Edukimi per zhvillim te qëndrueshëm Mjedisi dhe ndotja e mjedisit Prof. asoc. dr. Zeqir Veselaj [email protected]
Tema: Mjedisi dhe ndotja
Përmbajtja: › Mjedisi dhe ndotja- definicionet › Historiku i ndotjes mjedisore dhe etapat › Llojet e ndotjes së mjedisit › Depërtimi i ndotësve në organizëm › Qarkullimi i ndotësve në organizëm dhe zbutja e efekteve › Largimi i ndotësve nga organizmi › Efektet e ndotjes
› Mjedisi sipas fjalorëve bashkëkohor paraqet tërsinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të cilin jetojnë organizmat e gjallë. Definicionet
Mjedisi total Mjedisi fizik, natyror social dhe sjellja Mjedisi fizik, natyror dhe social Mjedisi fizik dhe natyror Mjedisi fizik
Definicionet: Nga aspekti biologjik “mjedisin e jashtëm përfshirë të gjithë faktorët biotik dhe abiotik që rrethojnë dhe afektojnë ekzistencën dhe zhvillimin e një organizmi ose populacioni. Nga aspekti mjekësor “tërësinë e të gjithë faktorëve të jashtëm abiotik dhe biotikë të cilëve iu ekspozohet një organizëm”. Nga aspekti social “rrethinën e jashtme fizike, raportet sociale dhe mjedisin kulturor në të cilin një grup i njerëzve jeton dhe ndërvepron” LMM është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgimia kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu.
Ndotja e mjedisit “ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimik dhe biologjike të komponentëve të mjedisit: ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit që sjell deri te ç`rregullimet e ligjshmërive të ekosistem. Ndotja- futja e ndotësve (kontaminuesve) në mjedis, duke shkaktuar jostabilitet, çrregullim dhe shqetësim të sistemit fizik në të cilin jetojnë organizmat e gjallë.
Ndotja e mjedisit “Prezenca ose futja në mjedis e substancave që kanë efekte të dëmshme”. Oxford Dictionary Ndotja- futja e ndotësve (kontaminuesve) në mjedis, të cilët shkaktojnë jostabilitet, çrregullim dhe shqetësim të sistemit fizik në të cilin jetojnë organizmat e gjallë.
Dëmtim i mjedisit Dëmtim mjedisorpërmes: varfërimit të resureseve natyrore: ajri, uji dhe toka; shkatërrimi i ekosistemeve; zhdukja e specieve të egra. Dëmtim i mjedisit është prishja e karakteristikave fiziko-kimike dhe strukturore të ekosistemit, zvogëlimi i llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore të ekosistemeve, prishja e ekuilibrit ekologjik dhe cilësisë së jetës të shkaktuara nga ndotja e ujit, ajrit dhe tokës prej veprimtarive të njeriut ose fatkeqësive natyrore.
› Problemi i ndotjes- që nga origjina e njeriut mirëpo si problem ka ardhur duke u shtruar me zhvillimin e njohurive të trurit njerëzor. › Fillimisht- ndotja me organizma patogjen që efektet i ka shprehur tek organizmat individual por edhe në formë të epidemive të lokalizuara (p.sh. murtaja).
› Grekët- përdorimit pasiv të energjisë diellore duke i pozicionuar qytetet dhe shtëpitë e tyre drejt diellit. › Romakët përdorën pak energjinë diellore, importuan dru për djegie dhe vaj prej Detit te Zi. › Ndotja me Pb te aristokratët romak.
Etapa Forma Ndotja bakteriale Bakteret që jetojnë dhe zhvillohen në materialet ushqimore të kalbura dhe ujërat e ndotura Ndotja artizanale Ndotësit në industri të vogla artizanale si punishtet e bojrave, poçarisë, sapuneve etj. Ndotja industriale Ndotja në shkallë më të madhe në qendrat e mëdha të aktivitetit industrial që nga fillimi i shek, XIX e këtej Ndotja kimike Përhapja e sasive të mëdha të kimikateve në mediumet mjedisore si kimikatet, pesticidet, plehrat kimike etj. Ndotja aksidentale Aksidentet që shkaktojnë të çastit dhe të paplanifikuar siq janë shpërthimet e reactorëve bërthamore, derdhjet e cisternave të naftës në detra, aksidentet idustriale etj. Etapat historike të ndotjes
Faktorët e rritjes së vëllimit të ndotjes Shkalla gjithnjë e më në rritje e shfrytëzimit të resurseve: derivatet fosile (nafta, gazi natyror, qymyri), resurseve të drurit, mineralet etj duke qenë se janë burime jo të ripërtritshme ose ripërtërihen shumë ngadalë. Eksplodimi demografik dhe trendet rapide të urbaneizimit ku koncentrohen popullata milionëshe. Qytetet metropole. Popullata botërore sot është mbi 7.4 miliard njerëz, ku kontinenti i Azisë me rreth 3.8 miliard. Përdorimi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike që nuk mund të zbërthehen në rrugë biologjike ose fizike, pastaj përdorimi i pesticideve dhe aditivëve si dhe i medikamenteve të shumta.
Rritja e popullatës globale prej vitit 500 p.e.s
Ndërhyrja e njeriut në sipërfaqet tokësore për qëllime të ndërtimit
› Gjatë një viti njeriu nga toka nxjerr qindra miliarda ton xehe, lëndë djegëse fosile dhe material ndërtimor, me tendencë të rritjes së përditshme të kësaj sasie. › Me procesimin e këtyre resurseve për plotësimin e nevojave të njeriut në mjedis lirohen me qindra ton të gazeve ndotëse së CO, CO2 , SO2 , NOx etj. pa përmendur këtu format e tjera të ndotjes së ujit dhe tokës. › Mungesa e riciklimit të tyre përbën një faktorë tjetër të ndotjes.
› Storia e “lumenjve të vdekur”. › 22 qershor 1969 në Cliveland (Ohio, US), tragjedia e “lumit që digjej” (Burning river). › 22 prill 1970- Dita e Tokës! Lumenjtë e vdekur
Ndarja kryesore e ndotjes Sipas origjinës 1. Ndotja me origjinë natyrore: vullkanet, stuhitë e pluhurit, tymi nga zjarret 2. Ndotja me origjinë antropogjene: nga bujqësia, industria, transporti, amvisnia, ndotja komerciale etj.
Ndarja kryesore e ndotjes Sipas natyrës kimike Nga ndotësit inorganik: plastika, qelqi, kimikatet etj. Nga ndotësit organik: bakteret, mbetjet ushqimore
Sipas gjendjes fizike Ndotës të gaztë : CO, NOx SO2 VOC-s PM Ndotës të lëngtë: substancat ndotëse nga kanalizimi, ujërat industriale ; Ndotës të ngurtë: mbeturinat humane dhe industriale, kimikatet, pesticidet.
Llojet më të zakonshme të ndotjes Ndotja nga zhurma Ndotja e ajrit Ndotja e ujit Ndotja e tokës Ndotja nga rrezatimi Llojet kryesore te ndotjes
Ndotja e ajrit- indikacion i ndryshimit të përbërjes së komponentëve të atmosferës dhe mund të përmblidhet në: ◦ emisionet ekcesive të gazeve; ◦ ngopje me thërrmija kimike; Llojet e ndotjes (1) • Ndotja e ajrit- indikacion i ndryshimit të përbërjes së komponentëve të atmosferës përmblidhet në: – emisionet ekcesive të gazeve; – ngopje me thërrmija kimike; – prishje e ciklit të gazeve si C, N; – etj. – TC, – makinat, – proceset industrial, – depozitimi i mbeturinave, – prodhimi i derivateve, – nxjerrja dhe përpunimi i metaleve.
Burimet kryesore: kimikatet bujqësore, prodhimet dhe rrjedhjet e derivateve, metalet e rënda, mbeturinat organike, sedimentet etj. Llojet e ndotjes (2) Ndotja e ujit- kontaminimi i ujit dhe trupave ujor: oqeaneve, detrave, liqejve, lumenjve, rrjedhave dhe ujërave nëntokësor me materie të huaja që e prishin kualitetin e ujit.
Burimet : › bujqësia, › minierat dhe gurthyesit, l › lumi i kanalizimeve, › demolimi dhe ndërtimi, › mbeturinat nga amvisnit dhe industria Llojet e ndotjes (3) • Ndotja e tokës- përfshin: – depozitimin e mbeturinave të ngurta, – akumulimin e materialeve të pazbërthyeshme, – kontaminimin me kimikate – ndryshimin e përbërjes kimike të tokave (prishja e ekuilibrit të përbërësve kimik).
Llojet e ndotjes Ndotja nga zhurma- Ndotja radioaktive- Ndotja termale Lloj i ndotjes që po rritet. Burimet kryesore: ◦trafiku tokësor, hekurudhor dhe ajror, ◦industria dhe ndërtimi, ◦fqinjësia etj. Vitet e 40-ta ishin vitet kur u prodhua bomba nukleare- filloi era nukleare. Burime kryesore: - elektranat bërthamore, - armët bërthamore, - transporti dhe deponimi i materieve radioaktive, - minierat e uraniumit. Nxehtësia e prodhuar nga industria: produktet e prodhimit, reaksionet e ndryshme kimike etj, po e ngrit temperaturën globale. Burimet kryesore : ◦ termoelektanat për prodhimin e energjisë, ◦ uji për ftohje në industri etj.
› Sipas burimit prej nga vijnë : 1. Produkte të djegies së lëndëve djegëse; 2. Produkte industriale; 3. Produkte komunale; 4. Produkte me prejardhje bujqësore; 5. Produkte të armatimit: helmet biologjike, kimike.
› Sipas përdorimit të tyre i klasifikojmë në ndotës që përdoren: – në energji – në transport – në industri, – në rrethet urbane, – në bujqësi, – etj.
Sipas sektorëve ekonomik që e gjenerojnë: Ndotje bujqësore- (prodhimtari bujqësore dhe aktivitetet lidhur me të). Ndotje industriale- (proceset industriale përfshirë para dhe pas-proceset). Ndotje nga transporti- ( veturat, anijet, aeroplanët) Ndotje komerciale dhe nga amvisnia.
…prej nivelit global (ndryshimet klimatike, varfërimi i shtresës së ozonit, humbja e biodiversitetit, acidifikimi, ndotja ndërkufitare) e deri te efektet në vet strukturën qelizore të organizmave bimor dhe shtazor. Një substancë ndotëse ne mjedisin e jashtëm konsiderohet si ndotës, kur futet në organizmin e njeriut dhe fillon ndërveprimet me të shëndrrohet në toksikant (helm). Efektet e ndotjes
Helm apo toksikant - çdo substancë që e përdoret njeriu në doza të larta, (edhe kripa në doza të larta apo oksigjeni në tensione të lartë). Paracelsiusi: “çdo gjë është helm, dhe ato janë gjithkund, vetëm doza i bën ato të jenë apo jo helme”. Shkenca e cila studion veprimin e helmeve në organizëm dhe interaksionet- toksikologji. Helme në organizëm numërohen ato bashkëdyzime kimike veprimi i dëmshëm i të cilave vjen në shprehje në sasira relativisht të vogla.
Terma të përafërta: Toksikant Toksina Helm Substanca të natyrës fiziko-kimike që shkaktojnë efekte të padëshirueshme të çdo lloj natyre në organizëm. Efektet mund të jenë akute dhe kronike Proteina specifike të cilat tajohen nga organizmat e gjallë si p.sh. toksinat që prodhohen nga kërpudhat helmuese, gjarpëri, bakteret e tetanusit etj. Shfaqin veprime të përnjëhershme Toksikant që shkaktojnë veprime të përnjëhershme të sëmundjes dhe vdekjes kur përdoren edhe në sasira shumë të vogla. Toksikologji- shkenca që studion veprimin e helmeve në organizëm dhe interaksionet e tyreToksicitet- veprimi i helmeve në organizëm
› Veprimi i materieve toksike mund të jetë: Llojet e helmimeve vie në shprehje vetëm pas depërtimit të tij në gjak, përmes të cilit ai shpërndahet në krejt organizmin duke dhënë efekte në pjesë të caktuara të organizmit. Veprimi i përgjithshëm zakonisht shprehet si lëndim indit në vendin në të cilin ka rënë në kontakt me helmin dhe Veprimi lokal shfaqet si iritim, inflamacion, përcëllim etj.
Forma e shprehjes Akute- karakterizohen: - kohë të shkurtër të helmit në organizëm, - veprim të tij në koncentrime të larta - shprehje e menjëhershme e shenjave klinike të helmimit. Kronike-paraqiten gradualisht si rezultat i veprimit afatgjatë në organizëm. Shkaktohen nga materiet të cilat në natyrë nuk gjinden në koncentrime të larta që të mund të shkaktojnë helmime akute si janë p.sh. Pb. Mn, avujt e Hg etj.
Rrugët e depërtimit të ndotësve në organizëm
Destinacioni i fundit i toksikantëve gjaku. Me rrugën respiratore- komunikimi i toksikantit me gjakun është më i drejtpërdrejtë dhe më i shpejtë meqenëse barten direkt përmes mureve të alveolave në sistemit arterioz të qarkullimit të gjakut. Në rrugën digjestive, toksikantët përmes gjakut venoz kalojnë nëpër mëlçi e cila është një lloj laboratori i organizmit. Si ind metabolikisht aktiv, gjaku merr pjesë në transformimin e toksikantëve. Transporti i materieve toksike
› Pas resorbimit, materiet toksike depërtojnë në inde duke kaluar membranat qelizore përkatëse të cilat paraqesin barriera në mes indeve dhe gjakut. › Shkalla e grumbullimit të toksikantëve varet nga: – gjendja funksionale e organit të caktuar dhe – furnizimi i tij me gjak. › Kjo arsyeja pse toksikantët zakonisht grumbullohen në mëlçi, veshkë, zemër, mushkëri. Distribuimi i toksikantëve dhe bazat e veprimit biokimik të tyre
Rrugët e neutralizimit të toksikantëve Neutralizimi Ndërrimi i strukturës kimike të toksikantëve Deponimi i toksikantëve Ekskrecioni i toksikantëve.
› Rruga kryesore e detoksifikimit të toksikantëve. › Këto ndryshime- 2 faza: 1. fazën e transformimeve metabolike; 2. fazën e konjugacionit (sintezës) , me cka krijohen metabolitet dhe konjugantët e ndryshëm të cilët tajohen nga organizmi. Ndërrimi i strukturës kimike të toksikantëve-
› Deponimi i toksikantëve- në disa inde (si p.sh indi dhjamor) dhe organe me ç`rast zvogëlohet sasia e tyre në gjak, është një formë e përkohshme e detoksifikimit. Deponimi i toksikantëve
Tajimi (ekskrecioni) i toksikantëve › Formë e rëndësishme e largimit të toksikantëve. › Sa më shpejt të tajohen toksikantët, toksiciteti i tyre është më i vogël. › Materiet toksike tajohen kryesisht nëpërmes: – veshkave, urinës si kripëra, kimikate, metale etj. – mëlçisë dhe traktit digjestiv – lëkurës. – rrugëve respiratore (substancat avulluese) – qumështit te gjitarët- DDT-ja, preparatet e Hg, etj. – vezëve te shpendët.
Të dhënat janë të ndryshme. Shkalla e intoksikimit dhe rreziku nga helmimit janë më të mëdha për femrat- sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë. Porosi: kujdesi ndaj duhanit dhe formave tjera të ndotjes. Dallimet seksuale (gjinore)
Organizmat e rinj (foshnjat, fëmijët) janë 2-3 Aspekti moshor herë më të ndjeshëm te rriturit. Ndjeshmëria e lidhet me : ◦ zhvillimin jo të plotë dhe efikasitetin e dobët të proceseve detoksifikimit metabolik; ◦ funksionalitetin e pamjaftueshëm të organeve ekskretore para së gjithash veshkëve. Ndjeshmëria e të moshuarve lidhet me: › zvogëlimin e rezistencës së përgjithshme të organizmit të moshuar dhe › zvogëlimin e proceseve metabolike në përgjithësi, e para së gjithash proceseve që kanë të bëjnë me detoksifikimit.
Ju faleminderit për vëmendjen! Pyetje, komente….