KAPITULLI V
5.Krijimi i Komunave të reja si rezultat i decentralizimit
Komunat e Republikës së Kosovës, përveç nga granti i qeverisë, financohen edhe nga të hyrat
vetanake të mbledhura për ofrimin e shërbimeve komunale edhe pse me një pjesëmarrje
mesatarisht të ulët, por që plotëson një pjesë të financimit të zhvillimit të aktiviteteve në kuadër të
kompetencave të tyre. Të hyrat komunale ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të
komunave të Republikës së Kosovës. Tatimpaguesit kanë të drejtë të informohen lidhur me
përdorimin e fondeve të tyre dhe përreth llojeve të rezultateve që priten të arrihen. Kështu që
qytetarët do të jenë më të gatshëm të paguajnë tatimet dhe taksat, sepse do të i vlerësojnë ato si
tarifa për shërbime të ofruara në mënyrë efektive.
Politika e faktorit ndërkombëtar ka reflektuar për një kohë të gjatë mbi supozimin se kapacitetet
institucionale nëpër komuna janë zhvilluar shumë ngadalë. Kjo edhe ka qenë baza për të përcaktuar
modelet e financimit të komunave si dhe formulat përkatëse në ndarjen e granteve buxhetore.
Kuvendi komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që për të mirë të
popullsisë së komunës dhe në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare
të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale, ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të
grantit të përgjithshëm.
Baza ligjore për rregullimin e të hyrave vetanake
Ligji Nr. 03/L-040 Për Vetëqeverisje Lokale
Ligjit nr. 03/L-049 Për Financat e Pushtetit Lokal
Ligji nr.03/L-048 Për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive
Ligji Nr. 03/L-204 Për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Rregulloret Vjetore Komunale për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba
Rregulloret Vjetore Komunale per Tatimin në Pronë.44
44 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I VETËQEVERISJES
LOKALE NË KOSOVË – Gusht 2013, faqe 09-15.
51
Planifikimi i të hyrave vetanake
Komunat e Republikës së Kosovës planifikojnë të hyrat vetanake në mënyrë që të vlerësojnë sasinë
e të hyrave vetanake që do të kenë në dispozicion që të i përdorin për të financuar shpenzimet e
nevojshme. Për planifikimin objektiv të të hyrave, komunat kanë nevojë për sa më shumë
informata faktike rreth bazës tatimore dhe efektit të ndryshimeve legjislative. Fakti se llojet e
tarifave, ngarkesave dhe gjobave, të caktuara në procesin buxhetor komunal janë të përcaktuara
qartë në legjislacion, kërkon nga komunat të monitorojnë këto të hyra, të analizojnë faktorët
ekonomik që ndikojnë në vëllimin e të hyrave dhe të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për rritjen e
tyre të vazhdueshme.
Pjesëmarrja e të hyrave vetanake komunale në të hyrat e përgjithshme të buxhetit të Republikës së
Kosovën, në pesë vitet e fundit ka qenë mesatarisht 4.02%. Në vitin 2010 kjo pjesëmarrje ka qenë
4.21%, në vitin 2011 ka qenë 3.67%, në vitin 2012 ka qenë 3.99%, 3.98% në vitin 2013, dhe në
vitin 2014 ose në vitin e fundit të trajtuar në këtë analizë, ishte rritur në 4.23%.45
Pjesëmarrja e të hyrave vetanake në të hyrat e përgjithshme komunale për periudhën 2010 - 2014
ka qenë mesatarisht 16.53%. Në vitin 2010 pjesëmarrja ka qenë 17.66%, në 2011 ka pasur një
rënje të pjesëmarrjes e cila ka qenë 14.72%, në 2012 ka qenë 16.43%, në 2013 ka qenë 16.59%,
dhe viti 2014, ose në vitin e fundit të trajtuar në këtë analizë, pjesëmarrja ishte rritur në 17.24%.46
Pjesëmarrja e të hyrave në buxhetin e komunës është në nivel të ulët, por e cila varion nga 35.8%
te komuna e Prishtinës deri në 4.0 në komunën e Novobërdës, edhe pse komunat e Leposaviqit,
Zubin Potokut, Zveçanit, Mitrovicës Veriore, Parteshit, Kllokotit, dhe Ranillugut kanë një
pjesëmarrje shumë të ulët, për shkak të specifikave të veçanta si komuna që janë të reja dhe të
inkuadruara me vonë në proceset buxhetore.
45 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- DEPARTAMENTI PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM
RAJONAL Analizë Mbi të Hyrat Vetanake në Komunat e Republikës së Kosovës- faq 12-13. Dhjetor 2015.
46 Po aty.
52
5.1 Decentralizimi në rajonin e Anamoravës, Ranillug, Kllokot, Partesh, Komuna e zgjeruar
e Novobërdës
Komuna e Parteshit, Ranillugut, Kllokotit dhe zgjerimi i Komunës së Novobërdës janë formuar si
institucione në nivel të qeverisjes lokale nga procesi i decentralizimit, i bazuar në Dokumentin
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës (“Pako e Ahtisaarit”). Këto komuna
kanë nisur së funksionuari që nga janari 2010. Zgjedhjet e para lokale për zgjedhjen e kryetarit të
komunës dhe përfaqësuesve në kuvendet komunale u mbajtën në nëntor 2009 (Graçanic, Ranillug
dhe Kllokot) dhe në qershor 2010 (Partesh). Tani, këto katër komuna kanë hyrë në vitin e dymdhjet
të funksionimit. Në këto komuna të rajonit të Anamoravës gjendja e komunitetit serb është
përgjithësisht e njëjtë, e cila nuk ka ndryshuar shumë edhe pas decentralizimit.
Komuna e Ranillugut
Komuna e Ranillugut banohet kryesisht me serbë. Kjo Komunë është formuar nga territori i
Komunës së Kamenicës, e cila ka marrë 15% të territorit të Komunës së Kamenicës. Ranillugu e
ka një shtrirje gjeografike në pjesën lindore të Kosovës me një sipërfaqe prej 74.28 km katrorë, në
të cilën jetojnë përafërsisht 5.200 banorë. Komuna e Ranillugut kufizohet me Komunën e
Kamenicës në veri, me Komunën e Novobërdës në perëndim dhe me Gjilanin në juglindje, ku
përbëhet nga 13 zona kadastrale.47
Efektet- Sfidat në integrim- Ranillugu, që paraqitet si një sukses i decentralizimit, po përballet
me sfida në rrugën e saj drejt konsolidimit. Përkundër faktit se, ka filluar të ndjejë relativisht shpejt
përfitimet e decentralizimit territorial, si dhe investimet që vijnë me të. Si komunë e vogël, është
ende në proces të konsolidimit, sepse përballet me vështirësi në menaxhimin e të gjitha
kompetencave të reja. Mandej përballet me vështirësi në gjetjen e mbështetjes së koordinuar nga
qeveria qendrore dhe organizatat ndërkombëtare. Mungesa e infrastrukturës bazë, së bashku me
papunësinë e lartë, janë problemet kryesore më të cilat përballet kjo komunë. Për t’iu dal përpara
47 Instituti për Studime të Avancuara GAP-Raport mbi qeverisjen në katër komuna me shumicë serbe: Graçanicë,
Ranillug, Kllokot dhe Partesh-Korrik, 2012.
53
këtyre sfidave si dhe për të ofruar të gjitha shërbimet që priten nga komuna me legjislacion, një
“injeksion” i fortë i të ardhurave është i nevojashëm.
Megjithëse fondet janë rritur, pushteti lokal ankohet se financat e pamjaftueshme janë një sfidë.
Ashtu si në komunat tjera, numri i personelit është konsideruar shumë i vogël për të përballuar të
gjitha përgjegjësitë e administratës komunale. Pra, qeverisjen lokale kjo komunë konsideron se
shumica e fondeve të tyre shkojnë për të mbuluar pagat dhe shpenzimet, ku shumë pak mbeten për
investime kapitale nga ana e komunës. Të hyrat vetanake të komunës, si për çdo komunë të vogël
dhe të re, janë të vogla. Ministria për Administrimin të Pushtetit Lokal ka monitoruar
performancën (shpërfaqjen) e Ranillugut në tetë fusha. Bazuar në këto të dhëna, komuna ka arritur
të bëjë progres në të gjitha fushat, megjithëse në nivele të ndryshueshme. Në veçanti kishte qenë
një përparim i matshëm në fushën e shërbimeve administrative, si dhe në infrastrukturën rrugore
(në këtë fushë kishte përmirësim). Po ashtu kishte një rritje për në numrin e aplikimeve për lejet e
ndërtimit.48 Megjithatë, sa i përket rishikimit për aplikim të lejeve brenda afatit të fundit ligjor,
komuna deri më tash ka pasur vështirësi për t’u përmirësuar, ashtu siç janë edhe shumica e
komunave.
Legjitimiteti i komunës së re tek komuniteti vazhdon të mbetet ende një sfidë, pavarësisht nga një
shtimi të mbështetjes publike kohëve të fundit. Institucionet paralele janë ende të pranishme
mësimdhënësit dhe punëtorëve të kujdesit shëndetësor vazhdojnë të paguhen me paga të mira nga
Republika e Serbisë, ku raportohet se ofrojnë shërbime të mira në arsim dhe shëndetësi.49
Autoritetet e Komunës së Ranillugut nuk e kanë parë me prioritet, asnjëherë çështjen e
transparencës komunale. Në organogramin e këtij institucioni askund nuk haset e themeluar zyra
për informim, apo ndonjë individ ose departament që është përgjegjës për ushtrimin e këtij
funksioni. Përveç kësaj, informatat që dalin në faqen zyrtare të komunës, përgjithësisht kanë të
bëjnë me aktivitetet e zyrës së kryetarit dhe agjendën ditore të tij, ku askund nuk hasën dokumentet
me rendësi për qytetarët, opinionin dhe vetë komunën. Gjithashtu, asnjë rregullore, vendim plan
48 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 2011. Raporti i progresit për themelimin dhe zhvillimin e komunave
të reja. Fq. 12.
49 Po aty.
54
rregullues nuk është publikuar në faqen zyrtare të komunës. As për vitet 2010 – 2014 nuk gjenden
raportet e buxhetit, qoftë ai i miratuar, qofshin raportet mbi shpenzimet komunale.
Kuvendi Komunal i Kamenicës (Administrata Komunale) ka ndihmuar dhe vazhdon të mbështesë
Ranillugun në ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin në ushtrimin e kompetencave të reja,
duke e ndarë përvojën në funksionimin e komunës.
Duke i pasur parsysh të gjitha rrethanat e pas luftës në Kamenicë, ku kjo komunë gjithmonë nga
përfaqësuesit ndërkombëtar është marrë si shembull i tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit
ndëretnik. Serbët ishin në rrugë të mbarë të integrimit, sepse nuk e kishin asnjë argument për ta
vazhduar rrugën e ndarjes. Pra, me themelimin e Komunës së Ranillugut, nuk ndodhi integrimi
por ç’integrimi. Gjithashtu, kemi një shembull tipik, ku fshati Petroc tërësisht banohet me
shqiptarë, është pjesë e Komunës së Kaminicës, por që nuk kufizohet as kund me të. Është krijuar
një oazë sikur në shkretirë! Komuna e Ranillugut nuk e do në përbërje të saj, sepse e ndjen rrezikun
nga shqiptarët. Selia e komunës është në Ropotovë e cila është më larg se Ranillugu me Petrocin.
Komuna e Kllokotit
Komuna e Kllokotit, me përbërje të shumicë serbe, shtrihet në pjesën juglindore të Kosovës.
Përbëhet nga katër zona kadastrale me një sipërfaqe 23.39 km katrorë dhe me popullsi prej afërsisht
4.800 banorësh, ku 72% serbë dhe 28% shqiptarë. Formimi i Komunës së Kllokotit është bërë në
territorin e Komunës së Vitisë. Transferimi i kompetencave nga kjo e fundit në Komunë të
Kllokotit është bërë në bazë të një marrëveshje mirëkuptimi mes kësaj komune dhe Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal.50
Efektet/Sfidat në integrim-Procesi i decentralizimit në Kllokot ka qenë më sfiduesi në vend,
kryesisht për shkak të rezistencës së popullatës së Vitisë kundrejt krijimit të komunës së re.
Sidoqoftë, situata ka filluar të ndryshoj dhe Kuvendi Komunal i Vitisë ka filluar të ndihmojë
Kllokotin në ushtrimin e kompetencave të reja, duke e ndarë përvojën në funksionimin e komunës.
50 Instituti për Studime të Avancuara GAP-Raport mbi qeverisjen në katër komuna me shumicë serbe: Graçanicë,
Ranillug, Kllokot dhe Partesh-Korrik, 2012.
55
Në janar të viti 2010 Kllokoti ka krijuar Kuvendin e vetë Komunal dhe qeverinë lokale me pesë
(5) drejtori.
Duhet përmendur se, pas vendosjes së implementimit të Decentralizimi në Kosovë, me formimin
e Komunës së Parteshit, Komunës së Vitisë i janë marrë disa lokalitete. Vitia si qytet është e
detyruar të pajtohet me këtë decentralizim, vetëm për plotësimin e kërkesave të palës serbe dhe
mundësisë së integrimit të serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës e që sipas meje nuk
ka pas ndonjë përmirësim sa i përket integrimit të serbëve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Problemet kryesore më të cilat ballafaqohen komunitetet janë papunësia e lartë, sidomos në mesin
e të rinjve dhe mungesa e objekteve shëndetësore në afërsi. Sidoqoftë, komuna është duke pranuar
fonde të shumta si nga autoritetet qendrore të Kosovës po ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar,
por prapë se prapë udhëheqësit e komunës atje arsytohen për financa të pamjaftueshme, e që sipas
tyre kanë ndikuar në mosrealizimin e disa projekteve që kanë qenë me interes për qytetarët.
Komuna e Kllokotit ka një potencial të madh për turizëm, veçanërisht rehabilitimin fizik, duke
pasur banjën më të mirë në rajon; prandaj, komuna duhet të bëjë më shumë përpjekje në
promovimin e turizmit në rajonin e vet në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe komunat fqinje.
Komuna e Parteshit
Komuna e Parteshit përbëhet nga tri zona kadastrale, me popullsi me shumicë serbe, që më parë
ndodhej në territorin e Komunës së Gjilanit. Komuna e Parteshit shtrihet në pjesën lindore të
Kosovës, me një sipërfaqe prej 28.66 km katrorë dhe me popullsi prej 5.100 banorësh.
Parteshi ka qenë komuna e katërt që është themeluar përmes procesit të decentralizimit, pra më
vonë se sa komunat e tjera. Kjo komunë u themelua, sepse zgjedhjet lokale të vitit 2009 nuk mund
të mbaheshin atje për shkak të kundërshtimit të komunitetit lokal serb. Fatmirësisht, zgjedhjet u
mbajtën më 30 qershor të vitit 2010 dhe Kuvendi Komunal dhe qeveria lokale u themeluan në
gusht të vitit 2010.
Komuna e Parteshit është formuar pas decentralizimit në vend, kornizat e të cilit proces kanë qenë
të parapara brenda të ashtuquajturës Pako e Ahtisaarit. Ajo është themeluar me 19 Gusht 2010 pas
zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 18 qershor 2010.
56
Efektet/Sfidat në integrim-Edhe Komuna e Parteshit nuk dallon prej komunave tjera të
decentralizuara në rajonin e Anamoravës. Përgjithësisht edhe kjo komunë është ballafaquar me
problem dhe sfida të njejta sin ë ato komuna tjera, mungesa e zhvillimit ekonomik, papunësia e
lartë në këtë komunë, deri diku edhe problemet infrastrukturore (edhe pse ka pas disa investime
në infrastructure si ujë, kanalizim, rrugë, mirëpo këresa e qytetarëve është më e madhe, por për
shkak të mungesës së fondeve ato nuk kanë mundur të realizohen në tërësi), kanë bërë që
decentralizimi në këtë komunë të mos duket si një sukses në vete, por më tepër të duket si një mos
sukses duke pasur parasysh mosintegrimi i komunitetit serb në jetën shoqërore kosovare. Integrimi
i serbëve në jetën institucionale nuk do të thotë edhe integrim në jetën shoqërore, sepse serbët në
atë pjesë janë integruar vetëm nëpër institucione mirëpo sa i përket jetës shoqërore, kulturore,
arsimore, ata me vullnetin e tyre ende mbeten të paintegruar, e kjo vie si pasojë e sistemit paralel
që ende funksionon atje. Pra, decentralizimi si i tillë nuk ka sjellur ndonjë efekt në integrimin e
serbëve në atë pjesë.
Autoritetet e Komunës së Parteshit nuk e kanë parë me prioritet, asnjëherë çështjen e transparencës
komunale. Edhe në komunën e Parteshit, përkatësisht në organogramin e këtij institucioni askund
nuk haset e themeluar Zyra për Informim, apo departamenta individ të jetë përgjegjës për ushtrimin
e këtij funksioni. Përveç kësaj informatat që dalin në faqen zyrtare të komunës, përgjithësisht kanë
të bëjnë me aktivitetet e zyrës së kryetarit dhe agjendën ditore të tij, ku askund nuk hasen
dokumentet me rendësi për qytetarët. Po ashtu asnjë rregullore, vendim, plan rregullues nuk haset
në faqen zyrtare të kësaj komune.
Komuna e zgjeruar e Novobërdës
Novobërda është Komunë me popullatë të përzier Shqiptare, Serbe, Turke dhe Rome. Është në
lindje të Kosovës dhe kufizohet me Prishtinën në Veri, Lipjanin në perëndim, Gjilanin në jug dhe
Kamenicën në lindje. Ajo ka rreth 9670 banorë, prej tyre rreth 60% janë serbë, 39% shqiptarë dhe
1% romë.51
Efektet/Sfidat në integrim-Përveç krijimit të komunave të reja me shumicë serbe në tërë
Kosovën, Plani i Ahtisarit po ashtu parashihte zgjerimin e komunës ekzistuese me shumicë serbe
51 Shih: Komuna e Novobërdës: shikuar për her të fundit, prill 2020: https://kk.rks-gov.net/novoberde/.
57
të Novobërdës. Qëllimi i këtij zgjerimi ishte për të përfshirë disa fshatra me shumicë serbe, të cilat
ndodhen në lindje të Kosovës, duke përfshirë edhe Kufcën e Epërme. Kjo ishte problematike për
disa arsye: para së gjithash, Novobërda ishte njëra nga zonat më pak të popullara të Kosovës. Kjo
nuk ishte vetëm e pazhvilluar, por ajo ishte edhe komuna me moshën më të lartë mesatare në
Kosovë. Gjithashtu, ishte e paqartë nëse ajo kishte një shumicë serbe në vend të parë – fitorja e
Serbëve në zgjedhjet lokale të vitit 2001 të organizuara nga Serbia, ishte siguruar në sajë të
përpjekjeve të Beogradit në organizimin për votën e të zhvendosurve nëpër Serbi. Në terren,
numrat tregonin një shumicë të lehtë shqiptare. Duke zgjeruar komunën për të përfshirë fshatrat
serbe 25 km larg, banorët e Novobërdës ishin të pakënaqur që komuna të zhvendosej larg nga
qendra e saj natyrore. Më e rëndësishmja ishte se, shqiptarët e Kosovës ishin të pakënaqur që
ridimensionimin e Novobërdës. Pra, kjo komunë jo vetëm që ishte shtrirë pothuajse në qendër të
qytetit në Gjilan, por ajo gjithashtu ishte lidhur me enklavat qendrore dhe lindore serbe në një
“entitet”. Zgjerimi i Novobërdës kishte çuar në demonstrata shqiptarët. Në zgjedhjet e organizuara
nga institucionet e Kosovës kishin fituar shqiptarët, ndoshta ishte si rezultat se me urdhrat nga
Beogradi, serbët në masë të madhe i bojkotuan zgjedhjet, sidomos fshatrat në veçanti Kufca e
Epërme që ishte një ndër fshatrat më të populluara. Paradoksi erdhi në këtë mënyrë se shqiptarët
kishin fituar në një komunë, kufijtë e së cilës ata nuk i pranonin. Prandaj, pyetja në atë kohë ishte
se a do të ekzistojë Novobërda.
Sidoqoftë dhe pa marrë parasysh strukturën e popullsisë, atje dhe duke vënë në dyshim zgjedhjet
e fundit lokale të mbajtura në vitin 2013 i fitoi Lista Serbe ku kryetar u zgjodh një serb.
Ky decentralizim që po bëhej në komunën e Novobërdës nuk ishte fare decentralizim, nuk është
ofrim i pushtetit dhe shërbimeve te qytetari, kur shtëpitë shqiptarëve në Pasjak e Stanishor janë 2
kilometra afër qytetit të Gjilanit. Pas decentralizimit që i nxjerrë ato nga komuna e Gjilanit, këto
dy fshatra e kanë larg 27 kilometra ndërtesën e komunës së tyre të re të Artanës (ish Novobërdës).
Zgjerimi si komunë i qytezës së Artanës bëhet deri në paralagjet e qytetit të Gjilanit. Shërbimet
për qytetarët si administrata komunale, ambulanca, biblioteka, policia, zjarrfikësit, shkolla e
mesme, tregu, gjykata e shumëçka tjetër, janë dhjetëfish më larg. Po ashtu, meqë strukturat paralele
të Serbisë, të cilat ende ndodhen gjithandej ku ka serbë, nuk u shpërbën paraprakisht, prandaj ky
lloj decentralizimi etnik që ishte dizajnuar vetëm për serbët, do të thotë centralizim i pushtetit të
58
Beogradit mbi ta, apo thënë më troç ka ndodhur copëzim i territorit të Kosovës, duke ia humbur
vlerën e të qenit shtet i pavarur e sovran.
5.2 Efektet e decentralizimit në ofrimin e shërbimeve lokale në këto komuna
Cilësia e dobët e shërbimeve publike ka mbetur një nga çështjet më problematike në vitet e fundit,
ku gjithandej vendit njerëzit vazhdimisht ankohen për nivelin e dobët të shërbimeve. Hulumtimi
në terren përmes grupeve të fokusuara i bërë nga UNDP në fillim të këtij viti, ka gjetur se cilësia
e dobët e shërbimeve publike është një nga gjashtë faktorët kryesorë për rritjen e pakënaqësisë në
mesin e qytetarëve.52 Një nga shërbimet publike problematike është edhe furnizimi me energji
elektrike, por qeveritë lokale nuk mund të bëjnë edhe shumë në këtë fushë, pasi që me ligj kjo nuk
është në kuadër të kompetencave të tyre. Sidoqoftë, në ofrimin e shërbimeve tjera siç janë: ofrimi
i ujit të pastër të pijes, qasja në kanalizim, menaxhimi i mbeturinave, ambienti i pastër, shërbimet
në arsim dhe shëndetësi, sikurse edhe mundësitë ekonomike, janë qeveritë lokale të cilat mbajnë
më shumë përgjegjësi në ofrimin e tyre, siç edhe është përcaktuar me kornizën ligjore për
vetëqeverisjen lokale. Pikërisht është dimensioni më shumë praktik e më pak politik i
decentralizimit që ka të bëjë me këtë çështje – p.sh. ofrimi i shërbimeve të mira publike,
përkatësisht ofrimi i tyre në një mënyrë që i përgjigjet më shumë nevojave të banorëve lokal, sesa
ato që ofrohen nga qeveritë e centralizuara. Ky është decentralizimi i vërtetë ku përfitimet e
prekshme shihen dhe mirëpriten nga qytetarët dhe ky është lloji i decentralizimit që në fund të
fundit do të përcaktojë, nëse ky proces ishte i suksesshëm apo vetëm një kompromis politik.
Sido që të jetë ky lloj decentralizimi që është bërë në këto komuna ka pasur edhe anët pozitive,
sepse qytetarët në atë pjesë kanë kryer shërbimet e tyre më shpejt, ku sipas mendimit tim pjesa
tjetër e problemit, është integrimi i qytetarëve të asaj pjese në shoqërinë kosovare. Gjithashtu,
mendoj se ky lloj decentralizimi nuk jep mundësinë e integrimit, përkundrazi krijon hapësirë për
izolim edhe më shumë të qytetarëve, sepse decentralizimi në bazë etnike apo decentralizimi etnik
siç është bërë në këto komuna ndanë dy shoqëri etnike. Pra, thellon edhe më tepër
mosbashkëpunimin në mes tyre, ku janë krijuar edhe në mënyrë institucionale dy shoqëri të ndara.
Prandaj të kesh shkolla të ndara, shërbime shëndetësore të ndara, shërbime komunale të ndara, kjo
në asnjë mënyrë nuk nënkupton se ky lloj decentralizimi mund të kontribuojë në integrimin e
52 Raporti i Pulsit Publik. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Prishtinë, fq. 51.
59
serbëve në shoqërinë kosovare, përkundrazi i izolon ata duke u sjellur brenda komunitetit të tyre.
Decentralizimi i tillë na jep të kuptojmë se është bërë, vetëm e vetëm sa për t’i kënaqur dëshirat e
atij komuniteti, e sidomos një pjesë të qytetarëve apo liderëve të atij komuniteti duke i shpërblyer
me poste publike lokale. Prandaj unë mendoj se vetëm atëherë, kur do të kemi shkolla të
përbashkëta, shërbime shëndetësore të përbashkëta, e institucione të tjera që qytetarët e
komuniteteve nuk janë të ndarë, mund të flasim për integrim të komuniteteve.
Në komunat e reja, para së gjithash në Kllokot, Partesh dhe Ranillug, janë realizuar disa projekte
infrastrukturore. Investimet më të mëdha janë bërë në rrugë, kanalizime dhe ujësjellës. Pothuajse
në të gjitha komunat janë rindërtuar apo ndërtuar qendra bashkëkohore të kujdesit mjekësor. Në
shumicën e komunave janë hapur apo së shpejti do të hapen ndërtesat e reja të administratës. Pra,
vetëm këtu mund të flasim për ndonjë efekt pozitiv të decentralizimit.
Ekonomia
Meqë kryesisht kemi të bëjmë me mjedise fshatare, problemi më i madh i banorëve të këtij rajoni
është shitja dhe plasimi i produkteve të tyre bujqësore në tregun vendës në njërën anë dhe
pamundësia për eksportim jashtë vendit.
Kriteri themelor për lidhjen në mes komunave duhet të jetë kriteri ekonomik dhe jo ai etnik.
Komunat me shumicë serbe duhet të kërkojnë partnerë ekonomik në komunat e tjera të Kosovës
pa marr parasysh përbërjen e tyre etnike. Niveli i papunësisë në mesin e të rinjve është shumë i
lartë.
Jeta shoqërore
Në këto komuna të rajonit të Anamoravës gjendja e komunitetit serb është përgjithësisht e njëjtë,
e cila nuk ka ndryshuar shumë edhe pas decentralizimit. Sa i përket integrimit të serbëve të asaj
pjese ne shoqërinë kosovare, duke u bazuar në disa raporte dhe analiza të organizatave
joqeveritare53 por gjithashtu edhe institucioneve publike. Pra, duke e parë edhe gjendjen në terren,
ky decentralizim nuk ka dhënë ndonjë rezultat sa i përket integrimit të qytetarëve serbë në
53 Instituti për Studime të Avancuara GAP-Raport mbi qeverisjen në katër komuna me shumicë serbe: Graçanicë,
Ranillug, Kllokot dhe Partesh-Korrik, 2012.
60
shoqërinë kosovare, pasi që mënyra apo forma e decentralizimit që është bërë nuk mund të
prodhojë ndonjë rezultat ndryshe. Lëvizja e banorëve serbë në këtë rajon nuk ka qenë problem
edhe para decentralizimit, prandaj ky rajon nuk ka problem me liri të lëvizjes. Megjithatë,
përkundër lëvizjes së lirë të komunitetit serb, nuk është arritur përparim serioz në planin kulturor
dhe shoqëror, më konkretisht në komunikimin e përditshëm në mes të anëtarëve të dy
komuniteteve, gjë që do t’i forconte lidhjet joformale dhe do të kontribuonte në integrimin,
stabilitetin dhe ndjenjën edhe më të madhe të sigurisë në mesin e qytetarëve.
Të rinjtë nga të dy komunitetet nuk kanë pothuajse asnjë lidhje me njeri tjetrin. Pra, duhen bërë
përpjekje më të mëdha në projekte që sjellin ndërveprim më të madh shoqëror në mes pjesëtarëve
të komuniteteve të ndryshme dhe ky sipas të gjitha gjasave do të jetë një proces i gjatë. Në këtë
drejtim, do të mund të ofronin ndihmën e tyre organizatat e shoqërisë civile me projekte të
ndryshme. Në të kundërtën, komunitetet do të izolohen edhe më tepër brenda vetes.
61
KAPITULLI VI
6.Rezultatet e Anketave/Pyetësor me qytetarë të Republikës së Kosovës sa i përket
decentralizimit
Në këtë kapitull është bërë prezantimi dhe analiza e të dhënave të mbledhura përmes pyetësorëve
të cilët u janë shpërndarë qytetarëve. Nga të dhënat e mbledhura kemi fituar rezultatet të cilat i
kemi analizuar dhe interpretuar përmes grafikëve. Para se gjithash dëshiroj të ju siguroj se kjo
anketë do të bëhet në mënyrë krejtësisht anonime d.m.th pa ju identifikuar juve respondentë dhe
emër e mbiemër, gjithashtu ju siguroj se qëllimi i kësaj ankete është krejtësisht personal dhe do të
shërbejë vetëm për realizimin e studimit të punimit tim të masterit me titull “Decentralizimi në
Kosovë - me theks të veçantë në rajonin e Anamoravës dhe integrimi i serbëve”
Pra, çdo e dhënë e juaja, çdo përgjigje e juaja do të shërbejë vetëm për qëllimin tim, në këtë rast
realizimin e studimit të punimit tim, prandaj me sinqeritetin më të madh ju kërkoj për mendimin
tuaj të sinqertë dhe real ashtu siç e perceptoni ju, sepse ky mendim i juaji do të jetë edhe pasqyra
reale e kësaj ankete. Për këtë arsye unë kërkoj nga ju që t’i përgjigjeni pyetjeve sa më realisht që
është e mundur.
Anketa është zhvilluar gjatë muajve: Maj, Qershor, Korrik - 2020.
MOSHA
16.57% 10.54%
18-30 vjet
31-45 vjet
mbi 45 vjet
72.89%
62
Grafiku 1. Mosha e Respondentëve e shprehur në përqindje.
Mosha e respondentëve është shumë e rëndësishme për këtë hulumtim prandaj edhe pyetja e parë
fillon me moshën, ku gjithashtu e kam parë të arsyeshme që të bëj një ndarje apo kategorizim të
moshës në 3 grupe të ndryshme, në mënyrë që të vijimë në një konkluzion më të saktë rreth
mendimit për këtë studim apo mendimet që kanë gjeneratat për një çështje të caktuar.
Numrin më të madh të respondentëve e kam anketuar nga mosha prej 30-40 vjet, jo që kam dashur
ta anketoj më tepër këtë moshë, mirëpo ashtu ka rastisur, me një përqindje prej 72.89%, pastaj si
grup moshë e dytë, e cila ka marrë pjesë në këtë pyetësor është mosha prej 41-50 me një përqindje
prej 16.57%, e si grup moshë e tretë është radhitur ajo prej 18-25 vjet me një përqindje prej 10.54%.
Qëllimi i përfshirjes të të gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç, është që të marr një rezultat apo mendim
të të gjitha grupmoshave dhe të arrij në një konkludim më të qartë për mendimin e grupmoshave,
apo mendimin ndryshe nga gjeneratat.
GJINIA
60.00% Mashkull Femër
50.00% 55.42% 44.58%
40.00%
30.00%
20.00%
10.00%
0.00%
Series1
Grafiku 2.Gjinia e Respondentëve e shprehur në përqindje.
Gjinia e Respondentëve - Edhe gjinia është një ndër elementet kyçe të këtij pyetësori, sepse një
ndër qëllimet e mia ishte që nga fillimi të kisha një përfshirje të përafërt të dy gjinive, ku pas
analizimit të rezultateve kam parë se përfshirja në pyetësor e gjinisë femërore ishte në një përqindje
prej 44.58%, ndërsa përfshirja e gjinisë mashkullore ishte pak më e lartë, me një përqindje prej
55.42%.
63
Tentimi im për një përfshirje të barabartë nga të dy gjinitë, është që të llogaris sadopak se dy gjinitë
a janë të informuara njëjtë në procese dhe si mendojnë ata apo ku është dallimi në mendime. Lidhur
me këtë mendimet që kanë shprehur ata, nuk vërehet ndonjë dallim i madh mes dy gjinive, ku
pothuajse janë shumë të barabartë të informuara në të gjitha proceset.
PËRKATËSIA ETNIKE E RESPONDENTËVE
120.00%
100.00% 97.63% 1.3% Shqiptar
80.00% Shqiptar Serb Serb
60.00% Turq
40.00% Të tjerë
20.00%
0.00% 0.5% 0.57%
Turq Të tjerë
Grafiku 3.Përkatësia etnike e Respodentëve e shprehur në përqindje.
Përkatësia etnike e Respondentëve - përfshirja e respondentëve sa i përket përkatësisë etnike në
Kosovë të përfshirë në anketë, nuk ishte sipas dëshirës dhe vullnetit tim. Nuk arrita jo për shkak
të mospërpjekjeve të mia për ta bërë një përfshirje sa më të madhe, pata refuzim e mospërgjigje në
terren në këtë anketë që e pata shpërndarë edhe respondentëve minoritetit serbë. Pra, ky ishte
shkaku që përfshirja e të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Kosovë të mos jetë në proporcion me
numrin e tyre që jetojnë në shtetin tonë. Përkitazi për këtë jam munduar shumë dhe e kam parë si
shumë të rëndësishme që të përfshijë shumicën e grupeve etnike që jetojnë në Kosovë. Pra, kam
formuluar pyetjen, se çfarë përkatësie etnike kanë respondentët, e që përgjigjet e marra kanë qenë,
se janë shqiptarë, serbë, turq dhe disa respondent janë përgjegjur si të tjerë. Disa nuk kanë dashur
të japin informata se cilit grup etnik i takojnë, prandaj edhe përqindja e tyre ishte 0.57%. Në anën
tjetër nga përgjegjet që janë dhënë nga respondentët, shqiptarët në përqindje janë 97.63%, pastaj
Serbët me 1.3%, dhe Turqit me 0.5%.
64
Nga kjo analizë për përkatësinë etnike të respondentëve, mund të vie në përfundim të drejtë pse
kam arritur që të kem një gjithëpërfshirje të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Kosovë. Kjo
gjithëpërfshirje ka bërë që edhe rezultati i këtij pyetësori në çështje të ndryshme të jetë i ndryshëm,
varësisht prej asaj se si e shohin procesin e decentralizimit në Kosovë, ku në disa pyetje fare lehtë
mund të shihet se shqiptarët në çështje të ndryshme kanë mendime pothuajse të kundërta me serbët,
apo madje edhe me turqit si dhe të tjerët. Për këtë arsye gjatë shikimit të këtyre rezultateve mund
të vërehet se ekziston në raste të caktuara një diskrepancë (dallueshmëri e madhe) në përgjigje të
ndryshme, e kjo ka ardhur për arsye se unë kam futur në pyetësor shumicën e grupeve etnike që
jetojnë në Kosovë.
REGJIONET E RESPONDENTËVE
Prishtina 53.65%
Mitrovica 17.98% Gjilani
Prizreni
Peja 9.08% Peja
Mitrovica
Prizreni 8.76% Prishtina
Gjilani 10.53%
0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 60.00%
Grafiku 4.Regjionet e respondentëve të shprehur në përqindje.
Regjionet e Respondentëve - Përveç regjionit të Prishtinës dhe Prizrenit, regjioneve tjera
pyetësori ju ka dërguar në mënyrë elektronike dhe përgjigjet e tyre i kemi marrë, kryesisht në
mënyrë elektronike. Edhe pse fokusi im për këtë anketë ishte regjioni i Anamoravës, por për shkak
të mosgatishmërisë së qytetarëve, sidomos qytetarët serbë te asaj pjese, apo një numri të vogël të
qytetarëve, të asaj pjese që t’i përgjigjen kësaj ankete, të shtrirë në pesë regjione të Kosovës. Pra,
këtij studimi apo hulumtimi në këtë anketë u janë përgjigjur, kryesisht qytetarët e regjionit të
Prishtinës, me përjashtim të disa të anketuarve që kanë rastisur të jenë në Prishtinë e që vinin nga
regjione të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, disa të anketuar janë përgjigjur në mënyrë
65
elektronike. Por gjithsesi në bazë të kësaj, ndjehem shumë i kënaqur pasi që deri diku kam arritur
që ky pyetësor të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.
Analiza e rezultateve tregon se, regjioni i Prishtinës prinë me përqindje mu për faktin se isha më i
angazhuar në Prishtinë, sepse qytetarët e Prishtinës ishin shumë më të vullnetshëm për t’iu
përgjigjur anketës dhe dukej se ishin më të informuar me proceset. Gjithashtu, ata ishin më të
familjarizuar me pyetjet që ishin parashtruar në anketë. Qytetarët e regjionit të Prishtinës ishin
përgjigjur me 53.65%, pastaj vjen regjioni i Mitrovicës me një përqindje prej 17.98%, duke
vazhduar me regjionin e Gjilanit me një përqindje prej 10.53%, pastaj me regjionin e Pejës me një
përqindje prej 9.08% dhe duke përfunduar me regjionin e Prizrenit me një përqindje prej 8.76%.
ARSIMIMI I RESPONDENTËVE
70.00% 63.73%
60.00%
50.00% 33.51% Shkollimi i Mesëm
40.00% Universitar
30.00% Pasuniversitar
20.00%
10.00% 2.76%
0.00% Shkollimi i
Mesëm
Universitar Pasuniversitar
Grafiku 5.Arsimimi i Respondentëve i shprehur në përqindje.
Arsimimi i respondentëve - Për mua ishte shumë e rëndësishme kjo pyetje, e besoj që edhe për
opinionin e gjerë, duke shpresuar që ky studim t’i shërbejë edhe atij. Është shumë domethënse (e
rëndësishme) se si përgjigjen kategoritë e ndryshme në bazë të arsimimit që kanë, apo më ndryshe
a ka dallime apo mendime ndryshe nga respodentët që kanë përgatitje të njejtë arsimimi.
Rezultatet tregojnë se përqindja e respondentëve me shokllim të mesëm ka qenë 2.76%, ndërsa
përqindja e respondentëve me shkollim universitar ka qenë 63.73% dhe rezultati i fundit është se
përqindja e respondentëve me shkollim pasuniversitar ishte prej 33.51%.
66
Bazuar në pergjigjet e respodentëve, në përgjithësi, të anketuarit pa marrë parasysh përgjigjeve të
tyre, konkludoj se janë mjaft mirë të informuar dhe të familjarizuar me pyetësorin dhe gjithashtu
mund të arrijë në përfundim se politika aktuale në Kosovë apo proceset që ndodhin në Kosovë, i
ka bërë ata që të jenë mirë të informuar me pyetjet që u janë parashtruar në pyetësor pa marr
parasysh se çëfarë pregatitje shkollore kanë.
70.00% PUNËSIMI I RESPONDENTËVE
60.00%
50.00% 63.80%
40.00%
30.00% 36.20% I/E punësuar
20.00% I/E papunë
10.00%
0.00%
I/E punësuar I/E papunë
Grafiku 6.Punësimi i Respondentëve i shprehur në përqindje.
Punësimi i Respondentëve - Një prej pyetjeve tjera, po ashtu që janë parë se mund të ndikojnë që
ky pyetësor që të jetë sa më studiues, ka qenë edhe pyetja në lidhje me punësimin e respondentëve.
Në lidhje me pyetjen se ku punoni, unë kam kërkuar si përgjigje të mundshme vetëm këto dy
pergjigje pa dashur të hy në detaje se në cilin institucion punojnë.
Qëllimi i kësaj pyetje ka qenë që të shihet dallimi në përgjigje (nëse ka) tek të papunësuarit dhe të
punësuarit, nga ky kategorizim vërehet se të papunësuarit janë shumë më të pakënaqur me
ndikimin apo suksesin decentralizimit në përgjithësi në Kosovë. Pra, shprehur në përqindje 63.80%
e të anketuarëve janë deklaruar të punësuar, kurse 36.20% janë deklaruar të papunësuar.
67
A keni njohuri për Decentralizimin në përgjithësi?
Në pyetjen parashtruar të anketuarve për decentralizimin qëllimi im ka qenë të kuptoj se sa
qytetarët apo të anketuarit janë të informuar apo kanë njohuri për decentralizimin, pyetje kjo që
edhe lidhej direkt me pyetjet në vazhdim, ku për mua ishte shumë me rëndësi sepse nga kjo
përgjigjeje shumë më lehtë e kuptoja të anketuarin lidhur me sinqeritetin që po e shprehte në pyetjet
në vazhdim. Prandaj edhe pyetja i është bërë direkte, duke kërkuar përgjigjen prej tyre, me vetëm
PO ose JO.
Njohuria për Decentralizimin
100.00% 98.00% PO
80.00% PO JO
60.00%
40.00% 2.00%
20.00% JO
0.00%
Grafiku 7.Njohuria për Decentralizimin i shprehur në përqindje.
Shprehur në përqindje siç mund ta shohim në figurë, del se të anketuarit ishin shumë mirë të
informuar lidhur me decentralizimin. Pra 98.00% e të anketuarëve janë shprehur se dinë çka është
decentralizimi dhe 2.00% nuk kishin njohuri për të.
68
90.00% NJOHURIA MBI PROCESIN E
80.00% DECENTRALIZIMIT NË KOSOVË
70.00%
60.00% 85.00%
50.00%
40.00% Pak njohuri
30.00% Njohuri Mesatare
20.00% Shumë njohuri
10.00%
1.41% 13.59%
0.00% Pak njohuri Shumë njohuri
Njohuri
Mesatare
Grafiku 8.Njohuritë e respondentëve për procesin e decentralizimit në Kosovë e shprehur në
përqindje.
Njohuritë e Respondentëve për procesin e Decentralizimit në Kosovë - Pyetja që ka të bëjë me
temën fillon me njohuritë për Decentralizimin në Kosovë, sepse përmes kësaj pyetje dëshiroja të
masja njohuritë bazike te respodentët me qëllimin e vetëm, që ky pyetësor të jetë sa më cilësor.
Prandaj edhe pyetja u është drejtuar në këtë mënyrë:
Sa keni njohuri për procesin e decentralizimit në Kosovë?
Rezultati tregon se shumica e respodentëve, apo shprehur në përqindje rreth 85.00% kanë njohuri
mesatare për procesin e decentralizimit në Kosovë, që d.m.th se qytetarët e Kosovës janë mirë të
informuar për ecurinë e këtij procesi në Kosovë.
69
DECENTRALIZIMI I SUKSESSHËM
Nuk e di 5.22%
JO 29.43% PO
PO JO
Nuk e di
65.35%
0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 60.00% 70.00%
Grafiku 9.Decentralizimi i suksesshëm i shprehur në përqindje.
A ka pasur sukses decentralizimi në Kosovë?
Pyetjë lidhur me suksesin e decentralizimit është e një rëndësie të veçantë, sepse kjo pyetje
llogaritë edhe përceptimin kryesor të respondentëve lidhur me këtë çështje.
Nga analiza e rezultateve të marra nga mostrat, mund të vërehet se shumica e respondentëve kishte
besimin te suksesi i decentralizimit, ku sipas tyre ky proces deri diku kishte sjellë rezultate.
Ndërkaq në kuadër të ofrimit të shërbimeve te qytetari, u deklaruan me një përqindje prej 65.35%,
përderisa në anën tjetër 29.43% e respondentëve ishin të mendimit se, decentralizimi nuk kishte
pasur sukses në Kosovë, duke mos arritur t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve. Në fund 5.22%
pjesa e respondentëve, janë përgjigjur me nuk e di, duke u ndarë nga dy grupet e tjera të
respondentëve.
Zyra Ndërkombëtare Civile në Kosovë si mbikqyrëse e disa proceseve, çka mendoni, a ka
pasur dështime ICO-ja dhe nëse po, cilat mendoni se janë ato?
Duke pasur parasysh rolin dhe ndikimin e ICO-së në procesin e decentralizimit, demarkacionit dhe
veriun, si dhe shumë proceseve tjera që kanë ndodhur në Kosovë, unë e kam parë gjithashtu të
rëndësishme të parashtroj edhe pyetjen lidhur me dështimet e mundshme të ICO-së se, ku i shihnin
respondentët ato dështime.
70
Dështimet e ICO-së në proceset e zhvilluara në
Kosovë
Në të gjitha 30.10%
Demarkacionin 11.10% Në veri
Decentralizimin
Decentralizimin 20.38% Demarkacionin
Në të gjitha
Në veri 38.42%
0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00%
Grafiku 10.Dështimet e ICO-së në proceset e zhvilluara në Kosovë i shprehur në përqindje.
Nga mostrat e analizuara shihet mjaft qartë se një prej preokupimeve kryesore ka qenë veriu i
Kosovës, duke dhënë edhe prej 38.42% (përqindje e lartë) lidhur me atë se ICO-ja ka dështuar në
veri të Kosovës, përderisa me 20.38% mendojnë se ICO-ja ka dështuar me procesin e
decentralizimit, një pjesë e respondentëve prej 11.10% mendojnë se ICO-ja ka dështuar me
procesin e demarkacionit, si dhe një pjesë e fundit e tyre, madje me një përqindje mjaft të lartë prej
30.10% kanë theksuar se ICO-ja ka dështuar në të gjitha këto çështje.
Duke e ditur se Decentralizimi është bërë në bazë të Planit të Ahtisarit, ku mikëqyrëse e këtij
plani ka qenë ICO-ja, sa keni pritur nga kjo zyre ndërkombëtare?
Për mua ka qenë më se e nevojshme të dijë se, çfarë kanë qenë prit shmëritë respondentëve lidhur
me këtë zyre.
71
Sa keni pritur nga kjo zyrë ndërkombëtare?
(Pritshmëria nga ICO-ja)
60.00% 40.15% Kam pritur shumë
40.00%
20.00% 20.28% 24.24% Nuk kam pritur edhe aq
shumë
15.33%
Kam pasur pritje modeste
0.00%
Fare nuk kam pritur asgjë,
duke ditur se si
funksionojnë këto zyre
Grafiku 11.Sa keni pritur nga kjo zyrë ndërkombëtare, (pritshmëria nga ICO-ja)
Sikurse në çdo risi edhe në aspektin e vendosjes së ICO-së në Kosovë, pritëshmëria, ishte mjaft e
lartë (siç mund të venerohet nga analizat e këtyre mostrave), ku me prej 40.15%, respondentët janë
shprehur se kanë pasur pritëshmëri të lartë prej ICO-së, përderisa një përqindje më e vogël prej
20.28% kanë theksuar se nuk kanë pritur edhe aq shumë nga ICO-ja, një pjesë më e vogël prej
15.33% ka theksuar se kanë pasur pritje modeste, si dhe pjesa tjetër ishte prej 24.24% të cilët ishin
pesimistë që nga fillimi dhe nuk kishin pritur asgjë, duke ditur faktin se si punojnë këto zyre.
Për dallim nga UNMIK-u, sa ka ndihmuar ICO-ja për t’u integruar veriu? (ICO-ja DHE
INTEGRIMI I VERIUT TË KOSOVËS)
Duke e ditur qëllimin e decentralizimit në Kosovë dhe integrimin e pakicës serbe përmes
decentralizimit, gjithashtu duke pasur parasysh problemin e veriut të Kosovës me të gjitha
përpjekjet për ta integruar atë pjesë të Kosovës, unë e kam parë të rëndësishme të shoh se, çfarë
mendojnë respondentët lidhur me ndikimin e ICO-së për të integruar veriun e Kosovës.
72
Për dallim nga UNMIK-u, sa ka ndihmuar
ICO-ja për t'u integruar veriu?
12.58% Po ka ndihmuar në një
masë të madhe
32.34% 55.08%
Ndihma e ICO-së ka qenë
solide
Jo nuk ka ndihmuar fare
Grafiku 12.Për dallim nga UNMIK-u, sa ka ndihmuar ICO-ja për t’u integruar veriu i
shprehur në përqindje.
Nga analizimi i mostrave të marra nga respodentët në lidhje me këtë pyetje, lehtë mund të shihet
se ICO-ja mund të konsiderohet si zyra që ka ndihmuar më së shumti në integrimin e veriut, sepse
me 55.08% janë përgjigjur se ICO-ja ka ndihmuar në një masë të madhe për të integruar veriun,
përderisa një pjesë më e vogël e respondnetëve prej 32.34% janë të mendimit se ndihma e ICO-së
ka qenë solide, si më e vogël prej 12.58% e tyre kanë shprehur mendimin se ICO-ja nuk ka
ndihmuar fare në integrimin e veriut.
A mendoni se ICO-ja e përfundoi mandatin e saj me sukses, sa i përket decentralizimit?
Po ashtu, me rëndësi të madhe ka qenë pyetja në lidhje me atë se si e shihnin respondentët mbylljen
e kësaj zyre, kur kemi parasysh përmbushjen, apo mospërmbushjen e mandatit të ICO-së.
73
A mendoni se ICO-ja e përfundoi mandatin e
saj me sukses sa i përket decentralizimit?
50.00% 21.13% 35.36% 43.51% Pa i përfunduar të gjitha
45.00% Pa sukses Me sukses proceset
40.00% Pa i Pa sukses
35.00% përfunduar të
30.00% gjitha proceset Me sukses
25.00%
20.00%
15.00%
10.00%
5.00%
0.00%
Grafiku 13.A mendoni se ICO-ja e përfundoi mandatin e saj me sukses sa i përket
decentralizimit i shprehur në përqindje.
Rezultatet e fituara nga analizimi i mostrave të marra nga respondentët, mund të vërehet se 43.51%
e tyre mendojnë se ICO-ja ka përmbyllur mandatin e saj me sukses, përderisa në anën tjetër kemi
një pjesë pak më të vogël prej 35.36% që mendojnë se ICO-ja e ka përmbyllur mandatin e saj pa
sukses, si dhe një tjetër e të anketuarëve me 21.13% mendojnë se ICO-ja ka përfunduar mandatin
e saj pa i përmbyllë të gjitha proceset në Kosovë.
74
6.1 Testimi i hipotezave
Testimi i hipotezave janë të lidhur me punimin dhe rezultatet e hulumtimit. Hipotezat që kam
trajtuar janë:
Hipoteza e parë:
H0: Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë të kënaqur me rolin dhe ndikimin e faktorit
ndërkombëtar gjegjësisht UNMIK-ut dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë rreth
decentralizimit.
H1: Pjesa më e madhe e qytetarëve janë mesatarisht të kënaqur me rolin dhe ndikimin e
faktorit ndërkombëtar gjegjësisht UNMIK-ut dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë
rreth decentralizimit.
Nga analizimi i mostrave të marra nga respodentët në lidhje me këtë pyetje (100 të anketuar) kemi
parë se qytetarët janë mesatarisht të kënaqur me rolin dhe ndikimin e faktorit ndërkombëtar
gjegjësisht UNMIK-ut dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë rreth decentralizimit.
Hipoteza e dytë:
H0: Duke e ditur se Decentralizimi është bërë në bazë të Planit të Ahtisarit, ku mikëqyrëse e
këtij plani ka qenë ICO-ja, sa keni pritur nga kjo zyre ndërkombëtare.
H1: Duke e ditur se Decentralizimi është bërë në bazë të Planit të Ahtisarit, ku mikëqyrëse e
këtij plani ka qenë ICO-ja, sa keni pritur nga kjo zyre ndërkombëtare.
Nga mostrat e analizuara shihet mjaft qartë se në çdo risi edhe në aspektin e vendosjes së ICO-së
në Kosovë, pritëshmëria, ishte mjaft e lartë ( siç mund të vrehet nga analizat e këtyre mostrave),
ku me prej 40.15%, respondentët janë shprehur se kanë pasur pritëshmëri të lartë prej ICO-së,
përderisa një përqindje më e vogël prej 20.28% kanë theksuar se nuk kanë pritur edhe aq shumë
nga ICO-ja, një pjesë më e vogël prej 15.33% ka theksuar se kanë pasur pritje modeste, si dhe
pjesa tjetër ishte prej 24.24% të cilët ishin pesimistë që nga fillimi dhe nuk kishin pritur asgjë,
duke ditur faktin se si punojnë këto zyre.
75
KAPITULLI VII
7.Përfundime dhe Rekomandimet
7.1 Përfundimi
Përderisa decentralizimi ishte njëra nga temat më kontroverse (kundërthënëse) politike në Kosovë,
ku pothuajse mbetet ende në diskutim të vazhdueshëm tek opinioni i gjerë kosovar, se rezultatet e
dëshiruara ende nuk janë arritur. Kjo mund të konsiderohet si e natyrshme, kur kemi parasysh se
proceset e decentralizimit në tërë botën, e veçanërisht proceset e tilla në shoqëritë transitore
(kalimtare) kërkojnë më shumë kohë për t’u realizuar. Në fakt, rezultatet e vërteta të
decentralizimit mund të shihen vetëm pas disa vjetëve. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme në
procesin e decentralizimit është mënyra se si vendoset baza e tij, prandaj edhe shoqëria kosovare,
ndoshta me të drejtë ishte e shqetësuar sa i përket këtij procesi në Kosovë, sepse vetë baza e
decentralizimit ishte ndërtuar keq. Pra, një decentralizim me bazë etnike është shumë vështirë të
prodhojë rezultate, ku qëllimi i palëve të përfshira nuk ishte i njëjtë për këtë proces. Përderisa pala
kosovare dhe faktori ndërkombëtarë si qëllim të decentralizimit kishte integrimin e pakicave në
Kosovë, në anën tjetër udhëheqësit e Serbisë si palë e përfshirë në këtë proces nuk e kishte këtë
qëllim, por decentralizimin dëshironte ta përdorte për kontrollin e tyre politik dhe territorial në
Kosovë.
Pra, arsyeja se kjo merr kaq shumë kohë dhe diskutim është për shkak të kontekstit specifik të
vendit dhe karakterit kompleks të dëshirave, si dhe nevojave politike të palëve të përfshira në
proces.
7.2 Rekomandimet
Janë të paktën tri arsye pse ndodhë kjo:
Diskutimi për decentralizimin ishte pjesë e negociatave për zgjidhjen e statusit
përfundimtar, ku të dyja palët (institucionet e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë) kërkonin
zgjidhje që ishin diametralisht të kundërta.
76
Decentralizimi konsiderohej si mjet themelor për t’i përmbushur dhe siguruar aspiratat e
palëve të interesuara për kontrollin e tyre politik e vetëqeverisës dhe territorial në Kosovë.
Për këtë qëllim, shumë çështje komplekse dhe të ndjeshme ishin të ndërlidhura në mes
vete. Megjithatë, në kohë të njëjtë, pritej që ato të zgjidhen brenda një periudhë të shkurtër
kohore.
Tash, pas procesit të decentralizimit, nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë
serbe, Serbia ende dëshiron t’i përmbushë aspiratat e saj territoriale në Kosovë, përderisa
vazhdimisht kërkon lidhjet ndërkomunale si dhe lidhjet e drejtpërdrejta me Beogradin. Mu
për këto qëllime antiintegruese (kundërintegruese), institucionet e Kosovës por edhe
bashkësia ndërkombëtare duhet të kenë shumë kujdes rreth krijimit të Asociacionit të
komunave me shumicë serbe, përkatësisht rreth statutit të këtij asociacioni, i cili duhet të
jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Në rast se aprovohen si të tilla
kërkesat serbe pasojat do të jenë shumë të mëdha për Republikën e Kosovës, ku krejt kjo
do të vie si pasojë e decentralizimi etnik që është bërë në Kosovë.
Praktika e deritanishme ka treguar se komunat kanë një varshmëri të lartë financiare nga
niveli qendror. Ndarja proporcionale e buxhetit, sipas formulës së granteve duke u bazuar
në numrin e popullsisë, i ka bërë disa nga komunat pasive në mbledhjen e të hyrave
vetanake, sepse përfitimet e granteve kanë qenë të sigurta, lineare, duke përjashtuar kështu
kriterin e konkurrencës ndërmjet tyre. Prandaj, në rrethana të reja, në vitet e ardhshme dhe
në kushtet e një stabiliteti më të qëndrueshëm ekonomik të vendit nga ana e institucioneve
përkatëse, duhet të rekomandohen ndryshime, sa i përket politikave financiare për komunat
duke marrë për bazë kriterin e qëndrueshmërisë financiare të komunave, aftësinë e
komunave që të sigurojnë mbulimin e shpenzimeve komunale (shpenzimet për
administratën) përveç ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarë, aftësinë për të rritur të
hyrat vetanake, avancimin e sistemit të përfitimit nga fondet e qeverisë etj.
77
Bibliografia
1. Charte europeenne de l’autonomie locale et rapport explicative-ISBN 92-871-0859-5-
Botim i Këshillit të Evropës, F-67075 Strasbourg Cedex ISBN 92-871-0860-9;© Këshilli
i Evropës, 1986-Riprintuar në vitin 1996, mars 1998, tetor 1998, tetor 1999; Botuar në
Këshillin e Evropës.
2. Instituti për Studime të Avancuara GAP; Raport mbi qeverisjen në katër komunat me
shumicë serbe: Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh; Korrik, 2012.
3. International Civilian Office- ICO: “State Building and Exit”, The International Civilian
Office and Kosovo’s Supervised Independence 2008-2012.
4. International Crisis Group – Working to Prevent Confict Ëorldëide: Statusi I Kosovës:
Shtyrja sjell rreziqe”, raport për Evropë, Nr.177- 10 nëntor 2006.
5. King, Iain & Mason, Whit: “Paqe me çdo kusht: Si dështoi bota në Kosovë”, Koha,
Prishtinë.
6. Kryeziu Prof.Dr. Kadri, “Administrim Lokal”(Cikël Leksionesh), Prizren, 2015.
7. Kryeziu Prof.Dr. Kadri, ABC-ja e së Drejtës dhe Shteti, Prizren, 2016.
8. Kryeziu Prof.Dr. Kadri, E Drejta Administrative, Prizren, 2019.
9. Kryeziu Prof.Dr. Kadri, E Drejta Kushtetuese e Krahasuar, Prizren, 2017.
10. Litvack, Jennier & Seddon, Jessica, Decentralizimi shënime përmbledhëse, Washington,
1999.
11. MAPL: “Ligji për Vetëqeverisjen Lokale”, Prishtinë, 2008.
12. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-
2026.
13. Robin Hambleton: “Modernising Political Management in Local Governments”, 37
URBAN STUDIES 931, (2000).
14. SFOND: “Në përgaditje të pranisë së ardhshme ndërkombëtare dhe të BE-së në Kosovë”,
Shkurt 2007.
15. Tahiri, Besnik; Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale; Politika e decentralizimit në
Kosovë; Prishtinë, Qershor 2008.
78
16. Tahiri. Besnik, Decentralizimi një peshë e rëndë për ta realizuar- Përpjekjet për të lëvizur
nga konsolidimi i demokracisë lokale në ofrim më të mirë të shërbimeve- Rasti i Kosovës.
Prishtinë, 2011.
17. Tansey, Oisin: “Kosovo: Independence and Tutelage”, Journal of Democracy, volume 20,
number 2, National Endowment for Democracy and The John Hopkins University Press,
2009.
Burimet Ligjore / Raportet:
18. Council Joint Action 2008/124/CFSP, 04 February 2008, article 7.2.
19. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e vitit 2008.
20. OKB: “Letra e datës 26 Mars 2007 nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e drejtuar për
tek Presidenti i KS të OKB-së, Raporti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm
për të ardhmen e Statusit të Kosovës”, S/2007/168, 26 mars 2007.
21. Opinioni i GJND-së për Kosovën.
22. Propozimi Gjithëperfshirës për Kosovën – Plani i Ahtisarit.
23. Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
24. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Kosovapress, 2006.
Burime nga Interneti:
25. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. https://mapl.rks-gov.net. Rapotet e
komunave.
26. Faqja elektronike e komunës https://kk.rks-gov.net/ranillug.
27. Misioni i OKB-së në Kosovë, (2000) Rregullorja nr. 2000/45, www.unmikonline.org.
28. Faqja elektronike e komunës: https://kk.rks-gov.net/novoberde.
29. Faqja elektronike e komunës: https://kk.rks-gov.net/partesh.
30. Faqja elektronike e komunës: https://kk.rks-gov.net/kllokot.
31. http://www.unis.unvienna.org/unis/pressrels/2002/sga784.html.
32. http://www.pm-ksgov.net/news_article.php?lang=en&id_article=1819.
79
33. http://www.un.org/News/Press/docs/2005/sc8533.doc.htm.
34. http://www.unosek.org/unosek/index.
35. http://www.kosvo.undp.org/publications.htm.
36. http://www.unosek.org/docref/Comprehensive_proposal__Propozimi_gjith%EBp%EBrfs
hir%EBs_-_albanian_final.pdf.
80
Shtojcë:
Anketë/Pyetësor me qytetarë të Republikës së Kosovës sa i përket decentralizimit
Me qëllim të hulumtimit të “Decentralizimi në Kosovë - me theks të veçantë në rajonin e
Anamoravës dhe integrimi i serbëve” realizohet këto pyetësor.
Pyetësori ka për qëllim të analizojë Decentralizimi në Kosovë.
Koha e nevojshme për plotësimin e kësaj anketë është afërsisht 8 minuta.
Anketa është zhvilluar gjatë muajve: Maj, Qershor, Korrik - 2020.
Ju falënderoj paraprakisht për kohën e Juaj!
Pyetësori
1. Mosha e Respondentëve:
a) 18-35 vjet
b) 35-45 vjet
c) Mbi 45 vjet.
2. Gjinia e Respondentëve:
a) Mashkull
b) Femër
3. Përkatësia etnike e Respondentëve:
a) Shqiptar
b) Serb
c) Turk
d) Të tjerë
4. Regjionet e Respondentëve:
a) Regjioni i Prishtinës
81
b) Regjioni i Mitrovicës
c) Regjioni i Pejës
d) Regjioni i Prizrenit
e) Regjioni i Gjilanit
5. Arsimimi i respondentëve:
a) Shkollimi i Mesëm
b) Universitar
c) Pasuniversitar
6. Punësimi i Respondentëve:
a) I/E papunë
b) I/E punësuar
7. A keni njohuri për Decentralizimin në përgjithësi?
a) Po
b) Jo
8. Sa keni njohuri për procesin e decentralizimit në Kosovë?
a) Pak
b) Mesatarisht
c) Shumë njohuri
9. A ka pasur sukses decentralizimi në Kosovë?
a) Po
b) Jo
c) Nuk ma merr mendja
10. Zyra Ndërkombëtare Civile në Kosovë si mbikqyrëse e disa proceseve, çka mendoni, a
ka pasur dështime ICO-ja dhe nëse po, cilat mendoni se janë ato?
a) Në veri
b) Decentralizim
c) Demarkacion dhe
82
d) Në të gjitha
11. Duke e ditur se Decentralizimi është bërë në bazë të Planit të Ahtisarit, ku mikëqyrëse e
këtij plani ka qenë ICO-ja, sa keni pritur nga kjo zyre ndërkombëtare?
a) Kam pritur shumë
b) Nuk kam pritur edhe aq shumë
c) Kam pasur pritje modeste
d) Fare nuk kam pritur asgjë, duke se si funksionojnë këto zyre
12. Për dallim nga UNMIK-u, sa ka ndihmuar ICO-ja për t’u integruar veriu?
a) Po ka ndihmuar në një masë të madhe
b) Ndihma e ICO-së ka qenë solide
c) Jo nuk ka ndihmuar fare
13. A mendoni se ICO-ja e përfundoi mandatin e saj me sukses, sa i përket decentralizimit?
a) Me sukses
b) Pa sukses
c) Pa i përfunduar të gjitha proceset
83