Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 1 LIGJËRATA: PRESIONET MJEDISORE QËLLIMI I TEMËS: Të diskutoj me studentët se cilat janë presionet në mjedisin tone jetësore me të cilat ballafaqohemi çdo ditë të jetës sonë. OBJEKTIVAT E TEMËS: Objektivat e temës janë: Mbeturinat, definicionet, klasifikimi, ndotja dhe pasojat nga ndotja; Zhurma, definimet, burimet dhe pasojat e zhurmës mjedisore; Kimikatet, definimi, kategorizimi dhe pasojat e kimizimit të jetës sonë; Urbanizmi, venbanimet me kërkesat e tyre; Masat eduative për zbutjen e efekteve të ndotjes nga mbeturinat, kimikat dhe zhurmat. REZULTATET E TË NXËNIT: Në fund të temës studenti do të jetë në gjendje: - të definoj konceptet mbeturinë, zhurmë, kimikate dhe urbanizëm; - të identifikoj burimet e ndotjes nga mbeturinat, kimikatet, zhurmat; - të analizoj kërkesat dhe shkarkimet që vijnë nga vendbanimet urbane - të përcaktoj disa nga efektet të ndotjes nga mbeturinat, kimikatet dhe zhurmat si dhe degradimit nga urbanizmi jo i planifikuar; - të aplikoj masa educative për mbrojtjen nga mbeturinat, kimikatet dhe zhurma LEXIME TE TJERA: - Veselaj Z. (2016) Njeriu dhe mjedisi jetësor- leksione të zgjedhura, Universiteti i Prishtinës, - Grup autorësh (2010) “Paketa e Gjelbër” për Kosovën, REC Zyra në Kosovë - Dollma M. (2013), “Ekologjia humane” SHB Marin Barleti, Tiranë - Ramadani I. (2011) “Mjedisi jetësor roli i njeriut, sfidat dhe perspektiva”, SHB Vatra, Prishtinë
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 2 KAPITULLI: PRESIONET NË MJEDIS Njeriu përmes aktiviteteve të tij qoftë individuale apo edhe atyre shoqërore shkakton ndërhyrje në mjedisi shumica e të cilave kanë konsekuenca negative në të. Ndikimet kryesore që e prishin ekuilibrin e mjedisit njerëzor njihen me emrin si presione mjedisore. Ato janë të shumta, por më kryesoret në konceptet bashkëkohore llogariten se janë: mbeturinat, kimikatet, zhurma dhe ndikimet urbane. MBETURINAT Gjenerimi i mbeturinave është pjesë e pandashme e aktiviteteve jetësore të njeriut. Edhe njerëzit e parë primitiv në Tokë kanë gjeneruar mbeturina si psh. duke hedhur eshtrat jashtë shpellave pas marrjes së mishit për ushqim. Meqë populacioni njerëzor ka qenë i vogël, edhe sasia e mbeturinave ka qenë e vogël dhe mjedisi ka pasur kapacitet të absorboj më lehtë pasojat e tyre. Në qytetet e lashta, mbeturinat hidheshin në rrugë të pashtruara, ku liheshin të grumbulloheshin. Vetëm në vitin 320 p.e.s në Athinë u krijua ligji i parë i njohur që ndalon këtë praktikë. Në atë kohë një sistem për largimin e mbeturinave filloi të evoluoi në Greqi. Në Romën e lashtë, pronarët e pronave ishin përgjegjës për pastrimin e rrugëve përpara pronës së tyre. Por mbledhja e organizuar e mbetjeve shoqërohej vetëm me ngjarje të sponsorizuara nga shteti siç ishin paradat. Metodat e hedhjes ishin shumë të papërpunuara, duke përfshirë gropa të hapura të vendosura pak jashtë mureve të qyteteve. Ndërsa popullsia u rrit, u bënë përpjekje për të transportuar mbeturina më larg nga qytetet. Pas rënies së Romës, mbledhja e mbeturinave dhe kanalizimi komunal filluan një rënie që zgjati gjatë gjithë Mesjetës. Afër fundit të shekullit të 14-të, pastruesve iu dha detyra e transportimit të mbeturinave në deponitë jashtë qyteteve. Por ky nuk ishte rasti në qytete më të vogla, ku shumica e njerëzve ende hidhnin mbeturina në rrugë. Vetëm në vitin 1714 u kërkua që çdo qyteti në Angli të kishte një pastrues zyrtar. Kah fundi i shekullit të 18-të, në SHBA filloi grumbullimi komunal i plehrave në Boston, New York City dhe Filadelfia. Sidoqoftë, metodat e largimit të mbeturinave ishin ende shumë të papërpunuara. Plehrat e mbledhura në Filadelfia, p.sh. thjesht u hidheshin në lumin Delaware në rrjedhën e poshtme të qytetit. Një qasje teknologjike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta filloi të zhvillohej në pjesën e fundit të shekullit të 19-të. Kutitë e papërshkueshme nga uji të plehrave u prezantuan për herë të parë në SHBA dhe automjetet më të forta u përdorën për të mbledhur dhe transportuar mbeturina. Një zhvillim i rëndësishëm në praktikat e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta u shënua nga ndërtimi i inceneratorit të parë të mbeturinavenë Angli në 1874. Nga fillimi i shekullit të 20-të, 15 % e qyteteve kryesore amerikane digjnin mbetjet e ngurta. Sidoqoftë, edhe atëherë, shumica e qyteteve më të mëdha ishin ende duke përdorur metoda primitive të asgjësimit të tilla si hedhja e hapur në tokë ose në ujë. Përparimet teknologjike gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, vazhduan duke përfshirë zhvillimin e bluarësve të plehrave, kamionëve të ngjeshjes dhe sistemeve të mbledhjes pneumatike. Nga mesi i shekullit 20, megjithatë, ishte bërë e qartë se hedhja e hapur dhe djegia e papërshtatshme e mbetjeve të ngurta po shkaktonin probleme të ndotjes dhe rrezikonin shëndetin publik. Si rezultat, u zhvilluan deponitë sanitare për të zëvendësuar praktikën e hedhjes së hapur dhe për të zvogëluar varësinë nga djegia e mbeturinave. Në shumë vende, mbeturinat u ndanë në dy kategori: të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, dhe rregullore të veçanta u krijuan për
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 3 asgjësimin e tyre. Deponitë u projektuan dhe operuan në një mënyrë që minimizonte rreziqet për shëndetin publik dhe mjedisin. Inceneratorët e mbeturinave u krijuan për të rikuperuar energjinë e nxehtësisë nga mbeturinat dhe u pajisën me pajisje të gjera për kontrollin e ndotjes së ajrit për të përmbushur standardet e rrepta të cilësisë së ajrit. Impiantet moderne të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në shumicën e vendeve të zhvilluara tani theksojnë praktikën e riciklimit dhe zvogëlimit të mbetjeve në burim sesa djegies dhe asgjësimit të tokës1 . Definimi dhe klasifikimi i mbeturinave Janë të shumta definimet e mbeturinave që përdoren deri sot. Megjithatë ato mund të definohen më së thjeshti si “substanca ose materiale të padëshirueshme ose të panevojshme pas përdorimit nga njeriu”. Në direktivat e BE për mbeturina, mbeturina definohet si “objekt të cilin poseduesi e hedh, ka ndërmend ta hedh ose kërkohet nga ai që ta hedh2”. Kur një substancë kthehet në mbeturinë ajo do të konsiderohet e tillë derisa të përmirësoj vetitë e veta, ose nuk paraqet kërcënim për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Për arsye se janë bërë pjesë e çdo aktivitet njerëzor klasifikimet e mbeturinave janë të shumta. Në tabelë jepen disa prej llojeve kryesore të mbeturinave: Popullata, konsumi dhe teknologjia ndikojnë në mjedisin jetësor përmes dy formave të aktiviteteve njerëzore: shfrytëzimi i resurseve dhe gjenerimi i mbetjeve që konsumimi i hedh jashtë në formë të mbeturinave të ngurta, të lëngëta apo edhe të gazta. Në aspekti kimik të tyre, mbeturinat në përgjithësi i ndajmë në: mbeturina organike (mbeturinat e ushqimit, mbetjet bujqësore etj.) dhe mbeturina inorganike (metalet, qelqi plastika etj). Një lloj me një ndikim më të vogël negativ në mjedis apo më “miqësore ndaj mjedisit” janë mbeturinat biodegradabile (të zbërthyeshme). Këto janë mbeturina që mund të zbërthehen biologjikisht nga ana e enzimave që prodhohen nga agjentët mikrobial qoftë në mënyrë aerobe ose anaerobe. Mbeturinat që nuk mund të zbërthehen quhen mbeturina jo të zbërthyeshme (jobiodegradabile). 1 https://www.britannica.com/technology/solid-waste-management#ref72374 2 Waste Framework Directive 75/442/EEC, http://www. ec.europa.eu/environment/waste/legislation/htm 3 Mbeturinat e rrezikshme (hazarde) veti të eksplodimit, toksiciteti, janë të ndezshme, oksidative dhe korrozive, radioaktive etj. Nga ky aspekt këto kanë gjithmonë trajtim të veçantë nga mbeturinat e zakonshme. Tab. 12. Llojet kryesore të mbeturinave Lloji Përshkrimi Mbeturinat urbane Mbeturinat që gjenerohen, mblidhen, transportohen dhe deponohen brenda territorit administrativ të një komune. Mbeturinat e ngurta Mbeturinat pavarësisht origjinës që në natyrë hasen në gjendje të ngurtë. Mbeturinat e lëngëta Produktet mbeturinë që gjenden në ujërat e zeza dhe ato të kanalizimit. Mbeturinat industriale Mbeturinat që gjenerohen nga të gjitha llojet e industrive: ushqimore, kimike, aktivitetet minerare. Mbeturinat medicinale Produktet që gjenerohen nga spitalet dhe aktivitetet e lidhura me to: gjaku, gjilpërat dhe mjetet e operimeve etj. Mbeturinat e rrezikshme3 Mbeturina që karakterizohen me potencial substancial të rrezikimit të shëndetit publik dhe mjedisit si: kimikate toksike, materiale radioaktive agjent biologjik. Mbeturinat radioaktive Mbeturinat radioaktive të operacioneve nukleare. Mbeturinat e ndërtimit Mbeturina të procesit të ndërtimit dhe demolimi si: gozhdët, kabllot elektrike, materialet izoluese, druri, rëra etj.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 4 Sasia e mbeturinave të gjeneruara në nivel global është vështirë të përcaktohet, meqenëse në shumë shtete mungon sistemi i monitorimit dhe raportimit. Mirëpo OECD ka dhënë shifrën prej 2 milard ton mbeturina në vit në nivel global, shifër kjo e cila pritet të arrij në 2.2 milard ton në vitin 2025. Rreth 44 % e kësaj sasie gjenerohet në shtetet e OECD. Mesatarja për kokë banori do rritet prej 1.2 kg/ditë në 1.42 kg/ditë4 . Turqia, Letonia dhe Zelanda e Re janë tre prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve në Indeksin Global të Mbetjeve 2019. Lista rendit të 36 vendet brenda Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Më pak se 20% e sasisës prej 2 miliard ton mbeturinash të prodhuara, riciklohet. Bazuar në nivelet aktuale, prodhimi global i mbetjeve parashikohet të rritet me 70% deri në vitin 2050. Vlen të përmendet se SHBA-ja (e renditur e 12-ta) është gjeneruesi më i madh i mbetjeve për kokë banori në mbarë botën, me çdo qytetar që prodhon mesatarisht 808 kg mbetje në vit. Kjo është më shumë se dyfishi i qytetarëve të Japonisë. Materiet organike vazhdojnë të jenë përbërësi më i madh i mbeturinave komunale. Letra dhe kartoni përbëjnë 27% dhe mbetjet e oborrieve dhe ushqimet përbëjnë 28 % të tjera. Plastika përbën rreth 13 %; metalet përbëjnë 9 %; dhe goma, lëkura dhe tekstilet zënë 9 %. Druri pason me rreth 6 % dhe qelqi me 5 %. Mbetjet e tjera të ndryshme përbëjnë afërsisht 3 % të mbeturinave të gjeneruara në vitin 20135 . Në shoqëritë e sotme moderne, rreth 80% e mbeturinave vijnë nga aktivitetet bujqësore, industriale ose nga minierat. Pjesa që mbetet, prej 20%, u përket mbetjeve të mbeturinave shtëpiake. Ka një lidhje të ngushtë me shkallën e zhvillimit ekonomik të një shoqërie si dhe gjenerimit të mbeturinave. Në vendet e zhvilluara, konsumi i ushqimeve dhe produkteve të paketuara është i lartë, kështu që edhe gjenerimi i mbeturinave inorganike si: metale, plastikë dhe qelq është më i madh. Sot problemet në lidhje me rritjen e sasive të mbeturinave po bëhen një kërcënim gjithnjë e më serioz për shkak të faktit se sot cikli i jetës së produkteve dhe materialeve është edhe më i shkurtër. Menaxhimi i mbeturinave Ndotja e mjedisit me mbeturina është një kërcënim serioz dhe mund të definohet si ndotje që lidhet me mbeturina dhe praktikat për menaxhimin e tyre. Ndotja e mjedisit nga mbeturina ndodh përmes 3 formave: hedhja e mbeturinave që forma më e dukshme e ndotjes e cila zakonisht ndodh nga individët; zbrazja (derdhja) e mbeturinave në hapësira jo të parashikuara për këtë veprimtari; dhe kullimi nga mbeturinat- ku lëngjet e liruara nga to depërtojnë përmes tokës në 4 http://siteresources.worldbank.org/INTURBANDEVELOPMENT/Resources/336387-1334852610766/Chap3.pdf 5 https://recyclinginternational.com/business/ranking-the-biggest-waste-producers-worldwide/27792/ 6 http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php?title=Special:ListFiles&user=EXT-M-NDietsch&sort=img_timestamp&asc=1&desc Graf. 1 Sasia e mbeturinave të gjeneruara në EU 27 në vitin 20086
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 5 ujërat nëntokësor duke i ndotur. Ndotja nga mbeturinat, për dallim nga format tjera të ndotjes përveç efekteve në shëndetin e njeriut dhe mjedisin ka edhe efektin estetik dhe nivelin kulturor të një shoqërie. Sot nuk është sekret të thuhet se shkalla e kulturës së një komuniteti varet edhe nga sjellja dhe qasja e tyre ndaj mbeturinave. Menaxhimi i mbeturinave përfshin transportin, procesimin, riciklimin ose largimin e materialeve të konsideruara mbeturina. Ky menaxhim i mbeturinave mund të përfshij një numër procesesh materialetsh të ngurta, të lëngëta, të gazta dhe ato radioaktive. Praktikat e menaxhimit të mbeturinave ndryshojnë varësisht sipas: - Gjendjes ekonomike të shoqërisë: se a është shteti i zhvilluar, në zhvillim apo i pazhvilluar ekonomikisht. - Pozicionimit të lokaliteteve: se a është lokaliteti i caktuar urban apo rural; -Prejardhjes: se a janë mbeturinat urbane apo industriale. Aktivitetet e shumta të menaxhimit të mbeturinave mund të grupohen në 3 drejtime kryesore: minimizimi i mbeturinave, largimi i mbeturinave dhe riciklimi. 1. Minimizimi i sasisë së mbeturinave Është metodë e rëndësishme për zvogëlimin e ndotjes nga mbeturinat edhe pse është e pamundshme që ato të mos gjenerohen. Në këtë aspekt vetëdija e njeriut se ai është gjeneratori kryesor i mbeturinave dhe kështu që edhe ai mund të minimizoj ato, do të mund të ndryshonte situatën e ndotjes me mbeturina në mënyrë të dukshme. Kjo përfshin dizajnimin e prodhimeve që mund të rimbushen ose ripërdoren (si qeset e tekstilit në vend të atyre të plastikës, shishet e ripërdorueshme), inkurajimi i konsumatorëve që tu ikin produkteve që hedhen menjëher pas përdorimit, si dhe shfrytëzimi i produkteve që kërkojnë më pak material bazë për të njëjtin qëllim (kanaqet e aluminit). Parandalimi i mbeturinave siç përcaktohet në Direktivën Kornizë të Mbeturinave të BE-së nënkupton masat e marra për një substancë, material ose produkt që është bërë mbeturinave që të: a. zvogëlojë sasinë e mbeturinave, duke përfshirë edhe ri-përdorimin e produkteve ose zgjatjen e jetës hapësirë të produkteve; b. zvogëlojë efektet negative të mbeturinave të gjeneruara në mjedis dhe shëndetin e njeriut; ose c. zvogëlojë përmbajtja e substancave të dëmshme në materiale dhe produkte. 2. Largimi i mbeturinave Largimi i mbeturinave përfshinë dy aktivitete kryesore: grumbullimin, transportimin dhe depozitimin dhe incenerimin. Mbledhja e mbeturinave dhe depozitimi apo “varrosja” e tyre në deponi është praktika më e vjetër e menaxhimit të mbeturinave, dhe e tillë është ende prezente në shumë shtete të botës. Zakonisht vendet për deponimin e mbeturinave zgjidhen në zona jashtë vendbanimeve si gurëthyesit, minierat e shfrytëzuara e të braktisura etj. Vendet e tilla quhen deponi. Nëse ajo dizajnohet dhe menaxhohet drejt, mund të jetë formë e pastër dhe relativisht jo e kushtueshme e largimit të mbeturinave. Kur nuk menaxhohen si duhen ato mund të barten nga era, mund të tërheqin shtazët e ndryshme drejt saj, ndotin dheun dhe më pas ujërat nëntokësore përmes kullimeve të lëngëta. Poashtu nga deponitë lirohen dy nga gazet kryesore me efektin serrë: metani dhe CO2. Incenerimi- është metodë që përfshin djegien e mbeturinave në temperatura shumë të larta dhe shpesh quhet edhe si trajtim termal i mbeturinave. Impianti në të cilin kryhet djegia quhet
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 6 incenerator dhe ai mund të jetë me kapacitete djegëse të ndryshme. Me incenerim mbeturinat qofshin të ngurta apo të lëngëta transformohen në nxehtësi, energji, gaze dhe hi. Incenerimi mund të kryhet edhe në përmasa të vogla (individuale) ose të mëdha (në industri). Incenerimi është praktikë e mirë sidomos për largimin e disa mbeturinave të rrezikshme si rasti me mbeturinat medicinale. Megjithatë si praktikë, në aspektin e ndikimeve mjedisore ka edhe anët e veta negative pasi që djegia e mbeturinave liron shumë ndotës të gaztë në ajër e më problematik janë dioksinat. 2. Riciklimi Procesi i nxjerrjes së resurseve ose vlerave tjera prej mbeturinave që d.t.th ripërdorimi dhe rishfrytëzimi i tyre quhet riciklim. Definim tjetër është: ndarja, rikuperimi dhe ripërdorimi i përbërësve të mbetjeve të ngurta që mund të kenë akoma vlerë ekonomike quhet riciklim. Ka një varg metodash se si mbeturinat mund të riciklohen: lënda e parë mund të nxirret dhe riprocesohet, ose përmbajtja kalorike e mbeturinave mund të kthehet në energji. Riciklimi sidomos është i shprehur në vendet e zhvilluar, ku mbeturinat e përditshme mblidhen bashkë me mbeturinat tjera ose ndarazi, ndahen sipas materialit prej të cilit janë ndërtuar (qelq, letër, plastikë, metal etj). dhe riprocesohen në produkte të reja. Materialet që më së shpeshti riciklohen janë: kanaqet, mbetjet e hekurit dhe metaleve tjera joferrike, shishet e qelqit, shishet e plastikës (PET), letra dhe kartoni, goma. Riciklimin e materialeve e bën më të lehtë ndërtimi i tyre prej një lloj materiali, për dallim p.sh. riciklimi i produkteve komplekse: aparateve elektrike, kompjuterëve të cilat janë shumë më komplekse. Një metodë shumë e dobishme për mjedisin që ka të bëjë me riciklimin e mbeturinave organike është kompostimi. Materialet e ripërdorura në riciklimin shërbejnë si zëvendësime të lëndëve të para të marra nga burime natyrore gjithnjë e më të pakta si nafta, gazi natyror, qymyri, xehet minerale dhe pemët. Riciklimi mund të ndihmojë në uljen e sasive të mbetjeve të ngurta të depozituara nëpër deponi, të cilat janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta. Riciklimi gjithashtu zvogëlon ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës që rezulton nga hedhja e mbeturinave. Ekzistojnë dy lloje të gjëra të operacioneve të riciklimit: të brendshëm dhe të jashtëm. Riciklimi i brendshëm është ripërdorimi në një proces prodhimi të materialeve që janë një produkt i mbeturinave të një procesi të brendshëm industrial. Riciklimi i brendshëm është i zakonshëm në industrinë e metaleve (mbetjet e përpunimit kthehen sërish si lëndë e parë), industrinë e ushqimit (mbetjet e drithërave të harxhuara thahen dhe përpunohen në një ushqim të ngrënshëm për bagëtitë). Riciklimi i jashtëm është rikuperimi i materialeve nga një produkt që është konsumuar ose është bërë i vjetëruar. Një shembull i riciklimit të jashtëm është mbledhja e gazetave dhe revistave të vjetra për rivendosje dhe rikthimi i tyre në produkte të reja letre. Kanaçe alumini dhe shishe qelqi janë shembuj të tjerë të objekteve të përditshme që riciklohen nga jashtë në një shkallë të gjerë. Këto materiale mund të mblidhen me secilën prej tre metodave kryesore: qendrat e kthimit, të cilat blejnë materiale mbeturinash që janë renditur dhe sjellë nga konsumatorët; qendrat e braktisjes, ku konsumatorët mund të depozitojnë materiale mbeturinash por nuk paguhen për to; dhe mbledhja në troturare, në të cilën shtëpitë dhe bizneset i renditin materialet e tyre të mbetjeve dhe i depozitojnë ato pranë bordurave për mbledhjen nga një agjenci qendrore.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 7 Ndarja e mbeturinave për riciklim- Para se të riciklohet ndonjë material, ai duhet të ndahet nga mbetjet e papërpunuara dhe të renditet. Ndarja mund të bëhet në burimin e mbeturinave ose në një strukturë qendrore të përpunimit. Ndarja e burimit, e quajtu, bëhet nga qytetarë individualë që mbledhin gazeta, shishe, kanaçe dhe plehra veçmas dhe i vendosin ato në trotuare për mbledhje. Shumë komunitete lejojnë "bashkimin" e materialeve të riciklueshme pa letër (qelqi, metali dhe plastika). Në secilin rast, grumbullimi i mbeturinave të ndara në burim është më pak i kushtueshëm sesa grumbullimi i zakonshëm i mbeturinave. Në vend të ndarjes në burim, materialet e riciklueshme mund të ndahen nga mbeturinat në impiantet e përpunimit mekanik të centralizuar. Përvoja ka treguar se cilësia e riciklueshme nga objektet e tilla ulet nga ndotja me mbeturina të lagura dhe mbetjet tjera si xhamat e thyer7 . Praktika më e mirë, siç është njohur tani, është që qytetarët të ndajnë mneturinat në një numër të kufizuar kategorish, përfshirë gazetat; revista dhe mbeturina të tjera; metale të përziera, qelqi dhe plastika; dhe plehra dhe si materiale të tjera të pa riciklueshme. Ripërdorimi- Xhami i thyer i rikuperuar mund të shtypet dhe të përdoret në punimin e asfaltit. Xhami shtypet dhe u shitet prodhuesve të qelqit si një përbërës thelbësor në prodhimin e qelqit. Kanaçet e çelikut mbushen dhe dërgohen në fabrikat e çelikut si skrap. Alumini është një nga përbërësit më të vegjël të mbetjeve të ngurta komunale, por ka vlerën më të lartë si material i riciklueshëm. Riciklimi i plastikës është një sfidë, kryesisht për shkak të shumë materialeve të ndryshëm polimerikë të përdorur në prodhimin e saj. Në rrjedhën e letrës, gazetat e vjetra ndahen me dorë në një shirit transporti në mënyrë që të hiqen materialet e panevojshme dhe letrat e përziera. Më pas ato grumbullohen ose ngarkohen për tu dërguar në fabrikën e letrës, ku ripërdoren për të bërë më shumë gazeta. Letra e përzier ndahet nga letra e valëzuar për shitje në fabrikat e indeve. Goma rigjenerohet nga mbeturinat e ngurta dhe bluhet, reformohet dhe ribëhet në një proces revulkanizimi, nëse nuk është aq i fortë sa materiali origjinal. Goma e bluar mund të përdoret si një shtesë në trotuaret e asfaltit dhe 7 https://www.britannica.com/technology/solid-waste-management/Recycling#ref593322
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 8 terrene artificiale sporti dhe strukturat tjera rekreative. Gomat e hedhura mund të përdoren si swings dhe struktura të tjera rekreative për përdorimin e fëmijëve në "terrenet e lojërave të gomave". Kompostimi- është një proces i degradimit biologjik të mbeturinave në rrugë aerobike ose anaerobike me ndihmën e baktereve, kërpudhave dhe të mikroorganizmave të tjera, që marrin pjesë në procesin e dekompozimit. Kompostimi si proces mund të ul vëllimin e mbeturinave për 50-80%. Ky proces shoqërohet nga një rritje e temperaturës (mbi 650C) dhe rritje të lagështirës. Produkti përfundimtar është plehu, që vepron si pleh organik për të rritur prodhimtarinë e tokës dhe është shumë i dobishëm për bujqësinë. Metani CH4 i përfituar gjatë procesit të kompostimit, mund të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë. Në kohët e fundit kompostimi si një metodë e thjeshtë dhe shumë efikase është bërë një praktikë shumë e mirë edhe e familjeve të cilat prej mbeturinave krijojnë plehun organik për kopshtet e tyre dhe nevojat tjera. Cikli i jetës Çështjet e mbeturinave mund të kuptohen më mirë, duke studiuar ciklin e jetës së një produkti apo materiali që është në përbërje të tyre, që nga origjina deri në shpërbërjen përfundimtare të tyre. Materialet bazë shpesh transferohen në mbeturina, si pasojë e një sërë procesesh prodhimi dhe konsumi. Ndonjëherë mbetjet e nxjerra mund të ripërdoren, të riciklohen, të transferohen për trajtim (për të zvogëluar efektin helmues apo ndotës të tyre), të digjen ose të groposen në deponi të mbeturinave. Shumica absolute e mbeturinave mund të klasifikohen në këto grupe: - Mbeturina të letrës: letër, gazeta, karton, letër zyre, paketimet etj. - Mbeturina plastikë: shishe e pijeve, produktet teknologjike, paketimet etj. - Metalet mbeturinë: kanaqet, produktet teknologjike, hekurishtet, materialet ndërtimore etj. - Mbeturina organike: mbeturinat e ushqimit, druri, jashtëqitjet e shtazëve etj. Studimi i ciklit jetësor të përbërësve të mbeturinave mund të shërbejë shumë mirë për trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të tyre. 1. Cikli i jetës së letrës Letra e shpikur në Kinë, rreth 2000 vjet më parë, është një produkt plotësisht ekologjik, sepse është e biodegradueshme dhe e riciklueshme. Sot numërohen më shumë se 3,000 produkte të ndryshme letre. Procesi i prodhimit është bazuar në përdorimin e lëndës drusore dhe përfshin përzierjen e fibrave bimore me ujë, pastrimin e njomë, procesin e zbardhjes, shtrydhjen, ngjeshjen dhe tharjen. Nga nevoja për sasi të madhe druri, prodhimi i letrës çon drejt shpyllëzimit, i ndjekur nga zhdukja e llojeve të rralla dhe në rrezik, nga erozioni i tokës dhe nga zvogëlimi i rezervave ujore nëntokësore. Prodhim i përditshëm botëror shënon rreth 650.000 t letër, ndërsa 500.000 t hidhen vetëm për faktin se nuk ka mundur të futet në ciklin e jetës. Ripërdorimi i produkteve të letrës mund të bëhet në mënyra shumë të thjeshta nga njeriu: përdorimi i librave të bibliotekave, të shkruarit në të dyja anët e letrës, përdorimi i Tab.1 Llojet kryesore të mbeturinave plastike Shkurtesa Emri Vendndodhje ABS akrinolitrili-butadienistireni-(kopolimeret) pjesë teknike të makinave, kompjuterve, aeroplanëve, lodra fëmijësh. PC Polikarbonate shishe për bebe, një pjesë e lodrave të fëmijëve PE Polietilenet çanta, materiale paketimi. PET tereftalat polietileni shishe për lëngje dhe për pije të lehta, enë për mbajtjen e ushqimeve. PP Polipropilen filma, shishe plastike, poça. PS Polistiren enë për mbajtjen e kosit, pako për kafe. PVC poliklorur vinili shishe vaji dhe uji, ambalazh mjekësor.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 9 librave shkollor nga më shumë se një brez nxënësish dhe studentësh dhe ripërdorimi i kutive të kartonit për përdorime të ndryshm e, ndihmon në zvogëlimin e nevojave dhe kërkesave për produkte të reja të letre. Në nivel global, 43% e letrës riciklohet (ku SHBA e riciklon 42%, Gjermania 72%). Cikli i jetës së qelqit Produktet e qelqit mund të gjenden kudo në jetën tonë të përditshme. Shishet, pasqyrat, dritaret, syzet dhe llambat janë vetëm pak artikuj qelqi, që mund të përmendim. Shumë njerëz besojnë se qelqi është një produkt i kohës moderne, por gjurmët e përdorimit të tij datojnë 3.000 vjet para erës sonë. Qelqi prodhohet nga shkrirja e rërës (dioksid silici SiO2) në temperatura të larta mbi 1000oC, i ndjekur nga një ftohje e menjëhershme, që i mban grimcat e qelqit në një strukturë precize të njëjtë me atë të lëndëve të ngurta. Pra, qelqi është një lëng që ngrin shumë shpejt. Shpesh herë qelqi i përdorur flaket bashkë me mbeturinat shtëpiake dhe kjo shkakton problem pasi qelqi nuk mund të zbërthehet për mijëra vjet, kur gjendet nën tokë. Megjithatë disa produkte qelqi mund të ripërdoren, megjithatë para ripërdorimit shishet e qelqit duhet të pastrohen plotësisht. Një nga zgjidhjet më të mira mjedisore është riciklimi i qelqit që zvogëlon energjinë e përdorur rreth 30%, ndotjen e ajrit rreth 20% dhe kërkon gjysmën e sasisë së ujit të përdorur. Cikli i jetës për lëndën organike Sot, në jetën e përditshme ne përdorim një llojshmëri të madhe produktesh organike. Shembujt më të mirë të tyre janë ushqimet dhe veshjet që ne përdorim, të prodhuara nga materiale bimore. Një pjesë e madhe e mbetjeve organike nga ushqimet e konsumuara, nga gatimi dhe nga puna në kopsht hidhen bashkë me mbetjet e tjera shtëpiake. Në zonat urbane, përqindja që zënë mbetjet organike (si mbeturina shtëpiake) për familje mund të jetë rreth 30-40%. Sot ka mundësi të ndryshme për të mos i hedhur poshtë mbeturinat organike bashkë me mbeturina të tjera shtëpiake (p.sh. ato mund të përdoren si ushqim për kafshët shtëpiake, mund të kthehen në pleh organik, mund të digjen etj.). Por, gjithashtu, djegia e gjetheve të thata dhe e mbeturinave të tjera organike në kopshtet para shtëpive kontribuon ndaj dukurisë së efektit serrë, duke rritur përqendrimin e CO2 në ajër. Një nga mënyrat më të mira dhe më miqësore me mjedisin për trajtimin e mbetjeve organike është kompostimi. Këtu përfundon cikli i jetës së produkteve organike, për të rifilluar një cikël i ri nga fillimi. 3. Cikli i jetës i plastikës Plastika është një material sintetik i përdorur në vend të materialeve natyrore. Përbërjet plastike u shfaqën për herë të parë në fillim të shekullit të 19-të. Sot ka një shumëllojshmëri të madhe të lëndëve dhe të përbërjeve plastike. Më shpesh ato njihen nga shkurtimet e tyre (Tabela). Mbeturinat plastike përbëjnë 10-15% të peshës së përgjithshme të mbeturinave shtëpiake dhe përqindja po rritet. Zvogëlimi i problemit të tyre mund të arrihet përmes disa proceseve të thjeshta siq janë: zvogëlimi i konsumit, ripërdorimi dhe riciklimi i tyre. Konceptet e menaxhimit të mbeturinave Janë të shumta konceptet për menaxhimin e mbeturinave që ndryshojnë varësisht prej shtetit ose regjionit të caktuar. Megjithatë 3 më kryesoret janë:
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 10 Hierarkia e mbeturinave- e cila i referohet 3R-ve: Redukto, Ripërdoro dhe Riciklo (reducereuse-recycle) dhe i referohet strategjive të minimizimit të mbeturinave. Ideja bazë e këtij koncepti është nxjerrja maksimale e përfitimeve nga produktet dhe gjenerimi i sasive minimale të mbeturinave. Përgjegjësia e prodhuesit- që ka për qëllim që në çmimin e tregut të prodhimit të inkorporoj të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ciklin jetësor të mbeturinave (end- of-life disposal cost). Kjo nënkupton se nga secili prodhues ose importues i produkteve kërkohet që të bart përgjegjësinë e produktit dhe paketimit të tij deri në fund të ciklit jetësor të tij. Parimi “ndotësi paguan” (polluter pays)- është koncepti që obligon palën që ndot që të paguajë për ndotjen që i shkakton mjedisit. Në radhë të parë ky parim i dedikohet gjeneruesve të mbeturinave që të paguajnë për largimin e tyre. Në këtë aspekt ndotës në kuptimin e ngushtë paraqitet edhe një familje e vetme e cila duhet të paguaj për mbeturinat që i gjeneron gjatë jetë së përditshme Mbeturinat në Kosovë8 Sasia e mbeturinave të gjeneruara për person në Kosovë për vitin 2008 është 167 kg, për vitin 2009 është 193 kg, për vitin 2010 është 297 kg ndërsa për vitin 2011 është 335 kg dhe ne vitin 2012 është 334 kg. Këto të dhëna tregojnë për një rritje të ndjeshme të sasisë së mbeturinave për kokë/banori. Krahasuar me regjionet tjera sasi më e madhe vjetore e mbeturinave për person gjenerohet në regjionin e Prishtinës. Mesatarja ditore e mbeturinave të gjeneruara për person në Prishtine për vitin 2008 është 0.9 kg, për 2009 është 1.2 kg, për vitin 2010 është 1.4 kg, për vitin 2011 është 1.3 kg dhe për vitin 2012 është 1.4 kg, pra bërehet një rritje permanente e mbeturinave të gjeneruara. Në Kosovë grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 58 % ndërsa në banimin kolektiv 42 %. 8 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_per_mbeturina_dhe_kemikate_2014_shqip.pdf Fig. 2 Skema e hierarkisë së mbeturinave
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 11 Sipas një anketimi të bërë nga Agjencia e Statistikave te Kosovës në vitin 2010 sasia e mbeturinave industriale është 580,154 ton ku 36,241 ton prej tyre janë mbeturina të rrezikshme ndërsa pjesa tjetër janë mbeturina jo të rrezikshme. Sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruara është në sektorin e prodhimeve të ushqimit dhe pijeve, 49% të industritë me më shumë se shtatë punëtor respektivisht 69% te industritë me më pak se shtatë punëtor. Në bazë të të dhënave, konstatohet se sasi e madhe e mbeturinave vjen edhe nga sektori i minierave. Duhet potencuar se sektori i minierave gjenerojnë kryesisht sasi më të madhe të mbeturinave të rrezikshme. Parimet e menaxhimit të mbeturinave Parimi i parandalimit- Më efektive është të zvogëlohet sasia e mbetjeve të prodhuara, sesa të përmirësohet metoda e trajtimit të tyre. Parimi “ndotësi paguan”- Ata që janë përgjegjës për prodhimin dhe hedhjen e mbetjeve duhet të jenë përgjegjës edhe për të mbuluar shpenzimet që duhen për trajtimin e tyre. Nëse në afërsi të qytetit apo të fshatit tuaj ndodhet një fabrikë, që gjatë procesit teknologjik prodhon edhe mbetje, atëherë shpenzimet për trajtimin e këtyre mbetjeve duhet të paguhen prej ndotësit dhe jo prej taksapaguesve. Parimi i kujdesit paraprak- duhet të parashikohen të gjitha mundësitë dhe pasojat prej prodhimit të mbetjeve. Në procesin e përgatitjes së projekteve të reja dhe të diskutimit të projekteve të ndërtimit, që mund të rrezikojnë mjedisin, duhet pasur parasysh të bëhet një vlerësim i ndikimit në mjedis (VNM). Qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në diskutimet publike dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre. Parimi i afërsisë me burimin- si qëllim ka që prodhimi i të mirave materiale dhe kryerja e shërbimeve të ndryshme të bëhen në mënyrë të tillë që sasitë më të mëdha të mbetjeve të depozitohen sa më afër që të jetë e mundur vendeve nga janë marrë lëndët e para dhe burimet energjetike. P.sh. nxjerrja e mineralit nga minierat duhet bërë në afërsi të minierës dhe produkti që del në trajtën e mbetjeve duhet rikthyer po aty. Për më tepër, kjo do të zvogëlojë edhe shpenzimet e transportit deri në fabrikat e prodhimit. KIMIKATET Me kimikate kuptohen të gjitha substancat që kanë përbërje molekulare të definuar. Shikuar nga kjo perspektivë, pothuaj se të gjitha format e materies në natyrë janë një formë e kimikateve, e që paraqiten si rezultat i kombinimeve të ndryshme të mbi 100 elementeve kimike. Graf.2 Përqindja e mbeturinave sipas llojeve në Kosovë, 2012
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 12 Sipas Konventës së Roterdamit9 kimikat definohet "një substance e cila vetvetiu ose në përzierje ose përgatitje, e cila përpunohet ose merret nga natyra por që nuk përfshin ndonjë organizëm të gjallë. Këto përfshijnë pestididet (përfshirë ato me formulime me rrezikshmëri të kufizuar të pesticideve) dhe kimikatet industriale”. Përfitimet apo dëmet që mund të ketë një organizëm nga një kimikat i caktuar varet nga kryesisht nga: sasia të cilin ai organizëm e merr nga mjedisi i jashtëm, koncentrimi i tij në organizëm, kohëzgjatja e ekspozimit si dhe mënyra e ekspozimit. Sasia e përgjithshme të cilën organizmi e merr quhet dozë. Me koncentrim të kimikateve në organizëm kuptojmë sasinë e tyre në raport me madhësinë e trupit. Se sa do të jetë i rrezikshëm ndikimi i kimikateve varet edhe nga mënyra e ekspozimit. Në rast të ekspozimit vetëm njëherë, sasia e kimikatit të pranuar dhe mënyra e reagimit të organizmit do të përcaktojnë edhe shkallën e rrezikshmërisë. Në raste të më shumë ekspozimeve, përveç sasisë së kimikateve ndikon edhe frekuenca e ekspozimeve ndaj kimikateve. Zhvillimi ekonomik po nxit një progres të madh të industrisë kimike. Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 10 milionë përbërje kimike qofshin ato natyrore apo artificiale. Rreth 100.000 prej tyre janë prodhuar për t’u shitur dhe çdo vit llogaritet se në treg futen rreth 2000 kimikate të reja. Vlerësimet kanë treguar se prodhimi botëror i kimikateve në aspektin sasior është rreth 400 milionë ton. Evropa është një nga rajonet më të mëdha në botë për prodhimin e kimikateve, duke siguruar 38% të kësaj sasie Përdorimi i kimikateve Kimikatet janë një çështje që duhet marrë në konsideratë pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre gjenden në produkte konsumi të përditshëm dhe prej andej përfundojnë në mjedis. Shumë kimikate shkarkohen drejt e në mjedis ose hidhen mbas përdorimit. Produktet helmuese që janë veti ose pjesë e vetive kimike të kimikateve mund të gjenden në ajër, në ujë, në tokë, organizmat e gjallë dhe në ushqimin që ne hamë. Përbërja komplekse e produkteve kimike dhe vendi që ato zënë në zhvillim nuk janë trajtuar në mënyrë sistematike këto vitet e fundit, sidomos në lidhje me ndikimin që ato kanë në mjedis. Gjithsesi, efekte serioze dhe të padëshirueshme janë dalluar dhe zbuluar në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Në përgjithësi kimikatet përmbajnë substanca që në një formë janë të rrezikshme për njeriun. Se sa një kimikat është i rrezikshëm për njerëzit dhe për ekosistemet varet nga vetitë, forma, gjendja në të cilën ai ndodhet në mjedis, nga përqendrimi i tij dhe nga periudha e ekspozimit maksimal. 9 Konventa e Roterdamit (The 2004 Rotterdam Convention on the Prior Informed Consent Procedure for Certain Hazardous Chemicals and Pesticides in International Trade, http://www.pic.int/ Lloji Numri Kimikate industriale 72,000 Kimikate të reja (në vit) 2,000 Pesticide 600 Aditive të ushqimit 8,700 Përbërsit e kozmetikës 7,500 Medikamentet njerëzore 3,300 SHBA 28% Japonia 15% Pjesa tjetër e Azisë 12% BE 31% Evropa Qendrore dhe Lindore 6% Amerika Latine 4% Pjesa tjetër e botës 4% Tab.2 Numri i kimikateve sipas llojeve kryesore (Burimi: EPA) Tab. 3 Prodhimi botëror i kimikateve në % (Burimi: CEFIC)
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 13 Kështu p.sh. pesticidet, që vite më përpara janë konsideruar si kimikate triumfuese ndaj natyrës dhe si shumë të dobishme në këtë aspekt për njeriun, tashmë, janë vendosur në listën e zezë në disa shtete, siq është rasti i DDT. Në vitin 1948, kimisti zviceran Paul Muller, fitoi çmimin Nobel për krijimin e diklordifenil-trikloretanit, i njohur me inicialet DDT. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarakët dhe civilët përdorën DDT për të shmangur malarien dhe sëmundjet që shkaktonin insektet. Në SHBA, gjatë viteve 1950-1960, fermerët spërkatnin me DDT lirisht të mbjellat e tyre, për të luftuar insektet dëmtuese10. DDT-ja, fillimisht, u konsiderua si një mrekulli për shëndetin e njerëzve, meqë luftonte sëmundjet si malaria. Por, më vonë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) DDT u konsiderua si një lëndë e rrezikshme për shëndetin publik madje edhe në sasi të vogla. Problemi kryesor i përdorimit është aftësia e saj për bioakumulim në indet dhjamore. Ishte libri i Rachel Carson “Silent spring” që çoi deri në ndalimin e përdorimit të DDT në SHBA, kur u pa zvogëlim i populacioneve të shpendëve në zonat ku përdorej DDT. Sot, vetëm pak vende prodhojnë ende DDT, dhe 30 shtete e përdorin atë për të kontrolluar malarien. Rreth 4 fëmijë vdesin në çdo minutë nga malaria, kryesisht, në Saharanë afrikano-jugore, gjë e cila bën të debatojnë një numër i madh doktorësh nëse DDT-ja ngelet ende arma më e mirë për të luftuar këtë sëmundje (në disa zona të Indisë dhe në Amerikën Jugore mushkonjat janë bërë rezistent ndaj DDT-së). Kjo mund të jetë e vërtetë, përderisa sot nuk janë gjetur mundësi më të vlefshme për të luftuar këtë sëmundje. Pra ky është shembulli më markant i lëvizjes së rolit të një kimikatit të caktuar prej njërit ekstrem në tjetrin. 10 Anne Platt McGinn, Instituti Worldwatch” Vlerësimi i gjendjes së Botës 2000 (State of the World 2000) Tab. 4 Lista e kimikateve POP-s që i mbulon Konventa e POP-seve Kimikati POP-s Përshkrimi Aldrin Pesticid që përdoret në tokë për mbytjen e termiteve, karkalecave, krimbat e rrënjëve të drithërave dhe insektet Chlordane Përdoret kundër termiteve dhe një spektri të gjërë insekticidesh DDT Në Luftën e II Botërore është përdor kundër malaries, tifos dhe sëmundjeve tjera nga insektet. Dieldrini Përdoret zakonisht për kontrollin e termiteve dhe dëmtuesve të tekstilit, sëmundjeve të shkaktuara nga insektet dhe kundër insekteve që jetojnë në tokat bujqësore. Dioksinat Prodhohen përmes djegies jo të plotë të materieve organike, djegies së derivateve të makinave si dhe gjatë prodhimit të pesticideve dhe kimikateve tjera. Endrini Insekticid që shpërndahet në gjethet e drithrave dhe pambukut. Përdoret gjithashtu për kontrollin e minjëve dhe brejtësve të tjerë. Furanet Komponime që prodhohen gjatë proceseve të njëjta sikurse dioksinat, e poashtu gjenden në përbërjet komerciale të PCBve. Haptaklori Përdoret kundër insekteve dhe termiteve, karkalecave e poashtu përdoret edhe kundër mushkajave malarike. Heptaklor Benzeni HCB HCB përdoret kundër kërpudhave që sulmojnë bimët (fungicid). Prodhohet si nusprodukt gjatë përpunimit të kimikateve të caktuara dhe rezultat i djegies jo të plotë si në rastin e furaneve dhe dioksinave. Mirexi Insekticid që aplikohet për të luftuar milingonat dhe termitet. Poashtu përdoret si frenues i ndezjes në materialet e plastikës, gomës dhe elektrike. PCB-t Poliklorbifenilet Komponime industrial që përdoren si lëngje për shkëmbimin e nxehtësisë, në transformatorët elektrik, si aditiv në ngjyra, plastik etj. . Toxafeni Insekticid (campheclor) që përdoret në pambuk, drithra, frute dhe perime. Poashtu përdoret edhe për kontrollon e morrave dhe pleshtave në bagëti.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 14 Ndarja dhe klasifikimi i kimikateve Numri i kimikateve është i madh, dhe jo të gjitha janë me të njëjtin nivel të rrezikshmërisë për mjedisin. Në këtë aspekt, më të rrezikshmet janë ndotësit e qëndrueshëm organik POP-s (persistent organic pollutants). POP-s veprojnë si pesticide të forta dhe kanë përdorim të gjerë në industri. Disa prej tyre krijohen si nën-produkte të proceseve industriale, ndërsa që shkalla e rrezikshmërisë së tyre ndryshon prej njërit kimikat në tjetrin. Të gjitha POP-set kanë 4 veçori të përbashkëta: kanë toksiciteti të lartë; janë të qëndrueshëm dhe duhen vite të tëra që të transformohen në substanca më pak të rrezikshme; avullohen dhe kështu udhëtojnë në distanca të mëdha përmes ujit ose ajrit; dhe akumulohen në indet dhjamore. Ky është një kombinim shumë i rrezikshëm e sidomos qëndrueshmëria dhe mobiliteti i bëjnë ato të gjinden gjithkund në botë madje edhe në Arktik dhe Antarktik11 . Akumulimi i tyre në indet dhjamore njihet si bioakumulim që d.t.th se kimikate njëherë shpërndahet gjerë e depërton thellë duke u koncentruar më pas në organizmat që konsumohen nga organizmat tjerë dhe duke hyrë në zinxhirin ushqimor: peshqit, shpendët grabitqar, gjitarët (p.sh. balenat) dhe në fund vet njeriu. Kimikatet, në këtë mënyrë arrijnë zmadhimin e nivelit të tyre të ndikimit madje edhe me mijëra herë në raport me nivelin bazë. Për më rëndë këto kimikate, gjatë shtatëzanisë dhe ushqimit me gji, shpesh përcillen në gjeneratën e ardhshme, madje në kohën kur strukturat e organizmit dhe mekanizmat e imunitetit janë shumë të paqëndrueshme. Problemet e mëdha të shkaktuar nga kimikatet, kanë nxitur përpjekjet në nivel global nxjerrjen e një konvente e veçantë për POP-s dhe e cila synon ndalimin e përdorimit të 12 prej kimikateve më të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut (Tab)12. Prej tyre 8 janë pesticide, dy janë produkte industriale (PCB-t dhe HCB-t), dhe dy janë nënprodukte të proceseve të djegies: furanet dhe dioksinat. Ka shumë kimikate që njeriu para syve dhe në përdorim të përditshëm siq janë: insekticide, pesticidet, fungicidet, pastruesit antibakterial të banjës, detergjentet e rrobave dhe zbardhuesit, ngjyrat e ndryshme, derivatet dhe vajrat e makinave, anti-ngrirësit etj. Përhapja e kimikateve në hapësira të ndryshme të mjedisit Zbulimi i rrugëve që ndjekin disa kimikate në mjedis shpesh paraqitet i ndërlikuar, nga fakti se të njëjtat produkte kimike mund të ndeshen dhe në natyrë. Sapo shkarkohen në mjedis, ndërhyjnë në ciklet bio-gjeokimike të biosferës dhe këtu fillon edhe veprimi negativ i tyre ndaj shëndetit të njeriut dhe ekosistemit. Në ajër- Ajri është një nga bartësit kryesorë të kimikateve pasi që lirohen në ajër gjatë proceset e djegies. Lëvizja e tyre nga ajri ndodh nëpërmjet proceseve të ndryshme: foto-degradimi, sedimentimi i pjesëshëm dhe reshjet. Substancat jo të degradueshme lehtë mund të ndjekin qarkullimin atmosferik në një masë të gjerë (p.sh. përhapja e hidrokarbureve halogjenike, e pesticideve dhe PCB-ve në zonat polare, larg nga burimet e tyre industriale apo bujqësore). Në ujë-Mjedisi ujor është mjedisi parësor ku kryhen shkarkimet e kimikateve me origjinë industriale apo shtëpiake, që janë derdhur nëpër tubacionet e shkarkimeve të ujërave pas përdorimit të tyre, si p.sh. detergjentet. Rrjedhja nga sistemet e kanalizimeve komunale apo industriale, nga deponitë e mbeturinave, nga cisternat apo nga derdhjet për arsye aksidentale mund të shkaktojë ndotje të ujërave sipërfaqësorë apo nëntokësorë. Depërtimi dhe lëvizja e substancave kimike në ujë kushtëzohet nga karakteristikat e tyre kimike dhe fiziko- kimike. 11 http://chm.pops.int/Portals/0/Repository/CHM-general/UNEP-POPS-CHM-GUID-RIDDING.English.PDF 12 http://www.pops.int/
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 15 Në tokë- dheu është një mjedis, i cili ndotet nga kimikatet që dalin gjatë proceseve të djegies së mbeturinave, përdorimit të pesticideve, nga deponitë dhe metoda të tjera të depozitimit të mbeturinave, si dhe nga rrjedhjet që ndodhin nga stacionet e naftës, zonat industriale apo në raste aksidentesh. Dheu shërben si rezervuar për shumë kimikate me lidhje toksikologjike, si metale të rënda. Pjesë të gërryera të tokës mund të shërbejnë si burime sekondare, nga të cilat kimikatet organike dhe inorganike çlirohen në ajër, në ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë për të përfunduar, së fundmi, në det. Nëpërmes bimëve dhe kafshëve- Bimët dhe kafshët jo vetëm që janë recipient të ndotjes, dëmtohen nga substancat kimike, por ato mundësojnë, gjithashtu, përhapjen e tyre në disa mënyra. Disa përbërje organike halogjenësh përthithen nga lëndët yndyrore organike, siç ndodh me qumështin e gjitarëve. Kimikatet në Kosovë Kimikatet në përgjithësi janë substanca kimike që përdorën në bujqësi (pesticide, insekticide), për dezinfektim (insekticide, rodenticide), për qëllime industriale dhe shkencore. Sipas shkallës së rrezikshmërisë kimikatet ndahen në: kimikate të parrezikshme dhe kimikate të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Kuptimet e nocioneve që përdorën më së shpeshti kur kemi të bëjmë me kemikate janë: Kimikate - nënkuptohen substancat dhe përzierjet (preparatet) kimike. Substanca - nënkuptohet elementet kimike ose bashkëdyzimet e tyre në gjendje natyrore, ose të përfituara nga ndonjë proces prodhimi, duke përfshirë çdo lëndë shtesë të nevojshme që shërben për ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre, përkatësisht papastërtitë që rrjedhin nga procesi i prodhimit, duke përjashtuar çdo tretës që mund të ndahet pa ndryshuar qëndrueshmërinë e substancës apo përbërjen e saj. Përzierje - nënkuptohet një përzierje ose tretësirë e përbërë nga dy ose më shumë substancash kimike (fjala “preparat” e përdorur deri me tani ka kuptimin e njëjtë dhe duhet të zëvendësohet me fjalën “përzierje” sipas Rregullores EC 1272/2008). Produkte biocide- nënkuptohen preparatet kimike që përmbajnë një apo më shumë substanca active me qëllim të shkatërrimit, eliminimit apo parandalimit të organizmave të dëmshëm pa shkaktuar efekte të dëmshme në organizmat e tjerë ose në mjedis. Në Republikën e Kosovës nuk ka prodhim të madh të kimikateve pos disa kompanive me kapacitet të ulët të prodhimit sikur janë fabrika për prodhimin e ngjyrave dhe llaqeve. Kimikatet të cilat përdoren në veprimtari të ndryshme në Kosovë zakonisht importohen nga firma të kontraktuara. Për importimin e kimikateve të rrezikshme paraprakisht nevojitet të kërkohet Leje për import nga MMPH, e cila është e nevojshme në pikat kufitare në Doganën e Kosovës. Kimikatet në Kosovë zakonisht përdoren për nevojat e kompanive të mëdha si KEK-ut, Trepçës, por edhe për nevojat e kompanive tjera. Pas viti 1999, mbeturinat nga kimikatet janë deponuar në shumë vende të ndryshme të Kosovës si depo, garazha apo podrume pa ndonjë standard për ruajtjen e tyre. Mbetjet e kimikateve më përbërje të ndryshme janë si produkt i prodhimit industrial. Depot me mbetjet e kimikateve monitorohen gjatë tërë vitit nga KFOR, FSK, dhe Inspektorati Mjedisore i MMPH-së13 . 13 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_per_mbeturina_dhe_kemikate_2014_shqip.pdf
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 16 ZHURMA Deri në vitet 1970, zhurma më shumë është trajtuar si një “telash” se sa një problem mjedisor. Kjo ngase aftësia për të dëgjuar tinguj është një funksion jetësor për mbijetesën dhe për komunikimin e njerëzve, megjithatë jo të gjithë tingujt janë të dëshirueshëm. Në kuptimin e thjeshtë me zhurmë nënkuptohet çdo lloj tingulli i padëshirueshëm. Tingujt e padëshiruar, për të cilët përdoret zakonisht termi zhurmë, zakonisht, e kanë burimin nga aktivitetet njerëzore si: -sistemi i transportit: zhurmat nga makinat motorike, aeroplanët, trenat. - planifikimi joadekuat urban: kur vendbanimet ndodhen afër objekteve industriale; dhe - kryerja e punëve të zyrës dhe atyre shtëpiake. Njësia fizike për matjen e presionit të zërit në vesh quhet decibel dhe shënohet me dB. Pragu i dëgjimit te njeriu i shëndoshë është 0 dB, ndërsa pragu i dhimbjes së veshit në raste të ekspozimit të përnjëhershëm është në 130 dB14 , ndërsa që në raste të ekspozimit afatgjatë ai zbret në 85 dB. Me ndotje nga zhurma kuptojmë tingujt e krijuar nga njeriu ose makineria dhe të cilët e prishin aktivitetin normal jetësor të njeriut ose kafshëve. Burimet e zhurmave Burimet më të mëdha të zhurmës janë: trafiku rrugor, trafiku ajror, trafiku hekurudhor, industria dhe aktivitetet çlodhëse. Zhurmat e trafikut rrugorNë Evropë trafiku rrugor është përgjegjës për përqindjen më të lartë të ekspozimit ndaj niveleve të zhurmës më të mëdha se 55 dB. Ky fakt mund t’i kushtohet rritjes së fluksit të trafikut dekadave të fundit, që është kompensuar nëpërmjet kontrollit të motorëve, e cila rezulton me zvogëlim të niveleve të zhurmës në mjetet rrugore. Sot burimi kryesor i zhurmës së trafikut është zhurma e gomave të automjeteve, kur shpejtësia është mbi 40 km në orë. Zhurma nga trafiku ajror- konsiderohet ekspozim më i ulët se ai i trafikut rrugor. Dy prirje përcaktohen si vendimtare në të tashmen dhe të ardhmen e niveleve të zhurmave që shkaktohen nga trafiku ajror: rritja e përdorimit të aeroplanëve më pak të zhurmshëm dhe një rritje e shpejtë 14 http://en.wikipedia.org/wiki/Sound_pressure_level#Examples_of_sound_pressure_and_sound_pressure_levels Tab. 5 Nivelet e zhurmës nga disa aktivite në natyrë Aktiviteti Distanca Niveli Pragu i dëgjimit / 0 dB Fëshfërimë e lehtë gjethesh, frymëmarrja normale / 10 dB Biseda normale në mjedise të mbyllura 1 m 50 dB Rruga kryesore me trafik 10m 80-90 dB Motoçikleta në ecje (50 km/orë) 10m 75-100 dB Kompresori 1m 100 dB Diskotekë / 85-103 dB Avioni në ngritje 100m 110-140 dB Krisma e pushkës 1m 140 dB Motori i avionit 30m 150 dB Dëmtime të mundshme të dëgjimit 120-140 dB
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 17 e përdorimit të trafikut ajror. Me këtë problem ballafaqohen kryesisht vendbanimet pranë aeroporteve. Zhurma e trafikut hekurudhor- Në përgjithësi, kjo zhurmë është gjykuar më pak e bezdisshme për njerëzit se zhurma e trafikut rrugor, veçanërisht gjatë orëve të natës. Gjithsesi, shtrirja dhe zgjerimi i planifikuar i rrjetit hekurudhor do të rrisë numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmës. Zhurma nga aktiviteti industrial- Zhurma industriale është një problem mjedisor i neglizhueshëm edhe pse ekspozimi mund të shkaktojë bezdisje, stres dhe të ndikojë në gjendjen emocionale. Zhurma vjen nga të gjitha burimet e aktiviteteve industriale, duke filluar nga repartet e vogla deri te fabrikat e mëdha dhe industria e rëndë, gjithashtu. Aktivitetet argëtuese- Zhurma e madhe nga veprimtaritë e argëtimit tenton të mbyllet brenda burimeve lokale, siç janë fushat sportive, parqet e pushimit, diskotekat dhe mbrëmjet muzikore. Ka edhe disa format e reja të prodhimit të zhurmës që lidhen me turizmin dhe veprimtaritë argëtuese, si garat e motorëve, përdorimi i motobarkave të shpejta dhe të motorëve ujorë krijojnë zhurma që i bezdisin pushuesit. Efektet e zhurmës Efektet e zhurmës kanë ndikim të gjerë në jetën dhe shëndetin e njeriut por edhe të shtazëve përderisa nuk janë studiuar ende mirë efektet negative të zhurmës në botën bimore15 . Efektet në shëndetin njerëzor- Zhurma mund të ndikoj në njeriun edhe në shëndet por edhe në aspektin e sjelljes së tij, pra ka efekte fiziologjike dhe psikologjike. Disa nga efektet kryesore të zhurmës janë shqetësimi, bezdisja dhe agresivitet, hipertension, stresi, pagjumësinë etj16 . Ekspozimi kronik në zhurmë dhe në nivele të larta të saj mund të shkaktoj edhe humbjen e dëgjimit. Është llogaritur që rreth 65% e popullsisë në Evropë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmave (55 dB në 24 orë) që shkaktojnë bezdi dhe çrregullime. Rreth 10 milionë njerëz në Evropë llogaritet se janë të ekspozuar ndaj niveleve të papranueshme të zhurmës (75 dB për 24 orë). Në qytetet e mëdha përqindja e njerëzve të ekspozuar ndaj niveleve të papranueshme është 2-3 herë më e lartë se mesatarja. Nivelet e zhurmave të jashtme nuk duhet t’i kalojnë 65 dB gjatë ditës, kurse në zonat e reja të banuara nuk duhet t’i kalojnë 55 dB. Efektet në ekosisteme- Zhurma gjithashtu mund të ketë efekte të dëmshme për shtazët duke shkaktuar stres dhe rrit rrezikun e vdekshmërisë. Një ndikim tjetër i zhurmës është ajo që shkakton zvogëlimin e habitateve për shtazët, të cilat duke mos mund të durojnë zhurmat ikin nga habitate origjinale dhe mund të jenë të kërcënuara. Një rast i tillë është vdekja e disa llojeve të balenave bregdetare nga zhurmat e zhurmuesve ushtarak në detra17 . URBANIZIMI Një nga problemet kryesore të ekologjisë humane janë vendbanimet të cilat karakterizohen si njësi organizative dhe paraqesin fundamentin për jetën e njerzëve si qenie shoqërore. Njerëzimi kaloi rrugë të gjatë nga strehimi natyror në shpella, në drunj, kasolle e deri te shtëpia e ndërtuar me material të fortë. Zhvillimi i shoqërisës njerzore lidhet direct me zhvillimin e vendbanimeve, themelimi dhe zgjerimi i të cilave nënkupton formimin e civilizimit. Historikisht në zhvillimin e 15 Wilson, Charles E. (2006), Noise Control, Malabar, FL, United States: Krieger Publishing Company. 16 Karl D. Kryter, The Effects of Noise on Man , Academic Press (1985) 17 http://www.onr.navy.mil/sci_tech/34/341/docs/proceed.pdf
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 18 njeriut janë zhvilluar fshtrat dhe paraqesin formën fillestare të vendbanimeve e më vonë qytetet si rezultat i ndërlikeshmërisë së aktiviteteve ekonomike dhe koncentrimit të populates rreth tyre. Vendbanimet njerëzore si rregull janë themeluar në vendet më të përshtatshme natyrore që sollën ndryshime rrënjore në ekosistem si: zënia e sipërfaqebe të mëdha të tokës në dëm të natyrës, zhdukja e ekosistemeve natyrore, rrezikimi i biodiversitetit, rëndimi i gjendjes së mjedisit dhe ndryshimet e klimës. Llogaritet se për vendbanimet e sotme janë degraduar rreth 2 miliard ha tokë. Vendbanimet njerëzore në përgjithësi ndahen në: vendbanime urbane dhe rurale. Vendbanime rurale- të vendosura jashtë qyteteve e metropoleve, dhe me popullatë nën 10,000 banorë. Këtu bëjnë pjesë fshatrat. Vendbanime urbane- janë zona banimi me densitet shumë më të rritur të popullatës në krahasim me rrethinën e saj. Vendbanimet urbane mund të ndahen në: metropole- me popullatë zakonisht mbi 1 milion banorë dhe qytete- me popullatë mbi 100,000 banorë. Rreth 2/3 e popullatës botërore urbane tashmë jetojnë në qytetet nën 1 milion, ndërsa që qytetet mbi 10 milionëshe (megalopoliset) janë në shtim e sipër: në vitin 1975 ishin vetëm 5 të tilla, në vitin 1995, ishin 15, ndërsa që në vitin 2015 pritet të jenë 26. Zona e parë urbane në botë u shfaq 8.000 vjet më parë diku në Azinë Jugperëndimore. Për herë të parë në histori, njerëzit u vendosën së bashku në vendbanime të përhershme dhe mblodhën të mirat e një fuqie punëtore. Gjithsesi, shumë njerëz vazhduan të jetonin në zonat rurale. Disa shekuj më parë, përparimet në bujqësi çuan në një rritje dramatike të prodhimeve ushqimore. Njerëzit lëvizën nga periferia në qytete, sepse nevojiteshin më pak fermerë dhe në qytete kishte mundësi më të mëdha punësimi. Sot globalizimi i industrisë dhe koncentrimi i tregtisë në qytete është duke e stimuluar gjithnjë shumë urbanizmin global. Kështu popullata urbane në nivel global në vitin 1950 numëronte vetëm 29%, në vitin 1985 u ngrit në 47% ndërsa në vitin 2014 ishte rreth 54%19 . Venbanimet e para të ndërtuara në Evropë janë shfaqur para rreth 6,000 vjetësh në brigjet përendimore të Detit Egje, të ndërtuara nga ardhacakët e Azisë së Vogël. Më pas popullimi në Evropë zgjerohet prej jugut drejt veriu në luginat e lumenjëve dhe bregdetin e Mesdheut. Zhvillimi më i vrullshëm urban në Evropë ndodh në shek. e XI si rezultat i zhvillimit të bujqësisë dhe tregtisë. 18 http://www.newgeography.com/content/005219-largest-cities-world-2016 19 http://esa.un.org/unpd/wup/Publications/Files/WUP2014-Highlights.pdf Graf.3 Raporti mes popullatës urbane dhe rurale me 201618
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 19 Qytetet mund të klasifikohen sipas pozitës së tyre gjeografike, klimës dhe gjendjes, por edhe sipas popullimit, strukturës shoqërore dhe aktiviteteve ekonomike. Të gjitha këto kritere ndikojnë në mjedisin urban. Sot, si rrjedhim i mbipopullimit të qyteteve dhe shtrirjes së madhe të tyre, po dalin shumë probleme serioze lidhur me ndikimin e këtyre zonave urbane me sipërfaqe të kufizuara mbi mjedisin. Përderisa në zonat urbane qasja në ujë të pijes dhe shërbime tjera përcjellëse është më i mirë se në ato rurale, aty ka edhe probleme tjera. Rreth gjysma e popullatës urbane të shteteve në zhvillim, jetojnë në lagje të varfëra dhe vendbanime joformale me shërbime shumë të kufizuara. Kjo stërmbushje krijon parakushtet për epidemitë e ndryshme si tuberkulozi, diarea dhe sëmundjet tjera të transmetueshme. Kështu në Karaqi të Indisë (me 10 milion banorë dhe që rritet me gjysmë milioni çdo vit) 40% e popullatës jetojnë në lagje të varfëra dhe 1 në 5 foshnja vdes pa plotësuar vitin e parë të jetës. Në nivel global, rreth 1 miliard njerëz që jetojnë në zona urbane ku ndotja e ajrit i tejkalon nivelet e lejuara. Nga kjo vetëm nga sëmundja e mushkërive në Kinë vdesin rreth gjysmë milioni njerëz. Përndryshe qytetet e kanë edhe zonën e ndikimit shumë më të madhe se sa sipërfaqja e tyre, në radhë të parë sa i përket shfrytëzimit të resurseve ushqimore dhe materialeve tjera bazë si konsumimin e ujit dhe pyjeve. Në aspektin lokal si rrjedhojë qytetet shkaktojnë ndryshime të mëdha në ekosistemet natyrore përmes ndotjes së ujërave dhe ujërave bregdetare, degradimin dhe shfrytëzimin e tokës etj. Treguesit urban Ndërtimet urbane dhe toka e përdorur janë ndryshime të rëndësishme që ndikojnë në cilësinë e mjedisit urban dhe të vendbanimeve urbane. Të përshkruash bashkëveprimin midis sistemeve urbane dhe mjedisit, gjithsesi është një detyrë e vështirë për shkak të kompleksitetit të marrëdhënieve midis përbërësve fizikë, socialë dhe ekonomikë të tyre. Mjedisi urban mund të vlerësohet sipas një numri treguesish: a. struktura urbane- ku bën pjesë numri i banorëve, dendësia e popullsisë, hapësirat e zëna të tokës në qytet, zonat e ripërtërira urbane dhe lëvizjet urbane. b. lëvizjet e popullsisë për në zona urbane- që përcillen me rritje e konsumit të ujit, energjisë, materialeve dhe produkteve në njërën anë, si dhe nga rritje prodhimi dhe shkarkimet e mbeturinave në anën tjetër. Është llogaritur se një qytet 1 milionësh brenda një dite konsumon afërsisht sipas Tabelës 18. Tab.6 Konsumi dhe gjenerimi i një qyteti një milionësh brenda një dite Konsumon Prodhon 11,500 t lëndë djegëse fosile 25,000 t dyoksid karboni 320,000 t ujë 300,000 t ujëra të zeza 2,000 t ushqim 1.600 t mbetje të ngurta
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 20 3. Cilësia e mjedisit urban- që lidhet me aspekte jetësore si cilësia e ajrit dhe ujit, siguria në trafik, strehimi, jeta e gjallë natyrore në qytete, si dhe nga mundësia për hapësira të gjelbra dhe larg zhurmës. Sot për herë të parë në histori shumica e popullatës botërore është urbane. Qytetet zënë vetëm 2% të sipërfaqes së Tokës, mirëpo ofrojnë strehim për rreth 50% të popullsisë botërore, ndërsa që shfrytëzojnë rreth 75% të resurseve natyrore botërore. Më shumë se 2/3 popullsisë së Evropës tani jeton në zona urbane. Agjencia Evropiane e Mjedisit ndan indikatorët mjedisor në 3 komponentë kryesore që njihet si PSR (pressure-state-response). Këta 3 komponentë kanë një lidhje logjike: presionet e ndryshojnë gjendjen, ndërsa ndryshimi i gjendjes kërkon përgjigje. Qyteti është si një ekosistem, me strukturën, dinamizmin dhe metabolizmin e vet. Ashtu si ajri dhe toka e një pylli do të marrin formën që do t’u japin bimët dhe kafshët që jetojnë në këtë mjedis, po kështu edhe ndryshimet që dallojnë mjedisin urban përcaktohen nga struktura e aktiviteteve që zhvillohen në këtë mjedis. Densiteti i popullsisë urbane,
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 21 lëvizjet dhe mënyra e jetesës, ndikojnë drejtpërdrejt në nevojën për hapësirë dhe në kërkesën për më shumë burime natyrore. Qytetet në mentalitetin njerëzor në vendet në zhvillim nënkuptojnë jetë më të mirë. Përqëndrimi i lartë i popullsisë dhe i aktiviteteve bëjnë që qytetet sot të konsiderohen si shkaktarët më të mëdhenj të sfidave mjedisore lokale, rajonale dhe globale. Qytetet mund të definohen edhe si ekosisteme kulturore sepse në to përqendrohen infrastrukturës edukative e kulturore si: biblioteke, teatro, qendra tregtare, kulturore e sportive Nga ana tjetër, në këto zona urbane ekzistojnë mundësitë e vetme të përdorimit efikas të energjisë dhe të burimeve kështu që shumë probleme mjedisore mund të adresohen dhe të zgjidhen në mënyrë më efektive në qytete. Rritja e vëmendjes ndaj strukturave dhe modeleve të zonave urbane dhe marrëdhënieve për përdorim të burimeve natyrore do të jetë thelbësore për të vlerësuar dhe për të matur ndikimin në mjedisin lokal dhe global, si dhe për të zbuluar alternativa të qëndrueshme për zhvillimin urban. Urbanizmi në Kosovë Lëvizjet e popullsisë kanë ndikuar në ndryshimin e raporteve popullsi urban dhe rurale. Në periudhën 1948-1991 në Kosovë ka pasur rritje edhe të popullsisë urbane edhe të asaj rurale mirëpo rritja e popullsisë urbane është shumë më e shpejtë. Si pasoj e emigrimeve masive dhe humbjeve në luftën e vitit 1999, popullsia e Kosovës për herë të parë në periudhën 1991-2011 karakterizohet me tendencë të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë për -13.8%, popullsisë urbane për -9.8 % dhe popullsisë rurale -16.1%. Gjatë gjithë periudhës në vështrim popullsia rurale dominon në numrin e popullsinë së përgjithshme. Në vitin 2011 popullsia urbane përbënte 38 % të popullsisë kurse ajo rurale 61.9% (1981-32.5%) ndërsa në vitin 1948 popullsia urbane përbënte vetëm 9.7% të popullsisë së përgjithshme. Në krahasim me vitin 1948, në vitin 2011 popullsia e përgjithshme tregon rritje për 137.3 %, popullsia rurale 62.9 %, kurse popullsia urbane tregon rritje prej 827.4 %. Pra trendët e rritjes se popullsisë urbane kanë qenë shumë me të shpejta se sa të popullsisë së përgjithshme dhe asaj rural. Sa i përket pjesëmarrjes në popullsinë e përgjithshme, popullsia urbane shkallën më të lartë të rritjes e arrin në periudhën 1961-71 dhe 1971-’81, kur përqindja e popullsish urbane rritet nga 19.5 % në 26.9%, respektivisht nga 26.9% në 32.5%. Krahas rritjes së popullsisë urbanë është rritur edhe sipërfaqja e përgjithshme e vendbanimeve. Vetëm nga vitit 2002 deri në vitin 2012, vlerësohet që në Kosovë sipërfaqet e vendbanimeve janë rritur për rreth 8000 ha. Krahasuar me
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 22 vendet tjera të Evropës, Kosova ka dukshëm më pak sipërfaqe të banueshme (vendbanime), që përbëjnë vetëm rreth 4% të sipërfaqes së përgjithshme, ndërkohë që dendësia e banorëve për kilometër katrorë vlerësohet te jetë ndër më të lartat në Evropës me rreth 170 banorë për një kilometer katror20 . Edhe pse mjediset urbane në disa aspekte ofrojnë përparësi në krahasim me mjediset rurale (janë më kompakte, zënë sipërfaqe më të vogla për kokë banori, kanë efikasitet në shpërndarjen e ujit, rrymës, rrugëve dhe shërbime më të mira për mbeturina etj) ndikimi i tyre negative në mjedis është shumë më i madhë në krahasim me mjediset rurale. Sidomos ndikimi negative në mjedis rritet me emigrimet e pa kontrolluara të cilat shfaqen përmes: rritjes së dendësisë (mbipopullimi), të viseve urbane dhe depopullimit të viseve rurale, ndërtimet pa kritere urbanistike në periferi, me mungesë të infrastrukturës, vështirësi në strehim, në shërbimet e mbledhjes së mbeturinave, hedhja e pa kontrolluar e hedhurinave të ndërtimeve, rritja e sasisë së ujërave të zeza që përfundojnë pa trajtim ne mjedisit natyrore. Pastaj vijnë edhe problemet socio-ekonomike siç janë: rritja e papunësisë, mungesa e shërbimeve cilësore shëndetësore, gjendja higjienike, mbingarkesa e institucioneve shkollore në qytete dhe braktisja e atyre në fshatra siç është rasti me zonat kodrinore-malore të Kosovës. Komunikacioni në mjediset urbane është shumë më i dendur dhe është burim i madh i ndotjes së ambientit: ajrit për shkak të zhvillimit të vrullshëm të sektorit të transportit, të përdorimit në shkallë të madhe të automjeteve të vjetra, furnizimi i kufizuar me ujë, zvogëlimi i sipërfaqeve të gjelbëra ne qytete etj. Të gjithë këta faktorë ushtrojnë ndikimin e tyre edhe në cilësinë e ajrit dhe ujit të cilët janë tregues shumë të rëndësishëm të ndotjes së mjedisit. 20 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Final_shqipja.pdf