The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Burim Ademi, 2022-01-19 08:37:46

Osman Voci- Punimi i Diplomes

Osman Voci- Punimi i Diplomes

1

UNIVERSITETI UNIVERSITETI UNIVERSITETI
“KADRI ZEKA” “UKSHIN HOTI” “HAXHI ZEKA”

GJILAN PRIZREN PEJË

FAKULTETI JURIDIK
STUDIME POSTDIPLOMIKE - MASTER
PROGRAMI – QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ZHVILLIMI I PUSHTETIT LOKAL NË KOMUNËN E SUHAREKËS

Mentor: Kandidati:
Prof.Asoc.Dr.Kadri Kryeziu Osman VOCI

2021

2

Përmbajtja

Abstrakti......................................................................................................................... 4

Hyrja............................................................................................................................5,6

Përkufizimi dhe arsyetimi i temës së propozuar.............................................................7

Qëllimi i studimit dhe objektivat............................................................................ ...... 8

1. Kapitulli 1........................................................................................................ 9
1.1 Profili i komunës së Suharekës...............................................................9,10
1.2 Qëllimi i profilit.........................................................................................11
1.3 Historiku i shkurtër i Suharekës...........................................................12,15

2. Kapitulli 2..................................................................................................... 16
2.1 Veqorit e Komunës së Suharekës ............................................................ 16
2.2 Karakteristikat klimatike.......................................................................... 16
2.3 Hidrografia.............................................................................................. 17
2.4 Flora dhe fauna........................................................................................ 17
2.5 Boniteti i tokës........................................................................................ 18
2.6 Zhvillimi institucional- ndarja e administratës dhe qeverisjes.............19,20
2.7 Gjendja aktuale e studimit për problemin e hulumtimit (baza teorike).... 21

3. Kapitulli 3...................................................................................................... 22
3.1 Okopimi serb dhe rrënimi i administratës komunale të vitit 1998.......22,23
3.2 Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi....................... 24
3.3 Kosova nën administratën e OKB-së....................................................24,25
3.4 Bordi administrativ i komunës në Suharekë – viti 1999......................... 26

4. Kapitulli 4..................................................................................................... 27
4.1 Sundimi i ligjit në Kosovë dhe mandati i UNMIK-ut............................ 27
4.2 Përkrahja e UNMIK-ut në zbatueshmërinë ligjore................................. 28
4.3 Periudha e pas luftës së UÇK-së 1999................................................... 29
4.4 Lindja dhe zhvillimi i administratës lokale............................................ 30
4.5 Objektivat e qeverisë lokale................................................................... 30
4.6 Çka janë komunat................................................................................... 31
4.7 Si janë themeluar komunat e tanishme................................................... 31
4.8 Përgjegjësitë e pushtetit lokal................................................................. 31
4.9 Qeverisja lokale dhe pjesët e saj............................................................. 32
4.10 Zgjedhjet e rregullave dhe vlerave për shoqërinë.............................. 32
4.11 Zgjedhja e strategjive për të arritur qëllimin e përbashkët.............32,33
4.12 Qeverisja e të zgjedhurve nga populli............................................... 33
4.13 Roli i qeverisjes lokale...................................................................33,34

3

5. Kapitulli 5..........................................................................................................35
5.1 Qeverisja lokale dhe organizimi territorial në republikën e Kosovës....... ..35
5.2 Organizimi funksional në organet administrative.................................. 35,36
5.3 Kompetencat vetanake................................................................................ 37
5.4 Kompetencat e deleguara........................................................................... 38
5.5 Kompetencat e zgjeruara............................................................................ 39
5.6 Organet komunale...................................................................................... 39
5.7 Kuvendi i komunës.................................................................................... 39
5.8 Kryetari i komunës.................................................................................... 40
5.9 Kryesuesi i Kuvendit Komunal................................................................. 41
5.10 Mbledhjet e Kuvendit të Komunës...................................................... 41
5.11 Vetëqeverisja lokale - nocioni kryesor............................................42,43
5.12 Sistemi organizativ i vetëqeverisjes lokale në Kosovë....................... 43
5.13 Vetëqeverisja lokale dhe demokracia..................................................44
5.14 Zgjedhjet pas çlirimit në Kosovë.................................................. .44,45
5.15 Vetëqeverisja lokale në Kosovë në periudhën 1999-2000.............45,46
5.16 E drejta e zgjedhjeve...........................................................................46

6. Kapitulli 6.......................................................................................................47
6.1 Llojet e zgjedhjeve në demokraci.............................................................47
6.2 Zgjedhjet lokale.........................................................................................48
6.3 Vetëqeverisja lokale në periudhën e vitit 2000-2008...........................48,49
6.4 Kryeshefi ekzekutiv..................................................................................49
6.5 Bordi i drejtorëve..................................................................................... 50
6.6 Ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve në nivelin komunal........................... 50
6.7 Zgjedhjet komunale në vitin 2007.......................................................... ,51
6.8 Zgjedhjet komunale të vitit 2009 pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës...51
6.9 Zgjedhjet komunale të vitit 2013............................................................. 52
6.10 Zgjedhjet komunale të vitit 2017........................................................ 52
6.11 Nxerrja e statutit të komunës.............................................................. 53

7. Kapitulli 7...................................................................................................... 54
7.1 OJQ-të në komunën e Suharekës............................................................. 54
7.2 Nënkëshilli për mbrojtjen etë drejtave dhe lirive të njeriut..................... 55
7.3 OJQ-të aktive në komunën e Suharekës.................................................. 56
7.4 Roli i mediave në komunën e Suharekës.............................................57,58
7.5 Demokratizimi i pushtetit lokal............................................................59-65
7.6 Konkluzionet........................................................................................66-69
7.7 Rekomandimet..........................................................................................69
7.8 Literatura e shfrytëzuar.............................................................................70
7.9 Biografia..............................................................................................71,72

4

Abstrakti

Tema e përcaktuar përmban një gamë interesante të zhvillimeve në shtetin e Kosovës për
pushtetin lokal, rindërtimin,zhvillimin dhe reformimin.Këto tre segmente janë kryqe të punimit
të masterit.Punimi i temës po ashtu do të ketë një qasje krahasuese në raportet komunë-komunë
dhe krahasimin e gjendjes me disa komuna rajonale në Ballkanin Perëndimor. Hipoteza
kryesore e përgjithshme e studimit do të jetë zhvillimi dhe reformimi i pushteti lokal.Për studim
do të përdoret metoda e analizës dhe sintezës, deskriptive, metoda statistikore dhe metoda
krahasuese.Përveç këtyre metodave do të përdoren edhe metoda tjera si çështë ajo
empirike.Rezultati i punimit do të përdoret si udhëzim rekomanduese për pushtetin lokal në
Suharekë dhe më gjer duke përfshirë këtu edhe institucionet tjera qeveritare.Tema e hulumtimit
paraqitet përmes një përmbledhjeje që e përkufizon problemin e trajtuar, pse është i rëndësishëm
studimi i tij (në raport me diskutimet bashkëkohore të fushës së studimit), cila është hipoteza e
përgjithshme, metodat, instrumentet dhe rezultatet e pritura. Tema e përcaktuar ka një rëndësi
teorike, praktike dhe shumë dimensionale duke pasur parasysh se nuk ka pasur temë të ngjashme
të trajtuar për zhvillimin e pushtetit lokal në veçanti për komunën e Suharekës. Qasja e trajtimit
nga unë do të jetë analitike dhe kritike për të ndihmuar dhe rekomanduar po ashtu reformimin e
pushtetit lokal në disa dimensione.Punimi do të hulumtojë shkaqet e lindjes se pushtetit lokal në
Suharekë, rëndësinë dhe konsolidimin funksional të pushtetit lokal.Po ashtu synoj nëmënyrë
kronologjike të pasqyroj zhvillimin e pushtetit lokal, pengesat, avantazhet, disavantazhet
nëndërtimin e politikave lokale për të përmirësuar apo reformuar punën e institucioneve lokale,
pastaj rolin e institucioneve qendrore dhe ndikimin ne zhvillimin e pushtetit lokal në Suharekë.
Dhe rolin e donatorëve ndërkombëtarë dhe ndikimet në zhvillimin ekonomik lokal,pastaj rolin e
mediave dhe shoqërisë civile në zhvillimin e pushtetit lokal.Ka disa arsye që më kanë shtyrë të
trajtoj këtë temë.Së pari për shkak se nuk ka punime të ngjashme dhe thelbësore që janë trajtuar
me herët, e dyta, dëshira ime për të trajtuar këtë temë në mënyrë kronologjike dhe përkushtimi
im se treti të kontribuoj sa do pak në paraqitjen e rekomandimeve të mia për reformimin e
pushtetit lokal në dobi të qytetarëve.Gjatë hartimit të punimit tim do ta përdor metodën e analizës
dhe sintezës, metodën empirik, metodën krahasimore, metodën historike dhe metodën
statistikore.

5

Hyrje

Duke inkurajuar debat më të gjerë mbi qeverisjen lokale në Kosovë, të nxis një transparencë më
të madhe të institucioneve komunale, të inkurajoj qeverisje dhe shërbime më të mira, si edhe të
mbështes konkurrencën e partive politike në nivel lokal. Mospajtimet politike në nivel lokal janë
zakonisht rreth kontrollimit të posteve ekzekutive të administratës komunale.Shumica e
administratave komunale ballafaqohen me etikë të dobët të punës, meqë nëpunësit e shtetit rrallë
mund ta humbasin punën e tyre për shkak të cilësisë së dobët të punës së tyre.Arsyeja për këtë
qëndron në mungesën e vijave të qarta të llogaridhënies ndërmjet nëpunësve të shtetit,
politikanëve të zgjedhur dhe elektoratit.

Sipas shumë politikanëve lokal mungesa e opozitës është një veçori positive, sepse opozita
shkatërron qeverisjen e mirë, ndërsa bashkëqeverisja paraqet një shenjë uniteti dhe bashkëpunimi
që i ul tensionet politike dhe e promovon respektin e elektoratit.Shumica e ballafaqimeve politike
në komuna bëhet për arsye se partitë dhe grupacionet e ndryshme dëshirojnë t’i kontrollojnë ato
poste të kuvendit ose administratës komunale që janë të leverdishme nga pikëpamja politike,
financiare, ose nga që të dyjat.Shpërblimi për partinë që fiton më së shumti vota është t’i
kontrollojë departamentet më të rëndësishme dhe më fitimprurëse të administratës komunale.
Mirëpo, partia kryesore zakonisht gjithashtu dëshiron që edhe partitë e tjera të udhëheqin të
paktën disa departamente, që kështu të bashkëndajnë përgjegjësinë për qeverisje dhe të ruajnë
formën meritokratike ( sipas meritave ) të caktimit të drejtorëve.

Lufta për të kontrolluar postet ekzekutive nuk zhvillohet gjithmonë vetëm ndërmjet partive, por
gjithashtu edhe brenda një partie, zakonisht kur fraksione të ndryshme nuk mund të bien në
pajtim lidhur me ndarjen e posteve kyçe.Që demokracia e vërtetë të zhvillohet në nivel lokal
duhet që baza të ketë ndikim më të madh politik, ashtu që pjesëtarët e aktiveve partiake të mund
t’i artikulojnë mendimet e tyre lidhur me politikat e degëve të partisë, të cilat në anën tjetër duhet
të jenë shumë më të pavarura nga qendrat partiake. Qeveritë lokale gëzojnë besim më të lartë dhe
sjellin satisfakcion më shumë se niveli qendror, niveli i fshatrave është edhe më i preferuar se ai i
komunave, gjë që sugjeron se sa më i ulët të jetë niveli i përfaqësimit politik aq më i lartë është
besimi në të nga ana e popullit.

6

Është shumë me rëndësi që hartimit të ligjit të ri mbi qeverisjen lokale t’i paraprijë një njohje e
qartë e implikimeve politike, ekonomike dhe financiare të revidimeve të propozuara. Duke ditur
që çdo rishikim i rregullores mbi qeverisjen lokale do t’i prekte interesat dhe balancin e forcave
ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit, është me rëndësi që ky proces të ndërmerret në
mënyrë të hapur dhe gjithpërfshirëse. Një shqetësim i madh për qytetarët kosovarë paraqet fakti
se vija e buxhetit të investimeve kapitale nuk bën dallim ndërmjet fondeve të paracaktuara për
përmirësimin e infrastrukturës së administratës komunale dhe të atyre fondeve investimet e të
cilave do t’i sillnin dobi të drejtpërdrejtë vetë qytetarëve. Duke marrë parasysh shkallën e lartë të
papunësisë që mbretëron në Kosovë, nuk ka arsyetim për mbrojtjen e në punësve të dobët në
administratën komunale.Një mënyrë e inkurajimit të konkurrencës në mes komunave, me synim
të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, është që rregullisht të botohen në shtypin e vendit
tabelat e klasifikimit sipas mbarëvajtjes dhe efikasitetit të punës.Qeveria lokale ka të bëjë me
institucionet ose subjektet specifike të krijuara për të ushtruar pushtetin shtetëror i cili nuk është i
rezervuar për institucionet qendrore dhe për të ofruar një sërë shërbimesh të specifikuara në një
zonë gjeografike relativisht të vogël.Në Kosovë, njësi themelore e vetëqeverisjes lokale janë komunat.
Komunat kanë disa karakteristika specifike, e që janë: personaliteti juridik; kompetencat e specifikuara në
mënyrë që të ushtrojë funksione të caktuara; buxheti i konsoliduar; kontrolli i limituar dhe i specifikuar
nga institucionet qendrore; dhe pjesëmarrja lokale efektive e qytetarëve.Ekzistimi i këtyre institucioneve
është i domosdoshëm në procesin e demokratizimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset
vendimmarrëse, rrjedhimisht institucionet lokale janë kontakti i parë dhe më i afërt ku qytetarët marrin
shërbimet e nevojshme për ta.Si të tilla institucionet lokale kanë dy funksione themelore: Funksioni i parë
ka të bëjë me ofrimim e shërbimeve për qytetarët, ndërsa funksioni tjetër është përfaqësimi i qytetarëve
dhe inkuadrimi i tyre në përcaktimin e prioriteve dhe nevojave publike.Karakteristikë kryesore dalluese e
institucioneve lokale është pavarësia që e kanë nga niveli qendror, ndonëse gjithmonë pavarësi relative.
Qeveria lokale është urë lidhëse në mes të qeverisë qendrore dhe qytetarëve, veçanërisht sepse është e
lidhur me zona gjeografike të caktuara, dhe me njerëzit që prekën nga problemet e caktuara të atyre
zonave.Kjo mundëson që qeveria lokale më mirë të kuptojë dhe t’i adresojë ato probleme. Qeveria lokale,
është instrument i shtetit i cili i bashkon njerëzit e një lokacioni gjeografik të caktuar në një organizatë të
përbashkët, funksioni i të cilës është që të plotësojë mungesën e institucioneve qendrore, dhe më mirë t’i
përmbushë nevojat e përbashkëta të komunitetit.

7

1.Përkufizimi dhe arsyetimi i temës së propozuar

Tema e përcaktuar “Zhvillimi historik i pushtetit lokal në komunën e Suharekës “është i një
rëndësie të veçantë për të trajtuar, tash e 20 vjet me parë për herë të parë janë organizuar
zgjedhjet e para lokale në Kosove në organizim të OSBE në periudhën e UNMIK-ut, ishte
fillimi i themelimit të institucioneve lokale.Mos të harrojmë se në vitin 1999 Qeveria e
Përkohshme kishte emëruar kryetarët e komunave deri në zgjedhjet lokale.OSBE kishte
organizuar trajnime për procesin e zgjedhjeve, organizimin e fushatës, roli i komunave si njësi
themelore e shumë trajnime të tjera anembanë Kosovës.Qëllimi i OSBE ishte dhënia e
informatave bazike për pushtetin lokal dhe rolin e demokracisë lokale në Kosovë.OSBE-ja
kishte themeluar edhe bazën e rregullores për zgjedhje lokale.Periudha e dytë e zhvillimit të
pushtetit lokal ishte organizimi i zgjedhjeve lokale në vitin 2000 nga OSBE-ja, dhe u konstitua
pushteti lokal në Suharekë dhe në tërë Kosovën.Fillimi i qeverisjes lokale kishte vështirësi për
shumë arsye, por natyrisht kishte edhe punë të mëdha të bëheshin, duhej nxjerrë Statutin e
Komunës dhe nxjerrjen e shumë akteve komunale për të konkretizuar qeverisjen lokale, OSBE-
ja kishte përkrahur edhe më tutje komunat, pra edhe komunën e Suharekës që të ndërtojë
institucionet lokale dhe hartimin edhe bazës themelore përmes akteve ligjore që janë kompetencë
e komunave.

Periudha e tretë e ndërtimit të pushtetit lokal është koha kur demokracia lokale pritej të
konsolidohet kishte stagnim edhe sot pushteti lokal zhvillohet me vështirësi, sfida më e madhe
mbetet reforma e administratës lokale,ofrimin e shërbimeve adekuate të nevojshme për qytetarët,
reformimi i pushtetit lokal dhe konsolidimi qeverisës demokratik.Duhet ende punë të mëdha
duhet të ndodhin për konsolidim të pushtetit lokale.

Deri më sot kemi pushtetin lokal që për ka rëndësia politike ka peshë sekondare , përderisa në
Kosovë interesimi i plotë qytetar dhe i mediave mbetet për pushtetin qendror. Kjo është kështu
për faktin se interesimi më i madh i opinionit publik është për zgjedhjet parlamentare.Në këtë
drejtim ka shumë më pak analiza për zhvillimet lokale për komunat për derisa të gjitha analizat
bëhen me tepër për funksionimin e nivelit qendror.Sfidë e madhe mbetet reforma e pushteti
lokal.

8

Deri me sot nuk ka përpjekje as minimale që të ndodhë një reformë e tillë, pushteti lokal i
Suharekës kërkon vëmendje të përkushtuar në drejtim të reformimit punës në dy situata:E para,
reforma administrative dhe rishikimi i strategjive lokale dhe rishikimi strategjike i akteve
komunale.Nevoja për reforma në punën e pushtetit lokal është më rëndësi te veçantë për të
përmirësuar funksionimin qeverisës të organeve lokale.Transparenca e punës së pushtetit lokal
mbetet sfidë për komunën.Kërkesat e shumta të qytetarëve mbeten jo rrallë pa dhënie të
përgjigjeve për shumë kërkesa, në kërkesat e qytetarëve komuna shënon një datë për përgjigje
për kërkesë apo ankesë porpërgjigje nuk ka edhe pas kalimit të afatit të paraparë për përgjigje
nga komuna.

Qëllimin i studimit dhe objektivat

Qëllimi i hulumtimit është deri ku ka shkuar procesi i zhvillimit të pushtetit lokal në Suharekë,
duke përfshirë këtu edhe objektivat si në vijim:

1.Ndërtimi institucional

2.Zhvillimi i pushtetit

3.Konsolidimi reformues i pushtetit lokal

Shtjellimi i temës fillon nga zanafilla fillestare e ndërtimit të pushtetit lokal deri te konsolidimi
dhe kërkesa e vazhdueshme për reformim të pushtetit.Qasja e studimit do të përfshijë atë teorike
dhe shembujt konkret të zhvillimit reformues të pushtetit në kuptimin e qeverisjes financiare të
komunës. Ende është problematike funksionimi i qëndrueshëm demokratik.Zhvillimi ekonomik
dhe politikat investive kanërëndësi të madhe për qytetarët. Hipotezat e propozuara janë
esenciale për të përmirësuar zhvillimin e pushtetit lokal dhe reformën e shërbimeve bazuar në
nevojat e qytetarëve.Metodat e propozuara janë të rëndësishme për të ardhur deri te
konkluzionet.

9

1.Kapitulli I
Profili i komunës së Suharekës

1

Objekti i Kuvendit Komunal në Suharekë

Nëndryshimet thelbësore të sistemit ekonomik dhe politik në Kosovën e dalë nga lufta dhe të
administruar nga OKB-ja përkatësisht nga UNMIK-u së bashku me udhëheqjen e dalë nga
zgjedhjet e lira të vitit 2000,përpos ndihmave të tjera,bën të mundur që komuna jonë të ndimohet
nga programi i qeverisjes lokale në trajnimin e personelit i cili do të mirrej me planifikimin.
Udhëheqja komunale e preokupuar me vështërsitë aktuale dhe dëshirën për tejkalimin e këtyre
vështirësive,pranoi ofertën dhe siguroi kushtet e nevojshme për LOGO-n dhe njëkohësisht
cakton Ekipin Planifikues Komunal. Ky ekip pas trajtimit të nevojshëm dhe të
suksesshëm,menjëherë filloi punën rreth hartimit të këtij dokumenti të rendësishëm.” Profili i
komunës” që po e prezentojmë është i pari i këtij lloji në komunën tonë, i cili shpresojmë se do
të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Suharekës2.

1 Objekti i Kuvendit Komunal Suharekë
2 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, instituti për planifikim hapësinor, Kuvendi Komunës- Suharekë, v

.2005

10

Përkundër vështirësive mjaft të mëdha rreth grumbullimit të disa të dhënave për shkak të
mosfunksionimit të shumë institucioneve dhe shërbimeve të rëndësishme në Kosovë në dhjetë
vitet e fundit, me angazhimin e gjithë ekipit është arritur që të grumbullohen,
përpunohen,sistemohen dhe prezentohen shumë të dhëna që ishin të domosdoshme për hartimin
e këtij dokumenti.Jemi përpjekur dhe angazhuar që këto të dhëna të jenë sa më të sakta, të plota
dhe të qarta në mënyrë që sa më lehtë të kuptohen dhe që sa më realisht të prezentojmë “Profilin
e Komunës së Suharekës”.Përpos përdorimit literaturës së nevojshme disponuese për
grumbullimin e këtyre të dhënave jemi shërbyer edhe me të dhënat e organeve të
administratës,subjekteve të ndryshme ekonomike,institucioneve,shoqatave të ndryshme që
veprojnë në Suharekë, OSBE-së e tjera3.

Një kontribut të madh në përgatitjen e këtij dokumenti kanë dhënë edhe këshillat e
vendbanimeve,të cilat për këtë qëllim kanë bashkëpunuar duke na i dërguar shumë të dhëna të
domosdoshme për vendbanimet e tyre e që kishin një rëndësi të madhe për hartimin e këtij
dokumenti4. Shpresojmë se puna e bërë nga Ekipi Planifikus Komunal,për hartimin e këtij
dokumenti do të kontribuojë në përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave strategjike të zhvillimit
ekonomik të Komunës dhe njëkohësisht do të krijoj hapësira të reja në zhvillimin ekonomik dhe
planifikimin modern në komunën tonë.Komuna e Suharekës angazhohet,të avansojë të drejtat e
barabarta për të gjithë qytetarët e saj pa dallim,duke ju shërbyer sipas ligjit dhe të drejtave, në
transparencë të plotë mbi shpenzimet publike.Synon ngritjen e kapaciteteve në secilin sektor
gjatë procesit të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës, kudo në territorin e saj.Kultura,rinia
dhe sporti,shërbimet shëndetësore dhe avansimi tyre,arsimimi cilësor me kushte
moderne,zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit,do të jetë drejtim mbi të cilat punohet në projekte të
cilat sigurojnë fonde dhe krijonë hapësirë për zhvillim. Pastërtia dhe mbrojtja e ambientit dhe
mirëqenia për secilin është frymëzimi për punë që i takon institucioneve dhe secilit qytetar mbi
bazën e vullnetit5.

3 Po aty
4 Drejtoria për Administrat – Komuna e Suharekës
5 Analiza e situatës komunale – Suharekë, shtator, 2007

11

Qëllimi i profilit

Qëllimi bazë i hartimit të profilit të komunës,ka qenë identifikimi i problemeve dhe vështirësive

si dhe prezentimi i resurseve dhe potencialeve ekzistuese natyrore (tokës,ujit,klimës e

tjera),njerëzore (natalitetit,mortalitetit,shtimit natyror strukturës

moshore,gjinore,nacionale,migrimit,punësimit etjera),industriale (kapaciteteve disponuese,

prodhuese problemeve dhe vështirësive të tyre e tjera),biznesit privat (me specifikat e

tij),bujqësore (problemet,vështirësitë dhe sukseset e saja) e pylltarisë,komunikacionit,si dhe

gjendja e furnizimit të banorëve me energji,ujë,gjendjen në arsim,shëndetësi,kulturë,mbrojtje të

ambientit e tjera.E tërë,kjo është bërë me qëllim që të dihen resurset momentale vështirësitë dhe

problemet me qëllim të caktimit të objektivave e prioriteteve dhe të gjenden zgjidhjet për6:

*një zhvillim më të shpejtë dhe intensiv ekonomik dhe mundësi të ndërrimit të strukturës
socio-ekonomike më të shpejtë,

*shfrytëzimi racional i resurseve natyrore dhe faktorëve tjerë presentë në këtë moment,

*krijimin e kushteve për rritje të punësimit dhe standardit dhe mirëqenies së përgjithshme
të banorëve,

*tërheqjen e vemendjes për mbrojtjen e pasurive natyrore,material të ambientit e tjera

Pra,Profili Komunal,në rend të parë ka identifikimin dhe prezentimin e resurseve dhe
problemeve të banorëve, me qëllim që për të ardhmën të organizohet jeta dhe puna më efikase
duke bërë menaxhimin e resurseve vendore dhe menxhimin e burimeve të donatorëve bilateralë
dhe multirateralë më qëllim që këto mjete në mënyrë maksimale të ndikojnë në zhvillimin dhe
prosperitetin e komunës tonë, duke e orientuar ardhmërinë e banorëve në një rrugë të
qendrueshme të zhvillimit socio-ekonomik, drejt një ardhmërie të begatshme, ambient të pastër e
të shëndoshë,prodhimtari intensive,përmirësim të shërbimeve jetësore,rritje të standardit dhe
mirëqenie të përgjithshme të banorëve7.

6Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Instituti për planifikim hapsinor, Kuvendi Komunal Suharekë, v.

2005
7 Drejtoria për Financa, Komuna e Suharekës.

12

3. Historiku i shkurtër i Suharekës

8

Në bazë të zbulimeve arkeologjike, është vërtetuar se territori i komunës së Suharekës ka qenë i
banuar që nga periudha parahistorike. Kultura materiale e lokalitetit të zbuluar i takon neolitit më
të ri të ballkanit të mesëm. Poashtu,nga gjurmimet arkeologjike që janë bërë në komunën tonë të
bëra më 1953, tregojnë se në disa vende ka pasur lokalitete ilire, madje qysh nga koha e bronzit
(Shirokë,Nishor, Reshtan etj ).Emri Suharekës përmendet për herë të parë në vitin 1384.Këtë
emër e gjejmë në kristovulën e Car Dushanit 9 ,me të cilin ai e formoi manastirin e
Sh.Arhangjejve në afërsi të Prizrenit.Ky vend përmendet më vonë në gjysmën e dytë të shekullit
XVIII, në raportin e misionerëve katolikë.Arkipeshkokvia i Tivarit,Binaki,në raportin e tij
derguar në Vatikan,thekson se në Suharekë ka gjetur vetëm 15 familje katolike.Gjeografi turk
Haxhi Kallfa(vdekur ne vitin 1655),e përmend Suharekën si stacion rrugësh në një largësi prej
18 ditë udhëtimi nga Stambolli.Kah gjysma e shekullit XVII Suhareka përmendet si kadillëk i
Sanxhakut të Prizrenit, kurse në shekullin XIX përmendet edhe kadiu i Suharekës.Nën
pushtimin turk, Suhareka ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën shoqërore të Podgorës së
Prizrenit dhe të një pjese të Podrimes.Në të ishte selia e bajraktarit të bajrakut të
Suharekës.Ky bajrak ka pasur gjithsej 42 fshatra. Bajraku është kujdesur,veç të tjerash edhe
për sigurinë e rrugës së vjetër Shkodër-Kosovë,e cila kalonte nëpër territorin e Suharekës10.

8 Emblema e Kuvendit Komunal Suharekë
9Akademi a Shkecave të Shqipëris, Instituti i Historis, “Historia e Popullit Shqiptar 1”, Tiran, v. 2002, fq. 276-279, Sh.
Botuese “Tema”
10 Po aty

13

Gjatë luftës së parë botërore,Suhareka ishte fshat.Në periudhën në mes të dy luftrave botërore ajo
filloi të shndërrohet në qytetë. Atëherë filluan të hapen disa dyqane tregtare,zejtare,shkolla posta,
etj. Në qytetth të vërtetë u shndërrua vetëm pas mbarimit të luftës së dytë botërore11.

Suhareka si qendër adminstrative e qeverisjes lokale ishte në të gjitha periudhat pas luftës së dytë
botërore në fillim të emëruar si ”rrethe”e më vonë si “komuna”.Në periudha të ndryshme,tërësia
territoriale e saj ka pësuar ndryshime.Kjo ka ndodhur për shkak se në tri periudha në kuadër të
Kosovës është formuar dhe shuar komuna e Malishevës.Me krijimin e territoreve të saj i
bashkoheshin dy bashkësi lokale në kuadër të cilave gravitonin 9 fshatra,ndërsa me shuarjen e saj
ato i bashkangjiteshin komunës së Suharekës.Tani në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale,
në kuadër të tërësisë territoriale të komunës së Suharekës gravitojnë 41 fshatra pa qytetin12.

Sa i përket zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës, lirisht mund të thuhet, se ai ishte i
ngadalshëm në të gjitha periudhat.Veprimtari primare për një perudhë të gjatë ishte bujqësia e
cila zhvillohej në mënyrë ekstensive. Ndryshime më të theksuara në zhvillim vërehej vetëm pas
vitit 1970. Në vitin 1972 do të elektrifikohen edhe 15 fshatra e fundit, me çka u krijuan kushtet
për ndryshimin e jetës së banorëve në fshatra.Pas këtij viti, suksese të rëndësishme filloi të
shënojë edhe IGK “ Ballkani”,në saje të disciplinës në punë,cilësisë së lartë të prodhimeve dhe
të ardhurave të larta. Kjo ndërmarrje nga viti në vit zgjëronte kapacitetet e saja prodhuese dhe
asortimentit të prodhimit.Kështu për pak vite ajo u shndërrua në një gjigant ekonomik në Kosovë
për prodhimin prodhimeve të gomës. Gjer në vitin 1989,kur u vendosen masat e dhunshme dhe u
larguan punëtorët shqiptarë nga puna, nga sistemi komunisto-fashist serb. Kjo ndërmarrje ishte
bartëse e zhvillimit ekonomik në komunën tonë, ku punonin rreth 1800 punëtorë, të cilët
prodhonin shirita transportues, rripa trapez, pëlhurë teknike dhe goma të imta teknike.Një
ndërmarrje tjetër me shumë rëndësi për komunën tonë ishte edhe NBI “Suhareka”13.

Veprimtari primare e saj ishte vreshtaria dhe përpunimi i rrushit, por sipërfaqe të
konsiderueshme ishin të mbjella edhe me pemë të tjera dhe drithëra.Prodhimet kryesore të kësaj
ndërmarrjeje ishin prodhimi i rrushit, prodhimi i verës,rakisë dhe paketimi i tyre. Në kuadër të
kësaj ndërmarrjeje ekzistonin edhe fabrika e pijeve joalkoolike, e cila prodhonte “Jupi”, Cocta”,

11Analiza e Situatës Komunale- Suharekë, shtator, 2007
12 Drejtoria për Administratë – Komuna Suharekë
13Analiza e Situatës Komunale, Suharekë, shtator, 2007

14

“Shweppes”,etj.Cilësia e lartë e prodhimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike në këtë
ndërmarrje mundësonte që sasi të madhe të këtyre prodhimeve të realizoheshin në tregjet jashtë
Kosovës dhe në tregjet e Evropës Perendimore.Në këtë ndërmarrje varësisht nga sezona e punëve
ishin të punësuar gjer në 800 punëtorë14.

Tjetër ndërmarrje e rëndësishme ishte,NT “25Maji”.Për disa decenie kjo ndërmarrje bëri
furnizimin e banorëve të Suharekës me prodhimet e mallrave ushqimore dhe mallrave tjerë të
nevojshme të konsumit për qytetarë.Numri itë punësuarve në këtë ndërmarrje ishte 320
punëtorë. Ndërmarrje tjera ekonomike të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e Kosovës,së
Suharekës ishin edhe Ekonomia pyjore “Sharri”, ndërmarrja ndërtimore “19 Nëntori “,
ndërmarrja hoteliere “Kristal” dhe ndërmarrjet ekonomike private.Ndyshimi istrukturës
ekonomike në favor të zhvillimit të industrisë bëri të mundur që t’i japë një nxitje më të madhe
edhe veprimtarive jo ekonomike.Rritja e numrit të të punësuarve në këto ndërmarrje ekonomike,
të cilat realizonin të ardhura mjaft të larta, rezultatet e mira afariste në to,pastaj rritja e standardit
të banorëve në përgjithësi,mundësoi që të shpallet vetkontributi në nivel komunal me çka u bë e
mundur që brenda një periudhe të shkurtër të asfaltohen të gjitha rrugët lokale që lidhinin
vendbanimet me qendrën, ngritjen e shumë objekteve shkollore,furnizimin më të mirë me energji
elektrike,të ndërtohen shumë banesa shoqërore,të përmirësohet transporti i udhëtarëve dhe
nxënësve15

Të gjitha këto të arritura në ekonomi,arsim, shëndetësi, punësim dhe lëmenj tjerë jo ekonomikë
bënë që komuna e Suharekës në këtë perudhë të konsiderohej si njëra ndër komunat më me
perspektiv në Kosovë. Me suspendimin e autonomies së Kosovës dhe pushtimin klasik nga forcat
ushtarake e policore më 1989 nga Serbia, filluan të rrënohen të gjitha të arriturat e gjera të
hershme. Më vendosjen e masave të dhunshme filloi largimi nga puna së pari i kuadrove e pastaj
i gjithë shqiptarëve të punësuar në objektet ekonomike,joekonomike, administrate, etj. Filloi
shkarkimi i bazës materiale përmes integrimeve të ndryshme të ndërmarrjeve tona me ato nga
serbia, me qëllim të shfrytëzimit dhe plaçkitjes së pasurisë të krijuar me mund për shumë
vite.Nga këto kushte të rënda,gjendja e banorëve në komunën tonë u keqësua shumë,standardi
jetësor bie me të madhe, e shumë familjeve u kanosej varëfëria.Me paraqitjen e rezistencës së

14Buletini Komunal Suharekë, nr. 2. V.2001
15Buletini Komunal Suharekë, v. 2002

15

armatosur nga shqipratët,gjendja u keqësua edhe më shumë.Filloi lufta,vrasjet, masakrimet dhe
shpërngulja e popullsisë shqiptare,u plaqkit,u dogj dhe shkatërrua çdo gjë.Përpos dy
vendbanimeve, Sallagrazhdës dhe Gelancës, të cilat ishin më pak të dëmtuara të gjitha
vendbanimet të tjera pësuan dëmtime shumë të mëdha.Shkalla e dëmtimeve për shumë
vendbanime sillet nga 80% -98%, shtëpi banimi 9895 ishin të dëmtuara (të djegura) nga ky
numër 358 të kategorisë së pestë, e gati të gjitha të tjerat të kategoorisë VI-III‘të, ndërsa vetëm
një numër i vogël kishin dëmtime më të vogla16.

Pas kthimit të popullatës në shtëpitë e veta,ende pa filluar të arrinin ndihmat nga bashkësia
ndërkombëtare, banorët filluan punën rreth ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive të banimit.Me
fillimin e arritjes të ndihmave nga OQ-ët dhe OJQ-të, puna në këtë drejtim u intesifikua edhe
më shumë.Brenda një kohe të shkurtër u ndërtuan dhe meremetuan shumë shtëpi banimi,u
meremetuan të gjitha shkollat dhe disa tjera filluan të ndërtohen,u ngriten shumë
ura,ujësjellës,kanalizime,merermetim i rrjetit elektrik dhe trafove,meremetimi i disa rrugëve të
tjera.Nga këto ndihma të bashkësisë ndërkombëtare brenda një kohe të shkurtër shumë familje e
zgjodhën çështjen e banimit (strehimit) që ishte problem më i rëndë i banorëve të komunës
sonë,u krijuan kushtet më të mira për mësim dhe punë në shkollë,administratat, u përmirësua
gjendja e rrugëve,furnizimi më i mirë me energji elektrike,me ujë të pijës,kushte më të mira për
mbrojtjen shëndetësore etj.

Mirëpo për kundër këtyre sukseseve të arritura edhe mëtej ka mbetur edhe shumë punë për
eleminimin e pasojave të luftës.Në të njëjtën kohë pas kthimit të popullatës filloi të zhvillohej
edhe biznesi privat.Gjer më tani kemi 1000 biznese të veprimtarive të ndryshme17.Aktiviteti
ekonomik me mjaft vështirësi e filluan edhe ndërmarrjet shoqërore
IGK”Ballkan”,NBI”Suhareka”,NT”25Maji”,NK”Kooperimi”, etj.Sukseset tjera të pasluftës
përkatësisht të vitit 2000 ishte edhe regjistrimi popullsisë të moshës mbi 16 vjeç dhe mbajtja e
zgjedhjeve lokale këto zgjedhje përfunduan pa problemetë mëdha dhe nga të gjithë u vlerësuan si
zgjedhje të lira dhe shumë të suksesshme,nga të cilat doli edhe udhëheqja e qeverisë lokale18.

16 KLMDNJ, Suharekë
17 Drejtoria per ekonomi, buxhet dhe financa, Suhareke
18Arkivi i K.K. Suharekë- Buletini Komunal nr. 3. V.2002

16

2.Kapitulli i II
Veçoritë e komunës së Suharekës

Komuna e Suharekës gjendët në juglindje të Kosovës.Largësia me qendër regjionale-Prizrenin
është 18.km,ndërsa me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën është 57.km.Tërësia e saj torritoriale ka
një sipërfaqe prej 360km2 dhe paraqet 3.3% të territorit të Kosovës territori i saj përkufizohet në
veriperëndim me malet e Pagarushës e Temiqinës me lartësi mbidetare 796 deri 822. m,në veri
më ato të Caralevës 922 deri 148. m,në lindje me malet e Jezercit 1677. m, dhe në juglindje me
malet e Sharrit 2092.m (Dera e Pashës),ndërsa në perëndim rrafshirën(ultësirën)e
Prizrenit.Lartësia mesatare mbidetare është 455.m.Vetë qyteti i Suharekës gjendet në lartësi
mbidetare prej 400.m.Nga kjo sipërfaqe,15074-ha ose 41.7% janë të mbuluar me pyje dhe
19373-ha ose 53.7% janë toka bujqësore19.

Karakteristikat klimatike

Në territorin e komunës sonë mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar.Temperatura
mesatare vjetore është 11.6 gradë celciuz, muaji gusht është muaji më i ngrohtë me
maksimiumin prej 38.2 gradë celciuz, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me temperatura
minimale prej minus 14.1 garadë celciuz. Muaji me shumë diell është muaji gusht me një
mesatare prej 271.3 orë, ndërsa muaji me më pak diell është muaji nëntor me një mesatare prej
49.4 orë.Sasia mesatare e të reshurave vjetore është 674.mm.Sasia maksimale është
797.mm.Muaji me sasi më të madhe të reshjeve është muaji mars me një mesatare prej 169
mm,ndërsa muajt me të reshura më të pakta janë korriku dhe gushti.Bora e parë paraqitet në
muajin nëntor dhe prezente është gjer në fund të prillit.Mesatarisht rreth22 ditë në vit janë të
mbuluara me mjegull.Erërat që fryejnë më së shpeshti janë ato nga verilindja,pastaj nga lindja,
perëndimi e me rrallë nga jugu dhe veriperëndimi.Shpesh era sillet rreth 4.6 m-sec20.

19Drejtori për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari, Suharekë.
20Po aty.

17

Hidrografia -Si pjesë më e madhe e territorit të Kosovës edhe komuna jonë nuk mund të

mirret me këtë pasuri. Edhe pse rrjeti i lumenjve(përrockave) është mjaft i përhapur dhe i
mbuluar mirë territorin e komunës sonë sasia e ujitnë to është mjaft e vogël dhe e
pamjaftushme.Të gjitha këta lumenj,burojnë në territorin e komunës sonë, sasia e ujit në to
ndryshon gjatë stinëve të vitit.Në mbarim të vjeshtës,gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës,kur të
reshurat janë të shpeshta,të mëdha dhe shkrihet bora,sasia e ujit është mjaft e madhe,e ka raste që
shkaktohen edhe vershime,ndërsa gjatë muajit të verës kur të reshurat mungojnë,në shumë raste
thahen në tërësi. Me shumë vendbanime ekzistojnë burime natyrore si në Smadrexhë,
Studençan,Reshtan,Peqan, etj. disa prej tyre nuk shfrytëzohen sa duhet për nevojat e
banorëve.Një burim tjetër janë ujërat nëntokësore.Shumë familje furnizohet me ujë për nevojat
familjare nga këto burime duke hapur puse dhe bëjnë shpime të tokës21.

Flora dhe fauna-Lartësia mesatare mbidetare prej 455. m dhe klima kontinentale e ndikuar

nga klima mesdhetare që mbretëron në territorin e komunës sonë,paraqet kushte shumë të mira
për një botë bimore dhe shatzore të pasur.Me pyje janë të mbuluar 41.7% e territoreve të
komunës sonë pjesa më e madhe e tyre është mbuluar me drunj gjethërënëse,ndërsa vetëm një
pjesë e vogël me drunj gjethëmbajtëse.Në këto pyje rriten lloje të ndryshme te drunjve.Në këtë
sipërfaqe pyjore zhvillohen edhe shumë lloje të bimëve mjekësore që nuk shfrytëzohet sa
duhet.Pjesa tjetër e sipërfaqes është tokë bujqësore që punohet.Sipërfaqet më të madhe mbillen
me drithra(grurë,misër,tërshërë),domate,patate dhe perime të ndryshme.Nga pemët më së shumti
të kultivuara: mollët,dardhët, kumbullat,pjeshkat,arrat, etj. të cilat zhvillohen me mjaft
sukses.Sipërfaqet të konsiderueshme janë të mbjella me vreshta,për zhvillimin e të cilës kulturë
kushtet klimatike janë shumë të volitshme.Edhe bota shtazore është mjaft e pasur jetojnëe
zhvillohen lloje të ndryshme të kafshëve të egra nga të cilat mund t’i
numërojmë,lepujt,dhelprat,ujqit,derrat e egër etj. Nga kafshët shtëpiake
dominojnë;gjedhat(lopët)delët,dhitë, kuajt, etj.Territori ynë është i pasur edhe me shpezë rriten
lloje të ndryshe të tyre22.

21Drejtoria për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari, K.K Suharekë.
22Drejtoria për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari, K.K Suharekë

18

Boniteti i tokës

Në territorin e komunës sonë në klasin e 1,2,3, të bonitetit të tokës janë vetëm 27% nga
sipërfaqja e tërësishme e territorit të komunës sonë.Toka e kategorisë së 4 dhe 5 të bonitetit ka
20% për të cilat kërkohet masa më intensive për mirëmbajtje.Toka e kategorisë 6,7,8 sipas
bonitetit, ka më së shumti,të cilat kryesisht janë të viseve të larta,të cilat janëtë rrezikuara nga
erozioni dhe duhet marrë masatvazhduese kundër erozioneve.Territori i komunës së Suharekës
është më i ngrohti në Kosovë dhe më me shumë diell.Këto karakteristika klimatike me sigurimin
e ujitjes së tokës janë garant për rezultatet shumë të mira dhe stabile për zhvillimin e
vreshtarisë,pemëtarisë dhe lavërtarisë23.

24

Kosova u shpall shtet i pavarur me 17 Shkurt 2008
Kryeqyteti: Prishtina

Popullsia: 1.739.825 sipas regjistrimit te popullsisë ne vitin 2011
Gjuhët zyrtare: shqipe, serbe dhe angleze ( gjuhë në përdorim)
Sipërfaqja: Total 10,908 km²

Gjatësia e kufijve të Kosovës me shtetet fqinje
Shqipëria 111,8 km, Maqedonia 158,7 km, Mali i Zi 78,6 km, Serbia 351,6 km
Gjithsej 700,7 km 25

23Po aty.
24 Harta e teritorti të Republikës së Kosovës.
25 Atllasi gjeografik për SHML.

19

Zhillimi institucional – Ndarja administrative dhe qeverisja

Administrata territoriale në komunën e Suharekës
Ndarja katastrale e komunës së Suharekës – Komuna e Suharekës gjendet në anën jugore të
pjesës qendrore të territorit të Kosovës, në 455.metra lartësi mbidetare. Kjo komunë ka një
sipërfaqe prej 36.099. ha (361 km2)26 Komuna kadastrale e Suharekës përkufizohet me këto
komuna kadastrale:

1.Komuna e Prizrenit

2.Komuna e Rahovecit

3.Komuna e Malishevës

4.Komuna e Lipjanit

5.Komuna e Shtimjes

6.Komuna e Ferizajit

7.Komuna e Shtërpcës

Territori i komunës së Suharekës përfshin Suharekën dhe këto
vendbanime:Bllacë,Budakovë,Bukosh,
Bershanc,Dellovc,Debërdelan,Dragaqinë,Dubravë,Duhël,Dvoran,Gelancë,Gjinoc,Grejqec,Greiko
c,Javor,Kastërc,Krushicë,Leshan, Luzhnicë,Maqitevë,Muhalan,
Mushtisht,Nëpërbisht,Nishor,Papaz,Peqan,Popolan,Qadrak,Reqan,Reshtan,Sallagrazhdë,Samadr
exhë, Savrovë,Semetisht,Sllapuzhan,Sopijë, Stravoqinë, Studençan,Tërrnje,Vërsec,Vraniq27 -
41-F

26 Atllasi gjeografik, për SHMU, harta e komunës së Suharekës.
27 Drejtoria për administrat, Komuna e Suharekës

20

28

28 Harta e Komunës së Suharekës, duke përfshir edhe fshatrat e saj.

21

Gjendja aktuale e studimeve për problemin e hulumtuar (baza teorike)

Pushteti Lokal në Suharekë është zhvilluar në parimet e njohura ndërkombëtar dhe në pajtim me
Kartën Evropiane për Administrimin Lokal të Këshillit të Evropës, numri i madh i
komunave gjithsej 38, për momentin ende nuk është kryer fizibiliteti i funksionimit të komunave
të vogla që burojnë nga plani i Ahtisarit. Këto komuna ushtrojnë kompetencat në bazë të ligjit
për vetëqeverisje lokale.Komuna si njësi themelore e shtetit pos sikur komuna e Suharekës është
zhvilluar në parametrat demokratik, parmes zgjedhjeve lokale janë ndërtuar institucionet lokale,
Deri me tash nuk është hartuar ndonjë punim i gjerë që i dedikohet ekskluzivisht problemeve të
qeverisjes lokale.Punimi i im hulumtues do të përfshijë këtë gamë të rëndësishme duke analizuar
përparësitë e zhvillimit të deritashëm dhe mangësitë e zhvillimit të pushtetit lokal që nga koha e
pasluftës.

Forcimi i transparencës lokale, organizimi i debateve publike në komuna deri me tash ka hasur
në vështirësi jo vetëm në komunën e Suharekës, por edhe në komunat tjera të Republikës së
Kosovës, kjo po ndodh për shkak të mos bërjes atraktive të temave komunale. Agjenda për këto
debate në komuna po behet gjithnjë nga autoritetet lokale e shumë më rrallë më interesim publik
konsultues.Kjo po përben që qytetarët të mos vijnë në këto debate duke i vlerësuar ndonjëherë
edhe si të panevojshme. Vitet e fundit komuna e Suharekës debatet publike me qytetarët ka
filluar t’i mbajë në vendbanimet më të mëdha të komunës përkatësisht në 7 fshatra më të mëdha
për nga numri i banorëve, kjo për të qenë më afër dhe tua lehtësoj qytetarëve pjesëmarrjen në
debate publike që nderlidhen me interesin e tyre,pra duhet konsultime me qytetarët përmes
bashkësive lokale apo përfaqësuesve të fshatrave.Deri me tash nuk ka pasur organizim të ndonjë
referendumi lokal për interesat e komunitetit.Në Kosovë mund të shihen më shumë interesa për
pushtetin qendror se atë lokal, në Kosovë pushteti lokal kuptohet vetëm si marrje me telashet
lokale e me pak për zhvillmin ekonomik lokal që e thotë ligji aktual në fuqi.Pjesëmarrja e
qytetarëve në vendimmarrje është parim kryesor i zhvillimit lokal, pra qytetarët të bëhen pjesë e
zhvillimeve lokale.

22

3.Kapitulli III

Okupimi serb dhe rrënimi i administratës komunale të vitit 1989

Votimi për revokimin e autonomisë së Kosovës si krahinë e Jugosllavisë më 23 mars 1989 ishte
një moment vendimtar që ngjalli rezistencën politike, ndezi përplasjet ndëretnike dhe i hapi
rrugën konfliktit të armatosur të viteve '90.Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në
kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet
autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të
Serbisë.Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë
serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.Nga 190 delegatët
prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin
kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, transmeton kp29.

Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të
gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e minatorëve dëshmon se
lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.Në vitin 1989, autonomia e Kosovës në Jugosllavi u
suprimua nga regjimi serb, i drejtuar nga Slobodan Millosheviqi. Kosova humbi të gjitha fuqitë
legjislative dhe ekzekutive, duke përfshirë edhe ato mbi çështjet lokale si arsimi.Ndryshimet
kurrikulare pësuan, duke ndikuar kryesisht në lëndët si historia, gjeografia, gjuha shqipe dhe
muzika.Referencat për kulturën, literaturën dhe historinë shqiptare u larguan dhe u zëvendësuan
me referenca sllave ose serbe.Synimi ishte të dobësohej ndjenja e përkatësisë kombëtare për
studentët shqiptarë30.

Ky proces i shkatërrimit të qëllimshëm jo-fizik të një kombi, në diskursin e të drejtave
ndërkombëtare të njeriut quhet gjenocid kulturor.Një vit më vonë, në pranverën e vitit 1990,
Beogradi shkoi një hap tutje, duke kërkuar segregimin e shkollave në Kosovë31. Nxënësit serbë
do të ndiqnin mësimet në mëngjes, ndërsa nxënësit shqiptarë pasditeve,në sistemin arsimor të
Kosovës në vitet e 1990-ta. Kjo nënkuptonte që shkollimi i përbashkët ishte i

29KMLDNJ. Suharekë, “Dëmet e luftes në Komunen e suharekës nga ofenziva serbe gjatë vitit 1989-99”.
30 Po aty
31 Arkivi i Komunës së Suharekës.

23

pamundur.Meqenëse kishte shumë më shumë studentë shqiptarë sesa serbë, pasdite shkollat ishin
të tejmbushura.

Tri javë pasi që u ndanë shkollat, më 22 mars 1990, një helmim masiv i nxënësve ndodhi në
disa qytete të Kosovës njëkohësisht. Vazhdoi përgjatë vitit dhe i preku rreth 7,000-8,000 nxënës
kryesisht shqiptarë32.
Beogradi e quajti hospitalizimin e qindra nxënësve brenda një dite “histeri masive” – edhe pse
pacientët shfaqnin simptoma të helmimit nga gazi nervor (skuqje e syve, shkumë nga goja,
konvulsione). Helmimi ka mbetur mister gjatë gjithë këtyre viteve: rezultatet laboratorike në
Prishtinë si dhe mostrat e dërguara jashtë vendit nuk dhanë rezultate përfundimtare për llojin e
helmit dhe si u fut helmi brenda shkollave. Por qytetarët e Kosovës ishin të bindur që kjo u bë
nga shteti serb.Në korrik të vitit 1990, shqiptarët e shpallën Kosovën, Republikë të Jugosllavisë
si akt sfidues për shtypjen që po rritej nga shteti serb. Republika natyrisht që nuk u njoh, por kjo
ngjarje mbolli farën e organizimit të një shteti paralel në Kosovë.

Në shtator të vitit 1991, forcat serbe po bënin luftë në Kroaci. Në Kosovë, policia serbe rrethoi
shkollat, duke mos lejuar mësimdhënësit dhe nxënësit të hyjnë në ndërtesa. Mësimdhënësit
shqiptarë kishin refuzuar të jepnin mësim me kurrikulën e re serbe, kështu që shteti i shkarkoi ata
nga puna.Disa i arrestoi.Drejtorët shqiptarë të shkollave u zëvendësuan me drejtorë
serbë.Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar
1992. Semestri i parë u përdor për të negociuar hapësira mësimore brenda shkollave publike, si
dhe për të gjetur shtëpi private që mund të strehonin nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët
universitarë – shumica e të cilëve ishin dëbuar nga objektet shkollore. Mbi 100,000 nxënës e
studentë u vendosën në mënyrë permanente në 3,200 shtëpi, bodrume dhe garazha private, që u
shndërruan në shkolla të improvizuara.33

32 https://www.youtube.com/watch?v=MRqWkgIfLyU
33 KMLDNJ, Suharekë. V. 2000

24

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi

Kurrë dhe në asnjë moment nuk kam menduar se çështja shqiptare dhe problemi i Kosovës
brenda saj, mund të zgjidhen pa një luftë me përmasa gjithëkombëtare.34 Kështu, duke mos u
pajtuar me okupimin serb të Kosovës dhe pa aftësinë e klasës politike të Kosovës të asaj kohe,
filluan përgatitjet për formimin e UÇK-së, si formacion i rregullt ushtarak dhe si kryengritje e
armatosur e popullit të Kosovës për çlirim35. Dhe, pikërisht më 26 nëntor 1997 ndodhi ndeshja e
parë ballore ushtarake e njësitit të UÇK-së së Drenicës me njësitet policore-ushtarake të
pushtuesit serb në fshatin Llaushë të Drenicës. 36 Ndërsa, më 28 nëntor 1997 po në fshatin
Llaushë të Drenicës shfaqet publikisht për herë të parë UÇK-ja përmes përfaqësuesve të saj.

Kosova nën administrimin e OKB-së

Nënshkrimi i Marrëveshjes tekniko-ushtarake midis ushtrisë jugosllave dhe NATO-s, shënoi
fundin e bombardimeve ajrore të NATO-s dhe kapitullimin e Serbisë, me tërheqjen e forcave të
saja nga territorii Kosovës.Ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Këshilli i
Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999 miratoi rezulutën 1244, me të cilën edhe formalisht
vendosi Kosovën nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.37

Rezuluta 1244 e KS të OKB-së, e 10 qershorit 1999, duke u thirrur në zgjidhjen e gjendjes së
rëndë humanitare në Kosovë, vendos Kosovën nën administrimin e OKB-së për një afat të
pacaktuar.38 Në aspektin juridik, kjo Rezolutë paraqet akt konstituiv të vendosjes së Kosovës
nën administrimin e OKB-së, duke vendosur një prezencë civile dhe ushtarake ndërkombëtare.

Administrimi ndërkombëtar në Koosovë, i përcaktuar me rezolutën 1244, është i karakterit të
përkohshëm dhe synon krijimin e kushteve të përshtatshme demokratike për zgjedhjen e statusit

34. Pirraku Muhamet, “Për kauzën shqiptare 1997-1999”, Prishtinë, v.2000, fq. 9
35. Robaj Avdulla, “Demokracia Parlamentare dhe Shteti i së Drejtës në Republikën e Shqipërisë”, Prishtinë, v.2007,
fq. 45.
36. Pirraku Muhamet, “Për kauzën shqiptare 1997-1999”, Prishtinë, v.2000, 17
37Rezuluta e OKB-së 1244. V.1999.
38. Robaj ,Avdulla “Demokracia Parlamentare dhe Shteti i së Drejtës në Republikën e Shqipërisë”, Prishtinë, v.2007,
fq. 47.

25

final të Kosovës. Ky mondel i administrimit ndërkombëtar, paraqet modelin e parë të OKB-së,
në përmasa kaq të gjëra dhe paraqet modelin specifik për faktin se ai krahas vendosjes së
administratës civile dhe ushtarake ndërkombëtare, kombinohet edhe me një vetëqeverisje
vendore dhe me një process demokratik dhe institucional, i cili do të mundësojë zgjidhje politike
dhe statusore të Kosovës.39

Mirëpo rezuluta 1244 e OKB-së, është plotësisht e pa përcaktuar, sa i përket statusit final,
kushtetues e politik të Kosovës. Rezuluta 1244 promovon status të përkohshëm juridik për
Kosovën, duke promovuar vetëqeverisje substanciale brenda integritetit të RF të Jugosllavisë.
Dhe, pikërisht ky përcaktim konfuz i rezulutës, pra vetëqeverisja substanciale në njërën anë dhe
integriteti territorial i RFJ-së në anën tjetër, paraqesin njëkohësisht absurdin dhe kundërthënien
më të madhe të saj. 40

Baza juridike për nxjerrjen e Rezolutës ka qenë Karta e Kombeve të Bashkuara, që parasheh të
drejtën dhe përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare.41

Edhe pse në pikëpamje kohore të paafatizuar, Rezoluta 1244 është akti i përkohshëm juridik,i cili
do të jetë në fuqi derisa nuk shfuqizohet nga KS i OKB-së ose deri në gjetjen e zgjidhjes
përfundimtare të statusit të Kosovës .42

Të metat e rezolutës janë, se përmban mjaft formulime të përgjithësuara, përmban parimin
kontradiktor për vendosjen e një vetëqverisje substanciale të Kosovës, brenda RFJ-së,
pacaktueshmëria kohore, pacaktueshmëria e mekanizmit të zgjidhjes përfundimtare të statusit
politik të Kosovës etj.43

39. Robaj Avdullah, “Tranzicioni në Koosvë”, Revista shkencore “Studime Juridike”, nr. 2/2005, Tiranë, v.2005,
fq.178
40. Robaj Avdullah “Demokracia Parlamentare dhe Shteti i së Drejtës në Republikën e Shqipërisë”, Prishtinë, v.2007.
41. Bajrami Arsim, “E Drejta e Kosovës në tranzicionë”, v.2002
4242. Robaj Avdullah, “Demokracia Parlamentare dhe Shteti i së Drejtës në Republikën e Shqipërisë”, Prishtinë,
v.2007.
43. Robaj Avdullah, “Tranzicioni në Koosvë”, Revista shkencore “Studime Juridike”, nr. 2/2005, Tiranë, v.2005,
fq.179

26

Bordi administrative i komunës në Suharekë ka filluar punën më 08.10.1999

Roberto Valent – Adminstrator
Rashid Arif – Zv. Administartor
Manoj Saonik – zyrtar i administratës etj44.

Stafi vendor i Bordit Administativ:

- Halit Berisa , Vice President
- Bali Muharremaj,Vice President dhe Drejtoria për planifikim dhe rindërtim
- Dr.Haki Gashi, Vice President
- Kimete Berisha,Sekretare e stafit
- Minir Zekolli,Administrator general
- Dr.Sali Asllanaj, Drejtor i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale
- Ragip Zekolli,Drejtoria e arsimit
- Halil Morina,Drejtoria e kulturës dhe sportit
- Agim Zenelaj,Drejtori për ekonomi dhe financa
- Abdullah Elshani,Drejtoria e kadastrës
- Sadri Emëllahu,Drejtoria e shërbimeve publike45.

Në prill të vitit 2000 bordi është zgjeruar me këto drejtori:

- Isuf Krasniqi,Drejtor pa portofol
- Hysen Kryeziu,Dejtoria për pushtet lokal
- Suka,Drejtoria për zhvillim

- Për formimin e Bordit administrativ të komunës së Suharekës kontribut të veçantë ka dhënë
përfekti i Prizrenit,z.Kadri Kryeziu i cili ishte angazhuar që bordi të formohet dhe të jetë aktiv,
sepse gjendja e pas luftës ishte tejet e vështirë.Z.Kryeziu ndikoi për tejkalimin e ndasive politike
që ishin bukur të larta, mirëpo me ndikimin e tij u tejkaluan me sukses dhe bordi ka vazhduar
punën deri në zgjedhjet e para të lira dhe demokratiketë mbajtura 28.10.2000.

44 Kuvendi Komunal Suharekë, drejtoria e administrates
45 Po aty

27

4.KapitulliiIV

Sundimi i ligjit në Kosovë dhe mandati i UNMIK-ut

UNMIK-u u vendos në Kosovë për të shërbyer si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake
pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1244 në qershor të vitit 1999. Sa u
përket çështjeve të sundimit të ligjit, në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të datës 12 korrik
1999 (S/1999/779) thuhet se sistemi gjyqësor ishte “rrënuar” dhe se kishte “nevojë urgjente për
të ndërtuar sundim të vërtetë të ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes rindërtimit të
menjëhershëm të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe shumetnik.46”

47

46 https://unmik.unmissions.org/sq/sundimi-i-ligjit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-dhe-mandati-i-unmik-ut
47 Foto gjatë ligjeratave në Akademin e Kosovës për Siguri Publike.

28

Gjatë viteve pasuese, UNMIK-u ka përkrahur realizimin e disa të arriturave
në fushën e sundimit të ligjit. Këto përfshijnë:

Themelimin e Departamentit të Çështjeve Gjyqësore (DOJ) në korrik të vitit 1999, i cili më
vonë u bë Departamenti i Drejtësisë në vitin 2001. Mandati kryesor i DD ishte të ndërtonte një
gjyqësor shumetnik, të pavarur, të paanshëm dhe kompetent, duke siguruar ndjekjen penale dhe
dënimin e krimeve të organizuara dhe atyre ndëretnike me mbështetjen e gjyqtarëve dhe
prokurorëve ndërkombëtarë. DD shërbeu si faktor kryesor për gjetjen e personave të zhdukur për
shkak të konfliktit nga të gjitha komunitetet, për mbështetjen e qasjes në drejtësi dhe për ofrimin
e ndihmës dhe shërbimeve të përfaqësimit të viktimave të krimit;Shërbimet e prokurorisë dhe
seksioni i administrimit të gjykatave në DD kanë luajtur rol udhëheqës në krijimin e më shumë
se 60 gjykatave dhe prokurorive publike në mbarë Kosovën me përafërsisht 1,500 gjyqtarë,
prokurorë dhe personel gjyqësor administrative.48

DD u zgjerua për të përfshirë Njësinë për politika ligjore (që më vonë u bë Sektori për politika
ligjore), Sektorin për zhvillime gjyqësore, Zyrën për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore dhe
Zyrën e prokurorëve ndërkombëtarë /Sektori penal, që u përqendrua në hetimin e krimeve të
luftës dhe atyre ndëretnike. Përveç kësaj, DD funksionalizoi tetë objekte korrektuese dhe
ndihmoi në themelimin e Departamentit për çështje ligjore në Ministrinë e
Drejtësisë;Autorizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë për të trajtuar rastet e
korrupsionit, krimit të organizuar, veprave penale të motivuara nga prejardhja racore, religjioze,
nacionale apo etnike, terrorizmin, krimet e luftës, trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe krimet
tjera që kërcënojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe vendosjen e qëndrueshme të
sundimit të ligjit. Kjo përfshirje e personelit gjyqësor ndërkombëtarë promovoi gjykimin e
pavarur të këtyre krimeve të rënda;Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës u
themeluan në vitin 2005.Edhe disa institucione të tjera të sundimit të ligjit u themeluan në vitin
2008, që përfshinin Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Komisionin për ndihmë
ligjore49.Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga më shumë se
100 shtete anëtare të KB-së. UNMIK-u vazhdon të zbatojë mandatin e vet në mënyrë neutrale
ndaj statusit dhe funksionon në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.

48 https://unmik.unmissions.org/sq/sundimi-i-ligjit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-dhe-mandati-i-unmik-ut
49 03/L-052 ligji për prokurorin speciale të Republikës së Kosovës

29

Periudha e pasluftës së UÇK-së 1999

Lufta e UÇK-së në komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz
përveç dëmeve të pakompensueshme në njerëz,dëme shumë të mëdha janë shkaktuar edhe në
pasurinë materiale.Ekzodi i popullatës ka shkaktur edhe migrimin e përjetshëm të shumë
familjarëve në Evropë,SHBA,Kanada,Australi etj.Por shumica e refugjatëve janë kthyer për të
jetuar në Kosovë duke dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e
komunës.KMDLNJ,Drejtoria për planifikim dhe zhvillim,së bashku më Drejtorinë e
Arsimit,Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Kkulturës, si dhe Ekonomia e pyjeve,kanë bërë mbledhjen e
të dhënave mbi shtepitë dhe ndërtesat e djegura dhe evidentimin e dëmeve materiale të
shkatuara.Nga gjithsej 11855 shtëpi të evidentuara para luftës,gjatë luftës janë djegur 9893, apo
83.45% me një vlerë të dëmeve të llogaritura në shumën prej 216 milion e 160 mijë euro. Nga 41
vendbanime sa ka Suhareka, vetëm njëri prej tyre ka mbetur i paprekur,ndërsa të tjerat janë
djegur tërësisht. Rindërtimi dhe zhvillimi ka specifikuar të gjitha llojet e dëmeve – dëmet në50

objektet e banimit,pajisjet shtëpiake,dëmet në objektet industriale,të bizniseve dhe
bujqësisë,dëmet në objektet shkollore dhe të shëndetësisë, trashigimisë kulturore,objektet
fetare.Vlera e dëmeve të tilla është shumë e madhe 491.1428.494.90 E dhe kjo shumë paraqet
afersisht 100 fishin e buxhetit aktual të komunës së Suharekës51.

Humbjet në njerëz duke përfshirë të gjitha grupmoshat dhe gjinitë – fëmijë gra dhe pleq pa
dallim. Këto humbje reflektohen edhe në zhvillimin ekonomik, pasi që policia dhe ushtria serbe
ka qenë e përqendruar në shkatërrimin e klasës intelektuale dhe asaj ekonomikisht të aftë gjë që
ka zvogëluar mundësinë reale të përparimit të shpejtë ekonomik të komunës së
Suharekës.Megjithate periudha e rindërtimit të pasluftës ka treguar vitalitetin e popullatës dhe
përkushtimin që pasojat e luftës t’i tejkalojmë sa më shpejt. Me ndihmën e bashkësisë
ndërkomëtare – donatorëve të ndryshëm nga mbarë bota, qeveritë dhe organizatat joqeveritare,
organizatat e Kombeve të bashkuara, objektet e banimit janë rindërtuar,ose ndërtuar të reja gjë
që ka mundësuar kthimin e shpejtë të refugjatëve dhe fillimin e një jete të re për ata të cilët kanë
humbur të afërmit dhe pasurinë e tyre.

50 KMLDNJ- dega Suhareke
51 Drejtoria per ekonomi buxhet dhe financa, Komuna e Suharekes

30

Lindja dhe zhvillimi i administrimit lokal -Lindja e qeverisjes lokale ndërlidhet me

dukuritë e para të saj,pavarësisht se ajo si disiplinë shkencore paraqet shumë vonë,kur merr
tiparet e një disipline të pavarur nga disiplinat e tjera shkencore,në kuadër të të cilave studiohej
më parë edhe nga të cilat u shkëput në kushte dhe rrethana të reja të zhvillimit dhe të diferencimit
të shkencave juridike52.

Objekti i qeverisjes lokale

Marrë në përgjegjësi,objekt të qeverisjes lokale paraqesin normat ligjore dhe të tjera me të cilën
rregullohet qeverisja lokale në të gjitha përmasat e shprehjes së saj. Mirëpo, përkufizimin qartë të
objektit të qeverisjes lokale e vështirëson fakti se segmente të qeverisjes lokale studiohen dhe
nga displina të tjera shkencore shoqërore, qofshin ato politike ose juridike53.Marrë në tërësi,
objekt i qeverisjes lokale janë marrëdhëniet që lindin e krijohen në fushën e qeverisjen lokale
përgjithësisht dhe dukuritë me të cilat shpërfaqen ato marrëdhënie të vështruara në aspektin
ligjor, mbi bazën e infrastrkturës juridike që i referohet kësaj lënde studimi,duke u nisur nga
parimet e vetëqeverisjes lokale në Kartën Evropiane të Vetëqevrisjes lokale që paraqiten si një “
magna carta” për të gjitha sistemet e vetëqeverisjes lokale në Evropë54.Në objektin e qeverisjes
lokale përfshihen statusi ligjor i komunave si njësi boshtore të qeverisjes lokale, organizimi dhe
funksionimi i organeve komunale,marrëdhëniet brenda komunale dhe bashkëpunimi ndër
komunal, marrëdhëniet më pushtetin qendror, parimet e përgjithshme të finacimit të komunave
dhe çështje të tjera të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë shtrihen në fushën e
qeverisjes lokale. Kompetencat e organeve komunale përbëjnë një fushë të veçantë të shtrirjes së
objektit të qeverisjes lokale,për shkak të shumanshmërisë dhe shumëllojshmërisë së tyre, prej
kompetencave vetanake që do të thotë prej autorizimeve që komunat i marrin nga kushtetuta dhe
ligji për të cilet autorizime bartin përgjegjësinë e plotë, nëpërmjet kompetencave të deleguara që
në fakt,kupton bartjen e kompetencave në institucionet lokale nga qeveria qendrore dhe deri te
kompetencat e zgjeruara që shprehin autorizimet shtesë që u jepen komunave në bazën të ligjit55.

52 . Kryeziu Kadri, “Administrata Lokale” v.2015, Prizren, fq.31
53 Agim Aliu – Esat Stavileci, “Qeverisja Lokale ”, Prishtin, 2009
54 Po aty.
55 . Kryeziu Kadri, “Administata Lokale” v. 2015, Prizren, fq. 32-33

31

Çka janë komunat ? -Komunat në Kosovë janë qeveritë tuaja në nivelin lokal.Ligji i

Kosovës kërkon nga qeveritë komunale të rregullojnë dhe të drejtojnë shumicën e çështjeve
publike në qytetet dhe në fshatra, dhe t’u shërbejnë interesave të popullatës lokale.

Si janë themeluar komunat e tanishme - Komunat janë themeluar në gusht të vitit

2000, nga përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.Ai
nënshkroi një marrëveshje, Rregullore 2000-45 sipas të cilës u krijuan institucionet e
përkohshme demokratike në nivelin komunal.Rregullorja është më i rëndësishëm juridik për
qeverisje lokale.Ajo aplikohet për të gjitha komunat e Kosovës.Të shtojmë se çdo komunë ka
statutin e vet komunal dhe rregulloret më të cilat karakterizohen veprimtaritë.Të drejtat e
autoriteteve lokale në Kosovë janë përcaktuar sipas Kartës Evropiane mbi vetëqeversjen
lokale. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare e miratuar midis shteteve anëtare të këshillit
Evropës, në Strasburg,për të përcaktuar standardet unike evropiane për qeveritë lokale. Të
gjitha këto dokumente, sipas ligjit,janë dokumente publike. Ju keni të drejtë të keni qasje në
Statutin dhe në rregullore si dhe në çdo dokument tjetër të komunës suaj.Kërkoni nga zyra e
komunës kopjen56.

Përgjegjësitë dhe pushteti lokal - Ofruesi juaj i shërbimeve lokale –Qeveria qendrore dhe

ajo lokale janë të ngarkuara që t’ju ofrojnë shërbime publike në Kosovë.Kjo pjesë ju tregon se
cilat shërbime ofrohen nga qeveria lokale në komunën tuaj.Duke punuar për interesin
tuaj,përgjrgjësia kryesore e komunave është të shërbejnë dhe të mbrojnë çdo njërin në
juridiksionin e tyre.Zyrtarët e qeverisë lokale duhet të sigurojnë që vendimmarrja të jetë e
kualitetit të lartë,që komuniteti të marrë pjesë në vendimmarrje dhe në çështje publike, që
komuna të ketë përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj dhe se sistemi i qeverisë lokale të jetë efikas
dhe i dobishëm. Kujdesin që banorët e komunës t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë pa dallim
race,etnie,ngjyre,gjuhe,religjioni,mendimi politik,prejardhje kombëtare apo socialedhe të
kenë të drejta të barabarta për punësimin në shërbimet komunale.Të avancojnë bashkëjetesën
midis komuniteteve, që ta shprehin,ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre etnik,kulturor,relegjioz
dhe gjuhësor.Gjuha e juaj – Me ligj garantohet politika e qartë mbi gjuhën në komuna e cila
siguron përdorimin e gjuhës zyrtare në çështje publike.

56 Projekti per fuqizimin e rolit te qytetareve, OSBE, v. 2003

32

Qeveria lokale ka dy pjesë kryesore: Legjislativin :Vendos për aktet nënligjore dhe

politikën në komunën tuaj. Ekzekutivin: Përgjegjës për implementimin ligjet për vetëqeverisje
lokale, akteve nënligjore dhe politikave komunale.57

Zgjedhja e rregullave dhe vlerave për shoqërinë

Politikanët në njëfarë mënyre shoqërisë i tregojnë kursin,duke konfirmuar parimet dhe vlerat që
do të kenë përparësi.Legjislacioni praktikisht është rezultati i qendrimeve dhe parimeve etike të
politikanëve gjatë kohëve. Ligjet mund të ndryshohen, sepse brezi i ri i politikanëve ka qëndrime
të tjera bazë, si për shembull,vendimi që u mor për mbrojtjen e grave nga diskriminimi në
punë,në vitet 70-ta.Ndryshimi i ligjeve vjen gjithashtu si rezultat i shfaqjes së problemeve të
reja.Një sfidë domethënëse për politikanët e ditëve të sotme është ndjekja e zhvillimeve brenda
gjenit dhe bioteknologjisë.Kjo shkencë mbart gjithashtu një sërë mëdyshjesh etike,që kërkojnë
nga politikanët të bëjnë një vlerërsim të pikëpamjeve të ndryshme dhe të japin direktiva
tëqarta.Problemi se a duhen lejuar kërkimet në vezët e fekonduara për të zhvilluar më tëj
mjekimin e të sëmurëve,është një temë e ditës.58

Zgjedhja e strategjive për të arritur qëllimin e përbashkët

Politika merret me mënyrat e realizimit të qëllimeve dhe nevojave të përbashkëta. Jo rrallë,bien
në një mendje për qëllimin,mirëpo grinden për mënyrën si duhet arritur ky qëllim.Shumë
politikanë kanë të njëjtat mendime për shkollën,që duhet të jetë me zbavitje dhe dëshirë për
mësim, por nuk pajtohen me mënyrën si duhet të realizohet kjo.Edhe administrimi i nevojave të
përbashkëta,si : mbrojtja,policia,rrugët dhe burimet e energjisë në një vend, krijon debat.Në botë
shpesh janë në një mendje për nevojën e zgjedhjes së konflikteve,bashkëpunimin për mjedisin e
shëndetin dhe rregullat e përbashkëta për të gjitha, nga trafiku ajror deri te tregtia dhe zhvillimi i
armëve.Mirëpo,si do të arriet kjo,vazhdon të jetë burim konflikti dhe bashkëpunimi ndërmjet
shteteve.59

57 Ligji për vetëeqeverisjen lokale në Republikën e Kosovës.
58KVAL- MELLBYE- TRANOY, “Politika dhe Demokracia”, Prishtinë, v.2006, fq.8
59KVAL- MELLBYE- TRANOY, “Politika dhe Demokracia”, Prishtinë, v.2006, fq.8

33

Qeverisja e të zgjedhurve nga populli

Aristotteli: Demokracia e të zgjedhurve

Aristoteles (384-322 p.k) ishte nxënës i Platonit dhe mendonte se duhej një demokraci e matur,
për të ndalur që një udhëheqës apo një grup i vogel të bëhej shumë i fuqishëm. Mirëpo vetëm të
pasurit duhet të kishin të drejtë vote, sepse ishin të lirë nga lufta për bukën e përditshme, që bën
shumicën e varfër për vete dhe mund të menodnin për të mirën e të gjithë shoqërisë. Gratë nuk
ishin mjaft të pavarura dhe duheshin mbajtur jashtë qeverisë politike. Demokracia duhej të
përbëhej nga qytetarët e lirë, të mesëm që nëpërmjet diskutimit të rregullt të merrnin vendime
nga të cilat do të kishte përfitim e gjithë shoqëria. Kjo ishte një demokraci për ata pak të
zgjedhur, një hap të kujdesshëm në drejtim të qeverisjes popullore, një rrugë e mesme e artë60.

Roli i qeverisjes lokale

Koncepti i zhvillimit lokal, i kuptuar si proces i ndryshimit dhe përmirësimit të strukturave
ekonomike brenda një territori homogjen,nuk është i ri në Kosovë.Sipas nenit 3 të Rregullores
së UNMIK-ut Nr.2000-45, komunave u është dhënë roli kryesor në ofrimin e “kushteve
themelore bazike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’.Sidoqoftë realiteti i tanishëm socio-
ekonomik dhe politik kanë ndërprerë rolin kyç të komunave si politikëbërëse, inovatore dhe
lojtar kyç në krijimin e prosperitetit lokal.Paqartësitë politike dhe ligjore kanë penguar procesin e
decentralizimit dhe si pasojë,aftësinë e qeverisë për të ndarë fuqinë me autoritetet lokale.

Procesi efektiv i decentralizimit do të mundësonte demokracinë të lëshojë rrënjë,që në fund do të
lejonte vullnetin e shoqërisë civile për të marrë pjesë në qeverisjen e çështjeve lokale.Zhvillimi i
brendshëm i bazuar në resurse lokale njerëzore dhe natyrore dhe qasja e vetëdeterminimit bazuar
në nevoja lokale dhe në shfrytëzimin e njohurisë në nivelin lokal,këkojnë vizion të ri të qeverisë
lokale.Këtu duhet të përfshihet promovimi i rritjes ekonomike,reduktimi i pabarazisë, rritja e
pjesëmarrjes dhe eliminimi i varfërisë.Pjesëmarrja në zhvillimin ekonomik lokal nuk është i

60KVAL- MELLBYE- TRANOY, “Politika dhe Demokracia”, Prishtinë, v.2006, fq.23

34
kuptuar si përfundim, por si mjet nëpërmjet të të cilit mund të arrihen qëllimet e zhvillimit
lokal61.
Qeverisja lokale e Suharekës përbëhet prej dy pjesëve: Trupi Legjislativ – Kuvendi
Komunal dhe trupi Eksekutiv – Bordi Adminstrativ i Drejtorëve.
Kuvendi Komunal përbëhej prej 41 anëtarëve të zgjedhur. Kuvendi ka zgjedhur kryetarin
dhe nënkryetarin nga partia e LDK-ës me 18 nëntor 2002.LDK-jamban 26 ulëse,PDK-ja 10
ulëse, AAK-ja 2 ulëse,LPK-ja 2 ulëse dhe PreK-u 1 ulëse.Kuvendi i Komunal ka caktuar
gjashtë komitete.
Bordi i drejtorëve përbëhej prej 11 anëtarëve (drejtorëve të drejtorive) dhe drejtohet nga
kryeshefi ekzekutivit.

61 UNDP, v.2004, Analiya e situates Komunale, Suharekë

35

5.Kapitulli i V

Qeverisja lokale dhe organizimi territorial në Republikën të Kosovës

Vetadministrimi apo qeverisja lokale në R.Kosovës është rregulluar me aktin më të lartë,
kushtetutën, duke u dhënë qytetarëve të Kosovës garancionet më të larta për të drejtën e
vetëqeversjes lokale.Këtë fakt e argumenton edhe neni 123, paragrafi 2 i kushtetutës, i cili
specifikon që; - Veprimtaria e organeve të Vetëqeverisjes lokale bazohet në kushtetutën dhe në
ligjet e R.Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisje lokale.R.Kosovës merr
parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi
nënshkrues62.

Organizimi funksional në organet e administratës

Bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen lokale,organizimi i Administratës Komunale bën pjesën në
sferën e përgjegjësive të veta të komunave.Komunat janë të lira të organizojnë admininstratën që
është më e përshtatshme për qytetarët,në pajtim me kapacitetet buxhetore dhe nevojat reale të
komunës. Në organogramet në vijim, do të prezentojmë organizimin e organeve të administratës
komunale, me një shembull rreth organizimit dhe funksionimit të administratës komunale në
komunën e Suharekës63.

62 . Berisha Fejzullah, Dr.Sc. Zeneli Jusuf, Dr. Salihu Argetim, “E Drejta Administrative”, Shkup, 2019, fq. 97
63 . Berisha Fejzullah, Dr.Sc. Zeneli Jusuf, Dr. Salihu Argetim, “E Drejta Administrative”, Shkup, 2019, fq. 99

36

Themelimi i institucioneve lokale pas zgjedhjeve të para demokratike të pasluftës më:
28.10.2000

Asambleja Komunale Komiteti për politikë Komiteti për barazi
41 anëtarë dhe financa: gjinore:

Kryetari: Ukë Bytyçi Komiteti për Komiteti për mbrojtje të
ndërmjetësim: pronësisë komunale:
Nënkryetari: Vitor Markaj
Komiteti për Komiteti për përcaktim të
Kryeshefi Ekzekutiv : komunitete: krye fshatarëve:
Halil Morina
Trupi Legjislativ

Drejtoria për administratë të Drejtoria për financa dhe Drejtoria për planifikim,
përgjithshme: Minir Zekolli ekonomi:Agim Zenelaj zhvillim dhe rindërtim:
Bexhet Kuqi
Drejtoria për urbanizëm: Drejtoria për arsim: Drejtoria për shëndetësi
Ramush Hajdaraj Ragip Zekolli dhe mirëqenie sociale:
Myrvete Kryeziu
Drejtoria për kulturë, rini dhe Drejtoria për mbrojtje
civile dhe mjedis: Drejtoria për bujqësi,
sKpoartp: MitaululshliBeIriVsha Sadri Emerllau blegëtori dhep ylltari:
Besa Bejtullau
DjVurreeidjttiokëerqiadehpveëergrçjieësosjhdatejzeliop:krAoavndlëeuslolarhe

Elshani

Trupi ekzekutiv 64

64 Drejtoria Për administrat – Komuna e Suharekës.

37

Vetëqeverisja lokale përfaqëson të drejtën dhe aftësinë e autoriteteve lokale, brenda kufijve

ligjor, për të rregulluar dhe menaxhuar një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike brenda
përgjegjësisë së tyre dhe në interesat e popullsisë lokale.

Përgjatë periudhës së shtetformimit, vetëqeverisjes lokale në Kosovë i është kushtuar kujdes i
veçantë e cila garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Organet kryesore të komunës janë kryetari dhe kuvendi i komunës.Kryetari i komunës dhe
anëtarët e kuvendit të komunës zgjedhën në zgjedhje të lira dhe demokratike në sistem të
drejtpërdrejtë për një mandat 4 (katër) vjeçar.

Ligji për vetëqeverisje lokale ka përcaktuar 3 (tri) lloj kompetencave: Kompetencat vetanake,
Kompetencat e deleguara dhe Kompetencat e zgjeruara.

Buxheti i komunave përbëhet nga granti i qeverisë dhe të hyrave komunale.Granti qeveritar
përbën shumicën absolute të buxhetit të komunave, i cilë është diku 10% e totalit të buxhetit të
vendit.Ndërsa, e hyra kryesore vetanake e komunave është vjelja e tatimit në pronë.65

Kompetencat vetanake

Edhe pse në shqyrtimet teorike është ofruar përkufizimi për kopetencat vetanake komunale,ai
vlen që të ritheksohet se kemi të bëjmë me kopentencat e plota dhe ekskluzive komunale,me ato
kopetenca,të cilat i referohen interesave lokale me ç’rast kihen parasysh standardet e përcaktuara
në legjislacionin e zbatueshëm,pra në legjislacionin në fuqi.Nuk kishim asnjë dilemë se a duhet
dhënë kompetencat vetanake komunale ashtu të plota si i ka theksuar ligji,për dy arsyje:e
para,për shkak të një përfytyrimi sa më të plotë për to, e dyta,për shkak të nevojave për
shqyrtimin krahasimtar, e në rast ku synojmë të krahasojmë dy a më shumë sisteme të qeverisjes
lokale,për të parë ngjajshmërinë,qoftë edhe dallimet midis tyre.Rrethveprimin vetanak të
komunave të Kosovës e përbëjnë:zhvillimi lokal ekonomik;planifikimi urban dhe rural;
shfrytëzimi i tokës dhe zhvillimi;zbatimi i rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për
kontrollimin e ndërtimit;mbrojtja e mjedisit lokal;ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve publike
dhe shërbimeve komunale,përfshirë furnizimin me ujë, kanalizim dhe drenazhimi,trajtimin e

65 Ligji për vetëqeverisjen lokale në Kosovë

38

ujërave të zeza,menagjimin e mbeturinave,rrugëve lokale,transporti lokal dhe skemave të
nxemjes lokale,përgjegjësitë ndaj rasteve emergjente lokale;ofrimi i arsimit publik
parashkollor,fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve
edukative,punësimin, pagën e rrogave dhe trajtimin e instruktorëve dhe administratorëve të
arsimit;promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut,ofrimi i përkujdesit publik primor
shëndetësor66; ofrimi i shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale,siç
është përkujdesur për të cenueshmit,strehimi familjar, përkujdesin e fëmijëve,përkujdesin për të
moshuarit, duke përfshirë rgjistrimin dhe licensimin e këtyre qendrave përkujdesëse,punësimi,
pagesën e rrogave dhe trajtimin e profesionistëve të mirëqenies socilae;banim publik,shëndetësi
publike;licencimi i shërbimeve publike dhe objekteve duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me
argëtimin,aktivitetet kulturore dhe të lira,ushqimin,strehimin,tregjet,shitësit në rrugë,
transportimin lokal dhe taksitë;emërtimi i rrugëve,rrugicave dhe vendeve tëtjera publike;ofrimi
dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirës publike,turizmi;aktivitete kuturore dhe të lira dhe çdo
çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetencat e tyre apo nuk është përcaktuar
nga një autoritet tjetër.

Kompetencat e deleguara

Një lloj tjetër të kompetencave komunale paraqesin të ashtuquajturat kompetenca të deleguara
që,siç e thotë vetë fjala,u referohen përgjegjësive që marrin komunat nga autoritetet
qendrore.Bëhet fjalë për delegim ose bartje të përgjegjësive nga pushteti qendror në pushtetin
vendor.Në kuadër të këtyre kompetencave,përfshihen: shënimet kadastrale;regjistrimi
civil;regjistrimi i votuesve;regjistrimi i biznesit dhe licencimi;distribuimi i pagesave të ndihmës
sociale (me përjashtim të pensioneve);mbrojtja e pyjeve që ndodhen në territorin e komunës në
kuadër të autorizimeve të deleguara nga autoritetet qëndrore,duke përfshirë edhe dhënien e
licencave për prerjen e drunjve në bazë të rregullave të miratuara nga qeveria67.

66Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 136
67Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 137

39

Kompetencat e zgjeruara

Eshtë përcaktuar edhe një lloj i kompetencave komunale për një numër komunash dhe për një
numër fushash te caktuara.Si u theksua dhe më herët,Kosova ka treguar një përkushtim për
pozitën e pakicave kombëtare dhe në këtë kuadër,ka paraparë edhe të drejtat shtesë për to, të cilat
në mënyrë më të mirë,përfitohen në shkallë të pushtetit lokal68.

Organe komunale

Ligji për Vetëqeverisje Lokale i Kosovës parasheh si organ komunal, kuvendin e komunës dhe
kryetarin me të drejtën e përgjithshme të tyre që të miratojnë akte dhe të ndërmarrin masa për
zbatimin e tyre brenda fushës së kompetencave të përcaktuara me ligj,natyrisht të gjitha këto në
përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës69.

Kuvendi i komunës

Kuvendi i komunës është organi më i lartë i komunës,organ ky që zgjidhet në menyrë të
drejtepërdrejtë nga qytetarët,në bazë të parimeve dhe kritereve që përcaktohen me ligjin për
zgjedhjet lokale të Kosovës.Ligji ka përcaktuar në mënyrë të veçantë numrin e anëtarëve të
kuvendit të komunës dhe kërkon që ai numër të jetë proporcional,që do të thotë në varësi nga
numri i qyteteve në komuna.Numri më i vogël i anëtarëve të një kuvendi komunal është
15,ndërsa numri më të madh të anëtarëve e ka kuvendi komunal i Prishtinës prej 51 anëtarësh.
Mandati i anëtarëve të kuvendit komunal është katër vjet.Vlen të theksohet dhe një moment tjetër
i rëndësishëm sa i përket statutit të antarëve të kuvendit komunal:ai nuk mund të jetë, në të
njëjtën kohë,deputet i Kuvendit te Republikës së Kosovës.Ligji ka përcaktuar raste kur pushon
mandati i të qenit anëtar i kuvendit të komunës dhe një numër të drejtash dhe detyrash për
anëtarët e kuvendit të komunës70.

68Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 138
69Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 139
70Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 140

40

Kryetari i komunës

Kryetari i komunës është organ ekzekutiv i komunës që zgjedhet për një mandat katërvjeçar,në
pajtim me ligjin përkatës për zgjedhje lokale.Natyrisht se mandate i kryetarit mund të pushojë
edhe para katër vjetësh, nëse përmbushen kushtet të cilat shperhimisht parashihen me ligj, si në
rast të vdekjes; në rast të dorëheqjes; nëse kalon me vendbanim në një komunë tjetër
etj.Përgjegjësitë e kryetarit të komunës shtrihen në përfaqësimin e komunës dhe veprimin në
emër të saj; në udhëheqjen e ekzekutivit të komunës dhe administratës së saj dhe mbikëqyrjes e
adminstrimit financiar të komunës; në ushtrimin e të gjitha kompetencave të cilat nuk i japin në
mënyrë eksplicite kuvendi të komunës apo komiteteve të tij; në ekzekutimin e akteve të kuvendit
të komunës; në emërimin apo shkarkimin e zëvëndësit të tij/saj; në emërimin dhe shkarkimin e
anëtarëve të tij të cilët i ndihmojnë atij në kryrejen e detyrave; në organizimin e punës dhe në
drejtimin e politikës së komunës; në propozimin e rregullave a të akteve të tjera për miratim në
kuvendin e komunës 71 ;në propozimin e zhvillimit komunal, planeve rregullative dhe
investuese,propozimin e buxhetit vjetor për miratimin në kuvendin e komunës dhe ekzekutimin e
buxhetit të miratuar; në raportimin para kuvendit të komunës për situatën ekonomike-financiare
të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj
apo kurdoherë që kërkohet nga kuvendi i komunës; në kërkesën që kuvendi i komunës të
shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi,kur konsideron se akti cenon ligjislacionin në
zbatim dhe /apo interesin e komuniteteve; në konsultimin e nënkryetarit për komunitete për
çështje që kanë të bëjnë me komunitetin joshumicë në aktivitetet të tjera që caktohen me
statut.Ligji për vetëqeverisje lokale i Kosovës e ka shkëputur postin e kryetarit të komunës nga
posti i kryesuesit të kuvendit të komunës.Ky funksion më parë ushtrohej nga vetë kryetari i
komunës i cili ishte,njëkohësisht,kryesues i mbledhjeve të kuvendit të komunës.

71Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 140

41

Kryesuesii kuvendit të komunës

Kryesuesi i kuvendit të komunës zgjidhet me vota të fshehta nga kuvendi i komunës prej
rradhëve të anëtarëve të tij. Mandati i kryesuesit të kuvendit të komunës është i njëjtë me
mandatin e vet Kuvendit të komunës.Eshtë me interes të theksohet se mbledhjet e kuvendit të
komunës që mbahen para zgjidhjes së Kryesuesit të kuvendit të komunës,si rregull, kryesohen
nga anëtari më i moshuar i Kuvendit të komunës që është i pranishëm në mbledhjen e kuvendit
komunal72.

Mbledhjet e kuvendit të komunës

Kryesuesit të kuvendit të komunës i takon e drejta që të thërrasë dhe të kryesojë mbledhjet e
kuvendit të komunës. Me ligj është paraparë që kuvendi i komunës të mbajë, së paku, dhjetë
seanca brenda një viti.Këto janë të ashtuquajtura mbledhje të rregullta të kuvendit të
komunës.Kuvendi i komunës mund të mblidhet dhe në seancë të jashtëzakonshme që caktohet
me kërkesën e bërë me shkrim nga, më së paku, një të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve
të kuvendit të komunës ose me kërkesën e kryetarit të komunës.Shmangie nga procedurat mund
të ketë kur mbledhjet “ thirren për shkak të rrethanave urgjente”.Kuvendi i komunës kujdeset për
transparencën e punës së vet dhe të trupave të tij.Mblidhjet e kuvendit të komunës dhe të gjitha
komisioneve të tij janë të hapura për opinion73.

Anëtarëve të publikut u lejohet pjesëmarrja në mbledhje të kuvendit të komunës sipas
dispozitave në rregulloren e punës së kuvendit komunal.Kuorumi dhe votimi në mbledhjen e
kuvendit të komunës janë dy momente të tjera të rëndësishme që duhet të theksohen në mënyrë
të veçantë.Kuorumi për të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës dhe të komiteteve të tij është
së paku gjysma e numrit të anëtarëve të kuvendit komunal, ndërsa në lidhje me votimin në
mbledhjet e kuvendit të komunës, po theksojmë se në të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës
dhe të komiteteve të tij, çdo person, përfshirë dhe kryesuesin, ka nga një votë, por kryesuesi merr
një votë shtesë nëse votimi është i barabartë për ose kundër një propozimi. Përndryshe, vendimet
e kuvendit të komunës aprovohen me shumicën e anëtarëve që janë të pranishëm në mbledhjet
dhe që votojnë në të, me ç’rast abstenimet nga votimi regjistrohen me qëllim të themelimit të
kuorumit, por nuk merrem parasysh në rezultatet e votimit.

72Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 141
73Stavileci Esat dhe Aliu Avni, “Qeverisja Lokale”, Prishtinë, v.2009, fq. 142

42

Vetëqeverisja lokale –nocionet kryesore

Vetëqeverisja lokale; decentralizimi; fushëveprimi i jashtëzakonshëm; fushëveprimi i deleguar (
fushëveprimi i besueshëm); parimi i supsidiaritetit; ndarja territoriale; organet lokale;
decentralizimi fiskal; referendumi; iniciativa qytetare; tubim i qytetarëve; nocioni dhe elementet
themelore të vetëqeverisjes lokale;vetëqeverisja lokale paraqet formë të udhëheqjes së
bashkësive lokale ku qytetarët, direkt ose nëpërmjet përfaqësuesve që i zgjedhin vetë, vendosin
për interesat dhe punët me rëndësi lokale. Elementet e vëtëqeverisjes lokale janë74 :

1. Si formë politike e bashkësive lokale ajo pa dyshim është kategori e sisitemit politik, ndërsa
deri diku edhe e të drejtës kushtetuese.

2. Ajo është shprehja e të drejtës së popullsisë në bashkësi të caktuara që pavarësisht të
udhëheqin me punët të lidhura me locus-in

3.Ajo parimisht është institut demokratik, shumë me rëndësi për demokratizimin e sistemit
politik.

4. Ajo i dedikohet bashkësisë së caktuar sociologjike.

5.Atë e karakterizojnë karakteristika të caktuara organizative pa të cilat nuk ka vetëqeverisje
lokale :

Popullsia e një territori të caktuar lokal vetë i zgjedh organet e veta të udhëheqjes;

Popullsia direkt ose nërpërmjet organeve të tyre i kryen funksionet e pushtetit lokal dhe të gjitha
funksionet e tjera të lidhura me bashkësitë lokale ( kompetenca vendore);

Organi përfaqësues ka kompetencën e vet të vërtetë, ku me realizimin e saj ndikon në jetën e
bashkësisë75 ;

Organi përfaqësues zgjedh organet dhe institucionet e veta ;

Vetëqeverisja lokale ka mbështetjen e vet materiale .

74 Agim Aliu – Esat Stavileci, “Qeversija Lokale” , Prishtine, v. 2009
75 Po aty.

43

Marrëdhëniet e organeve më të larta dhe qëndrore janë të themeluara me kushtetutë dhe me
ligj.Ato së pari janë të krijuara për vlerësimin e ligjëshmërisë së punës të organeve, ndërsa vetëm
në pjesën e deleguar edhe vlerësimin e punës së përgjithshme.1 Sistemet bashkëkohore politike
pretendojnë që ndarja e njësive territoriale e shtetit, gjegjësisht udhëheqja lokale, më shumë të
përputhet me bashkësinë lokale si bashkësi reale në kuptimin social.Prandaj, zgjidhje ideale
është, atje ku është e mundur, vetëqeverisja lokale të përputhet me vendbanimin, me pjesët e
vendbanimit, gjegjësisht me disa vendbanime të lidhura si bashkësi reale.Në shoqëritë e
zhvilluara vazhdimisht rritet numri i shërbimeve dhe organizatave profesionale të cilat kënaqin
një numër më të madh të nevojave të banorëve në hapësirën lokale, të cilët dikur i kanë kryer me
aktivitet personal.Shteti i "tërësishëm" mundohet që më shumë centralisht "t'i kryejë" problemet
lokale dhe bashkësia lokale dhe vetëqeverisja lokale të jenë vetëm forma më të ulëta të ndarjes
administrativo-territoriale të shtetit.Por, Evropa bashkëkohore mbrohet nga centarlizimi me
nxitjen e vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimin.

Sistemi organizativ i vetëqeverisjes lokale në Kosovë

Korniza ligjore për VQL është e bazuar në parimet e Kushtetutës së Kosovës dhe të Kartës
Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (KEVL). Me nenin 123 të Kushtetutës, pika 4 janë caktuar
parimet bazë të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, si: qeverisja e mirë, transparenca, efikasiteti dhe
efektiviteti në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave të
komuniteteve të cilat nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.76

Me kornizën ligjore vetëqeverisja lokale në Kosovë është përcaktuar si e drejtë e autoriteteve
lokale për të menaxhuar një pjesë të shërbimeve publike që janë në interes të popullatës lokale.
Nga viti 2008, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson bazën themelore ligjore për
ndërtimin dhe funksionimin e VQL në Kosovë.Republika e Kosovës përbëhet prej 38 komunave
e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë77. Secila prej komunave

76 Kushtettuta e Rep. së Kosovës, Prishtin, 2008, Kap. X, neni 123, pika 4.
77 Ligji per veteqeverisjen lokale ne Republiken e Kosoves, 03/L-040

44

ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca
vetëqeverisëse. Komunat përbëhen nga disa vendbanime (lokalitete ose fshatra) gjersa selia e
komunës zakonisht ndodhet në qytetin ose qytezën më të madhe të saj. Ndarja aktuale e
komunave është arritur pas Marrëveshjes së Brukselit 2013, e ku të gjitha veprojnë brenda
kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës78. Mirëpo në Republikën e Kosovës ekzistojnë edhe
komunat të cilat funksionojnë në aspektin territorial si të vetme, p.sh.komuna e Mamushës.

Vetëqeverisja lokale dhe demokracia

Ndër çështjet e rëndësishme që përkufitojnë karakteristikat themelore vetëqeverisjes lokale është
raporti i veçantë i saj në demokraci.Vetëqeverisja lokale, që nga format e para të saj është
paraqitur në raport të ngushtë me demokracinë.Sistemet demokratike përherë janë orientuar dhe
kanë synuar që qytetarët vetë të ushtrojnë pushtetin.Këtë mundësi e ka ofruar vetëqeverisja
lokale, qoftë në mënyrë direkte, qoftë përmes përfaqësimit të qytetarëve, të zgjedhur nga vetë
ata. Synimi është që qytetarët ta ushtrojnë një pjesë të pushtetit i cili “ decentralizohet” nga
organet e pushtetit qendror në atë vendor. Vetëqeverisja lokale,në këtë kontekst është “
Institucion me parime antiburokratike dhe antihirarkike”. Gjatë zhvillimit historik,vetëqeverisja
lokale gjithmonë ka qenë “ në anën e fitoreve të arritura demokratike dhe luftës kundër
autokracisë79.

Zgjedhjet pas çlirimit të Kosovës

Zgjedhjet e mirëfillta me standarde dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare u mbajten pas çlirimit të
Kosovës nga pushteti serb,në vitin 2000. Zgjedhjet kishin karakter lokal dhe ishin të organizuara
dhe të mbokëqyrura nga OSBE-ja. Populli dhe qytetarët e Kosovës nuk kishin njohuri të
mjaftueshme për zgjedhjet demokratike,aq më pak për sistemin e zgjedhjeve,që bëhej për herë të
parë në Kosovë.Ndihmesëtë madhe për përgatitjen e opinionit për zgjedhje demokratike ka
dhënë OSBE-ja së bashku me disa organizata joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore, si
KMDLNJ, me seli në Prishtinë dhe qendrat të tjera komunale, NDI (Instituti Demokratik
Kombëtar Amerikan),

78 Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbis, e ndermjetesuar nga
BE-ja për normalizimin e mardhënieve mes dy shteteve.
79 . Kryeziu Kadri, “ Administrata lokale” v.2015, Prizren, fq. 26

45

Aksioni kosovar për inciativa qytetare ( KACI),Fondacioni kombëtar për sisteme zgjedhore)
IFES etj.Rol të rëndësishëm për përgatitjen e zgjedhjeve të para demokratike pas luftës në
Kosovë ka dhënë z.Herman Thiel,i cili punoi për IFES-in si koordinator në Departamentin e
OSBE-së për vitin 2000.Hermani ka luajtur rol të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve
komunale zgjedhore( KKZ), duke krijuar marrëdhenie të forta në mes tyre individualisht dhe në
mes komisioneve të ndryshme. Është njeri prej ekspertëve më të spikatur si administrator
zgjedhor për përgatitjen e komisioneve komunale zgjedhore. Procedura e zgjedhjeve komunale
është zhvilluar në baza të rregullores së zgjedhjeve, duke filluar nga shpallja e zgjedhjeve,
fushata parazgjedhore,votimi e procedura e votimit,si dhe konstituimi i kuvendeve komunale të
27 komunave. Sistemi zgjedhor në Kosovë u përcaktua nga OSBE-ja dhe mekanizmat e tjera të
UNMIK-ut me gjithë insistimet e partive politike që për zgjedhjet komunale të 28 tetorit 2000,
proporcional me lista të hapura,që nënkupton se përveç që votohet subjekti,ka mundësi të
votohet edhe kandidati i preferuar.Korniza Kushtetuese e Vetëqeverisjes së përkohshme të
Kosovës u nënshkrua dhe hyri në fuqi me 15 maj 2001 nga përfaqësuesi special i Sekretarit të
Përgjithshëm (PSSP) Hans Hakerup80.

Vetëqeverisja lokale në Kosovë në periudhën 1999-2000

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, Kosova u vendos nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut81, i cili
në bashkëpunim me përfaqësues të politikës kosovare udhëhoqi administratën shtetërore të
Kosovës. Së bashku me organizimin e administratës në nivel qendror, organizohet edhe
administrata në nivel lokal, përkatësisht në komunat e Kosovës. Qeveria e përkohshme e
Kosovës bëri përpjekjet e para për fillimin e normalitetit dhe institucionalizimin e jetës në
Kosovë në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe atë lokal.82 Qeveria e përkohshme miratoi dekret-
ligjin për pushtetin lokal, i cili përcaktonte mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë.

80. Kryeziu Kadri, “E Drejta e Zgjedhjes”, fq, 109,110, prishtinë, V. 2007
81UNMIK-u ishte administrata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara.
82 .Fazliu Ramiz, “Vetëqeverisja Lokale”, Prishtin, v. 2017, fq. 132

46

Sipas këtij dekret-ligji: Komunat përbëjnë njësitë themelore territoriale në të cilën qytetarët
realizojnë interesat e përbashkëta.83

Për organizimin dhe administrimin e punëve komunale dhe për marrjen e vendimeve me interes
për qytetarët, Ministria e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Përkohshme emëroi kryetarët e
komunave dhe funksionar të tjerë ekzekutivë. Në komunën e Suharekës në këtë periudhë nga
Ministria e Pushtetit Lokal të Qeverisë së Përkohshme emëron kryetar komune, Dr. Haki
Gashin, dhe po ashtu emërohen dy nënkryetarë: Bali Muharremaj dhe Isuf Krasniqi.

E drejta e zgjedhjes

E drejta e zgjedhjes është fitore e revolucionit demokratike gjatë shekullit XVIII e XIX. Kërkesa
për njohjen dhe garantimin e të drejtës së zgjedhjes është paraqitur krahas luftës kundër
absolutizmit dhe të feudalizmit.Kjo e drejtë paraqet kushtin themelor për realizimin e idesë së
sovranitetit popullor dhe të demokracisë përfaqësuese. Sot gati në tërë botën është duke u
zbatuar e drejta e zgjedhjes së përgjithshme.(Kjo nënkupton të drejtën e zgjedhjes të gjitha
shtresave të moshës madhore, përveç atyre që kjo e drejtë iu është marrë me vendim
gjyqësor),pavarësisht nga raca, feja,kombësia,seksi,niveli i arsimit, gjendja shoqërore e pasurore
etj84.

Kjo e drejtë nënkupton të drejtën e shtetasve që të zgjedhin dhe të zgjedhen, përkatësisht të
votojnë për revokimin, të deklarohen nëpërmjet të referendumit etj. E drejta e zgjedhjes mund të
jetë aktive e pasive.E drejta aktive e zgjedhjes kupton të drejtën e shtetasve që të zgjedhin
përfaqësuesit e tyre në organet përfaqësuese, si dhe organet tjera shtetrore të zgjidhshëm, ndërsa
ajo pasive kupton të drejtën e shtetasve që të kandidohen dhe të zgjedhen për përfaqësues në
organet e zgjidhshme85.

83Neni 1. I dekretit për pushtetin lokal.
84 Kryeziu Kadri, “E drejta kushtetuese” fq. 119
85 Kryeziu Kadri “ E drejta Kushteutese” fq. 120

47

6.Kapitulli i VI
Llojet e zgjedhjeve në demokraci

Gjatë zhvillimit të pluralizmit politik dhe sistemit shumë partiak ekzistojnë lloje të ndryshme të
organizimit të zgjedhjeve, në varësi nga organi përfaqësues që zgjedhet,niveli i pushtetit mënyra
e zgjedhjes së organeve përfaqësuese dhe kohës së mbajtjes së tyre86.
Në bazë të organit përfaqësues që zgjedhet kemi:
1.Zgjedhjet parlamentare
2.dhe presidenciale
Sipas nivelit të organeve që zgjedhen kemi:
1.Zgjedhjet lokale
2.dhe zgjedhjet qendrore
Sipas mënyrës së zgjedhjeve kemi:
1.Zgjedhjet e drejtpërdrejta
2.dhe të tërthorta
Sipas intervaleve të caktuara kohore kemi:
1.Zgjedhjet e rregullta
2. të parakohshme
3.dhe të jashtëzakonshme87.

86 . Haxhiu Sadik, “ Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore” , Prishtine, v.2013, fq 67.
87 . Haxhiu Sadik, “ Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore” , Prishtine, v.2013, fq 76.

48

Zgjedhjet lokale

Sikurse organizimi i zgjedhjeve që bëhet për zgjedhjen e organeve më të larta përfaqësuese, për
të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve në legjislaturë po ashtu edhe organet e pushtetit lokal
zgjedhen përfaqësuesit e tyre për të përfaqësuar vullnetin e tyre në organet e tyre përfaqësuese,
duke ndërtuar dhe fuqizuar autonominë e pushtetit lokal.

Roli specifik që luan qeverisja lokale në një sistem politik bën që të tërhiqet vëmendja në një
numër konsideratash të veçanta.

1. Së pari ngase, qeverisja lokale ka të bëjë më shumë me çështjet e jetës së përditshme
2. Së dyti pushteti lokal më shumë kryen shërbime e më pak ushtron pushtetin
3. Së treti,pushteti lokal është shkalla më e ulët e pushtetit që drejtpërdrejt është nën varësi

dhe kontroll të pushtetit qendror.
Zgjedhjet lokale janë lloj i tillë zgjedhjesh në të cilat bëhet zgjedhja e organeve të
njësive të vetadministrimit lokal.Ato janë : Asambleja Komunale, Kuvendi Komunal, e
zgjedh kryesuesin e kuvendit, kryetarin e komunës, (kryetarin e bashkisë).88

Vetëqeverisja lokale në periudhën 2000-2008

Me vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë, në vitin 2000 u miratuan dy rregullore kryesore për
themelimin dhe funksionimin e sistemit të ri të vetëqeverisjes lokale, përkatësisht u miratua
rregullorja 2000/43 për emrat, numrat dhe kufijtë e komunave dhe rregullorja 2000/45 për
Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës. Me rregulloren 2000/43, Kosova kishte 30 komuna me
kufijtë e pranuar sipas gjendjes së paraluftës.

Rregullorja 2000/45 rregullon funksionet dhe administrimin e pushtetit lokale të Kosovës si:

- Përgjegjësitë dhe kompetencat e komunave.
- Organet e komunës
- Kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve

88 . Haxhiu Sadik, “ Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore” , Prishtine, v.2013, fq 69.

49

- Kompetencat e administratorit komunal
- Themelimi i njësive komunale.

Më 28 tetor të vitit 2000 u mbajtën zgjedhjet e para lokale demokratikedhe u krijuan Asambletë
Komunale, trupat e asambleve dhe u ndërtua shërbimi civil administrativ. Gjatë kësaj periudhe të
organizimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, komunat kanë funksionuar në bazë të rregullores
së UNMIK-ut 2000/45. 89

Në komunën e Suharekës në këto zgjedhje kryetar komune është zgjedhur.Kryetar : Ukë Bytyçi,
nënkryetar, Vitor Markaj dhe kryeshef ekzekutiv, Halil Morina.

Kryetari i komunës (në vitin 2000): zgjidhet nga radhët e Kuvendit Komunal dhe mandati i
kryetarit ka zgjatur sa mandati i anëtarëve të Kuvendit Komunal.90 Propozimi për zgjedhjen e
kryetarit të komunës ka ardhur nga përfaqësuesit e grupit më të madh politik në Kuvendin e
Komunës, zgjedhja e kryetarit është realizuar me votim të fshehtë. Kandidati që ka fituar 2/3 e
votave është zgjedhur kryetar i Komunës.

Kryeshefi ekzekutiv

Ishte një organ i lartë vendor, kjo për faktin se ai mbanë njëkohësisht edhe postin e sekretarit të
Kuvendit Komunal, 91 po ashtu kryeshefi ekzekutiv ka qenë edhe drejtor i personelit, nën
udhëheqjen e të cilit janë emërimi, kushtet e shërbimit dhe shkarkimi i të gjithë punojsëve të
komunës, përveç anëtarëve të bordit të drejtorëve. Kryeshefi ekzekutiv për punën e tij, bordit të
drejtorëve dhe shërbyesve civil i ka raportuar kryetarit të komunës.

89 . Fazliu Ramiz, “Vetëqeverisja Lokale”, Prishtin, v. 2017, fq. 134
90Rregullorja e UNMIK-ut, 2000/45
91Rregullorja e UNMIK0ut, 2000/45, neni 30, paragrafi 5.

50

Bordi i drejtorëve

Është një institucion i rëndësishëm i cili ndihmon Kuvendin Komunal dhe komitetet e tij në
sigurimin e të gjitha informatave dhe raporteve për procesin e marrjes së vendimeve.92 Bordi i
drejtorëve është përbërë nga drejtorët e drejtorive komunale, si dhe drejtorin e zyrës së
komuniteteve, në atë kohë zgjedhja e drejtorëve është bërë përmes konkursit publik dhe sipas
vlerësimeve të komisionit, me përbërje sipas fuqisë politike në kuvend dhe në mbikëqyrje të
autoriteteve ndërkombëtare lokale me të cilat ka udhëhequr administratori komunal. Kryeshefi
ekzekutiv, bordi i drejtorëve dhe personeli administrativ përbëjnë shërbimin civil administrativ të
komunës.

Ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve në nivel komunal

Në vitin 2007 ndryshon sistemi i zgjedhjeve në Kosovë, në këto zgjedhje kryetari i komunës
zgjidhet me votë të drejtëpërdrejtë nga qytetarët. Në këto zgjedhje partitë garuese për kryetar
komune propozojnë kandidatët e tyre për kryetar dhe kandidati për të fituar garën duhet që në
raundin e parë të zgjedhjeve të fitojë 50 + 1 %, nëse asnjëri nga kandidatët nuk e fiton garën me
këtë përqindje shkohet në raundin e dytë të zgjedhjeve (balotazh) ku dy kandidatët që kanë më së
shumti vota marrin pjesë në garë për raundin e dytë, pas raundit të dytë cilido nga kandidatët që
fiton qoftë 1 votë më shumë se tjetri zgjedhet kryetar.

Zgjedhjet komunale në vitin- 2007

Në komunën e Suharekës në zgjedhjet komunale të vitit 2007 garën për kryetar komune e fiton
kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, ai garën e fitoi në raundin
e dytë të zgjedhjeve ku garoi me kundër kandidatin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,
Enver Hoxhaj93.

92Rregullorja e UNMIK-ut, 2000/45, neni 31, paragrafi 2.
93KKZ- Suharekë


Click to View FlipBook Version