R E V I S T Ë V J E T O R E VITI SHK O LL O R 2023 /2024 SHFMU “NAUM VEQILHARXHI” MOHLAN
PËRMBAJTJA Fjala e drejtoreshës......................................................................2 Kush ishte Naum Veqilharxhi?....................................................3 Historiku i shkollës.......................................................................4 Stafi i shkollës..............................................................................6 Biblioteka e shkollës...................................................................8 10 Tetori - Dita e Shëndetit Mendor............................................9 Aktiviteti “Ushqimet dhe veshjet tradicionale” dhe “Ninullat”.....10 Kalendari festiv..........................................................................11 Ditë të rëndësishme...................................................................12 Klubi i artit figurativ....................................................................13 22 Prilli - Dita e Tokës...............................................................14 23 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Librit........................................15 Aktivitetet në Teknologji dhe TIK...............................................16 Vizita në Kuvendin e Republikës së Kosovës...........................17 Kuizi i Diturisë............................................................................18 Sporti dhe muzika......................................................................19 Efektet dhe pasojat e përdorimit të drogës dhe duhanit............20 Festa e Abetares.......................................................................21 1 Qershori - Dita e Fëmijëve.....................................................22 Krijime letrare............................................................................23 Fotografi të stafit në përfundim të vitit shkollor 23/24................26 1
FJALA E DREJTORESHËS FJALA E DREJTORESHËS 2 Të dashur lexues, Më 7 qershor të vitit 2012, u ndërtua shkolla fillore e mesme e ulët “Naum Veqilharxhi” në fshatin Mohlan, që sot ne e gëzojmë, dhe për këtë arsye kjo ditë festohet si Dita e Shkollës. Ky institucion eduaktivo-arsimor plotëson kushtet optimale dhe ka ambient atraktiv për nxënësit. Shkolla jonë ka nxjerrë kuadro në profile nga më të ndryshmet me angazhimin e pakusht të mësimdhënësve dhe padyshim çdoherë me mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Suharekës. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe ish-nxënësit si dhe bashkëvendasit të cilët kanë kontribuuar në forma të ndryshme sa herë që shkolla ka patur nevojë dhe gjej rastin t’i falënderoj sepse na kanë lehtësuar punën tonë. Këtë vit kemi festë të dyfishtë ku përveç manifestimit të Ditës së Shkollës do të bëhet edhe përurimi i sallës sportive falë investimit nga komuna jonë. Një ëndërr e kahmotshme e nxënësve më në fund po realizohet. Ndjenja e të qenit pjesë e një stafi mjaft të përkushtuar dhe në mesin e nxënësve kaq të zellshëm, të jep motiv edhe më të madh për punë. Është privilegj dhe kënaqësi të jesh në krye të një shkolle ku dita-ditës shohim frytet e një edukimi shumëvjeçar brezash përmes sukseseve të nxënësve që ishin pjesë e kësaj shkolle dhe atyre që janë akoma. Ju prezantoj me revistën e parë digjitale të shkollës sonë, e cila do të iu informojë për angazhimet dhe aktivitetet e nxënësve dhe stafit të shkollës përgjatë vitit shkollor 2023/2024. Kjo revistë po publikohet për nder të Ditës së Shkollës, dhe me këtë rast ju them: Urime Ditën e Shkollës dhe lexim të këndshëm!
një dhomë mësimi me sipërfaqe 20 metra katrorë, dhe po në këtë dhomë-klasë vijonin mësimin nxënësit e katër fshatrave: Mohlan, Krushicë, Vërshec dhe Stravuqinë. Mësues i parë ishte Regjë Elshani nga Suhareka, e pas tij erdhën Eshref Berisha e Adnan Vila. Pas dy viteve shkolla kaloi në odën e Hamdi Jetish Kabashit, përsëri vetëm me një dhomë mësimi dhe kushte jo të mira për mësim. Më 1952 u ndërtua objekti i parë shkollor me mjete të buxhetit komunal dhe me punë vullnetare të bashkëvendasve. Më 1974 u ndërtua një objekt i ri shkollor i tipit montazh sepse u shtua numri i nxënësve. Në të njëjtën kohë u ndërtua një shkollë e ngjashme në Budakovë, e cila ishte paralele e Mohlanit. Me rritjen e numrit të nxënësve nga fshatrat Krushicë e Epërme, Papaz dhe disa lagje të Budakovës, si dhe kushteve të jashtëzakonshme të udhëtimit, më 1981, fshatarët e këtyre vendeve morën iniciativën për ndërtimin e shkollës paralele të Mohlanit, me kontributin e tyre, në pronën private të Fazli Demë Kadriajt me hapësirë rreth 50 ari. Më 7 qershor 2012 u ndërtua shkolla që kemi sot, me rreth 2000 metra katrorë, me financim nga tre donatorë: MASHT-i, Motër Johana Kuvendi Komunal dhe nga donatori Nebih Morina që dhuroi 10 000 euro. Më 1947 për herë të parë në fshatin Mohlan u hap shkolla fillore katër-klasëshe me mësim në gjuhën shqipe. Në atë kohë mbi 99% e popullsisë ishte analfabete. Kjo shkollë që u hap gjendej në një objekt që ishte pronë e Nazif Shaban Gashit. Kishte HISTORIKU I SHKOLLËS 4 Fillimisht u punua me klasë të kombinuara ku mësues të parë ishin Ali Kabashi dhe Demë Gashi. Më 1986 hapësirat e paraleles në Krushicë të Epërme u zgjeruan dhe mësimi zhvillohej deri në klasën e tetë. Në këtë objekt mësimi u zhvillua deri më 2014, kur u ndërtua shkolla moderne që plotëson të gjitha nevojat për një mësim cilësor. Ky objekt shkollor u ndërtua nga një donacion humanistes nga Tiroli i Austrisë, Erika Rotenbaher, e cila dha një shumë të konsiderueshme parash, së bashku me investitorin tjetër Komunën e Suharekës. Paralelja në Krushicë të Epërme Objekti i tanishëm i shkollës
HISTORIKU I SHKOLLËS 5 Shkolla fillore në Mohlan dhe paralelja e ndarë në Budakovë fillimisht u emëruan “Boro e Ramizi” nga periudha komuniste e atëhershme, kinse për të nxitur vëllazërim-bashkimin mes dy popujve. Nga 1990-ta iu vunë dy emra, masat e dhunshme serbe e pagëzuan me “Petar Petroviç Njegosh” ndërsa Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës me “Naum Veqilharxhi”, që e bartë me krenari dhe sot. Mësuesit ishin në presion të vazhdueshëm që të pranonin planprogramet serbe, por denjësisht arritën t’i kundërshtonin dhe të mos pranojnë në asnjë mënyrë. Kjo solli ndalimin e pagave nga pushteti okupues serb dhe mbylljen e shkollave shqipe. Pastaj u vënë në funksion shtëpitë-shkolla, ku përkundër rrezikut nga pushteti serb, mësuesit e nxënësit nuk u dorëzuan dhe vazhduan mësimin deri më 1999, atëherë kur nisi lufta në Kosovë. Pas çlirimit të vendit, gjendja e objektit të tipit montazh ishte shumë e rëndë. Numri i nxënësve ishte shtuar, kështu lindi nevoja për një objekt të ri. Në vitin 2000 filluan punën dy paralele të ndara fizike në Stravuqinë dhe Vërshec me klasë të kombinuara, por nga shtatori i vitit 2023 këto shkolla u mbyllën për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Këtë vit shkollës iu shtua edhe salla sportive, me financim nga Komuna e Suharekës, e ndërtuar sipas standardeve evropiane. Tani shkolla ka gjithsej 189 nxënës, prej tyre 116 meshkuj dhe 73 femra. Drejtoresha e shkollës, Liridona Kabashi, fillimisht ka qenë mësimdhënëse e lëndës së fizikës në vitet 2006-2017, pastaj koordinatore e cilësisë deri më 2020 dhe që nga atëherë udhëheq shkollën. Shkolla ka 28 mësimdhënës, asistenten për fëmijë me nevoja të veçanta, koordinatoren e cilësisë, bibliotekistin, administratorin, psikologen, 4 punonjës teknikë dhe 17 klasë, së bashku me paralelen në Krushicë të Epërme.
STAFI I SHKOLLËS Demë Gashi Mësimdhënës klasor, ish-drejtor (tani në pension) Zeqir Kokollari Mësimdhënës klasor, përgjegjës i paraleles në Krushicë të Epërme Zenun Kadriaj Mësimdhënës klasor Milaim Morina Mësimdhënës lëndor (Biologji dhe Ekologji) Fahrije Gashi Mësimdhënëse klasore Ajnishahe Kabashi Mësimdhënëse klasore Fadil Kabashi Mësimdhënës lëndor (Histori dhe Gjeografi) Sahit Sallauka Mësimdhënës lëndor (Fizikë dhe Kimi) Ali Kabashi Mësimdhënës lëndor (Gjuhë shqipe), ish-drejtor Sadije Kabashi Mësimdhënëse lëndore (Matematikë) dhe koordinatore e cilësisë Dashurije Gashi Mësimdhënëse lëndore (Matematikë) Arben Hamiti Administrator Drita Veselaj Mësimdhënëse lëndore (Fizikë dhe Kimi) Shyhrete Tahiri Mësimdhënëse lëndore (Gjuhë angleze) Faton Shala Mësimdhënës lëndor (Gjuhë angleze) Osman Kokollari Mësimdhënës lëndor (Histori) Mevlude Kabashi Mësimdhënëse lëndore (Gjuhë shqipe) Fehmi Sopa Mësimdhënës lëndor (Edukatë qytetare) Leonora Kuqi Mësimdhënëse lëndore (Ed. fizike, sportet & shëndeti)Jeton Kadriaj Mësimdhënës lëndor 6 (Gjeografi)
STAFI I SHKOLLËS Nazmie Vrella-Morina Edukatore Emine Seferi Psikologe Fatos Kabashi Mësimdhënës lëndor (Art figurativ) Liridona Gashi Mësimdhënëse klasore Rina Ramshaj-Mustafa Mësimdhënëse lëndore (Teknologji dhe TIK) Dafina Kabashi Mësimdhënëse klasore Vjollca Bytyqi Mësimdhënëse klasore Ardit Gashi Mësimdhënës klasor Genc Berisha Mësimdhënës lëndor (Art muzikor) Lirie Morina Mësimdhënëse klasore Floriana Veselaj Asistente për fëmijët me nevoja të veçanta Brikena Bytyqi Mësimdhënëse lëndore (Gjuhë gjermane) Rrezarta Hysenaj-Gashi Mësimdhënëse klasore Jahir Punëtor teknik Halim Kadriaj Punëtor teknik Mehmet Dakaj Punëtor teknik Liridon Kabashi Punëtor teknik 7
Naum Bredhi (1797 - 1846), i njohur si Naum Veqilharxhi ka qenë një avokat dhe studiues shqiptar. Veqilharxhi është ndër figurat më të shquara të viteve të para të Rilindjes Kombëtare, dhe çmohet si njëri prej ideologëve të saj të parë. U lind në Vithkuq (fshat në Korçë) më 6 dhjetor 1797. Familja e tij e trashëgoi mbiemrin Veqilharxhi nga pozita (mbikëqyrës i harxheve, llogarive) që i ati, Panajoti, kishte në oborrin e Ali pashë Tepelenës në Janinë. Pas shkatërrimit të Vithkuqit më 1819, u shpërngulën si familje në Rumani. Në Brăila u bashkua me një shoqëri intelektualësh shqiptarë, që çmonin kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Më 1844/45 krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe, i quajtur Alfabeti i Vithkuqit. Varianti përfundimtar i alfabetit të tij me 33 shkronja sajuar prej tij, u botua për të parën herë në librin titulluar “Evetari Shqip Fort i Shkurtër”. Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke, latine dhe arabe për shkak të bashkëshoqërimit fetar dhe prej rrezikut se mund të ndillnin përçarje mes shqiptarëve me fe të ndryshme. Evetari u përhap fillimisht në Korçë e më pas deri në Përmet dhe Berat, ku gëzoi përdorim të madh. Sipas historianëve, botimi i këtij vëllimi shënjon fillimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Mendohet se Veqilharxhi vdiq prej një helmimi nga Patriarku Ekumenik i Kostantinopojës. Kush ishte Naum Veqilharxhi? Kush ishte Naum Veqilharxhi? 3
Biblioteka në fshatin Mohlan ekziston që nga vitet 1978/80, ku kishte shërbyer edhe si bibliotekë e bashkësisë lokale të atëhershme. Në atë kohë kishte 1600 tituj të librave. Pas lufte, si çdo gjë tjetër, u dogj dhe u dëmtua edhe biblioteka por u arrit që të mblidheshin disa libra të shpërndara rrugëve të fshatit, nga 1600 tituj u gjetën vetëm 721, të cilat u sistemuan tash brenda objektit të shkollës. Menjëherë pas lufte janë dhuruar 927 tituj nga një donacion organizatës ndërkombëtare “CMC”. Më 21.05.2010, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë i dhuron shkollës edhe një bibliotekë te re (objekt montazhe prej druri), ku pjesëmarrës në prerjen e shiritit ishte edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Kryetari i Komunës së Suharekës. Tani biblioteka ka 4363 libra . Duhet cekur se edhe qytetarë e institucione të tjera dhuruan libra siç është Rrahman Kabashi, CDF, DKA-ja, Bajram Gashi (tani i ndjerë) etj. Këtë vit, nxënësit e klasës II-1, me kujdestaren Dafina Kabashi, i dhuruan shkollës nga një libër duke e pasuruar bibliotekën e shkollës dhe duke uruar lexim të këndshëm për të gjithë. BIBLIOTEKA E SHKOLLËS Shkruan mësimdhënësi Ali Kabashi Përgjegjës i bibliotekës 8
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, më 10 tetor u realizua një ligjeratë vetëdijësuese me klasët e nënta nga psikologia e shkollës Emine Seferaj, me qëllim të sensibilizimit dhe informimit të nxënësve për rëndësinë që duhet kushtuar shëndetit mendor. Shëndeti mendor ose higjiena mendore është niveli i mirëqenies psikologjike ose mungesa e sëmundjes mendore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), shëndeti mendor përfshin "mirëqenien subjektive, vetë-efikasitetin e perceptuar, autonominë, kompetencën, varësinë ndër-gjeneruese dhe vetëaktualizimin e potencialit intelektual dhe emocional të dikujt". Psikologu i shkollës ka një rol kyç brenda institucionit shkollor. Ndihmon dhe mbështet në zhvillimin social, emocional, akademik për të gjithë nxënësit si dhe nxit bashkëpunimin e individëve, grupeve, klasave etj. Misioni i psikologut është lehtësues në kalimin e gjendjeve psikoemocionale, në ndihmën për tejkalimin e frikës, ankthit dhe pasigurisë tek nxënësit në situata e momente të caktuara. 10 TETORI - DITA E SHËNDETIT MENDOR Mural i realizuar nga klubi i artit. 9
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën në Mohlan dhe paralelen në Krushicë të Epërme, nën udhëheqjen e mësimdhënëseve Dafina Kabashi dhe Liridona Gashi, realizuan aktivitetin në kuadër të lëndës Shoqëria dhe mjedisi, me temën "Ushqimet dhe veshjet tradicionale". Nxënësit mësojnë dhe kuptojnë se çka është tradita dhe kultura tradicionale dhe se si duhet ta ruajmë atë. Për realizimin e këtij aktiviteti u jemi falënderues dhe mirënjohës nënave/gjysheve tona për përgatitjen e ushqimeve të shijshme! Aktivitetet “Ushqimet dhe veshjet tradicionale” dhe “Ninullat” Në temën e javës “Ninullat”, nxënësit mësuan këngë të djepit nga gjyshet dhe nënat e tyre duke i kënduar pastaj në klasë. Ky aktivitet lë të kuptojë dashurinë dhe përkushtimin e madh që kanë nënat për fëmijët dhe gjyshet për nipërit dhe mbesat e tyre. Një zë i ëmbël i gjyshes apo i nënës është shumë herë më i mirë se sa të dëgjosh një muzikë në telefon. 10
KALENDARI FESTIV 28 Nëntori Kjo ditë historike u shënua me anë të aktiviteteve të përgatitura nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, ku programi artisitik filloi me fjalinë hyrëse të mësimdhënësit të gjuhës shqipe, Ali Kabashi me një historik të shkurtër rreth kësaj date që bart në vete tri ngjarje të rëndësisishme: ngritja e Flamurit në Vlorë(1912), lindja e Adem Jasharit (1955) dhe paraqitja e parë e UÇK-së (1997). 17 Shkurti Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Për të shënuar këtë ditë u organizua orë letrare, të përgatitur nga mësimdhënësit e gjuhës shqipe Mevlude Kabashi dhe Ali Kabashi. Në paralelen në Krushicë të Epërme, nxënësit vizituan Kullën e Lirisë. U prezantuan vjersha, këngë e valle si dhe ekspozitë me temën Dita e Pavarësisë. Viti i Ri 2024 Në të dy shkollat nxënësit dhe mësimdhënësit u angazhuan që në prag të festave të dekorojnë klasët në mënyrë që të krijohet një ambient festiv e argëtues. Fundviti na kujton se sa shpejt ecën koha, andaj duhet të tregojmë më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit klasës së II-1 të shkollës tonë i gëzoi shumë vizita e shokut të tyre nga Gjermania Leonard Gashi, i cili përveç vizitës, për shokët e shoqet solli edhe dhurata. Falënderojmë prindin e Leonardit, i cili përveç dhuratave për fëmijët, pati dhuratë edhe për stafin e shkollës. 11
19 Mars 2024 Nxënësit e klasëve të teta në kuadër të lëndës së gjuhës shqipe me temën: "Projekt - mbrojtja e mjedisit" së bashku me mësimdhënësit e lëndës ishin në Drejtorinë e Arsimit, ku takuan drejtorin z. Remzi Bajselmani dhe kërkuan mbështetje për finalizimin e projektit, që kishte për qëllim zbukurimin e oborrit të shkollës me lule dhe drunjë dekorativ. Përveç mikpritjes, drejtori gjithashtu inkurajoi nxënësit dhe u premtoi se do t'i mbështesë në iniciativën e tyre për zbukurimin e ambientit të jashtëm të shkollës. Ditë të rëndësishme 7 Marsi - Dita e Mësuesit Për nder të Ditës së Mësuesit në shkollën tonë filloi kuizi i diturisë në mes të klasëve të dyta dhe të treta në të dy paralelet, Mohlan dhe Krushicë të Epërme, ku fituese në raundin e parë të kuizit dolën klasët e dyta. Kuizi i diturisë u pasua me disa pika artistike kushtuar 7 dhe 8 Marsit të përgatitur nga nxënësit e shkollës. 13 Marsi - Pensionimi i mësuesit Demë Gashi Urimet më të sinqerta për mësuesin Demë Gashi cili këtë vit feston ditëlindjen e 65-të dhe me këtë rast u pensionua pas një pune mbi dyzetvjeçare në arsim. Ai dha një kontribut të madh në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në shkollën tonë. Shkolla i uron ditëlindjen duke i dëshiruar shëndet dhe pleqëri të mbarë! 12
Klubi i artit figurativ përbëhet nga nxënësit e talentuar në këtë fushë nën udhëheqjen e mësimdhënësit të artit figurativ, Fatos Kabashi. Kohë pas kohe realizojnë ekspozita të ndryshme për nder të datave të rëndësishme që duhen manifestuar. Gjithashtu, të gjitha muralet e pikturuara në objektet e shkollës janë realizuar nga ky klub, si në shkollën në Mohlan poashtu edhe në paralelen në Krushicë të Epërme. Një nga aktivitetet e këtij viti ka qenë “Ekspozitë në teknikë në laps me figurat historike”, me iniciativën e shoqatës “Fuqizimi i Gruas dhe Rinisë”- Suharekë që është në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve përmes pjesëmarrjes në aktivitete kulturore“. KLUBI I ARTIT FIGURATIV Ekspozitë për 17 shkurt - Ditën e Pavarësisë së Kosovës. 13
22 PRILLI - DITA E TOKËS 22 PRILLI - DITA E TOKËS Dita Ndërkombëtare e Tokës u shënua me mbledhjen e mbeturinave në rrugët përrreth fshatit Mohlan nga nxënësit e ciklit lëndor së bashku me mësimdhënësit. U dhuruan lule nga “Agro Kaltrina” me pronar Milazim Gashi, të cilat u mbollën nga grupi ekologjik i shkollës i udhëhequr nga mësimdhënësi i lëndës së ekologjisë Milaim Morina. Poashtu u bë mbjellja e bimëve dekorative nga klasa II-1 me mësimdhënësen Dafina Kabashi si dhe u realizua një aktivitet nga mësimdhënësit në paralelen në Krushicë të Epërme. Dita e Tokës është e njohur që në vitin 1970, kur 20 milionë njerëz dolën në rrugë dhe protestuan kundër degradimit të mjedisit. Protestat erdhën pas derdhjes së naftës në Santa Barbara në 1969 si dhe për çështje të tjera si smogu dhe lumenjtë e ndotur. Marrëveshja historike e Parisit, që u nënshkrua më 22 prill 2016, mbledh pothuajse 200 vende bashkë në realizimin objektivit të përbashkët për të ulur emetimet globale të serrave. 14
Në Ditën Botërore të Librit, anëtarët e aktivit profesional Gjuhët dhe komunikimi, në përbërje me Mevlude Kabashi, Ali Kabashi (mësimdhënës të gjuhës shqipe) dhe Shyhrete Tahiri (mësimdhënëse e gjuhës angleze), së bashku me nxënësit e klasëve të VI-ta dhe të VII-ta, në shoqërimin e drejtoreshës së shkollës Liridona Kabashi, vizituan Bibliotekën e Qytetit, shtëpinë e librave, aty ku ruhet thesari më i çmuar i dijes. Stafi i Bibliotekës na priti përzemërsisht duke na uruar mirëseardhje dhe prezentuar punën dhe angazhimin që ka kjo bibliotekë. Interesimi i nxënësve për numrin e librave dhe lexuesve, njohuritë për tituj të ndryshëm dhe autorë u vlerësua shumë nga stafi i bibliotekës. 23 Prilli - Dita Botërore e Librit 15
Hour of Code (Ora e Kodimit) Edhe ne iu bashkuam kësaj nisme, e cila u dedikohet nxënësve në gjithë botën. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja me shkencat kompjuterike dhe të kuptuarit e kodimit (drag&drop). Aktivitetet që u realizuan ishin: Minecraft: Voyage Aquatic, Make a Flappy Game, AI for Oceans dhe Classic Labyrinth. Plot entuziazëm e kureshtje ishin nxënësit për këtë orë mësimi jo të zakonshme! Garat e Robotikës Këtë vit u organizua për herë të parë Gara Komunale e Robotikës në Suharekë. Shkolla jonë mori pjesë me grupin përfaqësues të robotikës.Poashtu shkolla jonë mori pjesë në Garën e Robotikëse e organizuar në nivel shtetëror nga Kosova Makers League, e përfaqësuar nga katër nxënës. Deri më tani kemi marrë pikët maksimale në realizimin e të gjitha sfidave të dhëna. Vlen të theksohet se grupi përfaqësues i ka siguruar shkollës 4 robotë edukativë Maqueen Plus V2, falë pjesëmarrjes në këtë garë. Aktivitetet në Teknologji dhe TIK Projektet mësimore Lënda e Teknologjisë dhe TIK-ut është lëndë që përfshin tema të llojllojshme mësimore. Ndër to janë edhe vizatimi teknik siç është perspektiva, ndërtimi i maketeve nga materiale të riciklueshme, puna me programe nga paketa Office si dhe të tjera (Scratch, AutoCAD, Movie Maker, Micro:bit etj.) dhe të gjitha këto aktivitete janë realizuar nën mentorimin e mësimdhënëses Rina Ramshaj-Mustafa. 16
Nxënësit e klasëve të VIII-ta të shkollës sonë të udhëhequr nga mësimdhënësi i Edukatës Qytetare, Fehmi Sopa, bazuar në planprogramin mësimor me temë “Vizitë institucioneve të Kosovës”, shoqëruar nga kujdestaret e klasëve, Leonora Kuqi, Rina RamshajMustafa dhe drejtoresha e shkollës vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë vizitës, nxënësit dhe mësimdhënësit u shoqëruan nga deputetët e komunës tonë Albana Bytyqi dhe Salih Zyba. Nxënësit ishin shumë aktivë dhe kureshtarë, duke iu parashtruar pyetje dhe kërkesa deputetëve që përfaqësojnë komunën tonë. Nxënësit vizituan edhe Biblotekën Kombëtare, Galerinë e Arteve dhe skultpurën Newborn. Vizita në Kuvendin e Republikës së Kosovës 17
Kuizi i Diturisë u organizua për të gjitha klasët e të dy shkollave, në Mohlan dhe në paralelen në Krushicë të Epërme. Fillimisht gara u realizua brenda shkollës, pastaj klasët fituese nga të dy shkollat u përballën në finale. Kuizi filloi më 7 Mars, për nder të Ditës së Mësuesit, dhe përfundoi më 25 prill për ciklin fillor. Klasët finaliste ishin II-1 dhe II-2 dhe me një rezultat të ngushtë fituese doli klasa II-2 me mësimdhënëse Liridona Gashi ndërsa vendi i dytë i takoi klasës II-1 me mësimdhënëse Dafina Kabashi. Falenderime edhe për komisionin e përbërë nga Ajnishahe Kabashi, Zeqir Kokollari dhe Ardit Gashi për korrektësi. Më 10 maj u mbajt finalja e kuizit të diturisë për ciklin lëndor në mes të klasëve VI-1 dhe VIII-2. Fituese doli klasa VI-1 me kujdestare Mevlude Kabashi ndërsa në vendin e dytë klasa VIII-2 me kujdestare Rina Ramshaj-Mustafa. Komisioni vlerësues për ciklin lëndor sipas fushave të cilësisë për punën dhe angazhimin e bërë ishin: Sadije Kabashi - koordinatore, Shyhrete Tahiri, Dritë Veselaj dhe Fadil Kabashi. Për punë të suksesshme dhe të vazhdueshme nga faza e parë e deri në përfundim të këtij procesi falenderojmë edhe komisionin për çështje teknike të cilët e ndihmuan shumë këtë proces: Leonora Kuqi, Rina Ramshaj-Mustafa dhe Faton Shala. Po ashtu përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan që ky proces të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve për sukseset e treguara! KUIZI I DITURISË I I DITURISË 18
SPORTI DHE MUZIKA Gara e futbollit Në kuadër të lëndës së edukatës fizike, sportet dhe shëndeti nën organizimin e mësimdhënëses Leonora Kuqi, për nder të Ditës së Shkollës u mbajt gara në futboll ku fituese doli klasa e nëntë nga paralelja në Krushicë të Epërme. Gjatë ditëve të ftohta e me shi, në pamundësi për lojë në natyrë, nxënësit shfrytëzojnë ambientin e klasës së quajtur “Motra Johanë”, ku aty merren me aktivitete të ndryshme. Kori i shkollës Këtë vit nën udhëheqjen e mësimdhënësit të artit muzikor, Genc Berisha, kori i shkollës ka filluar përgatitjet qysh herët për Ditën e Shkollës. Nën tingujt e instrumentit shoqërues, mësimdhënësi jep udhëzimet e duhura në mënyrë që rezultati të jetë sa më mbreslënës. Përveç kësaj dite të veçantë, kori është aktiv edhe për festat e aktivitetet tjera poaq të rëndësishme. 19
Me qëllim informimi dhe vetëdijësimi të nxënësve për përdorimin, efektet, dhe pasojat e përdorimit të drogës dhe duhanit nëxënset e klasës VIII-1: Eriona Kabashi, Delvina Gashi, Blinera Daka dhe Olta Gashi së bashku me mësimdhënësin e edukatës qytetare Fehmi Sopa, kanë përgatitur dhe prezantuar para nxënësve dhe mësimdhënësve projektin me temën: “Si adoleshent t'a dini se çfarë po konsumoni, me kë po shoqëroheni dhe çfarë po jetoni”. Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të. Drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe, siç ishte droga, u fut në vendin tonë. Efektet dhe pasojat e përdorimit të drogës dhe duhanit Efektet dhe pasojat e përdorimit të drogës dhe duhanit 20
Për nxënësit e klasëve të para, si në shkollën bazë poashtu edhe në paralelen në Krushicë të Epërme, ishte një ditë e veçantë gëzimi me rastin e Festës së Abetares. Kjo festë u realizua me profesionalizëm nga mësimdhënëset Ajnishahe Kabashi në Mohlan dhe Lirie Morina në Krushicë të Epërme. Fëmijët me shumë dashuri e gëzim shfaqën para prindërve të arriturat e tyre gjatë këtij viti shkollor. Falënderojmë prindërit, sidomos nënat, për ndihmën rreth organizimit të kësaj feste të kaq të veçantë për fëmijët. Kjo ditë ishte magjike, fëmijët do ta ruajnë gjatë në kujtesën e tyre! FESTA E ABETARES 21
Edhe fëmijët e shkollës sonë festuan "1 Qershorin". Nën përkujdesjen e edukatores Nazmie Morina dhe të gjitha nënave në Mohlan, dhe mësimdhënëseve Liridona Gashi dhe Lirie Morina në Krushicë të Epërme u organizuan aktivitetet e festë që fëmijët të kalojnë momente të bukura e të jenë të lumtur. Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, më 1925. 1 QERSHORI - DITA E FËMIJËVE 22
23 Krijime letrare 1 SHTATORI Shtatori i nënti muaj i vitit! Kur të vjelat fillojnë. Mbushën hambarët!... Dhe çantat mbushen mësimi fillon. Zilja cingëronte të dalim ,a të hyjmë? Lapsat të mprehur i kemi! E gjuhën ta zgjedhim kur flasim, Librat ngadalë t’i mësojmë. Në shtator takohemi... Për të vazhduar aty ku mbetëm, Të mësojmë së pari, apo dijen ta thellojmë Për çudi të gjitha në shtator fillojnë. Mësuesit janë po ata, Gjithmonë të njëjtin mision, dritën e diturisë ta përhapin Ballë hapur përpara shkojmë Në shtator çdo gjë nisë, Të shkruajmë, së pari të lexojmë! Në shtator mbillet fara e dijës , që do ta korrim më vonë. Ali Kabashi Mësimdhënës i gjuhës shqipe KOSOVË, VENDI IM Oj Kosovë, oj nëna jonë, je gjithmonë në zemrën tonë, je vendi ku unë gjej qetësi, je vendi ku unë gjej liri. 17 Shkurt 2008, ishte ditë gëzimi për ë gjithë ne, ishte ditaa kur u pavarësove, ishte dita kur ti për herë të parë ndriçove. U derdh shumë gjak për këtë liri, shumë trima dhanë jetën për ty, dhe më në fund ti je e lirë, mundi i trimave të është shpërbly. Shumë vuajtje ti i durove, dhe kurrë nuk u dorëzove, ti u bëre shumë e fortë, që ne të lirë të jetojmë. Për ju kam një porosi, mos e braktisni këtë vend o ju rini, trimat tanë për këtë vend luftuan, këtë vend me gjakun e tyre e mbuluan. Oj Kosovë, oj nëna ime, të dua me gjithë zemrën time, unë ty kurrë nuk do të të harroj, gjithmonë me shumë dashuri do të të kujtoj. Linesa Vrella Nxënëse, kl. VI/1
24 Krijime letrare KOSOVA IME Që kur linda, nuk u largova kurrë nga vendi im. Qëndrova këtu, në popullin dhe lirinë time. E si mund ta braktis këtë vend, kur shumë trima dhanë jetën për të? Dhanë jetën, gjakun e gjithçka të tyren. Siç thotë një fjalë, zemra pa gjak, si njeriu pa atdhe. Më pëlqen të flas për vendin tim e historitë e tij. Me një histori interesante e të veçantë nga të tjerat. E jo vetëm me histori, por me gjuhë, kulturë, tradita e zakone. Dhuna dhe torturat që u ushtruan në popullin tonë nuk na mposhtën kurrë, sepse një dëshirë e madhe për liri u arrit vetëm me durim dhe mund të trimave tanë. Shumë fëmijë humbën prindërit, e shumë prindër fëmijët e tyre nga armiku i pamëshirshëm. Po të shikosh në sy një grua të moshuar, do të vëresh të gjitha vuajtjet që ka përjetuar ajo. Ah sa do të doja që të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre, të ishin gjallë dhe ta shihnin këtë liri. Por, jo, ata nuk kanë vdekur, ata do të jenë gjithmonë të gjallë në zemrat tona. Ilirjana Dakaj Nxënëse, kl. VI/1 PORTRETI FIZIK DHE MARRËDHËNIA ME GJYSHEN TIME Gjyshja ime ka sy të vegjël kafe të cilët shkëlqejnë gjithmonë me ngrohtësi. Flokët e saj janë të shkurtra dhe të argjendtë, duke krijuar një kontrast të bukur me lëkurën e saj të butë dhe të zbehtë. Fytyra e saj ka formë ovale me mollëza të larta dhe disa rrudha të lehta që tregojnë vitet e përvojës dhe dashurisë që ka përjetuar. Ajo gjithmonë buzëqesh me ëmbëlsi të veçantë, duke reflektuar shpirtin e saj të mirë. Gjyshja ime preferon të veshë pantallona të thjeshtë me një bluzë të rehatshme, zakonisht me lule të vogla shumëngjyrëshe. Për mua, gjyshja është një burim i pashtershëm i këshillave të mençura dhe mbështetjes. Ajo ka natyrë të qetë dhe gjithmonë di si të na qetësojë. Kur jemi bashkë, më pëlqen të dëgjoj historitë e vjetra dhe të mësoj nga përvojat e saj. Ajo është një kuzhiniere e shkëlqyer dhe shumë shpesh kalojmë kohën duke gatuar së bashku. Gjyshja ime është e dashur, e kujdesshme, e bukur, e mençur e buzëqeshur dhe çdo gjë tjetër e mirë. Era T. Kabashi Nxënëse, kl. VI/1
25 Krijime letrare PËR NËNËN Nëna është personi që nuk zëvendësohet me askënd. Personi që më ndrit jetën sa herë që ndodhem në errësirë. Ajo është heroina ime dhe engjëlli im mbrojtës. Nëna është njeriu më i bukur në botë, gruaja më e fortë dhe është shembull pë mua. Ajo është shoqja ime më e mirë e jetës dhe ajo mëkupton gjithmonë e para. Njeriu që më fal çdo mëngjes buzëqeshjen më të bukur dhe njeriu që mbyll mbrëmjen është nëna ime. Ajo është personi që gëzohet më së shumti për sukseset e mia dhe është gjithmonë krenare për këtë. Era F. Kabashi Nxënëse, kl. VI/1 8 MARSI - DITA E NËNËS Mami, ti je personi me më shumë vlerë. Ti je ajo që më mësove rregullat e jetës, si të jem e drejtë dhe si të besoj te njerëzit e drejtë. Nuk mjaftojnë falënderimet që unë sot t’i them, e shtrenjta ime. Vendin tënd nuk mund ta zëvendësojë askush. Ti je e vetmja që ke duruar të qarën time në mes të natës dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për t’u kujdesur për mua. Kjo është një ditë që bart në vete respekt, dashuri të pafundme për ato që dhanë jetë nga jeta e tyre. Ti je dashuria ime e pafundme mami, mirësia e paçmuar. Thesar i shtëpisë. Faleminderit për çdo gjë mami, urime 8 Marsin! Rina Kabashaj Nxënëse, kl. VI/1
Fotografi të realizuara me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 SHFMU “Naum Veqilharxhi” - Mohlan SHFMU “Naum Veqilharxhi” - Krushicë e Epërme 26
SHFMU “NAUM VEQILHARXHI” MOHLAN Për përzgjedhjen materialit prezantues dhe fotografive ndihmuan i gjithë stafi i shkollës sonë. Dizajni dhe publikimi i revistës digjitale u realizua nga mësimdhënësja Rina Ramshaj-Mustafa. Rr. Fazli Kabashi, Nr. 13 Mohlan (Suharekë), Kosovë [email protected] Qershor, 2024