5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Teknologji
PËR K L A S Ë N E S H T A T Ë TË A R S I M I T TË M E SËM TË ULËT
ARBNOR PAJAZITI
ENVER HAMITI
VJOLLCA KOMONI
ZANAKURTISHIRUDI
1
Përmbajtja
5.3.3. Makinat e thjeshta – rrjedhime të levës................................................................................... 3
5.3.3.1. Çikriku ................................................................................................................................ 5
5.4. Transmetuesit mekanikë.................................................................................................................. 6
5.4.1. Pozita e boshteve të dhëmbëzoreve ........................................................................................ 9
5.5. Pajisjet hidraulike dhe pneumatike ...............................................................................................11
5.5.1. Puna e sistemit të thjeshtë hidraulik dhe pneumatik.............................................................13
5.5.2. Pajisjet pneumatike ................................................................................................................14
2
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.3.3. Makinat e thjeshta – rrjedhime të levës
Rrotulla e palëvizshme është një makinë e thjeshtë, e formuar nga një disk që rrotullohet rreth një
boshti të vendosur në pjesën e sipërme. Disku ka në rrethinë një kanal, ku rrëshqet lehtësisht një litar
(Fig. 1).
Fig. 1. Rrotulla e palëvizshme
Tek rrotulla e palëvizshme nuk kemi përfitim mekanik pasi forca aktive (100 N) është e barabartë me
ngarkesën (100 N), por vetëm ndryshon drejtimin (100 N).
Punëtori me lehtë mund të ngrisë ngarkesën, nëse zbaton forcën aktive të drejtuar nga poshtë sesa
nga lart, meqë vetë pesha e trupit të punëtorit ndihmon ngritjen e ngarkesës.
Rrota e lëvizshme në këtë pajisje shërben për bartjen e ngarkesës (Fig. 2). Në këtë rast, forca aktive
(50 N) është e barabartë me gjysmën e ngarkesës që bartet (100 N). Mirëpo, zhvendosja e forcës aktive
është dy herë më e madhe se zhvendosja e ngarkesës.
3
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Fig. 2. Makaraja e lëvizshme
Pyetje dhe Diskutime
1. Pse shërbejnë rrotullat e palëvizshme dhe ato të lëvizshme në makinë të thjeshtë?
2. Ku qëndron leverdia e përdorimit të rrotullës së lëvizshme?
4
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.3.3.1. Çikriku
Makina e thjeshtë e këtij lloji është e përbërë prej një boshti me rrezen r në të cilën është i mbështjellë
litari, njëri skaj i të cilit është i përforcuar për rrotullën me rreze R, kurse në tjetrin varet ngarkesa (Fig.
3). Forca aktive vepron në rrotën që është pingule në bosht ku fillon rrotullimi i cilindrit. Si rezultat i
kësaj do të ketë mbështjellje të litarit dhe ngritje të ngarkesës.
Fig. 3. Çikriku
Pyetje dhe Diskutime
1. A është çikriku makinë e thjeshtë e leverdishme?, përse?
5
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.4. Transmetuesit mekanikë
Transmetuesit mekanikë janë pjesë të sistemeve mekanike që shërbejnë për të bartur fuqinë
nga makina lëvizëse (motori) deri te makina punuese ose vegla e punës. Gjatë kësaj bartjeje
bëhet ndryshimi i parametrave të fuqisë dhe shpejtësive këndore.
Transmetuesit mekanikë ndahen në katër grupe kryesore (Fig. 4)
Fig. 4. Llojet e transmetuesve mekanikë
Transmetuesit me friksion (Fig. 5) dhe me rripa (Fig. 6) bëjnë pjesë në grupin e transmetuesve
të cilët fuqinë e bartin me fërkim.
Fig. 5. Transmetuesi me friksion
6
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Fig. 6. Transmetuesi me rripa
Kurse transmetuesit me rrota të dhëmbëzuara (Fig. 7) dhe me zinxhirë (Fig. 8) bëjnë pjesë në
grupin e transmetuesve të cilët fuqinë e bartin me dhëmbë.
Fig. 7. Transmetuesi me dhëmbëzore
Fig. 8. Transmetuesi me zinxhirë
7
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Transmetuesit me rrota të dhëmbëzuara (me dhëmbëzore) paraqesin grupin më të madh të
transmetuesve mekanikë. Ata kanë gjetur përdorim të gjerë, duke filluar nga orët, instrumentet
matëse, deri te makinat me dimensione të ndryshme (Fig. 9). Format dhe konstruksionet e
transmetuesve me dhëmbëzore dhe pjesëve të tyre janë të ndryshme.
Fig. 9. Zbatimi i dhëmbëzoreve te motori
Pyetje dhe Diskutime
1. Tregoni dallimet ndërmjet transmetuesve me rrota të dhëmbëzuara dhe transmetuesve
me friksion.
8
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.4.1. Pozita e boshteve të dhëmbëzoreve
Forma e rrotave të dhëmbëzuara varet nga pozita e boshteve në mes vete.
Në bazë të pozitës së boshteve, dhëmbëzoret ndahen në: cilindrikë (boshte paralele), konikë
(boshte të kryqëzuara) dhe hiperboloidalë (boshte të kithura) (Fig. 10).
Fig. 10. Ndarja e dhëmbëzoreve sipas pozitës së boshteve
Çifti i dhëmbëzoreve përbëhet prej dy rrotave të dhëmbëzuara të cilat me kontakt të
vazhdueshëm arrijnë të bartin lëvizjen nga njëri bosht në tjetrin. Te çifti i dhëmbëzoreve kemi
dhëmbëzonin udhëzues 1 dhe të udhëzuar 2 (Fig. 11).
2
1
Fig. 11. Çifti i dhëmbëzoreve cilindrikë
9
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Raporti i transmisionit paraqitet si herës ndërmjet numrit të dhëmbëve të dhëmbëzorit të
udhëzuar dhe atij udhëzues ose me herësin ndërmjet diametrit të dhëmbëzorit udhëzues dhe atij
të udhëzuar, pra
= 2 = 1
1 2
i – raporti i transmisionit
1 – numri i dhëmbëve të dhëmbëzorit udhëzues
2 – numri i dhëmbëve të dhëmbëzorit të udhëzuar
1 – diametri i dhëmbëzorit udhëzues
2 – diametri i dhëmbëzorit udhëzues
10
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.5. Pajisjet hidraulike dhe pneumatike
Krahas pajisjeve mekanike, elektrike, edhe pajisjet hidraulike dhe pneumatike kanë gjetur
përdorim të madh në praktikë.
Detyrë e pajisjeve hidraulike është që energjinë mekanike ta shndërrojnë në energji hidraulike,
me të cilën kryhet një punë.
Pajisjet hidraulike kanë përparësi përdorimi sepse kanë dimensione të vogla në krahasim me
fuqinë e tyre, janë më të sigurta dhe kanë afat shërbimi më të gjatë. Ndërsa mangësitë e
pajisjeve hidraulike janë se fluidi punues varet nga temperaturat e jashtme si dhe mirëmbajtja
e pastërtisë së fluidit. Pajisjet hidraulike sot kanë gjetur përdorim te makinat e ndryshme në
ndërtimtari, bujqësi, aviacion, xehetari, etj.
Pjesët përbërëse të pajisjeve hidraulike janë: pompa, shpërndarësi dhe valvolat, hidromotori
dhe hidrocilindri, tubat, filtrat, ftohësit, ngrohësit, rezervari dhe akumulatori.
Fluidet janë pjesë përbërëse të pajisjeve hidraulike që dallohen nga trupat e ngurtë sepse lidhja
ndërmjet molekulave është e dobët. Për shkak të lëvizjes së lehtë dhe peshës vetjake, fluidet
marrin formën e enës në të cilën gjenden. Fluidet shumë pak ngjeshën, prandaj në shumicën e
rasteve në praktikë merren si të pangjeshur. Viskoziteti ose fërkimi i brendshëm është
rezistenca e lëvizjes së fluidit për shkak të fërkimit ndërmjet pjesëve të fluidit dhe fërkimit
ndërmjet pjesëve të fluidit dhe mirëve të enës.
Në Fig. 12 është paraqitur veprimi i forcës së jashtme 1, e cila nëpërmjet pistonit hyrës me
sipërfaqe 1 vepron në fluid të mbyllur në enë.
Pistoni dalës
Pistoni hyrës
Sipërfaqja Sipërfaqja
Valvola rregulluese Fluidi
Fig. 12. Pamja e përgjithshme dhe skematike e një leve hidraulike
11
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Veprimi i forcës së jashtme shkakton paraqitjen e forcave të brendshme, përkatësisht presionin
1, i cili i kundërvihet forcave të jashtme dhe vepron në të gjitha anët.
Presioni te pistoni hyrës është i barabartë me:
1 = 1
1
Pasi presioni në fluid është i barabartë në të gjitha drejtimet, ku presioni në pistonin dalës me
sipërfaqe më të madhe dhe me forcë dalëse më të madhe do të jetë i barabartë me:
2 = 2
2
Atëherë, me krahasimin e këtyre dy madhësive del se 1 = 2 = p, andaj:
1 = 2
1 2
Me zhvendosjen e pistonit hyrës për madhësinë ℎ1 që përshkruan vëllimin 1 = 1ℎ1,
njëkohësisht do të zhvendoset edhe pistoni dalës që përshkuan vëllimin 2 = 2ℎ2.
Pasi vëllimet 1 dhe 2 janë të barabartë, atëherë zhvendosjet e pistonave rrinë në përpjesëtim
të zhdrejtë:
ℎ1 = 2
ℎ2 1
Valvola rregulluese shërben për rregullimin e pistonit në pajisjen hidraulike.
12
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.5.1. Puna e sistemit të thjeshtë hidraulik dhe pneumatik
Në skemën funksionale është paraqitur përbërja dhe mënyra e punës së pajisjes hidraulike që
përdoret në makina (Fig. 13). Komponentët hidraulike janë të lidhura me tuba. Të gjitha
komponentët paraqiten me simbole sipas standardeve të caktuara. Pjesët përbërëse të kësaj
pajisjeje janë: 1 – pompa, 2 – rezervuari, 3 – cilindri punues, 4 – pistoni, 5 – pistoneta, 6 –
shpërndarësi, 7 – tubi në thithje, 8 – tubi në shtytje, 9 – leva, 10 – filtri, A dhe B – pozitat e
cilindrit punues, dhe T – tubi kthyes në rezervuar.
Te kjo pajisje hidraulike pompa (1) thith fluidin punues nga rezervuari (2) dhe e shtynë nëpër
tubin shtytës deri te shpërndarësi (6) dhe cilindri punues (3). Drejtimin e lëvizjes së pistonit (4)
dhe psitonetës (5) të cilindrit punues (3) e përcakton shpërndarësi (6) përmes aktivizimit me
levën (9).
Fig. 13. Skema e pajisjes hidraulike
13
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
5.5.2. Pajisjet pneumatike
Pajisjet pneumatike bëjnë shndërrimin e energjisë mekanike në energji pneumatike, e pastaj
me energji pneumatike bëjnë punë të caktuar. Pajisja pneumatike përbëhet nga kompresori,
grupi për përgatitje të ajrit, komponentët për rregullim, elementet lidhëse dhe ato ekzistuese.
Nëpërmjet elementeve lidhëse, rregulluese dhe pjesëve të tjera, energjia pneumatike arrin deri
te pjesët ekzistuese – motorët pneumatikë, ku përsëri shndërrohet në energji mekanike, me të
cilën kryhet një punë e caktuar. Pajisjet pneumatike punojnë me ajër, të cilin e shfrytëzojnë si
fluid pune, dhe i cili nën presion lehtë transportohet përmes tubave. Edhe pajisjet pneumatike
kanë gjetur përdorim të gjerë në makina të ndryshme.
Në Fig. 14 është paraqitur vegla për shtypje ose stampim. Pjesët e pajisjeve pneumatike janë
shpërndarësit e ndryshëm pneumatikë dhe cilindri. Cilindri pneumatik rregullohet nga dy
pozicione, në mënyrë që pistoni të zhvendoset në pozicionin “+” kur pistoneta zgjatet, dhe nga
pozicioni tjetër kur pistoni zhvendoset në pozicionin “-”, atëherë pistoneta tërhiqet.
Fig. 14. Pajisja pneumatike
Pyetje dhe Detyra
1. Krahasoni pajisjet hidraulike me pajisjet mekanike.
2. Në çka bazohen pajisjet hidraulike?
3. Cili është parimi i punës së pajisjes hidraulike?
4. Çka shfrytëzon pajisja pneumatike për fluid pune?
14
5. Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia
Shtëpia botuese "Dukagjini"
Hajdar dushi, nr. 27 Prishtinë, 10000
Republika e Kosovës www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
15