The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Valon Syla, 2020-04-14 09:26:16

Tema e Diplomes-Fitim Redenica

Tema e Diplomes-Fitim Redenica

6.2 Argumentimi i pyetjeve kërkimore / Përgjigjjet në pyetjet e parashtruara

Pyetjet kërkimore të ngritura në fillim të punimit ishin:
• Pyetja 1. - A ka ndikuar përdorimi i Teknologjisë Informative të digjitalizuar në
zvogëlimin e punëve brenda Administratës Publike?
• Pyetja 2. - A është kusht themelorë për arritjen e efikasitetit të punëve brenda
Administratës Publike, edukimi i qytetarëve për përdorim të TIK-ut?
• Pyetja 3. - A do të bëhet bashkëpunimi më i shpejtë në raportin Qeveri – Qytetar –
Qeveri, nëse rritet përdorimi i Teknologjisë Informative të digjitalizuar?

Pyetja e parë kërkimore vërtetohet nga përgjigjet e marra në shumicën e pyetjeve, ku logjika e
kësaj pyetje vlerësohet në përgjigje të ndryshme. Si shembull mund të marrin statistikën e
përgjigjeve të pyetjes me numër 9 dhe 13:

• Pyetja 9: “Sa mendoni që sportelet tuaja janë liruar nga qytetarët pas procesit të
digjitalizimit (vendosjes së E-kiosqeve dhe shërbimit online)?"

o Me përgjigjen e kësaj pyetje, ku 74% e punëtorëve vlerësojnë se me procesin e
digjitalizimit janë liruar dukshëm sportelet brenda administratës, dhe me këtë
vërtetojmë përgjigjen e pyetjes së parë se " Përdorimi i Teknologjisë Informative
të digjitalizuar nga ana e qytetarëve, do të jetë udhërrëfyesi më i madh i zvoglimit
të punëve brenda Administratës Publike".

• Pyetja 13: “Nëse ndodhë që E-kioska të dalë jashtë funksionit, a vërehet një numër
më i madhë i qytetarëve pranë administratës?"

o Me përgjigjen e kësaj pyetje, ku 48% e punëtorëve kanë deklaruar se nëse ndodhë
që E- kioska të dalë jashtë funksionit, rritet dukshëm numri i qytetarëve brenda
Administratës Publike, dhe, poashtu, kjo përgjigje vërteton përgjigjen e pyetjes së
parë se "Përdorimi i Teknologjisë Informative të digjitalizuar nga ana e

50

qytetarëve, do të jetë udhërrëfyesi më i madh i zvoglimit të punëve brenda
Administratës Publike".

Pyetja e dytë kërkimore vërtetohet nga përgjigjja në pyetjet me numër 10 dhe 16:
• Pyetja 10: “Sa mendoni se është bërë senzibilizim i duhur nga insitucionet lokale apo
qëndrore, rreth digjitalizimit, respektivisht, përdorimit të E- kiosqeve apo shërbimit
online?"
o Me përgjigjen e kësaj pyetje, ku 70% e punëtorëve të anketuar kanë vlerësuar me
shkallën 2, kjo dëshmonë që nuk është bërë aq sa duhet nga institucionet lokale
apo qëndrore rreth digjitalizimit, respektivisht, përdorimit të E-kiosqeve dhe
shërbimint online, dhe kjo përgjigje vërteton përgjigjen e pyetjes së dytë
kërkimore se "Edukimi i qytetarëve për përdorim të TIK-ut është kusht themelor
për arritjen e efikasitetit të punëve brenda Administratës Publike".

• Pyetja 16: “Komentet dhe sygjerimet tuaja"? (Pyetje e hapur)
o Në përgjigjen e kësaj pyetje të hapur, një nga punëtorët e Administratës Publike
përgjigjet "Mendoj që duhet të bëhen më shumë fushata vetëdijësuese nga ana e
qeverisë, qoftë asaj lokale apo nga Ministria e Pushtetit Lokal, për përdorim të
aparateve digjitale për qytetarët, pasi që një numër i madh nuk t'i përdorin.
Poashtu, ka persona të pandërgjegjshëm që i qesin nga përdorimi E-kiosqet. Pra,
mendoj që duhet të ndërmirren masa riguroze të ndëshkimit edhe ndaj këtyre
personave", po ashtu kjo përgjigjje vërteton pyetjen e dytë kërkimore se "
Edukimi i qytetarëve për përdorim të TIK-ut është kusht themelor për arritjen e
efikasitetit të punëve brenda Administratës Publike".

51

Pyetja e tretë kërkimore vërtetohet nga përgjigjja në pyetjet:
• Pyetja 14: “Për sa kohë i kryhet shërbimi qytetarit nga kërkesa online deri tek
dorëzimi i dokumentit në shtëpi"?
o Në përgjigjjen e kësaj pyetje është vërtetuar se "shërbimi online është procedurë
që zgjatë 3-4 minuta dhe porosia shkon në qendrën e Administratës Publike të
Gjilanit. Porosia arrinë me postën e Kosovës për 1-2 ditë, pa kosto shtesë, përveç
çmimit real të dokumentit i cili kushton njejtë edhe po ta nxjerrim brenda
administratës", dhe me këtë vërtetojmë pyetjen e tretë kërkimore se " Përdorimi sa
më i madh i Teknologjisë Informative të digjitalizuar, do të bëjë të mundur
bashkëpunimin më të shpejt të raportit Qeveri - Qytetar -Qeveri".

• Pyetja 16: “Komentet dhe sygjerimet tuaja"? (Pyetje e hapur)
o Në përgjigjen e kësaj pyetje të hapur dhe vërtetimin e kësaj pyetje kërkimore
punëtorët e Administratës Publike përgjigjen "Qytetarët duhet të jenë më të
vetëdijësuar në përdorimin e E-kioskes dhe duhet ta kenë të kjartë, se përveç E-
kioskes, kem në funksion edhe shërbimin online, ku në kuadër të saj mund të
marrin dokumentet e nevojshme nga shtëpia, ku zyrtarët tanë, dokumentet e
kërkuara nga ana e qytetarëve, janë të obliguar që brenda 24 orëve t'i dërgojnë në
postë, përveç rasteve kur është ditë e premte.

52

KAPITULLI VI

7. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

7.1 Konkluzione

Funksionalizimi i E-qeverisjes në Administratën Publike në Kosovë, e në veçanti, në qytetin e
Gjilanit, u jep të gjithë qytetarëve por edhe bizneseve një bashkëpunim sa më efektiv, të shpejtë,
me shërbime cilësore dhe transparencë e llogaridhënie. Në kuadër të avansimit të procesit të
digjitalizimit, Komuna e Gjilanit, lansoi projektin e parë në këtë fushë, në vitin 2006, dhe njihet
si komuna e parë në vend e cila ka funksionalizuar E-kioskën dhe shërbimin online për qytetarët.
Më pas lansoi projektet digjitalizuese si "Gjilan Smart City", "E-arsimi", "Bibliotekaime", "Web
GIS", "E-prokurimi", etj. Të gjitha këto projekte janë në interes të të gjithë qytetarëve të
Komunës së Gjilanit. Pra, komuna lehtësoi punën që qytetarë të kenë shërbime sa më cilësore
dhe efikase, për marrjen e dokumenteve të gjendjes civile, si dhe t'i shmangin rradhët e gjata të
pritjes. Ky studim në kuadër të këtij hulumtimi ka theksuar rolin se përdorimi i shërbimeve
elektronike në Komunën e Gjilanit është i kënaqshëm, por, nuk është i mjaftueshëm, prandaj dhe
parashtron nevojën që të investohet më shumë në avancimin dhe zhvillimin e një shoqërie
edukuese informatike, duke e ditur rolin dhe rëndësinë e përdorimit të aparateve digjitalizuese,
platformave dhe ndërlidhjes së raportit më të afërt ndërmjet qytetarëve dhe komunës apo shtetit
në veçanti.

Nga ky hulumtim mund të nxjerrim disa konkluzione:

• Koncepti i digjitalizimit në Komunën e Gjilanit ka përparime në implementim dhe
përdorim, 74% e punëtorëve vlerësojnë se me procesin e digjitalizimit janë liruar
dukshëm sportelet brenda administratës.

• Është rritur kapaciteti i ofrimit të shërbimeve pas procesit të digjitalizimit nga ana e
administratës publike.

• Pas procesit të digjitalizimit (vendosjes së E-kiosqeve dhe shërbimit online) vëllimi i
kërkimit të shërbimeve nga qytetarët në sportele është zvogluar dukshëm.

53

• Nuk është bërë senzibilizim i duhur nga ana e insitucioneve lokale apo qëndrore rreth
digjitalizimit, respektivisht përdorimit të E- kiosqeve apo shërbimit online.

• Në 82% të rasteve të anketuara, qytetarët drejtohen në sportele për të kryer shërbim pasi
që nuk e njohin procesin e punës së E- kioskës.

• Problematikë e shprehur është se E-kiosqet shpesh dalin nga përdorimi.
• Dalja nga funksoni i përkohshëm i E-kiosqeve rritë fluksin e kërkesës për shërbime të

drejtpërdrejta në zyrat e komunës.
• Shërbimet online ofrohen brenda 1-2 ditëve dhe nuk kanë shpenzime shtesë.
• Edukimi i qytetarëve për përdorim të TIK-ut është kusht themelorë për arritjen e

efikasitetit të punëve brenda Administratës Publike në Komunën e Gjilanit.
• Ka mungesë të informacionit rreth numrit të përdoruesve të sistemeve digjitalizuese të

ofruara nga Komuna e Gjilanit, e që besojmë dhe shpresojmë që në të ardhmen e afërt të
kem mundësi të mirëinformimit rreth numrit të përdoruesve.
• Situata aktuale lenë për të kuptuar se Komuna e Gjilanit është duke e angazhuar
Aplikimin e Teknologjisë Informative në Administratën Publike në ofrimin e shërbimeve
elektronike dhe se në këtë fushë ka shënuar të arritura të konsiderueshme, por, të cilat ka
mundësi të zhvillohen dhe duhet të zhvillohen me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më
të mira ndaj qytetarëve.

7.2 Rekomandime

Kosova duhet të shënoj rritje në implementim të E-Qeverisjes në përgjithësi, qoftë në
Administratën Publike, po ashtu edhe në çdo sektorë tjetër, me qëllim që të avansojë jetën e
qytetarëve në zhvillim dhe në trend me kohën, poashtu edhe që neser kur të jem pjesë e lëvizjes
së lirë, të kem njohuri dhe të dijmë të përdorim shërbimet E-qeverisëse, pasi që në Evropë,
gjithçka është e digjitalizuar duke filluar nga biletat për tren, për autobus e deri tek çdo shërbim
tjetër shtetëror që bëhet për qytetarët. Ky realizim i procesit të digjitalizimit të Administratës
Publike nuk duhet të shihet vetëm si rrugë për t'i tejkaluar problemet brenda administratës, por
është edhe shtyllë kryesore e kursimeve dhe minimizimit të kostove të qeverisë, por edhe të
qytetarëve në përgjithësi.

54

Rekomandohet që të vazhdohet me procesin e digjitalizimit në Administratën Publike, në mënyrë
të tillë që të ofrohen kushte të favorshme pa patur nevojë të shkojmë në Administratën Publike
për ta marrë dokumentin e nevojshëm, pra, pavarësisht digjitalizimit me E- kiosqe dhe shërbimit
online, qeveria së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal duhet ta hartojë planin për krijimin e
kushteve të favorshme, për ta nxjerrë dokumentin, duke e printuar në shtëpi, pa patur nevojë që
të shkojmë brenda në administratë, apo deri te E-kioska. Rekomandime tjera do të ishin:

• Edhe pse koncepti i digjitalizimit në Komunën e Gjilanit ka përparime në implementim
dhe përdorim, rekomandojmë vëmendje më të shtuar në sigurimin e mundësisë së
përdorimit më të madh nga ana e qytetarëve.

• Të punohet në kultivimin e kulturës së përdorimit të platformës digjitale, rëndësisë së saj
si dhe ofrimit të beneficioneve që na ofron ajo.

• T'i kushtohet rëndësi ruajtjes së të gjitha aparaturave të ofruara nga ana e komunës (E-
Kiosqeve), dhe për këtë qëllim rekomandojmë të vendosen kamera funksionale aty ku
është i vendosur kompjuteri digjital, me qëllim të ndëshkimit të të gjithë keqpërdoruesve
të tyre.

• Të zhvillohen aktivitete për aftësim të qytetarëve, por edhe të shërbyesve në përdorimin
sa më të mirë të TIK-ut, kjo ndikon rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve dhe
përdorimit sa më efikas të tyre.

• Pasi që E-kiosqet shpesh dalin nga përdorimi, t’i kushtohet rëndësi mirëmbajtjes së tyre
në funksion.

• Të rritet numri i shërbimeve elektronike, me qëllim të rritjes së performancës,
transparencës dhe efikasitetit sa më të shpejtë të kryerjes së shërbimeve.

• Komunat e Kosovës kanë nevojë për një administratë publike efiçente për zhvillimet
sociale, rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë. Qeveria e Kosovës duhet të mbetet
e përkushtuar për të mbështetur modernizimin maksimal të administratës. Përmbushja e
objektivave të tilla bëhet përmes dimensioneve themelore të administrimit elektronik si:
e-shërbimeve, e-demokracisë, e-menaxhimit dhe e-tregtisë.

• Rekomandohet që të aplikohen politikat për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve
digjitalizuese (Continuous Process Improvement) në të gjitha Autoritetet Kontraktuese,
ku përveç trajnimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe

55

trajnimin e tyre për procesin e digjitalizimit, do të mbahej edhe një evidencë e sfidave
dhe mangësive në sistemin aktual digjitalizues, të cilat do të mund t’i raportoheshin
qeverisë lokale apo asaj qëndrore për shqyrtim nga ana e tyre.
• Trajnimet, reklamimet dhe informimet rreth procesit të digjitalizimit, duhet të jenë në
vëmendjen mediale të qeverisë lokale apo qëndrore, sepse nuk ka zhvillim në këtë aspekt
nga ana e tyre, dhe kjo natyrë e mirëinformimit për qytetarët ka një rol të veçantë në
përparimin e implementimit të tyre.
• Poashtu, është e konstatuar se Kosova krahasuar me vendet tjera nuk ka nivel të lartë të
zhvillimit të procesit të digjitalizimit, përveç disa aspekteve në Administratën Publike,
gjë e cila nënkupton se investimi në procesin e digjitalizimit duhet të shiqohet si vlerë e
shtuar e përparimit të shoqërise dhe ngritjes së nivelit të saj në një shkallë të barabartë me
të gjithë qytetarët Evropianë.

56

8. BIBLIOGRAFIA:

A.Olivares, Julio. How e-Administration facilitates direct communication with the public. 7 Shkurt 2013.
https://www.docpath.com/art-eadministracion-administracion-electronica/.
Bagchi, K. Factors contributing to global digital divide: Some empirical results. Washington, DC: JGIT
press, 2005.
Baskin, M. Zhvillimi i menaxhimit elektronik dhe rëndësia e tij. Tiranë, Shqipëri: Dituria, 2006.
Ceni, A. Menaxhimi i organizatave publike. Shkup, Maqedoni: Boris Trajkovski, 2007.
David, Brown. Electronic goverment and public administration. England: IRAS, 2005.
Diener. U. GrafStat - The Questionnaire Software. 2006-2019.
E.L./G.D./Shqiptarja.com. «E-Qeverisje/ Komisioni Europian vlerëson Shqipërinë: E para në rajon për
Qeverisjen Elektronike në 2019.» E.L./G.D., 2019: 1.
—. Shqiptarja.com. 23 10 2019. https://shqiptarja.com/home#.
Edmiston, K. D. State and local e-government. University of Texas at San Antonio, USA, 2003.
Eraso, Ángel Belzunegui. Telework and Management in Public Organizations. London: Austin Macauley
Publishers, 2015.
European Commission. Case studies on european electronic Public procurement projects. Bruxel:
European Commission, 2002, 172.
Fahnbulleh, N. The future of electronic government. Futurics. Spain: Bookpress, 2005.
Fletcher, P. D. «Operating instructions for an electronic government.» International Journal of Public
Administration, 2002: 723 - 736.
Jaeger, P. T. Sage journals. 01 04 2004.
https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/10442073040150010401.
JOEducation. INNOVATION AND DIGITALIZATION OF PUBLIC ADMINISTRATION. 21 10 2019.
https://www.joeducation.eu/innovation-and-digitalization-of-public-administration/.
—. INNOVATION AND DIGITALIZATION OF PUBLIC ADMINISTRATION. 21 10 2019.
https://www.joeducation.eu/innovation-and-digitalization-of-public-administration/.
KOHAnet. KOHAnet. 30 09 2016. https://archive.koha.net/?id=1&l=135230.

57

Kommimo, A. Electronic of E-Government. Paris: Chandos Publishing, 2002.
—. Electronic of E-Government. Paris: Chandos Publishing, 2002.
Kosovës, Qeveria e Republikës së. STRATEGJIA E QEVERISJES ELEKTRONIKE 2009-2015. Departamenti i
Teknologjisë Informative, Ministria e Shërbimeve Publike, Prishtinë: Qeveria e Republikës së Kosovës,
2008, 38.
Mançevski, Damjan. Portalb. 04 03 2019. https://portalb.mk/595412-digjitalizimi-i-administrates-
dokumentet-qytetaret-e-maqedonise-do-ti-marrin-edhe-ne-menyre-elektronike/.
P., Kimberly. Electronic Menagement. Boston: University of Boston, 2005.
shqiptarja.com. «E-Qeverisje/ Komisioni Europian vlerëson Shqipërinë: E para në rajon për Qeverisjen
Elektronike në 2019.» E.L./G.D., 2019: 1.
Whistler, T.L. Information technology and organizational change. London: Austin Macauley Publishers,
2002.
Wikipedia. Wikipedia. 30 05 2005. https://en.wikipedia.org/wiki/Electronic_voting_in_Estonia.
Wu, Liangfu. Internet Technology and e-Goverment. USA: O'Reilly Media Inc, 2002.
—. Internet Technology and e-Government. USA: O'Reilly Media Inc, 2002.
Diener. U., (2006-2019), GrafStat - The Questionnaire Software

58

9. ANEKSE

9.1 Pyetësori

Pyetësor për Administratën Publike në Gjilan - Gjendja Civile

Ky pyetësor është formuluar me qëllim të identifikimit dhe marrjes së rezultateve rreth Administratës
Publike në procesin e ofrimit të shërbimeve të digjitalizimit, duke parë nga afër edhe ndikimin e
digjitalizimit në punën tuaj. Do të jetë në dobi të studentëve dhe nuk do të përdorët për qëllime të
përfitimit ekonomik, dhe nuk do t'u jepet palëve të treta për përdorim, ku me këtë do të ruhet
privatësia.
Ju lutem të plotësoni pyetësorin vijues!
Ju faleminderojmë për kohën dhe mirëkuptimin tuaj!

1. Gjinia ? F
M

2. Grupmosha 36-45 46-55 56-65
26-35

3. Pozita e punës

4. Arsimi i përfunduar? Studime Studime Studime të
Arsimi i mesëm deridiplomike posdiplomike doktoratës

5. Sa është efikas procesi i digjitalizimit të ofrimit të shërbimeve në Komunën e Gjilanit?
Ju lutem jepni vlerësimin tuaj prej 1 - 7

1234567

6. Cfarë shërbime ofron E-kioska dhe shërbimi online që ju ofroni për qytetarët?

Ekstrakt i lindjes Certifikatë të Ankesa
bashkësisë
Certifikatë të familjare Gjendja e tatimit
lindjes Certifikatë të në pronë
Certifikatë të vendbanimit Tjera
martesës
Kërkesa tjera

59

7. Për cilat dokumente janë të interesuar më shumë të nxjerrin qytetarët?

Ekstrakt të lindjes Certifikatë të Certifikatë
martesës vendbanimi

Certifikatë të Certifikatë të Tjetër
lindjes bashkësisë
familjare

8. Saështë rritur kapaciteti i ofrimit të shërbimeve pas procesit të digjitalizimit nga ana e
administratës publike?

Ju lutem jepni vlerësimin tuaj prej 1 - 7

1234567

9. Sa mendoni që sportelet tuaja janë liruar nga qytetarët pas procesit të digjitalizimit (vendosjes së
E-kiosqeve dhe shërbimit online)?

Janë liruar dukshëm Nuk ndihet Nuk janë liruar fare
mungesa e palëve

10. Sa mendoni se është bërë senzibilizim i duhur nga insitucionet lokale apo qëndrore, rreth
digjitalizimit, respektivisht përdorimit të E- kiosqeve apo shërbimit online?

Ju lutem jepni vlerësimin tuaj prej 1 - 7

1234567

11. A kem raste kur qytetarët ju drejtohen në sportele për të kryer shërbim pasi që nuk e njohin
procesin e punës së E- kioskës?

Po, ka shumë raste Herë pas here Asnjëherë Janë plotësisht të
vetëdijshëm në
përdorim të E-
kioskes

12. A ndodh që E-kioska te dal nga programi i perdorimit?
Po Jo Rrallë herë

13. Nëse ndodhë që E-kioska të dalë jashtë funksionit, a vërehen një numër më i madhë i qytetarëve
pranë administratës?

Vërehet shumë Vërehet dukshëm Vërehet pak Nuk vërehet fare

60

14. Për sa kohë i kryhet shërbimi qytetarit nga kërkesa online deri tek dorëzimi i dokumentit në
shtëpi?

24 orë 1-2 ditë 2-4 ditë 4- 7 ditë

15. Sipas mendimit tuaj si punëtorë në administratë, si vlerësohet qendra e Administrates Publike në
Gjilan në raport me qendrat tjera ?
Ju lutem jepni vlerësimin tuaj prej 1 - 7

1234567

16. Komentet dhe sygjerimet tuaja?

Ju faleminderit për kontributin tuaj !

send delete input

Questionnaire author:Fitim Redenica
e-mail:[email protected]
Institution: Universiteti "Kadri Zeka" - Gjilan

This form was generated using GrafStat (2006 Edition / Version 3.39-i).
A program by Uwe W. Diener 12/2006.

Further information on GrafStat: http://www.grafstat.de

61

62

63

64


Click to View FlipBook Version