The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Burim Ademi, 2022-01-19 08:37:46

Osman Voci- Punimi i Diplomes

Osman Voci- Punimi i Diplomes

51

Në vitin 2007 Kuvendi Komunal Suharekë ka pasur 41 asambleistë, nga këto zgjedhje
Kuvendin Komunal nuk e udhëheq kryeshefi ekzekutiv, por atë e udhëheq kryesuesi i asamblesë
(kuvendit), kryesuesi i Kuvendit Komunal zgjedhet me shumicë të votave nga anëtarët e
kuvendit. Në këto zgjedhje kryesues në Kuvendin Komunal në Suharekë zgjidhet, Rexhep Kuqi.

Zgjedhjet Komunale pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës - në vitinë 2009

Në vitin 2009 mbahen zgjedhje e para komunale pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës. Këto
zgjedhje mbahen me ligjin për zgjedhje komunale në Republikën e Kosovës, ligji nr. 03/L-
072. Mandati i Kuvendeve të Komunave dhe kryetarëve të komunave, mbaron në të njëjtin muaj,
në të katërtin vit, pas datës së zgjedhjeve të rregullta, sipas nenit 37 të Ligjit për vetëqeverisjen
lokale.94

Në komunën e Suharekës në këto zgjedhje kanë konkuruar, nga radhët e Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Sali Aslllanaj, nga radhët e Partisë Demokratike, Ramë Vataj, nga radhët e Aleancës
për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, nga radhët e Alenacës Kosova e Re …. Në raundin e
dytë kalojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj dhe kandidati i
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi95.

Këtë garë e fiton kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuqi dhe për
kryesues të asamblesë zgjidhet po ashtu kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vesel
Maliqaj.

Nga këto zgjedhje komunës së Suharekës nga 41 asambleistësa i kishte në zgjedhjet e kaluara i
takojnë 31 asambleistë96.

94Ligji nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Kosovë, neni 5.
95KKZ- Suharekë
96KKZ-Suharekë

52

Zgjedhjet komunale në vitin 2013

Në këto zgjedhje në komunën e Suharekës në raundin e dytë kalojnë kandidati i Lidhjes
Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Bali Muharremaj. Në këto zgjedhje garën për kryetar në raundin e dytë e fiton duke u rikthyer
në udhëheqjen e komunës së Suharekës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Sali
Asllanaj. Për kryesues të asamblesë komunale në këtë mandat zgjidhet Refki Gegaj nga radhët e
LDK-së97.

Zgjedhjet komunale në vitin 2017

Edhe në zgjedhjet komunale të vitit 2017 në komunën e Suharekës gara serioze zhvillohet mes
kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Në
raundin e dytë të zgjedhjeve kalojnë Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
dhe Dr.Sali Asllanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, këtë garë e fiton kandidati i AAK-së,
Bali Muharremaj, kryesues i asamblesë komunale zgjidhet nga radhët e AAK-së, Behxhet
Kuqi98.

Zhedhjet komunale në nitin 2021

Në zgjedhjet komunale të mbajtura tetor 2021 kanë garuar LDK-ja, AAK-ja, PDK-ja dhe VV-
ja. Kandidat për LDK- Dr.Ardian Shala ,AAK- Bali Muharremaj, PDK- Dr.Murtez Zekolli
dhe nga VV Sali Zyba. Në këtë garë nuk ka patur balutazh dhe ne raundin e pare ka fituartë
AAK-ja me kandidatin Bali Muharremaj, kurse kryesues i Kuvendit Komunal përseri
rizgjidhet Bexhet Kuqi edhe për nje mandatë katër vjeqar99

97KKz-Suharekë
98KKZ- Suharekë
99 KKZ- Suhareke

53

Nxerrja e Statutit.

Kuvendi i komunës mund të miratojë akte brenda fushës së kompetencave të tij. Aktet e kuvendit
të komunës vlejnë në territorin e komunës që ka miratuar aktin100.Në këto akte përfshihet edhe
statute i komunës.

Statuti i komunës miratohet dhe mund të ndryshohet me, së paku, votim të dy të tretave të
anëtarëve të kuvendit të komunës101.

Në mbështetje të dispozitave të nenit 12.2 dhe 12.3 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/ L-
040, Kuvendi i Komunës së Suharekës, në mbledhjen e mbajtur më 04.11.2008 miratoi statutin e
komunës së Suharekës.Statuti i komunës është akti më i lartë juridik që miratohet nga Kuvendi i
Komunës, në pajtim me legjislacionin në fuqi. Statuti rregullon kompetencat dhe pushtetin e
komunës, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në mbledhje, aktivitetet dhe mënyrën e
vendosjes në punët publike, organet e komunës dhe shërbimin civil, të drejtat dhe detyrat e
anëtarëve të kuvendit, administrimin financiar, konfliktin e interesave, aktin formal, dokumentet
zyrtare dhe informatat102.

Komuna e Suharekës, ka emblemën dhe flamurin e vet. Përmbajtja dhe përdorimi i emblemës
përcaktohen me vendim të posaçëm të Kuvendit të Komunës.Asnjë person, përveç komunës, nuk ka të
drejtë ta përdorë emblemën, flamurin ose simbolet tjera të komunës, për qëllime komerciale, pa autorizim
të shkruar nga kryetari i komunës103.

Komuna e ka statusin e personit juridik.Komuna e ka të drejtën e posedimit dhe të administrimit
të pronës, mundësinë për të ushtruar padi dhe për të qenë e paditur në gjykata, të drejtën për të
lidhur kontrata të drejtën për të marrë punëtorë në punë si dhe kompetenca të parapara me ligj104.

100Ligji për vetëqeverisjen lokale nr. 03/L-040, neni 12, pika 1, dhe 2.
101Ligji për vetëqeverisje lokale nr. 03/L-040, neni 12, pika 3
102Statuti i Komunës së Suharekës, neni 1.
103Statuti i Komunës së Suharekës, neni 3.
104Statuti i Komunës së Suharekës, neni 4.

54

7.Kapitulli I VII

O J Q në komunën e Suharekës

Shoqata me themelues personat juridik (Asociacione, Unione, Liga, Federata, Rrjetet)

1. Akti Themelues i nënshkruar;
2. Statuti i OJQ-së;
3. Themeluesit, të kenë vendimin për caktimin e personit që përfaqëson shoqatën në këtë

rrjet (emri i OJQ-së, emri dhe mbiemri të përfaqësuesit të autorizuar, numri i
letërnjoftimit, nënshkrimin, se paku 5 anëtarë) dhe kopja e letërnjoftimit të personit
përfaqësues. Fotokopja e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së themeluese;
4. Fotokopja e letërnjoftimeve të themeluesve.105

Aktiviteti i organizatave joqeveritare në Suharekë është i vlefshëm, por jo gjithmonë këto
organizata kanë kontribuar për të bërë ndryshime në shoqërinë civile.Vetë përfaqësues të OJQ-ve
thonë se ka raste kur organizatat veprojnë në mënyrë që disa persona të përfitojnë të mira
materiale, ose punojnë për interesa të caktuara të partive politike dhe donatorëve të
tyre.Organizatat joqeveritare janë organizime të financuara dhe të mbështetura nga faktorë të
ndryshëm joqeveritarë e që krijohen për të zgjidhur një problem shoqëror, individual, grupor ose
më të gjerë.

105 Ligji për lirnë e asocimit në organizatat jo qeveritare, ligji nr. 04/L-57.

55

Nëkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Në Suharekë është organizata e parë jofitimprurëse

Roli i OJQ-ve, është korrigjimi i punëve të Qeverisë lokale,qendrore dhe i institucioneve tjera.

Një pjesë e organizatave ka luajtur rolin mirë, ndërkaq pjesa tjetër e ka keqpërdorur detyrën, ka

raste kur OJQ-të lokale kanë përfituar fonde të shumta nga organizatat ndërkombëtare, por që

asnjëherë nuk kanë siguruar dëshmi për mënyrën e shpenzimeve.

Përfundimisht, organizatat joqeveritare nuk i kanë përmbushur misionet e veta, me përjashtim të

disa prej tyre, sepse janë derdhur shumë fonde, ndërsa nuk ka ndonjë ndryshim të gjendjes,

ndonjë përshpejtim të proceseve demokratike dhe nuk ka ndonjë ndikim në ndryshimin e punës

së Qeverisë lokale ,qendrore dhe institucioneve përgjegjëse për gjendjen që kemi sot këtu.

-Pra, një numër i vogël prej tyre ka përmbushur misionin, ndërsa pjesa tjetër ka ekzistuar dhe

ekziston vetëm për të mbledhur fonde dhe për të shpenzuar para, e për të cilat asnjëherë nuk ka

siguruar mbulesë.

Në Suharekë, po thuajse për të gjitha lëmenjtë ka edhe organizata joqeveritare, si organizata

kundër korrupsionit, drogës, organizata për arsim, edukim, shëndetësi, mundësi të barabarta dhe

përfshirje në çështjet sociale.Organizatë tjetër joqeveritare, misioni i së cilës është të mbështesë

zhvillimin e demokracisë, duke fuqizuar qytetarët dhe sektorin joqeveritar për të ndikuar në

rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të pushtetit lokale. OJQ-të pas përfundimit të luftës,

kanë qenë dukuri e re dhe për këtë mungon besimi reciprok ndërmjet shoqërisë civile dhe

institucioneve qeveritare.Kjo ka ardhur si rezultat i moskomunikimit të sinqertë ndërmjet këtyre

dy palëve. Do të thotë institucionet tona, partitë politike i shohin me shumë rezerva,
paragjykime, më tepër duke tentuar t’i njollosin se dikush i ka themeluar ato, dikush qëndron

prapa tyre.Dhe, sa më shpejt që të heqin këto paragjykime dhe të realizojnë një komunikim të

sinqertë me shoqërinë civile, besoj se do të kalojmë në një stad tjetër të bashkëpunimit,

që i bie në stadin e partneritetit.
Logjika e dytë ka të bëjë me një lloj konflikti politik, arsyetim politik se institucionet qeverisëse
e konsiderojnë shoqërinë civile si të panevojshme, në kuptimin se ata nuk dëshirojnë që të kenë
një shtresë apo kategori të grupeve të njerëzve që kritikojnë apo monitorojnë punën e
tyre.Politika tenton që kushtimisht ta minimizojë hapësirën e shoqërisë civile për të atakuar
shoqërinë civile me elemente negative.

56

OJQ-të aktive në komunën e Suharekës.

Në komunën e Suharekës janë aktive 11 OJQ, të cilat merren me organizime kulturore dhe të
ndryshme. Të njëjtat subvencionohen nga Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë106:
OJQ të cilat financohen nga buxheti i DKRSM janë:
1.Teatri i ëndrrave 1500 euro
2.Përparimi i komuniteteve 700 euro
3.Fuqizimi i gruas dhe rinisë në Suharekë 5500 euro
4.Shoqata për trashëgëmi kulturore “Plisi” 2000 euro
5.OJQ Algortimi 2500
6.Alternativa për integrim 1000 euro
7.OJQ Aria 1500 euro
8.Qendra Rinore “Shtepia e Felbahut” 1500 euro
9.GAM Theranda 1500 euro
10.Sociabiliteti 1500 euro Young People are The Future 1500 euro
11.Handikos Suharekë 1500 euro
Përveq këtyre OJQ-ve Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgat financon edhe klube të
ndryshme sportive, si dhe artiste, poet dhe letrar nga komuna e Suharekës.
Shuma e përgjithshme që DKRSM financon klubet sportive, OJQ-të, poetët artistët dhe individ të
ndryshëm është 120 000 (një qind e njëzet mijë) euro në vit107.

106 Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, Komuna e Suharekës.
107Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, Komuna e Suharekës.

57

Roli i mediave në komunën e Suharekës

Mediat paraqesin faktorë të rëndësishëm për opinionin publik, si dhe për subjektet politike,
shoqatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Se sa janë të zhvilluara mediat varet nga shkalla
e zhvillimit të demokracisë dhe të shoqërisë brenda një vendi.108

Mediat poashtu janë faktorë shumë të rëndësishëm edhe në qeverisjen lokale, tani mediat
elektornike mundë t’i quajmë edhe si kontrollues të qeverisjes lokale, të cilat në kohë të shpejtë
informojnë qytetarët për punët, vendimet, por edhe dështimet e qeverisjes lokale.Media apo
gazetaria profesionale, ka rol dhe ndikim të rëndësishëm dhe kryesor për informimin e drejtë të
qytetarëve të komunës, për punët, të arriturat dhe dështimet e qeverisjes lokale në komunën e
Suharekës.Gazetaria profesionale, thjesht jopolitike, do të kishte ndikim kryesor për informimin
objektiv të qytetarëve, si dhe do të kishte rolin vendimtar në informimin e drejtë të qytetarëve për
ngjarjet dhe ndodhitë brenda një vendi. Mediat në Kosovë kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin e
institucioneve demokratike, ku do të zbatohej ligji dhe ku do të funksiononte shteti ligjor, si dhe
përgjegjësia institucionale.109

Sa i përket rolit të gazetarisë, apo në këtë rast rolit të mediave elektronike në komunën e
Suharekës, ato kanë shumë ndikim në opinion publik i cili është njëri ndër faktorët kryesor të
organizimit politik dhe shoqëror. Por mediat duhet të jenë profesionale, të paanshme dhe të
pandikuara nga qeverisja lokale, apo ndikimet për interesa të përfitimit nga afaristë të
ndryshëm.Ka gazetari që është e prirë të jetë oponencë e qeverisë, ashtu sikurse ka gazetari që
është e prirë më pak të jetë oponencë e qeverisë dhe ka gazetari që është në shërbim të qeverisë
(kjo e fundit është thjesht një devijim nga gazetaria). Riçard A. Bamsted thotë është në natyrën e
gazetarisë kundërshtia me qeverinë: “Marëdhënia ndërmjet qeverisë dhe shtypit është
marëdhënie kundërshtie dhe shumë reporterë e preferojnë këtë mënyre”.110

108. Burjani Blerim, “Shtypi I lirë dhe demokratizimi I shoqërisë”, Prishtinë, v.2000, fq.11
109. Burjani Blerim, “Shtypi I lirë dhe demokratizimi I shoqërisë”, Prishtinë, v.2000, fq. 17.

110. Kosumi Bajram, “Zhanret e Gazetarisë”, Prishtinë, v.2016, fq.67

58

Sa i përket gazetarisë apo në rastin konkret mediave elektronike (portale) në komunën e
Suharekës, ato informatën për opinionin publik, apo kontrollin për punën e qeverisjes lokale, disa
nga to e bëjnë varësisht nga preferncat e tyre politike dhe interesat financiare. Në komunën e
Suharekës funksiojnë disa media elektronike apo portale: “Radio Vala”,“Theranda Post”,
“Suhareka Online, “Lajme nga Suhareka”, “Suhareka Express”, “Theranda Qyteti Im”,
dhe “Komuna Suharekë”.Këto janë disa nga portalet të cilat qytetarët e komunës informohen për
ndodhitë në komunën e Suharekës.Sistemi i informimit dhe i komunikimit është element i
rëndësishëm i sistemit demokratik shoqëror e politik shoqëror e politik dhe faktor organizativ i
veprimtarisë së gjithëmbarshme informative në shoqëri.
Konsdierohet fenomen i rëndësishëm dhe aktual, sepse, jashtë shoqërisë njerëzore nuk ka as
informim e as komunikim.Pa këtë sistem, shoqëria bashkëkohore, do të mbetej pa instrumente të
rëndësishme për të orientuar zhvillimin në të gjitha sferat e jetës, ndërsa, sistemi shoqëror-politik
do të mbetej, pa levën e rëndësishme për funksionimin e tij të përgjithshëm.111

111. Kabashi Shaip, “Roli I opinionit public në jetën politike”, Prizren, v. 2004, fq.110.

59

Demokratizimi i brendshëm i pushtetit lokal

Hulumtimi është bërë më qëllim që ky hulumtim të jetë i mirëfilltë dhe raporti i hulumtimit të
ketë një shkallë të vleshmëri së dhe besueshmërisë, kemi zhvilluar një anketë me qytetarë. Për
metodën e anketimit kemi shfrytëzuar një pyetësor të përbërë nga gjithësej 11 pyetje, prej të
cilave gjashtë (6) prej të cilave (të parat) kanë të bëjnë me gjininë, përgatitjen shkollore, është
apo jo anëtar i ndonjë prej partive politike dhe përvoja e atij/asaj si anëtar i ndonjë partie politike,
si dhe a ka qenë ndonjë herë në strukturat udhëheqëse të ndonjë prej degëve të partive politike.
Duke u bazuar në këto analiza dhe pyetësor, ne kemi nxjerrë disa përfundime (konkluza). Nga
përfundimet e nxjerra, hipoteza është vërtetuar si pjesërisht e saktë, për hipotezën se: ”Qeverisja
lokale në Suharekë, nuk ka demokratizim të brendshëm”.

Shi për këtë, strukturat udhëheqëse të qeverisjes lokale dhe të degëve të partive politike në
Suharekë, duhet të shtojnë, mundësinë e ndikimit të anëtarëve të tyre në bërjen e politikave dhe
vendimmarrjes së rëndësishme brenda forumeve të tyre.

Subjekti i hulumtimit – për shkak të rëndësisë së veçantë që ka demokratizimi i brendshëm i
qeverisjes lokale dhe partive politike dhe veçanërisht roli i anëtarësisë (qytetarëve) në krijimin e
politikave dhe vendimmarrjet e rëndësishme brenda saj, kemi zgjedhur si subjekt hulumtimi.
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është mbledhja e sa më shumë informatave, mendimeve dhe
fakteve, me të cilat mund të nxjerrim përfundime dhe propozime për strukturat udhëheqëse të
qeverisjes lokale në Suharekë, për një qasje demokratike në bërjen e politikave dhe marrjen e
vendimeve të rëndësishme brenda tyre.

Metodologjia

Mbledhja e shënimeve teknike

Në mënyrë që ky hulumtim të bëhet sa më objektiv dhe i suksesshëm, kemi përdorur metodën e
pyetësorit. Metoda e cila është përdorur gjatë këtij hulumtimi është:

1. Pyetësori

60
Qytetarët
Të anketuarit në hulumtim e bërë përfshinë numrin e përgjithshëm të cilët janë përgjigjur në
pyetësor .
Statistikat dhe përfundimet nga pyetësorët

Fig 1.Gjinia?

meshkuj 81%
femra 19%

61

Fig 2. Përgatitja juaj shkollore?

fillorja 6%
e mesme 40%
e larte/superiore
54%

Fig 3. Jeni anëtar i ndonjë prej partive politike në Kosovë?

po 67%
jo 26%
s'ka pergjigjje 7%

62

Fig 4. Përvoja Juaj si anëtar i partisë politike?

0-1 vit 46%
2-4 vite 8%
4 e me shume
vite 46%

Fig 5. Keni qenë ndonjëherë në strukturat udhëheqëse në ndonjë nga degët e partive politike?

po 46%
jo 54%

63

Fig 6. Sa ju konsultojnë udhëheqësit e pushtetit lokal për vendimet e rëndësishme ?

shume 21%
pak 60%
aspak 19%

Fig 7. Sa keni ndikim në bërjen e agjendës së mbledhjeve të Qeverisjes lokale?

shume 15%
pak 56%
fare 29%

64

Fig 8. Sa keni hapësirë të debatoni me pushtetin lokal për çështje të ndryshme?

shume
29%
pak 54%

fare 17%

Fig 9. Sa jeni të kënaqur me punën e kryetarit të komunës ?

shume
46%
pak 29%
aspak 25%

65

Fig 10. Sa i njeh udhëheqësi juaj metodat demokratike të vendimmarrjes?

shume
50%
pak 42%
aspak 8%

Fig 11. A i favorizon kryetari i komunës njerëzit që i qëndrojnë më besnik atij?

po 67%
jo 6%
Nganjehere
27%

Analiza e përgjigjeve në pyetësorë
Sipas përgjigjeve që kanë dhënë në pyetësor, shumica e respodentëve deklarojnë se: -
Udhëheqësit e qeverisjes lokale nuk i japin hapësirë qytetarëve për të ndikuar në politikat dhe
vendimet e qeverisë lokale112.

112 Anketa është realizuar nga autori.

66

Konkluzione

Komuna e Suharekës sikurse edhe komunat tjera në Republikën e Kosovës, punën, zhvillimin
dhe reformimin e tyre e kishin filluar në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Edhe
pse në gjendje të shkatërruar të administratës, të objekteve dhe në mungesë të
dokumentacioneve, sikurse gjitha komunat tjera në Kosovë edhe komuna e Suharekës ka pasur
një proces të vështirë të nisjes së punës, sistemimit dhe funksionimi të administratës. Rol të
veçantë dhe ndihmë të madhe në këtë drejtim ka dhënë administrata e UNMIK-ut, e cila në
kohën e pasluftës është vendosur me mision në Kosovë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara,
për të ofruar ndihmë në organizimin e administratës shtetërore dhe në monitorimin e punëve të
cilat i kryejnë institucionet vendore. Në atë periudhë në komunën e Suharekës kryetari I parëi
komunës është emëruar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të
para komunale,njëkohësisht krahas kryetarit dhe vartësve të tij ka funksionuar edhe
administratori komunal përfaqësues i UNMIK-ut i cili ka pasur kompetenca të mëdha dhe
ekzekutive në nivel komunal.

Pas rreth 16 muajve pas çlirimit të Kosovës dhe emërimit të drejtuesve komunalë konkretisht
kryetarëve të komunave, më 28 tetor, të vitit 2000, mbahen zgjdhejet e para lokale për zgjedhjen
e Kuvendeve Komunale, këto zgjedhje nën organizimin dhe monitorimin e OSBE-së mbahen
edhe në komunën e Suharekës, ku qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin
Komunal. Në atë kohë kryetari i komunës sipas sitemit të atëhershëm të zgjedhjeve, zgjidhet nga
kuvendi komunal me 2/3e votave nga të gjithë anëtarët e kuvendit komunal. Sistemi zgjedhor për
zgjedhjet komunale ndryshon në vitin 2007, më 17 nëntor 2007 qytetarët e komunës së
Suharekës votojnë për herë të parë në sistemin në mënyr të drejtëpërdrejtë për kandidatët e
preferuar të tyre që synojnë të udhëheqin komunën. Në këto zgjedhje ishte hera e fundit ku
misioni i UNMIK-ut organizonte zgjedhjet lokale në Kosovë, pak muaj para shpalljes së
pavarësisë së Kosovës. Deri në këtë kohë komuna e Suharekës mund të themi se kishte arritur
një zhvillim të mirë të adiministatës duke u ndihmuar edhe nga misioni i UNMIK-ut dhe
përvojave të ndryshme të shteteve tjera. Qytetarët e komunës së Suharekës kryenin shërbimet
komunale të tyre pa probleme dhe pengesa. Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës komuna
kishte mungesë të ligjit për vetëqeverisje lokale dhe funksiononte me vendime të misionit
ndërkombëtar të UNMIK-ut. Mund të themi se kjo ka qenë njëra ndër problemet e komunave,

67

dhe se ato nuk kanë pasur pavarësinë e nevojshme për të vepruar pasi që të njëjtat kanë qenë
gjatë gjithë kësaj kohe në monitorimin e UNMIK-t dhe në hapësirë të ngushtë veprimi.

Qeverisja lokale në komunën e Suharekës, pas shpalljes së pavarësisë nga Republika e Kosovës.
Më 4 qershor 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke i pasur parasysh parimet e
vetëqeverisjes lokale të Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale protokollet e saj, me qëllim të
themelimit të një sistemi të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale dhe të përmirësimi të
efikasitetit të shërbimeve publike në Republikën e Kosovës, në mbështetje të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, duke e njohur nevojën për ta sjellë vendimmarrjen më afër qytetarëve
për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushte të jetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së
Kosovës, duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve
joshumicë në Republikën e Kosovës; Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton ligjin për
vetëqeverisje lokale.

Me këtë ligj komunave të Republikës së Kosovës iu përcaktohen qartë kompetencat e tyre për të
udhëhequr dhe menaxhuar me komunat.

Po ashtu më 15 qershor 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton ligjin për zgjedhjet
lokale.Ligji ka për qëllim administrimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike për
kuvendet e komunave dhe për kryetarët e komunave dhe me qëllim të fuqizimit të qeverisjes
lokale demokratike.

Në nëntor të vitit 2009 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë në Republikën e Kosovës
mbahen zgjedhjet lokale sipas ligjit për zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Në këto zgjedhje
komunës së Suharekës, duke u bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, sipas numrit të banorëve
në territorin e komunës së Suharekës, numri i asambleistëve për asamblenë komunale bie nga
numri 41 sa ishte në zgjedhjet e vitit 2007 në 31 asambleistë.

Në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 të mbajtura, në komunën e Suharekës në raundin e parë
nuk e fiton asnjëri nga kandidatët, por në raundin e dytë shkojnë kandidati i Lidhjes Demokratike
të Kosovës dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në raundin e dytë të mbajtur më
13 dhjetor 2009, garën për kryetar të komunës e fitoi kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, kjo për herë të parë pas luftës duke ia marrë mandatin Lidhjes Demokratike të
Kosovës, e cila që nga paslufta kishte udhëhequr me komunën e Suharekës. Në zgjedhjet

68

komunale te nëntorit 2009, në komunën e Suharekës, pas raundit të dytë të balotazhit ndërmjet
kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës, komunën e Suharkës e kthen në menagjim kandidati i Lidhjes Demokratike duke e
fituar garën për kryetar të komunës. Ndërsa në zgjedhjet e tetorit 2017, gara për kryetar të
komunës në raundin e dytë (balotazh) në Suharekë është zhvilluar ndërmjet të njëjtëve kandidatë
të cilët ishin edhe në zgjehdjet e vitit 2009, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, garën në këto zgjedhje e ka fituar kandidati nga radhët e
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo çka është shqetësuese nga ana e qytetarëve të komunës së Suharekës, pas ndërrimit të
pushteteve në udhëheqjen e komunës, vërehet se pasi njëri apo tjetri kandidat fiton garën dhe
merr mandatin për të udhëhequr me komunën, ai përveç posteve politike të ekzekutivit që sipas
ligjit për vetëqeverisje lokale është në kompetencë të kryetarit të zgjedhë dhe të emërojë drejtorët
e dikastereve, është evdiente se këta e shfrytëzojnë pozitën dhe punësojnë me kontrata mbi vepër
në periudhë prej 6 muajsh njerëz të afërt me partinë e tyredhe e gjithë kjo nuk shfrytëzohet për
nevojat ose për nevoja të ofrimit të shërbimeve për qytetarët, kjo shfrytëzohet për t’i sistemuar
personat e afërt me subjektin politik dhe kjo i kushton komunës në shpenzimet për paga të stafit
të administratës.

Kjo vërehet edhe në hulumtimin e bërë me anketë për qytetarët e komunës së Suharekës, të cilët
në pyetjen se a i favorizon kryetari i komunës njerëzit që i qëndrojnë besnikë ndaj tij, 67 % janë
përgjigjur me PO, ndërsa në pyetjen e parashtruar se sa keni hapësirë të debatoni me organet e
pushtetit lokal për çështje të ndryshme, vetëm 29% e të anketuarëve janë përgjigjur me opsionin
Shumë, po ashtu edhe në pyetjen se sa keni ndikim në në bërjen e agjendës së mbledhjeve të
qeverisë lokale një numër prej 15 %, të anketuarëve janë përgjigjur me opsionin shumë. Në
përgjigjen e pyetjes se sa ju konsultojnë udhëheqësit e pushtetit lokal për vendimet e
rëndësishme, 29 % e të anketuarëve japin përgjigjen pozitive mëshumë.

Duke i analizuar përgjigjet e të anketuarëve për qeverisjen komunale në Suharekë, vërehet se
kryetari i komunës së Suharekës favorizon njerëzit e afërt të tij, ndërsa sipas përgjigjeve të
anketuarëve mungon hapësira debatuese për çështjet komunale ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit
lokal, mungon edhe ndikimi i qytetarëve në bërjen e agjendës së mbledhjeve të qeverisë
komunale duke u bazuar në nevojat e tyre, edhe në vendimet e rëndësishme për komunën e

69

Suharekës udhëheqësit komunalë sipas anketës së zhvilluar nuk konsultohen dhe nuk merren
parasysh mendimet e tyre.

Për shkak të këtyre të dhënave dhe gjendjes faktike në udhëheqjen komunale të Suharekës
vërehet se mungon llogaridhënia dhe përgjegjësia nga organet udhëheqëse komunale te qytetari
dhe votuesi.

Përkundër disa të metave dhe ngecjeve në disa dikasterë të caktuar, mund të konkludojmë se
komuna e Suharekës ka një zhvillim dhe reformim të mirë që nga viti 1999 kur ka qenë edhe
fiilimi apo nisja e ndërtimit të administratës komunale, e deri më tani, administrata komunale
është e trajnuar dhe ofron shërbime dhe informacione më të shpejta dhe më efikase për qytetarët,
po ashtu ka zhvillim të kënaqshëm në aspektin infrastrukturor, ku qytetarëve të saj i lehtësohet
jeta.

Rekomandime

Duke i analizuar të dhënat të nxjerra nga dokumentet e komunës së Suharekës, si dhe rezultatin
përfundimtar të anketës, nga qytetarët, për punën e Kuvendit Komunal, kryetarit të komunës,
ndikimit të tyre në vendimarrje në punët që kanë ndikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, mund të
rekomandojmë që organet udhëheqëse të komunës së Suharekës të kenë më shumë konsultime
me komunitetin për projekte të ndryshme që kanë ndikim në jetën e qytetarëve të asaj zone,
mendimet dhe kërkesat e qytetarëve të merren parasysh dhe të jenë me prioritet.

Po ashtu në të ardhmen, të vazhdojë reformat në administratë, në marrjen e shërbimeve
komunale për qytetarët, të lehtësohet qasja dhe aplikimi për dokumentacion përmes internetit,
dhe pagesat për taksat dhe shërbimet komunale të bëhen në mënyrë online.

Të mos ngarkohet administrata komunale me staf të panevojshëm dhe prioritet të jetë ofrimi i
mundësive për investitorët që qytetarët të kenë mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm dhe jo
Kuvendi Komunal të jetë objektivi i gjithë të rinjve të komunës për punësim.

Punësimi dhe avancimi në pozita të bëhet sipas meritokracisë, performancësdhe kualifikimit
adekuat dhe jo sipas bindjeve politike apo edhe lojalitetit ndaj atyre që udhëheqin me komunën.

70

Literatura që përdoret

Kvall Melbye Tranoy - Politika dhe Demokracia,Rozafa, viti i botimit, 2006.
Taman M.Horthav - Decentralizimi :Eksperentimi dhe Reforma, viti botimit, 2007
Agur Alu dhe Esat Stavileci - Qeverisja Lokale, Prishtinë, viti botimit, 2009
Bob Mattheë dhe Lis Ross - Metodat e Hulumtimit, viti i botimit, 2010
Prof.Dr, Bajram Kosumi - Zhanret e Gazetarise,Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,
viti i botimit, 2016
Prof.Dr.Kadri Kryeziu - Pluropartizmi në Kosovë, Brezi 81, viti i botimit, 2014
Prof.Dr.Kadri Kryeziu -Administrimi Lokal, Universiteti i Prizrenit, viti, 2015
Dr.Ramiz Fazliu - Vetëqeverisja Lokale , UBT, viti i botimit, 2017, Prishtinë.
Prof.Sadik Haxhiu - Zgjedhjet, Sistemet Zgjedhore dhe Porceset Zgjedhore, botim i
pavarur, Prishtinë 2013
Dr.Fejzullah Berisha -Jusuf Zejneli - E Drejta Adminsitrative, botimi i dytë
Shkup,2019
Prof.Dr.Kadri Kryeziu - E Drejta Kushtetuese, Universiteti i Przrenit, viti botimit,
2016
Prof.Dr.Kadri Kryeziu - E Drejta e Zgjedhjeve , Univerziteti Mbretëror ILIRIA,
Prishtinë, viti i botimit, 2007
Mr.Sc.Blerim Burjani - Reforma Zgjedhore, Insituti i Kosovës për Politika
Zvillimore (IKPZH), Prishtinë, 2014
Mr.Sc. Blerim Burjani - Shtypi i Lirë dhe Demokratizimi i Shoqërisë, 2000
Dr. Sc. Safet Hoxha - Bazat e Prokurimit Publik, Universiteti “Ukshin Hoti”
Prizren, viti i botimit, 2016.
Dr.sc.Shaip Kabashi - Roli i opinionit publik në jetën politike, Prizren, viti i botimit
2004
Ligji për Zgjedhjet Lokale në Kosovë 03/L-072
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme 03/L-073
Ligji për Vetëqeverisje Lokale 03/L-040
Kuvendi i Komunës Suharekë, Buletini nr.1,v.2001 nr.2,v.2002, nr. 3, v. 2004, nr. 5,
v. 2006, nr. 7, v.2008

71

Biografia e studentit :

Emri - Osman

Mbiemri - Voci

Datëlindja - 12.04.1962

Gjendja civile : i martuar-Therandë ( Suharekë )

Adresa: Samadrexhë, K.K Suharekë

Arsimimi dhe kualifikimi
Shkollën fillore ,,19 Nëntori” në vendlindje – Samadrexhë.
Shkollimin e mesëm në gjimnazin ,,Jeta e Re’’në Suharekë - drejtimi i gazetarisë - ….….1982
Univerziteti i Prishtinës-Fakulteti Filozofik- Dega: Histori ………………………………..1989
Sh.L.P. “Bajram Curri”- Gjakovë Drejtimi : Histori - Gjeografi …………………....5.03.1998

Universiteti i Prishtinës -Fakulteti Edukimit- Qendra në Prizren- dega: Histori - Ed.Qytetare
………………………………………………………………………………….…….25.04.2014

Punësimi dhe eksperienca:
Punësohem si arsimtar i historisë në SH.F.” Dituria”në Samadrexhë------- 1.09.1991– 9.01.2005
Kamë qenë korrespodent i R.T.SH-ës nga regjioni i Prizrenit si ushtar i UÇK-ës nga ZOP-
1998-1999

Punësohem në Therandë në SH.M.të Mjekësisë për të ligjëruar lëndën e gjeografisë - 1.09.1999
Gazetar i së përditshmes ,,Bota Sot’’-korrespondent nga Theranda -------------------- 1999-2000
Gazetar i së përditshmes,,Zëri’’-korrespondent nga Theranda --------------------------- 2000-2002
SH.M.U. “Dituria” Samadrexhë (Gjeografi ) ------------------------------ 01.11.2008 – 31.08.2009
SH.M.U.”Hasan Prishtina” (Histori-Gjeografi) Semetisht – Therandë -01.11.2010 – 31.08.2014
SH.M.U.”Dituria” Samadrexhë (Histori)------------------------------------ 01.09.2014 – 31.08.2021

Funksionet politike
Kryetar i Parlamentit Rinor të Kosovës – P.R.K-së dega në Suharekë -----------1990 -1991
Anëtar i këshillit inicues i Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit ,,Motrat Qiriazi’’ Prishtinë
( Kuvendi themelues u mbajt në Samadrexhë - K.K. Suharekë ) --------------------- 10.06.1990
Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës- P.P.K-së dega në Suharekë --------------- 1991 – 1995

72

Anëtar i këshillit drejtues të P.P.K - ës , Prishtinë ----------------------------- 1995 – 2000
Nënkryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës P.P.K-së dega Suharekë ------------ 1995 – 2000
Nënkryetar i KMDLNJ-së në Suharekë -------------------------------------- 1995 – 2000
Sekretar organizativ i AAK-së dega në Prizren ----------------------------------------- 2001 - 2003
Kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës nga AAK-ës në zgjedhjet e para parlamentare
14.10-2001
Kandidat për këshilltar në asamblenë komunale në Prizren nga dega e AAK-së në ----------2002
Kryetar i degës së AAK-së në Therandë ---------------------------------- 15.05.2004 -11.03.2006
Anëtar i këshillit kombëtar të AAK-së Prishtinë-------------------------- 20.07.2004 -11.03.2006
Kandidat për këshilltar në asamblenë komunale në Therandë dega eAAK-së në --------2007
Këshilltar politik i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinëe Kosovës--- 10.01.2005
9.01.2008

Anëtar i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur --------------- 10.01.2005 - 09.01.2008
Nënkryetar i degës së AAK-ës në Therandë -------------------------------- 11.03.2006 - 13.11.2008

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008. Në kuvendin e fundit të AAK-së të
mbajtur me 13.11.2008 tërhiqem nga të gjitha funksionet politike qe i kam ushtruar dhe i
kthehem profesionit tim si mësimdhënës në SH.M.U “Dituria “ në vendlindje

Mirënjohje për kontribut :

Kuvendi Komunal i Therandës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për nder festive të fund
vitit me 29.12.2000 : Ndan Mirënjohje z.Osman Voci për kontribut të dhënë në informimin e
qytetarëve si korrespodent i së perditshmës gazetës “Zëri”.

Kuvendi Komunal i Therandës – Me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit - 13 Qershori
Nderon me Mirënjohje e “13 Qershori ” , z, Osman Sylejman Voci – për kontribut të dhënë
gjatë luftës së UÇK-së 1998 - 1999 për lirinë e vendit me (13-06-2018)

Gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe :

Anglisht-niveli i mesëm dhe serbokroatisht.

Të dhënat personale:

Jetoj në Samadrexhë të Therandë.( Suharekë )

Jam i martuar dhe kam 5 fëmijë : Iliri,Arbnoren,Ibrahimin,Fitoren dhe Arbnorin


Click to View FlipBook Version