匀椀琀甀愀琀愀 洀攀 䬀甀氀琀甀爀渀 渀 倀攀樀
一樀 倀攀爀挀攀瀀猀椀漀渀 倀甀戀氀椀欀
Humumtimi ”Situata me Kulturën në Pejë - Një Percepsion
Publik” është realizuar në kuadër të projektit “Komunitet i
Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës” i cili implementohet nga
Anibar dhe mbështetet nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së
Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut.
Autorët
Granit Karagjyzi
Zana Ramović
Konsulent
Valton Marku
Anketues
Fitore Kutllovci
Agon Goqi
Genc Morina
Edon Sejda
Dhear Shatri
Dizajner
Panot Mahmutaj
4
Abstrakt
Hulumtimi me emrin, “Situata me Kulturën në
Pejë - Një Percepsion Publik” i realizuar nga Anibar,
ka për qëllim matjen e përshtypjeve të banorëve të
komunës së Pejës në raport me gjendjen kulturore
në këtë komunë. Ky raport në përgjithësi synon që
të transmetojë qartësisht nevojat, mungesat dhe
kërkesat e banorëve mbi atë që konceptohet kulturë
dhe jetë kulturore. Për realizimin e këtij studimi
është përdorur kryesisht metoda kuantitative,
përmes pyetësorit të standardizuar me 16 pyetje, ku
si mostër janë përzgjedhur 150 respodentë.
5
Përmbajtja
1.Hyrja
2.Metodologjia
3.Rezultatet
4. Përfundimet
Hyrja
Kultura shumë shpesh karakterizohet me sjelljen
ose me setin e parimeve që një shoqëri përqafon.
Në dukje të parë, ajo mund të reduktohet te gjuha
dhe format e ndërveprimit të shoqërive përgjatë
etapave të ndryshme historike, si dhe të kësaj që po
e jetojmë. Me zhvillimin e hovshëm të tekonologjisë
e bashkë me të edhe të formave të komunikimit,
kultura sipas këtij shtjellimi mund të thuhet se nuk
është diçka e padukshme, ndonëse përshtypjet për
të janë të nduarduarshme.
Sidoqoftë, ky publikim ka për synim të pasqyrojë
situatën aktuale me kulturën në komunën e Pejës.
Rezultatet nga kjo anketë kryekreje kanë për qëllim
të sipërfaqësojnë përshtypjet mbi jetën kulturore në
Pejë, e po ashtu të shërbejnë si orientim potencial
i ndërhyrjeve të efektshme në mungesat dhe
vështirësitë me të cilat përballën banorët e kësaj
komune.
Si pikësynim kryesor i kësaj matjeje të përshtypjeve
publike, është theksimi i nevojave kulturore në
qytetin e Pejës. Si përfundim, ky studim ka lindur si
nevojë për të kuptuar më mirë kërkesat thelbësore
të komuniteti pejan për jetën kulturore në qytetin e
tyre.
7
Për të synuar përgjigje mbi këtë çështje, fokusi
kryesor ka qenë te pyetjet si si shihet kultura në
komunën e Pejës.
8
Metodologjia
Për realizimin e këtij studimi janë përzgjedhur 10 zona
në komunën e Pejës ku janë përfshirë zonat urbane dhe
ato rurale. Respondentët janë përzgjedhur me metodën
e thjeshtë të rastit, duke u përzgjedhur respodenti me
ditëlindjen më të afërt nga dita e realizimit të anketës.
Mostra e synuar prej 150 respodentëve është shpërndarë
në çdo shtëpi të tretë nga ana e majtë duke u bazuar në
një objekt si shënjues.
Në këtë matje, është perdorur një pyetsor i standardizuar
me 16 pyetje, ku për qëllim të analizës së të dhënave
pyetjet e para kanë qenë ato demografike. Për matjen
e faktorëve të cilët ndikojnë në pjesmarrjen apo
mospjesmarrjen në aktivitete kulturore, është përdorur
forma e përgjigjës së mbyllur në pesë shkallë: aspak, pak,
mesatarisht, shumë dhe jashtëzakonisht shumë. Edhe
te pyetjet e rëndesisë së kulturës dhe të pjesëmarrjes
në aktivitete kulturore, është përdorur shkalla e
Likertit, ndërsa inventari i pyetjeve është përshtatur
dhe thjeshtuar për të gjitha moshat dhe kategoritë
shoqërore që kanë qenë objekt i këtij hulumtimi.
9
Grafikoni 1.1 Gjinia
M
F
52.00% 48.00%
Numri i respodentëve të anketuar në baza gjinore
në proporcion me ndarjen statistikore ka rezultuar
pothuajse i njëjtë. Gjinia mashkullore përfaqësohet më
pak ndërsa gjinia femërore më shumë.
Pjesëmarrësit në anketë janë ndarë në pesë grupmosha:
grupmosha e parë 18-25, e cila njëkohësisht është
grupmosha më e reprezentuar me 32.6 përqind;
grupmosha 26-40 është reprezentuar me 22 përqind;
grupomosha 41-50 është reprezentuar me 16 përqind;
grupmosha 51-64 është reprezentuar me 17.3 përqind;
ndërsa grupmosha mbi 65 është e reprezentuar me 12
përqind.
10
Grafikoni 1.2 Mosha 32.67% 18-25
12.00% 26-40
41-50
17.33% 51-65
65+
16.00%
22.00%
Sa i përket etnisë, 90.6 përqind janë deklaruar si
shqiptarë, 6 përqind si të komunitetit boshnjak, 2.67
përqind si të komunitit rom dhe 0.67 përqind si të
komunitetit serb.
Grafikoni 1.3 Etnia Boshnjak
2.67% Serb
0.67% Rom
6.00%
Shqiptar
90.67%
11
Ndërsa sa i përket nivelit të shkollimit, shumica e
respodentëve të anketuar ose 52 përqind të tyre janë
deklaruar se e kanë përfunduar shkollimin e lartë, 31.3
përqind se e kanë përfunduar shkollimin e mesëm, 16
përqind e respodentëve se e kanë përfunduar shkollimin
fillor, ndërsa vetëm 0.67 përqind janë deklaruar se nuk
kanë kurrfarë shkollimi.
Grafikoni 1.4 Edukimi Kurrëfarë
0.67% Fillor
I Mesëm
16.00% I Lartë
52.00%
31.33%
12
Përshtypjet për kulturën në Pejë
Për të kuptuar përshtypjet e banorëve të Pejës rreth
aktiviteteve kulturore, janë ngritur disa pyetje përmes
së cilave është synuar pasqyrimi më i qartë i situatës
në këtë qytet, gjithherë duke u nisur nga këndveshtrimi
i të anketuarve në raport me to. Në grafikonin 1.5 do të
paraqiten të dhënat përshkruese për pyetjen “A mendoni
se ka aktivitete të mjaftueshme në qytetin e Pejës?”.
Në këtë grafikon paraqiten përgjigjet e respodentëve në
raport me numrin e aktiviteteve kulturore, ku 64 përqind
e respodentëve konsiderojnë se në komunën e Pejës
nuk ka aktivitete të mjaftueshme.
Grafikoni 1.5 A mendoni se ka aktivitete të mjaftueshme në qytetin e Pejës?
Po
Jo
36.00%
64.00%
13
Gjithashtu për të kuptuar përshtypjet e banoreve në
raport me kënaqëshmërinë e aktiviteteve kulturore
është ngritur pyetja ”Sa jeni të kënaqur me aktivitete
kulturore në Pejë?”. Në grafikonin 1.6 janë paraqitur
përgjigjet e kësaj pyetje ku si rezultat, 15.3 përqind e
respodentëve kanë thënë se janë jashtëzakonisht të
kënaqur me aktivitetet kulturore në komunën e Pejës,
ndërsa 8 përqind kanë thënë se janë jashtëzakonisht
të pakënaqur me aktivitetet kulturore në komunën
Pejës.
Grafikoni 1.6 Sa jeni të kënaqur me aktivitetet kulturore në Pejë?
8.00% 1
2
15.33%
13.33% 20.67% 3
4
5
42.67%
14
Në mënyrë që të shihet rëndësia e kulturës në jetën e
qytetarëve të Pejës, është shtruar pyetja se sa është
e rëndësishme kultura në jetën e tyre personale. Në
grafikonin 1.7 rezulton se pothuajse pjesa më e madhe e
respodentëve apo 65.3 përqind e konsiderojnë kulturën
si jashtëzakonisht të rëndësishme në jetën e tyre, 25.3
përqind e respodentëve konsiderojnë kulturën si shumë
të rëndësishme, ndërsa si aspak të rëndësishme e
konsiderojnë vetëm 0.67 përqind.
Grafikoni 1.7 A mendoni se kultura është e rëndësishme në jetën tuaj?
8.67% Aspak
0.67% Mesatarisht
25.33% Shumë
Jashtëzakonisht shumë
65.33%
15
Në pyetjen “Nëse do të përfshiheshit në një aktivitet
kulturor, në çfarë cilësie do ta bënit?”, 50 përqind e
respodentëve kanë zgjedhur opsionin e angazhimit si
vullnetarë, 26.6 përqind si pjesëmarrës, 10.6 përqind si
punëtorë, 6. përqind si profesionistë dhe 6 përqind kanë
përzgjedhur opsionin “tjetër”.
Grafikoni 1.8 Nëse do të përfshiheshit në një aktivitet kulturorë
në çfare cilësie do ta bënit?
6.00% Si pjesëmarrës
6.67% Vullnetarë
10.67% 26.67% Punëtorë
Profesionistë
Tjeter
50.00%
Ndërsa në pyetjen se “A merreni me ndonjë krijimtari
artistike?”, dhe në nënpyetjen “Për sa kohë e ushtroni
këtë krijimtari?”, 14.7 përqind e respodentëve janë
pergjigjur që merren me krijimtari artistike. Në anën
tjetër vërejmë se muzika është aktiviteti kryesor
kulturor që ushtrohet nga respodentët e kësaj pyetje,
ndërsa shumica e respodentëve të cilët merren me
aktivitete krijuese kulturore, kanë thënë se merren për
më shumë se pesë vite.
16
Pjesëmarrja në aktivitete kulturore
Në këtë seksion do të prezentohen të gjeturat në lidhje
me pjesëmarrjen e respodentëve në aktivitete kulturore
përgjatë 24 muajve të fundit. Duke analizuar mesatarën
e përgjigjeve, vërehet pjesëmarrje e vogël në aktivitetet
e ndodhura në këto dy vitet e fundit. Pjesëmarrja më
e madhe në aktivitete kulturore karakterizohet me
koncertet muzikore me 16.9 përqind, 15.6 përqind në
kinema, 15 përqind kanë frekuentuar festivalet, ndërsa
me pjesëmarrje me të ulët janë karakterizuar aktivitetet
siç janë ekspozitat me 12.6 përqind dhe takimet letrare
me 11.9 përqind.
Grafikoni 1.9 Në 24 muajt e fundit, a keni marrë pjesë në aktivitetet kulturore
në qytetin e Pejës si vijon
2
2
1 15.63% 15.03% 13.73%
16.99%
12.60%
14.08%
1 11.94%
0 Koncerte Shfaqje Kinema Festival Takime
Muzikore Teatrale Letrare
17
Në shtatë aktivitetet kulturore të specifikuara në
pyetjen e sipëpërmendur, pjesëmarrja e respodentëve
është matur me anë të këtyre shkallëve: asnjëherë,
rrallëherë (1-2 në vit), ndonjëherë (2- 4 në vit), herë pas
here (4-7 në vit), përherë (më shumë se 7 herë në vit).
Pjesëmarrja në shfaqje teatrale ka rezultuar të jetë e
ulët, ku 59.3 përqind janë përgjigjur se nuk e kanë marrë
pjesë asnjëherë në shfaqje teatrale gjatë 24 muajve të
fundit, ndërsa vetëm 4 përqind janë përgjigjur se marrin
përherë pjesë në to.
Një përgjigje e ngjashme është verejtur edhe për
pjesëmarrjen në kinema ku 53.3 përqind e respodenteve
janë përgjigjur se nuk i kanë frekuentuar kinematë në
dy vitet e fundit, ndërsa vetëm 8.6 përqind kanë thënë
se i frekuentojnë përherë kinematë. Edhe tek koncertet
muzikore qëndron e njëjta situatë ku 53.3 përqind
e respondentëve nuk i kanë frekuentuar koncertet
muzikore në dy vitet e fundit, ndërsa vetëm 6 përqind e
respodentëve përherë i ndjekin koncertet muzikore.
Sa i përket ekspozitave, takimeve letrare dhe vizitave
në muze, vërehet pjesëmarrje më e vogel se sa te
aktivitetet tjera. 74 përqind e respodentëve kanë thënë
se nuk e kanë frekuentuar asnjëherë një ekspozitë në dy
vitet e fundit, ndërsa vetëm 0.7 përqind janë përgjigjur
se përherë i ndjekin ato.
Sa i përket pjesëmarrjes në takime letrare, 78 përqind
e respodentëve janë përgjigjur se nuk kanë qenë
pjesëmarrës asnjëherë në takime letrare, ndërsa vetëm
18
0.7 përqind kanë thënë se i ndjekin përherë ato.
Të pyetur për vizitat në muze, 64 përqind e respodentëve
kanë thënë se nuk i kanë vizituar asnjëherë muzetë
gjatë këtyre 24 muajve të fundit, e në anën tjetër vetëm
2 përqind e respodenteve kanë thënë se i vizitojnë
pëherë.
Duke e analizuar pjesëmarrjen në këto aktivitete kulturore
në bazë moshës, atëherë vërejmë se grupëmoshat më të
reja (18-25) preferojnë këto aktivitete: shfaqjet teatrale,
filmat, festivalet, dhe koncertet muzikore. Grupmoshat
e mesme (41-50) janë të prirur të ndjekin takimet letrare,
ndërsa sa i përket vizitave në muze, shohim se mosha
e tretë (65+) i frekuenton më shumë ato. Në aspektin
gjinor nuk është gjetur ndonjë dallim i theksuara sa i
përket pjesëmarrjes në aktivitete kulturore.
Në hulumtim është tentuar të maten edhe faktorët
nxitës që ndikojnë në pjesëmarrjen e respodentëve në
aktivitete të caktuara. Në pyetjen se “Çfarë ju nxit të
merrni pjesë në aktivitete kulturore?”, janë paraqitur
disa opsione siç janë: natyra komike, natyra edukuese,
programet për fëmijë, çmimi dhe koha e lirë.
19
Grafikoni 2.0 Çfarë ju nxitë të merrni pjesë në ndonjë aktivitet kulturor?
4
4
3 24.67%
2 17.64% 19.71% 20.67
17.32%
1
0 Natyra Natyra
Komike Edukuese
Sipas përgjigjeve të respodentëve, si faktorë kryesorë
nxitës për pjesëmarrje në një aktivitet del të jetë
natyra edukuese e aktivitetit me 24.67 përqind, duke
vazhduar me faktorin e dytë nxitës: koha e lirë me 20.67
perqind, ndërsa si faktorë nxitës jo aq i rëndësishëm
për pjesëmarrje shihet natyra komike e aktivitetit dhe
çmimi.
Përveç faktorëve nxitës, në këtë hulumtim është
tentuar të maten edhe faktorët që ndikojnë në mos-
pjesëmarrjen e respodentëve në aktivitete kulturore.
20
Grafikoni 2.1 Çfarë nuk ju nxitë të merrni pjesë në ndonjë aktivitet kulturor?
4
4
3 20.01%
2 21.72% 19.49% 21.39%
17.39%
1
0 Mungesa e Mungesa Mungesa Mungesa e
Infrastrukture
informacionit e Risive e kualitetit
Sipas përgjigjeve të respodentëve, si faktorë kryesorë
që ndikon në mos-pjesëmarrje në aktivitete kulturore
del të jetë: mungesa e informacionit (21.72 përqind),
mungesa e infrastrukturës (21.39 përqind), mungesa e
risive (20.1 përqind), mungesa e cilësisë (19.49 përqind)
dhe çmimi (17.39 përqind).
Një pyetje që ka tentuar të masë preferencat e
respodentëve për aktivitete kulturore në komunën e
Pejës është “Cilat nga këto ngjarje kulturore mendoni se
duhet të ndodhin më shpesh në Pejë?”. Nga respodentët
është kërkuar që të përgjigjen me Po ose Jo në aktivitete
që mendojnë që janë të rëndësishme për ta.
21
Aktivitetin të cilin respodentët e kanë konsideruar si
më të rëndësishmin është shfaqja e filmave të rinj (96
perqind), pastaj shfaqjet teatrale (92 përqind), festivalet
e muzikës (91.3 përqind), ekspozitat (81.3 përqind),
koncertet e muzikës popullore (80 përqind), koncertet
e muzikës zbavitëse (79.3 përqind) dhe koncertet e
muzikës klasike me (66.7 përqind).
Pyetja tjetër që ka tentuar të masë preferencat e
respodentëve rreth aktivitete kulturore në komunën e
Pejës është “Sa mendoni që këtyre aktiviteteve duhet
t’i ipet prioritet?”. Nga respodentët është kërkuar që të
vlerësojnë nga numri 1 që vlerësohet si “aspak prioritet”
deri në 5 që vlerësohet “jashtëzakonisht shumë
prioritet”.
Grafikoni 2.2 Cilat nga këto ngjarje kulturore mendoni se duhet të ndodhin
më shpesh në Pejë?
4
3
2 13.51% 14.13% 15.54%
16.01%
11.75%
14.81%
1 14.25%
0 Festivaleve Ekspozita
22
Sipas përgjigjeve të respodentëve, aktivitetet me
muzikë popullore duhet të kenë prioritet më të madh
(16.01 përqind) ekspozitat (15.54 përqind), kinematë me
programe ditore (14.81 përqind), aktivitetet me muzikë
zbavitëse (14.25 përqind), festivalet (14.13 përqind)
teatrot me program ditore (13.51 përqind) dhe aktivitetet
me muzikë klasike (11.75 përqind).
Në pyetjen drejtuar respodentëve se nga cilat burime
i marrin informacionet për aktivitetet kulturore që
ndodhin në qytetin e Pejës, shumica e respodentëve
(54.7 përqind), si burim kryesor të informacionit për
aktivitete kulturore i kanë rrjetet sociale, 26.4 përqind e
respodentëve kanë thënë se i marrin informacionet nga
TV, të pasuara me përqindje më të vogla për burime të
tjera të informimit të cilat janë të shfaqura në grafikonin
2.3
Grafikoni 2.3 Cilat janë burimet e infromimit që njoftoheni për aktivitete
kulturore?
1.35% Rrjetet Soiale
4.05% Miqtë
TV
26.35% Radio
Faqet e ndryshme / Tjeter
54.73%
12.16%
23
Kur analizohet në kuadër të grupmoshave, vërhet një
dallim i theksuar mes gjeneratave. Pothuajse pjesa
dërrmuese e respodentëve të grupmoshës 18-25, si
burim kryesor të informimit për aktivitete kulturore
i kanë rrjetet sociale (83.7 përqind), respodentët e
grupmoshes 26-40 si burim kryesor të informimit i kanë
rrjetet sociale me 68.8 përqind, ndërsa respodentët
e grupmoshave 41-50, 51-64 dhe mbi 65 vjet si burim
kryesor të informimit për aktivitete kulturore e kanë
televizionin. Kur analizohet në kuadër të gjinisë nuk
ka dallime të theksuara për faktin se të dyjat gjinitë
si burim kryesor të informimit i kanë rrjetet sociale,
ndonëse në përqindje respodentët e gjinisë mashkullore
prijnë me 64.3 përqind kundrejtë 46.2 përqind të gjinisë
femërore.
24
Përfundimet
Nga rezultatet e nxjerrura mund të vijmë në përfundim
se kultura dhe aktivitetet kulturore janë të rëndësishme
për qytetarët e Pejës e cila reflektohet edhe në
interesimin e madh që banorët e komunës së Pejës
kanë për aktivitete kulturore. Sidoqoftë këto të dhëna
gjithashtu pasqyrojnë edhe mungesën e pjesëmarrjes së
qytetareve në aktivitete kulturore. Përkundër deshirës
për pjesëmarrje, mungesa e informacionit, mungesa
e risive dhe mungesa e infrastruktures rezultojnë të
jenë faktorë të cilët ndikojnë në mos-pjesëmarrjen e
banorëve në aktivitete kulturore.
Duke konsideruar interesimin e madh të respodentëve
për pjesëmarrje në aktivitete kulturore dhe duke
konsideruar që mungesa e informacionit është një nga
faktorët që ndikon në mospjesëmarrjen në aktivitete
kulturore, konsiderojmë që është e nevojshme që të
ketë njoftime më të shpeshta për aktivitete kulturore
në mediumet si: rrjetet sociale dhe televizionet të cilat
shërbejnë si burime kryesore të informimit për banorët
e Pejës.
Po ashtu, institucionet relevante duhet t’i japin prioritet
kulturës, infrastrukturës së objekteve kulturore dhe
hapësirave me potencial të shfrytëzimit kulturor. Në
anën tjetër, akterët kulturor duhet të përqendrohen më
shumë te risitë dhe cilësitë e programeve që ofrojnë.
25