The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by kb.gjilan, 2017-07-27 11:03:54

Informata të përgjithshme për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Informata-te-pergjithshme-per-FSHK1

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA”UNIVERSITY

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

______________________________________________________

1. Përshkrim i shkurtër i historikut të Fakultetit të Shkencave
Kompjuterike (FSHK)

Njëra nga idetë themelore të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan (Vendimi
i Qeverisë së Kosovës më 06.03.2013, numër 118/03, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës
më 30.05.2013) ishte promovimi dhe zhvillimi i arsimit të lartë universitar, kërkimeve
shkencore, etj., për kualifikimin e kuadrave të cilat mundësojnë zhvillim të
gjithëmbarshëm të rajonit të Gjilanit dhe më gjerë.

Bazuar në këtë ide, që në vitin e parë të funksionimit të Universitetit “Kadri Zeka”, u
fillua me përgatitjet e themelimit të Fakulteti të Ri të Shkencave Kompjuterike (në
vazhdim FSHK), fillimisht me një program me qëllim të zgjerimit të tij në të ardhmen.
Kështu, qysh në mbeldhjjen e II të Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” mbajtur më
26.12.2013, aprovohet programi i ri në kuadër të Fakulteit të Shkencave Kompjuterike,
dhe pas procedurave të rregullta dhe vlerësimit të ekspertëve, Agjencia e Kosovës për
Akreditim me vendimin nr. 547/14 më 04.07.2014 akrediton programin bachelor në
shkecat kompjuterike në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FSHK) për
periudhën dy vjecare nga 01.10.2014 deri më 30.09.2016.

Për dallim nga Fakultetet tjera të Universitetit “Kadri Zeka“ të cilat ishin vazhdimësi e
degëve të fakulteteve përkatëse të Universitetit të Prishtinës, FSHK filloi punën për herë
të parë më 01.10.2014 duke regjistruar 120 studentët e parë. Në konkursin publik për
regjistrimin e studentëve për këtë fakultet u paraqitën mjaft kandidatë, prandaj u
organizua testimi i njohurive nga lëndët e matematikës dhe Informatikës për
seleksionimin e më të mirëve. Edhe këtë vit (viti i dytë i funksionimit të Fakultetit),
interesimi për regjistrim në këtë fakultet ishte edhe më i madh, dhe u regjistruan për herë
të parë 120 studentë të cilët kaluan me sukses testin pranues nga matematika dhe
Informatika.

Programi mësimor në FSHK realizohet për tri vite (6 semestra) të studimeve të rregullta.
FSHK ofron njohuri themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e
shkencave kompjuterike si dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së.

1

Duke ditur se inxhinierët në kohët moderne duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme
dhe çështje gjithnjë e më komplekse, për të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri, për
të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike, apo për të përmirësuar teknologjitë
e informacionit, ajo që do të ofrohet në këtë program bachelor, do të mbulojë teknikat të
cilat do rrisin produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të teknologjisë së
informacioneve.

Për këtë qëllim, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ofron një bazë ndërdisiplinore me
studime të specializuar në dy fusha kryesore- për këtë program bachelor:

 Inxhinieri Softuerike dhe Web Design, si dhe
 Informatika për Ekonomi
Në kuadër të FSHK planifikohet hapja e programeve të reja studimore nga fusha e IT, në
një të ardhme të afërtë.

1.1. Themelimi (viti, vendimi nr., etj.);
Themelimi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me programin e studimeve bachellor
në shkenca kompjuterike u vendos ne mbledhjen e Këshillit të Përkohshëm drejtues të
Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 24.12.2013.
Planin e studimeve në kuadër të FSHK e aprovoi Senati i Universitetit ”Kadri Zeka” në
mbkedhjne e II të mbajtur më 26.12.2013.

Agjensia e Akreditimit të Kosovës me vendimin nr. 547/14 më 04.07.2014 e akrediton
programin bachelor në shkecat kompjuterike deri më 30.09.2016.

1.2. Përshkrimi i vendndodhjes së kampuseve (adresa, kontakti, etj.);
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike aktivitetet e tij i zhvillon në objektin e Universitetit
në rrugën Zija Shemsiu, p.n. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës.
Numra zyrtar të telefonit: Centrali: (0280) 390112
Dekani i FSHK: (+377) 44132384, e-mail: [email protected]
Sekretari i përgjithshëm i UKZ: (0280) 390114, e mail: [email protected]

2

2. Informata të përgjithshme

Programi Bachellor në shkencat kompjuterike (Bsc) është i vetmi program i cili
zhvillohet në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Ky program ofron njohuri
themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e shkencave kompjuterike si
dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së.

Duke ditur se inxhinierët në kohët moderne duhet të jenë në gjendje për të zgjidhur
çështjet gjithnjë e më shumë komplekse, për të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri,
për të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike, apo për të përmirësuar
teknologjitë e informacionit, ajo që do të ofrohet në këtë program bachelor, do të
mbulojnë teknikat të cilat do rrisin produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të
teknologjisë së informacioneve.

Për këtë qëllim, programi bachellor në shkencat kompjuterike (BSc) ofron një bazë
ndërdisiplinore me studime të specializuar në dy fusha kryesore- për këtë program
bachelor:

 Inxhinieri Softuerike dhe Web Design , si dhe
 Informatika për Ekonomi

Në një të ardhme të afërt, planifikohet të fillohet me akreditmin edhe të dy programeve të
reja në kuadër të fakultetit të shkencave kompjuterike.

2.1. Rregullorja për vlerësimin e studenteve dhe progresin e tyre gjate studimeve

Mënyra e organizimit të procesit mësimor si edheVlerësimi i të arriturave të studentëve
bëhet konform pikës 9 të rregullores për studime në FSHK në Universitetin „‟Kadri
Zeka‟‟ në Gjilan.

Në rregulloren e studimeve janë përcaktuar organizimi i studimeve, kohëzgjatja e
studimeve, kushtet e regjistrimit, kriteret e kalueshmërisë në vitin vijues, ndryshimin e
programit të studimeve, kalimin nga/në fakultetet tjera, organizimi i provimeve, të drejtat
dhe detyrat e studentit, organizimi i studentëve, përfundimi dhe diplomimi i studentëve
etj. (shih: Rregullore për studime bachellor në FSHK).

Paraqitja e provimeve bëhet gjatë tri afateve të rregullta: për afatin e janarit prej 15 deri
më 20 janar, për afatin e qershorit prej 1 deri më 5 qershor, për afatin e shtarotit prej 20
deri më 30 gusht.

Mësimdhënësi është i detyruar që pas përfundimit të provimit, më së largu brenda 24
orësh t‟ia dorëzoi zyrtarit të shërbimit të studentëve raportin e provimeve bashkë me
listën e studentëve si dhe kopjet fizike të fletëparaqitjeve të shkarkuara nga sistemi

3

SEMS. Format e mbajtjes së provimit janë: provimi me shkrim, provimi me gojë, provimi
me shkrim dhe me gojë, provimi me test, provimi praktik, dhe kolokfiumi.
Vlerësimi i provimit shprehet me notë:

- Nota 10 dhe 9 – shprehë suksesin e shkëlqyeshëm A,B
- Nota 8- shumë te mirë C
- Nota 7 - shprehë suksesin e mirë D
- Nota 6 – shprehë suksesin e mjaftueshëm E
- Nota 5 – shprehë suksesin e pamjaftueshëm F
Studentët duhet te arrijnë notën minimale 6 për kalueshmëri që do të thotë se studentët
duhet të arrijën minimum 50% të notës përfundimtare për lëndët përkatëse.
2.2. Rregulloret dhe procedurat për punimin e temave te diplomës BA
Temat e diplomave organizohen në bazë të rregullorës për studime në Fakultetin e
Shkencave Kompjuterike në Universitetin „‟Kadri Zeka‟‟ në Gjilan. Disa nga
procedurat janë se studentet duhet të punojnë temën individualisht duke vërtetuar se
aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit mund të shfrytëzohen me sukses për
zgjidhjen e problemeve praktike në fushat e caktuara shkencore.
Studentët mbikqyren nga një profesor gjatë tërë fazës së punimit të temës dhe
këshillohen ne lidhje me çështjet që kërkohen. Afatet për mbrojtjen e diplomës janë:
afati i janarit, afati i qershorit, dhe afati i shtatorit.
Mbrojtja është publike dhe bëhet para komisionit prej tre anëtarësh.

4

3. Të dhënat themelore për programin e studimit

Emri i programit të studimit  Shkencat Kompjuterike me koncentrim në:
Niveli i kualifikimit sipas KKK Inxhinieri Softuerike dhe Web-Design, ose

 Shkencat Kompjuterike me koncentrim në:
Informatika per Ekonomi

6, Ba

Grada akademike dhe emërtimi i - Bachellor në Shkencat Kompjuterike (B.Sc.) me
diplomës në formë të plotë dhe të koncentrim në Inxhinieri Softuerike dhe Web-
shkurtuar Design
ose
Fusha e studimit sipas Erasmus
Subject Area Codes (ESAC) - Bachellor në Shkencat Kompjuterike (B.Sc.) me
koncentrim në Informatika per Ekonomi

11.3

Profili i programit akademik - Inxhinieri Software-Disegn
(specializimi) - Informatika për Ekonomi

Kohëzgjatja minimale e studimit 3 vite ; 6 semestra

Forma e studimit (e rregullt, pa

shkëputje nga puna, studim në

distancë etj.) Të rregulltë/me korrespondencë

Numri i ECTS kredive (total dhe për Total 180 ECTS / 60 ECTS për Vit
vit)

Personeli i përhershëm 1. prof. asoc. Dr. Xhevdet Thaqi
shkencor/artistic (numri sipas 2. prof. ass. Dr. Ragmi Mustafa
kategorive të personelit) 3. prof. ass. Dr. Basri Ahmeti
4. prof. ass. Dr. Ekrem Halimi
5. ligjërues PhD.c. Nysret Demaku
6. ligjërues PhD.c. Lindita Nebiu Hyseni
8. Asistent PhD.c. Afërdita Ibrahimi

5

3.1. Qëllimi dhe profili i programit të studimeve

Qëllimi i programit bachelor në shkencat kompjuterike në kuadër të FSHK, është ofrimi i
njohurive themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e shkencave
kompjuterike si dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së. Studentët e këtij program
synohet të bëhen inxhinierë të kohës modern, të cilët do të jenë në gjendje për:

- të zgjidhur çështjet gjithnjë e më shumë komplekse nga fusha e IT,
- të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri,
- të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike apo për të përmirësuar

teknologjitë e informacionit, etj.

Kurset e këtij program do të ofrojnë mbulimin e teknikave të cilat do rrisin
produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të teknologjisë së informacioneve. Për
këtë qëllim, Fakulteti për Shkenca Kompjuterike ofron një bazë ndërdisiplinore me
studime të specializuar në dy fusha kryesore: Inxhinieri Softuerike-Design (SEW) dhe
Web Informatika për Ekonomi (IE).

3.2. Krahasueshmëria ndërkombëtare e programit;

Për krahasueshmërinë lokale të programit është marrë në konsideratë Universiteti i
Prizrenit „Ukshin Hoti“, konkretisht programet studimore në kuadër të Fakultetit të
Shkencave Kompjuterike. Po ashtu janë konsideruar edhe programet nga fusha e
Teknologjisë informatike të akredituara në disa kolegje private. Nga Universitetet dhe
Kolegjet në Kosovë të cilat ofrojnë programe të ngjashme në Shkenca Kompjuterike,
sipas këndvështrimit tonë, asnjëra prej tyre nuk ofrojnë një përqendrim (specializim) të
duhur si programi i shkencave kompjuterike në Universitetin „Kadri Zeka“ në Gjilan.

Kështu, Universiteti i Prishtinës (FIEK - Departamenti i Shkencave Kompjuterike) ofron
Programin Bachelor në Shkenca Kompjuterike, por me një Curriculum për momentin të
vjetër dhe me njohuri të përgjithshme dhe pa ndonjë fushë të përqëndrimit (specializimit);
Universiteti i Prizrenit (Fakulteti i Shkencave Kompjuterike) është i vetmi Fakultet në
Kosovë i cili ofron Programin e Shkencave kompjuterike me dy specializime të ndryshme
(Software Design dhe Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikacionit) dhe janë risi
në shoqërinë Kosovare.

Gjat hartimit të këtij programi, ne kemi marr në konsiderim programet e ngjashme të
Universiteteve Evropiane, sepse konsiderojmë se skencat kompjuterike janë zhvilluar më
së shumti në vendet e Evropës, prandaj edhe programi ynë synojmë të arrijë dhe të
përcjellë rrjedhat dhe rezultatet shekncore të universiteteve ecropiane.

Nga shumë Universitete të cilat përmbajnë në vete programe të Shkencave kompjuterike,
ne kemi përzgjedhur Fakultetin e Shekncave Kompjuterike të Universitetit të Lublanës, si
më i afërt me kontekstin tonë (duke pasë parasysh që Kosova dhe Sllovenija kan

6

bashkvepruar në fushën e arsimit univeristar një periudhë mjaftë të gjatë në kuadër të ish
Jugosllavisë).
Ndërsa, nga Universitetet tjera Europiane, kemi dashur të marrim për bazë ndonjë nga
Universitete e vendeve Skandinave, sepse ky rajon njihet si vend me cilësi të lartë në
arsimin univeristar. Për këtë qëllim kemi marrë në konsiderim programin e shkencave
kompjuterike të Universitetit Kralstad të Suedisë. Universiteti Karlstad në Suedi është një
universitet relaitvisht i ri në Suedi, prandaj mendojmë se edhe FSHK në Gjilan të ketë si
model Universitet e reja.
3.3. Kushtet e regjistrimit dhe pranimit të studentëve
Në këtë program kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrim të gjithë nxënësit të cilët e kan
të kryer shkollën e mesme të lartë – shkollimin paraprak 12 vjecar, dhe provimin e
maturës. Për arsye të interesimit të madh të studentëve të rinjë, FSHK, organizon test
pranues për të gjithë kandidatët që aplikojnë për pranim.
Testi pranues organizohet në lëndët që kanë të bëjnë me programin (Matematikë dhe IT-
Bazike), siç konform rregulloreve të Universitetit. Për këtë qëllim, në kuadër të FSHK
formohet Komisioni pranues i cili merret me rekrutimin e studentëve të rinjë dhe bënë
klasifikimin e studentëve të rinjë të cilët i plotësojnë kushtet sipas rregullave të
rekrutimit.
Pas klasifikimit të kandidatëve më të mirë, fillon faza e regjistrimit e ndërmarrë nga Zyra
e Shërbimit të Studentëve.



7


Click to View FlipBook Version