UNIVERSITETI “KADRI UNIVERSITETI “UKSHIN UNIVERSITETI “HAXHI
ZEKA”GJILAN HOTI”PRIZREN ZEKA”PEJË
FAKULTETET JURIDIKE
Studimet Master
PROGRAMI: QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE
PUNIM DIPLOME
DECENTRALIZIMI DHE FUNKSIONIMI I PUSHTETIT SHTETËROR NË
KOSOVË(1999-2020)
(ME THEKS TË VEÇANTË NË KOMUNËN E GJILANIT)
Mentori: Kandidati:
Prof.Ass.Dr.Dardan Vuniqi Rinor Ajeti
Gjilan, 2021
1
Deklarata Etike
Unë, Rinor Ajeti, premtoj se punimi do të jetë origjinal në masën e kërkuar dhe se do të
siguroj praktika të mira etike gjatë kryerjes së hulumtimit tim.
Po ashtu, premtoj që në çdo kohë do të kërkoj lejen për kryerjen e hulumtimit, do të respektoj
besueshmërinë dhe siguroj të drejtën e pjesëmarrësve të tërhiqen në çdo kohë nga hulumtimi.
Në Gjilan, ___/____/2021
___________________________________
(Nënshkrimi i kandidatit - studentit)
Falëmnderime dhe mirënjohje
Për mua është emocion i jashtëzakonshëm dhe privilegj që arrita të përfundoj me
sukses këtë etapë të ngritjes profesionale dhe tani jam para jush pas përpjekjeve dhe
angazhimeve të shumta, në aktin final të kurorëzimit të këtyre përpjekjeve, atë të mbrojtjes së
temës së diplomës.
Falemnderime dhe mirënjohje të panumërta shkojnë për udhëheqësin tim shkencor
Prof.Ass.Dr.Dardan Vuniqi për gjithë përkrahjen dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, i cili
me sugjerimet dhe këshillat e tij bëri të mundur që unë ta finalizoj me sukses këtë punim.
Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata që më përkrahen gjatë këtij rrugëtimi dhe
kontribouan në formimin tim akademik dhe profesional.
2
Abstrakti
Në këtë punim kam trajtuar rolin dhe rëndësinë që ka decentralizimi i pushtetit shtetëror gjatë
periudhës kohore nga 1990-2020, me theks të veçantë në Komunën e Gjilanit, proces ky që
ka derivuar nga Pakoja e Ahtisaarit, si dhe ndikimin që ka në përmirësimin e shërbimeve që
ofron administrata, si shtylla kryesore e shtetit demokratik, në mënyrë që qytetarët të marrin
gjithnjë në çdo kohë shërbime efikase, efektive dhe cilësore, duke i eleminuar procedurat
burokratike, barrierat dhe pengesat e shumta.
Decentralizimi është një lloj sistemi qeverisës, një parim politik, ekonomik dhe udhëheqës
për nga organizimi gjyqësor; një sistem që është i bazuar në ndarjen e përgjegjësisë nga
organet qendrore në ato lokale1. Si nocion dhe si koncept, decentralizmi është i lidhur me
sistemin territorial të qeverisjes. Qeverisja territoriale është një proces shumë kompleks, i cili
ka më shumë funksione që ushtrohen bazuar në dy parime: centralizëm dhe decentralizëm2.
Megjithëse përkufizimi kombëtar i secilit parim është i ndryshëm në teori, megjithatë
përmbajtja e tyre përputhet me nocionet që përcaktojnë ato përmbajtje.
Decentralizmi, në një kuptim të gjerë, përfshin çdo dobësim të ndikimit të qendrës në pjesët e
saj; transferimi i autorizimeve të caktuara nga "maja e piramidës" në të tjerë bartës
funksional, i cili në kohën mesatare transferon gjithashtu përgjegjësi, në përpjesëtim me
autorizimet.
Decentralizmi shprehet si delegim, që do të thotë transferimi i detyrave nga qendra në nivele
më të ulëta, si një decentralizim organizativ, si transfer i detyrave dhe në në të njëjtën kohë
me një organizim të njësive të reja; si politike, decentralizimi, si transferim i detyrave, rritje
organizative të niveleve më të ulëta3. Praktika na tregon shumë përparësi të decentralizimit,
por edhe disavantazhe. Nga studime teorike dhe empirike, është paraqit nevoja për të
ndërtuar një model të ri decentralizimi që do të ishte i pranueshëm nga ana shoqërore,
politikisht i përshtatshëm, profesionalisht racional, organizativ dhe funksional si dhe i hapur
etnikisht.
Çështja e decentralizimit në Kosovë është shumë e diskutueshëm, për shkak të atributeve të
tij etnike. Qeverisja vendore (lokale) nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar
1 Berisha,Fejzulla ‘’Nocione dhe Institucione të së Drejtës Administrative’’,Pejë,2015
2 Po aty
3 Po aty
3
territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i
zgjedhin vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim
thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet
parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti
vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik4.
Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore si dhe raporti që ajo ka me
pushtetin qëndror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që i jepet decentralizmit të
pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.
Decentralizimi është një proces, ku autoriteti dhe përgjegjësia për funksione të caktuara
transferohet nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore. Në themel të decentralizmit
qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit ushtrimi i përgjegjësive publike duhet në mënyrë
të përgjithshme, t’i takojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve5.
Decentralizimi ka përmasat e veta, politike, administrative dhe financiare, të cilat
ndërveprojnë midis tyre dhe përfaqësojnë në thelb tre komponentët e pushtetit.
Decentralizimi është politik dhe përfshin transferimin e autoritetit politik në nivelin vendor
nëpërmjet një sistemi përfaqësimi të bazuar në zgjedhjet politike vendore. Nëpërmjet
decentralizmit administrativ transferohet përgjegjësia për çështjet e administrimit të disa
funksioneve publike qendrore te njësitë vendore, ndërsa decentralizmi financiar i referohet
zhvendosjes së pushtetit financiar pranë nivelit vendor, me qëllim pajisjen e tij me autoritet
më të madh në administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve6.
Pushteti vendor siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet njohjes së
ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive, respektimit të të drejtave
dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera, zgjedhjes
së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi të
bashkësisë, ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga
organet e qeverisjes vendore, realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme dhe nxitjes
efektive të pjesëmarrjes së bashkësisë në qeverisje7.
4 https://shtetiweb.org/2012/09/06/ceshte-qeverisja-vendore/(kyqur më 01.03.2021 ora 17:20)
5 Po aty
6 Po aty
7 Po aty
4
Fjalët Kyqe:
Decentralizimi, qeverisja lokale, transferim kompetencash, parimi i
subsidiaritetit, llojet e decentralizimit.
Përmbajtja
Abstrakti........................................................................................................................... 3-6
KAPITULLI I.................................................................................................................6
1.1.Përkufizimi i problemit ............................................................................................6
1.2.Qëllimi i hulumtimit dhe objektivat........................................................................6-7
1.3.Metodologjia ............................................................................................................7
1.4.Rezultatet e pritura të hulumtimit(Rëndësia e punimit) ...........................................7
KAPITULLI II (RISHIKIMI I LITERATURËS) - baza teorike: ............................... 8
2.1.Gjendja aktuale e studimeve për problemin e hulumtuar ................................. 8-12
2.2.Pyetjet kërkimore, formulimi i hipotezave dhe rezultatet e hulumtimit ........... 12-13
2.3.Decentralizimi në aspektin historik .......................................................................13
2.4.Qeverisja Lokale në Kosovë në periudha kohore ............................................ 14-15
KAPITULLI III ...........................................................................................................15
5
3.1.Administrata Publike ..................................................................................... 15-18
3.2.Parimet e Organizimit dhe Funksionimit të Administratës Publike ............... 18-20
3.3.Organet e Administratës Publike ...........................................................................20
KAPITULLI IV - ADMINISTRATA PUBLIKE NË KOSOVË..................................21
4.1.Fushëveprimtaria e Administratës .................................................................. 21-22
4.2.Struktura Organizative e Administratës Komunale në Gjilan ........................ 22-23
4.3.Hierarkia e Raportimit...........................................................................................24
4.4.Fushëveprimtaria e Drejtorive në Komunën e Gjilanit .................................. 24-34
KAPITULLI V - MBIKËQYRJA E PUNËS SË ADMINISTRATËS ...................... 35
5.1.Definicioni i Kontrollit mbi Administratën ............................................................35
5.2.Llojet e Kontrollit ............................................................................................ 36-39
5.3.Modernizimi i Administratës Publike.............................................................. 39-42
KAPITULLI VI - ANKETA ME QYTETARËT E GJILANIT..................................42
6.1.Pyetjet dhe rezultatet e anketës..............................................................................42
KAPITULLI VII - SHQYRTIME PËRMBYLLËSE .................................................43
7.1.Përfundimi........................................................................................................ 43-46
7.2.Rekomandimi..........................................................................................................47
7.3.Literatura ...............................................................................................................48
KAPITULLI I
1.1. Përkufizimi i problemit
Decentralizimi është një proces i transferimit të kompetencave nga niveli qendror tek ai
lokal dhe mundëson lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve publike
që ata marrin nga administrata.
Një administratë efikase, efektive dhe transparente është garancë për shtet të së drejtës,
demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
1.2.Qëllimi i problemit dhe objektivat
Qëllimi i këtij punimi është që përmes njohurive të përfituara gjatë kohës së studimeve,
përmes mbledhjes së të dhënave të ndryshme të cilat janë shfrytëzuar në realizimin e këtij
punimi (hulumtimi), të pasqyroj rëndësinë që ka decentralizimi në të dyja nivelet, pasi që
6
administrata si në nivelin qendror ashtu dhe atë lokal, peshë kryesore ka ofrimin e
shërbimeve cilësore, efikase dhe efektive për qytetarët.
Objektivat e këtij punimi janë:
O1. Roli dhe rëndësia e decentralizimit të pushtetit shtetëror në Kosovë.
O2. Organizimi dhe Funksionimi i Administratës në të dyja nivelet (qendror dhe lokal)
1.3. Metodologjia dhe metodat e hulumtimit
Gjatë këtij hulumtimi kam përdorur metodën analizuese dhe metodën e anketimit, duke u
munduar që të sqaroj historikun e paraqitjes së decentralizimit në Kosovë, gjatë periudhës
kohore 1999-2020, organizimin dhe funksionimin e administratës publike, marrë për bazë
faktin se Kosova ende është shtet në tranzicion, dhe decentralizimi si proces të cilin e kanë
përqafuar shumë shtete anekënd botës, dhe njëherësh proces që ka kosto dhe i cili mundëson
që qeverisja lokale drejtpërdrejt të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo
aspekt,ndërkaq nga ana tjetër me anë te anketës sadopak kam marrë opinionin e qytetarëve se
sa ata janë të kënaqur me shërbimet që ofron administrata lokale në Komunën e Gjilanit.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona, prej tyre 15 meshkuj dhe 15 femra.
Mosha mesatare e tyre ishte 30 vjeç. Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm dhe 15 kishin të
përfunduar studimet universitare.
1.4. Rezultatet e pritura te hulumtimit (rëndësia e punimit)
Rezultatet të cilat i arrita nëpërmjet anketimit të një grupi të caktuar të qytetarëve ishin
më se të pritshme, pasi që nevojiten reforma të thella në të dyja nivelet e administratës,
gjithashtu staf i kualifikuar dhe i trajnuar i nëpunësve civil, në mënyrë që të ngritet cilësia e
shërbimeve si dhe efikasiteti dhe efektiviteti i shërbimeve të ofruara.
7
KAPITULLI II
(RISHIKIMI I LITERATURËS) - Baza Teorike
2.1. Gjendja aktuale e studimeve për problemin e hulumtuar
Ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale (SVQL) u bazua në parimet e
vlerave evropiane për qeverisje lokale, por duke ia përshtatë nevojave dhe zhvillimeve
politike të vendit8. Derisa në shumicën e vendeve të rajonit dhe më gjerë u ndërtuan sisteme
duele (dyshkallëshe) të vetëqeverisjes lokale, Kosova zgjodhi sistemin e thjeshtë njëshkallësh
të VQL .
Ky sistem përfaqësohet vetëm nga të zgjedhurit e qytetarëve të komunës përkatëse dhe
pushteti qendror (PQ) nuk emëron përfaqësuesit e vet në bashkëqeverisje. Qytetarët, vullnetin
për udhëheqjen e tyre për një mandat prej 4 vjetëve e delegojnë në dy organe të pushtetit
lokal (PL): në kuvendin e komunës dhe në kryetarin e komunës9. Decentralizimi i pushtetit
dhe ndërtimi i sistemit për vetëqeverisje lokale nuk u përcoll edhe me gjenerimin e të hyrave
vetanake të nevojshme për zhvillimin ekonomik lokal, por në masën më të madhe (82%),
buxheti i komunave është ende i varur nga buxheti Kosovës10.
Korniza aktuale ligjore i ka dhënë një autonomi të plotë organeve të PL. Decentralizimi i
pushtetit, reforma e pushtetit lokal duke fituar një shkallë të lartë të autonomisë në qeverisjen
e komunave, ka ndikuar në integrimin e komunitetit serb dhe krijimin e një politike stabile
8 https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2018/03/ORGANIZIMI-DHE-FUNKSIONIMI-I-VETEQEVERISJES-
LOKALE-NE-KOSOVE.pdf(kyqur më 01.03.2021 ora 19:00)
9 Po aty
10 Po aty
8
dhe të unifikuar në vend.
Kështu sistemi i ka arritur tre objektiva kryesore: 1) krijimin e shtetit me një shoqëri të
qëndrueshme multi-etnike; 2) integrimin e komuniteteve (në veçanti të komunitetit serb) në
institucionet vetëqeverisëse të vendit dhe 3) ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
Qytetarët kanë të drejta të barabarta, që vetë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre për t’i qeverisur
dhe për t’iu shërbyer atyre dhe po ashtu për t’i shkarkuar nëse nuk qeverisin mirë me pasuritë
e tyre11.
Qytetarët e komunës mund të marrin inciativë për largimin e kryetarit të komunës12.Kërkesa e
tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet(20)% e votuesve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit
të kuvendit të komunës,i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e
votimit,që në këtë rast i bie të jetë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve(KKZ) në komunën
përkatëse13.Nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit,zgjedhjet e
reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet14.
Pra pushteti i vetëqeverisjes lokale buron vetëm nga vullneti i qytetarëve, duke përjashtuar
çdo mundësi të ndërhyrjes nga lartë, me përjashtim të gjykatave kompetente kur organet e PL
e shkelin ligjin. Megjithatë institucionet qendrore, pa mbështetje ligjore, kanë ndërtuar
struktura administrative ndërmjet PL dhe atij qendror duke dasht që t’iu ofrojnë ndihmë PL
në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Reformat e SVQL, me qëllim të arritjes së tre objektivave strategjike, kanë përfshirë edhe
riorganizimin territorial të komunave duke mundësuar krijimin e komunave të reja, kryesisht
me shumicë serbe. Kjo i mundësoi komunitetit serb që të jetë shumicë në vendimmarrje në
territorin e vetë gjë e cila bëri të mundur integrimin e tyre në institucionet politike të vendit.
Krijimi i komunave të reja sipas parimit “ofrimi i shërbimeve sa më afër qytetarit” po
vazhdon edhe për komunitetin shumicë dhe nga njëherë po merr më shumë konotacion politik
se sa nevojë për qytetarët.
Procesit të decentralizimit të pushtetit shtetëror në Kosovë i ka paraprirë Propozimi
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës apo Pakoja e Ahtisarit .
11 Po aty
12 Ligji për Vetëqeverisje Lokale,neni 72.1
13 Po aty,neni 72.2
14 Po aty,neni 72.3
9
Korniza ligjore për VQL është e bazuar në parimet e Kushtetutës së Kosovës dhe të
Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (KEVL) . Organet e qeverisjes lokale pushtetin e
ushtrojnë duke u mbështetur mbi parimet bazë si: qeverisja e mirë, transparenca, efikasiteti
dhe efektiviteti duke u kushtuar kujdes te veçantë nevojave të komuniteteve që nuk janë
shumicë dhe pjesëtarëve të tyre .
Rregullimi i sistemit të VQL
Ndërtimit dhe funksionimit të sistemit të VQL, në përgjithësi, i ka paraprirë një bazë
ligjore me anë të cilës janë përcaktuar parimet dhe standardet e rregullimit dhe funksionimit
të përgjithshëm të sistemit. Kompetencat bazë dhe përgjegjësitë e autoriteteve lokale
përcaktohen me kushtetutë dhe me ligj. Kjo dispozitë nuk ndalon që autoriteteve lokale t’iu
atribuohen kompetenca dhe përgjegjësi për qëllime të posaçme, në përputhje me ligjin. Me
kornizën ligjore vetëqeverisja lokale në Kosovë është përcaktuar si e drejtë e autoriteteve
lokale për të menaxhuar një pjesë të shërbimeve publike që janë në interes të popullatës
lokale. Baza ligjore u krijua dhe u zhvillua, fillimisht, nga autoritetet ndërkombëtare
(UNMIK) dhe pastaj nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Me kornizën ligjore janë përcaktuar shtyllat e organizimit, funksionet, të drejtat,
obligimet dhe mbikëqyrja e organeve komunale. Nga viti 2008, Kushtetuta e Republikës së
Kosovës përfaqëson bazën themelore ligjore për ndërtimin dhe funksionimin e VQL në
Kosovë .
Karakteristikat e decentralizimit
Për transferimin e kompetencave nga administrata qendrore tek entitetet e reja morale ose
juridike, shteti siguron një person juridik në trupin e decentralizuar. Është caktuar pasuria e
saj dhe një menaxhim i pavarur i administratës qendrore. Shteti ushtron vetëm këto. Ajo
bazohet në një parim të autarkisë (organizimi politik dhe ekonomik i një shteti të bazuar në
vetë-mjaftueshmërinë)15.
Decentralizimi përforcon karakterin demokratik të një shteti dhe parimin e pjesëmarrjes
bashkëpunuese të mishëruara në kushtetutat e shumta.
15 https://sq.wikipedia.org/wiki/Decentralizimi(kyqur më 03.03.2021 ora 16:00)
10
Shkurtimisht, decentralizimi “mund të konsiderohet si një proces social i transferimit të
kompetencave nga administrata qendrore tek administratat e ndërmjetme dhe lokale" dhe
mund të marrë forma të ndryshme16 .
Format e decentralizimit
Decentralizimi vertikal: lejon disa pushtete të pushtetit qendror që të delegohen në
nivele më të ulëta të administratës (lokale ose territoriale) dhe mund të fitojnë format e
sipërpërmendura të dekoncentrimit, delegimit, transferimit dhe privatizimit 17.
Decentralizimi horizontal: është ai që shpërndan fuqinë midis institucioneve të të
njëjtit nivel, si p.sh. vendimet për shpenzimin e një ministrie që mund të shpërndahet midis
disa sektorëve18 .
Decentralizimi administrativ: përfshin transferimin e kompetencave nga
administrata qendrore e shtetit tek entitetet e reja ligjore të së drejtës publike, të pajisura me
pasuritë e tyre. Megjithëse pushteti qendror ka një kontroll shumë të kufizuar mbi aktivitetet
e subjekteve të dokumentuara, ato i nënshtrohen urdhërave të subjektit dhe nuk gëzojnë
statusin e tyre ligjor. Qëllimi i këtij lloji të decentralizimit është që të arrihet një menaxhim
administrativ më i shkathët dhe efektiv 19.
Decentralizimi politik: në të kompetencat dhe funksionet administrative, rregullatore
dhe qeverisëse transferohen në një organ me bazë specifike territoriale (rajon, territor,
lokalitet, komunë etj.). Një autonomi e caktuar për të krijuar të drejtën e vet dhe një origjinë
demokratike që rrjedh nga një proces zgjedhor. Për disa specialistë, gjëja më e rëndësishme e
decentralizimit politik është se ajo supozon një qendër vendimtare me aftësi për të krijuar të
drejta, norma të hierarkisë së barabartë që ligji i përbashkët. Përkundrazi, decentralizimi
administrativ kufizon aftësinë e njësisë së decentralizuar për të ekzekutuar ligjin kombëtar
16 Po aty
17 Po aty
18 Po aty
19 Po aty
11
ose në mënyrë përjashtimore dikton normat ligjore nën hierarkinë e së drejtës së përbashkët20
.
Decentralizimi funksional: konsiston në njohjen e organit korrespondues të
kompetencave specifike ose të kufizuar vetëm në një sektor aktiviteti; domethënë, shteti
cakton një funksion teknik ose shërbim në një entitet menaxhimi që ka personalitetin dhe
pasurinë e vet ligjore. Një shembull mund të jetë një kompani publike21.
Decentralizimi i përzier: të dy format e mëparshme mund të kombinohen dhe t'i
japin mundësi një decentralizimi politik me bazë territoriale, si në rastin e qeverive
territoriale, ose në atë funksionale dhe territoriale, siç ndodh me një kompani shtetërore në
një provincë22.
Decentralizimi fiskal: sipas Wiener, kjo formë rrjedh nga "kërkimi i efikasitetit në
ofrimin dhe financimin e mallrave publike lokale dhe kombëtare; kjo do të thotë të krijosh një
ekuilibër midis niveleve të taksave, shpenzimeve, transfereve nga qeveritë qendrore dhe
rregulloret e vendosura në një qeveri të caktuar vendore"23.
Ndonëse decentralizimi lejon një qasje të shpejtë dhe me kohë në vendimmarrje,
ndërkohë që decongestionon një grup funksionesh në nivel qendror, kjo gjithashtu çon në një
zhvillim territorial të shpërpjesëtuar, e bën të pamundur rolin e vërtetë të shtetit në shoqëri
dhe krijon bazat për konformimin e elitave lokale me interesa të veçanta, të cilat mund të
bëjnë përpjekje kundër mirëqenies së shoqërisë.
Çështja e decentralizimit është ende shumë e diskutueshme dhe shumë e ndërlikuar,
kështu që në një model zhvillimi mund të lejohet në disa aspekte dhe të papranueshme në të
tjerat. Është e nevojshme të merren parasysh dhe të analizohen kushtet specifike të secilit
vend, pa harruar identitetin e tyre, historinë e tyre dhe zakonet e tyre .
2.2. Pyetjet kërkimore, formulimi i hipotezave dhe rezultatet e hulumtimit
20 Po aty
21 Po aty
22 Po aty
23 Po aty
12
Pyetjet kërkimore apo hulumtuese të cilat i paraprijnë këtij punimi dhe për të cilat do të
mundohemi të gjejmë përgjigjje janë:
1. Roli dhe rëndësia e decentralizimit në Kosovë.
2. Organizimi dhe Funksionimi i Administratës (publike dhe lokale).
3. Kënaqshmëria e qytetarëve të Komunës së Gjilanit lidhur me cilësinë e shërbimeve
publike.
2.3. Decentralizimi në aspektin historik
Nga viti 1999 e deri në vitin 2010, janë nxjerrë shumë rregullore të UNMIK me fuqi ligjore,
ligje organike, ligje sektoriale dhe udhëzime administrative, të cilat i kanë dhënë një
autonomi gjithnjë e më të madhe pushtetit lokal në Kosovë24 . Ndërsa, menjëherë pas
shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës i
miratoi ligjet e reja kryesore për vetëqeverisjen lokale, të cilat kanë zëvendësuar
legjislacionin e deriatëhershëm.
Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/45 Mbi Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës ishte
akti i parë rregullativ me fuqi ligjore që vendosi themelet e një sistemi të vetëqeverisjes
lokale demokratike dhe në shërbim të qytetarëve në shtetin e Kosovës. Me këtë rregullore
themelohet baza juridike e sistemit të vetëqeverisjes lokale në përputhje me parimet dhe
praktikat demokratike evropiane25 .
2.4.Qeverisja Lokale në Kosovë në periudha kohore
Zhvillimi i kornizës ligjore për vetëqeverisjen lokale në Kosovë mund të ndahet në tri
periudha kohore:
1. Periudha e administrimit të komunave me Administrator komunal, sipas Rregullativave
të UNMIK-ut, nga viti 2000 deri më 2002;
24 https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2018/03/ORGANIZIMI-DHE-FUNKSIONIMI-I-VETEQEVERISJES-
LOKALE-NE-KOSOVE.pdf(kyqur më 03.03.2021 ora 19:30)
25 Po aty
13
2. Periudha e administrimit të komunave pa administrator komunal sipas Rregulloreve të
UNMIK-ut dhe akteve tjera ligjore të IPVQ, me transferim të kompetencave në organet e
vetëqeverisjes lokale, gradualisht nga viti 2002 deri më 2007.
3. Periudha e vetëqeverisjes lokale sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të miratuara nga
Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga 2008 deri sot26 .
Njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është
komuna27.
Komunat gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë
pjesëmarrje aktive të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes të organeve komunale28.
Në Republikën e Kosovës pas zgjedhjeve të para lokale në vitin 2000, në Kosovë u
funksionalizuan 30 komuna - si njësi bazike të vetëqeverisjes lokale .
Në vitin 2005, administrata e UNMIK-ut filloi pilot-projektin për krijimin e komunave të
reja. Fillimisht u krijuan pilot-njësitë komunale në Junik, Mamushë dhe Han të Elezit. Këto
tri pilot-njësi komunale u shndërruan në komuna me kompetenca të plota pas zgjedhjeve
lokale të 2009. Po më 2009, u krijuan edhe katër komuna të reja, të parapara me Propozimin
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës: Parteshi, Kllokoti, Graçanica dhe
Ranillugu .Territorin e Kosovës aktualisht e përbëjnë 38 komuna.
Me kornizën ligjore vetëqeverisja lokale në Kosovë është përcaktuar si e drejtë e
autoriteteve lokale për të menaxhuar një pjesë të shërbimeve publike që janë në interes të
popullatës lokale. Baza ligjore u krijua dhe u zhvillua, fillimisht, nga autoritetet
ndërkombëtare (UNMIK) dhe pastaj nga autoritetet e Republikës së Kosovës .
Gjilani (ose Gjilan, serbisht Гњилане/Gnjilane) është një nga shtatë qytetet më të mëdha
të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në
Anamoravë.29 Ndërsa Regjioni i Gjilanit ka një sipërfaqe prej 525 km2 dhe përbëhet nga 63
fshatra, ka pozitë të mirë gjeografike, relievin dhe faktorët klimatik që krijojnë mundësi për
zhvillimin e një flore dhe faune të pasur. Regjioni i Gjilanit i përket një biodiversitet i pasur,
26 Po aty
27 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 123 par.4
28 Po aty
29 https://sq.wikipedia.org/wiki/Komuna_e_Gjilanit(kyqur më 04.03.2021 ora 10:00)
14
duke filluar nga bimët barishtore, kullosave, bimëve mjekuese, aromatike, bimëve bujqësore
(gruri, misri, tërshëra, patatja etj) shkurret, pyejet me drunj të ndryshëm. Regjioni i Gjilanit
është i pasur edhe me lumenjë dhe dy penda artificiale atë të Livoqit dhe të Përlepnicës, ku
llogaritet të banuara (habitate) me disa popullata (peshq etj), si dhe gjallesa të fundit të
lumenjëve që i quajmë bashkësi jetësore të bentosit30 .
Sipas regjistrimit të vitit 2011, Komuna e Gjilanit kishte 90.178 banorë31. Hapësira e
komunës shtrihet në 392km2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010,
përfshinte një territor prej 515km2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e
ka reduktuar për 123km2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të
Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale)32 . Pra
siç mund ta vëmë re nga zonat kadastrale që më parë i takonin Gjilanit janë formuar dy
komuna serbe Parteshi dhe Artana (Novobërda).
Decentralizimi e ka ndryshuar dukshëm strukturën nacionale të popullsisë në komunën e
Gjilanit33. Tani këtu, pos në qytet, komuniteti serb jeton në Shillovë, që është fshat njëetnik,
në Ponesh, Cërnicë, Kmetoc e Livoç i Epërm, që janë vendbanime me popullsi të përzier34.
Komuniteti turk është i koncentruar kryesisht në qytet dhe në fshatin Miresh(Dobërçan).
Romët jetojnë në qytet, në dy lagje.
Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, por me një shumicë dominuese të
shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas regjistrimit të vitit
2011, Komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë; shqiptarë - 87.814, serbë - 624, turq - 978,
boshnjakë - 121, romë - 361, ashkali - 15, goranë - 69, egjiptian - 1, të tjerë - 9535 .
Në vitin 1931 në qytet kanë jetuar 7215 banorë, përderisa në vitin 2011 në qytet jetojnë
54.239 banorë, kurse në zonat rurale - 35.93936 .
Ndarja e popullsisë sipas gjinisë: meshkuj - 45.354, femra - 44.824.
30 Po aty
31 https://kk.rks-gov.net/gjilan/qyteti/(kyqur më 04.03.2021 ora 11:20)
32 Po aty
33 Po aty
34 Po aty
35 https://sq.wikipedia.org/wiki/Komuna_e_Gjilanit(kyqur më 04.03.2021 ora 13:00)
36 Po aty
15
KAPITULLI III
3.1.Administrata Publike
Një njësi organizative e një sektori në një "degë të caktuar", “organi drejtues i një njësie
organizative të një sektori“ së bashku me “aparatin përkatës”, zyrat e një institucioni ose
shërbimi, ndërtesa e një organi ose institucioni, tërësia e punonjësve qe performojnë në një
njësi organizative37 . Këto janë vetëm disa nga termet që e përkufizojnë në veçanti
administratën shtetërore(publike).
Në një kuptim më të përgjithshëm, administrata shtetërore paraqet tërësinë e punonjësve
që punojnë në aparatin shtetëror ose në njësitë organizative të shtetit, sistemi i organeve
shtetërore që ekzekutojnë pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë shtetërore38 .
Administrata shtetërore konsiderohet si një nga instrumentet e shtetit, përmes të cilit shteti
ekzekuton veprimtaritë e tij, në mënyrë të gjerë dhe të gjithanshme, një aktivitet që shtrihet
në sfera të ndryshme shoqërore, politike dhe ekonomike, dhe të cilat nuk mund të ushtrohen
në një formë të vetme, por në një larmi formash të veçanta, nga të cilat si më të rëndësishme
37 Berisha Fejzulla,’’Nocione dhe Institute të së Drejtës Administrative’’,Pejë,2015
38 Po aty
16
janë: së pari, administrata shtetërore në formën e një instrumenti shtetëror dhe dhe së dyti,
administrata shtetërore në formën e veprimtarisë shtetërore 39. Nocioni i parë njihet si kuptim
zyrtar ose organizativ i shtetit, ndërsa termi i dytë njihet si kuptim material ose funksional i
administratës shtetërore40. Pavarësisht nga ekzistenca e këtyre dy kuptimeve të veçanta të
administratës shtetërore, së pari si një sistem i caktuar i organizatave administrative dhe së
dyti si një sistem i caktuar i funksioneve, dy kuptimet nuk munden të ndahen nga njëri-tjetri
dhe të trajtohen në mënyrë të pavarur.
Këto dy kuptime të administratës shtetërore plotësojnë njëra-tjetrën sepse ato paraqiten si
të thurura dhe të pandara. Shkenca e së drejtës administrative i studion ato së bashku.
Ndërsa në gjuhën shqipe termi “administrata publike” dallohet nga termi “administrimi
publik”, në gjuhë të tjera për të dy këto nocione përdoret i njëjti term: “public administration”
(anglisht), “administration publique” (frëngjisht), “amministrazione pubblica” ose “pubblica
administrazione” (italisht). Termi “public administration” ka një kuptim të dyfishtë41:
– në kuptimin objektiv (përkufizimi funksional), termi përcakton tërësinë e aktiviteteve të
kryera që u përgjigjen nevojave të një interesi të përgjithshëm të popullsisë (rendi publik,
tregu i shërbimeve publike, etj); ky kuptim lidhet me funksionin publik (funksioni
administrativ)42
– në kuptimin subjektiv (përkufizimi organik), është një tërësi subjektesh që ushtrojnë
funksionin e mësipërm 43.
Pra, administratat publike janë njësi institucionale qeveritare, që rregullojnë funksionimin
e shoqërisë. Administrata publike është një ndërfaqe në mes të qeverisë, shoqërisë civile,
sektorit privat dhe qytetarëve. Ajo zbaton politikat publike të ndërmarra nga qeveria duke
rritur kështu kohezionin social dhe besimin midis Shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa administrimi
publik, në veçanti, është një fushë studimi e shkencave politike. Ai studion format e
39 Po aty
40 Sadushi,Sokol ‘’E drejta administrative procedurale’’,Tiranë,2017,Botimet Toena
41 https://shtetiweb.org/2012/09/25/ceshte-funksioni-administrativ/(kyqur më 05.03.2021 ora 16:15)
42 Po aty
43 Po aty
17
organizimit të Shtetit, të organizimit të demokracisë, zbatimin e politikave publike; e thënë
shkurt, çdo gjë që lidhet me veprimin e organizimit të sferës publike44 .
Fjala “publike” që plotëson fjalën administratë apo administrim shërben për të kuptuar se
kjo e fundit në vetvehte ka një kuptim më të gjërë: veprimtaria e cilitdo enti ose personi ka
për qëllim t’u shërbej interesave të përgjithshme, të popullsisë dhe të kolektivitetit. Këtu
ekzistojnë dy qasje: një konceptim i gjërë, që konsideron pjesë të administratës edhe
organizmat private të ngarkuara me një veprim administrativ, dhe një konceptim i ngushtë, që
i përjashton ato.
Administratat publike ndahen në administratën qëndrore (ministritë dhe institucionet e
tjera qendrore), në administratën territoriale (njësitë e qeverisjes vendore) dhe në
administratën e sigurimeve shoqërore45.
Për të kryer aktivitetet e veta, administrata disponon mjetet e saj: prerogativat e fuqisë
publike. Është fjala për pushtetin e komandimit, të cilën nuk e kanë personat privat. Kjo e
lejon administratën të imponojë vullnetin e saj, që asaj i trasmetohet nga pushteti ekzekutiv,
prej nga varet. Për shumicën e aktiviteteve të saj administratata i nështrohet një të drejte të
veçantë, të drejtës administrative. Megjithatë, e drejta private zbatohet për disa raste të
përcaktuara me ligj .
3.2.Parimet e Organizimit dhe Funksionimit të Administratës Publike
Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin “Për
organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Në Kosovë një ligj i tillë u miratua
në tetor 2010, megjithatë objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës publike,
kryesisht asaj qëndrore .
Në përputhje me këtë ligj administrata publike, është aparati organizativ dhe profesional,
që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, kryer shërbimet
publike dhe hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Ministrive dhe Qeverisë.
44 Po aty
45 Po aty
18
Administrata shtetërore ka personalitet juridik publik dhe përbëhet nga struktura të
organizuara në mënyrë hierarkike .
Administrata publike organizohet dhe funksionon sipas parimeve të unitetit dhe
hierarkisë, llogaridhënies, dekoncentrimit, qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e
përgjegjësisë, ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit ndërmjet
institucioneve të administratës publike.
1. Sipas parimit të unitetit dhe hierarkisë, administrata publike organizohet në mënyrë të
atillë që çdo organ, institucion apo njësi administrative, është në varësinë dhe i raporton një
organi, institucioni apo njësie administrative eprore46.
2. Sipas parimit të llogaridhënies, çdo organ, institucion apo njësi administrative, i
nënshtrohet drejtimit dhe mbikqyrjes nga organi epror përkatës, si për veprimtarinë e vetë
ashtu edhe për atë të organeve, institucioneve apo njësive administrative vartëse47.
3. Sipas parimit të dekoncentrimit, kryerja e funksioneve administrative, që kanë të bëjnë
drejtpërdrejtë me personat privatë, organizohet të kryhet sa më afër tyre, me qëllim
lehtësimin e aksesit të tyre në informacion, në shërbimet publike, si dhe një pjesëmarrjeje të
përshtatshme në proçedimin administrativ sipas ligji48.
4. Sipas parimit të qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive, ndarja dhe
caktimi i funksioneve dhe detyrave administrative, ndërmjet organeve, institucioneve dhe
njësive administrative, duhet të jetë specifike, të shmangë mbivendosjen, transparente dhe të
bëhet publik në mënyrë të përshtatshme49.
5. Sipas parimit të ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, caktimi dhe shpërndarja e
përgjegjësive si dhe organizimi i administratës publike, duhet të sigurojë efektivitetin në
kryerjen e funksioneve dhe detyrave, efiçencën në arritjen e objektivave të politikave te
miratuara si dhe ekonominë në përdorimin e të mirave dhe fondeve publike50.
46 https://shtetiweb.org/2012/09/25/parimet-e-organizimit-dhe-funksionimit-te-administrates-publike/(kyqur
më 05.03.2021 ora 17:00)
47 Po aty
48 Po aty
49 Po aty
50 Po aty
19
6. Sipas parimit të bashkëpunimit organet, institucionet dhe njësitë administrative si dhe
nëpunësit publikë në të gjitha nivelet e administratës, bashkëpunojnë ndërmjet tyre si dhe me
organet e institucionet e pavarura, për arritjen e objektivave ligjore që u janë besuar, në
përputhje me ligjin51 .
Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet e aparatit shtetëror përmes të
cilit shteti ushtron veprimtarinë e vet. Ajo veprimtari shtrihet në fusha të ndryshme të jetës
shoqërore, politike dhe ekonomike të një vendi. Një nga format e veqanta të ushtrimit të
veprimtarisë së shtetit është administrata shtetërore. Nga pikëpamja juridike administrata
shtetërore edhe vet paraqitet në forma të ndryshme, ndërsa dy janë format themelore të
shprehjes së saj. E para administrata shtetërore në formën e instrumentit shtetëror dhe e dyta
administrata në formën e veprimtarisë shtetërore .
Për këtë arsye nga një kuptim i përgjithshëm i administratës shtetërore burojnë dy
kuptime të veçanta:
I pari, kuptimi formal ose organizativ i administratës shtetërore dhe
I dyti kuptimi material ose funksional i administratës shtetërore.
Me administratën shtetërore në kuptimin formal organizativ tregohet tërësia e sistemit të
posaqëm të atyre organeve shtetërore, të cilat njihen si organe të administratës shtetërore dhe
të cilat ngarkohen me ushtrimin e pushtetit shtetëror në formë të veprimtarisë së administratës
shtetërore.
Me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional tregohet jo më aparati
administrativ i shtetit, por vet veprimtaria shtetërore që zhvillon ky aparat dmth tregohet
veprimtaria që zhvillohet në bazë dhe për zbatim të ligjit. Shprehet në dy drejtime, si
veprimtari ekzekutive, (qëndron në kujdesin e zbatimit të ligjit) dhe veprimtari administrative
(qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit). Tipar kryesor është karakteri i tij nënligjor
dmth administrimi shtetëror si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet e
administtratës në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit. Me shprehjen organ administrativ
tregohet një formacion individual ose kolektiv me organizimin e tij të brendshëm që është
pjese përbërëse e aparatit administrativ .
51 Po aty
20
3.3.Organet e Administratës Publike
Në kuptimin e ligjit, organe të administratës publike janë:
– organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative;
– organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative;
– organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative;
– organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës
gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative52 .
KAPITULLI IV
ADMINISTRATA PUBLIKE NË KOSOVË
4.1.Fushëveprimtaria e administratës
Si në gjithë botën ashtu dhe në Kosovë, Administrata funksionin e saj e ushtron dhe punët
i kryen në bazë të kushtetutës, ligjit, dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme. Punët e
administratës shtetërore ngërthejnë zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit, nxjerrjen e dispozitave
për aplikimin e tyre, ushtrimin e mbikëqyrjes administrative dhe kryerjen e punëve të tjera
administrative dhe profesionale.
1. Punët e administratës shtetërore janë:
1.1. propozimi i politikës së brendshme dhe të jashtme;
52 https://shtetiweb.org/2012/09/25/parimet-e-organizimit-dhe-funksionimit-te-administrates-publike/(kyqur
më 06.03.2021 ora 11:00)
21
1.2. zhvillimi i politikës zhvillimore;
1.3. veprimtaria normative;
1.4. zbatimi i ligjeve dhe dispozitave të tjera;
1.5. ushtrimi i mbikëqyrjes administrative;
1.6. vendosja në procedurën administrative mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe
personave juridik;
1.7. veprimi në procedurën për kundërvajtje;
1.8. sigurimi i kryerjes së punëve të interesit publik;
1.9. kryerja e punëve të tjera të administratës shtetërore53 .
1. Punët e administratës shtetërore i ushtrojnë organet, agjencitë përkatëse dhe organizmat
e tjerë kompetent, rrjedhimisht të autorizuar të administratës shtetërore (në tekstin e mëtejmë:
Organet e administratës shtetërore).
2. Organet, autoritetet dhe organizmat e tjerë të administratës shtetërore sipas këtij ligji
janë: Ministritë, Organizatat e administratës shtetërore dhe organet e tjera të administratës.
3. Disa punë të caktuara të administratës shtetërore mund ti kryejnë edhe organet e tjera
në nivel qendror ose lokal;themelatat dhe personat e tjerë juridik, si autorizime publike, nëse
ato punë, përkatësisht autorizime iu janë bartur, rrjedhimisht besuar atyre.
Administrata komunale organizohet në drejtorate. Çdo drejtorat komunal menaxhohet
nga drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga kryetari. Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin
drejtoratin e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit dhe në
pajtim me ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi . Drejtorët komunalë emërohen dhe
shkarkohen nga kryetari54.
Administrata komunale ka udhëheqësin e personelit. Kryetari shpall, rekruton dhe largon
udhëheqësin e personelit në pajtim me ligjin e aplikueshëm për shërbimin civil. Nëse posti i
53 LIGJI NR.03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 4
54 LIGJI NR.03/L-40 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE neni 62.1,62.2,62.3,62.4
22
udhëheqësit të personelit mbetet i zbrazët, kryetari i komunës emëron një anëtar të lartë të
shërbimit civil komunal në cilësinë e kryesit të detyrës së udhëheqësit të personelit55 .
Struktura Organizative e Administratës Komunale në Komunën e Gjilanit përbëhet nga:
1.1.Zyra e Kryetarit – Kabineti
1.2.Drejtoritë
1.3.Sektorët
1.4.Njësitë
1.5.Zyrat 56
4.2. Struktura Organizative e Administratës Komunale në Gjilan
2. DREJTORITË KOMUNALE NË KOMUNËN E GJILANIT
2.1.Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
2.2.Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
2.3.Drejtoria e Arsimit
2.4.Drejtoria për Buxhet dhe Financa
2.5.Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
2.6.Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim
2.7.Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë
2.8.Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
2.9. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
2.10. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik
2.11.Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
2.12.Drejtoria e Inspeksionit 57
55 Po aty neni 66.2,66.3
56 RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË
ADMINISTRATËN KOMUNALE neni 5
23
3. NJËSITË DHE ZYRAT
3.1.Zyra e Kryetarit të Komunës - Kabineti
3.2.Njësia e Kuvendit
3.3.Njësia për Personel
3.4.Njësia e Auditimit të Brendshëm
3.5.Zyra Ligjore
3.6.Zyra e Avokatit të Komunës
3.7.Zyra e Informimit
3.8.Zyra e Prokurimit
3.9.Zyra për Projekte
3.10.Zyra për Integrime Evropiane
3.11.Zyra për Komunitete dhe Kthim
3.12.Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc58
4.3. Hierarkia e raportimit
Sektorët në kuadër të Drejtorive, udhëhiqen nga Udhëheqësi i Sektorit dhe i raporton
drejtpërdrejt Drejtorit të Drejtorisë përkatëse59.
Nëpunësit në kuadër të Sektorit i raportojnë Udhëheqësit të Sektorit.
Udhëheqësit e Njësive/Zyrave dhe personeli i Zyrës së Kryetarit (kabinetit) të paraparë
me Statutin e Komunës, i raportojnë Kryetarit të Komunës.
57 Po aty
58 Po aty
59 Po aty neni 6
24
Nëpunësit në kuadër të Njësive dhe Zyrave i raportojnë Udhëheqësve të Njësive/Zyrave.
Sipas organogramit të Komunës është përcaktuar dhe radhitur hierarkia e raportimit sipas
Drejtorive, Sektorëve, Njësive dhe Zyrave60.
4.4.Misioni i shkurtër i drejtorive me sektorë, njësive dhe zyrave
I. Drejtoria për Administratë të Përgjithshme
Misioni i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme përmes sektorëve të saj: ofron
shërbimet e gjendjes civile dhe shërbimet e tjera administrative sa më cilësore, profesionale,
efikase dhe transparente sipas legjislacionit në fuqi për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë
për realizimin e kërkesave të tyre, ushtron aktivitetet që lidhen me sektorin për shërbime me
qytetarë, të drejtat e njeriut, mbështetje dhe logjistikë , teknologjisë informative si dhe
detyrat të tjera në kuadër të kësaj drejtorie.
II. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Misioni i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale përmes Sektorëve të saj: merret
me ofrimin e shërbimeve për mirëqenie sociale për qytetarët e Komunës, ushtron aktivitetet
lidhur me kujdesin parësor shëndetësor të qytetarëve, vlerësimin e nevojave lokale,
monitorimin rreth përkujdesjes së rasteve sociale, mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar dhe
mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike në nivel të komunës. Ushtron edhe të gjitha
aktivitetet tjera që lidhen me kujdesin parësor në Komunë dhe kompetencat tjera të cilat
bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror në Komunë në këtë sferë61.
III. Drejtoria e Arsimit
Misioni i Drejtorisë së Arsimit përmes Sektorëve të saj: merret me menaxhimin,
planifikimin dhe koordinimin e arsimit parashkollor, fillor të mesëm të ulët dhe të mesëm të
lartë në Komunë, bashkëpunimi me MASHT-in dhe institucionet e tjera në fushën e arsimit,
punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat
ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të
institucioneve arsimore, mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve arsimore në nivel Komune;
nxitjen e barazisë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të
60 Po aty neni 7.1
61 Po aty neni 7.2
25
mesëm në Komunë; regjistrimin, inspektimin e shëndetit publik dhe sigurisë. Ushtron edhe të
gjitha aktivitet tjera që lidhen me institucionet edukativo arsimore në nivel Komunal në
pajtueshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi62.
IV. Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Misioni i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa përmes Sektorëve të saj: bënë planifikimin
e burimeve financiare në Komunë; evidentimin e të hyrave vetanake të Komunës, në pajtim
me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal etj. Harton Projekt – Buxhetin e Komunës,
planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme , aktivitetet e tjera si raporte,
informata, qarkore etj Komunale për çështje financiare. Ushtron edhe të gjitha detyrat dhe
përgjegjësitë të cilat barten nga autoritetet qendrore63.
V. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
Misioni i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit përmes Sektorëve të saj:
bënë planifikimin e zhvillimit hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin
hapësinor të Komunës (sipas metodologjisë bashkëkohore); planet rregulluese të hollësishme,
harta zonale, harton programe, planin zhvillimor të Komunës, planin zhvillimor urban, dhe
planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera; Përcjellë planifikimin
urbanistik, projektimin dhe merret me zbatimin e tyre; propozon dhe zbaton rregullat ligjore
nga lëmi i planifikimit hapësinor, harton planet në sferën e mbrojtjes së mjedisit etj. Ushtron
edhe të gjitha kompetencat tjera që lidhen urbanizmin, planifikimin, banimin ambient në
pajtim me ligjin64.
VI. Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim
Misioni i Drejtorisë për Shërbime Publike përmes Sektorëve të saj: përcaktimi dhe
mbikëqyrja e ofrimit të shërbimeve publike lokale, duke përfshirë shërbimet dhe
62 Po aty neni 7.3
63 Po aty neni 7.4
64 Po aty neni 7.5
26
infrastrukturën lokale, komunikacionin publik, menaxhimin e hapësirave publike etj. Ushtron
kompetencat tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi65.
VII. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë
Misioni i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari përmes Sektorëve të saj është: subvencionimi
i bujqve, mbajtja e evidencës për tokën e pa punuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe
evidencën për tokën të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit; ofrimi i të dhënave
Ministrisë përkatëse sipas kërkesës së saj; ofron përkrahje për bujqësi dhe fusha tjera qe
lidhen me bujqësinë; tofron shërbime veterinere dhe përkujdesje për mbrojtjen e shëndetit
dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake; ofron shërbim për mbrojtjen e
shëndetit publik të popullatës, përmes kontrollit të produkteve me origjinë bimore dhe
shtazore. Ushtron edhe kompetenca tjera të përcaktuara me ligjet tjera dhe akte nënligjore66 .
VIII. Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Misioni i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë përmes Sektorëve të saj është:
ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme lidhur me
kadastrën, pronën dhe për çështje tjera lidhur me kadastrën dhe pronën; është përgjegjëse për
zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për
sigurimin e Hartave Orto–Foto, sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për
tokën; regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale. Ushtron edhe
kompetenca të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi67 .
IX. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Misioni i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim përmes Sektorëve të saj merret: me
sistemimin e qytetarëve në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; vlerësimin e
rrezikshmërisë për territorin e Komunës; në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe
nga fatkeqësitë e tjera, është përgjegjëse për realizimin e detyrave profesionale dhe
administrative në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga
fatkeqësitë e tjera në territorin e vet, si dhe kompetenca në sferën e mbrojtjes dhe preventives
65 RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË
ADMINISTRATËN KOMUNALE neni 7.6
66 Po aty
67 Po aty
27
nga zjarri. Ushtron edhe kompetencat tjera që lidhen me mbrojtje dhe shpëtim sipas
legjislacionit në fuqi68 .
X. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik
Misioni i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik përmes Sektorëve të saj: krijimi i një
kornizë të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale; të caktojë prioritetet për
investim në Komunë, si dhe t’i koordinojë ato me organet kompetente, propozimi i marrjes së
masave për zhvillimin ekonomik të Komunës; hartimi i planit global strategjik të zhvillimit
ekonomik të Komunës, duke i përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë si në aspektin
afatshkurtër, ashtu edhe në aspektin afatgjatë. bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve rreth
partneritetit publiko – privat etj. Bashkëpunimi me institucionet e ndryshme, partner e
donator të ndyshëm për çështje zhvillimore lokale, regjistrimin e bizneseve dhe dhënia e
lejeve të punës për shoqëritë tregtare dhe ushtrimi i aktiviteteve tjera ne pajtim me
legjislacionin në fuqi69 .
XI. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Kjo Drejtori përmes Sektorëve të saj ka këto kompetenca: udhëheqja me resurset lokale
kulturore duke përfshirë muzeun dhe galerinë e qytetit dhe resurset e trashëgimisë kulturore;
sportive, aktivitete që lidhen me rininë, teatrin, bibliotekën e qytetit, stadiumin e qytetit,
Palestrën e Sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse. Organizon dhe shënon data me rëndësi
historike dhe kombëtare kur kërkohet, organizon debate për zhvillim dhe avancim të
kulturës, rinisë dhe sportit etj. Ushtron edhe aktivitete tjera që lidhen me kulturën, rininë,
sportin etj70 .
XII. Drejtoria e Inspeksionit
Misioni i Drejtorisë së inspeksionit përmes Sektorëve të saj: bën zbatimin e ligjit sa i
përket mbikëqyrjes dhe inspektimeve në sferën e ndërtimit, tregtisë, ambientit, sanitarisë,
68 Po aty
69 Po aty
70 Po aty
28
veterinarisë, bujqësisë si dhe të gjitha inspektimet tjera të cilat janë kompetencë dhe
përgjegjësi e kësaj drejtorie në pajtim me Legjislacionin në fuqi71 .
I.Kabineti i Kryetarit të Komunës
Kabineti i Kryetarit të Komunës merret me objektivat dhe aktivitetet profesionale,
administrative për Kryetarin e Komunës, bashkëvepron dhe koordinon punët me të gjitha
drejtoritë e administratës komunale njësitë dhe zyrat si dhe organet e tjera organizative në
kuadër të Administratës Komunale72 .
II.Njësia e Kuvendit
Misioni i Njësisë së Kuvendit: merret me përgatitjen e materialeve për mbledhje të
Kuvendit, materialet për Komitetet përkatëse dhe komisionet e KK-së, planin e punës për
Kuvendin e Komunës, harton aktet e ndryshme të cilat i propozon dhe miraton KK-ja,
ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe sipas autorizimeve të KK-së dhe
Kryetarit të Komunës73 .
III.Njësia për Personel
Kjo zyrë merret me punët dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet e
menaxhimit të burimeve njerëzore në kuadër të administratës komunale të parapara me ligjet
dhe aktet nënligjore në fuqi74 .
IV. Njësia e Auditimit të Brendshëm
Kjo njësi ka këto kompetenca : merret me ushtrimin e përgjegjësive të njësisë së auditimit
të brendshëm në kuadër të autoritetit publik (Komunës) dhe veprimtaritë tjera që lidhen me
njësinë për auditim të brendshëm në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, të shtoj vlerën
për përformancën e veprimeve të Komunës duke siguruar cilësi dhe duke kryer auditive dhe
shërbime këshillimore me kosto të reduktuara, të sjellë përfitime në efiqencën operacionale ,
71 Po aty
72 Po aty
73 Po aty
74 Po aty
29
kontrolle të brendshme dhe politika të përmirësuara75.
V.Zyra Ligjore
Merret me dhënien e këshillave lidhur me ligjet, aktet nënligjore, opinionet, interpretimet
e akteve të cilat i nxjerrin organet komunale, bashkëpunon dhe koordinon veprimet me
Kryetarin e Komunës dhe organet tjera komunale lidhur me zbatimin e përgjegjësive të
Komunës të cilat rrjedhin nga ligjet dhe aktet nënligjore dhe për respektim të ligjshmërisë nga
organet e Komunës .
VI.Zyra e Avokatit të Komunës
Misioni i Zyrës së Avokatit të Komunës: merret me përfaqësimin dhe mbron interesin e
Komunës të institucioneve në vartësi të Komunës në të gjitha procedurat gjyqësore e
administrative në nivele të ndryshme .
VII. Zyra për Informim
Misioni i zyrës është përgatitja dhe koordinimi i politikave të informimit, është
përgjegjëse për informimin publik për të gjitha veprimtarinë dhe vendimet që merren nga
Institucioni Komunal 76.
VIII.Zyra e Prokurimit
Zyra e Prokurimit merret me ushtrimin e përgjegjësive kryesore për drejtimin e Zyrës së
Prokurimit të autoritetit kontraktues (Komunës) dhe ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të
prokurimit në pajtueshmëri me ligjin77 .
IX.Zyra për Projekte
75 Po aty
76 Po aty
77 Po aty
30
Kjo zyrë merret me inicimin e procedurave për hartimin e projekteve /projekte kapitale/,
zgjidhjen e marrëdhënieve pronësore juridike, hartimin e detyrave projektuese, konsultimet
me projektantët si dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore 78.
X.Zyra për Integrime Evropiane
Misioni i kësaj zyre është se merret me koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës
rregullative dhe të politikave të komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian ,
ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve në komunë, duke marrë
parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian, monitorimin, raportimin dhe
vlerësimin e rregullt të implementimit të dokumenteve strategjike si dhe përgjegjësitë e tjera
në pajtim me rregulloren adekuate në fuqi nga fusha e integrimeve evropiane79 .
XI. Zyra për Komunitete dhe Kthim
Misioni i Zyrës Komunitete dhe Kthim: merret me dhënien e këshillave për autoritetet
komunale në lidhje promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve
të tyre, çasje të barabartë të gjitha komuniteteve në shërbimet publike Komunale dhe të krijoj
kushte për një kthim të qëndrueshëm të refugjatëve, personave të zhvendosur dhe atyre të
riatdhesuar që u përkasin të gjitha komuniteteve, përgaditja e planëveprimeve përkatëse si
dhe përgjegjësitë e tjera në pajtim me rregulloren adekuate në fuqi 80.
XII.Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Misioni i Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc: komunikimi dhe korrespodenca në
mes të qytetarëve të Komunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc lidhur me realizimin e
kërkesave të tyre, shqyrtimi i kërkesave të ndryshme dhe mundësia e zgjidhjes së tyre duke
bashkëpunuar me Institucionet e Komunës së Gjilanit81 .
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, synim kryesor ka
ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët të cilët
frekuentojnë për realizimin e kërkesave të tyre .
78 Po aty
79 Po aty
80 Po aty
81 Po aty
31
Ndër të tjera ajo ka këto kompetenca:
- Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi nga fushëveprimtaria e saj;
- Kryen shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Sektorit të Gjendjes Civile, Qendrës për
Shërbim me Qytetarë dhe Shërbimit të Autoparkut;
- Sektori i Gjendjes Civile, kryen veprime administrative të gjendjes civile siç janë:
plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i
procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të
gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike administrative në pajtim me legjislacionin në
fuqi;
- Qendra për Shërbim me Qytetarë, kryen veprime administrative siç janë: pranimi i
kërkesave të ndryshme nga palët dhe adresimi i tyre në drejtoritë /njësitë/ zyrat e
administratës komunale për shqyrtim dhe zgjidhjen e tyre, njoftimi i palëve për përgjigjet në
kërkesë etj.;
- Shërbimi i autoparkut, kryen shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe
funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për
mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj.
- Cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe planin e drejtorisë si dhe harton plane të
punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva:
- Menaxhon stafin dhe buxhetin e drejtorisë dhe organizon punën përmes ndarjes së
detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
- Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon
ndryshime si dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;
- Zhvillon dhe mbikëqyre politikat për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të
burimeve njerëzore në drejtori;
- Si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët
do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë82 .
Sektori i Gjendjes Civile
Sektori i Gjendjes Civile - përbëhet nga zyrtarët e gjendjes civile të cilët kryejnë
veprime të shërbimit të gjendjes civile siq janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i
82 https://kk.rks-gov.net/gjilan/administrate/(kyqur më 07.03.2021 ora 18:10)
32
regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të
gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike
administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi83.
Sektori i Gjendjes Civile, me kërkesën e palës, lëshon këto lloje të dokumenteve të
gjendjes civile si dhe kryen veprime si vijon:
Certifikatë e lindjes;
Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Certifikatë e shtetësisë;
Certifikatë e martesës;
Certifikatë e vdekjes;
Certifikatë e vendbanimit;
Certifikatë e gjendjes martesore;
Deklaratë e bashkësisë familjare;
Vërtetim nga arkivi;
Aktvdekje
Mbajtës i familjes
Dokument për vendqëndrim
Veprimet:
Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë;
Veprime me rastin e regjistrimit të martesës;
Veprime me rastin e regjistrimit të lindjes;
Veprime me rastin e regjistrimit të vdekjes;
Veprime lidhur me fitimin dhe lirimin e shtetësisë;
Zhvillon procedura për ndërrimin dhe korrigjimin e emrit personal;
83 Po aty
33
Regjistrimet e mëvonshme;
Riregjistrimet;
Ndryshimi vendbanimit
Korrigjimi i emrit dhe mbiemrit si dhe të dhënave tjera personale 84
Qendra Për Shërbim me Qytetarë
Qendra për Shërbim me Qytetarë është pjesë e strukturës organizative të administratës.
Përbëhet nga zyrtarët e qendrës për shërbim me qytetarë të cilët kryejnë veprime të shërbimit
administrativ si: bëjnë pranimin e kërkesave/parashtresave nga qytetarët dhe subjektet tjera.
Këto kërkesa/parashtresa, të kompletuara përcillen në drejtoritë e administratës komunale,
varësisht ku pala parashtron për shqyrtim dhe vendosje. Pasi që drejtoria përkatëse ka
shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën/parashtresën e palës, të njëjta kthehen në QSHQ-
ë. Zyrtarët e QSHQ-së, janë të obliguar të njoftojnë qytetarët dhe subjektet e tjera për
përgjigjen në kërkesa/parashtresa.
Komunikimin e drejtpërdrejtë, korrekt dhe transparent me qytetarët dhe bizneset, dhënien
e ndihmës profesionale për paraqitjen e kërkesave dhe parashtresave, njohja e qytetarëve me
informacionet e nevojshme lidhur me kushtet, procedurat administrative, ligjore, afatet
kohore të paraqitjes dhe trajtimit të kërkesave dhe parashtresave si në formën klasike ashtu
edhe përmes formës elektronike /internetit, përgatitja dhe vënia në dispozicion të broshurave
dhe fletëpalosjeve informative për qytetarët si dhe publikimin në ueb faqe, mbajtja e dosjeve,
statistikave të parashtresave dhe kërkesave të paraqitura nga qytetarët, shtypjen e librit të
protokollit për kërkesat/parashtresat, vëzhgimi i reagimeve të qytetarëve dhe zyrtarëve të
komunës ndaj shërbimeve që ofron qendra etj.
Shërbimi i autoparkut
Shërbimi i autoparkut kujdeset për automjetet zyrtare të komunës. Ky shërbim ka detyra
dhe obligime permanante, por edhe procedurat për shfrytëzimin e automjeteve të komunës
janë te njohura.
84 Po aty
34
Kërkesat për shfrytëzim javor të automjeteve bëhen nga drejtoritë komunale ku përfshihet
transporti lokal dhe fshatrat e komunës, kjo kërkesë nënshkruhet nga drejtori i drejtorisë apo i
autorizuari i tij/saj, ndërsa kërkesat për shfrytëzim të automjeteve jashtë komunës , aprovohen
nga kryetari i komunës.
Për mënyrën e menaxhimit sa më të mirë të veturave të komunës, Kryetari i Komunës,
lëshon akte të veqanta85.
KAPITULLI V
MBIKËQYRJA E PUNËS SË ADMINISTRATËS
85 https://kk.rks-gov.net/gjilan/administrate/sherbimi-i-autoparkut/(kyqur më 07.03.2021 ora 19:40)
35
5.1.Definicioni i Kontrollit mbi Administratën.
Kontrolli apo mbikëqyrja është një veprimtari e cila përbëhet nga përcjellja, kontrolli dhe
vlerësimi i pajtueshmërisë së akteve, veprimtaria dhe sjellja me rregullat dhe dispozitat e
miratuara86 .
Qëllimi kryesor i kontrollit si në administratën publike qendore ashtu dhe në atë lokale
është mbrojtja dhe realizimi i parimit të ligjshmërisë, që nënkupton se në shtetet ku
funksionon shteti ligjor dhe ku respektohet parimi i kushtetutshmërisë, të gjitha aktet në fuqi
nën kushtetutën duhet të jenë në pajtueshmëri me kushtetutën, përkatësisht me ligjin.
Përderisa në nivelin qendror, kontrolli i punës së ministrive ushtrohet nga pushteti
ekzekutiv (Qeveria), më pas Qeveria i nënshtrohet kontrollit parlamentar,në atë lokal kemi dy
mënyra të kontrollit të veprimtarisë komunale, e ato janë:
- kontrolli që kryen Kuvendi i Komunës ndaj ekzekutivit (kryetarit) në tërësi dhe
- kontrolli që bënë kryetari i komunës në raport me drejtoritë komunale87.
Në kuptimin përmbajtësor, me kontroll kuptohet veprimtaria e vazhdueshme e
mbikëqyrjes që subjektet juridikisht të autorizuara e bëjnë lidhur me sjelljen e organeve të
administratës, mënyrën e ushtrimit të autorizimeve, mënyrën e nxjerrjes së akteve dhe
shkallën e zbatimit të legjislacionit, si dhe masave të cilat i ndërmarrin në raport me ushtrimin
e përgjegjësive88 . Ndërkaq, qëllimi i kontrollit është “të pamundësohet nxjerrja, përkatësisht
aplikimi i atij akti të përgjithshëm normativ nënligjor që do t’i kundërvihej kushtetutës apo
ligjit”. Për këtë shkak edhe me sanksionet, që sistemet e veçanta juridike i parashohin,
tentohet që nga rendi juridik të shmangen ato akte të përgjithshme normative nënligjore
dispozitat e të cilave nuk janë në pajtim me parimet e shprehura në kushtetutë, përkatësisht
me ligjet. Megjithëse nga pikëpamja e kontrollit, nuk janë paraparë dispozita specifike të
cilat normojnë formën e kontrollit (kuvend-ekzekutiv), kjo çështje mund të kuptohet në bazë
të hierarkisë së përcaktuar me ligj. Sipas LVL-së, Kuvendi i Komunës është përcaktuar të jetë
organi më i lartë në komunë(analog me Parlamentin e Republikës së Kosovës) dhe
86 http://aa.mk/WBStorage/Files/poglavje09_AL.pdf(kyqur më 08.03.2021 ora 12:15)
87 https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2018/03/ORGANIZIMI-DHE-FUNKSIONIMI-I-VETEQEVERISJES-
LOKALE-NE-KOSOVE.pdf(kyqur më 09.03.2021 ora 14:30)
88 Po aty
36
njëkohësisht organ mbikëqyrës në nivelin lokal, kompetent për të siguruar ofrimin e
shërbimeve nga ekzekutivi në pajtim me legjislacionin në fuqi89.
5.2.Llojet e Kontrollit
Kemi dy lloje të kontrollit të punës së administratës:
- Kontrolli i brendshëm (administrativ) dhe
- Kontrolli i jashtëm.
Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi
organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare 90.
Ndikimi i organit të specializuar administrativ mbi organet administrative dhe mbi
zbatuesit tjerë me qëllim të sigurimit, të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve e akteve
nënligjore të organeve më të ulëta. Ushtrimi i kontrollit të brendshëm në esencë është
kontrolli i organeve më të larta ndaj organeve më të ulëta. Të dyja kto kontrolle kanë karakter
juridik të pushtetit. Qëllimi kryesor është që të sigurohet zbatimi i plotë dhe në kohë i ligjeve
dhe i vendimeve në fushën e administratës shtetërore91 .
Kontrolli i brendshëm në organet e administratës shtetërore në esencë është kontroll i
organeve më të larta ndaj organeve më të ulta të administratës. Kontrolli i brendshëm
zhvillohet në 2 forma:
1.Kontrolli institucional - bëhet si rregull, në bazë të pakënaqësisë së shprehur nga ana e
palës, d.m.th në bazë të ankesës. Përmes ankesës goditet një akt konkret administrativ i
organit të ulët administrativ para organit më të lartë92 .
2. Kontrolli hierarkik-bëhet në bazë të pushtetit hierarkik dhe kështu organet më të larta
administrative kanë jo vetëm të drejtë, por edhe detyrim që të mbikëqyrin punën e organeve
më të ulëta. Mbikëqyrja mund ti përkas akteve konkrete individuale të organeve të ulëta dhe
89 Po aty
90 https://sites.google.com/site/juridikal/fusha-te-se-drejtes/e-drejta-administrative(kyqur më 09.03.2021 ora
15:40)
91 Po aty
92Po aty
37
mund ti përkas edhe punës së tërësishme të një ose më shumë organeve të ulëta. Mbikëqyrja
bëhet përmes inspeksionit dhe revizionit 93.
Kontrollin e jashtëm të punës së administratës e ushtrojnë organet e caktuara jashtë
sistemit organizativ të administratës.
Organet e jashtme që kontrollojnë punën e organeve të administratës janë:
a) Parlamenti
b) Qeveria
c) Gjykatat
d) Prokuroria Publike
e) Avokati i Popullit (Ombudspersoni)
f) Shërbimi i qarkulllimit të pagesave etj94
Ky kontroll në shumicën e shteteve bëhet jo vetëm për të kontrolluar ligjshmërinë por
edhe oportunitetin e organeve të administratës.
Kontrolli i jashtëm duhet të jetë:
I përhershëm
Efikas
Ekonomik
dhe në kufijtë e legalitetit
Forma më e rëndesishme e kontrollit të jashtëm të administratës, përpos kontrollit
gjyqësor është kontrolli parlamentar, si formë e kontrollit politik të administratës95.
Kontrolli parlamentar i administratës
Kontrolli parlamentar është formë e kontrollit politik të administratës që njihet në të
gjitha vendet me sistem parlamentar të qeverisjes. Shprehja kontroll politik përfshin të gjitha
autorizimet dhe mundësitë faktike të organeve të zgjedhura të pushtetit politik që të ndikojnë
në punën e organeve tjera të pushtetit shtetëror. Ky kontroll bie në radhë të parë mbi organet
ekzekutive dhe organet administrative. Kjo përgjegjësi bëhet para organeve përfaqësuese. Kjo
përgjegjësi realizohet nga parlamenti për të verifikuar se veprimi i organeve ekzekutive dhe
93 Po aty
94 https://dspace.aab-edu.net/(kyqur më 10.03.2021 ora 10:50)
95 Po aty
38
administrative a është në pajtim me politikën të cilën organet përfaqësuese e përcaktojnë me
aktet e tyre96.
Kontrolli gjyqësor i administratës
Kontrolli gjyqësor i administratës konsiston në besimin e organit të veçantë të pavarur
nga pushteti politik dhe administrata për zgjidhjen e problemeve në mënyrë meritore.
Kontrolli gjyqësor i punës së administrates është formë themelore e kontrollit juridik të
administratës. Kontrolli gjyqësor i punës së administratës është rrugë gjyqësore për
mënjanimin e kundërligjshmërisë pasi të konsumohet rruga administrative për evitimin e
kundërligjshmërisë në organet administrative97.
Ekzistojnë disa forma të kontrollit gjyqësor të punës së administratës:
Kontrolli gjyqësor në formë të zgjidhjes së konfliktit administrativ.
Gjykata në konfliktin administrativ vendos mbi ligjshmërinë e akteve administrative
përfundimtare.
Aktet administrative përfundimtare janë aktet me të cilen organet e administratës
vendosin mbi të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave fizik dhe juridik në procedurë
administrative.
Kontrolli në formë të përgjegjësisë penale apo civile ndaj individëve për mospërmbushjen
e detyrave me karakter juridiko – administrativ98.
5.3. Modernizimi i Administratës Publike
Modernizimi i administratës publike është një proces i vazhduar dhe i rëndësishëm, sepse
sjell modernizimin e vet shtetit. Një qeverisje demokratike bazohet “në një administratë
efikase, të integruar, transparente dhe më afër qytetarëve. Veçanërisht vitet e fundit qeveritë e
vendeve demokratike i japin një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të
administratës publike99 .
96 Po aty
97 Po aty
98 Po aty
99 https://shtetiweb.org/2012/09/24/modernizimi-i-administrates-publike/(kyqur më 11.03.2021 ora 13:30)
39
Kosova ka një strategji të modernizimit të administratës publike për vitet 2015-2020,
mirëpo që zbatimi i saj lë shumë për të dëshiruar dhe rezultatet kanë munguar gjatë gjithë
këtyre viteve, por edhe para ekzistimit të kësaj strategjie.
Synimet e strategjisë për modernizimin e administratës publike përcaktohen nga një
numër i faktorëve dhe rrethanave si:
• Politikat programore të Qeverisë gjatë viteve 2015-2020 si prioritet kryesor kanë
vendosur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit .
Administrata publike efektive dhe kapaciteti administrativ për zhvillim të
politikave të përshtatshme është një faktor themelor për një ekonomi e cila krijon
vende të reja të punës dhe rritje të mirëqeniës për qytetarët. Politika strategjike
për vënien e administratës në shërbim të zhvillimit vendos edhe Strategjia
Kombëtare Zhvillimore e cila është në hartim me sipër. Reforma e shërbimit civil
është e gjerë, komplekse dhe e përcjellë nga sfida të shumta. Tani për tani,
shërbimi civil në Kosovë përbën diku rreth 18.000 nëpunës të cilët janë të
shpërndarë në të gjitha institucionet e administratës publike në nivelin lokal dhe
qendror100 .
• Administrata publike është përgjegjëse të ofrojë shërbime publike administrative
në mënyrë efektive dhe efiçiente. Plotësimi i kërkesave të qytetarëve dhe
bizneseve sipas legjislacionit është një nga parimet e administratës së mirë.
Administrata ka përgjegjësi për krijimin e mundësive për qasje të barabartë në
shërbime publike administrative, evitimin e burokracisë procedurale, përdorimin
e metodave të reja përmes teknologjisë informative, efikasitet dhe efiqencë si në
aspektin e kostos monetare ashtu edhe në aspektin e efikasitetit të tyre kohor101.
Sfidat kryesore në ofrimin e shërbimeve publike administrative janë si në vijim:
1. Deri më tani nuk ka pasur analiza të thelluara për shërbimet e ofruara nga ana e
administratës të cilat do të krijonin bazën për një qasje strategjike dhe zhvillim të politikave
të qarta të cilat do të krijonin kushtet e duhura për modernizimin e shërbimeve publike
administrative.
100 https://mpb.rks-gov.net/ap/page.aspx?id=1,127(kyqur më 11.03.2021 ora 14:25)
101 Po aty
40
2. Zbatimi i Ligjit të Procedurës Administrative nuk është bërë në masën e duhur nga ana
e administratës publike.
3. Mungon një përcaktim i qartë i detyrave dhe përgjegjësive, për mekanizmat
institucional përgjegjës për udhëheqjën, planifikimin, monitorimi, vlerësimin dhe zbatimin e
politikave dhe legjislacionit për modernizimin e shërbimeve publike administrative, si dhe
zbatimin e ligjit të procedurës së përgjithshme administrative.
4. Sistemet elektronike nuk janë të integruara sipas kornizes së interoprobabilitetit ndërsa
platformat elektronike për ofrimin e shërbimeve elekronike nuk janë të zhvilluara
mjaftueshëm. Gjithashtu përveç në fushën e ofrimit të shërbimeve publike administrative për
bizneset, ende nuk janë të zhvilluara të ashtuquajturat “one stop shop” si dhe përdorimi i
shërbimit përmes sistemit online ende nuk aplikohet në masën e duhur.
5. Megjithëse IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike) ka organizuar trajnime
për ngrijten e kapaciteteve për procedurat administrative, ngritja e kapaciteteve për të gjitha
nivelet e administratës për këtë dhe ofrimin e shërbimeve pubike administrative mbetet sfidë
e vazhdueshme.
6. Ka nevojë për informimin e vazhdueshëm të qytetarëve për të drejtat dhe mënyrat e
realizimit të tyre, shërbimet publike administrative të ofruara, mënyrat e qasje në to si dhe
çështjet tjera që mund të jenë me interes për ta . Gjithashtu administrata publike nuk ka
krijuar mekanizma dhe instrumente për matjen e opinionit të publikut për kualitetin e
shërbimeve të cilat u ofrohen atyre nga ana e administratës .
Mungesa e analizës gjithëpërfshirëse, kornizës strategjike dhe politikave të qarta për
modernizimin e shërbimeve publike administrative.
Strategjia do të trajtojë vetëm shërbimet publike administrative apo ato shërbime të cilat
ofrohen nga administrata sipas kërkesës së të interesuarve. P.sh shërbimet të tilla janë
shërbimet sipas kërkesës për regjistrimin e bizneseve, për dokumente civile, regjistrim të
automjeteve etj për dallim nga shërbimet për dallim nga shërbimet publike që ofrohen nga
shteti si: shërbimet shëndetësore, arsim, shërbimet komunale etj.
41
Ofrimi i shërbimeve publike administrative kërkon angazhimin politik, vision, strategji,
prioritet dhe aktivitete të qarta. Ky angazhim duhet të përkthehet në veprime praktike, me
shërbimet publike administrative të projektuara rreth nevojave të përdoruesit102.
102 Po aty
42
KAPITULLI VI
ANKETA ME QYTETARËT E GJILANIT
6.1. Pyetjet dhe rezultatet e anketës
Krejt në fund të këtij hulumtimi, zhvillova një anketë me qytetarët e Komunës së Gjilanit
se sa ata janë të kënaqur me shërbimet që marrin nga administrata lokale, dhe nga 30 persona,
16 prej tyre u përgjigjën se nuk janë aspak të kënaqur apo 53%, 9 si pjesërisht të kënaqur apo
30%, ndërkaq 5 me as po as jo apo 16%.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona, prej tyre 15 meshkuj dhe 15 femra.
Mosha mesatare e tyre ishte 30 vjet. Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm dhe 15
kishin të përfunduar shkollimin universitar.
Në përfundim të kësaj ankete konkludova se qytetarët po perballen me procedura
burokratike gjatë pajisjes me dokumente, dhe vonesa te shumta, si rrjedhojë e mosefikasitetit
dhe mosefektivitetit të personave që ushtrojnë funksione administrative në administratë, duke
vënë në dukje nevojën immediate për reforma të thella me qëllim të përmirësimit të punës
duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore që ajo ka.
KAPITULLI VII
SHQYRTIME PËRMBYLLËSE
43
7.1.Përfundimi
Administrata publike (qendrore dhe lokale) nuk duhet të shihet vetëm si strukturë ku
zbatohen ligjet, por edhe si strukturë nga ku formulohen dhe propozohen politika për
vendimmarrësit. Prandaj, një administratë publike profesionale dhe efektive mundëson një
zbatim të mirë të politikave (policy execution), por edhe një mekanizëm ku formulohen
propozime për politika dhe programe për vendimmarrësit (policy formulation)103.
Një administratë publike, e pavarur, e paanshme, transparente, efikase, efektive është
bazë për një shoqëri të konsoliduar, demokratike dhe konkurruese me vendet evropiane.
Sipas autorëve Donald Kettl dhe James Fesler, “ne jemi të rrethuar me administratën
publike, dhe pa të, politikat publike nuk do të kishin kuptim dhe as do të kishin efekt.” Një
administratë publike profesionale, e planifikuar dhe ndërtuar mirë, me institucione
llogaridhënëse dhe pa ndikim politik, është një prej institucioneve kryesorë të çdo vendi të
zhvilluar dhe demokratik104 .
Përkundër kritikave dhe rekomandime të raporteve të organizatave ndërkombëtare dhe
vendore, administrata publike në Kosovë gjithnjë ka shkuar duke u rritur. Sipas vlerësimeve
të ndryshme për administratën publike në Kosovë administrata publike është rritur kryesisht
në baza ad hoc,pa përfillur procedurat e rekrutimit të parapara sipas ligjeve,në të shumtën e
rasteve konkurset janë publikuar vetëm për tu plotësuar kriteri procedural formal,thënë
ndryshe sa për sy e faqe,personat që ushtrojnë funksione në të dyja nivelet nuk kanë pasur
kualifikimin dhe aftësitë e duhura profesionale,janë të punësuar kryesisht në baza partiake,që
ka shkaktuar politizimin e tejskajshëm të kësaj shtylle të rëndësishme, dhe si rrjedhojë ka
prodhuar kuantitet (sasi) por jo kualitet (cilësi) dhe si rezultat kemi një administratë
joprofesionale, joefikase dhe joefektive105.
Prandaj mbetet ende shumë punë për tu bërë në të dyja nivelet në mënyrë që të kemi
administratë sipas standardeve evropiane.
103 https://www.institutigap.org/(kyqur më 12.03.2021 ora 09:30)
104 Po aty
105 Po aty
44
Parimet e administratës së mirë duhet t’u përgjigjen sfidave të vjetra dhe të reja.
Aktualisht, ato përfshijnë elementet vijuese:
• Administrata e Mirë është e besueshme dhe e parashikueshme. Ajo garanton siguri
ligjore duke respektuar sundimin e ligjit. Organet administrative i ushtrojnë fuqitë dhe
përgjegjësitë e besuara në pajtim me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme. Ato i zbatojnë
rregullat e përgjithshme dhe parimet me paanshmëri ndaj kujtdo që i përmbush kushtet e
duhura duke marë parasysh kriteret interpretuese të elaboruara nga gjykatat. Gjatë ushtrimit
të diskrecionit të tyre, ato mbesin brenda kufijve të përcaktuar me ligj, në mirëbesim dhe
mënyrë të arsyeshme dhe proporcionale, duke respektuar detyrimin e trajtimit të barabartë.
Ato vendosin në kohë të arsyeshme. Duke i respektuar rregullat ligjore, organet
administrative realizojnë kërkesën minimale të demokracisë në formën e sundimit të ligjit106.
• Administrata e Mirë është e hapur dhe transparente; organet administrative i mbajnë
lëndët e fshehta apo konfidenciale vetëm për të mbrojtur një interes legjitim superior, p.sh.
sigurinë kombëtare apo të dhëna personale të palëve të treta etj. dhe gjithmonë brenda kufijve
të përcaktuar me ligj. Ato edhe e ndihmojnë qasjen në mënyra të ndryshme, p.sh. përmes
metodave elektronike, ku të jetë e mundur, dhe përmes pikave të kontaktit të vetëm.
• Organet administrative komunikojnë aktivisht rreth detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Ato e
përdorin një fjalor që është i thjeshtë, i qartë dhe i kuptueshëm për publikun e përgjithshëm.
Të gjitha autoritetet publike i identifikojnë shërbyesit civilë dhe kujdesen ndaj sjelljes së
pahijshme apo të pasjellshme drejt qytetarëve107.
• Ato e inkurajojnë pjesëmarrjen e të gjithë atyre që preken nga vendimet e tyre. Pranimi i
qytetarëve si partnerë në procesin e vendimmarrjes është hapi i parë drejt "horizontalizimit"
të marrëdhënies. Një numër rregullash promovon këtë rol dhe respektin për qytetar. Ofrimi
palës së interesuar apo përfaqësuesit ligjor mundësinë ta paraqesin rastin e tij/saj dhe
argumentet duke mbajtur një dëgjim para lëshimit të vendimit negativ është një rregullë e
rëndësishme108.
106 Po aty
107 Po aty
108 Po aty
45
• Administrata e Mirë është e përgjegjshme. Organet administrative, puna dhe rezultati i
tyre janë të hapura për analizë dhe shqyrtim nga ana e autoriteteve tjera administrative, të
pavarura dhe legjislative si dhe gjykatave. Mbikëqyrja sigurohet që autoritetet publike t‟i
respektojnë parimet e përcaktuara në ligjin administrativ. Një administratë e përgjegjshme
më tutje kërkon mundësinë e mjeteve juridike rreth një vendimi dhe ofrimin e informative
rreth tyre duke theksuar parakushtet e mundshme. Organet administrative ofrojnë arsyet e
vendimit administrative, duke theksuar faktet dhe dëshmitë relevante, duke cituar normat
relevante ligjore dhe duke shpjeguar se si përshtaten ato mes veti. Në rastin të refuzimit të
ndonjë ankese, argument apo dëshmie të paraqitur nga pala e interesuar, deklarata e arsyeve i
specifikon bazat e refuzimit. Kësisoj, ato e njoftojnë palën përkatëse për vendimin e tyre. Në
mënyrë që të mundësohet llogaridhënia dhe kontrolli, ato i dokumentojnë hapat dhe
procedurat e ndërmarra në regjistrat e tyre, duke përfshirë kërkesat dhe aplikacionet, dëshmitë
dhe dokumentet tjera relevante për procedurën administrative. Ato lejojnë qasje në dosjet
përkatëse109.
• Administrata e Mirë kërkon, dhe zhvillohet nga një sistem i hapur dhe gjithëpërfshirës i
kontrollit juridik të akteve administrative dhe veprimeve tjera të administratës. Kjo e
kompleton mekanizmin për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Gjykatat pajisen me pushtet
adekuat për analizim të plotë të ligjshmërisë së akteve/veprimeve administrative në mënyrë
që të shpallin vendimin final rreth kontestit. Në raste të caktuara, ky kontroll mund të shtrihet
edhe në kontrollin e margjinave të diskrecionit, sidoqoftë, pa zëvendësuar plotësisht
administratën110.
• Administrata e Mirë është efektive dhe efikase. Autoritetet publike duhet të jenë të
suksesshme në arritjen e synimeve dhe trajtimit të problemeve të publikut të parashtruara nga
ligji dhe qeveria; ato duhet t‟i shfrytëzojnë burimet publike në mënyrë proporcionale me
rezultatet e arritura; ato parashtrojnë objektiva të qarta, duke vlerësuar përvojën e kaluar si
dhe ndikimin e ardhshëm të veprimit të tyre. Mosimponimi i ngarkesave dhe kostove të
panevojshme mbi qytetarët dhe biznesin është një mënyrë tjetër e rritjes së efektivitetit dhe
efikasitetit111.
109 Po aty
110 Po aty
111 Po aty
46
7.2.Rekomandimi
Duke qenë se decentralizimi është derivat i Pakos së Ahtisarit, dhe pikësynim kryesor ka
ofrimin e shërbimeve efikase, efektive dhe cilësore, për qytetarët, si dhe duke transferuar një
sërë kompetencash nga niveli qendror në atë lokal me qëllim të lehtësimit të jetës së
qytetarëve në çdo aspekt, në bazë të parimit të subsidiaritetit, nga njëra anë nuk është se nuk
ka gjetur zbatim të plotë ani pse mbështetet në një kornizë ligjore mjaft të qëndrueshme,sepse
në shtetet sikurse është Kosova me një ekonomi të dobët, territor të vogël dhe shoqëri në
tranzicion, me buxhetet vetanake që kanë komunat, njëherësh jo rrallëherë komunat kanë nuk
kanë pasur mbështetje të mjaftueshme nga niveli qendror, prandaj është e pamundur që të
mbulohen të gjitha nevojat e qytetarëve dhe si rrjedhojë kemi kualitet të dobët të shërbimeve
publike pasi që dihet mirëfilli se decentralizimi ka një kosto financiare, njëkohësisht
nevojiten reforma të thella në të dyja nivelet e administratës.
Në administratën publike (qendrore dhe lokale) ka barriera, burokraci dhe pengesa të
shumta që e ngulfasin funksionimin normal të kësaj shtylle të rëndësishme të shoqërisë.
Pas analizimit, në fund të këtij hulumtimi po japim këto rekomandime:
- Reforma të thella në të dyja nivelet e administratës (qendrore dhe lokale)
- Zvogëlim i numrit të nënpunësve civil
- Trajnime të vazhdueshme për stafin
- Përforcim i parimit të efikasitetit dhe efektivitetit të zyrtarëve shtetëror
- Përforcim i kontrollit mbi punën e organeve të administratës shtetërore (nga parlamenti)
- Krijimi i një portali online për qytetarët nga ana e administratës për informimin,
llogaridhënien dhe transparencës.
7.3.Literatura
47
Sadushi, Sokol “E drejta administrative”,, Tiranë, 2017, Botimet Toena
Berisha, Fejzulla & Hajdari Petrit, “Administrata Publike dhe Kontrolli i
saj (Aspekti Krahasimor)”, Pejë 2019
Berisha Fejzulla, ‘’Nocione dhe Institucione të së Drejtës Administrative”,
Pejë, 2015
Berisha Fejzulla & Haxhiu Sadik, “Elemente të Pushtetit Shtetëror dhe Shtrirjes
Territoriale”, Janar, 2018
Berisha,Fejzulla, “Decentralizimi si proces”, Pejë, Janar, 2009
Stavileci Esat & Mirlinda Batalli & Sadushi Sokol, “E Drejta
Administrative-Organizimi dhe Veprimtaria Administrative”, Prishtinë, 2012
Pollozhani Bajram & Dobjani Ermir& Stavileci Esat, “E Drejta
Administrative – aspekte krahasuese”, Shkup, 2010.
Sokoli Agur, “Kontrolli i punës së administratës dhe përgjegjësia e saj
politike”, Prishtinë, 200
Ligje dhe Aktet Nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e
administratës publike në Kosovë
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, publikuar në gazetën
zyrtare më 09.04.2008
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, publikuar në
gazetën zyrtare më 04.06.2008
LIGJI NR 03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË
REPUBLIKËS SË KOSOVËS, publikuar në gazetën zyrtare më 21.10.2010
48
Statuti i Komunës së Gjilanit,miratuar nga Kuvendi Komunal Gjilan më
06.11.2014
RREGULLORE (KGJ)NR. 4/2020 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM
DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË ADMINISTRATËN
KOMUNALE TË GJILANIT MIRATUAR MË 30.07.2020 NGA KUVENDI
KOMUNAL KK-GJILAN
Burime nga Interneti
https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2018/03/ORGANIZIMI-DHE-
FUNKSIONIMI-I-VETEQEVERISJES-LOKALE-NE-KOSOVE.pdf
https://shtetiweb.org/2012/09/24/modernizimi-i-administrates-publike/
https://shtetiweb.org/2012/09/25/ceshte-administrata-publike-2/
http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia-per-Modernizimin-
e-Administrates-Publike-Shtator-2015-2020.pdf
https://kk.rks-gov.net/gjilan/administrate/
https://www.institutigap.org/documents/24767_KomunateReja.pdf
https://kk.rks-gov.net/gjilan/administrate/sektori-i-gjendjes-civile/
49
https://kk.rks-gov.net/gjilan/administrate/sherbimi-i-autoparkut/
https://kk.rks-gov.net/gjilan/
Statuti i Komunës së Gjilanit,miratuar nga Kuvendi Komunal Gjilan më
06.11.2014
50