51 4.2.1.4.Trajnimet e stafit administrativ nga viti 2019 deri 2022 Trajnimete vitit 2019 Trajnime nga IKAP janë zhvilluar këto tema të trajnimeve: Planifikimi , Menaxhimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore Siguria dhe Shëndeti në Punë Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian dhe Çështjet e Lirisë dhe Drejtësisë Qasja në Dokumente Publike Sistemi për mbrojtjen e të dhënave personale Bazat Themelore të ITIL 4 (strategjitë, metodat dhe mjetet). Trajnimet e vitit 2020 Janë zvilluar Trajnime nga IKAP dhe Akademia Diplomatike në këto tema të trajnimeve: Korniza ligjore dhe teknikat e përafrimit të legjislacionit vendor me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Trajnim për Zyrtarin Shpenzues- Thesari i Kosovës Hyrje në Administratën Publike Përgatitja e Projekt Propozimeve IPA- Instrumenti i para anëtarësimit Monitorimi i Programeve të Financuara nga BE Trajnimi hyrës për Nëpunësit e ri civil Mirësjellja dhe Protokollimi - Akademia Diplomatike Komunikimi Strategjik - Akademia Diplomatike Trajnimet e vitit 2021 Nga IKAP janë zhvilluar këto tema të trajnimeve: Kodi Etik , Të drejtat dhe përgjegjësitë në Shërbimin Civil Planifikimi , Menaxhimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore Auditimi i Burimeve Njerëzore Siguria në punë Trajnimi hyrës për Nëpunësit e ri civil në Shërbimin Civil të Kosovës (SHCK) Hyrje në Administratë Publike
52 Menaxhimi i Programeve Punë-Jetë në Shërbimin Publik Menaxhimi i Projekteve të TIK-ut. Trajnimet e vitit 2022 Nga IKAP janë zhvilluar këto tema të trajnimeve: Korniza Ligjore dhe Teknikat e Përafrimit të Legjislacionit Vendor me Legjislacionin e BE-së Trajnimin hyrës për Nëpunësit e ri civil në Shërbimin Civil të Kosovës (SHCK) Menaxhimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore Planifikimi Strategjik i Buxhetit dhe Ndryshimet Buxhetore Trajnim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës Kapitulli V
53 5.ROLI DHE RËNDËSIA E REKRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËRMES PYETËSORËVE 5 .1. Qëllimi i hulumtimit Qëllimi i këtij punimi është të pasqyroj rolin dhe rëndësinë e rekrutiumit , seleksionimit dhe pranimit në punë për dy kategori të të punësuarve në UKZ në Gjilan ; stafin administrativ dhe stafin e ri akademik . Këta dy bashkëpunëtorë ndihmojnë në vendosjen dhe realizmin e partneritetit , zhvillimin dhe formësimin e personalitetit të kuadrove në të ardhmen . Detyrat e hulumtimit : Ky punim do të mbështetet në përmbushjen e disa detyrave ndër të cilat mund të përmendim: • Rishikim i literaturës për rëndësinë që sjell bashkëpunimi Burime njerëzore -Institucion shkollor i arsmit të lartë , staf akademik. • Zhvillimin e dashurisë për këto dy kategori të të punësuarve • Të përshkruhet roli dhe funksioni i stafit arsimor-edukativ si dhe administrativ , në planifikimin e programeve që do t’u përshtaten aftësive psiko-fizike të studentëve , nevojave dhe interesave të institucionit të UKZ-së për të nxënë dhe kuptuar më mirë detyrat e punës së tyre; • Burimet njerëzore dhe stafi akademik janë faktorë të rëndësishëm të bashkëpunimit , andaj duhet ta vështrojnë e trajtojnë si proces dinamik dhe të vazhdueshëm nxënien dhe përvetësimin e studimeve dhe përgatitjen e kuadrove të reja ; • Përshkrimi i gjendjes aktuale të bashkëpunimit BNj- staf akademik si dhe prindër / familje , në institucionet tona shkollore ; • Të hartojmë anketën (pyetësorin) sasior për stafin administrativ dhe atë akademik , si mjet hulumtimi; • Të grumbullojmë të dhëna përmes pyetësorëve; • Të bisedojmë me palët e interesit; 5.2. Pyetjet që shtrohen / hipotezat:
54 Rezulatet e pritshme janë vërtetimi i hipotezës të bashkëpunimit në mes Burimeve njerëzore - stafit administrativ edhe atij akademik ,që luanjnë rol të rëndësishëm në zhvillimin, edukimin dhe arsimimin e brezave për të qenë pjesë e rëndësishme dhe e dobishme në ushtrimin e profesioneve të tyre në të ardhmen . E gjithë kjo duke u bazuar në praktikat ekzistuese të mbledhura nga studimet e rastit . Në bazë të përvojës sime personale besoj që ky rast funksionalizon procesin e rekrutimit dhe seleksionimit të kandidatëve të rinjë që duan të bëhen pjesë e institucionit të UKZ - së. 5.3. Hipotezat Punimi do të ngrihet mbi bazën e këtyre hipotezave: Hipoteza I Supozuam se bashkëpunimi i Burimeve njerëzore ndikon pozitivisht në sjelljen dhe kreativitetin e studentëve për shkollim më të mirë dhe më cilësor. Hipoteza II Supozuam se angazhimi i stafit akademik në institucionin e UKZ - së ndihmon proceset e ndryshme edukative dhe arsimore. Vërtetimi i këtyre hipotezave do të jetë edhe sfida e këtij punimi. 5.4. Metodat e hulumtimit Metoda statistikore Hulumtimet pedagogjike në shumicën e rasteve kanë nevojë për metodën statistikore , e kjo metodë gjen vend edhe në hulumtimin tim . Kjo metodë mundëson grumbullimin , seleksionimin , përpunimin e të dhënave , interpretimin e tyre dhe ne të gjitha këto do t'i paraqesim në formë të diagrameve 5.5. Teknikat dhe instrumentet e hulumtimit Gjatë këtij hulumtimi kam përdorur teknikën e anketimit , përkatësisht pyetësorin sasior , i cili do të na ndihmoj për mbledhjen e të dhënave , përkatësisht opinionet e subjekteve të hulumtimit lidhur me stafin administrativ dhe akademik në edukimin dhe arsimimin e studentëve në institucionet shkollore të arsimit të lartë në Gjilan UKZ.
55 Pyetësorët i kam përpiluar duke u mbëshetur në metodologjinë e hulumtimit , me qëllim për të qenë sa më të qartë dhe motivues , për sigurimin e mendimeve të tyre valide. Për këtë hulumtim kam përpiluar dy pyetësorë , njëri për Burimet njerëzore - staf administrativ e tjetri për staf akademik . Hulumtimin e kam realizuar , në dy mese , në ambientet e institucionit të UKZ –së , si dhe në ambiente jashta institucionit me kandidatët që kanë marrë pjesë nëpër konkurset për staf akademik , me qëllim për t'i parë rezultatet e pritshme , duke i krahasuar të dhënat e tyre . Kjo ka për të na drejtuar më lehtë deri te përfundimet dhe rekomandimet e pritshme. Me anë të anketës do të marrim mendimet e konkurentëve që kanë qenë pjesë e konkurseve për stafin administrativ në Burimet njerëzore dhe stafin akademik lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit të këtyre dy faktorëve , familjes dhe institucioneve të komunës së Gjilanit. Intervista do të zhvillohet në hapësirat e UKZ - së për stafin administrativ. Intervista përbëhet prej 10 pyetjeve për stafin administraiv që janë pjesë e këtij hulumtimi si dhe stafin akademik gjegjësisht për kandidatët që konkurojnë për mësimdhënie në UKZ - Gjilan. Pra , intervisat i ka dy lloje të pyetjeve për dy nivele dhe kategori të nëpunësve që do të konkurojnë për të qenë pjesë e UKZ-së. 5.6. Mostra dhe vendi i hulutimit Me që numri i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, është i madh dhe numerikisht i pa arritshëm , dhe në pamundësi t'i përfshijmë të gjitha në hulumtim , u përcaktuam për një institucion reprezentativ në Komunën e Gjilanit-UKZ – në , pasi që jetojmë dhe veprojmë aty , duke besuar se këto të dhëna nga hulumtimi , do të jenë të dobishme edhe për rajonet tjera të Kosovës . Mostra jonë përbën gjithsej 60 subjekte (Respodent) , prej tyre 20 kandidatë potencial për nëpunës (staf) administrativ dhe 40 kandidatë potencial për nëpunës (staf) akademik. Është përfshirë një institucion në komunën e Gjilanit UKZ , si dhe kandidatët që kanë qenë pjesë e konkurseve për rekrutim në të kaluarën dhe pritet të marrin pjesë edhe në konkurset dhe vendet vakante që pritet të hapen edhe në të ardhmen . Arsyet pse jemi përcaktuar për këtë Grup reprezentativ janë : 1. Se kushtet socialo - ekonomike janë deri diku të përafërta , pa dallime të theksuara; 2. Se përgatitja profesionale e të rinjve nuk ka dallime të mëdha me komunat tjera të Kosovës; 3. Për arsye se edhe sikur t'i merrnim opinonet e kandidatëve për staf administrativ dhe të
56 Kandidatëve për staf akademik të komunave të tjera të Kosovës , do të na dilnin rezultatet e përafërta. 5.7. Rezultatet e pritshme të hulumtimit Duke u bazuar në rrjedhën e planifikimit dhe organizimit të hulumtimit , natyrisht se ne presim edhe rezultate nga hulumtimi i problemit për të cilin jemi përcaktuar në dy shtylla të një institucioni që është UKZ Gjilan. Prandaj , nga këto rezultate ne mbi të gjitha presim që: 1. Të arrijmë një pasqyrim të qartë për gjendjen e rekrutimit dhe bashkëpunimit të kandidatëve konkurentë me institucionet shkollore dhe veçanërisht me UKZ-në , në Komunën e Gjilanit; 2. Të kuptojmë shkallën e gatishmërisë së Institucionit të UKZ- së për t'u ndihmuar kandidatëve , studentëve që sa më herët që është e mundur ta mësojnë , studiojnë dhe kuptojnë për rëndësinë e punësimit në UKZ- Gjilan. 3. Të njohim dhe kuptojmë përgatitjen e kuadrit që përpiqet të jetë pjesë e UKZ -së në të dyja nivelet , staf administrativ dhe akademik , si dhe mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve të larta shkollore; 4. Të japim rekomandimet tona , lidhur me senzibilizimin e institucioneve tona të arsimit të lartë , për të mbështetur bashkëpunimin e institucioneve shkollore në përgatitjen e kuadrove të reja profesionale në të dyja nivelet , administrative dhe akademike: 6.PËRPUNIMI I REZULTATEVE
57 Hulumtimi , Rekrutimi dhe seleksionimi i personelit akademik dhe administrativ në UKZ - është fokusuar në atë se sa dhe si është ky bashkëpunim i ndërsjelltë si faktor shumë i rëndësishëm në edukim dhe arsimim të kuadrove të larta. Ky hulumtim është bërë gjatë muajve janar - prill të vitit 2023 , dhe është përfshirë në hulumtim në UKZ të Gjilanit , në të cilën nëpërmjet një pyetësori (ankete) , është synuar të merren opinionie edhe nga kandidatët për staf akademik . Pra, popullacioni i këtij hulumtimi ishte i madh dhe numerikisht i caktuar . Grupi reprezentativ përbëhej prej 60 pjesëmarrësve , si : kandidatët për staf administativ BNJ dhe staf profesional . Janë anketuar 40 kandidatë për staf akademik dhe 20 kandidatë për staf administrativ. Grumbullimi i të dhënave në këtë hulumtim , rezultatet e të cilit do të jepen në vijim , është bërë përmes pyetësorit , si mjet kryesor për hulumtim . Pyetësori ka pasur dhjetë pyetje për kandidatët potencial për staf administrativ dhe dhjetë pyetje të tjera për kandidatët për staf akademik. Pyetjet kanë qenë të tipit të mbyllur , të kombinuar dhe të hapur . Si teknikë është përdorur anketimi përmes të cilës merren të dhënat nga ekonomistët , juristët si kandidatë potencial për staf administrativ dhe burime njerëzore , si dhe profesorët , magjistrat dhe doktorët e shkencave si kandidat potencial në të ardhmen për staf akademik. 6.1.Pyetësori i zhvilluar me staf administrativ Në pyetjen e parë: 1. Si i merrni informatat për hapjen e konkursit për burimet njerëzore në UKZ? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 konkurentë për staf administariv , 12 ose 60 % mendojnë se informohen nga publikimet elektonike , 7 ose 35 % mendojnë se informohen nga tabelat e shpalljeve për pozitat vakante (të lira) ndërsa 1 apo 5 % mendojnë se informohen nga miqtë dhe familjarët . Me çka hipoteza e jonë u vërtetua . Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se kandidatët për staf administrativ janë pjesëmarrës në dhe të interesuar e të informuar proceset e ndryshme si dhe pozitat e lira në Burimet Njerëzore në UKZ. Grafikoni 1.Si i merrni informatat për hapjen e konkursit për burimet njerëzore në UKZ?
58 Pyetja e dytë: Si organizohet intervista e kandidatëve që kanë konkuruar në burimet njerëzore në UKZ? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 kandidatë , prej tyre 15 ose 75 % mendojnë se organizohet intervista e punës me gojë , ndërsa 4 ose 20 % mendojnë nganjëherë e bëjnë intervistën me gojë e nganjëherë me shkrim , 1 apo 5 % mendojnë se asnjëherë intervista nuk zhvillohet në formën e duhur. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se kandidatët janë përgjigjur se gjithmonë kanë informacione për procedurat e intervistës . Grafikoni 2. Si organizohet intervista e kandidatëve që kanë konkuruar në burimet njerëzore në UKZ? Pyetja e tretë: A është e orientuar intervista për punë drejt zbulimit të afësive tuaja? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 kandidatë për staf administrativ , 10 ose 50 % mendojnë se po , intervista përpiqet të nxjerr në pah aftësitë e mira , 4 ose 20 % mendojnë nëse bisedohet paraprakisht me ne e kanë më të lehtë të nxjerrin informatat e duhura , 2 apo 10 % mendojnë e kanë problem të nxjerrin të gjitha informatat nga ne për një kohë të shkurtër . Gjithashtu 2 kandidatë apo 10% nuk kanë informata fare lidhur me këtë çështje . 0 5 10 15 12 7 60% 1 35% 5% Series1 Series2 0 5 10 15 a. Gjithmonë b. Nganjëherë c. Asnjëherë 15 4 75% 1 20% 5% Pyetësor për staf administrativ Series1 Series2
59 Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi administartiv janë përgjigjur se intervistuesit përshtaten lehtë me ta dhe i zbulojnë aftësitë e tyre . Grafikoni 3. A është e orientuar intervista për punë drejt zbulimit të afësive tuaja Pyetja e katërt: A keni informacione se si bëhet seleksionimi apo përzgjedhja e individëve që kanë konkuruar për vend pune për staf administrativ në BNJ në UKZ ? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 kandidatë për staf administrativ , prej tyre 11 ose 55 % mendojnë se kanë informacione për përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidatëve , pra është komisioni përzgjedhës për vlerësimin e kandidatëve që përdor formularët e vlerësimit të kandidatëve. Secili anëtar e vlerëson kandidatin për secilin kriter . Ndëra 4 ose 20 % nuk dinë se si bëhet përzgjedhja , 3 apo 15 % mendojnë janë të ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe nuk ia kanë idenë. Ndërsa 2 apo 10 % mendojnë sa informatat do t'ua sjellin familjarët. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi administrativ janë të informuar për përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidatëve. Grafikoni 4.A keni informacione se si bëhet seleksionimi apo përzgjedhja e individëve që kanë konkuruar për vend pune për staf administrativ në BNJ në UKZ ? 10, 50% 4, 20% 2, 10% 2, 10% 2, 10% Pyetësor për staf administrativ
60 Pyetja e pestë: 5. Çka ndodh me kandidatët që nuk paraqiten në test me shkrim apo intervistë? I morëm këto rezultate nga gjithsej 20 staf administrativ , 14 ose 70 % mendojnë se konsiderojmë se janë tërhequr , 6 ose 30 % mendojnë deri diku nuk janë të informuar dhe 0 apo 0 % mendojnë u ofrojnë afat shtesë. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafikon arrijmë në përfundim se kandidatët për staf administrativ relativisht mirë janë të informuar me formën e testimit që organizohet për rekrutimin e tyre në UKZ, dhe se bashkëpunimi i BNJ me kandidatët konkurues ndikon pozitivisht në sjelljen dhe kreativitetin e të gjithëve. Grafikoni 5. Çka ndodh me kandidatët që nuk paraqiten në test me shkrim apo intervistë? Pyetja e gjashtë: 6. Përpos shkollimit formal ,a ndikon pozitivisht edhe shkollimi joformal , apo shkollimi gjatë gjithë jetës në pranimin në punën për të cilën konkuroni ? I morëm këto rezultate nga gjithsej 20 staf administrativ , 12 ose 60 % mendojnë se intitucionet që organizojnë tajnime dhe seminare janë shumë të dobishme për aftësime profesionale praktike sepse gjithmonë sjellin risi në procese të ndryshme edukative sipas hapave teknike dhe teknologjik dhe arsimore , 7 ose 35 % mendojnë se nganjëherë ndihmojnë në përfshirjen e stafit administativ në procese të ndryshme edukative sipas risive dhe 1 apo 5 % mendojnë se asnjëherë nuk 11; 55% 4; 20% 3, 15% 2; 10% Pyetësor për staf administrativ 0 5 10 15 14 6 0 70% 30% 0% Pyetësor me staf administrativ Series1 Series2
61 ndihmojnë këto programe aftësuese për përfshirjen e stafit administrativ në procese të ndryshme edukative sipas risive të tregut të punës . Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi administrativ janë përgjigjur se gjithmonë programet aftësuese ndihmojnë në përfshirjen e stafit administrativ në procese të ndryshme edukative sipas risive të tregut të punës. Grafikoni 6.Përpos shkollimit formal , a ndikon pozitivisht edhe shkollimi joformal , apo shkollimi gjatë gjithë jetës në pranimin në punën për të cilën konkuroni Pyetja e shtatë: Kush e përgatit raportin me shkrim për kandidatët konkurentë në stafin administrativ? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 staf administrativ , 8 ose 40 % mendojnë Se raportin e përgatit udhëheqësi më i lartë administrativ , 9 ose 45 % mendojnë se raportin e përgatit anëtari i komisionit dhe , 3 apo 15 % mendojnë se rektori e përgatit raportin me shkrim për kandidatët . Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi administrativ në 40% kanë informata të sakta rreth procedurave të vendeve vakante në BNJ në UKZ. Grafikoni 7. Kush e përgatit raportin me shkrim për kandidatët konkurentë në stafin administrativ? 12, 60% 7, 35% 1, 5% Pyetësor me staf administrativ
62 Pyetja e tetë: Kush i informon kandidatët për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes si dhe datën e fillimit të punës? I morëm këto rezultate nga gjithsej stafi administrativ, 12 ose 60 % mendojnëse informimi bëhet nga Zyra e personelit , 7 ose 35 % mendojnë se rezultatet i marrin nga Burimet Njerëzore të UKZsë dhe , 1 apo 5 % mendojnë se informatat për rezultatet i marrin nga udhëheqësi administrativ. Grafikoni 8. Kush i informon kandidatët për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes si dhe datën e fillimit të punës? Pyetja e nëntë: Çka bëjnë kandidatët e pakënaqur me rezultate ? I morëm këto rezultate nga gjithsejt 20 staf administativ, 10 ose 50 % mendojnë se u mundësohet ankesa tek Komisioni për zgjedhjen e kontesteve brenda institucionit të UKZ së, 9 ose 45 % mendojnëse duhet ankuar në gjykatë , ndërsa , 1 apo 5 % mendojnëse duhet ankuar në prokurori. 8, 40% 9, 45% 3, 15% Pyetësor me staf administrativ 0 2 4 6 8 10 12 12 7 1 60% 35% 5% Pyetësor me staf administrativ Series1 Series2
63 Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi administrativ janë të informuar për rëndësinë si dhe përpjekjet dhe bashkëpunimin e mirëfilltë për ta fituar një vend të ri pune. Grafikoni 9. Çka bëjnë kandidatët e pakënaqur me rezultate ? Pyetja e dhjetë: Si i merrni rezultatet përfundimtare për vendin e punës , për pranim apo refuzim , në vendin vakant të punës në BNJ në UKZ për të cilin ju keni konkuruar? I morëm këto rezultate, nga gjithsejt 20 staf administativ , 43.54 % mendojnë që publikimi i rezultateve përfundimtare të kandidatëve të suksesshëm bëhet në Web faqe të UKZ-së , si dhe në tabelën e shpalljeve, 27.34% mendojnë se i informojnë përmes emailit , ndërsa 10.12% informatat i marrin nga farefisi dhe miqtë. Nga kjo që u tha del se një numër i konsiderueshëm i kandidatësve që konkurojnë për një vend pune në stafin administrativ të UKZ-së kanë informata për tërë procesin e rekrutimit dhe të përzgjedhjes. Grafikoni 10. Si i merrni rezultatet përfundimtare për vendin e punës,për pranim apo refuzim , në vendin vakant të punës në BNJ në UKZ në të cilin ju keni konkuruar? 0 2 4 6 8 10 10 9 1 50% 45% 5% Pyetësor me staf administrativ Series1 Series2
64 6.2.Pyetësori i zhvilluar me Stafin Akademik Në pyetjen e parë: 1.Ku shpallet konkursi? Nga pyetja e parashtruar , i morëm këto rezultate nga gjithsej 40 kandidatë konkurentë për staf akademik , 15 ose 37 % mendojnë se konkursi shpallet në sistemin SIMBNJ dhe në web faqe të Univeritetit, ndërsa 16 ose 40 % mendojnë se konkursi shpallet në Gazetetat zyrtare, si dhe , 9 apo 23 % prej tyre mendojnë se konkursi shpallet në tabelën e shpalljeve. Nga këto të dhëna edhe hipoteza jonë u vërtetua. Grafikoni 11. Ku shpallet konkursi? Pyetja e dytë: 2.Çka duhet të përmbajë (cilat informata ) shpallja e konkursit ? 27, 34% 43, 54% 10, 12% Pyetësor me staf administrativ
65 Nga pjesëmarrësit në pyetësor ne i morëm këto rezultate ; nga gjithsej 40 konkurentë për staf akademik , 22 ose 22.55 % mendojnë se shpallja e konkursit duhet të përmbajë numrin e orëve të caktuara dhe lëndët për të cilat shpallet konkursi , 12 ose 12.30 % mendojnëse shpallja e konkursit duhet të përmbajë Lëndën dhe përgatitjen profesionale , dhe 12 apo 15 % mendojnë se nuk kanë informata të sakta se çfarë informatash përmban shpallja e konkursit. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se kandidatët për staf akademik janë përgjigjur se marrin informata nga shpallja e konkursit për përmbajtjen dhe kushtet e konkursit. Grafikoni 12. Çka duhet të përmbajë (cilat informata) shpallja e konkursit? Pyetja e tretë:Çka është komisioni recenzues , cila është pozita e tij? Nga gjithsej 40 konkurentë për staf akademik , 19 ose 19.47 % prejt tyre mendojnë se - Pas miratimit dhe shpalljes së konkursit , Këshilli i Fakultetit propozon komisionin recensues në përbërje prej 3 anëtarëve , dy nga anëtarët e komisionit duhet të jenë nga fusha e ngushtë e studimeve për të cilën shpallet konkursi , 13 ose 13.33 % mendojnë se komisioni recenzues shfleton punimet e kandidatëve, ndërsa 8 apo 8.20 % mendojnë se komisioni recenzues kontrollon origjinalitetin e diplomave. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi akademik janë përgjigjur se janë deri diku të kënaqur me punën dhe informacionet rreth komisionit recenzues. Grafikoni 13. Çka është komisioni recenzues , cila është pozita e tij?
66 Pyetja e katërt: 4.Çfarë formulari duhet të plotësoj kandidati që aplikon në staf akademik? Në pyetjen e parashtruar i morëm këto rezultate; nga gjithsej 40 konkurentë për staf akademik, 22 ose 22.55 % mendojnë se Kandidati i cili aplikon për staf akademik duhet të plotësoj formualrin F1, formular i cili përmban: · Titullin akademik për të cilin kandidati aplikon · Studimet themelore , studimet master dhe studimet e doktoratës · Të dhënat lidhur me gradën e fituar shkencore dhe thirrjen akademike · Monografitë · Tekstet universitare · Punimet e publikuara në revistat ndërkombëtare shkencore, sipas UA – MASHT.No. 01/2018 dhe Nenit 10 pika 4, dhe neni 18 pika 2 e Rregullores, Nr.01/742 dt.28.04.2022 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UKZ.52 · Punimet e publikuara në revista rajonale (Shqipëria , Maqedonia e Veriut , Mali i Zi , Serbia , B e H) e më gjerë. · Punimet e publikuara në revista kosovare 52 . sipas UA – MASHT.No. 01/2018 dhe Nenit 10 pika 4, dhe neni 18 pika 2 e Rregullores, Nr.01/742 dt.28.04.2022 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UKZ
67 · Prezantimet në konferenca · Kontribute tjera shkencore dhe profesionale · Përvoja në mësimdhënie universitare · Udhëheqje të temave Master dhe të Doktoratës · Pjesëmarrja e dëshmuar në programe ose projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme, 10 ose 10.25 % mendojnë se formulari F1 përmban të dhënat personale dhe 8 apo 8.20 % mendojnë se formulari F1 përmban të dhënat profesionale dhe personale. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se stafi akademik janë përgjigjur se shumë ka ndikuar pozitivisht informacioni rreth formularit F1. Grafikoni nr.14.Çfarë formulari duhet të plotësoj kandidati që aplikon në staf akademik? Pyetja e pestë: 5.Çfarë detyre ka komisioni recensues pas përfundimit të aplikimit të kandidatëve? I morëm këto rezultate nga gjithsej 40 staf akademik , 16 ose 16.40 % mendojnë se pas përfundimit të aplikimit të kandidatëve, komisionet recensuese përpilojnë raport vetëm për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet formale-juridike dhe bëjnë raport të cilin e shpallin në web faqe nga zyra e burimeve njerëzore lidhur me kanditatët të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kandidatët e propozuar për t’u zgjedhur në thirrjen akademike , Asistent i rregullt , Profesor Asistent , Profesor i Asocuar dhe Profesor i Rregullt . Publikimi i recensioneve të kandiatëve dhe ankesave të propozimit të komisionit recensues bëhet në afat prej 15 ditëve , 14 ose 14,35 %
68 mendojnë se komisioni recenzues ka detyrë t'i lexojë mirë dokumentet e konkurentëve , ndërsa , 10 apo 10,25 % mendojnë se aspak nuk ndikon në vendimmarrje komisioni recenzues . Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se komisioni recenzues ndikon pozitivisht në institucionet shkollore të arsimit të lartë , veçanërisht në përzgjedhjen e satfit akademik . Grafikoni 15. Çfarë detyre ka komisioni recensues pas përfundimit të aplikimit të kandidatëve? Pyetja e gjashtë: 6.Në cilin vend e drejtojnë ankesën kandidatët e pakënaqur ? I morëm këto rezultate nga gjithsej 40 kandidatë konkurentë për staf akademik ,prej të cilëve 19 ose 19,47 % mendojnë se - Kandidatët e pakënaqur me referatin vlerësues të komisionit recensues kanë të drejtë ankese , ankesë të cilën ua drejtojnë Këshillit të Fakultetit , 15 ose 15,38% mendojnë se deri diku kanë vështirësi ta kuptojnë se ku duhet ta adresojnë ankesën dhe , 6 apo 6,15% mendojnë se aspak nuk kanë vështirësi që të gjejnë informacion s'e ku duhet ta drejtojnë ankesën e tyre . Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se kandidatët për staf akademik janë përgjigjur se aspak nuk kanë vështirësi që ta kuptojnë rrugën e paraqitjes së ankesës.
69 Grafikoni 16. Në cilin vend e drejtojnë ankesën kandidatët e pakënaqur ? Pyetja e shtatë: 7.Cili organ i UKZ-së merr vendim përfundimtar për pranimin e stafit akademik në punë? I morëm këto rezultate nga gjithsej 40 staf akademik , 16 ose 16,40 % mendojnë se -Vendimi i Senatit është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet e drejta e ankesës në Universitet , 15 ose 15,37 % mendojnë se vendimi i komisionit pranues është përfundimtar dhe 9 apo 9.23 % mendojnë se vendimin përfundimtar e jep komisioni recensues. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se shumica e kandidatëve mbi 50% kanë informacion me vendimin përfundimtar të pranimit të tyre në punë. Grafikoni nr. 17.Cili organ i UKZ-së merr vendim përfundimtar për pranimin e stafit akademik në punë? (Ky grafikon duhet të rregullohet te pjesa tekstuale sepse ka gabime drejtshkrimore)
70 Pyetja e tetë: 8. A konsideroni se ka mjaftueshëm kandidatë lokal me grada të masterit dhe doktorit të shkencës , të cilëve duhet dhënë përparësi në punësim në UKZ? I morëm këto rezultate nga gjithsej 40 kandidatë për staf akademik , 25 ose 25,62 % mendojnë se ka mjaftueshëm kandidatë lokal me diploma të masterit dhe doktoratës dhe se në të ardhmen do të duhej të merreshin parasysh kur të hapen pozita të lira për punësim , 13 kandidatë për staf akademik ose 10 % nuk kanë informacione të sakta lidhur me këtë pyetje dhe 5 apo 5,13% mendojnë se do të duhej të merren parasysh këta profesionistë. Nga kjo pasqyrë e të dhënave në grafik arrijmë në përfundim se ka mjaftueshëm të diplomuar nga lokaliteti i Anamoravës dhe se të tillëve do të duhej të u ofrohej përparësi në punësim në stafin akademik në të ardhmen. Grafikoni 18. A konsideroni se ka mjaftueshëm kandidatë lokal me grada të masterit dhe doktorit të shkencës , të cilëve duhet dhënë përparësi në punësim në UKZ?
71 Pyetja e nëntë: 9. A ka ndikime politike në punësimin e kandidatëve në stafin akademik në UKZ? Në pyetjen e parashtruar i morëm këto rezultate; nga gjithsej 40 kandidatë për staf akademik, 23 ose 23,57% mendojnë se ndikimi politik nuk është vendimtar, por ai profesional , 12ose 12,30 % mendojnë se ndikimi politik nuk duket në pranimin e kuadrove të reja në stafin akademik në UKZ dhe 5 apo 5,13 % mendojnë se ndikimi politik aspak nuk ndikon në punësimin e kuadrove të reja në stafin akadamik në UKZ. Grafikoni nr. 19.A ka ndikime politike në punësimin e kandidatëve në stafin akademik në UKZ? Pyetja e dhjetë: A vërehen nepotizën dhe favore në punësimin e stafit akademik në UKZ ? I morëm këto rezultate, nga gjithsej 40 kandidatë për staf akademikë , 28 ose 28,70% mendojnë se me shpalljen e konkursit nuk ka nepotizëm, qofshin ato familjare apo shoqërore e miqësore, 9 ose 9,22 % mendojnë se nuk ka favore në pranim në stafin akademik, ndërsa, 3 apo 3,80% mendojnë se nuk kanë informacione lidhur me pyetjen e parashtruar. Nga këto të dhëna edhe hipoteza jonë u vërtetua dhe del se në punësim në UKZ –në Gjilan nuk ka nepotizëm dhe favore,por se çdo gjë shkon sipas profesionalizmit të kuadrove.. Grafikoni nr.20. A vërehen nepotizën dhe favore në punësimin e stafit akademik në UKZ?
72 6.3.PËRFUNDIMI I HULUMTIMIT Bashkëpunimi i Burimeve Njerëzore ,organeve më të larta të institucioni të UKZ-së si: Këshilli drejtues, Rektori dhe stafi akademik i mësimdhënsve që janë të angazhuar në procesin e mësimdhënies kanë një rol shumë të madh në edukimin dhe arsimimin e brezave të studentëve të rinj. Për rekrutimin dhe seleksionimin e stafit akademik dhe administrativ përgjegjësia është e gjithë hallkës zingjirore duke përfshirë burimet njerëzore në procesin e rekrutimit të stafit. UKZ ka përparësi në fushat: mënyra e mësimdhënies , metodat e mësimdhënies dhe zgjedhjen e temave sipas planit dhe programit mësimor. Familja duhet t'a gjejë përparësinë e shkollës-UKZsë në fushën e mësimdhënies dhe lirinë në zgjedhjen e metodave në bazë të planit mësimor. Instutucioni i arsimit të lartë UKZ- përmes gupeve të interesit , profesorëve , studentëve si dhe të gjithë akterëve bashkëpunues kontibuojnë në mënyrë të gjithëmbarshme në procesim mësimor dhe studiues duke konsideruar që ai të jetë gjithëpërfshirës , reciprok dhe bashkëpunues .
73 UKZ – në Gjilan ofron programe studimi dhe arritje shkencore të cilat janë të dobishme në aspektin e arritjeve shkencore dhe kanë ndikim në shkollimin e brazava dhe krijimin e mundësive për punësim. Institucioni i UKZ -së e informon studentin mbi ndodhitë kryesore në raport me mësimin dhe shkollimin . Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes institucionit të shkollimit të lartë UKZ dhe studentit e krijon vetëbesim të ndërsjellë te njëri – tjetri , vetë përgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit , respekt , tolerancë , mirëkuptim dhe gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët . Në bazë rezultateve të dalura nga pyetësori me staf akademik dhe staf administrativ mendoj se hipotezat e parashtruara më parë në këtë hulumtim janë vërtetuar. 6.4.REKOMANDIMET E HULUMTIMIT Institucioni i lartë shkollor-ekspertët të gjejnë mënyra të duhura për të përcjellë tek studentët , por dhe tek profesorët informacionet për komunikimin dhe rëndësinë e tij për shkollimin dhe familjen në dobi të studentëve , në mënyrë që të arrihet ndërgjegjësimi i studentëve , familjes dhe profesorëve për komunikim efektiv gjuhësor dhe profesional dhe të mjaftueshëm mes vete . Në këtë pikë duhet të sigurohemi se çdo gjë është perceptuar nga studentët si dhe nga të gjitha palët që d.m.th fillimisht studentët t'i kanë kuptuar mënyrat e studimit , arrijnë ta bëjnë dallimin në mes studimit dhe aftësimit profesional , ndarjen nëpër kaptina të lëndëve , mbarimin e provimeve , diplomimin dhe qëndrueshmërisë së studimeve. Stafi akademik , profesorët duhet të krijojnë rrethana të tilla në mënyrë që të iu bëjnë me dije studentëve që të ndihen të mirëpritur për komunikim , do të thotë të ju bëjnë të lehtë komunikimin , sepse kështu studenti ndihet se është në fokus . Këtu do të cekim se në nivelin më të lartë të studimeve , studentët tashmë gradualisht duhet të marrin edhe njohuri për profesionin të cilin do ta ushtrojnë në të ardhmen , gjuhën e folur dhe gjuhën e shkruar , të flasin , të lexojnë , të shkruajnë , të perceptojnë dhe krijojnë shprehje të reja , ta pasurojnë fjalorin pasiv dhe aktiv , intonacionin , pikësimin ,diktimin , procesin e mësimit të gjuhës amtare dhe rritjen e aftësisë komunikuese me gojë dhe me shkrim , në përputhje me normën e gjuhës së sotme letrare , komentin etj. Në shkallët tjera studentët
74 e fushave respektive që studiojnë Juridikun , Ekonomikun , Informatikën duhet të përgatiten me rrjedhat profesionale dhe me risitë që i sjell jeta dhe përparimet shoqërore. Komunikimi i institucionit UKZ dhe studentëve nuk guxon të ngelet në një alternativë të takimeve , por duhet të shtrihet në mënyra të shumfishta (telefon , email , website , takime studentore , takime individuale , vizita studimore në vend dhe jashta tij, letërkëmbimet përmes postës elektronike si dhe takime e konsultime me prani fizike). Në këtë pikë rol shumë të rëndësishëm kanë edhe takimet dhe këshillat me stafin administartiv në Burimet Njerëzore të UKZ – së , por edhe me stafin akademik që janë kontribuesit e mëdhenj në mësimdhënie dhe përgatitje të kuadrove për një të nesërme sa më të ndritur. 7.Përfundimi - Në këtë gjendje që jemi ndikon edhe përgatitja e duhur profesionale e stafit administrativ dhe akademik , e punonjësve që janë aty të punësuar , por edhe bashkëpunimi dhe komunikimi i profesorëve që ligjërojnë në të gjitha drejtimet e UKZ-së. Duhet bërë organizimin e vazhdueshëm të seminareve dhe të trajnimeve të punonjësve , lidhur me metodikat e ligjërimit dhe mësimdhënies , në mënyrë që ata të paisen me njohuri shkencoremetodologji pune që do t’u ndihmonte për ligjërimin e lëndëve respektive në të ardhmen në të gjitha nivelet e studimit që ofron UKZ-ja. Profesorët duhet të jenë aktiv edhe në mbajtjen e mësimit me metoda bashkëkohore , e po ashtu duhet të i njoftojnë me kohë studentët rreth literatures bazë dhe afateve të provimeve dhe studimit më të përkushtuar. -Ai/ajo poashtu duhet t’i përcjellë të gjitha ngjarjet që lidhen me kulturën gjuhësore , letërsinë e botuar për fëmijë , arritjet ligjore , procedurat ligjore , zhvillimet ekonomike , ekonominë e tregut , arritjet më të reja të teknologjisë informative si dhe aplikimin e saj në praktikat e punës , edhe për stafin akademik edhe për atë administrativ . Profesori / ligjëruesi duhet të jetë faktor i rëndësishëm në punën dhe procesin arsimor dhe edukativ , të jetë nismëtar dhe organizator i të gjitha aksioneve mësimore në kuadër të mësimit në përgjithësi e të lëndës së tij / saj në veçanti.
75 Faktor me rëndësi në studime janë edhe planet dhe programet shkollore universitare , të cilat duhet të rifreskohen me përmbajtjet dhe të gjeturat e reja , gjithmonë në harmoni edhe me këtkesat dhe neovojat e tregut të punës. Gjatë hartimit të planeve mësimore fakultative në të gjitha drejtimet e UKZ-së , është mirë që të bëhen përpjekje që ato të bëhen sa më të afërta me praktikën e përditshme dhe nevojat e shoqërisë së sotme , të hartohen edhe tekste shkollore të dobishme dhe përmbajtësore , të hartohen doracakë e metodika të punës për të gjitha profilet e studimeve që i ofron UKZ- në qytetin e Gjilanit. Nuk ka dyshime se , gjatë hartimit të këtyre planeve mësimore duhet domosdoshmërisht të konsultohen dhe të merren opinionet e ekspertëve të arsimit të lartë në vend. Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për studentët , si dhe profesionistët e fushave të caktuara që synojnë të bëhen pjesë e tregut të punës. Rëndësi të veçantë në informimin e të rinjëve për programet studimore të UKZ-së kanë edhe mjetet e informimit , radioja , televizioni dhe interneti që publikojnë të dhëna dhe flasin për përparimin e mëtejmë të rinisë sonë duke studiuar në këtë Institucion të arsimit të lartë.
76 8. Lista e tabelave Tabela nr. 1. Hierarkia e informatave gjatë analizimit të vendeve të punës f.14 Tabela nr.2. Analiza e vendit të punës f.16 Tabela nr.3. Etapat e edukimit formal f.22 Tabela nr.4. Numri i stafit akademik dhe administrativ në UKZ- Gjilan nga viti 2019-2022.f.47 Tabela nr.5. Të dhënat e stafit akademik dhe administrativ brenda Universitetit ”Kadri Zeka ” në Gjilan , të ndara në baza gjinore , personel të rregullt dhe të angazhuar. f.48 Tabela nr.6. Stafi akademik dhe administrativ f.49 Tabela nr.7. Pagat e stafit akademik dhe paraqitja e tyre akademike për secilën thirrje akademike 9.Lista e grafikoneve Gafikonet për staf administrativ Grafikoni nr.1.Paraqitja e stafit akademik të rregullt, pozitave të punës si dhe thirrjeve akademike ...f.50. Grafikoni 2.Si i merrni informatat për hapjen e konkursit për burimet njerëzore në UKZ ? f. 57. Grafikoni 3.Si organizohet intervista e kandidatëve që kanë konkuruar në Burimet Njerëzore në UKZ? f. 58 Grafikoni 4. A është e orientuar intervista për punë drejt zbulimit të afësive tuaja? f. 59. Grafikoni 5. A keni informacione se si bëhet seleksionimi apo përzgjedhja e individëve që kanë konkuruar për vend pune për staf administrativ në BNJ në UKZ ? f.59. Grafikoni 6.Çka ndodh me kandidatët që nuk paraqiten në test me shkrim apo intervistë? f.60. Grafikoni 7.Përpos shkollimit formal , a ndikon pozitivisht edhe shkollimi joformal , apo shkollimi gjatë gjithë jetës në pranimin në punën për të cilën konkuroni ? f. 60. Grafikoni 8. Kush e përgatit raportin me shkrim për kandidatët konkurentë në stafin administrativ? f. 61
77 Grafikoni 9 . Kush i informon kandidatët për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes si dhe datën e fillimit të punës? f . 62 Grafikoni10. Çka bëjnë kandidatët e pakënaqur me rezultate ? f. 63 Grafikoni11. Si i merrni rezultatet përfundimtare për vendin e punës , për pranim apo refuzim , në vendin vakant të punës në BNJ në UKZ në të cilin ju keni konkuruar?f. 63 Grafikonet për staf akademik Grafikoni 11.Ku shpallet konkursi? f. 64. Grafikoni 12.Çka duhet të përmbajë (cilat informata ) shpallja e konkursit? f.65 Grafikoni 13.Çka është komisioni recensues , cila është pozita e tij? f.65 Grafikoni 14.Çfarë formulari duhet të plotësoj kandidati që aplikon në staf akademik? f. 67 Grafikoni15.Çfarë detyre ka komisioni recensues pas përfundimit të aplikimit të kandidatëve? f.67. Grafikoni16.Në cilin vend e drejtojnë ankesën kandidatët e pakënaqur? f. 68. Grafikoni17.Cili organ i UKZ-së merr vendim përfundimtar për pranimin e stafit akademik në punë? f. 69. Grafikoni 18. A konsideroni se ka mjaftueshëm kandidatë lokal me grada të masterit dhe doktorit të shkencës , të cilëve duhet dhënë përparësi në punësim në UKZ? f. 69 Grafikoni 19.A ka ndikime politike në punësimin e kandidatëve në stafin akademik në UKZ ? f .70 Grafikoni 20. A vërehen nepotizën dhe favore në punësimin e stafit akademik në UKZ? f. 70 Dokumentet shtesë Shtojca /Aneksi Ja se si duket formulari F1 si mostër për konkurentët që konkurojnë për punë në UKZ-Gjilan 6.1.Pyetësori i zhvilluar me staf administrativ 6.2.Pyetësor për stafin akademik
78 UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA” Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës www.uni-gjilan.net tel: 0280390112 ___________________________________________________________________________________________ FORMULARI PËR APLIKIM - F1 (E plotëson Kandidati në mënyrë elektronike)53 I. TË DHËNAT PËR KANDIDATIN Emri dhe mbiemri:________________________________ Tabela 1. Pozita për të cilënkandidati aplikon: ___________________________________ Titulli akademik për të cilin kandidati aplikon: ____________________________ Emri dhe mbiemri Ditëlindja dhe vendlindja Grada shkencore dhe viti kur është fituar Titulli akademik Viti kur është fituar titulli akademik Universiteti/fakulteti/departamenti ku është fituar thirrja akademike ARSIMI I LARTË54 STUDIMET THEMELORE Institucioni Vendi Grada shkencore e fituar Data / viti i diplomimit Fusha e studimit STUDIMET MASTER / MAGJISTRATURË Institucioni Vendi Grada shkencore e fituar Data / viti i diplomimit Fusha e studimit STUDIMET E DOKTORATËS Institucioni Vendi Grada shkencore e fituar Data / viti i diplomimit Fusha e studimit Tabela 2. Të dhënat lidhur me gradën e fituar shkencore dhe thirrjen akademike 53Kandidati/ja bartë përgjegjësi morale dhe penale për tëdhënat e paraqituranëkëtë formular. 54Njohja e gradaveuniversitarepërtëgjithanivelet: Bachellor, MasterdheDoktoratë, tëdokumentohet me vendimetë MASHT tëKosovës
79 Grada shkencore Titulli akademik i fituar Viti kur është fituar titulli aktual Vendimi Ref.nr. ___/___ Dt.___/____/____ Universiteti / Fakulteti / Departamenti Nostrifikimi / MASHT/ NARIC Tabela 3. Monografitë Nr. Autori/ët Titulli i monografisë Fusha studimore Recensentët Shtëpia botuese, vendi, viti ISBN 1 2 3 4 5 Tabela 4. Tekstet universitare Nr. Autori/ët Titulli i tekstit Fakulteti/ Programi studimor Recensentët Shtëpia botuese, vendi, viti, ISBN 1 2 3 4 5 Tabela 5. Punimet e publikuara në revistat ndërkombëtare shkencore, sipas UA – MASHT No. 01/2018 dhe Nenit 10pika 4, dhe neni 18 pika 2 e Rregullores, Nr.01/742 dt. 28.04.2022 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UKZ. Nr. Autori/ët Titulli i punimit Emri i Revistës dhe doi: Vëllimi, nr., faqet, viti Linkuidentifikuesidata bazës 1
80 2 3 4 5 6 7 Tabela 6. Punimet e publikuara në revista rajonale (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,Serbia, B e H )e më gjërë. Nr. Autori/ët Titulli i punimit Emri i Revistës dhe doi: Vëllimi, nr., faqet, viti Linku identifikues i databazës 1 2 3 4 5 6 7 Tabela 7. Punimet e publikuara në revista kosovare Nr. Autori/ët Titulli i punimit Emri i Revistës dhe doi: Vëllimi, nr., faqet, viti Linku identifikues i databazës 1 2 3 4 5 6 7 Tabela8 . Prezantimet në konferenca Nr. Autori/ët Titulli i punimit Konferenca, simpoziumi etj. Vëllimi, nr., faqet, viti Linku identifikues i databazës 1 2 3 4 5 6 7 Tabela 9.Kontributetjerashkencoredhe profesionale
81 Nr. Autorët(renditjasinëkontributin shkencor) Llojiikontributitshkencor Vendi, Viti 1 2 3 4 5 6 7 Tabela 10. Përvoja në mësimdhënie universitare Periudha e angazhimit (vitet akademike) Grada shkencore dhe Titulli akademik Institucioni, Vendi Programi i studimit Ligjërues i lëndëve Vërejtje Tabela 11.Udhëheqje të temaveMaster dhe të Doktoratës Periudha e mentorimit Institucioni, Vendi Titulli i temës Master/ doktoratë Vërejtje Tabela 12.Pjesëmarrjaedëshmuarnëprogrameoseprojektetëkërkimevethemeloredhetëaplikueshme Nr. Programi/projekti shkencor Periudha Kohore Institucioni, Vendi Pozitanëprogram, Projekt/k ontribut 1 2
82 3 4 5 Datë: ____________ Nënshkrimi i kandidatit:__________________
83 6.1.Pyetësori i zhvilluar me staf administrativ 1.Si i merrni informatat për hapjen e konkursit për burimet njerëzore në UKZ ? 2.Si organizohet intervista e kandidatëve që kanë konkurriar në burimet njerëzore në UKZ ? 3.A është e orientuar intervista për punë drejt zbulimit të afësive tuaja ? 4. A keni informacione se si bëhet seleksionimi apo përzgjedhjae individëve që kanë konkuruar për vend pune për staf administrativ në BNJ në UKZ? 5.Çka ndodh me kandidatët që nuk paraqiten në test me shkrim apo intervistë? 6.Përpos shkollimit formal , a ndikon pozitivisht edhe shkollimi joformal , apo shkollimi gjatë gjithë jetës në pranimin në punën për të cilën konkuroni ? 7.Kush e përgatit raportin me shkrim për kandidatët konkurentë në stafin administrativ? 8.Kush i informon kandidatët për rezultatin përfundimtar të përzgjedhjes si dhe datën e fillimit të punës ? 9.Çka bëjnë kandidatët e pakënaqur me rezultate ? 10.Si i merrni rezultatet përfundimtare për vendin e punës , për pranim apo refuzim, në vendin vakant të punës në BNJ në UKZ në të cilin ju keni konkuruar ? 6.2.Pyetësor për stafin akademik 1.Ku shpallet konkursi ? 2.Çka duhet të përmbajë (cilat informata ) shpallja e konkursit ? 3.Çka është komisioni recensues , cila është pozita e tij? 4.Çfarë formulari duhet të plotësoj kandidati që aplikon në staf akademik? 5.Çfarë detyre ka komisioni recensues pas përfundimit të aplikimit të kandidatëve? 6.Në cilin vend e drejtojnë ankesën kandidatët e pakënaqur? 7.Cili organ i UKZ-së merr vendim përfundimtar pët pranimin e stafit akademik në punë? 8.A konsideroni se ka mjaftueshëm kandidatë lokal me grada të masterit dhe doktorit të shkencës , të cilëve duhet dhënë përparësi në punësim në UKZ ? 9. A ka ndikime politike në punësimin e kandidatëve në stafin akademik në UKZ ? 10.A vërehen nepotizën dhe favore në punësimin e stafit akademik në UKZ?
84 11.Literatura që përdoret Abraham H. Maslow, “A Theory of Human Motivation,” Psychological Review, Alderfer, C. P. (1972). Existence , relatedness , and growth . New York, NY: Free Press Adams,J.S.(1963),Toward an understanding of inequinty.Journal of Abnormal and Social Psychology 67:422-436 Fadil Osmani , Menaxhimi i Burimeve Njerëzore , 2013 Prishtinë Alexandra Divincová & Bernadeta Siváková (2014). Mobbing at workplace and its imact on employee performance. Human Resources Management & Ergonomics Volume VIII. Andreea Maier, Stelian Brad, Diana Nicoară, Dorin Maier (2014). Innovation by developing human resources, ensuring the competitiveness and success of the organization. Arasly, H., Bavik, A., &Ekiz, E. (2006). The effects of nepotism on human resources management. The case of three,four and five stars’ hotels in Northern Cyprus. International Journal of Sociology and Social Policies, Armstrong, M. (2003) A Handbook of Human Resource Management Practice. 9th Edition. London and Sterling, VA: Kogan. Armstrong, M. (2006). A handbook of Human Resources Management Practice. 10th Edition, Kogan Page Publishing, London. Armstrong, M. (2006). Performance Management:Key Strategies and practical guidelines .The basic of performance management ,3RD Edition ,Publisher :Kogan Page ,London and Philadelphia. Alshiqi S.(2012),Motivation as a factor in success of public enterprises of Kosova .Regional science Conference With international participation ,with theme ,Society internacionalization – Efectivity and problems.Publisher :Public University Haxhi Zeka ,Peja Republic of Kosova ,f.21-24. Arturo Cuenllas (2013). Joie de Vivre hospitality: RaststudimidheAnaliza e Menaxhimit e shkruarnganëvitin 2013 (http://www.hospitalitynet.org/news/4060459.html).
85 Aswathappa, K, (2007), Human resources management: text and cases, Tata McGraw- Hill Education Pvt. Ltd Audretsch, D.B., and A.R. Thurik, 2001, ‘What is New about the New Economy: Sources of Growth in the Managed and Entrepreneurial Economies’, Industrial and 174Corporate Change. Golpayegan City Saipa Corporation Industrial Complex’s Staff), Australian Journal of Basic and Applied Sciences. Campello et al. (2010) , Berman dhe Hericourt (2010) , Bas dhe Berthou (2012) , Mach dhe Wolken (2011)). Paul Banfield –Rebecca Kay, Hyrje në Menaxhimin e burimeve njerëzore, Tiranë, nëntor 2013, fq.149 Ymer Havolli ,Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore ,Prishtinë ,Riinvest,2014 Shoqata e bashkive të Shqipërisë, menaxhimi modern i burimeve njerëzore, Përgaditur nga projekti Kompas, korrik 2011, Tiranë, Shqipëri Udhezimi Administrativ – MASHT.No. 01/2018 dhe Nenit 10 pika 4, dhe neni 18 pika 2 e Rregullores, Nr.01/742 dt.28.04.2022për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UKZ. Ligji i Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L - 149 dhe në Rregulloren nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik Zyra e Burimve Njerëzore, Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan Ymer Havolli, Menaxhmenti i burimeve njerëzore, Prishtinë,2014,f.13,f.60, f.118, f.140, f.160
86 11.Biografia e studentit Kosovare Shabani e lindur me datë 05.02.1982, Prishtinë Arsimi: Shkolla fillore “Gjergj Fishta” Prishtinë Shkolla e mesme “Gjin Gazulli” Prishtinë Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet, Prishtinë Përvoja e punës: Banka për Biznes Gjilan, pozita Këshilltare me Klient, marrëdhënie pune Maj 2008 deri Shkurt 2018 Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, pozita Menaxhere e Personelit, marrëdhënie pune Mars 2018 ku ende vazhdoj të punoj në këtë institucion. Gjilan, më: 11.10.2023