryetari i komunës, nga një e treta (1/3) e anëtarëve
të Kuvendit të Komunës, me iniciativën e 15% e qytetarëve me të drejt vote në komunë. Propozimi
për ndryshimin e statutit komunal duhet të dërgohet në Kuvendin e Komunës për shqyrtim fillestar.
Kuvendi i Komunës para shqyrtimit final duhet të konsultojë publikun në lidhje me propozimet
konkrete për ndryshim. Pas përfundimit të periudhës së konsultimit, Kuvendi i Komunës duhet të
vendosë se a do ta miratojë Statutin me ndryshime, pas shqyrtimeve të gjitha vërejtjeve të marra.
Çdo propozim për ndryshimin e Statutit të Komunës duhet të miratohet në Kuvendin e Komunës,
ashtu siç përcaktohet në nenin 12.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me dy të tretat (2/3) e votave
të anëtarëve të Kuvendit.

6.2 Rregulloret Komunale
Në kuadër të akteve të cilat i nxjerr Kuvendi i Komunës, përveç Statutit dhe Rregullores së punës,
hyjnë edhe rregulloret komunale. Rregulloret komunale janë akte të përgjithshme dhe nxirren duke
u bazuar në kërkesat që dalin nga ligjet bazike për vetëqeverisje lokale, apo nga ligjet sektoriale,
si dhe me qëllim të zbatimit të përgjegjësive të komunave nga kompetencat burimore, vetanake.
Si çdo akt tjetër juridik, edhe rregulloret komunale duhet të përmbajnë norma të përgjithshme për
një çështje të caktuar. Përmbajtja e rregulloreve komunale varet nga fakti se a u kërkohen ato
komunave me ndonjë akt ligjor. Në këtë rast akti e përcakton përmbajtjen dhe fushëveprimin e
tyre, apo nëse komuna nxjerr një rregullore për definimin e ndonjë çështjeje të caktuar. Në këtë
rast vetë komuna përcakton përmbajtjen dhe fushëveprimin e asaj rregulloreje. “Sikur të gjitha
aktet, edhe rregulloret duhet t’i kenë disa pjesë kryesore, si: baza ligjore, qëllimi, fushëveprimi,

39 Udhëzues për Ngritjen e Cilësisë së Akteve Komunale, Prishtinë 2011, MAPL. Faqe 18, 19.
27

përkufizime (nëse fushëveprimi rregullores është i gjerë dhe ka shprehje apo terma që duhet të
shpjegohen), dispozitat e përgjithshme, dispozitat kalimtare dhe përfundimtare”40.

Baza ligjore - Rregulloret lokale nxirren duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, në
ligjet e tjera që përcaktojnë në mënyre specifike nxjerrjen e Rregullores Komunale për fusha të
caktuara. “Rregullore komunale është akti që miratohet nga numri i kërkuar i anëtarëve të kuvendit
të komunës që rregullon një lëmi të caktuar të kompetencave të tij”41.

Mënyra e nxjerrjes dhe miratimi – Inicimin e nxjerrjes së Rregullores lokale mund ta bëjnë:
kryetari i komunës, drejtoritë komunale, qytetarët dhe trupat e kuvendit të komunës, si dhe anëtarët
e kuvendit të komunës. Kuvendi i komunës formon një komision nga radha e anëtarëve të vet me
përbërje të gjerë të përfaqësimit nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në kuvend, i cili
harton një draft ë rregullores, pastaj draft rregullorja i përcillet Komitetit për Politik dhe Financa
për shqyrtim nga anëtarët e këtij komiteti, dhe në fund draft rregullorja i përcillet kuvendit të
komunës për shqyrtime të mëtejshme dhe propozime eventuale, ndërsa pas konsultimeve nga ana
e anëtarëve të kuvendit të komunës rregullorja dërgohet në diskutim publik me qytetarë dhe me
grupe të tjera të interesit. Pas plotësimit me vërejtjet dhe sugjerimet e publikut, komisioni e dërgon
draftin e rregullores në kuvendin e komunës për miratim.42

Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi – Ashtu sikur dokumentet e tjera, rregulloret komunale
duhet që varësisht nga rrethanat të ndryshohen, plotësohen ose edhe të shfuqizohen. Ndryshimi
dhe plotësimi i rregulloreve komunale bëhet me të njëjtën procedurë sikur edhe miratimi i tyre.
Ndërsa shfuqizimi bëhet në dy raste: kur ato zëvendësohen me ndonjë rregullore tjetër, ose kur
shuhet nevoja e organeve komunale për të disponuar me një rregullore të caktuar.
“Amandamentimi, plotësimi ose shfuqizimi i një akti nënligjor të komunës bëhet nga akti i njëjtë
nënligjor”43.

Fushëveprimi – Fushëveprimi i rregulloreve komunale përcaktohet nga aktet të cilat shprehimisht
kërkojnë nxjerrjen e ndonjë rregulloreje, ose nga kuvendi i komunës, varësisht se për çfarë lëmi
është fjala. Sipas legjislacionit të zbatueshëm, komunat detyrohen t’i nxjerrin disa rregullore
komunale, si: Rregullorja e Punës, Rregullorja për Përdorimin e Gjuhëve, Rregullorja për

40 Udhëzues për Ngritjen e Cilësisë së Akteve Komunale, Prishtinë 2011, MAPL. Faqe 21, 22.
41 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040, neni 3 dhe 12.
42 Udhëzues për Ngritjen e Cilësisë së Akteve Komunale, Prishtinë 2011, MAPL. Faqe 22.
43 Rregullore Nr. 01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 12.

28

Përcaktimin e Tarifave, Taksave dhe Ngarkesave Komunale, Rregullorja për Trafikun Brenda
Komunës dhe përcaktimi i Gjobave për Shkeljen e tyre, Rregullorja për Transparencën e Organeve
Komunale, etj.
Praktika e komunave të Republikës së Kosovës – Në punën e tyre të deritashme, komunat e
Kosovës kanë nxjerrë rregullore komunale të ndryshme, të cilat rregullojnë çështje nga më të
ndryshmet nga fusha e kompetencave vetanake komunale. Nxjerrja e këtyre rregulloreve komunale
është bazuar në mënyrën e lartshënuar për nxjerrjen e akteve komunale.

6.3 Vendimet
Vendimet janë dispozita nënligjore të karakterit ekzekutiv-rregullativ me të cilat vendoset mbi
çeshtjen dhe masat e veçanta me rendësi të përgjithshme44.Vendimi është akt i përgjithshëm i cili
nxjerrët për çështje të përgjithshme dhe prodhon efekte juridike për më shumë persona. Sipas Ligjit
për Vetëqeverisje Lokale komuna mund të nxjerr “çdo akt tjetër të nevojshëm për funksionimin
efikas të komunës”.

Në kuadër të këtij përkufizimi mund të përfshihet edhe Vendimi. Ndërsa në nenin 13 të këtij ligji
përcaktohet shprehimisht e drejta e kryetarit të komunës për të nxjerrë urdhëresa dhe vendime.

Me vendime, kuvendet e komunave rregullojnë çështjet më të rendësishme nga kompetencat e
veta. Me vendim mund të caktohen kundërvajtjet dhe të parashikohen denime administrative
(kundërvajtëse)45 .

Pjesët kryesore që duhet të përmbajë vendimi si akt i përgjithshëm janë: Baza ligjore, Dispozitivi
i vendimit, arsyetimi i vendimit, hyrja në fuqi, nënshkrimi nga personi i autorizuar dhe adresimi i
aktit.

Baza ligjore e një vendimi duhet të jetë e qartë dhe mirë e definuar e mbështetur në nenin e caktuar
të ligjit ku bazohet vendimi, paragrafin, nën paragrafin, numrin dhe datën, në gazetën zyrtare ku
është publikuar ligji. Ka raste kur baza ligjore e vendimit përfshin dy a më shumë ligje dhe akte të
tjera.

44 Kryeziu Kadri, “E drejta administrative”, Prizren, 2019, fq. 39.
45 Po aty, fq. 40.

29

Dispozitivi i Vendimit është pjesa kryesore e vendimit. Aty duhet të përfshihet qartë ajo çfarë
dëshirohet të arrihet me atë akt juridik. Në dispozitiv të vendimit shënohet titulli i vendimit i cili
duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë, pastaj shënohen paragrafët me numra duke i ndarë paragrafët.
Paragrafët shënohen me 1, 2, 3, etj, paragrafët duhet të jenë të qartë dhe të kenë lidhshmëri dhe të
korrespondojnë njëri me tjetrin, si dhe me vetë titullin e vendimit.

Arsyetimi i një vendimi të nxjerrë nga organi vendimmarrës, si akt i përgjithshëm nuk praktikohet
të jetë pjesë e një vendimi të përgjithshëm.

Hyrja në fuqi e vendimit si akt i përgjithshëm i nxjerrë nga një organ vendimmarrës është specifik.
Shumica e vendimeve hyjnë në fuqi ashtu siç i përcakton vet akti (vendimi) p.sh. në ditën e
nënshkrimit, por ka raste kur proceduara për hyrjen e vendimeve në fuqi bëhet me një akt tjetër
juridik, ose është e përcaktuar me ligj46.

6.4 Dokumentet e tjera komunale

Në kuadër të fushëveprimit dhe gjatë zbatimit të kompetencave të tyre, komunat hartojnë,
miratojnë dhe zbatojnë dhe dokumente të tjera. Këto dokumente që i nxjerrin organet komunale
ndryshojnë njëra nga tjetra, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga vëllimi i tyre. Ato mund të
renditen në akte të atilla që komunat detyrohen t’i nxjerrin me që akti ligjor e kërkon një gjë të
tillë, në dokumente që duhen nxjerrë si rezultat i zhvillimeve të përgjithshme dhe ndryshimit të
shumë rrethanave, si dhe dokumente për funksionimin e përditshëm të organeve komunale. Në
kuadër të këtyre dokumenteve hyjnë:
- Raportet e ndryshme;
- Politikat;
- Plani i punës;
- Plani i veprimit;
- Strategjitë;
- Marrëveshjet e bashkëpunimit;
- Deklaratat dhe dokumentet tjera.
Kuvendi i komunës nxjerr dhe rregullore te tjera komunale dhe çdo akt tjetër të nevojshëm për
funksionimin më të mire dhe më efikas të komunës47.

46 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 12.2, pika d.
47 Aliu Agni& Stavileci Esat,”Qeverisja lokale- njoftime themelore dhe shqyrtime krahasimtare”, Tetovë-Prishtinë,
2009, fq, 144.

30

KAPITULLI IV

7. PROCEDURA E MIRATIMIT TË AKTEVE KOMUNALE

Kuvendi i komunës si organi më i lart i vetëqeverisjes lokale në komunë zgjedhet drejtpërdrejtë
nga qytettarët në procedurë të caktuar në bazë të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e
Kosovës48

Kuvendet e komunave në Republikën e Kosovës veprojnë në kuadër të rregullave ligjore të cilat
burojnë nga legjislacioni në fuqi. Në kuadër të kësaj kuvendet e komunave nxjerrin akte juridike
të cilat u shërbejnë atyre për funksionimin e mire të institucioneve lokale. Nevoja e hartimit të
ndonjë akti komunal i cili vlerësohet në dobi të funksionimit të pushtetit lokal kërkon një
përkushtim të shtuar të organeve komunale. Miratimi i akteve komunale është një proces i cili
kërkon veprim në kohë dhe angazhim maksimal të faktorëve relevant komunal.

Pas vlerësimit të nevojës së hartimit të aktit komunal kuvendi i komunës formon një komision me
propozimin e kryetarit të komunës. Komisioni formohet nga ana e anëtarëve të kuvendit të
komunës i cili detyrimisht duhet të reflektojë gjithëpërfshirje të subjekteve politike pjesëmarrëse
në kuvend, duke mos i anashkaluar edhe ekspertët që mund të vijnë nga jashtë. Komisioni mund
të përfshijë në përbërjen e tij edhe shoqërinë civile dhe të gjitha palët me interes që i prekë nxjerrja
e aktit juridik komunal. Pas formimit të komisionit nga kuvendi i komunë, komisioni fillon
diskutimin e çështjeve të përgjithshme në të gjitha drejtoritë komunale. Kjo bëhet me qëllim të
krijimit të një baze konceptuale e cila do t’i shërbejë komisionit për përpilimin e projekt-aktit
komunal. Diskutimi i çështjeve të përgjithshme mundëson një opinion gjithëpërfshirës të anëtarëve
të komisionit i cili është formuar me qëllim të hartimit të aktit komunal49.

Pas kësaj komisioni fillon takimet e rregullta në të cilat takime diskutohen të gjitha çështjet që
konsiderohen se janë me interes për organet komunale dhe palët tek të cilat ka ndikim akti i

48 Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës 03/L-072, Kuvendi i Republikës së Kosovës më 5.06.2008.
49 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 48.2.

31

miratuar komunal. Komisioni i formuar nga kuvendi i komunës në një afat optimal i rendit të gjitha
çështjet, duke hartuar një draft-projekt të aktit komunal. Komisioni vazhdon të funksionoj deri në
përfundimin definitiv të aktit komunal dhe njëkohësisht komisioni merr pjesë në të gjitha forumet
që diskutohet në lidhje me aktin i cili synohet të nxjerrët. Sikurse në rastin e miratimit të statutit të
komunës dhe rregulloreve komunale, në mënyrë analoge vlejnë procedurat për miratimin e akteve
dhe dokumenteve të tjera komunale. Procedura e votimit dhe e miratimit të të gjitha akteve
komunale është e rregulluar në Ligjin për Vetëqeverise Lokale.50

7.1 Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve

Mënyra më e mirë dhe sigurt për të arritur modele të suksesshme dhe të qëndrueshme për të
siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve është përmes mekanizmave të strukturuar dhe të
institucionalizuar. Iniciativa e qytetarëve parimisht nënkupton se një numër i votuesve në komunë
janë të autorizuar të propozojnë që të merret ndonjë vendim ose që të vendoset për ndonjë çështje
në kuadër të kompetencave të komunës. Sidoqoftë, lëndë e iniciativës së qytetarëve, sipas Ligjit
për Vetëqeverisje Lokale, është propozimi i ndonjë rregullore për miratim nga kuvendi i komunës,
brenda kompetencave të komunës 51 . Qytetarët mund të marrin iniciativë për të propozuar
rregullore, brenda kompetencave të komunës, për miratim nga kuvendi apo me votën e qytetarëve,
në pajtim me ligjin në zbatim, propozuesit ia dorëzojnë draftin e rregullores së propozuar
kryesuesit të kuvendit të komunës, draft rregullorja e propozuar duhet të nënshkruhet nga 15% e
votuesve të regjistruar për t’u shqyrtuar nga kuvendi i komunës dhe Kuvendi i komunës është i
obliguar ta shqyrtojë rregulloren e propozuar brenda 60 ditësh pas pranimit. Ndërsa brenda
institucioneve komunale inicimi i çështjeve që ka të bëjë me rregullore, apo akte të tjera komunale,
bëhet nga kryetari i komunës52 , drejtoritë komunale varësisht se cilës fushë i përket ajo çështje.

Diskutimi publik i aktit normativ komunal. Pasi që komisioni i formuar nga ana e kuvendit
të komunës të ketë mbaruar punën e tij rreth hartimit të aktit, pasi të jetë diskutuar edhe me palët
e interesit dhe pasi akti të jetë shqyrtuar në Komitetin për Politikë Financa dhe të jetë dërguar në
kuvend për shqyrtim. Kuvendi i komunës pas shqyrtimit të këtij akti në tërësi, pas plotësimeve
eventuale që mund të bëhen, rekomandon që ky akt të dalë në diskutim publik, me qëllim që

50 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 48.3.
51 Transparenca Lokale dhe Pjesëmarrja Publike, Prishtinë Dhjetor 2009, faqe 38, 39.
52 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 58, pika h.

32

qytetarët të jenë të informuar për aktin dhe të mund të japin sugjerimet e tyre apo plotësimet
eventuale. Ky është obligim ligjor që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji për
Vetëqeverisjen Lokale, Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (preambula).

Edhe me akte nënligjore është rregulluar që aktet normative të kuvendit të komunës, ose organeve
të tjera komunale, përfshirë rregulloret dhe vendimet, i nënshtrohen diskutimit publik para
miratimit. Komisioni i formuar nga kuvendi i komunës gjatë kohës së paraparë me ligj për
diskutimin publik të akteve normative komunale inkorporon të gjitha vërejtjet, propozimet dhe
sugjerimet e publikut në tekstin e aktit normativ komunal dhe pastaj e kthen aktin normativ në
kuvendin e komunës për miratim nga ana e anëtarëve të kuvendit. “Propozimet e dhëna nga të
pranishmit në takim, shqyrtohen brenda një afati të arsyeshëm nga përfundimi i konsultimit”53.

7.2 Miratimi i aktit normativ në Kuvendin e Komunës

Proceduara e miratimit të akteve komunale është e paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Në këtë kuptim përfshihen proceduara, shumica e nevojshme e votave për miratim, kuorumi i
nevojshëm për punën e kuvendit të komunës. Pas mbarimit të diskutimit publik në seancën e
kuvendit të komunës, anëtarët e kuvendit e shqyrtojnë edhe njëherë aktin normativ i cili
konsiderohet i plotësuar nga ana e publikut. Nëse konsiderohet nga kuvendarët që akti normativ
është në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve dhe nëse konstatohet se nuk cenon asnjë të
drejtë të komuniteteve mund ta miratojnë aktin normativ komunal. Por nëse konstatojnë se ka
nevojë të plotësohet, atëherë ata e miratojnë aktin komunal me ndonjë vërejtje, ose ndonjë sugjerim
konkret, kështu mund të miratohet me vërejtje, me kusht që kur akti juridik i miratuar të marrë
formën finale, të jenë të inkorporuar edhe vërejtjet e fundit të anëtarëve të kuvendit të komunës.
“Me rastin e miratimit të aktit, kuvendi i komunës kujdeset që propozimet e argumentuara të
përfshihen në tekstin përfundimtar të projekt aktit”54.

Shumica e kërkuar për miratim e akteve nga ana kuvendit të komunës. 55 Kuvendet e
komunave mundë të miratojnë akte brenda fushës së kompetencave të tyre. Aktet e kuvendit të
komunës vlejnë në territorin e komunës që i nxjerrë ato, qofshin ato akte të përgjithshme, apo të
veçanta. Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte normative dhe të

53 Udhëzim Administrativ Nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, neni 7, pika 6.
54 Udhëzim Administrativ Nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, neni 7, pika 8.
55Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 48.2.

33

ndërmarrin masa për zbatimin e tyre brenda fushës dhe kompetencave të tyre. Të gjitha aktet që
miratohen nga ana e komunave duhet të jenë në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të
Republikës së Kosovës.56

Meqenëse komunat nxjerrin dhe miratojnë akte normative komunale të cilat janë në funksion të
rregullimit të pushtetit lokal, ato dallojnë sa i përket rregullimit të fushës së caktuar dhe mënyrës
së miratimit të tyre. Aktet normative janë dy llojesh dhe ato janë akte të përgjithshme komunale
dhe akte te veçanta komunale. Akte të përgjithshme komunale janë Statuti dhe Rregulloret
komunale, për të cilat në mënyrë të detajuar është shkruar në Kapitullin i të këtij punimi.

Kuorumi. “Kuorumi për të gjitha takimet e kuvendit të komunës dhe komiteteve të tij është së
paku gjysma e numrit të anëtarëve të kuvendeve komunale. Kuorumi duhet të verifikohet para çdo
vendimi të marrë”57. Nëse në momentin e marrjes së një vendimi, prezent në mbledhje janë më
pak se gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit, atëherë vendimi konsiderohet i
pa miratuar. “Nëse ndryshe nuk parashihet shprehimisht me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale,
vendimet e kuvendit të komunës aprovohen me shumicën e anëtarëve që janë të pranishëm dhe
votojnë“58 . Realisht në këto raste kuvendi i komunës nuk mund t’i vazhdojë punimet dhe seanca
duhet të ndërpritet derisa të plotësohen kushtet për fillimin saj. Në mungesë të anëtarëve të
kuvendit të komunës të cilët bëjnë kuorumin për mbajtjen e mbledhjes së kuvendit të komunës,
kryesuesi nuk mund të fillojë mbajtjen e saj, pra në këtë rast mbledhja mund të shtyhet për një ditë
tjetër, apo mund të pritet deri sa kuvendarët të mblidhen dhe të bëjnë kuorumin e mjaftueshëm për
fillimin e mbledhjes.

Aktet e Kryetarit të Komunës. Komuna si njesi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikë
gëzon të drejtën e autonomisë normative, mirëpo këtë të drejtë të nxerrjes autonome të akteve
normative e ka të garantuar me Kushtetutë dhe ligj edhe kryetari i komunës. Përveç të drejtës
autonome për nxjerrjen e normave, komuna dhe kryetari, aktet normative si e drejtë autonome e

56 Udhëzues për ngritjen e cilësisë së akteve komunale, Prishtinë, nëntor, 2011, faqe 16, 17.
57 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 46.
58 Po aty, neni 48.2.

34

komunës dhe kryetarit të komunës duhet të jenë kushtetuese dhe ligjore, të harmonizuara me
Kushtetutën e Republikës dhe ligjet të cilat i përkasin vetëqeverisjes lokale59

Sikurse kuvendi i cili vepron në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe vepron në bazë të
kompetencave të veta, po ashtu edhe kryetari i komunës është organ ekzekutiv i cili vepron në
bazë të kompetencave që i janë dhënë shprehimisht me ligj. Në kuadër të kësaj kryetari i komunës
ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime brenda fushës dhe kompetencave të tij. Përveç që
kryetari i komunës nxjerrë urdhëresa dhe vendime, ai njëkohësisht është i obliguar t’i ekzekutojë
edhe aktet që i miraton kuvendi i komunës. Gjithashtu, kryetari i komunës harton politika për
komunën, të cilat politika ia prezanton organit përfaqësues komunal për shqyrtime të mëtutjeshme.
Përgjegjësitë e kryetarit të komunës janë të përcaktuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (neni
58).

7.3 Efektet juridike të akteve komunale

Për efektet juridike të cilat i prodhojnë aktet komunale kemi të bëjmë me kohën kur këto akte
komunale hyjnë në fuqi dhe kur fillojnë të zbatohen, si dhe me fushëveprimin për të cilin janë
nxjerrë aktet komunale. Në këtë drejtim është me rëndësi të thuhet se aktet komunale mund të
hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre dhe nënshkrimit nga ana e kryesuesit të kuvendit të
komunës, apo nga kryetari i komunës dhe në këtë rast efektet juridike janë të menjëhershme, pas
hyrjes në fuqi të aktit. Mirëpo kemi raste kur akti komunal nuk prodhon efekte juridike menjëherë
pas miratimit të tij dhe pas nënshkrimit të tij. Këto raste kanë të bëjnë me aktet kur me dispozitë
të veçantë definohet hyrja në fuqi e aktit komunal për një kohë të caktuar pas miratimit dhe
nënshkrimit të tij. “Aktet nënligjore të komunës hyjnë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në zyrën e
protokollit të ministrisë përgjegjëse për vetëqeverisje lokale, si dhe pas publikimit në gjuhë zyrtare
në ueb faqen e komunës”60.

Efektet juridike kanë të bëjnë edhe me natyrën e akteve komunale të cilat aprovohen nga ana e
organeve gjegjëse. Kjo nënkupton që disa akte komunale vlejnë si për administratën lokale, ashtu
edhe për tërë territorin e komunës përkatëse dhe kjo duke mos u kufizuar në aspektin kohor. Akte
të tilla komunale konsiderohen: statuti i komunës, rregulloret e ndryshme komunale, etj. Mirëpo

59 Susuri Hazër, “E Drejta Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2011, fq. 377.
60 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 18.1.

35

aktet komunale mund të nxjerrën edhe për një fushë specifike për të cilën komuna është përgjegjëse
dhe njëkohësisht akti komunal mund të vlejë vetëm për një kohë të caktuar. Aktet e kësaj natyre
kryesisht i nxjerrë kryetari i komunës, apo drejtoritë përkatëse në komunë, por pa përjashtuar edhe
aktet që mund t’i sjellë edhe kuvendi i komunës. Në përcaktimin e datës së zbatueshmërisë së një
akti nënligjor të komunës, i përcaktuar në ditë, dita e shpalljes nuk do të numërohet përpos rastit
kur akti nënligjor i komunës hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij”61.

Ajo që është e rëndësishme më këtë rast e që ka të bëjë me efektet juridike është se aktet komunale
duhet të mbikëqyren gjatë implementimit të tyre dhe të shihet rezultati gjatë zbatimit të akteve
komunale. Në rastet kur akti komunal nuk prodhon efekte juridike të cilat janë pritur me rastin e
miratimit të tij, atëherë komuna mbanë të drejtën e rishqyrtimit të këtij akti, të plotësimit të tij,
ndryshimit të tij, me qëllim që efektet juridike me aktin e ndryshuar apo të plotësuar të jenë në
harmoni me synimin që ka pasur nxjerrja e tij dhe kjo të jetë në dobi të komunës dhe të qytetarëve
të saj.

7.3.1. Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje

Me qellim të inkurajimit dhe sigurimit të pjesëmarrjes active të të gjithë qytetarëve në procesin e
vendimarrjes së organeve komunale parashihen mekanizmat përkatëse të pjesëmarrjes së
qytetarëve, 62 si mekanizem është pjesëmarrja publike, është mekanizëm për fuqizimin e
qytetareve, bashkësinë e biznesit, shoqërinë civile dhe palë të tjera të interesit. Shprehja
pjesëmarrja qytetare është komplekse dhe mbulon një shkalle të gjerë të kuptimeve. Megjithatë,
në këtë dokument pjesëmarrja publike referohet si proces i angazhimit të publikut (qytetarët e
interesuar, shoqëria civile, bashkësia e biznesit, etj) në punët e përditshme të qeverisë lokale gjatë
ushtrimit të kompetencave të tyre. Ideja është që kur qeveria lokale synon të nxjerrë një vendim,
ose të zhvillojë ndonjë plan që prekë të drejtat dhe interesat e publikut, publiku duhet të informohet
për atë vendim ose plan. Kjo, siç është përmendur me lart, është qark i komunikimit të dyanshëm,
nga qeveria te publiku dhe nga publiku te qeveria.

61 Po aty, neni 18.2.
62 Pollozhani Bajram, Dobjani Ermir, Stavileci Esat, Saliu Lazim “ Edrejta administrative- aspekte krahasuese”,
Shkup, 2010 fq. 220.

36

Demokracia e drejtpërdrejtë si dhe mekanizmat përkatës të pjesëmarrjes në vetëqeverisjen lokale
kryesisht realizohet nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm të kësaj forme të realizimit të
demokracisë autonome lokale63.

S’ka dyshim se pjesëmarrja publike i kushton qeverise (financiarisht, politikisht, teknikisht, etj).
Pra, pse atëherë të shkaktohen shpenzime që munde t’i ngarkojë çështjet dhe veprimet komunale
kur qeveria mund t’i kryej punët e saj pa atë barrë. Madje, dikush munde të mendojë se pse në të
vërtetë pjesëmarrja publike është e nevojshme për qeverinë lokale. Përgjigja për të dyja këto
shqetësime shprehet me së miri në thënien e famshme të ish presidentit amerikan Abraham
Lincoln: qeveria krijohet nga njerëzit dhe për njerëzit. Pra e drejta e publikut për të marrë pjesë në
çështjet e qeverisë lokale nuk i është dhënë atij nga ndonjë autoritet qendror, ose lokal. Në të
vërtetë, kjo e drejtë buron nga fakti se qeveria përbëhet nga publiku dhe për publikun.

Zgjedhja e përfaqësuesve në organet e qeverisë lokale nuk nënkupton se publiku ka hequr dorë
plotësisht nga të drejtat pjesëmarrëse dhe ia ka caktuar të gjithë pushtetin e tij atyre përfaqësuesve.
Në të vërtet, publiku ende e gëzon të drejtën të vendosë për interesat e tij dhe i ka zgjedhur ata
vetëm që çështjet lokale të zhvillohen më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë më profesionale dhe
më efikase. Ligji për Vetëqeverisje Lokale i garanton të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë dhe
për të ndikuar në çështjet e qeverisë lokale. Në nenin 4 përcaktohet se “Qytetarët e komunës kanë
të drejtë që të marrin pjesë në aktivitetet e komunës, siç përshkruhet me ligj”

Informimi publik dhe konsultimi. Për më tepër këtë formë të konsultimeve e parasheh
edhe “Rregullorja për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunës” e cila thekson
që procedura për hartimin e akteve komunale duhet t’i nënshtrohet konsultimit publik. Konsultimi
bëhet jo vetëm përmes takimeve, por edhe me anë të konsultimit me shkrim dhe elektronik në
intervista, panele dhe forma tjera si publikimi i projekt-aktit në tabelën e shpalljeve, në ueb faqen
e komunës, gazetë, takime me grupet e interesit, dhe takime me qytetarë”. e cila thekson që
“procedura për hartimin e akteve komunale duhet t’i nënshtrohet konsultimit publik.

“Pjesëmarrja qytetare është pikërisht kombinimi i këtyre elementeve - informimi, komunikimi dhe
përfshirja ndërmjet qeverisë lokale dhe qytetarëve - ashtu që planet e qeverisë lokale zhvillohen
dhe realizohen në një mënyrë që është përgjegjëse sa më shumë që është e mundur ndaj nevojave

63 Susuri Hazër, “E Drejta Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2011, fq.382.
37

dhe dëshirave të qytetarëve”64. Përveç kësaj, disa autorë sugjerojnë një proces më rrjedhës të
pjesëmarrjes publike. Ata pohojnë se pjesëmarrja publike i ka disa faza si vijon:
Informo: Ofroni i publikut informacion të baraspeshuar dhe objektivë që t’i ndihmoni ta kuptojnë
problemin, alternativat mundësitë dhe zgjidhjet.

Këshillo: Merrni të dhëna nga publiku për analizat, alternativat ose vendimet.

Angazho: Punoni drejtpërdrejt me publikun gjatë tërë procesit që të sigurohemi se shqetësimet
dhe aspiratat e publikut kuptohen dhe shqyrtohen vazhdimisht.

Bashkëpuno: Bashkëpunoni me publikun në çdo aspekt të vendimmarrjes, përfshirë zhvillimin e
alternativave dhe identifikimin e zgjedhjes së parapëlqyer.

Fuqizo: Vendosni autoritetin e vendimmarrjes përfundimtare në duar të qytetarëve. Pjesëmarrja
publike është thelbësore për qeveritë demokratike dhe një nga arteriet kryesore për një qeveri që
funksionon mirë.

Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit takime publike në të cilat mund të marrin
pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë, në takime të tilla përfaqësuesit komunal
informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje
dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal65.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) bën dallimin themelor, që përdoret
nga politikbërësit kur e informojnë publikun e tyre, midis mekanizmave pasivë dhe atyre aktivë.
Derisa të parët përkufizohen si liria e qasjes në informata, të dytët njihen si produkte të
informatave. Më tej behet dallimi midis përdorimit të informatave. Përshkrimi i mëposhtëm
paraqet të gjitha këto kategori në mënyrë të ndarë:

1) Qasja në informata

- Paraqitja për qasjen e qytetarëve

- Menaxhimi i informatave të brendshme

- Katalogët, regjistrat dhe treguesit

64 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 18.2.
65 Kryeziu Kadri,” Administrim lokal”, Cikël leksionesh, Prizren, 2015, fq. 129, 130.

38

- Pyetjet dhe përgjigjet
2) Produktet e informacioneve
- Dokumentet zyrtare
- Politikat përgatitore dhe dokumentet ligjore
- Raportet
- Doracakët, udhëzuesit, broshurat, fletëpalosjet dhe posterat
- Regjistrimet audio, filmat, dhe lojërat66.

3) Kanalet e drejtpërdrejta të informatave
- Deklaratat dhe fjalimet
- Postimi i drejtpërdrejtë
- Shërbimet telefonike
- Qendra informative dhe stendat informative
- Ngjarjet dhe ekspozitat
- Reklamimi

4) Kanalet e tërthorta të komunikimit
- Deklaratat për shtyp, konferencat për shtyp, intervistat etj
- Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile67.

66 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 18.2.
67 Citizens as Partners, OECD Handbook on Information, Consultation and Public Participation in Policy- Making
Governance, OECD 2001, page, 51,52,53 and 54.

39

Rëndësia dhe përfitimet e pjesëmarrjes publike. Pjesëmarrja publike është mekanizëm shumë
i rëndësishëm për ta rritur transparencën në çështjet dhe veprimet e qeverisë lokale dhe ka përfitime
të shumëfishta. Me qëllim që publiku të përmbushë rolin dhe përgjegjësin e tij si kontribuues në
financat komunale, komuna duhet t’ia mundësojë atij përmbushjen e kësaj përgjegjësie.
Mekanizmi kryesor për këtë është procesi i informimit.

Së pari qeveria edukon publikun e saj për detyrën e pjesëmarrjes me qëllim që të kemi qeveri
lokale më efektive. Pastaj, varësisht nga performanca e realizuar dhe mekanizmat e përdoruar nga
komuna, publiku e kupton se çfarë po bën qeveria e tyre, pse po e bën dhe si po e bënë. “Kërkesat
dhe rekomandimet e dhëna nga publiku gjatë takimeve evidentohen nga drejtori i administratës
dhe shqyrtohen nga kuvendi i komunës brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas përfundimit të takimeve
publike”68.

Më tej, publiku e shqyrton nëse ajo çfarë po bënë qeveria u përshtatet pritjeve të tyre, nevojave
dhe dëshirave. Për më tepër, publiku bindet se qeveria e tyre i dëgjon zërat e tyre gjatë gjithë kohës,
e jo vetëm gjatë fushatave zgjedhor dhe se propozimet dhe qëndrimet e tyre reflektohen në
vendimmarrjen komunale në baza të vazhdueshme. Nëse performanca e komunës është e
pranueshme në shkallë të kënaqshme, publiku mund të dëshirojë ta di se çfarë objektivash janë
caktuar për të ardhmen dhe si në të vërtetë mund të ndihmojë publiku që të arrihen ato objektiva.

“Fuqizimi i bashkësisë” është dhënia e besimit, aftësive dhe fuqisë ndaj bashkësive që ta
formësojnë dhe ndikojnë atë çfarë organet publike bëjnë për ose bashkë me ta, ndërsa “angazhimi
i bashkësisë” është procesi përmes të cilit organet publike u qasen bashkësive që të krijojnë
mundësi fuqizimi.

Mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve mundë të pranohen, përpunohen ose edhe refuzohen, por
sigurisht se ato nuk mund të injorohen. Ato mendime edhe sugjerime mundë t’u përshtaten
objektivave të komunës ose jo dhe para se gjithash ato janë të ligjshme dhe legjitime, prandaj ato
duhet të merren parasysh nga zyrtarët komunalë. Përveç ndërtimit të konsensusit, ajo mund të
ndihmojë në shpërndarjen e konflikteve, decentralizimin e pushtetit dhe të gjenerojë vendime të
shpejta dhe efektive nga të cilat përfiton publiku në tërësi. Ngjashëm pjesëmarrja publike është e
rëndësishme për komunën, veçanërisht për arsyet e mëposhtme:

68 Udhëzim Administrativ Nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, MAPL, neni 6.10.
40

1) Siguron përmbushjen e kërkesave ligjore
2) Ndihmon në vënien e përparësive në komunë
3) U përgjigjet nevojave të publikut
4) Reflekton shkallë më të gjere të shqetësimeve dhe vlerave të publikut në vendimmarrje
5) Ofron komunikim efektiv me publikun
6) I bënë vendimet që të pranohen më lehtë nga publiku
7) I ofron legjitimitet qeverisë lokale
8) Ofron rizgjedhje për anëtarët e kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës69.
“Në takimet publike është e obliguar të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të komunës, si: Kryetari i
Komunës, Kryesuesi i Kuvendit, Drejtori i Administratës, Drejtorët e Drejtorive, Kryetarët e
Komiteteve dhe zyrtarë kompetent për çështjen e cila është në diskutim publik”70
Pjesa më poshtë përshkruan disa nga përfitimet më të shpeshta që rrjedhin nga pjesëmarrja publike.
- Qytetarët mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të vështira
- Përfshirja e qytetarëve mund të kursej para
- Përfshirja e qytetarëve prodhon mbështetje politike
- Përfshirja e qytetarëve mund t’i ndihmoj qeverisë të funksionoj më mirë
- Përfshirja e qytetarëve mund ta ndihmoj qeverinë lokale të zbatoj ide dhe programe të reja.

Metodat e pjesëmarrjes publike. Demokracia e drejtpërdrejtë si dhe mekanizmat përkatës të
pjesëmarrjes së qytetarëve në vetëqeverisje lokale kryesisht realizohet nëpërmjet mekanizmave të
ndryshëm të kësaj forme të realizimit të demokracisë autonome lokale71.

69 Udhëzim Administrativ Nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, MAPL, neni 6.10.
70Po aty, neni 6.9.
71 Susuri Hazër, “E Drejta Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2011, fq.382.

41

Kur vë në jetë pjesëmarrjen publike, qeveria lokale duhet t’i zgjedhë metodat e duhura në mënyrë
që të realizohet pjesëmarrja publike efektive. Megjithatë, ajo ka dy metoda kryesore: aktive dhe
pasive.

Pjesëmarrja aktive nënkupton se qytetarët i ndjekin takimet zyrtare, kërkojnë qasje në dokumentet
zyrtare, kërkojnë informata dhe ofrojnë ide dhe propozime për çështjet të ndryshme te njerëzit që
vendosin në emër të tyre, zgjerojnë kontributin e tyre duke ndihmuar në mënyrë aktive për
ndërtimin e infrastrukturës publike.

Në anën tjetër, pjesëmarrja pasive nënkupton se qytetaret nuk angazhohen drejtpërdrejt ne
aktivitetet e autoriteteve të tyre të çfarëdo lloji dhe nuk kërkojnë qasje në dokumentet zyrtare ose
informata nga autoritetet e tyre, por rrinë anash dhe vlerësojnë punën e autoriteteve dhe marrin
pjesë vetëm kur është fjala për vendime te mëdha72.

Metodat aktive të pjesëmarrjes. Pjesëmarrja aktive e publikut në vendimmarrje është me rëndësi
të. Metodat e pjesëmarrjes aktive janë:

Dëgjimet publike. Metodë tradicionale që përfshinë dëgjimin formal dhe mbledhjen e kuvendit.
Qeveritë lokale duhet të kenë parasysh që të mbajnë dëgjime publike edhe para se të fillojë procesi.
Por fillimisht duhet të dihen disa detaje në lidhje me dëgjimet publike. Duhet të kuptohet se çfarë
është e rëndësishme për bashkësinë, Gjithashtu të sigurohemi se qytetaret dinë që mbahen dëgjimet
publike, kur dhe ku mbahen, çfarë do të diskutohet, cilat janë procedurat e fjalimit. Qeveritë duhet
që edhe formalisht t’i miratojnë dëgjimet publike për të gjitha vendimet e rëndësishme, veçanërisht
buxhetin, në fillim dhe në fund të procesit.

Takimet informuese. Edhe pse zakonisht është metodë që ofron informata, mund edhe të mbani
takime publike për të kërkuar të dhëna nga publiku. Mund të mbani një seri të takimeve ku flitet
për një temë të vetme në pjesë të ndryshme të bashkësisë. Ose mund edhe t’i mbani në mënyrë të
vazhdueshme gjatë tërë vitit që t’i shpjegoni aktivitetet e qeverisë dhe të merrni reagime nga ana
e qeverisë lokale.73

Kutia e sugjerimeve të qytetarëve. Metodë shumë e thjesht dhe e lehtë që përfshinë vendosjen e
kutive të sugjerimit nëpër bashkësi, ku qytetarët mund t’i dërgojnë idetë e tyre tek qeveria lokale.

72 Rregullore Nr.01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, neni 18.2.
73 Ligji për Vetëqeversijen Lokale nr. 03/L-040, Prishtinë 2008, neni 68.1.

42

Në disa vende madje ofron shpërblime për qytetarët për sugjerimet e mira e të cilat vihen në jetë
më vonë, veçanërisht ato lidhur me ruajtjen e parave.
Grupet e vëmendjes. Qeveria mund t’i përdor grupet e vëmendjes për t’i kuptuar ndjenjat e
qytetarëve lidhur me çështjet të ndryshme. Përmes kësaj metode mblidhet një grup i njerëzve të
zgjedhur për të matur përgjigjen e mundshme të bashkësisë si tërësi.74
Anketat e qytetarëve. Mbledhja e informatave në mënyrë shkencore lidhur me qëndrimet e
qytetarëve për një temë ose tema të ndryshme. Ndonjëherë ekspertët lokalë mund të ofrojnë
ekspertizë dhe kapacitet njerëzore që të ofrohen anketa jo të kushtueshme. Komuna mund të
përdorë edhe anketa joshkencore për mbledhjen e të dhënave. Zyrtarët komunalë mund të
zhvillojnë edhe anketë telefonike me një numër të caktuar të caktuar të banorëve që jetojnë në
territorin e komunës së caktuar, duke i pyetur ata për shpenzimet qeveritare. Edhe pse joshkencore,
ajo ofron njëfarë kuptimi lidhur me mendimin e qytetareve.
Nxitja e vullnetarizmit. Në të vërtet gjeni mënyra që qytetarët t’u ndihmojnë në ofrimin e
shërbimeve. Shumë qytetarë duan ta përmirësojnë bashkësinë e tyre, prandaj ua ofroni mundësinë.
Komuna mund ta mbledhë një grup qytetarësh që ta ripërcaktojë parkun qendror. Qytetarë e tjerë
mund të dalin që ta pastrojnë qytetin, ose hapësirat e tjera publike.

7.3.2. Metodat pasive të pjesëmarrjes. Ndër metodat pasive, më të rëndësishmet janë:

Përdorimi më i madh i medieve. Sigurohuni që imediat lokale kanë qasje të plotë në aktivitet e
qeverisë. Informojini për të gjitha takimet dhe nxitni të marrin pjesë. Lëshoni deklarata për shtyp
që t’i përshkruani aktivitetet e qeverise në mënyrë më të hollësishme. Ofroni artikuj medieve
lokale, në baza javore, që e vënë theksin në funksione të ndryshme.
Paraqitje televizive të qeverisë lokale. Bëni paraqitje televizive javore që i kushtohen qeverisë
lokale për tua shpjeguar qytetarëve aktivitetet e qeverisë. Çfarë aktivitete zhvillohen, si mundë të
përfshihen njerëzit, si të merret më shumë informacion.

74 Ligji për Qasjen në Dokumentet Zyrtare, nr. 03/L-215.
43

Gazeta/ Buletini i qeverisë lokale. Meqë mediet lokale mundë të mos e kenë kapacitetin për të
ofruar mbulueshmëri të pakufizuar për aktivitetet e qeverisë lokale, qeveria mund ta nxjerrë
buletinin e saj për aktivitetet e veta. Në këtë kuptim mund të botohet edhe ndonjë format më i
vogël i ndonjë gazeta, apo diçka më të thjeshtë.
Postimi i drejtpërdrejtë qytetarëve. Qeveria mundet që herë pas here t’u dërgojnë të gjithë
qytetarëve informata drejtpërdrejt në formën e letrës, u tregon qytetarëve për procesin e buxhetit,
kur mbahen takimet dhe ngjarje të rëndësishme në çfarë situate është qeveria etj.75

Takimet informuese, informimi publik bëhet përmes shpalljeve publike në vendet e frekuentuara;
mediave të shkruara dhe elektronike; dhe ueb-faqës zyrtare të komunës apo rrjeteve sociale. Të
gjitha komunat e kanë të përcaktuar përmes Udhëzimit për ueb-faqet e institucioneve publike që
të kenë ueb-faqet e tyre në mënyrë që të publikohen të gjitha dokumentet publike ashtu që
informacioni të jetë sa më lehtë i qasshëm si dhe të përfshihen të gjitha dokumentet sipas nenit 4.2
të Udhëzimit Administrativë për Transparencë në Komuna76.

7.3.3. Transparenca

Transparenca në punën e administrates nënkupton informimin e qytetarëve mbi punën e saj, mëqe
puna e administratës është transparente (publike) prandaj administrate duhet të jetë transparente
në marrëdhëniet e saj me qytetarë77.

Transparenca paraqet parimin thelbësor të qeverisjes së mirë. Qasja e lirë në informata luan një rol
të rëndësishëm në promovimin e transparencës. Informacioni, megjithatë, duhet të jepet në kohë,
të jetë relevant, i saktë dhe i plotë për t’u përdorur në mënyrë efektive. Çfarë në të vërtet është
qeverisja dhe qeverisja e mirë. Qeverisja është procesi i ushtrimit të autoritetit (politik, ekonomik,
administrativ) në kryerjen e punëve publike. Ndërsa qeverisja e mirë është vullneti dhe aftësia e
qeverisë që ta përfshijë publikun dhe t’i ofrojë publikut shërbime efektive. Qeverisja dhe në veçanti
qeverisja e mirë, gjithashtu ka të bëjë edhe me mënyrat efektive të angazhimit të vazhdueshëm të

75 Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, tetor, Strasburg 1985.
76 Udhëzimi administrativ (MAP) NR. 01/2015 pë UEB faqet e institucioneve publike.
77 Kryeziu Kadri, “E Drejta administrative”, Prizren, 2019, faqe, 143.

44

sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Prandaj qeverisja është e lidhur ngushtë edhe me demokracinë
dhe rolin qendror që qytetarët duhet ta luajnë në secilin sistem të qeverisjes efektive.

Mungesa e transparencës ka prekur shumë fusha të jetës në pothuaj çdo vend, siç janë;
keqpërdorimi i funksionit dhe përgjegjësive, lëshimi i dokumenteve të paqarta dhe të dyshimta,
veçanërisht atyre financiare, ofrimi i ndihmës së paligjshme dhe privilegjeve për njerëz të lidhur
me ata në pushtet, zhvillimi i aktiviteteve të pazakonta etj. Transparenca është mekanizëm i
rëndësishëm që qeveria lokale t’i bëjë publike aktivitetet e saj, dokumentet dhe qëndrimet për
çështje të ndryshme78.

Transparenca është element përbërës i demokracisë lokale dhe u ndihmon qytetarëve që t’i njohin,
kuptojnë dhe miratojnë ose plotësojnë politikat, procedurat dhe veprimet e komunës së tyre.
Transparenca nënkupton hapje, komunikim, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri. Elementet më të
rëndësishme të transparencës përfshijnë: takime të hapura dhe pjesëmarrje publike, paraqitje
financiare, legjislacioni për lirinë e informimit, llogaridhënia, shqyrtimi buxhetor, procedurat e
auditimit, Transparenca funksionon si qark, kur ekziston dhe zbatohet në mënyrë të suksesshme
ajo krijon vizionin mekanizmit të ndërsjellë. Në njërën ana ndihmon në rritjen e mirëkuptimit të
qytetarëve ndaj autoriteteve, pra u ndihmon autoriteteve që aktet, veprimet dhe qëndrimet e tyre të
pranohen dhe zbatohen më lehtë. Në anën tjetër i ndihmon publikut që të ketë një pasqyrë të qartë
se kush dhe çfarë po flet në emër të tyre, kush e shpenzon buxhetin në emër të tyre, kush merr
vendime në emër të tyre79. Por kjo nuk do të thotë që qytetarët mund të dinë gjithçka që ndodh
ose që lidhet me komunën e tyre.

7.3.4. Publiciteti i vendimmarrjes

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akt më i lartë juridik, i ka dhënë dimension të veçante
transparencës së institucioneve në tërësi dhe mbi gjitha institucioneve në nivel lokal. Neni 40 dhe
41 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton të drejtën e lirisë së shprehjes, për të

78 Po aty.

45

shpërndarë dhe marrë informacione, mendime e mesazhe pa u penguar nga askush si dhe të drejtën
për qasje në dokumente publike80

Konsiderohet i një rëndësie të veçantë sepse ndihmon shumë në informimin e opinionit publik për
aktivitetet e qeverisë lokale dhe organizimin e punës së administratës komunale. Është shumë me
rëndësi që qytetarët të njoftohen për punët të cilat komuna i kryen në interes të tyre. Në ketë kuptim
publiciteti i vendimmarrjes është rregull me rëndësi te veçantë e cila nxjerr në shesh shumë gjera,
si në aspektin pozitiv, po ashtu edhe në aspektin negativ. Publiciteti i vendimmarrjes mund të
përdoret në dy forma të cilat mund të përshkruhen si vijon81. Është shumë me rëndësi se opinioni
publik informohet që të përfshihet në proces të ndonjë çështje të caktuar, që nënkuptohet që
publicitetit ndodh para se të fillohet puna për çështjen e që trajtohet nga ana e institucionit të
komunës dhe në kuadër të punës së institucioneve komunale është e obligueshme transparenca dhe
publicitetit i punës së këtyre institucioneve me ligj dhe akte nënligjore, përderisa nga forma e parë
e publicitetit pamë se njoftohen qytetarët para se të fillohet procesi për ndonjë çështje, te kjo e dyta
opinioni publik njoftohet pasi të jenë marrë vendime, ose të jetë përfunduar i gjithë procesi për
ndonjë çështje të caktuar komunale. Kjo zakonisht ndodh kur organet e vetëqeverisjes lokale nuk
dëshirojnë që publiku të marr pjesë në proces ose në vendimmarrje.

7.3.5. Qasja e drejtpërdrejtë në informata publike

Qasja e drejtpërdrejtë në informata publike në formë elektronike është e garantuar me
legjislacionin sekondar përkatësisht me Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015 për ueb faqet e
institucioneve publike. Çdo institucion publik duhet të ketë ueb faqen zyrtare. Përmbajtja e saj
duhet të jetë informuese dhe e përditësuar, e shkruar saktë, që i përgjigjet kërkesave të audiencës
dhe është e lehtë për tu qasur. Pra, edhe ky udhëzim administrativ në mënyrë direkte ka promovuar
transparencën e institucioneve publike rreth publikimit të të dhënave bazike me interes për
qytetarët. Udhëzimi Administrativ ka specifikuar se çka duhet të përmbajë ueb faqja e

80 Neni 40 dhe 41 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
74 Udhëzimi administrative Nr. 2008/09, MAPL- së “PËR TRANSPARENCËN NË KOMUNA” neni 3.1, 3.3, 4.1,
5.1, 7.1, 9.1, Prishtinë 2008.

46

institucioneve publike. Ndër të tjera, ueb faqja e institucioneve publike (komunave) duhet të
përfshijë:
• Stemën e Republikës së Kosovës dhe emërtimin zyrtar të institucionit,
• Adresën e plotë të institucionit, numrin e telefonit dhe adresën e email-it për kontakt,
• Planin e punës për vitin kalendarik,
• Projekt aktet normative për konsultim publik,
• Të dhënat e përditësuara për veprimtarinë publike të institucionit (komunës),
• Strategjitë dhe dokumentet të tjera të politikave të miratuara,
• Të dhënat për biografitë e udhëheqësve të lartë të institucionit publik,
• Raportet vjetore të institucionit,
• Buxhetin e miratuar vjetor, të dhënat e shpenzimeve,
• Planin vjetor të prokurimit etj82 .

82 Neni 4 I UA 01/2015 për ueb faqet e institucioneve publike.
47

8. PROCESI PËR SHQYRTIMIN E LIGJSHMËRISË SË AKTEVE
KOMUNALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Akti administrative është ai akt me të cilin organi shteteror, organizata a bashkësia tjetër në
ushtrimin e autorizimeve publike vendos mbi ndonje të drejtë apo detyrim të ndonje personi të
caktuar ose të ndonje organizate në ndonje çështje administrative83

Gjatë ushtrimit të kompetencave dhe përmbushjes së detyrimeve të tyre, komunat nxjerrin akte të
ndryshme për zbatimin e përgjegjësive komunale, si dhe akte normative për zbatimin e ligjeve.
Kryetari i komunës i dërgon autoritetit mbikëqyrës listën e të gjitha akteve të miratuara nga kryetari
dhe kuvendi në muajin paraprak, deri më datën 10 të çdo muaji. Nxjerrja e akteve nga organet e
komunave, kuvendi i komunës dhe kryetari i komunës është proces që ndërlidhet me akterë dhe
interesa të ndryshme. Aktorët e këtij procesi konsiderohen kuvendi i komunës, kryetari i komunës,
pjesa ekzekutive e komunës, shoqëria civile, qytetarët, bizneset etj. Ndërsa interesat varen nga
fusha e cila mbulohet me një akt specifik të komunës. Kryesisht interesat lidhen me qytetarët dhe
mirëqenien e tyre. Kush janë akterë dhe cilat janë interesat gjatë gjithë këtij procesi, mund të
ndodhë që ndonjë akt i komunës nuk është nxjerr në pajtim me ligjin. Bazuar në Ligjin për
Vetëqeverisje Lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është përgjegjëse për
mbikëqyrjen e komunave, nëse përgjegjësia për mbikëqyrjen e komunave nuk i jepet me ligj
ndonjë ministrie, apo institucioni tjetër.

Në teorinë juridike bëhet dallimi midis ligjshmërisë material dhe formale84.

Me ligjshmeri material nënkuptohet detyrimi që përmbajtja e akteve të caktuara të jenë në
pajtueshmëri me përmbajtjen e dispozitave përkatëse ligjore.

Ligjshmëria formale nënkupton pajtueshmërinë e akteve juridike me dispozitave te përmbajtura
me ligj të cilat parashikojnë formën e atyre akteve, dhe procedurën e nxerrjes së tyre85.

Mbikëqyrja realizohet përmes shqyrtimit të rregullt të ligjshmërisë, shqyrtimit të detyrueshëm të
ligjshmërisë, konsultimit paraprak, si dhe shqyrtimit të përshtatshmërisë. Ministria e
Administrimit të Pushtetit Lokal është përgjegjëse për publikimin e raportit vjetor për mbikëqyrjen

83 Stavileci Esat, “Hyrje në shkencat administrative”, Prishtinë, 1997, faqe, 182.
84 Kryeziu Kadri, “ E drejta administrative”, Prizren, 2019, fq.135

48

e komunave. Raporti i dorëzohet qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky dokument
përmban kryesisht çështje të cilat lidhen me mbikëqyrjen e komunave nga MAPL-ja si dhe
shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve komunale. Në vazhdim të punimit do të jepen detaje lidhur me
mbikëqyrjen e akteve të cilat nxjerrën nga komunat, qoftë ato të cilat janë nxjerrë me procedura të
rregullta dhe të cilat nuk janë në kundërshtim me ligjet, qoftë ato të cilat janë nxjerrë në procedurë
të rregullt, por të cilat nuk janë në harmoni të plotë me aktet ligjore në fuqi.

Pranimi i Aktit. MAPL pranon aktin dhe shkresat e tjera të cilat i adresohen asaj sipas rregullit për
pranimin e dokumentit të adresuar. Pranimi i akteve të cilat i adresohen MAPL- së bëhet nga
personi i autorizuar nga sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Aktet të cilat komunat i adresojnë
në ministri bëhen përmes postës ose drejtpërdrejtë përmes personit të caktuar në Sekretarinë.
(Shkrimoren) qendrore të MAPL- së. Zyrtari i autorizuar i MAPL –së bënë pranimin, hapjen,
evidentimin, klasifikimin, dhe shënjëzimin e lëndës. Vërtetimi se akti është pranuar nga zyrtari i
MAPL –së bëhet varësisht prej mënyrës së dërgimit të aktit.

Nëse akti dërgohet përmes postës në ministrinë përkatëse, atëherë zyrtari i ministrisë i cili pranon
postën përmes nënshkrimit të tij në fletë-dërgesë vërteton se dokumenti është pranuar nga ana e
ministrisë. Në rast se aktin e sjellë nëpunësi i postës, atëherë vërtetimi i pranimit të aktit bëhet me
nënshkrimin në fletë dërgesën e aktit. Rasti kur dokumenti sillet nga zyrtari i komunës, zyrtari i
MAPL–së për pranimin e aktit vulos dhe nënshkruan flet përcjelljen e dokumentit. Aktet e
dërguara nga komuna të cilat dorëzohen në zyrën e arkivit të MAPL – së duhet të kenë vulën dalëse
të komunës.

Protokollimi i Aktit. Akti ose dokumenti tjetër i cili pranohet nga zyrtari i MAPL- së duhet t’i
nënshtrohet protokollimit86. Protokollimi i aktit bëhet në formë fizike dhe elektronike, nga zyrtari
arkivues, i cili pranon aktin. Protokollimi i akteve bëhet sipas sistemit të shenjave të klasifikimit
dhe numrave themelorë. Me shenjen e klasifikimit shënjëzohet akti sipas temës, me numrin
themelor shënohet lënda e çdo akti të pranuar dhe protokollohet sipas radhës në librin e protokollit.
Për t’u pranuar akti nga strukturat e MAPL- së, duke filluar nga kabineti i ministrit, si dhe çdo
njësi organizative, duhet të ketë kodin e veçantë me numrin përkatës, si vijon:

- Kabineti i Ministrit

86 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040, neni 18.
49

- Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
- Departamentet e MAPL-së

8.1. Arkivimi dhe regjistrimi në bazën e të dhënave

Çdo akt arkivohet dhe regjistrohet në regjistrin bazë të dhënave dhe vendoset në arkiv. Akti i
arkivuar ruhet si tërësi dhe nuk mund të tjetërsohet, asgjësohet, keqpërdoret. Arkivisti duhet të ruaj
fshehtësinë e dokumenteve sekrete të lëndës së arkivuar të cilën e ka pranuar. Të gjitha lëndët e
kryera shënohen me shenja të caktuara, në bazë të cilave bëhet klasifikimi dhe arkivimi. Kjo
mënyrë e siguron gjendjen e rregullt të lëndëve të caktuara gjatë punës, ndërsa përmbajtja dhe
klasifikimi sigurojnë një sistem unik të rregullimit të lëndëve.

Dërgimi në njësinë përkatëse. Në momentin e përfundimit të pranimit të lëndës në MAPL nga
zyra e arkivit, evidentimi i lëndës dhe mbarimit të gjitha procedurave të tjera të nevojshme, duhet
të bëhet dërgimi ose shpërndarja e këtyre lëndëve, varësisht se në cilin nivel është drejtuar. Të
gjitha dërgesat me vlerë (aktet gjyqësore, shkresat sekrete dhe aktet që vlerësohen si të veçanta)
është e obligueshme të dërgohen me letër rekomande, përmes librit të dërgesave, nga zyra e arkivës
së MAPL-së. Zarfet me të gjitha aktet sekrete dhe aktet e veçanta duhen të vulosen dhe të mbyllen
me vulën e MAPL- së.

Përcaktimi i kompetencës. Pas pranimit, protokollimit dhe çështjeve të ngjashme, MAPL- ja
duhet së pari të përcaktojë se çfarë kërkohet me aktin e paraqitur nga komuna dhe të vlerësojë nëse
është kompetente ajo apo ndonjë institucion tjetër i nivelit qendror për shqyrtimin e një dokumenti
apo akti konkret87. Vlerësimi bazohet në faktin se dokumenti, apo akti i paraqitur nga komuna a
kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë apo përshtatshmërisë. Të dyja këto raste shtjellohen më poshtë
në mënyrë të plotë.

Kompetencat e MAPL-së. Një nga kompetencat e MAPL-së është mbikëqyrja e komunave lidhur
me zbatimin e përgjegjësive dhe ushtrimin e kompetencave të përcaktuara sipas ligjit. Kjo
mbikëqyrje bazohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje
Lokale. Për më tepër, mbikëqyrja synon të sigurojë se të drejtat dhe interesat e qytetarëve nuk
cenohen apo shkelen me aktet e organeve të komunës.

87 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 18.

50


Click to View FlipBook Version