(viti shkollor 2018/19)
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE
Mësimdhënësi: Fitim Guri Muaji: Dhjetor 24.12.2018
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare:Jeta dhe Puna / Lënda: TIK Shkalla e kurrikulës: _V-të_ / Klasa: XI
Tema: Rezultati i të nxënit të temës :
Access • Tregon rëndësinë e përdorimit të çelësit
primar dhe vendosjen e tij në tabela.
• Demonstron krijimin e lidhjeve në mes të
tabelave të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
• Komunikues Efektiv I.1,5
• Nxenes i suksesshem III.3,6,9
• Kontribues produktiv IV.4
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.4 , 2.1, 4.1, 4.2
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Relacionet mes tabelave fq.138 -144
Fjalët kyçe: Lidhja, Tabela, Access, Baza e te dhënave, Çelësi primar, Çelësi i jashtëm
Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore:
• Kuptojnë çfarë relacione ekzistojnë mes tabelave të një baze të të dhënave
• Shqarojnë kuptimin e relacionit një me shumë
• Dempstrojnë procedurën e ndërlidhjes së dy tabelave
• Demostrojnë fshirjen e relacioneve të dy tabelave
• Analizojnë relacionet e tabelave të bazës Bibloteka
Kriteret e suksesit:
o Numërojn llojet e relacioneve mes tabelave të një baze të të dhënave
o Marrin një shembull të relacioneve të tabelave ku mund të përdoret relacioni një me shumë
o Marrin një shembull me dy tabela p.sh. Profesori dhe Lënda dhe tregojnë si ndërlidhën këto dy
tabela
o Nga lidhja relacionare e dy tabelave Profesori dhe Lënda demostrojnë si bëhet fshirja e lidhjes
ekzistuese të këtyre tabelave.
o Nga baza e të dhënave Bibloteka analizojnë relacionet e tabelave
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: libri bazë, fletore, markeri, tabela, projektori,
kompjuteri, programi Access
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Gjuhë amtare, matematikë, gjuhe angleze
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrese (15 min)-
Bashkëbisedim
Paraqitet titulli i temës në pamjën e projektorit “Relacionet mes Tabelave” duke i pyetur njëkohësisht
nxënësit që të shprehin njohuritë e tyre mbi këtë temë nga e kaluara.
Të gjitha informatat që vijnë nga nxënësit lidhur me temën, vendosën në tabelë
P.Sh. Relacioni një me një, Relacioni Shume me një, Relacioni Shume me Shumë, qelësi primar, qelësi
referues (qelësi i jashtëm)
Pjesa kryesore (60 min) –
Në mes tabelave të bazës mund të krijohen lidhjet (relacionet) të cilat njëkohësisht janë
lidhje në mes të dhënave (regjistrimeve) të vendosura brenda tabelave. Këto lidhje lehtësojnë
gjetjen dhe rregullimin e të dhënave gjatë shfrytëzimit të tyre.
Relacionet mes dy tabelave përcaktohen përmes fushave të përbashkëta të tyre. Si fusha
të përbashkëta llogariten fushat me vlera të tipit të njëjtë.
Gjatë lidhjes së dy tabelave, si fushë lidhëse në njërën tabelë merret fusha e çelësit
parësor të saj, kurse fusha lidhëse në tabelën e dytë quhet çelësi i jashtëm dhe rëndom nuk
është fusha e çelësit parësor.
Një me një,
Një me shumë,
Shumë me një dhe
Shumë me shumë
Relacioni një me një
Tek lloji i relacionit një-me-një, vlerës së fushës së çelësit parësor i përgjigjet vetëm një
vlerë e fushës së çelësit të jashtëm. Për ta realizuar një lidhje të tillë, tabelën Klienti e ndajmë në
dy pjesë të veçanta, duke krijuar kështu:
Tabela A
Knr
Kemri
Kvërejtje
Tabela B
Knr
Kadresa
Kvendi
Ktel
Procedura e lidhjes fillon me zgjedhjen e opsionit Relationalships… në menynë Tools,
apo përmes pullës Relationships të shiritit Database.
Pastaj shfaqet dritarja Relationalships (Fig. 1), klikojmë pullën Show Table për të
shfaqur dritaren me të njejtin emër që na mundëson zgjedhjen e tabelave që do t’i lidhim (Fig.
2), ku mund t’i zgjedhim tabelat me mi dhe përmes pullës Add i dërgojmë në dritaren
Relationalships për t’i lidhur.
Figure 1. Dritarja Relationalships dhe opsioni Show Table.
Figure 2. Zgjedhja e tabelave për lidhje.
Pas vendosjes së lidhjes me anë të miut në ekran paraqitet dritarja si në figurën 3 në
vijim në të cilën mund të zgjedhen tre
opsione:
Enforce Referential Integrity
Cascade Update Related Fields
Cascade Delete Related Records
Përmes opsionit të parë (Enforce
Referential Integrity) të dhënat e dy
tabelave mbrohen më mirë. Kjo shpjegohet
me faktin se nëse provojmë të fshijmë një
regjistrim në tabelën A këtë nuk do të Figure 3. Dritarja me informata për lidhje mes dy tabelave.
mund ta bëjmë sepse të dhënat në tabelën
B mbesin jo-komplete.
Dy opsionet e fundit shërbejnë për përcjelljen e ndryshimeve në të dy tabelat. Kështu
p.sh përmes opsionit të dytë (Cascade Update Related Fields) lejohet përditësimi vargor i
fushave të lidhura, ndërsa përmes opsionit të tretë (Cascade Delete Related Records) lejohet
fshirja vargore e regjistrimeve të lidhura.
Figure 4. Skema e lidhjes Një me një.
Relacioni një me shumë
Te ky lloj i relacionit, vlerës së fushës së çelësit parësor i përgjigjen më shumë fusha të
çelësit të jashtëm. Për rastin tonë te baza Biblioteka, relacioni një me shumë mund të aplikohet
mes tabelave Klienti dhe Fletëdërgesa, sepse një klienti mund t’i jenë lëshuar më shumë fletë-
dërgesa, ose thënë më qartë, një lexues mund të ketë marrë libra në bibliotekë më shumë se një
herë.
Këto dy tabela do të lidhen në bazë të numrit të klientit Knr, i cili gjendet tek të dy këto
tabela.
Figure 5. Relacioni një me shumë
Relacioni shumë me një
Ky lloj i relacionit është i kundërt me relacionin një me shumë, që domethënë se shumë
regjistrime të njërës tabelë janë të lidhura me një regjistrim të tabelës tjetër. Në relacion të tillë
është tabela Fletëdërgesa me tabelën Klienti.
Relacioni shumë me shumë
Në qoftë se mes dy tabelave vendosen lidhjet një-me-shumë dhe shumë-me-një, atëherë
relacioni mes tyre është shumë-me-shumë. Këto lidhje realizohen me ndërmjetësimin e një
tabele të tretë lidhëse. Në shembullin tonë të bazës Biblioteka, relacioni shumë-me-shumë mund
të vendoset mes tabelave Klienti dhe Administrata, ku si tabelë ndërmjetësuese merret tabela
Fletëdërgesa.
Këtu tabelat Administrata dhe Klienti janë në relacion një-me-shumë me tabelën
Fletëdërgesa, çka domethënë se, personi zyrtar i administratës mund të përgatitë shumë fletë-
dërgesa, si dhe një klienti mund t’i lëshohen më shumë fletë-dërgesa nga administrata.
Figure 6. Relacioni shumë me shumë.
Mbyllja e dritares Realationships përveç tjerash mund të bëhet edhe përmes tastierës
me kombinimin e tasteve Ctrl + W, mirëpo paraprakisht duhet të ruhet relacione përmes
komandës Save ose përmes opsionit Save Layout në menynë e kursorit.
Lidhja e të gjitha tabelave të bazës Biblioteka
Fillimisht i shfaqim të gjitha tabelat në dritaren Relationalships, e pastaj krijohen lidhjet
e nevojshme ndërmjet tyre (Fig. 7).
Figure 7. Skema e lidhjes së të gjitha tabelave të bazës.
Pjesa Perfundimtare (15 min) - Pas spjegimit te njesise mesimore nxenesit ne kompjutere do t’i kryejnë
lidhjet relacionare te tabelave një me një, një me shumë, shumë me një, shumë me shumë.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlersim i vazhdueshem (permes vezhgimit)
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Detyre pavarur - Secili nxenes te beje nje ushtrim ku do të ndërlidhë tabelën Personi, Nxënësi,
Profesori, Lënda me lidhjet relacionare një me një, një me shumë, shumë me një, shumë me shume.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
A). Plotësisht i kënaqur , B). I kënaqur , C). Nuk jam i kënaqur