The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ky material sherben per krijimin e web faqeve ne programin aplikativ Word.

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Rina Ramshaj, 2019-04-10 21:00:09

Krijimi i web faqeve ne Word

Ky material sherben per krijimin e web faqeve ne programin aplikativ Word.

Keywords: word,web faqe,website

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT
KLASA 12

WORD
Krijimi i web faqeve në Word

Mësimdhënësja e lëndës
Rina Ramshaj

1

Krijimi i Web faqeve në Word

Microsoft Word është program që përdoret për krijimin dhe editimin e dokumenteve tekstuale.
Edhe pse nuk preferohet që dizajnimi i web faqes të bëhet me Word, ne do të mësojmë një
mënyrë të re për krijimin e saj. Ekzistojnë dy mënyra për të krijuar një web faqe.Njëra mënyrë
është duke e ruajtur fajllin si html dokument, ndërsa tjetra është përmes shabllonit (web
template). Për të dizajnuar web faqen mund të përdorim të gjitha mundësitë që na ofron Word-i.
Sipas mënyrës së parë dokumenti ruhet si web faqe nëse nga menyja kryesore zgjedhim File –
Save as – Single Web Page (Fig. 1. 43.). Pas kësaj hapet dritarja ku zgjedhim tipin e dokumentit
(Single File Web Page, Web Page, Filtered) si në figurën 1. 44.

Fig. 1. 43. Ruajtja e dokumentit si web faqe.

Fig. 1. 44. Përcaktimi i tipit të
fajllit që ruhet.

2

Formatizimi i Web Faqes në Word

Web faqja në Word mund të formatizohet duke përdorur të gjitha opsionet eWord-it. Çdo
formatizim që bëhet në Word do të shfaqet në dokumentin e krijuar si html dokument. Disa nga
formatizimet që mund të bëhen janë: zgjedhja e fontit, zgjedhja e madhësisë së fontit, stili i
fontit, tabelat etj.

Insertimi i hiperlinkave. Insertimi i figurave

Një prej operacioneve kryesore gjatë dizajnimit të web faqes është insertimi i linqeve, që mund
të bëhet përmes menysë së kontekstit për tekstin që shërben si link (Fig. 1. 47), ose përmes
menysë kryesore Insert – Hyperlink (Fig. 1. 48.).

Fig. 1. 47. Insertimi i hiperlinkut përes menysë së kontekstit.

Fig. 1. 48. Insertimi i hiperlinkut nga menyja kryesore.

3

Pas zgjedhjes.së këtij opsioni hapet dritarja Address, ku fusim adresën e e site-it (Fig. 1. 49.).

Fig. 1. 49. Insertimi i linkut në web site-in e Google.
Pas kësaj, tekstin të cilin e kemi zgjedhur për hiperlink, ngjyroset me ngjyrë të kaltër dhe të
nënvizuar (Fig. 1. 50.).

Fig. 1. 50. Faqja me linkun në web site-in e Google.
Insertimi i figurave në web faqen e krijuar në Word bëhet njejtë sikur te insertimi i figurave në
dokument të Word-it, përmes Insert – Illustrations (Fig. 1. 51.).
Kur vendoset figura e përzgjedhur, web faqja jonë do të duket si në figurën 1. 53.

4

Fig. 1. 51. Insertimi i figurave.

Pas kësaj na shfaqet dritarja me listën nga ku zgjedhim figurën e dëshiruar.
(Fig. 1. 52.).

Fig. 1. 52. Lista e figurave.

5

Fig. 1. 53. Faqja e krijuar në Word, që përmban një figurë dhe një link.

Nëse e shohim web faqen e krijuar përmes një shfletuesi p.sh. Internet Explorer ose Mozilla
Firefox, ajo do të duket kështu si në figurën 1. 54.

Fig. 1. 54. Faqja e krijuar me Word, e shikuar përmes Mozilla Firefox.

6

PYETJE DHE DETYRA

1. Rendit 1 deri 5 programe për krijimin e web faqeve. _
_
_
_

2. Emëro 1 deri 5 shfletues me të cilët mund të shikohet dokumenti i krijuar.

__
__

3. Cilat janë formatizimet që mund të përdoren në Word për krijimin e web faqeve?

_
__
__

4. Identifiko cilat nga këto janë linqe. (Vetëm përgjigja e saktë fiton pikë)
a) Për më shumë kliko këtu.
b) Nga kjo faqe do të kalojmë në faqen e Microsoft – it.
c) Nuk je anëtarësuar akoma? Regjistrohu.
d) www.shkollajone.edu

5. Interpreto funksionin e kornizës “ Address” te dritarja Insert Hyperlink.

7

Detyra praktike

6. Krijoni një dokument në Microsoft Word, i cili ka të shkruar tekstin:
“Biblioteka ndodhet në qendër të qytetit. Për të vizituar web faqen e bibliotekës, kliko
këtu.”
Teksti duhet të jetë në madhësinë 22, Times New Roman, Bold, ngjyrë vjollcë.

7. Fjalët “kliko këtu” bëjini hyperlink duke i adresuar në web faqen e bibliotekës.
8. Insertoni së paku dy figura (mund të shfrytëzoni internetin për të shkarkuar fotografitë)

duke iu përshtatur tematikës së web faqes. Fotografitë të rreshtohen në qendër të faqes.
9. Sistemo një tabelë në dokument me së paku 4 libra. Krijo kolonat: Nr. rendor, Titulli,

Autori, Shtëpia botuese. Tabela të ketë një nga stilet e dizajnimit.
Argumento krijimin e web faqes duke e ruajtur dhe testuar atë në shfletuesin që ndodhet në
kompjuter.

8


Click to View FlipBook Version