The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Rina Ramshaj, 2019-12-26 23:38:41

Materialet dhe perpunimi i tyre

Materialet dhe perpunimi i tyre

1.3. Prodhimi dhe përpunimi i drurit

Druri nxirret nga pemët që nuk janë as shumë të reja e as të vjetra, varësisht nga lloji i tyre.
Pjesët përbërëse të pemës dhe të trungut të drurit janë paraqitur në figurë. Pema ka rrënjët, cungun,
trungun, degët, gjethet dhe kurorën. Unazat e drurit tregojnë sa vjeçar është druri. Palca dhe lëvorja
e drurit largohen nga druri që përzgjedhet për përpunim të mëtejmë.

Fig. 1.3. Pjesët përbërëse të pemës. Fig. 1.4. Pjesët përbërëse të trungut.

Fazat e prodhimit të drurit janë: 1. Prerja e pemës; 2. Pastrimi nga degët dhe lëvorja;
3.Transportimi; 4. Prerja e drurit në pjesë; dhe 5. Shpërndarja e drurit.

1. Prerja e pemëve bëhet në dimër sepse në këtë kohë kanë më pak lëng. Për prerjen e pemës
fillimisht janë përdorur sëpatat dhe sharrat e dorës, ndërsa tani përdoren edhe sharrat elektrike me
zinxhirë dhe makinat e mëdha që prejnë trungun shumë shpejtë dhe e bartin atë në vendin tjetër.

Fig. 1.5. Prerja e drurit me sharrë elektrike. Fig. 1.6. Makinat për prerjen e drurit.

Është e nevojshme që të mbillen pemë të reja përsëri, që të kemi drunj në të ardhmen.
Kjo e mundëson pyllëzimin e vazhdueshëm.

Druri që nxirret nga çdo pjesë e pemës, mund të ketë dhe anomali pasi ai është prodhim natyror
shumëvjeçar. Anomalitë që paraqiten te druri, quhen të meta. Njohja e të metave është e
nevojshme për një vlerësim sa më të mirë të drurit.

Të metat e drurit mund të vlerësohen nga: 1. Shkaqet që lindin; 2. Vendi i tyre në dru;
3.Pasojat që kanë prodhimet e ndryshme prej drurit; dhe 4. Pikëpëpamja teknologjike.

a) b)
Fig. 1.7. Anomalitë (të metat) e drurit: a) Forma ovale; b) Gunga.

2. Pastrimi nga degët dhe lëvorja bëhet me anë të sharrave të ndryshme, me qëllim që të
largohen pjesët e panevojshme të trungut dhe të përpunohet më lehtë.

3. Transportimi i drurit bëhet në forma të ndryshme. Në fillim trungjet janë transportuar
nëpërmjet rrjedhjes së lumenjve, ndërsa sot trungjet transportohen nëpërmjet kamionëve të
mëdhenj.

Fig. 1.8. Pastrimi nga degët Fig. 1.9. Transportimi i drurit dikur dhe sot.
dhe lëvorja.

4. Prerja e drurit në pjesë bëhet me makinën për prerjen e trungut që quhet gaterë. Për të
prerë drurin, së pari bëhet shënimi i vijave. Nga ky proces përfitohen dërrasat, trarët dhe qeprat.

Pajisjet për prerjen e drurit janë sharrat e drurit. Pas prerjes, nevojitet tharja e tij me qëllim që
të largohen lëngjet dhe uji. Tharja mund të shpejtohet me ajër të ngrohtë. Druri shtresohet me
qëllim që të depërtojë ajri.

Fig. 1.10. Prerja e drurit në pjesë. Fig.1.11. Makina për prerjen e drurit (gatera).

5. Shpërndarja e drurit bëhet nëpër punëtori dhe fabrika për përpunim, që të përfitohen
prodhime të ndryshme si p.sh. orendi shtëpiake, shtëpi prej druri, zbukurime, mjete të punës etj.

Fig. 1.12. Prodhime të drurit: shtëpia, tavolina dhe karriget.

1. Cilat janë pjesët përbërëse të trungut të drurit?
2. Diskutoni për teknologjinë e prodhimit të drurit.

Në fletoren e punës, ndiqni udhëzimet për detyrat praktike 1.4 dhe 1.5.

1.4. Metodat e përpunimit dhe të formimit të materialeve, fazat e punës

Përpunimi i materialeve në punëtori ose fabrika mund të bëhet me dorë dhe me makina. Në
punëtoritë shkollore për përpunimin e materialeve (druri, kartuçi, letra) zakonisht përdoren veglat
e dorës, ndërsa në industrinë për prodhimin e dyerve, dritareve, mobileve etj., përdoren makinat.

Fazat e punës për përpunimin e drurit janë:

1. Matja dhe shënimi; 5. Lëmimi;
2. Shtrëngimi i pjesës; 6. Shpimi;
3. Prerja dhe sharrimi; 7. Mbrojtja dhe lyerja e sipërfaqeve.
4. Bashkimi dhe ngjitja;

1.5. Lënda e parë, gjysmëprodhimet dhe prodhimet finale

Pyjet janë burimi kryesor i furnizimit të industrisë së drurit më lëndë të parë.
Gjysmëprodhimet (panelet) prej drurit janë: lënda e sharruar, funiri, kompensata, druri me
shtresa, pllaka prej zdrukthi dhe pllaka prej mbeturinave të drurit.

Lënda e sharruar janë prodhimet që nxirren nga sharrimi gjatësor i trupave ku përfshihen:
dërrasat, trarët, binarët, etj. Gjatë prodhimit të lëndës së sharruar, dalin edhe mbetjet e drurit. Ato
përdoren për prodhimin e orendive, dyerve, dritareve, ambalazheve, në ndërtimtari etj.

Furniri prodhohet nga prerja e prizmave prej druri të përgatitura më parë ose nga tornimi (heqja
e ashklave). Shërben për veshjen e faqeve të jashtme dhe të brendshme të orendive, dyerve etj.

Kompensata përbëhet nga ngjitja e fletëve të furnirit. Kompensata ka qëndrueshmëri në ujë
dhe dendësi të vogël, rezistencë të madhe në përkulje, prandaj përdoret në ndërtimtari, për veshje
muresh, depo, shtëpi gjysmë të gatshme etj.

Lënda e sharruar Furniri Kompensata
Fig. 1.13. Gjysmëprodhimet e drurit.


Click to View FlipBook Version