The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by lamirshkurti, 2016-08-06 02:48:06

katallogu_punesohu_d

katallogu_punesohu_d

KATALOGU D/ 2016

Operator i fletëzave metalike – Finlandë

Ne po kërkojmë për një punonjës si operator i fletëzave metalike. Ky vend punë përfshin
aktivitetet e prerjes së copëzave metalike. Puna kryesisht bëhet me makina programuese.
Në kërkojmë një aplikant që:

 Është profesional
 Ka dëshirë të mësojë gjëra të reja
 Ka qëndrim pozitiv
 Është fleksibil dhe është i gatshëm të punojë në ndërrime
Kërkohet që kandidati të ketë përvojë paraprake dhe të njeh mirë gjuhën angleze apo
finlandeze.
Ne ofrojmë një kontratë të përhershme pune.

Kontakti:

Ueb: http://www.hpl.fi/

KATALOGU D/ 2016

Pastrues – Finlandë

Për momentin po kërkojmë pastrues për klientin tonë që është një kompani ndërtimore.
Nëse ju keni aftësi të tjera përveç pastrimit ne do iu angazhojmë në detyra tjera dhe ju do
keni mundësi t’i zhvilloni aftësitë tuaja.
Kandidatët duhet të posedojnë patent shoferin dhe t’a njohin mirë gjuhën angleze apo
finlandeze. Përveç kësaj kërkohet që aplikantët të kenë edhe përvojë paraprake në këtë
pozitë. Në bazë të natyrës së punës kërkohet që të jeni të saktë, me vetë iniciativë dhe në
gjendje të mirë fizike. Trajnimi në këtë fushë është një avantazh. Puna është me një kontratë
6 mujore me mundësi vazhdimi.
Nëse jeni të kualifikuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni që tani.

Kontakti:

Ueb: http://www.hpl.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi – Finlandë

Ne po kërkojmë për një punëtor ndërtimi për klientin tonë në zonën e Tampere. Kjo
marrëdhënie pune zgjat dy muaj me mundësi vazhdimi. Orari i punës në javë është 40 orë
dhe fillon në orën 07.00 dhe përfundon në orën 15.30.
Detyrat e punës përfshijnë tërësi aktivitetesh në fushën e ndërtimtarisë.
Aplikantët duhet të:

 Kenë përvojë apo kualifikim në ndërtimtari
 Jenë energjik dhe një qasje pozitive ndaj punës
 Jenë të zellshëm
Ky vend punë do të plotësohet sapo të gjendet kandidati i duhur, prandaj mos pritni aplikoni
që tani sepse ju mund të jeni ky person.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi – Finlandë

Kërkojmë punëtorë në aktivitete të ndryshme ndërtimore për këtë sezonë.
Kandidati kërkohet që të jetë i motivuar dhe energjik si dhe të ketë aftësi komunikimi.
Kërkohet që të posedoni patent shoferin dhe të përvojë paraprake në këtë fushë.
Kërkohet që krahas përvojës të keni poashtu ndonjë kualifikim në këtë fushë.
Nëse menodni që jeni i kualifikuar për këtë vend pune atëherë aplikoni sa më shpejtë.

Kontakti:

Ueb: https://www.vmp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor për gropim – Finlandë

Klienti ynë po kërkon për një kandidat të kualifikuar për gropimin e tokës për projektet tona
të reja ndërtimore. Ky vend punë është i disponueshëm për një kontratë afatgjate. Puna
përfshin kryesisht gropimin e tokës dhe zhvendosjen e gurëve dhe materialeve tjera.
Aplikantët preferohet të kenë përvojë në punimin e gurit. Inxhinieria civile është avantazh. Si
rrjedhojë ne kërkojmë posedimin e patent shoferit. Ne kërkojmë një kandidat energjik dhe
spontan dhe dikë që është në gjendje të mirë fizike.
Nëse ndiheni se jeni personi i duhur për këtë vend pune aplikoni pa hezitim.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor në instalimin e klimave – Finlandë

Kërkojmë individë të kualifikuar dhe energjik për implementimin e projekteve tona ndaj
klientëve.
Ky vend punë bazohet në një kontratë 6 mujore me mundësi vazhdimi.
Kërkojmë që ju të jeni i përgjegjshëm, me vetë iniciativë, të keni gatishmëri për bashkëpunim
dhe të keni përvojë paraprake në këtë fushë.
Përveç këtyre ne kërkojmë që të keni përvojë në riparim dhe mirëmbajtje 3-5 vite.
Preferohen kandidatët me prapravije edukative në inxhinieri.
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni sa më shpejtë.

Kontakti:

Ueb: https://www.vmp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë ndihmës – Finlandë

Ne po kërkojmë për punonjës të kualifikuar të cilët mund të punojnë si punonjës ndihmës në
implementimin e projekteve tona.
Ju do kryeni disa detyra siç është pastrimi, detyra të lehta ndërtimore dhe detyra të tjera
ndihmëse.
Ne do shërbejmë si mbështetje për klientët tanë prandaj fokusohemi shumë në aftësitë tuaja
dhe cilësitë tuaja personale sidomos qëndrimin ndaj klientëve.
Ne kërkojmë që të keni përvojë paraprake në këtë fushë kurse trajnimi shtesë është
avantazh.
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune aplikoni sa me shpejtë.

Kontakti:

Ueb: www.vmp.fi

KATALOGU D/ 2016

Teknik ndërtimi – Finlandë

Për klientin tonë kërkojmë një kandidat të motivuar dhe energjik për të operuar si teknik i
ndërtimit.
Performance e të punësuarit kërkon që të operojë në disa aktivitete të ndryshme. Ju duhet të
keni qëndrim pozitiv dhe të jeni i aftë të punoni nën presion.
Kërkesat e aplikantit:

 Patent shoferin
 Njohjuri e gjuhës angleze apo finlandeze
 Përvojë paraprake
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni sa me shpejtë.

Kontakti:

Ueb: www.vmp.fi

KATALOGU D/ 2016

Teknik për ndërtimin e çative – Finlandë

Ne po kërkojmë për punonjës për ndërtimin e çative për këtë sezonë. Ju do filloni sa më
shpejt që është e mundur. Kërkohet që aplikantët të kenë përvojë paraprake në këtë fushë.
Nuk është e domosdoshme posedimi i patent shoferit mirëpo është avantazh.
Kërkohet që të keni aftësi të shkëlqyeshme komunikimi pasi që do kryeni shërbime për
klientët tanë. Kërkohet që të keni qëndrim pozitiv, dhe të jeni i qëndrueshëm fizikisht për
këtë vend pune.
Ju lutem aplikoni që tani!

Kontakti:

Ueb: http://www.hryhtiot.fi/

KATALOGU D/ 2016

Hidraulik – Finlandë

Ne po kërkojmë për një punonjës për vendosjen e gypave për klientin tonë që është
nënkontraktor i kompanive ndërtimore. Ne punësojmë vetëm hidraulikë të kualifikuar për
këtë vend pune.
Kompania merret me montimin e gypave dhe sistemeve të gypave si dhe ofron zgjidhje të
ndryshme për problemet që paraqiten në këtë fushë prandaj këto do jenë edhe detyrat tuaja
të punës.
Puna do fillojë sapo të intervistohet kandidati ideal për këtë pozitë.
Ne presim që ju të keni ndonjë kualifikim, përvojë paraprake pune dhe të jeni i orientuar në
klientë.
Aplikoni që tani që të bëheni pjesë e jona.

Kontakti:

Ueb: http://hpheimo.fi/

KATALOGU D/ 2016

Kryepunëtor - Finlandë

Ne kërkojmë për punonjës profesionistë për zonat metropolitane në Finlandë.
Ju do punoni kryesisht në zonat metropolitane dhe kërkohet që të keni aftësi organizative,
parapërgatitëse dhe planifikuese si mbikqyrës. Ne poashtu marrim pjesë në projekte të
ndryshme edhe si nën kontraktues. Si profesionistë ju duhet të siguroheni se po arrihen
objektivat apo qëllimet e kompanisë sic duhet.
Kërkohet që të keni ndonjë kualifikim universitar dhe përvojë paraprake në këtë fushë. Ju
duhet të jeni spontan dhe lojtar produktiv ekipi. Duhet të jeni në gjendje të krijoni klimë
bashkëpunimi me njerëz të ndryshëm.
Për më shumë informata na kontaktoni ose aplikoni tek ne.

Kontakti:

Ueb: https://lemminkainen.rekrytointi.com/paikat/?o=A_A&jid=52#form_start

KATALOGU D/ 2016

Kryepunëtor – Finlandë

Ne po kërkojmë për një kandidat si kryepunëtor që ka përvojë paraprake në fushën e
ndërtimtarisë.
Ne presim që kandidati ideal të ketë trajnim paraprak në këtë fushë. Ju duhet të jeni i saktë, i
organizuar dhe i përgjegjshëm në mënyrë profesionale. Ne e çmojmë përvojën tuaj
paraprake, por ju gjithashtu mund t’a zhvilloni karrierën tuaj tek ne.
Ne kërkojmë një kandidat ambicioz që kërkon zhvillim të vazhdueshëm. Kërkojmë që ju të
keni ndërgjegjësim të lartë cilësi dhe të jeni i zellshëm.
Kërkohet edhe njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze apo finlandeze. Gjithashtu duhet t’a
posedoni patent shoferin, kategoria B.

Kontakti:

Ueb: http://www.uniflex.fi/

KATALOGU D/ 2016

Mbikqyrës– Finlandë

Ne po kërkojmë për një mbikqyrës për stafin tonë të departamentit inxhinierik. Puna juaj
përfshin ri-organizimin e stafit dhe zyrës në përgjithësi, kështuqë kërkohet që të keni së paku
5 vite përvojë paraprake në këtë fushë. Lokacioni është i vendosur në zonën metropolitane.
Kandidati ideal duhet t’i plotësojë këto kritere:

 Kualifikim në fushën e ndërtimtarisë
 Përvojë paraprake së paku 2 vite
 Qasje në cilësi
 Qasje të përgjegjshme kundrejt punës
 Aftësi organizative dhe komunikative
Ne ofrojmë:
 Detyra interesante pune
 Punësim të përhershëm
 Pagë konkurruese
 Punë në një kompani të qëndrueshme
Ju lutem dërgoni sa më shpejt CV tuaj tek ne nëse jeni të interesuar për këtë vend pune.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Moler– Finlandë

Klienti ynë po kërkon për një kandidat të kualifikua për të punuar si moler për sezonën e
verës. Puna përfshin aktivitetet ngjyrosëse në terren.
Ne presim nga kandidatët që të kenë qasje pozitive ndaj punës dhe fleksibilitet sa i përket
orarit të punës. Ne e çmojmë përvojën paraprake në këtë pozitë. Posedimi i patent shoferit
do të ishte avantazh.
Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë vend pune ju lutem aplikoni që tani.
Ju lutem të keni parasysh që në aplikacion për përfshini të dhëna sa më të saktë rreth jush
dhe aftësive tuaja.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Moler – Finlandë

Për klientin tonë kërkojmë urgjentisht një moler për t’a forcuar ekipin e tij inxhinierik si
rezultat i kërkesave të shumta.
Ju duhet të keni përvojë dhe aftësi të bëni edhe ngjyrosje me sprej.
Kërkohet që kandidatët të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe me
mbikqyrje minimale.
Ky vend pune mbyllet sapo të gjendet kandidati ideal.
Aplikoni që tani dhe shfrytëzone këtë mundësi.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Montues – Finlandë

Ne po kërkojmë për klientin tonë montues të kualifikuar për të punuar në zonën
metropolitane me kohëzgjatje fikse.
Puna fillon sapo të gjendet kandidati ideal për këtë pozitë.
Ne presim që kandidati ideal të jetë i kualifikuar, të ketë përvojë paraprake dhe të jetë i aftë
të lexojë skicimet inxhinierike.
Ju duhet të jeni i pavarur, me vetë iniciativë, dhe i orientuar në konsumatorë.
Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj tek ne sa më parë.

Kontakti:

Ueb: http://hpheimo.fi/

KATALOGU D/ 2016

Montues i klimave – Finlandë

Ne po kërkojmë montues të kualifikuar të klimave për klientin tonë. Kjo punë përfshin
montimin e gypave të klimave në ndërtesat e reja. Ju duhet të keni ndonjë kualifikim për
montimin e gypave të klimave dhe përvojë paraprake në këtë fushë. Ju duhet të jeni të
pavarur dhe të posedoni aftësi ndërpersonale.
Aplikantët duhet të kenë:

 Përvojë paraprake në këtë fushë
 Profil profesional
 Patent shoferin
 I besueshëm
 Fleksibil dhe i përpiktë
 Aftësi për të punuar në ekip
 Njohje të rrjedhshme të gjuhës angleze
Është avantazh nëse posedoni mjetet tuaja të punës.
Nëse jeni punëtor i kualifikuar sipas specifikimeve tona aplikoni sa më shpejt përmes
uebfaqes sonë.

Kontakti:

Ueb: https://banssi.likeit.fi/jsp/Login.jsp

KATALOGU D/ 2016

Montues i sistemit të ngrohjes – Finlandë

Ne po kërkojmë për një kandidat të kualifikuar për montim (montimin e sistemit të ngrohjes
në ndërtesat e reja).
Aplikantët duhet të:

 Kenë përvojë paraprake në montimin e sistemit të ngrohjes
 Patent shoferin
 I besueshëm
 Fleksibil dhe i përpiktë
 Qasje të pavarur ndaj punës
 Qëndrim pozitiv ndaj punës
 Aftësi për saldimin e materialit të plastikës
Nëse jeni i interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni përmes uebfaqes sonë.

Kontakti:

Ueb: https://banssi.likeit.fi/jsp/Login.jsp

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë ndërtimi – Finlandë

Ne ofrojmë llojë të ndryshme punësimi. Disa prej kandidatëve dëshirojnë të punojnë me një
kontratë të përkohshme kurse disa me një kontratë të përhershme. Megjithatë shumica e
kompanive kërkojnë punonjës me bazë të përhershme pune.
Për momentin ne po kërkojmë për kandidatë si punonjës ndërtimi për forcimin e ekipit tonë
inxhinierik. Aplikantët duhet të posedojnë krahas kushteve të përgjithshme edhe patent
shoferin.
Detyrat e punës përfshijnë rënimin, pastrimin, dhe detyra të tjera si murosjen, detyra
zdrukthëtarie e të tjera. Lokacioni i punës është i vendosur në zonën metropolitan.
Ju duhet të jeni së paku 18 vjeç dhe të flisni rrjedhshëm gjuhën angleze.

Kontakti:

Ueb: http://www.barona.fi/tyonhakijalle

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë pastrimi – Finlandë

Ne ofrojmë llojë të ndryshme punësimi. Disa prej kandidatëve dëshirojnë të punojnë me një
kontratë të përkohshme kurse disa me një kontratë të përhershme. Megjithatë shumica e
kompanive kërkojnë punonjës me bazë të përhershme pune.
Ne kërkojmë për aplikantë të cilët mund të punojnë me orar të ngushtë dhe të përkushtohen
në projektet tona dëri në përfundimin e tyre.
Ky vend pune kryesisht bazohët në pastrimin e mbeturinave dhe kërkohet që ju të keni
përvojë paraprake për këtë pozitë.
Njohja e gjuhës angleze dhe mosha mbi 18 vjeç janë kushtet gjenerale për të aplikuar për
këtë vend pune. Preferohet njohja e operacioneve në fushën e ndërtimtarisë.
Posedimi i patent shoferit është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.

Kontakti:

Ueb: http://www.barona.fi/tyonhakijalle

KATALOGU D/ 2016

Punëtor për rregullimin e oborrit – Finlandë

Ne po kërkojmë për një kandidat më përvojë paraprakë në rregullimin e oborrit dhe
kopshteve. Trajnimi në këtë fushë do të ishte avantazh.
Kandidati duhet të ketë një personalitet ambicioz dhe sfidues. Gjithmonë të keni kujdes ndaj
cilësisë së punës të cilën e ofroni.
Ju duhet të njihni gjuhën angleze rrjedhshëm dhe të posedoni patent shoferin, kategorinë B.
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem na kontaktoni që tani.

Kontakti:

Ueb: http://www.uniflex.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor sezonal në ndërtimtari – Finlandë

Ne po kërkojmë për një kandidat të vetë motivuar dhe energjik për të punuar në
departamentin tonë inxhinierik për sezonën e verës.
Ju duhet të jeni të zellshëm, të pavarur dhe të orientuar në shërbime.
Përvoja paraprake në pastrimin e mbeturinave nga ndërtesat e sapondërtuara është
avantazh mirëpo jo e domosdoshme.
Ju lutem që sa më shpejt të dërgoni aplikacionin tuaj tek ne.

Kontakti:

Ueb: http://hpheimo.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor për vendosjen e tjegullave – Finlandë

Ne po kërkojmë për një kandidat ideal për vendosjen e tjegullave në ndërtesat e reja për
implementimin e projekteve tona. Përvoja paraprake në këtë pozitë është avantazh për
aplikantët që aplikojnë në këtë vend pune.
Aplikantët duhet të:

 Kenë përvojë paraprake në vendosjen e tjegullave
 Patent shoferin
 Të njohin mirë gjuhën angleze
 Të jenë të besueshëm
Nëse jeni i interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni përmes uebfaqes sonë.

Kontakti:

Ueb: https://banssi.likeit.fi/jsp/Login.jsp

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi – Finlandë

Ne po kërkojmë për fuqi punëtore të kualifikuar për klientin tonë. Përveç punëve të rëndomta
në punëtori ju do merreni edhe me montime të ndryshme. Kërkojmë që të keni aftësi në
montimit e inventarit nëpër shtëpi dhe zyre. Kandidati ideal do kontraktohet menjëherë nga
klienti ynë.
Aplikuesit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

 Së paku 5 vite përvojë pune
 Patent shoferi
 I besueshëm
 Fleksibil dhe i përpiktë
 Qëndrim pozitiv ndaj punës
 Njohja e gjuhës angleze
 Do ishte avantazh kategoria C e patent shoferit
Nëse jeni i interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni përmes uebfaqes sonë.

Kontakti:

Ueb: https://banssi.likeit.fi/jsp/Login.jsp

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi - Finlandë

Kërkohet një punonjës ndërtimi në zonën metropolitane të Helsinkit.
Punëtorë të kualifikuar si fasadues dhe montimin e kulmeve janë në kërkim.
Ne presim nga ju që:

 Të keni përvojë si fasadues dhe montues i çative
 Aftësi në shërbim ndaj klientëve
 Gatishmëri për të mësuar gjëra të reja
 Shpirt ekipor
 Aftësi për të lexuar skicimet inxhinierike
Ju lutem dërgoni sa më shpejt CV tuaj tek ne nëse jeni të interesuar për këtë vend pune.

Kontakti:

Ueb: http://www.consti.fi/tyopaikat/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi - Finlandë

Ekipi ynë inxhinierik ka kërkesa të shumta për këtë arsye ne po kërkojmë për një punonjës
të kualifikuar në fushën e ndërtimtarisë.
Kërkojmë një kandidat që ka aftësi të shkëlqyera organizative dhe aftësi planifikuese si
mbikqyrës dhe kryepunëtor.
Ne gjithashtu jemi nën kontraktues të disa kompanive ndërtimore anembanë Finlandës.
Për më shumë informata na kontaktoni apo dërgoni CV tuaj tek ne.

Kontakti:

Ueb: https://lemminkainen.rekrytointi.com/paikat/?o=A_A&jid=52#form_start

KATALOGU D/ 2016

Punëtor ndërtimi – Finlandë

Klienti ynë është një kompani e cila merret me vendosjen e mureve në ndërtesat e reja,
komplekse banesore, shtëpi dhe kryesisht në ibjekte ndërtimore.
Ne po kërkojmë për një kandidat ideal për të punuar me ekipin tonë inxhinierik. Kërkohet që
ju të keni përvojë paraprake në ndërtimtari, ndonjë kualifikim si inxhinier do të ishte
avantazh, do ishte e preferushme sikur të kishit ndonjë trajnim shtesë, dhe kërkohet aftësi
për të ofruar punë cilësore.
Ne e kemi theksin e veçantë në cilësitë personale kështuqë kërkojmë nga ju që të keni aftësi
ndërpersonale, dhe aftësi komunikimi.
Puna fillon pasi që të kontraktohet kandidati ideal.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Shofer – Finlandë

Ne po kërkojmë për një shofer të kamionëve, eskavatorëve për klientin tonë që operon në
Finlandën Jugperëndimore.
Ne kërkojmë që aplikantët të kenë përvojë paraprake në këtë fushë, kategorinë C të patënt
shoferit dhe njohuri të sigurisë në komunikacion.
Nëse ju mendoni se jeni kandidati i duhur për këtë vend punë atëherë plotësoni aplikacionin.
Ju lutem na informoni së saktë lidhur me veten tuaj dhe aftësitë tuaja.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Shofer i eskavatorit – Finlandë

Për klientin tonë po kërkojmë për një shofer të eskavatorit në zonën e Jyväskylä.
Kërkohet që ju të keni përvojë disavjeçare si shofer në operimin me eskavator.
Ky vend pune përfshin edhe detyra tjera të natyrës ndërtimore prandaj kërkohet që të
operoni edhe aktivitete të tjera ndërtuese.
Sigurisht se ju duhet të posedoni patent shoferin që të kualifikoheni si kandidat.
Kandidati duhet të jetë i pavarur, me vetë iniciativë, i ndërgjegjshëm dhe i saktë.
Aplikoni që tani dhe mos e humbni këtë mundësi.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Elektricist – Finlandë

Ne kërkojmë për një kandidat që ka aftësi për mbikqyrjen e punëve elektrike. Në mënyre që
të keni sukses në këtë pozitë kërkohet që të keni përvojë në menaxhimin e disa projekteve
në cështjet elektrike. Ju do i përgjigjeni menaxherit kryesor.
Si rezultat i natyrës së punës ju duhet të keni kuaifikim si elektricist dhe disa vite përvojë
pune. Përvec aftës tuaja në menaxhimin e projekteve kërkojmë që të keni aftësi edhe në
përdorimin e softuervë. Kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe aftësi të IT.
Kërkojmë që të keni përvojë në punët riparuese. Preferojmë ndonjë trajnim në administrim
dhe punët elektrike. Preferojmë të keni qasje profesionale ndaj punës dhe aftësi
bashkëpunimi.

Kontakti:

Ueb: http://www.visma.fi/saima/

KATALOGU D/ 2016

Konsultantë – Finlandë

Ne po kërkojmë për kandidatë entuziaste që të punojnë me ne për periudhë afatgjate.
Ju do punoni si konsultantë rreth informimit të klientëve tanë lidhur me projektet tona të reja.
Përveç kësaj ju do jeni edhe si një motivues për punonjësit duke krijuar lidhje
bashkëpunuese me ta.
Për të pasur sukses në këtë vend pune kërkojmë që të keni përvojë paraprake në pozitë
menaxheriale dhe udhëheqëse.
Kërkojmë që kandidati të flet rrjedhshëm gjuhën angleze apo finlandeze dhe të ketë aftësi të
shkëlqyeshme komunikimi.
Ne iu ofrojmë një mjedis profesional pune dhe pagë konkurruese.

Kontakti:

Ueb: https://www.kuntarekrytointi.fi/

KATALOGU D/ 2016

Kontabilist – Finlandë

Detyrat tuaja të punës përfshijnë mirëmbajtjen e sistemeve të llogaritarisë si dhe kryerjen e
detyrave tjera të përpunimit të të dhënave.
Kërkohet qasje e pavarur ndaj përmbushjes së detyrave të punës në mënyrë që të sigurohet
efikasitet organizativ brenda organizatës.
Si person ju duhet të jeni i saktë, i përpiktë, fleksibil, dhe i aftë për të mësuar gjëra të reja.
Ne preferojmë një kandidat që ka përvojë paraprake kontabilistike në sektorin e
ndërtimtarisë, planifikim hapesinor apo ndonjë industri tjetër.
Kjo është mundësia juaj që të punësoheni në një organizatë në rritje dhe të qëndrueshme.

Kontakti:

Ueb: https://www.personnel.fi/

KATALOGU D/ 2016

Mbikqyrës – Finlandë

Të nderuar punonjës iu njoftojmë se ne kemi hapur një vend të lirë pune për një kandidat në
pozitën mbikqyrës i punëtorëve.
Ky vend punë është më kontratë të vazhdueshme dhe është i përqëndruar në lokacionin e
Jyväskylä.
Kërkohet që kandidati të ketë ndonjë trajnim paraprak si mbikqyrës dhe përvojë paraprake
pune. Preferohet që të jetë inxhinier.
Ju lutem aplikoni sa më shpejtë për arsye se puna fillon sapo të gjendet kandidati ideal

Kontakti:

Ueb: http://www.hryhtiot.fi/

KATALOGU D/ 2016

Menaxher i projektit – Finlandë

Ne po kërkojmë që të puësojmë menaxher për projektet ndërtimore në ekonomi, për
implementimin kuantitativ të tyre dhe kryerjen e kalkulimeve të rezultateve të projekteve
përkatëse.
Ne kërkojmë që të keni ndonjë kualifikim të duhur për këtë vend pune dhe disa vite përvojë
pune.
Ju duhet të keni aftësi të mira menaxhuese, interpesonale dhe negociuese dhe gjithashtu
aftësi për testim.
Ne iu ofrojmë detyra interesante pune dhe punonjës profesionalë.
Për me shumë informata na kontaktoni.

Kontakti:

Ueb: http://www.visma.fi/saima/

KATALOGU D/ 2016

Menaxher i shitjes – Finlandë

Ne jemi një biznes në rritje dhe po kërkojmë për një punonjës në pozitën menaxher i shitjes
për rajonin e Uudenmaan.
Në mënyrë që të keni sukses në këtë vend pune ne kërkojmë që të keni ndonjë trajnim
adekuat dhe përvojë paraprake në këtë fushë. Kërkohet që të keni ambicie për arritjen e
qëllimeve në këtë fushë. Gjithashtu ju duhet të jeni të pavarur dhe aktiv sa i përket shitjeve.
Ne ofrojmë:

 Punësim në një kompani në rritje
 Detyra interesante pune
 Mjedis profesional pune
 Pagë konkurruese
Ne presim:
 Ndonjë trajnim në shitje
 Qëndrim profesional ndaj shitjes
 Aftësi për punë aktive dhe të pavarur
 Aftësi për të krijuar konsumatorë të rinj dhe për t’i forcuar marrëdhëniet me

ata ekzistues

Kontakti:

Ueb: http://www.empore.fi/

KATALOGU D/ 2016

Montues – Finlandë

Ne po kërkojmë për klientin tonë një punonjës si montues në zonën metropolitane.
Ne merremi me montimin e pjesëve të ndryshme në ndërtimtari. Aktiviteti punues kryhet në
zonën e Helsinikit.
Ne presim:

 Përvojë paraprake në detyrën e njejtë të punës
 Trajnimi është avantazh
 Posedimi i patent shoferit
Puna fillon menjëherë sipas negociatave. Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune aplikoni
sa më shpejtë.

Kontakti:

Ueb: http://www.uniflex.fi/

KATALOGU D/ 2016

Montues i gomave – Finlandë

Klienti ynë është një kompani ndërtuese mjaft e suksesshme e cila kryesisht merret me
projekte ndërtimore.
Detyrat tuaja të punës do të jenë kryesisht montimi i gomave.
Kërkojmë një kandidat me përvojë parapra mirëpo nuk është ky kusht i domosdoshëm.
Aplikanti duhet të ketë:

 Qasje energjike dhe pozitive ndaj punës
 Aftësi bashkëpunimi
 Gjendje të mirë fizike
 Njohje të rrjedhshme të gjuhës angleze apo finlandeze.
Orari i punës është nga e hanë deri të premten nga ora 07.00-18.00. Punëtoria jonë është e
vendosur në Helskinki.

Kontakti:

Ueb: http://www.uniflex.fi/

KATALOGU D/ 2016

Muratorë – Finlandë

Kërkojmë individë profesional dhe me vetë iniciativë për klientët tanë.
Nëse keni punuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe keni përvojë paraprake në këtë sektor
duke kryer aktivitete të ndryshme si vendosjen e mureve, gipsit, lyerjen e mureve, dekorimin
e të tjera atëhere ne po iu kërkojmë juve.
Nëse ju jeni një individ që përvec këtyre keni njohuri edhe në përpunimin e hekurit atëherë
keni avantazh në procesin e aplikimit.
Nëse mendoni se i posedoni këto aftësi atëherë pa hezituar aplikoni sa më shpejtë.

Kontakti:

Ueb: https://rtkhenkilostopalvelu.rekrytointi.com/paikat/?o=A_A&jid=2012#form_start

KATALOGU D/ 2016

Zdrukthëtarë dhe muratorë - Finlandë

Ne po kërkojmë për punonjës në sektorin e ndërtimtarisë sikur meshkuj poashtu dhe femra
për të performuar detyra të ndryshme.
Orari i punës është nga e hëna deri të premten nga ora 07.00-15.30. Detyrat e punës
përfshijnë rrënimin, pastrimin, pastrimin e mbeturinave, dhe kryerja e detyrave muratore dhe
zdrukthëtare.
Ne presim nga kandidati:

 Qasje pozitive ndaj punës
 Gjendje të mirë fizike
 Aftësi për të mësuar shpejtë
Ne ofrojmë:
 Mundësi për zhvillim në karrierë
 Kolegë profesional
 Paga konkurruese
Ky vend punë kërkon që kandidati të jetë së paku 18 vjeç.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Punonjës për eskavatorë – Finlandë

Për klientin tonë kërkojmë një kandidat për të punuar në sektorin e inxhinierisë civile. Kjo
është një mundësi e mirë punësimi në një kompani të qëndrueshme.
Kandidati duhet të ketë aftësi në kryerjen e operimeve të eskavatorit, të ketë aftësi në
riparimin dhe mirëmbajtjen e eskavatorit dhe të jetë i aftë në vendosjen e gypave të
mëdhenj.
Aplikanti duhet të ketë përvojë paraprake pune së paku disa vite. Punëdhënësi gjithashtu
kërkon që të keni njohuri si hidraulik, të jeni i besueshëm dhe t’a respektoni orarin e punës.
Sigurisht besueshmëria, fleksibiliteti, gjendja e mirë fizike, janë një ndër vlerat personale që
ne i vlerësojmë.
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Operues i vinçit – Finlandë

Ne po kërkojmë për një punonjës që të punojë si operues i vinçit për klientin tonë me bazë të
përkohshme të punësimit.
Detyrat e punës përfshijnë operimin me vinç dhe detyrat e tjera të punës në zonat
metropolitane. Ju do bëni zhvendosjen e ngarkesave sipas kërkesave.
Puna është e bazuar në ndërrime.
Ne kërkojmë një kandidat më përvojë paraprake në operimin e vinçit, një kandidat që e njeh
mirë gjuhën angleze apo finlandeze dhe që ka sens përgjegjësie për punë.
Ju jeni personi i duhur nëse jeni i besueshëm, spontan, preciz dhe jeni në gjendje të punoni
me ndërrime.
Kërkohet patent shoferi.
Jeni i interesuar?! Aplikoni që tani.

Kontakti:

Ueb: http://www.uniflex.fi/

KATALOGU D/ 2016

Operues i vinçit – Finlandë

Ne po kërkojmë për punonjës të kualifikuar në sektorin e ndërtimtarisë për rajonin e
Tampere. Kërkojmë një shofer për operimin e vinçit.
Ne preferojmë një kandidat që ka përvojë paraprake në operimin e vinçit.
Kërkohet që kandidati të posedojë patent shoferin.
Puna do fillojë javën e 28 te viti dhe do mbarojë javën e 48 të vitit.
Aplikanti do të përzgjidhet shumë shpejt prandaj aplikoni sa më parë.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Pastrues në sektorin e ndërtimit – Finlandë

Për klientin tonë që është një kompani ndërtuese me reputacion kërkojmë për persona që do
kryejnë aktivitete pastrimi.
Ky vend pune kërkon performimin e aktiviteteve pastruese sic është pastrimi i dyshemesë e
të tjera.
Kandidati ideal duhet të posedojë patent shoferin dhe të ketë njohuri në gjuhën angleze apo
finlandeze.
Do kërkohet edhe një deklaratë që ju nuk keni dosje kriminale.
Preferojmë një kandidat të besueshëm, me vetë iniciativë, në gjendje të mirë fizike dhe me
aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Përvoja paraprake në këtë vend pune do të ishte avantazh.
Ky vend pune bazohet në një kontratë 6 mujore.

Kontakti:

Ueb: http://www.hryhtiot.fi/

KATALOGU D/ 2016

Përgjegjës i ndërtimtarisë - Finlandë

Ne po kërkojmë për punonjës të kualifikuar për klientin tonë në zonën e Hämeenlinna për
punësim me bazë të përhershme.
Puna fillon sipas marrëveshjes me kandidatin. Ky është një vend pune i një niveli të lartë në
sektorin e ndërtimtarisë.
Ne presim nga kandidati:

 Përvojë paraprake në këtë fushë
 Trajnim shtesë në këtë fushë
 Qasje ambicioze
 Qëndrim pozitiv ndaj punës
Nëse mendoni se jeni individ që i plotësoni këto kushte ju lutem aplikoni sa më parë.

Kontakti:

Ueb: http://www.workpower.fi/main.php

KATALOGU D/ 2016

Punëtor administrativ – Finlandë

Kandidati ideal për këtë vend pune duhet të ketë aftësi dhe njohuri në IT si dhe njohje të
praktikave administrative.
Ne presim që të keni gjithashtu përvojë në sektorin e ndërtimtarisë. Trajnimet shtesë janë
gjithnjë të mirëseardhura tek ne.
Preferojmë që të keni qasje të pavarur ndaj punës dhe aftësi bashkëpunimi.
Për të qenë i suksesshëm në këtë fushë ne kërkojmë që të jeni i pavarur, fleksibil dhe i
orientuar në klientë. Ju e shijoni kontaktin me njerëz të ndryshëm dhe i pranoni sfidat si
mundësi.
Ne iu ofrojmë një mjedis profesional pune dhe paga konkurruese.

Kontakti:

Ueb: http://www.visma.fi/saima/

KATALOGU D/ 2016

Punëtor për vendosjen e pllakave – Finlandë

Për klientin tonë kërkojmë punonjës profesional dhe të besueshëm për vendosjen e pllakave
në zonën metropolitane. Klienti ynë tashmë punon në projekte të reja ndërtimore.
Kërkojmë që të keni disa vitë përvojë pune dhe qasje të pavarur ndaj punës. Si rrjedhojë
kërkojmë që të keni ndonjë certifikim në këtë fushë, dhe patent shoferin. Preferojmë qasje të
kujdesshme ndaj zbatimit të detyrave të punës.
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni në linkun e mëposhtëm sa më
shpejt që është e mundur.

Kontakti:

Ueb: http://www.click-hp.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë sezonal – Finlandë

Ne kërkojmë individë për të punuar për gjatë sezonës. Kryesisht ky vend pune përfshin
persona të gjinisë femërore.
Detyrat e punës përfshijnë kryerjen e aktiviteteve të pavarura në këtë drejtim, kryerjen e
aktivitetev pastruese,
Preferojmë që kandidatët të kenë njohuri në zdrukthëtari për t’i ofruar mbështetje
departamentit inxhinierik.
Orari i punës është nga e hëna deri të premten nga ora 07.00-15.30.
Ne presim që të keni :

 Qasje pozitive ndaj punës
 Gjendje të mirë fizike
 Aftësi për të mësuar shpejt
 Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze ose finlandeze
Për të aplikuar për këtë vend pune duhet të jeni së paku 18 vjeç.

Kontakti:

Ueb: http://hryhtiot.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë ndërtimi – Finlandë

Ne po kërkojmë për kandidatë entuziastë që të performojnë detyra pune ndërtimore për
klientët tanë në zonën e Jyväskylä. Përvoja paraprake në këtë fushë është e rëndësishme
mirëpo ajo që është e domosdoshme për ne është qëndrimi juaj për ofrimin e shërbimeve
cilësore.
Ne kërkojmë për një aplikant që ka:

 Përvoje paraprake në ndërtimtari
 Patent shoferin
 Vetëiniciativë, përpikshmëri dhe është fleksibil
 Aftësi për të punuar në ekip
 Qëndrim energjik ndaj punës
Nëse jeni të interesuar për këtë vend pune ju lutem aplikoni përmes uebfaqes sonë sa më
shpejtë që është e mundur.

Kontakti:

Ueb: https://banssi.likeit.fi/jsp/Login.jsp

KATALOGU D/ 2016

Punëtorë ndërtimi – Finlandë

Klienti ynë është një kompani ndërtimore shumë e suksesshme dhe kohëve të fundit ka
pësuar rritje të madhe. Si rezultat i kërkesave të shumta të punës ai kërkon të punësojë
punonjës ndërtimi.
Puna zhvillohet në punëtorinë në rajonin e Hämeenlinnaan.
Kjo punë është punë renovuese.
Kërkohet që të keni së paku disa vite përvojë pune si punonjës ndërtimi.
Kërkohet gjithashtu posedimi i patent shoferit.

Kontakti:

Ueb: http://www.vps.fi/

KATALOGU D/ 2016

Punonjës ndërtimi – Finlandë

Për klientin tonë kërkojmë për një kandidat entuziast për të punuar në sektorin e
ndërtimtarisë. Kërkojmë që kandidati të jetë punëtor i zellshëm dhe të jetë fleksibil.
Në bazë të natyrës së punës kërkojmë që kandidati të jetë i besueshëm, me vetë iniciativë,
në gjendje të mirë fizike, dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Aplikantët duhet gjithashtu të posedojnë patent shoferin dhe të kenë njohuri të gjuhës
angleze apo finalndeze.
Trajnimi apo përvoja disavjeçare në këtë fushë do të ishte një avantazh.

Kontakti:

Ueb: http://www.hryhtiot.fi/


Click to View FlipBook Version