Infosoft Software Developer
Fiskalizimi ne sistemin financiar
Financa 5 Enterprise
Njohuri baze per implementim, konfigurim, perdorim dhe personalizim
te proceseve te fiskalizimit ne sistemit financiar
The abstract is typically a short summary of the contents of the document.
Permbajtja e lendes
Hyrje
• Fiskalizimi, koncepte dhe njohuri baze per procesin e fiskalizimit
- Njohuri te pergjithshme mbi ndryshimin fiskal,tatimor e ligjor
- Aksesi dhe njohja me platformen Self Care
• Konfigurimi i sistemit financiar si dhe i elementeve fiskalizues
- Njesi Biznesi, TCR, Operatoret, Certifikata Elektronike
- Konfigurim ndermarrjeje, referenca, kliente,furniture
- Unifikim njesie te shitjes, metodat e pageses
- Klasat e TVSH
Fature e shitjes
• Fiskalizimi i fatures se shitjes
• Fiskalizimi i fatures korigjuese (per fature te fiskalizuar)
• Inicjalizimi dhe deklarimi i veprimeve Cash
Fature blerje Fiskalizimi i fatures se blerjes
•
Fature reverse-charge dhe vete faturimet
• Tipet e fatureve reverse-charge dhe vete faturimet
Fature shoqerimi
• Nderimi dhe fiskalizimi I fatures se shoqerimit
Funksione te ndryshme ne lidhje me fiskalizimin
• Ditar fiskalizimi per dokumenta shitje
• Ditar fiskalizimi per dokumenta blerje
• Ditar fiskalizimi per dokumenta shoqerimi
• Ditar fiskalizimi per dokumenta pike shitje
Fiskalizimi, koncepte dhe njohuri baze per procesin e fiskalizimit
Ne Janar 2021, Administrata tatimore kerkoi zbatimin e ndryshimit te ligjit
Nr.87/2019 "PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË
QARKULLIMIT".
Ky ligj mirepercakton elementet e rinj te nevojshem per faturimin, fashat
zbatuese ne 3 fazat e ndjekura: 1 Janar 2021 B2G, 1 Korrik 2021 B2B dhe 1
Shtator B2C.
Referuar ndryshimeve ligjore, Infosoft Software Developer ju ka ardhur ne
ndihme te gjithe subjekteve te Republikes se Shqiperise, duke ofruar zgjidhjen me
te plote software-ike, duke shtuar ne programe elemetet e nevojshem te ketij
procesi,pa ndryshuar formen aktuale te punes , per tua bere sa me komode dhe te
lehte kete procedure.
Te gjitha programet e ofruara nga kompania ISD jane certifikuar nga
Administrata Tatimore dhe AKSHI per te gjitha transaksionet me dhe pa para ne
dore, duke qene konform ligjit te fiskalizimit dhe permbushjen e kritereve per te
gjithe tatimpaguesit.
Elementet e nevojshme per konfigurimin me Software
Cdo subjekt pasi pajiset me certifikaten elektronike nga AKSHI, mund te
aksesoje nepermjet kredencialeve te e-Albania, portalin e tij Self Care ku do te
pasqyrohen te dhenat e tij nga QKB dhe administrata tatimore, duke konsultuar
linkun: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care/
Tashme eshte bere e mundur lidhja dhe konfigurimi i ketij portali me cdo
zgjidhje software-ike te ofruar nga ISD, qe mundesojne pasqyrimin ne kohe reale
te cdo transaksioni. (Faturen e thjeshte,Faturen Elektronike te fiskalizuar)
Per te konfiguruar kete lidhje eshte e nevojshme qe te mirepercaktohen:
1- Vendet e Ushtrimit te Veprimtarise se Biznesit
Njesia e Biznesit perfaqeson vendin nga transmetohet fatura konkrete e
fiskalizuar me apo pa para ne dore.
Duhet të regjistrohet jo më vonë se 24 orë përpara lëshimit të faturave, me të
dhënat e tatimpaguesit për:
a. NIPT-in;
b. Emrin dhe emrin tregtar (nëse ka);
c. Adresën;
d. Llojin e vendit dhe veprimtarisë që ushtron në të;
e. Orarin ditor të punës;
f. Datë fillimi të ushtrimit dhe datë mbyllje (nëse ka);
g. Sipërfaqen e vendit;
h. Statusin;
i. Ofruesin e internetit;
j. Pronësinë e vendit.
2- Pajisjet Elektronike te Faturimet .
TCR perfaqeson paisjen elektronike nga kryet faturimi pra pika e shitjes me
para ne dore nga transmetohet fatura konkrete, si kasa fiskale)
3- Operatoret
Cdo dokument ne procesin e fiskalizimit kerkon te evidentoje edhe personin
qe ka emetuar faturen konform rregullave te fiskalizimit. Per perdorimin e tij eshte
e nevojeshme njohja e disa rregullave:
a. Duhet të regjistrohet jo më vonë se 24 orë përpara lëshimit të faturave;
b. Operatori mund të jetë dhe një tatimpagues i autorizuar;
c. Pas regjistrimit pajiset me kodin përkatës;
d. Kodi i operatorit është i pandryshueshëm;
e. Kodi i operatorit shënohet në çdo faturë;
f. Për pajisjet e vetëshërbimit, operatori është vetë tatimpaguesi.
Nepermjet ketyre elementeve behet e mundur lidhja dhe konfigurimi i
komunikimit te dy sistemeve, Plaftormes Self Care nga njera ane dhe programit
Financa 5 se bashku me programeve te tjera te certifikuara, te ofruara nga ISD si :
POS, Bar, Distribucion, Web POS etj.
Elementët teknike te nevojshëm për procedurën standarde të fiskalizimit janë:
a) Pajisje elektronike;
b) Zgjidhje softuerike e certifikuar;
c) Mirëmbajtës për zgjidhje softuerike, i certifikuar;
d) Lidhje me internet;
e) Certifikatë elektronike;
f) Printer.
Tatimpaguesit të cilët sipas ligjit kanë detyrimin për të lëshuar faturë janë:
• TP subjekt të TF dhe TTHF;
• TP subjekt të TVSH-së;
• TP rezident/jo-rezidentë kur furnizojnë mallra ose shërbime për organet
publike;
• TP jo-rezidentë kur u nënshtrohen detyrimeve tatimore në RSh nëpërmjet
një përfaqësuesi tatimor.
Tatimpaguesit të cilët sipas ligjit, nuk kanë detyrimin për të lëshuar faturë janë:
• Prodhuesit bujqësorë, që janë ose jo subjekte të skemës së kompensimit;
• TP për shitjen e biletave për transport pasagjerësh në linjat e transportit
publik urban;
• Ambulantët;
• Rastet e tjera të përjashtimit, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi
vlerën e shtuar.
Tashme pas fiskalizimit do te kemi ne perdorim keto tipe faturimi :
• Faturë është çdo dokument në letër ose në formë elektronike, që përmbush
kushtet e përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për tatimin
mbi vlerën e shtuar.
Fatura e thjeshtë lëshohet kur plotësohen njëkohësisht kushtet si vijon:
a) Tatimpaguesi i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla, sipas
legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar;
b) Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve paguhet me para në dorë.
• Faturë elektronike është fatura e lëshuar, dërguar dhe pranuar në format
elektronik, që lejon përpunimin e saj automatik dhe elektronik.
• Fatura shoqëruese :
a) Lëshohet për transport të mallrave pa ndryshim pronësie;
b) Shoqëron lëvizjen e mallrave deri në destinacion (printuar kodi QR);
c) RRegjistrime të njëjta si për lëshimin e faturës (vendi biznesit,
operator, zgjidhje softuer);
d) Fiskalizimi kryhet në mënyrë të njëjtë si fatura elektronike;
e) Elementët teknikë janë të njëtë si fatura elektronike.
Cili eshte momenti I leshimit te fatures?
• Lëshohet në momentin e furnizimit të mallrave ose shërbimeve;
• Lëshohet nga shitësi dhe ruhet në formën origjinale nga të dy palët;
• Mund të lëshohet edhe nga një palë e tretë, e autorizuar, në emër dhe për
llogari të shitësit;
• Mund të lëshohet edhe nga blerësi (vetëfaturim);
• Vlera totale dhe e tatueshme shprehen gjithmonë në monedhën kombëtare
shqiptare (LEK).
• Lëshohet për çdo parapagesë;
• Lëshohet nga blerësi si pranues i mallrave/shërbimeve kur:
a) TP blen ballra/shërbime nga individë jo-tregtar;
b) TP blen shërbime nga jo-rezidentë;
c) TP blen mallra nga prodhuesit bujqësorë.
Fatura e fiskalizuar jo e thjeshte përmban të dhëna për:
a) Titullin e dokumentit;
b) Kohën e lëshimit dhe fiskalizimit;
c) Identifikimin e shitësit dhe blerësit (kur kërkohet);
d) Kodin e operatorit dhe të vendit të biznesit;
e) Kohën e furnizimit të mallrave/shërbimeve;
f) Mallrat, shërbimet e faturuara dhe TVSH-në e ngarkuar;
g) Mënyrën dhe kohën e pagesës;
h) NIVF dhe NSLF;
i) Kodin QR.
Fatura e thjeshte e fiskalizuar permban te dhena per:
• Ka në përmbajtje të dhënat e përgjithshme të faturës, por pa përfshirë TVSH;
• Titulli i faturës është “Faturë –Th”;
• Kur printohet përfshihen të dhëna vetëm për:
a) Titullin;
b) NIVF dhe NSLF;
c) Kohën e lëshimit;
d) Identifikimin e shitësit/blerësit (kur kërkohet);
e) Mallrat/shërbimet dhe vlerën totale;
f) Kodin QR.
Fatura për pagesat me para në dorë
• Duhet të printohet në letër.
• Të përmbajë të dhënat e faturës sipas ligjit.
• Duhet të shoqërojë transportin e mallrave (printuar kodi QR).
• Në rastet e shërbimeve elektronike, fatura nuk printohet.
• Kur blerësi është individ, dërgimi me e-mail duhet të bëhet me pëlqimin e
blerësit.
Fatura elektronike për pagesa pa para në dorë
• Lëshohet dhe dërgohet kur shitësi dhe blerësi janë TP të TVSH/TTHF/TF.
• Duhet të ketë të gjitha të dhënat e nevojshme të përcaktuara në këtë ligj.
• Lëshohet në momentin e furnizimt të mallrave ose shërbimeve.
• Lëshohet edhe kur blerësi nuk është TP dhe paguhet pa para në dorë.
• Lëshohet për eksportin e mallrave.
• Duhet të shoqërojë transportin e mallrave (printuar kodi QR).
Fatura elektronike në transaksionet me organet publike
• Lëshohet, dërgohet dhe pranohet si fatura elektronike;
• Duhet të ketë të gjitha të dhënat e nevojshme të përcaktuara në këtë ligj;
• Lëshohet në momentin e furnizimt të mallrave ose shërbimeve;
• Duhet të shoqërojë transportin e mallrave (printuar kodi QR).
NDRYSHIMET DHE PERSHTATJA NE FINANCA 5
Pas ngarkimit te certifiaktes elektronoke te subjektit ne ndermarrjen
perkatese,aksesojme Portalin e Self Care, nepermjet llogarise ne e-Albania te
subjektit marrim informacionet e nevojshme kete seksion Fiskalizim:
Pamje e ekranit ne aplikacionin Self Care
Keto elemente qe gjenerohen nga Self Care dhe sherbejne si ID unike qe
konfigurohen ne Financen 5 si me ne vijim.
Shkojme ne seksionin e shtuar per funksionalitetet e zhvilluara per fiskalizimin:
Si fillim do te rregjistrojme ne sistem, te gjitha SN, Njesite e biznesit qe
subjekti posedon (pikat e shitjes, adresat sekondare)
Zgjedhim njesi biznesi dhe plotesojme te dhenat kryesore qe kemi per te. Si
kod i njesise se biznesit do te sherbeje kodi i gjeneruar ne Self Care per kete njesi
biznesi.
Kini kujdes kodet e gjeneruara nga sistemi Self Care duhen kopjuar,apo
shkruar njesoj sic jane aty. (kujdes duhen me shkronja te vogla)
Ekrani tek aplikacioni Self Care
Ekrani per konfigurimin e TCR tek sistemi Financa 5
Ne pjesen poshte, tek rreshtat e njesise se biznesit ne do te listojme te gjitha
pajisjet elektronike te faturimit te kesaj njesie, te quajtura TCR.
Ne nje njesi biznesi mund te kete nje ose me shume pajisje fiskale per te
rregjistruar , te cilat krijohen ne finance sic vepruam per Njesine e Biznesit.
Per te gjeneruar kod TCR, duhet nje kodifikim i brendshem ne Financen 5
(ne rastin tone i kemi plotesuar fushat TCR001 si per kodin dhe pershkrimin)
Gjithashtu tek fusha shenim1 do te vendosim kodin e Self Care per ate njesi
biznesi qe kjo TCR i perket. Me pas klikojme butonin [Merr Kod Fiskal TCR] dhe
sistemi do te gjeneroje automatikisht kod TCR ku pasyrohen edhe ne Self Care.
Kodi TCR percakton cdo post pune F5 qe do te pasqyroje ne Self Care piken e
transmetimit per fiskalizim ne administraten tatimore.
Ne kete dritare kemi mundesine qe te kryejme veprimet me arken CASH te
kesaj pike TCR te njesise se biznesit (parelelisht si te kishim nje kase fiskale te
lidhur ne kete kompjuter)
Per cdo dite duhet te behet inicjalizimi i gjendjes fillestare te parave gjendje
ne kete arke, si edhe nese behen veprime me kete sasi gjendje si Depozitim apo
Terheqje te tyre, te cilat do te pasqyrohen me shtim apo pakesim te gjendjes
se parave ne arke.
Nese ne nje fature shitjeje zgjidhet menyre pagese CASH, gjendje e kesaj
arke CASH, te kesaj pajisjeje TCR do te shtohet automatikisht, pa qene nevoja e
kryerjes se veprimit shtese te depozitimit.
Inicjalizimi i arkes Cash mund te behet edhe me lehte tek seksioni i fatures se
shitjes, ne butonin e shtuar tek paneli ne fund te fatures se shitjes,
Funksioni per Deklarim Veprime Cash realizohet me butonin si me poshte:
Funksioni i deklarimit te Cash-it tek ekrani i fatures se shitjes
Operatoret
Operatoret e subjektit duhet te rregjistrohen fillimisht ne Self Care dhe me pas te
njejtet operatore krijohen ne Financen 5.
Operatoret ne Self Care duhet te happen 24 ore perpara se te fillojne aktivitetin e
shitjes. Nese diten e sotme nuk rezulton asnje operator i hapur ne subjekt ne portal,
ju nuk do te keni te mund te beni asnje fature shitjeje te fiskalizuar. Operatoret
mund te jene punonjes te subjektit tuaj, duke ju rregjistruar me ID e kartes se
identitetit, apo edhe subjekt, ose person fizik me NIPT, i autorizuar per ju per te
aksesuar portalin Self Care dhe per te fiskalizuar fatura per llogari te subjektit tuaj,
bazuar marreveshjes apo kontrates dypaleshe te sherbimit te ofruar.
Aksesojme portalin Self Care, ne panelin Fiskalizim dhe zgjedhim seksionin
operarotet dhe vijojme rregjistrimin si me poshte:
Hapi i rradhes eshte rregjistrimi i tyre ne Finance 5, ne seksionin e fiskalizimit
duke zgjedhur Liste operatore per fiskalizim,per te njejte operatore te rregjistruar
ne Self Care.
Mund te perdorni kodifikim te brendshem per te plotesuar kodin dhe
pershkrimin per operatoret dhe te kopjoni nga Self Care kodin e fiskalizuar per
kete operator. Nese do te jete punonjes i jashtem PF apo subjekt i autorizuar do te
chekoni punonjes I jashtem dhe te plotesoni NIPT-in e tij perkates.(rasti shembull i
zyrave te kontabilitetit)
Hapi i rradhes eshte lidhja e ketyre operatoreve te krijuar me userat qe
logohen ne sistemin e Financa 5.
Shkojme ne menune [Liber i madh]-[Skedare]-[Perdorues]-[Perdorues] njesoj sic
menaxhojme userat ne sistemin e F5 dhe bejme lidhjen e tyre me operatoret
perkates.
Klikojme butonin modifikim,zgjedhim operatorin dhe me pas rregjistrim.
Menyra Pagese sipas fiskalizimit
Qe ne fillim te instalimit te programit jane mundesuar dy menyra pagese konform
rregullave tatimore : CASH dhe BANKE.
Nese subjekti deshiron qe kete menyre pagese ta percaktoje dhe ta lidhe me
llogarine perkatese bankare, e cila duhet te jete e hapur dhe e plotesuar ne listen e
bankave ne ndermarrjen perkatese tek sistemi Financa 5, si edhe e pasqyruar ne
listen e bankave tek portali Self Care , mund te kryeje ndryshimet si meposhte ne
F5:
Ne seksionin e fiskalizimit do te gjeni dhe dy elemente si: Procese
Fiskalizimi dhe Tipe dokumenta faturimi ne fiskalizim, te cilat jane te njejtat me
listen e ofruar ne Self Care per te rregjistruar nje fature shitje te fiskalizuar. Keni
mundesi qe nepermjet cekimit Reference visible te lini te listuara vetem ato
procese, apo tipe faturash me te perdorshme nga operatoret tuaj, per tjua bere sa
me te lehte rregjistrimin e fatures ne sistem.
Konfigurime te tjera te rendesishme te ndermarrjes tek Financa 5
Plotesimi i gjeneraliteteve, te dhenat kryesore te subjektit tuaj shenjuar me te kuqe
si:
Shenim: VAT kur jeni subjekt TVSH dhe FRE i perjashtuar
Gjithashtu ne konfigurim te ndermarrjes kemi mundesine te vendosim kufinjte per
nr rendore per faturat e fiskalizuara, per periudhen tranzitore qe te mos kete
perplasje me dokumentat e rregjistruara gjate vitit ushtrimor aktual.(kufinjte vihen
sipas deshires se klientit, ne varesi edhe te nr.serial te miratuar te perdorur, qe te
mos kene perplasje)
Ne kete dritare keni mundesi te aktivizoni ose jo fiskalizimin automatik te
dokumentave si me poshte:
Plotesimi i te dhenave edhe tek kartela e klientit, vijezuar me te kuqe si
meposhte:
SHENIM: Duhet te zgjidhni tipin e nipt-it ne varesi te tipit te klientit
(ID/Pashaporte per Individe, VAT number per kliente te huaj,apo NIPT kur eshte
subjekt ) si edhe te chekoni butonate NIPT AKTIV dhe Apliko fiskalizim ne fature.
Duhet te plotesoni adresen,rrethin dhe kombesine njesoj si tek konfigurimi i
ndermarrjes per subjektin tuaj.
Konfigurimi i unifikimit te njesive matese te perdorura ne subjektin tuaj
Shkojme tek moduli [Inventar]-[Celje]-[Njesi], per te pare listen e njesive qe keni
ne perdorim. Cdo njesi e perdorur, e hapur ne sistemin e finances 5 duhet te lidhet
me Kod EIC Fiskalizimi (Njesia matese per Fiskalizim)
Per cdo njesi te perdorur, klikojme [Modifikim] dhe me double Click tek fusha Kod
EIC Fiskalizimi zgjedhim njesine matese me te pershtatshme per njesine e hapur ne
sistemin e finances, e me pas klikojme butonin rregjitrim.
Konfigurim tjeter shume i rendesishem ne sistem eshte konfigurimi i TVSH per
fiskalizimin. Per t’i inicjalizuar shkojme tek moduli SHITJE-Celje-Klasifikime
TVSH. Edhe per export duhet te hapet klasifikim tjeter TVSH me percaktimet e
nevojshme, sic do ju tregohen shembujt si me poshte:
Ekrani per konfigurimin e Tvsh
Nese do te shtohet nje klase tjeter TVSH ne vend, psh 10% etj mjafton qe ta hapni
ne kete seksion dhe ta lidhni me dy klasifikimet per fiskalizimin dhe faturen
elektronike, te cilat jane te nevojshme per gjenerimin dhe konfigurimin e vlerave te
TVSH me popzicionet perkatese te deklarimit te librave dhe permbledheses mujore
te deklarimit te TVSH.
FATURE SHITJEJE E FISKALIZUAR
Fatura e shitjes do te rregjistrohet njesoj si me pare, me te njejtat hapa por do
te shtohen per tu zgjedhur dhe plotesuar paneli i nevojshem per fiskalizimin,
shenjuar me te kuqe si meposhte:
Elementet fiskale tek fatura e shitjes
SHENIM: Per faturen percaktojme pra elementet duke i perzgjedhur nga lista e
ofruar ne varesi te procesit dhe tipit te dokumentit fiscal qe po rregjistrojme.
Pasi bindemi qe fatura eshte e rregullt me te gjitha elementet,pas rregjistrimit te
saj ne duhet te klikojme butonin Fiskalizim,ne menyre qe fatura te pajiset me
elementet e sigurise nga administrata tatimore NIVF(tek fusha nr serial do te
mbushet automatikisht),NSLF dhe QR kod.
Nese duam qe kesaj fature shitjeje duhet ti bejme nje dokument te jashtem attach,
pasi japim rregjitrim te fatures, pa i dhene ende butonin fiskalizim klikojme tek
ikona fx, ne panelin ne fund te fatures , njesoj si kryenim me pare attach file
[Lidhje objekt i jashtem] per cdo dokument te rregjistruar ne finance.
Pasi ngarkojme file attach , duhet te klikojme butonin fiskalizim, ne menyre qe te
behen dokument attach si nje file i vetem dhe pasqyrohet bashke me Faturen
Elektronike ne portalin Self Care,ne pdf tek ikona
FATURE SHITJEJE KORRIGJUESE E FISKALIZUAR
Referuar rregullave te fiskalizimit eshte e ndaluar modifikimi, ndryshimi,
anullimi apo fshirja e nje fature shitjeje te fiskalizuar me pare, ne rast te refuzimit
te fatures nga klienti apo kthimit te mallit, apo mos pranimin e sherbimit/mallit te
ofruar etj.
Per te aplikuuar ndryshimet e nevojshme duhet te rregjistrojme dhe
fiskalizojme nje fature te re shitjeje por korrigjuese tashme (duke zgjedhur
procesin dhe tipin e dokumentit fiskal Korrigjues) dhe duhet me patjeter te lidhet
kjo fature korrigjuese me faturen tjeter qe po korrigjon, pasi duhet te mbarte ne
vetvete edhe NIVF e fatures qe do te korrigjoje si celes lidhes mes dy faturimeve.
Pasi e rregjistrojme sakte kete fature korrigjuese duhet ta fiskalizojme njesoj
si nje nje fature shitjeje e fiskalizuar. Qe ta lidhim me nje fature te meparshme te
fiskalizuar te rregjistruar duhet te klikojme ne ikonen shigjete poshte:
INICIALIZIMI DHE DEKLARIMI I VEPRIMEVE CASH
Sic e sqaruam edhe me lart, ne seksionin e menaxhimit te TCR Arken CASH
mund ta inicjalizojme dhe prekim edhe nepermjet fatures se shitjes, ne butonin
[Deklarim i veprimeve Cash].
Me pas prekim arken,piken TCR perkatese te njesise se biznesit ku po
operojme dhe rregjistrojme faturen. Ne listen e veprimeve zgjedhim opsionin
perkates. Cdo fillim dite qe do celet duke zgjedhur opsionin INITIAL pra
inicializimi i vleres gjendje fillestare te dites, dhe opsionet e tjera Deposit, pra kur
shtojme gjendje para ne arke dhe opsionin WITHDRAW per terheqjen e parave nga
arka.
Pas cdo veprimi dhe vlere te vendosur klikojme me pas fiskalizim.
Ne pjesen ne te djathte mund te vendosim datat kufijezuese te njesise se biznesi
dhe mund te shohim si paraqitje ditari veprimet e pikave TCR Cash te kesaj njesie
biznesi.
FATURE BLERJEJE E FISKALIZUAR
Njesoj si ne rastin e klientit duhet te kryejme konfigurimet e nevojshme edhe
per furnitoret e ketyre tipeve, qe te mund te rregjistrojme dhe fiskalizojme sakte
faturen e blerje per subjektin tone. Ne kartelen e furnitorit do te bejme ndryshimet
si meposhte:
Ne rastet kur duhet te kryejme vetefaturim, autongarkese apo sherbim i
marre nga furnitore te jashtem,apo fermere,individ (rasti i qerase) kemi detyrimin
te rregjistrojme fature blerjeje dhe te fiskalizohet njesoj si fatura e shitjes.
Duhet te percaktojme tipin e TVSH ne fature dhe i japim rregjistrim e me pas
fiskalizim dhe automatikisht do te mbushet fusha e nr serial si me poshte:
TIPET E FATURAVE REVERSE-CHARGE DHE VETEFATURIMEVE NE
FINANCE 5
1. Autongarkesa (reverse-charge)
Në zbatim të ligjit të TVSH-së,për shërbimet e blera nga jashtë, tatimpaguesi blerës
ka detyrimin të lëshojë faturën auto-ngarkesë për deklarimin dhe pagesën e TVSH
në Shqipëri. Në F5 kjo faturë lëshohet në modulin e shitjes dhe shitësi e blerësi është
vetë tatimpaguesi që lëshon faturën. Klienti i zgjedhur në F5 duhet të jetë vetë NIPT-
i i subjektit. Kjo faturë e lëshuar regjistrohet automatikisht në librin e shitjes dhe
blerjes në portalin SelfCare.
2. Marrëveshje mes paleve (agreement)
Në rastet kur blerësi lëshon faturën e shitjes në marrëveshje me shitësin, sipas kuadrit
ligjor të TVSH-së, atëherë kjo autofaturë lëshohet nga blerësi nëpërmjet modulit të
blerjes në F5. Paraprakisht duhet të krijohet profili për furnitorin në F5 dhe fatura
fiskalizohet e tipit non-cash.
3. Blerje nga fermerë vendas (domestic)
Për blerjet nga fermerët vendas grumbulluesi i produkteve lëshon autofaturën në
zbatim të udhëzimit nr. 19, të skemës së kompensimit të fermerëve. Praktikisht kjo
autofaturë duhet të lëshohet nëpërmjet procesit P12 të faturës elektronike në rastet
kur pagesa do të jetë me bankë dhe fermeri ka NIPT duke qenë se është i regjistruar.
Gjithsesi, duke marrë parasysh që aktualisht nuk është e mundur nëpërmjet faturës
elektronike, atehërë duhet të përdoret tipi non-cash për transaksione me bankë dhe
cash për pagesa me para në dorë. Fatura lëshohet në modulin blerje në F5.
4. Blerja shërbime nga jashtë (abroad)
Blerjet nga jashtë për të cilat nuk paguhet TVSH në Shqipëri, pra nuk lëshohet auto-
faturë e tipit reverse-charge, duhen fiskalizuar nëprmjet vetëfaturimit. Ky
vetëfaturim lëshoet në modulin blerje në F5, dhe profili i furnizuesit të huaj krijohet
si furnitor. Fatura non-cash që lëshohet në këtë rast (autofatura) regjistrohet në librin
e blerjeve të subjektit. Kjo autofaturë lëshohet vetëm për shërbimet e marra nga
jashtë të tipit, fatura transporti apo fatura për shërbime që janë konsumuar jashtë
shtetit dhe TVSH-ja është paguar në vendin e huaj.
5. Vetëkonsumi (self)
Për vetëkonsumin e mallrave apo shërbimeve të biznesit për nevoja personale të
stafit apo jo për qëllime biznesore atëherë subjekti duhet të lëshojë autoturën për
konsumine këtyre mallrave/shërbimeve. Kjo autofaturë lëshohet në modulin e
shitjeve në F5 dhe fillimisht duhet të krijohet profili i subjektit si klient. Me anë të
kësaj faturë e cila deklarohet edhe në blerje edhe në shitje duhet të paguhet TVSH
për këtë vetë-konsum duke e deklaruar me TVSH në shitje dhe të përjashtuar në
blerje.
6. Të tjera (other)
Për cdo rast tjetër vetëfaturimi që nuk është i përfshirë më lart, autofatura lëshohet
nga moduli blerje në F5.
FATURE SHOQERUESE E FISKALIZUAR
Per te rregjistruar dhe fiskalizuar faturen shoqeruese, paraprakisht duhet te
bejme kofigurimet dhe rregjistrimet e informacioneve shtese te nevojsheme per
magazinat dhe transportuesit e subjektit.
Duke qene se fatura shoqeruese dokumenton levizjen e mallit pa ndryshim
pronesie ka nevoje te fiskalizohet me te gjithe elementet e sigurises
NIVFSH,NSLFSH dhe QR kod.
Tek secila magazine e rregjistruar ne F5 duhet te shtojme elementet e meposhtem:
Hapi tjeter i nevojshem eshte konfigurimi dhe saktesimi i te dhenave per
transportuesit e subjektit qe do te shoqerojne mallin .
Listen e transportuesve e gjejme duke klikuar mbi modulin SHITJE-Celje-
Transportues. Mundt e plotesoni te gjitha fushat perkatese, referuar informacionit
qe keni per secilin transportues dhe mjet transporti.
Duhet te plotesohen te dhenat per mjetin : Targa, Adresa, Rrethi, Pronesia e mjetit,
NIPT/ID e drejtuesit (kur eshte kompani transporti/individ), Lloji ID si me poshte:
Me pas per te rregjistruar Flete Daljen do te shkojme tek moduli Inventar, pasi
klikojme butonin shtim, zgjedhim magazine tjeter destinacion, aktivizojme me tick
Dok.Fiskalizues kur duam te bejme fature shoqeruese. Plotesojme rreshtat e flete
daljes me te gjithe mallin qe do te transportohet dhe klikojme rregjistrim.
Pasi rregjistrojme Flete Daljen duhet te shtojme te dhenat e transportuesit per kete
dokument, qe te mund te gjenerojme nje fature shoqeruese te sakte per tu
fiskalizuar.
Per te zgjedhur transportuesin do te klikojme tek ikona Element Transporti, si me
poshte:
Pra behet rregjistrimi i FD , me pas shtojme elementet e transportit dhe ne
fund klikojme fiskalizim te saj, duke gjeneruar dhe plotesuar automatikisht tek
fusha serial NIVFSH. Pasi ky dokument fiskalizohet, do te evidentoni qe eshte
pajisur me te gjithe elementet e fiskalizimi,madje mund ta printoni dhe t’ia jepni
drejtuesit te mjetit .
DITARI PER FISKALIZIMET E DOKUMENTAVE
Ne seksionin e shtuar per procesin e fiskalizimit do te gjejme dhe ditarin e
dokumetave te fiskalizuara si me poshte:
Ne kete seksion eshte ofruar mundesia e gjenerimit te nje raporti ne trajte
ditari per te pare fiskalizimin e faturave te shitjeve te rregjistruara ne sistem, si
edhe evidentimin e statusit perkates te seciles fature, pa qene nevoja e kontrollimit
dhe verifikimit te tyre nje nga nje. Per kete gje shkojme dhe zgjedhim Ditar
fiskalizimi -Dokumenta Shitje.
Mund te perzgjedhim dokumentat e blerjes ose te shitjes, duke filtruar
periudhen perkatese, mund te grupojme e te shohim faturat ne varesi te statusit te
tyre te fiskalizuara ose jo, si edhe ne varesi te Statusit EIC (pranim/refuzim).
Pasi klikojme butonin zgjedhje do te na afishohet lista e faturave ne varesi te tipit
te grupimit, si me poshte:
Ketu na jepet mundesia te perzgjedhim e te fiskalizojme ne grup, ose nje nga
nje faturat e pafiskalizuara, per aresye te ndryshme (rasti shembull pa akses
internetin)
I perzgjedhim dhe me pas klikojme Fiskalizimin e tyre.
Gjithashtu ne kete seksion eshte ofruar mundesia e pranimit/refuzimit te
faturave te blerjeve pa qene nevoja e aksesimit te portalit Self Care.
Duke qene se jo te gjithe ekonomistet, apo operatoret e subjektit tuaj duhet
te kene akses per te hyre ne portalin Self Care, mqse hyet ne portal nepermjet
kredencialeve te e-Albania, eshte zhvilluar opsioni i pranimit ose jo te faturave te
blerjes nepermjet programit Financa 5. Per kete gje shkojme dhe zgjedhim [Ditar
fiskalizimi]-[Dokumenta Blerje].
Njesoj si me faturat e shitjeve e njejta procedure ndiqet edhe per blerjet, pas
perzgjedhjes se periudhes se faturimit dhe ne varesi te statusit EIC, klikojme
butonin zgjedhje dhe marrim kete afishim te dhenash sic do te tregohet me poshte.
Kemi mundesine te zgjedhim nje ose disa fatura duke i chekuar dhe me click
te djathte mund te ndryshojme statusin e nje fature apo nje grupi te zgjedhur
faturash ne Prano apo Refuzo si ne shembullin tone.
Gjithashtu eshte mundesia e printimit te eFatures per faturen e perzgjedhur
te blerjes.
Njesoj sic vepruam me lart per faturat e shitjes dhe blerjes, e njejta rruge
ndiqet edhe per faturat shoqeruese ,duke qene se eshte detyrim fiskalizimi i tyre,
mund te verifikojme statusin e tyre dhe ta ndryshojme njesoj sic proceduam edhe
me faturat e tjera me lart.
Pra per te aksesuar ditarin e fiskalizimit per dokumentat e shoqerimit
ndjekim hapat e meposhtem : Seksioni i fiskalizimit - Ditar i dokumentave te
shoqerimit, e me pas perzgjedhim periudhen e filtrimit dhe statusin qe
interesohemi, e me tej klikojme butonin Zgjedhje, si ne foto:
Pas klikimit te butonit zgjedhje do te na paraqiten ne afishim lista e faturave
shoqeruese ne perputhje me filtrat e vendosur:
Njesoj si e shpjeguam me pare, me klikun e djathte nese perzgjedhim nje
nga dokumentat shoqerues te listes se afishuar kemi mundesi te kryejme
fiskalizimin e tyre nje nga nje me perzgjedhje ose disa ne grup.
Ne fund mund te shohim dhe gjenerojme ditar fiskalizimi dokumenta pike
shitje (Supermarket-SM), ne te njejten rruge sic ndoqem per faturimet me lart.
Pas butonit zgjedhje do te na shfaqen te listuara te gjithe dokumentat ne
piken e shitjes SM, e me te djathten mund te ndryshojme statusin e saj.
Mund te fiskalizohen nje nga nje, por edhe ne grup, si edhe mund te marrim
informacion mbi te dhenat e fiskalizimit per cdo fature konkrete .
Ne kete menyre, po te keni ndjekur te gjitha hapat e sqarimet e demostruara
me lart do te kuptoni, se procesi i fiskalizimit thjesht ne sistemin tuaj ka shtuar disa
konfigurime, qe kryhen vetem nje here ne fillim te aktivizimit te procesit te
fiskalizimit, por nuk ka ndryshuar aspak rrjedhen tuaj te punes se perditshme.
Ne shpresojme qe kjo perpjekje e pare shpjeguese teper modeste t’ju kete
ndihmar sado pak ne kuptimin teorik te koncepteve te ketij procesi si dhe zbatimin
praktik te kerkesave te tij ne sistemin Financa 5.
Ju rikujtojme qe per cdo paqartesi ose pyetje ne lidhje me kete proces ju mund te
vazhdoni te na drejtoheni me kerkesat tuaja ne portalin tone.
Pune te mbare dhe suksese.
Infosoft Software Developer
Tirane, Korrik 2021