Kompetencat e institucioneve tjera. Sipas legjislacionit në fuqi, institucionet e nivelit qendror
mund t’u delegojnë komunave kompetenca për kryerjen e punëve të caktuara88. Delegimi bëhet
me qëllim që një kompetencë apo detyrë e caktuar të ushtrohet më lehtë, me më shumë efikasitet,
apo më shpejt. Por edhe pas delegimit, institucioni delegues mbetet autoriteti më i lartë
përfundimtar për atë kompetencë. Kjo do të thotë se institucioni delegues përcakton llojin dhe
shkallën e kompetencës, funksionit apo detyrës që delegohet. Pra, institucioni delegues përcakton
edhe mënyrën e mbikëqyrjes së saj. Prandaj, institucioni delegues mbikëqyrë përshtatshmërinë e
mënyrës së ushtrimit të kompetencës.
Kontrolli i ligjshmërisë së akteve të organeve bëhet me qellim të menjanimit dhe heqjes nga fuqia
te atyre akteve që janë në kundërshtim me ligjin ose dispozitat e tjera të përgjithshme në fuqi89.
88 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 18.
89 Saliu Kurtesh, “E drejta kushtetuese”, Libri I, Prishtinë, 2011, fq.92.
51
9. SHQYRTIMI
9.1. Fushëveprimi i shqyrtimit
Shqyrtimi administrativ është e drejta e institucioneve të nivelit qendror për ta shqyrtuar
ligjshmërinë e autoriteteve lokale në fushën e kompetencave vetanake dhe të zgjeruara dhe
ligjshmërinë dhe përshtatshmërinë e aktiviteteve të tyre në fushën e kompetencave të deleguara90,
është mekanizëm për mbikëqyrjen e komunave dhe ai duhet të ketë sa më pak ndikim që është e
mundur në interesat dhe veprimtarinë e komunave. Duhet të kihet parasysh se intervenimi i
autoritetit mbikëqyrës duhet të jetë proporcional me interesat që synon t’i mbrojë. Prandaj
shqyrtimi nga MAPL-ja kufizohet vetëm në përcaktimin e ligjshmërisë ose jo të akteve të
komunës. Andaj në ligj, në mënyrë të hollësishme janë përcaktuar objektivat e shqyrtimit
administrativ nga MAPL-ja të cilat janë të paraqitura si vijon:
- Të forcojë aftësinë e organeve të vetëqeverisjes lokale në përmbushjen e përgjegjësive të
tyre përmes këshillimit, mbështetjes dhe ndihmës;
- Të sigurojë ligjshmëri të aktiviteteve të organeve të vetëqeverisjes lokale;
- Të sigurojë që të drejtat dhe interesat e qytetarëve të respektohen.91
Prandaj, duke i pasur parasysh objektivat e shqyrtimit, duhet t’i shtjellojmë këto çështje: llojet e
shqyrtimit, lëndën e shqyrtimit, procedurat e shqyrtimit, etj.
Llojet e shqyrtimit. Natyra e aktit komunal i cili i nënshtrohet mbikëqyrjes së ligjshmërisë,
imponon edhe mënyrën e shqyrtimit të ligjshmërisë së aktit. Duke ditur që përmbajtja e akteve
komunale është e ndryshme atëherë edhe shqyrtimi i këtyre akteve mund të jetë i ndryshëm, si për
shembull: shqyrtimi financiar, shqyrtimi administrativ, etj. MAPL-ja është kompetente vetëm për
shqyrtimin administrativ, e i cili është dy llojesh:
a) Shqyrtimi i ligjshmërisë (kompetencat vetanake)
b) Shqyrtimi i ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë (kompetencat e deleguara).
Pra, të gjitha aktet që nxirren dhe veprimet që ndërmerren për zbatimin e kompetencave vetanake
dhe të zgjeruara i nënshtrohen shqyrtimit të ligjshmërisë. Ndërsa të gjitha aktet që nxirren dhe
90 Neni 3-Përkufizimet- I Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
91 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 74.
52
veprimet që ndërmerren për zbatimin e kompetencave të deleguara i nënshtrohen shqyrtimit të
ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë.
Lënda e shqyrtimit. Aktet e mëposhtme të komunës i nënshtrohen shqyrtimit të detyrueshëm
ligjshmërisë, ndërsa aktet e tjera që nuk përmenden më poshtë mund të shqyrtohen nga MAPL- ja
me kërkesën e kësaj të fundit në procedurë të rregullt. Këto janë:
- Aktet e përgjithshme të miratuara nga kuvendi i komunës;
- Vendimet lidhur me aktivitetet e përbashkëta të partneriteteve për bashkëpunim;
- Aktet e miratuara brenda kornizës së implementimit të kompetencave të deleguara92.
9.2. Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë
Aktet në vijim i nënshtrohen procedures së shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë:
a) aktet e përgjithshme të miratuara nga kuvendet komunale;
b) vendimet lidhur me aktivitetet e përbashkëta të partneriteteve për bashkëpunim;
c) aktet e miratuara brenda kornizës së implementimit të kompetencave të deleguara93.
Marrëdhëniet mes autoriteteve të nivelit qendror dhe lokal ndikojnë në nivelin e zbatimit të
përgjegjësive të qeverisë lokale. Miratimi dhe shqyrtimi i legjislacionit komunal kalon nëpër faza
të ndryshme, në rastin më ideal duke pasur komunikim të vazhdueshëm mes këtyre dy niveleve94
Aktet e lartpërmendura duhet të dorëzohen nga komuna për shqyrtim tek MAPL-ja brenda shtatë
ditësh pune nga dita e nxjerrjes së tyre, ndërsa MAPL- ja duhet të përgjigjet për ligjshmërinë e
aktit brenda 15 ditës pas pranimit të aktit komunal. Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së
Republikës së Kosovës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të komunave, nëse është paraparë
me ligje sektoriale edhe mbikëqyrja e ligjshmërisë atëherë mbikëqyrja realizohet nga komisionet
sektoriale. Në këtë rast MAPL është e përfaqësuar me anëtarin e saj. Gjithashtu edhe kryetari i
komunës 95 është i obliguar që t’i dërgojë në MAPL të gjitha aktet e miratuara nga ana e tij për
shqyrtimin e rregullt të ligjshmërisë. Pas pranimit të kësaj liste, MAPL-ja ka të drejtë që brenda
30 ditësh ta shqyrtoj ligjshmërinë e çdo akti që është dërguar nga ana e kryetarit të komunës.
92 Pollozhani Bajram, Dobjani Ermir, Stavileci Esat, Saliu Lazim,”E drejta administrative- aspekte krahasuese”,
Shkup, 2010, faqe 222.
93 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 81.
94 Aktet Komunale, OSCE, Prishtinë, shtator 2009, faqe 3.
95 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 80.
53
Gjatë shqyrtimit, zyrtarët e MAPL- së duhet të kenë kujdes që të përqendrohen më shumë në anën
formale të aktit. Pra, të shqyrtohet se a është komuna kompetente për nxjerrjen e atij dokumenti, a
është kompetent organi komunal që e ka nxjerrë atë dokument, a është nxjerrë dokumenti në
procedurën dhe kushtet e parapara ligjore. Përveç kësaj, duhet të shqyrtohet fakti se a është nxjerrë
dokumenti afatet e parapara ligjore dhe a e rregullon çështjen për të cilën është synuar. Kjo e fundit
bëhet me qëllim që të mos shkaktohet konfuzion. Një çështje tjetër e rëndësishme është që zyrtarët
e MAPL- së të veprojnë në mënyrë ekspeditive, aktet e pranuara nga komunat të shqyrtohen shpejt
dhe pa vonesa të panevojshme në mënyrë që aktet e komunës të hyjnë në fuqi në kohën e paraparë
dhe t’i mbërrijnë efektet e dëshiruara.
Në rast kur MAPL-ja konsideron se një vendim apo akt i komunës nuk është në pajtim me
kushtetutën dhe ligjet ajo, duke i paraqitur edhe arsyet që pretendohet se paraqesin shkelje, kërkon
nga komuna që ta rishqyrtojë aktin apo vendimin. Megjithatë, kërkesa e MAPL- së nuk pezullon
ekzekutimin e vendimit apo aktit të komunës. Dhe pas kësaj, komuna i përgjigjet MAPL-së brenda
30 ditësh mbi rrjedhën e mëtejme. Nëse komuna pranon kërkesën përkatëse atëherë pezullohet
ekzekutimi i aktit të mëparshëm dhe i njëjti rishqyrtohet nga komuna dhe paraqitet serish tek
MAPL-ja për shqyrtimin e ligjshmërisë. Mirëpo, kur komuna refuzon kërkesën e MAPL- së apo
nuk përgjigjet në afatin e paraparë brenda 30 ditësh, atëherë MAPL- ja mund ta paraqes në
Gjykatën e Qarkut (Themelore) që ka kompetencë territoriale për atë komunë. Në këtë rast gjykata
vendos për pezullimin e zbatimit të aktit komunal deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Kontrolli i brendshëm është pjesa kryesore në sferën e menaxhimit të institucioneve publike. Ky
kontroll përfshin planet, metodat, dhe procedurat që zbatohen për realizimin e misionit, vizionit
dhe objektivave të një organizate. Kontrolli i brendshëm duhet të ofrojë një siguri të arsyeshme
lidhur me realizimin e objektivave në sferën e efektshmërisë dhe efikasitetit, sigurisë së raporteve
të ndryshme financiare, pajtueshmërisë me ligjin dhe aktet nënligjore. Ndërkaq, kontrolli i jashtëm
është kontrolli që organet e specializuara ushtrojnë mbi organet e tjera administrative dhe mbi
zbatuesit e tjerë, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve e akteve
nënligjore të organeve më të larta96.
96 Stavileci Esat, Batalli Mirlinda, Sadushi Sokol “E Drejta Administrative – Organizimi dhe Veprimtaria
Administrative” , Prishtinë, 2012.
54
9.2 Shqyrtimi i përshtatshmërisë
Shqyrtimi i përshtatshmërisë – do të thotë shqyrtimi i bërë nga autoriteti mbikëqyrës për të
garantuar që kompetencat e deleguara janë ekzekutuar në pajtim me rregullat, kriteret dhe
standardet e përcaktuara nga niveli qendror97.
Ligji për Vetëqeverisje Lokale ka përcaktuar se përshtatshmëria e akteve komunale shqyrtohet nga
organi delegues i kompetencave. Pra, kur kompetencat delegohen nga ministria përkatëse, kjo e
fundit është kompetente për shqyrtimin e përshtatshmërisë se akteve të nxjerra për zbatimin e asaj
kompetence. Në vazhdim të punimit do të shtjellohen edhe disa çështje të rëndësishme të cilat
lidhen me shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve komunale, ku ndër to janë:
E drejta e MAPL- së për të qenë e informuar – Ligji ka obliguar autoritetet komunale dhe
mbikëqyrëse që të bashëpunojnë me njeri- tjetrin në procesin e shqyrtimit dhe ka parashikuar që
të gjitha masat e shqyrtimit administrative të ndërmerren nga autoritetet mbikëqyrëse në bazë të
akteve përkatëse administrative, akte që ofrojnë bazën ligjore dhe shpjegojnë arsyet e zbatimit të
masës së një mbikëqyerjeje të caktuar98. Përveç shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve komunal,
MAPL-ja ka të drejtë të jetë e informuar nga komunat për të gjitha fushat për të cilat ajo nuk ka
autoritet mbikëqyrës. Kjo e drejtë i njihet MAPL- së për shkak të faktit se ajo është institucioni
kryesor që mbikëqyr punën dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
9.3 Procedura për konsultim paraprak
Komunat mund të kërkojnë ose të konsultohen me autoritetin mbikëqyrës për ndonjë akt që do të
nxirret nga organet e komunës. Kërkesa i drejtohet atij autoriteti mbikëqyrës i cili është kompetent
për shqyrtimin e mëvonshëm të atij akti. P. sh nëse nxirret ndonjë akt nga kompetencat vetanake
dhe të zgjeruara, komuna kërkon mendimin nga MAPL-ja lidhur me ligjshmërinë e aktit.
Para nxjerrjes së një akti, organi komunal mund të kërkojë konsultim me autoritetin mbikëqyrës.
Kërkesa për konsultime paraprake përmban draftin e aktit që synohet të nxirret dhe çështjen e
97 Neni 3- Përkufizimet- i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
98 Aliu Agni& Stavileci Esat, “Qvqrisja Lokale- Shqyrtime themelore dhe shqyrtime krahasimtare”, Tetovë-
Prishtinë, 2009, faqe150.
55
posaçme për të cilën kërkohet këshilla e autoritetit mbikëqyrës për sa i përket ligjshmërisë dhe
arsyeshmërisë së aktit në fjalë99.
Kërkesa përmban: Draftin e aktit që synohet të nxirret dhe çështjen e posaçme për të cilën
kërkohet këshilla e autoritetit mbikqyrës për sa përket ligjshmërisë ose arsyeshmërisë së aktit në
fjalë100.
Autoriteti mbikëqyrës është i obliguar të përgjigjet me shkrim brenda 30 ditëve pas pranimit të
kërkesës. Por, kur dëshirohet të nxirret ndonjë akt nga fusha e kompetencave të deleguara, komuna
mund të kërkoj mendimin e MAPL- së vetëm lidhur me ligjshmërinë e aktit si dhe mund të kërkoj
mendimin e institucionit delegues lidhur me përshtatshmërinë e atij akti.
Adresimi (përgjigja). Pas kryerjes së procedurave të pranimit, regjistrimit, dhe shqyrtimit të
ligjshmërisë, MAPL-ja detyrohet që t’i përgjigjet komunës mbi vlerësimin dhe konstatimin se a
është një dokument/akt në pajtim me ligjin apo jo. Mënyra e adresimit të përgjigjes nga MAPL-ja
tek komuna është e ngjashme me atë të pranimit, por kryesisht përdoret komunikimi postar. Sa i
përket afateve të përgjigjes, është përmendur më lart se LVL- ja ka përcaktuar periudhën kohore
kur duhet të jepet mendimi. Për aktet që përfshihen në shqyrtim të rregullt afati për dhënien e
mendimit është 15 ditë, po ashtu edhe për aktet që përfshihen në shqyrtim të detyrueshëm afati
është 15 ditë. Ndërsa për aktet për të cilat komuna kërkon konsultim paraprak, afati është brenda
30 ditësh101.
99 Ligji nr. 03/040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 83, pika 1. 2.
100 Kryeziu Kadri, “Administrim Lokal”, (Cikël Leksionesh), Prizren, 2015, faqe, 142.
101Regullore për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave”, Nr. 01/2016.
56
KAPITULLI V
10. RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË SHQYRTIMIT TË
LIGJSHMËRISË SË AKTEVE KOMUNALE
Vendimet e organeve komunale i nënshtrohen shqyrtimit të ligjshmërisë nga autoriteti mbikqyrës.
Si autoritet mbikqyrës i shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të organeve komunale është
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL). Organet komunale dhe mbikëqyrëse
obligohen për të bashkëpunuar më njëri tjetrin në procesin e shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve.
Procesi i sigurimit të ligjshmërisë së akteve komunale është njëra ndër fazat më të rëndësishme
për të siguruar funksionimin e rregullt të pushtetit lokal, duke u bazuar në këtë rast në aktet
komunale të cilat i nxjerrin komunat në vazhdimësi. Rëndësia e sigurimit të ligjshmërisë shtohet
edhe më tepër sepse aktet e nxjerra me procedura të rregullta dhe në harmoni me aktet ligjore në
fuqi, përveç se janë në interes të organeve të cilat i nxjerrin, ato janë me interes të drejtpërdrejtë të
qytetarëve, sepse në instancën e fundit të gjitha aktivitetet të cilat bëhen me rastin e nxjerrjes së
një akti komunal lidhet me interesat e qytetarëve të komunës të cilës i takojnë dhe e cila sjell aktin
për tu zbatuar. Andaj sigurimi i ligjshmërisë së akteve komunale është një detyrë dhe obligim i
veçantë si për komunën e cila nxjerr aktin, po ashtu edhe për nivelin qendror të qeverisjes, i cili në
vazhdimësi duhet të jetë një “kujdestar” i zbatimit të ligjit. Në këtë rast është e domosdoshme te
thuhet se bashkëpunimi i mirëfilltë i organeve të pushtetit lokal dhe organeve të qeverisjes së
nivelit qendror është baza e funksionimit dhe sigurimit të ligjshmërisë në tërësi. Në kuptimin
formal, me kushtetutë, kuptohet respektimi i kushtetutës dhe akteve të tjera juridike nga qytetarët
dhe subjektet e tjera të shoqërisë. Esenca e këtij kuptimi konsiston në zbatimin e kushtetutës si
dokument themelor organik i një shteti, që përcakton kompetencat e degëve të ndryshme të
pushtetit si dhe kufijtë e autoritetit shteteror. Sipas këtij kuptimi, në një shoqëri ekziston
kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, nëse respektohet kushtetuta dhe ligji, nëse janë përcaktuar
mekanizmat institucionale për mbrojtjen e tyre102.
102 Bajrami Arsim, “Parlamentarizmi- aspekte krahasuese”, Prishtinë, 2010, fq.66.
57
Këtu duhet thënë se sigurimi i ligjshmërisë së akteve komunale fillon që nga fillimi i hartimit të
një akti komunal, sepse kjo procedurë duhet domosdoshmërisht të jetë e bazuar në aktet ligjore në
fuqi. Po ashtu, hartimi dhe nxjerrja e aktit komunal mund të jetë çështje e cila duhet të përfshijë
disa fusha ligjore, e cila nënkupton sigurimin e ligjshmërisë së aktit komunal. Mirëpo kur akti
komunal hartohet duke mos siguruar pajtim të plotë me ligjet në fuqi, atëherë për të siguruar
ligjshmërinë e këtij akti ekziston rruga dhe procedura e cila duhet ndjekur dhe zbatuar. Fillimisht
komuna pas nxjerrjes së një akti nga ana e saj, duhet ta dërgojë në nivelin qendror të qeverisjes për
shqyrtim të ligjshmërisë së këtij akti, në këtë rast te Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.103
Në rastin kur ministria konsideron se akti i komunës i cili është nxjerrë nuk është në harmoni të
plotë me ligjet e mbanë të drejtën për të kërkuar nga komuna që të merret me rishqyrtimin e këtij
akti, duke i dhënë sqarimet e nevojshme për shkeljet e mundshme apo tejkalimet e bëra me rastin
e nxjerrjes së aktit. “Organi i njësisë së vetëqeverisjes lokale i përgjigjet kërkesës për rishqyrtim,
brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës. Nëse komuna pranon kërkesën për rishqyrtim,
ajo mund të suspendojë ekzekutimin e vendimit të kontestuar, apo aktit deri në shqyrtimin e saj
nga autoritetet lokale”104 . Komuna obligohet që të bëjë rishqyrtimin e këtij akti dhe sërish ta
dërgojë tek ministria për t’u siguruar se aspekti ligjor është përmbushur. Kjo mënyrë e sigurimit
të ligjshmërisë së akteve komunale është procesi më i drejtë dhe kjo ndodh në shumicën e rasteve
praktike në sistemin e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
Mirëpo, në rastet kur MAPL kërkon rishqyrtimin e një akti nga ana e komunës dhe kur komuna
nuk i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, situatë kjo e cila tregon nivelin jo të mirë të
bashkëpunimit të komunës me ministrinë, atëherë ministra detyrohet që akti i nxjerrë nga komuna
para se të fillojë të prodhojë efekte juridike të cilat nuk janë konform qëllimit për çka është nxjerrë
akti komunal, të kërkojë dhe të iniciojë procedurën gjyqësore105 , e cila siguron që komuna të
obligohet të kthejë procedurën e nxjerrjes së aktit të njëjtë në nivelin fillestar, deri sa të përmbushen
kërkesat ligjore të cilat janë kërkuar si nga ana e ministrisë, po ashtu edhe nga ana e gjykatës
kompetente. Në këtë mënyrë vjen deri te sigurimi i ligjshmërisë së akteve komunale.
103 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 82.2, 82.3.
104 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, neni 82.2, 82.3.
105 Po aty,
58
10.1. Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë
Aktet e kuvendit të komunës, që i nënshtrohen shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë janë: 1.1
statuti i komunës;
1.2 rregulloret e komunës; dhe
1.3 vendimet e përgjithshme të komunës.
Me kushtetutshmëri, në kuptimin pozitiv- juridik nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve
juridike me kushtetutën. Ky aspekt bazohet në hierarkinë juridike, me të cilen nënkuptohet
harmonizimi i të gjitha akteve të ulëta me ato të larta. Përkufizimi pozitiv-juridik përputhet me
kuptimin formal të kushtetutës106.
Ligji parashtron qëllime të qarta të aktiviteteve të komunave që duhen arritur përmes mbikëqyrjes
administrative. Këto përfshijnë sigurimin e ligjshmërisë së aktiviteteve komunale, respektimin e
të drejtave dhe interesave të banorëve dhe forcimin e aftësisë së organeve të vetëqeverisjes lokale
në përmbushjen e përgjegjësive të tyre përmes këshillimit, mbështetjes dhe ndihmës. Siç u shtjellua
më lart ligji i jep mundësi nivelit lokal që ta konsultojë nivelin qendror mbi ligjshmërinë e akteve
komunale të cilat janë në proces të hartimit107.
Konsultat paraprake bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare, siç janë; mbledhjet,
letërkëmbimet përmes postës elektronike ose telefonatave. Por ky proces bëhet jo i lehtë në
momentin kur nuk ka kërkesa për mbikëqyrje apriori nga institucionet lokale të qeverisjes. Kërkesa
për konsultim paraprak, komunat mund të kërkojnë ose të konsultohen me autoritetin mbikëqyrës
për ndonjë akt që do të nxirret. Kërkesa i drejtohet autoritetit mbikëqyrës i cili është kompetent
për shqyrtimin e mëvonshëm të atij akti. Për shembull nëse nxirret ndonjë akt nga kompetencat
vetanake dhe të zgjeruara, komuna kërkon mendimin nga MAPL-ja lidhur me ligjshmërinë e aktit
që synohet të nxjerrët. Kërkesa për konsultim paraprak përmban: projekt - aktin që synohet të
nxirret, çështjen e posaçme për të cilën kërkohet këshilla e autoritetit mbikëqyrës. Mirëpo, ashtu
siç u cek më lartë, procesi i kërkimit të këshillave për projekt aktet komunale ende nuk është
standardizuar, strukturuar dhe funksionalizuar plotësisht siç kërkohet me ligj.
106 Bajrami Arsim, “Parlamentarizmi”, Prishtinë, 2010, fq. 66.
107 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040, neni 82.4.
59
Obligimi i komunave për ta njoftuar nivelin qendror për mbledhjet e kuvendit komunal mundëson
zyrtarëve të nivelit qendror që ta monitorojnë punën e legjislativit komunal duke marrë pjesë në
mbledhjet ku diskutohen dhe miratohen aktet komunale. Një formë e konsultimit paraprak për
aktet komunale është edhe pjesëmarrja në mbledhjet e kuvendeve komunale. Njoftimi i nivelit
qendror për aktivitetet legjislative komunale bëhet përmes ftesave që dërgohen në formë
elektronike, kopjeve të shtypura me anë të postës. Nëse patjetër në mbledhjet e kuvendeve
komunale kërkohet ndonjë sqarim rreth projekt akteve komunale, atëherë këtu zyrtarët për
monitorimin e komunave në konsultim me zyrtarët përgjegjës në MAPL mund të japin ndonjë
mendim paraprak në lidhje me aktin që synohet të miratohet.
10.2. Shqyrtimi rregullt ligjshmërisë
Kryetari i komunës i dërgon organit mbikëqyrës listën e akteve të miratuara nga kuvendi dhe
kryetari nga muaji paraprak deri me datën 10 te çdo muaji. Organi mbikëqyrës ka të drejt të kërkoj
nga komuna ta dërgoj për shqyrtim të ligjshmërisë çdo akte të kuvendit të komunës i cili nuk i
është nënshtruar shqyrtimit të detyrueshëm.
Organi mbikëqyrës ka të drejt diskrecionale të zgjedh nga lista e akteve te kryetarit se cila prej tyre
do i nënshtrohet shqyrtimit te rregullt të ligjshmërisë dhe një herit kërkon nga komuna që aktin ta
dërgon për vlerësim në ministri.
Procedura e shqyrtimit të rregullt të ligjshmërisë është identike me atë të shqyrtimit të detyrueshëm
të ligjshmërisë të përcaktuar, ndërsa afati për të mbikëqyrë aktin është tridhjetë (30) ditë ashtu siç
është përcaktuar në nenin 80 paragrafi 2 i Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale108.
108 Rregullore QRK - Nr.01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave,neni 9, është miratuar në
mbledhjen e 75 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr.02/75, datë 18.02.2016.
60
KAPITULLI VI
11. KONTROLLI KUSHTETUES I AKTEVE KOMUNALE
Me kushtetutshmëri në kuptimin pozitiv-juridik, nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve
juridike me kushtetutën. Ky aspekt bazohet në “hierarkinë juridike”, me të cilën nënkuptohet
harmonizimi, i të gjitha akteve të ulëta me ato të larta. Përkufizimi pozitiv-juridik përputhet me
kuptimin formal të kushtetutës. Përderisa, kushtetuta në kuptimin formal është akt më i lartë juridik
i shtetit, kushtetutshmëria është proces, me të cilin nënkuptohet respektimi i kushtetutës dhe
harmonizimi, i të gjitha akteve juridike me aktet, me fuqi më të lartë juridike109.
Sipas Kushtetutës sonë, Republika e Kosovës garanton barazi të plotë dhe efektive për të gjithë
popullin e Kosoves. Kosova e konsideron shumëllojshmerinë e saj kombëtare, etnike, gjuhësore
dhe fetare si një burim force dhe pasurie për zhvillimin e mëtejshem të nje shoqerie demokratike
qe bazohet në sundimin e ligjit. Ne zhvillimin e Republikes se Kosoves, inkurajohet dhe çmohet
kontributi aktiv i të gjithë personave që iu perkasin komuniteteve.
Në kapitullin e X-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë përcaktuar parimet e
përgjithshme të qeverisjes lokale si dhe organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale.
Vetëqeverisja lokale110 bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetin dhe
efektivitetin ofrimin e shërbimeve publike, duke i kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe
brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre, njësia themelore
e vetëqeverisjes lokale në Kosovë është komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të
vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të gjithë qytetarëve në
procesin e vendimmarrjes.
Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të
ngrenë rastet si në vijim e që ka të bëjë me përputhshmërinë e Statutit të Komunës me
Kushtetutën111.
109 Bajrami Arsim dhe Shala Xhavit, “ Sistemi Kushtetues dhe Organizimi i Jurisprudencës”, 2004,faqe 8.
110 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 123 pika 4.
111 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 113 pika 2.2.
61
Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të qeverisë, të cilat
cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse
është prekur nga ai ligj ose akt112.
Kjo nënkupton që procesi i ligjshmërisë së akteve të nxjerra, si në nivelin lokal të qeverisjes, ashtu
edhe në nivelin qendror, është i dyanshëm. Pra, derisa komuna duhet të jetë e përkushtuar për të
respektuar bazën ligjore në nxjerrjen e një akti të saj, po ashtu edhe qeveria duhet të jetë e
kujdesshme që me nxjerrjen e një ligji apo akti nënligjor të mos cenojë të drejtat e komunës. Një
shembull të kësaj natyre i cili ka ndodhur në praktikë dhe të cilin do ta paraqesim në këtë punim
është rasti me Komunën e Prizrenit dhe ka të bëjë me emblemën e kësaj komune. Këtu do t’i
shohim të gjitha hapat e veprimit që prej miratimit të vendimit në Kuvendin e Komunës së Prizrenit
e deri të vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë rast.
11.1. Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, Lënda Nr. KO 01/09,
Emblema përfaqëson në shumë menyra arritjet, shpresën dhe idealet e gjithë qytetarëve të një
vendi apo të nje rajoni të një vendi. Si e tillë, emblema duhet të respektojë gjithë qytetarët, që në
këtë rast janë qytetarët e Komunës si "njesi themelore territoriale e Vetëqeverisjes lokale e
Republikës se Kosovës"113
Emblema e komunës është obligim ligjor që është e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Me ligj është përcaktuar që secila komunë duhet të
ketë simbolet e veta114. Kjo çështje është rregulluar edhe me aktin më të lartë juridik komunal
statutin e komunës.
Rasti i emblemës në Komunën e Prizrenit do të prezantohet për mënyrën e veprimit të komunës
në këtë rast, veprimeve të MAPL-së për logon e Prizrenit dhe mbikëqyrjen e ligjshmërisë së aktit
të komunës së Prizrenit, deri te kërkesa që ky rast të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese e
vendit. Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor 2008 ka miratuar
vendimin me të cilin është përcaktuar emblema e komunës. Komuna në këtë rast pretendon që për
miratimin e Statutit të Komunës kane votuar numri i duhur i anëtarëve të kuvendit dhe se vendimi
112 Po aty,
113 Neni 12(1) i Kushtetutës
114 Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, neni 7.
62
është i rregullt. Komuna thekson se në këtë mbledhje nga 41 anëtarë të kuvendit sa numëron
kuvendi i Komunës së Prizrenit, në favor të këtij vendimi kanë votuar 29 anëtarë, ndërsa 5 kanë
votuar kundër. Derisa për këtë rast zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit
pretendon se në këtë mbledhje nga 41 anëtarë të kuvendit kanë votuar vetëm 24 prej tyre për
miratimin e këtij vendimi dhe në këtë rast ka shkelje të statutit të komunës dhe Ligjit për
Vetëqeverisje Lokale, i cili kërkon që për simbolet e komunës të votohet me dy të tretat (2/3) e
anëtarëve të kuvendit, pas konsultimeve publike gjithëpërfshirëse. Më pastaj këtu pretendohet se
ka tejkalim në respektimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Kushtetutës së Republikës së
Kosovës.Komuna në këtë rast deklarohet se nuk ka pasur shkelje dhe se me datën 10 nëntor 2008,
vendimin e kuvendit të Komunës së Prizrenit e ka dërguar për vlerësim të detyrueshëm të
ligjshmërisë. Komuna pranon se MAPL më 27 nëntor 2008 i rekomandoi Kuvendit të Komunës
së Prizrenit të bëjë rishqyrtimin e nenit 7 të Statutit të Komunës. Komuna e Prizrenit thekson se
në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit të Komunës më 20 shkurt 2009, është miratuar vendimi duke
rikonfirmuar nenin 7 të Statutit të Komunës. MAPL më 16 mars 2009 i dërgon Kuvendit të
Komunës së Prizrenit mendimin ku konstatohet se “vendimi i sipërpërmendur është lëshuar në
pajtim me procedurat ligjore, do të thotë me nenin 7 të Statutit të Komunës dhe nenin 7.4 të Ligjit
për Vetëqeverisje Lokale”.
Mirëpo, i pakënaqur me vendimet e Komunës së Prizrenit dhe me shqyrtimin e vendimit për
përcaktimin e emblemës së komunës nga ana e MAPL-së, zëvendëskryesuesi i Kuvendit të
Komunës së Prizrenit më datë 22 prill të vitit 2009 ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese
të vendit, me të cilën pretendon se me rastin e përcaktimit të emblemës së Komunës së Prizrenit
ka pasur shkelje të Statutit, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Kushtetutës së Republikës së
Kosovës.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë rast në seancë të mbyllur më 27 janar 2010 dhe konstatoi se
është bërë shkelje e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Prizren për të ruajtur, mirëmbajtur
dhe promovuar identitetin e tyre dhe vendosi që neni 7 i Statutit të Komunës së Prizrenit nuk është
në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti me nenet 3, 7.1, 58 dhe 59.dhe
urdhëron Komunën e Prizrenit që brenda një periudhe prej tre muajsh nga dorëzimi i këtij
Aktgjykimi, të ndryshojë Statutin dhe Emblemën e saj.115
115 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Aktgjykim, Lënda Nr. KO 01/09, 18 mars 2010.
63
Gjykata konstaton se Kuvendi Komunal , gjatë marrjes se vendimeve per miratimin e nenit 7 të
këtij Statuti, ka imponuar nje emblemë e cila nuk mund te konsiderohet si simbol i përbashkët i të
gjitha komuniteteve te Prizrenit, dhe në këtë mënyrë i ka dhënë rëndësi më të madhe Komunitetit
Shqiptar mbi identitetit të komuniteteve tjera ne Prizren. Prandaj, Gjykata konstaton se Kuvendi
Komunal ka bërë shkelje të Kushtetutës116.
Komuna e Prizrenit më 24 prill të vitit 2011 në mbledhjen e mbajtur të kuvendit, ka ndryshuar dhe
plotësuar Statutin konform kërkesës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe më datë 22 dhjetor
të vitit 2011 ka miratuar vendimin për emblemën e komunës së Prizrenit, po ashtu konform
kërkesës së gjykatës.
Rasti i emblemës në Komunën e Prizrenit tregon qartë se komuna nuk i ka shtjerrë të gjitha
mundësitë ligjore të cilat i ka në disponim, në mënyrë që jo vetëm ky rast që ka të bëjë me
emblemën e komunës, por edhe në të gjitha rastet e tjera kur vendoset për çështje me interes për
të gjithë qytetarët e komunës të ketë më shumë kujdes para se të vendoset në mbledhjet e kuvendit
të komunës. Kjo nënkupton që komuna është dashur t’i shfrytëzojë dhe t’i shtjerrë të gjitha
mundësitë për diskutimet publike, me shoqërinë civile, me qytetarë dhe veçanërisht shfrytëzimi i
përvojës së ekspertëve të lëmenjve specifikë, në mënyrë që mos të kontestohet vendimi i sjellë në
kuvendin e komunës.
116 Po aty.
64
KAPITULLI VII
12. STUDIM EMPIRIK
12.1. Raport i funksionimit të komunave të Republikës së Kosovës, janar-qershor 2019
Kompetencë dhe funksion themelor i Kuvendit të Komunës, ndër të tjera është miratimi i
rregulloreve, vendimeve, planeve dhe akteve të tjera të nevojshme për zbatimin e legjislacionit
sektorial që prek kompetencat e komunave.
Përmes këtij studimi do të paraqes një raport të paraqitur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit
Lokal që jep një pasqyrim të qartë lidhur me aktivitetet e organeve të komunave.
Në këtë raport janë përfshirë të dhënat e përgjithshme të punëve dhe aktiviteteve të organeve të
komunave, për periudhën janar-qershor 2019. Po ashtu, janë përfshirë gjetjet më të rëndësishme të
evidentuara gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të raportit, janë përfshirë të dhënat për 38 komuna të Republikës së Kosovës.
Vlerësojmë se informacionet e ofruara në këtë raport, e në veçanti gjetjet e paraqitura, do të
shërbejnë në të mirë të vetëqeverisjes lokale, të rrisin përgjegjësinë institucionale dhe organet e
komunave të ndërmarrin hapa konkret në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët
Komunat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë qenë mjaft aktive në nxjerrjen e akteve juridike
nënligjore, që rregullojnë fusha të ndryshme të marrëdhënieve juridike, mirëpo më kryesoret janë:
miratimi i akteve nga fusha e mjedisit, akteve lidhur me shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të
komunës, akteve për emërtimin e rrugëve, sferës së shërbimeve publike etj.117
117 http://mapl.rks-gov.net- Raportet vjetore të MAPL-së
65
12.2. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve komunale në periudhën janar-qershor 2019
MAPL është autoriteti mbikëqyrës i ligjshmërisë së akteve të komunave, nëse përgjegjësia për
mbikëqyrjen e tyre nuk i është dhënë me ligj ndonjë ministrie përgjegjëse apo institucioni që ka të
bëjë me lëmi të posaçme. Ndërsa, shqyrtimi i kompetencave të deleguara ushtrohet nga organi i
qeverisë qendrore që i ka deleguar kompetencat. Me qëllim të lehtësimit të mbikëqyrjes dhe
krijimit të një sistemi më efikas në këtë drejtim, për të realizuar shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve
komunale është miratuar Rregullorja (QRK) NR-01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve
të Komunave.
Komunikimi mes komunave dhe organit mbikëqyrës, përkatësisht Ministrinë e Administrimit të
Pushtetit Lokal në përgjithësi ka qenë i rregullt, dërgimi i akteve të kuvendeve të komunave është
bërë në afatin e përcaktuar ligjor brenda 7 ditë nga miratimi i akteve në kuvendin e komunës.
Gjatë kësaj periudhe, janar-qershor 2019, kuvendet e komunave kanë miratuar gjithsej 1100 akte,
prej të cilave 63 rregullore dhe 1037 vendime. Nga gjithsej 1100 akte te miratuara nga kuvendet e
komunave, MAPL ka shqyrtuar ligjshmërinë e 466 akte, ku 451 akte janë konfirmuar të ligjshme,
ndërsa 15 akte janë konstatuar të kundërligjshme. Ndërsa, 634 akte janë dërguar për shqyrtim të
ligjshmërisë në ministrit e linjës (MMPH, MASHT, MF, MKRS, MZHE, MI), konform mandatit
të tyre të përcaktuar ligjor.118
12.3. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Siç u cek më lart, nga gjithsej 466 akte të shqyrtuara nga MAPL, 451 janë konfirmuar si te
ligjshme, ndërsa, 15 akte janë konstatuar të kundërligjshme.
Për gjitha shkeljet e konstatuara, MAPL, ka dërguar kërkesat për rishqyrtim në organet e
komunave. Pas pranimit të kërkesave për rishqyrtim, komunat kanë rishqyrtuar dhe harmonizuar
11 akte, konform kërkesës së MAPL-së, ndërsa 4 akte nuk janë rishqyrtuar ende.
Nga 4 akte sa nuk janë rishqyrtuar, MAPL, 3 akte i ka përcjellë në MD për kundërshtimin e tyre
në gjykatë, ndërsa 1 akt është brenda afatit ligjor për rishqyrtim.
118 Po aty.
66
Aktet e komunave që janë kthyer në rishqyrtim nga MAPL, dominojnë ato të cilat kanë të bëjnë
me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, për ndërtimin e objekteve fetare, rregullores së
punës së kuvendit, marrëveshjeve të bashkëpunimit ndër komunal, ndërkombëtar, caktim të
lokacioneve për mbeturina, miratimin e planeve për transparencë komunale, njohjen e të drejtës
për regjistrimin e pronës komunale etj.
12.4. Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve nga Ministritë e linjës
Nga gjithsej 634 akte të shqyrtuara nga ministritë e linjës, 580 janë konfirmuar si te ligjshme,
ndërsa, 54 akte janë konstatuar të kundërligjshme. Për gjitha shkeljet e konstatuara, ministritë e
linjës, përmes MAPL-së, kanë dërguar kërkesat për rishqyrtim në organet e komunave. Pas
pranimit të kërkesave për rishqyrtim, komunat kanë rishqyrtuar dhe harmonizuar 37 akte, konform
kërkesës së ministrive të linjës dhe MAPL-së, ndërsa 17 akte nuk janë rishqyrtuar ende. Nga 17
akte sa nuk janë rishqyrtuar, MAPL, 13 akte i ka përcjellë në MD për kundërshtimin e tyre në
gjykatë, ndërsa 4 akte janë brenda afatit ligjor për rishqyrtim. Aktet e kthyera nga ministritë e
linjës kanë të bëjnë më hartimin e planeve zhvillimore komunale, pastaj miratimin e hartave
zonale, miratimin e rregulloreve për tatimin në pronë, pagesën e komisioneve të cilat krijohen nga
kuvendi i komunës, akteve për mbrojtjen e vlerës së natyrës, për caktim të lokacioneve për ndërtim
të xhamive, rregulloreve për taksa tarifa dhe ngarkesa komunale, akteve që kanë karakter të
bashkëfinancimit të ndërtimit të shtëpive të banimit etj.119
119 http://mapl.rks-gov.net- Raportet vjetore të MAPL-së
67
13. RAST I SHQYRTIMIT TË LIGJSHMËRISË SË AKTIT
KOMUNAL TË KOMUNËS SË SUHAREKËS
Në kapitullin e X-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë përcaktuar parimet e
përgjithshme të qeverisjes lokale si dhe organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale.
Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetin dhe
efektivitetin ofrimin e shërbimeve publike, duke i kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe
brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre, njësia themelore
e vetëqeverisjes lokale në Kosovë është komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të
vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të gjithë qytetarëve në
procesin e vendimmarrjes.
Kuvendi komunal i Suharekës brenda fushës së kompetencës së tij ka miratuar akte si organi më i
lartë përfaqësues i pushtetit lokal duke zbatuar politika dhe praktikat më të mira për të mbështetur
bashkëjetesen dhe paqen ndermjet qytetareve të tyre dhe për të krijuar kushte të përshtatshme që
u mundesojnë të gjithë qytetarëve ofrimin e sherbimeve dhe permiresimin e jetes së tyre. Por siç
deklaron zyrtari i zyres ligjore pran Kuvendit Komunal ka pas raste kur aktet e kuvendit komunal
pas shqyrtimit të ligjshmërisë nga ana e MAPL kanë qenë në kundërshtim me dispozitat e
legjislacionit në fuqi dhe njerin prej rasteve ne do ta paraqesim në kuadër të ketij punimi i cili është
si në vijim:
Në pajtim me Rregulloren e QRK-së Nr. 01/2016 për Shqyrtimin administrativ të akteve të
Komunave e në bazë të kompetencave ligjore të Ministrisë të përcaktuara me ligjet bazike dhe
rregulloren e Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të zyrës së
Kryeministrit dhe Ministrive. Departamenti Ligjor dhe Monitorim të komunave i Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë ashtu siq
parashihet me nenin 81 të Ligjit Nr.03/L-040 Për Vetëqeverisje Lokale aktin Komunal nga
Komuna e Suharekës si në vijim:
Vendimi Nr.112/2174 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e
Suharekës
I miratuar më datë: 15. 01. 2018
I parashtruar për shqyrtim në MAPL më datë: 17. 01. 2018
68
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës së
Suharekës, vlerëson se akti është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Mos pajtushmëritë e aktit të komunës të parashtruar për shqyrtim të ligjshmëritë janë si në vijim:
Vendimi Nr. 112/2174 me të cilin është përcaktuar përbërja e KPF- së është në kundërshtim me
Ligjin Nr.05/L-020 për Barazi Gjinore për arsye të “Mos përfaqësimit të barabartë të femrave”.
Ligji Nr. 05/L-020 pë barazi gjinore në nenin 6 pika7 dhe 8 ka obliguar:
“ Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera
publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbztojnë masa të veqanta pë të arritur përfaqësimin e
gjinisë më pak t pak të përfaqësuar,deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe
meshkujve. Përfaqësimi I barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe
gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësimi minimal prej
pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe
vendimarrëse”
Bazuar në të cekurat më lartë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkon nga Kuvendi i
Komunës/Kryetari i Komunës që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës ta
harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi, Brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës për
rishqyrtim të aktit.120
120 Republika e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Konfirmimi i ligjshmërisë së aktit të
Komunës së Suharekës Nr. 112/ 2174.
69
KONKLUZIONET
Natyra specifike e kontrollit të ligjshmërisë së akteve komunale është në esencë elementi kryesor
i funksionimit të pushtetit lokal. Organet komunale janë përgjegjëse për nxjerrjen e akteve
nënligjore në mënyrë që të garantojnë funksionim të mire dhe zbatimin e përgjegjësive të organeve
lokale komunale të përcaktuara me ligj. Nxjerrja dhe respektimi i infrastrukturës ligjore ka për
synim kryesor nxitjen dhe forcimin e transparencës së qeverisjes së mirë si dhe rritjen e efektivitetit
të shërbimeve për qytetarët. Në vazhdim të punimit kemi pasqyruar disa shqyrtime të përgjithshme
në lidhje me infrastrukturën ligjore që rregullon organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe me ndërtimin e parimeve ligjore pa dyshim që institucioni i
kontrollit të ligjshmërisë u fuqizua edhe më shumë, po ashtu raportet në mes të organeve të
qeverisë qendrore dhe asaj lokale kanë definuar kompetencat e tyre në lidhje me aplikimin e
rregullave të kontrollit të akteve lokale komunale. Kjo problematikë ka pasur pengesa të
vazhdueshme në zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e pushtetit lokal, por me
eliminimin e pengesave kjo çështje po behet më funksionale dhe më lehtë e zbatueshme, duke i
pas parasysh zhvillimet globale të ndërtimit të institucioneve demokratike në shërbim të qytetarit.
Pa dyshim që për të garantuar një funksionim të mirëfillte të institucioneve lokale ndërtohet
infrastrukturë ligjore e cila garanton një pavarësi maksimale të organeve komunale, kjo kontribuon
në shërbime efikase dhe cilësore në shërbim të respektimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.
Mund të themi se rendi juridik dhe e gjithë infrastruktura ligjore janë elementet kryesore të cilat
ndikojnë në mbarëvajtjen e sistemit të kontrollit të organeve, qofshin ato lokale apo qendrore, kjo
po ashtu garanton një qëndrueshmëri të këtyre organeve. Shtetet sipas rrethanave ekonomike dhe
politike rregullojnë mekanizmin ligjor, gjithashtu ky mekanizëm duhet të jetë në pajtueshmëri të
plotë me dokumentet juridiko politike të institucioneve të shtetit të caktuar.
Në bazë të ligjeve të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, komunat si njësi
themelore të vetëqeverisjes lokale kanë një shkallë të lartë të autonomisë lokale dhe janë në
harmoni të plotë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Kur kemi folur për aktet
komunale kemi konstatuar se hartimi i akteve komunale kërkon një vullnet të ligjvënësit,
respektimin e proceduarve, politikave, standardeve unike për hartimin e akteve. Qëllimi i hartimit
të akteve është të sjell lidhje dhe përputhje të plotë me sistemin ligjor. Po ashtu, konstatojmë se
70
për nxjerrjen e akteve organet komunale janë të obliguara të shikojnë se a janë plotësuar kushtet
për nxjerrjen e ndonjë akti dhe janë të obliguar që akti i cili nxirret të përmbaj elementet e normës
juridike. Hartimi i akteve komunale kalon nëpër një proces të planifikuar mirë dhe mjaft të
ndërlikuar kur kihet parasysh se kjo behet me qellim të mbarëvajtjes së punës së organeve publike
komunale lokale dhe të rregullimit të jetës së qytetarëve.
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale procedura për shqyrtimin e ligjshmërisë është
definuar në mënyrë të detajuar në kuptimin e afateve, kompetencave, organeve për shqyrtim e
ligjshmërisë në kuadër të autoritetit mbikëqyrës.
71
TË GJETURAT
Disa përfundime në këtë punim që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në Republikën e Kosovës
mund t’i nxjerrim nga hulumtimi i bërë në këtë fushë.
Funksionimi i vetëqeverisjes lokale është problem mjaft kompleks, i cili kërkon kapacitete, burime
efikase përmes të cilave ushtrohen funksione të caktuara në shërbim të qeverisjes së mirë dhe
efektive. Vlerësimi tregon se ekziston një bashkëpunim mes nivelit lokal dhe qendror gjatë tërë
procesit të shqyrtimit të akteve të komunës, por ai duhet të konsolidohet. Në kuadër të kësaj mund
të potencohet se gjatë funksionimit të pushtetit lokal dalin edhe vështirësi të natyrave të ndryshme,
të cilat kërkojnë zgjidhje dhe angazhime të shtuara.
Një vështirësi e konstatuar në sistemin e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është
mosrespektimi në tërësi i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në dispozitat që kanë të bëjnë me
nxjerrjen e akteve juridike komunale nga ana e institucioneve komunale. Kjo sjellë deri te
vështirësitë me të cilat duhet ballafaquar jo vetëm niveli lokal i qeverisjes dhe niveli qendror, por
njëkohësisht në këto raste ballafaqohen edhe qytetarët, sepse veprimet e tilla sjellin efekte të
padëshiruara juridike për ta. Këtu nënkuptohen disa çështje të cilat lidhen me nxjerrjen e akteve
komunale.
Komunat t’i themelojnë komitetet konsultative më qellim të përfshirjes së qytetarëve në
vendimarrje, konform nenit 73 të LVL- së. Komunat të respektojnë parimet, kriteret dhe
procedurat ligjore për hartimin dhe miratimin e akteve juridike nënligjore.
Një nga përgjegjësitë dhe sfidat kryesore të komunave është funksionalizimi i webfaqeve të
komunave dhe publikimi i akteve të miratuara. Pasi komunat kanë aktivitete të ndryshme, është
paraparë që publikimi i informatave në web-faqet komunale të jetë e domosdoshme, ngase ju
mundëson qytetarëve të jenë të informuar lidhur me aktivitetet dhe punën e organeve të komunave.
Veç kësaj, vërehet mungesa e pranisë së publikut në takimet e kuvendeve komunale, problem ky i
përgjithshëm në shumicën e komunave të Kosovës. Shkalla e ulët e pjesëmarrjes së publikut është
rezultat i disa faktorëve, përfshirë fushatat informuese joadekuate dhe të pamjaftueshme komunale
për banorët.
72
LITERATURA DHE MATERIALET E PËRDORURA
1. Prof. Dr. Esat Stavileci, “Hyrje në Shkencat Administrative”, Enti i teksteve dhe mjeteve
mësimore i Kosovës. Prishtinë, 1997.
2. Prof. Dr. Kadri Kryeziu,”E Drejta Administrative”, Prizren, 2019.
3. Prof. Dr. Kurtesh Saliu, “E Drejta kushtetuese”, libri 1, Prishtinë, 1998.
4. Prof. Dr. Ferid Selimi; Qeverisja Vendore, Shqyrtime Krahasimtare, Prishtinë, 2008.
5. A Practical Guide to Citizen Participation; USAID/RTI International – Local Government
Assistance, Romania, 2001.
6. Prof. Dr. Bajram Pollozhani, “Teknika legjislative- juridike dhe roli i saj në hartimin e ligjeve
dhe dispozitave tjera juridike”, Prishtinë, 1995.
7. Prof. Dr. Arsim Bajrami, “Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2010.
8. Prof. Dr. Kadri Kryeziu, “ E Drejta Kushtetuese”, Prizren, 2006;
9. Prof. Dr. Agni Aliu& Esat Stavileci, “Qeverisja Lokale- Njoftime themelore dhe shqyrtime
krahasimtare”, Prishtinë, 2011.
10. Akademik, Luan Omari, “Sistemi Parlamentar”, Tiranë, 2004.
11. Prof. Dr. Arsim Bajrami, “E Drejta e Kosovës në Tranzicion”, Prishtinë, 2002.
12. Prof. Dr. Osman Ismaili, “Filozofia e së Drejtës”, Prishtinë, 2006.
13. Dr. Sc. Hazër Susuri,”E Drejta Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2011,
14. Iain Mc Lean, “Fjalor Politik”, Tiranë, 2000.
73
Ligjet dhe rregulloret e aplikueshme
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Kosovë- Prishtinë, 15 qershor 2008.
2. Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Strasburg, tetor 1985.
3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Qershor, 2008, Prishtinë.
4. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, Nr. 03/L-049
5. Ligji për Kufinjtë Administrativ, Nr. 03/L-041
6. Përmbledhje e Ligjeve të Qeverisjes Lokale, Prishtinë, 2009.
7. Legjislacioni i Qeverisjes Lokale 1999-2011 Prishtinë, 2011.
8. Transparenca Lokale dhe Pjesëmarrja Publike, Prishtinë, dhjetor 2009.
9. Udhëzimi administrative Nr. 2008/09 “PËR TRANSPARENCËN NË KOMUNA” – MAPL.
10. Shkresa ligjore, MAPL.
11. Udhëzim Administrativ Nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna.
12. Udhëzues për ngritjen e cilësisë së akteve komunale, Prishtinë, nëntor, 2011.
13. Statuti i Komunës së Suharekës, Suharekë 2008.
14. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Aktgjykim, Lënda Nr. KO 01/09, 18 mars 2010.
15. Aktet Komunale, OSCE, Prishtinë, shtator, 2009.
16. Analizë e Funksionimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, Prishtinë, 2013.
17. Regullore për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, Nr. 01/2016.
18. https://kk-arkiva.rks-gov.net/mapl/Main-menu/Legjislacioni/Keshilla-Ligjore.aspx?page=3
19. Raporte vjetore të MAPL-së.
74